bota e re - mars 2009

36
GAZETË E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS Intervistë me Kryetarin e Paqes Studentore, Gëzim Qerimi Hekuran Avdyli UPJA DREJT AVANCIMIT KONFORM STANDARDEVE EVROPIANE Arber Zeka SË SHPEJTI KUVENDI I TRETË ZGJEDHOR Sead Ujkani DREJT FUNKSIONIMIT TË MIRËFILLTË Jeton Isufi STUDENTËT: QENDRA E STUDENTËVE ME PROBLEME TË SHUMTA Artan Bejta SI TA PARANDALOJMË RËNIEN E FLOKËVE?! PAQJA STUDENTORE PËRFAQËSUESE E DENJË E INTERESAVE TË STUDENTËVE VITI XLI, MARS 2009 0,50GAZETË E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTIN G A G Z AZ ET T E Ë E ST ST S U D E N T ËV V Ë E E T Ë U N I V I E E R S RS I T ET T E I T T Ë P RISHTINËS R I S H T I N Ë S VITI XLI MARS 2009 V I T I X L I M A A R S R 2 0 0 00 0 9 09 S S TINËS S S S S S S S S S S S T I N Ë S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S S

Upload: bota-e-re

Post on 28-Mar-2016

271 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Gazetë e Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

TRANSCRIPT

Page 1: Bota e Re - mars 2009

GAZETË E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Intervistë me Kryetarin e Paqes Studentore, Gëzim Qerimi

Hekuran Avdyli

UPJA DREJT AVANCIMIT KONFORM STANDARDEVE EVROPIANE

Arber Zeka

SË SHPEJTI KUVENDI I TRETË ZGJEDHOR

Sead Ujkani

DREJT FUNKSIONIMITTË MIRËFILLTË

Jeton Isufi

STUDENTËT: QENDRA E STUDENTËVE ME PROBLEME TË SHUMTA

Artan Bejta

SI TA PARANDALOJMË RËNIEN E FLOKËVE?!

PAQJA STUDENTORE PËRFAQËSUESE E DENJË E INTERESAVE TË STUDENTËVE

VITI XLI, MARS 20090,50€

GAZETË E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINGAZG ZAZETTE Ë E STSTS UDENTËVVEË E E TË UNIVEI EERSRSITETTE IT TË PRISHTINËSRISHTINËSVITI XLI MARS 2009VITI XLI MAARSR 200000909

SSSSSTINËSSSSSSSSSSSSTINËSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS

Page 2: Bota e Re - mars 2009
Page 3: Bota e Re - mars 2009

1Mars 2009

PËRMBAJTJA MARS 2009

8

25

16

Intervistë me Gëzim QeriminPaqja Studentore - përfaqësuese e denjë e interesave të studentëve

Arber Zeka:Së shpejti Kuvendi i Tretë Zgjedhor

Jeton Isufi:Qendra Studentore me probleme të shumta

Sead Ujkani: Drejt funksionalizimit të mirëfilltë .........................................................2Lajme .............................................................3Natyra Berisha: Parlamenti i Studentëve të UP-së viziton Prekazin ............................4Vedat Ujkani: Takimi Hoxhaj – Lushtaku 5Nismë për avancimin e cilësisë në UP ...5Marrëveshje të UP-së me ProCredit-in dhe Trepçën ..................................................6Hekuran Avdyli: UP-ja drejt avancimit... .7Intervistë me Gezim Qerimin ............... 8-11Ministri Hoxhaj, personalitet i 2008-tës .12Zyrtarë të Paqes Studentore vizitojnë Aus-trinë ...............................................................12Ardita Gashi: Çfarë është ESU? ..............13Drita Vitia: Numër i lartë i studentëve nëpër fakultete ..................................... 14-15Arber Zeka: Së shpejti Kuvendi i Tretë Zgjedhor ................................................. 16-17Belkise Berisha: Çka pas diplomimit? ..18Halil Asllani: Keqpërdorimi i gjuhës shqipe 19Florentina Qerimaj: Rëndësia e të lexuarit 20Valon Tahiraj: “Trepça” ndotëse e mjedisit 21Flamur Maloku: Vetmia me tekstin .. 22-23Liridon Jahaj: Mundësi për fitimin e bursës... ........................................................24Jeton Isufi: Studentët: QS me probleme të shumta ..........................................................25Artan Bejta: Si ta parandalojmë rënien e flokëve?! ................................................ 26-27“Slumdog Millionaire” fiton 8 Oskarë....27Intervistë me dr. Sokol Krasniqin ............28Gazmend Sahiti: Kuriozitete mjekësore 29Skuadra më e mirë e vitit 2008 sipas FIFA-s .30Driton Kurti: Besart Berisha, futbollist i përvojave të shumta ..................................31Fjalëkryqi ......................................................32

Boton: Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës; Gazetë e studentëve të Universitetit të Prishtinës; Viti: XLI;Kryeredaktor: Sead UJKANI; Zv. Kryeredaktor: Isuf KOCI; Redaktor Përgjegjës: Mergim PIRRAKU; Redaktor Teknik/Grafika: Osman D. GASHI; Redaktore Gjuhësore: Mimoza SINANI;Redaksia: Artan BEJTA, Arber ZEKA, Natyra BERISHA, Hekuran AVDYLI, Liridon JAHAJ, Driton KURTI, Jeton ISUFI;Adresa: Fakulteti i Filologjisë - Universiteti i Prishtinës, 10000 Prishtinë; Tel: +386 (0) 49 448 745, +377 (0) 44 633 281; E-mail: [email protected], [email protected], [email protected].

Page 4: Bota e Re - mars 2009

2 Mars 2009

Editoriali

Drejt funksionalizimit të mirëfilltë“Paqja Studentore”, me marrjen e udhëheqësisë së studentëve në tërësi dhe anëtarët e saj, të cilët do ta udhëheqin këtë revistë në veçanti, kanë vënë si qëllim para vetes që të punojnë në drejtim të funk-sionalizimit të mirëfilltë të kësaj reviste dhe përmbushjes së misionit primar të themelimit të saj.

Revista “Bota e Re” është organi informativ i stu-dentëve të Universitetit të Prishtinës. Kjo revistë ka

filluar të botohet më 1968 dhe që atëherë ka vazhduar të funksionojë si e tillë, pavarësisht nga peripecitë e shumta nëpër të cilat ka kaluar.

Që nga botimi i numrit të saj të parë, “Bota e Re” dhe strukturat

udhëheqëse të saj kanë punuar në përmbushjen e misionit të themelimit të kësaj reviste, në drejtim të informimit të mirëfilltë të studentëve të UP-së, si dhe gjithashtu kjo revistë ka shërbyer si vend ku kanë formuar personalitetin e tyre edhe disa nga intelektualët e vendit tonë, si dhe ku kanë treguar kreativitetin e tyre me punimet e shumta të botuara shumë gjenerata studentësh që kanë qenë pjesë e UP-së. Edhe sot kjo revistë punon në drejtim të përmbushjes së qëllimeve të saj të themelimit.

Gjatë muajve në vijim, përkatë-sisht për tetë muajt e ardhshëm, “Bota e Re” do të drejtohet nga anëtarët e organizatës stu-dentore “Paqja Studentore”, e cila njëkohësisht udhëheq edhe më Parlamentin e Studentëve, si organ legal i përfaqësimit të studentëve në Universitetin e Prishtinës.

Revista “Bota e Re”, gjatë gjithë këtyre viteve të funksion-imit të saj, është ballafaquar me sfida dhe peripeci të shumta dhe nga më të ndryshmet. Me gjithë kushtet e mira të punës dhe faktorët e tjerë shtytës të funksionimit të mirëfilltë të saj, kjo revistë ka hasur në vështirësi të shumta të botimit edhe gjatë viteve të fundit, edhe pse realisht institucionet udhëheqëse të studentëve kanë funksionuar të gjitha mirë, mirëpo ndoshta ka pasur neglizhencë në këtë drejtim nga strukturat përkatëse. Një element tjetër, që i ka kontribuuar

kësaj gjendjeje, ka qenë edhe mos angazhimi i personave të duhur në drejtim të kësaj reviste.

“Paqja Studentore”, me marrjen e udhëheqësisë së stu-dentëve, në tërësi dhe anëtarët e saj të cilët do ta udhëheqin këtë revistë në veçanti, kanë vënë si qëllim para vetes që të punojnë në drejtim të funksionalizimit të mirëfilltë të kësaj reviste dhe përmbushjes së misionit primar të themelimit të saj, për informimin adekuat të studentëve të UP-së rreth ngjarjeve qё lidhen me ta nё veçanti dhe zhvillimeve nё fushёn e Arsimit tё Lartё nё pёrgjithёsi.

Ndër objektivat kryesore të cilat mëtojmë t’i realizojmë janë:� Të promovojmë ndryshime progresive në Universite-tin e Prishtinës në tërësi dhe nëpër njësitë akademike në veçanti� Të prezantojmë rezultatet e implementimit të reformave

të procesit të Bolonjës dhe zh-villimet në fushën e Arsimit të

Lartë� Të luajmë rolin e një arene ku

shfaqen mendimet e të arriturat e studentëve, një mejdan ku diskuto-

het për problemet e tyre� Të informojmë studentët rreth funksionimit dhe ak-tivitetit të Parlamentit të Studentëve, si organ udhëheqës i tyre� Të shërbejmë si mjet përmes së cilit studentët do të infor-mohen për organizimet e ndryshme: shkencore, aktivitete të tjera qofshin ato kulturore apo sportive, si dhe çështje të tjera në interes të tyre.

I tërë angazhimi ynë, si dhe puna që është planifikuar të bëhet, vlerësojmë se do tё çojë drejt rritjes sё cilёsisё sё botimit tё revistës “Bota e Re”, funksionalizimit të mirëfilltë të saj, si edhe avancimit të saj konform standardeve bash-këkohore.

Sead

UJK

ANI

met e shumta të botuaraanëstësë

-

� Të prezantojmë rezultatettëv

La�

shfastud

Page 5: Bota e Re - mars 2009

3Mars 2009

Lajme

Bashkëpunim me Universitetin e Shefildit, në Selanik

Kryeministri Hashim Thaçi dhe udhëheqësi i Kolegjit City pranë Fakultetit Internacional të Universitetit të Shefildit, në Selanik, Io-annis Ververidis, nënshkruan protokollin e bashkëpunimit në fushën

e arsimit, që përfshin sigurimin e bursave për 25 studentë nga Kosova. Thaçi me këtë rast theksoi se, edukimi ka qenë, është dhe do të mbetet

prioriteti kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Jemi të vetëdijshëm se duke investuar në edukim, ne po investojmë në të ardhmen tonë të sigurt. Nga ky protokoll bashkëpunimi do të rezultojë edukimi i shumë të rinjve jashtë vendit. Do të jetë një mundësi e re për përgatitjen e të rinjve kosovarë në realitetin e ri të vendit tone”, tha ai.

Sipas kësaj marrëveshjeje të nënshkruar, Kolegji City pranë Fakultetit Internacional të Universitetit të Shefildit, në Selanik – Greqi, për vitin aka-demik 2009/2010 do të sigurojë bursa për studimin e 25 studenteve nga Kosova. Në këtë kuadër, 10 bursa për studime bazë, 15 bursa për studime postdiplomike.

Pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit është edhe mbështetja për Administratën Publike të Kosovës, duke organizuar program master në drejtimin e Integrimeve Evropiane dhe Reformën e Administratës Publike, për zyrtarët e nivelit të mesëm dhe të lartë, gjatë vitit akademik 2010/ 2011.

Protokolli i bashkëpunimit përfshin edhe kurse për trajnimin e zyrtarëve të qeverisë në Teknologji Informative, për-katësisht E–qeverisje. Do të ofrohet asistencë teknike edhe për organizimin e arsimit para universitar.

Fusha e fundit është bashkëpunimi në hulumtime shkencor dhe teknologji. Ky bashkëpunim do të realizohet përmes Qendrës Hulumtuese për Evropën Juglindore.

Me një akademi solemne, të organizuar nga Minis-tria e Arsimit,e Shkencës dhe Teknologjisë është shënuar 7 marsit – Dita e mësuesit. Në fjalën hy-

rëse, zëvendës ministri i arsimit Agim Hyseni theksoi se, MASHT beson tek potenciali i arsimtarëve te vet qe luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mundësive të individit dhe të integrimit të tij në shoqëri. Jemi të vendosur që së bashku të zhvillojmë njohuritë konkurruese në treg. Kosova shtet i dijes është ambicie dhe qëllimi ynë.

Në këtë akademi pjesëmarrës ishte edhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.Duke folur rreth kësaj dite, Thaqi theksoi:” Dita e mësuesit mbartë në vete dy dimensione që në historinë e shkollës shqipe kanë qenë gjithmonë të pandashme: përkushtimin për dije dhe sakrificat për liri dhe shtet të pavarur”, ndërsa ngriti lart edhe rolin e arsimtarëve në tërë rrugëtimin për krijimin e shtetit duke thënë:”Arsimtarët e Kosovës, nga gjenerata në gjeneratë, kanë qenë në ballë të lëvizjeve tona njëshekullore për çlirim dhe përparim.Historia e rrugëtimit tonë drejt lirisë nuk mund të ketë kuptim pa kontributin e arsimtarëve koso-var. Ju mbajtët gjallë frymën e rezistencës atëherë kur populli ynë përballej me politikën sistematike të aparteidit”.

Kryeministri Thaçi potencoi edhe njëherë përkushtimin e qeverisë së tij për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

“Investimi ynë në edukim do të vazhdoj, në të gjitha nivelet e tij, sepse investimi në edukim është investimi për të ardhmen tonë si shtet dhe shoqëri dhe kjo e ardhme ka vetëm një kuptim: inte-grimin euro-atlantik të vendit tone”, theksoi Kryeministri Thaçi.

Me këtë rast janë ndarë mirënjohje për kontribut edu-kim dhe arsim; arsimtarëve të rënë dëshmorë, veteranëve të arsimit dhe arsimtarëve e të dalluar për vitin shkollor 2008-2009. MASHT-i kësaj here ka ndarë mirënjohje edhe për nëpunësit e dalluar të arsimit.

Shënohet Dita e mësuesit, 7 Marsi

Ekonomiku, fitues i basketuniversiadës

Muajin e kaluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u mbajt finalja në basketboll në ligën “d3 mo-bile basketuniversiada”ndërmjet ekipeve të Fakultetit

Ekonomik dhe Fakultetit të Kulturës Fizike ku fitues në këtë ndeshje doli Fakulteti Ekonomik me rezultat 122:110.

Studentët e Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe nën sponzo-rimin e operatorit të ri të telefonisë mobile d3 mobile kri-juan një atmosferë të vërtetë sportive basketbollistike ku në sallën sportive të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ishin të pranishëm shumë dashamirë të basketbollit dhe shumë studentë për të përkrahur ekipet e tyre.

Këto dy ekipe arritën në finale pas 7 xhirove që u zhvil-luan në këtë ligë në të cilën morën pjesë 6 ekipe të basket-bollit që njëherit ishin ekipe përfaqësuese të fakulteteve të tyre, e ato ishin: Ekonomiku, Fakulteti i Kulturës Fizike, Ju-ridiku, Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara, Fakulteti Filologjik dhe Kolegji Eurosport.

Fakulteti Ekonomik doli fitues i këtij turneu pa asnjë humbje e të cilët treguan një lojë të shkëlqyer në çdo ndeshje. Kjo ka ardhur edhe për shkak të përkrahjes së Këshillit të Studentëve të këtij fakulteti, i cili udhëhiqet nga Paqja Studen-tore, e cila vërehet edhe natën finale ku morën pjesë anëtarë të këtij këshilli si dhe nderoi me pjesëmarrje edhe vet Dekani i Fakultetit Ekonomik prof. ass. dr. Rrustem Asllanaj.

Page 6: Bota e Re - mars 2009

4 Mars 2009

Mergim Lushtaku, kryetar i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, i përcjellë nga një del-egacion nga ky institucion suprem i përfaqësimit të studentëve të UP-së, vizitoi familjen Jashari në

Prekaz, me rastin e zgjedhjes së tij për kryetar të organit më të lartë të studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Në vizitën e tyre në familjen Jashari, delegacioni u prit në një atmosferë të ngrohtë në odën tradicionale shqiptare të kësaj familje nga kryefamiljari, Rifat Jashari dhe anëtarët e tjerë të familjes, nga të cilët nuk mungoi mikpritja shqiptare.

Mergim Lushtaku shprehi respektin e tij të thellë për këtë familje dhe më pas e njoftoi Rifat Jasharin për zgjedhjen e tij për kryetar të Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës. Nga kryefamiljari i kësaj familje me vlera të mëdha për historinë e Kosovës, kërkoi mendimin e tij se si duhet të udhëhiqet dhe kërkoi këshillat e tij për mënyrën e funksionimit në detyrën e re.

Rifat Jashari e uroi Mergim Lushtakun për postin e ri dhe u bëri apel delegacionit për bashkëpunim sa më të mirë në mënyrë që të tregohet sukses.

"Të punohet është obligim moral i yni për hir të gjakut që është derdhur për këtë liri që ne po e gëzojmë edhe ata kanë punuar shumë në mënyrat e tyre dhe bashkëpunimi është çelësi i punës së suksesshme, pa të cilin është vështirë të jetohet” – tha Jashari.

Rifat Jashari, ndërkohë u bëri apel që të mos bëjnë di-vergjenca dhe të respektohet mendimi i secilit duke u thënë që të gjithë shohin në kënde të ndryshme prandaj duhet të respektohet mendimi i secilit dhe të punoni të gjithë së bashku pa xhelozi duke qenë syçelë gjatë tërë kohës, për një të ardhme më të mirë të këtij kombi, të të cilit jemi të gjithë.

Mergim Lushtaku po ashtu pohoi që nëse dikush duhet të krenohet me diçka atëherë duhet të jetë krenar kur bënë diçka në të mirë të kombit. Pas përfundimit të vizitës në familjen Jashari delegacioni vazhdoi vizitën e tyre edhe në Kuvendin Komunal të Skenderajt, ku u pritën nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku, i cili uroi strukturat e reja të Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar në projektet e Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, në të mirën e studentëve.

Natyra BERISHA

Parlamenti i Studentëve të UP-së viziton familjen Jashari në Prekaz

Vizitë

Page 7: Bota e Re - mars 2009

5Mars 2009

Ngjarje në UP

Takimi Hoxhaj – Lushtaku“Për MASHT-in është e rëndësishme që në Univer-sitetin e Prishtinës të ketë studime sa më cilësore, si dhe të shqyrtohen të gjitha kërkesat që dalin nga Parlamenti Studentor” - tha Ministri Enver Hoxhaj, në takimin me pjesëtarët e Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Vedat UJKANI

Me ftesën e Kryetarit të Parlamentit të Studentëve të Uni-versitetit të Prishtinës, Mërgim Lushtakut, një delegacion i MASHT-it, i përbërë nga Ministri i Arsimit, Shkencës

dhe Teknologjisë Enver Hoxhaj, zëvendësministri Agim Hyseni, këshilltari Nuhi Rexhepi dhe anëtarë të tjerë të stafit të ministrisë, u takuan me Kryetarin e Parlamentit të Studentëve Mërgim Lushtakun dhe me anëtarë të tjerë të PSUP-së.

Në këtë takim, ndër pikat e para të diskutimit ishte organizimi i debateve për ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, ndërsa më pas u shtruan edhe kërkesat e tjera të cilat i brengosin studentët e UP-së.

Duke folur rreth kërkesave dhe brengave të studentëve të UP-së, numri një i PSUP-së, Mergim Lushtaku, theksoi: “Numri i vogël i studentëve që kanë fatin të pranohen në konvikte është çështje që na shtyn t`a prezantojmë si brengë tonën. Sivjet, për t`u pranuar në konvikte, kanë aplikuar rreth 40 mijë studentë, ndërkaq janë pranuar vetëm 3 mijë prej tyre. Ky numër i kufizuar është për shkak të hapë-sirës jo të mjaftueshme që ofrojnë konviktet. Furnizimi jo i mjaftueshëm me ujë të pijes dhe me ngrohje, po ashtu, u shkakton komplikime studentëve banues të konvikteve”.

Gjithashtu, kryetari i PSUP-së, Lushtaku, gjatë këtij ta-kimi, theksoi edhe një preokupim tjetër që kishte të bënte me çështjen e furnizimit me literaturë dhe të mungesës së saj.

“Çështje tjetër është furnizimi i vështirë i nxënësve me literaturën e nevojshme për studime. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës nuk ofron mundësinë e leximit të librave jashtë objektit, ndërsa objekti nuk ofron kushtet për një numër kaq të madh stu-dentësh sa numëron momentalisht UP-ja” – tha Lushtaku.

Ndërkaq Ministri Hoxhaj, për këto dhe për kërkesat e tjetra, i ftoi të gjithë studentët që kërkesat konkrete t`i sjellin në MASHT dhe më pas do të shqyrtohen mundësitë e realizimit të tyre. Sa u përket konvikteve, Hoxhaj njoftoi që MASHT-i do të shikojë mundësinë për ndërtimin e konvikteve të reja, të cilat do t’ua lehtësonin studentëve çështjen e banimit.

“Për MASHT-in është e rëndësishme që në Universitetin e Prishtinës të ketë studime sa më cilësore, si dhe të shqyrtohen të gjitha kërkesat që dalin nga Parlamenti Studentor”- tha Ministri Hoxhaj.

Më tej, ai shtoi se shumë shpjet studentëve do t`u ofrohet Biblioteka Qendrore Universitare, e cila do t’iu ofrojë mundës-inë që t’i shfrytëzojnë librat për lexim edhe jashtë objektit.

Takimi i mbajtur u cilësua si simbolik nga të dy palët pjesëmarrëse. Si i tillë, ai ishte vetëm një pikënisje e taki-meve dhe e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes këtyre institucioneve udhëheqëse të arsimit dhe studentëve në vendin tonë.

Takimi nismëtar i projektit Tempus“Zhvillimi dhe Përforcimi i Kulturës së

Cilësisë në Universitetin e Prishtinës”

Nismë për avancimine cilësisë në UP

Në javën e parë të këtij muaji në hapësirat e Rektoratit u mbajt takimi nismëtar i projektit “Zhvillimi dhe Për-forcimi i Kulturës së Cilësisë në Universitetin e Prishti-

nës”. Objektivi i përgjithshëm i projektit është që të kontribuojë në avancimin dhe zhvillimin e Kulturës së Cilësisë në të gjitha nivelet si: mësimdhënie, mësim nxënie, hulumtime shkencore, shërbime administrative dhe në shërbimet për mbështetje të studentëve duke marrë parasysh perspektivën e të gjithë ak-terëve të brendshëm dhe të jashtëm të universitetit.

Takimin e hapi Prorektori për mësimdhënie dhe kër-kime shkencore Prof. dr. Luan Ahma, ndërsa Prorektorja për marrëdhënie ndërkombëtare Prof. asc. Suzana Manxhuka-Kërliu gjatë fjalimit të saj në emër të UP-së falënderoi Komi-sionin Evropian dhe partnerët e projektit për mbështetjen dhe ndihmën që po i japin UP-së përmes projekteve të ndryshme në implementimin e reformave.

Drejtori i Departamentit të Arsimit të Lartë në MASHT Prof. Avdullah Aliu, përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë dhe Zyrës se TEMPUS-it po ashtu iu drejtuan pjesëmarrësve duke theksuar rëndësinë e projektit.

Gjatë takimit çdo institucion partner kishte nga një prezantim të shkurtër, përderisa objektivat, aktivitetet dhe rezultatet e pritshme të projektit u prezantuan nga Pro-rektori Prof. Dr. Luan Ahma. ËUS Austria mbajti një pr-ezentim lidhur me shpjegimin e procedurave financiare që sigurojnë shfrytëzimin e fondeve në përputhje me rregullat e TEMPUS-it.

Me këtë projekt ka aplikuar Universiteti i Prishtinës së bashku me partnerët e vetë gjatë fazës së katërt të aplikimit të TEMPUS-it. Projekti do të implementohet nga Univer-siteti i Prishtinës së bashku me këta partnerë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT),Universiteti i Kolegjit Kork, Universiteti i Salzburgit, Universiteti i Vu-pertalit dhe WUS Austria. Ky takim poashtu përfaqëson takimin e parë zyrtar të anëtarëve të konsorciumit.

Përgatiti: V. UJKANI

Page 8: Bota e Re - mars 2009

6 Mars 2009

Arrihet marrëveshje mes UP-së dhe ProCredit Bank

Në fillimi të këtij muaji, në ambientet e Rektoratit, Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. En-ver Hasani dhe drejtori i përgjithshëm i ProCredit

Bank-ës, Philip Sigwart, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis UP dhe ProCredit Bank-ës.

Kjo marrëveshje ka për qëllim të ofrojë shërbime të llojit të veçantë në kushte të veçanta për studentë të caktuar të UP, për kryerjen e punës praktike (internshipit).

Marrëveshja parasheh përgatitjen për përvojën e punës të studentëve të cilët vijojnë studimet në fusha të ndryshme në Universitetin e Prishtinës, e cila do të realizohet përmes një konkursi transparent, të hapur dhe jo diskriminues.

Sipas marrëveshjes, ky bashkëpunim do të zgjasë dy vjet, me mundësi të ripërtëritjes dhe plotësimit.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Enver Hasani e ka vlerësuar lart nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, duke thënë se është shumë i kënaqur me bashkëpunimin e mëher-shëm me ProCredit Bank-ën, sepse kjo bankë gjithmonë i ka mbështetur aktivitetet e Universitetit e Prishtinës.

Me këtë rast, ai gjithashtu ka falënderuar Philip Sigwart për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, e posaçërisht Qen-drën LINK- UP e cila e ka iniciuar këtë marrëveshje.

“ProCredit Bank është shumë e kënaqur ta nënshkruajë këtë marrëveshje me Universitetin e Prishtinës. Përmes kësaj marrëveshje ne do t’u japim mundësi studentëve të Universitetit të Prishtinës ta përdorin dijeninë e tyre në një ambient të vërtetë pune” – tha Philip Sigwart, drejtor gjeneral në ProCredit Bank.

UP-ja nënshkroi marrëveshje bashkëpuni-mi me kombinatin “Trepça”

Studentët, punë praktike në “Trepça”

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Enver Hasani dhe drejtori menaxhues i Kompleksit të Mi-nierave “Trepça”, mr. sci. Ferat Shala, në fillim të

muajit mars në ambientet e Rektoratit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi midis UP dhe Trepçës.

Kjo marrëveshje ka për qëllim të ofrojë shërbime të llojit të veçantë në kushte të veçanta për studentë të caktuar të UP për kryerjen e punës praktike (internshipit).

Marrëveshja parasheh përgatitjen për përvojën e punës të studentëve të cilët vijojnë studimet në fusha të ndryshme në Universitetin e Prishtinës dhe ofrimin e mbështetjes për avancimin e njohurive të tyre dhe praktikat studimore brenda Kompleksit të Minierave Trepça.

Sipas marrëveshjes ky bashkëpunim do të zgjasë dy vjet me mundësi të ripërtëritjes dhe plotësimit.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Enver Hasani tha që ky bashkëpunim është një mundësi shumë e mirë që po i ofrohet stu- dentëve të Universitetit të Prishti-nës, e veçanër- isht studentëve të fakulteteve në Mitrovicë, duke marrë p a r a s y s h se gjendja e tyre dal- lon nga ajo e stu- dentëve të fakulteteve të tjera.

Me këtë rast, ai ka falënderuar Ferat Shala për nënsh- krimin e kësaj mar- rëveshjeje, e posaçërisht Q e n d r ë n LINK- UP, e cila ka in-iciuar dhe organizuar këtë mar- rëveshje.

Ndërsa, d r e j t o r i menaxhues i Kompleksit të Minierave “Trepça”, mr. sci. Ferat Shala e vlerësoi lart nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

“Jemi shumë të kënaqur që kemi arritur këtë mar-rëveshje sepse ne po kontribuojmë në ngritjen e njohurive të studentëve dhe ne do të bëjmë çmos që studentëve të UP t’iu ofrojmë kushte sa më të mira.”

Në anën tjetër, menaxherja e Qendrës për Studentë “LINK”, Arlinda Beka tha se është një nder i madh për qendrën tonë që u nënshkrua kjo marrëveshje, pasi që kjo qendër mundohet që studentëve t’iu ofrojë një mundësi të mirë të zhvillimit profesional, çka nënkupton ndërlidhjen e teorisë me praktikën.

Universiteti i Prishtinës dhe Kompleksi i Minierave “Trepça” pajtohen që të bashkëpunojnë drejt krijimit të politikave të përbashkëta, për aftësimin para shërbimit dhe në shërbim të kuadrit të nevojshëm për lëmenj të caktuar të interesit të përbashkët.

t stu- dentëve të Universitetitnër- isht studentëve të faku

ë, dh se- lo- dee tëë rar F- kr- rët Q

e e or

rëva, ds i Ko

Marrëveshje

Page 9: Bota e Re - mars 2009

7Mars 2009

Zyrtarë të lartë të arsimit nga shtete të ndryshme të Evropës morën pjesë në Konferencën e cila u mbajt më 5 dhe 6 shkurt në Prishtinë ku

u diskutua për procesin e Bolonjës në Kontekst Evropian, si dhe për hapat të cilat duhet të ndjekë Kosova për mundësi inkuadrimi në këtë proces.

“Universiteti i Prishtinës duket të jetë ende larg standardeve të universiteteve evropiane, faktor i cili bën që arsimi kosovar të mos mund të jetë zyrtarisht nënshkrues i Kartës së Bolonjës edhe për disa vite” - bëri të ditur Jean Philipe Restouiex, administrator në Divizionin e Arsimit të Lartë në Këshillin Evropian.

Megjithatë, zyrtarët e Arsimit të Lartë të Universiteteve Evropiane, të cilët morën pjesë në këtë konferencë, shpresojnë që Kosova në një të ardhme jo të largët të mund të jetë zyrtarisht pjesë e Procesit të Bolonjës, por, sfidat të cilat e paraprijnë nënshkrimin e kartës së Bolonjës janë kushte të cilat duhet të plotësohen para se të aplikohet për nën-shkrimin e kësaj karte. Kushti themelor është aderimi i shtetit në Konventën Kulturore Evropiane, gjë e cila pritet të arrihet nga vendi ynë në vitet në vijim.

Përkundër këtij fakti, ministri i Ar-simit Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, shprehet optimist për të ardh-men e cilësisë së arsimimit në Kosovë.

“Jam shumë i lumtur për mbështetjen e Këshillit Evropian të edukimit të lartë. Është fakt që na pret punë e madhe për arritjen e cilësisë së universiteteve evro-piane, por duhet të dimë që kultura e të nxënit nuk është e njëjtë me kulturën e të mësuarit. Për ministrinë e Arsimit kjo është një Konferencë tepër e rëndësishme për arsye se ky vit do të jetë vit në të cilin do të ketë ndryshime për të mirë në fush-ën e Edukimit të Lartë” – tha Hoxhaj.

Pavel Zgaga, profesor slloven, i përf-shirë në procesin e Bolonjës, bëri apel

tek kryesuesit e Arsimit të Lartë në ven-din tonë që të punohet me më shumë seriozitet për arritjen e standardeve të universiteteve evropiane

“Nuk keni nevojë të kërkoni inkuadrim në Evropë, kur ju në re-alitet jeni pjesë e Evropës. Nënshkrimi i Kartës së Bolonjës për vendin tuaj nuk ka ndodhur deri tani për shkaqe të ndry-shme politike e të sferave të tjera, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të arrihet nëse plotësohen kriteret e parapara për inkuadrim në këtë proces, kritere të cilat arrihen me punë serioze” – tha Zgaga.

Për refleksionin politik të pro-cesit të Bolonjës foli edhe Jean philipe Restoueix, i cili bëri të ditur se procesi i Bolonjës është një reflektim politik se si do të duhej të ishte mënyra e edukimit drejt një arsimimi të nivelit më të lartë, me qëllim të pavarësimit individual.

Këto vlera janë praktikë ditore dhe nuk janë të lehta për t’u zbatuar. “Pro-cesi i Bolonjës është një sfidë për ju dhe Evropën” – tha Restoueix.

Çka është procesi i Bolonjës?Procesi i Bolonjës është një reformë

evropiane e Edukimit të Lartë, në të cilin, deri tani, janë të nënshkruara zyrtarisht 46 vende evropiane. Në bazë të Deklaratës së Sorbonës, të vitit 1998, ky proces nuk është tekst juridik. Është i organizuar në bazë të konferencave ministrore, të cilat pas çdo 2 vjetësh mblidhen për të vlerësu-ar procesin dhe për të ngritur prioritetet për vitet në vijim. Ky proces bazohet në vlerat demokratike, si dhe në respek-timin e të drejtave të njeriut, në traditën e universiteteve me autonomi evropiane. Procesi i Bolonjës ka për qëllim bash-këpunimin mes shtresave të ndryshme, autoriteteve të publikut, profesorëve dhe studentëve. Ideja është që Edukimi i Lartë të jetë në gjendje t’iu përgjigjet sfidave të reformave dhe të globalizimit, si dhe kontributi në ndarjen e dijeve shoqërore. Procesi i Bolonjës synon që të stabilizojë

cilësinë e Edukimit të Lartë Evropian, nga viti 2010, të rrisë kënaqësinë dhe bashkëpunimin mes sistemeve të uni-versiteteve të vendeve evropiane, duke respektuar ndryshimet që kanë sistemet nga njëra tjetra.

Ndër rregullat e tjera të procesit të Bolonjës është edhe garantimi i kual-itetit të të mësuarit, stabilizimi i këtij kualiteti si dhe përfshirja e studentëve në këtë proces.

Mobiliteti të cilin ofron ky proces për studentët është rregullimi i vizave për studentët që studiojnë jashtë vendit, ndihma financiare, njohja e periodave kur studentët studiojnë jashtë vendit, si dhe sfida e pritjes dhe adaptimit të studentëve të huaj.

Sfidat e ardhme të procesit të Bo-lonjës janë rritja e dimensionit të këtij procesi, ndryshimi i mënyrës së percep-timit të procesit në vende të ndryshme të Evropës, dimensioni evropian i njohur pak deri tani dhe sfida e punës në ekip, nga ana e të gjithë atyre të cilët zyrtarisht kanë nënshkruar në Kartën e Bolonjës.

Procesi i Bolonjës ka ofruar një fo-rum të ri në të cilin vendet e ndryshme evropiane, të cilat janë zyrtarisht pjesë e këtij procesi, mund të mësojnë njëri nga tjetri dhe të bëjnë sistemin e tyre më të krahasueshëm dhe të garueshëm në mënyrë vullnetare.

Kur do ta nënshkruajë Minis-tria e Arsimit, Shkencës dhe

Teknologjisë Kartën e Bolonjës?Vendi ynë ka aplikuar disa herë, që

nga paslufta, për inkuadrim në Procesin e Bolonjës, por kërkesa deri tani i është refuzuar çdo herë. Këtë vit gjasat më të mëdha janë që të mos aplikojë fare për nënshkrimin e kësaj karte, ndërsa kriteret e parapara, të cilat duhet të plotësohen nga një vend para pranimit zyrtar në Pro-cesin e Bolonjës, zyrtarët e ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, thek-sojnë se do të arrihen pas vitit 2010.

Nënshkrimi i Kartës së Bolonjës nga ana e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nuk do të ndodhë as këtë vit për shkak të kushtit themelor që është aderimi i shtetit tonë në Konventën Kulturore Evropiane, si mundësi për përfshirje zyrtare në procesin e Bolonjës.

UP-ja drejt avancimit konform standardeve evropiane

Hekuran AVDYLI

Konferencë

Page 10: Bota e Re - mars 2009

8 Mars 2009

Themelimi i Paqes, dhënie hapësirë studentëve të shkëlqyerQeverisja pluraliste u quajt Parlamenti i StudentëveRikthimi i aktiviteteve kulturore pas 20 vitevePaqja Studentore numëron më tepër se 7000 anëtarë100% vota më shumë në zgjedhjet e dyta studentore

Intervista

Intervistë ekskluzive me kryetarin e organizatës “Paqja Studentore”, Gëzim Qerimin

Paqja Studentore – përfaqësuese e

Intervistoi: Osman D. GASHI

Gëzim Qerimi, ish-kryetar i Parlamentit të Studentëve, organi suprem i përfaqësimit të studentëve në Uni-versitetin e Prishtinës (UP), aktualisht kryetar i or-ganizatës “Paqja Studentore e Universitetit të Prishti-

nës”, e cila momentalisht qeveris Parlamentin e Studentëve, dha këtë intervistë për revistën e studentëve “Bota e Re”, në të cilën ai tregon përvojat e tij personale si lider shumë i suksesshëm studentor dhe kryetar shumë i suksesshëm i një organizate studentore. Ai rrëfen angazhimin dhe aktivitetin e tij trevjeçar në prag të përfundimit të karrierës së tij si lider studentor. Gjitha të arriturat dhe ngecjet e tij si udhëheqës dhe prijës i më se 45 000 studentëve, ai i tregon në intervistën ekskluzive për lexuesit e revistës sonë.

Themelimi i Paqes, dhënie hapësirë studentëve të shkëlqyer

BOTA E RE: Organizata që ju udhëhiqni është një prej shumë organizatave studentore që ekzistojnë në UP. A mund të na flisni për organizatën tuaj, kur dhe pse është themeluar?

Qerimi: Iniciativa për themelimin e Paqes Studentore të UP-së ka filluar nga viti 2005. Kjo iniciativë nuk ka pasur për qëllim dhe nuk ka qenë vetëm një ide për shtimin e numrit të organizatave studentore në UP. Ne e kemi parë si domosdoshmëri që të themelohet edhe një organizatë që mendon ndryshe prej organizatave të tjera dhe mbi këtë bazë unë dhe disa studentë të tjerë kemi marrë nismën për themelimin e Paqes Studentore. E theksova: organizatë që mendon ndryshe, e veçantia e kësaj është që ne kemi menduar që studentët e shkëlqyer të qeverisin studentët e UP-së e jo ata studentë që nuk tregojnë rezultate të larta në studimet e tyre. Pra, ne nuk kemi pasur për qëllim që të fitojmë diçka, por kemi dalë si një alternativë për studentët, duke u dhënë hapësirë atyre që janë të shkëlqyeshëm që të menaxhojnë dhe të udhëheqin studentët e UP-së.

BOTA E RE: Siç dihet, çdo fillim është i vështirë. Edhe ju e theksuat që ka qenë një garë dhe konkurrencë e fortë për t’u përgatitur dhe për të themeluar një organizatë studentore. Si u bë që ju u faktorizuat shumë shpejt?

Qerimi: Po duke u nisur nga vet qëllimi ynë i themelimit të organizatës për t’u dhënë hapësirë studentëve të cilët janë të shkëlqyeshëm në studime, në punën e tyre dhe në anga-zhimin e tyre për ngritjen e Paqes Studentore. Këto kanë

qenë gjërat kryesore për një faktorizim të shpejtë. Kur ua tregonim dhe ua shpalosnim qëllimin dhe platformën tonë studentëve, ata e pëlqenin këtë dhe na bashkëngjiteshin në organizatë dhe shumë prej tyre kanë luajtur rol të rëndë-sishëm në ecjen përpara të organizatës. Mbështetja shumë e fuqishme e të gjithë studentëve të Universitetit të Prishtinës bëri që Paqja Studentore, brenda një periudhe tremujore, të faktorizohet dhe të bëhet organizata me e rëndësishme në qeverisjen e studentëve.

Qeverisja pluraliste u quajt Parlamenti i Stu-dentëve

BOTA E RE: Qeverisja e studentëve kaloi prej një sistemi ku udhëhiqte vetëm një organizatë e studentëve në një sistem që ishte pluralist. Si u bë kjo gjë dhe si u zgjodh institucioni i parë qeverisës pluralist?

Qerimi: Po, pas ndryshimit të llojit të qeverisjes së stu-dentëve në UP, ku dihet që për vite të tëra, diku mbi 30 vite, ka qeverisur vetëm një organizatë, Unioni i Pavarur i Studentëve. Ishte një sistem monopol, i cili paraluftës ka

Gëzim Qerimi është i lindur në Skën-deraj më 9 prill 1984. Ai rrjedh nga

një familje e shquar me vetëdije dhe vlera të larta kombëtare dhe intelek-tuale. Elekuenca dhe zgjuarsia e tij, karakteri, ndershmëria dhe vullneti i madh për punë e bëjnë të dashur për të gjithë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, me një

sukses të shkëlqyer. Në vitin 2004 ka vazhduar studimet në Univer-

sitetin e Prishtinës (UP), në Fakultetin Filozofik, në departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike, ku ka përfunduar me

sukses të shkëlqyer studimet themelore në vitin 2008. Me punën dhe angazhimin e tij ka arritur që të jetë përfitues i bursës universitare që jepet për studentët më të suksesshëm. Në të njëjtin vit të diplomimit në fakultet ka regjistruar studimet e magjistraturës në Fakultetin e Filologjisë, drejtimin ‘Gazetari dhe Marrëdhëniet me Publikun’ ku vijon ligjëratat e semestrit të VIII-të. Kjo është gjenerata e parë e këtij lloji në Universitetin e Prishtinës. Jeton në Prishtinë.

Page 11: Bota e Re - mars 2009

9Mars 2009

Intervista

e denjë e interesave të studentëvedhënë kontributin e vet të jashtëzakonshëm, mirëpo pas luftës u hapën dyert e pluralizmit, u hapën dyert që të ketë mendime të ndryshme te studentët. Ne, në radhë të parë, kemi arritur të formojmë dhe të forcojmë një forcë të re studentore, e cila vërtet gjeti një mbështetje të madhe tek studentët. Pas suksesit të madh, kur në zgjedhjet studentore të vitit 2006 arritëm të fitojmë vendin e tretë dhe në koali-cion me dy organizatat të tjera studentore Unionin e Pavarur të Studentëve të UP-së (UPS-UP) dhe Unionin e Pavarur të Studentëve të Kosovës (UPSK), filluam qeverisjen e stu-dentëve për herë të parë në pluralizëm me institucionin që u quajt Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës. Është shumë normale se, si legjislaturë e parë, kemi pasur shumë vështirësi, por me një angazhim të madh kemi arritur që Kryesisë së re të PSUP-së t’u lemë një infrastrukturë shumë të mirë.

BOTA E RE: Cila ka qenë freskia dhe suksesi i inkuadrimit të Paqes Studentore në Univer-sitetin e Prishtinës. A ka pa-sur ndikim ky inkuadrim i organizatës suaj në UP?

Qerimi: Mendoj që kandidatët që kemi zgjedhur për të na përfaqësuar në UP kanë qenë kandidatë të denjë, jo kandidatë që mund të manipulo-heshin për interesat e tyre personale. Pastaj, marrja për çdo ditë me ankesat e kërkesat e stu-dentëve ka bërë që organi-zata jonë të ketë sukses dhe të tregojë seriozitet në punën dhe performancën e saj.

BOTA E RE: Çfarë projekte keni realizuar ju gjatë mandatit tuaj dhe çfarë ka mbetur pa u bërë?

Qerimi: Në kuadër të institucionit të ri që ishte formuar, unë si Kryetar i Kryesisë së Parlamentit të Studentëve kam ngritur zërin dhe kam qenë shumë këmbëngulës që të hiqet pagesa prej dy eurosh për paraqitjen e çdo provimi, pasi kjo gjë ishte një shkelje e statutit të UP-së. Fatmirësisht, kjo kërkesë është miratuar dhe pagesa prej dy eurosh është hequr pas presioneve tona si liderë të studentëve. Një punë tjetër, e cila ka bërë bujë shumë të madhe, është ajo kur në vitin 2008, Rektorati i UP-së pati vendosur që të shpërn-dante vetëm 300 bursa universitare për studentë. Në bazë të konsultimeve me statutin dhe rregulloret e UP-së, kam vlerësuar se është bërë një shkelje e statutit, pasi që çdo student i shkëlqyer ka të drejtë të jetë përfitues i kësaj burse,

mirëpo, për arsye të veta financiare, Rektorati i UP-së kishte ardhur deri te ky vendim. Ne patëm reaguar fuqishëm për këtë gjë, duke pasur edhe përkrahjen e mediave të shkruara dhe atyre vizive dhe Bordi i UP-së ka qenë i detyruar të mbante një mbledhje tjetër, ku e anuloi vendimin e mëher-shëm, për të vendosur prapë atë që bazohej në Statutin e UP-së dhe pas kësaj kanë marrë bursën më tepër se 800 studentë. Dhe kjo është kënaqësia më e madhe për ne si Paqe Studentore që kemi arritur ta mbrojmë dinjitetin e studentit të shkëlqyeshëm. Një sukses tjetër i yni si Paqe Studentore dhe si Parlament i Studentëve ka qenë se ne, në bashkëpunim me strukturat e UP-së, kemi mundësuar që, prej vitit 2007-2008, studentët në UP t’i fillojnë studimet me plan programet e reja mësimore, të bazuara në standardet

ndërkombëtare. Ne, si Paqe Studentore, gjithmonë kemi mbështetur në mënyrë shumë të fuqishme kat-

egoritë e studentëve që kishin vështirësi të shumta socio-ekonomike, si dhe

studentët që përfshiheshin në kategorinë e luftës së Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, duke u mundësuar stu-

dime falas në UP, pastaj lehtësime për banim në Qendrën e Studentëve, si dhe bursa nga pro-jekti i Paqes “Studenti për studentin”, ku të hollat janë dhuruar nga studentët të cilët kanë pasur kushte të mira ekonomike dhe ato të

holla, në mënyrë shumë të drejtë, u janë dhuruar

studentëve që kishin kush-tet më të vështira ekonomike.

Ndërsa, si Paqe Studentore, po ua them shumë sinqerisht se çdo

kërkesë e studentëve që ka arritur në zyrë tonë dhe në ueb-faqen tonë të internetit

e kemi shqyrtuar dhe e kemi zgjedhur me angazhimin e gjithë anëtarëve të kryesisë së Paqes Studentore. Dhe numri i tyre ka qenë jashtëzakonisht i madh, por edhe vullneti ynë që t’i shqyrtojmë dhe t’i realizojmë kërkesat e tyre ka qenë edhe më i madh.

Rikthimi i aktiviteteve kulturore pas 20 viteve BOTA E RE: Përveç projekteve e aktiviteteve që lidhen drejtpërdrejt me interesat e studentëve, që kanë lidhje me çështjet studimore, a keni organizuar ndonjë aktivitet kulturor, sportiv apo rekreativ?

Qerimi: Paqja Studentore është organizata e vetme që pas një pauze, përkatësisht periudhe 20 vjeçare, ka orga-nizuar aktivitete të shumta kulturore e sportive, kështu

U së t u e ë jë ast u tu ë

qenë freskiadrimit të Univer-ka pa-im iP?oji

e,

metu-ani-

es dhe ë punën aj.

dë o bëta e. Ne, s aqe Studembështetur në mënyrë

egoritë e studentëtë shumta so

studentëtkategor

Çlirimsë, d

dimleQ

pe

hotë

studtet më

Ndërsa, ua them sh

kërkesë e stud

Page 12: Bota e Re - mars 2009

Mars 200910

Intervista

që sadopak kemi kthyer jehonën e dikurshme të këtyre aktiviteteve që organizoheshin nga studentët, në kohën e okupimit të pushtetit kriminal serb. Ne kemi organizuar, së paku, shtatë tribuna e tryeza në fushën kulturore, për të cilat ka pasur një interesim shumë të madh dhe të cilat janë ndjekur nga një numër i madh pjesëmarrësish. Në këto aktivitete kanë qenë të ftuar dhe kanë marrë pjesë emra të shquar, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në kul-turën tonë kombëtare shqiptare si akademik Rexhep Qosja, Prof. Dr. Milazim Krasniqi, prof. dr. Sali Bashota, i ndjeri prof. dr. Agim Deva, pastaj poeti i njohur nga Tirana Ervin Hatibi, poetët Agim Gjakova e Flora Brovina, e shumë të tjerë. Është interesant të theksohet fakti se një takim letrar me dy poetë, të cilin e ka organizuar Paqja Studentore, ka rastisur në ditën e poezisë dhe ky ka qenë aktiviteti i vetëm kulturor në këtë ditë. Asnjë institucion qeveritar e joqe-veritar nuk kishte organizuar asgjë për këtë ditë. Madje as Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe kjo orë letrare pati jehonë shumë të madhe në media, duke u vlerësuar jashtëzakonisht aktiviteti i studentëve në këtë ditë. Pastaj kemi organizuar edhe disa orë letrare, që kanë pasur karakter garues, ku studentët kandidatë kanë konkurruar me poezitë e tyre dhe poezitë më të mira janë shpërblyer. Ndërsa, sa i përket organizimeve sportive, ne kemi turnirin tradicional në futboll të vogël që mbahet për çdo vit, ku marrin pjesë të gjitha fakultetet e UP-së dhe deri më tani është reali-zuar katër vite radhazi. Tani, së fundi, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, është arritur një marrëveshje në kuadër të Par-lamentit të Studentëve, por që është bërë nga përfaqësuesi i Paqes Studentore, me anë të cilës është themeluar Liga Universitare e Basketbollit, e quajtur Basketuniversiada, e së shpejti do të themelohet edhe liga në volejboll, të cilat hyjnë në kuadër të Fakultetit të Kulturës Fizike, aktivitete me të cilat edhe merren studentët e këtij fakulteti. Po ashtu, Paqja Studentore, që katër vite radhazi, organizon edhe seminaret verore, ku përveç ngritjes akademike dhe organizative që përfitojnë studentët pjesëmarrës, organizohen edhe ga-rat garuese sportive në disa disiplina (futboll, basketboll, volejboll, hendboll, pingpong, vrapim, etj.). Këto seminare janë organizuar për të dy gjinitë dhe kanë pasur karakter gjithëkombëtar, pasi ka pasur studentë pjesëmarrës nga gjitha trevat shqiptare.

BOTA E RE: Dihet që Kosova, që pas luftës e deri tash, karakterizohet nga një gjendje e rëndë ekonomike. Ka raste të shumta kur maturantë të shkollave të mesme nuk kanë mundësi të vijojnë shkollimin për shkak të këtyre kushteve.

Në këtë aspekt, a keni bërë ndonjë gjë, apo a kemi dhënë ndonjë ndihmesë?

Qerimi: Ne si Paqe Studentore, në radhë të parë, jemi munduar që në mënyrë institucionale t’i mbrojmë të gjitha të drejtat e studentëve në kuadër të Parlamentit të Studentëve, Senatit të UP-së, Këshillit Drejtues (Bordit) të UP-së dhe, në këtë kontekst, ekziston Komisioni për Lirimin e Studentëve nga Pagesa e Semestrit për ata studentë që u përkasin kat-egorive të familjeve me gjendje të rëndë të dala nga lufta, të kategorive sociale, për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe kategorive të tjera të UÇK-së. Insistimi ynë si organizatë ka qenë gjithherë që të përfshihen sa më shumë studentë në lirimin nga pagesa e semestrit dhe, fatmirësisht, kjo ka ndodhur për çdo vit. Organizata jonë, çdo vit, ka nga një anëtar në këtë komision dhe unë kam pasur rastin të jem për dy vite anëtar i këtij komisioni. Po ashtu, kemi anëtarë të organizatës që marrin pjesë në komisionin në Qendrën e Studentëve, që merret me lirimin nga pagesa

e konviktit dhe mensa. Jemi munduar në maksimum që, në këtë kontekst, të ketë një drejtësi sociale. Të gjitha këto që u cekën më lart janë aktiv-itete që janë bërë në kuadër të Parlamentit të Studentëve e që janë realizuar nga qeverisja e Paqes Studentore. Kurse në kuadër të Paqes Studentore, siç e kam cekur edhe më lart, është realizuar për një kohë të caktuar projekti “Studenti për studentin” ku studentët që kanë pasur një gjendje më të mirë në aspektin material kanë mbledhur të holla dhe kanë ndihmuar studentët që kanë pasur kushte jo të mira ekonomike.

100% vota më shumë në zgjedhjet e dyta stu-dentore

BOTA E RE: Në prill të 2008-tës, në UP janë mbajtur zgjed-hjet e dyta studentore. Sa jeni të kënaqur dhe a ka arritur rezultatet e pritura organizata juaj në këto zgjedhje?

Qerimi: Në këto zgjedhje, ne kemi arritur një rezultat më se të kënaqshëm, sepse kemi marrë një numër prej më tepër se 4000 vota të studentëve, në të dy nivelet, për Këshil-lat Studentore dhe për Parlamentin e Studentëve, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2006, kur kemi marrë përgjysmë më pak, diku 1800 vota, e kjo i bie që në zgjedhjet e fundit kemi arritur që ta rrisim 100% përqindjen e studentëve që kanë votuar për ne dhe ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që na e kanë besuar votën e tyre dhe u themi publikisht se vota e tyre nuk ishte privilegj për ne, por përgjegjësi, të cilën ne jemi munduar ta kryejmë me shumë seriozitet dhe punë. Dhe me vazhdën e punës që po bën Paqja Studentore dhe me strukturat e reja që do të vijnë, mendoj që në zgjedhjet e ardhshme ky numër do të shtohet edhe më tepër.

Page 13: Bota e Re - mars 2009

11Mars 2009

Paqja Studentore numëron më tepër se 7000 anëtarë

BOTA E RE: Ju i përkisni gjeneratës së parë të Paqes Stu-dentore. Ju jeni njëherazi edhe themelues i saj dhe, si gjen-eratë e parë, e avancuat organizatën derisa arritët ta bëni organizatën me të fuqishme studentore në Kosovë, si edhe arritët që të drejtoni për katër vite qeverisjen e studentëve. A mendoni që gjenerata që do të vijë pas jush do të mbajë ritmin e Paqes Studentore në këtë nivel?

Qerimi: Vërtet, kur ne kemi themeluar organizatën kemi qenë vetëm një këshill themelues. Emri i Paqes Studentore ka qenë i panjohur për shumicën e studentëve dhe ka qenë shumë vështirë që t’i anëtarësojmë njerëzit dhe të punojmë së bashku, pasi që mendoj se studentët janë ajo pjesë e sho-qërisë e cila është më e vështira për t’u bindur. Pastaj duke pasur parasysh edhe konkurrencën është dashur që të kemi një vizion dhe platformë sa më të qartë për studentët. Pra, ka qenë shumë më vështirë atëherë sesa tani, pasi që, zyrtarisht, Paqja Studentore numëron më tepër se 7000 anëtarë, e ky është një bagazh jashtëzakonisht i madh, e nuk paraqet më problem se a do të kemi njerëz për të na përfaqësuar dhe për t’i vendosur nëpër pozita, por duhet të bëjmë një përzgjedhje sa më të mirë, e ky numër na ofron një konkurrencë shumë të dinjitetshme. Ka studentë që kanë dëshmuar se janë të suksesshëm si në fushën e shkollimit e studimit, po ashtu edhe në atë të organizimit dhe mendoj se Paqja Studentore, me strukturat e saj të ardhshme, do të bëjë një punë edhe më të madhe se sa kemi bërë ne. Interesimi i studentëve, që dëshirojnë të japin kontributin e tyre në ngritjen e vazh-dueshme të Paqes Studentore, është shumë i madh. Andaj, duke vlerësuar lart gatishmërinë, sinqeritetin, punën dhe vullnetin e madh të anëtarësisë së re, e cila vetëm pas dy jave

do të mbajë Kuvendin e tretë zgjedhor dhe do t’i drejtojë të gjitha strukturat e Paqes Studentore, shpresoj shumë që në zgjedhjet studentore të vitit 2010, këto struktura do ta trefishojnë rezultatin e fitores, apo thënë ndryshe do të fitojnë mbi 70 % të votave studentore.

BOTA E RE: Një problem, ose më mirë të themi një du-kuri negative, që është shumë aktuale në UP është pirja e duhanit. Çfarë keni bërë ju, qoftë si organizatë, qoftë si Parlament për këtë gjë?

Qerimi: Paqja Studentore është duke hartuar tri projekte që do t’i realizojë vetë, ose do t’ia plasojë kandidatit të saj, Mergim Lushtakut i cili momentalisht është kryetari i Parla-mentit të Studentëve, e ato janë tri hulumtime për tri dukuri negative: pirja e duhanit, korrupsioni dhe HIV-i. Më pas, këto tri hulumtime do të përcillen edhe me fushata përkatëse kundër këtyre tri dukurive negative. Këto tri projekte janë në fazën punuese dhe janë duke u parë mundësitë që të zhvillohet një hulumtim sa më përfaqësues dhe profesional, i cili do të shoqërohet më pas me një fushatë sensibilizuese kundër këtyre tri dukurive negative, e që do të përfundojë me një konferencë, ku do të jepen rezultatet e hulumtimit dhe të fushatave për ndalimin e këtyre dukurive negative.

BOTA E RE: Si janë raportet e organizatës suaj me Rek-toratin e UP-së dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës?

Qerimi: Raportet tona, jo vetëm me Rektoratin e UP-së dhe Ministrinë e Arsimit, por edhe me të gjitha institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare, janë raporte shumë të mira bashkëpunimi. Ne si organizatë, pos që e kemi të shënuar në statut, jemi organizatë apolitike edhe në praktikë. Duke u nisur nga ky kontekst, ne gjithmonë kemi pasur raporte të mira e të mirëfillta me të gjitha institucionet, të cilat kanë pasur për synim avancimin e jetës studentore në veçanti dhe të rinisë në përgjithësi.

BOTA E RE: Cilat janë të arriturat e Paqes Studentore në bashkëpunimin ndërkombëtar?

Qerimi: Po, mund të them lirisht së prej fushave që kemi pasur me së shumti sukses është edhe fusha e bashkëpunimit me organizatat studentore ndërkombëtare, ku kemi ar-ritur të kemi shumë aktivitete të përbashkëta. Kemi qenë pjesëmarrës në gjitha takimet, konferencat dhe aktivitetet e Unionit Nacional të Studentëve Evropianë – ESU-së. Tani jemi e vetmja organizatë studentore nga Kosova që kemi kontakte të rregullta me ESU-në. Synojmë që, në një peri-udhë shumë të shkurtër, organizata jonë të bëhet anëtare me të drejta të barabarta në këtë institucion evropian.

BOTA E RE: Porosia juaj për lexuesit e revistës “Bota e Re”?Qerimi: Porosia ime është që të gjithë së bashku të an-

gazhohemi për ndërtimin e shtetit tonë. Dhe unë vlerësoj se ndërtimi më i mirë është arsimimi cilësor. Vetëm me shkencëtarë dhe njerëz të ditur, nesër, mund të konkurrojmë dhe të anëtarësohemi në strukturat ndërkombëtare dhe të jemi, edhe ne, pjesë e tregut të ideve dhe konkurrent në tregun evropian.

Aktivitetet dhe postet e Gëzim Qerimit

2002-2004 – Kryetar i Shoqatës për fëmijë dhe rini “Kaçurrela” 2004-2005-Kryetar i Forumit Rinor 2005 – Themelues i Paqes Studentore2005-2008 – Anëtar i “Grupit Kombëtar për Procesin e Bo-lonjës”, projekt i Ministrisë së Arsimit dhe i shtetit austriak2007-Rizgjidhet Kryetar i Paqes Studentore2007-Anëtar i Komisionit për avancimin e Performancës së UP-së – projekt i USAID-it 2007-2008 – Kryetar i Parlamentit të Studentëve të UP-së2007-Anëtar i Bordit në Universitetin Ndërkombëtar Veror të Prishtinës UVP2007-2008 – Anëtar i Bordit Drejtues të UP-së 2007-2008 – Senator në Senatin e UP-së 2006-2008 – Deputet në legjislaturën e parë në Parlamentin e Studentëve të UP-së. 2008 – Paqja Studentore, e para në zgjedhjet e dyta të lira studentore, nën drejtimin e tij2009 – Vazhdon të jetë anëtar në Komisionin Akademik për Studime në Rektorat 2004-2009 – Pjesëmarrës në shumë seminare, trajnime dhe konferenca të mbajtura në Kosovë, në vendet e rajon dhe të Evropës.

Intervista

Page 14: Bota e Re - mars 2009

12 Mars 2009

Ministri Hoxhaj, personalitet i 2008-tësKlubi multietnik i gazetarëve "D-Press", nga Kamenica, në përvjetorin e pestë të tij, organizoi të shtunën pas-dite një ceremoni solemne ku nderoi me mirënjohje gjithë mbështetësit e tij dhe shpalli personalitetin e vitit 2008. Me këtë çmim prestigjioz u nderua ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj.

Me rastin e dhënies së këtij çmimi, kryetari i klubit "D-Press", Fatmir Matoshi, është shprehur se ky vendim është marrë duke u bazuar në pu-nën e ministrit Hoxhaj, e cila, sipas tij, ka qenë

e përqendruar në përkushtimin e palodhshëm për zhven-dosjen e nxënësve nga kontejnerët, fillimin dhe përfundimin e ndërtimit të dhjetëra shkollave anembanë Kosovës, ngritjen e pagave për mësimdhënësit dhe fillimin e reformave rrënjë-sore në arsimin kosovar. "Këto dhe aktivitete e punë të tjera, të realizuara me sukses gjatë vitit 2008, e bëjnë ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, person-alitet kryesor të shtetit të Kosovës" - tha Matoshi.

Në anën tjetër, ministri Hoxhaj, pas marrjes së këtij çmimi, tha se ndihet shumë i nderuar me këtë çmim dhe konfirmoi se nga e shtuna, pra dita e marrjes kësaj mirën-johje, është anëtar i klubit "D-Press".

"Një çmim i tillë për mua do të thotë shumë, dhe me të vërtetë ndihem i nderuar. Por, mbi të gjitha kjo është edhe një përgjegjësi shumë e madhe dhe e veçantë për mua. E falënderoj klubin "D – Press" për punën e madhe që ka bërë dhe me këtë çmim që ma dhanë, që nga sot e shoh veten edhe si anëtar i këtij klubi, kuptohet të jap kontributin tim shumë modest ndaj tij. Sot me këtë çmim, e ndiej veten edhe si qytetar i Kamenicës" - ka thënë ministri Hoxhaj.

Klubi i gazetarëve "D-Press", përveç çmimit "Person-alitet i Vitit 2008", ndau edhe disa mirënjohje për figura të

ndryshme që e kanë karakterizuar vitin që e lamë pas dhe disa mirënjohje për mbështetësit e tij. Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, u nderua me mirënjohje për kontribut në sferën e ruajtjes së qetësisë në Kosovë dhe pa-jisjen e qytetarëve me dokumentet e identifikimit dhe atyre të udhëtimit, Daut Maliqi, u nderua me çmimin për vepër jetësore në gazetari. Kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, u nderua me mirënjohje për transparencë në punën e tij gjatë vitit 2008, Sanije Jahiri, kryetare e OJQ "Fortesa" u nderua me mirënjohje për punën dhe aktivitetet e shoqërisë civile në Kamenicë. Mirënjohje iu nda edhe zyrës për marrëdhënie me publikun e Ambasadës Amerikane për ndihmën e dhënë klubit "D-Press" në projekte të ndryshme. Me mirënjohje u nderuan edhe përfaqësuesit e projektit "LOGOS" të Qeverisë zvicerane për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që i kanë dhënë klubit.

Bota e RE

Zyrtarë të Paqes Studentore vizitojnëinstitucionet e Arsimit të Lartë të Austrisë

Një delegacion nga Paqja Studentore në përbërje të: Mergim Lushtakut – Kryetar, Iliriana Alloqit – Nënkryetare për Marrëdhënie me Jashtë dhe Leutrim Grudës – Kryetar i Komisionit për In-

formim dhe Botim, këto ditë ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Vjenë të Austrisë. Kjo vizitë u organizua nga Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me projektin e

Partneritetit Institucional Kosovë-Austri (KAIP). Qëllimi i kësaj vizite ka qenë informimi rreth funksionimit të sistemit të Arsimit të Lartë në Austri sidomos rreth çështjes së pa-varësimit të këtij sistemi nga qeveria.

Zyrtarët e Paqes Studentore Mergim Lushtaku, Iliriana Alloqi dhe Leutrim Gruda të shoqëruar edhe nga Rektori i Universitetit të Prishtinës prof. dr. Enver Hasani dhe stafi i tij, vizituan Minis-trinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Austrisë, Univer-sitetin e Vjenës, Universitetin e Agrikulturës, atë të Teknologjisë dhe të Bioteknologjisë si dhe Institutin e këtij të fundit.

Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e PSUP-së diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes këtyre dy universiteteve (Universitetit të Prishtinës dhe atij të Vjenës).

Foto nga Vjena nga e djathta Leutrim Gruda – Kryetar i Komisionit për Informim dhe Botim i Paqes Studentore, prof. dr. Johan Gynter – Drejtor i Projektit të Partneritetit Institucional Kosovë –Austri (KAIP), prof. dr. Avdulla Alija – Drejtor i Departamentit të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit të Kosovës, Mergim Lushtaku – Kryetar i Kuvendit të Paqes Studentore, prof. dr. Enver Hasani – Rektor i Universitetit të Prishtinës dhe Iliriana Alloqi – Nënkryetare e Paqes Studentore.

Me shkas

Page 15: Bota e Re - mars 2009

13Mars 2009

Ardita GASHI

Unioni Evropian i Studentëve (UES) është një organi-zatë ombrellë e 49 Unioneve Nacionale të Studentëve (UNS) nga 38 vende.UNS është i hapur për të gjithë studentët e vendeve për-

katëse, pa marrë parasysh bindjen politike, religjionin, origjinën etnike apo kulturore, apo pozitën shoqërore (sociale).Anëtarët tanë janë gjithashtu përfaqësues autonomë dhe veprojnë sipas principeve demokratike.Qëllimi (caku) i UES-it është të paraqesë dhe të promovojë interesat edukative, sociale, ekonomike dhe kulturore të studentëve në nivelin evropian drejt institucioneve relevante dhe në veçanti Unionit Evropian (UE), Grupit Përcjellës të Bolonjës, Këshillit Evropian dhe UNESKO-s.Përmes përfaqësuesve të vet, UES-i (Unioni Evropian i Stu-dentëve) përfaqëson më se 11 milionë studentë në Evropë.Ne punojmë që të arrijmë burime informative, trajnime dhe të informojnë përfaqësuesit nacionalë të studentëve për arsimin (edukimin) e lartë në nivelin evropian.Që nga vendimi që ka të bëjë me arsimimin (edukimin) e lartë në nivelin evropian, roli i UES-it është gjithnjë në rritje, si e vetmja platformë studentore me shtrirje të gjerë në Evropë.Qendrat tona të punës mbështesin anëtarët tanë përmes organizimit të seminareve, trajnimeve, kampanjave dhe konferencave për studentë. Po ashtu, mbështesin drejtimin e kërkimeve gjithë evropiane, partneritetet në projekte dhe kampanja, duke arritur shërbime informative dhe duke prodhuar publikime të ndryshme.

Historia e ESU-së (USE)Më 17 tetor 1982, shtatë unione nacionale të studentëve (USE Norvegjeze, NUS e Britanisë së Madhe, SFS e Danimarkës dhe OH e Austrisë) u mblodhën në Stokholm për të formuar (WESIB, the West Europian Student Information Bearue).Qëllimi i BIEPS-it (WESIB) ishte të koordinonte rrjedhën e informatave mes anëtarëve dhe të formonte Institucione Evropiane dhe Internacionale, siç janë: Këshilli Evropian, Komiteti Evropian dhe UNESCO.Ndryshimet politike në Evropën Lindore, në fund të viteve 1980, ndikuan në BIEPS (WESIB). Gjithashtu, pasi që ishte e hapur për unionet nacionale për studentët e lindjes, në mbledhjen e bordit MB 17, në shkurt të vitit 1990, BIEPS (WESIB) largoi ”W” që të bëhet “Europian Student Information Berau” (ESIB).Byroja Informative Evropiane e Studentëve (BIES).Këto ndryshime rezultuan në një valë të madhe të anëtarësimit dhe numri i anëtarëve u rrit nga 16 në vitin 1990, në 31 në vitin 1992.Në vitin 1999, ministritë e edukimit, nga 29 vende, nën-shkruan të ashtuquajturën “Deklaratë e Bolonjës”, ku de-klaruan qëllimin mbi formimin e fushës së Edukimit të Lartë në Evropë, deri në vitin 2010.Kjo i dha BIES-it një fushë evropiane të veprimit dhe në samitin përcjellës të Bolonjës, në Pragë, në maj të vitit 2001, BIES u bë mbikëqyrës zyrtar në Procesin e Bolonjës, duke përfaqësuar studentët evropianë.

BIES-i arriti të bëhej organizatë ombrellë për 47 unione nacionale të studentëve, nga 36 vende. Përmes këtyre përfaqësuesve, ai përfaqëson më

shumë se 10 milionë studentë.Në maj të vitit 2007, në mbledhjen e 52-të të bordit, të mbaj-tur në Londër, është vendosur që BIES-i, nga nevoja, të ndajë emrin e tij me qëllim që roli i organizatës të reflektohet më mirë në aspektin e emërtimit. Akronomia nuk e përfaqëson më punën e organizatës dhe në përvjetorin e 25-të dukej se ishte koha e përshtatshme për ndërrim.Komiteti Ekzekutiv propozoi ESU (Europian Students Union), propozim i cili u pranua në mënyrë unanime nga bordi i anëtarëve.

Njohja e kualifikimeveNjohja është çelësi për të siguruar mobilitet studentor dhe punëtor, duke siguruar që nota e marrë në një shtet të nji-het edhe në shtetin tjetër. Kjo ndërlidh brenda Deklaratës së Bolonjës qëllimin e notave “Lehtësisht të lexuara dhe të krahasuara”, disa nga mjetet që përfshijnë njohjen ECTS dhe shtesën e diplomës.

Sigurimi i kualitetitSigurimi i kualitetit është një proces në vazhdimësi, që siguron dërgimin e standardeve të përcaktuara. Këto standarde të për-caktuara do të duhet të sigurojnë që çdo institucion edukativ të ketë potencialin dhe aftësinë për të arritur kualitet të lartë.

Kualifikimi i kornizaveDeklarata e Bolonjës ka caktuar që, me qëllim të vendosjes së Fushës së Edukimit të Lartë Evropian, puna duhet të fillohet së bashku me: ‘Notat lehtësisht të lexueshme dhe të krahasueshme’, gjithashtu përmes implementimit të shtojcës së diplomës, përvetësimit të sistemit të bazuar kryesisht në dy cikle kryesore: nivelet paradiplomike dhe diplomike në të gjitha vendet.

Bashkimi i notaveNë Procesin e Bolonjës është bërë thirrje për vendosjen e notave të njohura (pranuara) të bashkuara, për të përkrahur Dimensionin Evropian për Edukimin e Lartë të punësimit të të diplomuarve.Programet e përbashkëta të studimit mund të formojnë një instru-ment për dhënien e shansit studentëve për të arritur eksperiencë akademike dhe kulturore jashtë vendit dhe institucioneve të larta të Arsimit, për t’iu dhënë një rast që të bashkëveprojnë.

Sistemi Evropian i Transferit të KreditëveSistemi Evropian i Transferit të Kreditëve (SETK) është pr-ezantuar si mjet brenda kornizës së ERASMUS-SOCRATES, program mes të viteve 1988-1995. Është parashikuar që kjo do ta lehtësonte njohjen e kurseve për studentët e transferuar, kur të kthehen në vendet e tyre tek institucionet vendase.

Shtesa e DiplomësShtesa e Diplomës është një iniciativë nga ana e Komisionit Evropian që të krijojë transparencë në nota përgjatë Evropës, duke theksuar aftësitë-kompetencat dhe informata më të hol-lësishme rreth studentit, përveç njohjes së notës së tij.

Ardita GASHI

BIES-i arriti tunione nacioPërmes këtyr

shumë se 10 milionë stu

Çfarë është ESU?

Info

Page 16: Bota e Re - mars 2009

14 Mars 2009

Numër i lartë i studentëve nStudentët e Universitetit të Prishtinës, ankohen për kushte të dobëta në UP. Ata kanë disa kërkesa ndër të cilat ligjërimi i rregullt i profesorëve dhe hapësira objektiveDrita VITIA

Prishtinë, 9 shkurt, Universiteti i Prishtinës, nuk posedon kushte të kënaqshme për studime bazë apo nivele të tjera të studimeve. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e studentëve nga Parlamenti Studentor

i Prishtinës. Sipas Kryetarit të Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Mergim Lushtaku, studentët e UP-së ballafaqohen me mungesë të hapësirës objektive, literaturës bazë, dhe shumë pakënaqësi të tjera të cilat i prekin studentët drejtpërdrejtë. Sipas Lushtakut, Deklarata e Bolonjës nuk është duke u zbatuar nga Profesorët “Deklarata e Bolonjës ende nuk është e realizueshme nga profesorët tanë. Për digjitalizimin është folur mjaftë, por ende nuk shihen të mirat dhe lehtësimet e saja. Literatura bazë edhe pse po kërkojmë që të shpejtohet përkthimi dhe botimi i tyre, ka vonesa”, është shprehur Lushtaku. Sipas tij, këto dhe shumë probleme të tjera ndikojnë drejtpërdrejtë në studime të mirëfillta për studentët e UP-së. Kryetari Mergim Lushtaku, nuk ka mohuar edhe ndryshimet pozitive, por të cilat sipas tij nuk janë të mjaftueshme për të nxjerr një kualitet të mirëfilltë për shoqërinë e Kosovës. Ai aka shtuar se është barrë e madhe të dalin studentët nga ligjërata e të mos dëgjojnë asnjë fjalë nga ligjërata e Profesorit, për shkak të numrit të lartë të studentëve nëpër klasa.

Studentët e Universitetit të Prishtinës nuk janë të kënaqur me kushtet dhe studimin i cili zhvillohet në UP. Sipas përfaqë-suesit të studentëve, Mergim Lushtaku, kërkesat e tyre janë

elementare. “Kërkesat e tyre janë mëse të arsyeshme duke pasur parasysh që në radhë të parë ka

vonesa të shumta në fillimin e vitit të ri akademik. Shembull konk-

ret Fakulteti Juridik, ku ende nuk kanë filluar studimet për master e që është dashur të fillojnë në tetor të këtij viti, pastaj Fakulteti Filozofik këtë vit fare nuk ka organizuar këtë nivel të studimeve dhe këto janë problemet kryesore, pastaj mungesa e studimeve hulumtuese, e deri te mungesa e profesorëve në ligjërata”. Lushtaku ka theksuar se ka edhe profesorë të atillë që shkojnë me rregull në ligjërata por janë shumë të pakët dhe sipas tij mbajtja e dy e më shumë vendeve të punës nga ana e profesorëve është një problem që UP-ja sfidohet gjithherë. Gjithashtu pjesëmarrja e studenteve në studimet Master është

shumë e vogël dhe ky numër duhet të rritet, po-

hojnë

40.000 studentë në UP

Universiteti i Prishtinës është themeluar më tetëmbëdhjetë nëntor 1969, me Ligjin mbi theme-limin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më trembëdhjetë shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më pesëmbëdhjetë shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e pesëm-bëdhjetë shkurt u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishti-nës të posa themeluar ishin Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë me seli në Prishtinë. Univer-siteti i Prishtinës aktualisht ka shtatëmbëdhjetë fakultete me mbi dyzet mijë studentë.

Problematikë

Page 17: Bota e Re - mars 2009

15Mars 2009

Intervista

ëpër fakultete

studentët. Ndërsa kërkesa e Parlamentit të Studentëve për uljen e tarifave për studime master është realizuar nga min-istri Hoxhaj, ku nga shuma gjashtëqind euro sa ka qenë për një vit, është ulur në katërqind euro, ka thënë Lushtaku.

Mungesa e hapësirës objektive në konvikte shumë e lartë

Në pesë konvikte sa janë aktualisht në shfrytëzim, përveç kushteve jo të mira siç konsiderohen nga studentët, ekziston edhe numri i lartë i studentëve që nuk mundë të hyjnë në këto konvikte. “Reduktimet e rrymës në qendrën e stu-dentëve janë shumë të vogla, por, problemi më i madh atje është uji, siguria dhe pastërtia”, ka theksuar Lushtaku. Sipas tij shqetësimi më i madh është hapësira e pamjaftueshme në konvikte për përfshirje të të gjithë studentëve. “Sa i përket kapacitetit të konvikteve për pranimin e studentëve është tepër i vogël, vetëm 10-15% e studentëve pranohen nga numri i përgjithshëm sa ka UP-ja. Ndërsa dihen kushtet sociale të familjeve tona për të jetuar nëpër banesa private dhe ka shumë të atillë që duhet ti ndërprejnë studimet, për shkaqe sociale”, ka thënë Mergim Lushtaku. Ndërsa, sa i përket konviktit numër gjashtë, sipas Lushtakut do të hapet shumë shpejt. “Konvikti gjashtë do të hapet më së largu më shtatëmbëdhjetë shkurt. Konkursi është hapur vetëm për femra, pasi që dihet se studentet femra e kanë më të vështirë të jetojnë në banesa private”, është shprehur Lushtaku.

Ministri u premton realizim të kërkesave

Me ftesë të Parlamentit të Studentëve, Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, dhe një delegacion i MASHT-it, javë më parë ishin takuar me PSUP-së. Ministri Hoxhaj kishte premtuar studime më të mira për studentë. “Aty u paraqiten shumë brenga dhe kërkesa të përmes Parlamentit të Studenteve si, mundësia e hapjes së bibliotekave të reja, pastaj kërkesa për ujë të bollshëm dhe ujë të ngrohtë në Qendrën e Studentëve, interneti në QS të jetë prezent duke ditur që jetojmë në shekullin XXI”, ka thënë Lushtaku. Po ashtu, njëra ndër temat kryesore ishte edhe ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Ndërsa sipas Lushtakut, Ministri Hoxhaj u ka prem-tuar se do të aprovojnë çdo kërkesë që do të shkojë nga Parlamenti i Studentëve dhe u ka garantuar bashkëpunim të vazhdueshëm.

Page 18: Bota e Re - mars 2009

16 Mars 2009

Këndi i organizatave

Paqja Studentore paralajmëron mbajtjen e kuvendit të saj

Së shpejti Kuvendi i Tretë Zgjedhor“Unë jam i bindur që edhe në të ardhmen, ashtu siç ka qenë deri më tani, Paqja Studentore do të jetë organizata numër një në UP dhe për këtë bazohem në punën dhe angazhimin e aktivistëve të rinj. Ne mund të theksojmë se, pas një angazhimi të madh, sot kemi kuvendin e ri të Paqes Studentore si organi më i lartë i kësaj organizate. Ky organizim brenda universitar përfaqësohet në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës” - ka thënë Leutrim Gruda.

Arber ZEKA

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PSUP), në muajin janar të vitit 2009-të, ka filluar zgjedhjet në

të gjitha nivelet brendapërbren-da organizatës. Këto zgjedhje janë shpallur nga Kryesia Qen-drore, në bashkëpunim me ku-vendin e kësaj organizate. Sipas kryetarit të Komisionit për Vep-rimtari Informative dhe Botuese të Paqes Studentore, Leutrim Grudës, zgjedhjet do të mbahen në bazë të statutit dhe rregullores së Paqes Studentore, përkatësisht në bazë të kohës së caktuar ku parashihet skadimi i mandatit të strukturave aktuale të organizatës. Leutrim Gruda, anëtar i kryesisë qendrore të PSUP-së, thekson se: “Këto zgjedhje janë duke u organizuar në të gjitha nivelet, duke filluar nga departamentet, pastaj në fakultetet ku funksionojnë degët e Paqes lokale dhe në nivel qendror, ku tanimë ka dalë kuvendi i ri”- deklaroi ai. Po ashtu, nga ky kuvend do të dalë kryetari i kuvendit, si dhe ai i organizatës. Sipas Grudës, zgjedhjet do të monitoro-hen nga komisioni, të cilin do ta for-mojë PS-UP-ja. Ky komi- s i o n në bashkëpunim me komi-sionin e njësisë aka- d e -mike do t'i përgatisë t ë gjitha dokumen-tet e nevojshme, n ë mënyrë që të ketë zgjedhje sa më të lira dhe të ndershme. “Unë j a m i bindur që edhe në të ard -hmen, ashtu si deri më t a n i , Paqja Studen- t o r e do të jetë organi-z a t a n u m ë r

një në U P

dhe për këtë bazohem në punën dhe anga-zhimin e aktivistëve të rinj, të cilët tashmë

vetëm i janë bashkuar vizionit tonë dhe do të jenë anëtarë në strukturat më të

larta” - vazhdoi Gruda. Ai theksoi se, kjo organizatë ka një traditë të mirë në funksionimin dhe për-faqësimin e denjë të studentëve të UP-së, duke u bazuar te nder-shmëria dhe efikasiteti në punë. Ndryshe vlen të ceket që Paqja Studentore është e vetmja orga-

nizatë studentore që ka arritur të jetë në pozita qeverisëse për katër

vite radhazi. Paqja Studentore ka numrin me të madh të ulëseve në

Parlamentin e Studentëve, ku edhe e drejton këtë institucion momentalisht. Në

senatin e UP-së përfaqësohet me dy senatorë: me Mergim Lushtakun dhe Shkelzen Nuzën. Karakteristikë e kësaj organizate, për katër vitet e funksionimit të saj, ka qenë se, edhe pse është njëra prej organizatave të themeluara më së voni, ka arritur që me elokuencën, punën, angazhimin dhe seriozitetin e saj ta marrë primatin si organizata me serioze. Në zgjedhjet e vitit 2006 ishte organizata e tretë më e fuqishme në UP, ndërsa në zgjedhjet e dyta studentore, të mbajtura më 3 prill 2008, e ka dyfishuar rezultatin duke dalë si organizata studentore më e fuqishme dhe më serioze që ka momentalisht Kosova.

Delegatët e Kuvendit të Tretë të Paqes Studentore të Uni-versitetit të Prishtinës:

1. Iliriana ALLOQI 2. Leutrim GRUDA3. Mejreme ASLLANI 4. Arber ZEKA 5. Shehide QERIMAJ-LUSHTAKU6. Sead UJKANI 7. Liridon VELIU 8. Jeton ISUFI 9. Bernard TAHIRBEGOLLI10. Florie CURRI 11. Lavdim GASHI 12. Shkumbin HUSAJ 13. Hekuran AVDYLI 14. Pajtim ADEMI 15. Vedat UJKANI

ai i organizatës. Sipas Grudës, zgjedhjet do të monitorohen nga komisioni, të cilin do ta for-mojë PS-UP-ja. Ky komi- s i o n në bashkëpunim me komi-sionin e njësisë aka- d e -mike do t'i përgatisë t ë gjitha dokumen-tet e nevojshme, n ë mënyrë që të ketëzgjedhje sa më të lira dhetë ndershme. “Unë j a m i bindur që edhe në të ard -hmen, ashtu si deri më t a n i , Paqja Studen- t o r edo të jetë organi-z a t a n u m ë r

një nëU P

Page 19: Bota e Re - mars 2009

17Mars 2009

Këndi i organizatave

16. Ylber QORRI17. Liridon JAHAJ 18. Hazbi BYTYÇI 19. Zyrfete HYSENI 20. Alton HAJDARI 21. Amir Rexhepi 22. Sead BINAKU 23. Mentor SADIKU 24. Hysni MUSTAFA 25. Shkelzen RRECAJ 26. Artan BEJTA 27. Ekrem PODRIMAJ 28. Denis LOGJA 29. Suana DINARAMA30. Shqipe AHMETI 31. Jehona QERIMI 32. Bujar XHEMAJLI 33. Arbnora HOTI 34. Shkelzen OSMANI 35. Driton KURTI

36. Fatime SALIHU 37. Blerim NUREDINI 38. Fatos PRETENI 39. Violeta PACI 40. Zylfije GASHI 41. Gëzim SHABANI 42. Ndriçim MORINA 43. Hartim GASHI

Renditja e delegatëve është bërë në bazë të numrit të votave të marra nga Këshilli Qendror Zgjedhor i PSUP-së.Sqarim: Kuvendi i Paqes Studentore, në bazë të Statutit, ka 51 delegatë. Në listën e lartshënuar janë vetëm 43, pasi tetë delegatët e tjerë do të zgjidhen në ditët e ardhshme dhe do të jenë përfaqësues të fakulteteve që janë jashtë Prishtinës, si: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, Fakultetet e Shkencave të Aplikuara në Mitrovicë e Ferizaj, Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë, si dhe Fakulteti i Edukimit në qendrat jashtë Prishtinës: Prizren, Gjilan dhe Gjakovë.

Page 20: Bota e Re - mars 2009

18 Mars 2009181818181818118118181181 MMMMMaMaMaMaMMMMMMaMaMaMaaMaMMMaMaaaaMMaaMaMaaMaarsrsrsrsrssssrsrsssssrsssssssrrrrrr 222222 2 2 2 2 222 2220000000000000000000000000000000000000000000999999999999999999

Aktuale

Çka pas diplomimit?Belkise BERISHA

Për qeverinë, për faktorët politikë, për komunitetin akademik dhe shkencor, për studentët, nxënësit, sho-qërinë cilivile, për publikun e gjerë dhe për shtetin në përgjithësi, studimi duhet të jetë një prioritet i dorës

së parë në mesin e prioriteteve të tjera, që do të mundësonte të shtojmë kapacitetin njerëzor të aftë për t’u ballafaquar me sfidat e kohës, do të mundësonte fuqi ekonomike, potenciale zhvillimore, prodhime specifike, avancim në sferën diplo-matike, do të mundësonte të formojmë një bazë të mirë të prezantimit me dinjitet të vendit tonë në botë, me fjalë të tjera, arsimimin mund ta konsiderojmë si investimin më të mirë për të ardhmen e shoqërisë tonë.

Mirëpo, përkundër këtij fakti dhe përkundër planeve të të rinjve për të ardhmen dhe preferimeve të tyre që të vazhdojnë studimet në degë të ndryshme universitare, si dhe përkundër vështirësive që t'ia dalin në krye studimit, ekziston një fenomen i padëshiruar, përmasat e të cilit janë të mëdha, ngjallin preokupime në jetën shpirtërore të tyre dhe vërehen në botën reale. Preokupimi kryesor me të cilin përballen të rinjtë pas mbarimit të studimeve, padyshim, është sistematizimi i tyre në vende adekuate të punës, gjë që është shumë e rëndë për t’u siguruar në Kosovë. Për të mësuar përmasat e këtij fenomeni mjafton konkludimi se shumë të rinj, apo më mirë të themi të gjithë, janë në dilemë se çfarë do të bëhet me ta më vonë, pas përfundimit të studimeve. A do të vazhdojnë për master? Sigurisht që po, së paku ky është mendimi i tyre dhe dëshira për vazhdi-min e mëtutjeshëm të studimeve, por, a do të kenë realisht mundësi për një gjë të tillë? Kjo çështje sjell me vete edhe shumë dilema dhe pyetje në ndërgjegjen e të rinjve; se a e kanë ditur se ajo diplomë, që së shpejti do ta kenë në duar, nuk do të mund të funksionojë, pasi që është e vështirë, gati e pamundur? Pse i zgjodhën ato fakultete pasi mendojnë se nuk do t'ju hyjnë në punë? A të punojnë si kamerierë dhe banakierë, pasi që vetëm kjo mundësi u ka mbetur? Pse u munduan aq shumë të arrijnë mesataren e lartë, pasi që vitet e mundimshme të studimit nuk po japin frytet e pritshme? Të shohin nëse do të vazhdojnë një fakultet të dytë që do t’u ndihmojë për të gjetur punë, apo të bëjnë një zgjidhje tjetër - të shkojnë jashtë Kosovës për të zotëruar

profesionet e tyre, por edhe kjo nuk është e mundur, pasi kjo diplomë nuk njihet në shumë vende. Të gjitha këto jo me fajin e tyre.

Pra, fenomeni është ky: mund të kesh një diplomë, por jo edhe një punë. Dhe del se ky është problemi me të cilin përballen të rinjtë e diplomuar viteve të fundit. Përpjekje të vazhdueshme për t’u punësuar, që shpeshherë rezultojnë të dështuara. Trokitje në dyer institucionesh, ndërmarrjesh shtetërore apo private që nuk dëgjohen fare. I përfundojnë studimet me shumë ëndrra në kokë, por dorëzohen shpejt para dyerve që u përplasen në fytyrë. Duket se mesatarja e lartë nuk mjafton. Për më tepër, kjo e fundit është kon-sideruar si një kriter i pavlerë. Dëshmitë që sjellin të diplo-muarit, por të papunë, lidhen me faktin e pamohueshëm se edhe kërkimi i një pune joprofesionale nga shumica e tyre ka rezultuar pa sukses. Për të gjetur punë në administratë dhe, në përgjithësi, në vendet e tjera është e domosdoshme eksperienca e punës. Por, nëse të gjithë kanë pretendime që punonjësit të kenë përvojë të mëparshme, ku do të merret kjo eksperiencë pa u dhënë një shans i parë?

Andaj, studentët janë të ndërgjegjshëm se me një diplomë në xhep sot është e vështirë të sigurosh të ardhmen në Ko-sovë. Madje, kjo e fundit, nuk sigurohet as me dy diploma. Ata janë të ndërgjegjshëm se diploma mund t’u vlejë për kamerier dhe banakier apo për shofer, por edhe kjo në disa raste vihet në pikëpyetje. Për t’u ngjitur në shkallët e karrierës nuk të ndihmon më shumë diploma se sa miku dhe interesi. Të paktën të këtij mendimi janë shumica e stu-dentëve që diplomohen në fakultete të ndryshme. Mirëpo, ndër pikëpyetjet e shumta që u përmendën më sipër, nuk mund të mos e veçojmë një gjë tejet të rëndësishme që i karakterizon pozitivisht të sapodiplomuarit tanë dhe që jep mundësi për një të ardhme më ndryshe. Nëse do të flasim përgjithësisht lidhur me këtë, mund të theksojmë energjinë dhe entuziazmin e madh të tyre, aftësinë, idealizmin dhe guximin e madh për të ndryshuar gjërat e për të sakrifikuar për të tjerët, së bashku me kritikën e fortë ndaj këtij realiteti dhe ndjenjën e nevojës për ta ndryshuar atë. Ata janë të mbështetur fort në faktin se në shoqërinë tonë do të ketë marrëdhënie të sinqerta, nuk do të ketë mungesë vlerësimi ndaj profesionalizmit të tyre dhe do të ketë përgjegjshmëri ndaj faktit se ata i duhen në krye vendit.

Page 21: Bota e Re - mars 2009

19Mars 2009

Keqpërdorimi i gjuhës shqipe“Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip, të paktën kur janë në Shqipëri. Se,

siç kanë zënë disa, shpejt a vonë, do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë

vesh qeni të zonë”N. Bulka

Është plotësisht e kuptueshme që gjuha shqipe, sikurse edhe shumë gjuhë të tjera në botë, të huazojë fjalë të reja të cilat

nuk ekzistojnë në fjalorin e saj dhe, më pas, ato fjalë t’i përshtatë duke u dhënë tipare gramatikore që janë në pajtim me rregullat e saj. Pa dy-shim se edhe gjuha shqipe duhet të tregojë aftësitë e saj dhe të pranojë

ne gjirin e saj fjalë të reja, të cilat po lindin si pasojë e zh-villimeve dhe zbulimeve të shumta në fusha të ndryshme shoqërore. Kjo nënkupton se gjuha nuk është statike. Ajo ndryshon dhe zhvillohet njëkohësisht me ndryshimet dhe zhvillimet të cilat ndodhin në shoqëri. Kur dy a po më shumë gjuhë kanë kontakt të drejtpërdrejtë, patjetër do të kenë ndikim tek njëra-tjetra në rrafshe të ndryshme gjuhë-sore. Por, duhet të ekzistojnë edhe ligjet dhe institucionet përkatëse të cilat merren me çështjen e gjuhës.

Mirëpo një gjë është shumë e pakuptueshme dhe e pa-tolerueshme. E kjo është përdorimi i barbarizmave (fjalëve apo shprehjeve të huazuara, pa nevojë, nga një gjuhë tjetër) të ndryshëm, në vend të fjalëve të bukura dhe të ëmbla shqipe. Këto lloj barbarizmash i hasim, në jetën e përditshme, tek ata nga të cilët pritet më së paku. E këta janë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, pra, parlamenti, qeveria, mediat e shkruara e elektronike etj. Me të vërtetë, këta njerëz dhe këto institucione, po ta dinin vlerën dhe rëndësinë e gjuhës nuk do të bënin shkelje të tilla. Këta njerëz përdorin barbarizma në mënyrë që të tregojnë arsimim dhe kulturë të një niveli më të lartë dhe kështu, kur përdorin terma të cilët nuk i përkasin gjuhës shqipe, të tingëllojnë tek shqipfolësit e rëndomtë si njerëz të dijshëm. Fakt tjetër shqetësues është përdorimi i barbarizmave të tillë nga profesorët universitarë, të cilët nëpër ligjëratat e tyre përdorin shumë fjalë të tilla që nuk kanë të bëjnë me gjuhën shqipe.

Në vijim po jap disa thënie për gjuhen nga figura të ndritshme të kombit tonë. Thënie kuptimplota nga ata të cilët kanë kontribuar që gjuha shqipe, si njëra ndër gjuhët më të vjetra në botë, të ruajë mëvetësinë dhe origjinalitetin e saj ndër shekuj, gjuhë e cila gjithmonë ka lënë përshtypje të madhe dhe ka ngjallur interes të madh tek të tjerët, gjuhë që ka një jehonë të gjerë, pra, një gjuhë e bujshme me plot kuptimin e fjalës.

“Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”Mit’hat Frashëri.

“Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen”Naim Frashëri

“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”

Eqrem Çabej.

“Gjuha pasqyron një kombësi. Ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture.”

Eqrem Çabej. Ja një listë e disa fjalëve jo shqipe, të cilat i kam hasur tek

disa profesorë dhe tek mediat e shkruara dhe ato elektronike, pra fjalë të cilat nuk ekzistojnë në fjalorin e gjuhës shqipe.

Barbarizma (fjala e huazuar) -------------Fjala në shqip

Barrierë -------------------------------------------- PengesëDiskurs -------------------------------------Fjalim, ligjëratëEkspansion ----------------------------------------- ZgjerimEksperiencë -----------------------------------------PërvojëFleksibilitet----------------------------------- Lakueshmëri Fundamental ----------------------------Kryesor, themelorHendikep --------------------------------- Pengesë, e metëImediat ------------------------------------I menjëhershëmInteraktiv ----------------------------------- BashkëvepruesInvadim ------------------------------------------- PushtimInvazion ------------------------------------------- PushtimInvestigim ------------------------------- Hulumtim, hetimInvolvim ----------------------------------------- PërfshirjeKoincidencë----------------------------------------- RastësiKonfident ---------------------- I sigurt, me besim në veteKontinuitet -------------------------------------VazhdimësiKoshiencë ----------------------------- Vetëdije, ndërgjegjeKreativ ---------------------------------------------- KrijuesKualitet ------------------------------------------------CilësiKuantitet ------------------------------------------------SasiLuku ------------------------------------------ Pamja, dukjaNarracion ------------------------Kallëzim, tregim, rrëfimPerfekt ------------------------------- I përkryer, i përsosurSelektim ---------------------------------------- PërzgjedhjeStopim------------------------------------------------NdaljeVerdikt --------------------------------------------- VendimVokabular -------------------------------------------- Fjalor

Mendoj se është koha dhe momenti i duhur që populli

shqiptar të tregojë një pjekuri dhe maturi të paktën në për-dorimin e gjuhës si elementi më i rëndësishëm i një kombi, si një element që tregon kulturë, traditë dhe identitet. Tek e fundit, një komb nuk shuhet nëse humb një luftë. Një komb humb dhe shuhet nëse humb gjuhën. Këtë mund ta vërtetojë edhe thënia e Eqrem Çabejit: “Gjuha pasqyron një kombësi. Ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj.”

Halil

ASL

LANI

Aktuale

Page 22: Bota e Re - mars 2009

Mars 200920

Intervista

Rëndësia e të lexuaritFlorentina QERIMAJ

T’i motivosh studentët të lexojnë librat e tyre shkollorë është e vështirë.

T’u thuash atyre të lexojnë libra vetëm për kënaqësinë e leximit është edhe më vështirë, madje

edhe fëmijët duket se e kanë humbur interesimin e tyre për të lexuar.

Tashmë janë të shkuara ditët kur fëmijët silleshin nëpër shtëpi me nga një libër të vogël e të ëmbël, kur ishte shumë ngrohtë jashtë.

Sot, studentët e kalojnë të gjithë kohën e lirë duke shikuar televizionin, duke shëtitur, duke humbur kohë me celularët e tyre, apo duke luajtur video lojëra.

Është një fakt i njohur mirë që kur nuk kishte televizion apo kompjuter, leximi ishte ndër prior-itetet e para të njerëzve për kalimin e kohës së tyre. Njerëzit kalonin orë duke lexuar libra dhe duke e tretur imagjinatën e tyre në botën e librit. Janë të shumta gjërat të cilat përfitonin nga leximi, duke filluar edhe nga ajo se libri na mundëson të kemi një fjalor shumë të pasur.

Megjithatë, edhe pse kohërat kanë ndryshuar, ekzistojnë ende shumë beneficione të librit që do t’u ndihmonin shumë studentëve po të lexonin. Është fakt që fëmijët dhe adolesh-entët të cilët rriten duke lexuar libra janë më të zhvilluar intelektualisht dhe kanë një kthjelltësi në të menduar më të madhe, në krahasim me moshatarët e tyre të cilët nuk lex-ojnë. Janë më kreativ në mësimet e tyre në shkollë, e pastaj edhe në universitet. Është e këshillueshme që prindërit t’iu

mësojnë fëmijëve të tyre shprehinë e të lexuarit qysh në vitet e hershme të tyre.

Libri ndihmon në zhvillimin e mendjes dhe është i njohur edhe si stimulues i muskujve të syve. Shprehia e të lexuarit u mundëson lexuesve që të hasin në shumë fjalë të reja, të cilat me siguri se do t’u hyjnë në përdorim në fjalorin e përditshëm.

Po ashtu, shprehia e të lexuarit mund të merret edhe si një aktivitet i shëndoshë, pasi që gjatë leximit mund të

mësojmë shumë gjëra të reja nga sfera të ndryshme, të cilat mund të na shërbejnë si njohuri të përgjithshme.

Leximi na bën të jemi në dijeni dhe të jemi më të ndjeshëm për fenomenet e ndryshme që ndodhin në botë.

Libri na zhvillon një mendim kritik. Në këtë mënyrë, studentët që lexojnë

më shumë do të jenë në gjendje që të marrin vendimet e duhura për veten e tyre.

Një nga problemet kryesore të studentëve të sotëm është pamundësia e tyre

për t’u koncentruar në leximin e librave të cilët i kanë në literaturën e studimeve. Për t’i ikur këtij problemi do të ishte mirë sikur profesorët t’i inkurajonin më shumë stu-dentët për leximin e librave të tjerë, jashtë atyre që u duhen në universitet. Në këtë mënyrë do të mund të ishin më të koncentruar në leximin e literaturës shkollore.

Leximi, po ashtu, ju mundëson lexuesve shkathtësi në të shkruarit mirë.

Për këto dhe arsye të tjera, është e nevojshme që prior-iteti i profesorëve të jetë të punuarit në atë drejtim që t’ua bëjnë studentëve sa më të dashur leximin e librave.

ë ëmbël, kur ishte shumë

thë kohën e lirëëtitur, duke apo

ë o r-

minorëeturJanë të shumta

mësojmë shumë gjërcilat mund të na sh

Leximi na bëntë ndjeshëmndodhin në

LibrNë k

më me

studentëve për t’u koncentruar në l

Page 23: Bota e Re - mars 2009

21Mars 2009

Punim studimor

Studim për ndotjen e ambientit nga Kombinati “Trepça”

“Trepça” ndotëse e mjedisitValton TAHIRAJ

Nga të gjithë burimet e ndotësve të ajrit në Kosovë si më të rrezikshme janë identifikuar ato të Mitrovicës përkatësisht Kombinati i Trepçës me repartet e tij. Këto reparte në

procesin e tyre teknologjik lëshonin për vite të tëra në ajër pluhura të metaleve të rënda plumbit, pastaj zinkut, sulfate, karbonate dhe gazra tjerë si sulfodiok-sidet, karbodioksidi, florin dhe bashkdyzimet e tyre, amoniak etj.

Stabilimentet dhe aparaturat në Trepçë janë vjetërsuar dhe nuk përputhen me teknologjitë e reja. Vjetërsia e pa-jisjeve dhe udhëheqja e dobët për vite me radhë, ka rezultuar me ndotje të lartë të mjedisit. Shtrirja e gjerë e ndotësve të mbetur nga këto industri paraqesin rrezik të madh për shëndetin e popullatës.

Matjet e bëra tregojnë se gjatë viteve të 80-ta, emisioni i plumbit nga tymtarët në Zveçan ka qenë përafërsisht 800 t/vit, sasia prej rreth 70 t/vit ka qenë përmes emisionit të tymit.

Studimet e para mjedisore janë bërë gjatë viteve 80-ta, rezultatet e analizave të gjakut për praninë e Pb tek popul-lata vendase, kanë treguar se fëmijët e moshës 3 vjeçare, pas punëtorëve të Trepçës janë më së shumti të prekur nga helmimi me Pb. Kështu, 35% të fëmijëve të testuar, kanë Pb në gjak dhe kjo vlerë arrin 50- 69μg/dl (përqëndrimi normal 10μg/dl).

Me mbylljen e shkritores është pritur një zvogëlim i ndotjes nga plumbi për 50%, mirëpo analizat e bëra në vitin 2000 tregojnë zvogëlimin vetëm për 8%. Rezultatet preliminare nga programi i kufizuar vetëm në disa mostra në zonat Mitrovicë - Zveçan, raportojnë për kontaminim të tokës dhe artikujve ushqimor dhe jo vetëm me Pb por edhe Cd, Ni, As, etj., dhe atë në një shkallë të lartë të papritur.

Në vitin 2000, ndërpritet prodhimi me vendimin e UN-it, pas analizave të kryera nga Brigada franceze e KFOR-it, me ç’rast është gjetur që koncentrimi i Pb në ajër është 2mg/m3, kur dihet që koncentrimi i Pb në ajër nuk guxon të ka-lon vlerën prej 0,5mg/m3. Në perspektivë afatgjate zhvillimi ekonomik në Mitrovicë duhet të fokusohet në pastrimin e të gjitha zonave industriale të cilat do të tërhiqeshin inves-titorët për investime të reja.

Komplekset industriale të Trepçës në Mitrovicë dhe Zveçan i nevojitet një rehabilitim i menjëhershëm i mje-disit. Komplekset të cilat përfshijnë 165ha, do të mbeten të çaktivizuara me mundësitë e tanishme mjedisore të shkaktuara më herët, nga shkritorja e Pb, prodhimit të plehrave, prodhimit të baterive dhe elektrolizën e zinkut. Momentalisht ndihma e donatorëve është e pamjaftueshme dhe nuk ka asnjë financim nga qeveria që të sigurohen nevojat e kërkuara për ato vende. Është e nevojshme një përkrahje e madhe nga donatorët ndërkombëtar për të siguruar transformimin e këtyre zonave në zona industriale prodhuese.

Page 24: Bota e Re - mars 2009

Mars 200922

Kulturë

Teksti i mallit

Vetmia me tekstinDuke u rritur dhembja zgjatet edhe nata, andaj, si duket, P. Neruda këtu nuk ka forcë ta përballojë këtë, sepse ndihet i ligështuar para dashurisë së humbur

Flamur MALOKU

Poeti i njohur kilian, Pablo Neruda, në poezinë “Kësaj nate mund të shkruaj vjersha të trishtme”, vë në dukje dashurinë personale të braktisur në kohë, braktisje e cila do të bëhet, tani në shkrim, rikthim

për një lëndim shpirtëror. Kështu, në poezi do të vërehet se vetë trupi i kësaj bote është përherë i kalitur nga kuj-timet e të së shkuarës. Koha e shkuar shpesh rikthehet në vetëdijen individuale, sidomos kur ajo ka të bëjë me prekje emocionale shpirtërore. Koha shëron plagë, po ajo nuk i shlyen kujtimet, qofshin ato të hidhura apo të lumtura. Jeta shkon, e kujtimet do të rikthehen varësisht moshës, vetë rikthimi nganjëherë bëhet pa dëshirën individuale për në kohën e shkuar, ku çdo rikthim për në të shkuarën, do të hapë plagën e kohës së tanishme subjektive. E tanishmja - koha, ndizet e rindizet në emocion dhe në gjendje, duke e rritur edhe më shumë dramaticitetin shpirtëror. Kjo do të thotë se tani edhe te subjekti nuk shëron plagë, e sidomos kur ka të bëjë me një lëndim shpirtëror subjektiv. Pra, një mos shërim i plagës shpirtërore do të artikulohet edhe në tekst, varësisht kërkimit të ndarjes nga të dy personat (ai dhe ajo). Plaga shpirtërore përballë dashurisë së humbur sa vjen e shtohet, nëse ka qenë fjala për një dashuri të sinqertë, por që në poezinë “Kësaj nate mund të shkruaj vjersha të trishtme”, do të tregohet një mos identifikim i njëshit shpirtëror përballë dashurisë. Ky mos identifikim i njëshit shpirtëror rezulton me ndarje, e cila tani vetëm kujtohet mbi mosrealizimin - finalizimin e kësaj dashurie jetësore. Kjo humbje e dashurisë për diskursin e tekstit bëhet shumë motivuese për një thurje të tekstit. Kështu, pra mosrealizimi i saj në jetë, tani bëhet motivim, moti-vim i cili, padyshim, do të bëhet pikë dëshpërimi po edhe pikë referimi për subjektin lirik në jetë. Kjo dashuri do të kujtohet përherë me nota të mëdha mallëngjimi, meqë përbrenda subjektit ajo ka mbetur dhembje shpirtërore, duke mos e lënë anash as fajësimin e tij karshi asaj. Fa-jësimi subjektiv është edhe shtytje për në vetë kujtimin, duke e kujtuar, thur diskursin elegjiak për të, duke e ka-nalizuar kështu, para së gjithash, edhe vetë ligjërimin e tekstit, për të shprehur çdoherë idenë e mosrealizimit të kësaj dashurie. Kështu, malli autorial shtrihet në vetmi, e vetmia e shprehur në kohën e tanishme do ta sjellë gjend-jen e prekshme emocionale, e cila do të hapet fuqishëm në strukturën e poezisë, me një ngjyrim të fortë emocional. Subjekti e hap poezinë në natën e vonë. Nata është kohë qetësie, kohë monotonie, që tani do të bëhet edhe kohë trishtimi për autorin, sepse po kujtohet ndarja nga personi i dashur; në esencë vetë ndarja është trishtuese, andaj edhe nata i përshtatet këtij trishtimi.

Kësaj nate mund të shkruaj vjersha të trishtme.Të shkruaj, për shembull: “Në këtë natë të kthjellët

rrëqethen ndër ethe yjet e largëta të kaltër”.

Në qiej era e natës vrapon e këndon.Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtme,

Kaq herë e pata puthur nën qiellin e hapur!

Tani autori shpalos vetveten para kësaj dashurie të humbur, duke e shënjuar çdoherë dhembjen mbi mung-esën e personit të dashur. Mungesa e asaj vërehet në hapje të vetvetes. Hapja e vetvetes karshi përshkrimit që i bën subjekti asaj vetëm sa e rëndon shpirtërisht dhe emocionalisht. Duke u hapur subjekti në tekst, ha-pet edhe shpirtërorja e gjendjes momentale. Gjendjen momentale shpirtërore e bën më të papërballueshme kur përshkruhet bukuria e saj, e sidomos kur shënjohet edhe fajësimi personal në mos dashurinë e sinqertë ndaj asaj:

Page 25: Bota e Re - mars 2009

23Mars 2009 2323232323223232MaMaMaMaMaMaMaaMarsrsrsrsrsrsrsrsrss 2 2 2 222 22200000000 99

Kulturë

Ajo më deshti edhe unë kohë pas kohe e pata dashur.E si mos i desha ata sy kaq të mëdhenj?

Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtme,

Kur mendoj se e nuk e kam pranë. Kur ndjej se e humba.Po të kjo natë e gjatë më duket akoma m’e gjatë.

Dhe vesa e livadheve pikon në shpirtin e vjershave.

E gjithë kjo ta jep idenë e subjektit të emocionalizuar, e të rikthyer në mallëngjim shpirtëror, kur ndihet së është humbur dashuria, kur humbja e asaj është edhe nga fajësimi subjektiv.

Malli i gjatë Nata bëhet e gjatë dhe e vetmuar. Kjo gjatësi e natës, si

duket, është pambarim për autorin.“Pa të kjo natë e gjatë më duket akoma më e gjatë”, kjo do të thotë se nuk është personi i dashur afër, mospranim - mungesa bëhet edhe më e madhe në zgjatje të vet dhembjes shpirtërore. Nata është e gjatë, sepse dhembja në vetë përkujtimin e saj është i gjatë. Duke u rritur dhembja zgjatet edhe nata, andaj, si duket, P. Neruda këtu nuk ka forcë ta përballojë këtë, sepse ndihet i ligështuar para dashurisë së humbur. Mirëpo këtë ligështim subjekti mundohet që ta rikthejë prapë në forcë dhe në arsyetim në vargjet e mëposhtme:

Po s’kam ç’bëj: me dashurinë time s’e ndala dot.Yjet si prush xixëllojnë - po ajo s’është me mua.

Arsyetimi subjektiv është vetëm nga shkaku i mospërbal-limit të dhembjes, ku edhe përdorimi i figurës si yjet, s’është gjë tjetër pos një përpjekje e butësisë trupore- shpirtërore. Pra, shkurt, sikur dëshiron që ta mbulojë fajin mbi dashurinë e fajësuar dhe të parealizuar nga vetë ky. Pra, shihet dhe preket ajo që është gjendje pikëllimi në përshkrim të unit subjektiv, çdoherë me një arsyetim të dashurisë ndaj asaj siç vërehet:

Kaq. Një zë këndon matanë, përtej... Larg.Po shpirti im vuan se atë e humba.

Kërkoj vështrimin e saj, sikur dua t’i afrohem.Zemra ime e do - po ajo s’është me mua

Natë si dikur: zbardhojnë, të njëjtat pemëNe ishim dikur bashkë, por tani s’jemi si dikur.

Vazhdimisht në vargje kërkohet prania e asaj, edhe më shumë natën kur ky ndihet i vetmuar. Vetmia bëhet dyfishe - brendore, nga kujtimi i kohës së bashkuar, dy-fishimi i të shkuarës shoqërohet me pikëllim, ndërsa e tashmja shoqërohet me vuajtje dhe fajësim, njëkohësisht edhe pa ngushëllim. E tashmja bëhet edhe më e rëndë, sepse preket - njihet fajësimi, e sidomos kur ky e di se ajo tani është me tjerë:

Me të tjerë ka shkuar. Po, me të tjerë Por dikur ishte vetëm

Imja pat qenëSepse në një natë të tillë e pata përqafuar

Dhe shpirti im vuan, atë e humba

E tashmja - personalja përjetohet shumë më rëndë, sepse ajo dikur ka qenë e tij, dhe tash nuk është. Shkurt, të dy kohët në diskursin e poezisë dhe në strukturën shënjuese artikulojnë gjendje shqetësuese, sepse tani ky e ka larg atë. Largësia është, para së gjithash, edhe shënjuese e gjendjes shqetësuese, sidomos kur nata e tashme si kohë e dërgon tek i njëjti kujtim subjektin. Kujtimi bëhet vetmi përballë gjuhës së tekstit. Kjo natë subjektin e bën të thurë vargje, ndoshta edhe vargjet e fundit për të dhe për vetë dhembjen që ka për të:

Të paktën kjo lë të jetë dhembja e fundit që sjell ajo,Dhe këta rreshtat e fundit që për të po i shkruaj.

Kështu e përfundon subjekti lirik poezinë, duke për-funduar edhe vargjet së shkruari për të, duke e flakur edhe dhembjen që ajo i ka sjellë në jetë, por jo se Neruda s’do të shkruajë edhe më vonë. Një natë e tillë me yje do të ndodhë prapëseprapë në jetë, dhe shumë herë do të bëhet rikthim për kujtimin e asaj, e cila do të shënjojë dhembjen shpirtërore gjatë tërë jetës, sepse siç thotë Ibrahim Rugova “Ndarja e fundme ka dhembjen e vet, që të ndjek edhe të përvëlon në shpirt dhe në kujtime”. Prandaj, poezia e Nerudes “Kësaj nate mund të shkruaj vjersha të trishtme” të bënë të vuash, duke të krijuar idenë e vetmisë me tekstin gjatë leximit e rileximit, vetmi kjo që vazhdon edhe sot.

(Autori është studiues i letërsisë)

Page 26: Bota e Re - mars 2009

24 Mars 2009

Bursa për studentë

Mundësi për fitimin e bursës për studentët e UP-sëLiridon JAHAJ

Në vijim po paraqesim disa mundësi për fitimin e bursës për studime jashtë vendit: Universiteti i Trentos, në bashkëpunim me disa nga univer-sitetet e tjera evropiane, si: Universiteti Corvinus

në Budapest, Universiteti i Ljubljanës në Slloveni dhe Uni-versiteti Regensburg në Gjermani, ofrojnë bursa studimesh për studentët të cilët vijnë nga shtetet të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Programi Global Extra Donatorë (GSGP 2009-2010), Instituti i lidhjeve të programeve shkollore të shoqërive të hapura, shpall Programin Global Extra Donatorë (Global Supplementary Grant Program) për vitin aka-demik 2009-2010.

Qëllimi i këtij programi është që të kyçë studentët e kualifikuar që të ndjekin studimet e doktoratës në shkencat shoqërore dhe humanitare të akredituara.

Universitetet në të cilat do të kenë mundësi të studiojnë përfituesit e kësaj burse janë universitetet në Azi, Australi, Ev-ropën e Mesme dhe Qendrore dhe në Amerikën Veriore.

Studimet në këto universitete ofrohen në këto fusha: juridike, ekonomike, sociologjike dhe shkenca politike.

Programi Global Extra Donatorë është i vlefshëm për Shqipërinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Bos-njën, Kroacinë, Gjeorgjinë, Kazakistanin, Kosovën, Kirgiz-stanin, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Rusinë, Serbinë, Taxhikistanin, Turkmenistanin, Ukrainën dhe Uzbekistanin.

Studentët kanë mundësi të doktorojnë në fushën e mjekësisë, kimisë, fizikës, shkencat teknike ose natyrore. Po ashtu, edhe studimet në arte nuk përjashtohen nga ky donacion, por në kategorinë e jokualifikuar.

Në kategorinë e jokualifikuar, po ashtu, përfshihen edhe këto drejtime: Administrimi në Biznes/Trajtimet në Menaxhment, Shkencat Kompjuterike, Banka dhe Finan-ca dhe Marketing, Inxhinieri, Matematikë dhe Shkenca Mjekësore.

Programi Global Extra Donatorë vlen vetëm për stu-dentët të cilët dëshirojnë t’i vazhdojnë studimet e tyre për doktoratë.

Studentët të cilët janë pranuar në fushën e studimeve master, me qëllim të vazhdimit, por të cilët nuk janë të pranu-ar qartë në Studimet Pasdiplomike, janë të jashtëligjshëm.

Për detaje më të hollësishme në lidhje me programin dhe mënyrën e aplikimit mund të hulumtoni në formën e aplikimit të Programit Global Extra Donatorë, ndërsa aplikacionet mund t’i dërgoni në web - faqen:

http://www.soros.org/initiatives/scholarship/focus_ar-eas, apo mund të aplikoni edhe përmes formës online të aplikimit në web-faqen: http://www.soros.org/grants/oas.

Data e fundit e aplikimit për studentët që aplikojnë për në Azi, Australi, Amerikën Veriore apo në Lindjen e Mesme, është 2 prill 2009. Ndërsa në Evropën Qendrore data e fundit e dorëzimit të aplikacioneve është 8 qershor 2009. Aplikacionet nuk do të pranohen pas datës së skadimit dhe aplikacionet e vonuara do të jenë automatikisht të dis-kualifikuara.

Detaj tjetër i rëndësishëm është se aplikacionet duhet të dorëzohen, së pari, në adresën në New York. Aplikacionet për Programin Global Extra Donatorë për në Evropë duhet të postohen deri më 8 qershor 2009 dhe të dërgohen në adresën në Londër.

Aplikacionet për këtë program, si për Amerikë ashtu edhe për Evropë, mund të dërgohen edhe në qendrat tuaja lokale të Qendrës Këshilluese Edukative.

Page 27: Bota e Re - mars 2009

25Mars 2009

Opinione

Studentët: Qendra e Studentëve me probleme të shumtaJeton ISUFI

Kushtet në të cilat jetojnë studentët në Qendrën e Stu-dentëve, për vetë faktin se ata shprehen se kanë mung-esë të gjërave më elementare, janë mjaft të vështira.Problemi i ujit duket se është problemi kryesor. Stu-

dentët ankohen edhe për papastërtinë e për shumë gjëra të tjera. Ata mendojnë se çmimi që paguajnë, duke parë kushtet në të cilat jetojnë, nuk është i arsyeshëm.

Fitnete Topalli, Fakultetit i FilologjisëMe kushtet e banimit në konvikt, deri tani, jam pak a shumë e kënaqur. Problemi kryesor me të cilin përballemi është mungesa e ujit, i cili ndërpritet shpesh. Për shkak të papastërtisë dhe shijes që ka, nuk guxojmë ta përdorim për pije, por jemi të detyruar të blejmë ujë nga jashtë.Për kushtet në të cilat jetojmë, pagesa e konviktit do të duhej të ishte më lirë.Në mensë nuk ushqehem pasi mendoj se pastërtia nuk është në nivelin e duhur. Për këtë arsye jam e detyruar të ushqehem jashtë. Nga ky vit pres që të zgjidhet problem i ujit në Qendrën e Studentëve, si dhe të mendohet më seriozisht për studentët, pasi e meritojmë si struktura të ardhshme të vendit.

Burim Veliu, Fakulteti EkonomikNuk jam aspak i kënaqur me kushtet e banimit në konvikt.Uji mungon tepër. Pastërtia nuk është aspak në nivelin e duhur. Nuk më pëlqen të ushqehem në mensë pasi që ush-qimi nuk është në nivel dhe ka mjaft papastërti.Shpresoj që dikush do të mendojë për ne dhe do të bëjë diçka për përmirësimin e këtyre kushteve.Për këtë vit dëshira më e madhe do të ishte përmirësimi i furnizimit me ujë dhe shpresoj që edhe ne, si studentë, të vetëdijesohemi dhe të punojmë më shumë për mbajtjen pastër të ambientit, brenda dhe jashtë konviktit.

Arlinda Guri, Fakulteti i FilologjisëUnë jam e kënaqur me jetën në konvikt. Mendoj se është mjaft mirë.Pagesa, të cilën e paguajmë për banimin në konvikt si dhe për mensë, për mendimin tim, është e arsyeshme. Ushqimi në mensë nuk është për t’u ankuar.Ajo që më pengon më së shumti në konvikt është papastërtia dhe shpresoj që këtë vit të ketë më shumë pastërti. Për sh-embull, në konviktin tonë numër 2, janë pastrueset të cilat paguhen për pastrimin e korridoreve dhe të banjave, ndërsa pastrimin jemi të detyruara ta bëjmë ne studentet. Deri tash jemi ankuar për këto gjëra, por asnjëherë nuk është bërë ndonjë gjë konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Eronitë Januzaj, Fakulteti i FilologjisëNuk jam aspak e kënaqur me kushtet e banimit në konvikt. Kemi shumë probleme. Mungesa e ujit është problemi krye-sor me të cilin na duhet të përballemi. Edhe nxehja nuk ka

funksionuar si duhet gjatë ditëve më të ftohta.Papastërtia është problem tjetër i cili është mjaft i theksuar. Në mensë jam regjistruar, por nuk kam mundur ta përfun-doj muajin, pasi që ushqimi i cili shërbehet aty është mjaft jokualitativ, si dhe papastërtia është mjaft prezente.Pagesa të cilën e bëjmë për banim është mjaft e lartë, duke pasur parasysh që të tria shoqet që jemi në dhomë na duhet të përdorim të njëjtin dollap.Ajo me të cilën jam e kënaqur është siguria, e cila nuk mun-gon. Për këtë vit shpresoj që do të punohet për zgjidhjen e këtyre problemeve, si edhe për ofrimin e kushteve më të mira për mësim.

Natyrë Berisha, Fakulteti i FilologjisëMe kushtet e banimit në konvikt nuk mund të them se jam e kënaqur, duke pasur parasysh mungesën e shumë gjërave të cilat janë shumë të nevojshme.Së pari, na mungon hapësira. Unë, personalisht, rrobat e mia nuk kam ku t’i vendos, për shkak të mungesës së dollapit dhe të hapësirës. Pastaj uji ndalet gjithmonë, madje kur na duhet më së shumti.Sa i përket ushqimit në mensë mendoj se është në nivelin e duhur, vetëm nevojitet më shumë pastërti.Pagesa për banim dhe për mensë mendoj se duhet të jetë më e lirë duke pasur parasysh që sidomos banimi nuk i plotëson disa nga kushtet themelore.Për këtë vit shpresoj që do të punohet më shumë për arsimin në përgjithësi, po ashtu edhe për përmirësimin e kushteve të banimit në Qendrën e Studentëve.

Ylber Qorri, Fakulteti i Kulturës FizikeKushtet në konvikt janë mjaft të kënaqshme. Mund të jenë edhe më të mira, por megjithatë nuk është keq. Kemi ndonjëherë mungesë të ujit, gjë që na nevrikos. Ndërsa sa i përket mensës, ushqimi është mjaft kualitativ dhe i pastër. Mendoj që nuk është shtrenjtë ajo që paguajmë për banim dhe për ushqim sepse ajo shumë arsyetohet me kushtet. Për këtë vit shpresoj të bëhet më shumë në të gjitha sferat shoqërore dhe pse jo edhe të përmirësohen kushtet për jetën e studentëve.

Sead Binaku, Fakulteti EkonomikKushtet e banimit në konvikt janë deri diku të kënaqshme. Kemi edhe shumë vështirësi, por jo çdo gjë është keq.Mungesa e ujit është ajo që na shqetëson më së shumti. Edhe pastërtia do të duhej të ishte më në nivel, gjë për të cilën mendoj se ne studentët duhet të jemi më të kujdesshëm, që të jetojmë në një ambient më të shëndoshë.Me ushqimin në mensë jam i kënaqur. Mendoj se është mjaft i mirë dhe, në krahasim me vitin e kaluar, ka pasur mjaft përmirësim në cilësinë e ushqimit.Sa i përket pagesës të cilën e bëjmë për banim dhe për mensë, mendoj se nuk është shtrenjtë.Për këtë vit shpresoj që të rregullohet, së pari, problemi i ujit nëpër konvikte, e po ashtu të punohet për përmirësime të tjera të cilësisë së banimit në këtë qendër.

Page 28: Bota e Re - mars 2009

26 Mars 2009

Mjekësi

Si ta parandalojmë rënieSpecialistët tregojnë se, realisht, fenomeni i rënies së flokëve nis që në moshën 20-vjeçare, kohë kjo kur në kokën e njeriut fillojnë të përdoren produkte të ndryshme kozmetike. Sipas disa studimeve, mbi 70 % e meshkujve dhe mbi 20 % e femrave vuajnë nga rënia e flokëve

Artan BEJTA

Prej gjërave që kanë një rol shumë të madh në estetikën e njeriut, pa dyshim, janë flokët e tij. Rënia e tyre mund të jetë e pranishme si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat, por shumë më e shpeshtë është tek gjinia

mashkullore. Por, përse bien flokët? A është i mundur paran-dalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?

Shkaqet e rënies Shkaqet e rënies së flokëve mund të jenë nga më të ndry-

shmet, duke filluar nga faktorët gjenetikë, stresi, sëmundjet e ndryshme, si dhe veset e këqija dhe pakujdesia ndaj flokëve (lyerja me preparate të ndryshme kozmetike, ndërrimi i shpeshtë i shamponit, etj.).

Trashëgimia dhe faktorët gjenetikeEdhe rënia e flokëve, ashtu si ngjyra e syve dhe shumë

tipare të tjera, është një tipar i trashëgueshëm. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë riti, që ndiqet shpesh nga prindërit, për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan nga rënia e flokëve, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por, nga ana tjetër, nuk është e thënë që nëse

prindi vuan nga rënia e flokëve, atëherë pat-jetër këtë duhet ta ketë edhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndo-dhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe flokësh. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.

StresiStresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut.

Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqi-meve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.

SëmundjetNdodh shpesh që dukuria

e humbjes së flokëve të shfaqet pas kalimit të ndonjë infeksio-ni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas çrregul-limeve të funksionimit të gjën-drave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim, për t’i normalizuar. Gjithashtu, ky fenomen shfaqet kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene, ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste, korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmund-je shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat

Page 29: Bota e Re - mars 2009

27Mars 2009

Mjekësi / Film

en e flokëve?!e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.

Veset e këqija dhe pakujdesiaAbuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe,

agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre thyejnë kap-ilarët e flokut, duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe pro-vokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.

Nëntë këshilla për flokë të mira1. Kontrolloni stresin 2. Mbani një dietë të përshtatshme 3. Pini të paktën dy kg ujë në ditë 4. Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me anën e të cilave marrim vitamina, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar. 5. Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.6. Evitoni ushqimet e skuqura. 7. Përdorni sallata të ndryshme. 8. Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët. 9. Mos e ndërroni shpesh shampon.

Në rënien e flokëve ndikon:- Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve.- Mosmbajtja e higjienës për flokun. - Moszgjedhja e shamponit të përshtatshëm për tipin e flokut. - Ndërrimi i shpeshtë i llojit të shamponit - Lyerja me preparate të ndryshme kozmetike.

Kuriozitete- Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh.- Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë.- Në një ditë njerëzve mund t´u bien 150 qime flokësh.- Mbi 70 % e meshkujve vuajnë nga rënia e flokëve.- Mbi 20 % e femrave vuajnë nga rënia e flokëve.- Flokët më të gjata i ka një vajza nga Kina, me gjatësi 2 m e 42 cm.

U mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar

"Slumdog Millionaire"fiton 8 Oskarë

"Slumdog Millionaire", filmi britanik që tregon për jetën e një djali të varfër nga Bombei në Indi, që fiton në një spektakël televiziv, përkatësisht në një kuiz diturie në TV, ka fituar çmimin Oskar si filmi më i

mirë në ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimeve nga Akademia e Arteve në Hollivud, e cila ishte e 81-ta m e

radhë.

Filmi, gjithashtu, ka fituar dhe shtatë çmime të tjera, përfshirë këtu edhe atë për regjinë më të mirë, çmim i cili shkoi për regjisorin e tij, Danny Boyle-n.

Aktorja angleze, Kate Winslett, fitoi çmimin Oskar si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin "The Reader".

Ndërsa çmimi për aktorin më të mirë shkoi për aktorin amerikan, Sean Penn-in, për rolin e tij në filmin "Milk".

Aktori australian Heath Ledger, i cili vdiq në muajin janar të këtij viti, u nderua me Oskar si aktori më i mirë në rol jokryesor, për rolin e

tij në filmin "The Dark Knight".

Penelope Cruz fitoi si aktorja më e mirë në rol jokryesor, për rolin në filmin "Vicky, Cris-tina, Barcelona".

Për kategorinë e filmit të huaj më të mirë, Oskarin e mori filmi japonez “Departures”.

Akademia e Arteve në Hollivud, e cila ishte e 81 ta m e radhë.

Page 30: Bota e Re - mars 2009

28 Mars 2009

Intervista

Intervistoi: Mergim PIRRAKU

Higjiena e gojës parandalon problemet dentare – krye-sisht formimin e pllakës dentare dhe gurëzve, të cilët janë faktorët kryesorë në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve si dhe kariesit (prishja e dhëm-

bëve). Për të thënë më shumë rreth higjienës së gojës dhe teknikave të pastrimit të dhëmbëve kemi bërë një intervistë me Dr. Sokol Krasniqin-stomatolog. BOTA E RE: Me siguri se do të na kishit thënë shumë gjëra nga lëmi i stomatologjisë, po pasi që ‘Bota e Re’ është revistë e studentëve të UP, të cilët ose nga preokupimet e shumta, por ndoshta edhe nga pamundësia, lënë anash kujdesin e duhur për dhëmbët e tyre, atëherë na tregoni se çfarë duhet të bëjmë që të kemi dhëmbë të shëndoshë.

Dr. Sokol Krasniqi: Së pari u përgëzoj për punën që po bëni si redaksi dhe u uroj për punën e shkëlqyer. Pyetje me vend, sepse ne të gjithë e dimë fjalën e urtë “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Edhe dhëmbët janë pjesë e trupit, prandaj për të pasur dhëmbë të shëndoshë duhet të kemi parasysh dy gjëra: - higjienën e gojës (higjienën orale, d.m.th. pastrimin e dhëmbëve) dhe kontrollet sistematike tek stomatologu.

BOTA E RE: Cila është mosha kur duhet filluar për të mba-jtur higjienën e gojës, si dhe a ka ndonjë kohë kur kujdesi ndaj higjienës se gojës duhet të jetë më i shtuar?

Dr. Sokol Krasniqi: Higjiena e gojës duhet të jetë në nivel të njëjtë dhe maksimal në çdo kohë. Gjithmonë për higjienën orale duhet ta kemi kujdesin e shtuar. Sa i përket moshës, me higjienën orale duhet filluar qysh në muajt e parë të jetës, qysh në kohën kur tek fëmija ende nuk kanë dalë dhëmbët, duke e shtuar këtë higjienë në kohën kur da-lin dhëmbët e parë. Derisa fëmija të vetëdijesohet, pastrimi duhet bërë me një leckë të butë dhe të pastër, të cilën e lagim në lëngun e çajit të kamomilit, apo në tretësira të tjera të destinuara për pastrimin e gojës, të cilat i përshtaten moshës së fëmijës. Mandej kur fëmija vetëdijesohet, po ashtu edhe tek të rriturit, pastrimi bëhet me brushë të përshtatshme, duke pasur kujdes që të bëjmë zgjedhjen e brushave sa më adekuate. Por rëndësi më e madhe i duhet kushtuar teknikës së drejtë të pastrimit të dhëmbëve.

BOTA E RE: Cila është forma adekuate e brushës dhe cila është teknika e drejtë e pastrimit të dhëmbëve?

Dr. Sokol Krasniqi: Forma më e përshtatshme e brush-ës, apo brushat anatomike, janë ato të cilat kanë formë ovale në kokën e brushës. Si dhe më të përshtatshme janë brushat të cilat i kanë fijet e tyre në një rrafsh. Ndërsa fortësia e fijeve të brushës duhet të jetë varësisht se sa të irrituar janë mishrat e dhëmbëve. Nëse mishrat e dhëmbëve janë shumë të irrituar apo të inflamuar, atëherë përdoren brusha me fije të buta, në rastet e tjera më të përshtatshme janë brushat që kanë fije me fortësi mesatare. Me një brushë të tillë, që të kemi higjienë të mirëfilltë, duhet të praktikojmë teknikën e drejtë të pastrimit të dhëmbëve.

Duhet të pastrohen të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve. Brusha duhet lëvizur prej mishit të dhëmbëve në drejtim të sipërfaqes kafshuese, mundësisht në formë rrotulluese. Fijet e brushës duhet të jenë të drejtuara nga mishi i dhëmbëve dhe me sipër-faqen e dhëmbit duhet të formojnë një kënd prej 45 shkallëve. Mandej në sipërfaqet kafshuese të dhëmballëve lëvizjet e brush-ës duhet të jenë rrotulluese ose edhe para-mbrapa, ndërsa në sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve të përparmë brusha duhet mbajtur në drejtim vertikal me lëvizje lartë-poshtë për dhëmbët e sipërm dhe poshtë-lartë për dhëmbët e poshtëm.

BOTA E RE: Sa kohë duhet të zgjasë pastrimi i dhëmbëve dhe sa herë në ditë duhet t’i pastrojmë dhëmbët që të kemi higjienë optimale të gojës?

Dr. Sokol Krasniqi: Koha e nevojshme për një pastrim ideal, por gjithsesi me mënyrën se si e treguam më lart, është 3-5 minuta, ndërsa gjatë 24 orëve minimumi duhet të pastro-hen dy herë në ditë: në mbrëmje para se të shkojmë për të fjetur dhe në mëngjes pasi të zgjohemi. Por për një higjienë optimale të gojës nuk mjafton pastrimi i dhëmbëve vetëm dy herë, por dhëmbët duhet t’i pastrojmë pas çdo shujte ushqimi që marrim gjatë ditës. Shpesh dembelët e higjienës së gojës më bëjnë një pyetje: a është më mirë të pastrohen dhëmbët në mëngjes apo në mbrëmje? Në të dy herët dhëmbët duhen pastruar gjithsesi, sepse kur pastrohen në mbrëmje largohen depozitimet e buta të mbledhura gjatë ditës, ndërsa rëndësia e pastrimit të dhëm-bëve në mëngjes është se gjatë gjumit nuk tajitet pështyma e cila mundëson të ashtuquajturin vetëpastrimin fiziologjik të dhëmbëve dhe depozitimet e buta, të cilat kanë mbetur e nuk janë larguar plotësisht nga pastrimi i mbrëmjes, bëhen shumë më të rrezikshme për prishjen e dhëmbëve.

BOTA E RE: Si duhet të mirëmbahet brusha dhe sa kohë duhet të shërbehemi me një brushë?

Dr. Sokol Krasniqi: Pas pastrimit të dhëmbëve duhet pasur kujdes që brusha të mos lihet vend e pavend. Duhet bërë përpjekje që largohet pak a shumë lagështia e mbetur në fijet e brushës, si dhe fijet të mos jenë në kontakt me diçka tjetër, sepse në të kundërtën mund të mbledhin mikroor-ganizma të dëmshme. Ndërsa koha që duhet të shërbehemi me një brushë varet nga kualiteti i saj, por alarmi i fundit se brusha duhet të largohet prej përdorimit është kur fijet e saj fillojnë të lakohen.

BOTA E RE: Doktor, faleminderit që pranuat ta realizojmë këtë intervistë. Për fund, ndonjë porosi apo këshillë për lexuesit e revistës së studentëve “Bota e Re”.

Dr. Sokol Krasniqi: Porosia ime për të gjithë lexuesit e “Botës së Re” është që ta kenë parasysh higjienën e gojës, si dhe vizitat e konsultat sistematike me stomatologun dhe humbjen e një dhëmbi, nga moskujdesi i tyre, ta konsid-erojnë tragjedi, sepse me fajin e tyre po bëjnë që të largohet një pjesë e trupit që është shumë e vlefshme. Në këtë mënyrë, duke pasur një shëndet të mirë, ju do të keni rezultate më të mira. Unë uroj që këto rezultate të jenë të shumta.

Intervistoi: Mergim PIRRAKUg Duhet të pastrohen të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve. Brusha

Higjiena orale duhet të fillojë qysh në fëmijëri

Page 31: Bota e Re - mars 2009

29Mars 2009

Kuriozitete

Kuriozitete mjekësoreGazmend SAHITI

- Zemra jonë është pompa më e përpikte në botë. Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak. Për një ditë zemra fut në qarkullim 19 mijë litra gjak, ndërsa për 60 vjet qarkullon 480 milio-në litra gjak. Kjo pompë tejet e përsosur me vetëlëvizës special peshon mesatarisht 230 gramë te femrat, ndërsa 280 gramë te meshkujt.

- Edhe pse me mollë nuk mund ta shërojmë asnjë sëmundje, me

konsumimin e përditshëm të tyre mund t’i parandalojmë shumë sëmundje. Molla është një thesar i vërtetë i përbërësve të dobishëm për organizmin tonë. 100 g mollë përmbajnë rreth 85 g ujë, 10,9 g karbo-

hidrate dhe 3 g fije. Molla përm-ban vitaminë C, A, E, B1, B2, B6 dhe beta karotinë. Gjithashtu përmban edhe shumë minerale si K, Ca, P, Mg dhe Fe.

- M j a l t i

mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumifikimit. Për të prodhuar 1 kilogram mjaltë, bletës i duhet të thithë nektarin e 12 milionë luleve, duke bërë rreth 300 000 kilometër fluturim.- Që në 20 minutat e para të ndërprerjes së pirjes së duhanit, organizmi i njeriut fillon t’i kthehet gjendjes normale. Zemra është më mirë që në 24 orët e para, mbaresat nervore pas 48 orësh, ndërsa mushkëritë pas disa muajsh prandaj:

- Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai për-bëhet prej 100 miliardë qelizash të përhimëta, e barabartë me një fuqi të mbi 10 mijë programeve kompjuterike në veprim të përhershëm. Sipërfaqja e këtyre kompjuterëve është 250 mijë km² (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojitet pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta reali-zojë kurrë asnjë kompjuter.

- Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara mund të kenë zbuluar se dieta mesdhetare, ku përdoret shumë vaji i ullirit, mbron nga kanceri i gjirit. Studiuesit që i botuan rezultatet e punës së tyre në revistën ‘Analet e Onkologjisë’ thonë se acidi oleik që gjendet në vajin e ullirit mund të ndihmojë në kurimin e sëmundjes. Studimet e mëparshme kanë treguar se për gratë që jetojnë në vendet ku përdoret një dietë e pasur në proteina, rreziku nga kanceri i gjirit është pesë herë më i lartë se në ato vende ku kultura e të ushqyerit është për një dietë me më pak kalori. Megjithatë, gratë që ushqehen me vaj ulliri duket se janë të mbrojtura nga ky lloj kanceri. Studiuesit në Spanjë dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit, e ul në gjysmën e tyre nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin

e gjirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan se acidi oleik e bënte më të efek-tshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe e rriste pro-dhimin e proteinave që luftojnë tumoret. Tani shkencëtarët do të shohin nëse teoria e tyre provohet gjatë eksperimenteve me kaviet.

Page 32: Bota e Re - mars 2009

30 Mars 2009

Skuadra më e mirë e vitit 2008 sipas FIFA-s

Në fillim të vitit 2009, FIFA caktoi formacionin më të mirë të vitit 2008. Në përgjithësi ky formacion dominohet nga lojtarët spanjollë.

Më shumë se 46% e votuesve kanë zgjedhur portierin Iker Casillas, para Gianluigi Buffon-it (15%) dhe Edvin van der Sar-it (9%).

Në krahun e djathtë të mbrojtjes gjendet Sergio Ramos, i cili ka dalë fitues ndaj Dani Alvesit për këtë pozitë, ndërsa Philipp Lahm ka zënë pozitën e mbrojtësit të majtë, me 2% më shumë se Patrice Evra-s. Në qendër të mbrojtjes gjenden John Terry (28%) dhe Carles Puyol (25%), të cilët janë zgjedhur përpara Rio Ferdinandit (22%) dhe Fabio Cannavaros (15%).

Në mesfushë votuesit kanë zgjedhur katërshen: Xavi, Steven Gerrard, Franck Ribery dhe Kaka. Lojtari i Milanit

njëherësh është edhe i vetmi lojtar nga Seria A në këtë for-macion.

Sulmit i prijnë dy lojtarët më të mirë në botë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Skuadra më e mirë e vitit 2008 sipas FIFA-s: Portier: Iker Casillas (Real Madrid, Spanjë)Mbrojtës: Sergio Ramos (Real Madrid, Spanjë), John

Terry (Chelsea, Angli), Carles Puyol (Barcelona, Spanjë), Philipp Lahm (Bayern Munich, Gjermani)

Mesfushorë: Xavi (Barcelona, Spanjë), Steven Gerrard (Liverpool, Angli), Kaka (Milan, Brazil), Franck Ribery (Bayern Munich, Francë)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona, Argjentinë), Cris-tiano Ronaldo (Manchester United, Portugali).

Iker Casillas

Xavi

Kaka

Steven GerrardFranck Ribery

John Terry

Lionel Messi

Carlos Puyol

Cristiano Ronaldo

Sergio RamosPhilip Lahm

Page 33: Bota e Re - mars 2009

31Mars 2009 313131313131311MaMaMaMaMaMMaaMarsrsrssrsrsrs 2 2222200000000000000009999999

Sport

Besart Berisha, futbollist i përvojave të shumtaDriton KURTI

Besart Berisha (i lindur më 29.06.1985, në Prishtinë) është futbollist shqiptar nga Kosova, i cili luan për AC. Horsens të Danimarkës, i ardhur nga Burnly FC nga Liga Angleze e Futbollit dhe luan si sulmues në

ekipin kombëtar të Shqipërisë. Ai është i njohur për driblime të shpejta dhe gjuajtje të forta.

Karriera si lojtarBerisha e filloi karrierën në NOFV - Oberliga të Gjerman-

isë, në Tennis Borussia Berlin, në vitin 2003, ku qëndroi për një vit, para se të bëhej cak i Futboll-Bundesligës në Hamburg. Në sezonet në vijim, ai u shpërngul në superligën e AC. Horsens, ku shënoi 11 gola në 31 paraqitjet që ai pati për këtë ekip, duke u bërë një nga gol shënuesit më të mirë të skuadrës.

Në sezonin e vitit 2006/07, ai qëndroi në Hamburg ku ju dha mundësia të luante në formacionin e parë. Më 6 dhjetor 2006, Berisha u bë i pari shqiptar i cili arriti të shënonte gol në Ligën e Kampionëve të UEFA-së. Kjo ndodhi në ndeshjen e Hamburgut kundër CSKA Moskës .

BurnleyMë 3 korrik 2007, Burnley e bleu Berishën nga Ham-

burgu SV për 340.000 funta. Kjo u pasua edhe me perfor-mancën e tij mahnitëse në ekipin e Shqipërisë, në ndeshjen kundër Anglisë. Pas performancës së tij të mrekullueshme, shumë klube evropiane ishin të interesuara për Berishën, mirëpo ai tashmë kishte nënshkruar një kontratë trevjeçare me Burnley-n.

Berisha u detyrua të qëndroj larg fushës së gjelbër për sezonin 2007/08, si rezultat i lëndimit që mori në ndeshjen Shqipëri – Maltë. Fillimisht u mendua se lëndimi nuk ishte diçka serioze, por më vonë u vërtetua se lëndimi ishte aq serioz sa ta mbante lojtarin larg fushës së futbollit për 5- 6 javë. Pas konsultimeve dhe vizitave shëndetësore, kirurgu konstatoi se lëndimi i tij ishte i rëndë dhe Berisha u detyrua

të pushonte për një vit. Pas 10 muajve pushim, Berisha u rikthye në fushë kësaj here0 në një miqësore kundër një ekipi të SHBA-ve, Karolina Railhovks.

RosenborgBerisha u huazua nga Rosenborg, në vjeshtë të 2008, duke

shënuar dy herë kundër rivalit Molde FK dhe duke treguar kësh-tu edhe një herë potencialin e tij prej sulmuesi të mirëfilltë.

HorsensMë tetë janar të këtij viti, Besarti ju bashkëngjit klubit

danez, AC Horsens, në formë huazimi.

Karriera ndërkombëtareNë vitin 2006, Besarti mori nënshtetësinë shqiptare dhe

që nga atëherë luan me sukses për Kombëtaren Shqiptare. Ai debutoi për ekipin kombëtar më 11 tetor të vitit 2006, në ndeshjen kundër përfaqësueses së Holandës. Ai shënoi golin e parë për kombëtaren në takimin miqësor me përfaqësuesen B të Anglisë, ndeshje në të cilën Besarti tregoi një lojë të shkëlqyer duke u shpallur edhe lojtari i asaj ndeshjeje.

Emri: Besart Mbiemri: Berisha Data e lindjes: 29 korrik 1985 Gjatësia: 185 cm Pesha: 76 kg Huazimi në AC HORSENS: Janar 2009 Klubet paraprake: SV Lichtenberg 47, TeBe Berlin, Aalborg BK, AC Horsens, Hamburger SV, Burnley, Rosenborg BK Numri i fanellës: 22 Pozita: Sulmues i krahut të djathtë Kombësia: Shqiptar

Page 34: Bota e Re - mars 2009

Mars 200932

Fjalëkryqi

Page 35: Bota e Re - mars 2009
Page 36: Bota e Re - mars 2009

E ardhmja është në duart tona

I dedikuar për mësim dhe hulumtim, sipas vlerave e sistemeveperëndimore, Universiteti i Prishtinës po bën një hap të guximshëm

për të shkuar kah Procesi i Bolonjës.