gazeta mendimi

12
Mendimi Mendimi FORUMI INTELEKTUAL MYSLIMAN www.gazetamendimi.com NR. 4 (19) PRILL 2014 Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë: Perla profetike “Unë nuk jam dërguar si mallkues, por vetëm si mëshirë.” Muslimi “Allahu sillet me mëshirë ndaj atyre që janë të mëshirshëm. Prandaj jini të mëshirshëm me ata që ndodhen në tokë, që t’ju mëshirojë Ai që ndodhet në qiell.” Tirmidhi “ Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet.” Buhari faqe 2 faqe 4 Poezi nga Behauddin GASHI JAM VEÇ MYSLIMAN!... “Albania Studio 2014” realizoi dublimin e parë të një filmi vizatimor për fëmijë i titulluar “Përpara Dritës” (Before the Light). Për një islam politik, apo për politika islame Seminar trajnimi me imamët e Elbasanit dhe Kavajës Reforma e arsimit të lartë, ja pse Universiteti Publik duhet të jetë Primar... Nga Julian HOXHAJ Nga Enklid PELARI Islamofobia dhe kriza sociale e Perëndimit faqe 5 Financimi i shitjes ose i blerjes Murabaha faqe 6 Mendimi dhe e ardhmja e vendit Nga Albin MEHMETI faqe 7 Vetëvrasja Nga Arens GJEVORI faqe 8 Anton Pavloviç Çehov (1860-1904) faqe 10 A ekziston një e mirë e përgjithshme? Nga Alma TOROMANI faqe 11 faqe 8 KARTA UNIVERSALE E TË DREJTAVE TË NJERIUT faqe 3 Nga Lulzim ABDIAJ Veçantësia Amerikane faqe 2

Upload: gazetamendimi

Post on 29-Dec-2015

1.133 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Botim i Forumit Intelektual Mysliman

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mendimi

MendimiMendimiforumi intelektual mysliman www.gazetamendimi.com nr. 4 (19) Prill 2014

Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

Perla profetike

“Unë nuk jam dërguar si mallkues, por vetëm si mëshirë.”

Muslimi

“Allahu sillet me mëshirë ndaj atyre që janë të mëshirshëm. Prandaj jini të mëshirshëm me ata që ndodhen në tokë, që t’ju mëshirojë Ai që ndodhet në qiell.”

Tirmidhi

“ Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet.”Buhari

faqe 2

faqe 4

Poezi nga

Behauddin GASHI JAM VEÇ MYSLIMAN!...

“Albania Studio 2014” realizoi dublimin e parë të një filmi vizatimor për fëmijë i titulluar “Përpara Dritës” (Before the Light).

Për një islam politik, apo për politika islame

Seminar trajnimi me imamët e Elbasanit dhe Kavajës

Reforma e arsimit të lartë, ja pse Universiteti Publik duhet të jetë Primar... Nga Julian hoxhaJ

Nga Enklid PELaRI

Islamofobia dhe kriza sociale e Perëndimit

faqe 5

Financimi i shitjes ose i blerjes Murabaha

faqe 6

Mendimi dhe e ardhmja e vendit Nga Albin MehMeti

faqe 7

Vetëvrasja Nga Arens Gjevorifaqe 8

Anton Pavloviç Çehov(1860-1904)

faqe 10

A ekziston një e mirë e përgjithshme?Nga Alma toroMANi

faqe 11

faqe 8

KARtA UnIVERSAlE E tË dREjtAVE tË njERIUt

faqe 3

Nga Lulzim ABDiAjVeçantësia Amerikane

faqe 2

Page 2: Gazeta Mendimi

Mendimi / Prill 2014 / 2

e - m a i l : g a z e t a m e n d i m i @ g m a i l . c o m / m o b i l e : 0 6 9 6 7 8 5 0 9 9

Nga Lulzim ABDiAj

Shënimi Nga Roald hYSa

Shumë gjëra e kanë shqetësuar publikun shqiptar gjatë të gjithë

javës që shkoi, dhe ne pjesën më të rëndësishme të tyre ua përcollëm më sipër. Politika dhe ngjarjet e kronikës së zezë janë si buka që hamë për ne gazetarët, por ajo që do të doja të sillja në vëmendjen e gazetarëve dhe të gjithë opinionit në këtë shënim redaksional është vrasja e Kudret Kumit alias Ilia Karelit. Shumë është përfolur e diskutu-ar mbi këtë të gjorë dhe torturat e vua-jtjet që hoqi ai deri sa dha shpirtin në qelitë famëkëqija greke. Shumë dhimbje e ankesa ka pasur nga familjarët dhe ajo që është më shqetësuese janë fotot e bëra, ku duket qartas si drita e diellit çfarë ka pësuar Kudreti nga duart e fëlliqura të gardianëve e policëve shovinistë grekë. Imtësi tragjike përveç letrës së fundit që i drejtohej nënës së vet kanë dalë pikër-isht nga mediat greke, të cilat me dashje apo pa dashje i kanë hedhur benzinë zjarrit. Dita ditës si në një film tragjik makabër na janë përcjellë me besnikëri edhe nga mediat tona horroret e pësuara nga Ilia apo Kudreti, siç e ka emrin e tij të vërtetë. Një udhëtim tragjik ishte ai i sjelljes së trupit, por akoma edhe më i dhimbshëm e më tragjik ishte udhëtimi i zemrës së shkulur, e cila erdhi shumë ditë më pas dhe kjo me këmbënguljen e vëllait të Kudretit. Më pëlqen më shumë ta thërres me emrin e tij të vër-tetë Kudret, se sa me atë që u detyrua ta zëvendësojë. Ti je mysliman do të më thoshte dikush, prandaj edhe kërkon ta thërrasësh Kudret. Jo, nuk është ashtu, mua më pëlqen ta themi të vërtetën ashtu siç është, dhe jo ashtu si shtrem-bërohet nga halli. Hollësitë tragjike të vdekjes së Kudretit përbëjnë zemrën e lajmeve të kësaj jave, por ato na përku-jtojnë shumë gjëra njëkohësisht. Njëra prej tyre është edhe ajo etike; a nuk mund t’ia kishim kursyer të gjitha këto

Komuniteti Mysliman i Shq-ipërisë (Drejtoria e Burimeve

Njerëzore) në bashkëpunim me Univer-sitetin BEDËR (Qendra e Studimeve Islame), organizuan me imamët e Myf-tinive Elbasan dhe Kavajë seminarin e trajnimit me temë: “Islami dhe Komuni-kimi në Publik”.

Programi u hap me këndim Kurani dhe fjalën përshëndetëse të nënkryetarit të KMSH-së, z. Bujar Spahiu, i cili foli për rëndësinë dhe vlerën e përçimit së mesazhit islam dhe mënyrën se si duhet bërë kjo, sidomos në kohën tonë. Mes të tjerash z. Spahiu u shpreh se, pavarë-sisht nga numri i dëgjuesve, Profeti a.s. e përcolli mesazhin islam në mënyrën më

Është dëgjuar të flitet që prej të paktën 2 shekujsh për veçantësi-

në e SHBA-ve . Kjo tezë është rigjallëru-ar veçanërisht në çerek shekullin e fun-dit. Sigurisht që një teori e tillë ka shumë elementë në përmbajtjen e saj prej të cilëve do të veçoja paradigmat e figurave të shquara të kombit amerikan

Në vitin 1607, John Smith , themel-uesi i Kolonisë së Virxhinias do të shpre-hej : “Qielli dhe toka kurrë nuk do të merreshin vesh më mirë për të ndërtuar një strehë për njeriun “. Fjalët e tij i vër-tetoi koha atëherë dhe sot verilindja e shtetit të ardhshëm do të ishte një nga vendet më tërheqëse për të jetuar.

Burrat e mençur që hartuan Deklaratën e Pavarësisë do të shpre-heshin më 4 Korrik 1776: “ Janë të vër-teta mëse të dukshme krijimi i njerëzve si të barabartë , të drejtat e tyre të pa tjetër-sueshme të dhëna nga Krijuesi, jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.

Kjo deklaratë edhe sot është mëse aktuale: Është detyra e çdo qeverisjeje të mbrojë të drejtat e shtetasve të saj. Më 1790, Tomas Xhefersoni do të shprehej : “Çdo njeri mbi rruzull posedon të dre-jtën e vetëqeverisjes ”. Kushtetuta e re e SHBA-ve e ndërtuar mbi parime të tilla i qëndron kohës që prej 227 vjetësh dhe është më jetëgjata në botë .

Horis Grili në 1851 do të shprehej : “ Shko drejt perëndimit o njeri i ri dhe rritu bashkë me vendin ”.

Kufijtë perëndimorë të shtetit të ri zhvendoseshin nga Apalashët, drejt Misisipit dhe përfundimisht në Oqeanin Paqësor.

Sfidën e re të kombit Amerikan do ta përkufizonte Abraham Linkolni në 1858: “Një shtëpi nuk mund të qëndrojë e ndarë. Besoj se kjo qeverisje nuk mund të zgjasë përjetësisht gjysëm skllavëri dhe gjysëm e lirë. Veriu i emancipuar dhe i industrializuar do të udhëhiqte pas fitores në luftën civile, jugu skllavopro-nar drejt bashkimit dhe lulëzimit .

Lindja e një shtrese të pasurish nuk do të përçante shoqërinë Amerikane. Në mesazhin e tij drejtuar Kongresit në 1913 Udro Uillson do të shprehej : “ Ne duhet të fshijmë çdo gjë që qoftë edhe i ngjan privilegjit” .

Frenklin Rusvelti i drejtohej Kon-gresit me rastin e hyrjes së SHBA-ve në Luftën e Dytë Botërore : “Ne do të jemi arsenali i madh i demokracisë. Pasi i kishte dhënë botës modelin Rusveltian të qeverisjes, presidenti vizionar promo-voi kualicionin antifashist botëror në shërbim të njerëzimit ”.

40 vjet më vonë Ronald Regani do të shprehej : “ Asgjë nuk është më e mrekul-lueshme se vullneti dhe kurajoja e burrit dhe gruas së lirë ”. Fjalimi i tij inagu-rues përpara kongresit do të lajmëronte rënien e komunizmit brënda një dh-jetëvjeçari, duke i hapur rrugë triumfit të demokracisë, ekonomisë së tregut dhe vlerave liberale në të gjithë botën .

Është e vështirë që pas këtyre thënieve të mos arrish në përfundimin se veçantë-sia e Amerikës është jo vetëm teori por dhe realitet i prekshëm që në të gjithë botën shihet jo pa admirim.

Veçantësia Amerikane

horrore familjes së vet, e sidomos nënës së vet të gjorë... foto që u shpërndanë nga të gjitha mediat tona, së bashku me komente të shumta. U gjeneruan pa-fundësisht në FCB dhe Tuiter, bënë xhi-ron e botës mbarë. Këto foto e hollësitë shqetësuan jo vetëm nënën e Kudretit, por të gjithë nënat e atyre bijve që pu-

nojnë në Greqi për një jetë më të mirë dhe tremben tashmë. Asaj nëne dhe të gjitha nënave tona duhet t’ua kishim kursyer këto horrore. Zemrat e nënave janë të dobëta në këtë drejtim.

Shumë shqiptarë gjenden në burg-jet greke, dhe ne nuk jemi një popull engjëjsh. Ajo që ka sjellë shqetësim në

opinion ka qenë edhe mos-reagimi i Ministrisë së Jashtme së paku me një deklaratë formale proteste. Nga dety-rimet kushtetuese të qeveritarëve tonë është edhe kujdesi ndaj qytetarëve jashtë vendit. Ne jemi në pritje, ne presim që koha ta shërojë këtë plagë të vazh-dueshme tonën.

Seminar trajnimi me imamët e Elbasanit dhe Kavajës

të plotë, duke mbajtur parasysh vetëm kënaqësinë e Zotit.

Prof.Dr. Ayhan Tekines, zv/rektor dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Hu-mane, referoi temën: “Rëndësia e unitetit dhe solidaritetit në Islam”. Ai theksoi se me gjithë ndryshimet e mëdha që ndod-hin sot në botë, por edhe mes myslima-nëve, burimet e fesë Islame mbeten e do të mbesin të pandryshueshme, si dhe pikë referimi e bashkimi për të gjithë myslimanët.

Z. Ramadan Çipuri, përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komu-nikimit, referoi për temën: “Arti i Ko-munikimit në Publik”, ku veç të tjerave ftoi imamët që në predikimet e tyre të

jenë më koherentë dhe më konciz për të dhënë mesazhin e synuar.

Ndërsa Dr. Muhamed Mutevel’li, pedagog në Departamentin e Shkencave Islame, foli për metodat e kumtesës dhe karakteristikat e kumtuesit, duke treguar disa norma e rregulla themelore për efi-kasitetin e kauzës më të rëndësishme në jetën e njeriut.

Programi vijoi me prezantimin e Universitetit BEDËR nga z. Erlis Çela dhe me prezantimin e Departamen-tit të Shkencave Islame nga z. Elton Karaj.

Në mbyllje për të gjithë pjesëmarrësit u shpërndanë certifikatat e trajnimit dhe u shtrua një drekë.

Page 3: Gazeta Mendimi

Mendimi / Prill 2014 / 3

Në bazë të aftësive për ti dhë-në zgjidhje problemeve të

qendrave të banueshme, këta persona katapultoheshin në poste drejtuese. Ndërsa për fenë Islame ky përkufizim ndryshon. Asnjë nga burimet hierark-iale të Islamit (Pra Kur’ani, Tradita Pro-fetike) nuk e ka përmendur politikën si term. Me vonë dijetarë Islamë si Ibën Tejmijeh, Ibën Kajjim El Xheuzijjeh, Nusejbi, Serxhanij, etj (të cilët dato-jnë rreth 6 apo 7 shekuj pas vdekjes së Profetit Muhammed a.s) filluan ta trajtonin si çështje apo art i drejtimit të shtetit, pasi që shtetet Islame ako-ma egzistonin (lexo dinastinë Abasite, Emevite, Andaluzinë (Spanjë) etj.) dhe këto mendje të ndritura jepnin e shtjellonin ide se si shteti mund të dre-jtohej në mënyrë më efiçente. Më qartë kjo vihet re tek autori Ibën Tejmijeh i cili thotë në librin e tij të shkruar para shtatë shekujsh: “Se Politika është dy pjesë; “Qeverisje dhe pushtet. Me qe-verisje do kuptojmë rregullimin dhe drejtimin e pasurive, të drejtave të popullit, religjionin dhe ndëshkimin e fajtorëve sipas sanksioneve. Ndër-sa me pushtet do kuptojmë njerëz të përmbajtur përsa i përket pasioneve e instikteve jo legjitime dhe me po-tenciale intelektuale në menaxhimin e pasurive dhe burimeve humane.” Në librat e jurisprudencës Islame: “Ajo përkufizohet si një nga degët e jurisprudencës – lexo jo një qëllim në vetvete - e cila synon të materializojë dobinë dhe interesat e përgjithshme me mjete legjitime.” Këtu vemë re po ashtu se në Islam mjeti nuk e justifikon qëllimin, ndryshe nga sa e kishte parim komunizmi. Këtu bie poshtë dhe teo-ria e disa filozofëve të cilët heqin para-lele midis Islamit dhe komunizmit. Pa dashur të zgjatemi dhe të fokusohe-mi vetëm në këtë pjesë, mund të themi se mendimi politik Islam në fillesat e tij konsistonte në artin e drejtimit të shtetit dhe teoritë administrative të tij. Kështu vazhdoi kjo konsideratë derisa ngjarjet moderne e njollosën këtë trend. Aplikimi diktaturave dhe

Për një islam politik, apo për politika islame

sistemeve autokratike në to prodhoi dy rryma politike: “Tekfirizmin (an-arshistët) dhe Ihuanët (Vëllazëria Is-lame e cila njihet gjerësisht). Shkencat sociale definojnë se sjelljet diktuese prodhojnë karaktere ekstreme dhe në rastin tonë lindën dy ekstreme, njëra rrymë është vetëm përjashtuese dhe luftuese –Tekfirsët-, madje janë për-jashtues edhe brenda llojit, e tjetra tol-erante dhe lehtësisht integruese me çdo sistem politik të shoqërisë -Ihuanët. Këto dy lëvizje, nuk mund të kla-sifikohen si produkte të mendimit politik Islam, por ndoshta si rry-ma apo produkte të dhunës dhe represionit të shteteve diktatoriale. Pra siç e shohim kemi politika në dobi të shoqërisë dhe me mjete që e lejojnë dhe përputhen me sanksionet Islame, të cilat e kufizojnë atë politikën maki-aveliane që justifikon çdo mjet për të arritur qëllimin.

Thënë ndryshe mund të kemi politi-ka Islame dhe jo një Islam Politik. Aq më tepër ti bashkangjisim Islamit një “par-ti”. Politika të caktuara janë të aplikue-shme nga çdo religjion apo lëvizje kul-turore dhe nuk është një gjetje Islame. Përsa i përket realitetit shqiptar dhe besoj se e njoh mirë këtë pjesë mund të shtoj se natyrisht që qarqe apo fak-torë të jashtëm tentojnë për të ngjizur një parti islame, pasiqë siç tregtohet në politikë çdo ndjenjë e target-grupeve sociale, po ashtu mund të tentohet që të arrihet një përfitim edhe nga ndjenjat religjioze. Por kjo nuk ndodh vetëm me Islamin por me çdo religjion apo ndjenjë tjetër të shoqërise sonë. Gjithësesi fobinë nga një Islam politik mund ta qetësojmë me faktin se shumë besimtarë myslimanë që kanë ambicie politike janë integruar në parti dhe ngjy-rime të ndryshme politike që nga maja e deri tek baza dhe janë të kënaqur me këtë përfaqësi. Çka do të thotë se janë një pjesë integrale e shoqërisë të cilët në harmoni e paqe jetojnë në të, e jo një trup i huaj. Aq më tepër pjesa tjetër besimtare e cila është taksapaguese dhe votuese e rregullt e këtij vendi.

Flitet po ashtu se në fe s’ka eko-nomi.

Bankingu dhe Fondet e investime-ve Islame njihen gjerësisht në Perën-dim. Vetëm në Angli ka 17 të tilla të legjitimuara, madje ish kryeministri Gordon Brawn bëri thirrje publike që epiqendra botërore e kapitaleve të kë-tyre bankave të ishte në Angli. Sipas Bankës Aziatike për Zhvillim përgjatë krizës bankat Islame patën një rritje prej 15%. Kjo ka bërë që shumë ekspertë Amerikanë të fillojnë e të studiojnë metodat e diversifikimit të riskut dhe ekonominë reale që kanë në epiqendër aplikimi këto banka, ndoshta si rrugë parandaluese për krizat e ardhshme. Dhe në vendin tonë ka pasur të tilla. Por kjo praktikë financiare s’ka nisur sot. Madje që në Spanjën e hershme (Andaluzi) kur ajo udhëhiqej nga një administratë me kushtetutë dhe ligje Islame ka pas egzistuar një praktikë e tillë.

Historiani dhe një ndër baballarët e sociologjisë, Ibën Haldun, na tregon në librin e tij “Historia e Ibën Hal-dunit” se institucionet financiare kanë qenë gjerësisht të përhapura në Spanjë. Ato lëvronin fonde në for-mën e kredive për të mbuluar nevojën e biznesit për likuiditete. Ky shërbim ofrohej falas dhe kjo politikë financi-are i krijonte frymëmarrje ekonomisë pasiqë për sipërmarrësit nuk ishte një kosto shtesë por një mënyrë për të siguruar shëndetin e sipërmarrjes. Pastaj të flasësh për raportin midis shkencës dhe fesë është thuajse non-sens pasiqë dihet sesi librat fetarë, -aq më tepër Kur’ani-, nxit që njeriu të eksplorojë, apo të shikojë kozmosin e të meditojë, madje të studiojë dhe me-sojë. Raporti midis të dyjave prishet kur ato fillojnë dhe duan të zëvendë-sojnë njera-tjetrën. Pra kur shkenca synon të bëjë fenë dhe kur feja synon të bëjë shkencën.

Vende si Dubai, Bahrein, Emara-tet e Bashkuara, etj. janë argumente se feja dhe shkenca, apo ndoshta do ishte më saktë të shprehej teknologjia mund të bashkëveprojnë shumë mirë me njëra-tjetrën. Ti me një I-pad mund të lexosh një Bibël a Kuran dhe nga Ki-

Për ta nisur nga duhet të fillojë, titulli pra, fillimisht është e nevojshme që të bëhet një ndarje midis nocioneve që kanë respektivisht sekularistët dhe myslimanët përsa i përket nocionit politik. Për sekularizmin politika është një proces me të cilin grupe njerëzish të marrin vendime kolektive. Ky term rrjedh nga greqishtja e lashtë ku “polis” ishin sheshet dhe qendrat ku njerëzit shpalosnin problematikat dhe jepnin zgjidhjet për to.

sha a Xhamia mund të hysh në internet nëpërmjet qendrave kulturore që ato kanë hapur.

Mesa duket nuk janë rivale por lehtësuese për njëra-tjetrën. Turpi nga identitetet fetare po na çojnë në identitete të turpshme. Rinia sot po degradon çdo ditë e më shumë drejt konsumit të lëndëve narkotike, prak-tikave parazitareske dhe xheprënduese për familjarët e kësaj shoqërie. Pyetja që shtrohet natyrshëm është: “A nuk do ishte më mirë që këta të rinj të ori-entohen drejt këtyre “mini-qendrave kulturore” për tu bërë qytetare të dre-jtë e të ndershëm, punëtorë, por mbi të gjitha dhe për tu orientuar nga ud-hëheqësit religjiozë drejt vokacioneve dhe aftësive që kanë”.

Sepse kështu do kontribuonin për veten dhe shoqërinë. Siç thotë dhe çdo fe: “Nëse nuk bën dot mirë, të paktën mos bëj keq”. Mangësitë prodhojnë karakteret e veta dhe mungesat financiare prodhojnë krimi-nalitet. Jo vetëm tek ne, por kudo. Për mos tu larguar shumë nga aktual-iteti ynë duhet thënë se në epokën e globalizmit ekonomik, kulturor dhe teknologjik njerëzit po udhëhiqen gjithnjë e më shumë nga interesat ekonomike dhe po i hedhin gjithnjë e më shumë pas krahëve ndasitë etnike, kulturore, ideologjike, etj. Ekonomia ishte “merituesja” kryesore që rrëzoi komunizmin tek ne, ajo dhe interesat e saj lëvizin politikën ndërkombëtare dhe gjithashtu ato po shpojnë muret e blinduara të vendeve me pushtet të cen-tralizuar të cilat kanë dështuar në mba-jtjen e centralizuar të vet ekonomisë. Historia na ka mësuar se shoqëritë e reja kanë evoluar shumë më shpejt se ato të vjetra.

Sepse shoqëritë e reja kanë rregulla dhe kontrata, e ndërsa ato të vjetrat zakone dhe tradita. Nëse nuk ia arri-jmë që të bëhemi tërësisht si shoqëritë e reja, të paktën të mundohemi të hedhim pas krahëve traditat dhe za-konet e vjetra, pasiqë këto klishe nuk na lenë të prosperojmë dhe lufta ndaj feve mbi të gjitha ishte zakoni më i keq e prapambetës që mbolli komu-nizmi në ADN-në e shoqërisë sonë.

Nga Enklid PELaRI

Page 4: Gazeta Mendimi

Mendimi / Prill 2014 / 4

Ngritja e komisionit për reformën e arsimit të lartë ishte një shenjë

pozitive, që tregon vëmendjen e Minis-trisë së Arsimit për këtë sektor. Kjo gjë na bën shpresëplotë se e ardhmja e këtij sektori të arsimit, do të jetë më cilësore duke u përafruar me sistemet simotra të vendeve të Bashkimit Europian. Me gjithë këtë, sërish disa çështje të cilat kërkojnë vëmendje të gjerë, dhe që kërkojnë kon-sultim në nivel ekspertësh, duhet të ngri-hen në diksutim paraprakisht. Emrat që përbëjnë komisionin e kësaj reforme janë të gjithë njohës të mirë të fushës dhe që padyshim e njohin në thelb problemin e arsimit të lartë.

Në fillim të krijimit të tij, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u shpreh se komis-ioni do të jetë i pa ndikuar politikisht, dhe kjo gjë duhet vlerësuar për faktin e vetëm se në këto 24 vite politika ka abuzuar duke ndërhyrë në çështjet e arsimit. Mirëpo, duke e parë në syrin e një studenti që ka ndjekur dy ciklet e studimit sipas sistemit të Kartës së Bolonjës, të aplikuar në univer-sitetet tona këto vite, natyrshëm ngrihen disa çështje për diskutim. Ndonëse komis-ioni është në fazën e përgatitjes së draftit paraprak, sërish ngrihen disa pyetje! E para: A do të jetë reforma gjithëpërfshirëse dhe Universitetet Publike të kenë prioritet? A do të mund të ketë ndryshime dhe a do të rishikohen liçensat për Universitetet Pri-vate? A do të prodhohen diploma cilësore dhe studentët të orientohen drejt tregut të punës? A do të jetë univesiteti me më pak kosto për studentët dhe sidomos studentët cilësorë?

e para a do të jetë reforma gjithëpërf-shirëse, dhe Universitetet Publike të kenë prioritet?

Ndonëse nuk mund të jap mendim eksperti, por mund të flas si një student i sistemit aktual. Unë do të dëshiroja shumë që kjo gjë të ndodhte, që universitetet pub-like të trajtohen si pasuri kombëtare dhe të marrin prioritet. Por nisur nga eksperienca e deritashme, me gjithë optimizmin e qe-verisë, më bën të jem dyshues. Këtë gjë e bazoj në disa argumente të cilat vijnë fill prej realitetit të universiteteve tona deri tani dhe sistemit të arsimit të lartë. Gjithëpërf-shirja është domosdoshmëri, hartimi i një reforme të tillë kërkon konsultime të gjera dhe që duhet të nisin nga baza. Ajo çka duhej bërë fillimisht ishte krijimi i një grupi pune që do të studionte fillimisht problemet e sistemit arsimor në përgjithë-si. Unë nuk mendoj se me hartimin dhe zbatimin e kësaj reforme, arsimi shqiptar do të shpëtojë dhe do të marrë zgjidhje, pasi problemet nuk fillojnë në universitet. Ato fillojnë që shumë herët, zanafilla e tyre nis që në sistemin parashkollor, duke vijuar me atë nëntë vjeçar dhe të mesëm duke mbërritur deri në arsimin e lartë. Pra ajo çka dua të them, është se komisioni ak-tual do të bëjë një reformë e cila duket se nuk do të garantojë cilësinë e kërkuar. Sot

Reforma e arsimit të lartë, ja pse Universiteti Publik duhet të jetë Primar...

të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se sistemi i arsimit të mesëm ka po të njejtat prob-leme që kanë dhe universitetet. Shpesh-herë është diskutuar për mangësitë që kanë gjimnazistët, mungesën e informacionit në disa drejtime, problemet me kurikulat apo me tesktet dhe shumë çështje të tjera.

Gjithashtu edhe në sistemin e arsimit të mesëm, krahas gjimnazeve dhe shkol-lave publike, ka një tendencë në rritje të hapjes së shkollave jo publike. Madje në disa raste këto institucione janë të pali-censuara. Një e metë shumë e madhe e këtij sistemi, gjë e cila ka çorientuar ar-simin e mesëm publik. Në shumë raste shkollat e mesme jo publike abuzojnë duke dhënë nota në mënyrë fiktive duke u rritur në mënyrë artificiale notat dhe me-sataren nxënësve të tyre. Kjo gjë ka bërë që maturantët e shkollave jopublike të fa-vorizohen dhe në përzgjedhjen e degëve në universitetet publike duke u favorizuar pikërisht nga mesatarja apo notat fiktive të marra në provimet e maturës. Duke u ndalur tek kjo e fundit, vlen të theksohet fakti se dhe këtë vit ka filluar të merren masa për maturën shtetërore, por sërish ajo çka nuk po shohim ende është koor-dinimi i punës midis komisionit të refor-mës për arsimin e lartë dhe komisionit të maturës shtetërore. Që këtu ndoshta mund të bëhej një përpjekje që univer-siteti publik të shihet me prioritet, duke krijuar standarde dhe duke ndryshuar rregullat e konkurimit për universitetet publike. Kjo gjë lidhet me faktin se sot mënyra e pranimit në universitete ka disa mangësi. Pranimi nëpërmjet plotësimit të forumlarit A2, ka penalizuar shumë mat-urantë, që për shkak të sistemit, të zgjed-hin të studjojnë në një degë që ata nuk janë të përgatitur si duhet që në shkollë të mesme.

Ndodh që një student për shkak se ka mesatare të ulët apo ka dalë keq në disa provime, të përfundojë student i gjeo-grafisë, ndërkohë që prirjet e tij janë për matematikë, apo e kundërta. Gjithashtu ajo çka është më absurde dhe që ka prod-huar diploma fiktive është se është anash-kaluar konkursi i studentëve që zgjedhin të studiojnë në degët e mjekësisë. Duke u nisur nga fakti që shumë shkolla pri-vate favorizojnë nxënësit në nota, kjo gjë bën që shumë prej këtyre të zgjedhin de-gët e mjekësisë duke patur parasysh fak-tin që kanë pikët maksimale. Ndërkohë penalizohen shumë maturantë të tjerë që për shkak të arsyeve që kam përmendur më sipër, të mos studiojnë dot në degët e mjekësisë. Rezultati është faktik, mjaf-ton të shihet provimi i licensimit të in-fermierëve dhe kupton që në universitet publike rreth 40% e tyre dalin mbetës, ndërkohë që studentët e infermierisë që mbarojnë në universitetet private arrijnë deri në 70 % ngelës. Kjo gjë bën të kup-tosh se rikthimi i konkursit në degët e mjekësisë është domosdoshmëri, duke pa-sur parasysh rëndësinë e profesioneve dhe përgatitjen e lartë shkencore që kërkohet për sistemin shëndetësor. Këto dhe shumë pika të tjera, do ti jepnin parësi sistemit të universiteve publike, duke e forcuar dhe më tepër këtë sektor.

A do të mund të ketë ndryshime dhe a do të rishikohen licensat për Universitetet Private?

Kjo çështje u prek disi më sipër, por le të shohim se çfarë mendojmë ne si studentë të universiteve publike për këtë gjë. Jemi të ndërgjegjshëm që universitetet private në Shqipëri jo të gjithë janë nën standard. Madje disa prej tyre janë shumë herë para universiteve publike. Ajo çka ne shohim si problem është fakti se në Shqipëri janë sot më shumë se 45 licensa për universitete pri-vate, gjë e cila duket absurde për një vend si Shqipëria me kaq popullsi. Pra duke re-spektuar lirinë e hapjes së një universiteti, dhe duke u nisur dhe nga rezultatet e deri tanishme, komisioni i reformës së arsimit të lartë duhet të ketë parasysh faktin se çfarë do të bëhet me licensat e dhëna dhe cilat do të jenë kriteret që duhet të plotësojnë këto universitete për të filluar punën në tre-gun universitar. Nga ato çfarë shohim dhe dëgjojmë çdo ditë, në shumë universitete private ka probleme shumë herë dhe më të mëdha nga çka mund të lejojë korniza lig-jore. Në disa raste këto institucione kanë afruar staf pedagogjik pa përgatitjen e duhur shkencore, duke krijuar kështu dyshime se studentët e tyre nuk do të marrin njohuritë e duhura. Ndërkohë skandali i shitjeve të diplomave është bërë një fenomen tashmë shumë shqetësues, dhe që kryesisht ka ndodhur në universitetet private. Ky është një shqetësim që duhet të marrë vëmendjen e duhur. Ndërkohë një pjesë e këtyre uni-versiteteve kanë shumë degë të paakreditu-ara sidomos në programet e studimit mas-ter që kërkojnë kushte specifike dhe kanë kritere që shumë pak universitete mund ti plotësojnë. Ndaj dhe duhet që komisioni të jetë i prerë dhe i qartë në nenet që do të jenë si dispozita ligjore për këtë sektor të arsimit të lartë. Gjithashtu duhet pasur parasysh se shumë universitete private kanë imazh shumë të mirë dhe që janë kthyer sot në qendra të rëndësishme të mendimit dhe kërkimit shkencor. Sigurisht që këto univer-sitete duhet të mos preken dhe të mbrohen.

A do të prodhohen diploma cilësore dhe studentët të orientohen drejt tregut të punës?

Pavarësisht gjithçkaje që është thënë më sipër, e gjithë puna duhet të konsis-tojë në këtë pikë. Ndaj dhe ajo çka e kam thënë që në fillim se reforma duhej të ishte gjithëpërfshirëse. Ajo duhet të niste që nga rishikimi i sistemit të mesëm dhe pse jo atij 9 vjeçar. Duhet të fillojë të edukohet masivisht tek brezat e rinj ndjekja e ar-simit profesional gjë e cila do të krijonte mundësitë për vende pune për të rinj, do të reduktonte ndjeshëm kërkesën e gjim-nazistëve për të ndjekur studimet univer-sitare etj. Mirëpo meqë aktualisht jemi në këto kushte sërish duhet të themi, se sot studentët përballen me probleme të mëdha në fushën e vlefshmërisë së diplomës. Zvar-ritja e procesit të akreditimit për univer-sitetet ka bërë që studentët të mos jenë të qartë se sa e vlefshme është diploma e tyre, u shërben ajo apo jo për të gjetur një vend pune. Nga një studim i botuar pak ditë më parë në gazetën Shqip, bërë në univer-sitetet amerikane, kishte dalë qartë se dip-

lomat sot janë shumë të kushtueshme për një student. Pra investimi që një student bën për të ndjekur një degë në universitet është shumë i madh, gjë e cila në Shqipëri është tërësisht shpenzim i familjeve, ndërsa në Amerikë, jepen kredi për studentët. Po ti hedhim një sy degëve me më shumë preferenca, në Shqipëri janë ato të profi-leve shoqërore, si mësuesi, gjuhë-letërsi, juridiku, shkenca sociale, psikologji, gaze-tari, histori, etj. të tilla si këto. Por të gjitha këto degë janë shumë pak të kërkuara sot në Shqipëri, ato nuk prodhojnë specialistë dhe ekspertë që mund të punësohen lehtë. Gjithashtu duke u nisur nga kërkesat e tre-gut të punës të shpallura tashmë online, vëren shumë lehtë se vendet e lira të pu-nës janë në shumicën dërrmuese në ndër-tim, inxhinieri, elektronikë, financierë, hidraulikë, elektricistë, elektroautë, dhe shumë profesione të tilla. Ky handikap midis tregut të punës dhe diplomave që prodhon universiteti publik dhe ai privat në Shqipëri sot, ka krijuar dhe radhë të pa-fundme të të rinjëve që kanë në shumicën e rasteve nga dy diploma dhe që kërkojnë punë. Prandaj sot komisioni duhet të ketë parasysh që në draftin e ri të propozojë fa-vorizime dhe lehtësira për studentët që do zgjedhin të studiojnë në degë të arsimit të lartë profesional. Shqipëria sot ka nevojë për më shumë profesionistë, madje këta të fundit janë shumë të lakmuar në tregun vendas dhe të huaj. Një çështje tjetër me rëndësi është edhe nxitja e arsimit profe-sional që lidhet me agroindustrinë. Vendi ynë është kryesisht vend bujqësor dhe ka mundësi të pafundme për të zhvilluar këtë sektor. Ndaj dhe do ishte zgjidhje e mirë që universitetet bujqësore dhe shkollat e mesme bujqësore të favorizohen ligjërisht dhe të favorizohen financiarisht ata stu-dentë që do të zgjedhin të studiojnë në këto degë. Ndoshta ka ardhur koha që ky sektor të shihet me prioritet, si një inves-tim që vendit tonë do ti shërbejë për të ardhmen, rikthimi i vëmendjes në bujqësi nis nga arsimimi dhe edukimi.

Një problem tjetër i arsimit të lartë dhe që duhet të shikohet me kujdes nga komis-ioni është dhe arsimi i lartë i profesioneve në fushën e detarisë. Vendi ynë ka fatin e madh të ketë një vijë bregdetare të gjatë, e cila ka pasuri të mëdha për zhvillimin e shumë pro-fesioneve. Ndoshta ka ardhur koha që profe-sione si ato të Menaxherëve të Turizmit, Ku-zhinierëve, Peshkatarëve dhe shumë të tjera, të përmblidhen në një fakultet ose universitet më vete, afër Vlorës ose Durrësit. Ky sektor mund të zhvillohet dhe mund të tërheqë vëmendjen e shumë të rinjve, duke i krijuar mundësi reale për punësim.

Ndërkohë lidhur me pyetjen që ngrihet në fillim të çështjes, mendoj se do të ishte pikërisht kjo vëmendje ndaj arsimit profe-sional që mund të bëj të vlefshme diplomat. Një nismë konkrete do të ishte studimi i tregut të punës, krijimi i urave lidhëse me universitetin dhe biznesin, nxitja e këtij të fundit të bëhet aktor i rolit të universitetit në formimin e specialistëve të ardhshëm.

A do të jetë univesiteti me më pak kosto për studentët dhe sidomos për stu-dentët cilësorë?

Nga Julian hoxhaJ

Anetar i Senatit Akademik të Universitetit “Aleksander Xhuvani››

Page 5: Gazeta Mendimi

Mendimi / Prill 2014 / 5

Sot ndjekja e studimeve në një univer-sitet ka kosto shumë të lartë, krahasuar me të ardhurat e familjeve shqiptare. Kjo gjë në shumicën e rasteve ka zbehur dëshirën e studentëve të ndjekin studimet e nisura, duke filluar punë, kryesisht si kamarierë ose në call center. Kjo gjë lidhet me shumë faktorë, por kryesisht është jetesa e shtren-jtë dhe kostoja e studimeve që lidhet me pagesat e tarifave universitare dhe librave. Fatkeqësisht sistemi bankar në Shqipëri nuk ka arritur të krijojë paketa huamar-rje për studentët duke u dhënë kështu mundësi atyre të ndjekin studimet pa i ndërprerë ato për arsye ekonomike. Kjo gjë duhet të stimulohet edhe nga shteti, që në këtë rast ndoshta duhet të dalë garant për këto kredi pa interes deri në një farë mase. Sot një studenti i duhen minimalisht 30 mijë lekë të reja në muaj për të jetuar, plotësuar nevojat e veta, për veshje e li-bra ndërsa tarifa e studimit është shumë ekstra. Të gjitha këto para janë të ardhura të familjeve shqiptare që në shumë raste janë siguruar nga emigracioni. Mirëpo sot Shqipëria ndodhet në një krizë të madhe financiare, në shumë raste prindërit janë detyruar të marrin dhe borxh për fëmijët e tyre, duke rënduar së tepërmi ekonominë familjare. Veç kësaj ndjekja e studimeve të avancuara master ka kosto të lartë dhe është shumë e shtrenjtë, sot shumë pak stimulohen studentët e shkëlqyer. Shteti jep bursa, por në shumicën e rasteve ato shkojnë për studentët që vijnë nga shtresa të margjinalizuara apo ata me ndihmë eko-nomike, kurse studentët e shkëlqyer ndih-mohen shumë pak financiarisht. Kështu që në fund të 5 viteve studime, bachelor dhe master, ndikuar dhe nga fakti që studentët nuk arrijnë të gjejnë një punë në profesio-nin që kanë studiuar, bien në pesimizëm dhe mendojnë të ndjekin kurse të arsimit profesional për periudha të shkurtra me qëllim gjetjen e një vendi pune dhe për-mirësimin e ekonomisë familjare. Ndërsa investimi 5 vjeçar është i shkuar dëm, ose të paktën për momentin nuk mund të të hyjë në punë. Pikërisht se kostoja e tij sëbashku me mungesën e tregut të punës, në fund nxjerrin rezultatin se diploma është shumë e shtrenjtë dhe që nuk të çon gjëkundi. Ndaj dhe detyra primare që sh-trohet sot është dhe gjetja e një zgjidhje për të bërë diplomat të vlefshme, uljen e kostove dhe krijimin e besueshmërisë tek universiteti publik.

PërfundimDua të them që reforma duhet të jetë

e menduar mirë, duhet që realisht të mos prihet nga interesa politike apo interesa të biznesit të arsimit. Ajo duhet cilësuar si pasuri kombëtare dhe duhet të jetë ogur i mirë, që me gjithë problemet e arsimit, të nisë një erë e re ndryshimi. Ajo duhet të shtrihet gjerësisht për diskutim, me çdo rektor, me çdo dekan, me çdo shef depar-tamenti, dhe mbi të gjitha me çdo student. Konsulenca paraprake do ta bënte këtë reformë më të plotë dhe shumë herë më cilësore, duke i dhënë fund kështu prob-lemeve të arsimit. Kjo duhet të krijojë standarde që duhet të jenë unike. Univer-siteti Publik duhet të jetë primar, ai duhet të predominojë arsimin e lartë dhe të ud-hëheqë ndryshimet. Publiku duhet të jetë qendra i lëvrimit të debatit, prodhimit të ideve dhe shtrimit të bazamentit për ndër-timin e rrugëve të civilizmit. Arsimi është shtylla më e rëndësishme e ndërtimit të një shoqërie, ai duhet parë me prioritet dhe të gjithë duhet të kontribuojnë për të.

“Islami dhe Perëndimi kanë një lid-hje historike. Megjithatë, pavarësisht nga ndërveprime të gjata kulturore dhe filo-zofike, qytetërimi perëndimor ka percep-tuar gjithmonë Islamin si një kërcënim për “vlerat evropiane” dhe e ka hedhur poshtë me forcë atë.

Armiqësia në Islam - atë që ne e qua-jmë sot Islamofobi nuk është aspak një fenomen i ri në botën perëndimore, por u rishfaq vetëm brenda dy dekadave të fundit. Në kontekstin e krijuar nga rënia e Bash-kimit Sovjetik, ka pasur shqetësime në lid-hje me shfaqjen e një «kërcënimi global» të mundshëm të ri. Disa filluan kërkimin për një kërcënim të ri «perandori të së keqes alternative».

Por çfarë mund të jetë? Pas debateve dhe ngjarjeve të caktuara fokusi ra mbi islamin; Revolucioni Iranian i vitit 1979, sulmet e 9/11, në Londër dhe Madrid, shpërthimet, manipulimet e politikanëve, grupe të caktu-ara të interesit, grupet e urretjes anti-islam janë një shtysë e madhe në Perëndim për të veshur imazhin e islamofobisë. Megjithatë, në qoftë se ka, (si thonë disa) një ‹problem› mysliman në Evropë sot, që do të thotë: Evropa e ka problem të pranojë si pjesë të vetën miliona myslimanë të cilët tashmë je-tojnë atje. Ky është një shembull ‹otheriza-tion «( orientimi) që vazhdon të ekzistojë në Evropë dhe që doemos të dështojë çdo për-pjekje për të krijuar një kohezion të ri social në Evropë. Sot, vendet evropiane po përbal-len për herë të parë me «të tjera» sfera pub-like. Nëse Evropa mund të kapërcejë men-talitetin e saj euro - centrik dhe të zhvillojë një mënyrë për të «jetuar së bashku» është një provim që ajo ende nuk e ka marrë .

Siguria dhe IslamofobiaMund të pyesni mbi atë që po ndodh

në Evropë? Politika e Evropës është marrë peng nga politikanë që kanë harruar rezulta-tet e Holokaustit në Evropë dhe të cilët janë duke u përpjekur për të fituar pushtetin politik përmes fjalimeve të urrejtjes kundër pakicave? Në këtë rast, fuqia e frikës është një faktor i rëndësishëm. Këta politikanë kanë përhapur frikë në shoqërinë e tyre në lidhje me myslimanët, duke treguar për ta si burim të pothuajse çdo problemi social dhe ekonomik. Politikanët dhe shtetet janë duke u përpjekur të paraqesin komunitetet myslimane si një çështje të sigurisë.

Kuptimi i sigurisë ka ndryshuar me kali-min e kohës. Ajo është e kufizuar, nuk është më në mbrojtjen e shtetit dhe kufijve të tij kombëtarë dhe një kërcënim ushtarak. Tani termi shkon përtej këtyre kufijve, në vend që të kenë të bëjnë me disa çështje të tilla si: Emigracioni, ringjallja etnike/fetare, kërke-

Islamofobia dhe kriza sociale e Perëndimit

save të identitetit, subjekteve edhe mbikom-bëtare (azilkërkuesit).

Islamofobia është mbi të gjitha një çështje e të drejtave civile. Ajo përbëhet nga një armiqësi e veçantë ndaj Islamit dhe myslimanëve. Fakti që myslimanët janë të dukshëm në shoqëri, me lutjet e tyre, prak-tikat e moralit, jetesës apo veshjet, është e papranueshme për disa.

Kjo është ajo ku fillon testi i vërtetë për një pranim kuptimplotë dhe tolerant.

Shprehimisht përmes shembujve zbu-lojmë : Përpjekjet për të ndaluar masakrën Hallall, duke vendosur gjoba mbi fjalimet provokuese të disa politikanëve si Geert Wilders, në krizën e kartonave, presionet mbi OJQ-të, ndërtimit të minareve në Zvicër, agjencitë e kujdestarisë, taksës 15 euro për flijimin e kafshëve në Belgjikë, si dhe aktet diskriminuese në disa shkolla dhe kompani.

Këshilli i Evropës dhe OSBE-së kanë dokumentuar këto çështje. Pra, ka OJQ-të tilla si EMISCO ( Iniciativa myslimane evropiane për kohezionin social ), të krye-suar nga ish- raportuesi special i OKB-së mbi racizmin, të cilat kanë botuar raporte të gjëra .

Media dhe IslamofobiaProblemi me mediat është se: Media ka

qenë dhe ende nuk është e gatshme për të trajtuar këtë çështje. Shumë botime perën-dimore kanë një qasje historikisht orien-taliste e plot stereotipe. Ata i përshkruajnë myslimanët me rroba dhe mjekrra që të bëjnë të kujtosh imazhe të përgjakshme. Profeti Muhamed është përshkruar si një luan perëndimor në të kaluarën, mënyra se si osmanët ishin portretizuar në karikaturat e revistave, ose se si myslimanët ende janë përshkruar në disa mure të kishës. Mund të shohim perceptimin historik dhe se si ste-reotipe për myslimanët u përjetësuan në art dhe media.

Problemi me mediat sot është i struk-turuar. Gazetat publikojnë atë që shitet dhe atë që do të tërheqë audiencën, si çdo gjë tjetër. Ata së pari mbulojnë konfliktet fizike dhe mbi të gjitha kur kanë të bëjnë me çështje politike. Nëse kanë të bëjnë me myslimanët, media fokusohet në eks-tremizëm. Ekstremizmi është me të vërtetë i rëndësishëm dhe i rrezikshëm, ai ekziston në shumë fe të ndryshme, por prania e tij në botën myslimane është e rrallë, ndoshta një përqind.

Problemi është se, në fokusimin e çështjes së myslimanëve, mediat perëndi-more gjithmonë përqendrohen në ngjarjet ekstremiste. Në vitin 2001; mediat kanë tra-jtuar vetëm 2% të ekstremizmit, dhe vetëm 0.1 % me përvojën më të gjerë myslimane. Kur ne shkojmë përpara me vitin 2011, nga 2 % për ekstremizëm shkojnë në 25 % ; por kur ju shikoni se sa mbulohet nga mediat e botës myslimane në përgjithësi, ajo mbetet ende në 0.1 %.

Prandaj fokusi mbi ekstremizmin mys-liman në media kontribuon në formimin e stereotipeve Islamofob në mendjet e njerëzve. Nuk ka asgjë të keqe duke kriti-kuar një akt ekstremist, por kur ju jeni të ngarkuar me stereotipe rreth një feje ose të një bashkësie, nëpërmjet argumenteve esen-

cialiste atëherë ka një problem. Nëse ndodh një masakër në çdo vend Evropian, e tërë bota ndoshta do t’i kushtojë vëmendje. Kur një masakër ndodhi në Egjipt, shumë gazeta në Francë dhe Gjermani e paraqiten atë si një incident të zakonshëm. Shumë vende e përcaktuan “të mos vepruarit është veprim”, siç shprehet edhe Profesor John Esposito. Heshtja vetëm ndihmon që pro-cesi të vazhdojë. Nuk është një motivim i fshehur Islamofob prapa duke e mbajtur të heshtur në lidhje me Egjiptin. Ndoshta ndonjëherë Reagimet e Myslimanëve në ak-tet Islamofobe janë të papërshtatshme. Por legjitimimi islamofob me reagimet e mysli-manëve është një projekt politik.

Me fjalë të tjera, qëllimi i legjitimimit të tillë është për të provokuar komunitetet myslimane, për të nxitur ata në demonstrata e madje edhe në akte dhune, vetëm për të portretizuar myslimanët si njerëz agresivë dhe të urryer. Ky është një mashtrim për të gjithë myslimanët – sidomos për ata që jetojnë në shoqëritë perëndimore, duhet të jenë të vetëdijshëm .

ligji dhe IslamofobiaNë terma ligjore, çështja më e rëndë-

sishme është që të tërheqë vijë të hollë në mes lirisë së shprehjes dhe deklaratave nën-çmuese .

Liria e shprehjes është përdorur si një mbulesë për gjuhën e urrejtjes.

Gjuha e urrejtjes është një shpërdorim i lirisë së shprehjes. Ligjet kundër diskrimin-imit janë tashmë në fuqi në shumë vende. Megjithatë, nevojitet ende që të shikohen dhe të vihen në zbatim rregullat ligjore që do të ofrojnë një hapësirë më të sigurt, për të jetuar më tolerante në shoqëri. Kjo është një nevojë themelore e cila do të le-jojë vlerat e njëri-tjetrit në shoqëritë multi-kulturore. Liria e fjalës dhe liria e shprehjes nuk mund të përdoret si një mjet për fjali-met e urrejtjes. Prandaj fjalimet islamofobe (urrejtjes) përbëjnë një kërcënim të drejt-përdrejtë të bashkëjetesës në Evropë, e cila është themeli për paqen në hapësirën soci-ale. Është e rëndësishme të mos harroni se: “Krimet që vijnë si pasojë e urrejtjes e kanë origjinën nga fjalimet e urrejtjes”, përmes deklaratave fyese, fjalime të cilat kërkojnë të ulin vlerat e identiteteve të ndryshme. Këto fjalime nxjerrin në pah pika jo ekzistenciale të një komuniteti, që përbëjnë burimin e të gjitha problemeve shoqërore, dhe shkak-tojnë tek njerëzit një stimul për të sulmuar njëri-tjetrin duke kaluar lirinë e shprehjes. Duke përdorur krimet e urrejtjes, si një mjet për qëllime politike nuk i kontribuon paqes dhe diversitetit në shoqëri. Kjo mund të quhet «terror psikologjik « . Është e qartë se komunitetet myslimane kanë nevojë për mbështetje morale dhe politike në përpjek-jet e tyre për të bindur vendimmarrësit ev-ropianë për të ndryshuar diskursin e tyre anti - mysliman dhe të pranojnë myslima-nët si bashkëqytetarë. Perëndimi duhet të heqë qafe këtë sindrom Don Kishotizmi. Një sukses i këtij procesi do të ndihmojë Evropën për të ripërcaktuar identitetin e saj dhe të bëhet një e vërtetë ndërkulturore.

Furkan Senay.Përktheu: Manjola Tahirja.

Page 6: Gazeta Mendimi

Mendimi / Prill 2014 / 6

Gjuhësisht, fjala ‘Murabahah’ rrjedh prej fjalës ‘Ribh’, që

do të thotë Profit a Fitim. Si një term teknik ‘Murabaha’ (Cost-plus-Profit) përshkruan shitjen e produktit me çmimin e blerë duke i shtuar një fitim që është i ditur për shitësin dhe për blerësin. Me fjalë të tjera, murabaha është një shitje me çmimin e blerë duke i shtuar edhe fitimin që shitësi ia bën të ditur blerësit. Shitja në Murabaha, në origjinë sipas konotacionit islamik të hershëm, është një shitje e thjeshtë.

E vetmja veçori që e dallon atë nga shitjet e tjera, është se shitësi duhet të tregojë sa ka kushtuar çmimi e sa është fitimi nga ajo shitje dhe se produkti nuk gjendet në pronësinë e shitësit në kohën kur bëhet kërkesa nga blerësi.

Elementet dhe kushtet në ‘Murabaha’

Para se të diskutohet për kushtet e Murabahas, është shumë esenciale të dihen cilat janë elementet që përfshihen në transaksionet e kontratës së ‘Murabahas’. Janë tri elemente kryesore të kësaj kontrate:

A. Përmbajtja e kontratës – përfshin produktin dhe çmimin e shitjes. Produkti si objekt i shitjes është i definuar qartë: lloji, sasia dhe përshkrimet e tjera të mundshme. Çmimi i shitjes në Murabaha përmban çmimin bazë dhe profitin që duhet të jenë të ditur për blerësin. Akti i fshehjes

Financimi i shitjes ose i blerjes Murabaha

së çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes nga blerësi i produktit në fjalë, e bënë këtë kontratë të pavlefshme.

B. Palët kontraktuese – janë shitësi si financues dhe blerësi si klient. Shitësi është përgjegjës për furnizimin me produktin e porositur nga blerësi dhe blerësi është i obliguar të paguajë çmimin e tërë për produktin e blerë sipas marrëveshjes së shkruar në kontratë. Kohës, shumës dhe mënyrës së pagesës duhet t’i përmbahen të dyja palët sipas planit të amortizimit të bashkangjitur në kontratën e shitjes/blerjes.

C. oferta dhe pranimi – kjo kontratë përbëhet gjithashtu edhe nga oferta nga njëra palë dhe pranimi nga pala tjetër. Gjithashtu oferta përmban dy elemente kryesore: ofertën e çmimit të produktit, në të cilën figuron përqindja e fitimit. P.sh. “Unë ta shes këtë produkt, çmimi i të cilit është X, me këtë X margjinë fitimi apo edhe duke përmendur fitimin në formë të përqindjes në financimin e tërësishëm”.

Kushtet e kontratës në Murabaha Në mënyrë që Murabaha të jetë e

ligjshme, dijetarët kanë vendosur disa kushte që duhen plotësuar:

I. Të diturit e çmimit fillestar nga blerësi.

Blerësi duhet të dijë çmimin me të cilin e ka blerë shitësi produktin për shitje, sepse njohja e çmimit është

kusht bazë për ligjshmërinë e shitjes sipas kontratës në Murabaha pasi produkti nuk ka qenë pronë e shitësit në momentin e kërkesës nga klienti për ta financuar. Ky kusht është shumë i rëndësishëm, sepse vlefshmëria e kontratës varet nga njohja e çmimit fillestar dhe marxhit të fitimit. Në këtë aspekt, shitja konsiderohet e mangët nëse çmimi fillestar nuk është i ditur gjatë hartimit të kontratës.

II. Çmimi origjinal duhet të jetë i matshëm.

Çmimi me të cilin i ka blerë shitësi produktet, duhet të jetë i matshëm me peshë, sasi ose numër të prodhimeve homogjene. Ky është kusht për Murabaha, pa marrë parasysh nëse tregtia është përmbyllur me shitësin fillestar apo me ndonjë palë tjetër. Prandaj, nëse çmimi fillestar nuk është i prekshëm, objekti i shitjes nuk mund të shitet me mënyrën e kontraktimit sipas konceptit Murabaha. Kjo është për arsye se shitja e dytë në Murabaha bëhet me marxh të fitimit të ditur për të gjitha palët e përfshira në këtë transaksion.

Karakteristikat e shitjes me ‘Murabaha’

Një nga veçoritë e rëndësishme të kontratës ‘Murabahah’ është se kjo kontratë nuk është Kredi-Borxh i dhënë në përqindje, por është një shitje e një produkti për një pagesë të shtyrë, çmimi i të cilit përmban edhe fitimin e ditur për të dyja palët.

Me që ‘Murabaha’ është shitje dhe jo një kreditim me normë interesi, duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet e një shitjeje të ligjshme. Nuk mund të përdoret si model financimi, përveç nëse klienti ka nevojë për fonde për të blerë produkte. P.sh., nëse klienti ka nevojë për lëndë të parë ose për pajisje pune për fabrikën e tij atëherë banka i shet atij lëndën e parë me ‘Murabahah’.

Mirëpo, nëse fondet duhen për diçka tjetër, p.sh. për të paguar lëndën e parë që tashmë e ka blerë ose për pagesën e faturave, pagat e stafit, etj., ‘Murabahah’ nuk mund të bëhet në këtë rast, sepse kërkon shitje reale e jo vetëm dhënie të kredisë. Në realitet, produkti i financuar sipas Murabahas duhet të kalojë në posedim të financuesit para se t’i shitet klientit. Kjo bëhet në mënyrë që produkti të jetë në rrezik të shitësit, edhe nëse kjo është për një periudhë të shkurtër kohe.

Metoda më e rekomanduar në transaksionin e ‘Murabahas’ është që financuesi ta blejë produktin dhe ta mbajë atë në posedim, ose ta

blej produktin përmes personit të tretë të caktuar si agjent të tij, para se të nënshkruhet kontrata e shitjes me klientin, sepse askush nuk ka të drejtë të shesë diçka që nuk ka në pronësi. Mirëpo, nëse blerja direkte nga furnizuesi nuk është praktike për ndonjë arsye, atëherë klienti mund të caktohet nga banka si agjent i bankës, për të zgjedhur produktin me karakteristikat e veta e pastaj banka vazhdon procedurat e blerjes dhe transferimit të pronësisë tek banka dhe më pastaj i shitet klientit.

Hapat praktikë të financimit në ‘Murabaha’

hapi i parë: Klienti dhe banka nënshkruajnë një marrëveshje, ku klienti premton të blejë produktin e kërkuar me një çmim, kur dihet çmimi i blerjes dhe marxhi i fitimit për bankën. Kontrata është unilaterale (e njëanshme) me një gjuhë ku bëhet premtimi për blerje nga ana e klientit, por nuk është kontratë e blerjes, e cila hyn në fuqi pa u bërë blerja e produktit në fjalë nga banka.

hapi i dytë: Banka blen produktin nga furnizuesi a prodhuesi e bëhet pronar i produktit dhe e informon klientin se produkti është në pronësi të bankës.

hapi i tretë: Oferta për blerje bëhet nga klienti me kushtet dhe afatet e pagesës, për të cilat janë pajtuar më herët dhe përfundohet shitblerja nga të dyja palët e bëhet transferimi i pronësisë nga banka te klienti.

Elementi kryesor i kësaj kontrate është se rreziku mbetet mbi bankën deri në fazën e fundit, kur transferohet pronësia. Nëse klienti refuzon të blejë produktin, pasi ta ketë blerë banka duke u bazuar në premtimin për të blerë në hapin e parë, klienti obligohet të paguajë shpenzimet që janë bërë për blerjen e atij produkti.

Ky është elementi që e dallon atë nga kredia kamatare, sepse borxhi është një obligim që del nga shitja e një prone a produkti, dhe nuk është një borxh që del nga një kredi kamatare e bazuar në përqindje dhe kohëzgjatje të pagesës.

diskutime rreth ligjshmërisë dhe implementimit të ‘Murabahas’

Edhe pse Murabaha si një koncept financiar, është e lejuar, ekzistojnë gjëra rreth aplikimit të saj nga bankat islame, për të cilat është diskutuar nga juristët në lidhje me ligjshmërinë e tyre. Disa çështje janë vetëm për të mos shkaktuar ndonjë dyshim të mundshëm duke bërë krahasime me bankimin e rëndomtë. Pasi bëhet fjalë për një produkt bankar, me të cilin financohet blerja e aseteve dhe në momentin kur klienti bën kërkesën nuk gjendet në pronësinë e bankës, janë diskutuar çështje në vijim, për të mos bërë ndonjë gabim të mundshëm gjatë implementimit të kësaj kontrate.

Kamata si ‘Benchmark’ (Krahasim)

A lejohet përdorimi i kamatës si ‘benchmark’ në financimin

Murabaha është një produkt financiar, i cili përdoret shumë nga bankat islame në kohën tonë.

Page 7: Gazeta Mendimi

Mendimi / Prill 2014 / 7

‘Murabahas’?Në disa vende, për financimin me

Murabaha përdoret përqindja për të treguar marxhin e fitimit nga banka për financim të asetit caktuar. Gjatë gjithë kohës duhet të jetë shumë e qartë se borxhi i dalë nga Murabaha është një borxh i dalë nga shitja e produkteve/aseteve me një çmim të pandryshuar dhe pa ngarkesë të ndonjë pagese të paparaparë në fillim të kontraktimit, se nuk është një huazim parash me një përqindje interesi, të cilit nuk mund t’i dihet saktësisht çmimi, por mund të ndryshojë në varësi nga kohëzgjatja dhe vonesat e mundshme gjatë kohës së implementimit, që pasojnë me dënime për shkak të vonesës.

Premtimi për të blerëA është premtimi për të blerë i

obligueshëm për blerjen e produktit?Akademia Islame e Fikhut ka

shpjeguar se premtimet në transaksionet komerciale janë të obligueshme me kushtet si vijojnë:

a. Duhet të jetë premtim i njëanshëm

b. Premtimi duhet të ketë shkaktuar shpenzime

c. Nëse premtimi është për të blerë diçka, shitja duhet të bëhet në kohën e duhur-caktuar. Vetëm premtimi nuk është shitje e përfunduar.

d. Nëse premtuesi tërhiqet nga premtimi, duhet të paguajë të paktën shpenzimet e shkaktuara pa llogaritur çmimin e oportunitetit (mundësisë së fitimit).

Sigurimi i pagesës së borxhit të dalë nga shitja me ‘Murabaha’

Shitësi – financuesi duhet të sigurojë që pagesa të bëhet në kohën e caktuar sipas kontratës, a lejohet marrja e pengut për sigurim të pagesës?

Lejohet që banka të ndërmarrë masat e sigurisë për inkasimin e borxhit dhe, në të njëjtën kohë, lejohet që produkti i shitur të jetë peng nëse është produkt që ka vlerë në vetvete, si për shembull veturë a diçka e ngjashme, por, nëse është produkt që transformohet, si p.sh. lënda e parë për prodhim, nuk lejohet të merret peng.

Garantimi në ‘Murabaha’A lejohet që shitësi të kërkojë nga

blerësi të sigurojë edhe garantues për shkaqe sigurie, i cili të ngarkohet për të paguar borxhin, në raste të dështimit nga blerësi?

Lejohet që banka a shitësi të kërkojë nga blerësi të sjellë garantues për shkaqe sigurie; në raste të dështimit garantuesi bart barrën e pagesës së borxhit, kjo ka mbështetje edhe në vetë praktikën e Pejgamberit alejhi selam.

Rabati-ulja e pagesës kur shlyhet para kohës së maturimit

të borxhitNëse borxhliu dëshiron të paguajë

më herët, a lejohet t’i jepet ulje?Akademia Islame e Fikhut: “Në

transaksionin ‘Murabaha’ të Bankave Islame apo të institucioneve financiare, nuk mund të përcaktohet asnjë ulje në kontratë, që, në rast se klienti e bën

Por ç’është mendimi ?Sipas “Fjalorit të gjuhës së sotme

shqipe” i vitit 1981 të SHB “Rilindja” me mendim kuptojmë : “Ajo që është arritur nëpërmjet procesit të njohjes e të pasqyrimit të botës, shkalla e dijes e arritur me anë të të menduarit.” (1)

Por nga përditshmëria jonë që po jetojmë, sa ka arritur niveli i krijimit të një mendimi për iks (x) çështje nga qytetarët e rëndomtë (pjesa dërmuese e popullsisë)?

Sa arrijnë që ta kenë një mendim të vetin që është arritur si rezultat i pro-cesit të njohjes e pasqyrimit të botës?

Fatkeqësisht mendimi apo bindja e tyre është mendim i “vjedhur” e shumë herë i imponuar e që vjen si rezultat i tre faktorëve :

• Ndikimi i mediave – Dihet mirë se burimi kryesor i informimit në ditët e sotme janë mediat (gazetat, televizionet, radiot, portalet infor-mative) . Por mediat shpesh herë nuk e kryejnë punën për të cilën janë të thirrur, shpesh herë ndikimi i tyre është më negativ sesa pozitiv, ndër to është edhe pasqyrimi i ngjarjeve në mënyrë joprofesionale që ndikon drejtpërsëdrejti edhe në krijimin e bindjes për atë ngjarje te pjesa dër-muese e popullatës. oscar Wilde tha : “oh! Spiunët nuk hyjnë më në punë në kohën tonë. Zanati i tyre ka mbaruar. tashmë punën e tyre e

Mendimi dhe e ardhmja e vendit

bëjnë gazetat.”• Lideri – Pa dyshim se rol të

madh në imponimin e mendimit te pjesa dërmuese e popullsisë është edhe ajo se çfarë mendon lideri i tyre (pa marrë parasysh se cilës lëmi i takon). Kjo krijohet nga shkaku i krijimit të bindjes te superioriteti i liderit apo të themi ndryshe “lideri ideal” apo “lider i pagabueshëm” dhe kjo sjellë si pasojë nënçmim ndaj vet-vetes dhe intelektit personal.

• Mungesa e leximit – Ndoshta faktori kyç e më kryesori ashtu si edhe për procese të tjera shoqërore është mungesa e leximit. Padyshim se njo-huritë kryesore njeriu i merr përmes procesit të leximit dhe e kundërta e saj (mos leximi), njerëzimit i dhuron njerëz-robot që vetëm marrin urdhra për ta zbatuar një punë të caktuar dhe të tillët nuk janë në gjendje të dallojnë gjërat që i rrethojnë.

Por a duhet ta presim të vijë për-mirësimi vetvetiu apo duhet të jemi indikatori i ndryshimit ?

Pa dyshim se ndryshimi fillon nga ne, në besimin e fuqinë tonë , në besimin se ne mund të bëjmë ndry-shime. Por e përmbyll këtë shkrim me thënien e shkrimtarit të madh shqiptar Sami Frashëri që tha :“Njer-iu mund të humbë çdo liri të tij, por nëse e ruan lirinë e mendimit, prapëseprapë i lirë është.”

pagesën para kohe, të kërkojë ulje, as klienti nuk mund ta kërkojë këtë si të drejtë të tij. Mirëpo, nëse banka i jep ulje në mënyrë vullnetare, nuk ka kundërshtim”.

Ristrukturimi i borxhit në ‘Murabaha’

A lejohet të bëhet ristrukturim i borxhit, që do të thotë t’i jepet kohë më e gjatë klientit për pagesën e borxhit?

Ristrukturimi a kohëzgjatja e pagesës lejohet, por nëse ristrukturimi i pagesës ndodh për ndonjë shkak, nuk lejohet të ndryshojë çmimi, sepse këtu bëhet pagesa e një malli që tashmë është në pronësi të dikujt tjetër. Bankat konvencionale, kur bëjnë ristrukturimin e borxhit, e llogarisin si një kredi të re dhe i llogarisin përqindje tjetër nga ajo e para, duke i shtuar edhe taksën administrative; kjo në këtë formë nuk lejohet në sistemin e bankimit islam.

Elementet e ndaluara në ‘Murabaha’

Murabaha është një kontratë e cila përdoret shumë nga bankat islame për qëllim financimi të shitjes dhe blerjes së aseteve dhe shërbimeve të ndryshme. Në lidhje me lejueshmërinë e kësaj kontrate, nuk ka ndonjë dyshim, sepse ka argumente të mjaftueshme për lejueshmërinë e saj, por ekzistojnë mospajtime rreth disa praktikave dhe implementimit të saj. Dijetarët kanë bërë disa vërejtje, të cilat duhen mbajtur parasysh kur kemi të bëjmë me Murabaha dhe kanë listuar disa veprime të ndaluara, si për shembull:

Supozimi se ‘Murabaha’ është një instrument universal që mund të përdoret për të gjitha llojet e financimeve, është një gabim që mund të ndodhë. Pagesa e shpenzimeve, pagat e stafit, faturat elektrike, shërbimet komunale etj., nuk mund të financohen nga kjo formë e financimit. Nënshkrimi i dokumenteve sipas kontratës në ‘Murabaha’, për arsye të marrjes së fondeve për qëllim tjetër dhe si produkt i tregtimit, bëhet një produkti i imagjinuar.

Nënshkrimi i të gjitha dokumenteve në një vend, pa marrë parasysh fazat – periudhat. Kontratat e ndryshme duhet të vihen në funksion në periudha të ndryshme, nëse kjo nuk merret parasysh, atëherë transaksioni komplet llogaritet si një kredi kamatare. P.sh., nëse në fazën e parë, kur klienti shpreh interesim dhe bën premtimin për të blerë produktin e kërkuar, nënshkruhet edhe kontrata përfundimtare e shitjes së produktit, kur banka nuk e ka ende në pronësinë e vet produktin, atëherë kjo nuk i plotëson kriteret e kërkuara për këtë kontratë.

Futja në kontratën ‘Murabaha’ e produkteve që klienti i ka blerë tashmë

Dhe, si përfundim, mund të themi se Murabaha është një kontratë e cila përdoret shumë nga bankat islame; lejueshmëria e saj nuk është e kontestueshme, por duhet të kuptohet drejt nga të dyja palët dhe të respektohen procedurat e implementimit të saj.

Çdo ditë përballemi me mendimet e shumë individëve për iks (x) çështje, që shumë shpesh janë mendime vulgare, ku të pranishme në masë të madhe janë në rrjete sociale por edhe në media .

Nga Albin MehMeti

Page 8: Gazeta Mendimi

Mendimi / Prill 2014 / 8

Behauddin GashiJAM VEÇ MYSLIMAN!...

1.Nuk jam terrorist,as dhe ekstremist!Jam veç mysliman,

njeri babaxhan!2.

Që dua familjen,që dua Shqipërinë.

Që s’e njoh shpërfilljen,si dhe egërsinë!

3.E dua unë paqen,e dua Fenë time.

Askush s’ma nxin faqen,tek flet me mashtrime!

4.I dua shqiptarët,pa dallime feje…

I urrej zullumqarët,që pinë gjak ndër deje…

5.E dua politikën,

kur kombit i bëhet urë…S’e njoh matematikën,në të zezën lëkurë…

6.I dua fëmijtë,

plakat edhe pleqtë…Të rejat dhe të rinjtë,

të gjithë i kam të mitë!...

Nga emrat e bukur të Zotit tonë është edhe i Vërteti. Ai është i Vërteti i vetëm me përjetësi, mirësi dhe lavdërime. Ai ka emrat më të bukur dhe cilësitë më të përkryera. Nuk ka asnjë dyshim në ekzistencën e Tij dhe nuk ka asnjë dyshim se Ai është Hyji i vetëm që meriton adhurimin dhe Zoti i vetëm i Universit që e përfshin me urtësinë, forcën dhe diturinë e Tij.Fjala e Tij është e vërtetë. Allahu e zbriti Kuranin dhe i dërgoi profetët me të vërtetën si pishtar ndriçues për njerëzim në rrugëtimin drejt Zotit të tyre dhe për t’ua asgjësuar kundër-shtarëve pretendimet e tyre. Allahu i gjykon krijesat me të vërtetën dhe drejtësi në Ditën e Kiametit, pa i bërë padrejtësi askujt. Tek Ai kthehen dhe përfundojnë të gjitha ligjet dhe njohuritë. Logjikat njerëzore nuk mund të dalin nga gjykimi i Tij dhe trupat e tyre nuk mund të dalin nga sundimi i Tij.

Allahu e vendosi të vërtetën në zemrat e dijetarëve dhe e bëri atë urë lidhëse midis Tij dhe njerëzve. I ndriçoi zemrat e be-simtarëve me të vërtetën, të cilët e duan atë, e madhërojnë dhe i binden të vërtetës për të Vërtetin, Allahun.Premtimi i Tij është i vërtetë, kërcënimi i Tij është i vërtetë dhe veprat e Tij janë të vërteta.Allahu është i Vërteti që liron dhe shtrëngon, jep dhe ndalon, lartëson dhe përul, shpejton dhe vonon, nderon dhe nënç-mon, ngjall dhe vdes, udhëzon dhe humb, shëron dhe sëmur në bazë të një urtësie dhe diturie absolute të Tij.Ky emër është përmendur në Kuran në disa ajete, ndër to:“I lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër të vërtetë, përveç Atij, Zotit të Fronit Madhështor!” (23:116)

Emri i Allahut: El-Hak (I Vërteti)

VetëvrasjaNga Arens Gjevori

Rastet e vetëvrasjes kanë qenë të njo-hura në të gjithë historinë njerëzore.

Ky akt është përmendur edhe në librat hyjnorë të zbritur dhe ka qenë objekt disku-timi edhe në qytetërimet e lashta, si greke dhe romake. Vetëvrasja është pjesë e kodit të lashtë japonez të nderit dhe është vërejtur edhe në kulturat e tjera aziatike. Në Islam ajo është e ndaluar në mënyrë të qartë. Në Kuran ka sanksione kundër vetëvrasjes .

«Dhe mos e vritni veten! Vërtet Allahu është i mëshirshëm me ju. « ( Kuran 04:29 )

«Dhe mos e çoni veten tuaj në shkatër-rim . « ( Kuran 2:195 )

Zoti në Kuran e bën të qartë se jeta njerëzore është e shenjtë, ajo nuk mund të merret pa arsye dhe e drejta për ta jetuar jetën është e natyrshme në parimet e Islamit. Vetë jeta është një dhuratë nga Krijuesi dhe ne jemi të detyruar të kujdesemi për të. Vetëvrasja nga dëshpërimi dhe humbja e shpresës nga mëshira e Zotit, apo probleme të tjera që karakterizojnë këtë botë është rreptësisht e ndaluar. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të) ka thënë: “Kushdo që e vret veten e tij me diçka në këtë botë do të dënohet me të në Ditën e Ringjalljes.” (Buhari, Muslimi). Ajo është një mëkat i madh dhe meriton ndëshkimin e Zotit. Jeta është një varg me probleme, e ndonjëherë ai duket i pafund. Ajo i përm-ban të dy ekstremet: momentet e gëzuara që i bëjnë zemrat tona të fluturojnë dhe momentet e errëta që na zhysin në trishtim, dëshpërim apo deri në depresion. Gëzimi dhe trishtimi janë pjesë e gjendjes njerëzore, por kur humbim kontrollin mbi emocio-net tona, ne lehtë mund të biem në dësh-përim. Dëshpërimi është ndjenja që kemi kur të gjitha shpresat janë zhdukur dhe kjo është një situatë shumë e rrezikshme. Zoti na urdhëron të mos dëshpërohemi, sepse Ai kurrë nuk e braktis njeriun në furtunën e tundimeve, problemeve dhe gjykimeve me të cilat përballemi në këtë botë. Me ud-hëzime të qarta Allahu na premton dy gjëra, në qoftë se ne e adhurojmë Atë dhe ndjekim udhëzimet e Tij ne do të shpërblehemi me Xhenet dhe se pas vështirësive ne do të gje-jmë lehtësinë.

« Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” ( Kuran 94:5 )

Kur Profeti Jakub u pikëllua dhe u trishtua për shkak të humbjes së djalit të tij, Jusufit, ai iu kthye Zotit për ndihmë dhe tha:

« (Jakubi) tha: ‘Unë dhimbjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut e

nga Allahu di atë që nuk e dini ju.» ( Kuran 12:86 )

Profeti Muhamed gjithashtu ka thënë: « Nuk ka fatkeqësi apo sëmundje që godet muslimanin, merak apo pikëllim, dëm apo shqetësim - as edhe një gjemb që e pickon atë - , vetëm se Allahu do t’i shlyejë për shkak të tyre disa nga mëkatet e tij.” (Buhari).

Feja islame ka të bëjë me lidhjen e njeriut me Zotin dhe një nga gabimet më të mëdha që njerëzit mund të bëjnë është që të ndajnë jetën e tyre të kësaj bote nga jeta e tyre fetare, apo aktivitetet e tyre nga ato fetare. Situatat e vështira që na shkaktojnë dëshpërimin dhe na bëjnë të ndjehemi të pambrojtur nga Zoti, gjithmonë kanë si origjinë çështjet e kësaj bote, si ato emocionale, stresi financiar, abuzimi me substancat narkotike apo alko-lin ose çështjet e shëndetit. Sidomos në këtë shekull të ri një nga arsyet më të zakonshme për dëshpërim është ndjenja e izolimit ose shkëputjes nga të tjerët .

Allahu na ka premtuar se Ai është në dijeni të situatave që ne përballemi, Ai na ka dhënë armë me të cilat t’i përballojmë ato dhe më kryesorja është se Zoti është mëshirues dhe se në çfarëdo situate ta gje-jmë veten Ai është i gatshëm për të falur dhe për të ndihmuar.

Zoti është i Gjithmëshirshëm, i do krijesat e Tij dhe na ka udhëzuar që t’i rrënjosim këto atribute në karakterin tonë dhe të trajtojmë njëri-tjetrin me respekt dhe drejtësi. Kjo përfshin edhe qëndrimin pranë dhe duke mos e lënë askënd vetëm me problemet dhe shqetësimet e tij. Pak prej mbështetjes dhe kujdesit tonë mund të ndihmojë dikënd të shmangë mëkatin e vetëvrasjes, duke i dhënë fund jetës së tij.

Për të shpëtuar veten dhe shoqërinë nga kjo plagë, ne duhet të njohim dhe të diskutojmë rreth atyre mënyrave që na mbrojnë dhe na ndihmojnë nga fenomeni i vetëvrasjes. Kjo mund të arrihet në shumë mënyra; së pari duke forcuar marrëdhëniet e individit të dëshpëruar me Zotin, me anë të leximit të Kuranit apo edhe lutjeve drejtuar Zotit. Njohja e intrigave dhe ndërhyrjes së Shejtanit në këtë çështje është e nevojshme, sepse ai pëshpërit skenare të frikshme të varfërisë dhe pafuqisë të cilat janë të pavër-teta për mëshirën e Zotit që kaplon të gjithë.

Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të bindur se Zoti ka kontroll mbi të gjitha gjërat dhe se Ai do që ne të jetojmë përgjith-monë në Parajsë, prandaj dëshpërimi dhe depresioni nuk duhet të gjejnë vend tek ne. Nëse frikën që ndjejmë do ta përballim me besim të plotë në Zotin dhe në qoftë se ne

tregojmë durim dhe shprehim mirënjohje në të gjitha rrethanat tona, atëherë trishtimi dhe shqetësimi do të zhduken ose të paktën do të ndjehen lehtë.

Profeti Muhamed ka thënë: “Me të vërtetë me çështjen e besimtarit është për tu mahnitur! Ajo është plotësisht e mirë për të. Nëse i është dhënë mirësi, atëherë ai është falënderues dhe kjo është e mirë për të, e në qoftë se ai është goditur me një vështirësi, ai e përballon me durim dhe kjo është e mirë për të. (Muslimi).

7.S’e ngas jomyslimanin,

vetëm e ndihmoj…Libër kam Kur’anin

dhe i këshilloj…8.

Të krishterë a çka qofshin,i shikoj me mëshirë.Dhe në u lazdrofshin,ua kthej me të mirë…

9.Si vëllain nga Feja,

ashtu dhe atë nga gjaku.S’i lë t’i marrë reja,

a t’i kërrcasë dajaku…10.

I fus në çadrën time,u jap ujë qelibari…

Si Naimi ndër vargëzimedhe unë thahem si bari…

11.Më qan zemra e shpirti

dhe fal siç do Fuqiploti…S’jam pasqyrë e çdo flirti,jam thjesht një rob Zoti!...

12.I dua ata që s’më duan

dhe pse m’paragjykojnë…E dua dhe kë luan…,

dhe duatë s’më pushojnë…13.

Shqiptarë, kudo ku jeni,në të keqen jeni tuj mbjellë…

Veten mos e ngazëlleni,s’e një ditë s’keni për ta vjellë!...

14.Nuk jam terrorist,as dhe ekstremist!Jam veç mysliman,

njeri babaxhan!15.

Që dua familjen,që dua Shqipërinë.

Që mbjell përshëndetjen:Selam - paqe mbi njerëzinë!

Page 9: Gazeta Mendimi

Mendimi / Prill 2014 / 9

Origjina dhe baza e emocioneve njerëzore e cila është obligim

për çdo besimtar, është dashuria. Po, dashuri për të gjithë, pavarësisht pamjes, ngjyrës, racës, fesë dhe besimit. Çdo njeri jeton falë asaj fryrjeje hyjnore. Babai ynë është Ademi a.s dhe nëna është Havaja.

Nga ana tjetër, besimtari është i urd-hëruar ti urrejë veprat e liga.

Kështu, dashuria për njeriun nga njëra anë dhe urrejtja për veprat e liga nga ana tjetër, e bën besimtarin që të interesohet maksimalisht për udhëzi-min e tjetrit, njëlloj si doktori i cili nuk ka interes tjetër përveç ndihmës ndaj të sëmurit që të shërohet. Doktori e urren sëmundjen nga e cila vuan pacienti i tij, gjë e cila e motivon atë që ti qëndrojë pranë, ti dhimbset, ta ketë merak trajti-min e tij dhe ti shtrijë dorën e ndihmës.

Sipas studimeve më të fundit, shkencëtarët britanikë kanë arritur të zbulojnë vatrat të cilat aktivizohen në tru gjatë emocionit të urrejtjes. Rezul-tatet ishin si më poshtë:

Kur njeriu i shmanget një personi që e urren, në tru ndodhin reaksione të pritura, si për shembull aktivizimi i zonave të agresivitetit. Ajo që nuk pritej ishte se paralelisht aktivizoheshin vatrat e gjykimit dhe planifikimit.

Në shumë studime të tjera u zbu-lua ndikimi shkatërrues i urrejtjes ndaj shëndetit fizik në afat të shkurtër dhe të gjatë, si tensione nervore, ngritje të ten-sionit të gjakut, aritmi zemre, aciditet të stomakut, dobësim të imunitetit, stres kronik, çrregullime të gjumit dhe shumë sëmundje të tjera të rrezikshme, të cilat arrijnë gjer në vdekje.

Në një studim të doktor David Suxhuki, u koleksionuan kampione grimcash nga frymënxjerrja e një per-soni në gjendje urrejtjeje. Ai zbuloi se frymënxjerrja e tij përmbante lëndë toksike dhe se nëse këto lëndë kolek-sionoheshin për një orë, do të mjafto-nin për vrasjen e tetëdhjetë kafshësh eksperimentale.

Urrejtja është një energji negative që tërheq çdo gjë tjetër negative. Frika dhe zemërimi përfaqësojnë rrezet infra

Urrejtja

të kuqe, kurse dashuria e pakushtëzuar përfaqëson rrezet ultraviolet. Rryma elektrike që lind nga çdo emocion, për-cillet nëpërmjet aparatit nervor dhe nxit prodhimin e neuropeptideve, të cilat dërgojnë mesazhe kimike në të gjithë trupin dhe krijojnë reagimin fiziologjik të tij.

Lumturia, gëzimi dhe e qeshura, nx-isin prodhimin e indorfinës e cila e bën njeriun të ndihet mirë, i përmirëson humorin, i relakson muskujt, i forcon imunitetin dhe redukton dhimbjet.

Nga ana tjetër, emocionet e frikës, tensionimit, ankthit dhe urrejtjes, nxi-sin prodhimin e hormonit të adren-alinës, e cila në afat të shkurtër shka-ton zgjerim në enët e gjakut, rritje të rrahjeve të zemrës, rritje të tensionit të gjakut, shpejton frymëmarrjen, kon-traktim të muskujve. Sakaq, ndikimi i saj në afat të gjatë, është në dhimbjet kronike në të gjithë trupin, çrregullim të aparatit tretës, infeksione dhe hum-bje të energjisë së trupit.

Emocionet negative, me në krye ur-rejtjen, e cila ka nivelin më të lartë të frekuencave elektrike dhe sekrecione kimike, e godet trupin e njeriut si një shok elektrik, duke penguar dinamikën e energjisë normale të trupit.

Të urresh një njeri me këto përmasa është haram në islam. Prandaj secili prej nesh duhet të bëjë çmos që të distan-cohet nga ky emocion, pasi ai shkatër-ron vetë personin që urren si fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht, para se të dëmtojë personin ndaj të cilit adresohet urrejtja.

Urrejtja është si kancer, të gërryen nga brenda.

Është e pamundur që ta shkulësh urrejtjen nga zemra, pa e zëvendësuar me diçka tjetër. Vetëm një gjë e vetme është ajo që mund ta shkulë urrejtjen nga zemra jote dhe kjo është dashuria. Po, dashuria e cila përkon me natyrën e njeriut, dashuria që e do dhe Zoti

Autor: Dr velid FetihijPërktheu: elmaz Fida

“Përpara Dritës”

“Albania Studio 2014” realizoi dublimin e parë të një filmi vizatimor për fëmijë i titulluar “Përpara Dritës” (Before the Light). Iniciativa për të realizuar këtë projekt ishte e drejtorit të “Albania Studio 2014” Indrit Abdiaj, edituesit Nertil Bahja në bashkëpunim me znj.Antoneta Doka e cila është edhe regjisorja e filmit. Në një intervistë për gazetën Mendimi znj.Doka shprehet se –‘’hapësirat që u ofrohen të vegjëlve tanë për të parë programe sa më edukative dhe argëtuese është e pakët’’, kështu që edhe unë nga kjo gjë mora inspirim. Gjithashtu dua tu bëj thirrje të gjithë njerëzve të mediave dhe të kinematografisë në Shqipëri që tu kushtojnë më tepër rëndësi dhe vëmendje programeve për fëmijë.’’ Ndërkohë është e rëndësishme të theksohet se filmi përcjell një frymë paqeje, është patjetër edukues dhe vërtet tërheqës. Mesazhi është i qartë, dashuria dhe respekti për njëri–tjetrin si dhe dashuria për Krijuesin tonë. Besimi është një nga elementet i cili është gjatë gjithë kohës prezent në film gjithashtu fakti i të qenurit bashkë dhe besimi që duhet të kemi në Zot kapërcen çdo sfidë dhe vështirësi që të servir jeta. Filmi ka një minutazh për rreth 30 minuta, ngjyrat, imazhet, kolona zanore në sfond janë një tjetër mrekulli që plotëson këtë film. Këtë film (dvd) mund ta gjeni në të gjitha libraritë islame.

Alma TOROMANI

Të urresh një person të caktuar nuk është nga tiparet e besimtarit, ashtu siç nuk përkon me natyrën e pastër të njeriut. Në fakt, urrejtja e orientuar tek një person është një sëmundje e zemrës. Thotë profeti Muhamed a.s: ”Bëni kujdes me urrejtjen, sepse ajo është brisk. Nuk është brisk që rruan flokët, por është brisk që rruan fenë.”

Page 10: Gazeta Mendimi

Mendimi / Prill 2014 / 10

Tre vjet më vonë, më 1879 Çehovi bashkohet me famil-

jen në Moskë, ku jeton në varfëri. Regjistrohet në fakultetin e mjekë-sisë. Për të mbajtur familjen gjatë vitit 1880 bashkëpunon me revis-tën humoristike: «Pilivesa», «Zgjimi i mëngjesit», «Spektatori», «Gazeta e Petërsburgut»dhe «Oshëtimat». Shkruan për këto revista pjesët: «Nje-riu pa shpretkë», «Vëllai i babait tim» dhe mbi të gjitha pjesën «Antoshka Çekbonte».

Tregimi i tij i parë «Letër për Ste-fan Vladimiroviçin», pronar i zonës mbi Don dhe për dijetarin e tij fqinj doktorin Frederik, botohet nga revis-ta «Pilivesa».

Në vitin 1881 në atentat vritet Car Aleksandri i Dytë. Një vit më vonë Çehovi shkruan një dramë me titull:» Platanov», që refuzohet të luhet nga teatri «Mali». Një tjetër pjesë. «Mbi rrugën e madhe», e nxjer-rë nga tregimi «Në vjeshtë», ndalohet nga çensura.

Gjatë periudhës 1884-1885 Çehovi përfundon studimet në mjekësi. Fillon ta ushtrojë profesio-nin e mjekut në Moskë dhe gjatë verës në qytetet e vogla të Voskre-sensit dhe Zvenigorodit. Qysh prej vitit 1882 bashkëpunon me revistën humoristike «Oshëtimat», shumë e lexuar në Petërsburg. I shfaqen shen-jat e para të tuberkulozit.

Në vitin 1886 Çehovi debuton tek një e përditëshme e madhe e Pe-tërsburgut «Koha e re», me tendenca reaksionare, drejtuesi i së cilës Suvo-rini do të bëhet miku, botuesi dhe korespondenti i tij i rregullt. Një letër e shkrimtarit Grigorieviç, që e këshillon ta marrë me seriozitet krijimtarinë letrare, i jep besim në vetvehte Çehovit. Emri i tij fillon të bëhet i njohur. Frekuenton mjediset e teatrit dhe shkruan një pjesë me një akt: «Kënga e mjellmës». Më 19 nën-dor 1887 drama e tij «Ivanov» shfa-qet në teatrin Korsh dhe shkakton

Anton Pavloviç Çehov(1860-1904)

polemika të forta në publik dhe në kritikën letrare.

Gjatë vitit 1888 Çehovi boton tregime më të gjata dhe me më shu-më brumë.

Kjo nuk e pengon të shkruajë pjesë të vogla të lehta e të gëzueshme: «Një kërkesë për martesë», «Arinjtë» e tjerë. Ai merr çmimin «Pushkin» në unanimitet për krijimin «Në muzg». Në vitin 1889 njihet me romancieren Lidia Avilova. Sukses i versionit të ri i «Ivanovit» në teatrin «Aleksandra» të Petërsburgut. I vdes vëllai Nikolla. Çehovi mbaron së shkruari pjesët: «Një histori banale» dhe «Mendja e pyjeve», që refuzohen për mungesë kualitetesh dramatike. «Mendja e pyjeve» luhet më në fund në teatrin Abramova dhe s›pritet mirë nga sh-typi. Në vitin 1890 duke iu kthyer «Mendjes së pyjeve», Çehovi shkruan «Xha Vania», që botohet më 1897. Shkruan në veçanti dy komedi të vo-gla: «Tragjediani përveç tij» dhe «Një dasëm».

Në prill ndërmerr përmes Sibe-risë, një udhëtim të lodhshëm e të gjatë në ishullin Sahalin, ku janë të dënuarit me punë të detyruar. Atje sheh me sytë e tij, si jetojnë ata, që shoqëria e asaj kohe i ka dënuar ose internuar. Botimi i «Ishullit Sahalin» më 1893, që paraqiste jetën e egër e të mjerueshme të të dënuarve, bëhet shkak i disa reformave administra-tive. Viti 1891 shënon udhëtimin e tij të parë jashtë Rusisë, në Vjenë, Firence, Romë, Venecia, Nisë e Paris. Boton në këtë vit veprën « Dueli ». Gjatë vitit 1892 Çehovi merr pjesë në luftën kundër zisë së bukës. Blen pronën Melikova, jo larg Moskës. Çehovi, prindërit dhe e motra ven-dosen aty. Shkrimtari mjek i viziton falas fshatarët, merr pjesë aktive në luftën kundër kolerës, ndërton shkol-la dhe hap rrugë të reja. Vepra më e rëndësishme e këtij viti është: «Salla nr.6».

Gjatë vitit 1893 ka miqësi dashu-

rie me Lika Mizinovën. Një vit më vonë më 1894 bën udhëtimin jashtë Rusisë, të dytin: Vjenë, Milano, Gje-neva, Nisë, Paris. Vdes Car Aleksan-dri i Tretë. Nikolla i Dytë, që e pason, vendos një regjim autokratik.

Në vitin 1895 Lenini krijon në Petërsburg «Unionin për çlirimin e klasës punëtore»

Në gusht Çehovin e gjejmë tek Tolstoi në Jasnaja-Poljana, që është i pranishëm në leximin e veprës «Kryengritja». Çehovi vihet nën mbikqyrje zyrtare të policisë. Më 6 tetor 1896 dështim i plotë i «Pulë-bardhës» në teatrin Aleksandrinski të Petërsburgut, por sukses i plotë i saj në shfaqjen e dytë. Boton «Jeta ime» e ndaluar nga çensura.

Në vit më vonë sëmuret rëndë nga hemoftizia. Qëndrimi në dimër në Moskë, i ndalohet nga mjekët. Çehovi shkon në Paris, Biarritz e Nisë. Pasionohet për çështjen Drej-fuz. Në vitin 1898 kemi revolucion teatral me themelimin e Teatrit të Artit në Moskë nga Stanislavski dhe Nemiroviç-Dautçenko.

Nga fundi i vitit Teatri i Artit bën të triumfojë «Pulëbardha». Çehovi vendoset në Jaltë të Krimesë. Këtu më 1899 e viziton Gorki. Çehovi shet pronën në Melikovo.

Më 26 tetor jepet premiera e «Xha Vanias» në Teatrin e Artit. Oll-ga Kniper, që do të bëhet gruaja e shkrimtarit, interpreton rolin e Elena Andrejevnës. Boton veprën: «Zonja me qenin e vogël».

Në vitin 1900 Çehovi është akademik nderi në seksionin e letrave

Anton Pavloviç Çehov lindi më 17 janar 1860 në Taganrog, port i vogël në detin Azov. Një vit më vonë hiqet në Rusi bujkrobëria. Më 1876 babai i Çehovit, tregtar i falimentuar, ia mbath për në Moskë, për t›i shpëtuar burgut nga borxhet e shumta, që kishte. Familja i shkon mbrapa. Anton Çehovi qëndron vetëm në Taganrog, për të përfunduar studimet në lice dhe jeton atje. Themelon vetëm një gazetë nxënësish: «Belbëzaku», krijon dramën e tij të parë «Pa baba», frekuenton teatrin e Taganrogut.

të bukura të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Po e kësaj periudhe është: «Një përrua», pikturë e errët e fshatit rus. Teatri i Artit kthehet në prill në Jaltë dhe në Sevastopol, gjë që e lejon Çehovin të jetë i pranishëm në shfaq-jet e tij.

Gjatë dimrit të vitit 1900-1901 ai gjëndet në Nisë të Francës. Më 31 janar 1901 jepet premiera e «Tre motrave» në Teatrin e Artit me Ollga Kniperin në rolin e Mashës.

Të martuarit do të jetojnë poth-uajse vazhdimisht të ndarë, sepse Ollga ndjek karierën e saj artistike, në kohën që Çehovi është dënuar të jetojë në Jaltë, që e quan «Siberia e ngrohtë». Në Krime viziton Tolstoin, Gorkin, Buninin dhe Kuprinin.

Gjatë vitit 1902 në Jaltë Çehovi i vjen në ndihmë të sëmurëve me tu-berkuloz.

Aty shkruan «Peshkopin». Për-jashtohet nga Akademia Ruse, sepse Gorki me urdhër të Carit nuk e pra-non më aty.

Në vitin 1903 botohen ve-prat e tij të fundit: «E fejuara»dhe «Qershitë». Më 17 janar 1904 pjesa «Qershitë» shfaqet në Teatrin e Artit me Ollga Knioerin në rolin e zon-jës Ranevckaja. Lufta ruso-japoneze shpërthen më 8 gusht 1904. Çehovi ëndërron akoma të shkojë në front në cilësinë e mjekut. Por fuqitë i pakëso-hen me shpejtësi. Në maj shkon me të shoqen në Berlin dhe në Badevejer, ku vdes më 2 korrik 1904.

Përgatiti Çlirim GEGA

Page 11: Gazeta Mendimi

Mendimi / Prill 2014 / 11

Njeriu është një qenie shumë komplekse. Kompleksiviteti

është një term jo shumë i hershëm dhe për këtë arsye e bën qenien njerëzore të ndjehet e paqartë dhe shpesh herë përfshihet nga një mjegullnajë filo-zofike ku përpiqet që ti japë ngjyra realitetit të shthurur njerëzor, dhe kur shprehem ‘’realitet i shthurur njerëzor’’ i referohem, pakënaqësisë që ka individi, kundrejt aparencës, realitetit apo duke përfshirë çdo as-pekt të jetës së tij.

A ekziston një e mirë e përgjithshme?Koha dhe liria janë dy elemente

jetësore që njeriu vrapon gjatë gjithë jetës së tij për ti pasur ato, qoftë njërën apo tjetrën ku kuptohet që njëra s’bën dot pa tjetrën. S’po dua t’ju sorollas dhe të citoj mendjendri-turit e filozofisë, por po dua të jem realiste.

Besoj se secili prej nesh dëshi-ron të ruajë ekuilibrin midis të mirës dhe të keqes, të drejtës dhe të gabuarës, të ligjshmes dhe të paligjshmes, por ç’ndodh?....ndodh

që në këto ditë ku gjithçka po kthe-het mbrapsht frika për të jetuar po rritet dita ditës, çdo gjë që ne kishim se kemi më, madje shpesh-herë harrojmë të marrim frymë kur dëgjojmë në media ngjarjet e ditës ku padyshim kronikat e zeza zënë hapsirën më të madhe, dhe në këtë situatë ku gjëndet individi, përpiqet ti japë kuptim jetës duke u për-pjekur të gjejë qetësinë dhe paqen, dikush te një libër e dikush tjetër patjetër tek feja.

Ndjesitë pozitive mund të të shoqërojnë vetëm në një aspekt të jetës dhe jo në të gjitha drejtimet e saja kështu që pyetjes që shtrova në fillim do ti jepja një përgjigje rela-tive sepse për shkak të ndodhive dhe problemeve që ka njeriu gjatë një dite të jetës së tij për shembull ai bëhet konfuz, pesimist dhe as muzika dhe librat nuk mendoj që mund të kthe-jnë buzëqeshjen, përveç besimit në Zot e cila është e vetmja ‘’recetë’’ që të ‘’shëron’’ vërtet.

Nga Alma toroMANi

Profesioni më i vështirë në jetë për të cilin nuk ka mësues të

të mësojë , është të qenit Prind, por të qenit “edukator” është fisnikëri. Teksa belbëzon mes hapave të parë në jetë, fëmija e hedh vështrimin në ngjyrosjen e buzëqeshjes. Në momentet e para që fu-tet në shoqëri ndjenjat e tij harmonizo-hen nga buzëqeshja e parë e edukatores. Vëmendja nuk është e përqendruar në

“Fëmijëri e shëndetshme për një të ardhme të zhvilluar”

mënyrën se çfarë përshëndetje do t’i bëjë, por në shikimin që do t’i transmetojë edukatorja, sepse ajo që thuhet duhet të shoqërohet edhe me pasionin e të shpre-hurit.

Nuk do ti jepnim vëmendje mënyrës se si e mban lugën, por të një ushqimi me vitamina dhe kalori për një rritje të shëndetshme . Nuk do të na e tërhiqte vëmendjen nëse një fëmijë është ulur

pranë një fëmije me ngjyrë apo një fëmi-je provincial, por më e rëndësishme është gjuha e përbashkët midis tyre, dashuria për të luajtur me njëri tjetrin. Përgjegjësi mbetet fakti se sa të përgjegjshme janë edukatoret për ti dhuruar fëmijëri të shëndetshme. Kjo pikë ende nuk është arritur të kuptohet nga institucionet për-katëse.

Per tu bërë fëmijë i mbarë nuk do të

thotë të numërosh apo të dallosh ngjyrat, por të dish të sillesh. Sjellja është virtyti njerëzor dhe pikë së pari detyra që i lind edukatores është të transmetojë edukim-in bazuar në grupmoshën e gjithësecilit.

Nëse në një të ardhme do të kërko-nim zhvillim të mirëqenies ne do të kërkonim të dinim të edukonim një fëmijë.

Nga Manjola tAhirjA

Hixham është nxjerrja e gjakut të prishur nga trupi, me anë të

prerjes sipërfaqësore në vende të caktuara të lëkurës. Padyshim se hixhami ka bazë në Islam e kjo shihet më së miri në fjalët e të Dërguarit të ALLAHUT -paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- ku thotë: Ju këshilloj në bërjen e hixhamit (Buhariu). Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi -alejhi selam- ka thënë: Nëse në diçka gjeni shërim, ajo është hixhami(Sahih Ebu David).

Transmeton Abdullah ibën Mesudi se Pejgamberi - paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të-ka thënë: Sa herë që kam kaluar natën e Isras, pranë një grumbulli të engjëjve, më kanë thënë: O Muhamed

Hixhami

urdhëro umetin tënd me hixham, sepse më së miri me çka mund të shëroheni është hixhami.(Sahih Tirmidhi)

Rëndësia e hixhamit është konstatuar edhe në mënyrë shkencore.

Një ekip mjekësh të njohur kanë studiuar nxjerrjen e gjakut me hixham në një studim profesional, dhe kanë kra-hasuar atë me gjakun e nxjerrë nga venat tek një numër i madh i pacientëve, dhe pas shumë rezultateve që kanë nxjerrë, në fund kanë konkluduar se: Procesi i hix-hamit largon rruazat e kuqe të padëshiru-ara dhe njëherësh lë në trup rruazat e bardha, përderisa nxjerrja e gjakut nga venat humb përbërjet e dobishme të gja-kut me gjithë rruazat e kuqe të dëshiru-

ara dhe të padëshiruara.Kështuqë porosia e tyre ishte “Kjo (që

u cek më lart) na jep të drejtë neve që ti këshillojmë njerëzit në hixham, si paran-dalim dhe shërim për çdo njeri, duke pasur parasysh kushtet dhe kohën e duhur për bërjen e hixhamit. Andaj, kur të largojmë gjakun e prishur të padëshiruar të mbetur në trup, trupi do të qetësohet nga trupthat që e shqetësojnë dhe nga trupthat e dëm-shme që nuk ka nevojë për to, pas kësaj do të shtohet qarkullimi i gjakut të pastër në organet e trupit që përmban rruazat e kuqe të pastërta, të cilat i freskojnë dhe njëherësh i ushqejnë, kështuqë i gjithë ky proces i kthen trupit barazpeshën natyrore dhe shton imunitetin e trupit. Ndërsa ditët e

preferuara për bërjen e hixhamit janë ditët 17, 19 dhe 21 të muajve hënorë, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit -alejhi selam- që ka thënë: Kush bënë hixhamin në ditën e 17, 19 dhe 21 të muajit hënor do të ketë shërim nga çdo sëmundje (Sahih Ebu Davud). Mirëpo kjo nuk ndalon bër-jen e hixhamit në ditët e tjera, e sidomos kur është fjala për shkaqe shëndetësore, por dobia më e madhe, padyshim, do të jetë në ditët e lartpërmendura.

Në bazë të provave shkencore dhe përvojës, hixhami pati sukses në shëri-min e shumë sëmundjeve me lejen e Al-lahut të Lartësuar, siç janë:

1-Pastron gjakun dhe aktivizon zhvil-limin e eshtrave.

2-Zbut enët e gjakut.3-Largon plogështinë, përtacinë dhe

gjumin e tepërt.4-Rregullon tensionin e gjakut.5-Largon dhimbjet e krahërorit ,

gjoksit dhe shpinës. 6-Largon kokëdhembjen dhe migrenën.7-Largon disa lloje të helmimeve.8-Shëron problemet psiqike, gjysëm

paralizën dhe paralizën e plotë.9-Largon dhimbjet e shpinës dhe nyjeve.10-Shëron sëmundjet e barkut.11-Shëron prostatin dhe epshin e dobët.12-Shëron kujtesën dhe përqendri-

min e dobët.13-Shëron disa forma të sterilitetit.Dhe shumë sëmundje tjera .

mjekësia islame

Page 12: Gazeta Mendimi