ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

32
UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” FAKULTETI I BIZNESIT NDIKIMI I SHPENZIMEVE QEVERITARE NE INFLACJON PUNIM DIPLOME MENTORI: STUDENTI: Prof.Dr: Muhamet Sadiku Betim Rexhaj PEJË, maj, 2014

Upload: betrex

Post on 19-Jul-2015

370 views

Category:

Economy & Finance


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” FAKULTETI I BIZNESIT

NDIKIMI I SHPENZIMEVE QEVERITARE NE INFLACJON

PUNIM DIPLOME

MENTORI: STUDENTI:

Prof.Dr: Muhamet Sadiku Betim Rexhaj

PEJË, maj, 2014

Page 2: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” FAKULTETI I BIZNESIT

PUNIM DIPLOME

Lënda nga e cila është bëre punimi:

Tema e diplomës:

“Ekonomia e tranzicjonit”

NDIKIMI I NGRITJES SE PAGAVE TE SEKTORIT

PUBLIK NE INFLACION.

Studenti: Emri dhe mbiemri i studentit: Statusi i studentit: Numri i amzës:

Betim Rexhaj I Rregullt 16002008/08

Drejtimi-Departamenti: Shkalla e studimit:

Administrim Biznesi Bachellor i shkencave te aplikuara ne biznes

MENTORI:

Prof. Dr. Muhamet Sadiku

PEJË, maj 2014

Page 3: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Abstrakt

Përshkrimi: Inspirimi i këtij hulumtimi është ngritja e pagave tek shërbyesit civil nga qeveria e

Republikës se Kosovës ne vitin 2014 duke u bazuar ne teoritë e tyre te ngritjes se mirëqenës. Një vendim

i marre qe është shume i mire për qytetaret por siç do te përmendet ne vijim pasojat e mëvonshme

mund te multiplikohen dhe vizionet për ketë vendim nuk nuk janë shume te qarta. Ne baze te këtij

qëllimi ne vazhdim ky hulumtim do te paraqes efektet e këtyre rritjeve te shpenzimeve qeveritare ne

praktika dhe shoqëri te ndryshme. Qëllimi i këtij hulumtimi është qe te nxjerre rezultate te qarta për një

problem te caktuar i cili ne një shoqëri duhet te ndodhe ne kohe te caktuar dhe duhet te përcaktohet

me shume nga faktorë abstrakt siç është kërkesa dhe oferta dhe jo te përcaktohet nga dëshira politike.

Qëllimi: Qellim kryesorë i hulumtimit është paraqitja e ndikimit te rritjes se shpenzimeve qeveritare

ne inflacionin e një vendi. Apetitet politike sjellin vendime te shpejta dhe te pa planifikuara mire, dhe siç

thuhet nga shume autore vendime frytdhënëse dhe te favorshme për një periudhe afatshkurtër duke

sjell një çrregullim ne politikat fiskale te vendit. Ngritja e pagave tek shërbyesit civil sjell me shume

rezultate anësore se rezultatet qe mendohet te qëllohen me vendimin e marre. Andaj qëllimi këtij

hulumtimi është te sjelle një zmadhim te këtij vendimi për te shikuar me mire problemet qe sjellën ne

periudha me afatgjata pas marrjes se këtij vendimi dhe pasojat qe mund te vijnë si efekt i këtij vendimi

politik për rritje te shpenzimeve qeveritare.

Dizajni i hulumtimit: Ne ketë tezë janë përdorur dy dizajne hulumtuese njeri është dizajni i rastit

dhe tjetri është krahasimi i rasteve, nga Bryman dhe Bell (2009), janë marre udhëzime te ne perpikmëri

për këto hulumtime, dhe janë përcjelle veprimet e Kosovës dhe Gjermanisë ne 5 vjeçarin e fundit ne

lidhje me veprimet e politikes fiskale dhe reagimin e qeverive dhe me pas janë vene ne analize këto te

dy raste duke i krahasuar mes veti dhe me teorinë.

Rezultati: Nëse ngacmimi i ofertës agregate behet me shpenzime qeveritare pra duke e rritur sasinë e

parasë ne qarkullim për konsum dhe kursim atëherë do te arrihet një efekt qarkulluarës qe jep virtyt

pozitiv momental dhe sjell pasoja ne te ardhmen. Arsyet janë qe nëse shkalla e Bruto Produktit Publik

është e ulet shpenzimet e konsumit për pagat e rritura do te kërkohen te blihen ne tregjet e jashtme,

pra direkt do te kemi shtyrje për rritje te importit. Dhe kushtimisht nëse infrastruktura dhe ligjet për

investimet e huaja nuk funksionojnë mire atëherë do te kemi rënje te motivimit për te investuar nga

interesa vendore dhe te jashtme edhe ky detaj do te ndikoj qe kushtimisht sasitë e kursimeve te

investohen ne tregti nga vendoret duke i ikur përgjegjësisë se prodhimit dhe nuk do te kemi rritje te

investimeve te huaja. Paraja do ta humbasë vlerën e saje për shkak se sasia e parasë ne posedim do ta

rrisë vetëm kërkesën agregate duke lenë ofertën te pa ndryshuar. Stabilizimi i gjendjes së tille nga

praktika te deritanishme mund te behet vetëm me financime te jashtme te cilat janë: Grandet nga

Page 4: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

komunitetet e zhvilluara “EU dhe USA”, Remitenta nga vizitoret bashkatdhetarë, dhe kredi te buta me

greiss periudha te gjata. Përndryshe borxhi publik vetëm do te thellohet dhe mund te shpijë ne

falimentim nëse nuk behet shtytje emergjente për rritje te GDP ne saje te prodhimit dhe punësimit te

plotë.

Fjalët Kyqe: Inflacioni, Pagat, Shpenzimet Qeveritare, Politika Fiskale.

Shkurtesa

ASK- Agjencia e statistikave te Kosovës.

GDP- Gross Domestic Product

BPP- Bruto Produkti Publik.

OECD- Statistikat e indikatoreve ekonomik te Gjermanise.

Page 5: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Efekti I ngritjes se pagave ne inflacjon

Përmbajtja Abstrakt .............................................................................................................................................3

Parathënie ..................................................................................................................................7

1. Hyrje ...........................................................................................................................................8

1.1Prezantimi i temës......................................................................................................................8

1.2Diskutimi i problemit ..................................................................................................................9

1.3Pyetja hulumtuese ................................................................................................................... 10

1.4Qellimi i hulumtimit.................................................................................................................. 10

2. Teoria ....................................................................................................................................... 11

2.1.Mikro dhe Makro ekonomia..................................................................................................... 11

2.2.Sektori publik .......................................................................................................................... 11

2.3.Pagat dhe Paraja ..................................................................................................................... 11

2.4.Inflacjoni................................................................................................................................. 12

2.5.Konkurrenca e plotë ................................................................................................................ 13

2.6.Papunësia ............................................................................................................................... 14

2.7. Konsumi dhe Investimet ......................................................................................................... 15

2.8.Kostoja alternative .................................................................................................................. 15

2.9.Oferta dhe Kërkesa.................................................................................................................. 15

2.10.GDP ...................................................................................................................................... 16

2.11.Faktoret e prodhimit.............................................................................................................. 16

2.12.Politika fiskale ....................................................................................................................... 17

3. Mbledhjet Empirike (Praktika) .................................................................................................... 18

4.1.Metodologjia e hulumtimit ...................................................................................................... 18

Kosova ......................................................................................................................................... 19

Politika Fiskale e Kosovës .............................................................................................................. 20

Gjermania dhe praktika e saje........................................................................................................ 21

Politika fiskale e Gjermanisë .......................................................................................................... 21

Page 6: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

5. Analiza ...................................................................................................................................... 25

5.1.Deficiti dhe vendimet politike .................................................................................................. 25

Kosova ......................................................................................................................................... 25

Gjermania .................................................................................................................................... 26

5.2.Inflacioni nga kerkesa .............................................................................................................. 26

6. Konkluzion ................................................................................................................................ 29

Diskutim....................................................................................................................................... 29

Rezultati ....................................................................................................................................... 30

Figura 1. Përcaktimi I pagës............................................................................................................... 12

Figure 2 Konkurrenca e lirë ................................................................................................................ 14

Figure 3 Harta Makroekonomike e Kosovës për vitin 2013 (BQK; 2014). ............................................... 20

Figure 4 OECD 2014. Statistikat e indikatorëve ekonomik te Gjermanisë. ............................................. 24

Figure 5 Inflacioni nga kërkesa .......................................................................................................... 27

Page 7: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Parathënie Ky punim i shkruar është një teze diplome i punuar ne Prill te vitit 2014 si detyre qe caktohet nga te

gjitha Universitetet e botes për te trajnuar dhe testuar aftësitë e çdo studenti ne horizontin e

përfundimit te studimeve te tyre. Ky punim është vazhdimësi e detyrave qe unë si student kam marrë

nga Universiteti Haxhi Zeka ne Peje, respektivisht Prof. Dr. Muhamet Sadiku ligjërues pranë këtij

institucioni ishte përfaqësues dhe mbikëqyrës i kësaj teze.

Është e natyrës qe ne fillim te falënderohen akterët qe mundësojnë ne mënyre direkte apo indirekte

arritjen deri ne ketë faze te punimit te diplomës ku edhe është një shkalle shume e rëndësishme për

ç’do student.

Se pari është shume e lartësuar pjesëmarrja jone ne ketë jete si fizik dhe mendje e shëndetshme për te

vepruar dhe për te punuar aktivitete qe te tjerët do ti çmojnë për shkak te efekteve tyre pozitive. Me

pas është shume e lartësuar edhe pjesëmarrja e prindërve ne vendimmarrjen e te rinjëve si një mendje

me eksperience qe vetëm edukimi sjell deri te një shoqëri te civilizuar. Kjo na sjelle deri te edukimi i

brezave te rijnë me përkushtim për te ndryshuar diçka ne rrethin ku jetojmë.

Ketë punim diplome ua dedikoj posaçërisht familjes time te ngushtë te cilët e vazhduan te jene

pjesëmarrës ne vendimmarrjet e mija për tu shkolluar dhe për te shënuar prosperitet ne jetë.

Vështirësia e tyre për te me siguruar fonde për studime gjithnjë ka qene ne solidaritetin tim, për tu

kthyer me pas ne motivim si dëmshpërblim ndaj prindërve te mi, dhe vetes time.

Page 8: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

1. Hyrje Kohen e fundit kampanjat e marketingut kane marr hov shumë te madh qe shpesh përdorin kanale te

ndryshme te mediave qe ne te shumtën e rasteve mund te kushtojnë shumë me shumë se vet efekti qe

është për qellim te arrihet me ane te kampanjës. Ne jetën e përditshme është evidente qe kompanitë

prodhuese dhe ato shërbyese reklamojnë ofertat e tyre me qellim te shkëmbimit te tyre me te mira

likuide. Është shume e natyrshme qe te shpenzohet një shumë buxhetore për te arritur një shitje me një

përqindje shume me te madhe se ajo e planifikuar, apo shpesh mbërritjen e planifikimeve qe vet

ndërmarrjet ia targëtojnë vetes me indeks. Por ky shpenzim për reklama te shtrenjta dhe kampanja

marketingu di shpesh te befasoj me rezultate negative. Kompanitë presin kthim te kapitalit te harxhuar

ne reklama dhe ndodh qe efekti i ngritjes se shitjes apo efekte te tjera qe kane qene qellim te arrihen

dështojnë, ne ketë rast indeksi i humbjes i shkakton dëme kompanisë.

Tema qe do te diskutohet ne ketë tezë është efektet negative te ngritjes se shpenzimeve qeveritare qe

behën për qëllime te ndryshme politike apo ekonomike për te shënuar prosperitet ne shoqëri. E

natyrshme ditëve te sotme është edhe diktimi i gjendjes ekonomike dhe sociale nga partitë politike dhe

vënja ne shënjestër e problemeve qe qytetaret ballafaqohen me to si plan për zgjidhje. Këto plane

shpesh përdoren si plan program për qeverisje te mandatit ne vazhdim.

Siç u përmend me lart efekti i përqendrimit te mediave dhe opinionit arrihet por çfarë po mbetet pa u

arritur është zgjidhja e problemeve konkrete te premtuara, dhe efektet negative te vendimeve te marra

si pasojë e veprimeve te gabuara politike.

Diskutimi i problemit te kësaj teze do te jete efekti i ngritjes se shpenzimeve qeveritare (konkretisht

ngritja e çmimit te faktorëve te prodhimit “paga” pa analizë) ne faktorin inflacionin.

1.1Prezantimi i temës

Në këtë diskutim është e veçantë tema e konkurrencës se plotë apo ne zhargon me te njohur si

konkurrencë e lirë. Sipas Hadri, S: 135; konkurrence e lire mund te quhet një treg: a. Ku ka një numër të

madh firmash që ofrojnë për tregun e njëjte prodhime, b. Firmat shesin produkte te njëjta apo pjesërisht

te njëjta “homogjene”. C. Blerësit kanë te drejtë te hulumtojnë çmimet dhe kualitetin e secilit produkt

dhe kane te drejtën e zgjedhjes se produktit i cili atyre ju përshtatet. d. Subjektet siç janë personat

afarist dhe ndërmarrjet janë të lirë te marrin pjesë në secilin treg qe ju duket i leverdishëm si dhe të

dalin apo te dorëzohen atëherë kur ata e shohin se fitimi margjinal (pika kritike) është e vështirë te

arrihet. E logjikshme ne konkurrencën e lire është se çmimi i një produkti përcaktohet nga oferta dhe

kërkesa qe mbizotëron ne treg. Pra sasi e madhe e ofruar çmim me i ulet dhe si pasoje kërkesë me e ulet

dhe e kundërta çmimi i larte si pasoje e një oferte te vogël ne treg dhe një kërkese te larte.

Me këtë logjikë normalizohet edhe tregu i faktorëve të prodhimit . Faktorët e prodhimit janë shtuar ne

kohë siç është një faktorë shumë i rëndësishëm teknologjia, por ne esence do te përmenden toka, puna,

dhe kapitali. Stabilizimi i tregut te faktorëve te prodhimit ndodh njëjte si tek kërkesa dhe oferta për disa

produkte p.sh; kur çmimi i një faktori ulet, sasia e kërkuar nga ai faktor rritet, ndërsa sasia e ofruar është

e ulet. (Mançellari, A; 2002).

Page 9: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Paga është çmimi i punës, pra paga është vlera e cila e përcakton faktorin punë dhe duhet te caktohet

njëjte si ç’do faktor tjetër ekonomik, pra nuk duhet te krijohen anashkalime ne përcaktimin e pagës

sepse logjika na tregon se nuk mund te prodhojmë produkte me çmime te ulëta nëse pagat e faktorit

punë janë të mëdha.

Problemi ekonomik i një vendi mund te shprehet me ane te kufirit te mundësive te prodhimit (GDP)

“Kufiri i mundësive te prodhimit- shpreh kombinime te ndryshme te mallrave dhe shërbimeve qe mund

te prodhoje një vend gjate një periudhe te dhënë kohore, duke i përdorur te gjitha burimet ne

dispozicion dhe me teknikat me efiçente te prodhimit.”(2002: 5). Kjo dukuri kufizon edhe konsumin.

1.2Diskutimi i problemit

Me qëllim e përmendur me lartë konkurrenca e plotë është faktori i cili ne ekonomitë moderne vendos

bilancin ne treg. Esenca e ekonomisë së lire apo ndryshe konkurrencës se plotë është qe në kohë dhe në

hapësirë paraqitet kërkese për një produkt që konsumi e kërkon, me pas paraqiten firma me ofertat e

tyre kështu vije edhe përcaktimi i sasive dhe çmimeve te tyre të cilat balancohen nga fuqia blerëse dhe

fuqia shitëse, respektivisht sa konsumatorët janë në gjendje te paguajnë dhe sa shitësit janë në gjendje

të prodhojnë me atë çmim. Njëjtë është edhe me pagat e faktorit punë, ku pagesa për një shërbim

përcaktohet nga oferta dhe kërkesa qe ka për atë shërbim. Nëse oferta është e madhe për shërbime te

tilla dhe kërkesa ka më pak atëherë është e logjikshme qe pagesa për atë lloj shërbimi do të jetë e ulët.

Ose mund te jetë edhe e kundërta qe kërkesa për një shërbim të jetë e lartë dhe ofertë e ulët atëherë

çmimi do të jetë me i lartë.

Pas një prezantimi të shkurtër të këtyre temave fillojmë me diskutim të problemit. Adam Smith (1723–

1790) paraqet 3 parime bazë qe financat publike duhet mbështetur.

a) Financat publike janë thjeshtë një aplikim i financave familjare, nëse një familje shpenzon me

shumë se te ardhurat e sajë mujore atëherë ajo familje shkon në falimentim ose varfëri.

b) Buxheti duhet të jetë i balancuar ç’do vit dhe i kufizuar.

c) Borxhi qeveritarë është barrë për brezat e ardhshëm.

Problemi me ngritjen e pagave nuk qëndron ne sektorin privat sepse sektori privat ka një përgjegjësi më

strikte sa i përket mbikëqyrjes se financave. Në kuptimin që edhe familjaret janë te punësuar direkt ne

departamente monitoruese (Mustafa, 1993). Ata bëjnë direkt kontrollimin e shpenzimeve ne periudha

te caktuara kohore dhe duke e marrë për bazë edhe historinë e shpenzimeve të kaluara ata caktojnë me

perpikmëri shpenzimet qe nuk i sjellin ne rekapitullim ose falimentim ndërmarrjet e tyre. Ata i caktojnë

shpenzimet qe medoemos kanë një mbulueshmëri nga te ardhurat qe ata realizojnë për periudha te

caktuara kohore.

Për ndryshim nga sektori privat, sektori publik është më i komplikuar për tu organizuar dhe për tu

mbikëqyrur po ashtu. Janë dy kritere qe mund ti përmendim nëse bazohemi nga ajo qe u tha edhe me

lartë. Nëse qeveria ndjek politika fiskale qe kanë qëllime zgjeruese aktive atëherë ajo parashikon rritje te

shpenzimeve qeveritare dhe ulje te taksave gjë qe shpien ne punësim te shoqërisë dhe si pasojë rritje te

konsumit. Dhe kriteri i dytë është qe qeveria e ka për detyrë përmirësimin e mirëqenies për qytetaret e

Page 10: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

sajë. Prandaj është e domosdoshme qe te ndërmerren masa nëse papunësia është e madhe dhe

mirëqena është shumë e lëndueshme apo varfëri në shoqëri.

Në këso raste qeveria është e detyruar qe te shkoj ne deficit dhe ta mbuloj borgjin me lloje te kredive qe

mund te jenë të ndryshme dhe të bëjë zgjidhje te qëndrueshme. Por nga ana tjetër nëse gjërat nuk

planifikohen mire dhe politika fiskale është më shumë dështuese se sa përmirësuese atëherë nuk vlen

vetëm falimentimi por edhe barriera qe i sjellët brezave të ardhshëm siç e përmendur nga Adam Smith

(1723–1790)

Shpesh politikat e zgjedhura nga qeveria për të ndërmarrë diçka kanë efekte negative një nder to mund

te jetë edhe ngritja e pagave të shërbyesve civil siç është vepruar ne Kosovë në vitin 2009 dhe njëjte ne

vitin 2014, ose ngritja e shpenzimeve qeveritare për qëllime jo te detyrueshme ekonomike. Pra ngritja e

shpenzimeve qeveritare me qellim të përfitimeve te interesave grupore ka efektet e sajë të cilat do të

hulumtohen në vazhdim.

Autorë si Lloyd G,. Nigro, (1984: 129), paraqesin fenomenin shkurt-pamasi te politikaneve qe kërkojnë

fitimin e votuesve. Këta politikan janë te prirë qe te përkrahin politika qe sjellin përfitime momentale ne

shkëmbim te kostos se larte ne te ardhmen. Ata shtojnë se kostoja e tille është multiplikative qe shkon

duke u rritur vazhdimisht dhe qe votuesit nuk janë ne gjendje ta identifikojnë koston e sajë.

1.3Pyetja hulumtuese

Pyetja hulumtuese në bazë të asaj qe u shtjellua më lartë rrjedhimisht është:

Cili është efekti i ngritjes së pagave për shërbyes civil në inflacion?

1.4Qellimi i hulumtimit

Qëllimi i këtij hulumtimi është qe te nxjerre rezultate te qarta për një problem te caktuar i cili ne një

shoqëri duhet te ndodhe ne kohe te caktuar dhe duhet te përcaktohet me shume nga faktorë abstrakt

siç është kërkesa dhe oferta dhe jo te përcaktohet nga dëshira politike. Pra inspirimi i këtij hulumtimi

është ngritja e pagave tek shërbyesit civil nga qeveria e Republikës se Kosovës ne vitin 2014 duke u

bazuar ne teoritë e tyre te ngritjes se mirëqenës. Një vendim i marre qe është shume i mire për

qytetaret por siç e përmendur me larte pasojat e mëvonshme nuk janë shume te qarta.

Ne baze te këtij qëllimi ne vazhdim ky hulumtim do te paraqes efektet e këtyre rritjeve te shpenzimeve

qeveritare ne praktika dhe shoqëri te ndryshme.

Page 11: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

2. Teoria

2.1.Mikro dhe Makro ekonomia Ekonomiksi është një shkencë e zhvilluar ne nivel te lartë për te shtjelluar qeshjen ekonomike te jetës

shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomik në shoqëri dhe kushtet e bashkëveprimit te tyre. (Mançellari,

A; Hadri, S; Kule, Dh; Qirici, S; 2002) agjent ekonomik ne këtë term përfaqësohet ç’do akterë

pjesëmarrës i ekonomisë vendore qe prodhon, shërben, ose konsumon. Ekonomiksi ndahet ne dy pjesë:

mikroekonomia dhe makroekonomia. Mikroekonomia merret me shumë me hulumtimin e agjenteve

ekonomik si: konsumatorët, bizneset dhe agjencitë qeveritare, kryesisht ne aspektin e tyre te

shpërndarjes se burimeve. Ndërsa Makro ekonomia merret me shume me studimin e sjellës kombëtare

ne përgjithësi. Si p.sh: GDP, Punë-zënia, papunësia, çmimet, inflacioni etj.

2.2.Sektori publik

Është e qarte tani se ne një ekonomi tregu oferta dhe kërkesa janë vendimtare ne ekuilibrimin e

çmimeve dhe sasive te ofruara ne treg. Por rrol te veçantë ne rregullimin e konkurrencës se lire luan

shteti. (Mançellari, A; 2002: 223) . Sektori publik ne esencë nënkupton grupe te resurseve humane, dhe

institute te krijuara nga elektorati për ti shërbyer shoqërisë ne zhvillim te ekonomisë dhe mirëqenies ne

përgjithësi. Kështu qe pjese e sektorit publik janë: Policia, Ushtria, Rrugët publike, Shkollimi publik, dhe

shërbime te tjera qeveritare.

Shpenzimet qeveritare janë pasuri të shtetit ose politikës fiskale të shpenzuara për qëllime të ndryshme

që legjislacioni i një vendi e ka vendosur si prioritet politik. Shpenzimet qeveritare janë: punësimet e

sektorit të shërbyesve civil, sektori i arsimit, sektori i shëndetësisë, sportit, tenderët qeveritar për

kryerje te punimeve ose mirëmbajtje etj. (Mançellari, A; 2002: 396). Këto shpenzime mund të

planifikohen qe të rriten ose të ulen për shkaqe te ndryshme, kryesisht bëhen për tendencat si: zgjerim

te aktiviteteve ekonomike ose kufizim te veprimtarive ekonomike.

2.3.Pagat dhe Paraja

Për te paraqitur pagën si kuptim te pastër është esenciale qe te njohim paranë dhe vlerën e sajë. Paraja

nga njerëzit nuk ka një kuptim te ndërlikuar por është thjeshte një mjet i vlefshëm i cili atyre ju shërben

për te paguar ushqime, gjësende, ose për te shlyer pagesat mujore si rrymën ,ujin etj. Por studiuesit

nxjerrin kuptime me te detajshme te parasë p.sh: paraja është një element i caktuar ekonomik, është

edhe marrëveshje mes njerëzve, për ti dhëne një sendi te caktuar atributet e një ekuivalenti te caktuar.

(F.Govori; 2010:30). Ne vite me te lashta dihet qe paraja nuk ka ekzistuar ne formën e sotme si monedhe

por janë përdorur mjete qe edhe ne brendinë e saje e ka pasur vlerën e njëjte si te asaj qe e ka shprehur.

(Govori; 2010). Pra mallrat janë shkëmbyer me mallra dhe me pas mallrat edhe me ndonjë shërbim. Ne

Page 12: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

mungese te parave për te shkëmbyer me mallrat e nevojshme njerëzit detyrohen te shkëmbejnë

shërbime për te cilat ata janë te aftë.

Ngjashëm Sagar: 2005 shkruan se një artikull qe përdoret ne një shtet si gjësend për shkëmbim, matës I

vlerës, mjet standard I pagesës, dhe si ruajtës I vlerës definohet si para.

Ne tregun e mallrave, pra ne baze te sasisë se ofruar dhe sasisë se kërkuar caktohet çmimi i një produkti,

njëjte është edhe ne tregun e punës ku sasia e faktorëve te punës se ofruar dhe asaj te kërkuar

përcaktojnë pagën e faktorit pune. Një page ofrohet ne shkëmbim te një shërbimi te ofruar ne

marrëveshje me punëdhënësin.

Figura 1. Përcaktimi I pagës

Ne tabelën e me sipërme paraqitet nivelizimi I tregut te pagës, firma do te jete ne gjendje te përballoj

çdo page nëse është me e madhe se W dhe me e vogël se W2 dhe këto paga do te arrije ti mbuloje nëse

prodhon sasi nga L0 deri te L2. Për ç’do nivel me te lartë se W2 paga do te ishte me e larte se (W>ARP)te

ardhurat e produktit mesatar, dhe kështu qe firma s’do te mund te mbulonte koston e saje te

ndryshueshme. Maksimizimi i pagës arrihet atëherë kur për pagën e dhëne W2 mund te prodhohet sasia

L1 dhe pika MPR pret APR. (Mançellari, A; 2002: 203).

2.4.Inflacjoni Inflacion është një sëmundje makroekonomike si papunësia. Inflacioni paraqet ngritjen e vazhdueshme

te nivelit te përgjithshëm te çmimeve. Sipas shkencave makroekonomike kemi 3 lloje te inflacionit:

Page 13: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Inflacioni I moderuar- ky lloj inflacioni ndodh kur niveli I përgjithshëm I çmimeve ngrihet ngadalë, kemi

te bëjmë me një inflacion ku norme e tije e ndryshuar është një shifrorë.

Inflacioni galopont- është një inflacion qe shprehet ne vlera te mëdha te përqindjeve p.sh: 10%; 50%;

120% etj. Kjo është situate kur ekonomia pëson një rënje te madhe dhe njerëzit janë te prirë ta largojnë

paranë e tyre nga posedimi, duke e shkëmbyer me valuta te huaja ose duke e shpenzuar ne

patundshmëri.

Hiperinflacioni- është një virus për ekonominë e një vendi dhe nuk ndodh ne raste normale përveç ne

raste kur shteti është ne lufte. Ne Hiperinflacioni niveli mesatar I çmimeve fillon te rritet shume here

ç’do muaj, pra vazhdimisht rritet, gjë qe shkakton paqëndrueshmëri tek pagat dhe rënje te madhe te

vlerës se parasë.

Si tregues I drejtpërdrejtë I inflacionit shërben indeksi i çmimeve. Indeksi I çmimeve me gjegjësisht

shprehe koston e një shporte tregu mallrash dhe shërbimesh qe konsumohen nga një familje tipike

qytetare gjate një periudhe te caktuar kohe (Mançellari, A; 2002: 203).

2.5.Konkurrenca e plotë

Atëherë dhe vetëm atëherë kur prodhimi dhe shkëmbimi I mallrave e afektojnë blerësin, tregjet

konkurruese te kontrolluara nga kërkesa dhe oferta mund te jenë efiçente. Konkurrenca e plotë paraqet

një kuptim tepër te veçantë. Konkurrence e plote quhet tregu qe karakterizohet nga këto veçori:

Ekzistenca e një numri te madh firmash ne treg.

Te gjitha firmat shesin produkte me karakteristika te njëjta, produkte homogjene, p.sh; pije,

ushqim etj.

Blerësit dhe shitësit janë te mireinformuar për çmimet dhe produktet ne treg.

Firmat kane lehtësi ne hyrje dhe braktisje te biznesit.

E rëndësishme për konkurrencën e plote është se tregu është I lire, firmat mund te hyjnë ne cilëndo

prodhimtari qe e shohin te leverdishme dhe mund te ofrojnë çfarëdo sasie te produkteve ne treg, por

çka I kufizon është se ato nuk mund te caktojnë çmimin, tregu është faktori qe cakton çmimin.

Page 14: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Figure 2 Konkurrenca e lirë

Ne tabelën me larte e kemi te paraqitur edhe maksimizimin e fitimit te një firme. Është e qarte se firma

do te vazhdoje ta rrisë prodhimin përderisa MR (marginal revenue) vazhdon te jete me e madhe se MC

(Marginal Cost) (MR-MC>0). Kur MR<MC firma nuk është e interesuar ta rrisë prodhimin sepse për çdo

MP (Marginal Product) ajo pëson humbje (MR-MC<0), ne ketë rast firma duhet ta pakësojë prodhimin

deri sa ta barazoje MR=MC.

2.6.Papunësia

Papunësia është një sëmundje ekomomikë dhe paraqet recesion ekonomik. I pa pune konsiderohet ai

person qe nuk është ne marrëdhënie pune dhe vazhdimisht kërkon pune ose pret qe te kthehen ne

pune. Siç edhe thuhet nga Qirici; 2002;339 një papunësi i ka kostot e saja te cilat janë:

Rënje ne GDP aktuale te shoqërisë, qe do te thotë se pasuria e shoqërisë zvogëlohet dhe ka me

pak kapital për tu investuar dhe konsumuar dhe kjo gjë ndikon drejtpërsëdrejti ne mirëqenie.

Te papunët janë barre e rende financiare e qeverise- pra nëse shoqëria nuk ka vende ku mund te

punojnë, qeveria është e detyruar te beje zgjedhje financiare për ketë grup te shoqërisë dhe me

ketë rruge dëmtohet buxheti qeveritar.

Zvogëlimi i te ardhurave personale, kjo gjë ndikon drejtpërsëdrejti ne konsum dhe mirëqenie te

shoqërisë. Ata do te kenë me pak ushqim dhe veshje ne posedim.

Papunësia ka kosto sociale te cilat janë zhvleftësimi i kapitalit human qe nënkupton humbjen e

aftësisë për te punuar pas kalimit te kohës; motivimin e veprave kriminale dhe rritje te krimit ne

përgjithësi; me pas ka koston e uljes se dinjitetit dhe keqësimit te shëndetit te papunëve (kjo

përfshinë aspektin e higjienës se ulet ne shkalle te mungesës se mirëqenies.)

Ne krahasim me burimet e tjera te prodhimit puna konsiderohet si burimi I pa rezervueshëm një dite

pune e humbur është dite e humbur përgjithmonë dhe nuk mund te kompensohet.

Ekonomistet paraqesin dy shkaktarë te papunësisë:

Page 15: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Njeri shkak i papunësisë është kërkesa për ngurtësim te pagës, pra njerëzit kërkojnë stabilitet ne

pune dhe pagese stabile te caktuar me marrëveshje, kjo paraqet papunësi te detyrueshme.

Shkaku tjetër i papunësisë është fleksibiliteti i pagave lëkundja e pagave ne periudha kohore

duke mos qene stabile shkaktojnë papunësi te vullnetshme. Njerëzit nuk zgjedhin te punojnë ne

këto kushte.

2.7. Konsumi dhe Investimet

Konsumi paraqet shpenzimet e konsumatorëve për të paguar mallra dhe shërbime që ju shërbejnë atyre

për të plotësuar ndonjë nevojë me rendësi (Mançellari, A; 2002: 282). Konsumi është edhe përbërës i

GDP-së ku ne ekonomitë bashkëkohore bënë pjesë deri ne 65% (ibid. 282). Si pasojë familjet e varfëra

shpenzojnë pjesën me të madhe te të ardhurave të tyre për të shuar nevojat jetike siç janë ushqimi dhe

strehimi.

Investimet dhe konsumi janë te lidhura ngushtë ne mes veti. Kështu Mançellari (2002) potencon qe

konsumi është aspekt i pa shmangshëm nga konsumatorët për shkak se nevojitet për te plotësuar

nevoja imediate e te cilat nevoja janë te lidhur me ekzistencën e qenies njerëzorë, pra nevoja fiziologjike

siç janë ushqim dhe strehim. Ne anën tjetër ai potencon se nevoja për konsum shpesh është afatgjate

dhe automatikisht shpenzimet për konsum afatgjate kthehen ne investime p.sh: blerja e një lavatriqeje

jep fryte vit pas vite, pra është një investim për një shërbim ne periudha afatgjata.

Si përkufizim ekonomistet e konsiderojnë një investim atëherë kur ne shkëmbim te mjeteve financiare

krijohet një kapital real, pra kur shtohet kapitali i mallrave te prekshme makineri dhe pajisje si dhe si

shtimi i inventarit (Mançellari; 2002).

2.8.Kostoja alternative

Kosto alternative apo (opportunity cost) është kostoja zgjedhëse e një konsumatori duke hequr dore nga

kosto te tjera. Për ekonomistet kostoja e një shërbimi apo produkti nuk është thjeshte kostoja monetare

por është shume me tepër se kaq. Kështu qe ne koston e produktit kontabilistet regjistrojnë zëra te

ndryshëm, një nder to është edhe kostoja oportune. Pra kostoja oportune e ç’do burimi te zgjedhur për

te prodhuar një te mire është e barabarte me vlerën e përdorimit alternative me te mire te mundshëm.

(Qirici, S; 2002). Pra kur behet fjale për koston alternative behet fjale për alternativen me te mire te

zgjedhur ne shkëmbim te një alternative tjetër qe duhet hequr dore për shkak te zgjedhjes se

alternatives se pare.

2.9.Oferta dhe Kërkesa Për shkak te mungesave te faktorëve te prodhimit dhe mungesës se burimeve, dhe nevojave te shumta

qe kemi ne si faktor mikroekonomik është e nevojshme qe te dalim ne treg te ofrojmë diçka dhe te

kërkojmë diçka për te balancuar aktivitetin ekonomik. Kështu paraqitet edhe tregu ku paraqiten shume

lëvizje apo aktivitete shkëmbyese (Kule, Dh, 2002; 24).

Page 16: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

I gjithë aktiviteti jetësor i njeriut është shkëmbim i mallrave dhe shërbimeve me njerëz te tjerë qe kane

nevoje ne kohe te caktuar. Andaj është mese e domosdoshme qe ne këto baza te paraqitet kërkesa dhe

oferta te cilat ne kohet e sotme është ekuilibri i tregut.

Kërkesa- “përfaqëson një sasi produkti qe blerësit janë njëkohësisht te gatshëm dhe ne gjendje te blejnë

me çmime te ndryshme te mundshme gjate një periudhë te kohe te dhëne (dite, jave, muaj, etj.) kur te

gjitha kushtet e tjera merren te pa ndryshuara.

Oferta- përfaqëson sasitë e një produkti qe shitësit janë njëkohësisht te gatshëm dhe ne gjendje te

ofrojnë për shitje me çmime te ndryshme, gjate një periudhe te caktuar kohore, kur faktorët e tjerë

mbesin te pa ndryshuar.

Ekuilibri i tregut- Paraqitet kur oferta dhe kërkesa mbërrijnë ekuilibrin pra sasia e kërkuar dhe sasia e

ofruar paraqesin janë te barabarta dhe ne ketë situate as shitësi dhe as blerësi nuk janë te detyruar te

ndryshojnë sjelljet e tyre ne treg (Kule, Dh, 2002; 24).

2.10.GDP

Problemi ekonomik i një vendi mund te shprehet me ane te kufirit te mundësive te prodhimit (GDP)

“Kufiri i mundësive te prodhimit- shpreh kombinime te ndryshme te mallrave dhe shërbimeve qe mund

te prodhoje një vend gjate një periudhe te dhëne kohore, duke i përdorur te gjitha burimet ne

dispozicion dhe me teknikat me efiçente te prodhimit.”(2002: 5). Kjo dukuri kufizon edhe konsumin.

Sipas Brezina GDP (gross domestic product) është vlera monetare e te gjitha te mirave dhe shërbimeve

te prodhuara ne një shtet gjate një periudhe te dhëne kohore, me se shpeshti ne një periudhe 1 vjetarë.

(Brezina. C; 2012)

GDP ndryshe mund te quhet edhe outputi i një shoqërie, pra vlera e shprehur ne pasuri qe një popull

mund te nxjerre gjate një periudhe te caktuar kohore. Ne përgjithësi GDP është çdo gjë qe mund te

blihet me para gjate një periudhe një vjeçare.

2.11.Faktoret e prodhimit

Termi faktorët e prodhimit I referohet te mirave dhe shërbimeve me ndihmën e te cilave bartet procesi I

prodhimit. Me fjale te tjera varësia mbi posedimin e gjësendeve dhe produkteve te ndryshme, dhe një

numri te elementeve dhe agjenteve te cilët ndihmojnë ne arritjen e prodhimit quhen faktorë te

prodhimit. (Sagar, R. 2005).

Siç shkruan Mançellari (2002) Burimet ose faktorët e prodhimit i ndajmë ne 3 grupe:

Puna- qe përfshin pasurinë mendore dhe fizike te njerëzve qe mund ta përdorin për pune.

Toka- Qe përfshin faunën pra natyrën, token bujqësore, minerale etj.

Kapitali- kuptohet mallrat dhe produktet qe janë te prodhuara si destinim për prodhim te

produkteve te tjera.

Page 17: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Si burime te tjera cilësohen edhe aftësia sipërmarrëse dhe teknologjia.

2.12.Politika fiskale Është rruga që ndjek qeveria për të mbajtur pozicionin e sajë si agjent juridik qe i jep drejtimin e duhur

ekonomisë së vendit. Politika fiskale mund te ndikoj ne ngritjen ose uljen e taksave për afarizmin,

ngritjen ose uljen e shpenzimeve qeveritare për te rritur ose ulur konsumin. Kujdesin për mirëqenien e

shoqërisë, ndikim ne interesin monetar etj. Siç e përmendur me larte politika fiskale mund te përcjelle

dy rruge ekspansioniste dhe te shtrënguar (Govori, F. 2010). Sipas Govorit politika ekspansioniste

përdoret për qellim te stimulimit te konsumit dhe e cila behet ne dy rruge. 1. Me shkurtim te taksave

ose 2. Rritje te shpenzimeve qeveritare. Dhe ajo shtrënguese ka te beje me uljen e inflacionit ne shkalle

vendi e cila përcjellët me ulje te shpenzimeve publike dhe rritje e taksave. Politika shtrënguese ule

ofertën për para e cila me pas ul shpenzimet dhe kërkesën agregate.

Page 18: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

3. Mbledhjet Empirike (Praktika) Ne ketë kapitull do te shtjellohet metoda e nxjerrjes se këtij hulumtimi dhe mbledhjet empirike te cilat

janë bere ne praktik për te mbështetur rezultatin.

4.1.Metodologjia e hulumtimit

Duke u akorduar me Bryman dhe Bell (2007) ekzistojnë dy strategji hulumtuese me te cilat studiuesit

prodhojnë studime. Strategjitë janë Kualitative dhe Kuantitative, me strategji kualitative te studimit

nënkuptohet qe studiuesit zgjedhin një metode ne te cilën rëndësi te madhe i jepet mendimit subjektiv

te te obzervuarve. Pra përcillet me shume fjala e një akteri se numrat, si mbulese e këtij dizajni

hulumtues përdoret intervista. Ndërsa strategjia kuantitative është e mbështetur me shume ne numra

se sa ne fjale qe do te thotë qe merret me statistika te nxjerra nga anketa me përgjigjeje te dhëna

paraprakisht. Ne ketë teze është e përdorur:

Pozitivizmi është një qasje teorike e cila mbron aplikimin e shkencave natyrore ne studimin e

realitetit shoqëror dhe realiteteve te tjera. Ne ketë aspekt konkluzionet nxjerrën nga teori te testuara

me herët nga autore te ndryshme dhe qe rezultatet e tyre kane dale te njëjta pavarësisht replikave.

Qasja induktive Qasja e përdorur ne ketë teze është qasja induktive qe duke u bazuar ne literature

nga (Bryman dhe Bell ;2007) kjo qasje ka për qellim nxjerrjen e hipotezave ne praktik e qe me pas i ve

ato ne letër për ti hulumtuar dhe analizuar për qëndrueshmërinë dhe mbështetjen e tyre. Pra ne ketë

teze fillimisht është marre për baze një veprim ne praktike qe me pas te krahasohet me teori dhe te

nxjerrët një konkluzion.

Dizajni hulumtues Ka shume dizajne hulumtuese te cilat përshtaten për hulumtimet te cilat ne

dëshirojmë ti punojmë ose hulumtues te tjerë kanë për qellim te bëjnë. Ne këtë teze është e imponuar

edhe ky dizajn për shkak se inspirim i kësaj teze ishte veprimi i qeverise se Kosovës për ngritje te

shpenzimeve qeveritare pikërisht rritja e pagave te te punësuarve qeveritar dizajni hulumtues është

“studimi i rastit” ose ne gjuhe origjinale Case Study. Ne esence ky lloj studimi përfshin analiza dhe detaje

intensive te një rasti te vetëm. Studimi i rastit është i angazhuar me kompleksitetin the natyrën e rastit

ne fjale. Bryman dhe Bell (2007: 62).

Ky hulumtim është punuar duke i bazuar ne te dhëna sekondare te cilat janë mbledhur nga studimet e

mëparshme empirike, ky punim ka për qellim te paraqes dy raste te ndryshme se si shtetet i qasen

politikes fiskale dhe qarë rrugëve ndërmarrin për te përmirësuar mirëqenën e shoqërisë se tyre. Si

mbledhje te te dhënave ne praktike do te përdorim dy shtete me zhvillim te ndryshëm ekonomik për te

treguar veprimet e tyre qeveritare dhe gjendjen e tyre te GDP, Inflacionit, papunësisë etj.

Page 19: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Kosova

Sipas raportit financiar te bankës qendrore te Kosovës (BQK)ne vitin 2012 Republika e Kosovës është

prekur nga kriza qe e ka përfshire Eurozonën duke ndikuar kështu ne uljen e kërkesës ne ketë treg për

produktet Kosovare dhe duke e ulur kështu edhe vlerën e remitenteve qe bashke atdhetaret sjellin ne

Kosove. (BQK; 2013). Duke e konsideruar ketë si përqindje me te madhe te financimit te republikës se

Kosovës atëherë medoemos këto kushte do te paraqesin ndikimin e tyre ne dy vitet e ardhshme pra ne

vitin 2011, 2012 dhe 2013. Inflacioni ne vitin 2012 shënoj rritje por me te ngadalësuar prej 1.5%, prej

6.9% sa ishte vitin paraprak, duke shënuar rritje deri ne 2.7% ne vitin 2013. Sipas raportit te ministrisë se

financave te Kosovës (2014) thuhen se deri ne fund te vitit 2013 inflacioni shënoj rritje por qe ky

inflacion ishte i moderuar dhe vazhdoj te pësoj rënje prej periudhës ne përudhe duke paraqitur efekte

stabilizuese. Nga ana tjetër ekspert te njohjes se qeshjes ekonomike kritikuan rritjen e shpenzimeve

qeveritare e cila u shpreh nga qeveria si ngritje e pagave tek shërbyesit civil ne fillim te vitit 2011.

(Evropa e Lire; 2011). Te njëjtën situate e përsëritë qeveria e Kosovës ne vitin 2014 duke rritur

shpenzimet qeveritare me ane te pagesave te shërbyesve civil me 25%. Papunësia nuk ka shënuar

ndonjë progres signifikant duke mbetur kështu 30% (e qasur ne ueb faqen e qeverise se Kosovës.)

Qeveria e Kosovës ka vazhduar te ndjek politika ekspansioniste duke rrezikuar shume mirëqenën e

qytetareve me dështimin e analizës se rritjes se borxhit publik dhe rritjes se GDP. Kështu analist te

qeshjes ekonomike ne Kosove theksojnë se ngritja e pagës se shërbyesve civil ne ketë situate është e

rrezikshme dhe rrezikon ngritje te çmimeve ne indeksin e shportës se konsumatorit. Ndërsa

përfaqësuesit e qeverise se Kosovës e arsyetojnë se rritjen e shpenzimeve qeveritare e kane bere si

përpjekje për përmirësimin e mirëqenies se qytetareve dhe qe mbulohet nga rritja e buxhetit te Kosovës

dhe rritja e GDP ne nivel vendi ne Kosove. (Evropa e lire; 2014).

Deficiti buxhetor vazhdon te jete edhe me i larte sa ishte ne krahasim me vitin paraprak kjo e shkaktuar

sipas eksperteve nga deficiti i larte tregtar. Megjithatë ne gjashtëmujorin e pare importet shënuan rritje

prej 0.6% vlere e vogël për te ndryshuar norma te tjera ne nivel vendi, për shkak se eksporti shënoj rritje

prej 9.9% ne vitin 2013. (BQK, 2014). Rritjen e eksportit ne nivel vendi e cilësuan shume te rëndësishme

ekspert te ekonomisë vendore por qe shqetësim mbetet eksporti i produkteve te gatshme.

Si pasoje e rimëkëmbjes se ekonomisë botërore qe pati një luhatje ne vitin 2011 dhe 2012 edhe

remitencat e vitit 2013 u rriten ne 4.2% duke e krahasuar me periudhe te njëjta me vitin paraprak.

Sipas raportit te BQK-se Republika e Kosovës ne vitin 2013 ka shënuar një rritje ekonomike prej 3.1% e

cila konsiderohet me e larta ne krahasimin e saje me statistikat e vendeve te tjera te Evropës Juglindore

Produkti brendshëm bruto ne Kosove ka shënuar rritje pra ne 3.1%. Shkalla e papunësinë ne Evropën

Juglindore sipas raportit te FMN (BQK; 2014) vazhdon te jete e larte gjersa ne Kosovë norma e

papunësisë është 30.6% edhe nëse llogarisim rritjen me te larte ekonomike ne rajon.

Financimi i konsumit dhe investimeve edhe me tutje mbeten te mbështetura nga shpenzimet qeveritare

dhe kreditë bankare (BQK; 2014) duke karakterizuar kështu një norme interesi te larte prej 23.3% e cila

nuk është shume efektivë ne vendet te cilat synojnë zhvillim dhe shpenzimet qeveritare te larta kur

deficiti është i larte.

Page 20: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Investimet e huaja gjatë periudhës te shkuar dy vjeçare shënuan një rënje drastike duke lëvizur ne

diferencë negative prej 53.3% kjo besohet te jete bere për shkak te pasigurisë ne investime por qe ne

vitin 2013 shënuan rritje prej 66.4% duke ndikuar pozitivisht ne raport financiar te Kosovës.

Figure 3 Harta Makroekonomike e Kosovës për vitin 2013 (BQK; 2014).

Politika Fiskale e Kosovës

Kosova po ndjek një politike fiskale ekspansioniste te ngadalshme, vlen te theksohet se shpenzimet

qeveritare janë shume te larta duke e ngritur kështu edhe deficitin shtetërorë. Investimet janë te

orientuara kryesisht ne infrastrukture te vendit (Sylqa, D dhe Kastrati, F; 2013), ndërsa vetëm kohëve te

fundit me shume rendësi ju kushtohet bujqësisë dhe bizneseve te reja. Sipas teorive te përmendura me

larte disa autore thonë se politika fiskale mund ta ule papunësinë dhe disa te tjerë thonë jo por e

rëndësishme është shpërndarja e sakte e burimeve qe sjell prosperitet dhe mirëqenie ne shoqëri. Andaj

një politike e mire fiskale ndikon direkt ne rritjen ekonomike. Ne Kosove po vazhdon te ndjekjet një

politike fiskale ekspansioniste duke synuar rritjen e kërkesës agregate me rritjen e shpenzimeve

qeveritare. Dhe nga tjetra ane qe nga viti 2009 qeveria e Kosovës ka bere një reformim ne normat e

taksave qe duhet paguar shtetit kështu reforme u be ne tatimin mbi te ardhurat individuale e cila ishte

5%, 10% dhe 20% dhe u ndryshua ne 5%, 8% dhe 10%. Ndërsa për tatimin mbi vlerën e shtuar ngrihet

Page 21: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

norma nga 15% ne 16%. Ne ketë reforme u shtuan edhe akciza te ashtuquajtura te luksit si akciza për

cigare e cila është 17%. (Peci, B; 2009).

Gjermania dhe praktika e saje Gjermania si vend qe e ka shkallen me te vogël te papunësisë ne Eurozone ka arritur qe ta ule ende me

shume papunësinë ne vitin 2012 dhe ne fillim te 2013 (BQK, 2014). Kështu sipas te dhënave te marra

nga OECD, (2014) (organizata për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik). Gjermania vazhdon te ketë rritje

te GDP vit pas viti duke e pasur njëkohësisht nivelin me te larte ne eurozone te BPP. Prodhimi dhe

shfrytëzimi I burimeve I mundëson Gjermanisë ta rrisë GDP vit pas viti, Gjermania ka treguar një shkalle

te vogël jo stabiliteti ne vitin 2009 kur gjendja u konsiderua si krize globale ne ketë vit Gjermania pësoj

një rënje prej -5% ne GDP reale duke u mëkëmbur ne vitet ne vazhdim përsëri kështu ne vitin 2010, 4%

ne vitin 2011, 3.3 % dhe 2012, 0.7%.

Inflacioni ne territorin Gjerman mbetet modest duke shënuar vetëm një rritje te vogël ne vitin 2008 dhe

me pas ne vitet ne vazhdim duke pasur një stabilitet ose një rritje shume modeste prej 1%.

Shkalla e punësimit ka mbetur stabile gjate këtyre viteve te fundit duke mos ndryshuar shume ne

përqindjen totale por vleni te theksohet se ne gjermani shkalla e punësimit është shume e larte dhe qe

pas krizës globale te vitit 2008-2009 shkalla e papunësisë po shënon zvogëlim gjithnjë e me shume (shih

Fig4.) shtresa me e punësuar ne kompanitë gjermane mbetet shtresa prej 25 deri ne 54 vjeç.

Sipas statistikave ne tabele shteti Gjerman ka zgjeruar shpenzimet e tyre ne përmirësimin e mirëqenies

se qytetareve te saje kryesisht ka rritur shpenzimet ne shëndetësi. Ndërsa nuk ka shpenzuar me shume

ne edukim, siç shihet nga statistikat vetëm ne vitin 2010 shpenzimet qeveritare për edukim u ngritën

për te ofruar edukim te tjetërsueshëm, me pas nuk ka pasur ndihmese shtese ne edukim.

Si proces I zhvillimit ekonomik edhe tregtimi ka pasur ndryshime gjatë kësaj periudhe te kohës, kështu

importet shënuan rritje te ngadalshme ndërsa eksporti ka shënuar rritje me te përshpejtuar. Përndryshe

Gjermania ka një eksport te larte prej 50% te GDP se vendit çdo vit.

Gjermania ka pas një rritje te vazhdueshme te investimeve te huaja siç shihet edhe nga figura investimet

e huaja janë rritur ne periudha vjeçare duke prekur majat ne vitin 2012 ne 1.5 miliard.

Politika fiskale e Gjermanisë

Shpenzimet qeveritare nuk kane ndryshuar shume ne periudhën e fundit, pra politika fiskale ka mbetur e

pa ndryshueshme karshi ndryshimeve qe kane ndodhur ne ekonominë gjermane ne vitin 2008-2009,

deficiti qeveritar apo borxhi publik u thellua lehte nga viti 2009 deri ne vitin 2011 dhe duke e arritur

stabilizimin ne vitin 2012. Vlen te theksohet se punësimi I larte I Gjermanisë përbenë me se shumti

stabilitetin ekonomik qe ka vendi. Kështu taksat nga te ardhurat përbejnë rreth 40% te GDP se vendit.

Pra Gjermania nuk ka zgjedhur qe te rrisë shpenzimet qeveritare dhe ta fus shtetin ne borxh por ka

vazhduar me avancimin e kushteve për investime e cila siç shihet nga tabela ka pësuar rritje. Me pas ka

ndikuar ne shtimin e GDP dhe rritjen e eksportit.

Page 22: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Page 23: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Page 24: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Figure 4 OECD 2014. Statistikat e indikatorëve ekonomik te Gjermanisë.

Page 25: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

5. Analiza Ky kapitull shtjellon qeshjen e krahasimit te teorive dhe veprimeve ne praktike, ne ketë kapitull mund te

sjellim edhe iluzione te qarta se nëse disa veprime mund te jene te gabuara apo te drejta rrethi rritjes se

mirëqenies se qytetareve nga qeveritë e tyre dhe se si do te ndikojnë ato veprime ne inflacion.

Siç e përmendur me larte politika fiskale mund te përcjellë dy rruge ekspansioniste dhe te shtrënguar

(Govori, F. 2010). Sipas Govorit politika ekspansioniste përdoret për qellim te stimulimit te konsumit dhe

e cila behet ne dy rruge. 1. Me shkurtim te taksave ose 2. Rritje te shpenzimeve qeveritare. Dhe ajo

shtrënguese ka te beje me uljen e inflacionit ne shkalle vendi e cila përcjellët me ulje te shpenzimeve

publike dhe rritje e taksave. Politika shtrënguese ule ofertën për para e cila me pas ul shpenzimet dhe

kërkesën agregate.

5.1.Deficiti dhe vendimet politike

Politika fiskale duhet ta ketë qëllimin kryesore uljen e inflacionit kur shoqëria është ne varfëri; ajo e

bene ketë duke shtrënguar shpenzimet qeveritare kur vendi kalon neper kohe te mira ekonomike dhe te

rrisë shpenzimet kur ka recesion apo ngecje ekonomike. Ky veprim behet për te parandaluar luhatjet e

mëdha ne ekonomi, por ne ketë hap duhet pasur parasysh disa limitime dhe komplikime kur kjo rregull

praktikohet. Nëse sektori publik merr vendim për rritjen e shpenzimeve qeveritare duke e rritur deficitin

atëherë ky veprim ka efektet e saje anësorë te pa dëshirueshme. (Gashi. E; 2011). Deficiti pra siç e

përmendur me larte edhe kur shpenzimet janë me te mëdha se te ardhurat. Qeveria nëse kalon

shpenzimet qeveritare me deficit shtetëror për te përmirësuar gjendjen momentale rrezikon brezat e

ardhshëm te cilat duhet te punojnë shume për te mbuluar atë deficit. Si efekt I deficitit buxhetor te

vendit kursimet ne shkalle vendi pësojnë rënje duke treguar përpjekje për rregullimin e gjendjes. Pra e

gjithë situate ekonomike është e varur nga vendime Politike.

Ne baze te logjikes se shëndoshe me shkurtimin e taksave punëdhënësve dhe te punësuarve ju lihen me

shume para ne dispozicion për te blere dhe si pasoje për te shtuar konsumin, ndërsa firmat kane me

shume kapital për te bere investime dhe për te paguar edhe me shume punëtorë.

Nga ana tjetër me rritjen e shpenzimeve qeveritare qeveria rrit shpenzimet e buxhetit te saje me qellim

te shtimit te pagave te te punësuarve te saje si dhe te te kontraktuarve te saje për te rritur ne ketë

mënyre mirëqenën dhe motivimin për konsum. Mirëpo nga ana tjetër e potencuar ne kapitullin e dyte

esenca e ndërhyrjes se politikes financiare edhe stabiliteti ekonomik, dhe ruajtja e mirëqenies se

përgjithshme te shoqërisë. Pra objektiva themelore te financave publike janë stabiliteti i çmimeve,

realizimin e punësimeve (Sylqa, D dhe Kastrati, F; 2013) etj.

Kosova -Nga ana praktike ne Kosove sipas Raportit te stabilitetit BQK-se (2014) llogarite

rrjedhëse vazhdojnë te tregojnë një bilanc negativ ne krahasim me vitet e kaluara. Tregtia e mallrave si

komponenti kryesore i llogarive rrjedhëse është duke u karakterizuar me shkalle te larte te deficitit ne

vazhdimësi . Kështu qe ne gjashte mujorin e pare deficiti tregtar shënoj rënje prej 0.6%, inflacioni ka

vazhduar te shënoj rritje qe nga viti 2009 kur u rriten shpenzimet qeveritare dhe BPP shënoj një rritje

Page 26: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

modeste. Importet u rriten prej 1.13, dhe eksportet shënuan rritje prej 9.9%. Karakteristike tjetër është

edhe rritja e remitenteve qe rezultojë me rritje prej 4.2% ne qershor te vitit 2013. Ne baze te këtij

raporti nga Banka Qendrore e Kosovës ekonomia e Kosovës ka shënuar një rritje ekonomike por qe

deficiti qeveritar është rritur po ashtu.

Gjermania -Ndërsa ne rastin e dyte Gjermania ka pasur një rritje te GDP-se ne vitet e fundit

duke u mëkëmbur nga kriza globale e cila i sjelli bilanc negativ ne atë periudhe. Përndryshe Gjermania

ne rastin e ndikimit te krizës globale pati një gjendje te njëjtë me Kosovën pra rënje ne investime, rritje

te papunësisë dhe rënje ne GDP, prandaj është shume e rëndësishme krahasimi me ketë vend (OECD,

2014). Gjermania pati një ngritje te inflacionit prej 1% ne te gjitha vitet me radhe por kjo quhet me

shume një stabilitet ekonomik duke mos ndryshuar shume gjendjen ne kërkesën agregate. Ndërsa

papunësia nuk ka shënuar lëvizje te madhe, për shkak te përqindjes se vogël te papunësisë gjermania

nuk ka bere ndryshime ne politikat fiskale te saja. Duke u bazuar ne te dhënat e OECD-se shpenzimet

qeveritare kane mbetur përafërsisht te njëjta, duke e thelluar deficitin ne -4.2% ne vitin 2010 dhe duke e

stabilizuar këtë gjendje me shkurtim te shpenzimeve ne vitin 2012 ne 1%. Ndërsa te ardhurat e vendit

kane vazhduar te vjelën nga te ardhurat e te te punësuarve ne këtë shtet dhe taksat e tjera te njëjta.

Nga krahasimi ne mes te dy praktikave mund te konkludojme se pagat nuk rriten me dëshira individuale

“shpenzimet qeveritare” janë shume komplekse dhe nëse dalin jashtë kontrollit kapitullojnë shtetin.

Andaj është shume e rëndësishme një rritje ekonomike e qëndrueshme e cila mbështetet ne investime

kapitale vendore dhe rritje te GDP me prodhime vendore. Rritja ekonomike e bazuar ne këto shpenzime

qeveritare është shume e paqëndrueshme dhe ka ndikim negativ ne deficitin e vendit e cila ka pasoja ne

periudha me afatgjata e cila edhe mund te shpijë edhe ne falimentim te shtetit. Sipas teorisë rritja e

shpenzimeve qeveritare behet me qellim te ngacmimit te kërkesës agregate e cila shtynë shoqërinë te

konsumoje me shume me pas te ruaj dhe me kursime te nxisë investimet. Kjo medoemos është një

logjike e shëndoshe për te sjellë zhvillim ekonomik por gjithsesi mbulueshmëria e shpenzimeve

qeveritare duhet te jete shume e sigurte, sepse brezat e ardhshëm mund te kenë probleme shume

serioze nga vendime te marruara ketë periudhe.

5.2.Inflacioni nga kerkesa

Sipas (Qirici, S; 2002) kemi inflacion qe shkaktohet nga kërkesa agregate, pra ky lloj inflacioni shkaktohet

me ane te rritjes se kërkesës agregate nëse oferta agregate mbetet e pa ndryshuar. Kjo shkaktohet nga

dy faktorë a. rritja e ofertës se parasë dhe b. rritja e shpenzimeve qeveritare. Kur rritet sasia e parasë ne

dispozicion pra kemi rritje te kërkesës agregate pra njerëzit do te kenë me shume para për te shpenzuar

ne konsum, kështu qe kërkesa agregate do te pësoje rritje duke na dhëne një ekuilibër te ri ne grafikun.

Page 27: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Figure 5 Inflacioni nga kërkesa

Ne te njëjtën mënyre vepron qeveria e Republikës se Kosovës ne dy veprime te njëjta radhas. Kështu ne

vitin 2011 qeveria merr vendim për rritje te pagave te sektorit publik dhe atë deri ne 50%, duke

shkaktuar inflacion deri ne fund te vitit 2011 për 20% (Radio Evropa e Lire; 2011). Rritja e pagave te

pensionisteve, te shërbyesve civil dhe kontraktuesve te qeverise I sjelle buxhetit te Kosovës ngarkese

dhe deficit dhe medoemos sjell rendim te gjendjes ekonomike për shkak se dëmton bizneset me

ngarkesa te ndryshme, motivim për ndëshkime nga administrate e inspektorisë etj. Duke u bazuar ne

praktikat dhe te dhënat e BQK-se, 2014 vijmë ne përfundim se rritja e pagave ne vitin 2011 deri ne 50%

ne fillim te një mandati politik ka sjelle jo stabilitet ekonomik duke e rritur inflacionin ne 6.9% sa ishte ne

vitin 2012, shkalla e papunësisë nuk shënoj ndryshim te theksueshëm dhe mbetet rreth 30% (ASK,

2014). Dhe rritja e Bruto produktit shoqëror nuk ka shënuar rritje te qëndrueshme duke u bazuar ne

shpenzime deficitare te qeverise se Kosovës.

Ndërsa rasti I Gjermanisë ne vendimet e qeverise se këtij vendi komfort luhatjeve ekonomike ka qene

me shume reaktiv ne sigurimin e investimeve dhe rritjen e eksportit me pas rimëkëmbja ekonomike siç

shihet ne tabelën e te dhënave OECD, 2014. Veprimet fiskale te qeverise se Gjermanisë kane qene te

efektshme pra shpenzimet qeveritare janë thelluar shume pak duke sjellë edhe deficit ne buxhetin

qeveritar por qe I kane dhëne ekonomisë vendore efektin vetë stabilizues duke e mbuluar deficitin për

një periudhe shume te shkurte, duke e stabilizuar inflacionin dhe duke e rritur shkallen e punësimit ne

nivel vendi ne përqindje te konsiderueshme (OECD, 2014).

Analiza- Ne rastin e Kosovës shohim qe kemi një prodhim vendor te ulet (GDP) rreth 2000 euro për koke

banori ndërsa Gjermania ka rreth 38000 euro GDP për koke banori, pra duke e konsideruar një prodhim

te larte te Gjermanisë politika zgjeruese për ngacmimin e kërkesës agregate qe shume me e favorshme

për Gjermaninë se sa për Kosovën. Duke u bazuar ne teorinë e me late qe nëse rriten shpenzimet

qeveritare do te ngacmohet kërkesa agregate dhe me ketë rast do te rritet konsumi dhe nëse prodhimi

Page 28: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

vendore është I larte prodhimet e konsumit do te blihen vendore duke I sjellë kështu fitime edhe

ndërmarrjeve prodhuese për te zgjeruar sasitë e tyre ofertuese dhe për te avancuar teknologjinë, ngritje

te pagave, dhe rritje te sasisë se ofruar. Ne rastin e Kosovës mund te themi qe kemi ngacmime te

kërkesës agregate ku qellim I politikes fiskale me siguri qe ka qene zhvillimi ekonomik nuk mund te sjell

stabilitet te qëndrueshëm ekonomik. Duke e analizuar situatën nga teoria dhe praktika atëherë mund te

themi qe efekti I rritjes se shpenzimeve qeveritare do te ketë efekt negative ne inflacion dhe do te qoje

ne rritje te importeve ne nivel vendi për shkak se prodhimi vendor është I ulet dhe për shkak te

infrastrukturës se dobët për investime “ekonomia joformale” shiko (Te paguash apo te mos paguash nga

institute Reinvest; 2014).

Qëllimisht e potencuar teoria e rritjes se inflacionit nga kërkesa ve ne pah qe rrija e kërkesës për

konsum vije nga rritja e parasë ne qarkullim, njerëzit do te kenë me shume për te shpenzuar qe normal

do te ndikoj direkt ne mirëqenën e tyre por qe efektet do te jene negative për shkak te asaj qe GDP

është e ulet dhe qe konsumi do te duhet medoemos te mbulohet nga prodhime te huaja duke e

stimuluar veprimtarinë tregtare dhe importin direkt. Mbi të gjitha ky veprim qeveritar I ka edhe efektet

e saja pozitive nëse veprohet ne mënyre pro-aktivë ne përmirësimin e strukturës se investimeve direkte

dhe ofrimin e granateve për biznese frytdhënëse. Qëllimi duhet te jete balancimi I ofertës dhe kërkesës

sepse rritja e sasisë se parasë për te blere produkte rrit kërkesën agregate dhe nëse oferta mbet e

pandryshuar çmimet do te rriten gradualisht dhe stabiliteti ekonomik do te jete e vështire te arrihet me

duke konsideruar edhe gjendjen e tanishme deficit qeveritar.

Page 29: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

6. Konkluzion Ne ketë kapitull do te reflektohet subjektivisht mbi temën e diskutuar ne ketë teze. Me pas është dhëne

rezultati i hulumtimit dhe ne fund janë paraqitur disa ide si motivim për hulumtime te mëtutjeshme.

Diskutim

Shkalla e larte e papunësisë i sjell efekte negative vendit ne përgjithësi, e me se shumti ne financat e

shtetit, Politika fiskale ka për detyre alokimin e burimeve ne mënyrën me te mire te mundshme qe ne

një periudhe te caktuar kohore ta arrije një qellim parësor te përcaktuar. Prandaj ulja e papunësisë dhe

hartimi i politikave alokuese te qëlluara i jep qeverise rrolin e ndikimit te drejtpërdrejtë ne ekonominë e

vendit. Por nëse politikat fiskale hartohen te gabuara dhe siç thonë Lloyd G,. Nigro, (1984: 129) qe

gjendja e rende ekonomike mund te jete direkt ndikim I politikave te keq hartuara te viteve te kaluara.

Për ketë shkak ngrija e pagave tek shërbyesit civil nuk është zgjidhje e qëndrueshme. Edhe nëse qeveria

ndjek politika ekspansioniste duhet te siguroj infrastrukture dhe investime te huaja dhe me pas te

siguroje rritje te shpenzimeve qeveritare.

Përndryshe siguria e investimeve te huaja, rregullimi i ligjit për posedimin e pronës pas privatizimit,

investimi ne burime te energjisë se ripertrieshme, motivimi i shkrirjes se xeherorëve dhe përkrahja e

investuesve ne ketë lami do te sillte përfitime marramendëse duke krahasuar pasuritë e pa përpunuara

ne Kosove. Kjo sjell një zgjidhje shume me te qëndrueshme ekonomisë se vendit.

Tjetër efekt negativ ka edhe joshja e shoqërisë për te punuar ne administrata dhe pune shoqërore, por

siç thuhet nga (Qirici, S; 2002) 346 faktori kyç për papunësinë është paga andaj rritja e pagës ne sektorin

publik me shume se ne sektorin privat josh njerëzit qe te punojnë me shume pune administrative duke e

zëvendësuar atë me pune mekanike, agrikulture, hortikulture, bujqësi, zanate etj. Kjo ka një efekt shume

te madh negativ për shkak se bene ngecjen e inovacioneve duke tërhequr te rijnë te fokusohen me

shume ne edukime formale dhe trajnime për administrate ne vend qe te koncentrohen ne inovacione

për zgjidhje te problemeve te prekshme. Po ashtu nxit nepotizmin (punësim familjar) për shkak te

vendeve te pakta te punës dhe kërkesave te mëdha për vende te njëjta pune. Ky është edhe e efekti i

informalitetit qe krijohet me efektin e ngritjes se pagave ne vend.

Ne rastin e inflacionit kemi një shitës qe fiton me shume ndërsa nja blerës qe i dëmtohet edhe me

shume mirëqena sepse nuk mund te blejë sasitë e mëhershme me te njëjtën vlere te parasë.

Papunësia e larte sjelle gjendje te rende fizike ne shoqëri, sjell krim ne shkallë vendi, dhe sjelle

mirëqenie shume te ulet. Papunësia nuk mund te kompensohet për shkak te efektit te saje te pa

kompenzushme qe do te thotë qe teknologjia ne vendet e tjera me punësim vetëm sa përparon çdo dite

e me shume gjersa tek ne stagnon një hap mbrapa.

Joshja e shoqërisë për te punuar ne administrate me shume se ne bujqësi për shkak te pagave dhe

kushteve te punës ne sektorin publik.

Page 30: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Rezultati

Rritja e shpenzimeve qeveritare apo rritja e pagave te shërbyesve civil si shpenzim direkt ne rritjen e

shpenzimeve qeveritare medoemos te ndikoj ne rritjen e inflacionit te vendit nëse oferta mbetet e pa

ndryshueshme pra. Nëse ngacmimi i ofertës agregate behet me shpenzime qeveritare pra duke e rritur

sasinë e parasë ne qarkullim për konsum dhe kursim atëherë do te arrihet një efekt qarkullues qe jep

virtyt pozitiv momental dhe sjell pasoja ne te ardhmen. Arsyet janë qe nëse shkalla e Bruto Produktit

Publik është e ulet shpenzimet e konsumit për pagat e rritura do te kërkohen te blihen ne tregjet e

jashtme, pra direkt do te kemi shtyrje për rritje te importit. Dhe kushtimisht nëse infrastruktura dhe

ligjet për investimet e huaja nuk funksionojnë mire atëherë do te kemi rënje te motivimit për te

investuar nga interesa vendore dhe te jashtme edhe ky detaj do te ndikoj qe kushtimisht sasitë e

kursimeve te investohen ne tregti nga vendoret duke i ikur përgjegjësisë se prodhimit dhe nuk do te

kemi rritje te investimeve te huaja. Si infuzion te gjithë kësaj gjendje mund ta konsiderojmë rritjen e

remitencave qe gjithsesi është rezultat i mëkëmbjes ekonomike botërore, dhe po ashtu shqetësim për te

ardhmen qe këto remitenca do te vazhdojnë te ulen.

Sipas Lloyd G,. Nigro, (1984: 129) Politikanet qe kërkojnë te rizgjidhen kane iniciativë te forte qe te

përkrahin politika qe sjellin fitime ne periudha afatshkurtra ne shkëmbim te kostove ne periudha me te

gjata dhe me se shumti politika kostoja e te cilave është e vështire te identifikohet ne ditën e zgjedhjeve.

Këto efekte ekonomistet i quajnë shkurtpamsi efekt për shkak se qytetaret kërkojnë ndryshime dhe

grupet qe japin efekte me te shpejta politike joshin votuesit.

Page 31: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Referencat: Mançellari, A; Hadri, S; Kule, Dh; Qirici, S; 2002. Hyrje në Ekonomi. Shtepia botuese “Pegi”, Tiranë.

Adam Smith. Public Finances

Mustafa, I. 1993. Drejtori në udhëheqjen e biznesit. Eureka, Kosovë, Pejë.

Govori, F. 2010. Financë. Instituti per financa dhe menaxhment, Kosovë, Prishtinë.

Lloyd G,. Nigro, (1984), Decision Making in the Public Sector Marcel Dekker Inc.

Brezina, C. 2012. Understanding the Gross Domestic Product and the Gross National Product. The Rosen

Publishing Group. Inc. New York.

Edwin G. West, “Adam Smith’s Economics and Politics” History of Political History, 8(1976) in wood,

Adam Smith, vol.1, pp. 581-600.

Sagar, R. 2005. Together with Economic Applications. Rachna Sagar PVT.LTD. New Delhi.

Bryman, A., Bell, E. 2007. Business Research Methods. Oxford University Press. UK.

Raporti i stabilitetit Financiare. 2014. Ministria e Financave te Republikes se Kosoves. Prishtine.

Radio Evropa e Lire., 2011. Artikulli: A e tret inflacioni rritjen e pagave?, [online]1 June. E disponueshme

ne: <http://www.evropaelire.org/content/article/3552037.html> [E qasur me 12 maj 2014].

Banka Qendrore e Kosoves. 2014. Raporti i Stabilitetit Financiar [online]1 June. E disponueshme ne:

<www.bqk-kos.org/repository/.../BQK_FSR_4.pd...> [E qasur me 13 maj 2014].

Radio Evropa e Lire., 2011. Rritja e pagave do te shkaktoje ngritje çmimesh, [online]1 June. E

disponueshme ne: <http://www.evropaelire.org/content/article/3552037.html> [E qasur me 12 maj

2014].

Sylqa, D; Kastrati, F; 2013; “Politika Fiskale dhe Reflektimi i sajë në zhvillimin Ekonomik” Kolegji

Dukagjini. Pejë.

Peci, B; 2009. Reformat Tatimore ne shtetet Ballkanike “Rasti i Kosoves” Universiteti AAB, Prishtine.

OECD (2013), OECD Factbook 2014: Economic, Environmental and Social Statistics, OECD Publishing.

doi: 10.1787/factbook-2013-en

Agjensia e statistikave te Kosoes., 2014. Artikulli: Shkalla e papunsise, [online]1 Qershor. E

disponueshme ne: < http://ask.rks-gov.net/> [E qasur me 15 maj 2014].

Instituti Reinvest, 2014; Te paguash apo te mos paguash . Reinvest Institure, Prishtine.

Page 32: Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

Shtojcat: