bota e re - numri i muajit maj

32
DAKU: SË BASHKU, MUND T’I ZGJIDHIM PROBLEMET NË UP E DHE NJË VIT JETË PËR 8 DR EJTIME TË FAKULTETIT TË EDUKIMIT “Ky konstatim nuk qëndron dhe është krejtësisht i pa bazë, sepse Fakulteti i Edukimit ka 92 profesorë dhe asistentë në marrëdhënie të rregullt pune, të cilët janë pranuar në bazë të kritereve aka- demike dhe shkencore të Universitetit të Prishtinës”, ka thënë dekani i Fakultetit të Edukimit, Hasan Muja. >>> FAQE 9-10 “Relacioni Kryetar Këshill - Parlament i Studentëve - Rektorat, mund t’i zgjidh të gjitha problemet e studentëve”, ka thënë i pari i studentëve të UP-së, Selim Daku >>> FAQE 4 INTERVISTË ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË STUDENTËVE TË UP- , SELIM DAKU INICIATIVA QË MUND TË NXISIN IMUNIZIMIN E SHOQËRISË >>>FAQE 6-7 Prof. dr. Milazim KRASNIQI KULE: BASHKËPUNIMI ME UP-NË, DO TE THELLOHET >>>FAQE 10-11 Florim MALIQAJ MENTOR ZHDRELLA, “PAS- ANIKU” I SUPERLIGËS >>>FAQE 29 Leutrim MUSTAFA KOPJIMI NË PROVIME NGA STUDENTËT, PROBLEM LIGJOR DHE MORAL >>>FAQE 12 Përparim BUBLAKU SHUMË DIPLOMA E PAK PUNË >>>FAQE 3 Editorial REVISTË E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS VITI XLIII, MAJ 2011

Upload: bota-e-re

Post on 04-Feb-2016

268 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Revistë e studentëve të UP-së

TRANSCRIPT

Page 1: Bota e Re - numri i muajit maj

DAKU: SË BASHKU, MUND T’I

ZGJIDHIM PROBLEMET NË UP

EDHE NJË VIT JETË PËR 8 DREJTIME TË FAKULTETIT TË EDUKIMIT“Ky konstatim nuk qëndron dhe është krejtësisht i pa bazë, sepse Fakulteti i Edukimit ka 92 profesorë dhe asistentë në marrëdhënie të rregullt pune, të cilët janë pranuar në bazë të kritereve aka-demike dhe shkencore të Universitetit të Prishtinës”, ka thënë dekani i Fakultetit të Edukimit, Hasan Muja. >>> FAQE 9-10

“Relacioni Kryetar Këshill - Parlament i Studentëve - Rektorat, mund t’i zgjidh të gjitha problemet e studentëve”, ka thënë i pari i studentëve të UP-së, Selim Daku

>>> FAQE 4

INTERVISTË ME KRYETARIN E PARLAMENTIT

TË STUDENTËVE TË UP-së, SELIM DAKU

INICIATIVA QË MUND TË

NXISIN IMUNIZIMIN E

SHOQËRISË >>>FAQE 6-7

Prof. dr. Milazim KRASNIQI

KULE: BASHKËPUNIMI ME

UP-NË, DO TE THELLOHET

>>>FAQE 10-11

Florim MALIQAJ

MENTOR ZHDRELLA, “PAS-

ANIKU” I SUPERLIGËS

>>>FAQE 29

Leutrim MUSTAFA

KOPJIMI NË PROVIME NGA

STUDENTËT, PROBLEM LIGJOR

DHE MORAL >>>FAQE 12

Përparim BUBLAKU

SHUMË DIPLOMA E PAK PUNË

>>>FAQE 3

Editorial

REVISTË E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËSVITI XLIII, MAJ 2011

Page 2: Bota e Re - numri i muajit maj

Njoftojmë të gjithë studentët e interesuar të cilët duan të shkruajnë për revistën e studentëve “Bota e Re” duke i shprehur brengat, problemet, pakënaqësitë, vërejtjet por edhe promovimin e ideve, studentëve të suksesshëm mund ta bëjnë duke i dërguar tekstet në e-mail adresat e mëposhtme:

[email protected] [email protected]

Page 3: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Brendon Berisha: Daku: Së bashku, mund t’i zgjidhim problemet në UP..........................................4Përparim Bublaku: Edhe një vit jetë për 8 drej-time të Fakultetit të Edukimit ...................................5Prof. dr. Milazim Krasniqi: Iniciativa që mund të nxisin imunizimin e shoqërisë ........................6-7Behar Kryeziu: Marrëveshjet ndërkombëtare nuk kanë të ndalur për UP-në ...................................8Liridona Hoti: Buxheti për UP-në, i njëjtë me atë të vitit të kaluar ...............................................................9Intervistë me rektorin e Universitetit të Tiranës (UT), Dhori Kule ................................................... 10-11Përparim Bublaku: Kopjimi në provime nga studentët, problem ligjor dhe moral ................... 12Arlinda Thaçi: Sistemi katër vjeçar, më i për-shtatshëm për juristët........................................ 13-14Poet Qeriqi: Ekrem Zajmi, kryetar i ri i “Paqes Studentore” .................................................................... 15Lorik Shala: Morina: Falsifikuesit ndëshkohen nga Dekanati ................................................................. 16Bujar Isma: Remzie Shahini – Hoxhaj, grua dhe nënë e suksesshme .............................................. 17-18Edona Bytyqi: Profesorët dhe studentët e UP-së, bashkëpunues si kurrë më parë ........................... 19Musa Preteni: Baliqi: Objektiva kryesore e shkencave politike të bëhet fakultet ................... 20Tahir H Bungu: Kualitet apo kuantitet? ........... 21Emir Azemi: Studentët kosovarë, takuan krerët e Arsimit të Republikës së Shqipërisë ......... 22-23Suzana Fazliu: Të jesh apo të mos jesh!!! ........ 24Mirushe Krasniqi: Pedagogjia sociale, profesion me perspektivë apo? .................................................. 25Liburn Dakaj: Harvardi universiteti i presi-dentëve amerikan ....................................................... 26Alban Bilalli: 5 aeroportet më të pazakonta në botë ................................................................................... 27Syhejl Havolli: Poezi ................................................. 28Leutrim Mustafa: Mentor Zhdrella, “Pasaniku” i Superligës ....................................................................... 29Leutrim Ajeti: Milionerët e futbollit evropian ... 30

PËRMBAJTJA

Impresum:Boton: Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës. Revista e studentëve “Bota e Re” Kryeredaktor: Florim Maliqaj; Zv. Kryeredaktor: Be-sarta Jakaj; Redaktor Përgjegjës: Emir Azemi; Reda-ktor: Dukagjin Avdyli; Redaktore: Adelinë Sahiti; Sekretar: Brendon Berisha; Lektor: Dukagjin AvdyliAdresa: Fakulteti i Filologjisë – Universiteti i Prishti-nës, 10000 Prishtinë. E-mail: [email protected], [email protected].

Shumë diploma e pak punëÇdo vit Kosovës i shtohen 30 mijë të rinj të gatshëm për

të qenë pjesë e tregut të punës, ndërsa çdo vit Kosova punë-son hiç më shumë se 10 për qind të tyre dhe atë shumica në sektorin privat dhe në punë sezonale. E përkundër këtij trendi që po vazhdon nga viti në vit, numri i studentëve të pranuar në Universitetin e Prishtinës është dyfishuar pothuajse në çdo departament.

Studentët kosovarë pas diplomimit, në vend se ta kenë të siguruar një vend pune, çdo ditë bredhin rrugëve duke shpresuar që studimet e tyre të mos kenë shkuar huq. Çka është edhe më e rëndë, familje të shumta përkundër gjendjes së rënduar ekonomike sakrifikojnë shumëçka që fëmijët e tyre të shkojnë në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë e Prizren për të kryer studimet. Ndërsa, të gjitha këto familje i lidh brenga se pas përfundimit të studimit, a do të ketë një vend pune për fëmijën e tyre?

Realiteti ka ditur të tregohet i vrazhdë me shumëkënd në Kosovë, e këtu nuk përjashtohen as studentët, që nesër pritet të jenë elita udhëheqëse e shtetit. Kjo mund të ilustrohet fare lehtë, por pasi të kesh vizituar kafenetë e kryeqytetit dhe qendrave të tjera universitare të cilat vlojnë nga të rinjtë dhe studentët. Investimi në pjesën më vitale të shtetit, ka munguar dhe tani është koha që të ndryshohet diçka në këtë drejtim.

Investimet më të mëdha që janë bërë gjatë këtyre viteve të shtetësisë së Kosovës, kanë qenë ato në rregullimin e trans-portit dhe në ndërtimin e shkollave, ndërsa pak është bërë për krijimin e vendeve të reja të punës, dhe për krijimin e kushteve më të favorshme për studentët e sapo diplomuar.

Derisa ka kuadro, dhe të rinj entuziast për të ushtruar pro-fesionin, për të cilin kanë derdhur dije dhe mund, institucionet përgjegjëse duhet të mendojnë më seriozisht në krijimin e një strategjie që do të krijonte një balancë në mes të të diplo-muarve në departamentet e caktuara dhe të punësuarve. Kjo për faktin se deri më tani edhe nëse ka pasur një të tillë, realiteti e ka dëshmuar se tregu i punës nuk është në gjendje të pranoj gjithë ata studentë që dalin nga bankat universitare. Në këtë kontekst do të duhej që të planifikohej mirë se për cilin departament ka nevojë më shumë Kosova, që të ketë më shumë të diplomuar, e në cilin më pak. Në të kundërtën, studentët do vazhdojnë të bredhin rrugëve, ose të largohen nga vendi në kërkim të zhvillimit të tyre profesional. Largimi i këtyre kuadrove do të ishte në dëm të vendit, dhe pasojat nuk do të donin shumë kohë për t’u vërejtur.

Adelinë N. Sahiti

Page 4: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

DAKU: SË BASHKU, MUND T’I ZGJIDHIM PROBLEMET NË UP“Relacioni Këshill i Studentëve - Parlamenti i Studentëve dhe Rektorat, mund ti zgjidhin të gjitha problemet”, u shpreh Lideri i studentëve të UP-së, Selim Daku.Brendon BERISHA

Kryetari i Parlamentit Stu-dentor (PSUP), Selim Daku, kërkon nga studentët e Universitetit të Prishtinës, që të gjitha ankesat që kanë, lidhur me parregulluesit

apo të padrejtat që mund ti ndodhin studentëve, ti paraqesin te Kryetarët e Këshillave Studentore në secilin Fakultet dhe përmes tyre ti paraqesin në zyrën

e tij, te Fakulteti i Filologjisë. “Rastet që kanë studentët duhet ti paraqesin te Këshillat Studentore në secilin Fakultet dhe nëse ata nuk mund ti zgjidhin problemet, atëherë le të vijnë në zyret e Parlamentit Studentore, ose mundë të shfrytëzohen kontak-tet përmes E-Mailit apo grupit social në Facebook: Parlamenti i Studentëve – Universiteti i Prishtinës.

Ka fjalë të shumta që qarkullojnë lidhur me parregullësit që po ndodhin në fakultetet e Universitetit të Prishtinës, mirëpo ankesa ka pak. Andaj së bashku me studentët ne mund ti zgjidhim problemet që shfaqën. Realacioni, Kryetarë i Këshillit - Parlament i Studentëve dhe Rektorat, mund ti zgjidhin të gjitha problemet”, u shpreh i Lideri i studentëve të UP-së, Selim Daku. Ai premtoi se të gjitha ankesat që do ti ketë, do të mundohet ti zgjidh në mënyrë të drejtë dhe në të mirë të studentëve. Daku më tej shtoi se institucioni që ai drejton, ka përfunduar me mjaftë suksese fazën e parë të monitorimit të procesit mësimor në Universitetin e Prishtinës dhe shumë shpejt pritet të filloi faza e dytë e cila do të jetë shumë e rëndësishme. “Faza e parë kishte të bënte me shumë

me identifikimin e problemeve dhe ka kaluar me mjaftë suk-sese, ku studentët e caktuar kanë monitoruar në fakultetet të ndryshme. Për shembull studenti i Fakultetit Filiozofik ka qenë vëzhgues në Fakultetin Ekonomik”, nënvizoi Daku, i cili ka thënë se faza e dytë do të jetë më e rëndësishme, ku do të publikohen emrat e individëve të cilët shkaktojnë probleme dhe krijojnë të meta në proceset e studimeve.

PSUP-ja, hartoi planin e punës për dy vitet e ardhshme

Parlamenti i Studenteve, Kryetarët e Këshillave Studentor, Anëtarët e Komisioneve dhe Senatoret, prej datës 25 – 31 mars, qëndruan në Golem të Shqipërisë, për hartimin e planit të punës, për dy vitet e ardhme. Rreth 50 studentë, ishin të ndarë në grupe punuese. Gjatë prezantimeve të grupeve u ceken të mirat dhe të metat e Universitetit të Prishtinës, ku këto të fundit dominonin më shumë. Por qëllimi kryesor ishte se si të zgjidhen ato. Gjatë gjashtë ditëve, grupet dhanë ide e diskutuan dhe në fund u realizua strategjia e punës. Kryetari i PSUP-së, Selim Daku, lidhur me këtë çështje u shpreh: “Aktiv-itetet kryesore që do të ndodhin gjatë këtij mandati e që janë planifikuar në Shqipëri do te jenë të fokusuara në hartimin e kalendarit të aktiviteteve, ku fokusi kryesor do të jetë ngritjen e cilësisë së studimeve. Do të angazhohemi që gjithçka të shkoj mirë për studentët e UP-së dhe të përmirësohen të metat që janë identifikuar gjatë hartimit të planit”, ka deklaru-ar Daku, i cili qëndron në postin e të parit të studentëve që nga 1 tetori 2009. Ai ka theksuar në fund se do të angazhohet maksimalisht që gjithçka të shkoj mirë për studentët e UP-së.

(Autori i shkrimit është studentë i viti të parë, Gazetari)

Page 5: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Drejtimet që nuk u akredituan nga Agjencia

për Akreditim

1. Gjuhë dhe Letërsi Shqipe2. Gjuhë Angleze3. Histori –Edukatë Qytetare4. Gjeografi-Edukatë Qytetare5. Fizikë-Kimi6. Biologji-Kimi7. Teknologji Informatikë8. Matematikë-Informatikë

Edhe një vit jetë për 8 drejtime të Fakultetit të Edukimit“Ky konstatim nuk qëndron dhe është krejtësisht i pa bazë, sepse Fakulteti i

janë pranuar në bazë të kritereve akademike dhe shkencore të Universitetit të Prishtinës”, ka thënë dekani i Fakultetit të Edukimit, Hasan Muja

Përparim BUBLAKU

Tetë njësi Akademike të Fakultetit të Edukimit, edhe për një vit akademik do te jenë të hapura për regjistrim të studentëve të rinj. Kjo është bërë e ditur nga dre-

jtuesit e Fakultetit të Edukimit, pas një takimi të zhvilluar ndërmjet rektorit Ru-gova, dekanit të fakultetit të Edukimit, përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit

dhe me përfaqësuesit të Këshillit Studentorë të Edukimit.Gjuha dhe Letërsia Shqipe, Gjuha Angleze, Historia –

Edukata Qytetare, Gjeografia-Edukata Qytetare, Fizika-Kim-ia, Biologjia-Kimia, Teknologjia Informatika dhe Matemati-ka-Informatika janë Njësitë që nuk u patën akredituar nga Agjencia për Akreditimit, me arsyen se nuk ka kishte kuadër të mjaftueshëm për këto drejtime.

Këto konstatime të Agjencisë së Akreditimit, dekani i Fakultetit te Edukimit, Hasan Muja, i ka quajtur të papranueshme.

“Ky konstatim nuk qëndron dhe është krejtësisht i paba-zë, sepse Fakulteti i Edukimit ka 92 profesorë dhe asistent në marrëdhënie të rregullt pune, të cilët janë pranuar në bazë të kritereve akademike dhe shkencore të Universitetit të Prishtinës”, ka deklarua Muja.

Ai gjithashtu është shprehur i bindur se marrëveshja e arritur, garantues i së cilës është Rektori i UP –së, Mujë Rugova, do të zbatohet.

“Qëndrimi ynë është që kjo marrëveshje patjetër të zbatohet”, ka theksuar ai, duke shtuar se pas përfundimit

të vitit akademik 2011-2012 do të formohet një komision, i cili do të analizojë dhe studioi të gjitha modalitetet për ndryshime eventuale.

Vendimin e Agjencisë për mos akreditimin e 8 Njësive Akademike, e kanë kundërshtuar edhe studentë e Fakultetit te Edukimit. Ata me një protestë që e patën organizuar para Rektoratit të UP-së, për te vazhduar tek Ministria së Arsimit dhe përfunduar para Agjencisë së Akreditimi, vendimin e kësaj të fundit e kishin cilësuar si te pabazë.

“Profesorët dhe asistentët që ligjërojnë në Fakultetin e Edu-kimit, janë të kualifikuar dhe nuk qëndron ajo që ka thënë Agjen-cia e Akreditimit, se nuk ka staf të kualifikuar në edukim”, ka thënë Fisnik Sllovova, anëtar i Këshillit Studentor, Edukim. Gjithashtu, ai shpreson se marrëveshja e arritur do të zbatohet dhe studentët e edukimit nuk do të përballen më me probleme te tilla.

(Autori i shkrimit, është studentë i vitit të tretë, Gazetari

Page 6: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Iniciativa që mund të nxisin imuniProf. ass. dr. Milazim KRASNIQI

Ballafaqimi i qytetarëve të Kosovës me anën e errët të ngjarjeve të së kaluarës, ndonëse ka ardhur në rend dite me vonesë prej dym-bëdhjetë vitesh, prapëse-

prapë ka sjellë trazime që zbulojnë se shoqëria ende nuk është plotësisht e përgatitur për atë ballafaqim. Arsyeja kryesore për këtë trazim duhet të jetë

trauma e fortë që ende është vepruese nga pasojat e atyre ngjarjeve, dhe e dyta edhe nga frika e prodhimit të paso-jave të reja nga reaksionet eventuale të akterëve të atyre ngjarjeve. Në sfondin e brishtësisë së institucioneve, të rivaliteteve politike që nganjëherë dinë të marrin tendenca irracionale dhe të një prezence pushtetore mjaft hileqare të Bashkimit Evropian, ky trazim edhe është i kuptueshëm. Sidoqoftë, tashmë kutia është hapur dhe në fund të saj nuk ka kush të jetë tjetër pos një shprese se ndriçimi i këtyre ngjarjeve do t’i shërojë traumat e kësaj shoqërie dhe do ta përgatisë vendin për një kapitull të ri të historisë së vet, të shkëputur edhe nga mbikëqyrja hileqare.

Ngjarja e parë që lidhet me zbardhjen e një segmenti të së kaluarës, veprimtaria e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), tashmë e ka marrë epilogun në Kuvendin e Kosovës, ku është ngritur një komision parlamentar, i cili do ta hulum-tojë veprimtarinë e atij shërbimi. Ajo që e bëri më të lehtë këtë zhvillim, ishte gatishmëria e plotë e Partisë Demokra-tike të Kosovës, (e cila nga rivalët e saj akuzohet për afërsi me atë shërbim), që të ngrihej ai komision dhe të hetohej gjerësisht veprimtaria e SHIK-ut. Në deklarimet publike që tashmë kanë bërë disa nga ish drejtuesit e atij shërbimi, të cilët janë deputetë të Kuvendit të Kosovës, është qartësuar gatishmëria e tyre që të zbardhet deri në fund historiku dhe veprimtaria e SHIK-ut. Ky qëndrim shumë bashkëpunues i ka hutuar bukur shumë kundërshtarët politikë të Partisë Demokratike, të cilët kanë pritur më shumë rezistencë e reagime negative, e më pak bashkëpunim, për të fituar ndonjë poen politik në sytë e qytetarëve. Edhe pse vendimi për zbardhjen e veprimtarisë së SHIK-ut është marrë, hutia e opozitës ende nuk është davaritur plotësisht. Sidoqoftë, het-imi i veprimtarisë së SHIK-ut është një vendim i rëndësishëm i Kuvendit të Kosovës, sepse me hetimin dhe me zbardhjen e plotë të asaj veprimtarie, do të mundësohet që të bëhet vlerësimi real i punës së SHIK-ut, për të cilin në Kosovë është ngritur një pluhnajë e madhe. Përderisa, ish-drejtuesit e tij pohojnë se kanë punuar për pavarësinë e vendit, kundër-shtarët e akuzojnë për vrasje politike, për veprimtari krimi-nale, zhvatje dhe presione të llojllojshme. Së fundmi, si për ta çuar deri në fund absurditetin e kësaj pluhnaje, kryetari i komunës së Prishtinës dhe njëherësh lideri i opozitës, Isa Mustafa, e akuzoi SHIK-un si të infiltruar në polici e në gjy-qësi dhe si adresën kryesore të tendencave për “ngulfatjen e

shtetit”, me ç’rast e krahasoi madje me UDB-në serbe. Edhe nëse e lëmë anash faktin që reagimi i tij aq i ashpër erdhi si përpjekje për të mbrojtur disa vartës të tij nga hetimi për korrupsion dhe sipas gjasave edhe ndonjë nga familjarët e vet, mbetet fakti që për gjithçka që po ndodhë në këtë vend e nuk i pëlqen ndokujt, adresa e fajësimit është SHIK-u, edhe pse ai zyrtarisht është shpërbërë para tre vjetësh. Fshehja e shumë keqbërësve të pasluftës nën firmën e SHIK-ut në njërën anë dhe refuzimi i shtetit ligjor, duke fajësuar SHIK-un për gjithçka në anë tjetër, e bëjnë të domosdoshëm ndriçi-min e plotë të veprimtarisë së tij dhe heqjen e alibive të rreme për të gjithë keqbërësit. Mbase pikërisht për këtë ar-sye deri tashmë, entuziastët për hetimin parlamentar duken pikërisht ish-drejtuesit e SHIK-ut.

Për ta plotësuar tablonë e zbardhjes së krimeve të pasluftës, Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar edhe një hetim tjetër parlamentar, hetimin e të gjitha krimeve që janë kryer në Kosovën e pasluftës. Edhe ky hetim është i domosdoshëm, sepse kanë ndodhur shumë vrasje pas luftës dhe shumica e tyre nuk janë ndriçuar deri sot. Por, për habinë e të gjithë vullnetmirëve, reagimi negativ i Lidhjes Demokra-tike të Kosovës, ishte i pakuptueshëm. Pse LDK nuk pajtohet me hetimin dhe ndriçimin e atyre krimeve nga të cilat janë goditur një numër i konsiderueshëm i politikanëve të saj? Në

Kuvendi i Kosovës

Page 7: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

zimin e shoqërisëkëtë pyetje zyrtarët e saj ende nuk kanë dhënë një përgjigje adekuate. Në fakt, deputetët e LDK-së kanë të drejtë të kërkojnë sqarime për iniciativën, të ndikojnë në formatimin e saj, por që ta refuzojnë këtë hetim, kjo është e pakuptueshme. Nga reagimi i tyre i parë shumë nervoz, dukej sheshit se drejtuesit e LDK-së ende nuk janë rehabilituar psikologjikisht nga lehtësia me të cilën PDK e pranoi hetimin për SHIK-un dhe nuk po arrijnë të kuptojnë se çfarë konsekuencash do të ketë kjo gatishmëri. Deri tash perceptimi i patentuar ka qenë se të gjitha krimet që janë bërë në Kosovën e pasluftës, e kanë pasur për adresë SHIK-un. Por, hetimi parlamentar mund ta rrënojë këtë perceptim dhe atëherë do të duhet të kërkohen pista të tjera për krimet e kryera e të faturuara një shërbimi që nuk i paskësh kryer. Dhe në atë rast, pistat e reja mund të shkojnë në drejtimin në të cilin ata nuk duan që ato të shkojnë. Megjithatë, është e besueshme se do të gjendet një formulë e pranueshme edhe për LDK-në, me çka do të krijohej konsensusi që hetimi i krimeve të kryera pas luftës të jetë tërësor dhe të çohet deri në fund. Pa çuarjen e tij deri në fund, shoqëria nuk do të lirohet kurrë plotësisht nga traumat që ato krime kanë shkaktuar po edhe nga dyshimet se në vitet e para pas çlirimit të vendit, është përdorur dhuna fizike për të arritur qëllime politike dhe se rreziku i riciklimit të asaj skeme kriminale mbetet potencial.

Duke e zgjeruar idenë e ballafaqimit me të kaluarën dhe përgatitjen e vendit për një konfrontim të mundshëm ligjor me Serbinë në Gjykatën e Drejtësisë, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e vet të fundit ka marrë vendim të formojë Institutin për Hetimin e Krimeve të Luftës, në vitet 1990-1999. Nga sa është bërë e njohur deri tash, ky institut do të mbledhë dëshmi e prova, do t’i sistemojë ato dhe do të përgatitë dosjen e Kosovës, me të cilën do të dëshmohen krimet e kryera nga shteti serb, në vitet 1990-1999. Edhe pse i vonuar, ky është një projekt shumë i rëndësishëm. Nëse do të financohet si duhet dhe nëse do të inkuadrojë ekspertizën e nevojshme, instituti i sapokrijuar, mund të kontribuojë jo vetëm për ndriçimin e krimeve të kryera, por edhe për aftësimin e shoqërisë sonë që të ballafaqohet me të kaluarën tragjike, duke e rritur vetëbesimin e saj. Deri tash nuk ka ndodhur që të sistemohen krimet e kryera nga Serbia përgjatë më shumë se një shekulli dhe aq më pak që ato të adresohen në Gjykatën e Drejtësisë, thjesht për mungesë shteti. Por, tash që shteti i Kosovës po mbushet me vendosmëri, edhe hetimi sistematik i krimeve të kryera nga shteti okupator e edhe padia në Gjykatën e Drejtësisë janë të mundshme.

Nëse këto tri projekte që janë iniciuar këto ditë përm-bushen në të ardhmen e afërt, shoqëria jonë do të kalojë edhe nëpër një sprovë të re, por kësaj here kjo sprovë mund të jetë më e ngjashme me gërvishtjen e vaksinës, e cila shkakton njëfarë stresi, por imunizon përgjithmonë. Na mbetet të shpresojmë se kështu edhe do të ndodhë.

ttttttëë ëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëë ë ëëëëëëëëëëëëëëë ëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëë UnUnUnUnUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUnUUUUUUUUUUUnUnUUUUnUnnnUUnUUnnUnUUUUnnnnUnnnUUUUnnnnnnUUUUnnnnnnnnnUUUUUUnUnnnUnnnnnnnUUUUUnnnnnnnnUUUUUnnUUUUUUUUUUUUUUnnnnivivvvvvvvvvvvivvvivvivvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvivvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvivvvvvvvivvvvvvvvvvvivvivvvvvvvvvivvvvvvivvvvvvvvvvvivivivvivvvvivvvvvvvvvvvviiiivvvvvvviiiiivvvvvvvviiivvvvvvivvvvvvivvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvv

Qeveria e Kosovës

Page 8: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Numri i studentëve që kanë për-fituar nga projektet e ndryshme dhe nga bashkëpunimi i UP-së, me universitetet evropiane, është 132 studentë nga të gjitha nivelet.

MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE, NUK KANË TË NDALUR PËR UP-NË

Behar KRYEZIU

Përderisa Universiteti i Prishtinës që nga themelimi e deri më 2009 ka lidhur 100 marrëveshje me Univer-sitetet Ndërkombëtare, drejtuesve aktual, apo thënë më mirë Prorekto-rit për Marrëveshje Ndërkombëtarë

në UP, Naser Mrasorit, i është dashur vetëm një vit gjysmë kohë, që të lidhë 45 marrëveshje, katër prej të cilave kanë qenë brenda këtij viti. Marrëveshjet e nënshkruara këtë vit janë me Virginia International University, SHBA; Univer-siti i Perugjias, Itali; Universiteti i Iovas, SHBA; dhe Universiteti i Nevsehiriti, Turqi.

“Për momentin Universiteti i Prishtinës ka 145 marrëveshje Ndërkombëtare me Univer-sitetet Evropiane dhe amerikane. Prej 1 tetorit 2009, kur kam ardhur në postin që kam, kemi arritur që të nënshkruajmë 45 marrëveshje. Këto marrëveshje kanë për qëllim, mobilitetin e studentëve, organizimin e konferencave të përbashkëta për tema të caktuara, shkëmbimin e vizitave të studentëve dhe personelit aka-demik, bashkëpunimin në programe studi-more, reformat e përbashkëta dhe për çështje të tjera që janë në interes të dyanshëm”, ka deklaruar, Mrasori,

Ai ka shtuar se të gjitha marrëveshjet kanë për qëllim mundësinë e lëvizjes së studentëve në universitetet e ndryshme për të studiuar dhe studentët nga vendet e ndryshme të mund të bëjnë një gjë të tillë në Kosovë.

Mrasori me tej ka porositur studentët e UP-së, që ta vizitojnë më shpesh ueb-faqen e universitetit (www.uni-pr.edu), që të njoftohen me të rejat dhe mundësitë që kanë për të studi-uar jashtë vendit. “Ka shumë projekte përmes të cilave mund të përfitojnë studentët dhe të shkojnë për të studiuar jashtë vendit. Nga pro-grami Join EUSEE, në vitin akademik 2009/10, koordinuar nga Universiteti Graz i Austrisë, kanë përfituar 29 bursistë në tri nivelet e studi-meve. Nga i njëjti projekt kanë përfituar edhe 18 studentë të tjerë në vitin akademik 2010/11. Pastaj, nga programi i Komisionit Evropian BASILEUS, koordinuar nga Universiteti i Gentit të Belgjikës, brenda një viti e gjysmë kanë përfituar 47 studentë”, deklaroi i pari për mar-rëdhënie më jashtë në UP, Naser Mrasori.

UP-ja s’ka pare për studime jashtë vendit

I pyetur se a ndanë Universiteti i Prishtinës bursa për të studiuar jashtë vendit, Prorektori Mrasori, u shpreh “Jo UP-ja nuk ndanë bursa. Arsyeja është se nuk kemi buxhet për një gjë të tillë. UP-ja ndanë bursa vetëm për studentët e dalluar, nga 900 euro dhe atë vetëm brenda këtij viti kanë përfituar 1078 studentë, që i bie 970 mijë euro. Këto janë mundësitë që kemi aktualisht”. Një e mirë që po ndodh, sipas Mra-sorit, është se nga marrëveshjet me universitet të ndryshme, po përfitojnë studentët e UP-së. Ai më tej tha se për çdo projekt që vije, hapet konkursi dhe pranohen studentët që e merito-jnë një gjë të tillë.

“Brenda këtij viti në Turqi do të shkojnë për të studiuar 30 studentë në studimet Master dhe Doktoratë dhe kjo iu mundësohet falë bashkë-punimit të mirë që kemi me universitetet turke”, ka nënvizuar Mrasori, duke thënë në fund se kjo punë që ka filluar do të vazhdoi dhe brenda këtij viti do të ketë edhe bashkëpunime të tjera ndërkombëtare.

(Autori i shkrimit është student i vitit të dytë, Filozofik)

-rë-veshjeve Ndërkom-bëtare që ka Univer-siteti i Prishtinës,

-ritur brenda një viti e gjysmë. Tetor

Prof. dr. Naser Mrasori

Page 9: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Buxheti për UP-në, i njëjtë me atë të vitit të kaluarLiridona HOTI

Mbi 15 milion € është buxheti i ndarë për Universitetin e Prishtinës, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për vitin 2011. Nëse e krahasojmë shumën e përgjithshme të këtij viti me atë të vitit të kaluar, atëherë ajo

mbetet e njëjtë. Por, e njëjtë sipas Prorektorit për Burime dhe Infrastrukturë në UP, Enver Kutllovcit, nuk mbetet edhe shuma e ndarë për dy sektorë.

“Sektori për Mallra dhe Shërbime është rritur dhe tani kapë shumën prej 3 milion e 604 mijë €. Kjo rritja ka ardhur, pasi Ministria e Arsimit, i ka qitë 750 mijë euro për shkak të marrëveshjes që kemi nënshkruar për programin AKM (Avancimi dhe Kualifikimi i Mësimdhënësve). Ndërkaq, sek-tori i pagave është ulur. Vitin e kaluar kemi pasur 10 milion e 90 mijë €, kurse tani kemi 9 milion e 617 mijë €. Dhe, kur kësaj ulje i shtohet ngritja e pagave nga Qeveria për administratën, që ka premtuar, atëherë është dashur që përreth 400 punëtorë të qiten diku plus 360 mijë €, por që

nuk ka ndodhur, madje ajo shumë e vitit të kaluar është ulur ”, ka deklaruar Kutllovci.

Sa i përket uljes së shumës së pagave, ai u shpreh se do të gjejnë bashkëpunim me Mini-strinë e Financave dhe beson që kjo situatë do të tejkalohet.

“Ka mundësi që në fund të dalim fiks me paga, por ka mundësi të mëdha që në fund të mbesim edhe pa to, pasi nuk mund të precizohet një gjë e tillë, kur dihet që kjo shkon në bazë të orëve që mbajnë profesorët”, ka theksuar ai. Sipas Kutll-ovcit, Universiteti i Prishtinës mund të përballet me probleme financiare, por ai shpreson që të gjendet një zgjidhje. Brenda këtij viti ai planifikon që UP-ja të hyra vetanake të ketë rreth 9 milion € dhe me këto t’i përfundojë projektet dhe punët që ka planifikuar Rektorati për vitin 2011. Qysh në fillim të këtij viti, UP-ja do t’i ndajë 970 mijë €, për 1078 bursistë (studentë të dalluar, me notë mesa-tare 9.0 e tutje). Po ashtu, për lirimin e studentëve nga semestrat, deri me tani janë ndarë 112 mijë €, por kjo shumë pritet të rritet edhe më shumë.

(Autorja e shkrimit, është studente e vitit të parë, Filozofik)

Qeveria e Republikës së Kosovës

për UP-në, kurse plani-fikohet të realizohen

-ion nga të hyrat veta-nake

Page 10: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Intervistë me rektorin e Universitetit të Tiranës (UT), Dhori Kule

KULE: BASHKËPUNIMI ME UP-NË, Florim MALIQAJ

Tiranë, 31 mars 2011- Bash-këpunimi i Shqipërisë dhe Kosovës, ka qenë pothu-

ajse në të gjitha sferat. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në mes të Univer-sitetin të Tiranës (UT)

dhe të Prishtinës (UP), miqësia dhe shkëmbimi i ideve të këtyre dy institucioneve po thellohet edhe në ditët e sotme. Këtë për studentët e UP-së, e konfirmoi Rektori i UT-së, Dhori Kule, në një intervistë dhënë për revistën studen-tore, “Bota e Re”. Çfarë raporte ka me UP-në? Sa është i madh interesimi i kosovarëve për të studiuar në kryeqytetin shqiptarë? Sa studentë dhe sa fakultete ka UT-ja? Me cilat probleme ballafaqohet ky universitet? Këto dhe të tjera informacione, mund t’i gjeni në intervistën e realizuar me Rektorin e UT-së, Dhori Kule.

“BOTA E RE”: Çfarë bashkëpunimi keni me

Universitetin e Prishtinës?

Kule: Që nga krijimi i Universitetit të Prishti-nës, kemi pasur një bashkëpunim të mirë. Tani bashkëpunimi është i karakterit institucional, në drejtim të faktit se pranohet mobiliteti i studentëve. Stafi pedagogjik i degëve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës, janë regjistruar në ndjekjen e programeve të dok-toraturës në Universitetin e Tiranës. Pra, kemi një bashkëpunim të mirë, i cili do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Realisht nuk është

ashtu siç duhet të jetë, pasi kemi mundësi që të thellojmë edhe më shumë këtë bashkë-punim. Duhet të shohim mundësitë e afrimit të programeve mësimore të UT-së me UP-në, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të krye-jnë studime ose dëgjojnë semestra në Tiranë, Prishtinë ose në Tetovë.

“BOTA E RE”: Cili është interesimi i studentëve

nga Kosova, që të studiojnë në Tiranë?

Kule: Ka interesim të studentëve kos-ovarëve. Qeveria ka vendosur kuota të veçanta. Pra, nëse studentët nga Kosova dëshirojnë të studiojnë në Universitetin e Tiranës, ligjërisht ka hapësira, sepse i kanë të veçanta kuotat e tyre, për të gjitha degët e studimit. Çdo vit nga Kosova pranojmë diku 200 studentë të nivelit të parë (Bachelor). Në gjithë Shqipërinë mund të jenë diku 700-800 studentë, shumica prej të cilëve janë në UT. Për doktoratura, prioritet u kemi dhënë stafeve pedagogjike, duke ditur se universiteti çelësin e ka tek profesorët. Dhe, meqenëse kemi kërkesa nga Kosova dhe Tetova për të bërë doktoraturë, ne edhe në këtë fushë kemi krijuar hapësira jashtëzakon-isht të mira.

“BOTA E RE”: Cilat janë problemet me të

cilat përballet UT-ja?

Kule: Problemi kryesor është shërbimi dhe standardet cilësore. Krahasuar me uni-versitetet tjera në vend, kemi një avantazh, meqë kemi stafin më cilësor. Përgjithësisht na vinë maturantët më të mirë. Meqenëse na vinë studentët më të mirë, kjo është një lloj përgjegjësie më e madh, pasiqë shoqëria na ka besuar dhe ne duhet t’i shërbejmë mirë asaj. Në këtë pikë kemi probleme, jo vazh-dimisht shërbehet në atë nivel që e kërkon koha. Kërkesat janë të ndryshme. Për shembull studentët ekselentë, kanë nevojë për shër-bime shtesë nga stafi pedagogjik. Por, edhe angazhimi i profesorëve nuk mungon. Një problem që kemi ne për dallim me Universite-tin e Prishtinës është stimulimi material i stafit pedagogjik. Profesorët në Prishtinë kanë paga

“Ajo sjel-lja lindore, e kohës së

-nizmit, tek ne ka filluar të thyhet. Stafet e reja që kemi marrë, sido-mos ata që kanë bërë shkollim në perëndim, krijojnë ra-porte shumë më miqë-sore me stu-dentët. Jemi në rrugë të mbarë që të sjel-lim frymën perëndi-more në universite-tin tonë”, ka thënë Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

150-300 $ në vit për studimet Barchelor600 $ për dy vite të Masterit

8 Fakultete të UT-së me 35 mijë studentë

Fakulteti i EkonomisëDrejtësisë Shkencave SocialeShkencave të NatyrësGjuhëve të HuajaHistorisë-Filologjisë Mjekësisë Infermierisë

Page 11: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

DO TE THELLOHETmë të larta se ne në Tiranë. Kemi problem në këtë drejtim, por në bashkëpunim me Qeverinë, besoj që do të rregullo-het kjo çështje. Problem kemi me infrastrukturën. Jemi të shpërndarë nëpër godina të ndryshme në Tiranë. Jemi në pritje të fillimit të një kampusi të ri për Universitetin e Tira-nës, në afërsi të qytetit “Studenti”. Kemi parashikuar që ai kampus të pranoi deri në 15 mijë studentë shtesë. Po ashtu pritet të ngrihet edhe një bibliotekë e madhe për studentët e UT-së.

“BOTA E RE”: Si qëndron UT-ja me literaturë?

Kule: Kemi probleme me literaturë. Jemi përpjekur shumë, dhe ka pasur raste të shumta që profesorët tanë kanë bërë vetë përkthime të teksteve të ndryshme. Kemi pretendime t’i përdorim tekstet më të mira, të cilat i përdorë Evropa dhe Amerika. Unë kur kam qenë dekan në Fakultetin e Ekonomisë e kam përdorur formën e përkthimeve dhe kam nxjerrë 15 tekste në fushën e ekonomisë që përdorën në universitetet evropiane dhe amerikane. Ne dhe UP-ja duhet të këmbejmë tekste, pra ato që janë të mira në UP, t’i sjellim në Tiranë, dhe të mirat nga Tirana, t’i sjellim në Prishtinë. Po ashtu jemi në bisedime me një kompani të përkthimeve në Maqedoni, e cila ka përkthyer tekste nga universitetet më të mira. I kemi bërë një ofertë organizatorit nga pala maqedonase sa i përket angazhimit të profesorëve tanë në mënyrë që cilësia e përkthimit të jetë e kuptueshme dhe të mos kenë probleme studentët. Po presim përgjigje dhe do të shohim mundësinë e përkthimit. Çmimi paksa është i lartë, por do të shohim.

“BOTA E RE”: Cili është raporti profesor–student?

Kule: Ky raport ka nevojë të përmirësohet dhe të bëhet më perëndimorë, pasi akoma nuk është i tillë. Në perëndim raporti profesor–studentë, është një raport jo i ndrydhur, por shumë i afërt dhe i lirë. Ajo sjellja lindore, e kohës së ish–komunizmit, tek ne ka filluar të thyhet. Stafet e reja që kemi marrë, sidomos ata që kanë bërë shkollim në perën-dim, krijojnë raporte shumë më miqësore me studentët. Ky raport nuk duhet keqkuptuar. Sa më të lirshme të jenë raportet aq më mirë është. Jemi në rrugë të mbarë që të sjellim atë frymën perëndimore në universitetin tonë.

“BOTA E RE”: A ka raste të blerjes së provimeve nga

studentët?

Kule: Raste të tilla kemi, por që realisht janë shumë të reduktuara. Studentët nuk kanë arritur të artikulojnë mirë rastet e presionit dhe të kërkesave që mund të kenë ndaj pedagogut të tyre. Problemi i korrupsionit në vlerësim ose i abuzimit është problem procedural. Pra, kjo zgjidhet duke hequr të drejtën e pedagogut që të abuzoi me notën. Edhe këtu janë përvoja perëndimore që e eliminojnë këtë. Nëse i lejohet profesorit të ketë hapësirë që ai të ketë pushtet monopolizues ndaj studentit, ai mund të abuzoi. Si mund

t’i ikim kësaj; e para nuk i lejon notës së provimit pushtet absolut, pra në fund të mos mbetet studenti pjesë e vlerësimit vetëm në provimin për-fundimtarë, por ai të vlerësohet gjatë gjithë vitit; dhe e dyta, që të mos ketë në dorë pedagogu i lëndës përkatëse që të ushtroi pushtet ndaj notës, por kjo të bëhet me komisione të tjera. Ka praktika ku provimin e bënë një komision, kurse korrigjimin e bënë një komision tjetër.

“BOTA E RE”: Sa keni pasur sukses me Procesin e Bolonjës?

Kule: Ka pasur disa keqkuptime në këtë drejtim. Kur ministrat e arsimit kanë nënshkruar marrëveshjen në Bolonjës, aty nuk thuhej se cikli i parë i studimeve duhet të jetë tre vjeçar, por thuhej që cikli i parë i studimeve duhet të jetë së paku tri vite, dhe kjo len të kuptohet se mund të jetë edhe katër vite. Ky proces është specifik në vende të ndryshme në raport me vendet e punës. Nëse i krijon vend pune studentit me tre vite studim, atëherë mund të vazhdosh me tre vite, por nëse nuk mund t’i krijosh vend pune, atëherë është më mirë të ketë më shumë vite shkol-limi. Tek ne për momentin e kemi katër vjeçar fakultetin e Ekonomisë dhe tregu më shumë i po absorbon studentët me katër vite sesa ata me tri vite studim. Po vërtetohet një fakt se ata që kryejnë tri vite studim, më pak po i absorbon tregu i punës dhe po detyrohen që të kryejnë edhe fazën e dytë të studimeve Master. Në disa fakultete këtë vit fillon cikli tre vjeçar, por kam bindjen që ata pasi t’i përfundojnë studimet do të kërkojnë edhe ciklin e dytë, pasiqë tregu i punës po e kërkon kështu.

(Autori i shkrimit është student i vitit të tretë, Gazetari)

t’i ikim kësaj e para nuk i

Dhori Kule

Ka lindur në Berat, dhe Fakultetin e Ekonomisë e ka mbaruar në vitin 1981, e pas tri viteve ka filluar të punoi si profesor në Universitetin e Tiranës. Ka qenë futbollist i skuadrës së Beratit, është marrë me gjimnastikë dhe alpinizëm. Është nënkryetarë i Këshillit Drejtues të Portit të Durrësit. Drejtues i Këshillit të Statistikave të Shqipërisë. Ndërkohë qe tri vite është Rektor i Universitetit të Tiranës.

Page 12: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Kopjimi në provime nga studentët e Universitetit të Prishtinës (UP) dukuri shqetësuese

KOPJIMI NË PROVIME NGA STUDENTËT, PROBLEM LIGJOR DHE MORAL

Përparim BUBLAKU

Hapësirat e Bibliotekës Kombëtare dhe Universita-re të Kosovës, (BKUK)

dhe bibliotekave të fakulteteve, jo për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës (UP), janë ven-

det më të përshtatshme për përgatitjen e provi-meve. Disa prej tyre kanë gjetur një mënyrë tjetër të “përgatitjes” së provimeve, atë të kopjimit. Edhe pse edhe ata e pranojnë se kjo nuk është mënyra e duhur e dhënies se provimeve.

Disa nga studentët që ne i anketuam e që nuk deshën t’iu publikohej emri, thanë se janë të detyruar që të kopjojnë ndonjëherë, për shkak se afatet për hyrjen në provime janë shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe se nuk kanë kohë të mjaftueshme t’i përgatisin ato.

Besnik Bylykbashi, pronar i njërës prej pikave të shumta të fotokopjeve në Prishtinë, shpre-het se ka një numër të madh të studentëve që kërkojnë teste a materiale të ndryshme.

“Gjate afatit të provimeve ka shumë studentë që vinë tek ne dhe kërkojnë teste, provime si dhe printojnë ligjëratat në format të vogël në mënyrë që të kopjojnë më lehtë”, ka thënë Bylykbashi.

Krasniqi: Kopjimi shumë i përhapur Dukuria e kopjimit po i shqetëson pro-

fesorët e UP- së. Milazim Krasniqi, profesor në Fakultetin e Filologjisë, dhe shef i degës së Gazetarisë, UP, duke e vlerësuar si shumë të përhapur dhe të dëmshëm këtë dukuri ka thënë se shkaqet pse po ndodh një gjë e tillë janë ligjore dhe morale.

Aspekti ligjor, sipas tij, ka të bëj me aftësi-min e shtetit për të luftuar piraterinë.

“Ka me dhjetëra pika të fotokopjimit të li-brave, të skriptave të ligjëratave, të testeve edhe pse ekziston ligji për të drejtat autoriale, askush me ketë punë nuk merret kështu që kjo pastaj krijon një inkurajim të të gjithë atyre që dëshiro-jnë të përvetësojnë punën e të tjerëve, pra edhe që të kopjojnë”, ka thënë profesori Krasniqi.

“Morale është se shumë studentë, jo të gjithë, por një numër goxha i madh nuk e kon-siderojnë si veprim të pahijshëm, të keq ose të turpshëm kopjimin në provime, por e konsid-erojnë si një mënyrë për të nxjerrë favore dhe për të kryer provimin pa merita, pra ky është një aspekt i krizës morale që është prezent tek një numër i studentëve”, ka thënë Krasniqi.

Ai gjithashtu ka propozuar që në UP të zhvil-lohej një debat nga i cili do te ndalej kjo dukuri.

“Në universitet duhet hapur një debat i or-ganizatave studentore i profesoratit një debat i gjithanshëm i cili do të markonte problemet morale të kopjimit dhe të këtij mashtrimit të madh që bëhet përmes kopjimit, sepse në këtë mënyrë krijohet iluzioni se këta studentë po aftësohen për drejtimet në të cilat studio-jnë, ndërsa ata që kopjojnë nuk aftësohen”. Ai më tej ka shtuar se UP-ja do të duhej të bash-këpunonte me Ministrinë e Punëve të Brend-shme në mënyrë që të inkurajohet luftimi i piraterisë në këto pika, ku ndodh fotokopjimi i teksteve universitare.

UP për të gjithë ata që zihen duke kopjuar parasheh shqiptimin e masave disiplinore, me ç’rast parashihet edhe përjashtimi nga uni-versiteti. Profesori Krasniqi për përhapjen e dukurisë së kopjimit ia vë fajin mos zbatimit të këtyre rregullave.

“UP duhet të bëjë punën e vet në atë mënyrë që ata që zihen të procedohen në organet disiplinore”, ka theksuar ai.

(Autori i shkrimit është studentë i vitit të tretë, Gazetari)

“Në universitet duhet hapur një debat i gjithan-shëm ndërmjet organizatave studentore dhe profesoratit, i cili do të mar-konte prob-lemet morale të kopjimit dhe të mashtrimit të madh që bëhet përmes kopjimit, sepse në këtë mënyrë krijohet iluzioni se këta studentë po aftësohen për drejtimet në të cilat stu-diojnë, ndërsa ata që kopjojnë nuk aftësohen”, ka thënë shefi i degës së Gaze-tarisë, Prof. Ass. Dr. Milazim Krasniqi.

Page 13: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Juridiku, njëri ndër fakultetet më numrin më të madh të studentëve, j

Sistemi katër vjeçar, më i përshtatshëm për juristëtArlinda THAÇI

Juridiku është njeri ndër fakultetet me numrin më të madh të stu-dentëve në Univer-sitetin e Prishtinës.

Në tri shkallët e studimit, Themelorë, Master dhe të Doktoraturës, ka rreth 10 mijë studentë. Edhe pse

në vitin 2001 ishin të detyruar që shkalla e parë e studimeve të jetë tri vite, kjo sipas dekanit të Fakultetit Juridik, Bajram Ukaj, tanimë ka ndry-shuar. “Jemi të inkorporuar tërësisht në proce-sin e Bolonjës. Tre vjeçari na është imponuar pa vullnetin tonë në vitin 2001. Kemi hyrë në këtë proces pa na pyetur fare. Ata që kanë mbaruar me tri vjet, nuk kanë qenë të pranuar në praktikën gjyqësore, në mësimdhënie dhe as si asistent. Jemi detyruar të shkojmë në katër vjeçar, por kjo nuk do të thotë që jemi jashtë Bolonjës”, ka thënë Ukaj, në një intervistë për “Botën e Re”, duke shtuar se katër vjeçari është treguar më i përshtatshëm dhe se këtë vit do të diplomoi gjenerata e parë, që prej ndryshimit të sistemit nga tre në katër vite. Edhe pse është numri i madh i studentëve, Ukaj ka thënë se nuk kanë pasur probleme të mëdha lidhur me infrastrukturën.

“Falë menaxhimit të mirë të procesit mësimor, sidomos mbajtjes së ligjëratave kemi arritur që në vitin e parë ti kemi dhjetë grupe, në vitin e dytë tetë dhe në të tretin katër grupe. Edhe pse ka mungesë të infrastrukturës, ne po arrijmë t’i koordinojmë mirë oraret dhe po ia dalim”, ka shtuar numri një i Fakultetit Juridik, duke theksuar se me hapjen e Fakulteteve në Gjilan dhe Pejë, numri i studentëve që do të aplikojnë në Prishtinë do të zvogëlohet. Prej marrjes së mandatit me 1 tetor 2009, Bajram Ukaj, ka thënë se ka arritur ta ndryshoi juridikun si për nga pamja në ambientin e brendshëm, ashtu edhe nga aspekti i mësimit dhe disiplinës.

“Më së shumti është punuar në planpro-gramet, e sidomos në ato të Masterit dhe të Doktoratës, kjo ka ardhur si rezultat i punës së përbashkët. Pastaj,

disiplina në punë, heqja e monopoleve, me angazhimin e dy e më shumë profesorëve për një lëndë. Kjo është bërë për dy motive, e para për shkak të numrit të madh te studentëve dhe e dyta që të mos krijohet monopol dhe studentët të kenë mundësi që ta paraqesin

provimin te dy apo më shumë mësimdhënës”, ka pohuar Ukaj.

Ukaj: Falsifikuesit ndëshkohen Mënyrat e korrupsionit në fakultete thuhet

të jenë në dy mënyra. E para, blerja e provimit nga profesorët dhe e dyta hyrja e një personit tjetër në provim, duke falsifikuar indeksin. Për të parën Ukaj ka thënë se nuk ka pasur rast të shoh, sepse nuk i ka shkuar asnjë ankesë, kurse për të dytën ka shtuar se personat e involvuar në raste të tilla, janë ndëshkuar.

“Profesorët që përfshihen në këto raste të shitjes së provimeve do të ndëshkohen, sepse kjo është një formë e korrupsionit, por realisht nuk kam pasur raste të tilla ende. Sa u përket falsifikimeve me ndërrimin e fotografive në in-deks, ne e kemi një komision, ka pasur raste kur janë nxënë studentët dhe kanë marrë dënimin e merituar. Dënimi është nga 6 muaj deri në dy vjet mohim i studimeve. Është e pamundshme të mos ekzistojnë, por ne do të përpiqemi që t’i ndalojmë këto gjëra”, ka shtuar Ukaj.

Prej shtatorit, Masteri edhe me katër drejtime të reja

“Dy programe i kemi realizuar dhe janë duke u jetësuar, Drejtimi Civil dhe Marrëd-hënie Ndërkombëtare. Kjo ka ndodhur fal Vus Austria, i cili e ka dhënë kontributin e vet dhe këto programe janë duke vazhduar”, ka shtuar dekani Ukaj. Por, sipas tij, që nga fillimi i vitit të ri akademik, studentët e drejtësisë do të kenë edhe katër drejtime të reja në studimet Master, në Vus Austria.

“Jemi në përfundim e sipër të katër pro-grameve të reja, një vjeçare. Drejtimi Penal,

“Jemi në përfundim e sipër të katër pro-grameve të reja një vjeçare në Master. Dre-jtimi Penal, Kushtetues Administra-tiv, Finan-ciar Eko-nomik dhe kemi një drejtim të ri, E drejta Komerciale dhe Kontra-tat, që është duke u akre-dituar në Agjencionin për Akredi-tim”, thek-soi i pari i Fakultetit Juridik, Ba-jram Ukaj

Bashkëpunimi me Universitetet Evropiane

Kemi bashkëpunim të mirë me Universitetet e ndryshme evro-piane, duke përfshirë Anglinë, Gjermanin dhe jashtë Evropës si p.sh. Amerikën dhe disa të tjera ku studentët tanë shkojnë dhe krye-jnë studime. Shumica më shpenz-ime të veta, mirëpo ka edhe raste kur fitojnë ndonjë bursë apo diç të tillë.

Page 14: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të PrishtinësRevistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Kushtetues Administrativ, Financiar Ekonomik dhe kemi një drejtim të ri, E drejta Komerciale dhe Kontratat, që është duke u akredituar në Agjencinë për Akreditim”, ka nënvizuar i pari i Fakultetit të Drejtësisë. Por, edhe përkundër kësaj, jo të gjithë do të mund të kenë fatin të jenë pjesë e studimeve Master, pasi një gjë e tillë nuk mund të ndodhë sipas Ukajt.

“Nota mesatare duhet të jetë 7.5, për ta fituar të drejtën e aplikimit, por mund të ndodhë që edhe me 8.0 të mbesin jashtë, sepse numri nuk do të jetë i madh. Më së shumti mund të pranohen 40 studentë për secilin drejtim. Në rast se vijnë nga një fakultet tjetër, studenti duhet të dëgjoi një semestër dhe nëse arrin t’i kaloi pesë provime, atëherë fiton të drejtën e regjistrimit për vitin tjetër”, ka theksuar Ukaj.

Raporti Profesor – studentë është përmirësuar “Nuk ka më aso raportesh të viteve të kaluara. Pra, nuk

është ashtu se çka të thotë profesori ashtu bëhet. Profesori nuk është burim i vetëm i njohurive, por ai duhet të jetë një menaxher i mirë i orës që t’i orientojë studentët se si të veprojnë dhe të studiojnë. Çdo lëndë pothuajse i ka nga dy kollokfiume dhe kjo në një farë mënyre i përafron studentët dhe profesorët. Situata ka ndryshuar për të mirë”, ka shtuar ai. I pyetur për ankesat e studentëve për profesorët, ai është shprehur se ka kërkesa të ndryshme, por që nuk kanë shumë të bëjnë me profesorët. Mirëpo, sipas tij, ka pasur

raste kur është kërkuar rishikimi i testit dhe është dashur të formohet komisioni. Rast të tillë ka pasur në lëndën e Statis-tikës. Këto raste janë shumë të rralla, por që nëse ka ankesa ato zgjidhen.

Sa respektohen ligjëratat nga ana e profesorëve“Më shumë se 95 për qind respektohet orari i ligjëratave.

Ne kemi mësimdhënës që janë të angazhuar në shumë in-stitucion dhe ndonjëherë mund të mos jenë prezent. Kemi rastin e Zv. Kryeministrit Hajredin Kuqi, dhe shumë profe-sorëve të tjerë, por edhe përkundër kësaj ata janë prezent ose gjejnë zëvendësimin dhe ora nuk humb. Normalisht ka edhe raste që humb ( e që janë të rralla), por ato ndodhin për shkaqe objektive që mund të jenë në ndonjë seminar, udhëtim jashtë vendit si dhe raste të tjera. Sa i përket asaj që nuk janë prezent profesorët në ligjërata në Master, kjo nuk qëndron”, u shpreh ai.

Praktikë në institucionet publike dhe gjykatoren e fakultetit

Nëse studentët e fakulteteve të tjera të UP-së, nuk do të mund t’i kryejnë praktikat në lëmit e tyre, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për studentët e juridikut. Një gjë të tillë e ka konfirmuar dekani, Bakram Ukaj.

“Kemi marrëveshje me shumë institucione të brend-shme. Me Kuvendin e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Drejtësisë, të Punëve të Jashtme, Ekonomisë dhe më të gjitha gjykatat kemi raporte të mira, ku studentët shkojnë dhe bëjnë praktikë”, ka thënë ai. Sipas tij, në ambi-entet e Fakultetit Juridik, është edhe gjykatorja.

“Në kuadër të gjykatores kemi një numër të madh të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve që mbajnë mësim në lëndët klinike. Kemi dy drejtime të mëdha të Klinikave Ligjore: Klinika Penale dhe Klinika Civile. Studentët janë të ndarë në grupe për t’i ndjekur seancat”, ka thënë Ukaj.

(Autorja e shkrimit është studente e vitit të tretë, Juridik)

Vonesat e shpalljes së rezultateve

“2 deri në 3 javë shkon më shumë jo. Mundet të përshpejtohet, por kjo shkon në dëm të studentëve dhe ne nuk jemi të interesuar të shkojmë në atë drejtim. Kur janë mbi dy mijë studentë në provim, është e pamundur që të korrigjohen në mënyrë të rregullt brenda një ose dy javëve” ka thënë Ukaj. Ai gjithashtu ka siguruar studentët se të gjitha provimet kontrol-lohen nga ana e profesorëve dhe se zërat që disa profesorë nuk i kontrollojnë të gjitha testet nuk qëndron, por që janë vetëm thashetheme.

Page 15: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

U mbajt kuvendi e IV-të zgjedhor i organizatës studentore “Paqes Studentore”, e Universitetit të Prishtinës

EKREM ZAJMI, KRYETAR I RI I “PAQES STUDENTORE”Poet QERIQI

Mbështetur në përvojën e mëhershme në strategjinë e organizimit dhe sukseset e treguara në këtë organi-zatë, Kryetar i Paqes Studentore për mandatin dy vjeçar, 2011-13, u zg-jodh Ekrem Zajmi. Bordi Mbikëqyrës

i përbërë nga 5 anëtarë, unanimisht vendosi që Ekrem Zajmit t’i besohej mandati për formimin dhe udhëheqjen e kryesisë së re, e cila sipas nenit 11.1 të statutit të organizatës përbëhet nga 19 anëtarë. Ekremi është edhe deputet në Parlamen-tin Studentor nga radhët e Paqes Studentore.

Në intervistën e bërë me Kryetarin e sapozgjedhur të Paqes Studentore, Ekrem Zajmi, mësuam më shumë për mbarëvajtjen e kuvendit dhe planet e tij për zhvillimin e mëtutjeshëm të organizatës. Ai ka thënë se ku-vendi ishte organizuar në mënyrën më të mire të mundshme ngase puna për atë organizim ishte mjaftë e gjatë dhe natyrisht serioze.

Në pyetjen tonë lidhur me planet për të ardhmen e organizatës, ai ka thënë: “ Ne kemi trashëguar nga gjeneratat e mëhershme një traditë të mirë të punës, dhe si të tillë duam ta vazhdojmë, natyrisht me punë dhe seriozitet edhe më të madh”, gjithashtu sa i përket politi-kave të shtrirjes dhe zgjerimit të organizatës ai ka thënë: “Ne kemi pranë vetës shumë të reja e të rinj ambicioz dhe të vendosur për ta quar orga-nizatën përpara, duke i fuqizuar të gjitha degët në 17 njësitë akademike të UP-së, dhe vazhdi-misht ka të rinj të cilët i bashkohen vizionit tonë. Për ne puna mbetet instrumenti i vetëm që ta marrim mbështetjen e studentëve dhe si të tillë do të vazhdojmë të punojmë 12 muaj në vit, e jo vetëm atëherë kur na duhet vota e studentëve”. Ai gjithashtu ka theksuar se organizata ka një tra-ditë të mirë në funksionimin dhe përfaqësimin e denjë të studentëve të UP-së, duke u mbështetur në efikasitet dhe ndershmëri në punë.

Paqja Studentore ka numrin më të madh të ulëseve në Parlamentin Studentor. Karakteris-tikë e kësaj organizate, gjatë gjashtë viteve të funksionimit të saj ka qenë se, edhe pse është njëra prej organizatave të themeluara pothu-ajse më së voni, ka arritur që me elokuencën, punën, angazhimin dhe seriozitetin e sajë të marr primatin si organizata më serioze në Universitetin e Prishtinës. Në zgjedhjet e vitit 2006, njëherazi në zgjedhjet e para për këtë or-ganizatë, ishte radhitur si organizata e tretë më

e fuqishme në UP. Ndërsa, në zgjedhjet e dyta studentore të mbajtura në prill të vitit 2008, e ka dyfishua rezultatin duke dalë njëra prej organizatave studentore më të fuqishme në UP, ndërsa në zgjedhjet e fundit studentore, në maj të vitit 2010, Paqja Studentore doli organizata e parë me rezultat të trefishuar në raport me zgjedhjet e vitit 2006 duke i ikur 100% organi-zatës së dytë, sipas numrit të votave dhe si e tillë i mori katër ulëse në Parlamentin e Stu-dentëve, ndërkohë që organizatat tjera kanë marrë më së shumti dy ulëse në PS.

Procedura e zgjedhjes së kryetarit të PS-UP-së

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës, mbështetur në nenin 8.2 të statutit të kësaj orga-nizate, ka organizuar kuvendin e IV-të zgjedhor.

Mandati i suksesshëm dy vjeçar i kryesisë së kaluar, e cila natyrisht që ishte pasim i një pune të suksesshme të gjeneratave të mëher-shme, bëri që të shënohen sukseset më të larta të arritura në historinë e kësaj organizate.

E gjithë procedura ishte përcjellë sipas planit të paraparë dhe pas përfundimit të pjesës ceremoniale, në të cilën përveç tjerash u nderuan me mirënjohje disa nga aktivistët më të dalluar të PS-UP-së, për aktivitetin e tyre në periudhën kohore 2008-10.

Pas një kokteji rasti për mysafirët, filloj procedura e mbajtjes së kuvendit me delegatët e pranishëm, të cilët me votën e tyre zgjodhën kryetarin e Kuven- dit dhe 5 kandidatë po-tencial për kryetar të PS-UP-së, e që njëri nga ta do ta merrte timonin për drejtimin e organizatës për 2 vitet e ardh-shme, që do të zgjidhej nga Bordi i kësaj organizate, organ mbikëqyrës i punës së organizatës, e që më pas u zgjodh Ekrem Za- jmi.

“Ne kemi pranë vetës shumë të reja e të rinj am-bicioz dhe të vendosur për ta quar orga-nizatën për-para, duke i fuqizuar të gjitha degët

akademike të UP-së, dhe vazhdi-misht ka të rinj të cilët i bashkohen vizionit tonë. Për ne puna mbetet in-strumenti i vetëm që ta marrim mbështetjen e studentëve dhe si të tillë do të vazh-dojmë të

muaj në vit, e jo vetëm atëherë kur na duhet vota e stu-dentëve”, ka thënë kryetari i ri i Paqes Studentore, Ekrem Zajmi Ekrem Zajmi - kryetar i PSUP

Page 16: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Flet për “Botën e Re”, Kryetari i Këshillit Studentor të Fakultetit Ekonomik: Kushtrim Morina – “Xërxa”

Morina: Falsifikuesit ndëshkohen nga DekanatiLorik SHALA

Fakulteti Ekonomik, është njëri ndër drejtimet me numrin më të madh të studentëve në Universitetin e Prishtinës, dhe më i kërkuari nga maturantët në fillim të çdo viti akademik.

Sikurse për disa fakultete, edhe për Ekonomikun qarkullojnë thasheth-eme për parregullsi, duke përshirë edhe dy format e korrupsionit. E

para që provimet blihen me para dhe e dyta, falsifikimet e indekseve gjatë provimeve.

Sipas Kryetarit të Këshillit të Studentëve, në këtë fakultet Kushtrim Morina, ose ndryshe i njohur si “Xërxa”, parregullsi ka në secilin fakultet dhe një gjë e tillë ndodh edhe në Ekonomik. “Nëse studentët zihen duke falsifikuar apo duke vjedhur ndëshkohen. Ka pasur raste kur janë ndëshkuar 15 studentë me një vit suspendim, 6 muaj, e raste të tjera. Par-regullsitë është vështirë të ndalohen tërësisht dhe ato ekzis-tojnë pothuajse në të gjitha fakultetet”, u shpreh Morina. Ai gjithashtu ka shtuar se forma e korrupsionit duke blerë provime nga profesorët mund të ndodhë, edhe pse nuk ka pasur raste të tilla që janë identifikuar dhe ato kanë mbetur më shumë si thashetheme.

“Nuk mund ta pohoi e as ta mohoi se profesorët shesin provime. Rrjedhin fjalë të ndryshme dhe shqiptarët e kanë zakon me e bë “mizën bullë”, por që deri më tani kanë mb-etur vetëm thashetheme. Flitet se provimet merren edhe në raste të miqësisë së profesorëve dhe vetëm një telefonatë te profesori i lëndës nga një mik i tij dhe provimi kalohet. Kjo besoj që ndodhe në të gjitha fakultetet, por realisht krejt këto janë thashetheme, përderisa nuk identifikohen. Kurse, forma e falsifikimit të indekseve ndodhë shpesh, por që ndëshkohen shumë studentë”, ka thënë i pari i studentëve të ekonomisë, i cili vjen nga organizata studentore “Unioni i Pavarur i Studentëve” – UPS-UP.

Studentët po frikësohenI pyetur për ankesat e studentëve në zyrën e tij, ai tha

se nuk ka ankesa të shumta, duke shtuar se krejt kjo vjen si pasojë e frikës së studentëve nga profesorët, me pretekst se ata mund t’u hakmerren në provime.

“Ne si Këshilli i kemi njoftuar të gjithë studentët se nëse kanë ndonjë vërejtje, ankesë apo diçka të lajmëro-hen në zyrën tonë dhe ne në bashkëpunim me ta dhe me Dekanatin mund t’i zgjidhim problemet. Nuk e di pse gjithë ky ngurrim nga studentët, por besoj që krejt kjo vjen nga frika e tyre”, ka theksuar Morina. Ai përmendi një rast kur një studente i ka telefonuar dhe i ka thënë se i është bërë padrejtësi nga profesori. Por, sipas Morinës edhe studentët duhet të jenë të drejtë me kërkesat e tyre.

“Studentët duhet të tregojnë të vërtetën. Kam pasur një rast dhe kur kam shkuar të bisedoj me profesorin, e më pas e vërtetova që vajza e cila më kishte telefonuar nuk kishte pasur të drejtë të hyjë në provim prej orës 11:00, e që e kishte bërë një gjë të tillë dhe e kishe vjedhur testin, kurse kishte tentuar ta fus më vonë në provim”, deklaroi ai.

Dekanati meriton lëvdata, thotë kryetari i Ekonomik ut

Bashkëpunimi i Këshillit Studentor me Dekanatin, sipas të parit të studentëve është shumë i mirë. Ai nuk kurseu fjalët e mira për Dekanin Skënder Ahmetin, dhe për dy Prodekanët, Ajet Ahemtin dhe Nail Reshitin.

“Falë bashkëpunimit të mirë me Dekanatin, kemi arritur t’i eliminojmë në masë të madhe parregullsitë. Një meritë e veçantë shkon për Dekanin dhe dy Prodekanët, të cilët an-gazhohen maksimalisht, madje edhe kur ka provime i vëzh-gojnë ato. Falë punës së tyre është ngritur niveli i pastërtisë, është rinovuar i gjithë objekti i brendshëm, është bërë zërimi në secilën sallë, klimatizimi, dyert janë ndërruar dhe ka mundësi të vëzhgohet nga jashtë se çka po ndodhë brenda”, u shpreh Kushtrim Morina. Një e metë e Fakultetit Ekonomik, sipas tij, është numri i madh i studentëve, krahasuar me objektin që nuk mund të pranoj një numër aq të madh. Por, edhe për këtë gjë, sipas tij, Dekanati ka gjetur një zgjidhje duke formuar grupe me numër më të madh të studentëve, në mënyrë që t’ia dalin.

(Autori i shkrimit është student i vitit të parë, Ekonomik)

Kushtrim Morina – Xërxa

Ka lindur më 1988 në Xërxë të Rahovecit. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, kurse të Mesmen në Krushë të Madhe. Pasi ka përfunduar maturën, është regjistruar në Fakultetin Ekonomik, Dega: Banka&Financa, në UP dhe brenda tri viteve ka diplomuar në afat rekord. Ndërkaq, për momentin është në vitin e parë të studimeve Master.

Kushtrim Morina

Page 17: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

REMZIE SHAHINI - HOXHAJ, GRUA DHE NËNË E SUKSESSHMEBujar ISMA

Ka përfunduar magjistraturën në Vjenë të Austrisë, kurse është në përfundim edhe të doktoratës në lëmin e medias dhe publicis-tikës. Aktualisht është ligjëruese në Fakultetin e Filologjisë, Dega Gazetari. Bëhet fjalë për Mr. Remzie Sahihni – Hoxhaj, njëherit gruaja e Min-

istrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajt, me të cilin ka dy fëmijë, Lirin dhe Lean. Në një intervistë për “Botën e Re”, ajo ka folur për rolin e gruas në Kosovë, për Universitetin, për ngritjen e saj profesionale dhe për jetën private, duke mos lënë anash takimin e parë që ka pasur me burrin e saj, ministrin Hoxhaj.

“BOTA E RE”: Cili është roli i gruas në shoqërinë kosovare?

Znj. Shahini – Hoxhaj: Si në çdo shoqëri tjetër, edhe në Kosovë, gruaja në shoqërinë tonë ka një rol shumë të veçantë, para së gjithash, gruaja është celula apo qeliza kryesore e një shoqërie. Nëna është ajo që i rritë dhe i edukon fëmijët. Në familjet dhe traditën shqiptare, gruaja ka pasur një rol të veçantë. Edhe përkundër shtypjes së saj në pozitën e femrës, ajo ka pasë rol vendimtar në shumë çështje. Kur shohim p.sh. kohën, periudhën e okupimit, gruaja ka luajtur role vendimtare, sepse shumica e burrave kanë qenë të preokupuar me halle tjera, kanë qenë nëpër burgje, të ikur prej vendit dhe gruaja ka qenë ajo e cila e ka mbajtur familjen në jetë. Po ashtu edhe tani pas luftës, ajo ka një rol vendimtar në shoqëri.

“BOTA E RE”: Cilat janë karakteristikat që duhet t’i ketë

një femër për të pasur sukses në jetë?

Znj. Shahini – Hoxhaj: Ky është një definicion i vështirë, aq më shumë në Kosovë. Për mua një femër e suksesshme është ajo që ka arritur të shkollohet dhe të emancipohet. Më herët qëllimisht e përdora fjalën shkollim dhe eman-cipim ngase mendoj se ka shumë femra që janë të pashkol-luara, por janë të emancipuara. Po e marr si shembull nënën time, e cila grua e pashkolluar, por që e konsideroj femër të emancipuar, ngase ka pasur një rol shumë të veçantë në jetën time dhe të motrës sime, dhe vlerat që na ka trans-metuar ajo neve si femra. Mirëpo, para së gjithash duhet me qenë një femër, e cila është e pavarur, e emancipuar, e ngritur, intelektuale si dhe duhet t’i ketë disa virtyte të tjera reale e etike.

“BOTA E RE”: Kosova ka tani një femër presidente, si e

komentoni zgjedhjen e saj?

Znj. Shahini – Hoxhaj: Jam shumë e lumtur që Kosova përfundimisht e ka për herë të parë në historinë e saj një femër presidente. Ndoshta dikush e ka komentuar shumë shpesh çështjen e kuotës, pse duhet ta ketë votën në parla-ment, pse femra duhet të përfaqësohet jo me përqindje, por të përfaqësohet në qoftë se e meritojnë përfaqësimin e tyre. Mendoj se është shumë mirë që ne e kemi fillimisht një femër presidente edhe që kemi kuotën e 30 përqindëshit në parlament. Kam dëgjuar së fundmi që Çekia nuk e ka

asnjë femër pjesëmarrëse në parlament. Femrat i ikin përgjegjësisë me qenë politikane, sepse është mjaft

punë e mundimshme dhe e përgjegjshme. Mirëpo, për ne është shumë me rëndësi që e kemi një presi-

dente femër dhe kjo i ndihmon edhe imazhit të Kosovës në botë. Ne kemi pasur gjithmonë femra

të suksesshme siç ka qenë p.sh. Nëna Terezë, mandej kemi pasur luftëtare të ndryshme që na kanë bërë të mburremi që jemi femra

shqiptare.

“BOTA E RE”: Jeni profesorësh në UP,

dhe ligjëroni në degën e Gazetarisë.

Gjithashtu, jeni duke përfunduar dok-

toratën, jeni nënë e dy fëmijëve, pastaj

jeni gruaja e ministrit Hoxhaj, si arrini

t’u përkushtoheni të gjitha këtyre?

Znj. Shahini – Hoxhaj: Është mjaftë e vështirë, kur i përmendët

u mendova më vete, a jam unë kjo. Duhet menaxhim i mirë i ko-

hës si me fëmijët, ashtu edhe me punën. Mirëpo, çdo

herë njeriu ia del kur arrin t’i balancojë të gjitha

këto dhe punën e bënë me përkush-

tim. Gjithmonë Remzie Shahini - Hoxhaj

Page 18: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të PrishtinësRevistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

jam munduar që në jetë të kem njëfarë balance në mes të asaj çka është punë edhe asaj çka është jetë private. Është me rëndësi që të dish ta menaxhosh kohën mirë. Unë punoj intensivisht gjatë asaj kohe sa jam në punë, mandej në ko-hën kur jam në shtëpi u përkushtohem fëmijëve dhe punëve të shtëpisë. Gjithashtu, është e vështirë për një grua të jetë në pozitën e gruas së një ministri, sepse përveç punëve tjera që i kam zakonisht, më duhet të jem shoqëruese e ministrit në darkat e nivelit shtetëror apo zyrtar. Ju me siguri e keni dëgjuar thënien: “Prapa çdo burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë”, dhe pa modesti e konsideroj vetën të tillë.

“BOTA E RE”: Lexuesit janë të interesuar të dinë se a keni

dado në shtëpi?

Znj. Shahini – Hoxhaj: Jo dado nuk kemi për fëmijët tonë, por e kemi një grua e cila na ndihmon. Djali tani është tetë vjeçar, dhe në klasën e tretë, përderisa vajza është 4 vjeçe e gjysmë dhe është në çerdhe. Më duhet edhe të udhëtoj, sepse bëj doktoraturën në Universitetin e Vjenës dhe shumë shpesh gjendem jashtë vendit. Ajo grua që më ndihmon rreth punëve të shtëpisë quhet Nezafete, të cilës i jam shumë falënderuese, ngase është një grua shumë e mirë. Ajo është shtylla e shtëpisë sonë, dhe më ndihmon në menaxhimin e punëve të shtëpisë.

“BOTA E RE”: Jeni duke bërë doktoratën në Vjenë, na

tregoni si po ju shkojnë punët atje?

Znj. Shahini – Hoxhaj: Që dy vite jam duke doktoruar në Vjenë. Një kohë kam studiuar në Gjermani dhe kam qenë studente shkëmbimi, quhet shkëmbim akademik. Për dy vjet kam qenë në universitetin Fridrich Schiller, në Jena të Gjer-manisë, mandej magjistraturën e kam bërë në një program që ka qenë marrëveshje në mes Universitetit të Evropës, Viadrina në Frankfurt an der Oder, që është një qytet në kufi me Poloninë dhe Universitetin Sant Kliment Ohridski, në Sofje të Bullgarisë. Forma e studimit në perëndim dhe këtu ndryshon. Por me kalimin e kohës kemi filluar t’i bëjmë hapat e një shkollimi të tillë. Një dallim i madh qëndron në aspektin e infrastrukturës. Hapësirat ku mbahet mësimi janë plotësisht tjera. Atje janë amfiteatrot e mëdha, të pajisura me mjete teknike, mirëpo natyrisht se ata kanë edhe traditë. Universite-ti i Jenës para dy vitesh e ka festuar 45 vjetorin e themelimit, kështu që me marrë me mend një gjysmë shekulli sa kanë mundur ata të arrijnë ndryshime në shkollim dhe në planpro-grame. Universiteti i Prishtinës, ka traditë 41 vjeçare, mirëpo po ecim me hapa të sigurt dhe besoj që në një të ardhmen të afërt do të bëhet më mirë. Do të jetë më mirë, mirëpo mësim-dhënësit dhe studentë duhet të jenë më shumë të përkush-tuar ndaj punës, se ne shqiptarët nuk jemi shumë punëtorë. Kështu tradicionalisht ne kemi qejf të thirremi në atë që jemi punëtor, por nuk i përkushtohemi shumë punës.

“BOTA E RE”: Ndalemi pak tek jeta juaj private, kur e keni

takuar për të parën herë Ministrin Enver Hoxhaj?

Znj. Shahini – Hoxhaj: Me burrin tim Enver Hoxhajn, jam takuar në vitin 2000. Atë kohë u pata kthyer nga Gjermania dhe fillova të kërkoja punë. WUS Austria, një organizatë austriake, të cilën atë kohë e udhëhiqte Enveri, kishte

shpallur një konkurs. Unë konkurrova aty dhe u pranova në punë. Diku pas tre muajsh kemi filluar të shoqërohemi më shumë. Enverin e kam pasur shef në punë, por në ndërkohë në mes nesh ka lindur dashuria dhe më vonë u bëmë burrë e grua. Ka qenë mjaft problematike, derisa e kemi definuar, se thoshim që natyrisht ka qenë konflikt interesi, sepse ne u bashkuam pikërisht në punë dhe është dashur dikush ta lërë punën, e ai ka qenë Enveri. Ai është tërhequr, e unë kam vazhduar të punoi për WUS-in, deri pas një viti të lindjes së djalit. Kur e kam lindur fëmijën e parë, pushimi i lehonisë ka qenë tre muaj dhe ka qenë mjaft e vështirë që tre muaj pas lindjes, me dal në punë. Femrat nuk i dinë shumë gjëra të cilat i presin, shumë ndryshime tjera, sa mendore, fizike e psikomotorike. Në atë kohë e lash punën dhe vazhdova studimet e magjistraturës duke i përfunduar ato me sukses. Burri më ka mbështetur gjithmonë në punën time akademike dhe më mbështetë ende.

"BOTA E RE": Kush ua ka vënë emrat fëmijëve tuaj?

Znj. Shahini – Hoxhaj: Emrat i kam vendosur unë edhe pse të gjithë sidomos për Lirin mendojnë se është emër i vjetër ilir, dhe mendojnë që është Enveri ai që ia ka lënë këtë emër, pasiqë ai është historian me profesion.

Gjithnjë më kanë pëlqyer emrat e shkurtë, pasi që unë e kam pasur emrin e gjatë dhe kur kam qenë studente në Gjermani, ata kishin shumë problem për të ma shqiptuar emrin. Kështuqë, kam thënë në rregull, kur t’i bëj fëmijët e mijë do t’ua vë emrat që janë më shumë internacional, që të mos kenë problem të tjerët në shqiptimin e tyre.

Kam qenë e pasionuar pas literaturës botërore. Shek-spiri ka një vepër me emrin “Mbreti Lir”, sipas të cilës e kam emërtuar Lirin. Ndërsa, Lea është emër internacional, kup-timi i të cilit është Luaneshë, në latinisht Lea, “luaneshë”. Me të vërtetë Lea ime është luaneshë, është e lindur në muajin e luanëve në gusht, por edhe nga karakteri është femër që donë të arrijë çdo gjë deri në fund.

Page 19: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

PROFESORËT DHE STUDENTËT E UP-SË, BASHKËPUNUES SI KURRË MË PARË

Edona BYTYQI

Un i v e r -siteti i Prishti-nës, me r r e t h 50 mijë

studentë të regjis-truar, çdo vit po e ngritë cilësinë dhe nivelin e arsimit.

Raportet ndërmjet profesorëve dhe studentëve, nëse i krahasojmë me të kalu-arën, thuhet se kanë ndryshuar shumë pas reformimit të UP-së, dhe ndryshimit të sistemit të vjetër.

Një gjë të tillë e konfirmojnë disa nga profesorët e këtij universiteti, e po ashtu edhe vet studentët.

Musa Selimi, Prodekan dhe profe-sor në Fakultetin e Shkencave Sportive, vlerëson se Karta e Bolonjës ka ndikuar që raportet të përafrohen së tepërmi.

“Me Kartën e Bolonjës, është bërë një përafrim i tepërt ndërmjet profesorëve dhe studentëve. Më parë ka qenë një distancë shumë e madhe, por mendoj që do të duhej të ketë përafrim në konsul-time dhe në punën profesionale e shken-core, por jo edhe të ketë raporte shumë miqësore”, ka deklaruar Selimi, duke shtuar se shpesh studentët e keqpër-dorin afërsinë me profesorë, sikurse të njëjtën gjë e bëjnë edhe profesorët në raste të caktuara. Ai ka vlerësuar se duhet dalluar një vi që i ndanë mes vete.

Raportet e afërta dhe profesionale, por jo të ofruara së tepërmi, i cilëson asistenti në Degën e Gazetarisë, Alban Zeneli. Sipas tij një komunikim më të lehtë kohëve të fundit e ka mundësuar edhe interneti.

“Komunikimi kolegial ndërmjet stu-dentëve dhe profesorëve në këtë degë është në nivel të mirë, duke u nisur nga fakti se studentët e kësaj dege kanë ko-munikim profesional me mësimdhënësit e tyre edhe përmes postës elektronike gjatë gjithë kohës dhe po ashtu përmes grupeve të ndryshme në rrjete sociale në internet”, është shprehur Zeneli, duke theksuar se në sistemin e vjetër nga ajo që është transmetuar nga gjeneratat

më të moshuara, këto raporte nuk kanë qenë në nivelin e duhur, mbase edhe për shkak të mundësive të kufizuara teknologjike të komunikimit.

Se interaktiviteti dhe raportet e mira ndikojnë pozitivisht, sipas Zenelit, këtë më së miri e vërteton numri i madh i stu-dentëve të Degës së Gazetarisë, të cilët rreth 90% që kanë diplomuar, janë të punësuar.

Sipas tij, procesi mësimor në mënyrë interaktive ka ndikuar në ngritjen e cilë-sisë së mësimit.

Prof. Agim Apolloni: Viteve të fundit, kanë ndryshuar raportet

për të mirëEdhe Agim Apollon, asistent në

Fakultetin e Filologjisë, dhe profesor në Fakultetin e Arteve, ka theksuar se raportet ndërmjet profesorëve dhe stu-dentëve të UP-së, viteve të fundit kanë ndryshuar për të mirë. Krejt kjo, sipas tij, ka ndodhur pas reformave, ku është krijuar afërsi më e madhe.

“Falë reformimit të sistemit arsimor, sot raporti ndërmjet studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishti-nës, është ngritur në nivel kolegialiteti mes dy palëve, duke e evituar kështu dis-tancën "ex cathedra". Edhe ligjëratat tani zhvillohen sipas metodave interaktive, si metoda që krijojnë afërsi në mes të ligjëruesit dhe studentëve, duke e bërë më të lehtë komunikimin dhe nxënien e mësimit”, ka thënë Apolloni.

Por ,sipas tij, ky është vetëm fillimi i ndryshimeve në UP, dhe për të pasur suk-ses në ngritjen e cilësisë së arsimit, kjo mënyrë e komunikimit duhet të vazhdoj edhe më tutje të avancohet.

“Pra, krahasuar me sistemin e vjetër, raportet ndërmjet studentëve dhe pro-fesorëve me sistemin e reformuar janë përmirësuar dukshëm, por ka mbetur edhe shumë punë për t'u bërë derisa ky lloj komunikimi i barabartë mes dy palëve të ndikojë në ngritjen e cilësisë në mësim" ka nënvizuar Agim Apolloni.

Raportin me mësimdhënës, stu-dentët e vlerësojnë të mirë Studentët i vlerësojnë pozitivisht

raportet me profesorët e tyre. Ata shprehen të kënaqur me mënyrën ak-tuale të ligjërimit, ku ka interaktivitet, si në ligjërata po ashtu edhe gjatë kon-sultimeve dhe në këtë mënyrë sipas tyre krijohet cilësi e lartë e mësimit, mënyrë më e lehtë e përvetësimit të lëndës dhe krijimit të kuadrove të reja intelektuale. Por, sipas tyre ka edhe pro-fesorë që punojnë me sistem të vjetër. Majlind Morina, student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Politike, ka thënë se ndryshimet në UP, nuk janë në nivel të kënaqshëm edhe pse ka profe-sorë shumë të afërt me studentët. Por, sipas tij shumë profesorë të tjerë ende punojnë me sistemin e vjetër dhe kjo nuk është mirë për UP-në.

Në anën tjetër, Jetmir Zogaj, absol-vent i Fakultetit Teknik, thotë se rapor-tet ndërmjet profesorëve e studentëve kanë ndryshuar shumë. “Mendoj që raporti Profesor-Student ka ndrysh-uar rrënjësisht nga koha kur filluan të hyjnë profesorë të rinj në universitet, për arsye se shumica tyre kanë kryer studimet në vendet perëndimore dhe e kanë kuptuar se sa është e rëndë-sishme që të kenë raport kolegialiteti, gjë që e bën studentin të lirë si gjatë ligjëratave ashtu edhe gjate konsulti-meve dhe që ndikon drejtpërdrejt tek studentët. Duke e parë një formë të mirë të mësimdhënësve të rinj edhe profesorët më të moshuar kanë fil-luar te reformohen, duke e parë që ky është një sistem më i mirë dhe më i suksesshëm” ka thënë Zogaj.

Raportet si të mira i vlerësuan edhe Behar Kryeziu, student i vitit të dytë në Fakultetin Filozofik, dhe studenti i vitit të dytë në Fakultetin Ekonomik, Liridon Morina. Studimet e profesorëve jashtë vendit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, cilësohen si vendimtare, për përmirësimin e raporteve ndërmjet studentëve dhe profesorëve. Raportet për momentin llogaritet të jenë të mira, por gjithnjë ka vend edhe për më shumë përmirësime.

(Autorja e shkrimit, është studente e vitit të III-të, Gazetari)

Page 20: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

BALIQI: OBJEKTIVA KRYESORE E SHKENCAVE POLITIKE TË BËHET FAKULTETMusa PRETENI

Departamenti i Shkencave Politike paraqet njërin nga drejtimet me in-teresimin më të madh për studim në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ky drejtim akademik ka filluar që dhjetë vite, dhe sipas Prof.

Dr. Bekim Baliqi, i cili qëndron në krye të këtij departamenti, në fillim ka pasur mungesa të shumta teknike por edhe profesionale. Depar-tamenti i Shkencave Politike, sipas Baliqit, ka një bashkëpunim me universitetet më të njohura në botë në disiplinën e shkencës politike.

“Ka pasur shkëmbim të studentëve dhe profesorëve me qëllim të përgatitjes profesio-nale. Duke e pasur parasysh se kjo disiplinë kërkon angazhim dhe përcjellje të vazh-dueshme të realitetit dhe rrugëtimit shkencor, del se shkëmbimi i të gjeturave shkencore mes universiteteve është nevojë e kohës”, ka deklaruar Baliqi. Sipas tij, numri i studentëve në këtë drejtim shkon duke u rritur vazhdimisht.

“Nëse e shikojmë në retrospektivë fillimisht numri i studentëve ka qenë shumë i vogël, rreth 40, kurse tani ky numër është rreth 500 studentë në studime themelore. Ky departa-ment ka arritur që të hapë edhe studimet e nivelit Master, i cili tani ka rreth 45 studentë të gjeneratës së re dhe rreth 20 të gjeneratës së vjetër”, ka nënvizuar Baliqi. Ndër objektivat kryesore të këtij departamenti është avancimi i Shkencave Politike në fakultet, duke e pasur parasysh se kjo është një fushë multidisiplinare, e cila kërkon numër më të madh drejtimesh. Sipas Prof. Bekim Baliqit drejtimet Master do të

rriten, sikurse që do të ketë rritje edhe në stafin akademik.

“Në këtë mënyrë krijohen parakushtet për ngritje të vazhdueshme të cilësisë. Ky departa-ment është shembull në UP për kushtet teknike e moderne që ofron dhe hapësirë të mjaf-tueshme, në rrugëtimin shkencor për ata të rinj që vendosin t’i futen kësaj fushe studimore”, ka thënë ai.

Zërimi dhe videoprojektorët, synimi i ardhshëm

Sipas Baliqit, hapi i ardhshëm do të jetë zërimi dhe videoprojektorët si mundësi për stu-dime më profitabile për studentët, duke shtuar se ky departament ofron edhe ueb-faqen për ofrimin e informacioneve të vazhdueshme për studentët. Sa i përket çështjes së suksesit të studentëve të Shkencave Politike, Baliqi ka shtuar se është arritur progres. “Është krijuar edhe një bazë e të dhënave konkrete për punimin e temës së diplomës, që është vërejtur edhe në përgatitjen e studentëve në profesio-nin përkatës dhe këtu kemi një bashkëpunim të mirë mes studentëve dhe profesorëve. Profesorët janë të hapur dhe bashkëpunues në raport me studentët. Gjithashtu ekziston edhe një bashkëpunim i jashtëzakonshëm ndërmjet departamentit, dekanatit dhe Rektoratit”, ka thënë Baliqi. Sipas tij studentët e ardhshëm është mirë të qartësojnë qysh në fillim se pse po i studiojnë Shkencat Politike, pasi që sipas dekanit këto shkenca kërkojnë shumë lexim dhe mendim kritik.

(Autori është studentë i Departamentit të Shkencave Politike)

“Ky departa-ment është shembull në UP për kushtet teknike e moderne që ofron dhe hapësirë të mjaf-tueshme, në rrugëtimin shkencor për ata të rinj që ven-dosin t’i futen kësaj fushe stu-dimore”, Profesori i Shkencave Politike, Prof. Dr. Be-kim Baliqi

Page 21: Bota e Re - numri i muajit maj

KUALITET APO KUANTITET?Tahir H. BUNGU

Pas formimit të Univer-sitetit të Prishtinës, sistemi arsimor në Kosovë pati një zhvillim të hovshëm deri në vitet 1990. Me ardhjen e masave të dhunshme

serbe, si në të gjitha fushat e tjera të jetës edhe në arsim ndodhën ndry-shime të mëdha, të cilat ndikuan në mënyrë të padiskutueshme në zhvil-

limin e shoqërisë sonë. Pastaj filloi periudha e mbajtjes së mësimit nëpër shtëpitë

private apo nëpër vende tjera jashtë objekteve të UP-së. Pas mbarimit të luftës infrastruktura e UP-së ishte në

gjendje të mjerueshme, por investimet e menjëhershme bënë që kushtet shumë shpejt të përmirësohen. Në atë kohë sistemi edukativo-arsimor në Kosovë ka nxjerrë mijëra të diplomuar, ndërsa mijëra të tjerë kanë marrë edukimin fillor dhe të mesëm dhe se çdo vit mijëra të tjerë kanë për qëllim të arrijnë në bankat e UP-së. Dilema kryesore dhe më e madhe në lidhje me këtë çështje ka të bëj me kualitetin e sistemit arsimor në Kosovë dhe se pyetja kryesore për këtë çështje është se: A prodhon UP-ja kualitet apo kuantitet?

Kjo është dilema më e madhe që ekziston sot në UP, dhe po ashtu një nga pyetjet që më së shpeshti bëhet dhe e cila nuk mund të ketë përgjigje adekuate apo ndoshta nuk ka fare përgjigje.

Këto dy koncepte ka kohë që kanë krijuar një huti në me-sin e studentëve të UP-së, dhe shpesh ata mendojnë se është e kotë të mendohet në dhënien e një përgjigje kësaj pyetje.

Ta mendosh përgjigjen e kësaj pyetje është sikur të futesh në një rrugë pa dalje, në të cilën di si të futesh por

asnjëherë nuk e di ku dhe kur do të dalësh.Për ta sanuar këtë dukuri “negative” nuk mund të presim

ndonjë rezultat si me shkop magjik, por për këtë duhet punë dhe angazhim maksimal për ndryshime rrënjësore e jo vetëm të flitet, e këto të mbesin në letër por të fillojnë të aplikohen.

Ku është problemi ?Sa i përket kësaj çështjeje duket se ka shumë probleme

dhe të meta, por që disa prej tyre të cilat janë evidente dhe shumë të pranishme në tërë sistemin edukativo-arsimor në Kosovë, të cilat e kanë ngulfatur sistemin arsimor në vend.

Disa prej problemeve lidhen me mos përzgjedhjen e drejtë të studentëve dhe profesorëve. Zgjedhja e disa prej profesorëve deri më tani nuk është bërë në bazë të njo-hurive dhe rezultateve shkencore të arritura nga ta, e që në shtetet perëndimore ky është një prej kritereve kryesore.

Tek ne zgjedhja e studentëve bëhet në bazë të lidhjeve partiake, familjare, ndikimit nga ana e prindërve, kush-teve jo të mira materiale (disa nga ata që janë të aftë nuk kanë kushte për t’i vazhduar studimet), mos përgjegjësia e profesorëve për mbajtjen me rregull të ligjëratave dhe ushtrimeve, mos përgjegjësia e studentëve për vijueshmëri në ligjërata dhe ushtrime, infrastruktura e dobët nëpër disa fakultete, mungesa e literaturës në gjuhën shqipe etj.

Si duket thënia e filozofit të njohur Anglez “Dija është fuqi”, nuk po merret shumë parasysh as nga profesorët e as nga studentët, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë si për vete ashtu edhe për vendin.

Në fillimet e punës së UP-së, marrja e dijes ka qenë një nga objektivat që më së shumti i është kushtuar rëndësi dhe se është menduar se vetëm me dije dhe me penë ar-rijmë ta mposhtim armikun.

(Autori i shkrimit është student në vitin e tretë, Filozofik)

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Page 22: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Studentët kosovarë, takuan krerët e Arsimit të Republikës së Shqipërisë

Emir AZEMI

Parlamenti i Studentëve dhe Kryetarët e Këshillave të Fakulteteve të UP-së, qën-

druan në Shqipëri prej 25 marsit deri më 1 prill, për hartimin e strategjisë së punës studentore

për mandatin dyvjeçar. Krahas punës që ishte planifikuar, e cila u realizua ashtu siç është më së miri, studentët e Universitetit të Prishtinës, e shfrytëzuan qëndrimin në Shqipëri, për t’u takuar me homologët e tyre studentë në shtetin shqiptarë dhe me udhëheqësit e Arsimit.

Në takimet që u realizuan u premtua që në një të ardhme të afërt nuk do të ketë më takime njohëse, por ato do të jenë takime për punë të përbashkëta, të cilat do të jenë në të mirë të studentëve.

Vizita e parë në Universitetin Poli-teknik

Gjatë vizitës një javore në Shqipëri, stu-dentët nga Prishtina, u takuan fillimisht me drejtuesit e Universitetit Politeknik të Tira-nës. Pritja që në fillim ishte vëllazëror. Ne iu ofruam bashkëpunim si dhe në një të ardhme të afërt të bëjmë një platformë të përbashkët veprimi, ku rektori i Universitetit Politeknik shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij që të

ndihmojë me tërë kapacitetin e tij ligjor dhe intelektual. Në fjalën e tij hyrëse rektori, Jorgaç Kacani, ka thënë se është e qartë që populli shqiptar në viset e okupuara dhe jashtë kufijve të Shqipërisë ishte izoluar në veprimtarinë intelektuale të tij.

“Por edhe në kushte okupimi e në kushte teknike jashtë standardeve njerëzore ju populli shqiptar i Kosovës, nuk hoqët dorë nga dija duke bërë sakrifica në çdo drejtim të jetës. Falë sakrificës së brezave të tërë ne dhe ju sot jemi së bashku. Dhe kjo Shqipëri në të cilën sot gjen-demi është e të gjithë neve”, ka thënë Kacani.

Në anën tjetër, në emër të studentëve kos-ovarë, ka folur kryetari i Parlamentit Studentor, Selim Daku, i cili ka thënë se bashkëpunimi në mes dy Universiteteve do të thellohet.

Qorraj priti studentët kosovarëParlamenti Studentor qëndrimin në Shqipëri

e shfrytëzoi edhe për ta vizituar Ambasadën e Kosovës në shtetin shqiptarë. Në mungesë të ambasadorit, aty ishte zëvendës ambasadori, Burim Qorraj, i cili na njoftoi për punën e tij si dhe për raportet e shkëlqyeshme që ekzistojnë mes dy shteteve shqiptare. Ai në shenjë respekti për ne si përfaqësues të studentëve na dhuroi nga një kushtetutë të Republikës së Kosovës, dhe na përgëzoi për punën.

Ndërkohë, për punën dhe aktivitetet e PSUP-së, foli nënkryetari, Mentor Hasani, i cili e njoftoi Qorrajn për të gjitha.

Takimi me studentët ekselentë dhe dekanin e Universitetit të TiranësVizita jonë e radhës ishte edhe tek studentët

ekselentë, si dhe kryetarët e këtyre kategorive studentore në Universitetin e Tiranës, në mesin e të cilëve ishte edhe Rektori i Universitetit, Dhori Kule. Ai në shenjë nderimi mbajti një fjalë rasti ku foli për dëshirën e madhe që e kishte nga fëmijëria ta shihte Kosovën.

“Vrojtoja Kosovën nga një largësi përtej kufirit të imponuar dhe në pamundësi për ta prekur tokën andej kufiri gjatë viteve 80 –ta”, ka thënë Rektori Kule.

Ai tregoi për punën e Universitetit të Tiranës dhe bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës, konferencat e përbashkëta dhe kishte lëvdata për punën e Ministrisë së Arsimit të Kosovës.

Studentët e Universitetit të Prishti-nës, takuan Ministrin e Arsimit, Rek-torin e Uni-versitetit të Tiranës dhe atë të Univer-sitetit Poli-teknik. Për-faqësuesit e studentëve ekselentë, si dhe zv. am-basadorin e Kosovës në Shqipëri, Burim Qorraj

Me ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj

Page 23: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Me rektorin Dhori Kule

Më tej ai rrëfeu edhe për një numër të madh të stu-dentëve në nivelet Bachelor, Master dhe Doktoraturë, të cilët janë dhe do të jenë të mirëseardhur për të vazhduar ngritjen profesionale në UT. Ai premtoi që edhe në vazhdim ky universitet do të jetë i hapur për të gjithë studentët e tre-vave shqiptare. Në fund duke na uruar punë të suksesshme në vazhdim, ai shprehu gatishmërinë për të përkrahur në çdo iniciativë që çon në bashkëpunimin reciprok mes dy institucioneve universitare publike.

PSUP-ja takoi edhe Ministrin e ArsimitDitën e fundit të vizitës sonë në Shq-

ipëri takuam edhe ministrin e Arsimit të Republikës së Shqipërisë., Myqerem Tafaj. Ne e njoftuam atë për punën njëjavore që bëmë atje. Kryetari i PS-së, Selim Daku, kërkoi unifikimin e teksteve shkollore dhe planprogrameve si dhe mundësinë e vijimit të një semestri në Universitetet e Tiranës. Ne hasëm në një mirëkuptimin e Ministrit, i cili tha se është duke u punuar në këtë dre-

jtim dhe në një të afërme jo të largët do të mund të presim rezultate. Madje, ai në fjalën përmbyllëse shprehu gatish-mërinë për të përkrahur çdo iniciativë që del nga dy struktu-rat përfaqësuese të Universitetit të Tiranës dhe të Prishtinës.

Vizita në Shqipëri, padyshim ishte një sfidë dhe përvojë e mirë e studentëve kosovarë, të cilët patën mundësinë t’i takojnë krerët e arsimit në Shqipëri dhe të njoftohen për të gjitha që ju intereson atyre.

Nga ajo që u diskutua atje, mund të themi se prob-lemet e studentëve në të dy universitetet janë pothuajse të ngjashme si nga ato teknike, e po ashtu edhe në raportet

profesor- student. Kulmi i gjithë kësaj ishte realizimi i një strategjie të mirëfilltë dyvjeçare, si dhe njohja me përfaqësuesit e studentëve, rektoratin, Ministrinë e Ar-simit të Shqipërisë dhe kushtet e mësim-nxënies, të cilat në të kaluarën jo të largët, nuk na janë lejuar si pasojë e regjimeve të imponuara.

(Autori i shkrimit është student i vitit të dytë, Shkenca Politike)

Universiteti Politeknik i Tiranës

Page 24: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Suzana FAZLIU

Të jesh student e të mos ballafaqohesh me sfida dhe sakrifica është diçka pothu-ajse e pamundur. Sado që një sukses i madh kërkon sakrificë të madhe, mundimi

shpirtëror arrin ta kalojë dhe ta mund vullnetin ndonjëherë.

Kosova dita-ditës është duke shkuar në rrugën e vendeve të zhvil-

luara, mirëpo aktualiteti ekonomik që sot po mbizotëron po bën që shumë studentë të shkojnë drejt vështirësive më të mëdha financiare për t’i përfunduar studimet.

Pyetja e cila i udhëheqë ata edhe pse ju duket e pakup-timtë është 'të jesh apo të mos jesh'.

Sa herë është bërë pyetja se a duhet të marrin bursa vetëm studentët që kanë mesatare të lartë të suksesit, sado që disa nuk kanë nevojë për mbështetje, apo duhet të krijohet edhe një grup i veçantë për ata që me të vërtetë nuk kanë kushte stu-dimi, e cila mund t'i dërgojë edhe në ndërprerjen e studimeve?!

Sa here kalon afër lokaleve të kryeqytetit të krijohet përshtypja që të askush nuk ka nevojë për asgjë, se të gjithë jetojnë në luks të madh ekonomik e shpirtëror. Mirëpo, nëse ulesh me ta, ose të vinë pa dashur në vesh fjalët dhe bisedat e tyre, atëherë ajo fjali e thënë 'mirë jam' shoqërohet me tema të rënda dhe të ndjeshme ekonomike e sociale që po kalojnë një pjesë e madhe e familjeve tona.

Dihet që vendin tonë dikur e pati kapluar lufta, pasojat e së cilës po vërehen edhe tani në këto vite tranzicioni. Shumë familjarë të studentëve u flijuan, e ka raste kur stu-denti i ka të dy prindërit e vrarë.

Sot si shtresë, nuk po arrijnë të gjejnë përkrahjen e duhur as nga institucionet e as nga rektorati, sado që qeveria e kaluar miratoi një ligj për familjet e veteranëve të luftës, për t'i financuar, mirëpo ajo marrëveshje u zbatua vetëm një vit.

Sado që falë veprës dhe sakrificës së shumë prindërve për arsimim dhe marrje fryme të lirë, fëmijët e tyre hasin në vështirësi për mbarim të studimeve, sado që do të duhej që atyre në shenjë falënderimi t’iu financohet studimi, e pse jo edhe praktika diku.

Njëra nga studentet e Fakultetit Ekonomik, Lumturije Behluli, është endur me javë të

tëra para sporteleve duke mos hasur

në mirëkuptim nga refer-

entët për paraq-

itje provimesh. Arsyeja ka qenë mos mundësia e pagesës së semestrit në kohën e caktuar për shkaqe ekonomike, sado që babai i saj është ish-ushtar i UÇK-së, sot merr një pagë jo të mjaftueshme, dhe si shumë të tjerë nuk përkrahet nga institucionet tona e mbi të gjitha nuk mirëkuptohet.

Edhe pse dekani i Fakultetit Ekonomik, Skënder Ahmeti, çdo herë mundohet t’i mirëkuptojë studentët, por vetëm përkrahja morale nuk i zgjidh problemet. Do të duhej ar-rirë një marrëveshje në mes të Rektoratit dhe Ministrisë së Arsimit, që studentët që vinë nga familjet e veteranëve dhe dëshmorëve të lirohen krejtësisht ose 80% nga pagesat.

Rasti në fjalë dhe shumë raste të tjera, bëjnë që ne të dësh-mojmë edhe njëherë anashkalimin dhe mënjanimin e familjar-eve të pishtarëve të shtetit tone. Por, mbetet të shpresohet që hapat e ardhshëm të vendosen me siguri më të madhe si dhe në mbështetje të çdokujt që ka dhënë diçka, ka vendosur një gurëthemeli në ngritjen e ndërtesës që ne sot e quajmë 'shtet'.

Brenge tjetër në Fakultetin Ekonomik është edhe mundësia e vogël ose thënë më mirë, mungesa e punës praktike për studentët. Sado që pjesa teorike mësohet edhe analizohet mos vënia e njohurive të marra në praktikë bënë që çdo gjë ta marr lumi.

Institucionet tona financiare edhe pse në numër të madhe, arrijnë që në lokalitetin e tyre afarist të marrin rreth vetes praktikantë një numër shumë të vogël studentësh, e disa prej tyre merren edhe përmes lidhjeve familjare.

Valdete Kryeziu, studente në Fakultetin Ekonomik, ka theksuar se viti i dytë në këtë fakultet duhet të jetë fillimi i punës dhe praktikimi sa më i madh i njohurive, si dhe kohë për formim personaliteti. Numri i madh i studentëve të pranuar në Ekonomik, bënë që mundësitë të jenë shumë të vogla për praktikë, dhe në këtë rast përparësi po u jepet studentëve bursistë të cilët janë në numër të caktuar.

Sado që pjesa teorike është me rëndësi, mungesa e praktikës po e len studentin të zbehur në dije dhe jashtë konkurseve për punë.

Kurse, për studenten Nexhmije Kryeziu, brengë tjetër shumë e madhe dhe e rëndësishme në Fakultetin Ekonomik, është ajri shumë i ndotur si pasojë e numrit të madh të studentëve. Sido-mos tani kur pritet të mbretërojnë temperatura të larta, të cilat mund të shkaktojnë edhe alivanosje të studentëve. Mungesa e hapësirës është shkaktar edhe i marrjes së viruseve që pengojnë zhvillimin normal të organizmit, i cili bën që studentët çdo herë t'i shoqërojnë gripat e ndryshëm si pasojë e ambientit të ndotur.

E në anën tjetër, Artan Shala, i cili thotë që në vitet në vazhdim studenti nuk do të ketë konkurrencë shumë, ngase hapja e Universitetit të Prizrenit dhe degës tjetër në Gjilan bën që edhe studentet që do të pranohen në vitet e ardh-shme të kenë mundësi më të mira studimi.

Shpresojmë dhe besojmë që puna dhe cilësia do të shtohen dhe niveli i arsimit do të rritet, ngase vetëm me arsim të denjë do të përfaqësohemi në Evropë dhe botë, vlera këto të cilat ar-rihen me krijimin e kushteve më të mira për punë e avancim.

Andaj, dilema 'Të jesh apo të mos jesh'..... vazhdon të vlejë.(Autorja e shkrimi është studente e vitit të dytë, Ekonomik)

TË JESH APO TË MOS JESH!!!

Page 25: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

PEDAGOGJIA SOCIALE, PROFESION ME PERSPEKTIVË APO?Mirushe KRASNIQI

Në shumë vende të ndryshme perëndimore pedagogjia sociale dhe puna sociale ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e një vendi. Dhe puna e një punonjësi social

vlerësohet shumë lartë dhe paguhet shumë. Fatkeqësisht në vendin tonë ndodh e kundërta, ky profesion madje as nuk njihet mirë. Shumë njerëz

mendojnë se pedagogu social ose puna sociale është për të shpërndarë ndihma, e nuk janë në dijeni për rëndësinë e këtij profesioni.

Në Pedagogji Sociale sivjet po i vijon mësimet gjenerata e pestë më radhë. Fatmirësisht ka shumë studentë të intere-suar për ketë profesion, të cilët duan të punojnë në këtë profesion, por një gjë që e dëshpëron secilin student është se tanimë ka shumë studentë që kanë diplomuar në këtë profesion, por ende nuk kanë hyrë në punë adekuate dhe as që merret parasysh kjo nga shteti ynë. Studimet Master mungojnë dhe ne si studentë brengosemi gjithnjë e më shumë se ç’farë do të bëhet me ne.

Një falënderim i veçantë do të shkonte për Universitetin e Regensburgut në Gjermani, si dhe profesoresha Ruth, e cila në bashkëpunim me Prof. Lulzim Dragidella, sjell për çdo semestër nga 10 student nga Gjermania në Kosovë, më të cilët punojmë së bashku seminare të ndryshme.

Gjithashtu, edhe studentëve nga Kosova ju mundëson

të udhëtojnë në Gjermani, njëra ndër studentët e kisha fatin të jem edhe unë, nga i cili udhëtim studentët përfitojnë shumë përvojë që do t’u ndihmojë shumë në jetë.

Punonjësit socialë ndihmojnë njerëzit të kapërcejnë problemet dhe të bëjnë jetën e tyre më të mirë. Ata puno-jnë me njerëz që janë të pastrehë, të sëmurë, apo me njerëz që kanë probleme familjare. Ata ndihmojnë nxënësit që kanë probleme në shkollë, me njerëz të moshuar, me per-sona që janë të varur nga droga dhe alkooli, ata u ofrojnë terapi atyre, bisedojnë me njerëzit në mënyrë që të iden-tifikojnë problemet e tyre dhe të gjejnë mënyra që ata ta tejkalojnë situatën e vështirë në të cilën janë. Ata gjithashtu mund të kryejnë punë edhe në burgje, në rastet e dhunës në familje apo komunitet etj.

Disa prej këtyre punëtorëve të punojnë në jetimore për fëmijët e abuzuar ose të lënë pas dore. Ata gjithashtu ndih-mojnë prindërit të mësojnë se si të kujdesen për fëmijët në mënyrë sa më të mirë.

Një nga mënyrat e punëtorëve social të ndihmojë është duke gjetur burime për njerëzit. Për dikë me vështirësi të familjes, punëtorë social mund të gjeni një klasë ose grup mbështetjeje për prindër. Për një person të pastrehë, ata mund të gjejnë një vend për të jetuar në të dhe një trajnim të karrierës. Për një nxënës, ata mund të gjejnë një mësues ose një ekspert të mësuarit e aftësisë së kufizuar.

Pra, punonjësit social mund të japë këshillim. Ata flasin me njerëzit për jetën e tyre dhe i ndihmojnë ata për të kup-tuar dhe zgjidhur problemet e tyre dhe për të bërë plane.

(Autorja e shkrimit është studente e vitit të tretë, Pedagogji Sociale)

Page 26: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të PrishtinësRevistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Harvardi universiteti i presidentëve amerikanLiburn DAKAJ

Tetë presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë diplomuar në Har-vard. Barack Obama, Presi-denti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u

diplomua për Drejtësi në Harvard dhe mori titullin Juris Doctor (J.D.), në vitin 1991. Po ashtu edhe 75 lau-reatë të çmimit Nobel kanë qenë të

lidhur me Harvardin, qoftë si studentë, trupë pedagogjike apo personel. Biblioteka e Universitetit të Harvardit është biblioteka më e madhe akademike në Shtetet e Bashkuara, dhe biblioteka e dytë më e madhe në vend.

Harvard Crimson garon në 41 sporte ndërkolegjiale në NCAA Division I Ivy League. Harvardi ka edhe një rivalitet in-tensiv në atletikë me Universitetin e Yale, ku tradicionalisht arrin kulminacionin në lojën “The Game”, edhe pse Regatta Harvard-Yale, daton me lojën e futbollit.

Historiku i HarvarditHarvardi si universitet privat u themelua në vitin 1636,

në Kambrixh, Masaqusets, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I njohur si institucioni më i vjetër i arsimimit të lartë në SHBA, emrin e ka marrë nga bamirësi John Harvard.

Edhe pse formalisht asnjëherë nuk është ndërlidhur me kishën, fillimisht kolegji u trajnua nga kleri Kongregacional-ist dhe Unitarian. Planprogrami mësimor dhe studentët e Harvardit u bënë gjithnjë e më laik gjatë shekullit tw 18-të, dhe në shekullin e 19-të, Harvardi u bë institucioni qen-dror i kulturës në mesin e elitës së bostonasve.

Presidenti amerikan Charles Eliot’s, gjatë periudhës dyzet vjeçare (1869-1909), e transformoi ko-legjin dhe i

bashkoi shkollat profesionale në një universitet hulumtues qendror, e kështu Harvardi bëhet anëtar themelues i Aso-ciacionit të Universiteteve Amerikane në vitin 1900.

James Bryant Conant, e udhëhoqi universitetin gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore, e që pas luftës ai filloi reformat e planprogramit mësimor dhe liber-alizoi pranimin e studentëve në Universitet.

Drew Gilpin Faust, gruaja e parë presidente e Universitetit

Në vitin 2007, Drew Gilpin Faust, ishte zgjedhur presi-dentja e 28-të e universitetit dhe ishte gruaja e parë që e udhëhoqi universitetin.

Vetëm në shtator 2010, Harvardi kishte të hyra në shumën prej 27.4 bilion dollarë, e që konsiderohet insti-tucioni akademik me të hyrat më të mëdha financiare në botë, krahasuar me ndonjë universitet tjetër.

Universiteti përbëhet nga njëmbëdhjetë njësi të ndara akademike, dhjetë fakultete dhe Instituti për Studime të Avancuara me kampuse përgjatë rajonit metropolitan të Bostonit, Redkllif. Kampusi kryesor me një sipërfaqe prej 85 hektarëve, ndodhet në Harvard Jard në Kambrixh, përafër-sisht 5.5 km në verilindje të qendrës së Bostonit.

Shkolla e Biznesit dhe pajisjet atletike, përfshirë edhe stadiumin e Harvardit, ndodhen matanë Lumit Çarlls në Allston, derisa shkollat e mjekësisë, stomatologjisë dhe shëndetit publik ndodhen në rajonin Medikal të Longvudit.

Që nga viti 2010, Harvardi ka një trupë pedagogjike prej 2.100 vetash, të cilët u japin mësim dhe eduko-jnë rreth 6.700 studentë (Kolegji i

Harvardit) dhe 14.500 studentë të diplomuar e profesional.

(Autori i shkrimit është student i vitit të parë,

Gjuhë Angleze)

Barak Obama, Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u diplomua për Drejtësi në Harvard dhe mori titullin Juris Doctor (J.D.), në vitin 1991.

Në vitin 2010, në Renditjen Universitare sipas Performancës Akademike (URAP), Harvardi ishte Universiteti më i mirë në botë.

Page 27: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

5 AEROPORTET MË TË PAZAKONTA NË BOTËAlban BILALLI

Udhëtimi me aeroplan sot llogaritet si trafiku më i sigurt. Kjo industri është zhvilluar aq shumë sa që po ndërtohen aeroporte në vende të ndryshme ku

s’është menduar më parë. Më poshtë do t’i shihni disa nga aeroportet më të pazakonta në botë. Aeroporti i Prishti-nës thuhet se është i ndërtuar në një

vend ku ka mjegull dhe nuk mund të realizohen fluturimet. Shikoni se ku janë të ndërtuara këto aeroporte dhe nga ku realizohen udhëtime.

1. Princess Juliana International Airport, Saint Maarten

Fotografia që shihni nuk është montazh por është e vërtet. Aeroporti St. Maarten gjendet pranë plazhit të bukur Caribbean Island’s Maho Beach. Para se të ateroni ju duket se do të bini mbi njerëzit që janë duke u rrezitur në plazh me rërë dhe diell përvëlues. Ky aeroport gjatë një viti ka mbi 1miloin e 500 mijë udhëtar si dhe mbi 100 mijë fluturime shumica në sezonin turistik.

2. Gisborne Airport, Zelandë e Re

Në aeroportin tonë në Prishtinë, aeroplani ka përparësi ndaj çdo automjeti. Aeroporti i Gisbornit, në North Island, Zelanda e Re, mund të jetë i vetmi aeroport në botë ku aeroplanët nganjëherë duhet të ndalen dhe të presin derisa të kalojë treni.

3. Courchevel International Airport, Francë

Jo vetëm nëpër ultësira mund të ndërtohen aeroporte. Aeroporti ndërkombëtar i Courchevel është i shtrirë në alpet franceze. Qyteti turistik Courchevel renditet në mesin e fushave më të sofistikuara për skijim dhe vjen bashkë me aeroportin e vet. Ky aeroport është i ndërtuar në vitin 1942, dhe shfrytëzohet kryesisht për turistët të cilët mund të nisen edhe nga aeroporti i Prishtinës për të shkuar në alpet franceze për skijim. Kujdes, aderimi apo ngritja nga aero-porti mund të t’i shkatërrojë nervat: është mu pranë linjave për skijim dhe kushtet klimatike në alpe bëjnë kërdi.

4. Gibraltar AirportNëpër pistën e këtij aeroporti kalon edhe autoudha e

qytetit të Gjibraltarit. Sa herë që kalon aeroplani, autoudha mbyllet. Është interesante se fillimi i pistës është në ujë, dhe të duket se aeroplani do bie në ujë para se të prek në pistë. Ky aeroport i vogël ka mbi 300 mijë udhëtarë në vit.

5. Tenzing-Hillary Airport, NepalShumica e njerëzve që e vizitojnë Mount Everestin e

fillojnë udhëtimin e tyre në Nepal prej këtij aeroporti, në qytetin Lukla në Himalaje. Lartësia rreth 3.000 metra e bënë njërin prej aeroporteve më të larta në botë.

Vetëm helikopterët dhe aeroplanët e vegjël mund ta përdorin aeroportin. Pista është e shkurtër dhe nëse aeroplani nuk ngrihet të pret një greminë mbi 600 metra në përfundim të pistës. Paramendoni sikur të mos ngrihet! Mos e bo Zot!

Page 28: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Syhejl HAVOLLI

DISA HERË...Disa herë më pat thënëVala e detit që rrah brigjetSe një ditë do të përkundemSiç përkundet anija e peshkatarëveDhe për të larguar gjumin nga sytëPor asnjëherë vala e detit nuk u trazua

Kot paskam pritur valë gënjeshtareSe do të përkundet tek ti malli im

Disa herë më pat thënëDeti për valën e trazuarAjo është e ligë për të ligëtPrandaj nuk mban atë që premton

Mos u shqetëso notarQë matanë detit pret e pretPeshkatarët po kthehen duarthatëKy është premtimi i valësQë deti nuk rrah brigjetDhe nuk i shqetëson peshkatarët.

ASGJË PA TYAs flaka e qiririt që zgjatetDeri në qiell pa yjeS’më bën dritë pa ty

As kënga që këndohet atjeNuk ia lakmoj as melodinëKur ti nuk më je pranë

Erdhe pa u hetuar fareNë gji gjete ngushëlliminPër ditën e sotme pa diell

Ti po pushon në kraharorin timE vogla ime që ke shpirt të madh

TI QË ERDHE BEFASKur hëna bëhej pesëmbëdhjetëGjithmonë kam lakmuar për ngjyrën e blertëNganjëherë edhe ylberit i lakmoja shumëT’i bëhem hajn i pa hile për brezin e bardhëTashti gjithçka në kopshtin tim ka veç blerim

Në mesditë qielli sikur u errësuaPërballë dritares manushaqja kishte bulëzuarAroma se ç’ma josh zemrën dhe në mesnatë

Nuk më kujtohet kur ta vodhaNgjyrën e syve dhe fijen e flokut lidhur nyjeFati para kohe ka jetë të shkurtërEh se ç’m’u kujtua bora e parë në pranverë

Erdhi dita ta fshij pluhurin e motmoteveMe lotët e mallit ta puth kujtiminQë më është i freskët në buzët gjak

E kaluara ma ka shtruar me pupla shtratinRininë s’mund ta kthej asnjëherëPërveç takimit që rrënjë ka lëshuar thellëDikush po zgjohet nëpër përqafime befasPër të nesërmen që mbush zemrën jetë.

PA TITULLAs varri në kopshtinE shtëpisë me luleS’mund të ma ngushëllojë zemrën

Mashtrimi qenka si gur mbi kokë

Epitafin do ta kesh të shkruarNë diell e në qiell

Re të zeza të ta mbulojnë trupinAs rrezja e diellit s’të ngrohëPër hir të trupit që nuk i falesh

Do të shtrihesh në lëndinën e lotëveTë vdekurit do të gjykojnëPse jetën jeton nëpër mashtrime

Kot do të kërkosh shpëtimPër mëkatet që ke bërë gjithë jetënTashti dita të është bërë natë errësirëQë diell të mos shohësh më kurrë ti shtrigë.

PËR HIR TË SYVEPër hir të syve tuQë kanë ngjyrë si qielliT’u bëfsha pasqyre jete

Për hir të ballit qielledetT’u bëfsha anije me shtatë vela të bardhaTë lundrosh nëpër det e oqean

Për hir të vetullave dhe mollëzave tuaQë kanë diçka të veçantë për muaT’u bëfsha kopsht me lule jete

Për hir të buzëqeshjes plot ngrohtësiQë zbukuron – natën e bën dritëT’u bëfsha qiri që s’fiket kurrë

Për hir të ardhjes tëndeQë shpirtin ma kënaqT’u bëfsha urë afrimi

Për hir të syvePër hir të ballitPër hir të vetullave dhe mollëzavePër hir të ardhjes tëndeGjithçka t’u bëraE kurrë nuk t’u përkula dashuri.

Poezi

Page 29: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Mentor Zhdrella, “Pasaniku” i Superligës

Leutrim MUSTAFA

Të merresh me zejen e futbollit në Kosovë, është njësoj sikur të sakrifikosh diçka nga vetja, duke e ditur njëkohësisht se përfitimet janë shumë të ulëta. Fut-

bolli për shumë lojtarë kosovarë nuk është profesioni i vetëm, pasi është e vështirë të jetohet vetëm nga të ardhurat që ofrojnë klubet në vend. Si

rezultat i kësaj, shumë futbollistë janë të obliguar që të ush-trojnë edhe ndonjë funksion tjetër, jashtë futbollit. Mirëpo, kjo nuk mund të vlej edhe për disa ‘pasanik’ të Superligës, të cilët kryekëput jetojnë nga të ardhurat në futboll. ‘Bota e Re’ ka arritur të zbulojë katër futbollistët më të paguar momen-talisht në Kosovë.

Zhdrella i pari, Papuqi i dytiFutbollisti më i paguar kosovar është kapiteni i Hysit,

Mentor Zhdrella. Kontrata e re e Zhdrellës me Hysin, e vazh-duar në afatin kalimtar të janarit për një vit e gjysmë, është e vlefshme mbi 25 mijë euro. I pyetur për këtë, Zhdrella nuk e ka pohuar e as mohuar një gjë të tillë. Edhe Fisnik Papuqi, me rastin e nënshkrimit të kontratës për dy vite, ka marrë 25 mijë euro. Këtë shumë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari, duke thënë se është shumë i kënaqur me kushtet te ekipi ku luan.

“Është e vërtetë që për dy vite kam marrë 25 mijë euro te Hysi. Për këtë jam shumë i kënaqur, prandaj edhe mundohem që në çdo ndeshje të tregoj maksimumin”, ka pohuar Papuqi, ish-futbollisti i Besës së Pejës.

Osmani i treti, Hoxha i katërtiLojtari i tretë më i paguar aktualisht është kapiteni i

Trepçës, Elvis Osmani, i cili për dy vite ka marrë 22 mijë euro nga drejtuesit e skuadrës mitrovicase. Osmani thotë se në vend të parave, Trepça atij ia ka dhënë një veturë të tipit ‘Golf 6”, që kapë shumën e lartpërmendur.

“Për dy vite të kontratës, kam marrë një ‘Golf 6’, në vlerë të 22 mijë eurove”, ka deklaruar Osmani. Ndërkohë, futbol-listi i katërt më i paguar është Yll Hoxha, nga klubi i Hysit. Për 24 muaj kontratë, ai ka marrë rreth 18 mijë euro.

“Është e vërtetë se e kam marrë këtë shumë dhe jam shumë i kënaqur për këtë”, ka thënë Hoxha. Hysi e Trepça janë dy skuadrat e rralla në Kosovë që japin ‘para në dorë’

për lojtarët e tyre. për lojtarët e tyre.

Më të paguarit

Mentor Zhdrella: mbi 25000 € (për 18 muaj)Fisnik Papuqi: 25.000 € (24 muaj)Elvis Osmani: 22.000 € (24 muaj)Yll Hoxha: 18.000 € (24 muaj)

Page 30: Bota e Re - numri i muajit maj

Revistë e studentëve të Universitetit të Prishtinës

MILIONERËT E FUTBOLLIT EVROPIANLeutrim AJETI

Futbolli Evropian viteve të fundit është shndërruar në biznes mjaft fitimprurës për klubet evropi-

ane. Por, nuk janë vetëm klubet ato që përfitojnë nga futbolli. Ata që fitoj-në shuma marramendëse

të parave nga sporti numër një në rruzullin tokësor janë edhe futbollistët.

Lojtarët kryesor nëpër skuadrat e mëdha evropiane marrin paga shumë të larta për lojën që e shfaqin në skuadrat e tyre. Madje, ata përfitojnë shuma të mëdha të parave edhe nga reklamat e ndryshme që iu bëhen kompanive. Përderisa në Evropë paguhen shumë futbol-listët, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për lojtarët që luajnë në SHBA, apo në shtetet e ndryshme jashtë Evropës. Një ndër arsyet pse ndodh kjo thuhet se futbollistët më të mirë luajnë në skuadrat evropiane.

Ai që më së shumti përfiton nga futbolli është fitues i “Topit të Artë”, argjentinasi i Barce-lonës, Lionel Messi.

Sipas një hulumtimi të bërë nga “France Foot-ball”, argjentinasi fiton plotë 31 milion euro në vit nga paga dhe reklamat, që është 3.5 milion euro më shumë se ylli portugez i Real Madridit Cris-tiano Ronaldo, që fiton brenda vitit 27.5 milion.

Futbollisti i tretë me më së shumti përfitime vjetore është ylli anglez i Manchester United, Wayne Rooney, i cili fiton 20.7 milion euro në vit.

Pas yllit anglez në pozitën e katërt renditet braziliani i Real Madridit, Rikadro Kaka, që brenda 12 mua-jve arkëton 19.3 milion euro. Ndërkaq, yjet që luajnë jashtë Evropës respektivisht në ligën amerikane të futbollit David Beckham (LA Galaxy) dhe Thierry Henry (New York Red Bulls) zënë pozitën e pestë respektivisht njëmbëdhjetë. Top dhjetëshen e përmbyllin Ronaldinho, Carlos Tevez, Frank Lampard, Fernando Torres dhe Yaya Toure.

Lionel Messi përveç pagës vjetore që e merr te Barce-lona, 10 milion euro dhe 1 milion bonuset nga spon-sorët, ai përfiton një shumë marramendëse në vit prej 20 milion eurove. Messi aktu-alisht është i angazhuar në pesë kompani Adidas, Nin-tendo, Lay's dhe Getorade që e bëjnë përfituesin më të madh në botën e futbollit. Këto shuma marramendëse

futbollistët i fitojnë fal aftësive të tyre në fushë, të cilët kanë arritur që futbollin ta shndërro-jnë në art, duke bërë që miliona tifozë anë e mbanë botës të kënaqen me magjitë që ata i shfaqin në fushën e gjelbër. Loja që tregojnë në fushë dhe fama që gëzojnë në botë, bëjnë që Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e futbollist

të tjerë, t’i arsyetojnë parat që marrin brenda vitit.

Morihno i pari, Guardiola i dytiNë anën tjetër, trajneri më i paguar në botën e futbollit është

strategu i njohur portugez që drejton klubin e Real Madridit, Hose Mourinho, i cili përfiton 13.5 milionë në vit. Ndërkaq, tra-jneri i Barcelonës Pep Guardiola vjen menjëherë pas Morinhos me 10.5 milionë euro.

Nga këto shifra po sqa-rohet se Barcelona dhe Real Madridi janë klubet kryesore në futbollin evropian viteve të fundit. Ato përveç që janë duke luftuar në çdo garë në fushën, si duket lufta mes tyre vazhdon edhe jashtë fushës së gjelbër, apo thënë më mirë në çdo aspekt ku mund të përballen.

Argjentin-asi Lionel Messi është në vendin e parë në mesin e fut-bollistëve sa i përket të ardhurave vjetore. Pas tij renditet portugezi Cristiane Ronaldo. Në anën tjetër, trajneri më i paguar në rruzull është Jose Muronho i Real Ma-dridit, duke lënë në poz-itën e dytë Pep Guar-diola-n e Barcelonës

Top 101. Lionel Messi (ARG/FC Barcelona) : Totali 31 Milion € (10Milion paga, 1 Milion bonuse, 20 Milion spon-sorët/reklama)2. Cristiano Ronaldo: 27.5 M € (13 M, 0.5 M, 14M)3. Wayne Rooney: 20.7 M € (13.2 M, 0.5 M, 7 M)4. Kaka: €19.3M (10 M € 0.3 M, 9 M)5. David Beckham: 19M € (4.1 M, 0.4 M, 14.5 M)6. Ronaldinho: 18.3 M € (7.5 M, 3.3 M, 7.5 M)7. Carlos Tevez: 15,4 M € (10 M, 3 M, 2.4 M)8. Frank Lampard: 14.2 M € (8.2 M, 1 M, 5 M)9. Fernando Torres: 14 M € (8 M, 0.8 M, 5.2 M)10. Yaya Touré: 13.8 M € (11.1 M, 0.5 M, 2.2 M)

Page 31: Bota e Re - numri i muajit maj

Albatrit MATOSHI

Doktori

Doktor më dhemb çdo vend në trup prek kokën - më dhemb, prek gjoksin - më dhemb, prek këmbën më dhemb. Doktori e kontrolloi në detaje dhe i tha: Trupin e ke në rregull po gishtin e ke te thyer.

Shah-loja

“Tafë e luajmë një lojë SHAH”. Ai përgjigjet "Jo bre se dje më ka vdekur Gjyshja ...",

“Aha po s’ka gajle bre Tafë ti merri figurat e ZEZA”.

Polici

Bisedojnë dy policë dhe njeri i thotë tjetrit: Ke dëgjuar se e kanë vjedhur bombën ATOMIKE? “ E çka nëse e kanë vjedh?” thotë tjetri – “Si bre çka? A e din se sa e ka vlerën ajo BOMBË, 1.000.000 Euro”

“ Auuuuu si bre aq vlerë të madhe dashtë Zoti e sjelltë në bahçen time”.

Vetura

Bisedojnë dy gangster “ E din ti” i thotë i pari “se vëllai im nisi të prodhoj një veturë të re me motor Mercedesi, karaseri BMË, rrotat të Pezhosë, timonin e Ferrarit.... HABITET tjetri dhe i thotë: “ E çka fitoi në fund?”

“ Paj fitoi vetëm 10 vjet burg”

Seriozisht

Shkon Rrusta te doktori dhe i thotë:- "Doktor e kam një problem shumë të tmerrshëm, kohëve

të fundit askush nuk po më merr si serioz!"Doktori i thotë:- "Le bre mos bon hajgare...", i tha doktori

Biondina dhe letraZyrtari i postës i drejtohet biondinës:- Zonjushë letra juaj është tepër e rëndë, duhet t’i ngjisni

edhe një pullë postare.- Pse, sikur do të bëhet më e lehtë pastaj?!

Më vonë

Pyet Rrusta drejtorin e një firme:- Kolegë, sa mund të fitoj tek ju?Drejtori:- Në fillim 200 euro, e më vonë deri në 500 euro.Rrusta:- Mirë fort, atëherë unë vij më vonë!

Shpirti

I troket Hysenit vdekja në derë:- Kam ardhur për shpirtin tënd.Hyseni kthehet, dhe bërtet:- Razë, shpirt, po të lyp dikush.

Pushimi

Pyet Rrusta babanë:- Babë, sa ka gjasa që këtë vit të shkojmë në det?E babai ia kthen:- Po shiko djalo, 40 për qind do të shkojmë, e 100 për qind

nuk do të shkojmë!

Frika nga gruaja!

I ankohet punëtori shefit të një ndërmarrje private:- Do të më mbys gruaja nëse nuk ma rritni rrogën!- E mua do të më mbyt e imja nëse ua rris – i thotë ai.

A je me ne a me ata?

Një dite trokasin në derën e një personi ca njerëz te armato-sur. Pasi qe hapet dera, te armatosurit e pyesin hapësin e derës:

Me kënd jeni, me ne apo me ata ?Ndërsa ai përgjigjet dhe thotë: Me ju vallah.Te armatosurit i'a kthejnë: Ne jemi me ata vallah bang

banggg (dhe e mbysin )

Propozimi

Një djalë tek i propozonte një vajze, ai po i thoshte - Unë te dua, vdes për ty - Vajza i thotë “Në zemrën time more djalë s’ka me vend për ty, të gjitha vendet janë të zëna- Djali ja kthen, -“S’ka gjë zemër unë mund të rri edhe në këmbë”

BARSOLETA

Page 32: Bota e Re - numri i muajit maj