gazeta mapo

16
THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E MARTë, 9 PRILL 2013. NUMëR 878. VITI IV BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" FAQE 2 Balancimi i komisioneve, zgjidhja nga Kolegji Zgjedhor Gazsjellësi TAP, Berisha me presidentin Aliyev në Baku VIZITA NË AZERBAJXHAN KËRKESA E PR FAQE 4 FAQE 4 Mungesa e provave ka liruar nga qelia Gentian Dedjen, ish-policin e dyshuar se kishte gisht në vjedhjen e makinës prej nga u qëllua Lamaj. Policia verifikon alibinë e tij dhe nuk gjen prova shtesë për lidhje me atentatin ndaj kryekomisarit Më tepër se një muaj e gjysëm pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, hetimet e Policisë së Tiranës po bien gjithnjë e më shumë në pikë të errët. Deri më tani, asnjë nga personat të cilët policia e Tiranës ka shoqëruar si të përfshirë direkt apo indirekt në ekze- kutimin mafioz të Dritan... FAQE 7 Vrasja e Lamajt në pikën zero, liri për ish-policin e makinës së atentatit Efektet anësore të aleancës LSI - PS Referuar rezultatit zgjedhor 2009 dhe 2011, aleanca parazgjedhore LSI - PS teorikisht rrit shanset për maksimizim votash dhe fitore të zgjedhjeve më 2013. Mirëpo, nuk duhet të nënvlerësohen disa efekte anësore që sjell kjo aleancë tek ele- ktorati i majtë. Efekti i parë anësor lidhet me sjelljen e votuesit të LSI. Në përgjithësi votuesi i kësaj force politike ka faktuar gjatë 2009-2013- s se, pavarësisht faktorëve si: kapër- cimit nga një krah në tjetrin të LSI, largimit të disa figurave të rëndë- sishme të kësaj force pas zgjedhjeve të 2009-s, akuzave reciproke Meta- Prifti, materialet filmike të bëra publike në adresë të krerëve më të lartë të saj, kjo forcë politike rriti mbështetjen me rreth 40 000 vota në zgjedhjet lokale të 2011-s... ROLAND LAMI NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 10-11 Dilemë parazgjedhore Alternativa e Beogradit dhe “fitorja” e Prishtinës Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë në pikën më... Rusia, armiku ynë imagjinar Një konferencë shtypi e ambasadorit rus në Tiranë, Leonid Abramov, ka kaluar pa komente nga... KOMENT BASHKIM MUÇA KOMENT ADRIAN ÇOLLAKU CMYK KOMENT / 11 The Guardian E HEKURTA, KRYEMINISTRJA Që NDRYSHOI BRITANINë DHE BOTëN AFËR / LARG REZOLUTA E PS RAMA “FTON” çAMëT Në KOALICIONIN OPOZITAR FAQE 12-13 Pas aleancës me LSI, deputetët e PS jepin votat për dy kode Socialistët kanë votuar dje në komisionin e Ligjeve ndryshimet në Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile. Rrëzohet propozimi i qeverisë për të ulur në 50 për qind vlerën e objekteve që shiten në ankand dhe që janë konfiskuar nga bankat Opozita ka thyer bojkotin e ligjeve me 3/5-at dhe ka votuar dje Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile, ndërkohë që mazhoranca për t’i shërbyer konsensusit ka pranuar që të heqë nga drafti i qeverisë propozimin e uljes në 50 për qind të vlerës së pronës të konfiskuar nga bankat dhe të nxjerrë në ankand. Bëhet fjalë për një nga propozimet kryesore që... FAQE 4 Lord Anthony Giddens, i njohur si babai i “Rrugës së Tretë” të laburistëve merr titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës. “Epoka e modernizmit është në fund, po vjen një epokë e re”. Në ceremoni shumë politikanë të së majtës si Pëllumbi, Malaj, Bushati, Xhufi dhe Linda Rama. Tonin Gjuraj: Ka përcaktuar axhendën e një brezi të tërë sociologësh. Fatos Tarifa: Lidhjet shqiptare të Anthony Giddens. HONORIS CAUSA NË UET Giddens: Njerëzimi mes apokalipsit dhe pavdekshmërisë Edi Rama, tone të moderuara në projekt-rezolutën e PS për çështjen çame. Përshëndetet nga Idrizi i PDIU-së dhe Lëvizja Çame. Kjo e fundit shpreh gatishmërinë për të organizuar takime të komunitetit çam me PS-në. Objektivi i selisë rozë: të përfshijë në koalicionin e saj PDIU dhe Lëvizjen Çame, ose të paktën njërën prej tyre. Spahiu: Rama kërcënoi AK-në, për koalicionet po pyesim bazën. Oketa: Për koalicionet vendos Kuvendi i 30 prillit Komuniteti çam duket se edhe në kë- to zgjedhje parlamentare do të ketë një votë të ndarë mes së majtës dhe së djathtës. Partia Socialiste dje ka bërë një hap konkret në drejtim të tërheqjes së një pjese të këtij komu- niteti, duke propozuar një projekt- rezolutë alternative me atë të paraq- itur nga Partia për Drejtësi, Unitet dhe Integrim, për trajtimin çështjes çame nga institucionet shtetërore shqiptare. Ka qenë vetë kreu social- ist Edi Rama ai që ka bërë prezanti- min e këtij drafti, të cilin... FAQE 3 Kudo dhe kurdo, informacionet më të fundit tashmë në celularin tuaj 12:34 PM 12:34 PM Kerko ne ikub.al Kerko Posto ne ikub.al Njoftime Time.al Horoskopi 27/02/2013 15:16 time.al Njoftime Ofrohet vend pune menaxher/e marketingu dhe shitjesh > Matura 2013: Si të regjistrohemi për aplikimin online? mobile ikub.al Shitet Opel Corsa 1.2Benzine + Gaz > Shitet Apartament 2+1 tek kompleksi >

Upload: gazeta-mapo

Post on 07-Feb-2016

268 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

Themelues Henri Çili - KryeredaKTor Arion Sulo - E martë, 9 prill 2013. numër 878. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

Faqe

2

Balancimi i komisioneve, zgjidhja nga Kolegji Zgjedhor

Gazsjellësi TAP, Berisha me presidentin Aliyev në Baku

Vizita në azerbajxhan KërKesa e pr

FAQe 4 FAQe 4

Mungesa e provave ka liruar nga qelia Gentian Dedjen, ish-policin e dyshuar se kishte gisht në vjedhjen e makinës prej nga u qëllua Lamaj. Policia verifikon alibinë e tij dhe nuk gjen prova shtesë për lidhje me atentatin ndaj kryekomisarit

Më tepër se një muaj e gjysëm pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, hetimet e Policisë së Tiranës po bien gjithnjë e më shumë në pikë të errët. Deri më tani, asnjë nga personat të cilët policia e Tiranës ka shoqëruar si të përfshirë direkt apo indirekt në ekze-kutimin mafioz të Dritan... FAQe 7

Vrasja e lamajt në pikën zero, liri për ish-policin e makinës së atentatit

Faqe 16

Efektet anësore të aleancësLSI - PS

Referuar rezultatit zgjedhor 2009 dhe 2011, aleanca parazgjedhore LSI - PS teorikisht rrit shanset për maksimizim votash dhe fitore të zgjedhjeve më 2013. Mirëpo, nuk duhet të nënvlerësohen disa efekte anësore që sjell kjo aleancë tek ele-ktorati i majtë. Efekti i parë anësor lidhet me sjelljen e votuesit të LSI. Në përgjithësi votuesi i kësaj force politike ka faktuar gjatë 2009-2013-s se, pavarësisht faktorëve si: kapër-cimit nga një krah në tjetrin të LSI, largimit të disa figurave të rëndë-sishme të kësaj force pas zgjedhjeve të 2009-s, akuzave reciproke Meta-Prifti, materialet filmike të bëra publike në adresë të krerëve më të lartë të saj, kjo forcë politike rriti mbështetjen me rreth 40 000 vota në zgjedhjet lokale të 2011-s...

rolAndlami

NgërÇ Nga bujar Kapexhiuop-ed / 10-11

dilemë parazgjedhore

alternativa e beogradit dhe “fitorja” e prishtinës

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë në pikën më...

rusia, armiku ynë imagjinar

Një konferencë shtypi e ambasadorit rus në Tiranë, Leonid Abramov, ka kaluar pa komente nga...

KomeNTbASHkim muÇA

KomeNTAdriAn ÇollAku

CmyK

KomeNT / 11

The Guardian

e heKurTa, KryemiNisTrja që Ndryshoi briTaNiNë dhe boTëN

Afër / LArG

rezoluta e ps rama “fton” çamët në koalicionin opozitar

Faqe 12-13

Pas aleancës me LSI, deputetët e PS jepin votat për dy kode Socialistët kanë votuar dje në komisionin e Ligjeve ndryshimet në Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile. Rrëzohet propozimi i qeverisë për të ulur në 50 për qind vlerën e objekteve që shiten në ankand dhe që janë konfiskuar nga bankat

Opozita ka thyer bojkotin e ligjeve me 3/5-at dhe ka votuar dje Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile, ndërkohë që mazhoranca për t’i shërbyer konsensusit ka pranuar që të heqë nga drafti i qeverisë propozimin e uljes në 50 për qind të vlerës së pronës të konfiskuar nga bankat dhe të nxjerrë në ankand. Bëhet fjalë për një nga propozimet kryesore që... FAQe 4

Lord Anthony Giddens, i njohur si babai i “rrugës së Tretë” të laburistëve merr titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës. “Epoka e modernizmit është në fund, po vjen një epokë e re”. Në ceremoni shumë politikanë të së majtës si Pëllumbi, Malaj, Bushati, Xhufi dhe Linda rama. tonin gjuraj: Ka përcaktuar axhendën e një brezi të tërë sociologësh. Fatos tarifa: Lidhjet shqiptare të Anthony Giddens.

HoNorIS CAUSA Në UET giddens: Njerëzimi mes apokalipsit dhe

pavdekshmërisë

Edi rama, tone të moderuara në projekt-rezolutën e PS për çështjen çame. Përshëndetet nga Idrizi i PDIU-së dhe Lëvizja Çame. Kjo e fundit shpreh gatishmërinë për të organizuar takime të komunitetit çam me PS-në. objektivi i selisë rozë: të përfshijë në koalicionin e saj PDIU dhe Lëvizjen Çame, ose të paktën njërën prej tyre. Spahiu: rama kërcënoi AK-në, për koalicionet po pyesim bazën. oketa: Për koalicionet vendos Kuvendi i 30 prillit

Komuniteti çam duket se edhe në kë-to zgjedhje parlamentare do të ketë një votë të ndarë mes së majtës dhe së djathtës. Partia Socialiste dje ka bërë një hap konkret në drejtim të tërheqjes së një pjese të këtij komu-niteti, duke propozuar një projekt-

rezolutë alternative me atë të paraq-itur nga Partia për Drejtësi, Unitet dhe Integrim, për trajtimin çështjes çame nga institucionet shtetërore shqiptare. Ka qenë vetë kreu social-ist Edi Rama ai që ka bërë prezanti-min e këtij drafti, të cilin... FAQe 3

Kudo dhe kurdo,infor macionet më të fundit

tashmë në celularin tuaj

Posto ne ikub.al

12:34 PM12:34 PM

Kerko ne ikub.al Kerko

Posto ne ikub.al

Njoftime Time.al Horoskopi

27/02/2013 15:16 time.

al

Njoftime

Ofrohet vend pune menaxher/e marketingu dhe shitjesh >

Matura 2013: Si të regjistrohemi për aplikimin online?

mobileikub.al

Shitet Opel Corsa 1.2Benzine + Gaz >

Shitet Apartament 2+1 tek kompleksi >

Page 2: Gazeta Mapo

Vrasja e Lamajt Ngecin hetimet, liri për ish- policin e makinës së atentatit

hetimiBizneset gjermane dhe amerikane “prishin” aleancën me qeverinë

kuVendiPas aleancës me LSI,PS jep votat për dy kode 1

2 afër/larg

Margaret Theçer ishte gruaja e parë që drejtoi, madje mund të thuhet se mbretëroi, në Britani që prej kohëve të

Elizabetës I më 1603. Edhe pse asaj i mungonin popullariteti dhe aftësitë politike të mbretëreshës, Theçer përmes fuqisë së vullnetit dhe kurajës ar-riti të imponohet mbi burrat rivalë për më shumë se 11 vjet kohë të turbullta. Ajo ishte kryeminis-trja më jetëgjatë dhe më e suksesshme që prej Çër-çillit. Theçer u nda nga jeta të hënën në moshën 87-vjeçare, pasi pësoi një goditje në tru.

Më shumë sesa ushtrimi i fuqisë politike në një kohë kur mbi Britaninë kishte mbërritur dimri i pakënaqësive industriale i viteve 1978-‘79, “Theçerismi” ndryshoi mënyrën sesi bri-tanikët shihnin politikën dhe ekonominë dhe gjithashtu edhe mënyrën sesi vendi shihej nga të tjerët në botë.

Si rezultat, “Zonja e Hekurt” ishte më e ad-miruar jashtë sesa në vendin e saj, ku një pjesë e madhe, përfshi edhe votues konservatorë, nuk ia pëlqenin atë që në dukje ishte mungesë e ndjesh-mërisë së saj për jetët dhe punët që u ndërprenë për shkak të politikave të saj.

Deklarata e saj “nuk ka zgjidhje tjetër” si ilaç për ekonominë, shihet sot me dyshim të madh.

Po qëndrimet e Theçerit ishin formuar prej fëmijërisë modeste, ajo ishte rritur në familje që jetonin me kujdes dhe brenda mundësive të tyre, punonin fort dhe nuk tundoheshin prej borx-heve. Shumë votues identifikoheshin me këtë jetë dhe me Theçerin.

E lindur si vajza e një shitësi të ushqimeve, Margaret Hilda Roberts është rritur në mënyrë modeste, në një shtëpi me, siç ka thënë vetë ajo, cilësi praktike, seriozitet dhe ushtrim intensiv të besimit. Në moshë të re Margaret fitoi një bursë për të ndjekur Universitetin prestigjioz të Ox-ford-it, ku studioi për kimi. Pas dy përpjekjeve të pasuksesshme, Theçer arriti të fitonte edhe me përkrahjen e të shoqit një vend në Parlamentin britanik më 1959, prej nga edhe nisi ngritjen e suksesshme në radhët e Konservatorëve. Më 1975-ën ajo ishte mjaft e fuqishme për të sfiduar Eduard Heath-in në udhëheqjen e partisë. Në vi-tin 1979 Theçer u zgjodh kryeministre - gruaja e parë dhe e vetme në Britani që ka mbajtur këtë post.

Sfida e saj e parë ishte ballafaqimi me Lëvizjen Industriale Laburiste në Britani, e cila kishte kundërshtuar hapur tri qeveritë e mëparshme dhe ndikuar në rrëzimin e tyre. Zonja e Hekurt ia doli të thyejë fuqinë e sindikatave të punëtorëve dhe vendosi kufizime ligjore për aktivitetet e tyre. Për Theçerin, e gjithë kjo ka qenë pjesë e fushatës për të çliruar individin sovran nga kufizimi kole-ktiv. Ajo besonte se individi duhet të qëndrojë me përpjekjet e tij ose të saj. Theçer ka zbatuar të njëj-tin vizion përmes veprimeve në qeveri, duke rivendosur ekonominë e tregut. Ajo ka qenë një figurë mjaft kontroverse në atë kohë, e cilësuar nga të majtët si kapitaliste primitive. Politikat e saj ekonomike sidoqoftë rivendosën energjinë në Britani, por me koston e zgjerimit të mëtejshëm të pabarazisë në mes të të pasurve dhe të varfërve dhe thellimin e problemeve sociale të vendit.

Dorë të fortë përdori ajo edhe për të zgjidhur krizën e Ishujve Falkland në disa javë, mu atëherë kur gjeneralët argjentinas menduan (duke gjykuar gabim) se shkurtimet që ajo i kishte bërë buxhetit të mbrojtjes ishin një sinjal tërheqjeje. Kjo provë e dytë ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar se ajo nuk ndryshonte qëndrim. “Zonja nuk kthehet pas”. Megjithatë, duhet thënë se në mjaft raste ajo qe e gatshme të varroste paragjy-kimet e saj përballë fakteve. Arriti marrëveshje të rëndësishme me Irlandën, pasi i shpëtoi, për shkak se qëndroi më gjatë në punë, një atentati të IRA-s dhe megjithëse ishte euroskeptike fir-mosi marrëveshje të rëndësishme me Bashkimin Europian, atëherë Komuniteti Ekonomik Euro-pian. Partneriteti i saj me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan gjatë viteve 1980 solli një lëvizjeje të re konservatore, e cila mbësh-teste tregun e lirë, privatizimin dhe reduktimin e rolit të shtetit. Theçer nuk e ka mbajtur të fshehtë admirimin e saj për liderin amerikan, e as ai për të. “Ne të dy kemi ardhur në pushtet, në

E hekurta, Kryeministrja që ndryshoi Britaninë dhe botën

vendet tona respektive, duke besuar në gjëra të njëjta, por ne të dy kemi parë një popull i cili nuk ka jetuar më të mirën e asaj që ka pasur. Ameri-ka ka qenë mjaft e demoralizuar. Kishit inciden-tin e tmerrshëm të pengjeve në Iran dhe Amerika nuk jetonte më të mirën e saj. Morali i saj kishte rënë. Në Britani, ndërkaq, kemi pasur dimrin e pakënaqësisë e të tjera. Andaj, të dy jemi përbal-lur me një pyetje: Si ta çojmë këtë vend nga pesimizmi në krenari?” ka thënë Theçer. Te Re-gani ajo ka parë një frymë të afërt, por ajo ka njo-hur edhe vlerën e reformave të udhëheqësit sov-jetik Mihail Gorbaçov. Programet e tij të refor-mave (perestrojka) vunë në lëvizje ndryshimet, që çuan në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Kur ai vizitoi Britaninë është pritur me ngrohtësi nga Theçer. “Ai është një njeri me të cilin mund të bë-ni biznes”, tha ajo.

Theçer mbeti edhe pas largimit një figurë e rëndësishme në partinë e saj, duke i mbajtur mirë nën kontroll kolegët e saj meshkuj dhe rivalët po-tencialë dhe duke ndërhyrë në politikë edhe pas largimit nga postet. Ndikimi i fortë vazhdoi deri kur ajo pësoi goditje të rënda në shëndet, atëherë kur vendosi të tërhiqej në një shtëpi të thjeshtë, të cilën e kishte braktisur 50 vjet më parë. Rënia e saj më 1990-ën erdhi në kohën kur Britania kishte vënë në dilemë marrëdhëniet e saj me Eu-ropën dhe përfshirjen në kuadër të Bashkimit Eu-ropian. Theçer ka qenë gjithmonë skeptike për marrëdhënie më të afërta të Britanisë me konti-nentin, duke preferuar në vend të tyre ruajtjen dhe përmirësimin e lidhjeve me Shtetet e Bash-kuara. Kolegët e saj të partisë, edhe pse shumë prej tyre ndanin antipatinë e njëjtë ndaj Europës, i kanë vlerësuar pikëpamjet e saj si shumë eks-treme dhe Theçer u “detyrua” të largohej pas një beteje politike dramatike. Në momentin kur ajo ka lënë “Downing Street”, fotografët arritën të kapin një pikë të rrallë loti.

Koha dhe përvoja kanë zbehur trashëgiminë e filozofisë së saj politike. Modeli Theçer-Reagan për reduktimin e rolit të shtetit, sidomos në sek-torin financiar global, gjykohet sot pjesërisht fa-jtor për përshpejtimin e situatës së vështirë finan-ciare, e cila ka nisur më 2007 dhe ka çuar në rece-sion në mbarë botën.

Marrë Me shkurtiMe nga the guardian

“Ne të dy kemi ardhur në pushtet, në vendet tona respektive, duke

besuar në gjëra të njëjta, por ne të dy

kemi parë një popull i cili nuk ka jetuar më të

mirën e asaj që ka pasur. Në Britani,

ndërkaq, kemi pasur dimrin e pakënaqësisë e të tjera. Andaj, të dy jemi përballur me një

pyetje: Si ta çojmë këtë vend nga pesimiz-

mi në krenari?”Theçer për Regan

kolegët e saj të partisë, edhe pse shumë prej tyre ndanin antipatinë e njëjtë ndaj europës, i kanë vlerësuar pikëpamjet e saj si shumë ekstreme dhe theçer u “detyrua” të largohej pas një beteje politike dramatike. në momentin kur ajo ka lënë “downing street”, fotografët arritën të kapin një pikë të rrallë loti

Si rezultat, “Zonja e Hekurt” ishte më e admiruar jashtë sesa në vendin e saj, ku një

pjesë e madhe, përfshi edhe votues konservatorë, nuk ia

pëlqenin atë që në dukje ishte mungesë e ndjeshmërisë së saj për jetët dhe punët që u

ndërprenë për shkak të politikave të saj.

Deklarata e saj “nuk ka zgjidhje tjetër” si ilaç për ekonominë,

shihet sot me dyshim të madh

KurMihail Gorba-çov vizitoi Britani-në është pritur me ngrohtësi nga Theçer. “Ai është një njeri me të cilin mund të bëni biznes”, tha ajo.Faqe 4 Faqe 7 Faqe 7

margaret theçer

Page 3: Gazeta Mapo

Komuniteti çam duket se ed-he në këto zgjedhje parla-mentare do të ketë një votë të ndarë mes së majtës dhe së

djathtës. Partia Socialiste dje ka bërë një hap konkret në drejtim të tërheqjes së një pjese të këtij komuniteti, duke pro-pozuar një projekt-rezolutë alternative me atë të paraqitur nga Partia për Dre-jtësi, Unitet dhe Integrim, për trajtimin çështjes çame nga institucionet shtetërore shqiptare. Ka qenë vetë kreu socialist Edi Rama ai që ka bërë prezan-timin e këtij drafti, të cilin e konsideroi si një mjet që bën një trajtim europian të kësaj çështjeje delikate dhe që respe-kton mbi të gjitha miqësinë mes dy popujve, atij grek dhe popullit shqiptar. “E konsiderojmë çështjen çame, një çështje politike, e cila duhet adresuar në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”, thuhet në këtë pro-jekt-rezolutë, ndërsa i kërkohet qe-verisë ta përfshijë si çështje politike në marrëdhëniet diplomatike dypalëshe me Greqinë dhe të raportojë dy herë në vit pranë Kuvendit për ecurinë e kësaj çështjeje. “Kjo është projekt-rezoluta al-ternative, që në këndvështrimin tonë, të Partisë Socialiste, e adreson këtë çështje duke e nxjerrë nga një inerci, për hir të së vërtetës, jo fort e denjë për poli-tikën shqiptare në gjithë këto vite. Por dhe duke e çminuar terrenin e një kon-flikti të paarsyeshëm mes forcash poli-tike të këtij vendi. Në mënyrë që në Shq-ipërinë e sotme të ketë sa më pak vend

për dufe nacionaliste, të cilat fatkeqë-sisht burojnë edhe nga lënia në hije apo nxjerrja në dritë e çështjeve kaq delikate për arsye mirëfilli politike dhe më keq akoma për interesa mirëfilli elektorale”, - do të shprehej Rama në deklaratën e vet që shoqëroi prezantimin e kësaj pro-jekt-rezolute. Por pavarësisht retorikës, duket se pikërisht arsyet politike dhe in-teresat direkte elektorale kanë shtyrë dhe PS-në që të ndërmarrë këtë hap. Së pari, ndërmarrja e këtij hapi mund të interpretohet direkt si një përpjekje e PS-së për të bindur një pjesë të elek-

toratit çam se çështja e tyre nuk është pronë vetëm e PDIU-së, si forca që për-faqëson interesat e tyre. Ndaj, me këtë lëvizje PS i jep të drejtë vetes që gjatë fushatës elektorale të kërkojë dhe votën e komunitetit çam. Së dyti, kjo mund të interpretohet edhe si një taktikë elekto-rale për të mbështetur Lëvizjen Çame, si një rrymë alternative e PDIU-së dhe Shoqatës Çamëria që deri më tani janë pozicionuar djathtas. Jo pa qëllim kjo lëvizje, menjëherë pasi Rama bëri pre-zantimin e këtij dokumenti, nxitoi ta përshëndesë atë duke u shprehur e

gatshme që të organizojë dhe tryeza të posaçme me fokus çështjen çame. Por, gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që me këtë lëvizje të minutës së fundit PS t’i ketë drejtuar dhe një mesazh të qartë vetë PDIU-së që t’i bashkohet koalicion-it opozitar. Vetë PDIU me anë të dre-jtuesve të saj, këto kohë ka deklaruar se do të jetë me atë koalicion parazgjedhor që do të mbështesë rezolutën për zgjid-hjen e çështjes çame. E kapur në befasi, vetë PDIU e ka përshëndetur këtë ini-ciativë të PS-së, ndërsa e ka ftuar atë që të japë kontributin e saj edhe në komis-ionin e Jashtëm për të hartuar një draft integral.

Idrizi “Ne përshëndesim hapjen e liderit

të opozitës ndaj çështjes çame dhe kon-firmimin se PS nuk e ka përfshirë në programin e saj këtë çështje thjesht për ta lënë në letër. Ne vlerësojmë se ky pro-pozim që vjen nga PS zhbllokon impa-sin që ishte krijuar brenda komisionit të Jashtëm në procesin e miratimit të rezolutës së çështjes çame nga Parla-menti shqiptar dhe vëmë në dukje tri momente që shkojnë në të njëjtën gjatë-si vale me projektin tonë”, - u shpreh dje Idrizi si reagim ndaj draftit të PS-së. E duke u nisur nga gjuha e zbutur dhe e moderuar që përmban drafti socialist, kjo lëvizje mund të konsiderohet edhe si një përpjekje e socialistëve për ta mba-jtur mirë dhe derën e hapur edhe për PBDNJ-në, e cila ka kundërshtuar fort projekt-rezolutën e PDIU-së. Pra në to-tal, PS me këtë lëvizje kërkon që të mar-rë si votat e komunitetit çam, ashtu ed-he të minoritetit grek.

Rezoluta e PS, Rama “fton” në koalicion çamët

Projektrezoluta alternative e paraqi-tur nga Partia Socialiste për çështjen çame, ka bërë që të reflektojë edhe vetë Partia për Drejtësi dhe Unitet, e cila dje teksa ka përshëndetur qëndr-imin e socialistëve, është distancuar publikisht nga nacionalizmi ekstrem duke u deklaruar se mbetet një forcë që mbështet patriotizmin e moderu-ar. Sipas kreut të kësaj force, Shpëtim Idrizi, baza e zgjidhjes së çështjes

çame është e drejta ndërkombëtare, marrëdhënia e mbështetur në fqin-jësinë e mirë dhe Traktatin e Miqësisë mes dy vendeve, Greqisë dhe Shq-ipërisë. Ndaj, theksoi ai, PDIU ka bindjen se fqinjësia e mirë mes pop-ullit grek e atij shqiptar janë vlera të patjetërsueshme për paqen, stabilite-tin, prosperitetin e të dy popujve si ed-he të vetë rajonit, dhe se miratimi i rezolutës është një hap i fuqishëm në

këtë drejtim. “Pajtohemi me faktin që çështja çame është një çështje e pazgjidhur politike, që duhet adresu-ar diplomatikisht në frymën dhe me instrumentet e sipërpërmendura. Çmojmë përfshirjen e detyrimit që qe-veria të raportojë çdo gjashtë muaj në Parlament për adresimin diplomatik të kësaj çështjeje. PDIU është një par-ti që mbështet një patriotizëm mod-ern e pragmatist, dhe që nuk ka asn-

jë lidhje me qëndrimet dhe retorikat folklorike dhe anakronike ksenofobe dhe ultranacionaliste, që më shumë ngjajnë me traditën shoviniste të vendeve fqinje”, - shprehet Idrizi ndër-sa u ka bërë thirrje të gjitha partive, mazhorancës dhe opozitës, që të an-gazhohen që sot për konsultime të ha-pura dhe konstruktive në mbledhjen e komisionit të Jashtëm të Kuvendit për hartimin e një drafti të integruar.

Idrizi: Përshëndesim hapjen e PS për çështjen çame

Lëvizja Çame:

Gati për takime të komunitetit tonë me PS Lëvizja Çame si një forcë kundërshtare me PDIU-në, dhe që mbështetet fuqishëm nga Partia Socialiste në këto zgjedhje, ka për-shëndetur dje prezantimin nga socialistët të projekt-rezolutës alternative për trajt-imin e çështjes çame. “Lëvizja Çame shpreh vlerësimin e saj në lidhje me deklaratat e fundit të Partisë Socialiste për përqasjen e tyre për Çështjen Çame”, - thuhet në deklaratën e shpërndarë dje për shtyp nga kjo Lëvizje. Më tej, në të bëhet e ditur se kjo Lëvizje mbështet fuqishëm idenë për përdorimin e instrumenteve eu-ropiane të trajtimit dhe kërkimit të së dre-jtës për çështjen çame, ashtu sikundër tra-jtohet në këtë draft-rezolutë. Më tej ajo nuk lë pa sulmuar edhe PDIU-në për rolin që ka marrë si dominant në trajtimin e kësaj çështjeje, duke i quajtur veprimet e saj në shërbim të interesave të mirëfillta par-tiake. “Instrumente që me aq bujë janë bërë publikë nga aktorë të ndryshëm politikë, por rezultuan veç flluska sapuni për për-dorim të ngushtë partiak”, - thuhet në këtë deklaratë. Në fund Lëvizja Çame shprehet e gatshme që të kontribuojë në mënyrë konkrete për organizimin e tryezave me PS-në për të trajtuar këtë çështje më tej. “Lëvizja Çame shprehet e gatshme të or-ganizojë takime të komunitetit çam me Partinë Socialiste për të diskutuar mënyrën për aprovimin e Rezolutës për Çështjen Çame dhe gjithashtu të diskuto-jnë për ndihmën që ky komunitet mund të

japë për zbatimin e programit të PS për Çështjen Çame”, - thekson Lëvizja Çame në deklaratën e vet.

Edi Rama, Shpëtim Idrizi

dhe Fatmir Limaj

Teksti i moderuar i projekt-rezolutës për çështjen çame, e propozuar dje nga Rama, është përshëndetur nga Idrizi i PDIU-së dhe Lëvizja Çame. Madje kjo e fundit ka shprehur gatishmërinë për të organizuar takime të komunitetit çam me PS-në..

3kryesore Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 9.04.2013

I. Duke vlerësuar se Shqipëria europi-ane në marrëdhëniet ndërkombëtare ka në qendër të misionit të saj adres-imin e çështjes kombëtare, mbrojtjen e interesave kombëtare, të pavarë-sisë, lirisë e të sovranitetit të vendit, parandalimin e konflikteve dhe kon-tributin për paqe dhe stabilitet në ra-jon e më gjerë;• Duke e konsideruar të paçmuar mbështetjen e vazhdueshme të Gre-qisë në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë, marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona, dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat si dy vende fqinje dhe aleate në struk-turat euro-atlantike;• Duke njohur rëndësinë e konsoli-dimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në funksion të adresimit të çështjeve me interes të ndërsjellë dhe krijimit të një modeli bashkëpunimi

edhe për vendet e tjera të rajonit;• Duke e konsideruar çështjen çame si një çështje të patrajtuar në kuadër të çështjes shqiptare në Ballkan;• Duke u mbështetur në frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpun-imit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë;II. Ne, përfaqësuesit e popullit në Ku-vendin e Shqipërisë, e konsiderojmë çështjen çame, një çështje politike, e cila duhet adresuar në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.III. Për këtë, i kërkojmë Këshillit të Ministrave ta përfshijë si çështje politike në marrëdhëniet diploma-tike dypalëshe me Greqinë dhe të raportojë dy herë në vit pranë Kuven-dit të Shqipërisë për ecurinë e kësaj çështjeje.

Draft-rezolutaFejzi BrauShI

Kreu i lëvizjes çame, Artur

Dojaka

Page 4: Gazeta Mapo

4 Politika e ditës

BaLancimi i komiSioneve

GazSjeLLëSi TaP

Berisha takon presidentin aliyevnë Baku TIRANË Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim pune me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Pallatin Presidencial në Baku, ndërsa po merrte pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror, me temë “Dialogu strategjik mbi të ardhmen e Kaukazit Jugor dhe Azisë Qendrore”. Në këtë takim u disku-tua gjatë për projektin e gazsjellësit trans-Adriatik TAP. Kryeministri theksoi se TAP është projekti më fizibël, më ekonomik dhe me tregun më të gjerë edhe më të garantuar. Ai e njohu presi-dentin Aliyev me marrëveshjet trilat-erale të firmosura nga Shqipëria, Italia dhe Greqia, ratifikimin e tyre nga Sh-qipëria dhe vendosmërinë e vendit tonë për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga këto marrëveshje. Nga ana e tij, presidenti Aliyev theksoi se gjatë mua-jve që vijnë konsorciumi Shah Deniz 2 do të vendosë për projektin që do të për-zgjedhë për transportin e gazit Kaspik në Europë. Po gjatë takimit, Berisha kërkoi ndihmën e qeverisë së Azerbajx-hanit për hartimin e një masterplani për gazifikimin e Shqipërisë, kërkesë që gjeti mbështetje te presidenti Aliyev. Në takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e turizmit, energjisë së rino-vueshme dhe në të gjitha fushat me in-teres të përbashkët. Po dje, Berisha mori pjesë në sesionin e hapjes së Forumit Botëror Ekonomik Botëror. Në seancën e hapjes u diskutua rëndësia për integ-rimin ndërmjet vendeve të rajonit për të shfrytëzuar një nga burimet më të mëdha ekonomike të botës ende të pa

ekonomizuara plotësisht. Gjatë qën-drimit në Baku Berisha u interv-istua nga mediat vendëse dhe ato ndërkombëtare.

TIRANË Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, deklaroi dje se pro-testa e së dielës ishte një pasqyrë e asaj çka koncepton AK-ja për ndërr-imin e pushtetit. “Kjo parti, pra PD-ja duhet të pësojë humbjen historike të këtij çerekshekullit të fundit, duke marrë leksion të mirë nga populli. Më pas të futet kultura e ndëshkuesh-mërisë. Banda e shtetasit Sali Berisha duhet t’i dorëzohet drejtësisë”, u shpreh Spahiu në emisionin “Shqip” në TCH. Sipas tij, protesta e 7 prillit

synonte dhënien e një mesazhi të qa-rtë se si konceptohet ndryshimi i pushtetit. “Spahiu deklaroi gjithash-tu se AK-ja nuk ka marrë asnjë ftesë për koalicione. “Nëse keni ndonjë ft-esë na jepni kopjen, por AK nuk ka marrë ftesë për koalicione. Deklara-ta e djeshme e Ramës ka lënë shije të hidhur për mbarë shqiptarët. Prej një viti e gjysmë jemi një nga opozitat më të vendosura. Dje kur kishim aksio-nin për të nisur një betejë për largi-min pa kompromis të shpurës së hal-

abakëve të Berishës, vjen në të njëjtën minutë, kohë dhe hapësirë televizive deklarata prej 45 minutash e liderit të opozitës, i cili nuk bëri ftesë, por den-igroi dhe kërcënoi Aleancën Kuqezi. Të thuash o me ne o kundërshtar, kjo nuk është vlerësim dhe ftesë bashkë-punimi”, - tha Spahiu. Ai shtoi se ka nisur një sondazh me simpatizantët e AK-së, të cilët po pyeten se me kë dëshirojnë që kjo forcë politike të bëjë koalicion përpara zgjedhjeve, apo të dale më vete.

Spahiu: Rama kërcënoi AK-në, për koalicionet po pyesim bazën

fokusAtëherë, ju thoni 20 për qind për ankandin e parë dhe

pastaj ulet në 50 për qind në ankandin e dytë. Kjo do të thotë që ju shisni sendin në ankand me 30 për qind

të vlerës së vlerësuar nga përmbaruesi gjyqësor

Opozita ka thyer bojkotin e ligjeve me 3/5-at dhe ka vo-tuar dje Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile,

ndërkohë që mazhoranca për t’i shër-byer konsensusit ka pranuar që të heqë nga drafti i qeverisë propozimin e uljes në 50 për qind të vlerës së pro-nës të konfiskuar nga bankat dhe të nxjerrë në ankand. Bëhet fjalë për një nga propozimet kryesore që përm-bante paketa e ndryshimeve në këto dy kode dhe që kërkohej me ngulm nga bankat, si një masë për të ulur sadopak efektin negativ të kredive të këqija.

DebatiMazhoranca ka rikthyer për dis-

kutim brenda një jave në komisionin e Ligjeve dy projektligjet e propo-zuara nga Ministria e Drejtësisë dhe që kërkonin të bënin ndryshime në Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës Civile. Duke qenë se miratimi i kë-tyre dy kodeve bëhet me shumicë të cilësuar votash, mazhoranca është detyruar që të pranojë kërkesën e opozitës për t’i rikthyer për disku-tim, duke qenë se gjatë diskutimit të parë të tyre ajo braktisi mbledhjen.

KolateraliGjatë këtij diskutimi palët kanë

mundur të gjejnë mirëkuptimin për shumë çështje, ku ekzekutivi, i për-faqësuar nga vetë ministri i Drejtë-sisë, Eduard Halimi, nuk ka nguru-ar që të pranojë dhe shumë nga sug-jerimet e opozitës. Pika që ka shkak-tuar më shumë debat dhe për të cilën nuk është gjetur një konsensus mes opozitës dhe ministrit ka qenë pikër-isht neni 41 i Kodit të Procedurës Ci-vile, i cili parashikonte që të ulte në 50 për qind vlerën e shitjes në ank-and të një pasurie të konfiskuar nga bankat nga kreditorët që nuk arrij-në dot të shlyejnë detyrimet e kre-disë. Sipas deputetes Shegushe Li-gori, që ishte dhe në rolin e relatores së socialistëve për këto dy kode, një propozim i tillë është diskriminues dhe penalizues për qytetarët dhe në favor të bankave. “Atëherë, ju thoni 20 për qind për ankandin e parë dhe pastaj ulet në 50 për qind në ankan-din e dytë. Kjo do të thotë që ju shis-ni sendin në ankand me 30 për qind të vlerës së vlerësuar nga përm-baruesi gjyqësor, çka është shumë më e ulët se sa banka ka vlerësuar sendin. Një mënyrë diskriminuese e kaq të rëndë, këtë gjë ne nga ky rreshti këtej nuk e pranojmë dot”, -

tha deputetja Shegushe Ligori edhe në emër të kolegëve të tjerë social-istë. Pas një debati për kuptimin e këtij neni, kreu i komisionit, Ilir Rusmali i ka propozuar ministrit që të tërhiqet nga një nen i tillë, kjo ed-he për të mos prishur konsensusin me opozitën. “Zoti ministër, unë pro-pozoj që të mos e miratojmë këtë nen, ju bini dakord që ta lëmë siç është në Kod. Biem dakord ta lëmë kështu?” - pyeti Rusmali. Çka nuk është pran-uar nga ministri, i cili ka theksuar se kjo është kërkesë e bankave. “Ajo që është propozuar ka ardhur si pro-pozim lidhur me kreditë e këqija. Ky është propozim që bëhet nga shoqata e bankave, jo për t’u rënë në qafë kredi-torëve dhe qytetarëve”, - tha Halimi. Por kjo nuk ka bindur komisionin, i cili me konsensusin e të dyja palëve ka vendosur ta heqë këtë nen nga projek-tligji, duke lënë në fuqi dispozitën ak-tuale, e cila e ul vlerën e objektit 20 për qind në ankandin e parë dhe 20 për qind në ankandin e dytë. Pavarësisht kësaj, në fund komisioni me shumicën dërmuese të votave ka votuar dy pro-jektligjet, ndërsa i vetmi që ka absten-uar ka qenë deputeti socialist, Arman-do Subashi.

PS thyen bojkotin, jep konsensusin për dy kodeSocialistët kanë votuar dje në komisionin e Ligjeve ndryshimet në Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile. Rrëzohet propozimi i qeverisë për të ulur në 50 për qind vlerën e objekteve që shiten në ankand dhe që janë konfiskuar nga bankat

Gjatë këtij diskutimi palët kanë mundur të gjejnë mirëkuptimin për shumë çështje, ku ekzekutivi, i përfaqësuar nga vetë ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, nuk ka nguruar që të pranojë dhe shumë nga sugjerimet e opozitës

Gjatë mbledhjes së djeshme të

Komisionit të Ligjeve

Eduard Halimi

Kreshnik Spahiu

Pr kërkesë në KQZ, zgjidhja nga Kolegji ZgjedhorVetëm pak ditë pas zyrtarizmit të ka-limit të LSI-së në opozitë, republikanët kërkojnë përfaqësues në komisionet e nivelit të dytë dhe të tretë të admin-istrimit zgjedhor. Shkresa që është de-pozituar në KQZ në fund të javës së kaluar nga Partia Republikane dhe që kërkon emërimin e përfaqësuesve të saj në komisionet zonale të admin-istrimit zgjedhor si partia e dytë e mazhorancës, duket se do të jetë dhe fillesa e një vendimmarrjeje të prit-shme të KQZ-së për të balancuar poli-tikisht komisionet e nivelit të dytë dhe të tretë. Kërkesa e republikanëve syn-on të rikthejë të djathtët në KZAZ, pa-si me daljen e LSI-së nga qeveria, opoz-ita dominon këto komisione në të gjithë Shqipërinë. Ende nuk dihet se kur mund të shqyrtohet kjo kërkesë nga KQZ-ja, edhe pse momenti më i përshtatshëm do të ishte pas 23 pril-lit, që përkon me afatin e fundit për regjistrimin e koalicioneve. Burime nga KQZ-ja kanë bërë të ditur se shkresa i është dërguar Drejtorisë Juridike, e ci-la do të përgatisë dhe vendimmarrjen e nevojshme në këtë rast. Megjithatë, kërkesa e republikanëve ka pak gjasa të miratohet në KQZ, pasi kërkon shu-micë të cilësuar, çka është e vështirë për t’u arritur në një komision ku shu-micën e ka tashmë opozita. Ndaj zgjid-hja në këtë rast pritet të vijë nga Ko-legji Zgjedhor. Në rast se kjo do të re-alizohet, atëherë ajo që do të humbasë

të drejtën e pasjes së anëtarëve në këto dy nivele komisionesh është PBDNJ.

Page 5: Gazeta Mapo

5ngjarja e ditës Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

okeTa:

Kuvendi i FrD-së mblidhet me 30 prill TIRANË Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, njoftoi dje se FRD-ja do të mbledhë konventën e saj të parë më 30 prill. “Kuvendi përbën ngjarjen kryesore politike të FRD, e konfirmon atë si forcë politike me rol kryesor në spektrin politik dhe procesin zgjedhor, si dhe shënon fazën përmbyllëse të të gjithë procesit të organizimit politik dhe të përcaktimit të listës së kandi-datëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Pjesëmarrës në Kuvend do të jenë përfaqësues nga të gjitha degët e vendit, nga të gjitha shtresave për-bërëse dhe të përfaqësuara në FRD, miq tanë politikë nga brenda dhe jashtë vendit, si dhe partnerë të rëndësishëm politikë perëndimorë. Kryesia sot dis-kutoi dhe zgjodhi grupet e punës për përgatitjen e Kuvendit, të cilat do të drejtohen nga Sekretari i Përgjith-shëm”, tha Oketa. Një ndër kriteret e përcaktuara për kandidatët është që emrat e propozuar duhet të mos kenë qenë të punësuar në organet e sigurim-it të shtetit dhe të mos jenë deklaruar si bashkëpunëtorë të këtij organi gjatë kohës së komunizmit.

“Sondazhet në PS diktuan koalicionin me LSI-në”

1 “Do të udhëheq një proces qeverisës që do të ndërtohet mbi baza krejt të tjera dhe do të jetë një sistem qeverisjeje që do të diktojë një sjellje tjetër” 2 “Kemi sot një program që do të garantojë

transformimin historik të këtij vendi. Kemi sot një program që i jep përgjigje shumë pyetjeve” 3 “Ajo që ne kemi detyrë është të ndryshojmë

sistemin e bashkëjetesës mes partive politike, sistemin e marrëdhënieve mes të zgjedhurve dhe zgjedhësve, sistemin e komunikimit”

Koalicioni me LSI-në nuk ka qenë i papritur për ba-zën e Partisë Socialiste. Kështu ka lënë të kupto-

jë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai deklaroi dje se sondazhet e zhvilluara në të gjithë elektoratin socialist diktuan vendimin për t’u bashkuar me LSI-në. “Vendimin për të realizuar këtë marrëveshje për t’u bashkuar me LSI-në ju sig-uroj që unë e kam konsultuar jo vetëm me disa dhjetëra njerëz, po kemi bërë një sondazh enkas për këtë, kemi realizuar një sërë grupesh enkas për këtë, që do të thotë që kemi thithur mendimin e socialistëve, progresistëve, në mënyrë të detajuar në të gjithë Shq-ipërinë”, - tha Rama në emisionin “Mëngjes me Endrin” në AS. Ai tha gjithashtu se do të jetë në krye të qe-verisë pas 23 qershorit, për të apli-kuar një tjetër sistem qeverisjeje.

“Do të udhëheq një proces qe-verisës që do të ndërtohet mbi baza krejt të tjera dhe do të jetë një sistem qeverisjeje që do të diktojë një sjel-lje tjetër, që nga unë i pari, sepse dhe unë që po flas jam një individ që mund të sillem ndryshe në siste-met e ndryshme. Ajo që ne kemi detyrë është të ndryshojmë siste-min e bashkëjetesës mes partive politike, sistemin e marrëdhënieve mes të zgjedhurve dhe zgjedhësve, sistemin e komunikimit dhe të ndërveprimit mes qeverisë dhe po-pullit”,- tha ai. Lideri i opozitës shtoi se PS-ja ka tashmë një pro-gram, që synon të ndryshojë drejt-imin e vendit. “Kemi sot një pro-gram që do të garantojë transform-imin historik të këtij vendi. Kemi sot një program që i jep përgjigje

shumë pyetjeve të mbetura pezull, jo në 4 apo 8 vjet, po në 20 vjet. Ke-mi sot një program që merr për-sipër të ndryshojë drejtimin e ven-dit dhe të ndryshojë krejtësisht fy-tyrën dhe natyrën e qeverisjes. Kjo nuk është e keq ja më e vogël, kjo është një zgjedhje e qartë mes rrënimit që është e sigurt që ka

vetëm rrënim me partinë familjare të Kryeministrit dhe një rilindje shqiptare që është e sigurt që do të ndodhë”, - vijoi ai.

I pyetur rreth reagimeve lidhur me ngjarjen 21 janarit, Rama tha se me ardhjen në pushtet drejtësia do të vendoset dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë.

Kreu i PS: “Vendimin për të realizuar këtë marrëveshje për t’u bashkuar me LSI-në ju siguroj që unë e kam konsultuar jo vetëm me disa dhjetëra njerëz, po kemi bërë një sondazh enkas për këtë, kemi realizuar një sërë grupesh enkas për këtë, që do të thotë që kemi thithur mendimin e socialistëve”

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një

takimi

DekLaRaTa meDiu në eLBaSan:

TIRANË Aktivizimi i krerëve të Interna-cionales Socialiste për bashkimin e PS-së dhe LSI-së ka sjellë një lumë kritikash nga ana e PD-së. Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, ka deklaruar se ata, njësoj si Ra-ma, janë humbës. “Javën që kaloi z.Rama telefonoi e solli në Tiranë shokët e tij humbës të Internacionales Socialiste, që kanë të njëjtin fat si ai, në një përpjekje te dëshpëruar për të shuar rebelimin që ka nisur në partinë e tij dhe përpjekjen për të ardhur në pushtet me çdo kusht. Ata që iu përgjigjen thirrjes se tij kanë të gjithë një gjë te përbashkët: Janë hum-bës!”- tha Bogdani, duke folur me pas me emra konkretë.

“Z. Papandreu, President i Internacio-nales Socialiste, mësuesi i parë dhe frymëzuesi i Edi Ramës, u detyrua të lërë në mes mandatin e tij të Kryeministrit të Greqisë në vitin 2011, për shkak të krizës

ekonomike ku u zhyt vendi i qeverisur prej tij. Si pasojë e lidershipit të tij prej diletanti dështak, për herë të parë që nga krijimi, partia e madhe greke PASOK sot është katandisur me 12% të elektoratit grek në vendin e tretë. Z.Stanishev, Pres-ident i Partive Socialiste Europiane, humbi zgjedhjet në Bullgari në vitin 2009. Një sërë skandalesh shoqëruan mandatin e tij si kryeministër. Z.Pitela, zv.president i Parlamentit Europian, për-faqësues i Partisë Demokratike në Itali, e cila qysh se u krijua si formacion i të ma-jtëve më 2007, nuk ka ardhur ende në pushtet dhe po dështon edhe në këto zgjedhjet e fundit. Z.Ayala është një apa-trid i njohur në Internacionalen Sociali-ste, por askush nuk e mban mend se kur ai ka fituar një palë zgjedhje”, tha Bogda-ni. Sipas tij, Rama ka një zakon të keq, pa-si merr këshilla vetëm nga humbësit.

PD akuzon krerët e Internacionales Socialiste: Janë humbës

“Z.Stanishev, President i Partive Socialiste Europi-ane, humbi zgjedhjet në Bullgari në vitin 2009”

TIRANË Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, prezantoi kandidatin e parë të forcës së tij politike për Elbasanin, Luan Duzha. Në aktivin e PR-së në Elbasan Mediu kujtoi rëndësinë e votave të aleatëve në përcaktimin e fituesit të ardhshëm. “Elbasani ka 15 mijë vota që janë dhënë nga partitë aleate dhe nga këto rreth 3500 janë të Partisë Republikane. Në Fier janë 17 mijë, në Tiranë janë 22 mijë vota, në Shkodër janë 13 mijë, në Vlorë janë 11 mijë, në Durrës janë 14 mijë vota, pra, tregon që në të gjitha qarqet këto parti dhe këta votues, këta njerëz dhe individë kanë pasur një vlerë të shtuar për këtë koalicion. A e dini që nëse ky koalicion në Elbasan merr 1500 vota më pak deputeti i shtatë i kalon së

majtës? Ky duhet të jetë një reflektim i thellë, jo vetëm aritmetik, jo thjesht elektoral, por në radhë të parë njerëzor, për të përcaktuar njerëzit më të mirë për të konkurruar, për të bashkëpunu-ar si e djathtë jo në interesa të ngushta, por në interesa të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë”,- deklaroi Mediu.

Votat e aleatëve përcaktuese për fitoren

I pyetur rreth reagimeve lidhur me ngjarjen 21 janarit, rama tha se me ardhjen në pushtet drejtësia do të vendoset

Gert Bogdani

9.04.2013

Page 6: Gazeta Mapo

NJOFTIM PËR PUNËSIMBazuar në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shpall konkurrim për vendin e lirë të punës, në pozicionin: v   Specialist IT, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit. Kërkesat e përgjithshme:Konkurruesi duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të nenit 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”. Kërkesat e veçanta: v         Arsim të lartë në një nga degët Informatikë, Inxhinjeri Elektronike ose Teknologji Informacioni.v         Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në fushën e IT-së.v         Të zotërojë gjuhën angeze. Paga:Paga mujore bruto e pozicionit është sipas klasës III-b, përcaktuar në VKM nr.524, datë 16.08.2012. Dokumentacioni:Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 04.03.2013 në zyrën e regjistrimit të akteve dhe dokumentacionit të KQZ-së, këto dokumente:v Kërkesë me shkrim;v Curriculum Vitae;v Dokument identifikimi;v  Librezë pune (fotokopje e noteriuar), ose vërtetim zyrtar për afatin kohor të punësimit;v Diplomë të shkollës së lartë, së bashku me listë notash (fotokopje e noterizuar);v Dëshmi e Gjuhës së Huaj (fotokopje e noterizuar);v Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar);v Vlerësim pune nga punëdhënësi ose dy rekomandime nga punonjës superior të institucionit ku janë ndërprerë së fundi marrëdhëniet e punës;v         Dëshmi nga komisioni mjekësor kompetent që vërteton aftësi për punë. Më datë 07.03.2013 në selinë e KQZ-së do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej procedurat e testimit,  si dhe datat e testit me shkrim dhe intervistës me gojë. Testimi bazohet në njohuri për Kushtetutën, Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë,   Ligjin “Statusi i Nëpunësit Civil”, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, si dhe  njohuri për fushën përkatëse. 

2

Njoftim për veNd të lirë puNe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të udhëzimit Nr.4, datë 19.02.2013, kërkon të përzgjedhë shtetas të cilët janë të gatshëm të ushtrojnë detyrën e anëtarit apo sekretarit të KZAZ-së në të gjitha KZAZ-të e vendit.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) gëzojnë të drejtën për të qenë zgjedhës; b) kanë arsimin e lartë dhe në rastin e sekretarit të jenë jurist;c) të jenë me vendbanim në zonën zgjedhore përkatëse; d) nuk janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;e) ndaj tyre nuk është marrë masë disiplinore në proceset zgjedhore të mëparshme.

Kandidatët që plotësojnë kushtet e mësipërme duhët të dorëzojnë brenda datës 30.04.2013, në KQZ ose pranë zyrave rajonale zgjedhore dokumentacionin e mëposhtëm:

• Kërkesën më shkrim në të cilën të përcaktohet pozicioni dhe KZAZ-ja përkatëse• Çertifikatë lindjeje• Kopje të diplomës të noterizuar

Për informacion në lidhje me kushtin e pikës c, të interesuarit te kontaktojnë në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore pranë KQZ-së, në numrat e tel 04 22 81 681/ 673/ 693.

6 kronika e ditës Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

ditari

Monedha europiane ka nisur një ja-vë të mbarë në tregun vendas të këmbimit valutor. Sipas kursit zyr-tar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka regjistruar një forcim të shpejtë kundrejt lekut, duke kapërcyer kështu për herë të parë pas disa muajve në kuotën e 140 lekëve. 1 euro u këmbye dje me 140 lekë, 0.09 lekë më shumë se fundjava e kaluar. Shkaku kryesor është përmirësimi i aksioneve eu-ropiane në bursa gjatë ditës së sotme, çka ka rri-tur optimizmin në këtë zonë. Në tregjet ndërkom-bëtare euro arriti në kuotat e 1.3 kundrejt dollar-it, duke u rritur nga niveli më i ulët i katër muajve

që arriti javën e kaluar, ku një euro u këmbye deri në 1.27 dollarë. Indek-si i kontratave të së ardhmes për aksionet europiane u rrit, çka do të thotë se treguesi referencë i rajonit do të ‘rigjallërohet’ nga rënia më e madhe javore që prej nëntorit. Ak-sionet aziatike u rritën, ndërsa kontratat e së ardhmes amerikane pësuan pak ndryshime. Nga ana tjetër, monedha amerikane ka regjistruar një dobësim shumë më

të shpejtë, duke u zhvlerësuar në 0.57 lekë kun-drejt së premtes së kaluar. 1 dollar këmbehet sot me 107.72 lekë, duke zbritur kështu nën nivelin 108 lekë që ka mbajtur për disa javë rresht.

Luhatje në tregun e këmbimit, euro sërish mbi 140 lekë

Dhoma Gjermane e Tregtisë ka publikuar një anketim dje, sipas të cilit Shqipëria paraqitet me klimën e biznesit më të përkeqësuar në rajon. Brenda dy javësh grupimet gjermane dhe amerikane të biznesit ashpërsojnë qëndrimin ndaj qeverisë

Blerina hoxha

Jo krejt rastësisht grupimet më të mëdha të biznesit të huaj në vend po ashpërsoj-në gjithnjë e më shumë qëndrimet e tyre për klimën e biznesit në Shqipëri, bash

në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Pas Dhomës Amerikane të Tregtisë ka qenë pikërisht dje Dhoma Gjer-mane e Tregtisë që ka publikuar një anketim me rezultate pesimiste për klimën e biznesit që ofron Shqipëria këtë vit. Siç duket diplomacia po flet përmes biznesit. Në krah të presidentes së Shoqatës së Biznesit Gjerman (DIHA), An-drea Gebbeken, e cila prezantoi rezultatet e an-ketimit, ka qenë edhe ambasadorja gjermane në vendin tonë, Karola Muller-Holtkemper. Të njëjtën skemë prezantimi muajin që shkoi e bëri edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, ku pak ditë më vonë përfaqësuesja e kësaj të fundit replikoi personalisht me kryeministrin Beri-sha në një nga takimet e fundit që ai zhvilloi me biznesin.

anketimiShqipëria ka rezultuar me ambientin më të

pafavorshëm në rajon për të bërë biznes, sipas anketimit që ka bërë Dhoma Gjermane e Tregtisë në 20 vende të rajonit të Europës Jug-lindore. Në Shqipëri janë anketuar 33 biznese, të cilat në pjesën më të madhe kanë pohuar se këtë vit klima e biznesit është përkeqësuar në krahasim me një vit më parë. Faktorët të cilët kompanitë i marrin parasysh në zgjedhjen e një vendi për të investuar, janë vlerësuar veça-nërisht në mënyrë kritike. Megjithatë, edhe këtë vit mbi 80 % e të anketuarve shprehen se do ta zgjidhnin sërish Shqipërinë si vend për të investuar. Duke prezantuar rezultatet e an-ketës, presidentja Gebbeken tha se në vitin 2011, 67 % e të anketuarve e cilësojnë situatën pozitive, në vitin 2012, vetëm 42 % dhe në vitin 2013 ky vlerësim ka rënë në 24 %. Në lidhje me

parashikimet për biznesin në kompanitë e tyre, të anketuarit janë paksa optimistë. 33% presin një përmirësim të situatës, ndërsa vetëm 9% parashikojnë një përkeqësim të saj. Në vlerës-imin e kushteve të vendit si destinacion inves-timesh, kompanitë e pyetura vazhdojnë të shohin nevojën për përmirësim të dukshëm. Rezultatin më të keq e merr faktori “Korrup-sioni dhe kriminaliteti”. 55% e të anketuarve shprehen se janë shumë të pakënaqur me “luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit”. 52% e kompanive të pyetura janë të pakënaqu-ra me “administratën publike” dhe kërkojnë që procedurat në administratën publike të je-në më transparente.

TendencaBiznesi, sidomos ai i huaj e ka prishur ale-

ancën me qeverinë. Tani kur qeverisja është në fund të mandatit të dytë të saj, kritikat po vijnë nga të gjitha anët. Bizneset gjermane dhe ameri-kane e kanë ashpërsuar më shumë dialogun me qeverinë. Akuzat po lëshohen hapur. Sipas tyre është shtuar korrupsioni, krimi, informaliteti. Dhoma Amerikane i ka shprehur këto pak-ënaqësi në takimet periodike të realizuara me Tatimet, Ministrinë e Financave dhe madje ed-

he me Kryeministrin. Ndërsa Shoqata Gjer-mane e Biznesit ka zgjedhur një anketim për të shprehur pakënaqësitë e saj në Shqipëri. Mirë-po, sa peshë zënë bizneset amerikane dhe ato gjermane në ekonominë tonë? Sipas raportit të fundit të “Investimeve të Huaja”, investimet gjermane në vendin tonë zënë 3 për qind, ndër-sa ato amerikane më pak se 1 për qind të totalit. Pjesën më të madhe e zënë investimet kanadeze, italiane, turke dhe greke. Të gjitha këto shtete kanë organizata të fuqishme biznesi në vendin tonë, por nuk kanë preferuar të mbajnë qën-drime kundër politikave të qeverisë, duke apli-kuar më shumë një klimë bashkëpunimi në in-teres edhe të bizneseve të tyre.

Gjermanët dhe amerikanët “shuplaka” qeverisë për klimën e biznesit

Shqipëria ka rezultuar me ambientin më të pafavorshëm në rajon për të bërë biznes, sipas anketimit që ka bërë Dhoma Gjermane e Tregtisë në 20 vende të rajonit

Mars, rriten çmimet e ushqimeve, bien të karburanteveGjatë marsit çmimet janë luhatur duke shënuar rritje për ushqimet dhe ulje për naftën, veshjet dhe qiratë. Duke publikuar inflacionin për muajin mars, INSTAT njoftoi se niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit gjatë muajit që shkoi me 2.2 për qind në krahasim me marsin e vitit 2013, ndërsa në krahasim me shkurtin e këtij viti çmimet shënuan rritje 0.3%. Indeksi i grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” shënoi një rritje prej 1.2 për qind. Rritja më e madhe prej 5.4 për qind vërehet në nëngru-pin ”fruta”. Rritje çmimesh vërehen edhe në disa nën-grupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të për-

mendim rritjet në nëngrupin “zarzavate, përfshirë pa-tatet” me 4.1 për qind, ”sheqer e ëmbëlsira” me 0.5 për qind, “mish” me 0.1 për qind etj. Indeksi i grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ka shënuar një ulje prej 0.2 për qind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i rënies së çmimit të lëndëve djegëse me 0.5 për qind. Indeksi i grupit “veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.3 për qind. Indeksi i grupit “transporti” ka shënuar një ulje prej 0.1 për qind. Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.1 për qind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.1 për qind.

Presidentja Gebbeken tha se në vitin 2011, 67 % e të anketuarve e cilësonin situatën si pozitive, në vitin 2012 vetëm 42 %, ndërsa në vitin 2013 ky vlerësim ka rënë në 24 %

Dhoma gjermane e biznesit gjatë prezantimit të anketimit

Page 7: Gazeta Mapo

CMYK

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 9.04.2013 NJOFTIM / REKLAMA28.02.2013 Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK

Page 8: Gazeta Mapo

CMYK

NJOFTIM / REKLAMA Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 99.04.2013

Page 9: Gazeta Mapo

10 opinione & editoriale BLog & IDE

OpEdOpinione dhe Editoriale

Dilemë parazgjedhore

Nga Bujar Kapexhiu

Një konferencë shtypi e am-basadorit rus në Tiranë, Leonid Abramov, ka kaluar

pa komente nga faktorët politikë dhe mediatikë shqiptarë. Nuk duket normale kjo, kur dihet se Rusia është vendi që konkurron simetrikisht Bashkimin Europian nga njëra anë dhe ShBA-në nga ana tjetër, vendi me të drejtë vetoje në Këshillin e Sig-urimit të OKB-së, një prej superfuq-ive botërore që, në disa momente kyçe, ka ndikuar në përcaktimin e kahjes dhe shpejtësisë së botës njerëzore. Rusia është gjithashtu vendi i një tregu të madh vlerash in-telektuale, shkencore, kulturore, ar-tistike e sportive botërore, nga i cili mund të përfitojë çdo popull i botës, vendi ku u formuan profesionalisht disa prej figurave më të mëdha të jetës publike shqiptare, prodhimtar-ia intelektuale e të cilëve ka pasur in-fluenca të fuqishme. Me pak fjalë ke-mi të bëjmë me një prej vendeve më të mëdha të globit me influenca të fuqishme në një hapësirë shumë të madhe.

Ne që përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie të mira deri edhe me Republikën Domenikane, apo Bu-rundin, nuk e kemi për gjë të injoro-jmë artikulime të rëndësishme zyr-tare politike të Rusisë, të cilat rrallë herë i kemi dëgjuar publikisht dre-jtpërsëdrejti në Tiranë. Kalimi në heshtje i qëndrimeve politike të një shteti të tillë, marrëdhëniet me të cilin janë delikate, demonstron një nivel të ulët politikëbërjeje dhe opin-ionbërjeje në Shqipëri.

2.Historia e marrëdhënieve tona

me Rusinë i ka brenda të gjitha: që nga dashuria deri tek armiqësia. Ato kanë njohur pikën më të lartë, por edhe më të ulët, në kohën e komu-nizmit, kur, fillimisht, Rusia ishte vendi me ndikim thelbësor në çdo lëvizje politike në Shqipëri, e kur Ambasada ruse në Tiranë kishte in-fluencë shumë më të madhe nga sa ka sot ambasada e ShBA-së, ndërsa më pas u kthye në vendin më armik, për shkak të liberalizimit të brend-shëm pas vdekjes së Stalinit dhe kri-jimit të një modeli që rrezikonte pushtetin e kupolës komuniste shq-iptare. Pasi adoptoi elementet më të ashpra të modelit rus, si luftën e kla-save, centralizimin e ekonomisë, kolektivizimin e bujqësisë, elimini-

min e kundërshtarëve politikë etj., E. Hoxha u shkëput nga kampi so-cialist i drejtuar nga BS bash në ko-hën kur ky i fundit filloi liberaliz-imin e sistemit.

Në momente të veçanta të histo-risë ne nuk i kemi pasur rusët aleatë, por kundërshtarë. E kjo jo se ata ishin armiqtë tanë, por për shkak të konjukturave ndërkombëtare të atyre momenteve dhe interesave strategjike të superfuqive. Por ka pasur momente kur rusët i kemi pa-sur edhe aleatë edhe miq. Që do të thotë se historia nuk është statike dhe marrëdhëniet mes popujve nuk janë të ngurtësuara.

3.Armiqësia imagjinare është pjesë

e një mentaliteti të gjatë anësor prej të cilit elita politike shqiptare nuk ka dalë akoma. Shumëkush në Shq-ipëri mendon se ne nuk jemi miq me Rusinë sepse BE-ja dhe Rusia janë armiq me njëri-tjetrin, ndërkohë që nuk është kështu. Po ashtu, akoma mendohet se marrëdhëniet mes Sh-BA-së dhe Rusisë janë ato të dikur-shmet, në themel të të cilave qëndro-nin sistemet e ndryshme dhe se nuk jemi me Rusinë pasi ajo është armike me ShBA-në, ndërkohë që nuk është ashtu. Dhe, së fundi dhe më krye-sorja, në Shqipëri mendohet se ne jemi armiq me Rusinë përderisa ajo është mike me Serbinë, sipas kon-ceptit se “miku i armikut tim është armiku im”.

Shqiptarët nuk duhet ta presin njohjen e pavarësisë së Kosovës si përfundimin e një lufte diplomatike që mund të fitohet me Rusinë nëpërmjet mbështetjes te Perëndi-mi. Fakti që prioriteti ynë janë mar-rëdhëniet me BE-në dhe ShBA-në nuk do të thotë të mbajmë të ngurta marrëdhëniet me Rusinë. E po ash-tu fakti që Rusia mban të bllokuar integrimin e Kosovës në OKB, nuk do të thotë të kemi komplekse në marrëdhëniet me Rusinë. Ne nuk mund ta konsiderojmë armike Rusinë për faktin se ajo nuk e njeh Kosovën, siç nuk mund t’i konsid-erojmë armiq Greqinë apo Spanjën. Hapja e mëtejshme e marrëd-hënieve me Rusinë është një nga punët më të mira që mund të bëjmë, përtej mentalitetit të armiqësisë me sllavët.

Qëndrimi i ftohtë ndaj Rusisë, është i ngjashëm me atë të fill pas viteve ‘90 me Kinën, kur një pjesë e madhe e shqiptarëve e konsideronin Kinën si një vend komunist prej të cilit kishin ardhur vetëm fatkeqësi. Dëgjojini sot çfarë thonë! A nuk është e njëjta Kinë, me të njëjtin sistem, veçse më e zhvilluar eko-nomikisht? E ç’na duhet neve sesi është sistemi i popullit më të madh në botë, kur s’kemi këllqe të ndiko-jmë as edhe një kilometër më larg se kufijtë tanë? Kështu kanë për të thë-në pas vitesh edhe për Rusinë. Po pse duhet pritur për më tej këtë?

4.Me një gjuhë shumë diplomatike

ambasadori rus Abramov foli për një protokoll bashkëpunimi që përf-shin lehtësimin e lëvizjes së lirë, me heq jen e vizave për një kategori qytetarësh shqiptarë, intensifikimin e marrëdhënieve tregtare dhe eko-nomike, duke mos përjashtuar pjesëmarrje në privatizime strat-egjike, si Albpetroli, si dhe luajalitet varësisht nga konjukturat në qëndr-imin rus ndaj Kosovës.

Mentaliteti i mbështetjes te njëri në luftë kundër tjetrit duhet tejkalu-ar sa më parë. Ne vërtet nuk kemi nevojë të ndryshojmë aleatët strat-egjikë, BE dhe ShBA, por ne kemi nevojë të zgjerojmë marrëdhëniet me vende kaq të rëndësishme si Ru-sia, kur kjo na e ofron një gjë të tillë. Rusia është një treg që nuk duhet in-joruar, në emër të aleancave. Është më së shumti në leverdinë tonë.

Rusia, armiku ynë imagjinar

komeNt

BaSHkIm mUÇa PoSTA E rEDAKSISë

[email protected]

Kundër teksteve me përmbajtje urrejtjejeNga Deda

E kam theksuar edhe në një koment tjetër se historia e njerëzimit është e mbushur me luftëra pushtuese të të gjitha llojeve, nga per-andori, mbretëri, principata, shtete agresive nacional- shoviniste etj. Por në gjithë këtë histori është tepër naive e deri primitive që për këto luftëra pushtuese të fajësosh apo demonizosh popujt. Janë krerët që i kanë bërë këto luftëra e jo populli, popujt janë shfrytëzuar si turma, si mish për top për interesat kriminale të krerëve.

Në këtë frymë duhej ta shtronte edhe z. Nexhmedin shkrimin e tij, e jo të na tregojë përralla për të mirat që u paska sjellë perandoria osmane shqiptarëve apo kujtdo vendi tjetër.

Ishte një perandori pushtuese që zgjati 5 shekuj pas më shumë se 15 shekujsh të sundimit të perandorive romake e bizantine e mbretërive agresive sllave. Nuk na mjaftuan këto, por na u desh të duronim edhe gjysmë shekulli sundimin e egër të perandorisë sllavo-komuniste, herë drejtpërdrejtë e herë nëpërmjet kuislingëve shqip-tarë në Shqipëri e Kosovë.

Megjithatë, nuk jam në asnjë mënyrë dakord që në edukimin e brezave të rij nëpër shkolla të ketë tekste me përmbajtje urrejtjeje për popujt e tjerë e për përkatësitë fetare.

Nexhmedini kalon in extremis duke na kërcënuar me historinë e pasur me arkiva të perandorisë osmane. Pala tjetër, po në formë eks-treme kërkon të demonizojë popullin turk, me të cilin aktualisht bash-këjetojnë rreth 5 milionë qytetarë turq me origjinë shqiptare, e më keq akoma flet me urrejtje fetare për shqiptarët e përkatësisë mys-limane në Shqipëri e viset e tjera. Kombet europiane të nxitura nga krerët e tyre janë vrarë e copëtuar me njëri-tjetrin, por të gjithë syn-ojnë që në brezat e rij të mos edukojnë urrejtjen. Shqipfolësi me em-rin Paul Tedeschini, duhet ta mbledhë mirë mendjen se as italianët e as gjermanët nuk mund t’i urrejmë për krimet e Luftës së Dytë Botërore, dënojmë fashizmin e nazizmin shkaktarë të tragjedive.

Në shkrimin: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Çdo e keqe e ka një të mirëNga Shkodrani

Sido që të shkruhet historia, Perandoria osmane ka ndikuar kaq shumë në kulturën shqiptare, saqë vështirë se mund të mos e dal-lojë edhe amatori më amator. Madje, besoj se ka ndikuar shumë më tepër se në vendet e tjera të Ballkanit. Kjo gjë nuk mund të moho-het dhe madje duhet shkruar mirë. Besoj gjithashtu se një gjë e til-lë i ka sjellë pasoja shumë negative këtij populli periferik, siç është populli shqiptar. Pasojat pozitive mund të përmblidhen në termi-nologjinë popullore “çdo e keqe e ka një të mirë”, por që nuk është aspak ngushëlluese. “Fati e deshi” është një shprehje në Statutet e Shkodrës, kur këtë vend të mirorganizuar e përfshiu çorganizimi osman. Ç’mund të them tjetër!!!

Në shkrimin: Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente

Mentaliteti i mbështetjes te njëri në luftë kundër tjetrit duhet tejkaluar sa më parë. Ne vërtet nuk kemi nevojë të ndryshojmë aleatët strategjikë, BE dhe ShBA, por ne kemi nevojë të zgjerojmë marrëdhëniet me vende kaq të rëndësishme si rusia, kur kjo na e ofron një gjë të tillë.

Page 10: Gazeta Mapo

11op-ed 09.04.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

2 Faqe 15 Faqe 12-132 Blog / Emigrantët jo më në ankth nga ksenofobia, vendin e parë e zë papunësia

universitet/ giddens: Njerëzimi mes apokalipsit dhe pavdekshmërisë

Me të rrezikshmit janë armiqtë, për të cilët njeriu nuk mendon se duhet të ruhet prej tyre.De goli

aDrIaN ÇoLLakU

Ata duhet të marrin

mësim nga kjo mar-

rëveshje, e cila u

mbështet fuqishëm

nga vendet mike, që

Kosova të mos lëshojë

pe, në mënyrë që

edhe në bisedimet e

mëtutjeshme liderët tanë

të mos dalin përtej ko-

rnizave kushtetuese dhe kundër

interesave të vendit tonë...

Referuar rezultatit zgjedhor 2009 dhe 2011, aleanca paraz-gjedhore LSI - PS teorikisht

rrit shanset për maksimizim votash dhe fitore të zgjedhjeve më 2013. Mirëpo, nuk duhet të nënvlerësohen disa efekte anësore që sjell kjo ale-ancë tek elektorati i majtë.

Efekti i parë anësor lidhet me sjel-ljen e votuesit të LSI. Në përgjithësi votuesi i kësaj force politike ka fak-tuar gjatë 2009-2013-s se, pavarë-sisht faktorëve si: kapërcimit nga një krah në tjetrin të LSI, largimit të di-sa figurave të rëndësishme të kësaj force pas zgjedhjeve të 2009-s, aku-zave reciproke Meta-Prifti, materi-alet filmike të bëra publike në adresë të krerëve më të lartë të saj, kjo forcë politike rriti mbështetjen me rreth 40 000 vota në zgjedhjet lokale të 2011-s. Ky rezultat, pavarësisht specifikave që kanë zgjedhjet lokale, tregon për një elektorat që oriento-het më shumë në mënyrë pragma-tiste sesa shqetësohet për aspekte të natyrës doktrinarë, morale apo etike. Pikërisht këtu qëndron prob-lemi. Fakti që tipologjia e elektoratit të LSI në pjesë dërmuese është prag-matiste dhe i ndërton përgjithësisht marrëdhëniet me forcën që e mbështet mbi baza interesi (pu-nësim, licencim, tender, koncesion, ndihmë ekonomike, para kesh etj.) dhe jo shumë në elemente të tjera, mund të përbëjë rrezik për LSI .

Kjo për faktin se, siç e dimë, bash-këqeverisja PD-LSI i dha mundësi kësaj të fundit të administrojë 20% të pushtetit në të gjitha nivelet e pushtetit qendror si dhe në një pjesë të konsiderueshme të pushtetit lo-kal. Pyetja që ngrihet tani që LSI nuk i përket më kësaj qeverie është: Çfarë qëndrimi do të mbajë kjo armatë bu-rokratësh, ku punëdhënësi i tyre de jure është në opozitë dhe ai de facto vazhdon të jetë në qeveri? A ekzis-ton mundësia që militantët e LSI ak-tualisht në pushtet qendror dhe lo-kal të votojnë në favor të forcës që i punësoi, por tashme ka kaluar në opozitë dhe ato vazhdojnë të mbajnë këto pozicione falë mbështetjes së PD?

Po t’i referohemi të shkuarës, do të vëmë re se janë të shumta rastet kur ministra, deputetë, pavarësisht se përfaqësonin një forcë të caktuar politike, në vendimmarrjen e tyre kanë votuar në pjesën dërmuese pro qeverisë dhe në kundërshtim me partinë që mendohet se përfaqëso-nin. Për shumë nga ata është vlerë-suar posti më i rëndësishëm se iden-titeti i tyre partiak apo interesi i gjerë i forcës politike që pretendohej se përfaqësonin. Njëkohësisht, është vlerësuar si më e rëndësishme për interesin e ngushtë të tyre mbajtja e

postit aktual sesa shpresa për një post më të mirë nesër. Imagjinoni sjelljen e personave të niveleve më të ulëta të administratës publike, ku mundësia për ta rifituar postin që mbajnë aktualisht pas zgjedhjeve është më i vogël, për shkak të kon-jukturës politike, probabilitetit të fitores së zgjedhjeve, nivelit arsimor që ata posedojnë, listës së gjatë të personave që presin të punësohen nga PS etj. Njëkohësisht, është i njo-

hur fakti që një elektorat me të tilla karakteristika orientohet në sjelljen e tij politike më shumë nga interesat e sigurta afatshkurtra sesa nga për-fitimet afatmesme të pasigurta, që mund të mundësohen nga pushteti i së nesërmes i së majtës. Në këtë lin-jë arsyetimi, ka shumë gjasa që një pjesë e këtij elektorati të votojë pro status quo, ose e thënë ndryshe pro qeverisë. Pikërisht për këtë arsye këta njerëz nuk do të shkarkohen nga puna në këtë periudhë,

Efekti i dytë anësor lidhet me re-agimin e mbështetësve të PS. Po t’i referohemi reagimeve në rrjetet so-ciale, vërejmë se një pjesë e mbështetësve fanatikë të PS janë be-fasuar, zhgënjyer dhe irrituar nga aleanca e fundit me LSI. Te kjo kat-egori votuesish përfshihen krye-sisht persona: të papunët, pa ndonjë profesion, nivel arsimor të ulët, ban-ues të zonave periferike dhe atyre rurale. Kjo kategori kanë qenë pjesa aktive e të gjitha aktiviteteve radi-kale të zhvilluara gjatë 2009-2011-ës. Kjo kategori votuesish ka shumë mundësi të ndryshojë sjellje, duke abstenuar, ose në rastin më të mund-shëm duke u pozicionuar te një forcë tjetër e së njëjtit krah politik, që ng-jan si në veprime ashtu dhe në teza me ato të PS gjatë periudhës 2009-2011.

Ky lloj elektorati në përgjithësi tërhiqet shumë pas radikalizmit si në veprime ashtu dhe në teza. Pozi-cionimi i fortë te teza antiberishiste, (e mbajtur nga PS gjatë 2009-2011), por me gjasa të zbehet mjaft me ar-dhjen e LSI në koalicion si dhe imo-raliteti i aleancës PS-LSI, (e ng-jashme në sytë e këtij votuesi me ale-ancën PD-LSI pas zgjedhjeve të 2009), rrit shanset që kjo fasho ele-ktorale të rreshtohet tek ajo force politike e krahut të majtë që vazhdon t’i artikulojë teza të tilla në këto ditë.

Forca që i mishëron më së miri këto teza dhe veprime njëkohësisht është Aleanca Kuq e Zi. Jo rastësisht, Erion Braçe i bëri ftesë kësaj force politike që t’i bashkëngjitet aleancës me PS para zgjedhjeve, pikërisht për shkak të mundësisë së rrjedhjes së një pjese të konsiderueshme të ele-ktoratit të PS drejt Aleancës Kuq e Zi. Kjo është edhe shpresa e Ale-ancës, e cila, duke u pozicionuar në ekstremin e majtë dhe refuzuar ko-alicionin me PS, rrit shanset për të zgjeruar numrin e mbështetësve të saj me të pakënaqurit e PS.

Janë këto dy efekte anësore që mund të jenë shumë minimalë në krahasim me numrin e përftuar nga aleanca parazgjedhore PS-LSI, ose e kundërta. Zgjedhjet do të na japim mundësi të vërtetojmë aritmetikën e kësaj lëvizjeje.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë në pikën më kritike prej se kanë filluar vitin e kaluar. Dy kryeministrat, të cilët i kryesojnë delegacionet e

bisedimeve, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, janë para një sfide shumë të vështirë.

Për dallim nga kryeministri kosovar, i cili po ndihet më i relaksuar në këto bisedime, madje duke i bërë thirrje zyr-tarëve shtetërorë serbë që ta nënshkruajnë marrëveshjen, shefi i qeverisë serbe duket se e ka punën shumë “pisk”. Siç është mësuar edhe nga burime ndërkombëtare, Serbia duhet me çdo kusht që të pranojë marrëveshjen deri më 27 prill, kohë kur pritet të mblidhen përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për dhënien ose jo Serbisë të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ose në të kundërtën, Serbisë, me gjasë, nuk do t’i jepet data për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashki-min Europian. Sipas burimeve ndërkombëtare, është më-suar se Serbia pos që rrezikon ta humbë një shans historik për t’iu përafruar BE-së, shteti fqinj gjendet edhe në një krizë financiare, e cila ka rrezik që në pjesën e dytë të vitit të mos mundë t’i paguajë as pagat e sektorit publik.

Pra, ajo gjendet para situatës që, nëse nuk e nënshkru-an marrëveshjen me Kosovën, të humbë BE-në dhe mbështetjen e saj financiare dhe në këtë mënyrë automa-tikisht të futet në një krizë financiare dhe të fillojë orienti-min drejt Rusisë.

Në këtë situatë Kosova do ta dalë “fituese” para bashkë-sisë ndërkombëtare, në kuptimin e gatishmërisë për të ar-ritur marrëveshje me Serbinë. Por, që nuk do të fitojë në ra-port me përafrimin me BE-në, për faktin se shtetet anëtare të BE-së kërkojnë plotësimin e kritereve, qoftë për liberal-izimin e vizave, qoftë për MSA-në.

Fitore, delegacioni i Kosovës në bisedimet me Serbinë, do ta quajë zgjidhjen e problemit të Veriut brenda Pakos së Ahtisaarit, e cila edhe ashtu parasheh kompetenca të një autonomie për serbët. Por, që në këto bisedime kjo pako është tejkaluar me krijimin e Fondit për Veriun, i cili i jep asaj pjese elemente shtesë të një autonomie sub-stanciale.

Megjithatë, draft-marrëveshja e paraqitur nga ana e Bashkimit Europian për krijimin e Asociacionit të Komu-nave Serbe të Veriut është në përputhje të plotë me Pakon e Ahtisaarit dhe me Kushtetutën e Kosovës. Ai asociacion nuk ka kompetenca as ekzekutive e as legjislative.

Edhe vetë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, dy ditë pa-ra takimit të radhës të bisedimeve në Bruksel, tha se draft-marrëveshja e paraqitur nga Brukseli është e papran-ueshme.

Ai u ka thënë mediave serbe se “e tillë çfarë është mar-rëveshja me Prishtinën, nuk mund ta nënshkruajmë, dhe do të përpiqemi ta përmirësojmë”, duke paralajmëruar se vendimi mbi fatin e marrëveshjes do të merret sot në mbled-hjen e qeverisë. Ai ka bërë të ditur se në Bruksel do të shko-het në qoftë se pranohet të nënshkruhet marrëveshja. Në të kundërtën, sipas tij, nëse nuk pranohet, vendimi i qe-verisë në formën me shkrim do t’i përcillet Brukselit.

Edhe kryeministri serb e ka pranuar se marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe për këtë, sipas tij, kjo marrëveshje është e papranueshme.

Dhe pikërisht kjo “pajtueshmëri” me Kushtetutën, nga ana e Prishtinës po konsiderohet si një fitore, ndonëse liderët tanë po harrojnë se Pakoja e Ahtisaarit ka qenë një kompromis i dhimbshëm.

Përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet me Serbinë nuk duhet të vetëkënaqen se po dalin “fitues” në këto bisedime, për faktin se ne po flasim për një territor tonin, për një pjesë të vendit tonë. Madje, ata duhet të marrin mësim nga kjo marrëveshje, e cila u mbështet fuqishëm nga vendet mike, që Kosova të mos lëshojë pe, në mënyrë që edhe në bisedi-met e mëtutjeshme liderët tanë të mos dalin përtej ko-rnizave kushtetuese dhe kundër interesave të vendit tonë.

Efektet anësore të aleancës LSI - PS

Alternativa e Beogradit dhe “fitorja” e Prishtinës

Ky lloj elektorati në përgjithësi tërhiqet shumë pas radikalizmit si në veprime ashtu dhe në teza. Pozicionimi i fortë te teza antiberishiste, (e mbajtur nga PS gjatë 2009-2011), por me gjasa të zbehet mjaft me ardhjen e LSI në koalicion si dhe imoraliteti i aleancës PS-LSI, (e ngjashme në sytë e këtij votuesi me aleancën PD-LSI pas zgjedhjeve të 2009), rrit shanset që kjo fasho elektorale të rreshtohet tek ajo force politike e krahut të majtë që vazhdon t’i artikulojë teza të tilla në këto ditë. Forca që i mishëron më së miri këto teza dhe veprime njëkohësisht është Aleanca Kuq e Zi. Jo rastësisht, Erion Braçe i bëri ftesë kësaj force politike që t’i bashkëngjitet aleancës me PS para zgjedhjeve, pikërisht për shkak të mundësisë së rrjedhjes së një pjese të konsiderueshme të elektoratit të PS drejt Aleancës Kuq e Zi...

roLaND LamI

komeNt komeNt

Page 11: Gazeta Mapo

Hajnat në Gjermani kanë arritur të vjedhin pesë tonelata të çokollatës Nutella nga një kamion i parkuar. Policia gjermane ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në qarkun Bad Hersfeld gjatë fundjavës, raporton DPA. Vlera e çokollatës së vjedhur llogaritet rreth 16.000 euro, ndërsa në të njëjtin vendparkim edhe më herët janë vjedhur produkte ushqimore në vlerë prej 30.000 eurosh. Vozitësit, të cilët jetojnë në afërsi, i parkojnë kamionët e tyre të ngarkuar dhe i lënë gjatë natës duke u bërë shënjestër e hajnave.

Vidhen pesë tonelata Nutella

1

5

1

3

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:151, 652, 695,823.Numra me 4 shifra:0521, 0798, 0831, 3265, 3332, 3855, 4595, 4895, 5425, 5487, 5550, 6248, 6854, 7481, 9554.Numra me 5 shifra: 02223, 06396, 16325, 22709,

23114, 32825, 62455, 78362, 78523, 84221, 95355, 96526.Numra me 6 shifra: 152632, 154478, 215968, 254825, 275935, 364431, 485152, 485152, 526352, 527962, 589568, 596523, 625120, 645127, 652835.

Numërkryq

GjeN

i 10

Ndry

shim

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

horizoNtalisht1. Tërësia e parave dhe e pronave që ka dikush. 5. Pjesa e brendshme e aeroplanit. 9. Pika a vendi në qendër të diçkaje. 11. Njeri që nuk sheh mirë. 12. John, këngëtar i njohur anglez. 14. Lëndë të helmëta që prodhohen nga disa mikrobe parazite në trup të njeriut. 17. Roje burgu. 20. Tërësia e këngëve të një këngëtari. 22. Vrau Hektorin në Luftën e Trojës. 24. Ngjarje me rëndësi. 26. Ka edhe një të tillë turistik. 27. Baba në dialekt. 28. Ent Tregtar. 29. Frut tropikal. 33. Shpend si bufi. 34. Televizion italian. 35. Bariç i futbollit. 36. Planet i sistemit tonë diellor. 38. Mbulon plazhet. 39. Kënga e zogjve. 41. Ervin, ish-futbollist i Kombëtares sonë. 44. I vogli i kalit. 45. Luftëtar i vjetër e me përvojë. 46. Përemër vetor. 47. Pavlina e kinemasë shqiptare.

Vertikalisht:1. Medoemos, në mënyrë të padiskutueshme. 2. Ato ndihmojnë zyrtarët më përgjegjësi. 3. Është i njohur ai i Gazës. 4. Biskota të vogla. 5. Kryeqyteti i Kolumbisë. 6. Zonë malore në rrethin e Korçës. 7. Gjo Luli, luftëtar patriot. 8. Një nga veprat e Homerit. 9. Ekrani i kompiuterit. 10. Ent Ndërtimi. 13. Një nga zhurmat e orës. 15. Shkrimtar i njohur latin. 16. Mal i lartë në jug të vendit tonë. 18. Vepër që është shtypur përsëri. 19. Figurë mitologjike që jeton në det. 21. Transporti Ndërkombëtar. 23. Sigla e Lushnjes. 25. Çekan i madh për të thyer gurë. 30. Djalë në dialekt. 31. Peshk deti me mish të shijshëm. 32. Vetia e dikujt për t'u treguar i matur, i përmbajtur. 37. Në fund të lutjes fetare. 40. I ka veza në mes. 41. Saranda në makina. 42. Janë në mes të trenit. 43. Baba.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

Koha e mbarimit ____:____

1 52 5 83 44 3

7 28 69 7

5 24 9

37

6 4 91 2

5 7 28 4

7 3 96

5 3 2

horoskopi jaVor

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

11 12 13

14 15 16 17 18 19

20 21 22 23

24 25 26

27 28 29 30 31 32

33 34 35 36 37

38 39 40

41 42 43 44

45 46 47

LUaNi (23/VII-22/VIII) VirGjeresha (23/VIII-22/IX)

Bëni një rishikim të marrëdhënies suaj me partnerin gjatë kësaj dite. Edhe pse do ju duhet të mundoheni pak për të arritur atje ku doni ju mund t’ia dilni mbanë. Beqarët do jenë më ëndërrimtarë se zakonisht dhe do mendojnë për princin e kaltër. Ëndrra mund të bëhet edhe realitet sot. Do kujdeseni më shumë për financat dhe nuk do keni probleme edhe po shpenzuat pak.

Do e shijoni deri në maksimum qetësinë në çift sot. Nga ana tjetër bashkëpunimi dhe komunikimi me njëri-tjetrin do jetë më i madh. Përfitoni! Ju beqarë duhet t’i bëni sytë katër sepse nga momenti në moment mund të shfaqet personi që aq shumë ke-ni kërkuar. Ditë mjaft e vështirë përsa u përket financave. Nuk do jeni shumë të af-të të dilni shpejt nga kjo gjendje. Kujdes!

BiNjaket (21/V-20/VI) GaForre (21/VI-22/VII)

Lumturia në çift do të vazhdojë edhe sot. Jeta juaj do të influencohet nga Jupiteri, i cili do ju sjellë fat dhe nga Venusi, perënde-sha e dashurisë. Për beqarët priten ndry-shime në jetën sentimentale. Do josheni mjaft nga të panjohurat! Mos u shqetëso-ni, çdo gjë do shkojë më së miri. Neptuni do jetë i favorshëm për sektorin financiar dhe ju do jeni optimistë për të ardhmen.

Marrëdhënia juaj me partnerin do të bazo-het te sinqeriteti. Edhe pse në përgjithësi nuk i shprehni shumë emocionet, sot do të arrini ta thoni atë që mendoni. Rezultati do jetë i mrekullueshëm! Beqarëve nuk do ju interesojë një lidhje e fortë, por as aventu-rat. Qëndroni ashtu si jeni! Situata financi-are do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm dhe ju do ndiheni edhe më mirë.

dashi (20/III-20/IV) demi (21/IV-20/V)

Me Uranin dhe Jupiterin që do ndikojnë te sektori i dashurisë, do kaloni një ditë jo shumë të mirë në çift. Debatet dhe mosmarrëveshjet do mbizotërojnë gjatë gjithë kohës. As beqarët nuk do kenë fat të takojnë atë që kanë ëndërruar. Bëni durim! Klima në sektorin e financave do jetë e dyzuar. Dielli do ju ndihmojë të ekuilibroni buxhetin.

Pas problemeve që keni pasur në çift sot do fillojë një përmirësim i ndjeshëm. Saturni do ju ndihmojë mjaft dhe komunikimi me part-nerin do jetë edhe më i mirë. Beqarët do për-jetojnë shumë emocione sepse do takojnë dikë interesant. Disa mund të kenë edhe dashuri me shikim të parë. Edhe pse influ-enca negative e Marsit do të shterojë përsëri duhet të bëni kujdes me shpenzimet.

Ujori (20/I-19/II) peshQit (20/II-19/III)

Ata që janë në çift do tregohen të sinqerte dhe transparentë me atë që kanë në krah. Lidhja juaj do fillojë të bëhet më e fortë dhe do merrni edhe mjaft kënaqësi. Treg-ohuni më të hapur dhe do gjeni dike inte-resant. Në planin financiar duhet me pat-jetër të shtrëngoni rripin sepse në të kundërt buxheti do të pakësohet ndjeshëm.

Do ketë skena xhelozie sot në jetën në çift. Ata që kanë pasur probleme edhe më parë mund të ndahen. Dëshira për më tepër pavarësi do jetë problemi kryesor. Beqarët nuk do joshen aspak nga aven-turat pa të ardhme sepse do ju intereso-jë me tepër një lidhje e qëndrueshme. Bë-ni edhe pak durim!

shiGjetari (22/XI-21/XII) BriCjapi (22/XII-20/I)

Më në fund jeta juaj në çift nuk do jetë rutinë dhe do i shtoni dozat e fantazisë. Do bëni gjithçka që të mbani zgjuar ndjenjat dhe emocionet. Gjithë mundi nuk do ikë dëm! Nëse jeni vetëm do ju jepet një mundësi e mirë për t’u njohur me dikë. Mos e humbni këtë mundësi! Fati do ju buzëqeshë në sek-torin e financave, por ju duhet të dini si të ru-ani ekuilibrin. Do fitoni edhe ndonjë lotari.

Ndryshimet e shpeshta të humorit nuk do të favorizojnë aspak harmoninë e jetës në çift. Herë pas here partneri do ndihet i hutuar dhe nuk do ju kuptojë. Beqarët duhet të përgatiten për një ndryshim rrën-jësor të jetës së tyre sentimentale. Falë mbështetjes së Venusit do keni një takim vendimtar! Në sektorin financiar do lufto-ni shumë që të përmirësoni buxhetin.

peshorja (23/IX-22/X) akrepi (22/X-21/XII)

Në jetën në çift gjërat do shkojnë edhe më mirë se kohët e fundit. Saturni do ju bëjë më të vendosur dhe më këmbëngulës për të arritur atë që doni, vetëm e vetëm për ta bërë partnerin të ndihet mirë. Beqarët do jenë plot energji dhe pasion. Do ju pëlqejnë çmenduritë dhe do tentoni për to. Të ardhurat do fillojnë të pakësohen ose shpenzimet do të rriten.

Ndikimi i planetëve në jetën sentimentale të çifteve do jetë i kontraktuar. Jupiteri dhe Urani do sjellin debate e zënka të papritura, ndërsa Venusi nga ana tjetër do i mbrojë ndjenjat. Beqarët do bëjnë një takim mjaft premtues por në një moment të papritur dhe në një vend shumë të veçantë. Në planin fi-nanciar do keni fat dhe do e përmirësoni bux-hetin, por gjithsesi qëndroni vigjilentë.

14 zbavitje LoJRA TË NDRSyHME

Page 12: Gazeta Mapo

12 ceremonia

honoris causa

Lord Giddens është personaliteti i pestë që vlerësohet me këtë titull nderi nga UET, pas nobelistit Muhammad Yunus, ish-

presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ish-kryeministrit Fatos Nano dhe shkrimtarit të shquar, Dritëro Agolli.

Suadela Balliu

Çdo oportunitet është një risk dhe çdo risk është një opor-tunitet! Babai i “Rrugës së

Tretë”, Lord Anthony Giddens erd-hi për herë të parë në Tiranë për të ndarë me sociologë e studiues sfidat e të jetuarit në shekullin e 21. Në cer-emoninë e organizuar nga Univer-siteti Europian i Tiranës, i cili i akor-doi Giddens titullin “Doctor Hono-ris Causa” merrnin pjesë aka-demikë, sociologë, por edhe shumë politikanë apo studentë, të cilët patën mundësinë të dëgjonin drejt-përsëdrejti sociologun e njohur në mbarë botën. Pothuaj të gjithë brez-at e vonë të studentëve, pa diskutuar profesorët dhe studiuesit në të gjithë botën, përfshirë edhe në Shqipëri, e njohin emrin e tij. Jo vetëm sepse So-ciologjia bën pjesë në lëndët trans-kurrikulare, por dhe se Anthony Giddens është ndër autorët më me ndikim dhe më produktiv i ditëve to-na në fushën e Sociologjisë moderne. Me akordimin e këtij titulli nderi, Uni-versiteti Europian i Tiranës bëri të mundur që Giddens të vizitonte Shq-ipërinë për herë të parë,

honoris Causa për Giddens Në një ceremoni solemne në sal-

lën e mbushur përplot të Hotel Tira-nës, profesorit Anthony Giddens iu akordua titulli “Doctor Honoris Causa” nga UET, për kontributin e tij në fushën e sociologjisë dhe teor-isë sociale. “Për rolin dhe kontribu-tin, nëpërmjet veprës së tij “Soci-ologjia”, në arsimimin e disa brezave

të studentëve shqiptarë në disipli-nën e sociologjisë dhe në shkencat sociale”,-ishte motivacioni i këtij titulli që u prit me kënaqësi nga Gid-dens. Vetë Giddens shprehu falën-derimet për këtë nderim dhe vlerë-soi mikpritjen shqiptare. “Çoj uri-met më të mira për të ardhmen e Shqipërisë”- tha ai, në fillim të fjalës së tij. Më pas, sociologu i shquar mbajti një fjalim mbi progresin dhe sfidat e botës në shekullin 21, teza këto që gjenden në subjektin e librit të ardhshëm. “Në një botë ku sun-don pesimizmi për të ardhmen, por edhe optimizmi për ndryshimin që vjen nga teknologjia, le të bëjmë një sintezë të të dyjave, njëlloj rruge të tretë”,-tha Giddens, i cili shtjelloi më pas konceptin e tij të famshëm të rrugës së tretë. Babai i Sociologjisë mori më pas në analizë zhvillimin teknologjik dhe transformimin që pritet t’i vijë shoqërisë prej tij, së bashku me të panjohurën dhe risqet. “Zhvillimi teknologjik do të sjellë një transformim të tillë në shoqëri, por edhe të panjohura apo risqe. Këto risqe mund të mos ndodhin kurrë, por fakti që janë të mendueshme, duhet t’i bëjë shkencat sociale të merren me studimin dhe t’u para-prijnë atyre”,-tha ai gjatë cere-monisë.

rruga e tretë e Giddens Në fjalën e tij, babai i Sociologjisë

foli me pesimizëm sa i takon ndikim-it të njeriut tek natyra dhe me opti-mizëm, mbi zhvillimet që pritet t’i shkaktojë teknologjia botës. “Mund

Giddens: Njerëzimi mes apokalipsit dhe pavdekshmërisë Lord Anthony Giddens, i njohur si babai i “Rrugës së Tretë” të laburistëve merr titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës. “E ardhmja përfshin shumë të panjohura. Nuk e kontrollojmë dot të ardhmen. Mos mendoni se nesër do të ndodhë diçka njësoj si dje. Mundësia e apokalipsit është shumë e afërt, po ashtu edhe mundësia e pavdekshmërisë”

të mendoni se teknologjia dhe aktiv-iteti njerëzor sundojnë kaq thellë në botën fizike. Po krijojmë një natyrë të humanizuar. Sundimi njerëzor i botës, prodhon dinamika të tjera nga e kaluara, një sulm human të asaj çka ka qenë natyra. Që njeh shumë pak kufij” – tha Giddens. Ai tha se asnjë qytetërim tjetër nuk e sunduar natyrën , si qytetërimi ynë, duke çuar në pasoja katastrofike për njeriun. “Si qytetërim, jemi vetëm. Për shkak se nuk i kemi përballur më parë, nuk dimë ku të bazohemi, prandaj është e vështirë të lloga-ritësh rrezikun. Jetojmë në një botë ku janë shtyrë shumë kufijtë e mje-disit natyror dhe ky i fundit është

pushtuar nga njeriu, pra pushtim i natyrës nga njerëzimi, ku roli i njer-iut është më i madh se kurrë në his-torinë e njerëzimit”. Ai foli edhe për inteligjencën artificiale, duke thënë se nanoteknologjia dhe bioteknologjia mund të krijojnë njeriun artificial. “Është koha kur fantashkenca bëhet realitet”-shtoi ai. Në fund të fjalës së tij, Giddens ndau më të pranishmit shqetësimin e një shoqërie me risqe të mëdha, duke thënë se e ardhmja është më e paqartë se kurrë dhe u takon so-ciologëve të shkencave sociale të anal-izojnë këtë marrëdhënie e këto trans-formime rrënjësore te shoqërisë mod-erne. Pra, a do t’i mbijetojmë shekullit të 21?!”. “Duhet ta thyejmë opozitën

promovimi

Ceremonia e dorëzimit të titullit “Doctor Honoris Causa”, e zhvilluar në Hotel Tirana International u pasua nga promovimi i librit “Pasojat e Modernitetit” të autorit Anthony Giddens, botuar në gjuhën shqipe nga UET Press.

libra të përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës dhe i më shumë se 200 artikujve35

Page 13: Gazeta Mapo

13ceremonia 09.04.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Nuk është e zakonshme në kohën tonë që një men-dimtar të arrijë një famë të tillë ndërkombëtare dhe të ketë një ndikim të tillë në mendimin shoqëror,

saqë vepra e tij të citohet më shpesh se edhe veprat e kla-sikëve të mendimit shoqëror. Lord Anthony Giddens është pa dyshim një i tillë. Giddens është një ndër sociologët an-glezë më me influencë qysh nga koha e Herbert Spenserit dhe sociologu më i cituar ndër të gjithë mendimtarët e tjerë shoqërorë bashkëkohorë në shkencat sociale dhe në dis-iplinat humane, me një impakt të padiskutueshëm ndërkombëtar.

Askush deri më sot nuk ka mundur të kombinojë ele-mentët më të rëndësishëm të teorive të Marksit, Weberit, Durkheimit, Midit, Gofmanit, Parsonsit, Mertonit, Frojdit, Fukosë etj., në një perspektivë teorike kaq koherente sa Anthony Giddens.

Ai ka shërbyer gjithashtu si këshilltar i kryeministrit britanik, Tony Blair. Ishte pikërisht pikëpamja e formulu-ar nga Giddens mbi “rrugën e tretë” ajo që shërbeu si ideja bazë nga e cila u udhëhoq veprimtaria politike e laburistëve anglezë gjatë qeverisjes së kryeministrit Blair, çka edhe ka bërë që Giddens të konsiderohet si “the brains behind Brit-ish Prime Minister Tony Blair’s ‘third way’ proposition”. Lidhjet e Anthony Giddensit me Shqipërinë janë të her-shme sa edhe fillimi i tranzicionit demokratik në Shqipëri. Në vitin 1991, përmes një dashamirësi të Shqipërisë në Londër, mbërritën në Tiranë 30 kopje të tekstit “Soci-ologjia” (Sociology) të Giddensit, i cili i botuar vetëm 3 vjet më parë në atë kohë, pra në vitin 1988, ka parë shumë ri-botime, duke u shitur deri më sot në afro 1 milion kopje, dhe duke u bërë në fakt teksti universitar më i lexuar i so-ciologjisë. Ky libër u përkthye më vonë në shqip dhe, që nga ajo kohë ka shërbyer si teksti bazë i sociologjisë për mijëra studentë që kanë studiuar shkencat sociale në universitetet shqiptare.

Lidhjet më të ngushta të sociologëve shqiptarë me An-thony Giddensin janë vendosur përmes revistës “Socio-logical Analysis”, një revistë ndërkombëtare ndërdis-iplinore në shkencat sociale, botimi i së cilës nisi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1998. Dhjetë vjet më vonë, më 2008-ën, kur kjo revistë u afiliua me Universitetin Europian të Tiranës dhe redaksia e saj u vendos në premisat e këtij in-stitucioni, Lord Anthony Giddens pranoi të ishte Kryetar Nderi i Bordit të kësaj reviste, duke e nderuar atë dhe tërë studiuesit shqiptarë me emrin e tij të respektuar. Lidhjet e Lordit Giddens me Shqipërinë u bënë edhe më të ngushta kur në vjeshtë të vitit 2011 ai pranoi ftesën e Akademisë së sapoformuar Shqiptare të Arteve dhe Shkencave për të qe-në një prej anëtarëve të saj. Sot, lexuesit, studiuesit dhe stu-dentët shqiptarë marrin në dorë, të përkthyer në shqip dhe të botuar nga UET Press, një ndër librat më të njohur dhe më të cituar të Anthony Giddensit: Pasojat e modernitetit (The Consequences of Modernity). Ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1990 nga Stanford University Press, i shtohet bib-liotekës së re sociologjike në shqip të Universitetit Europian të Tiranës dhe të universiteteve të tjera shqiptare në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, duke e bërë edhe më të njohur, më të respektuar dhe më të dashur Prof. Giddensin për rini-në dhe publikun e informuar shqiptar.

Në këta dy-tre dhjetëvjeçarët e fundit, mendimi i An-thony Giddens ka dominuar shkencat sociale. Anthony Giddens ka qenë dhe mbetet një ndër mendimtarët socialë më optimistë. Vepra e tij konsiderohet si një rinovim i teo-risë sociale, tepër origjinale, një vepër me ndikim shumë të madh dhe që përmban analiza të fuqishme teorike të proceseve të zhvillimit të sotëm global.

Fatos tarifa: Giddens dhe lidhjetme Shqipërinë

toNiN Gjuraj: Giddens, pajtuesi i mendimeve të kundërta sociale“Si mendimtar social, Giddens ka treguar aftësi të jashtëzakonshme për të pajtuar dhe sintetizuar argumentet kryesore të shkollave të ndryshme dhe shpeshherë rivale të mendimit social dhe politik. Duke bërë këtë, ai ka ndërtuar kuadre analitike të reja dhe koncepte solide të informuara nga burime shumë të ndryshme traditash teorike. Kështu, Giddens ka bërë më shumë se cilido për të përcaktuar axhendën e një brezi të tërë sociologësh. Si intelektual publik, Giddens njihet si nismëtari i Rrugës së Tretë, i një sërë idesh kryesore për politikën sociale të asociuara me qeverinë laburiste të kryeministrit Tony Blair, por edhe të disa qeverive të tjera europiane.”

adriaN CiviCi: Giddens, lidhja mes sociologjisë klasike dhe moderne “Për ata që merren me sociologji, Giddens është pika e lidhjes së një klasiku dhe një moderni sa i përket sociologjisë dhe shkencave sociale. Babai i sociologjisë moderne

dhe të gjitha sfidave të saj në shekullin 21. Është autori më i përkthyer, më i lexuar dhe më fondamental në botë sa i përket sociologjisë dhe shkencave sociale. Na lidh me profesorin fakti se gjatë kësaj periudhë 20-vjeçare, libri bazë ku studiojnë studentët

tanë në të gjitha fakultetet e shkencave të sociologjisë, pedagogët dhe ekspertët tanë në këtë fushë i referohen vazhdimisht si burimi më i besuar dhe cilësor për ta vazhduar më tej sociologjinë shqiptare”.

Në ceremoninë e dhënies së titullit “Honoris Causa” Lordit

Giddens, ishin të pranishëm dhe disa figura të së majtës shqiptare, nga Arben Malaj, Ditmir Bushati, Servet Pëllumbi, Pëllumb Xhufi deri te bashkëshortja e kryetarit të PS-së, Linda Rama. Ky nuk ishte një takim për politikën, por nuk duhet harruar se Anthony Giddens

përveçse në Sociolog ji ka dhënë një kontribut të madh edhe në politikë, duke qenë autor i pikë-pamjes që udhëhoqi politikat e qe-verisë laburiste g jatë qeverisjes së Tony Blair, të quajtur “Rruga e Tretë”, një alternativë për qendrën e majtë. Ai është g jithashtu anëtar i Dhomës së Lordëve, ku përfaqëson Partinë Laburiste.

E majta shqiptare përballë ideatorit të laburistëve

mes optimizmit dhe pesimizmit. Men-doj se ndjenjat e tyre nuk justifikohen me racionalitet, duhet t’i kalojmë këta kufij mes të dyjave. “Më duket se diç-ka interesante po ndodh me konceptin tonë për të ardhmen. Qëllimi i shkencës dhe teknologjisë ishte se mund të sun-donim të ardhmen, të marshonim me besim në tokën e së ardhmes dhe të kon-trollon aktivitet e së ardhmes. E ardh-mja përfshin shumë të paditura. Nuk e kontrollojmë dot të ardhmen. Mos men-doni se nesër do të ndodhë diçka njësoj si dje. Mundësia e apokalipsit është shumë e afërt, po ashtu edhe mundësia e pavdekshmërisë. Epoka e modern-izmit është në fund, po vjen një epokë e re”,- përfundoi Giddens.

anthony Giddens gjatë vizitës në

UET shoqëruar nga Fatos Tarifa dhe drejtuesit e UET

Në këta dy-tre dhjetëvjeçarët e fundit, mendimi i Anthony Giddens ka dominuar shkencat sociale. Anthony Giddens ka qenë dhe mbetet një ndër mendimtarët socialë më op-timistë. Vepra e tij konsiderohet si një rinovim i teorisë sociale, tepër origjinale, një vepër me ndikim shumë të madh dhe që përmban analiza të fuqishme teo-rike të proceseve të zhvillimit të sotëm global.

Gjatë ceremonisë së titullit Honoris Causa për

Anthony Giddens. Ai është autor i rreth 35 librave (të

përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës) dhe i më shumë

se 200 artikujve

anthony Giddens me deputetët e PS-së

Ditmir Bushatin dhe Arben Malaj

Page 14: Gazeta Mapo

1001 Ditë që formësuan Botën

CHArLES BAuDELAIrE, roMANTIKu I FuNDIT DHE MoDErNI I PArë I konsideruar si i fundmi i romantikëve dhe i pari i modernëve, Charles Baudelaire mbahet si më i madhi ndër poetët francezë. Pothuajse i injoruar nga bash-këkohësit, i dënuar, i dërmuar nga jeta, alkooli dhe dro-ga, ai pati një fund jete të trishtë në moshën 46 vjeç, i paralizuar dhe me gojën të humbur. Në të gjallë, ai nuk kishte botuar veç një përmbledhje poezish. Atë me titull “Les Fleurs du Mal” (Lulet e së Keqes). Me veprën e tij Charles Baudelaire krijoi principet bazë të poezisë moderne, simbolizmit e surealizmit. Gjatë jetës dhe pasionit të tij për të bukurën, ai qe vazhdimisht i ndarë në dysh, mes ekstazës e tmerrit të jetës dhe të vetë

ekzistencës njerëzore. Charles Baudelaire lindi në Par-is më 9 prill 1821. Ai s’ishte veç shtatë vjeç kur e ëma e tij e ve u rimartua me gjeneralin Aupick, një lidhje kjo të cilën ai s’do ta pranonte kurrë. Gjatë gjithë jetës. I vendosur fillimisht në një pension në Lion, Baudelaire studioi më pas në liceun ‘Louis le Grand’ në Paris ku, mbi të gjitha, u ‘shqua’ për mungesën e disiplinës e, për pasojë, u përjashtua prej tij, në prill 1839. Megjithatë, e mori ‘diplomën e maturës’ e pas kësaj nisi të endet nëpër Paris, duke bërë një jete prej ‘bohemi’, gjë e cila zgjati gjer më 1841, datë kur njerku i tij i shqetësuar për të si edhe për t’u dhënë fund aventurave e hipi me forcë

në anijen “Paquebot des Mers du Sud”, për ta çuar sa më larg e pikërisht në Indi. Kur u kthye prej atij ud-hëtimi, Baudelaire, do të binte me vete në Paris edhe poezitë e para të vëllimit të tij të parë ‘Lulet e së Keqes’ e mes tyre edhe një të titulluar ‘Një zonje kreole’ (À une dame créole). Me kalimin e moshës, poeti i ri, kërkoi që të gëzonte trashëgiminë e atit të tij të vdekur e, me të fituar pjekurinë për ketë punë -më 1842- mori një shumë të mirë të hollash e nisi të bëjë një jetë prej ‘dandy’, duke frekuentuar hotele, restorante e bare të kushtueshme e duke mos mbaruar së bleri, plot sqimë, veshje elegante për gardërobën e tij të hijshme…

Problemi me socializmin është se, herët a vonë, parave

të të tjerëve u vjen fundi.margaret thatcher

9 prill

1821

Nuk është ksenofobia problemi më i madh i emigrantëve në Europë. Ata janë shumë më të shqetësuar për vendin e punës dhe shëndetin. Një studim i universitetit të Luksemburgut, që bazohet mbi të dhënat e një anketimi social europian, ka përfshirë 32 mijë emigrantë të brezit të parë e të dytë dhe 160 mijë vendës në 30 shtete. Rezultatet u prezantuan në konferencën e përvitshme të British Sociological Association, që mbahet në Londër. Rezultatet kanë treguar që ato që hidhërojnë më shumë emigrantët janë kryesisht problemet e punës dhe të shëndetit. Papunësia, rroga e ulët dhe sëmundjet janë faktorët e parë që kushtëzojnë mirëqenien e emigrantëve. Studimi ka nxjerrë në dritë se edhe emigrantët që punojnë në vendet me racizëm më të theksuar, nuk e rendisin më ksenofobinë në krye të listës. Prej të anketuarve nga studiuesit, vetëm 2 për qind e kanë renditur racizmin si problemin e tyre parë-

sor. Të papunët kanë rezultuar më pak të lumtur se pjesa tjetër e të intervistuarve. Madje, ata që fitojnë shumë pak janë më të palumtur se edhe njerëzit e sëmurë. Studimi ka përcaktuar se 7 për qind e emigrantëve të intervistuar kanë pohuar se janë pa punë. Emigrantët me rroga të ulëta që janë të palumtur janë 11%, ndërsa të palumturit që kanë probleme me shëndetin janë 9%. Mosha dhe koha e kaluar në vendin pritës kanë dalë parametra shumë të rëndë-sishëm në vetë-perceptimin dhe përkufizimin e shkallëve të mirëqenies: më pak të lumtur janë emigrantët me moshë 41-60 vjeç, më të kënaqurit ata me moshë 22-30 vjeç. Hulumtimi ka nxjerrë gjithashtu në dritë që sa më e madhe është pasuria e vendit pritës, aq më e madhe është pakënaqësia e përjetuar nga emigrantët, kundrejt pjesës tjetër të popullsisë.

marrë nga ‘shqiptari i italisë’

Flickr

titulli: Dru me pre Foto: agron Beqiri

Ramadan ÇipuRi

në Facebook

Emigrantët jo më në ankth nga ksEnofobia, vEndin E parë E zë papunësia

Ç’përgjigje do t’i jepnit një 20-22 vjeçari, me flokë të llakosura e të ngritura përpjetë, që vjen me një 50 lekëshe në dorë e të thotë: o vllai... a më ndihmon dot me diçka? Dua të bëj një lojë loto, po nuk më mjaftojnë lekët se kam vetëm 500...

LutFi deRvishi

eLisa spiRopaLi

daRdan maLaj

Sot pashë disa lajme me të njëjtën temë: 300 të rinj anëtarësohen në.... Shifra 300 ishte e njëjtë për çdo parti e qytet. Dy pyetje. 1. Pse 300 fiks? 2. Këta 300 janë të njëjtët të rinj apo...?! P.S. Edhe kur ikin nga një parti e shkojnë te tjetra (sipas lajmeve) po 300 janë...!

Nuk ka mënyrë më të sigurt për të dëmtuar një kauzë të drejtë sesa ta mbrosh me argumente të gabuara.

Po mirë mo, a mundet që ish zv-kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të përdorë shprehje kanunore “kush prek votën është në gjak me ne”?!

BLitz

vjet drejtoi Margaret Theçer Britaninë duke ndryshuar vendin në mënyrë radikale. Ajo privatizoi një pjesë të madhe të atyre shërbimeve dhe kompanive që ishin publike. Mjaft prej privatizimeve që ajo bëri, kthyen kompani deri në atë moment në prag falimentimi, në suksese botërore

11.6

milion ditë punë u humbën në grevat që sindikatat bënë kundër vendimeve të Margaret Theçerit për të mbyllur minierat. Theçer e fitoi luftën, ajo bëri ligje që i dobësuan sindikatat sot në Britani, numri i ditëve të grevës ka rënë në më pak se 1 milion ditë.

29

ushtarakë humbën jetën në luftimet 74 ditore mes Argjentinës dhe Anglisë për ishujt Falkland. Shumica 655 ishin Argjentinas dhe të tjerët britanikë, kjo njihet edhe si një nga betejat më të rëndësishme të Margaret Theçer në kohën që ishte kryeministre e Britanisë.

910

[email protected] ceL: 068 20 55 477

Themelues: henri ÇiLi. Kryeredaktor: arion suLo. Zv/kryeredaktor: alfred LeLa, aleksandra BogDani. Politika: nevila përnDoj, fejzi Braushi. Kronika: Leonard BaKiLLari, Dashamir BiÇaKu. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina hoxha. . Kultura: aida tuci. Suplement: arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: florenc eLezi. ilir Drizari, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila plasari, Brunilda meno. Adresa: Bulevardi gjergj fishta pranë uet

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: [email protected] / robert mane Cel: 068 20 55 440

15blog 09.4.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Page 15: Gazeta Mapo

pasi ndaj tij nuk u gjetën prova që ta përfshinin atë në vjedhjen e ndodhur në Durrës pak ditë përpa-ra se të vritej Lamaj.

Edhe pse hetuesit e Policisë së Tiranës dhe asaj të Durrësit, hetu-

an të gjitha lidhjet e mundshme të të dyshuarit, në asnjë rast nuk u gjet ndonjë fakt që ta lidhte atë me vjed-hjen e automjetit të përdorur në vrasjen mafioze ndaj Lamajt. Pas këtij konfirmimi, organet e hetimit

vendosën të lënë të lirë, Dedjen, ndërsa ai që në fillim kishte ngritur versionin se kishte qenë në spital për të vizituar të birin e sëmurë. Ndërkaq, hetuesit e policisë së kryeqytetit dhe të policisë së Dur-rësit, vazhdojnë shoqërimet e per-sonave konkretë të dyshuar si të përfshirë në vjedhjen e veturës së përdorur në atentatin ndaj ish- she-fit të komisariatit nr.6 në kryeqytet, kryekomisar Dritan Lamaj.

Vetura dyshohet se është vjed-hur me datë 23 shkurt në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës ndër-sa një ditë më pas Lamaj, u qëllua nga dy persona ende të paidentifi-kuar, në oborrin e bllokut të pallat-eve ku ai banonte. Lamaj u qëllua mre breshëri, nga një person që më

pas u largua me këtë veturë, duke dalë në një rrugicë pranë KESH-it, e më pas dyshohet se është larguar në drejtim të rrugës “Medar Shtyl-la” në bllokun e banimit të njohur me emrin “Komuna e Parisit”. Pikërisht këtë intinerar dyshohet se ka kryer autori i vrasjes ndërsa dal-ja në këtë zonë është konfirmuar ed-he nga vetë Arben Frroku, i dysh-uar për vrasjen e Dritan Lamajt. Pa-varësisht këtij fakti dhe dyshimeve mbi Frrokun, mbi të deri më tani nuk rëndon asnjë provë direkte që ta lidhë atë me vrasjen veç konflik-teve që ai ka pasur me Lamajn. Për shkak të faktit se ky i fundit e kishte shoqëruar disa herë kur kryente funksionin e shefit të komisariatit nr.6, në Tiranë.

ngërçi

Dajti kërkon tavolinë në kafaz, shtyhet gjyqi Tiranë Edhe pa avokat mbrojtës, gjyqi ndaj të pandehurit Dritan Da-jti ka dështuar sërish. Zgjidhja e gjykatës për të vijuar procesin pa praninë e një avokati nuk pati re-zultat, pasi seanca e 208 e pro-cesit « Dajti » u shty pas largimit të të pandehurit nga salla e gjyqit. Një seancë më parë trupi gjykues paralajmëroi se nga dje e në në vi-jim, gjyqi ndaj të akuzuarit për vrasjen e katër punonjësve të pol-icisë do të vazhdojë pa praninë e avokatit, pasi vetë Dajti refuzoi të zgjidhte një mbrojtës. Ky vendimi i gjykatës krijoi idenë se pas 207 seancash, tashmë procesi i tejzg-jatur do të vijonte aty ku mbeti rreth një vit e gjysmë përpara. Por asgjë nuk shkoi sipas parashikime-ve. Në seancën e djeshme, i pande-huri është shfaqur i qetë, dhe filli-misht kërkoi nga gjykata krijimin e disa kushteve me qëllim që të mbrohej në proces. Dajti kërkoi që t’i vendosej një tavolinë brenda ka-fazit të hekurt ku mund të vendosë materialet e dosjes dhe gjithë lit-eraturën e nevojshme që do t’i duhet të përdorë gjatë mbrojtjes. Por kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata, e cila i kërkoi të pan-d e h u r i t q ë kë t ë kë r ke s ë t a paraqesë me shkrim. Kaq ka mjaf-tuar që Dritan Dajti të kërkojë për-jashtimin e trupit gjykues, duke akuzuar gjykatën për njëanshmëri në gjykimin e çështjes së tij. Edhe kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues është rrëzuar, ndërsa i pandehuri ka vendosur të largohet nga salla e gjyqit duke shtuar kësh-

tu një tjetër seancë të shtyrë në historikun e procesit gjyqësor ndaj tij.

Vrasja e Lamajt në pikën zero, liripër ish-policin e makinës së atentatit

Dedja, 32 vjeç, u arrestua nga policia e Krujës me akuzën e vjedhjes së automjeteve, vetëm pak ditë pas vrasjes së Lamajt

43 ditë kanë kaluar nga vrasja e Dritan Lamajt në kryeqytet. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi ndërsa merrte veturën e tij të markës “Lancia Ypsilon” në oborrin e pallatit ku banonte.

200 veta afërsisht janë pyetur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës që prej ditës kur Lamaj u qëllua me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Policia deri më tani ka dy persona të dyshuar për krimin.

Dashamir Biçaku

TiranE- Më tepër se një muaj e gjysëm pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, hetimet e Policisë së Tiranës po bien gjithnjë e më shumë në pikë të errët. Deri më tani, asnjë nga personat të cilët policia e Tira-nës ka shoqëruar si të përfshirë di-rekt apo indirekt në ekzekutimin mafioz të Dritan Lamajt, nuk ka shpëtuar pa alibi të besueshme, de-ri sa policia e Tiranës nuk ka gjetur prova ligjore për t’i mbajtur ata pas hekurave. Pas pretendimeve të të akuzuarit Arben Frroku në Greqi, pak ditë më parë, Prokuroria u detyrua të lirojë nga qelia edhe të akuzuarin për vjedhjen e makinës së atentatorëve të Dritan Lamajt. Ish-polici Gentian Dedja, i dyshuar fillimisht si i përfshirë në vjedhjen e makinës “BMW”, me ngjyrë gri me targa DR 1944 F u lirua pasi nuk kishte prova që ai të kishte gisht në ngjarje. Gentian Dedja, 32 vjeç, ban-ues në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, u arrestua nga policia e Kru-jës, me akuzën e vjedhjes së autom-jeteve, vetëm pak ditë pas vrasjes së Lamajt. Ai u ndalua me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim në cilësi-në e personit që kishte vjedhur ve-turën e përdorur nga nga autorët e vrasjes së Lamajt. Veç tij, policia tha se kishte arrestuar Dedjen, dhe se kishte shpallur në kërkim një bash-këpunëtor tjetër të tij i dyshuar gjithashtu si i përfshirë në vjedhjen e veturës që ndihmoi më pas në vrasjen e Lamajt. Policia nuk dha emër të personit tjetër, por tha se ka identifikuar atë dhe pritej të kryente arrestimin e tij. Në një deklaratë për shtyp blutë e Durrësit, pas ar-restimit të tij,thanë se kishin arres-tuar Gentjan Dedjen 32 vjeç, banues në fshatin Larushk të Fushë-Kru-jës, i cili ishte larguar vetëm një muaj më parë nga detyra e tij si pu-nonjës i policisë së Burgut të Zaha-risë në Krujë.

Më tepër se një muaj pas ndalim-it të tij, Dedja u la i lirë nga policia

Mungesa e provave ka liruar nga qelia Gentian Dedjen, ish-policin e dyshuar se kishte gisht në vjedhjen e makinës prej nga u qëllua Lamaj. Policia verifikon alibinë e tij dhe nuk gjen prova shtesë për lidhje me atentatin ndaj kryekomisarit

7kronikë 09.04.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Halit Shahini akuzohet se vrau Bujar Barçin një muaj më parë. Në vitin 2005 u dënua për vrasjen e rojës së një parkingu në bllok, pasi e rrahu për vdekje

TiranE- Arrestohet ish-gardisti, vrau borxhliun për 200 mijë euro. Halit Shahini, 51 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes së Bujar Barçit, 56 vjeç nga Durrësi, ban-ues në Tiranë. Ngjarja për të cilën akuzohet Bar-çi mësohet se ka ndodhur rreth një muaj më parë, në rrugën “Siri Kodra”, në kryeqytet në muajin mars këtij viti, kur Shahini dhe Barçi debatuan mes tyre në lidhje me një pronë të shitur në Dur-rës, për të cilën Barçi duhej t’i paguante Shahinit një shumë prej 200 mijë eurosh. Konflikti mëso-het se kishte disa vite që vazhdonte, ndërsa palët

ishin konfliktuar, kishin dhe debatuar mes tyre, ndërsa Shahini i kishte kërkuar Barçit paratë, ndërsa ky nuk kishte me se t’ia kthente. Në këto rrethana Barçi e Shahini mësohet se janë takuar, në një lokal në rrugën “Siri Kodra”, pranë ish-restorant Durrësit, ku janë konfliktuar fizikisht. Në grindje e sipër Shahini nxori armën, një pis-toletë që e mbante pa leje, dhe qëlloi në drejtim të Barçit, duke i shkaktuar një plagë të rëndë në kokë, ndërsa i dyshuari për krimin u largua nga vendi i ngjarjes me autoveturën e tij. I dëmtuari u dërgua për në spitalin ushtarak, ku qëndroi së paku një ditë, por për shkak të plagës së rëndë të marrë në kokë ai ndërroi jetë në sallën e reanima-cionit të spitalit. Policia pas hetimit të ngjarjes identifikoi si autor të dyshuar të krimit pikërisht 51-vjeçarin Halit Shahini, ish-efektiv i Gardës së Republikës e madje ish- shoqërues i ministrit të

Mbrojtjes, deri në vitin 2004. Ndërkaq dje policia e Tiranës njoftoi, nëpërmjet një deklarate për sht-yp, arrestimin e Shahinit, në cilësinë e personit të dyshuar për vrasjen e Barçit. Policia e Tiranës

njoftoi sot arrestimin e shtetasit Halit Shahini, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjes. 51-vjeçari ka plagosur me plumb në kokë shtetasin Bujar Barçi, i cili, si pasojë e plagëve, gjeti vdekjen disa ditë më vonë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Sipas Policisë së Tiranës, viktima Barçi i ka pasur një shumë parash borxh autorit të ngjarjes, shumë që nuk ia kishte kthyer prej 4 vitesh. Halit Shahini ka qenë i dënuar më parë, pasi rrahu për vdekje rojën e një banke në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2005, pas një grindjeje për vendin e parkingut. Ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me një vit e dy muaj burg, me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Sipas vendimit të Gjykatës, më 25 maj 2005, kur Shahi-ni ishte me detyrë truprojë i një prej ministrave të qeverisë së asaj kohe, është arrestuar për vras-je nga pakujdesia. Dashamir Biçaku

Arrestohet ish-gardisti “vrau” borxhliun për 200 mijë euro

hetimi

Lamaj u qëllua me breshëri nga një person që më pas u largua me këtë veturë, duke dalë në një rrugicë pranë KESH-it, e më pas dyshohet se është larguar në drejtim të rrugës “Medar Shtylla” në bllokun e banimit të njohur me emrin “Komuna e Parisit”.

Dritan Lamaj i vrarë më 24

shkurt

Vendi ku u vra kryekomisar

Lamaj

Page 16: Gazeta Mapo

CMYK

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 9.04.2013