bota e xhindeve dhe shejtanve

96
1 Dr. Omer Sulejman El-Eshkar BOTA E XHINDËVE - SHEJTANËVE Përkthyesi: Osman Abazi Lektyroi: Bedri Sadiku Fjala e përkthyesit “O Bij të Ademit! Mos lejoni t’ju mashtrojë shejtani...“ (El A’raf: 27). “Vërtet që Shejtani është armik për ju, kështu që merreni atë vërtet si armik...“ (El Fatir: 6). “... Dhe kushdo që zgjedh Shejtanin si mbrojtës e si mik në vend të Allahut, padyshim që ai ka pësuar humbje të qartë.“ (An Nisa’: 119). “Edhe xhindet Ne i krijuam kohë më parë prej flakës pa tym të zjarrit.“ (El Hixhr: 27). Bota e xhindëve dhe e shejtanëve është një botë e cila e shoqëroi njeriun që në fillim të krijimit të tij. Allahu i madhëruar na mëson neve se si Iblisi, i cili është nga bota e xhindëve, bëri zili ndaj babait tonë Ademit dhe iu bë armik i përbetuar. Ai mohoi urdhërin e Allahut që t’i bëjë respektin e kërkuar Ademit, alejhis-selam, dhe kështu u bë edhe armik i Krijuesit. Kjo ishte arsyeja që Allahu atë e largoi nga mëshira e Tij dhe i dha afat që të jetojë deri në Ditën e Gjykimit (ky afat vlen vetëm për Iblisin e jo edhe për shejtanët tjerë). Ai u betua në Allahun se do të jetë armik i përhershëm i njeriut dhe do ta humbasë atë nga rruga e drejtë. Shikuar në realitetin njerëzor, gjatë historisë e posaqërisht në kohën tonë, Iblisi edhe e realizoi këtë premtim të tij. Ai arriti që njerëzimin ta shmangë nga rruga e drejtë e Allahut, natyrisht me vetëzgjedhjen e vetëdëshirën njerëzore, sepse ai është vetëm ftues në rrugën e humbur, e nuk është detyrues, e as që ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë, kurse njerëzit iu përgjigjën atij. Me një fjalë, shejtani është armiku më i madh i çdo njeriu, pa marrë parasysh fenë e tij dhe pa marrë parasysh e ka kuptuar njeriu këtë apo nuk e ka kuptuar dhe ai është armik i veçantë i besimtarëve të fesë Islame, e cila është feja e Allahut, me të cilën i dërgoi të gjithë pejgamberët. Shumë njerëz ai i ka humbur deri në atë masë, saqë e kanë marrë atë për dashamirin më të madh, përderisa ai është armiku më i madh i tyre. Pra, meqë puna është e tillë, meriton që t’i kushtojmë kujdes të veçantë njohjes së këtij armiku, para njohjes së çdo armiku tjetër. Ky është një armik i fshehtë të cilin ne nuk e shohim, kurse ai na sheh dhe ai qarkullon në trupin e njeriut, sikurse qarkullon gjaku. Ky libër në mënyrë shumë të bukur e përfshirëse, e edhe të argumentuar, na njofton me këtë botë, e cila është me ne dhe në ne.

Upload: udhezimiivertete

Post on 28-Jan-2016

106 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Dr. Omer Sulejman El-EshkarPërkthyesi: Osman AbaziLektyroi: Bedri Sadiku

TRANSCRIPT

Page 1: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

1

Dr. Omer Sulejman El-Eshkar

BOTA E

XHINDËVE - SHEJTANËVE

Përkthyesi: Osman Abazi

Lektyroi: Bedri Sadiku

Fjala e përkthyesit

“O Bij të Ademit! Mos lejoni t’ju mashtrojë shejtani...“ (El A’raf: 27).

“Vërtet që Shejtani është armik për ju, kështu që merreni atë vërtet si armik...“ (El

Fatir: 6).

“... Dhe kushdo që zgjedh Shejtanin si mbrojtës e si mik në vend të Allahut,

padyshim që ai ka pësuar humbje të qartë.“ (An Nisa’: 119).

“Edhe xhindet Ne i krijuam kohë më parë prej flakës pa tym të zjarrit.“ (El

Hixhr: 27).

Bota e xhindëve dhe e shejtanëve është një botë e cila e shoqëroi njeriun që në

fillim të krijimit të tij. Allahu i madhëruar na mëson neve se si Iblisi, i cili është nga

bota e xhindëve, bëri zili ndaj babait tonë Ademit dhe iu bë armik i përbetuar. Ai mohoi

urdhërin e Allahut që t’i bëjë respektin e kërkuar Ademit, alejhis-selam, dhe kështu u bë

edhe armik i Krijuesit. Kjo ishte arsyeja që Allahu atë e largoi nga mëshira e Tij dhe i

dha afat që të jetojë deri në Ditën e Gjykimit (ky afat vlen vetëm për Iblisin e jo edhe

për shejtanët tjerë). Ai u betua në Allahun se do të jetë armik i përhershëm i njeriut dhe

do ta humbasë atë nga rruga e drejtë.

Shikuar në realitetin njerëzor, gjatë historisë e posaqërisht në kohën tonë, Iblisi

edhe e realizoi këtë premtim të tij. Ai arriti që njerëzimin ta shmangë nga rruga e drejtë

e Allahut, natyrisht me vetëzgjedhjen e vetëdëshirën njerëzore, sepse ai është vetëm

ftues në rrugën e humbur, e nuk është detyrues, e as që ka mundësi ta bëjë një gjë të

tillë, kurse njerëzit iu përgjigjën atij.

Me një fjalë, shejtani është armiku më i madh i çdo njeriu, pa marrë parasysh

fenë e tij dhe pa marrë parasysh e ka kuptuar njeriu këtë apo nuk e ka kuptuar dhe ai

është armik i veçantë i besimtarëve të fesë Islame, e cila është feja e Allahut, me të cilën

i dërgoi të gjithë pejgamberët. Shumë njerëz ai i ka humbur deri në atë masë, saqë e

kanë marrë atë për dashamirin më të madh, përderisa ai është armiku më i madh i tyre.

Pra, meqë puna është e tillë, meriton që t’i kushtojmë kujdes të veçantë njohjes së këtij

armiku, para njohjes së çdo armiku tjetër. Ky është një armik i fshehtë të cilin ne nuk e

shohim, kurse ai na sheh dhe ai qarkullon në trupin e njeriut, sikurse qarkullon gjaku.

Ky libër në mënyrë shumë të bukur e përfshirëse, e edhe të argumentuar, na

njofton me këtë botë, e cila është me ne dhe në ne.

Page 2: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

2

PARATHËNIE

Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë, nga Ai ndihmë, falje dhe

udhëzim kërkojmë dhe tek Ai kërkojmë strehim nga të këqijat e shpirtrave dhe veprave

tona. Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush që mund ta humbë, kurse atë që Ai e le të

humbur nga rruga, nuk ka kush që mund ta udhëzojë dhe dëshmoj se nuk ka zot (të

adhuruar) përveç Allahut të Vetmit, i Cili nuk ka shok dhe dëshmoj se Muhammedi, sal-

Allahu alejhi ve sel-lem, është rob dhe i Dërguar i Tij.

Disa njerëz mendojnë se të shkruash në këtë temë është tepricë shkencore. Ata

pëlqejnë që kjo temë të kalohet vetëm kalimthi, mos të mendohet thellë në të, si dhe

supozojnë se dobia e pritur nga ky studim është e kufizuar dhe mosnjohja e saj nuk bën

dëm asgjë.

Unë nuk do të zgjerohem shumë në përgjigjjen time ndaj tyre, sepse bota

njerëzore sot shpenzojnë shumë në hulumtimet e tyre, rreth asaj se a ka jetë dhe gjallesa

në planetet e ndryshme, aq pasuri saqë do të ndërtoheshin qytete, do të ngriteshin shtete

dhe do të merrte fund varfëria në shumë vende. Po ashtu, dijetarët në këtë rrugë

shpenzuan mundime të mëdha, të cilat iu morën kohën dhe u humbën pasurinë.

Atëherë ç’farë të themi për botën e gjallesave të mençura, të cilat jetojnë me ne,

në tokën tonë, na shoqërojnë në shtëpitë tona, hanë dhe pijnë me ne, ndoshta na

shkatërrojnë mendimin dhe zemrat tona, ndoshta na shtyjnë që të shkatërrojmë veten

tonë me duart tona, të derdhim gjakun e njëri-tjetrit, ndoshta na nënshtrojnë që t’i

adhurojmë ato ose ndonjë krijesë tjetër; që kështu ata të ndjellin hidhërimin e Allahut

ndaj nesh, pastaj fundi i atyre që dalin nga rruga e Allahut është zjarri i cili përbinë çdo

gjë.

Informatat nga tekstet kur’anore dhe hadithet profetike të sigurta që u

përmendën në këtë çështje, nuk mund të vlerësohen me pasuri. Ato tekste na zbulojnë

sekretet e asaj bote, botës së xhindëve – dhe na furnizojnë me një mori informatash të

cilat zbulojnë veçantitë e jetës së tyre, sikurse na informojnë edhe për armiqësinë të

cilën e fshehin disa nga ata ndaj njerëzimit dhe mundimet e vazhdueshme të cilat i

shpenzojnë e të cilat nuk ndërpriten, që kështu të na shmangin nga rruga dhe të na

shkatërrojnë.

Të mjafton si argument, për rëndësinë e kësaj çështjeje, t’i vështrosh ajetet të

cilat flasin për xhindët dhe shejtanët, që të kuptosh fushën e gjërë të cilën e përfshijnë

ato citate në Librin e Allahut.

Ai i cili i vështron ato ajete, do të vërejë se jeta e njeriut nuk është tjetër, veçse

ballafaqim në mes tij dhe shejtanit. Shejtani dëshiron ta shkatërrojë atë, kurse njeriu, të

cilin Allahu e ndihmoi me dritën e Tij, lufton dhe përpiqet që t’i përmbahet rrugës së

Zotit të Tij dhe të tjerët t’i drejtojë në atë rrugë. Në këtë rrugë atij i duhet patjetër të

ballafaqohet me këtë armik në thellësitë e shpirtit të tij, në kujtimet e zemrës së tij, në

shpresat, ëndërrat dhe dëshirat e tij, atij i duhet patjetër t’i hulumtojë vazhdimisht

qëllimet e tija të largëta dhe të afërta; që t’i bëhet e qartë masa e afërsisë dhe e largësisë

ndaj Zotit të tij dhe masa e shpëtimit nga armiku i tij, i cili mundohet ta shkatërrojë dhe

ta drejtojë, sikurse e drejton bujku gomarin e tij.

Unë i grumbullova citatet të cilat flasin për atë botë dhe fjalët e dijetarëve të

mëdhenj në këtë temë, duke i vështruar ato në përgjithësi, kështu që ky libër u nda në

pesë kapituj.

Page 3: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

3

KAPITULLI I PARË

PËRCAKTIMI I BOTËS SË XHINDËVE DHE SHEJTANËVE

Hyrje: Xhindët janë botë në veçanti

Xhindët janë një botë tjetër nga bota e njerëzve dhe nga bota e melekëve. Mes

tyre dhe njeriut është i përbashkët veçorizimi i tyre me mendje dhe të kuptuar, si dhe

liria e tyre në zgjedhjen e rrugës së hajrit apo të sherrit. Ata ndryshojnë nga njeriu në

disa çështje. Kryesore është se thelbi (baza) i tyre është tjetër nga thelbi njerëzor.

Pse u quajtën xhindët me emrin “El-Xhinnu الجن “

Ata u quajtën me këtë emër (El-Xhinnu) si shkak i fshehjes së tyre nga syri. Tha

Ibni Akili: “Xhindët u quajtën “El-Xhinnu” si shkak i mosdukjes dhe fshehjes së tyre

nga shikimet (e njeriut). Nga kjo fjalë u quajt edhe el-xheninu (foshnja në bark të nënës)

me këtë emër (sepse është i fshehur në mitrën e nënës)...”.

Në Kur’an thuhet: “...Vërtet që ai dhe Kabilja e tij (fisi e farefisi, ndjekësit e

ndihmësit e tij nga njerëzit e xhindet) ju shohin ju, ndërsa ju nuk i shihni dot ata...”

(Al A’raf: 27).

SHQYRTIMI I PARË

THELBI DHE KRIJIMI I TYRE

Thelbi nga i cili u krijuan

Allahu, xhel-le ve ala1, na lajmëroi se xhindët u krijuan nga zjarri me fjalët e Tij:

“Edhe xhindet Ne i krijuam kohë më parë prej flakës pa tym të zjarrit.” (El

Hixhr: 27).

“Dhe Ai i krijoi xhindet nga flaka pa tym e zjarrit.” (Err Rrahman: 15).

Thanë Ibni Abbasi, Ikreme, Muxhahidi, Hasani dhe të tjerët, për fjalën e Tij

“...nga flaka pa tym e zjarrit”, ‘ajo flakë është periferia e flakës.’ Në një transmetim

tjetër thuhet: ‘nga zjarri më i pastër dhe më i mirë,’ ndërsa Imam Neveviu, gjatë

komentimit të Sahihut të Muslimit2, tha: “el-marixh” është ‘flaka e përzier me pjesën e

zezë të zjarrit.’ Kurse në hadithin të cilin e transmeton Muslimi nga Aisha, radi Allahu

anha, Muhammedi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, tha: “Melekët u krijuan nga drita,

xhindi u krijua nga flaka e zjarrit, ndërsa Ademi u krijua nga ajo që ua përshkrua juve

(nga dheu).”

1 Xhel-le ve ala, dmth. I madhëruari dhe i Larti. 2 Sahihu i Muslimit është libri më autentik i hadithit pas sahihut të Buhariut.

Page 4: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

4

Fillimi i krijimit të tyre

Nuk ka dyshim se xhindët u krijuan para njeriut, duke u bazuar në fjalën e

Allahut: “Vërtet që Ne e krijuam njeriun prej argjillës tingëlluese, prej baltës së zezë e

të lëmuar. Edhe xhindet Ne i krijuam kohë më parë prej flakës pa tym të zjarrit.” (El

Hixhr: 26, 27).

Ky ajet argumenton se xhindët u krijuan para njeriut. Disa të parë thanë se ata u

krijuan 2000 vite para njeriut, por kjo nuk argumentohet as me Kur’an, e as me Sunnet.

Përshkrimi i krijaturës së xhindëve

Ne nuk dimë nga kreatura, pamja dhe shqisat e tyre, përveç asaj që Allahu na e

bëri të qartë. E dimë se ata kanë zemra. Allahu i Lartë thotë: “Dhe vërtet që Ne kemi

krijuar shumë nga xhindet dhe njerëzit për Xhehenem. Ata kanë në vete zemra me të

cilat nuk kuptojnë, ata kanë në vete sy me të cilët nuk shohin, ata kanë në vete veshë

me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëti. Jo, akoma më keq. Ata! Ata janë krejt të

pamend e të hutuar.“ (Al A’raf: 179).

Allahu i Lartë përforcoi këtu se xhindët kanë zemra, sy dhe veshë; dhe se

shejtani ka zë, sikurse thotë Allahu i Lartë: “Dhe shqetësoji të nxituarit e mendjelehtit

vazhdimisht, atë që të mundesh nga mesi i tyre (pasardhësve të Ademit) me zërin tënd

(duke u pëshpëritur ose duke u bërë vesvese me këngë, muzikë, biseda boshe, sharje

dhe thirrje të tjera në kundërshtim me rrugën e bindjes ndaj Allahut)...” (El Isra: 64).

Po ashtu në hadithe vërtetohet se shejtani ka gjuhë dhe se xhindët hanë, pijnë, qeshin

dhe çështje tjera të cilat përmendën në këtë libër.

Emrat e xhindëve në gjuhën arabe dhe llojet e tyre

Tha Ibni Abdul-Birri: ”Xhindët tek apologjetikët (Ehlul-Kelam), dijetarët dhe

gjuhëtarët, janë në disa kategori:

1. Kur të përmenden xhindët në veçanti, thonë: ‘Xhinnij’.

2. Kur kanë për qëllim ata që banojnë me njerëzit, thonë: ‘Aamir’, sh:

‘Ummar’.

3. Nëse janë nga ata që u paraqiten fëmijëve, u thonë: ‘Ervah’ (shpirta,

frymë).

4. Nëse është i keq dhe parafytyrohet, i thonë: ‘Shejtan’.

5. Nëse e tepron në këtë çështje, i thonë: ‘Marid’.

6. Nëse edhe më tepër e tepron dhe forcohet çështja e tij, i thonë: ‘Ifrit’, sh:

‘Afaritë”.

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na lajmëroi se xhindët janë tri

lloje: një lloj i tyre fluturojnë në ajër, një lloj i tyre janë gjarpërinj dhe qen dhe një lloj i

tyre janë udhëtarë të përhershëm (prej një vendi në një vend).

Page 5: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

5

SHQYRTIMI I DYTË

VËRTETIMI I EKZISTENCËS SË XHINDËVE

Nuk ka vend për përgënjeshtrimin e botës së xhindëve

Një pakicë e njerëzve e refuzuan ekzistimin e xhindëve në përgjithësi, kurse disa

politeistë supozuan se: “me xhindët janë për qëllim shpirtërat e planeteve,” (shiko

Mexhmuul-Fetava, 24/280).

Derisa një grup i filozofëve supozuan se: “me xhindët janë për qëllim nxitjet e

sherrit dhe fuqitë e këqija të shpirtit njerëzor, sikurse supozuan se me melekët janë për

qëllim nxitjet e hajrit në të.” (shiko Mexhmuul-Fetava, 4/346). Ndërsa disa bashkëkohës

supozuan se: “xhindët janë mikrobet të cilat i zbuloi shkenca bashkëkohore.”

Doktori i shkencave Muhammed El-Behij, mendoi se: “me xhindët janë për

qëllim xhindët dhe melekët, të cilët janë një botë dhe nuk ka dallim mes tyre.” E tha

këtë duke u bazuar në atë se: ‘edhe melekët janë të fshehur nga njerëzit’, përveçse ai e

bashkoi me botën e xhindëve edhe atë që e fsheh besimin, mosbesimin, hajrin dhe

sherrin nga bota njerëzore.”

Mosdija nuk është argument

Fundi i asaj që posedojnë ata përgënjeshtarë të botës së xhindëve, është se ata

nuk kanë njohuri për ekzistimin e tyre. Por, mosdituria nuk është argument dhe është gjë

e keqe për të mençurin të mohojë diç, vetëm pse nuk ka njohuri për ekzistimin e saj. Kjo

është ajo që Allahu ua pa për të madhe pabesimtarëve: “Përkundrazi, ata e mohojnë

(atë) dijen e të cilit ata nuk mund ta kapnin dhe shpjegimet e të cilit akoma nuk kanë

mbërritur tek ata...” (Junus: 39).

Nga zbulimet bashkëkohore të cilat nuk mund t’i nënçmojë askush, a do t’i

lejohej njeriut i cili jetoi para qindra viteve, që t’i mohojë ndodhitë e tyre, sikur atë ta

lajmëronte për to një njeri besnik? Pastaj, mosdëgjimi ynë i shumë zërave të Gjithësisë

të cilët shushurojnë në çdo vend, a mund të jetë argument i mosekzistimit të tyre? Më

pastaj, kur u zbulua radioja e cila kapi zërat që nuk mund t’i dëgjonim me veshët tanë,

ne besuam në ekzistimin e tyre!

Profesori Sejjid Kutub (Allahu e mëshiroftë) duke folur në “Dhilalin e tij”

(koment i Kur’anit) për xhindët të cilët Allahu i ndau që ta dëgjojnë të Dërguarin e Tij, e

të cilët dëgjuan Kur’anin, thotë:

”Përmendja në Kur’an e ndarjes së një grupi të xhindëve që ta dëgjojnë atë nga

profeti, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe rrëfimi i asaj që thanë dhe i asaj që vepruan,

është argument i mjaftueshëm vetvetiu që të përforcojë ekzistimin e xhindëve, që të

përforcojë ndodhinë e asaj ngjarje, që të përforcojë se ata xhindë kanë mundësi që ta

dëgjojnë Kur’anin në gjuhën e tij arabe të shprehur, ashtu sikurse e shprehi i Dërguari i

Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe që të përforcojë se xhindët janë krijesa që

mund ta pranojnë besimin apo mosbesimin, janë të përgatitur për udhëzim apo devijim

dhe nuk ka nevojë tjetër që të vërtetohet apo përforcohet ky realitet, sepse njeriu nuk ka

mundësi ta përforcojë më tepër realitetin të cilin Allahu e vërtetoi. Megjithatë, ne do të

mundohemi ta skqarojmë këtë realitet, në të konceptuarit njerëzor.

Kjo Gjithësi e cila na rrethon, është përplot sekrete, është përplot fuqi dhe krijesa të

panjohura për ne, qoftë në kreaturën, përshkrimin apo ndikim e tyre. Ne jetojmë në

krehërit e atyre fuqive dhe sekreteve, dimë për to pak, e nuk dimë për to shumë. Për çdo

Page 6: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

6

ditë i zbulojmë disa nga ato sekrete, i kuptojmë disa nga ato fuqi dhe njoftohemi me

disa nga ato krijesa. Ndonjëherë njoftohemi me qenien e tyre, ndonjëherë me cilësitë e

tyre dhe ndonjëherë vetëm me gjurmët e tyre ekzistuese rreth nesh.

Ne jemi ende në fillim të rrugës, rrugës së njohjes së kësaj Gjithësie, në të cilën

jetojmë ne, babatë dhe gjyshërit tanë dhe në të cilën jetojnë bijtë dhe nipërit tanë, në një

thërmi të thërmive të vogla të saj; në këtë planet tokësor, i cili nuk është asgjë në

krahasim me madhësinë e Gjithësisë!

Atë që ne e dimë sot - duke qenë ne në fillim të rrugës - në krahasim me

njohuritë njerëzore para vetëm pesë shekujve, mund të konsiderohet çudi më e madhe se

sa xhindët. Sikur ndonjë njeri, para pesë shekujve, t’u fliste njerëzve rreth sekreteve të

atomit, për të cilat ne sot flasim, do ta mendonin se është i çmendur, ose me siguri do të

konsideronin se ai flet për diç që është më e çuditshme se sa bota e xhindëve!

Ne dimë dhe zbulojmë vetëm brenda kufijve të fuqisë sonë njerëzore, e cila

është përgatitur që të jetë zëvendëse në këtë tokë, në pajtim me kërkesat e asaj

zëvendësie dhe në rrethin e asaj që Allahu na e nënshtroi; që ajo të na i zbulojë sekretet

e saj dhe që të na jetë e nënshtruar për kryerjen e obligimit zëvendësues në tokë.

Zbulimet dhe njohuritë tona në natyrën e asaj Gjithësie, asnjëherë nuk mund ta kalojnë

rrethin e asaj zëvendësie dhe nevojave të saja në këtë tokë, sado që të zgjasë jeta jonë

dhe sado që të na nënshtrohen nga fuqitë e Gjithësisë.

Ne do të zbulojmë shumë, do të dimë shumë dhe do të na hapen shumë çudira

nga sekretet dhe fuqitë e kësaj Gjithësie, të cilat në krahasim me sekretet e atomit, do të

duken si lojëra të fëmijëve! Por ne do të mbesim brenda kufijve të atij rrethi të tërhequr

për njerëzimin dhe brenda fjalës së Allahut: “...ndërsa nga Dija (juve o njerëz) ju është

dhënë vetëm fare pak.” (El Isra: 85). Ajo dituri është pak në krahasim me fshehtësitë të

cilat gjinden në këtë ekzistencë, e të cilat i di vetëm Krijuesi i tyre. Ne po ashtu do të

mbesim brenda kufijve të shembëllimit të Tij, të diturisë së Tij të pakufishme dhe

brenda mjeteve të kufizuara të diturisë njerëzore: “Dhe sikur të gjitha pemët në tokë të

ishin pena dhe deti (botëror të ishte bojë për të shkruar) me shtatë dete (të tjerë) pas

tij për t’iu shtuar atij, prapëseprapë Fjalët e Allahut nuk do të shterronin. Me të

vërtetë Allahu është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues.” (Lukman: 27).

Kur Allahu na zbulon, përmes kaderit të përcaktuar për ne, diçka nga ato sekrete

dhe fuqi përmes fjalëve të Tij - e jo përmes praktikës e njohurive të cilat rrjedhin nga

dhuntia e fuqive tona të cilat janë po ashtu nga Ai, - rruga jonë atëherë është që ta

pranojmë atë dhunti, të jemi falënderues dhe të dorëzohemi, ta pranojmë atë ashtu si

është, pa i shtuar e munguar asgjë; sepse burimi i vetëm nga i cili marrim njohuri të

tilla, nuk na ka dhuruar më tepër se ajo masë, pa i shtuar asgjë dhe nuk ka burim tjetër

ku mund të marrim sekrete të tilla!”

Fjalë e vërtetë është se xhindët, janë botë tjetër nga bota njerëzore dhe ajo e

melekëve. Ata janë krijesa të mençura dhe që kuptojnë, e nuk janë shfaqje e as mikrobe.

Po ashtu ata janë të ngarkuar (mukel-lefin) dhe të urdhëruar me ligjet e Allahut.

ARGUMENTET SINJALIZUESE NË EKZISTIMIN E XHINDËVE

1. Ekzistimi i tyre është nga argumentet

e pakontestueshme në fe

Tha Ibni Tejmijje: ”Asnjë nga grupet muslimane, nuk kundërshtoi ekzistimin e

xhindëve dhe atë se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, u dërgua edhe tek ata.

Shumica e grupeve pabesimtare, vërtetojnë ekzistimin e xhindëve. Kurse Ehlul-Kitabi

në mesin e hebrenjëve dhe të krishterëve, e vërtetojnë ekzistimin e tyre sikurse edhe

Page 7: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

7

muslimanët, edhe pse në mesin e tyre ka të tillë që e mohojnë ekzistimin e tyre, sikurse

që gjinden edhe në mesin e muslimanëve të tillë që refuzojnë ekzistimin e tyre…sikurse

Xhehemitë dhe El-Mu’tezile, edhe pse shumica e këtyre sekteve dhe imamët e tyre e

vërtetojnë ekzistimin e tyre.

Çështja është kështu, sepse lajmërimet e profetëve për ekzistimin e tyre, janë të

shumta dhe të patjetërsueshme. Po ashtu është e ditur, se ato janë gjallesa të mençura,

veprojnë me dëshirë të lirë, janë të urdhëruara me ligjet e Allahut dhe nuk janë shfaqje

të bashkangjitura në njeriun apo dikë tjetër, sikurse supozojnë disa ateistë. Pasi që

çështja e xhindëve është e përcjellur me lajme të shumta nga profetët, të cilën gjë e dinë

njerëzit e përgjithshëm dhe të veçantë, ata nuk mund t’i mohojë asnjë sekt që i përket

profetëve fisnik.” (Mexhmuul-Fetava, 19/10).

Ai po ashtu thotë: ”Të gjitha grupet e muslimanëve vërtetojnë ekzistimin e

xhindëve, po ashtu edhe shumica e pabesimtarëve, sikurse shumica e Ehlul-Kitab-it, si

dhe shumica e politeistëve arab…” (Mexhmuul-Fetava, 19/13).

Imamul-Haremejni përmendi se: ”Dijetarët në kohën e sahabëve dhe tabiinëve, u

pajtuan në ekzistimin e xhindëve dhe të shejtanëve, si dhe në kërkimin e strehimit tek

Allahu nga të këqijat e tyre…” (Akamul-Merxhan, f.4).

2. Citatet kur’anore dhe të haditheve

Shumë citate argumentojnë ekzistimin e xhindëve, sikurse është fjala e Allahut

të Lartë: “Thuaj (O Muhammed): “Më është shpallur mua se një grup i vogël

xhindesh dëgjuan (Kur’anin)...” (El Xhin: 1). “Dhe vërtet që pati burra nga njerëzit

të cilët iu mbështetën burrave nga radhët e xhindeve, por ata (xhindet) ua shtuan

atyre (njerëzve) mëkatet dhe mosbesimin.” (El Xhin: 6). Ato citate janë të shumta dhe

shumicën e tyre ne do t’i përmendim brenda këtij libri.

3. Shikimi i tyre

Shumë njerëz në kohën tonë, e edhe para kohës tonë, dëshmuan dhe panë grupe

të xhindëve, edhe pse shumica e atyre që i panë ata dhe i dëgjuan, nuk e ditën se ata janë

xhindët; ata supozuan se ata janë shpirtëra, ose njerëz të fshehur, apo njerëz të

planeteve…

Transmetimi më i vërtetë që transmetohet në këtë vend, është se i Dërguari i

Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i shikoi ata, foli me ta dhe ata i folën, i mësoi ata

dhe u lexoi Kur’anin. Në temat e ardhshme, do ta përmendim atë rast.

Gomari dhe qeni i shohin xhindët

Nëse ne nuk i shohim xhindët, disa gjallesa të tjera i shohin ata, sikurse gomari

dhe qeni.Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Kur të dëgjoni kakarisjen e gjelit,

luteni Allahun nga mirësia e Tij, sepse ai (gjeli) ka parë ndonjë melek, e kur të dëgjoni

palljen e gomarit, kërkoni strehim tek Allahu nga shejtani, sepse ai ka parë ndonjë

shejtan”.

Transmeton Ebu Davudi nga Xhabir Ibni Abdull-llahu, radiAllahu anhu, se

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Kur të dëgjoni lehjen e qenëve dhe

palljen e gomarëve, kërkoni strehim tek Allahu, sepse ata shohin çka ju nuk shihni”.

Page 8: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

8

Se shtazët shohin çka ne nuk shohim, nuk është çudi, sepse dijetarët vërtetuan se

disa gjallesa kanë mundësi të shohin çka ne nuk shohim. Bleta është në gjendje të shohë

rrezet ultravjollcë, për këtë arsye ajo e sheh diellin edhe pse qielli është përplot re, kurse

huti e sheh miun në errësirën e zezë të natës…

Përgjigjja ndaj atyre të cilët mendojnë

se xhindët janë vetë melekët

Më parë përmendëm hadithin ku Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha

se: ”Melekët u krijuan nga drita, kurse xhindët u krijuan nga zjarri’. Pra, i Dërguari,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i ndau në bazës të krijimit të tyre, e kjo argumenton se ato

janë dy botëra, e jo një.

Pastaj, ai që i vështron citatet të cilat flasin për melekët dhe xhindët, do të bindet

se dallimi në mes tyre është shumë i madh. Melekët nuk hanë e as nuk pijnë, nuk

kundërshtojnë Allahun për asgjë që i urdhëron dhe veprojnë atë me të cilën urdhërohen,

kurse xhindët përgënjeshtrojnë, hanë, pijnë, kundërshtojnë Zotin e tyre dhe thejnë

urdhërin e Tij.

S’ka dyshim se ato janë dy botëra të fshehura nga ne, të cilat nuk i kapin

shikimet tona, por ato janë edhe dy botëra të ndryshme në bazë dhe veçori të tyre.

SHQYRTIMI I TRETË

SHEJTANI DHE XHINDËT

Përcaktimi i Shejtanit

Shejtani, të cilin e përmendi Allahu në Kur’an shumë herë, është nga bota e

xhindëve. Ai në fillim e adhuronte Allahun, banonte qiellin me melekët dhe hynte në

Xhennet. Më pastaj e kundërshtoi Zotin e tij, kur e urdhëroi t’i bëjë sexhde Ademit,

duke bërë kështu mendjemadhësi dhe kryelartësi, kështu që Allahu e largoi nga mëshira

e Tij.

Emri ‘shejtan’ në gjuhën arabe, përdoret për çdo refuzues e renegat, kështu që

kësaj krijese iu bashkangjit ky emër si shkak i refuzimit e renegimit ndaj Zotit të tij. Atij

po ashtu, iu bashkangjit edhe emri ‘Tagut’: “Ata që besojnë, (ata) luftojnë për Çështjen

e Allahut, ndërsa ata që nuk besojnë, (këta) luftojnë për Çështjen e Taghutit (të

Shejtanit). Kështu pra luftoni kundër shokëve të shejtanit. Vërtet që komploti i

shejtanit është gjithnjë shumë i dobët.” (An Nisa’: 76). Ky emër, me këtë shprehje,

është i njohur te shumica e popujve, të cilën gjë e përmend Akkadi në librin e tij ‘Iblisi’.

Ai u quajt me këtë emër (Tagut), si shkak i kalimit të kufirit të tij, renegimit ndaj Zotit

të tij dhe bërjes së vetes zot i cili adhurohet. Kjo krijesë ka humbur çdo shpresë në

mëshirën e Allahut dhe për këtë arsye Allahu e quajti me emrin ‘Iblis’, e cila fjalë në

gjuhën arabe, ka kuptimin e atij që nuk ka kurrfarë hajri në të dhe ai që humbi shpresën

e ra në huti.

Ai i cili lexon citatet kur’anore dhe profetike, do të vërejë se shejtani është

krijesë e cila kupton, koncepton dhe lëvizë…e nuk është sikurse mendojnë disa të tjerë

se: “Ai është është vetëm shpirti i së keqes, i personifikuar në ndjenjat shtazarake të

njeriut, të cilat e drejtojnë atë kur ato i okupojnë zemrën.” (Dairetul-Mearif-El-Hadithe,

f.357).

Page 9: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

9

Thelbi i Shejtanit

Më parë përmendëm se Shejtani është nga xhindët. Por disa nga dijetarët e parë

dhe bashkëkohorë, ranë në konflikt rreth kësaj çështjeje. Argument i tyre në këtë çështje

është fjala e Allahut të Lartë: “Dhe (kujto) kur Ne u thamë melekëve: “Bini ju në

sexhde para Ademit.” Dhe ata ranë në sexhde përveç Shejtanit (Iblisit) që nuk pranoi

dhe ishte kryelartë dhe qe një prej mosbesimtarëve (prej të panënshtruarve ndaj

Allahut).” (El Bekareh: 34). Në këtë ajet dhe të ngjashëm, Allahu e veçoi Iblisin në

mesin e melekëve, e i veçuari në të shumtën e rasteve është nga të veçuarit (d.m.th.

veçoi Iblisin nga melekët, pra Iblisi është melek).

Librat e tefsirit (komenteve kur’anore) dhe të historisë, bartën fjalët e disa

dijetarëve, të cilët përmendën se Iblisi ishte nga melekët, se ishte roje e Xhennetit, apo i

qiellit të dynjasë dhe se ai ishte më fisniki dhe nga fisi më i mirë i melekëve…dhe fjalë

të ngjashme me këto.

Tha Ibni Kethiri: “Në këtë çështje u transmetuan shumë thënie të selefit (të

gjeneratve të para muslimane), shumica e të cilave janë prej israilijateve (transmetimeve

hebrenje e krishtere) të transmetuara, të cilat transmetohen që më vonë të hulumtohet në

vërtetësinë e tyre. Allahu e di më së miri çështjen e tyre dhe disa nga ato transmetime

janë padyshim gënjeshtra, sepse kundërshtojnë hakkun i cili është në duart tona.

Kur’ani na mjafton nga çdo transmetim i mëparshëm; sepse ato pothuajse nuk

mbesin pa ndryshim, shtim apo mungim dhe në ato transmetime u shtuan shumë

gjëra..”(Tefsiru Ibni Kethir, 4/397).

Argumenti i tyre se Allahu e veçoi Iblisin nga melekët, nuk është argument i

prerë, si shkak i mundësisë që ky veçim të jetë i ndërprerë (munkati’), sikurse është

edhe realiteti, duke u bazuar në ajetin i cili argumenton se ai ishte nga xhindët: “(Kujto

edhe) kur Ne u thamë melekëve: “I bini në sexhde Ademit.” Kështu ata të gjithë u

lëshuan me fytyrë përtokë përveç Iblisit. Ai ishte një prej xhindeve dhe nuk iu bind

Urdhërit të Zotit të tij...” (El Kehf: 50).

Ne më parë vërtetuam me citat të vërtetë, se xhindët janë tjetër nga melekët dhe

njerëzit. I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, lajmëroi se: “Melekët u

krijuan prej dritës, xhindët u krijuan prej flakës së zjarrit dhe Ademi u krijua nga

balta.”

Tha Hasan El-Basriu: “Iblisi nuk ishte nga melekët as sa një të rrahur të

qerpikut.”

A është Shejtani rrënja e xhindëve,

apo vetëm një nga ata?

Nuk ekzistojnë citate të qarta të cilat na bëjnë të dimë se Shejtani është rrënja e

xhindëve, apo është vetëm një nga ata, edhe pse më e sigurtë është se ai është vetëm një

nga mesi i tyre, duke u bazuar në fjalën e Allahut: “...përveç Iblisit. Ai ishte një prej

xhindeve...” (El Kehf: 50).

Ibni Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, mendon se Shejtani është rrënja e xhindëve,

sikurse është Ademi rrënja e njerëzimit (Mexhmuul-Fetava, 4/235, 346).

Page 10: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

10

Pamja e kobshme e Shejtanit

Shejtani ka pamje të kobshme, e kjo gjë është e pjekur edhe në mendjet tona.

Allahu shembëlloi frytet e pemës së Zek-kumit, e cila mbinë në fund të Xhehennemit,

me kokat e shejtanëve, si shkak i njohjes së pamjes dhe formës së keqe të tyre: “Me të

vërtetë që është pemë që del që nga fundi i Zjarrit të egër flakërues, degët e kërcellit të

frutave janë si kokat e shejtanëve.” (Es Saffat: 64-65).

Të krishterët e shekujve të mesëm, e personifikonin Shejtanin sikurse një njeri i

zi me mjekërr të mprehtë, me vetulla të ngritura, me gojë nga e cila del zjarr, me brirë,

me kthetra dhe me bisht. (Dairetul-Mearif-El-Hadithe, 357).

Shejtani ka dy brirë

Transmeton Muslimi nga Ibni Omeri, radiAllahu anhuma, se Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Mos vrojtoni me namazin tuaj lindjen e diellit dhe

perëndimin e tij, sepse ai lindë mes dy brirëve të shejtanit”.

Po ashtu Ibni Omeri, radiAllahu anhuma, transmeton se Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Kur të lindë vetulla (pjesa e parë, periferia) e diellit,

shtyeni namazin derisa të shfaqet dielli dhe kur të përendojë vetulla e diellit, shtyeni

namazin derisa të përendojë ai dhe mos pritni gjatë faljes së namazit tuaj lindjen e

diellit, e as perëndimin e tij, sepse ai lindë mes dy brinjëve të shejtanit”.

Kuptimi i këtij hadithi është se disa sekte të politeistëve adhuronin diellin,

kështu që i bënin atij sexhde gjatë lindjes dhe perëndimit të tij, atëherë shejtani u

vendoset nga ajo anë që është dielli; kështu që adhurimi i tyre të bëhet ndaj tij.

Ky kuptim u përmend qartë në një hadith që e transmeton Muslimi nga Amr Ibni

Abesete Es-Selmijji, radiAllahu anhu, i cili e pyeti Muhammedin, sal-lAllahu alejhi ve

sel-lem, për namazin, e i tha:”Fale namazin e sabahut, pastaj lëre namazin derisa të

lindë dielli, derisa të ngritet, sepse kur ai lindë, lindë në mes dy brinjëve të shejtanit. Në

atë kohë i bëjnë sexhde pabesimtarët. Pastaj falu, sepse namazi (në atë kohë) është

dëshmues (e dëshmojnë atë melekët) dhe prezentues (prezentojnë aty melekët)”.

Pastaj i ndaloi të falet pas iqindisë: ”…derisa të perëndojë dielli, sepse ai

perëndon në mes dy brinjëve të shejtanit dhe në atë kohë i bëjnë sexhde pabesimtarët”.

Neve na është ndaluar të falemi në ato dy kohë, por lejohet të falet në atë kohë nëse ka

sebeb (shkak), sikurse është p.sh. tehijjetul-mesxhid (falja e dy rekateve kur të hysh në

xhami), por nuk lejohet namazi në ato kohë pa kurrfarë shkaku, sikurse është p.sh.

namazi nafile, sepse Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”…mos pritni

kohën e lindjes…”, d.m.th. mos e pritni me qëllim atë kohë.

Prej haditheve në të cilat përmenden brinjët e shejtanit, është edhe ai të cilin e

transmeton Buhariu nga Ibni Omeri, radiAllahu anhuma, se tha: ”E pashë të Dërguarin e

Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke bërë me shenjë nga lindja dhe tha: ”Ja ku

është fitneja (trazira) atje, fitneja është atje prej nga lindë briri i shejtanit”.

Page 11: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

11

SHQYRTIMI I KATËRT

USHQIMI, PIRJA DHE MARTESA E XHINDËVE

Ushqimi dhe pirja e tyre

Xhindët dhe shejtani, në mesin e tyre, hanë dhe pijnë. Transmeton Buhariu nga

Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-elm, e urdhëroi

atë që t’i ofrojë disa gurë me të cilët do të pastrohej pas kryerjes së nevojës dhe i tha

atij:”..e mos më sjell eshtra dhe bagla”, e kur ai, Ebu Hurejre, e pyeti Muhammedin,

sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, për sekretin e ndalimit të tij të eshtrave dhe baglave, tha:

”Ato janë ushqimi i xhindëve. Mua më vizitoi një grup i xhindëve të Nesibinëve, e sa

xhindë të mirë që ishin, më kërkuan ushqim, e unë iu luta All-llahut për ta, që sa herë të

kalojnë pranë ndonjë ashti apo pranë ndonjë bagle, të gjejnë aty ushqim”.

Transmeton Tirmidhiu nga Abdull-llah Ibni Mes’udi, radiAllahu anhu, se

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: “Mos u pastroni pas kryerjes së nevojës

me bagla e as me eshtra, sepse ato janë ushqimi i vëllezërve tuaj, xhindëve”.

Po ashtu transmeton Muslimi nga Ibni Mes’udi, radiAllahu anhu, se

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha:”Më erdhi thirrësi i xhindëve, unë

shkova me të dhe u lexova atyre Kur’an”. Tha (Ibni Mes’udi): “Shkuam me të dhe ai na

i tregoi gjurmët dhe zjarrin e tyre. Ata kërkuan nga ai ushqim, e u tha:”Për ju është mish

çdo asht që bie në duart tuaja dhe për të cilin është përmendur Emri i Allahut, kurse

çdo bagël është ushqim për shtazët tuaja”. Pastaj I Dërguari i Allahut tha:”Mos e

pastroni nevojën me to, sepse janë ushqimi i vëllezërve tuaj”.

I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ve sel-elm, na lajmëroi se shejtani ushqehet me

dorë të majtë, kështu që ai na urdhëroi ta bëjmë të kundërtën.Transmeton Muslimi nga

Ibni Omeri, radiAllahu anhuma, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha:”Kur

të hajë ndonjëri nga ju, le të hajë me dorë të djathtë dhe kur të pijë, le të pijë me dorë të

djathtë, sepse shejtani hanë dhe pinë me dorë të majtë”.

Po ashtu Muslimi transmeton se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha:

“Kur njeriu hyn në shtëpi të tij dhe e përmend Allahun gjatë hyerjes dhe ngrënies së tij,

shejtani thotë: ‘Nuk ka për ju (shejtanë) as bujtje, e as darkë’. E nëse ai gjatë hyrjes së

tij në shtëpi nuk e përmend Allahun, thotë shejtani: ‘E zutë fjetjen’, e nëse nuk e

përmend Allahun edhe gjatë ngrënies së ushqimit, thotë shejtani: ‘E zutë fjetjën e edhe

darkën’.” Këto citate argumentojnë në mënyrë të prerë se shejtanët hanë dhe pijnë.

Ashtu sikurse u është ndaluar njerëzve të hanë mishin e shtazës e cila nuk është

prerë duke përmendur Emrin e Allahut, edhe xhindëve besimtarë, i Dërguari i Allahut,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ua bëri atyre ushqim çdo asht të cilit i është përmendur

Emri i Allahut. Ai nuk u lejoi atyre ato eshtra, të cilave nuk u është përmendur Emri i

Allahut. Eshtrat të cilëve nuk u është përmendur Emri i Allahut, u mbesin shejtanëve

dhe pabesimtarëve në mesin e xhindëve, sepse shejtanët e lejojnë ushqimin të cilit nuk i

është përmendur Emri i Allahut. Për këtë arsye disa dijetarë thanë se coftina është

ushqim i shejtanëve, sepse nuk i është përmendur Emri i Allahut.

Ibnul-Kajjimi përfundoi me fjalën e Allahut: “...Të gjitha pijet alkoolike dehëse

e maramendëse, kumari (bixhozi), Ansabet (altarët ku flijohen kurbane për idhuj e

tjer), Azlamet (hedhja e shortit ose kërkimi i fatit me shigjeta) janë të neveritura e

punë prej shejtani...” (El Maideh: 90), se vera është pije e shejtanit, atëherë ai pinë nga

pija të cilën e prodhuan të dashurit e tij me urdhërin e tij dhe i shoqëroi në prodhimin e

saj, prandaj i shoqëron edhe në pirjen, mëkatin dhe dënimin e saj.

Page 12: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

12

Këtë përfundim të drejtë të Ibnul-Kajjimit e vërteton transmetimi i Nesaiut nga

Abdull-llah Ibni Jezidi se tha: “Omer Ibnul-Hattabi, radiAllahu anhu, na shkruajti: “..më

pastaj: zieni pijen tuaj derisa të shkojë pjesa e shejtanit; sepse ai ka dy pjesë, kurse ju

vetëm një”.

Martesa e xhindëve dhe shumimi i tyre

Sikurse mund të kuptohet prej citateve të ndryshme, xhindët martohen. Disa

dijetarë e morën për argument në këtë çështje fjalën e Allahut rreth martesës së

banorëve të Xhennetit: “Ku në të dy (Xhennetet) do të kenë Kasiratut-Tarfi (vasha të

dëlira, bukuroshe të brishta që i ndalojnë shikimet duke mos dashur askënd vetëm

bashkëshortët e tyre) të cilat as njeri dhe as xhind nuk i ka prekur para tyre.” (Err

Rrahman: 56). Prekja e hyrive në këtë ajet është simbolizim i marrëdhënieve seksuale.

Transmeton Ibni Ebu Hatimi nga Katadeja, radiAllahu anhu, se tha: ”Xhindët

lindin sikurse lindin bijtë e Ademit dhe janë me numër më të madh se ata”. Zoti ynë na

lajmëroi se shejtani ka pasardhës. Allahu thotë, duke i qortuar robërit e Tij të cilët

marrin për dashamirë shejtanin dhe pasardhësit e tij: “...A do ta zgjidhni ju atëherë më

mirë atë dhe pasardhësit e tij mbrojtës e ndihmues se sa Mua, ndërkohë që ata janë

armiq të hapur për ju?...” (El Kehf: 50). Tha Katadeja: ”Bijtë e shejtanit lindin sikurse

lindin bijtë e Ademit dhe ata janë me numër më të shumtë”.

Pretendimi i disa dijetarëve se xhindët nuk hanë,

nuk pijnë dhe nuk martohen

Disa menduan se xhindët nuk hanë, nuk pijnë dhe nuk martohen. Këtë thënie e

demantojnë argumentet kur’anore dhe profetike të cilat i paraqitëm. Disa dijetarë

përmendën se xhindët janë disa lloje: disa prej tyre hanë dhe pijnë, e disa prej tyre jo.

Tha Vehb Ibni Munebbihi: ”Xhindët janë disa lloje: xhindët e pastër janë erë, nuk hanë,

nuk pijnë, nuk vdesin dhe nuk lindin. Kurse një lloj i tyre hanë, pijnë, lindin, martohen

dhe vdesin”, tha: ”Ata janë Es-Seali, El-Guli dhe të ngjashëm me ta”.

Këtë që thotë Vehbi ka nevojë ta përforcojë me argument, por ai nuk ka

argument.

Disa dijetarë u munduan të thellohen në mënyrën se si hanë ata, a përtypen dhe e

përbijnë ushqimin, apo i marrin vetëm erë dhe frymëmarrje. Hulumtimi në këtë çështje

është gabim dhe nuk lejohet, sepse ne nuk kemi dituri për metodën e ngrënies së tyre

dhe Allahu e i Dërguari i Tij, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nuk na lajmëruan për të.

Martesa e njeriut me xhindët

Edhe në ditët tona dëgjojmë se si filani u martua me xhinde, ose ndonjë grua prej

njerëzve e fejoi një xhind. Sujutiu përmendi disa gjurmë dhe thënie nga të parët dhe

dijetarët, të cilat sinjalizojnë mundësinë e martesës në mes njerëzve dhe xhindëve. Tha

Ibni Tejmijje: “Mund të ndodhë që të martohet njeriu me xhindë dhe u lindin fëmijë, kjo

ndodhë shpesh dhe është gjë e njohur”.

Edhe nëse themi se ajo martesë mund të ndodhë, prapëseprapë e urrejtën atë një

grup dijetarësh, sikurse Hasani, Katadeja, Hakemi dhe Is’haku. Imam Maliku, Allahu e

mëshiroftë, nuk gjen argument i cili e ndalon martesën e xhindëve, por ai nuk e pëlqeu

atë dhe e justifikoi këtë duke thënë: “Por unë e urrej kur të gjindet ndonjë grua

Page 13: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

13

shtatëzënë e i thuhet: ‘Kush është burri yt?’ E ajo thotë: ‘Ai është prej xhindëve!’

Kështu shtohet fesadi.”

Disa dijetarë e ndaluan atë dhe e argumentuan drejtimin e tyre duke u bazuar në

atë se Allahu robërve të Tij u dhuroi gra nga lloji i tyre: “Dhe nga Treguesit e Tij është

se Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) në mesin tuaj, që ju të mund të gjeni

prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhëmbshuri e mëshirë...” (Er Rum:21). E sikur

të ndodhë martesa e njeriut me xhindë, nuk mund të realizohet kjo dashuri e

pajtueshmëri në mes dy bashkëshortëve, si shkak i dallimit të llojit. Në këtë mënyrë

urtësia e martesës është e pakuptimtë, sepse nuk realizohet pushimi dhe dashuria e

përmendur në ajetin fisnik.

Sido qoftë, disa njerëz supozojnë se kjo çështje ndodh tash dhe ka ndodhur edhe

në të kaluarën, edhe nëse ajo që ndodh është gjë e veçantë dhe ndoshta vepruesi i saj

nuk ka në dorën e tij asgjë dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo situatë.

Ajo që po ashtu mund të argumentojë martesën në mes njerëzve dhe xhindëve

është fjala e Allahut: “...do të kenë Kasiratut-Tarfi (vasha të dëlira, bukuroshe të

brishta që i ndalojnë shikimet duke mos dashur askënd vetëm bashkëshortët e tyre) të

cilat as njeri dhe as xhind nuk i ka prekur para tyre.” (Err Rrahman: 56). Ky ajet

argumentoi se hyritë vlejnë edhe për njerëzit e edhe për xhindët. Allahu A’lem.

SHQYRTIMI I PESTË

KOHËZGJATJA E JETËS SË XHINDËVE DHE VDEKJA E TYRE

Nuk ka dyshim se xhindët, e edhe shejtanët në mesin e tyre, vdesin, pasiqë ata

hyjnë brenda fjalës së Allahut: “Çdo gjë që është në të (në këtë ekzistencë) do të

shuhet. Ndërsa do të mbetet përgjithmonë Fytyra e Zotit tënd gjithë Madhështi e

Lavdi.” (Err Rrahman: 26-27).

Transmeton Buhariu nga Ibni Abbasi, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, thoshte: ”Kërkoj strehim në fuqinë Tënde, që nuk ka zot tjetër

përveç Teje, Ti i Cili nuk vdes, kurse xhindët dhe njerëzit vdesin”.

Gjatësinë e jetës së tyre ne nuk e dimë, përveç asaj që na lajmëroi Allahu se

Iblisi i mallkuar, do të mbetet gjallë deri në Ditën e Kijametit: “(Iblisi) tha: “Më jep

kohë deri Ditën kur ata do të ngrihen përsëri (të ngjallen krijesat Ditën e

Ringjalljes).” (Allahu) tha: “Ti je prej atyre që u është dhënë afat.” (Al A’raf: 14-15).

Për xhindët tjerë nuk dimë se sa jetojnë, përveç asaj se ata jetojnë më gjatë se njerëzit.

Prej argumenteve se xhindët vdesin, është se Halid Ibni Velidi, e vrau shejtanen

e idhullit El-Uzza (ajo ishte një pemë të cilën e adhuronin arabët) dhe se një sahabij

vrau xhindin i cili u shfaq në formën e gjarpërit, sikurse do të sqarojmë më poshtë.

SHQYRTIMI I GJASHTË

SHTËPITË, MEXHLISET DHE VENDET E XHINDËVE

Xhindët jetojnë në këtë tokë në të cilën banojmë edhe ne. Shumica e tyre

tubohen nëpër gërmadha, toka të gjëra (të pabanuara) dhe nëpër vende të ndyta, sikurse

hamamet, nevojtoret, vendet e bërllogjeve dhe varret. Për këtë arsye - sikurse thotë Ibni

Tejmijje - strehohen në këto vende, të cilat janë vendstrehime të shejtanëve, ata që u

janë bashkangjitur shejtanëvet. Disa hadithe ndaluan faljen nëpër hamame, si shkak i

Page 14: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

14

ndytësisë që gjindet në to dhe se ato janë vendstrehim i shejtanëve, si dhe ndaluan faljen

te varret, sepse ajo është rrugë që dërgon në shirk.

Po ashtu, ata shumë tubohen nëpër vende ku mund të bëjnë fesad, sikurse që

janë tregjet. Për këtë arsye Selmani, radiAllahu anhu, i porositi disa shokë të tij duke u

thënë: ”Nëse ke mundësi, të mos jesh nga ai i cili i pari hyn në treg, e as i fundit i cili

del nga aty, sepse kjo gjë është betejë e shejtanëve, sipas së cilës i vendosin flamujt e

tyre”.

Shejtanët, po ashtu banojnë në shtëpitë në të cilat banojnë njerëzit, kurse i largon

nga aty thënia e bismil-lahit (Bismil-lahirr-Rrahmanirr-Rrahim), përmendja e Allahut,

leximi i Kur’anit, veçanërisht leximi i sures El-Bekareh dhe Ajetul-Kursisë (tesbi dova).

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na lajmëroi se shejtanët shpërndahen

dhe shumohen në tokë me fillimin e mbrëmjes, për këtë arsye na urdhëroi që mos t’i

lejojmë fëmijët të dalin jashtë në këtë kohë.

Shejtanët ikin kur e dëgjojnë ezanin dhe në muajin Ramazan lidhen me pranga.

Po ashtu shejtanët pëlqejnë uljen në vijen ndarëse të hijes dhe rrezatimit të diellit. Për

këtë arsye Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na ndaloi uljen në atë vijë.

SHQYRTIMI I SHTATË

SHTAZËT DHE MJETET BARTËSE TË XHINDËVE

Më parë përmendëm se Muslimi transmetoi nga Abdull-llah Ibni Mes’udi, se

xhindët kërkuan ushqim nga i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e u tha:

”I juaji është çdo asht që bie në duart tuaja si mish dhe gjatë të cilit është përmendur

Emri i Allahut, kurse çdo bagël është ushqim i shtazëve tuaja”. Ky hadith na lajmëroi se

ata kanë shtazë dhe se tagji (ushqim kafshësh) e shtazëve të tyre janë baglat e shtazëve

të njerëzve.

Zoti ynë na lajmëroi se shejtani ka kuaj të cilët i përdor kundër armiqëve të tij

nga njerëzit, Allahu thotë: “Dhe shqetësoji të nxituarit e mendjelehtit vazhdimisht, atë

që të mundesh nga mesi i tyre (pasardhësve të Ademit) me zërin tënd (duke u

pëshpëritur ose duke u bërë vesvese me këngë, muzikë, biseda boshe, sharje dhe

thirrje të tjera në kundërshtim me rrugën e bindjes ndaj Allahut), sulmoji ata me

kalorësinë tënde (me të gjitha mjetet e mënyrat)...” (El Isra: 64).

Disa shtazë të cilat i shoqërojnë shejtanët

Nga ato shtazë janë devet. Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:

”Devet u krijuan nga shejtanët, kështu që mbrapa çdo deveje ka një shejtan”. Për këtë

arsye Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ndaloi faljen në vendpushimin e

deveve (ahuret e tyre), sikurse transmeton El-Bera Ibni Azibi, radiAllahu anhu, se ai

tha: ”Mos u falni në ahuret e deveve, sepse ato janë nga shejtanët, kurse faluni nëpër

torishtet e deleve, sepse ato janë bereqet”.

Po ashtu Abdullah Ibni Mugaffeli transmeton se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem, tha: “Faluni nëpër torishtet e deleve, e mos u falni nëpër ahuret e deveve,

sepse ato u krijuan nga shejtanët.”

Ebul-Vefa ibni Akili, në dilemë rreth fjalës së Muhammedit, sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem,: “Qeni i zi është shejtan”, ndërsa dihet se ai u lind nga qeni, dhe: “Devet

janë krijuar prej shejtanëve”, kur dihet se kanë lindur prej deveve, u përgjigj duke

thënë: “Ky është vetëm shëmbëllimi i tyre me shejtanët, sepse qeni i zi është më i keqi

Page 15: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

15

dhe më i padobishmi, kurse devet u ngjajnë shejtanëve në vështirësinë dhe ngurtësinë e

tyre, sikurse thuhet: filani është shejtan; kur është i vështirë dhe i dëmshëm”.

Vërtetësinë e fjalës së Ibni Akilit e vërteton ajo se gjallesat në këtë tokë u

krijuan nga uji, sikurse thotë i Lartësuari: “...Dhe Allahu krijoi çdo lloj gjallese nga

uji.” (En Nur: 45). Kurse shejtanët janë krijuar nga zjarri.

SHQYRTIMI I TETË

MUNDËSITË DHE DOBËSITË E XHINDËVE

Çfarë lloji të fuqisë Allahu u dha xhindëve

Allahu u dha xhindëve fuqi të tillë, çfarë nuk i dha njerëzimit. Ai na tregoi për

disa fuqi të tyre në Kur’an, nga ato:

1. Shpejtësia e lëvizjes dhe e bartjes: Ifriti i cili ishte nga xhindët, i premtoi

Sulejmanit, alejhis-selam, që t’ia prezentojë fronin e mbretëreshës së Jemenit deri në

Jerusalem (ku është Mesxhidul-Aksaja, Palestinë), për një kohë që nuk kalon ngritjen e

njeriut nga vendi ku është ulur, por njëri që kishte dituri të librit i tha atij: ”Unë ta

prezentoj atë para se të kthehet qerpiku njëherë”: “Një Ifrit (më i fuqishmi) nga xhindet

tha: “Unë do të ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi. Dhe vërtet që jam i fortë

dhe i besueshëm për një shërbim të tillë.” Njëri që kishte dije për Librat (e Shenjtë)

tha: “Do të ta sjell atë ty sa të hapësh e të mbyllësh sytë!” Pastaj, kur (Sulejmani) e pa

atë të vendosur para tij, ai tha: “Kjo është nga Mirësia e Allahut, për të më provuar

mua nëse jam mirënjohës apo mosmirënjohës!...” (En Neml: 39-40).

2. Ata i paraprijnë njeriut në horizontet e kosmosit: Ata që nga fillimi,

ngriteshin në vendet e larta qiellore, mundoheshin t’i vidhnin lajmet qiellore (nga

melekët) që t’i dijnë ndodhitë para se të ndodhin. E kur Allahu e dërgoi Muhammedin,

sal-lAllahu alejhi ve sel-elm, u forcua mbrojtja e qiellit nga ata:

“Dhe ne shihnim të kapnim qiellin, por atë e gjetëm të mbushur me rojtarë të

rreptë dhe me zjarre të flaktë. Dhe vërtet që ne uleshim atje në vende për të dëgjuar

(për të vjedhur ndonjë fjalë), por kushdo që dëgjon tash, do të gjejë një zjarr të

fshehtë që i rri në pritë.” (El Xhin: 8-9).

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-elm, na tregoi metodën, se si ata

mundoheshin t’i vidhnin lajmet nga qielli. Transmeton Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se

ai tha: ”Kur Allahu përcakton çështjen në qiell, rrahin melekët krehërit e tyre duke

shfaqur kështu përuljen ndaj fjalës së Tij, sikur të jenë ata ndonjë zinxhir në gurë, e kur

u kalon frika nga zemrat e tyre, thonë: ”Çka tha Zoti juaj?” I thonë atij që e tha këtë:

”Ai tha të vërtetën, Ai është i Larti e i Madhi”. E dëgjojnë këtë vjedhësit e dëgjimit (në

mesin e xhindëve), të cilët janë kështu, njëri mbi tjetrin, - e përshkruajti Sufjani atë

qëndrim me shuplakën e tij duke e lakuar dhe duke i ndarë gishtrinjët - e dëgjon një

fjalë (xhindi që është hypur më së larti) dhe ia thotë atij që është nën të, pastaj ai ia

thotë atij që është në të, kështu derisa të arrijë në veshin e magjistarit apo falltorit.

Ndonjëherë shkëndija e godet atë (xhindin e parë), para se t’ia thotë atij që e ka nën të,

e ndonjëherë ia thotë atë pa e goditur shkëndija, kështu që me atë fjalë shtojnë njëqind

gënjeshtra. Thonë (xhindët ndërmjet vete më vonë): A nuk na tha (xhindi që e ka

goditur shkëndija) në filan e filan ditën kështu e kështu? Ai (magjistari) beson për shkak

të asaj fjale që e ka dëgjuar nga qielli”.

Legjenda e injorancës: Njohja e shkakut të gjuajtjes me shkëndija të zjarrit nga

qielli, i dha fund legjendës të cilën e bartnin njerëzit e kohës së injorancës.

Page 16: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

16

Transmetohet se Abdull-llah Ibni Abbasi, radiAllahu anhuma, tha: ”Një njeri nga

sahabët, i cili ishte Ensarij (Medinas), më lajmëroi se derisa një natë ishin duke ndejtur

me të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, u fikë një yll, kështu që ai u

shëndrritë. Muhammedi (sal-lAllahu alejhi ve sel-elm) u tha: ”Çfarë thoshit në kohën e

injorancës kur hudhej diçka kështu?” Thanë: ”Allahu dhe i Dërguari i Tij më mirë e

dinë! Ne thoshim se sonte u lind një njeri i madhërishëm dhe vdiç një njeri i

madhërishëm”. Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-elm, u tha: ”Ato nuk hudhen si

shkak i vdekjes së dikujt, e as për lindjen e dikujt, por kur Zoti ynë -i madhëruar është

Emri i Tij - përcakton një çështje, melekët bartës të Arshit lartësojnë Allahun, pastaj e

lartësojnë Atë banorët e qiellit që pasprinë, derisa të arrijë lartësimi banorët e këtij

qielli të dynjas, pastaj ata melekë që u pasprinë melekëve bartës të Arshit u thonë atyre:

‘Çfarë tha Zoti juaj? Ata i lajmërojnë se çfarë tha Ai. Tha: pastaj lajmërojnë banorët e

qiejve njëri-tjetrin; derisa të arrijë lajmi te qielli i dynjas, kur aty arrin, xhindët

mundohen ta grabisin atë dhe t’ua hudhin të dashurve të tyre, për këtë arsye ata goditen

(me shkëndija të zjarrit), pastaj atë që ata e sjellin në formën e tij është e vërtetë, por

ata gënjejnë dhe shtojnë (atij lajmi që vie nga Allahu)”.

Vjedhja e lajmeve nga xhindët ndonjëherë mund të bëhet në mënyrë më të lehtë

sesa e para. Kështu shejtanët, i dëgjojnë melekët të cilët zbresin me lajme se çfarë ka

përcaktuar Allahu në re. Tranmseton Aishja, radiAllahu anha, se Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Melekët flasin në re rreth ndonjë çështje që do të ndodhë

në tokë. Shejtanët e dëgjojnë fjalën dhe e vendosin atë në veshin e falltorit sikurse

vendoset karureja, pastaj me atë fjalë shtojnë njëqindë gënjeshtra”.

3. Njohja e tyre e ndërtimit dhe e prodhimit: Allahu na lajmëroi se ai ia

nënshtroi xhindët Sulejmanit, alejhis-selam, të cilët i kryenin atij punë të shumta të cilat

kishin nevojë për fuqi, mençuri dhe eksperiencë:

“...kishte edhe xhinde që punonin përballë tij, me Lejen dhe Urdhërin e Zotit

të tij dhe kushdo prej tyre që i shmangej Urdhërit Tonë, do t’a bëjmë të shijojë

ndëshkimin e Zjarrit flakërues. Dhe punonin për të çfarë dëshironte ai, ngritnin

harqe (dhoma të larta), imazhe, ujëmbajtës të mëdhenj dhe enë të mëdha gatimi të

vendosura (secila ku duhet)...“ (Sebe’ë: 12-13).

Ndoshta ata qysh në të kalurën kanë arritur të zbulojnë diç ngjashëm me radion

dhe televizionin? Tregon Ibni Tejmijje, se sufistët të cilët kishin lidhje me xhindët, i

lajmëruan se ata shikojnë diç të ndritshëm sikurse uji dhe xhami. Aty prezentojnë

çfarëdo lajme që dëshirojnë dhe dëgjojnë fjalët e njeriut që nuk është aty (shiko

Mexhmuul-Fetava, 11/309).

4. Mundësia e tyre që të transformohen në pamje të ndryshme: Xhindët

kanë fuqi që të shndërrohen në formë të njeriut dhe shtazëve. Shejtani iu paraqit

politeistëve të Mekkës në ditën e Bedrit, në pamjen e Surakatu Ibni Malikut dhe u

premtoi politeistëve triumfin, për të u zbrit ky ajet: “(Kujto) edhe kur shejtani ua bëri

t’u duken veprat e tyre (të poshtra) si të drejta si dhe duke u thënë atyre: “Askush nga

njerëzimi nuk mund t’ju thyejë juve këtë ditë (në Luftën e Bedrit) dhe vërtet që unë

jam pranë jush (me çdo lloj ndihme)...” (El Enfal: 48). Por kur u takuan dy ushtritë

dhe shejtani pa melekët duke zbritur në ushtrinë e muslimanëve, filloi të zbrapset dhe të

ikë: “...Por kur dy forcat u dukën përballë njëra-tjetrës, ai (shejtani) ia mbathi dhe u

tha: “Me të vërtetë unë shoh atë që ju nuk e shihni! Vërtetë që e kam frikë Allahun,

pasi Allahu është i Ashpër në ndëshkim.” (El Enfal: 48).

Transmeton Buhariu se me Ebu Hurejren, radiAllahu anhu, ndodhi një rrëfim i

mrekullueshëm. Tha Ebu Hurejre, radiAllahu anhu,: ”Ma la përsipër i Dërguari i

Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ruajtjen e zeqatit të Ramazanit, e më erdhi një

person dhe filloi të ndajë ushqimin. E kapa unë atë dhe i thashë: ‘Betohem në Allahun

se do të dërgoj te i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ai më tha: ‘Unë

jam një nevojtar, kamë fëmijë dhe kam nevojë të madhe’. Tha: E lirova atë dhe pasi

Page 17: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

17

gdhiva, më tha i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,: ‘O Ebu Hurejre,

çfarë bëri i robëruari yt mbrëmë?’ I thash: ‘O i Dërguar i Allahut, u ankua se ka nevojë

të madhe dhe ka fëmijë, kështu që unë e lirova dhe i lëshova rrugën’. Ai tha:’Ai të ka

gënjyer dhe do të rikthehet prap’. Unë e dita se ai do të rikthehet meqë më tha i

Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, se ai do të rikthehet. Për këtë arsye unë

e prita atë. Ai erdhi dhe filloi të ndajë ushqim, unë e kapa dhe i thashë: ‘Do të paraqes

para të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Tha: ‘Më ler mua sepse kam

nevojë dhe kam fëmijë, unë nuk do të kthehëm më. E mëshirova atë dhe i lëshova

rrugën. Kur gdhiva më tha i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ’O Ebu

Hurejre, çfarë bëri i robëruari yt?’ I thashë: ‘O i Dërguar i Allahut, ai u ankua se ka

nevojë të madhe dhe se ka fëmijë, kështu që unë e mëshirova dhe i lirova rrugën.Tha:

‘Ai të ka gënjyer dhe do të rikthehet prap’. Unë e prita atë për të tretën herë, ai filloi të

ndajë ushqimin, unë e kapa dhe i thashë: ‘Do të dërgoj gjithsesi tek i Dërguari i

Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kjo është hera e tretë që t’i supozon se nuk do të

rikthehesh, pastaj kthehesh përsëri!’ Ai tha: ‘Nëse më liron mua, do t’i mësoj disa fjalë

me të cilat të bën Allahu dobi’. I thashë: ‘Cilat janë ato?’ Më tha: ‘Kur të shkosh në

shtratin tënd, lexo Ajetul-Kursinë (tesbi doven) - Allahu la ilahe il-la huvel hajjul-

kajjum - derisa ta përfundosh ajetin, kështu ti pandërprerë do të kesh afër një mbrojtës

nga Allahu (melekë) dhe nuk do të afrohet asnjë shejtan derisa të gdhishë.’ Për këtë

arsye unë i lirova rrugën. I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, më tha:

“Ç’farë bëri i robëruari yt mbrëmë?’ I thashë: ‘O i Dërguar i Allahut, ai supozoi se do

të mi mësojë disa fjalë, përmes të të cilave Allahu do të më bëjë dobi, kështu që unë i

lirova rrugën.Tha: ‘Cilat janë ato?’ I thashë: ‘Më tha: Kur të shkosh në shtratin tënd,

lexo Ajetul-Kursinë, prej fillimit e deri në fund dhe më tha: Ti do të kesh afër

pandërprerë një mbrojtës nga Allahu dhe nuk do të të afrohet asnjë shejtan derisa të

gdhishë - ata (Sahabët) ishin njerëzit më dëshirues të hajrit - tha Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem: ‘Ai të tha të vërtetën, kurse vetë është gënjeshtar. A e di se me

ke je duke folur që tre ditë, o Ebu Hurejre?’ Thashë: ‘Jo’. Ai më tha: ‘Ai është një

shejtan’.

Ky shejtan u paraqit në pamje të njeriut. Ai mund të paraqitet edhe në formë të

ndonjë shtaze: në formë të deves, gomarit, lopës, qenit, maces, dhe më së shumti

paraqiten në pamjen e qenëve dhe maceve të zeza. Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve

sel-lem, na lajmëroi se nëse qeni i zi të kalon përpara kur je duke u falur, të prishet

namazi. Ai e justifikoi këtë duke thënë: ”Qeni i zi është shejtan”. Thotë Ibni Tejmijje:

”Qeni i zi është shejtani i qenëve dhe xhindët paraqiten në formën e tij shumë herë, po

ashtu edhe në pamjen e maces së zezë, sepse ngjyra e zezë është ngjyra më

përmbledhëse e fuqive djallëzore se sa ngjyrat e tjera dhe ajo përmban në vete fuqinë e

nxehtësisë.”

Xhindët e shtëpive

Xhindët transformohen në pamjen e gjarpërinjëve dhe u paraqiten njerëzve. Për

këtë arsye i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e ndaloi vrasjen e gjarpërinjëve të

shtëpisë, nga frika se ndoshta ai i vrarë është nga xhindët të cilët e kanë pranuar

Islamin.Transmeton Muslimi nga Ebu Seid El-Huderijji, radiAllahu anhu, se

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Në Medine ekzistojnë disa xhindë të

cilët e kanë pranuar Islamin. Nëse e shihni dikë nga ata, kërkoni nga ata të largohen tri

ditë, e nëse përsëri ju paraqiten, mbyteni atë sepse ai është shejtan”.

Një nga sahabët e vrau një gjarpër nga gjarpërinjtë e shtëpive, por edhe ky vdiç

prej tij. Transmeton Muslimi se: “Ebus-Saibi hyri në shtëpinë e Ebu Seid El-Huderijjit

dhe e gjeti atë duke u falur, tha: ‘U ula dhe prita derisa u fal. Në këtë kohë dëgjova një

Page 18: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

18

lëvizje në degët e hurmeve të cilat ishin në një anë të shtëpisë, unë u ktheva (të shikojë)

dhe pashë një gjarpër, u ngrita që ta vras, por ai (Ebu Seidi) ma bëri me shenjë që të

ulem, atëherë unë u ula.

Pasi që përfundoi, (namazin e tij) ma bëri me shenjë një shtëpi, e tha: ‘A e sheh

atë shtëpi?’ I thashë: ‘Po’.Tha: ‘Aty banonte një djalosh i yni që sapo ishte martuar.

Tha: Ne dolëm me të Dërguarin e Allahut te hendeku (ata bënin kanalin që të mbrohen

prej politeistëve të Mekkës kur ta sulmojnë Medinen), ai djaloshi kërkonte leje nga i

Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur hynte gjysma e ditës dhe kthehej te

familja e tij. Një ditë kërkoi leje prej të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem, e ky i tha:”Merri armët se ta kam frikën prej Kurejdhës (ky ishte një fis i

hebrenjëve të cilët i luftonin muslimanët)”. Ai i mori armët e tij, pastaj shkoi. Kur shkoi

te shtëpia, e gjeti gruan e tij duke qëndruar mes dy dyerve. Iu drejtua asaj me shtizë që

ta godet, sepse atë e kishte kapluar inati, e ajo i tha atij: ‘Largoje shtizën tënde dhe hyr

në shtëpi që të shikosh se kush më nxori nga aty.’ Kur ai hyri aty, pa një gjarpër të madh

e të mbështjellur duke qëndruar në shtrat. Iu sul me shtizë e ai (gjarpëri) u drejtua, pastaj

doli dhe e nguli atë në shtizë, ai (gjarpëri) iu soll atij, e nuk dihej se cili nga ata vdiç më

shpejt: gjarpëri apo djaloshi!

Tha: Ne erdhëm tek i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe ia

treguam këtë rast dhe i tham: ‘Lutju Allahut të na ringjallë atë.’ Ai tha: ”Kërkoni falje

për shokun tuaj”, pastaj tha: ”Në Medine janë disa xhindë të cilët e kanë pranuar

Islamin, kur ju e shihni dikë nga ata, kërkoni prej tyre tri ditë që të largohen, e nëse pas

kësaj përsëri ju paraqiten, mbyteni atë, sepse ai është shejtan”.

Vërejtje të rëndësishme rreth vrasjes

së gjarpërinjëve të shtëpisë

1. Kjo dispozitë ndalon vrasjen e gjarpërinjëve, e jo edhe të shtazëve tjera.

2. Ajo na urdhëron që mos t’i mbysim vetëm gjarpërinjtë e shtëpisë, kurse

gjarpërinjtë në vendet tjera, jemi të urdhëruar t’i mbysim.

3. Nëse i shohim gjarpërinjtë e shtëpisë, kërkojmë nga ata tri ditë që të largohen,

ju themi, p.sh: Të betohem në Allahun që të largohesh nga kjo shtëpi dhe që të largosh

nga ne sherrin tënd, ose përndryshe të vrasim. Nëse ai paraqitet pas tri dite përsëri,

vritet.

4. Shkaku i vrasjes pas tri dite, është se ne e kemi vërtetuar atëherë se nuk është

ai prej xhindëve musliman, sepse sikur ai të ishte musliman, do ta lëshonte shtëpinë.

Nëse është gjarpër i vërtetë ai e meriton vrasjen, e nëse është xhind pabesimtarë, ai po

ashtu e meriton vrasjen; sepse ai u bën keq dhe i frikon banorët e shtëpisë.

5. Nga xhindët e shtëpisë është një lloj që vriten pa kërkuar prej tyre të largohen.

Transmeton Buhariu nga Ebu Lubabe, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, tha: ”Mos i vrani gjarpërinjtë e vegjël (të cilët banojnë afër shtëpive),

përveç çdo gjarpërushë (gjarpër helmues me bisht të cunguar apo të shkurtër) me dy vija

të bardha në shpinë; sepse ai ta aborton fëmiun dhe ta humbë shikimin, andaj vriteni

atë”.

A janë të gjithë gjarpërinjtë prej xhindëve, apo vetëm disa? I Dërguari i Allahut,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: ”Gjarpërinjtë janë shndërrim i xhindëve në pamjen

e tyre, sikurse janë Beni Israilët në majmunë dhe derra”.

Page 19: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

19

Shejtani qarkullon në trupin e njeriut sikurse

qarkullon gjaku nëpër vena

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Enesi, radiAllahu anhu, se Muhammedi,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Shejtani lëvizë në trupin e njeriut sikurse lëvizë

gjaku”. Po ashtu Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Safijjetu Bintu Hajj (gruaja e

Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) se tha: ”Ishte i Dërguari i Allahut, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, duke ndejtur në i’tikaf, unë shkova ta vizitoj natën, fola me te,

pastaj u ngrita (që të shkoj), por u rrëzova, ai erdhi që të më ngrisë - ajo banonte në

shtëpinë e Usametu Ibnu Zejdit - aty kaluan dy burra nga Ensarët (Medinasit), kur ata e

panë Muhammedin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, shpejtuan, ai u tha: ”Ngadalë ju dy,

ajo është Safijjetu Bintu Haj (dëshironte që t’u vërtetonte atyre se ajo ishte gruaja e

tij)”. Ata dy i thanë: ‘SubhanAllah (i Lartësuar është Allahu), o i Dërguar i Allahut

(d.m.th. ne nuk dyshonim në ty)’!! Ai u tha: ”Shejtani qarkullon në trupin e njeriut

sikurse qarkullon gjaku, unë u frikësova që ai të hedhë në zemrat tuaja gjë të keqe”, apo

u tha: ”të hedhë diç”.

Anët e dobëta dhe pamundësitë e xhindëve

Xhindët dhe shejtanët janë sikurse njerëzit. Ata kanë anë të fuqishme dhe anë të

dobëta. Thotë Allahu: “...Vërtet që komploti i shejtanit është gjithnjë shumë i dobët.”

(An Nisa’: 76). Më poshtë do t’i paraqesim disa nga ato anë, të cilat na i bëri të ditura

Allahu dhe i Dërguari i Tij, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

1. Ata nuk kanë fuqi mbi robët e mirë të Allahut:

Allahu i Lartësuar nuk i dha shejtanit fuqi t’i detyrojë njerëzit të devijojnë dhe të

bëjnë kufër: “Sa për robët e Mi (besimtarët e Mi të vërtetë), ti nuk ke asnjë fuqi mbi

ta. Dhe më se i Mjaftueshëm është Zoti yt (Allahu) si Rregullues e Mbikqyrës.” (El

Isra: 65), “Dhe ai (shejtani) nuk pati asnjë fuqi mbi ta, përveç se Ne të mund ta

njihnim atë që beson në Jetën e Pastajme nga ai që dyshon në të...” (Sebe’ë: 21).

Kuptimi i këtij ajeti është se shejtani nuk mund të gjejë kurrfarë rruge që të

mbizotëroj mbi ata, as nga ana e argumentimit, e as nga ana e fuqisë dhe ai e kupton

shumë mirë këtë realitet: “(Iblisi) tha: “O Zoti im! Për shkak se Ti më humbe mua e

më fute në rrugë të shtrembër, unë padyshim që do t’ua zbukuroj atyre (njerëzve)

rrugën e gabuar në tokë dhe do t’i fus në rrugë të shtrembër që të gjithë, përveç

robëve të Tu të zgjedhur e të udhëzuar nga mesi i tyre.” (El Hixhr: 39-40).

Ai mbizotëron mbi njerëzit të cilët janë të kënaqur me mendimet e tij dhe e

ndjekin atë me kënaqësi dhe me bindje: “Në të vërtetë ti nuk do të kesh aspak forcë

mashtruese mbi robët e Mi përveç atyre të cilët të ndjekin ty në të gabuarën nga

Gavunët (mosbesimtarët, mohuesit, të humburit). (El Hixhr: 42).

Në Ditën e Kijametit u thotë shejtani pasuesve të tij, të cilët i humbi dhe i

shkatërroi: “E shejtani do të thotë kur të jetë vendosur përfundimisht çështja: “…Unë

nuk kisha asnjë fuqi përmbi ju, por vetëm sa ju bëra thirrje dhe ju m’u përgjigjët…”

(Ibrahim: 22). Në një ajet tjetër thuhet: “Fuqia e tij (shejtanit) është vetëm përmbi ata

të cilët i binden dhe e ndjekin atë (shejtanin) dhe mbi ata të cilët i vënë shokë Atij

(Allahut, p.sh. të krishterët, jehuditë, politeistët, paganët, idhujtarët etj).” (En Nahl:

100).

Pushteti i cili iu dha shejtanit është që t’i humbë dhe t’i devijojë njerëzit, të

mbizotërojë mbi ta, kështu që i shtyen në mosbesim, shirk, i afron nga ai dhe nuk i lë të

largohen nga ai, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “A nuk e shihni se Ne kemi dërguar

shejtanët kundër mosbesimtarëve për t’i shtyer ata që të bëjnë poshtërsi?” (Merjem:

83).

Page 20: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

20

Ata që e dëshiruan shejtanin, nuk kanë argument kundër tij edhe pse ai kishte

pushtet mbi ta, sepse ata iu përgjigjën atij kur ky vetëm i ftoi, pasi që dëshirat dhe

qëllimet e tyre ishin në pajtim me të. Ata i ndihmuan atij kundër vetes, i mundësuan

armikut të tyre t’i mbisundojë ata, duke e pëlqyer dhe duke e ndjekur atë. Pasi që ata e

dhanë veten me duart e tyre dhe e burgosën veten në duart e tij, iu dha atij mbisundimi

ndaj tyre si dënim. Allahu nuk i gjen shejtanit rrugë mbi njeriun, përderisa ai vetë nuk i

hapë atij rrugë, duke e respektuar atë dhe duke bërë shirk përmes tij. Atëherë Allahu i

dha pushtet dhe fuqi atij mbi të.

Pushteti i tij mbi besimtarët si shkak

i mëkateve të tyre

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Allahu i Lartësuar është me

kadiun (gjykatësin), përderisa ai nuk bën mizori, e kur ai bën mizori, Allahu spastrohet

nga ai dhe i bashkangjitet atij shejtani”.

Ebu-Ferexh Ibnul-Xhevziu na transmeton një rrëfim të mrekullueshëm nga

Hasan El-Basriu, se si njeriu ka fuqi ta zbrapsë shejtanin nëse është i sinqertë në fe dhe

si e nënshtron shejtani njeriun nëse ai devijon.

Tha Hasani: ”Ekzistonte një pemë e cila adhurohej përveç Allahut. Një njeri

erdhi tek ajo dhe tha: Do ta prejë këtë pemë. Erdhi që ta prejë atë, duke qenë i hidhëruar

për Allahun. E takoi atë Iblisi në pamjen e një njeriut dhe i tha: Ç’farë dëshiron? Tha:

Dëshiroj ta prejë këtë pemë e cila adhurohet përveç Allahut. Ai i tha: Nëse ti nuk e

adhuron atë, ç’farë të dëmton që të tjerët e adhurojnë atë? Ai i tha: Do ta prejë atë.

Shejtani i tha: A dëshiron diç që është më mirë për ty? Mos e prej atë dhe për këtë do të

kesh dy dinarë tek jastëki yt, sa herë të zgjohesh në mëngjes. Ai i tha: Prej nga do të më

vijnë mua ata? I tha: Unë do t’i sjell ata. Ky u kthye dhe kur gdhiu në mëngjes i gjeti dy

dinarë nën jastëkin e tij, pastaj kur gdhiu në ditën tjetër nuk gjeti asgjë. Ai u ngrit i

hidhëruar që të shkojë e ta prejë pemën. Shejtani iu paraqit në pamjen e tij dhe i tha:

Ç’farë dëshiron? Tha: Dëshiroj ta prejë këtë pemë e cila adhurohet përveç Allahut të

Lartësuar. Ai i tha: Ti gënjen, nuk ke rrugë ti deri tek ajo. Ai shkoi që ta prejë, shejtani e

rrëzoi atë në tokë dhe e gulfati derisa gati e mbyti, pastaj i tha: E din ti se kush jam unë?

Unë jam shejtani. Ti herën e parë erdhe duke qenë i hidhëruar për Allahun, kështu që

unë nuk kisha rrugë kundër teje, të mashtrova me dy dinarë dhe ti e le pemën, e kur ti

erdhe i hidhëruar për shkak të dy dinarëve, unë mbizotërova mbi ty.”

Po ashtu Allahu na foli për një person, të cilit i dha ajetet e tij. Ia mësoi ato dhe

ai i kuptoi, pastaj i la krejt ato. Për këtë arsye Allahu i dha shejtanit pushtet mbi të. Ai e

mashtroi dhe e humbi, kështu që ai mbeti mësim që transmetohej dhe rrëfim që bartej

nëpër gjenerata: “Tregoju atyre (O Muhammed) ndodhinë e atij të cilit Ne i dhamë

Ajetet Tona (provat, shenjat, shpalljet), por ai i flaku ato tej, kështu që atë e ndoqi

shejtani duke u bërë kështu i humbur. Dhe po të kishim dashur Ne, padyshim që Ne

do ta kishim ngritur që andej ku ra, por ai u kap pas kësaj bote dhe ndoqi dëshirat

boshe të nepsit. Kështu shembulli i tij i ngjan atij të qenit: nëse e përzë, ai var gjuhën,

por edhe nëse nuk e ngacmon, ai përsëri e nxjerr gjuhën jashtë. I tillë është edhe

shembulli i popullit që mohon Ajetet Tona (provët, treguesit, shpalljet). Njohtoi pra

ata me ndodhitë (e popujve të mëparshëm), mbase mund ta vrasin mendjen.” (Al

A’raf: 175-176).

E qartë është se ky është shembull për atë që e njohu të vërtetën dhe pastaj e

mohoi atë, sikurse Hebrenjët të cilët e dinin se Muhammedi është i dërguar nga Allahu,

por ata nuk besuan në të.

Kurse ai, për të cilin flet Allahu në ajetet e mësipërme, disa thanë: ai është

Belam Ibni Baura. Ai ishte njeri i mirë, por pastaj bëri kufër. Disa të tjerë thanë se ai

Page 21: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

21

ishte Umejjete Ibni Ebus-Salt, i cili besonte në njësinë e Allahut qysh në kohën e

injorancës. Ai u takua me Muhammedin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por nuk besoi në

të nga zilia, sepse shpresonte që vet të jetë ai profet i dërguar. Ne nuk kemi citat të

vërtetë njëqindpërqind, i cili do të na njoftonte me qëllimin e ajeteve të mëparshme.

Ky lloj (të cilit i jipen argumentet, pastaj ai mohon) është lloj i rrezikshëm. Ata i ngjajnë

shejtanit; sepse shejtani mohoi pasiqë e diti të vërtetën. I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, u frikua të ketë në ummetin e tij sikurse ky lloj, sikurse transmeton El-

Hafidh Ebu Ja’la nga Hudhejfetu Ibnul-Jemani, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Ajo që më frikon mua ndaj jush, është njeriu i cili e

lexoi Kur’anin derisa u duk bukuria e tij në të dhe këmishë e tij ishte Islami të cilin e

veshi aq sa dëshiroi Allahu, pastaj u zhvesh nga ai, e hudhi pas shpinës së tij, iu sul

fqiut të tij me shpatë dhe e akuzoi atë me shirk”. (Tha Hudhejfetu): Thashë: O i Dërguar

i Allahut, cili e meriton shpatën: sulmuesi apo i sulmuari? Tha: ”Sulmuesi”.

2. Frika e shejtanit nga disa robë të Allahut dhe ikja e tij prej tyre:

Kur njeriu forcohet në Islamin e tij, i përqëndrohet imani në zemër dhe ndalet në

kufinjtë e Allahut, shejtani ndahet dhe ikë nga ai, sikurse i tha Muhammedi, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, Omer Ibnul-Hattabit, radiAllahu anhu,: “Vërtet, shejtani frikohet prej

teje, o Omer”. Atij po ashtu i tha : “Vërtet, unë i shoh shejtanët e xhindëve dhe të

njerëzve duke ikur nga Omeri”. Transmeton Buhariu nga Sa’d Ibnu Ebi Vekkasi,

radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i tha Omer Ibnul-

Hattabit, radiAllahu anhu: “Betohem në Atë që shpirti im është në dorën e Tij, sa herë

që shejtani të takon duke ndjekur ti një rrugë, ai ndjekë një rrugë tjetër nga e jotja”.

Kjo gjë nuk është e veçantë vetëm për Omerin, sepse ai që e ka imanin e fortë, e shtypë

dhe e nënshtron shejtanin e tij, sikurse thuhet në hadith: “Vërtet, besimtari tërheqë

shejtanin e tij sikurse e tërheqë ndonjëri nga ju deven e tij gjatë udhëtimit”. Tha Ibni

Kethiri, pasiqë përmendi këtë hadith: “Kuptimi i thënies “tërheqë shejtanin e tij” është:

e kapë ai për flokët e ballit të tij, e mundë dhe e nënshtron atë, sikurse vepron njeriu me

deven e cila nuk është e nënshtruar, por ai atë pastaj e nënshtron”.

Ndonjëherë mund të vijë situata deri në atë gjendje, saqë muslimani ndikon në

shoqëruesin e tij të xhindëve dhe ai hynë në Islam. Transmeton Muslimi nga Ibni

Mes’udi, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: “Nuk ka

asnjë nga ju, përveçse i është vu përsipër shoqëruesi i tij nga xhindët dhe shoqëruesi i

tij nga melekët”. Shokët e tij i thanë: A edhe ty, o i Dërguar i Allahut? Tha:”Edhe mua,

përveçse Allahu më ndihmoi kundër tij dhe ai hyri në Islam, kështu që nuk më urdhëron,

përveçse mirë”.

3. Nënshtrimi i xhindëve ndaj Sulejmanit:

Allahu i nënshtroi Sulejmanit - në mesin e gjithë asaj që i nënshtroi - xhindët

dhe shejtanët. I punonin atij atë që ai dëshironte dhe dënonte e burgoste refuzuesit në

mesin e tyre: “Kështu Ne ia nënshtruam atij erën të fryjë lehtë nën urdhërin e tij në

çdo drejtim që ai donte, edhe shejtanët nga xhindet (duke përfshirë) çdo lloj ndërtuesi

dhe zhytësi, si edhe të tjerë të lidhur në pranga.” (Sad: 36-38). Ndërsa në suren Sebe’

thotë: “...kishte edhe xhinde që punonin përballë tij, me Lejen dhe Urdhërin e Zotit të

tij dhe kushdo prej tyre që i shmangej Urdhërit Tonë, do t’a bëjmë të shijojë

ndëshkimin e Zjarrit flakërues. Dhe punonin për të çfarë dëshironte ai, ngritnin

harqe (dhoma të larta), imazhe, ujëmbajtës të mëdhenj dhe enë të mëdha gatimi të

vendosura (secila ku duhet)...” (Sebe’ë: 12-13).

Ky nënshtrim që iu bë Sulejmanit, alejhis-selam, është përgjigjja e Allahut që ia

bëri lutjes së tij kur tha: “Zoti im! Më fal mua dhe më dhuro mua mbretërim të atillë

që të mos i shkojë (e të mos ketë) asnjë pas meje: Vërtet që Ti, Ti je Dhuruesi i Vërtetë

i Begative pa kufi!” (Sad: 35). Kjo është ajo lutje që e pengoi të Dërguarin tonë,

Muhammedin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që ta lidhë xhindin, i cili i doli përpara me

një shkëndijë zjarri, të cilën dëshironte t’ia hudhi në fytyrë, sikurse transmeton Muslimi

Page 22: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

22

nga Ebud-Derdai, radiAllahu anhu, se tha: “U ngrit i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, dhe ne e dëgjuam duke thënë: “Unë tek Allahu kërkoi strehim nga ti”,

pastaj tha: “Të mallkoj me mallkimin e Allahut tri herë”, pastaj e shtriu dorën e tij, sikur

të dëshironte të merrte diç. Pasiqë e përfundoi namazin, i thamë: “O i Dërguar i Allahut!

Të dëgjuam duke thënë gjatë namazit tënd diç, nuk të kemi dëgjuar duke thënë më parë

diçka të tillë, pastaj të vërejtëm se ti e shtrive dorën tënde, e ai tha:”Armiku i Allahut,

Iblisi, erdhi me një shkëndi zjarri që të ma hedhë në fytyrë, e unë thashë: ‘Tek Allahu

kërkoi strehim nga ti, tri herë, pastaj thashë: Të mallkoj me mallkimin e plotë të

Allahut’, e ai nuk u largua gjatë të tri rasteve, pastaj dëshirova ta kapi. Betohem në

Allahun, sikur mos të ishte lutja e vëllait tonë Sulejmanit, do ta lidhja atë, saqë do të

luanin me të fëmijët e Medines”.

Ngjashëm me këtë rast, iu përsëritën atij më shumë se njëherë. Transmetojnë

Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, tha: “Një Ifrit nga xhindët, u mundua mbrëmë të më kapi në huti që të

ma ndërprejë mua namazin. Allahu ma nënshtroi atë, unë e gulfata atë saqë mendova ta

lidhi për një shtyllë të xhamisë dhe ju të gjithë ta shihni atë. Pastaj mu kujtua fjala e

vëllait tim Sulejmanit:”O Zot më fal mua dhe më dhuro asi pushteti që askush pas meje

nuk do ta ketë”. Allahu e ktheu atë të poshtëruar”.

Gënjeshtrimi i Hebrenjëve ndaj profetit të Allahut, Sulejmanit

Hebrenjtë dhe pasuesit e tyre, të cilët shërbehen me xhindët përmes magjisë,

supozojnë se profeti i Allahut, Sulejmani, alejhis-selam, shërbëhej me xhindët. Disa nga

dijetarët e parë përmendën se kur vdiç Sulejmani, alejhis-selam, shejtanët shkruajtën

libra të sihrit dhe të mosbesimit, të cilat i vendosën nën karrikën e tij dhe thanë:

‘Sulejmani i nënshtronte xhindët përmes këtyre (librave të magjisë)’. Disa nga ata

thanë: ‘Sikur ai veprim të mos ishte i lejuar, nuk do ta vepronte Sulejmani’. Atëherë

Allahu e zbriti fjalën e Tij: “Dhe kur atyre u erdhi një i Dërguar nga Allahu

(Muhammedi a.s.) duke vërtetuar atë që ata e kishin në dorë (në Teurat), një palë prej

atyre që u është dhënë Teurati, e hodhën tej pas shpine Librin e Allahut si të ishte

diçka që nuk e dinin!” (El Bekareh: 101). Pastaj sqaroi se ata ndoqën atë që lexonin

shejtanët në kohën e pushtetit të Sulejmanit, kështu që e spastroi Sulejmanin, alejhis-

selam, nga sihri dhe mosbesimi: “Ata ndoqën atë që shejtanët e nxorrën (në mënyrë të

rreme nga magjia) në kohën e sundimit të Sulejmanit. Nuk mohoi Sulejmani por

shejtanët mohuan (nuk besuan), duke u mësuar njerëzve magjinë...” (El Bekareh:

102).

4. Pamundësia e tyre që të bëjnë mrekulli:

Xhindët nuk kanë mundësi të bëjnë mrekulli të ngjashme me ato që i bënë të

Dërguarit, të cilët argumentonin vërtetësinë e shpalljes së tyre. Kur pabesimtarët

supozuan se Kur’ani është formim i shejtanëve, Allahu u tha atyre: “Dhe nuk janë

shejtanët që e kanë zbritur atë (Kur’anin). As nuk do t’u takonte aspak atyre, as edhe

nuk kanë mundësi (ta krijojnë e ta paraqesin atë). Sigurisht që ata janë larguar larg

nga të dëgjuarit.” (Esh Shuara: 210-213).

Allahu kërkoi nga njerëzit dhe xhindët, nëse kanë mundësi, ta bëjnë një Kur’an

sikurse ky, por ata kurrë nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë: “Thuaj: “Nëse njerëzimi

dhe xhindet do të mblidheshin të gjithë bashkë për të nxjerrur ngjasimin e këtij

Kur’ani, ata nuk do ta bënin dot përngjasimin e tij, edhe sikur ta ndihmonin njëri-

tjetrin.” (El Isra: 88).

Page 23: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

23

5. Ata nuk mund të personifikohen në pamjen e Muhammedit, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, në ëndërr:

Shejtanët nuk kanë mundësi të paraqiten në ëndërr në pamjen e Muhammedit,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Transmeton Tirmidhiu nga Ebu Hurejre, radiAllahu anhu,

se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Ai që më sheh mua (në ëndërr) më

ka parë në të vërtetë, sepse shejtani nuk mund të paraqitet në pamjen time”.

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Enesi, radiAllahu anhu, se Muhammedi,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Ai që më sheh mua në ëndërr, më ka parë në të

vërtetë, sepse shejtani nuk mund të paraqitet në pamjen time”…dhe shumë hadithe të

tjera.

Nga këto hadithe dhe të ngjashme, kuptohet se shejtani nuk mund të paraqitet

me formën e vërtetë të Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por kjo nuk do të

thotë se ai nuk paraqitet në një pamje tjetër përveç pamjes së Muhammedit, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, dhe të pretendojë se ai është Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem. Kështu thotë edhe Ibni Sirini (pasardhës i sahabëve dhe njëri prej komentuesve më

të mëdhenj të ëndrrave) - Allahu e mëshiroftë - sikurse e transmeton fjalën e tij Buhariu.

Sipas kësaj, nuk mund të pretendojë çdonjëri që e sheh të Dërguarin, sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem, në ëndërr se vërtetë e ka pa atë, përveç nëse ai është me ato cilësi të tij të

cilat na i transmetuan librat e haditheve. Përndryshe shumë njerëz supozuan se e panë

atë, por në një pamje tjetër nga ajo që na transmetuan librat e haditheve të sakta.

6. Xhindët nuk mund të kalojnë kufijtë e caktuar në qiell:

Thotë Allahu: “O turmë e xhindeve dhe e njerëzve! Po patët fuqi për të kaluar

përtej hapësirës së qiejve dhe të tokës, atëherë i kaloni! Por ju kurrë nuk do të

mundeni t’i kaloni, përveç me fuqi (nga Allahu)! Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e

Zotit tuaj ju e mohoni? Do të çohet kundër jush (xhindeve dhe njerëzve) flakë zjarri

pa tym dhe tunxh (i shkrirë) dhe nuk do të mund të mbroheni.” (Err Rrahman: 33-

35).

Edhe pse xhindët kanë fuqi dhe shpejtësi të mëdha, ata kanë kufinjë të cilët nuk

kanë mundësi t’i kalojnë, e nëse mundohen t’i kalojnë ata kufinjë, u pason shkatërrimi.

7. Nuk kanë mundësi ta hapin derën e cila është mbyllur duke u përmendur

Emri i Allahut (është mbyllur me bismil-lah):

Transmeton Buhariu nga Xhabir Ibni Abdull-llahu, radiAllahu anhu, se

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Kur të arrijë mbrëmja, ndaloni fëmijët

tuaj (mos i lejoni të dalin jashtë shtëpive), sepse shejtanët shpërndahen në atë kohë, e

kur të kalojë një pjesë e natës, i lironi ata, mbyllni dyert dhe përkujtoni Emrin e Allahut,

sepse shejtani nuk e hap derën e mbyllur (në Emër të Allahut)”.

Kurse në transmetimin e Muslimit thuhet: ”Mbuloni enët dhe kofët e ujit (vendin

ku qëndron uji), mbylleni derën, fikeni dritën, sepse shejtani nuk e zbulon ujin (kur ai

është i mbyllur), nuk hap derën dhe nuk zbulon enët”.

Page 24: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

24

KAPITULLI I DYTË

NGARKIMI I XHINDËVE

SHQYRTIMI I PARË

Qëllimi në krijimin e tyre

Allahu i krijoi xhindët për të njëjtin qëllim për të cilin i krijoi edhe njerëzit:

“Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindet, veçse që ata duhet të më

adhurojnë vetëm Mua.“ (Edh Dharijat: 56). Sipas kësaj, xhindët janë të ngarkuar me

urdhëra dhe ndalesa. Ai që i bindet Allahut nga ata, Ai do të jetë i kënaqur me të dhe do

ta fusë në Xhennet, kurse ai që e kundërshton Atë, dënim për të është zjarri. Këtë e

argumentojnë ajete të shumta.

Në Ditën e Kijametit u thotë Allahu pabesimtarëve, nga xhindët dhe nga njerëzit,

duke i qortuar dhe duke i fyer: “O bashkësi e xhindeve dhe e njerëzve! “A nuk ju

erdhën nga mesi juaj të Dërguar duke ju shpallur Vargjet e Mia dhe duke ju

paralajmëruar për takimin tuaj në këtë Ditë?” Ata do të thonë: “Ne dëshmojmë

përkundër vetes sonë.” Ishte pikërisht jeta e kësaj bote që i mashtroi ata dhe vetë ata

do të dëshmojnë kundër vetvetes, se me të vërtetë kanë qenë mosbesimtarë.” (En

Aam: 130). Ky ajet dëshmon se Ligji i Allahut iu komunikua xhindëve dhe se atyre iu

dërguan profetë të cilët i qortuan dhe u komunikuan.

Argument se ata do të dënohen në zjarr, janë fjalët e Allahut: “(Allahu) do tu

thotë: “Hyni edhe ju në shoqërinë e popujve që kaluan para jush, të njerëzve dhe të

xhindeve, në Zjarr...” (Al A’raf: 38), “Dhe vërtet që Ne kemi krijuar shumë nga

xhindet dhe njerëzit për Xhehenem...” (Al A’raf: 179), “...do ta mbush Xhehenemin

me xhinde e njerëz bashkë.” (Es Sexhde: 13). Kurse argument se besimtarët e

xhindëve hyjnë në Xhennet, është Fjala e Allahut: “Dhe për atë i cili i frikësohet daljes

para Zotit të tij, për të do të jenë dy Kopshte të Begatë (Xhennete). Atëherë pra, cilën

nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni? (Err Rrahman: 46-47). Këto ajete u drejtohen

xhindëve dhe njerëzve në të njëjtën kohë.

Të gjithë dijetarët u pajtuan se xhindët kanë përgjegjësi, janë të urdhëruar me

urdhërat e Allahut dhe shpërblehen me Xhennet e dënohen me Xhehennem, me pajtimin

e shumicës së dijetarëve.

Përgjegjësia e tyre kufizohet brenda

kufijve të tyre

Tha Ibni Tejmijje: ”Xhindët janë të urdhëruar me baza dhe degëzime sipas

rrethit të tyre, ata nuk janë të ngjashëm me njerëzit në realitetin e tyre; urdhërat dhe

ndalesat e tyre nuk janë të ngjashme me ato të njerëzve, por ata janë të ngjashëm me

njerëzit vetëm në përgjegjësi, të urdhëruar dhe të ndaluar, dhe kjo me pajtimin e të

gjithë muslimanëve.” (Mexhmuul-Fetava:4/233).

Page 25: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

25

SHQYRTIMI I DYTË

Si mund të dënohen xhindët me zjarr,

kur nga zjarri janë krijuar?

Disa njerëz e paraqesin këtë dyshim duke thënë: Ju vërtetoni se xhindët janë

krijuar prej zjarrit, pastaj thoni: pabesimtari nga ata, dënohet në zjarr të Xhehennemit

dhe ai që mundohet nga ata të dëgjojë pëshpëritjet në qiell, goditet me shkëndija të

zjarrit. Shtrohet pyetja: Si ndikon zjarri në ta, kur ata vetë janë të krijuar nga zjarri?

Përgjigjja: Baza nga e cila u krijuan ata është zjarri, por pas krijimit të tyre ata

nuk janë më si ai, sepse u bënë krijesa të ndryshme nga zjarri. Këtë e sqaron më së miri

ajo se edhe njeriu u krijua nga dheu, por pas krijimit të tij u bë i ndryshëm me dheun, e

sikur ta goditësh ndonjë njeri me tullë, do të vdiste, e edhe sikur ta mbuloje me dhe, po

ashtu do të vdiste, edhe pse ai është i krijuar nga vetë dheu. Kështu është çështja edhe

me xhindët.

Pra, bazë e vërtetë e njeriut është dheu (balta), kurse bazë e vërtetë e xhindëve

është zjarri, por asnjëri nga ata pas krijimit të tyre, nuk janë baltë dhe zjarr i vërtetë.

Nuk ka farefisni në mes të Allahut të gjithëfuqishëm

dhe xhindëve

Kjo që përmendëm, se xhindët janë krijesa të Allahut, robër sikur edhe të gjithë

robërit e tjerë dhe të ngarkuar me ligjin e Allahut, i jep fund legjendave që krijohen si

shkak i konceptit të devijuar dhe si shkak i mosditurisë, sikurse ishte puna me çifutët

dhe politeistët e arabëve, të cilët kishin përhapur se Allahu i Lartësuar e i Pastër, ka

fejuar një xhinde nga një kabile e xhindëve dhe si rezultat i kësaj kanë lindur melekët.

Allahu e përmendi këtë legjendë dhe vërtetoi kotësinë e saj: “Dhe kanë trilluar edhe

një afërsi ndërmjet Tij dhe xhindeve, por xhindet e dinë mirë se ata padyshim që do të

duhet të dalin (para Tij, se ata do të mirren në llogari). Lavdi i qoftë Allahut! (Ai

është i lirë) nga gjithçka që ata ia mveshin Atij! (Këto trillime i bëjnë paganët,

politeistët, mohuesit) përveç robëve të zgjedhur të Allahut (besimtarët e vërtetë në

Fenë e Allahut, në Islam) të cilët Ai i zgjedh (për Mëshirën e Tij).” (Es Saffat: 158-

160). Tha Ibni Kethiri, duke komentuar këto ajete: ”Tha Muxhahidi: ‘Thanë politeistët:

Melekët janë vajzat e Zotit’, - i Pastër është Ai nga ajo që i përshkruajnë ata. Ebu Bekri,

radiAllahu anhu, u tha: Kush janë nënat e tyre? I thanë: Vajzat e kabileve të xhindëve’.”

Sikurse kjo thënie, transmetuan Katadeja dhe Ibni Zejdi…kurse Avfi transmeton se Ibni

Abbasi, radiAllahu anhu, tha: Armiqët e Allahut supozuan se Ai - i Madhëruari - dhe

Iblisi janë vëllezër. – i Pastër e i Lartë është Allahu nga e gjithë kjo”.

SHQYRTIMI I TRETË

Të dërguarit e Allahut tek xhindët

Meqë xhindët kanë përgjegjësi dhe janë të ngarkuar, nuk ka dyshim se Allahu u

komunikoi shpalljen e Tij dhe e ngriti argumentimin kundër tyre. Si ndodhi kjo? A janë

të Dërguarit e Allahut tek ata nga vetë lloji i tyre, apo të Dërguarit e njerëzve janë edhe

të Dërguarit e tyre?

Fjala e Allahut: “O bashkësi e xhindeve dhe e njerëzve! “A nuk ju erdhën nga

mesi juaj të Dërguar...” (En Aam: 130), është argument se Allahu u dërgoi atyre

Page 26: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

26

profetë, por ky ajet nuk sqaroi në mënyrë të qartë se a ishin ata profetë nga xhindët apo

nga njerëzit; sepse fjala e Tij “...nga mesi juaj...” mund të përmbajë dy çështje; mund të

jetë kuptimi se Allahu u dërgoi të dy palëve profetë nga lloji i tyre dhe mund të jetë

kuptimi se profetët e tyre ishin nga grupi i tyre së bashku (profetët e dërguar te njerëzit

janë të dërguar edhe te xhindët). Dijetarët në këtë çështje u ndanë në dy rryma:

Mendimi i parë: Profetët e xhindëve janë nga vetë xhindët. Nga ata që e tha

këtë thënie është Ed-Dahhak, kurse Ibnul-Xhevziu tha: ”Kjo gjë duket se është e qartë”.

Ndërsa Ibni Hazmi tha: ”Nuk janë dërguar te xhindët profetë nga njerëzit para

Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, asnjëherë”.

Mendimi i dytë: Profetët e xhindëve ishin nga mesi i njerëzve.Tha Sujutiu:

”Shumica e dijetarëve të parë dhe të fundit, janë të mendimit se nuk ka pasur profetë

nga xhindët asnjëherë, kështu transmetohet prej Ibni Abbasit, Muxhahidit, El-Kelbiut

dhe Ebu Ubejdes”.

Prej argumenteve që i japin përparësi asaj se profetët e xhindëve ishin nga

njerëzit, është thënia e xhindëve kur e dëgjuan Kur’anin: “Ata thanë: “...Me të vërtetë

që kemi dëgjuar një Libër (Kur’anin) të zbritur pas Musait...”(El Ahkaf: 30),

megjithatë, ky nuk është argument i prerë në këtë çështje. Sidoqoftë, nën këtë çështje

nuk renditet kurrfarë pune dhe për të nuk ka argument të prerë.

SHQYRTIMI I KATËRT

Shpallja e Muhammedit, sal-Allahu alejhi ve sel-lem,

përfshinë edhe njerëzit edhe xhindët

I Dërguari ynë, Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, është i dërguar tek

njerëzit, e edhe tek xhindët. Thotë Ibni Tejmijje: ”Kjo është bazë në të cilën u pajtuan

sahabët, tabiinët (pasardhësit e sahabëve), të parët e muslimanëve dhe të gjitha sektet e

tjera të Islamit: Ehlus-Sunne vel-Xhemaah dhe të tjerët.

E argumenton këtë fjala e Allahut: “Thuaj: “Nëse njerëzimi dhe xhindet do të

mblidheshin të gjithë bashkë për të nxjerrur ngjasimin e këtij Kur’ani, ata nuk do ta

bënin dot përngjasimin e tij, edhe sikur ta ndihmonin njëri-tjetrin.“ (El Isra: 88).

(Mexhmuul-Fetava:19/9).

Një grup i xhindëve besuan më të shpejtë kur e dëgjuan Kur’anin: “Thuaj (O

Muhammed): “Më është shpallur mua se një grup i vogël xhindesh dëgjuan

(Kur’anin) dhe thanë: “Me të vërtetë që kemi dëgjuar Këndim (të Kur’anit) të

mrekullueshëm! Ai udhëzon në Rrugën e Drejtë dhe ne kemi besuar në të dhe ne

kurrë nuk do t’i vëmë shok (në adhurim) Zotit tonë (Allahut).” (El Xhin: 1-2).

Këta xhindë të cilët e dëgjuan Kur’anin dhe besuan në të, janë edhe ata që u

përmendën në suren El-Ahkaf: “Dhe (kujto) kur Ne dërguam drejt teje (O

Muhammed) një grup të vogël xhindesh të dëgjojnë Kur’anin dhe sapo u gjendën tek

ai, thanë: “Dëgjoni në heshtje!” Dhe kur mbaroi, ata u kthyen te shoqëria e tyre si

këshillues. Ata thanë: “O populli ynë! Me të vërtetë që kemi dëgjuar një Libër

(Kur’anin) të zbritur pas Musait, duke vërtetuar çfarë ka ardhur para tij: ai të

udhëzon tek e vërteta dhe tek Udha e Drejtë. O populli ynë! Përgjigjuni Thirrësit të

Allahut (të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s.) dhe besojeni atë. Ai (Allahu) do

t’ua falë juve gjynahet tuaja dhe do t’ju shpëtojë nga ndëshkimi i dhimbshëm (i

Xhehenemit).” Dhe kushdo që nuk i përgjigjet Thirrësit të Allahut, ai nuk mund të

shpëtojë në tokë dhe pos Atij, ai nuk mund të ketë asnjë mbrojtës. Të atillët janë në

gabim e humbje të qartë.” (El Ahkaf: 29-32). Ata e dëgjuan Kur’anin, besuan në të dhe

Page 27: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

27

u kthyen te populli i tyre thirrësa të teuhidit (besimit në një Zot) dhe të besimit, si dhe i

përgëzuan dhe i qortuan ata.

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ibni Abbasi, radiAllahu anhu, rrëfimin e

këtyre xhindëve, të cilët e dëgjuan Kur’anin. Ai tha: ”Dolën Muhammedi, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, dhe sahabët e tij në drejtim të tregut Ukkadh (treg i atëhershëm në

Mekkë). Atëbotë, shejtanët ishin penguar prej lajmeve të qiellit dhe gjuheshin me

shkëndija zjarri. Për këtë shkak, shejtanët u kthyen te popujt e tyre, të cilët u thanë:

Ç’është me ju? Thanë: Ne u penguam nga lajmet e qiellit dhe gjuheshim me shkëndija

të zjarrta! Atëherë thanë: Shetisni lindjen dhe perëndimin e tokës dhe shikoni se çfarë ka

ndërhyrë mes jush dhe lajmeve të qiellit. Ai grup (i cili e dëgjoi Kur’anin) u drejtua në

drejtim të Tuhames. I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ishte te vendi i

quajtur Nahle dhe ishte drejtuar drejt tregut Ukkadh. Në ato momente ai falte me

sahabët e tij namazin e sabahut. Kur ata (xhindët) dëgjuan leximin e Kur’anit, u ndalën

dhe dëgjuan me vëmendje dhe thanë: Kjo është ajo që ndërhyri mes nesh dhe lajmeve të

qiellit, e kur u kthyen te populli i tyre, u thanë: ”O populli ynë, ne dëgjuam një libër të

shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën e

drejtë!” Atëherë Allahu i zbriti të Dërguarit të Tij: ”Thuaj:”Mua më është shpallur se

një grup i xhindëve dëgjuan…”. Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, iu

shpallën thëniet e xhindëve.

Grupet e xhindëve të cilët morën diturinë nga Muhammedi,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

Kjo që përmendëm më parë, ishte fillimi i njohjes së xhindëve me shpalljen e

Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ata e dëgjuan leximin e Kur’anit, pa e ditur

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Një grup i tyre besuan dhe u kthyen te

populli i tyre thirrësa në rrugën e drejtë. Pastaj filluan të vijnë grupe të ndryshme të

xhindëve tek i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që të marrin dituri nga ai, i cili u

ndau një pjesë të kohës së tij dhe u mësoi nga ajo që Allahu i mësoi atij, u lexoi Kur’an

dhe u komunikoi lajmin e qiellit…kjo ndodhi në Mekke, para emigrimit në Medine.

Transeton Muslimi nga Amiri se tha: ”E pyeta Alkamen: A ka prezentuar Ibni

Mes’udi, radiAllahu anhu, me të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,

natën e xhindëve? Tha: ”Unë e pyeta Ibni Mes’udin, të cilit i thashë: A ka prezentuar

dikush nga ju me të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, natën e

xhindëve? Tha: ”Jo, vetëm se një natë ishim me të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, kur në një moment ai na humbi. Ne filluam të hulumtojmë nëpër

lugina dhe rrugë të kodrave. Pasiqë nuk e gjetëm, thamë: Fluturoi apo u vra.

E kaluam atë natë si një natë më të keqe që mund ta kalojë dikush, e kur qeli

sabahu, vërejtëm se ai ishte duke ardhur nga ana e Hiras (kodra Hira). I thamë atij: O i

Dërguar i Allahut! Ti na humbe, ne të hulumtuam por nuk të gjetëm, kështu që e kaluam

natën ashtu si është më së keqi. Ai tha: ”Më erdhi një ftues nga xhindët, unë shkova me

të dhe u lexova atyre Kur’an”. Tha (Ibni Mes’udi): Shkuam me të dhe na tregoi gjurmët

e tyre dhe gjurmët e zjarrit që kishin lënë…”.

Nga ajo që u lexoi atyre Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, është edhe

sureja Err-Rrahman. Tha Sujutiu: ”Transmetojnë Tirmidhiu, Ibnul-Mundhiri, Ebush-

Shejhi, Hakimi, Ibni Merdevijje dhe El-Bejhekiu nga Xhabir Ibni Abdull-llahi,

radiAllahu anhu, se tha: ”I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, doli te

sahabët e tij dhe u lexoi suren Err-Rrahman, prej fillimit e deri në fund. Ata shuajtën,

atëherë ai tha: “Ç’është me ju që ju shoh duke mos bërë zë. Unë u lexova këtë sure

xhindëve në natën e xhindëve (në natën e takimit me ta) dhe ata u përgjigjën më mirë se

ju. Sa herë që unë u lexoja ajetin: ”E, cilën begati të Zotit tuaj po e përgënjeshtroni”,

Page 28: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

28

ata përgjigjeshin: ”Asnjë begati Tënden nuk e përgënjeshtrojmë, o Zoti ynë, Ty të takon

falënderimi”.

Ajo natë e takimit me ta, nuk ishte e vetmja natë. Takimet e tij me ta pas asaj

nate u përsëritën disa herë. Ibni Kethiri i paraqiti në tefsirin e tij, gjatë komentit të sures

El-Ahkaf, hadithet të cilët flasin për takimin e Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem, me xhindët. Në disa nga ato hadithe thuhet se Ibni Mes’udi, radiAllahu anhu, ishte

shumë afër Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, në një natë të takimit të tij me

xhindët.

Në disa transmetime të Buhariut, thuhet se disa xhindë të cilët u takuan me të,

ishin nga Jemeni, nga një vend i quajtur En-Nesibin, sikurse transmeton Buhariu nga

Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Më

erdh një grup nga En-Nesibini, sa xhindë të mirë që ishin, dhe kërkuan nga unë ushqim.

Unë iu luta Allahut që sa herë të kalojnë afër ndonjë ashti apo mbetjeje të shtazëve, të

gjejnë aty ushqim”.

SHQYRTIMI I PESTË

THIRRJA E TYRE DREJTUAR NJERËZVE NË MIRËSI, DËSHMIA E TYRE

PËR MUSLIMANIN DHE

KATEGORITË E TYRE NË MIRËSI DHE FESAD

Në disa hadithe thuhet se xhindët kanë ndikuar në udhëzimin e disa njerëzve,

sikurse transmeton Buhariu se: Omer Ibnul-Hattabi, radiAllahu anhu, e pyeti një njeri i

cili ishte falltor në kohën e injorancës, për gjënë më të çuditshme që ia rrëfeu xhindi i

tij. Ai i tha: ”Derisa një ditë isha në treg, më erdh ai dhe vërejta në të se ishte i frikësuar,

e më tha:

A nuk i ke parë xhindët dhe mërzitjen e tyre

dhe pesimizmin e tyre pas dobësisë

si dhe ngjitjen e tyre pas deveve dhe shalave të tyre.

Tha Omeri: Të vërtetën e tha, derisa unë isha duke fjetur afër zotave të tyre

(idhujve), erdh një njeri me një viç të cilin e therri. Dikush nga ai (barku i viçit) bërtiti

me të madhe saqë nuk kam dëgjuar bërtitës më të madh se ai, thoshte: O Xhelih, çështje

e sukseshme, një njeri me gjuhë të pastër thotë: La ilahe il-lAllah - Nuk ka zot tjetër

përveç Allahut. Tha (Omeri): Njerëzit filluan të shikojnë, unë thashë: Nuk do të ndalem

derisa të mësoj se çfarë fshihet pas kësaj. Pastaj ai prap bërtiti: O Xhelih, çështje e

sukseshme, një njeri me gjuhë të pastër thotë: La ilahe il-lAllah. Unë u largova dhe nuk

kaloi shumë e thanë: Ky është profet (për Muhammedin, alejhis-selam)”.

Tha Ibni Kethiri gjatë komentimit të sures El-Ahkaf dhe pasi që e përmendi këtë

hadith: ”Ky është transmetimi i Buhariut, të njejtën gjë e transmeton edhe El-Bejhekiu

nga Ibn Vehb El-Munebbihu”, pastaj tha: ”Nga ky transmetim shihet qartë se Omeri,

radiAllahu anhu, e dëgjoi vetë këtë thirrës duke bërtitur nga viçi i cili u therr...”.

Më vonë do të paraqesim hadithin me të cilin Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem, na lajmëron se shoqëruesi i tij nga xhindët, e ka pranuar Islamin dhe e urdhëron

çdoherë të bëjë mirë.

Ebu Seid El-Huderijji, radiAllahu anhu, i tha Ebu Sa’saës: “Unë vërej se ti i

pëlqen delet dhe fshatin, e kur të qëllosh me delet e tua apo në fshat dhe e thirrë ezanin

për namaz, ngrite zërin tënd, sepse nuk ka kush që e dëgjon zërin e muezinit, qoftë ai

Page 29: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

29

xhind apo njeri, përveçse do të dëshmojë për të në Ditën e Kijametit”. Tha Ebu Seidi:

“Këtë e dëgjova nga i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem”.

Kategoritë e tyre në mirësi dhe fesad

janë të ndryshme

Nga ata ka të tillë që janë shumë të udhëzuar, të mirë dhe bëmirës. Disa nga ata

janë në shkallë më të ulët se këta, disa nga ata janë mendjelehtë dhe të hutuar, disa nga

ata janë pabesimtarë dhe shumica e tyre janë të tillë.

Thotë Allahu në gjuhën e xhindëve të cilët e dëgjuan leximin e Kur’anit: “Ka

prej nesh disa që janë të drejtë dhe disa në të kundërtën; ne jemi grupe, secili në

rrugë të ndryshme (besime të ndryshme).” (El Xhin: 11). D.m.th., se disa nga ata janë

shumë të dobishëm, kurse disa të tjerë më pak të dobishëm dhe ata janë me rryma të

ndryshme, sikurse është gjendja me njerëzimin.

Po ashtu Allahu për ta thotë: “Dhe prej nesh disa janë muslimanë dhe prej

nesh disa janë Kasitunë (mosbesimtarë që janë larguar nga Rruga e Drejtë). Dhe

kushdo që ka përqafuar Islamin, ja, këta pra kanë kërkuar Rrugën e Drejtë. Dhe sa

për Kasitunët (mosbesimtarë të larguar nga Rruga e Drejtë), këta do të jenë lëndë

djegëse për Xhehenemin.” (El Xhin: 14-15). D.m.th., se nga ata ka muslimanë dhe të

tillë që e mizoruan veten me mosbesim, e ai që e pranoi Islamin, ka zgjedhur rrugën e

drejtë, kurse ai që mizoroi veten, do të bëhet lëndë djegëse e Xhehenemit.

SHQYRTIMI I GJASHTË

NATYRA E SHEJTANIT DHE MUNDËSIA QË TA PRANOJË ISLAMIN?

Allahu u dha liri xhindëve që ta zgjedhin besimin apo mosbesimin. Për këtë

arsye, Iblisi ishte besimtar para krijimit të Ademit, por pastaj bëri mosbesim. Pasi që ai

kaloi në mosbesim, u bë i kënaqur me të, u bë dashurues i sherrit dhe kërkues i tij, filloi

të ndijë kënaqësi me punën e tij dhe me ftesën në sherr, edhe pse e gjithë kjo i detyron

atij dënimin: “(Iblisi) tha: “Atëherë, me Fuqinë Tënde, padyshim që unë do t’i fus të

gjithë në rrugë të shtrembër, përveç robëve të Tu të zgjedhur e të udhëzuar nga mesi i

tyre (të nënshtruar ndaj Allahut, besimtarë të vërtetë e të vendosur në Fenë e Allahut,

në Islam).” (Sad: 82-83). Kjo ndodh edhe me njeriun, sepse kur atij i prishet shpirti dhe

mendja e tij, dëshiron atë që i bën dëm, ndien kënaqësi me të, madje edhe e dëshiron atë

aq tepër, saqë ia prishë mendjen, fenë, moralin, trupin dhe pasurinë e tij. Mjafton të

vështrosh gjendjen e alkoolistit dhe të duhanxhiut, të cilët i shkatërron alkooli dhe

duhani, por ata nuk mund të largohen e të shpëtojnë nga ato përveçse me vështirësi.

A mund ta pranojë shejtani Islamin?

Shejtani më i madh, i cili është Iblisi, nuk mund të besojë, sepse Allahu na

lajmëroi se ai do të vazhdojë të jetë pabesimtar, kurse të tjerët, siç na duket ne, mund të

besojnë dhe argument për këtë është se shejtani, i cili ishte shoqërues i Muhammedit,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e pranoi Islamin. Megjithatë, disa dijetarë e refuzuan këtë

dhe thanë se: “Shejtani nuk ka mundësi të jetë besimtar.” Prej atyre që e thanë këtë

është edhe komentuesi i Akides Tahavije, i cili tha, se fjala e Muhammedit, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, në hadithin të cilin thotë se Allahu e ndihmoi kundër shejtanit të tij,

Page 30: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

30

kështu që ai e pranoi Islamin, ky thotë se kuptimi i kësaj thënie është: shejtani iu

dorëzua dhe iu nënshtrua atij.

Disa dijetarë të tjerë thanë se fjala e fundit në hadith “fe esleme” lexohet “fe

eslemu” dhe kështu bëhet kuptimi: unë jam i siguruar nga ai.

Nga ata që thonë se shejtani mund ta pranojë Islamin është edhe Ibni Hibbani, i

cili thotë rreth këtij hadithi:

“Ky hadith është argument se shejtani i Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem, e pranoi Islamin, madje ai nuk e urdhëronte atë, përveçse mirë. Edhe kur ai ishte

pabesimtar, Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ishte i siguruar nga ai”.

Mendimi i komentuesit të Akides Tahavije se shejtani nuk mund të jetë

besimtar, ka nevojë për vështrim. Nëse ai mendon se emri shejtan nuk thuhet përveçse

për pabesimtarët e xhindëve, është i vërtetë, kurse nëse ai mendon se shejtani nuk ka

mundësi të kalojë në Islam assesi, është mendim i papranueshëm, sepse ky hadith është

argument kundër tij. Pastaj mjafton ta dimë se shejtani ishte besimtar, pastaj më vonë

kaloi në mosbesim, si dhe shejtanët janë të ngarkuar me besim dhe dënohen për shkak të

mosbesimit të tyre. Pra, besimi dhe mosbesimi janë dy gjendje të cilat e shkëmbejnë

këtë krijesë sikurse edhe njeriun.

Page 31: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

31

KAPITULLI I TRETË

ARMIQËSIA NË MES NJERIUT DHE SHEJTANIT

SHQYRTIMI I PARË

Shkaqet e armiqësisë, historia dhe ashpërsia e saj

Armiqësia në mes njeriut dhe shejtanit, është më rrënjë të thella. Historia e saj

kthehet në ditën në të cilën Allahu krijoi Ademin dhe para se t’i dhuronte shpirtin.

Transmeton Muslimi nga Enesi, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, tha: ”Kur e krijoi Allahu trupin e Ademit në Xhennet, e la ashtu një

kohë sa Ai dëshiroi. Iblisi filloi t’i afrohet e të shikojë se ç’është ai. Kur e pa se është i

zbrazët, e kuptoi se është një krijesë jolabile”.

Kur Allahu i dhuroi Ademit shpirtin dhe i urdhëroi melekët t’i bëjnë sexhde atij,

Iblisi adhuronte Allahun me melekët e qiellit, kështu që ky urdhër e përfshiu edhe atë,

por ai e pa veten të madh, bëri mendjemadhësi dhe refuzoi t’i bëjë sexhde atij:

“...(Iblisi) iu përgjigj: “Unë jam më i mirë se ai (Ademi). Ti më krijove mua nga

zjarri, kurse atë Ti e krijove nga balta.” (Al A’raf: 12). Kur babai ynë Ademi (alejhis-

selam) i hapi sytë, gjeti para vetes respektin më të lartë. Ai i gjeti melekët duke i bërë

sexhde, por ai gjeti edhe një armik të rrezikshëm, i cili i kanoset atij dhe pasardhësve të

tij që t’i shkatërrojë dhe t’i devijojë.

Pas kësaj, Allahu e largoi Iblisin nga Xhenneti i përhershëm si shkak i

mendjemadhësisë së tij dhe i premtoi se do ta lë të gjallë deri në Ditën e Kijametit:

“(Iblisi) tha: “Më jep kohë deri Ditën kur ata do të ngrihen përsëri (të ngjallen

krijesat Ditën e Ringjalljes). (Allahu) tha: “Ti je prej atyre që u është dhënë afat.” (Al

A’raf: 14-15). Ky i mallkuar u betua se do t’i devijojë bijtë e Ademit: “(Iblisi) tha:

“Për shkak se më flake mua, vërtet që unë do të jem në pritë kundër tyre (njerëzve) në

Rrugën Tënde të Drejtë. Pastaj do t’u afrohem atyre përballë dhe pas shpine, nga e

djathta dhe nga e majta dhe Ti do të shohësh shumicën e tyre të mos jenë

falënderuesit e Tu (nuk do të jenë të bindur ndaj Teje).” (Al A’raf: 16-17). Kjo fjalë e

tij sqaron masën e mundit që ai shpenzon në devijimin e njerëzimit. Ai u del para atyre

nga çdo rrugë, nga e djathta e nga e majta, para dhe prapa, d.m.th., nga të gjitha anët.

Tha Zemhasheriu duke komentuar këtë ajet: ”Pastaj do t’u vijë atyre nga të katër

anët, nga të cilat anë në të shumtën e rasteve vjen armiku dhe ky është shembulli i

pëshpëritjes së tij dhe i hijeshimit të punës së tyre sa të ketë mundësi, sikurse thuhet në

fjalën e Allahut: “Dhe shqetësoji të nxituarit e mendjelehtit vazhdimisht, atë që të

mundesh nga mesi i tyre (pasardhësve të Ademit) me zërin tënd (duke u pëshpëritur

ose duke u bërë vesvese me këngë, muzikë, biseda boshe, sharje dhe thirrje të tjera në

kundërshtim me rrugën e bindjes ndaj Allahut), sulmoji ata me kalorësinë tënde (me

të gjitha mjetet e mënyrat)...” (El Isra: 64).

Qortimi i Allahut kundër shejtanit

Kur’ani gjërësisht na tërheqi vërejtjen kundër shejtanit, si shkak i trazirës së

madhe të tij, zotësisë së tij për devijim dhe nxitjes së vazhdueshme të tij: “O Bij të

Ademit! Mos lejoni t’ju mashtrojë shejtani...” (Al A’raf: 27), “Vërtet që Shejtani

është armik për ju, kështu që merreni atë vërtet si armik...” (El Fatir: 6), “...Dhe

kushdo që zgjedh Shejtanin si mbrojtës e si mik në vend të Allahut, padyshim që ai ka

Page 32: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

32

pësuar humbje të qartë.” (An Nisa’: 119). Armiqësia e shejtanit nuk ndryshon dhe nuk

merr fund, sepse sipas tij, shkak i largimit të tij nga Xhenneti dhe shkak i mallkimit të

tij, është njeriu (Ademi), kështu që ai dëshiron gjithsesi të hakmirret kundër Ademit dhe

pasardhësve të tij: “Iblisi) tha: “E sheh? Këtë të cilin Ti e ke nderuar mbi mua, nëse

Ti më jep mua afat (dhe më lë të jetoj) deri në Ditën e Kijametit, unë padyshim që do

t’i kap dhe do t’i gaboj pasardhësit e tij (Ademit) të gjithë, përveç një pakice!” (El

Isra: 62).

Disa njerëz i kanë dhënë shumë rëndësi të metave dhe mëkateve të shpirtit, por

nuk i kushtojnë kujdes të madh njohjes së këtij armiku të palodhshëm.

SHQYRTIMI I DYTË

QËLLIMET E SHEJTANIT

Qëllimi i largët i tij

Shejtani nxiton vetëm për një qëllim të fundit të tij. Ai është që ta hudhë njeriun

në Xhehennem dhe ta pengojë nga hyrja në Xhennet: “...Ai veçse fton ndjekësit e vet që

të mund të bëhen banorë të Zjarrit flakërues (bashkë me të).” (El Fatir: 6).

Qëllimet e tija të afërta

Ky ishte qëllimi i tij i largët, kurse qëllimet e tija të afërta janë të shumta, nga

ato:

1. Hudhja e njerëzve në shirk (idhujtari) dhe mosbesim: duke i thirrur kështu

që të adhurojnë tjetër kënd përveç Allahut, të bëjnë mosbesim dhe të mohojnë sheriatin

e Tij: “(Aleatët e tyre, hipokritët i mashtruan) si shejtani kur i thotë njeriut: “Moho e

mos e beso Allahun”, por kur (njeriu) e mohon Allahun, (shejtani) i thotë: “Unë jam

i lirë (i padetyruar) ndaj teje...” (El Hashr: 16).

Transmeton Muslimi nga Ijjad Ibni Himari, radiAllahu anhu, se Muhammedi,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbajti me një rast një fjalim, e tha: “O ju njerëz, Allahu

më urdhëroi t’ju mësojë atë që nuk dini nga ajo që më mësoi në këtë ditë: Çdo pasuri që

i dhurova robit tim është për të hallall (njerëzit nuk mund ta bëjnë pasurinë e Allahut

haram, përveç asaj që Ai vetë e ndaloi), Unë i krijova robërit e Mi të pastër (në fenë

Islame, të pastër nga mëkatet) në përgjithësi, pastaj u erdhën shejtanët dhe i larguan

nga feja e tyre, u ndaluan atyre çka Unë u lejova dhe i urdhëruan të më bëjnë shok

Mua, çka nuk zbrita për të asgjë”.

2. Hudhja e tyre në mëkate dhe mosbindje: nëse shejtani nuk arrinë t’i hedhë

njerëzit në shirk dhe kufër, nuk e humbë shpresën, por është i kënaqur që t’i hedhë në

mëkate dhe mosbindje dhe të mbjellë mes tyre armiqësi e urrejtje.Transmeton Tirmidhiu

se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: “Vëreni, shejtani ka humbur

shpresën përgjithmonë që të adhurohet në këtë vendin tuaj (Mekken dhe Medinen, apo

në Gadishullin Arab), por atij do t’i bëhet respekt me vepra që ju do t’i urreni, kurse ai

do të jetë i kënaqur me aq”.

Po ashtu Muslimi transmeton nga Xhabiri, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: “Shejtani ka humbur shpresën që ta adhurojnë falësit në

Gadishullin Arab, por në nxitjen kundër njëri-tjetrit”. D.m.th. hedhjen e armiqësisë dhe

urrejtjes në mes tyre dhe në sulmet kundër njëri-tjetrit, sikurse thotë Allahu:

Page 33: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

33

“Shejtani do vetëm që të nxisë armiqësi e urrejtje mes jush me anë të pijeve

dehëse (alkoolike e të tjera marramendëse) dhe kumarit (bixhozit), t’ju ndalojë ju nga

të kujtuarit e Allahut dhe nga falja (Es-Salat). Pra, a po i jepni fund?” (El Maideh:

91). Ai urdhëron për çdo të keqe: “Shejtani ju urdhëron ju vetëm të keqen dhe Fahsha

(ç’është gjynah dhe e dënueshme), (si) dhe që ju të thoni kundër Allahut çfarë ju nuk

dini.” (El Bekareh: 169)

Përfundimidht mund të themi se: çdo adhurim i dashur për Allahun, është i

urrejtur për shejtanin dhe çdo mëkat i urrejtur për Allahun, është i dashur për shejtanin.

3. Hedhja e tyre në bidate – risi në fe: e cila gjë është më e dashur për

shejtanin se sa mëkatet dhe moskryerja e urdhërave; sepse risia dëmton vetë fenë. Tha

Sufjan Eth-Thevriu: “Bidati është më i dashur te shejtani se sa mëkati; sepse për

mëkatin njeriu mund të pendohet, kurse për bidatin nuk mund të pendohet (sepse ai që

bën bidate është i bindur se ajo është feja e vërtetë)”.

4. Pengimi i njerëzve nga bindja ndaj Allahut: shejtani nuk mjafton vetëm me

thirrjen e njerëzve në shirk, kufër dhe mëkate, por i pengon ata edhe nga veprimi i

veprave të mira, nuk e le asnjë rrugë të mirë të cilën njeriu e ndjek, përveç se ai i del në

pritë, mundohet ta pengojë dhe ta largojë nga ajo rrugë. Transmeton Sibretu Ibni Ebi

Fakih se tha: Dëgjova të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

“Shejtani i ka zënë pritën birit të Ademit në të gjitha rrugët e tij, i ka zënë pritën atij në

rrugën e Islamit, duke i thënë: A e pranon Islamin dhe kështu e hedhë fenë tënde dhe

fenë e baballarëve tu?! Njeriu (ai që pranoi Islamin) e kundërshtoi atë dhe e pranoi

Islamin. Pastaj shejtani i zuri pritën atij në rrugën e emigrimit (Hixhretit), duke i thënë:

A emigron dhe kështu e lenë tokën dhe nënqiellin tënd? Shembulli i emigruesit është

sikurse kali i lidhur për shtylle (që nuk mund të ikë se është i lidhur). Ai e refuzoi atë

dhe emigroi. Pastaj shejtani i zuri pritën atij në rrugën e Xhihadit, duke i thënë: A

lufton, e shpenzon shpirtin e pasurinë, lufton dhe vritesh, pastaj gruaja jote martohet e

pasuria jote ndahet?! Ai e refuzoi atë dhe luftoi.

Ai i cili i vepron të gjitha këto, është hakk për Allahun që ta dërgojë atë në

Xhennet, si dhe ai që vritet, është hakk për Allahun që ta dërgojë në Xhennet, si dhe ai

që fundoset, është hakk për Allahun që ta dërgojë në Xhennet dhe atë që e godet shtaza

e tij, është hakk për Allahun që ta dërgojë në Xhennet”.

Këtë e vërteton edhe fjala e Allahut në gjuhën e shejtanit, i cili tha: “(Iblisi) tha:

“Për shkak se më flake mua, vërtet që unë do të jem në pritë kundër tyre (njerëzve) në

Rrugën Tënde të Drejtë. Pastaj do t’u afrohem atyre përballë dhe pas shpine, nga e

djathta dhe nga e majta dhe Ti do të shohësh shumicën e tyre të mos jenë

falënderuesit e Tu (nuk do të jenë të bindur ndaj Teje).” (Al A’raf: 16-17).

Ibni Abbasi e komentoi “rrugën” e përmendur në këtë ajet me: fenë e qartë.

Kurse Ibni Mes’udi tha se është: libri i Allahut. Ndërsa Xhabiri tha se është Islami.

Muxhahidi tha se është: E vërteta.

Pra, shejtani nuk lë asnjë rrugë nga rrugët e mira, veçse mundohet t’i largojë

njerëzit nga ato.

5. Prishja e adhurimit: kur shejtani nuk arrinë që t’i pengojë njerëzit në

kryerjen e ibadeteve (adhurimeve ndaj Zotit), mundohet që së paku t’ua prishë ato, që

kështu mos t’i arrijnë shpërblimet dhe sevapet, sikurse transmetohet se Sahabiu Othman

Ibni Ebil-As, radiAllahu anhu, erdh tek Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe i

tha: ”Shejtani më ndërhyri në namazin dhe leximin tim, mundohej të ma përziej atë.”

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i tha: ”Ai është një shejtan që quhet Hinzib.

Kur ta ndiesh prezencen e tij, kërko strehim tek Allahu nga ai dhe pështyj në të majtë tri

herë”.Tha (Sahabiu): Unë veprova sikurse me tha ai dhe Allahu ma largoi atë”.

Kur njeriu fillon të falet, i afrohet shejtani dhe fillon t’i pëshpëritë, ta pengojë

nga adhurimi i Allahut dhe i përkujton problemet e kësaj bote; sikurse transmeton

Buhariu nga Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-

Page 34: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

34

lem, tha: ”Kur të thirret ezani për namaz, ik shejtani duke lëshuar një bërtimë që mos ta

dëgjojë ezanin, e kur të përfundojë ezani, kthehet, pastaj kur të bëhet ikameti për namaz,

ik prap, pastaj afrohet dhe i ndërhynë në mendimet e tij, i thotë: përkujto këtë, përkujto

atë, nga ato çështje që nuk i kujtoheshin, në fund nuk e di njeriu se sa rekate i ka falur.”

Shejtani e shtynë njeriun që të kalojë para atij

që është në namaz

Tha Ebu Salih Es-Semman: “E pashë Ebu Seid El-Huderijjin në ditën e xhuma

duke u falur. Para vetes kishte vendosur diç që të ruhet nga kalimi i njerëzve. Një

djalosh nga fisi Benu Ebu Muit tentoi të kalojë para duarve të tij. Ebu Seidi e shtyu në

gjoksin e tij, djaloshi shikoi të kalojë nga ndonjë anë por nuk gjeti vend tjetër veçse të

kalojë para duarve të tij, kështu që u kthye të kalojë përsëri, por Ebu Seidi e shtyu edhe

më fortë se herën e parë, ai u godit nga Ebu Seidi. Pastaj ai hyri te Mervani dhe u ankua

për atë që i ndodhi. Menjëherë pas tij hyri tek ai edhe Ebu Seidi, Mervani i tha: Ç’farë

ke ti me djalin e vëllait tënd, o Ebu Seid? Tha: E dëgjova Muhammedin, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, duke thënë: “Kur dikush nga ju është duke u falur para ndonjë gjëje

që e mbron nga njerëzit dhe dikush dëshiron të kalojë para duarve të tij, le ta shtyjë, e

nëse ai refuzon të largohet, le ta luftojë sepse ai është shejtan”.

Qëllimi me fjalën “ai është shejtan” është se: veprimi i tij është veprim i

shejtanit, sikurse tha Ibni Haxher El-Askalani.

Ibni Haxheri përmendi edhe një mundësi tjetër më të vërtetë të komentimit të

kësaj thënie, ai tha: “Kuptimi i saj mund të jetë: ai që e detyroi ta bëjë atë vepër, është

shejtani. Kështu u tha edhe në transmetimin e El-Ismailiut: ”..sepse me të është

shejtani”. Po kështu transmeton edhe Muslimi nga Ibni Omeri”.

Çdo kundërshtim i Allahut është

respektim i shejtanit

Thotë Allahu: “Ata (të gjithë ata që adhurojnë të tjerë në vend të Allahut) nuk

lusin gjë tjetër veçse perëndi në gjini femërore në vend të Allahut, por ata nuk i

drejtohen kujt tjetër veçse Shejtanit, - një kundërshtues i përhershëm. Dhe Allahu e

mallkoi atë, ndërsa ai tha: “Do të të marr nga robët e Tu një pjesë të përcaktuar prej

tyre.” (An Nisa’: 117-118).

Kushdo që adhuron dikë tjetër përveç Allahut, siç janë idhujt, dielli, hëna,

dëshira personale (epshi), njeriu, idetë (në kundërshtim me Islamin), është adhurues i

shejtanit, pa marrë parasysh a e pranon këtë apo e refuzon, sepse shejtani është ai që i

urdhëroi dhe ua hijeshoi ato vepra. Për këtë arsye, ata që adhurojnë melekët, në realitet

adhurojnë shejtanin: “Dhe (kujto) Ditën kur Ai do t’i mbledhë ata të gjithë së bashku

dhe pastaj do t’u thotë melekëve: “A ju ishi ata që u adhuruat prej këtyre njerëzve?”

Ata (melekët) do të thonë: “I Lartësuar je Ti! Ti je Vali (Zoti) ynë në vend të atyre.

Përkundrazi, ata adhuronin xhindet; shumica e tyre besonin në ta.” (Sebe’ë: 40-41).

D.m.th., se melekët nuk i urdhëruan të veprojnë ashtu, por shejtanët i urdhëruan që t’i

adhurojnë ata, sikurse i urdhëruan edhe idhujtarët t’i adhurojnë idhujt, prapa të cilëve

fshiheshin shejtanët.

Përfundim:

Nga kjo mund të përfundojmë se shejtani urdhëron çdo të keqe, nxit në të dhe

largon nga çdo e mirë, sikurse thotë Allahu: “Shejtani ju frikëson ju me varfëri dhe ju

urdhëron ju për të vepruar Fahsha (vepra të ulëta, marrëdhënie të paligjshme e

Page 35: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

35

gjynahe të tjera), ndërsa Allahu ju premton juve Falje nga Vetë Ai dhe Mirësi të

pafund; dhe Allahu është i Gjithëmjaftueshëm për të përmbushur nevojat e krijesave

të Tij, i Gjithëditur.“ (El Bekareh: 268). Ai i frikëson njerëzit me varfëri, e u thotë:

‘Nëse ju shpenzoni pasurinë tuaj në rrugën e Allahut, do të varfëroheni.’ Ndërsa

“imoraliteti” me të cilin ai na urdhëron, është çdo vepër e keqe, sikurse koprracia,

zinaja, etj.

6. Dëmtimi fizik dhe shpirtëror:

Ashtu sikurse mundohet shejtani ta humbë njeriun përmes mosbesimit dhe

mëkateve, ashtu mundohet edhe ta dëmtojë atë fizikisht dhe shpirtërisht. Më poshtë do

të paraqesim diçka nga ajo që dimë rreth këtij dëmtimi:

a) Shejtani sulmoi Muhammedin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:

Më parë përmendëm hadithin në të cilin na lajmëroi Muhammedi, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, se shejtani e sulmoi atë dhe deshi t’ia hedhë një shkëndijë të zjarrtë në

fytyrën e tij.

b) Ëndërrimi është prej shejtanit:

Shejtani ka mundësi t’i paraqesë njeriut gjatë fjetjës së tij ëndërra të këqija, të

cilat e trondisin dhe e lodhin atë, me qëllim që ta pikëllojë dhe ta mundojë atë.

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na lajmëroi se ëndërrat të cilat njeriu i

përjeton në gjumë janë tri lloje. Transmeton Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se ai tha:

“Ëndërrat janë tri lloje: Përgëzim prej Allahut, të folur të shpirtit (ajo që e mundon

shpirtin e njeriut) dhe frikësim i shejtanit.”

Po ashtu Buhariu transmeton nga Ebu Seid El-Huderijji, radiAllahu anhu, se

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha:“Kur ndonjëri nga ju sheh ëndërr të

cilën e do, ajo është nga Allahu, prandaj le ta falënderojë Allahun për të dhe le ta

rrëfejë atë, e nëse sheh diç tjetër që e urren, ajo është nga shejtani, prandaj le të kërkojë

strehim tek Allahu nga sherri i saj dhe mos t’ia përmendë atë askujt, sepse kështu ajo

nuk i bën dëm”.

c) Djegja e shtëpive me zjarrë:

Ai mund ta bëjë këtë me ndihmën e disa shtazëve të cilat i shtyen që ta bëjnë

këtë, sikurse transmeton Ebu Davudi se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha:

“Kur të bini në gjumë, fikini llampat tuaja, sepse shejtani e udhëzon miun te llampa dhe

kështu ju djegë”.

d) Prekja e njeriut nga shejtani në momentin e vdekjes (mundohet t’i

turbullojë mendjen dhe vetëdijen):

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, shumë herë kërkonte strehim tek

Allahu nga kjo gjë, e thoshte: “O Zot, tek Ti kërkoj strehim nga rrëzimi (prej ndonjë

lartësie), shkatërrimi (rënia e diçkaje mbi të), fundosja, zjarri dhe tek Ti kërkoj strehim

që shejtani të më prekë (turbullojë) në momentin e vdekjes, po ashtu tek Ti kërkoj

strehim që të vdes duke qenë dezertues nga rruga jote dhe tek Ti kërkoj strehim që të

vdes i helmuar (nga gjarpëri, akrepi, etj)”.

e) Shejtani e dëmton fëmiun e posalindur:

Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: “Çdo fëmijë e prek shejtani në ditën që e lind nëna e tij,

përveç Merjemes dhe birit të saj.”

Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: “Çdo bir të Ademit kur ai lind, e therr shejtani në të dy

anët e tij me gisht, me përjashtim të Isait, birit të Mejremes (nuk pat mundësi ta prekë).

Shkoi që ta therrë, por ai therri vetëm mbulesën.” Po ashtu Buhariu transmeton nga Ebu

Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: “Nuk ka

asnjë bir të Ademit që lindë veçse shejtani e prekë ate, kështu që e ngritë zërin (duke

qajtur) nga prekja e shejtanit. Nga kjo shpëtuan vetëm Merjemja dhe biri i saj”.

Page 36: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

36

Shkak për mbrojtjen e Merjemes dhe birit të saj (Isaut, alejhis-selam) nga

shejtani, është përgjigja e Allahut ndaj lutjes së nënës së Merjemes (gruas së Imranit)

kur e lindi atë: “...dhe kërkoj mbështetjen Tënde për të dhe për pasardhësit e saj nga

shejtani i mallkuar.“ (Al Imran: 36). Për këtë arsye Ebu Hurejra, kur e përmendi

hadithin e sipërm, e lexoi këtë ajet.

Pasi që nëna e Merjemes (alejhes-selam) ishte e sinqertë në këtë lutje të saj,

Allahu iu përgjigj lutjes së saj dhe e mbrojti Merjemen dhe të birin e saj, Isaun (alejhis-

selam), nga shejtani i mallkuar.

Prej atyre që poashtu i mbrojti Allahu prej shejtanit, është Ammar Ibni Jasiri,

sikurse transmeton Buhariu, se Ebud-Derdai, radiAllahu anhu, e pyeti Alkamen, i cili

ishte nga banorët e Kufes, e i tha: ”A është në mesin tuaj ai që e strehoi Allahu prej

shejtanit në gjuhën e profetit të Tij, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?” Tha Mugire: ”Atë që

e strehoi Allahu prej shejtanit me gjuhën e profetit të Tij, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,

ka për qëllim Ammarin”.

f) Kolera është sëmndje nga xhindët:

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na lajmëroi se: ”Zhdukja e

ummetit të tij është me therrje dhe kolerë; si shkak i prekjes së armiqëve tuaj nga mesi i

xhindëve, dhe që të dyja janë dëshmi (në shkallën e dëshmorit)”. Kurse Hakimi

transmeton, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Kolera është prekje e

armiqëve tuaj nga mesi i xhindëve. Nëse ajo ju ndodhë, për ju është dëshmi (në shkallën

e dëshmorëve)”.

Ndoshta sëmundja e cila e kaploi profetin e Allahut, Ejubin (alejhis-selam), ishte

nga xhindët, sikurse thotë Allahu: “Dhe kujto robin Tonë, Ejubin, kur ai i thirri Zotit

të tij: “Me të vërtetë që shejtani më ka prekur mua me mjerim (duke humbur

shëndetin) dhe me ndëshkim (duke humbur pasurinë)!” (Sad: 41).

g) Disa sëmundje tjera:

I tha Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, një gruaje që ishte me tesha të

bardha (gjaku që u del grave pas menstruacioneve), kjo ishte Himnetu Bintu Xhahsh:

”Ai është shqelmim nga shqelmimet e shejtanit”. (Ebu Davudi dhe Nesaiu).

h) Shejtani i shoqëron njerëzit në ushqimin, pirjen dhe shtëpitë e tyre:

Prej dëmeve që i shkakton shejtani njeriut, është edhe ajo se e sulmon atë në

ushqimin e pirjen e tij, kështu që e shoqëron në të, si dhe e shoqëron në shtëpinë e tij.

Por, kjo ndodhë vetëm nëse njeriu harron përmendjen e Allahut dhe udhëzimin e Tij,

kurse nëse i përmbahet udhëzimit me të cilin na udhëzoi Allahu dhe nuk harron

përmendjen e Allahut, atëherë shejtani nuk gjen kurrfarë rruge deri te pasuritë dhe

shtëpitë tona.

Shejtanit nuk i lejohet ushqimi ynë përveç nëse e hanë atë pa e thënë bismil-

lahin, e nëse kjo thuhet, ai ushqim është i ndaluar për të. Transmeton Muslimi nga

Hudhejfete, radiAllahu anhu, se tha: ”Kur ne uleshim pranë ushqimit në prezencën e

Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nuk i vinim duart tona para se të fillojë i

Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe kur ai fillonte, edhe ne fillonim pas

tij. Me një rast ishim pranë ushqimit dhe në atë moment erdh një robëreshë sikurse të

jetë e shtyer nga dikush, shkoi dhe deshi të marrë ushqim. I Dërguari i Allahut, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, e kapi dorën e saj. Pastaj erdh një beduin, sikurse ishte duke e

shtyer dikush, edhe këtij i kapi dorën. Pastaj u tha Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve

sel-lem: ”Shejtanit i lejohet ushqimi, gjatë ngrënies së të cilit nuk është përmendur Emri

i Allahut. Shejtani është ai që erdh me këtë robëreshë që t’i bëhet ushqimi i lejuar, për

këtë arsye unë i kapa dorën, pastaj erdh shejtani me këtë beduin që t’i bëhet ushqimi i

lejuar, për këtë arsye edhe këtij i kapa dorën. Betohem në Atë që shpirti im është në

dorën e Tij, dora e shejtanit ishte me dorën e saj dhe bashkë me dorën time”.

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na urdhëroi që t’i ruajmë

pasuritë tona nga shejtani duke i mbyllur dyert, duke i mbuluar enët dhe duke

Page 37: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

37

përmendur Emrin e Allahut, sepse këto i mbrojnë ato prej shejtanit. Transmeton

Muslimi nga Xhabir Ibni Abdull-llahu, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, tha: ”Mbyllni dyert, përmendni Emrin e Allahut, sepse shejtani nuk

hapë një derë të mbyllur dhe mbuloni tengjeret, përmendni Emrin e Allahut, mbuloni

enët tuaja, përmendni Emrin e Allahut, mbuloni ato qoftë edhe me diç të hollë (me

ndonjë fije apo krane) dhe fikni llampat tuaja”.

Shejtani pi ujë me njeriun, nëse ai e pi atë në këmbë. Transmeton Ebu Hurejre,

radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e pa një njeri duke pirë

në këmbë, e i tha: ”Vjelle”. Ai tha: ”Pse!” I tha: ”A gëzohesh që me ty të pijë maca?”

Tha: ”Jo”. Tha: ”Me ty ka pirë ai që është më i keq se maca, shejtani”.

Që ta përzësh shejtanin nga shtëpia, mos e harro përmendjen e Allahut gjatë

hyrjes në shtëpi. I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na udhëzoi në këtë

kur tha: ”Kur njeriu hyn në shtëpinë e tij dhe përmend Allahun gjatë hyrjes dhe gjatë

ngrënies së tij, thotë shejtani: Nuk ka qëndrim (bujtje) e as darkë për ju. E nëse ai gjatë

hyrjes në shtëpi nuk e përmend Allahun, thotë shejtani: E arritët bujtjen, e nëse nuk e

përmend Allahun edhe gjatë ushqimit të tij, ai thotë: E arritët bujtjen dhe e arritët

darkën”.

i) Prekja e njeriut nga shejtani (Es-Sar’u):

Tha Ibni Tejmijje: ”Hyrja e xhindit në trupin e njeriut është gjë e vërtetuar me

pëlqimin e të gjithë dijetarëve të Ehlus-Sunnetit vel-Xhemaatit. Thotë Allahu: “Ata që

hanë Riba (kamatë, fajde) nuk do të vijnë ndryshe (në Ditën e Ringjalljes), veçse si

një i rrahur nga shejtani…” (El Bekareh: 275). Po ashtu Buhariu transmeton se

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Vërtetë shejtani qarkullon në trupin e

njeriut sikurse qarkullon gjaku”.

Tha Abdull-llahu, i biri i Imam Ahmed Ibni Hanbelit (Allahu e mëshiroftë):

”Disa njerëz thonë: Xhindi nuk hynë në trupin e të prekurit nga ai”, ai më tha: ”O biri

im, ata gënjejnë, xhindi flet me gjuhën e tij”.

Tha Ibni Tejmijje: ”Kjo që thotë (Imam Ahmedi) është shumë e ditur. Xhindi e

prek (e bën të sëmuar) njeriun, flet me ndonjë gjuhë që nuk i dihet kuptimi dhe goditet

në trupin e tij me goditje të madhe, që sikur të goditej ashtu devja, do t’i linte ndikim të

madh, kurse i sëmuri me xhindë, me gjithëkëtë, nuk ndien dhimbje, e as nuk i din fjalët

që i flet. Ndonjëherë i sëmuri me xhindë e tërheqë atë që ka para vetit, tërheq dyshekun

ku është ulur dhe tërheq mjetet…dhe ndodhin çështje të tilla çfarë japin të kuptojmë

qartë se ai që flet dhe ai që tërheqë, ata trupa janë një lloj i ndryshëm nga njeriu”.

Po ashtu ai tha: ”Nuk ka askush nga dijetarët muslimanë që refuzoi hyrjen e

xhindit në trupin e të sëmuarit me të, apo në trupin e tjetër kujt dhe ai që e refuzon këtë

dhe pretendon se sheriati e përgënjeshtron këtë çështje, ai ka gënjyer ndaj sheriatit,

sepse nuk ka argumente të sheriatit të cilat e mohojnë atë”.

Përmendet se nga ata që refuzuan hyrjen e xhindit në trupin e të sëmuarit, janë

një grup nga Mu’tezilët, sikurse El-Xhubaijji dhe Ebu Bekr Err-Rraziu.

Në kapitullin e pestë do ta sqarojmë këtë çështje më gjërësisht.

SHQYRTIMI I TRETË

KOMANDANTI I BETEJËS NË KONFLIKTIN MES BOTËS SË XHINDËVE

DHE BOTËS NJERËZORE

Iblisi është ai i cili e pregatit planin dhe e udhëheqë betejën kundër njerëzimit.

Nga baza e tij i dërgon ushtritë e tija në drejtime të ndryshme, pastaj ai përcakton

takime në të cilat diskuton me ushtrinë e tij për rezultatet që kanë arritur dhe i lavdëron

ata që kanë patur sukses në humbjen dhe hudhjen e njerëzve në trazira.

Page 38: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

38

Transmeton Muslimi nga Xhabiri, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, tha: ”Vërtetë Iblisi e vë fronin e tij mbi ujë, pastaj i dërgon ushtritë e

tij dhe më i afërmi tek ai është ai që më së shumti bën trazira (fitne). Ndonjëri nga ata i

thotë: Bëra kështu e kështu, i thotë: Ti nuk ke bërë asgjë. Pastaj dikush tjetër i thotë:

Unë nuk iu largova njeriut përderisa nuk e ndava me gruan e tij. Këtë shejtan e afron

Iblisi afër vetit dhe i thotë: Po, ti je ai (që meriton të jesh më i afërmi)”.

Po ashtu Muslimi transmeton nga Ebu Seidi, radiAllahu anhu, se Muhammedi,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i tha Ibni Saidit kur e takoi në një rrugë të Medinës –

Muhammedi, alejhis-selam, dyshonte se ky është vetë Dexhxhalli – : “Ç’farë sheh?

Tha: E shoh një fron mbi ujë. Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i tha: ”Ti e

sheh fronin e Iblisit mbi detë”.

Shejtani ka zotësi dhe praktikë të gjerë e të lashtë në humbjen e njerëzve, për

këtë arsye ai është i përpiktë në vënien e planeve të tij, si dhe në vënien e kurthave dhe

mashtrimeve të tij, sepse ai jeton që prej krijimit të njeriut të parë e deri më sot dhe do të

jetojë deri në Ditën e Kijametit: “(Iblisi) tha: “O Zoti im! Më jep atëherë afat deri

ditën kur ata (të vdekurit) do të rikthehen në jetë. (Allahu) Tha: “Sigurisht që ti je

prej atyre që u është dhënë afat, deri Ditën e kohës së caktuar (Kijametit).” (El Hixhr:

36-38).

Shejtani është gjithmonë në veprim të sherrit, mu ashtu sikurse u betua dhe

asnjëherë nuk ndalet e as nuk lodhet. Tha Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,:

”Tha shejtani: Betohem në fuqinë dhe madhërinë Tënde o Zot, unë nuk do të ndalem

duke i mashtruar robërit e Tu, përderisa janë shpirtërat në trupin e tyre. Allahu i tha:

Betohem në fuqinë dhe madhërinë Time, Unë nuk do të ndalem duke ua falur atyre sa

herë që kërkojnë falje prej Meje”.

Ushtria e shejtanit janë nga xhindët

dhe nga njerëzit

Shejtani ka dy grupe të ushtive: një grup nga xhindët dhe një grup nga njerëzit.

Më parë paraqitëm hadithin në të cilin Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tha se

shejtani i dërgon ushtritë e tij që t’i devijojë njerëzit, kurse në Kur’an thuhet: “Dhe

shqetësoji të nxituarit e mendjelehtit vazhdimisht, atë që të mundesh nga mesi i tyre

(pasardhësve të Ademit) me zërin tënd (duke u pëshpëritur ose duke u bërë vesvese

me këngë, muzikë, biseda boshe, sharje dhe thirrje të tjera në kundërshtim me rrugën

e bindjes ndaj Allahut), sulmoji ata me kalorësinë tënde (me të gjitha mjetet e

mënyrat)…” (El Isra: 64). Ushtria e tij sulmojnë me këmbësori dhe me kalorës, i

dërgon ai ata tek njerëzit që t’i nxisin në sherr: “A nuk e shihni se Ne kemi dërguar

shejtanët kundër mosbesimtarëve për t’i shtyer ata që të bëjnë poshtërsi?” (Merjem:

83).

Çdo njeri ka një shoqërues

Çdo njeri ka një shejtan i cili e shoqëron gjithmonë dhe nuk ndahet prej tij,

sikurse thuhet në hadithin të cilin e transmeton Muslimi nga Aisheja, radiAllahu anha,

se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, një natë doli nga dhoma e saj, tha ajo:

“Pata smirë ndaj tij, ai u kthye që të shikojë se çfarë do të veproj, e tha: ‘Ç’është me ty,

oj Aishe?’ I thashë: ‘Për çfarë arsye të mos ketë smirë ndaj teje një grua sikurse unë? Ai

tha: ”A të erdhi shejtani yt”. Tha Aisha: O i Dërguar i Allahut, a me mua ka ndonjë

shejtan? Tha: ‘Po’. I thashë: ‘Dhe me çdo njeri ka një shejtan?’ Tha: ‘Po.’ I thashë: ‘A

Page 39: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

39

edhe me ty ka një shejtan?’ Tha: ‘Po, përveçse Zoti im më ndihmoi kundër tij dhe ai e

pranoi Islamin’.”

Transmeton Muslimi nga Abdull-llah Ibni Mes’udi, radiAllahu anhu, se

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: “Nuk ka asnjë nga ju, përveçse i është

përcaktuar shoqëruesi i tij nga xhindët dhe shoqëruesi i tij nga melekët”. Sahabët i

thanë: “A edhe ty, o i Dërguar i Allahut? Tha: “Edhe mua, vetëm se Allahu më ndihmoi

kundër tij, kështu që ai e pranoi Islamin dhe nuk më urdhëron, përveçse të bëj mirë”.

Në Kur’an thuhet: “Dhe kushdo që largohet (verbon veten) nga përkujtimi i të

Gjithëmëshirshmit, Ne i caktojmë atij shejtanin që të jetë për të shok e mik i ngushtë i

tij.“ (Ez Zukhuf: 36). “Dhe Ne u vendosëm atyre (shejtanë) si shokë të ngushtë (në

dynja), të cilët ua bënë joshëse e të drejta çfarë qe para tyre (veprat e liga që i bënin)

dhe çfarë qe pas tyre (mohimi i çështjeve të Jetës së Ardhshme)…” (Fusilet: 25).

Shejtani ka pasues nga njerëzit të cilët e kanë bërë atë udhëheqës të tyre, i

pasojnë hapat e tij dhe kënaqen me idetë e tij, edhe pse ai është armik i parë i tyre i cili

nxiton që t’i shkatërrojë, andaj është gjë e keqe për njeriun që armikun e tij ta bëjë

dashamirë: “…A do ta zgjidhni ju atëherë më mirë atë dhe pasardhësit e tij mbrojtës e

ndihmues se sa Mua, ndërkohë që ata janë armiq të hapur për ju? Sa i poshtër është

këmbimi për Dhalimunët (keqbërësit, mosbesimtarët).” (El Kehf: 50). Nuk ka dyshim

se ata dështuan në mënyrë të qartë kur e morën atë për mik: “...Dhe kushdo që zgjedh

Shejtanin si mbrojtës e si mik në vend të Allahut, padyshim që ai ka pësuar humbje të

qartë.” (An Nisa’: 119). Ata dështuan, sepse shejtani i ndyti dhe i prishi shpirtërat e

tyre, u ndaloi begatinë udhëzuese dhe i hudhi ata në devijime dhe dyshime: “... por sa

për ata që nuk besojnë, Eulija (mbështetës, ndihmues) të tyre janë Taghutët: këta i

nxjerrin nga drita dhe i zhysin në errësirë. Këta janë banorët e Zjarrit dhe atje do të

banojnë përgjithmonë.“ (El Bekareh: 257). Po ashtu dështuan, sepse ai i drejton për në

Xhehennem: “... Ai veçse fton ndjekësit e vet që të mund të bëhen banorë të Zjarrit

flakërues (bashkë me të).” (El Fatir: 6). Këta miq të shejtanit, i shfrytëzon ai si

nëpunës dhe ushtri të veten, që t’i realizojë planet dhe qëllimet e tij.

Kurtha dhe poshtërimi që u bën ai miqve të tij

Shumë njerëz e marrin për mik shejtanin, por ai u vë atyre kurtha dhe i dërgon

ata në vendin e zhdukjes së tyre, spastrohet nga ata, i dorëzon, i fyen, qeshet me ta, i

urdhëron të vrasin, të vjedhin, të bëjnë imoralitet dhe i poshtëron ata. E bëri këtë ai me

idhujtarët e Mekkes në betejën e Bedrit, kur iu paraqit atyre në pamjen e Suraka Ibnu

Malikut dhe iu premtoi se do të triumfojnë dhe do t’i mposhtin muslimanët: “(Kujto)

edhe kur shejtani ua bëri t’u duken veprat e tyre (të poshtra) si të drejta si dhe duke u

thënë atyre: “Askush nga njerëzimi nuk mund t’ju thyejë juve këtë ditë (në Luftën e

Bedrit) dhe vërtet që unë jam pranë jush (me çdo lloj ndihme)...” (El Enfal: 48). Kur

armiku i Allahut (shejtani) i pa melekët duke zbritur në ndihmë të muslimanëve, iku me

vrap, i dorëzoi pabesimtarët dhe u tha: “...Me të vërtetë unë shoh atë që ju nuk e

shihni! Vërtetë që e kam frikë Allahun, pasi Allahu është i Ashpër në ndëshkim.” (El

Enfal: 48).

Kështu veproi edhe me priftin i cili vrau gruan dhe fëmiun e saj. Shejtani e

urdhëroi atë të bëjë imoralitet, pastaj e urdhëroi ta vrajë atë. Më vonë familjen e gruas e

udhëzoi deri te varri i saj dhe u zbuloi realitetin e kësaj ngjarjeje, pastaj e urdhëroi t’i

bëjë sexhde, e kur ai e veproi këtë, iku nga ai dhe e la në vetmi. Këtë do ta sqarojmë më

vonë.

Në Ditën e Kijametit u thotë dashamirëve të tij, kur të gjithë bashkohen në

Xhehennem:

Page 40: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

40

“... Unë nuk kisha asnjë fuqi përmbi ju, por vetëm sa ju bëra thirrje dhe ju

m’u përgjigjët.” (Ibrahim: 22). Ai i sjelli deri në atë vend të shëmtuar, pastaj u spastrua

nga ata në përgjithësi.

Më vonë do ta paraqesim rrëfimin e atij që pretendonte se është dijetar i madh

dhe si u larguan shejtanët nga ai pasi që arriti famë të madhe, kështu ai mbet i hutuar

dhe nuk dinte se çfarë punonte.

Shejtani i mobilizon dashamirët e tij që t’i shërbejnë atij

dhe që t’i luftojnë besimtarët

Njerëzit janë dy lloje: Dashamirë të Allahut dhe dashamirë të shejtanit.

Dashamirë të shejtanit janë pabesimtarët, pa marrë parasysh popujt dhe fetë e tyre:

“...Vërtet Ne i bëmë shejtanët Eulija (miq, ndihmës e shokë) për ata që nuk besojnë.“

(Al A’raf:27). Shejtani i shfrytëzon pabesimtarët, që t’i devijojnë besimtarët përmes

dyshimeve që ua paraqesin atyre: “...Dhe vërtet që shejtanët i frymëzojnë miqtë e tyre

nga mesi i njerëzve që t’ju kundërshtojnë juve, dhe po t’u bindeni atyre (duke i bërë

gjërat e paligjshme - të ligjshme), atëherë padyshim që do të ishi Mushrikë

(mosbesimtarë, që besojnë në shumë zota).“ (An Aam: 121). Nuk ka dyshim se,

dyshimet të cilat i paraqesin orientalistët, kryqtarët, çifutët dhe ateistët, janë të këtij lloji

(frymëzim i shejtanit).

Po ashtu shejtani i shtynë dashamirët e tij që t’i prekin shpirtërat e besimtarëve:

“Bisedat e fshehta janë vetëm nga shejtani (djalli) me qëllim që ai t’u sjellë dhimbje e

pikëllim besimtarëve...” (El Muxhadilah: 10). Ai i shtyente idhujtarët që t’i pëshpëritin

njëri-tjetrit në prezencën e muslimanëve, kështu që muslimanët mendonin se janë duke

bërë komplot kundër tyre. Madje ai i shtyen ata edhe t’i luftojnë muslimanët: “Ata që

besojnë, (ata) luftojnë për Çështjen e Allahut, ndërsa ata që nuk besojnë, (këta)

luftojnë për Çështjen e Taghutit (të Shejtanit) . Kështu pra luftoni kundër shokëve të

shejtanit. Vërtet që komploti i shejtanit është gjithnjë shumë i dobët.“ (An Nisa’: 76).

Ai gjithmonë mundohet t’i frikësojë besimtarët me dashamirët e tij: “Vetëm Shejtani

jua shtie në mendje frikën e Eulijave të tij (të shokëve, pasuesve të tij si

mosbesimtarët, paganët, mohuesit etj), kështu që mos iu frikësoni atyre aspak, por

m’u frikësoni vetëm Mua, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (Al Imran: 175). Dashamirët

e shejtanit janë numër i madh: “Dhe vërtet që Iblisi vërtetoi mendimin e tij për ta, dhe

ata i shkuan pas atij të gjithë, veç një grupi besimtarësh të vërtetë.” (Sebe’ë: 20).

SHQYRTIMI I KATËRT

METODAT E SHEJTANIT NË HUMBJEN E NJERIUT

Shejtani nuk shkon tek njeriu që t’i thotë: mos i vepro këto vepra të mira dhe

veproi këto vepra të këqija, që të jesh i palumtur në këtë botë dhe në botën e ardhme,

sepse sikur ai të vepronte kështu, nuk do ta respektonte askush, por ai ndjekë rrugë të

ndryshme me të cilat i mashtron robërit e Allahut.

1 - Ua zbukuron të kotën:

Kjo është rruga të cilën shejtani e ndoçi dhe vazhdon ta ndjekë në tentimin e tij

që t’i humbë njerëzit. Ai të pavërtetën e paraqet si të vërtetë, kurse të vërtetën si të

pavërtetë dhe nuk i largohet njeriut duke ia zbukuruar të pavërtetën dhe duke ia urrejtur

të vërtetën, përderisa nuk fillon njeriu t’i veprojë gjërat e urrejtura dhe derisa ta urrejë të

vërtetën, sikurse i tha vetë i mallkuari Allahut: “(Iblisi) tha: “O Zoti im! Për shkak se

Ti më humbe mua e më fute në rrugë të shtrembër, unë padyshim që do t’ua zbukuroj

Page 41: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

41

atyre (njerëzve) rrugën e gabuar në tokë dhe do t’i fus në rrugë të shtrembër që të

gjithë, përveç robëve të Tu të zgjedhur e të udhëzuar nga mesi i tyre.” (El Hixhr: 39-

40).

Tha Ibni Kajjimi në këtë kontest: ”Nga kurthat e tij është, se ai i bën magji

mendjes çdoherë dhe nuk i shpëton magjisë së tij, përveç atij që Allahu dëshiron. Ai ua

zbukuron veprën e cila u bën dëm, saqë i duket njeriut se nuk ka vepër më të vlefshme

se sa ajo, pastaj e largon nga vepra e vlefshme, saqë mendon njeriu se nuk ka vepër më

të dëmshme, fela Ilahe il-lAllah, sa sprovime i kanë ndodhur njeriut nga kjo magji! Sa

ndërhyrjen e bëri ai me të, mes zemrës dhe mes Islamit, imanit e bamirësisë! Sa të

pavërtetën ai e paraqiti në formë të bukur dhe sa të vërtetën e paraqiti në pamje të

kobshme!...Ai është i cili u bëri magji mendjeve, derisa i hudhi të zotët e tyre në epshe

dhe mendime të ndryshme, i futi ata në çdo rrugë devijuese, i hudhi në shkatërrim pas

shkatërrimi, ua zbukuroi adhurimin e idhujve, ndërprerjen e marrëdhënieve farefisnore,

mbytjen e fëmijëve, martesën me nënat, ju premtoi hyrjen në xhennete me gjithë

pabesimin në cilësitë e Allahut të Madhëruar dhe në Librat e Tij, duke u thënë se kështu

e kërkon pastërtia e Allahut, lënien e urdhërimit në të mira dhe pengimit nga të këqiat,

duke u thënë se kështu e kërkon dashuria ndaj njerëzve, i largoi nga mirësjellja, i

urdhëroi të shikojnë interesin e vet: ”…shikoni vetën tuaj..”, i detyroi ta refuzojnë atë

me të cilën u dërgua Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke u thënë t’i

imitojnë të parët…”.

Kjo është mënyra me të cilën Iblisi i mallkuar i bëri kurthë Ademit, alejhis-

selam, kur ia zbukuroi ngrënien nga pema të cilën ia ndaloi Allahu, pandërprerë u

mundua ta bindë se ajo pemë është pema e përjetësisë dhe se ngrënia nga ajo pemë e

bën atë të qëndrojë në Xhennet përgjithmonë, ose e bën një prej melekëve, derisa në

fund edhe i besoi atij Ademi, kështu që Allahu e nxorri nga Xhenneti.

Shiko pasuesit bashkëkohorë të shejtanit, se si ndjekin të njejtën rrugë në

tentimet e tyre që t’i devijojnë njerëzit. Thirrësit e komunizmit dhe socializmit

supozojnë se drejtimet e tyre janë ato të cilat e shpëtojnë njerëzimin nga hutia, frika,

humbja dhe uria…thirrësit të cilët ftojnë që gruaja të del në rrugë lakuriq në emër të

lirisë e tolerancës, duke shkelur në këtë mënyrë çdo fytyrë e moral, supozojnë se ftojnë

në lirinë njerëzore.

Pastaj shiko idetë e helmuara të cilat ftojnë që pasuria të dorëzohet nëpër banka

të cilat punojnë me kamatë; që t’i realizojnë kështu fitimet e tyre në emër të zhvillimit

dhe fajdes.

Pastaj shiko thirrjet të cilat supozojnë se përmbajtja e fesë është prapambeturi,

ngurtësi dhe kthim në shekujt e kaluar dhe të cilat thirrje, i quajnë thirrësit islam, të

çmendur dhe nëpunës të shteteve lindore…etj. E gjithë kjo, është vazhdim i rrugës së

shejtanit, me të cilën ai i bëri kurthë Ademit qysh herët, duke i zbukuruar të pavërtetën

dhe duke i urrejtur të vërtetën: “Për Allahun! Ne vërtet që çuam të Dërguar te kombet

para teje (O Muhammed), por shejtani ua bëri këtyre njerëzve që t’u duken të drejta

veprat e tyre të poshtra, kështu që ai është ndihmësi e mbrojtësi i tyre sot në këtë botë,

por ata do të kenë dënim të dhimbshëm.“ (En Nahl: 63). Kjo metodë - betohem në

Allahun - është metodë e rrezikshme, sepse kur njeriut i zbukurohet e pavërteta dhe i

duket si e vërtetë, e shfrytëzon fuqinë e tij në përgjithësi që të realizojë atë që i duket si

e vërtetë, madje edhe nëse aty fshihet shkatërrimi i tij: “Thuaju (O Muhammed): “A

t’ju tregojmë Ne humbësit më të mëdhenj për veprat e tyre? Ata përpjekjet e të cilëve

janë harxhuar kot në jetën e dynjasë duke menduar se po përfitonin mirësi nga veprat

e tyre!” (El Kefh: 103-104). Ata pasues të shejtanit, ngriten që t’i pengojnë njerëzit nga

feja e Allahut dhe t’i luftojnë dashamirët e Tij dhe në të njëjtën kohë, ata mendojnë se

janë në rrugë të drejtë dhe të vërtetë: “Dhe vërtet që ata (shejtanët) i pengojnë ata nga

Udha (e Drejtë), por (mosbesimtarët) mendojnë se në të vërtetë ata janë të udhëzuar

në Udhë të mbarë!“ (Ez Zukhruf: 37). Ky është edhe shkaku që pabesimtarët i dhanë

Page 42: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

42

përparësi kësaj bote, kurse refuzuan botën e ardhme, sikurse thotë Allahu i madhëruar:

“Dhe Ne u vendosëm atyre (shejtanë) si shokë të ngushtë (në dynja), të cilët ua bënë

joshëse e të drejta çfarë qe para tyre (veprat e liga që i bënin) dhe çfarë qe pas tyre

(mohimi i çështjeve të Jetës së Ardhshme)…” (Fusilet: 25). Shoqëruesit e përmendur

në këtë ajet janë shejtanët, të cilët u zbukuruan veprat që bënin në këtë botë dhe i bënë

që ta përgënjeshtrojnë ahiretin dhe këtë çështje ua zbukuruan deri në atë pikë, saqë

mohuan ringjalljen, llogarinë, Xhennetin dhe Xhehennemin.

Shquarja e gjërave të ndaluara me emra të bukur

Nga mashtrimet me të cilat shejtani e mashtron njeriun, është po ashtu, shquarja

e gjërave të ndaluara, të cilat janë kundërshtim i Allahut, me emra të dashur për shpirtin,

që kështu ta mashtrojë njeriun dhe ta falsifikojë realitetin, sikurse e quajti p.sh. pemën e

ndaluar: ‘pema e përjetësisë’, që kështu t’i zbukurojë Ademit ngrënien nga ajo: “Pastaj

atij i pëshpëriti shejtani duke i thënë: “O Adem! A dëshiron të të çoj te Pema e

Përjetësisë dhe te një mbretërim që kurrë nuk do të shterojë?” (Ta-ha: 120).

Tha Ibnul-Kajjimi: “Pasuesit e Iblisit e trashëguan nga ai quajtjen e gjërave të

ndaluara me emra të cilat i pëlqen shpirti, kështu që e quajtën alkoolin: nëna e

gëzimeve, kamatën e quajtën: bashkëpunim (biznis), … “.

Sot kamatën e quajnë me emrin: fajde, kurse muzikën, filmin dhe formimin e

statujave e quajnë: art.

2 - El-Ifrat vet-Tefrit - Mangësimi dhe teprimi:

Tha Ibnul-Kajjimi për këtë çështje: ”Nuk ka asnjë urdhër që Allahu e urdhëroi,

përveç se shejtani ka ndaj tij dy dëshira: ose mangësim dhe mosinteresim për të, ose

teprim dhe kalim të kufirit në të. Atij nuk i inetereson se cilën të keqe e arrin tek njeriu.

Ai i afrohet zemrës së njeriut dhe i merr erë, nëse në të gjen zbrastësi, ngadalësim dhe

lirim, e kërkon atë nga kjo rrugë, e përforcon për tokë, e ulë dhe e bën që të jetë përtac e

i ngadalshëm, si dhe i hap derën e komentimeve, shpresës, etj, derisa njeriu t’i lë

urdhërat në përgjithësi. E nëse tek ai gjen kujdes e sinqeritet, përgatitje e ringjallje,

kështu që humbë shpresën ta kërkojë nga ajo derë, e urdhëron që të bëjë përpjekje të

tepërt, e bindë se ajo që vepron është pak, e bindë se interesimi i tij është më i lartë,

kështu që duhet të veprojë më shumë se çdonjëri, të mos flejë kur njerëzit flejnë, të mos

hajë kur njerëzit hanë, të mos ndalet kur njerëzit ndalen. Nëse ndonjëri nga ata i pastron

duart dhe fytyrën e tij tri herë, i thotë këtij ti pastrojë shtatë herë. Nëse të tjerët marrin

abdes për namaz, ti pastrohu në përgjithësi dhe teprime e tejkalime të ngjashme. Kështu

shejtani atë e dërgon në ekstremitet dhe gjëra të tejkalueshme, e bën ta kalojë rrugën e

drejtë, ashtu sikurse e bëri njeriun e parë ta lë çdo gjë mangu.

Qëllimi i shejtanit, me të dytë prej tyre, është që t’i largojë nga rruga e drejtë: i

pari që mos t’i afrohet asaj, kurse i dyti që ta kalojë atë. Ai me këtë metodë e sprovoi

shumicën e njerëzve dhe nga kjo nuk të shpëton veçse dituria e rrënjosur, imani dhe

fuqia e mjaftueshme për luftimin e tij dhe përmbajtja e rrugës së mesme. Allahu qoftë

në ndihmë.”

3 - Largimi i njerëzve nga puna dhe hudhja e tyre në shpresime dhe

përtaci:

Ai në këtë çështje ndjek disa rrugë e metoda. Transmeton Buhariu nga Ebu

Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: “Kur

ndonjëri nga ju është në gjumë, i lidhë shejtani në qafën e tij tri lidhëse, në vendin e çdo

lidhëse i bie (dhe i thotë): nata është e gjatë, prandaj bjer (flej e pusho), e nëse kur ai

zgjohet e përmend Allahun, i zgjidhet një lidhëse, e nëse merr edhe abdes, i zgjidhet një

tjetër lidhëse, e nëse ngritet e falet, i zgjidhet edhe lidhësja e fundit, kështu që kur ai

Page 43: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

43

gdhinë, është aktiv dhe me shpirt të mirë, përndryshe gdhinë me shpirt të keq dhe

përtac.”

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem, tha: “Kur të zgjohet ndonjëri nga ju prej gjumit, le t’i pastrojë hundët tri herë,

sepse shejtani ka fjetur në zgavrën e hundës së tij”.

Po ashtu Buhariu transmeton se dikush i përmendi Muhammedit, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, një njeri që kishte fjetur deri në mëngjes (pa e falur namazin e

sabahut), e tha: “Ai është një njeri që shejtani kreu nevojën (urinën) në veshët e tij.”

Kjo që përmendëm është përtaci e stimuluar nga shejtani. Ai mund ta largojë

njeriun nga veprat e mira edhe me pëshpëritje dhe metodën e tij në këtë, është që t’i bëjë

njeriut të dashur përtacinë, ta lë punën e sotit për nesër dhe i jep shpresime të shumta.

Thotë Ibnul-Xhevziu për këtë: “Sa ka hebrenjë dhe të krishterë të cilëve u është bërë i

dashur Islami në zemrat e tyre, por Iblisi pandërprerë i largon ata nga ai, e u thotë: ‘mos

shpejto, shiko me vëmendje’ dhe kështu i lë me shpresime derisa të vdesin në

mosbesimin e tyre. Të njëjtën gjë i bën edhe mëkatarit që dëshiron të pendohet nga

mëkatet e tij… Ndoshta dijetari mendoi ta përsërisë mësimin e tij, e ai i tha: ‘Pusho

pak.’ Ndoshta një i devotshëm mendoi që të falet natën, kurse ai i tha: ‘Ka kohë’.

Për këtë arsye, ai që është i vendosur duhet të punojë me vendosmëri.

Vendosmëria është kapja e kohës dhe lënia e shpresimeve. Disa nga të parët thanë: ‘Ju

këshillojmë që t’i ruheni shpresimit, sepse ai është ushtari më i madh i Iblisit…’.

Disa njerëz janë të përgatitur e të zgjuar, e kur t’u vie meleku i vdekjes, nuk pendohen,

kurse disa janë të mashtruar e me shpresime, kështu që kur t’u vie momenti i ndarjes

nga kjo botë, ndiejnë idhëtim dhe bëjnë pendim të madh.

4 - Premtimi dhe shpresimi i tij:

Shejtani u premton njerëzve premtime të rrejshme dhe këtë ua justifikon me

shpresime të ëmbla, që kështu t’i hedhë ata në gropën e thellë të devijimit: “Ai

(shejtani) u premton atyre dhe u ngjall atyre dëshira të gabuara dhe premtimet e

shejtanit nuk janë gjë tjetër veçse mashtrime.” (An Nisa’: 120). Kur pabesimtarët i

luftojnë besimtarët, u premton se do të triumfojnë, pastaj kur ata pësojnë disfatë, ikë dhe

i lë ata: “(Kujto) edhe kur shejtani ua bëri t’u duken veprat e tyre (të poshtra) si të

drejta si dhe duke u thënë atyre: “Askush nga njerëzimi nuk mund t’ju thyejë juve

këtë ditë (në Luftën e Bedrit) dhe vërtet që unë jam pranë jush (me çdo lloj ndihme).”

Por kur dy forcat u dukën përballë njëra-tjetrës, ai (shejtani) ia mbathi dhe u tha:

“Me të vërtetë unë shoh atë që ju nuk e shihni! Vërtetë që e kam frikë Allahun, pasi

Allahu është i Ashpër në ndëshkim.” (El Enfal: 48). Ai u premton pabesimtarëve të

pasur, se në botën e ardhme do të kenë pasuri të madhe, kështu që pabesimtari thotë:

“...dhe vërtet nëse do të sillesha prapë te Zoti im (Ditën e Gjykimit), sigurisht që do të

gjeja më tepër begati se kjo kur të kthehesha tek Ai.” (El Kehf: 36). Betohem në Zotin

se ky pabesimtar gënjeu, ai në botën e ardhme nuk do të gjen asgjë tjetër, veçse zjarr.

Ai po ashtu i premton atij shpresime të ëmbla që nuk ekzistojnë në realitetin jetësor,

kështu ai e pengon atë nga puna e sinqertë dhe e frytshme.

5 - Paraqitja e shejtanit si këshilltar i njeriut:

Shejtani e fton njeriun që të bëjë mëkate dhe mundohet ta bindë se është

këshillues i tij dhe se i do të mirën. Ai iu betua babait tonë Ademit, se është këshillues i

tij: “Dhe ai (shejtani) iu betua atyre të dyve në Allahun: “Vërtet që unë jam një

dashamirës i çiltër ndaj ju të dyve.” (Al A’raf: 21).

Vehb Ibni Munebbihi, radiAllahu anhu, transmeton një rrëfim të këndshëm nga

historia e Beni Israilëve, të cilën ne e paraqesim që të kuptojmë një metodë të shejtanit,

në tentimin e tij për humbjen e njerëzve dhe që ne t’i ruhemi këshillimëve të tij e ta

kundërshtojmë atë. Tha Vehbi: ”Ekzistonte një adhurues në kohën e Beni Israilëve, ishte

adhuruesi më i madh i kohës së tij. Në kohën e tij jetonin tre vëllezër të cilët kishin një

Page 44: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

44

motër të pamartuar. Një ditë prej ditëve, të tre vëllezërit u detyruan të dalin në luftë, por

nuk dinin se kujt t’ia lënë motrën e tyre, nuk dinin kujt t’i besojnë dhe ku ta lënë.

Në fund vendosën bashkarisht, ta lënë atë te adhuruesi i Beni Israilëve (adhuruesi i

përmendur në fillim), meqë kishin besim tek ai. Shkuan tek ai dhe kërkuan që ta lënë

motrën e tyre tek ai, kështu që ajo të qëndrojë nën mbikëqyrjen e tij derisa këta të

kthehen nga lufta. Ai e refuzoi këtë dhe kërkoi strehim tek Allahu nga ata dhe nga motra

e tyre. Por ata nuk u larguan nga ai derisa pranoi. Ai u tha: Silleni atë në një shtëpi afër

faltores sime. Ata e zbritën atë në atë shtëpi, pastaj shkuan dhe e lanë.

Ajo qëndroi afër adhuruesit një kohë dhe ky ia lente ushqimin te dera e faltores

së tij. Kur e lente ushqimin te dera, e mbyllte derën dhe ngritej lartë në faltore, pastaj e

urdhëronte atë që të dalë nga shtëpia dhe ta merrte ushqimin që i ka lënë te dera.

Shejtani filloi ta zbusë atë, t’ia bëjë të dashur bamirësinë dhe filloi t’ia bëjë të madhe

daljen e saj nga shtëpia ditën dhe e frikësonte se mundet që atë ta sheh dikush e t’i

ngjitet asaj. Shejtani i tha: ‘Sikur t’i dërgosh ushqimin te dera e shtëpisë së saj, do të

ishte më vlefshëm.’ Shejtani nuk iu nda atij, derisa filloi t’ia dërgojë ushqimin te dera e

saj pa i folur fare.

Ai qëndroi në këtë gjendje një kohë, pastaj shejtani ia bëri të dashur më tepër

bëmirësinë dhe e nxiti në të, e i tha: ‘Sikur t’ia dërgosh ushqimin asaj në shtëpinë e saj,

do të ishte shumë më vlefshëm.’ Shejtani nuk iu nda atij derisa ky filloi t’ia dërgojë

ushqimin në shtëpi. Në këtë mënyrë qëndroi një kohë.

Pastaj, erdhi shejtani dhe filloi t’ia bëjë bëmirësinë të dashur, e nxiti në të dhe i

tha: sikur të kishe biseduar ndonjëherë me të që të ndiente ngrohtësi, sepse atë e ka

kapluar vetmi e madhe. Shejtani nuk iu largua atij derisa ky filloi t’i flasë asaj nga

falltorja e tij.

Pas një kohe i erdh shejtani dhe i tha: ‘Sikur të zbritësh te dera jote dhe ajo të

zbret te dera e saj dhe të bisedoni, do të ishte më mirë për të.’ Shejtani nuk iu largua

këtij derisa filloi të del te dera e faltores së tij dhe ajo të del te dera e saj. Ata qëndruan

kështu një kohë duke biseduar.

Pastaj, shejtani i zbukuroi punën dhe shpërblimin që fiton me bëmirësinë e tij

ndaj saj, e i tha: ‘Sikur të dilje nga dera e faltores tënde dhe të afrohesh afër shtëpisë së

saj e të bisedoni, do të ishte më ngrohtësi për të.’ Ai nuk iu nda duke e nxitur në këtë,

derisa e veproi këtë dhe kështu qëndruan një kohë.

Pastaj i erdh shejtani e i tha: ‘Sikur të hysh në shtëpi me të dhe të bisedosh,

kështu nuk do të lejoje që ta sheh fytyrën e saj askush.’ Ai nuk iu nda atij duke e nxitur,

derisa filloi të hyjë në shtëpi me të dhe të bisedojnë tërë ditën, e kur kalonte dita, ngjitej

në faltoren e tij.

Pas një kohe, i erdh shejtani dhe nuk iu nda derisa e kapi atë për kofshën e saj

dhe derisa e puthi. Ai vazhdoi t’ia zbukurojë atë në syrin e tij derisa edhe bëri

marrëdhënie seksuale me të, kështu që ajo mbet shtatzënë dhe lindi një fëmijë. Atëherë i

erdh shejtani e i tha: ‘Ç’farë do të bësh kur të vijnë vëllezërit e saj dhe e shohin se ajo ka

lindur? Unë nuk mendoj se ti do të shpëtosh pa u turpëruar, prandaj merre fëmiun, preje

dhe varrose, sepse nëna e tij nuk do ta shfaq këtë nga frika se vëllezërit e saj do ta

kuptojnë se çfarë ke vepruar me të. Ai veproi sikurse i tha shejtani.

Pastaj ai i tha: ‘A mendon se ajo do ta fshehë para vëllezërve të saj çfarë bëre me

të dhe me fëmiun e saj, por ti merre edhe atë e preje dhe varrose me fëmiun e saj.

Shejtani nuk iu largua atij derisa ky veproi sikurse i tha ai. Më pastaj i futi në një gropë

dhe i mbuloi me një gur të madh, pastaj shkoi në faltoren e tij dhe filloi të bënte

adhurim. Ai qëndroi në këtë gjendje aq sa dëshiroi Allahu dhe pastaj erdhën vëllezërit e

asaj vajze. Erdhën menjëherë te ky dhe e pyetën për të. Ky u tregoi se ajo ka vdekur,

kërkoi falje për të dhe filloi të qajë, e tha: ‘Ajo ishte gruaja më e mirë dhe shikoni ky

është varri i saj. Vëllezërit e saj erdhën te varri, qajtën aty, kërkuan mëshirë për të dhe

qëndruan te varri i saj disa ditë, pastaj shkuan te gratë e tyre.

Page 45: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

45

Kur erdhi nata dhe ranë në gjumë, u erdh shejtani në ëndërr në formën e një

udhëtari, e filloi me vëllaun më të madh. E pyeti atë për motrën e tij, ky i tregoi se çka i

kishte thënë adhuruesi, se ajo kishte vdekur dhe se si u tregoi vendin e varrit të saj. Por

shejtani i tregoi se ai kishte gënjyer dhe i tha: ‘Ai nuk u tha të vërtetën për motrën tuaj,

ai e bëri shtatzënë motrën tuaj dhe ajo lindi një djal, pastaj ai i mbyti që të dy sepse

kishte frikë nga ju dhe i varrosi prapa derës së shtëpisë në të cilën ajo qëndronte dhe në

anën e djathtë të saj. Unë jam i bindur se ju do t’i gjeni aty që të dy.’ Pastaj shkoi te

vëllai i mesëm dhe më i vogli dhe u tha të njëjtën gjë.

Kur gdhinë në mëngjes, ata u habitën nga ëndrra që kishin ëndërruar, kështu që u

tubuan të gjithë dhe filluan t’i thonë njëri-tjetrit: ‘Unë sonte pashë një ëndërr të

çuditshme’, kështu që të gjithë treguan se çfarë kishin ëndërruar. Vëllau i madh tha:

‘Kjo është ëndërr dhe nuk është asgjë, andaj ejani të shkojmë dhe leni këtë gjë.’ Por

vëllau i vogël tha: ‘Betohem në Allahun, unë nuk largohem nga këtu përderisa të shkoj

tek ai vend dhe të shikoj se çfarë ka në të.’ U drejtuan ata të gjithë në drejtim të shtëpisë

në të cilën qëndronte motra e tyre, e hapën derën dhe hulumtuan vendin të cilin e kishin

parë në ëndërr. Kur shikuan aty, e gjetën motrën dhe fëmiun e saj të prerë e të varrosur

në atë vend, ashtu sikurse kishin parë ëndërr. Këta menjëherë shkuan te adhuruesi dhe e

pyetën për këtë dhe ai ua vërtetoi fjalën e shejtanit në atë që veproi me ata dy. Ia morën

këta pasurinë që ia kishin dhënë, e zbritën nga faltorja dhe e dërguan që ta kryqëzojnë.

Kur e lidhën në drurin e kryqëzimit, i erdh shejtani dhe i tha: ‘Ti e kuptove se

unë jam ai që të mashtrova me atë gruan, derisa mbet shtatzënë dhe derisa e preve atë

dhe fëmiun e saj. Nëse ti sot me bindesh, mohon Allahun i Cili të krijoi dhe të formoi,

unë do të shpëtoj nga gjendja në të cilën je.’ Adhuruesi e mohoi Allahun, e kur ai

mohoi, shejtani e la atë dhe pastaj e kryqëzuan”.

Këtë rrëfim e përmendën komentatorët e Kur’anit gjatë komentit të fjalës së

Allahut: “… si shejtani kur i thotë njeriut: “Moho e mos e beso Allahun”, por kur

(njeriu) e mohon Allahun, (shejtani) i thotë: “Unë jam i lirë (i padetyruar) ndaj

teje…” (El Hashr: 16).

6 - Shejtani pason hapa të njëpasnjëshëm, deri në devijimin e njeriut:

Nga rrëfimi i mëparshëm, mund të kuptojmë një metodë të shejtanit në tentimet

e shumta të tij për humbjen e njeriut. Ai e tërheq njeriun hap pas hapi, pa pushuar e pa u

lodhur. Sa herë që e hedhë në një mëkat, e udhëzon në një mëkat tjetër më të madh,

derisa ta dërgojë te mëkati më i madh dhe kështu e shkatërron atë. Ky është edhe ligji i

Allahut për robërit e Tij, kur ata devijojnë, ua mbizotëron shejtanin dhe ua shmang

zemrat nga rruga e drejtë: “…Kështu kur ata u larguan (nga Rruga e Allahut), Allahu

ua largoi zemrat e tyre (nga Rruga e Vërtetë). Dhe Allahu nuk e udhëzon popullin

Fasikun (të pabindur, të panënshtruar ndaj Allahut, që kalojnë çdo kufi në

mosbesim).” (Es Saff: 5).

7 - Ai e bën njeriun të harrojë atë që i bën mirë dhe që është në interes të

tij:

Kjo është ajo që shejtani veproi me Ademin, ai pandërprerë i pëshpëriti derisa

Ademi harroi urdhërin e Zotit të tij: “Edhe më parë Ne morëm me siguri besën e

Ademit, por ai harroi dhe Ne nuk gjetëm nga ana e tij vendosmëri në veten e tij.“ (Ta-

ha: 115). Kurse shoqëruesi i Musaut, alejhis-selam, i tha atij: “Ai (djaloshi - Jushaë bin

Nun) i tha: “A të kujtohet kur arritëm te shkëmbi? Unë e harrova peshkun; askush

veçse shejtani më bëri që të mos e kujtoj…” (El Kehf: 63). Allahu i ndaloi të Dërguarit

të Tij dhe Sahabëve të të Dërguarit, që të ulen në mexhliset (vend-ndejet) ku bëhet

përqeshje me fenë e Allahut, por shejtani e bën njeriun ta harrojë këtë urdhër të Allahut,

kështu që ia shoqëron ata përqeshës: “Dhe kur ti i sheh ata të cilët zihen në biseda

boshe për Vargjet Tona të Kur’anit duke i përqeshur ato, rri larg prej tyre deri sa të

kalojnë në një çështje tjetër. Ndërsa, po të të bëjë shejtani të harrosh, atëherë pasi të

kujtohesh, mos rri më në shoqërinë e njerëzve Dhalimunë (mosbesimtarë, keqbërës).”

Page 46: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

46

(En Aam: 68). Jusufi, alejhis-selam, kërkoi nga shoku i tij që ishte me të në burg, që kur

të dalë nga aty dhe të fillojë t’i shërbejë mbretit, ta përmendë çështjen e tij para mbretit,

por shejtani e bëri këtë njeri të harrojë atë që i tha Jusufi, alejhis-selam, për këtë arsye

Jusufi mbet në burg për disa vite: “Ndërsa atij për të cilin e dinte se do të shpëtonte i

tha: “Më përmend mua te padroni yt (që të më nxjerr nga burgu).” Por shejtani e bëri

atë të harrojë që ta përmend çështjen te padroni i vet (ose shejtani bëri që Jusufi të

harrojë të përkujtojë Zotin e tij, Allahun, për të kërkuar ndihmën e Tij në vend të të

tjerëve), kështu që (Jusufi) mbeti në burg edhe ca vite të tjera.” (Jusuf: 42). Kur

shejtani e sundon njeriun në përgjithësi, e bën që ta harrojë Zotin në përgjithësi: “Ata i

ka mundur shejtani, kështu që ai i ka bërë të harrojnë kujtimin e Allahut. Ata janë

palë e shejtanit, por ta dini se pala e shejtanit do të jenë të humburit.” (El

Muxhadilah: 19). Me këtë ajet janë për qëllim munafikët – dyfytyrshat – sikurse thuhet

në ajetin para këtij. Përmendja e Allahut është arma e cila e largon shejtanin: “...dhe

përmende Zotin tënd kur harron…” (El Kehf: 24).

8 - Frikësimi i besimatrëve përmes ithtarëve të tij:

Nga metodat e shejtanit, është frikësimi i besimtarëve përmes ushtrisë dhe

dashamirëve të tij, kështu që besimtarët nuk i luftojnë ata, nuk i urdhërojnë në të mira

dhe nuk i pengojnë nga të këqijat. Kjo është prej kurthave më të mëdha që shejtani iu

bën besimtarëve. Allahu i madhëruar na lajmëroi për këtë duke thënë: “Vetëm Shejtani

jua shtie në mendje frikën e Eulijave të tij (të shokëve, pasuesve të tij si

mosbesimtarët, paganët, mohuesit etj), kështu që mos iu frikësoni atyre aspak, por

m’u frikësoni vetëm Mua, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (Al Imran: 175). Tha

Katadeja: ”Kuptimi i “...Vetëm Shejtani jua shtie në mendje frikën e Eulijave të tij...”

është: e rritë çështjen e tyre në zemrat tuaja, për këtë arsye pastaj tha “...kështu që mos

iu frikësoni atyre aspak, por m’u frikësoni vetëm Mua, nëse jeni besimtarë të

vërtetë.”, sa herë që forcohet besimi i njeriut, i largohet nga zemra e tij frika nga miqtë e

shejtanit dhe sa herë që dobësohet imani i tij, forcohet frika e tij nga ata”.

9 - Hyrja e shejtanit në shpirtin e njeriut, përmes derës të cilën ai e pëlqen

dhe e do:

Tha Ibnul-Kajjimi rreth kësaj teme: ”Shejtani qarkullon në trupin e njeriut

sikurse qarkullon gjaku, madje ndeshet me shpirtin e njeriut dhe përzihet me të, kështu

që e pyet atë se ç’farë dëshiron dhe cilës gjë i jep përparësi, e kur e kupton këtë, e

përdorë atë kundër njeriut dhe i hyn atij nga kjo derë. Këtë gjë ai ua mësoi edhe

dashamirëve të tij në mesin e njerëzve. Kur dëshirojnë t’i realizojnë qëllimet e prishta të

tyre, që të hyjnë përmes derës të cilën ata e dëshirojnë, sepse ajo është derë që nuk

mbetet pa iu kryer nevoja e atij që hynë përmes saj, kurse ai që dëshiron të hyjë përmes

ndonjë dere tjetër, e gjenë atë të mbyllur...”

Nga kjo derë i hyri shejtani Ademit dhe Havës, sikurse thotë Allahu i

madhëruar: “Pastaj atyre iu afrua shejtani dhe u pëshpëriti të dyve që t’ua zbulonte

pjesët e turpshme që i kishin të mbuluara. Ai u tha: “Zoti juaj nuk jua ndaloi juve

këtë pemë, por vetëm që të mos bëheni melekë ose të pavdekshëm.” (Al A’raf: 20). Tha

Ibnul-Kajjimi: ”Armiku i Allahut vërejti dhe ndjeu se ata dy anonin kah përjetësia në atë

shtëpi të begatshme e të përhershme, për këtë arsye iu bë e ditur se nuk mund t’ju hyjë

atyre, përveçse nga kjo derë dhe u betua se ai është këshillues i tyre, e u tha: “...Zoti

juaj nuk jua ndaloi juve këtë pemë, por vetëm që të mos bëheni melekë ose të

pavdekshëm.” (Al A’raf: 20).

10 - Paraqitja e dyshimeve:

Nga metodat e shejtanit në tentimet e tij për humbjen e njeriut, është edhe

trazimi i besimit përmes dyshimeve që i paraqet. I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem, na këshilloi që të ruhemi nga disa dyshime të tij në hadithin të cilin e

transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se tha: ”I vie

shejtani ndonjërit nga ju, e i thotë: ’Kush e krijoi këtë, kush e krijoi këtë?’ Derisa në

Page 47: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

47

fund thotë: ‘Kush e krijoi Zotin tënd?’ Kur të arrinë deri këtu, le të kërkojë njeriu

strehim tek Allahu dhe le të përfundojë”.

Edhe sahabët, radiAllahu anhum, nuk i shpëtuan dyshimeve të tij. Disa nga ata

erdhën te Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe u ankuan nga dyshimet dhe

pëshpëritjet që janë duke i përjetuar. Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre, radiAllahu

anhu, se tha: ”Një grup i sahabëve erdhën tek Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem, dhe e pyetën: ‘Ne ndiejmë në shpirtin tonë gjëra të tilla që na duken të pahijshme

t’i flasim! Ai u tha: ‘A keni përjetuar diç të tillë?’ Thanë: ’Po’. Ai u tha: ”Kjo është

dëlirësia (apo sinqeriteti) e imanit (pasi që nuk folën diç të tillë)”. Dëlirësi e imanit të

tyre është sepse larguan, urrejtën dhe e panë të pahijshme pëshpëritjen e shejtanit.

Shiko dyshimet e vështira të cilat i përjetonin sahabët nga ai. Transmeton Ebu

Davudi nga Ibni Abbasi, radiAllahu anhu, se tha: ”Një njeri erdhi tek profeti, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe i tha: ‘O i Dërguar i Allahut, ndonjëri nga ne ndien në

shpirtin e tij diç të tillë, që më mirë do të ishte për te të ishte hi, se sa të fliste një gjë të

tillë’. Ai i tha: ”Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, falënderimi i qoftë Allahut i

Cili e ktheu kurthën e tij (shejtanit) vetëm në pëshpëritje”.

Nga të gjitha ato dyshime që ai i paraqet, është edhe ajo që Allahu na tregoi në

fjalën e Tij: “Ne nuk dërguam para teje asnjë të Dërguar ose Pejgamber, e që, kur ai

shpallte nga Mesazhi ose fliste (ose ndërtonte diçka me përpjekje), shejtani të mos

hidhte (mashtrime) në të. Por Allahu asgjëson atë që hedh shejtani, pastaj Allahu

vendos e ngre Mesazhin e Tij. Dhe Allahu është i Gjithëdituri, më i Urti

Gjithëgjykues. Me qëllim që Ai (Allahu) të mund ta bëjë atë që është hedhur e përzier

në të nga shejtani, provë për ata, zemrat e të cilëve janë me sëmundje (të dyfytyrësisë

dhe të mosbesimit) dhe për ata, zemrat e të cilëve janë forcuar (e bërë gur). Dhe është

e qartë se Dhalimunët (mosbesimtarët keqbërës) janë në përçarje e mosmarrëveshje

tepër larg; dhe (me qëllim që) ata të cilëve u është dhuruar dija, të mund ta marrin

vesh se ai (Kur’ani) është e vërteta nga Zoti yt, që ata të mund të besojnë në të dhe që

zemrat e tyre t’i nënshtrohen atij me përulje. E vërtetë është se Allahu është

Udhëzuesi drejt Rrugës së Drejtë i atyre që besojnë.” (Haxh: 52-54). Dëshira e Profetit

e përmendur në ajetin e parë është: të folurit e shpirtit. D.m.th. kur Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, i fliste vetes, shejtani mundohej të hyjë ndërmjet fjalëve të tij

si mashtrues, i thonte: Sikur të kërkoshe nga Allahu që të pasurojë dhe që të pasurohen

muslimanët, ose të dëshiroje besimin e të gjithë njerëzve…kurse Allahu asgjësonte këtë

pëshpëritje të shejtanit të paraqitur në dëshirën e Profetit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,

dhe e drejtonte nga e vërteta dhe nga qëllimi i Tij. Mendimi se këto ajete vërtetojnë se

shejtani mund të shtojë në Kur’an diç që nuk është prej tij, nuk është me vend, sepse

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, është i pagabuar në komunikimin e shpalljes.

Tha një dijetar, duke sqaruar dyshimet të cilat shejtani i hedhë në shpirtin e

njeriut: “Në çdo mëngjes shejtani më ze pritën në katër vende: para dhe prapa meje dhe

nga e djathta e nga e majta, e thotë: Mos u frikëso, sepse Allahu është falës dhe i

mëshirshëm, kurse unë e lexoj këtë ajet: “Dhe vërtet që Unë jam gjithnjë Falës i Madh

për atë që pendohet, që beson dhe që punon mirësi e drejtësi dhe pastaj u qëndron

këtyre (deri në vdekje).” (Ta-Ha: 82) , ose ai më vjen nga prapa dhe më frikëson me

humbjen e asaj që lë mbrapa, kurse unë lexoj këtë ajet: “Nuk ka krijesë të gjallë në tokë

që të mos e ketë furnizimin e përshtatur nga Allahu...” (Hud: 6), nga e djathta më

paraqitet me gratë, kurse unë e lexoj këtë ajet: “...dhe fundi (i shkëlqyer) është për

Muttekinët (të përkushtuarit ndaj Allahut në Besimin e Pastër Islam).” (Al A’raf:

128), dhe nga e majta më paraqitet me anën e epsheve, kurse unë e lexoj këtë ajet: “Dhe

një pengesë e pakalueshme do të vendoset mes tyre dhe asaj (Et-Teubah: kthimi me

pendim tek Allahu dhe pranimi i Besimit) që ata dëshirojnë...” (Sebe’ë: 54).

Page 48: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

48

11 – 14 – Alkooli, bixhozi, idhujt dhe falli:

Thotë Allahu i madhëruar: “O ju që keni besuar! Të gjitha pijet alkoolike

dehëse e maramendëse, kumari (bixhozi), Ansabet (altarët ku flijohen kurbane për

idhuj e tjer), Azlamet (hedhja e shortit ose kërkimi i fatit me shigjeta) janë të

neveritura e punë prej shejtani, kështu që hiqni dorë prej gjithë atyre (rreptësisht dhe

nga gjithë punët e neveritura) që të mund të jeni të fituar. Shejtani do vetëm që të

nxisë armiqësi e urrejtje mes jush me anë të pijeve dehëse (alkoolike e të tjera

marramendëse) dhe kumarit (bixhozit), t’ju ndalojë ju nga të kujtuarit e Allahut dhe

nga falja (Es-Salat). Pra, a po i jepni fund?” (El Maideh: 90-91). El-Hamr (vera)

është: çdo gjë që dehë, El-Mejsir (bixhozi) është: bixhozi e kumari, El-Ansab (idhujt)

janë: çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, sikurse guri, druri, statuja, varri, dituria, etj,

kurse El-Azlam (falli) janë: falli që bëhet me hedhjen e shigjetës (apo me çfarëdo falli

tjetër) me anën e të cilës kërkohet përcaktimi i çështjeve; d.m.th., përmes tij dëshirojnë

të dijnë atë që u është përcaktuar.

Ky fall mund të bëhet përmes shtizave, shigjetave, gurëve apo diç tjetër. Në

njërën nga ato shkruhet: ‘më urdhëroi Zoti im’, kurse në tjetrën: ‘më ndaloi Zoti im’, e

kur dikush dëshiron të martohet apo të udhëtojë apo diç të ngjashëm, e fut dorën aty ku

gjenden ato shtiza apo shigjeta dhe nëse e nxjerr atë ku shkruan: ‘më urdhëroi Zoti im’,

e bën veprën që kishte për qëllim, e nëse nxjerr tjetrën, nuk e vepron atë. Shejtani i nxit

njerëzit në këto katër gjëra; sepse në vetvete janë humbje dhe të dërgojnë deri në

rezultate të dëmshme dhe ndikime të këqija. Alkooli i humb mendjen pirësit të tij, e kur

ai e humbë mendjen, i vepron veprat shkatërruese, i vepron të ndaluarat, i lenë veprat e

mira dhe u bën dëm robëve të Allahut.

Përmendi Ibni Kethiri në tefsirin e tij nga Othman Ibni Affani, radiAllahu anhu,

se tha: ”Largohuni nga alkooli, sepse ai është nëna e të këqijave. Para jush ekzistonte

një njeri që ishte adhurues i madh dhe largohej nga njerëzit. Një grua e prishur u

dashurua në të, kështu që ajo e dërgoi robëreshën e saj që ta ftojë këtë për dëshmi. Ky

shkoi me të dhe sa herë që kalonte një derë, ia mbyllte atë, derisa arriti te një grua e

pashme. Afër saj ishte një fëmi dhe një enë me verë. Ajo i tha: Unë betohem në Allahun

se nuk të ftova për dëshmi, por të ftova që të bësh marrëdhënie me mua, ose ta vrasësh

këtë fëmi, ose ta pishë këtë verë. Kështu që ajo i dha të pijë një gotë verë, pastaj ai i tha:

Më jepni ende, e nuk u ndal derisa edhe bëri marrëdhënie me të dhe e vrau fëmiun.

Është e pamundshme që të bashkohen vera dhe besimi, e që njëri prej tyre mos ta

largojë tjetrin”.

Transmetojnë Ibni Xheriri, Ibnul-Mundhiri, Ibni Ebi Hatimi, Ebush-Shejh Ibnu

Merdevijje dhe En-Nuhhasi nga Sa’d Ibni Ebu Vekkasi se: njëri nga Ensarët (banorët e

Medinës) u përgatiti ushqim disa Sahabëve, pastaj u dha të pijnë verë, para se të

ndalohet ajo, e kur ata u pinë, filluan të lavdërohen, kështu që u përleshen ndërmjet

vete. Edhe Sa’d Ibni Ebu Vekkasin e kishte goditur dikush në këtë përleshje. Ai ishte

goditur me eshtrat e kokës së deves në hundën e tij dhe gjurmët e kësaj goditjeje nuk i

ishin larguar tërë jetën.

Pastaj njëri nga Sahabët doli para tyre imam që t’ua falë namazin duke qenë i

dehur dhe në namaz tha: ‘Kul ja ejjuhel-kafirune, a’budu ma tabudun - Thuaj: “O ju

pabesimtarë, unë adhuroj atë që ju adhuroni” (në vend se të thotë: la a’budu ma tabudun

- unë nuk adhuroj atë që ju adhuroni)’, për këtë arsye Allahu e zbriti ajetin: “O ju që

keni besuar! Mos u afroni në Salat (falje) duke qenë të dehur derisa të kuptoni se

ç’flisni...” (An Nisa’: 43). Kur njeriu pi alkool, qoftë edhe në moshën më të shtyer, bën

sjellje si të jetë i çmendur. Me të qeshin të vegjëlit e të mëdhenjtë dhe njerëzit e shkelin

atë me këmbët e tyre në mes të rrugës.

Nuk ka dyshim se edhe bixhozi është sëmundje e rrezikshme sikurse alkooli.

Kur ai rrënjoset në shpirtin e njeriut, vështirë se mund të shërohet nga ai. Ai është rrugë

Page 49: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

49

për humbjen e kohës dhe të pasurisë, ai formon armiqësi dhe të shtynë në veprimin e

harameve.

Po ashtu shejtani fton në ngritjen e statujave, që pastaj të adhurohen si zota

përveç Allahut. Adhurimi i idhujve ishte i përhapur në të kaluarën dhe është i përhapur

edhe sot. Shejtanët i shoqërojnë ata idhuj, u flasin adhuruesve të tyre ndonjëherë dhe i

bëjnë të shikojnë disa gjëra të cilat i tërheqin adhuruesit e tyre që të besojnë në ata idhuj,

kështu që kërkojnë nga ata kryerjen e nevojave, i thërrasin ata në vështirësi, kërkojnë

ndihmë prej tyre në luftra, u bëjnë atyre kurbana dhe u dhurojnë dhurata, lozin e

kërcejnë afër tyre dhe i bëjnë aty festat dhe tubimet. Shejtani përmes idhujve humbi

shumë njerëz, sikurse tha Ibrahimi, alejhis-selam, duke iu lutur Zotit të tij: “...dhe më

largo e më ruaj mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve. O Zoti im! Vërtet që ata

(idhujt) kanë gabuar e humbur shumë nga njerëzit...“ (Ibrahim: 35-36).

Edhe sot e kësaj dite adhurimi i varreve është i përhapur në mesin e

muslimanëve, luten tek ato dhe bëjnë kurbana… po ashtu në ditët tona është përhapur

një risi e re - përmes së cilës shejtani përqeshet me njerëzit. Ajo është statuja e ushtarit

të panjohur, supozojnë se ajo është shenjë e ushtarit luftëtar, e respektojnë atë duke

dërguar lule tek ai dhe e madhërojnë dhe sa herë që i viziton vendet në të cilat ekziston

kjo statujë ndonjë kryetar, shkon tek ajo statujë dhe i vendos ato dhurata e lule. Nuk ka

dyshim se e gjithë kjo është adhurim i shejtanit dhe vepër e tij.

Kërkimi i njohjes së përcaktimeve përmes fallit:

E ardhmja është fshehtësi e Allahut, për këtë arsye i Dërguari i Allahut, sal-

lAllahu alejhi ve sel-elm, na mësoi salatul-istiharen (namazin e zgjedhjes) kur

dëshirojmë të udhtojmë, të martohemi, etj – shpresojmë nga Allahu që të na zgjedhë

çështjet më të mira për ne.

Islami zhduki tentimet e njohjes së ardhmërisë përmes fallit, sepse shtizat dhe

shigjetat nuk e dijnë se ku është e mira, prandaj kërkimi i diturisë nga ato është prishje e

mendjes dhe mangësi e diturisë.

E njëjta gjë thuhet edhe për trembjen e shpendëve. Arabët e kishin shprehi që

kur vendosnin të udhtojnë, dilnin nga shtëpia dhe e trembnin ndonjë shpend. Nëse ai

fluturonte nga ana e djathtë, e konsideronin udhëtimin e tyre të begatshëm, e nëse ai

fluturonte nga ana e majtë, e konsideronin udhëtimin e tyre të papëlqyeshëm… Nuk ka

dyshim se e gjithë kjo është humbje.

15 – Es - Sihru – Magjia:

Magjia është një prej metodave me të cilat shejtani i humbë njerëzit. Ata u

mësojnë atyre këtë dituri, e cila bën vetëm dëm e nuk bën dobi dhe është rrugë për

ndarjen në mes burrit dhe gruas së tij, të cilën gjë shejtani e konsideron prej veprave më

të mëdha të cilat i kryen ushtria e tij. Këtë gjë e kemi përmendur më herët. Thotë

Allahu: “Ata ndoqën atë që shejtanët e nxorrën (në mënyrë të rreme nga magjia) në

kohën e sundimit të Sulejmanit. Nuk mohoi Sulejmani por shejtanët mohuan (nuk

besuan), duke u mësuar njerëzve magjinë dhe gjëra të tilla që zbritën në Babiloni prej

dy melekëve, Harut dhe Marut, por në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk i mësoi ndokujt

gjëra të tilla, veç pasi ata thanë: “Ne jemi vetëm sprovë, kështu që mos u bëni

mosbesimtarë (duke mësuar magjinë prej nesh).” Dhe nga këta melekë njerëzit

mësuan atë që shkaktonte ndarjen e burrit nga bashkëshortja e tij, por ata nuk mund

të dëmtonin ndokënd përveçse me Vullnetin dhe Lejen e Allahut. Dhe ata mësuan atë

gjë që i dëmtonte dhe nuk u sillte përfitim. E në të vërtetë ata e dinin se blerësit e saj

(të magjisë) nuk do të kishin aspak pjesë nga Bota e Pastajme. Dhe vërtet, sa e keqe

ishte ajo për të cilën ata shitën veten e tyre, veç sikur ta dinin!” (El Bekareh: 102).

Page 50: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

50

A është magjia realitet?

Dijetarët ranë në dilemë rreth kësaj çështjeje, disa thanë: ajo nuk është realitet,

por vetëm iluzion: “...Pastaj ç’të shohësh! Litarët dhe shkopinjtë e tyre, prej magjisë

së tyre, iu dukën atij sikur rrëshqisnin me shpejtësi.” (Ta-Ha: 66), kurse disa të tjerë

thanë se: ajo është realitet siç argumentoi ajeti i sures El-Bekareh.

Realiteti është se ajo është dy lloje: një lloj është vetëm iluzion, i cili mbështetet

në mashtrimet shkencore dhe lëvizjen e lehtë e të shpejtë, kurse një lloj tjetër është

realitet, sikurse magjia e cila ndanë burrin me gruan…

Magjia që i bënë jahuditë Muhammedit,

sal-lAllahu alejhi ve sel-elm:

Transmetoi Buhariu nga nga Aishja, radiAllahu anha, se tha: “I bëri magji të

Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-elm, një njeri nga Beni Zurejkët, i quajtur

me emrin Lebid Ibnul-A’sam, saqë i dukej të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ve

sel-elm, se është duke vepruar diç, pa e bërë atë. Duke qenë kështu, një ditë apo një

natë, ai ishte tek unë, bëri lutje të gjatë, pastaj tha: ‘Oj Aishe, a mendon se Allahu mu

përgjigj në atë që kërkova nga ai? Më erdhën dy persona, njëri nga ata u ul te koka ime,

kurse tjetri te këmbët e mia. Njëri nga ata i tha shokut të tij: ‘Ç’farë dhimbje ka ky

njeri?’ Tjetri i tha: ‘I është bërë magji.’ Tha: ‘Kush i ka bërë magji?’ Tha: ’Lebid

Ibnul-A’sami’. Tha: ‘Si i bëri magji?’ Tha: ‘Me krahër dhe mbetjen e flokëve (flokët që

mbesin në krahër pas krehjes) dhe me syth të hurmeve.’

Tha: ’Ku është ajo?’ Tha: ‘Në bunarin Dhervan’.

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-elm, shkoi tek ai me një grup të

sahabëve të tij, pastaj u kthye e tha: ‘Oj Aishe, uji i tij sikur të ishte tretje e kanaës dhe

frytet e palmave të tij ishin sikurse kokat e shejtanëve”.

I thashë: O i Dërguar i Allahut, sikur ta nxirrje atë (magjinë nga bunari)? Tha:

“Allahu më shëroi nga ajo, e unë urreva që me të t’u bëhet njerëzve ndonjë

sherr, për këtë arsye urdhërova që të mbulohet me dhe”.

Nuk mund të thuhet se: kjo magji i ndikoi dhe i pështjelli Muhammedit, sal-

lAllahu alejhi ve sel-elm, shpalljen e tij, sepse magjia që iu bë atij ndikoi vetëm në

trupin e pastër të tij dhe nuk arriti në zemër e mendje. Ajo i ndodhi atij sikur çdo

sëmundje tjetër që i paraqitet trupit, kurse shpallja është e ruajtur nga Allahu: “Vërtet

Ne, jemi Ne që e kemi zbritur Përkujtimin (Kur’anin) dhe padyshim që Ne do të jemi

Gjithëruajtës të tij.” (El Hixhr: 9).

16 - Dobësia e njeriut:

Njeriu posedon shumë pika të dobëta, të cilat në realitet janë sëmundje, e

shejtani i forcon këto sëmundje në shpirtin e njeriut, madje edhe i shfrytëzon si hyrje të

tij në shpirtin njerëzor. Në mesin e atyre sëmundjeve janë: dobësia, pesimizmi, humbja

e shpresës në mëshirën e Allahut, kryelartësia, gëzimi i tepruar, hamendja, lavdërimi,

mizoria, sulmimi, injorimi, mohimi i begatisë, ngutja, sjellja e pahijshme,

mendjelehtësia, koprracia, shpirt-ngushtësia, lakmia, konflikti, llomotitja, dyshimi,

injoranca, hutia, shpërthimi në armiqësi, vetëmashtrimi, akuza e rrejshme,

dorështrëngimi dhe frika, mosdurueshmëria, ndalimi i dhënies, renegimi, kalimi i çdo

kufiri, dashja e pasurisë, sprovimi me këtë botë…

Pra, Islami fton në përmirësimin e shpirtit dhe shërimin nga sëmundjet e tij, por

kjo ka nevojë për mund të madh, sikurse ka nevojë edhe për durim ndaj vështirësive të

rrugës. Ndërsa ndjekja e dëshirës dhe e asaj që shpirti i preferuar për të keqe të

urdhëron, është gjë e lehtë. Shembulli i parë i ngjan njeriut që ngjitet në maje të malit

Page 51: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

51

plotë gurë, kurse shembulli i dytë i ngjanë njeriut që hudhet nga maja e malit. Për këtë

arsye, ata që iu përgjigjën shejtanit janë shumë, kurse thirrësat e të vërtetës në rrugën e

Allahut, u ballafaquan më vështirësi të mëdha.

Më poshtë do t’i paraqesim disa thënie të selefit (të parëve tanë), që të sqarojmë

se si shejtani i shfrytëzon pikat e dobëta te njeriu. Tregon El-Mu’temer Ibni Sulejmani

nga babai i tij se tha: “Më është përmendur mua, se shejtani pëshpëritës, lëshohet në

zemrën e njeriut, kur ai është i pikëlluar dhe kur është i gëzuar, e kur ai e përmend

Allahun, zbrapset.”

Tha Vehb Ibni Munebbihi: “Një prift i tha shejtanit, i cili iu kishte paraqitur atij:

‘Cila sjellje e njeriut është më e përshtatshme për ju, që ta përdorni kundër tij?’ Tha :

‘Hidhërimi i mprehtë, kur njeriu është shumë i mprehtë. Luajmë ne me të, sikurse luajnë

fëmijët me top’.”

Transmetoi Ibnul-Xhevziu nga Ibni Omeri, radiAllahu anhu, se: “Nuhu, alejhis-

selam, e pyeti shejtanin për cilësitë me të cilat i shkatërron njerëzit, e i tha: ‘zilia dhe

lakmia’.”

Nuk është larg prej nesh vepra të cilën e punuan vëllezërit e Jusufit kundër tij.

Tha Jusufi: “...Vërtet që Ai ishte mjaft i Mirë me mua, kur Ai më nxorri nga burgu,

ndërsa juve ju nxorri nga jeta e shkretëtirës dhe ju solli të gjithëve këtu, mbasi

shejtani kishte mbjellë armiqësi mes meje dhe vëllezërve të mi...“ (Jusuf: 100).

17 - Gratë dhe dashuria për këtë botë:

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-elm, na lajmëroi se nuk la pas vete

sprovim – fitne – më të madh për burrat, se sa gratë. Për këtë arsye është urdhëruar

femra që ta mbulojë trupin e saj në përgjithësi, përveç fytyrës dhe shuplakave të dorës

(është e preferueshme që ajo të mbulohet në përgjithësi), kurse burrat u urdhëruan t’i

ulin shikimet. I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-elm, po ashtu na ndaloi që të

vetmohemi me femrën dhe na lajmëroi se kurdo që një njëri vetmohet me ndonjë grua,

shejtani është i treti i tyre. Po ashtu transmeton Tirmidhiu se Muhammedi, sal-lAllahu

alejhi ve sel-elm, tha: “Gruaja është avret, e kur ajo del, i drejton shejtani sytë nga

ajo.”

Ne sot e shohim këtë sprovim të madh të daljes së grave, ashtu sikurse i

përshkruajti i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-elm,: ‘të veshura e të

deshura.’ Sot janë themeluar me mijëra organizata, në Lindje e në Perëndim, të cilat

shfrytëzojnë ushtri të grave e të meshkujve, për përhapjen e imoralitetit përmes

televizionit, romaneve dhe filmave të cilët ftojnë në imoralitet!

Dashuria për këtë botë është koka e çdo të keqeje. A mos u derdhë gjaku, u

shkelën moralet, u grabitën pasuritë, u shkëputën marrëdhëniet farefisnore,… përveçse

si shkak i animit kah dun’jaja, konfliktit për pasuritë e përkohshme të saj dhe lakmisë

për kënaqësitë zhdukëse të saj.

18 - Muzika dhe këngët:

Muzika dhe këngët janë dy rrugë me të cilat shejtani i shkatërron zemrat dhe i

prishë shpirtërat. Thotë Ibnul-Kajjimi: “Prej kurthave të armikut të Allahut, me të cilat i

mashtroi ata që kanë pak dituri, mendje dhe fe dhe me të cilat uzurpoi zemrat e

injorantëve të prishur, janë: dëgjimi i britmës e i duartrokitjes dhe i muzikës me vegla

muzikore të ndaluara, të cilat i pengojnë zemrat nga Kur’ani dhe i bëjnë ato t’i

përmbahen mosbindjes e mëkateve, janë kur’ani i shejtanit. Mbulesa e trashë ndaj

Allahut, është ftesa për çdo imoralitet. Përmes muzikës shejtani mashtroi shpirtërat e

prishur, ua zbukuroi atë atyre me mashtrim e kurthim… dhe për shkak të të gjithë kësaj,

e hudhën Kur’anin…”.

Është çudi me disa njerëz të cilët i mveshin vetes devotshmërinë, se si e marrin

muzikën dhe kërcimin, rrugë të devotshmërisë, e lënë dëgjimin hyjnor dhe shkojnë tek

dëgjimi djallëzor. Ibnul-Kajjimi e quajti muzikën me disa emra: shmangie (nga

përkujtimi i Allahut), gjë e padobishme, kotësi, gënjeshtër, britmë, duartrokitje, ftesa e

Page 52: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

52

imoralitetit, kur’ani i shejtanit, mbirësja e dyfytyrësisë në zemër, zëri i ahmakut, zëri i të

prishurit, zëri i shejtanit, thurja e shejtanit dhe hutia.

Ai gjërësisht e sqaroi ndalimin e muzikës. Nëse dëshiron, shiko më gjërësisht

librin e tij “Igathetul-lehvan, 1/265”.

Zilja është muzika e shejtanit:

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na lajmëroi se: ”Zilja është muzika e

shejtanit”. Për këtë arsye melekët: ”Nuk shoqërojnë grupin në të cilin ka qen dhe zile”.

19 - Përtacia e muslimanëve në realizimin e asaj me të cilën janë urdhëruar:

Nëse muslimani i përmbahet Islamit, shejtani nuk do të gjejë rrugë që ta devijojë

dhe të luajë me të, e nëse ai i lë pasdore disa çështje dhe bëhet përtac, shejtani gjen rast

të mirë tek ai. Thotë Allahu: “O ju besimtarë! Hyni në mënyrë të përkryer në Islam

(duke iu nënshtruar të gjitha ligjeve dhe rregullave të fesë Islame) dhe mos ndiçni

gjurmët e shejtanit. Padyshim që ai është për ju armik i hapur.” (El Bekareh: 208).

Pra, praktikimi i Islamit në çdo çështje është ajo që të shpëton nga shejtani, si p.sh. nëse

rreshtat e atyre që janë duke u falur janë të ngushtuar e të përforcuar, shejtanët nuk

mund të ndërhyjnë në mes namazlive, e nëse mbesin disa zbraztira nëpër rreshta,

shejtanët kërcejnë mes tyre. Për këtë arsye Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,

tha: ”Drejtoni rreshtat tuaj që mos të ndërhyjnë shejtanët mes juve, sikur të jenë ata

evladul-hadhef”. Dikush i tha: O i Dërguar i Allahut: Kush janë evladul-hadhef? Tha:

”Kingjat e zi e të vegjël që gjinden në tokën e Jemenit”.

Në një hadith tjetër, thotë Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,: ”Drejtoni

rreshtat tuaj dhe ngushtohuni, se betohem në Atë që shpirti im është në dorën e Tij, unë

i shoh shejtanët ndërmjet rreshtave tuaj, sikurse të jenë ata dele të zeza”.

SHQYRTIMI I PESTË

SI ARRINË SHEJTANI TË PËSHPËRISË NË SHPIRTIN E NJERIUT?

Vesvesja - pëshpëritja

Shejtani ka mundësi të arrijë deri te mendja dhe shpirti i njeriut në një mënyrë që

ne nuk mund ta kuptojmë dhe nuk e dimë atë. Atë e ndihmon ta bëjë një gjë të tillë

natyra e tij në të cilën u krijua dhe kjo është ajo që ne e quajmë vesvese. Allahu i

madhëruar na lajmëroi për këtë dhe atë e quajti el-vesvas: “Thuaj: “I mbështetem

(Allahut) Zotit të njerëzve, Mbisunduesit të njerëzve, Ilahut (të Adhuruarit, Zotit) të

njerëzve (të më ruajë), nga sherri (e keqja) e vesvesit pëshpëritës që tërhiqet. I cili

pëshpërit në gjokset e njerëzve...” (En Nas: 1-5).

Tha Ibni Kethiri në tefsirin e tij: “El-Vesvasul-Hannas, shejtani qëndron në

zemrën e njeriut, kur ai harron dhe hutohet, i pëshpëritë (i bën cytje), e kur e përmend

Allahun, zbrapset (largohet nga ai)”.

Buhariu dhe Muslimi transmetuan, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,

tha: “Shejtani qarkullon në trupin e njeriut sikurse qarkullon gjaku”.

Përmes vesveses ai e humbi Ademin dhe e mashtroi që të hajë nga pema e

ndaluar: “Pastaj atij i pëshpëriti shejtani duke i thënë: “O Adem! A dëshiron të të çoj

te Pema e Përjetësisë dhe te një mbretërim që kurrë nuk do të shterojë?” (Ta-Ha:

120).

Page 53: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

53

Shejtanët mund të paraqiten në formën e njeriut, mund të flasin me njerëzit, i

urdhërojnë dhe i pengojnë ata dhe i urdhërojnë t’i kryejnë qëllimet e tyre. Më poshtë do

ta sqarojmë këtë.

Page 54: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

54

KAPITULLI I KATËRT

PARAFYTYRIMI I SHEJTANËVE

Ndonjëherë shejtanët, jo vetëm që i bëjnë pëshpëritje njeriut, por edhe i

paraqiten në pamjen njerëzore. Ndonjëherë njeriu mund të dëgjojë vetëm zërin e tyre pa

i parë ata, e ndonjëherë ata paraqiten në pamje të panjohura për ne… shumë herë ata

gënjejnë, kështu që pretendojnë se janë melekë. Ndonjëherë pretendojnë se janë krijesa

sekrete dhe ndonjëherë tjetër pretendojnë se janë nga bota shpirtërore.

Në të gjitha këto raste ata u folin njerëzve drejtëpërdrejtë, apo përmes një

personi të tyre i cili quhet el-vesit – ndërmjetësues – dhe i cili flet përmes gjuhës së

njeriut dhe ndonjëherë përgjigjja mund të bëhet përmes shkrimit…Ndonjëherë ata

veprojnë edhe më shumë se kjo, e bartin njeriun dhe fluturojnë me të në qiell, e bartin

atë prej një vendi në një vend tjetër dhe ndonjëherë i sjellin njeriut gjërat që ai iu

kërkon. Por këtë nuk e veprojnë, përveçse me njerëzit e humbur, të cilët nuk besojnë në

Allahun, Zotin e tokës dhe të qiejve, apo të cilët veprojnë vepra të këqija dhe të mëdha.

Njerëzit të cilët bashkëpunojnë me shejtanët, paraqiten si bëmirës e të

devotshëm, por në realitet ata janë njerëzit më të humbur e më të prishur. Këtë çështje e

përmendën mjaft si dijetarët e parë, ashtu edhe ata bashkëkohorë, kështu që nuk mbetet

vend për përgënjeshtrim e për mohim.

Këtu mund të përmendim, p.sh. atë që tha Ibni Tejmijje për Hallaxhin: ”Ai ishte

njohës i kimisë dhe në disa raste i ndihmonin shejtanët. Me një rast ishin disa pasues të

tij duke qëndruar me të në malin Ebi Kubejs. Ata i kërkuan ëmbëlsirë, ai shkoi deri te

një vend aty afër dhe u solli një pjatë me ëmbëlsirë. Më vonë ata e zbuluan realitetin e

kësaj çështjeje. Ata e vërejtën se ajo pjatë me ëmbëlsirë ishte vjedhur nga një dyqan i

ëmbëlsirave në Jemen. Shejtanët ia dërguan atij në atë mal.”

Pastaj, Ibni Tejmijje tha: ”Raste të tilla u ndodhin edhe të tjerëve të cilët kanë

lidhje me shejtanët. Ne njohim njerëz të tillë që jetojnë në këtë kohë e të tjerë që jetuan

më parë, sikurse ekziston tash (në kohën e Ibni Tejmijjes) një njeri në Damask, të cilin e

bartë shejtani nga kodra Es-Salihijje, deri te një fshat në afërsi të Damaskut. Ai duke

fluturuar hyn në shtëpi përmes dritares duke e parë njerëzit, vie natën te Babus-Sagiri

(një derë nga gjashtë dyertë që i kishte Damasku atëbotë) dhe e kalon atë bashkë me

shoqëruesin e tij (nga shejtanët), kurse ai është njeriu më i prishur.

Një njeri tjetër jetonte në Esh-Shubek (kala e fortifikuar në afërsi të Damaskut)

në një fshat që quhet Esh-Shahide. Ai fluturonte deri në maje të malit dhe njerëzit e

shikonin. Atë e barte një shejtan dhe ai i kalonte rrugët shumë shpejtë.

Shumica e tyre janë njerëz të sherrit. Njëri nga ata quhej El-Bushi Ebul-Muxhib.

I ndreqnin atij tendë të madhe në një natë të errët, i përgatisnin atij ushqim, duke dashur

kështu afrimin tek ai, nuk përmendnin Allahun, e as Librin në të cilin është përkujtimi i

Allahut. Pastaj ai person (El-Bushi) ngritej në ajër duke e parë ata, e dëgjonin duke folur

me shejtanin dhe e dëgjonin zërin e shejtanit. Ai që qeshej, apo ai që vidhte ushqim,

goditej me gurë rëre dhe nuk e shihnin se kush e ka goditur.

Pastaj shejtani i lajmëronte për disa gjëra që e pyesnin, i urdhëronte t’i bëjnë

kurban ndonjë lopë, kalë apo diç tjetër dhe i urdhëronte ta gulfasin atë, e mos ta

përmendin Emrin e Allahut gjatë gulfatjes. E kur ata e vepronin këtë, ai ua kryente

nevojat.”

Po ashtu Ibni Tejmijje përmendi, se një plak e lajmëroi për veten, se bënte

prostitucion me gratë dhe me fëmijët, e thoshte: “Më paraqitet një qen i zi, i cili mes dy

syve të tij ka dy shenja të bardha e më thotë: ‘Filani i biri i filanit ka bërë premtim se do

të bëjë kurban për ty, nesër ne do ta sjellim atë këtu…’”

Page 55: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

55

Tha Ibni Tejmijje: “Kur ky plak u pendua dhe filloi të falet e të agjërojë dhe të

largohet nga haramet, i’u largua qeni.”

Tregohet për një sheh tjetër, se bashkëpunonte me shejtanët të cilët i dërgonte që

t’i sëmurin njerëzit, pastaj familjet e atyre të sëmuarve, vinin te shehu që të kërkonin

shërim. Ai i urdhëronte pasuesit e tij nga shejtanët që të largohen nga të sëmurët. Ata

largoheshin nga ata, kurse shehu merrte plot para. Ndonjëherë xhindët i binin para e

ushqim që i vidhnin nga njerëzit, saqë ndonjëherë shehu kërkonte nga shejtanët e tij fiq.

Ata shkonin dhe e vidhnin atë nga njerëzit dhe ia binin shehut, pastaj njerëzit i kërkonin

fiqët, por nuk i gjenin.

Shejhul-Islam Ibni Tejmijje sqaroi disa metoda devijuese të shejtanit duke thënë:

”Unë njoh njerëz të tillë të cilëve bimët u flasin dhe u tregojnë dobitë e tyre, kurse në

realitet atyre u flet shejtani i cili ka hyrë në to. Po ashtu njoh njerëz të tillë të cilëve u

flasin druri e guri, e u thonë: urime për ty, o evlija i Zotit. Pasi që ai lexon ajetul-

kursinë, ikë shejtani. Dhe njoh njerëz të cilët dalin në gjueti e u flasin zogjët, etj, e u

thonë: merrëm mua që të më hanë të varfërit, kurse në realitet shejtani ka hyrë në të

sikurse hynë në trupin e njeriut dhe flet. Disa nga ata janë brenda në shtëpi të mbyllur.

Pas një momenti e sheh veten jashtë shtëpisë duke mos e hapur derën dhe e

kundërta….”

Po ashtu Ibni Tejmijje - Allahu e mëshiroftë - thotë: “Unë njoh të tillë që dikush

i flet dhe i thotë: Unë të paraqitem me urdhërin e Allahut. Pastaj i thotë se ti je Mehdiu

të cilin e paralajmëroi Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, pastaj ai fillon të bëjë

mrekulli… por e gjithë kjo në realitet është mashtrim i shejtanit… “.

Ai sqaroi gjithashtu se: “Të devijuarit dhe risixhitë, të cilët bëjnë asketizëm dhe

adhurim në mënyrë joligjore (e jo siq thotë Islami) dhe të cilëve u ndodhin gjëra të

jashtëzakonshme dhe ndikime të çuditshme, strehohen në të shumtën e rasteve në

vendbanimet e shejtanëve ku është ndaluar falja. Ata shkojnë në ato vende sepse

shejtanët u vijnë në ato vende dhe u flasin, sikurse u flasin falltorëve dhe sikurse hynin

nëpër idhuj dhe u flisnin adhuruesve të idhujve e u ndihmonin në disa nevoja të tyre.

Kështu ata u ndihmojnë edhe adhuruesve të diellit, hënës dhe yjeve… “.

Shejtanët u shërbejnë atyre, të cilët u afrohen me mëkate

Ata që supozojnë se janë evlija, e të cilëve në realitet u shërbejnë shejtanët, janë

të detyruar që t’u afrohen shejtanëve me vepra të shirkut e mosbesimit, të cilat i

dëshirojnë shejtanët, që në këtë mënyrë ata t’u kryejnë disa nevoja të tyre. Përmendi

Ibni Tejmijje se: shumë prej tyre i shkruajnë fjalët e Allahut me ndytësirë, ndonjëherë i

ndryshojnë shkronjat në fjalët e Allahut, qoftë shkronjat e sures El-Fatiha, apo të sures

El-Ihlas, apo të ndonjë sureje tjetër. Po ashtu përmendi se ata ndonjëherë i shkruajnë

fjalët e Allahut me gjak, apo me ndytësira tjera, apo me çfarëdo gjëje tjetër që shejtanët

i urdhërojnë.

Kur ata thonë apo shkruajnë atë që shejtanët i urdhërojnë, u ndihmojnë në disa

qëllme të tyre: si p.sh. humbjen e ujit nga ndonjë pus, bartjen e tyre nga një vend në një

vend tjetër, sjelljen e ndonjë pasurie ... apo çfarëdo çështje tjetër.

Njerëzit e fshehtë

Komentuesi i Akides Tahavijje përmendi se: “Disa shejtanë, njerëzit i quajnë

njerëz të fshehtë. Disa nga njerëzit flasin me ta dhe u ndodhin ngjarje të çuditshme, të

cilat i bëjnë të supozojnë se janë evlija. Disa nga ata u ndihmojnë pabesimtarëve në

luftën e tyre kundër muslimanëve, e thonë: I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i

Page 56: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

56

urdhëroi që të luftojnë kundër muslimanëve dhe t’u ndihmojnë politeistëve meqë

muslimanët kanë rënë në mëkate.”

Pastaj, komentuesi i librit “El-Akidetu-tahavijje,” sqaroi se ata në realitet janë

vëllezërit e politeistëve dhe pasuesit e shejtanëve. Njerëzit e fshehtë janë xhindët.

Dallimi mes evlijave të Allahut dhe evlijave të shejtanëve, bëhet duke i paraqitur veprat

dhe thëniet e njerëzve para Librit të Allahut dhe Sunnetit të Muhammedit, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem. Ajo që bie në pajtim me ta është e mirë, kurse ajo që bie në

kundërshtim me ta, është e keqe. Njeriu nuk mund të jetë besimtar çfarëdo që punon,

edhe nëse fluturon në qiell e ecë mbi ujë, përderisa nuk i përmbahet Kur’anit dhe

Sunnetit. Pra, njeriu patjetër duhet të posedojë një peshojë me të cilën i dallon evlijatë e

Allahut nga evlijatë e shejtanëve dhe të mirët nga të këqinjtë, përndryshe devijon rrugën

e drejtë. Kjo peshojë është Kur’ani, fjala e Allahut dhe Sunneti i Muhammedit, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem.

Thotë Ibni Tejmijje: “Ai që nuk i dallon gjendjet hyjnore nga ato shpirtërore, do

t’i përzihet e vërteta me të pavërtetën dhe atij që Allahu nuk ia ndritë zemrën me të

vërtetat e imanit dhe me pasimin e Kur’anit, nuk do ta dijë rrugën e drejtë nga e padrejta

dhe do t’i pështjellohen atij çështjet, sikurse iu pështjell njerëzve çështja e Musejlemit

nga Jemameja dhe gënjeshtarëve të tjerë të cilët supozuan se janë profetë, e të cilët në

realitet ishin gënjeshtarë.”

Allahu nuk ia nënshtron më askujt xhindët,

pas Sulejmanit (alejhis-selam)

Allahu i madhëruar iu përgjegj profetit të Tij, Sulejmanit, alejhis-selam, në

lutjen e tij, e i dhuroi aso pushteti, ç’farë nuk posedoi askush pas tij. Prandaj, nëse

xhindët i binden ndonjë njeriu, nuk do të thotë se ata i janë nënshtruar atij, por një gjë të

tillë e bëjnë me dëshirën e vet. Këtu shtrohet pyetja: A lejohet një gjë e tillë?

Tha Ibni Tejmijje: ”Xhindët me njerëzit kanë disa gjendje: Ai njeri i cili i

urdhëron xhindët me atë që i urdhëroi Allahu dhe i Dërguari i Tij; që të adhurojnë vetëm

Allahun dhe t’i binden të Dërguarit të Tij, me të cilën gjë i urdhëron edhe njerëzit, është

nga më të dashurit e Allahut dhe është zëvendës nga zëvendësit e profetit, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem. Kurse ai njeri i cili i shfrytëzon xhindët në çështje të lejuara, është

sikurse ai që i shfrytëzon njerëzit në gjëra të lejuara, si p.sh. i urdhëron në ato çështje që

janë obligim e detyrime për ta dhe i largon nga ato gjëra që u janë ndaluar. Me këtë rast

ai është në pozitën e mbretërve të cilët veprojnë një gjë të tillë… ndërsa ai që i

shfrytëzon xhindët në atë që e ndalon Allahu dhe i Dërguari i Tij, sikurse shirku, vrasja

e të pafajshmit, apo armiqësia kundër të tjerëve pa vrasje, sikurse sëmundjen e dikujt,

bërjen e njeriut që ta harrojë diturinë, etj, apo shfrytëzimin e tyre në imoralitet, si p.sh.

kërkon nga xhindët t’ia sjellin atë që dëshiron të bëjë imoralitet, njeriu i tillë i ka

shfrytëzuar ata në mëkate e armiqësi. Nëse njeriu i shfrytëzon ata në mosbesim, është

pabesimtar, e nëse i shfrytëzon në mëkate, ai është mëkatar: ose është njeri i prishur

(fasik) ose është vetëm mëkatar. E nëse njeriu nuk ka dituri të plotë rreth sheriatit

(ligjeve islame) dhe i shfrytëzon ata në ato çështje të cilat supozon se janë keramate

(gjëra të jashtëzakonshme), si p.sh. t’i shfrytëzojë ata që ta dërgojnë në haxhxh, apo që

ta bëjnë të fluturojë gjatë veprimit të risive, apo që ta bartin deri në Arafat, kurse ai nuk

e kryen haxhin ligjor me të cilin e ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij, apo që ta

bartin prej një qyteti në një qytet tjetër, etj, ky njeri është i mashtruar dhe xhindët i kanë

bërë kurthim.” (Mexhmuul-Fetava:11/307).

Page 57: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

57

TAHDIRUL-ERVAH - SJELLJA E SHPIRTËRAVE

Në kohën tonë është përhapur thënja rreth sjelljes së shpirtërave, të cilën

gënjeshtër e pranuan shumë nga ata që njerëzit i konsiderojnë të mençur dhe dijetarë.

Ky supozim i sjelljes së shpirtërave, nuk bëhet vetëm përmes një metode. Njëra nga ato

është gënjeshtër e qartë e cila bëhet përmes iluzionit shpirtëror, ndikimeve të ndryshme

dhe mashtrimeve shkencore, kurse tjetra bëhet me shërbimin e xhindëve dhe shejtanëve.

Profesori dhe doktori, Muhammed Husejn, i zbuloi në librin e tij “Spirituizmi

bashkëkohor”, shumë mashtrime e falsifikime të së vërtetës nga ata.

Mashtrimi i njerëzve me kurtha të ndryshme është metodë e vjetër dhe e njohur,

përmes së cilës shejtanët njerëzor, i humbin robërit e Allahut. Ibni Tejmijje përmendi se

një sekt në kohën e tij, i quajtur me emrin El-Betaihijje, pretendonin se e dinë

fshehtësinë dhe se u zbulohen atyre shumë çështje. Po ashtu ata supozonin se i shihnin

njerëzit e fshehtësisë. Ibni Tejmijje i zbuloi disa gënjeshtra dhe mashtrime të tyre. Ata

ndonjëherë i dërgonin gratë nëpër shtëpi të ndryshme, që të merrnin informata për

çështjet e veçanta të atyre familjeve, pastaj ia zbulonin ato çështje pronarit të shtëpisë

duke u munduar ta bindin se kjo çështje është nga fshehtësitë që u zbulohen atyre.

Këta mashtrues përdorin çdo metodë për mashtrimin e njerëzve, qoftë përmes

mjeteve shkencore, apo përmes shërbimit të shejtanëve. Doktor, Muhammed Husejni,

sqaroi se njeriu i cili vepron gjëra të tilla dhe i cili konsiderohet si ndërmjetësues i

xhindëve dhe shejtanëve, është njeri gënjeshtar, mashtrues i madh dhe i prishur. Ai

është kështu sepse vetë shejtanët i kushtëzojnë kushte të tilla. Ai sqaroi një ndodhi të

veten personale dhe tregoi se si ai ndërmjetësues, ishte një gënjeshtar shumë i madh.

Pastaj ai sqaroi se si ky ndërmjetësues zgjedh njerëz të veçantë gjatë supozimit të

sjelljes së shpirtërave (prezentimit të xhindëve e shejtanëve).

Sjellja e shpirtërave është pretendim i hershëm

Pretendimi i sjelljes së shpirtërave nuk është gjë e re, por është pretendim shumë

i vjetër. Më parë sqaruam se si disa njerëz të hershëm kishin lidhje me xhindët, pastaj

librat e dijetarëve tanë, përmendën se disa njerëz supozonin se shpirtërat e njerëzve të

vdekur, rikthehen në jetë pas vdekjes. Tha Ibni Tejmijje: ”Nga ata (shejtanë, politeistë,

pabesimtarë e magjistarë) janë ata që besojnë se kur u vdes ndonjë anëtar, rikthehet pas

vdekjes dhe bisedon me ta, i kthehen borxhet e tij dhe i këshillon me këshilla. Atyre u

paraqitet ai në të njejtën pamje në të cilën ka qenë gjatë jetës së tij, por në realitet, ai

është shejtan që është paraqitur në formën e tij, kështu që ata mendojnë se është vet i

vdekuri.”

Provë bashkëkohore

Kjo provë ndodhi me shkrimtarin, Ahmed Iz-Zuddin El-Bejanunin, të cilën e

përmendi në librin e tij “Besimi në melekët”. Unë e paraqes atë ashtu sikurse e shkruajti

ai. Thotë ky shkrimtar:

“Sjellja e supozuar e shpirtërave, i shtyri në mendime shumë njerëz në Lindje e

në Perëndim. Për këtë temë u shkruajtën shënime të shumta në gjuhë të ndryshme. Ato u

shfaqën në gazeta arabe e joarabe, u shkruajtën libra të ndryshëm, u bënë hulumtime të

shumta dhe e provuan atë shumëkush. Të mençurit e kuptuan se ajo është një mashtrim

e gënjeshtër dhe thirrje në mosbesim.

Sjellja e shpirtërave siç supozojnë vepruesit e saj, është gënjeshtër e mashtrim,

sepse shpirtërat e supozuar, nuk janë asgjë tjetër veçse shejtanë, të cilët tallen me

Page 58: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

58

njerëzit dhe i mashtrojnë ata. Askush nuk ka mundësi ta sjellë shpirtin e askujt; sepse

kur shpirtërat ndahen nga trupi, shkojnë në botën e Berzahut (jetën e varrezave). Pastaj

ata ose përjetojnë begati ose dënim në atë botë dhe janë në një gjendje të largët nga ajo

që supozojnë sjellësit e shpirtërave.

Unë u ftova me një rast të prezentoj sjelljen e atyre shpirtërave dhe e provova

vetë atë çështje një kohë të gjatë. Në fund e vërtetova se ajo është gënjeshtër e mashtrim

i shejtanëve, të cilët tallen me njerëzit dhe qëllimi i të cilëve është humbja e njerëzve,

mashtrimi i tyre dhe dashuria e atyre që shejtanët i dëshirojnë… “.

Fillimi i provës

Ahmed Iz-Zuddin-i vazhdon duke thënë:

“Më se dhjetë vite e njihja një person i cili supozonte se i shfrytëzon xhindët në

çështje të mira, që u bëjnë dobi njerëzve përmes një ndërmjetësuesi nga njerëzit. Ai

njeri supozonte se kishte arritur deri te një gjendje e tillë, përmes lutjeve e dhikreve të

gjata. Në ato lutje ai e kaloi një kohë të gjatë. Në këtë veprim e udhëzoi një njeri që

supozonte se kishte njohuri në këtë dituri!

Një ditë më erdh ndërmjetësuesi të më komunikojë ftesën e filanit e të filanes

nga xhindët, që të bisedojnë me mua për një çështje me rëndësi nga e cila do të përfitoja

shumë dobi. Unë shkova në kohën e caktuar, i mbështetur në Allahun dhe i gëzuar se

mos ndoshta do të kuptoj diçka të re në këtë provë”.

Si filloi mashtrimi?

“Nga metodat e para të mashtrimit të cilat u përdorën me mua, ishte se sjellja e

shpirtërave, bëhej me istigfar (kërkim faljeje nga Allahu), me tehlil (duke thënë La ilahe

il-lAllah) dhe me dhikër (lutje të ndryshme), e cila gjë e bën njeriun në fillim të

mendojë se ndërmjetësuesi është duke folur me shpirtëra të lartë, të sinqertë e të pastër.

Hyra në dhomën e ndërmjetësuesit duke na lënë të vetmuar. Ai u ul në një krevat dhe

natyrisht, me sinjalizimin e tij, filluam të bëjmë istigfar e tehlil, derisa e kapi atë kotja.

Unë pastaj e shtriva në krevatin e tij dhe e mbulova me një mbulesë ashtu sikurse më

tha ai të veproja. Kur e bëra këtë, dëgjova një zë të ulët i cili më përshëndeti me selam

dhe filloi të shprehë ngrohtësinë e dashurinë e tij ndaj meje. Pastaj filloi të më njoftojë

me veten e tij, duke thënë se ai është një krijesë – supozonte se nuk është as nga melekët

e as nga xhindët, porse është një krijesë tjetër, nga një lloj tjetër, e cila është krijuar me

fjalën e të Madhërishmit “Bëhu” dhe është bërë.

Sipas tij, xhindët nuk veprojnë përveçse me urdhërin e tij dhe mes tij e mes

Allahut, në pranimin e urdhërave, ka pesë ndërmjetësues. I pesti është Xhibrili, alejhis-

selam. Pastaj ai filloi të më lavdërojë mua e më tha: se ata do të ndërprejnë çdo lidhje

me njerëzit, do të mjaftojnë vetëm me takimin tim, sepse unë sipas supozimit të tyre,

jamë pronar i veçantisë në këtë kohë, pikë-interesimi i Allahut dhe se Ai më zgjodhi për

këtë çështje.

Ai më premtoi gjëra të mrekullueshme, të cilat ishin shumë të çuditshme. Unë iu

dorëzova kësaj prove të re dhe kësaj thirrjeje mashtruese duke qenë i mbështetur në

Allahun e madhërishëm dhe duke kërkuar nga Ai që të më mbrojë nga rrëshqitjet dhe të

më udhëzojë në të vërtetën e qartë, të më ndriqojë me dritën e diturisë dhe të

përqëndrohem në rrugën e drejtë. Falënderimi i qoftë Atij.

Kur përfundoi takimi i parë, ai më ftoi në një takim tjetër. Pastaj ai vetë më

udhëzoi në një lutje të veçantë, me të cilën zgjohet ndërmjetësuesi nga kotja e tij.

Kështu edhe ndodhi. U ul ndërmjetësuesi dhe filloi t’i fërkojë sytë sikurse të ishte zgjuar

Page 59: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

59

nga një gjumë i thellë dhe nuk dinte asgjë për atë që kishte ndodhur. Unë erdha edhe

njëherë tjetër në takimin e caktuar dhe kështu i patëm disa takime për një kohë të gjatë.

Në çdo takim mu përsëritnin premtimet e bukura, më përshkruhej ardhmëria e

ndritshme që më priste dhe dobia e madhe të cilën e përjetonte ummeti nga unë.

Zhvillimi i temës

Kjo çështje filloi të zhvillohet, kështu që shumë shpirtëra filluan të më vizitojnë

në çdo takim tonin, duke filluar me lutje apo pa to. Ndonjëherë isha me ndërmjetësuesin

duke ngrënë ushqim apo duke pirë çaj. Në ato momente e kapte atë kotja e përhershme.

Koka e tij i lakohej para dhe mjekrra i mbështetej për gjoksin e tij. Më pastaj, fillonte të

më fliste vizituesi, i cili supozonte se është nga melekët, nga xhindët, nga Sahabët, apo

nga evlijatë. Në fjalimin e tyre shfaqej respekti dhe nderi që më bënin mua me vizitën e

tyre dhe po ashtu, më përgëzonin me një ardhmëri të mrekullueshme e të begatshme.

Pastaj largoheshin dhe vinte një tjetër, e një tjetër…”

Kush ishin vizituesit?

“Më vizituan, sipas supozimit të tyre, disa melekë, disa xhindë, Ebu Hurejre,

radiAllahu anhu, nga Sahabët, një grup i evlijave, sikurse El-Hasen Esh-Shadhili,

radiAllahu anhu, një grup i dijetarëve të dëshmuar sikurse Esh-Shejh Ahmed Et-

Terminani, Allahu e mëshiroftë, dhe disa dijetarë që i takova unë dhe pastaj vdiçën. Në

mesin e tyre ishte edhe babai im, Allahu e mëshiroftë.

Ata më përgëzuan se do të më vizitojë babai im në një kohë që ata e përcaktuan.

Unë e prita atë moment me plot gëzim, e kur erdhi ajo kohë, më detyruan ta lexoj suren

El -Vakia me zë, të cilën edhe e lexova. Kur e përfundova leximin, më thanë: Do të vijë

babai yt pas disa momenteve, dëgjoje çka thotë dhe mos e pyet asgjë!!!”.

Fillimi i tërheqjes së vëmendjes sime

“Pas disa minutave erdh ai që pretendonte se është babai im, më përshëndeti me

selam, shfaqi gëzimin e tij që më takoi dhe që mbaja lidhje me këta shpirtëra. Po ashtu

më porositi që të kujdesem për ndërmjetësuesin dhe familjen e tij dhe që ta ruaj atë me

butësi e mirësi, meqë ai nuk ka nga të fitojë pasuri, përveç përmes kësaj rruge.

Fjalimin e tij e përfundoi me salatul-ibrahimijje (lutjen ibrahimijje) dhe unë e di që ai -

Allahu e mëshiroftë - dëshironte shumë të bënte salavat për Muhammedin, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, e posaqërisht e pëlqente salatul-ibrahimijjen.

Ishte çudi se si ai që fliste, e kishte dialektin e të folurit të ngjajshëm deri në një

masë me dialektin e babait tim. Pastaj ai më përshëndeti dhe u largua. Unë fillova ta

pyes vetveten: Pse më porositën të mos e pyes asgjë?! Nuk ka dyshim se këtu fshihej

diçka!

Fshehtësia që mu zbulua asokohe ishte se ai që më fliste, nuk ishte babai im, por

ishte shoqëruesi i tij nga xhindët, i cili e shoqëroi atë gjatë jetës së tij. Ai shëmbëllente

zërin e babait tim dhe disa veçanti të tij.

Ata më porositën mua që mos ta pyes asgjë; sepse shoqëruesi nga xhindët, sado

që të dinte për babain tim dhe sado që të ketë mbajtur mend nga sjelljet e tij, nuk ka

mundësi që të dijë për të çdo hollësi sikurse di për të fëmiu i tij. Për këtë arsye, ata më

porositën që mos ta pyesja asgjë dhe kështu të mos më përgjigjej ai në disa pyetje, e të

zbulohej çështja.

Page 60: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

60

Pastaj, në takimet tjera, ata nuk më tregonin emrat e vizituesve, përveçse pas

largimit të tyre, kështu që ndonjëri thoshte: unë jam filani, më përshëndeste me selam

dhe menjëherë largohej.

Edhe me këtë rast, fshihej e njëjta gjë që e ceka rreth babait tim, sepse sikur të

më lajmëronte ndonjëri nga ata për veten në fillim, duke qenë ai dijetar i njohur, unë do

të diskutoja me të rreth ndonjë teme fetare, pastaj ai nuk do të kishte mundësi të më

përgjigjej. Me këtë rast do të zbulohej çështja e tij.

Me një rast me erdh një nga ata vizitues dhe diskutuam me të rreth lejimit të

zbulimit të fytyrës te femra, e i cili më thoshte se fytyra nuk është avret (femra nuk

duhet ta mbulojë fytyrën). Unë iu përgjigja atij duke i thënë të kundërtën, edhe ai mu

përgjigj mua, por në një mënyrë që nuk ndihej në të era e diturisë, kështu që u ashpërsua

diskutimi mes nesh.

I thashë: ‘Ç’farë thua për fjalët e fukahave, të cilët thonë: Fytyra e femrës është

avret, ose të cilët thonë se ajo duhet ta mbulojë fytyrën duke iu frikësuar kështu fitnes?

Ky diskutim përfundoi pa dobi. Në fund ai më lajmëroi se është Esh-Shejh

Ahmed Et-Terminani dhe pastaj u largua.

Me këtë rast mua m’u zbulua se kjo është gënjeshtër, pa kurrfarë dyshimi, sepse

shejhu i përmendur, ishte nga fukahatë më të mëdhenjë të fikhut shafiij, të cilët

thonë:

‘Gruaja është avret në përgjithësi, edhe sikur ajo të jetë një plakë e rraskapitur.’

E sikur ai të ishte shejhu i përmendur dhe sikur t’ju kishte zbuluar ndonjë dituri e re

duke qenë në jetën e Berzahut (në varreza), ai do të më sillte argumentin. Jo, por kjo

ishte gënjeshtër, mashtrim dhe devijim. Por Allahu nuk dëshiroi tjetër, përveçse të më

udhëzojë - vel-hamdu lil-lah - dhe të më përforcojë në rrugën e drejtë.

Zbulimin e fytyrës te femra, posaqërisht në këtë kohë të prishur e shoqëri të

sëmurë, nuk e vërteton asnjë fetar e njeri i mençur”.

Zbulimi i realitetit!

“Kështu kohë pas kohe dhe provë pas prove, mua më zbulohej realiteti, derisa e

vërtetova se e gjithë kjo është gënjeshtër e mashtrim, që nuk bazohet në asfarë

devotshmërie dhe asfarë feje.

Ndërmjetësuesi, për të cilin ata interesoheshin dhe për të cilin na porosisnin që të

kemi interesim për të, nuk e falte namazin dhe ata nuk e urdhëronin që të falej. Po ashtu,

ai rruante mjekrrën dhe ata nuk e urdhëronin që ta lëshojë atë. Pastaj ai hante pasuritë e

njerëzve me padrejtësi, me mashtrime dhe nuk kishte tjetër rrugë të jetës, përveç kësaj

rruge të fëlliqtë.

Me një rast me erdh një njeri, i cili e dinte lidhjen time të afërt me atë

ndërmjetësues dhe m’u ankua se e kishte mashtruar. Ai i kishte marrur atij 300 lira

siriane, kurse ky ishte i varfër dhe kishte nevojë të madhe për to.

Unë e detyrova që t’ia kthente ato. Ai m’u përgjigj mua, me shpresë që të mbes

në lidhje me të dhe me shejtanët e tij.

Ndërmjetësuesi dhe familja e tij e çonin jetën me gënjeshtra në shumicën e

çështjeve të tyre.”

Përfundimi

Shejh, Ahmed Iz-Zuddin-i, i përfundoi fjalët e tij rreth kësaj prove, duke thënë:

“Pasi që m’u zbulua çështja e këtyre shpirtërave, ata u munduan të përdorin me mua

metodën frikësuese, por ajo nuk ma luajti zemrën mua - vel-hamdu lil-lah.

Page 61: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

61

Gjatë kësaj kohe të gjatë, unë e shkrova të shumtën e asaj që më folën ata,

pothuajse i mbusha dy fletore të mëdha.

Pasi që u bë e qartë pavërtetësia e tyre, pa ekzistuar kurrfarë komenti, e

ndërpreva lidhjen me ta, e dhashë gjykimin tim për ta dhe i djega fletoret të cilat ishin

mbushur me gënjeshtër e mashtrim.

Ata shpirtëra të cilët pretendonin se janë shpirtërat e Sahabëve, të evlijave e të

dijetarëve, të gjithë janë shejtanë me të cilët nuk duhet të mashtrohet asnjë besimtar i

mençur dhe të gjitha metodat të cilat i përdorin sjellësit e shpirtërave, janë gënjeshtra e

kotësi. Qoftë metoda e ndërmjetësuesit të cilën e përmenda, apo metoda e tavolinës, apo

metoda e filxhanave, të cilën ma përmendën ata që e provuan atë dhe të cilët arritën në

të njejtin rezultat që arrita edhe unë.

Është çudi se më vonë lexova disa libra që ishin shkruar në këtë temë dhe vërejta

se ata të mençur të cilët e kishin provuar sjelljen e shpirtërave, kishin ardhur në të

njejtin rezultat. Vërtetuan se ata janë shoqëruesit e njerëzve nga xhindët.

Unë me këto fjalë të mia, e komunikova këtë këshillë obliguese – Allahu është

udhëzues.”

Rreziku i këtyre thirrjeve

Këto thirrje të cilat supozojnë se kanë mundësi t’i sjellin shpirtërat, shejtanët i

shrytëzojnë si rrugë të tyre për prishjen e fesë. Ata shpirtëra të cilët sillen, në realitet

janë shejtanë të cilët flasin gjëra që e shkatërrojnë fenë dhe vërtetojnë principe e gjëra të

reja, të cilat janë në kundërshtim të plotë me të vërtetën. Në një takim nga ato takime, ai

shpirt (shejtani), duke folur me gjuhën e ndërmjetësuesit, supozoi se edhe Xhibrili,

alejhis-selam, prezenton në këtë takim, e pasiqë ata që prezentonin aty nuk e njihnin

Xhibrilin, alejhis-selam, u tha: ”A nuk e njihni Xhibrilin, i cili ia zbriti Kur’anin

Muhammedit?! Ai na e begaton këtë takim.”

D. Muhammed Muhammed Husejni, transmeton prej gazetës “Bota shpirtërore”

nga një shënim me titull “Të folurit e shpirtit të madh Hevajt Huk” siç vijon:

”Është obligim për ne të bashkohemi në këtë lëvizje, në këtë fe të re. Duhet të

mbizotërojë dashuria dhe ne duhet të kemi mundësi që të durojmë e të kuptohemi

ndërmjet veti…

Dërgesa ime (shpirti - shejtani i cili është duke folur) është ta ndihmojë të

ndaluarin dhe ta ndihmojë njeriun që të lirohet në vetveten e tij nga Allahu (të vërtetën e

tha ky shpirt – shejtani - edhe pse është gënjeshtar, d.m.th., ai e bën njeriun që ta

mohojë Allahun)…”.

Po ashtu ai transmeton nga kjo gazetë, definimin e organizatës e cila është

themeluar për këtë qëllim: ”Kjo organizatë do të jetë për gjithë njerëzimin. Përmes saj

do të na sqarohet ne, banorëve të botës shpirtërore, një mënyrë e re e jetës, do të kemi

ide të re rreth Zotit dhe dëshirës së Tij. Ata (bota shpirtërore) do të na realizojnë paqen,

qetësinë shpirtërore dhe lumturinë e shpirtit e të zemrës. Ata do t’i thyejnë pengesat mes

popujve, personave, besimeve dhe feve… antarësimi në këtë organizatë bëhet pa marrë

parasysh vendin, ngjyrën, fenë, apo drejtimin politik.”

Ata shpirtëra mund të supozojnë ndonjëherë se janë të Dërguar të Allahut.

D.Muhammed Muhammed Husejn përmend se Muhammed Ferid Vuxhdi transmetoi

nga ata shpirtëra (shejtanët) këtë thënie: ”Ne jemi të dërguar të Allahut, ashtu sikurse u

dërguan të dërguarit para nesh, përveçse mësimet tona janë më të larta se sa mësimet e

tyre…ato nuk i nënshtrohen asnjë besimi apo drejtimi, nuk pranohen pa vështrim dhe

shikim mendor e logjik.”

Ata supozojnë se profetët nuk janë asgjë tjetër, përveçse ndërmjetësues me një

shkallë të lartë, kurse mrekullitë që Allahu i bëri në dorën e tyre nuk janë tjetër,

Page 62: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

62

përveçse fenomene shpirtërore të ngjashme me ato fenomene që ndodhin gjatë sjelljes

së shpirtërave. Po ashtu, ata supozojnë se mund t’i përsërisin mrekullitë të cilat i bëri

Mesihu, alejhis-selam, përmes shpirtërave.

Disa gazeta bënë propagandë të madhe duke supozuar se një sjellës i shpirtërave

në Amerikë, ka mundësi t’i bëjë të njejtat mrekulli që i bëri Mesihu, (Isa) alejhis-selam.

Ai i kthen shikimin të verbërit, të folurit memecit, lëvizjen të paralizuarit dhe mbetet ta

dishë se ky mjek i supozuar, është një fëmijë dhjetëvjeçar i quajtur Mishel. Kur i vie

këtij ndonjë i sëmurë, ia vë gishtërinjët e tij dhe fillon t’i bëjë disa lutje e t’i përmendë

disa fjalë dhe pastaj ndodhë mrekullia. Thonë se ky fëmi e trashëgoi këtë dhunti

shpirtërore nga babai i tij dhe nuk merr kurrfarë shpërblimi për këtë punë që e kryen.

Se ky fëmijë i trashëgoi ato punë nga babai i tij, na kujton një rrëfim që tregohet

në Palestinë. Thonë transmetuesit: “Një njeri i cili njihej me mirësi e devotshmëri, bënte

çudira. Ai jetonte në atë kohë kur nuk kishte as aeroplan e as makina. Shkonte në

Haxhxh në natën e Arafatit dhe prezentonte atë ditë me haxhinjët, u dërgonte atyre letrat

e të afërnëve të tyre dhe i merrte letrat e tyre e ua dërgonte familjeve të haxhinjëve dhe

natën tjetër kthehej në shtëpi (në Palestinë). Shumë njerëz besonin se ai është bëmirës e

i mirë edhe pse ai vetë nuk i kryente ritualet e Haxhxhit, nuk qëndronte në Mina në

kohën e caktuar dhe nuk i gjuante gurët.

Më vonë dëshiroi Allahu që të zbulohet realiteti i tij dhe t’u shfaqet njerëzve.

Kështu që kur i erdh vdekja, e thirri djalin e tij të madh dhe e lajmëroi se një deve do t’i

vijë në natën e Arafatit. Ajo do ta bartë atë deri në Arafat për çdo vit. Kur kjo deve i

erdh atij, ky i hypi asaj dhe pasi që kaloi një largësi, u ndal dhe i foli djalit të tij, e i

tregoi se është shejtan, se babai i tij e adhuronte atë, i bënte sexhde dhe për këtë ai i

shërbente atij. E pasiqë ky refuzoi t’i bëjë sexhde dhe kërkoi ndihmë tek Allahu nga ai,

e la në shkretëtirë, por Allahu dëshiroi që ky të shpëtojë dhe ta zbulojë realitetin e babait

të tij pabesimtar.”

A ekziston mundësia e sjelljes së shpirtërave?

Gazeta amerikane “Sentvik Amerikan”, vuri shpërblim të madh për atë që

argumenton realitetin e fenomeneve shpirtërore. Ky shpërblim vazhdon të mbijetojë

akoma, meqë nuk arriti ta fitojë askush, megjithë ekzistimin e shumtë të atyre që merren

me sjelljen e shpirtërave në Amerikë dhe me gjithë ndikimin e zotësinë që kanë ata.

Këtij shpërblimi iu bashkangjit edhe një shpërblim tjetër, të cilin e dhuroi magjistari i

njohur amerikan Denengjer, për të njejtin qëllim, por askush nuk i fitoi ato shpërblime.

Gjykimi i sheriatit rreth sjelljes së shpirtërave

Ç’farë qëndrimi mban Islami ndaj mundësisë së sjelljes së shpirtit të të vdekurit?

Ai që i vështron citatet, të cilat u përmendën rreth kësaj çështjeje, do të arrijë në gjykim

të prerë, se një gjë e tillë është e pamundshme. Allahu na lajmëroi se shpirti është nga

bota e fshehtësisë, të cilën nuk mund ta kuptojmë ne: “Dhe të pyesin ty (O Muhammed)

për Ruhun (Shpirtin). Thuaj: “Ruhu (Shpirti) është prej atyre gjërave, dija për të cilat

është vetëm tek Allahu, ndërsa nga Dija (juve o njerëz) ju është dhënë vetëm fare

pak.” (El Isra: 85). Po ashtu Ai na lajmëroi se i merr shpirtërat në momentin e vdekjes:

“Është Allahu i Cili merr shpirtrat në kohën e vdekjes së tyre dhe ata që nuk vdesin

gjatë gjumit të tyre. Ai i mban ata (shpirtra) për të cilët Ai ka vendosur vdekjen dhe i

dërgon të tjetrët për një kohë të përcaktuar...” (Ez Zumer: 42). Po ashtu, Allahu u

caktoi shpirtërave disa melekë, të cilët i dënojnë ata nëse ishin të prishur e pabesimtarë,

dhe i begatojnë nëse ishin të mirë e të devotshëm.

Page 63: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

63

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na tregoi mënyrën se si

meleku i vdekjes i merr shpirtërat dhe ç’farë vepron pastaj me ta. Kur Zoti i ndal

shpirtërat tek Ai, u cakton atyre mbrojtës të fuqishëm e të zellshëm. Ata nuk mund t’u

shmangen atyre dhe të ikin e të vijnë tek ata mashtrues të cilët luajnë me mendjet e

njerëzve. Disa nga këta mashtrues supozojnë se i kanë sjellur shpirtërat e robëve të mirë

të Allahut, të profetëve e të shehidave. Si mund t’i lënë ata xhennetet e përhershme e të

vijnë në ato dhoma të errëta të sjelljes së shpirtërave?! Allahu na lajmëroi se shehidat

janë të gjallë tek Zoti i tyre: “Mos mendoni për ata që janë vrarë në Rrugë të Allahut

se kanë vdekur. (Jo!) Përkundrazi, janë të gjallë me Zotin e tyre dhe atje u

shërbehet.” (Al Imran: 169). Po ashtu Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha:

“Shpirtërat e shehidave janë në brendësinë e disa zogjëve të gjelbër, të cilët kanë

kandila të ngjitur për Arshi, shetisin nëpër Xhennet kudo që të dëshirojnë, pastaj përsëri

strehohen tek ata kandila.” Atëherë si supozojnë këta gënjeshtarë të kohës sonë se i

sjellin shpirtërat e tyre? Si? “...Fjalë e rëndë del nga goja e tyre. Ata nuk thonë gjë

tjetër veçse gënjeshtër.“ (El Kehf: 5).

Një dyshim dhe përgjigjja ndaj tij

Thonë: Si e shpjegoni ju njohjen e atyre shpirtërave me sjelljet dhe veprat e

njeriut në të cilin supozoni se qëndron në të?

Ne themi: Ky që supozon se është shpirt, në realitet është shejtan, e ndoshta ky

shejtan është mu ai shoqëruesi që e shoqëronte njeriun gjatë jetës së tij. Ne më parë

përmendëm citate të cilat argumentuan se çdo njeri ka një shoqërues nga shejtanët. Ky

shoqërues i tij, di shumë nga sjelljet dhe veprat e njeriut të cilin e shoqëronte gjatë jetës

së tij. Ai i njeh edhe të afërmit dhe shokët e tij, kështu që kur ai pytet për ndonjë gjë

rreth tij, përgjigjet shumë lehtë; sepse ka njohuri rreth tij.

E nëse thuhet: Si i komentoni përgjigjjet shkencore, të cilat i marrim nga

shpirtërat?

Themi: Më parë sqaruam se shejtanët dhe xhindët kanë mundësi shkencore të

tilla, të cilat u mundësojnë të përgjigjen në pyetje të tilla. Mirëpo, përgjigjet e tyre

përmbajnë në vete devijim të madh, ata na përgjigjen vetëm aq sa ne të besojmë në ta,

kurse pastaj na udhëzojnë në rrugë të humbur e të keqe, e cila na shkatërron në këtë botë

dhe në botën e ardhshme.

Largimi i shejtanëve nga pasuesit e tyre

Këta të cilët quhen “ruhanijjun - shpirtëror” dhe të cilët supozojnë se i sjellin

shpirtërat dhe shërojnë përmes tyre, janë gënjeshtarë, sepse ata shpirtëra nuk janë tjetër

veçse shejtanë, të cilët në shumë raste i lënë këta mashtrues dhe i poshtërojnë. Gazeta

kuvajtiane “El-Kabes” 12/2/1978, paraqiti një shënim siç vijon: ”E gjithë Anglia janë

duke folur këto ditë rreth dijetarit shpirtëror Peter Godvin, i cili posedonte dhunti

shpirtërore të çuditshme. Ai përmes saj kishte mundësi t’i shëronte të sëmurët prej

sëmundjeve të vështira, i zbulonte gjërat e humbura dhe i nënshtronte shpirtërat që t’i

shërbejnë njeriut.

Peter Godvini posedonte fuqi të veçantë. Ai kishte mundësi që në të njejtën kohë

të gjindet në disa vende, si p.sh. disa shokë të tij e shihnin atë në Londër, kurse disa të

tjerë e shihnin atë, në të njejtën kohë, në Liverpul dhe disa të tjerë në Mançaster, derisa

disa të katërt vërtetonin se ai nuk ishte në asnjë nga ato vende, por ishte duke ndejtur në

atë kohë në shtëpinë e tij me gruan dhe fëmijët.

Page 64: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

64

Ndonjëherë të gjithë ata trupa të tij të shpërndarë tuboheshin në një vend, si p.sh.

duke ndejtur ai me shokët e tij, rastësisht hynte tek ata një personalitet i tij tjetër… i

shoqëronte ata në atë ndejë ... pastaj vinte personaliteti i tretë i tij, i katërti dhe i pesti,

kështu Peter Godvini shfaqej në pesë personalitete të cilat rrinin me ata që ishin aty. Ai

fliste me ta dhe ato (personalitete) flisnin njëra me tjetrën… kurse ata të cilët e

dëshmonin këtë gjë, habiteshin… Por rastësisht, Peter Godvini humbi çdo gjë dhe u bë

njeri i rëndomtë, nuk kishte mundësi t’i shërojë të sëmurët, t’i zbulojë gjërat e humbura,

të paraqesë të ardhmën dhe nuk kishte mundësi t’i nënshtrojë shpirtërat për shërbimin e

njerëzve.

Fatkeqësia e Godvinit, filloi vitin e kaluar, kur u mundua që t’i shfrytëzojë

mundësitë e tij për realizimin e dobive materiale. Ai tash shikon në të kaluarën e tij të

afërme, e thotë: ‘Ajo që më ndodhi mua nuk e mendoja. Shpirtërat janë hidhëruar në

mua dhe ma kanë marrur begatinë e tyre’.”

Xhindët dhe njohja e fshehtësisë

Tek shumica e njerëzve është përhapur ideja se xhindët e dinë fshehtësinë.

Renegatët në mesin e xhindëve, mundohen që ta përforcojnë këtë kuptim të gabueshëm

tek njerëzit. Allahu e sqaroi jorealitetin e këtij pretendimi kur ia mori shpirtin profetit të

Tij, Sulejmanit, alejhis-selam, të cilit ia kishte nënshtruar xhindët, të cilët punonin nën

urdhërin e tij. Pasi që ai vdiq, trupi i mbeti në këmbë meqë ishte i mbështetur në

shkopin e tij. Xhindët vazhduan punën e tyre duke mos e ditur se ai kishte vdekur,

derisa shkopin e tij e hëngri krimbi me ç’rast edhe iu rrëzua trupi, atëherë iu bë njerëzve

e ditur, se pretendimi i xhindëve se i dinë të fshehtën, është gënjeshtër: “Pastaj kur Ne

vendosëm vdekjen për të (Sulejmanin), asgjë nuk u dha shenjë atyre (xhindeve) për

vdekjen e tij, përveç një krimbi të vogël nga toka i cili po brente pak e nga pak në

shkopin e tij, kështu kur ai ra përtokë, xhindet e panë qartë se po ta kishin ditur të

panjohurën (Gajbin), nuk do të kishin ndenjur nën ndëshkimin poshtërues.” (Sebe’ë:

14).

Më parë përmendëm, se si ata vidhnin në të kaluarën lajmet nga qielli dhe si u

shtua mbrojtja e qiellit prej tyre, pas dërgimit të Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem. Pas kësaj, rrallë ndodhë që xhindët të dëgjojnë lajmet e qiellit.

Falltorët dhe magjistarët

Me këtë bëhet i qartë gabimi i madh të cilin e bëjnë disa njerëz kur besojnë se

disa njerëz, sikurse falltorët dhe magjistarët, e dinë të fshehtën, kështu që shkojnë tek

ata dhe i pyesin për disa gjëra që kanë ndodhur; sikurse vjedhjet e krimet, si dhe i pyesin

për gjëra që ende nuk kanë ndodhur; sikurse çka do të ndodhë me ta e me fëmijët e tyre.

Edhe pyetësi, e edhe i pyeturi kanë dështuar, sepse fshehtësia është dije e Allahut, nuk

ia zbulon atë askujt përveç atij që dëshiron në mesin profetëve të Tij: “(Ai i Vetëm

është) i Gjithëdituri i Gajbit (i të panjohurës) dhe askujt nuk ia shpall Gajbin

(fshehtësinë) e Tij. Përveç ndonjë të Dërguari (nga njerëzit) të cilin Ai e ka zgjedhur

(Ai i njofton atij nga e fshehta, sa të dojë Ai) dhe pastaj Ai bën një grup roje

(melekësh) të ecin para tij dhe pas tij. (Allahu i ruan të Dërguarit) deri sa Ai të shohë

se ata i kanë shpallur Mesazhet e Zotit të tyre (Allahut). Dhe Ai rrethon gjithçka që

është me ta dhe Ai mban llogari për çdo gjë.” (El Xhin: 26 – 28). Besimi se filan

personi e di fshehtësinë, është besim i gabuar dhe i humbur, bie në kundërshtim me

besimin islam të drejtë, i cili njohjen e fshehtësisë ia lë në dorë vetëm Allahut. E nëse

kjo çështje e kalon kufirin, kështu që kërkohet zgjedhje te pretenduesit e njohjes së

Page 65: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

65

fshehtësisë, krimi bëhet shumë i madh, sepse transmeton Muslimi nga disa gra të

Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, se ai tha: ”Ai që shkon te një falltor dhe e

pyet për diç, nuk do t’i pranohet atij namazi dyzet netë”.

Besimi në këta falltorë është kufër (mosbesim në Allahun), siç transmetojnë Ebu

Davudi dhe Imam Ahmedi nga Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Ai që shkon te një magjistar (falltorë) dhe beson në atë

që ai thotë, është spastruar nga ajo që iu zbrit Muhammedit”.

Nëse kështu është gjendja me pyetësin, atëherë si është puna me atë që pyetet?!

Nëse pyetësit të falltorit, nuk i pranohet namazi dyzet netë dhe nëse besuesi i tyre është

pabesimtar në atë që i zbriti Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, atëherë si është

dispozita ndaj falltorit e magjistarit?

Pyetja e falltorëve dhe e magjistarëve

me qëllim të sprovimit të tyre

Ibni Tejmijje mendon se pyetja e falltorëve me qëllim që të provohet gjendja e

tyre dhe ajo që fshehin, që të dallohet e vërteta nga gënjeshtra e tyre, është e lejuar. Ibni

Tejmijje mori për argument në këtë mendim të tij hadithin që e transmetojnë Buhariu

dhe Muslimi, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e pyeti Ibni Sajjadin, e i tha:

”Ç’farë sheh?” Tha: ”Më paraqitet një i sinqertë dhe një gënjeshtarë (ndoshta ka për

qëllim të thotë se dëgjon lajme të vërteta dhe lajme të rreme)”. Muhammedi, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, i tha: ”Të është përzier çështja ty”. I tha Muhammedi, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem,: ”Unë tash të fsheha diç (d.m.th. unë mendova diç në vete, më trego ti

se çfarë mendova)”. Tha: ”Është Ed-Duh (në disa transmetime thuhet se Muhammedi,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kishte menduar një ajet të sures Ed-Duhan. Ibni Sajjadi

nuk kishte mundur ta dëgjojë si duhet thënien e shejtanit të tij, kështu që i përmendi

vetëm dy-tri shkronja, Allahu A’lem)”. Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i tha:

”Hesht, ti nuk mundesh ta kalosh mundësinë tënde (si falltor)”. Pra, këtu shihet se

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e pyeti këtë gënjeshtarë që ta zbulojë

çështjen e tij dhe t’ju sqarojë atë njerëzve.

ASTROLOGIJA – EL-MUNEXHXHIMUN

Astrologia, bazë e së cilës janë ligjet dhe ndikimet, është të argumentuarit e

ndodhive tokësore, përmes ndryshimeve në gjithësi. Është e ndaluar me Kur’an dhe

Sunnet; madje ajo është e ndaluar me gjuhën e të gjithë profetëve. Thotë Allahu:

“...magjistari nuk do të jetë kurrë i fituar, sado aftësi që mund të arrijë.” (Ta-Ha:

69)... “A nuk i sheh ata të cilëve u qe dhënë pjesë nga Libri? Ata besojnë në Xhibt dhe

Taghut (çdo gjë e adhuruar përveç Allahut, kushdo qoftë e çfarëdo qoftë) dhe u thonë

jobesimtarëve se ata janë në rrugë më të drejtë se sa ata që kanë besuan Udhën

(Islamin).” (An Nisa’: 51).

Omeri, radiAllahu anhu, tha: ‘el-xhibti është sihri; magjia.

Sqarimi i të vërtetave të cilat në disa raste

i thonë astrologët dhe falltorët

Disa supozojnë se falltorët, magjistarët dhe astrologët, e thonë të vërtetën në disa

raste. Përgjigjja ndaj kësaj është se: Thëniet e tyre të vërteta, në të shumtën e rasteve

janë të mveshura me mashtrim ndaj njerëzve. Ata njerëzve u flasin fjalë të përgjithshme,

Page 66: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

66

të cilat përmbajnë në vete komente të ndryshme, e kur të ndodhë ngjarja, ata ua

komentojnë në pajtim me atë që kanë thënë. Thëniet e tyre të vërteta janë nga çështjet e

imëta, ose rikthehen në parashikim e inspirim, ose janë nga fjalët të cilat i kanë vjedhur

xhindët nga lajmet qiellore. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Aisha, radiAllahu

anha, se tha: “Dikush e pyeti Muhammedin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, për falltorët?

Ai tha: “Ata nuk janë asgjë.” I thanë shokët e tij: “O i Dërguar i Allahut, ata na flasin

për disa gjëra të cilat ndodhin ashtu sikurse thonë!” Tha ai: “Ato janë fjalë të vërteta, të

cilat i vjedhin xhindët dhe pastaj i hedhin në veshët e dashamirëve të tyre, kurse këta

përmes atyre fjalëve përziejnë njëqind gënjeshtra.” Nëse falltorët e thonë të vërtetën në

ato çështje që kanë ndodhur, sikurse është p.sh. njohja e vjedhësit, ose i dinë emrin e një

personi, të familjes dhe fëmijve të tij, përderisa ai takohet me te për herë të parë, ai këtë

e bën me ndonjë mashtrim, sikurse ai që dërgon dikë t’i dëgjojë thëniet e personave që

do të dalin para tij, ose këtë ai e bën përmes shejtanëve, e nuk është çudi që shejtanët i

dinë ndodhitë që kanë ndodhur dhe emrat e njerëzve.

Falltorët janë profetët e shejtanëve

Tha Ibnul-Kajjimi: ”Falltorët janë profetët e shejtanëve, sepse politeistët

shpejtojnë tek ata, kërkojnë strehim tek ata në ndodhitë e tyre të mëdha, u besojnë atyre,

kërkojnë gjykim nga ata dhe janë të kënaqur me gjykimet e tyre, ashtu sikurse veprojnë

pasuesit e profetëve me profetët. Politeistët besojnë se falltorët e dinë të fshehtën dhe

lajmërojnë fshehtësi të tilla që nuk i di askush tjetër përveç tyre. Pra, tek politeistët ata

kanë pozitën e profetëve. Nuk ka dyshim se falltorët janë vërtetë profetët e

shejtanëve…e meqë mes këtyre dy lloj profetëve (profetëve të Allahut dhe profetëve të

shejtanëve) ka një të kundërt të madhe, tha Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:

”Ai që shkon te një falltor, apo te një magjistar dhe i beson në atë që thotë, ai ka

mohuar atë që iu zbrit Muhammedit”.

Njerëzit janë dy lloje: pasuesit e falltorëve dhe pasuesit e profetëve, e nuk

ndodhë që të dy këto të bashkohen në një person, që të jetë edhe pasues i profetëve edhe

pasues i falltorëve. Përkundrazi, njeriu është larg nga Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve

sel-lem, aq sa është afër falltorit dhe e përgënjeshtron atë, aq sa i beson falltorit.

Unë them: Ai që i studion historitë e popujve, do të kuptojë se falltorët dhe

magjistarët e kishin pozitën e profetëve në mesin e tyre, por ata ishin profetë të

shejtanëve. Falltorëve dhe magjistarëve u dëgjohej fjala nga popujt e tyre, ata u lejonin e

u ndalonin atyre, u merrnin pasurinë, i urdhëronin të bënin lloj-lloj adhurimesh e

ritualesh, të cilat ishin në kënaqësinë e shejtanëve dhe i urdhëronin t’i shkëpusnin

marrëdhëniet farefisnore dhe të bëjnë imoralitet. Dijetari i njohur, El-Akkad, i sqaroi

disa nga këto gjëra në librin e tij “Iblisi”.

Obligimi i muslimanëve ndaj tyre

Atë që pretendojnë astrologët, falltorët dhe magjistarët, është humbje e madhe

dhe gjë shumë e urrejtur. Është obligim për ata, të cilëve Allahu ua dhuroi fenë e Tij, ua

mësoi Librin (Kur’anin) dhe rrugën e profetit të Tij, që ta urrejnë atë humbje me fjalë,

që ta sqarojnë atë të kotë me argumente dhe ata që kanë pushtet mbi ta, e kanë obligim

që t’i ndalin me fuqi ata të cilët pretendojnë se e dinë të fshehtën në mesin e falltorëve

dhe magjistarëve, në mesin e atyre që shikojnë në rërë, filxhan dhe dorë. Po ashtu, për ta

është obligim që ta ndalin përhapjen e legjendave, gënjeshtrave e fallit nëpër gazeta dhe

t’i dënojnë ata të cilët mundohen të fitojnë pasuri përmes tyre. Allahu i mallkoi Beni

Israilët të cilët nuk i ndalonin gjërat e urrejtura: “Ata asnjëherë nuk e ndalonin njëri-

Page 67: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

67

tjetrin nga Munkeri (e keqja, mosbesimi, besimi i rremë) që ata gjithnjë vepronin. E

poshtër vërtet ishte ajo që ata gjithnjë vepronin.” (El Maideh: 79).

Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibni Maxhe nga Ebu Bekri, radiAllahu anhu, se

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Nëse njerëzit e shohin të keqën e nuk e

ndryshojnë atë, është e mundur që Allahu t’i përfshijë të gjithë ata me dënimin e Tij”.

Xhindët dhe pjatat fluturuese

Në ditët tona është shpeshtuar të folurit rreth pjatave fluturuese. Pothuajse nuk

kalon një javë pa dëgjuar se filan personi apo filan grupi e vërejtën një pjatë fluturuese,

e vërejtën atë duke fluturuar në qiell apo kur zbriste në tokë, apo i panë disa krijesa të

ndryshme nga njeriu duke dalur nga ato pjata dhe çështja arriti deri aty, saqë disa

pretenduan se disa nga ato krijesa kërkuan nga disa njerëz që t’i shoqërojnë në ato pjata

fluturuese, për t’u bërë disa kontrollime atyre.

Këtë pretendim nuk e thonë vetëm njerëzit e thjeshtë, por këtë e supozojnë edhe

njerëz shumë të njohur, sikurse kryetari i Shtetve të Bashkuara të Amerikës. Ai beson se

ka parë diç duke fluturuar në qiellin e Republikës amerikane, Gjorgjia më 1973, por nuk

dinte se ç’farë ishte ajo.

Ai shpreh interesim të veçantë për krijesat të cilat kanë filluar ta sulmojnë tokën.

Kryetari amerikan e kaloi një natë të tërë (sikurse thuhet nëpër gazeta) duke diskutuar

me një dijetar i cili është i bindur se njeriu nuk është krijesa e vetme në Gjithësi.

Kryetarin Karter e shoqëronte Frenk Pres, këshilltari i tij për çështje shkencore. Pas

kësaj, Karteri shikoi brenda observatorit kombëtar disa filma të cilët shkurtimisht

paraqesin zbulimet e fundit rreth krijesave të cilat jetojnë jashtë sistemit tokësor. Ata

filma i shfaqi Karl Sagan, drejtori i punëtorisë për studimet e kosmosit në Universitetin

Kornel, nga i cili merren çdoherë lajmet rreth krijesave të cilat jetojnë jashtë sistemit

tokësor.

Gazeta Kuvajtijane “El-Hedef” e datës 23/3/1978, vërteton se ish-kryetari kinez

Mau Ce Tung, besonte në ekzistimin e krijesave të tjera përveç nesh, në planetet tjera.

Po ashtu kjo gazetë, përmend se 61% e popullit amerikan besojnë në këtë, kurse gazetat

amerikane supozojnë se rreth 500.000 njerëz i vërejtën këto pjata fluturuese dhe disa

nga ata patën mundësi të hyjnë në lidhje të drejtëpërdrejtë me to.

Kinemaisti amerikan Stiven Spilberg, bëri regjinë e një filmi me emrin

“Ballafaqimi i llojit të tretë”, i cili kushtoi 22.000.000 $.

Ai e bëri gjirimin e këtij filmi, pasi që i grumbulloi informatat nga ata që i panë

këto pjata fluturuese dhe nga ata që patën lidhje me to. Filmin e tij e shfaqi së pari në

Shtëpinë e Bardhë dhe kryetari i Amerikës ishte i pari që e shikoi atë film. Pas shfaqjes

së këtij filmi, rezidenca astronomike amerikane, u bind për nevojën e hulumtimit në

këtë lëmi. Për këtë arsye më 1979, ajo veçoi 1.000.000 $ për këto hulumtime dhe këtë

plan sekret e quajtën me emrin “Siti”. Ajo filloi dërgimin e aparateve të posaçme në

kosmos, duke hulumtuar kështu dërgesat të cilat vijnë nga planetet tjera.

Pas kësaj paraqitjeje, mund të vërtetojmë këtë që vijon:

1 - Nuk ka vend për përgënjeshtrimin e ekzistimit të krijesave tjera përveç

njeriut, kur dihet se ato i kanë parë me mijëra e madje edhe me qindra mijëra njerëz.

Unë përgjoja se çka thuhet në këtë temë një kohë të gjatë, e pothuajse çdo javë flitej se

një grup vërejti diç të ngjashëm me ato (pjatat fluturuese).

Page 68: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

68

2 - Njerëzit ranë në dyshim rreth realitetit të pjatave fluturuese dhe rreth atyre të

cilët i shërbejnë këto pjata, posaqërisht kur dihet se shpejtësia e tyre është jashtë

imagjinatës sonë. Ajo ia kalon çdo mjeti apo anije kozmike të cilën e shpiku njeriu.

3 - Unë jam i bindur, pothuajse në tërësi, se ato janë nga bota e xhindëve, të cilët

banojnë tokën tonë, për të cilët folëm më parë dhe fuqitë e mundësitë e të cilëve i

sqaruam më parë dhe treguam se ato ia kalojnë fuqisë njerëzore. Allahu xhindëve u dha

shpejtësi e cila ia kalon shpejtësisë së dritës dhe po ashtu u mundësoi të shfaqen në

pamje të ndryshme, kështu që ata mund t’ju shfaqen njerëzve në pamje të ndryshme (në

pamje të shtazëve, në pamje të njerëzve të ndryshëm, në pamje të krijesave që ne nuk i

njohim, etj).

Me këtë, na bëhet e qartë bëmirësia e Allahut ndaj nesh, meqë na njohi me këto

realitete, posaqërisht kur dihet se ne vërejmë dyshim dhe pasiguri tek ata (pabesimtarët)

që nuk e dijnë këtë që dijmë ne dhe me këtë i sigurojmë fuqitë tona mendore e

shkencore dhe pasuritë tona; që kështu t’i shpenzojmë ato në aspekte të dobishme.

Dikush nga ne mund të pyet rreth fshehtësisë së shfaqjes së këtyre pjatave

fluturuese në ditët tona dhe mosparaqitjen e tyre në shekujt e kaluar. Përgjigjja për këtë

është se xhindët në çdo shekull i mveshin veçantitë e tij, kurse shekulli ynë është

shekulli i përparimit shkencor, për këtë arsye ata i humbin njerëzit me atë metodë e cila

zgjon interesimin e tyre dhe që e dëshirojnë shpirtërat e tyre. Njerëzit sot janë shumë të

interesuar të dijnë diç rreth kosmosit të gjërë dhe mundësisë e ekzistimit të krijesave të

tjera në të.3

3Këto mendime të autorit janë shumë me vend, me gjithëatë, ne nuk mund të konkludojmë në mënyrë

përfundimtare se nuk ekzistojnë edhe krijesa të tjera në planete përveç njeriut, xhindëve dhe melekëve,

posaqërisht kur dihet se në disa hadithe është përmendur se ekzistojnë shtatë toka sikurse toka jonë,

realitetin e të cilave e di vetëm Allahu. Allahu A’lem.

Page 69: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

69

KAPITULLI I PESTË

ARMËT E BESIMTARIT NË LUFTËN E TIJ

KUNDËR SHEJTANIT

1 - Ruajtja dhe përgatitja

Ky armik i fëlliqur dhe mashtrues, nxiton pandërprerë që t’i humbë njerëzit. Ne

më parë i mësuam qëllimet dhe mjetet e tij devijuese, pra aq sa ne e njohim këtë armik,

qëllimet, mjetet dhe metodat e tij përmes të cilave na humbë, aq edhe do të shpëtojmë

nga ai, përderisa, nëse njeriu është në huti ndaj këtyre çështjeve, armiku i tij do ta

robërojë dhe do ta drejtojë atë në cilindo drejtim që dëshiron.

Ibnul-Xhevziu, Allahu e mëshiroftë, e përshkruajti në mënyrë të përkryer këtë

konflikt në mes njeriut dhe shejtanit, e tha: ”Dije se zemra është sikurse kalaja, e cila

kala është e rrethuar me mure, kurse muret kanë dyer dhe ato mure i kanë disa prishje.

Në atë kala banon mendja dhe po ashtu, melekët kalojnë kah ajo kala. Afër saj ka disa

vendstrehime në të cilat gjindet epshi (dëshira). Shejtanët hyjnë në ato vendstrehime pa

kurrfarë pengese dhe lufta vazhdon pandërprerë mes banorëve të kalësë dhe banorëve të

atyre vendstrehimeve. Shejtanët sillen pandërprerë rreth asaj kalaje duke vëzhguar

hutinë e rojës dhe kështu mundohen të depërtojnë nëpër ato shkatërrime të mureve. Pra,

roja është i detyruar që t’i dijë të gjitha dyert e kalësë dhe të gjitha shkatërrimet në

mure, të cilat i janë dhënë nën kujdesin e tij, përndryshe nëse ai vetëm një moment bie

në huti, armiku i tij nuk ndalet asnjëherë.

Një njeri i tha Hasen El-Basriut: A flenë Iblisi? Tha: Sikur ai të flejë, ne do të

gjenim rehati.

Kalaja e përmendur ndriçohet me dhikër4 (përmendjen e Allahut) dhe me iman.

Në të gjindet një pasqyrë shumë e bardhë, në të cilën duket çdo gjë që kalon afër saj. Për

këtë arsye, çështja e parë që vepron shejtani në ato strehime të tij, është se ngre tym të

shumtë që t’i nxijë muret e kalasë, ta ndryshkë pasqyrën…kurse dhikri e ndritë atë

pasqyrë. Ky armik i bën disa ekspedita e sulme, ndonjëherë mundohet të hyjë me fuqi

në kala, por e ndjek atë roja, kështu që ai ik. Ndonjëherë hynë brenda në të dhe bën

dëme të shumta. Ndonjëherë qëndron në të një kohë të gjatë, si shkak i hutisë së rojeve,

e ndonjëherë ngriten erëra të mëdha kështu që i nxinë muret e kalasë dhe e ndytin

pasqyrën, pastaj shejtani kalon pa e diktuar askush. Ndonjëherë ndoshta edhe e plagos

rojen, si shkak i hutisë së tij, zë robër dhe i shërben ata që dëshiron. Pastaj fillon t’i

shpikë mashtrimet, në pajtim me epshet njerëzore”.

2 - Përmbajtja e Kur’anit dhe Sunnetit

Metoda më e suksesshme për mbrojtje nga shejtani është përmbajtja e Kur’anit

dhe Sunnetit, mësimi dhe veprimi sipas tyre, sepse ata të dy sqarojnë rrugën e drejtë,

kurse shejtani mundohet të na devijojë nga rruga e tyre. Thotë Allahu: “Dhe vërtet, kjo

është Rruga Ime e Drejtë, kështu që ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera pasi ato

4Dhikri apo ziqri, nuk është ajo që mendojnë disa njerëz, posaqërisht sufistët e tarikatet. Ata mendojnë se

dhikri është të përmendet Allahu në rrathe dhe atë me metoda që as Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve

sel-lem, e as Sahabët nuk i vepruan ashtu. Dhikri është përmendja e Allahut në çdo rast, veprimi me

urdhërat e Tij dhe praktikimi i Sunnetit të Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe largimi nga

çdo risi në fe.

Page 70: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

70

do t’ju ndajnë e t’ju largojnë nga Udha e Tij. Këtë jua ka urdhëruar Ai që të mund të

bëheni Muttekinë (të përkushtuar në Besimin e Pastër Islam).” (En Aam: 153).

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na sqaroi këtë ajet.

Transmetojnë Imam Ahmedi, Nesaiu dhe Daramiu, se Abdull-llah Ibni Mes’udi,

radiAllahu anhu, tha: “Na bëri i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, një

vijë, pastaj tha: “Kjo është rruga e Allahut”, pastaj i bëri disa vija në të djathtë e në të

majtë të saj dhe tha: “Këto janë rrugë të ndryshme, në fillim të çdonjërës rrugë qëndron

nga një shejtan i cili fton në të”, pastaj Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e tha

këtë ajet: “Dhe vërtet, kjo është Rruga Ime e Drejtë, kështu që ndiqeni atë ...” (En

Aam: 153).”

Pra, përmbajtja e asaj që erdh nga Allahu, si besimet, veprat, fjalët, adhurimet,

ligjet dhe largimi nga çdo gjë që ai na ndaloi, i mundëson njeriut të jetë i mbrojtur nga

shejtani. Në këtë kontest, Allahu i madhëruar thotë: “O ju besimtarë! Hyni në mënyrë

të përkryer në Islam (duke iu nënshtruar të gjitha ligjeve dhe rregullave të fesë

Islame) dhe mos ndiçni gjurmët e shejtanit. Padyshim që ai është për ju armik i

hapur.” (El Bekareh: 208).

Ky ajet na detyron që t’i përmbahemi Islamit në të gjitha urdhërat dhe ndalesat e

tij dhe t’i bindemi Allahut me bindje të plotë. Për këtë arsye na urdhëroi Allahu që sipas

mundësisë, t’i praktikojmë të gjitha degët e imanit dhe të gjitha ligjet e Islamit. Po ashtu

na urdhëroi që mos t’i ndjekim hapat e shejtanit, sepse ai i cili e përqafon Islamin është

larg nga shejtani dhe hapat e tij, kurse ai që i lenë pasdore disa çështje të Islamit, ka

ndjekur shejtanin në disa hapa të tij. Për këtë arsye, lejimi i asaj që e ndaloi Allahu dhe

ndalimi i asaj që Ai e lejoi, apo ngrënia e gjërave të ndaluara dhe të këqija, konsiderohet

ndjekje e hapave të shejtanit të cilët na janë ndaluar: “O njerëz! Hani nga çfarë është e

ligjshme dhe e mirë në tokë dhe mos ndiqni gjurmët e shejtanit. Padyshim që ai është

për ju armik i hapur.” (El Bekareh: 168). Përmbajtja e Kur’anit, si në fjalë ashtu edhe në vepra, e dëbon shejtanin dhe e

hidhëron shumë atë. Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Kur i biri i Ademit (njeriu besimtar)

lexon ajetin në të cilin ka sexhde (ato janë disa ajete që kur të lexohen duhet bërë

sexhde) dhe pastaj bën sexhde, largohet shejtani, fillon të qajë dhe thotë:”Mjerë për

mua, u urdhërua i biri i Ademit të bëjë sexhde dhe e bëri atë, e për të është Xhenneti, u

urdhërova edhe unë të bëja sexhde, por refuzova, prandaj për mu është Xhehennemi”.

3 - Strehimi tek Allahu dhe mbrojtja me Të

Rruga më e mirë për mbrojtjen nga shejtani dhe ushtria e tij është strehimi tek

Allahu dhe mbrojtja nga Ai, sepse Ai është i plotëfuqishëm ndaj tij. Nëse Allahu i

siguron njeriut strehim, prej nga do të arrijë shejtani tek ai? Thotë i Madhëruari: “Trego

mëshirë dhe urdhëro mirësinë dhe largohu prej të paditurve. Edhe nëse të vjen

ndonjë pëshpëritje e ligë prej shejtanit, atëherë kërko mbrojtje e mbështetje tek

Allahu. Vërtet Ai është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.” (Al A’raf: 199-200). Po ashtu,

Allahu i madhëruar e urdhëroi të Dërguarin e Tij, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që të

kërkojë strehim tek Ai nga cytjet e shejtanëve dhe nga prezenca e tyre: “Dhe thuaj:

“Zoti im! Të mbështetem Ty (të më ruash) nga përshpëritjet e shejtanit. Dhe të

mbështetem Ty, O Zoti im! Se përndryshe ata do të më afroheshin.” (El Mu’minun:

97-98).

Cytjet e shejtanëve janë vesveset dhe intrigat e tij. Allahu na urdhëron që të

kërkojmë strehim tek Ai nga armiku i palodhur – shejtani, i cili nuk dëshiron tjetër,

veçse shkatërrimin e bijve të Ademit, si shkak i armiqësisë së madhe të tij ndaj babait të

tyre, Ademit, alejhis-selam.

Page 71: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

71

Thotë Ibni Kethiri gjatë komentit të këtij ajeti: ”…kërkoj strehim me afërsinë e

Allahut dhe mbrojtjen e Tij kundër shejtanit të mallkuar, që mos të më dëmtojë në fenë

dhe në botën time, apo që të më pengojë nga veprimi i urdhërave me të cilat jam

urdhëruar, apo të më nxisë në veprimin e veprave të cilat më janë ndaluar, sepse

shejtanin nuk mund ta largojë nga njeriu askush, përveç Allahut. Për këtë arsye,

urdhëroi i Madhëruari që t’i shfaqim mirëkuptim e të sillemi mirë me shejtanin nga

njerëzit (njeriun e keq), që kështu ta largojmë atë nga natyra e keqe e tij, kurse Ai na

urdhëroi që të kërkojmë strehim tek Ai nga shejtanët e xhindëve, sepse ata nuk pranojnë

ryshfet dhe nuk ndikon asgjë e bukur në të, sepse ata janë dëmprurës në natyrën e tyre

dhe nuk i pengon ata nga njeriu, përveç Atij që i krijoi”.

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e shpeshtonte kërkimin e strehimit

tek Allahu nga shejtani në mënyra të ndryshme. Pas lutjes hapëse të namazit

(Subhaneke-Allahumme), ai thoshte: ”Eudhu bil-lahi-s-semiil-alimi minesh-shejtanirr-

rrexhim, min hemzihi ve nefhihi ve nefthihi” - Kërkoj strehim tek Allahu i Cili dëgjon e

di çdo gjë nga shejtani i mallkuar, nga pëshpëritja, kryenaltësia dhe nga poezia e tij”.

Vendet e kërkimit të strehimit

1 - Kërkimi i strehimit tek Allahu gjatë hyrjes në nevojtore: Muhammedi,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kërkonte strehim tek Allahu nga shejtanët, kur hynte në

nevojtore, sikurse transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Enes Ibni Maliku, radiAllahu

anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, para se të hynte në nevojtore,

thoshte: ”Ty o Zot të kërkoj strehim nga të fëlliqurit (shejtanët meshkuj) dhe nga të

fëlliqurat (shejtanët femra)”. Po ashtu transmeton Ebu Davudi nga Zejd Ibni Erkami,

radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Këto nevojtore

janë të banuara (qëndrojnë tek ato xhindët dhe shejtanët me qëllim që t’u bëjnë dëm

njerëzve), kështu që kur ndonjëri nga ju shkon në nevojtore, le të thotë: Tek Allahu

kërkoj strehim nga të fëlliqurit (shejtanët meshkuj) dhe nga të fëlliqurat (shejtanët

femra)”.

2 - Kërkimi i strehimit tek Allahu me rastin e hidhërimit: Transmetojnë

Buhariu dhe Muslimi nga Sulejman Ibni Suredi, radiAllahu anhu, se tha: ”U fyen dy

persona ndërmjet vete në prezencë të profetit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, derisa ne

ishim duke ndejtur tek ai. Njëri nga ata e fyente tjetrin duke qenë i hidhëruar dhe iu

kishte skuqur fytyra. Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Unë e di një fjalë,

që sikur ta thotë ai (i hidhëruari), do t’i largohej hidhërimi: Eudhu bil-lahi minesh-

shejtanirr-rraxhim - Tek Allahu kërkoj strehim nga shejtani i mallkuar”.

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i mësoi Ebu Bekrit,

radiAllahu anhu, të thotë çdo mëngjes e mbrëmje: ”Ty të lutem o Zot, Shpikës i qiejve

dhe i tokës, Njohës i së fshehtës dhe i së dukshmës. Nuk ka zot tjetër përveç Teje, Zoti

dhe Mbreti i çdo gjëje. Tek Ti kërkoj strehim nga e keqja e shpirtit tim, nga sherri i

shejtanit dhe shirku i tij (shirku i tij, dmth. nga shirket në të cilat ai fton) dhe që të

veproj gjë të keqe ndaj vetvetes ose t’ia bëj atë ndonjë muslimani”.

3 - Kërkimi i strehimit tek Allahu gjatë marrëdhënieve seksuale:

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na nxiti që të kërkojmë strehim tek Allahu

gjatë marrëdhënieve seksuale me gruan, sikurse transmeton Ibni Abbasi, radiAllahu

anhu, se ai tha: ”Sikur ndonjëri nga ju të thotë, kur dëshiron t’i afrohet gruas së tij (që

të bëj marrëdhënie seksuale): ”Bismil-lah, Allahumme xhen-nibnesh-shejtane, ve xhen-

nibish-shejtane ma rezektena - Në emër të Allahut, të lutem o Zot, largoje shejtanin nga

ne dhe largoje atë nga ai (fëmiu) që na furnizon me të”, sikur pas kësaj të jetë caktuar

nga Allahu që ata të kenë fëmij, nuk do ta dëmtonte shejtani atë kurrë”.

Page 72: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

72

4 - Kërkimi i strehimit tek Allahu gjatë zbritjes në ndonjë luginë apo gjatë

hyrjes në shtëpi: Kur njeriu zbret në ndonjë luginë apo hyn në shtëpi, duhet që të

kërkojë strehim tek Allahu, e jo të kërkojë strehim tek xhindët e shejtanët, sikurse

vepronin pabesimtarët në kohën e xhahilijjetit5, e të cilët thonin: ”Kërkoj strehim te i

pari i kësaj lugine nga mendjelehtët e popullit të tij”, përkundrazi atëherë xhindët bënin

mendjemadhësi dhe i dëmtonin ata. Këtë na rrëfen Allahu në suren El-Xhin: “Dhe

vërtet që pati burra nga njerëzit të cilët iu mbështetën burrave nga radhët e xhindeve,

por ata (xhindet) ua shtuan atyre (njerëzve) mëkatet dhe mosbesimin.” (El Xhin: 6).

D.m.th. xhindët u shtonin arrogancën atyre burrave të cilët kërkonin strehim tek ata.

Po ashtu, i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na mësoi se si të kërkojmë

strehim tek Allahu kur të hyjmë në shtëpi, sikurse transmeton Havletu Bintu Hakim,

radiAllahu anha, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Sikur ndonjëri nga

ju të thotë kur hyn në ndonjë shtëpi:”Eudhu bikelimatil-lahit-taamme min sherri ma

halek - Kërkoj strehim tek Allahu me fjalët e Tij të plota nga çdo e keqe që Ai krijoi”,

nuk do ta dëmtonte në atë shtëpi asgjë derisa të largohej nga aty”.

5 - Kërkimi i strehimit tek Allahu nga shejtani gjatë pëllitjes së gomarit:

Thotë Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Kur të pëllet gomari, kërkoni

strehim tek Allahu nga shejtani i përbuzur”. Ai na lajmëroi se kur gomari pëllet, ka parë

ndonjë shejtan.

6 - Kërkimi i strehimit tek Allahu në fillim të leximit të Kur’anit: Thotë

Allahu i madhëruar: “Dhe kur të lexosh Kur’an, kërko mbështetje tek Allahu nga

shejtani i mallkuar. Vërtet që ai nuk ka aspak fuqi mbi ata që besojnë e që mbështeten

vetëm te Zoti i tyre.” (En Nahl: 98-99).

Ibnul-Kajjimi sqaroi urtësitë e kërkimit të mbrojtjes së Allahut nga shejtani i

mallkuar në fillim të leximit të Kur’anit, e tha:

1 - Kur’ani është shërim i gjoksave, ai largon nga aty vesveset, epshet dhe

dëshirat e prishura të shejtanit. Ai është ilaqi i asaj që urdhëroi shejtani në të, kështu që

njeriu u urdhërua që ta përzë me të bakterien sëmurëse… në këtë mënyrë, ky ilaq

shërues, hyn në zemër, pasiqë ajo është spastruar nga ngushtësirat e reaksionet e saj dhe

kështu ka sukses.

2 - Kur’ani është substanca e udhëzimit, diturisë dhe hajrit për zemrën, sikurse

është uji substanca e bimëve, kurse shejtani është një zjarr i cili i djeg ato bimë një nga

një. Kurdo që vëren se në zemër ka bimë të hajrit, nxiton që t’i prishë dhe t’i djegë ato.

Për këtë arsye, Allahu urdhëroi që të kërkohet strehim tek Ai nga shejtani, që kështu të

mos e shkatërron ai atë që përfiton nga Kur’ani. Dallimi mes këtij aspekti dhe aspektit të

parë, është se në aspektin e parë kërkohej strehim tek Allahu si shkak i arritjes së dobisë

kur’anore, kurse në të dytin, si shkak i mbetjes dhe ruajtjes së asaj dobie.

3 - Melekët i afrohen lexuesit të Kur’anit dhe e dëgjojnë atë, sikurse thuhet në

hadithin të cilin e transmetoi Usejd Ibni Hudajri, radiAllahu anhu, kur ishte duke lexuar

Kur’an dhe pa mbi të diç sikurse retë në të cilën kishte drita. I Dërguari i Allahut, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, i tha: ”Ata ishin melekët”, e shejtani është kundër melekëve

dhe armik i tyre. Për këtë arsye u urdhërua lexuesi i Kur’anit të kërkojë nga Allahu i

madhëruar që ta përzë shejtanin, që kështu të vijnë melekët, sepse ky është një vend ku

nuk mund të bashkohen edhe melekët edhe shejtanët.

4 - Shejtani me ushtrinë dhe hilet e tij, mundohet ta bëjë lexuesin e Kur’anit që

të harrojë qëllimin e leximit të tij, e ai qëllim është mendimi rreth tij, kuptimi i tij dhe

5 Koha e xhahilijjetit (koha e injorancës) është për qëllim koha para ardhjes së Muhammedit, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, kur njerëzit në përgjithësi ishin në një errësirë të madhe. Tash nuk ekziston xhahillijjet i

përgjithshëm i cili përfshin tërë botën, sepse Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Një grup i

ummetit tim do të vazhdojnë të jenë në të vërtetën, do të jenë ata në këtë rrugë të qartë pa i mundur

askush derisa të bëhet Kijameti”.

Page 73: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

73

njohja e asaj që ka për qëllim Allahu i madhëruar. Ai në çdo mënyrë mundohet të

ndërhyjë në mes zemrës së tij dhe qëllimit kur’anor dhe kështu lexuesi nuk përfiton nga

ai asgjë. Për këtë arsye u urdhërua lexuesi i Kur’anit që në fillim të leximit të kërkojë

strehim tek Allahu nga shejtani i mallkuar.

5 - Lexuesi i Kur’anit flet me Allahun gjatë leximit të tij. Allahu e dëgjon

lexuesin e bukur të Kur’anit me vëmendje më të madhe, se sa që e dëgjon këngëtarja

veglën muzikore të saj, kurse shejtani lexim të tij e ka poezinë dhe muzikën. Për këtë

arsye u urdhërua lexuesi i Kur’anit të kërkojë strehim tek Allahu nga shejtani i

mallkuar, që ta përzë atë gjatë të folurit me Allahun dhe gjatë dëgjimit të Allahut kur ai

lexon.

6 - Allahu i madhëruar na lajmëroi se nuk ka asnjë profet që gjatë leximit të tij

(të fjalëve të Allahut), nuk është munduar shejtani t’i hedhë fjalë të tij në atë lexim… e

nëse kështu ishte puna me profetët, alejhimus-selam, atëherë ç’farë të themi për të tjerët.

Për këtë arsye, shejtani e bënë të gabojë ndonjëherë lexuesin dhe ia përzinë atij leximin,

kështu që i pështillet gjuha…

7 - Shejtani më së shumti nxiton kundër njeriut kur ai mendon të bëjë ndonjë

hajr, kështu që i ndërhyn atij që ta pengojë nga ai hajr.

7 - Kërkimi i strehimit tek Allahu për fëmijët dhe familjen: Transmeton Ibni

Abbasi, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kërkonte

strehim tek Allahu për Hasanin dhe Husejnin, radiAllahu anhuma, (dy bijtë e vajzes së

tij Fatimes, radiAllahu anha), e thoshte: ”Ju kërkoj strehim tek Allahu me fjalët e Tij të

plota nga çdo shejtan e nga çdo gjallesë helmuese (apo nga çdo gjallesë dëmprurëse)

dhe nga çdo sy dëmprurës”, dhe thoshte: ”Babai juaj (ka për qëllim Ibrahimin, alejhis-

selam) u kërkonte strehim (tek Allahu) me këto fjalë Ismailit dhe Is’hakut”.

Suret kur’anore më të mira, me të cilat kërkohet strehim

Ato janë kaptina El Felek dhe En Nas (dy kaptinat e fundit të Kur’anit), sepse i

Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e urdhëroi Abdull-llah Ibni Hubejbin

që t’i lexojë ”Kul-HuvAllah Ehad-in” dhe dy kaptinat e përmendura, nga tri herë kur të

ngrysë e kur të gdhijë dhe i tha: ”Pas kësaj, të mjafton Allahu për çdo gjë”. Në një

transmetim tjetër e urdhëroi t’i lexojë kaptinat El Felek dhe En Nas, pastaj i tha:

”Njerëzit nuk mund të kërkojnë strehim me diç më të mirë se këto”.

Në një hadith tjetër të cilin e transmeton Nesaiu, Muhammedi, sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem, thotë: ”Asnjë lutës nuk është lutur me diç më të mirë se këto dhe asnjë

kërkues i strehimit nuk ka kërkuar strehim me diç më të mirë se këto”.

Si veprohet me shejtanin kur t’i hijeshon mëkatet?

Tregohet se një nga dijetarët e parë, i tha nxënësit të tij: ”Ç’farë vepron me

shejtanin nëse t’i hijeshon mëkatet? I tha: E luftoi atë. Dijetari i tha: E nëse ai përsëri

kthehet? Tha nxënësi: Përsëri e luftoj. I tha dijetari: Po nëse përsëri kthehet? Tha

nxënësi: E luftoj përsëri. I tha dijetari: Kjo do të zgjasë shumë. Ç’farë mendon nëse

kalon pranë deleve dhe të lehë qeni i tyre apo të pengon që të kalosh, ç’farë do të bëshe?

Tha: Do të mundohesha me tërë fuqinë time që ta përzë. I tha dijetari: Kjo do të zgjaste

shumë, por ti kërko ndihmë nga pronari i deleve që ta largojë atë.”

Kjo është një dituri e madhe nga ky dijetar i ndritur, sepse mbrojtja me Allahun

dhe kërkimi i strehimit tek Ai, është rruga më e fortë e cila e përzë dhe e largon

shejtanin. Kjo është ajo që veproi gruaja e Imranit, nëna e Merjemes (nëna e Isaut,

Page 74: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

74

alejhis-selam) kur tha me rastin e lindjes së saj: “...dhe kërkoj mbështetjen Tënde për të

dhe për pasardhësit e saj nga shejtani i mallkuar.“ (Al Imran: 36).

Për ç’farë arsye nuk largohet shejtani në disa raste kur njeriu

kërkon mbrojtje kundër tij?

Thonë disa njerëz: Ne kërkojmë strehim tek Allahu nga shejtani, por megjithatë

ne ndiejmë se shejtani na bën vesvese, na nxitë në sherr dhe na pengon gjatë namazit.

Përgjigja është: Kërkimi i strehimit (istiadhja) i ngjan shpatës në dorën e luftëtarit. Nëse

dora e tij është e fortë, e godet dhe e vret armikun e tij, përndryshe ai mund të mos i lë

kurrfarë gjurme, edhe nëse shpata është shumë e mprehtë. Po ashtu, nëse kërkimi i

strehimit bëhet nga një i devotshëm e besimtar i fortë, është zjarr i cili e djeg shejtanin,

e nëse kërkimi i strehimit bëhet nga një njeri me besim të dobët, nuk ndikon fuqishëm

mbi armikun e tij.

Tha Ibnul-Xhevziu, Allahu e mëshiroftë: ”Dije se Iblisi ndaj të devotshmit dhe

atij që nuk është i devotshëm, është sikurse njeriu i ulur pranë të cilit ka ushqim dhe

mish. Pranë tij kaloi një qen, të cilit ky i bërtet duke i thënë: Largohu, kështu që ai u

largua. Më pastaj, qeni kaloi pranë njeriut tjetër (i cili nuk është i devotshëm) pranë të

cilit kishte ushqim dhe mish, e saherë që ky mundohej ta përzente, ai kthehej përsëri.

Njeriu i parë është i devotshmi, të cilit i mjafton përmendja e Allahut që ta përzë

shejtanin, kurse njeriu i dytë është i padevotshmi, të cilit nuk i largohet shejtani, si

shkak i veprave të pahijshme të tij. Kërkojmë strehim tek Allahu nga shejtani”.

Pra, muslimani i cili dëshiron të shpëtojë nga shejtani dhe mashtrimet e tij, duhet

ta përforcojë imanin e tij dhe të kërkojë mbrojtje e strehim tek Allahu, ve la havle ve la

kuvvete il-la bil-lah.

Të marrurit me përkujtimin e Allahut

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe e cila të shpëton nga shejtani,

sikurse thuhet në një hadith: ”Allahu e urdhëroi profetin e Tij, Jahjanë, alejhis-selam, që

t’i urdhërojë Beni Israilët me pesë cilësi…”, nga ato:”…dhe ju urdhëroi ta përkujtoni

Allahun e madhëruar, sepse kjo i ngjanë një njeriut, të cilin janë duke e ndjekur armiqët

e tij, derisa ky arriti te një kala e fortifikuar dhe kështu e shpëtoi veten nga ata. Kështu,

edhe njeriu nuk mund ta sigurojë veten nga shejtani, përveçse me përkujtimin e

Allahut”.

Thotë Ibnul-Kajjimi: ”Sikur përkujtimi i Allahut të mos kishte veçse këtë cilësi,

njeriu do të meritonte që mos ta ndalë gjuhën e tij nga përmendja e Allahut të

madhëruar, sepse ai nuk mund ta sigurojë veten e tij nga armiku, përveçse me

përkujtimin e Allahut, kurse armiku i tij mund të arrijë tek ai, kur ky është në gaflet

(huti). Ai e vëzhgon atë pandërprerë. Kur ky bie në huti, ai i hudhet njeriut dhe e

shqyen, e kur ky e përmend Allahun e madhëruar, zbrapset dhe zvogëlohet armiku i

Allahut, sa që bëhet sa një zog i vogël dhe sa një mizë. Për këtë arsye edhe është quajtur

shejtani (në Kur’an) “El-Vesvas El-Hannas”, sepse ai pëshpërit në zemrat e njerëzve, e

kur përmendet Allahu, ai zbrapset.”

Tha Ibni Abbasi, radiAllahu anhu: ”Shejtani qëndron pandërprerë në zemrën e

njeriut, kur ky bie në huti, ai i pëshpëritë, e kur ta përmendë Allahun, zbrapset”.

Po ashtu Ibnul-Kajjimi tha: ”Shejtanët e kanë rrethuar njeriun nga çdo anë dhe

ata janë armiqët e tij. Çka thua ti për një njeri të cilin e kanë rrethuar armiqët e tij nga

çdo anë dhe të cilët janë plot hidhërim në të. Secili nga ata i bën dëm atij aq sa ka

mundësi, në të njejtën kohë nuk ka rrugë tjetër që ta përçajë grupin e tyre, përveçse me

Page 75: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

75

përkujtimin e Allahut të madhëruar”. Pastaj ai, Allahu e mëshiroftë, përmendi hadithin

të cilin e transmeton Abdurr-Rrahman Ibni Semre, radiAllahu anhu, se tha: ”Një ditë

doli i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, te ne, derisa ne ishim duke

ndejtur në një hije (shtëpi verore e thjeshtë, kulmi i së cilës është i mbuluar me degë të

hurmeve) në Medine. U ngrit para nesh, e na tha: ”Unë pashë mbrëmë një ëndërr të

çuditshme: E pashë një njeri nga ummeti im, të cilit i erdh meleku i vdekjes që t’ia merr

shpirtin. Në atë moment erdh bëmirësia e tij ndaj prindërve dhe e largoi melekun e

vdekjes nga ai. E pashë një njeri nga ummeti im, të cilit i ishte shtruar dënimi i varrit.

Në atë moment erdh abdesti i tij dhe e shpëtoi nga ajo gjendje. E pashë një njeri nga

ummeti im, të cilin e kishin rrethuar shejtanët. Në atë moment erdh përkujtimi i tij i

Allahut dhe i përzuri shejtanët nga ai. E pashë një njeri nga ummeti im duke u ndezur -

në një transmetim tjetër thuhet: duke dihatur - nga etja. Sa herë që afrohej afër ndonjë

pusi, pengohej dhe dëbohej. Në atë moment erdh agjërimi i tij i Ramazanit dhe i dha të

pijë, e u ngop. E pashë një njeri nga ummeti im dhe i pashë profetët të ulur në rrethe. Sa

herë që ai afrohej afër ndonjë rrethi të tyre, dëbohej. Në atë moment erdh pastrimi i tij

nga xhunubllaku (pastrimi pas marrëdhënieve seksuale me gruan apo ejakulimit), e kapi

për dore atë dhe e uli afër meje. Pastaj e pashë një njeri nga ummeti im, para të cilit

kishte një errësirë, mbrapa tij kishte errësirë, në të djathtën e tij kishte errësirë, në të

majtën e tij kishte erësirë, mbi të kishte errësirë dhe nën të kishte errësirë, kurse ai ishte

i hutuar në ato errësira. Në ato momente erdhën Haxhxhi dhe Umreja6 e tij dhe e

nxorrën nga errësira në dritë. Po ashtu e pashë një njeri nga ummeti im, duke u

mbrojtur me duart e tij nga flaka dhe xixat e zjarrit. Në atë moment erdh sadaka (zeqati

dhe lëmosha që ua dha fukarave për Allahun) e tij dhe u bë mburojë mes tij dhe mes

Xhehennemit dhe ia mbuloi kokën. E pashë një njeri nga ummeti im, duke u folur

besimtarëve, por ata nuk i flisnin. Në atë moment erdh lidhja e tij farefisnore e tha: O ju

grup i muslimanëve, ai mbante lidhje të mira me farefisin e tij, pra, folni me të. Atëherë,

i folën besimtarët, ua zgjati dorën atyre dhe ia zgjatën dorën ata. E pashë një njeri nga

ummeti im, të cilin e kishin rrethuar Zebanijet (melekët e zjarrit), në atë moment erdh

urdhërimi i tij në vepra të mira dhe pengimi i tij nga veprat e këqija dhe e shpëtuan nga

duart e tyre dhe e futën tek melekët e mëshirës. E pashë një njeri nga ummeti im, të

gjunjëzuar dhe në mes tij e Allahut të madhëruar, kishte një pengesë. Në atë moment

erdh morali i lartë i tij, e kapi atë për dore dhe e futi tek Allahu i madhëruar. E pashë

një njeri nga ummeti im, të cilit i vinte libri i tij nga ana e majtë. Në atë moment erdh

frika e tij ndaj Allahut të madhëruar, e kapi librin e tij dhe ia vendosi në dorën e

djathtë. E pashë një njeri nga ummeti im, të cilit i kishte dalur peshoja e lehtë. Në atë

moment erdhën fëmijët e tij (të cilët i kishin vdekur të vegjël) dhe ia rënduan peshojën.

E pashë një njeri nga ummeti im, i cili qëndronte në buzë të Xhehennemit. Në atë

moment erdh shpresa e tij në Allahun e madhëruar, e shpëtoi nga aty dhe ai shkoi. E

pashë një njeri nga ummeti im, i cili ishte hudhur në zjarr. Në atë moment erdh loti i tij

që kishte derdhur nga frika ndaj Allahut të madhëruar dhe e shpëtoi nga aty. E pashë

një njeri nga ummeti im, duke qëndruar në Sirat7 dhe dridhej sikurse dridhen degët e

hurmës nga një erë e fortë. Në atë moment erdh mendimi i tij i mirë ndaj Allahut të

madhëruar, e qetësoi të dridhurit e tij dhe ai vazhdoi rrugën. E pashë një njeri nga

ummeti im, duke u zvarritur në Sirat. Ndonjëherë zvarritej, e ndonjëherë mbetej i

lidhur. Në atë moment erdh salavati i tij mbi mua, e ngriti në këmbë dhe e shpëtoi. Dhe

e pashë një njeri nga ummeti im, i cili kishte arritur te dyert e Xhennetit, por ato iu

6 Umreja është vizita e Qabes dhe kryerja e ritualeve të umres me qëllim adhurimi të Allahut jashtë

muajve të Haxhxhit. Ose kryerja e umres së bashku me Haxhxhin. 7 Sirati është një urë mbi Xhehennemin e cila është më e hollë se tehu i shpatës. Të gjithë njerëzit do të

kalojnë mbi të. Disa besimtarë e kalojnë atë më shpejtë se vetëtima, disa si kalorësi më i shpejtë, disa

duke vrapuar, disa duke ecur, e dica duke ecur dhe duke u rrëzuar, kurse pabesimtarët i kaplon flaka e

Xhehennemit dhe bien në të…

Page 76: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

76

mbyllën. Në atë moment erdh shehadeti (dëshmia) i tij, La ilahe il-lAllah, se nuk ka zot

tjetër përveç Allahut, ia hapi dyert dhe e futi në Xhennet”.

Këtë hadith e transmetoi El-Hafidh Ebu Musa El-Medinij dhe tha se ky hadith

është hasenun xhidden - me transmetim shumë të mirë -, e transmetuan nga Seid Ibnul-

Musejjibi: Amr Ibnu Azer, Alij Ibni Zejd Ibni Xhedan dhe Hilal Ebu Xhibil-le, kurse

shejhul-islam Ibni Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, e ngriste çështjen e këtij hadithi dhe

thoshte se ky hadith ka dëshmi të shumta (se është i vërtetë).

Nga ky hadith, ne kemi për qëllim fjalën e tij, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ”...E

pashë një njeri nga ummeti im, të cilin e kishin rrethuar shejtanët, në atë moment erdh

përkujtimi i tij i Allahut të madhëruar dhe i largoi shejtanët nga ai...”.

Kështu është puna e shejtanit. Njerëzit nuk mund ta mbrojnë vetën nga ai,

përveçse me përkujtimin e Allahut të madhëruar. Transmeton Enes Ibni Maliku,

radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Kur njeriu del nga

shtëpia e tij dhe thotë: Bismil-lah, tevek-keltu alAllah, la havle ve la kuvvete il-la bil-lah

- Në Emër të Allahut, u mbështeta në Allahun dhe nuk ka zhvillues (mutesarrif bidikka)

e fuqi tjetër përveç Allahut -, atëherë i thuhet atij: U udhëzove, të mjafton kjo dhe u

mbrojte. Me këtë rast largohet shejtani nga ai, kurse një shejtan tjetër i thotë: Ç’farë do

bësh me një njeri që u udhëzua, u mjaftua dhe u mbrojt?”.

Transmeton Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve

sel-lem, tha: ”Ai që thotë: La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulk, ve

lehul-hamd, ve huve ala kul-li shej’in kadir - Nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Vetmit i

Cili nuk ka shok, i Tij është i tërë pushteti, vetëm Atij i takon falënderimi dhe Ai për çdo

gjë është i fuqishëm - njëqind herë në ditë, për të është sikurse i ka liruar dhjetë robër, i

shkruhen njëqind të mira, i shlyhen njëqind të këqija dhe ka mbrojtje atë ditë nga

shejtani, deri në mbrëmje”.

Tha Ebu hal-lad El-Misrijj: ”Ai që hyn në Islam, ka hyrë në një kala, e ai që hyn

në xhami, ka hyrë në dy kala, kurse ai që ulet me një grup që përkujtojnë Allahun e

madhëruar (ashtu siç urdhëroi Ai dhe profeti i Tij), ka hyrë në tri kala”.

Transmetoi Buhariu nga Muhammed Ibni Sirini, e ky nga Ebu Hurejre,

radiAllahu anhu, se tha: ”Ma la përsipër i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem, zekatin e Ramazanit që ta ruaj. Në ato momente më erdh një njeri dhe filloi të merr

ushqim me grushtat e tij. Unë e kapa atë, kurse ai më tha: Më liro se nuk do të kthehem

prap…”, ai e përmendi hadithin në përgjithësi dhe tha: ”Herën e tretë (kur shejtani u

kthye te Ebu Hurejre) më tha: ”(Nëse më liron) Do t’i mësoj disa fjalë, me të cilat

Allahu do të bëjë dobi. Kur të shtrihesh në krevatin tënd, thuaje Ajetul-Kursinë (Tesbi

dovën) në përgjithësi, sepse kështu do të qëndrojë afër teje një mbrojtës nga Allahu dhe

nuk do të të afrohet asnjë shejtan, derisa të gdhijë sabahu”. Ebu Hurejre pas kësaj, e liroi

atë dhe kur gdhiu sabahu, e lajmëroi Muhammedin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, për

këtë që i tha shejtani, kurse ai i tha: ”Të vërtetën e tha ai, kurse vetë është gënjeshtar”.

Transmeton El-Hafidh Ebu Musa nga Xhabiri, radiAllahu anhu, se Muhammedi,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Kur të shtrihet njeriu në krevatin e tij, i afrohen një

melek dhe një shejtan, e i thotë meleku: Përfundoje (ditën tënde) me të mirë, kurse

shejtani i thotë: Përfundoje me të keqe. Nëse ai e përmend Allahun dhe pastaj flenë, një

melek e mbron atë tërë natën. Kur të zgjohet i thotë meleku: Hape (këtë ditë) me të

mirë, kurse shejtani i thotë: Hape këtë ditë me sherr. Nëse ai thotë: El-hamdu lil-lahil-

ledhi redde ala nefsi ve lem jumitha fi menamiha, el-hamdu lil-lahil-ledhi jumsikus-

semavati vel-erdi en tezula ve lein zaleta in emsekehuma min ehadin min ba’dihi, el-

hamdu lil-lahil-ledhi jumsikus-semae en tekaa alel-erdi il-la bi idhnih - Falënderimi i

qoftë Allahut i Cili ma rikthej mua shpirtin dhe nuk më bëri të vdes gjatë fjetjes sime,

falënderimi i qoftë Allahut i Cili i mbanë qiejt dhe tokën të mos zhduken, e nëse ato

zhduken, askush përveç Tij nuk mund t’i mbajë ato, falënderimi i qoftë Allahut i Cili e

Page 77: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

77

mbanë qiellin që të mos bie mbi tokë përveçse me lejen e Tij -, nëse ky njeri (pasi që e

ka thënë këtë) bie nga krevati i tij dhe vdes, hyn në Xhennet”.

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ibni Abbasi, radiAllahu anhu, se

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Sikur ndonjëri nga ju të thotë kur t’i

afrohet gruas së tij (që të bëj marrëdhënie seksuale): Bismil-lah, Allahumme

xhennibnesh-shejtan, ve xhennibish-shejtane ma rezaktena - Në emër të Allahut, të

lutem o Zot, largona shejtanin nga ne dhe largoje atë nga ai që na furnizon me të -,

nëse pas kësaj përcakton Allahu që ata të kenë fëmijë, nuk e dëmton shejtani atë

asnjëherë”.

Po ashtu Buhariu transmeton se shejtani ik kur e dëgjon ezanin.Transmeton

Muslimi nga Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem, tha: ”Kur të thirret ezani për namaz, ik shejtani duke bërtitur”.

Ndjekja e xhemaatit të muslimanëve

Prej çështjeve të cilat e largojnë muslimanin nga rënia në mashtrimet e shejtanit,

është jetesa në vendet islame dhe zgjedhja e shoqërisë së mirë, e cila të ndihmon në të

vërtetën, të nxitë në të dhe të përkujton mirësitë, sepse bashkimi bën fuqinë dhe atë të

fortë. Transmetohet se Ibni Omeri tha: ”Na mbajti Omeri, radiAllahu anhu, një ligjëratë

në El-Xhabijje, e tha: ‘O ju njerëz, unë jam ngritur para jush sikurse u ngrit i Dërguari i

Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, para nesh dhe nga ajo që na tha ishte:

”Përmbajuni xhemaatit dhe ruajuni përçarjes, sepse shejtani është me të vetmuarin,

kurse nga dy persona është më larg…”.

Xhemaati është xhemaati i muslimanëve dhe imami i tyre, kurse xhemaati i cili

nuk i përmbahet të vërtetës – Kur’anit dhe Sunnetit, nuk ka kurrfarë vlere në Islam.

Transmeton Ebud-Derdai se e dëgjoi Muhammedin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke

thënë: ”Nuk ka tre persona në një qytet apo në një fshat që nuk e falin namazin (me

xhemaat), përveçse shejtani ka mbizotëruar mbi ta. Ti përmbaju xhemaatit, sepse ujku e

hanë delën e ndarë”.

Transmeton Ebu Davudi nga Muavijetu Ibni Ebu Sufjani, radiAllahu anhu, se

tha: ”I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, u ngritë para nesh e tha: ”Ata që

ishin para jush nga Ehlul-Kitabi (hebrenjët dhe të krishterët), u përçanë në shtatëdhjetë

e dy sekte, kurse ky ummet do të përçahet në shtatëdhjetë e tri sekte. Shtatëdhjetë e dy

nga ato do të hyjnë në zjarr8 dhe vetëm një do të hyjë në Xhennet, ajo është xhemaati”.

Zbulimi i planeve dhe i gjuajtjeve të shejtanit9

Për muslimanin është obligim që t’i dijë rrugët dhe metodat devijuese të

shejtanit dhe t’ua zbulojë ato njerëzve. Kështu veproi Kur’ani dhe Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, e kreu këtë rol në mënyrën më të bukur. Kur’ani na bëri të

ditur metodën se si shejtani e mashtroi Ademin, kurse i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ve

8 Dijetarët folën rreth këtij hadithi dhe të ngjashëm gjerësisht. Disa nga ata u munduan t’i klasifikojnë të gjitha ato

sekte dhe dhanë rezultate shumë të mira. Këtu na intereson të tregojmë se ata thanë se nga ky hadith nuk kuptohet se

disa sekte që do të hyjnë në Xhehennem nuk do të dalin nga aty, por ato do ta përjetojnë dënimin e zjarrit, si shkak i

devijimeve të tyre dhe pastaj do të futen në Xhennet si shkak i besimit të tyre në njësinë e Allahut dhe në shpalljen e

Kur’anit. Allahu a’lem. 9 Nëse dëshiron të dishë çdo hollësi rreth planeve e mashtrimeve të shejtanit dhe si i mashtroi njerëzit në fetë e tyre, si

i mashtroi hebrenjët, të krishterët, zjarrputistët, idhujtarët…duhesh të lexosh patjetër këto dy libra:

1- “Telbisu Iblis - Pështjellimi i Iblisit” të Ibnul-Xhevziut.

2- “Igathetul-Lehfan - Ndihma e të pikëlluarëve” të Ibnul-Kajjimit.

Page 78: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

78

sel-lem, i njoftonte Sahabët, se si shejtanët i vjedhin fjalët nga qielli, pastaj ato fjalë i

hudhin në veshët e falltorëve dhe të magjistarëve, të cilët shpikin me ato fjalë njëqind

gënjeshtra. Ua sqaronte këto gjëra që mos të mashtrohen me njerëz të tillë. Po ashtu, ai

u sqaroi se si ai (shejtani) u pëshpëritë atyre dhe mundohet t’i pengojë nga namazi e

adhurimi i tyre, se si mundohet t’i bëjë ata të mendojnë se u është prishur abdesi, kurse

në realitet nuk u është prishur, pastaj si e ndanë burrin nga gruaja e tij dhe si i pëshpëritë

njeriut, e i thotë: Kush e krijoi këtë? Kush e krijoi atë? Derisa i thotë: Kush e krijoi

Zotin tënd? Kur ai arrinë deri te kjo pyetje, besimtari duhet thënë: Eudhu bil-lahi

minesh-shejtanirr-rraxhim.

Kundërshtimi i shejtanit

Shejtani paraqitet në pamjen e një këshilluesi të sinqertë ndaj njeriut, sikurse e

cekëm më parë. Për njeriun është obligim që t’i kundërshtojë urdhërat e tij dhe ti thotë:

‘Sikurse të ishe këshillues i dikujt, do ta këshilloje veten pikësëpari. Ti e hodhe veten në

zjarr dhe e ngrite hidhërimin e Allahut ndaj vetes, atëherë si i këshillon të tjerët ai që

nuk e këshillon veten.’

Tha El-Harith Ibnul-Kajsi: “Nëse të vie shejtani kur ti je duke u falur, e të thotë:

“Ti je duke bërë syefaqësi, ti zgjate edhe më tepër namazin”. Ky është një kuptim i

mrekullueshëm i këtij dijetari, Allahu e mëshiroftë.

Nëse e dimë se një çështje e don shejtani dhe është cilësi e tij, për ne është

obligim që të veprojmë të kundërtën. Si p.sh., shejtani hanë, pinë dhe merr me dorë të

majtë, për këtë arsye u bë obligim për ne që të veprojmë të kundërtën, sikurse

transmeton Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,

tha: ”Ju hani me dorë të djathtë, pini me dorë të djathtë, merrni me dorë të djathtë dhe

jepni me dorë të djathtë, sepse shejtani hanë, pinë, jep dhe merr me dorë të majtë”.

Shejtani e shoqëron njeriun në pirjen e ujit kur pinë në këmbë, për këtë arsye na

udhëzoi i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, të ulemi kur të pimë ujë.

Po ashtu ai, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na nxiti që të pushojmë pas drekës (kur është

nxehtësia më e madhe), duke sqaruar se shejtanët nuk pushojnë në atë kohë, e tha:

“Pushoni pas drekës (fleni në kohën e zevalit), sepse shejtanët nuk pushojnë (në atë

kohë)”.

Kur’ani na qortoi që të bëjmë israf (të shpenzojmë me tepricë) dhe i konsideroi

shpenzuesit e tepërt, vëllezër të shejtanëve. Kjo vetëm për arsye se shejtanët dëshirojnë

humbjen e pasurisë dhe shpenzimin e saj aty ku nuk i takon.

Israf është edhe shumimi i mobileve e shtrojave për të cilat nuk ka nevojë.

Transmeton Muslimi nga Xhabir Ibni Abdull-llahu, radiAllahu anhu, se Muhammedi,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: “Një krevat është për burrin, një për gruan, një për

mysafirin, kurse i katërti është për shejtanin”.

Nga kjo pikënisje, i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na urdhëroi

që ta largojmë ndytësirën nga kafshata që i bie ndonjërit nga ne, e mos t’ia lëmë atë

shejtanit, sikurse transmeton Xhabiri, radiAllahu anhu, se e dëgjoi Muhammedin, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, dukë thënë:”Shejtani merr pjesë me ndonjërin nga ju në çdo

çështje të tij, derisa merr pjesë edhe në ngrënien e tij, kështu që nëse i bie kafshata, le ta

pastrojë ndytësirën e saj dhe pastaj le ta hajë, e mos t’ia lë atë shejtanit, e kur të

përfundojë ngrënien, le t’i lëpijë gishtërinjët e tij, sepse nuk e di në cilin vend të

ushqimit të tij është bereqeti”.

Page 79: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

79

Bartësit e shejtanëve

Kuajt dhe shtazët me të cilat bëhet bixhoz dhe për të cilat vëhet bast,

konsiderohen bartës të shejtanëve. Thotë Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, në

transmetimin e Imam Ahmedit: ”Kuajt janë tre: Një kal është i Err-Rrahmanit (Allahut

të gjithmëshirshëm), një kal është i shejtanit dhe një kal është i njeriut. Kali i Err-

Rrahmanit është ai që lidhet në rrugën e Allahut, ushqimi dhe mbetjet e ushqimit të tij

do të vihen në peshojën e tij (luftëtarit i cili e shfrytëzoi atë në rrugën e Allahut). Kali i

shejtanit është ai me të cilin bëhet bixhoz dhe për të cilin vëhet bast, kurse kali i njeriut

është ai të cilin e shfrytëzon njeriu për barkun e tij (që ta ndihmojë në fitimin e

pasurisë), e i cili është pengesë e varfërisë”.

Ngutësia është prej shejtanit

Prej cilësive të cilat i dëshiron shejtani, është të nguturit, sepse ajo e hedhë

njeriun në gabime të shumta. Thotë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,:

”Jongutësia është prej Err-Rrahmanit (Allahut të gjithëmëshirshëm), kurse ngutësia

është prej shejtanit”. Për këtë arsye, për ne është obligim ta kundërshtojmë shejtanin në

këto cilësi të tij dhe të ndjekim atë që është në kënaqësi të Allahut. Për këtë arsye i tha i

Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, Eshexhxhu Abdul-Kajsit: ”Ti ke dy

cilësi të cilat i do Allahu; butësinë (urtësinë) dhe mosngutësinë”.

Kotja

Prej çështjeve të cilat i do shejtani tek njeriu, është kotja (duke hapur gojën). Për

këtë arsye na urdhëroi i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që ta ndalim

atë sa të kemi mundësi. Transmeton Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Kotja është nga shejtani, kur të kotet ndonjëri nga ju, le

ta kthejë atë sa të ketë mundësi, sepse kur ndonjëri nga ju thotë: H-a-a (kur është duke e

hapur gojën nga kotja), qeshet shejtani me të”. Ai qeshet me të sepse kotja është shenjë

e përtacisë, kurse shejtanin e gëzon përtacia dhe kotësia e njeriut; sepse kështu ai i

pakon punët e tij të mira të cilat ngriten tek Zoti i tij.

Tevbeja dhe Istigfari (Pendimi dhe kërkimi i faljes)

Nga çështjet me të cilat njeriu ballafaqohet me shejtanin, është shpejtimi në

pendim e rikthim tek Allahu, kur e mashtron atë shejtani. Kjo është edhe rruga e robërve

të mirë të Allahut. Thotë i Madhëruari: “Në të vërtetë ata që janë Al-Muttakun (të

përkushtuar), kur u vjen ndonjë mendim i lig prej shejtanit, ata kërkojnë (Allahun)

dhe vërtet që pas kësaj ata shohin (drejt).” (Al A’raf: 201).

“...ndonjë mendim i lig...” i përmendur në këtë ajet, u komentua si të menduarit

për veprimin e mëkatit, apo bërja e mëkatit, kurse “...ata kërkojnë...”: dmth.,

përkujtojnë dënimin e Allahut, shpërblimin e madh të Tij, premtimin dhe qortimin e Tij,

kështu që bëjnë pendim dhe rikthehen tek Allahu me të shpejtë. Kurse “...pas kësaj ata

shohin.” : dmth., dalin në rrugën e drejtë dhe zgjohen nga ajo gjendje që ishin. Ky ajet

argumenton se shejtani e bën njeriun të verbër, sa që pothuajse nuk e sheh të vërtetën, si

shkak i mbulesave që i hudhë atij dhe si shkak i dyshimeve të cilat ia mbulojnë zemrën.

Page 80: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

80

Transmeton Imam Ahmedi se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,

na lajmëroi, se shejtani i tha Allahut të gjithfuqishëm: ”Betohem në fuqinë Tënde o Zot,

nuk do të ndalem duke u munduar t’i devijoj robërit e Tu, përderisa janë shpirtërat e

tyre në trupin e tyre. Allahu i tha: ”Betohem në fuqinë e madhështinë Time, Unë

pandërprerë do t’ua fali atyre, përderisa ata më kërkojnë falje”.

Kjo është gjendja e robërve të Allahut: Rikthimi i shpejtë tek Allahu dhe

pendimi. Ata kanë për mostër babain e tyre Ademin, alejhis-selam, i cili u pendua dhe u

rikthye tek Allahu, menjëherë pas ngrënies nga pema e ndaluar dhe së bashku me gruan

e tij, iu drejtuan Allahut me këto fjalë: “Ata thanë: “Zoti ynë! Ne gabuam e i bëmë keq

dhe e humbëm veten tonë. Dhe nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri

atëherë do të jemi prej të humburve.” (Al A’raf: 23).

Ndërsa për dashamirët e shejtanit (evlijatë e shejtanit), Allahu thotë: “Por sa për

vëllezërit e tyre (shejtanët), ata (shejtanët) i zhysin gjithnjë e më thellë në të gabuarën

dhe as që ndalen në këtë rrugë.” (Al A’raf: 202).

Me fjalën “...vëllezërit e tyre...” në këtë ajet janë për qëllim: vëllezërit e

shejtanëve në mesin e njerëzve, sikurse thuhet në këtë fjalë të Allahut: “Vërtetë që

dorëshpuarit shpërdorues janë vëllezër të shejtanit...” (El Isra: 27), ata janë pasuesit e

tyre, dëgjuesit e shejtanëve dhe pranuesit e urdhërave të tyre. Kurse fjala e Tij “...i

zhysin gjithnjë e më thellë në të gabuarën...”, d.m.th. shejtanët ua zbukurojnë mëkatet

dhe të këqijat pandërprerë dhe pa u lodhur asnjëherë: “A nuk e shihni se Ne kemi

dërguar shejtanët kundër mosbesimtarëve për t’i shtyer ata që të bëjnë poshtërsi?”

(Merjem: 83).

Largimi i paqartësive dhe dyshimeve të cilat

i shtie shejtani në shpirtëra

Mos u ndal në vendqëndrimet e dyshimta, e nëse kjo ndodhë, sqaroju njerëzve

realitetin, që kështu mos t’i lësh shejtanit rast të fusë vesvese në zemrat e muslimanëve.

Ne, shembull e kemi Muhammedin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, për një rast të këtillë.

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Safijjetu Bintu Hajj, radiAllahu anha, gruaja e

Profetit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, se tha: ”Ishte duke qëndruar i Dërguari i Allahut,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, në i’tikaf10

. Unë shkova një mbrëmje ta vizitoj. Pasi që

bisedova me të, u ngrita që të kthehem. Ai u ngrit me mua që të më përcjellë - Safijja

banonte në shtëpinë e Usametu Ibni Zejdit. Në atë moment kaluan dy persona nga

Ensarët (banorët e Medinës). Kur ata e panë Profetin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,

shpejtuan, atëherë i Dërguari i Allahu, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, u tha: ”Ngadal ju

dy, ajo është Safijjetu Bintu Hajj”. Ata i thanë: ”SubhanAllah - i Madhëruar është

Allahu, o i Dërguar i Allahut (d.m.th. qysh të dyshojmë ne në ty)!!” Ai u tha: ”Shejtani

ecë në trupin e njeriut ashtu sikurse qarkullon gjaku në të. Unë u frikova që ai të hudhë

në zemrat tuaja sherr”.

Tha El-Hitabiu: ”Nga ky hadith merret dituria se është mustehabb (e

pëlqyeshme) që njeriu të sqarojë çdo gjë të papëlqyeshme që mund të supozohet, ta

ndiejnë zemrat dhe të kërkojë nga njerëzit mirëkuptim, duke shfaqur dëlirësinë nga çdo

dyshim”.

Tregohet se Imam Shafiu, për këtë hadith tha: ”U frikësua Profeti, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, që të mbetet diç në zemrat e tyre rreth tij dhe kështu ata të bijnë në

kufër. Ai u tha atyre ato fjalë nga butësia e tij ndaj tyre, e jo për vete”.

Nga ajo që Allahu na udhëzoi, është që të flasim fjalë të bukura me të tjerët, që

kështu mos të depërtojë shejtani mes nesh dhe vëllezërve tanë dhe kështu të hedhë

10 Qëndrimi në i’tikaf, është mbyllja në xhami dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, me qëllim adhurimi ndaj Allahut

dhe mos dalja nga aty, përveçse për ndonjë nevojë.

Page 81: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

81

armiqësi e urrejtje. Thotë Allahu: “Dhe thuaju robëve të Mi se duhet të flasin vetëm

fjalët më të mira, sepse vërtet shejtani mbjell mosmarrëveshje mes tyre. Me të vërtetë

që shejtani është për njeriun armik i hapur.” (El Isra: 53).

Ky është një urdhër të cilin njerëzit e lënë pasdore. I sheh ata se si përdorin fjalë

të dyshimta, të cilat mund të kenë disa kuptime. Ndonjëri i thotë vëllaut të tij fjalë të

cilat ai i urrenë, apo e fton me emra të cilët ai i urrenë dhe kështu shejtani e shfrytëzon

këtë hyrje dhe i ndanë ata duke futur armiqësi në vend të pëlqimit e dashurisë.

Shpirti njerëzor në fushbetejën e konfliktit

Në fund të këtij kapitulli, kam dëshirë të paraqes një shqyrtim të rëndësishëm, të

marrur nga fjalët e Ibnul-Kajjimit, Allahu e mëshiroftë, i cili e personifikoi realitetin

dhe natyrën e konfliktit (në mes njeriut dhe shejtanit). Në mënyrë koncize po i paraqes

thëniet e Ibnul-Kajjimit: ”Allahu e zgjodhi njeriun në mesin e krijesave të Tij, e

fisnikëroi, e veçoi dhe e bëri të përshtatshëm për pranimin e besimit, monoteizmit,

sinqeritetit, dashurisë dhe shpresës, kurse nga ana tjetër e sprovoi me epsh, hidhërim,

huti dhe e sprovoi me armikun e tij Iblisin, i cili nuk i ndahet kurrë”.

Pastaj, Ibnul-Kajjimi thotë: ”Ai (shejtani) hynë në të (në shpirtin e njeriut)

përmes dyerve të cilat i takojnë shpirtit dhe natyrës së tij, kështu që shpirti njerëzor anon

nga ai, sepse ai depërton në të përmes asaj që dëshiron, kështu që pajtohen ai (shejtani),

shpirti njerëzor dhe epshi i tij: tre mbizotërues dhe urdhërues të cilët i lëshojnë pjesët e

tjera të trupit në kryerjen e dëshirave të tyre. Pjesët e trupit janë mjete të mposhtura, të

cilat nuk mund të lëvizin vetvetiu, sepse ato janë çështje e këtyre treve. Ato janë nën

bindjen e tyre dhe veprojnë atë me të cilën urdhërohen.

Kjo është gjendja e njeriut, por mëshira e Zotit të tij të fuqishëm e të

mëshirshëm, caktoi që ta ndihmojë atë me një ushtri tjetër dhe i dërgoi një ndihmë tjetër

me të cilën e ballafaqon atë ushtri e cila mundohet ta shkatërrojë atë, kështu që Ai i

dërgoi atij Profetin e Tij, i zbriti Librin dhe e përforcoi me një melek fisnik, i cili

ballafaqohet me armikun e njeriut, shejtanin. Kur shejtani e urdhëron njeriun të veprojë

ndonjë vepër, e urdhëron meleku të kryejë urdhërin e Allahut dhe i sqaron se bindja ndaj

këtij armiku është shkatërrim. Nga një anë i pëshpëritë shejtani, kurse nga ana tjetër i

pëshpëritë meleku, ndërsa triumfues është ai të cilin e ndihmon Allahu i madhëruar dhe

i rujatur është ai të cilin e ruan Allahu i madhëruar.

Allahu i bëri njeriut, përball shpirtit të tij i cili e urdhëron në të keqe (nefsun

emmare), një shpirt të qetë (nefsun mutmeinne). Kur atë e urdhëron shpirti i parë në të

keqe, e pengon nga ajo shpirti i qetësuar dhe kur shpirti i parë i ndalon të mirën, e

urdhëron në të shpirti i qetësuar, ndërsa njeriu, ndonjëherë i bindet të parit e ndonjëherë

të dytit dhe ndonjëherë ndodhë që njëri shpirt ta zbrapsë tjetrin në tërësi dhe kështu nuk

ngritet më asnjëherë.

Po ashtu, Allahu i bëri njeriut, përballë epshit i cili e shtyen t’i bindet shejtanit

dhe përballë shpirtit të urdhëruar për të keqe, një dritë, qartësim dhe mendje të cilat e

shtyejnë që të mos ndjekë epshet, e kurdo që dëshiron të ndjekë epshet, e thërrasin

mendja, qartësia dhe drita: ‘Ruaju, ruaju, sepse zhdukjet e shkatërrimet i ke para duarve

tua, ti je preja e të prishurve dhe vjedhësve të rrugës, nëse ec prapa atij udhëzuesi.’

Njeriu ndonjëherë i bindet këtyre këshilltarëve dhe i sqarohet rruga e drejtë, e

ndonjëherë shkon prapa udhëzuesit të epshit, kështu që i dalin vjedhësit në rrugë dhe i

marrin pasurinë e rrobat, pastaj ai thotë: ‘A thua prej nga erdha?’

Çudi është se ai e di prej nga erdh, e di rrugën të cilën e kaloi dhe të cilën e

ndoçi, por refuzoi përveçse ta ndjekë atë, sepse udhëzuesi kishte mbizotëruar mbi të, e

sundoi atë dhe e mposhti, e sikur ta dobësonte atë duke e kundërshtuar dhe duke e

qortuar kur e ftoi dhe duke e luftuar kur u mundua ta mposhti atë, nuk do të

Page 82: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

82

mbizotëronte mbi të. Por fatkeqësisht, vetë ai i ndihmoi kundër vetës dhe ia shtriu

dorën.

Ky njeri është i ngjashëm me atë që i shtriu dorën armikut të tij. Ai ia shtrinë

dorën dhe pastaj e bën të shijojë dënimin më të keq. Ai pastaj kërkon ndihmë, por nuk

ndihmohet, kështu ai e robëron veten në dorën e shejtanit, epshit dhe shpirtit të tij të

urdhëruar për të keqe, pastaj kërkon shpëtim, por nuk mund të shpëtojë.

Pasi që njeriu u sprovua me atë që u sprovua, u ndihmua po ashtu me ushtri,

numër dhe kala dhe iu tha atij: ‘Luftoje armikun tënd, merr nga kjo ushtri atë që

dëshiron, siguroje veten në cilëndo nga këto kala dhe vëzhgo vdekjen, sepse ajo është

shumë afër dhe koha e vëzhgimit është shumë e shkurtër. Ti i ngjanë atij që është me

mbretin më të madh, i cili t’i dërgoi të dërguarit e tij, të bartën në shtëpinë e tij, pushove

nga ajo luftë, të ndau nga armiku yt dhe u fute në shtëpinë e fisnikërisë (në Xhennet), në

të cilën shëtit kudo që dëshiron, kurse armiku yt, të cilin ti e sheh, u burgos në burgjet

më të vështira.

Burgu, në të cilin armiku yt dëshironte të të dërgojë, u mbyll vetë në të dhe

humbi shpresën se do të dalë ndonjëherë nga aty, kurse ti je në një vend në të cilin ke

ç’farë të dëshiron shpirti dhe të kënaqet syrit. Ky është shpërblim për ty, si shkak i

durimit që bëre në atë kohë të shkurtër, si shkak i luftimit të përhershëm dhe pothuajse

jeta në të cilën ishe, zgjati sa një moment dhe nuk ka vështirësi më.’

Nëse shpirti është i dobët që ta vërejë atë kohë të shkurtër dhe kalimin e shpejtë

të saj, le të mendojë rreth fjalëve të Allahut: “...Ditën kur ata do ta shohin atë

(dënimin) i cili u është premtuar (me të cilin frikësohen, do të jetë), sikur të mos

kishin qëndruar më tepër se një orë të një dite...” (El Ahkaf: 35), ... “Ditën kur ata ta

shohin atë, (do të jetë) si të mos kishin qëndruar (në këtë botë) veçse një pasdite ose

një mëngjes.” (En Naziat: 46), ... “Ai (Allahu) do të thotë: “Sa vite qëndruat në

tokë?” Do të thonë: “Një ditë ose një pjesë të saj. Pyeti ata që mbajnë llogari.” Ai

(Allahu) do t’u thotë: “Ju qëndruat vetëm fare pak, veç sikur ta dinit!” (El

Mu’minun: 112-114), ... “Ditën kur do t’i fryhet Surit (për herë të dytë), mu atë Ditë

Ne do t’i mbledhim Muxhrimunët (mëkatarët, kriminelët, mosbesimtarët në Njësinë e

Allahut) me sy të turbulluar ose të verbuar nga etja. (Tefsir El-Kurtubi). Vetëm me

pëshpëritje do t’i flasin njëri-tjetrit (duke thënë): “Nuk qëndruat më shumë se dhjetë

(ditë në dynja). Ne e dimë mjaft mirë se çfarë do të thonë kur më i mençuri dhe prijësi

i tyre (në këtë rrugë) do të thotë: “Ju nuk qëndruat më shumë se një ditë!” (Ta-Ha:

102-104).

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve selem, një ditë u mbajti ligjëratë shokëve të

tij. Kur arriti dielli në majat e maleve, pak para perëndimit, u tha: “Nuk ka mbetur nga

kjo botë në krahasim me atë pjesë që ka kaluar, përveçse aq sa ka mbetur nga kjo ditë e

juaja”. Pra, ai që është i mençur dhe këshillues i vetvetes, le ta vështrojë këtë hadith, le

të dijë se ç’farë do të mbjellë në këtë kohë që i ka mbetur, le ta dijë se ai është në një

vetmashtrim dhe në ëndrra dhe se ka shitur lumturinë e përjetshme dhe begatinë e

pandërprerë, me këtë botë e cila nuk ka kurrfarë vlere. E sikur njeriu të dëshironte

Allahun dhe botën e ardhshme, do t’ia dhuronte fatin e tij në këtë botë dhe do t’ia

plotësonte atë në botën e ardhshme, sikurse thuhet në një hadith kudsij: “O biri i

Ademit, shite dun’janë me ahiretin, i fiton të dyjat, e mos e shit ahiretin me

dun’janë, e t’i humbësh të dyja”.

Disa dijetarë të parë, thanë: ‘O biri i Ademit, ti ke nevojë për pjesën tënde në

këtë botë, por për pjesën tënde të ahiretit ke edhe më shumë nevojë. Nëse fillon me

pjesën tënde në këtë botë, e humbë pjesën tënde në ahiret dhe me pjesën tënde të kësaj

bote je gjithmonë në rrezik, e nëse fillon me pjesën tënde të ahiretit, e fiton edhe pjesën

tënde në këtë botë”.

Omer Ibni Abdul-Azizi e kishte shprehi të thoshtë në hytben e tij: “O ju njerëz,

nuk u krijuat kot, e as nuk liheni badihava (pa kurrfarë përgjegjësie), ju e keni një

Page 83: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

83

vendkthim në të cilin Allahu ju bashkon që t’ju gjykojë dhe t’ju ndajë juve, e i

shkatërruar dhe i palumtur është ai që Allahu e nxjerr nga mëshira e Tij, e cila përfshinë

çdo gjë dhe nga Xhenneti i Tij, gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka. Nesër ka siguri

ai që iu frikësua dhe iu ruajt Allahut, ai që shiti të paktën me të shumtën, të zhdukurën

me të përhershmen dhe palumturinë me lumturinë. A nuk e shihni, se ju rradhiteni në

mesin e të zhdukurve, kurse pas jush do të vijnë të tjerët? A nuk e shihni se për çdo ditë

ju e përcillni një, që është duke shkuar te Zoti. Ka marrë fund puna e tij dhe i është

ndërprerë shpresa e tij. Ju e lini atë në barkun e tokës, të papregatitur e të parregulluar, i

janë ndërprerë atij sebebet, është ndarë ai nga të dashurit dhe është ballafaquar me

llogarinë”.

Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu nga Ebul-Harith El-Esharijju,

radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve selem, tha: “Allahu i madhëruar

e urdhëroi Jahjanë, të birin e Zekerijaut, me pesë fjalë: e urdhëroi që të punojë me to

dhe t’i urdhërojë Beni Israilët që të punojnë me to, por ai gati i la pasdore ato. Atëherë

i tha Isau, alejhis-selam: Allahu i madhëruar të urdhëroi me pesë fjalë, që të punosh me

to dhe t’i urdhërosh Beni Israilët të punojnë me to. Ose urdhëroi ose unë po i urdhëroi

ata. I tha Jahjau: Kam frikë se, nëse ti më paraprinë, mua do të më lëshojë toka dhe do

të dënohem. Atëherë ai i tuboi njerëzit në Bejtul-Makdis (Mesxhidul-Aksa), u mbulua

xhamia dhe u ulën njerëzit në ballkone, e u tha: Allahu i madhëruar më urdhëroi me

pesë fjalë, që të punoj me to dhe t’ju urdhërojë të punoni me to…

E pesta nga ato fjalë ishte Edh-Dhikr (përkujtimi dhe përmendja e Allahut), ai u

tha: dhe ju urdhëroi ta përkujtoni Allahun e madhëruar, sepse shembulli i tij është

sikurse shembulli i njeriut të cilin e ndjek armiku i tij me shpejtësi, por ai hyri në një

kala të fortifikuar dhe e mbrojti vetën e tij nga ata, kështu njeriu kurrë nuk mund ta

mbrojë vetën e tij nga shejtani, përveçse me përmendjen e Allahut”.

Në këtë hadith i urdhëroi edhe që t’i përmbahen namazit: ”…dhe ju urdhëroi që

t’i përmbaheni namazit, e kur të faleni mos shikoni anash, sepse Allahu e vendos fytyrën

e Tij përballë fytyrës së robit të Tij, derisa ai është në namaz dhe nuk është kthyer

anash”. Kthimi i ndaluar në namaz është dy lloje:

I pari: Kthimi i zemrës nga Allahu i madhëruar, në dikë tjetër.

I dyti: Shikimi anash.

Që të dy këto kthime, në namaz janë të ndaluara. Allahu është me njeriun,

përderisa ai është në namazin e tij, e nëse ai vështron anash me zemrën apo shikimin e

tij, Allahu i madhëruar largohet nga ai. Me një rast u pyet Muhammedi, sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem, rreth shikimit anash në namaz, e tha: “Është vjedhje, të cilën e vjedh

shejtani nga namazi i njeriut”, kurse në një hadith kudsij, Allahu thotë: ”A i drejtohesh

dikujt më të mirë se Unë, a i drejtohesh dikujt më të mirë se unë?” Shembulli i atij

që shikon anash, qoftë me zemër apo me sy në namazin e tij, është sikurse shembulli i

njeriut të cilin e ka ftuar mbreti, e kur e ndaloi para vetit dhe filloi t’i flasë, ky filloi të

shikojë djathtas e majtas, kështu që u largua nga mbreti duke mos kuptuar se çka i

kishte folur. Ç’farë mendoni se do të bënte mbreti me një njeri të tillë? A nuk është më

së paku se mbreti do ta urrente atë dhe do t’i binte vlera në sy të tij? Pra, ky njeri nuk

është i ngjashëm me atë i cili është prezent me zemrën e tij gjatë faljes dhe zemra e të

cilit e ndien madhështinë e Atij, para duarve të të Cilit është ndalur, i është mbushur

zemra me madhështinë e Tij, i është nënshtruar qafa e tij para Tij dhe i vie turp nga Zoti

i tij i madhëruar që t’i drejtohet dikujt tjetër apo të shikojë anash. Dallimi në mes këtyre

dy namazeve është sikurse dallimi në mes qiellit dhe tokës.

Tha Hasan Ibni Atijje: ”Dy njerëz janë në të njëjtin namaz, por dallimi mes tyre

në vlefshmëri është sikurse dallimi mes qiellit dhe tokës. Kjo, sepse njëri nga ata i është

drejtuar me zemër Allahut, kurse tjetri qëndron në huti e i humbur…”.

Nëse ti i drejtohesh Krijuesit të madhëruar, ndërsa mes teje dhe Tij ekzistojnë

perdet e epsheve e të vesveseve, si mund të llogaritet kjo afrim tek Allahu derisa ato

Page 84: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

84

vesvese e kanë dërguar atë njeri shumë larg? Është e ditur se, kur njeriu fillon të falet,

shejtanit i vie inat, sepse ai është ndalur në një vendqëndrim më të madhërishëm dhe më

të urrejtur për shejtanin, kështu që ai lufton me çdo metodë që mos ta lejojë të ndalet në

këtë vendqëndrim. Ai fillon t’i premtojë njeriut, ta bëjë të shpresojë, ta bëjë të harrojë

dhe mundohet t’ia bëjë punën e namazit të lehtë, derisa ai ta lë në përgjithësi. E nëse

njeriu nuk e dëgjon në këto tentime të tij, ai fillon t’i bëjë vesvese gjatë namazit të tij,

duke i pëshpëritur në zemër, kështu që i përkujton atij në namaz çka nuk iu ka kujtuar

para se të hyjë në të. Madje, ndonjëherë njeriu harron ndonjë çështje shumë me rëndësi,

duke humbur çdo shpresë se do t’i kujtohet, ai ia kujton atë në namaz me qëllim që ta

pengojë nga ai dhe me këtë rast ta humbë afërsinë e fisnikërinë e Allahut. Kur ai

largohet nga namazi i tij, mbetet me të njëjtat mëkate me të cilat edhe ka hyrë në namaz.

Ky namaz i tij nuk i ka fshirë asnjë mëkat të tij, ndërsa dihet mirë se namazi i fshinë

mëkatet, nëse ai namaz bëhet me sinqeritet, frikë ndaj Allahut dhe me prezentimin e

zemrës së tij ndaj Allahut. Njeriu i cili e fal namazin në këtë mënyrë, kur të largohet nga

ai, do të vërejë në vete një lehtësi dhe do të vërejë se ka hedhur nga vetja peshë të rëndë.

Pas kësaj, ai është i zellshëm, i pushueshëm dhe me shpirt të qetë, saqë shpreson të mos

ketë dalur nga namazi, sepse ai ishte lumturia e tij, begatia e shpirtit të tij, xhenneti i

zemrës së tij dhe qetësimi i tij në këtë botë. Kur ai është jashtë namazit, i duket sikurse

është në burg dhe në një ngushtësi, derisa të hyjë në të e të pushojë. Ata që e duan

namazin, thonë: ne falemi dhe pushojmë gjatë namazit tonë, sikurse tha edhe imami,

shembulli dhe profeti ynë, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,: ”O Bilall, pushona me

namaz”, e nuk tha: të pushojmë nga ai. Po ashtu Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem, tha: ”Lumturia ime është kur unë jam në namaz”. Pra, ai që e ka lumturi namazin,

si mund të qëndrojë pa të?..

Transmetohet se kur njeriu fillon të falet, Allahu i madhëruar thotë: ”Ngritni

perdet”, e nëse ai shikon anash, thotë: ”Ulni ato”, ky shikim anash është komentuar me

largimin e zemrës nga Ai. Pra kur zemra e tij largohet nga përkujtimi i Allahut,

lëshohen perdet dhe atëherë, në zemrën e tij hyn shejtani dhe fillon t’ia kujtojë këtë botë

e t’ia paraqesë si në pasqyrë. Kështu është puna e armikut të Allahut, sa herë që njeriu e

përkujton Allahun dhe rri në lidhje me Të, ai largohet dhe nuk mund të arrijë në zemrën

e tij, e sa herë që ky e harron Allahun dhe bie në huti, ai i afrohet, i pëshpëritë dhe i

hynë në zemrën e tij.

Si e bën zemrën e tij prezente

ai që është duke falur?

Njeriu mund të jetë prezent në namazin e tij dhe të angazhohet në të me Zotin e

tij të madhëruar, nëse e shtyp epshin dhe dëshirën e tij, përndryshe zemra të cilën e ka

shtypur epshi, e ka burgosur dëshira dhe në të cilën shejtani ka gjetur vend, si mund të

shpëtojë nga vesveset e mendimet e ndryshme?

Zemrat janë tri lloje

1 - Një zemër pa pikë imani dhe pa pikë hajri. Kjo është një zemër e errët në të

cilën shejtani gjen pushim të këndshëm, sepse atë e ka bërë shtëpi e vendbanim dhe e

drejton atë sipas dëshirës së tij.

2 - Zemra e dytë është zemra e ndritur me nurin e imanit, imani ka ndezur dritat

e tij aty, por në të paraqitet errësira e epsheve dhe stuhitë e dëshirave. Shejtani

ndonjëherë i afrohet kësaj zemre e ndonjëherë i largohet dhe lufta në të është e

dyanshme.

Page 85: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

85

Këto zemra dallohen sipas ndikimit më të madh dhe ndikimit më të vogël. Në

disa zemra shejtani ka më shumë ndikim dhe në disa të tjera shejtani ka më pak ndikim.

3 - Zemra e tretë është ajo zemër, e cila është mbushur me dritën e imanit, është

e ruajtur nga epshet dhe nga errësirat e ndryshme. Drita e këtij imani i ka dhënë gjoksit

të tij dritë, kurse ajo dritë është ndezëse. Sikur vesveset t’i afrohen kësaj drite, do të

ndizeshin menjëherë. Kjo zemër është e ngjashme me qiellin, i cili është mbrojtur me

shkëndija me të cilat gjuhen shejtanët, kur ata mundohen t’i kalojnë kufijtë e tyre.

Besimtari tek Allahu është më i rëndësishëm se qielli, kështu që edhe mbrojtja e tij për

Të, është më e rëndësishme se mbrojtja e qiellit, sepse qielli është vendadhurimi i

melekëve, vendqëndrimi i shpalljes dhe vend i adhurimeve të ndryshme, kurse zemra e

besimtarit është vendqëndrimi i tevhidit (njësisë së Allahut), i dashurisë së Allahut, i

njohjes dhe imanit, pra, ajo meriton më shumë të mbrohet nga intrigat e armikut të

Allahut. Do ta pasqyrojmë këtë me një shembull të mirë:

Ekzistojnë tri shtëpi: një shtëpi është e mbretit, në të cilën gjenden thesaret,

pasuria dhe xhevahirët e tij, shtëpia e dytë është e një njeriu, në të cilën gjenden

thesaret, pasuria dhe xhevahirët e tij dhe nuk ka aty asgjë të mbretit, kurse shtëpia e tretë

është një shtëpi e zbrazët në të cilën nuk ka asgjë. Një vjedhës dëshironte të vjedhë nga

ato shtëpi, por nga cila shtëpi të vjedhë?

Nëse thua: vjedhë nga shtëpia e tretë (në të cilën nuk ka asgjë), një gjë e tillë

është e pamundur, sepse në atë shtëpi nuk ka asgjë që mund të vidhet. Për këtë arsye,

kur dikush i tha Ibni Abbasit, radiAllahu anhuma: Hebrenjët supozojnë se shejtani nuk u

bën vesvese në lutjen e tyre, ai i tha: Ç’farë do të bëjë shejtani me zemrën e shkatërruar?

Nëse thua: vjedhë në shtëpinë e parë (e cila është e mbretit), një gjë e tillë, po

ashtu pothuajse është e pamundshme, sepse ajo shtëpi është e mbrojtur dhe e rrethuar

me roje e rreziqe të tilla, ç’farë vjedhësi nuk mund t’i afrohet. E si është puna, kur roje e

asaj shtëpie është mbreti dhe si mund t’i afrohet asaj shtëpie vjedhësi, kur rreth saj ka

roje e ushtri aq të madhe?

Vjedhësit nuk i mbetet tjetër, përveç shtëpisë së dytë (e cila është shtëpia e

njeriut), mbi të cilën ai i zhvillon sulmet e tij.

Le ta vështrojë çdo i mençur këtë shembull hollësisht dhe le t’i paraqesë zemrat

para tij, sepse ato i gjasojnë këtij shembulli.

Zemra e cila nuk ka kurrfarë hajri, është zemra e pabesimtarit dhe e munafikut.

Ajo është shtëpia e shejtanit, ai e mbron veten në të dhe e ka bërë atë vend,

vendqëndrim të përhershëm të tij. Pra ç’farë të vjedhë nga shtëpia e tij e cila është

përplot dyshime, iluzione dhe vesvese?

Kurse zemra e cila është e mbushur me lartësinë, madhështinë, dashurinë,

vështrimin dhe turpin ndaj Allahut, cili është ai shejtan që ka guxim ta sulmojë këtë

zemër? Edhe nëse dëshiron ndonjëherë të vjedhë diçka me dinakëri, ç’farë do të vjedhë.

Më së shumti që mund të bëjë me të, është që gjatë ndonjë hutie të tij të rastësishme, e

cila huti e gaflet e kap çdo njeri, t’i kapë diçka.

SHËRIMI I PREKJES SË SHEJTANIT (të shkelurit)

Më parë përmendëm, se shejtani mund ta dëmtojë njeriun. Kjo është ajo që ne e

quajmë prekje e shejtanit apo e xhindëve. Këtu do të mundohemi t’i sqarojmë shkaqet e

prekjes së shejtanit dhe mënyrën e shërimit të saj.

Shkaqet e prekjes së shejtanit

Ibni Tejmijje sqaroi (El-Fetava, 19/39) se prekja e xhindëve tek njeriu, mund të

bëhet nga epshi, dëshira dhe dashuria, ashtu sikurse ndodhë edhe në mesin njerëzve…e

Page 86: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

86

mund të ndodhë edhe nga urrejtja e dëmshpërblimi – rast i cili ndodhë më shpesh, si

p.sh., ndonjë njeri t’u ketë bërë dëm atyre, apo ata të mendojnë se njerëzit i dëmtojnë

me qëllim, ose gjatë bërjes së urinës, derdhjes së ujit të nxehtë, apo edhe vrasjes së tyre,

edhe pse në këto raste njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Në mesin e xhindëve ka

shumë injorantë dhe zullumqarë, kështu që u hakmirren atyre me më tepër se që e

meritojnë, e ndonjëherë mund të jetë kryeneqësi e sherr nga ana e tyre, sikurse ndodhë

me mendjelehtët në mesin e njerëzve.

Obligimi ynë ndaj këtyre: Më parë kemi përmedur se xhindët janë krijesa të

ngarkuara me urdhërat e sheriatit. Nëse njeriu arrinë që të bisedojë me ta, sikurse

ndodhë me rastin kur njeriu ka të shkelur nga xhindët, është obligim t’i komunikohen

ato urdhëra.

Nëse prekja e njeriut nga xhindët bëhet me epsh dhe vetëdëshirë, atëherë një gjë

e tillë është imoralitet të cilin Allahu i madhëruar ia ndaloi, si njerëzve ashtu edhe

xhindëve, madje edhe nëse bëhet me dëshirën e njërës palë. Atëherë, çfarë të themi kur

ai (njeriu) e urren një gjë të tillë, nuk ka dyshim se një veprim i tillë është imoralitet dhe

mizori. Për këtë arsye, duhet t’iu drejtohemi xhindëve duke u treguar se një gjë e tillë

është imoralitet dhe vepër e ndaluar, apo t’u tregojmë se ata kanë kryer armiqësi, që

kështu të kemi argument ndaj tyre dhe ta kuptojnë ata se u bëhet gjykim me ligjin e

Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i cili u dërgua tek te dy grupet: njerëzit dhe xhindët.

E nëse ndodhë rasti tjetër (që disa njerëz t’i dëmtojnë ata), nëse njerëzit nuk e kanë ditur

kur i kanë dëmtuar, u tregohet atyre se ata nuk e kanë ditur një gjë të tillë. Pra ai që nuk

e dëmton dikë me qëllim, nuk e meriton dënimin, e nëse njeriu i ka dëmtuar ata në

shtëpinë e pronën e tij, u sqarohet atyre se ajo shtëpi e ajo pronë ishin të tija, kështu që

ai mund të veprojë në to si të dëshirojë, kurse për ata (xhindët) është që mos të

qëndrojnë në pronën e njerëzve, pa lejen e tyre dhe u sqarohet atyre se ata posedojnë

vendbanime të tjera në të cilat nuk banojnë njerëzit, sikurse janë gërmadhat dhe

shkretëtirat…

Thotë Ibën Tejmijje (Mexhmuul-Fetava, 19/42): “Qëllimi është, se kur xhindët

iu bëjnë mizori njerëzve, njoftohen me gjykimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, u

sillen atyre argumentet, urdhërohen me vepra të mira dhe pengohen nga veprat e këqija,

ashtu sikurse veprohet me njerëzit, sepse Allahu thotë: “...dhe Ne nuk ndëshkojmë

përderisa të çojmë të Dërguar (për të udhëzuar e këshilluar).” (El Isra: 15) ....”O

bashkësi e xhindeve dhe e njerëzve! “A nuk ju erdhën nga mesi juaj të Dërguar duke

ju shpallur Vargjet e Mia dhe duke ju paralajmëruar për takimin tuaj në këtë Ditë?”

(En Aam: 130).

Ndalimi i vrasjes së gjarpërinjëve të shtëpisë: Thotë Ibën Tejmijje: ”Për këtë

arsye Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e ndaloi vasjen e gjarpërinjëve të

shtëpisë, derisa mos të kërkohet largimi i tyre tri herë.” Ne më parë i cekëm citatet të

cilat e sqaronin këtë. Po ashtu, Ibni Tejmijje i përmendi ato citate dhe pastaj e sqaroi

shkakun e ndalimit të vrasjes së xhindëve të shtëpive, e tha: ”Për arsye se vrasja e

xhindëve pa të drejtë nuk lejohet, sikurse nuk lejohet edhe vrasja e njeriut pa të drejtë,

mizoria është e ndaluar me të gjitha llojet e saj. Nuk i lejohet askujt ta mizorojë dikë,

qoftë i mizoruari edhe pabesimtar. Allahu i madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Jini

të fortë për Allahun dhe jini dëshmitarë të drejtë e mos lejoni që armiku dhe urrejtja

ndaj të tjerëve t’ju bëjë që t’i shmangeni drejtësisë. Jini të drejtë: kjo është më afër

përkushtimit ...“ (El Maideh: 8).

Nëse gjarpërinjtë e shtëpive janë xhindë, të cilët janë paraqitur në formë të

gjarpërinjëve, kërkohet nga ata tri herë që të largohen. Nëse largohen, është mirë, e nëse

nuk largohen, vriten. Me këtë rast, nëse ata ishin gjarpërinjë, u vranë, e nëse ishin

xhindë, bënë gabim që këmbngulën në armiqësinë e tyre ndaj njerëzve, duke iu

paraqitur atyre në formën e gjarpërinjëve frikësues…”.

Page 87: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

87

Fyerja e xhindëve dhe rrahja e tyre: Po ashtu, Ibni Tejmijje përmendi se

besimtari e ka obligim ta ndihmojë vëllaun e tij të mizoruar, sepse i prekuri nga xhindët

është i mizoruar, por kjo ndihmesë i bëhet atij me drejtësi, ashtu sikurse urdhëroi

Allahu, e nëse xhindi (i cili e ka prekur njeriun, e i cili qëndron në trup të njeriut) nuk

ndalet e largohet përmes urdhërave, ndalimeve e sqarimeve, lejohet fyerja, qortimi,

rrezikimi dhe mallkimi i tij, ashtu sikurse veproi Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem, me shejtanin i cili iu afrua atij me një shkëndi të zjarrtë që t’ia hedhë në fytyrë. I

Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i tha: ”Kërkoj strehim tek Allahu nga

ti, të mallkoj me mallkimin e Allahut - tri herë”.

Po ashtu, ai përmendi se ndonjëherë ka nevojë që ai të rrihet, me qëllim të

shërimit nga të prekurit e xhindëve dhe për largimin e tyre nga ai. Ai duhet të goditet me

fuqi. Këtë goditje e ndien xhindi e jo i prekuri nga ata, kështu që kur të shërohet ai i

sëmurë, tregon se nuk ka ndierë kurrfarë goditje dhe se ato goditje nuk kanë ndikuar në

trupin e tij, edhe pse është goditur ndoshta me shkop të fortë në këmbët e tij më shumë

se 300 apo 400 goditje, me të cilat sikur të goditej njeriu, do të vdiste. Pra, ajo goditje i

bëhet xhindit i cili qanë e bërtet dhe u flet të pranishëmve ngjarje të ndryshme. Po ashtu

Ibni Tejmijje përmendi se ai vet e bëri një gjë të tillë dhe e praktikoi atë shumë herë.

Ndihmesa kundër xhindëve me lutje dhe lexim të Kur’anit: Ndihma më e

mirë që mund të jepet kundër xhindit i cili e ka prekur njeriun, është përmendja e

Allahut dhe leximi i Kur’anit. Ajeti më i madh në këtë çështje është Ajetul-Kursij: ”Ai

që e lexon atë, do t’i qëndrojë afër një mbrojtës (melek) dhe nuk i afrohet asnjë shejtan

deri në mëngjes”, sikurse thotë Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

Thotë Ibni Tejmijje (Mexhmuul-Fetava 19/55): ”Dhe kështu atë (ndikimin e

Ajetul-Kursisë) e provuan një numër i madh, i cili as që mund të numërohet dhe e panë

ndikimin e madh të tij në largimin e shejtanëve dhe shkatërrimin e gjendjeve të tyre,

ç’farë nuk mund ta përshkruajmë. Ai ajet ka ndikim të madh në largimin e shejtanëve

nga shpirti i njeriut, nga i prekuri nga xhindët dhe nga ata që u ndihmojnë shejtanëve,

sikurse mizorët, të hidhëruarit, të pamoralshmit dhe vajtuesit. Nëse ky ajet u lexohet

atyre me sinqeritet, ua largon shejtanët, ua shkatërron iluzionet e shejtanëve dhe ua

shkatërron atyre shpalljet e shejtanëve dhe sjelljet e tyre, sepse shejtanët u shpallin

dashamirëve të tyre gjëra të atilla, saqë ata mendojnë se ato janë mrekulli të evlijave e të

devotshmëve, të cilat në realitet janë mashtrime të shejtanëve, me të cilët i mashtrojnë të

dashurit e tyre ndaj të cilëve Allahu është i hidhëruar dhe të cilët i shmangën nga rruga e

drejtë”.

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i largoi xhindët nga trupi i të

prekurit me ta: Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e veproi këtë disa herë.

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Imam Ahmedi, Ummu Eban bintul-Vazi ibni Zari ibni

Amir El-Abedij, e cila transmeton nga babai i saj, se gjyshi i saj Ez-Zari shkoi tek

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, me një djalë të tij të çmendur. Tha gjyshi im:

Kur arritëm tek i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i thashë se kam me

vete një djalë të çmendur, e mora me vete atë që t’i lutesh Allahut për të. Ai tha: ”Ma

afro atë”. Shkova tek ai, ku ishte duke ndejtur me udhëtarët, ia hoça rrobat e udhëtimit,

ia vesha dy rroba të bukura dhe e mora për dore derisa arriti tek Muhammedi, sal-

lAllahu alejhi ve sel-lem. Ai më tha: ”Ma afro afër atë dhe ktheja shpinën nga unë”. Ai

filloi ta godasë në shpinën e tij, derisa i pashë qimet e bardha të tij nën krah dhe thoshte:

”Dil o armik i Allahut, dil o armik i Allahut”. Ai (djali i sëmurë) filloi të shikojë me

shikimin e njeriut të shëndoshë, e jo me shikimin e parë të tij. Pastaj i Dërguari i

Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e uli atë para vetit, u lut për të, i përshkoi fytyrën

me ujë dhe përsëri bëri lutje. Pas lutjes së tij për të, nuk e pëlqente në atë grup dikë më

shumë se atë.

Po ashtu, transmeton Imam Ahmedi nga Ja’la Ibni Merre se tha: ”E pashë të

Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, në tri raste dhe nuk i ka parë ato

Page 88: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

88

askush para meje dhe nuk do t’i sheh askush pas meje. Dola me të në një udhëtim derisa

arritëm në një vend ku takuam një grua me një fëmijë të saj, ajo i tha: O i Dërguar i

Allahut, këtë fëmijë e ka goditur fatkeqësia dhe ne na ka goditur fatkeqësi nga ai, i bie

të fikët në ditë disa herë. Ai i tha: ”Ma jep atë”. Ajo ia afroi fëmiun atij, kurse ai e

vendosi atë mes tij dhe mes shalës (së devës), pasta ia hapi gojën, i fryu në të tri herë

dhe tha: ”Në Emër të Allahut, unë jam robi i Allahut, bëhu i poshtëruar armiku i

Allahut”, pastaj ia dorzoi atë asaj dhe i tha: ”Nëse të takojmë në këtë vend kur të

kthehemi, tregona se ç’farë është bërë”. Ne shkuam, e kur u kthyem, e gjetëm atë në atë

vend me tri dele. Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i tha: “Ç’farë u bë me

fëmiun tënd?” Tha: ”Betohem në Atë që të dërgoi me të vërtetën, deri më tash asgjë të

keqe nuk kemi vërejtur tek ai, merri këto dele.” Ai më tha: ”Zbrit merre një dhe lëri të

tjerat”.

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i nxorri xhindët me urdhëresë,

ndalesë dhe mallkim, por vetëm kjo nuk mjafton, sepse imani i fortë, bindja e

pathyeshme dhe lidhja e mirë me Allahun, kanë ndikim të madh në këtë veprim. Këtë e

argumenton kjo ngjarje:

Imam Ahmedi e urdhëron xhindin të dalë

dhe ai i përgjigjet:

Transmetohet se Imam Ahmedi ishte duke ndejtur në xhaminë e tij. Në atë

moment, i erdh një shok i tij i dërguar nga halifi, El-Mutevekkili, e i tha: ”Në shtëpinë e

udhëheqësit të besimtarëve është një robëreshë e prekur nga xhindët. Ai më dërgoi tek ti

që t’i lutesh Allahut ta shërojë.” Imam Ahmedi i dha atij nallet e drurit dhe i tha: ”Shko

në shtëpinë e udhëheqësit të besimtarëve, ulu te koka e asaj robëreshe dhe thuaj xhindit:

Të thotë ty Ahmedi: Ç’farë është për ty më mirë: Të dalish nga kjo robëreshë, apo të

goditesh me këto nalle shtatëdhjetë herë? Ai njeri i mori ato nalle dhe shkoi te

robëresha, u ul te koka e saj dhe i tha ashtu sikurse e urdhëroi Imam Ahmedi. Atëherë

xhindi foli në gjuhën e robëreshës: Dëgjim e respekt për Imam Ahmedin, sikur të na

urdhëronte të dalim nga Iraku, do të dilnim nga aty, ai e respekton Allahun, e ai që e

respekton Allahun, e respekton atë çdo gjë.

Pastaj ai doli nga robëresha, ajo u qetësua dhe i dha Allahu fëmijë. Kur vdiç

Imam Ahmedi, ai xhind u kthye përsëri, hilifi e ftoi një shok të Imam Ahmedit dhe ai

erdh tek ajo me ato nalle dhe i tha xhindit: Dil, ose për ndryshe do të godas me këto

nalle. Xhindi i tha: Nuk të respektoj, e as nuk dal. Ahmed Ibni Hanbeli e respektoi

Allahun dhe Ai na urdhëroi ta respektojmë atë.”

Si duhet të jetë shëruesi: Shëruesi duhet të jetë me besim të fortë në Allahun, i

mbështetur në Të, i sigurtë në ndikimin e përmendjes së Allahut dhe në leximin e

Kur’anit, e sa herë që forcohet besimi dhe mbështetja e tij në Allahun, forcohet edhe

ndikimi i tij. Kështu mund të jetë më i fortë se xhindi dhe e nxjerrë atë, kurse

ndonjëherë xhindi është më i fortë dhe kështu nuk mund ta nxjerrë atë. Ndonjëherë ai që

mundohet ta nxjerrë xhindin është i dobët, kështu që xhindët mundohen ta dëmtojnë atë,

për këtë arsye ai është i obliguar të bëjë lutje shumë, të kërkojë ndihmë nga Allahu

kundër tyre dhe të lexojë Kur’an, e posaqërisht Ajetul-Kursinë.

Lutjet shëruese: Thotë Ibni Tejmijje - Allahu e mëshiroftë - (Mexhmuul-Fetava

24/277): ”Shërimi i të prekurit me xhindë me lutje, ndahet në dy lloje:

Nëse atyre lutjeve u dihet kuptimi dhe janë të lejuara në fenë Islame që dikush

t’i thotë, duke iu lutur Allahut, duke e përmendur Atë, e duke iu drejtuar krijesave të Tij,

e të ngjashme, është e lejuar që me to të shërohet i prekuri nga xhindët, sepse me hadith

të vërtetë është vërtetuar se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,: ”I lejoi shërimet

(me lutje) përderisa nuk janë shirk” dhe tha: ”Ai që ka mundësi t’i bëjë dobi vëllait të

Page 89: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

89

tij, le ta bëjë”. E nëse në ato lutje ka fjalë të ndaluara, apo ato përmbajnë shirk, apo nëse

nuk u dihet kuptimi, e të cilat mund të përmbajnë në vete kufër, askujt nuk i lejohet të

shërojë me to, edhe nëse xhindi largohet nga i prekuri me to, sepse në atë që e ndaloi

Allahu dhe i Dërguari i Tij, ka më shumë dëm sesa dobi…”.

Në një vend tjetër, ai thotë se ata që shërojnë me lutje të shirkut, në shumë raste

nuk kanë mundësi ta largojnë xhindin dhe në shumë raste xhindët përqeshen me ta kur

ata kërkojnë vrasjen apo burgosjen e xhindit i cili e ka prekur njeriun, e atyre u duket se

e kanë vrarë apo e kanë burgosur atë, kurse në realitet ky është vetëm iluzion dhe

gënjeshtër.

Kënaqja e xhindit: Disa njerëz mundohen ta kënaqin xhindin, i cili e ka prekur

njeriun, duke i prerë atij kurban. Ky veprim është shirk të cilin e ndaloi Allahu dhe i

Dërguari i Tij. Transmetohet se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e ndaloi

prerjen e kurbanit për xhindët.

Disa njerëz supozojnë se ky është shërim me haram, por ky është gabim i madh.

E vërteta është se Allahu nuk ka përcaktuar shërim me gjërat e ndaluara, edhe nëse e

marrim mendimin se lejohet shërimi me të ndaluarat, sikurse është coftina dhe alkooli,

prapseprapë nuk mund të merret kjo argument se lejohet të therret për xhindin; sepse

disa dijetarë ranë në kundërshtim të vogël rreth shërimit me të ndaluarat, kurse shërimi

me shirk dhe kufër është i ndaluar me pajtimin e të gjithë dijetarëve. Pra nuk lejohet

shërimi me to, me pajtimin e të gjithë dijetarëve.

Page 90: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

90

KAPITULLI I GJASHTË

URTËSIA NË KRIJIMIN E SHEJTANIT

Shejtani është burimi i të këqijave dhe i dhimbjeve, ai është udhëheqësi i

shkatërrimit në këtë botë dhe në botën e ardhshme, ai është ngritësi i flamurit në çdo

kohë dhe në çdo vend, i fton njerëzit në kufër (mosbesim ndaj Allahut) dhe në

mosbindje ndaj Allahut.

A ekziston në krijimin e tij ndonjë urtësi?

Nëse në krijimin e tij ka ndonjë urtësi, cila është ajo?

Kësaj pyetje iu përgjigj dijetari i famshëm Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë,

në librin e tij, “Shifaul-Alil - Shërimi i të sëmurit, f.322”, dhe tha:

“Në krijimin e Iblisit dhe ushtrisë së tij ka urtësi të tilla, të cilat detajisht nuk i di

askush përveç Allahut.

1 - Mundi dhe lufta kundër shejtanit e ndihmësve të tij, i plotësojnë

kategoritë e adhurimit: Nga ato urtësi është, se Allahu dëshiron t’ua plotësojë

pejgamberëve e evlijave të Tij, kategoritë e ndryshme të adhurimit përmes luftës,

kundërshtimit, shtypjes dhe hidhërimit të shejtanit e të partisë së tij. Në anën tjetër,

Allahu dëshiron që të kërkojmë strehim tek Ai nga ky armik, që të na mbrojë nga sherri

e mashtrimet e tij. Në këtë mënyrë, realizohen shumë interese në këtë botë dhe në botën

e ardhshme, ç’farë nuk do të realizoheshin pa të…qëndrimi në diçka nuk mund të bëhet

pa ekzistimin e saj.

2 - Frikësimi i njerëzve nga mëkatet: Nga ato urtësi është edhe frika e

melekëve dhe njerëzve nga bërja e mëkateve, pasiqë dëshmuan se ç’farë ndodhi me

Iblisin, kur ky e kundërshtoi Allahun. Nuk ka dyshim, se kur melekët dëshmuan se

ç’ndodhi me të, filluan t’i shprehin Zotit një adhurim tjetër, një nënshtrim tjetër dhe një

frikë tjetër, ngjashëm sikurse është puna me robërit e mbretit kur ata shohin se mbreti e

poshtëron dhimbshëm ndonjërin nga ata. Nuk ka dyshim se kur ata dëshmojnë në një

rast të tillë, do të frikohen më shumë dhe do të jenë më të kujdesshëm.

3 - Allahu e bëri shejtanin mësim për ata që dëshirojnë të marrin mësim:

Nga ato urtësi është edhe kjo, se atë e bëri mësim për atë që e kundërshton urdhërin e

Tij, ngre krye kundër bindjes ndaj Tij dhe ngul këmbë në kundërshtim, ashtu sikurse e

bëri mëkatin e Ademit mësim për atë që i vepron ndalesat e Tij, apo e kundërshton

urdhërin e Tij. Pastaj ai (Ademi) u pendua dhe iu rikthye Zotit të tij. Allahu i sprovoi

baballarët e xhindëve dhe të njerëzve me mëkat dhe atë e bëri mësim për ata që

këmbëngulin në mëkatin e tyre. Ky baba, poashtu është mësim për atë që pendohet dhe i

rikthehet Zotit të tij. Nuk ka dyshim se në këtë ka urtësi të mëdha dhe argumente të

qarta.

4 - Allahu e bëri shejtanin sprovim për robërit e Tij: Nga ato urtësi është

edhe ajo, se Allahu shejtanin e bëri peshojë me të cilën Ai i provon robërit e Tij; që me

te të bëhet e qartë se kush nga njerëzit është i keq dhe kush është i mirë, sepse Allahu i

madhëruar e krijoi llojin njerëzor nga toka, e cila karakterizohet me lehtësi e me

vështirësi dhe të mira e të këqija, kështu që patjetër do të shfaqet ajo që gjindet në

substancën e tyre, sikurse thuhet në hadithin të cilin e transmeton Tirmidhiu: “Allahu e

krijoi Ademin nga një grusht dheu të cilin e tuboi nga e gjithë toka, kështu që bijtë e

Ademit i gjasojnë asaj, disa nga ata janë të mirë e disa janë të këqinjë, disa janë të lehtë

e disa janë të vështirë, etj… “. Pra, substanca elementare me të cilën u krijuan krijesat

ndikon në to. Urtësia e Allahut përcaktoi që Iblisi të jetë peshojë me të cilën dallohet e

Page 91: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

91

mira dhe e keqja, ashtu sikurse i bëri Allahu pejgamberët e Tij, peshojë të këtij dallimi.

Thotë i madhëruari: “Allahu nuk do t’i lërë besimtarët në këtë gjendje që janë tash,

por derisa Ai të veçojë të ligën nga e mira...” (Al Imran: 179). Por atyre, në mesin e të

cilëve kishte të mirë dhe të këqinjë, u dërgoi pejgamberë. Të mirët iu bashkangjitën të

mirës, kurse të këqinjët iu bashkangjitën të keqës.

Po ashtu, urtësia e Allahut përcaktoi që ata të jenë të përzier në shtëpinë e

sprovimit (në këtë botë), por kur të barten në shtëpinë e përjetshme (në botën e

ardhshme) ata ndahen. Të mirëve u caktoi shtëpinë, e edhe të këqinjëve u caktoi

shtëpinë.

5 - Me krijimin e shejtanit, Allahu paraqiti plotfuqinë e Tij duke krijuar të

kundërtit: Nga ato urtësi është edhe ajo, se Allahu dëshiroi të paraqesë plotfuqinë e tij,

si me krijimin e Xhibrilit e melekëve, edhe me krijimin e Iblisit e të shejtanëve. Këto

janë argumentet më të mëdha të fuqisë, dëshirës dhe pushtetit të Tij. Ai krijoi të

kundërtat, sikurse qiellin dhe tokën, dritën dhe errësirën, Xhennetin dhe Xhehennemin,

ujin dhe zjarrin, nxehtësinë dhe ftohtësinë, të mirën dhe të keqën, etj…

6 - Mirësinë e të kundërtit, e paraqet vetëm i kundërti: Nga ato urtësi është

edhe ajo, se krijimi i njërit nga dy të kundërtat, paraqet bukurinë e të kundërtit të tij,

sepse bukuria e të kundërtit paraqitet me të kundërtin e tij. Sikur mos të ekzistonte e

keqja nuk do të dihej vlefshmëria e të mirës dhe sikur mos të ekzistonte varfëria, nuk do

të dihej vlefta e pasurisë.

7 - Sprovimi me shejtanin është rruga deri te realizimi i falënderimit: Nga

ato urtësi është edhe ajo, se Allahu i madhëruar dëshiron të falënderohet me falënderim

të vërtetë, e nuk ka dyshim se të dashurit e Tij, me ekzistimin e armikut të Allahut,

Iblisit dhe ushtrisë së tij si dhe me sprovimet e tij, arritën të gjitha llojet e falënderimit të

Tij, të cilat nuk do t’i arrinin pa ekzistimin e tij. Sa dallim i madh është ndërmjet

falënderimit të Ademit, kur ai ishte në Xhennet, ende pa dalur nga aty dhe falënderimit

të tij pasiqë u sprovua me armikun e tij. Atij Allahu ia fali dhe e zgjodhi pasi që u

pendua.

8 - Në krijimin e Iblisit qëndron trungu i adhurimit: Nga ato urtësi është

edhe ajo, se dashuria, pendimi, mbështetja, durimi, kënaqësia, etj, janë adhurimi më i

dashur tek Allahu. Ky adhurim mund të realizohet vetëm me përpjekje dhe mundime

shpirtërore për Allahun dhe me dhënien përparësi dashurisë së Tij, ndaj çdo gjëje.

Xhihadi (lufta e përpjekja në rrugën e Allahut) është kulmi i adhurimit dhe më i dashuri

tek Allahu i madhëruar, kështu që në krijimin e Iblisit e të partisë së tij, qëndron trungu i

adhurimit dhe shtojcat e tij, urtësitë e dobitë e të cilave nuk i përfshinë askush përveç

Allahut.

9 - Kësaj që përmendëm më lartë i pasprinë paraqitja e mrekullive dhe e

çudirave të Tij: Nga ato urtësi është edhe ajo, se krijimi i asaj që kundërshton

pejgamberët e Allahut, i përgënjeshtron ata dhe i armiqëson, është plotësim i paraqitjes

së argumenteve, mrekullive, çudirave dhe krijimit të mrekullueshëm të Allahut,

ekzistimi i të cilit është më i dashur për Allahun dhe më i dobishëm për të dashurit e Tij,

se sa të mos ekzistonte ai. Mrekulli të tilla janë p.sh. tufani, shkopi i Musait, alejhis-

selam, dora e ndritur e tij, çarja e detit, hudhja e Ibrahimit, alejhis-selam, në zjarr dhe

mosdjegja e tij dhe shumë mrekulli të tjera të fuqisë, diturisë e urtësisë së Tij. Pra, që

këto mrekulli të realizohen, duhej krijuar patjetër edhe sebebet të cilave u pasprinë ato

mrekulli.

10 - Krijimi i shejtanit nga zjarri është mrekulli e Allahut: Nga ato urtësi

është edhe ajo, se specifikë e zjarrit është djegja dhe shkatërrimi, sikurse është specifikë

e tij edhe ndriçimi e drita. Allahu i madhëruar nxorri nga ai të dy këto specifika, ashtu

sikurse është edhe specifikë e dheut të tokës ai i mirë dhe ai i keq, i butë dhe i fortë, i

kuq, i zi, i bardhë, etj. Allahu i nxori nga ai të gjitha ato lloje, si argument të

Page 92: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

92

pakontestueshëm dhe si sinjalizues se: ”Atij asgjë nuk i përngjan, kurse Ai dëgjon dhe

sheh çdo gjë”.

11 - Shfaqja e ndërlidhjes së Emrave të Tij: Nga ato urtësi është edhe ajo, se

prej Emrave të Allahut, janë edhe këta: El-Hafid (Ulësuesi), Err-Rrafi’ (Lartësuesi),

El-Muizz (Fuqizuesi), El-Mudhil-lu (Nënshtruesi), El-Hakem El-Adl (Gjykatësi i

drejtë), El-Muntekim (Hakmarrësi), këta Emra kanë nevojë për ndërlidhjen në të cilën

do të shfaqen dispozitat e tyre, ngjashëm sikurse është gjendja edhe me Emrat e Tij të

bëmirësisë, furnizimit, mëshirës, e të ngjashëm.

12 - Shfaqja e gjithëpushtetit të Tij dhe e veprimit të asaj që dëshiron: Nga

ato urtësi është edhe ajo, se Allahu i madhëruar është Mbreti me pushtet të plotë.

Plotësim i këtij pushteti është se Ai vepron çfarëdo që dëshiron. Dikë e shpërblen e dikë

e dënon, dikë e fisnikëron e dikë e poshtëron, atëherë patjetër duhet të ekzistojnë të dy

llojet të cilat e meritojnë këtë dhe atë.

13 - Ekzistimi i Iblisit është plotësim i urtësisë së Tij: Nga ato urtësi është

edhe ajo, se nga Emrat e Tij është El-Hakim (I urti), urtësia e Tij rivendikon që çdo gjë

ta vendos në vendin që i takon. Për këtë arsye u desh që të krijohen të kundërtat dhe të

veçohet çdonjëri me atë që i takon dhe me atë që e meriton. A mos urtësia plotësohet

ndryshe, përveçse kështu? Pra, krijimi i tij është plotësim i urtësisë së Tij, si dhe

plotësim i fuqisë së Tij.

14 - Falënderimi i Tij në pengimin dhe nënshtrimin ndaj Tij: Nga ato urtësi

është edhe ajo, se falënderimi i Allahut është i përgjithshëm dhe i plotë nga të gjitha

anët. Ai falënderohet për drejtësinë e Tij, falënderohet për pengimin e Tij, falënderohet

për nënshtrimin ndaj Tij, falënderohet edhe për naltësimin, hakmarrjen e poshtërimin që

i bën dikujt, ngjashëm sikurse është i falënderuar edhe për mirësinë, dhuntinë,

lartësimin dhe fisnikërimin që i bën dikujt. Atij i takon falënderimi i plotë si për këtë

ashtu edhe për atë. Ai e falënderon Vetën për të gjithë këtë, e lavdërojnë Atë melekët,

pejgamberët dhe të dashurit e Tij. Përfundimisht nuk lejohet abrogimi i falënderimit të

Tij, sikurse nuk lejohet edhe abrogimi i urtësisë së Tij.

15 - Me krijimin e shejtanit, Allahu u shfaqi robëve të Tij butësinë dhe

durimin e Tij: Nga ato urtësi është edhe ajo, se Allahu i madhëruar dëshiron t’i shfaqë

robëve të Tij butësinë, durimin, mosngutjen dhe gjerësinë e mëshirës së Tij. Kjo

rivendikoi që të krijojë asosh që do t’i bëjnë shirk, do ta kundërshtojnë në gjykimin e Tij

dhe do të nxisin në mëkate, madje edhe i bën Atij shoqërim në hyjni, kurse Ai e

furnizon me të gjitha të mirat e begatitë, i përgjigjet thirrjes së tij, i largon vështirësitë

atij dhe sillet me të me mirësi, ndërsa ai e mohon Atë dhe i bën shirk. Sa urtësi e madhe

e Allahut është kjo.

Allahu bëhet i dashur për të dashurit e Tij dhe bëhet i njohur tek ata me të gjitha

llojet e apsolutizmit të Tij, sikurse transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, se Muhammedi,

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: “Askush nuk është më durimtar nga fyerja që e

dëgjojnë sesa Allahu, i ngjesin Atij fëmijë, kurse Ai i furnizon”.

Po ashtu transmeton Buhariu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,

duke transmetuar nga Zoti i tij, tha: “Më fyeri i biri i Ademit, e kjo nuk bën për të, më

përgënjeshtroi i biri i Ademit dhe kjo nuk është mirë për të, fyerja e tij ndaj Meje është

fjala e tij: Allahu ka marrë fëmijë, kurse Unë jam i Vetmi, të gjitha krijesat më drejtohen

Mua dhe kanë nevojë për Mua, Unë nuk kam lindur, e as nuk jam i lindur dhe askush

nuk më ngjan Mua. Kurse përgënjeshtrimi i tij ndaj Meje është fjala e tij: Allahu nuk do

të më rikthejë në krijimin tim të parë (pas vdekjes) sikurse më bëri herën e parë, e dihet

se krijimi i parë nuk është më i rëndë se përsëritja e tij”. E me gjithë këtë fyerje e sharje

ndaj Tij, Ai e furnizon atë fyerës - përgënjeshtrues, i jep shëndet, e mbron atë, e thirrë

në Xhennetin e Tij, ia pranon pendimin nëse pendohet, të këqijat e tij ia shndërron në të

mira (pas pendimit), sillet me të në mënyrë të butë në të gjitha situatat, e pregatitë që t’i

dërgojë atij pejgamberët e Tij, ata i urdhëron që të flasin me të me fjalë të buta dhe të

Page 93: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

93

kenë mëshirë në të. Tha El-Fudejl Ibnu Ij-jadi: “Nuk ka asnjë natë kur errësira bie

përveçse I madhëruari thërret: Kush është më dorëlirë se Unë. Krijesat më

kundërshtojnë, kurse Unë i mbrojë ata në shtretërit e tyre pothuajse nuk më kanë

kundërshtuar, pastaj Unë e marr përsipër ruajtjen e tyre pothuajse ata nuk kanë bërë

mëkat, i dhuroi mirësi kundërshtuesit dhe mëkatarit. Kush është ai që më ftoi, e nuk ju

përgjigja? Kush është ai që kërkoi diçka, e nuk i dhashë? Unë jam Dhënësi dhe prej

Meje vjen dhënia, unë jam Fisniki dhe prej Meje vjen fisnikërimi, fisnikëri e Imja është

se i dhuroi robit atë që kërkon dhe i dhuroi ç’farë nuk më ka kërkuar, fisnikëri e Imja

është se i dhuroi penduesit sikur nuk më ka kundërshtuar, ku nga Unë do të ikin krijesat

dhe ku nga dera Ime shporren mëkatarët?”.

Po ashtu Allahu thotë: “Unë, njerëzit dhe xhindët jemi në një lajm të madh: Unë

krijoj, kurse adhurohet dikush tjetër dhe Unë furnizoj, kurse dikush tjetër falënderohet”.

Në një tjetër transmetim, Allahu thotë: “O biri i Ademit, nuk më bëre drejtësi: Mirësia

Ime ty të zbret, sherri yt tek Unë ngritet, sa mundohem të bëhem i dashur te ti me begati

të ndryshme dhe Unë nuk kam kurrfarë nevoje për ty, sa i urrejtur bëhesh tek Unë si

shkak i mëkateve tua, kurse ti ke nevojë për Mua dhe pandërprerë meleku fisnik ngritet

tek Unë duke bartur punën tënde të keqe”.

Në një hadith Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Sikur ju të mos

bënit mëkate, do t’ju zhdukte Allahu dhe do të krijonte një popull që bëjnë mëkate dhe

pastaj kërkojnë falje e u falet”.

Allahu i krijoi krijesat në atë mënyrë, që në to të shfaqen dispozitat dhe ndikimet

e Emrave e të cilësive të Tij. Falënderimi dhe urtësia e Allahut të madhëruar rivendikoi

që Ai të krijojë krijesa në të cilat do të shfaqen apsoluteti, dispozitat dhe ndikimi i

Emrave dhe cilësive të Tij. Allahu dëshiron faljen, kështu që krijoi krijesa të cilat e

meritojnë faljen, po ashtu Ai e dëshiron drejtësinë, për këtë arsye krijoi krijesa në të

cilat shfaqet drejtësia dhe urtësia e Tij. Ai e dëshiron bëmirësinë dhe dhuntinë, për këtë

arsye krijoi krijesa të cilat e kundërshtojnë Atë dhe bëjnë mëkate ndaj Tij, kurse Ai,

duke dëshiruar dhuntinë e bëmirësinë, ua falë dhe sillet me bëmirësi ndaj tyre. Sikur Ai

të mos krijonte krijesa të cilat do të bënin mëkate e kundërshtime ndaj Allahut, të gjitha

ato urtësi dhe interese nuk do të ekzistonin. Qoftë i madhëruar Allahu, Zoti i botëve dhe

gjykatësi më i madh, i Cili në krijimin e çdo gjëje, bëri urtësi të mrekullueshme, sikurse

ka mbi to edhe fuqi të pathyeshme.

Në krijimin e këtij të mallkuari u realizuan urtësi të shumta, si dhe u realizuan

afërsi të shumta tek Allahu. Si shkak i urrejtjes së madhe të tij, si dhe kundërshtimit të

tij, disa njerëz arritën dashurinë më të madhe tek Allahu, edhe pse në anën tjetër ai i

mallkuar është shkaku kryesor i mosbindjes ndaj Allahut dhe i mëkateve të shumta.

Po ashtu Allahu i madhëruar dëshiron që të jetë vendstrehim i dashamirëve të

Tij, e sikur mos të ekzistonte ky i mallkuar nuk do të kishte kuptim ky vendstrehim nga

ai. Për këtë arsye na urdhëroi Allahu që të kërkojmë strehim tek Ai nga shejtani i

mallkuar.

URTËSIA NË MBETJEN E IBLISIT DERI NË FUND TË KOHËS

Këtë e sqaroi dijetari i famshëm, Ibnul-Kajjimi në librin e tij “Shërimi i të

sëmurit”, f.327:

Sprovimi i njerëzve: Allahu i madhëruar e bëri atë peshojë dhe sprovim,

përmes të cilit dallohet i miri nga i keqi dhe i dashuri i Allahut nga armiku i tij. Për këtë

arsye rivendikoi urtësia e Tij që ai i mallkuar të mbetet deri në fund të kohës, që të

realizohet ky qëllim. Sikur ta vdiste atë, do të humbaste ky qëllim. Ngjashëm sikurse

rivendikoi urtësia e Tij që armiqët e tij e pabesimtarët, të mbesin mbi fytyrë të tokës deri

në fund të kohës, e sikur t’i zhdukte përgjithësisht, do të prisheshin shumë urtësi në

Page 94: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

94

mbetjen e tyre. Po ashtu, sikurse rivendikoi urtësia e Tij që të sprovojë babain e

njerëzimit, rivendikoi edhe sprovimin e bijve të tij. Ai që e kundërshton atë dhe e merr

për armik, arrinë lumturinë, kurse ai që anon kah ai dhe e pëlqen, arrinë palumturinë.

Allahu i dha jetë të gjatë atij, duke e shpërblyer kështu për punën e

mëparshme të tij: Nga ato urtësi është edhe ajo se, pasi që atij nuk i takon kurrfarë

pjese në ahiret, e më parë ai ishte i bindur ndaj Allahut dhe e adhuronte Atë, e shpërbleu

për atë bindje në këtë botë duke i dhënë jetë deri në Ditën e Kijametit, sepse Allahu nuk

i bën mizori askujt që ka bërë mirë. Besimtarin e shpërblen për të mirat e tij në këtë botë

dhe në botën e ardhshme, kurse pabesimtarin e shpërblen për të mirat e tij në këtë botë,

pastaj kur të kalojë në botën tjetër nuk gjenë atje asgjë.

I lëshoj pe atij që të mbushet mëkate: Mbetja e tij deri në fund të kohës nuk

është fisnikrim për të, sepse sikur ai të vdiste menjëherë, do të ishte më mirë për të, do

të dënohej më lehtë dhe sherri i tij do të ishte më i vogël. Por pasiqë mëkati i tij u

ashpërsua duke këmbëngulur në të dhe duke e kundërshtuar Atë, gjykimit të të Cilit

duhet t’i dorëzohemi, madje edhe e nënçmoi urtësinë e Tij dhe iu betua se do t’i pengojë

njerëzit që ta adhurojnë Atë, dënimi i mëkatit të tij u bë më i madh. Për këtë arsye i dha

afat të gjatë, që të mbushet me mëkate dhe kështu të meritojë dënimin i cili nuk i takon

askujt tjetër. Ai kështu u bë koka e të këqinjëve dhe udhëheqësi i tyre në mosbesim, por

me këtë rast u bë koka e parë e dënimit, e pasiqë ai është baza e çdo sherri, çdo dënim të

cilin do ta përjetojnë banorët e zjarrit, do të fillohet pikësëpari nga ai, pastaj do ta

shijojnë atë të tjerët.

Po ashtu i dha afat të gjatë atij, që t’i marrë përsipër kriminelët: Nga urtësitë e

mbetjes së tij deri në Ditën e Kijametit, është se ai duke kundërshtuar Zotin e tij, i tha:

“(Iblisi) tha: “E sheh? Këtë të cilin Ti e ke nderuar mbi mua, nëse Ti më jep mua afat

(dhe më lë të jetoj) deri në Ditën e Kijametit, unë padyshim që do t’i kap dhe do t’i

gaboj pasardhësit e tij (Ademit) të gjithë, përveç një pakice!” (El Isra: 62). Allahu i

dha pushtet atij mbi ata njerëz të cilët i binden atij dhe e dëgjojnë atë, kurse të mirët dhe

besimtarët i merr përsipër vetë Allahu dhe ai nuk ka mbi ta kurrfarë pushteti: “Vërtet që

ai nuk ka aspak fuqi mbi ata që besojnë e që mbështeten vetëm te Zoti i tyre. Fuqia e

tij (shejtanit) është vetëm përmbi ata të cilët i binden dhe e ndjekin atë (shejtanin) dhe

mbi ata të cilët i vënë shokë Atij (Allahut, p.sh. të krishterët, jehuditë, politeistët,

paganët, idhujtarët etj).” (En Nahl: 99-100).

Deri në ç’masë ka shejtani sukses në shkatërrimin e njerëzimit? Kur shejtani

refuzoi t’i bëjë sexhde Ademit dhe Allahu e përzuri atë nga mëshira dhe Xhenneti i Tij,

u hidhërua në të dhe e mallkoi, ai u betua para Zotit të fuqishëm se do të na shmangë

dhe devijojë nga rruga e Tij dhe në të kundërtën, do të na shtie ta adhurojmë atë: “Dhe

Allahu e mallkoi atë, ndërsa ai tha: “Do të të marr nga robët e Tu një pjesë të

përcaktuar prej tyre. Vërtet që unë do t’i ngatërroj dhe sigurisht që do t’u ngjall

dëshira të rreme…” (An Nisa’: 118-119). “(Iblisi) tha: “E sheh? Këtë të cilin Ti e ke

nderuar mbi mua, nëse Ti më jep mua afat (dhe më lë të jetoj) deri në Ditën e

Kijametit, unë padyshim që do t’i kap dhe do t’i gaboj pasardhësit e tij (Ademit) të

gjithë, përveç një pakice!” (El Isra: 62).

Deri në ç’masë e realizoi shejtani dëshirën e tij ndaj njerëzimit? Ai që

vështron historinë njerëzore, do të habitet kur vëren gjithë atë humbje të njerëzve dhe në

ç’mënyrë ata i përgënjeshtruan pejgamberët e librat e Zotit dhe si e mohuan Allahun,

krijuesin e tyre dhe i shoqëruan Atij krijesat e Tij, sikurse thotë i madhëruari: “Dhe

prapë shumica e njerëzve nuk do të besojnë, edhe sikur ti ta lakmosh këtë (që njerëzit

të besojnë).” (Jusuf: 103). Për këtë arsye ata e merituan hidhërimin dhe mallkimin e

Allahut: “Pastaj Ne çuam të Dërguarit Tanë një pas një. Çdo herë që vinte te një

populli i Dërguari i tyre, ata e mohonin atë, kështu që Ne bëmë që ata të ndjekin

njëri-tjetrin (në shkatërrim) dhe Ne i bëmë ata Ahadith (ndodhi të vërteta, të

Page 95: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

95

besueshme e të gjalla për njerëzimin, që të marrë mësim prej tyre). Larg pra, nga

populli që nuk beson!” (El Mu’minun: 44).

Edhe sot kahdo që shikojmë, vërejmë evlijatë e shejtanit. Është mbushur jeta

jonë me ta, ngrisin flamurin e tij dhe ftojnë në principet e tij dhe i mundojnë evlijatë e

Allahut. Se sa arriti shejtani ta realizojë dëshirën e tij, tregon edhe ajo se Allahu e

urdhëron Ademin në Ditën e Kijametit që nga pasardhësit e tij ta nxjerrë grupin e zjarrit,

e kur pyet ai se sa janë ata, Ai i thotë: “99 në zjarr, kurse vetëm një në Xhennet”, në një

transmetim tjetër thuhet: “999 në zjarr, kurse vetëm një në Xhennet”. Ky është momenti

kur fëmija plaket nga trishtimi i asaj Dite.

A ka më keq se sa të besohet supozimi i armikut: “Dhe vërtet që Iblisi vërtetoi

mendimin e tij për ta, dhe ata i shkuan pas atij të gjithë, veç një grupi besimtarësh të

vërtetë.” (Sebe’ë: 20). Sa keq është për njeriun t’i besojë supozimeve të shejtanit, e në

tjetrën anë ta kundërshtojë të Gjithëmëshirshmin. Madje situata ka ardhur deri në atë

gjendje, saqë disa njerëz e quajnë veten “Adhuruesit e shejtanit”, kurse disa shkrimtarë

betohen në emër të shejtanit. Sa çudi është puna e tyre!!!

Mos mendo në atë se shumica e njerëzve janë të humbur: Njeriu i mençur

nuk duhet të mashtrohet me shumicën e të prishurve e të shkatërruarve, sepse shumica

nuk ka kurrfarë peshe në peshoren e Allahut, por rëndësi tek Ai ka hakku (e vërteta),

edhe nëse pasuesit e Tij janë pakicë.

Ti bëhu nga pasuesit e së vërtetës, të cilët janë të kënaqur që Allahu është Zoti i

tyre, Islami fe e tyre dhe Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, është pejgamberi i

tyre. Nga ata të cilët e njohën shejtanin dhe pasuesit e tij, kështu që i luftuan ata duke i

urrejtur me zemër, me gjuhë, me shkrim, duke iu përmbajtur rrugës së vërtetë, duke i

luftuar ata me argumente dhe me shpatë, por para së gjithash, duke u strehuar tek Allahu

dhe duke iu përmbajtur fesë së Tij.

“O ju besimtarë! Hyni në mënyrë të përkryer në Islam (duke iu nënshtruar të

gjitha ligjeve dhe rregullave të fesë Islame) dhe mos ndiçni gjurmët e shejtanit.

Padyshim që ai është për ju armik i hapur. Por në qoftë se rrëshqisni prapa pasi ju

kanë ardhur treguesit e qartë (Pejgamberi Muhammed, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,

Kur’ani dhe Islami), atëherë dijeni mirë se Allahu është i Gjithëfuqishmi, më i Urti

Gjithëgjykues.” (El Bekareh: 208-209).

E lusim Allahun e madhëruar, që të na bëjë nga ata që e kanë përqafuar fenë e

Tij në mënyrë të përkryer dhe paqja e Tij qoftë mbi robin dhe të dërguarin e tij,

Muhammedin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen dhe shokët e tij.

Page 96: Bota e Xhindeve Dhe Shejtanve

96