republika e shqipËrisË kuvendi komisioni për ekonominë
TRANSCRIPT
1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
PROCESVERBAL
Tiranë, më 21.09.2016, ora 10:00 – 12:24
Drejton mbledhjen:
Erion Braçe – kryetar i Komisionit
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit.
2.Seancë dëgjimore për informacionet e AMF-së, në përgjigje të kërkesave të Komisionit për
Ekonominë dhe Financat gjatë shqyrtimit të raportit për veprimtarinë e AMF-së për vitin 2015".
Marrin pjesë:
Erion Braçe, Ridvan Bode, Blerina Gjylameti, Përparim Spahiu, Florion Mima, Anastas Angjeli,
Antoneta Dhima, Andrea Marto, Ervin Koçi, Evis Kushi, Ervin Bushati, Shkëlqim Cani, Gledion Rehovica,
Liljana Elmazi, Gjovalin Kadeli, Luan Duzha, Jorida Tabaku dhe Igli Cara.
Mungojnë:
Edmond Spaho, Dashamir Shehi.
Të ftuar:
Enkeleda Shehi - drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së
Pajtim Melani - kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Mirela Selita - drejtore i Drejtorisë Juridike
Flora Musta - drejtore e Drejtorisë së Licencimit dhe Monitorimit të Ndërmjetësve
Artur Ribaj - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes Financiare.
2
HAPET MBLEDHJA
Erion Brace – Mirëmëngjesi të gjithëve!
Fillojmë mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe të Financave të Kuvendit.
Siç jeni lajmëruar, sot në rendin e ditës së punës së këtij komisioni është çështja në vijim. Komisioni
është i angazhuar në shqyrtimin e raportit të veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin
2015. Kemi zhvilluar një seancë të parë, ku Autoriteti Mbikëqyrës Financiar ka prezantuar raportin e
veprimtarisë përgjatë vitit 2015. Relatori i komisionit ka paraqitur relacionin në emër të këtij komisioni për
raportin e veprimtarisë së Autoritetit Mbikëqyrës Financiar. Janë parashtruar një seri kërkesash në raportin
e relatorit në pyetjet e bëra nga ana e deputetëve. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vënë në dispozicion
të këtij komisioni informacionet e kërkuara, por njëherësh ne besojmë që këto informacione do të ndahen
edhe me publikun. Pikërisht për këtë arsye ndodhet sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave
drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, zonja Shehi, si dhe kryetari i Këshillit
Mbikëqyrës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, zoti Melani.
Do të procedojmë me përgjigjet e pyetjeve dhe, natyrisht, edhe me përmbajtjen e informacioneve
drejtuar këtij komisioni nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Pastaj, në rast se kolegët deputetë
kanë pyetje të tjera shtesë lidhur me veprimtarinë e këtij autoriteti gjatë vitit 2015, janë të lutur që t’i
adresojnë ato.
Zoti Angjeli, si relator i komisionit, keni pyetje lidhur me këtë gjë?
Anastas Angjeli – Faleminderit, zoti kryetar!
Dua të bëj një sqarim paraprak, nisur më tepër nga përgjigjja që Autoriteti Mbikëqyrjes ka kthyer
në lidhje me pyetjet që unë drejtova dhe pastaj, sipas Rregullores, ne do të vazhdojmë me dëgjesën.
Duke marrë në konsideratë dëgjesën, raportin e Kontrollit të Shtetit dhe dokumentet e tjera të
depozituara, ne do të përgatisim deklaratën për në Kuvend.
Paraprakisht doja të thosha se në vlerësimin e punës që bëra para disa javësh për Autoritetin, jam
bazuar në dokumentet zyrtare të paraqitura në Kuvendin e Shqipërisë, që janë: raportet e bordit dhe raporti
i Kontrollit të Shtetit. Këtyre dy raporteve do t’u shtohet edhe dokumenti përkatës që do të diskutohet sot.
Të nderuar deputetë dhe ju të ftuar, dua t’ju shpjegoj se deputetët e këtij komisioni nuk janë audit,
mos u ngatërroni, sepse ne nuk bëjmë auditim, por marrim dokumentet që na ka dërguar bordi, dokumentet
që na ka dërguar Kontrolli i Shtetit, madje shikojmë edhe raportet që ne kemi bërë nëse ju keni reflektuar
për rekomandimet dhe mbi bazën e asaj bëjmë relacionin. Unë nuk shkoj të kontrolloj shoqëritë, nuk vij t’ju
kontrolloj ju, sepse nuk jam për këtë punë. Kështu që, është guxim shumë i tepruar nga ana juaj, që në letrën
përcjellëse të shkruani: “Autoriteti, bashkëngjitur kësaj shkrese, ka dhënë shpjegimet përkatëse për
3
konstatimet e relatorit, të parashikuara në rubrikën problematike, ku nëpërmjet fakteve dhe të dhënave
argumenton se çështjet e ngritura janë të pabazuara dhe të paazhurnuara”. Unë nuk bëj azhurnime, se mos
më keni ngatërruar dhe mendoni se kam ndonjë certifikatë auditimi. Të dy rekomandimet, tek të cilat kam
thënë se është shkelur ligji, janë bërë nga ai që është në krahun tuaj.
Kam një pyetje, mund të përgjigjeni me po ose me jo: A janë ato rekomandime, që ka bërë ai që
është në krahun tuaj, edhe për punësimin, edhe për ato?
Enkeleda Shehi – Nuk janë të vërteta. Zotëria është aty dhe se çfarë ka bërë ai.
Anastas Angjeli – Ta mbaroj të lutem! Ai nuk e ka bërë në veten e vetë, por e ka bërë në ushtrim
të funksionit të detyrës dhe e ka sjellë këtu. Unë kam shkruar ato që ai ka sjellë. Ju nuk mund të thoni që
janë të pabazuara për një institucion. Kjo ishte e para.
E dyta, në tavolinë është një raport i Kontrollit të Shtetit dhe ne i jemi referuar atij. Në qoftë se ju
jeni në ndonjë fazë të caktuar të ballafaqimit me Kontrollin e Shtetit dhe të zbatimit të detyrave të Kontrollit
të Shtetit, është çështja juaj, nuk është çështja ime, as e relatorit, as e kryetarit dhe as e deputetëve, sepse ne
nuk jemi auditues, por jemi deputetë. Neve na vijnë dokumentet që kërkohen për një çështje dhe gjykojmë
mbi bazën e tyre. Këtë duhet ta keni të qartë të gjithë ju, ashtu siç e kemi të qartë edhe ne këtu. Kështu që,
unë do të dëgjoj me shumë respekt dhe kënaqësi përgjigjet që keni dhënë ju dhe pastaj, mbi bazën e të gjithë
këtyre letrave, ne do të gjykojmë. Kjo është e gjitha, sepse shikoj që ka një keqinterpretim. Këtu nuk ka
qëllime personale me një drejtues, me kryetarin e bordit, dhe me ju, por qëllimi këtu është që në fund të
kësaj pune, pas dy vjetëve dhëniesh rekomandime, ne të arrijmë në një përfundim nëse ky institucion ka
nevojë të përmirësojë punën ose jo. Për këtë mblidhemi ne këtu, nuk kemi gjëra të tjera. Kështu që, dua që
në këtë frymë të shikohej i gjithë diskutimi dhe të gjitha ato që kemi rekomanduar.
Faleminderit!
Erion Braçe – Faleminderit, zoti Angjeli!
Para se të fillojmë me përgjigjet e pyetjeve, dua të them dy gjëra, nisur edhe nga kjo shkresë që
unë e kam marrë vetëm sot në mëngjes.
Së pari, kam përshtypjen se jeni keqkuptuar shumë, sepse ju nuk mund të gjykoni absolutisht asnjë
dokument të këtij komisioni dhe opinionin e asnjë deputeti, përkundrazi, ky komision ka për detyrë ligjore
të bëjë vlerësimin e punës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2015, ashtu siç e ka bërë vitin
që shkoi, një vit më parë, si edhe vitet e shkuara. Pra, është në invers të asaj që ju pretendoni të bëni me këtë
shkresë.
Së dyti, dua ta theksoj qartësisht që Kuvendi funksionon si një institucion, që do të thotë se është
ky komision që ka autoritetin ligjor të bëjë vlerësimin e punës për ju. Në funksion të këtij komisioni janë
një seri institucionesh të tjera, duke filluar nga institucionet kushtetuese deri tek institucionet e brendshme
4
të Kuvendit, që do të thotë se për ne, parësore në vlerësim të punës tuaj, është raporti që ju bëni, natyrisht
shpjegimet që ju jepni, por edhe raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Zoti Angjeli, ky raport është përfundimtar dhe nuk është më në fazë diskutimi midis jush dhe
Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky raport sjell te ju detyrimin për të përmbushur një për një të gjitha
rekomandimet që ka bërë ky raport. Ky raport ju ka ardhur juve, ashtu siç i është drejtuar edhe Kuvendit të
Republikës së Shqipërisë që në kod dhe në shkresë. Pra, ky është dokument zyrtar dhe këtë dokument zyrtar
nuk mund ta gjykoni më as ju dhe askush tjetër në rast se ka pasaktësi apo fakte të pavërteta, ashtu siç
pretendoni ju këtu. Në rast se keni pretendime përkundrejt këtij raporti, mund t’i drejtoheni gjykatës, kështu
thotë ligji për Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Së treti, Kuvendi ka institucione të brendshme, ka një drejtori të Monitorimit të të gjithë
Institucioneve të Pavarura dhe Kushtetuese, dhe natyrisht, është kjo drejtori që bën vlerësimet e tyre, për
dijeni të këtij komisioni mbi veprimtarinë tuaj gjatë një viti. Kështu ndodh për Bankën e Shqipërisë,
Kontrollin e Lartë të Shtetit, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, Agjencinë e Sigurimit të Depozitave dhe
kështu ndodh për një seri institucionesh të pavarura, që janë nën varësinë e Kuvendit, apo që raportojnë në
Kuvend. Kështu që, duhet të kuptoni që, në rast se institucionet e Kuvendit, apo institucionet e tjera
kushtetuese kanë prodhuar dokumente të cilave ne u referohemi, do të thotë që ne kemi një burim zyrtar të
certifikuar informacioni për vlerësimin e punës suaj. Kështu që, të tilla vlerësime në shkresa zyrtare, ju
lutem shumë kursejini.
Vazhdojmë me përgjigjet e pyetjeve.
Enkeleda Shehi – Mendoj që përpara se t’u jap përgjigje pyetjeve, dua të bëj një sqarim për
deputetët, edhe një herë për këtë debat që u ngrit sot. Ne jemi një autoritet që nga ana financiare
kontrollohemi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Që nga viti 2006, që është ngritur ai institucion, vitin e kaluar
ishte hera e parë që Kontrolli i Shteti ka ushtruar kontroll. Me sa jam në dijeni, raporti i Kontrollit të Shtetit
nuk ka as edhe një rekomandim shkeljeje për sa i përket pjesës financiare. Sigurisht që ka rekomandime për
përmirësimin e punës dhe, sipas procedurave të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka ardhur edhe grupi për të
verifikuar zbatimin e rekomandimeve dhe jemi 100% të përputhur. Ka vetëm një vendim për një kthyerjeje
shpërblimi për pagesë shkollimi të një punonjëse, por edhe vendimi i bordit pasi e trajtoi këtë kërkesë, e pa
të arsyeshme që të qëndrojë ai vendim që ka marr autoriteti dhe jo rekomandimi i KLSH-së. Kjo është për
sa i përket pjesës financiare.
Pikërisht, vitin...
Erion Braçe - Stop! Një sekondë, që të informojmë qartësisht se si janë gjërat. Kontrolli i Lartë i
Shtetit nuk ka ardhur të bëjë...
Enkeleda Shehi – Këtë doja të thosha.
5
Erion Braçe – Raporti që unë kam përpara dhe që natyrisht është shumë i rëndësishëm në raport
me vlerësimin e punës suaj si institucion, është kontroll...
Enkeleda Shehi - ...me performancën.
Erion Braçe – Të lutem a mund ta mbaroj?
Perfomanca administrative e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është për garantim të aftësisë
paguese të tregut të sigurimeve. Më lejoni t’ju them, do të trajtohen edhe më vonë, se kemi mospërputhje
shumë më të madhe, sepse ju nxirrni vetëm katër kompani me pamjaftueshmëri kapitali dhe aftësi paguese,
ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr vetëm tri kompani me aftësi paguese dhe mjaftueshmëri kapitali. Ky
është problem shumë i madh dhe ju jeni njëri këtu, kurse tjetri matanë. Dakord? Kjo është e vërtetë, sepse
unë kam raportin përpara, ashtu siç kam edhe përgjigjet tuaja. Të vazhdojmë me përgjigjet e pyetjeve, sepse
do ta shqyrtojmë në vijim këtë gjë.
Enkeleda Shehi – Ka të bëjë edhe me kontrollin e dytë, atë që thatë ju, vlerësimi i performancës.
Pikërisht, është hera e parë që ky vlerësim i bëhet Autoritetit dhe ka që në fillim të vitit që është depozituar
raporti. Në një periudhë deri në fund të qershorit, ne i kemi zbatuar të gjitha rekomandimet që ka lënë ai
raport, me të gjitha rregulloret dhe përpilimet e të gjitha pikave që u lanë aty.
Për sa u përket treguesve të aftësisë paguese, ato janë publike. Unë kam drejtorin e Mbikëqyrjes
këtu dhe, në qoftë se lëvizet me shifra, nëse janë 3, 4 ose 5, ato janë publike. Ne disponojmë të dhënat, të
cilat ia kemi paraqitur komisionit në letrën që keni sjellë, ku janë vetëm tri kompani që rezultojnë me tregues
të paaftësisë paguese në vitin 2015 dhe katër shoqëri sigurimi që kanë më pak arkëtime në mbulim të
provigjioneve. Në qoftë se ju i lexoni saktë, këto janë faktet dhe prandaj mora përsipër që të sjellë një
përgjigje për këtë.
Erion Braçe – Edhe një herë tjetër. Ju lutem shumë, kursejini vlerësimet për anëtarët e këtij
komisioni. Nuk më tregon dot asnjë sekondë se sa di dhe sa di unë të lexoj, të jesh e bindur që di të lexoj
shumë mirë, pavarësisht se jam me syze. Ju lutem, edhe një herë, merrini me rradhë shqetësimet që janë
paraqitur në relacionin e këtij komisioni, dhe natyrisht edhe pyetjet që kanë bërë deputetët për t’iu përgjigjur
një për një.
Igli Cara – Zoti kryetar, për procedurë.
Më fal, por unë kam kohë në këtë komision, por është hera e parë që shoh se pa filluar mbledhja,
si relatori zoti Angjeli, ashtu edhe ju, e keni marrë fjalën katër herë dhe keni një lloj presioni mbi
drejtoreshën, që unë s’po e kuptoj.
(Ndërhyrje pa mikrofon).
Një sekondë se unë nuk të ndërpreva, më lër të mbaroj. Është hera e parë në shtatë vjet që pa filluar
mbledhja ke kërkuar pa filluar këtë informacion dhe këtë shkresë.
6
Të them edhe diçka. Mos u bëni kaq merak për KLSH-në, sepse Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka
shkruar për qeverinë gjëra që nuk përputhen fare, që janë si Toka me Hënën, dhe nuk e keni bërë kaq
problem. Tani, meqë drejtoreshës i paska dalë një mospërputhje me KLSH-në, u bë qameti i madh. Ju lutem,
ta lëmë drejtoreshën të vazhdojë, sepse po e ndërpretë, mbledhja nuk ka kuptim, sepse pastaj do dëgjojmë
vetëm debatin tuaj me drejtoreshën. Nuk ka asgjë të keqe, as ofendoi njeri, as...
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
E pra tani, të lutem!
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Anastas Angjeli - Mbarove ti? Të flas unë pra.
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Ta mbyllësh, e ta mbyllësh deri në fund, sepse unë jam relator dhe bëra vetëm një koment për
shkresën. Kjo është e drejta ime, sepse unë i bëra pyetjet, nuk i bëre ti. Ti nuk ke qenë në mbledhje.
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Unë i bëra pyetjet. Tani me shumë edukatë....
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
A ka mundësi të mbaroj?
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
E pra, mos na fol tani si “E ëma e Zeqos në majë të thanës”.
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Unë do flas, sepse jam relatori dhe u tregova shumë i edukuar. Ju thashë, kemi bërë një shkresë
dhe argumentova që të jeni të kujdesshëm, sepse çdo gjë që unë kam thënë dhe kam shkruar radhën e parë,
e kam bërë në bazë të disa dokumenteve, sepse unë nuk jam auditues. Kjo është e drejta ime, dhe këtu nuk
më ndalon dot asnjë që të flas, sepse unë isha relatori. Të fola me të mira, prandaj mos më thuaj as katër dhe
as pesë. Mos e shndërro...
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Edhe një herë. Të lutem, mos e shndërroni...
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Ka mundësi ta mbaroj fjalën.
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Unë nuk të ndërhyra.
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Edhe një herë: mos e shndërroni këtë gjë në çështje emrash dhe personash, por shndërrojeni në
çështje institucioni. Po bëjmë një mbledhje për të përmirësuar punën. Në qoftë se do të jepen 5 rekomandime
7
nga ne dhe do plotësohen 3, i bëjnë mirë atij institucioni, siç kanë bërë vjet kur ka pasur 10 rekomandime,
që ka plotësuar 6, 2 i ka plotësuar pjesërisht, kurse 2 nuk i ka plotësuar, por do t’i plotësojë vitin tjetër. Po
e pamë me emra personash, do thoni, ata që janë atje.
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Kështu si flisni ju...
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Erion Braçe - Zoti Cara...
Anastas Angjeli - Me mënyrën se si po veproni, pra. S’ke bërë ndonjëherë kështu ti, prandaj.
Erion Braçe - Zoti Cara, për herë të parë në 20 vjet punë që kam në Kuvend, unë gjej një letër të
tillë. Natyrisht jo për vete, por për institucionin dhe për ju që jeni kolegë këtu.
Edhe një herë: “ku nëpërmjet fakteve dhe të dhënave, argumentohet se çështjet e ngritura nga
relatori, janë të pabazuara dhe të paazhornuara me situatën dhe punën aktuale të bërë nga autoriteti”. Ky
është konkluzioni që shoqëron këtë shkresë që ka ardhur në Kuvend dhe në referencë të këtij konkluzioni,
u detyruam si unë edhe relatori, të themi që relatori bazuar....
(Zoti Braçe diskuton pa mikrofon.)
... çdo institucion të pavarur për secilin.
Para se të fillojmë mbledhjet, natyrisht që këtu vjen një relacion për çdo institucion të pavarur që
ka raportuar jo vetëm në këtë komision, por në të gjitha komisionet e tjera respektive të Kuvendit. Këto dy
dokumente, janë ato mbi bazën e të cilave relatori....
Tani, ne bëmë këtë sqarim, kurse për çështjen tjetër, se sa larg janë në vlerësimet e tyre Kontrolli i
Lartë i Shtetit dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ja ku është dhe mund t’i verifikojmë. Numra janë
dhe natyrisht mund t’i verifikojnë, por kjo pjesë nuk ka lidhje as me autoritetin e Kontrollit të Lartë të Shtetit
dhe as me autoritetin e Autoritetit të Mbikëqyrës Financiare, por ka lidhje me një element shumë të
rëndësishëm që ka të bëjë me interesin publik, që është aftësia paguese e tregut të sigurimeve. Dakord? Ky
është shqetësimi që unë kam, dhe këtu nuk ka as kërcënim, as presion dhe asgjë tjetër. Ky komision është
mbledhur për të verifikuar gjërat, prandaj janë ngritur shqetësimet, janë bërë pyetjet dhe kjo seancë prandaj
zhvillohet, për të marrë përgjigje një për një. Natyrisht, duke i kursyer edhe vlerësimet për njëri-tjetrin. Kaq.
Ne nuk kemi bërë vlerësime për asnjëri, pavarësisht se e kemi autoritetin të bëjmë vlerësime për punën e
gjithsecilit. Jo, nuk kemi bërë, kështu që, pretendojmë që gjithë të tjerët, të jenë të kursyer për të bërë
vlerësime për punën tonë. Është e thjeshtë. Urdhëroni.
Enkeleda Shehi - ... në total, rezulton me aftësi paguese dhe jo paaftësi paguese.
8
Për sa i përket pikës tjetër, që ka të bëjë me rënien e raportit dhe jo me primet, mund të them, që
në fund të vitit 2015 treguesit tregojnë rritje dhe jo rënie, prandaj edhe ne e kemi plotësuar materialin me të
dhënat e reja.
Për sa u përket informacioneve të tjera që janë përfshirë, aty kërkohej një studim për likuiditetin,
që ne e kemi plotësuar, si edhe kemi bërë një vlerësim të treguesit të likuiditetit në manualin e mbikëqyrjes.
Aty kemi përcaktuar që autoriteti ka përgatitur një rregullore të re për matjen e likuiditetit të shoqërive të
sigurimeve mbi baza ditore. Bile, është evidentuar nga grupi i ri i specialistëve që kanë ardhur aty, që edhe
manuali ka një tregues, i cili në bazë të eksperiencave më të mira dhe ligjeve që ekzistojnë nuk është i saktë.
Pra, ai tregues, ka nevojë edhe për përmirësime në mënyrën se si është miratuar në raportin e manualit.
Gjithashtu, një material tjetër i kërkuar nga relatori, ishte për procedurën e përzgjedhjes së
shoqërisë audituese. Prandaj, këtu përshkruhet në mënyrë të hollësishme e gjithë procedura që ka ndjekur
autoriteti, për zgjedhjen e kompanisë audituese për të bërë auditimin e pasqyrave financiare. Pikërisht kjo
pjesë, nuk është fare burim informacioni nga raporti i Kontrollit të Shtetit, sepse nuk ishte subjekt i tij, por
ndoshta është prokurim nga anëtari apo kryetari i bordit, i cili në mënyrë subjektive ka deformuar
informacionin.
Ne jemi institucion që zbatojmë ligjin e prokurimit publik. Përcaktojmë kërkesat për firmën
audituese me mbledhjen e bordit dhe të gjitha specifikimet që duhet të paraqiten në faqen zyrtare të APP-
së. I hedhim në faqen zyrtare të APP-së dhe në bazë të rregullave të saj, del firma fituese që auditon pasqyrat
financiare. Është pikërisht firma... ajo që e ka bërë këtë. Faktikisht, kemi qenë ne si autoritet që i kemi thënë
bordit të mbikëqyrjes së auditorit publik, që kjo firmë kishte disa pasaktësi dhe po me kërkesën tonë, i është
hequr licenca për një vit. Megjithatë, me anë të vendimit të gjykatës, ky subjekt, ka prezantuar në autoritet
një dokument që nënkupton se e ka fituar gjyqin për këtë dhe vendimi është bërë nul. Në këtë moment, duke
parë që të gjitha kërkesat sipas specifikimeve teknike ishin aty, njësia e prokurimit e kaloi këtë kompani.
Në mbledhjen e radhës, bordi i autoritetit u njoh me raportin e auditimit dhe i miratoi pasqyrat
financiare. Nuk është e vërtetë, prandaj e kemi shkruar aty, që bëhet, që ka miratuar, e të tjera konkluzione
që ka nxjerrë relatori.
Një tjetër gjë kam. Aty thuhet që autoriteti nuk ka rregullore të marrëdhënieve të punës. Ky është
një fakt i pavërtetë, sepse ne e kemi një rregullore të marrëdhënieve, e kemi pasur që në histori dhe tani e
kemi përshtatur me ndryshimet e ligjit të ri. Po, ka pasur shumë kontradikta, sepse nga mënyra se si ka
funksionuar bordi me 5 anëtarë dhe me një numër të reduktuar, që unë do flas pak më pas, sepse kam një
pyetje nga ish-deputeti Sherefedin për këtë pikë, kanë pasur një tejkalim të ligjit në propozimet që anëtarët
e tjerë të bordit kërkonin të merrnin kompetencat e drejtorit ekzekutiv. Ka pasur një debat dhe debate do të
9
ketë gjithmonë, por gjithsesi, kjo rregullore është miratuar me votat e të gjithëve ne, dhe është në faqe. Fakti
që ne nuk kemi një rregullore të marrëdhënieve të punës, është i pavërtetë. Këto janë të sqaruara mirë.
Më pas, flitet për shkarkime të pamerituara, heqje stafi nga puna e të tjera. Këto janë fakte të
pavërteta dhe ndoshta të shtyra nga influenca personale, qoftë e kryetari i bordit apo anëtarëve të tjerë, por
edhe e relatorit. Këtu më vjen keq për...
Erion Braçe - Edhe një herë. Të lutem shumë, për kryetarin e bordit që e ke në krah, mund të bësh
çfarë vlerësimi të duash, por për relatorin e komisionit nuk mund të bësh absolutisht asnjë lloj vlerësimi. Të
lutem, po jua përsërisë për herë të tretë dhe të katërt, që vlerësime për anëtarët e këtij komisioni nuk të lejoj
të bësh.
(Diskutime pa mikrofon.)
Vazhdoni me përgjigjet e pyetjeve.
(Debate pa mikrofon.)
Enkeleda Shehi – Zoti Kryetar, më fal...
(Debate pa mikrofon.)
Erion Braçe - Merrini një për një çështjet dhe vazhdoni me përgjigjet e pyetjeve!
Enkeleda Shehi - Gjithsesi këto ishin sa për argumente.
Erion Braçe - Vazhdoni me përgjigjet e pyetjeve!
Enkeleda Shehi – Për sa u përket përgjigjeve të pyetjeve, pyetja e parë, që vëren ish-deputeti
Sherefedin Shehu, në fakt, duke parë edhe këtë situatë që u krijua këtu, ndoshta po të kishte qenë edhe ai do
ta kishte parë, është: relatori i komisionit thotë, prezantoi një sërë konfliktesh institucionale midis bordit të
mbikëqyrjes dhe drejtorit ekzekutiv; a mos është kjo një situatë, rrjedhojë e boshllëqeve ligjore apo e
zgjidhjeve të gabuara ligjore? Nisur nga kjo situatë, do të doja të dija se sa efektive kanë qenë ndryshimet
ligjore që krijuan skemën e re të qeverisjes me borde dhe drejtorë ekzekutivë.
Më lejoni t’ju bëj një historik.
Në vitin 2013, u bë një vlerësim i sistemit të sektorit financiar në vend, teksa hapej nga misioni i
Bankës Botërore dhe FMN-së. Sigurisht, ato kaluan në skaner të gjithë aktivitetin e AMF-së, si një autoritet
i dytë rregullator dhe mbikëqyrës i tregut financiar jobankar dhe evidentuan nevojën për një pavarësi
institucionale dhe financiare të këtij institucioni. E mbështetën autoritetin në të gjitha hallkat për të krijuar
një ligj që të forconte rolin e autoritetit. Pikërisht sot, shikohet se sa i pavarur është ky institucion për ta
forcuar dhe për t’i dhënë pavarësi funksionale strukturore dhe financiare. Njëkohësisht, për të rritur edhe
përgjegjshmërinë e këtij institucioni, çdo person që vëren aty, përgjigjet me përgjegjësinë maksimale për të
gjitha detyrat.
10
Ky ligj u draftua edhe me konsulencën e tyre dhe u paraqit në qeverinë e Shqipërisë. Aty u miratua
ashtu siç ishte. Pikërisht në këtë komision, ndodhi një ndryshim shumë esencial i atij draftligji, ku u
konfigurua dhe u prish e gjithë struktura drejtuese e këtij institucioni. Nga shtatë anëtarë që kishte dhe me
institucione të caktuara të cilat i zgjidhnin ata, bordi u reduktua në pesë anëtarë. Mund të themi, që ky
numër, unë ia kam thënë që atëherë, është numër shumë i vogël.
Gjithashtu, dua të them edhe diçka tjetër. Përveç faktit, se si vetë ligji u arnua në brendësinë e tij,
ai la disa pozicione të paqarta. Drejtori ekzekutiv ka disa detyra që mbivendosen me kryetarin e bordit.
Kryetari i bordit ka përsipër disa detyra të drejtorit ekzekutiv, për të mos thënë që vetë ligji ka rudimente të
kësaj natyre, aty flitet akoma për nënkryetar, pozicione të cilat nuk ekzistojnë më, ose ka mandate të
papërcaktuara, të ricaktuar dhe të saktësuara të anëtarëve të bordit. Megjithatë, më lejoni të them edhe diçka
tjetër.
Çfarë problematikash kanë sjellë ky bord dhe kjo skemë e re?
Në ndryshim nga AMF-ja, që ka qenë më parë dhe për analogji me Bankën e Shqipërisë si
rregullator, ka ulur kapacitetet ekzekutive të institucionit. Vendimmarrja është dyzuar, ankimimi i drejtohet
afro dy strukturave dhe kjo sjell mungesë eficente, kohëzgjatje, sorollatje dhe ulje të cilësisë.
Kjo skemë ka prodhuar një sërë konfliktesh brenda institucionit dhe më lejoni t’ju kujtoj dy
mbledhjet e fundit. Kishim përcaktuar mbledhjen e muajit gusht, por në pamundësi të drejtoreshës
ekzekutive apo të kryetarit të bordit, mbledhjet janë shtyrë për në muajt gusht dhe shtator. Tre anëtarë herë
mblidhen dhe herë nuk duan të mblidhen, sepse mendojnë që kanë risk të madh po të mblidhen. E gjithë
kjo, sjell një vonese të gjithë procesit të vendimmarrjes brenda në AMF.
Defekt tjetër mund të jetë se bordi është i jashtëm dhe me një numër të vogël anëtarësh, shpesh
merren vendime kaq të rëndësishme vetëm me tre anëtarë, që në disa raste kanë qenë edhe kundër interesave
të institucionit. Më lejoni t’ju theksoj, se kemi pasur disa raste kur drejtoria juridike paraqet masa për
mbikëqyrjen dhe vetë bordi me një numër më të reduktuar nuk i miraton ose i lehtëson ato masa.
Interesi i anëtarëve të bordit për fushat që mbulon AMF-ja është relativ, pasi ata nuk vijnë nga
komisione që janë të lidhura me fushën e AMF-së, përveç kandidatit që vjen nga Banka e Shqipërisë. Shpesh
hyjnë në kontradiktë dhe për pasojë, ulin autoritetin dhe fuqinë ekzekutive të vetë institucionit duke mos e
bërë atë eficient.
Po ju jap një shembull konkret. Mjafton që një shoqëri të ankimohet pranë kryetarit të bordit dhe
pastaj krijohet një situatë dualizmi vendimmarrjeje, gjë e cila nuk ndodhte më parë. AMF-ja vepronte si një
institucion kompakt, për arsye se kryetari i institucionit, që mbart edhe përgjegjësitë ekzekutive, ishte
njëkohësisht edhe kryetari i bordit. Grotesku ka ardhur deri aty sa kryetari i bordit është drejtues pranë
Autoritetit të Konkurrencës, një institucion që hap hetimin ndaj tregut që mbikëqyr institucioni i AMF-së
11
dhe që ky drejton si kryetar bordi. Ky fakt, jo vetëm e pengon institucionin e AMF-së për shkak të konfliktit,
por edhe institucionit ku punon me kohë të plotë kryetari i bordit, që është Autoriteti i Konkurrencës, i
humbet serioziteti.
Gjithashtu, bordi i ri, ka dalë nga komisionet teknike, e ka rrethuar drejtorin e përgjithshëm
ekzekutiv dhe administratën dhe mundohet të imponojë me vendime thjesht numerike si dhe shprehej kundër
interesave të institucionit duke i zbehur atij autoritetin dhe duke i ulur eficensën. Herë pas here, në mënyrë
individuale anëtarët e bordit paraqiten në media me interesat dhe idetë e veta, duke furnizuar shpesh mediat,
veçanërisht mediat elektronike, mediat online, me informacione konfidenciale, duke deformuar...
Është edhe rasti i deformimit që i ka bërë relatorit për disa probleme, nga kryetari i bordit, që janë
të pasakta, për të cilat unë solla shkresë për t’i sqaruar, duke deformuar realitetin e institucionit dhe duke
krijuar një imazh të caktuar për punën që bëjmë.
Të mos harrojmë se AMF është institucion, i cili ka për detyrë të kontrollojë lobin më të madh
financiar të vendit. Shoqëritë e sigurimit e konsiderojnë individ dhe jo grupe aksionerësh si në rastin e
bankave, individ që ka raporte me bizneset, por edhe me politikën, me të gjitha palë. Ka lidhje me mediet e
të gjitha llojeve, pasi janë financuesit më të mëdhenj, nëpërmjet reklamave. Domethënë se kanë kapacitete
të vënë nën presion institucione nga politika, nga media, nga grupe interesi. Kësisoj, institucionit tonë i
duhet fuqi e pavarësi, autoritet i mjaftueshëm, gjë të cilën, me ligjin e ri e kemi humbur, dhe shumë prej
këtyre kërkesave, mënyra si administrohemi.
Këtë doja të thosha, për sa i përket asaj pike. Megjithatë, kam dëshirë të shtoje dhe diçka tjetër.
Ka katër vjet që e drejtoj atë institucion, dhe qëllimi që i kam vënë vetes është ta modernizoj dhe
ta çoj përpara këtë institucion, ashtu siç janë nevojat e këtij shteti, të ekonomisë shqiptare. Kam punuar me
përgjegjshmërinë më të madhe çdo ditë në këtë institucion. Mund të jap disa shembuj, disa tregues, në lidhje
me krahasimin me vitin 2012, kur unë e kam marrë këtë punë. Tregu i sigurimeve është rritur rreth 58, 2 %.
Po e shpreh me euro, meqë shifrat janë pak më të reduktuara: nga 63 milionë euro që ishte, tashmë është
100 milionë euro. Penetrimi, qw është prim për GDP, nga 0,64 % tashmë janë 0, 98 %. Dendësia, që është
primi për frymë, nga 23 euro që paguhej në 2012-ën, tashmë është 35 euro.
Aktivet përmbi GDP, nga 1, 5 % që zinin në 2012-ën, tashti është 1, 9 %. Pagesat me
dëmshpërblimeve për fond kompensimi, të cilat në total, në harkun kohor 2009-2011 kanë qenë rreth 496
milionë lekë, në harkun kohor që kur unë jam në këtë institucion janë paguar rreth 1, 52 miliardë lekë ose
tre herë më shumë nga e gjithë ajo pagesë.
Gjithashtu mund të them se sigurimi vullnetar në tregun sigurimeve, nga 24 milionë euro që ka
qenë në 2012-ën, tashmë është 32 milionë euro, me një rritje rreth 33 %. Sigurimi i jetës, nga 6, 2 milionë,
me një rritje prej 18 %, në 7, 3 milionë.
12
Për sa i përket fushës së pensioneve, totali i aktiveve, nga 1, 7 milionë euro tashmë është 6, 6
milionë, me një rritje 288 %, numri i anëtarëve nga 7200 në 12, 500, me një rritje rreth 72 %.
Për sa i përket tregut të letrave me vlerë, nga një treg që dispononte asete me terma 114 milionë
euro, sot ka 514 milionë euro, me një rritje 350 %, ndëersa numri i anëtarëve, nga 10 mijë anëtarë që ishin,
sot janë 32 mijë anëtarë. Në raport me GDP-në, nga 1, 2 % që ishte në 2012, tashmë është 4, 7 %. Të mos
përmend pastaj se sa rregullore, rreth 52 rregullore në këtë hark kohor. Është miratuar ligji më i rëndësishëm,
është përgatitur ligji i sigurimit, si dhe mendimet e ligjit të AMF-së, ky që po diskutojmë sot, dhe ligjit të
sipërmarrjeve të investimeve kolektive.
Me të vërtetë kryetari i komisionit ka dalë dhe ka kritikuar drejtoreshën për moszbatim të
rekomandimit për sjelljen e ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm”.
Më lejoni të bëj një rezyme për këtë.
Ligji “Për sigurimin e detyrueshëm” është një ligj shumë-shumë i rëndësishëm për tregun e
sigurimeve, që ka të bëjë me sigurimin ndaj palëve të treta, veçanërisht në transportin publik.
Ky ligj është draftuar për herë të parë me gjithë pjesëmarrjen e industrisë dhe palëve të interesit.
Është depozituar në Ministrinë e Financave në tetor të vitit 2015. Më pas Banka Botërore, dy muaj më
mbrapa, ka bërë kërkesat e saj për disa mendime.
Gjithashtu autoriteti, me konsensus, mori gjithashtu edhe te gjitha komentet e ministrive, që i solli
Ministria e Financave. E pa edhe një herë ligjin, e diskutoi pothuajse çdo javë; kemi qenë në tavolina me
tregun, me industrinë, me palët e interesit, sepse ky është ligj shumë i adoptueshëm. Industria kërkon ta
dizenjojë atë për interesat e veta, ndaj ka qenë një ligj shumë i debatuar dhe ka qenë shumë e vështirë për të
arritur në këtë konkluzion.
Megjithatë, duke parë problematikën që kishte, veçanërisht në një pikë kryesore, që është funksioni
i byrosë shqiptare të sigurimeve, ne me atë punën e pareshtur që bëmë, arritëm të prodhojmë një dokument,
të cilin ia kemi dorëzuar Ministrisë së Financave në fillim të shtatorit, më datë 5 shtator 2016. Në të janë të
përfshira të gjitha këto debate.
Me të vërtetë ju mund të thoni e i kemi tejkaluar afatet. Po, i kemi tejkaluar, por ka qenë një debat
me të vërtetë shumë i gjatë.
Më lejoni t’ju kujtoj se edhe Banka Botërore ka kërkuar më se një herë shtyrje të afateve nga ana
e saj. Shtyrje afati ka kërkuar për projektin e First Insurance që kemi ne aty, i cili duhej të mbaronte në
2016-ën. Kanë kërkuar shtyrje afati edhe një shumicë rregulloresh, që përmenden edhe në raportin e KLSH-
së, e janë pikërisht produkt i atij projekti. Kanë kërkuar shtyrje raportet e vlerësimit, që projekti Seiko, që
ka nisur pranë institucionit tonë, duhej të mbaronte në shtator, të shtyhet deri në nëntor.
13
Domethënë shtyrjet janë normale, aq më tepër kur ka diskutim për përmirësim. Ky nuk është
mosangazhim i drejtores ekzekutive apo i stafit. Stafi është këtu, e le të flasë vetë.
Kështu, për sa i përket këtij moszbatimi, jam koshiente se është përmirësuar puna. Do të kërkoja
mbështetjen e deputetëve për ta miratuar.
Gjithashtu mund të them edhe një gjë tjetër: ne që vjet kemi depozituar pranë Ministrisë së
Financave ligjin “Për amendimin e ligjit të pensioneve vullnetare”, dhe sot ai ligj nuk është miratuar pranë
Kuvendit.
Koha është e domosdoshme për të gjitha institucionet, për të përgatitur pjesën e tyre.
Këto ishin për sa i përket pyetjes së parë të deputetit.
Pyetja tjetër që ka adresuar ai, është që: qeveria rriti ndjeshëm tatimin mbi primet e sigurimit; si ka
ndikuar kjo rritje në tregun e sigurimeve, dhe a jeni konsultuar ju si institucion, për këtë politikë të qeverisë?
Nëse po, cili ka qenë qëndrimi juaj. Nëse jo, a keni reaguar ju institucionalisht, dhe në çfarë formë?
Sigurisht, qeveria ka politikat e veta në lidhje me politikën e tatimeve e taksave, dhe në fund të vitit
2015, në diskutimet që ajo pati për paketën e re fiskale për vitin 2016, nja nga planet e saj ishte për të rritur
taksën e primit, nga 3 % që ishte ën vitin 2015, në 10 %. Pak a shumë, një rreth tre herë, mund të themi në
terma matematikorë, të taksës që ishte në vitin 2015. Në lidhje me këtë taksë, sigurisht që industria pati një
reagim, të cilin e përcolli edhe në institucionin e Ministrisë së Financave, pore dhe te ne. Njëkohësisht, në
mënyrë paralele, autoriteti bëri një vlerësim të pritshmërisë që do të sillte shtimi i kësaj takse, si në lidhje
me primet, me performancën e shoqërive. Njëkohësisht bëri edhe një studim analitik krahasues me vendet
e rajonit e jo vetëm të atyre, dhe i paraqiti Ministrisë së Financës, pikërisht në atë kohë, kur ata po mendonin
për futjen e kësaj takse të re, opinionin e saj dhe reagimin ë do të kishte industria në funksion të rritjes së
kësaj takse.
E me të vërtetë, ato që sugjeroi ose shpjegoi autoriteti në atë shkresë, ndodhën, dhe ne kemi sot
këto efekte, të cilat janë: efekti i rritjes së çmimit të shitjes së policave të sigurimit të detyrueshëm.
Në atë kohë, autoriteti shpjegoi e rritja e taksës nuk është element që do të ndikojë në primin e
riskut.
Për të bërë një analizë më të thelluar, mund të them se primi i shitjes, primi i sigurimit është një
shumatore e shumë elementëve. Elementi i parë që e përcakton atë është primi i riskut, që sigurisht, nga ana
teknike ka të bëjë me provigjionet e dëmeve, me historinë e ndodhjes së dëmeve, me pagesat e dëmeve,
dëmet mesatare, por ka edhe disa ngarkesa të tjera, të cilat janë: ngarkesa për shpenzimet, ku hyjnë
shpenzimet administrative, komisionet, shpenzimet për taksat, por dhe nga pjesa tjetër e fitimit.
Pra, të gjithë këta komponentë, po të mblidhen bashkë, japin çmimin e sigurimit.
14
Sigurisht që taksa nuk do të hynte te primi i riskut, por do të hynte te këto ngarkesat e tjera ose te
faktorët e tjerë që përbëjnë çmimin.
Në këtë mënyrë ia prezantuam Ministrisë së Financave, që i thamë se ka të ngjarë dhe është e
pritshme që ky efekt i rritjes së taksës do të mund të reflektohet në primin e shitjes.
Nga ana tjetër, mënyra se si u prezantua, pak a shumë në fund të vitit, mund të them se edhe
shoqëritë, planet e biznesit të tyre i kishin ndërtuar me një taksë 3 %, dhe kjo rritje e menjëhershme ose në
një kohë të shkurtuar, sigurisht që u prishin një çikë punë atyre planeve, duke ulur parametrat e supozuar
nga ana e tyre.
Gjithashtu, i theksuam ministrisë se ndryshimet e shpeshta të taksës nuk do të jenë një politikë e
mirë për sa i përket këtij lloj zhvillimi të biznesit.
Gjithashtu, vlen të theksoj se rritja e kësaj takse ka ndikuar kryesisht në produktet vullnetare, për
arsye se sigurimet e detyrueshme janë të detyrueshme. Për periudhën janar-korrik kemi një rënie prej 10 %
të primit të bruto për sigurimin e pronës. Kështu që, ato që do të prekeshin të parët nga kjo rritje e taksës,
sigurisht që do të ishin produktet...
Pyetja tjetër është: Cilat janë pengesat për shkallën e ulët të penetrimit të sigurimeve vullnetare?
Në raportin e paraqitur në Kuvend kemi shprehur në mënyrë analitike se si ka qenë në raport me
GDP-në, le të themi, tregu i sigurimeve, asetet e këtij tregu. Për një kujtesë të shkurtër dua të them se në
vitin 2015 asetet e tregut në raport me GDP-në janë 1,9%. Kanë qenë rreth 1,83%. Mund të them se
penetrimi nga 0,83% tani është 0,98% dhe primi mesatar për frymë është rreth 4880 lekë me një rritje rreth
860 lekë.
Ndërkohë, ju keni parasysh se tregu i sigurimeve ka disa parametra që flasin për rritje në vitin
2015, rreth 21%, por rritja kryesore vjen për shkak të sigurimeve të detyrueshme. Ndërsa, pesha specifike,
për të ardhur te pyetja, e sigurimeve vullnetare është rreth 39,7% ose gati 40%.
Sigurimet vullnetare janë lidhur kryesisht me mënyrën si është konfiguruar tregu i sigurimeve në
Shqipëri me produktet e kreditimit të bankave. Meqenëse kemi një shtrëngim të kreditimit nga ana e
bankave, për pasojë kemi edhe një ulje të kontratave, që lidhen drejtpërdrejt me këtë politikë.
Nga ana tjetër, niveli i pamjaftueshëm i të ardhurave mund të jetë edhe një nga arsyet. Gjithashtu,
edhe kultura e ulët e sigurimeve është një nga arsyet e tjera pse popullsia shqiptare nuk sigurohet në mënyrë
vullnetare. Megjithatë ne kemi punuar fort. Kemi bërë edhe një studim.
Pyetja tjetër është: Çfarë domosdoshmërish ka vendi ynë për të futur disa sigurime, veçanërisht të
përgjegjësive profesionale? Kemi parë profesionin e mjekëve, profesionin e avokatëve, të kontabilistëve, të
inxhinierëve apo të arkitektëve, ku kemi dhënë edhe referenca sipas direktivave të BE-së dhe eksperiencave
të vendeve të BE-së se si ato i kanë. I kanë me detyrim apo i kanë pa detyrim.
15
Këtë prezantim ia kemi kaluar edhe Ministrisë së Ekonomisë, duke e informuar se si është kjo gjë
në përgjithësi. Ndërsa me Ministrinë e Transportit dhe atë të Turizmit kemi një bashkëpunim më të ngushtë.
Pikërisht me miratimin e ligjit “Për planifikimin e zhvillimit dhe territorit” në dy nenet e tij janë përfshirë
kontratat e përgjegjësive të profesionistëve, që merren me veprat publike.
Nga ana tjetër, vetë kompanitë, por edhe bankat kryesisht, kanë qenë promotore për futjen e disa
produkteve vullnetare, veçanërisht atij të sigurimit të pronës nga tërmeti. Për shembull: një nga bankat për
klientët e saj, ka paguar si bonus këtë lloj kontrate. Kjo kontratë është sjellë nga një kompani me bazë në
Zvicër dhe është e dizenjuar me cilësi shumë të lartë.
Produkti i projektit që përmenda pak më parë i Bankës Botërore për modernizimin e sistemit të
sigurimeve në Shqipëri, një nga komponentët e tij të rëndësishëm është futja e ligjit për katastrofat natyrore,
përfshi këtu tërmetet. Me kërkesën tonë Banka Botërore shtoi edhe për përmbytjet dhe tashmë po dizenjohet
një draftligj për vendosjen e këtij sigurimi në rang kombëtar për mbrojtjen e popullsisë nga risku i
katastrofës për shkak të tërmeteve dhe përmbytjeve.
Ndërkohë, AMF-ja ka përgatitur dy studime: një për përgjegjësitë profesionale dhe një për
profesione, që janë të domosdoshme për t’u përfshirë në paketat e sigurimit me detyrim. Gjithashtu, pranë
autoritetit kemi ngritur edhe një grup këshillimor të përbërë prej dy vetash, që po bëjnë një studim mbi
potencialet e zhvillimit të tregut të sigurimeve në vend.
Për sa i përket futjes me detyrim të produkteve është shumë e rëndësishme që tregu i sigurimeve të
ketë disa parakushte për t’i plotësuar ato, sepse jo domosdoshmërisht mund ta fusim në detyrim, por
mungesa e të dhënave, mungesa e konkurrencës brenda kapaciteteve apo mungesa e sigurimit mund të sjellë
në deformim të qëllimit për të cilin ne kemi futur këtë sigurim me detyrim, sepse mund ta dalin produkte
të dizenjuara jo mirë.
Në këtë mënyrë, një analizë shumë e kujdesshme, përpara se të futet çdo lloj sigurimi i
detyrueshëm, është i domosdoshëm edhe nga operatorët.
Më lejoni të bëj një krahasim këtu. Ne kemi një listë të sigurimeve të detyrueshme që janë në Serbi,
në Turqi, në Maqedoni, në Kroaci dhe në Shqipëri. Mund të themi se në sigurimet bazë jemi të gjithë në të
njëjtën linjë, por Serbia ka me detyrim edhe sigurimin e përgjegjësive për dëme të shkaktuara nga palët e
treta gjatë ushtrimit të biznesit. Turqia ka të detyrueshëm sigurimin ndaj tërmeteve; Maqedonia është në
termat tanë, madje më pak. Ndërsa, Kroacia ka si detyrim për aksidentet në punë, ndërtesat nga zjarri,
përmbytjet dhe rreziqet e tjera, si dhe përgjegjësitë publike.
Ndërkohë, në paketën tonë të ligjeve, përveç ligjit të sigurimit të detyrueshëm, që përfshin të gjitha
ato të transportit publik, avionëve dhe mjeteve lundruese, kemi edhe sigurimin e përgjegjësive të
vlerësuesve të dëmeve dhe agjentëve të sigurimit që i kemi me detyrim dhe autoriteti ynë është përgjegjës
16
edhe te noteri, për punonjësit e minierave, të naftës dhe të gazit, për paketat turistike, për objektet në
bashkëpronësi, të sigurimit të jetës dhe pronave të gjyqtarëve të Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda dhe
Gjykatës së Apelit.
Sigurimi i detyrueshëm i objekteve, përgjegjësitë civile dhe profesionale, për një periudhë 10-
vjeçare, pra, është kjo që konkluduam me Ministrinë e Ndërtimit dhe Rregullimit të Territorit, për dëme të
shkaktuara nga palët e treta në rast aksidenti, të sistemit të bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm
etj. Pra, kemi një paketë mjaft të mirë. E rëndësishme është që institucionet, të cilat janë përgjegjëse për
certifikimin licencimin e këtyre entiteteve, të bëjnë punën.
Pyetja tjetër e deputetit është: Raporti i dëme-prime mbetet larg standardeve, a kemi objektiva
vjetor për përmirësimin e tij dhe a ka mekanizma që e garantojnë arritjen e tij?
Ashtu siç është paraqitur edhe në raport, raporti i dëme-primeve në vitin 2015 është rreth 38,75%.
Në fakt, kemi 3 pikë rritje nga viti i kaluar që ka qenë 35,75%. Ne kemi një bandë orientuese, pra limitet e
poshtme dhe të sipërme të rekomanduara nga Banka Botërore, i cili thotë se ky tregues është mirë të jetë
midis 40% dhe 80%. Nga një vëzhgim që i kemi bërë edhe vendeve të tjera, qoftë të rajonit, por edhe më
gjerë sigurisht që banka e cila respektohet më shumë është midis 40% dhe 60%. 80% është shumë e lartë,
mund të jetë vetëm për produkte të caktuara, të cilat kanë dëme të larta, por jo për të gjithë tregun.
Mund të them se edhe një vend i BE-së, siç është fqinji ynë Greqia, ka një prim risku të barabartë
me 35%. Megjithatë, duhet bërë punë në këtë drejtim.. Çfarë do të forcojë autoriteti në këtë drejtim?
Në draftligjin e ri për sigurimin e detyrueshëm ne kemi propozuar disa afate terma kohor shumë të
reduktuara, në mënyrë që dëmi të rezervohet sa më shpejt, sepse shtyrja e afateve, sigurisht mund të lërë
vakum dhe për pasojë të dhënat e dëmeve nuk janë aty në momentin kur bëhet llogaritja e raportit dëme-
prime.
Gjithashtu, një kërkesë tjetër që ne kërkojmë është lidhja sa më e mirë e primit me risqet e tjera.
Para dy-tre vjetësh kemi bërë edhe një studim tjetër se si ndikojnë në primin e riskut edhe faktorë të tjerë,
siç janë: vendi ku kryhet aktiviteti, mosha e të siguruarit, kapacitetet motorike. Shtimi i gjithë këtyre
elementeve do ta bëjë më adekuat primin dhe nuk do të kenë më një prim, le të themi, uniform për të gjitha
kontratat. Në këtë mënyrë, aq më tepër ky raport dëme-prime do t’i vijë realitetit.
Gjithashtu, një përpjekje tjetër është bërë në drejtim të rritjes së cilësisë dhe politikave dhe
procedurave për trajtimin e dëmeve dhe vlerësimin më të saktë të tyre. Të gjitha këto bashkë do ta
përmirësojnë raportin.
Gjithsesi, më lejoni të theksoj që raporti dëme-prime është i ndryshëm për produkte të ndryshme.
Ky që jepet aty është i tregut në total.
17
Pyetja tjetër është: A ka mekanizma që mund të stimulojnë më mirë rritjen numrin e të siguruarve
në fondet private të pensioneve?
Me këtë pyetje dua t’i jap përgjigje edhe një pyetjeje që ka paraqitur deputetja, zonja Dhima, në
lidhje me pjesën e tregut të pensioneve private vullnetare.
Mund të them se në muajin maj të këtij viti ka përfunduar projekti i pensioneve pranë autoritetit.
Ai projekt zgjati rreth 18 muaj dhe dy komponentët e tij. Një ishte përgatitja e manualit të mbikëqyrjes dhe
draftimi i ligjit.
Për sa i përket studimit të zgjerimit të tregut në këtë kuadër u bë një studim shumë i gjerë me
INSTAT-in dhe me Banka Botërore, ku u anketuan rreth 2074 ndërmarrje me mbi 20 punonjës, dhe u
morën disa konkluzione shumë të rëndësishme, mund të them që u përjashtuan ndërmarrjet shtetërore. Ishin
si ato me kapital të huaj dhe ato vendas dhe u shpërndanë në mënyrë gjeografike, me metodologjinë e
INSTAT-it, në të gjithë territorin për të dhënë një kampion sa më përfaqësues.
Në këtë kontekst përgjigjet që dolën nga ai pyetësor ishin se rreth 15 e atyre ndërmarrjeve që
aplikuan të kishin një plan pensioni vullnetar për punëmarrësit e tyre.
Arsyet që dolën ishin:
E para, lehtësirat fiskale. Më lejoni të them që argumenti i parë i referohet vitit 2015 dhe tashmë
në vitin 2016 ne e kemi të zgjidhur, dhe po të shikojmë treguesit e fondeve të pensioneve ka rritje, sepse u
përfshin në paketën fiskale pikërisht kjo lehtësi fiskale e munguar në vitin 2015.
Faktori i dytë ishin problemet e kostos. Domethënë, si punëdhënësit, edhe punëmarrësit preferojnë
që këto lekë më mirë t’i marrin sot sesa të investojnë, sepse është edhe ai qëndrimi miop, që kanë në
përgjithësi njerëzit për punët për t’i pasur gjërat sot se sa t’i shtyjnë për nesër.
Faktor tjetër i rëndësishëm doli mungesa dhe shkalla e ulët e njohurive për këto produkte. Një pjesë
e ndërmarrjeve nuk e dinin që ekzistonin këto shoqëri administruese të fondeve pensione, nëse ekziston një
skemë pensioni apo ekziston edhe një autoritet i mbikëqyrjes financiare. Patjetër, ishte edhe shkalla e
besimit. kështu që të gjitha këto katër faktorë na dhanë një burim një rrugë se çfarë duhet të ndërmarrim
për vitin që vijon.
Sigurisht u përcaktua një strategji. Ne kemi bërë shumë kontakte qoftë me bizneset, qoftë me
mediet, qoftë edhe me vetë shoqëritë administruese duke u kërkuar që të jenë edhe ato prezente, duke
kërkuar dhe miratuar, le të themi, cilësinë e informacionit që ato prodhojnë për klientët për të mbrojtur edhe
saktësime të këtij informacion, por nga ana tjetër edhe ne duke marrë rolin si shpjegues ose ndërmjetës për
publikun për ta shpjeguar. Kësaj gjëje i ka shërbyer edhe konferenca që bëmë vitin e kaluar. Edhe deputetëve
të këtij komisioni do t’u ketë ardhur një kopje e analizës, që është bërë, ku ekspertët e INSTAT-it,
veçanërisht edhe të autoritetit, kanë përpunuar të gjitha të dhënat dhe kanë dhënë edhe rekomandimet.
18
Në vitin që jemi arsyeja e lehtësirave fiskale mund të themi se është e zgjidhur. Kemi rritje me nga
40% qoftë të numrit, qoftë edhe të të ardhurave, por mbetet një sfidë e madhe zhvillimi i kolonave të dyta
të cilën do ta mbushin të gjithë harkun e zhvillimit të sistemit të pensioneve në Shqipëri.
Tashmë tregu i kapitaleve apo fondet e investimeve kanë zhvillimet e tyre. Kështu që edhe fondet
e pensioneve do të kenë një ekspertizë që është krijuar dhe që është mjaft e mirë. Po ashtu ka dhe diapazon
ku mund të investohen, le të themi, të gjitha ato asete që i takojnë kolonës së dytë të pensioneve.
Cilat ishin pyetjet e ish-deputetit Shehu. Këtu kam disa pyetje të tjera që kanë ardhur sot në mëngjes
nga zonja Antoneta Dhima.
Kush janë arsyet që nga ana juaj që nuk është plotësuar struktura e AMF-së me personel, sipas
organikës së miratuar?
Mund t’ju them, atë që thashë dhe pak më parë, që amendimi i ligjit i dha hapësira autoritetit të
përcaktojë vetë tashmë strukturën funksionale të tij, bashkëngjitur edhe numrin e punonjësve në këtë
strukturë, si shpërblimet dhe pagat për të. Që në fillim bordi e miratoi strukturën, miratoi, le të themi, edhe
numrin e punonjësve. Në atë dokument në fakt u miratua në mënyrë strategjike se cili do të ishte plani kohor
në një hark prej 5 vjetësh i plotësimit të vendeve të punës së institucionit me idenë që t’i jepej prioritet
fillimisht punonjësve të pikave kyçe që janë mbikëqyrja, sepse edhe struktura reflektoi kryesisht ndryshimet
në lidhje me mbikëqyrjen e tregjeve. Pikërisht këtu u bënë ndryshimet më të mëdha. U ngritën 3 struktura
të dedikuara për tregun e sigurimeve, tregun e fondeve të pensioneve, fondet e investimeve dhe
administrimit të riskut. Këto ishin prioritetet e para të autoritetit për të plotësuar vendet me staf.
Mund t’ju them se plani i vitit 2015 ka qenë që rreth 72 punonjës të punonin në Autoritet, por
realisht në fund të vitit 2015 kanë punuar rreth 59 punonjës. Pra, kemi një mosrealizim, por procedura e
shpalljes e hapur e kompeticionit ka sjellë shpeshherë edhe anulime të proceseve, sepse personat e ardhur
nuk kanë qenë kualitativë, ose kemi profesione si akuari apo drejtor i Analizës së Riskut, apo dhe Auditi i
Brendshëm me profil IT-je, për të cilat nuk ka ofertë, pavarësisht nga anuncimet që janë bërë qoftë në faqen
e AMF-së, apo në faqen e gazetës.
Për vitin 2016, kur kemi planin kohor, duhet që strukturat të plotësohen me 78 persona. Aktualisht
jemi me 67 persona, por në momentet që po flasim janë hapur 7 poste pune ku shpresojmë të kemi prurje të
mira. Me këto prurje do të realizojmë të themi 95% të strukturës, kjo pas 2-3 javësh.
Pyetja tjetër në lidhje me pensionet besoj se e ezaurova nga pyetja e mëparshme.
Pyetja tjetër është: A ka një kuadër rregullator për matjen dhe vlerësimin e treguesve financiarë të
shoqërive të sigurimit? Patjetër që ka, duke filluar që nga ligji që është bërë shumë i përputhur me zhvillimet
dhe direktivat e BE-së për sigurimet dhe risigurimet. Është përgatitur dhe miratuar manuali i mbikëqyrjes
dhe të gjitha rregulloret që janë miratuar në funksion të këtij ligji që kanë të bëjnë pikërisht me vlerësimin
19
e treguesve financiarë, që nga ajo e administrimit të likuiditetit, investimet e lejuara, kriteret e risigurimit,
kufiri minimal i aftësisë paguese, kërkesat për shoqërinë audituese, formatin e raportit të auditimit, ndalimin
e përdorimit të lirë të aseteve, veprimet e njësisë së auditit të brendshëm, menaxhimi i riskut. Të gjitha këto
janë rregullore të cilat janë të detyrueshme me të cilat ne mbikëqyrim dhe sigurojmë performancën e
kompanive që të jetë në nivelet e kërkuara nga ligji.
A keni luajtur ju rolin si autoritet në drejtim të edukimit dhe të mbrojtjes së konsumatorit?
Në fakt kjo është një pikë shumë e rëndësishme. Një nga misionet e Autoritetit, përveç mbikëqyrjes
së rregullimit, është mbrojtja e konsumatorit. Këtu përfshijmë edhe edukimin e konsumatorit. Edhe në
Angli, në vendin me zhvillimin më të lartë të botës financiare, e vuajnë mungesën e njohurive financiare në
popullsi. Aq më tepër kur flasim për një vend si yni, ku kultura financiare është e ulët, por dhe roli i
Autoritetit është shumë i madh.
Si e kemi realizuar ne këtë? Në raport i kam përmendur të gjitha format qoftë me publikimet apo
me faqen. Këto nuk diskutohen që i japin informacionin publikut, është një publik që e adreson atë faqe.
Kjo tregon se ka një lloj kulture për të hyrë aty. Për sa i përket pjesës tjetër mbrojtja realizohet në mënyrë
indirekte.
E para, duke miratuar rregulla që janë në funksion të mbrojtjes së konsumatorit.
E dyta, duke realizuar një mbikëqyrje të fortë për shoqëritë e sigurimit.
E treta, çdo material promocional, çdo anunçim për tregun, konsumatori kalon nëpërmjet
Autoritetit, i cili verifikon saktësinë apo transparencën e përdorur. Të gjitha rregulloret në funksion të
transparencës dhe nga ana e operatorëve të tregut janë në funksion edhe të kësaj pike.
Mund të them dhe diçka tjetër. Pikërisht për këtë pikë ne kemi ngritur një strukturë të dedikuar
pranë Autoritetit, që është qendra e edukimit. Aktualisht ajo ka edukuar kryesisht profesionistët e fushës.
Sa më mirë ta bëjnë punën ata, indirektë kemi mbrojtur dhe konsumatorët. Aty kemi dhe një njësi për
mbrojtjen e konsumatorit që u përgjigjet të gjitha ankesave të ardhura nga qytetarët. Kemi një procedurë që
me ankimime drejtohen drejt shoqërisë apo entit, kërkojnë argumente deri në zgjidhje të problemit. Sigurisht
në rastet e fundit është dhe gjykata ajo që e përfundon procesin. Kemi pasur takime me grupet e interesit,
veçanërisht me median kur ka pasur probleme madhore, apo edhe thjesht për t’i informuar.
Këto janë pak a shumë format që kemi përdorur.
Faleminderit!
Erion Braçe – Zonjë, disa çështje janë të ngritura në relacionin e relatores së komisionit, ju jeni
njohur me të, dhe e kaluat shkarazi në atë momentin e parë të mbledhjes. A mund të na jepni sqarime për
ato çështje, duke filluar nga mjaftueshmëria e kapitalit, tek aftësia paguese e me radhë?
Enkeleda Shehi – Në fakt unë për pjesën më të madhe dhashë përgjigjet.
20
Për sa i përket problematikës së parë, me gjithë punën e kryer nga Autoriteti, për mbikëqyrjen e
tregut të sigurimeve, është evidentuar që shumica e shoqërive të sigurimit të “Jo-Jetës”, që operon në treg,
nuk zotërojnë aftësi paguese në nivelin e kërkuar nga ligji dhe nuk mbulojnë provigjionet teknike. Në
përgjigje të kësaj për të saktësuar ne kemi sjellë një tabelë ku në mënyrë analitike të detajuar jepen se cilat
shoqëri kanë rezultuar për paaftësi paguese në periudhën 31.12.2015 të cilat janë tre. Tregu në total po ta
shikoni është me aftësi paguese, është pozitiv.
Nga ana tjetër në tabelën e dytë jepen se cilat nga shoqëritë, janë 4, nuk kanë aktive të përshtatshme
në mbulim të provigjoneve dhe janë në terma 900%. Ato që janë 900%, po të shikojmë në tabelën e dytë,
në faqen 2, aty jepet se cilat nuk disponojnë aktive të përshtatshme. Këtu në fakt janë disa shoqëri dhe tregu
në total përbën të dhëna të agreguara, rezulton që i mbulon këta tregues.
Për sa i përket pyetjes tjetër, është raporti i dhënë. Primet, me gjithë rritjen krahasuar me vitin e
mëparshëm, mbeten në nivele tepër të ulëta krahasuar dhe me ato të rekomanduara nga Banka Botërore,
faktor që ka ndikuar në këtë rënie. Janë rritja e primeve të shkuara bruto të cilat ndikuan në rritjen e primeve
të fituara. Rritja neto është pothuajse në të njëjtin nivel me rritjen e dëmeve të paguara neto. Mund të them
që këtë shpjegim e thashë edhe pak më parë cilat janë arsyet. Në fakt dëmet në 2015-n janë rritur më shumë
sesa këtë vit. Këtë vit pagesa e dëmeve është rritur më shumë sesa vitin e kaluar. Vitin e kaluar pagesa e
dëmeve është rritur me 8,8%. Sigurisht raportin e shpjegova pak më lart, këtu kemi rënie të raportit në
krahasim me vitin 2014. Po, kemi një rritje nga 35% në 38%.
Më pas, në tabelat që vijojnë, janë dhënë, le të themi, bazat mbi të cilat kalkulohet ky raport që
është ndryshimi i dëmeve, ndryshimeve i primeve. Përkatësisht viti 2015 me vitin 2014. Në tabelën që
vijon më pas pasqyrohet se si është ky raport edhe sipas produkteve, sipas klasave të sigurimit. Në fund
rezulton që është 38,8%.
Për sa i përket kërkesës tjetër ne kemi bërë një shpjegim që besoj se është pak i gjatë. Nuk e di a
do të doni ju që ta parashtroj të gjithin. Ka lidhje me normat e rritjes së primit gjatë vitit 2015. Vijoi tendencë
rritjeje, por me ritme më të ulëta se viti i mëparshëm. Një ndër faktorët ndikues mendohet të jetë rritja me 1
janar me 3% nga 10% gjë të cilën unë e sqarova pak më sipër. Gjithsesi, në mënyrë të detajuar e keni edhe
në këtë material. Bëhet fjalë për rritjen e taksës së primit të sigurimit nga 3% në 10%.
Kërkesë tjetër ishte raporti i shpenzimeve mbi primet. Megjithëse me tendencë në ulje, krahasuar
me vitin e mëparshëm ato mbeten në nivele tepër të larta duke tejkaluar nivelin maksimal të sugjeruar nga
Banka Botërore. Ky tregues flet për eficiencë të ulët të tregut. Në fakt aty janë bërë disa krahasime në tabelën
që është përfshirë në këtë përgjigje, ku flitet për një tendencë pozitive. Sigurisht ky është një shqetësim edhe
yni, për raportin shumë të lartë të shpenzimeve. Kjo ndodh për shumë arsye, për shkak dhe të konkurrencës
së ashpër që ekziston në këtë treg. Shumë burime shkojnë për shpenzimet, shpenzimet për reklama apo le
21
të themi për komisione të ndryshme. Por gjithsesi themi që treguesi është në përmirësim, në qoftë se
shikojmë se nga 77% që ka qenë në vitin 2013, e kemi rreth 56,8% . Dhe limitet e pranuara nga banka janë
në nivelin 50%.
Për sa i përket informacionit të kërkuar për analizën e likuiditetit unë e përmenda dhe në fillim, kur
doja të shpjegoja përgjigjet, që i kemi dhënë materialit të relatorit. Kemi përgatitur një rregullore, bordi ka
miratuar një rregullore për matjen e likuiditetit të tregut të sigurimeve, madje mbi baza ditore. Kjo rregullore
është ndërtuar mbi bazën e eksperiencave më të mira me direktivat dhe me legjislacionet e vendeve të rajonit
ku është përcaktuar dhe formula mbi të cilën llogaritet ky tregues. Në fakt manuali i mbikëqyrjes ka një
tregues, unë këtë thashë pak më parë, që ka një diskordancë midis definicionit të treguesit të likuiditetit, të
dhënave në manual që flasin në terma më të përgjithshme dhe atyre të miratuara së fundi në rregulloren e
re. Unë e thashë: ky tregues ka nevojë që në bazë të vlerësimit që i është bërë, është materiali që është më
vete, që quhet informacion mbi analizën e likuiditetit, të jepet edhe formula se si llogaritet sipas manualit,
që është totali i detyrimeve për mjetet monetare, plus bono thesari, plus depozita. Sipas këtij definicioni në
tabelën që vijon ne kemi dhënë se si llogaritet ky tregues dhe si rezulton tregu, të gjitha kompanitë.
Handikapi i kësaj formule tregohet në atë që provigjionet teknike mbulohen dhe me aktivet likuide dhe me
aktive jolikuide. Unë kam këtu drejtorin e Mbikëqyrjes me të cilën ne kemi komunikuar dhe është evidentuar
një handikap i kësaj formule, sepse janë përjashtuar pa të drejtë aktive jolikuide për llogaritjen e formulës
në manual. Për pasojë, ky tregues, po ta shikoni te kolona e parafundit, del tek të gjitha mbi 95%, ndërkohë
që kushti, sipas manualit, është që të quhesh që je mirë me raportin e likuiditetit sipas këtij definicioni, duhet
t’i kesh më të vogla se 98%. Duke e plotësuar me këtë pasaktësi, në kolonën e fundit shihet që në përgjithësi
kompanitë e kanë, përveç disa shoqërive që tregohen aty me të zezë, mbi 95%.
Gjithsesi, ne e kemi përgatitur rregulloren e re që, e cila vjen më afër nocionit të likuiditetit, dhe
bëhet fjalë për aktive që kompanitë duhet t’i kenë në dispozicion për detyrime që i maturohen në një
periudhë minimumi 7 ditore, pra ata duhet të mbajnë rezeva likuide ose të konvertueshme menjëherë në
likuiditet për këto detyrime. Ky është definicioni që përcjell direktiva apo legjislacionet e ngjashme në këtë
pikë. Kështu u përcaktua edhe rregullorja e re. Në këtë kuptim ka nevojë që të rishikohet. Kjo gjë është
thënë pikërisht me një material në këtë shkresë.
Çështja tjetër është: meqë shumica e operatorëve nuk kanë plotësuar raportet e aftësisë paguese,
ajo nuk është shoqëruar në të gjitha rastet me masa penalizuese ligjore, duke toleruar performancën e dobët
të këtyre operatorëve.
Në fakt, materiali është sjellë pranë këtij komisioni në datën 22 korrik. Ne kemi axhustuar këto të
dhëna edhe në mbledhjen e fundit të muajit gusht. Unë kam një numër të masave që janë marrë nga bordi.
Faktikisht, në vitin 2015, kur referohet raportimi, kemi rreth 7 masa të marra për shoqëritë e sigurimit. Një
22
është marrë si rezultat i inspektimit të NSAID, të njërës nga shoqëritë, që është marrë në maj të vitit 2015.
Kemi marrë masa për 2-3-4 shoqëri për efekt të analizës që u është bërë treguesve të vitit 2015, si dhe 3-
mujorit të parë të vitit 2016. Këto masa kërkojnë të përmirësohen treguesit, qoftë edhe eliminimin e
shkeljeve sipas dispozitave ligjore. Në qoftë se ju dëshironi, unë e lexoj edhe përmbajtjen e këtyre
vendimeve, por vendime janë marrë.
Për sa i përket vitit 2016 mund të themi që kemi marrë 6 masa, vendime bordi, nga të cilat 2 janë
vendime për përmirësimin e treguesve për 2 shoqëri sigurimi, kurse 4 masa janë masa administrative për
shkelje në afatet e raportimit apo të mospagesës në lidhje me fondin e kompensimit, kështu që aty jepet
një...
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Po, për vitin 2015 e citova pak më lart, që janë marrë 7 vendime bordi, 7 masa, dhe midis tyre kemi
edhe një masë për rimëkëmbje financiare të njërës nga shoqëritë që paraqitet me problematikë të theksuar.
Për sa u përket tregjeve të investimeve, këtu raporti nuk përmban informacion lidhur me shkallën
e plotësimit nga shoqëritë administruese përkatëse të treguesve të mjaftueshmërisë së kapitalit apo të vlerës
së aseteve në krahasim me kufijtë e përcaktuar në kuadrin ligjor. Shkalla e mbikëqyrjes në këto tregje nuk
është në nivelin e kërkuar nga kuadri ligjor, duke treguar se rreziqet janë prezente dhe nuk administrohen
në nivelin e kërkuar. Zhvillimet e fundit në tregun e fondeve të investimeve kanë qenë shumë të
rëndësishme. FMN-ja ka qenë shumë e kujdesshme që të na udhëzojë në çdo moment që duhet të draftojmë
disa rregullore që mbrojnë sistemin financiar në këta komponentë nga rrezitjet që mund të ketë ky sistem.
Veçanërisht shumë të rëndësishme kanë qenë 2 rregullore të miratuara 2 vjetët e fundit nga ana e
FMN-së dhe e Bankës Botërore; një është ajo e likuiditetit, e vlerësimit të administrimit të likuiditetit nga
ana e shoqërisë administruese të fondeve të investimeve, dhe tjetra është ajo e vlerësimit të aktiveve, e
përgatitjes së një plani kohor, kur aktivet duhet të jenë të vlerësuara në bazë të një metodologjie të përcaktuar
dhe të miratuar nga autoriteti. Për të mos thënë pastaj që kemi përgatitur në vitin e mëparshëm disa rregullore
që kanë të bëjnë me informimin e publikut apo me transparencën e këtyre shoqërive administruese të
fondeve e të tjera.
Shqetësimi që ngrihet në këtë pikë është i drejtë, sepse kemi një shoqëri administruese që
menaxhon fonde pensioni dhe fond investimi. Në këtë rast, kjo shoqëri administruese u përgjigjet kërkesave
të dy ligjeve në lidhje me kapitalin e saj, pra kërkesat për kapital, për të ngritur një shoqëri administruese të
fondit të investimeve janë minimale, pra rreth 125 mijë euro, por forma se si investohet në kapital me ligjin
e pensioneve dhe me ligjin e fondeve të investimeve ka diferencë. Në këtë moment, autoritetit i është dashur
të bëjë ndërhyrjen e vet që të konvergjojë këto dy rregullore, në mënyrë që kapitali i shoqërisë administruese,
që menaxhon edhe fondin e pensioneve të jetë në përputhje me ligjin. Në këtë kontekst u bë një rregullore,
23
që u miratua edhe në muajin gusht, por problematike ishte se bëhej fjalë për njërën nga shoqëritë
administruese të fondit të investimit, e cila kishte kapital, sepse nuk mund të pretendohet që e vetmja shoqëri
administruese që menaxhon rreth 500 e ca milionë euro, të mos ketë kapital për rrogat e veta, por nuk e
kishte në bono thesari, por e kishte në llogari rrjedhëse.
Pikërisht, ky ndryshim iu bë rregullores përkatëse që ngreh klauzola që jo vetëm investimet me
bono thesari, por edhe ato me llogari rrjedhëse do të konsiderohen të pranueshme për hir të kërkesave për
kapitalin e shoqërisë administrative. Në këtë kontekst flitet që ka pasur një shënim nga ana e autoritetit, një
rekomandim nga ana e bordit për shoqërinë administruese që ta orientojë kapitalin e saj sipas kërkesave
rregullative. Kjo pikë tashmë është zgjidhur me vendimin e fundit, me amendimet e dy rregulloreve për të
cilat ne jemi konsultuar edhe me ekspertët e programit CYCLE, të cilët kanë filluar që në muajin gusht të
këtij viti të jenë pranë zyrave tona.
Pikë tjetër është se zhvillimi i tregut të pensioneve është pranuar nga disa faktorë. Nuk dua ta
përsëris, sepse unë e thashë, pak a shumë, se cilat janë arsyet pse është frenuar zhvillimi i tregut të
pensioneve vullnetare, që ishin gjetjet e studimit apo anketimit që u bë me INSTAT-i vitin e kaluar, një
pjesë e të cilave është zgjidhur, sepse lehtësirat fiskale janë kaluar, por, nga ana tjetër, ngelet për t’u miratuar
ligji i fondeve të pensioneve vullnetare, i cili, me sa di, është ende në Ministrinë e Financave. Pika ku
qëndron debati në këtë moment është se në qoftë se ne kemi një skemë EET, që e themi në gjuhën teknike,
që është përjashtuar nga taksa në momentin e pagesës së kontributeve, kthimin nga kontributet, u taksua në
fund. Autoriteti ka bërë propozimin e tij, që taksimi në fund të jetë vetëm për kthimin nga investimi dhe jo
për të gjithë vlerën e përfituar nga përfituesi, pensionisti i ardhshëm. Këtu është debati. Ministria e Financës
e ka kthyer edhe një herë. Ne e kemi argumentuar dhe në këto momente jemi në këtë fazë.
Pika tjetër është: sqarime në lidhje me informacionin mbi kompetencat, marrëdhëniet e punës dhe
kapacitetet profesionale në AMF.
Ky material është më vete. Në faqen 10 jepen argumentet për të gjitha kërkesat e dhëna nga relatori
aty apo janë saktësuar në mënyrë kronologjike të gjitha hapat e ndërmarra nga autoriteti për miratimin e
rregullores së marrëdhënieve të punës. Unë kam këtu edhe drejtoreshën Juridike, e cila mund ta sqarojë më
me detaje se kur ka hyrë në fuqi ajo rregullore, cilat janë kompetencat e secilit pozicion të drejtorit ekzekutiv
apo të kryetarit të bordit.
Për sa i përket informacionit për shkeljet disiplinore dhe masat e marra, informacion i cili është
relatuar edhe pranë kryetarit të këtij komisioni dhe relatorit, me kërkesë të këshillit nga ana ime dhe e
anëtarëve të bordit, mund të them që largimi i një punonjësi nga puna është bërë për shkak të kompetencave
të drejtorit ekzekutiv. Në qoftë se është treguar performancë e ulët, me të drejtën që jep rregullorja dhe ligji,
24
drejtori ekzekutiv ka ushtruar kompetencat. Me sa jam në dijeni ka qenë një proces gjyqësor dhe është duke
u ndjekur nga ana juridike.
Për sa i përket shqyrtimit të ankesave dhe masave disiplinore, këto janë përcaktuar me rregullore.
Për shkak të një lloj konflikti që unë kam në këtë moment, është mirë që detajet t’i japë drejtoresha juridike,
për të cilën ka një linjë së cilës unë i referohem me të gjitha hapat që ndërmarr, sepse ka një drejtoreshë
juridike, me të cilën unë konsultohem për të gjitha këto.
Pika tjetër janë kapacitetet profesionale në autoritet. Mund të them se vërtet janë larguar dhe unë
kam vendosur një statistikë se sa është raporti i largimeve nga puna për shkak të hyrje-daljeve në autoritet.
Mund të them se në viti 2012 kanë hyrë 7 veta dhe kanë dalë tre; në vitin 2013 kanë hyrë 5 dhe kanë dalë
2; në vitin 2014 kanë hyrë 0 dhe kanë dalë 2; në vitin 2015 kanë hyrë 10 dhe kanë dalë 3 dhe në vitin 2016,
deri në momentin që po flasim, kanë hyrë 14 dhe kanë dalë 5. Pra kemi një turnover rreth 6,25%, 3,92%,
3,92%, 5,66% ose 8,06%. Është një turnover normal. Në raportin e vlerësimit të kapaciteteve profesionale
në autoritet bëhet një referencë shumë sinjifikative ku flitet për rregullatorin anglez, që është ekuivalenti
ynë në Angli dhe flitet për një turnover, largim të stafit rreth 34%. Kjo është më se normale për rregullatorët,
në kuadrin që industria sigurisht ka paga më të larta, me gjithë punën e bërë në autoritet për rritjen e pagave,
për të mbajtur kapacitetet, përsëri industria është akoma më lart.
Për sa i përket rritjes së kapaciteteve, mund të them një shifër të cilës unë mund t’i referohem, që
përveç shkollimit të mirë, të cilin e kemi kërkuar për stafin e ri që ka ardhur, gjatë vitit 2015 janë bërë rreth
73 ditë trajnime për stafin në autoritet që i bie rreth 37 veta që janë trajnuar me një mesatare 2 ditë për secilin
person dhe në vitin 2016 ditë trajnimi janë rreth 85 ditë për 36 veta, që i bie rreth 2,4. Kjo tregon
këndvështrimin që ka autoriteti dhe rëndësia që i jepet këtij procesi.
Në lidhje me informacionin mbi shoqërinë audituese te pasqyra financiare e autoritetit,
informacioni i dhënë aty është paksa i deformuar. Dua të them se e gjithë procedura e përzgjedhjes së firmës
audituese është konform ligjit. Janë përcaktuar specifikimet, që duhet të ketë një auditues që të auditojë
pasqyrat financiare tek autoriteti. Kjo paketë e kërkesave specifike është miratuar në bord, pastaj sipas ligjit
të prokurimit publik është hedhur në faqe dhe është anonçuar kjo kërkesë e autoritetit dhe është bërë
përzgjedhja e firmës, e cila përmbushte kërkesat. Ajo vërtet kishte një vendim nga bordi i mbikëqyrjes
publike, por me një vendim gjykate ai ishte rrëzuar dhe kishte fituar “pafajësinë”, le të themi ishte korrekte
në lidhje me atë. Për këtë arsye, sipas kërkesave të specifikuara në procesin e tenderimit, kjo firmë u shpall
fituese.
Ju e dini që autoriteti është subjekti i ligjit të prokurimit, që për çdo raportim, përgjigjet para
institucionit që ka për bazë këtë ligj. Në këtë sens brenda muajit të tretë, muajit prill, është bërë vlerësimi,
25
prodhimi i këtij raporti, i cili është kaluar në bord, ku janë miratuar edhe pasqyrat financiare me vendimin
e bordit. Kështu që këtë informacion e keni të pasqyruar me detaje në njërin nga materialet.
Një pikë tjetër është se me gjithë hapat e hedhur në drejtim të zhvillimit të tregut financiar për
regjistrimin dhe tregtimin e titujve, jemi ende larg ngritjes dhe funksionimit të këtij institucioni.
Në fakt, ju jeni në dijeni që me një vendim të disa kohëve më parë, bursa e Tiranës nuk është më
ekzistente, është me një status pending, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur iniciativa private nga
operatorë të ndryshëm, veçanërisht nga banka, për të bashkëpunuar me autoritetin në drejtim të ngritjes së
bursave në vend.
Kemi hedhur hapat e parë në drejtim të miratimit të statutit për një regjistrar të qendërzuar në vend,
dhe jemi në fazën e përpunimit të dokumentacionit në lidhje me këtë aplikim. Këtu ndodhet edhe drejtoresha
e licencimit, e cila mund të japë argumente më të detajuara për këtë proces.
Sa i përket anës sonë si rregullator, kemi angazhimin maksimal për ta zhvilluar tregun e kapitaleve
në vend. Këtij qëllimi i ka shërbyer edhe projekti SEKO që ne kemi fituar me ndërmjetësimin e Bankës
Botërore për tre vjet, ku një nga komponentët e tij më të rëndësishëm është përgatitja e kapaciteteve brenda
autoritetit për ligjin e bonove të korporatave të qeverive vendore, e cila do të jetë një tjetër impuls në drejtim
të zhvillimit të tregut të kapitalit.
Këto ishin pikat që relatori ka ngritur, të cilat ne i kemi shpjeguar në materialin që u kemi vënë në
dispozicion.
Faleminderit!
Erion Braçe – Faleminderit, zonjë!
Ka pyetje nga ju, zotërinj deputetë? Po, zoti Bushati.
Ervin Bushati – Faleminderit!
Në fakt, vlerësohet qetësia dhe serioziteti, sepse përpara të gjithëve, përpara qytetarit taksapagues,
ne jemi një palë dhe një pjesë e rëndësishme apo profili më kryesor që ata shohin, ka të bëjë me ato që
quhen siguracione nga policat e sigurimit të makinave, që në datën 25 gusht pati një ndryshim të çmimit në
rritje në një masë me 28 %, me një ndryshim gati sistemik, pra në sinkron. 8 kompani në treg ndryshuan
çmimin.
Ju u përgjigjët në një farë mënyre edhe për justifikimin e çmimit, por pyetja ime në fakt ka të bëjë
më shumë me anën e kompanive, ndaj dua të di nga ju një kronologji më të saktë, hapat e ndërmarrë, si
reagoi tregu dhe si e shpjegoni këtë lloj koordinimi gjithmonë drejt rritjes, ndërsa, kur vjen puna te rasti i
rënies në treg, nuk shikojmë të njëjtën sjellje? Qytetarët këtë presin dhe kjo është dritëhija më e fortë që ata
marrin nga profili i AMF-së përveç diskutimeve të tjera që i kuptojmë dhe i ndjekim këtu me vëmendje.
26
Këtë doja të kuptoja, sepse ne kemi pasur pyetje edhe si ligjvënës edhe si përfaqësues të qytetarëve.
Ky na ka ardhur si shqetësim, është ngritur nga qytetarët në treg nga media, ndaj do të doja të kishim një
shpjegim për kronologjinë e saktë të veprimeve tuaja, një arsyetim si e shikoni qoftë për çmimin, qoftë edhe
për sinkronimin që thashë dhe çfarë mund të bëhet për këtë në të ardhmen në treg.
Faleminderit!
Erion Braçe – Po, urdhëroni!
Jorida Tabaku – Së pari, falënderoj drejtoreshën ekzekutive dhe relatorin për punën dhe stafin e
AMF-së për informacionin e siguruar. Në vijim të pyetjes së zotit Bushati, por edhe të shpjegimeve që u
dhanë, doja të sqarojë se në këtë komision, në muajin dhjetor, kur diskutuam buxhetin, njëkohësisht
diskutuam edhe për rritjen e primit 3-10 %, të cilin ju e prekët gjatë diskutimit tuaj. Nuk dua ta përmend
zotin Cani, sepse nuk është këtu, por kemi pasur një debat të gjatë me zotin Cani, dhe në relacionin e
buxhetit, në mënyrë specifike shkruhet: Ulja e tvsh-së me 20%, fatkeqësisht, nuk ndikoi në uljen e çmimeve,
ndërkohë që rritja e primit 3-10 % nuk pritet që të ndikojë në rritjen e çmimeve.
Ndërkohë që drejtoresha për ekzekutimin na dha një informacion tjetër që i ka përcjellë ministrisë
shqetësimin që kjo mund të reflektohet në një rritje të çmimeve. Sigurisht, këtu kemi dy palë, ose mungesë
informacioni nga ana jonë si Komision i Ekonomisë, ose nga ana tjetër edhe roli që ka AMF-ja për
mbikëqyrjen e kompanive të sigurimeve, dhe këtë e lidh me pyetjen që bëri zoti Bushati.
Së dyti, për të vazhduar me dy pyetjet e tjera, ndoshta mund të lidhen edhe në funksionin e zotit
Melani, në vijim të rritjes së sinkronizuar të çmimeve me të 8-ta kompanitë. Autoriteti i Konkurrencës
mësojmë që ka nisur një hetim për këtë treg, dhe në Autoritetin i Konkurrencës, zoti Melani, ju keni një
funksion atje. A ka një konflikt interesi, nuk po them të perceptuar, nuk po akuzoj, por po them a ka një
konflikt interesi ndërmjet rolit tuaj atje dhe rolit kryetar bordi në AMF?
Dhe tjetra, do të doja një informacion për fondin e kompensimit. Jemi informuar që në bazë të një
plani pune edhe të një strategjie që ka AMF-ja me Bankën Botërore, është përcaktuar një radhë e shlyerjes
së detyrimeve, ndërkohë që do të doja një informacion sa është fondi i kompensimit, a ka pasur ndonjë
mospërputhje të deklarimeve të fondit të kompensimit me situatën reale në fondin e kompensimit, dhe kur
pritet të përfundojë shlyerja?
Kërkoj ndjesë sepse nuk e di nëse është funksion i kryetarit të bordit apo i drejtoreshës ekzekutive,
por jemi njohur me disa vendime që zoti Melani ka marrë si kryetar bordi, ndaj edhe po ju drejtohem.
Erion Braçe – Ju lutem, mos ndërhyni!
Jorida Tabaku - E fundit, lidhet me përgjigjet e pyetjeve që kanë bërë kolegët deputetë, do të doja
pak më shumë informacion, e lidh përsëri me pyetjen e zotit Bushati, në faqen 5 të përgjigjeve tuaja ka një
mospërputhje, sepse thoni se numri i kontratave është rritur, ndërkohë që shifra është më e ulët, dhe, së dyti,
27
siç shprehet qartë, primi mesatar është rritur, pavarësisht se tvsh-ja u eliminua për këto produkte gjatë vitit
2015.
Faleminderit!
Erion Braçe - Urdhëroni!
Enkeleda Shehi - Kërkoj ndjesë, sepse është një lapsus. Kontratat e vitit 2015, janë të vitit 2014
po t’i referoheni dhe faqes. Kështu që është lapsus nga ne.
Duke filluar nga pyetja e zotit Bushati, publiku, të gjithë janë të shqetësuar dhe kërkojnë
informacion se si është bërë rritja, etj., etj..
Më lejoni të them si historik se ligji “Për sigurimin e detyrueshëm” i vitit 2011 është amenduar në
një nen të tij, në nenin 10, ku thotë se: “Primet e sigurimeve të detyrueshëm janë të liberalizuara. Kompanitë
i përcaktojnë vetë ato dhe pasi njoftojnë autoritetin, dhe në funksion të kësaj, Autoriteti përcakton rregullat
sesi administrohet ky proces”. Në bazë të këtij neni dhe kësaj reference, Autoriteti ka miratuar një rregullore
ku përcakton afatin e njoftimit që vendos aty “10 ditë” dhe përcakton mënyrën e llogaritjes së primit të
riskut dhe rolin e autoritetit në këtë përcaktim. Roli i Autoritetit është që në çdo fund marsi, në datën 31
mars, me të dhënat e kompanive, ne miratojmë primin e riskut mbi bazën e të dhënave të tyre mbi bazë
tregu, i cili është një prim orientues për llogaritjen e provigjoneve teknike. Kjo masë është marrë atëherë në
kohën kur menjëherë mbas liberalizimit, patëm një ulje drastike të primeve dhe për të ruajtur shëndetin e
kompanive, ne futëm një rregullore, një koncept të tillë që minimumi, pavarësisht sesa të ulët mund ta
vendosnin çmimin pa të drejtë kompanitë, të paktën rezervat për llogaritjen e dëmit dhe pagesën e tij të ishin
sa primi, që duhet të ishte primi i riskut. Kjo ka qenë masa që mori autoriteti dhe kjo rregullore funksionon
edhe tani, pavarësisht se në rastin kur primi i ri do të rritet edhe më shumë provigjone do të mbahen etj.,
etj... Por, kur primi i riskut është i miratuar nga Autoriteti, dhe shoqëritë shesin këtu, sigurisht, kjo diferencë
ka nevojë që të jetë e rezervuar dhe të provegjenohet.
Më lejoni të them se pikërisht këtë eksperiencë na e kërkoi edhe Sllovenia. Erdhi titullari i atij
institucioni dhe na përgëzoi duke thënë se është një zgjidhje shumë e mirë nga ana juaj, të cilën e ka marrë
edhe për bazë.
Vijmë te realiteti, në datat 23-24 gusht të këtij viti, personalisht nuk kam qenë në institucion, sepse
kam qenë me lejen vjetore, jam anonçuar nëpërmjet kolegëve për një veprim të tillë, e para, është ajo që
thatë ju se e kanë bërë në një ditë. Kjo del jashtë fokusit të Autoritetit. Është një autoritet tjetër që është
Autoriteti i Konkurrencës që mund të hetojë dhe të merret. Çfarë bën autoriteti në këtë moment? Së pari,
kërkova në mënyrë urgjente, pavarësisht se vet nuk isha, por orientova zëvendësen, sepse është përgjegjësia
e saj në këto raste, që të kërkojmë me urgjencë baza teknike, sepse ka ndodhur kjo rritje. Sipas kërkesave
ligjore, autoriteti duhet të njoftohet. 10 ditë kohë rregullorja nuk e ka bërë kot, por që Autoriteti të bëjë
28
vlerësimin dhe, në qoftë se llogaritjet gjenden me vend, të njoftojë edhe në publik, t’u paraprijë media apo
publikut për një rritje të mundshme, pra ta bëjë në favor të publikut informimin. Rasti në fjalë është një rast
që e tejkalojnë nga ana e shoqërive këtë hap, ata nuk njoftuan, por në një ditë të bukur, të gjithë patën këtë
rritje. Menjëherë u drejtuan dhe ata depozituan bazën e të dhënave. Me bazën e të dhënave që sollën, në
asnjë rast nga ana e tyre nuk u justifikohej kjo rritje me kaq sa ishte realizuar.
Më lejoni të them se, nga llogaritjet që kemi bërë, rritja nuk është 25 %, por është 20 %.
(Diskutime pa mikrofon)
Ne kemi bërë kalkulimet dhe del një mesatare 20 %. Në këtë moment, roli i Autoritetit është që të
verifikojë edhe një herë bazën e të dhënave, dhe u ktheu edhe një herë shoqërive duke u thënë se nuk është
e justifikuar.
Doja të thosha diçka: argumentet e shoqërive ishin që kjo rritje nuk vjen për efekt të primit të riskut,
e thashë pak më parë dhe që ia kemi çuar edhe ministrisë. Primi i riskut është po ai që ishte i depozituar që
në muajin mars, por është i shtesës dhe mosaplikimit së kësaj takse që nga muaji janar. Këtë rritje do ta
aplikojmë dhe do të shtrijmë humbjet e mbartura që nga muaji janar. Ky ishte justifikimi që sollën shoqëritë.
Në këto momente, autoriteti, me mekanizmat që jep ligji, mund të bëjë këtë gjë: së pari, mund të
marrë një vendim administrativ për shkelje të njoftimit, sepse ato nuk kanë njoftuar dhe për të cilën ne kemi
anoncuar një mbledhje bordi pavarësisht se u shty, të cilën do të doja të ishte bërë që në fillim të shtatorit;
dhe së dyti, t’u kërkojmë shoqërive sepse, sipas referimeve tona, del e justifikueshme vetëm një rritje 4 %
e primit, që ka ndodhur në muajin mars, të cilën ata nuk e kanë reflektuar. Primi i riskut të muajit mars 2016
ka lëvizur 4% në mars të vitit 2015 dhe rreth 7 % që është efekti i taksës. Pra, rritja në total e justifikuar
mund të shkonte deri në 11-12 % dhe jo në 20 %. Në këtë kontekst, Autoriteti me forcën që i jep ligji u
kërkon shoqërive të rishikojnë edhe një herë kalkulimet për shpenzimet, për komisionet etj., që janë
komponentë të tjerë që i plotësohen çmimit të shitjes. Kjo është pak a shumë situata. Desha të them që tregu
është i liberalizuar. Ata janë operatorët dhe, në bazë të të dhënave të tyre, mund të them që 3 nga shoqëritë
rezultojnë me rezultate teknike negative për 6-mujorin dhe kjo ndoshta i ka bërë që të rikthehen dhe të
rishikojnë edhe një herë politikat e tyre të vendosjes së primit. Kështu që ky ka qenë edhe roli i MF-së. Atë
që thatë dhe ju, ne kemi informuar Ministrinë e Financës për këtë impakt dhe ia kemi thënë në mënyrë
eksplicite që kjo kosto do të bjerë mbi konsumatorin për arsyet që shpjegova pak më lart.
Për sa i përket fondit të kompensimit, mund të them diçka të kësaj natyre. Në fund të vitit 2013 që
u bë FSAPI, ne kemi dy rekomandime kryesore që u dhanë për masat stabilizuese në tregun e sigurimeve:
një për pagimin e detyrimeve të prapambetura për fond kompensimi dhe tjetri për krijimin e rezervës
monetare, me idenë që ishte një premisë për likuiditetin e kompanive që ato të kishin bazën për të paguar
dëmet. Kështu që këto dy rregullore u bënë menjëherë pas FSAPI-t. Në atë moment, Byroja Shqiptare e
29
Sigurimeve, që është përgjegjëse për administrimin e fondit të kompensimit, e cila disponon të gjitha të
dhënat, dosjet, vlerësimin e të tjera, e informon autoritetin për stokun e dëmeve të papaguara deri në atë
moment, që është 31 dhjetor 2013. Në bazë të raportimit të tyre, rezultonte që shifra e asaj dite, që përmban
në vetvete edhe një masë vlerësimi, sepse aty përfshihen dëmet e miratuara me vendim të formës së prerë,
dëmet e miratuara, pa vendim të formës së prerë, dhe dëmet në proces trajtimi, pra janë 4 klauzola. Në këtë
mënyrë, një shifër e prej afërt që na u raportua, është 1,3. Në bazë të kësaj shifre, edhe me udhëzimet e
Bankës Botërore, ne bëmë një plan pagese për shoqëritë në një hark kohor 3-vjeçar. Menduam që do ta
eliminojmë këtë 1,3 miliardësh për një afat dhe e ndamë nga 450 milionë, dhe çfarë ngeli, për vitet 2014,
2015 dhe 2016. Ky është viti i fundit i këtij plani masash, në të cilat dhe bordi i ka miratuar çdo mars, le të
themi, fondin e kompensimit për atë vit. Këtu bëhet fjalë për dëm. Sigurisht që ato vendime bordi kanë këtë
fond, kanë edhe detyrimin e byrosë për të respektuar radhën, sepse dëmet në atë databazë ishin pa paguar
që nga viti 2001, në kuptimin që të shlyhen dëmet më të hershme. Kjo ka qenë vendimmarrja e autoritetit.
Mund të them që në vitin 2014 rezulton që janë paguar 100% masa e kontributit, e cila u përcaktua
me vendimin e bordit, që është 445 milionë. Në vitin e dytë, që ishte viti 2015, në fakt, kemi një pagesë
94%, sepse dy nga shoqëritë nuk e realizuan pagesën për të cilën ne morëm edhe një vendim bordi.
Ajo që është më e rëndësishme për t’u theksuar në këtë moment është se përsëri me të dhënat që
sjell vetë byroja, kjo shifër është ende e lartë. Për këtë arsye ne, në diskutim edhe me Bankën Botërore, e
kemi vënë tashmë si pjesë të draftligjit të sjellë në Kuvend, ku detyrojmë me ligj kompanitë që të paguajnë
dhe të zerojnë këtë detyrim për një afat dy-vjeçar, sepse ka pasur edhe raste që kompanitë e kanë tejkaluar
radhën, kanë prishur atë të pagesës, por edhe siç është rasti në fjalë, që nuk e kanë paguar 100% detyrimin.
Ndërkohë, po këto vendime të bordit të Autoritetit, kanë pasur si klauzola edhe dëmet e reja të
fondit të kompensimit mbas 1 janarit të vitit 2014, sepse, nëse e shikojmë me stokun që jemi marrë, vazhdon
të gjenerohen edhe dëme të reja, sepse nga informacionet që kemi na DPSHTRR-ja rreth 26-30% e
makinave qarkullojnë pa siguracion në territorin e Shqipërisë. Për pasojë janë subjekt për të bërë aksidente
dhe këto aksidente duhet të dëmshpërblehen nga ky fond i kompensimit.
Kjo është situata për pagesat e dëmeve të fondit të kompensimit. Thashë që ne kemi kërkuar që në
draftligjin e propozuar të forcohet shumë roli i autoritetit në lidhje me këtë pikë.
Kemi propozuar në draftligj që Byroja Shqiptare e Sigurimeve të ndahet në dy ente dhe këtë edhe
me propozimin e Bankës Botërore, njëra të jetë byroja ekzistuese që të merret me vetëm me kartonin jeshil,
që është partnere e Byrosë ndërkombëtare, dhe të merret vetëm me të. Fakti që kjo byro ka pasur të gjithë
këtë problematikë, hiq dhe vër titullarë, ka lënë një figurë shumë të keqe edhe në Byronë Ndërkombëtare,
është penalizuar për këtë qëllim, janë dhënë shumë, le të themi, penalitete, fonde garancie të rritura. Ne
kërkojmë që të ndahet byroja në dy ente: ajo që merret me kartonin jeshil dhe byroja, që e kemi quajtur ent,
30
që do të merret me fondin e kompensimit. Për këtë arsye këtij enti i kemi kërkuar një forcë më të madhe për
autoritetin, dhe personat që do ta drejtojnë atë, të jenë eskluzivisht persona të përcaktuar se cilët do të jenë
nga ana e Autoritetit. Fakti që tani kjo byro administrohet nga vetë shoqëria, ata zgjedhin drejtorin, autoriteti
ka vetëm rol miratues të propozimeve të tyre, ka krijuar këtë handikap. Sa herë që çojmë shkresat na
kthehet përgjigjja se asambleja ka vendosur të kundërtën. Unë çuditem edhe me faktin sesi edhe nga kryetari
i bordit nuk është kuptuar sa e rëndësishme është që ky entitet të jetë një entitet që nuk varet më nga
shoqëria e sigurimeve, ata të kenë vetëm dy përfaqësues, dhe të ketë një nga Ministria e Financës, një nga
Ministria e Transportit, një nga Autoriteti, që të bëhet detyrimisht zbardhja dhe plotësimi i këtij detyrimi
dhe jo tjerrja, siç bëhet për arsye të defekteve kryesore që ka ligji, në radhë të parë, që roli i Autoritetit është
në minorancë në këtë ligj për arsye se të gjitha të drejtat i jepen byrosë dhe autoriteti, të themi, pret
propozimet e tyre, rikthen mbrapsht, por jo të marrë një vendim dhe të thotë: kjo nuk bëhet. Kjo do t’i japë
zgjidhje këtij procesi.
Megjithatë, vlen të theksohet se këto janë dëme të prapambetura që nga viti 2001, por me ligjin e
vitit 2009, përpara kanë qenë të trajtuara nga INSIG-u, nga Ministria e Financave, më pas me ligjin e vitit
2009, pra nga viti 2010 e këtej i janë dhënë Autoritetit, dhe nga viti 2011 e këtej është liberalizuar tregu.
Pavarësisht se periudha duket shumë e gjatë, roli i Autoritetit për këtë është më mbrapa.
Këtë doja të sqaroja dhe kërkoj mbështetjen e komisionit tuaj për miratimin e ligjit në këtë formë,
siç është sjellë. Sigurisht, plotësime mund t’i bëhen, mund të ketë nevojë edhe për sugjerime të reja, por
aktualisht mendojmë se kjo është mënyra e duhur për ta zgjidhur.
Pajtim Melani – Lidhur me pyetjen tuaj të parë, unë ju falënderoj, në fakt, pasi ka pasur një lloj
vorbulle mediatike nga pikëpamja e një qasjeje dhe përdoripër të emrave në mënyrë politike, por kjo është
një çështje që unë ju falënderoj që na dhatë shansin.
Unë do të flas vetëm mbi ligjin dhe jo me komente personale apo etiketime, sepse preferoj që t’i
referohem vetëm ligjit. Ju përmendët termin “konflikt interesi” dhe, sipas ligjit nr. 9367 të vitit 2005:
“Konflikt interesi është gjendja e konfliktit në mes të detyrës publike dhe interesave private dhe zyrtare.
Ky është një definicion që besoj se biem dakord në parim.
Tani të ndalemi tek interesi midis dy institucioneve publike, ju keni qenë vetë zëvendësministre
e Integrimit dhe keni qenë në disa këshilla mbikëqyrës apo jo.
Jorida Tabaku - Jo, unë në asnjë.
Pajtim Melani – Atëherë, kanë qenë zëvendësministra të tjerë, të cilët kanë ushtruar njëkohësisht
të dyja funksionet.
Erion Braçe – Ju lutem, përgjigjuni pyetjes dhe nuk keni punë fare me të ftuarit të tjerë që janë
jashtë punës suaj.
31
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Mendimin tënd jepe kur të vijë koha!
Asnjë nuk e lejoj të japë vlerësime për kolegët. Po të pëlqeu mirë, nëse jo vazhdo.
Pajtim Melani - Ju kërkoj ndjesë, por e kisha për shembullin klasik, jo për etiketimet.
Për sa u përket kufizimeve që ka ligji për një nëpunës të niveli të mesëm, siç jam unë te Autoriteti
i Konkurrencës, në nenin 91 thuhet: “Nëpunësi i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues nuk mund të jetë
drejtues në organizata fitimprurëse, nuk mund të jetë anëtarnë organet drejtuese të shoqërive tregtare, nuk
mund të ushtrojë veprimtari private dhe nuk mund të jetë i punësuar me kohë të plotë në një detyrë tjetër
apo nuk mund të zotërojë në mënyrë aktive aksione apo pjesë kapitale të shoqërive tregtare”. Për të mos
folur për veten time, meqenëse m’u bë kjo vërejtje, do të merrem me paralelizmin me anëtarin tjetër të
bordit.
Çështja që ka hapur Autoriteti i Konkurrencës është një në disa vjet, për këtë nuk dua të flas, sepse
është procedurë hetimore, është Komisioni i Konkurrencës që raporton pranë jush, por do të thosha se një
anëtar i bordit të AMF-së vjen nga Banka e Shqipërisë dhe ne gati në çdo mbledhje marrim mendime që
lidhen me veprimtarinë e bankave në tregun financiar nën mbikëqyrjen e AMF-së. Nëse kjo do të ishte
konflikt interesi, do të ishte absurde, sepse nuk ka sens. Institucionet publike nuk kanë interesa private,
konflikti i interesit është definicion privat dhe publik.
Ndërsa për çështjen e fondit të kompensimit kjo është etiketuar politikisht unë nuk dua të merrem.
Përgjigja që dha drejtoresha e Përgjithshme Administrative ishte për historikun e fondit të kompensimit
dhe nuk ka asnjë vendim personal timin apo të askujt tjetër, meqenëse u tha se ka një vendim në emrin tim.
Vendimi është i bordit.
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Erion Braçe – Zotëri nuk jeni i detyruar të përgjigjeni për pyetje që nuk kanë të bëjnë me detyrën
tuaj.
Kandidatura juaj është verifikuar në këtë komision, kush ka qenë, mirë, kush nuk ka qenë, është
histori tjetër.
A ka pyetje të tjera?
Ervin Bushati – Një sqarim për publikun të paktën, se ne ekonomistë merremi vesh, baza e
indeksimit... apo 100 e famshme është çmimi aktual. Nuk mund të thuhet që çmimi është rritur 20%, duke
marrë çmimin e ri, sepse ai mund të rritet shumë më tepër, merret bazë indeksimi çmimi i vjetër. Për
qytetarët është rritur 28% jo 29%. Baza e indeksimit merret i vjetri, nuk merret i riu.
32
Erion Braçe - Kam disa pyetje për drejtoreshën Ekzekutive. E dëgjova me vëmendje përgjigjen
tuaj për planin e shlyerjes së detyrimeve të pa paguara, pra dëme të papaguara në vite dhe nuk arrita të
kuptoj disa gjëra.
Së pari, dua të di a keni pasur si detyrim për të paguar dëmet: 430 milionë në vitin 2014, 450
milionë në vitin 2015 dhe 468 milionë në vitin 2016. Dua të di sa janë paguar në secilin prej këtyre viteve
dhe në 8 muajt e parë të këtij viti?
Enkeleda Shehi – Në vitin e parë, në vitin 2014 pagesa ka qenë 445 milionë e 575 mijë e 565, në
vitin e dytë, në vitin 2015 pagesa ka qenë 410 milionë e 956 mijë e 571 dhe deri në muajin e 7 të këtij viti,
është paguar 211 milionë e 623 mijë e 683.
Erion Braçe – Faleminderit!
Pyetja tjetër: këto detyrime ishin deri në datën 31 dhjetor i vitit 2013.
Enkeleda Shehi - Këto janë detyrime te vjetra.
Erion Braçe - Tani dua të di për vitin 2014- 2015, dhe për këta 7 muaj deri në korrik, thoni ju,
por edhe në gusht po të jenë, sa janë detyrimet e reja të krijuara?
Enkeleda Shehi - Unë kam një shifër, që është referuar nga byroja dhe që thotë se në fund të vitit
2015, përsëri stoku, ajo që thashë pak më parë, është rreth 1,3 miliardë lekë.
Erion Braçe - Është rritur prapë?
Enkeleda Shehi - Është rritur, ose të themi proceset gjyqësore të papërfunduara, të cilat janë
përfunduar, kanë rezultuar në masën më të lartë se vlerësimet e bëra, por, njëkohësisht, dosjet që nuk ishin
mbaruar ende procesin e trajtimit janë trajtuar dhe ka dalë një vlerë, shifra është kjo. Këtë kemi kërkuar t’ia
vëmë me detyrim në ligj byrosë që ta shlyejë në mënyrë ultimative brenda dy vjetësh.
Erion Braçe – E dëgjova këtë dhe normalisht duhet t’ju pyes, pasi i keni dhënë tre vjet kohë për
të paguar dëmet dhe këto janë dëme që i paguajnë qytetarët apo jo?
Enkeleda Shehu – Po.
Erion Braçe – Pra, pasi i keni dhënë tre vjet kohë duhet t’i jepni dhe dy vjet të tjera kohë?
Imagjinoni një qytetar që nga një aksident ka mbetur invalid. Rasti më i keq i mundshëm, se ka edhe raste
të tjera që rezultojnë me humbje jete, por tani ne duhet t’u japim kohë kompanive, byrosë që janë institucione
që nuk funksionojnë, siç thoni ju, t’u japim kohë pa fund, që këta të gjejnë mundësinë për të paguar, kur
kanë marrë detyrimin kontraktual të paguajnë çdo lloj dëmi.
Më fal që po e ngre zërin, por kam të paktën tre javë që shikoj një pronar kompanish që del
publikisht nëpër të gjitha mediet, se e ka edhe këtë akses shumë të madh, dhe thotë: “Unë paguaj kaq,
paguaj aq”, kur dëmi ka arritur 1,3 miliardë. Pasi i dhamë kohë përsëri dy javë dhe do t’i japim përsëri edhe
dy vjet të tjerë kohë, kjo është strategjia që mendoni?
33
Enkeleda Shehu – Në radhë të parë, nuk janë bizneset e drejtpërdrejta të kompanive, që janë
detyrime të lidhura me kontratë dhe të detyruara për t’u paguar, por janë fonde të detyruara për rastet e
aksidenteve me makina të pasiguruara. Do të doja që të gjithë së bashku të punonim në këtë pikë, për të
ulur numrin e makinave të pasiguruara.
E dyta, ky fond nuk mbulohet vetëm nga kompanitë e sigurimit, por është i detyruar edhe personi
që shkaktoi aksidentin. Ai i pasiguruari është detyruesi i parë, që duhet të bëjë pagesën e palës që i ka
shkaktuar dëm. Këto quhen padi regresi në terminologjinë tonë dhe kanë një përqindje shumë të vogël të
mbledhur. Përmbaruesi duhet të shkojë si te njëri, ashtu edhe tek tjetri, sepse fondi për pagesën e këtyre
lloj dëmshpërblimesh furnizohet në këtë mënyrë. Një burim tjetër për të financuar këtë fond janë edhe
gjobat që vendos policia për makinat e pasiguruara, fond i cili asnjëherë nuk është transferuar në këtë
buxhet. Me këtë unë nuk dua të justifikoj kompanitë e sigurimit. Ne kemi bërë një kalkulim dhe, nëse ai do
të paguhet brenda vitit, do të rezultojnë shumë kompani me mungesë aftësie paguese të theksuara, sepse ju
e shikoni edhe me treguesit që kemi sjellë, tre shoqëri janë në këta tregues, por me këtë pagesë mund të
dalin edhe shoqëritë e tjera. Ky është një hap politiko- ekonomik që ne e kemi diskutuar shumë gjatë edhe
me Bankën Botërore. Ky ka qenë propozimi nga ana e tyre. Qytetarëve që duhet t’u jepet dëmshpërblimi
kanë të drejtën e tyre, por në çdo rast edhe me ligje të tjera ekziston rendi i kronologjisë, i pritjes, i radhës
që te ligji “Për pronat” e të tjera me radhë. Pra, në një moment të caktuar ky është një detyrim.
Më lejoni të theksoj diçka: pse janë shifrat kaq të mëdha? Janë për efekt të vendimeve të gjykatës,
që shpeshherë kanë dalë mbi limitet e ligjit. Kjo është A-ja, sepse në detyrimet sipas ligjit, kemi përcaktuar
atë që quhet “shuma e detyrimit”. Shpeshherë vendimi i gjykatës e ka kapërcyer disa herë atë, duke mos
iu bindur fare ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm”. Për këtë arsye edhe shifrat janë të ekzagjeruara. Kemi
bërë një marrëdhënie shumë të fortë në kuptimin bindës, informues me Ministrinë e Drejtësisë, me
Këshillin e Lartë të Drejtësisë prej vitesh për të sqaruar këtë gjë. Kemi arritur në një bashkëpunim. Ka dalë
një vendim unifikues që më pas është reflektuar. Të gjitha këto bashkë kanë sjellë në këtë shifër kaq të
madhe.
E para, qytetari që ka bërë dëmin është përgjegjësi numër një për të paguar, për të dëmshpërblyer
qytetarin tjetër dhe pastaj të gjithë me radhë. Nëse vendimi i këtij komisioni do të na urdhërojë ne të
vendosim që brenda një viti të shlyhet, ky është një detyrim për ne, por sigurisht që shoqëritë e sigurimit
do të rezultojnë pothuajse me paaftësi paguese në rastin më të madh. Ndoshta vetëm një mund të jetë
shoqëria që mund të jetë e para në treg, që mund të ketë mundësi, të tjerat do të rezultojnë me paaftësi
paguese.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
34
Është i kontabilizuar. Sipas vendimit të bordit, është vetëm detyrimi vjetor, se, nëse ne do t’i
kishim lënë të gjithë këtë detyrim... Jemi konsultuar edhe me IFC-n ose Bankën Botërore, prandaj e
formulojmë vendimin ne. Bëjmë pjesën e konstatimit, ku themi sa është detyrimi, por për këtë vit vendosim
450 milionë dhe jo 1,3 miliardë, sepse, po të ishte ashtu, në bazë të IFRS-ve, do të dilnin të gjitha me
humbje e të tjera, por kemi gjetur këtë, që vetëm detyrimi që e shkruajmë në vendim, njihet si i tillë. Pastaj
vendimi ka dhe një pikë tjetër që është për institucionet e reja që vijnë pas 2014-ës e këtej, ndërsa për këtë
vit e kemi rreth 116 milionë pagesën, prandaj edhe kjo pagesë duhet bërë. Këtë vit duhet të paguhen rreth
450 plus 116 milionë, pra rreth 500 e ca milionë dëme për fondin e kompensimit. Është një shifër jo e
mjaftueshme ndoshta për të gjitha këto detyrime, por është një punë e madhe që është bërë nga ana jonë për
ta detyruar që ta bënte.
Erion Braçe – Unë e kuptoj punën e madhe të të gjitha institucioneve që ju përmendët, të përfshira
në këtë histori, por ku ngelen detyrime të tilla dhe kur shtohen detyrime, pavarësisht se ne marrim masa për
t’i shlyer ato e të tjera me radhë, puna e madhe ngelet për t’u diskutuar nga secili më pas. Megjithatë,
kalojmë te çështja që është më e rëndësishmja, sipas mendimit tim, që ka të bëjë drejtpërdrejtë me shëndetin
e këtij tregu.
Në faqen 45 të raportit të tij, Kontrolli i Lartë të Shtetit, duke iu referuar pyetjes së shtruar në
auditim, pyetjes 3.2.1, ka tre konkluzione, të cilat duhet t’i citoj.
Konkluzioni i tretë: “Megjithëse, rakordimi i likuiditetit të kompanive është detyrimi ligjor neni 85
shkronja “h” deri më sot as shoqëritë e sigurimit dhe as autoriteti nuk llogarit një tregues të tillë, kjo edhe
për faktin se ende autoriteti nuk ka miratuar një rregullore të veçantë për metodat e llogaritjes dhe nivelin
minimal të pranuar”, neni 84 pika 4, rregullore që siç miratoni ju është miratuar këtë vit, por ky i referohet
periudhës së vitit 2015, për të cilën edhe ne jemi mbledhur për të dhënë një vlerësim.
Konkluzioni i katërt. “Referuar raportimeve dhe verifikimeve të Departamentit të Mbikëqyrjes për
periudhat e audituara shumica e shoqërive të sigurimeve jo-jetën, që operojnë në tregun shqiptar nuk
zotërojnë aftësi paguese në nivelin e kërkuar dhe/ose nuk mbulojnë provigjionet teknike sipas kriterit ligjor”.
Pika 5, gjithmonë i referohet 31 dhjetor të vitit 2015. “Nga një vlerësim i pavarur i grupit të
audituesve rezulton që përveç dy shoqërive raporti i likuiditetit për të gjitha shoqëritë e sigurimit jo-jetë
është jashtë diapazonit normal që përcaktohet në testet e manualit të mbikëqyrjes së autoritetit”.
Këto janë tri konkluzionet, të cilave u është referuar relatori i relacionit që e ka paraqitur këtu në
komision dhe natyrisht edhe unë në aq sa thashë në fillim të kësaj mbledhjeje. Mund të më jepni ju një
shpjegim në lidhje me këto tri pika?
Urdhëroni!
35
Enkeleda Shehi – Faktikisht, për të gjitha këto jua dhashë një shpjegim pak më parë, por po e
përsëris edhe një herë: ai është një raport performance i bërë nga KLSH-ja, ku ekspertët e KLSH-së kanë
punuar për gati 1 vit së bashku me ekspertët tanë. Ne i futëm këto të dhëna dhe ua shpjeguam, pasi një pjesë
e tyre në një farë mënyre nuk kishin njohje të thellë të punës që bënin aty, megjithatë kjo ishte detyra jonë
dhe brenda vitit, brenda harkut kohor ne e furnizuam, e sqaruam KLSH-në me të gjitha materialet. Në
përfundim, raporti i KLSH-së doli dhe ne përgatitëm një set me shpjegime për secilën nga gjetjet dhe
rekomandimet e lëna nga KLSH-ja. Sigurisht, edhe për pikat që ju citoni, ne dhamë shpjegimet përkatëse,
në qoftë se e ka thënë pjesa më e madhe ne u thamë 3, por në fund a ka reflektuar apo jo relacioni i Kontrollit
të Lartë të Shtetit është detyra e atij institucioni. Nga ana jonë me anë të fakteve kemi përcjellë komentet
për të gjitha gjetjet dhe rekomandimet. Sigurisht, në bazë të procedurës ata sjellin raportin final së bashku
me disa rekomandime, të cilat ata i gjykojnë se janë ato që duhet të qëndrojnë, së bashku me një pjesë që
janë sqaruar e të tjera. Në bazë të këtyre rekomandimeve të lëna brenda 6-mujorit të parë, sepse kështu ishte
dateline, ne kemi përgatitur të gjithë rregulloren që ata na lanë.
Më lejoni t’ju them se ligji i ri risigurimeve që është miratuar në mes të vitit 2014, kërkonte 1 vit
kohë për shoqëritë e sigurimit që të përgatisnin të gjitha strukturat e tyre në funksion të ligjit. Në lidhje me
këtë edhe autoriteti do të kërkonte kohën e mjaftueshme, sepse ishin mbi rreth 30 rregullore për t’u përgatitur
dhe çdo muaj janë përgatitur mbi disa rregullore.
Për sa i takon treguesit të likuiditetit atë e kemi pasur pjesë të manualit, është ajo që unë shpjegova
pak më lartë, pavarësisht se ne nuk kishim një rregullore të mirëfilltë, kishim një manual të mbikëqyrjes të
tregut të sigurimeve të miratuar edhe me ekspertizën e Bankës Botërore, ku treguesi i likuiditetit aty ishte si
definicion, i cili ishe edhe subjekti i punës që ne kishim. Pra, ne nuk kishim një rregullore, por kishim një
manual me një tregues të matjes të likuiditetit. Pra, ky tregues, të cilin jua thashë pak më sipër paraqitet në
manual dhe ka gabime në cilësinë e tij dhe personat që kanë punuar aq e kanë pasur njohjen në atë moment,
por për ne që jemi aktualisht dhe që e kemi parë më thellë ai tregues nuk duhet të jetë si definicion,
pavarësisht se ne e kemi vënë.
Gjithsesi, krahas kësaj në dy rekomandimet e Bankës Botërore për stabilizimin e tregut, kemi pasur
një rregullore shumë të rëndësishme që ka qenë ajo e rezervës monetare. Çfarë është rezerva monetare?
Rezerva monetare është ajo ku kompanisë i caktohet detyrim të mbajë në një llogari të caktuar, të dedikuar
aq para sa i duhen për të paguar dëmet dhe kjo ishte edhe në bashkëpunim me ata, bateri i likuiditetit që ne
i kërkonim shoqërisë së sigurimit. Gjithë këtë ne ia kemi shpjeguar KLSH-së, pavarësisht se ne nuk kishim
një rregullore me emër Rregullore Likuiditeti, të cilën e kemi bërë tani, por ky tregues është matur dhe është
ndjekur nga ana jonë. Këto janë dy gjëra në lidhje me likuiditetin.
36
Në lidhje me pjesën e aftësisë paguese apo treguesve të tjerë ato mbeten aty, publiku është i lirë t’i
verifikojë, të vijë te ne dhe t’i shohë se sa janë treguesit, të cilët janë të pasqyruar në faqe, por, në qoftë se
ata i lënë, atëherë unë nuk jam personi përgjegjës për saktësinë e të dhënave.
Erion Braçe – E nderuar drejtoreshë!
Ka një problem në të gjithë raportimin tuaj dhe fjalën e mbajtur këtu. Mua më vjen keq që ju vini në
diskutim ligjin dhe ky është një problem për të gjitha institucionet në Shqipëri, jo vetëm për ju. Pasi
miratohet një ligj detyra e cilitdo titullari apo institucioni është të zbatojë ligjin, as ta komentojë, as ta
diskutojë dhe as ta lërë mënjanë. E para.
E dyta, e njëjta histori është edhe me Kontrollin e Lartë të Shtetit, pra nuk është po prapë vetëm
me ju, këtë e kemi me institucionet e qeverisjes vendore, institucionet e qeverisjes qendrore, institucionet e
pavarura e të tjera me radhë. Kur del një raport i Kontrolli tët Lartë të Shtetit janë ezauruar të gjitha fazat e
konsultës me ju, e paraqitjes të arsyeve tuaja, marrja parasysh e rekomandimeve tuaja apo rrëzimit të tyre e
të tjera me radhë. Pra, kur del ky raport normalisht detyrimi i çdo institucioni është ta lexojë dhe të zbatojë
rekomandimin, jo vetëm për ju, po e përsëris, për çdo institucion të shtetit shqiptar, për cilindo.
Më lejoni t’ju lexoj prapë raportin, sepse ju thoni që keni pasur një manual e të tjera me radhë,
ndërsa ata thonë tjetër gjë këtu. Po jua lexoj është gjetja 1: “Nga një vëzhgim i disa faqeve zyrtare të
kompanive rezultoi se jo të gjitha publikojnë raportin vjetor të audituar që është detyrim ligjor, sipas nenit
66, shkronja “g”...”. Pra, publikimi është detyrim ligjor. Vazhdojmë më tej: “Për më tepër edhe në rastet kur
pasqyrat financiare janë të publikuara grupi i auditimit nuk gjen informacion të mjaftueshëm dhe të
besueshëm për të vlerësuar saktë aftësinë paguese të shoqërisë. Nga ana tjetër, edhe raportet e mbikëqyrjes
të publikuara në faqen zyrtare të internetit të AMF-së, nuk jepnin informacion të detajuar për këta tregues
në nivel shoqërie. Edhe në rregulloren nr. 110, datë 26.10.2015 “Për përmbajtjen e raportit vjetor që
publikohet nga shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit, pasqyrat mbi marzhin e aftësisë paguese dhe likuiditetit
nuk specifikohen të renditura në listën e raporteve për t’u publikuar. Në këtë mënyrë grupi i sigurimit për
shtjellimin e kësaj nënpyetjejeje, përdori raportet vjetore të audituara 2013-2014 të shoqërive të depozituara
në AMF, raportimet vjetore të shoqërisë në AMF In-Reg dhe analizat financiare të Departamentit të
Mbikëqyrjes të datave 31.12.2013, 31.1214 dhe 31.03.2015”. Pasi thotë këtë dhe pasi jep këtë referencë
fillon dhe bën llogaritjet. Mua më vjen keq, por numrat tuaj janë të ndryshëm nga numrat e tyre dhe ka një
problem në këtë mes dy institucioneve, të cilat normalisht duhet të kishin rënë dakord të paktën për numrat.
(Diskutime pa mikrofon)
Edhe një herë tjetër, zonja drejtoreshë....
Këtu është tabela bazë e aftësisë paguese 31.12.2013, tabela 6 e datës 31.12.2014, tabela 7 e datës
31.03.2015, aftësia paguese thuhet dhe numrat janë këtu. Ata kanë arritur në një konkluzion duke iu referuar
37
këtyre llogaritjeve që janë këtu dhe nga këto tabela rezulton siç thonë ata, kam përshtypjen që mbledhje dhe
zbritje kanë bërë, po t’i shohësh në detaje.
Pikërisht se janë bërë këto llogaritje, rezulton ai konkluzion që unë ju lexova, dhe që natyrisht është
alarmues.
(Ndërhyrje pa mikrofon).
Janë përkeqësuar treguesit e çdo kompanie, me përjashtim të INSIG-ut, që deri në atë fund viti ka
qenë institucion publik, shtetëror dhe ka pasur detyrimin të llogarisë qindarkë më qindarkë, sipas ligjit. Të
tjerat i kanë përkeqësuar. Ky është problem edhe i tregut, edhe yni! Dhe ky është shqetësimi ynë!
Nuk kam ndonjë shqetësim as me ju personalisht, dhe as me bordin tuaj. Shqetësimi im është ky,
dhe për sa kohë më thoni që, në rast se i detyrojmë këto kompani të paguajnë menjëherë detyrimin, që e
kanë pasur në vite pa paguar, situata e tyre financiare do të përkeqësohet, do të shkojë në falimentim dhe të
tjera me radhë. Sigurisht, gjendja është e tillë dhe këtë duhet ta themi hapur dhe duhet ta pranojmë për të
përcaktuar një plan të qartë sesi do ta nxjerrim të gjithë tregun nga kjo situatë. Ky është shqetësimi! Nuk
është një treg i vogël, është treg i madh. Nuk është një treg që thjesht dhe vetëm për shkak të rritjes në
përqindje të primit, të rrisë çmimet. Jo, ka arsye të tjera, sepse unë nuk e di çfarë i keni rekomanduar ju
Ministrisë së Financave kur hoqi tvsh -në prej 20% për këtë kompani! Mbase nuk i keni thënë asgjë, por që
ajo nuk u reflektua fare. Gjendja e tyre nuk u përmirësua, përkundrazi, nga këto të dhëna është përkeqësuar,
dhe vijmë në një ditë kur ata rrisin përsëri çmimet e policës së sigurimit dhe kjo tregon që tregu nuk
funksionon. Unë kështu e mendoj.
Kam dy pyetje për ju, kryetar, sepse i dëgjova këtu dhe mirë është që të sqarohen: çështja e
shoqërisë së auditimit. Natyrisht, kemi mendime të ndryshme për këtë çështje të shoqërisë së auditimit të
pasqyrave financiare.
Unë dua të di: a është detyrim ligjor që bordi të marrë vendim për kompaninë audituese apo
individin, që do të krijohen në auditimin e pasqyrave financiare të autoritetit? Po ose jo. Nuk dua më shumë.
Pajtim Melani - Sipas nenit 14, pika 16, te ligji për AMF-në, i ndryshuar me ligjin nr. 54 të vitit
2015...
Erion Braçe – Ka mundësi, ju lutem, t’i kurseni këto historitë e stërgjata. Po, apo jo!
Pajtim Melani - Po, duhet të miratohet...
Erion Braçe – Ke marrë vendim?
Pajtim Melani - Jo!
Erion Braçe – Nuk ka vendim për shoqërinë?
Pajtim Melani - Jo! Nuk është sjellë si vendim, por është bërë si prokurim publik që është gjithë
shoqëria, dhe në momentin kur është kërkuar, pra, kur kanë ardhur në Kuvend pasqyrat financiare, të cilat
38
si institucion i pavarur na i sjellin bashkë me raportin e ekspertit kontabël, ose në këtë rast të shlyerjes
audituese, nuk kanë qenë të miratuara nga bordi dhe shoqëria audituese, paraprakisht, dhe ne kemi sjellë
vetëm pasqyrat financiare me vendim bordi sipas nenit 14, pika 15 e ligjit.
Erion Braçe – Urdhëroni, drejtoreshë!
Enkeleda Shehi - Ky është një interpretim nga ana e kryetarit që nuk është i vërtetë.
Erion Braçe – Si është interpretimi?
Enkeleda Shehi - Interpretimi është kështu: bordi miraton kërkesat për shoqërinë audituese dhe ne
zbatojmë ligjin e prokurimit publik. Nuk del dot me vendim bordi. Ai është me prokurim publik. Del një
listë ku dalin fitues, i pari, i dyti, i treti dhe merret i pari në qoftë se plotëson kriteret. Kjo është, unë nuk e
kthej dot, se unë jam në funksion të ligjit të prokurimit publik dhe nuk marr dot vendim.
Çfarë vendimi do të marrë bordi? Do ta marrë ai që del i pari. Ky është ai që bën auditimin.
Pasqyrat sillen në bord, i verifikon bordi, i miraton dhe i sjellim në Kuvend. Nuk e miraton bordi auditorin,
ne e miratojmë me ligj prokurimi. Bordi miraton kërkesa. Kjo është procedura.
Erion Braçe – Po praktikë tjetër ka të tillë? Për shembull, Banka e Shqipërisë.
Enkeleda Shehi - Banka e Shqipërisë është e përjashtuar nga ligji “Për prokurimin publik”, kurse
ne jo.
Erion Braçe – Po si i zgjedh banka?
Enkeleda Shehi - Është procedurë e tyre. Ne nuk jemi të përjashtuar.
Erion Braçe – U ngrit edhe një çështje këtu, zoti kryetar i bordit, për çështjen e shkarkimeve apo
të largimeve nga puna. Ne kemi zhvilluar edhe një takim të përbashkët ku u diskutua të vihej në funksion
një element i ligjit që të ngrinte një Komitet Kontrolli. Dua të di, raporti i atij Komiteti Kntrolli është juaji
personal apo është i Komitetit të Kontrollit?
Pajtim Melani - Sigurisht që nuk mund të ketë vendim personal sipas nenit 17 të ligjit “3 anëtarët
që nuk kanë veprimtari ekzekutive, sa herë vihen re mangësi gjatë veprimtarisë ....”, ku janë komitetet e
kontrollit? Përveç kësaj, të tre anëtarët e kanë votuar këtë raport, madje edhe nëndrejtoresha Ekzekutive,
pavarësisht se nuk kanë qenë pjesë e Komitetit të Kontrollit, por në vlerësimet e saj ka qenë kundër
shkarkimit ..... për të njëjtat arsye që ne kemi thënë. Sipas nenit 17, raporti i kontrollit me rekomandimet
përkatëse i ka kaluar për zbatim drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, i cili dha sqarimet pse nuk e ka zbatuar
duke iu referuar gjykatës dhe çështjes tjetër.
Erion Braçe -Drejtoreshë, fjala për ju.
Enkeleda Shehi - Drejtoresha juridike mund ta sqarojë.
Së pari, flitet në shumës “shkarkime”, këtu nuk ka shkarkime. Unë i kam dhënë sqarimet në
raportin që jemi përgjigjur, ku bëhet fjalë vetëm për një person të shkarkuar nga puna për mungesë
39
performance, dhe pikërisht për këtë raport - kontrolli të shtetit që ju po e citoni sot. Personi ka refuzuar të
bashkëpunojë me të gjitha strukturat e Autoritetit për të përgatitur një përgjigje për KLSH-në, ashtu siç e
përcakton ligji. Për shkak të kësaj, personi nuk ka qenë krah bashkëpunimi për mua. Ka qenë një person që
e kam zgjedhur me të drejtë, ka punuar si drejtoreshë Inspektimi aty prej vitesh, dhe një pjesë e rregulloreve
të ligjit të sigurimit kanë qenë detyrë specifike e asaj drejtorie. Për dijeninë e anëtarëve të komisionit, fakti
që ka refuzuar të bashkëpunojë për këtë punë, ka qenë edhe arsyeja e shkarkimit nga detyra. Kjo është bërë
konform procedurave dhe të gjitha kërkesave dhe të drejtave që më jep ligji pa e shkelur në asnjë rast. Nuk
ka absolutisht shkarkime. Është vetëm një person i shkarkuar.
Erion Braçe - Po largime ka?
Enkeleda Shehi - Po, ka.
(Ndërhyrje pa mikrofon).
Më falni, ta sqaroj edhe një herë këtë. Në vitin 2015, të cilit i referohemi, janë larguar 3 persona
dhe kanë hyrë 10 persona. Në vitin 2016, duke filluar që nga muaji janar, kanë dalë 5 persona, bashkë me
një shkarkim, dhe kanë hyrë 14 persona.
Kush janë personat që janë larguar tani dhe përse janë larguar?
Këta persona kanë krijuar një imazh shumë negativ për institucionin. Unë kam kolegë të rinj, të
cilët punojnë në institucion në mënyrë të përzgjedhur, të hapur, madje kryetare e komisionit ka qenë ajo
nëndrejtoresha që sot nuk është këtu, dhe janë shumë më të përgjegjshëm se ata që kanë ikur. Ata jo vetëm
që kanë lënë punë të pabëra, dhe këtë e them me bindjen 100%, por kanë krijuar këtë aureolë duke ardhur
dhe duke komunikuar me ju, duke deformuar realitetin së bashku me nënkryetarin.
Erion Braçe - Si ishte kjo tjetra, me kë kanë komunikuar?
Enkeleda Shehi - Kanë komunikuar me ju, janë ankuar. A nuk më thirrët dhe më thatë se janë
ankuar njëshi, dyshi, treshi? Dhe unë po ju sqaroj.
Erion Braçe – Po, patjetër. Me letra.
Enkeleda Shehi - Është larguar me dëshirë Teuta Baleta. E kam gjetur këshilltare të ish-kryetarit
të mëparshëm dhe është larguar për një pozicion tjetër. Mund të largohet çdo njeri. Jua thashë dhe pak më
parë, 34 % e turn over –it, FSA-ja anglisht, ndërsa ne e kemi të drejtën 8 % deri tani, por që deri në fund të
vitit 2016, ndoshta do të përmirësohet. Kjo zonjë është larguar me dëshirën e saj. Ka qenë personi më i afërt
imi, por nuk e ka bërë punën ashtu si duhet. Ka pasur mangësi në bërjen e punës.
Personi tjetër është Rinald Guri. Është një person që vet unë e kam mbështetur. Ka qenë drejtor i
Zhvillimeve Strategjike, ka ikur, ka hapur një kompani private dhe është konsulent i Bankës Botërore, me
një pagë më të mirë ndoshta sesa ajo që kishte aty.
40
Sigurisht, rritja e pagave u bë në Autoritet, por jo të gjithë ngelën të kënaqur për shkak të disa
limitimeve që nuk iu morën referencat sa Banka e Shqipërisë, por ishin pak më të ulëta.
Është larguar një aktuare, e cila ka ikur me familjen në Gjermani dhe unë nuk mund t’i pengoj
njerëzit që të ikin.
Ka ikur edhe një person i IT-së. Ai ka hapur një biznes privat, është bërë pronar i këtij biznesi.
Është shumë bashkëpunëtor me mua dhe stafin sa herë që e kemi kërkuar.
Këta janë pra, 5 veta që kanë ikur. Aktualisht, kam punësuar një drejtoreshë në drejtorinë e
Mbikëqyrjes, në drejtorinë e Sigurimeve, të gjithë bazuar në procedurat e hapura të përzgjedhjes. Çfarë ka
këtu të gabuar? Ja ku i kemi këtu personat që kanë eksperiencë të gjatë, Mirela ka 20 vjet, unë vet kam 25
vjet, Arturi, etj... Këta persona kanë punuar, kanë dhënë kontribut dhe janë larguar. Nuk duhet të jap unë
llogari pse janë larguar. Është zgjedhja e tyre.
Erion Braçe - Ju mund të mos jepni fare llogari, sepse me këtë mentalitet që keni, që këtë e kam
sjellë unë, këtë e kam promovuar unë, po këtë e largoj unë e kështu me radhë, dihet që kështu do të thoni
edhe për këta të tjerët pak më vonë. Megjithatë, kjo është çështja juaj dhe unë nuk hyj fare në këtë histori.
Mua më intereson shëndeti i institucionit. Për shëndetin e institucionit do të qëndrojmë pak pasi të largohet
media, meqë paskemi emërime të reja në detyrë.
Ka pyetje të tjera nga kolegët deputetë?
Enkeleda Shehi - Në qoftë se nuk e dëgjuat, për shëndetin e institucionit...
Erion Braçe – Kam dëgjuar me aq vëmendje, sa nuk e merrni dot me mend, madje kam lexuar më
shumë nga sa mund të ketë lexuar ndonjë tjetër që ti e merr me mend.
Ka ndonjë pyetje tjetër?
Komisioni mbyll sot seancën e pyetje – përgjigjeve dhe të marrjes së sqarimeve, e keni në
dokumentet që iu janë paraqitur në Komisionin e Ekonomisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Kontrolli
i Lartë i Shtetit, nga Departamenti i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe Kuvendi i
Republikës së Shqipërisë. Natyrisht që do të ketë një seancë tjetër debati dhe vlerësimi mbi një dokument
të përbashkët të këtij komisioni lidhur me punën dhe veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
gjatë vitit 2015.
Faleminderit të gjithëve!
MBYLLET MBLEDHJA
41