njoftohu me tË drejtat tua procedura e...

14
Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? Çka do të thotë ndërprerja e kontratës së punës sipas fuqisë ligjore? Çka do të thotë ndërprerja e kontratës së punës me marrëveshje? 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Çka do të thotë ndërprerja e marrëdhënies së punës nga i punësuari? Çka do të thotë ndërprerja e kontratës së punës nga ana e punëdhënësit? Çka do të thotë largimi kolektiv nga puna? A është pezullimi nga puna njësoj sikurse ndërprerja e kontratës së punës? A ka ndonjë situatë kur ndalohet ndërprerja e kontratës së punës? Çka mund të bëj nëse mendoj se të drejtat e mia si punëtor janë shkelur? Çka mund të presim pasi që gjykata ta nxjerrë vendimin? Mars 2014 Përmbajtja dhe pikëpamjet e kësaj broshure nuk pasqyrojnë me doemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS SË PUNËSIMIT Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial 15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Upload: doanhanh

Post on 30-Jan-2018

238 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit?

Çka do të thotë ndërprerja e kontratës së punës sipas fuqisë ligjore?

Çka do të thotë ndërprerja e kontratës së punës me marrëveshje?

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Çka do të thotë ndërprerja e marrëdhënies së punës nga i punësuari?

Çka do të thotë ndërprerja e kontratës së punës nga ana e punëdhënësit?

Çka do të thotë largimi kolektiv nga puna?

A është pezullimi nga puna njësoj sikurse ndërprerja e kontratës së punës?

A ka ndonjë situatë kur ndalohet ndërprerja e kontratës së punës?

Çka mund të bëj nëse mendoj se të drejtat e mia si punëtor janë shkelur?

Çka mund të presim pasi që gjykata ta nxjerrë vendimin?

Mars 2014Përmbajtja dhe pikëpamjet e kësaj broshure nuk pasqyrojnë me doemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 2: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

Njoftohu me të drejtat tua - procedura e shkëputjes së kontratës së punësimit

Rritja e biznesit dhe ekonomisë, si dhe ndryshimet në mënyrën se si bëhet biznesi në botën moderne, kanë ndikuar në marrëdhëniet e punësimit në sektorin privat dhe publik të Kosovës. Me qëllim të rregullimit të këtyre marrëdhënieve, dhe me qëllim të krijimit të kornizës mbrojtëse dhe funksionale për punëdhënësit dhe të punësuarit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e punës i cili hyri në fuqi në vitin 2011.

Ligji i punës mbulon fusha të ndryshme thelbësore për marrëdhënie normale të punësimit, përfshirë të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e palëve gjatë ndërprerjes së kontratës, largimeve kolektive nga puna, pezullimeve dhe skenarëve tjerë të ngjashëm. Ligji gjithashtu parashkruan masat mbrojtëse dhe dënuese në lidhje me marrëdhënien e punësimit.

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 3: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit?1 1

Në çdo biznes, shkëputja e marrëdhënies së punës mund të bëhet në shumë mënyra. Sipas ligjit të punës, shkëputja e punësimit mund të bëhet në këto mënyra:

Ndërprerja e kontratës së punës sipas fuqisë ligjore; Ndërprerja e kontratës së punës me marrëveshje; Ndërprerja e marrëdhënies së punës nga i punësuari; Ndërprerja e kontratës së punës nga punëdhënësi; dhe Largimet kolektive nga puna.

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 4: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

Çka do të thotë ndërprerja e kontratës së punës sipas fuqisë ligjore?2

Marrëdhënia e punës nuk mund të shkëputet pa arsye. Ka raste dhe situata të ndryshme kur mund të ndërpritet kontrata e punësimit sipas fuqisë ligjore, dhe disa prej tyre janë numëruar në nenin 67 të Ligjit të punës. Sipas fuqisë ligjore, punësimi mund të ndërpritet me vdekjen e të punësuarit, me vdekjen e punëdhënësit, kur puna e kryer apo shërbimet e ofruara nga punëtori janë të natyrës personale, atëherë kur kontrata nuk mund të vazhdohet me pasardhësit e punëdhënësit; me skadimin e kohëzgjatjes së kontratës; kur i punësuari e mbush moshën e pensionimit, prej gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç; në ditën e dorëzimit të aktvendimit të plotfuqishëm për vërtetimin e humbjes së aftësive për punë; nëse i punësuari shkon në vuajtje të dënimit i cili do të zgjasë më tepër se gjashtë (6) muaj; me vendimin e gjykatës kompetente, vendim që pason ndërprerjen e marrëdhënies së punës; me falimentimin dhe likuidimin e ndërmarrjes; rastet e tjera të përcaktuar sipas ligjeve në fuqi.

2

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 5: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

Çka do të thotë ndërprerja e kontratës së punës me marrëveshje?3

Shumë shpesh gjatë karrierës personale, të punësuarit i ofrohet një mundësi tjetër që mund të jetë më joshëse për çfarëdo arsye, dhe vendosë që të vazhdojë me punën e re para skadimit të kontratës me punëdhënësin e tashëm. Në anën tjetër, shpeshherë punëdhënësi mund të ketë nevojë për riorganizim të biznesit, dhe nuk ka nevojë për shërbimet e ndonjë të punësuari, apo për arsye tjera i duhet që të shkëputë kontratën e punës. Në ato raste, ndërprerja e kontratës së punës bëhet në marrëveshje në mes të punëdhënësit dhe të punësuarit. Punëdhënësi dhe i punësuari diskutojnë çështjet e mbetura, siç është përfundimi i punëve të mbetura, trajnimi i personit i cili e zëvendëson punonjësi, transferimi i punëve, përdorimi i pushimit vjetor, pagesa e rrogës për ditët gjersa të hyjë në fuqi shkëputja e kontratës, etj.

Marrëveshja për ndërprerje të kontratës së punës duhet të lidhet me shkrim.

3

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 6: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

Çka do të thotë ndërprerja e marrëdhënies së punës nga i punësuari?4

Çdo i punësuar ka të drejtën e ndërprerjes së Kontratës së Punës. Ndërprerja e njëanshme e kontratës është e ngjashme me ndërprerjen me marrëveshje. Megjithatë janë disa baza mbi të cilat i punësuari mund të shkëpusë kontratën në mënyrë të njëanshme. Këto baza janë:

I punësuari me kontratë në kohë të caktuar për ndërprerjen e kontratës së punës, duhet ta informojë punëdhënësin paraprakisht në formë të shkruar në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, ndërsa i punësuari me kontratë në kohë të pacaktuar në afatin prej tridhjetë (30) ditësh.

I punësuari mund ta ndërpresë kontratën e punës pa njoftim paraprak në formë të shkruar të përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, në rastet kur është fajtor për mos përmbushje të detyrimeve të cilat rrjedhin nga kontrata e punës.

4

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 7: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

Çka do të thotë ndërprerja e kontratës së punës nga ana e punëdhënësit?5

Ngjashëm me të drejtën e të punësuarit për të ndërprerë kontratën e punës, edhe punëdhënësi e ka këtë të drejtë. Megjithatë punëdhënësi ka një listë të arsyeve, bazave dhe rasteve të cilat duhet të shfaqen dhe të ndiqen me qëllim të ndërprerjes valide të kontratës me të punësuarin. Procesi është rregulluar me nenin 70 të ligjit të punës, si vijon:

Punëdhënësi mund t'ia ndërpresë kontratën e punës të punësuarit me një periudhë paralajmërimi, atëherë kur ndërprerja e tillë arsyetohet për arsye ekonomike, teknike ose organizative, apo kur i punësuari nuk është më i aftë t'i kryejë detyrat e punës.

Punëdhënësi mund ta ndërpresë kontratën e punës në rrethanat e përcaktuara më lartë nëse është e papërshtatshme për punëdhënësin që ta transferojë të punësuarin në një vend pune tjetër, ta trajnojë a ta kualifikojë atë për ta kryer punën ose ndonjë punë tjetër;

Punëdhënësi mund t'ia ndërpresë kontratën e punës të punësuarit në periudhën e kërkuar të paralajmërimit të ndërprerjes në: rastet e rënda të sjelljes së keqe të punonjësit; dhe për shkak të përmbushjes së pakënaqshme të detyrave të punës.

Punëdhënësi duhet ta njoftojë të punësuarin për largimin e tij/saj menjëherë pas rastit që shpie në largim, ose sapo punëdhënësi të jetë vënë në dijeni të atij rasti;

Punëdhënësi mund t'ia ndërpresë kontratën e punës të punësuarit pa periudhën e kërkuar të paralajmërimit të ndërprerjes, atëherë kur:

i punësuari është fajtor për përsëritjen e një keq sjelljeje më pak serioze ose të shkeljes së detyrimeve;

performanca e të punësuarit mbetet e pakënaqshme përkundër paralajmërimit me shkrim.

Punëdhënësi mund ta ndërpresë kontratën e punës në bazë të paragrafit të mësipërm vetëm atëherë kur i punësuari ka marrë përshkrimin në formë të shkruar të performancës së pakënaqshme, një afat të përcaktuar kohor brenda të cilit i punësuari duhet ta përmirësojë performancën e vet, si dhe një deklaratë se dështimi për përmirësimin e performancës do të rezultojë me largim nga puna pa asnjë paralajmërim të mëtejmë me shkrim.

5

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 8: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

Çka do të thotë ndërprerja e kontratës së punës nga ana e punëdhënësit?5

Punëdhënësi duhet që të mbajë takim me të punësuarin për t'ia shpjeguar atij/asaj ndërprerjen e kontratës së punës ose me qëllim që t'ia dorëzojë paralajmërimin, i punësuari ka të drejtë që të shoqërohet nga një përfaqësues sipas dëshirës së vet.

Koha e njoftimit për ndërprerjen e kontratës së punës nga punëdhënësi është parashkruar në nenin 71 të Ligjit të punës, dhe janë si më poshtë:

Për të ndërprerë një kontratë të punës me afat të pacaktuar, intervalet kohore të njoftimit janë: prej gjashtë (6) muaj deri në dy (2) vite punësim, tridhjetë (30) ditë

kalendarike; prej dy (2) deri në dhjetë (10) vite punësimi, dyzetepesë (45) ditë

kalendarike; mbi dhjetë (10) vite punësim, gjashtëdhjetë (60) ditë kalendarike.

Për ndërprerjen e kontratës së punës me kohë të caktuar, njoftimi për ndërprerje duhet të jetë 30 ditë kalendarik. Punëdhënësi i cili nuk ka për qëllim të ripërtërijë kontratën me periudhë të caktuar duhet të informojë punësuarin së paku tridhjetë (30) ditë para skadimit të kontratës. Dështimi për ta njoftuar nga punëdhënësi, do t'i japë të drejtën të punësuarit për zgjatjen e tridhjetë (30) ditëve kalendarike shtesë me pagë të plotë.

5

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 9: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

Çka do të thotë largimi kolektiv nga puna?6

6

Sipas ligjit të punës, largim kolektive nga puna konsiderohet largimi nga puna e së paku 10% të të punësuarve, por jo më pak se 20 të punësuar brenda 6 muajve. Gjatë largimit kolektiv nga puna duhet të ndërmerren veprime të caktuara nga punëdhënësi, siç është njoftimi paraprak me shkrim një (1) muaj më parë të punësuarit dhe sindikatën e të punësuarve, nëse janë të anëtarësuar në sindikatë, lidhur me ndryshimet e planifikuara dhe me pasojat e tyre, duke përfshirë:

numrin dhe kategorinë e të punësuarve që duhet të largohen nga puna; masat që duhet të ndërmarrë punëdhënësi, nëse ka të tilla, për ti zbutur pasojat e largimit

kolektiv, përfshin: kufizimin ose ndërprerjen e punësimit të punëtorëve të rinj; risistemimin e brendshëm të të punësuarve; kufizimin e punës jashtë orari; zvogëlimin e orëve të punës; ofrimin e riaftësimit profesional; të drejtat e të punësuarve të parashikuara me Kontratën Kolektive, Aktin e

Brendshëm të Punëdhënësit ose me Kontratën e Punës.

Një hap tjetër që duhet ta ndërmerr punëdhënësi është njoftimi me shkrim i Zyrës për Punësim, lidhur me largimin e të punësuarve nga puna, në mënyrë që ZP-ja të ketë mundësi t'u ofrojë ndihmë atyre për të gjetur punësim tjetër.

Përveç kësaj, gjatë largimit kolektiv nga puna, i punësuari nuk mund të largohet nga puna, derisa punëdhënësi mos t'i ketë paguar atij një kompensim të menjëhershëm në para. Kompensimi i menjëhershëm në para, u paguhet të punësuarve me kontratë me periudhë të pacaktuar në ditën e ndërprerjes së kontratës, sipas kësaj shkalle:

nga dy (2) deri në katër (4) vite të shërbimit, një (1) pagë mujore; nga pesë (5) deri në nëntë (9) vite të shërbimit, dy (2) paga mujore; nga dhjetë (10) deri në nëntëmbëdhjetë (19) vite të shërbimit, tri (3) paga mujore; nga njëzet (20) deri në njëzetenëntë (29) vite të shërbimit, gjashtë (6) paga mujore; dhe nga tridhjetë (30) vite të shërbimit ose më shumë, shtatë (7) paga mujore.

Të punësuarit e larguar kanë përparësi në ripunësim nga punëdhënësi i njëjtë në rast se brenda periudhës një (1) vjeçare nga ndërprerja e kontratës së punës, punëdhënësi punësim punëtorë me kualifikime apo trajnime të njëjta.

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 10: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

A është pezullimi nga puna njësoj sikurse ndërprerja e kontratës së punës?7

7

Jo, nuk është. Pezullimi është masë e përkohshme e shqiptuar ndaj të punësuarit në raste të caktuara. Ai paraqet largim të përkohshëm nga puna si rezultat i rrethanave tjera, kurse i punësuari mban të drejtën e kthimit në punë me largimin e atyre rrethanave. Sipas nenit 73 të Ligjit të punës, i punësuari mund të largohet përkohësisht nga puna, kur:

ndaj tij kanë filluar procedurat penale për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale;

i punësuari është në vuajtje të paraburgimit; dhe kryen shkelje të obligimit të punës.

Largimi i përkohshëm nga puna mund të zgjasë më së shumti gjashtë (6) muaj, periudhë në të cilën punëdhënësi është i obliguar që të punësuarin ta kthejë në punë ose t'ia shkëpusë Kontratën e Punës. Tutje, gjatë kohës së largimit të përkohshëm nga puna, të punësuarit i takon e drejta e kompensimit në pagë në lartësi prej 50%, në pajtim me nenin 74 të Ligjit të punës.

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 11: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

A ka ndonjë situatë kur ndalohet ndërprerja e kontratës së punës?8

8

Po, ka. Në pajtim me nenin 53 të Ligjit të punës, punëdhënësi nuk mund t'ia ndërprerë të punësuarit kontratën e punës gjatë kohës së shtatzënisë, pushimit të lehonisë dhe mungesës në punë për shkak të përkujdesjes së veçantë ndaj fëmijës, përveç në rastet e shkëputjes së kontratës sipas gjatë largimit kolektiv nga puna.

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 12: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

Çka mund të bëj nëse mendoj se të drejtat e mia si punëtor janë shkelur?9

9

Ligji i Punës parashkruan për veprime të ndryshme që mund të ndërmerren nga një i punësuar në situatat kur mendon se i janë shkelur të drejtat e punës. Veprimet për mbrojtjen e të drejtave të punës mund të ndërmerren në raste të ndryshme: organet relevante të punëdhënësit (nëse ekzistojnë), Gjykata, ndërmjetësimi, dhe inspektorati i punës.

Zakonisht hapi i parë që ndërmerret në rast të dyshimit për shkeljen e të drejtave të punëtorit, është që ta adresojë çështjen para organeve të larta të punëdhënësit. Kur të adresohet një shkelje e supozuar, punëdhënësi obligohet që të vendosë në bazë të kërkesës së të punësuarit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e parashtrimit të dorëzuar, dhe duhet ta nxjerrë një vendim me shkrim dhe t'ia dërgojë të punësuarit brenda tetë (8) ditëve nga marrja e vendimit.

Nëse i punësuari nuk është i kënaqur me vendimin me të cilin mendon se i janë shkelur të drejtat e tij, ose nuk merr përgjigje brenda afatit 15 ditor, mund të inicioj kontest pune në Gjykatën Kompetente brenda tridhjetë (30) ditëve.

Tutje, një i punësuar dhe punëdhënësi mund ta zgjidhin mosmarrëveshjen nga puna përmes ndërmjetësimit përmes dispozitave të ligjit për ndërmjetësim si dhe me dispozitat tjera ligjore të aplikueshme.Në fund, i punësuari në çdo kohë mund t'ia dorëzojë ankesën Inspektoratit të Punës për çështje të cilat bien nën kompetencat e këtij organi. Inspektorati i punës mbikëqyrë aplikimin e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me çështjet e punës, përfshirë marrëdhënien e punës, sigurinë në vendin e punës, mbrojtjen shëndetësore të punëtorit, dhe mjedisin e punës. Inspektorati i punës mbikëqyrë aplikimin e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me çështjet e punës, përfshirë marrëdhënien e punës, sigurinë në vendin e punës, mbrojtjen shëndetësore të punëtorit, dhe mjedisin e punës.

Inspektorati i punës mbulon tërë territorin e Kosovës, dhe ka inspektorë komunal në të gjitha komunat. Varësisht nga lokacioni i biznesit, Inspektorati i Punës duhet të kontaktohet në komunën përkatëse.

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 13: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

Çka mund të presim pasi që gjykata ta nxjerrë vendimin? 10

10

Rasti i të punësuarit në gjykatë mund të ketë rezultate dhe mjete juridike të ndryshme. Prandaj neni 80 i Ligjit të punës ka parashkruar disa hapa që duhet të ndërmerren nga punëdhënësi në bazë të vendimeve të ndryshme nga puna. Nëse gjykata konstaton se ndërprerja e kontratës së punës nga ana e punëdhënësit është joligjore, në bazë të dispozitave të këtij ligji, Kontratës Kolektive ose Kontratës së Punës, atëherë do të urdhërojë punëdhënësin që të ekzekutoj njërën prej këtyre dëmshpërblimeve:

t'i paguajë të punësuarve kompensimin, përveç shtesave dhe shumave tjera të cilat i takojnë punonjësit në bazë të këtij ligji, Kontratës së Punës, Kontratës Kolektive ose Aktit të Brendshëm, në shuma të tilla që gjykata i konsideron të drejta dhe adekuate, por të cilat nuk duhet të jenë më pak se dyfishi i vlerës së çdo dëmshpërblimi që i takon punonjësit në kohën e shkarkimit; ose

nëse largimi nga puna vlerësohet si i paligjshëm, Gjykata mund ta rikthej të punësuarin në vendin e tij të punës dhe urdhëron kompensimin e të gjitha pagave dhe përfitimeve tjera të humbura gjatë gjithë kohës së largimit të paligjshëm nga puna.

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 14: NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E …kontrata.net/repository/docs/Njoftohu_me_t%EB_drejtat_tua... · 1 Si mund të shkëputet marrëdhënia e punësimit? 1 Në çdo biznes,

Këshilla të përgjithshme për punëdhënësit dhe të punësuarit

MBANI GJITHÇKA ME SHKRIM, duke filluar nga kontrata e punësimit, çdo ndryshim i saj, rregull, urdhër, udhëzim, vendim apo shkëmbim tjetër i korrespodencës në mes të punëdhënësit dhe punonjësit.

Është shumë me rëndësi që kontrata e punësimit të jetë me shkrim. Dobësia kryesore e kontratës së punësimit me shkrim është se ajo siguron një nivel të lartë të specifikave në lidhje me punësimin. Ajo i mundëson të dyja palëve që të negociojnë kushtet e bashkëpunimit, dhe në veçanti është me rëndësi për kompanitë të cilat kanë nevojë që të mbrojnë sekretet tregtare dhe materialin me të drejtë të autorit. Një dobësi tjetër është se kontratës mund t'iu referohet në të ardhmen në rast të shfaqjes së ndonjë kontesti në lidhje me ndonjë aspekt të caktuar të punësimit. Dokumenti i shkruar mund të shfrytëzohet si provë, nëse kërkohet. Në fund, kontrata e punësimit është e rëndësishme për të kultivuar marrëdhënie pozitive në mes të punëdhënësit dhe punonjësit. Punëdhënësit zakonisht mendojnë se marrëveshja e punësimit krijon një shkallë të lartë të organizimit dhe strukturës në marrëdhënien e punës. Për punonjësit, kontrata e punësimit mund të nënkuptojë stabilitet dhe sigurí, në veçanti nëse kontrata përcakton edhe kohëzgjatjen e punësimit.

Kjo është praktikë por edhe këshillë e përgjithshme në bazë të kërkesave ligjore. Në rastin më të keq kur punëdhënësi dhe punonjësi duhet të zgjidhin një kontest, apo të iniciojnë ndonjë veprim juridik apo masë mbrojtjeje në lidhje me marrëdhënien e punës, procesi kryhet shumë më shpejt kur gjërat janë me shkrim.

Përkundër metodës që zgjedhin punëdhënësi dhe punonjësi për të mbrojtur të drejtat e tyre, prova me shkrim është pikënisje e diskutimit në mes të punëdhënësit dhe punonjësit si dhe departamentit të resurseve njerëzore, dhe shpeshherë rezulton në qartësim të problemit që ka shkaktuar keqkuptimin apo keqinterpretimin.

Përveç kësaj, cilido institucion që zgjidhet nga punëdhënësi dhe punonjësi për zgjidhjen e kontestit, siç është qendra e negocimit, inspektorati i punës apo gjykata, do të ketë bazë mbi të cilin do ta nxjerrë vendimin apo këshillën.

NJOFTOHU ME TË DREJTAT TUA PROCEDURA E SHKËPUTJES SË KONTRATËS

SË PUNËSIMIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo