bota e re - qershor 2009

36
Intervistë me kryetarin e UGK-së, Muhamet Jahirin PUBLIKOHEN REZULTATET E PROVIMIT TË MATURËS 2009 Jeton Isufi PSE DHE SI TË LEXOHET? Valon Hyseni NDIKIMET E RRUGËS DURRËS MERDARE NË MARRËDHËNIET KOSOVË SHQIPËRI JAHIRI: GAZETARËT NUK E KANË PËRKRAHJEN E DUHUR 0,50REVISTË E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS VITI XLI, QERSHOR 2009

Upload: bota-e-re

Post on 06-Mar-2016

269 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Revistë studentore e Universitetit të Prishtinës

TRANSCRIPT

Page 1: Bota e Re - qershor 2009

Intervistë me kryetarin e UGK-së, Muhamet Jahirin

PUBLIKOHEN REZULTATET E PROVIMIT TË MATURËS 2009

Jeton Isufi

PSE DHE SI TË LEXOHET?

Valon Hyseni

NDIKIMET E RRUGËS DURRËSMERDARE NË MARRËDHËNIET KOSOVË SHQIPËRI

JAHIRI: GAZETARËT NUK E KANË PËRKRAHJEN E DUHUR

0,50€

REVISTË E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËSVITI XLI, QERSHOR 2009

Page 2: Bota e Re - qershor 2009

Rruga e Madhe e Kombit

Page 3: Bota e Re - qershor 2009

�����������

PËRMBAJTJA QERSHOR 2009

6

18

10

Intervistë me Muhamet JahirinJahiri: Gazetarët nuk e kanë përkrahjen e duhur

Vizitë e përfaqësuesve të studentëve të UP-së në Shqipëri

Deputetët shqiptarë votuan pro suprimimit të Autonomisë së Kosovës

Zgjidhen dekanët e rinj nëpër fakultetet e UP-së ................................................................2Editorial ............................................................3Lajme – MASHT ..............................................4Publikohen rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore 2009 ..............................................5Intervistë me Muhamet Jahirin ...................6-7Studentët e dalluar, bëjnë punë praktike në Qeveri ...............................................................8Pirja e duhanit, dukuri vrastare për vetën dhe të tjerët ............................................................9Vizitë e përfaqësuesve të studentëve të UP-së në Shqipëri ....................................................10Projekte bashkëpunimi me interesa të dyan-shme ..............................................................11Arritje të reja në mësimin universitar të Mitro-vicës ...............................................................12Hekuran Avdyli: Monografi për studentët e gazetarisë ......................................................12Të drejtat e studentëve sipas statutit të UP-së ..13Jeton Isufi: Pse dhe si të lexohet? ....... 14-15Valon Hyseni: Ndikimet e rrugës Durrës-Merdare në marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri ...............16Osman D. Gashi: Fundi i një viti akademik 17Deputetët shqiptarë votuan pro suprimimit të Autonomisë së Kosovës ......................... 18-19Adlije Morina & Arber Zeka: Aborti – rrezik për njerëzimin .......................................... 20-21Flamur Maloku: Teksti i vajit .....................22Halil Asllani: Kopjimi, mani tek shumë stu-dentë të UP-së ...............................................23Artan N. Bejta: Stina e pranverës dhe prob-lemet shëndetësore ................................ 24-25Iliriana Alloqi & Bernard Tahirbegolli: Ndihma e parë ......................................... 26-27Gazmend Sahiti: Ndikimi i perimeve në shën-detin tonë .......................................................28Alban Bilalli: A do ta prekë kriza financiare futbollin? .................................................. 29-30Probleme logjike ............................................31Fjalëkryqi ........................................................32

Boton: Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës; Gazetë e studentëve të Universitetit të Prishtinës; Viti: XLI;Kryeredaktor: Sead UJKANI; Zv. Kryeredaktor: Isuf KOCI; Redaktor Përgjegjës: Mergim PIRRAKU; Redaktor Teknik/Grafika: Osman D. GASHI; Redaktore Gjuhësore: Mimoza SINANI;Redaksia: Artan BEJTA, Arber ZEKA, Natyra BERISHA, Hekuran AVDYLI, Liridon JAHAJ, Driton KURTI, Jeton ISUFI;Adresa: Fakulteti i Filologjisë - Universiteti i Prishtinës, 10000 Prishtinë; Tel: +386 (0) 49 700 136, +377 (0) 44 633 281; E-mail: [email protected], [email protected], [email protected].

Page 4: Bota e Re - qershor 2009

����������

Lajme

Zgjidhen dekanët e rinj nëpër fakultetet e UP-së

Në mbledhjen e fundit të Senatit të Universitetit të Prishtinës, të mbajtur më 11 qershor, janë zgjedhur udhëheqësit e rinj të fakulteteve të UP-së. Njëko-hësisht u bë edhe konstituimi i përbërjes së re të

Senatit të UP-së.

Në mbledhje ishin të pranishëm 43 senatorë, të cilët me votat e tyre zgjodhën 17 dekanët e fakulteteve të UP-së. Në tërësi, procesi i votimit shkoi në mënyrë transparente dhe pati një rrjedhë të mirëfilltë.

Duke folur rreth mënyrës së rrjedhës së procesit të votimit, sekretari i UP-së, Esat Kelmendi theksoi: “Men-doj se procesi i zgjedhjeve ka shkuar në vazhdën më të mirë të mundshme. Kjo është vërtetuar edhe sot, kur në asnjë rast nuk është shkuar në përsëritjen e votimit, por të gjithë dekanët janë zgjedhur në raundin e parë të votimit. Kjo tregon edhe transparencën dhe përcaktimin e qartë të të gjithë anëtarëve të Senatit për zgjedhjen e dekanëve të rinj”.

Ndërsa kryesuesi i senatit gjatë kësaj mbledhjeje, Fejzul-lah Krasniqi, potencoi rëndësinë e votimit transparent të zh-villuar duke vënë theksin edhe në menaxhimin e mirëfilltë, gjatë mandatit në vijim, nga ana e dekanëve të zgjedhur.

“Ishte një proces transparent i votimit. Senatorët kanë votuar me bindjen e vet për kandidatin që kanë menduar se do ta udhëheqë fakultetin më së miri. Kjo është një garanci se tani fakultetet do të menaxhohen mirë dhe këshillat e fakulteteve do ta respektojnë dekanin e tyre” - theksoi Krasniqi.

Mandati i dekanëve të zgjedhur është tri vjet. Listën e dekanëve të zgjedhur dhe numrin e votave të fituara gjatë zgjedhjeve në senat e keni më poshtë:

REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË VOTIMIT NGA SENATI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS PËR ZGJED-HJEN E DEKANËVE TË FAKUTETEVE TË UP-së

DEKANËT E ZGJEDHUR MË 11.06.20091. Fakulteti Filozofik - Prof.asc.Ramush Mavriqi 26 vota2. FSHMN - Prof.dr.Minir Efendia 26 vota3. Fakulteti i Filologjisë - Prof.as.Osman Gashi 23 vota4. Fakulteti Juridik - Prof.as.Bajram Uka 42 vota5. Fakulteti Ekonomik - Prof.as.Skender Ahmeti 25 vota6. FNA - Prof.as.Naser Kabashi 28 vota7. FIEK - Prof.asc.Myzafere Limani 37 vota8. FIM - Prof.dr.Musli Bajraktari 35 vota9. Fakulteti Mjekësisë - Prof.ass.Gani Bajraktari 26 vota10. Fakulteti i Arteve - Prof.asc.Adem Rusinovci 35 vota11. Fakulteti i Bujqësisë - Prof.as.Skender Muji 39 vota12. FXM-Mitrovicë - Prof.asc.Izet Zeqiri 28 vota13. F. i Kulturës Fizike dhe Sportit - Prof.as.Ajvaz Berisha 36 vota14. Fakulteti i Edukimit - Prof.asc..Hasan Mujaj 24 vota15. FSHAB-Pejë - Prof.as.Xhevat Bakraqi 28 vota16. FSHTA-Mitrovicë - Prof.asc.Avdi Salihu 35 vota17. FSHTA-Ferizaj - Prof.as.Agron Bajraktari 26 vota

Page 5: Bota e Re - qershor 2009

����������

Editorial

Sead

UJK

ANI

Nevoja për reformimin e UP-së,

ende e madhe!Sfida e parë e në fillim të detyrës dhe përgjegjësive të reja për Prof. Rugovën do të jetë mbarëvajtja e mirëfilltë e procesit të pranimit dhe regjistrimit të studentëve të rinj si dhe eliminimi i parregullsive të mundshme të cilat e kanë karakterizuar një proces të tillë gjatë viteve të kaluara

Që nga koha e themelimit e deri me tani Universiteti i Prishtinës ka shërbyer si vatër e kultivimit të vlerave të larta

edukative-arsimore dhe atdhetare në drejtim të pajisjes dhe avancimit te brezave të rinj, respektivisht stu-dentëve si elitë intelektuale e së ar-dhmes së një vendi dhe pjesa më e rëndësishme e shoqërisë së tij.

Natyrisht një mision të tillë e ka bartur edhe UP-ja, duke luajtur kështu rol padyshim thelbësor në rrugëtimin e shtet-bërjes së vendit tonë. Një mision i tillë fisnik është plotësuar me prioritete dhe elemente tjera të veçanta varësisht nga nevojat e kohës në procesin historik të pavarësimit të vendit.

Në këtë kontekst pikërisht ka qenë UP-ja, përkatësisht stafi akademik dhe studentët e tij faktorët kyç nga ku kanë lindur,janë iniciuar e formësuar dhe më pas edhe realizuar idetë dhe proceset që kanë qenë thelbësore në lëvizjen shtetformuese të popullit tonë.

Dhe në tërësi ashtu si jemi mësuar nga praktikat historike botërore edhe në vendit tonë ashtu siç e cekëm edhe më lartë, UP-ja pra ka qenë pjesë përbërëse dhe e pandashme në rrugën e arritjeve të idealeve të popullit tonë dhe zhvil-limin e gjithëmbarshëm shoqëror.

Pas përfundimit të luftës, gjatë gjithë këtyre viteve të kaluara Universiteti i Prishtinës është konsoliduar mjaft dhe ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të stabilizimit institucional dhe zhvillimit e avancimit të tij konform stan-dardeve ndërkombëtare të kërkuara dhe të domosdoshme në mëkëmbjen dhe zhvillimin adekuat të këtij institucioni.

Dekada e fundit e shekullit të kaluar, padyshim është pjesa më e errët e zhvillimit të UP-së, dhe si e tillë periudha në të cilën avancimi i tij ka stagnuar plotësisht duke marrë parasysh gjendjen e gjithëmbarshme që ka karakterizuar vendin. Në këtë periudhë e domosdoshme ka qenë që ky institucion të mbijetojë dhe me gjithë peripecitë dhe kushtet nëpër të cilat ka kaluar, një synim i tillë është arritur.

Pas fundit të luftës fillojë një epokë e rëndësishme e zhvillimit të UP-së dhe reformimit të tij në bazë të element-

eve modern të kërkuara domosdoshmërisht në rrugën e avancimit të mirëfilltë të këtij institucioni.

Çlirimi dhe më pas edhe pavarësimi i vendit hapën një dimension të ri dhe identifikuan elemente dhe prioritete tjera në misionin dhe vizionin e zhvillimit t Universitetit të Prishtinës.

Misioni i UP-së në këtë periudhë të avancimit të tij është:Universiteti i Prishtinës, me kapacitetet intelektuale,

profesionale dhe shkencore, ta bej Kosovën pjese reale të shoqërisë evropiane

Ndërsa pikat kryesore të cilat plotësojnë vizionin e UP-së janë këto si më poshtë:✒ Aftësimi i kuadrit mësimor për zbatimin e metodave bashkëkohore për mësimdhënie.✒ Evaluimi i brendshëm dhe i jashtëm i cilësisë së mësim-dhënies dhe të hulumtimit.✒ Përmirësimi i përhershëm i programeve të studimeve sipas Bolonjës.✒ Sigurimi i infrastrukturës, kapaciteteve ligjore dhe teknike për plotësimin e kritereve ndërkombëtare për akred-itimin e Universitetit të Prishtinës.✒ Sigurimi i fondeve publike dhe fondeve të tjera për re-alizimin e procesit mësimor dhe te hulumtimit.

Natyrisht arritja e objektivave të lartcekura në vizionin e UP-së si dhe realizimi i misionit të tij kërkon përkushtim dhe angazhim kontinuel dhe atë të të gjithë instancave relevante të cilat janë të inkuadruara qoftë në mënyrë direkte ose indirekte në procesin e menaxhimit, zhvillimit dhe avancimin e UP-së.

Universiteti i Prishtinës me gjithë vështirësitë me të cilat karakterizohet vazhdon rrugëtimin drejt reformimit në përputhje me normat ndërkombëtare. Që nga java e kaluar Universiteti i Prishtinës është bërë me udhëheqësi të re, respektivisht prof. dr. Mujë Rugova është zgjedhur rektor i ri i UP-së, i cili do të udhëheqë Universitetin e Prishtinës në mandatin e ardhshëm trevjeçar.

Sfida e parë e në fillim të detyrës dhe përgjegjësive të reja për Prof. Rugovën do të jetë mbarëvajtja e mirëfilltë e procesit të pranimit dhe regjistrimit të studentëve të rinj si dhe eliminimi i parregullsive të mundshme të cilat e kanë karakterizuar një proces të tillë gjatë viteve të kaluara. ■

Page 6: Bota e Re - qershor 2009

� ����������

Lajme - MASHT

Hoxhaj: Ekonomia e lidhur me dijen

Përfundoi “Java e Shkencës në Kosovë”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në konferencën njëditore të organizuar nga Fondacioni Friedrich

Ebert dhe Deutche Welle me temën: “Roli i arsimit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë."

Në këtë konferencë u prezantuan raporte dhe opinione mbi rëndësinë që ka arsimimi i gjeneratave në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, stabilitetin e përhershëm dhe mbi përgjegjësinë e institucioneve relevante për të siguruar arsimin e shoqërisë.

Ministri Hoxhaj, para pjesëmarrësve, ritheksoi rëndësi-në që ka arsimi për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror.

"Ekonomia sot globalisht është e lidhur me dijen, njëko-hësisht ekonomia që mendohet të aplikohet tek ne, është ekonomi e shërbimeve dhe si e tillë ngre nevojën për ar-simimin dhe aftësimin e resurseve njerëzore, si bazë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik" – tha ministri Hoxhaj.

Ai përmendi angazhimin e MASHT-it për të prom-ovuar rëndësinë e arsimit dhe foli për punët konkrete që MASHT-i ka ndërmarrë gjatë vitit 2008, për punët që janë në realizim këtë vit dhe për planifikimet e MASHT-it për vitin 2010.

"Viti 2008 ka qenë shpallur si vit i arsimit për të gjithë, gjatë të cilit ne, si ministri, jemi përkujdesur që të mo-bilizojmë nevojat e arsimit nga aspekti i infrastrukturës përmes sigurimit të objekteve shkollore, ndërsa viti 2009, sipas strategjisë së MASHT-it, është vit i cilësisë, gjatë të cilit janë në realizim e sipër shumë plane konkrete për

të siguruar cilësinë e mësimit dhe studimit, me theks të veçantë në kurrikulat e reja, tekstet e reja dhe zhvillimi profesional i arsimtarëve"

Për të siguruar realizimin e këtyre prioriteteve ministri Hoxhaj theksoi ekzistimin dhe themelimin e Këshillave Shtetërore si mekanizma për të implemen-tuar për së afërmi këto objektiva, përbërja e së cilave është diversive dhe inkorporon njerëz të fushave të ndryshme, ekonomisë, shoqërisë civile dhe faktorëve të tjerë relevant.

"Për konceptin tonë menaxhues si ministri, reformat nuk janë dhe nuk mund të jenë afatgjata, por ato mund të realizohen shpejt, ndërsa afatgjata janë dhe do të jenë vetëm frytet e këtyre reformave" – shtoi bindshëm ministri Hoxhaj, në përfundim të fjalës së tij. ■

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë organizoi: "Java e shkencës në Kosovë", në të cilën morën pjesë akademikë, punonjës shken-

corë, përfaqësues të institucioneve arsimore të Repub-likës së Kosovës, të cilët me kumtesa dhe punime të ndryshme shkencore shfaqën mendimin e tyre për gjendjen aktuale të shkencës, njëherësh shfaqën idetë e tyre për zhvillimin e shkencës në të ardhmen. Ministri i arsimit Prof Dr. Enver Hoxhaj, me rastin e hapjes së këtij aktivitete, ndër të tjera tha se: ‘me këtë aktivitet duam t’i japim arsimit të lartë rëndësinë dhe rolin që ai ka në

Kosovë, por dëshirojmë që të shikojmë edhe mundësitë e ridefinimit të asaj që quhet shkencë dhe cili është roli i shkencës dhe i kërkimeve shkencore. Dëshirojmë të kemi një sistem shkencor i cili i shërben rritjes, krijimit të vendeve të e reja të punës dhe zhvillimit ekonomik të vendit.’

Prof. dr. Dukagjin Popovci, sekretar i Këshillit Kom-bëtar të Shkencës, theksoi në mënyrë të veçantë "efektin që mund të ketë puna kërkimore shkencore e teknologjisë dhe informacionit në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit, e cila do të konkretizohej sikur të kishim aftësinë për t’i vënë të arriturat e shkencës, teknologjitë e reja dhe inovacionit në shërbim të zhvillimit".

Pr. Dr. Besim Beqaj, kryetar i Odës Ekonomike tha: "Niveli i zhvillimeve shkencore dhe ai i zhvillimeve eko-nomike ende nuk përkojnë në mënyrë të mirëfilltë me njëri -tjetrin. Ndërmarrjet tona ende nuk menaxhohen nga njerëz të profesionit dhe si të tilla nuk kanë kapacitete konkurruese, gjë që ndikon edhe në zhvillimet strategjike afatgjata të ekonomisë së vendit".

Johann Gunther, përfaqësues i partneritetit institu-cional Kosovë-Austri në Arsimin e Lartë dhe në kërkime shkencore, përveç tjerash tha se ne [vendi i tij, Austria] "do të vazhdojmë të ndihmojmë edhe me tutje që ju të jeni pjesë e integrimeve evropiane në fushën e AL dhe që të siguroni një vizion për të ardhmen edhe në fushën kërkimore shkencore".

Page 7: Bota e Re - qershor 2009

�����������

Aktualitet

Publikohen rezultatet e provimittë Maturës Shtetërore 2009

Komisioni Qendror Shtetëror për Maturë ka publikuar rezultatet e provimit të maturës shtetërore të mbajtur me 6 qershor. Sipas Kryetarit të KQSHM-së, Nehat Mustafës, or-ganizimi dhe mbarëvajtja e mbajtjes së provimit të maturës shtetërore ka qenë në nivelin e duhur, përveç disa rasteve të izoluara që nuk kanë ndikuar në rezultatet e provimit.

“Në administrimin e provimit të Maturës Shtetërore 2009, të mbajtur me datë 6 qershor, provimi i maturës është reali-zuar në 29 Komuna të Kosovës, në gjithsej 98 qendra testimi.

Në këtë proces kanë marrë pjesë 3400 administrues dhe vëzhgues, si edhe 320 anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Testimit dhe 100 monitorues nga UP.

Përveç këtyre, 30 monitorues të tjerë kanë qenë aktivë nga KQSHM, Kabineti i Ministrit, Drejtorë të Departa-menteve dhe Deputetë nga Kuvendi i Kosovës.

Në përgjithësi, organizimi dhe mbarëvajtja e provimit të maturës shtetërore ka qenë i përpiktë, qoftë nga aspekti organizativ, ashtu edhe nga ai përmbajtjesor dhe ky provim ka dëshmuar përkushtimin e MASHT-it për standarde të mirëfillta evropiane dhe kritere të larta përmbajtjesore, që njëkohësisht siguron të ardhmen e arsimit dhe të cilësisë në arsim në Republikën e Kosovës.

Provimit të Maturës Shtetërore i janë nënshtruar gjith-sej 25764 maturantë, prej të cilëve 11656 ose në përqindje 45.66% e kanë kaluar provimin e maturës.

Pjesa tjetër, 13937 maturantë ose 54.1%, nuk kanë arritur të kenë rezultate pozitive.

Rezultatet individuale të maturantëve do të publikohen ditën e hënë nëpër të gjitha shkollat, përveç rezultateve të mat-urantëve të Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica”, në Qendrën nr 2. të testimit në Lipjan, ku Komisioni ka vërejtur parregullsi dhe i ka pezulluar përkohësisht ato. Njëkohësisht, ne si Komision, në një periudhë gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të ndërmarrim hapat e duhur lidhur me maturantët e kësaj shkolle” - tha kryetari i KQSHM-së Nehat Mustafa.

Njëherësh ai falënderoi të gjithë maturantët, prindërit, administruesit, Drejtoritë Komunale të Arsimit, moni-toruesit nga Universiteti i Prishtinës, bashkëpunëtorët nga MASHT, Policinë e Kosovës dhe mediat që kanë dhënë

një kontribut gjatë tërë procesit e në veçanti gjatë ditës së mbajtjes së provimit të maturës shtetërore.

Raport / Matura Shtetërore 2009Raporti i përgjithshëm për afatin e qershorit:Administrimi i testit është realizuar më datë 06.06.2009;Administrimi i testit është realizuar në 29 Komuna të Kosovës; 98 Qendra të Testimit;3400 administrues dhe vëzhgues; 320 anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Testimit;100 monitorues nga UP;30 monitorues nga KQSHM, kabineti i ministrit, drejtorë

departamentesh dhe deputetë nga Parlamenti i Kosovës.

Rezultati i përgjithshëm:✒ 25980 maturantë e kanë paraqitur provimin;✒ 25764 maturantë i janë nënshtruar Testit të Maturës në afatin e qershorit ;✒ 11656 ose 45. 66 % e maturantëve kanë arritur sukses pozitiv;✒ 13937 ose 54. 1 % e maturantëve nuk kanë arritur sukses pozitiv.

Pezullohet publikimi i rezultatit për të gjithë maturantët që i janë nënshtruar testimit në Lipjan, në Qendrën nr. 2 (SHMP “Adem Gllavica”). 238 maturantë nga kjo qendër nuk janë përfshirë në rezultatet e paraqitura me sukses pozitiv dhe negativ. ■

Page 8: Bota e Re - qershor 2009

� ����������

Intervista

Intervistë me kryetarin e Unionit të Gazetarëve të Kosovës, Muhamet Jahirin

Jahiri: Gazetarët nuk e kIntervistoi: Bujar ISMA

Në fillim të muajit maj, në lokalet e Fakultetit të Filolgojisë, është themeluar Unioni i Gazetarëve të Kosovës, ku kryetar i këtij unioni është zgjedhur Muahmet Jahiri. Ai gjatë bisedës me ne, premtoi

se do të mundohet që të jep maksimumin që gazetarët e vendit tonë të kenë të drejtat dhe liritë e tyre. Gjithashtu ai theksoi se ky union në planet e saj afatshkurta dhe afatg-jata do ketë mbrojtjen e gazetarëve, organizimin e shumë aktiviteteve, seminareve dhe tribunave në të mirë dhe dobi të gazetarisë në Kosovë.

BOTA E RE: Si është gjendja e gazetarisë në Kosovë? JAHIRI: Mendoj që gjendja e gazetarisë në Kosovë nuk

është në nivelin që meriton të jetë. Flitet shumë që gazetarët në Kosovë keqtrajtohen në forma të ndryshme, qoftë nga pronarët e tyre, qoftë nga censura, apo edhe nga kërcënimet e ndryshme. Kemi pasur raste të ndryshme, siç është rasti i fundit që ka qenë në gjyqësi, ku ka pasur kërcënim edhe me vdekje të gazetarit. Pra këto që po ndodhin nuk janë gjëra të mira. Kemi tepër nevojë që të bëhet përmirësimi i kushteve të tyre.

BOTA E RE: Cili është niveli i profesionalizmit të gazetarëve që punojnë nëpër mediet tona?JAHIRI: Niveli i profesionalizmit në gazetarinë kosova-re, nëse analizohet në nivel rajonal, nuk ka shumë dal-lim. Mund të them se dita ditës ka përmirësim, qoftë në aspektin profesional, qoftë edhe në aspektin e pajisjeve teknologjike të kohës. Tashmë me themelimin e degës së gaze- tarisë në Universitetin e Prishtinës kanë filluar që të krijohen gjenerata të reja, g jenerat a profes iona le . Ajo degë po prodhon gazetarë dhe prej tre gjeneratave që kanë dalë ka mjaft të punësuar. Tashmë kanë filluar edhe studi- met e masterit të gjeneratës së parë. Padyshim

pritet që, për një kohë të shkurtër, të ketë një cilësi edhe më të madhe të gazetarisë në Kosovë në përgjithësi.

BOTA E RE: Sa respektohen të drejtat e gazetarëve në Kosovë?

JAHIRI: Sa i përket respektimit të të drejtave të gazetarëve në vendin tonë, mund të them se të drejtat e tyre nuk respektohen aq sa duhet. Ka presione të ndryshme ndaj gazetarëve që vijnë nga vetë botuesit, nga institucio-net, pastaj bëhen përpjekjet për të ndërhyrë në shkrimin e tyre për t’i shfrytëzuar për interesat e tyre dhe kjo bën që të drejtat e gazetarëve të mos jenë në nivel të kënaqshëm.

BOTA E RE: Kur do të fillojnë që të mbrohen plotësisht të drejtat e gazetarëve tanë?

JAHIRI: Është e pamundur të caktohet një kohë se kur do të fillojnë të mbrohen të drejtat e gazetarëve në vendin tonë, por mund të them se duhet të bëhen përpjekje që të mbrohen të drejtat e tyre, me ato mundësi që i kemi. Pra, është e nevo-jshme që të krijohet edhe sindikata e gazetarëve, me ç’rast ata do t’i shprehnin pakënaqësitë e tyre dhe përmes sindikatës do të ketë intervenime për përmirësimin e kushteve.

BOTA E RE: Çfarë përpjekje janë bërë deri më tani?JAHIRI: Fatkeqësisht nuk kemi pasur sindikata, por ka

qenë një union i gazetarëve. Mirëpo është e nevojshme që të formohen organizata të tilla që të mbrohen sa më shumë të drejtat e gazetarëve në përgjithësi.

BOTA E RE: Ju, si kryesi e re e UGK-së, çka keni në plan të bëni për gazetarinë e Kosovës?

JAHIRI: Ne, si union i gazetarëve të Kosovës, tash jemi në fazën e ndërtimit dhe po pajisemi me doku-men- tacionet e nevojshme. Padyshim

se nuk mungojnë edhe projektet për të ardhmen. Tashmë kemi rregulluar statutin dhe rregul-

Page 9: Bota e Re - qershor 2009

�����������

Intervista

kanë përkrahjen e duhur

loren dhe gjithçka që i përkasin gazetarëve. Ndërsa në një të ardhme të afërt, pas të gjitha këtyre procedurave, ne do të fillojmë me aktivitet tona në mënyrë të rregullt. Ne, gjithashtu, do të mun-dohemi që të bashkëpunojmë edhe me gazetarët jashtë vendit.

BOTA E RE: Në rregulloren që keni bërë ju, a janë përfshirë të gjitha rregullat për gazetarët?

JAHIRI: Në rregullore i kemi përfshirë të gjitha rregullat për gazetarë, qoftë ato për gazetarinë, por edhe rregullat e ndëshkimit të gazetarëve, nëse i shkelin rregullat që janë bërë. Edhe gazetarët ndonjëherë e vërejnë se gabojnë, pran-daj kemi bërë rregulla të cilat janë të specifikuara në bazë të neneve dhe të rregullave që janë të përcaktuara aty.

BOTA E RE: A keni përkrahje nga institucionet tona?JAHIRI: Ne veç jemi në fazën e regjistrimit dhe besoj

se do të gjejmë përkrahjen e institucioneve tona, pasi që misioni ynë është për t’i mbrojtur të drejtat dhe etikën e gazetarëve, pra nuk e shohim të paarsyeshme që të mos mbështetemi edhe nga institucionet e vendit.

BOTA E RE: Çka premton kryesia e re e UGK-së?JAHIRI: Si union që jemi, qysh në momentin e theme-

limit, jemi deklaruar se Kosova ka nevojë që brenda territorit të saj të krijohen unionet dhe organizatat që do t’i mbrojnë të drejtat e gazetarëve dhe ata të pajisen me kontratat që do të punojnë, pasi që gazetarët nuk respektohen aq sa duhet.

BOTA E RE: Cili do të jetë hapi i parë që do të bëni në punën tuaj të re?

JAHIRI: Jemi duke mbajtur takime të shpeshta si union i ri, ku çdo herë po diskutohen strukturat e unionit. Besoj se në një të ardhme jo të largët do të organizojmë një debat dhe nga aty do të përgatiten edhe agjenda e projekte të mjaftueshme, si edhe rruga që do të ndjekim në interes të gazetarëve, por gjithnjë do të lidhet me profesionin dhe çdo herë do të ketë aktivitet, pra nuk do të ketë ndërprerje në asnjë moment. ■

Prishtinë, 7 maj – Të enjten në Prishtinë me nismë ë gazetarëve të diplomuar në Degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishti-nës, është themeluar Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK). Kryetar i këtij unioni është zgjedhur gazetari dhe studenti i masterit të gazetarisë Muhamet Jahiri. Po ashtu është zgjed-hur edhe kryesia e UGK-së në të cilën bëjnë pjesë nëntë anëtar. Shefi i Degës së Gazetarisë në UP, Milazim Krasniqi me këtë rast ka thënë se ka qenë shumë i nevojshëm krijimi i një organi-zate të gazetarëve, e cila sipas tij do ta plotësojë një vakum që njihet në vet rregullimin e profesionit. “Padyshim që Kosova në dhjetë vitet e fundit ka përjetuar një ekspansion në media, por ky zhvillim i mediave nuk është përcjellë edhe me formimin, zh-villimin dhe masivizimin e asociacioneve që e rregullojnë profe-sionin dhe do t’i mbrojnë të drejtat e gazetarëve dhe t’i caktojnë “rregullat e lojës” në këtë fushë”, është shprehur Krasniqi. Ai gjithashtu ka thënë se pse edhe pse në botë gazetarët kanë ndikimin më të madh në Kosovë nuk ndodhë.“Fatkeqësisht në Kosovë gazetarët janë ata të cilat kanë më së paku ndikim. Atë ndikim e kanë pronarët, burimet e informacionit, menaxherët, reklamuesit etj. Sepse organizimet të ne janë shumë të dobë-ta”, ka theksuar Krasniqi. Ndërsa, kryetari i UGK-së, Muhamet Jahiri, ka thënë se qëllimi i kësaj organizate është që gazetarët të kenë një përfaqësim më të kënaqshëm përballë problemeve dhe sfidave që dalin para gazetarëve, gjë të cilën sipas tij nuk e kanë pasur deri më tani. “Ne përmes kësaj organizate (UGK) do të merremi me mbrojtjen e gazetarëve, mbrojtjen e profe-sionit tonë të shenjt dhe etikës së tij. Ai ka thënë me gjeneratat e gazetarëve të diplomuar që po dalin të pagatitura çdo ditë e të diplomuar profesionalisht është krijuar një realitet i ri kurse me krijimin e kësaj organizate do të ngritët edhe një shkallë tjetër e një realitetit të ri. “Me krijimin e kësaj organizate, nuk do të thotë se jemi kundër ndonjë organizate tjetër, por është e kundërta, jemi për partneritet dhe bashkëpunimi me çdo organizatë në të ardhmen, për të mbrojtur dhe garantuar lirinë e mendimit dhe shprehjes”, ka theksuar Jahiri.Ndërkaq gazetari Resul Sinani njëherësh edhe ligjërues në Degën e Gazetarisë në UP ka thë-në se kurrë më parë nuk i ka takuar ndonjë asociacioni sepse nuk i ka besuar se ato janë në vijën e duhur dhe vërtetë i mbro-jnë interesat e gazetarëve“Do të doja që pas nesh të ketë edhe organizime të tjera sepse krijimet e reja nënkuptojnë edhe zëra të rinj në mbrojtje të punës dhe etikës së gazetarëve”, ka thënë Sinani.Anëtare të kryesisë së UGK-së janë zgjedhur : Muhamet Jahiri(kryetar), Faton Polisi, Qëndresë Mustafa, Osman Gashi, Drita Vitia, Gëzim Qerimi, Lulzim Ahemti, Shqipe Hetemi, Driton Bublaku, Florim Maliqi.

Themelohet Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK):

Page 10: Bota e Re - qershor 2009

� ����������

Marrëveshje

Marrëveshje për punë praktike për studentët e dalluar të Universitetit të Prishtinës

Kryetari i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Mergim Lushtaku arriti realizimin e një projekti nëpërmjet të cilit 46 studentëve të dalluar nga fakultete të ndryshme të Universitetit

të Prishtinës u mundësohet puna praktike në ministri të ndryshme të Qeverisë së Kosovës, në lëmenjtë përkatës në të cilët studiojnë.

Në lidhje me realizimin e këtij projekti, Kryetari i Par-lamentit të Studentëve të UP-së, Mergim Lushtaku, tha se projekti në fjalë është i një rëndësie të veçantë për këta studentë, duke pasur parasysh faktin se studentëve të dalluar u jepet mundësia që të ballafaqohen në praktikë me fushat në të cilat ata studiojnë.

“Puna praktike, si një përvojë e veçantë për këta studentë, do t’u japë mundësi përfituesve të projektit të fitojnë më shumë njohuri në fushat e studimeve të tyre dhe mund të shihet edhe si mundësi e profesionalizimit të këtyre stu-dentëve” – tha Lushtaku.

Studentëve të dalluar të Universitet të Prishtinës, për-fitues të këtij projekti, u janë zgjedhur vendet përkatëse në të cilat do ta realizojnë praktikën e tyre, varësisht prej fushës në të cilën ata studiojnë. Studentët në fjalë janë shprehur mjaft të kënaqur për këtë projekt, duke e parë këtë si një mundësi për përfitimin e një përvoje të veçantë.

Në lidhje me praktikën të cilën po vijojnë studentët, Jeton Isufi, student i Fakultetit Juridik, njëkohësisht përfitues i këtij projekti, thotë se është mjaft i kënaqur me mundësinë

që i është ofruar. “Puna praktika na jep mundësi që të jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me profesionin tonë në të ardh-men, duke bërë kështu që të shohim për së afërmi sfidat të cilat na presin pas studimeve dhe pas fillimit të punës në profesionin tonë” – tha Isufi.

Studentët të cilët do të vijojnë praktikën e tyre gjatë mua-jit qershor, në përfundim të praktikës së tyre do të marrin nga një certifikatë si dëshmi për punën e kryer.

“Certifikatat të cilat do t’u jepen studentëve të dalluar pas përfundimit të praktikës së tyre do të jenë një plus në CV-në e këtyre studentëve, duke lehtësuar kështu arritjen e punësimit të tyre në të ardhmen” – tha Kryetari i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Mergim Lushtaku. ■

46 studentëve të dalluar të Universitetit të Prishtinës u jepet mundësia e punës praktike njëmujore në ministri të ndryshme të Qeverisë së Kosovës gjatë muajit qershor, projekt ky i realizuar me idenë e Kryetarit të Parlamentit të Studentëve të UP-së, Mergim Lushtaku

Studentëte dalluar,bëjnë punëpraktike në Qeveri

Page 11: Bota e Re - qershor 2009

�����������

Aktivitet i organizuar nga Parlamenti i Studentëve

Pirja e duhanit, dukuri vrastare për vetën dhe të tjerët

Me rastin e 31 majit, Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Duhanit, Parlamenti i Studentëve të UP-së, në bashkëpunim më Unionin Studentor të Fakultetit të Studimeve Islame organizuan tribunën me temë: “Pirja e duhanit dukuri vrastare për veten dhe të tjerët”

Në kuadër të aktiviteteve të mbajtura për 31 majin, në “Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Du-hanit”, Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës në Bashkëpunim me Unionin Studen-

tor të Fakultetit të Studimeve Islame, organizoi një tribunë me temën: “Pirja e duhanit dukuri vrastare për veten dhe të tjerët”, e cila u mbajt të mërkurën më 3 qershor 2009, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Prishtinës. Të ftuar për të ligjëruar në lidhje me këtë dukuri të shëmtuar dhe vrastare, me qëllim që tribuna të ishte sa më interesante, ishin persona nga fusha të ndryshme profesionale si: Prof. Dr. Fadil Maloku nga lëmi i sociologjisë, Prof. dr. Ali Iljazi nga lëmi i mjekësisë si dhe teologu Prof. dr. Lulzim Esati.

Tribuna u hap me fjalimin e Kryetarit të Parlamentit të Stu-dentëve të Universitetit të Prishtinës, Mërgim Lushtaku si dhe me fjalimin e Kryetarit të Unionit Studentor të FSI, të cilët pas përshëndetjes që u bënë të pranishmeve folën edhe për rëndësinë e kësaj tribune duke potencuar dobitë që vijnë nga diskutimi i çështjeve të ndjeshme shoqërore, në mënyrë që me anë të tribu-nave të ndryshme të synohet arritja e vetëdijesimit të njerëzve në lidhje me pasojat fatale të cilat vijnë nga konsumimi i duhanit.

Tribuna vazhdoi me ligjërimin e Prof. Dr. Ali Iljazit, i cili foli për dëmet që shkakton pirja e duhanit në shëndetin e njeriut në mënyrë direkte, duke mohuar kështu “arsyet”që japin duhanpirësit në lidhje me atë se pse e konsumojnë duhanin.

Sipas Dr. Iljazit, duhani nuk ndikon as në largimin e ner-vozizmit, as në relaksim, as në humbjen e peshës, apo çfarëdo arsye tjetër e supozuar. “Personat të cilët konsumojnë du-

hanin vetëm se janë edhe më nervozë se personat e tjerë. Kjo mund të vërehet shumë qartë edhe në rastet kur ata flasin në një mjedis normal. Ata bëjnë edhe lëvizje të pakontrolluara dhe gjeste të tjera, që vinë si pasojë e mungesës momentale të duhanit” – tha Iljazi. Në vazhdim të tribunës, Dr. Iljazi, po ashtu, theksoi se e vetmja gjë që duhani bën në këtë drejtim është se ndihmon në keqësimin e gjendjes dhe shkatërrimin e shëndetit të njeriut që pi duhan, duke mos i kursyer as personat përreth, të cilët në mënyrë të pavetëdijshme bien pre e duhanpirësve dhe dëmtojnë shëndetin e tyre.

Ndërsa Prof. Dr. Lulzim Esati (teolog) foli për anën fetare në lidhje me këtë temë, duke theksuar se edhe nga aspekti fetar duhani është i urryer për faktin e dëmeve të mëdha të cilat i shkakton njeriut. “Edhe pse në Kuran nuk ka ndonjë ajet të veçantë i cili flet në mënyrë direkte për duhanin, mund të vijmë në konstatim se duhani është i ndaluar në bazë të ajetit i cili thotë se u është ndaluar çdo gjë e cila ju bën dëm” – tha Esati, duke theksuar se dëmet e duhanit janë të qarta për njerëzit, prandaj nuk mund ta marrin si diçka të lejuar.

Tribuna vazhdoi me ligjërimin e sociologut Fadil Maloku, i cili u fokusua më shumë në dëmet sociale që shkakton pirja e duhanit, duke thënë se duhani ndikon negativisht edhe në harxhimin e parave, të cilat po të përdoreshin për gjëra të tjera do të mund të ndikonin në zbutjen e varfërisë.

“Pirja e duhanit është një shprehi negative e cila e bën konsumuesin të mendojë se po fiton relaks, kënaqësi e shoqëri të mirë, ndërsa në fakt është shoku më i keq, qoftë në aspektin material, ashtu edhe në atë psikofizik” – tha Maloku. ■

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lloga-rit se në çdo 6,5 minuta në botë vdes një njeri nga pasojat e pirjes së duhanit. Ndërkaq një studim i kundërshton pohimet e deritanishme sipas të cilave është menduar se pirja e duhanit ndihmon në hum-bjen e peshës, shkak “i supozuar” për të cilin kanë filluar pirjen e duhanit shumë njerëz.

Rreziku nga duhani:

Nga një pako duhan lirohen rreth 400 mg të një gazi mjaft të rrezikshëm, që quhet monoksid karboni, i cili paraqet një rrezik serioz si për organizmin ashtu edhe për ambientin e jashtëm. Duke pirë 20 cigare në ditë, njeriu fut në trup 1gr të katranit të cigares që kryesisht mbetet në mushkëri. Gjithnjë sipas studimeve të reja është vërtetuar se pirja e duhanit nga femrat e dëmton uterusin duke zvogëluar kështu shanset për shtatzëni.

Rreziku nga duhani:

Page 12: Bota e Re - qershor 2009

����������

ReportazhReRReReReRReRRRRRRRReRReReReeeeeeRRRRReRRReeeeeReRRRRReReeeeeeRRRRReRRReeeeeRRRReeeeRRRRRRRRReRReReReeeeeeeRRRRReeeeeeeRReeeeReeeRRReeeRReeeRRReeRRRRReeeeReRRReeeeRReeeeRReRReeRReReeeeeeeRReeeeeRRReReeeeRRRRReeeeRRRReeeeReReeReRRRRRRReeeeeReeReeeeeeeRReeReeeeRRRRRRReeeeRRRRReReeRRRReRRRRRReeeeeReeReRRRRRRRRReeeeeeeRRRReeeeeeeeeeRRRRRReReeeeeeeeReeRRRRRRRRReeeeeeeeeeeeeRRRRRRRReReeeeeeeeeeeeRRRReeeeeeeReRRReeeppppppoppppppppppppopopopopopopopopopooooooooppoppppopopoopopopooooppppppoppopoooopopoooooopppppoppopoooooooppppppppppopoooooppppppopppppppppppppppopoopppppopoopppopooppppopoooooooooppppopppopppopopppoppoppppoppopoopppppppppppopoppppppppppppoppopoppppopoppppppppppoppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppp rtrtrtrtttrtrttttrtrtrtrtrttrtrttttrtrtrtrtrtrtrtttrtrrttrtrtrttrtrttrrtrttrttrttrrrtrtrttrtrtrttrrttrtrtrtrtrtrtrrrrrtrtrtrtrrrtrtrtrttttrttttrtrtrtrrrrtrtrttrttrtrttrttrtrrttrttrtrrtrttrtrtrrrrrtrtrtrtrtrrrrrrrrttrtrtrttttrtrrrttrtrttrtrtrttttrrrrrrrrrttttrttrttttrrrrrttttrttttrrrrttrtrtttttttrttttttrrrrrttttttrrrtrrrtttttttrrrrtrttttrrr azazazazaazazzzazazazazazazazazazazazazazazazaaazzzaazaazazzzzzzaazazazaaazaazzzzzzaaazaazaazzzzzzzzaazazaaaaaaazzzzzzzzzazzzzzzzzzazazzzzzzzzzzzazzzzzzzzzzzzzzaazzzzzzzzzzzazazzzazazzzzzzzzzzzzzzzzaazzzazzzzzzazazaazzzzzzazazazazaazazzzzzzzzzaazaaaazzzazzzzzzazaazaaazazzzazzzzzzzzzzazaaaazaaaazazzzazazzzzzzzaaaaaaaaaaaaaazzzzzzazzzzzzzzzaaaaaaaaaaaaaazzzazazzzzzzzzzzzzzaaaaaaaaaaaaaazazzzzzazazzzzzzzzzaaaaaaaaaaaazzazazzzzzzaaazaazaaaaaazzazzzzaaaaazazzzzzaaazazzzzzzzzzzzazzzhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh

��

Vizitë e përfaqësuesve tëstudentëve të UP-së në Shqipëri

Anëtarët e Parlamentit Studentor, studentë senatorë dhe kryetarët e Këshillave Studentorë të Universitetit të Prishtinës, gjatë muajit maj ishin në një vizitë shtatëdi-tore në Shqipëri, me ç’rast vizituan disa nga Univer-

sitetet e Republikës së Shqipërisë si dhe Muzeun e Krujës.Më poshtë po paraqesim në mënyrë kronologjike vizitat

kryesore te realizuara gjatë këtij qëndrimi në Shqipëri.

Vizita në Universitetin Politeknik të Tiranës.Z. Mërgim Lushtaku, kryetar i PSUP-së, së bashku me

disa nga anëtarët e PSUP-së, vizituan Universitetin Poli-teknik të Tiranës, ku u pritën nga kancelari i këtij universiteti z. Shpëtim Zaimi. Pasi i përshëndeti mysafirët, z. Shpëtim i njoftoi ata në pika të shkurtra lidhur me këtë universitet.

Universiteti Politeknik u nda në vitin 1991 nga Universiteti I Tiranës, në bazë të legjislacionit përkatës dhe që atëherë e deri tani ai mban statusin e institucionit të pavarur. Universiteti Po-liteknik i Tiranës përfshin këto fakultete: Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Inxhinieria e Ndërtimit, Inxhinieria Mekanike, Gjeo-dezi dhe Miniera dhe Teknologjia e Informacionit. Gjithashtu, pjesë e këtij universiteti janë edhe institutet në vijim: Instituti i Gjeo-shkencës dhe Instituti i Ujit dhe Mjedisit.

Ky universitet ka gjithsej 7800 studentë, të cilët që nga ky vit akademik kanë filluar mësimin me planprogramin e Procesit të Bolonjës.

Pyetjes sonë se me çfarë literature punohet në këtë uni-versitet, z. Shpëtim iu përgjigj se punohet kryesisht me librat e vet pedagogëve që punojnë aty, duke u bazuar në planprogramin e procesit të Bolonjës.

Anëtarët e Parlamentit Studentor u takuan edhe me z. Florenc Veizi, përfaqësues i studentëve në Universitetin Politeknik dhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare, me ç’rast u diskutua sistemi i punës së studentëve në Shqipëri dhe Kosovë. Fushat e bashkëpunimit më të madh në të ardhmen, mbetën objektiv i të dy palëve gjatë këtij takimi.

Vizita në Universitetin e Tiranës.Përfaqësuesit e PSUP-së në Universitetin e Tiranës u

pritën nga zv. rektorja Elsa Kone-Arapi. Pasi i përshëndeti mysafirët, ajo informoi në pika të shkurtra për historikun e këtij Universiteti dhe për ecurinë e procesit mësimor.

Universiteti i Tiranës u themelua në vitin 1957 dhe në vitin e parë akademik 1957-1958 ky Universitet kishte 3613studentë.

Sot ky Universitet përfshin rreth 30.000 studentë, të cilët studiojnë në këto fakultete: Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Dre-jtësisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Infermierisë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale

Strukturat e Universitet të Tiranës kanë hartuar dhe ndjekin kurikulat e përcaktuara në Konventën e Bolonjës, duke përmirësuar çdo vit raportet dhe standardet që kërkon kjo konventë. Krahas sistemit të rregullt të shkollimit, në disa fakultete të këtij universiteti zbatohet edhe sistemi i shkollimit me kohë të pjesshme [PART-TIME].

Ndër pyetjet e shumta që u bënë gjatë këtij takimi, veçojmë këtë:

A mundet një student që ka përfunduar studimet në ciklin Bachelor të punësohet si asistent në këtë universitet?

Znj. Elsa Kone u përgjigj: Varet se çfarë parasheh fakulte-ti, por gjithmonë tentohet të merren studentët më të mirë, ata të cilët kanë përfunduar cikle më të larta, si Mr. ose Dr.

Vizita në Ministrinë e Arsimit.Përfaqësuesit e PSUP-së u pritën në Ministrinë e Arsimit

nga drejtoresha për arsimin e lartë në Shqipëri. Ishte takimi i parë njohës për të dy palët, ku u diskutuan shumë çështje dhe pritet që në të ardhmen të ketë bashkëpunim më të madh ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Studentët nga Kosova u njoftuan se si zhvillohet arsimi i lartë në Shqipëri.

Në vitin 2004, në Shqipëri ka filluar procesi i Bolonjës dhe studimet vijojnë në 3 cikle, cikli i parë: Barchelor, cikli i dytë: Master dhe cikli i tretë: Doktoratë.

Gjithashtu, nga fakultetet organizohet edhe programi “të mësuarit gjatë gjithë jetës” dhe në fund kandidatëve u jepet certifikatë. Këtë vit në Shqipëri ka filluar pavarësia financiare, d.m.th. universiteteve u ndahen mjetet financiare nga Qeveria.

Për pyetjen se si është gjendja e përfaqësimit të stu-dentëve në Universitet dhe bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, ne u njoftuam se përfaqësimi i studentëve në Shqipëri është i rregulluar me ligj, dhe ekziston një bashkë-punim i mirë. Gjithashtu u bisedua për jetën e studentëve në konvikte në Kosovë dhe Shqipëri. Në Shqipëri studenti paguan 150€ në vit. Përparësi e jona ishte se tek ne ka lirim nga pagesa për konvikt, për shtresa të caktuara të studentëve.

Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri së shpejti pritet të dalë “Karta e Studentit” me të cilën studenti do të përfitojë beneficione të shumta.

Në fund, anëtarët e PSUP-së, në udhëheqjen e Mërgim Lushtakut, u pritën në një vizitë miqësore nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri z. Gazmend Pulaj, i cili i përshëndeti studentët nga Kosova, i përgëzoi për iniciativën e marrë dhe shprehu gatishmërinë e tij që edhe në të ardhmen t’i ndihmojë studentët për çdo vizitë frytdhënëse në Shqipëri. Me ndërtimin e rrugës së re Kosovë – Shqipëri pritet që bashkëpunimi ynë me studentët nga Shqipëria të lehtësohet edhe më shumë. ■

Page 13: Bota e Re - qershor 2009

������������ �����������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������

Vizitë

Kryesia e Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Norvegjisë vizitoi Parlamentin e Studentëve të Universitetit të Prishtinës

Projekte bashkëpunimi me interesa të dyanshmeNjë delegacion i Parlamentit të Studentëve të Kolegjit Universitar të Ostfoldit, me në krye kryetaren e këtij insti-tucioni, Elin Johannessen, qëndruan për vizitë në Universitetin e Prishtinës, ku u pritën nga Kryetari i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Mërgim Lushtaku dhe studentë të tjerë me të cilët debatuan për Demokracinë Studentore në vendin e tyre, si dhe planifikuan projekte bashkëpunimi me interesa të përbashkëta

Në vizitën që ky delegacion bëri në Parlamentin e Studentëve të Universitetit të Prishtinës u bisedua për punën e tyre si përfaqësues të studentëve, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes institu-

cionit norvegjez dhe atij kosovar.“Meqë ne, si institucion, jemi të angazhuar të bashkë-

punojmë me institucione të njëjta nga universitete të ndry-shme evropiane, jemi të interesuar për të gjetur një formë bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit Universitar të Ostfoldit dhe Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishti-nës, bashkëpunim i cili ka munguar dhe shpresojmë se ky bashkëpunim do të jetë me interes të përbashkët” – tha Elin Johannesen, Kryetare e Parlamentit të Studentëve të Kolegjit Universitar të Ostfoldit, në Norvegji.

Johannesen, po ashtu, theksoi se ata do të përpiqen nga ana tyre që ta ndihmojnë Parlamentin e Studentëve të UP-së për inkuadrimin në Unionin e Studentëve Evropian (ESU), që është një objektiv me rëndësi shumë të veçantë për studentët e Universitetit të Prishtinës, kur dihen principet demokratike me të cilat veprojnë universitetet evropiane të cilat janë të inkuadruara në ESU.

Kryetari i Parlamentit të Studentëve të UP-së, Mërgim Lushtaku, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim me Institucionin e përfaqësimit të studentëve nga Norvegjia.

Në bisedën që u zhvillua midis përfaqësuesve e Par-lamentit të Studentëve të Universitetit të Norvegjisë dhe të atyre të Universitetit të Prishtinës, pati pika ku ata nuk kishin shumë dallime në standardet e arritura, por pati edhe dallime të mënyrës së respektimit të demokracisë në Universitetin e Norvegjisë, në krahasim me atë të Prishtinës.

Elin Johannesen, kryetare e Parlamentit të Universitetit Norvegjez në fjalë, duke folur për institucionin që për-faqëson, tregoi se Parlamenti i Studentëve është organi më i lartë dhe ka për detyrë parashtrimin e pikëpamjeve dhe mbrojtjen e interesave të studentëve në çështjet që kanë të bëjnë me lëndët mësimore, po ashtu edhe me çështje të tjera shoqërore në Universitetin e Ostfoldit, në Norvegji.

Gjithashtu, Parlamenti i Studentëve është i angazhuar në nivelin kombëtar dhe ka bashkëpunime me institucionet e njëjta të studentëve nga vende të ndryshme të Evropës – bëri të ditur Johannesen.

Demokracia Studentore në Universitetet Evropiane dal-lon nga vendi në vend.

Ka vende me sisteme të vjetra demokratike, si ka edhe

vende me funksionim të demokracisë së re. Veprimtaria e Demokracisë Studentore në Norvegji, shkurtimisht, përsh-kruhet si një mbrojtje dhe shtytje përpara e interesave të studentëve ndaj shkollës së lartë, të reparteve, këshillave, si dhe organeve të fakultetit.

Në kuadrin e vizitës së tyre në Universitetin e Prishtinës, përfaqësueset e Parlamentit të Studentëve të Kolegjit Uni-versitar i Ostfoldit të Norvegjisë i propozuan Kryetarit të Parlamentit të Studentëve të UP-së që të vijnë në vizitë Nor-vegji në mënyrë që përfaqësuesit e studentëve nga Kosova të mund të shohin drejtpërsëdrejti zbatimin e Demokracisë Studentore në Norvegji dhe, në këtë mënyrë, të mësojmë së bashku përmes përvojave nga dy vende të ndryshme të studentëve evropianë.

Vizita e studentëve nga Kosova pritet të realizohet përmes një projekti të paraparë nga Përfaqësueset e Stu-dentëve të Norvegjisë, projekt i cili është përkrahur nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.

Në kuadër të kësaj vizite pritet të definohet edhe projekti i bursave të studimit në Norvegji për studentët e Univer-sitetit të Prishtinës, projekt i cili me insistimin e Mërgim Lushtakut ka marrë pëlqimin nga ana e përfaqësueseve nga Norvegjia. Ky projekt është me rëndësi të veçantë për studentët e Universitetit të Prishtinës.

Të shoqëruara nga Kryetari i Parlamentit të Universitetit të Prishtinës, Mergim Lushtaku,

përfaqësueset norvegjeze vizituan edhe Bibliotekën Kombëtare të UP-së si dhe Qendrën e Studentëve.

Studentet nga Parlamenti i Studentëve të Kolegjit Univer- sitar të Ostfoldit në Norvegji u ndanë mjaft të kënaqura me viz-itën e tyre n ë Kosovë dhe shpresuan që ta viz-i t o j n ë Univer-sitetin e Prishti-n ë s edhe në raste të tjera bashkëpunimi në ndon-jë projekt. ■

Koleg

ji Univ

ersita

r i Os

tfoldi

t

Page 14: Bota e Re - qershor 2009

� ����������

Arritje&Botim

Arritje të reja në mësiminuniversitar të MitrovicësS

tudentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit të Xehe-tarisë e Metalurgjisë (FXM) dhe ata të Fakultetit të Shkencave Teknike Aplikative (FSHTA), po e ndajnë fatin e Mitrovicës, pasi që edhe 10 vjet pas

mbarimit të luftës ata nuk po mund të kthehen në objektet e tyre në veri të Mitrovicës – ka thënë dekani i FSHTA-së, Dr. Avdi Salihu, në solemnitetin e organizuar me rastin e inaugurimit të laboratorëve të fakultetit, ku ishte i pra-nishëm edhe akademik Minir Dushi dhe personalitete të tjera të shkencës e të arsimit.

Ai ka thënë se këta laboratorë janë shumë të nevojshëm për studentët e Mitrovicës, të cilët i kanë kushtet shumë të vështira dhe janë të vetmit që nuk kanë konvikte dhe përgatitje të organizuar të ushqimit. ”Sot jemi të gjithë të lumtur që po bëjmë inaugurimin e fazës së parë të labo-ratorëve për Makineri Industriale dhe Informatikë Inx-hinierike, ku përfshihen edhe punët adaptuese ndërtimore në një sipërfaqe prej 1.149 metra katrorë” – ka thënë Salihu.

Sipas tij, laboratorët janë të pajisur në harmoni me planet ekzistuese të departamenteve, ku përfshihen të gjitha makinat për operacionet përpunuese NC, CNC dhe sis-temet CAD/CAM, pastaj pajisjet matëse, duke përfshirë osciloskopë, gjeneratorë të sinjaleve të ndryshme, si dhe pa-jisje të tjera të nevojshme matëse të teknologjisë së fundit.

“Laboratorët paraqesin një garanci se ne jemi në rrugën e mbarë të realizimit të deklaratës së Bolonjës, në të cilën thuhet se studentët duhet dhe janë të obliguar të bëjnë punë praktike në fakultete, në mënyrë që ta lidhin teorinë me praktikën, të bëjnë hulumtime dhe të jenë të gatshëm për projektimin e proceseve teknologjike” – ka thënë Salihu, duke shtuar se “me përfundimin e fazës së parë të labora-torëve në këtë fakultet është bërë një hap i rëndësishëm, që paraqet bazë të mirë për arritjen e standardeve evropiane”.

Rektori i UP-së, Ever Hasani, tha se ndihet mirë që pas një përpjekje të gjatë po kurorëzohet faza e parë e laboratorit, që ka qenë sigurisht rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të dy fakulteteve këtu, por edhe i ndihmës të pa rezervë të këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës, për shkak se është kuptuar realisht pesha dhe rëndësia strategjike e kësaj pjese të Kosovës.

Prof. dr. Basri Qapriqi, nga këshilli drejtues i UP-së, në fjalën e tij tha se ka kënaqësinë e veçantë dhe ndihet i nde-ruar që në këtë ditë përurohet dhe finalizohet një investim i cili është mbështetur pa rezervë në bordin e universitetit.

“Shtytja më e madhe që kemi përkrahur këto dy fakultete në Mitrovicë ka qenë dimensioni profesional dhe ambiciet që ne kemi pasur vazhdimisht që të lidhim punën tonë akademike me ekonominë e tregut” – ka thënë Qapriqi. ■

Monografi për studentët e gazetarisëDuke marrë përvojat e universiteteve evropiane dhe amerikane, Demir Reshiti ka botuar librin monografik të titulluar “Libri i Gjeneratës”, që i përkushtohet studentëve të gjeneratës së dytë të degës së gazetarisë së Universitetit të Prishtinës. Autori i librit, ka thënë se praktika të tilla duhet të ndiqen edhe nga degë tjera të UP-sëHekuran AVDYLI

Krijuesi Demir Reshiti këto ditë është paraqitur para lexuesve me një libër monografik të titulluar “Libri i Gjeneratës”, që i kushtohet studentëve të gjeneratës së dytë të degës së gazetarisë së Universitetit të Prishtinës.

Libri hapet me një parathënie të autorit ku përshkruhet ideja dhe mënyra e hartimit të kësaj monografie. Autori sqaron se ideja për botimin e librit i ka ardhur duke parë përvojat e uni-versiteteve me renome botërore. Reshiti tregon se ka hartuar një pyetësor të cilin ua ka bërë studentëve dhe në bazë të përgjigjeve që ka marrë, ka ndërtuar profilin e kolegëve të tij studentë.

"Një pjesë e studentëve preferuan të përgjigjeshin paksa me humor, gjë që e bënte edhe më joshës leximin e përgjigjeve. Një pjesë tjetër ishin shumë seriozë” - thekson Reshiti.

Në monografi janë përfshirë edhe mendimet dhe vlerë-simet e 20 profesorëve për këtë gjeneratë. Sipas vlerësimeve të profesorëve, del se mediat e Kosovës kanë ku të drejtohen për të kërkuar kuadro për gazetari.

"Vlerësimet" e profesorëve ishin nga më të ndryshmet. Kishte nga ata që i lavdëronin studentët shumë, kishte edhe asi që i kritikonin, por për-fundimi i të gjithëve ishte: se e duan këtë gjeneratë dhe presin nga ajo të dalin emra të njohur të gazetarisë" - ka thënë Reshiti.

Një historik i shkurtër i degës së Gazetarisë, studentët bursistë nga kjo degë, çmimet që kanë fituar këta studentë, pjesëmarrja e tyre në Universitetin Veror të gazetarisë në Ohër, etj, janë disa nga kapitujt e shtjelluar në këtë monografi.

Krahas vlerësimeve të profesorëve, janë portretet e 48 studentëve të kësaj gjenerate, të prezantuara me fotografi dhe me rrëfime interesante për çdonjërin veç e veç, që e bëjnë librin më joshës për lexim.

Libri është botuar në kuadër të edicionit botues të Uni-versitetit të Prishtinës. ■

Page 15: Bota e Re - qershor 2009

� ����������

Të drejtat e studentëve

Përmbledhje e të drejtave të studentëve të UP-së të përzgjedhura nga statutii Universitetit të Prishtinës

Të drejtat e studentëvesipas statutit të UP-sëC

ilat janë mënyrat që aplikohen në Universitetin e Prishtinës për vlerësimin e studentëve? Cilat janë përgjegjësit dhe obligimet e studentit gjatë studimeve dhe në provim? Sa afate të rregullta parasheh Statuti

i UP-së për studentët? Kur ka të drejtë studenti të ankohet dhe cilat janë procedurat që duhen ndjekur? Këto pyetje që studenti ia shtron vetes, mund t'i gjejë në këtë pjesë të mëposhtme:

4.4 Përcaktimi i suksesit akademik Neni 121 Për përcaktimin e suksesit akademik do të aplikohen këto metoda nga Universiteti:

1. Provimi; 2. Kolokuiumi; 3. Punimi seminarik; 4. Testi praktik gjatë ushtrimeve; 5. Interpretimi dhe prezantimi i krijimtarisë artistike dhe i punëve të tjera.

Neni 122 (1) Të gjitha njësitë akademike të Universitetit do të zbatojnë këto nota për të përshkruar nivelin e suksesit në provime:

(a.) 10 dhe 9 (shkëlqyeshëm); (b.) 8 (shumë mirë); (c.) 7 (mirë); (d.) 6 (mjaftueshëm); (e.) 5 (pamjaftueshëm)

(2) Kandidati kalon provimin me sukses me notat 6-10. (3) Senati nxjerr rregulloren për përcaktimin e kritereve të hollësishme për vendosjen e notave.

Neni 123 (1) Provimet shërbejnë si mënyrë e rregullt e vlerësimit të dijes.(2) Provimet mund të organizohen veç e veç për çdo lëndë ose të kombinohen për më shumë lëndë në pajtim me pro-gramin e studimeve (provim me komision). (3) Provimet janë publike dhe mbahen në këto mënyra:

1. Me shkrim; 2. Me gojë; 3. Praktike. (4) Provimet e kombinuara me gojë dhe me shkrim bëhen brenda shtatë ditëve. (5) Provimet vlerësohen nga një pyetës ose nga një komision për provime. (6) Provimet mund të mbahen nga një komision për provime nëse:

1. Studenti është ankuar; 2. Është caktuar me programin e studimeve.

Neni 124 (1) Provimet për studimet themelore mbahen gjatë afatit të provimeve. (2) Afatet e provimeve përfshijnë afatin e dimrit (janarit), pranverës (qershorit) dhe vjeshtës (shtatorit). Periudha e saktë për çdo afat është e përcaktuar me kalendarin e përgjithshëm të studimeve, i cili është i pranuar nga Senati dhe i hapur për publikun. Hollësitë rreth fillimit dhe përfundimit të secilit afat të provimeve përcaktohen nga këshillat e njësive akademike.

(3) Oraret e afateve të provimeve, ku janë të përfshira oraret ditorë, shpallen në fillim të vitit akademik. (4) Oraret e provimeve do të përcaktohen në atë mënyrë që studenti të mos ketë më shumë se një provim në ditë. (5) Oraret e provimeve, pasi të jenë shpallur, janë detyruese si për pyetësin ashtu edhe për studentin.

Neni 126 (1) Koha e paraqitjes së provimit do të fillojë jo më herët se 6 javë para përfundimit dhe jo më vonë se 8 ditë para fillimit të afatit të provimit. (2) Orari i provimit duhet të shpallet jo më vonë se tri ditë para datës së provimit. (3) Nëse studenti nuk mund të hyjë në provim për shkak të një arsyeje madhore, konsiderohet që provimi është anuluar për një kohë të caktuar. (4) Në të gjitha rastet e tjera kur studenti mungon ose tërhiqet nga provimi, provimi konsiderohet që ka dështuar (është vlerësuar me notën 5). (5) Me kërkesë të tij, studentit mund t’i lejohet, nga dekani i njësisë akademike që të hyjë më herët në provim, po qe se merr pjesë në një program ndërkombëtar për shkëmbim të studimeve, ose është duke bërë mësimin praktik jashtë vendit gjatë periudhës së caktuar për provim.

Neni 127 (1) Studenti ka të drejtë t’i parashtrojë ankesë me shkrim dekanit të njësisë akademike kundër notës së marrë. Ankesa duhet të parashtrohet brenda dy ditëve të punës pasi të jenë shpallur rezultatet. (2) Ankesa mund të bëhet për këto arsye:

1. Për provimin me shkrim – parashtrohet ankesë kundër notës së marrë me shkrim; 2. Për provimin me gojë – para-shtrohet ankesë kundër notës së marrë me gojë; 3. Për provi-min e kombinuar me shkrim dhe me gojë:

a. parashtrohet ankesë kundër notës së marrë me shkrim para hyrjes në provimin me gojë; b. parashtrohet ankesë kundër notës së marrë me gojë që nënkupton se është pran-uar nota nga provimi me shkrim.(3) Pas pranimit me kohë të ankesës, dekani i njësisë aka-demike formon komisionin e provimit brenda një dite pune, pasi të jetë pranuar ankesa dhe emëron tre anëtarë, por pa pyetësin kundër notës së të cilit është ankuar studenti. (4) Në rast se përsëritet provimi me gojë, vlerësimi nga komisio-ni bëhet në ditën vijuese të punës pasi të jetë caktuar komisioni.(5) Në rast të ankesës kundër notës në provimin me shkrim, provimi me shkrim do të rishqyrtohet nga komisioni në ditën vijuese të punës pasi të jetë caktuar komisioni. (6) Nuk mund të parashtrohet ankesë kundër vlerësimit të komisionit. ■

Përzgjodhi: Isuf Koci

Page 16: Bota e Re - qershor 2009

�� ����������

Opinion

Pse dhe si tKulturat e përjetojnë pleqërinë nëse ato nuk kaliten dhe ripërtërihen me shfletim të përhershëm dhe përcjellje të të rejave

Jeton ISUFI

Një autor shkruan me qëllim që të nxitë shoqërinë dhe rininë në veçanti për të lexuar. Të rinjtë kanë shumë nevojë për formim intelektual në nivel indi-vidual dhe kolektiv. Prej mjeteve më të shfaqura në

këtë drejtim është leximi i frytshëm. Ai i ndërton shoqëritë dhe të rinjtë dhe i bën ata më rezistues ndaj kulturës së huaj, kurse rinia lexuese bëhet më me ndikim të tjerët dhe ndikohet më pak nga kulturat e tjera. Leximi i gjerë dhe shfletimi i llojllojshëm, përcjellja e botimeve të reja e ng-jall oreksin për të shfletuar çdo të re. Një autor amerikan thotë: “Sa më shumë zmadhohet ishulli i njohjes, aq më shumë shtohet zgjerimi i bregdetit të sekreteve” Me lexim njeriu i shkurton hapësirat, përfiton nga përvojat e tjerëve, i lartësohet mendimi, i mprihet mendja, i shpejtohet percep-timi, i zgjerohet diapazoni, i pasurohet njohuria, i shtohet kultura, i zmadhohet ambicia, i përmirësohet mendimi, i kalitet personaliteti, i përqendrohet gjuha, i shtohen argu-mentet, i forcohen faktet, i lartësohet pozita dhe i njihen meritat. Një studiues thotë: “Një specialist bashkëkohor duhet të llogarisë se prej 10-20% të informatave të tij janë vjetruar dhe ato duhen ripërtërirë.” Edhe kulturat përjetojnë pleqërim nëse ato nuk kaliten dhe ripërtërihen me shfletim të përhershëm dhe përcjellje të të rejave dhe të dobishmes që mos të dobësohet njohja e deponuar që e kemi në trurin tonë. Njeriu duke vazhduar me lexim dhe shfletim të lirë lartësohet në shkallët e kuptimit, perceptimit dhe njohjes.

Burimet e informatave dhe mjetet e shtimit të dijes janë të shumta, mirëpo më i dobishmi dhe më themelori në përgjithësi është libri, i cili është miku dhe shoqëruesi më i mirë dhe është më i lirë nëse krahasohet më mjetet e tjera.

Sa bukur e përshkruan librin një poet i shquar:Ndërrova librin me miqtëMirëpo nuk gjeta besnik si libri askëndMik, të i cili është i barabartë, e qortove ose nuk e qortoveI cili nuk i gjen të metë mikut të vetÇdoherë që e vjetroj më ripërtërinMë zbukuron me rroba të vlerës dhe dijesMik për të cilin asnjëherë nuk kam dyshuarE vetmja dashuri e cila nuk më ka kushtuar qortimNëse në ndonjë natë harrohem në shfletimAi vazhdon heshtjen dhe mirësinëI mbledh tregimet përnjëherëLibrat, kur t’i shohësh me kritikë i gjenSikurse miqtë, të vërtetë dhe gënjeshtarëI zgjedh ato sikurse mikunZgjedh nga miqtë dhe librat bërthamënMiku i mirë kërkon të jesh i devotshëmKurse libri i mirë kërkon të jesh i qëlluar!

Pikat në vijim shpjegojnë më tepër për leximin, vështirësitë e tij në fillim, për librin dhe rëndësinë e tij:

1. Fillimi zakonisht është i rëndë dhe pjesa më e vështirë është etapa e parë. Ndoshta nga shkaku i vështirësisë së saj është e dobësia e rezultateve të saj, sepse rezultatet nuk përballen me mundin e dhënë. Ai që merret me vrapim në vazhdimësi, fiton aftësi dhe shkathtësi. Po ashtu, edhe leximi ka nevojë për stërvitje dhe vazhdimësi, derisa lexuesi të fitojë aftësinë e mjaftuar, duke krijuar edukatë të leximit të këndshëm.

2. Prej gjërave që të shtyjnë në lexim është posedimi i një librarie të përshtatshme shtëpiake, e cila përmbledh libra të rinj e të dobishëm, nga të gjitha sferat e dijes. Pastaj duhet përcaktuar një kohë për të shfletuar raftet e librave dhe duke ia dhënë hakun që e meriton.

3. Secili njeri ndikohet nga shoqëruesi i tij pa vetëdije. Ai që shoqërohet me njerëz të thjeshtë dhe pleq, përfiton prej tyre shumë gjëra nga përvoja, ai që shoqërohet me intelektualë dhe mendimtarë, nuk është i barabartë me ata që shoqërohen me masën e gjerë. Andaj njeriu duhet të zgjedhë ata që i bëjnë dobi dhe ia shtojnë dijen. Le të ku-jdeset të lidhet me miqtë e librit, duke caktuar një ndenjje të veçantë, ku do të shpalosin atë që kanë lexuar dhe të përcjellin gjërat e reja.

4. Njerëzit zakonisht kanë shumë kohë të lirë. Po qe se e shfrytëzojnë me lexim të dobishëm, do të ankoheshin nga koha e ngushtë, e nuk do të mërziteshin e as nuk do t’i mërzitnin të tjerët. Lexuesit e devotshëm ankohen nga vjedhësit e kohës të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veçse e humbin kohën me gjëra të pavlera dhe të ulëta.

Page 17: Bota e Re - qershor 2009

������������

Opinion

të lexohet?5. Leximi nuk preferohet dhe nuk i jep frytet e veta

përveçse në momentet kur mendja është e kthjellur dhe e gjallë, atëherë kur nuk është e preokupuar me angazhime, është i qetë dhe nuk është nën ndikimin e streseve.

6. Preferohet që lexuesi të ketë afër vetes fjalorë dhe leksikonë të ndryshëm, që të mos ndërpritet leximi, kur të ketë nevojë që të shfletojë fjalorin për ndonjë fjalë të panjohur ose të paqartë.

7. Nuk duhet shikuar sasia e të lexuarit, por rezultati dhe fryti i vjelë nga leximi dhe shfletimi. Kjo duhet të shfaqet në moralin, sjelljen, gjuhën dhe shprehjet, të cilat përshkruajnë gradën dhe përcaktojnë formën e kulturës së lexuesit. Nëse lexuesi vepron sipas asaj që përfiton, kjo bën që ajo dije të mbetet dhe të ngulitet më fuqishëm në mendjen e tij. Me fjalë të tjera, duhet munduar që atë që e lexojmë edhe ta praktikojmë në mënyrë që të mbetet në mendje.

8. Ai që lexon një libër duhet të ketë me vete laps, me të cilin shënon mendimet interesante të librit, ose që i regjis-tron në ndonjë vend të caktuar, të cilat mund t’i shfletojë kur të dëshirojë.

9. Ai që dëshiron të vlerësojë ndonjë libër, le të lexojë hyrjen e autorit, e cila i mundëson atij që të gjykojë metodën e autorit, cilësinë e shprehjeve dhe forcën artistike që ato kanë. Nëpërmjet hy-rjes, lexuesi e kupton se ai libër është pishtar në atë lëmi, është replikë ndaj ndokujt, është shtesë e ndonjë teme të përpunuar më herët, është sqarim i ndonjë çështje të caktuar ose është pjesëmarrje në zgjidhjen e ndonjë çështje në hapësirën e kulturës, ose teme të caktuar etj. Le të lexojë edhe përmbajtjen e librit, që të shohë planin e plotë të librit, unitetin tematik dhe gjithpërfshirsh-mërinë e lëndës. Le të shfletojë referencat e librit, në të cilat është mbështetur autori gjatë përpil-imit të librit, me të cilat zbulon qëllimin e autorit dhe të cilat paraqesin animin e tij shkencor. Pa dyshim se leximi i shumtë dhe vazhdimësia në lexim krijojnë te njeriu forcë nëpërmjet së cilës e njeh librin e dobishëm për të dhe i garanton përfundim të shpejtë.

10. Lexuesi medoemos duhet ta zgjerojë leximin e tij. Leximi i tij nuk duhet të jetë i përzgjedhur në një rrafsh të caktuar shkencor, por duhet të jetë i gjerë dhe gjithëpërfshirës, me qëllim që mendimi i tij të çlirohet nga kufizimet partiake, ra-jonale dhe që ai të mos të mbetet i lidhur pas ndonjë gjëje që ia frenon pikënisjen. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për dijen që i duhet rinisë së sotshme që të jetojë me cilësi, aktivitete dhe që të ketë mundësi të përbal-let me sfidat ekzistuese.

11. Libraritë duhet të posedojnë libra të shumtë dhe të llojllojshëm, duke filluar

nga ata nën themelorë, referenca të përgjithshme, encik-lopedi të ndryshme, fjalorë, tekste, komente të ndryshme për nga madhësia, libra të veçantë për specializim, libra ideologjikë, për kulturë të gjerë, divanet me poezi, romanet botërore, etj.

12. Shumë njerëz lexojnë, mirëpo në mënyrë sterile. Ata që lexojnë në mënyrë të mirë janë ata që kanë mundë-si të shfrytëzojnë këtë në librat dhe jetën e tyre. Ata nuk lexojnë me dorëzim dhe skajim të logjikës, por lexojnë me logjikën kritikuese të veçantë, duke detyruar logjikën që të polemizojë në çdo gjë, qoftë e madhe apo e vogël. Leximi kritik është stërvitje shumë e madhe.

13. Lexuesi nuk duhet ta mohojë natyrën dhe animet e tij natyrore. Ai duhet të ketë personalitet të pavarur dhe të jetë larg ndikimit të shpejtë nga të tjerët.

14. Lexuesi duhet të sigurohet se sa më shumë që lexon dhe shfleton, aq më tepër e shton kuptimin dhe pjekurinë.

15. Le të jetë preokupim i lexuesit që në fund të secilit libër që e ka lexuar të japë një vlerësim preciz librit duke e përmendur edhe kohën e përfundimit të leximit.

Libri, përveç dobive të përgjithshme dhe vlerave të mëdha që ka, është pasuria më e ndershme dhe bukuria më e çm-ueshme. Libri është miku më i sigurt, shoqëruesi më i gëzu-eshëm, shoku më i pastër dhe profesori më orator. ■

Page 18: Bota e Re - qershor 2009

�� ������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������� ����������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������� ��������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������� ���������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������

Opinion

Ndikimet e rrugës Durrës - Merdarenë marrëdhëniet Kosovë - Shqipëri

Valon Hyseni, politolog

Rruga Durrës–Merdare pritet të jetë një arterie e rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor, e sidomos për Kosovën dhe Shqipërinë. Pikë së pari, rruga do të shkurtojë për më tepër se katër orë kohën

e udhëtimit nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas [nga 6-7 orë që ka qenë udhëtimi deri tani, ai do të zvogëlohet në 2 orë.

Madhështia e kësaj rruge, pa dyshim, qëndron në bashki-min e njerëzve. Kjo rrugë do të lidhë Durrësin me Kosovën, Serbinë, Bullgarinë e Rumaninë. Parashihet që autostrada të hapë portin e Adriatikut në Durrës për këtë pjesë të rajonit.

Impakti që do të sjellë jetësimi i këtij projekti parashi-het që të sjellë fitime të mëdha për të dy vendet, Kosovën e Shqipërinë. Fillimisht do të krijojë mundësinë e afrimit në mes të dy vendeve, ku parashihet rritja e marrëdhënieve politike, arsimore, sociale, kulturore, turistike, tregtare e veçanërisht atyre ekonomike.

Parashihet që ndërtimi i kësaj rruge do të sjellë përfitime materiale për të dy vendet. Madje mund të themi se Kosova dhe Shqipëria, përveç se do të kenë beneficione kombëtare, do të kenë edhe beneficione ndërkombëtare, për shkak të lidhjes që do të krijojë kjo rrugë për vendet e rajonit.

Vlen të theksohet edhe numri i madh i të punësuarve në përfundimin e punimeve për ndërtimin e rrugës, pastaj qarkullimi i mallrave dhe i produkteve të ndryshme, veça-nërisht do të lehtësojë shtrirjen, përkatësisht zgjerimin e tregut me konsumatorë të rinj për kompanitë e ndryshme prodhuese në të dy anët e kufirit.

Jemi dëshmitarë se produktet e Shqipërisë nuk janë shi-tur më parë në Kosovë, apo ndoshta janë shitur në masë tepër të vogël sa për të përmbushur statistikat doganore. Mirëpo edhe ato pak produkte që prodhon Kosova nuk janë gjendur në tregun e Shqipërisë.

Kosova është një treg i ri për ndërmarrjet e Shqipërisë dhe anasjelltas, me ç’rast në kohën e fundit është rritur kërkesa për produkte të ndryshme dhe padyshim do të ketë edhe rritje të fitimit dhe njëkohësisht rritje të zhvillimit

ekonomik. Me një fjalë është një rrugë mjaft fitimprurëse për shumë sektorë të jetës së qytetarëve të të dy vendeve.

Ndikimet e rrugës do të shihen shumë shpejt me për-fundimin e punës. Do të ketë një komunikim shumë më të madh se sa është tani, do të ketë rritje të bashkëpunimit në sektorë të ekonomisë, turizmit, kulturës, arsimit, e në një varg sektorësh të tjerë, që do të ndikojnë në komunikimin më të madh të qytetarëve. Është, po ashtu, me rëndësi të theksohen përfitimet që do të kenë bizneset (e karburanteve, hotelerive+ushqimore etj.) përgjatë rrugës.

Ndërtimi i kësaj rruge paraqet projektin më të madh që është punuar ndonjëherë së bashku nga Kosova dhe Shqipëria. Është mundësi jetike e rritjes së lëvizjes së mall-rave dhe të njerëzve ndërmjet Kosovës e Shqipërisë dhe anasjelltas.

Kjo rrugë, po ashtu, do të ketë një impakt edhe në zhvil-limin e turizmit në bregdetin e Shqipërisë dhe të turizmin në bukuritë e natyrës dhe maleve të Kosovës. Pra, është një shteg që po hapet për zhvillimin e turizmit të të dy vendeve. Në aspektin tjetër, krijohet mundësia e komunikimeve më të shpeshta dhe tejkalimi i barrierave ekzistuese ndërmjet njerëzve.

Kohëve të fundit kemi vënë re se komunikimi është në një shkallë relativisht të mirë, mirëpo mund ta imagjinojmë se si do të jetë pas jetësimit të projektit për rrugën Durrës–Merdare. Rruga do të këtë një rëndësi të jashtëzakonshme ngase do të shërbejë edhe si integrim brendapërbrenda shqiptarëve.

Me gjithë problemet e vështirësitë që mund të kenë Koso-va dhe Shqipëria, ato mund të jenë krenare për rrugën që do jetë urëlidhëse në mes qytetarëve të tyre. Pavarësisht nga kostoja e lartë e ndërtimit të kësaj autostrade duhet të jemi koshientë për rëndësinë që ka ky projekt për të ardhmen e shqiptarëve dhe për mbarë rajonin.

Kjo autostradë ka një rëndësi të madhe jo vetëm për shq-iptarët, por gjithashtu është e vlefshme edhe për interesat e vendeve të rajonit. Duhet kuptuar se autostrada Durrës – Merdare nuk ishte nevojë, por domosdoshmëri e kohës. ■

Page 19: Bota e Re - qershor 2009

������������

Këndi i organizatave

Fundi i një viti akademikOsman D. GASHI

Një ditë e zakonshme vjeshte, fillimi i tetorit, ligjëra-ta e parë në Degën e Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë. Shefi i degës na njoftoi me profesorin e ri që do të na japë lëndën ‘Zhanret e Gazetarisë’. E

ne, studentët, si të hutuar e si në ëndërr shikonim e dëgjonim fjalët e shefit duke na e prezantuar profesorin, të hutuar për faktin se shumica prej nesh e shihnim profesorin e kësaj lënde për herët të parë “live”, sepse e kishim parë vetëm kur dilte në televizor. Hutinë dhe habinë e shtonte edhe arsyeja tjetër se ne studentët po takoheshim dhe shiheshim për herë të parë edhe ndërmjet vete, e nuk ua dinim emrat njëri-tjetrit. Është sikur ajo ndjenja e të shkuarit në një vend ku nuk ke qenë asnjëherë dhe sillesh rreth e rrotull për të vrojtuar se nga t’ia mbash.

Shumë studentë, kolegë, ishin për herë të parë në Prishti-në dhe shumica të vendosur në Qendrën e Studentëve (konvikte) e pakica nëpër banesa private që i paguanin me qira. Gjatë muajve të parë u stabilizuan e ambientuan me vështirësi. Mezi prisnin të vinte fundjava dhe po të shkoje në stacionin e autobusëve në Prishtinë do t’i shihje shumë kolegë duke shkuar në shtëpi gjatë të shtunave e të dielave pasi këtë ua mundësonte dhe orari i përshtatshëm i ligjërat-ave e i ushtrimeve, ngase ishin mësuar që të qëndronin gjithmonë pranë familjeve të tyre.

Filluam ta njohim njëri-tjetrin më tepër. Disave, qysh në javët e para, ua mësuam emrat dhe i shkëmbyem numrat e telefonave, e-mailat. Edhe me profesorët filluam të njihemi më tepër dhe filluam të ndërtojmë në kokat tona gjykimet për ta, aq sa kur dilnim në kafe me kolegë bisedonim e de-batonim, jo ky profesor është më i mirë, jo ky tjetri vjen më i përgatitur, por me rëndësi ishte se të gjithë pajtoheshim se po mësojmë diçka të re.

Ditët ndiqnin njëra-tjetrën duke kaluar javë e muaj, duke mësuar gjëra të reja dhe duke kryer detyrat me të cilat na ngarkonin profesorët. Ishte shumë e vështirë, për shumë shokë e kolegë të mi, që sapo kishin kryer shkollën e mesme ta ndërronin stilin dhe mënyrën e punës, të të mësuarit e të studiuarit. Pastaj edhe mënyrën e sjelljes e teket e shkollës së mesme duhej që t’i mënjanonim, pasi shefi i degës na porosiste vazhdimisht se nuk jemi më në shkollë të mesme andaj duhet të sillemi në mënyrë akademike.

Shumë shpejt erdhi afati i janarit dhe studentët, kolegët e mi, bashkë me mua, siç thonë në Shqipëri e humbëm toruan, ku mundoheshim si të çmendur që të

mësonim sa më shumë që t’i kalonim provimet. Kush i gëzuar e kush i dëshpëruar, kaluam edhe afatin e parë të provimeve, i cili pothuaj se na ka mbajtur të gjithëve në ethe.

Në semestrin e dytë, kur shumica e studentëve tashmë e njihnin njëri-tjetrin, vazhduam ligjëratat e ushtrimet me orarin e ri dhe me një angazhim maksimal. Çdo gjë shkonte sipas planit dhe orarit të paraparë. Nuk kishim mungesa apo humbje të ligjëratave, pos në raste festash dhe ka ndod-hur që për të zënë hapin kemi bërë edhe orë shtesë për t’i zëvendësuar.

Shumë kolegë studentë ankoheshin për ngarkesën dhe angazhimin që kishim gjatë semestrit me detyra shtëpie, me punime të ndryshme seminarike, të cilat nganjëherë edhe nuk mund t’i realizonim me kohë për arsye të ndryshme, sepse dikush punonte, ose studionte edhe në ndonjë fakultet tjetër, ose si pasojë e neglizhencës, etj.

Por prapëseprapë, koha nuk e ndalte vrapin e saj. Për fat të mirë, për ata studentë që nuk kishin arritur që të përfun-donin të gjitha provimet semestrale në afatin e janarit, iu dha edhe një shans tjetër gjatë muajit prill për t’iu nënsh-truar provimeve, qoftë për të ngritur ndonjë notë, ose për të dhënë ndonjë provim për herë të parë, ose për të hyrë për herë të dytë.

Erdhi fundi i majit dhe ne i përfunduam ligjëratat dhe i morëm nënshkrimet. Tani jemi në qershorin e nxehtë, meterologjikisht, psikologjikisht dhe fizikisht, sepse është koha e të korrave për ne si studentë, sepse tani korri kush korri, mori ai që mori, fitoi ai që fitoi. Orari i provimeve është aq i ngjeshur sa të kap paniku vetëm kur i shikon datat, pa menduar e imagjinuar momentet kur kemi për t’u ballafaquar me provimet që na presin. Qershori është afati i rëndësishëm dhe është vendimtar kush do të vazhdojë tutje e kush do ngelet mbrapa (këtu nuk po e harroj afatin e shtato-rit, por ky afat mund të ketë numër të kufizuar provimesh).

Fundi i një viti akademik erdhi shumë shpejt. Dikush do ndalet këtu, dikush do vazhdojë. Ata që vazhdojnë, shpreso-jnë që vitin tjetër akademik të kalojnë më mirë, qoftë në aspektin e studimeve të tyre e qoftë edhe në aspektin per-sonal, të kenë mundësi më të mira financiare për të përbal-luar jetën e studimeve, dikush tjetër do i gëzohet asaj që në Qendrën e Studentëve (konvikte) të gjej një shok dhome më të sjellshëm, që e mban qetësinë. Problemet janë nga më të ndryshmet, por koha e bën të veten, vazhdon rrugëtimin e saj. Ta shfrytëzojmë më shumë kohën. ■

Page 20: Bota e Re - qershor 2009

�� ����������

Dosier

Në Kuvendin e KSA të Kosovës në një mbledhje të tri dhomave më 23 mars 1989

Deputetët shqiptarë votuan pro sup“Atë ditë në kuvend edhe ajri ishte ngrirë” – ishin këto fjalë me të cilat përshkruhet atmosfera e ten-sionuar që mbretëronte në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku u miratuan amendamentet kushtetuese me të cilat suprimohej autonomia Kosovës.

Kosova për shekuj me radhë ka qenë pre e pushtuesve të ndryshëm të cilët janë munduar me çdo kusht ta mbaj-në atë nën sundim, por ata kanë hasur në një rezistencë të vazhdueshme të popullit shqiptar. Gjatë shekullit të

XX-të kanë ndodhur një sërë ngjarjesh të cilat kanë lënë gjurmë të thella në historinë e këtij populli. Lëvizjet Nacionalçlirimtare, protestat, demonstratat e studentëve, grevat e minatorëve si dhe përpjekjet e ndryshme të intelektualëve shqiptarë kanë qenë format me të cilat populli shqiptar e ka manifestuar dëshirën e tij për Liri dhe Pavarësi, për shkëputjen nga Jugosllavia dhe realizimin e idealit të kamotshëm: “Bashkimin me Shqipërinë”.

Një ndër ngjarjet më të rëndësishme të këtij fundshekulli, që i dha një shtytje edhe më të madhe lëvizjes anti-serbe dhe e rriti edhe më shumë pakënaqësinë e popullit, ishte Kuvendi i 23 Marsit 1989, ku u votua Pro ndryshimeve kushtetuese sipas të cilave Kosovës i suprimohej autonomia dhe i merreshin edhe ato pak të drejta të cilat i ishin dhënë me Kushtetutën e Jugosllavisë, të vitit 1974.

Në këtë kuvend, siç njihet ndryshe edhe “Kuvendi i Tankeve”, me pjesëmarrjen e delegatëve përfaqësues nga tërë Kosova, ku shumica prej tyre ishin shqiptarë, nën një presion jashtëzakonisht të madh dhe nën rrethimin e tankeve u bë miratimi i një sërë amendamentesh me të cilët ndryshonte

rrënjësisht pozita e Kosovës në Federatë. Edhe pse serbët deklaronin të kundërtën, pas këtyre ndërrimeve kushtetuese, Kosova e humbi autonominë dhe të gjitha të drejtat ligjdhë-nëse të cilat ia kishte garantuar Kushtetuta e vitit 1974 dhe me këtë, edhe formalisht, ra nën sundimin serb.

Si erdhi deri te këto ndryshime kushtetuese?Përpjekjet e popullit shqiptar për shkëputje nga Federata e

Jugosllavisë kanë filluar qysh herët. Në Konferencën e Bujanit të vitit 1943-44, të mbajtur në Bujan të Gjakovës, përfaqësuesit nga të gjitha viset e Kosovës kishin deklaruar se zgjidhja e vetme ishte që populli të vetëvendoste për fatin e tij dhe se vullneti i popullit ishte të bashkohej me Shqipërinë. Por kjo gjendje nuk zgjati shumë sepse në vitin 1945 autoritetet serbe mblodhën në Prizren të gjithë përfaqësuesit e Kosovës në një kuvend që njihet si “Kuvendi i Prizrenit” dhe i detyruan ata të deklaronin se populli i Kosovës dëshiron të mbetet nën Serbi.

Deri në vitet e 70-ta Kosova kishte këtë status, d.m.th nuk kishte kurrfarë të drejtash. Në këtë kohë filluan ndryshimet e para kushtetuese të cilat i jepnin më shumë kompetenca Kra-hinës së Kosovës. Kushtetuta e 1974 e përcaktonte Kosovën si Krahinë Socialiste Autonome dhe si pjesë integrale të Federatës së Jugosllavisë. Në bazë të kësaj Kushtetute, Kosova gëzonte të drejtën e nxjerrjes së ligjeve, akteve nënligjore, akteve kushtetuese si dhe të rregullonte disa çështje të brend-shme. Gjatë viteve 68-80 Kosova përjetoi një lulëzim në zhvillimin e saj ekonomik e politik dhe arsimor. Serbët kishin filluar të humbnin kontrollin mbi Kosovë, e cila tanimë ad-ministrohej nga shqiptarët. Në vitet e 80-ta gjendja filloi të përkeqësohej sërish. Kriza ekonomike kishte prekur thellë-sisht popullin e Kosovës e sidomos shtresat e varfra, si dhe shumë njerëz ishin larguar nga puna. Intelektualët shqiptarë përndiqeshin dhe vriteshin nga UDB-ja, studentët shprehnin pakënaqësitë e tyre përmes protestave dhe demonstratave, ku shumë prej tyre edhe u vranë e u plagosën. Në vitet 88-89 fillojnë përpjekjet serbe për ta kthyer Kosovën në Serbi dhe për t’i mohuar asaj të gjitha të drejtat.

...“Duhet thënë se amendamentet e propozuara nuk i ndryshojnë fare parimet themelore kushtetuese. Me amendamente nuk vihet në dyshim cilësia e kra-hinave si elemente konstituive të federalizmit Jugosl-lav dhe përfaqësimi i drejtpërdrejtë i tyre në Federatë dhe në organet e saj me të drejtën e pjesëmarrjes së pavarur në procesin e vendosjes. Në kuadër të kësaj e drejta e krahinave për vetorganizim mbetet e papre-kur, si edhe e drejta për nxjerrjen e kushtetutës. Pastaj, përgjegjësia e krahinave për zhvillimin e vet dhe zhvil-limin e Republikës e të Federatës nuk ndryshohet, e as autonomia e tyre ekonomike e financiare. Në planin legjislativ krahinat ruajnë të drejtën që ti rregullo-jnë të gjitha çështjet, të cilat në interes të përbashkët nuk rregullohen në bazë të Kushtetutës, në Federatë, gjegjësisht në RS të Serbisë.

Barazia e gjuhëve të kombeve e të kombësive mbetet e mbrojtur në masë të plotë. Krahina ruan të gjitha funksionet në lëmin e mbrojtjes e të punëve të brend-shme, ka shtabin e mbrojtjes territoriale, dhe shërbimin e sigurimit, si dhe funksionet e tjera që e përbëjnë es-encën e autonomitetit të krahinave, gjë që nuk vihet në pikëpyetje me këto ndryshime kushtetuese. Gjithë kjo tregon më së miri se sa janë të pavërteta dhe pa kur-rfarë baze thëniet se me këto amendamente rrezikohen veçoritë themelore të krahinave autonome”.

Një pjesë e fjalës së kryetarit të Kuvendittë KSA të Kosovës, Vukashin Jukanoviq

Page 21: Bota e Re - qershor 2009

������������

Dosier

primimit të Autonomisë së KosovësAmendamentet kushtetuese

Serbët kishin filluar ndryshimet kushtetuese me arsyeti-min se duhej të mbrohej sovraniteti territorial i Serbisë dhe këto amendamente nuk e preknin autonominë e Kosovës. Këtë e theksoi edhe kryetari i Kuvendit të KSA të Kosovës, Vukashin Jokanoviq, në fjalën e tij të hapjes së Kuvendit të 23 marsit, i cili po ashtu kishte thënë se “ndryshimet janë mbështetje për ardhmëri më të mirë të të gjithëve”. Por kjo në të vërtetë ishte një farsë me të cilën fshiheshin qëllimet e vërteta të këtyre ndryshimeve, të cilat preknin disa nga parimet bazë të kushtetutës. Edhe pse thuhej se nuk i mer-rej autonomia, Kosovës i merreshin të gjitha prerogativat e garantuara me kushtetutën e ‘74, duke përfshirë këtu edhe të drejtat për nxjerrjen e ligjeve dhe akteve të ndryshme nënligjore, duke rënë kështu nën varësinë e plotë të Serbisë. Njëri ndër amendamentet i cili më së shumti shkaktonte varësi ishte amendamenti 47, sipas të cilit ndryshimin e kushtetutës mund ta bënte vetëm Kuvendi i RS të Serbisë që do të thotë se krahinat e humbnin të drejtën e vendimmar-rjes. Një çështje tjetër e cila prekte drejtpërdrejt interesat e popullit shqiptar ishte çështja e gjuhës. Sipas amendamentit 27 garantohej barazia e gjuhës serbo-kroate me gjuhët e krahinave të tjera. Me këtë i jepej një rëndësi shumë e madhe gjuhës serbe, duke i vendosur në plan të dytë gjuhët e tjera. Me këtë, faktikisht, imponohej përdorimi i gjuhës serbe edhe në Krahinën e Kosovës, ku 90% e popullsisë ishte shqiptare.

Kundërshtimet e popullit dhe mospërfillja e tyre – Apeli i 215 intelektualëve

Protestat e shqiptarëve kundër Serbisë kishin filluar qysh herët, por gjatë viteve 88- 89 ato u intensifikuan edhe më shumë, duke shprehur pakënaqësinë e popullit ndaj këtyre ndërrimeve kushtetuese. Në diskutimet publike që ishin or-ganizuar në tërë territorin e Kosovës (rreth 5.000) qytetarët kishin shprehur qartë kundërshtimet e tyre lidhur me amenda-mentet. Por këto diskutime ishin organizuar vetëm sa për të respektuar aspektin procedural të miratimit të kushtetutës, ose siç thotë populli “ vetëm sa për sy e faqe”, sepse mendimet e qytetarëve nuk ishin përfillur fare. Serbët për të mos shprehur

vullnetin real të qytetarëve kishin falsifikuar raportet mbi dis-kutimet publike, duke dorëzuar në kuvend një raport fals, sipas të cilit populli i Kosovës i përkrah ndryshimet kushtetuese.

Qytetarët nuk mund të heshtnin para një padrejtësie të tillë që po u bëhej. Një grup intelektualësh në krye me Gazmend Zajmin, Rexhep Qosjen, Zekerija Canën, Rexhep Ismajlin dhe Zenun Qelaj, kishin hartuar një apel të nënshkruar nga 215 in-telektualë shqiptarë e që sot njihet si “Apeli i 215 intelektualëve”, të cilin ia kishin dërguar të gjitha instancave të larta shtetërore, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, ku kërkohej që të ruhej auto-nomia të cilën Kosova e kishte fituar me Kushtetutën e 74- ës.

Gjendje e tensionuar në ditën e 23 Marsit në Kuvendin e KSA të Kosovës

“Atë ditë në kuvend edhe ajri ishte ngrirë” - ishin këto fjalët me të cilat deputetja Melihate Tërmkolli e përshkroi atmosferën gjatë seancës së ndërrimit kushtetues. Kuvendi ishte rrethuar me tanke, kishte një kontroll të rreptë ndaj të gjithë deputetëve që merrnin pjesë në kuvend. Salla ka qenë e stërmbushur, sepse përveç deputetëve, prezent ishin edhe shumë persona të tjerë jo-deputetë, ku shumica prej tyre ishin pjesëtarë të shërbimit sekret, si dhe nga strukturat e larta të ish - Jugosllavisë dhe Serbisë. I tërë debati që është zhvilluar ka qenë i parapërgatitur, duke mos iu lënë hapësirë atyre deputetëve që ishin cilësuar si kundërshtues të hapët të këtij ndryshimi.

Shkeljet procedurale gjatë votimitSipas kushtetutës së mëhershme e cila konsiderohej si

kushtetutë e fortë, për ndryshimin e saj, nevojitej miratimi i 2/3 të anëtarëve të kuvendit. Edhe sot mbetet dyshimi se a ka ekzistuar ky kuorum për miratimin e Amendamenteve Kushtetuese në seancën e kuvendit të 23 Marsit. Gjatë zhvil-limit të punimeve nuk është ndjekur procedura e rregullt e votimit. Kryetari i kuvendit, Vukashin Jokanoviq, pas pyetjes se kush ishte për ndryshime nuk i ka numëruar votat e de-putetëve për të konstatuar se a i përbënin 2/3 e deputetëve. Në mesin e këtyre deputetëve që votuan pro, kanë qenë edhe shumë persona që kanë hyrë në kuvend dhe kanë votuar pa pasur të drejtë vote. Ndërsa një pjesë tjetër e deputetëve nuk kanë votuar fare. Vetëm 10 deputetë kanë marrë guximin që të votojnë kundër këtij ndryshimi kushtetues. ■

Punuar nga studentët e fakultetit të gazetarisë1. Dafina Buçaj; 2. Dugagjin Avdyli; 3. Sabrie Kamberi;

4. Flurim Maliqaj; 5. Perparim Bublaku

Në këtë foto shihet Mehmet Ajeti i cili ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese pa qenë deputet.

10 delegatët që votuan kundër

ndryshimit të Kushtetutës

Page 22: Bota e Re - qershor 2009

�����������

Dukuri

Aborti - rrezik për njerëziminKampanja e vetëdijesimit të mjekëve për përgjegjësinë që mbajnë ndaj jetës njerëzore duhet të in-tensifikohet, e kur të arrihet një vetëdijesim i tillë në mesin e personelit mjekësor, atëherë doemos vetëdijesimi i pacienteve do të ishte më i lehtë dhe shumë më efikasAdlije MORINA & Arber ZEKA

Aborti i provokuar është ndërprerje e qëllimshme e shtatzënisë në cilindo periudhë të fetusit, por në ras-tet më të shpeshta kjo ndodh përgjatë muajt të tretë. Por nuk janë të rralla edhe rastet e abortit në muajt

e mëvonshëm. Fakti më tronditës këtu është së aborti në shumicën e rasteve bëhet nga femrat e moshës 25-27 vjeçare, por edhe nga ato 14-15vjeçare. Këtu lind më të drejtë një pyetje: Sa të drejtë morale kemi që të kryejmë abort mbi një krijesë që nuk ka mundësi ta kundërshtojë një gjë të tillë?

Aborti është një dukuri e përhapur në botë, edhe pse diku më pak e diku më shumë. Sipas disa vlerësimeve, në botë, për çdo vit ndodhin rreth 78. 000 vdekje si pasojë e abortit, apo një në çdo 7 vdekje të cilat vijnë si rrjedhojë e shtatzënisë. (Glenn McGee & Jon F Merz, Encarta-Microsoft Student 2007 DVD). Sa i përket shoqërisë sonë kosovare, ajo edhe pse është pak më e ruajtur se shoqëritë e tjera, megjithatë rastet e abortit, veçanërisht në periudhën e pasluftës, janë mjaft shqetësuese. Pas një mori studimesh dhe hulumtimesh lidhur me shëndetin në Kosovë, përfshirë këtu edhe abortin, vlerësimet e ndryshme të UNFPA-së (United Nation Popula-tion Fund – Fondi i Kombeve të Bashkuar për Popullsinë) përgjatë vitit 2000 bëjnë me dije se për çdo 100 lindje të gjalla kryhen 4.8 aborte. Kurse në vitin 2002 numri i aborteve është rritur në 5 aborte për 100 lindje. Të gjitha këto informata janë marrë nga spitalet e përgjithshme publike, por jo edhe nga or-dinancat private, gjë që dëshmon se numri i aborteve realisht është edhe më i madh. (UNFPA, Index Kosova, Shtatzënia dhe Planifikimi Familjar në Kosovë, Studim Kualitativ. f. 11).

Paslufta në Kosovë solli risi të reja pothuajse në çdo lëmi. Andaj edhe në aspektin e abortimit situata ndryshoi, ngase njerëzit, ndoshta për shkak të asaj çfarë përjetuan në luftë, filluan që t’i japin më pak rëndësi ruajtjes së embrionit, respektivisht kujdesi ndaj jetës njerëzore ishte i një shkalle më të vogël. Prandaj, kjo bëri që numri i aborteve të merrte përmasa të mëdha. Në vitet e para të pasluftës arsyeja ishte dhunimi nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Por kjo dukuri nuk u zvogëlua as pas një periudhe 3-4 vjeçare, kur mundësia e mbetjes shtatzënë nga përdhunimet ishte pothuajse e pamundur. Kështu shoqëria kosovare hyri në fazën e rritjes së aborteve, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese kur kihet parasysh se abortet tani përveçse në spitalet publike, po bëhen edhe në klinika private, gjë kjo që e vështirëson mjaft kontrollimin apo parandalimin e tyre. Por në qoftë së vazhdon të rritet numri i aborteve, atëherë ne duhet të shqetësohemi për faktin se vendi ynë mund të bëhet pjesë e vendeve ku abortet kapin shifra më të larta se sa lindjet. (UNFPA, Index Kosova, Shtatzënia dhe Planifi-kimi Familjar në Kosovë, Studim Kualitativ, dhjetor 2006).

Të gjitha këto fakte, na shtyjnë të mendojmë se njeriu

po largohet nga aspektet e tij shoqërore apo humane që ka ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, andaj kështu po shkon edhe te krimi i shumëllojshëm, ndër to edhe te vetë mbytja e fetusit, i cili është apo duhet të jetë rezultat i një dashurie të pastër. Nëna e cila guxon të vërë dorë mbi beben që mban në barkun e saj, është vështirë të mendohet se është një edukatore e mirë, apo të mendohet se ajo mund të jetë nënë. Prindërit do të mund të gjejnë edhe më shumë së një mijë arseje për të bërë abort, por të gjitha këto arsye hidhen poshtë ndaj të drejtës së bebes për të jetuar. Të vrasësh një fëmijë duke abortuar duke mos i dhënë mundësinë të qajë, të belbëzojë, të thithë ajrin, apo të shohë dritën e kësaj bote, qoftë të paktën edhe njëherë, kjo nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë asnjëherë etika e një planifikimi familjar. Atëherë, sa i sigurt është njerëzimi në duart e atyre që vrasin fëmijët e tyre?

Sido që të jetë, feja islame e ka sqaruar shumë bukur këtë çështje duke e përshkruar abortin si diçka që njerëzit nuk duhet ta marrin opsion për zgjidhjen ekonomike. Prandaj në Kur’anin famëlartë thuhet: "Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh" (El Isra: 31). Pra, Islami u bëri zgjidhje njerëzve, se plani i Zotit të mëshirshëm është shumë më i mirë dhe shumë më preciz sesa ai i njerëzve, andaj le të mos brengosen njerëzit për furnizimin e le të mos i shtyjë ata çështja ekonomike drejt mbytjes së fëmijëve, respektivisht moslejimit të tyre të vijnë në këtë botë. (Nur-dan Ajdari, Ndërprerja e Shtatzënisë (ABORTI), Hëna e Re, Revistë Fetare-Kulturore. Shkup, 2008).

S’ka dyshim se autoritetet fetare janë ndikuesit më të mëdhenj në botë, pas institucioneve shtetërore dhe medi-eve. Sipas parimeve religjioze kishtare askush nuk kishte të drejtë t’ia mohonte të drejtën dikujt që të vijë në këtë botë. Aborti lejohet vetëm kur rrezikohet jeta e gruas shtatzënë. (Jone Johnson Lewis, Clergy Consultation Service on Abortion, www.womenhistory.com).

Sa i përket Kosovës, shumë njerëz të prirë nga bindjet fetare akoma vazh-dojnë ta shikojnë abortin si mëkat, si diçka të pafat dhe që sjell të këqija në shtëpi. Një bindje e këtillë më shumë është e shfaqur në vendet e pazhvilluara si fshatrat, ndërsa në qytete njerëzit brengosën më pak për këto bindje të njerëzve, por ata i shohin gjërat më shumë në

Page 23: Bota e Re - qershor 2009

�����������

Dukuri

aspektin material. Varësisht nga komuniteti që i takon personi, por përgjithësisht tek shumica shqiptare muslimane apo katolike në Kosovë, aborti nuk konsiderohet si diçka e mirë apo zgjidhje e preferuar. Në shumicën e rasteve, njerëzit si arsye të vetme marrin situatën ekonomike në Kosovë, dhe kjo sipas tyre i arsyeton ata që të marrin një vendim për një akt aq të rëndë sikur që është aborti. (UNFPA, Index Kosova, Shtatzënia dhe Planifikimi Familjar në Kosovë, Studim Kualitativ, Dhjetor 2006. f. 34).

Nga ana tjetër, pothuajse të gjitha religjionet botërore kanë një qëndrim të përafërt lidhur me abortin, sepse një veprim i tillë ka të bëjë me mbytjen indirekte të njeriut, e mbytja e njeriut është e ndaluar sipas të gjitha religjioneve qofshin ato monoteiste apo politeiste, apo qofshin ato edhe ideologji fetare të fundshekullit të kaluar. Së paku gjashtë religjionet kryesore botërore: Hinduizmi, Budizmi, Sikhizmi, Hebraizmi, Krishterimi dhe Islami janë të përafërta rreth ndalimit të abortit me përjashtim kur kanoset rreziku i jetës së nënës dhe nuk ka tjetër shpëtim përveç abortit. (Clive Lawtown, The World Six Religious Traditions, London, 1986)

Si ta parandaloj abortin?! – kjo është çështja më kritike. Pikësëpari, këtë dukuri duhet ta trajtojmë nga një këndvështrim multi-dimensional, duke u mbështetur në tri aspekte kryesore: aspektin mjekësor, aspektin psikologjik dhe aspektin religjioz.

Prandaj këshillat mjekësore janë mjetet më të rëndë-sishme që nguliten lehtë dhe ndikojnë më se shumti në psikiken e njerëzve, qofshin njerëz të rëndomtë apo të ngri-tur. Mjekët, po ashtu, mund t’i stimulojnë pacientet të mos e praktikojnë abortin, duke u shpjeguar se fetusi është i shëndoshë dhe mund të duket një foshnje shumë e mrekul-lueshme, ashtu që të zgjojë ndjenjat e dashurisë dhe mëshirës prindërore ndaj një krijese të pafajshme, që nëna provon t’ia mohojë të drejtën e ardhjes në këtë jetë.

Vlen të theksohet se, në shumicën e rasteve, mjekët, në pamundësi të gjetjes së fajit, për shkak të mosangazhimit të bollshëm, janë pikërisht ata që u preferojnë pacienteve abortimin dhe më pastaj ato vendosin për të abortuar, duke u frikësuar nga ndonjë lindje me të meta, apo duke e parë abortin si opsionin me të mirë të mundshëm.

Kampanja e vetëdijesimit të mjekëve për përgjegjësi-në që mbajnë ndaj jetës njerëzore duhet të in-tensifikohet, e kur të ar-rihet një vetëdijesim i tillë në mesin e personelit mjekësor, atëherë doemos vetëdijesimi i pacienteve do të ishte më i lehtë dhe shumë më efikas. Nëse një pacient lëngon nga dhem-bja e veshkave dhe shkon tek mjeku për t’u konsul-tuar, mjeku ndofta akoma pa i bërë analizat dhe pa ditur se çfarë ka, i thotë të konsumojë birrë, pasi ajo do të ketë ndikim pozitiv në shëndetin e tij. Pacienti, pothuajse pa menduar fare,

fillon konsumimin e birrës dhe dalëngadalë bëhet i varur nga alkooli edhe pse dihet fare mirë se birra nuk ka veti shëruese për veshkat, përveçse ajo nxit në konsumimin sa më të madh të lëngjeve. Andaj, pacientit, në vend se të përdorë birrën dhe të bëhet i varur nga alkooli, mjeku është dashur t’i reko-mandojë pirjen e lëngjeve apo të pijeve të tjera, të cilat nuk përmbajnë alkool dhe nuk e bëjnë pacientin të varur.

Aspekti psikologjik është një faktor mjaft i rëndësishëm. Njeriu, siç thonë psikologët, mund ta sëmurë dhe shërojë veten varësisht nga mënyra se si mendon ai. Nëse mendon negativisht për veten dhe shëndetin e tij, ai do të ndihet i sëmurë. Por nëse arrin t’i mposhtë mendimet e veta nega-tive, atëherë ai e rikthen imunitetin e vet psikik dhe e rimerr veten nën kontroll. Andaj, këshillat psikologjike, krahas atyre mjekësore, janë të një rëndësie të veçantë. Këshillimi psikologjik luan rol shumë të rëndësishëm për pengimin e abortit, veçanërisht duke pasur parasysh se femrat, në përgjithësi, janë më të buta nga karakteri, andaj edhe nëse një nënë ka vendosur kategorikisht që ta kryejë abortin, sipas mendimit tim, me anën e një këshillimi të shkurtër psikologu/ja do të mund të arrijë t’ia ndryshojë mendjen asaj dhe kështu të bëhet shkaktar të shpëtojë një jetë. Një metodë tjetër, që ndoshta do të kishte shumë ndikim, është konsultimi psikologjik me prindërit.

Përveç aspektit mjekësor dhe atij psikologjik, edhe as-pekti religjioz ka një rëndësi të veçantë. Është e vërtetë se, krahas problemeve dhe vështirësive të ndryshme në botën moderne, ndikimi i religjioni sot ka një rritje të dukshme. Enciklopeditë e ndryshme botërorë bëjnë të ditur se Islami madje është religjioni më i përhapur sot në botë. (Shih sa për ilustrim: Wikipedia Free Encyclopeadia.)

Në saje të qëndrimit të tillë, të përzier me ndjenjën e frikë-respektit ndaj Krijuesit dhe të mëshirës ndaj krijesës së tij më të mrekullueshme – njeriut, prindërit do të ishin shumë më të kujdesshëm në vendimet e tyre rreth abortit. Gjithashtu, nuk duhet anashkaluar fakti se religjionet, veçanërisht Is-lami, ka një psikologji unike që i bën pasuesit e vet të qetë, korrekt dhe të matur në çdo hap të jetës. Ndaj vendimin për shkatërrimin e ndërtesës më të mirë të Zotit, krijesës njeri, siç e përshkruajnë disa tekste fetare, njerëzit besimtarë nuk do të mund ta merrnin aq lehtë dhe me aq papërgjegjësi.

Sigurisht se njerëzit, në përgjithësi, do të meditonin më shumë rreth thënies se shenjtë kur’anore "Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furniz-imin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh" (El Isra: 31), prandaj këtu nuk ka vend për arsyetimin se gjendja apo situata ekonomike po e bën të veten. Së paku, këtë arsye njerëzit nuk do të kishin mundësi ta përdornin kur ta kishin dëgjuar këtë thirrje të shenjtë.

Po ashtu, shikimi i emisioneve të ndryshme multi-dimensionale, pra mjekësore-psikologjike-religjioze, do të ndikonte në zvogëlimin e numrit të aborteve, duke folur në mënyrë serike mbi abortin, shkaqet e tij, pasojat dhe mëkatin e kryerjes së tij. Një gjë e tillë, për shkak të rëndësisë së tij, do të ishte dashur të trajtohej në emisione të ndryshme të vazh-dueshme, derisa masa të vetëdijesohej se një aborti, përveçse është mëkat, është edhe mjaft i dëmshëm dhe i rrezikshëm për ardhmërinë e brezave dhe të vendit tonë. ■

Page 24: Bota e Re - qershor 2009

����������

Kritikë letrare

Teksti i vajit Trupi fizik i kësaj bote përkujton ashtu përmallshëm njeriun e dashur, të vdekur, me plot shenja të mëdha pikëlluese. Pikëllimi, i cili bëhet edhe më i fortë, shprehet në dy rrafshe: si prind dhe si bashkëshort.Flamur Maloku

Anton Zako Çajupi do të shkruajë elegjinë e njo-hur ‘Vaje’, pikërisht në dhjetëvjetorin e vdekjes së gruas së tij Evgjenisë (zvicerane). Kjo elegji edhe sot lexohet dhe interpretohet nga shumë studiues

të letërsisë shqipe. Esenca e lexueshmërisë qëndron në vetë strukturën e ndërtimit, ligjërimit, figurshmërisë, muzika-litetit, që ka kjo elegji. Kështu, duke u nisur nga struktura e ndërtimit, elegjia është e përbërë prej katër pjesëve, ku secila pjesë dallon, si për nga metri, rima, ritmi, tematika. Pjesa e parë dhe e fundit janë në varg 12 rrokësh, me rimë të përputhur, ndërsa pjesa e dytë dhe e tretë në vargun 8 rrokësh, me rimë të alternuar. Në të gjitha pjesët e elegjisë, ka gjithashtu degëzime tematike, mirëpo varësisht degëzi-meve tematike, këto pjesë duhen lexuar pa një shkëputje të kodit tematik. E tërë kjo mbështetet në faktin se subjekti, që nga fillimi e deri në fund, do të rrëfejë mallin-dhembjen personale, për shkak të gruas së vdekur. Tani trupi fizik i kësaj bote përkujton ashtu përmallshëm njeriun e dashur, të vdekur, me plot shenja të mëdha pikëlluese. Pikëllimi, i cili bëhet edhe më i fortë, shprehet në dy rrafshe: si prind dhe si bashkëshort. Rrafshi prindëror lidhet me djalin, që tani është duke e rritur jetim, pa nënë, i cili quhet Stefan. Kjo e rrit edhe më shumë dramatiken jetësore të subjektit. Ndërsa, rrafshi bashkëshortor shoqërohet me vetminë, dhembjen:

E ke lënë foshnjën, tani u bë burrë,S’arritje ta rritje, s’të ka parë kurrë!Për ty shumë herë çoç do të më thotë,Po s’mund t’i përgjigjem, se më mbytin lotë!

Shihet se malli, dhembja, janë të pashoqe kur humb njeriu i dashur, mirëpo mungesa e njeriut, dhe zbrazëtira e krijuar, duhet të tejkalohet, pavarësisht dhembjes. Një gjë e tillë bëhet paralajmëruese edhe nga paraqitja e figurës së Zotit, me të cilin zhvillon dialog subjekti ligjërues:

Pse s’kuvendon mirë, more punëbardhëCili vdiq njëherë dhe prapë ka ardhë?Gjith’ humbasin gruan, mëmë e babanëPo ata që mbeten si ti nuk qanë:

Këto vargje tekstore ngrihen si gjykim jetësor, të cilat në ide kërkojnë pajtueshmërinë me fatin individual. Mirëpo, varësisht nga ky dialog, dhembja personale që bëhet shumë më e fortë e kalon edhe konventën emocionale, duke ardhur deri te re-belimi individual: “Tani rrojë pa shpresë, andaj s’dua të rrojë”. Përdorimi i ligjërimit tejet retorik, krijon revoltën subjektive, e cila vjen si shkas i dhembjes-humbjes së njeriut të dashur.

PikëllimiForma e të shprehurit, me një gjendje tragjike, do të vendoset

në pjesën e dytë, ku trajtohet e ndodhura jetësore, pra shpaloset dhembja për gruan e sëmurë. Në këtë pjesë, teksti bëhet me shumë dhembje, njëherësh duke zbërthyer edhe përmasën tragjike/jetësore. Tragjikja shpirtërore fuqizohet edhe më shumë, kur autori përkujtimin e kthen në përjetim (Kujtim M. Shala). Përkujtimi me këtë rast bëhet përmallshëm dhe jepet përmes pikëllimit. Mirëpo, teksti bëhet më shumë trishtues/mallëngjyes, kur paraqitet figura e gruas. Në këtë mënyrë, filozofia e dialogut është tepër shqetësuese edhe për vetë lexuesit e tekstit:

Perëndi, lemë të gjallë.Po lutetë mëm’ e mjerë,Të mund të rritë këtë djalëS’ka një javë që ka lerë.Kush do ta marr ta rrisë ?Jetim qysh do të rrojë?

Pyetjet e parashtruara, shkallëzojnë dhembjen dhe e rrisin rrafshin emocional të tekstit. Mirëpo, vargjet që do të vijnë zbërthejnë idenë se njeriu në këtë botë është vetëm kalimtar dhe asgjë më shumë. Një gjë e tillë shprehet edhe në vetë tekstin, përkatësisht në pjesën e tretë:

Botë moj botë e pabesëNuk ke gjë të vërtetëNjeriu po të vdesëDhe nuk vjen më në jetë.

Kurse në vijimësi, në shtresën e tekstit, do të paraqiten trazimet shpirtërore të përjetimeve, ku jeta-vdekja e funk-sionalizojnë edhe më shumë gjendjen e trazuar shpirtërore. Edhe pse këtu kemi një përzierje të përjetimeve, teksti rri tek statusi autorial, ndërsa vdekja–jeta bëhen porosi universale, duke mos qëndruar vetëm përbrenda konventës personale. I gjithë ky universalizim dëfton simbolikën e idesë. Por, dhembja-dëshpërimi mbesin prapë autoriale si:

Kujto djalërinë një engjëll një natëT’iku nëpër duar dhe të la me djalë.

Andaj, kjo elegji përmban brenda vetes një dëshpërim dhe një vuajtje, që vijnë si shkas i njeriut të humbur, ku subjekti e përkujton-përjeton përmallshëm-pikëllueshëm. Një rëndësi të veçantë te ky tekst është muzikaliteti, që A. Z. Çajupi (1902) e ka shkruar me mjaft mjeshtëri në përmbled-hjen poetike “Baba Tomori”. ■

Page 25: Bota e Re - qershor 2009

����������

Kulturë

Kopjimi, mani tek shumë studentë të UP-sëKjo lloj dukurie negative dhe e dëmshme është bërë një lloj manie tek shumë studentë, të cilët nuk çajnë kokën për këtë, por, përkundrazi, ndihen krenarë që e bëjnë këtë, pasi një gjë të tillë u jep rezultat. Por pyetja është: çfarë rezultati është ky dhe ku të çon ai?Halil ASLLANI

Mashtrimi, ose siç njihet më mirë në mesin e studentëve me termin kopjim, nënkupton të vepruarit në mënyrë të pandershme me qël-lim që të arrish atë që dëshiron. Me një fjali të

thjeshtë kjo do të thotë se studentët shfrytëzojnë pandersh-mërinë e tyre dhe i kalojnë provimet shumë lehtë. Kjo lloj dukurie negative dhe e dëmshme është bërë një lloj manie për shumë studentë, të cilët nuk çajnë kokën për këtë, por, përkundrazi, ndihen krenarë që e bëjnë këtë, pasi një gjë të tillë u jep rezultat. Por pyetja është: çfarë rezultati është ky dhe ku të çon ai?

Pse ndodh një gjë e tillë? Kush është përgjegjës? Kush duhet fajësuar? Këto janë disa pyetje të thjeshta, të cilave mund t’iu përgjigjet çdo njeri me mendje të shëndoshë. Përgjigjet e këtyre pyetjeve i dinë edhe vetë aktorët që e luajnë këtë rol. Sipas mendimit tim, një gjë e tillë ndodh sepse mungon nderi i cili nënkupton shumëçka, mungon ndërgjegjja, vetëdija e shëndoshë, arsyeja dhe motivi për të cilin këta ‘studentë’ stu-diojnë, kultura e mësimnxënies, vizioni për të ardhmen dhe qëllimi apo produkti final. Padyshim se faji dhe përgjegjësia bie, së pari, mbi vetë studentët që e bëjnë një gjë të tillë. Ky është një fakt që ekziston realisht në UP, fakt i cili nëse ka një qasje të tillë, siç e ka tani, vetëm sa do ta forcojë dhe do ta rrënjëzojë më shumë një dukuri tepër të dëmshme dhe aspak të dobishme. Në këtë rast, një institucion që të vetmin qëllim apo cak ka arsimimin apo pajisjen me dije, do të shndërrohet në një vatër që reflekton nivel të ulët dijeje, gjë që do të ketë pasoja negative për të gjithë shoqërinë ku jetojmë. Pra, kjo gjeneron një varg në formë zinxhiri që lidhet drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve. Në këtë mënyrë, universiteti do të nxjerrë kuadro me aftësi të mangëta dhe kështu do të kontribuojë në moskryerjen e punëve në fushat përkatëse.

Në anën tjetër, edhe profesorët bartin një pjesë të

fajit. Disa profesorë e lejojnë hapur kopjimin dhe thjesht nuk iu pengon një gjë e tillë, përkundrazi ua lehtëson punën. Ka edhe profesorë të tillë të cilët janë mërzitur me numrin e madh të studentëve që iu nënshtrohen të njëjtave provime disa herë me radhë dhe kështu mbyllin sytë dhe i kalojnë këta studentë, gjë që për mendimin tim është tepër gabim.

Është mirë që të theksohet se, krahas zhvillimeve teknologjike, janë zhvilluar edhe metoda apo teknika të reja të kopjimit. Nganjëherë mjafton një mbushje e 5€ që të kalosh një provim. Përparësi në përdorimin e kësaj metode ka gjinia femërore, për shkak të flokëve të gjata. Ato vendo-sin dëgjuesen e vogël në vesh dhe dëgjojnë përgjigjet nga largësia. Një gjë e tillë jep rezultat dhe studenti apo stu-dentja e kalon provimin. Mjafton të shkosh dhe të pyesësh punonjësit në dyqanet fotokopjuese për të treguar më për së afërmi disa nga metodat për zvogëlimin e madhësisë së shkronjave dhe për punën e shumtë që kanë ata para afat-eve të provimeve. Ka edhe raste kur në një sallë të vetme i nënshtrohen provimit dhjetëra studentë dhe prezent është vetëm një profesor, i cili e ka të vështirë ta kontrollojë në mënyrë efektive një gjendje të tillë.

Në anën tjetër, ka profesorë dhe studentë që e krye-jnë punën e tyre në mënyrë shumë të ndershme dhe efek-tive. Por faktet e lartpërmendura mjaftojnë që kjo gjendje të shkaktojë një shqetësim serioz.

Mashtrimi është i pranishëm kudo në botë: në shtëpi, në shkollë, në biznes etj. dhe paraqet një problem të madh për shoqërinë. Pandershmëria po luan një rol të madh në shoqërinë e sotme. Thjesht duhet që studentët dhe profesorët të ndërgjegjësohen dhe të vetëdijesohen se kjo dukuri e shëm-tuar nuk të çon askund tjetër përveçse në humbje. Studentët duhet ta ngulisin në kokat e tyre se fjala ‘studioj’ do të thotë të marrësh njohuri të reja në një fushë të dijes, duke lexuar libra dhe duke shfrytëzuar botime e materiale të tjera, nën drejtimin e një mësuesi apo në mënyrë autodidakte. ■

Page 26: Bota e Re - qershor 2009

� ����������

Mjekësi

Pa dyshim ndryshimet klimatike ndikojnë në keqësimin e disa sëmundjeve e po ashtu edhe në gjendjen e përgjithshme shëndetësore të orga-nizmit. Ekspertët pohojnë se ndryshimet klimatike gjithsesi ndikojnë në keqësimin e këtyre sëmund-jeve dhe gjendjes shëndetësore të organizmit. Në vazhdim, po paraqesim sëmundjet më të shpeshta që lidhen me stinën e pranverës dhe mënyrën se si të kujdesemi gjatë kësaj kohe nga këto sëmundje

Artan N. BEJTA

1. Alergjia ndaj polenit të luleve

Njëra ndër reagimet e shkaktuara drejtpërsëdrejti nga ndryshimet e klimës është alergjia ndaj polenit të luleve. Dhe njerëzit që janë alergjikë ndaj pluhu-rit, me ardhjen e pranverës, e dinë se papritur do

t’u lotojnë sytë, do t’u skuqen dhe do t’u kruhen qerpikët, do të teshtijnë tërë ditën dhe se as dhjetëra facoleta nuk do t’u ndihmojnë që të ndalin turfullimën.

Për t’i luftuar këto probleme që shfaqen tek njerëzit që janë alergjikë ndaj polenit të luleve, ekspertët e kësaj lëmie preferojnë që, përveç medikamenteve të ndryshme si (an-tihistaminikët, pikat për hundë, akupunktura, hemopatia apo hiposensibiliacioni), duhet të tregohet një kujdes i veçantë që gjatë ditëve me erëra të forta këta persona të mbajnë syze, të mos t’i thajnë rrobat për shkak të grimcave të pluhurit që mund të ngjiten për to, si edhe të mos flenë afër dritares së hapur, në mënyrë që t’i shmangen kontaktit me alergjinë.

2. Hipotensioni - tensioni i ulëtNdryshimet e temperaturës, po ashtu, ndikojnë në shëndetin

e njeriut e kjo shihet më tepër te personat që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut, ku pengesat janë më të shprehura, por ata keqësohen edhe më shumë gjatë kohës së nxehtë dhe me lagështi.

Keqësimi te personat me tension të ulët shkaktohet për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut në organizëm. Si pasojë

e kësaj shkaktohet mjegullimi i syve, marramendja, rrahje e fuqishme e zemrës, zhurma dhe shushurima e veshëve, si dhe djersitje e ftohtë. Në qoftë se keni probleme me tensio-nin, më mirë është të kërkoni ndihmën e mjekut.

Sa i përket këshillave, ekspertët e këtij lëmi preferojnë që të mos ngriheni shpejt nga shtrati, të mos qëndroni gjatë në një vend, të mos i ekspozoheni nxehtësisë së madhe dhe të mos e teproni me aktivitete trupore. Është mirë të shëtitni, të notoni ngadalë dhe të vozitni biçikletën. Po ashtu, kujdes i veçantë i duhet kushtuar edhe stilit të ushqyerjes. Gjith-sesi duhet t’i shmangeni ushqimit të yndyrshëm, duhet të pini shumë lëngje, të hani më shumë pemë që përmbajnë kalium (banane, pjeshka, agrume) dhe perime të pasura me vitaminën C (spinaqi, sallata, speci, karota etj.)

3. I thati në lukth Sëmundje tjetër që shkakton probleme në stinën e pran-

verës është edhe i thati në lukth. Edhe kjo dukuri mund të sqarohet me ndryshimet e shpeshta të cikloneve dhe të anticikloneve. Simptomat e kësaj sëmundjeje dhe keqësimi i saj janë shumë të pakëndshme: paraqitet ndjenja e djegies në gavrën e barkut, shkaktohet thartirë, ndërkaq dhembjet shpesh paraqiten edhe kur i sëmuri është i uritur.

Mjekët preferojnë që t’u shmangeni ushqimit dhe pijeve të cilat përmbajnë kafeinë dhe alkool, të mos pini duhan. Ushqimin duhet ta merrni në sasi të vogla, por në racione të shpeshta, si edhe duhet të kufizoni marrjen e erëzave (posaçërisht piperit). Nuk është e nevojshme që nga ush-qimi të hiqni bukën, mirëpo është mirë të hani bukën taze, por të pjekur mirë. Nga mishrat, mund të hani lirisht mish

Stina e pranverës dhe probleme

Page 27: Bota e Re - qershor 2009

�����������

Mjekësi

pule (por pa lëkurë), mish viçi, ndërkaq perimet, gjithashtu, duhet t’i zieni dhe sipas nevojës duhet t’i kulloni në sitë.

4. Pengesat e frymëmarrjes - Astma Astmatikët dhe të sëmurët kronikë nga bronkiti janë

shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimit të temperaturës dhe të lagështisë. Ndërkaq kur është fjala për të sëmurët kronikë, ata duhet të dinë mirë terapinë mjekësore.

Përveç terapisë të cilët këta të sëmurë përdorin rregullisht, u rekomandohet që të sigurojnë jonizator, i cili krijon dhe pasuron ajrin e ngjeshur me jone, gjë që vepron në mënyrë të volitshme në organizëm. Në mënyrë të volitshme do të ndikojnë edhe pijet e ngrohta dhe çaji i sherbelës me mjaltë.

5. Migrena Migrena është dhembje koke periodike që lidhet ngushtë

me ndryshimin e shtypjes së ajrit. Migrenën do ta identi-fikoni sipas dhembjeve pulsive pas syve apo në ballë, të shoqëruar me mundime, ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërave, e ndonjëherë edhe dështimi i fushës së të shikuarit.

Mjekët shpesh rekomandojnë analgjetikë, por pasi që migrena shpeshherë është e lidhur edhe me ushqimin,

për shembull: me konsumimin e alkoolit, çokollatës dhe të disa llojeve të djathërave të yndyrshëm, atëherë rekomando-het braktisja e këtyre ushqimeve, sidomos kur shkaktohen ndryshime të motit dhe të shtypjes së ajrit.

6. Lodhja pranverore Ndryshimet klimatike nuk ndikojnë vetëm në keqësimin

e disa sëmundjeve, por edhe në gjendjen e përgjithshme

të organizmit. Prandaj, në pranverë shpesh jemi të lodhur pa kurrfarë mundimesh të mëdha. Në qoftë se ndiheni i lodhur menjëherë pas zgjimit, nëse jeni i padisponuar, keni depresion dhe jeni apatikë, ndërkaq forca e koncentrimit iu është gjithnjë e më e dobët, atëherë mund të jeni të sigurt se “vuani nga pranvera”.

Në qoftë se i keni simptomat e sipërpërmendura, nuk keni nevojë të humbni kohë duke shkuar te mjeku. Do t’ju ndihmojë ushqimi i llojllojshëm i pasur me vitamina dhe minerale. Hani sa më shumë pemë dhe perime të freskë-ta, pini çaj bimësh, qumësht dhe prodhime qumështore, zvogëlojeni pirjen e alkoolit dhe të duhanit. Ndërkaq do të jetë mirë për ju nëse qëndroni në ajër të pastër, duke bërë ndonjë ushtrim të lehtë trupor.

7. Sulmet në tru Te paraqitja e rrymave të ajrit të ngrohtë, organizmi, i

mësuar në kushte të ftohta, duhet të përshtatet shpejt me temperaturën e lartë të pranverës. Në këtë periudhë është shënuar edhe numri më i madh i sulmeve në tru.

Pika në tru mund të pengohet vetëm kur eliminojmë faktorët e rrezikut: trashësinë dhe tensionin e lartë të gjakut. Kujdesuni që të eliminoni nga ushqimi yndyrën dhe ma-teriet e dëmshme. Lëvizni më shumë dhe zvogëlojeni pirjen e duhanit, apo më mirë është që ta braktisni atë krejtësisht.

8. Reumatizma dhe sëmundjet e sistemit lokomotorTe ndryshimet e befasishme të shtypjes së ajrit, posa-

çërisht para shtrëngatave, në atmosferë shtohet numri i joneve pozitive. Ky shtim shkakton keqësimin te njerëzit të cilët vuajnë nga reumatizma dhe nga sëmundjet e tjera të sistemit lokomotorik.

Në këto situata, gjendja në organizëm mund të lehtëso-het me gjimnastikë të lehtë të përditshme e cila forcon muskujt, por do t’ju bënte mirë edhe masazhi. Në kohën e dhembjeve mjekët preferojnë barna antireumatike.

9. Depresionet Në qoftë se jeni ndër ata që dinë ta përcjellin organizmin

e vet dhe që e parandjenjë që më parë se si do të reagojnë ndaj kohës, shmanguni udhëtimeve të gjata. Në qoftë se bini në depresion, mos lejoni që ai t’ju përfshijë të tërin, por dilni nga shtëpia, shoqërohuni me njerëz, gjeni ndonjë pune apo hobi. ■

et shëndetësore

Page 28: Bota e Re - qershor 2009

� ����������

Mjekësi

NdihmNdihma e parë konsiston në kryerjen e të gjitha veprimeve të cilat ndiko-jnë në mënyrë të drejtpërdrejtë për ruajtjen e jetës së një të plagosuri rëndë. Kjo ndihmë fillon që në momentin e parë kur ndodh aksidenti deri në momentin kur i lënduari merr një ndihmë mjekësore të specializuarIliriana ALLOQI &Bernard TAHIRBEGOLLI

Shpeshherë kur njerëzit ballafaqohen me të aksidentuar që u kanë pushuar frymë-marrja dhe zemra nuk e kanë as idenë më të vogël se si veprohet në këto raste. E

kur veprojnë, ata veprojnë gabim dhe e acarojnë situatën edhe më tej.

Sipas studimeve të fundit ka dalë se tek të ak-sidentuarit që nuk kanë frymëmarrje dhe rrahje zemre nuk duhet humbur kohë, por duhet ve-pruar menjëherë me 100 shtypje në minutë pa ndërprerje, në qendër të kafazit të kraharorit pa pasur frikë se mund të dëmtojmë diçka, sepse edhe po të duam nuk kemi çka të dëmtojmë më tepër se sa që është dëmtuar deri atëherë. Pra, thënë shkurt, shtypja e gjoksit me shpejtësi ka përparësi kundrejt frymëmarrjes artificiale në këtë rast.

Reanimacioni kardio-polmonarv (masa-zhi i zemrës dhe frymëmarrja artificiale) mund t’i dyfishojë shanset për mbi-jetesë të aksidentuarit, por vetëm një e treta e pacientëve që u pushon zemra dhe frymëmarrja e marrin ndihmën e parë nga ata që i kanë rrotull.

Ndihma e parë në një aksident rrugor

Së pari, shmangni panikun dhe tur-mën e njerëzve rreth të aksidentuarit, thirrni ndihmën e shpejtë dhe va-zhdoni me:

I. Nxjerrjen e të aksidentu-arit nga automjeti

Viktima e aksidentit rrugor duhet trajtuar me kujdesin të madh. Duhet të shmangen veprimet e dhunshme, përkatësisht lëvizjet e tepruara të personit. Nxjer-rja e të aksidentuarit nga makina e

goditur duhet bërë me shumë kujdes, jo të tërhiqet menjëherë. Nëse rrobat

i kanë ngecur diku, grisjani rrobat. Mos ush-troni dhunë mbi pjesët e trupit si koka, shtylla kurrizore, kraharori, gjymtyrët dhe assesi mos e tërhiqni prej rrobave për ta nxjerrë të aksiden-tuarin nga automjeti.

Në radhë të parë duhet të kujdeseni për kokën, fytyrën, kraharorin. Këto pjesë të trupit duhet t’i zhbllokoni në fillim, në mënyrë që, nëse keni nevojë, të realizoni frymëmarrjen artificiale dhe masazhin kardiak

Shtylla kurrizore dhe koka, mundësisht, duhen lënë në pozicionin në të cilin janë gjetur. Nëse i aksidentuari duhet lëvizur atëherë duhet

të siguroheni që koka, qafa dhe kraharori të mbahen pa lëvizur në pozicion të qëndrueshëm.

Pasi nxirret nga automjeti, i aksidentuari shtrihet me shumë kujdes mbi një batanije ose diçka tjetër

që keni përreth. Pozicioni në të cilin duhet ta ven-dosni të lënduarin është me fytyrë përpjetë dhe koka duhet të jetë më ulët se kraharori.

Aksidentet e rënda zakonisht lënë të lën-duar pa ndjenja.Veprimi i parë që duhet të bëni është të kontrolloni frymëmarrjen dhe të rrahurat e zemrës.

Mos e braktisni të aksidentuarin i cili nga pamja e jashtme duket sikur e ka hum-

bur jetën, sepse mund t’ia shpëtoni jetën nëse veproni shpejt duke i dhënë frymëmarrje ar-

tificiale dhe duke i bërë masazh të zemrës, deri në momentin e arritjes së ambulancës,

gjegjësisht ndihmës profesionale.Të aksidentuarin rëndë nuk duhet ta lëvizim

pa arsye, por vetëm aq sa është e nevojshme për t’i dhënë ndihmën e parë për ta mbajtur në jetë,

pra për frymëmarrjen artificiale dhe masazhin e zemrës. Ndalja e frymëmarrjes bën që, për pak minuta, të pushojë edhe zemra, e pas pushimit të zemrës dhe frymëmarrjes ndalon shpejt jeta e të aksidentuarit.

Lëvizja e tepruar e të aksidentu-arit është ar-

syeja kryesore e shfaqjes së gjendjes së

shokut dhe e

komplikacioneve të tjera.

Page 29: Bota e Re - qershor 2009

�����������

Mjekësi

ma e parë

II. Nëse i lënduari ka rrahje të zemrës, por nuk ka frymëmarrje?

Kjo vërehet lehtë më sy. Nuk ka ngritje e ulje të gjoksit dhe ju nuk ndjeni lëvizje nga ajri i nxjerrë. MEN-JËHERË filloni frymëmarrjen nga goja!

a - Vendoseni të lënduarin në shpinë mbi një sipërfaqe të fortë. Pastrojani gojën nga të vjellat, materialet e huaja dhe nga protezat.

b - Hapni rrugët e frymëmarrjes me dy gishta (treguesin dhe të mesmin)

c - Mbylljani hundën me njërën dorë dhe me dorën tjetër uljani mjekrën duke ia hapur gojën. Merrni frymë thellë dhe jepini dy herë frymë. Nëse ka punë të zemrës prit pesë sekonda dhe vazhdo njëlloj, derisa të vijë ndihma e shpejtë.

III. Nëse i lënduari nuk ka frymëmarrje dhe rrahje të zemrës?

Si ta dimë nëse zemra ka ndaluar apo jo? Këtë e bëjmë duke e kontrolluar pulsin. Zakonisht në qafë, nga të dy anët, janë dy arterie të cilat në qoftë se zemra rreh, edhe ato pulsojnë duke dhënë ndjenjën e një goditje të vogël dhe të vazhdueshme ndër gishtërinjtë tanë.

Nëse nuk ka puls atëherë duhet të vazhdohet me masazh.Masazhi i zemrës përdoret së bashku me frymëmarrjen

gojë më gojë, për të mbajtur në lëvizje gjakun nga një zemër që ka pushuar.

Masazhi i zemrës konsiston në shtypjen e gjoksit në qendër me 80 shtypje në minutë në korrelacion me frymë-marrjen. Bëhen 15 shtypje/2 frymëdhënie.

IV Ndihma e parë në rast gjakderdhjeshVeprimi i radhës, pas atyre që u përmendën, është

ndalimi i gjakderdhjes, fashimi –mbështjellja e pjesës

nga ku del gjak. Së pari duhet të vendoset një kompresë sterile dhe të shtypet në mënyrë konstante mbi zonën

nga e cila rrjedh gjaku. Nëse është e mundur ngri-jeni pjesën e dëmtuar mbi nivelin e zemrës. Vazh-

doni kështu deri sa të arrijë ekipi i specializuar mjekësor, apo derisa të arrini në qendrën e parë mjekësore. Nëse ka thyerje kockash duhet bërë imobilizimi- izolimi i tyre, duke i mbajtur pa i lëvizur, derisa të arrijë në qendrën shënde-

tësore.

Kujdes! Nëse në trupin e të plagosurit gjendet mjeti me të cilin ai është lënduar, mos e largoni atë nga trupi!!!

- Ngase shkaktoni gjakderdhje më të madhe dhe i aksiden-tuari mund të vdesë menjëherë nga gjakderdhja.

Nëse ka më shumë se një të aksidentuar?

Në radhë të tretë për ndihmë janë rastet kur i ak-sidentuari ka trauma-lëndime kranio-cerebrale (lëndime në kokë), lëndime në shtyllën kurrizore ose komblik.

Duhet vepruar sipas gjendjes së secilit të aksidentuar në bazë të përparësisë së lëndimit dhe rrezikut për jetë:

Të parët që marrin ndihmën janë ata që kanë ndalje të zemrës dhe frymëmarrjes, ata që kanë gjakderdhje të mëdha të cilat nuk pushojnë edhe pasi i kemi lidhur, ata me gjakderdhje të brendshme, ata me plagë të mëdha në kraharor dhe ata në gjendje shoku.

Të dytët që marrin ndihmën janë ata që kanë gjakderd-hje të cilat pushojnë pas lidhjes, ata me plagë të mëdha në bark, prerje të gjymtyrëve dhe shkatërrim të muskujve ose kockave dhe ata që kanë humbje ndjenjash.

Në radhë të tretë për ndihmë janë rastet kur i aksi-dentuari ka trauma-lëndime kranio-cerebrale (lëndime në kokë), lëndime në shtyllën kurrizore ose komblik, plagë të organeve të brendshme, thyerje kockash si pasojë e të cilës duket kocka, plagë të thellë, apo çdo lloj gjakderdhjeje. ■

Detyra kryesore

e personit i cili jep ndi-hmën e parë është ruajtja

e jetës.

Page 30: Bota e Re - qershor 2009

� ����������

Kuriozitete

Ndikimi i perimeve në shëndetin tonëGazmend SAHITI

Sot në botë njihen dhe kultivohen afro 120 lloje perimesh. Në jetën e njeriut perimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm si ushqim, por edhe si ilaç shumë efikas ndaj shumë sëmundjeve, sepse

ato përmbajnë mbi gjysmën e elementeve të njohura kimike. Ja disa kuriozitete në lidhje me perimet:

QEPA (Allium cepa) - është nga perimet që shfrytëzohet më së shumti në kuzhinat tona. Qepa stimulon tretjen, duke aktivizuar tajitjen e lëngut të lukthit. Po ashtu, qepa ka efekt te verdhëza (hepatiti), ngre po-tencën, rregullon tretjen, i jep fuqi organizmit të dobësuar dhe të rraskapitur, sforcon mishin e dhëmbëve etj.

HUDHRA (Allum sativum)

- Përmban kripëra të kalciumit sulfurit dhe të hekurit. Është efikase kundër baktereve dhe viruseve, sidomos ndaj tifos së zorrëve, difterisë, kolerës, influ-encës dhe kërpudhave. Lëngu i hudhrës është mjet shumë i shkëlqyer dezinfektues të absceset, plagët dhe djegiet e lëkurës, si dhe shpejton rritjen e qimeve të flokëve. Është shumë in-teresante se hudhra i ruan vetitë e saj edhe pas zierjes.

LAKRA (Brassica olera-

ca) - Është shumë e pasur me aminoacide, sheqer, mate-

rie azotike, vitaminë B1, B2 dhe me vitaminë C. Lakra përmban substan-ca të cilat kanë veprim baktericidë (që zhduk-asgjëson bakteret)

PATATJA (Solanum tu-berosum) - Nga përbërja i ngjan bukës, ndonëse nga përbërja e vitaminave dhe kripërave minerale i përngjaj-në perimeve. Patatja përmban sasi të mëdha të kaliumit si element vital për organizmin e njeriut.

DOMATJA - Është nga perimet e pasura me vitaminë dhe përdo-ret në gjendje të freskët dhe të konservuar. Lëngu i freskët i domates preferohet te sëmundjet inflamatore të lukthit, sforcon or-ganizmin. Shton orek-sin, ripërtërin qelizat e lëkurës, prandaj femrat e përdo-rin me sukses si mjet kozmetik. Meqë përmban vitamina dhe mjaft kalcium është e preferuar për fëmijët dhe pleqtë.

SPECI - Është ndër perimet elementare më të përdorura në kuzhinat tona. Speci djegës përmban sub-stancën e quajtur kapa-sicine, e cila e shton oreksin ngase aktivi-zon tajitjen e lëngut të lukthit. Me efikas është që speci të përdoret në formë sallate, sepse

specave të pjekur u humbet vitamina C. K A R O T A

(Daucus carota) - Është perime e pazëvendë-sueshme për shëndetin e njer-iut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr. është ilaç efikas te reuma dhe gihiti (sasi e rritur e thartirës urike në gjak)

-Nëse vuani nga anemitë (pag-jakësia) karota e rregullon, në një periudhë rekord, pasqyrën e gjakut

-Rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëkohësisht rrit peristaltikën e zorrëve, dhe është efikas po ashtu edhe te diarreja (heqje e barkut)

- Nëse vuani nga sëmundjet e fshikëzës biliare, tëmthit dhe mëlçisë përdorni karota, ngase rregullojnë tajitjen e tëmthit.

-Përdorimi i karotës parandalon kariesin (prishjen e dhëmbëve) te fëmijët.

Page 31: Bota e Re - qershor 2009

�����������

Sport

Futboll

A do ta prekë kriza financiare futbollin?“Unë them se hapi i parë që duhet të ndërmarrim, është ai i kufizimit të fondeve. Këtu mendoj se klu-bet duhet të ulin rrogat e stafit, të lojtarëve dhe të blerjeve të reja. Unë them se ne duhet të vëmë një kufi. Ky i fundit të përcaktohet nga përqindja e fitimeve të tyre gjatë një viti.” – është shprehur Michael Platini, kryetar i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).Alban BILALLI

Janë për t’u çuditur shumat që ofrojnë klubet për të blerë një lojtar në këtë kohë, kur kriza globale financi-are ka goditur mbarë botën. Kriza financiare ka kthyer shumë miliarderë në milionerë e shumë milionerë

në qytetarë të thjeshtë. Shumë shtete të mëdha janë prekur nga kriza financiare. Shumë firma të mëdha botërore kanë falimentuar. Vetëm në vitin 2008, në Kinë kanë falimen-tuar 70.000 firma. Për t’i shpëtuar bankat nga falimentimi, Kroacia ndau 100 milion euro. Kurse vetëm për një lojtar si Kaka, Mançester Siti është në gjendje të ndajë 120 milion euro. Sporti më i dashur në botë, futbolli, është popullarizuar më shumë se kurrë. Çdo ditë nëpër televizione dhe gazeta dëgjojmë dhe lexojmë lloj-lloj lajmesh bombastike për fut-bollin si: “Citi ofron 120 milion euro për lojtarin Leite Kaka”. ”Bekam ka rrogë vjetore 32.4 milion euro”. ”Ibrahimoviq ka rrogë javore 187.500 euro”. ”Milan transferon Bekamin për tre muaj” etj. Transferimet e shtrenjta dhe pagat e larta janë ato që i shqetësojnë krerët e futbollit dhe futbolldashësit.

Transferimet e lojtarëveShumë pluhur është çuar rreth transferimit të yllit anglez

Dejvid Bekam nga ekipi amerikan Galaksi në Milan. Ai u transferua vetëm për tre muaj, deri në muajin mars, por pas insistimit të tij dhe klubit të Milanos ai vendosi të mbetet në Milan deri në fund të sezonit, deri në qershor. Bekam është në gjendje të heqë dorë nga paga e tij 32.4 milionë euro, që merr në vit, vetëm për të mbetur në Milan dhe për t‘i rënë në sy trajnerit të Anglisë, Fabio Kapello.

Një transferim të tillë e kundërshtoi edhe presidenti i UE-FA-s, francezi Mishel Platini, por rregullorja e UEFA-s e lejon një transferim të tillë. Drejtuesi francez ka dyshimet e tij mbi këto forma të transferimeve dhe sigurisht që nuk nguron t’i deklarojë hapur ato. Ajo që e shqetëson më shumë Mishel Platininë është periudha e shkurtër e aktivizimit të tij me Mi-lanin, por mbi të gjitha, mënyra e kryerjes së këtij transferimi, që sigurisht për zonën evropiane është jashtë standardeve. “Problemi im nuk është absolutisht Devid Bekhami, lojtari i jashtëzakonshëm që të gjithë njohim, por Milani, i cili blen një lojtar vetëm për një periudhë tremujore. Një situatë e këtij lloji është absolutisht e papranueshme për mua dhe sigur-

isht që një lloj i tillë transferimi duhet studiuar mirë, pasi p ë r m u a

nuk mund të quhet i rregullt. Nëse vazhdojmë të lejojmë të tilla gjëra, atëherë mund të ndod-hë që këtej e tutje do të fil-lojmë të blejmë lojtarë për t’i aktivizuar për një ndeshje të vetme, apo në rastin e një fi-naleje, mund të blejmë pesë ose gjashtë lojtarë”. Një transferim të kësaj natyre e kishte bërë edhe Mançester United duke transferuar yllin suedez Henrik Larson nga një skuadër sue-deze, por Larson iu përmbajt kontratës dhe në muajin mars u kthye në Suedi te klubi i tij.

Platini, në Parlamentin Evropian, u shpreh edhe për çështjen e krizës financiare. Francezi nguli këmbë në faktin se futbolli nuk duhet të trajtohet si çdo aktivitet tjetër eko-nomik. Gjithashtu Platini theksoi se duhet të njihet natyra e veçantë që ka sporti. Ndërkohë, Platini ka pranuar defek-tin e shumë shoqërive të mëdha sportive, të cilat, sipas tij, nuk përmbahen me shpenzimet e pakontrolluara që bëjnë. Pra, klubet nuk duhet të shpenzojnë shuma të mëdha në kontrata të lojtarëve apo dhe në blerjet e tyre. Për këtë fakt Platini u shpreh: “Modeli evropian i sportit është bazuar në kampionatet e hapura, ku klubet janë të pavarura, pra fati i një klubi tanimë nuk varet më nga qëndrimi apo rënia nga një kategori e caktuar. Për mendimin tim një gjë është e sigurt, klubet evropiane tanimë po na thonë se sistemi ynë rrezikon kolapsin ekonomik”. Më pas Platini paraqiti për-para Parlamentit edhe disa ide mbi këtë çështje. Presidenti i UEFA-s është shprehur: “Unë them se hapi i parë që duhet të ndërmarrim, është ai i kufizimit të fondeve. Këtu mendoj se klubet duhet të ulin rrogat e stafit, lojtarëve apo dhe të blerjeve të reja. Unë them se ne duhet të vëmë një kufi. Ky i fundit të përcaktohet nga përqindja e fitimeve të tyre gjatë

Pesë transferimet më të shtrenjta në botën e futbollit:1. Zinedin Zidan - 65 milion euro nga Juventusi në Real Madrid, më 2001

2. Luis Figo - 55.6 milion euro nga Barcelona në Real Madrid, më 2000;

3. Hernan Krespo - 53.6 milion euro nga Parma në Lacio, më 2000;

4. Bufon - 52 milion euro nga Parma tek Juventus, më 2001;

5. Robinjo - 51.5 milion euro nga Real Madrid në Mançester Siti, më 2008

mmmm

Page 32: Bota e Re - qershor 2009

� ����������

një viti”. Francezi është i brengosur veçanërisht për shumat që ofrojnë klubet angleze. Mançester City, gjatë afatit kalimtar të janarit, ofroi për Kakan 120 milionë euro dhe po aq edhe stafit të tij dhe Milanos. “Si mund të kushtojë një lojtar 120 milion euro? Për mua kjo është çmenduri - si nga aspekti sportiv, shoqëror por edhe ai financiar. Nëse dëshiron të blesh një aeroplan apo një anije për 120 milion euro, atëherë kjo është në rregull. Por për një futbollist? Kjo nuk është në rregull. Duhet të bëjmë diçka për këtë” - ka thënë Platini.

Më herët, në UEFA ishte propozuar që të vendoset një rregullore ku skuadrat do t‘i kenë të limituara shpenzimet për transferime. “Jam duke kërkuar një sistem për të frenuar këtë dukuri. Nëse skuadra dëshiron të shpenzojë 120 milion euro, atëherë mirë. Por nëse e kalon kufirin që i vendoset, atëherë do të suspendohet nga garat. Do të jetë një lloj sistemi ku skuadrat mund të shpenzojnë brenda mundësive të tyre. Skuadrat që suspendohen do të zëvendësohen me skuadrat e tjera që kanë plotësuar kriteret. Kjo do të jetë për të mirën e futbollit. Shumë pronarë më kanë kërkuar që të gjeja një sistem. Unë, si president i UEFA-s që jam, duhet ta gjejë këtë” - ka thënë Platini.

Pagat e mëdhaPërpos transferimeve, UEFA është e shqetësuar edhe për

pagat e larta që marrin futbollistët. Paga është faktori kyç që një lojtar po largohet nga një skuadër për të kaluar te skuadra që i ofron pagën më të lartë. Shumë klube po ofrojnë shumë paga të mëdha për lojtarë, por pas disa vitesh disa klube ose po falimentojnë, ose po duhet t’i shesin lojtarët kryesorë për t’i ikur më të keqes. Rasti i fundit është Valencia, e cila do t’i shesë yjet kryesorë për t’i larë borxhet, apo Milani i cili dëshiron t’i ulë pagat e lojtarëve të tij për të blerë lojtarë të tjerë në verë. Edhe pse vendosi të lërë paratë e Los Anxheles Galaksisë dhe të luajë për Milanin, Devid Bekham vazhdon të jetë lojtari më i paguar në botë. Mesfushori anglez, sipas listës së bërë nga e përditshmja franceze “France Football”, është lojtari që ka fituar më shumë para gjatë vitit që kaloi. Ai kryeson listën me një shifër prej 32.4 milionë eurosh, një shumë kjo me të vërtetë e madhe, duke ditur se ai nuk e ka më freskinë dhe rendimentin e dikurshëm në fushën e lojës. Në vendin e dytë është renditur argjentinasi Lionel Mesi, me 28.6 milionë euro. Edhe pse ylli i Barcelonës nuk arriti të fitojë “Topin e Artë”, ai ka lënë pas vetes portugezin Kristiano Ronaldo, i cili ka përfituar një shifër prej 18.3 milionë eurosh. Madje, lojtari i Mançesterit është renditur në vendin e katërt, pasi në vendin e tretë është renditur braziliani Ronaldinjo me 19.6 milionë euro, pavarësisht se ka qenë një vit për t’u harruar. Fabio Kanavaro është italiani që ka përfituar më shumë, pikërisht 11.5 milionë euro, duke u renditur në vendin e 11-të. Ndërkohë, listën e 20-të më të paguarve e mbyll Françesko Toti, me 9.9 milionë euro. Rroga e Lorik Canes është 189.000 mijë euro në muaj. Ky është futbollisti më i paguar shqiptar, i cili luan me ekipin francez, Olimpik Marsej.

Për sa i përket trajnerëve, listën e kryeson Luis Felipe

Skolari, i cili bashkë me dëmshpërblimin e marrë nga Çelsi, ka përfituar 12.5 milionë euro, ndërsa pas tij renditet Zhoze Murinjo me 11 milion euro. Le t‘i shohim tani 10 lojtarët më të paguar në botën e futbollit:

Premier Liga pritet të humbasë shkëlqimin e viteve të fundit

Premier Liga është kthyer në kampionatin më të bukur dhe më të ndjekur në botë, për shkak të emrave të mëdhenj të futbollistëve si dhe shpenzimeve kolosale për blerjen e lojtarëve, megjithatë vera që po afron pritet të jetë jo shumë aktive. Arsyet janë të njëjta për të gjitha klubet, pikërisht kriza ekonomike botërore, që ka ndikuar ndjeshëm në financat e tyre. Kështu, klubit kampion të Mançester Junajtid, në fund të sezonit do t’i largohet sponsori kryesor AIG, ndërkohë që debiti i familjes amerikane Gleizër, e cila ka pronësinë e klu-bit, raportohet të jetë gjithnjë e më i madh. Vetëm një muaj më parë firma e tyre “Red Football Joint Venture” u detyrua të paguajë një tatim prej 44.8 milionë sterlinash, duke rritur borxhin në 649.4 milionë nga 604, që ishte më parë. Ndërsa pasuria e Roman Abramoviçit, pronarit të Çelsit, ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë vitit të shkuar, për shkak të krizës ekonomike botërore. Pasuria e tij është reduktuar në 7 mili-ardë sterlina nga 11.7 të një viti më parë. Ndërkohë, planet e trajnerit Rafael Benitez, si dhe e ardhmja e yjeve të skuadrës së tij nuk do të jenë të sigurta në rast se Xhorxh Xhillet dhe Tom Hiks nuk i shesin aksionet deri në hapjen e merkatos. Sipas lajmeve të ardhura nga “Royal Bank of Scotland” dhe kom-pania “Wachovia”, nuk do të ketë asnjë lehtësim për dyshen amerikane në shlyerjen e borxhit prej 350 milionë sterlinash të marra prej tyre në momentin e blerjes së klubit. Për trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger, shqetësimi vjen nga taksat e reja të vendosura nga qeveria britanike, si dhe nga rënia e vlerës së paundit karshi euros. “Me sistemin e ri të taksave dhe me kolapsin në sigurime, dominimi i Premier Ligës në Evropë do të humbasë. Jam i sigurt se shumë lojtarë do të ndikohen nga kjo për t’u larguar nga Anglia. Një tjetër problem është vlera e paundit, që vazhdon të zhvlerësohet ndaj euros. Kjo do të thotë se blerjet e futbollistëve të huaj do të jenë më të shtrenjta se një, apo disa vite më parë” - tha Venger. ■

Lojtari Klubi Paga vjetore1. D. Bekham LA Glaksi 32.4 milion euro

2. L. Mesi Barcelona 28.6

3. Ronaldinjo Milan 19.6

4. K. Ronaldo Mançester Utd 18.3

5. T. Hanri Barcelona 17

6. Kaka Milan 15,1

7. Z. Ibrahimoviç Inter 14

8. U. Runi Mançester Utd 13.5

9. F. Lampard Çelzi 13

10. Xh. Terri Çelzi 12,5

Page 33: Bota e Re - qershor 2009

�����������

Probleme logjike

1. Brenda kutisë tërhiqni dy vija dhe ndajeni kutinë në tri pjesë. Shuma e numrave në çdo pjesë të ndarë duhet të jetë e barabartë me shumën e num-rave në pjesën tjetër.

3. Numëroni sa katrorë janë! Duhet t’iu dalin 18!

? ? ? ? ? ? ?

?

2. Duke u bazuar në katrorët e plotësuar më lart, cili duhet të jetë numri në katrorin e zbrazët?

4. Vazhdoni plotësimin e rrjetit me numrat nga 1 deri në 8, duke mos e përsëritur asnjë numër dy herë në të njëjtin rresht apo kolonë.

Përzgjodhi: Bernard TAHIRBEGOLLI

?

Page 34: Bota e Re - qershor 2009

����������

Fjalëkryqi

��������������������������������������������

�������������������������������

�����������

��������������

������������

���������������������������

������ �������� ���������� ����������������� ������ ����������

��������� ���������� ������� ��

����������������������������� ��

��

����

�������������������������������������������������������

������������������������������

�����������

�������

��������������������������

����������������

�������������������������

�������������������������������������������������������������

�����

�������������������������

���������������������������

������������

������������������������������������

�����������������������������������������������������������������������

�������������������

��������

��������������������������������������������������������������

���������������������

������������

���������

�������

���������������������

������������

�������

�����������������

����������������������������������

���������������������������������������

���������������������������

������������������������������

����

����

���������������������������������������������

���������������

������������������������������� ����������

������������������������������ ��������

�������������

����������

�����������������������

���

�����������������������������������������������

�������������

�������������������

��������������������������

������������������������������������

����������

����������������

����������������������������

�����������������

�������������������������������������������

������������������

����������

��������������������� �������������� ������� ���

��������������

����������

�������������������������������������������������������������

�����������������������������

����������������������

��������������������������

�����������������������������������������

������������������

��������������

�����������������������������������������������

����������������

���������

�����������������

����������

������������������������������

������

���������������������������

���������

�������������������

Page 35: Bota e Re - qershor 2009
Page 36: Bota e Re - qershor 2009