bota e re - numër special për pavarësinë e kosovës

44
GAZETË STUDENTORE E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS Intervistë me Kryetarin e Parlamentit të Studentëve, Mergim Lushtakun Akad. Esat STAVILECI NË NJËVJETORIN E PAVARËSISË - SHTETI ENDE NË "KËMBË TË HUAJA" Gëzim QERIMI ADEM JASHARI - SIMBOLI I PAVARËSISË DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS Arben MUHAMETI SHTETET QË KANË NJOHUR REPUBLIKËN E KOSOVËS Besa DRENICA NË KËRKIM TË DIJES DHE TË LIRISË LUSHTAKU: NE PATËM FATIN QË PRITËM DITËN E PAVARËSISË VITI XXXVIII, NUMËR SPECIAL, 17 SHKURT 2009 Falas!

Upload: bota-e-re

Post on 12-Mar-2016

382 views

Category:

Documents


20 download

DESCRIPTION

Revistë e Studentëve të Universitetit të Prishtinës

TRANSCRIPT

Page 1: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

Bota e ReGAZETË STUDENTORE E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Intervistë me Kryetarin e Parlamentit të Studentëve, Mergim Lushtakun

Akad. Esat STAVILECI

NË NJËVJETORIN E PAVARËSISË -SHTETI ENDE NË "KËMBË TË HUAJA"

Gëzim QERIMI

ADEM JASHARI - SIMBOLI I PAVARËSISË

DEKLARATA E PAVARËSISËSË KOSOVËS

Arben MUHAMETI

SHTETET QË KANË NJOHURREPUBLIKËN E KOSOVËS

Besa DRENICA

NË KËRKIM TË DIJES DHE TË LIRISË

LUSHTAKU: NE PATËM fATIN QË PRITËM DITËN E PAVARËSISË

VITI XXXVIII, NUMËR SPECIAL, 17 SHKURT 2009Falas!

Page 2: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

Bota

e Re

Page 3: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

Bota e Re PËRMBAJTJA 17 SHKURT 2009

10

22

152

Fjalimi i Kryeministrit Hashim Thaçi në Ditën e Pavarësisë

17 shkurti - ditë e paharrueshme

Adem Jashari, simbol i Pavarësisë

Ukshin Hoti,simbol kombëtar

Gëzim QERIMI:

Adem Jashari – Simboli i Pavarësisë ..2-3

Akad. Esat STAVILECI:

Në njëvjetorin e Pavarësisë... ...............4-5

Intervistë me Mergim Lushtakun .........6-8

Fjalimi i Kryeministrit .......................... 10-11

Fjalimi i Presidentit ............................. 12-13

Fjalimi i Kryeparlamentarit ...................... 14

Osman D. GASHI:

17 shkurti – ditë e paharrueshme... 15-18

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës 20-21

Florentina QERIMI:

Ukshin Hoti, simbol kombëtar ................ 22

Demir RESHITI:

Rrugëtimi drejt pavarësisë ............... 23-25

Sead UJKANI:

Studentët, pjesë e procesve... .............. 26

Studentët dëshmorë... ............................. 27

Gëzim QERIMI:

Procesi i Pavarësisë... ....................... 28-29

Arben MUHAMETI:

Shtetet që e kanë njohur Kosovën .. 30-33

Hekuran AVDYLI:

Opinione të studentëve të UP-së .... 34-35

Besa DRENICA:

Në kërkim të dijes dhe të lirisë ........ 36-38

Gazmend MORINA:

Fjalëkryq ............................................... 39-40

Boton: Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës; Gazetë e studentëve të Universitetit të Prishtinës; Viti: XXXIX;Kryeredaktor: Gëzim QERIMI; Redaktor Teknik/Grafika: Osman D. GASHI; Redaktore Gjuhësore: Mimoza SINANI;Redaksia: Sead UJKANI, Gentiana ADEMI, Arber ZEKA, Besa DRENICA, Hekuran AVDYLI, Liridon VELIU, Kreshnik PAJAZITI, Fehmi MALOKU, Arbnora CURRI;Adresa: Fakulteti i Filologjisë - Universiteti i Prishtinës, 10000 Prishtinë; Tel: +377 (0)44 344 388, 44 633 281; E-mail: [email protected], [email protected], [email protected];

Ky numër i revistës "Bota e Re" botohet si numër special me rastin e Njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe është financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Page 4: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

2 n 17 shkurt 2009

Bota e Re

Adem Jashari – Simboli i PavarësisëSinonim i kësaj dite historike, për mbarë popullin shqiptar kudo që gjendet, është Adem Jashari. Dita e Pavarësisë së vendit tonë, më 17 shkurt 2008, që na sjell ndërmend krismat e fishekzjarrëve, urimet e lotët e gëzimit të shqiptarëve dhe mesazhin kuptimplotë “Bacë u kry”, është dita më e shënuar e Popullit të Kosovës.

Editoriali

Gëzim QERIMI

ITrojeve etnike shqiptare të ndod-

hura në një rajon gjeostrategjik të rëndësishëm dhe me fqinjë që kanë lakmuar gjithmonë trojet e saj, histo-rikisht i është dashur që mbijetesën ta paguajë jo vetëm me mund e sakrifica të panumërta, por edhe me shumë gjak të bijve e bijave të saj. Burrat e mëdhenj të historisë së lashtë e të re të kombit shqiptar, nuk i kanë munguar asnjëherë popullit shqiptar, jeta dhe vepra e të cilëve është vënë pa kursim në shërbim të vlerave të mirëfillta njerëzore, të lir-isë së tij, të zhvillimit e përparimit. Ata burra të mençur, dijetarë të mëdhenj, trima e komandantë, sot më 17 Shkurt 2009 , rrezatojnë frymëzim dhe krenari për çdo shqiptar kudo që ndodhet.

II

Kosova shpalli pavarësinë duke i dhëne fund periudhës së tranzicionit dhe duke mbyllur kështu kapitullin e përpjekjeve shekullore, e sakrificave brez pas brezi dhe pritjes së gjatë së këtij populli.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës kurorëzoi përpjekjet e vazhdueshme të popullit të saj për konfirmimin e iden-titetit të tyre kombëtar. Kjo ditë, e cilë-suar si momenti më solemn i kombit shqiptar, paraqet sinonimin e të gjithë kontributit dhe sakrificave shekullore të bëra për arritjen e një ideali të tillë.

Përpjekjet u kurorëzuan, ndonëse jo edhe në atë masë sa do të dëshironim, mirëpo mbi të gjitha pavarësia erdhi.

Tani mbajmë mbi vete epitetin “brezi i parë i Pavarësisë”, prandaj të shkojmë përpara drejt shtigjeve të reja të përpa-rimit dhe avancimit të gjithëmbarshëm shoqëror, me të gjitha specifikat e do-mosdoshme të një shoqërie të mirëfilltë mbi baza të kultivimit të vlerave të larta njerëzore, morale dhe kombëtare.

Shteti i porsalindur mban epitetin “I RI” edhe në aspektin e përqindjes së lartë të të rinjve, e cila karakterizon popullin e Kosovës. Pra, rinia si pjesa më vitale e shoqërisë së një shteti, paraqet edhe njërin nga resurset kryesore dhe më të vlefshme të Republikës së Kosovës, resurs i cili gjatë shtegtimit tonë historik ka qenë sinonim i qëndresës së përgjith-shme të vendit për liri dhe pavarësi. Ajo, gjithashtu, paraqet shtresën e cila është flamurtare në aspektin e kontributit të dhënë për arritjet e idealeve fisnike të këtij populli, dhe, po ashtu, shtresën

e cila nënkupton bazën, përkatësisht, pikënisjen për çdo ndryshim pozitiv e përparimtar në shoqërinë tonë dhe të çdo vendi tjetër.

III

Sot, më 17 shkurt 2009, përpos që shënojmë një vjetorin e shtetit më të ri të globit, ne si studentë sot shënojmë edhe ngjarjet historike të viteve 1968,1981,1997, ngjarje të cilat pady-shim që i përshpejtuan proceset të cilat e dërguan vendin drejt Pavarësimit. Jemi të vetëdijshëm për jehonën e kë-tyre protestave. Dhe pikërisht këto ng-jarje tregojnë më së miri për rolin e stu-dentëve gjatë historisë, por ky rol duhet të tregohet edhe në shtet-ndërtimin e Kosovës. Studentët, si pjesa më e rëndë-sishme e shoqërisë së një vendi, janë

Page 5: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 3

Bota e Re

Adem Jashari – Simboli i PavarësisëEditoriali

karakterizuar përherë për kontributin e tyre si bartës të proceseve për ndryshime pozitive e integruese, me fjalë tjera kanë ndryshuar rrjedhën e fatit të çdo sho-qërie. Duke u nisur nga ky fakt, vlen të theksohet gjithashtu kontributi i stu-dentëve kosovarë për luftën çlirimtare të popullit tonë. Studentët u bënë një nga shtyllat kryesore dhe shtresa e cila më së shumti iu përgjigj thirrjes së atdheut për mobilizim në radhët e UÇK-së, të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari, i cili u bë sinonim i Pa-varësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, me moton “Bac u kry”.

IV

I gjithë rrugëtimi ynë, që nga ato ditë e deri më sot, është bërë së bashku m e miqtë tanë ndërkombëtarë, me në krye SHBA-të dhe me BE-në.

Dhe sot, më 17 shkurt 2009, së bashku me gjithë dashamirët e popul- l i t shqiptar, shënojmë ditën m ë të rëndësishme të popul- lit të Kosovës.

Duke ju përkushtuar të ardhmes, ne, si gjen- erata e pavarësisë, në periudhën e ardh-shme vlerë-sojmë që rëndësi duhet t’u k u s h -t o h e t

përmirësimeve ekonomike, për-katësisht investimeve të huaja në Kosovë, përmirësimit të stan-dardeve të jetesës së qytetarëve të Kosovës, hapjes së vendeve të lira të punës për kuadrot e rinj që dalin nga ky Universitet si dhe nga vatra të tjera të dijes, por edhe të qytetarëve të tjerë. Po ashtu, çështja e Mitrovicës dhe e sigurisë së qytetarëve, problemet sociale e shumë prob-leme të tjera që e preokupojnë këtë shoqëri duhet të rregullo-hen. Neve si studentë na mbetet që të punojmë shumë në këtë aspekt dhe të jemi mbështetës të fuqishëm të institucioneve tona shtetërore, sepse pikësyni-mi i të gjithë sakrificave tona ishte që të kishim institucionet tona të lira dhe sovrane. Rinia e Kosovës tanimë është e hapur që të bashkëpunojë me të gjithë ata që duan të ndihmojnë dhe të përmirësojnë performancën e Republikës së Kosovës. Vizioni ynë për të ardhmen është që studenti i Universitetit të Prishtinës të ketë kushte sa më të mira për stu-dim dhe të jetë konkurrent në tregun e punës. Shpresoj që kontributi i stu-dentëve tani do të mund të ndryshojë për të mirë dhe për progresin e vazh-

dueshëm të shtetit të Kosovës, si në aspektin arsimor, intelektual e inte-grues, në strukturat ndërkombëtare.

VSinonim i kësaj dite historike, për

mbarë popullin shqiptar kudo që gjendet, është Adem Jashari. Dita e Pavarësisë së vendit tonë, më 17 shkurt 2008, që na sjell ndërmend krismat e armëve e të fishek-zjarrëve, urimet e lotët e gëzimit të shq-iptarëve dhe mesazhin kuptimplotë “Bacë u kry”, është dita më e shënuar e Popullit të Kosovës. Sinonim i kësaj date historike, pa dyshim, është edhe shoku i tij i armëve, kryeministri i sotëm i Kosovës, Hashim

Thaçi. Kështu ka qenë e kështu do të mbesë: brezat përcjellin përjetësinë.

Ndërsa Sinonim i Pavarësisë së Ko-sovës mbetet Adem Jashari n

Page 6: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

4 n 17 shkurt 2009

Bota e Re

Në njëvjetorin e Pavarësisë - shteti ende në “këmbë të huaja”Pavarësia e Kosovës - fakt i ligjshëm që nuk mund të zhbëhet

Opinion

Me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur, me gjithë për-pjekjet për “ta vënë shtetin në këmbë të forta”, Kosova,

edhe një vjet prej shpalljes së pavarësisë, ende i ngjan fëmijës së porsalindur që “mbahet me infuzion”.

Më duket se nuk ka nevojë për shumë koment. Megjithatë, po theksoj disa fak-te që e arsyetojnë këtë mendim.

E para, Kosova ende “mbahet për dore”nga ndërkombëtarët. Në të ka një prani relativisht të fuqishme ndërkom-bëtare, madje edhe me fuqi ekzekutive dhe të interpretimit të mandatit të vet.

E dyta, Kosova ende nuk ka dalë plotë-sisht nga rrethi në të cilin ishte “mbër-thyer” dhjetë vjet përpara, me vendosjen e saj nën Administrimin e Përkohshëm Civil Ndërkombëtar. Kosova ende mba-het në “trajtim ndërkombëtar”.

E treta, Kosova ende nuk është pa-varësuar plotësisht që t’i marrë të gjitha përgjegjësitë e veta për të qenë “zot i vetvetes”. Në Kosovë ka një “shpërndarje përgjegjësish”, madje edhe një përplasje në mes tyre.

Mirëpo, duhet të kemi parasysh se Kosova, prej kohës së vendosjes nën “mbikëqyrjen ndërkombëtare”, ka ka-luar nëpër disa faza, secila më e rëndë se tjetra, që kanë vështirësuar dhe ngadalë-suar “bërjen e shtetit”.

Nëse do të përdornim fjalorin e mjekësisë, do të mund të thuhej se Ko-sova, në fakt, që nga 17 shkurti 2008 “doli prej spitalit”, por me “dhembje të vazhdueshme koke”, arsye e mjaftueshme që konsiliumi i mjekëve ”të vazhdojë ta mbajë pacientin nën kontroll”, përderisa nuk do të aftësohet që të jetojë “pa ku-jdesin e mjekëve”.

“Dhembje koke” Kosovës i shkak-tojnë:

Së pari, pamundësia që të shtrijë pushtetin, ligjin dhe kontrollin në gjithë territorin e vet.

Së dyti, “mbërthimi i pavarësisë” me Rezolutën 1244.

Së treti, ndërvarësia e Kushtetutës së Kosovës nga Plani i Ahtisaarit që i merr asaj të qenët “akt më i lartë juridik i shtetit”.

Së katërti, cungimi i sovranitetit dhe pjesëtimi i tij për tre.

Së pesti, mungesa e projekteve zhvil-limore për përtëritjen e ekonomisë.

Mirëpo, me gjithë shqetësimet, ajo që është e rëndësishme të theksohet për momentin është se “pavarësia e mbikëqyrur” është njohur nga 54 shtete dhe se është paralajmëruar që ky numër do të rritet, sikurse që është e rëndë-sishme të theksohet se nga pikëpamja e ligjit dhe e praktikës ndërkombëtare, për shtetet që e kanë njohur dhe që ndërkohë pritet ta njohin Kosovën, ajo është një “shtet i pavarur, me qeveri të veten dhe territor të përcaktuar”. Fjala është pra për një “akt të pakthyeshëm”, ndërsa njohja ndërkombëtare është një “fakt i pandryshueshëm dhe juridikisht i paanulueshëm”. Mosnjohja ende nga një numër relativisht i madh shtetesh “nuk është fakt i kryer dhe i përhershëm”.

Është e vërtetë se “në as-pektin e ushtrimit të brend-shëm të sovranitetit” Kosova është e “kufizuar në një numër dimensionesh”, por kjo nuk është një arsye e themeltë për ta kontestuar pavarësinë e Ko-sovës, si ka vepruar Serbia me nismën e saj për të vlerësuar ligjshmërinë e Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sidoqoftë, duhet tërhequr vija e kufirit mes të drejtës së ligjshme të Kosovës për të qenë shtet dhe krijimit të “hapësirës” për të funksionuar si i tillë.

Unë në një libër timin, që do të shohë dritën pikërisht në vigjilje të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kam identifikuar njëzet boshte të ar-gumentimit të pavarësisë së saj,

nga e drejta për vetëvendosje, historia e popullit shqiptar dhe copëtimi i trungut etnik të tij, autoktonia, shtrirja etnike, për-bërja kombëtare e popullsisë, qenia e Kos-ovës element konstitutiv i ish-Jugosllavisë, zhbërja e saj, gjenocidi i pushtetit serb ndaj shqiptarëve e deri te baza shoqërore dhe qëndrueshmëria ekonomike dhe të mosqenët e pavarësisë së Kosovës zgjidhje e plotë e çështjes shqiptare, por “zgjidhje e balancuar e kohës”.

Në librin me titull “Rrugëtimet dhe labirintet e Kosovës dhe të shqiptarëve”, me nëntitullin “Pavarësia e Kosovës – fakt i ligjshëm që nuk mund të zhbëhet”, në 800 faqe, prej të cilave 150 në an-glisht, kam shtruar tri pyetje dhe jam përpjekur që t’iu përgjigjem atyre.

E para, çka pas pavarësisë ?E dyta, çfarë i duhet Kosovës ?E treta, cilët hapa duhen ndjekur ? Në lidhje me pyetjen e parë, kam

theksuar :Së pari, nevojën për konsolidimin e

brendshëm, me përqafimin e vlerave të demokracisë politike dhe të parimeve të ekonomisë së tregut;

AkademikEsat STAVILECI

Page 7: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 5

Bota e Re

Një vit, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk është një kohë e gjatë që të mund të nxirren përfundime të prera. Megjithatë, ajo që është arritur në këtë periudhë njëvjeçare nuk bën të nënçmohet, ndonëse ka ngelur shumë për t’u bërë që Kosova “ta marrë veten”.Shpallja e pavarësisë u shoqërua me nxjerrjen e Kushtetutës së Kosovës, me bërjen e Kosovës me simbole dhe me legjislacion të ri, edhe pse me mangësi për të cilat, si rregull, nuk bëhet fjalë “kur festohet”.Mirëpo, festa te ne zgjati më shumë se që duhej, sepse nuk prisnin punët që duhej të bëheshin. Nuk duhet të harrojmë se Kosova po kalon në, më së paku, tri procese transitore.Së pari, nga një fazë konfliktuoze, të shoqëruar me luftë të tmerrshme, ne një proces të paqes. Së dyti, nga një “sundim absolutist”, në një “gjendje të demokracisë politike dhe të pluralizmit”.Së treti, nga një “pushtim klasik”, në një gjendje të lirisë. Kosovës i duhet ecje në përballimin e “pesë krizave” me të cilat ndeshen shtetet e reja. Teoria e shtetit identifikon këto kriza të mundshme:identiteti, legjitimiteti, depërtimi, pjesëmarrja dhe shpërndarja. Në këtë fazë të zhvillimit, nuk mund të flitet për arritje të mëdha në përballimin e tyre. Në një fjalë të urtë thuhet se vetëm me kohë “mund të fitohet koha”.Nëse do të shpreheshim me fjalorin e sportit të futbollit, Kosova ende ka një mbrojtje të dobët, në të cilën në portë është Korrupsioni, dy mbrojtësit janë Kollapsi (ekonomik) dhe Konflikti (i brendshëm), ndërsa qendërmbrojtës Kriza (sociale).Për “të përballuar gjendjen” dhe për “ta fituar ndeshjen”, Kosovës i duhet në portë Kalaja (që nuk do të lejojë të mposhtet), Kreativiteti dhe Kontrolli, si dy mbrojtës dhe Kolektiviteti, si qendërmbrojtës.Kosovës i duhen dy mesfushorë të mirë e këta mund të jenë Kompromisi dhe Konsensusi, ndërsa në sulm i duhet kjo pesëshe: Kuadri, Kualifikimi, Konkurrenca, Kualiteti dhe Kontributi. Kosovës më shumë sesa fjalime, i duhen realizime. Më në fund, edhe nëse do të deshifronim fjalën P A V A R Ë S I, nga shkronjat e saj do të mund të nxjerrim këtë kuptim të saj:Prosperitet;Autonomi;Vizion;Ardhmëni;Rentabilitet;Ëndërritje;Sovranitet;Inkurajim.Vërtet, për të ecur në “drejtimin e duhur”, Kosovës i duhet:prosperitet në të gjitha fushat e jetës;autonomi në shtyllat e bërjes së shtetit;ardhmëni që nuk lejon “kthim prapa” ose “stagnim”;ëndërritje për ambicie të reja;sovranitet në gjithë territorin;inkurajim nga qendrat vendimmarrëse ndërkombëtare për ta përfunduar pro-cesin e nisur.

Në njëvjetorin e Pavarësisë - shteti ende në “këmbë të huaja”

Opinion

Së dyti, domosdoshmërinë e kri-jimit të shtetit të së drejtës nëse nuk do të dëshironim që të na “shndërrohet në shtetin e të së padrejtës”;

Së treti, synimin e integrimeve të brendshme dhe evropiane.

Se çfarë, në të vërtetë, i duhet Ko-sovës u theksua më lart, në kontek-stin e shqetësimeve që “i shkaktojnë dhembje koke”.

Ndërsa, sa i përket hapave që duhen ndjekur, duhen pasur parasysh objekti-vat e shtetit të pavarur dhe duhet ecur rrugëve që e bëjnë të mundshme real-izmin e atij objektivi.

Përherë kam tërhequr vërejtjen se një vend ose është, ose nuk është shtet; ose ka, ose nuk ka pavarësi; ose ka, ose nuk ka sovranitet.

Për të funksionuar si shtet me domethënien e plotë të tij, Kosova duhet të vishet me sovranitet të plotë dhe të ad-erojë në mekanizmat ndërkombëtare.

Si “çelës” të ecjes nëpër këtë rrugë unë konsideroj nevojën e “çlirimit nga prangat”e Rezolutës 1244 dhe “lirimit” nga kushtëzimet që “i ka vënë” Plani i Ahtisaarit. n

Page 8: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

6 n 17 shkurt 2009

Bota e Re

Intervistë me Kryetarin e Parlamentit të Studentëve të UP-së, Mergim Lushtakun

Lushtaku: Ne patëm fatin që pritëm Ditën e PavarësisëNgritja e bursave studentore për 30 për qind•Raporte të mira bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit•Themelimi i “Paqes Studentore”, domosdoshmëri dhe urgjencë e kohës•Ngritja e vetëdijes qytetare e intelektuale tek studentët•

Intervistoi: Fehmi MALOKU

Kryetari momental i Parlamentit të Studentëve, Mergim Lushtaku, njëkohësisht Kryetar i Kuvendit të "Paqes Studentore"- një ndër

organizatat më të shquara studentore, dha për revistën “Bota e Re” një interv-istë ekskluzive për këtë numër special.

I pari i studentëve, Lushtaku, na njof-ton më për së afërmi për shumë çështje që e karakterizojnë jetën studentore ak-tualisht dhe për realitetin ekzistues në Universitetin e Prishtinës, përmirësimin e kushteve të studentëve, rregullimin i infrastrukturës, zbatimin e reformave universitare etj. Për këto, si dhe për shumë gjëra të tjera që lidhen me punën e Parlamentit të Studentëve, do të mësoni më shumë në këtë intervistë.

Ngritja e bursave studentore me 30 për qind

"BOTA E RE": Z. Lushtaku, ju jeni Kryetar i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës. Na thoni diçka më shumë për këtë institucion. Cili është funksioni i tij?

Lushtaku: Parlamenti Studentor është organ suprem që përfaqëson mbi dyzet mijë studentë të Universitetit të Prishtinës dhe merret me problemet e studentëve dhe me të drejtat e tyre. Në të njëjtën kohë, merret edhe me organiz-imin e aktiviteteve të cilat janë në dobi të studentëve.

"BOTA E RE": Çfarë keni punuar deri më tani? Cilat janë projektet konkrete që keni realizuar?

Lushtaku: Po përmend projektet që janë më me interes për t’i cekur: statusi i studentëve dhe rregullimi i mundësive që ne kemi mundur të bëjmë. Studentët e UP-së vijojnë studimet me statuse të

ndryshme: të rregullt, me korrespo-dencë dhe vetëfinancim. Kategoria e studentëve të rregullt paguan 50 euro për semestër, kategoria me vetëfinancim paguan 250 euro për semestër, ndërsa ajo me korrespodencë 350 euro për se-mestër. Me iniciativën tonë kemi reali-zuar që 100% e studentëve që janë në kategorinë me vetëfinancim kanë kaluar në të rregullt.

Një tjetër sukses i yni, po ashtu, i rëndësishëm për studentët është edhe iniciativa e cila pritet të realizohet së shpejti, për një marrëveshje me Minis-trinë e Transportit dhe Telekomunika-cionit të Kosovës, gjegjësisht me min-istrin Fatmir Limaj, që për studentët të bëhet lirimi për 50% i pagesës për marrjes së patentës së shoferit, ndërsa për studentët e dalluar kjo të bëhet pa pagesë fare. Nënshkrimi final i kësaj nisme pritet këtë muaj dhe ne jemi të bindur se kjo gjë do të ndodhë.

Para dy viteve, bursa universitare ka qenë 700 euro, ndërsa para disa ditësh, në mbledhjen e Bordit të UP-së, unë si kryetar i Parlamentit të Studentëve, duke qenë anëtar me të drejtë konsultimi, kam

propozuar që bursa e studentëve të rritet deri në 900 euro, pra një rritje afro deri në 30%. Gjithashtu, në këtë mbledhje kam propozuar që çmimi “Student i dalluar”, që ndahet për studentët më të mirë të UP-së, të rritet nga 100 euro, sa ka qenë para dy viteve, në 200 euro për këtë vit, që i bie të kemi ngritjen e këtij çmimi për 100%.

Ne, me iniciativën tonë, kemi kërkuar që të ketë afat shtesë në muajt tetor -nëntor për studentët, pasi ata nuk kanë mundësi t'i përfundojnë provimet e tyre, për shkak të moszbatimit të plotë të Deklaratës së Bolonjës dhe Statutit të UP-së.

Tashmë jemi në përgatitje e sipër të realizimit të një projekti të rëndësishëm e me vlerë, e ai është ‘Ekspedita kundër duhanit’. Do ta hulumtojmë opinion-in studentor përmes anketimeve të rregullta dhe do të kërkojmë të ndalohet rreptësisht pirja e duhanit në ambientet e universitetit.

Po ashtu, për Qendrën e Studentëve kemi kërkuar të ketë ujë të mjaftueshëm, pasi që kjo ka qenë problem deri më tash, sidomos uji i ngrohtë, si edhe në

Mergim Lushtaku ka lindur më 20 nëntor të vitit 1986, në Skenderaj. Ai rrjedh nga një familje e shquar me vetëdije dhe vlera të larta kom-bëtare dhe intelektuale. Shkathtësia, inteligjenca, m o r a l i i lartë dhe energjia e tij e kanë motivuar që të mos bjerë asnjëherë në letargji.Pas mbarimit me sukses të shkëlqyeshëm të gjimnazit, është regjistruar në Fakultetin Filo-zofik të UP-së, Drejtimi Shkenca Politike dhe Administratë Publike, ku është në përfundim e sipër të studimeve me një sukses të lartë, përkatësisht i ka vetëm edhe dy provi-me të fundit për ta mbaruar edhe këtë shkallë të shkollimit. Ai tashmë është i martuar dhe ka një djalë. Jeton në Prishtinë me familjen e tij.

Intervista

Page 9: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 7

Bota e Re

Lushtaku: Ne patëm fatin që pritëm Ditën e Pavarësisësajë të përpjekjeve tona kemi arritur që të ketë sa më pak reduktime të rrymës elektrike në këtë qendër.

"BOTA E RE": Cekët shumë projekte që i keni realizuar. Por na thoni se a keni në plan edhe projekte të tjera për të ardhmen?

Lushtaku: Unë në postin e Kryetarit të Parlamentit të Studentëve jam zgjed-hur para një muaji dhe ne po ndjekim një dinamikë shumë të rregullt të punës, e cila ka si rezultat ato që i përmendëm më lart. Kurse sa i përket projekteve që kemi në të ardhmen, e që pritet të realizohen sa më shpejtë, mund të përmendim: Kartelën identifikuese për studentë, i cili do të jetë projekti më madhor i reali-zuar për studentët e UP-së ndonjëherë. Për këtë projekt po bëjmë konsultime të vazhdueshme me Ministrinë e Ar-simit, Qeverinë e Kosovës dhe zyrtarët e Rektoratit të UP-së. Përveç funksionit identifikues të studentëve që do të ketë kjo kartelë, poseduesi i këtij dokumenti do të ketë edhe privilegje të tjera si p.sh. te pagesat e ndryshme do të ketë zbritje në çmime nëpër markete, institucione kulturore, teatro, muze, etj.

Gjithashtu, ne do bëjmë gjithçka që është e mundur që të realizohet sa më shpejtë digjitalizimi i Qendrës së Studentëve, gjegjësisht pajisja e saj me kompjuterë dhe internet, si dhe të gjitha njësitë e tjera akademike, si dhe real-izimin e rrjetit të internetit Wireless, aty ku ka mundësi teknike që kjo gjë të realizohet.

Raporte të mira bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit

"BOTA E RE": A keni realizuar apo planifikoni ndonjë projekt për të ardh-men në sferën sportive për studentët?

Lushtaku: Kemi themeluar Ligën Basketbollistike Universitare në bash-këpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe është mbajtur me sukses liga “D3 MOBILE BASKETUNIVER-SADA”, ndërsa tani po punojmë për themelimin e kësisoj ligave në futboll

dhe volejboll, e kjo pritet që të ndodhë së shpejti.

"BOTA E RE": Si janë raportet tuaja me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe sa ju përkrah ajo në projektet tuaja?

Lushtaku: Kemi raporte të mira bashkëpunimi dhe nuk mungon përkrahja dhe mbështetja e tyre për projektet tona kur ne u drejtohemi dhe shpresojmë që në periudhën në vazh-dim të kemi një bashkëpunim edhe më frytdhënës.

Themelimi i “Paqes Studen-tore”, domosdoshmëri dhe

urgjencë e kohës

"BOTA E RE": Ju aktualisht, përpos që jeni Kryetar i Parlamentit të Studentëve, jeni njëkohësisht edhe Kryetar i Kuven-dit të Organizatës Studentore “Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës”. Ju përmes kësaj organizate keni marrë qeverisjen e studentëve. Çfarë mund të thoni më shumë rreth kësaj?

Lushtaku: Dua të them se "Paqja Studentore", si një ndër organizatat e reja të universitetit tonë, është theme-luar para katër viteve, konkretisht në

tetor të vitit 2005. Ideja për theme-limin e kësaj organizate lindi nga një grup studentësh entuziastë e të dalluar, në mesin e të cilëve kam qenë edhe unë. Themelimi i "Paqes Studentore", në atë kohë, ishte domosdoshmëri dhe urgjencë e kohës. Një nismë e tillë jo vetëm që ishte dëshirë apo nevojë e jona, por për me tepër ishte një domosdosh-mëri për një përfaqësim më të denjë të studentëve. Si shkas mund të përmend këtu shkeljen e vrazhdë të Deklaratës së Bolonjës, gjegjësisht shpërfilljen e disa çështjeve dhe kritereve elementare të saj: mospërfillja e syllabuseve (planpro-grameve mësimore), shpërfillja e rregul-lave të mbajtjes së provimeve, shpërfillja e mënyrave të mbajtjes së tyre, etj. Pastaj, shkelja e të drejtave të studentëve nga ana e mësimdhënësve; problemet me pagesat e fletëparaqitjeve të provimeve ku studentët paguanin nga dy euro për secilin provim, gjë që ishte një shkelje e rëndë e Statutit të UP-së nga ana e zyrtarëve të Rektoratit të atëhershëm; mospërfaqësimi i denjë i Unionit të Pa-varur të Studentëve (UPSUP-së) dhe i organizatave të tjera që funksionin në atë kohë.

Ndër motivet e tjera kryesore për këtë nismë ishin edhe dukuritë negative

Intervista

Page 10: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

8 n 17 shkurt 2009

Bota e Re

e devijante dhe përhapja e tyre gjithnjë e më e madhe në mesin e studentëve. Dhe pikërisht në këto rrethana u pa e nevojshme që të themelohet organizata jonë me emrin simbolik "Paqja Studen-tore e Universitetit të Prishtinës" si një alternativë për ta përmirësuar realitetin kaotik dhe problematik të studentëve në universitet. Për të qenë më konstruktivë, krahas objektivave tona, "Paqja Studen-tore" hyri në garë për zgjedhjet e asaj kohe duke hartuar një platformë dhe program që vuri në shënjestër zgjidhjen e këtyre problemeve e dukurive me të cilat ballafaqoheshim studentët. Bar-tës të projektit të kësaj organizate ishin studentët më të shquar, me ndërgjegje të pastër dhe vetëdije të lartë, ata që kishin sukses të shkëlqyer në studimet e tyre dhe të cilët e kishin dëshmuar veten me aftësitë e tyre në aktivitete të ndryshme.

“BOTA E RE”: Ky është mandati i dytë që organizata juaj qeveris Parlamentin e Studentëve të UP-së dhe është e vetmja organizatë që është në pozitë për katër vite. Si e keni realizuar këtë?

Lushtaku: Po është e vërtetë. Në zgjedhjet studentore të vitit 2006, Paqja Studentore arriti që të dalë organizata e tretë më e fuqishme në UP, pas Unionit të Pavarur të Studentëve të UP-së dhe pas Unionit të Pavarur të Studentëve të Kosovës dhe, në koalicion me këto organizata, ne qeverisëm në mandatin e parë duke pasur edhe postin e Kry-etarit të Parlamentit të Studentëve të UP-së për një periudhë tetë mujorë, që ishte një sistem rotacioni me organizatat

në koalicion. Qeverisja, gjatë kohës sa ishte kryetar i PSUP-së anëtari i Paqes Studentore, ishte suksesi më i madh që kishte arritur ky institucion studentor dhe pikërisht ky sukses u dëshmua me zgjedhjet e 3 prillit 2008, të cilat ishin zgjedhjet e dyta studentore, ku Paqja Studentore e dyfishoi rezultatin, duke pasur një ngritje të votave për 100% dhe kjo tani ka bërë që Paqja Studentore të jetë organizata më e fuqishme në UP e cila aktualisht edhe qeveris Parlamentin e Studentëve.

Ngritja e vetëdijes qytetare e intelektuale tek studentët

"BOTA E RE": Liderët e organizatave të tjera studentore janë kritikuar më herët për mostransparencë, për keqpër-dorim të detyrave zyrtare dhe mjeteve materiale, duke u dhënë pas luksit dhe komoditetit personal. A vlen e njëjta gjë edhe për ju?

Lushtaku: Në radhë të parë dua të theksoj se gjatë mandatit tim të der-itashëm, por edhe në vazhdim, do të jem transparent dhe fakt për këtë është mar-rëdhënia dhe bashkëpunimi i mirë me të gjitha mediat, si ato elektronike edhe ato të shkruara. Po ashtu, argument për këtë është fakti se gjatë udhëheqjes sime nuk ka pasur asnjë keqpërdorim të detyrës zyrtare, apo ndonjë skandal të ndonjë natyre korruptive dhe kjo tregon më së miri për punën dhe gatishmërinë time, në mënyrë që të përmirësojmë imazhin e keq të krijuar më herët nga paraard-hësit e mi tek studentët për Parlamentin e Studentëve. Dhe për herë të parë Senati

i UP-së ka fatin që të ketë përfaqësues të studentëve të cilët janë elitë studentësh të shkëlqyer, me moral të lartë dhe me integritet të çmuar personal. Ata janë studentët me të mirë të UP-së, sepse ata janë përzgjedhur me kritere të larta.

"BOTA E RE": Porosia juaj për studentët?

Lushtaku: Unë bëj thirrje për ngritje të vetëdijes qytetare e intelektuale tek stu-dentët, sikurse edhe tek vetvetja. Vërtet shkenca është një e mirë e madhe dhe duhet të avancohet gjithnjë e më shumë tek studentët, pasi që jemi mbrapa krahas vendeve të tjera të zhvilluara. Shkenca është një forcë e jashtëzakonshme e cila do ta forconte edhe shtetin tonë të ri. Dhe këtë përgjegjësi të madhe e kemi ne si gjeneratë e Pavarësisë së Kosovës.

"BOTA E RE": Po bëhet një vit nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Cili është komenti juaj për këtë ditë historike për lexuesit e revistës “Bota e Re”, e cila kësaj here botohet si numër special me rastin e kësaj feste.

Lushtaku: Një ditë e jashtëzakon-shme, padyshim. Ngjarja më e rëndë-sishme për ne, ngjarja për të cilën u sakrifikuan gjenerata të tëra dhe ne patëm fatin ta përjetojmë. Është gjith-sesi një fat i madh për ne që e pritëm këtë ditë. Besoj se të gjithë qytetarët kanë të njëjtën përgjigje për 17 shkurtin. Ju uroj nga zemra të gjithë qytetarëve dhe bashkatdhetarëve tanë URIME NJËVJE-TORIN E SHTETIT TONË! Shpresoj që kjo ditë të na motivojë për suksese dhe arritje të reja! n

URIME 17 SHKURTI - DITA E PAVARËSISË!URIME 17 SHKURTI - DITA E PAVARËSISË!

URIME 17 SHKURTI - DITA E PAVARËSISË!URIME 17 SHKURTI - DITA E PAVARËSISË!

Page 11: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

17 shkurt 2009 n 9

Bota e Re NUMËR SPECIAL

URIME 17 SHKURTI - DITA E PAVARËSISË!URIME 17 SHKURTI - DITA E PAVARËSISË!

URIME 17 SHKURTI - DITA E PAVARËSISË!URIME 17 SHKURTI - DITA E PAVARËSISË!

Ministri Enver Hoxhaj

Rektori Enver Hasani Kryetari Mergim Lushtaku

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë - Ministry of Education, Science and TechnologyMinistarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije

Page 12: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

10 n 17 shkurt 2009

NUMËR SPECIAL Bota e Re

Fjalimi i Kryeministrit Hashim Thaçi në Ditën e Pavarësisë

Kjo ditë erdhi, e nga sot e tutje Kosova është krenare, e pavarur, sovrane dhe e lirë

Fjalim

I nderuari Kryetar i Kuvendit,Të nderuar deputetë,I nderuari PresidentTë nderuar mysafirë,Bashkëqytetarë të nderuar;

Këtë ditë e kemi pritur gjatë.Shumë njerëz kanë dhënë kaq shumë për ta

bërë realitet këtë ditë të pavarësisë.Sot, ne nderojmë ata që na kanë nderuar neve

me sakrificën e tyre.Ne i mbajmë mend emrat e tyre, ndërsa

kujtimin për ta do ta ruajmë përgjithmonë në zemrat tona. Ne u jemi mirënjohës miqve dhe aleatëve tanë në vend dhe jashtë vendit, të cilët na kanë ndihmuar të mbërrijmë deri këtu.

I përshëndes të gjithë ata që janë sot këtu me ne ndërsa atyre që janë duke na shikuar në këto momente, u shpreh mirënjohjen më të thellë në emër të popullit tim.

Kjo ditë erdhi, e nga sot e tutje Kosova është krenare, e pavarur, sovrane dhe e lirë.

Familja ime, sikurse tuajat dhe të gjitha famil-jet në tërë Kosovën nuk u luhatën kurrë dhe nuk e humbën asnjëherë besimin tek ne, besimin në Zot, drejtësi dhe fuqi.

Duke filluar nga vëllai që la familjen e tij dhe shkoi për të luftuar, nga bujku që la tokën e tij pa mbjellë, nga burrat dhe gratë që hapën portat e tyre dhe mësuan fëmijët tanë, e deri tek studentët të cilët u ngritën dhe thanë ‘mjaft’.

Të gjithë atyre që janë kthyer për të ndërtuar një jetë më të mirë për fëmijët e tyre: ‘ne nuk humbëm kurrë besimin për ëndrrën se një ditë ne do të qëndrojmë në mesin e shteteve të lira të botës.’

Të gjithë ne së bashku e sollëm Kosovën në këtë moment - dhe të gjithë duhet te jemi shumë, shumë krenarë.

Ashtu sikur prindërit dhe gjyshërit e mi që më mësuan mua për sakrificë, se çka do të thotë të jesh i lirë, nga ju kërkoj që të flisni me fëmijët, nipat dhe mbesat tuaja që t’ua shpjegoni domethënien e ditës së sotme.

Barteni këtë rrëfim tek brezat e tjerë për gëzimin dhe krenarinë që ndiejmë ne sot dhe mos harroni asnjëherë t’ua përkujtoni atyre që t’i kujtojnë sakrificat e mëdha të brezave që ishin para nesh.

Kosova, në vitet e ardhshme, do të përballet me shumë sfida.

Page 13: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 11

Bota e Re

Kjo ditë erdhi, e nga sot e tutje Kosova është krenare, e pavarur, sovrane dhe e lirë

Fjalim

Por, asnjë sfidë nuk do të na zmbrapsë nga ecja jonë përpara, në një frymë të bashkuar të një populli të bashkuar.

Sfidat tona, që nga ekonomia, arsimi dhe shëndetësia, infrastruktura dhe integrimi ev-ropian, janë sfida të mëdha, por nuk mund t’u bëjnë ballë frymës pozitive të qytetarëve tanë dhe fatit tonë.

Kosova, populli dhe territori, janë bashkuar sot në një moment historik për të përmirësuar jetën e çdo qytetari brenda kufijve tanë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Shpresat tona nuk kanë qenë asnjëherë më të mëdha.

Ëndrrat tona janë të pakufishme.Sfidat para nesh janë të mëdha, por asgjë nuk

mund të na ndalë nga ecja jonë përpara drejt çasteve historike, të cilat historia i ka ndarë për ne.

Sot, e gjithë bota është me ne. Ne po bëhemi pjesë e barabartë e botë demokratike.

Deri tash kemi bërë shumë për të garantuar zotimin tonë para komuniteteve.

Në këtë ditë historike, dëshiroj ta konfirmoj gatishmërinë tonë politike për të krijuar kushtet e nevojshme për respektimin dhe mbrojtjen e komuniteteve dhe për të përmirësuar raportet midis tyre në Kosovë.

Kushtetuta dhe ligjet tona do ta pasqyrojnë këtë së bashku me një strategji ndërinstitucionale në të gjitha nivelet e shtetit.

Këto zotime tonat do të mishërohen në tri elemente kryesore:

E para, garantimi i fuqishëm dhe i pakthye-shëm me ligj i të drejtave të barabarta të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë;

E dyta, krijimi i mekanizmave të përhershëm për të garantuar që komunitetet të luajnë një rol të plotë dhe aktiv në zhvillimin e së ardhmes së vendit tonë; dhe

E treta, është përgjegjësia jonë për të marrë masa efektive dhe të menjëhershme për të siguruar që zotimet tona të rezultojnë në ndryshime pozitive për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, e në veçanti për pjesëtarët e komuniteteve.

Kushtetuta jonë parasheh që Kosova të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj.

Nuk ka hapësirë për frikësim, diskriminim ose trajtim jo të barabartë për askënd.

Çdo praktikë diskriminuese do të çrrënjoset nga institucionet tona shtetërore.

Në vend të kësaj, të gjithë pajtohen se shumël-lojshmëria sjell përfitime pozitive për të gjithë.

I nderuari Kryetar i Kuvendit,Të nderuar deputetë,I nderuari PresidentTë nderuar mysafirë,Bashkëqytetarë të nderuar;

Kosova po e shpall pavarësinë e saj në përputhje me Propozimin Gjithëpërfshirës të Ahtisarit.

Pavarësia e Kosovës shënon fundin e shpër-bërjes së ish-Jugosllavisë. Zbatimi i dispozitave të Ahtisarit, të cilat janë inkorporuar në Kush-tetutën e Kosovës, janë prioritet nacional për ne.

Kuvendi i Kosovës do të miratojë të gjitha ligjet kryesore që dalin nga dokumenti i Ahtisarit në ditët në vijim.

Kosova çmon rolin të cilin e ka luajtur OKB-ja në rindërtimin e Kosovës dhe të ndërtimit të institucioneve tona.

Presim të punojmë me OKB-në për të avan-cuar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe zhvillimin demokratik.

Gjithashtu, ne mirëpresim misionin e ri ndërkombëtar të udhëhequr nga Bashkimi Ev-ropian i cili do të na ndihmojë në zhvillimin tonë demokratik dhe do ta mbikëqyrë zbatimin e planit të Ahtisarit.

Me këtë rast, dua t’i siguroj fqinjët tanë se Kosova do të bëjë çmos që të vendos dhe mbajë raporte të mira me të gjitha vendet fqinje.

Ne aspirojmë të kemi raporte të mira të ndërsjella në interesin e përbashkët edhe me Beogradin, me besimin se kjo është në interesin tonë të përbashkët.

Që nga sot, Kosova do të jetë shtet demokra-tik dhe shumë-etnik i të gjithë qytetarëve të saj, në rrugëtimin e saj të shpejtë drejt integrimeve euroatlantike.

Ju faleminderit. n

Page 14: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

12 n 17 shkurt 2009

Bota e ReFjalim

Fjalimi i Presidentit dr. Fatmir Sejdiu në Parlamentin e Kosovës në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Dita e sotme e ndan historinë e Kosovës në dysh:në epokat para dhe pas pavarësisë

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, I nderuar Kryeministër i Kosovës, z. Hashim Thaçi, Të nderuar deputetë dhe min-istra, E nderuara familje e Presidentit Rugova, e nderuara familje Jashari, të nderuar përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të nderuar përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, të nderuar qytetarë të Kosovës, poštovani poslanici, poštovani gradjani Kosova, Zonja dhe Zotërinj.

Dita e sotme e ndan historinë e Ko-sovës në dysh: në epokat para dhe pas pavarësisë. Pavarësinë e Kosovës e kanë krijuar breza të tërë me veprën e tyre jetësore, me punë të palodhshme dhe me sakrificat që kanë bërë. Pavarësinë tonë po e shpallim para dhe me bekimin e botës, në mes miqsh tanë që u gjetën pranë nesh gjatë dekadave e sidomos para një dekade kur e keqja kishte përf-shirë këtë pjesë të Ballkanit. Po të njëjtit miq ishin me ne edhe gjatë rimëkëm-bjes së pasluftës, rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta dhe okupimi.

Sot, kujtojmë shumë sakrifica që i kanë paraprirë kësaj dite të jashtëzakon-shme. I kujtojmë nënat dhe baballarët të cilët përjetuan vështirësi të papërsh-krueshme në mënyrë që bijtë dhe bijat e tyre të mund të jetonin të lirë. Sot, kujtojmë Presidentin Ibrahim Rugova, udhëheqësin e madh dhe themeltarin e shtetit tone, i cili e nxori Kosovën nga kaosi në rend demokratik. Sot, kujtojmë Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që e çuan tutje vullnetin e popullit të Kosovës për të qenë të lirë. Po ashtu, kujtojmë edhe fqinjët tanë të të gjitha përkatësive etnike, ideologjike e religjioze, të cilët na dolën në ndihmë gjatë viteve të represionit dhe luftës. I kujtojmë të gjitha këto jo në shenjë hak-marrjeje për të kaluarën e dhunshme, por për të ndërtuar një të ardhme plot

besim që do të ofrojë ambient për pajtim dhe falje.

Këto ngjarje të madhërishme të historisë sonë – sakrificat tona, si dhe shpresat dhe arritjet tona – na kanë sjellë sot këtu për të shpallur pavarësinë tonë. Kjo shpallje e pavarësisë është vullnet i popullit. Është rrjedhojë morale dhe logjike e historisë sonë dhe është në pa-jtueshmëri të plotë me rekomandimet e të dërguarit special Marti Ahtisari. Pavarësia e Kosovës shënon fundin e procesit të gjatë të shpërbërjes së Ju-gosllavisë. Pas dy vitesh angazhimi në negociata të mirëfillta mbi statusin me Beogradin dhe përkundër angazhimit serioz dhe konstruktiv të Ekipit të Unitetit të Kosovës, arritja e një zgjid-hjeje të pranueshme për dy palët nuk ishte e mundshme. Prandaj, u desh të vepronim për t’i ofruar popullit tonë një perspektivë të qartë me qëllim të avan-cimit të zhvillimit tonë politik, shoqëror dhe ekonomik.

Vizioni ynë për Kosovën është shumë i qartë.

Dëshirojmë që Kosovën ta ndërtojmë mbi parimet fundamentale demokra-tike. Kjo do të thotë se Kosova do të jetë një shtet demokratik, shumetnik, i integruar në rajon, me marrëdhënie të mira fqinjësore me shtetet përreth, një shtet që lëviz shpejt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkësinë Euroatlantike. Populli i Kosovës është përcaktuar dhe dëshiron një të ardhme evropiane për vendin e vet.

Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, në mars të vitit të kaluar, ka marrë edhe përkrahjen e Kuvendit të Kosovës. Kjo pako u jep serbëve por edhe pakicave të tjera: turqve, boshnjakëve, romëve, ashkalinjëve dhe egjiptasve, garanci të fuqishme për mbrojtjen e të drejtave të tyre kulturore e politike, që në shumë

pika tejkalojnë edhe standardet më të avancuara ndërkombëtare për të drejtat e pakicave. Kushtetuta e Republikës së Kosovës u garanton komuniteteve pa-kicë pjesëmarrje të gjithanshme dhe kuptimplote në vendimmarrje.

Të nderuar pjesëmarrës të kësaj se-ance historike të Kuvendit të Kosovës,

Prioritet nacional për Republikën e Kosovës në javët dhe muajt e ardhshëm është zbatimi i plotë i Planit të Ahtisarit. Shumë shpejt synojmë të miratojmë lig-jet dhe Kushtetutën e re të Kosovës, e cila mishëron edhe parimet e Ahtisarit. E gjithë kjo do të pasohet me veprime konkrete në

Page 15: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 13

Bota e Re Fjalim

Fjalimi i Presidentit dr. Fatmir Sejdiu në Parlamentin e Kosovës në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Dita e sotme e ndan historinë e Kosovës në dysh:në epokat para dhe pas pavarësisë

terren për zbatimin e dispozitave që përm-ban plani i Presidentit Ahtisari.

Kosova me aktin e sotëm, po ashtu, po merr përgjegjësitë që i takojnë si shtet. Në të njëjtën kohë, Kosova rithek-son përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë me Bashkësinë Ndërkombëtare, për ndërtimin e një shteti në pajtim me normat dhe parimet më të avancuara të demokracisë. Për këtë qëllim, Kosova mirëpret vendosjen e pranisë civile ndërkombëtare, e cila do të mbështesë zhvillimin e mëtejmë demokratik të ven-dit tonë, por edhe do të mbikëqyrë zba-timin e Planit të Ahtisarit. Në veçanti, vlerësojmë gatishmërinë e BE-së për të marrë një rol më të madh në Kosovë. Po

ashtu, mirëpresim vazhdimin e pranisë ushtarake të trupave të NATO-s. Zoto-hemi se do të bashkëpunojmë ngushtë me përfaqësuesit civilë dhe ushtarakë në Kosovë.

Jemi të vetëdijshëm se pjesëtarë të komuniteteve pakicë në Kosovë e shikojnë pavarësinë me frikë dhe skepsë. Ne do të bëjmë çmos që të sigurohemi se të drejtat, kultura dhe prona e tyre do të respektohen në mënyrë rigoroze në Kosovën e pavarur.

Të nderuar deputetë,Duam të theksojmë fuqishëm se Ko-

sova dëshiron marrëdhënie të fqinjësisë së mirë edhe me Serbinë, mbi bazën e

respektimit të ndërsjellë. Shpresojmë se synimi ynë për të normalizuar marrëd-hëniet me Beogradin sa më shpejt që të jetë e mundur do të përkrahet edhe nga Serbia.

Jemi mirënjohës për rolin dhe pu-nën që ka bërë OKB-ja në rindërtimin e Kosovës së pasluftës. OKB-ja do të va-zhdojë të luajë një rol në Kosovë për aq kohë sa Rezoluta 1244 do të jetë në fuqi. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me OKB-në për të avancuar qëllimet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe zh-villim demokratik të Kosovës, deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në këtë organizatë prestigjioze.

Integrimi ynë do të rrjedhë natyr-shëm, sepse me vlerat e veta Kosova kulturalisht i ka takuar kësaj familjeje gjithnjë, por tashti, në rrethanat e reja, Kosovës i duhet integrimi politik për të krijuar mundësi të reja në mënyrë që resurset njerëzore dhe natyrore të vihen në shërbim të zhvillimit të gjithanshëm shoqëror e ekonomik të vendit tonë.

Zonja dhe Zotërinj,Republika e Kosovës sot kërkon

përqafimin e botës. Ndërsa presim njohje të shpejtë nga shumë vende të botës, me pietet të veçantë kujtojmë shumë personalitete të mëdha botërore që qëndruan përkrah popullit të Ko-sovës gjatë dekadave, e sidomos gjatë orëve më të vështira të tij.

Populli ynë do të dijë t’u jetë përjetë-sisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të Bashkimit Ev-ropian, NATO-s dhe vendeve të tjera të botës demokratike për përkrahjen e pazëvendësueshme për vendin tonë, Kosovën.

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!Zoti i bekoftë të gjithë miqtë e Kosovës! n

Page 16: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

14 n 17 shkurt 2009

Bota e Re

Fjalimi i kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në Ditën e Pavarësisë

Kosova po e ndërron hartën politike të EvropësKosova po hap sot një faqe të re të historisë dhe

po e ndërron hartën politike të Evropës. Duke lënë pas kujtimet e hidhura të urrejtjes e të konflikteve tragjike, ne po hyjmë në epokën e pavarësisë, të paqes dhe të përparimit të vendit tonë.

Paqe dhe liri të vërtetë mund të ketë vetëm midis të barabartëve. Kosova e pavarur do të jetë atdheu i qytetarëve të barabartë e të lumtur, duke u ngritur mbi themelet e vlerave më të mira të traditës së saj dhe sipas parimeve të demokracisë moderne.

Brezi i sotëm i Kosovës ka privilegj të veçantë për kthesën e madhe historike, që i bën nder, por bashkë me të ka edhe përgjegjësinë e lartë të ndërtimit demokratik e evropian të atdheut të vet dhe të brezave që do ta trashëgojnë.

Zotimi ynë solemn për Kosovën shtet demokratik, është kontrata me qytetarët e saj dhe partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare, është premtimi i përkushtimit jetësor për vlerat më të përparuara e themeltare të shoqërisë së sotme njerëzore.

Kosova, asnjëherë në jetën e saj nuk ka pa-sur miq sa ka sot, por nesër do të ketë edhe më shumë. Kultura dhe rendi demokratik, shteti lig-jor, përkushtimi paqekrijues, fqinjësia e mirë dhe fryma e dialogut, respektit dhe besimit, do të jenë baza e zgjerimit të miqësisë dhe bashkëpunimit e partneritetit.

Shfrytëzoj këtë rast solemn, të shpreh ndjen-jën e përuljes së popullit të Kosovës ndaj gjithë atyre që u flijuan në altarin e lirisë së Kosovës.

Me respekt të veçantë përshëndes gjithë miqtë tanë, që me përkushtim ndihmuan Kosovën në çastet vendimtare dhe historike. Populli shqiptar dhe qytetarët e Kosovës do t’u jenë mirënjohës përjetë.

Në këtë ditë të shënuar, ndihem i nderuar të përshëndes përfaqësuesin e familjes së madhe Jashari, zotin Rifat Jashari. Familja Jashari është përfaqësuese e gjithë flijimeve për liri të popullit shqiptar, është institucioni më shumë se moral që ka dhe do ta ketë Kosova.

I nderuar President i KosovësI nderuar Kryeministër i KosovësTë nderuar deputetë të Kuvendit të KosovësTë nderuar përfaqësues të prezencës

ndërkombëtare në KosovëTë nderuar miq dhe të ftuarTë nderuar qytetarë të Kosovës dhe bashkat-

dhetarë, kudo të ndodheni

Zonja dhe zotërinj

Kam kënaqësinë t’ju përshëndes në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin tim, juve dhe të gjithë ata që po na përcjellin kudo në botë në këto çaste, duke ju dëshiruar mirëseardhje në këtë seancë solemne. n

Fjalim

Page 17: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 15

Bota e Re

Si rrodhi dita e 17 shkurtit të vitit 2008-të, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

17 shkurti - ditë e paharrueshme për qytetarët e Kosovës

Kosova shënoi njëvjetorin e re-alizimit të ëndrrës së saj të ka-motshme, Shpalljen e Pavarësisë së saj dhe çdo qytetar, edhe ne

studentët, si pjesëtarë të shoqërisë së Ko-sovës kujtojmë me mallëngjim atë ditë të ftohtë të 17 shkurtit 2008, e cila do të mbetet e paharruar, pasi që arritëm ta përjetojmë atë që shumë bashkatdhetarë e kanë pritur dhe kanë dhënë jetën për këtë ditë, e nuk kanë pasur mundësi ta presin.

Një vit kaloi shumë shpejt dhe poth-uajse ende i kujtojmë çastet e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe agjendën e ngarkuar të asaj të diele, qysh prej mëngjesit kur qytetarë nga katër anët e Kosovës dhe jashtë saj ia kishin mësyrë për në Prishtinë, për të qenë sa më pranë e më afër momentit kur do të shpallej Pavarësia e Kosovës. Por, prapëseprapë, është mirë që të kujtojmë çdo gjë që ka ndodhur atë ditë dhe se si ka rrjedhur ajo ditë, deri në përfundim me hedhjen e fishekzjarrëve në qiell, në katër pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Në vijim do të paraqesim rrjedhën e ngjarjeve të asaj dite, e cila duhet të mbetet e paharruar në mendjen e çdo shqiptari.

11:00 Kryeministri e bën pub-like kërkesën për seancë të

jashtëzakonshme të ParlamentitNë hotelin Grand në Prishtinë,

kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në një konferencë për shtyp bëri pub-like kërkesën për seancë të jashtëza-konshme të Parlamentit të Kosovës, të cilën ia kishte drejtuar Kryetarit të Par-lamentit të Kosovës Jakup Krasniqit, në bashkëpunim me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun.

Në përmbajtjen e kërkesës së drej-tuar z. Krasniqit ndër të tjera thuhej:

“Ndodhemi në prag të momentit më

të rëndësishëm të historisë sonë. Tani është koha të marrim vendime të cilat do të bëjnë vendin tonë pjesë të kombeve të lira dhe të pavarura. Nisur nga fakti se bisedimet për statusin e Kosovës kanë përfunduar, duke rikonfirmuar zo-timin tonë për zbatimin e propozimit gjithëpërfshirës të dërguarit special dhe duke mirëpritur misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Bashkimi Evropian i cili do të ndihmojë zhvillimin demokra-tik dhe mbikëqyrjen e zbatimit të planit të Ahtisaarit, në përputhje me nenin 9, pika 1, faqe 26 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Ko-sovë dhe të rregullës 29 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës kam kërkuar nga Kryetari i Kuvendit që të thërrasë Kuvendin në seancë të jashtëza-konshme për t’i shqyrtuar këto pika të rendit të ditës: Deklaratën e Pavarësisë dhe Miratimin e Simboleve Shtetërore të Kosovës. Presim përgjigje të shpejtë për t’i shqyrtuar këto çështje urgjente.” Më pas kryeministri Thaçi njoftoi se kryeparlamentari Krasniqi ka pranuar kërkesën dhe kishte ftuar Kryesinë e Kuvendit që të përcaktonin agjendën e Kuvendit në vazhdim.

12:00 Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mbajti mbledhjen me kërkesën e Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe të Presidentit Fatmir Sejdiu, për mbajtjen e Seancës së Jashtëzakonshme për shpalljen e Kosovës

Osman D. GASHI

Kronologji

Page 18: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

16 n 17 shkurt 2009

Bota e Re

shtet të pavarur dhe sovran. Në këtë mbled-hje morën pjesë Kryesia e Kuvendit të Kos-ovës e përbërë nga tetë anëtarë, kryetarët e gjashtë grupeve parlamentare, kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu. Pasi e bëri të ditur propozimin e rendit të ditës, të për-bërë nga dy pikat që kishte kërkuar kryemi-nistri Thaçi, kryeparlamentari Krasniqi, i dha fjalën presidentit Sejdiu i cili tregoi se në bashkëpunim me kryeministrin Thaçi janë pajtuar për thirrjen e kësaj seance dhe për këtë rend të ditës, kurse për detajet foli kryeministri Thaçi.

Më pas Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, njoftoi pjesëmarrësit në Mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për rrjedhën e Seancës së Jashtëzakonshme Plenare për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me këtë rend:

1. Kryetari i Parlamentit e hap mbled-hjen dhe kërkon votimin e rendit të ditës

2. Kryetari i Parlamentit e fton Kryeministrin që të arsyetojë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

3. Kryetari i Parlamentit e fton Presi-dentin të marrë fjalën

4. Kryetari i Parlamentit e fton Kryeministrin të marrë fjalën dhe të lex-ojë Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

5. Kryetari i Parlamentit e vë në votim Deklaratën e lexuar nga Kryeministri

6. Kryetari i Parlamentit i lexon rezul-tatet dhe e shpall Kosovën shtet sovran

7. Organizohet nënshkrimi solemn i Deklaratës nga Presidenti, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri dhe të gjithë deputetët me radhë, që nënshkruajnë një nga një

8. Kryetari i Parlamentit e fton (kërkesa është) që zv. Kryeministri dhe

njëkohësisht Kryetari i Komisionit Kush-tetues Hajredin Kuçi ta arsyetojë nevojën për simbole (sipas Jakup Krasniqit kjo është shkelje e procedurës dhe në këtë pikë duhet që arsyetimin ta bëjë Presi-denti i Kosovës Fatmir Sejdiu, në bazë të përgjegjësisë dhe kompetencave që ka).

9. Leximi i mocionit për simbole i cili duhet të bëhet nga Presidenti i Ko-sovës

10. Kryetari i Parlamentit hedh në votim simbolet, flamurin dhe stemën e përzgjedhur

11. Në momentin e aprovimit, fla-muri sillet në Sallën e Parlamentit

12. Kryetari i Parlamentit e mbyll seancën

Pikat e lartpërmendura janë rrjedha e tërë seancës e cila është mbajtur në orën 15:00.

15:00 Seanca e Kuvendit: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës

Salla e Kuvendit të Kosovës ishte e mbushur si asnjëherë tjetër në pritje të fillimit të Seancës së Jashtëzakonshme, ku përveç deputetëve dhe kabinetit qe-veritar, ishin të pranishëm shefa të zyrave të huaja në Kosovë, përveç atij të Rusisë. Ishin prezent gjithashtu edhe përfaqësues të familjeve të nderuara që kanë dhënë kontributin e tyre për Kosovën, si famil-ja Jashari, pastaj familja e Presidentit të ndjerë Rugova, si dhe shumë mysafir të tjerë që ishin të ftuar që të marrin pjesë në këtë ngjarje historike. Gjithashtu, pr-ezenca e madhe e gazetarëve dhe report-erëve nga shumë vende të botës tregonte për interesimin që kishte bota për ditën e 17 shkurtit të 2008-tës.

Ishte saktësisht ora 15:09 kur Kry-etari i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi pas një fjalimi të shkurtër hapi Seancën e Kuvendit me rend të ditës i cili kishte vetëm dy pika, atë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe Miratimit të Simboleve Shtetërore.

Më pas Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbajti një fjalim me të cilin arsyetoi kërkesën për këtë seancë të jashtëzakonshme plenare, i cili pas falënderimit të pjesëmarrësve në sallën e Kuvendit të Kosovës, theksoi se thirrja për seancë të jashtëzakonshme u bë në bazë të Kornizës Kushtetuese dhe për këtë falënderoi kryeparlamenta-rin Krasniqi për thirrjen e kësaj seance. Pastaj kryeministri Thaçi lexoi fjalimin e tij historik të cilin e keni të plotë në faqen 10 të kësaj reviste.

Kronologji

Page 19: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 17

Bota e Re

Më pas, sipas agjendës së paraparë, Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi e ftoi Presidentin e Kosovës, Fatmir Sej-diun të marrë fjalën. Fjalimin lexuesit mund ta lexojnë të plotë në faqen 12.

Rreth orës 15:34, kryeministri Thaçi mori fjalën për të lexuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe pasi lexoi përmbajtjen e saj, të përcjellë me emo-cione, rreth orës 15:39 ai e shpalli Kos-ovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Pas përfundimit të fjalimit, i cili u përcoll me emocione dhe duartrokitje të pandërprera nga të gjithë të pranish-mit në Sallën e Parlamentit të Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi e hodhi në votim Deklaratën e Pavarësisë dhe unanimisht, pa asnjë votë kundër të 109 deputetëve të pranishëm, u miratua ky dokument historik për vendin tonë.

Ndërkaq, pas urimesh e përqafimesh të shumta të përcjella me lot gëzimi nga shumë deputetë, vazhdoi rrjedha e paraparë, duke filluar nënshkrimin e De-klaratës së Pavarësisë së Kosovës, ku së pari nënshkroi presidenti Sejidu, për të vazhduar më tej kryeparlamentari Kras-niqi, kryeministri Thaçi, e pastaj duke i thirrur deputetët një nga një me radhë.

Pas procesit të nënshkrimit të të gjithë deputetëve, kryeparlamentari Krasniqi paralajmëroi pikën e dytë të rendit të ditës për këtë Seancë Plenare të Jashtëzakonshme, atë Miratimit të Simboleve Shtetërore të Kosovës, Fla-murit dhe Stemës dhe pas procesit të votimit ku të gjithë deputetët votuan

PËR unanimisht për këto simbole, më pas, para të pranishmëve në Sallën e Ku-vendit sollën flamurin e ri të Kosovës, i cili kishte ngjyrë të kaltër në sfond, me një hartë të Kosovës me ngjyrë verdhë në mes dhe mbi hartë ishin të vendosur 6 yje me ngjyrë të bardhë.

Dhe në përfundim, rreth orës 17, Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi e mbylli këtë Seancë Plenare të Jashtëzakonshme, seancë e cila është ka hyrë në analet e historisë së shtetit të ri e që duhet të mbetet e paharruar në mendjen e çdo qytetarit të Kosovës.

18:00 Deklarata e tre liderëve në Media Qendër

Në Media Qendër (Media Center), në ambientet e hotelit Grand, rreth orës 18:00 tre liderët, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi dhe Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi dhanë një konferencë për media të shkruara dhe elektron-ike shqiptare dhe të huaja që ishin të pranishme për të përcjellë ngjarjen e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në fillim, para gazetarëve u paraqit presi-denti Sejdiu, i cili falënderoi për pjesë-marrjen dhe prezencën e shumë me-diave, të cilat përcollën me kureshtjen më të madhe ngjarjen e Pavarësisë së Kosovës. Më pas, ai bëri një përmbled-hje të asaj që diplomacia kosovare ka përmbushur të gjitha ato që bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar e sidomos, së fundi, planin e Përfaqësuesit Special,

Presidentit Martti Ahtisaari. Presidenti Sejdiu theksoi se Kosova po bën për-pjekjet e saj që të plotësojë edhe ato që parashihen për komunitet pakicë që gjenden në Kosovë. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen ndaj bashkësisë ndërkombëtare për atë që ka bërë dhe po bën vazhdimisht në ndihmë Kos-ovës dhe tregoi gatishmërinë për bash-këpunim edhe në të ardhmen me të. Më tutje, presidenti Sejdiu tha që shumë shpejt do të formojë grupin punues për Kushtetutën e Kosovës dhe do të bash-këpunojë me përfaqësuesit e zgjedhur nga populli, ashtu që ligji të aplikohet dhe zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Në fund, presidenti bëri thirrje që shtetet e ndryshme botërore të njohin realitetin e ri dhe të ndërtojnë marrëdhënie diplomatike me shtetin e ri e, në anën tjetër, u bëri thirrje edhe qytetarëve që të festojnë në mënyrë të dinjitetshme e në qetësi, pa dhunë dhe me një shpirt bujar.

Ndërkaq, kryeparlamentari Jak-up Krasniqi në fjalën e tij drejtuar gazetarëve shprehu falënderimin për prezencën e tyre dhe porositi që ta pasqyrojnë në mediumet e tyre atë që ndodhi në Kosovë. Ajo që ndodhi në Parlamentin e Kosovës atë ditë ishte një ngjarje që ishte marrë si obligim ndaj qytetarëve dhe tani Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe qysh nga kjo datë e 17 shkurtit 2008 historia e Ko-sovës, Ballkanit dhe e tërë Evropës ka ndryshuar, - theksoi Jakup Krasniqi. Më pas ai theksoi se tani Kosova ka marrë atë që e meriton, pas shumë katrahurave dhe vuajtjeve gjatë historisë dhe se tani duhet të shikojë nga e ardhmja, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e saj e për ta integruar në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ai kërkoi nga vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që ta pranojnë e ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, ashtu që vendi ynë të ketë karrigen e vet në OKB.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se shteti i ri demokratik e multietnik i Kosovës do të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe do të udhëtojë shpejt drejt rrugëtimeve euroatlantike. Me shpalljen e Pavarësisë kemi marrë përgjegjësi jo vetëm historike, por edhe për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kryeministri Thaçi, gjithashtu, falënderoi bashkësinë ndërkombëtare

Kronologji

Page 20: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

18 n 17 shkurt 2009

Bota e Re

për tërë mbështetjen dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës. Po ashtu, ai premtoi për një fqinjësi të mirë me shtetet për-reth. Ndërkaq ai theksoi se në Kosovë do të çrrënjoset diskriminimi dhe ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës, e në veçanti pjesëtarët e pakicave minoritare, që të jenë pjesë aktive në ndërtimin e shtetit.

18:30 Ngritja e Lapidarit të Pa-varësisë para Pallatit të Rinisë

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryem-inistri Hashim Thaçi zbuluan Obeliskun e Pavarësisë me emrin NEWBORN (i Porsalinduri), para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, pas konferencës për media që u dha në Media Qendër, në Hotelin Grand, diku rreth orës 18:30.

Pas zbulimit, presidenti dhe kryemi-nistri nënshkruan emrat e tyre në këtë skulpturë gjigante e moderne, duke va-zhduar më pas edhe të gjithë të tjerët që ishin të pranishëm.

NEWBORN u zgjodh si emër për këtë skulpturë interaktive me qëllim për të rrumbullakuar tërë atë që Pavarësia do të sillte dhe qëllimisht u la në gjuhën angleze për të përcjellë mesazhin globalisht për lindjen e shtetit të ri. Ky obelisk është tri metra i lartë, 24 metra i gjatë dhe një metër i gjerë. Ka një peshë prej 9 tonësh dhe zë një sipërfaqe prej 192 metra katrorë.

19:00 Koncerti i Filarmonisë - Salla 1 Tetori

Filarmonia e Kosovës, për nder të Ditës së Pavarësisë, dha një koncert fes-tiv rreth orës 19:00, në Sallën 1 Tetori, në Prishtinë.

Në fillim tre liderët, presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe kryeparlamen-tari Krasniqi, iu drejtuan të pranishmëve me fjalimet e tyre, ku theksuan se Ko-sova tani e tutje është shtet i pavarur dhe do të figurojë në hartat politike të botës. Ata, gjithashtu, porositën për ndërtimin e një ardhmërie të vendit tonë, të cilën do ta gëzojnë të gjithë qytetarët e Kos-ovës pa dallim etnik, racor e fetar.

Më pas Filarmonia e Kosovës dha një koncert të larmishëm, ku u luajtën pjesë të ndryshme klasike.

20:00 Koncerti në Sheshin e Kryeqytetit

Edhe pse nën të ftohtin e madh që mbizotëronte në mbrëmjen e natës së parë të Pavarësisë, në sheshin e kryeqytetit, për qytetarët u dha një koncert me këngëtarë të shumtë të estradës sonë, që vazhdoi deri në mesnatë. Prania e shumë qytetarëve në këtë koncert kishte pushtuar hapësirën e sheshit “Nëna Terezë”, saqë moderatorët e koncertit u bënin thirrje të pranishmëve që të mos afroheshin shumë afër skenës, sepse në të kundërtën do të detyroheshin të mbyllnin koncertin. Por koncerti vazh-doi dhe, më pas, masës iu drejtuan edhe liderët e vendit me fjalimet e tyre

22:50 Kryetari dhe Kryeministri iu drejtuan masës

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi iu drej-

tuan të pranishmëve në koncertin që mbahej në sheshin e kryeqytetit, duke i përshëndetur dhe duke ua uruar këtë ditë të madhe dhe i porositën ata që e ardhmja i përket Kosovës. Kryeminis-tri Thaçi paralajmëroi se kishte ardhur momenti për ndezjen e fishekzjarrëve si shenjë feste dhe gëzimi për këtë ditë historike.

23:00 Fishekzjarrë nga 4 pika të ndryshme të qytetit

Fishekzjarrë të shumtë ndriçuan qiellin e Prishtinës të cilat lëshoheshin nga 4 pika të ndryshme të qytetit të përcjella gjithashtu edhe me brohoritje dhe fishkëllima gëzimi nga qytetarët.

Kjo ishte gjëja e fundit e paraparë për agjendën e ditës së 17 shkurtit 2008, ditës kur u shpall Pavarësia e Kosovës, e cila duhet të mbetet e paharruar në mendjen e çdo qytetari të Kosovës. n

Kronologji

Page 21: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës

Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës Unioni i Studentëve Shqiptarë

URIME 17 SHKURTI - DITA E PAVARËSISË!URIME 17 SHKURTI - DITA E PAVARËSISË!

Bota e Re

Page 22: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

20 n 17 shkurt 2009

NUMËR SPECIAL Bota e Re

Deklarata e Pavarësisë së KosovësTë mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme

më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,

Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj,

Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes,

Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë,

Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive,

Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër,

Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar,

Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën dhe duke e vendosur Kosovën nën admin-istrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara,

Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar in-stitucione funksionale, multietnike të demokra-cisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë,

Duke rikujtuar vitet e negociatave të spon-sorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik,

Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë,

Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardh-shëm dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë,

Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jepet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet po-tenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë,

Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,

1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjed-hur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate, shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me re-komandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe pro-movojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe do të krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset poli-tike dhe vendimmarrëse.

3. Ne i pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën, të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inko-rporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.

5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik, nëpërmjet pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës

Dokument

Page 23: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

17 shkurt 2009 n 21

NUMËR SPECIALBota e Re

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bash-kuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkom-bëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të sigu-ruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.

6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe his-torisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpal-lim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mund-shme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.

7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucio-neve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organiza-tën e Kombeve të Bashkuara, gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.

8. Me pavarësinë vjen detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkom-bëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Hel-sinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve lig-jore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëd-hënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë, ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjëve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Ad-ministratës së Përkohshme të Kombeve të Bash-kuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet e tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diploma-tike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qël-lime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpër-bërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë ar-sye, do të punojmë së bashku me fqinjët tanë për të avancuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë për-pjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë, duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë.

12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Ko-sova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë dhe u bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre. n

Dokument

Page 24: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

22 n 17 shkurt 2009

Bota e ReNUMËR SPECIAL

Ukshin Hoti, simbol i vetëdijes kombëtareFlorentina QERIMI

Mr. sci. Ukshin Hoti - poli-tikolog, publicist dhe per-sonalitet i shquar politik. Lindi më 17 qershor 1943,

në Krushë të Madhe të Rahovecit ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollimin e vazhdoi në Normalen e Prizrenit dhe e përfundoi në Normalen e Prishtinës në vitin 1963. Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin për mar-rëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi edhe në Universitetet amerikane: në Chicago, në Universitetin e Harvard në Boston si dhe në Washington D.C..

Në vitet e ’70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të rëndësishme të jetës politike dhe arsi-more të Kosovës.

Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 19 Nëntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Re-publikë të Kosovës në kuadër të Ju-gosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje ku u izolua.

• Më 1990 punoi në Lubjanë(Slloveni) në revistat shqiptare “Alternativa”, "Re-publika" dhe "Demokracia Autentike - DEA" si redaktor deri më 1991, kur u mbyllën ato. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin e Prishtinës ku ishte mësimdhënës në

Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Filozo-fik. Veç punimeve të shumta , ai botoi edhe dy vepra “Lufta e ftohtë dhe detanti", 1975 dhe

• "Filozofia politike e çështjes shqiptare", 1995

Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte orga-nizuar homazh për martirët e demokra-cisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat spe-ciale serbe pasi që kishte vizituar pjesë-marrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë.

Po ashtu më 1993 Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkom-bëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në Tetovë(Maqedoni) ku u theksua nevoja e bash-kimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Më 17 maj1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.

Fati i Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyr-tarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të bur-gosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi).

Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të bur-gosur shqiptarë nga forcat serbe.

Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet më asgjë!

Të tjerët për Ukshin Hotin

Akademik: Rexhep Qosja "Ukshin Hoti - ky sot është simbol

i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymë-zues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica.

Ismail Kadare“Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë

ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme." n

Personalitet

Vendi në të cilin u shpall Pavarësia e Kosovës

Page 25: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 23

Bota e Re

Ukshin Hoti, simbol i vetëdijes kombëtare Rrugëtimi drejt pavarësisëDemir RESHITI

Përpjekjet e Kosovës për liri dhe krijimin e një shteti të pavarur kanë zgjatur gati një shekull. U deshtë të bëhen 96 vjet rrugë dhe

të zhvillohen shumë luftëra, të vriten dhe të shpërngulen qindra mijëra njerëz, të burgosen mijëra të tjerë, të sakrifi-kohen gjenerata të tëra për të realizuar këtë qëllim.

Kjo rrugë e gjatë, me shumë sfida e mundime u kurorëzua më 17 shkurt, kur 109 deputetë të Kuvendit të Kosovës shpallën pavarësinë.

Në vazhdim po i përmendim në mënyrë kronologjike disa nga datat më të rëndësishme që i kanë paraprirë kësaj ngjarje të madhe:

Më 28 nëntor të viti 1912, delegatët e të gjitha trevave shqiptare, pas një rrugëtimi të gjatë, arritën në Vlorë dhe nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, shpallën Shqipërinë shtet të pavarur dhe sovran. Mirëpo, Shqipëria e cila fillim-isht nuk u njoh nga shtetet ballkanike dhe nga Rusia cariste, më vonë u copë-tua në pesë pjesë.

Ndarja u zyrtarizua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër që u mbajt në vitin 1913, e cila u mbajt menjëherë

pas Luftës Ballkanike. Kosova sipas mar-rëveshjes së Londrës, mbeti nën admin-istrim Serbisë, sikurse që mbetën nën administrimin e Malit të Zi dhe Greqisë, Çamëria, Fusha e Pollogut, Ohri, Struga, Dibra, Ulqinin, Tivari, Plava e Gucia.

Vetëm për tri vite (1912-1915), Ser-bia shpërnguli me dhunë nga Kosova rreth 60 mijë shqiptarë.

Të pakënaqur, shqiptarët filluan spontanisht kryengritjen, fillimisht nën drejtim të Bajram Currit e Hasan Prishtinës, më vonë edhe nën drejtim të Azem Galicës. Po ashtu, Kosova u bë arenë luftimesh edhe në luftën e Parë Botërore e gjithashtu vazhduan pan-dalshëm përpjekjet për ribashkim me Shqipërinë.

Pas pushtimit serb (Serbisë së parë), Kosova në vitin 1916 pushtohet nga Bullgaria dhe Austro-Hungaria.

Dy vjet më vonë, shqiptarët orga-nizuan kryengritje dhe brenda një pe-riudhe jo të gjatë e çliruan Kosovën, e cila pas pak sërish pushtohet nga serbët. Dhe nga mesi i viteve ’20 deri në luftën e Dytë Botërore vazhduan luftime kaçake kundër Serbisë, por pa ndonjë sukses.

Serbia filloi të implementojë në Ko-sovë reformat agrare. Gjithë atë pasuri që fitonin shqiptarët e Kosovës brenda

një viti ishin të obliguara t’ia dorëzojnë mbretërisë serbe. Po ashtu, Serbia filloi shpronësimin e tokave të shqiptarëve duke i kthyer ato për kolonë serbë.

Vetëm në mes dy luftërave (1918-1941) Mbretëria Serbe solli në Kosovë mbi 15 mijë familje kolonësh serbë me rreth 75 mijë banorë. Ky kolonizim ndryshoi edhe strukturën etnike në Ko-sovë. Në vitin 1912 shqiptarët përbënin gati 95 për qind të popullsisë së Kosovës, ndërsa në vitin 1941 kjo përqindje ra në 70 për qind.

Rreth 500 mijë shqiptarë të Kosovës bëhen skllevër të rinj në tokat e tyre. Ndërsa edhe 250 mijë të tjerë detyro-hen të shpërngulën për në Turqi dhe Shqipëri. Serbia me këtë rast aplikoi një projekt të mëhershëm të njohur si “Nacertania” e Nikola Garasaninit për spastrimin e Kosovës nga shqiptarët.

Lufta e Dytë Botërore (1941-1945) Kosovën dhe viset tjera shqiptare i gjeti nën pushtimin sllav. Prandaj, invadimi i fashizmit dhe nazizmit fillimisht u duk si shpresë për t’i ikur zgjedhës serbe dhe si alternativë për të bashkuar Kosovën me Shqipëri.

Më 14 shtator 1943 në Prizren u mbajt Lidhja e Dytë e Prizrenit me në krye Bedri Pejanin. U mor vendim që nën admin-

Vendi në të cilin u shpall Pavarësia e Kosovës

Historik

Page 26: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

24 n 17 shkurt 2009

Bota e Re

istrimin Italo-Gjerman të luftohet për Shqipërinë etnike. Përpjekja dështoi, si-kurse dështoi edhe përpjekja tjetër e Kra-hut Antifashistë, pas një konference që mbajtën në Bujan të Tropojës. Kjo mbled-hje u quajt si Konferenca e Bujanit ku u mor vendim që Kosova dhe viset tjera shqiptare të bashkohen më Shqipërinë.

Pas kapitullimit të Gjermanisë, Ko-sova sërish mbeti pjesë e Jugosllavisë, si

krahinë autonome nën Serbi. Sipas statis-tikave, nga viti 1945-1948 u vranë mi-jëra shqiptarë, ndërkohë që krimet më të rënda u bënë në Karadak dhe Drenicë.

Në vitet ’50-ta Serbia aplikoi metodën e re për shpërnguljen e shqiptarëve. Ajo fillimisht i detyroi shqiptarët që të de-klarohen turq, ndërsa më vonë filloi edhe aksionin për kërkimin e armëve e njohur si “periudha e Rankoviqit”. Nga

represioni dhe dhuna vetëm për dy vjet për Turqi u larguan 74 mijë shqiptarë.

Dhuna e Serbisë filloi t’i vejë në shënjestër të gjithë intelektualët shq-iptarë. Vetëm në vitet ’50 u burgosën rreth 500 veta të cilët përfunduan në burgun famëkeq Goli Otok.

Në vitin 1968, me rastin e 500 vje-torit të vdekjes së Skënderbeut, u orga-nizuan demonstrata në të gjitha rajonet shqiptare. U kërkua ndryshimi i kush-tetutës, flamuri kombëtar dhe univer-siteti.

Më 18 nëntor 1969 Kuvendi Krahi-nor i Kosovës miratoi ligjin për Univer-sitetin e Prishtinës. U lejua edhe për-dorimi i flamurit, ndërsa në vitin 1974 u ndryshua edhe Kushtetua e Jugosllavisë, ndërsa Kosova u bë element konstituiv i Federatës Jugosllave.

Studentët shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, më 11 mars 1981 organi-zuan demonstrata gjithë-popullore me kërkesë për Kosovën Republikë, të cilat u shuan me gjak.

Nga viti 1981 deri në vitin 1998 nëpër organet e policisë kaluan

rreth 700 mijë shqiptarë

Nga viti 1981 deri në vitet ’90, Ko-sova u shndërrua në një kamp të madh të ushtrisë dhe policisë jugosllave. Këto të fundit u munduan të shuajnë eufo-rinë e shqiptarëve, të cilët edhe në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90 vazhduan pareshtur protesta kundër regjimit të Serbisë dhe Jugosllavisë. Në këto protesta nga policia u vranë rreth 200 protestues.

Regjimi i Serbisë nën drejtimin e kriminelit Slobodan Milosheviq, në fil-lim të dekadës së kaluar, mbylli univer-sitetin, të përditshmen Rilindja, Radio-televizionin e Prishtinës dhe largoi nga puna të gjithë shqiptarët nga të gjitha in-stitucionet dhe ndërmarrjet shtetërore.

Nëpër organet e policisë, nga viti 1981 deri në vitin 1998 kaluan rreth 700 mijë shqiptarë: 10 mijë veta u dënuan për kundërvajtje, ndërsa rreth 4 mijë morën dënim mesatar prej 7.1 vjet burg. Në këtë periudhë gjithashtu u dënuan rreth 1.347 ushtarë shqiptare në APJ ndërsa 67 u vranë në kazerma.

Gjatë kësaj kohe emigruan në shtetet perëndimore rreth 500 mijë shqiptarë.

Historik

Page 27: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 25

Bota e Re

Muaji shkurt i vitit 1989 u karak-terizua me grevën e minatorëve të kom-pleksit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës. Greva e mina-torëve besohet se lëkundi themelet e ish-Jugosllavisë.

Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Ko-sovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si një pjesë përbërëse të Serbisë. Suprimimi i autonomisë pasoi pushtimin e Kosovës me mijëra policë e ushtarë serbë, duke e vënë popullatën shumicë nën masa represive dhe aparteidi.

Më 2 korrik të vitit 1990, Ku-vendi i Kosovës shpalli deklaratën kushtetuese që e definonte Kosovën Republikë. Deklarata e pavarësisë u pasua edhe me nxjerrjen e Kush-tetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik.

Me fillimin e shpërbërjes së Ju-gosllavisë, Kosova organizoi edhe referendumin për pavarësi e sovran-itet, të mbajtur në shtatorin e vitit 1991. Nga ky moment, në Kosovë in-stalohet sistemi i organizimit paralel, që pasoi zgjedhjet e mbajtura jashtë sistemit juridik serb, në të cilat Rugo-va zgjidhet president i Republikës së Kosovës dhe formon qeverinë në ek-zil, të udhëhequr nga kryeministri Bujar Bukoshi. Por, kjo Republikë dhe kjo qeveri nuk gëzuan njohje ndërkombëtare, sado që në Kosovë kishin një përkrahje masive.

Në vitin 1997, shqiptarët ven-dosën t’i kundërpërgjigjen Serbisë dhe regjimit të dhunshëm të saj me mjete luftarake.

Më 1 tetor të vitit 1997, Lëvizja Studentore organizon një protestë masive, e cila i dha një dimension të ri politik zhvillimeve në Kosovë.

Më 28 nëntor 1997 në Llaushë të Sk-enderajt doli në skenë për të parën herë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) e cila u pa si shpresa fundit për të dalë nga zgjedha e Serbisë.

Më 5 mars 1998 në Prekaz të Dren-icës, Adem Jashari dhe Jasharët legjen-darë iu kundërpërgjigjen hapur forcave serbe. Në këtë betejë që u perceptua si kthesa e madhe për shqiptarët, u vranë 50 anëtarë të familjes Jashari.

Vrasjet dhe masakrat e shumta kul-mojnë më 15 janar të vitit 1999, kur forcat serbe ekzekutojnë 45 civilë shqiptarë në Reçak. Ish-shefi i Misionit Mbikëqyrës të OSBE-së në Kosovë, Villiam Volker, doli botërisht dhe e tha se ajo ishte një masakër. Nga ky moment, Uashingtoni kërkoi nga NATO-ja dhe evropianët të përgatiten për organizimin e një kon-ference paqësore për Kosovën. Dhe ajo ndodhi, në Rambuje, afër Parisit.

Lufta e UÇK-së e shtyri bashkës-inë ndërkombëtare që në Rambuje të Francës të organizojnë një konference për paqe.

Forcat e kombinuara-policore-ush-tarake dhe paramilitare serbe, vranë rreth 12 mijë civilë shqiptarë, shumica gra, fëmijë e pleq, dhe dogjën rreth 200 mijë shtëpi. Po ashtu Serbia depërtoi jashtë Kosovës rreth një milion shq-iptarë.

Dhuna që aplikoi Milosheviqi dety-roi Aleancën e NATO-s që të sulmojë nga ajri forcat serbe.

Nga 24 marsi deri më 10, përkatë-sisht 12 qershor të vitit 1999, fillon his-toria e re e Kosovës. UÇK-ja nga toka

dhe NATO nga ajri, më 12 qershor 1999 detyruan Milosheviqin të nënshkruajë kapitullimin. Ndërkohë që Këshilli i Sigurimit, në bazë të një kompromisi ndërmjet perëndimit e Rusisë, miraton Rezolutën 1244, me të cilën vendoset Misioni administrues i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Nën administrimin ndërkombëtar, në Kosovë mbahen tri palë zgjedhje në të dyja nivelet. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit të vitit 2001, më 4 mars të vitit 2002, Kosova formon qeverinë e parë dhe zgjedh presidentin dhe kryemin-istrin.

Më 28 shtator të vitit 2005, me kërkesën e ndërkombëtarëve Kuvendi i Kosovës formoi Ekipin Negociator për statusin.

I dërguari i posaçëm i OKB-së në bisedime, Martti Ahtisaari, propozon një plan gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, duke rekomanduar pa-varësinë e mbikëqyrur për Kosovën, me prani civile e ushtarake ndërkom-bëtare. Prishtina e pranoi, ndërkaq Beogradi e refuzoi këtë plan.

Përpjekjet ndërkombëtare nuk rezultojnë as me zëvendësimin e Re-zolutës 1244 për t’i hapur rrugën pa-varësisë së Kosovës përmes Kombeve të Bashkuara, për shkak se Rusia kërcënoi me veto në Këshillin e Sigu-rimit. Por, pas një interpretimi nga ekspertët evropianë, doli se Rezoluta 1244 ka bazë juridike për shpalljen e pavarësisë dhe largimin e misionit të Kombeve të Bashkuara dhe ven-dosjen e një misioni civil të Bashkimit Evropian.

I gjithë procesi u dakordua me Prishtinën dhe u miratua shpallja e koordinuar e pavarësisë ndërm-jet Uashingtonit, Brukselit dhe Prishtinës, sipas planit të Ahtisaarit.

Kështu, Bashkimi Evropian miraton dërgimin e misionit civil në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e pakos së Ahtisaarit dhe për të siguruar sundimin e ligjit në shtetin më të ri të familjes ev-ropiane.

Pas këtij hapi, më 17 shkurt të vitit 2008, 109 deputetë të kuvendit të Kos-ovës shpallin pavarësinë dhe miratojnë flamurin e shtetit të Kosovës. Flamuri ka fushën e kaltër, me hartën e Kosovës në mes, dhe gjashtë yje të bardhë mbi hartën me ngjyrë ari. n

Historik

Page 28: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

26 n 17 shkurt 2009

Bota e Re

Studentët, pjesë e pandashme e proceseve pozitive të shtetit tonë

Studentët, si elitë intelektuale e së ardhmes, në të vërtetë gjatë gjithë historisë sonë kanë qenë strumbullar i arritjeve të vendit tonë, kon-tribuues të vazhdueshëm në të gjitha rrugëtimet e shtetit tonë, si dhe padyshim katalizatori kryesor i proceseve pozitive dhe progresive në historinë e shtetit më të ri në botë.

Sead UJKANI

Shpallja e pavarësisë, padyshim, është dita më e rëndësishme, për-katësisht ngjarja më kulmore në historinë e vendit tonë. Kjo ditë,

si e tillë, është rezultat i përpjekjeve shek-ullore, gjeneratë pas gjenerate, të popul-lit tonë për arritjen e këtij ideali fisnik, pavarësimit dhe sovranitetit të vendit.

Mirëpo nëse ndalemi dhe i hedhim një vështrim historisë, përkatësisht tërë asaj rruge të gjatë nëpër të cilën ka ka-luar populli ynë për arritjen e këtij ideali shekullor, atëherë, padyshim, shohim rolin shumë të veçantë dhe të rëndë-sishëm që kanë treguar rinia si pjesa më vitale e shoqërisë dhe në veçanti studentët, në tërë këtë rrugëtim drejt krijimit të shtetit.

Studentët, si elitë intelektuale e së ar-dhmes, në të vërtetë gjatë gjithë historisë sonë kanë qenë strumbullar i arritjeve të vendit tonë, kontribuues të vazhdueshëm në të gjitha rrugëtimet e shtetit tonë, si dhe padyshim katalizatori kryesor i pro-ceseve pozitive dhe progresive në histo-rinë e shtetit më të ri në botë.

Në përgjithësi është evident fakti, për të cilin besoj se kemi njohuri që të gjithë, se studentët gjithmonë kanë qenë edhe iniciator të revolucioneve të shumta, të cilat kanë ndryshuar edhe rrjedhën e gjithëmbarshme të historisë botërore. Një epitet të tillë kanë bartur mbi vete edhe studentët kosovarë, të cilët janë dëshmuar tashmë për kontributin dhe rolin e tyre revolucionar, dhënë në as-pekt të çështjes kombëtare.

Protestat studentore të viteve 1968 dhe 1981, si dhe ato të vitit 1997 dhe

jehona e tyre e madhe ishin një shtytje e madhe dhe mjaft e rëndësishme, që natyrisht kontribuuan pozitivisht për sensibilizimin e opinionit ndërkom-bëtar rreth idealit të këtij populli dhe këto protesta, si të tilla, janë dëshmi e gjallë që tregojnë rolin e vazhdueshëm të studentëve për Shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Natyrisht, duhet cekur me theks të veçantë edhe roli që patën studentët në themelimin, organizimin si dhe funksionimin e Ush-trisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë kontekst, kur flasim rreth këtyre aspekteve të kontributit të stu-dentëve, kujtojmë me nderimet më të larta të gjithë ata djem dhe vajza të këtij populli për punën e tyre për liri, dinjitet dhe pavarësi të këtij vendi, me theks të veçantë kontributin e tyre në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin kombëtar. Gjithashtu, një falënderim të posaçëm i dërgojmë edhe personelit akademik të Universitetit të Prishtinës për punën dhe angazhimin e tyre për edukimin e këtyre brezave që treguan rolin e tyre vendimtar, atëherë kur ishte më se e nevojshme për atdheun tonë.

Tashmë ne jemi gjenerata e cila gë-zojmë këto ditë për të cilat ky popull sakrifikoi shumë. Këto ditë festojmë njëvjetorin e pavarësimit të vendit dhe realizimit të këtij ideali madhor për të gjithë neve. Një vit në pavarësi kaloi dhe ne kemi ecur përpara drejt konsolidimit dhe stabilizimit të shtetit. Mirëpo me gjithë të arriturat, institucionet tona duhet të angazhohen më shumë për

avancimin e të rinjve si resurs shumë i çmueshëm i Republikës së Kosovës në përgjithësi, si dhe krijimin e një mjedisi të mirëfilltë për edukimin dhe arsimim-in e studentëve në veçanti. Ajo që vetëm sa e ngre peshën e një angazhimi të tillë është fakti se përparimi dhe avancimi i kësaj pjese të shoqërisë është element thelbësor për zhvillimin cilësor të pro-ceseve shoqërore në shtetin tonë.

Kultivimi i vlerave shpirtërore, etike dhe kombëtare, si dhe pajisja e të riut me një edukatë të mirëfilltë, do të lua-nin rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit të të riut nga devijimet dhe deformimet që e cenojnë dinjitetin e tij dhe e dëmtojnë zhvillimin normal të shoqërisë në tërësi. Reformimi dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i sistemit arsi-mor dhe investimet masive në trajnime profesionale joformale do të ndikonin pozitivisht në zhvillimin e aftësive dhe ngritjen profesionale të të rinjve si dhe në avancimin e tyre në aspektin intelek-tual dhe shkencor.

Natyrisht, një proces i tillë duhet të jetë prioritet i gjithë instancave ud-hëheqëse të vendit, punonjësve arsimorë dhe gjithë atyre që zhvillojnë aktivitetin e tyre me të rinj. Një proces i tillë nuk duhet të nënkuptohet si proces i ndry-shimeve revolucionare, mirëpo ky proces duhet të vlerësohet si një proces, bazë e të cilit është puna kontinuele dhe e ven-dosur për arritjen e këtij qëllimi fisnik: SIGURIMIT TË NJË RINIE TË SHËN-DOSHË ME MORAL DHE VIRTYTE TË LARTA DREJT PËRPARIMIT TË PËRGJITHSHËM SHOQËROR. n

Vrojtim

Page 29: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 27

Bota e Re Dëshmorët

Një ndër figurat më të ndritshme kombëtare në dhjetëv-jetëshin e fundit të shekullit që shkoi, në luftë kundër regjimit shekullor serb, padyshim është edhe Adrian Krasniqi. Adriani lindi me 12 tetor 1972 në fshatin Vranoc të komunës së Pejës. Shkollën fillore e kreu në Baran, kurse të mesmen në Pejë. Ishte student në Fakultetin e Makinerisë dhe atë Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Adriani ishte ushtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), qysh nga maji i 1992-tës. Ra dëshmor në Kliqinë, me 16 tetor. 1997. Mban gradën Gjeneral-Major Postmortum.

Artim Jashari lindi me 2 korrik 1974 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Mitrovicë. Ishte student i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, si dhe student në Fakultetin e Xe-hetarisë dhe Metalurgjisë të Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë. Ishte i martuar dhe la një fëmijë. Artimi ishte ushtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës. U plagos në një aksion kundër forcave serbe në stacionin e autobusëve në Mitrovicë. Vdiq nga plagët e marra në Mitrovicë më 6 maj 1998.

Adrian Rexhep Krasniqi (1972-1997) Artim Sejdi Jashari (1974-1998)

Remzi Maksuti lindi me 13 gusht 1974 në fshatin Lubovec. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Skënderaj. Ishte student i Shkollës së Lartë Teknike në Mitrovicë ku e ka përfunduar me sukses. Remziu ishte ko-mandant togu në brigadën 114 “Fehmi Lladrovci” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së. Ra dëshmor me 28 maj 1999 në fshatin Vojtesh.

Fazli Jakupi lindi me 29 Dhjetor 1971 në fshatin Baks të komunës së Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në Qirez, ndërsa të mesmen në Skënderaj. Ishte student i mësimit kla-sor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Fazliu ishte ushtarë në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”, Batalioni i Dytë. Ra dëshmor në fshatin Dasheve të Skënderajt, me 23 maj 1999.

Remzi Bejtullah Maksuti (1974-1999) Fazli Haxhi Jakupi (1971-1999)

Fitues të dijes dhe lirisë

Page 30: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

28 n 17 shkurt 2009

Bota e Re

Procesi i Pavarësisë së KosovësKuvendi i Kosovës e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe kjo datë u bë data më e rëndësishme e kombit shqiptar, duke u renditur krah për krah me datën tjetër të rëndësishme për popullin shqiptar: 28 nëntorin e vitit 1912

Gëzim QERIMI

Në nëntor të vitit 2005 filloi zyr-tarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Ko-sovës. Kosova, nga viti 1999,

kur forcat serbe u detyruan ta lëshonin Kosovën, ka qenë e administruar nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presi-denca dhe Qeveria e Kosovës. Sipas re-zolutës 1244 të OKB-se, UNMIK-u ka përgjegjësinë për administratën civile, kurse NATO për sigurinë në Kosovë.

Më 2 shkurt të vitit 2007, i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës në Prishtinë dhe në Beograd. Kosovarët, por edhe ndërkombëtarët, ishin të mendimit se kjo do të çonte drejt krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Pas disa bisedimeve, Kosova shpalli Pa-varësinë, më 17 shkurt të vitit 2008.

Standardet për Kosovën (dhje-tor 2003)

Që nga mbarimi i luftës është kërkuar nga shumica e popullit të Kosovës, shq-iptarët, që statusi i Kosovës të definohet sa më parë që është e mundur. Por ndërkom-bëtarët gjithë kohën pohonin se ende është herët dhe se Kosova ende ka prob-leme, e ndër të tjera edhe me respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave. Në dhjetor të vitit 2003, bashkësia ndërkom-bëtare (BE, OKB), përmes Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (PSSP-së) Harri Holkeri, iu dorëzoi autoriteteve kosovare dokumentin "Standardet për Kosovën". Dokumenti përmbante detyrat kryesore që Kosova duhej t'i realizonte deri në vi-tin 2005, në mënyrë që të vlerësoheshin arritjet dhe nëse gjykohej se "standardet janë përmbushur", do të iniciohej faza e ardhshme e përcaktimit të statusit final te Kosovës.

Në ballinën e këtij dokumenti shkruante “Një Kosovë ku të gjithë – pa marrë parasysh

përkatësinë etnike, racën ose fenë – janë të lirë të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë pa frikë, armiqësi ose rreziqe dhe ku ka toler-ancë, drejtësi dhe paqe për të gjithë”.

Dokumenti “Standardet për Kos-ovën” përmbante këto 8 pika:

1) Institucionet demokratike funk-sionale

2) Sundimi i ligjit 3) Liria e lëvizjes 4) Kthimet e qëndrueshme dhe të drejtat

e bashkësive dhe të pjesëtarëve të tyre 5) Ekonomia 6) Të drejtat pronësore 7) Dialogu 8) Trupat Mbrojtëse të KosovësShqiptarët, që përbëjnë më shumë

se 95% të popullsisë, e kishin kuptuar se përmbushja e standardeve ishte e domo-sdoshme për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.

Por shumë nga këto standarde ishin të vështira për t’u realizuar nga pala shqiptare, pasi pala serbe e vështirë-sonte këtë gjë me sabotimin që i bënte këtyre standardeve, duke mos marrë pjesë në institucionet demokratike. Në anën tjetër, ndërkombëtarët pohonin se standardet që kishin të bëjnë me pakicat ishin më të rëndësishmet. Vlerësime të ndryshme tregojnë se standardi numër 8, pra ai për "Trupat Mbrojtëse të Kos-ovës” është përmbushur më së shumti.

Trazirat e marsit 2004Më 17 mars të vitit 2004 filluan

trazirat që më vonë u emërtuan si "Trazirat e marsit". Këto trazira filluan pasi që dy fëmijë shqiptarë, në pjesën veriore të Mitrovicës, u mbytën në lu-min Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë, treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga ser-bët dhe se ata ishin duke ikur kur disa nga bashkatdhetarët e tyre u mbytën në lumë. Të nesërmen, pra, më 17 mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt eskaluan në dhunë. Gjatë këtyre trazirave u dogjën

disa shtëpi dhe kisha serbe, rindërtimin e të cilave e financoi buxheti i Kosovës. Veprime të ngjashme ndodhën me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. Serbët, për djegien e kishave, u hakmorën me djegien e disa xhamive brenda territorit të Serbisë. 19 persona, prej këtyre 12 shqiptarë, humbën jetën gjatë këtyre trazirave. UNMIK-u për të mos ndezur situatën (por edhe pse në këtë fazë dhe posaçërisht në rajonin e Mitrovicës UNMIK-u luante vetëm rolin e mbikëqyrësit), edhe kësaj here nuk tre-goi te vërtetën se çfarë kishte ndodhur.

Këto trazira zgjuan nga gjumi shumë vendimmarrës. Të gjithë e kuptuan se situata në Kosovë mund të përmirëso-hej shumë pak për çështjen e statusit përfundimtar. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrë norvegjezit Kai Eide që të hartonte një raport, që do të pasqyronte situatën në Kosovë. Eide e mori këtë detyrë shumë seriozisht dhe pas shumë vizitave në Ko-sovë dhe Ballkan, ku takoi përgjithësisht përfaqësues të të gjitha partive, komu-niteteve, feve etj., ai, në tetor të vitit 2005, i dorëzoi sekretarit Annan raportin e po-rositur. Edhe pse Eide në këtë raport e vinte gishtin në shumë gjëra që mund të përmirësohen, ai erdhi në përfundimin se situata në Kosovë ishte përmirësuar shumë pas vitit 1999 dhe rekomandonte se kishte ardhur koha për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Disa ditë më vonë, të njëjtin rekomandim për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bash-

Analizë

Page 31: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 29

Bota e Re

Procesi i Pavarësisë së Kosovëskuara e bëri edhe Kofi Annan, kurse në anën tjetër, Serbia protestonte se situata në Kosovë ishte përmirësuar shumë pak, por bashkësia ndërkombëtare nuk ia vuri veshin.

Pakoja e AhtisaaritPlani ishte që kjo pako të publikohej

në fund të vitit 2006, por u shty për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, që u mbajtën më 21 janar 2007. Gjatë gjithë kohës ishte përfolur se Martti Ahtisaari do të propozonte pavarësi të kushtëzuar, por pa përmendur fjalën pavarësi. Në fillim të shkurtit të vitit 2007, Ahtisaari udhëtoi për në Kosovë dhe Serbi ku paraqiti doku-mentin para përfaqësuesve të dy vendeve. Në Serbi, pas zgjedhjeve, ende nuk ishte formuar një qeveri e re, kështu që qeveria e vjetër vazhdonte të ishte në detyrë, por kryeministri i atëhershëm Vojislav Ko-stunica, që i përket krahut nacionalist, tha se ai nuk e pranonte dhe as që do ta merrte dokumentin e Ahtisaarit dhe se dokumenti duhet t’i dorëzohej qeverisë së re. Këtë gjë, sikurse edhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi vitin e kaluar, serbët e bënë me qëllim për të vonuar zgjidhjen përfundimtare.

Sipas Ahtisaarit dhe ekipit të tij, syni-mi i propozimit të gjithanshëm për mar-rëveshjen mbi statusin e Kosovës ishte të përcaktonte kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që të ishte e mundshme, e mbështetshme dhe e stabilizuar. Ai përfshinte masa të hollë-sishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive the anëtarëve të tyre, decentralizimin efek-tiv të qeverisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare. Për më tepër, marrëveshja përshkruante masat

kushtetuese, ekonomike dhe të sigurisë, të cilat së bashku synonin zhvillimin e një Kosove shumë-etnike, demokratike dhe të lulëzuar. Një element i rëndësishëm i marrëveshjes ishte mandati që i jepet një prezence ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes dhe për të ndi-hmuar autoritetet kompetente kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën. Dispozitat e marrëveshjes do të kishin përparësi mbi të gjitha dis-pozitat e tjera ligjore në Kosovë. Kjo mar-rëveshje kishte këto elemente kryesore:

• Kosova do të jetë një shoqëri shumë-etnike, që e qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkom-bëtare dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj.

• Kosova do të ketë të drejtë të diskutojë dhe të miratojë marrëveshje ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar anëtarësi në or-ganizata ndërkombëtare.

• Mbrojtja dhe përkrahja e të drejtave të anëtarëve të të gjitha bash-kësive etnike është një element qendror i marrëveshjes. Marrëveshja përcakton aspektet kyçe që do të mbrohen, duke përfshirë kulturën, gjuhën, edukimin dhe simbolet. Ajo, gjithashtu, përshkru-an mekanizma specifike të përfaqësimit të minoriteteve të Kosovës në institucio-net publike kryesore për të ruajtur dhe përkrahur pjesëmarrjen e tyre efektive dhe aktive në jetën publike.

• Një Forcë Kosovare Sigurimi (FKS) e re dhe shume-etnike të krijohet brenda një viti. Do të ketë një maksi-mum prej 2.500 anëtarësh aktivë dhe 800 rezervistë. Marrëveshja kërkon që Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) që ekziston sot të shpërbëhet brenda një viti.

• Duke pranuar faktin që përm-bushja e përgjegjësive të Kosovës, sipas marrëveshjes, kërkon një diapazon të gjerë aktivitetesh komplekse dhe të vështira, marrëveshja përcakton një prani ndërkombëtare në të ardhmen për të mbikëqyrur dhe përkrahur përpjekjet e duhura të autoriteteve kosovare.

Argumentet shqiptare për pa-varësi

Serbia e ka humbur Kosovën në vi-

tin 1999. Nuk ka më kthim prapa. Në një shtet demokratik duhet të vendos shumica. Në Kosovë mbi 95% e popull-sisë janë shqiptarë dhe hulumtimet tre-gojnë se të gjithë këta e përkrahin pa-varësinë. Serbia e ka humbur të drejtën për ta sunduar Kosovën pas asaj që ka bërë ndaj shqiptarëve para qershorit 1999: 15 000 të vdekur, 20 000 femra të dhunuara, 3 000 persona të zhdukur, më shumë se 1 milion të zhvendosur me dhunë dhe 70 % e infrastrukturës është shkatërruar. Argument tjetër është se rasti i Kosovës është unik dhe nuk mund të krahasohet me konfliktet e tjera në botë, pasi është quajtur kështu nga bashkësia ndërkombëtare si Sui Generis. Pa pavarësi nuk mund të ketë progres në ekonomi. Grupi i unitetit, që përfaqë-sonte popullin e Kosovës, paraqiti këto argumente në bisedimet shqiptaro-ser-be që u zhvilluan në Vjene të Austrisë, rreth zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës. Mirëpo këto bisedime nuk patën sukses, pasi palët kishin qëndrime krejtësisht të kundërta rreth statusitpër-fundimtar të Kosovës. Dhe pas dështimit të bisedimeve ishte e domosdoshme që t’i vihej pikë bisedimeve, të cilat mund të zgjatnin edhe me dekada a shekuj, por nuk ekzistonte as mundësia më e vogël për arritjen e një marrëveshjeje mes palës shqiptar dhe asaj serbe. Duke pasur parasysh këtë, më 2 shkurt të vi-tit 2007, i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës në Prishtinë dhe në Beograd. Kosovarët, por edhe ndërkombëtarët, ishin të mendimit se kjo do të dërgonte drejt krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Dhe pas dësh-timit të këtyre bisedimeve, institucionet e pavarura dhe demokratike të Kosovës vendosën që ta shpallin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ky vendim i institucioneve të Kosovës u bazua në vullnetin politik të popullit të Kosovës, si dhe në Pakon e Ahtisarit, ku parashi-hej që e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën ishte Pavarësia. Kështu, më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kos-ovës e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe kjo datë u bë data më e rëndësishme e kombit shqiptar, duke u renditur krah për krah me datën tjetër të rëndësishme për popullin shqiptar: 28 nëntorin e vitit 1912. n

Analizë

Page 32: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

30 n 17 shkurt 2009

Bota e Re

Shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës

Republika e Kosovës, në prag të përvjetorit të parë të Pavarësisë, ka arritur që brenda një kohe relativisht të shkurtër, sa i përket

praktikës ndërkombëtare, të fitojë njohje zyrtare nga rreth 54 shtete. Shtetet që e kanë njohur vendin tonë janë shtetet më të fuqishme të globit, që përbëjnë rreth 70. 9 për qind të GDP-së botërore. Nga 54 shtete, 22 janë anëtare të Bashkimit Evropian (81. 4 %) dhe NATO-s, 35 shtete anëtare të OSBE-së (62. 5%), 33 shtete anëtare të Këshillit të Evropës (70. 20 %), 53 shtete anëtare të OKB-së (nga gjithsej 192) ose shprehur në përqindje 27.6, nga 3 shtete anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, 5shtete anëtare të përkohshme të Këshillit të Sigurimit, nga 8 shtete të Konferencës Islamike, është njohur nga një shtet i Ligës Arabe. Ndërkohë që priten njohje të reja dhe të shumta, shtetet që kundërshtojnë ven-dosmërisht pavarësinë e Kosovës mbe-sin: Rusia, Serbia, Sllovakia, Argjentina, Spanja, Rumania, Azerbajxhani, Qipro, Bjellorusia, Gjeorgjia, Kazakistani, Moldavia, Sri Lanka, Vietnami, Angola dhe Bolivia. Këto, në fakt, janë shtete që udhëhiqen në të shumtën e rasteve nga regjime jo demokratike, të tjerat kanë probleme territoriale me tendence shkëputjeje, disa të tjera kanë pretend-ime territoriale ndaj shteteve të treta. Pra, arsyeja e kundërshtimit nuk është e bazuar dhe parimore.

Ndërkohë, në Gjykatën Ndërkom-bëtare të Drejtësisë është iniciuar, nga ana e Serbisë, procedura në lidhje me validitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Duhet theksuar se pavarësisht epilogut në këtë gjykatë, vendimet e saj nuk kanë fuqi detyruese, por vetëm karakter konsultativ dhe teorik.

Më poshtë, po japim në mënyrë kronologjike listën e shteteve që, tanimë, e kanë pranuar Kosovën, duke përfshirë edhe disa shënime të shkurtra rreth kë-tyre shteteve.

1. Afganistani-Shteti i parë që ka njohur Kosovën. Njohjen e ka bërë me datën 18 shkurt. Është shtet

anëtar i OKB-së. Nuk ka përfaqësi diplo-matike në Kosovë. Është shtet anëtar i Organizatës së vendeve islamike. Shtri-het në Azinë Qendrore. Vendimin për njohje e ka bërë të ditur nga kryeqyteti Kabul.

2. Kosta Rika-Shtet anëtar i Përkohshëm i Këshillit të Sigurim-it. Njohjen e ka bërë me datë 17 shkurt

2008, sipas kohës lokale, me anë të një deklarate zyrtare. Nuk ka përfaqësi diplomatike në Prishtinë. Është shtet që shtrihet në Amerikën Qendrore. Ven-dimin për njohje e ka bërë të ditur nga Kryeqyteti San Jose. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1945.

3. Britania e Madhe-Shtet anëtar i BE-së, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i NATO-s. Ka përfaqësi diplo-

matike në Prishtinë, ngritur në nivel ambasade. Mbretëria e Bashkuar kush-tetuese njohjen e ka bërë nëpërmjet një Deklarate Zyrtare nga Londra me datën 18. 02. 2008

4. Shtetet e Bash-kuara të Amerikës-Shteti më i fuqishëm në Botë, njohjen e ka bërë me anë të një

Deklarate Zyrtare nga Uashingtoni me datë 18 shkurt. Ka përfaqësi diplomatike në Prishtinë, në nivel ambasade.

5. Franca-Njohjen e ka bërë po më 18. 02. 2008, një ditë pas shpalljes së Pa-varësisë. Është shtet

anëtar i BE-së, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, NATO-s. Ka përfaqësi diplomatike në Prishtinë, në nivel am-basade.

6. Shqipëria-Shteti amë njohjen e ka formalizuar më datë 18. 02. 2008, një ditë pas shpalljes së Pa-

varësisë. Marrëdhëniet diplomatike janë reciproke në nivel ambasadash.

7. Turqia-Shteti i madh aziatiko-ev-ropian, njohjen e ka bërë në të njëjtën kohë me shtetet e

mëdha mike të Kosovës, 18. 02. 2008. Marrëdhëniet diplomatike me Turqinë janë të ngritura në nivel ambasadash. Turqia është anëtare e aleancës ushtar-ake veriatlantike NATO dhe anëtare e rëndësishme e Konferencës së Vendeve Islamike.

8. Australia –Konti-nenti-shtet, njohjen e ka bërë me datë 19. 02. 2008, nga kryeqyteti Can-

berra, me anë të një Deklarate Zyrtare. Është shtet anëtar i OKB-së, që nga viti 1955.

9. Senegali- Po ash-tu, më datën 19. 02. 2008, me anë të një deklarate zyrtare nga kryeqyteti Dakar, ka

bërë publik vendimin për njohje. Është anëtare e Organizatës së Vendeve Isla-mike dhe shtrihet në pjesën perëndi-more të Afrikës. Është anëtar në OKB që nga viti 1960.

10. Gjermania-Shteti i fuqishëm i Bashkimit Evro-pian, ka bërë aktin e njohjes me anë të një

shkrese zyrtare, dorëzuar institucio-neve tona kompetente, më datë 19. 02. 2008. Ambasada e Republikës Feder-ale Gjermane funksionon në Prishtinë. Gjermania është shtet anëtar i Bash-kimit Evropian, NATO-s dhe është një ndër 7 shtetet më të industrializuara të Botës.

Arben MUHAMETI

Kosova

Page 33: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

17 shkurt 2009 n 31

NUMËR SPECIALBota e Re

Shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës11. Letonia - Më 20 shkurt 2008, ka bërë njohjen me anën e një deklaratë zyr-tare. Është anëtare e

Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Nga kryeqyteti Riga ka bërë publik vendimin për njohje. Shtrihet në pjesën veriore të Evropës pranë Detit Baltik.

12. Estonia - Më datë 21 shkurt, po ashtu, ka bërë njohjen me anën e një deklarate zyr-

tare. Bashkë me Letoninë janë anëtare të BE-së. Nuk kanë përfaqësi diploma-tike. Deklaratën për njohje e ka bërë publike nga kryeqyteti Talin. Ndër të tjera është anëtare e OKB-së, që nga viti 1991.

13. Italia - Ka bërë njohjen me anën e një shkrese zyr-tare më datë 21. 02. 2008, me anën e

përfaqësisë diplomatike në Prishtinë. Është shtet anëtar i BE-së. Tani ka marrëdhënie diplomatike me Kos-ovën në nivel ambasadorësh. Ndër të tjera, është anëtare e NATO-s dhe një ndër 7 vendet më të industrializuara të Globit.

14. Danimarka - Më datë 21 shkurt ka njohur shtetin tonë. Në Kosovë vepron

ambasadori i Danimarkës i ndërlidhur me Ambasadën në Vjenë. Danimarka është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

15. Luksemburgu - Po ashtu, më datë 21 shkurt, ka bërë njohjen e shtetit të ri. Shteti i vogël i Luk-

semburgut është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Shtrihet në pjesën Perëndimore të Evropës. Është anëtare e OKB-së që nga viti 1945.

16. Peru - Republika e Perusë e ka reali-zuar njohjen më 22 shkurt. Vendimin për njohje e ka bërë

të ditur nga kryeqyteti Lima. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1945.

17. Belgjika - Ky shtet i BE-së, njohjen e ka bërë me anën e një shkrese zyrtare, më datë 25 shkurt. Në

Prishtinë funksionon Zyra Ndërlidhëse Belge. Është shtet anëtar i NATO-s. Bruk-seli zyrtar, me anë të një deklarate, ka bërë publik vendimin e tij për njohje. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1945.

18. Polonia - Ky shtet i Evropës qendrore e ka njohur Kosovën më datën 26 shkurt. Është shteti i parë

sllav që ka njohur Kosovën. Është shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Vendimin për njohje e ka bërë publik nga kryeqyteti Varshavë. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1945.

19. Zvicra - Shteti evropian tradicional-isht neutral, ka njohur shtetin e Kosovës pikër-isht më 27 shkurt, nga kryeqyteti Bernë. Në

kryeqytetin tonë funksionon Ambas-ada e Zvicrës.

20. Austria - Po ash-tu, e ka njohur shte-tin e Kosovës më 27 shkurt. Marrëdhëniet mes dy shteteve tona

janë të ngritura në nivel ambasade. Aus-tria është anëtare e BE-së. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1955.

21. Irlanda - Data e njohjes së shtetit të Kosovës është 29 shkurt. Shteti dis-ident është anëtar i

Bashkimit Evropian.

22. Suedia - Më 4 mars, me anën e Zyrës Ndërlidhëse në Prishti-në bëri të njohur ven-dimin e saj për njohje.

Funksionon Zyra Ndërlidhëse nën varësinë e Ambasadës Suedeze në Shkup. Është shtet anëtar i BE-së. Është Mbretëri konstitu-cionale që shtrihet në Evropën Veriore. Anëtare e OKB-së që nga viti 1945.

23. Holanda - Po ashtu, ka bërë të njohur ven-dimin për njohje më 4 mars 2008. Ka për-faqësi diplomatike në

nivel ambasade në Prishtinë. Është anëtarë i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

24. Islanda - Ka bërë të ditur vendimin e saj për njohje më 5 mars. Është shtet anëtar i NATO-s. Ndodhet në

Atlantikun verior. Vendimin për njohje e ka kumtuar nga kryeqyteti Reikjavik. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1946.

25. Sllovenia - Një nga ish-republikat e Jugosllavisë, e ka bërë njohjen me datë 5 mars 2008, me anën

e një konference për shtyp të Ministrit të Punëve të Jashtme. Tani ka hapur Am-basadën në Prishtinë. Është shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

26. Finlanda - Data e njohjes së shtetit të Ko-sovës është 7 mars. Në Prishtinë funksionon Zyra Ndërlidhëse.

Është shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Vendimin për njohje e ka bërë të ditur nga kryeqyteti Helsinki. Ky shtet nordik është anëtar i OKB-së që nga viti 1955.

27. Japonia - Shteti i Lindjes së Largët e ka bërë njohjen me datë 18 mars. Në Prishtinë funksionon

Zyra Ndërlidhëse e Japonisë. Është shtet

Kosova

Page 34: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

32 n 17 shkurt 2009

NUMËR SPECIAL Bota e Re

anëtar i G-8. Vendimi për njohje është bërë publik nga kryeqyteti Tokio. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1956.

28. Kanada - Njohjen e ka bërë më 18 mars. Është anëtare e NATO-s dhe G-8. Është shtet që shtri-

het në Amerikën Veriore. Vendimin për njohje e ka bërë të ditur nga kryeqyteti Otava. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1945.

29. Monako - Ka re-alizuar njohjen më 19 mars. Principata e Monako-s ka vetëm 31 mijë banorë dhe

një sipërfaqe prej 1. 95 km2. Është shtet anëtar i OKB-së.

30. Hungaria - Po ashtu ka bërë të njohur vendimin për njohje më 19 mars. Në Prishtinë

vepron Ambasada e Hungarisë. Është shtet anëtar i NATO-s dhe BE-së.

31. Kroacia - Një nga ish-republikat e Jugosllavisë. Ka bërë njohjen zyrtare më datë 19 mars. Në

Prishtinë funksionon Ambasada e Re-publikës së Kroacisë.

32. Bullgaria - Ka bërë njohjen, me anën e një deklaratë nga Sofja më datë 20 mars. Në Prishtinë

funksionon Ambasada e Republikës së Bullgarisë. Është shtet anëtar i NATO-s dhe BE-së. Është shtet në Juglindje të Ev-ropës. Anëtar i OKB-së që nga viti 1955.

33. Lihtenshtajni - Ka bërë të ditur njohjen më 25 mars. Në Kos-ovë, në aspektin diplo-matik, përfaqësohet

nga Ambasada e Zvicrës. Për nga rregul-limi shtetëror është principatë. Ka vetëm 32 mijë banorë dhe një sipërfaqe prej 160 km2. Pavarësinë e ka shpallur qysh në vitin 1806. Është shtet anëtar i OKB-së.

34. Koreja Jugore - Ka bërë të njohur vendimin më 28 mars. Seuli zyrtar e ka bërë të ditur njohjen

me një deklaratë zyrtare nga Ministria e Jashtme. Ky shtet e ka shpallur pavarës-inë e vet në vitin 1945. Që nga viti 1991, është shtet anëtar i OKB-së.

35. Norvegjia - Më datë 28 mars, ka bërë të ditur njohjen me anën e një shkrese dorëzuar nga zyr-

tarët e zyrës së saj ndërlidhëse. Tani në Prishtinë funksionon Ambasada Nor-vegjeze. Është shtet anëtar i NATO-s. Pikërisht nga kryeqyteti Oslo u bë i ditur vendimi për njohje. Norvegjia e ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 1905. Është shtet anëtar i NATO-s.

36. Ishujt Marshall - Kanë bërë të ditur vendimin për njohje më datë 17 prill. Kjo Republikë e vogël ka

territor prej 181 km2, ka 56 mijë banorë dhe pavarësinë e ka shpallur në vitin 1986. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1991.

37. Nauru - Ky shtet ka bërë njohjen më datë 23 prill. Është një Republikë e vogël në Oqeanin Paqësor.

Ka vetëm 12 mijë banorë. Pavarësinë e ka fituar në vitin 1968. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1999.

38. Burkina Faso - Data e njohjes 24 prill. Është një vend kontinental në Afrikën Perëndi-more. Pavarësinë nga

Franca e fitoi në vitin 1960. Është shtet anëtar i Konferencës së Vendeve Islamike dhe anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

39. Lituania - Data e njohjes 6 maj 2008. Është një nga 3 ven-det baltike e cila pa-varësinë e saj e ka

shpallur në vitin 1990. Njohjen për pa-

varësinë e Kosovës e ka bërë të ditur nga kryeqyteti Vilnius. Është shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

40. San Marino - Data e njohjes 11 maj 2008. Është një ndër republikat më të vjetra të rruzullit.

Është shtet me sipërfaqe 60 km2 dhe vetëm 27 mijë banorë. Shtrihet në pjesën jugore të Evropës. Është plotësisht i rrethuar nga Italia. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1992.

41. Çekia - Data e njohjes 21 maj. Në Prishtinë tani funk-sionon Ambasada e Republikës çeke.

Është shtet në Evropën Qendrore. Është shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Vendimin për njohjen e Kos-ovës e ka bërë nga kryeqyteti, Praga.

42. Liberia - Data e njohjes 30 maj. Është shtet që gjendet në pjesën perëndimore të Afrikës. Kryeqyteti

i saj është Monrovia. Pavarësinë e saj e ka shpallur në vitin 1847. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1945.

43. Sierra Leone - Data e njohjes 13 qershor. Kjo Repub-likë gjendet në Pjesën Perëndimore të Af-

rikës. Vendimin për njohje e ka bërë të ditur nga kryeqyteti i saj Freetown. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1961. Është anëtare e Konferencës së Vendeve Islamike.

44. Kolumbia - Bo-gota Zyrtare vendi-min për njohje e ka bërë të ditur me datë 7 gusht. Është shtet që

shtrihet në Amerikën e Jugut. Pavarësinë e saj e ka shpallur në vitin 1810. Është anëtare e OKB-së që nga viti 1945.

45. Belize – data e njohjes 7 gusht. Është shtet anëtar i Komonweltit. Shtri-

Kosova

Page 35: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 33

Bota e Re

het në Amerikën e Mesme. Vendimi për njohje është bërë i ditur nga Kryeqyteti Belmopan. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1981.

46. Malta - Data e njohjes 21 gusht. Shtet i Bashkimit Evropian. Kjo Re-publikë ka vetëm 316

kilometër katrorë, por është anëtare e Bashkimit Evropian. Vendimin për njohje e ka bërë të ditur nga kryeqyteti i saj Valletta. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1964.

47. Samoa - Është shtet ishullor në Oqeanin e Qetë. Ven-dimin për njohje e ka bërë të ditur me datë

15 shtator nga kryeqyteti i saj Apia. Është anëtare e OKB-së që nga viti 1976.

48. Portugalia – Shtet i BE dhe NATO-S. Ky shtet ndodhet në pjesën jugperëndi-more të Evropës me

dalje nga Oqeani Atlantik. Vendimin për njohje e ka bërë të ditur më datë 7

tetor nga kryeqyteti Lisbona. Në OKB që nga viti 1955.

49. Mali i Zi - Shteti fqinj pas shumë hezi-timeve, më datë 9 tetor 2008, ka bërë të ditur zyrtarisht se e njeh

dhe e pranon shtetin e ri të Kosovës. Është vend bregdetar në Ballkanin Perëndimor, i pavarësuar nga Serbia në vitin 2006.

50. Maqedonia - Shteti tjetër fqinj, në mënyrë të sinkronizuar me Malin e Zi, po ashtu, në të njëjtën datë, ka bërë

të njohur vendimin për njohje. Është pa-varësuar nga Jugosllavia në vitin 1991. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1993.

51. Emiratet e Bash-kuara Arabe - Shtet anëtar i Ligës Arabe. E ka njohur Kosovën më datë 14 tetor. Është

shtet federal në Ishullin Arabik. Vendi-min për njohje e ka bërë të ditur nga kryeqyteti Abu Dabi. Është shtet anëtar i OKB që nga viti 1971. Është anëtare e Konferencës së Vendeve Islamike.

52. Malajzia - Shteti i rëndësishëm isla-mik ka njohur Ko-sovën zyrtarisht më 30 tetor. Është shtet

federativ në Azinë Juglindore. Vendi-min për njohjen e Kosovës e ka bërë të ditur nga kryeqyteti Kuala Lumpur. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1957. Dhe, natyrisht, është shtet anëtar i Konferencës së Vendeve Islamike.

53. Mikronezia - Ky shtet ka bërë të ditur vendimin për njohje më 5 dhjetor. Shtet ne Oqeanin Paqë-

sor. Vendimin për njohje e ka bërë të ditur me anën e një deklarate zyrtare nga kryeqyteti Palikir. Është anëtare e OKB-së që nga viti 1991.

54. Panamaja - Shteti i Panamasë e ka njohur shtetin tonë më datë 16 janar. Ky shtet i Amerikës së

Mesme, vendimin për njohje, e ka bërë të ditur nga kryeqyteti Panama City. Është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1945. n

Kosova

Faleminderit

Thank You

Obrigado

Teşekkürler

Danke

Grazie

Merci

TänanHvala

Graz

ziTakkTak

БлагодаряDziękuję

KöszönömTack

Page 36: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

34 n 17 shkurt 2009

Bota e Re

Opinione të studentëve të UP-së për njëvjetorin e PavarësisëPeriudha njëvjeçare, pas shpalljes së Kosovës si shtet i pavarur, nuk ka sjellë ndryshimet e pritura nga studentët.Në rrëfimin e tyre për emocionet që kanë pasur para një viti, ata sjellin mendimet e tyre në lidhje me ndryshimet që kanë pritur pas pavarësisë, kënaqësitë dhe pakënaqësitë e tyre një vit më pas, si dhe dëshirat që ata kanë për këtë vend.

Resmie Nitaj, Fakulteti i Kimisë

Para një viti, unë e kam pritur Ditën e Pavarësisë në shtëpinë time dhe ky është njëri ndër kujtimet më të mira që kam.

Mendoj se vendi ynë ka pasur disa ndryshime pas pavarësimit, por do të doja që t’i jepet më shumë prioritet sferës së arsimit.

Do të doja të investohej më shumë nëpër fakultete, si për shembull në fakultetin e kimisë ku ka laboratorë të cilët nuk janë të pajisur mirë.

Sa i përket qeverisjes, pas pavarë-sisë jam e kënaqur me punën e tyre, por presim ditë më të mira dhe dëshira ime është që të punohet në të gjitha drejtimet njësoj e të mos bëhen dallime.

Jehona Tmava, Fakulteti Juridik

Para një viti, në Ditën e Pavarësisë, kam pritur që do të ketë ndryshime për

të mirë, por, pas pavarësisë, nuk jam e kënaqur aspak me gjendjen në Kosovë. Nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë.

Mendoj se do të duhej të punohet shumë më shumë për ne studentët.

Nuk jam e kënaqur aspak me punën e qeverisë. Nëse duam që vendi ynë të ecë përpara, së pari, do të duhej të luftonim korrupsionin si dukurinë më negative dhe më të përhapur në Kosovë.

Për ne studentët ka pasur shumë premtime të cilat nuk janë realizuar.

Shpresoj që do të bëhet diçka për përmirësimin e kushteve të banimit në qendrën e studentëve dhe shpresoj që do të realizohen premtimet për lirimin e pag-esës së konviktit, pasi që shumë studentë kanë kushte të vështira ekonomike.

Malësore Bacaliu, Fakulteti Juridik

Ka shumë vite që e kemi pritur pa-varësinë dhe jam shumë e lumtur që e prita.

Ndryshimet mendoj se do të vijnë gradualisht, sepse gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda një dite. Mendoj se brenda këtij viti nuk ka pasur ndryshime të mëdha.

Sa i përket studentëve, besoj se as-një student nuk është i kënaqur me punën që është bërë për ta. Duhet të punohet më shumë për studentët që edhe ata të kenë sadopak kushte më të mira. Sa i përket qeverisë, jam deri e kënaqur deri diku me punën e tyre, pasi nuk kanë punuar sa është dashur.

Manushaqe Musliu, Fakulteti Ekonomik

Pavarësinë e kam pritur në Viti, në qytetin tim të lindjes. Kam qenë shumë e gëzuar sepse, më në fund, atë ditë u mbyll një kaptinë e hidhur e popullit tonë, e cila ka qenë e hapur me shekuj. Kam pritur të ketë ndryshime të mëdha në fushën ekonomike, sociale dhe në nivelin arsimor. Por, në këto drejtime, nuk është punuar sa duhet.

Si studente nuk jam aspak e kënaqur. Mendoj se duhet të punohet më shumë që të rritet kualiteti i studimeve. Sa i për-ket qeverisë, mendoj se puna e tyre është vërejtur më shumë në infrastrukturë, ku ndryshimet janë evidente. Është dashur të punohet më shumë për të rinjtë, në mënyrë që të ulet numri i papunësisë, pasi Kosova ka shumë potenciale të pa-shfrytëzuara.

Albulena Nitaj, Fakulteti Ekonomik

Dita e Pavarësisë për mua mbetet ndër ditët më të veçanta në kujtesën time. Ka qenë një ndjenjë e papërsh-krueshme.

Hekuran AVDYLI

Opinione

Page 37: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 35

Bota e Re

Opinione të studentëve të UP-së për njëvjetorin e PavarësisëPas pavarësisë, nuk jam aspak

e kënaqur me gjendjen në Kosovë, sepse kam shpresuar që të ketë më pak korrupsion dhe të ketë më shumë vende pune, shpresa të cilat, për fat të keq, nuk më janë realizuar. Për ne studentët, mendoj se është punuar deri diku. Ndërsa me punën e qever-isë, pas pavarësisë, nuk jam aspak e kënaqur sepse nuk kanë realizuar as-gjë nga premtimet e dhëna me rastin e zgjedhjes. Mendoj se është qeveria më e dështuar.

Mendoj se duhet të respektohen më shumë të drejtat e studentëve dhe të punohet për një të ardhme më të mirë, në mënyrë që të mos studiojmë për të mbetur rrugëve.

Abedin Shatri, Fakulteti Teknik

Pavarësinë e kam pritur në vendlindje ka qenë një kënaqësi e papërjetuar më parë. Por, me zhvil-limet në Kosovë pas pavarësisë, jam shumë pak i kënaqur. Me Qeverinë e Kosovës nuk mund të them që jam shumë i pakënaqur, sepse mendoj se shtyrja e proceseve të cilat duhet të ar-rihen ndodh për shkak të faktorit kohë, e jo sepse do qeveria.

Si student, mendoj se për ne nuk po bëhet edhe aq shumë. Niveli i kuadrove nëpër fakultete është shumë i dobët dhe mendoj se adap-timi i procesit të Bolonjës po ngecën për shkak se ai nuk po zbatohet nga të gjithë.

Mua si student dhe si qytetar i Kosovës më brengos më së shum-ti problemi i energjisë elektrike. Mendoj se ky duhet të jetë prob-lemi kryesor i cili duhet të zgjid-het.

Valon Pajaziti, Fakulteti Teknik

Pavarësinë e kam pritur në Prishtinë dhe kam pritur që pas pavarësisë të kemi një shtet më ligjor, ndërsa ndryshime të mëdha nuk kam pritur.

Mendoj se Qeveria e Kosovës ka punuar mjaft, sepse një vit i Kosovës në pavarësi na gjen në ndryshime për të mirë. Mendoj se duhet të bëhet më shumë për familjet e dëshmorëve si dhe për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë ndër më të merituarit e pavarësisë që ne gë-zojmë.

Për ne studentët nuk ka ndryshuar asgjë pas pavarësisë. Duhet të punohet më shumë për ndryshimin e kushteve në të cilat banojmë në Qendrën e Stu-dentëve, si dhe duhet të ngrihet cilësia e studimeve nëpër fakultete.

Besnik Racaj, Fakulteti Juridik

Pavarësinë e kam pritur në Klinë, në vendlindjen time dhe kanë qenë emocione të veçanta, pasi e kemi pritur shumë atë ditë. Çdo shtet pas pavarësim-it has në vështirësi. A Ajo çfarë duhet të bëhet është të investohet më shumë në ekonomi dhe në punësimin e të rinjve.

Me qeverisjen jam i kënaqur vetëm me disa ministri, ndërsa disa nuk kanë punuar fare.

Për ne studentët mendoj se nuk po bëhet mjaft. Ka pasur shumë fjalë që do të na ndihmonin në forma të ndryshme, por nuk ka asgjë konk-rete. Ne, si studentë, duhet të kemi më shumë përkrahje. Po ashtu duhet të ndërtohen më shumë biblioteka, pasi na mungojnë kushtet e mira të mësimit.

Hazbi Bytyci, Fakulteti i Filologjisë

Pavarësinë e kam pritur në familjen time. Emocionalisht ka qenë një ditë e veçantë dhe kam menduar se do të ketë ndryshime për të mirë.

Me punën e qeverisë jam i kënaqur. Mendoj që më shumë është vërejtur puna e Ministrisë së Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ndërsa ministritë e tjera, për arsye të cilat nuk i di, mendoj se nuk kanë punuar sa duhet.

Për studentët mendoj se nuk po punohet sa duhet. Duhet të punohet më shumë.

Për të ecur përpara duhet më shumë punë nga të gjithë ne. Duke pasur para-sysh që synimi ynë është integrimi në Evropë, duhet të punohet me më shumë seriozitet në këtë drejtim.

Shpresojmë që në përvjetorët e ar-dhshëm të Pavarësisë së Kosovës të kemi një përparim të gjithëmbarshëm të shtetit tonë, e sidomos një perspektivë më të mirë për rininë e Kosovës.

Çdo shoqëri për të pasur një të ardhme të ndritur, duhet të investojë në edukimin e mirëfilltë dhe ar-simim cilësor si garancë për shkuar përpara. n

Opinione

Page 38: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL Bota e Re

Në kërkim të dijes dhe të lirisëBesa DRENICA

Sakrifica e stu-denteve dhe m ë s i m d h ë -nësve të Uni-

versitetit të Prishti-nës, ngërthen në vete dy vlera universal : dijen dhe lirinë të kurorëzuara me ak-tin më sublim, me atë të martirizimit, për vlera njerëzore. Midis rrugës së dijes dhe asaj të lirisë,studentët dhe mësimdhënësit e Uni-versitetit të Prishtinës, zgjodhën të dytën. Ju bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku bënë luftën për çlirimin e Kosovës nga forcat ushtarako-policore kriminale serbe dhe u flijuan në altarin e shenjtë. U radhitën, kështu, përkrah atyre që luftuan për aspi-ratat më të larta e më të ndritura të popu-jve, për liri,barazi dhe për të drejtat të vërteta njerëzore. Vepra madhore e kë-tyre studentëve dhe e mësimdhënësve tanë, të rënë për lirinë e Ko-sovës, do të mbetet një kushtrim i fuqishëm dhe udhërrëfyes i përjetshëm për ne që jetojmë sot dhe për brezat që do të vijnë.

Dëshmoret dhe viktimat e Universitetit të Prishtinës (1997-1999)

Indexi i emrave të mësimdhënësve të vrarë gjatë luftës në Kosovë (1997-1999)

1 Fehmi Agani (1932-1999) 2 Hamdi Gashi (1945- 1999) 3 Hajdin Berisha (1962-1999)4 Jakup Nushi (1938-1999)5 Latif Berisha (1931-1999) 6 Shpetim Robaj (1957 - 1998) Indexi i emrave të mësimdhënësve të pag-jetur gjatë luftës në Kosovë (1997-1999)

1. Bardhyl Çaushi (1936-?) 2. Ukshin Hoti (1943 -?) Indexi i emrave të studentëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë (1997-1999)

1.Abdullah Ramadan Tahiri (1956 -1999) 2.Abdylselam Haziz Ahmeti (1979 -1999) 3.Adem Selim Rakoci (1959 - 1999) 4.Adnan Adem Berisha (1971-1998) 5.Adnan Isa Gula (1957 - 1999) 6.Adnan Sefer Shehu (1979 - 1999) 7 Adrian Rexhep Krasniqi (1972-1997) 8 Afërdita Abdyl Sejdiu (1977-1999) 9 Afrim I. Buqaj (1963 -1998) 10 Afrim Sh. Dobra 11 Afrim Selim Gjuraj (1970 - 1999) 12 Afrim Fazli Krasniqi (1975 - 1998) 13 Agim Qerkin Bajrami (1964 -1998) 14 Agim Murat Tslami (1971 - 1999) 15 Agim Avdyl Nalli (1972-1999) 16 Agim Arif Zeqiri (1968 -1999) 17 Agron Hamdi Krasniqi (1972 - 1999) 18 Agron Niman M( hmetaj (1978 - 1998) 19 Agron Mahmut Mehmeti (1973-1998) 20 Agron Muharrem Rrahmani (1971 -1998) 21 Ahmet Shaban Kaçiku (1964 -1999) 22 Ajvaz Avdyl Reka (1977-1999) 23 Ali Miftar Hasi 24 Ali Daut Ivaja (1968 - 1999) 25 Ali Bajram Prenku (1978 -1999) 26 Arben Xhemajl Jonuzaj (1976-1999) 27 Arben Istef Krasniqi (1978 -1998) 28 Arben Mehmet Mehmetaj (1976 - 1999) 29 Ardian Nail Zurnaxhiu (1978 - 1999) 30 Arianit Ilaz Berisha (1979 - 1999) 31 Armend Tafil Kukleci (1975 - 1998) 32 Arsim Ramadan Poniku (1979-?) 33 Arsim Arif Rama (1973 - 1999) 34 Artim Sejdi Jashari (1974 -1998) 35 Arton Shaban Zogaj (1979 - 1998) 36 Astrit Gafurr Bytyqi (1975 -1998)

37 Astrit Hylki Spahiu (1974-1999) 38 Avdi Muhamet Veliqi (1978 -1999) 39 Avdilgafurr Merxhan Luma (1961 -1999) 40 Avdulla Shukri Baftiu (1965 - 1999) 41 Avdyl Rushit Nimani (1954 -1999) 42 Azem Hamit Babiqi (1968 -1999) 43 Azem Vehbi Behiuli (1968-1999) 44 Bahri Rrahman Fazliu (1971 - 1998) 45 Bahtir Habib Jahiri (1975 -1999) 46 Bajram Ali Duraku (1967 -1999) 47 Bardhyl Bejtullah Osmani (1972-2001) 48 Basri Berisha 49 Bashkim Sami Emini (1976 - 1998) 50 Bashkim Ramadan Jasiqi (1977-1999) 51 Bashkim Avdi Leku (1972 - 1998) 52 Bedri Sadri Bajrami (1974 -1999) 53 Bedri Bajram Berisha (1977 -1999) 54 Bedri Isë Bislimi (1976 - 1999) 55 Bedri Mush Demaku (1976-1999) 56 Bedri Hajdin Mustafa (1974-1999) 57 Bedri Sh. Sejdiu 58 Bedrush Avdi Gashi (1964 - 1999) 59 Behram Sadik Behrami (1954 - 1999) 60 Bekim Salih Alijaj (1973 - 1998) 61 Bekim Qazim Berisha (1977-1999) 62 Bekim Ismet Gashi (1976 - 1999) 63 Bekim Muharrem Gashi (1974 - 1999) 64 Bekim Abdurrahim Maliqi (1976 - 1998) 65 Beqir Sefë Gashi (1966 -1998) 66 Besim Tefik Fazliu (1972 -1999) 67 Besim Daut Halilaj (1967 - 1998) 68 Besim Din Kelmendi 69 Besnik Muse Lajci (1971 - 1999) 70 Blerim Mush Ademi (1979 -1999) 71 Blerim Avdi Balaj (1972 - 1999) 72 Blerim Avdyi Krasniqi (1971 - 1999) 73 Blerim Ramadan Raka (1965 - 1999) 74 Brahim Nebih Lami (1975 - 1999) 75 Bujar Rexhep Visoqi (1979 - 1999) 76 Burim Lutfi Hoxha (1979-1999) 77 Daut Selim Rakoci (1956 - 1999) 78 Drita Mustafë Musa (1977-1999) 79 Edmond Hysni Hoxha (1975-1997) 80 Ejup Hasan Dushkaja (1961 -1999) 81 Ejup Jakup Kryeziu (1972 -1999) 82 Ekrem Sadik Diii (1975 - 1999) 83 Elmi Hoti (1980 - 2001) 84 Elton Gëzim Zherka (1977-1998) 85 Emir Shefqet Pilana (1978 - 1999) 86 Emrush Qaush cetaj (1972 - 1999) 87 EnverTahirAlaj(1975-1998) 88 Enver Avdi Batusha (1977 - 1999) 89 Enver Shahin Berisha (1970 - 1999) 90 Enver Male Dobraj (1968 - 1999) 91 Enver Eqerem Duraku (1979-1999)

Dëshmorët

Page 39: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

92 Enver Bajram Topalli (1959 - 1999) 93 Esat Sami Axhami (1967 -1999) 94 Eset Ismail Maloku (1957 - 1999) 95 Fadil Zahir caka (1961-1999) 96 Fadil Rufati (1967 - 2001) 97 Fadil Selman Sejdiu (1972 -1998) 98 Faruk Nazmi Beqiri (1974 -1999) 99 Faruk Kamber Elezi (1977- 1998) 100 Faruk Rarna (1976-1999) 101 Fatmir Isuf Mustafa (1959 -1999) 102 Fatmir Avdi Nika (1975-1999) 103 Fatmir Nuredin Nika (1972-1998) 104 Fatmir Ilaz Osmani (1975 - 1999) 105 Fatmir Qernaji Ratkoceri (1958 -1999) 106 Fatmir Sheqir Selmani (1972 - 1999) 107 Faton Shabani 108 Faton Sadri Ujkani (1979 - 1999) 109 Fatos Shefqet Lirnani (1978-1999) 110 Fazli Haxhi Jakupi (1971 -1999) 111 Fehmi Mehmet Kerolli (1975 -1999) 112 Fehmi Bajrush Rama (1976 - 1999) 113 Feim Avdi Gashi (1971-1998) 114 Fend Esat Curri (1974 - 1999) 115 Fetah Hasan Krasniqi (1972 - 1998) 116 Fetah Ahmet Gega (1964 - 1999) 117 Fetah Sylejman Sylejmani (1968 - 1999)118 Fisnik Bajram Salihu (1978 - 1999) 119 Fitim Islam Duraku (1975-1999) 120 Florim Elez Sejdija (1976-1999) 121 Fiorim Shaip Ymeri (1976 - 1999) 122 Gafurr Xhafer Loku (1949-1999) 123 Gani Bekë Avdyli (1958 - 1999) 124 Gani Muse Balaj (1960 - 1998) 125 Gani Idriz Berisha (1959 - 1999) 126 Gaspër Ndue Karaqi (1961-1999) 127 Gazmend Fazli Imeri (1976 - 1999) 128 Gëzim Miftar Pepshi (1977 - 1998) 129 Habib Bafti Zogaj (1973 - 1998) 130 Hajdin Sahit Haliti (1961 -1999) 131 Hajdin Misin Haziri (1968 -1999) 132 Hajriz Haxhi Morina (1973 - 1998) 133 Hajrush Mehmet Elezaj (1973 - 1999) 134 Haki Abaz Ahmetxhekaj (1975 - 1998) 135 Hakif Sabit Zejnullahu (1962 -1997) 136 Haul Mehmet Bajraktari (1969 - 1999) 137 Halit Aslian Asliani (1961 - 1998)138 Hamdi Ibish Berisha (1977-1999) 139 Hamdi Ismet Krasniqi (1966-1999) 140 Hasaf Nexhat Hoti (1974 -1999) 141 Hasan Mete Avdyli (1960 - 1999) 142 Hasan Sejdi Dema (1970 -1999) 143 Hasan Hazir Osmani (1972 - 1998) 144 Hasim Berisha 145 Hazer Shala 146 Haziz Rasim Tola (1965 - 1999) 147 Hida Isa Hoti (1976 -1998) 148 Hidajet Hasan Mazreku (1975 - 1999) 149 Hyzdri Hamdi Talla (1963 - 1998)

150 Ibrahim Selman Mazreku (1969 - 1999) 151 Ibrahim Beqir Shabani (1962 -1998) 152 Ilaz Amdi Thaci (1969-2001) 153 Ilir Ahmet Hoxha (1979 - 1999) 154 Ilir Halit Konushefci (1969 -1998) 155 Ilir Rexhep Merturi (1970 -1999) 156 Ilir Mazilom Soba (1971 - 1998) 157 Ilmi Smail Bahtiari (1965 - 1999) 158 Imer Feriz Musa (1975-1999) 159 Imri Habit Halili (1976 -1999) 160 Isa Sabit Kastrati (1947 - 1999) 161 Isa Adem Olluri (1975 -1998) 162 Isak Adem Hoti (1974 -1998) 163 Islam Sali Berisha (1978 - 1999) 164 Islam Rexhep Krasniqi (1957 - 1999) 165 Ismaji Behrami 166 Ismaji Rame Kabashi (1978 - 1999) 167 Ismet Hazir Asliani (1953-1999) 168 Ismet Daut Hoti (1975-1998) 169 Ismet Arif Marmullaku (1966 - 1999) 170 Ismet Hazir Ukaj (1976 - 1998) 171 Izet Rexhep Shatri (1969 - 1999) 172 Jahe Tahir Hasani (1971 -1999) 173 Jahja Mehmet Beka (1975 - 1999) 174 Jakup Sokol Agushi (1963 -1998) 175 Jehona Sabit Raka (1976 -1999) 176 Jeton Ahmetaj 177 Jeton Idriz Dedushaj (1975 - 1999) 178 Jetullah Mehmeti Islami (1950 -1999) 179 Kadri Haki Ademaj (1975 - 1998) 180 Kadri H. Ahmetaj 181 Kadri Salih Qerimi (1968 -1999) 182 Kasim Rexhep Shala (1981 - 1999) 183 Kolë Gjon Lieshi (1967 - 1998) 184 Korab Masar Binxhia (1961 - 1999) 185 Kujtim Sinan Krasniqi (1976 -1999) 186 Liman L. Berisha 187 Liman Latif Morina (1975 - 1999) 188 Liman Aziz Rekaj (1973 - 1999) 189 Luan Avdi Smajli (1978 - 1999) 190 Lulëzim Jakup Jashari (1975 -1998) 191 Luizim Nail Veselaj (1976 - 1999) 192 Lumnije Sherif Raka (1976 - 1999) 193 Mahi Shabedin Loku (1944 - 1999) 194 Maksut Mendu Nailbani (1960 - 1999) 195 Man Ramadan Sallauka (1968 -1999) 196 Maxhun Brahim Berisha (1962 - 1999) 197 Mehë Ramë Uka (1962 - 1996) 198 Mehmet Cenë Rexhaj (1964 - 1999) 199 Mehmet Azem Saliuka (1974-1998) 200 Menduh Shabi Bushi (1965 - 1999) 201 Mensur Nazif Salihu (1964-1999) 202 Mensur Sefer Zyberaj (1965 - 1999) 203 Mentor Osman Dërvishaj (1977 - 1998) 204 Mentor Xhemë Gashi (1978 -1999) 205 Mentor Isa Humolli (1976 - 1999) 206 Mentor Avdullah Krasniqi (1973 - 1999) 207 Mentor Idriz Mirena (1973 - 1999)

Bota e Re Dëshmorët

Page 40: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL Bota e Re

208 Mentor Ismet Retkoceri (1978 - 1999) 209 Merita Isuf Murtezaj (1978-1999) 210 Miftar Ali Bajraktari (1952 - 1998) 211 Milairn Gani Loku (1965 -1999) 212 Milazim Sadri Mavraj (1966 - 1999) 213 Milazim Qazim Shala (1965 - 1999) 214 Miran Ymer Elshani (1978-1999) 215 Muharrem Shemsi Zhuniqi (1971 - 1999) 216 Musa Sh Gashi 217 Mustafë Tahir Shabani (1960-1999) 218 Mustafé Shaqir Shyti (1945 -1998) 219 Naim Haul Berisha (1977 - 1999)220 Naim Selim Elshani (1968 - 1999) 221 Naim Brahim Haxhiu (1972 -1998) 222 Naim Zenel Zahiti (1969 -1999) 223 Naser Veli Krasniqi (1972- 1998) 224 Nazmi Xhemajl Bashota (1975 -1999) 225 Nazmi Azem Ismajli (1960 -1999) 226 Nazmi Haxhi Muzliaj (1966 - 1998) 227 Nazmi Sh. Sejdiu 228 Nehat Mucaj 229 Neshat Fend Rexha (1976 - 1999) 230 Nevzat Mehmet collaku (1968 -1999) 231 Nexhat Shyqeri Gashi (1974-1999) 232 Nexhmedin Ahmet Tredhaku (1977-1999) 233 Nezir Xhevat Shabani (1972-1999) 234 Njazi Ibrahim Zenuni (1975 - 1999) 235 Nuhi Zejnullah Mazreku (1959 -1998) 236 Orfe Berisha (1961-1999) 237 Osë Sylë Osaj (1975 - 1999) 238 Osman Gashi 239 Përparim Xhafer Krasniqi (1976 - 1998) 240 Përparim Ali Thaçi (1976 - 1998) 241 Qamil Hafiz Ilazi (1948 - 1999) 242 Qemaji F. Shabani 243 Ragip Osman Jashari (1961 -1999) 244 Ragip Qaush Morina (1966 - 1999) 245 Rahim Beqiri (1957-2001) 246 Ramadan Qerkin Peci (1973 - 1999) 247 Ramadan Shaban Kastrati 248 Ramiz Sadik Brahimaj (1955 - 1999) 249 Rasim Rrahman Kicina (1972 - 1999) 250 Rasim Avdullah Krasniqi (1964-1999) 251 Raza Maliq Potera 252 Refki Hamdi Pacarizi (1977 -1999) 253 Remzi Nazmi Demolli (1965 -1998) 254 Remzi Gashi 255 Remzi Bejtullah Maksuti (1974- 1999)256 Reshat Mehdi Muca (1975 -1999) 257 Rexhep Rexhep Bislimi (1966-1998) 258 Rexhë Haxhi Morina (1962 - 1998) 259 Rexhë Sadik Qorraj (1961 - 1998) 260 Rifat Fazli Mëziu (1969-1998) 261 Rifat Hasan Smajli (1973 - 1999) 262 Ruzhdi Jashar Haxhijaj (1971 - 1998) 263 Ruzhdi Xhemë Xhyliqi (1963 -1998) 264 Rrustem NJezir Hyseni (1973 -1999) 265 Sabejdin Sherif Januzi (1977- 1999)

266 Sabit Garip Loku (1979 -1999) 267 Sadri Azem Latifaj (1964 - 1998) 268 Sahit Beqir Baftiu (1952 -1999) 269 Salih Selman Bytyqi (1956 -1999) 270 Sanije Reshat Bunjaku (1970 -1999) 271 Sami Jonuz Duraku (1967-1999) 272 Sami Muharrem Mirena (1971-1999) 273 Sami Sadik Nalli (1971 -1999) 274 Sedat Vesel Berisha (1954-1999) 275 Sedat Aziz Hoti (1976 -1998) 276 Sejdë Hasan Gërxhaliu (1970-1999) 277 Sejdi Idriz Kabashi (1975 - 1998) 278 Sejdi Smaji Krelani (1959-1999) 279 Selahedin Mustafé Mehmeti (1972-1999) 280 Sinan Abaz Hoti (1974 -1998) 281 Skender Xh. Alushaj (1967-1999) 282 Skënder Haxhi ceku (1955-1998) 283 Skender Zeqir Salihaj (1972-1998) 284 Sokol Nazmi Dibrani (1975 -1999) 285 Sokol Muzli Sejfijaj (1970-1998) 286 Shaban Rexhë Kasumaj (1954-1998) 287 Shaban Zeqë Mazrekaj (1968-1998) 288 Shahin Ibrahim Krasniqi (1965 -1998) 289 Shefki Mush Melenica (1977-1999) 290 Shefqet Ahmet Panxha (1960-1999) 291 Shefqet Selim Rexha (1962-1998) 292 Shemsi Uké Muslijaj (1958-1999) 293 Shkëlzen Imer Brahimaj (1971-1999) 294 Shukri Xhavit Hoti (1976-1999) 295 Tefik Vebi Zymberi (1960-1999) 296 Vaijant Njazi Ferizaj (1975-1999) 297 Valon Muharrem Gashi (1977-1999) 298 Vedat Aziz Selimi (1979 - 1999) 299 Venet Imer Bajramaj (1978 - 1999) 300 Veton Idriz Mirena (1974-1999) 301 Vezir Hysen Ademaj (1971-1998) 302 Visar Mustaf Hoti (1977-1999) 303 Visar Krasniqi (1981-2001) 304 Vllaznim Avdyl Jetishi (1978-1998) 305 Xhafer Muse Balaj (1971-1998) 306 Xhafer Bekë Kukaj - Krasniqi (1953-1998) 307 Xhavit Bahtjar Bajraktari (1963 -1999) 308 Xhavit Ramadan Islami (1964-1999) 309 Xheladin Miftar Kurtaj (1976 -1998) 310 Xhemajl Mete Fetahaj (1964-1999) 311 Xhemjali Rexhep Ramaj (1971-1999)312 Xhevat Haxhi Demaku (1974-1999) 313 Xhevdet Nisret Gërxhaliu (1977 -1999) 314 Xhevdet Munish Maliqi (1977 -1998) 315 Xhevdet Sylë Plava (1959-1998) 316 Xhevë Avdyl Krasniqi (1955 -1998) 317 Ylvi Kemjal Demiri (1973 -1999) 318 Yll Avdullah Morina (1972-1999) 319 Zahir Qerim Pajaziti (1962 -1997) 320 Zarife Rrahman Muqolli (1975 -1999) 321 Zenel Tahir Mëziu (1972-1998) 322 Zeqir Adem Hetemi (1979 - 1999) 323 Zyhrie Sherif Pireva (1978 -1999) n

Dëshmorët

Page 41: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

17 shkurt 2009 n 39

Bota e Re Fjalëkryqi

Page 42: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

NUMËR SPECIAL

40 n 17 shkurt 2009

Bota e ReFjalëkryqi

Page 43: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës
Page 44: Bota e Re - numër special për Pavarësinë e Kosovës

Bota e Re