gazeta mendimi 6

12
Mendimi Mendimi FORUMI INTELEKTUAL MYSLIMAN [email protected] NR. 3(6) MARS 2013 faqe 3 1- Pyeti një person profetin Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të): “O i Dërguari i Allahut! Cili nga të afërmit e mi meriton më tepër respekt?” Ai tha: “Nëna jote”. Personi tha: “Po më pas?” Ai tha: “Nëna jote”. Ai tha: “Po më pas?” Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) përsëri i tha: “Nëna jote”. Kur pyeti për të katërtën herë tha: “Babai yt dhe më pas të afërmit e tjerë, sipas afërsisë.” Buhari 2- “Shërbeji nënës tënde, sepse Parajsa është nën këmbët e saj”. Nesai. 3- Pyeti një person profetin Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të): “O i Dërguari i Allahut! Më urdhëro me një vepër të mirë (që unë ta veproj atë)! Ai i tha: “Shërbeji nënës tënde!” Buhari. Ka thënë Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të): faqe 3 Ceremonia e 90 vjetorit të themelimit të KMSh PO KËTA KUSH I KUJTON? Vehbi Sulejman Gavoçi Për këtë shkak, jo rrallë, sidomos tek partitë politike që kanë një dozë të theksuar të na- cionalizmit, has në tendenca dhe tentativa për përvetësim personalitetesh, që në disa raste ar- rin limitin e absurditetit, sidomos kur bëhet alë për disa personalitete që në histori kanë lënë gjurmë gjaku e tmerri.

Upload: gazetamendimi

Post on 12-Apr-2015

116 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Botim i Forumit Intelektual Mysliman

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mendimi 6

MendimiMendimiforumi intelektual mysliman [email protected] nr. 3(6) mars 2013

faqe 3

1- Pyeti një person profetin Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të): “O i Dërguari i Allahut! Cili nga të afërmit e mi meriton më tepër respekt?” Ai tha: “Nëna jote”. Personi tha: “Po më pas?” Ai tha: “Nëna jote”. Ai tha: “Po më pas?” Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) përsëri i tha: “Nëna jote”. Kur pyeti për të katërtën herë tha: “Babai yt dhe më pas të afërmit e tjerë, sipas afërsisë.”

Buhari

2- “Shërbeji nënës tënde, sepse Parajsa është nën këmbët e saj”.

Nesai.

3- Pyeti një person profetin Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të): “O i Dërguari i Allahut! Më urdhëro me një vepër të mirë (që unë ta veproj atë)! Ai i tha: “Shërbeji nënës tënde!”

Buhari.

Ka thënë Profeti Muhamed(paqja qoftë mbi të):

faqe 3

Ceremonia e 90 vjetorit të themelimit të KMSh

Po Këta KuSh i Kujton? Vehbi Sulejman GavoçiPër këtë shkak, jo rrallë, sidomos tek partitë politike që kanë një dozë të theksuar të na-cionalizmit, has në tendenca dhe tentativa për përvetësim personalitetesh, që në disa raste ar-rin limitin e absurditetit, sidomos kur bëhet fjalë për disa personalitete që në histori kanë lënë gjurmë gjaku e tmerri.

Page 2: Gazeta Mendimi 6

Mendimi / Shkurt 2013 / 2

e - m a i l : g a z e t a m e n d i m i @ g m a i l . c o m / m o b i l e : 0 6 9 6 7 8 5 0 9 9

I nderuar zoti Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,I nderuar zoti Kryeministër,Të nderuar përfaqësues dhe krerë

të komuniteteve fetare në Shqipëri, Shkëlqesi ambasadorë,

Të nderuar të pranishëm, besimtarë, klerikë!

Historia e një kombi shënjohet edhe nga kremtimi i ditëve të shënuara të themelimit të institucioneve të tij më të rëndësishme në rrugën drejt lirisë, de-mokracisë dhe përparimit ekonomik. E një i tillë, është edhe Komuniteti Mys-liman Shqiptar, 90-vjetorin e të cilit po kremtojmë sot.

Që në vitet e para të formimit të vet, ai u shfaq jo vetëm si flamurtar i pro-movimit të edukatës dhe moralit të lartë shoqëror, por edhe pararojë e një institu-cioni të mirëorganizuar, që shërbeu si një model për institucionet e tjera shtetërore që sa po lindnin në epokën e jetës së monarkisë shqiptare.

Për t’u çmuar në këtë zhvillim është edhe veprimtaria e shquar e Haxhi Vehbi Dibrës, njëri prej firmëtarëve të aktit të pavarësisë, Kryetari i parë i Senatit më 1912, si dhe Kryemyftiu i parë i Shq-ipërisë pas shpalljes së Pavarësisë.

“Zani i Naltë”, revista e parë zyrtare e këtij Komuniteti, me vijueshmërinë e nivelit të lartë shkencor e kulturor për kohën la gjurmë të pashlyera në zemrat e shqiptarëve për shumë breza me rradhë, duke qëndruar denjësisht përbri ikonave të tjera të shtypit shqiptar të viteve ‘30, si “Hylli i Dritës” apo “LEKA”.

Ndihmesa e saj qe e vyer në endjen e atij indi të miqësisë, dashamirësisë për tjetrin, mëshirimin për njeriun në nevojë, për ndjenjën e bamirësisë, solidaritetit, që u bënë baza e identitetit tonë social e psikologjik, që arriti t’i rezistojë furtunës ateiste, që rregjimi komunist shfryu mbi të gjitha këto të korra që edukimi fetar kish arritur të mbrunte me aq durim, zell e përkushtim.

Vitet e rënda të diktaturës komuniste, nuk bënë vetëm që vajtimi të qe kaderi i Komunitetit Mysliman, për vuajtjet e

torturat fizike, por edhe ato shpirtërore, teksa ndjenin e provonin ndrydhjen e shtypjen e besimit në ndërgjegjien e tyre, për çdo namaz, agjërim apo haxh që u ndalohej.

Një tjetër jetë i dha këtij komuniteti ngjarja e 16 nëntorit të vitit 1990, kur rinia dhe popullata myslimane, hapën fuqishëm dyert e izolimit ndaj lirisë së besimit, duke u tubuar kështu në xhami-në e Plumbit për të falur xhumanë e parë pas më shumë se dy dekadash ndalimi, e për t’i dhënë kështu fund ateizmit të vetëm të botës, shpallur më 1967.

Një rol të rëndësishëm në këtë vep-rimtari ka luajtur edhe Hafiz Sabri Koçi, i cili vuajti në burgjet komuniste për më shumë se 20 vjet, duke vijuar kështu ple-jadën e vyer të personaliteteve të botës së mendimit dhe veprimit mysliman, si Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, etj.

Parime të tilla si: besa, mikpritja, bu-jaria, toleranca etnike dhe fetare, ruajtja e farefisnisë, harmonisë familjare etj., që janë ndër normat themelore të sjelljes islame, u përvetësuan nga mbarë shqiptarët pa dal-lim feje e prejardhjeje dhe sot ndoshta janë nga të paktat gjëra, me të cilat ne vazhdo-jmë të krenohemi përpara botës.

Ashtu, si tradita jonë ekumenike, po kështu edhe kjo tolerancë e prirje e theksuar moralo-kombëtare e islamit tonë, përbëjnë dy pasuri të rëndësishme të kulturës sonë, me të cilat ne jo vetëm mund të komunikojmë me botën, por të besojmë se tashmë ato janë të ngulitura në karakterin tonë identitar, për t’i dhë-në fytyrë, qëllim e mision, shprehjes së Zotit mbi kombin shqiptar në të gjithë historinë e ardhmërinë e tij, drejt lirisë, demokracisë dhe ëndrrës sonë europiane

Le ta ruajmë këtë frymë e këtë besim, të tillë, ashtu siç e kemi trashëguar, e le ta vendosim atë, me të gjitha vetitë e tij më të mira, në shërbim të të gjithë shqip-tarëve kudo që janë e në zhvillim të pers-pektivës së çështjes së tyre kombëtare.

Ju uroj suksese në misionin tuaj! Faleminderit!

Fjala përshendetëse e Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani

Toleranca fetare dhe prirja moralo-kombëtare e islamit tonë, dy pasuri

të rëndësishme të kulturës shqiptareFjala përshendetëse e Presidentit të

Republikës z. Bujar Nishani

Vitet njëzetë të shekullit XX, në vendin tonë, ishin vitet e luftës

për demokraci e përparim shoqëror. Në këto vite ekzistonte një atmosferë me ndjenjë të theksuar kombëtare, e cila ishte pasqyruar në shumë drejtime. Pa-triotët klerik në gjirin e komuniteteve fetare, të cilët kishin marrë pjesë aktive në çështjet kombëtare, iu vunë punës që kjo frymë kombëtare të pasqyrohej edhe në jetën e vet komuniteteve fetare. Për-para tyre shtrohej detyra e organizimit të komuniteteve dhe e pavarësisë së tyre. Klerikët myslimanë me forma të ndry-shme sensibilizuan opinionin shqiptar dhe autoritetet shtetërore për mbështetje në punën e nisur në rrugën e pavarësisë.

Më 1921, për arsye të pushtimit të Stambollit, ku ishte edhe kalifati dhe si rrjedhojë të humbjes së lidhjeve në varësi institucionale, Bashkësia Islame Shq-iptare shpalli shkëputjen prej Shejhul Islamit të Perandorisë Osmane. Zyrtar-isht e kreu këtë shkëputje me rastin e kongresit të parë të myslimanëve, i cili u themelua në Tiranë dhe i zhvilloi puni-met nga 24 shkurti deri më 12 mars të vitit 1923, duke zgjedhur si kryetar të bashkësisë Kryemyftiun e deriatëher-shëm Haxhi Vehbi Dibrën. Ai u shqua për organizimin, drejtimin dhe mbarëva-jtjen e Komunitetit Mysliman, si dhe për krijimin e marrëdhënieve të reja me She-jhul Islamin e Stambollit, tashmë si një njësi politike autonome në rang shteti, por e njëjtë fetare-islame. Kongresi Mys-liman Shqiptar përfaqëson një ngjarje të rëndësishme jo vetëm për jetën fetare e shoqërore të Shqipërisë, por edhe për jetën politike kombëtare të mbarë pop-ullit tonë. Ai shënon një stad të rëndë-sishëm në rrugën për reformimin e orga-nizimit islam, në përputhje me kërkesat e kohës dhe sidomos me faktin që u theksua shumë aso kohe, vend-ndodhjen e Shqipërisë në mesin e Evropës. Men-dohej, jo pa të drejtë, që vetëm me këtë rrugë mund të forcoheshin pozitat e is-lamit në kontinentin evropian. Në kon-gres morën pjesë 36 delegatë nga i gjithë vendi. Ky kongres hyri në histori për vendimet e rëndësishme teologjike me kahje kombëtare. Ndër ta mund të për-mendim:

1) Shpalli mëvetësinë e “Xhamisë Shqiptare” duke prerë të gjitha lidhjet me Kalifatin.

historiku i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

2) Themeloi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, i cili do të interpretonte dhe menaxhonte në të ardhmen gjithçka që kishte lidhje me fenë myslimane tek ne.

3) Zgjodhi Këshillin e Naltë të She-riatit të përbërë nga Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Vejsel Naliu etj. dhe Këshillin e Xhematit. Kryetari i Këshil-lit të Naltë të Sheriatit përfaqëson Ko-munitetin Mysliman me titull Myfti i Përgjithshëm. Për të përfaqësuar tarika-tet u zgjodhën: Haxhi Adem Bala dhe Sheh Ibrahim Karbunara. Ndërsa Drej-tor i Përgjithshëm i Vakufeve u zgjodh Sali Vuçiterni.

4) Hartoi Statutin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, mbi të cilin do të mbështetej e gjithë veprimtaria e Ko-munitetit Mysliman.

5) Vuri mbi baza të drejta shkencore kombëtare shkollimin e ardhshëm të kuadrove fetarë në vendin tonë si dhe zh-villimin e predikimeve dhe të botimeve fetare në gjuhën shqipe.

6) Miratoi rregulloren mbi zgjedhjet në forumet e Komunitetit Mysliman.

7) Miratoi gjithashtu, rregulloren mbi organizimin e vakëfeve myslimane në Shqipëri etj.

Vendimet e Kongresit të parë Mysli-man Shqiptar, si dhe masat e përpjekjet për zbatimin e tyre, bënë që abrogimi i Kalifatit Islam një vit më vonë të kalonte pa ndonjë reagim negativ, siç mund të mendohej apo siç ndodhi në vende të tjera islame, qoftë në Ballkan. Kjo masë e Republikës Turke dha rastin të ngulej këmbë për të thelluar e për të çuar për-para vendimet e marra në mars të vitit 1923 në Tiranë. Në zbatim të vendimeve të Kongresit të parë islam, u themelua Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe, sikurse në të gjitha rrethet e tjera të ven-dit, edhe Myftinia e Tiranës. Në fakt, institucionet e fesë islame në Shqipëri kanë ekzistuar qëkur u islamizua vendi, por këtu është fjala të inkuadruara në strukturat e Komunitetit Mysliman të sapoformuar. Në Tetor të vitit 1923 fil-lon botimin revista e parë zyrtare e Ko-munitetit Mysliman e titulluar “Zani Naltë” për t’u mbyllur në vitin 1939. Në të vërehen tonet patriotike dhe at-dhetare të shkruesve që lanë shënimet dhe shkrimet e tyre. Gjatë luftës së dytë botërore Komuniteti Mysliman ka pasur si organ zyrtar revistën “Kultura Islame”.

Page 3: Gazeta Mendimi 6

Mendimi / Shkurt 2013 / 3

Më 1924’n, u hap dhe filloi vitin e parë shkollor Medreseja e Tiranës. Nëpërmjet administratës së ngritur me dijetarë mys-limanë dhe me besimtarë të përkushtuar civilë, në qendër dhe në gjithë vendin përfshirë dhe fshatin, Komuniteti Mysli-man ka realizuar interpretimin teologjik dhe realizimin praktik të parimeve të fesë islame. Gjithashtu është kujdesur për menaxhimin dhe vënien në efiçencë të të gjitha pasurive të luajtshme dhe të

palujtshme-vakufeve në Shqipëri.Rihapja e aktivitetit fetar islam pas

sistemit komunist në Shqipëri, u bë më 16 Nëntor 1990 në Xhaminë e Plumbit në Shkodër. Institucionalizimi i funksion-imit zyrtar i Komunitetit Mysliman u bë në vitin 1991. Gazeta “Drita Islame” e cila e vazhdon dhe sot aktivitetin e saj si zëri i vetëm zyrtar i KMSH, e ka fil-luar botimin e saj të parë në vitin 1992. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë që nga

themelimi i tij është drejtuar e kryesuar nga këta atdhetarë e dijetarë të fesë islame:

1)Haxhi Vehbi Dibra (1867-1937)- Kryetari i parë i Parlamentit (Pleqënisë) më 1912, si dhe kryetari i parë i Komu-nitetit Mysliman të Shqipërisë (1923-1929).

2) Behexhet Shapati (kreu i KMSH-së në vitet 1929-1942).

3) Hafiz Sherif Langu (kreu i KMSH-së në vitet 1942-1945).

4) Hafiz Musa H. Ali Basha (kreu i KMSH-së në vitet 1945-1954).

5) Hafiz Sulejman Myrta (kreu i KMSH-së në vitet 1954-1966).

6) Esat Myftija (kreu i KMSH-së në vitet 1966-1967).

7) Haxhi Hafiz Sabri Koçi (kreu i parë i KMSH-së pas komunizmit, 1990-2003).

8) Nga Marsi 2004 e në vazhdim kreu i KMSH-së është Haxhi Selim Muça.

PO KËTA KUSH I KUJTON?! Nga Dr. Shefqet KRASNIQI

Karakteristikë e lëvizjeve dhe rrymave filozofike e politike në kohën bashkëkohore është varfëria e koncepteve. Të dhëna tejmase pas materializmit, ato kanë humbur njerëzoren, gjë, që mbase herë pas here edhe i pengon.

Për këtë shkak, jo rrallë, sidomos tek partitë politike që kanë një

dozë të theksuar të nacionalizmit, has në tendenca dhe tentativa për përvetësim personalitetesh, që në disa raste arrin limitin e absurditetit, sidomos kur bëhet fjalë për disa personalitete që në histori kanë lënë gjurmë gjaku e tmerri. Me këtë nuk dua të them se historia nuk ka as-një rëndësi për ne, jo, unë jam kundër formalizmit, ndryshe, për ne myslimanët respektimi i të parëve dhe atyre që kanë kontribuar për fe dhe atdhe, është fe. Ajo që, në fakt, më brengos shumë dhe më bën të ndihem keq, është injorimi shtetëror i figurave shqiptare që shquhen për kontribut fetar islam në botë. Ditë më parë, gjegjësisht më 19 shkurt, bota islame, në përgjithësi, por edhe kjo shq-iptare, në veçanti, humbi njërin nga em-rat më të spikatur të shkencave islame, dijetarin Vehbi Sulejman Gavoçi. Për çudi, askush nuk e përmendi. Ndonëse shërbeu për dekada të tëra, në trojet e tij vdekja e tij nuk ishte madje as lajm. E keqja e madhe është se vdekja e tij nuk preku shumë as hoxhallarët, të cilët e njohin mirë Shejhun dhe kanë përfituar prej librave të tij. Nejse, nuk e fsheh se jam paksa i mllefosur, por nuk mund të pajtoj me këtë injorim në heshtje të per-sonaliteteve tona.

Vehbi Sulejman Gavoçi lindi në vitin 1923 në qytetin e Shkodrës, ndërsa në vitin 1937 në kohën e Ahmet Zogut, ba-bai i tij së bashku me familjen u shpërn-gulën për në Damask të Sirisë. Në Siri nuk do të qëndronte gjatë ngase i ati pas pak kohe do ta dërgonte në Egjipt për të studiuar në universitetin e Al-Az’harit ku qëndroi dhjetë vite të tëra. Pas diplo-mimit, kthehet sërish në Siri në vitin 1947. Ai vazhdoi të punonte e të kon-tribuonte në Siri deri në vitin 1966 kur udhëtoi për në Arabinë Saudite si mësim-

dhënës. Atje qëndroi gjashtë vite, për t’u kthyer prapë në Siri, ku do ta vazhdonte angazhimin deri në vitin 1980, kur edhe pensionohet. Më pas shkoi në Medinë në Arabinë Saudite ku qëndroi tri vite, për të kaluar më pas në Amman të Jor-danisë, ku qëndroi dy vite. Në vitin 1988 shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe si ligjërues në Fakultet ku qëndron plot 14 vite, derisa në vitin 2001 kthehet sërish në Damask për të kontribuar deri në fil-limin e luftës. Për shkak të rrethanave të krijuara, Shejhu detyrohet ta brak-tisi Sirinë për në EBA, ku edhe më 19 shkurt 2013 gjen vdekjen. Allahu e pastë mëshiruar!

Hoxhë Vehbiu, ani pse i vogël u shpërngul në botën arabe, ai kurrë nuk e harroi vendlindjen e tij, Shqipërinë e madhe, nuk e harroi kombin e tij, gjuhën dhe traditën e tij. Ai thotë për veten e tij se “...ndër artikujt e parë që kam shkruar në një revistë të quajtur Asal-xhenneh, kam shkruar për Shq-ipërinë dhe atë pas vitit 1944. I pari artikull i imi ka qenë për ju, për ven-din tim. Pastaj kam vazhduar të shkruaj edhe në revista tjera, libra e gazeta për Shqipërinë, jam munduar që mos ta harroj vendin tim që më ka bërë nder të madh.” Ai digjej për vendin e tij gjith-monë u mundua të kthehet atje, por një gjë e tillë nuk iu realizua derisa në vitin 1991, kur për herë të parë pas shpërn-guljes, vizitoi Shqipërinë, Shkodrën e dashur dhe shumë qytete tjera. Ndërsa në Kosovë ai kishte ardhur më parë në vitin 1974. E kur hoxhë Vehbiu tregon për këtë vizitë të tij historike mes tjerash thotë: “Njerëzit atje (në Kosovë) u in-teresuan shumë për mua dhe më pritën shumë mirë. Mendova se çfarë t’iu jap si falënderim? Iu përvesha punës dhe bo-tova një libër me titull “Si dhe pse” dhe iu thashë: Në vend që t’iu falënderoj me

fjalë, po e bëj me vepra duke iu dhuruar këtë libër në besimin e Zotit dhe adhur-imin e Tij”.

Shejh Vehbiu kurrë nuk u ndal së punuari për fe e për atdhe. Që nga viti 1996 deri në përfundim të luftës çlirim-tare në Kosovë e ka ndihmuar UÇK-në me para në zonën e Llapit, në kohën kur ishte Zahir Pajaziti gjallë. Me plumbat që i kanë blerë me paratë e hoxhës së nderu-ar i kanë shkaktuar dëme të mëdha armi-kut, dhe ja sot jemi të çliruar. Ai edhe sa ishte në Siri, por edhe në Emiratet e Bashkuara dhe kudo që ishte, gjithmonë ndihmonte studentët shqiptarë. Ai me ta kishte lidhje të veçanta, kënaqej me ta duke biseduar për tokat shqiptare. Ai nuk pranonte të fliste ndryshe me neve studentët pos në gjuhën shqipe.

Vërtet ishte një patriot i madh i mbushur me gjak e traditë shqiptari. Al-lahu e pastë mëshiruar dijetarin e madh shqiptar, autorin e dhjetëra librave, të njohur e të pranuar gjithandej nëpër botën islame si një ndër dijetarët e fam-shëm të shekullit të kaluar, por mjer-isht nga populli dhe kombi i vet gati se i harruar. Kjo është ajo që më bën të vuaj. Pse i harrojmë këta njerëz?! A vetëm pse për hir të Allahut dhe pa syn-ime e interesa të kësaj bote janë mun-duar të kontribuojnë, apo për çfarë? Për këtë shkak edhe e titullova artikullin me këtë titull: ‘Po këta kush i kujton?!’ Unë kam bindjen e thellë në Allahun se Ai nuk humb mundin e askujt, e aq më pak të dijetarëve. Andaj e lus Allahun ta ketë mëshiruar Shejhun tonë dhe ta ketë shpërblyer me të mirat e Tij. Lu-tem dhe bëj dua që takimi ynë me She-jhun dhe me të gjithë dijetarët tanë, në radhë të parë me Resulullahin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!), të jetë Xheneti!

Page 4: Gazeta Mendimi 6

Mendimi / Shkurt 2013 / 4

Zgjedhjet po afrojnë, subjektet politike sa vjen e po bëhen më aktive, disa nga partitë e reja e kanë filluar aktivitetin e tyre parazgjedhor, disa të tjera janë duke llogaritur aleancat dhe koalicionet, disa presin ofertat. Gazeta Mendimi vjen me një seri intervistash me Kryetarët lokalë të 8 partive

që pretendojnë të qeverisin vendin. Po fillojmë këtë seri me dy subjekte të reja, PLSHR dhe AK, të cilat janë shndërruar nga lëvizje në parti. Fryma rinore mbizotëron, programet janë ambicioze, të shohim sa do t’i votbesojnë zgjedhësit shqiptarë, në këtë fazë ku ka humbur disi besimi te politika, dhe ku në vendet fqinje po vërejmë rezultate të çuditshme me disa lëvizje populiste.

1-Na bëni një ekspose të forcës suaj politike, programi, qëllimi, koha e krijimit.

Programi i Partisë Lëvizja Shq-ipëria e Re është një program shumë i gjerë sepse është studiuar në detaje dhe hollësi për të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare edhe interesave të kombit shqiptar sepse ne e duam Shqipërinë e re pa korrupsion, plot solidaritet,të zhvilluar e të begatë.Njëkohësisht ky është edhe qëllimi ynë kryesor.

Kush jemi, nga vijmë dhe ku duam të shkojmë.Ne, një komunitet i gjerë qytetarësh të Shqipërisë, individë nga të gjithë brezat e shtresat shoqërore, nga të gjitha rajonet e vendit dhe kudo ku je-tojnë shqiptarë, nga të gjitha profesionet dhe kategoritë sociale, bashkohemi me vullnetin tonë të lirë në Lëvizjen Shq-ipëria e Re, të bindur se nën programin dhe frymëzimin e saj do të realizojmë aspiratën tonë për një zhvillim të qën-drueshëm dhe të balancuar të vendit dhe lartësimin e integritetit dhe dinjitetit kombëtar.PLSHR krijohet në rrethanat kur Shqipërisë i nevojitet një forcë e re politike, me vision të ri për të nxitur funksionimin e reformave, zhvillimit, as-piratat integruese të vendit dhe funksion-imi normal i jetës politike, pluralizmit dhe konkurimit të vlerave në Shqipëri. PLSHR krijohet për të luftuar hapur dhe pa kompromis krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me politikën, nëpërm-jet forcimit të institucioneve të speciali-zuara të zbatimit të ligjit.Në themel të PLSHR-së, ne do të vendosim parimin “një anëtar, një votë”, që pushtetin e deleguar ta ushtrojmë demokratikisht nëpërmjet organeve përfaqësuese kolegji-ale dhe vendim-marrëse, duke garantuar institucionalisht mendimin ndryshe dhe përfaqësimin e tij në forume, që është e hapur për të gjithë, por edhe ruan pro-filin politik në përfaqësimin e interesave të publikut të gjerë.PLSHR bazohet në kapacitetet njerëzore dhe intelektuale më të spikatura të vendit tonë.PLSHR synon

të zhvillojë ndjenjën e ndërgjegjes kom-bëtare, qytetarisë, traditës, vëllazërimit, punës, përkushtimit dhe krenarisë së të qënurit shqiptar dhe ka një program që siguron zhvillim, mirëqenie për të gjithë, shanse të barabarta, integrim europian, stimulim të biznesit vendas, riparim të padrejtësive, rritje të rolit të faktorit shq-iptar në rajon, bashkëjetesë fetare dhe pavarësi të institucioneve të saj, etj. Të gjitha këto synime dhe angazhime do t’i shërbejnë qëllimit tonë madhor, për një shoqëri shqiptare të integruar dhe për një Shqipëri të Re Evropiane.

2-Na flisni për zhvillimet më të reja në partinë tuaj.

Partia Lëvizja Shqipëria e Re është një lëvizje politike shumë aktive dhe e shtrirë gjerësisht në shumë qarqe,rrethe edhe ko-muna të Shqipërisë duke shpalosur pro-gramin, politikat edhe qëllimin tonë me anë të sekretarëve dhe strukturave tona të ngritura dhe të shtrira në Shqipëri. Partia është e përbërë nga shumë struktura dhe institucione që monitorojnë zhvillimet, hartojnë politika edhe aktivitete. Mund të përmendim këtu ZMP Shqipëria e Re e cila monitoron në çdo kohë ngjarjet dhe zhvillimet më të fundit të sekretarëve dhe strukturave tona në të gjitha qarqet dhe de-gët e partisë, gjithashtu ato shpalosen edhe në Shqipëria e re lajme në të cilën vërehet shumë qartë në çdo kohë që PLSHR është një lëvizje gjithmonë aktive.Një nga aktiv-itet më të fundit mund të përmendim pro-movimin e librit “Turqia nga një fuqi rajo-nale në një superfuqi botërore” i cili është promovuar edhe në Elbasan nga kryetari i partisë tonë z.Edmond Vlashaj. Qendra e mendimit pozitiv, stukturë e lëvizjes tonë është ajo që ka monituar promovimin e këtij libri i cili flet për Turqinë, e cila së fundmi mund të themi që është shndër-ruar në një superfuqi botërore e cila mund të ndiqet shumë mirë si shembull edhe nga Shqipëria.

3-Fushata po afron. Si po përgatiteni për këtë garë zgjedhore?

P LSHR tashmë si një forcë politike e sapolindur, po përgatitet për garën ele-ktorale 2013 me politika shumë të qarta edhe me një program të mirëdetajuar për një zhvillim dhe mirëqenie kombëtare dhe të qëndrueshme.Ne po përgatitemi të hymë në këtë garë me motivimin edhe moralin e duhur sepse në zgjedhje hyjmë të gjithë të barabartë.LSHR-ja ka një program në të cilin mendojmë se elektorati e gjen veten më së miri. Ak-tualisht jemi duke shpalosur platformën tonë qytetare në të gjithë Shqipërinë në

mënyrë që ti informojmë rreth programit dhe vlerave që ne mbartim.

4-Me çfarë objektivash do të hyni në këto zgjedhje?

Objektivat e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re janë të përfaqësohemi në parlament minimalisht me 12 deputetë, një në se-cilin qark, në mënyrë që të proklamojmë edhe të kemi mundësi të zbatojmë politi-kat dhe programin tonë. Ne dëshirojmë që të hapet edhe një dikaster tjetër, Ministria e Diasporës e cila do të mbrojë dhe do të mbështesë të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë nëpër botë.

5-Si mendoni pse zgjedhësit duhet të votojnë për partinë tuaj?

Unë mendoj dhe besoj që PLSHR duhet votuar sepse mbart në vetvete shumë vlera, parime dhe virtyte të cilat janë edhe parimet bazë të një shoqërie të shëndoshë dhe frytdhënëse. Sepse ne besojmë në krijimin e një fryme bashkë-punimi, zhvillimi, begatie dhe mirëqe-nieje që duhet shtrirë tek të gjithë shqip-tarët kudo që janë, sepse ne nuk duam ta shfrytëzojmë votën e shqiptarëve por ta përcjellim atë si një vullnet të sovranit për një Shqipëri më të mirë, të begatë, pa kor-rupsion e plot solidaritet.Sepse ne kemi plane konkrete edhe politika të qarta siç mund ta shikoni edhe në programin tonë. Zgjedhësit shqiptarë duhet të voto-jnë LSHR-në sepse vota e tyre nuk është votë për një parti më shumë, por votë për vetveten,për një shoqëri më sensibilizuese dhe sociale, për një nivel të ulët papunësie, për një nivel më të lartë të ardhurash për frymë dhe pensione më të larta, për një siguri dhe rend publik, për një bujqësi më produktive edhe konkuruese jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, për një arsim më të mirë dhe një sistem shëndetsor më efikas dhe shërbyes, për taksa më të ulta dhe për një nivel jetese më të lartë. Ne kërkojmë votën e garojmë në këto zgjed-hje sepse mendojmë se Shqipëria i ka të gjitha resurset e nevojshme për ti arritur dhe realizuar objektivat tona.

6-Na flisni per zhvillimet në nivel dege, këtu në qytetin tonë.

Në qytetin tonë të Elbasanit në niv-el dege ka patur shumë zhvillime edhe vazhdon të jetë aktive dhe e gatshme për zhvillime të mëtejshme. Në degën tonë vazhdon akoma të zhvillohen takime me të gjithë të rinjtë në nivel qarku duke i shpalosur dhe paraqitur platformën e partisë tonë duke qenë se ne besojmë në forcën e rinisë edhe vazhdueshmërinë

dhe formimin e elitave shqiptare nëpër gjenerata duke marrë parasysh se rinia është trashëgimtarja e së ardhmes edhe inovacioni i së tashmes. Gjithashtu siç e përmenda edhe në hyrje të intervistës platforma e LSHR-së është gjithpërf-shirëse kështu që vijon të zhvillohen ta-kime edhe nëpër familjet shqiptare duke i shpalosur atyre programin tonë edhe duke diskutuar edhe duke marrë men-dimin e tyre njëkohësisht ,i cili ka qenë gjithmonë pozitiv dhe bashkëpunues.

7-Ju kryesoni degën e Elbasanit, na tregoni diçka për veten tuaj.

Unë jam Serxhio Peqini, student pra-në Universitetit të Elbasanit në përfun-dim të studimeve akademike,fakulteti i shkencave humane,dega gjuhë e huaj frënge. Kam mbaruar liceun e gjuhëve të huaja M.A.Cungu Elbasan për gjuhë të huaj anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Kam punuar si përfaqësues lokal për organizatën hollandeze Pum Senior Ex-pert’s, aktualisht punoj part-time edhe si team leader në një call-center në El-basan në gjuhën italiane. Së fundmi jam atashuar pranë Lëvizjes Shqipëria e Re në janar të këtij viti si sekretar i rrethit të Elbasanit sepse më ka pëlqyer platforma, programi dhe politikat e kësaj partie duke qenë se përkojnë me vizionin dhe aspiratat e mia për Shqipërinë. Shqipëria është një vend tashmë anëtar i NATO-s dhe me aspirata të forta për t’iu bash-kangjitur familjes së madhe europiane aty ku mendoj që edhe Shqipëria e ka vendin e saj. I jam bashkangjitur Lëvizjes për një Shqipëri të Re sepse mendoj që është forma dhe struktura e duhur për të kontribuar me energjinë dhe intelektin tim për një Shqipëri më të mirë.

8-Cili është mesazhi juaj për lexuesit e gazetës sonë?

Mesazhi më i mirë për lexuesit e gazetës suaj do të ishte një urim i përzemërt mirësie dhe begatie për vëllezërit e Forumit Intelektual Mysli-man, gjithashtu doja të shprehja be-simin tim edhe jo vetëm, në vullnetin e vëllezërve myslimanë që do të na mbësh-tesin me intelektin e tyre sepse parimet tona përkojnë më së miri edhe me pari-met edhe principet që vëllezërit edhe be-simi islam mbart. Thjesht dua t’ju uroj edhe përgëzoj për krijimin e këtij forumi dhe iniciativave tuaja.

Ju faleminderit z. Peqini për këtë intervistë dhe për fjalët e mira në adresë të F I M, ju urojmë suksese!

Page 5: Gazeta Mendimi 6

Mendimi / Shkurt 2013 / 5

1-Na bëni një ekspoze të forcës suaj politike: programi, qëllimi, koha e krijimit.

Aleanca Kuq e Zi është një lëvizjë popullore, e shtrirë në Shqipëri, trevat etnike shqiptare dhe kudo në botë ku ka shqiptarë. Aleanca Kuq Zi synon zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ku është përcaktuar realizimi “I aspiratës shekullore të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar”. Ne synojmë të mbrojmë të drejtat e popullit shqiptar që jeton brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë si në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Camëri dhe Luginën e Preshevës. Aleanca Kuq e Zi tashmë prej dy vitesh është shndëruar në zërin më të fortë ndaj padrejtësive të pushtetit. Përmendin këtu nismën e AK-së kundër rregjistrimit të popullsisë me baza Etnike dhe Fetare, denoncimin e marrëveshjes për ndarjen e hapësirës detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, nisma Një komb një pasaportë dhe deri në denoncimet aktuale që lidhen me aferat korruptive të Qeverisë dhe pushtetarëve në vend.

Programi ynë, i quajtur dhe “Kontrata Kuq e Zi” simbolizon një marrëveshje të drejtëpërdrejt midis Aleancës Kuq e Zi dhe qytetarëve, nis me moton: SHQIPËRIA BËHET. Ne mendojmë se Shqipëria bëhet nëpërmjet ndërtimit të një shteti të fortë juridik mbi themele kompromisi historik e kombëtar të të gjithë faktorëve politikë, institucional dhe shoqërorë për realizimin e një strategjie mbarëkombëtare të Shqipërisë të këtij shekulli të ri. Gjithashtu program ynë si pikë kryesore të tij ka kufizimin e mandateve politike të kryetarëve të partive, presidentëve, kryeministrave, kryetarëve të bashkive dhe komunave, në jo më shumë se dy mandate pa të drejtë përsëritjeje. Ne mendojmë se, Shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, duhet ti sigurohet e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shqipëria Bëhet nëse zhvillimi i ekonomisë së tregut do të priret drejt kapitalizmit të vërtetë, për qasjen sa më të mirë ligjore, për një zhvillim të qëndrueshëm, rritje të punësimit, nivelit të mirëqënies së qytetarëve, rritjen e kapaciteteve prodhuese. Kryesore të programit tonë janë: vendosja e Kontrollit mbi territorin, çlirimi i pasurive kombëtare nga koncesionet apo prokurimet korruptive, skllavëruese, të pabarabarta dhe rrënuese për ekonominë e vendit, dhe favorizimi i biznesit vendas.

2-Në nivel lokal,cfarë specifikash ka veprimtaria e degës suaj?

Veprimtaria e Aleancës Kuq e Zi në nivel lokal përmblidhet në disa çështje kryesore siç janë: Organizimi dhe Strukturimi i partisë, fushatat sensibilizuese dhe reklamuese, anëtarësimi dhe komunikimi me qytetarët, marrja e problematikave që shqetësojnë komunitetin si dhe evidentimi i politikave korruptive dhe diskriminuese ndaj qytetarëve në një komunitet të caktuar.

3-Fushata zgjedhore është çdo ditë e më pranë,si po përgatiteni për këtë?

Ne prej dy vitesh tashmë jemi gjendur afër qytetarëve duke evidentuar problemet dhe shqetësimet e tyre. Për ne fushata ka nisur kohë më parë prandaj jemi të fokusuar maksimalisht për të arritur një rezultat befasues në zgjedhje. Ne besojmë se Qytetarët shqiptarë nuk janë të ndryshëm nga fqinjët tanë të cilët ndëshkuan me votë politikën e vjetër dhe të korruptuar të vendeve të tyre.

4-Cilat janë objektivat tuaj në zgjedhjet e qershorit?

Ne besojmë se qytetarët do ta mbështesin pa hezitim Aleancen Kuq e Zi. Ne presim shumë nga këto zgjedhje po jemi edhe me këmbë në tokë në të njëjtën kohë. Ky kod zgjedhor, i hartuar nga Berisha dhe Rama, nuk lejon asnjë parti të marrë 71 mandate në Kuvend dhe për rrjedhojë nuk formohet qeveria. Aleanca Kuq e Zi do të jetë forcë deçizive në këto zgjedhje duke vendosur një standart zgjedhjesh dhe demokracie për të gjithë Shqiptarët. Këto zgjedhje janë jetike për Shqipërinë.

5- Kohët e fundit faktori ndërkombëtar është shprehur me shqetësim për retorikën nacionaliste.Cili është komenti juaj për këtë?

Ne i kemi mirëpritur të gjitha kritikat që kanë ardhur nga faktori ndërkombëtar por vlen të theksohen dy momente të rëndësishme në këtë cështje. Pikësëpari Nacionalizmi i Aleancës Kuq e Zi nuk është i ngjashëm me asnjë nga vendet e rajonit ku subjekte të caktuara përbëjnë rrezikshmëri të lartë për minoritetet përkatëse në këto vende. Aleanca kuq e zi në thelbin e nacionalizmit të saj nuk ka asnjë problem me minoritetet etnike në Shqipëri, madje AK është bërë shpesh herë faktor në mbrojtjen e të drejtave të këtyre minoriteteve. Për AK-

në problem qëndron tek shteti i cili nuk është në gjëndje të sigurojë integritetin territorial dhe dinjitetin kombëtar. Ne e kemi me shtetin të gjithë përplasjen dhe aspak me minoritetin, çka do të thotë që nacionalizmi ynë është i krahut liberal që në qendër ka prosperitetin e kombit shqiptar. Së dyti: Më së shumti kritikat e ndërkombëtarëve për nacionalizmin kanë patur adresë direkte apo indirekte deklaratat e kryemimistrit Sali Berisha i cili kryeson qeverinë shqiptare. Duke qenë ai në pushtet, deklaratat e tij internacionaliste do ti quaja unë, janë përdorur vetëm për qëllime elektorale e për rrjedhojë kanë kaluar çdo cak të mundshëm duke shkaktuar “revolta” te fqinjët dhe ndërkombëtarët. Në asnjë rast politikat nacionaliste të Aleancës Kuq e Zi nuk kanë shkaktuar reaksion sepse ato nuk janë sipërfaqsore por të mirëndërtuara dhe menduara, qëllimi i të cilave nuk cënon aspak stabilitetin e rajonit. Ndërsa deklarata farse dhe elektorale të kryeminisrit PO. Këto janë dy diferenca të mëdha që duhen theksuar pas pyetjes suaj.

6-Besoni se bashkimi politik i shqiptarëve në rajon është një tezë realiste?

Ne besojmë se bashkimi i shqiptarëve jo vetëm që është realist po është edhe

plotësisht i mundshëm. Kjo për disa arsye, së pari pavarësisht se Shqiptarët jetojnë në disa shtete të ndarë ata kanë të njejtën gjuhë, kulturë, tradita dhe zakone. Për mëse një shekull tashmë po vendoset në vend një padrejtësi që i është bërë shqiptarëve një shekull më parë. Së dyti, populli shqiptar kudo ku ai ndodhet në Shqipëri apo në trevat shqiptare e shikon bashkimin e tij si të vetmen mundësi për zhvillim dhe prosperitet përpara integrimit në Bashkimin Europian. 7-Ju jeni kryetar i degës vendore.Bëni një prezantim për publikun e gjerë.

Unë quhem Redi Ramaj dhe mbaj pozicionin e Sekretarit Organizativ në Aleancën Kuq e ZI. Detyra ime lidhet me strukturimin dhe funsionimin e partësi në të gjitha degët e saj në të gjithë Shqipërinë. 8-Cili është mesazhi juaj për lexuesit e gazetës sonë?

Unë ju uroj suksese në punën tuaj dhe shpresoj që media juaj të jetë në shërbim të qytetarit për të transmetuar tek ata të vërtetën duke kryer në këtë mënyrë mision e saj.

Ju faleminderit z.Ramaj dhe ju urojmë suksese!

Shkollat islmamike më të vlerësuarat në Britani

Studentë që kanë arritur rezultate të mahnitshme, shkollat islamike janë vlerësuar si institucionet me arritjet më të larta në Britani.”Ata kanë

arritur rezultate mahnitëse” ka thënë Hamid Patel drejtori i shkollës së lartë (Tauheedul) për The Muslim News. Shkolla në qytetin industrial të Blackburnit ka pasur arritje të larta si institucion i edukimit në qytet edhe Darwen në veri-perëndim të Anglisë. Rezultatet treguan se 95% e nxënësve janë vlerësuar me 5+(A*)-C (përfshirë edhe gjuhën angleze dhe matematikën). Statistikat nga Departamenti i Arsimit gjithashtu tregojnë se “Tauheedul” (shkollë islame ) është shkolla më e mire në vend për arritjet e saj të larta nga nxënësit. Britanikë muslimanë janë llogaritur në 2.5 milion.

Atje janë 400.000 studentët myslimanë në shkollat britanike, sipas Këshillit Mysliman të Britanisë (MCB).

Alban Shingjergji

2.5 milion njerëz çdo vit, vdesin nga alkooli

Një studim shkencor bashkëkohor ka pohuar se konsumimi i alkoolit

bëhet shkaktar për vdekjen e 2.5 milion njerëzve çdo vit. Njëzet mijë të rinj prej moshës 15-29 vjeç vdesin çdo vit për shkaqe që lidhen me konsumimin e alkoolit, që përfshinë 9% të vdekjeve totale vjetore të regjistruara tek kjo kategori. Studimi tregoi se alkooli radhitet faktor i tretë i rrezikut që lidhet me sëmundje, ndërsa është renditur si faktor i parë në këtë drejtim në Perëndim të Oqeanit Paqësor dhe Amerikë, ndërsa faktori i dytë në Evropë.Studimi gjithashtu vuri në dukje se ka një marrëdhënie mes alkoolit dhe një numri të problemeve sociale dhe zhvillimore, duke përfshirë dhunën, neglizhencën e fëmijëve, abuzimin si dhe mungesë të vijimit në punë.

Page 6: Gazeta Mendimi 6

Mendimi / Shkurt 2013 / 6

Të flasësh sot për arsimin, shkollimin, edukimin është

njëherazi e pashmangshme dhe problematike sepse nga njëra anë kemi të bëjmë me një çështje të dorës së parë në vështirësi përherë e më të madhe dhe nga ana tjetër përbën një problem sepse të mbash një qëndrim të denjë publik të duhet të rreshtohesh kundër gjithë opinionit të shumicës. Brenda tij hyn një fashë e madhe arsyesh që shpjegojnë rrënimin e tij dhe gjithashtu nivelesh që secili më vete dhe të gjithë bashkë nuk funksionojnë siç duhet. Ndër politikat e pushtetit, mënyrës së kultivimit të fëmijëve, neglizhencës shpirtërore për t’i dhënë rëndësi asaj që thonë nga ana e mësimdhënësve, ekziston edhe një kategori tjetër fajtorësh që ndoshta, duke mos kursyer asnjë qëndrim, janë më problematikët: studentët.

Të mbarosh shkollën e mesme padrejtësisht duke mos e merituar, përbën një hile dhe asgjë më shumë, sepse me anë të atij dokumenti, kurrsesi nuk mundesh të konkurrosh në tregun e punës së fushës përkatëse, por të diplomohesh në një fushë të caktuar të dijes do të thotë të shndërrohesh në kandidat të denjë (formalisht po) për të ushtruar profesionin respektiv apo cilësohesh njohës superior i degës në të cilën je diplomuar. Ndër pikat më të forta të qeverisë aktuale në vitet e fundit është cilësuar edhe rritja e llahtarshme e

Mungesa e së ardhmes dhe korruptimi i të rinjve

Nga Klajd ByLyKu numrit të studentëve, numër i cili befasisht jo vetëm që është rritur, por ka ndodhur në një mënyrë që pak nga pak është shndërruar në natyrshmëri në sy të të gjithëve. Ideja se një herë e një kohë nuk ishte e mundshme për të gjithë realizimi i shkollës për arsye ekonomike apo politike, është bërë alibija kryesore e frymës së përgjithshme se të shkollohesh jo vetëm është një e drejtë themelore për këdo, por madje përkthehet si një detyrë morale që kushdo e ka karshi kohës në të cilën jeton dhe kontinentit në të cilin bën pjesë.

Kështu, kur sfondi konceptual i shumicës bëhet natyrë e dytë për gjithësecilin e kur mbështetet madje edhe nga instancat politike, atëherë përse të mos provohet kjo aventurë që e parë nga sot, kurrë më parë s’ka ndodhur në historinë e qytetërimit. Pra e gjejmë veten brenda një tmerri të madh sepse shohim një shenjë barazie totale në mes të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë ngase diploma është niveli më i lartë juridik që vërteton se një individ jo vetem që është i denjë të vetëquhet intelektual, por ka dhe të gjitha të drejtat të jetë pjesë e elitës së asaj bashkësie.

Kjo e ndan numrin e pafundëm të studentëve në dy kategori, njëra që vetëkonceptohet pakicë, e vlefshme dhe e mundshme për t’u diplomuar me të drejtë dhe një tjetër që në emër të dëshirës për barazi e pa u shoqëruar nga kurrfarë ideali, beson me sinqeritet se ka edhe ajo të drejtën të diplomohet duke qenë njësoj më gjithë të tjerët. Në të vërtetë, problemet në këtë

pikë janë dy dhe jo një. I pari është se jo vetëm pjesa më e madhe, por ajo dërrmuese e tyre nuk janë të pajisur me dhuntitë, sinqeritetin dhe dëshirën për t’u shkolluar në fushën përkatëse ndërsa i dyti zë në befasi me të drejtë të gjithë ata, duke konsideruar fajtorë edhe studentët që të paktën formalisht, diplomohen duke dhënë prova për njohjen e fushës së diplomimit.

Themelore në këtë mes është mungesa e dijes së vërtetë mes tyre, e dijes morale, shpirtërore, njerëzore në kuptimin më të lartë të fjalës. E bëjmë këtë kritikë duke e vënë fort në dukje sepse nga mungesa e saj vijnë gjithë të këqijat në vazhdim. Përgjatë kohës së shkollimit, kjo “pakicë” me të drejtë sulmon shumicën që diplomohet padrejtësisht duke i konsideruar këta të fundit të paaftë për këtë mision. Siç dihet është konstatim i saktë, por fare i pa marrë parasysh nga askush sepse nga cilët mund ta presësh reagimin kur i gjithë sistemi punon integralisht për rritjen e vazhdueshme të numrit të studentëve? Vitet kalojnë e superiorieti i këtij grushti të vockël studentësh që meritojnë diplomimin vazhdon të jetë prezent në çdo përballje deri në fundin e rrugës.

Në fillim apo më vonë, nuk ka rëndësi, pjesa më e madhe e tyre do të punësohet; këtu shpallet rreziku më i madh për të vetëkonsideruarën elitë. Të jesh pakicë duke pasur dijeni mbi fushën e diplomimit është diçka, por kurrsesi gjithçka sepse në çastin kur përballesh me sprovën që duhet të jesh i drejtë apo i padrejtë, i

Qytetaria është në vetvete një koncept i gjerë që ka të bëjë

me formimin tonë kulturor sjelljen tonë të bazuar në të drejtat dhe përgjegjësitë e të jetuarit së bashku, qënies aktiv për problemet e jetesës në komunitet e cila kërkon domosdoshmërisht pjesëmarrje dhe vendimarrje. Njohjen dhe zbatimin e ligjit. Po çfarë e kërcënon qytetarinë në një shoqëri?

TË RRISIM VLERAT E QYTETARISË

rregullt apo shkelës i moralit atëherë rrezikon shumë. Kjo situatë, ç’është e vërteta, është ndër më të njohurat mes nesh. Kjo pakicë që e meritonte shkollimin në momentin kur përballet me vendin e punës, për të ruajtur sinqeritetin e kritikave ndaj të padenjëve, domosdoshmërisht duhet që superioritetin e vet ta ushtrojë në sprovën e radhës duke mos u mashtruar nga mediokriteti i hiles dhe padrejtësisë, siç pashmangshmërisht do të bëjnë anëtarët e diplomuar të shumicës.

Këtu pra duhet dhe hyn në punë dituria e vërtetë, ajo që na rrëfen ç’është e mira dhe e keqja, e vlefshmja dhe e pavlefshmja, ajo që historikisht është quajtur si krenaria e diturisë njerëzore, sepse në mungesë të saj, edhe njerëzit më të ditur do të binin në grackën e korrupsionit dhe menjëherë do të korruptoheshin. Jemi pikërisht në këto pozita pra, përpikmërisht kjo ndodh me të gjithë të diplomuarit që menjëherë sapo punësohen, barazohen që të gjithë përpara korrupsionit dhe atë “superioritet” që e mbanin me vete përgjatë kohës së shkollimit, e shkrijnë me mungesën e turpit duke u barazuar me të pavlerët fillestarë. Në këto kushte, kur universitetet vetëm se diplomojnë njerëz pa kufij, kur pushteti vetëm se nxit dhe bën të pamundurën që kjo të realizohet e kur mungesa e diturisë së vërtetë sa vjen e zhduket nga zemrat dhe mendjet e njerëzve, një çarje e pariparueshme e gjithë kësaj ngrehine është shumë pranë.

E para është indiferentizmi. Një fenomen i cili duhet pranuar se

ekziston në shoqërinë tonë në kuptimin e gjerë të saj. Të jemi koshient kur themi se për problemet e përbashkëta që kërcëno-jnë të mirën e përgjithshme ne nuk kemi reflektim qytetar d.m.th të shqetësohemi kolektivisht, kundër një individi apo gru-pi i ogranizuar që ka kompetenca të dre-jtojë shoqërinë tonë sipas kontratave apo marrjeshjeve të përbashkëta veprimet të cilit bien ndesh me të ardhmen tonë si individ dhe shoqëri.

Së dyti mosrespektimi i autoritetit.Autoriteti i individit qytetar rrjedh

nga angazhimi i tij në shoqëri, dhe e drejta legjitime për të ushtruar një funksion të caktuar. Respektimi duhet të jetë i pranishëm në marrdhëniet me çdo institucion duke filluar nga ai i edukimit deri në instancat më të larta shtetërore. Pra respektimi i ligjit do të thotë respektim i autoritetit. Por këtu duhet të jemi të ndërgjegjshëm të

theksojmë se duhet respektuar vetëm autoriteti legjitim, jo çdolloj i formuar në dëshirat e fantazitë personale, që shkelin të drejtat dhe përgjegjësitë e të tjerëve.

Së treti mosmirnjohja. Të jesh mirënjohës do të thotë të

vlerësosh, respektosh, falenderosh ndih-mën e tjetrit të cilën pa të nuk do të ishe atje ku je sot. Mosreflektimi i mirënjohjes çon në zhgënjim dhe zbehje të frymës së miqësisë e cila nuk sjell bashkëpunim për një kohë të gjatë. Mirënjohja si koncept dhe virtyt qytetar nuk tregon karakter të dobët, por një vlerë, ndjenjë që buron nga shpirti mirënjohës njerëzor që të bën të ndihesh krenar. Të jesh mirënjohës nuk do të thotë të kthesh nderin me të njëjtin çmim por së paku ta falenderosh, miqësisht, përzemërsisht duke e parë atë si faktor kontribues në arritjen tënde të suksesit.

Zgjidhja e konflikteve në frymën e

mirëkuptimit.Është shumë e rëndësishme që çdo

përplasje interesash apo burime të tjera konflikti të zgjidhen në frymën e mirëkuptimit. S’mund të pretendohet shmangia e konflikteve pasi ato janë në natyrën njerëzore. Duhet studiuar mirë se ku mund të çojë një veprim i pamen-duar. Veprimet e momentit janë rruga dhe zgjedhja më e lehtë por kostot e saj mund të paguhen gjatë dhe mund të jenë të parikuperueshme. Çdo zgjidhje duhet të bazohet në respektimin e të drejtave tona por pa shkelur as interest e të tjerëve. Duhet të dimë se të gjithë si qënie njerëzore lindim me të dre-jta të barabarta që duhet të mbrohen e zhvillohen gjatë gjithë jetës.

Ky shkrim ndonëse i paplotësuar kisha dëshirë që ta shpërndaja për të gjithë lexuesit e gazetës “Mendimi”, duke shpresuar se do t’ju vlejë në jetën tuaj të përditshme për të qenë më aktiv të përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm në jetesën me të tjerë.

Nga MA.Ilir RAPÇE

Page 7: Gazeta Mendimi 6

Mendimi / Shkurt 2013 / 7

Kremtimi i 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar rezultoi një festë e

madhe mbarëshqiptare.Është evidente se 100 vjet pas Shpalljes së Pavarësisë Kombi Shqiptar ndodhet në gjendjen më të mirë politike që ka patur ndon-jëherë, me një shtet shqiptar tashmë të konsoliduar, Kosovën që ka shpallur pavarësinë dhe me një numër njohjesh që po shkon në 100 dhe shqiptarët e Maqedonisë që përbëjnë tashmë një element shtetformues në republikën e vogël ish-jugosllave.

Përkundër këtij realiteti, përpara, gjatë dhe pas kremtimit të 100-vjeto-rit të Pavarësisë, nuk munguan retori-kat nacionaliste. Të iniciuara nga parti të vogla jashtëparlamentare dhe nga politikanë të rinj, këto retorika sol-lën perceptimin e një çështjeje kom-bëtare shqiptare të pazgjidhur dhe që, si e tillë kërkon zgjidhje imediate. Mo-menti i papërshtatshëm i hedhjes në tregun politik, gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamen-tare, bëri që keto retorika të trajtohen me shumë seriozitet nga opinioni i gjerë,politikëbërësit shqiptarë dhe fak-tori ndërkombëtar.

Përse kjo retorikë nacionaliste? Lind nevoja e një trajtimi objektiv të nacionalizmit dhe ideve të tjera alternative.

Në një këndvështrim historik, na-cionalizmi lindi në fundin e shekullit XVIII, fillimin e shekullit XIX, me shfaqjen e romantizmit në arte dhe në letërsi, si një përgjigje ndaj uni-versalitetit të Rilindjes evropiane dhe humanizmit. Përpara shfaqjes së na-cionalizmit, kriter për dallimin midis njerëzve kryesisht kishte qenë religjio-ni. Nga fillimi i historisë së re, në shek-ullin XVI deri në luftrat napoleoniane, formohen gjuhët unike dhe përzihen traditat me njëra-tjetrën, duke krijuar grupe të mëdha njerëzish me të njëjtën kulturë. Me kohë, kjo çoi në formimin e kombeve d.m.th. të grupeve të mëd-ha të njerëzve me besim të njëjtë dhe tradita të ngjashme. Deri në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, u krijuan të gjitha shtetet më të mëdha kombëtare.

Në gadishullin e Ballkanit, shekulli XIX, sjell propagandimin e ideve kom-bëtare dhe çdo popull, i përcaktuar nga historia dhe gjuha e tij, aspiron për pa-varësinë nga Perandoria Otomane dhe bashkimin në një shtet të vetëm: bull-garët, grekët, rumunët,serbët, sllavët e Maqedonisë dhe shqiptarët. Popullsitë e tyre ishin të mbivendosura në regjione

nacionalizmi, patriotizmi dhe europeizmi

të shumta dhe kufijtë e tyre ngrinin probleme të trajtuara në mënyrë ar-bitrare nga Kongresi i Berlinit dhe dy luftërat ballkanike, gjë që mban të gjalla dhe acaron tensionet kombëtare. Ndërsa në fillimin e shekullit XX pre-dominojnë dinamikat e bashkimit me krijimin e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Slloveneve, shqiptarët dhe bullgarët nuk arrijnë të bashkohen në një shtet të vetëm. Ndjenja e fyerjes akumulohet, përsëritet pafundësisht në bisedat e përditshme, në art, publicis-tikë, tekstet shkollore dhe bëhet pjesë e vetëdijes së çdo shqiptari. Rënia e ko-munizmit dhe shpërbërja e Jugosllavisë krijojnë premisat për ridimensionimin e situatës politike për shqiptarët në gadishullin e Ballkanit. Ky ridimen-sionim gjeneron edhe perceptimin e çështjes së pazgjidhur kombëtare shq-iptare dhe retorikat nacionaliste.

Po ç’është nacionalizmi?

Nacionalizmi është ideologji dhe drejtim politik që ka si parim themelor tezën për vlerën e kombit si forma më e lartë e unitetit shoqëror dhe primatin e saj në procesin e shtetformimit.

Në thelb, nacionalizmi propagan-don besnikërinë dhe përkushtimin ndaj

kombit, pavarësinë e tij politike dhe punën për të mirën e popullit, eman-cipimin kulturor dhe shpirtëror, njësi-min e vetëdijes kombëtare për mbro-jtjen praktike të kushteve të jetesës së kombit, territorit të banimit, resurseve ekonomike dhe vlerave shpirtërore. Ai bazohet në ndjenjën kombëtare që ka lidhje me patriotizmin. Një përkufizim tjetër me skematik do ta shihte nacio-nalizmin si parim politik që tenton të legjitimojë ekzistencën e një komb-shteti për çdo popull.

Shpesh, në ditët e sotme, ideja e nacionalizmit evokon edhe intoler-ancën etnike, kulturore dhe fetare.

A ka alternativë nacionalizmi?

Mendoj se ekzistojnë disa të tilla në raport komplementar me njëra-tjetrën. Njëra prej tyre i referohet patriotizmit si parim moral dhe politik, ndjenjë sociale, me përmbajtje dashurinë për Atdheun dhe gadishmërinë për të ven-dosur interesat e tij mbi ato personale. Patriotizmi presupozon krenarinë për arritjet dhe kulturën e vendit, dëshirën për të ruajtur karakterin e saj dhe veçantitë, identifikimin me anëtarët e tjerë të kombit, prirjen për të mbrojtur interesat e Atdheut dhe popullit. Buri-

Nga Lulzim ABDIAJ

mi historik i patriotizmit është ekzis-tenca prej shekujsh e mijëvjeçarësh e shteteve që gjeneron dashurinë për tokën mëmë, gjuhën dhe traditat. Në kushtet e formimit të kombeve dhe shteteve kombëtare, patriotizmi bëhet pjesë përbërëse e vetëdijes shoqërore, shprehëse e momenteve gjithëkom-bëtare në zhvillimin e saj.

Duke u atribuar të tjerëve ndjenja patriotike, ndërsa ngjarjeve ngjyrime patriotike, personi që bën vlerësimin me shpesh jep një karakteristike pozi-tive. Në dallim nga patriotizmi, na-cionalizmi mund të përfshijë idealiz-imin në mënyrë subjektive të kombit, ndërsa shovinizmi përmban elemente të intolerancës, urrejtjes dhe agresiv-itetit.

Një alternativë tjetër do të ishte eu-ropeizmi si qëndrim që favorizon poli-tikën e integrimit në Bashkimin Eu-ropian dhe mbështet nivele të unitetit mbinacional. Europeizmi, pavarësisht se nuk ka gjetur trajtime të gjera teo-rike dhe nuk është shumë i njohur në këtë aspekt për publikun e gjerë, do të shprehte edhe vokacionin e natyrshëm proeuropian të shoqërisë shqiptare dre-jt një Evrope që garanton paqe, pros-peritet, siguri, zhvillim ekonomik dhe shoqëror, diversitet të popujve dhe vlera të përbashkëta.

Vlerësimi i drejtë i alternativave të mësipërme rezulton si një zgjedhje e suksesshme e popujve të Europës Perëndimore në mbarim të Luftës së Dytë Botërore dhe e popujve të Eu-ropës Lindore pas rënies së Murit të Ber-linit.

Është koha që edhe shoqëria jonë të ripohojë sërish vlerat patriotike dhe proevropiane.

Si trajtohen komunitetet? Kjo pyetje është e rëndësishme,

sepse ne si shqiptarë kemi aspirata që një ditë të jemi në Europë, poli-tikisht dhe ekonomikisht, dhe që të arrimë këtë qëllim duhet që në radhë të parë të bëhemi qytetar eu-ropianë dhe sigurisht duke zbatuar ligjet dhe rregullat, ashtu siç ndodh në këto vende. Tema që po trajtoj është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me respektimin e të drejtave të njeriut dhe në rastin konkret res-pektimi i të drejtave të komunitetit Rom në Shqipëri. Ky minoritet traj-tohet shumë keq, ata janë shtresa më e varfër e shoqërisë sonë dhe më të diskriminuarit. Shpeshherë fëmijët e këtij komuniteti kanë qënë pre e rrëmbimeve, ata detyrohen të mos vazhdojnë shkollën dhe të lypin në rrugë, ata nuk kanë përkrahje sociale dhe trajtohen shumë keq në institu-cione. Romët në Shqipëri, për shkak

INTEGRIMI I KOMUNITETIT ROM NË SHOQËRINË SHQIPTARE,

KuSht PëR intEGRiMin E ShQiPëRiSë në BE

të mungesës së shkollimit dhe edu-kimit, nuk kanë mundësi të punëso-hen në administra apo vende të cilat mund të shërbejnë si mundësi reale për të ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave të këtij komuniteti. Ligjet dhe mirësia jonë nuk ka bërë diçka për këta njerëz, dhe që të arrijmë Eu-ropën në radhë të parë duhet të bëhe-mi më të qytetëruar dhe të tregojmë vëmendje më të madhe për komu-nitetin Rom dhe gjithë komunitetet e tjera që jetojnë në Shqipëri.

Gjendja e rënduar ekonomike e këtij komuniteti është një shqetësim i cili duhet të fillojë të trajtohet me kujdes për të gjetur një zgjidhje. Sot ky komunitet ka nevoja shumë ime-diate të cilat lidhen me edukimin dhe shkollimin e tij. Ajo që është shumë e rëndësishme të theksohet dhe që padyshim është një prej problemeve kryesore është largimi nga puna e zezë e fëmijëve rom dhe krijimi i

kushteve për edukim dhe shkollim. Sot në Shqipëri operojnë shumë or-ganizata të cilat përfitojnë fonde nga donatorë të ndryshëm, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së këtij komuniteti, por që deri më sot duket se është bërë pak, kjo nga vetë realiteti që na paraqitet deri më tani. Ndaj dhe thirrja që bëhet është shqetësuese, ky komunitet meriton më shumë vëmendje nga strukturat përkatëse dhe që duhet me patjetër të integrohet në shoqërinë tonë, ndry-she Shqipëria do të vuajë pasojat e mosvëmendjes ndaj këtij komuniteti. Të drejtat e tyre duhet jo vetëm të sanksionohen në ligj, pasi kjo gjë nuk është se mungon, por edhe të zbato-hen dhe të lobohet më shumë në re-spektimin, edukimin, punësimin dhe integrimin e këtij komuniteti.

Amarildo Musaraj, Student i gazetarisë uE.

Page 8: Gazeta Mendimi 6

Mendimi / Shkurt 2013 / 8

Emri i Allahut: Kahar Ngadhënjyesi

Domethënia e këtij emri të bukur të Zotit tonë është se Allahu është Ai i Cili i nënshtroi krijesat me Urtësinë, Diturinë dhe Fuqinë e Tij, pa i bërë padrejtësi askujt. Ai ka sundim dhe kontroll të plotë mbi çdo çështje të kësaj bote apo Botës tjetër. Vendimi i Tij është dominues dhe i pakthyeshëm. Ai është Ngadhënjyesi ndaj çdo gjëje dhe asgjë s’mund ta mposhtë forcën e Tij. Çdo gjë e gjallë lëviz dhe jeton në atë ligj që Allahu përcaktoi për të, nga planetet më të mëdha e deri tek gjallesat më të vogla. Asnjë prej tyre nuk del nga ai ligj hyjnor i përcaktuar dhe asgjë nuk ndodh pa lejen e Tij. Çdo krijesë ka nevojë për Atë dhe Ai ska nevojë për askënd. E mira dhe e keqja e tyre është vetëm në Dorën e Tij. Ky emër është përmendur në Kuran gjashtë herë, ndër to:“Thuaj: ‘Ai Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është i Vetmi, Nënshtruesi.”

(Rrad: 16)

Islami i kushton rëndësi të madhe përvetësimit të njohurive dhe

normave edukative. Allahu në Kuran thotë: “Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?” (Ez-zumer, ajeti: 9) dhe fjala e parë e shpallur nga Kurani është: “Lexo!”.

Me anë të njohurive njeriu është në gjendje të ndryshojë situatat për të përm-bushur nevojat e tij, të sigurojë një jetë me standarde luksoze dhe të rehatshme, kjo është ndër arsyet pse «kërkimi i ditu-risë në Islam është një detyrë obliguese.»

Të parët e të gjithë mësuesve dhe më të mirët e tyre janë profetët, duke filluar me Ademin e deri tek profeti i fundit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi ta), ky është zinxhiri i artë i mësuesve dhe edukatorëve më të mirë të njerëzimit.

Nëse përcaktimi i një mësuesi është një person që i pëlqen njerëzve, bashkëvepron me ta, është shumë i aftë në fushat e dijes dhe arsimit, në paraq-itjen e informacionit në mënyrë të qartë, interesante dhe duke e bërë atë një pikë qëndrore të vëmendjes nga studentët e tij, atëherë Profeti Muhammed (paqja e Zotit qoftë mbi të) është shembulli më i mirë i përsosmërisë së mësuesit. Ai ishte një mësues jo vetëm për myslimanët, por për tërë njerëzimin. Ai vendosi theksin mbi konkretizimin e diturisë me vepra, prandaj asnjëherë nuk predikonte diçka që vetë nuk e praktikonte, por tërë jeta e tij ishte një mësim për njeriun.

Kur bashkëshortja e profetit Mu-hamed (paqja e Zotit qoftë mbi të), Aishja u pyet në lidhje me moralin dhe karakterin e tij, ajo u përgjigj: “Morali dhe karakteri i tij janë Kurani.»

Ai ua përcolli njerëzve Shpalljen nga Zoti i tij me urtësi të madhe, këshillë të mirë, i përgëzoi ata të cilët e pranuan mesazhin dhe i paralajmëroi refuzuesit dhe kundërshtarët.

Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) ishte shumë i qartë në bisedën e tij, në mënyrë që dëgjuesit ta kuptonin dhe ta mësonin lehtë përmendësh. Fja-limi i tij ishte i artikuluar, konçiz, i lirë nga absurditetet dhe poshtërimi. Fliste qetë dhe vetëm kur ishte e nevojshme.

Profeti Muhamed a.s Mësuesi më i mirë

Nëse kritikonte dikënd në një tubim nuk e përmendte emrin e tij dhe as nuk bënte me shenjë drejt tij, por përdorte terma të përgjithshëm, zakonisht në numrin shumës. Në këtë mënyrë profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) ruante nga cënimi dinjitetin dhe person-alitetin e çdo myslimani.

Ligjëratat e tij asnjë herë nuk u bënë barrë për dëgjuesit, sepse ai nuk u ligjëronte atyre vazhdimisht dhe pan-dërprerë, por në intervale të ndryshme kohore, duke e praktikuar edhe vetë këshillën e tij: “Lehtësojuni njerëzve dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos tmerroni!”.

Në ditët e sotme, karakteri i mësim-dhënësve dhe personalitetit të tyre është duke u zhvilluar. Arti i mësimdhënies ka marrë parimet, rregullat dhe aftësitë e tij dhe kurse trajnimi zhvillohen në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira. Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) kishte tipare të veta të personalitetit, stil-it, dhe metodologjisë së mësimdhënies dhe edukimit.

Për shkak të bindjes së tij të thellë se kërkimi i diturisë është domosdoshmëri dhe se injoranca ka ndikim dhe pasoja të këqija, ai përdori mjetet më të mira dhe mënyrat më të frytshme që lënë gjurmë të thellë në audiencën e tij . Disa nga këto mënyra janë:

- Demostrimi praktik i ritualeve dhe mënyrës së adhurimeve dhe kjo është mënyra më e thjeshtë dhe më e lehtë për t’u kuptuar.

- Zgjedhja e momentit dhe vendit më të përshtatshëm për këshillën dhe mësimdhënien. Shfrytëzimi i situatave specifike dhe rasteve të favorshme ndih-mojnë në pasqyrimin dhe prekshmërinë sa më mirë të çështjes së parashtruar.

- Mësimi i njerëzve në mënyrë grad-uale dhe të njëjtën metodologji ua jepte si këshillë edhe delegatëve të tij që i dër-gonte në vende të ndryshme.

- Marrja në konsideratë e pjekurisë dhe aftësisë përvetësuese të audiencës. Nisur nga ndryshimi i njerëzve në aftësitë përvetësuese profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) do t’i përgjigjej të

njëjtës pyetje me përgjigje të shumëllo-jshme në varësi të gjendjes së personit dhe rrethanave të situatës.

- Përdorte krahasimin dhe shembujt. Mikun e mirë e krahasonte me tregtarin e parfumeve, i cili të lyen me to, por edhe në rastet kur nuk të lyen ti e ndjen erën e mirë prej parfumeve nga trupi dhe rrobja e tij. Ndërsa mikun e keq me farkëtarin i cili të jep nga era e tij e rëndë edhe nëse nuk rri në vendin e tij të punës. Pra miku i mirë do të nxisë gjithmonë për vepra të mira dhe asnjëherë nuk do të dëmtojë ty, ndërsa miku i keq të nxit në vepra të këqija dhe dëmi i tij është më i madh se dobia.

- Tregonte tregime të ndryshme dhe nxirrte fakte nga ato në mënyrë që dëgjuesit të reflektonin dhe të përmiso-heshin nëpërmjet moralin të tregimit.

- Herë-herë profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) testonte zgjuarsi-në e ndjekësve të tij duke ua paraqitur çështjet në formën e një gjëegjëze.

Vërtetë ai ishte edukatori më i mirë dhe metodologjia e tij më e shkëlqyera. Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) u largua nga kjo botë i qetë, sepse ua përcolli njerëzve mesazhin e Zotit dhe ndjekësit e tij e mësuan dhe e kuptuan atë. Prandaj ai është shembulli më i përkryer për t’u ndjekur jo vetëm në mënyrën e mësimdhënies, por edhe në moral dhe besim.

Në 23 vitet e profetësisë, Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të) me suksesin nga Allahu arriti lartësitë e mëdha. Ai tronditi dhe shkatërroi themelet e polit-eizmit dhe skaliti monoteizmin në zem-ra, ngriti dinjitetin e qenieve njerëzore, theksoi rëndësinë e vëllazërisë univer-sale dhe barazinë e të gjithë njerëzimit. Në kohën e largimit të Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) nga kjo botë ishte mëse e qartë se një revolucion i madh kishte ndodhur.

Ai ishte njeriu të cilit Zoti i besoi përcjelljen e mesazhit më të rëndë-sishëm dhe këtë detyrë ai e kreu me përpikmëri.

Msc Arens Gjevori

Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu!

Behauddin GASHI

Jeta, njëra nga mrekullitë e krijimit të All-llahut të Madhëruar, ecën pashmangshmërisht drejt fundit të saj. Askush nuk është i përjetshëm në këtë botë, madje dhe vetë ajo

Njeriu lind, rritet, plaket dhe më në fund, vdes. Por me vdekjen nuk mbaron gjithçka. Një jetë tjetër, një jetë e re e pret tashmë: jeta e varrit

Më pas, çdokush do të ringjallet dhe do të japë llogari se ç’bëri sa ishte në këtë botë. Punët e tij tanimë ia kanë përgatitur vendin: në Xhennet apo në Xhehennem, në gjelbërimin e përjetshëm, ku mirësia nuk ka fund, apo në zjarrin e tërbuar, ku vuajtja s’ka kufi

Jetë e pafundme, shpërblim dhe dënim po i pafund!...

All-llahu na faltë!Dikur vjen momenti të përballemi

edhe me largimin e prindërve, me largimin e nënës apo të babait

Por kjo është jeta. Vdekjes s’i gjen dot ilaç

Dhe ne ndahemi me lot në sy me të dashurit tanë, dhe mbesin veprat, kujtimet

Malli rëndon mbi zemra Edhe mua më janë larguar të dy

prindërit, më parë babai, më pas nëna. Dhembja për humbjen e tyre shpesh më rëndon tepër, por kur mendoj Besimin që patën, Fenë islame që e kishin mbi çdo gjë, dashurinë për Zotin dhe për Profetin, këshillat e tyre të çmuara në këtë aspekt, lotët e tyre që ndriçonin akoma më tepër kur shihnin se si biri i tyre përpiqej me të gjithë forcën e të gjitha mënyrat të përcillte mesazhin e pastër islam midis njerëzve, kur kujtoj hallallin dhe duatë e mrekullueshme për mua në prag të vdekjes dhe Fjalët e tyre të Fundit “La ilahe il-lAll-llah”, më ikën çdo shtrëngim zemre, më thahet çdo pikë loti dhe lutjet s’pushojnë asnjë çast

“O All-llah, o Zoti im i Dashur, fali dhe mëshiroji prindërit e mi dhe të të gjithë myslimanëve e myslimaneve kudo në botë, dhuroju Xhennetin Firdeus dhe ne na lër pranë tyre përjetësisht”!...

O All-llah, udhëzoji të tjerët të shijojnë qiejt e jetës së vërtetë dhe shpërblimit të pashembullt!...

AMIN! AMIN! AMIN!Mikeshat e mia të nderuara!Miqtë e mi të shtrenjtë!Pasi të lexoni edhe poezinë e

mëposhtme, shkoni pranë nënave tuaja dhe puthjuani këmbët, falenderojini, jepuni ngrohtësi e dashuri të patreguar më parë , sepse ta dini mirë: Xhennetin e keni nën këmbët e tyre dhe gjithmonë botën ta shihni nga ai nivel i të qëndruarit dhe vlerësuarit të nënës, të babait e më pas të afërmve të tjerë me radhë, gjithmonë sipas mësimeve të çmuara islame

Dhe ata që s’e kanë nënën gjallë, apo dhe babain, të ndajnë sadaka për hir të Zotit, të mos i pushojnë lutjet dhe të pendohen sinqerisht për momentet kur ua kanë thyer zemrën, qoftë edhe fare pak

Page 9: Gazeta Mendimi 6

Mendimi / Shkurt 2013 / 9

Qendra “Future for You” është një organizatë Jofitimprurëse e cila

operon në qarkun e Elbasanit e më gjerë duke ofruar mbështetje për fëmijët me af-tësi ndryshe. Misioni i kësaj qendre është të kontribuojë drejt përmirësimit të stand-artit të jetesës dhe zhvillimit në përgjithësi të personave me aftësi ndryshe dhe veça-nërisht personave me Sindromën Down. Është e para shoqatë në Elbasan, e cila në fokusin e saj ka këtë kategori personash të cilët janë të barabartë me ne por kanë nevoja ndryshe. Gjithashtu qendra synon të jetë burim kryesor informacioni dhe mbështetjeje për personat me sindromën Down, familjet e tyre dhe komunitetin duke lobuar për të drejtat dhe promovuar potencialin që këta persona mbartin. Deri tani qendra ka bërë disa aktivitete që kanë të bëjnë me analizë rastesh si edhe me dhënie informacioni. Trajnimet, takimet dhe diskutimet me prindër të fëmijëve me sindromën Down, kanë qënë ndër aktivitetet kryesore të deritanishme. Stafi i kësaj qendre po merret me identifikime rastesh, sondazhe për mbledhje informa-cioni, mbi njohuritë e përgjithshme të komunitetit mbi sindromën Down. Kër-kimet synojnë në identifikimin e nevojave që këta persona kanë në ditët e sotme me qëllimin për të ofruar shërbimet që janë më tepër të nevojshme. “Future for You” është në hapat e para të organizimit të saj nën drejtimin e znj. Lindita Senia, e cila aktualisht ka një fëmijë me sindromën Down dhe angazhimi i saj është maksimal që jo vetëm fëmija i saj por edhe fëmijë të tjerë me këtë sindromë , të kenë mundësi që të integrohen në shoqëri pa u ndjerë inferior. Ameri është 18 muajsh, fëmija i tretë i familjes Xhelo. Ai është diagnos-tikuar me sindromën Down menjëherë pas lindjes së tij. “Ne si prindër -shpre-het Lindita, nuk e kishim menduar se kishim një rrezikshmëri të tillë duke qënë se kemi dy fëmijë të tjerë të shëndetshëm. Kam lexuar shumë për këtë sindromë dhe duke parë se asistenca dhe informacioni janë të pakta, me mbështetjen e shoqatës Down Syndrome Kosova (DSK) vendosa të mar iniciativën për ngritjen e një qen-dre, e cila në fokus do të ketë Sindromën Down. Në qendrën Future for You , do të ofrohen shërbimet që kanë nevojë fëmijët si fizioterapi, logopedi dhe shërbimin e psikologut. Aktualisht jemi duke organi-zuar një aktivitet që do të kulmojë më 21 mars, Dita Ndërkombëtare e fëmijëve të

“Future for You” prekur nga sindroma Down dhe shpreso-jmë që të kemi mbështetjen e komunitetit për të përhapur qëllimin e qendrës sonë dhe për këdo që kërkon të dijë më shumë për këtë sindromë.” –shprehet Lindita për gazetën Mendimi.

Çfarë është Sindroma Down?

Sindroma Down ose e njohur ndry-she trizomia 21, është çrregullimi kro-mozomik më i zakonshëm në botë. Ky çrregullim e ka marë emrin sipas John Langdon Down në vitin 1866. Ajo përshkruhet si fëmijët mongoloidë të prindërve europianë. Është sëmundja gjenetike më e përhapur në popullsinë e botës, në të gjitha shtetet , në të gjitha racat me një shpeshtësi 1 në 1000 lindje. Nga studimet e bëra në fushën e biologjisë molekualare është zbuluar se, normalisht çdo vezë dhe spermatozoid përmban 23 kromozome. Bashkimi i tyre krijon 23 çifte ose në total 46 kromozome. Ndon-jëherë ndodh që një qelizë vezë ose sper-matozoid nuk zhvillohet si duhet dhe kontribuon në 24 kromozome në vend të 23. Si rrjedhojë në shumicën e rasteve ndodh që në çiftin e 21 të kromozomeve ndodhen 3 të tilla prandaj kjo sindromë njihet ndryshe edhe trizomia 21.

Disa nga faktorët rrezikues për kon-ceptimin e një fëmije me sindromin Down janë: Së pari mosha e nënës është një nga faktorët kryesorë. Zakonisht femrat mbi moshën 35 vjec janë më të rrezikuara për të lindur fëmijë mbartës të këtij sindromi. Së dyti te nënat të cilat aktualisht kanë një fëmijë me sindromën Down rritet probabiliteti që në shtatza-ninë e ardhshme ky çrregullim të jetë i pranishëm. Së treti prindërit të cilët janë mbartës gjenetik të translokacionit të kësaj sindrome, po ashtu janë më të rrezi-kuar për të patur një fëmijë mbartës të këtij çrregullimi. Fëmijët me sindromën Down njihen për nga karakteristikat e tyre fizike. Ata kanë një profil të rrafshët facial, pjerrësi të vogël të syve, qafë të shkurtër, veshë me formë anormale dhe të vegjël, duar dhe gishta të shkurtër, një rrudhë të vetme në pëllëmbën e dorës, dhe pika të bardha në irisin e syrit. Ajo që vihet re është zhvillimi relativisht i vonë i dhëmbëve të qumështit në kraha-sim me fëmijët e tjerë. Dhëmbët mund të shfaqen në një pozicion dhe një sekuencë të ndryshme. Ata janë të rrumbullakosur

ose në formë koni, më të vegjël dhe për këtë arsye shpesh janë me hapësira të dal-lueshme mes tyre. Fëmijët me çrregulli-min Down kanë më pak dhëmbë kra-hasuar me fëmijët normal, kanë gojë të vogël e cila e bën gjuhën të duket shumë e madhe,karakterizohen nga tonaliteti i ulët i muskujve. Gjuha shprehëse është më e vonuar te këta fëmijë (Desai, 1997). Faktorët kontribues në vonesën e të fol-urit janë: prapambetja mendore, gjuha e madhe në hapësirën e vogël orale, muko-za e thatë dhe e trashë, anomalite dentale, problemet e dëgjimit, afazia etj. Artiku-limi i çrregullt te fëmijët mbartës të këtij çrregullimi, reflekton një vonesë në zhvil-limin gjuhësor e ngjashme me atë të fëmi-jëve normalë. (Borsel 1988). Fëmija me çrregullimin Down mund të bëjë shu-micën e gjërave që bën një fëmijë i zakon-shëm të tilla si ecja, të folurit, të veshurit, me pak ndihmë tualetin, por zhvillimi ndodh pak më vonë krahasuar me fëmijët e zakonshëm. Përgjithësisht Sindroma Down rezulton në një shkallë të prapam-betjes mendore, shkallë e cila varion nga e lehtë në të moderuar, megjithatë disa prej tyre do të mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë. Sindroma Down nuk është një sëmundje dhe si rrjedhim nuk mund të kurohet. Ajo nuk mund të parandalohet dhe shkencëtarët nuk e dinë ende se pse ndodhin problemet lidhur me kromozo-min 21. Jo në pak raste fëmijët e prekur nga ky crregullim mund të paragjykohen apo të mos përkrahen nga komuniteti prandaj ne si shoqëri duhet të sensibilizo-hemi dhe t’i mbështesim ata. Personat e prekur nga ky çrregullim mund të ndih-mohen me anë të terapive të ndryshme, qofshin ato fizike , të të folurit, psikologji zhvillimi e shumë terapi të reja që ende nuk njihen e praktikohen në Shqipëri, në mënyrë që këta individë të kenë një zh-villim sa më të mirë në të ardhmen dhe të integrohen në shoqëri. Ata duhet të monitorohen rregullisht nga mjekët dhe të ekzaminohen për të gjitha mundësitë e anomalive shëndetësore.

Shumë fëmijë të prekur nga ky çr-regullim, kur rriten arrijnë të punësohen dhe të bëhen gjysmë të pavarur nëse kanë përkujdesin dhe trajtimin e duhur.

Prandaj mendo: ata janë “fëmijë” jo sëmundje. Mendo: ata janë ‘ndryshe ’ jo të ‘paaftë’.

Anida Ago

Kur ikën nëna (Poezi)

1.Rrëzoi gjethet vjeshta, trupi seç u tha,me zor e nxjerr kryet deri në dritare.

Në qelq, krejt befasisht, vdekjen ajo e pa,iu tërhoqën rrudhat, e ndoqi si manare

2.E shpirti drithërohet për gjithçka lë pas,

e Besim’ i fortë të pëshpërit në vesh Më sheh mua, birin, më le filiz, plot gaz

dhe pse rigon një lot, që dhe qan, dhe qesh

3.Eh, fytyrë e nënës, si një hënë e zbehtë,vetulla hedh dritë, mbi syrin e verbuar

Secili e di se Zoti të merr kur vendos Vetë,atëherë kur askush nuk e ka menduar

4.Me qumësht të ngrohtë më konte

Besimin,urtësi e saj më fali burrërinë.

Më bëri të njihja gjithmonë pendimin,kurrë mos të shkelja përmbi mirësinë

5.Nën dallgët e jetës më dha këtë emër,ledhat, si pishtarë, më ndriçonin sytë.Dhembjet e saj m’u skalitën në zemër,si vallë si nëna ime mund të ketë të

dytë?!

6.Ti ike, nënë e shtrenjtë, në botën e

padukshme,dhe më le pas mua, djalin, që lutet

papushim.Çmallem tek kujtoj ditët e lumnueshme,

dhe pres, dhe pres, të të takoj, në Amshim!...

Page 10: Gazeta Mendimi 6

Mendimi / Shkurt 2013 / 10

Në jug të Grantamit, në Linkolnshir ndodhet fshati i

vogël i Ulstorpit. Në shekullin e shtatëm-bëdhjetë ai përfshinte një çiflig modest, dy tri ferma të vogla dhe ca shtëpi të mbu-luara me kashtë. Pikërisht në këtë krahinë në çifligun e Ulstorpit lindi më 25 dhjetor 1642, në të njëjtin vit që vdiq Galilei, Isak Njutoni (Isaac Newton).

Çifligu është një ndërtesë jo fort e madhe prej guri, afër një kopshti frutor, ku gjendet një filiz i drurit të mollës, që thuhet se e frymëzoi për zbulimin e ligjit të forcës së rëndesës.

Mësimet e para Njutoni i mori në dy shkolla të vogla, në Skillington e në Stouk, të cilat ishin aq pranë shtëpisë së tij, sa ai shkonte dhe vinte vetë. Në këto shkolla, ku ai mësoi shkrim, lexim dhe aritmetikën e asaj kohe, qëndroi deri në moshën dymbëdhjetëvjeç. Pasi i përvetësoi mirë ato e dërguan në shkollën e Grantamit. Atje qëndroi vetëm katër vite, pasi e ëma e hoqi nga shkolla dhe e mori në shtëpi për t’i mësuar zanatin e fermerit, gjë që i duhej për qeverisjen e çifligut të vet. Kjo erdhi si pasojë e vdekjes së njerkut të tij në vitin 1656. E ëma sëbashku me tre fëmijët e tjerë, të lindur nga martesa e dytë, u kthye në Ulstorp, çifligu ishte zgjeruar tashmë, familja ishte më e madhe dhe vendi që ndodhej në Luftë Civile. Në këto rrethana kritike ajo iu drejtua të birit për ndihmë. Djaloshi, tani gjashtëmbëdh-jetë vjeç, nuk i kishte lënë familjes ndonjë përshtypje të jashtëzakonshme, kështu që ishte e natyrshme të shpresohej që ai të vazhdonte pas gjurmëve të të atit, mbasi për një fermer arsimi fillestar gjykohej i mjaftueshëm.

Plani dështoi plotësisht. Dështimi nuk erdhi ngaqë ai ishte kokëshkretë,as për shkak të tekave të tij, mbasi Njutoni ishte i bindur dhe i butë nga natyra, por erdhi nga mungesa e plotë e interesit për punët e fermës. Më në fund, kur e pa që i biri ishte krejtësisht i papërshtatshëm për fermë, e ëma hoqi dorë nga plani i saj dhe ra dakord ta dërgonte në shkollën e Grantamit, për t’u përgatitur për kolegj.

Kur ai ishte i ri, në vend që të luante me shokët kur dilte nga shkolla, ai mer-rej me ndërtimin e xhingla-minglave dhe modeleve të gjithëfarëllojshme prej druri. Për këtë kishte sajuar një sërë veglash të vogla, çekiç, sharra, satra. Veçanërisht për-mendet për ndërtimin e një ore prej druri, apo edhe për ndërtimin e një ore me ujë. Këtë orë e mbante në dhomën e tij dhe çdo mëngjes kujdesej që ta furnizonte me sasinë e nevojshme të ujit. Njerëzit e shtëpisë shkonin herë pas here për të parë orën. Ai kishte talent edhe për viza-timin, saqë muret e dhomës së tij i kishte mbushur me vizatime.

Natyrisht, këto flasin për mjeshtërinë e tij, por për jetën e tij mendore flasin pak. Njutoni i ruante shumë mendimet e tij dhe kështu ishte pothuajse e pamundur të for-mojë një mendim të saktë për të. Isak Nju-toni ishte gjithnjë i qetë, i heshtur dhe gjith-një i kredhur në mendime; zor se e shihje ndonjëherë jashtë duke luajtur me shokët e tij; preferonte më shumë të rrinte në shtëpi.

Dëshira e tij e hershme për të qëndruar i veçuar, kënaqësia që ndiente kur zhytej në trillet e imagjinatës, zotësia në punët e dorës dhe zakoni për t’u përqëndruar në mendime, me kalimin e viteve u thelluan gjithnjë e më shumë.

Kur mbaroi përgatitjen për në kolegj, më 5 Qershor 1661 u pranua si bursist në kolegjin Triniti.

Njutoni u largua nga shtëpia si një djalë fshati, i druajtur e pa besim në vet-vete, dhe hyri në jetën e gjallë dhe plot telashe të Kembrixhit, pa pasur ndonjë të njohur e pa përkrahje. Vitet e para kaluan pa ndonjë ngjarje me rëndësi dhe në një vetmi të tillë, saqë ai përfitonte nga çdo rast për t’u kthyer në shtëpi, ku ai ishte i lirë të zhytej në mendimet e veta.

Universiteti i Kembrixhit, që tani u bë shtëpia e Njutonit të ri, kishte vuajtur si i gjithë kombi nga betejat dhe rrëmujat e luftës civile. Gjatë periudhës që Njutoni qe student, universiteti ishte tepër i çorga-nizuar; numri i studentëve që zvogëluar së tepërmi, disiplina qe shthurur dhe mësi-met qenë ndërprerë.

Njutoni nuk ishte përgatitur si duhej, apo sistematikisht, kur hyri në Kolegjin e Kembrixhit, ku u vu përballë djemve që vinin nga shkolla të mëdha publike. Bile pasioni dhe mjeshtëria e tij për kon-struksione mekanike, që tani do të kishin gjetur mbështetje në shkencën eksperi-mentale, në atë kohë quheshin si gjëra pa shumë rëndësi në planin mësimor. Përveç kësaj, atij i duhej të paguante për mësi-min dhe ushqimin, gjë që e detyronte të bëntë punë të tilla të ulëta si p.sh, të sillte ushqimin nga kuzhina, të psoniste dhe t’i shërbente në tryezë tutorit të tij.

Nga shënimet e vetë Njutonit mëso-jmë që ai i kaloi dy vitet e para në kolegj duke mësuar aritmetikë, gjeometrinë e Euklidit dhe trigonometrinë.

Në janar të vitit 1664, tre vjetë e gjysëm pas pranimit në universitet, Nju-toni mori gradën e bakalarit të arteve. Tashmë Njutoni zotëronte mjetet e duhu-ra matematike dhe gjenialiteti i tij tashmë ishte zgjuar.

Në vjeshtën e i vitit 1665, kur kolera solli si pasojë mbylljen e unniversitetit, e

detyroi atë të jetonte në vetmi në Ullstorp për gati dy vjet.

Nuk ka asnjë shembull në historinë e shkencës që të krahasohet me arrit-jet e Njutonit gjatë atyre dy viteve. Të bën përshtypje fakti që një i ri, i cili në djalëri nuk kishte treguar ndonjë zh-villim të parakohshëm dhe që kishte ndjekur kolegjin pa rënë në sy, men-jëherë pas diplomimit u tërhoq në një fshat të vetmuar dhe atje, pa ndihmën e kurrëkujt, bëri tre zbulime themelore në shkencë. I pari nga këto zbulime ishte metoda matematike e njehsimit diferencial, baza e gjithë matematikës moderne dhe mjeti me anë të të cilit zgjidhen sot të gjitha problemet fizike, ku hyjnë forca dhe lëvizja. I dyti ishte ligji i përbërjes së dritës, mbi bazën e të cilit ai ndërtoi më vonë një shkencë të vërtet mbi optikën. Dhe i treti ishte ligji i tërheqjes së gjithësishme.

Ndonëse i pari dhe i dyti çuan në re-zultate të mëdha, koncepti i një force të përbotshme që u zhvillua dalëngadalë në mendjen e tij për një çerek shekulli dhe që solli përfundimisht veprën e tij të pakraha-sueshme “Parimet”, është një arritje unike.

Gjatë këtyre dy vjetëve ai shkroi pesë referate të shkurtra mbi zbatimin e ri të serive të pafundme me një metodë të përgjithshme për gjetjen e vetive të vijave të përkulura dhe të sipërfaqeve të kufi-zuara prej tyre. Kjo metodë, që më vonë ai e zhvilloi në atë që e quajti njëhsim i funksioneve, njihet tani me emrin njëh-sim diferencial e integral. (Të njëjtin për-fundim ka arritur edhe Gottfried Leibniz, të pavarur nga njëri tjetri, për këtë ka edhe diskutime).

Zbulimi i tij i dytë i madh lidhej me fushën e optikës. Njutoni, ishte intere-suar për teorinë e Kopernikut dhe kishte lexuar gjithashtu traktatin e Keplerit mbi dritën, po ashtu ishte njohur me përfun-dimet e veprës së rëndësishme të Dekartit

mbi thjerrëzat dhe teleskopin.Në periudhën e shkurtër prej tre mua-

jsh, ai u mor me proçesin tepër të vështirë të lëmimit të thjerrëzave sferike dhe filloi një sërë eksperimentesh të holla me një prizëm që e çuan në zbulimin e rëndë-sishëm të thyerjes jo të njëjtë të ngjyrave të ndryshme të spektrit, të cilat, kur bash-kohen, na japin dritën e bardhë. Ai arriti në përfundimin e saktë që ngjyrat e ndry-shme përthyhen në kënde të ndryshme.

Zbulimi i tretë. Kur ai, për shkak të kolerës u tërhoq në çifligun e vet, mendoi për herë të parë për sistemin e vet të gravi-tacionit, ideja e të cilit i lindi duke vroj-tuar rënien e një kokrre molle. Një ditë, në vitin 1666, Njutoni duke parë rënien e kokrrave të një peme, u zhyt thellë në mendime mbi shkakun që i detyronte të gjithë trupat të binin sipas një drejtimi që kalonte pothuaj nëpër qendër të tokës.

Laplasi, të cilit nuk ia kishte qejfi të lavdëronte njeri, pranoi, përderisa nuk mund të ketë veçse një gjithësi, ligji që sundon në të nuk mund të zbulohet veçse një herë; këtë “fat” e pati Njutoni. Gjithë të tjerët duhet të kënaqen ose që i kanë përgatitur rrugën për këtë zbulim, ose që i kanë shtrirë më tej përfindimet e tij.

Një nga tiparet më të çuditshme të karakterit të Njutonit ishte mungesa e dukshme e dëshirës për t’ua treguar të tjerëve frytet e mendimeve të tij.

Njutoni, kur e pyesnin se si i koncep-tonte dhe si i përpunonte idetë në mend-jen e tij, përgjigjej, nëse kishte ndonjë gjë gjeniale jo të zakonshme për të tjerët, kjo qëndronte në faktin që, kur i vinte në kokë në fillim ndonjë ide, ai thello-hej vazhdimisht derisa përfundimet të bëheshin të qarta. Shpikjet që bënte, ai rrallë i zhvillonte sistematikisht dhe nuk kishte dëshirë t’i publikonte që t’i për-dornin të tjerët.

Njutoni u zgjodh president i Shoqërisë Mbretërore më 30 nëntor 1703. Shoqëria Mbretërore e filloi veprimtarinë e saj më 15 korrik 1662, në statutin e saj mbreti e cilësonte veten si themeluesi dhe mbro-jtësi i saj. Zgjedhja e Njutonit si presi-dent i Shoqërisë Mbretërore shënon një epokë të re në jetën e tij. Ajo tregonte njohjen e plotë të punës së këtij dijetari. Ai shihej si njeri që nuk kishte shok në botën e shkencës tashmë kishin filluar të thureshin edhe legjenda për të. Posti i presidentit të Shoqërisë Mbretërore ishte një shprehje e natyrshme e kësaj pozite të pakundërshtueshme dhe zgjedhja e tij çdo vit, derisa vdiq, ishte e padiskutueshme.

Vitet e fundit të Njutonit qenë vite kënaqësie, të një kënaqësie të krijuar nga nderi dhe respekti që meritonin arritjet e tij. Ndonëse i kishte kaluar të shtatëdhjetë e pesë vjetët, ai gëzonte shëndet të shkëlqy-er; mendjen e kishte fare në rregull, përveç një farë dobësimi të kujtesës. Pjesën më të madhe të kohës ai e kalonte në studion e vetë, hante vetëm dhe i kalonte ditët duke lexuar e duke shkruar.

Shenja e parë e fillimit të shkatërrimit përfundimtar të shëndetit të Njutonit u shfaq më 1722, në formën e një shqetësi-mi në fshikëzën e urinës. Tre vitet e fundit të Njutonit janë një kronikë e trishtuar krizash të njëpasnjëshme, që e rrëzuan konstruktin e tij të fortë dhe e çuan për-fundimisht drejt vdekjes. Kështu të hënën e 20 marsit, rreth orës një të mëngjesit, ndërroi jetë.

iSaK njutonMe rastin e përvjetorit

të vdekjes1642-1727

Page 11: Gazeta Mendimi 6

Mendimi / Shkurt 2013 / 11

Ditë më parë u fol lidhur me rrezikun që interneti mund të krijojë tek

moshat e reja, aq më tepër kur ata nuk kontrollohen nga prindërit. Sociologia Entela Binjaku, e pyetur lidhur me ndikimin e internetit në jetën e fëmijëve, thotë se informacioni falas, koha e gjatë e harxhuar përpara kompjuterit janë vetëm disa nga problemet që mund të ketë një fëmijë. Nga ana tjetër, gjetja e gjithçkaje me një “klik” të vetëm ndikon në dembelizmin e moshave të reja, por më tepër se aq ndikon përdorimi i internetit në mënyrë të paarsyeshme.

1. Si ndikon në jetën e fëmijëve përdorimi i tepruar i internetit?

Gjatë viteve të fundit, në vendin tonë është vënë re një lloj “ekspansioni” i internetit te fëmijët, ku një vend të rëndësishëm zënë rrjetet sociale e lojrat virtuale. Këto mbartin një rrezik të mundshëm që lidhet me varësinë e shfaqur e shpesh të pakontrolluar. Interneti është shndërruar në infrastrukturën bazë të shoqërisë moderne, duke pasur për funksion kryesor atë të komunikimit. Informacioni që qarkullon në internet, në pjesën më të madhe të rasteve, është falas. Përdorimi i tij mund të kënaqë disa nevoja psikologjike dhe sociale siç janë: nevoja për informim, për komunikim, për argëtim etj. Por, ky mjet komunikimi mund të çojë edhe në ndryshime të perceptimit të fëmijëve për mjedisin shoqëror, shoqëruar edhe me rrezikun e ndryshimeve në sjelljen shoqërore. Fëmijët falë lundrimit në internet, edhe në rastet kur orientohen nga të rriturit, sërish rrezikojnë të bien pre e keqinformimit, plagjiaturës, por edhe dembelizmit, ku puna kërkimore reduktohet vetëm në një “klik”.

2.  Sa të vetëdijshëm janë prindërit shqiptarë për rrezikun që iu kanoset fëmijëve të tyre prej internetit?

Në radhët e prindërve shqiptarë ka ndër ata që u gjendën tërësisht të papërgatitur për këtë “ekspansion” të internetit në përditshmërinë e fëmijëve të tyre, ashtu

“Të droguar” nga interneti

Fëmijët rrezikojnë të krijojnë varësi nga interneti, aq më tepër tani që bisedat mund t’i bëjnë edhe përmes celularit

siç ka edhe nga ata që shqetësoheshin me të drejtë për përdorimin abuziv. Për këtë të fundit mjafton të vështrojmë kohën që i kushtohet internetit nga ana e fëmijëve. Lundrimi në faqet me materiale pornografie përbën një rrezik real në terma të formimit të shëndetshëm psikologjik të fëmijës, për të cilin jo të gjithë prindërit kanë qenë të përgatitur, por shkalla e informimit nga ana tyre, mbi këtë rrezik, ka ardhur në rritje. Ajo që vlen të theksohet, është se nuk është interneti që përbën rrezik, por koha e kushtuar dhe mospërdorimi në mënyrë të arsyeshme.

3. Ç’sjellje shfaqin në shoqëri fëmijët që përdorin në mënyrë të vazhdueshme internetin?  Cilat janë ndikimet negative në jetën e tyre?

Përdorimi i internetit lidhet kryesisht me përdorimin e rrjeteve sociale. Veçanërisht me shfaqjen e tyre edhe vetë komunikimi ndërpersonal pësoi modifikime. Nëse koha që i kushtohet përdorimit të një rrjeti social rritet në mënyrë sasiore, rreziku rritet, dhe fëmijët e kanë të vështirë të shkëputen pa problem nga këto rrjete, duke u përballur me një rrezik të ri, atë të varësisë.Të mësuarit apo varësia ndaj miqve virtualë mund të zëvendësojë nevojën për të komunikuar me të tjerët. Raportet ndërpersonale po zëvendësohen nga ato

miqësore në internet, ndërkohë që fëmijët po bëhen përherë e më të rezervuar në komunikimin verbal. Prindërit që raportojnë shqetësime që lidhen me reduktimin e komunikimit verbal, falë përdorimit abuziv të internetit janë jo të paktë dhe kërkojnë ndihmë për të dalë nga kjo situatë.Studimi, fëmijët ftohen në vende të panjohura Ditë më parë, studimi “Siguria e fëmijëve në internet” raportoi të dhëna shqetësuese. Në të fëmijët pohuan se ishin ftuar prej të panjohurve t’i takonin në vende të fshehta. Ndërsa një vajzë nga Korça kishte treguar për një të panjohur që i kishte vjedhur të dhënat dhe e kërcënonte për t’u takuar. Kur ajo nuk

pranoi, ai postonte në këtë faqe materiale me përmbajtje jo të përshtatshme.“Ky njeri ngeli mister dhe nuk është zbuluar”, tha Rein Deker, drejtori i organizatës ndërkombëtare “World Vision Albania”. Gjatë konferencës, ai theksoi se ata kishin pyetur fëmijë në Bregun e Lumit në Tiranë, gjithashtu në studim janë përfshirë edhe fëmijë nga qytete të tjera si Shkodra, Korça dhe Lezha, të cilët kishin treguar se ishin shumë aktiv në përdorimin e internetit. Në Shqipëri, një në dy njerëz qëndrojnë në internet. Ndërsa në një sondazh të bërë në shkollat shqiptare në 100 fëmijë, 97 prej tyre kanë një faqe në rrjetet sociale.

Intervistoi: Msc. Anida Lera

Çaji i gjelbërt me vlera të larta kurative nxirret nga bima me origjinë nga Kina-Japonia-Cejloni, pra nga

Lindja e Largët.Emri i saj është camellia sinensis e njohur dhe e përdorur

nga këto vende 2000 vjet më parë si çaj nga perandorët e më vonë nga shtresat e tjera të shoqërisë. Nga studimet e analizat

Vlerat kuruese të çajit jeshil (gjelbërt) që i janë bërë kësaj bime nga shumë institucione mjekësore ka rezultuar se kjo bimë ka vlera të larta kurative, pasi tek ajo kemi shumë antioksidantë në formën e polifenoleve të cilat drenazhojnë qelizat e trupit duke i pastruar e duke eleminuar skorjet dhe helmet e organizmit.

Ky çaj mbron dhëmbët nga kariesi pasi që prezenca e fluorit mbron smaltin. Njerëzit që pinë këtë çaj janë me një lëkurë të freskët e të rinuar. Ai lufton nëpërmjet antio-ksidantëve qeliza kancerogjene, artritin reumatoid, viruset, bakteriet. Frenon sklerozën, vonon plakjen, parandalon Alzheimerin, Parkinsonin, rrit djegien e dhjamrave duke ulur kolesterolin.

Nga statistikat mbi sëmundjet tumorale rezulton se në vendet e Lindjes së Largët ku çaji i gjelbërt përdoret shumë, sëmundjet si: tumori i prostatës, tumori i gjirit e i vezoreve tek gratë , i zorrës së trashë dhe i mushkërive është më i ulët pasi katekina e çajit formon substanca mbrojtëse që vrasin qelizat e degjeneruara(kancerogjene)

Është mëse e domosdoshme të pihen tre gota në ditë.Merret një gotë çaji me ujë të nxehtë ku në të hedhim 1

bustinë me çaj duke e lënë 10 minuta, e më pas pihet. Këtë çaj e gjejmë në farmaci në trajtë bustinash.

Abedin Stringa laborant i botanikës në uE

Page 12: Gazeta Mendimi 6