republika e shqipËrisË kuvendi · 2020. 5. 8. · 1 republika e shqipËrisË kuvendi komisioni...
TRANSCRIPT
1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
PROCESVERBAL
Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30
Drejton mbledhjen:
Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit,
ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit
Europian, për të prokuruar kundërmasat mjekësore”.
2. Shqyrtimi i aktit normativ nr. 14, datë 11 prill “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin
normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta
administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i
ndryshuar””.
Marrin pjesë:
Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni,
Artur Roshi, Krenar Rryçi, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet
Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti, Suzana Topi, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli dhe Ylli
Shehu.
Të ftuar:
Mira Rakacolli – Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Gelardina Prodani - Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale
Antoneta Njehrrena – Drejtore jurdike në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale
HAPET MBLEDHJA
Milva Ekonomi – Përshëndetje të gjithëve!
2
Jemi gati për të filluar mbledhjen e radhës online të Komisionit për Ekonominë dhe
Financat. Në rendin e ditës kemi shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së
përbashkët të prokurimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe vendeve
anëtare të Bashkimit Europian, për të prokuruar kundërmasat mjekësore” dhe shqyrtimin e aktit
normativ nr. 14, datë 11 prill “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr.3, datë
15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë
kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i ndryshuar””.
Për projektligjin e parë relatore është zonja Antoneta Dhima, ndërsa për shqyrtimin e
aktit normativ nr. 14, relator është zoti Vullnet Sinaj.
Për të diskutuar për projektligjet, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë
të ftuar: profesoreshë Mira Rakacolli, zëvendësministre, zonja Geraldina Prodani, sekretarja e
Përgjithshme dhe zonja Antoneta Njehrrena, drejtore juridike.
Para se të fillojmë të diskutojmë, do t’ju lutesha ta menaxhojmë kohën mirë, pasi do të
kemi një pasdite të gjatë. Do të kemi edhe një mbledhje tjetër për diskutimin e projektligjit “Për
sipërmarrjen e investimeve kolektive”.
Ndërkohë, do t’ju lutesha që pjesën hyrëse, që zakonisht e keni të drejtë për ta bërë për
falënderime dhe dhe për të shprehur solidaritet me ata që janë në frontin e parë të luftës me
COVID-in apo edhe me ata që kanë pësuar humbje në familjet e tyre, si raste fataliteti, ta
eliminojmë në këtë mbledhje, duke e mirëkuptuar që secili nga ne është solidar me të gjitha
përpjekjet dhe shpreh, pa dyshim, keqardhje dhe mirënjohje për të gjitha familjet që janë në këtë
betejë! Kjo ishte para.
E dyta, falënderimet e veçanta për ministrat, zëvendësministrat apo personat juridikë, që
vijnë nga ministritë, nuk është nevoja t’i bëni në këtë moment, sepse ua kemi bërë një herë. Do
t’ju lutesha sërish të mos e përdorim kohën për këto!
Tani do të bëj një apel për listëprezencën. Edhe nga apeli që bëra së bashku me IT-në, e
kemi kuorumin e nevojshëm për këtë mbledhje, por, gjithsesi, të dëgjojmë emrat, të thoni “jam
prezent” dhe të shfaqeni në ekrane.
Janë prezentë: Arben Elezi, Anastas Angjeli, Antoneta Dhima, Blerina Gjylameti, Ervin
Bushati, Evis Kushi, Roland Xhelilaj, Xhevit Bushaj, Reme Lala, Senida Mesi, Edlira Hyseni,
Eljo Hysko, Vullnet Sinaj, Artur Roshi, Krenar Rryçi, Artur Roshi, Korab Lita dhe zonja Suzana
Topi. Deri tani nuk është bashkuar me ne në mbledhje zoti Elio Hysko dhe zoti Ylli Shehu.
Ju faleminderit!
Fjala për zëvendësministren, zonjën Rakacolli, për shqyrtimin e projektligjit “Për
ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë,
3
Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për të prokuruar kundërmasat
mjekësore”.
Nuk paska hyrë ende në linjë asnjë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë.
Atëherë, fillojmë me relatoren, zonjën Dhima.
Antoneta Dhima – Faleminderit, zonja kryetare!
Projektligji që jemi duke diskutuar është propozuar nga Këshilli i Ministrave, sipas
përcaktimeve të nenit 83, pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe është shoqëruar
me relacionin përkatës, sipas nenit 68 të Rregullores së Kuvendit.
Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kreu
II, “Marrëveshjet Ndërkombëtare”, neni 121 i saj dhe në përmbushje të nenit 17 të ligjit nr.
43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është krijimi i mundësisë së palëve kontraktuese që të
marrin kundërmasa mjekësore me anë të dhënies së kontratave mbi bazën e procedurave të
përbashkëta të prokurimit.
Kundërmasat mjekësore nënkuptojnë çdo ilaç, çdo pajisje mjekësore, mallra ose shërbime
të tjera, që synojnë luftimin e kërcënimeve serioze ndërkufitare për shëndetin.
Traktati për funksionimin e Bashkimit Europian parashikon që veprimi i bashkimit, i cili
do të plotësojë politikat kombëtare, do të drejtohet ndaj përmirësimit të shëndetit publik, duke
parandaluar sëmundjet. Kërcënimet ndërkufitare, të tilla si gripi pandemik, mund të luftohen
përmes vaksinimit, duke parandaluar sëmundje potencialisht të rënda... (Nuk dëgjohet) një
mekanizëm për prokurimin e përbashkët të vaksinave dhe mjekimin antiviral, që do të mundësojë
shtetet në bazë vullnetare të miratojnë qasje të përbashkëta për negocimin e kontratave me
industrinë, të cilat do të trajtojnë gjatë çështje të tilla, si: përgjegjësia, disponueshmëria, çmimi i
produkteve mjekësore, si edhe konfidencialitetin.
Shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord që mjeti më i
përshtatshëm për kryerjen e procedurave të përbashkëta të prokurimit për vaksinat pandemike do
të ishte hartimi i kontratave kuadër që mund të lidhin shtetet anëtare në baza vullnetare.
Institucionet e BE-së dhe shteteve anëtare mund të angazhohen në një procedurë të
përbashkët të prokurimit, me qëllim blerjen paraprake të kundërmasave mjekësore për kërcënime
serioze ndërkufitare për shëndetin.
Palët kontraktuese synojnë të ndjekin veprimin e përbashkët, përmes dhënies së
kontratave për blerjen e kundërmasave mjekësore kundrejt kërcënimeve serioze ndërkufitare për
shëndetin, duke ndjekur një ose më shumë procedura brenda kuptimit të rregullores së deleguar
të Komisionit Europian.
4
Marrëveshja që po diskutojmë dhe do të miratojmë sot, përcakton modalitete praktike, që
rregullojnë procedurën e përbashkët të prokurimit në përputhje me paragrafin e tretë të nenit 133
të rregullores së zbatimit.
Kjo marrëveshje, përpos parashikimit të mundësisë së palëve kontraktuese për të siguruar
kundërmasa mjekësore me anë të dhënies së kontratave mbi bazën e procedurës së përbashkët të
prokurimit, gjithashtu, mbulon edhe çështje ndihmëse të tilla, si: menaxhimin e kontratave
kuadër; kryerjen e çdo procedure ligjore që rrjedh nga procedura e përbashkët e prokurimit ose
kontratat kuadër, ose nga mosrespektimi i kësaj marrëveshjeje; zgjidhjen miqësore të çdo
mosmarrëveshjeje ndërmjet palëve kontraktuese.
Një person, i cili nuk është palë e kësaj marrëveshjeje, nuk ka të drejtë të zbatojë ose të
gëzojë asnjë të drejtë ose përfitim të ndonjë kushti të kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja nuk cenon të drejtën e palëve kontraktuese për të kryer procedurat e
prokurimit jashtë saj, madje edhe kur procedura të tilla përfshijnë prokurimin e kundërmasave
mjekësore në formën e objektit të procedurës së përbashkët të prokurimit ose të një kontrate
kuadër, përfshirë operatorët ekonomikë ose kontraktuesit që kryejnë tenderin ose kanë
nënshkruar një kontratë kuadër sipas një procedure të përbashkët prokurimi të kësaj
marrëveshjeje.
Është e rëndësishme që efektet financiare të kësaj marrëveshjeje do të mbulohen nga
buxheti i shtetit.
Duke vlerësuar qëllimin e marrëveshjes, e cila parashikon procedura të përbashkëta
prokuruese në kuadër të kundërmasave mjekësore, gjë e cila do të forcojë fuqinë blerëse të
palëve kontraktuese dhe do të sigurojë qasje të përshtatshme për kundërmasat mjekësore kundrejt
kërcënimeve serioze ndërkufitare për shëndetin, ftoj kolegët deputetë ta miratojmë këtë
projektligj.
Faleminderit!
Milva Ekonomi – Faleminderit, zonja Dhima!
Milva Ekonomi – Zonja Prodani dhe zonja Njehrrena, si përfaqësuese të Ministrisë së
Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, na janë bashkuar.
Zonja Prodani, a mund ta merrni fjalën për të na bërë një shpjegim për të dyja aktet
nënligjore, projektligjin për ratifikimin dhe aktin normativ nr. 14?
Geraldina Prodani – Përshëndetje!
Në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes që po diskutoni sot për prokurimin e përbashkët
ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komisonit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit
Europian, ky është një mekanizëm, i cili përdoret sot gjerësisht nga vendet e Bashkimit
Europian, është hapur një dritare për të qenë pjesë e saj dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
5
Kjo dritare është hapur si rrjedhojë e kërkesës që të gjithë kryetarët e parlamenteve i drejtuan
vendeve të BE-së për të ndihmuar në plotësimin e nevojave që ne kishim, për plotësimin e
kërkesave për pajisje mjekësore, për barna dhe për mjete personale mbrojtëse për Covid 19.
Ashtusikurse e kemi parë gjatë kohës kur pandemia ishte e ashpër, shumë vende europiane u
detyruan të përdornin sanksione për eksportin e pajisjeve mjekësore, të mjeteve mbrojtëse
personale apo edhe të barnave. Duke qenë se ky mekanizëm është për të gjitha vendet e
Bashkimit Europian, është më lehtësues dhe është parë si një ndihmesë për t’i thyer këto barriera,
këto sanksione që mund të ketë për moslejimin e eksporteve, duke lehtësuar jo vetëm
procedurën, por edhe racionalizuar burimet financiare. Pra, duke qenë se prokurohet në një sasi
më të madhe dhe në situatën europiane ka mundësi të sanksionojnë direkt prodhuesin me një
çmim më të mirë dhe me lehtësi lëvrimi më të shpejtë.
Nga ana tjetër, pasi ne si vend jemi shumë të interesuar për të qenë pjesë e saj, mund të
bëhemi pjesë e nënshkrimit të kontratave të marrëveshjeve kuadër të prokuruara tani nga vendet
e Bashkimit Europian për të siguruar në kohë, nësasi dhe në cilësi të gjitha kërkesat që kemi për
të përballuar Covid 19, por nga ana tjetër nuk ka ndonjë obligacion. Pra, nëse kemi kërkesën dhe
nevojën, vetëm atëherë mund të aderojmë, në rast se nuk ekziston kërkesa dhe nevoja, nuk je
pjesë dhe nuk ka detyrim që të jesh.
Kjo ishte në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit, ndërmjet
Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për
të prokuruar kundërmasat mjekësore
Milva Ekonomi – Faleminderit!
Zoti Roshi, ju kishit një pyetje në lidhje me aktin normativ nr. 14?
Fjala për ju.
Artur Roshi–Në fillim do të doja të dija diçka në lidhje me efektet financiare sa i takon
marrëveshjes me Bashkimin Europian. Cilat janë efektet financiare, pavarësisht se unë besoj se
ka efekte financiare?
E dyta, akti i dytë, pse vjen nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo nga Ministria e
Ekonomisë? Për mua kjo nuk ka sens, sepse thelbi i aktit ka të bëjë me çështje ekonomike, pra
me bizneset, ndërsa vjen si propozim, konkretisht sa i takon shtyrjes së qirasë, nga Ministria e
Shëndetësisë?
Kam edhe një koment të vogël, ta bëj tani apo më vonë?
Milva Ekonomi – Si të doni ju?
Për mua mund ta bëni tani komentin.
Artur Roshi – Dakord.
6
Kemi qeverinë në fakt, heroin para qytetarit, por a është e vërtetë kjo? Aspak! Po marr
një shembull konkret, dritat e një biznesi me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë të reja, për të
gjitha bizneset. Këta 3 muaj ata nuk kanë punur, mirëpo OSHEE-ja u ka dërguar faturen e
energjisë të muajit mars 2020. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ata kanë harxhuar zero
energji dhe do të paguajnë njëlloj siç kanë harxhuar në normalitet.
Pra, kemi një nonsens logjik, sepse ndërkohëqeveria shprehet se do t’i ndihmojë bizneset,
mirëpo nuk është në krah të bizneve, duke u vënë shkelmin në fyt në këtë kohë të vështirë, pra
nuk ndihmon me shtyrjen e qirasë për këta dy muaj. Unë mendoj se ata nuk duhet të paguajnë
energji elektrike për mirëmbajtje të rrjetit, jo për atë që bën OSHEE-ja për të rikuperuar linjat,
kabinat, gjithë rrjetin e shpërndarjes e kështu me radhë. Unë mendoj se këtu qeveria tregohet
hipokrite, duke kërkuar nga biznesi, i cili është i mbyllur tërësisht, të paguajë para avancë mbi
atë që ka harxhuar. Pse duhet kjo? Ky është një veprim demagogjik i qeverisë dhe besoj se të
gjithë janë dakord për këtë.
Milva Ekonomi – Për të nxjerrë konkluzionet duhet të informohemi, zoti Roshi, të
pyesim tek OSHEE-ja nëse kjo që thoni ju është e vërtetë.
Artur Roshi – Kjo është diçka publike, pasi OSHEE-ja ka dalë 3-4 herë edhe me
deklaratë publike, duke u shprehur se për shkak të Covidit punjonjësit e saj nuk mund të shkojnë
të masin sahatet dhe ata do të marrin referenca. Për mua ky është një lloj mashtrimi kështu
eleganti KESH-it. Megjithatë, ky është këndvështrimi im, ju mund ta shikoni si të doni. Qeveria
realisht është një zaptuese e padrejtësive të ligësisë që mund të ekzistojnë. Ky është konkluzioni,
sipas mendimit tim.
Qeveria thotë se nuk ka fare para për të ndihmuar biznesin. Përse nuk ka? Qeveria erdhi
bashkë me koronavirusin për të qeverisur këtu, apo ka 7 vjet që e ka marrë pushtetin në dorë?
Pra, ka një nonsens logjik, pavarësisht se mundohet që nëpërmjet demagogjisë të bëjë që gjoja
sikur është në krah të qytetarëve, është në krah të kundërt të tyre, po u vë shkelmin në fyt për t’u
marrë edhe qindarkën e fundit në momentin kur ata nuk punojnë.
Milva Ekonomi- Zoti Roshi, keni të drejtë që keni shqetësime. Ne edhe në mbledhjen e
kaluar thamë që, me të mbaruar ky muaj, do të thërrasim në dëgjesë ministrin për Rindërtimin, i
cili është caktuar edhe kordinator për COVID-in, si dhe ministren e Financave për të kuptuar se
si kanë shkuar paketat e ndihmës. Prandaj, të mos nxjerrim konkluzione paraprake, të dëgjojmë
si janë shpërndarë ndihmat. Opinionet janë e drejta juaj t’i keni, sepse janë tuajat.
Artur Roshi – Këto janë deduksione logjike.
Milva Ekonomi- Ato mbajini, nuk jua heq njeri, por për informacionin kemi rënë
dakord t’i thërrasim në dëgjesë.
7
Artuar Roshi – Kam edhe diçka tjetër për taksën 15%. Qeveria thotë që ta shtyjnë
qiranë, por taksën 15%, që është mbi qiranë, e do qeveria. Po pse e do?! Qeveria është në paqe,
ndërsa biznesi në luftë. A ka sens këtu? Nuk ka sens. Megjithatë, po e mbyll.
Milva Ekonomi - Edhe ato janë afatizuar.
Artur Roshi – Nuk mbulohet dielli me shoshë, zonja kryetare!
Milva Ekonomi- Faleminderit, zoti Roshi!
A ka pyetje të tjera? A keni nevojë për sqarime të tjera para se të kalojmë në votim?
Kush është dakord për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të
prokurimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të
Bashkimit Europian për të prokuruar kundërmasat mjekësore”?
Miratohet.
Kalojmë te neni 1. Pro? I shikoj të gjitha duart e ngritura, pra të gjithë jeni dakord.
Miratohet.
Kalojmë te neni 2. Pro? I shikoj të gjitha duart e ngritura, pozitë, opozitë, pra të gjithë
jeni dakord.
Miratohet.
Kalojmë në miratimin në tërësi. Pro? Kundër? Abstenime? I shikoj të gjitha duart e
ngritura, pra të gjithë jeni dakord.
Miratohet.
Faleminderit shumë kolegë të komisionit!
Ne e miratuam në unanimitet këtë projektligj.
Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve
Anastas Angjeli Euzheni Pengili
Sekretar i komisionit
Elvi Prifti
8
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
PROCESVERBAL
Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30
Drejton mbledhjen:
Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i aktit normativ nr.14, datë 11 prill, “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin
normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta
administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i
ndryshuar””.
Marrin pjesë:
Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni,
Artur Roshi, Krenar Rryçi, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet
Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti, Suzana Topi, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli dheYlli
Shehu.
Të ftuar:
Mira Rakacolli - Zëvendësministre e Shëndetësisë
Gelardina Prodani - Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë
Antoneta Njehrrena – Drejtoreshë jurdike në Ministrinë e Shëndetësisë
Milva Ekonomi - Në linjë nuk kemi ende asnjë nga përfaqësuesit e Ministrisë së
Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Për këtë arsye, mendoj të kalojmë në relatimin e zotit Sinaj
për aktin normativ nr. 14.
Milva Ekonomi - Zoti Sinaj, çfarë do të shtonit për këtë akt normativ?
Vullnet Sinaj - Përshëndetje!
Konkretisht, akti normativ nr.3, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të
veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-
19”, i ndryshuar””., ka vendosur masa të veçanta administrative, me qëllim distancimin social, që
janë të domosdoshme për këtë situatë.
9
Para disa ditësh, me aktin normativ nr. 12, datë 02.04.2020, bëmë shtesa në aktin
normativ nr. 3, ku te neni 3, pas pikës 20 u shtua një pikë tjetër, ku kishim parasysh mospagimin
e qirasë nga bizneset që ishin me qarkullim më të vogël se 14 milionë lekë të rinj në vit, ashtu
edhe për studentët. Te ky akt morëm parasysh vetëm ato biznese që nuk kishin zhvilluar
aktivitetin aktivitetin e tyre gjatë periudhës së Covid 19, të ndaluara nga ky akt normativ i
qeverisë. Sot, me këtë akt normativ ne duam ta ndryshojmë dhe t’u japim mundësi të mos
paguajnë qira për 2 muaj, prillin dhe majin, edhe atyre bizneseve të vogla me qarkullim deri në
14 milionë lekë, të cilat edhe pse kanë punuar, nuk do ta paguajnë qiranë për këto 2 muaj.
Pika 2, në të cilën konsiston ky akt normativ, ka të bëjë me situatën në të cilën ndodhemi,
si dhe me dhënien e mundësisë Autoriteteve Kontraktore për të shkurtuar kohën e blerjes së
produkteve që janë në shërbim të eleminimit të pasojave të Covid 19 me një çmim më të lirë sesa
çmimi i tregut, e cila u jep atyre mundësinë e kryerjes së këtyre blerjeve me procedura prokurimi
me negocim, pa shpallje paraprake njoftimi, njëkohësisht u jep mundësi edhe të gjitha bizneseve,
sidomos atyre që quhen biznese të përpunimit aktiv.
Pra, qeveria ka marrë masa për të futur në treg edhe bizneset, të cilat quhen biznese me
përpunim aktiv ose fasone. Fasonët janë biznese, të cilat vënë në funksion lëndët e para të
ardhura nga importi ose vendi me destinacion eksportin dhe në këtë rast atyre u jepet mundësia
që të shesin edhe brenda vendit. Kuptohet, që këto biznese kanë edhe kosto më të vogla të
prodhimit, kështu që duke sjellë çmime më të lira në treg do të japin edhe mundësinë që këto
produkte të futen sa më shpejt dhe të përdoren në këtë situatë të krijuar nga Covid 19.
Njëkohësisht, këto biznese të përpunimit aktiv do t’i drejtohen Agjencisë së Blerjeve të
Përqendruara dhe Autoritetet Kontraktore, të cilat do të negociojnë për blerjen e këtyre
produkteve apo të prodhimeve që ndikojnë në situatën e Covid 19 dhe për përballimin e saj. Në
rast se këto biznese të përpunimit aktiv nuk i plotësojnë dot kërkesat e tregut, atëherë Autoritetet
Kontraktore u drejtohen bizenseve të tjera në treg. Autorietin Kontraktues që do të merren me
kontraktimin e këtyre blerjeve e cakton Këshilli i Ministrave.
Këto ishin dy pikat e rëndësishme që ka ky akt normativ, të cilat i shtohen aktin normativ
nr. 3.
Duke u nisur nga arsyet e situatës në të cilën ndodhemi, besoj se të gjithë e kuptojnë se
nuk ka kohë për të humbur, për të negociuar apo për të bërë tenderime që mund të zgjasin për një
kohë të gjatë, të cilat nuk i shërbejnë situatës emergjente. Besoj se do të më mirëkuptojnë të
gjithë, edhe deputetët e opozitës që bëjnë pjesë në këtë komision, për ta votuar këtë ligj dhe për
t’i dhënë mundësi tregut dhe qytetarëve shqiptarë që t’i kenë këto produkte për t’u mbrojtur nga
Covid 19.
Ju falënderoj për vëmendjen!
10
Milva Ekonomi – Po sa i takon aktit normativ nr. 14, a mund të na thoni diçka?
Geraldina Prodani – Po, do t’ju them diçka shkurtimisht, pasi relatori ishte shumë i
detajuar.
Në radhë të parë sa u takon qiramarrësve, atyre u është dhënë mundësia, të gjithë atyre
që kanë marrë me qira, t’u shtyhet me 2 muaj pagesa për periudhën prill-maj, qofshin këta
persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë lekë. Nga ana tjetër ky akt normativ
i jep mundësi edhe biznesit të përpunimit aktiv, i cili është një nga sektorët që ka pësuar dëme
nga pandemia, ta diversifikojë aktivitetin e tije për të qenë pjesë e prodhimit e të gjitha mjeteve
personale mbrojtëse, dizifektantëve e të tjera, pra të jenë pjesë e tregut të hapur të prokurimit që
do të bëhet nga të gjitha institucionet shtetërore në lidhje me përgjigjen kundrejt Covid 19.
Milva Ekonomi – Faleminderit!
Zoti Roshi, ju kishit një pyetje në lidhje me aktin normativ nr. 14?
Fjala për ju.
Artur Roshi–Në fillim do të doja të dija diçka në lidhje me efektet financiare sa i takon
marrëveshjes me Bashkimin Europian. Cilat janë efektet financiare, pavarësisht se unë besoj se
ka efekte financiare?
E dyta, akti i dytë, pse vjen nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo nga Ministria e
Ekonomisë? Për mua kjo nuk ka sens, sepse thelbi i aktit ka të bëjë me çështje ekonomike, pra
me bizneset, ndërsa vjen si propozim, konkretisht sa i takon shtyrjes së qirasë, nga Ministria e
Shëndetësisë?
Kam edhe një koment të vogël, ta bëj tani apo më vonë?
Milva Ekonomi – Si të doni ju?
Për mua mund ta bëni tani komentin.
Artur Roshi – Dakord.
Kemi qeverinë në fakt, heroin para qytetarit, por a është e vërtetë kjo? Aspak! Po marr
një shembull konkret, dritat e një biznesi me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë të reja, për të
gjitha bizneset. Këta 3 muaj ata nuk kanë punur, mirëpo OSHEE-ja u ka dërguar faturen e
energjisë të muajit mars 2020. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ata kanë harxhuar zero
energji dhe do të paguajnë njëlloj siç kanë harxhuar në normalitet.
Pra, kemi një nonsens logjik, sepse ndërkohëqeveria shprehet se do t’i ndihmojë bizneset,
mirëpo nuk është në krah të bizneve, duke u vënë shkelmin në fyt në këtë kohë të vështirë, pra
nuk ndihmon me shtyrjen e qirasë për këta dy muaj. Unë mendoj se ata nuk duhet të paguajnë
energji elektrike për mirëmbajtje të rrjetit, jo për atë që bën OSHEE-ja për të rikuperuar linjat,
kabinat, gjithë rrjetin e shpërndarjes e kështu me radhë. Unë mendoj se këtu qeveria tregohet
hipokrite, duke kërkuar nga biznesi, i cili është i mbyllur tërësisht, të paguajë para avancë mbi
11
atë që ka harxhuar. Pse duhet kjo? Ky është një veprim demagogjik i qeverisë dhe besoj se të
gjithë janë dakord për këtë.
Milva Ekonomi – Për të nxjerrë konkluzionet duhet të informohemi, zoti Roshi, të
pyesim tek OSHEE-ja nëse kjo që thoni ju është e vërtetë.
Artur Roshi – Kjo është diçka publike, pasi OSHEE-ja ka dalë 3-4 herë edhe me
deklaratë publike, duke u shprehur se për shkak të Covidit punjonjësit e saj nuk mund të shkojnë
të masin sahatet dhe ata do të marrin referenca. Për mua ky është një lloj mashtrimi kështu
eleganti KESH-it. Megjithatë, ky është këndvështrimi im, ju mund ta shikoni si të doni. Qeveria
realisht është një zaptuese e padrejtësive të ligësisë që mund të ekzistojnë. Ky është konkluzioni,
sipas mendimit tim.
Qeveria thotë se nuk ka fare para për të ndihmuar biznesin. Përse nuk ka? Qeveria erdhi
bashkë me koronavirusin për të qeverisur këtu, apo ka 7 vjet që e ka marrë pushtetin në dorë?
Pra, ka një nonsens logjik, pavarësisht se mundohet që nëpërmjet demagogjisë të bëjë që gjoja
sikur është në krah të qytetarëve, është në krah të kundërt të tyre, po u vë shkelmin në fyt për t’u
marrë edhe qindarkën e fundit në momentin kur ata nuk punojnë.
Milva Ekonomi- Zoti Roshi, keni të drejtë që keni shqetësime. Ne edhe në mbledhjen e
kaluar thamë që, me të mbaruar ky muaj, do të thërrasim në dëgjesë ministrin për Rindërtimin, i
cili është caktuar edhe kordinator për COVID-in, si dhe ministren e Financave për të kuptuar se
si kanë shkuar paketat e ndihmës. Prandaj, të mos nxjerrim konkluzione paraprake, të dëgjojmë
si janë shpërndarë ndihmat. Opinionet janë e drejta juaj t’i keni, sepse janë tuajat.
Artur Roshi – Këto janë deduksione logjike.
Milva Ekonomi- Ato mbajini, nuk jua heq njeri, por për informacionin kemi rënë
dakord t’i thërrasim në dëgjesë.
Artuar Roshi – Kam edhe diçka tjetër për taksën 15%. Qeveria thotë që ta shtyjnë
qiranë, por taksën 15%, që është mbi qiranë, e do qeveria. Po pse e do?! Qeveria është në paqe,
ndërsa biznesi në luftë. A ka sens këtu? Nuk ka sens. Megjithatë, po e mbyll.
Milva Ekonomi - Edhe ato janë afatizuar.
Artur Roshi – Nuk mbulohet dielli me shoshë, zonja kryetare!
Milva Ekonomi- Faleminderit, zoti Roshi!
A ka pyetje të tjera? A keni nevojë për sqarime të tjera para se të kalojmë në votim?
Kalojmë në votimin e aktit normativ nr. 14, “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin
normativ nr.3, datë 15.03.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta
administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” i
ndryshuar””.
12
Kush është dakord? Unë shikoj vetëm duart e pozitës. Opozita është kundër? Jeni kundër.
Dakord.
Atëherë, kundër janë: zoti Roshi, zoti Lita, zonja Hyseni, zoti Rryçi, zonja Topi dhe
zoti Shehu kundër.
Miratohet me votat e pozitës dhe me votën e zotit Arben Elezi. Të tjerët janë kundër.
Faleminderit shumë, kolegë!
Miratuam aktin normativ nr. 14.
Unë dua të falënderoj përfaqësueset e Ministrisë së Shëndetësisë, që ishin prezente këtu
me ne, zonjën Prodani dhe zonjën Njehrrena!
Do t’ju thërrasim sa herë të kemi nevojë për të diskutuar edhe për çështje të tjera për të
cilat duhet të informohemi më mirë.
MBYLLET MBLEDHJA
Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve
Anastas Angjeli Euzheni Pengili
Sekretar i komisionit
Elvi Prifti