madame mapo

100
E përmuajshme Nr. 20, Viti II botimit mars 2012 Çmimi 300 Lekë “Dancing with the Stars”, rikthimi në ekran dhe ndryshimet në familje Ornela Bregu Një mami në garë DOSSIER KTHIM NE NATYRE Ushqimet bio Guidë dhe ide Përsonazhe që hanë shëndetshëm TE FTUAR Enada Hoxha Gjergj Bojaxhi Biljana Nikolic Diana Çuli Blendi Salaj Mirela Bogdani Dashuri me shikim të dytë. Këshilla për të forcuar imunitetin Libra, dekor KUOTAT ROZE Pro dhe kundër ambasadorësh TENDENCAT Grimi dhe ngjyrat Pranverë minimaliste Ilva Tare Ngjyra jo ngjyerje Alfred Lela Fiona McIlwham “E bukura dhe e majta” EXTRA

Upload: gazeta-mapo

Post on 31-Mar-2016

315 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Shqiperi, mapo, gossip, intervista, personazhe argetim, madame, eros, dashuri, keshilla, lajme, editoriale, mode, veshje, dieta

TRANSCRIPT

Page 1: Madame Mapo

E përmuajshmeNr. 20, Viti II botimitmars 2012Çmimi 300 Lekë

“Dancing with the Stars”, rikthimi në ekran dhe ndryshimet në familje

“Dancing with the Stars”,

Ornela BreguNjë mami në garë

DOSSIERKTHIM NE NATYREUshqimet bioGuidë dhe idePërsonazhe që hanë shëndetshëm

TE FTUAREnada Hoxha

Gjergj BojaxhiBiljana Nikolic

Diana ÇuliBlendi Salaj

Mirela Bogdani

Dashuri me shikim të dytë.

Këshilla për të forcuar imunitetin

Libra, dekor

KUOTAT ROZEPro dhe kundër ambasadorësh

TENDENCATGrimi dhe ngjyrat

Pranverë minimaliste

Ilva TareNgjyra jo ngjyerje

Alfred LelaFiona McIlwham

“E bukura dhe e majta”

EXTRA

Nr. 2

0, V

iti II

bot

imit

mar

s 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë

Page 2: Madame Mapo

2 shkurt 2012

Page 3: Madame Mapo

3

3

Page 4: Madame Mapo

4 mars 2012

Personalisht nuk jam e fiksuar pas kontrollit të atyre që ha, nuk shikoj pothuajse kurrë datën e skadencës tek gjërat që blej dhe sapo më merr uria mendimi i parë është tek një hamburger i madh me patate të skuqura dhe coca cola. I vetmi kujdes që bëj, është që këtë menynë e fundit ta marr sa më pak që të jetë e mundur, si shpërblim të shtunën pasi kam shkuar gjithë javën çdo ditë në palestër, dhe të mos blej në shtëpi asnjë vaj tjetër që nuk lexon “vaj ulliri ekstra i virgjër”. Mirëpo ja që të gjithë nuk janë si unë, përkundrazi, kanë atë zakonin e mirë që të mos hanë ushqime gjysmë të gatshme frigoriferike që shiten në supermarket, të shkojnë të zgjedhin fruta perimet, aty ku janë më të freskëtat, të interesohen që kosi nuk është i bërë me qumësht pluhur, apo të kenë në rrethin e njerëzve të besuar edhe një kasap, tek i cili marrin gjithmonë mishin... Për të gjithë këta njerëz, ne kemi ndërtuar specialen e këtij muaji. Një dossier i plotë, që nga informacionet sqaruese për të mësuar se çfarë quhen ushqime bio dhe jo (si shumë të tjerë dhe unë mendoja se thjesht ftutat që vijnë direkt nga fshati dhe perimet që rriten në bahçe quhen bio), avantazhet por edhe disavantazhet e këtyre ushqimeve, bashkë me informacione për ushqime të tjera shqiptare, jo bio, por të shëndetshme, pa konservantë dhe me shije, prodhuesit apo dyqanet ku shiten dhe restorantet ku shërbehen. Sigurisht që Arta, gazetarja që është marrë me këtë speciale, është një nga ato maniaket pas ushqimeve të shëndetshme, prandaj guida e hartuar prej saj, është mëse e besueshme – ushqimet dhe këshillat i ka kërkuar fiks për vete.

Për ata që (s’)jetojnë shëndetshëm

Bashkë me to, edhe rrëfime personazhesh që ushqyerjen e shëndetshme e kanë kthyer në stil jetese: Enada Hoxha, primabalerinë e Teatrit të Operës dhe Baletit, që nuk ka sesi të mos ushqehet kështu, edhe për zgjedhje profesionale, Gjergji Bojaxhi, i cili jo vetëm që ushqehet si gjyshërit e tij dikur, por edhe ka zgjedhur të jetojë mes natyrës, dhe Diana Çuli, pothuajse vegjetariane, e cila në njëfarë mënyre u bë “kumbara” e kësaj specialeje, kur gjatë një dreke miqësore i ra këmbanës sime të alarmit për cilësinë e mishit që mund të kishin salçicet e pjekura... Pasi lexova shkrimet e këtij dossier-i, e di që qoftë dhe në mënyrë të pavullnetshme tani e tutje do u hedh një sy etiketave të ushqimeve në frigoriferin e supermarketit. Edhe pse joshja për t’i futur të gjitha në shportë është më e madhe sesa të kërkoj një dyqan që lexon “bio”.

SiFillim

[email protected]

Page 5: Madame Mapo

5

MAXANDCO.COMT

IRA

NA

Rru

ga V

aso

Pas

ha 7

/1 T

el: +

355

4 22

7288

2 F

ranc

hise

e M

AX

&C

o.

Page 6: Madame Mapo

6 mars 2012

PERMBAJTJEMARS

18

8 Kinkaleri12 Tonight nga Ilva Tare Ngjyra jo ngjyerje14 Portret femëror Fiona McIlwham E bukura dhe e majtah16 Punë burrash Blendi Salaj17 Këtu ka festë Ku shkoi Madame për 8 Mars?

Botimet Media MAPO sh.p.k.Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nd.70, H.1,Kodi Postar 1023TIRANA, ALBANIA

Drejtore: Iva Tiço

Kryeredaktore: Klaudeta Skënderasi

Redaktore: Arta Çano

Fotograf: Armand Sallabanda

Art Designer: Ilir Drizari

Bashkëpunëtorë:Agjencia: Bindi Model ManagementDiana ÇuliAlfred LelaIlva TareZe� na HasaniKlodiana TurhaniDarjel SinaEnkeleida Ferollarri

Marketing & Menaxhim:Vera PërlekaCel.: 068 20 55 437Email: [email protected]

Menaxher shitjesh:Robert ManeCel.: 068 20 55 440

Llogaritë bankare:Banka Kombëtare Tregtare:402167411CLPRCLALLJI ALL402167411CLPRCFEURYL EURO

Banka CREDINS:67524 ALL239126 EURO

Raiffeisen Bank:0002076051 ALL

Në kopertinë: Ornela Bregu

Fotot: Jack Zhou- Mirror Studio

NË KOPERTINË

Ornela BreguKTHIMI OSE NISJA NGA E PARA“DANCING WITH THE STARS”, SPEKTAKLI QË E RISJELL NË EKRAN. HAPAT E PARA NË KËRCIM, NËN VËSHTRIMIN E RREPTË TË KOREOGRAFËVE. POR EDHE TË SË BIJËS BENINËS

26 Pro� l suksesi Biljana, gruaja pas

skuadrës së gjelbër30 Tela për violinë Nga Vajmari me muzikë96 Mes � etësh Botimet e reja98 En Prive Mirela Bogdani

DOSSIER KTHIM NË NATYRË40 Produkte organike?

Beso dhe kontrollo

44 Diana Çuli, Gjergj Bojaxhi, Enada Hoxha

Ne, që hamë shëndetshëm

48 Në bllokun bio

52 Bukuritë më natyrale të botës

Page 7: Madame Mapo

7

33

STIL & BEAUTY56 Stil personal Alisa Braho, një

mademoiselle e re në qytet59 Bon Ton Minimaliste jam72 Tendencë Truku i pranverës74 Gjithmonë e re Të rejat e fundit për

botox-in76 Marka e bukur Fendi, 5 motrat me

modën në lëkurë78 Stil arredimi Dekori i bie nga

Kina!

ADRE

SA P

ERT’

U ND

ALUR

EDITORIAL FASHIONLove in Porto� no

64

NUK MUND TA NDASH DOT PORTOFINON, NGA VARGJET QË LËKUNDEN MBI MUZIKË…I FOUND MY LOVE IN PORTOFINO. DHE KY EDITORIAL DUKET SI NJË GRUP SKENASH NGA NJË FILM QË KA PËR KOLONË ZANORE PO KËTË KËNGË. NGA ATA FILMAT E VJETËR, KU DRITA E DIELLIT, QË I NDRIÇON ME HATËR CA GJIRE SI KY, BËN TË DUKET ÇDO GJË NDRYSHE, KU KOHA DUKET SIKUR NUK KALON, DERI SA SHEH QË KA ARDHUR MBRËMJA...

Kuotat rozëPër një vend më shumë

ËSHTË KOHA PËR NGJYRA

Madame Extra

82 Çfarë partneri do jetë varet

nga e ëma

84 Si të biesh në dashuri me

bashkëshortin tënd

86 Do pastroj organizmin nga

kripa

88 Do hamë për një çerek ore

90 10 lëvizje që të rrisin

mbrojtjen imunitare

92 Mos! Cikli po më

shkatërron look-un

95 Si t’i marrësh paratë e tua

Liu-Jo, Vesa Center, Rr. Abdyl Frashëri, Tiranë;Jardin de Paris, rr. Vaso Pasha, Tiranë;La Grieffe, Rr. Vaso Pasha, Tiranë;Tres Jolie, Rr. Vaso Pasha, Tiranë;Migato, Rr. Myslym Shyri, Tiranë, City Park,

Km.5,Autostrada Tiranë-Durrës, Riviera Center, Vlorë;Glamorous, Rr. Myslym Shyri, Tiranë;In Style by Genta, Rr. Vaso Pasha, Tiranë;American Apparel, Rr. Myslym Shyri, Tiranë;Geraldina Sposa, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit,

Tiranë.Art galeri Petraq Pecani, Rr. Myslym Shyri, TiranëEmi Bijoux & Accessories, Blvd. Zhan d’Ark TiranëSo Chic, përballë Drejtorisë së Policisë, Tiranë

PËR NGJYRASTIL & BEAUTYËSHTË KOHA PËR NGJYRAPËR NGJYRAPËR NGJYRAPËR NGJYRA

Madame Extra

PËR NGJYRAPËR NGJYRAPËR NGJYRAPËR NGJYRA

62

Page 8: Madame Mapo

8 mars 2012

Që të thuash që unë vdes të vërdallisem njëçik nëpër dyqane e të kthehem në shtëpi me duart plot me qese kartoni, normal që nuk po thua ndonjë gjë të veçantë. Se kur vjen puna për shopping, shoqet unë nuk i kam të rralla. Kush më shumë e kush më pak janë si puna ime, vetëm se ndryshojmë në ca gjëra të vogla. Shoqja ime e ngushtë fare përshembull, mjaftohet vetëm me rroba, me parfume e kremra dhe me xhingla për të zbukuruar dhomën, kurse për pazar ushqimor nuk ia ndjen fare, sepse përveçse ha çdo ditë ushqimet që blejnë prindërit (kështu edhe kursen ca), ka nja dhjetë vjet që thotë se është me dietë, prandaj dhe në supermarket nuk futet fare. Kurse një shoqe tjetër, ajo pak më pak e ngushta, përveçse rri me orë të tëra me mua përpara banakut ku shitet kosi me fruta (sa e kanë rritur çmimin mizerjet, një gotë kos në darkë kushton sa një picë) shpenzon dhe ca orë të tjera tek detergjentët, duke i nuhatur shishe me shishe e duke blerë një për pllakën e sobës, një për furrën dhe një për inoksin anash pllakës së sobës (të ishte për të, do blinte edhe për atë inoksin tjetër anash furrës, por kështu detergjenti nuk ka). Unë vetë, i kam shumë qejf detergjentët, por në këtë moment kam rënë në dashuri me shportat. Shporta për bukën, shporta për kapëset e rrobave, shportë për revistat dhe një tjetër për katalogët, shportë për kremrat e trupit, shportë për ato të fytyrës, shportë për ca kremra që i përdor për raste (se janë me xixa apo firmato, sipas parfumeve, pra dhe shportën e meritojnë më të shtrenjtë dhe me fjongo), shportë për kutitë e tualetit, një shportë më të madhe për të futur shportat e vogla... Para ca muajve më kishte hipur fiksimi për kutitë nëpër sirtarë e nëpër dollapë, por kur e pashë që hiq e vër rrobat e xhinglat nga kutitë bëhesha lëmsh dhe mezi sajohesha në veshje, i hoqa kutitë dhe ia fala

mamit. Ajo kutitë i kishte me qejf, por më ka paralajmëruar që shportat nuk i sheh dot me sy, kështu që po mu mërzitën, t’i gjej sistemim tjetër (ia fut kot ajo, ku më mërziten mua shportat, i kam blerë gjithë ato lekë?). E meqë ra fjala për lekët, nuk e di se si, por këto të shkreta nuk dalin fare, por fare ama. Më ishte fiksuar që tek zyra jonë dikush kishte dorë (domethënë na zgrapte lekët nga portofoli), sepse ndryshe nuk shpjegohej fakti që mua lekët më zhdukeshin. Ndoqa këshillën e mamit dhe vendosa të mos i mbaj të gjitha lekët me vete. Por këtu nisa të turpërohesha nëpër dyqane, mezi arrij të gjej një palë këpucë apo një fustan që kisha vite që e ëndërroja dhe nuk besoja që mund ta gjeja, kur shih që s’të dalin lekët që ke me vete. Mirë që shumicën e pronareve i kam mikesha (domethënë më kanë dhe u kam numrin e telefonit), që m’i japin sakaq rrobat e më thonë që lekët t’i shpie kur ta kem unë terezinë (tani kur ta kem unë terezinë ato përgjithësisht e kuptojnë kur ta kenë ato terezinë, domethënë pas një jave nisin sms dhe më kujtojnë të çoj lekët që u nevojiten për të bërë furnizimin e ri, uuuuffff!!!). Po janë pastaj dhe blerjet në internet, ka ca faqe fantastike ku ka rroba � rmato që shkojnë dhe 90 përqind ulje çmimi. Pastaj janë dhe faturat – drita, uji, celulari, celulari tjetër, interneti, dixhitalbi, paketa gold... Por dhe parukierja, palestra, depilimi, masazhi (epo njëcik masazh dhe na duhet, se jemi lodhur e s’do ia japim shpirtin shejtanit). Ncuq ncuq ncuq, s’paskemi hajdut në zyrë. E kanë fajin çmimet që janë rritur. Ah po, edhe kriza globale (sa bukur e thashë këtë të fundit!) “Futu në dietë”, më thotë shoqja ime e ngushtë, “kështu dhe kursen, dhe bëhesh më e hollë?!”. Më e hollë unë? Të shohë veten ajo. Më mirë të futem në dietë për shopping, domethënë të mos blej më, apo të blej nga pak? Mirë e ka. Kështu do bëj. Ama të hënën tjetër. Ta nis përsëmbari, siç bëhet me të gjitha dietat.

Si të kursesh para Jam në dietë(për shopping)

JO ME KARTA PLASTIKETë blesh me kartë krediti, dije se nuk po I bën ndonjë nder të madh vetes. Njerëzit shpenzojnë më shumë me kartë krediti se sa me para në dorë. Nëse i sheh lekët e � tuara me mund të dalin nga portofoli, do tregohesh më e kujdesshme.

HAP NJË LLOGARI TË VEÇANTËNëse I lë paratë në llogarinë rrjed-hëse, ke më shumë mundësi që t’I tërheqësh gjatë një darke jashtë me miqtë, ose për të blerë një fustan. Nëse heq 5000 lekë nga rroga për ta vendosur në një llogari të re, atëherë ky mund të jetë një inves-tim I mirë. Plus që kur kursen para je e motivuar të kursesh akoma. Kontrolloje llogarinë e kursimit on line dhe kënaqu me rezultatin e asaj që po bën.

ELEMINO TEPRICATNëse je në fushatë kursimi, mos shko nëpër restorantet dhe baret me menunë më të shtrenjtë. Dhe kur shkon të drekosh apo darkosh jashtë, tregohu e kujdesshme me porositë, shmang ujin e gazuar dhe ëmbëlsirën për shembull.

KUJDES ME KUPONATJi e kujdesshme ndaj ofertave nëpër sajte për të për� tuar abonime me ulje çmimi. Por mos bli çdo gjë që ka ulje çmimi. Pyet veten: a do ta blije me çmim të plotë diçka? Nëse përgjigja është jo, hidhe kuponin.

MOS HARXHO KUR DELËshtë e rëndësishme që mikeshat e tua ta dinë që je duke kursyer. Është mirë t’i kesh aleate. Po nëse nuk bëhet fjalë, atëherë dil me to për kafe, po ik kur të vijë koha e darkës. Ato do e kuptojnë.

Kinkaleri

PRAKTIKE

Page 9: Madame Mapo

9

Jam një vajzë 28-vjeçare. Para disa kohësh, në punën time erdhi një koleg i ri. Nuk më bëri asnjë përshtypje të veçantë. Por ai nisi të interesohej për mua.  I tha një koleges sime, të njohures së tij, që donte të më njihte, më bëri friend në facebook, më � iste në chat, më bënte komplimenta, derisa më ftoi për kafe. Nuk është se po bija në dashuri me të, por duke qenë se isha prej kohësh vetëm dhe ai po tregonte një interes të veçantë këmbëngulës ndaj meje, po në një mënyrë të kulturuar, që mua nuk më bezidste, vendosa t’i kushtohesha kësaj marrëdhënie. Pas disa javësh, kaluam edhe një natë bashkë. Dukej se çdo gjë ishte ok, deri në çastin kur ndjeva  një fare largimi, një distancim të menjëhershëm të shprehur në mënyra të ndryshme. Papritur më tha se donte të hiqte dorë, pasi po shikonte që unë po përfshihesha shumë, dhe ai nuk kishte ndër mend të angazhohej. Trillim i pastër. Kurrë nuk i kisha thënë që unë po bëja plane për ne të dy. I kërkova të më sqaronte, sigurisht me këmbëngulje sepse këtë të drejtë besoja se e kisha. Por ai më tha ta lija të qetë. Nuk kisha më rrugëzgjidhje. Gjithçka mbaroi, çuditshëm. Ai djalë është ende në të njëjtën punë me mua. E shoh shpesh, tek bën xhentilin me femra të tjera, tek u bën

komplimenta etj. etj. dhe duhet ta pranoj... ndihem xheloze. Nuk e dua, kam dashur dikë tjetër më parë dhe e di që nuk ka të bejë me atë që ndjeja për këtë djalë, por ama u angazhova për të pasur një lidhje me të, pasi ai e kërkoi vetë dhe tani ndihem keq kur shoh se e fshiu si me gomë të gjithën, pa një farë shpjegimi dhe vazhdon të hiqet si djali i mirë që erdhi në � llim. Ne nuk � asim, unë bej indiferenten sa herë ai është rrotull (nuk më ka lënë zgjidhje, sepse nisi vetë të kthente rrugë), por ama unë nuk jam indiferente siç hiqem. Unë ende nuk e kam kuptuar çfarë ndodhi dhe besoj se kjo më bën të rri e kapur pas kësaj, apo nuk është kështu? Jam vërtet e ngecur në këtë gjendje...

Ajo që unë konstatoj në këtë letër është se ju e paraqisni lidhjen me këtë djalë në forme pasive. Çfarë kuptojë me këtë ? Së pari, ju tregoni në letër se ishte ai që shfaqi interes dhe se ju e pranuat sepse vëmendja e tij ju bëri të ndiheni mirë. « Nuk është se po bija në dashuri me të, por duke qenë se isha prej kohësh vetëm dhe ai po tregonte një interes të veçant këmbëngulës ndaj meje, po në një mënyrë të kulturuar, që mua nuk me bezidste, vendosa t’i kushtohesha kësaj marrëdhënie. » Së dyti, ndarja nga ana e këtij djali vjen me argumentin : « dua lidhje/por jo shume lidhje ». Mënyra se si është tërhequr tregon se më shumë ka qenë nga

ana e tij një investim imagjinar. E cila është kontradiktore me mënyrën se si lindi kjo mardhënie. Ajo që konstatojmë nga kjo letër është se frikrat e këtij djali projektohen tek ju. « Papritur më tha se donte te hiqte dore, pasi po shikonte që unë po përfshihesha shumë, dhe ai nuk kishte ndër mend të angazhohej. »Së treti, gjendja mbas ndarjes është një situatë ku ju është dashur të përballeni me principin e realitetit « nuk jeni më bashkë ». Dilemat që paraqiten në këto momente janë të shumta. Në një anë ju përballeni me realitetin siç është ndarja por në anën tjetër janë mendimet e ndryshme që vijnë në kokë në lidhje me pritshmërit që keni patur apo do të keni mbi djemtë. Ju u përfshitë në një mardhënie ku, « mashkulli » ushtroi dëshirën e tij për ta nënvlerësuar feminitetin. Gjendja që po përjetoni « unë ende nuk e kam kuptuar çfarë ndodhi dhe besoj se kjo më bën të rri e kapur pas kësaj, apo nuk është kështu? Jam vërtet e ngecur në këtë gjëndje... » pohon stepjen që lë realiteti ku bie ndesh me principin e kënaqësis. Në këtë rast, një pjesë e reales është se tjetri e trajtoi femëroren si objekt pa marrë në konsiderat dëshirat tuaja.

Në � llim të viteve ’90 në bazë të ligjit 7501 të ndarjes së tokës familja ime � rmosi për të marrë në pronësi një copë tokë që ndahej në varësi të numrit të familjarëve. Procedurat deri në quajtjen pronarë të tokës nuk u çuan deri në fund dhe familja ime nuk gëzoi asnjëherë të drejtën e saj. Pas disa vitesh nëpunësit e Bashkisë njoftuan se ne gëzonim tokën sipas regjistrit . Por, pas veri� kimit pamë që një tjetër person me të njëjtin emër dhe mbiemër të kryefamiljarit kishte marrë në posedim atë çka mendohej se i takonte familjes sime. Vumë re që ishte bërë një modi� kim mbi letër ku atësia e kryefamiljarit ishte zëvendësuar me atësinë e kryefamiljarit tjetër me të njëjtin emër dhe ishte ndryshuar numri i anëtarëve të familjes. Familja ime kërkoi të rikompensohej me një tjetër terren toke pas këtij gabimi që ishte kryer. Kjo u

ana e tij një investim imagjinar. E cila

LEGALPyesni juristin

Psikologu përgjigjet

DARJEL SINAJurist, pedagog në UET

KLODIANA TURHANIPsikologe klinike, shefe e departamentit të Psikologjisë në UET

mohua. Familja atëherë mendoi të niste një proces ligjor, por gjatë kohës mori kërcënime nga familja tjetër që kishte marrë në posedim tokën. A mund të më këshilloni si mund të veprojmë më tej? A ka mundësi që familja ime ta marrë në posedim tokën dhe ekziston një rrugë për t’u kompensuar?

Në rastin konkret ju duhet ti drejtoheni gjykatës së rrethit të vendbanimit tuaj për të kërkuar dëmshpërblimin monetar për pjesën e tokës e cila tashmë është në posedim të një pale tjetër. Padia juaj ka si objekt kompensimin në të holla për sipërfaqen të cilën ju pretendoni që e keni në pronësinë tuaj. Mbas marrjes së vendimit ju do i drejtoheni

AKKP (Agjencisë të kthimit të pronave) e cila është përgjegjëse për dëmshpërblimin tuaj monetar. Sigurisht që ligjërisht kërkohet ky organ mund t’ju dëmshpërblejë dhe me gjetjen e një trualli tjetër me të njëjtën sipërfaqe dhe vlerë monetare. Në Shqipëri ky organ duke u bazuar dhe në VKM (Vendim Të Këshillit të Ministrave) Nr. 9235 dt. 289.07.2011 përcakton rregullat dhe kriteret për shpërndarjen e fondeve për kompensimin e pronarëve në të holla. Në rast mospajtimi me vendimin e këtij organi sigurisht që ju keni të drejtën e paditjes së tij.

[email protected]

ai & ajo

Page 10: Madame Mapo

10 mars 2012

KËSHILLAT E GJYSHES

Dietologia

7

ENKELEJDA FERROLLARI

Darka e fundit e ngrënies së shfrenuar Po përpiqem të humbas peshë dhe të kontrolloj sasinë e ushqimeve. Mund të them se ia dal mirë gjatë ditës, ama në darkë shkatërroj çdo gjë, prej kohësh. Nuk i rezistoj dot tundimit për të ngrënë në sasi të bollshme dhe ushqime që gjatë ditës i quaj si të përjashtuar nga dieta, ëmbëlsirat për shembull, apo pjatat kalorike. Si duhet të veprojë që në darkë mos të më kapë kjo uri apo mani për të ngrënë?

Një nga arsyet që ne shtojmë në peshë është prishja e bilancit energjitik, që do të thotë marrim më shumë energji me anë të ushqimeve që konsumojmë dhe harxhojmë më pak me aktivitetin � zik ditor që kryejmë. Nga ana tjetër konsumimi i vakteve të çrregullta dhe kapërcimi i vakteve bën që shpesh të prishim këtë bilanc energjitik duke menduar se kemi kryer të kundërtën. Nëse nuk konsumojmë rregullisht vaktet duke � lluar nga mëngjesi, dreka dhe vaktet e ndërmjetme, arrijmë në darkë shumë të uritur dhe konsumojmë sasi të pakontrolluara ushqimi. Duke qenë të uritur hamë shpejt dhe stomaku nuk arrin të çojë në tru sinjalin e ngopjes duke shkaktuar në këtë mënyrë konsumin e sasive të mëdha të ushqimit dhe si pasojë edhe sasi të mëdha kalorish. Për të shmangur këtë problem të darkës duhet të konsumojmë të gjitha vaktet gjatë ditës, të konsumojmë vakte të shpeshta dhe të vogla. Duhet ta � llojmë ditën me një mëngjes të mirë që shpesh e shmangim duke menduar se do na ndihmojë të humbasim kile. Nëse konsumojmë mëngjes të mirë dhe vaktin e paradites arrijmë në drekë jo shumë të uritur dhe konsumojmë sasi të kontrolluara ushqimi. Po nuk duhet të kapërcejmë as vaktin e zemrës së pasdites. Duke konsumuar snak-un e pasdites arrijmë të konsumojmë në darkë sasi të kontrolluara ushqimi pa qenë shumë të uritur. Por në rastet kur kemi konsumuar të gjitha vaktet në rregull gjatë ditës dhe darkën dhe përsëri vazhdojmë të kemi dëshirën për të ngrënë të mundohemi të përzgjedhim ushqime pak kalorike. Disa alternative të mira do të ishin zarzavate të freskëta, të cilat kanë pak kalori, kanë � bra që zënë vend në stomak dhe shuajnë ndjenjën e urisë. Ose mund të konsumojmë ndonjë frut ose kos me fruta që na plotësojnë edhe dëshirën për të ëmbla. Pra mund të konsumojmë një vakt të paragjumit, por duhet të kemi kujdes që të mos konsumojmë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në shtëpi në darkë, kryesisht kur ndodhemi përpara televizorit. Në këtë mënyrë mund të shmangim disa kalori të tepërta të cilat do të na shkaktonin probleme me peshën dhe me shëndetin. Pasi të ndodhur në kushte të tilla, shpesh herë tentojmë të konsumojmë ushqime shumë kalorike, kryesisht ëmbëlsira të llojeve të ndryshme, ose edhe produkte ushqimore të kripura kryesisht me origjinë shtazore (sallame, proshuta, djathëra te ndryshme të staxhionuar, etj). Duhet të kontrollojmë jo vetëm sasinë totale të kalorive të marra por edhe atë të përbërësve ushqyes të marra me ushqimet që ne konsumojmë, kryesisht të yndyrnave dhe proteinave shtazore, të cilat na japin sasi të shtuara kalorish që depozitohen në masë dhjamore .

E keni parasysh shprehjen “vaji i ullirit është ilaç”? Gjyshja e përdor vërtet si ilaç për sëmundje dhe shqetësime të shumëllojshme.

Për lodhjen e shtyllës kurrizore: Fërko shtyllën me vaj ulliri. Për lodhjen muskulore: Përziej pak vaj ulliri me lule kamomili, raki dhe dy thelpinj hudhra. Lëre përzierjen të rrijë për 9 ditë dhe tunde, përzieje sa herë e sheh. Aplikohet duke fërkuar përzierjen në shpinë, kraharor dhe shputat e këmbëve.Për këmbët e lodhura: Pas një banje të ngrohtë, fërko këmbët për 10 minuta me një përzierje gjysmë për gjysmë vaj ulliri dhe limon.Për dhembje veshi: Hidh dy pika vaj ulliri në vesh dhe mbuloje me pambuk të lyer po me vaj ulliri të ngrohtë. Nëse të hyn një insekt në vesh, thjesht hidh dy pika vaj ulliri në kanalin e veshit, tunde kokën dhe do e heqësh.Dhembje muskulore: Përziej 100 gramë lule jasemin me 250 mililitra vaj ulliri. Lëre për 15 ditë. Kulloje dhe përdore për të masazhuar vendin që dhemb.Reumatizëm: Përziej vajin e ullirit me pak kamfor deri sa të tretet. Masazho vendin që shkakton dhembje dhe dhembja do qetësohet.Ndrydhjet: Përziej vaj ulliri me hudhër të shtypur dhe masazho me delikatesë zonën që shkakton dhembje.Mishrat e dhëmbëve. Për t’i pasur sa më të shëndetshëm, përtyp gjethe të freskëta ulliri.Akne: Tret 100 pika vaj esencial levande në 250 mililitra vaj ulliri dhe fërko zonat me akne.Rrudha: Përziej vajin e ullirit extra virgin me lëng limoni dhe masazho lehtë fytyrën, dy herë në javë para se të shkosh në shtrat.Lëkurë e thatë: Përziej tulin e një avokadoje me vaj ulliri. Aplikoje në lëkurë, lëre për 10 minuta dhe shpëlaje me ujë të ngrohtë.Thonj delikatë: Zhyti thonjtë në vaj ulliri të ngrohtë për 5-10 minuta. Pastaj lyeji me jodio të holluar.

Kinkaleri

[email protected]

Vaji çudibërës i ullirit

Page 11: Madame Mapo

11

Mjafton një kontejner druri për të ushtruar pasionin e kopshtarisë. Edhe nëse ju ka lindur së fundmi dhe nuk dini nga t’ia � lloni. Sepse ne do ju japim disa këshilla të vlefshme për t’u kujdesur për bimët

Mbjellja në arka druri-Druri duhet të jetë natyral, i patrajtuar-Sigurohu që të kullojë lehtësisht

Përzierje organike si terren për mbjelljen-Rërë-Dhé natyror nga kopshti-Ashkla druri: i jep karbon

Perime-Hibride të reja: bimë të vogla me perime të mëdha -Varietet perimesh-Mund t’I mbjellësh të gjitha në një kontejnier

Mbjellja? Start!-Grumbulloji të gjitha materialet afër-Përziej perimet që të alternosh vlerat ushqimore që merr prej tyre.

Përzgjedhja e perimeve1. kungulli-Rritet 30-45 cm-Prodhon kunguj 12-20 cm2. bishtajat-Rriten rreth 45 centimetra.3. domatet

-Domatet e vogla rriten 30-40 cm-Prodhojnë 2 kg domate 4. specat -Speca të ëmbël të verdhë-Speca djegës-Speca të kuq5. patëllxhanë6. sallata, lakra, perime me gjethe jeshile

Kontrolli për parazitë-Ktheji vazot me kokë poshtë-parazitët do bien -Përdor spraj insekticid-Mbill mes perimeve barëra dhe lule -Kjo gjë tërheq kandrrat e tjera. -Disa prej tyre janë insektengrënëse natyrale.

Kontrolli për barëra të këqija-Mbilli bimët ngjeshur – eliminon hapësirën që të rriten barërat -Shkuli ato kur dalin -S’është e nevojshme për spraj speci� k

Kontrolli për kërpudha-Spruco bimët me një përzierje me ujë me sodë buke -Kjo gjë ndryshon ph-in dhe pengon rritjen e mykut

Kujdesi për kopshtin tënd në kontejnier-Ujite mirë-Lëre të thahet pak nga një ujitje në tjetrën

NGA DUART E TUA

Zbukurim tavoline me shishe xhamiPo të jenë të mbledhura në një tabaka dhe të mbushura me gjethe apo lule, si shishet dhe vazot e qelqit, ndërtojnë një zbukurim interesant për tavolinën. “Po të jenë shumë edhe vazot më të thjeshta duken si një zbukurim me peshë”, thonë specialistët. 1. Mblidhi shishet e formave dhe përmasave të ndryshme me kalimin e kohës (shishe parfumi, vazo glikoje, të gjithë funksionojnë) ose bliji në dyqanet e lira. 2. Mbushi disa prej tyre me gjethe dhe lule dhe vendosi në një tabaka ose pjatancë, duke i vendosur shumë pranë me njëra-tjetrën. Kosto: 0 lekë

Qirinjtë e vjetër nën një dritë të reShkriji qirinjtë e mbaruar për të bërë të rinj në vazot e vjetra të luleve. Do u japësh një jetë të re të dy produkteve. 1. Kruaj pjesën e brendshme të vazos, duke e lënë pjesën e jashtme ashtu. 2. Përdor një monedhë për të bllokuar vrimën e kullimit në fund. 3. Vendos në qendër një � til të gatshëm pambuku ose bëje vetë. Që ai të qëndrojë drejt, lidhe skajin e sipërm rreth një lapsi, të cilin duhet ta shtrini mbi vazo. 4. Shkriji copat e qirinjve të vjetër në një enë të vendosur mbi zjarr të ngadaltë ose në një tnexhere brenda një tjetre me ujë që zien. Hidhe qiririn e lëngët në vazot e enëve. 5. Lëri të rrinë gjatë natës dhe pastaj prit � tilin. Kostoja: E papër� llshme

Karriget me pulovraBëji të ngrohta karriget duke i veshur ato me pulovra të vjetra. 1. Prite një pulovër përgjatë tegelave. Hiqi pjesën e qafës dhe të mëngëve, duke lënë dy katrorë cope të thurur pak më të mëdhenj se ndenjësja e karrikes. 2. Nxirr sfungjerin e karriges nga karrigia. 3. Mbuloji sfungjerët me një copë pulovre dhe ngec anët nga poshtë duke përdorur thumba të vegjël. 4. Prit çfarë duket keq dhe ringjite jastëkun e karriges. Kostoja: 0 Lekë

Ide të thjeshta, por chic për shtëpinëKOPSHTI NË KUTI

Page 12: Madame Mapo

12 mars 2012

Kinkaleri

Ngjyra jo ngjyerje

Si e lindur e Prillit që jam, i dua ngjyrat. Ashtu të forta, ulëritëse, por të kombinuara butë me njëra tjetrën. E dua edhe diellin që ua shton vezul-limin. Ndaj nëse më shihni që e përdor më shumë seç duhet të kuqen apo të ngjashmet e saj në ekran, jam e justi� kuar, pasi është defekt që e kam � tuar ne ditën e lindjes.Me gjasë prandaj dhe jetën e dua me ngjyra, me të qeshura që shkulin brinjët dhe stres që prodhon dhimbje të gjata koke. Pa to, jam e bindur se do ta kisha jetën të mërzit-shme siç ta bën njëtrajtsh-mëria e pangjyrë. Mungesa e ulje ngritjeve të humorit do t’i përngjante një gra� ku mono-ton, të cilit do t’i mungonin përthyerjet, thënë thjesht, vetë jeta.I gjithë ngazëllimi im pranveror e ka një pikë të dobët. Nuk është në dorën time ta kontrolloj a frenoj, por ditën ma prish. Me ngrohjen e temper-aturave janë çliruar sikur të ishin mba-jtur kyçur në burgun e ftohtë dimëror edhe fantazitë pa shije të vajzave që ngjyrat i ngatërrojnë me ngjyerjet alla thëngjilli oxhaku nga kapakët e syve tek thonjtë e duarve. Këto përdoruese të penelave shumë ngjyrësh në vende të duhura dhe të gabuara kanë

vërshuar rrugëve të shumta dhe të shëmtuara. I sheh kudo. Në sallonet e bukurisë, ku kërkojnë punë dhe të gjakosin kokën me thonjtë fallco ngjyrë blu saks, të stolisur me ndonjë gur apo teminë.

Nuk mbeten mbrapa edhe studen-tet të ardhura anekënd Shq-

iërisë, në universitetet private a publike që janë futur ethshëm në garë për të rënë në sy. Për fatin e keq të brezit

të 20 vjeçareve modelet, që po përpiqen të imitojnë janë pikërisht ato që kanë dalë jashtë mode në ven-det më të zhvilluara, aty

ku adoleshentet vishen thjesht dhe nuk truko-hen fare dhe ku janë penduar edhe publiki-

sht për ndërhyrjet si për zgjatime të tepruara � okësh

apo silikon mani-në. Plasti� kimi në moshë të

re është dëshmi e vulgaritetit dhe moralit të pashëndetshëm të shoqërisë sonë, e cila çmon

dukjen në vend të brumit, kërkon Cavalli dhe Alexan-der McQueen kur rrugëve të saj garanton vetëm një amalgamë pluhuri dhe shëmtie. Edhe në Hollywood të

ishim do shihnim më

ngjashmet e saj në ekran, jam e justi� kuar, pasi është defekt që e kam � tuar ne ditën e

Me gjasë prandaj dhe jetën e dua me ngjyra, me të qeshura që shkulin brinjët dhe stres që prodhon dhimbje të gjata koke. Pa to, jam e bindur se do ta kisha jetën të mërzit-shme siç ta bën njëtrajtsh-mëria e pangjyrë. Mungesa e ulje ngritjeve të humorit do t’i përngjante një gra� ku mono-ton, të cilit do t’i mungonin përthyerjet, thënë thjesht, vetë

I gjithë ngazëllimi im pranveror e ka një pikë të dobët. Nuk është në dorën time ta kontrolloj a frenoj, por ditën ma prish. Me ngrohjen e temper-aturave janë çliruar sikur të ishin mba-jtur kyçur në burgun e ftohtë dimëror edhe fantazitë pa shije të vajzave që ngjyrat i ngatërrojnë me ngjyerjet alla thëngjilli oxhaku nga kapakët e syve tek thonjtë e duarve. Këto përdoruese të penelave shumë ngjyrësh në vende të duhura dhe të gabuara kanë

Nuk mbeten mbrapa edhe studen-tet të ardhura anekënd Shq-

iërisë, në universitetet private a publike që janë futur ethshëm në garë për të rënë në sy. Për fatin e keq të brezit

të 20 vjeçareve modelet, që po përpiqen të imitojnë janë pikërisht ato që kanë dalë jashtë mode në ven-det më të zhvilluara, aty

ku adoleshentet vishen thjesht dhe nuk truko-hen fare dhe ku janë penduar edhe publiki-

sht për ndërhyrjet si për zgjatime të tepruara � okësh

apo silikon mani-në. Plasti� kimi në moshë të

re është dëshmi e vulgaritetit dhe moralit të pashëndetshëm të shoqërisë sonë, e cila çmon

dukjen në vend të brumit, kërkon Cavalli dhe Alexan-der McQueen kur rrugëve të saj garanton vetëm një amalgamë pluhuri dhe shëmtie. Edhe në Hollywood të

ishim do shihnim më

pak plastikë e silikon e më shumë origjinalitet. Madje edhe mosha e “të sistemuarave” do ishte më e thy-er sesa ajo e vajzave të kthyera në gra të sforcuara të Tiranës. Djemtë ankohen se ju vrasin sytë femrat pa përmbajtje që takojnë bareve. Megjithëse ky është shqetësimi i fundit që kam, sepse ta dinë ata sa meshkuj pa përmbajtje, madje edhe pa pamje a veshje të pranueshme na shohin sytë në “Bllok” nuk do kishin kurajë të rreshtoheshin në ushtrinë e ankuesve.Thuhet se në pranverë gjaku vërshon më vrullshëm ndër vena dhe dëshira për tu dukur dhe për ta nxjerrë veten në pah është më e madhe. Ndoshta sepse një stinë e re mund të jetë edhe një cikël i mbyllur, një � llim i ri. Po pse të mos jetë një vazhdim i vrullshëm i ngjyrave të vjetra që ja dorëzojnë emocionet të rejave me shpresë që gabimet në njohjet e radhës pranverore të jenë të ndryshme nga ato të një viti më parë? Në fund të ditës gjasat janë që pavarësisht nga ngjyrat, gjurmët e zgjedhjeve tona do të ngjyhen me bojërat plastike çmi-met e të cilave sa vinë e rriten. E imagjinoni ditën kur s’do na e mbaj më xhepi të blejmë as bojëra?

Page 13: Madame Mapo

13

Page 14: Madame Mapo

14 mars 2012 15

E bukura dhe e majtadhe e majta

Gruaja Në profi l

Fiona MCILWHAM

Nga ALFRED LELA

Në një tryezë për median dhe integrimin europian, të zhvilluar së fundmi

në Hotel Tirana, organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, ndodhej edhe Fiona McIlwham. Ajo mbajti një fjalë të shkurtër në shqip. Nuk ishte dhe aq teksti, dihet tashmë se si janë tekstet e ambasadorëve të huaj: mbushur plot ‘paternalitet’ dhe përkujdesje ku � itet për procesin, integrimin, Europën dhe kaotikën e klasës politike shqiptare, sesa gjuha vetë. Fakti se ambasadorja britanike ‘merrte mundimin’ (apo guximin) të � iste në shqip dhe madje ta kryente këtë me një shqipe dinjitoze që nuk e gjen as te vendësit e përshkëndriti sallën, siç ndodh rëndom kur të huajt na begenisin.

Page 15: Madame Mapo

15

Analisti Lut� Dervishi që, me protokoll, e kishte radhën pas ambasadores, bëri hokën e rastit, duke thënë se do e kishte të vështirë të � iste pas saj duke qenë se McIlwham nuk përdori asnjë fjalë të huaj. Fakti që një e huaj, përfaqësuese e politikës së një vendi të madh e me hije të gjerë kulturore siç është Britania e Madhe � et shqipen, i mjafton penelatës së një portreti bujar e plot dritë. Zonja ambasadore, e cila në kohën kur mblidhej tryeza e njerëzve të medias ishte në javën e fundit të punës në Tiranë, mund ta marrë me vete këtë portret, në valixhen e saj diplomatike, si kujtim i viteve të kaluara në kryeqytetin ku dielli e kaosi hahen e s’ndahen. Në Shqipëri, këtë kënd të Europës Juglindore, ku kujtimet e anglezëve � llojnë me një poet kontroversial e të dashur, George Gordon Byron.Por në fakt zonja McIlwham nuk e ka këtë nevojë, e ndoshta as dëshirë. Është portreti i saj që në të vërtetë i jep penelatat e veta botës sonë: e grunjta e � okëve dhe bluja e syve, me shpejtësinë e pakuptime të dritës së bukurisë, spërkasin mbi vende e njerëz nebulozën e paharrueshme të gjithçkaje që është qiellore në një mënyrë të përditshme. Portreti i saj, ndoshta të tillë e bën sidomos fakti se po na ikën, është dy� sh i rrallë: as mes diplomatëve dhe as mes britanikëve nuk mund të hasësh përvijime tiparesh që e gjejnë, pa e kërkuar, një sëmbim të llojit: ç’grua e bukur!

*** Por a mjafton brerorja e � okëve të

artë dhe bluthella e syve; sëmbimi ‘i bukurisë së saj’, dhe rrëqethja nga shqipja për ta përmbyllur trashëgiminë e saj si ambasadore e Britanisë së Madhe në Shqipëri? Shqipëria politike e ka ndërtuar tashmë raportin me ambasadorët e huaj: pritet që ata të jenë me njërën palë ose tjetrën, kur të bëjnë rolin e arbitrit, çka është ‘e kuqe’ për njërin të jetë ‘e verdhë’ për tjetrin. Fiona McIlwham shihej në fakt si ambasadore ‘e majtë’. Por ajo edhe vepronte si e tillë, sepse e tillë ishte në fakt. E martuar me ‘kundërshtarin’ e saj politik, Daniel Korskin, një konservator britanik, laburistja e diplomuar në St. John’s College në Kejmbridxh ishte e majtë, pavarësisht mëtimit Bler-ian të Third Way.Kjo prirje ideologjike nuk gjendet askund më shumë se te Bursat Chevening, një fond i qeverisë britanike që u mundëson të rinjve dhe profesionistëve shqiptarë një grant për të ndjekur studimet master në Mbretërinë e Bashkuar. Sta� i ambasadës është treguar disproporcionalisht i prirë për të pajisur me bursa individë që militonin në kampin e majtë apo ndiqnin kauza të majta, pjesë e organizatave jo qeveritare, ku shkëlqejnë me praninë e tyre Mjaftistët. Ka njëfarë ironie në gjithë këtë, po të kesh parasysh se Shërbimet Sekrete Britanike, bashkë me ato amerikane, ishin të investuar për rrëzimin e komunizmit dhe ideologjisë së majtë në Shqipëri. Ka gjithashtu njëfarë miopie politike, e cila

shmang faktin se ligjërimi politik mbizotërues në Shqipëri i përket shtresëzimeve të ideologjisë së majtë, falë kjo pikërisht 45 viteve të kaluara nën një regjim komunist. Produkt i kësaj shkujdesjeje, i mungesës së përimtimit apo dëshirës për ta kuptuar si dhe sa duhet drejtimin e elitave shqiptare, është edhe një ngulfatje e kreshpërim revolucionar i mendimit të majtë në Tiranë. Kjo shihet kryesisht tek ata në të njëzetat, apo në � llim të të tridhjetave, të cilët në rrjetet sociale shpallin se “të qenit komunist sot, nuk është ideologjike, por një mënyrë jetese!” Kjo në një vend ku jo më shumë se 20 vjet më parë një shtresëzim i komunizmit e kishte drobitur një popullatë të tërë deri në ku� rin e mbijetesës. Por sigurisht nuk është faji i Fiona McIlwham. Gjatë tre viteve të shërbimit të saj në Shqipëri ajo duhet përgëzuar të paktën për shqipen e rrjedhshme. Gjuha sigurisht nuk është gjithmonë dekoduesi më i saktë i një populli. Ka çelësa të tjerë për zbërthimin e ndërgjegjes së tij dhe ligjërimi politik i shtresëzuar brenda një pro� li historik të detyrueshëm është një prej tyre. Për sa kohë ishte këtu ne e kemi dashur Fionën: gjithsecili për arsyet e veta. Nuk është e thënë që ajo të na i ketë kuptuar, ose munduar të na i kuptojë këto arsye. Mund të kemi folur një, ose dy gjuhë të përbashkëta, por të kuptuarit nuk qëndron vetëm te gjuha. (Jo të gjitha britaniket quhen Edith Durham.)

Page 16: Madame Mapo

16 janar 2012

Punë Burrash

penca? Mundësisht, pa penca.

20. Fuoristradë apo makinë

sportive? Sportive, sa më e ulët, aq

më mirë.

21. Të gatshme apo të qepura

me porosi? Të gatshme. Nuk e kam

përkëdhelur dot veten me rroba të

qepura me porosi.

22. Aksion apo komedi? Komedi,

komedi, komedi.

23. Birrë apo verë? Ouch! Secila ka

kohën e vet.

24. iPhone apo Blackberry?

Blackberry, por më lejoni të them që

jam i dashuruar me gjërat Apple.

25. Tuksedo apo kostum të zi? Tuks!

26. Lajme sportive apo debate

sportive në studio? Lajme, se debatet

na kanë ardhur në majë të hundës.

27. Pistachio apo kikirikë? Kikirikë.

Se me pistachiot fi ksohem të hap

ndonjë të mbyllur deri sa të thyej

ndonjë dhëmballë.

28. Bulldog apo Pastor Gjerman?

Pastor Gjerman, kam patur dhe ia kemi

kaluar shumë mirë bashkë.

29. Hotmail apo Gmail? Çfarë është

Hotmail?

30. Harley apo Honda? Harley.

31. Laptop apo iPad? iPad, është një

send I mrekullueshëm.

32. Sushi apo Thai? Zgjedhje shumë

e vështirë. Po zgjedh sushin meqë në

Tiranë ka. Thai nuk kam gjetur. Nëse

dikush di ku ka të më ndihmojë, qeras

unë.

33. Evropë apo SH.B.A? ShBA, se e

kam shtëpinë e dytë.

34. Plasma apo LCD? Plasma, ka

cilësi më të lartë fi gure. Më duket! Se

informacioni të bën lëmsh.

35. Jazz apo rock? Rock.

36. Çantë apo thjesht portofol?

Portofol.

37. Shah apo Bilardo? Bilardo, sepse

ne bilardo ka atmosferë. Sapo më shkoi

ndër mend që në Tiranë nuk ka një

bilardo përsëmbari. Duhet një vend i

madh ku njerëzit mund të pinë një gotë

verë a birrë dhe të luajnë për qejf.

38. DJ apo bandë live? Band. S’jam

shumë i dhënë pas muzikës elektronike.

39. Ngjitje në mal apo not?Po not

në ndonjë liqenth majë malit si do ishte?

40. Golf apo shall? Shall.

41. Shapka me gisht apo sandale

lëkure? Nuk do kapem asnjëherë i

gjallë nëse kam veshur shapka me gisht.

ME SE MERRESH: RADIO DHE TELEVIZIONMOSHA: 32VENDLINDJA: TIRANËKU JETON: TIRANËSTATUSI CIVIL: I DASHURUAR ME GRUAN TIME

Blendi Salaj

1. Këpucë apo atlete? Këpucë.

2. Me lidhëza apo pa lidhëza? Pa

lidhësa janë më praktike.

3. Xhaketë sportive me shumë

xhepa apo xhaketë serioze? Sportive

me shumë xhepa për telefonin, çelësat,

ndonjë libër dore.

4. Prej kashmiri apo të leshta?

Meqë është me zgjedhje, kashmirin se

të kënaq sa herë e prek.

5. Kapele sportive me strehë apo

berretë? Kapele sportive me strehë

dhe me B-në e skuadrës së Bejsbollit,

Boston Red Sox të qëndisur në ballë.

6. Pranverë apo vjeshtë? Pranverë.

Vjeshta është e bukur por pranvera i jep

kuptimin jetës.

7. Diesel apo Hugo Boss? Hugo Boss,

sepse Diesel nuk pret gjëra për mua. Apo

unë nuk jam i prerë për Diesel.

8. Halle Berry apo Selma Hayek?

Halle Berry, faleminderit shumë.

9. E zezë apo blu e errët? E zezë.

10. Kostum sportiv apo kostum

serioz? Sportiv. Janë thjesht më të

bukur. Kostumet serioze më kujtojnë

deputetët.

11. Kravatë apo papijon? Kravatë.

Por për një rast vërtetë të veçantë, një

smoking me papijon ia vlen.

12. Stof me viza apo me cërka? Viza,

sepse mund të jenë tepër elegante.

13. Dardhë apo Dhërmi? Dhërmiun e

kam shok fëmijërie. Dardhën nuk e njoh

personalisht.

14. Basketboll apo futboll? Futboll.

15. Ngjyra apo neutrale? Ngjyra,

ngjyra, ngjyra.

16. Pica apo patate me pulë të

pjekur? Kur s’ke pulën do hash picën.

17. Rombe apo viza? Prapë me vizat

unë.

18. Pardesy apo pallto e leshtë?

Pallto e leshtë. Pardesytë nuk hyjnë më

në punë se Partinë Demokratike e kanë

themeluar, ka 20 vjet.

19. Pantallona me penca apo pa

Page 17: Madame Mapo

17

Bardhezi

Ku shkoi Madame për 8 mars?Po të mos ishte për një dhuratë për 8 Marsin nga ana e studentëve të UET, ndoshta grave në burg nuk do i kishin rënë në dorë ndonjëherë numrat e fundit të revistës “Madame”. Sigurisht jeta është më e bukur brenda faqeve të revistës, por në një vend ku liria rikonceptohet brenda të tjerë rrathësh, është ide e mirë të dhurosh një hapësirë lirie më shumë, të paktën për mendjen. Bashkë me revistat, grave të burgut 325 në zonën Ali Demi në kryeqytet iu dhuruan edhe libra historikë, biografikë, romane dhe poezi. Ose ndryshe pak më shumë kohë e bukur brenda mureve të larta.

Page 18: Madame Mapo

18 mars 2012 19

Në Kopertinë

Page 19: Madame Mapo

19

“DANCING WITH THE STARS”, SPEKTAKLI QË E RISJELL NË EKRAN. HAPAT E PARA NË KËRCIM, NËN VËSHTRIMIN E RREPTË TË KOREOGRAFËVE. POR EDHE TË SË BIJËS BENINËS. SEPSE NUK ËSHTË E THJESHTË TË JESH NË GARËN E SIVJETME TË KËRCIMIT. AS TË JESH MAMI

Ornela BreguKTHIMI OSE NISJA NGA E PARA

Nga IVA TIÇOFOTOT: JACK ZHOU- MIRROR STUDIOMAKE- UP ARTIST: DANIELA KAPO-ROYAL SALONHAIR STYLIST: TURGAY KOC-ROYAL SALONFASHION EDITOR: GERTA OPARAKUAMBIENTET: TEATRI KOMBËTAR, RR. S.TOPTANI, 042278158

VESHJET DHE AKSESORET: GERALDINA SPOSA / SHALLVARET40 DEGREES / RR. PJETËR BOGDANI, ISH BLLOKUMURANO GALLERY/ RR. DËSHMORËT E 4 SHKURTIT, P. 30ANGELO DI NEPI/ RR. BRIGADA VIIIUNIQUE/ RR. SAMI FRASHËRI

Fustan mbrëmjeje i kuq me tyl të qëndisur dhe i dekoruar me një trëndafi l në brez/ dyqani Geraldina Sposa, tek Shallvaret

Page 20: Madame Mapo

20 mars 2012 21

Në Kopertinë

Të mësojë të kërcejë është sfida e re, që do ta risjellë Or-nela Bregun sërish në ekran, pas shumë kohësh mungesë. Një përgjegjësi më shumë, sepse nuk mund t’ia lejojë vetes që ky rikthim të jetë kurrsesi zhgënjyes, jo vetëm për ata që e ndjekin prej më shumë se pesëmbëdhjetë vjetësh, por mbi të gjitha për dy fëmijët e saj, vajzën, Benina tashmë dymbëdhjetë vjeç dhe që sa herë nuk ka mësim në kohën kur mami Ornela ka provat e kërcimit e ndjek në palestër edhe për djalin Daorsin, tashmë gati katër vjeç, i cili në vitet e fundit ka pasur vëmendjen maksimale të saj

Page 21: Madame Mapo

21

Top në krep ngjyrë pink/çmimi 105.00 €/

dyqani Angelo di Nepi

Pantallona me strass në material sintetik/

çmimi 148.00 € / dyqani Angelo di Nepi

Raison D’etre, Varëse me gurë natyralë /

çmimi 70.00 €/ dyqani Angelo di Nepi

Këpucë të zeza të hapura te maja,

material kamosh/ dyqani Unique

Page 22: Madame Mapo

22 mars 2012 23

Në Kopertinë

jë, dy, tre, çaça... Trupi drejt, drejt, mos i thyej gjunjët Ornelaaaaa...”. Thirrja e Gerd Vasos shoqërohet me një spërdredhje supesh dhe beli të Ornela Bregut, që zgjat një sekondë të vetme, sepse vështrimi i rreptë i koreografit e bën Ornelën të bëhet menjëherë serioze dhe të bindet. Trupi dhe koka drejt dhe asnjë lëvizje më shumë, nga sa i kërkohet. Vetëm kur mbaron edhe lëvizjen e fundit të përcaktuar mund të çlirojë muskujt e tendosur në seriozitet të fytyrës dhe të dredhë edhe njëherë supet. “Se pse e mendoja që do e kisha të thjeshtë të kërceja çaça, kujtoja se ishte gjëja më e thjeshtë në botë dhe që e kisha bërë ngaherë... Po kush të lë të përdridhesh se!...”Ka rënë në kurthin që kishin rënë shumë të tjerë përpara saj, në dy edicionet e para të “Dancing with the stars”. Kur tha “po” për të qenë pjesë e spektaklit të madh të vallëzimit, si mjaft personazhe të tjerë të mësuar me skenën, publikun dhe muzikën, Ornela Bregu është ndjerë e privilegjuar në krahasim me të tjerë kolegë, që nuk vijnë nga bota e artit. Por me t’u gjendur aty, në palestrën ku kanë nisur provat, e ka parë që gjërat nuk kanë qenë aspak të thjeshta dhe se duhej t’ia hynte punës nga e para. Të mësojë të kërcejë është sfida e re, që do ta risjellë Ornela Bregun sërish në ekran, pas shumë kohësh mungesë. Pra një përgjegjësi më shumë, sepse nuk mund t’ia lejojë vetes që ky rikthim të jetë kurrsesi zhgënjyes, jo vetëm për ata që e ndjekin prej më shumë se pesëmbëdhjetë vjetësh, por mbi të gjitha për dy fëmijët e saj, vajzën, Benina tashmë dymbëdhjetë vjeç dhe që sa herë nuk ka mësim në kohën kur mami Ornela ka provat e kërcimit e ndjek në palestër edhe për djalin Daorsin, tashmë gati katër vjeç, i cili në vitet e fundit ka pasur vëmendjen maksimale të saj, duke e shkëputur nga ekrani për ta pasur mamin e tij vetëm për vete.

Fansa dhe kritikë brenda shtëpisëNdërsa djali i vogël bashkë me të atin, Elvisin, vetëm sa kanë dëgjuar rrëfimet e Ornelës për provat e kërcimit apo të veshjeve, bashkë me ndonjë ankesë të saj për lodhjen e re, Benina mundohet ta shohë sa më shumë që të mundet të ëmën duke kërcyer. Jo thjesht sepse i pëlqen ajo atmosferë e palestrës, me balerinët profesionistë që hyjnë e dalin dhe me njerëzit e njohur të ekranit, që shfaqen me tuta pambuku e atlete, siç nuk i ka parë kurrë askush por sepse është në atë moshën kur edhe e adhuron çdo gjë që bën e ëma, edhe kritikon çdo gjë që bën ajo. Madje nga gjithë familja, ajo ka qenë e vetmja që nuk është entuziazmuar menjëherë si të gjithë të tjerët kur kanë marrë vesh këtë “aventurë” të re televizive, por e ka vënë në pikëpyetje nëse Ornela do t’ia dilte apo jo mbanë. “Ishalla më ngacmojnë shokët në shkollë, se ke për ta parë...”, i kishte thënë, duke e bërë Ornelën fillimisht të qeshë me të madhe e pastaj të mendonte se ajo, Benina e saj e vogël, tani kishte filluar të rritej dhe të kishte rrethin e saj të shoqërisë, tek i cili duhej të bënte gjithmonë figurë të mirë. Dhe në këtë “figurë të mirë” hynte dhe karriera televizive e saj: nja shaka e pavend nëpër klipe, një lëvizje e gabuar, një figurë jo e bukur gjatë kërcimit dhe largqoftë një rrëzim në skenë... mund ta vënë në siklet të bijën. Prandaj ka dhe një arsye më shumë, që jo vetëm të mos e zhgënjejë Beninën, por ta marrë edhe me vete në prova, që ajo ta shohë me sytë e saj se sa e vështirë është që mami Ornela, edhe pse me talentin e lindur për muzikën dhe sjelljen në skenë, të shndërrohet në një kërcimtare, siç e kërkojnë rregullat e “Dancing with the Stars”.Për pjesën tjetër të familjes, atë mashkullore, sfida e re e Ornelës përkthehet thjesht në më pak vëmendje për ta. Më pak gatime në shtëpi dhe më shumë ushqime që porositen në telefon. Më pak

kohë të kaluar te lodrat me djalin dhe ca premtime nga Elvisi, që do e mbështesë gjatë netëve të spektaklit. Jo thjesht duke i krijuar atë atmosferën e përshtatshme ku ajo ta ndiejë veten gruaja e bukur dhe e dashuruar, por duke i premtuar konkretisht që ai, miqtë dhe gjithë të afërmit e tij do e votojnë. Sepse në një spektakël të tillë, ku votimi i jurisë mund të përmbyset nga ai i televotimit, një mbështetje e tillë është mëse e nevojshme. “Nuk e di ende se si do të ndihet Elvisi kur të më shohë në skenë duke kërcyer, nëse do t’i pëlqej apo do të ketë vërejtje... Por ama e kam marrë premtimin, që së paku do më votojë”.

Larg dhe pranë publikutE ndërsa e di që familjarët, nuk do kursehen për ta votuar, Ornela Bregu do duhet të punojë shumë për të marrë ato votat e tjera, që bëjnë diferencën e madhe, votat e publikut nga shtëpia. Për vite me radhë ka qenë në vëmendjen e publikut, që nga ai vit i largët ’96, kur sapo kishte hedhur hapat e para si këngëtare dhe ra në sy të regjisorit Pali Kuke i cili do shihte tek ajo prezantuesen e ardhshme... Prej atij takimi të rastësishëm, karriera e saj në skenë do ndryshonte, kënga do kalonte në plan të dytë dhe të gjithë do të fillonin ta njihnin si këngëtare. E ndërkohë që nisën spektaklet e mëdha, ku ajo diti të mos ishte thjesht vajza e bukur në krah të një Adi Kraste apo Ardit Gjebreje, por të shndërrohej në një partnere skene, Ornela ia doli të diplomohej për Psikologji, të rriste vajzën e saj Beninën, të ishte prezantuesja e parë e kabaresë “Portokalli” dhe e disa festivaleve të fundvitit e të mësohej njëkohësisht të punonte edhe në administratën shtetërore apo të merrej me organizime spektaklesh si “Rinfest”-i, aktivitet që vijon ta organizojë edhe sot e kësaj dite... Që pas lindjes së Daorsit, daljet nëpër televizione kanë qenë më të pakta. “Kur nuk

N

Page 23: Madame Mapo

23

Fustani i zi me bel të lartë

dhe i dekoruar me tyl në

pjesën e sipërme/ BCBG Max

Azria/ dyqani 40 Degrees

Vathë të punuar në mënyrë

artizanale me qelq venecian /

dyqani Murano Gallery

Page 24: Madame Mapo

24 mars 2012 25

Në Kopertinë

ke një projekt që ia vlen vërtet, nuk duhet të dalësh kot”, thotë Ornela, e bindur që nuk ka bërë aspak keq që ka qëndruar më e tërhequr këtë periudhë, në pritje të një projekti të rëndësishëm. Edhe pse larg vëmendjes së publikut, kjo nuk është kurrsesi kohë e çuar dëm, sepse veç punës së saj të përditshme në Qendrën Kombëtare të Fëmijëve, Ornela është marrë dhe me një tjetër punë me kohë të plotë, rritjen e Daorsit.

Ditë sakrificashKur sheh pesëvjeçarin Roan, djalin e Enada dhe Gerd Vasos që qëndron gjatë gjithë kohës me prindërit në ambientet e provave, Ornela nuk mund të rrijë pa e krahasuar me të birin, vetëm një vit më të vogël. “Joooo, Daorsi im tani do kishte dalë në rrugë me vrap”, i thotë ajo Gerdit dhe Enadës, “nuk qëndron një sekondë në një vend, duhet t’i rrish gjithë kohës nga pas, sepse nuk dihet ç’ndodh”. Ndryshe nga e bija, fëmijë më i qetë e që Ornela është mësuar ta marrë që të vogël ngado që shkon, i biri është natyrë aq e gjallë dhe e lëvizur, saqë kërkon mund dhe energji të madhe për t’i qëndruar nga pas. “Ka qenë palestra më e mirë që mund të bëja”, thotë Ornela, e mësuar ta japë gjithmonë këtë shpjegim, sepse të gjithë që e takojnë nuk rrinë pa e komentuar, se si ka mundësi që është aq e hollë në trup. “Në fakt vetëm tani që fillova provat me kërcimin, sidomos ditët e para kur nuk kishte muskul të trupit, që mos të më dhembte, e kuptova që stërvitja që kisha bërë duke rendur pas djalit nuk kishte qenë dhe aq e mjaftueshme. Dhe do kisha dashur që mos ta kisha lënë kurrë palestrën, që nuk e frekuentoj prej kohësh...”.Nuk kishte qenë e vetmja gjë që i kishte dalë ndryshe nga parashikimi kjo e përgatitjes fizike. Edhe pse të gjithë i përsërisnin, se është më në formë se kurrë, ka me frikë atë momentin kur do gjendet me kostumet e kërcimit, ka frikë si çdo femër nga papërsosmëritë e vogla të trupit... Vetëm kur sheh edicionet

e kaluara, kostumet e Ardi Asllanit në trupat e konkurrenteve të tjera, ndjen të qetësohet. Qetësi që zgjat fare pak, sapo kujtohet që duhet të kërcejë në majë të takave. “As këtë nuk e kisha llogaritur, erdha në prova me atlete por këtu mësova se duhet të vesh taka, sepse në spektakël kërcehet me taka. Po sikur të rrëzohem?!”. Që kjo të mos ndodhë, që trupi të marrë qëndrimin e duhur të kërcimit, Gerdi dhe Enada i kanë thënë që në prova duhet të vijë me taka të lartësisë mesatare. Një tjetër “investim” që Ornela duhet të bëjë, veç blerjes së sa më shumë tutave, streçeve, kanotiereve e bluzave të pambukut. “Këtu më kanë hyrë në punë dhe rrobat e Beninës, kurse për kërcim duhet të blej sandale apo këpucë të tjera, sepse ato të jetës së përditshme i mbaj me taka shumë të larta”. Nga jeta e përditshme duhet të harrojë edhe ca gjëra të tjera, siç është për shembull ideja që ajo ka për kërcimin. “Mendo që dhe më ishte krijuar ideja që dija të kërceja bukur! Gjithmonë e kam ndjekur ritmin dhe nëpër festa apo në vende ku kam kërcyer, jam mbajtur si më e mira... Por tani që kërcej me Dionin,

e shoh që ajo që di unë, jo vetëm që nuk më hyn në punë, por edhe më prish punë”. Dioni është Dion Gjika, balerini profesionist, që në dy edicionet e shkuara ka arritur deri në finale, një herë me Genta Ismailin dhe një herë me Çiljeta Xhilagën. Pra, një djalë që nuk kënaqet me pak. Gjë që përkthehet në punë, derisa Ornelës t’i dhëmbë çdo muskul i trupit.

Nga e paraGjithsesi dhembjet e muskujve, vërejtjet e Beninës apo mungesat më të gjata në shtëpi, nuk kanë e kanë bërë të pendohet për asnjë moment që u përfshi në një projekt të tillë. “Më ka pëlqyer shumë spektakli dy sezonet e shkuara, më dukej bukur t’i shihja të njohurit e ekranit në të tillë formë, jo vetëm me kostumet spektakolare në skenë, por edhe kështu me tuta e pa makijazh në ambientet e provave. Prandaj kur këtë vit producentja Holta Dulaku më ftoi të bëhesha pjesë e kësaj gare, i thashë menjëherë po”. Tani i takon asaj të bëjë pjesë në kastin e zgjedhur të njerëzve të spektaklit dhe më tepër sesa dhimbjet e veta të muskujve, qan hallin e Dionit. “Kushedi sa

Viti i Ornelës

Duket se ky vit ka për të qenë mjaft i mbarë për karrierën televizive të Ornela Bregut. Në fillim të vitit ka qenë e ftuar speciale e një seriali humoristik, që sapo ka nisur të transmetohet në kanalin “T” në Digitalb, “Një dado për babin”. Për herë të parë Ornela ka provuar të shfaqet si aktore në rolin e një psikologeje.Por debutimi i saj i vërtetë është “Dancing with the Stars”, konkursi i madh i kërcimit, ku ajo këtë vit do të konkurrojë mes katërmbëdhjetë figurave të njohura të skenës, televizionit dhe jetës publike shqiptare. Dhe këtë vit gara nuk është aspak e thjeshtë, ka këngëtarë si Elvana Gjata, Adelina Tahiri, Vedat Ademi, Dren Abazi

apo dhe Seldi Qalliu, modelë e këngëtarë bashkë si Afërdita Dreshaj dhe Xhani Shqerra, njerëz të skenës dhe figura karizmatike si Bujar Kapexhiu e Inida Gjata (Zhaku), aktorë plot sharm si Niada Saliasi e Artan Imami por edhe miss-e si Anjeza Maja apo legjenda të futbollit si Foto Strakosha. Një garë jo vetëm vallëzimi, por edhe popullariteti.Pastaj sezonin tjetër, në tetor, ajo do të jetë sërish në ekran. Për të bërë atë që jemi mësuar ta shohim, prezantimin. Por nuk i dihet. Veç këngës tashmë ajo çdo ditë e më shumë po ndihet më e sigurt edhe në kërcim. Sezoni i ri televiziv do ketë tashmë një showgirl të kompletuar.

Page 25: Madame Mapo

25

lodhet i shkreti, jo vetëm duke pasur durimin të më mësojë hapat dhe qëndrimin, por dhe të më ngrejë e të më ulë gjatë fi gurave të kërcimit. Habitem si më ngre!”, thotë duke qeshur... Që të arrijë tek kërcimet më të komplikuara, tek rrotullimet dhe tek të famshmet “padjeshka”, Ornelës i është dashur të derdhte djersë me ato të thjeshtat fare, që nuk mendonte se do ishin në fakt aq të vështira. “Qëndrimi me shputë ishte më i vështiri”, thotë tashmë që e ka mësuar një padjeshkë, që e ka që në kërcimin e parë fare. “Nuk është nga ato të vështirat fare, por e bëra më kollaj nga ç’mendoja, kur këto fi gura kam parë që i kanë bërë të tjerët në dy edicionet e para...”.Sa i takon pastaj asaj pjesës tjetër, me skenën, publikun dhe kamerat, që mund të jetë pjesa më e tmerrshme për shumë të tjerë, për Ornelën duket se nuk ka asnjë lloj problemi. Prej kaq vitesh në skenë ajo nuk ka asnjë frikë nga ndonjë e papritur... “Aaaaa, prit se tani m’u kujtua, nuk është kaq e thjeshtë në këtë rast, ka qenë momenti më i sikletshëm kur kam kërcyer dikur tek Telebingo...”. Vetëm tani kujtohet që vite më parë, kur prezantonte Telebingon, kanë zhvilluar aty një konkurs kërcimi me dy skuadra. Një koreografi shumë më e thjeshtë se këto tani, që u mësua menjëherë e që nuk dukej e rrezikshme, por që në transmetim “live” rrezikoi të shndërrohej në një tmerr të vërtetë kur Ornela ndjeu t’i shqepeshin e t’i rrëshqisnin pantallonat. “Nuk e di as vetë si e kam çuar atë kërcim deri në fund, as vetë nuk e di si i mbajta pantallonat, të mos shkonin në fund të këmbëve tregon duke qeshur...”. E bija Benina ngryset pak në fytyrë... Ja për të tilla momente kishte pasur frikë, kur i kishte thënë të kishte kujdes që mos ta turpëronte te shokët e klasës. Një arsye më shumë për ta bërë Ornelën më të përgjegjshme që të punojë më shumë e të kujdeset për çdo detaj. Sepse “Dancing” për të është shumë më tepër sesa një rikthim në televizion. Eshtë sikur po ia nis nga e para.

Fustan mëndafshi jeshil, me dekolte të modeluar/Karen Millen/ dyqani 40 DegreesVarëse e punuar në mënyrë artizanale me qelq venecian dhe pluhur ari/ dyqani Murano GalleryVathë të punuar në mënyrë artizanale/ çmimi 20.00€ / dyqani Angelo di Nepi

Page 26: Madame Mapo

26 mars 2012 27

Portret

Biljana, gruaja pas skuadrës së gjelbër

Nga drejtimi i Burimeve Njerëzore për gjigaNdiN e telekomuNikimit amC, tek medaljet Në Basket-Boll dhe arritja e pikëve më të larta Në taBelëN e golfit, jeta e BiljaNa NikoliC karakterizohet Nga diNamizmi, përBallja me sfidat dhe arritja e re-zultateve të syNuara. këtë kërkoN BiljaNa NikoliC Nga puNa e saj. Një mjedis diNamik, koNtakte me Njerëzit dhe lëvizje Nga Një veNd Në tjetriN. dhe duket se poziCioNi i “hr maNager” ia ka siguruar duke i shtuar të paNjohurëN e zhveNdosjes Në shqipëri, të CilëN ajo po e shijoN shumë... Bashkë me familjeN e saj të vogël. Një histori e patreguar më parë, Nga shefja e Burimeve Njerëzore të Një prej kompaNive më të mëdha të veNdit

Disa njerëz janë të prerë për t’u marrë me gjëra të programuara teknike e janë të gatshëm të kalojnë orë e ditë të tëra, të ngulur para një aparature. Ka nga ata pastaj, që e kanë thuajse të pamundur të operojnë në një mjedis ku mungojnë kontaktet njerëzore. Dhe Biljana Nikolic, HR Manager (Drejtore e Burimeve Njerëzore) në kompaninë AMC prej më shumë se katër vitesh, i përket plotësisht këtij

grupit të dytë të njerëzve.Ndoshta, është vështirë ta dallosh nga zyrtaret e tjera në

zyrën që hapet pas derës ku shkruhet emri i saj (në AMC, nuk çuditesh me emrat e huaj, siç është rasti i Biljanës nga Shkupi). Por sa nis të tregojë për veten, e kupton se ajo nuk e kalon tërë ditën në zyrë (sado e këndshme që është kjo e fundit: me fotografinë e familjes, një tufë të freskët mimozash e me muzikën me gjysmë zëri në sfond) sepse është në lëvizje, në takime e biseda me njerëzit, në një mjedis dinamik ku ditët nuk ngjajnë si dy pika uji me njëra-tjetrën.

Në pozicionin e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në kompaninë AMC, me rreth 500 punonjës, ka të gjithë shansin për një punë të tillë. Çdo ditë, është në kontakt me njerëzit që punojnë aty, duke u marrë me projekte,

Nga ArtA ÇAnofotot: ArmAndo BABAni

Page 27: Madame Mapo

27

Biljana, dhe pse ka ndjekur disa orë mësimi të gjuhës shqipe, duke qenë se mjedisi ku punon është ndërkombëtar, komunikon në anglisht. Për shqipen thotë “flas a little, po kuptoj a lot”. Po sigurisht që në fillim kuptonte më pak dhe jo rrallë krijoheshin situata komike, nga ato që kalonin me një buzëqeshje tek të tjerat që i mban mirë mend ende. “Sapo kisha marrë dadon shqiptare dhe gjërat po shkonin mirë. Ajo dinte shumë pak anglisht, por gjithsesi ne ia dilnim të merreshim vesh. Por kur do largohej një ditë, pasi unë isha kthyer, ajo më tha për vajzën diçka që unë e dëgjova afërsisht: “hangri” dhe e kuptova sikur vajza ishte e uritur (nga anglishtja: hungry). Tentova ta ushqeja, por ajo nuk hante. Përsëri të nesërmen e njëjta histori. Nuk po kuptoja ç’po ndodhte dhe nisa të shqetësohesha. Një ditë dëgjova dikë në punë që tha të njëjtën fjalë: hangri (hëngri). Pa dale, i thashë, çfarë do të thotë kjo? Çfarë lehtësimi kur e mora vesh kuptimin. Dhe sa për të qeshur!”

organizime, fushata rekrutimi e trajnimi që kompania ndërmerr herë pas here, shtoji këtyre aktivitetet e përgjegjësisë sociale në terren. Pak ditë më parë, në 8 mars, ishte në shtëpinë e fëmijës, ku disa zonja nga AMC i mbajtën në krah foshnjat të cilat e kanë të domosdoshëm këtë kujdes. Ndërkohë është ende e impresionuar nga një vizitë tjetër që AMC ka bërë te fëmijët jetimë dhe te ata me paaftësi për të parë apo dëgjuar. “Më bëri shumë përshtypje dëshira e madhe që kishin këta fëmijë për të bërë gjëra dhe pse me mundësi të kufizuara”, thotë Biljana, tashmë ndoshta me një ndjeshmëri të shtuar dhe për faktin se para tre vjetëve është bërë vetë mama e një vajze që quhet Ema.

Por janë, pastaj edhe ekipet e ngritura në AMC, për sportet e ndryshme, ndër të cilat ajo nuk e ka

pasur shumë të vështirë të zgjedhë. Një ish-basketbolliste profesioniste ka aq mall për gjuajtjet drejt koshit...“Kam luajtur gjashtë vjet basketboll. Skuadra ime madje, gjatë asaj kohe, doli dhe e dyta në Ligë. Por pastaj, në mes të studimeve të larta, duke qenë se dhe duhet të udhëtoja e të shkëputesha, e lashë. Ehh, në fakt, unë tani jam më e zonja të flas shpejt se sa të vrapoj shpejt”, komenton me të qeshurën e saj rrezatuese, e cila bashkë me vitalitetin e gruas së ëmbël nga Shkupi, të bën ta harrosh çfarë thuhet për efektin hijerëndë që ndonjëherë kanë syzet optike dhe këmisha, brenda një zyre.

Është kjo energji, që bashkë me aftësitë e tjera, e bëri ca vite më parë të kuptonte se nuk mjaftohej dot me profesionin e inxhinieres. E diplomuar për Inxhinieri në Shkup, qytetin e saj të lindjes, nuk punoi më shumë se dy vjet

në profesion. Jo vetëm për faktin se në shtetin që po shkëputej nga Jugosllavia, një punë si inxhiniere, nuk dukej shumë premtuese, por edhe sepse ajo donte të bënte diçka tjetër. “Kisha spikatur aftësinë për të ndërtuar marrëdhënie me njerëzit. Dhe doja një punë që të ma mundësonte këtë, një punë dinamike”.

E filloi në një organizatë, ku duhej të udhëtonte dhe të ishte në kontakt me klientët. “Ishte koha kur ndjeva se duhej të zgjidhja ku të fokusohesha, të bëja përpjekje e të vija gjithë pasionin tim për të bërë një punë që kisha dëshirë ta bëja, që të argëtohesha më shumë se sa thjesht të kisha një karrierë”.

E kështu, pas më shumë se dy vitesh në një agjenci të njohur marketingu, nisi të punonte për një kompani shumëkombëshe si specialiste logjistike dhe e burimeve njerëzore. Pastaj,

Gjuha e huaj shqipe

Page 28: Madame Mapo

28 mars 2012 29

në vitin 2003, hyri në industrinë e telekomunikacionit, në grupin e madh Cosmote. Për katër vjet e pak ka punuar si HR Manager në Cosmofon, në Shkup dhe që nga 2007-a ka të njëjtën pozicion në AMC, gjë që do të thotë se prej më shumë se katër vitesh jeton në Tiranë. Në të vërtetë, ajo erdhi për të qëndruar një periudhë më të shkurtër, vetëm për një vit, por ja që doli se për të ngritur një skuadër e për të vënë në vijë projektet e synuara, duhej më shumë se kaq. Gjë që nuk e vendosi aspak në situatë alarmi. Biljana ndihet mirë këtu.

Ajo di tashmë të orientohet, ka gjetur një kopësht për të bijën, e cila dhe pse ka lindur në Shkup, flet shqip dhe “praktikisht është nga këtu”, ndjek në TV programe shqiptare, di restorantet me ushqimin që i pëlqen, dyqanet ku mund të blejë ca veshje me të vërtetë të mira, që i shkojnë pas shijes, ka, ashtu si dhe i shoqi, mjaft miq shqiptarë, me të cilët shëtisin vazhdimisht... “Udhëtojmë jashtë Tiranës e ndonjëherë edhe jashtë Shqipërisë. I kemi ftuar miqtë tanë në Shkup e ata kanë ardhur. Shkojmë në Dajt, në kështjellat rrotull Tiranës, në Durrës, në verë shkojmë në Vlorë, Llogora, në Dhërmi (te Dhërmiu, me sa duket vendi i saj i preferuar në Shqipëri, ka një ndalesë entuziaste). Luajmë edhe golf (ajo ka marrë nja dy certifikata vite më parë në këtë sport). Më pëlqen shumë golfi, ikën gjithë dita, nuk e kupton fare si shkon ora gjashtë, se je në natyrë, ecën, bisedon, luan. Kështu, ne shpesh, bëhemi një grup prej 3-4 vetash e shkojmë për golf ”, tregon jetën e familjes, që në këtë pikë është shkrirë kaq shumë me mjedisin shqiptar, sa të ngjan me jetën e shumë çifteve shqiptare.

Duket qartë, se gjërat tashmë janë shumë më ndryshe nga viti 2007, kur gjithçka rreth e rrotull ishte e panjohur. Në çdo dimension. Atëherë, erdhi në një vend pune ku do kishte të bënte me shumë punonjës vendas, për temperamentin, stilin e komunikimit, kulturën e punës së të cilëve, nuk dinte asgjë. Ndërsa tani, ka mësuar shumë për të gjitha këto. Edhe pse çdo organizatë ka kulturën e saj, di të thotë se punonjësit shqiptarë janë të komunikueshëm, të hapur, që i thonë gjërat lirshëm, e shprehin kur janë të kënaqur dhe jo. Ndoshta është edhe meritë e Biljanës e cila ka ndërtuar këtë lloj komunikimi. “Mendoj se është

shumë e rëndësishme të komunikosh me punonjësit, të diskutosh me ta për situatat që krijohen. Vetëm kështu mund të kesh më pas feedback”. Po ashtu, ajo ka zbuluar, nga ana tjetër, se ndonjëherë iu mungon iniciativa e duhet t’i nxisësh. Ka mësuar dhe diçka...“Kam vënë re një karakteristikë të veçantë te punonjësit shqiptarë: kur punojnë, punojnë e kur bëjnë një pushim, pushimin e drekës të themi, bëjnë pushim. Në ditët tona ndodh që nëpër organizata, njerëzit të hanë dhe të punojnë, të flasin në telefon, e të punojnë..., por në të vërtetë njerëzit kanë nevojë për pak pushim e më pas të fokusohen përsëri te puna”.

Por edhe ajo mundohet ta ndajë punën nga pjesa tjetër, edhe në jetë. Çdo ditë. Kur është në punë, është në punë: familja nuk e shqetëson e nuk e ndërpret, ama kur shkon në shtëpi, i përkushtohet familjes. “Nuk mendoj

se është gjë e mirë t’i përziesh të dyja bashkë: punën dhe familjen”... Po nëse mendimet për diçka që ka ndodhur në punë (pushim i dikujt nga puna për shembull) e ndjekin pa pyetur? Jo e pamundur, por përvoja e ka mësuar si t’i sistemojë mendimet, pa prishur ekuilibrat.

“Ne të gjithë jemi qenie emocionale. Ama unë kam mësuar t’i menaxhoj emocionet. Mënyra më e mirë për mos të të vrarë ndërgjegjja në vendimet që merr, është pikërisht marrja e vendimeve të drejta, respektimi i parimit: njeriu i duhur në vendin e duhur”.

Jo më kot, drejton me sukses, prej shumë vitesh, departamentet e burimeve njerëzore të kompanive me qindra punonjës. Nuk është diçka që do e bënte çdokush. Po Biljana është me siguri njeriu i duhur në vendin e duhur.

Një njeri energjik, në një mjedis dinamik, të mbushur me njerëz.

“Tani, në kohën e krizës ekonomike, shumë shqiptarë po kthehen në Shqipëri. Unë këtë e shoh si një mundësi të mirë për furnizimin e tregut me potencial. Kam vënë re, gjithashtu, që në treg ka ende jo shumë persona të specializuar, një grup të vogël njerëzish që lëvizin nga një vend pune në tjetrin. Megjithatë jam e sigurt se kjo do ndryshojë, duhet të ndryshojë – të rinj të përgatitur do hyjnë në tregun e punës. Unë shoh potencial në këtë drejtim”

Biljana me bashkëshortin Predrag dhe vajzën e tyre Ema

Portret

Page 29: Madame Mapo

29

Ishte gjatë vitit 2001, kur Biljana erdhi për herë të parë në vendin ngjitur, në Shqipëri. “Ishte një vizitë e shkurtër, vetëm dy ditë, por mjaftoi që unë të bëja diferencën kur erdha pastaj për të punuar në AMC. Në atë kohë qëndruam në Rogner. Përballë nuk ishin ndërtuar ende dy kullat. Kur erdha 6 vjet më vonë, nuk më besohej që ishte i njëjti vend. Ishin ndërtuar shumë gjëra të reja, dukej që kisha ardhur në një qytet që ndërtohej, që ende ndërtohet”...Dhe nëse për pesimistin, gjysma bosh e gotës në këtë rast do ishte mungesa e qëndrueshmërisë, e planeve të urbanisitikës, rrëmuja në qytet, etj. etj., një optimiste si Biljana sheh në Shqipëri më shumë se gjysmën plot. Vlerëson njerëzit e këtushëm, që me të huajt, siç është ajo dhe bashkëshorti (ai ka ardhur në Shqipëri për të ndjekur Biljanën, tre muaj pas vendosjes së saj këtu dhe punon gjithashtu në Tiranë), “janë edhe më miqësorë seç mund të presësh”, gjë që e vuri re që në ato tre muajt e parë, kur dhe pse vetëm në një qytet të panjohur, u ndje gjithë kohës e sigurt pa u shqetësuar nga askush. Pëlqen shumë dhe “klimën mesdhetare, faktin që në Tiranë ka shumë diell (kur nuk bie shi sigurisht) e nuk ka kurrë mjegull”. Por dhe ushqimi, është një element me të cilën Shqipëria ia ka rrëmbyer zemrën, këtë herë duke kaluar nga ajo rruga mitike e stomakut. “Madje, në fillim, shtova ca kile”, kujton ajo, dhe pse as tani nuk heq dorë nga pjatat tradicionale si “jufka me zogj” apo “pilaf ”, të cilat i porosit me shpengimin e një vendaseje në restorante, duke shpresuar, ama, që kamarierët nuk do kërkojnë shpjegime të hollësishme, për të cilat ajo dorëzohet e ngre supet. E kështu, përjashto të afërmit e saj, nga Shkupi pothuaj nuk i mungon asgjë.

E sheh Shqipërinë si ne...ose ca më mirë

Page 30: Madame Mapo

30 mars 2011 31

Stil Arredimi

Nga Weimari

Njëzetetre vjeçArjA, e sApodiplomuAr suksesshëm tregoN rrugëN NgA liceu i tirANës drejt uNiversitetit dhe qytetit të lAkmuAr NgA shumë Artistë

me muzikë

Nëpremier

Page 31: Madame Mapo

31

Fiziku i brishtë dhe fytyra ende fëminore e tregojnë shumë më të vogël nga njëzetëetre vitet e saj.

Edhe pse e vetëm për një javë në Tiranë, për t’u çmallur me prindërit dhe për t’i treguar të fejuarit të saj gjerman qytetin e lindjes, muzikantja e sapodiplomuar shkëlqyeshëm në Universitetin e Weimar-it Megi Soi mban në krah edhe violinën. I është bërë si pjesë e trupit tashmë, edhe në ditët e pushimeve nuk lirohet nga ajo peshë. “Kujtoj momentin kur u zhvendosa përfundimisht në Weimar, kujtoj si më përcollën prindërit e mi së bashku me gjyshen time atë mëngjes të 3 tetorit të vitit 2007, pa zbardhur ende mirë dita në aeroportin e Rinasit. Atëherë isha një vajzë tetëmbëdhjetë vjeçare dhe peshoja 45 kilogram, që veç të tjerash më duhej të mbaja edhe violinën në krah. Nisesha e vetme drejt një vendi dhe një bote shumë herë më i madh se vendi im, dhe shumë herë më i madh se unë vetë”. Muajt e parë Megi i kujton si shumë të vështirë, ende fëmijë në një vend të huaj. Por fati bëri që pas një kohe jo shumë të gjatë të njihej me njerëz shumë të mirë, të cilët përveç mbështetjes, i dhanë edhe vlerësimet e tyre. “Një mbështetje të madhe pata dhe vazhdoj ta kem nga shoku dhe më pas miku im, Raphael Hevicke, gjithashtu violinist, sepse në atë kohë udhëhiqeshim nga i njëjti profesor, i cili sot është edhe djali që e kam zgjedhur të jetë njeriu i jetës sime”.

Nga e paraStudimet në Weimar në fakt kishin qenë si një fi llim nga e para. Të mësoheshe të jetoje vetëm, ishte po aq sfi duese sa ç’ishte të lidheshe pas violinës që pesë vjeç. Në familjen e saj muzika ka qenë dhe vazhdon të jetë një pasion i madh. “Prindërit e mi, për shkak të kohërave të këqija, nuk patën mundësi të vazhdonin në rrugën e artit. Nëna ime për aktrimin dhe babai im kanton, por halla ime, Mukades Erebara, ka qenë balerina e parë e Teatrit të Operës dhe Baletit, dhe dy djemtë e saj, shumë të njohurit Ilir dhe Olti Shaqiri kanë pushtuar jo vetëm skenat shqiptare por dhe ato europiane”.Që në momentet e para, Megi edhe pse në moshë të vogël, muzikën e ka pasur pasion, që më vonë do ta kthente në një profesion të vërtetë: “Më moshën 6 vjeçare fi llova klasën e parë në Liceu Artistik “Jordan Misja”. Isha një fëmijë i vendosur në zgjedhjen e bërë dhe pse çuditërisht isha fëmijë. Si të gjithë fëmijët më pëlqente të ndiqja televizionin, të shihja fi lma apo emisione. Isha shumë e vogël kur ndodhi që të më hynte brenda në shpirt, në një mënyrë të pakuptueshme, tepër të bukur, gati si një ëndërr, njëri nga rolet e Vittorio

Gassmanit, në fi lmin “Rapsodia”. E gjitha kjo ngjalli brenda meje një pasion edhe më të madh sa i takonte violinës si instrument, duke më bërë që të konfi rmoja zgjedhjen time”. Megi tregon se impostimi në violinë është gjëja më e rëndësishme për një violinist. “Impostimin tim unë ja dedikoj, dhe për këtë gjej rastin ta falënderoj, mësuesen time të parë Proletare Skënderin. Momenti i parë, kur mësuesja më vuri violinën, ishte një emocion që nuk përshkruhet dot me fjalë. Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës sime, një nga ato gjëra që mbeten në memorien e njeriut për t’u kujtuar gjatë gjithë jetës. Edhe sot, e kësaj dite emocionohem po njëlloj dhe ky moment më shfaqet gati çdo ditë, në punën time kur jap mësim”. Nga ajo mësuese e parë e violinë, Megi kujton mënyrën e veçantë të vlerësimit, ndërsa shumica e nxënësve i merrte vleresimet mbi partet e violinës, me një notë apo edhe me një fjali, Megit mësuesja i ngrinte fl okët e vlerësonte duke i vizatuar yje në ballë. “Meqë nuk ka asgjë të përsosur, ndodhi një ditë që në një mësim jo çdo gjë shkoi ashtu si gjithmonë, mësuesja më ngriti fl okët dhe në vend të yjeve më vuri një notë të ulët. S’kam për ta harruar se si i ulja baluket, që të mos më shikonin të tjerët”.Për një fëmijë të lidhur pas violinës, jeta ka ca gjëra të tjera që për fëmijët e tjerë nuk ekzistojnë. Siç janë përshembull dhe udhëtimet jashtë kufi jve të Shqipërisë, e pashoqëruar nga prindërit. Udhëtimi im i parë i saj ndodhi në moshën 10 vjeçare dhe Franca do t’i ngjallte për të parën herë dëshirën për ta ndërtuar jetën e saj atje. “Një nga sukseset e mëdha të asaj kohe, në karrierën time artistike ishte vajtja në Belgjikë, ku unë isha pjesë e orkestrës ‘’Virtuozët e vegjël të Tiranës’’, krijuar dhe drejtuar nga profesori dhe dirigjenti i njohur, Zhani Ciko. Ne morëm pjesë në një konkurs përballë shumë orkestrave të tjera të huaja. Suksesi ishte i madh, sepse morëm Çmimin e Parë, me lavdi ‘’First Prize Cum Laude’’”. Këtë sukses e ndoqën koncerte të tjera brenda dhe jashtë vendit, si pjesëtare e orkestrës, por edhe si soliste në violinë e orkestrës. “Nga të gjitha këto do mund të përmendja disa

koncerte në Hungari, nën drejtimin e Bujar Alliut, në atë kohë drejtor i ‘’Liceut Artistik’’ dhe dirigjent i orkestrës së shkollës. Nga ky moment fi lluan dhe udhëtimet për koncerte të shpeshta në Gjermani, kryesisht në Bonn, Bochum apo Essen. Si pjesë e këtyre aktiviteteve ishte audicioni më i rëndësishëm në jetën time. Me kuartetin e harqeve, pjesë e të cilit isha, morëm pjesë në audicionin për CEI – Youth Orchestra, (Orchestra e të Rinjve të Europës Jug-Lindore). Sipas rregullave kërkoheshin dy përfaqësues nga Shqipëria. Mirëpo ne ishim katër, për shkak të kuartetit. Juria u detyrua të bëjë një përjashtim dhe u shpreh kështu: ‘Do të ishte gabim i madh, nëse ne nuk do t’ju pranojmë të katërtëve si pjesë të kësaj orkestre’’. Kështu Megi dhe kolegët e saj fi tuan të drejtën të merrnin pjesë në këtë orkestër. Ky ishte fat i madh për ta në shumë drejtime: mënyra dhe përvoja e punës me të tjerë moshatarë të vendeve të ndryshme evropiane, kontakte dhe miqësi me profesorë të huaj, njohja me dirigjentin e orkestrës, Igor Coretti. “Por ajo që ishte më e rëndësishme për mua”, - thotë Megi, “ishte se nëpërmjet këtyre kontakteve u njoha me Weimar-in, vendin në të cilin më vonë do te fi lloja një jetë tjetër, me të tjera mundësi”.

Një violinë në vend të lodravePor për të mbërritur deri në Weimar, në stacionin e tanishëm, Megi do kishte një rrugë shumë të gjatë, me privime nga shumë lodra të moshës dhe të mbushura me studime. E nëse për shumëkënd jeta e një fëmije të mbërthyer pas një instrumenti muzikor duket e trishtë, për Megin nuk është aspak kështu. Në radhë të parë sepse violina ishte zgjedhja e saj. “Prindërit për mua do kishin pëlqyer më shumë pianon dhe violonçelin, mirëpo ata asnjëherë nuk më detyruan në zgjedhjen që kam bërë, jo vetëm në fi llimet e mia, por as më vone, as edhe se ku do të vendosja të shkollohesha, edhe pse jam fëmijë i vetëm. Për ta ishte e vështirë që unë të largohesha, por më lanë të lirë të bëja zgjedhjet, që do

31

jeta e një fëmije të mbërthyer pas një instrumenti muzikor duket e trishtë, për Megin nuk është aspak kështu. Në radhë të parë sepse violina ishte zgjedhja e saj. “Prindërit për mua do kishin pëlqyer më shumë pianon dhe violonçelin, mirëpo ata asnjëherë nuk më detyruan në zgjedhjen që kam bërë, jo vetëm në fi llimet e mia, por as më vone, as edhe se ku do të vendosja të shkollohesha, edhe pse jam fëmijë i vetëm. Për ta ishte e vështirë që unë të largohesha, por më lanë të lirë të bëja zgjedhjet, që do

Megi Soi në koncertin e diplomës

Page 32: Madame Mapo

32 mars 2011 33

të ishin më të mirat për mua”. Për Megin fëmijëria e saj ka qenë nga më të bukurat. “Prindërit janë munduar gjithmonë që të mos më mungonte asgjë. Për të qenë e sinqertë ka pasur momente kur duhet të lija lodrat e të studioja, por nuk i kam përjetuar si momente të vështira, sepse vullneti dhe pasioni për të studiuar ishin më të mëdha sesa qejfi i një loje me peta apo me top. Isha unë që merrja violinën në dorë dhe fi lloja studimin. Përveç prindërve, që më kanë ndihmuar e mbështetur për çdo zgjedhje që kam bërë, një pjesë të punës që kam arritur në këtë që jam sot ia dedikoj mësueses tjetër, e cila më ka ndjekur deri në fund, pas ikjes në Francë të mësueses së parë Proletare Skenderit, Brunhilda Stefanit. E falënderoj për durimin që ka pasur me mua, por sidomos për dëshirën dhe motivimin që më dhuronte në çdo mësim”.Kur erdhi momenti i rëndësishëm për të zgjedhur shkollën, përpara Megit ishin disa mundësi, por ajo zgjodhi Weimar-in sepse Universiteti i muzikës ‘’Franz Liszt’’ është njëri nga universitetet më të mira të muzikës në Gjermani. “Studimet i nisa nën drejtimin e profesor Olaf Adler. Profesorët dhe stafi pedagogjik të këtij Universiteti janë të një kualiteti të lartë, sepse shumica e tyre janë koncertmaester në Orkestra të famshme të Gjermanisë dhe jashtë saj, si p.sh. profesori që udhëheq përgatitjen time që prej 2 vitesh, Andreas Hartmann, është koncertmaester i MDR Leipzig”. Por nuk ishte vetëm fama e Universitetit, por edhe joshja që vinte nga emri i qytetit ata që e bënë Megin të vendoste në studionte në Weimar, në një nga qendrat kryesore kulturore dhe historike të Gjermanisë ku kanë jetuar kompozitorë si Franz Liszt, J.S.Bach, apo shkrimtarë si Goethe apo Schiller kanë shkruar veprat e tyre kryesore dhe më të rëndësishme në këtë qytet. “Weimari është qytet shumë i qetë, kjo ishte një tjetër arsye pse e zgjodha. Ke mundësi dhe hapësirë të punosh shumë më shumë dhe shumë

me mirë sesa ne ndonjë qytet tjetër të madhe e të zhurmshëm. Kush e ka lexuar biografi në e shkruar

nga Zholt Harshanji për kompozitorin e madh Franz Liszt më kupton fare mirë. Jeta këtu është krejtësisht ndryshe nga çfare mund të mendosh, ka gjithmonë diçka më shumë për të bërë, diçka më shumë për të mësuar, jeta kulturore dhe artistike është e mbushur me aktivitete koncertale, me

prezantime, nuk mund të thuash asnjëherë se sot mbarova. Për të

arritur momentin e kësaj jete të mbushur me aktivitete, takime, koncerte, orkestra, telefonata - oferta, e shumë të tjera, që të mund ta shijosh dhe gëzosh deri në fund do shumë mund, përkushtim, pasion, dashuri, thënë shkurt shumë shumë punë. Nuk mund të them se e kam arritur këtë moment të jetës, sepse kam ende shumë për të bërë, por kam realizuar një pjesë të rëndësishme të ëndrrës time, kam hedhur me sukses hapin e parë: diplomimin”.

Për TiranënTani që hedh shikimin pas, për Megin diploma është suksesi më i madh, momenti që kurorëzoi punë shumëvjeçare si violiniste. “Jam vlerësuar me notën maksimale, në Gjermani është 1-shi, dhe me komplimente jo vetëm nga profesori im, Andreas Hartmann, por dhe nga të tërë profesorët e tjerë të violinave, që ishin të pranishëm në koncertin e madh të diplomës. Në çastin e parë që kam hyrë në dyert e kësaj shkolle kam menduar se kam gjithë atë kohë për të përgatitur një diplomë të shkëlqyer, mirëpo katër vite fl uturuan pa u ndjerë dhe nuk më besohej që momenti i shumëpritur kishte ardhur. Në koncertin e madh të diplomës kam luajtur programin që e kisha ëndërruar prej vitesh për këtë event, që ishte: Ciaçona nga partita e dytë e Bach, Tzigane nga Ravel dhe kohën e parë të koncertit për violinë në Re maxhor nga Brahms. Kur ia prezantova profesorit tim idenë mbi

programin e diplomës, ai me dashamirësi më thotë se është shumë e guximshme të marrësh përsipër këtë kombinim pjesësh, sepse secila pjesë është e vështirësisë të lartë, jo vetëm për teknikën, por edhe për forcën energjike, emocionale, fuqinë e madhe të përqendrimit, pra ishte në kompleks një provë e madhe për mua”.Tani, fi ll pas diplomimit Megin e presin shumë projekte, koncerte të konfi rmuara me kuartetin ‘’RAHM’’, që ajo dhe shoku i saj e kanë ngritur një vit pasi kishin fi lluar Universitetin, koncerte me Ökumenische Philharmonie, në të cilën këte vit është si koncertmaestre, dhe koncerte me Jenaer Philharmonie, orkestra në të cilën punon që prej vitit 2010. “Ky ishte dhe momenti ku fi llova të fi nancoj studimet e mia vetë, deri atë ditë, me gjithë vështirësitë në Shqipëri kishin sakrifi kuar prindërit për mua… Prandaj u ndjeva mirë kur fi llova të mbahesha me punën time, veç të tjerash, kur e nxjerr vetë jetesën që në moshë të re, të bën më të fortë”.Ky vit ka nisur mëse i mbarë. Në janar të vitit 2012 ka pasur me Ökumenische Philharmonie një nga koncertet më të rëndësishme: “Për mua ishte si premierë, të luaja si koncertmaestre dhe soliste e një orkestre gjermane. Ka qenë një fazë pune shumë e bukur dhe plot eksperiencë të re, bashkëpunimi me dirigjentin Frank Aranoëski. Me këtë orkestër dy projektet e rradhës janë koncerte në fund të korrikut dhe ne fi llim të tetorit. Përkrah gjithë këtyre projekteve jam duke u përgatitur edhe për audicion në orkestra të ndryshme, për një pune fi kse, ku kam marr shumë ftesa për konkurrim. Ka ardhur një kohë që ka vështirësi edhe këtu në Gjermani për një vend pune, por kur punën e do me shpirt ia arrin qëllimit më shpejt nga sa e mendon. Kështu që le të mbizotërojë optimizmi dhe realiteti, sepse mendimet negative deri tani nuk kanë ndihmuar asnjë njeri në karrierë.”Axhenda e violinistes së re, nuk lë jashtë dhe Shqipërinë, në tetor në 2013 pritet të luajë me orkestrën e RTSH-së në kuadër të “tetorit gjerman”, si dhe një koncert recital me kuartetin e vet po planifi kohet për në Teatrin e Operës dhe Baletit, aktivitete që Megi mezi i pret. Sepse nga ai tetor i largët kur ajo fëmijë ende 45 kilogramë u nis të jetonte e vetme në qytetin e kulturës evropiane, ajo është kthyer në Shqiëpri shumë rrallë, nga pak ditë, si këtë mars. “Edhe pse që e vogël kam udhëtuar shpesh, jetesa larg është e vështirë. Është ndryshe kur udhëton por e di sa pas tri javësh do të kthehesh në shtëpi, te familja dhe miqtë, dhe shumë më ndryshe kur nuk e di a do të kesh mundësinë të kthehesh në vendlindjen tënde, të paktën edhe një herë në vit. Por, kur ke një ëndërr, gjithçka është e mundur”.

të madhe e të zhurmshëm. Kush e ka lexuar biografi në e shkruar

prezantime, nuk mund të thuash asnjëherë se sot mbarova. Për të

Nëpremier

Page 33: Madame Mapo

33

tridhjetë përqiNd jo Në letër. por veNde Në pArlAmeNt Apo këshillAt e bAshkive Apo komuNAve. emërim Apo meritë për grAtë. iNiciAtorët për Ndryshimet Në ligjiN Në kodiN zgjedhor tregojNë për revistëN

Për një vend më shumë

Nuk është një nga ato temat për të cilat flitet rrallë. Por dhe aq shumë nuk është folur.

Apo së paku nuk është bërë punë për aq sa është folur. Sepse ndonëse arritja e konsensusit për të përfshirë në listat elektorale 30 përqind gra, u tha se ishte një arritje e madhe, rezultati real nuk u përkthye në 30 përqind të anëtarëve të parlamentit gra. Ndërsa në zgjedhjet lokale të vit të shkuar, madje u pa se numri i të zgjedhurave nëpër bashki dhe komuna ishte edhe më i vogël sesa në zgjedhjet e shkuara.Në fakt, në moërinë e ankesave për parregullsi për mënyrën se si bëhen zgjedhjet në Shqipëri, ky duket se është edhe shqetësimi më i vogël. Ndonëse nuk ka ligjërim politik të liderëve të të gjitha palëve ku të mos mungojë angazhimi për përfshirjen e sa më shumë femrave në vendimmarrje. Madje kur vjen puna tek këto ligjërime, ata duken edhe më të zellshëm sesa vetë femrat. Aq sa të marrësh një prononcim kundër përfshirjes së të ashtuquajtura “kuota rozë” në ligjin elektoral, është e pamundur, si nga burrat ashtu edhe nga gratë. Duke dashur të jenë politikisht korrektë, të gjithë shprehen pro. Madje shprehen pro edhe për gjetjen e mekanizmave që ky tridhjetë përqindësh, të mos mbetet vetëm në letër, por të përkthehet edhe në rezultat konkret vendesh në parlament apo në këshillat e komunave dhe bashkive.

Mesa duket puna e aktorëve që po merren me këtë çështje në Shqipëri ka për të qenë e thjeshtë. Duket se mirëkuptimi do gjendet dhe në Parlamentin e ri, tridhjetë përqind e deputetëve do të jenë gra. Kjo do të vijë pas ndryshimeve që pritet të bëhen në Kodin Zgjedhor. Po si do arrihet kjo. Ambasadori i Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Henk G.C. van den Dool dhe drejtuesja e Programit të UNWomen në Shqipëri, Semia Guermas de Tapia shpjegojnë për revistën këtë proces.Mund të duket si një emërim i grave në politikë, një përfshitje në lista pa ndonjë meritë të caktuar, pa konkurrim mbi të gjitha. Ata që nën zë shprehen kundër kuotave gjinore, rreshtojnë pikërisht këto argumente. Por rrugë tjetër për përfshirjen e grave në vendimmarrje nuk ka. Dhe meqë nga diku duhet filluar, puna ka filluar pikërisht nga këtu. Pastaj, siç thotë ambasadori holandez, pasi grave tu jepet mundësia ato mund të ecin vetë me merita dhe në një të ardhme këto kuota edhe mund të hiqen fare.Në fund të fundit, sistemi i sotëm mazhoritar, i bazuar i gjithi në lista të hartuara nga një grusht i vogël meshkujsh, apo nga një lider i vetëm, nuk është se lë shumë vend edhe për konkurrencë mes burrash, Prandaj nuk ka arsye të kërkohet kaq shumë prej grave. Në fund të fundit, nëse nuk do ta bëjnë politikën më mirë se burrat, më keq se ata nuk do ta bëjnë kurrsesi.

Page 34: Madame Mapo

34 mars 2012 35mars 2012

Nëse do bënim një krahasim me � llimin e viteve 2000, si është sot pjesëmarrja e grave shqiptare në politike? Në nivel lokal dhe qendror?Meqenëse unë nuk kam qenë në Shqipëri në � llim të viteve 2000, e kam të pamundur të bëj krahasime midis atyre viteve, më shumë se dhjetë vjet më parë, dhe të sotmes në Shqipëri. Gjithsesi është shumë i qartë fakti se edhe sot që � asim gratë janë tejet të

nënpërfaqësuara në politikë. Edhe pse ka disa politikane të shquara në Shqipëri, si në nivel vendor ashtu dhe në nivel qendror, numri i këtyre grave nuk ka lidhje me faktin e thjeshtë se gratë përbëjnë thuajse 50% të popullsisë. Dhe ajo çka është shumë e rëndësishme për ta theksuar: gratë nuk janë një minoritet dhe si rrjedhim të drejtat e grave nuk kane lidhje me të drejtat e minoriteteve!Më lejoni të jem i qartë në diçka:

“Unë personalisht nuk besoj se gratë janë politikane më të mira se burrat. Unë nuk besoj se gratë janë domosdoshmërisht më konsensuale ose më pak agresive se burrat. Një grua mund të jetë një politikane po aq e keqe sa edhe një një burrë politikan. Dhe e anasjellta është sërish po aq e vërtetë, pra: një grua mund të jetë një politikane po aq e mirë sa edhe një burrë”. Për ambasadorin e Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Henk G.C. van den Dool, gratë nuk kanë pse të trajtohen si minoritet dhe prandaj nuk ka pse t’u mohohet e drejta për të qenë aktive në vendimmarrje po aq sa edhe burrat. Prandaj dhe përkohësisht është e nevojshme që të merren masa ligjore që gratë të jenë të përfaqësuara. Së paku si � llim, derisa gjërat të marrin udhë

“Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”

Kuotat Rozë

Page 35: Madame Mapo

35

unë personalisht nuk besoj se gratë janë politikane më të mira se burrat. Unë nuk besoj se gratë janë domosdoshmërisht më konsensuale ose më pak agresive se burrat. Një grua mund të jetë një politikane po aq e keqe sa edhe një një burrë politikan. Dhe e anasjellta është sërish po aq e vërtetë, pra: një grua mund të jetë një politikane po aq e mirë sa edhe një burrë. Dhe duke i mbajtur gratë jashtë proceseve të vendim-marrjes, qofshin ato në politikë apo në çdo sektor tjetër të jetës, një vend i heq në këtë mënyrë të drejtën vetes për të përfituar nga burime potencialisht të mëdha, që ekzistojnë në gjysmën e saj të popullatës. Kjo është pika më e rëndësishme, që unë e përsëris herë pas here; sigurisht që të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut dhe patjetër që është e padrejtë dhe aspak demokratike që grave t’u mohohen të njëjtat mundësi që burrat i kanë ose ju njihen. Por njëkohësisht është edhe matematikë e thjeshtë – për të ndërtuar në mënyrë efikase një shoqëri të begatë ju keni nevojën e kontributit të gjithsecilit, sepse është sinqerisht një humbje e vërtetë nëse një në dy qytetarë do të ishte i përjashtuar!

Në vendet e tjera të Evropës Juglindore a është e njëjta panoramë? Si funksionojnë të tilla ligje në ato vende? A është shoqëria shqiptare më e prirur t’i mbajë femrat jashtë politikës? Po vetë femrat, sa aktive janë në hartimin e nismave ligjore që garantojë përfshirjen e tyre në vendimmarrje?Eshtë gjithmonë e vështirë të krahasohen vendet dhe sigurisht që kjo në të vërtetë nuk do ndihmonte për gjë. Historia politike dhe shoqërore e kësaj pjese të Evropës sigurisht që është shumë ndryshe nga eksperiencat që ka pasur Evropa veri-perëndimore.

Është pothuajse një klishe të thuash se një dominim i fortë mashkullor i strukturave shoqërore ka një histori më të gjatë apo është më persistent në vendet rreth Mesdheut sesa në Skandinavi apo në “vendet e ulëta”. Por sigurisht, situata në Shqipëri nuk duket se dallon shumë – as në aspektin pozitiv dhe as në atë negativ – në krahasim me vendet fqinje.Por edhe nëse është e tillë, unë fuqimisht besoj se të dyja pikat që unë përmenda më lart në përgjigjet e mia, dmth faktin që të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut dhe faktin se për të ngritur një shoqëri të fortë ju keni nevojë për të gjithë ekuipazhin – këto janë të një natyre tejet universale e gjithëpërfshirëse.

Eshtë folur shpesh për të ashtuquajturat kuota rozë. A nuk është kjo një lloj ndërhyrjeje arbitrare? Një lloj përfshirjeje jo me garë, por me emërim në politikë? A ka pasur zëra kundër sipas logjikës së mësipërme? Apo partitë politike kanë qenë menjëherë dakord? Për të qenë i sinqertë, unë besoj se kuotat e përcaktuara me ligj bëhen të dobishme vetëm kur ka marrëveshje të përgjithshme se një lloj “start me kërcim” është i nevojshëm. Për të kaluar përtej retorikave boshe dhe për të � lluar ndryshimin e vërtetë të diçkaje konkrete, një detyrim ligjor me baza te forta dhe i besueshëm mund të jetë i dobishëm.Por kjo vetëm si një shtysë e përkohshme. Sepse me kalimin e kohës, gratë – ashtu si dhe burrat – do të duhet të tregojnë se e meritojnë besimin dhe sigurinë që ju japin/besojnë votuesit e tyre, pavarësisht nga përkatësia e tyre gjinore.Një herë që çështja e përkatësisë gjinore e humb kuptimin dhe rëndësinë dhe vetëm idetë dhe aftësitë politike kanë rëndësi, çdo kuotë e përcaktuar me ligj mundet

dhe duhet te abrogohet dhe si rrjedhim mund të marrë jetë ekuilibri.Sigurisht, kjo nuk mund të ndodhë brenda natës. Sikurse dhe në vendin tim, megjithëse numri i parlamentareve femra në Holandë i kalon 40%, ne ende nuk kemi pasur mundësinë të shohim të parën kryeministre grua.Gjithsesi, një herë që ju vendosni si vend që “starti me kërcim” sikurse e quajta më lart, është diçka e nevojshme dhe ju do të vendosni kuota ligjore – sikurse Shqipëria e ka bërë tashmë! – ju gjithashtu duhet të demonstroni se ju dëshironi sinqerisht që kjo gjetje të ketë sukses. Dhe besoj se diçka e tillë ka nevojë për tre gjëra.Së pari, ju duhet të siguroheni se gratë aktualisht besojnë që ato janë të mirëpritura dhe mund të kuali� kohen. Kjo mendoj unë kërkon më shumë përpjekje nga ana e partive politike sesa cka ato kanë treguar deri më tani. Informacioni i targetuar, seminaret speci� ke dhe trajnimet të gjitha mund të ndihmojnë gratë të bëhen më aktive dhe i mundëson ato të zhvillojnë aftesitë e nevojshme. Partnerët ndërkombëtarë mund të jenë mbështetës në këtë drejtim, dhe Ambasada ime – se bashku me koleget Suedezë – ka � nancuar aktivitetet e OSBE-së në këtë fushë. Por përgjegjësia kryesore mbetet me vetë partitë politike në Shqipëri!Së dyti, partitë politike duhet të bëhen serioze në lidhje me premtimet që bëjnë. Eshtë qesharake të përpiqesh të plotësosh kriteret duke futur thjesht një numër grash në fund të listës së kandidatëve dhe me pas të akuzosh elektoratin që nuk i zgjodhi ato. Dhe së treti, detyrimet ligjore duhet të forcohen më shumë. Ajo çka vlen për rregullat e qarkullimit rrugor si dhe ndalimin e duhanpirjes, është njësoj e vërtetë edhe për kuotat gjinore në zgjedhje: nëse thyerja e rregullave nuk ka ndonjë pasojë serioze, i gjithë sistemi bëhet i pavlefshëm.

Page 36: Madame Mapo

36 mars 2012 37

Kuotat rozë, të diskutueshme por të domosdoshme

Kuotat Rozë

Page 37: Madame Mapo

37

Duke krahasuar � llimin e viteve 2000 me ditët e sotme, çfarë mendimi keni për pjesëmarrjen e grave dhe kontributin e tyre në politikën shqiptare, në nivel qendror dhe vendor?Përpara se të përgjigjem, ju ftoj të hedhim një vështrim mbi të dhënat e pjesëmarrjes së grave në fushën politike në Shqipëri. Për të matur pjesëmarrjen e grave në vendim-marrje politike, zakonisht ne përdorim përqindjen dhe numrin e grave parlamentare të krahasim me kolegët e tyre meshkuj (Anëtarë Parlamenti). Nëse krahasojmë të dhënat e zgjedhjeve të vitit 2009 me ato të mëparshmet të vitit 2005, mund të vërejmë se numri dhe përqindja e grave është rritur nga 10 në 22 dhe nga 7% në 16%, përkatësisht. Në krahasim me të shkuarën, ky është një progres i madh që ndihmoi ngritjen e Shqipërisë nga pozicioni 114 në 82, në rradhitjen ndërkombëtare të Unionit Parlamentar Ndërkombëtar (IPU). Pavarësisht këtij progresi, dhe edhe pse zgjedhjet e vitit 2009 e sollën Shqipërinë më pranë mesatares rajonale prej 22.3% të vendeve të OSBE-së, ekziston akoma një ndarje që duhet plotësuar dhe pritshmëri të cilat duhen përmbushur.Eshtë e rëndësishme të theksojmë se pjesëmarrja në jetën politike nuk

në një botë tepër konkurruese. Por a është vërtet kaq “konkurruese” kjo e fundit? A janë vërtet gratë më pak të afta në krahasim me burrat, për të mbajtur pozicione vendim-marrëse? Ky argument mund të jetë provuar i vërtetë kur gratë sapo kishin � lluar të hynin në tregun e punës, por mendoni se është i vlefshëm edhe sot, kur pjesa më e madhe e studenteve në universitete janë vajza? Kur gratë janë një pjesë shumë e rëndësishme e tregut të punës? Nga ana tjetër, kemi ata që janë pro këtyre kuotave. Argumenti i tyre është se duke pritur që gjërat të ndyrshojnë vetë në mënyrë ‘të natyrshme’, mbase është diçka naive. Gratë kanë qenë pjesë e rëndësishme e forcës punëtore që në Luftën e Parë Botërore, dhe sërish, pjesa më e madhe e punëve të nivelit të lartë dominohen nga burrat. Për më tepër, aktualisht, vetëm 12.5% e drejtuesve në 100 kompani FTSE, janë gra, por kjo sigurisht që nuk përfaqëson aftësinë ose talentin e grave të sotme biznesmene. A nuk mendoni edhe ju kështu? Megjithatë, kundrejt këtij debati, është interesante të vërejmë se numri i vendeve që po e përqafojnë këtë kuotë, është në rritje. Prezantimi i sistemeve të efektshme të kuotave, përfaqëson një ndryshim në politikat për barazinë publike, nga “mundësi të barabarta” në “rezultate të barabarta”. Sistemet e kuotave përfaqësojnë një shpërthim me përhapje graduale në politikat për barazi. Eshtë e rëndësishme të përmendim faktin se Forumi Ekonomik Botëror i këtij viti, u angazhua për rritjen e vizibilitetit të grave duke e institucionalizuar kuotën gjinore. Forumi, i kërkoi partnerëve të tij strategjikë, që në çdo pesë drejtuesë ekzekutivë të pranishëm në mbledhje, një nga këta drejtues duhet të jetë grua. Gjithashtu, Komisioni Evropian, aktualisht këshillon aplikimin e kuotave të detyrueshme për praninë e grave në bordet e kompanive të mëdha Evropiane, për të vënë në dukje mungesën e vazhdueshme të diversitetit gjinor. Pjesa më e madhe e komisionerëve deklarojnë se sistemi

“Ata të cilët janë kundër, argumentojnë se gratë e emëruara sipas kësaj kuote, shpesh konsiderohen si më pak të afta nga ato të cilat nuk janë emëruar, pavarësisht nga sa të zonjat janë vërtet ato. Kjo mund të jetë diçka antiproduktive!! Ekzistojnë edhe ata që thonë se kuotat janë ndërhyrje në një botë tepër konkurruese. Por a është vërtet kaq “konkurruese” kjo e fundit? A janë vërtet gratë më pak të afta në krahasim me burrat, për të mbajtur pozicione vendim-marrëse?”. Për drejtoren e Programit Vendor të UNWomen në Shqipëri, Semia Guermas de Tapia lajmi i mirë është që numri i vendeve që po e përqafojnë këtë kuotë, është në rritje.

kufizohet me Parlamentin. Ekzistojnë shumë mundësi të tjera për ta siguruar këtë gjë. Njëra prej tyre është vota. Në fakt, e drejta për të votuar është një kusht sine-qua-non i të drejtave të grave për të marrë pjesë në çështjet politike, dhe duhen bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për t’u siguruar që gratë e ushtrojnë këtë të drejtë në mënyrë kuptimplotë dhe të mirëinformuar. Media luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Edhe pse gratë në përgjithësi e praktikojnë të drejtën e tyre për të votuar, disa OJF kanë vërejtur se në disa rajone të vendit, votimi familjar e kufizon të drejtën e gruas për të votuar, sepse procesi i votimit konsiderohet më shumë si një shprehje e “konsensusit” të familjes, e imponuar nga burrat, sesa një praktikim i të drejtës së gruas për të shprehur opinionin e saj në mënyrë të fshehtë. Në këtë aspekt, mendoj se duhen ndërmarrë masa afatshkurtëra për të siguruar që gratë të votojnë më vehte, dhe që zgjedhja e tyre të jetë e informuar nga platformat politike, së bashku me mënyrën si adresohen nevojat dhe prioritetet e tyre. Së fundmi, më lejoni të shtoj se ne duhet të shikojmë përtej legjislativit dhe të zgjerojmë analizën deri tek ekzekutivi dhe gjyqësori, ku gjithashtu duhet përforcuar kuota gjinore prej 30%.

E ashtuquajtura “Kuota rozë” shumë shpesh ka qenë pjesë e debateve të ndryshme. Mendoni se duhet konsideruar si një ndërhyrje arbitrare, si një angazhim/ përfshirje e pa-konkurueshme, apo si një emërim në politikë? Edhe unë jam dakord që kjo masë e quajtur “kuota gjinore” është dhe do të vazhdojë të jetë e diskutueshme. Nga njëra anë, ata të cilët janë kundër, argumentojnë se gratë e emëruara sipas kësaj kuote, shpesh konsiderohen si më pak të afta nga ato të cilat nuk janë emëruar, pavarësisht nga sa të zonjat janë vërtet ato. Kjo mund të jetë diçka antiproduktive!! Ekzistojnë edhe ata që thonë se kuotat janë ndërhyrje

Page 38: Madame Mapo

38 mars 2012 39

vetë-rregullues i kompanive nuk ka sjellë rezultate të kënaqshme. Mungesa e grave në nivelet më të larta të botës së biznesit duket se po dëmton seriozisht konkurrencën dhe po pengon rritjen ekonomike të Evropës.

A keni dëgjuar opinone që bien në kundërshti me logjikën e mësipërme? Po partite politike kanë rënë dakord menjëherë? Janë diskutuar të gjithë këto argumente për të cilat folëm më sipër sipas kushtet e Shqipërisë, së bashku me faktorë të tjerë më specifikë për kontekstin e vendit. Për shembull, disa parti politike sollën argumentin se nuk ka mjaftueshmërisht kandidate femra midis anëtarëve të partisë dhe/ose kandidatëve për pozicione vendim-marrëse. Kjo çështje është përdorur nga shumë parti politike nëpër botë dhe është provuar që ka qenë e gabuar. Çfarë është në të vërtetë marrëveshja e partive politike? Po zhvillohen diskutime mbi formulën që do të adoptohet, në mënyrë që të jetë sa më afër të jetë e mundur me rekomandimet e OSBE/ ODIHR të viteve 2009 dhe 2011.

Cilat janë arsyet që parlamenti aktual ose këshillat bashkiakë nuk e kanë garantuar kuotën prej 30%? Kjo është një pyetje e vështirë pasi ka lidhje me shumë problematika. Së pari kemi Kodin Zgjedhor, trupin qeverisës së partisë politike, dinamikat e fushatës zgjedhore, dhe mbulimin e e mediave. Të gjithë këta faktorë in� uencojnë mbi rezultatin dhe duhen adresuar. Ndërsa partitë politike luajnë sigurisht një rol shumë të rëndësishëm, roli medias dhe OJF-ve nuk mund të nënvlerësohet. Aktualisht organizata juaj po punon për krijimin e mekanizmave ligjorë për të garantuar këtë përqindje. Si do të arrihet kjo?UN Women po mbështet OJF-të për koordinimin dhe forcimin e përpjekjeve të tyre avokatuese. Siç mund të jeni në

dijeni, OJF-të po përpiqen të përpilojnë një kod zgjedhor që do të njehsohet me angazhimet për barazinë gjinore të Qeverisë së Shqipërisë. Konkretisht, ne po mbështesim OJF-të për formulimin e një platforme të përbashkët sugjerimesh, për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, për angazhimin e partnerëve të tjerë, dhe për përfshirjen e mediave. Po kështu, ne sigurojmë mbështetje teknike në formë ekspertize, në nivel kombëtar ose ndërkombëtar. Duhet të përmend këtu edhe faktin qe UNWomen po bashkëpunojnë me disa organizata ndërkombëtare dhe rajonale, si përfaqësia e OSBE-së në Shqipëri dhe NDI.

Keni informacion nëse vendet e tjera të Evripës juglindore po kalojnë të njëjtën situatë të përfaqësimit të grave? Si funksionojnë ligjet e ngjashme në këto vende? Të gjitha vendet e rajonit e kanë adoptuar “kuotën gjinorë” përveç Kroacisë, ku procesi rregullohet nga Ligji për Barazinë Gjinore.

Mendoni se shoqëria shqiptare ka tendencën të mbajë gratë jashtë fushës politike? Dhe mendoni se gratë shqiptare janë aktive për përgatitjen e nismave ligjore që garantojnë përfshirjen e tyre në proceset vendim-marrëse? Nuk mendoj kështu. Për shembull, le të hedhim një vështrim mbi Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF) ose siç quhen zakonisht, OJQ-të. Nuk mund të harrojmë se midis organizatave të shoqërisë civile, OJF-të e grave janë grupi më i gjerë dhe më me eksperiencë i shoqërisë civile në Shqipëri, e cila daton që më 1990. Aktualisht, në Shqipëri ekzistojnë 100 OJF të regjistruara që merren me çështjet e grave, të cilat njihen edhe si pjesa më aktive e shoqërisë civile dhe të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet demokratike të Shqipërisë. Krahas OJF-ve, në Shqipëri janë regjistruar edhe 614 shoqata, nga të

cilat 112 (ose 18.24%) administrohen nga gratë, gjë e cila do të thotë se gratë shqiptare ju përgjigjën në mënyrë të menjëhershme ndryshimeve në vend, duke marrë përsipër pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe duke luajtur rolin e tyre përgjatë këtyre zhvillimeve demokratike. OJF-të shqiptare po luajnë një rol të dobishëm për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë. Edhe pse në mënyrë sporadike, disa OJF të grave kanë ndihmuar në mbledhjen e fondeve për kandidatet politike dhe kanë inkurajuar pjesëmarrjen në votime dhe votimin e kandidateve të mbështetura prej tyre. OJF-të që kanë lobuar me organizatat ndërkombëtare, kanë tërhequr vëmendjen e tyre në lidhje me përfaqësimin më të mirë të grave në politikë. Falë këtyre përpjekjeve edhe mediat filluan të përqëndrohen mbi çështjet e barazisë gjinore. Ne nuk mund të harrojmë faktin se OJF-të mbështetën përpilimin e mjaft ligjeve dhe politikave të rëndësishme, nga të cilat kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë gratë dhe familjet shqiptare. A ekziston ndonjë studim apo publikim që tregon rolin e grave drejtuese në Shqipëri? Nëse po, në çfarë fushash dhe ku është më i madh kontributi i tyre? Me shumë kënaqësi mund të them se UNWomen ka kontribuar me disa produkte të rëndësishme për pjesëmarrjen e grave në vendim-marrje. Një prej tyre është një studim i publikuar vitin e shkuar mbi “Situatën e Grave Drejtuese në Nivel Vendor”, ku ne theksuam se gratë janë kontribuese themelore ndaj zhvillimit të Shqipërisë në të gjitha nivelet, e në veçanti në nivel vendor. Shoqëria shqiptare, duke përfshirë edhe partitë politike, duhet të sigurojë mbështetje dhe më shumë mundësi, në mënyrë që talentet dhe burimet e gjysmës së popullsisë të arrijnë të përdoren dhe të përfaqësohen, në emër të së mirës së përbashkët.

Kuotat Rozë

Page 39: Madame Mapo

39

Në 1968-ën teknikat e përdorura për të rritur prodhimin bimor që do shpëtonte nga uria miliarda njerëz u quajtën “Green Revolution”. Kostot do i ndiente ambienti, megjithë emrin “green”. Por edhe njerëzit, që shpesh flasin për shijen e ushqimeve si për një dukuri të kohëve të shkuara. Diçka ka ndryshuar në vitet e fundit ama. Njerëzit kanë nisur të kërkojnë produkte natyrale, fruta dhe perime organike, ushqime pa konservantë, të gjurmojnë tregjet e hapura në vend të supermarketeve, apo ca dyqane specifike, ku gjen produkte bio ose natyrale, me çmim pak më të lartë, por që ata mendojnë se ia vlejnë. Dhe që shijojnë ndryshe, si dikur. E gjitha nuk ka ndodhur me ndonjë bum të madh. Por ngadalë si një evolucion i menduar mirë për atë që është më e mira për njerëzit dhe shëndetin. Një evolucion, i gjelbër, me të vërtetë.

Kthim në natyrë

DOSSIER

Page 40: Madame Mapo

40 mars 2012 41

Dossier Kthim Në natyrë

Një qese transparente, një copë e thjeshtë kartoni në pjesën e sipërme dhe për ta

mbyllur ambalazhin, ca kapëse zyre. Ja paketimi i jufkave (motrat dibrane, me qumësht, të tagliatelle-ave) që mbajnë logon “Alpe Albania”, një nga markat e Garancisë Shqiptare. Dhe duke qenë se kemi të bëjmë me një produkt të certifikuar, mund ta besojmë se nuk bëhet fjalë për truk marketingu, por për jufka vërtet të Dibrës, prodhuar nga gratë vendase me mënyrën tradicionale të cilën e kanë mësuar nga gjyshet e tyre. Dhe, mbi të gjitha, me produkte të freskëta të zonës! Sepse në ditët tona, edhe sikur të përveshësh mëngët për ta përgatitur brumin e freskët vetë, nuk e di se me ç’grurë e në ç’mënyrë është përgatitur mielli, ashtu si nuk e di se

me çfarë janë ushqyer lopët dhe pulat që japin qumështin dhe vezët. Kaq pak përbërës dhe sa shumë dyshime! “Jemi bërë me hije”, do thoshin gjyshet, në këtë treg ku është shumë e vështirë të gjesh diçka pa hile. Por këto jufka, përgatiten me qumësht dhe vezë të zonës dhe madje edhe një përqindje e caktuar e miellit është gjithashtu i përpunuar në mënyrë natyrale nga gruri vendës. Madje në ambalazhin e tyre, shënohet edhe

emri i zonjës që i përgatit, bashkë me kontaktin e saj, për personat që duan të bëjnë porosi. E pra, nëse deri tani kishe menduar se mund t’ia dije emrin personit që përgatit ushqimet për ty vetëm nëse do ishte mamaja ose ndonjë i afërm, je gabuar. Kësaj po, i thonë të jesh i sigurt për atë që ha. Po ç’pjesë e ushqimeve që konsumojmë gjatë një dite është organike?????????? Nuk është më çudi që mos të hamë as edhe një ushqim organik, madje për ditë të tëra. Supermarketet rëndom janë të mbushura me produkte joorganike (të paktën as nuk tentojnë të shiten për ndryshe nga ç’janë), por edhe kur në treg, dëgjon dikë të thërrasë nga matanë arkave me fruta e perime: “janë bio!”, nuk do të thotë aspak se janë të tilla. Fjalët janë pronë e erës, sidomos të thënat...

Përveçse me ushqimet e eKsPortuara, lufta Në emër të shëNdetit, duKet se Ka Nisur edhe Ndaj idesë që Një ProduKt shqiPtar KoNsiderohet si ProduKt bio. Gjë që NuK është e vër-tetë, sa Kohë Ky ProduKt NuK është KoNtrolluar që Në oriGjiNë të tij e Në të Gjitha etaPat më Pas. GaraNcia e vetme Në treG Për Një ProduKt orGaNiK është certifiKimi ... e Nëse KeNi veNdosur të ushqeheNi më shëNdetshëm, Kjo është Një Nisje e mirë

Produkte organike?Beso dhe kontrollo

Nga ArtA ÇAno

Page 41: Madame Mapo

41

E vetmja garanci për llojin e produkteve në treg, sado zyrtare të duket kjo sidomos kur e ke ndarë mendjen të afrohesh me natyrën, është certifikata e tyre. Sepse nuk është aq e thjeshtë të gjesh një produkt vërtet organik. Është një listë e gjatë kriteresh që duhet të plotësojnë ato: fara e bimëve nuk duhet të jetë e manipuluar gjenetikisht, madje toka e uji i përdorur për ujitje duhet të jenë krejt të pastër, nuk duhen përdorur pesticide dhe plehra kimike, përpunimi duhet bërë në formë natyrale e me radhë...Por këto, nuk plotësohen me një të rënë të lapsit. Në Ministrinë e Bujqësisë, specialistët sqarojnë se dhe vetë procesi i certifikimit kalon në etapa. Duhen të paktën 3 vjet që produktet ose sipërfaqet e prodhimit, të certifikohen. “Në fillim hyjnë në fazën e certifikimit në konvertim dhe më vonë, ndërkohë që gjatë gjithë kësaj kohe bëhen kontrolle dhe analiza, ato kalojnë në fazën tjetër të pranimit dhe pajisen me certifikatë”, sqarojnë specialistët. Sigurisht, sipërfaqja e

certifikuar vazhdon të jetë objekt kontrollosh dhe analizash, për t’u bindur për respektimin e standardeve. Prej katër vitesh, Ministria e Bujqësisë, mbështet certifikimin e produkteve bujqësore “BIO”, duke mundësuar rritjen e sipërfaqeve dhe grupeve të fermerëve të certifikuar. Madje ajo synon që në vitin 2013, sipërfaqja organike e Shqipërisë të arrijë në 5 për qind. “Numri i fermave organike, aktualisht është 116, pothuajse dy herë më i madh se në vitin 2009. Madje madhësia e fermave organike rezulton 2.24 ha, ndaj 1,2 ha që është mesatarja e fermës konvencionale ”, thotë Fatmira Allmuçi, përgjegjëse e Sektorit të Prodhimit Bimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave Bujqësore në MBUMK. Ndërkohë, para zbatimit të këtyre skemave mbështetëse, bujqësia organike në Shqipëri është mbështetur nga projekte të financuara nga agjenci dhe donatorë të huaj, të cilat kanë dhënë një ndihmë me të vërtetë të

madhe, gjatë gjithë këtyre viteve. Si rezultat, prodhohen një numër produktesh organike tw certifikuara e madje edhe eksportohen: vajra ulliri, ndër të cilët ai “Shkalla” është zgjedhur i gjashti në një klasifikim të 100 vajrave më të mirë të ullirit në botë, “Musai” “Gjikondi” apo “Minella Gjenerali”, bimët mjekësore të kompanisë Albfruit, apo të asaj Elba Shehu, firma të themeluara të dyja që në vitin 1992, një në Pogradec, tjetra në Elbasan, apo ato të Xherdo-s, firmë që prodhon dhe vajra esencialë, lëngu i thanës “Dalmacia” që përgatitet me thana të zonës së Pukës që në vitin 1993, përbërësit organikë, ku spikasin kërpudhat e thata “Tomodhea”, gështenjat e freskëta ose të thata të mbledhura dhe të përpunuara nga “Amla” etj. etj. Disa prej tyre marrin pjesë dhe në panaire ndërkombëtare, si Biofach, në Gjermani, më i madhi në botë për prodhuesit organikë. Produktet shqiptare kanë prej shtatë vjetësh stendën e tyre “Enjoy Bio Albania”.

Kur jepen certifiKatat “Bio”

Page 42: Madame Mapo

42 mars 2012 43

Kur sheh pjesëmarrjen e prodhuesve dhe prodhueseve shqiptare jashtë Shqipërisë, Iris Kazazi, që ka punuar për vite me radhë me një projekt zviceran në mbështetje të bujqësisë organike, kujton vështirësitë e atëhershme qoftë “edhe për të bindur prodhueset femra të linin shtëpitë e tyre në zonat e thella e të merrnin pjesë në takimet që bëheshin me prodhuesit vendas”. Projekti dhjetëvjeçar SASA për zhvillimin e agrobiznesit të qëndrueshëm në Shqipëri, i përkiste qeverisë zvicerane dhe nisi në vitin 2001. “Synonte të ndihmonte zinxhirin e vlerës së produkteve organike nga fillimi deri në fund”, thotë Iris Kazazi, drejtore e këtij projekti dhe pas përfundimit të tij, drejtore e asocuar e Shoqatës Shqiptare të Marketingut, ku një nga shtyllat është zhvillimi i

standardit dhe markave shqiptare Alpe

Albania dhe Prodhime Jugu. Këto janë dy marka të regjistruara produktesh

organike dhe tipike shqiptare,

të certifikuara nga Garancia Shqiptare, një

sistem etiketimi i cili i siguron konsumatorët mbi origjinën dhe karakteristikat e produkteve ushqimore, nëpërmjet zbatimit të kërkesave të rregullores në nivelin e prodhimit, përpunimit si dhe

kontrolleve strikte të realizuara në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit. “Ne kemi mbi të gjitha qëllim të mbështesim prodhuesit e vegjël vendas dhe të bëjmë të mundur që produktet e lidhura me vendin ku prodhohen, që janë të njohura në të gjithë Shqipërinë, si për shembull jufkat dibrane apo

glikotë e Përmetit, të vazhdojnë të ekzistojnë dhe tradita shqiptare e prodhimit të mos zhduket”, thotë Irisi, tani 11 vjet pas fillimit të projektit SASA dhe një vit, pasi nisma ka ngelur në dorën e një skuadre shqiptare. Sigurisht, që me gjithë vështirësitë, gjërat tani janë më të lehta se në vitin 2001. Atëherë duheshin identifikuar prodhuesit e vegjël lokalë që ndodheshin në zona nga më thellat, të cilët prodhonin produktet e tyre bio, në atë sasi që mund të presësh nga një prodhues familjar që prodhon me metodat e thjeshta pothuajse shtëpiake. Duheshin bindur, pastaj, të vazhdonin të prodhonin në këtë mënyrë, duke iu siguruar paketimin e shpërndarjen e produkteve. Projekti zviceran u dha ndihmën këtyre fermerëve në prodhim, në bazë të urdhëresave të BE-së për prodhimin organik dhe gjithashtu kontribuoi për certifikimin e produkteve. Sot, është detyra ekipit shqiptar të shkojnë nëpër zonat e ndryshme ku prodhohen këto produkte për të bërë kontrolle të papritura në të gjitha fazat që të sigurohen se

respektohen standardet e prodhimit organik. Megjithatë frytet kanë dalë në dritë. Që nga 15 prilli i kaluar produktet e para organike dhe/ose tipike shqiptare të markave “Alpe Albania” ose “Produkte Jugu” janë hedhur në treg. Më saktë vetëm në disa pika tregu: ato zënë një kënd të tërë në Mercator dhe në hapësirën Duty Free në aeroportin e Tiranës (tashmë makina shëtitëse, që tregtonte këto produkte është ndaluar deri në sqarimin e ligjeve që rregullojnë këtë formë tregtimi). Aty gjen verëra, çajra, fruta thata, jufka dibrane, reçel frutash pylli nga Puka, djathë Peshkopie deleje nga Bjeshkët e Runjës, të Karaburunit, mjaltë nga Puka, Kukësi apo Tropoja, glikotë e Përmetit... E rëndësishme është dhe përgatitja e tregut për të vlerësuar si duhet produkte të tilla, gjë që gjithaq, ka ardhur duke ndryshuar. Në kërkimet e bëra në fillim të viteve 2000, siç tregon Iris Kazazi, faktori mjedis (të cilin e mbron metoda e kultivimit dhe përpunimit të produkteve bio, madje siç të sqarojnë në Ministrinë e Bujqësisë, bujqësia organike e ka zero ndikimin negativ në natyrë) as nuk figuronte në shqetësimet e konsumatorit. “Deri diku ishin të ndjeshëm për ndikimin që kishin në shëndet produktet që konsumonin dhe sidomos ishin të ndjeshëm ndaj çmimit”, tregon ajo. Sot, vëzhgimet tregojnë se gjërat kanë ndryshuar disi. Mjedisi, ngelet ende i fundmi i shqetësimeve, por në peshoren shëndet-çmim ku konsumatori vendos përparësitë e tij para se të bëjë zgjedhjet, ana e shëndetit po rëndon gjithmonë e më shumë.

shqiptare Alpe Albania dhe

tipike shqiptare, të certifikuara nga

njË Garanci MË SHuMË

Iris Kazazi, drejtore e asociuar e Shoqatës Shqiptare të Marketingut

Dossier Kthim Në natyrë

Page 43: Madame Mapo

43

Sa KuSHton tË HaSH Bio

Produktet e certifi kuara bio kanë një çmim zakonisht 15-20 % më të lartë se të ngjashmet e tyre jo bio. Konsumatorët e ndjeshëm ndaj çmimit do mjaftoheshin me kaq për t’i hedhur sytë tjetërkund, por është për të ardhur keq, kur njerëzit, siç të thotë Iris Kazazi “vendosin të kursejnë për ushqimet e ndërkohë lëshojnë dorën në shpenzime që nuk kanë të bëjnë fare me shëndetin” dhe pse ne si popull e themi shpesh atë shprehjen “shëndeti mbi të gjitha”. Megjithatë, disa njerëz janë ndërgjegjësuar për dobinë e ushqimeve organike dhe janë të gatshëm t’i shtojnë disa numra listës së shpenzimeve për të qenë më të sigurt për ato që hanë. Madje tani ka disa restorante, në hapësirat e të cilave, të zotët, kanë shtuar disa tavolina ku shërbejnë gatime me produkte bio të certifi kuara, të cilat i prodhojnë në fermat e tyre ose i blejnë nga prodhuesit e zonës. Kështu, në këto tavolina ullinjtë, vaji i ullirit, vera, perimet, frutat etj. janë organike. Nëse doni të drekoni në këto tavolina, menyja e të cilave, normalisht përveç përbërësve, ka edhe çmimet pak ndryshe, ne po ju themi ku gjenden këto lokale: një në Vlorë, në Hoshtimë (rruga kombëtare Vlorë-Fier) i quajtur “Palma” dhe dy në Shkodër, në Velipojë dhe në fshatin Zues. Në prill hapet një restorant i tillë dhe në Tiranë.Pas të gjitha këtyre, mund të thuhet me plot gojë: ju bëftë mirë!

Shqipëria është dhe vendi i një numri

prodhimesh tipike. Ndër to mund të

përmendim disa varietete të ullirit,

si Ulliri i Bardhë i Tiranës, Mixan i

Elbasanit, Ulliri i Hollë i Himarës,

Kalinjot, të cilët japin veçanti edhe në

vajrat e ullirit që prodhohen me to. Në

të vërtetë ulliri zë vendin e parë ndër

prodhimet e certi� kuara organike që

prodhohen në Shqipëri, i ndjekur nga

vajrat e ullirit e fruta- perimet.

Nga aktiviteti ku u lançuan në treg produktet e certifi kuara organike “Garancia Shqiptare”

Page 44: Madame Mapo

4544 mars 2011

Ushqehem me natyrë Dhe pse e Dimë shumë mirë avantazhin e proDukteve bio, vështirë se i kërkojmë me aq ngulm, sepse, për Dreq, Duhet vërtet të ngulmosh për t’i gjetur. janë Disa personazhe si Diana Çuli, gjergj bojaxhi Dhe enaDa hoxha, ama, që i Çojnë Deri në funD premtimet nDaj vetes, për t’u ushqyer sa më bio. Dhe Duke parë seÇ bëjnë ata, është më e lehtë të frymëzohemi...

Enada HoxHa dhe frutat e lejuaraNdonjëherë përsosmëria nuk të lë të jesh e përsosur. Nuk është lojë fjalësh, është shpjegimi pse ca performanca në muzikë apo në balet dhe pse shumë të sakta, pa asnjë gabim teknik, perfekte, nuk janë më të mirat e mundshme. Sepse duhet shtuar emocion, diçka nga vetja, diçka njerëzore, një përshtatje që ndoshta largon nga skema, por e bën rezultatin më të pëlqyer, më të duartrokitur dhe është pikërisht ajo që kërkojnë të gjithë. E nëse si koreografe dhe balerinë Enada Hoxha e di mirë këtë, duket se e di po aq mirë se diçka e ngjashme vlen edhe për frutat e perimet. “Unë jam rritur me fruta. E di mirë kur një frut është pjekur në mënyrë natyrale dhe kur jo. Kështu që nuk tërhiqem nga ato me forma të përkryera, me ngjyra me shkëlqim, nuk i ble asnjëherë nga ato të paketuarat në supermarkete, por i zgjedh në treg, ku i kanë sjellë nga fshati dhe i shoh me kujdes, u ndiej aromën, le të jenë pak të shtrembra dhe jo shumë të bukura. Ato janë më të mirat”. E bën pazarin vetë dhe frutat e perimet, dhe pse pjesa tjetër e familjes e pëlqen mishin më shumë, nuk mungojnë kurrë në shtëpinë e tyre. “Mami i Gerdit i gatuan aq mirë perimet, me shumë pak yndyrë, në furrë ose me avull! I bën shumë të shijshme”... Kështu Enada është shumë e kënaqur me pjatën e saj me perime dhe pse pak më larg, në të njëjtën tavolinë, bashkëshorti Gerdi (Vaso) nuk kënaqet kurrë pa mish. “Eh, Gerdi e ka shumë qejf mishin, kështu që në shtëpi kemi gjithmonë mish, por ama edhe atë e blejmë te një

kasap ku Gerdi thotë se është pa merak dhe asnjëherë të paketuar”. Vendimi për të ngrënë shëndetshëm, edhe për shkak të profesionit, për mos të abuzuar me ushqime superkalorike dhe pa vlera ushqimore si gjithë ushqimet e gatshme të ambalazhuara, nuk është shumë i vështirë për t’u zbatuar për Enadën. Sepse shijet e saj kanë qenë gjithmonë ndaj perimeve dhe frutave. Të cilat i zgjedh ndoshta jo shumë të bukura e me shkëlqim, por plot lëng e aromë. Kështu po, që janë të përkryera!

{ “Unë jam rritur me fruta. E di mirë kur një frut është pjekur në mënyrë natyrale dhe kur jo. Kështu që nuk tërhiqem nga ato me forma të përkryera, me ngjyra me shkëlqim, nuk i ble asnjëherë nga ato të paketuarat në supermarkete, por i zgjedh në treg, ku i kanë sjellë nga fshati dhe i shoh me kujdes, u ndiej aromën, le të jenë pak të shtrembra dhe jo shumë të bukura.

{

Dossier kthim në natyrë

Page 45: Madame Mapo

45

Prej disa vitesh është shumë më e kujdesshme për sa i përket ushqimit. Ha fare pak mish, më pak se një herë në muaj dhe, kur mundet, e zëvendëson me peshk. “Mishin e kam shmangur për arsye parimore: një prirje imja vegjetariane, e bazuar në fi lozofi në e mosngrënies së qenieve të gjalla, po edhe për arsye që lidhen me shëndetin. Ne nuk e dimë nga vjen mishi që hamë në restorante, po edhe që blejmë në shitore - a ka hormone, me se është ushqyer, etj. Dhe nuk e dimë se çfarë helmesh e substancash të tjera të dëmshme na futen në trup”. Po nëse mishi hyn gjithmonë e më rrallë në kuzhinën e saj, disa ushqime të tjera, nuk mungojnë kurrë. Në listën e pazarit, drithërat, frutat dhe perimet, vaji i ullirit dhe vera e kuqe, janë gjithmonë të pranishme. Por edhe vendi ku blihen, është i mirëpërcaktuar. “Unë blej shumë drithëra si tërshërë, elb, etj., të cilat i ha në mëngjes bashkë me fruta, ku nuk ndaj boronicat. Mundohem t’i blej perimet e zarzavatet në tregjet fshatare. Vajin - vetëm vaj ulliri extra vergine - e blej në Conad ose PAM, ku mundohem të blej dhe orizin, makaronat dhe verën e kuqe dhe më pak të bardhë. Asnjëherë verë të hapur vendi, sepse nuk jam kurrë e sigurt se si është prodhuar. Kam pasur rastin të shoh një prodhim të tillë dhe që atëherë i qëndroj larg. Përdorim pasta dhe oriz integral, gjithnjë të shoqëruar me perime të freskëta ose salca me perime.” Normalisht që gjithë kujdesi i treguar në përzgjedhjen e ushqimeve në treg vazhdon edhe brenda shtëpisë. “Mbaj disa shishe qelqi në shtëpi, ku kaloj ujin e pijshëm dhe i hedh shishet plastike. Frutat dhe perimet i lë në ujë të freskët për dhjetë-njëzet minuta, ku hedh dhe sodë buke për dezinfektim. Në shtëpinë tonë nuk hahen kurrë me lëkurë, sepse lëkura përmban të gjitha toksinat e spërkatjeve. Mundohem të gatuaj thjesht dhe të mbush mendjen e familjarëve të mi se ushqimet që gatuaja dikur, të përpunuara e të komplikuara, janë shumë të dëmshëm për organizmin, sepse shtojnë yndyrnat dhe shkaktojnë shumë probleme të tjera si mostretja, probleme me tëmthin, mëlçinë e pankreasin”. Dhe ndërkohë ka shpallur armiqtë që mundohet t’i mbajë larg. “Përdor sa më pak ushqime të gatshme ose gjysmë të gatshme që mundem, “në kuti e kavanoza, produkte importi si

Këshilla nga diana ÇuLi Bio, dhe avantazhet

i ndjekin pas...

lloj-lloj djathërash e salcash të gatshme, ëmbëlsirash e patatinash, që janë armiku i shëndetit të njeriut”. Sigurisht nuk duhet të ketë qenë aq e thjeshtë. Të gjithë kemi dashuritë tona mëkatare me këtë apo atë ushqim. Dhe familja e Diana Çulit, nuk bën përjashtim. Por ja që kur qëllimi është justifi kues, duket se në fund të gjithë janë të lumtur... “Këto janë disa pak rregulla që përpiqem të mbaj në ushqimin e përditshëm të familjes sime, që jo gjithnjë pranohet me unanimitet, por unë mendoj se na ruan sadopak nga sulmet e toksinave dhe gjithfarëlloj produktesh kimike që ne depozitojmë në trup, kur nuk jemi të vëmendshëm për ushqimin që hamë”. Dhe duket se ia ka dalë mbanë.

1. Nuk blej kurrë perime dhe fruta jo të stinës - ky është rregulli im numër një. Kështu, të paktën, shmang aq sa mundem prodhimet e toksikuara të serrave.

2. Nuk e blej kurrë bukën të prerë në feta dhe të mbështjellë në qese plastmase, por e kërkoj të mbështjellë me letër, të zezë dhe të paprerë.

3. Nga çajrat nuk pi kurrë çaj me bustinë: sepse askush nuk e di çfarë përmban materiali brenda tyre, i cili ka një shije që nuk ka lidhje me çajin, por me produkte kimike. Ne në shtëpi pimë vetëm çajra shqiptare, me gjethe dhe kërcell, që i gjej në shitoret e produkteve bio dhe natyrore.

Kategoria “kurrë”

Dietologia Enkeleida Ferrollari, tregon avantazhet e ushqyerjes bio dhe ca dobësi të vogla që zh-duken lehtë…me një të hapur të çezmësMendohet që ushqimet biologjike, janë më të shëndetshme dhe kanë dendësi më të madhe përbërësish ushqyes, kryesisht në formën e mikroele-mentëve. Është parë që disa fruta kryesisht luleshtrydhet biologjike kanë sasi më të mëdha antioksi-duesish në krahasim me ato të rritura në mënyrë konvencio-nale. Megjithatë nuk ka evidenca të sakta shkencore në lidhje me përpërparësitë e përbërësve ush-qyes të produkteve biologjike në krahasim me ato konvencionale. Ushqimet bilogjike nuk përmba-jnë pesticide dhe kjo i bën ato që të kenë shije dhe aromë më të mirë nga ushqimet e rritura në mënyrë konvencionale. Mendo-het se janë edhe më të sigurtë pasi në mungesë të pesticideve kryesisht frutat dhe zarzavatet mund të konsumohen me gjithë lëkurat e paqëruara duke mos rrezikuar depozitimin e pesti-cideve në organizëm dhe duke i marrë më të plota sasinë e mikroelementëve antioksidues pjesa më e madhe e të cilave gjenden pikërisht tek lëkura e frutave çka ju japin atyre, ngjyrën dhe aromën. Një dizavantazh i ushqimeve bi-ologjike mendohet të jetë mundë-sia më e madhe që ato të jenë të infektuara me baktere. Duke qenë se rriten në kushte të patrajtuara me pesticide kanë rrezik që të bartin shumë baktere dhe my-cotoksina që mund të rezultojnë edhe toksike. Por nga studimet e kryera nuk rezulton të jetë rrezik i madh dhe mund të shmanget duke u kujdesur mirë me larjen me ujë të bollshëm të tyre.

Dietologia Enkeleida

Page 46: Madame Mapo

46 mars 2012 47

GjErGj BojaxHiu, një njeri bio “par exellence”Nëse do ndërtonim profilin e dikujt që në këtë shekull, përpiqet të jetojë pranë natyrës, të një profesionisti metropolitan që ushqehet si dikur stërgjyshërit në fshat që kishin vreshtat e ullishtat e tyre, atëherë praktikisht do kishim ndërtuar profilin e Gjergj Bojaxhiut. Vite më parë ai mori një tokë në Farkë, ku sot përveç shtëpisë është e ngritur dhe vreshta dhe kopshti me pemë. E megjithatë, ajo hapësirë e gjelbër rrotull shtëpisë, me të cilën do ngopej syri i kujtdo të mësuar me hapësirat e kufizuara urbane, për Bojaxhiun nuk ishte e mjaftueshme. Kështu që duke kërkuar për tokë jo të shtrenjtë, shkoi deri në fshatin Koçaj, kilometra të tërë larg Tiranës, për ku vetëm një pjesë e rrugës është e shtruar, ndërsa pjesa tjetër duhet përshkuar në këmbë, po kjo për dikë që ka hobi alpinizmin, nuk është aspak problem. Aty ai ka mbjellë plot 1700 rrënjë ullinj dhe dhjetëra hardhi. “Tre muaj përpara se t’i mbillja isha ende i pavendosur. Isha në mëdyshje për ta mbjellë me vreshta ose me ullinj. Problemi nuk qëndronte tek terreni, sepse të dy kulturat duan pak a shumëtë njëjtën tokë, të butë dhe të shkrifët, si kjo. Por ajo çka më bëri ta mendoja dy herë ishte se vreshtat kanë nevojë për përkujdesje gjatë gjithë kohës, ndërsa ullinjtë të gjithë vështirësinë e kanë tek vjelja”. Tundimit për t’i mbjellë ca rrënjë vreshtash, nuk i ka rezistuar. I ka mbjellë në kufirin lindor, në majën më të lartë të kopshtit. “Janë të varietetit Cabernet Sauvignon, është një varietet që bën verë shumë të mirë, por nuk prodhon shumë. Këtu kam mbjellë pak sa për qejf, por kam rreth 200 rrënjë në oborrin e shtëpisë në Farkë. Kokrrat e para ua heq me qëllimin që të rriten dhe pak, t’u forcohet hardhia. Më pas prodhimet e tjera i përdor për t’u ngrënë”, tregon Gjergj Bojaxhiu, të cilin një person pa njohuri specifike mbi kulturat e ndryshme dhe kopshtarinë, nuk e ndjek dot. Sepse ai ka studiuar mbi to e tani ka një barrë me njohuri e praktikë për t’ia dalë më së miri. Ashtu si ka lexuar plot 6 libra për bërjen e bukës, të cilën, e besoni apo jo, e përgatit vetë në shtëpi, prej pothuaj 15 vitesh, që kur jetonte në SHBA.

Po, po! Blen grurin në fshatrat rreth e rrotull, shkon e bluan nëpër mullinjtë e mbetur prej guri nëpër fshatra (të cilët nuk ndikojnë në cilësitë e grurit), të cilët ruajnë vlerat natyrale të grurit dhe pastaj e zë brumin dhe bën pjekjen sipas mënyrave të duhura për një bukë të shijshme dhe të shëndetshme. Dhe “pa hile”. Ashtu siç është dhe vaji i ullirit me të cilin Gjergji furnizon familjen: extra vergine, me ullinj të vjelë në kohën e duhur, të përpunuar në fabrika ku ai e çon ullirin me dorën e tij dhe është i sigurt që çdo pikë vaj që del prej tyre është plotësisht organike. Ashtu siç janë frutat që kanë nisur të japin pemët, rrushi i vreshtave, apo vera e përgatitur nga ai. Jetë bio, s’ke ç’i thua!

duke kërkuar për tokë jo të shtrenjtë, shkoi deri në fshatin Koçaj, kilometra të tërë larg Tiranës, për ku vetëm një pjesë e rrugës është e shtruar, ndërsa pjesa tjetër duhet përshkuar në këmbë, po kjo për dikë që ka hobi alpinizmin, nuk është aspak problem. Aty ai ka mbjellë plot 1700 rrënjë ullinj dhe dhjetëra hardhi

{

Dossier kthim në natyrë

Page 47: Madame Mapo

47

Page 48: Madame Mapo

48 mars 2012 49

Në Bllokun bioShtëpia e shijeve unike

Prej disa muajsh në Tiranë është hapur një dyqan, ku më shumë se kërkesat

e grykës, plotësohen ato të fantazisë. Reçel specash të kuq apo Foie Gras në verë Port ose në verë të tipit Pedro Ximenez, sa për të përmendur dy receta që vështirë t’i gjeni diku tjetër vërdallë dhe të gjitha...or-ga-ni-ke! E përmbledh në emërtim filozofinë e tij: quhet Bio Gourmet dhe është i pari dhe i vetmi dyqan Fine Food, në Tiranë, që Elona Çaushit, iu duk interesante ta hapte, duke qenë se prej vitesh është në kontakt me biznese të ngjashme në Romë. Pjesa më madhe e furnizimeve të ushqimeve vijnë kryesisht nga Alba, Itali dhe prodhohen nga kompania Cascina San Cassiano, por gjithashtu nga vende të tjera si Piemonte dhe Toscana.Verërat kryesisht furnizohen nga rajonet Piemonte,Toscana, Itali, si dhe nga Champagne, Bordeaux dhe Bourgogne, Francë. E meqë jemi te verërat, aty gjen edhe verë cilësore të markave të njohura “Brunello” dhe “Barolo”. Më e vjetra, aktualisht, në dyqan është një “Barolo” e vitit 1990, pasi një shishe e 1989-ës është

shitur pak më parë me gjithë çmimin e saj rrotull 15000 lekë. Po nëse bëhet fjalë për produkte unike, çmimi nuk është i pari ku të venë sytë. Sigurisht që dhe pse produktet vijnë nga shtete ku niveli i jetës është shumë më i lartë se në Shqipëri, edhe në Tiranë ka mjaft nga ata blerës, që do shpenzonin me kënaqësi për të pasur në raftet e drunjta të shtëpisë apo për të dhuruar, një shishe verë 20 e ca vjeçare. “Për Vit të Ri, janë

blerë shumë shishe verë në dyqan, si dhurata”,

tregon Jona, shitësja e Bio Gourmet. Po nëse çmimi i lartë i verave të vjetra është koncept më i njohur, ndoshta

çmimet e ngjitura në vazot e vogla

me mjaltëra apo salca të rralla (mund të

tërheqë vëmendjen një mjaltë gështenje apo salca e tartufit), habisin më shumë dikë që i ka të ngurta skemat e çmimeve për produktet. Siç sqaron menaxherja Estela Kllojka, këto produkte, janë më tepër për ata klientë që e kuptojnë kualitetin e tyre dhe njëkohësisht dinë si të përvetësojnë në mënyrë të shpejtë mënyrën e gatimit dhe shoqërimin e produkteve, por pse jo, edhe për ndonjë kureshtar të shijes dhe fans të fantazisë...

Në zemër të metropolit të tiraNës, Në ish-Bllok, muNd të gjejmë edhe ca miNikulte të lidhjes me NatyrëN. Në formëN e dyqaNeve që tregtojNë produkte orgaNike, Nga ato Natyralet, që vijNë Nga Natyra pa e dëmtuar atë...që Normalisht jaNë dhe pak më të shtreNjta se të tjerat, por tashmë ato kaNë klieNtët e tyre që meNdojNë se ia vleN...për disa arsye, që i zBulojmë Bashkë duke hyrë Në këto dyqaNe

Dossier kthim Në natyrë

Nga ArtA ÇAno

Page 49: Madame Mapo

49

Quhet Natyral, është natyral

E keni vënë re që qumështi në kutitë e kartonit dhe kosi në bidonët plastikë, ka një të

përbashkët me shportat biblike me bukë dhe peshk? Jo se nuk mbarojnë kurrë, por se sado kohë të kalojë, qumështi dhe kosi brenda tyre ngelet në të njëjtën gjendje. “Të konsumohet brenda tri ditësh nga hapja”, është, besojeni një porosi e tepërt, në mos për të shpejtuar artificialisht konsumin. Për kë ka ritëm më të ngadaltë konsumi, mendojnë konservantët që qumështi apo kosi të mbetet në gjendje të mirë, tri ditë, katër, një javë pas hapjes... Mjafton t’ia kesh ngenë një loje me konservantët se kush dorëzohet i pari. Dhe me shumë gjasa dorëzohemi ne! Shqetësimet e dikurshme se “mos prishet qumështi” apo “thartohet kosi”, janë zëvendësuar me hallin e konsumit të produkteve aspak natyrale. Por ku mund të blesh ende qumësht dhe kos natyral, nga ai qumështi që po s’u mbajt në 4 gradë Celsius e po nuk u konsumua brenda dy ditësh, prishet. Nga ai kosi, që zihet si dikur, me farë kosi. “Sigurisht nuk mbulohet me batanije”, nisin të tregojnë në zyrat qendrore të Natyral-it, pranë njërit nga dyqanet e kësaj firme në zonë e ish-Bllokut (tjetri është pranë digës së liqenit artificial), i hapur që në vitin 2009, ku tregtohen produkte plotësisht natyrale. E gjitha filloi si një vepër pasioni: një fermë e vogël me pesë lopë e ngritur gjashtë vjet më parë në Ndroq. Më pas, duke parë boshllëkun për produkte natyrale në treg, ferma e vogël mori një funksion tjetër: të mbushte këtë vakum. Natyral Farming u bë burimi i lëndës së parë, qumështit (në fermë tashmë rriten dy raca lopësh tipike për qumësht: lopë daneze Xhersi dhe Brunalpina zviceriane, bashkë me dele, dhi, pula) i cili nisi të përpunohej në fabrikën që u ndërtua aty “ku qumështi nga lopët të cilat milen në mënyrë të automatizuar, deri në ambalazhin final, edhe në rastet kur fermentohet në kos, apo shndërrohet në lloje të ndryshme djathërash, kalon vetëm nëpër aparatura, nëpër tuba të veshur me inoks, në pasterizator, apo në vendin e fermentimit e përpunimit e me radhë...Me përjashtim të produkteve që kërkojnë domosdoshmërisht njerëz për t’u përgatitur: gjiza, salca e kosit, djathi

i napës (djathë me qumësht të freskët pa kripë) dhe primosale (me pak kripë)”. Të gjitha këto janë të freskëta, përveç djathit feta, që është një produkt i staxhionuar, i cili së fundmi prodhohet dhe me 0% yndyrë. Në të vërtetë është një linjë e tërë produktesh pa yndyrë Natyral, të cilat nuk mungojnë kurrë sidomos në dyqanin tjetër, atë pranë liqenit artificial, zonë që frekuentohet nga njerëz që dalin për vrap dhe janë më të kujdesshëm ndaj shëndetit dhe peshës: kos lope (ka dhe nga ai me 2.2% yndyrë), qumësht lope, që ekziston dhe në variantin e paskremuar me 4.2 % yndyrë dhe në atë gjysmë të skremuar me 2.2% yndyrë si dhe djathë i bardhë lope pa yndyrë. Por jo nga ai që mund ta shihni në ndonjë treg bulmeti që reklamohet si djathë pa yndyrë dhe shitet me 300 lekë kilogrami. “Djathi pa yndyrë kërkon një sasi më të madhe qumështi, për t’u përgatitur nga ai me qumësht të plotë, rreth 30 për qind më shumë, kështu që normalisht është më i shtrenjtë”, thonë tek Natyral, ku një kilogram djathë lope pa yndyrë kushton 800 lekë. Përveç këtij që është një produkt specifik, përgjithësisht produktet e tjera, krahasuar me të ngjashmit për nga lloji, por jo për nga përmbajtja kanë një çmim rreth 20 % më të lartë, i cili është shumë i justifikuar sipas Natyral-istëve, me arsyetimin e thjeshtë se “një gotë kos Natyral, duke qenë kos i vërtetë të jep vlerat ushqimore e të paktën tri gotave të një kosi tjetër, nga i cili nuk merr dot shijen e kosit dhe të duket se asnjëherë nuk ke ngrënë mjaftueshëm”. Adminsitratorja Vera Hoxha, tre vjet

pas hapjes së dyqanit të parë Natyral, tregon se megjithë çmimin pak më të lartë (1 bidon kos 1 litërsh Natyral kushton 140 lekë ndaj 110 lekë që kushton një bidon i një marke tjetër, që duhet thënë shpesh është me qumësht pluhur) sot ka klientë fanatikë, që e bëjnë aty pazarin përditshëm (dihet që bulmeti nuk mungon asnjëherë në tavolinë, që në mëngjes ku menuja familjeve shqiptare ka gjithmonë një gotë qumësht). Ata vijnë për të blerë aty produkte 100 për qind natyrale, pa konservantë, nga ato që duhen konsumuar në pak ditë brenda afatit që u jep qumështi natyral (shumë lloje të tjera kosi dhe djathi bëhen me qumësht pluhur). Prandaj dhe nuk shpërndahen kudo. “Nuk mund t’i çojmë produktet tona në dyqane të tjera që nuk kanë kushte, nuk kanë frigoriferët e përshtatshëm për t’i mbajtur”, tregon administratorja e dyqaneve, e cila thotë se që nga viti 2010 e fillimi i 2011-ës ka nisur shpërndarja e produkteve Natyral në Tiranë, por sigurisht aty ku mund të ruhen si duhen, si për shembull te supermarketet Conad. Ndërkohë në dyqanet Natyral, përveç produkteve të bulmetit, gjendet edhe buka, si një shoqëruese e pandarë e tyre, e përgatitur me maja natyrale, reçelra të ndryshme që përmbajnë vetëm fruta të zgjedhura dhe sheqer, pa pektinë si mpiksës, apo substanca të tjera ruajtëse si dhe produkti i parë i prodhuar me markën e regjistruar kombëtare dhe ndërkombëtare Natyral, gjithashtu i certifikuar si produkt organik, vaji ekstra i virgjër i ullirit. Është i vetmi ndër dyqanet e kësaj zone, ku gjen një larmi të tillë produktesh me origjinë shqiptare. Duket se të zotët e dyqanit ia kanë arritur qëllimit për të promovuar produktet e freskëta vendase. Dhe në prill ata do hapin edhe një restorant pranë dyqanit në zonën e ish-bllokut, i pari në Tiranë me ushqime me bazë natyrale. Aty ku ushqimet do jenë me shijen e dikurshme, ku për dessert do ketë, për shembull, kos natyral me reçel të bërë vetëm me fruta dhe sheqer. Ndoshta shumë shpejt kosi me reçel Natyral, dhe pse pa një emër francez, italian apo amerikan, do bëjë xhiron e bllokut. Se fundja fare, aty është vendi ku lindin tendencat.

Page 50: Madame Mapo

50 mars 2012 51

Është sigurisht produkti tradicional bazë i tavolinës shqiptare. Por te buka që shitet në shumë furra,

rrezik asgjë tradicionale nuk ka më. “Jo nuk kemi bukë thekre, thotë shitësi i një furre pranë sheshit Willson, në Tiranë e ndërkohë që ti largohesh për ta blerë dikur tjetër sepse ajo zonë është dhe plot furra buke, por dhe sepse nuk është aspak vështirë të gjesh nëpër Tiranë bukë thekre, ai, në krizë sinqeriteti, ose konkurrence, shton: “dhe shiko, askush nuk ka bukë thekre, thekra kushton shumë, që ajo buka që ti e ble për thekre të jetë vërtet prej thekre”. Të tjerë pastaj, sado që ata që jetojnë me këtë biznes nuk e konfirmojnë, thonë që në disa

furra, buka e zezë bëhet me ngjyrues, pasi mielli është i njëjtë në të dyja rastet. Megjithatë,jo në të tëra. Po përveç tyre ka dhe çështje të tjera që duhen sqaruar, për mos ta ngrënë padijen me bukë. Si për shembull, mënyra si përpunohet gruri, apo majaja e përdorur. Në pjesën dërrmuese të rasteve, mullinjtë e grurit janë prej çeliku. “Nxehtësia e çliruar nga çeliku, shkatërron një pjesë të veçorive natyrale të grurit. Prandaj më e mira është që gruri të bluhet me mulli guri”, thotë Lavdosh Feruni, aktivist i shoqatës ambientaliste, i cili në dyqanin e tij Bio&Organik, krahas produkteve të tjera ka dhe bukë shëndeti, të prodhuar me grurë jo të përpunuar në mënyrë intensive, të bluar

në mulli guri, nga një fabrikë në Yzberisht të Tiranës, pa zbardhues apo ngjyrues artificialë, siç vazhdon të sqarojë Feruni dhe me maja nga vetë brumi, jo sintetike, siç prodhohen bukët në shumicën e furrave. Dhe në dyqanin “Natyral” buka që shitet nuk prodhohet me maja sintetike. Aty përdoret maja frutash nga rrushi, ftoi, apo pjeshka në stinën e saj.

Në rrugën “Pasko Vasha” ndodhet një dyqan i vogël, që quhet Bio&Organik, i cili nuk

bie shumë në sy dhe pse në fakt, është në atë rrugë që kur u zhvendos një vit pas hapjes fillestare në Myslym Shyri, në vitin 1999. Pasditeve aty gjen vetë pronarin Lavdosh Ferunin, i cili merret me dyqanin që nga viti 2005, pasi më parë për të kujdesej bashkëshortja, Monika. “Është një nismë familjare private, jo për të siguruar fitime, por për të demonstruar një ide të re të mbështetur në parime të vjetra që ushqimi të jetë sa më pranë natyrës, për të treguar xhenuinitetin e produkteve shqiptare, për t’u dhënë njerëzve të drejtën për produkte cilësore, për të edukuar në një farë mënyre konsumatorët me produkte që prodhohen pa dëmtuar mjedisin”, rendit Feruni shtysat e kësaj sipërmarrjeje, që kanë për dëshmi minimalizmin dhe thjeshtësinë mbi raftet e dyqanit, i cili vazhdon të qëndrojë hapur në një nga zonat më të shtrenjta të qytetit. E meqë, jemi te çmimet, të bën përshtypje, edhe këtu se një shishe rakie rrushi, 500 ml-she, kushton 1200 lekë, madje mund të jetë edhe më shumë (ose dhe më pak), ndryshe nga shishet e tjera me

raki rrushi që shiten nëpër dyqanet e lagjes, që janë disa herë më të lira. E po, ndryshimi në cilësi reflektohet edhe në çmim! Feruni shpjegon se rakia që shitet aty është e përgatitur nga rrushi i vreshtave organikë të certifikuar. Ashtu si dhe vera. Ashtu si dhe të gjitha produktet e tjera, vaj ulliri, çajra,

mjaltë, vajra esencialë, deri dhe bukë e cila përgatitet me

miell organik, shumica produkte shqiptare dhe fare pak të huaja, por gjithmonë organike. Po cila është garancia, që ato produkte janë vërtet ndryshe nga

të tjerat që mbushin tregun? “Kemi të bëjmë

me produkte organike të certifikuara, si për shembull

vaji i njohur i ullirit “Shkalla”. Por unë e mbështes aktivitetin dhe te besueshmëria. Unë i njoh personalisht prodhuesit, pasi jemi pjesë e Shoqatës së Bujqësisë Organike dhe ndihmojmë njëri-tjetrin në rrugën e promovimit të produkteve organike”, thotë Feruni, i cili e ka themeluar këtë shoqatë në vitin 1997. Më pas, angazhimit ndaj çështjeve të mjedisit dhe bujqësisë organike, i ka siguruar dhe vitrinën me logon “Bio&Organik”, një mini- tempull i një qëllimi të madh, brenda të cilit sigurisht nuk ka si të ketë një produkt që kundërshton parimet e tij për produktet organike!

Bio&Organik, me thjeshtësinë e natyrës

Të paktën buka...

Dossier kthim Në natyrë

Page 51: Madame Mapo

51

Page 52: Madame Mapo

52 shkurt 2012 53

Bukuri natyraleJANË JO VETËM TË BUKURA NGA NATYRA. POR EDHE PËRDORIN USHQIME DHE PRODUKTE BUKURIE SA MË NATYRALE. MADJE KANË KRIJUAR EDHE LINJAT E TYRE. DHE REZULTON NJË SUKSES I VËRTETË. PËR T’U IMITUAR

Gisele ka pohuar se preferon markat natyrale të produkteve të bukurisë, ndaj atyre me kimikate. RMS Beauty është një nga të përzgjedhurat e Bundchen dhe ajo e përdor shpesh para shërbimeve fotogra� ke, siç ka qenë ai për H&M.Në 2010-ën, ajo ka lançuar linjën e saj të produkteve (surprizë!) që quhet Sejaa Skincare, e cila përmban një hidratues dite, krem nate dhe maskë balte, të përbëra nga përbërës plotësisht natyralë si aloe vera, çaj jeshil, ginseng dhe vaj argani.

Gisele BUNDCHEN

Së fundmi, zyra e shtypit të Paltrow ka bërë publike linjën e saj të preferuar të produkteve të bukurisë. Ajo është fanse e Tata Harper, Kjaer Weis, Sprout Wellness, Patyka dhe Dr. Bronner’s, sa për të përmendur disa. Paltrow i ka parandaluar shenjat e tërheqjes në lëkurë nga shtatzënia duke përdorur Earth Mama Angel Baby’s Natural Stretch Oil.

Gwyneth PALTROW

DOSSIER Kthim Në natyrë

Page 53: Madame Mapo

53

Alba ka themeluar Honest.com për të siguruar produkte fëmijësht të sigurta, pa kimikate për mamatë e reja. Kështu që nuk është çudi që ajo ndjek një rutinë bukurie natyrale. Vitin e kaluar, aktorja tregoi për Allure që kur mundet ajo ble produkte bukurie organike dhe e përgatit vetë vajin e trupit. Gjithashtu ajo është fanse e linjës së make up-it organike dhe luksoze, Vapour.Rregullat e bukurisë së saj, siç ka thënë për Allure, në të vërtetë nuk pranojnë fare produkte, një shenjë e inteligjencës së saj natyrale. Ajo këshillon: Përpiqu të pish dy litra ujë në ditë, të eleminosh ushqimet shumë të përpunuara dhe të bësh çdo ditë ca ushtrime, qoftë edhe gjysmë ore.

Jessica ALBA

Kerr është një fanse e vërtetuar e bukurisë natyrale. Supermodelja (dhe bashkëshortja e Orlando Bloom) ka listuar RMS Beauty Lip2Cheek dhe smaltet Priti NYC Hula Girl Rose dhe Red Head Cactus si disa nga zgjedhjet e saj në Australian Sunday Telegraph. Plus që ajo ka krijuar linjën e saj të produkteve organikë, Kora Organics, e cila është e pasuruar me ekstrakte frutash dhe vajra farash bimore.Kerr gjithashtu ha peshk, ushqime organike, pi ujë me limon çdo mëngjes për t’u detoksi� kuar dhe është një përdoruese e devotshme e furçës së trupit për exfoliim.

Miranda KERR

Kjo vegjetariane on&off bën gjithashtu hapa një herë këtej një herë andej, mes markave natyrale dhe tradicionale të produkteve të bukurisë.Ajo është e dashuruar me Priti NYC. Si exfoliant dhe hidratues përdor produkte Ahava’s Dead Sea Mud Exfoliator dhe Intensive Hydration Mask, dhe përdor Arcona Booster Serum për lëkurë të shëndetshme!

Natalie PORTMAN

Page 54: Madame Mapo

54 mars 2012 5554 shtator 2011

Page 55: Madame Mapo

55

BON TONMINIMALISTE JAMSI NË SFILATËN E NO.21 NË FOTO

STIL PERSONALALISA BRAHOMADEMOISELLE E RE NË QYTET

VADEMEKUM MODEËSHTË KOHA PËR NGJYRA

EDITORIAL FASHIONLOVE IN PORTOFINO

TENDENCËTRUKU I PRANVERËS

GJITHMONË E RETË REJAT E FUNDIT PËR BOTOX-IN

MARKA E BUKURFENDI, 5 MOTRAT ME MODËN NË LËKURË

STIL ARREDIMI DEKORI I BIE NGA KINA!

Page 56: Madame Mapo

56 mars 2012

Koleksioni i

preferuar

D&G

1. Çfarë nuk do vishje kurrë?Nuk do vishja kurrë çizme të bardha.2. Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde?Kutia e make up-it, karikuesi i blackberry-t, parfumi, deodoranti dhe blloku i shënimeve.3. Buzëkuqi i të gjitha kohërave?Yves Saint Laurent rouge Pur Couture që ka një ngjyrë kafe të errët.4. Ke një aksesor fatsjellës?Kam një varëse dhuratë nga ime më Damiani të cilën nuk e heq kurrë!5. Cilës pjesë të trupit tënd i kushton më shumë kujdes dhe cila është linja e produkteve që përdor?Duke qenë se më duhet të përdor shumë produkte kozmetike për fytyrën për shkak të grimit televiziv shumicën e vëmendjes ia kushtoj pikërisht fytyrës, duke përdorur kremra dhe maska të ndryshme.6. Parfumi i preferuar?Kam disa, ndër to do përmendja Cartier de Lune e Cartier,YSL Madame dhe ai që përdor aktualisht D&G n.10 La Roué de la fortune.7. Blerja e fundit?Nje palë jeans të cilat vinë të gjera në fund Iceberg.8. Stili yt me tre fjalë?Vintage, Modern dhe Sport.

Një mademoiselle e re në qytetStudentja e GazetariSë nGa Vlora ka rënë menjëherë në Sy në tiranë, për Stilin e Saj të Veçantë, eleGancën dhe flokët biondë. dhe këtu prezantueSja e emiSionit promozone në tV klan, ëShtë e ftuar për të treGuar më Shumë për Stilin e Saj, të SofiStikuar për një 20 Vjeçare, të SukSeSShëm për të rënë në Sy në mënyrë eleGante... Stilin e një zonjuShe jo Si të tjerat

12.Thuaj të drejtën, sa kohë të duhet për t’u bërë gati për një mbrëmjeMë shumë se 1 orë, më pak se 10 orë .13. Tre produktet bazë të grimit E filloj me një make up La Prairie, mascara YSL dhe buzëkuqi Lancome ose YSL14. Çdo stinë ka tendencat e saj të ngjyrave të flokëve. U bindesh pikë për pikë?Asnjëherë nuk kam ecur sipas tendencave kam qenë një bionde natyrale dhe vazhdoj të ndjek nuancat e saj.15. Ke përdorur ndonjëherë maska frutash në shtëpi? Nëse po, na jep recetën.Nuk jam shumë kreative në këtë temë dhe e vetmja maskë që kam përdorur “home made” ka qene ajo vetëm me mjaltë.

9. Cilat nga tendencat e sezonit të fundit të ka pëlqyer më shumë?Këmishat e D&G për sezonin e pranverës, ngjyrat e pastelit të cilat janë shumë In, si dhe çantat shumëngjyrëshe.10. Këpucët dhe çanta kult?Këpucet klasike Louboutin Peep Toe dhe çanta Grace Kelly e Hermes.11. Kur nuk ke ide shumë të qarta për një mbrëmje, cila është veshja e parë që të vjen në mend?Një palë jeans të ngushta ndoshta një ngjyrë pak e errët, një t-shirt e bardhë me dizenjo dhe një palë high heels është zgjedhje komode dhe e shpejtë.

Stilpersonal

Ikona e stilit: Audrey

Hepburn

Page 57: Madame Mapo

57

Çanta dhe këpucët kult, përkatësisht Grace Kelly nga Hermens dhe

Christian Louboutin Peep Toe

Aromat e preferuara

Produktet bazë të

grimit

Buzëkuqi i të gjitha kohërave

E mbron shikimin me syze Marc

Jacobs

Çanta dhe këpucët Çanta dhe këpucët kult, përkatësisht Grace Kelly nga Hermens dhe

Christian Louboutin Peep Toe

Çanta dhe këpucët

E mbron shikimin me syze Marc

Jacobs

Aromat e preferuaraAromat e preferuara

Produktet bazë të

grimit

Fotot: Armand

Sallabanda

Page 58: Madame Mapo

58 mars 2012

16. Thonjë natyralë apo fals?Natyralë.17. Çfarë përdor për luftën kundër celulitit?Është pak herët për të folur për celulit, megjithatë palestres nuk ndahem disa muaj para sezonit veror :). 18. Me çfarë syzesh dielli e mbron shikimin?Jam fanse e Marc Jacobs, është shumë i veçantë në dizenjo dhe cilësi.19. “Uniforma” e fundjavës?Little black dress me balerina ose taka, jeans dhe këmisha e shumë kombinime të tjera gjithmonë tek ngjyra e zezë.20. Bizhutë, të vogla e të çmuara apo të mëdha e të dukshme?Absolutisht të vogla dhe jo të ekzagjeruara!21. Xhinset, vetëm në fundjavë apo edhe në ditë të zakonshme dhe cili model të përshtatet më shumë?Më pëlqen t’i vesh në çdo moment, por gjithmonë elegante, zakonisht përdor ato të cilat vijnë të gjera në fund dhe me prerje pak klasike.22.Koha më e gjatë që ke kaluar në një sallon bukurie?Kaloj çdo ditë në Klan 2 orë në grim prandaj përpiqem të mos e teproj në sallonet e bukurisë.23.Cilit stilit do t’i besoje fustanin tënd ideal?Zuhair Murad ose Elie Saab.24. Ikona e padiskutueshme e stilit?Absolutisht Audrey Hepburn.25.Aksesori që nuk del kurrë nga moda?Vëthët si perla, vintage nuk dalin kurrë nga moda.26.Në ç’vend i ke kaluar pushimet më të bukura deri tani?Kam pasur fatin të kaloj pushime të paharrueshme në disa vende të ndryshme, por Parisi ngelet dashuria ime!27.Në cilin qytet do të doje të jetoje?Tiranë.28. Ushqimi që i bën mirë trupit dhe mendjes?Mendoj se është peshku duke qenë se të ndihmon të ruash linjat, është vërtetuar shkencërisht që është dhe i shëndetshëm.29. Kokteji ideal për të shoqëruar një natë me miq?Të gjitha përzierjet e Martinit janë të preferuara!

Fustani ST. MARTINS,

COIN

Pushimet ideale,

në Paris

Stilpersonal

Page 59: Madame Mapo

59

Ose me stil esencial, të pastër, pa xhingla të tepërta. Të qenit sa më pranë natyrales është shenjë dalluese e këtij stili në të cilin, për hir të së vërtetës, gjithçka është e studiuar deri në detajet më të vogla. Sepse nuk është aq e lehtë t’ia arrish të jesh e përkryer vetëm me një fustan-këmishë dhe një palë sandale të sheshta. Protagonistë të vërtetë bëhen trupi, ecja, gjestet, truku, fl okët. Kjo është eleganca e vërtetë. Të cilën duket se e kanë pasur gra si Lauren Hutton apo Audrey Hepburn. Por mund ta kesh dhe ti. Duke nisur që këtu. Në këto propozime që sjellin stilistët për modën e sezonit. Të cilat të bëjnë të dukesh një grua thjeshtëisht elegante

MINIMALISTE JAMMINIMALISTE MINIMALISTE

59

Yigal Azrouel

Max

Mar

a

Max Mara

Albe

rta

Ferr

eti

Nga paskuintat e sfi latës Chloe

Page 60: Madame Mapo

60 mars 2012 61

Modi� kime bashkëko-hore të këpucëve klasike décolletée. Pa platformë, me maja lehtësisht të rrumbullakosura dhe taka të larta sa për të holluar siluetën, por që të lejojnë të ecësh në mënyrë komode.

TAKAT

Sytë te

Ide bukurie

Jil sander

Yves Saint Laurent

Ide bukurie

Çantat mikro. Fare të vogla. Sa për buzëkuqin dhe një miniparfum.

NË DORËPrej lëkure, me dy doreza, PradaE ngurtë dhe jo shumë e madhe, me stil vitesh ’50. Shkon shumë dhe me xhinse dhe këmishë të bardhë.

Çanta kult

Kapja e � okëve është një nga truket më të vjetra për t’u ndjerë e rregullt. Sigurisht që të thjeshtëzon jetën. Ka menduar Yves Saint Laurent: topuz në pjesën e poshtme të kokës dhe një aksesor i artë.

60

Celin

e

Hus

sein

Cha

laya

nn

Lanv

in

Akris

Rochas

Hermes

Mulberry

BonTon

Page 61: Madame Mapo

61

FOKUSOHU TE: Sandalet e sheshta. Edhe në mbrëmje. E detyrueshme një pedikyr i pagabueshëm.

Frymëzim Fashion Si Lauren Hutton. Eleganca e saj në American Gigolò ka hyrë në histori dhe revistat e modës pothuaj çdo sezon publikojnë një his-tori mode të frymëzuar nga ajo. Mjaftojnë pak elementë, dhe pse

të gjithë i përkasin fushës ku miksohet ngjyra bezhë me atë krem.

AviatorPrej metali, Stella McCartney

Trench CoatKlasike, dopi-opet, Burberry London (195 Euro)

CNC

Për të thyer vijueshmërinë e veshjeve bazike, duhen detaje të forta si një byzylyk lëkure në ngjyrë të bardhë. Doni më? Një këmishë me temina gurkali e qepur brenda pulovrës mashkullore. Si ajo e N 21.

Një ide më shumëTrench CoatKlasike, dopi-opet, Burberry London (195 Euro)

Stella McCartney

PanamaMe një fashë që bën kontrast, Borsalino (220 Euro)

Lauren Hutton

Chanel

Valentino

Derek Lam Blumarine

Page 62: Madame Mapo

62 mars 2012 63

Vademekum Mode

Vademekum stili nëpërmjet ngjyrave të sezonit. Gurkali e shkëlqyeshme me shumë nuanca si valët e detit. Dhe e kuqe pasionante, portokalli bon ton, e gjelbër elegante, e verdhë vitaminoze, vjollcë misterioze, çiklaminë shumë e ëmbël

Është koha për ngjyrakoha për

mars 2012

Salv

ator

e Fe

rrag

amo

Rola

nd M

oure

t

Jason Wu

Vera

Wan

g

Page 63: Madame Mapo

63

Jill Stuart

Ferragam

DKNY

DKN

Y

GIa

nfra

nco

Ferr

e

Salvatore Ferragamo

Mar

ie S

aint

Pie

rre

Prada

Page 64: Madame Mapo

64 shtator 2011 65

Nuk mund ta ndash dot Porto� non, nga vargjet që lëkunden mbi muzikë…I found my love in Porto� no. Dhe ky editorial duket si një grup skenash nga një � lm që ka për kolonë zanore po këtë këngë. Nga ata � lmat e vjetër, ku drita e diellit, që i ndriçon me hatër ca gjire si ky, bën të duket çdo gjë ndryshe, ku koha duket sikur nuk kalon, deri sa sheh që ka ardhur mbrëmja...Bashkojuni dhe ju një dite të kaluar me stil, aty ku koha është e mbushur me aromën e detit dhe ngjyrat e natyrës dhe do shihni sa lehtë mund ta gjeni dashurinë në Porto� no

Love in Porto� no

Siguruar nga : BINDI MODEL MANAGEMENTFotograf: DANIELE CIPRIANI Flokët dhe grimi: CORRADO FERRARELLIStilist: GIUSEPPE DICECCAAsistentë: MAX, EAD, MARINA, Vendndodhja: PORTOFINO ITALYModelët: MATHIS & MELINDA

EditorialFashion

Page 65: Madame Mapo

65

Vajza: këmishë ICEBERG, fundi ETRO, rripi KRIZIA, këpucët JIMMY CHOO, kapele MARZI dhe syzet VINTAGE DIOR Djali: Këmisha dhe pantallonat

nga KRIZIA, pulovra FRANKIE MORELLO, rripi ERMENEGILDO ZEGNA, këpucë CESARE PACIOTTI SHOES dhe syzet ICEBERG

Page 66: Madame Mapo

66 shtator 2011 67

Vajza: Fustan KRIZIA, çantë ngjyrë pjeshke JARMIN, Bizhuteri BOZART dhe kapele MARZI Djali: Pantallona të shkurtra KRIZIA, këmishë DSQUARED, rrip ICEBERG, këpucë ROCCO BAROCCO dhe kapele BORSALINO

EditorialFashion

Page 67: Madame Mapo

67

Vajza: fustan ICEBERG, këpucët dhe çanta JIMMY CHOO, byzylyk MARINA FOSSATI dhe syzet GIVENCHI VINTAGE Djali: pulovër FRANKIE MORELLO, këmisha dhe pantallonat nga ERMENEGILDO

ZEGNA dhe këpucët FRANKIE MORELLO

Page 68: Madame Mapo

68 shtator 2011 69Triko e thurur dhe kapele

nga KRIZIA

EditorialFashion

Page 69: Madame Mapo

69

Djali: këmishë e bardhë nga

GIANFRANCO FERRE,

rrobebanjo DSQUARED dhe

syzet RAYBAN

Vajza: fund ciganeje nga

MOSCHINO, këmishë LUISA

BECCARIA dhe kapele KRIZIA

Page 70: Madame Mapo

70 shtator 2011 71

EditorialFashion

Page 71: Madame Mapo

71

Vajza: fustan ROCCO

BAROCCO, bluzë ICEBERG dhe

shall METODO MILANO

Djali: pantallona ETRO, këmishë

DSQUARED, jelek ROCCO

BAROCCO dhe rrip PIGNATELLI

Page 72: Madame Mapo

72 shkurt 2012 73

Tendenca

Pranvera mbi tavolinën e grimit

Një vrojtim virtual Në prapaskeNat e sfilatave të sezoNit të ri duke syNuar të zbulojmë teNdeN-cat e grimit. dhe zbulimet kaNë qeNë shumë iNteresaNte. artistët e makeup-it kaNë luajtur me Një përzierje të teNdeNcave të reja dhe ideve të vjetra. dalloheN Ngjyrat e kuqe të buzëve që dukeN sikur jaNë marrë Nga Një tavoliNë tualeti e shumë kohëve më parë, Ngjyra me shkëlqim dhe grim futurist për sytë, toNe Natyrale të pakoha dhe hije të errëta apo viza të bëra Në Një mëNyrë të re. mesazhi: kombiNo të vjetrëN me moderNeN për të krijuar Një look uNik krejtësisht tëNdiN, këtë sezoN!! detajet…zbuloji më poshtë

Një koleksion të kuqeshNgjyra emblematike e buzëkuqeve kthehet këtë sezon, duke provuar se ka shumë mënyra për ta përdorur të kuqen dramatike. Frymëzuar nga ekspresionizmi i pop artit, eksperimentimi art depo apo eleganca e stilit Betty Draper, si te Dior, gjithmonë ia vlen ta përdorësh të kuqin.

Sy maceje Peneli kthehet

në këndet e jashtme të syve,

por këtë herë në variante më

moderne dhe më lozonjare

(për shembull, pse mos të

aplikoni dy vija në vend të një?).

Page 73: Madame Mapo

73

Vetulla të dukshmeGoditëse dhe femërore në të njëjtën kohë, vetullat e dukshme dominojnë këtë sezon sfilatat, duke risjellë ikonat e viteve ‘60. Mënyra më e mirë për t’i vënë në pah nëpër sfilata është errësimi me pigment, krehja me furçë, forma dramatike ose harqet e forta.

Smokey EyesSytë e lyer seriozisht me hijezues të errët nëpër pasarela të krijojnë përshtypjen se po sheh ndonjë dive të bukur të një filmi bardhezi, ndonjë skicë të piktorëve apo ndonjë rrokere punk. I bukur dhe i guximshëm, ky stil nuk ka nevojë për një dorë profesionale, po thjesht për besim në vetvete.

Mollëza nën diellAtletizmi ka frymëzuar ngjyrat diellore në mollëza. Artistët e make up-it kanë kopjuar efketet e qëndrimit jashtë në diell duke konturuar pjesët e sipërme të fytyrës me një pluhur ngjyrë pjeshke. Edhe në disa sfilata lëkura e modeleve duket si e prekur nga dielli dhe në këtë rast iluzioni është më i bukur se sa kur ndodh me të vërtetë të të zërë dielli.

Shkëlqim metalikNuanca argjendi me reflekse metalike shndërrisin rreth syve. Nuanca e dritës së hënës ka përkëdhelur qëpallat te Chanel dhe Ralph Lauren ndërkohë që te Phillip Lim janë shfaqur shkrepëtima dramatike të kësaj drite. Nuk ka rëndësi se ku aplikohet ngjyra, thjesht përdor një produkt kremoz i cili shkrihet me lëkurën dhe duket sikur shkëlqimi vjen nga brenda.

Ngjyra me shkëlqimNë sfilatat e këtij sezoni fytyrat nude nuk janë plotësisht të tilla: shpërthime të gjalla ngjyrash krijojnë një efekt të bukur që zmadhon sytë dhe i jep ngrohtësi fytyrës. Ndërsa ndonjë lloj grimi duket se është bërë thjesht për t’u admiruar (si ato penelat e kuq te Miu Miu), të tjerët janë sa kreativë dhe të përdorshëm. Zgjidh të preferuarin.

Qerpikë kukullashStilistët janë futur nëpër shtëpitë e kukullave këtë sezon. Qofshin të kthyera ose të dendura si pendë, qerpikët imitojnë shtresën e plotë me fije të ngjitur nëpër kapakët e syve të kukullave që përplasin qepallat. Por po t’ia lini në dorë Victor & Rolf ai do i jepte një pamje punk kukullave nëpërmjet qerpikëve çiklaminë.

Page 74: Madame Mapo

74 shkurt 2012 75

5E NJOHUR PËR GËZOFËT, PËR LINJAT E PRODUKTEVE JO VETËM NË VESHJE, POR EDHE NË AKSESORË, ABSOLUTISHT NJË NGA MARKAT MË LUKSOZE TË PLANETIT…E KA ORIGJI-NËN NË NJË DYQAN TË VOGËL NË ROMË, TË DREJTUAR NGA NJË ÇIFT, PRINDËR TË PESË VAJZAVE QË SOT E KANË KTHYER MBIEMRIN E FAMILJES FENDI, NË EMËR ËNDRRASH

motrat e modës në lëkurë

Byzylykë nga linja Fendissime

Fendi është shtëpia e modës e ekstremeve: pelushët janë të mëdhenj dhe çantat e vogla, një biznes familjar me reputacion mbarëbotëror, ku shprehet e kaluara chic dhe e ardhmja trendy street-style. E themeluar në vitin 1925, mbretëria Fendi u ngrit nga Adele Fendi në një dyqan me produkte lëkure në Romë, ku

ajo dhe bashkëshorti Eduardo kujdeseshin për klientët privatë. Biznesi i familjes u zgjerua me hapjen e një dyqani të ri në 1946, por vetëm pas vdekjes së Eduardo, tetë vjet më vonë, u shfaq imazhi modern i Fendi-t, kur pesë vajzat e familjes i dhanë kompanisë glamour rinor. Më vonë ato e morën në dorë

5motrat 5motrat 55e modës 55në lëkurë5e modës në lëkurë

Byzylykë nga linja Fendissime

MarkaEbukur

Page 75: Madame Mapo

75

Marka Fendi është e njohur për modelet e çantave në madhësi të vogël

Në mes të viteve ’90 ku ndihej uria për teprimet baroke, LV dhe Prada

blenë 51 për qind të aksioneve të markës, gjë që më pas shkoi drejt bërjes së LV partnerit të vetëm në vitin 2001. Por Fendi është ende një biznes familjar. E ardhmja vazhdon me Maria Silvia Venturini Fendi, të bijën e Anna Fendi-t, e cila ka krijuar linjën Fendissime në 1987 dhe tani është stiliste aksesorësh dhe veshjesh për meshkuj. Karl Lagerfeld, si stilist kryesor, vazhdon të punojë me motrat, siç ka bërë, dhe Maria Silvia-n.

drejtimin e kompanisë duke e ndarë në sektorë. Kjo ndodhi pasi Adele u ndar nga jeta në 1978, kështu që Paola (lindur më 1931) nisi të punonte me gëzofët, Anna (1933) me produktet e lëkurës, Franca (lindur më 1935) me marrëdhëniet me publikun, Carla (1937) me koordinimin e biznesit dhe Alda (1940) me shitjet. Në

fund të viteve ‘80, emri Fendi ishte bërë sinonim për produktet elitare të luksit, falë gëzofëve të markës që dalloheshin menjëherë nga logoja me dy F (dizenjuar nga Karl Lagerfeld). Vitet ’90, politikisht korrekte, përcaktuan një kthim pas në produktet tradicionale të lëkurës dhe marka Fendi u ngrit në maja.

Page 76: Madame Mapo

76 shtator 2011 77

Stil Arredimi

Kinezëritë janë në modë. Po. Po! Materiali i porcelanit, me bardhësinë apo dekorimet e tij blu, i derdhur në formën e serviseve të çajit, është një çelës drejt botës kineze. Por edhe letrat e mureve me motive tipike do ju jepnin shumë dorë për të krijuar

një atmosferë të orientit të largët. Pastaj edhe ngjyrat, ndikojnë në krijimin e atmosferës. Si në gjithë kontinentin aziatik, ngjyra e � orinjtë, e kuqe dhe e zezë dominojnë. Por kjo nuk do të thotë që në atmosferën kineze nuk ka ajër. Edhe e bardha dhe tonet e buta janë po aq ndihmuese nëse bëhet fjalë për detajet e duhura të dekorit. Dhe mos harroni shtratin. Duhet të jetë mundësisht me një strukturë, ose i rrethuar me perde.

Moda e shtëpisë i bie nga Kina...JANË SHUMË TRENDY IDETË E DEKORIT TË FRYMËZUARA NGA DEKORI KINEZ, SI NË FORMA DHE NË MATERIALE. PSE NUK FRYMËZOHENI DHE JU...

Page 77: Madame Mapo

77

Page 78: Madame Mapo

78 mars 2012 79

RiniEPërjetshme

Botoksi:ËSHTË METODA ANTIRRUDHË MË E FAMSHME NË BOTË. SHUMË GRA E DUAN, TË TJERAT I TREMBEN. SOT, SHUMË STUDIME DEKLAROJNË QË TOKSINA BOTULINIKE ËSHTË TASHMË E SIGURT. LE TË SHOHIM PËRSE

Që kur ka nisur përdorimi për arsye estetike, reagimet që ka sjellë

toksina botulinike kanë qenë nga më të kundërtat: disa e duan, disa i druhen, disa janë pro dhe disa janë kundra. Për fat, literatura tashmë voluminoze mbi botoksin është pasuruar me dy studime që hedhin dritë mbi të vërtetën dhe bëjnë të mundur që të gjejmë përgjigje për pyetjet kyç të lidhura me sigurinë e metodës antirrudhë më shumë të diskutuar në botë.

Toksina botulinike është helmuese?Emri toksinë nuk duhet të na çojë në ide të gabuar: bëhet fjalë për një ilaç që përdoret në mjekësi prej 30 vitesh, që është aprovuar nga FDA (Food and Drug

Administration) amerikane që në 1969-ën dhe mbështetet nga përvoja klinike e 77 vendeve të botës. Dobia në fushën estetike është zbuluar duke vëzhguar përmirësimin e rrudhave në mes të vetullave në pacientët që kuroheshin për një sëmundje neurologjike: blefarospazmën. E paralizon shprehjen e fytyrës?E gjitha varet nga zotësia e mjekut: specialisti ekspert arrin neuromodulimin pa bllokuar mimikën. Për ta arritur, duhet të njohë ndërtimin e fytyrës, të gjejë vendet e injeksioneve, të zgjedhë toksinën e përshtatshme dhe dozën e duhur që do përdoret. Duhen shmangur produktet false, mjekët që ofrojnë çmime të ulëta

dhe

imitimet që shiten në internet: për të qenë të sigurta më mirë të pyesësh mjekun çfarë lloji të përdorësh.

Mund të migrojë e të shkojë në tru?Studimi që bëri të shpërthente këtë dyshim, u bë disa vite më parë te minjtë (të cilët kanë një sistem transmetimi të impulseve në tru të ndryshëm nga ai i yni) duke përdorur doza të ilaçit 2500 herë më të mëdha se ato që përdoren në mjekësinë estetike. Sot, një kërkim i ri

të vërtetat e reja

Page 79: Madame Mapo

79

i realizuar mbi njerëzit dhe i publikuar në Biochemical Journal , tregon që nuk ka rrezik migrimi nga një vend në tjetrin të botoksit, te qeniet njerëzore!

Ka efekte të padëshiruara pas një periudhe të gjatë kohe?Në fushën e terapisë, 133 studime të realizuara në 14 vite kanë treguar sigurinë e ilaçit në periudhë të gjatë. Edhe në fushën e mjekësisë, toksina ka dalë një nga trajtimet më të sigurta, me 10 milionë ampula të përdorura në botë vetëm gjatë një viti. Një studim i publikuar në Journal of the American Academy of Dermatology që është bërë për 9 vjet te 1678 pacientë, ka treguar që efektet e mundshme të padëshiruara (si edema të qepallave të syve) ndodhin në një përqindje shumë të ulët, në 0,05 % të rasteve.

Fryhet fytyra kur mbushen rrudhat? Jo, përgjigjen specialistët. Toksina nuk mbush rrudhat, por rrafshon

ato në mes të vetullave, vijat horizontale të ballit, rrudhat “gërshërë” në cepat e jashtëm të syve. Përveç efektit të menjëhershëm (rezultatit arrihet në 3-6

ditë), me kohë provokon një humbje të “kujtesës

së rrudhës”: pacientja

që e rrudhos ballin, humb impulsin për ta bërë këtë.

Si vepron?I injektuar në doza të vogla në muskujt e lëkurës (ata që përcaktojnë ndryshimin e shprehjes), vepron mbi dy elemente të angazhuar në përcjelljen e impulseve nervore: proteina SNAP-25 dhe acetilkolina. Shtrirja e rrudhave ndodh si pasojë e shtendosjes: fibrat muskulore shtrihen dhe arrihet një reduktim i rrudhave.

Në ç’moshë mund të përdoret?Ato që kanë mimikë të theksuar dhe/ose tentojnë të rrudhin ballin mund të fillojnë që në moshën 30 vjeç, ndërsa pas moshës 65 vjeç, lëkura ndahet nga muskujt dhe nuk ka kuptim përdorimi i një ilaçi që vepron pikërisht te muskujt.

Ka efekte anësore?Injeksioni mund të provokojë hematoma fare të vogla, dhembje të lehta në zonë, dhembje të lehta koke. Nuk duhet ta ngacmosh zonën e trajtuar për 24 orë dhe të qëndrosh në pozicion vertikal për 4 orë që të shmangësh rrezikun e shpërndarjes së toksinës drejt pjesës së brendshme të qepallës së syve. Siç ndodh me shumicën e ilaçeve, edhe ky nuk duhet përdorur gjatë ushqimit me gji të fëmijës dhe shtatzënisë.

SA TRAJTIME MUND TË BËHEN?Që mos të humbasë efekti i rrafshimit të rrudhave është e nevojshme të përsëritet trajtimi çdo katër muaj. Varet shumë edhe nga zgjedhja e llojit të duhur të toksinës apo sasia. Studime klinike, kanë treguar që shtrirja në kohë e rezultateve mund të dyfishohet: te 31% e pacienteve zgjatet nga 4 në 6 muaj dhe te disa arrin deri në 8. “Edhe në këtë rast është personalizimi që bën diferencën: përdorimi i produktit më të përshtatshëm lejon specialistin të arrijë rezultate optimale estetike me dy trajtime në vit.

Page 80: Madame Mapo

80 mars 2012 81

Page 81: Madame Mapo

81

NE JEMI TREÇfarë partneri do jetë varet nga e ëma

NË ÇIFTSi të biesh në dashuri me bashkëshortin tënd

ME SHUMË KARARDo pastroj organizminnga kripa

SHËNDET10 lëvizje që të rrisin mbrojtjen imunitare

ME HËNËMos! Cikli po më shkatërron look-un

Page 82: Madame Mapo

82 mars 2012 83

NeJemiTre

Varet nga e ëmaGruaJa që e ka mësuar aTë Të doJë ëshTë më e madhe se Ty në moshë. e kJo marrëdhënie ndikon marrëdhënien TuaJ

Çfarë partneri do jetë?

Ke menduar gjithmonë që gruaja më e rëndësishme e jetës së tij ishte ish-ja që

i ka thyer zemrën. Por nuk është ashtu. “Raporti i parë themelor që çdo kush nga ne ndërton në jetë është pikërisht me nënën”, thonë psikologët. Duke vëzhguar marrëdhënien që ka me të ëmën do kuptosh shumë gjëra për të. Dhe për vete. Jo keq, ë?

I dashuri juaj është mashkulli i vetëm në një familje vetëm me femra. Rezultati? Një burrë që është depersonalizuar përherë: asnjë kritikë apo diskutime me të. Çdo veprim i tij, edhe ai më i diskutueshmi, justifikohej. Por duke qenë se mamaja ka qenë gjithmonë në punë, përkëdhelitë dhe gjestet e afeksionit, po që i kanë munguar.

Çifti juaj: Ka shumë pak vëmendje. Ai nuk e lë veten të humbasë në përkëdhelje dhe as nuk ka ndonjë qejf të madh ta përkëdhelësh. Jeni në një gjendje krize.

SipaS pSikologëveKy burrë ka provuar në familje të jetë në qendër, të kontrollojë situatën dhe në të njëjtën kohë të mos marrë shumë afeksion. Gjendje që mund të gjenerojnë pasiguri dhe vështirësi për t’iu bindur rregullave. Rezultati? E konsideron veten të brishtë, nuk është i prirur për të përballuar vështirësi e përgjegjësi. Bëhet fjalë për burra që mezi përfshihen emocionalisht dhe lidhen më shpesh me gra të pavarura, të vendosura, që u kërkojnë pak atyre.

MaMaja e ka Mbuluar gjithMonë

Një këshillë më shumë: mos u sill dhe ti si e ëma: lëre të lirë që të marrë vendime dhe përgjegjësitë përsipër. Mos i kërko gjëra shumë të mëdha dhe dëgjoji seriozisht nevojat e tij, sidomos në situata ku limitet e tij janë të dukshëm. Pra: do kesh më shumë sukses me të, nëse e lë të lirë.

Colin Farrel me të ëmën

Page 83: Madame Mapo

83

Mamaja e tij nuk është më, por jeton në kujtimet e tij. Të përsërit që ishte një grua speciale, me një afeksion të veçantë për të. Ndoshta kjo kishte të bënte me atë që i shoqi nuk ishte i dashur dhe atë dashuri ajo ia kërkonte dhe ia jepte të birit. Çifti juaj. Ai ndjen shumë përgjegjësi ndaj të dashurve të tij. Përveç kësaj, është një burrë që ka nevojë për shprehje të forta emocionesh dhe nuk ua kursen as të tjerëve.

SipaS pSikologëveKy burra ka provuar një marrëdhënie me nënën ku biri bën rolin e të atit dhe kujdeset për të ëmën, gjë që sjell një angazhim shumë të madh në planin emocional/afektiv. Persona të tillë janë të aftë të ndërtojnë marrëdhënie të forta sidomos me njerëz që kanë nevojë për ndihmë: mbrojtja është forma e tyre e dashurisë.

Marrëdhënia mes partnerit tënd dhe mamasë së tij është e mbështetur te ushqimi. Ajo e fton për drekë dhe darkë pothuajse çdo ditë. Dhe t’i thuash jo është shumë e vështirë! Kështu, ndjenjat e fajit rriten...bashkë me peshën e tij. Madje, ai thotë se rrezik edhe kur ishte i vogël, ajo e shëndoshte me qëllim që të mos ishte shumë tërheqës për vajzat dhe të rrinte në shtëpi me të ëmën sa më shumë. Çifti juaj: mezi e gjen kohën për të qëndruar vetëm. Dhe grindjet janë gjithmonë prapa dere.

SipaS pSikologëveËshtë situata e një burri që e ka të vështirë të ndalë futjen e hundëve dhe kontrollin e mamasë. Mamaja, nga ana tjetër, duket e orientuar drejt nevojave personale më shumë se ndaj atyre të të birit. Nuk është gjë e rrallë që marrëdhëniet e këtij lloji karakterizohen nga shantazhi emocional. Ose: nëse nuk bën atë që të kërkoj, nuk të kam më xhan. Si pasojë, djemtë e këtij lloji mamash, nuk i shprehin dot lehtë nevojat e tyre. Po dhe kur e bëjnë, i pushtojnë ndjenjat e fajit.

ajo përdor arMën e kuzhinës për ta Mbajtur pas vetes ai kujdesej për të

kanë një raport të qetë

Një këshillë më shumë: Ji shumë delikate me të. E kotë të përdorësh dorën e hekurt duke e takuar kokë më kokë të ëmën. Do kesh më shumë shanse nëse (të paktën ti) do e lësh të lirë të afirmojë zgjedhjet personale (çfarë filmi të shohë, nëse do dalë ose jo, etj.) dhe nëse janë ndryshe nga të tuat, për të gjetur pastaj kompromisin e duhur. Një këshillë më shumë: Një

këshillë Roli yt është shumë i brishtë, sepse të takon ty ta lejosh partnerin të kujdeset në masën e duhur, pa “përfituar” nga veçoria e tij e kujdesit së tepruar.

Ai është një burrë i lirë dhe raporti me të ëmën mbështetet në stimë dhe besim. Nuk ka kontradikta në familje dhe e viziton sa herë do.Çifti juaj: “Nuk është gjithmonë e lehtë të krijosh një lidhje shumë të ngushtë me të. Vajzat që vijnë nga raporte më pak të stabilizuara familjare, rriten në këto marrëdhënie. Duke parë marrëdhënien e tij me mamanë beson

dhe ti në mundësinë për të ndërtuar një familje të qetë”.

SipaS pSikologeSËshtë shembulli i një lidhjeje të sigurt, me role të përcaktuara, në të cilat fëmijët udhëzohen, por lihen të lirë për t’u shprehur. Duke u rritur të aftë për të pasur dhe për të respektuar autonominë e partneres.

Një këshillë më shumë: Një këshillë Nëse nuk ke një raport idilik si i tiji, me mamanë, mund të shkaktojë te ty frikën se mos braktisesh. Për ta fituar këtë frikë, përpiqu ta respektosh veten si të respekton ai: të duash veten është hapi i parë për të dashur të tjerët.

Një shenjë e mirë Në rregull, një i fejuar që adhuron mamanë e tij të dashur, hapet me të, i

çon lule dhe i përgjigjet në telefon sa herë e merr ajo, nuk i dhuron kënaqësi asnjërës. Por, ka një

lajm të mirë: sipas specialistëve, fakti që një djalë do mamanë e tij dhe është i vëmendshëm ndaj

nevojave të saj, do të thotë që do jetë në gjendje të të dojë dhe të respektojë dhe ty. Të paktën...

Nga lart-poshtë: George Cloney, Keanu Reeves dhe Arion Muça, me mamatë e tyre

Page 84: Madame Mapo

84 mars 2012 85

Në Çift

me bashkëshortin tëndDisa këshilla për të kthyer atë që ka qenë e zjarrtë Dhe e fortë. sepse nuk e ka fajin mosha apo vitet, por ju vetë. nDonjëherë eDhe pa e Ditur. ja si ta rinDizni Dashurinë

Si të biesh prapë në dashuri…

Page 85: Madame Mapo

85

Megjithatë përgjigja “si të biesh në dashuri me bashkëshortin përsëri?” nuk është asnjëherë e lehtë.

Ndonjëherë, një çift mund të ketë probleme të rënda, të cilat e ndikojnë shumë marrëdhënien. Në raste të tilla, martesa ka vërtet për ndihmë nga jashtë për të shmangur prishjen e saj. Gjithsesi, po të respektoni njëri-tjetrin, të pranoheni siç jeni, të mësoni të jepni pa pritur për të marrë janë disa nga pikat që gjithashtu e bëjnë martesën e lumtur dhe të gjatë!

Zbrit në rrjedhën e kujtesës!Që të biesh përsëri në dashuri me bashkëshortin, mendo për atë kohë kur ju të dy sa kishit filluar të dilnit bashkë. Gjatë asaj kohe, ti duhet të kesh parë ca cilësi te bashkëshorti yt, që të kanë bërë të ndjesh se ai është i duhuri. Me kalimin e kohës ti I ke harruar këto cilësi, ose ke nisur mos t’I vësh re. Por janë ato gjëra që e bëjnë atë unik dhe të veçantë për ty. Pra, fillo të vlerësosh përsëri cilësitë e bashkëshortit tënd.

Dashuri pa kushte!Do mendosh ti: në këtë moshë e në këtë kohë!!! Po! Ky rregull praktikohet ende. Mbaji pritshmëritë të ulëta dhe mësohu të duash pa kushte. Nëse je e aftë për ta bërë këtë, ti vetë do e dallosh detin e ndryshimit që do hapet në lidhjen tuaj. Do e shohësh që më vonë mund të biesh me bashkëshortin përsëri brenda.

Fal me lehtësi!Nëse do nga ana tjetër, që dhe bashkëshorti të të dashurojë përsëri, mëso të falësh gabimet e tij të vogla. Shumica e grave

(ose të gjitha?) kanë prirjen që të kujtojnë dhe t’ia përsërisin bashkëshortit gabimet e mëparshme, ndonjëherë edhe vite të tëra pasi i ka bërë. Kjo sjellje është ekstremisht e dëmshme. Prandaj, fal dhe harro, kjo është filozofia e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Komunikoni!Një nga këshillat më të rëndësishme mbi mënyrën si të biesh në dashuri me bashkëshortin përsëri, është të komunikosh me partnerin. Edhe nëse keni stile jete shumë dinamike, vërini vetes synim për ta ndarë ditën me njëri-tjetrin. Nëse ke ndonjë lajm të mirë, përpiqu që t’ia thuash bashkëshortit të parit. Nëse ai ka probleme në punë, tregohu e ndjeshme ndaj tij. Komplimentoni shpesh njëri-tjetrin, bëhuni miq të mirë: pra bëni çdo gjë për të qenë të përfshirë në jetën e njëri-tjetrit.

Bëje atmosferën të nxehtë!Që bashkëshorti të bjerë përsëri në dashuri me ty, bëji gjërat pak pikante. Ktheje romancën në marrëdhënien tuaj. Praktikoni një hobby bashkë. Parashikoni takime romantike fundjavave. Në çdo stinë, shkoni për ca pushime të shkurtra. Nëse nuk keni gjë tjetër më të mirë, të dielave gatuani bashkë dhe shijoni një darkë nën dritën e qirinjve në shtëpi. Bëni diçka të veçantë, romantike për njëri-tjetrin herë pas herë për ta mbajtur larg nga marrëdhënia monotoninë.

Page 86: Madame Mapo

86 shkurt 2012 87

Do rishikoj marrëdhënien time me kripënJU DUKET NJË SIPËRMARRJE E PAMUNDUR? NË FAKT ËSHTË SHUMË E THJESHTË. DUHEN VETËM: DISA JAVË, DISIPLINË, NDONJË TRUK I THJESHTË. TRUPI DO JU FALENDEROJË

Nuk është helm dhe as ndonjë lloj droge. Përkundrazi, bëhet fjalë për një substancë të domosdoshme për organizmin. Problemi ama është që konsumojmë shumë. “Çdo ditë marrim mesatarisht 10 gramë kripë, baraz me 4 gramë natrium”, shpjegojnë studiuesit. “Nuk e kuptojmë sepse në shumicën e rasteve është kripë që e përmbajnë vetë ushqimet, por gjithsesi merret në sasi të madhe: dhjetë herë më

shumë se sasia e nevojshme”. Të dizintoksikohesh nuk do të thotë ta eliminosh plotëisht, por të mëso-hesh me më pak kripë.

MIKE APO ARMIKE?Kripa me tepri është armike e lin-jave: është një nga shkaqet e grum-bullimit të ujit në trup dhe e urisë. Por, mbi të gjitha, lufton shëndetin: rrit tensionin e gjakut. “Më parë mendohej se hipertensioni ishte një

Gjëja e parë që duhet bërë është të ulim sasinë e kripës që hedhim

në ujin ku ziejnë makaronat, orizi dhe perimet

MeShumë Karar

Page 87: Madame Mapo

87

sëmundje që lidhej me kalimin e moshës”, thonë specialistët. “Sot është zbuluar që varet edhe nga kripa që konsumojmë gjatë jetës”.

PËRQENDROHU TE BARËRAT DHE ERËZATPërdorimi i erëzave u jep shije ushqimeve dhe e bën të pa-nevojshme shtimin e kripës. Speci djegës për shem-bull është një për-bërës shumë i mirë, është antibakterial dhe antioksi-dant. Edhe erëzat e tjera kanë veti dhe shije pa fund. Provojini!

ZGJIDH LIMO-NIN DHE BAL-SAMICO-NShumë herë, mjaf-ton që një pjate t’i shtosh një pikë uthull balsamico ose pak lëng limoni dhe do

zbulosh shijen e ushqimeve, jo atë me të cilën je mësuar, po gjithsesi shumë të pëlqyeshme.

NJË SIPËRMARRJE E MUNDSHMETë ulësh sasinë e kripës pa vuajtur, është e mundur? “Po dhe është një sipërmarrje që nuk kërkon kohë të gjatë. Perceptimi ynë për të kripurën varet nga sasia e kripës

që fusim në organizëm: sa më shumë marrim, aq më shumë kemi nevojë

për ushqime me atë shije. Por, edhe e kundërta është

e vërtetë. Për të riedukuar re-ceptorët mjaftojnë disa javë”. E rëndësishme është të procedoni gradualisht.

NË VETËM TRE HAPA“Pothuajse çdo gjë që hamë, nuk ka nevojë për t’i shtuar kripë: disa ushqime, si mishi dhe peshku, kanë një shije të tyre (që shumë kripë nuk e thekson, por e mbulon), te të tjerë si buka, makaronat dhe

djathërat shtohet gjatë përgatitjes. Gjëja e parë që duhet bërë është të ulim sasinë e kripës që hedhim në ujin ku ziejnë makaronat, orizi dhe perimet. E dyta, është të elemi-nojmë kripën në tavolinë. E treta, të zgjedhësh bukë pa kripë, ose me pak kripë nëse në furra mund t’jua rekomandojnë. Dhe pastaj, të evitojmë junk food, si patatina dhe kikirikë apo bajame me kripë. Kujdes dhe me salcat: ketchup-i, mustarda, janë plot me natrium”.

DHE ME PAK NDIHMËKa pastaj gjithë ato këshilla që mund t’ju ndihmojnë në

këtë udhëtim. “Një është t’u shtosh ushqimeve lëng

limoni ose balsamico”, sugjerojnë specialistët. Ushqimet

acide në fakt, kanë aftësinë të theksojnë në mënyrë naty-

rale shijen e ushqimeve. Një tjetër është të përdorësh

erëza dhe barishte aromatike, që shtojnë oreksndjelljen

e pjatave. Përdorni (me karar) spec djegës, curry, rigonë,

da� në, mente...Për të gjetur sasinë e duhur ndoshta ju

duhen disa prova. Por rezultatet do jenë të mahnitshme.

bërës shumë i mirë,

është e mundur? “Po dhe është një sipërmarrje që nuk kërkon kohë të gjatë. Perceptimi ynë për të kripurën varet nga sasia e kripës

Por, edhe e kundërta është

pak lëng limoni dhe do

E dyta, është të

eleminojmë kripën në tavolinë

Page 88: Madame Mapo

88 mars 2012 89

NE TRYEZENE TRYEZE

Do hamë pas 15 minutashDUHEN VETËM 15 MINUTA PËR TA PËRGATITUR NJË RECETË SI KËTO. POR NËSE PO MENDONI SE BËHET FJALË PËR SANDUIÇE DHE TOSTE, HARROJENI. JANË RECETA TË VËRTETA TË NJË AMVISE TË ZONJË DHE TË ...SHPEJTË

Fileto pule me salcë soje

Fetuçine me salcë specash të kuq

PËRBËRËSIT:½ � lxhani salcë e gatshme susami1 thelpi hudhër e shtypur1 lugë të vogël xhenxhe� l2 lugë gjelle salcë soje1/4 lugë spec djegës i grirë (ose fara speci)ca lule brokoli½ � lxhan kikirikë të pjekur të prerë 500 gram gjoks pule të prerë në � leta250 gram spageti

PËRGATITJAVëri të ziejnë makaronat dhe lëri në një enë. Hidh brokolit të ziejnë për 2-3 min. Bashkoji me makaronat. Hidh në një tigan që nuk ngjit të nxhehur � letot e prera në rripa. Shto salcën e sojës të bashkuar me të gjithë përbërësit e tjerë, përveç kikirikëve. Lëri sa të bëhet mishi plotësisht. Në një pjatë të sheshtë, hidh makaronat, zbukuro anash me brokoli dhe sipër hidh � letot me salcën. Spërkat më copëzat e kikirikëve.

PËRBËRËSIT350 gram pasta të llojit fettuçine2 speca të kuqe, në � je 3 thelpinj hudhër, e grirë 3/4 lugë çaji piper I kuq1 � lxhan salcë kosi 3/4 � lxhan lëng pule 3/4 � lxhan djathë I grirë Parmexhan Kripë dhe piper për shije

PËRGATITJA 1. Vër një tenxhere të madhe me ujë ku ke hedhur kripë për të zierë. Shto pastën dhe lërë 8-10 min ose sa të ziejnë, por jo të squllen; kulloji.2. Ndërkohë, lyej me pak vaj një tigan të madh dhe skuq specat, hudhrën dhe piperin në nxehtësi mesatare për 3deri në 5 minuta.3. Përziej duke shtuar salcën e kosit dhe lëngun e pulës; lëri të ziejnë pa kapak pë r 5 minuta. Hiqe nga zjarri dhe shto djathin.4. Përziej pastën e ngrohtë me salcën dhe hidhi piper për shije; shërbeje.

Page 89: Madame Mapo

89

PËRBËRËSIT 1 lugë çaji spec i grirë djegës1/2 luge çaji cumin I copëtuar1/2 lugë çaji piper I zi I grirë 1/2 luge çaji piper I kuq 1/2 luge çaji pluhur gjethesh da� ne 1/2 lugë çaji pluhur kripe 1 1/2 lugë çaji vaji ulliri extra-virgin4 thela mishi derri

PËRBËRËSIT 1.Përziej pluhurin e specit të kuq, cumin-in, piperin e zi, da� nën dhe hudhrën e kripës në një pjatë. Lyej çdo copë mishim me e ëzat.2. Ngroh vajin e ullirit në një tigan të madh në zjarr të fortë. Vendos copat e mishit në tigan, në këtë kohë ule nxehtësinë në mesatare. Gatuaj deri sa mishi të mos jetë më rozë në qendër, 8-10 minuta. Eshtë gati për servirje.

Mish derri me salcë pikante

Fileto peshku i skuqur me djathë parmexhanPËRBËRËSIT1/2 � lxhan djathë parmexhan 1/4 � lxhan gjalpë, i zbutur3 lugë gjelle majonezë2 lugë gjelle lëng i freskët limoni 1/4 lugë çaji borzilok i tharë 1/4 lugë çaji piper i zi i grirë 1/8 lugë çaji pluhur qepe, ose pak natyrale e shtypur 1/8 lugë çaji pluhur selinoje 1 kg � leto peshku

PËRGATITJA1. Ngroh skarën e furrës. Shtro një tavë të sheshtë pjekieje me letër alumini.2. Në një enë të vogël, përziej djathin parmixhan, gjalpë, majonezën dhe lëng limoni. Shto borzilokun e thatë, piperin, pluhurin e qepës dhe selinonë. Përziej mirë dhe lëre mënjanë.3. Rregullo � letot në një shtresë. Vendose tavën pak centimetra nga rrafshi që nxjerr nxehtësi për 2-3 minuta. Ktheji në anën tjetër dhe piqi për disa minuta të tjera Flip. Hiqi nga furra dhe mbuloji me djathë parmexhan. Piqi dhe për 2 minuta të tjera ose sa të marrë ngjyrë kafe pjesa e sipërme dhe peshku të copëtohet lehtësisht me pirun.

Gjatë Konkursit të 29-të Ndërkombëtar të Djathit në Wisconsin (USA), Vermeer, njëd-jathë i linjës “Një Mrekulli Daneze”, u votua si djathi më i mirë në botë. Djathi, i prodhuar nga Friesland Campina, është një djathë i stazhionuar, me një shije të plotë por me yndyrë dhe kripë të reduktuar. Kjo është hera e dytë që djathi i Friesland Campina votohet si më i miri në botë. Në vitin 2004, çmimin e � toi djathi “Rembrandt” nga e njëjta linjë.Vermeer është një djathë i plotë, i stazhionuar në mënyrë natyrale, me yndyrë dhe kripë të reduktuar, i cili u vlerësua nga juria përshijen e tij të veçantë dhe të qartë. Sipas një anëtari të jurisë, ky djathë është kompakt në dukje por i butë dhe i shkrifët gjatë konsumit. Piet Nederhoed, Menaxheri i fabrikës në Steenderen, ku prodhohet djathi � tues, u shpreh shumë i kënaqur për çmimin: “Ne jemi krenarë që prodhojmë këtë djathë të përso-sur. Përveç shijes së tij të veçantë, ajo çka e bën këtë djathë kaq special është fakti që ai përmban më pak yndyrë dhe kripë krahasuar me djathin e stazhionuar Gouda. Djathi Ver-meer stazhionohet në mënyrë natyrale për 22 javënë mënyrë që të arrijë shijen më të mirë të mundshme.”Nëntë nga djathrat e tjerë të Friesland Campina, përfshirë Kroon mild Gouda, Frico Edam i stazhionuar, Milner ekstra i stazhion-

uar, Milner i stazhionuar dhe djathi me shije qimnoni nga provinca e Hollandës Veriore, � tuan gjithashtu çmime.Konkursi Ndërkombëtar i Djathit mbahet çdo dy vjet. Këtë vit u shijuan 2500 djathra nga 82 kategori të ndryshme.Royal Friesland Campina N.V. luan një rol të rëndësishëm në kuzhinën e qindra miliona njerëzve nëpër botë. Gama e produkteve përfshin bulmetra të ndryshëm si qumësht, kos, djath, gjalpë, ushqime për fëmijë dhe foshnje, ëmbëlsira apo ingredient me bazë bulmeti.Sipas raportit � nanciar të vitit 2010, xhiroja vjetore e Royal FrieslandCampina arrinnë 9 miliard Euro. Kompania ka rreth 19,500 pu-nonjës dhe mbi 100 njësi prodhimi apozyra biznesi në 25 vende. Markat më të njohura të Friesland Campina janë Campina, Fruttis, Yazoo, Frico, Chocomel, Fristi, Friesche Vlag, Mona, Optimel, Vi� t, Milner, Buttergold, Valess, Appelsientje, DubbelFriss, CoolBest, Landliebe, Joyvalle, Milli Mia, Pöttyös, Napolact, NoyNoy, Dutch Lady, Frisian Flag, Foremost, Peak, Rainbow, DMV, Kievit, Domo, Creamy Creation and Nutrifeed.Distributori zyrtar i Friesland Campina në Shqipëri është InFood, me zyra qëndrore në Tiranë.Email: [email protected]: +355 69 40 52 102 / Tel: 04 22 34 172

Djathi “Vermeer” i Friesland Campina votohet si më i miri në botë

Page 90: Madame Mapo

10 Nuk do ta besosh, por mbrojtja Nga viruset dhe bakteret muNd te jete dhe Një gjë që bëhet me qejf. aleatët e tu? puthjet, të qeshurat dhe muzika e mirë. mjaftoN të vësh Në praktikë idetë toNa dhe do e për-mirësosh shëNdetiN dhe cilësiNë e të jetuarit. me Një goditje të vetme

Puth me pasionSa më të lëngshme të jenë puthjet, aq më shumë përforcojnë mekanizmat e mbrojtjes. Sipas një studimi, shkëmbimi i paevitueshëm i baktereve është si vaksinë natyrale: të forcon. Ideale është të puthësh të njëjtin njeri për së paku gjashtë muaj, është koha që i duhet organizimit për të aktivizuar një përgjigje të sistemit imunitar.

Kushtoji më tepër kohë seksitSipas një studimi zviceran të bësh dashuri në mënyrë intensive, për së

paku dy herë në javë rrit imunoglobinën A, që të mbron nga agjentët patogjenë.

Fli siç duhetGjumi i mirë e ul rrezikun për të marrë ftohjen. Gjumi i pakët përkundrazi, i bën më pak të efektshme qelizat natural killer (Nk) të sistemit imunitar, ato që dallojnë infeksionet. Koha e nevojshme e pushimit, është personale, (6 deri në 10 orë) dhe është si ilaçet. Jo rastësisht, nëse ke një infeksion prodhon më tepër citoksinë, që rrit nevojën për të fjetur. Por kujdes, gjumi i rikuperimit, nuk ka të njëjtat efekte mirëbërëse.

lëvizje qëtë rrisin mbrojtjen(imunitare, kuptohet)

Dëgjo muzikë në makinëPas njëzetë minutash stres në trafik, sistemi imunitar nis të pësojë goditje. Antidoda? Të dëgjosh muzikë: është mënyra më e shpejtë për të rritur nivelin e IgA në qelizat imunitare Nk. Veçanërisht, këto pesë vija muzikore janë më të përshtatshmet për të aktivizuar qendrat e kënaqësisë dhe endorfinat që rregullojnë mbrojtësit: “I Want to Break Free”, (Queen), “Take it easy”, (Eagles), “Highway to Hell” (AC/ DC), “Drive my car” (Beatles) dhe “On the road again” (Willie Nelson).

Qesh sa të mundeshKërkime të ndryshme shkencore, kanë dëshmuar dhe ankthi dhe inati e ulin sistemin imunitar. Në këtë mënyrë është zbuluar dhe kundërpërgjigjja: përfito nga çdo rast për të qeshur! Sepse rrit qelizat Nk dhe bën që të rritet niveli i IgA në rrugët e frymëmarrjes.

Thyeje urinë me stikaNëse ke kohë që i eviton ushqime të tilla, sepse përmbajnë shumë kalori, atëherë po gabon. Stikat përveçse janë të pasura me fosfor dhe me magnez veprojnë edhe mbi hipofizën, që përgjigjet për prodhimin e melatoninës,

Zakonet që duhen Zhdukur• Të pish më shumë sesa tre kafe në ditë. Nëse e tepron kafeina rrit

prodhimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës, substanca që të japin energji, por që prodhojnë edhe radikale të lira, sabotuesit e vërtetë të sistemit imunitar.

• Të hash shumë ëmbëlsira. Nuk të forcojnë, përkundrazi! një konsum i lartë i sheqerit mund të ndryshojë efektshmërinë e rruazave të bardha, sepse metabolizmi i tyre heq nga trupi substanca kyç për sistemin mbrojtës, siç janë vitaminat e grupit B.

• Të hash shumë yndyrna. Nuk është e vërtetë që çlirojnë nxehtësi në dimër. Përkundrazi, bllokojnë mekanizmat e imunitetit dhe dëmtojnë gypat limfatikë. I privilegjuar është vetëm vaji ekstra i virgjër i ullirit, që fuqizon mbrojtësit. Dhe nëse ke një infeksion viral me shumë mukoza, mos e ekzagjero me mishin, bulmetin dhe vezët: për të marrë proteinat e nevojshme konsumo bishtaja dhe drithëra.

90 mars 2012

Forco barrierat

Page 91: Madame Mapo

hormoni që rregullon ciklin

gjumë – zgjim dhe stimulon sistemin mbrojtës

të organizmit. Të mjafton jo më shumë se një grusht stika në ditë, që nuk kanë më shumë se 100 kalori, kështu e bën edhe më të bukur lëkurën. Të tjera ushqime miq të melatoninës? Qumështi, bishtajat, frutat e thata, bananet, vzët, spinaqi, avokadoja dhe ananasi.

Syno menynë jo-virusMakarona integrale, perimet e duhura dhe frutat që të pëlqejnë. Kjo është menyja që forcon sistemin mbrojtës. Drithërat jo të përpunuara të japin dozën e duhur të vitaminës B6, që ndihmon sistemin imunitar për të njohur viruset dhe bakteret në trup. Dhe nëse i shton edhe djathë parmixhan, ke një burim të mirë proteinash (thelbësore për antitrupat), të pasur me cistinë, tepër të nevojshme për të fuqizuar mbrojtjen. Karotat dhe spinaqi pastaj e furnizojnë organizimin me betakarotenë, që trupi e shndërron në vitaminën A, e nevojshme për të mbajtur në gjendje të mirë mukozat, që janë barriera e parë kundër infeksioneve. Dhe në fund fare, nëse frutat ju bëjnë të mendoni vetëm për vitaminën C dhe nëse jeni pajisur me integratorë (plotësues ushqimorë)

të mirë, duhet ta dini që ato që të forcojnë organizimin janë fibrat, të cilat aktivizojnë interleuchinën 4, një antiinkeftant natyral. Nuk ke më justifikime: nga tani duhet të hash dy fruta në ditë. Të çfarë tipi? Të gjitha kanë doza të mira fibrash por kumbullat, fiqtë, mollët, gështenjat, rrushi, përmbajnë trefishin.

Bëj vaksinën e ëmbëlNëse sëmuresh shpesh apo tenton të lësh pas dore shqetësimet e stinës, mund ta stërvitësh mbrojtjen imunitare me një terapi natyrale me bazë nagnezi dhe bakri. Një tabletë në ditë për dy muaj është ajo që nevojitet.

Shijo kosin antistresNëse je nervoze bakteret që ndodhen në zorrë reduktohen dhe

efekti i kësaj ndihet menjëherë tek sistemi imunitar. Prandaj, përveç funksionimit të mirë të zorrëve, kosi me përmbajtje probiotike këshillohet edhe për të pasur një trup më të paprekshëm nga sëmundjet.

Luaj me topa boreTë bësh aktivitete fizike në mjedise të hapura, në temperatura nën zero (të veshur e të ngjeshur, kuptohet) forcon shëndetin. Organizimi çliron endorfinat imunostimuluese. Për më tepër, drita e diellit favorizon vitaminën D, mike të mbrojtësve imunitarë. Nëse e mendon mirë, shumica prej nesh e kalon 90 përqind të ditës të mbyllur në mjedise plot me mikrobe. Koha që kalohet jashtë, edhe në dimër, është gjëja më e mirë për shëndetin.

Në palestër për imuNitetKy rreth ushtrimesh kur bëhet rregullisht i rrit me 300 përqind qelizat e tua imunitare. Pesë ushtrime që kërkojnë nga 30 sekonda secili, me një pushim prej 20 sekondash mes tyre, për tu përsëritur pesë herë. Por përpara tyre, ke nevojë për 5 minuta vrap, që të ngrohen muskujt

Ngrihu e uluNisu nga një pozicion i kruspullosur në tokë dhe ngrihu me shpejtësi duke u përpjekur ti ngrini sa më lart krahët dhe këmbët në të njëjtën kohë. Kthehu në pozicionin fillestar dhe përsërite. Muskujt që përfshihen: këmbët dhe krahët.

Përkulje Të shPejTaE shtrirë në tokë me barkun poshtë, vendosi majat e këmbëve në tapet dhe ngrije trupin duke u mbajtur mbi krahë dhe pastaj kthehu në pozicionin fillestar. Mbaje shpinën drejt gjatë gjithë ushtrimit. Muskujt e përfshirë: Krahët dhe muskujt e kraharorit.

TwisT e ulurE ulur, me shpinën drejt, muskujt e barkut të tendosur, këmbët gjysmë të përthyera dhe me një girë të lehtë në dorë, lëvize bustin djathtas e majtas. Muskujt e përfshirë: ata të barkut.

ZhyTje Të alTerNuaraNë këmbë, bëj një ulje njëherë me njërën këmbë dhe njëherë me tjetrën, duke e thyer gjurin me nëntëdhjetë gradë. Në të njëjtën kohë. Mbaji krahët të tendosura lart. Muskujt e përfshirë: këmbët dhe vithet.

urë me NgriTjeE shtrirë në tokë me barkun poshtë mbaji këmbët mbi majat e gishtave. Ngri krahun e majtë dhe këmbën e djathtë dhe qëndro për njëzetë sekonda. Përsëritë me krahun e djathtë dhe këmbën e majtë. Muskujt e përfshirë: të barkut, vitheve, shpatullave.

91

Page 92: Madame Mapo

92 mars 2012 93

Me Hënë

Disa Ditë fryHesH, në të tjera nDiHesH sexy DHe në ca të tjera mbusHesH me puçrra. fajin e kanë Hormonet DHe këtë ti e Di. ajo që nDosHta nuk Di ësHtë si ta sHpëtosH pamjen nga nDikimi i Hormoneve. javë pas jave, ja plani i maDame

Ndihmë, cikli më shkatërron look-un!

Page 93: Madame Mapo

93

Faza para menstruacioneve Kur vijnë menstruacionet

Plani i veprimevePastro fytyrën “Në mbrëmje, lyeje fytyrën me një krem me bazë squfuri, që ka veti të fuqishme antin� amatore dhe me peroksid benzoili, një antibakterial dhe pastrues që ka aftësinë të heqë shtresat sipërfaqësore të lëkurës”, këshillojnë dermatologët e qendrës Skin&Spa në New York. “Dhe zëvendëso për disa ditë shampon e zakonshme me një për � okë të yndyrshëm: eleminon ndjesinë e yndyrës në � okë, riekuilibron � jet e � okëve dhe e bën më të lehtë stilimin e tyre”. Pastaj, mbaj nën kontroll stresin sa më shumë të jetë e mundur: “Stimulon krijimin e yndyrës dhe zvogëlon aftësinë e lëkurës për të mbajtur ujë”, paralajmërojnë dermatologët.

Rezultati? “Gjendesh me lëkurë mikse: të yndyrshme në disa pjesë dhe të thatë në të tjera”. Për të rikthyer ekuilibrin lipido-hidrik optimal, edhe nëse e ke lëkurën të yndyrshme, në mëngjes mos harro të përdorësh një krem oil-free.

Fshihi defektet “Mënyra më e mirë për të fshehur puçrrat është truku me shtresa”, këshillojnë make-up artist-ët. “Përhap një shtresë fondotinte mbi fytyrë për ta bërë uniforme ngjyrën. Pastaj apliko një korrektor në pikat kritike me një furçë, që të ndihmon për të eleminuar përdorimin e produktit të tepërt dhe për ta përhapur më mirë. Si përfundim, tamponoje me pak pudër për një efekt mat”.

Çfarë ndodh Ke dëshirë për ëmbëlsira dhe po ta lëshoje veten do fryheshe me patatina dhe çokollata. Pasojat? Fytyra � et vetë: puçrra, shenja, lëkurë e yndyrshme që shkëlqen. Edhe � okët bëhen të pabindur e duken si të sapo tharë. “Faji është i progresteronit, hormon që prodhohet sidomos një javë para ciklit dhe që shkakton prodhim më të madh të sebumit, yndyrës së trupit”, shpjegojnë dermatologët.

JAVA 1

Çfarë ndodh “Lajmi i mirë është që tani trupi yt prodhon më pak progresteron: kështuqë lëkura dhe � okët janë më pak të yndyrshëm”, thonë mjekët. “Nga ana tjetër, është lajmi i keq që puçrrat kanë shpërthyer dhe do duhet pak kohë që skuqja dhe shenjat të largohen”.

JAVA 2

Pastro me kujdes “Lëri sapunët normalë shumë agresivë dhe përdor produkte speci� kë për fytyrën, edhe më eksfoliues, që çlirojnë lëkurën nga papastërtitë”, thonë dermatologët. “Për shembull ato me bazë acidi glikolik (shtrin rrudhat sipërfaqësore dhe rrit shkëlqimin), acid salicilik (nxit rigjenerimin qelizor) dhe acid azelaik me veprim antibakterial”. Ndrysho parfumin Një studim i Charles University të Pragës ka nxjerrë përfundimin se kur jemi në ditët e ciklit, burrat nuk e kanë qejf shumë erën e trupit tonë. “Në këtë fazë hormonet ndryshojnë pH e lëkurës, kështu që dhe parfumi personal ndryshon, duke u bërë më pak joshës. Por për ta bërë sensual, mjafton të përdorësh një fragrancë frutash ose lulesh ose një me myshk të bardhë me veti afrodiziake”, thotë Marypierre Julien, “hunda” e markës Givaudan.

Plani i veprimeve

Do haje ëmbëlsira dhe patatina gjithë ditën? Riparo dëmet me një krem me bazë squfuri dhe shampo për � okë të yndyrshëm

Page 94: Madame Mapo

94 mars 2012 95

Sintonizohu me atë Partneri yt është në të njëjtën gjatësi vale me ty: ndjek ritmet e tua dhe e kupton kur je në kulmin e fuqisë joshëse. E para ndikon aroma e trupit tënd, që gjatë këtyre ditëve është shumë e mirë, si dhe pamja jote që këto ditë merr një bukuri natyrale. Këtë e kon� rmon dhe një studim i Universitetit të Newcastle-it: gratë gjatë ovulimit rezultojnë më tërheqëse në krahasim me ditët e tjera. Është një truk i natyrës për të rritur mundësitë e tua për t’u riprodhuar. Po, njëkohësisht, studiuesit kanë zbuluar edhe se, për ironi të fatit, ndërkohë që sex appeal-i yt rritet, autostima priret të

bjerë. Ja pse ke nevojë të ngushëllohesh duke bërë shopping, masazhe, make-up. Lejoja vetes! Por atij, në këtë periudhë i pëlqen edhe kështu siç je. Është e sigurt!Ekspozo format! Nga një studim i California Center for Behavior, Evolution, and Culture, gjatë ditëve më fertile të muajit fratë kanë dëshirë të veshin rroba që theksojnë format e tyre femërore, duke nisur nga vithet, këmbët dhe dekolteja. Është koha për të nxjerrë nga dollapi fundin e shkurtër më seksi dhe fustanin me dekolte më të hapur për të vënë në pah më të mirën tënde. Dhe për ta theksuar butësinë e lëkurës me kremra trupi të pasur dhe të mëndafshtë.

OvulimiÇfarë ndodh Fillon ovulimi dhe estrogjenët arrijnë kulmin. Ndoshta nuk e ke vënë re, por gjatë këtyre ditëve je një bombë seksi: një magnet i vërtetë për seksin tjetër. “Flokët janë më të shkëlqyeshëm, lëkura duket e shëndetshme dhe me shkëlqim. Jo rastësisht je kaq joshëse: trupi yt është gati për ovulim”, thonë dermatologët. Më qartë se kaq...

JAVA 3

Plani i veprimeve

Post ovulimi

Çfarë ndodh “Fillon pak nga pak të prodhosh estrogjen, testosteron dhe progresteron. Efektet e vetme të dukshme: një rritje e lehtë e sekretimit të yndyrës dhe e grumbullimit të ujit. Është një fazë epshi: shijoje para se të vijë sindroma premenstruale”, thonë gjinekologët.

JAVA 4

Parandalo fryrjet E di tashmë që në kohën e sindromës menstruale ndihesh e fryrë? Dili përpara: përdore këtë javë të qetë për të bërë një dietë antifryrje. “Redukto kripën: mban lëngjet dhe provokon grumbullimin e tyre, pastaj pi shumë ujë dhe çajra dhe ha shumë fruta dhe perime”, sugjerojnë dietologët.

Përkëdhel fytyrën Kështu do kesh më pak probleme në ditët në vijim. “Përdor produkte me acid salicilik dhe peroksid-benzoili që shpëlahen, kundër yndyrës dhe antibakterial dhe përdor në ballë dhe mjekër një krem kundër akneve. Parandalimi bëhet edhe në tavolinë, nëse gjatë fazës menstruale të dalin puçrra, mos ha produkte bulmeti, mund t’i favorizojnë”, thonë dermatologët.

Plani i veprimeve

Zgjidh produktet e duhura kundër akneve të ciklitIdeale për zonat me probleme Blemish Targeting Gel Pureness parandalon dhe largon papastërtitë (Shiseido). Ka tri efekte Normaderm Tri-Active: është një detergjent, po edhe një eksfoliant dhe një maskë pastruese (Vichy, e gjen në farmaci).

Ideale për zonat me probleme

largon papastërtitë (Shiseido).

një maskë pastruese (Vichy, e

Sot dukesh shumë mirë! E gjitha

meritë e ovulimit. Kujdes ama, mos ta

shkatërrojë të gjithën vetëvlerësimi i ulët.

Me Hënë

Page 95: Madame Mapo

95

Ju të dyja njiheni prej shumë kohësh. Jeni goxha të afërta. Ja përse kur asaj i duheshin edhe 20 mijë lekë për të përfunduar kuzhinën, t’i kërkoi pikërisht ty. Dhe ti ia dhe pa një, pa dy. Që atëherë, duket se ajo e ka harruar këtë fakt, ndërsa ty të

vjen rëndë t’ia kërkosh. “Mos ka kaluar shumë kohë?” “Po sikur të ofendohet?” Dhe ti heq dorë nga paratë. Por ama, sa herë ajo të fton në shtëpi dhe ti sheh kuzhinën e rregulluar për bukuri, të vjen të plasësh nga inati! Po si ta shmangësh këtë situatë?

Më jep paratë e miai ke DHënë para Hua një sHoqeje DHe nuk ia kërkon

Dot? lexo kësHillat më posHtë nëse Do të sHpëtosH marrëDHënien me të (DHe paratë)

Para se të japësh para hua, bëj këto tre pyetje:1) Kam mjaftueshëm para sa të

jap këtë shumë ,borxh, dhe të vazhdoj të jetoj pa problem? Pra, nëse më humbasin aq lekë, do më bëhej një dëm i madh?

2) Ai ose ajo që po më kërkon para borxh është me të vërtetë një person që unë e kam përzemër, për të cilin ia vlen ta marrë përsipër këtë shqetësim?

3) Për çfarë do e ndihmojë borxhi? Nëse mikesha jote ka një problem serioz ekonomik që po ia bën jetën të vështirë, normal që do e ndihmosh. Por nëse nuk është kështu... “Të kërkosh dhe të japësh para hua nënkupton një shkallë të lartë afërsie: mos u druaj ta pyesësh mikeshën për çfarë i duhen paratë: është e nevojshme të heqësh të gjitha dyshimet”, thonë psikologët.

Mëso të thuash joNëse, pasi e ke menduar mirë, nuk je më e sigurt nëse do me të vërtetë t’ia japësh borxhin:Përpiqu t’ia thuash qetësisht. Kur dikush kërkon ndihmë, nuk është e thënë se gjithmonë merr përgjigje pozitive. Vetëm se miqësia, mund të mos mbetet më e njëjta.Sajo një gënjeshtër të pafajshme: thuaji që nuk ke para mënjanë. Dhe nëse ajo e di që ke një

llogari bankare, thuaji që nuk i

tërheq dot para afatit. Sugjeroji një mënyrë tjetër për

të gjetur paratë. Si

për shembull ta

drejtosh tek njerëz që e bëjnë këtë gjë zakonisht privatisht.

Pra, nëse e ke kuptuar që nuk është punë për ty

të japësh hua, thuaje sa më shpesh

nëpër biseda me mikeshat: kështu që ato nuk do t’u vejë mendja te ty kur t’u duhen para.

Jep hua, por në mënyrë të sigurt

Një zgjidhje tjetër diplomatike, është ajo që

mos t’ia japësh të gjithë shumën e kërkuar, por një pjesë të saj: “Në këtë formë do shmangësh përgjigjen “jo” që mund të lëndonte miken tënde”, shpjegojnë psikologët. Vendos edhe datën e kthimit: nëse jep para hua tani, thuaji që do të duhen në qershor, për të prenotuar pushimet e verës. Kur të vijë koha do e kesh gati “pretekstin” për t’ia kujtuar.

Nëse dëmi është bërëE ke dhënë borxhin dhe ajo nuk ka ndërmend ta kthejë? Bëj si e shqetësuar për të, pa e dyshuar për asnjë çast lojën e saj të ndershme: kërko të dish mos është një çast i vështirë, përderisa as nuk t’i ka kthyer paratë dhe se mos i duhet edhe më shumë kohë që t’i mbledhë. Do ndihet e detyruar të të japë më shumë informacion. Dhe kështu nuk do e lëndosh.

Shiko kalendarinKërkojini borxhet në

fi llim të muajit dhe larg pushimeve, në mënyrë që ta kenë të mundur

t’jua kthejnë.

Një truk për të pasur

mbrapsht paratë e tuaI ke paguar drekën një shoqeje. Pastaj ajo bën sikur nuk ka ndodhur gjë. Atëherë, ti herës

tjetër harron portofolin në shtëpi...

Gjej një justifi kim, por që të jetë i besueshëm

Një mikeshë të kërkon borxh 1 milion lekë (të vjetra).

I thua se po kursen për të blerë makinën. Kështu nuk

humbet as mikeshën as shumën e parave.

Page 96: Madame Mapo

96 mars 2012 97

Turp, po për çfarë?!!!!!

MesFletësh

Libra

“Damka e turpit”, shkruar nga Nathaniel Haëthorne në vitin 1850, është një histori dashurie e vendosur në një situatë historike të vërtetë. Konsiderohet si kryevepra e Hawthorne-it.Historia e Ester Prinit, e cila lind një vajzë pas një lidhjeje jashtëmartesore të fshehtë, ndodh në Boston, në qendër të Amerikës puritane të shekullit të 17-të. Ester Prini përpiqet të ndërtojë një jetë të re, bazuar mbi pendimin e saj dhe dinjitetin e një gruaje të pavarur. Gjatë gjithë librit, Hawthorne-i eksploron temat e mëkatit, kontrastit midis së kaluarës dhe së tashmes, si edhe të hipokrizisë dhe të presionit shoqëror.Megjithëse i shkruar para rreth 160 vjetësh, bashkëkohësia e këtij libri ndihet në çdo faqe. Ndjenja e fajit që i vishet me dhunë gruas kurorëshkelëse i përngjan në mënyrë të frikshme fjalëve dhe sjelljeve dënuese që shoqëria jonë “moderne” hedh mbi gratë dhe vajzat që janë nëna të pamartuara.Ashtu si zemra e Ester Prinit, zemrat e këtyre grave fshehin ndjenja të panumërta, kontradiktore e të thella. Kush mendon se ka aftësinë të gjykojë pa i njohur sekretet e zemrës së një gruaje? Para një shekulli e gjysmë, Hawthorne-i i dënonte këto qëndrime si të prapambetura... si gjykojmë ne sot? A jemi të aftë të shohim përtej disa normave sociale të pashkruara e të pathëna?Historia nis me dënimin e Ester Prinit, që të “turpërohet” përpara gjithë banorëve të fshatit, duke ndenjur në këmbë mbi një podium me shkronjën “E” (në origjinal është shkronja “A”) të vendosur mbi gjoks. Shkronja simbolizon shenjën e mëkatit dhe të turpit, që Esteri duhet të mbajë gjithmonë mbi veten e saj, si dënim për faktin që lindi një vajzë nga një lidhje jashtëmartesore. Esteri nuk pranon të tregojë se cili është i ati i fëmijës së saj. Histori komplikohet më tej, pasi në fshat shfaqet një i huaj, i cili, në të vërtetë, është burri i Esterit, që të gjithë e dinin të vdekur. Ai i kërkon Esterit që të mos tregojë të vërtetën mbi identitetin e tij dhe ajo e pranon si shpagim për padrejtësinë, për të cilën ndihet fajtore. I shoqi vendoset në atë fshat, nën një emër dhe identitet të rremë, me qëllimin e vetëm që të zbulojë se kush është i dashuri sekret i Esterit. Qëllimi i tij është hakmarrja....

Gruaja që i arratisej lajmit të keqDavid Grossman / RomanPërktheu: Taqo TrajçeShtëpia botuese: DudajNr. i faqeve: 568Çmimi: 1600 lekë

Ora po bëhet gati të festojë lirimin nga shërbimi ushtarak të birit të saj, Oferit, kur ai kthehet sërish në front për një operacion të madh. Në një çast hidhërimi e krize mendore të pashpjegueshme, ajo niset për në Galile, pa u lënë asnjë njoftim paraprak “lajmëtarëve”, të cilët mund sjellin lajmin më të keq që mund të dëgjojë një nënë. E ndarë kohët e fundit nga i shoqi, Ilani, ajo e bind ish-mikun e tyre më të mirë dhe të dashurin e saj të dikurshëm, Avramin, që ta shoqërojë. Dikur me një shpirt artisti të shkëlqyer, tani i tërhequr nga bota dhe i mbyllur në vetvete, Avrami kishte shërbyer bashkë me Ilanin në ushtri, deri sa fati i ndau dhe Avrami përfundoi në Egjipt gjatë Luftës së Kipurit, ku u torturua brutalisht si rob lufte. Ndërsa Ora dhe Avrami udhëtojnë përmes bukurisë së zymtë të Galilesë, ajo i jep atij dhuratën e Oferit, një djalë që ai nuk e ka parë kurrë. Historia që ajo tregon e mban Oferin të gjallë për Oran, edhe për lexuesin, dhe e hap Avramin ndaj lidhjeve njerëzore të papritura në botën e tij të shkatërruar.

Gjendja njerëzoreAndre MalrauxRomanPërktheu: Amantia KapoFaqe: 360Shtëpia botuese: ToenaÇmimi: 800 lekë

Ngjarjet e romanit zhvillohen gjatë një periudhe 22 ditore, në Shangai, Kinë. Personazhet qendrore janë Çeni, Kio, Gisori, Katu dhe baroni Klapik. Fatet e tyre ndërthuren me njëri-tjetrin. Ky është një roman ekzistencial e fatalist. Momente rrëqethëse zënë faqe të tëra, të ndikuara edhe nga eksperienca personale e vetë autorit, siç është ajo e Çenit dhe e Kios të cilët me cianurin mes duarve të tyre presin momentin që t’i japin fund jetës marrin duke i djegur të gjallë në vagonë. I gjithë romani është një trajtesë dyplanëshe: midis përkrahësve të komunizmit dhe kundërshtarëve të tyre. Por, për hir të idealit sa larg mund të shkosh, a ia vlejnë sakrifi cat, gjaku i fëmijëve, trupat e copëtuara? E në fund kush nuk është i fi tuar? Ndoshta dinjiteti njerëzor?!

Titulli: Damka e turpitNathaniel HawthornePërktheu: Amik KasoruhoBotimet PegiNumri i faqeve: 250Çmimi: 800 lekë (lidhje e thjeshtë), 1000 lekë (lidhje speciale)

Page 97: Madame Mapo

97

LIBRI I RIi Spartak Ngjelës

epokën e tij. Ngjarje, personazhe, momente historike, ku

Në volumin e parë përfshihen dy libra me ngjarjet nga 1957-1975 deri në burgosjen e autorit.

Në volumin e dytë, që do të botohet së afërmi, përfshihet periudha 1975-2010, burgu politik dhe ngjarjet pas 1990

Kujtimet politike të një personazhi që jetoi dhe e sintetizoi si askush tjetër,

Shqipërinë e 50 viteve të fundit

E gjeni në çdo librari

Page 98: Madame Mapo

98 mars 2012

Tipari kryesor i karakterit tuaj? Integriteti

Po ai për të cilin jeni më pak krenare? Te qenit e drejtpërdrejtë

Çfarë do të ndryshonit tek vetja nëse do mundeshit? Të isha më fleksibël dhe diplomate.

Terapia juaj kundër stresit? Noti.

Cila ëshë gjëja më e mirë që keni marrë nga jeta? Vajza ime Cindy.

Tre detajet bazike të veshjes suaj? Nuk kam ndonjë gjë bazike apo karakteristikë në veshje.

Ç’është eleganca për ju? Kombinim i elegancës në veshje (paraqitje) dhe asaj në attitude (sjellje e qëndrim) Ç’marrëdhënie keni me pasqyrën? Jo adiktive.

Cilët do ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë tuaj? Varet çfarë kupton me darkë ideale: nëse do ishte një darkë romantike, do doja ta kisha me dikë, që do më pëlqente shumë, shoqëruar kjo me verë të kuqe dhe qirinj; nëse do ishte darkë shoqërore, me miq që më shkon muhabeti e më sjellin kënaqësi; nëse do ishte darkë familjare, sigurisht idealja është ajo e Christmas me familjen e prindërit e mi.

Cili personazh filmash apo librash ju frymëzon? Si personazh filmi ndoshta Carrie Bradshaw te “Sex and the City”. Si personazh libri s’kam ndonjë

Në të tanishmen, pasi ka shumë kollajllëqe dhe komfort.

Bëni bilance në fund të ditës? Po, çdo natë para se të bie të fle, kur bëj dhe lutjen (apo bisedën) e përnatshme me Zotin.

Ju trembin vitet që ikin? Po, bile edhe ditët që ikin.

Frika duhet fshehur? Unë nuk para e tregoj frikën, por mundohem ta menaxhoj atë.

Vdekja ju tmerron? Nuk e mendoj, të paktën në këtë moshë që jam.

Karrierë pastaj fëmijë apo fëmijë pastaj karrierë? Varet, mendoj që s’ka receta, unë i kam bërë gjithnjë paralel, edhe fëmijën, edhe karrierën.

Po sikur të ishe një film, si do të ishte titulli i tij?“The Iron Lady”, për analogji me heroinën time Margaret Thatcher.

specifik, se rrallë kam luksin të lexoj libra fiction (veç atyre të Dan Brown), ngaqë shumicën e kohës së leximit ma zënë librat akademikë (politikë apo historikë)

Dhurata që ju pëlqen të bëni? Varet për kë e për çfarë okazioni.

Për ju, luksi është…? Bukuri dhe komfort.

Talenti që do të doje të kishe? Jam e kënaqur me ato dhunti e talente që kam.

Deri ku do arrinit për dashurinë? Te bëja ndonjë kompromis me parime të miat.

Fjalët që ju hutojnë? Fjalët nuk para më hutojnë, po varet çfarë fjalësh.

Cilat janë fjalët që do të donit të dëgjonit prej të tjerëve? Varet se prej kujt.

Në cilën epokë do kishit dashur të jetonit?

En privé

Stomatologia që i ëShtë kuShtuar Studimeve

politike dhe Së fundmi ekranit zbulon veten

në këtë pyetëSor... Si një grua e lirë

Mirela Bogdani

Page 99: Madame Mapo
Page 100: Madame Mapo

E përmuajshmeNr. 20, Viti II botimitmars 2012Çmimi 300 Lekë

“Dancing with the Stars”, rikthimi në ekran dhe ndryshimet në familje

“Dancing with the Stars”,

Ornela BreguNjë mami në garë

DOSSIERKTHIM NE NATYREUshqimet bioGuidë dhe idePërsonazhe që hanë shëndetshëm

TE FTUAREnada Hoxha

Gjergj BojaxhiBiljana Nikolic

Diana ÇuliBlendi Salaj

Mirela Bogdani

Dashuri me shikim të dytë.

Këshilla për të forcuar imunitetin

Libra, dekor

KUOTAT ROZEPro dhe kundër ambasadorësh

TENDENCATGrimi dhe ngjyrat

Pranverë minimaliste

Ilva TareNgjyra jo ngjyerje

Alfred LelaFiona McIlwham

“E bukura dhe e majta”

EXTRA

Nr. 2

0, V

iti II

bot

imit

mar

s 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë