martin camaj

22
Hermetizmi ne vepren e ,artin Martin Camaj

Upload: oxana151

Post on 18-Nov-2014

700 views

Category:

Documents


18 download

TRANSCRIPT

Page 1: martin camaj

Hermetizmi ne vepren e ,artin Martin Camaj

Page 2: martin camaj

Martin Figura e Martin Camajt si studiues dhe shkrimtar zë një vend të shquar në kulturën kombëtare shqiptare. Ndonëse ai jetoi larg lexuesit të tij natyral dhe i munguan efektet e recepsionit, prapëseprapë letërsia e Camajt e përmban mjaft të gjallë bashkëbisedimin me lexuesin e tij shqiptar. Siç është shprehur edhe vetë, ai ka qenë i dashuruar me gjuhën shqipe dhe i shfrytëzoi në maksimum mundësitë e saj shprehëse.Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik 1925. Ai mori edukatë klasike në Kolegjin Ksaverian të Shkodrës, të drejtuar nga etërit jezuitë. Mbas pak kohësh, për shkak të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, Camaj do të arratiset nga vendi për në Jugosllavi, ku ia del të regjistrohet si student në Universitetin e Beogradit. Atje mësoi italianistikë, romanistikë, teori letërsie, gjuhë klasike dhe sllavistikë, një botë e re kjo për një intelektual si ai, të edukuar në Shkodër.Largohet nga Jugosllavia në verën e vitit 1956. Shkon në Romë, ku studion sërish dhe doktorohet. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë balltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi me qendër në Londër. Atje nën kujdesin e Koliqit bëhet kryeredaktor i revistës "Shejzat" (1957-1975) dhe studion së afërmi botën arbëreshe.

Jeta e Martin Camaj

Page 3: martin camaj

Kontakti me kulturat e ndryshme perëndimore, njohja e poezisë moderne të poetëve më të njohur botërorë (Camaj ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja), ndikuan në formimin e tij kulturor, ndërsa vepra e tij, qoftë në prozë apo në poezi mbështetet tërësisht në gjuhën shqipe dhe si përmbajtje i ka rrënjët në kulturën shqiptare, sidomos në mitin e trashëguar. "Prandaj nuk është e rastit që Camaj zgjodhi për të banuar një vend të shkëlqyer, me atmosferë disi të paqme e të virgjër shtëpijake, si alpet e Bavarisë, që çdo çast i kujtonin malet e thepisura të vendlindjes, ku nuk mund të kthehej kurrë", shkruan studjuesi i njohur Robert Elsie.STUDIMETNë të njëjtën kohë Camaj është edhe një ndër albanologët më të shquar, kryesisht me punimet e tij mbi gjuhën shqipe, historinë dhe të sotmen e saj. Ndër studimet kryesore mund të përmenden: Meshari i Gjon Buzukut, Romë 1960; Tekst mësimor i gjuhës shqipe, Wiesbaden 1969; E folmja shqipe në provincën e Avelinos, Firence 1971; Gramatika shqipe, Wiesbaden 1984; si dhe antologjinë Këngë shqiptare, Düsseldorf 1974.

Page 4: martin camaj

Shfaqja e Hermetizmit ne

Europe

Shume poete italiane gjate periudhes se luftes ishin te odhur me traditen retorike dhe keshtu ato filluan te krijonin rryma te reja .futuristet ishin nder te paret qe hoqen strukturat e ngurtesuara dhe lane fjalen te rridhte pa nje sistem baze skeletor.Te tjere si Camillo Sbarbaro, Trucioli ,krijuan nje stil te purifikuar por pa elemente esencaiale. Nga keto fillime mori zhvillim nje poezi qe kombinonte fuqine akustike te fjales me emocionin e kufizuar te ndertuar me ane te fraza shprehjesh ku fjalet krijonin izolim kontekstual dhe shkepusnin lidhjet sintaksike dhe semantike..veshtiresia qe krijonin ne lidhje me lexuesin beri qe shume prej tyre te ngelnin ne harrese por u lane hapsira per poetet elitare si Montale (Cmimi Nobel letersi1975),ne enyre qe te shfaqnin pesimizmin e tyre te shprehur.Kjo levizje do te quhej ermetismo (“hermetizem"). Emri me I njohur I kesaj levizje, Giuseppe Ungaretti, u perpoq qe ta ngarkonte cdo fjale me aq shume inintensitet kuptimor sa preukopimi me porblemet teknike jo rrrallehere shkaktonte nje hijezim te emocionit,duke na dhene keshtu forma tej mase te stilizuara.Ajo cka ne vitet 20’ dukej si nje levizje revolucionare do te kthehej ne nje nga shume variacionet e formalizmit europian.

Page 5: martin camaj

Ndikimi i Ungaretit ne vepren e Camajt

Ata që "krahasojnë" Camajn me Ungarettin, nuk përdorin argumente por silogjizma ordinerë. "Camaj ishte hermetik. Ungaretti ishte 'ermetista'. Camaj ishte student i Ungarettit, prandej Camaj ishte nën ndikimin e Ungarettit". "Ungaretti shkruente për lumenj. Camaj shkruente për lumenj. Prandej, ...."Jo se Camaj s'paska kenë pa reminishenca leximi. Çdokush ruen me a pa vetëdije reminishenca leximi. Mirëpo në rastin e Camajt dhe Ungarettit besoj ma tepër te nji afinitet sesa te nji "ndikim". Burimi i frymëzimit të Camajt, besoj, janë traditat gojore shqiptare me dendësimin dhe ngjeshjen e tyne të fjalës së gdhendun. H.Johashimer

Page 6: martin camaj

HERMETIZMI NE VEPREN E CAMAJT

Hermetizmi ne vepren e camajt realizohet me te gjithe elementet e romanit a poezise

Gjuha e poetit (pervecse shkrimtar Camaj eshte nje albanolog,nje mjeshter i fjales qe di te shfrytezoje fuqine e saj)PsikologjizmiShtresat e shumta kuptimoreNdertimi strukturor modern(kryesisht tek romanet) Figuracioni (simboli,alegoria) Vendi i zhvillimit te ngjarjeve Dialekti

Page 7: martin camaj

Shkrimtari Martin Camaj ia arriti që personazhet e veta t’i japë me identitet të posaçëm dhe pati sukses t’i ngjallë në veprat e tij në prozë. Arti i tij shfaqet pa emocione. Personazhet e kësaj proze, në qeliza e damarë kanë vello fshehtësie që jetojnë në një kohë e hapësirë të njohur, të panjohur. Rrëfimi e trillimi artistik shfaqet me prizmin e ireales. Herë-herë me natyrën reale që merr shtresat e artit fantastik, të absurdit, pa harruar edhe mrizin e legjendave e mitet tona të njohura nga letërsia popullore. Bazuar në mënyrën e tillë të ndërtimit të kësaj proze, lexuesi ynë e ka të pamundshme ta saktësojë kohën dhe vendndodhjen e tekstit letrar ose, siç do të thoshte Aristoteli, kohën e hapësirën e veprës letrare. Ngjarjet në roman shëtisin shlirshëm nëpër shekuj, mu sipas ëndrrave e zhgjëndrrave të personazheve, që dinë të befasojnë këndshëm receptorin.

PERSONAZHET

Page 8: martin camaj

Malësia e Mbishkodrës për shkrimtarët tanë ka qenë dhe ka mbetur Parnas i artit për shkollën letrare të Shkodrës .Natyra e kësaj hapësire është e pashkelur. Mbizotëron gjelbërimi, shkëmbinjtë, qielli i kaltër, uji i pastër, kullotat e pashkelura etj. Proza e Camajt ka botën e veçantë të njerëzve, rrënjësisht të veçantë, ata jetojnë në një rreth të izoluar, të harruar nga shoqëria, për të mos thënë të injoruar e të poshtëruar. Jeta e thjeshtë e këtyre njerëzve është me interes për lexuesin. Thjeshtësia e të jetuarit në këtë trevë u afrohet miteve e legjendave të lashta ilire e shqiptare. Bota është tronditëse dhe ka një mori fenomenesh e dukurish që s’janë prekur në artet tona të deritashme.Stili i autorit i bashkangjitet me se miri kesaj hapesire hermetike e mistike.Vepra e Camajt te kujton lartesite e bjeshkeve madheshtore e ne dukje te pakapshme.I gjithe suksesi I vepres se autorit qendron ne aftesin per te zhbere kete njesi misterioze e ne dukje kompakte ne nje lende metafizike qe na e jep ndjesine po aq te vertete e te gjalle.

Vendngjarja

Page 9: martin camaj

Mosha e Qenit apo Ditëlindja

Kremtuem gjith natën i ri e i vjetër kohën

që vdiq e vrame në mue. E thanë: askush s'do të

lypi gjak për të.

Ajo nuk ishte festë, por drekë!

Në mëngjes mbas dere qentë

me sy keqardhës e të butënuk pritshin eshtna, por

mueme u nisë me ta shtigjeve

bri lumit teposhtë.

Është një ndër poezitë më të bukura e njëkohësisht më private të Camajt. Çasti i festimit të ditëlindjes së një burri të vjetër, që fatalisht ve re se koha, do të thotë jeta, ka mbetur e vrarë brenda tij, përbën frymëzimin tragjik të poezisë. Ai s'di kë të akuzojë për vrasës të kohës së vet, vrasësi ka mbetur anonim, ndaj dhe s'ka se kush të pagujë gjakun. Në këto rrethana afërsia me qenin bëhet sa e dhimbshme aq dhe humane.Koha i ka ngrënë gjithçka këtij personali subjektiv, e ka nxjerrë kockë e lëkurë. Simboli i lumit që e pret në fund të poezisë mund të lexohet edhe si vijimi i jetës së pasosur, por edhe si caku që ndan dy jetët e prej kah nis bota tjetër. Poezia duket sikur s'ka fund. Gjithçka i lihet në dorë lexuesit, vazhdimi, përparimi i paskaj, finalja e imagiinuar.Me mjete thellësisht hermetike, ku fjala e zhveshur nga cilësorët e panevojshëm qëndron si monument, gur i rëndë në vendin e vet, përveçse flet në mënyrë të drejtpërdrejtë, më së shumti sugjeron kuptime e imazhe.

Page 10: martin camaj

Vrasja e poetit

Liria e fshehun mbas vargjevetë poezisënuk ishte vetëm:para tyne rrishin galuc rojeshpend mishngranësme fytyrë njerëzore.

E ti ishe për ta nji bletëtue u rropatë kah drita në qelq,andej kufijve të botësnjerëzore.

Kjo poezi eshte nje deshmi mbi trysnin qe ushtrohej mbi lirine ne letrat shqipe gjate periudhes se komunizmit.Liria e rrethuar me shpendet mishngrenes te diktatures eshte gjithcka vec jo liri.Forca e fjales manipulohej dhe forca e poetit transformohej aq sa ai te dukej si nje blete qe perplaset se koti pas nje barrjere te tejdukshme e te pakapercyeshme.Me ane te simbolit te bletes perkundrejt rojeve qe dilnin kundra lirise ,autori na pershkrun vetem ne 2 strofa te gjithee poziten e poeteve shqiptare te periudhes komuniste.

Page 11: martin camaj

Hermetizmi ne romanin “Karpa”realizohet duke bashkerenduar karakterin psikologjik te vepres ,mungesen e nje teme qendrore,ndertimin sipas nje strukture moderne si dhe stilin e poetit.Kapitulli i parë dhe i fundit janë të lidhur mes vete. Lidhje të tillë

kanë edhe dy kapitujt e mesëm Teksti i tij është i shtrirë në disa sekuenca të vogla që u hapin shtigje e motive të gërshetuara me fantastikë (tre-katër shekuj më vonë,

pikërisht më 2338) dhe përmasës së rrëfimit retorspektivë (që është afër atij konkret). Teksti i këtij romani është ndërtuar në formën e skemës tabelare të traviatës në

muzikë.në qendër vihet rruga sizifike e Vonit, këtij të riu që është viktimë e të tjerëve. Romani është një simfoni në vete i komponuar në formë metaforike, që nis me

kronikën e një qyteze të shkruar me akribi për një kohë të së kaluarës dhe së ardhmes. Ne roman gjejme modelimin e retradimit në prozë dhe pikerisht për këtë romani duket sikur ndërtohet sipas kërcimit të kalit, dhe në mëmyrë të ndërprerë arrin në cak. Autori zbulon paragjykimet, dhimbjet, fatëkeqësitë e një shoqërie, që janë tekste të shkruara

me stile të ndryshme dhe kështu marrin funksion psikologjik. Teksti i tillë letrar del i fokusuar me elemente sociale, politike etj. Në këtë tematikë shfaqet edhe dimensioni i tejdukshëm artistik, si: alegoria, ironia, sarkazmi, që aludohet në një kohë të hershme. Kështu, nga ky moment romani nis e merr një orientim a zhanër fantastikVepra është një studim i hollë i gjenealogjisë konfliktuoze i vendosur në një mozaik të fabulës që

mëton të ndriçojë pasqyrën e errët e të mjegullt të krimit në mendjen njerëzore.

“Karpa”

Page 12: martin camaj

Ne thellesine e perspektives, ne nje mjegulline drite, mblidhnin lule njerez te rinj, mbas gjase femije e gra. Barnatari i picerroi syte mjaft me zbulue dike te njoftun. Zbuloi Boren po ne ate vend ku ishte duk se pari tue mbledhe anza. Si ne anderr kur andrruesi deshiron ne nenvetedije te shohe dicka te caktueme, Voni u perqendrue ne Boren e po ne ate shej vendi ne film plasim era, murrlan i terbuem. Vorbulla e ajrit terhoqi e perpiu kuadra te tretun ne hapesi, tue i sjelle e persjelle nderliqshem. U perbluen ne stuhi dhe fill mbas nisen me u zhdervillue nga landa amorfe pamje ne tanesine e tyne te perkryeme; dukje doniziake barish te dejun, veshe me tirq leshi te bardhe e spik te zi per gju e terthorazi ijeve; vrasje me shigjeta e premje shpatash, masakra para grykave te armeve zjarmi prej hutes deri te arkibuxhi, topat, bombat e raketat. Sa ma teper sillej shtylla e ajrit vorbull, aq ma teper persoseshin shfaqjet tue kalue prejt filmit bardhe e zi ne ngjyra lloje-lloje per ta zmadhue ne kulm kuben qe njeriut edhe vdeke mos t'i dale sysh larmenia e mizorise se vet.

Page 13: martin camaj

Duke lexuar kete fragment e gjeme veten ne nje film tredimensjonal .Duke ju bashkangjitur personazhit ,ne fillim duket sikur sapo jemi zgjuar nga nje mengjes ne parajse dhe kerkojme te mesohemi me driten e forte.Shkojme me tej kur kerkojme te gjejme plotesimin e kesaj panorame idilike…bora...por pa shquar qarte ate cka shohim gjendemi te perpire nga nje force e eger .Nuk kemi te bejme me nje fenomen natyror por me nje deshmi te anes tone te erret . bombardohemi me imazhe te shkeputura nga nje kuader filmi horror.Barinj te dehur, vrasje barbare te pergjakshme dhe me pas e gjithe njesia e makinerise se vdekjes: arme zjarri,topa,bomba e raketa .Mund te krijojme ndjesine se po zhytemi me koke ne ferrin e dantes duke u thithur fort per ne fund te tij.Nuk eshte nje shetitje e rehatshme dhe e sigurt ku mund te takosh fisniket me te ndritur te firences ,eshte barbaria qe te perplaset ne fetyre.Arrijme te kapim imazhe te pershkallezuara te asaj qe qe nuk dime mbi malet e krishnikeve.Ne fund te pasazhit ,pasi kemi kaluar nga nje bardhesi jo e pashqueshme tek ngjyrat e ndezura e te pergjakshme te mizorise tone,ndjejme frymemarrjen tone te shpeshte.Kjo sepse gjetem rrugen te futeshim ne vorbullen e sistemit hermetik te Camajt e cila gjithnje te le pa fryme.

Page 14: martin camaj

Poetika e këtij romani shkrihet në shtresa të ndryshme strukturore që i përkasin arealit të fjalëve të urta dhe si të tilla edhe përhapin idenë e të shqiptuarit pa lajka, që herë pas here dinë të dalin me rrëfime parabollike a me rrotlla. Pikërisht këtë çështje e zë ngojë edhe studiuesi e poeti Arshi Pipa, kur shkruan: “ ‘Djella’, asht nji pjesë e episodeve narrative, e përcjellë me vjersha të cilat shpërfytyrojnë narracionin përmes lirizmit.” . Ndërkaq, këtë çështje e ka interpretuar edhe shkrimtari Ernest Koliqi, ku mes tjerash shkruan: “Vargjet janë si ushtima e âmbelsueme e ngjarjeve disi të zymta qi përmbâjnë t’endëmen e tregimit.” Kur lexohet romani “Djella“, duket se ai është ndërtuar përmes një gërshetimi të qëllimshëm. Romani herë pas here i nënshtrohet strukturës narrative. Shqiptimi i tillë strukturor narrativ e lirik vë në spikamë vuajtjet e Bardhit, me profesion mësues e me vokacion poeti, që pas një hamendjeje të madhe rrëfen shlirshëm tronditjet e veta shpirtërore në një moshë gati senile. Arti i ligjërimit prek problemet shoqërore, pa shkelur në shtresa monotonike të historisë.

DIELLA

Page 15: martin camaj

Kudo shkoj marr me vete nje arke me rraqe ne vete te pavlere, e kjo asht i vetmi trashegim qe me lane prindet.Nje dite tue kerkue dicka ne te, gjeta kuti ne e duhanit te ti m et, ende i vinte era duhan, nje ame aromati ke si me i pase ruejte ne doze konserve. Kuti ne, ime ame e pat perdore shum gjate mbas vdekjes se shojt, kur pat fi llue me e pshtjelle nga nji cigare "prej merzie", thonte ajo. Kuti ne e mbante gjithnje ne gji.Vizat e shkrolat mbi mademin e bardhe te kuti se me lidhin ehe sot me plot kujti me. Lajlat e vizimet ne siprine m'u mbresen ne tru si miset e fytyres se tyne, thom me qell im "fytyres", ne njejes sepse prindet e mij ne kujtesen teme kane nje fytyre te vetme. Ato gresa ne metal paraqesin ne kujtese edhe fajet e te dy paleve, ne nje ane, e te mia, ne tjetren.

DIELLA (fragment)

Page 16: martin camaj

Butesia birnore e mirenjohja me shtyne ma vone, mbasi qe rane ne fashe mallengjimet e perflakta, te shkruej:Dy gjana print me thane kur ishin gjalle:Poqese shkel ti buken gand,Coje prej toke, puthe e vene ne balle!Ndigjo ti djale, pse na jemi pleq.Kur te rrijsh te votra mbeshtete tue pi duhan,Mos pshtyj ne zjarmMos pshtyj ne drite, se a keq!Harrova plot sende qe thane printPlot tjera mesova e dola ndoshta i larm,

DIELLA (FRAGMENT)

Page 17: martin camaj

Ne fillim autori na sjell aromen e forte te duhanit.Kerkon qe ne te perceptojme ne ate duhme nje prezence te forte mashkullore dhe nje dominance tejkohore qe babai i tij percjell. Eshte pikerisht kjo epersi e jashtme qe nena e autorit kerkon nga era e duhanit dhe nga kutia e saj.Ndryshe nga nena e personazhit autori ne kuti sheh gabimet e prinderve dhe reflektimin e tij ne to.Ne kete kompaktesi te mendemit te personazhit duket sikur ne na e zberdhen pjesen vetem nje sens i forte nuhatje.Ne duhet ta nuhasim karakterin e babait te personazhit pasi asgje nuk na deshmohet mbi te.Pasi jemi turbulluar me ndjesine e pluhrit qe shkundet nga harresa dhe nga era e rende e konservuar ne kuti autori nga nxjerr nga kjo permase hermetike duke na treguar nje besyteni si te vetmen mendesi qe ai mendoi ta trashegoje.

Page 18: martin camaj

Ernest Koliqi ne një studim titulluar: “Arti i Marin Camaj-t”, mes tjerash shkruan: “Pâmjet e ndryshme të jetës së vendit të vet dalin nepër art të tij të vizatueme me drita e me hije dridhëse. Atij, edhe padeshtas, i shkon syni ke brumi njerzuer. N’ato vigâj te rrzuem, ai kerkon njerin. Lufta qi Malsori ndërmerr për me dalë nga gurzimi i nji gjendje shoqnore kurrkund në pajtim me kohën e sotshëme, ia thekë shpirtin. Ai s’do qi burri i Malsis të shikohet si specimen i nji rrace së lashtë, objekt kureshti për t’u vndue në nji muze. Nën leskrat xhixhlluese të një epiciteti anakronistik, syni vezhgues i tij kundron nji zemër të plasun rrudhat e shkaktueme nga uja, nga mundi keq i shpërblyem prej natyrës e njerzve e fatit, nga ndryshku i disa zakoneve dampruese, nga ngushtësija e vendit”.

Page 19: martin camaj
Page 20: martin camaj

Bisnesmeni dhe atdhetari i shquar Anthony Athanas (1911-2005), Prof. Martin Camaj dhe Dr. Hamdi H. Oruçi, 29 Nentor, 1969 ne New York

Page 21: martin camaj

Pamje e pjesesshme nga Seminari Nderkombetar i Federates Panshqiptare "Vatra", me 29 Nentor 1969, mbajtur ne ambientet "Americana Hotel", New York. Prof. Martin Camaj, eshte ne podiumin, duke pershendur si mik nderi.

Page 22: martin camaj

Pergatiti :Besarta Hoxha