organizata jo qeveritare komunikimi dhe pjesëmarrja e ... · ne si qytetarë duhet të jemi më...

2
Sa takimet,sa lajmi në ueb-faqe të Komunës, kur po i shohim udhëheqësit komunal po thonë që vetëm me angazhime po jemi. A keni qenë pjesë e ndonjë takimi gjithë këto vite? Jo more, as që më shkon mendja të shkoj në takime të tyre, si këta sikur ata më herët, njëjtë nuk pres ndryshim. Një ko hë ka m qenë m ë aktiv, isha si përfaqësues i fshatit, për sh u m ë çështje ja m an gazh uar perso nalisht d he m e bashkëfshatarë, n ganjëherë m e thërrisnin në takim e d he ko nsultim e, p or u bënë sh u m ë përfaqësues sepse partitë p olitike n dërhynin..deri sa n uk zgjed hën përfaqësuesit legjitim d o të jetë e vështirë. N uk p o zbato het Ligji d he Rreg ullorja K o m u nale për rreg ullimin e përfaqësimit d he ko m u nikimit m e K o m u në. Edhe vetë pak angazhohem, por sa me pak që angazhohemi ata aq me komod ndihen, nuk ndjejnë presionin qytetar dhe shohin me shumë interesin përsonal se sa të Komunës dhe qytetarit. Qytetari është shumë pasiv. Unë marrë pjesë në takime me publikun dhe në seancat e kuvendit. Nga kjo kam kuptuar që sa më e madhe të jetë pjesëmarrja e qytetarit në takime aq më të kujdesshëm janë udhëheqësit. Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Statuti i Komunës, Rregullorja për Transparencë i garantojnë qytetarit mundësinë për t’u informuar dhe marrë pjesë në takime. Pra, Komuna me ligj është e obliguar të jetë e hapur, t’i krijojë mundësi qytetarit për pjesëmarrje në takime, t’i konsultojë dhe njoftojë ata për veprime të ndrys- hme, apo dhe t’i lejoi qasje në dokumente të komunës. Prandaj, ne si qytetarë duhet të jemi më aktiv dhe kërkues. Vetëm kështu qeverisja bëhet më e mirë. Organizata Jo Qeveritare Ky publikim realizohet në kuadër të projektit ‘’Qytetari ndihmon Komunën’’ financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të autorit dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit tëShtetit." Komunikimi dhe Pjesëmarrja e Qytetarëve në Vendimmarrje Vendimmarje Llogaridhënie Transparencë Informim Gjithpërfshirje

Upload: others

Post on 10-Sep-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Sa takimet,sa lajmi në ueb-faqe të Komunës, kur po i shohim udhëheqësit komunal po thonë që vetëm me angazhime po jemi. A keni qenë pjesë e ndonjë takimi gjithë këto vite?

Jo more, as që më shkon mendja të shkoj në takime të tyre, si këta sikur ata më herët, njëjtë nuk pres ndryshim.

Një kohë kam qenë më aktiv, isha si përfaqësues i fshatit, për shumë çështje jam angazhuar personalisht dhe me bashkëfshatarë, nganjëherë me thërrisnin në takime dhe konsultime, por u bënë shumë përfaqësues sepse partitë politike ndërhynin..deri sa nuk zgjedhën përfaqësuesit legjitim do të jetë e vështirë. Nuk po zbatohet Ligji dhe Rregullorja Komunale për rregullimin e përfaqësimit dhe komunikimit me Komunë.

Edhe vetë pak angazhohem, por sa me pak që angazhohemi ata aq me komod ndihen, nuk ndjejnë presionin qytetar dhe shohin me shumë interesin përsonal se sa të Komunës dhe qytetarit.

Qytetari është shumë pasiv. Unë marrë pjesë në takime me publikun dhe në seancat e kuvendit. Nga kjo kam kuptuar që sa më e madhe të jetë pjesëmarrja e qytetarit në takime aq më të kujdesshëm janë udhëheqësit. Ligji për Vetëqeverisje Lokale,Statuti i Komunës, Rregullorja për Transparencë i garantojnë qytetarit mundësinë për t’u informuar dhe marrë pjesë në takime. Pra, Komuna me ligj është e obliguar të jetë e hapur, t’i krijojë mundësi qytetarit për pjesëmarrje në takime, t’i konsultojë dhe njoftojë ata për veprime të ndrys-hme, apo dhe t’i lejoi qasje në dokumente të komunës. Prandaj, ne si qytetarë duhet të jemi më aktiv dhe kërkues. Vetëm kështu qeverisja bëhet më e mirë.

Organizata Jo Qeveritare

Ky publikim realizohet në kuadër të projektit ‘’Qytetari ndihmon Komunën’’ financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të autorit dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit tëShtetit."

Komunikimi dhe Pjesëmarrja e Qytetarëve në Vendimmarrje

Vendimmarje LlogaridhënieTransparencë

Informim

Gjithpërfshirje

Buxheti i Komunës së Klinës

Jo, nuk e kam iden.

Investimet kapitale caktohen dhe pothuajse nuk pyetemi kurrë ose vetëm sa për të plotësuarobligimet ligjore mbajnë takime apo dëgjime me publikun. Në fund vendosin vetë, ku e si të duan investojnë.

Kurrë nuk kam parë ndonjë njoftim për ndonjë debat apo takim,nuk e di as se si funksionon kjo punë?

A e dini sa është buxheti i Komunës së Klinës për investime kapitale në vitin 2019?

Ligji për Vetëqeverisje Lokale obligon Komunën të zhvillojë konsultime me publi-kun dhe dëgjoj zërin e qytetarit. Angazhimi aktiv i qytetarit obligon organet komunale të ndërmarrin hapa konkret në realizimin e kërkesave dhe prioriteteve të qytetarëve. Ne i kemi zgjedhur ata në Ekzekutiv dhe në Kuvend duhet t´i takojmë, ti paraqesim nevojat tona, të nisim iniciativa të përbash-këta dhe të avokojmë vazhdimisht. Kështu mund të ndikojmë në hartimin e buxhetit dhe ndarjen e investimeve kapitale. I kam parë njoftimet përmes ueb-faqes së Komunës, po ashtu jam interesuar dhe kam marrë pjesë në takime, madje në seancën e muajit shtator është miratuar buxheti i komunës për tre vitet e ardhshme. Në vitin 2019 kuptova që ishin 6,042,572.00€ për Paga dhe Mëditje, 1,070,934.00€ për Mallëra dhe Shërbime, për Komunali 180,000.00€, Transfere e Subvencione 105,000.00€ dhe për Investime Kapitale 2,740,442.00€. Ne kemi ndikuar që të përfshijmë rrjetin e kana-lizimit në fshatin tonë për vitin 2019, kjo falë komunikimit me këshilltarët e kuvendit dhe ekzekutivin, kemi paraqitur me shkrim prob-lemin dhe kemi marrë përkrahjen e tyre. Ashtu kishin vepruar edhe një grup qytet-arësh tjerë dhe që tani i’u është përfshirë në buxhet rregullimi i rrugës në qytet.