republika e shqipËrisË kuvendi komisioni për ......mirlinda karcanaj, drejtor i pergjithshem, z....

45
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat Tiranë, më 19.05.2020 Dokument parlamentar (Komision përgjegjës) RAPORT PËR PROJEKTLIGJIN, PËR TREGJET FINANCIARE TË BAZUARA NË TEKNOLOGJINË E REGJISTRAVE TË SHPËRNDARË” I. Hyrje Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në cilësinë e komisionit përgjegjës, në mbledhjet (on line) të datës 18.05.2020 dhe të datës 19.05.2020, mori në shqyrtim projektligjin, “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e r egjistrave të shpërndarë”, bazuar në nenet 32-38 të Rregullores së Kuvendit. Për shqyrtimin e këtij projektligji, u caktua relator Z. Anastas Angjeli. Për të prezantuar projektligjin në emër të Qeverisë, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë ishin të pranishëm: Znj. Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Znj. Adela Xhemali Zv. Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Z. Saimir Mucmataj, Drejtor Juridik. Nga Banka e Shqipërisë ishin të pranishëm: Zj. Luljeta Minxhozi, Zv. Guvernatore e Pare, Z. Altin Naqe, Drejtor i Departamentit Juridik, Z. Deniz Deralla, Drejtor i Departamentit te Mbikeqyrjes dhe Zj. Ledia Bregu, Drejtore e Departamentit te Sistemit te Pagesave, Kontabilitetit dhe Finances. Nga Autoritetit i Mbikqyrjes Financiare (AMF) ishin të pranishëm: Z. Niko Kotonika, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut të Fondeve dhe Kapitaleve, Znj. Violanda Theodhori, Drejtor Departamenti i Çështjeve Juridike , Znj. Flora Musta, Drejtor i Mbikëqyrjes së Tregut të Kapitaleve. Nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ishin të pranishëm: Znj. Mirlinda Karcanaj, Drejtor i Pergjithshem, Z. Daniel Shima, Zevendesdrejtor i Pergjithshem, Znj. Nevila Repishti, Drejtor i Portalit Qeveritar e-Albania dhe Znj. Romina Kostani, Drejtor i Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Go.

Upload: others

Post on 01-Feb-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    KUVENDI

    Komisioni për Ekonominë dhe Financat

    Tiranë, më 19.05.2020

    Dokument parlamentar

    (Komision përgjegjës)

    RAPORT

    PËR PROJEKTLIGJIN, “PËR TREGJET FINANCIARE TË BAZUARA NË

    TEKNOLOGJINË E REGJISTRAVE TË SHPËRNDARË”

    I. Hyrje

    Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në cilësinë e komisionit përgjegjës, në mbledhjet

    (on line) të datës 18.05.2020 dhe të datës 19.05.2020, mori në shqyrtim projektligjin, “Për

    tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, bazuar në nenet

    32-38 të Rregullores së Kuvendit.

    Për shqyrtimin e këtij projektligji, u caktua relator Z. Anastas Angjeli.

    Për të prezantuar projektligjin në emër të Qeverisë, nga Ministria e Financave dhe

    Ekonomisë ishin të pranishëm: Znj. Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë,

    Znj. Adela Xhemali Zv. Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Z. Saimir Mucmataj,

    Drejtor Juridik. Nga Banka e Shqipërisë ishin të pranishëm: Zj. Luljeta Minxhozi, Zv.

    Guvernatore e Pare, Z. Altin Naqe, Drejtor i Departamentit Juridik, Z. Deniz Deralla,

    Drejtor i Departamentit te Mbikeqyrjes dhe Zj. Ledia Bregu, Drejtore e Departamentit te

    Sistemit te Pagesave, Kontabilitetit dhe Finances. Nga Autoritetit i Mbikqyrjes Financiare

    (AMF) ishin të pranishëm: Z. Niko Kotonika, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së

    Tregut të Fondeve dhe Kapitaleve, Znj. Violanda Theodhori, Drejtor Departamenti i

    Çështjeve Juridike , Znj. Flora Musta, Drejtor i Mbikëqyrjes së Tregut të Kapitaleve. Nga

    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ishin të pranishëm: Znj.

    Mirlinda Karcanaj, Drejtor i Pergjithshem, Z. Daniel Shima, Zevendesdrejtor i

    Pergjithshem, Znj. Nevila Repishti, Drejtor i Portalit Qeveritar e-Albania dhe Znj.

    Romina Kostani, Drejtor i Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Go.

  • 2

    II. Baza ligjore Kushtetuese

    Projektligji është propozuar nga Këshilli i Ministrave në përputhje me nenet 81, pika 1 dhe

    100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ai bazohet në nenet 78, 83 pika 1, të

    Kushtetutës dhe shoqërohet me relacionin përkatës sipas nenit 68, të Rregullores së

    Kuvendit.

    III. Qëllimi, objektivat, risitë, arsyet e propozimit të nismës dhe përmbajtja e

    projektligjit.

    Qëllimi:

    Projektligji ka për qëllim të rregullojë gjithë infrastrukturën mbi bazën e së cilës

    funksionon teknologjia “Distributed Ledger” (DLT), përmes përcaktimit të rregullave të

    përgjithshme rregullat e përgjithshme, për licencimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e

    subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik në fushën e emetimit, shpërndarjes, tregtimit e

    ruajtjes së tokenëve digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, agjentit të tokenëve digjitalë

    dhe ofruesit e shërbimeve të kujdestarisë për portofolet e palëve të treta si dhe vendos

    rregullat specifike lidhur me emetimin dhe tregtimin e tokenëve digjitalë dhe/ose të

    monedhave virtual.

    Dispozitat e këtij ligji do të zbatohet për të gjitha subjektet, persona fizikë ose juridikë, që

    ushtrojnë veprimtari sipas objektit të këtij ligji, në ose nga territori i Republikës së

    Shqipërisë.

    Me qëllim kontrollin e veprimtarisë së operatorëve ekonomikë që do të kryejnë aktivitet

    ekonomik në fushën e emetimit, shpërndarjes, tregtimit e ruajtjes së tokenëve digjitalë

    dhe/ose monedhave virtual, projektligji ka sanksionuar detyrimin e operatorëve ekonomik

    për tu licensuar nga autoritetet kompetente përpara fillimit të veprimtarisë së tyre në këtë

    fushë.

    Për këtë qëllim, projektligji parashikon edhe disa lloje licencash të tilla si:

    licenca e agjentit DT;

    licenca e bursës DLT, e cila ndahet në tri kategori, si më poshtë :

    - Kategoria “A” përfshin licencat e bursës së centralizuar DLT dhe licenca si bursë e decentralizuar DLT, ku mund të tregtohen vetëm “tokenë digjitalë shërbimesh

    dhe/ose token digjitalë të pagesave” dhe/ose “tokenë digjitalë të aseteve”;

    - Kategoria “B” përfshin licencat e bursëssë centralizuar DLT ose dhe licenca si bursë e decentralizuar DLT, ku, krahas aktiviteteve të listuara në kategorinë A,

  • 3

    mund të tregtohet paraja FIAT dhe/ose monedhat virtuale kundrejt tokenëve

    digjitalë të shërbimeve, pagesave dhe aseteve e anasjelltas;

    - Kategoria “C” përfshin licencat si bursë e centralizuar DLT dhe licencat e bursat e decentralizuara DLT, ku, krahas aktiviteteve të listuara në licencën e kategorisë

    “B”, mund të tregtohen edhe tokenë digjitalë të titujve.

    licenca e ofruesit të shërbimeve inovative;

    Licenca e kujdestarit të portofolit të palëve të treta;

    licenca e sipërmarrjes së automatizuar të investimeve kolektive DT.

    Projektligji ka parashikuar gjithashtu që në bursat e centralizuara ose të decentralizuara

    DLT mund të kryhet edhe veprimtaria e “Margin Trading”.

    Për të bërë të mundur licensimin për secilën prej llojeve apo nënkategorivë të këtyre

    licencave projektligji përcakton edhe një set kriteresh dhe kushtesh të përgjithshme të

    përbashkëta për të gjitha llojet e licensave që duhet të përmbushen nga operatorët

    ekonomik, si dhe një set kushtesh dhe kriteresh të vecanta në varësi të specifikave të llojit

    të veprimit që kërkohet të livencohet.

    Verifikimi i plotësimit të këtyre kushteve të përgjithshme apo specifike, do të bëhet nga

    autoritetete përgjegjëse AMF dhe AKSHI dhe për këtë qëllim, ligji ka definuar qartësisht

    diskrecionin dhe tagrat e secilit institucion. Padyshim që një vëmendje e vecantë në

    projektligj i kushtohet bashkëpunimit institucional ndërmjet këtyre autoriteteve.

    Me qëllim garantimin e sigurisë, transparencës dhe veprimtarisë së ligjshme dhe të

    kontrolluar, projektligji ka përcaktuar një tërësi detyrimesh për titullarët e licencave,

    detyrime këto që duhet të mbahen dhe aplikohen gjatë gjithë vlefshmërisë së licencës.

    Projektligji ka parashikuar gjithashtu edhe të drejtën e autoriteteve përgjegjësë për të kryer

    hetime administrative me qëllim verifikimin e aktivitetit të ushtruar nga titullarët e

    licencave, duke parashikuar gjithashtu të drejtën e këtyre autoriteteve për heqjen e licencës

    në rast të konstatimit të shkeljeve të kushteve apo kritereve të përcaktuara në projektligj.

    Një kre i vecantë në projektligji i kushtohet ndalimeve të abuzimit me tregun dhe për këtë

    qëllim projektligji ka referuar shkeljet të cilat parashikohen si të tilla edhe nga Kodi Penal

    i Republikës së Shqipërisë si dhe ka evidentuar elementët që duhet të kontrollohen dhe që

    ndihmojnë për të krijuar bindjen apo për të vërtetuar prezencën e një vepre penale nga ana

    e autoriteteve përgjgjesë përgjatë hetimit administrativ. Gjithashtu projektligji përcakton

    detyrimin e organeve përgjegjëse, që krahas sanksionimit administrative me sanksionet e

    parashikuara në këtë ligj, ta referojnë cështjen edhe pranë organeve të procedimit penal.

    Projektligji rregullon gjithashtu edhe të drejtën e ankimit ndaj vendimeve administrativë të

    organeve përgjegjëse.

  • 4

    Për të mundësuar detajimin e kritereve, procedurave dhe mënyrës së verifikimit të tyre,

    projekligji i delegon të drejtën Këshillit të Ministrave dhe autoriteteve përgjegjësë për të

    nxjerrë akte nënligjore dhe/ose rregullatore.

    Adresimi i problematikave dhe i risqeve

    Projektligji synon të adresojë një sërë risqesh, të cilat janë parashtruar edhe në raportet e

    publikuara nga institucionet ndërkombëtare, si: ESMA, IOSCO, EBA, mbështetur në

    praktikën ndërkombëtare. Listojmë:

    1. Mbrojtja e investitorëve dhe e integritetit të tregut

    Risku që lidhet me investitorët ka të bëjë me shkallën e ndërgjegjësimit të investitorëve,

    mbi kuptimin e këtyre instrumentave dhe rreziqeve nga investimi në to. Lidhur me këtë

    risk, projektligji parashikon në një kre të posaçëm ku evidenton kërkesat në lidhje me

    emetimin e aktiveve virtuale, duke përcaktuar detyrimet e shoqërisë emetuese dhe

    detyrimin për publikimin e prospektit apo aktofertës pas miratimit nga AMF-ja dhe

    AKSHI. Gjithashtu, në mbrojtje të integritetit të tregut, projektligji parashikon ndalimin e

    praktikave abuzive me tregun, siç janë manipulimi i tregut apo tregtimi i bazuar në

    informacion të privilegjuar.

    2. Tregtimi sekondar

    Problematikat në tregtimin e aktiveve virtuale në platforma të specializuara, në thelb, janë

    të njëjta me problemet ekzistuese të aplikueshme në tregjet tradicionale të titujve,

    pavarësisht nga mënyra e shfaqjes së tyre. Këto problematika kanë të bëjnë me burimet e

    nevojshme për të kryer në mënyrë efektive aktivitetet, për të adresuar rreziqet që mund të

    lindin, lidhen me krijimin e procedurave adekuate për të siguruar tregtim të drejtë dhe të

    rregullt si dhe me masat adekuate për të parandaluar konfliktet e mundshme të interesit

    dhe sigurimit të aksesit në shërbimet e ofruara në mënyrë jodiskriminuese.

    Këto risqe të evidentuara më sipër, adresohen në projektligj në një kre më vete, përmes

    përcaktimit të kërkesave që duhet të plotësojnë bursat që përdorin teknologjinë e regjistrit

    të shpërndarë (DLT), duke përcaktuar ndër të tjera kushtet e mëposhtme:

    kapitali i nevojshëm i bursës që varion nga 20 000 000 lekë në 90 000 000 lekë në varësi të llojit të licencës së bursës;

    shmangia e konfliktit të interesit;

    domosdoshmeria e krijimit të procedurave të përshtatshme;

    përgjegjësitë e bursës.

  • 5

    3. Shërbimi i kujdestarisë së tokenëve digjitalë dhe monedhave virtuale

    Investitorët mund të zgjedhin të mbajnë vetë asetet e tyre virtuale, duke patur si avantazh

    faktin se investitori mbetet pronari i vetëm i çelësave të tij privatë në çdo kohë, gjë që

    zvogëlon rrezikun e një hakerimi, pasi nuk ka asnjë pikë qendrore të dështimit. Investitorë

    të tjerë u besojnë kujdestarinë e aktiveve të tyre virtuale ofruesve të shërbimit të

    kujdestarisë, të cilët mbajnë aktivet virtuale (p.sh. çelësat privatë) në emër të investitorit

    dhe kanë të paktën disa kontrolle mbi këto aktive virtuale.

    Projektligji adreson këto problematika përmes rregullimit të kujdestarit të portofolit të

    palëve të treta, duke përcaktuar kërkesat për licencimin e tyre, duke kërkuar edhe një

    licencë të kufizuar nga Banka e Shqipërisë nisur nga natyra e funksioneve që kryen ky

    subjekt.

    4. Aspektet teknologjike

    Megjithëse teknologjia DLT mund të ofrojë një numër përfitimesh të mundshme, ajo

    gjithashtu, ngre një numër rreziqesh e çështjesh specifike për faktin se është ende një

    teknologji e re dhe se funksionon mbi parimin e “regjistrit të shpërndarë”.

    5. Stabiliteti financiar

    Nga konkluzionet e ESMA-s nuk gjykohet se aktivet virtuale paraqesin një kërcënim për

    stabilitetin financiar, duke marrë parasysh vëllimet relativisht të vogla të përfshira në këtë

    lloj aseti, si dhe lidhjet e kufizuara me tregjet financiare tradicionale.

    6. Pastrimi i parave

    Projektligji adreson edhe çështje që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave, duke

    kërkuar nga çdo titullar licence krijimin e një sistemi të sigurt dhe të mbrojtur nga risqet

    për të monitoruar transaksionet në përputhje me ligjin për parandalimin e pastrimit të

    parave dhe financimit të terrorizimit, nëpërmjet hartimit të politikave për parandalimin e

    pastrimit të parave dhe angazhimit të punonjësve me përvojën e duhur për raportimin e

    çështjeve që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave.

    Nevoja për hartimin e këtij projektligji

    Aktivet virtuale janë një lloj aseti, i cili varet kryesisht mbi kriptografinë dhe teknologjinë

    e ditarit të shpërndarë (“Distributed Ledger Technology” - DLT). Egzistojnë disa lloj

    aktive virtuale, duke përfshirë kripto monedhat (bitcoin, ethereum) dhe aktivet dixhitale të

    ashtuquajturat “token” dixhitale. Disa nga këto aktive i japin përdoruesit të drejta përfitimi

    ose pronësie ndërkohë disa të tjera përdoren thjesht si instrument pagese, apo si mjet

    utilitar për t’u përdorur në procesin e blerjes së produkteve apo shërbimeve.

  • 6

    Ndërkohë që përdorimi i aktiveve virtuale dhe shërbimeve financiare të lidhura me to, po

    transformojnë në mënyrë të shpejtë tablonë e tregjeve financiare si për investitorët në treg,

    ashtu edhe për ofruesit e infrastrukturës së tregjeve (sistemet e pagesave, bursat, vendet e

    tregtimit, kujdestarët e titujve, kompanitë emetuese), këto ngrejnë sfida specifike si për

    rregullatorët dhe për pjesëmarrësit e tregut, dhe sepse ka paqartësi mbi mënyrën se si

    mund të aplikohet kuadri rregullator egzistues mbi aktivet virtuale.

    Pavarësisht sa më sipër, vlerësohet se nëse aplikohet si duhet teknologjia e aktiveve

    virtuale mund të sjellë përfitime si për ekonominë e vendit ashtu edhe për zhvillimin e

    tregjeve financiare në tërësi si rritja e eficencës së tregut, mbështetja e formacionit të

    aftësive në tregun lokal të punës, nxitja e financimeve për kompanitë shqiptare nëpërmjet

    alternativave të reja të financimit, mbështetja e sistemeve të reja të pagesave, si dhe

    promovimi i vendit si një ambient kompetitiv për biznesin inovativ.

    Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë (IOSCO) dhe Bordi i

    Stabilitetit Financiar, si një organizatë ndërkombëtare për monitorimin e sistemit global

    financiar ka rritur fokusin tek aktivet virtuale dhe teknologjitë financiare të decentralizuara

    lidhur me përpjekjet për të krijuar një kuadër rregullator dhe mbikëqyrës, si

    domosdoshmëri për të adresuar të gjitha rreziqet që vijnë si rrjedhojë e kryerjes së një

    aktiviteti të parregulluar.

    Pa ekzistencën e një kuadri rregullator, investitorët do të ishin të pambrojtur nga risqet që

    shoqërojnë këto lloj investimesh dhe do të bëheshin lehtësisht pre e mashtrimeve

    financiare, nëse do të përfshiheshin në biznese të pa-autorizuara. Në këtë mënyrë do të

    bjerë automatikisht besimi i qytetarëve tek tregjet financiare dhe institucionet e tyre, duke

    cenuar stabilitetin financiar e shkaktuar dëme për gjithë ekonominë e vendit, qeverinë dhe

    gjithë shoqërinë civile.

    Aktualisht, në Shqipëri kemi një kuadër rregullativ, evidentojmë, ligjin për titujt, ligjin për

    bankat dhe legjislacionin për sistemet e pagesave etj. të cilat pavarësisht përmirësimeve që

    po pësojnë (evidentojmë miratimin në Komsionin për Ekonominë dhe Financat të

    projektligjit për tregjet e kapitalit si dhe projektligjin për sistemin e pagesave) nuk

    rregullojnë aktivitetin e aktiveve virtuale dhe si rrjedhojë ky aktivitet aktualisht mbetet i

    parregulluar.

    Trajtimi i monedhës virtual, bazuar në rekomandimet e MANEYVAL, është përfshirë në

    vitin 2019, dhe në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftës kundër trafiqeve

    të paligjshme, por padyshim qe në këtë ligj fokusi është përkundrejt qëllimit dhe objektit

    të ligjit dhe nuk trajton mënyrën e rregullimit të tregut.

    Pikërisht për të mbushur këtë boshllëk legjislativ si dhe për të krijuar një system

    rregullator mbi këtë treg është hartuar edhe projektligji objekt analizimi.

  • 7

    Legjislacioni Evropian

    Për të analizuar projektligjin, është marrë në shqyrtim edhe mënyra së si ky treg rregullohet në

    vendet e Bashkimit Europian apo më gjerë.

    Elementi i parë që evidentohet është se BE-ja nuk ka një legjislacion rregullator të

    formalizuar, pra nuk ka Rregullore apo Direktiva të Komisionit Evropian që e rregullojnë

    fushën. Pavarësisht nga kjo, në Evropë, aktualisht janë tre vende të cilat kanë zhvilluar një

    legjislacion dhe kuadër rregullator lidhur me aktivet virtual.

    Kështu, Malta e cila ka shërbyer më së shumti si model për projektlogjin që po shqyrtohet, ka

    në fuqi një ligj për aktivet virtuale, Parlamenti i Liechtenstein në muajin qershor në seancën e

    parë dëgjuese ka votuar pro ligjit “Për Blockchain”, ndërkohë Franca ka miratuar ligjin dhe po

    ndërmerr një strategji për zhvillimin e teknologjisë blackchain.

    Vende të tjera të BE-së apo jashtë saj, si Austria, Gjermania, Irlanda, Italia, Hungaria, Letonia,

    Mbretëria e Bashkuar, kanë vlerësuar nevojën për krijimin e një kuadri rregullator apo kanë

    ndërmarrë masa të pjesshëm në këtë drejtim.

    Vende të tjera, aktualisht, i trajtojnë mjetet virtual, përmes ligjit të parandalimit të pastrimit të

    parave, përmendim, Letoninë, Greqinë, Slloveninë, Poloninë, ndërsa ka vende që e trajtojnë

    tregtimin e monedhës virtual parë në këndvështrimin e taksimit, përmendim Suedinë,

    Sllovakinë, Irlandën etj.

    Grupet e ndikuara janë:

    Biznesi: Emetimi i rregulluar sipas këtij projekt-akti të monedhave virtuale (Initial Coin

    Offering - ICO) dhe i titujve virtualë (Securities Token Offering - STO) krijon premisa për

    sigurimin e një burimi alternativ financimi për hapjen e bizneseve të reja dhe bizneseve të

    tjera inovative që do ta kishin të vështirë ose të kushtueshme për të mbledhur kapital

    përmes kanaleve tradicionale të financimit. ICO/STO, gjithashtu, mund të ofrojnë një mjet

    të shpejtë dhe efektiv për të mbledhur para nga një bazë e diversifikushme investitorësh.

    Investitorët: ICO/STO mund të përfaqësojnë një mundësi tërheqëse investimi, duke

    përfshirë edhe investitorët e vegjël që zakonisht nuk kanë akses në financimin e

    investimeve të tyre në fazën fillestare. Kjo krijon mundësi për rritjen e përfshirjes

    financiare. Më në përgjithësi, e ashtuquajtura 'tokenizim' i aseteve shihet si një trend

    afatgjatë që ka potencialin për të krijuar rezultate të dobishme si për pjesëmarrësit e tregut,

    ashtu edhe per investitorët .

    Përmbajtja e projektligjit:

    Projektligji i propozuar është i strukturuar në 11 krerë dhe përbëhet nga 101 nene.

  • 8

    Kreu I, parashikon dispozita të përgjithshme, objektin, fushën e zbatimit dhe

    përkufizimet.

    Kreu II, trajton licencat, përcakton llojet e tyre, vlefshmërinë e licencave, kërkesat e

    përgjithshme për marrjen e licencës, procedure e aplikimit për licencë, tarifat etj.

    Gjithashtu, ky kre trajton, kompetencat e autoriteteve për mbikëqyrjen e veprimtarisë

    së mbajtësit të licencës, si: e drejta për t’u informuar, e drejta për të kryer hetime, e

    drejta për të lëshuar urdhërbllokim, e drejta për të kryer inspektime në vend, si dhe

    pezullimi, revokimi apo transferimi i licencës.

    Kreu III, përcakton kërkesat e veçanta për licencimin e agjentit të tokenit digjital (TD)

    dhe rolin e tij si ndërmjetës mes aplikuesve për licencë apo mbajtësve të licencës e

    autoriteteve kompetente. Në këtë kre janë listuar detyrat që kryen agjenti DT, si dhe

    përgjegjësia e tij për dëmet që shkakton nga shkelja e dispozitave të këtij ligji. Në një

    nen të veçantë parashikohet parandalimi i konfliktit të interesit midis agjentit të

    “tokenit” digjital dhe mbajtësit të licencës.

    Kreu IV, parashikon rregullat për kryerjen e ofertave të tokenëve të titujve virtualë dhe

    monedhave virtuale (STO dhe ICO), si dhe detyrimin për publikimin sipas rastit të një

    prospekti të plotë, të një memorandumi oferte, apo relacioni prezantues.

    Në kreun V, parashikohen dispozitat për krijimin e veprimtarinë e bursës DLT,

    kërkesa të veçanta për licencimin e bursës DLT, rregullimin e konfliktit të interesit të

    bursës DLT, detyrat dhe përgjegjësite e bursës DLT, si edhe rregulla për tatimin mbi të

    ardhurat. Kërkesat e veçanta të bursës DLT të centralizuar, shërbimet e ruajtjes dhe

    kujdestarisë së bursës DLT të centralizuar janë një pjesë tjetër e këtij kapitulli, duke

    përfshirë edhe kërkesat e veçanta të bursës DLT që ka marrë licencë të kategorisë “A”,

    “B”, apo “C”.

    Kreu VI, trajton kompetencat e AKSHI-t, refuzimin e dhënies së certifikimit dhe

    detyrat e ofruesit të shërbimit inovativ. Ky kapitull përmban edhe dispozita të

    përgjithshme për ofruesit e shërbimeve inovative, kërkesa të posaçme ndaj ofruesve të

    shërbimeve inovative, rregulla për parandalimin e konfliktit të interesave të ofruesve të

    shërbimeve inovative, detyrimet e ofruesit të shërbimit inovativ, detyrat e posaçme të

    njoftimit të ofruesit të shërbimit inovativ etj., përgjegjësitë e ofruesit të shërbimit

    inovativ, për delegimin tek palët e treta, për tatimin e të ardhurave, për kërkesat ndaj

    një aplikuesi për certifikimin e marrëveshjes së teknologjisë inovative, për kërkesat e

    marrëveshjes së teknologjisë inovative (kontratat smart), aplikimin për certifikim, si

    edhe afatet e procedurës së aplikimit.

    Kreu VII, trajton, dispozitat e përgjithshme të aplikueshme për kujdestarët e portofolit

    të palëve të treta, kërkesat e posaçme të kujdestarit të portofolit të palëve të treta,

    detyrat e ofruesit të kujdestarisë për portofolin e palëve të treta, detyrimet e ofruesit të

  • 9

    kujdestarisë të portofolit të palëve të treta, si edhe mbajtësit e portofolëve të palëve të

    treta, të cilët nuk janë kujdestarë, si edhe tatimin e të ardhurave.

    Kreu VIII, trajtohen dispozitat e përgjithshme për sipërmarrjet e investimeve kolektive

    të automatizuara DT, kërkesat e veçanta, ëebsite-et reklamuese, detyrimet e

    përgjegjësitë e sipërmarrjeve te investimeve kolektive të automatizuara DT.

    Kreu IX , trajtohet ndalimi e abuzimi me tregun, sjelljen e ndaluar që krijon treg të

    rremë, ndalimi i manipulimit të tregut. Në këtë kapitull përcaktohet detyrimi për

    raportim, përkufizohet informacioni i privilegjuar, si dhe të zbulimit të jashtëligjshëm

    të informacionit të privilegjuar.

    Kreu X, parashikohen si sanksione dënimet administrative me gjobë si dhe

    parashikimin e përgjithshëm të kallëzimeve në prokurori për veprat penale të

    parashikuara në kodin penal të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu në këtë kre janë

    parashikuar dhe rregullat e përgjithshme të ankimimit në gjykatat e Republikës së

    Shqipërisë.

    Kreu XI parashikohen dispozitat e fundit lidhur me aktet nënligjore dhe hyrjen në fuqi.

    Institucionet zbatuese

    Institucionet kryesore të ngarkuara për zbatimin e këtij projektligji janë Autoriteti i

    Mbikëqyrjes Financiare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

    IV. Përafrimi me acquis communautaire

    Projektligji nuk përafron ndonjë acquis communautaire pasi vetë BE-në nuk ka një kuadër

    legjislativ të rregulluar që trajton këtë fushë.

    V. Vlerësimi i ligjshmërisë së projektligjit.

    Projektligji është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

    Gjithashtu gjatë shqyrtimit të tij, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, u kujdes dhe

    bëri ndërhyrjet e nevojshme për të shmangur kolizionin e normave të këtij projektligji me

    legjislacionin nacional dhe sidomos me Kodin Penale por edhe me legjislacionin në fuqi

    për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit

    të terrorizmit, tregjet e kapitalit, sipërmarrjen e investimeve kolektive etj.

  • 10

    VI. Konsultimi publik

    Në kuadër të transparencës dhe me qëllim marrjen e opinioneve dhe komenteve nga grupet

    e interest projektligji “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të

    shpërndarë”, është hedhur për konsultim publik në regjistrin elektronik të konsultimeve

    publike, në respektim të kushtëzimeve sipas legjislacionit në fuqi mbi informimin publik.

    Gjithashtu projektligji është konsultuar edhe me disa institucione të linjës, si Ministria e

    Drejtësisë etj.

    Komisioni për Ekonominë dhe Financat me qëllim shqyrtimin sa më profesional të

    projektligjit, si dhe për tu njohur me opinionet, vlerësimet e institucioneve të rëndësishme

    lidhur me projektligjin “Për sipërmarrjen e investimeve kolektive”, kërkoi opinion me

    shkrim edhe nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqipëtare e Bankave si palë të

    interesuara për mbarëvajtjen dhe mire administrimin e tregjeve financiare.

    Banka e Shqipërisë gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision, e përgëzoi hartimin e këtij

    ligji si një platformë e mirë për të zhvilluar tregjet por edhe të mundur të mënjanohen

    rreziqet të cilat mund të vijnë nga këto tregje që janë relativisht të reja dhe që në shumë

    vende të BE-së nuk janë akoma të rregulluara. Kriptoasetet kanë disa karakteristika që i

    dallojnë ato nga asetet financiare tradicionale dhe që mbikqyren dhe administrohen nga

    Banka. Këto asete kanë një natyre digitale/virtual dhe për këtë shkak nuk gëzojnë asnjë

    nga karakteristikat e agregatëve monetarë tradicionalë të cilët janë pjesë të ofertës

    monetare të një vendi dhe që është edhe objekti i menaxhimit të Bankës së Shqipërisë.

    Teknologjia e regjistrave të shpërndarë, bazohet në teknologjinë e kriptografisë e cila

    përmes një algoritmi matematikor përcakton vlerën e këtyre aseteve në një kohë të caktuar

    dhe që bazohen fort në teknologjinë e regjistrave të decentralizuar.

    Gjithashtu Zv. Guvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, gjatë diskutimit të projektligjit

    në parim, u shpreh se Banka e Shqipërisë ka dhënë në mënyrë sistematike konsulencën

    dhe kontributin e saj në të njëjtën linjë me qëndrimin që ka Autoriteti Europian i Bankave

    përkundrejt kësaj cështje dhe theksoi se legjislacioni për asetet dixhitale është në

    përshtatje të vazhdueshme edhe të direktivave europiane qe nuk i kanë të rregulluara asetet

    digitale. Vlerësimet e dhëna nga Banka e Shqipërisë janë vlerësuar dhe konsideruar nga

    Ministria e Financave duke u reflektuar në projektligj.

    Banka e Shqipërisë, do të mbikqyrë në vijimësi në këtë frymë hartimin e akteve

    nënligjore që do të dalin në zbatim të këtij ligji si dhe do të jetë në bashkëpunim shumë të

    ngushtë me AMF-në për të hartuar një strategji për edukimin financiar sepse këto janë

    instrumente të reja të cilat nga mosnjohja mund të gjenerojnë rrisqe një pjesë e të cilave i

    shmang ligji por ligji prezumon nga ana tjetër që përdoruesit e patformave e zotërojnë këtë

    dije. Në Shqipëri, shkalla e edukimit të popullsisë në nivelin financiar është relativisht e

    ulët dhe për këtë arsye mbetet sfidë institucionale që teknologjia e aseteve digjitale të jetë

    funksionale.

  • 11

    Komisioni mori në konsideratë gjithashtu edhe komentet e paraqitura nga Shoqata

    Shqiptare e Bankave. Ndryshimi i propozuar nga kjo shoqatë i referohej nenit 49 të ligjit, i

    cili rregullon hapjen e detyrueshme të një llogarie në bankë, në rastet kur emetuesi pranon

    para FIAT në këmbim të tokenëve digjitalë/monedhave virtuale të emetuara përmes një

    STO-je ose ICO-je, me pretendimin që duhet te jetë më i qartë dhe më i plotë dhe se është

    e nevojshme të përcaktohet natyra juridike e llogarisë që do çelet në bankë dhe nëse është

    rasti pozita e bankës apo detyrime të veçanta që mund të ketë banka në kuadër të këtyre

    llogarive ndaj shoqërisë emetuese apo klientëve qe investojmë.

    Ky rekomandim u konsiderua nga Komisioni dhe për këtë arsye neni 49 u riformulua duke

    u plotësuar e qartësuar.

    VII. Efektet financiare

    Zbatimi i ligjit mund të ketë shpenzime buxhetore në rastin e punësimit nga AKSHI të

    stafit të huaj apo trajnimit të stafit vendas.

    VIII. Shqyrtimi i projektligjit në komision

    Ministri i Financave dhe Ekonomisë, bëri një prezantim përmbledhës të projektligjit, duke

    u shprehur se të gjithë këto rregullime që projektligji prezanton synojnë që të vënë nën

    mbikëqyrje këtë tekonlogji të re duke synuar:

    shfrytëzimin sa më të mirë të gjithë potencialit të fintech dhe të teknologjisë DLT;

    uljen potenciale të kostove të sistemit të pagesave;

    Nxitjen e financimeve për ekonominë vendase nëpërmjet burimeve alternative të

    financimit;

    tërheqjen e investitorëve të huaj;

    krijimin e përfitimeve ekonomike për vendin.

    Gjithashtu, rregullimi që i bëhet nëpërmjet këtij projektligji tekonologjisë “Distributed

    Ledger” në lidhje me tokenët digjitalë dhe monedhat virtuale synon:

    ndalimin e operimit të një burse DLT, në mënyrë të paautorizuar në territorin e

    Republikës së Shqipërisë;

    ndalimin e ofrimit të aktiveve virtuale me ofertë fillestare në mënyrë të paautorizuar;

    ndalimin e kryerjes së aktivitetit të kujdestarit të palëve të treta pa autorizim;

    dhënien ekskluzive të kompetencave të autoritetit për bllokimin e llogarive për këdo që

    dyshohet se kryen mashtrim apo abuzim me tregun;

  • 12

    vendosjen e sanksioneve të rënda administrative dhe penale në rastet e abuzimit (nga

    12 000 000 lekë deri në 18 000 000 lekë si gjobë administrative dhe referim te Kodi

    Penal, në rast të veprave penale).

    Lidhur me avantazhet që mundësohen përmes projektligjit, Znj. Denaj theksoi se në

    kushtet kur teknologjia DLT në vetvete krijon një tërësi avantazhes, edhe hartimi i këtij

    projektligji duke formalizuar përdorimin e kësaj teknologjie, synon të krijojë avantazhe

    ekonomike për vendin duke krijuar kësisoj premisa për sigurimin e një burimi alternativ

    financimi për hapjen e bizneseve të reja dhe bizneseve të tjera innovative; Gjithashtu

    miratimi i këtij ligji, mund të ofroj një mjet të shpejtë dhe efektiv për të mbledhur para nga

    një bazë e diversifikushme investitorësh si dhe mund të përfaqësojnë një mundësi

    tërheqëse investimi

    Remitancat janë një fushë tjetër në të cilën teknologjia e regjistrave të shpërndarë ka

    potencialin të ndryshojë rrënjësisht strukturën e operimit dhe modelin e biznesit. Bazuar

    në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, me një fluks hyrës prej 1.2 miliardë eurosh në vitin

    2018, remitancat mbeten një nga kontribuesit kryesorë në zhvillimin ekonomik të vendit,

    duke tejkaluar fluksin hyrës të investimeve të huaja direkte. Gjithashtu kostot e lidhura

    me dërgimin e remitancave variojnë nga 5 – 24 % të shumës totale të dërguar, me një

    mesatare prej 8,64%, duke bërë kështu që pjesa më e madhe e remitancave të transferohet

    në rrugë joformale.

    “Tokenizimi” i aseteve, shihet si një trend afatgjatë që ka potencialin për të krijuar

    rezultate të dobishme si për pjesëmarrësit e tregut, ashtu edhe për investitorët. Tokenizimi

    vlerësohet si një mënyrë efektive për të përfaqësuar pronësinë e aseteve në teknologjinë e

    regjistrit të shpërndarë (DLT) dhe ka potencialin për të rritur likuiditetin e disa aktiveve

    financiare, si dhe mund të zvogëlojë nevojën për ndërmjetës. Krahas avantazheve të

    sipërlistuara, teknologjia DLT gjithashtu mundëson përdorimin e kontratave të zgjuara

    (smart).

    Përfaqësuesja e AKSHI, sqaroi se ky institucion ka qenë pjesë e analizës teknike dhe do të

    ketë një rol konkret teknik për pjesën supervizimit të gjithë subjekteve që do të licencohen

    për të kryer aktivitetin brenda fushës së zbatimit të këtij ligji. Përvec licencimit AKSHI do

    të mbikqyrë edhe pjesën e auditimit nga pikëpamja teknike e cila në bashkëpunim me

    AMF-në do të realizohet për të gjitha proceset e miratuara nga ky ligj apo dhe aktet e tjera

    rregullatore në zbatim të këtij ligji.

    Përfaqësuesit e AMF-së bënë një prezantim më në detaje teknike të projektligjit duke e

    analizuar atë për cdo kre dhe duke evidentuar fushën respektive të mbulimit për secilin kre

    t ëprojektligjit.

    Z. Angjeli në cilësinë e relatorit në këtij projektligju, u shpreh se, ky ligj vjen pas 3 ligjeve

    të rëndësishme që tashmë Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka miratuar, atë për

    tregjet e kapitalit, për sipërmarrjen e investimeve kolektive dhe së fundmi atë të shërbimit

  • 13

    të pagesave, cfarë tregon vullnetin dhe tentativën e Qeverisë në hapjen e këtyre tregjeve

    dhe njëherazi edhe një vëmendje dhe kujdes ligjor e rregullator për veprimtarinë e këtyre

    tregjeve.

    Z. Angjeli, theksoi se projektligji trajton një fushë krejtësisht të re, të patrajtuar më parë

    në vendin tonë. I vetmi rregullim që aktualisht bëhet nga legjislacioni në fuqi në këtë

    fushë, përmblidhet në disa dispozita të limituara në ligjin për parandalimin e patrimit të

    parave dhe trafikimit të paligjshëm. Në këto kushtë, pasja e një ligji mundësisht sa më të

    mirë, do të mundësonte mbikqyrjen e këtij tregu shumë herë më mirë sesa në kushtet e

    mungesës totale të një ligji që trajton dhe rregullon këtë fushë.

    Dispozitat e këtij projektligji, do të zbatohen për të gjithë subjektet personat fizikë ose

    juridikë që ushtrojnë veprimtarinë sipas objektit të projektligjit në ose nga territori i

    Republikës së Shqipërisë me qëllim kontrollin e veprimtarisë së operatorëve ekonomikë që

    do të përfshihen në fushën e emetimit të shpërndarjes, të tregtimit dhe të ruajtjes së

    tokenëve digjital ose të monedhave virtuale. Projektligji ka sanksionuar gjithashtu

    detyrimin e këtyre operatorëve për tu licensuar nga autoritetet kompetente.

    Pikërisht bazuar në sa më sipër dhe në qëllimin e këtij projektligji, i cili trajton e rregullon

    regjistrat e shpërndarë, vlerësohet e nevojshme që projektligji të mos fokusohet thjeshtë

    tek licencimi si proces i cili padyshim është pjesë e mbikqyrjes dhe rregullimit, por duhet

    domosdoshmërisht që projektligji të parashikoje, trajtojë dhe rregullojë disa elementëve të

    rëndësishme që e rregullojnë këtë treg dhe jo vëtem.

    Për efekt të transparencës dhe prezantimit sa më të qartë ndaj publikut të asaj cfarë është

    ky projektligj, relatori u ndal së pari në shpjegimin se kush e diktoi nevojën e prezencës e

    këtyre mjeteve virtuale, cfarë realisht përfaqësojnë tokenët digitale dhe monedhat virtuale

    (kriptomonedhat si një prej tyre), cfare sfidash dhe pikëpyetjesh shtrojnë ato para

    autoriteteve rregullatore por edhe vetë operatorëve ekonomikë që kërkojnë ta zhvillojnë

    këtë treg.

    Zhvillimi i vrullshën dhe globalizimi i ekonomisë vecanërisht në dy - tre dekadat e fundit

    apo zhvillimet e pritshme të robotikës dhe inteligjecës artificiale e sidomos edhe tani pas

    epidemisë të Covid-19, nuk mund të mos prekë edhe format e transaksioneve, pagesave

    madje edhe vetë paranë, dhe këto elementë tashmë nuk janë thjeshtë në nivel diskutimesh

    apo kërkimesh, por janë parashtruar në nivel nismash dhe veprash konkrete të cilat

    padyshim sjellin me vetvete edhe një tërësi pyetjesh për diskutim, të tilla si.

    Cfarë po ndodh me paranë sot dhe cfarë pritet për të ardhmen e saj? A po lindin forma të

    reja të parasë, a po ndryshojnë funksionet e parasë, a e kemi imagjinuar ndonjëherë jetën

    pa paranë klasike prej letre, dhe a kemi menduar se si do të ndiheshim nëse nuk do të

    kishim më nevojë të posedojmë monedha apo kartmonedha në duart tona? A do të

    mundemi që në të ardhmen e afërt të kemi mundësinë të menaxhojmë pasurinë tonë vetëm

    përmes një telefoni inteligjent, a do jemi në gjendje të kontrollojmë llogaritë tona, e të

    jemi autoriteti i vetëm në vendimmarrje për të gjithë transaksionet që dëshirojmë të bëjmë

  • 14

    pa patur nevojën për ndihmën e sistemeve tona bankare, qeverive apo faktorëve të tjerë

    rregullativë, të cilët shpesh implementojnë edhe politika që jo domosdoshmërisht bazohen

    në nevojat tona reale? Cfarë janë kriptomonedhat ose monedhat digjitale? Cfarë rrisqesh

    kemi prej tyre? Etj. Etj.

    Në këndvështrim të kësaj morie pyetjesh dhe dilemash që u parashtruan më lart, relatori

    shpjegoi se monedha digitale e sotshme e ka prejardhjen e saj tek kriptografia e cila vjen

    që nga Greqishtja e lashtë, që do të thotë përcjellje e informacionit dhe të dhënave në

    mënyrë sekrete, por sot në kohët moderne, e të inovacionit e kompjuterave, ato shërbejnë

    për të siguruar informacionet private të kriptuara në një zinxhir kodimi që nuk mund të

    ndryshohet kurrë pa lejen e gjithë përdoruesve. Pra kriptomonedhat janë një formë paraje

    digitale që janë krijuar për të qënë më të sigurta dhe në shumë raste madje anonime

    (aktualisht më e përdorshme dhe monedha digjitale më e fuqishme është Bitcoin që u

    krijuar në vitin 2008 pas krizës financiare të këtij viti (2008), por ekzistojnë edhe dhjetëra

    monedha të tjera si etherium, ripple, litecoin, tether, bitcoin cash, libra, monero, eos, neo,

    cash etj.

    Pra e thënë ndryshe kemi të bëjmë me një rrjet individësh që veprojnë pa praninë e

    bankave dhe institucioneve financiare dhe cdo sasi bitcoin lidhet me një kopje kodesh e

    celësash kriptografik dhe një celës privat për cdo pronar. Natyrisht, ka një libër ku

    protokollohen të gjithë këto veprime, dhe besimi ndaj transaksioneve tani nuk i lihet më

    bankave, institucioneve apo ndërmjetësve të tjerë financiarë, pra aktualisht ky aktivitete,

    nuk ka një mbulesë bankare dhe nuk ka rezervë valutore që i mbulon këto lloj parash. Në

    këto transaksione besimi i lihet në dorë teknologjisë.

    Këto monedha virtuale, kanë disa lloje funksionesh dhe përdoren për disa lloje

    transaksionesh. Ato kanë një sërë karakteristikash, mundësojnë blerje on line, donacione,

    mikropagesa, transaksione informale, investime, transaksione ndërkombatëre dhe

    investime, financime, blerje të mallrave të huaja. Për këtë arsye, pyetja që është shtruar sot

    është nëse a është bitcoin apo monedha virtuale, një monedhe me koncepte të qarta të

    monedhës siv ne jemi mësuar dhe e njohim me funksionet e saj klasike. Padyshim që nuk

    kemi dot një përgjigje të thjeshtë për të dhënë, por sidoqoftë kjo monedhë plotëson 2

    karakteristikat themelore për tu konsideruar si e tillë, së pari nuk shkatërohet nga

    përdorimi dhe së dyti mund të përdoret në një numër të papërcaktuar pagesash. Ndërkohë

    sipas disa përkufizimeve të sotme të ekonomistëve kjo lloj monedhe ka tre cilësitë e

    domosdoshme për të qënë një monedhë të tilla pra kjo monedhë është e vështirë për tu

    fituar, është e kufizuar në furnizim; është e lehtë për tu verifikuar dhe natyrisht

    përcaktohet si element me vlerë, element shkëmbimi dhe një njësi llogarie.

    Relatori në fjalën e tij, vlerësoi gjithashtu nevojën për tu shpjeguar dhe sqaruar lidhur me

    arsyet se përse është ndërmarrë kjo nismë dhe cfarë ka shtyrë për këtë nisme (kjo gjë nuk

    sqarohet as në relacionin e projektligjit). Gjithashtu relatori evidentoi faktin se aktualisht

    Bashkimi Europian është duke riparë direktivat e tij për ta adresuar këtë fushë, gjithashtu

    veprime konkrete por të kufizuara ka edhe nga Banka Qëndrore dhe shtetet e tjera të cilat

  • 15

    po vlerësojnë nevojën për ngritjen e një kuadri rregullator. Në këtë kontekt relatori

    vlerësoi nevojën për sqarim nga ekspertët lidhur me faktin nëse vendi ynë është më

    avanguard në raport me zhvillimet e këtij tregu apo jemi përpara një fakti që ky treg ka

    filluar të lulezojë në Shqipëri dhe për pasojë duhet rregulluar.

    Nga informacionet e siguruara në rrugë zyrtare (Kërkimi Parlamentar) është konstatuar se

    vetem 3 vende në Europe e kanë një ligj për këtë qëllim dhe të cilëve i janë referuar

    propozuesit, këto vënde janë Lintenshtein, Malta (ndërkohë dihet roli dhe historia

    financiarë që kanë këto vende) dhe së fundi Franca. BE është duke parë ecurinë e procesit

    dhe nuk ka një direktivë për këtë cështje. Bankat Qëndrore si Banka Qëndrore e Kanadasë,

    Banka Qëndrore e Hollandës, Banka Qëndore Europiane, po punojnë me shpejtësi dhe po

    përgatisin një kuadër rregullator për këtë cështje dhe shumica e vendeve si Austria,

    Irlanda, Italia, Hungaria, Letonia, Mbretëria e Bashkuar, Greqia, Sllovenia, Polonia, e

    kanë parë dhe trajtuar këtë zhvillim në këndvështrimin e mbikqyrjes të këtij fenomeni dhe

    shumica prej tyre e kanë përfshirë dhe e trajtojnë atë në ligjin për parandalimin e pastrimit

    të parave.

    Relatori theksoi gjithashtu, aktualisht, tregu i aktiveve virtuale arrin në rreth 130 miliardë

    USD, në terma kapitalizimi, si dhe egzistojnë rreth 2000 aktive virtuale të ndryshme. Sipas

    një studimi mbi 70% e tyre është e lidhur me raste mashtrimi apo skemash piramidale, të

    gjitha këto raste janë rrjedhojë e faktit që në shumicën e vendeve të botës ky aktivitet është

    i parregulluar. Në këtë aspekt u theksua fakti që vendi ynë ka një përvojë te hidhur në

    skemat piramidale duke pësuar një dramë të madhe si vend (1997), dhe për këtë arsye u

    ritheksua se nëse ky treg do të bëhet prezent në Shqipëri, është më mirë të jetë i rregulluar

    me ligj (dhe ky ligj duhet fortësuar dhe te vendosë autoritetet përkatëse dhe mënyrën e

    funksionimit të tyre sa më shumë dhe më mirë që të jetë e mundur) dhe të mbikqyret si

    fenomen, sesa ta lejohet që fenomeni të kthehet në një rrisk për ekonominë dhe investitorët

    e për qytetarët, të cilët do të investojnë në të ardhmen në këtë treg.

    Projektligji në funksion të qëllimit të tij parashtron disa lloje licencash të përshkruara

    teknikisht në ligj si dhe përcaktohen objektivat e politikës, autoritetet që do të mbikqyrin

    licensimin e subjekteve që do të ushtrojnë këtë lloj veprimtarie. Këto role duhet të jenë të

    mirë përcaktuara në ligj, dhe shume prej tyre do të rregullohen me akte rregullative, si

    pjesa teknologjike dhe auditimi si dhe pjesa e e tregjeve.

    Relatori vlerësoi se në projektligj duhen adresuar problematikat dhe risqet bazuar në gjithë

    aktet rregullative, të institucioneve ndërkombëtare vecanësisht lidhur me mbrojtjen e

    investitorëve dhe të integritetit të tregut, problematikat që mund të krijohen në tregtimin

    sekondar, në shërbimin e kujdestarisë së tokenëve digital dhe monedhave virtuale, por

    edhe në aspekte teknologjike të stabilitetit financiar dhe të pastrimit të parave.

    Relatori gjithashtu u shpreh se mbase do të kishte qënë e nevojshme që projektligji ti ishte

    nënshtruar një konsultimi më të gjerë publik, për shkak të mungesës së kulturës financiare

    të vendit dhe për këtë qëllim u kërkua që në aktet rrugullatore që do të dalin në zbatim të

  • 16

    ligjit, të mundësohet përfshirja dhe parashikimi i një fushate sensibilizuese dhe informuese

    për këtë ceshtje me qëllim që subjektet përdorues të këtij ligji të jenë të mirë informuar.

    Relatori ngriti gjithashtu edhe 3 cështje kryesore për tu adresuar, ne projektligj dhe kjo me

    qëllim shmangien e përplasjes me Kushtetutën si dhe shmangien e kolizionit të normavë të

    këtij projektligji me legjislacionin tjetër në fuqi sidomos me atë me fuqi të cilësuar.

    Kështu:

    Një prej këtyre elementëve, lidhet me parashikimin që ka bërë ky projektligj për

    mundësinë e miratimit në heshtje të licencës në rast se autoritetet licensuese nuk

    veprojne brenda afatit 60 ditor të përcaktuara në ligj. Në vlerësimin e relatorit dhe të

    komisionit, ky aktivitete është shumë i rëndësishëm dhe me risk, ndaj nuk duhet lejuar

    që miratimi i licencës për ushtrimin e këtij lloj aktiviteti të bëhet në heshtje.

    Projektligji nuk ka të përcaktuar se si do të sillen subjektet që do ti nënshtrohen

    rregullimeve të këtij ligji, përkundrejt legjislacionit fiskal në fuqi dhe për këtë arsye u

    kërkua që ky element të mirëqartësohet në projektligj.

    Elementi tjetër i diskutueshëm lidhet në thelb me rolin dhe statusin përkundrejt

    kryeministrisë të institucionit të AKSHI-it në këtë proces. AKSHIi përfaqëson një

    strukturë shumë të rëndësishme në zhvillimin e teknologjisë dhe ndofta për momentin

    është zgjidhja më e mirë e bërë, por gjithsesi do të ishte e pëlqyeshme që ky proces të

    kryhej nga një institucion i pavarur dhe i shkëputur nga Kryeministria, pasi nuk mund

    të implikohet, Kryeministria, Qeveria, e shteti në një rol të caktuar e specifik në tregun

    financiar. Për këtë qëllim kërkohet saktësimi ligjor i kompetencës së AKSHI-t.

    Relatori i projektligjit me qëllim kuptimin më të mirë të projektligjit dhe marrjen e një

    informacioni të plotë mbi arsyet e ndërmarrjes së kësaj iniciative ligjore, ngriti një tërësi

    pyetjesh për propozuesit që në mënyrë të përmbledhur konsistuan në:

    Nevojën për një informacion më të plotë lidhur me gjendjen aktuale të këtij tregu në

    vendin tonë, sa formal apo informal është është ky treg, a ekziston ky treg në Shqipëri

    dhe a ka veprimtari jo të licensuara apo operatorë ekonomikë që e ushtrojnë këtë

    veprimtari? A ka kërkesa për licensim për veprimtarinë që rregullohet nga ky ligj dhe

    nëse po, a mund të ketë komisioni një informacion të plotë lidhur me to?

    Një informacion shterrues lidhur me faktin nëse ka direktive të BE-në që rregullon

    qartësisht këtë fushë?

    Nëse projektligji është konsultuar më Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe

    Bankën Botërore dhe cili ka qënë qëndrimi i tyre, ndaj projektligjit. Gjithashtu u

    kërkuar informacion edhe mbi konsulencën e huaj për hartimin e këtij projektligji.

  • 17

    Nga shqyrtimi i projektligjit konstatohet se ka disa dispozita të cilat e ngarkojnë

    drejtpërsëdrejti Bankën e Shqipërisë, ndaj u kërkua të sqarohet më mirë roli që do të

    këte në këtë treg Banka e Shqipërisë.

    Një informacion nëse AMF ka kapacitetet e duhura dhe të nevojshme për hartimin e

    rregulloreve të duhura për mbikqyrjen dhe rregullimin e këtij tregu kaq të ri, nëse

    disponon sistemet e duhura teknologjike për ta mbikqyrur këtë treg që në vetvete

    mbart shumë risqe dhe nëse ka kapacitete e duhura për ta implementuar ligjin?

    Cili do të jëtë roli i Drejtorisë së Parandalimit të Partrimit të Parave në kuadër të

    risqeve që ofrojnë këto transaksione?

    Nëse të dy institucionet vlerësojnë se koordinimi mes AMF dhe AKSHI është i

    mirëpërcaktuar dhe i qartë në projektligj?

    Si do të kryhet klerimi me Bankat e Nivelit të dytë dhe a është e pranueshme nga

    bankat korresponduese të bashkimit Europian?

    A një përllogaritje apo analizë mbi efektet që do të sjelli ky projektligj në ekonominë e

    vendit.

    Sa i mbrojtur është një investitor që kërkon të investojë paratë e veta dhe sa riskioze

    është kjo sipërmarrje?

    Anëtarët e tjerë të komisionit vlerësuan iniciativën dhe theksuan nevojën për rregullimin e

    tregut si dhe drejtuan edhe një sërë pyetjes për përfaqësuesit e Qeverisë dhe propozuesit.

    Lidhur me elementet parimor të ngritur nga relatori, Ministri i Financave dhe Ekonomisë

    si dhe stafi drejtues i kësaj ministrie, theksuan dakortësinë e tyre për heqjen e përcaktimit

    lidhur me miratimin në heshtje të licencave në këtë fushë. Gjithashtu ato theksuan se

    subjektet që do ti nënshtrohen këtij ligji do të trajtohen njëlloj me subjektet e tjerë që

    kryejnë një veprimtari ekonomike dhe për rrjedhojë do ti nënshtrohen sistemit fiskal në

    fuqi. Për këtë qëllim u dakortësua që kjo gjë të evidentoj në një dispozitë më vete në

    projektligj.

    Drejtori i AKSHI, sqaroi se vertetë AKSHI është në varësi të Kryeministrisë por roli, dhe

    funksionet e këtij instutucioni përkundrejt këtij projektligji janë tërësisht dhe thellësisht

    teknike.

    Gjithashtu përfaqësuesit Ministrisë së Financave dhe AMF, dhanë shpjegime lidhur me

    pyetjet e adresua nga relatori dhe anëtarët e tjerë të komisionit, të cilat në mënyrë të

    përmbledhur konsistuan si më poshtë:

  • 18

    Aktualisht nuk ka një kërkese konkrete për licencim në këtë aktivitete por pavarësisht nga

    kjo ,zhvillimi teknologjik dhe i tregut në përgjithsësi dikton plotësimin e kuadrit ligjor dhe

    rregullator.

    Projektligji është bërë pjesë e konsultimeve edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar i cili

    ka dhënë komentet e tij lidhur me projektligjin, dhe shumë nga këto komente janë

    reflektuar dhe konsideruar në projektligj.

    Aktualisht nuk ka një direktivë të BE-së, por shumë vende europiane kanë vlerësuar

    nevojën për plotësimin e kuadrit rregullator në këtë fushë dhe janë në fazën e shqyrtimit të

    mundësisë për të ndërmarrë nisma rregullatore në këtë fushë. Mënyra e përfshirjes është

    specifike për secilin vend.

    Duke qënë se ligji është tërësisht shumë teknik një fushë krejt e re dhe profesionale,

    relatori dhe anëtarët e tjerë të komisionit kanë bërë të mundur një analizë të detajuar të

    dispozitave të projektligjit, duke mundësuar kësisoj edhe riformulimin apo korrektimin e

    shumë prej tyre, madje duke shtuar edhe krerë të vecantë që janë vlerësuar të

    domosdoshëm për rregullimin e veprimtarisë së këtij ligji. Kjo ndërhyrje është bërë në

    kuadër të përmirësismit maksimal të mundshëm brenda afateve të shqyrtimit të këtij

    projektligji. Më konkretisht, projektligji ka pësuar ndryshime të cilat konsistojnë:

    Janë riformuluar tërësisht apo në pjesë të tyre 33 nene të projektligjit.

    Është shtuar një kre i tërë i cili lidhet me likuidimin, i përbërë nga 4 nene voluminoze,

    ku evidentohet e gjithë procedura e likujdimin vullnetar dhe të detyrueshëm, rendi i

    përmbushjes së detyrimeve dhe ankimin. Në total janë shtuar 6 nene të reja përfshirë

    dispozitat e përgjithshme mbi ankimimin si dhe rregullimi i statusit fiskal të

    operatiorëve ekonomik subjekt të këtij ligji si dhe në 12 nene të projektligjit, janë

    shtuar pika/shkronja të reja apo paragrafë me qëllim plotësimin e elemenetëve të cilët

    nuk gjenin trajtim në projektligj.

    Për qëllime të përmirësimit të teknikës legjislative, harmonizimit dhe kodifikimit të

    termave dhe koncepteve, saktësimit të dispozitave etj., janë bërë ndryshime dhe

    përmirësime në 38 nene të projektligjit.

    IX. Përfundime

    Në përfundim të shqyrtimit të projektligjit, Komisioni për Ekonominë dhe Financat,

    vlerësoi se projektligji është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe

    aktet e tjera ligjore në fuqi si dhe vlerësoi se miratimi i këtij projektligji do të mundësojë

    përcaktimin e rregullave, kritereve dhe procedurave për emetimin e tokenëve digjitalë

    dhe/ose të monedhave virtuale, licencimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve që

    ushtrojnë aktivitetin e shpërndarjes, tregtimin e ruajtjes së tokenëve digjitalë

  • 19

    dhe/ose monedhave virtuale, do të krijojë premisa për sigurimin e një burimi alternativ

    financimi për hapjen e bizneseve të reja dhe bizneseve të tjera inovative që do ta kishin të

    vështirë ose të kushtueshme për të mbledhur kapital përmes kanaleve tradicionale të

    financimit si dhe do të krijojë mundësi për tërheqjen e investimive, duke përfshirë edhe

    investitorët e vegjël që zakonisht nuk kanë akses në financimin e investimeve të tyre në

    fazën fillestare. Komisioni me votot e shumicës së të gjithë anëtarëve të pranishëm të

    komisionit, e miratoi projektligjin, në parim, nen për nen dhe në tërësi, me ndryshimet e

    mëposhtme:

    Në projektligj vendoset preambula, me përmbajtjen e mëposhtme:

    “Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

    të Ministrave,

    Kuvendi i Shqipërisë

    Vendosi”

    Kudo në projektligj ku përdoren referencat ligjore me emërtime konkrete ligjesh,

    zëvendësohen me përcaktimin përgjithësues “legjislacioni në fuqi” dhe më pas

    vendoset për cdo rast fusha e legjislacionit që mbulon ligji referues.

    Neni 1 i projektligjit, riformulohet me këtë përmbajtje:

    “Neni 1

    Objekti i ligjit

    Objekti i këtij ligji është rregullimi i emetimit të tokenëve digjitalë dhe/ose të

    monedhave virtuale, i licencimit, monitorimit dhe mbikëqyrjes së subjekteve që

    ushtrojnë aktivitetin e shpërndarjes, tregtimit e ruajtjes së tokenëve digjitalë

    dhe/ose monedhave virtuale, i agjentit të tokenëve digjitalë, ofruesit të shërbimeve

    inovative dhe sipërmarrjes së automatizuar të investimeve kolektive.”

    Neni 2 i projektligjit, riformulohet me këtë përmbajtje:

    “Neni 2

    Fusha e zbatimit

    Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimtaritë e rregulluara dhe subjektet, që ushtrojnë

    veprimtari sipas këtij ligji, në ose nga territori i Republikës së Shqipërisë.”

    Në nenin 3, të projektligjit bëhen këto ndryshime:

  • 20

    - Pas cdo termi që përkufizohet, shtohen fjalët “është”, “janë” ose “nënkupton”, “ka të njëjtin kuptim me”, në varësi të kontekstit të fjalisë;

    - Pikat 1 deri ne 7, hiqen dhe ndryshon numeracioni i pikave në vijim.

    - Pika 8 sipas projektligjit (tashme pika 1), riformulohet me këtë përmbajtje:

    “1. Fondi i investimeve alternative”, ka të njëjtin kuptim me përkufizimin e dhënë

    në legjislacionin në fuqi për sipërmarrjet e investimeve kolektive;”

    - Pika 14 sipas projektligjit (tashme pika 7), riformulohet me këtë përmbajtje:

    “7. “Dita e punës”, ka të njëjtin kuptim me përkufizimin e dhënë në legjsilacionin

    në fuqi, për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore;

    - Në pikën 28 sipas projektligjit (tashme pika 21), fjalët “i cili nuk bie në asnjë nga kategoritë e mëposhtme” zëvendësohet me fjalët “i cili nuk përfshihet në asnjë

    prej kategorive të mëposhtme:”

    - Pika 30 sipas projektligjit (tashme pika 23), riformulohet me qëllim unifikimin e termit me atë të përcaktuar tek projektligji tregjet e kapitalit, me këtë përmbajtje:

    “23. Tokeni digjital i titujve”, nënkupton përfaqësime digjitale të vlerës, të

    ngjashme me titujt e tjerë të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi për tregjet e

    kapitalit, që bazohen në teknologjinë block-chain, të konfirmuar nga një autoritet

    kompetent kombëtar, kur plotësojnë kriteret e mëposhtme:

    a) Ato janë lirisht të transferueshme;

    b) Ata i japin pronarit disa të drejta monetare ose të drejta pronësie mbi projektin,

    ose nëse ajo ka karakteristika të ndarjes së fitimit, ose një të drejtë të paracaktuar,

    ose ata japin pushtetin vendimtar për pronarin në projektin e emetuesit.

    Çdo token digjital, që kombinon karakteristikat e tokenit digjital të titujve me një

    ose më shumë kategori të tjera të tokenëve digjitalë, do të konsiderohet si token

    digjital i titujve në kuptim të këtij ligji.”

    - Në pikën 31 sipas projektligjit (tashme pika 24), nëndarjet “i” dhe “ii”, bëhet pika “1” dhe “2”. Gjithashtu tek nëndarja “ii”, (tashmë pika “2”), fjala “bie”

    zëvendësohet me fjalën “përfshihet”.

    - Në pikën 36, nënpika “ii”, fjala “këshillit drejtues” zëvendësohet me fjalët “Këshilli i administrimit/këshilli mbikëqyrës” .

  • 21

    - Pika 44 sipas projektligjit (tashme pika 37), riformulohet me këtë përmbajtje:

    “37. “Prospekt i plotë”, ka të njëjtin kuptim me atë të përcaktuar në legjislacionin

    në fuqi për tregjet e kapitali;”

    - Në pikën 39, fjalët “memorandumit të ofertës” zëvendësohen me fjalën “aktofertës”.

    - Pika 54 sipas projektligjit (tashme pika 47), riformulohet me këtë përmbajtje:

    “47. “Emetuesi” është një prej ofruesve të shërbimeve të mjeteve virtuale që

    nënkupton, cdo person juridik i cili emeton token digjital dhe/ose monetadha

    virtuale në përputhje me këtë ligj”

    - Pika 55, hiqet dhe ndryshon numeracioni i pikave në vijim.

    - Pas pikës 85 sipas projektligjit (tashme pika 77), shtohen 2 pika te reja me këtë përmbajtje:

    “78. Mjetit virtual”, ka të njëjtin kuptim me përkufizimin e dhënë në legjislacionin

    në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.”

    79. “Ofrues i shërbimeve të mjeteve virtual” ka të njëjtin kuptim me përkufizimin e

    dhënë në legjislacionin në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe

    financimit të terrorizmit.”

    - Ndryshon numeracioni i pikave në vijim.

    - Pika 86 sipas projektligjit (tashme pika 80), riformulohet me këtë përmbajtje:

    “80. Monedha virtuale”, është një prej mjeteve virtuale që nënkupton përfaqësimin

    digjital të vlerës, i cili përdoret si mjet shkëmbimi, instrument pagesash, njësi

    llogaritjeje ose rezervë vlere dhe që:

    i. nuk është një token digjital, sipas përkufizimit të këtij ligji;

    ii. nuk është emetuar apo garantuar nga një organ shtetëror;

    iii. nuk është domosdoshmërisht e lidhur me një monedhë të rregulluar me

    ligj;

    iv. nuk është valutë dhe rrjedhimisht nuk ka kurs ligjor, por është pranuar nga

    personat fizikë apo juridikë si mjet shkëmbimi;

    v. emetohet në platormë të posaçme të teknologjisë së regjistrave të

    shpërndarë; dhe

    vi. mund të transferohet, depozitohet, tregtohet në mënyrë elektronike.”

  • 22

    Në nenin 4 të projektligjit, në shkronjën “a” dhe “b” fjala “përkatësisht” hiqet.

    Neni 5 i projektligjit, riformulohet me këtë përmbajtje:

    Neni 5

    Statusi i licencave

    1. Titullari i licencës, ushtron veprimtarinë e tij, në përputhje me kushtet dhe kriteret e e

    përcaktuara në këtë ligj.

    2. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë, përkudrejt klientëve ose palëve të treta titullari i

    licencës, bazohet në parimet e mëposhtme:

    a) Vepron me ndershmëri;

    b) Trajton në mënyrë të drejtë dhe të paanshme të gjitha subjektet me të cilat krijon

    marrëdhënie;

    c) Sillet në mënyrë profesionale;

    ç) Zbaton të gjitha rregullat e përcaktuara në këtë ligj, në legjislacionin në fuqi në

    Republikën e Shqipërisë si dhe aktet nënligjore apo rregullatore në zbatim të këtij

    ligji .

    3. AMF-ja dhe AKSHI, në rast të konstatimit të shkeljeve të përcaktimeve të këtij ligji,

    heq licencën në përputhje me rrethanat e përcaktuara në këtë ligj.

    Në nenin 6 të projektligjit, pika 2, riformulohet me këtë përmbajtje:

    “2. Përveç rasteve kur AMF-ja dhe/ose AKSHI, sipas rastit, ushtron të drejtën për të

    hequr licencën në përputhje me dispozitat e këtij ligji licenca pushon së qëni e

    vlefshme edhe kur titullari i licencës, ka njoftuar autoritetet përgjegjësë për heqjen

    dorë prej saj. Në këtë rast licenca pushon së qëni e vlefshme ditën e pestë të punës

    duke filluar nga e nesërmja e datës së njoftimit të AMF-së dhe/ose AKSHI për këtë

    qëllim.”

    Në nenin 7, pika 3, fjalët “me shkrim ose me miratim të heshtur” hiqen.

    Në nenin 8, në pikën 1, shkronjat “b” dhe “c” fjalët në kllapa “(nëpërmjet një vendimi

    ose miratimi në heshtje)” hiqen.

    Në nenin 9 të projektligjit, bëhen këto ndryshime:

    - Në pikën 1, shkronja “ç “ fjalët “agjenti DT” bëhen “agjenti TD”.

  • 23

    - Pika 2 riformulohet me këtë përmbajtje:

    “2. Llojet dhe përmbajtja e dokumentacionit që nevojitet për zbatimin e këtij neni

    përcaktohen me aktet nënligjore rregullatore respektive te secilit

    autoritet përgjegjës në zbatim të këtij ligji.”

    - Pika 3 riformulohet me këtë përmbajtje:

    “3. Për qëllime të këtij neni, autoritetet përgjegjëse, përmes akteve nënligjore

    rregullatore respektive brenda fushës së tyre të përgjegjësisë sipas këtij ligji, mund

    të miratojnë rregulla më të detajuara lidhur me kushtet e përgjithshme, kriteret e

    veçanta ose kritere të tjera shtesë.”

    Në nenin 10 të projektligjit, bëhen këto ndryshime:

    - Në pikën 1, në fjalinë e parë, fjalët “pranë AMF-së”, zëvendësohet me fjalët “ pranë autoritetit përgjegjës, në përputhje me përcaktimet e nenit 8 të këtij ligji”.

    Gjithashtu në fjalinë e dyte fjala “duhet” bëhet “mund”.

    - Pika 3 riformulohet me këtë përmbajtje:

    “3. Në rastet kur kërkohet miratimi ekskluziv nga AMF ose miratimi i përbashkët i

    AKSHI-t dhe AMF-së, aplikimi regjistrohet në AMF. Brenda 2 (dy) ditësh pune

    nga data e regjistrimit të aplikimit, AMF-ja i dërgon AKSHI-t aplikimet përkatëse

    për licencim, duke i bashkëlidhur të gjithë dokumentacionin provues e

    mbështetës. Në rastin kur vetëm njëri prej autoriteteve është përgjegjës për

    miratimin dhe lëshimin e licencës, aplikimi me të gjithë dokumentacionin provues

    e mbështetës regjistrohet tek autoriteti përgjegjes.

    Aplikimi për licencë të bursës DLT dhe/ose kujdestarit të portofoleve të palëve të

    treta duhet të dorëzohet përmes një agjenti TD të licencuar, i cili emërohet nga

    subjekti kërkues për të kryer të gjitha procedurat e licencimit në emër dhe për

    llogari të këtij të fundit. Agjenti TD do të kryejë, në masën që është e zbatueshme,

    detyrat dhe aktivitetet e përcaktuara në kreun III, të këtij ligji.”

    Në nenin 11 të projektligji pika 2 hiqet. Per pasoje dispozita mbetet me një paragraf

    (hiqet numeracioni para pikës 1).

    Në nenin 13, i projektligjit, paragrafi i parë hyrës, riformulohet me këtë përmbajtje:

    “Autoritetet përgjegjëse refuzojnë dhënien e një license në rast te plotësimit të një prej

    shkaqeve të mëposhtme:”

  • 24

    Neni 14, i projektligjit riformulohet me këtë përmbajtje:

    “Neni 14

    Pagesa e tarifës vjetore të titullatit të licencës

    1. Pas licencimit, çdo titullar i licencës i paguan AMF-së dhe AKSHI-t, tarifën

    vjetore të titullarit të licencës.

    2. Tarifa vjetore të titullarit të licencës si dhe procedurat e pagesës, përcaktohen me

    me akte nënligjore ose rregullatore për secilin autoritet përgjegjës.”

    Neni 15, i projektligjit riformulohet me këtë përmbajtje:

    “Neni 15

    Veprimtaria dhe shmangia e konfliktit të interesit

    1. Titullari i një licence, ushtron veprimtarinë e tij, vetëm brenda kushteve dhe fushës

    së veprimtarisë për të cilën është lëshuar kjo licencë.

    2. Në rastet kur titullari i licencës, kërkon të ushtrojë një veprimtari tjetër për të cilën

    nevojitet një licencë e re, ai duhet të aplikojë dhe ti nënshtrohet procedurave dhe

    kritereve për licencim sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe/ ose legjislacionit në

    fuqi në Republikën e Shqipërisë.

    3. Në rast se titullari i licencës ekzistuese, konstaton se ushtrimi i veprimtarisë së re, e

    vë atë në kushtet e konflitit të interesit me verimtarinë ekzistuese, përpara aplikimit

    për licencën e re, merr masat e nevojshme për shmangien bindshëm të konfliktit të

    interest dhe informon autoritetit përgjegjës për masat e marra prej tij.

    4. Në rast se prezenca e konfliktit të interesist, konstatohet nga autoritetet përgjegjëse

    gjatë shqyrtimit të kërkesës për aplikim, këto autoritete e kthejnë aplikimin pa

    veprim tek kërkuesi, duke e orientuar atë mbi mënyrën e shmangies së konfliktit të

    interesit. Kërkuesi, mund ta ridërgojë kërkesën për aplikim, pranë autoritetit

    përgjegjës, pas plotësimit të kërkesave të këtij të fundit. Kjo kërkesë konsiderohet

    si një kërkesë e re.

    5. Në rast se autoritetet përgjegjës edhe pas riaplikimit, konstatojnë se konflikti i

    interesit nuk është shmangur, e refuzon kërkesën dhe njofton për këtë qëllim

    kërkuesin.

    6. Për qëllime të zbatimit të këtij neni, autoritetet përgjegjëse, miratojnë procedurat si

    dhe rregullat e detajuara për mënyrën e shmangies së konfliktit të interesit.”

    Në nenin 16, të projektligjit bëhen këto ndryshime:

  • 25

    - Në titullin e nenit, pas fjalëve “pastrimit të parave” shtohen fjalët “dhe financimit të terrorizmit”.

    - Paragrafi i parë hyrës, riformulohet me këtë përmbajtje:

    “Me përjashtim të ofruesve të shërbimeve inovative, çdo titullar i licencës, çdo

    emetues i tokenave digjitale si dhe çdo person tjetër që ofron shërbime në lidhje

    me tokenat digjitale, do të konsiderohet si ofrues i shërbimeve të mjeteve virtuale,

    në përputhje me legjilacionin në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe

    financimit të terrorizmit, dhe duhet të përmbushë çdo detyrim, duke përfshirë, por

    pa u kufizar, si më poshtë vijon:

    Në nenin 17 të projektligjit, pika 3 riformulohet me këtë përmbajtje:

    “3. Për qëllime të zbatimit të këtij neni, AMF, përcakton formatin e deklarates se

    perputhshmerise se dhe mënyrën e kushtet e hartimit të saj me rregullore.”

    Në nenin 18, të projektligjit, bëhen këto ndryshime:

    - Në pikën 1, shkronjën “a” pjesa hyrëse “Mund t’i kërkojë me shkrim titullarit të licencës:” bëhet “Mund t’i kërkojë me shkrim ose elektronikisht titullarit të

    licencës:

    - Në pikën 1, shkronjën “b” në paragrafin e parë si dhe nënpikat e saj, pas fjalës “hetim”, shtohet fjala “administrativ”.

    - Po në pikën 1, shkronjën “b”, nënpika “i” fjalët “aktual dhe potencialë”

    zëvendësohen me fjalët “ose të tregut në tërësi”.

    - Në pikën 1, shkronja “b”, nënpika “iii” pas fjalës “zhbllokimit” shtohen fjalët “të llogarive bankare të personit nën hetim administrativ”.

    - Në pikën 1, në shkronjën “c”, fjalët “duke paraqitur tagrat e duhura të autoritetit” të zëvendësohen me fjalët “ duke paraqitur dokumentin identifikues të autoritetit

    dhe autorizimin përkatës”.

    - Në pikën 2 fjalët “asistencën e palëve të treta” zëvendësohet me fjalët “ asistencën e organeve të rendit ose subjektet private të licensuara për këtë qëllim”

    Në nenin 19 të projektligjit në pikën 1 shkronjat “a” dhe “b” pas fjalës “kur” shtohen

    fjalët “titullari i licencës”.

  • 26

    Nenin 20, të projektligjit bëhen këto ndryshime:

    - Në fund të pikës 3, shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “Në cdo rast miratimi i delegimit apo transferimit të licencës, bëhet vetëm nëse personi juridik që kërkohet

    ti delegohet apo transferohet licenca plotëson kushtet e përcaktuara nga ky ligj.”

    - Pika 4 hiqet dhe ndryshon numeracioni i pikave në vijim.

    Në nenin 21 pika 3, hiqet dhe ndryshon numeracioni i pikave në vijim.

    Në nenin 22, të projektligjit, në pikën 3, fjalët “akteve të autoriteteve përkatëse “

    zëvendësohen me fjalët “akteve rregullatore të miratuara nga autoritetet përgjegjëse

    brenda fushës së përgjegjësisë sipas këtij neni.”

    Në nenin 29 të projektligjit, bëhen këto ndryshime:

    - Në pikën 4, fjalia “Programet e trajnimit të detyrueshëm do të përcaktohen nga aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji” hiqet.

    - Në pikën 7, në paragrafin hyrës hiqet njëri përcaktim “agjenti DT” i përsëritur 2 herë.

    - Pas pikës 8, shtohet një pikë 9 me këtë përmbajtje:

    “9. Për qëllime të këtij neni, llojet e dokumentacionit provues, procedurat e

    depozitimit, mënyra e shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumentacionit, llojet e

    programeve të trajnimit të detyrueshëm, periodiciteti i trajnimit si dhe mënyra e

    vlerësimit të aftësive të përfituara gjatë trajnimit, përcaktohen me vendim të

    Këshillit të Ministrave.”

    Në nenin 31, bëhen këto ndryshime:

    - Në pikën 1 shkronjën “ë” fjalët “të njoftojë me shkrim” bëhen “të njoftojë me shkrim ose elektronikisht”;

    - në pikën 1, pas shkronjës “g” shtohet shkronja “h” me këtë përmbajtje:

    “h) Të sigurojë se ka mjaftueshëm fonde të veta për të mbuluar përgjegjësitë

    profesionale, forma dhe mënyra e mbajtjes së të cilave përcaktohet me rregullore

    nga Autoriteti”.

    Në nenin 33 të projektligjit, bëhen këto ndryshime:

  • 27

    - Në titullin e nenit, pas fjalëve “tokenëve digjitalë” shtohen fjalët “dhe monedhave virtuale”.

    - Në shkronjën “a”, dhe “b” fjalët “8 000 000 (tetë milionë)” zëvendësohet me fjalët “1 000 000 (një milion)”.

    - Në shkonjën “c” pas fjalëve “tokenit digjital”, shtohen fjalët “/monedhës virtuale”

    - Shkronjëa “ç” riformulohet me këtë përmbajtje:

    “ç Për ofertat fillestare të tokenëve digjitalë /monedhave virtuale, të cilat

    parashikohen të kenë një vlerë totale më të ulët se 8000000 (tetë milionë) euro (ose

    ekuivalenten e kësaj shume në lekë), brenda një periudhe 12 (dymbëdhjetë)

    mujore, do të kërkohet publikimi i një dokumenti informues në lidhje me ofertën,

    forma dhe përmbajtja e të cilit do të përcaktohet përmes rregullores së nxjerrë nga

    AMF. Këto oferta përjashtohen nga zbatimi i kërkesave të neneve 38, 39 dhe

    neneve 41 deri 49 të këtij ligji.”

    Neni 34, i projektligjit, riformulohet me këtë përmbajtje:

    Neni 34

    Ofertat e tokenit digjital të titujve, që mbartin detyrimin e publikimit të një prospekti

    të plotë

    Për STO-të, ofertat e të cilave parashikohen të kenë një vlerë totale të barasvlefshme

    ose më të lartë se 1000000 (një milion) euro, ose ekuivalentja e kësaj shume në lekë,

    brenda një periudhe 12 (dymbëdhjetë) mujore, do të zbatohen, sipas rastit specifik, dhe

    deri në masën që nuk bien ndesh me këtë ligj, parashikimet si më poshtë:

    a) Dispozitat e legjislacionit në fuqi për tregjet e kapitalit, ne lidhje me kushtet e

    ofertes dhe prospektit .

    b) Dispozitat e legjislacionit në fuqi për sipermarrjet e investimeve kolektive, në

    rast se emetuesi i tokenëve digjitalë të titujve është një fond i investimeve

    alternative që u ofrohet klientëve profesionistë.

    Në nenin 35, fjalia e parë riformulohet me këtë përmbajtje:

    “Ofertat e tokenit digjital të titujve (STO), e përcaktuar në nenin 33, shkronja “b” të

    këtij ligji përjashtohen nga detyrimi për publikimin e një prospekti të plotë.”

    Neni 36 i projektligjit, riformulohet me këtë përmbajtje:

    “Oferta fillestare e tokenit digjital (ICO), e përcaktuar në nenin 33, shkronja “c” të

    këtij ligji kanë detyrimin e publikimit të një relacioni prezantues, sipas përcaktimeve të

    këtij ligji.”

    Në nenin 37, të projektligjit, në pikën 2, fjalët “detyrimet e lart përmendura”

  • 28

    zëvendësohen me fjalët “detyrimet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni”. Po në këtë

    pikë, pas fjalëve “në shkronjën “d” të shtrohen fjalët “të pikës 1“

    Në nenin 38, në pikën 3 fjalët “oferta e së cilës ka një vlerë totale të barasvlefshme ose

    më e lartë se 8000000 (tetë milionë) euro, brenda një periudhe 12- (dymbëdhjetë-)

    mujore” zëvendësohem me fjalët “të përcaktuar në nenin 33, shkronja “a” të këtij

    ligji”.

    Në nenin 39, në shkronjën “ç” fjalët në kllapa “(ose në heshtje)” hiqen.

    Në nenin 41, të projektligjit, bëhen këto ndryshime:

    - Paragrafi i parë i pikës 3, hiqet.

    - Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

    “4. Gjatë procesit të autorizimit AMF verifikon nëse prospekti i plotë/aktoferta

    /relacioni prezantues përmban të gjithë informacionin në zbatim të këtij ligji apo

    akteve nënligjore/rregulloreve në zbatim të tij. AMF nuk verifikon saktësinë apo

    vërtetësinë e informacioneve të paraqitura në prospekt/aktofertë/relacion

    prezantues, si dhe nuk mban përgjegjësi për saktësinë apo vërtetësinë e këtyre

    informacioneve.”

    Në nenin 42, të projektligjit, pika 3 hiqet.

    Në nenin 43, të projektligjit, në pikën 1, në shkronjën “c” fjalët “të përmendura” të

    zëvendësohen me fjalët “të përcaktuara”.

    Në nenin 45, të projektligjit bëhen këto ndryshim:

    - Në titull para fjalës “aktofertës” shtohet fjala “elementët e”

    - Pika 1, riformulohet me këtë përmbajtje:

    “1. Përmbajtja specifike dhe formati i web-faqes së emetuesit përcaktohet nga aktet

    rregullatore të miratuara nga AMF sipas këtij neni.”

    Në nenin 47 të projektligjit, në pikën 1, shkronja “c” fjala “gojarisht ose” zëvendësohet

    më fjalët “verbalisht apo”, fjalët “me shkrim” zëvendësohen me fjalët “me shkrim ose

    elektronikisht” dhe fjalët “relacionit rrezatues” zëvendësohen me fjalët “relacionit

    prezantues”.

    Në nenin 48 të projektligjit, në shkronjën “b” fjalët “hapat e arsyeshme” të

    zëvendësohen me fjalët “masat e nevojshme”.

  • 29

    Neni 49, i projektligjit riformulohet me këtë përmbajtje:

    “Neni 49

    Llogaria bankare e detyrueshme

    1. Në rast se emetuesi pranon para FIAT në këmbim të tokenëve digjitalë/monedhave

    virtuale të emetuara përmes një STO-je ose ICO-je, emetuesi detyrohet të hapë një

    llogari në një bankë ose degë të bankës së huaj me seli në Shqipëri, të licencuar nga

    Banka e Shqipërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi për bankat në Republikën e

    Shqipërisë, me qëllim depozitimin e këtyre parave.

    2. Paratë FIAT të pranuara nga emetuesi qëndrojnë në një llogari bankare të vecuara nga

    aktivet e bankë/degës së bankës deri në mbylljen e ofertës së STO-s apo ICO-s.”

    Në nenin 51 të projektligjit, bëhen këto ndryshime:

    - Në pikën 1 fjalet “edhe në vazhdimësi” zëvendësohen nga fjalët “gjatë gjithë

    kohës së ushtrimit të veprimtarisë si e tillë”.

    - Në pikën 3, fjalët “Aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji”, zëvendësohen me

    fjalët “aktet nënligjore rregullatore respektive për secilin autoritet përgjegjës

    në zbatim të këtij ligji”

    Në nenin 53, të projektligjit, bëhen këto ndryshime:

    - Në pikën 1, në shkronjën “a”, shkronjën “ë” dhe shkronjën “i” nënpikën “iii” pas fjalës “me shkrim” shtohet fjalët “ose elektronikisht;

    - Në pikën 1, pas shkronjës “i" shtohen shkronjat “j” , “k” dhe “l” me këtë përmbajtje:

    “j) Publikon informacion mbi tregtimin dhe sigurohet se çdo informacion të vihet

    në dispozicion të publikut dhe autoriteteve”.

    k) Në rastin e Bursës DLT mbajtëse të kategorisë së licencës A dhe B, të sigurohet

    se klienti ka deklaruar me shkrim se i kupton të gjitha rreziqet e tregtimit në këtë

    bursë si edhe se mund të humbasë pjesërisht apo tërësisht kapitalin e vet

    l) Në rastin e bursës DLT, mbajtëse të kategorisë së licencës C, të kryejë një

    vlerësim paraprak të njohurive dhe përshtatshmërisë së klientëve, sipas

    përcaktimeve të Seksionit II të Kreut IV të ligjit “Për tregjet e kapitalit”. ”

  • 30

    - Në pikën 3, fjalët “që nuk bien nën përkufizimin e tokenëve digjitalë të titujve” zëvendësohen me fjalët “që nuk përfshihen në përkufizimin e tokenëve digjitalë të

    titujve”.

    Në nenin 55 të projektligjit, në pikën 1 (paragrafi hyrës), fjalët në kllapa (bursat DLT

    të licencuara, të cilat janë të centralizuara) hiqen.

    Në nenin 56, të projektligjit, në fund të paragrafit të parë fjalët “bursa DLT e centralizuar” zëvendësohet me fjalën “ajo”.

    Në nenin 57, të projektligjit, pika 1 riformulohet me këtë përmbajtje:

    “1. Krahas kërkesave të veçanta të përcaktuara në nenin 51, një bursë DLT, që aplikon

    për të marrë licencën e kategorisë “A”, duhet të ketë e të mbajë në vazhdimësi një

    kapital minimal në vlerën e 20000000 (njëzet milionë) lekëve.”

    Në nenin 59, të projektligjit, bëhen këto ndryshime:

    - Në pikën 1, në shkronjën “ç”, fjalët “të dorëzojë një raport pranë AMF-së, e cila do ta pranojë atë edhe në emër të AKSHI-t,” zëvendësohen me fjalët “të dorëzojë një

    raport pranë autoriteteve përgjegjësë (AMF-së dhe AKSHI-t).”

    - Pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje.

    “5. Për qëllime të zbatimit të pikës 4 të këtij neni, autoritetet përgjegjëse,

    përcaktojnë, kriteret, procedurat dhe modalitetet, lidhur me kufizimin për dhënien e

    bursës DLT me licencë “C” nga autoritetet përgjegjëse.”

    Në nenin 60 të projektligjit, shkronja “b” fjalët “aktet nënligjore “ zëvendësohet me

    fjalët “aktet rregullatore”

    Në nenin 61, të projektligjit, pika 2 riformulohet me këtë përmbajtje:

    “2. Krahas parashikimeve në pikën 1, të këtij neni, dispozitat e këtij kreu, zbatohen në

    mënyrë analoge edhe për ambientet e tregtimit DLT, krahas dispozitave përkatëse të

    legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë”.

    Në nenin 63, të projektligjit, në pikën 6, fjalët “Aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të

    këtij ligji” zëvendësohen me fjalët “Aktet nënligjore të miratuara me vendim të

    Këshillit të Ministrave në zbatim të këtij ligji”.

    Në nenin 65 të projektligjit, bëhen këto ndryshime:

  • 31

    - Në pikën 1 shkronja “ç” fjalët “dhe plot respekt” hiqen. I njëti ndryshim bëhet edhe tek neni 78 shkronja “ç” dhe “d” si dhe tek neni 84 shkronja “b” dhe “c”.

    - Në pikën 1 në shkronjen “f” pas fjalës “me shkrim” shtrohen fjalet “ose elektronikisht”.

    Në nenin 66 të projektligjit, pika 3 hiqet.

    Në nenin 70 të projektligjit, shkronja “b” riformulohet këtë përmbajtje:

    “b) ka hartuar, nëpërmjet ofruesit të shërbimeve inovative të emëruar, raportin teknik

    në lidhje me marrëveshjen e teknologjisë inovative. Mënyra e hartimit dhe përmbajtja

    e raportit teknik, pëcaktohen me akte rregullatore të autoriteteve përgjegjëse, të cilat

    duhet të jetë në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij”.

    Në nenin 72 të projektligj, fjalia “Në rast se AKSHI nuk merr vendim brenda afatit të

    mësipërm, kërkesa për certifikim do të konsiderohet e miratuar në heshtje.” hiqet.

    Neni 74 i projektligjit, riformulohet me këtë përmbajtje:

    Neni 74

    Refuzimi i certifikimit

    1. AKSHI, refuzon kërkesën për certifikimin e marrëveshjes së teknologjisë inovative

    në rast të konstatimit të një prej shkaqeve të mëposhtme:

    a) Mospagimi i tarifës së aplikimit për tu certifikuar me marrëveshjen e

    teknologjisë inovative;

    b) Dokumentacioni i dorëzuar, është i pamjaftueshëm ose jo i plotë;

    c) Dokumentacioni dhe/ose informaciono i dorëzuar, është i rremë dhe/ose i

    pasaktë;

    ç) Subjekti kërkues nuk përmbush kriteret për certifikimin e marrëveshjes së

    teknologjisë inovative;

    d) Vlerësohet në mënyrë të argumentuar se subjekti kërkues nuk mund të vijojë të

    plotësoje, kushtet dhe kriteret e kërkuara për pajisjen me autorizim.

    2. Me vendim të Këshillit të Ministrave, përcaktohet mënyra e vlerësimit të shkaqeve

    të përcaktuara në shkronjën “d” të pikës 1 të këtij neni.”

    Në nenin 77 të projektligjit bëhen këto ndryshime

  • 32

    - Në pikë 1, në shkronjën “a”, tek fjalia fundit, fjalët “Masat minimale të sigurisë që duhet të implementohen në këto sisteme do të përcaktohen nga aktet nënligjore në

    zbatim të këtij ligji;” hiqen.

    - Pikat 3 riformulohet me këtë përmbajtje:

    “3. Subjekti kërkues për tu pajisur me licencë si kujdestar i portofolit të palëve të

    treta, përmbush çdo detyrim të përcaktuar nga aktet rregullatore në zbatimin e këtij

    neni. Në rast se kërkëesa e subjektit kërkues është paraqitur përpara hyrjes në fuqi

    të aktit nënligjor, autoriteti përgjegjës, njofton kërkuesin për nevojën për

    plotësimin e aplikimit me këkesat e reja, duke i lënë për këtë qëllim kohën e

    nevojshme, por në cdo rast jo më të shkurtër se 10 (dhjetë) dite pune nga nesërmja

    e hyrjes në fuqi të aktit nënligjor. Në këtë rast afatet e përcaktuara në nenin 11, të

    këtij ligji pezullohen për aq kohë sa i është lënë në dispozicion aplikuesit për

    plotësimin e aplikimit.

    - Pas pikës 4, shtohet një pike 5, me këtë përmbajtje:

    - “5. Për qëllime të pikës 1, shkronjës ”a” të këtij neni, përmes akteve nënligjore rregullatore respektive për secilin autoritet përgjegjës në zbatim të këtij ligji,

    përcaktohen llojet, kushtet, kriteret dhe procedurat lidhur me masat minimale të

    sigurisë, që duhet të implementohen për të parandaluar dhe përballuar sulmet

    kibernetike, si dhe për të ofruar ndaj klientëve mjetet e rekursit në rast të humbjes

    së fondeve.”

    Në nenin 78 të projektligjit bëhen këto ndryshime:

    - Ne shkronjen “a” dhe “f” pas fjalës “me shkrim” shtohen fjalët “ose elektronikisht”;

    - Në shkronjën “e”, fjalët “sipas formës dhe afateve të përcaktuara në këtë ligj;” zëvendësohen me fjalët “sipas formës dhe afateve të përcaktuara në këtë ligj, aktet

    nënligjore në zbatim të tij ose nga autoritetet përgjegjëse;”

    - Në shkronjën “ë” fjalët “të vendosë në dijeni” të zëvendësohen me fjalët “të informojë”.

    Në nenin 82, të projektligjit bëhen këto ndryshime:

    - Në pikën 1, shkronja “ç” riformulohet me këtë përmbajtje:

    “ç) Prospektin e plotë të sipërmarrjes së automatizuar të investimeve kolektive

    DT”

  • 33

    - Në pikën 1 pas shkronjës “d” shtohet shkronja “e” me përmbajtje:

    “e) dokumentacionin provues, se shërbimet e vlerësimit dhe auditimit të

    sipërmarrjes së automatizuar të investimeve kolektive DT do kryhen nga shoqëri

    që kanë eksperiencë në kryerjen e auditimit të këtyre sipermarrjeve”.

    - Në pikën 3, fjalët “Aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të këtij ligji”

    zëvendësohen me fjalët “aktet nënligjore rregullatore re