bota e mrekullive world of wonders

31

Upload: nguyencong

Post on 31-Dec-2016

253 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Bota e Mrekullive World of Wonders
Page 2: Bota e Mrekullive World of Wonders
Page 3: Bota e Mrekullive World of Wonders

Çfarë kombësie kishte Marie Curie?Ku kishte studiuar Marie Curie?Për cilat shkenca interesohej ajo?Sa here kishte fituar çmimin Nobel?Çfarë zbulimi zbatoi ajo me njohuritë esaj për rrezatimin?

Kurrë nuk e shoh atëqë duhet të bëhet;

e shoh vetëm atë qëka mbetë të bëhet.

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i EuropësNa shkruani në [email protected]

Marie Sklodowska u lind në Varshavë, Poloni, në vitin 1867. Kuri vdiq nëna nga tuberkuloza dhe babai iu pushua nga puna përshkak të bindjeve politike, Maria e re u detyrua të punojë për tambajtur familjen. Në të njejtën kohë u regjistrua në "Universitetine lirë" nacionalist për të studiuar gjuhën polake, por ky universitetu mbyll së shpejti nga pushteti rus.

Pasiqë u pranua në universitetin e famshëm Sorbonne të Parisit,Maria u ballafaqua me një vendim të rëndë: të studiojë jashtë, apotë mbetet në vendlindje për t'u përkujdesur për babain e sëmurë.Po qe se do ta linte Poloninë e saj të dashur, kurrë më nukdo të mund të kthehej. Në Paris ajo u njoftua meshkencëtarin françez Pierre Curie (lexo Pjer Kyri),i cili e bindi të merret me hulumtimin e energjisëmisterioze të quajtur rrezatim.

Maria dhe burri i saj zbuluan dy elemente tëreja: më 1903, fituan çmimin Nobel përfizikë për zbulimet e tyre në fushë tëradioaktivitetit. Më 1911, Maria e fitoiçmimin Nobel për here të dytë.

Gjatë Luftës së Parë Botërore Maria i zbationë praktikë rrezet Rengen, duke i kontrolluarushtarët e plagosur në rimorkio të një kamioni,duke ua mundësuar kirurgëve ta dinin se ku kishinhyrë plumbat. Nga pasojat e këtij rrezatimi Mariasëmuret rëndë nga leukimia dhe vdes në Paris në vitin 1934.

Krijo elektricitetFryji dy ballona. Fërkoji të dy këta ballona disahere me një leckë dhe mandej afroi ngat njëri-tjetrit. Çka ndodh? Fërkimi i ballonave me leckë ingarkon ata me elektricitet statik. Nëse dëshiron tashohësh elektricitetin statik fiki dritat dhe përsëriteeksperimentin në terr.

Një eksperiment që mund ta bësh:A mund t'ia qëllosh se çka do të ndodhë?Në një shishe të madhe të ujit të gazuarpërziej 4 lugë të sodës bikarbone edhe 4lugë të detergjentit të enëve si dhe disapika të ngjyrës ushqimore. Mandejvendose shishen në një fëltere dhe shtojado uthull, aq sa të mbulohet përzierja esodës - dhe qëndro pak më larg!

2

Metoda shkencoreSi i zgjerojnë shkenëtarët dijet e veta? Përmjet të ashtuquajturës "Metodë shkencore".Hapat janë këta:

Për të mësuar më shumë rreth metodës shkencore, shih përkufizimin në web faqen Prishtina Tech:www.pr-tech.net. Nuk është e domosdoshme të jeshë shkencëtar profesionist për ta zbatuarmetodën shkencore në aktivitetet tua të përditshme. A e din kur mund ta zbatosh atë në mësimettua apo në jetën e përditshme?

1.Vështro

diçka që ndodh(fenomeni); dhe

përshkruaje.

2.Zhvilloje një

shpjegim apo njësypozim se pse

ndodh kjo(hipoteza).

3.Përdore

hipotezën për tëparashikuar

fenomene tjera.

4.Bëj

eksperimentepër ta testuar

hipotezën.SHPIKJET DHERREZIQET

MARIE CURIE1867 - 1934

Radioja emiton radio-valë. Çka tjetër? Edhe yjet emitojnë radio-valë.

Acidi që gjendet në aspirin gjendet edhe nëdredhëza e manaferra.

Trupi i njeriut të rritur i ka 206 eshtra - ndërsa i fëmijës 300.

Kafsha më e rrezikshme në botë është… miza e shtëpisë. Ajo bart më shumë sëmundjese cilado kafshë tjetër.

Balena e kaltërt lëshon një zë që mund të dëgjohet 850 kilometra larg.

Syri i njeriut hapet e mbylletmesatarisht 4,200,000 në vit.

Ekziston akulli i nxehtë! Ky akull që është gjetur në hënat e Jupiterit, shkrihet nëtemperaturë prej 192 gradë Celsius.

Në mot të ftohët, njerëzit mund tëhumbin 40-50% të nxehtësisë sëtrupit nga koka (nëse nuk mbajnëkapelë).

Gjithësia ka përafërsisht50,000,000,000 galaksi.

Asnjë letër nuk mund të palohet mëshumë se 7 herë në mes. Provo!

? Na shkruani dhe na rrëfeni rezultatet e eksperimentit!

Page 4: Bota e Mrekullive World of Wonders

Kemi përgjegjësi tëveçantë për ekosistemine këtij planeti. Duke u kujdesur që tëmbijetojnë speciet tjera,do ta sigurojmë edhebijetesën e species sonë.

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i EuropësNa shkruani në [email protected]

Sikur ti të ishe në komision për tëzgjedhur fituesin e çmimit Nobel përndonjë fushë të caktuar.

• Kë do ta zgjidhje? Pse?• Kë do ta kishe në juri?• Cilat do të ishin kriteret tua për ta

zgjedhur fituesin?• Cilat do të ishin kriteret tua për antarët e

jurisë?• Për çfarë fushash apo temash do të jepje

çmim?

Mendo për njerëzit që i takon përditë:shokët e klasës, arsimtarët, fqinjët,shitësin në treg, në kiosk, policin elagjes. Mendo për njerëzit, për të cilët kelexuar apo dëgjuar nga shokët. Ndoshtado të mund ta bëje një simulim tëkomitetit të Nobelit në klasën tënde.Bisedo me arsimtarët dhe shokët eklasës dhe ndaji idetë tua me neve. Do tapublikojmë idenë më origjinale në njërinnga numrat e ardhshëm të Botës sëMrekullive.

Dr. Wangari Maathai, e lindur më 1940, është gruaja e parëafrikane që fitoi çmimin Nobel për Paqe duke u lavdëruar ngakomiteti përzgjedhës si "burim i frymëzimit për çdo njeri nëAfrikë, që lufton për zhvillim stabil, demokraci e paqe." Ajo ishteantare themeluese e lëvizjes Rripi i gjelbërt që u mëkëmb nëKeni më 1977. Rripi i gjelbërt ishte iniciativë ambien-taliste për ripyllëzim, që kishte për qëllim ndaljen eerozionit të shkaktuar nga eksploatimi i naftës,sigurimin e karburanteve të lira dhe të qën-drueshme, si dhe punësimin e fuqizimin epunëtorëve rural kenias, që pothuajsekrykëput janë gra. Krahas kësaj ajo ështëaktiviste e zëshme për të drejtatqytetare dhe për lirinë e fjalës.

Kenia

Wangari Maathai vjen nga Kenia, njëvend me 31 milion banorë në bregunlindor të Afrikës. Motoja kombëtare eKenias është "Harambee", që në suahilidomethënë "të bashkëpunojmë".Duke bashkëpunuar Maathai, keniasitdhe afrikanët tjerë lindorë kanë mbjellëmbi 30 milion drunj.

Çmimi Nobel

Çmimi Nobel është një çmimndërkombëtar që jepet përçdo vjet për tëarriturat më të mëdha në fushë të fizikës,kimisë, mjekësisë, ekonomisë, letërsisësi dhe për angazhim për paqe. Krahasnderit të madh fituesit e çmimit marrinedhe të holla nga fondacioni i themeluarprej Alfred Nobelit në vitin 1896.

Edhe ti mund të ndihmosh në ruajtjene ambientit

3

ÇMIMI I PAQESPËR AMBIENTINWANGARI MAATHAI

Zvogëloje bërllogun...• Ripërdori qeset e najllonit për të blerë• Përdor qese të tekstilit• Ndrydhi shishet e plastikës para se t’i hedhësh• Ricikloji gjësendet e aluminit• Nga mbeturinat organike bëj kompost për bahçe

Ruaje ujin...• Përdor më pak ujë për të larë shkallët• Laje veturën më rrallë• Përdore ruajtësin e ujit për toalet

Ruaje ambientin...• Mbaji lumenjtë dhe përrenjtë e pastër• Mos hedh mbeturina në rrugë• Mbjell drunj

Ruaje shëndetin...• Ec deri te puna apo te tregu• Djegia e bërllogut është helmuese• Kënaqu në parkun e qytetit• Shmangiu përdorimit të pesticideve

Uli shpenzimet për ngrohje...• Ule temperaturën• Vendos dritare me xhama të dyfishtë• Lëshoi perdet natën

Kurse energji...• Fiki dritat, televizorin, radion• Mos dil pa nevojë me veturë• Ndale bojlerin

Kurse ujë, menjëherë!

Me një gur dhe një shishe të zbrazët ujimund t’i ndihmosh Kosovës ta zbusëmungesën e ujit. Bëje këtë që sot!

Kafsha për ta prekur

Në Keni ka gjithfarë kafshësh. A e din tëkujt janë këto gjurmë?

Çmimin Nobel sivjet e fitoi një ambientaliste. Pse? Çka ta merr mendja ty?

Qe çka mund të bësh vetë për të kontribuar për ruajtjen e ambientit nëKosovë.

Kenia

Page 5: Bota e Mrekullive World of Wonders

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i EuropësNa shkruani në [email protected]

Ludwig van Beethoven është lindur në Bonn nëvitin 1770. Ekzekutimin e vet të parë publik sipianist e ka pasur në moshën 8 vjeçare. Më 1795kishte fituar emër të madh si pianist me fantazi evirtuozitet të hatashëm. Nga viti 1789Beethoveni kishte vënë re se po ehumbte dëgjimin; dhe në fundishte bërë krejt i shurdhët.Muzikën e vet më madhështoree kishte komponuar si ishurdhët. Beethoveni vdiq nëvitin 1827.

Jay GreenbergKonsiderohet të jetë kompozitori më imadh në dyqind vjetët e ardhshme.Duke qenë vetë 12 vjeçar tash ai i kapërfunduar pesë simfoni të plota. Tëshkruaj muzikë ka filluar në moshën 2vjeçare. Kur i mbushi 10 Jay ishte stu-dent me stipendi të plotë në Julliard tëNew Yorkut. Talentin e vet Jay e shpje-gon në mënyrë shumë të thjeshtë –„muzikën e dëgjoj në kokën time tërëkohën. Ajo thjeshtë ma mbushë kokëndhe më duhet ta shkruaj për ta nxjerrëjashtë.“ Sakohë që Jay më me qejf dotë luante bejzboll.

4

LUDWIG VANBEETHOVEN

1770-1827

Merri gjashtë gota të ujit dhe mbushi në nivele të ndryshme me ujë. Merre një lugë dhecakërroji gotat me të për ta dëgjuar tingullin. Bjeri një melodie.

Telat e violinës fillimisht bëheshin ngazorrët e kafshëve, ndërsa sot ato bëhennga metali.

Fija e harkut të violinës është tradicional-isht qime e bishtit të kalit, por sotpërdoren shpesh edhe fije sintetike.

Orkestrat e para nuk kishin dirigjent, porudhëhiqeshin nga violinisti i parë.

Oda e gëzimit e Beethovenit është bërëhymn i Këshillit të Europës më 1972.

Albumi Thriller i Michael Jacksonitështë me 51.000.000 ekzemplarë më ishituri i të gjitha kohërave.

Tingulli i gitarës krijohet nga vibrimi i tëgjithë telave brenda trupit.

Studime tregojnë se dëgjimi i muzikëssë Mozartit i ka përmirësuar rezultatete testeve te studentët.

FFAKTE MUZIKORE

Faqja e muzikësA e njeh këtë melodi?Si është titulli kësaj kënge?A mund t’i plotësosh fjalët që mungojnë?

Muzika për mua reprezentongjithçka që e dua në jetë. Është ebukur dhe zbavitëse dhe njëkohë-sisht rigoroze. Nëse do të jeshë imirë duhet të punosh si i marrë.Presidenti Bill Clinton.

Rekomandojani fëmijëve tuaj një virtyt; vetëmai dhe jo paratë,

do t’ibëjnëata tëlumtur.

këtë E di nga

përvoja.

Bëje vetë. Mbaroje një instrument muzikor. Merrnjë varëse për tesha ose një shtagë tëvogël. Vari nja dhjetë tela në të dhe nëata tela kap gozhda, vidha, lugë, piruj etj.Vare instrumentin jashtë. Kur fryen era instrumenti do të bëjë muzikë.

marrë nga Gjergj Kaçinari: “Margaritarët e këngëve të vjetrapopullore”

Page 6: Bota e Mrekullive World of Wonders

ju mund të dizajnoni,krijoni dhe ndërtonivendin më të bukur nëbotë. Por duhen njerëzpër ta bërë ëndrrënrealitet. - Walt Disney

I lindur në vitin 1901 në një fermë në SHBA, WaltDisney u bë përrallatreguesi më i famshëm nëbotë. Ka filluar të vizatojë si fëmijë. Walt'i e krijoiMickey Mouse'in në 1928, ndërsa Mickey iamundësoi që të debutonte në "Steamboat Willie",kinemanë e parë të filmave të animuar dheme zë. Disney mandej filloi punën e njikompanie, e cila krijonte filma tëanimuar me Mickey Mouse'in,Donald Duck'in dhe Goofy'in.Më vonë Walt Disney në film tëanimuar shndërroi edhe disapersonazhe klasike të përrallavesi "E Përhitura", "Liza në botën ecudirave", "Bukuroshja e Fjetur","Aladini" dhe "Sirena e Vogël".Walt Disney na ka prekur krejt neve.Me punën e tij, ai solli gaz, lumturi dhemjete univerzale të komunikimit për njerëz tëtë gjitha nacionaliteti.

5

WALT DISNEY1901-1966

Historia e stripave

Njerëzit gjithnjë kanë vizatuarpër të rrëfyer tregime. Bile disaalfabete fillojnë disi si vizatime.Stripi është një seri e vocërr evizatimeve për të rrëfyer njëtregim. Të vizatuara nga stripaxhin-jtë, stripat botohen në gazeta, libra dheinternet. The Yellow Kid ishte stripi i parëqë u shfaq në gazetat e New Yorkut nëvitin 1896. Që nga kjo periudhë e sido-mos në fillim të viteve të 1930, shumëbotues kanë publikuar libra të stripit.Mendohet që disa nga këto kompanijanë shuar, por karakteret e tyre janëedhe sot të popullarizuara, përfshirëkëtu edhe Little Orphan Annie, DickTracy, Popeye, Mutt & Jeff, LittleNemo dhe Buster Brown. Në këtë kohë ushfaqën edhe kafshët e përgazëta, Krazy Katishte e para. Karakteret komike filluan tëshfaqen në film në vitin 1920. Për ta krijuarnjë strip për film, artistat është dashur tëvizatojnë mijëra vizatime: njëri pas tjetritduke ndërruar nga pak. Në film vizatimetshpejtohen dhe duken si aksione. Gjatë"viteve të arta të stripit" pikërisht në vitin1930, heronjtë komikë u paraqitën për tëluftuar krimin, për t'i rrëzuar nazistët dhe përta ndërtuar një botë më të mirë, Spider-man,Batman dhe Wonderman janë disa prej tyre.

The Yellow Kid,

dICK tRACY

Popeye

MUTT & jEFF

ham,ham

mutt a majep çadrën?

e di, po njiditë sigurishtka me ra shi!

po more! po çka pot’duhet çadra sasht

kah bjen shi jashtë!?

LLiittttllee OOrrpphhaann

AAnnnniiee

Page 7: Bota e Mrekullive World of Wonders

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i EuropësNa shkruani në [email protected]

A U S N J U Ç

F M P P E X Ë

R U I O F M G

O T D C F V O

B T E S K I O

I R R K R E F

N A M T A B Y

K C A Q Z E Y

L Y N W Y U A

C J J E X U K

Y D P O K J L

H O A G A V X

P A N C T K Z

Ja se si bëhet një film i vizatuar me “Flip Book “. A do të mund ta vizatonit ju një personazh tjetërduke ndjekur këta hapa?

Emrat e personazheve të stripit që i keni gjetur,rrethojini:

URIME VITIN

E RI 2005

Page 8: Bota e Mrekullive World of Wonders

ju mund të dizajnoni,krijoni dhe ndërtonivendin më të bukur nëbotë. Por duhen njerëzpër ta bërë ëndrrënrealitet. - Walt Disney

I lindur në vitin 1901 në një fermë në SHBA, WaltDisney u bë përrallatreguesi më i famshëm nëbotë. Ka filluar të vizatojë si fëmijë. Walt'i e krijoiMickey Mouse'in në 1928, ndërsa Mickey iamundësoi që të debutonte në "Steamboat Willie",kinemanë e parë të filmave të animuar dheme zë. Disney mandej filloi punën e njikompanie, e cila krijonte filma tëanimuar me Mickey Mouse'in,Donald Duck'in dhe Goofy'in.Më vonë Walt Disney në film tëanimuar shndërroi edhe disapersonazhe klasike të përrallavesi "E Përhitura", "Liza në botën ecudirave", "Bukuroshja e Fjetur","Aladini" dhe "Sirena e Vogël".Walt Disney na ka prekur krejt neve.Me punën e tij, ai solli gaz, lumturi dhemjete univerzale të komunikimit për njerëz tëtë gjitha nacionaliteti.

5

WALT DISNEY1901-1966

Historia e stripave

Njerëzit gjithnjë kanë vizatuarpër të rrëfyer tregime. Bile disaalfabete fillojnë disi si vizatime.Stripi është një seri e vocërr evizatimeve për të rrëfyer njëtregim. Të vizatuara nga stripaxhin-jtë, stripat botohen në gazeta, libra dheinternet. The Yellow Kid ishte stripi i parëqë u shfaq në gazetat e New Yorkut nëvitin 1896. Që nga kjo periudhë e sido-mos në fillim të viteve të 1930, shumëbotues kanë publikuar libra të stripit.Mendohet që disa nga këto kompanijanë shuar, por karakteret e tyre janëedhe sot të popullarizuara, përfshirëkëtu edhe Little Orphan Annie, DickTracy, Popeye, Mutt & Jeff, LittleNemo dhe Buster Brown. Në këtë kohë ushfaqën edhe kafshët e përgazëta, Krazy Katishte e para. Karakteret komike filluan tëshfaqen në film në vitin 1920. Për ta krijuarnjë strip për film, artistat është dashur tëvizatojnë mijëra vizatime: njëri pas tjetritduke ndërruar nga pak. Në film vizatimetshpejtohen dhe duken si aksione. Gjatë"viteve të arta të stripit" pikërisht në vitin1930, heronjtë komikë u paraqitën për tëluftuar krimin, për t'i rrëzuar nazistët dhe përta ndërtuar një botë më të mirë, Spider-man,Batman dhe Wonderman janë disa prej tyre.

The Yellow Kid,

dICK tRACY

Popeye

MUTT & jEFF

ham,ham

mutt a majep çadrën?

e di, po njiditë sigurishtka me ra shi!

po more! po çka pot’duhet çadra sasht

kah bjen shi jashtë!?

LLiittttllee OOrrpphhaann

AAnnnniiee

Page 9: Bota e Mrekullive World of Wonders

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i EuropësNa shkruani në [email protected]

A U S N J U Ç

F M P P E X Ë

R U I O F M G

O T D C F V O

B T E S K I O

I R R K R E F

N A M T A B Y

K C A Q Z E Y

L Y N W Y U A

C J J E X U K

Y D P O K J L

H O A G A V X

P A N C T K Z

Ja se si bëhet një film i vizatuar me “Flip Book “. A do të mund ta vizatonit ju një personazh tjetërduke ndjekur këta hapa?

Emrat e personazheve të stripit që i keni gjetur,rrethojini:

URIME VITIN

E RI 2005

Page 10: Bota e Mrekullive World of Wonders

Shtypi dhe

Librat

Johannes Gutenberg ishte një argjentar dhe shpikës gjerman, i njohur sidomos për maqinën e shtypit me germa lëvizëse. Gutenbergu u lind rreth vitit 1400 dhe vdiq në 1468. Më 30 shtator të viti 1456 u botua Bibla e Gutenbergut, duke u bërë kësisoji libri i parë i shtypur në vëllime. Gutenbergu shkrinte plumb në kallëp të veçantë për të formuar secilën germë të alfabetit. Këto germa pastaj i rradhiste në formë të faqes së shtypit. Për të shtypur format në fleta ai përdorte presë të rrushit, gjë që mundësonte të bëheshin shumë kopje të manuskriptit. Para shpikjes së Gutenbergut shkruesit i kopjonin manuskriptat me dorë. Me shpikjen e Gutenbergut shumëfishimi i librave u bë shumë më i shpejtë.

Shkruesit (njerëz që e kanë profesion shkrimin) kanë shumëfishuar libra gjatë gjashtë mijë vjetëve të kaluara.

Librat e hershëm shkruheshin në deltinë. Kur libri përfundohej, deltina thahej në diell ose piqej në furrë.

Me mijëra vjet shkruesit punonin së bashku në një dhomë që quhej “scriptorum”. Aty ko-pjonin librat deltinor, më vonë shkruanin në lëkurë të kafshëve, dhe më pas në letër.

Libri i parë i shtypur komplet është Bibla e Gutenbergut e shtypur më 1456.

Projekti GutenbergProjekti Gutenberg prodhon libra elektronik falas. Që nga viti 1971 qindëra vullnetarë kanë futur mëse 13.000 libra, të cilat mund të lexohen të gjitha falas në internet. Shkoni në www.gutenberg.org

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i EuropësNa shkruani në [email protected]

Shtypshkronja në shtëpi

Nevojitet një patate, do ngjyrë e këpucëve, një thikë dhe letër.

Preje pataten në rriska mjaft të holla sa për të gëdhendur me thikë në të. Vizatoje një germë në patate mandej gërryje me thikë. Germën e krijuar nga patatja lyje me ngjyrë të këpucës dhe shtype në letër! A është gjithçka në rregull? Nëse jo, a e gjeni se si do ta zgjidhni problemin?

Shpikja e shtypit me germa lëvizëse mundësoi shkëmbimin më të shpejtë të ideve nëpër tërë Europën.

Për çdo vit në Tetor mijëra njerëz e vizitojnë Gjermaninë për ta parë Panairin e Librit në Frankfurt. Panairi i parë i librit në Frankfurt është organizuar para më shumë se 500 vjetësh.

Kërkesa për libra u shtua sidomos nga universitetet. Universiteti i parë europian u themelua në Bolonjë të Italisë në vitin 1119.

Përreth universiteteve të para kishte dyqane, në të cilat studentët mund të shkonin dhe t’i kopjonin librat, që u duheshin. Këta libra ata i kopjonin me dorë.

Letra fillimisht në Itali erdhi nga Kina në shekullin 12. Para se të arrinte në Itali letra përdorej në Kinë para mëse njëmijë vjetësh.

Shtypi u zhvillua shumë shpejtë. Vetëm në 50 vjetët e para pas shtypjes së Biblës së Gutenbergut, në Europë ishin themeluar 1.000 shtypshkronja dhe ishin shtypur më shumë se 20 milion libra.

Mes vitit 295 p.K. dhe 47 m.K., kur u shkatërrua nga zjarri Biblioteka e Aleksandrisë në Egjipt, në të gjendej një koleksion prej më shumë se 700.000 librash.

Kopetë e bagëtive në Botën e Vjetër janë rritur nga njerëzit vetëm për shkak të lëkurës së tyre nga pergameni, që përdorej për të shkruar.

Televizioni më duket shumë edukativ. Saherë që dikush e ndezë atë unë dal në dhomën tjetër dhe lexoj libër.

Groucho Marx

Prodho letër!Letra bëhet nga druri ose nga ndonjë bimë tjetër. Ti mund ta prodhosh letrën tënde vetë. Merre ndonjë letër të vjetër, gazetë ose diçka të ngjashme. Grimcoje në pjesë sa më të vogla zhyte në ujë. Pasi që të ketë pirë ujë për një kohë bëj brum nga ajo. Për këtë qëllim mund ta përdorësh edhe mikserin e kuzhinës. Kur qulli të ketë marrë formë brumi kulloje ujin nga ai dhe me një shishe tëholloje sa më shumë që është e mundshme. Rezultati është letra jote e vetëprodhuar.

Kur i bëj ca para blej libra, nëse diçka mbetë nga paratë atëherë blej ushqim dhe rroba.

Erasmus

Page 11: Bota e Mrekullive World of Wonders

Ndërgjegja

Çka është ndërgjegja? Ndërgjegja është ta njohësh veten

dhe të duash të veprosh drejt.

Andrei Sakharov (1921-1989) ishte fizicient rus, që u bë “zëdhënës i ndërgjegjes njerëzore”. Ai ishte i fascinuar nga fizika fundamentale, por kaloi dy dekada duke dizajnuar bomba atomike. Ai ishte babai i bombës hidrogjenike sovjetike, duke kontribuuar më shumë se kushdo tjetër në rritjen e fuqisë ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Gradualisht Sakharovi u bë njëri prej kri-tikuesve më të guximshëm të regjimit komunist dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe i demokracisë. Ai nuk heshti kurrë dhe ndihmoi që të rrëzohet njëra prej diktaturave më të fuqishme në histori.

Për ndërgjegje të shëndoshë

Mësohu t’i vësh më shumë vëmendje asaj që i thua vetes.

Kërko shpjegime tjera për atë që ka ndodhë.

Konsidero që mendimi yt i parë ka mundur të mos jetë i drejtë.

Sfidoje mënyrën e mendimit dhe jepja jetës kuptimin më të mirë që mundesh.

Bëj dallim në mes të asaj çka duan shokët/shoqet tua dhe asaj që e di se është e drejtë.

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i EuropësNa shkruani në [email protected]

Katastrofa: Eksperimenti i derdhjes së naftës

Anije të mëdha transportuese që bartin naftë pësojnë nganjëher aksidente. Këto derdhje të naftës mund të shkaktojnë dëme të mëdha. Në këtë eksperiment e sheh si.

1. Mbushe një shishe me grykë të gjerë deri te dy të tretat me ujë. 2. Derdhi nja 2-3 centilitra vaj në të. Kjo është “ derdhja e naftës”. Ku shkon vaji? 3. Hedh copa të vogla druri në shishe. Çka ndodhë me drurin? Nëse mund ta gjesh një pendël zogu, ngjyje atë në këtë përzierje ujë/vaj. A mund ta pastrosh vajin nga pendla?4. Mbylle shishen me kapak dhe tunde shumë (si shtrëngatë apo valë në akcion). Çka ndodh me vajin? 5. Çka ndodh me kafshët që lundrojnë mbi sipërfaqe, siç janë zogjët e detit, shotat, apo me kafshët që duhet të dalin në sipërfaqe për të marrë ajër (balenat, fokat, breshkat)? 6. Me kohë uji dhe vaji përzihen nga pak. Një pjesë e vajit (që është më i rëndë se uji) sharron në fund të oqeanit. Çka ndodh me gaforret, iriqat e detit dhe kafshët tjera që jetojnë aty?

Sakharov kishte veneruar dëmin kohëzgjatës të testeve bërthamore dhe vepronte për t’i ndaluar këto teste. Vaji – pavarësisht se ku derdhet, në oqean apo në lum – i mbytë bimët dhe kafshët. Ndërgjegja pyet: “Çka mund të bëj unë, çka mund të ndërroj unë, për të mos i lënduar gjallesat përreth?”

Pyetje të ndërgjegjes për fëmijë

Ndërgjegja e shkencëtarit bashkohor nuk mund të dallojë mes vuajtjes së bashkohanikëve dhe pasardhësve.

andrei sakharov

Mëkati i heshtjes, kur duhet protestuar, i bën njerëzit qyqarë

abraham lincoln

Ai besonte se duhet luftuar për t’i ndaluar testet bërthamore. Puna e tij bëri që më 1963 ShBA edhe BRSS të nënshkruajnë marrë-veshjen e ndalimit të testeve bërthamore.

Sakharov besonte se kjo do të shpëtonte qindamijëra – ndoshta edhe miliona – njerëz.

Përmjet shkencës Sakharov erdhi në përfundim se mijëra njerëz do të vdesin në botë në 8000 vjetët e ardhshëm (!) nga pasojat e një testi të një bombe të vogël bërthamore.

ENIGMA

Nuk dimë nëse Tim Sakharov është kusheri me Andrejin por edhe Timit i pëlqen shkenca. Ai shkon në shkollëfillore. Në webfaqen e tij ka plot enigma. A e gjeni mostrën në këtë enigmë duke plotësuar numrin që mungon?Përgjegjen e gjeni në faqen e Timit në http://tim.sakharov.net/.

E gjen një telefon mobil. Ndoshta duke thirrë numrat që gjenden në të, gjendet edhe pronari? Çka bën ti?

E vëren se në dyqan të kanë kthyer më shum kusur. Çka bën?

Ti nuk do të pish cigare, por shokët të shtijnë. Çka bën ti?

Sakharov ballafaqohej me burg, me rrezik për familje dhe miq, me humbje të punës dhe të prestigjit, për ta përcjellë ndërgjegjen e vet. Me problemet në vijim mund të ndeshet një fëmijë. Sa është e rëndë kjo?

7

Page 12: Bota e Mrekullive World of Wonders

Fantazia

8

Website me ilustrime nga Liza në Botën e Çudiravehttp://www.bygosh.com/AIW/TOC/AIWTOC.htm

Website me ilustrime nga Liza në anën tjetër të pasqyres:http://www.bygosh.com/lookingglass/

Bëhu ajo që mund të dukeshe se je – apo nëse e do më thjeshtë – kurrë mos e mendo veten të mos jesh ndryshe nga ajo që u duket tjerëve se ajo që je apo do të mund të ishe nuk është ndryshe nga ajo që do të ishe sikur atyre t’u dukej se është ndryshe.

Fillo në fillim dhe vazhdo deri sa të mbër-rish te fundi; mandej ndalu.

Më kurioze e më kurioze!

Ai ishte pjesë e ëndrrës sime, natyrisht – por edhe unë isha pjesë e ëndrrës së tij.

Zakonisht jam shum trim, vazhdoi ai me zë të ulët: por sot rastësisht po më dhemb koka.

Çfarë lloji i dobët i memorjes, që punon vetëm mbrapa.

Nganjëherë kam besuar deri në gjashtë gjëra të pamundshme para kaftjallit.

Ajo që ta them tre herë është e vërtetë.

“Çka mund të shërbejë libri, që s’ka ilustrime apo biseda?”, mendoi Liza.

Charles Dodgson më i njohur siLewis CarrollLewis Carroll, i lindur më 27 janar 1832, është bërë i famshëm në tërë botën me librat e tij Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave dhe Liza në anën tjetër të Pasqyres. Charles filloi ta argëtojë familjen e vet me trika magjik, poezi, lojë me fjalë e enigma qysh në moshë të re. Madje qysh herët tregonte interesim për matematikë. Kur i kishin thënë që logaritmat janë shumë të rëndë për t’i kuptuar një fëmijë, ai ishte përgjegjur: “po, ama, shpjegoni ju lutem”. Dodgson u bë mësues i njohur i matematikës dhe logjikës. Më 4 korrik 1862 (datë e rëndësishme për letërsinë!) Dodgson mori rrugë me anije së bashku me Alice Liddell dhe disa fëmijë të tjerë. Në këtë lundrim Dodgson e kalonte kohën duke ua rrëfyer fëmijëve një tregim. Këtë tregim ai më vonë e shkroi, dhe e quajti Aventurat e Lizës nën tokë. Më pas libri u titullua Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave.

PuzzleVizatoje figurën e mëposhtme pa e çuar lapsin nga fleta, pa e rivizatuar ndonjë kënd dhe pa e prerë vijën tënde. Sa vija të tilla janë të mundshme?

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i EuropësNa shkruani në [email protected]

TregimMaca vetëm zgërdhiu dhëmbët, kur e pa Lizën. Dukej zemërmirë, mendoi ajo: megjithatë kishte kthetra SHUMË të gjata dhe shumë dhëmbë të mëdhenj, kështuqë ia merrte mendja se meritonte të trajtohej me respekt.“Cheshire Mici” filloi ajo paksa me drojë, ngaqë nuk e dinte, se a do t’i pëlqente emri: ndërsa ajo vetëm sa i zgërdhiu dhëmbët akoma më shumë. “Mirë, deri tash është e kënaqur,” mendoi Liza, dhe vazhdoi. “A më tregon, se në cilin drejtim duhet të shkoj nga këtu?”“Kjo varet shumë nga ku dëshiron të mbërrish,” tha Maca.“Nuk po mërzitem shumë ku ...” tha Liza.“Atëherë nuk ka rëndësi as në cilin drejtim shkon,” tha Maca.“...derisa mbërrij DIKUND” shtoi Liza si për të shpjeguar.“Oh, sigurisht që mbërrin”, tha Maca, “nëse ec mjaft.”Liza e pa që kjo nuk mohohej, kështuqë provoi një pyetje tjetër.

Kush dreqi jam unë? Ah, kjo

është enigma e madhe.

Page 13: Bota e Mrekullive World of Wonders

BamirësiaBamirësia

9

Loja me fjalë

Virtyte të ndryshme mund të jenë pjesë e zemërgjerësisë tënde. A i gjen fjalët që kanë të bëjnë me frymën e bamirësisë?

Amerikanët në vitin 2003 kanë dhënë simbas një vlerësimi rreth 240 miliardë dollarë për bamirësi.

Në Europe gjatë mesjetës, kishat u jepnin të varfërve lëmoshë.

Dhënia e lëmoshës (sadakës) është një ndër pesë shtyllat e fesë Islame.

Ryan Hreljac nga Kanada filloi të mbledhë para për puse të ujit në Afrikë kur ishte 6 vjeç! Tash i ka 13, dhe ka mbërri të tubojë mbi 1 million dollarë. Lexoni më shumë në www.ryanswell.ca

Në shekullin 16-17 në Angli, klasa e re tregëtare e pasur filloi të japë pare për bamirësi – por me idenë që duke u ndihmuar njerëzve ta ndihmojnë edhe veten përmjet arsimimit, punës etj. Kjo ka kontribuuar dukshëm në rritjen e mujshisë së Anglisë.

Në Britani të Madhe janë mbi 180.000 shoqata bamirëse të regjistruara.

Anglia miratoi ligjin për bamirësi në vitin 1601. Donacioni më i madh bamirës që është bërë ndonjëherë ka qenë 6 miliardë dollarë. Bill Gates, njeriu më i pasur në botë, e bëri këtë dhuratë në vitin 1999.

Agnes Gonxhe Bojaxhiu, u lind në Shkup në vitin 1910 si e bijë e një familjeje tregtare shqiptare. Si nxënëse filloi të zhvillojë interesim për misione të largëta dhe në moshën 12 vjeçare zuri t’u ndihmojë të varfërve. Me 18 vjet doli nga shtëpia dhe iu bashkangjit një komuniteti të murgeshave irlandeze që shërbenin në Kalkutë, Indi. Aty mori emrin “Motra Tereze”. 17 vjet i kaloi duke dhënë mësim dhe duke qenë drejtoreshë e gjimnazit “Shën Mëria” në Kalkutë. Në vitin 1946 jeta e saj ndërroi rrënjësisht. E kuptoi se ishte dedikuar t’u shërbente më të varfërve. Pas një kursi mjekësor që e përgaditi për misionin e saj të ri, shkoi në lagjet e varfëra të Kalkutës për ta themeluar një shkollë për fëmijë. Aty e quanin “Nëna Tereze”.

Shoqata Nëna TerezeShoqata Nëna Tereze (ShNT) ka shër-byer në Kosovë që nga viti 1990. Krahas aktiviteteve bamirëse dhe humanitare, ShNT ofron edhe përkrahje zhvillimore përmjet projekteve të gjenerimit të të ardhurave. Projekti i ShNT i Dialogut Qytetar krijon lidhje dhe komunikim ndërmjet komuniteteve dhe regjioneve të ndryshme në Kosovë. ShNT përveç kësaj udhëheq edhe kampin IDP Plemetinë, ku jetojnë 118 familje. Projekti përfshin ndihmë në ushqim, shkollim dhe aktivitete sociale për të rritur dhe fëmijë. ShNT mbështet të varfërit dhe pleqtë me vizita shtëpiake, ushqim dhe ndihmë mjekësore. Nëse do edhe ti të përkrahësh aktivitetet humanitare apo të bëhesh vullnetar, thirr në numrin e telefonit +381 38 542 864 apo dërgo e-mail në [email protected].

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i EuropësNa shkruani në [email protected]

Mendime për bamirësi

Tash risht, lajmet për cunamin në Azi, kanë bërë që njerëz nga të gjitha anët e botës të angazhohen për të ndihmuar ata që kanë pësuar dëme.Shiko listën e mëposhtme.Sheno ato që ta merr mendja se nevojiten tash dhe ato që do të nevojiten më vonë.

Jeta është mundësi, pranoje.Jeta është bujuri, admiroje.Jeta është lumturi, shijoje.Jeta është ëndërr, zbatoje.Jeta është sfidë, ballafoqoje.Jeta është detyrë, kryeje.Jeta është lojë, luaje.Jeta është e çmueshme, nderoje.Jeta është pasuri, ruaje.Jeta është dashuri, përjetoje.Jeta është fshehtësi, zbuloje.Jeta është premtim, plotësoje.Jeta është pikëllim, tejkaloje.Jeta është himn, këndoje.Jeta është tragjedi, zbute.Jeta është aventurë, zbërtheje.Jeta është kënaqësi, meritoje.Jeta është jetë, mbroje. Nëna Tereze

Page 14: Bota e Mrekullive World of Wonders

FANTASTIKA FANTASTIKA SHKENCORESHKENCORE

10

Syri i oktopodit gjigant të Atlantikut mund të jetë deri 40 cm i gjerë.

Specia e familjes së yllit të detit, Porcellanaster ivanovi, është gjetur e gjallë në thellësi prej 7,584 metrave nën det.

Tentaklat e kallamarit gjigant të Arktikut mund të mbërrijnë gjatësi deri në 36,6 m.

Planeti më i nxehtë i sistemit diellor është Venera, me temperaturë të vlerësuar prej 462°C.

Një galaksi mesatare i ka mes 100.000.000.000 dhe 1.000.000.000.000 yje.

Velcro është shpikur nga një zviceran, i cili u frymëzua nga mënyra se si ngjitet rrodha për tesha.

Temperatura e rrufesë mbërrin deri në 30.000°C.

Distanca mesatare mes Tokës dhe Hënës është 384.392 km.

Fluturimi më i gjatë i regjistruar i një pule është trembëdhjetë sekonda.

Jules Verne (Zhyl Vern) i lindur më 8 shkurt 1828, ishte shkrimtar françez dhe pionier i fantastikës shkencore. Gjatë jetës së tij ai shkroi mëse 60 libra, ndër të cilët më të famshmit janë “Rreth botës për tetëdhjetë ditë”, “Nga Toka për në Hënë”, “Udhëtimi në qendër të tokës” dhe “20.000 mila nën det”. Verne shkroi për shumë gjëra shumë para se ato të ishin të mundshme: për udhëtimin e largët ajror, topa gjigantë, për hulumtime të nëndetshme, për kërkim të thesarëve, për helikoptera, udhëtime ndërplanetare, për zbulime në polin e veriut dhe të jugut, për zhytje me oksigjen, dyer automatike, emitim të lajmeve me radio, videotelefon, televizion – dhe shumë gjëra të tjera.

KonkursFëmijë, hyni në konkursin tonë për tregim fantastiko-shkencor. Rregullat janë këto: Shkruaje një tregim prej 300-500 fjalësh që përmban: aventurë, udhëtim në një vend të panjohur, mënyrë të pazakonshme të udhëtimit. Dërgoje tregimin deri më 28 shkurt në: [email protected] më i mirë do të botohet në njërin nga numrat e ardhshëm.

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

S h k e n ca , çuni im, për-

bëhet kryesisht prej gabimeve, që në fakt janë gabime të vlef-shme për t’i bërë, sepse të afroj-në dalëngadalë kah e vërteta.”

Jules Verne

PUBLI-CIST

NIGERIANSAMUEL

AKTORJATOMPSON

ITALIA MENDIM

IGLITARE

METËRMETËR

LEGJE-NDËLLOJ

BIXHOZIME LETRA

AKTORJAKELER

SHTAZËXHUNGLE

(SHQ.)

TRAGJEDIE SHEKS-

PIRIT

ZOTËRI(GREQ.)

MINUTË(SHKURT.)

RADIUSRREZE

SHKOVA

AKTORJAEKBERG

I TAKONMOLLËS

ALUMIN

INTEN-SITET

SHEKULL(HUAJ.)

SOLISTIDEJVID

M. E.

NIKEL

MBRET ILASHTËHEBRAIK

GAZ PAERË, PANGJYRË(C2H6)

AMPER

VIZATUESI FILMAVEVIZATIMOR

SOLISTIJAKUPI

FUTBOLL.DER SAR

AKTORJALIZI

OKSI-GJEN,FLUOR

ERA

RRALLË(LAT.)

TONE-LATËHOV,

VRULL

GURRA,BURIMI

SHTETNË A E-RIKËN

VERIORE

M

E FILLU-ARA

KRYETAR FRANCEZ,SHIRAK

PRIJËSI, KRYETARI(ARAB.)

SHKRIM-TARI FRA-

NCEZNË FOTO

MJETLUNDRIMI

QË KA TËBËJË MEANALI-TIKËN

PASKAL

PERI-METRI

AMPER-METËR

PËRDO-RËSE

KUZHINENEON

DRU I LA-RTË PYLLIUSHTRIADETARE

EDU-KUES

LUMË NËAUSTRI

ERBIUM

LËVIZJANË NJË

RRUGË TËCAKTUAR

AKTORJADE KARLO

MARKËAUTO-MJETI

JAPONEZ

KRIJIM IM-AGJINAR

AKTORJAMARGRETZANORJAE PARË

POSEDONKIK-BOK-

SIERIBONJESKI

OLIVERKAN

I FURNIZ-UAR MIRË

UDHËPË-RSHKRIM

ARMË ERËNDËZJARRI

DEGË EMEDICI-

NËSSHOQE,MIKESHË

KALËSHALE

KAFSHAGJIGANTENGA VEP-RA E SHK-RIMTARIT

MASH-KULL

I ROSËS

FLUTURU-ES I PARË

(MIT.)LL. A.

B.SH

. SFERË EMADHE EMBUSHURME GAZ

PERSONAZHNGA VEPRA ESHKRIMTARIT

NË FOTO

Kur thehet xhami plasaritja lëviz me shpejtësi prej afro 4.800 km në orë.

Toka sillet rreth Diellit me shpejtësi prej 107.220 km në orë.

15 milion qeliza të gjakut prodhohen dhe shkatërrohen çdo sekondë në trupin e njeriut.

Page 15: Bota e Mrekullive World of Wonders

Thomas Alva Edisonshumica e dështimeve në jetë janë prej njerëzve që nuk e

shihnin sa kanë qenë afër suksesit, kur janë dorëzuar.

Shpikësin amerikan Thomas Alva Edison, të lindur më 11 shkurt 1847, mësuesit në shkollë e konsideronin për nxënës të dobët.

Edisoni, për shkak të mangësive në dëgjim kishte problem ta përcillte mësimin. Por i pëlqente jashtë mase leximi. Në moshën 10 vjeçare podrumin e vet e shndërroi në laborator. Me 12 vjet hyri në punë në hekurudhë dhe filloi ta shtypë një gazetë javore. Derisa punonte në hekurudhë ia shpëtoi jetën fëmijës së një zyrtari të hekurudhave, që kishte ra në shina gjersa po vinte një tren. Për hir të këtij gjesti të guximshem babai e mësoi se si ta përdorë telegrafin, që atëbotë ishte maqina e parë para telefonit për komunikim të menjëhershëm në distanca të largëta.

Edisoni menjëherë filloi ta zhvillojë një aparat që e bënte të mundshme dërgimin automatik të mesazheve telegrafike. Deri në vitin 1869 shpikjet e Edisonit po ecnin aq mirë sa që ai e la punën me telegraf dhe ia përkushtoi tërë kohën shpikjeve. Deri në moshën 61 vjeçare, kur vdiq, Edisoni mberriu të konsiderohej shpikësi më i madh i të gjitha kohërave.

Regjistruesi elektrik i votimit, 1868

Tickeri universal i berzës, 1869 ndihmoi zhvillimin e berzës.

Sistemi i telegrafimit automatik, 1872

Letra e parafinit, 1872 – për të mbështjellur ëmbëlsira

Reostati i karbonit, 1872 – i cili mund ta manipulojë elektricitetin – si ndërprerës që e rritë apo e zvogëlon dritën e poçit.

Zbuloi “forcën eterike” një fenomen elektrik që është baza e telegrafisë pa tela, 1875.

Transmiteri karbonik i telefonisë, që e bëri të mundshme telefoninë komerciale, 1877.

Gramofoni, 1877. Para CDve, para kasetave – ishte aparati i parë për inçizimin dhe reprodukimin e muzikës.

Poçi elektrik, 1879

Përmirësoi radikalisht dinamot dhe gjeneratorët, 1879.

Sistemet për matje dhe rregullim të elektricitetit, 1879.

Telegrafi ajror me indukcion – që bëri të mundshëm komunikimin pa tela, 1885

Kamera me fotografi lëvizëse, 1891.

Fluoroskopi, 1896, një aparat i ngjajshëm me rrezet rengen.

Llampa elektrike fluorescente, 1896.

Bateria nikel-hekur-alkaline, 1900.

Llampa e sigurisë për minatorë, 1914.

Testoi 17.000 bimë për përmbajtje të gomës si burim i mundshëm i gomës në raste të luftës. 1927-1931

fakte rreth shpikjeve të edisonit

Edisoni dhe laboratori i tij shpiku qindëra gjëra dhe ndihmoi të përmirësohen shumë gjëra të tjera. Këtu i keni disa prej më të rëndësishmeve:

SHPIKJETSHPIKJET11

kursimi i energjisë -poçat e rinj elektrik

Poçat elektrik me wolfram

75 watt

Poçat kompakt fluorescent

Qëndrueshmëria

€ 0,25 Çmimi për një poç

600 orë

€ 0,023

€ 8,50

€ 34.50

€ 2,50

€ 37,00

€ 296 € 100

€ 4,00€ 0,25

6.000 orë

€ 0,006

€ 2,10

€ 8,60

€ 4,00

€ 12,60

Çmimi i dritës për orë

Çmimi i dritës për 4 orë në vit (365 ditë 1460 orë)

Çmimi për 6.000 orë elektricitet

Çmimi për 6.000 orë poça

Çmimi gjithsej

Me 8 poça në shtëpi çmimi për 4 vjet.

gjeniu është një përqind frymëzim nëntëdjetë e nëntë përqind djersë.

Zgjidhja e skandit nga numri i kaluar:

Horizontalisht: kallamari, analitik, pa, ok, ka, itinerary, topi, en, ema, am, pirun, anije, in, vidhi, ide, e, molles, e, nisura, anita, etuk, lir, min, rar, kkir, of, van, mit, reisi, asa, zhylvern, kreg, ama, animator, kanada, etani

Vertikalisht: baloni, kapiteninemo, anatomi, lla, mike, at, rikan, ikar, ipajisur, remi, trillim, ivon, udhetimi, nisan, edukati, ne, er, al, ika, fryma, yirna, marta, tigri, élan, sead, skat, zhak, ni, eon.

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

gazi inert teli i wolframit

kontakti elektrik

maja e xhamit

kontakti i vidhës

telat përkrahës

Poçi i sotshëm elektrik është pothuajse i njejtë si shpikja e Edisonit para 126 vjetësh. Një poç i xhamit mbushet me një “gaz inert” – një që nuk e përkrah ndezjen. Një fije shumë e hollë e metalit wolfram, 2 metra e gjatë, mbështillet brenda. Kur përçohet rryma elektrike nëpër telin e wolframit, ai nxehet jashtëzakonisht shumë – përmbi 2.500°C! Elektriciteti shkakton lëvizjen e atomeve, që kërcejnë në drejtime të ndryshme. Ato lirojnë fotone – grimca të vogla të dritës.

Page 16: Bota e Mrekullive World of Wonders

Optimizmi është lloj i guximit që ju jep besim të tjerëve dhe çon në sukses.

Merre një litar dhe përcjelli shigjetat. Do ta fitosh një unazë të bukur.

Nyjet mësohen te Vëzhguesit si pjesë e shkathtësive në natyrë. Këtu i ke disa nyje që përdoren për shami që lidhet në qafë. A mund ta bësh edhe ti?

nyjet

Lakoje një karton të trashë që të marrë formën e fytyrës tënde. Zhyte në ujë dhe leje të teret nëse duhet për t’ia dhënë formën. Kap lidhëse apo llastika që shkojnë rreth veshëve nëpër dy vrima në maskë. Preji vrimat për sy, hundë dhe gojë. A po të bjen taman? Tash ngjyrose maskën me çfarëdo ngjyrash që të përshtaten. Vëzhguesit përdorin materiale të thjeshta për të bërë gjëra lozonjare.

bëje një maskë

Në Kosovë janë shtatëmbëdhjetë grupe të vëzhguesve.

Nja 70 udhëheqës u prijnë aktiviteteve të mëse 1.000 vëzhguesve. Vëzhguesit janë të moshës 7 deri 14 vjeç ndërsa udhëheqësit 17 deri 25 vjeç.

Çdo javë, të shtunën apo të dielën, vëzhguesit kanë aktivitete me grupet e veta: shtegëtim, kampim, lojëra, projekte për ruajtjen e ambientit...

Lëvizja e vëzhguesve synon zhvillimin e të rinjëve për të përmbushur potencialin e tyre fizik, intelektual, social e shpirtëror si individë dhe si qytetarë të përgjegjshëm dhe si pjesëtar të komuniteteve të veta lokale, kombëtare e ndërkombëtare.

Nëse do të dish se ku e ke grupin më të afërt merr në telefon numrin: 038 246 299, ose dërgo email te: [email protected].

Vëzhguesit në Kosovë

Përdore këtë kod për ta deshifruar këtë mesazh sekret nga Baden-Powell.

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

Në vitin 2007, Lëvizja e Vëzhguesve do të kremtojë 100 vjetorin me manifestime e aktivitete në mbarë botën. Në ndejën e Organizatës Botërore të Vëzhguesve pritet të marrin pjesë mëse 40.000 vëzhgues.

Ka edhe degë të Vëzhguesve të Detit dhe të Vëzhguesve të Ajrit; njëra palë vëzhgojnë duke lundruar e tjetra duke fluturuar.

Vëzhguesit janë lëvizje ndërkombëtare. Përçdo vit vëzhguesit udhëtojnë rretheqark botës nëpër vende si Rumania, Tailanda, Çadi, El Salvadori për të jetuar e mësuar së bashku.

Vëzhguesit janë lëvizja me e madhe botërore e rinisë me 28.000.000 antarë.

22 shkurti është dita e Baden-Powellit në mbarë botën.

Në Francë, vendi i parë ku gjendet simpatia, është te Vëzhguesit.

Dy vjet më parë, 15 vëzhgues udhëheqës nga Kosova ishin në Flamboree në Belgjikë.

Motoja e vëzhguesve është “Rri gati!”.

Vëzhgues kanë qenë presidentët Bill Clinton, Jacques Chirac, Gerald Ford; aktorët Richard Gere, Harrison Ford; futbollistat David Beckham; bitëllsi Paul McCartney; pastaj themeluesi i Microsoft’it Bill Gates, dhe 11 nga 12 astronautët që kanë shkelur në Hënë.

Disa nga mjetet e vëzhguesve:

fakte vëzhguese

Robert Baden-Powell (Rober Bejdën Pauell), i lindur më 22 shkurt 1857 në Londër, ishte oficer i forcave të armatosura britanike për mëse 30 vjet. Talent të veçantë kishte si vëzhgues ushtarak. Në vitin 1907 mbajti një kamp eksperimental me 22 djem në Brownsea Island në Angli. Kjo shenoi fillimin e "Vëzhguesve". Pasiqë u pensionua nga armata tërë energjinë dhe entuziazmin e drejtoi në zhvllimin e Vëzhguesve të Rinj, djem e vajza. Më 1912, u martua me Olave Soames, e cila ishte përkrahja dhe përcjellja e tij e vazhdueshme gjatë tërë punës së tij. Sot në botë janë 28 milion vëzhgues – vajza e djem, të rinj e të rritur – antarë të Organizatës Botërore të Lëvizjes së Vëzhguesve, të cilët jetojnë në 216 shtete dhe vende anembanë botës.

VËZHGUESITVËZHGUESIT12

Enigma e shifruar

Përgjegja: “Buzëqeshja është çelës i fshehët i cili hap shumë zemra.”

a k g r n xh t dh

b l gj rr nj y th e

c ll h s o z u ë

ç m i sh p zh v f

d n j t q a x g

dh nj k th r b xh gj

e o l u rr c y h

ë p ll v s ç z i

f q m x sh d zh j

Page 17: Bota e Mrekullive World of Wonders

Kur jemi të frikësuar – edhe nëse e dimë se nuk ka asgjë “reale”, nga e cila duhet të frikësohemi, sikur kur jemi duke shikuar një film të tmerrit – trupi jonë i tregon tri reagime: 1. Ndërron sjellja: për shembull shtrëngohemi, bëhemi gati. 2. Ndërrime autonomike – që nuk kontrollohen nga mendja – bëjnë që të shpejtohet frymëmarrja dhe rrahja e zemrës, të dërgohet më shumë gjak në muskuj. 3. Hormonet shkaktojnë ndryshime kimike, të cilat gjithashtu çojnë më shumë gjak në muskuj dhe fillojnë të konvertojnë glukozën e muskujve në ushqim për muskuj. Bëhemi gati për të luftuar apo për të ikur.

frika rritet në terr; nëse mendon se e ke afër një përbindësh, ndeze dritën.

dorothy thompson

askush nuk e zgjedh të ligën pse është e ligë; vetëm e keqkupton atë si lumturi, si të mirën, të cilën e kërkon.

mary shelley

Një tip po shtegëtonte në male të Sharrit. Rrugës e gjen një llampë të vjetër të mbuluar me gurë. E fshin pak dhe nga llampa del një xhin, i cili natyrisht i ofron t’ia plotësojë tri dëshira.

Së pari ky tipi i kërkon një milion euro. Çpuf! I dalin një milion euro përpara. Mandej kërkon një veturë sport të kuqe dhe çpuf! Del vetura. Edhe një dëshirë... Për dëshirën e tretë ndalet edhe mendohet disa minuta, sepse nuk donte ta çonte poshtë.

Kishte pare edhe një veturë klasë... Çka kishte mbetur, përveç njerëzve? Kështu ai kërkoi nga xhini që gjithkush ta dojë, dhe...

Çpuf! U shndërrua në kuti të çokolladës.

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

“Ligji” i konsekuencave të paqëllimshme: shpikjet e pafajshme mund të kenë konsekuenca shumë më të këqinja se që kanë paramenduar shpikësit.

“Karma”, thuhet në religjionin budist, është që jeta jonë e tashme është krejtësisht pasojë e veprimeve tona të mëhershme – madje edhe nga “jetërat e kaluara” ndërsa veprimet tona të tashme, të cilat i kemi nën kontroll, do ta përcktojnë jetën tonë të mëpasme.

Kujdes çfarë dëshironi.

Gjërat e vogla mund të kenë pasoja shumë të mëdha më vonë.

“Shkaku dhe pasoja” domethënë se dy ngjarje (apo më shumë) janë të lidhura njëra me tjetrën. E para çon te e dyta.

Prova e “shkakut dhe pasojës” kërkon tri gjëra: njëra ndodh para tjetrës, ato ndodhin gjithmonë bashkë, dhe asgjë tjetër nuk mund të jetë shkaktar.

Shkencëtari anglez Isaac Newton zbuloi se për çdo veprim ka një kundërveprim të barabartë.

Feja Islame thotë: veprat e mira tërheqin rezultate të mira, veprat e liga tërheqin pasoja të liga.

Trashësia shkakton: infarktin në zemër, kancerin e zemrës, atritisin, etj.

Abuzimi me droga shkakton: infarktin në zemër, aksidente, reagimin e ngadalësuar fizik e mendor, dhunë, depresion, pagjumësia.

Pirja e duhanit shkakton: kancerin e fytit, pankreasit, lukthit, gojës; leukiminë, kataraktet, pneumoninë, ndërrimin e disponimit, ftohjen, fytin e thatë, dhe defekte në lindje.

Alkooli shkakton: aksidente, sëmundje të mëlçisë, kancerin e ezofagut, shtypjen e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, dhe humbjen e kohës së punës.

konsekuencat – fakte apo fantazi

kujdes çfarë dëshiron

konsekuencat e frikës

disa fakte për konsekuencat

Shkrimtarja angleze Mary Shelley (1797-1851), është e njohur si autorja e Frankensteinit (frankenshtajn) (1818) – tregimi më i

famshëm i tmerrit në botë. Mary ishte e bija e Mary Woolstonecraft, kampione e hershme e të drejtave të grave, dhe bashkëshorte e poetit anglez Percy Shelley. Jeta e kishte ballafaquar me disa tragjedi, me humbje të fëmijëve dhe me mbytjen në ujë të bashkëshortit të saj Percy në vitin 1822. Frankenstein është rrëfim për një shkencëtar që mëton ta krijojë një “njeri”. Krijesa e tij, një përbindësh, kryen krime të ndryshme.

KONSEKUENCATKONSEKUENCAT13

Page 18: Bota e Mrekullive World of Wonders
Page 19: Bota e Mrekullive World of Wonders

teoria e relativitetitprovo

ircMë 1933, u themelua Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (International Rescue Committee) me kërkesë të Albert Einstein’it. Komiteti filloi misionin e vet të ndihmës për refugjatët që iknin nga Gjermania e Hitler’it. Nga 1997 deri më 2004, IRC zhvilloi një ndër programet më të mëdha të ndihmës në Kosovë. Ky program përmbante ndërtim të shtëpive, asistencë psiko-sociale, shëndetësi publike, një rrjet të barnatoreve në mbarë Kosovën, shërbime sociale, zhvillim të biznesit të vogël dhe përkrahje për azilkërkues.

Një pyetje për ty? A e ka çdo gjë vetëm një anë?Provo këtë eksperiment:

1. Merre një shirit të gjatë të letrës dhe sheno A B C D në katër këndet e tij. 2. Lakoje drejtkëndëshin përgjysmë. 3. Bashkoi qoshet: A me D dhe B me C. 4. Fillo në një pikë dhe vizatoje një vijë në mes. Çka ndodh?A e ka shiriti i Mobius’it vetëm një anë? Dy anë? Një anë dhe dy anë?5. Prej me gërshërë nëpër vijën që e ka vizatuar. Çka ndodh?

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

Arsimtarët e fizikës e duan lojën poaq sa fëmijët. Përshembull loja me luhajë mund të mësojë shumë për gravitetin. Provoje këtë eksperiment: të duhet një laps, një vizore nja 20cm, dhe 10 pare të të njejtës madhësi (psh. 10 cent.) 1. Vendose lapsin në tavolinë.2. Vendose vizoren mbi laps ashtu që të barazpeshojë në mes, në vizën e 10 cm.3. Vendosi 2 pare në njërin skaj të vizores. Tash vendosi dy pare në skajin tjetër në mënyrë që të barazpeshohen.4. Hiqi tash paret. 5. Tash vendosi 2 pare në te viza e 5 cm. 6. Gjeje një pikë në anën tjetër të vizores ku barazpeshohet vetëm një pare. Pse mund të barazpeshohet 1 pare me 2 pare?

Përgjegja: Lapsi dhe vizorja tregojnë diçka për gravitetin.

Teoria speciale e relativitetit e Einstein'it thot se shpejtësia e dritës në vakuum është gjithmonë e njejtë: 299.792 kilometra në sekondë. (Shpejtë, a!) Por koha dhe hapësira ndryshojnë sipas shpejtësisë së objekteve. Sikur një person të mund të udhëtonte nëpër hapësirë me shpejtësi të dritës, nuk do të plakej njësoj si njerëzit tjerë që jetojnë në tokë. Përveç kësaj, Einstein ka thënë se koha lëviz më ngadalë afër masave të mëdha (Dielli ka masë shumë më të madhe dhe më të rëndë se Toka). E tërë teoria e relativitetit zhvillohet rreth këtij koncepti.

Shumë pak njerëz janë në gjendje të shprehim qetë opinione që bijnë ndesh me paragjykimet e rrethit të tyre social.

Nëse vjen puna ta formulosh të vërtetën, elegancën leja rrobaqepësit.

Vetëm ligjet nuk mund ta sigurojnë lirinë e të shprehurit; që çdo njeri të mund ta shprehë opinionin e vet pa ndëshkim duhet të mbretërojë fryma e tolerancës në tërë shoqërinë .

Idealet që ma kanë ndritur rrugën dhe kohë pas kohe më kanë dhënë guxim të ri për t’u ballafaquar gëzueshëm me jetën kanë qenë butësia, bukuria dhe e vërteta. Subjektet banale të përpjekjeve njerëzore si posedimi, suksesi i jashtëm, luksi më janë dukur gjithmonë të gërditshme.

Çështja me e rëndësishme është të mos pushojmë kurrë së pyeturi.

Janë vetëm dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është sikur asgjë nuk është mrekulli. Dhe tjetra sikur gjithçka është mrekulli.

Si denim për mospëlqimin tim ndaj autoriteteve, fati më bëri mua vetë autoritet.

Mos u mundo të bëhesh njeri i suksesit, por njeri i vlerave.

Gjithçka duhet të bëhet sa më thjeshtë që është e mundshme, por as një grimë më thjeshtë.

Definicioni i çmendisë: të bësh të njetën gjë, duke pritur rezultate tjera.

Problemet signifikante që i kemi nuk mund të zgjidhen në të njejtin nivel të mendimit, në të cilin i kemi krijuar.

Njëkohësisht nuk mund të parandalosh dhe të përgatitesh për luftë.

E sheh, telegrafi me tel është një lloj mace shumë shumë e gjatë. Ia tërheq bishtin në New York e koka mjaullon në Los Angeles. A e kuptove? Edhe radio punon në të njejtën mënyrë: dërgon signal këtu, ata e marrin signalin atje. I vetmi dallim është që nuk ka mace.

urtia e einstein’it

Albert Einstein (Ajnshtajn) (i lindur më 14 mars 1879 në Gjermani) u regjistrua në shkollën politeknike zvicrrane në vitin 1896 për të mësuar për

arsimtar të fizikës dhe matematikës. Duke qenë se kishte vështirësi të gjente punë si arsimtar, filloi të punojë si asistent teknik në Entin për Patentim. Gjatë punës së vet në këtë zyre, në kohë të lirë

bëri një pjesë të madhe të hulumtimeve të veta të rëndësishme në fizikë. Nga viti 1909 deri në pensionim në vitin 1945 mbante ligjerata nga fizika. Më 1921 e fitoi çmimin Nobel për Fizikë për Teorinë e Relativitetit.Pas Luftës së Dytë Botërore, Einstein’i ishte një ndër avokatët më të zëshëm të përfundimit të luftërave.Einstein’i kishte gjithmonë vizion të qartë të problemeve të fizikës si dhe përkushtim për t’i zgjidhur ato. Ai mendonte se e arritura më e madhe e tij kanë qenë vetëm gur kalues për hapat e mëtutjeshëm. Anipse Einstein’i është i njohur kryesisht si fizikant, ai u angazhua edhe në gjëra të tjera të jetës – në art, familje, muzikë, shërbime publike, natyrë, spiritualitet.

RELATIVITETIRELATIVITETI15

Page 20: Bota e Mrekullive World of Wonders

enigma filozofike

prej nga vjen pikëpyetja?

pyetjet e përjetshme që e preokupojnë njerëzimin

irc

Kjo enigmë përdorej qysh në kohë të Sokratit.

Preje katrorin majtas në shtatë pjesë te vijat e shenuara. Format që dalin mund t’i vësh bashkë që të krijojnë forma të kafshëve, luleve apo gjërave tjera?

Sokrati është i njohur për metodën sokratike. Ai mësonte se “E vërteta” për jetën tonë dhe për botën zbulohet më së miri me pyetjet “si” dhe “pse”: dashu-ria, dinjiteti, miqësia, nderi, bukuria, drejtësia. Mësimi sokratik u jep studentëve pyetje, jo përgjegje. Këtu e ke një shembull se si Sokrati bisedonte me nxënësit e vet.

metoda sokratike

Sokrati: Çka është miku i vërtetë?

Driton: Dikush që të do dhe që do të bënte gjithçka për ty.

Sokrati: Ti mendon se një mik i vërtetë do të bënte çkado që t’i thuash?

Driton: Po.

Sokrati: Nëse ti kërkon nga ai të gënjejë, ai do të duhej të gënjente.

Merita: Paj…?

Dritoni: Po, nëse është mik do të duhej ta bënte këtë për mua.

Sokrati: Miku yt duhet të kujdeset për interesat tua?

Dritoni: Po, natyrisht.

Sokrati: Nëse gënjen për ty është në interes tëndin?

Dritoni: Paj, po ma merr mendja, nëse kërkoj nga ai.

Sokrati: Por nuk je i sigurt, apo jo?

Dritoni: Paj, nganjëherë ndihmon por nganjëherë mund të sjellë edhe probleme më pas.

Sokrati: Miqësia është diçka jetëshkurtë apo jetëgjatë?

Merita: Duhet të jetë e përjetshme.

Sokrati: Nëse e don një miqësi jetëgjatë a është në rregull të kërkosh nga miku të gënjejë?

A mund të gjesh pyetje tjera që përshtaten në këtë bisedë?

Sokrati (470-399 p. Kr.) ishte filozofi grek, i cili grekëve ua kthej vëmendjen kah çështjet e etikës dhe virtytit. Ndonëse Sokrati nuk ishte

shkencëtar, mënyra e tij e të shtruarit të pyetjeve vendosi themelet e metodologjisë shkencore bashkëkohore.

Sokrati kalonte shumë kohë në pazar të Athinës duke biseduar me bashkëqytetarë. Ishte i njohur sidomos për ballafaqimin e mprehtë me injorancën dhe mendjemadjësinë. Për këtë shkak shumë njerëz në Athinë nuk e donin Sokratin. Në moshën 70vjeçare e denojnë me vdekje duke e akuzuar për ateizëm, tradhëti dhe korrupsion të rinisë. Në gjykim ai tha se nuk ka bërë asgjë të ngjashme dhe se, po qe se do të lirohej do të vazhdonte të bënte atë që kishte bërë më parë. Ky ishte një ndër shembujt e parë të aktivizmit në histori. Pas gjykimit ai pati rastin të ikte nga burgu, por vendosi të mos ikte. Ai e vlerësonte aq shumë ligjin sa që vendosi ta përmbushë denimin në vend se të shpëtojë.

mënyra me e shkurtë dhe më e sigurt për të jetuar me nder është të jesh ai që ke dëshirë të dukesh se je.

FILOZOFIAFILOZOFIA16

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

1. A janë njerëzit të mirë apo të ligë ?2. A është bukuria e përgjithshme, apo varet prej shijes së secilit ?3. Lumturia a bazohet në pasjen e mujshisë, virtytit, pasurisë, apo diçka tjetër ???4. Çka është barazia ?

Nuk e dimë me siguri. Thuhet se pikëpyetja vjen prej fjalës latine për pyetje “quæstio” që shkurtohej si 'Qo'. 'Q' e madhe shkruhej mbi 'o' të vogël. Një teori tjetër thotë se në shekullin 9. pikëpyetja u paraqit si pikë me një vijë të lakuar (tildë): .~ Pika nënkuptonte fundin e fjalisë ndërsa vija e lakuar tonin e fjalisë, siç mund të jetë përdorur për lexim të muzikës.

A ke pyetje tjera? Sokrati tërë jetën e kaloi duke u shtruar pyetje të ngjashme fqinjve të vet. Pse nuk provon edhe ti t’u shtrosh pyetje të tilla miqëve tu apo familjes. A janë përgjegjet e tyre ashtu, si ke pritur? A mund të formulosh pyetje tjera për të marrë vesh më mirë, çka mendojnë ata?

Page 21: Bota e Mrekullive World of Wonders

1. Preji katrorët2. Ktheji mbrapsht dhe përzieji 3. Ktheje secilën kartë mbarë nga një për herë, dhe ktheje atë prap mbrapsht, PËRVEÇ...4. Nëse e mban në mend kartën që përshtatet. Nëse e ke mbajtë në mend atëherë ktheje edhe atë mbarë. 5. Nëse ia ke qëlluar, leji këto dy karta mbarë.6. Qëllimi i kësaj loje është të përshtaten figurat (të gjenden dy nga i njejti lloj) me sa më pak poteza. Numëroi sa karta i ke kthyer për të shenuar rezultatin. 7. Luaj prap! Nëse tash të duhen më pak poteza e ke përmirësuar rezultatin – dhe memorien tënde.

enigma

Baba i tij ishte këpucëtar, nëna rrobalarëse e njerëzve të pasur. Tregimet e tij tregojnë dallimet mes të varfërve dhe të

pasurve – dhe nganjëherë e kanë ndonjë këpucëtar.Doli nga shtëpia për të gjetur fatin kur i kishte vetëm 14 vjeç. Ishte artist,

këngëtar dhe aktor, por në asnjërin profesion nuk pati sukses. Vetëm sa u bë më i varfër dhe ishte duke vdekur nga uria, kur u botua libri i tij i parë me përralla, në vitin 1835. Më pas ai u bë njëri ndër autorët më të dashur për fëmijë në botë. Gjatë tërë jetës së vet shkroi mëse njëqind e pesëdhjetë përralla, të cilat janë përkthyer në mëse njëqind gjuhë!Hans Christian Andersen ishte i hollë dhe i gjatë me hundë të madhe dhe mendonte se është shumë i shëmtuar. Tregimet e tij tregojnë dashamirësi për të dëbuarit dhe të përvuajturit. Përveç asaj i përqeshin të lazdruarit dhe mendje-mëdhenjët. Tregimet e tij na kallëzojnë se pamja mund të jetë mashtruese dhe se personazhet më të çuditshme mund të kenë bukuri magjike të brendshme.

Një ushtar po vinte duke marshura: majtas... djathtas! Majtas... djathtas! Në shpinë kishte një çantë dhe një shpatë në brez. Kishte qenë në luftë dhe po kthehej në shtëpi. Rrugës e takon një shtrigë. Ishte shëmti e gjallë, me buzë të poshtme që i varej deri në qafë. "Mirëmbrëma, ushtar i ri", tha ajo. "Çfarë shpate të bukur që paske, dhe çfarë çante të madhe. Po e shoh se je ushtar i vërtetë! Do të jap të gjitha paratë që i do". “Falemnderit, shtrigë e vjetër" tha ai. "A po e sheh atë dru të lartë?" pyeti shtriga, duke treguar kah një dru përpara. "Trungu i tij është i zgavërt. Ngjitu në maje të këtij druri, hyr brenda dhe lëshohu poshtë në brendësi të tij. Unë po e lidhi një litar rreth brezit tënd, dhe të tërheq prap kur të më thirrësh."

nga kutia e eshkësdinjiteti

Anderson rrëfen tregime që thonë se shpirti dhe zemra janë pasuria e vërtetë, dhe kërkon nga ne të shohim më thellë, kur na bën përshtypje pamja apo pasuria.

Për të gjetur librat e Andersonit në shqip, shko në bibliotekën apo librarinë më të afërt.

danimarka

danimarka

DINJITETIDINJITETI17

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

jeta nuk është mjaft," tha flutura, "duhet të kesh edhe diell, liri, sidhe një lule të vogël.

Page 22: Bota e Mrekullive World of Wonders

kujtimet e goodallit nga fëmijëria:

rrënjët dhe filizat

bëje kafshën tënde…

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

I themeluar nga Dr. Jane Goodall, programi Rrënjët dhe Filizat frymëzon të rinjtë të ndryshojnë gjëra në komunitetet e veta. Çdo grup i rrënjëve dhe filizave (janë mëse 6000 grupe!) planifikon dhe zbaton projekte të mësimit të shërbimeve që promovojnë përkujdesje për kafshët, ambientin, dhe bashkësinë njerëzore. http://www.rootsandshoots.org/

“Kam pasë interesim për kafshët qysh para se të kem memorie. Kur isha 4 vjeçe, rrija në fshat për të ndihmuar mbledhjen e vezëve të pulave. U intrigova dhe i pyeta ata përreth ‘ku është vrima prej nga dalin vezët kaq të mëdha?’ Meqë askush nuk më dha përgjegje të kënaqshme, u fsheha në kotecin e vogël për nja katë orë për ta zbuluar misterin. Kur më pa nëna duke nxituar kah shtëpia, e vuri re shqetësimin tim. Në vend se të më qortojë për zhdukjen time (ndonëse e kishin thirrë edhe policinë!), ajo u ul me mua dhe e dëgjoi rrëfimin se si pulat i bëjnë vezët”

Kujtohu se prej nga ke ardhur dhe ku je duke shkuar.

Kërkoje një mentor (dikë që të ndihmojë ta shohësh udhën e jetës tënde).

Mëso të vizatosh drunj.

Bëhu sikur je duke parë nëpër dlybi të Jane Goodallit.

Zbulo se si ngrënia e çokolladës mund të ndihmojë në shpëtimin botës.

Shkruaji shpresat dhe ëndërrat, të cilat do t’i realizosh gjatë jetës.

Bëj diçka mirë për dikë sot – sidomos për dikë që nuk e njeh.

Vëreji nevojat e komunitetit tënd.

Takoje dikë që punon për mirëqenien e të tjerëve. Pyete se pse e bën këtë.

Nëse jeton në fshat, apo herën tjetër kur ta vizitosh fshatin, observoje me vëmendje ndonjë kafshë apo familje kafshësh. Shkruaj se çka ke vënë re.

A ke pasë ndonjëherë mësues, i cili vërtet të ka ndihmuar? Falënderoje.

mësime për shpresë

Jane Goodall vlen si eksperti më i madh botëror për shpimpanzat. Është lindur më 3 prill 1934 në Londër, Angli. Në ditëlindjen e saj të dytë babai i sai ia

bleu një shmpanzë lodër me emrin Jubilee (Xhubëli). Deri sot Jubilee akoma rri në karrikën e vet në Angli. E përkushtuar ta jetësoj ëndrrën e saj fëmijënore të merret me kafshë të egra, Jane u

nis për Afrikë në moshën 23 vjeçare.

Goodall filloi të observojë shimpanzat në natyrë. Zbuloi se ato nuk janë vegjetarianë, se kanë relacione të forta sociale e familjare, jetë komplkse emocionale, se ndërtojnë vegla – dhe madje, fatëkeqësisht, bëjnë edhe lufta. Puna e saj e ndërroi mënyrën se si njerëzit i perceptonin kushërinjët e vet më të afërt, dhe kafshët e egra në përgjithësi. Ajo themeloi Institutin për kafshë të egra Jane Goodall Wildlife Institute, programin TACARE për observime të katundit në Afrikë, si dhe programin për nxënës Roots and Shoots (rrënjët dhe filizat).

Kështu bëhet:

1. Përdore një ballon si bazë për trupin e kafshës. (Zgjedhe një ballon që ka formë dhe madhësi të përshtatshme.)

2. Nëse kafsha jote ka këmbë, bëji nga dy përnjëherë me gazetë të mbështjellur si rrollne. Lidhi këto gazeta mirë që të mos çmbështjellen. Paloji këto rrollne dhe ngjiti me shirit në ballon, si në figurë. Sa kohë që je duke punuar trajtoje ballonin me kujdes që të mos deformohet. (Më pas kur figura teret, do ta mbajë formën edhe nëse ballonit i del ajri. Shih ilustrimin.

3. Preje ose shqyeje gazetën në shirita nja 2.5 cm të gjerë dhe 28-30 cm të gjatë.

4. Përzije miellin dhe ujin në enë dhe tunde përzierjen derisa të bëhet qull pa grimca. Nëse përzierja bëhet shumë e trashë shtoji ujë, gjegjësisht nëse del shumë e hollë shtoji më shumë miell.

5. Ngjyji shiritat e gazetës në qull dhe ngjiti një nga një duke fshirë mbetjen e qullit.

6. Shiritat e lagët mveshi mbi formë të kafshës në drejtime të ndryshme duke i bërë nja dy a tri shtresa. Shih ilustrimin.

7. Për të bërë kokën, veshët, hundën e pjesët tjera bëj topa të vegjël nga gazeta e ndrydhur e zhytur në të njejtin qull. Ngjiti në vendet e duhura me shirita tjerë të qullur. Shih ilustrimin.

8. Leje figurën e kafshës të teret krejtësisht për DISA DITË. Mandej pikturoje kafshën duke e lënë ngjyrën të teret.Pasi që ngjyra të të jetë tharë krejtësisht, ngjiti rrathët që i ke bërë për sy, letrën e ngjyrosur të bërë karton si brirë, një copë tekstili si gjuhë, penjët e thurrjes si mustaqe, apo çkado tjetër që të duket e përshtatshme!

Të duhet:

• Ballon • Gazetë• shirit – ngjitës – i trashë dhe i gjerë• 1/4 litra miell (1 gotë) - • 156 mililitra ujë (11 lugë supe) • Një enë e madhe• ngjitës i bardhë• ngjyra (akriliket janë më të mirat) dhe brushagjër tjera praktike: rrathë të vegjël të ngjyrosur për sy, ngjyrë tekstili, rroba me ngjyrë, letra me ngjyrë, dhe zbukurime të tjera

KAFSHET E EGRAKAFSHET E EGRA.... 18

çdo individ vlençdo individ ka rolin e vetçdo individ dallon

Page 23: Bota e Mrekullive World of Wonders
Page 24: Bota e Mrekullive World of Wonders

kung fua dëshiron të jesh “kritik filmi”

aksionet kaskadereFilmat janë plotë “aksione kaskadere” – njerëz duke rënë, duke u djegur, duke u thyer, duke luftuar. Këto aksione i bëjnë njerëz të ushtruar veç për to. Për t’i bërë këto aksione pa u lënduar, ata varen nga shumë gjëra: ushtrimi, praktika, rrobat mbrojtëse, geli i zjarrit, litarët apo vegla të tjera, të cilat fshihen nga kamera, dhe varen sidomos nga shkenca. Shkenca, psh. e përcakton se sa i madh duhet të jetë jastëku i ajrit për ta absorbuar një rënie të gjatë. Në fund të filmave Jackie Chan, shpesh i tregon aksionet e veta të vogla kaskadere që nuk kanë funksionuar. Kaskaderi amerikan Steve Wolf mban një shkollë, ku përmjet akcioneve kaskadere nëpër filma jep mësim për bazat e fizikës, kimisë, matematikës, meka- nikës, nxehtësisë, elektronikës, inxhinjerisë dhe kompjuterave.

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

Kung Fu është zhvilluar në tempujt Shaolin, që janë manastire Budiste në Kinë. Murgjit, janë njerëz të përkushtuar jetës së qetë, që kanë zhvilluar zotësi lufturake për të mbrojtur vendin e vet nga cubat dhe invazorët. Thonë se ata e kombinojnë “ujin dhe zjarrin”. “Zjarri” simbolizonte zotësitë e tyre luftarake në kung fu, ndërsa “uji” jetën e tyre të përditshme meditative.

Disa njerëz kanë vërtet punë të çuditshme. Njëra ndër to është të shikosh filma gjatë gjithë kohës. Mund ta paramendosh të paguhesh që të shikosh 10 apo 20 filma në javë. Mirëpo, “kritikët e filmit” bëjnë edhe diçka tjetër, përveç shikimit të filmave. Ata duhet të shkruajnë "kritika". Në gazeta dhe televizione ata na tregojnë se çka u ka pëlqyer dhe çka nuk u ka pëlqyer, lidhur me filmin që e kanë parë. A të duket se kjo mund të ishte punë zanzi? Ok, provo të bëhesh kritik filmi. Këtë javë, shiko një film në televizor. Shkruaj rreth filmit.Kur shruan, kij parasysh disa nga këto pytje që mund të të ndihmojnë:• A ishte tregimi i mirë? A e ke besuar? Ose a ke qenë i lumtur ta shikosh edhe pse nuk e ke besuar?• Cilët aktorë të kanë pëlqyer? Cilët jo? Pse?• A e ka ndihmuar muzika tregimin apo e ka penguar?• A kishte diçka të pazakontë, ndryshe ose interesante në lidhje me filmin.• A kishte filmi këndvështrim moral?• Nëse do ta njihnit regjisorin (personin më së shumti përgjegjës për filmin) a do të kishit dëshirë të shikonit filma të tjerë të tij.

...natyrisht se kam frikë. zemra ime 'bum-bum, bum-bum'. pas gjithë këtyre vjetëve, e dij që s’guxoj të pres shumë gjatë. përpara, prisja. mendoja 'po e thej këmbën ... po e thej dorën...'

Emri kinez i Jackie Chan’it “Sing Lung” domethënë "Gati Drangue."

Duke i bërë akcionet kaskadere të vetat, Jackie e ka thyer hundën tri herë, nyjen e këmbës një herë, shumicën e gishtave të dorës, tëdy mollëzat e faqeve dhe rrashtën e kokës.

Jackie pret prej aktorëve dhe aktor-eve në filmat e vet që edhe ata t’i bëjnë akcionet kaskadere vetë.

Ka një vrimë në kokë prej një aksidenti gjatë xhirimit të një akcioni kaskader.

Aktorët e tij mbajnë jastëka special në këmbë dhe në trup, për të para- ndaluar lëndime serioze.

Ekipi i tij kaskader trajnohet t’i bëj akcionet në mënyrën e tij. Ata duhet të sinkronizohen me të në çdo lëvizje, në çdo shpejtësi etj.

Mjeshtrit e hershëm të filmave pa zë Charlie Chaplin, Buster Keaton, dhe Harold Lloyd janë shembëlltyra të tij.

Jackie është ylli më i njohur jo-Hollywood’ian i filmit në botë.

Është paguar $ 15 milion për filmin Rush Hour 2, në vitin 2001.

Merre Drunken Master nga video-klubi.

fakte për jackie chan’in

15.000.000

Jackie Chan (i lindur më 7 prill, 1954, në Hong Kong) që nga mosha 8 vjeçare ka luajtur në gati 100 filma, si dhe ka bërë regjinë e

mëse 20 filmave. Është i njohur në tërë botën si ylli i hareshëm dhe qesharak i Kung Fu’së, i cili të gjitha aksionet kaskadere i xhiron vetë. Kur ishte gjashtë vjeç, prindërit e

kishin dërguar në Akademinë Kineze të Dramës për të mësuar muzikë, vallëzim, dhe arte luftarake. Shumë shpejtë i ofruan pjesët e para në biznesin kinematografik të Hong Kongut që atëbotë ishte në ekspanzion.

FILMAT AKSIONFILMAT AKSION20

Page 25: Bota e Mrekullive World of Wonders

fan noli

hamleti

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

Hamleti i Shakespeare’it ishte pjesa e parë që u luajt nga Teatri Kombëtar pas luftës në vitin 1999. Që nga atëherë janë luajtur Macbethi, Ëndërra e një nate vere, dhe Richardi III me aktorë të mëdhenj të vendit si: Melihate Ajeti, Arjeta Ajeti, Dibran Tahiri, Kushtrim Sheremeti, Armend Morina, Luan Jaha, Lirak Çelaj, dhe Ilira Vinca, dhe regjisori Ilir Bokshi.

Shakespeare u përkthye në shqip nga Fan Noli (1882-1965). Noli ishte themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Noli ishte edhe patriot, poet, kryeministër i Shqipërisë, biograf i Skënderbeut dhe gazetar.

Asnjë person në histori nuk është cituar më shumë se Shakespeare. Për të parë më shum fjalë nga Shakespeare shko në: http://www.users.totalise.co.uk/~tmd/william.htm

krejt bota është skenë, dhe të gjithë burrat dhe gratë janë veçse aktorë. i kanë hyrjet dhe daljet e veta, dhe njeriu në jetë i luan shumë role, në akte prej shtatë moshave

fakte shakespeareane

Shakespeare u martua me Anne Hathaway kur ishte 18 ndërsa ajo ishte 26 vjeçe.

Vendlindja e tij, Stratford-on-Avon, e njihte Shakespeare’in si pronar të suksesshëm tokash, dhe nuk kishte ide për karrierën e tij si shkrimtar.

Ai shkroi 37 pjesë teatri dhe 154 soneta. Pjesën e parë teatrore e shkroi kur ishte rreth 25 vjeç.

Williami ishte edhe aktor, dhe luante në shumë pjesë të veta si dhe në pjesë të dramaturgëve të tjerë.

Ai aktroi para mbretëreshës Elizabeth 1 dhe mbretit James 1, të cilët e përkrahnin kompaninë e tij teatrore.

Disa njerëz besojnë se pjesët e tij i shkruante dikush tjetër, që nuk donte ta pranonte se është shkrimtar – dhe jo Shakespeare. Arsyet e tyre: Shakespeare nuk kishte ndjekur universitet.

Në testamentin e vet Shakespeare gruas së vet ia la “krevetin e dytë më të mirë.” Kjo nuk ishte aq keq sa tingëllon. Kreveti i dytë ma i mirë ishte ai i martesës. Kreveti më i mirë ruhej për mysafirë.

Vdekja e zezë e kaploi Londrën në vitin 1603 kur Shakespeare ishte 39 vjeç. 33,000 njerëz vdiqën, por Shakespeare mbijetoi.

Më shumë se 250 filma janë xhiruar në bazë të pjesëve të Shakespeare’it.

•Natën e mirë princ i ëmbël, flatra të engjëjve të çofshin me këngë në prehjen tënde.

•Dyshimet tona janë tradhëtarë, që na bëjnë të humbim të mirën, të cilën do ta fitonim, sikur të mos i

druheshim sprovës.•Është kohë të frikësohesh, kur tiranët duken sikur

puthin.•Nuk jam i atij soji, që ta hedh shokun, kur i duhem

më së shumti.•Disa janë lindur të mëdhenj, disa e mbërrijnë madhë-shtinë, ndërsa disa kanë etje për madhështi mbi kokë.•Cilat plagë janë shëruar ndryshe, përveçse ngadaldale?•Nëse e humbi nderin, e humbi veten.•Mirësia, më fisnike se hakmarrja.•Rruga e dashurisë së vërtetë kurrë nuk ka shkuar butë.•Duaji të gjithë, besoju të paktëve, mos i bëj dëm askujt.•Ata nuk e donë atë që nuk ua shfaqë dashurinë.•Në natyrë nuk ka shëmti përveç mendjes; askush s’mund të quhet i deformuar përveç të pasjellshmit.•Është më mirë të jesh i prerë se i mërzitshëm.•Vetes tënde qëndroi besnik; dhe të përcjell si nata që përcjell ditën, as dikujt tjetër nuk do t’i jesh i pavërtetë.•Natën e mirë, natën e mirë! Ndarja është aq pikëllim i ëmbël sa që do të them natën e mirë derisa të bëhet mëngjes.•Më mirë tri orë më herët se një minutë më vonë.

•Nuk mjafton të flasësh, përveç nëse thua të vërtetën.

William Shakespeare (prill 1564 – 23 prill 1616) është me gjasë shkrimtari më i madh në gjuhën angleze, apo ndoshta edhe në çdo gjuhë.

Ai shprehte aspektet më të thella të natyrës njerëzore dhe ishte mjeshtër i psikologjisë njerëzore dhe i skenarit. Ishte ndër dramaturgët e pakët që shkëlqeu si në

dramë ashtu edhe në komedi.

TEATRITEATRI21

Page 26: Bota e Mrekullive World of Wonders

dietat e sportitudhëzimet e trajnerit

stërvitje për gjuajtje komunikimi

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

entuziazmi është gjithçka. ai duhet të jetë i tendo-sur dhe dridhës si teli i gitares.

historia e futbollit

Një dietë e shëndetshme mund t’i rrisë rezultatet tua me kohë. Të hash gjëra të gabuara gjithashtu mund t’i zbresë rezultatet tua shumë shpejt. Ha ushqim të pasur me karbohidrate (bukë, oriz, pasta, patate) dy ose tri ditë para lojës. Rri larg ushqimit të fërguar, të majëm ose djegës rrafsh 24 orë para lojës. Për ta zbrazur stomakun dhe zorrën e hollë, shujta duhet ngrënë 3-4 orë para lojës. Nga kjo kohë ngjitu pas ujërave, lëngjeve edhe shujtave të lehta.Pi shumë lëngje të gazuara pas ose nëse është e mundur edhe gjatë lojës. Ha një drekë të rrastë që ka në përbërje një kompleks karbohidratesh brenda 3 orëve pas lojës. Përgjatë pushimit të fundjavës mund të hash edhe proteina (mish) por mundohu t’iu ikësh yndyrave sa më shumë.

Një ushtrim i mirë për të mësuar shutin (gjuajtjen)Përshkrimi: Lojtari i parë pason te lojtari i dytë, i cili e përgatitë për finale. Lojtari 1 pozicionohet për të bërë gol.Shpjegimi: Në fillim të ushtrimit, lojtari që e merr gjuajtjen duhet të mësohet ta kontrollojë topin, para se të shutojë. Kur e zotërojnë mirë këtë pjesë, atëherë mundohu të arrish që të shutosh me të parën. Këto ushtrime gradualisht të mësojnë pasimin me të parën, duke e prekur topin vetëm një herë.Me këtë arrihet përparim gradual nga ekzeku-timi teknik deri te shkathtësia në lojë…

Mos kërko arsyetimeKur bën ndonjë gabim, mos u merr me tëMos i fajëso bashkëlojtarët, sidomos jo gjatë lojësKur je pjesë e ekipit, fitorja dhe humbja janë të përbashkëtaNëse do ta kritikosh një bashkë-lojtar, bëje atë shpejt dhe në mënyrë konstruktiveShprehi sugjerimet tua si një alternativë dhe jo si të vetmin opsionKujtohu edhe t’i lëvdosh bashkë-lojtarët tu ndonjëherë

1. Aftësitë zhvillohen përmes përsëritjes. Zgjedhe një teknikë të pjesshme dhe puno ekskluzivisht në te për më së paku 30 minuta. Bëje këtë me ritëm, dhe me ndërprerje sa më të pakta që është mundur. Pas stërvitjes duhet të qëndrojë se koordinimi është përmirësuar dhe se ti ke më shumë vetëbesim në këtë aftësi.2. Kur punon kundër murit mos e gjuaj topin veç hajt. Zgjedhe një teknikë specifike që dëshiron ta përmirësosh. Për shembull, shkelmoje topin duke përdorur vetëm ‘pasimin’ dhe kape me anën e jashtme të shputës.3. Me një bashkë-stërvitës, luaj një version të një loje me gola të vogla. Kjo mund të të ndihmojë në zhvillimin e efektivitetit në konfrontime individuale.4. Mëso të ecësh me top në vijë të drejtë. Përdore një teknikë të pjesshme në praktikë. Ka shumë ushtrime për zig-zage mes konave kështu që kënaqu dhe eksperimento.5. Dedikoja një sesion të tërë të trajnimit një shkathtësie teknike. Në sesionin e ardhshëm koncentrohu në ndonjë shkathtësi tjetër.

12

34

Portieri

Pasuesi

Finalizuesi

Pelé (i lindur më 1940 në brazil me emrin Edson Arantes do Nasci-mento) ishte futbollisti më i famshëm i gjeneratës së tij. Pelé iu bashkua

klubit Santos Football në vitin 1956 dhe qëndroi me këtë klub deri në pensionimin e vet më 1974. Pelé luajti me ekipin kombëtar brazilian në katër Kupa Botërore. Në karrierën e vet ai shënoi 1282 gola dhe periudha më e mirë e tij ishte ajo e vitit 1958 kur i shënoi 139 gola.

Në vitin 1977 publikoi autobiografinë shumë të shitur “Jeta ime dhe loja e bukur”. U stolis me yje në disa filma dokumentar dhe gjysmë dokumentar. Për të u kompozuan disa pjesë muzikore përfshi këtu edhe tërë muzika e filmit ‘Pelé’ në 1977. Ai poashtu mori çmimin ndërkombëtar të paqes për punën e tij për UNICEF.

Mes shekujve 7 dhe 9 në Angli dhe rajonet përreth janë shfaqur lloje të ndryshme të lojërave me top. Më e popullarizuara nga të gjitha ishte futbolli popullor. Është luajtur mes katundeve gjatë ndonjë festivali. Footballi popullor ishte shumë i popullarizuar në Angli, aq shumë saqë edhe Shakespeare e përmend te “Komedia e Gabimeve”.

Loja e futbollit siç e njohim ne sot është shfaqur gjatë pjesës së dytë të shek 19 në Angli. Në një takim të Asociacionit të Futbollit të Londrës në vitin 1863, loja ishte ndarë në “Rugby football (ragbi futboll)”, në të cilën lojtarët e mbanin topin me dorë, dhe “association football (futboll i shoqërimit)’, lojë që ndalonte prekjen e topit me dorë.

Në histori, njerëzit kanë luajtur shumë lojëra me top. Një lojë me top e quajtur Cu Çu u shfaq në Kinën e vjetër më herët se 250 vjet para lindjes se Krishtit. ‘Cu’ do të thotë “ta shkelmosh topin me shputë” dhe ‘çu’ do të thotë “top i bërë nga lëkura dhe një material mbushës”. Qëllimi ishte ta shkelmosh topin në një rrjetë 30 deri 40cm të vendosur në një kornizë bambusi, 9 metra larg bazës.Do të duhej të ishin të mirë!

Para rreth 4000 vjetësh, grekët e kanë zhvilluar lojën shkelmuese/gjuajtëse të quajtur Episkyros. Kryesisht është luajtur nga burrat, por ka pasur edhe gra që e luanin.

Loja me top e Meso-Amerikanëve e quajtur “Pok-A-Tok” ka ekzistuar qysh 3000 vjet p.Kr. por fusha më e hershme e lojës, që është zbuluar në Meksikë, daton vetëm 1600 vjet p.Kr.

FUTBOLLIFUTBOLLI22

Page 27: Bota e Mrekullive World of Wonders

dietat e sportit

1. deklarata universale

e të drejtave të

njeriut

2. të drejtat e njeriut

3. magna carta

4. deklarata e kombeve

të bashkuara për të

drejtat e njeriut

5. “ne i mbajmë këto të

vërteta të

vetëkuptueshme, që të

gjithë njerëzit janë

të barabartë …”

6. e drejta natyrore

7. “kontrata

shoqërore”

8. racionalizmi

9. liria

10. kushtetuta

11. qeveria

a. Një organizatë që ka pushtet të bëjë dhe ekzekutojë ligj në një territor të caktuar.

b. Dokument i Kombeve të Bashkuara i vitit 1948, i cili e kufizon veprimin e shtetit, që tash ka edhe detyrime ndaj qytetarëve.

c. E adoptuar nga Kombet e Bashkuara më 1948, është “standard i përbashkët i arritjes për të gjithë njerëzit dhe të gjitha kombet” dhe ka të bëjë me të drejtat dhe liritë themelore njerëzore.

d. Në vitin 1215 në Angli mbreti u detyrua ta nënshkruaj këtë dokument, me të cilin pajtohej ta kufizonte pushtetin e vet. Aty thuhet se asnjë njeri nuk mund të vritet, lëçitet apo burgoset, përveç me vendim të bashkënjerëzve të tij.

e. Rreshti i parë Deklaratës Amerikane të Pavarësisë.

f. Mbështetja në arsye është udhërrëfyesi më i mirë për besim dhe veprim.

g. “Këto të drejta”, thotë John Locke, “që ne si qenie njerëzore do të duhej t’i kishim para se të krijohej ndonjë qeveri”.

h. E drejta që ushtrohet nga të tjerët në shoqëri të liruar nga kufizimet arbitrare dhe të paarsyeshme apo nga ndërhyrja

i. Ky libër i Jean-Jacques Rousseau’s ofron një teori filozofike që njerëzit pajtohen mes vete, në njëfarë mënyre, me kondita të anëtarësisë në shoqëri (1762).

j. Parimet themelore të qeverisjes së një kombi, ose të implikuara në ligje, ose të përmbledhura në një dokument themeltar.

k. Të drejtat themelore që i përkasin të gjithë njerëzit duke përfshirë këtu të drejtën në jetë dhe në liri, lirinë e shpre-hjes së mendimit, dhe barazinë para ligjit

zgjidhja: 1-c, 2-k, 3-d, 4-b, 5-e, 6-g, 7-i, 8-f, 9-h, 10-j, 11-a.

Gjeni cilët emra shkojnë bashkë me përkufizimet

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

njeriu lindet i lirë, por gjithkund e gjejmë në pranga.

ata që ju bëjnë të besoni në absurditete mund t’ju bëjnë edhe të kryeni vepra mizore.

njerëzimi... duke qenë se jemi të gjithë të barabartë dhe të pavarur, asnjëri nuk duhet ta dëmtojë tjetrin në jetë, shëndet, liri dhe pronë.

John Locke [Gjon Llok] (1632-1704) besonte në qeverisje me miratim të të qeverisurit dhe në të drejtat natyrore të njeriut (jeta, liria dhe prona). Ai kishte ndikim jashtëzakonisht të madh te amerikanët kolonizues, duke u dhënë krah atyre ta përligjin revolucionin dhe të ndërtojnë një qeveri të re.

Idetë e qeverisjes moderne demokratike kanë lindur në shekullin 17 e 18 në periudhën e “Iluminizmit Europian”. Qasja racionale dhe shkencore ndaj çështjeve religjioze, sociale, politike dhe ekonomike nisi një këndvrojtim sekular të botës dhe një sens të përgjithshëm të përparimit. Tre filozofë politikë kanë

pasur ndikim të madh në idetë tona të sotshme të lirisë.

Voltaire [Volter] (1694-1778) ishte filozof, historian, poet dhe dramaturg francez. Qysh në vitin 1717 ai u burgos për shkak të kritikës ndaj qeverisë.

Jean-Jacques Rousseau [Zhan

Zhak Ruso] (1712-1778) ishte filozof

dhe shkrimtar zviceran. Në novelat

dhe trajtesat e veta ai shkruante për lirinë

natyrore të njerëzimit dhe pretendonte se një shoqëri

vërtet e lirë do të ishte shprehje e “vullnetit të përgjithshëm” të

të gjithë anëtarëve të shoqërisë.

Dinjiteti

Vetërespekti, liria nga frika. Këto janë të “drejta të njeriut”. Edhe në shkollë disa fëmijë vuajnë nga fëmijë të tjerë: barabat. Këtu i ke disa këshilla se si të mos i lejosh barabat të të lëndojnë.

Mos u trego i frikësuar. Nëse beson në vete fëmijët tjerë e vërejnë.Fol me barabën. Disa fëmijë mund të mos e njohin. Mendo përpara se çka do të thuash. Fol shkurt dhe mos thuaj fjalë të rënda (mos u bëj edhe ti barabë).Mos u nervozo, merre me humor. Kjo tregon që nuk je i frikësuar. Kur mund të qeshësh me veten, barabat e humbin fuqinë për të të lënduar.Barabat mundohen të të nervozojnë, pra mos i le. Rri i qetë.Shih se si sillesh. Kërrusja, shikimi teposhtë dhe lëvizja e tepërt tregojnë se je i pasigurt. Mbaje kokën lartë. Trego vetëbesim. Barabat të ngucin nëse tregohesh se po frikësohesh.Nëse e di që një fëmijë nuk të do, rri larg nga ai.Dil me shokë. Barabat i ngucin më shumë fëmijët që rrinë vetëm.Ushtro: fjalë të prera, zë stabil, kontakt me sy, dhe qëndrim të fortë të trupit.

ILUMINIZMIILUMINIZMI23

Page 28: Bota e Mrekullive World of Wonders

shah

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

rregulla e parë në çdo teknologji që përdoret në biznes është që automatizimi i një operacioni efikas do ta rrisë efikasitetin. e dyta është që automatizimi i zbatuar në joefikasitet do ta rrisë joefikasitetin.

fakte software’ike

Më 11 maj 1997, një super-kompjuter i IBM’it i quajtur Deep Blue e mundi kampionin e shahut Garry Kasparov në lojën vendimtaretë meçit prej gjashtë lojësh. Kasparov konsiderohej lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Por kundërshtari i tij, Deep Blue, ishte procesues paralel marramendës, i aftë të kalkulojë 200 million pozita në sekondë. Kurrë nuk nervozohej, frikësohej apo lodhej.

fondacioni bill dhe melinda gatesBilli dhe gruaja e tij Melinda, kanë themeluar një fondacion me më shumë se $27 milardë dollarë (gjendja në mars 2004) për të mbështetur iniciativa filantropike globale në fushë të mësimit dhe shëndetësisë, me shpresë se në shekullin 21, në përparimin e këtyre fushave do të kenë qasje të gjithë njerëzit.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates u ka dhuruar mëse $3.2 miliarda dollarë organizatave që merren me shëndetësi globale dhe mëse $2 miliardë për të mbështetur mësimin.

Bill Gates është themeluesi i korporatës Microsoft, kompani globale e software’it [softuer] që punëson mbi 55,000 njerëz në

85 shtete dhe regjione.

I lindur në vitin 1955, Gates zbuloi interesimin e vet për software dhe filloi të programojë qysh në moshën 13 vjeçare. Vizioni i tij ishte të shihte kompjuterët të bëheshin më të vegjël, më të shpejtë dhe më të lirë – dhe të zënë vend në çdo shtëpi dhe në çdo vend pune.

Ai dhe shokët e tij filluan ta shkruajnë një program për kompjuter që do të bëhej standard gati në secilin kompjuter në botë për 35 vjetët e ardhshëm – duke e bërë Bill Gates’in njeriun më të pasur në botë. Gates njeriun më të pasur në botë.

Një byte [bajt], në software, reprezonton një germë. Për shembul, fjala "mace" me katër germa reprezentohet me 4 byte. Një byte i ka 8 bit.

Një kilobyte (KB) është baraz me 1,024 byte.

Një megabyte (MB) i ka 1,048,576 byte, por zakonisht rrubullakësohet në një milion byte.

Një gigabyte (GB) është njëmijë megabyte.

Sistemi operativ është një software që e kontrollon punën e kompjuterit.

Aplikacionet janë programe (software) për aktivitete të ndryshme: lojëra, shkrim, matematikë, përpunim të fotografive, menaxhim të pareve, email, shikim të filmave, etc.

Në vitin 1971, është prezentuar së pari floppy disku.

Një program është një seri e instruksioneve e shkruar në gjuhë të kompjuterit, e cila i thotë atij çka të bëjë dhe kur ta bëjë atë. Programet quhen edhe “software” ose “aplikacione.”

SOFTWARESOFTWARE24

Page 29: Bota e Mrekullive World of Wonders

burma

heronjtKoncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

frika nuk është gjendje e natyrshme e njerëzve të civilizuar.

BURMAindia

tailand

kina

deti andaman

intervistë

Përkundër burgimit tënd tash katër vite e gjysëm, determinimi dhe guximi yt vazhdon të frymëzojë miqtë e lirisë anembanë botës… Ti je simbol i aspiratave autentike të popullit të Burmës. Historia është në anën e lirisë gjithkund në botë dhe jam shum i bindur që kauza jote do të fitojë.

Kur Gloria Stoga nisi programin, “Këlyshat prapa grilave” të gjithë miqtë e saj mendonin se ishte çmendur. Programi angazhonte të burgosurit të trajnojnë këlysha që do të bëheshin qen roje për njerëz të verbër. Pas 8 vjetësh, programi u përhap në shumë burgje, dhe është shumë i çmuar nga të burgosurit, zyrtarët e burgjeve, shkollat e qenve roje, organizatat e të verbërve – madje edhe nga vetë qentë, thuhet.

Çka e bën dikend hero? Kush është hero për ty? A e ke ndonjë hero që shumica e njerëzve nuk e njohin – antar të familjes, apo mësues? Pse janë heronj ata? Për shkak të vlerave të veta, guximit, urtisë, shkathtësive? Tregona për heroin tënd. Shkruaji Botës së Mrekullive në [email protected]

Burma është një vend me 678,500 km katrorë, dhe 43 milion njerëz. Fqinjët e saj janë India, Kina, dhe Tailanda. Ajo ka një bregdet shumë të gjatë. Është e pasur me minerale, dru, agrokultulturë, dhe turizëm, por qeveria e saj e korruptuar dhe represive e ka lënë si njërin prej shteteve më të varfëra të botës.

presidenti bill clinton për aung san suu kyi, 1994:

një tregim i një heroi në burg.

Aung San Suu Kyi, është lindur më 19 qershor 1945 në Rangoon, Burma. Burmën e la në moshën 15 vjeçare, dhe u kthye

së pari në vitin 1988 për t’u kujdesur për nënën e sëmurë. Vendi i saj sundohej nga një diktaturë ushtarake.

Demonstratat për demokraci shpërndaheshin me dhunë. E frymëzuar nga filosofia joviolente e Gandhi't, Suu Kyi u bë udhëheqëse e lëvizjes për demokraci dhe u vu në burg shtëpiak në vitin 1989. Asaj më pas iu ofrua liria nëse do të dilte jashtë shtetit, por ajo refuzoi.

Partia e Aung San Suu Kyiwon fitoi bindshëm zgjedhjet e vitit 1990. Megjithatë ushtria refuzoi t’ia dorëzojë pushtetin. Suu Kyi fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1991. Që nga atëherë, të shumtën e kohës ajo qëndroi në burg shtëpiak duke mos i parë dy djemtë e vet, dhe burrin e saj që vdiq më 1999.

Intervistë e vitit 1996 me Aung San Suu Kyi, nga gazetarja Michele Manceaux. MM: Cila ishte koha më e dhimbshme për ju gjatë këtyre gjashtë vjetëve (në burg shtëpiak)? ASSK: Pjesa më e dhimbshme nuk ka të bëj me mua, por me të tjerët. E dija që shumica e kolegëve të mi janë gjithashtu në burg.

MM: A mendoni se përpjekjet politike janë më të rënda për një grua se për një burrë?

ASSK: Nuk ma merr mendja. Natyrisht që më sulmojnë edhe në baza gjinore, por edhe sikur të isha burrë do të më sulmonin njejtë por në baza tjera, kështu që gjithçka do të ishte njejtë.

MM: A jeni e gatshme ta kaloni tërë jetën kështu si tash, pa asnjë ndryshim?

ASSK: Jeta gjithmonë ndryshon. Jam e gatshme ta pranoj jetën ashtu si vjen.

MM: A nuk mendoni se religjionet në përgjithësi, por veçanërisht ky [Buddhizmi] i inkurajon njerëzit t’i nënshtrohen fatit?

ASSK: Jo, nuk ma merr mendja. Asnjë religjion nuk e inkurajon askend ta pranojë padrejtësinë.

MM: A keni frikë për sigurinë tuaj?

ASSK: Jo, sepse frika nuk bjen asgjë.

MM: Çka është shpresa juaj për Burmën në të ardhmen?

ASSK: Se do të kemi sistem të mirë politik që garanton pushtetin e ligjit dhe që ka prioritet shëndetësinë dhe arsimin.

MM: Çka ndjeni kur ju thonë se jeni e bukur?

ASSK: Komplimenti është gjithmonë kënaqësi, por nuk i jap shumë rëndësi. Jam shumë e interesuar të promovoj tekstilin e Burmës dhe do të doja ta ruaj atë sepse mendoj se është shumë komfor.

PA FRIKPA FRIKË 25

Page 30: Bota e Mrekullive World of Wonders

Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëveDesign Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës Na shkruani në [email protected]

Prof Anton Çetta lindi në Gjakovë më 1920. Është njëri ndër intelektualët dhe folkloristët më të shquar të kohës sonë. Pas studimit në Shqipëri dhe Itali mbaroi Universitetin në Beograd. Më pas punoi si profersor i Fakultetit

Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe shef i Degës së Folklorit në Institutin Albanologjik. Nga viti 1954 u mor intenzivisht me mbledhjen e krijimtarisë letrare gojore shqiptare. Është i njohur edhe si poet për fëmijë me vepren e tij “Në prehën të gjyshes”.

Figura e tij e njohur në mbarë popullin si njeri i letrave e bën atë të vehet në ballë të aksionit gjithëpopullor për pajtimin e gjaqeve në Kosovë prej1990 deri më 1995, kur vdiq. Punën e tij në fushën e folkloristikës shqiptare dhe angazhimi me pajtimin e gjaqeve e kanë çmuar lartë studijues shqiptarë dhe të huaj.

HAJDE, PAJTOHEMI!HAJDE, PAJTOHEMI!

26

Në shumë shkolla tash janë formuar grupe të ndërmjetësimit. Këto grupe përbëhen nga fëmijë si ti, shokë/shoqe të klasës. Zakonisht ata zgjedhen nga shokët dhe shoqet e klasës apo nga mësuesit. Nuk janë gjithmonë nxënësit me notat më të mira, por ata që kanë zotësi të veçantë t’u ndihmojnë njerëzve dhe kanë bërë kurs për ndërmjetësues. Fëmijët tjerë e dinë se mund të flasin me këta “ndërmjetësues”, të cilët do t’i dëgjojnë dhe do të mundohen t’u ndihmo-jnë duke i mbajtur të gjitha me besim!A të kujtohet ndonjë shok apo shoqe që ka talente të tilla? Ndoshta edhe ti dëshiron të bëhesh ndërmjetësues? A i ke shkathtësitë e nevojshme? Testoje veten:

1. Të pëlqen t’i dëgjosh të tjerët 2. Ke gjithmonë diçka për të thënë dhe flet tërë kohës.

1. Nuk ke durim. S’ke kohë për kokëdhembje.2. Të pëlqen të jesh kreativ në zgjidhje të problemeve.

1. Nuk ke kohë për probleme të njerëzve.2. Ke kujdes për njerëzit tjerë.

1. Mendon shumë për para dhe si mund të përfitosh nga situata.2. E vlerëson shoqërinë për hir të vetëvetes

1. Ke shumë kujdes për të tjerët.2. Je i mendimit se së pari duhet të plotësohen nevojat tua.

1. Ke dëshirë të jesh lider.2. Preferon të punosh në ekip, ku njerëzit e konsultojnë njëri tjetrin rregullisht

1. E kupton se njerëzit mund të brengosen shumë për problemet e veta, njësoj si ti për tuat2. mendon se vetëm problemet tua janë njëmend serioze.

mundi i juajs’pat dobidersa thuprat qenë unji (bashkë);por nga ‘i thupërveç e veçt’gjithë e thyet pa heqë keq.m’soni nga kjo shembëlltyrë !

por n’se jeni të vllaznuem ndërmjet vedidhe t’bashkuem,as armik askundërshtar n’për kambë s’mundetme ju marrë.

arsyet pse grinden fëmijët aktivitet

aktivitet

Merri 7 deri 10 shtaga të holla. A mund t’i thyesh një nga një? Lidhi bashkë dhe provo t’i thyesh së bashku?

• dikush është xheloz në ty sepse je zgjedhë kryetar i klasës apo je më i miri në matematikë• dikush të akuzon se ia ke marrë lapsin apo fletoren, pa qenë kjo e vërtetë• dikush të ofendon para të tjerëve• ke problem me mësuesin/mësuesen apo me një shok/shoqe tjetër për shkak të dikujt tjetër• dikush ka bërë hile në një garë, të cilën do ta kishe fituar sikur të ishte fer.• i ke bërë diçka një shokut/shoqes, për çka je penduar, por nuk di si t’ia thuash, apo ke frikë t’ia thuash

A të duket se këto arsye janë të mira për t’u grindur? Anton Çetta do të thoshte, se ka mënyra tjera shumë më të guximshme për t’i zgjidhur problemet pa u grindur. Çka ta merr mendja?

1.2.

3.

Page 31: Bota e Mrekullive World of Wonders

çka është varësia?

pështjellimi si të thuash jo

Bota e Mrekullive falënderon nga zemra Këshillin e Europës për mbështetjen, Kohën Ditore për botimin, Rrotën për dizajnin dhe Shpend Kadën për stripin. Kjo mund të jetë numri i fundit – por shpresojmë së shpejti të rifillojmë prapë.

trupi im, vetja ime

Përdorimi i alkoolit, cigares edhe drogave të ndryshe të njohura që shkaktojnë varësi, shkakton pështjellim në trupin tënd. A mund ta kthejmë këtë proces mbrapa?

Çka nëse shoku yt të ofron cigare dhe alkool, të cilat ti nuk i do, por është vështirë të thuash JO? Mund të bëhesh se e ke dëgjuar gabimisht. Për shembull : “Hajt haje këtë pjatë plot buba” ose “kqyre koleksionin tim me kapaka të Coca Cola’s” ose “A po don me vjellë, m‘i shashtrisë prindërit edhe me e shkatrru’ trupin?” A mund të përgjigjesh me JO në ndonjë nga këto oferta?

Varësia është nevojë e pakontrollueshme për të bërë diçka, pavarësisht nga dëmi që të shkakton. Janë dy lloje të varësisë: psikologjike dhe fiziologjike.

- varësia psikologjike është formim i zakoneve, të cilat bëhen aq të fuqishme sa personi mundet të mos ketë forcë t’i ndalojë. Këso zakone mund të jenë nevoja për para, për ushqim rëndë etj.- Në varësitë fiziologjike zakonisht kemikaliet e ndryshojnë kiminë e trupit, kështu që

trupi i shton kërkesat për këto kemikalie. Kjo ndodh me alkoolin, cigaret (nikotina), kafeinën dhe shumë droga të tjera.

Kryesisht varësitë psikike dhe fizike shkojnë së bashku. Njohja e varësive është shumë e rëndësishme për të

rinjtë. Zakonet që i formojmë tani mund të jenë vështirë t’i largojmë dikur. Cigarja është një shembull i mirë. Nikotina është kemikalia me varësinë më të madhe që ekziston.

rysithilkururtizamrugikagjuçëlmiakeshavtirëshumkarrotëz

Bill Wilson ishte i mençur, kryetar, kishte grua të dashur dhe punë shumë të mirë. Por ishte pijanec. Në vitin 1933 u sëmurë

dhe u bë për lëmoshë. Dy vjet më vonë, pasi që kishte qëndruar në spital për ta ndalur alkoolin ai ra në depresion. Duke u nisur të shkonte në bar, i ra në mend ideja: sikur të mund ta ndihmonte një pijanec tjetër do të mund ta ndalte edhe veten të pijë.

Kështu lindi rrjeti botëror i organizatës Alkoolikët Anonim (AA). Që nga fillimi ai e drejtoi organizatën duke mos u interesuar për para dhe autoritet. Derisa vdiq si të gjithë anëtarët ai njihej vetëm si Billy W. Shumica e njerëzve nuk ia kanë ditur as emrin dhe as nuk ia kanë parë fotografinë. Ai vazhdoi t’i mbërrinte të gjithë pijanecët një nga një. AA ka shpëtuar 7 milion njerëz bashkë me familjet e tyre nga alkoolizmi, i cili para AA konsiderohej si sëmundje e pashërueshme.

Jo të gjitha këto ndodhin gjithnjë. Por të rinjtë, trupi i të cilëve ende nuk është formuar, janë më të rrezikuarit.

Mushkëritë. Shumë alkool mund ta bëjnë frymëmarrjen të vështirë.

Gjaku. Alkooli mund të ndikojë aftësinë e gjakut të ngjizet, do të jetë më vështirë të ndalet gjakderdhja. Rruzat e bardha të gjakut, të cilat i luftojnë mikrobet mund të mos funksionojnë, dhe të sëmuresh lehtë.

Mëlçia. Alkooli mund të rris yndyrën në mëlçi dhe të shkaktojë sëmundje.

Zorra e hollë. Alkooli mund të dëmtojë muret e zorrëve.

Lukthi. Alkooli mund ta irritojë lukthin dhe ta bëjë të prodhojë më shume thartinë që të bën ty të vjellës apo të ndjehesh dobët.

Veshkat. Alkooli mund të shkaktojë dehidrim, që do të thotë të mos kesh mjaft ujë në trup. Kjo mund ta ndërpresë funksionimin e veshkave tua.

Sytë. Alkooli mund të shkaktojë pagjumësi.

Goja. Alkooli mund të bëjë të belbëzosh. Të flasësh me zë të lartë. Mund të thuash gjëra të këqija që ofendojnë njerëzit. Mund të thuash gjëra që kurr nuk do t’i thoshe pa pirë alkool. Mund të vijë erë goja.

Truri. Pirja e alkoolit mund të të bëjë depresiv. Mund t’i dëmtojë qelizat e trurit, të cilat të ndihmojnë të mendosh dhe të veprosh në mënyrë normale. Kjo mund të bëjë të sillesh jo si ti. Mund të shkaktojë kokë-dhembje që s’ndalet.

Zemra. Alkooli mund të shkaktojë shtypje të lartë të gjakut, madje edhe infarkt. Këmbët. Alkooli të bën të ngathët. Nuk mund të ecësh drejt dhe mund të marrësh në thua në gjithçka.

VARVARËSIASIA 27

e gjen një rrugë dhe ua tregon të tjerëve… për mua ky është qëllimi kryesor