gazeta kallarati, nr 75, maj qershor, 2014

8
ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 11-të i botimit, nr. 75 Maj-Qershor 2014, Çmimi 50 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj SHËNIM. Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm. Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit Ec ngado, Kallaratin mos e harro! Në brendësi faqe 2 faqe 4 faqe 6-7 faqe 3 Nga Kolonel Tonin Marku faqe 5 Nga Seit Jonuzaj Nga Bejo Xhaferaj Nga Xhelo Dautaj P o vjen gushti. Rreth një muaj na ndanë me datën e kremtimit të 100-vjetorit të qëndresës së Kallaratit ndaj bandave të armatosura shoviniste greke, të quajtura andartë. Ky agresion banditësh helenë i shkaktoi dëme të rënda materiale e njerëzore fshatit tonë. U ndez luftë e ashpër ndërmjet agresorëve të armatosur deri në dhëmbë dhe kallaratasve që luftonin heroikisht për jetë a vdekje “me sëpatë e me hanxhar, me dyfek lidhur me gjalmë” në mbrojtje të fshatit tyre. U derdh gjak trimash, duke luftuar burra e gra. Po megjithatë, epërsia e madhe e andartëve famëkeq numër forcash, armatim dhe përgatitje ushtarake e me komandantë shkolluar ushtarakisht, krahasim me mbrojtësit popullorë të fshatit, papërgatitur ushtarakisht, pa armatim përshtatshëm dhe pa komandantë ushtarakë, e bëri të pamundur përballimin e atij agresioni. Fshati u pushtua, shtëpitë u dogjën e u bënë shkrumb e hi, populli u detyrua të shpërngulej, duke gjetur strehim të përkohshëm në fshatrat e Lumit të Vlorës. Për ta përkujtuar në mënyrë të denjë këtë ngjarje të rëndësishme historike të fshatit tonë, Kryesia e Shoqatës në bashkëpunim me drejtuesit e fshatit, me kohë hartoi një program masash ambicioz, ka ndjekur dhe është përpjekur me përkushtim për vënien e tij në jetë,me aq sa ka qenë e mundur. Për të krijuar mundësitë financiare në mbështetje të programit, Kryesia e Shoqatës u bëri thirrje gjithë bashkëfshatarëve për kontribute në para. Por deri tani, vetëm disa nga bashkëfshatarët tanë i janë përgjigjur thirrjes, duke i dërguar dhurimet e tyre në numrin e llogarisë së Shoqatës, të bërë publike në faqet e gazetës sonë. Atë numër po e përsërisim edhe sot: SOCIETE GENERALE ALBANIA: Nr. LLOGARIE PËR LEKË: 1175099; Nr. PËR EURO: 1175101; IBAN 1175101. Edhe emrat e dhuruesve i kemi publikuar e do vazhdojmë t`i publikojmë në gazetë. Siç kemi shkruar më parë, shtyrja e kremtimit të 100-vjetorit nga muaji korrik kur u bë lufta, për në muajin gusht, duke e gërshetuar edhe me Takimin e brezave, u bë për të plotësuar dëshirën e bashkëfshatarëve tanë emigracion që vetëm në gusht u japin leje efendikojtë apo padronët e huaj ku punojnë. U shfaqën dy mendime për datën dhe kohën e zhvillimit të ceremonive përkatëse gushtit. Disa, përfshi edhe fshatin duan që veprimtaria të zhvillohet të shtunën në mbrëmjen e datës 16 gusht, duke u gdhirë data 17. Por të tjerë duan paraditen e të dielës të 17 gushtit. Kjo, me arsyetimin se, për shkak të tkurrjes së fshatit të sotëm, ku kanë mbetur vetëm pak shtëpi, do krijoheshin vështirësi për sistemimin e asaj kategorie ardhurish,që nuk e përballojnë dot qëndrimin natën në veprimtaritë festive, pa pasur mundësi pushimi. Prandaj, kryesia e Shoqatës vendosi që grumbullimi në fshat të bëhet të dielën në mëngjes, më 17 gusht dhe ceremonitë zyrtare të fillojnë në orën 10,oo. Por kush ka dëshirë e mundësi, mund të shkojë në fshat që të shtunën dhe veprimtaritë argëtuese mund të nisin që në mbrëmje dhe të vazhdojnë edhe natën duke u gdhirë e diela. Shpresojmë e dëshirojmë që kjo ngjarje e rëndësishme të na bëjë bashkë të gjithëve në Kallaratin tonë të dashur, me pjesëmarrje sa më të madhe të mundshme të të gjitha moshave, duke përfshirë edhe nipër e stërnipër, mbesa e stërmbesa të çdo brezi. Mirë u pafshim në Kallarat! Seit JONUZAJ 100-vjetori i luftës së 1914-s te dera MË 17 GUSHT 2014 TË GJITHËVE NA PRET FSHATI LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE FALEMINDERIT FAMILJES QEJVANAJ NDAHET NGA JETA ISH-KRYETARI I PARË I SHOQATËS K/A “KALLARATI”, POPULLI IKALLARATIT JETËN E NDËRTON ME FORCAT E TIJ GRIMCA POETIKE NGA FOLKLORI POPULLOR QË LIDHEN ME POEZI DHE TË NDRYSHME

Upload: gazeta-kallarati

Post on 01-Apr-2016

251 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta kallarati, nr 75, maj qershor, 2014

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 11-të i botimit, nr. 75 Maj-Qershor 2014, Çmimi 50 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

SHËNIM. Jo çdo shkrim është

detyrimisht i botueshëm.Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi

redaksia, por autori i shkrimit

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

Në brendësifaqe 2

faqe 4

faqe 6-7

faqe 3

Nga Kolonel Tonin Marku

faqe 5

Nga Seit Jonuzaj MBLEDHJE E ZGJERUAR E kRyEsisë së sHoqAtës

Nga Bejo Xhaferaj

Nga Xhelo Dautaj

Po vjen gushti. Rreth një muaj na ndanë me datën e kremtimit të 100-vjetorit

të qëndresës së Kallaratit ndaj bandave të armatosura shoviniste greke, të quajtura andartë. Ky agresion banditësh helenë i shkaktoi dëme të rënda materiale e njerëzore fshatit tonë. U ndez luftë e ashpër ndërmjet agresorëve të armatosur deri në dhëmbë dhe kallaratasve që luftonin heroikisht për jetë a vdekje “me sëpatë e me hanxhar, me dyfek lidhur me gjalmë” në mbrojtje të fshatit të tyre. U derdh gjak trimash, duke luftuar burra e gra. Po megjithatë, epërsia e madhe e andartëve famëkeq në numër forcash, armatim dhe përgatitje ushtarake e me komandantë të shkolluar u s h t a r a k i s h t , në krahasim me mbrojtësit popullorë të fshatit, të papërgatitur u s h t a r a k i s h t , pa armatim të përshtatshëm dhe pa komandantë ushtarakë, e bëri të pamundur përballimin e atij agresioni.

Fshati u pushtua, shtëpitë u dogjën e u bënë shkrumb e hi, populli u detyrua të shpërngulej, duke gjetur strehim të përkohshëm në fshatrat e Lumit të Vlorës.

Për ta përkujtuar në mënyrë të denjë këtë ngjarje të rëndësishme historike të fshatit tonë, Kryesia e Shoqatës në bashkëpunim me drejtuesit e fshatit, me kohë hartoi një program masash ambicioz, ka ndjekur dhe është përpjekur me përkushtim për vënien e tij në jetë,me aq sa ka qenë e mundur.

Për të krijuar mundësitë financiare në mbështetje të programit, Kryesia e Shoqatës u bëri thirrje gjithë bashkëfshatarëve për kontribute në para. Por deri tani, vetëm disa nga bashkëfshatarët tanë i janë përgjigjur thirrjes, duke i dërguar dhurimet e tyre në numrin e llogarisë së Shoqatës, të bërë publike në faqet e gazetës sonë. Atë numër po e përsërisim edhe

sot: SOCIETE GENERALE ALBANIA: Nr. LLOGARIE PËR LEKË: 1175099; Nr. PËR EURO: 1175101; IBAN 1175101. Edhe emrat e dhuruesve i kemi publikuar e do vazhdojmë t`i publikojmë në gazetë.

Siç kemi shkruar më parë, shtyrja e kremtimit të 100-vjetorit nga muaji korrik kur u bë lufta, për në muajin gusht, duke e gërshetuar edhe me Takimin e brezave, u bë për të plotësuar dëshirën

e bashkëfshatarëve tanë në emigracion që vetëm në gusht u japin leje efendikojtë apo padronët e huaj ku punojnë. U shfaqën dy mendime për datën dhe kohën e zhvillimit të ceremonive përkatëse të gushtit. Disa, përfshi edhe fshatin duan që veprimtaria të zhvillohet të shtunën në mbrëmjen e datës 16 gusht, duke u gdhirë data 17. Por të tjerë duan paraditen e të dielës të 17 gushtit. Kjo, me arsyetimin se, për shkak të tkurrjes së fshatit të sotëm, ku kanë mbetur vetëm pak shtëpi, do të krijoheshin vështirësi për sistemimin e asaj kategorie të ardhurish,që nuk e përballojnë dot qëndrimin natën në veprimtaritë festive,

pa pasur mundësi pushimi. Prandaj, kryesia e Shoqatës vendosi që

grumbullimi në fshat të bëhet të dielën në mëngjes, më 17 gusht dhe ceremonitë zyrtare të fillojnë në orën 10,oo. Por kush ka dëshirë e mundësi, mund të shkojë në fshat që të shtunën dhe veprimtaritë argëtuese mund të nisin që në mbrëmje dhe të vazhdojnë edhe natën duke u gdhirë e diela.

Shpresojmë e dëshirojmë që kjo ngjarje e rëndësishme të na bëjë bashkë të gjithëve në Kallaratin tonë të dashur, me pjesëmarrje sa më të madhe të mundshme të të gjitha moshave, duke përfshirë edhe nipër e stërnipër, mbesa e stërmbesa të çdo brezi.

Mirë u pafshim në Kallarat!

Seit JONUZAJ

100-vjetori i luftës së 1914-s te dera Më 17 GUsHt 2014

të GJitHëVE NA PREt FsHAti Lavdi E përJEtShmE dëShmorëvE

FaLEmindEritFamiLJES QEJvanaJ

ndahEt nGa JEta iSh-KrYEtari i parë i ShoQatëS K/a “KaLLarati”,

popULLi iKaLLaratit JEtën E ndërton mE ForCat E tiJ

GrimCa poEtiKE nGa FoLKLori popULLor Që LidhEn mE

poEzi dhE të ndrYShmE

Page 2: Gazeta kallarati, nr 75, maj qershor, 2014

Gazeta KALLARATI faqe 2 Maj- Qershor 2014

Ishte ora 11 e ditës 5 Maj 2014, si datë simbol i përkujtimit të dëshmorëve të rënë në luftë, kur

në sheshin para lapidarit të dëshmorëve të fshatit dhe bustit të Heroit të Popullit Mumin Selami, populli i Kallaratit, si çdo vit, ishte grumbulluar për të bërë homazhe e nderuar bijtë e fshatit që gjakun dhe jetën e tyre ia falën Atdheut. Merrnin pjesë aty veteranë, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, burra e gra nxënës shkolle e të tjerë që kishin mbushur sheshin.

Ceremonia përkujtimore nisi me vendosjen e kurorave te lapidari në emër të organizatës së veteranëve, të organizatës së familjeve të dëshmorëve, të kryesisë së fshatit, të shkollës dhe të komunës së Vranishtit. Gjithashtu, u vendosën buqeta lulesh tek busti i Heroit. Komunën në këtë ceremoni e përfaqësonte sekretari i komunës dhe djalë i fshatit tonë.

Në fjalën e rastit, me të cilën iu drejtua pjesëmarrësve, autori i këtyre radhëve, tha:

“Në kuadrin e 70-vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit e huaj nazifashistë dhe të 100-vjetorit të qëndresës heroike të fshatit tonë ndaj sulmeve të bandave shoviniste greke të vitit 1914, sot më 5 Maj, Ditën e shënuar të Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe dëshmorëve të tjerë të atdheut, jemi mbledhur këtu para këtij lapidari madhështor kushtuar dëshmorëve dhe bustit të Heroit tonë të Popullit, për t`i kujtuar e nderuar ata.

Kallaratasit në breza i janë përgjigjur me armë çdo armiku që ka shkelur fshatin tonë, krahina të tjera apo mbarë vendin. Kurdo dhe kurdoherë ata janë dalluar për atdhetarizëm, guxim e trimëri, me të cilat kanë luftuar kundër kujtdo që ka guxuar të sulmojë apo pushtojë trojet tona. Më 1914 ata u ngritën të gjithë në këmbë, burra e gra, kundër bandave shoviniste greke, të quajtur andartë. Rapsodi thuri vargjet e këngës: “Çka Harc` e Madhe që qa / Tymi si mjegull u ça / Mavrova kundrejt e pa / Kallarat u bë hata / Luftojnë burra e gra /Ç`u vranë ca djem të zotë”. Edhe në Luftën e Vlorës të 1920-s, kallaratasit me çetën e tyre treguan trimëri të rrallë, ku dha jetën Xhevair Golloshaj.

Dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare 1939-1945 për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, djemtë e vajzat e Kallaratit morën pjesë dhe luftuan trimërisht në të gjitha aksionet e betejat kundër armikut në të gjitha trevat e vendit, deri edhe jashtë tyre, ku jo pak nga kallaratas dhanë edhe jetën, duke u bërë pjesë e 28000 dëshmorëve të LANÇ nga i gjithë vendi. Vepra e dëshmorëve të fshatit tonë është përjetësuar me këngën:

“Çdo t`u them për Kallaranë /Në atë luftën me gjermanë / Vanë djemtë e fshatit, vanë / Do t`ua them emrat me radhë / Dhe vendet ku janë vrarë /...”

Dëshmori i parë i fshatit tonë dhe një nga të parët e krahinës është Mumin Selami, sot Hero i Popullit, që bashkë me tre shokët e tij, ra heroikisht më 18 tetor 1942 në lagjen “Topana” (sot “4 Heronjtë”) të Vlorës. Pas Muminit, ranë në fushën e nderit edhe 19 djem të tjerë kallaratas. Kështu, më 20 janar 1944 në Protopapë të Korçës, në përpjekje me nazistë gjermanë ra heroikisht Lilo Dine Habilaj. Më 1 shkurt 1944 në Mavrovë ra Hamdi Shaipi, ndërsa më 4 shkurt 1944, në Salari

LAVDi E PëRJEtsHME DësHMoRëVE të kALLARAtit E të GJitHë

sHqiPëRisë!

të Tepelenës, ra edhe Nexhip Shaipi dhe më vonë, më 17 shtator 1946 në Gjikmano të Mavrovës u vra edhe vëllai tjetër i tyre, Zyber Shaipi, në ndjekje të diversantëve. Në një rrethim në Qarrishtë, zihet dhe pas torturave disaditore, pushkatohet më 13 mars 1944 nga nazistët në Elbasan trimi partizan i Brigadës së Parë partizane Nuredin Breshanaj. Në Qafën e Gjarprit, Skrapar, më 3 prill 1944 vritet djaloshi Tare Gjonaj, ndërsa më 20 maj të këtij viti, në Polis të Elbasanit vritet Adil Petanaj. Në përleshje me ushtrinë gjermane që vinte nga Greqia, u vranë më 8 qershor 1944 partizanët kallaratas të Brigadës së 8 Sulmuese Ormën Boro Ribaj e shuko Ramo Karabollaj. Më 25 korrik 1944 bie trimërisht në Dukaj të Tepelenës partizani i Brigadës së 6 Sulmuese, Avdul Demiraj.

Kallaratasit që rreshtoheshin në çetën territoriale të fshatit me emrin e dëshmorit të parë Mumin Selami dhanë një kontribut të madh në luftën për çlirimin e vendit, duke dhënë edhe dy dëshmorë, siç janë pjesëtarët e kësaj çete Ali Sulo Memushaj që sakrifikoi jetën në shtator 1943 dhe Ferik Golloshaj që u vra më 25 gusht 1944 në luftë për çlirimin e Himarës. Dhe lista e kallaratasve të rënë në luftë për çlirimin e vendit vazhdonte të shtohej. Në Radhimë të Vlorës , më 17 shtator 1944 bie partizani i Brigadës së 12 Sulmuese Islam Tasim Janjaj. Ndërsa më 20 shtator po të këtij muaji, bie trimërisht në Sënvasi të Sarandës partizani i Brigadës së 14 Sulmuese Filo Faslli Breshanaj. Dhe po në këtë datë, vritet në Lusen të Kukësit, vritet trimi Hasan Laze Qejvanaj, partizan i Brigadës së 5-të Sulmuese. Kurse më 20 janar 1945 vritet një trim tjetër kallaratas, partizani i Brigadës 22 Sulmuese Nelo Nazër Hysaj në luftime përtej kufijve veriorë të atdheut tonë në ndihmë të çlirimit të tokave jugosllave të Malit të Zi e të Bosnjës jugore nga nazistët gjermanë.

Megjithëse lufta kishte përfunduar, Shqipëria ishte çliruar, por ajo kërkonte të mbroheshin fitorja dhe kufijt e saj. Dhe kjo gjë kërkonte sakrifica të tjera. Kështu që, më 15 janar 1946 i u desh të jepte jetën në Bilisht të Korçës Ali Birçe Ribaj, në mbrojtje

të kufirit nga provokacionet e monarkofashistëve grekë. Ndërsa më 17 shtator të këtij viti dha jetën Zyber Shaipi në ndjekje të diversantëve në Mavrovë. Po në mbrojtje të kufirit, dha jetën më 13 gusht 1949 edhe oficeri Ferik Teslim Strataj në luftën frontale me ushtrinë monarkofashiste greke në sektorin e Kapshticës.

Por edhe shumë vite më vonë, më 9 gusht 1998, do të sakrifikonte jetën në shërbim të atdheut, për mbrojtjen e rendit e të qetësisë, bie në krye të detyrës në përpjekje me banda terroriste e keqbërës oficeri me origjinë kallaratase, Elham Elezi.

Kallarati është krenar se, në krahasim me popullatën, ka më shumë dëshmorë sesa fshatrat fqinjë rreth e rrotull me popullsi më të madhe.

Lavdi Dëshmorëve dhe i paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e tyre!”

Pas kësaj fjale të rastit, nxënës e nxënëse kallaratase të shkollës 9-vjeçare të Vranishtit dhanë një program të bukur artistik kushtuar kësaj dite të shënuar. Falënderojmë mësuesin vranishtnjot Muhamet Tartari dhe mësuesen kallaratase Fiqo Qejvanaj për punën e mirë e serioze që kishin bërë me nxënësit për përgatitjen e programit. Për recitime, këngë e valle meritojnë përgëzime të gjithë nxënësit dhe në veçanti mund të përmendim: Anxhela Hysajn, Arkimed Matajn, Armela Strataj, Leonard Kondaj, Margarit Shakaj, Elton Kondaj, Ajselda Hysaj, Denis Shakaj, Xhenifer Hoxhaj, Regan Memushaj etj.

Pas programit artistik të shkollarëve, pjesëmarrësit e kësaj ceremonie u ulën në klubin e Zeqo Hoxhajt për të shijuar bashkërisht një drekë të mirëorganizuar, të pasur e të larmishme. Dreka kaloi në një atmosferë të ngrohtë me ngritje mirësish në kujtim të dëshmorëve, për shëndetin e njëri tjetrit apo të kallaratasve brenda e jashtë fshatit. Aty u shkëmbyen edhe mendime se si mund të organizohet edhe më mirë kremtimi i 5 Majit, ditës së Dëshmorëve. Mendime të vlefshme dhanë Çize Xhaferaj, Asqeri Memushaj, Hetem Ribaj, Muhedin Qejvanaj, Ilir Memushaj etj.

Nga: Bejo Xhaferaj

Page 3: Gazeta kallarati, nr 75, maj qershor, 2014

Gazeta KALLARATI faqe 3 Maj- Qershor 2014

Vijon në faqen 8

Ditar lundrimiNë kuadrin e 100-vjetorit të qëndresës

së Kallaratit ndaj bandave shoviniste greke në luftën e vitit 1914 dhe të 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë italo-gjermanë, është folur shumë për punën e mirë që bëjnë në interes të fshatit Shoqata K/A “Kallarati” dhe bijtë e kallaratas, kudo që janë. Unë kam shkruar disa herë për punën e bahkëfshtarëve tanë, me të cilët fshati ynë është krenar që gjatë periudhave të ndryshme ka nxjerrë njerëz e kuadro të mira dhe të aftë për të gjitha fushat e jetës: për ushtrinë, arsimin e kulturën, bujqësinë, blegtorinë, shëndetësinë, industrinë, ndërtimin etj. Të gjithë ata kanë gëzuar e gëzojnë respekt në fshat e jashtë fshatit, kudo që kanë punuar dhe jetuar. Po edhe për forcimin e rolit dhe të aktivitetit të Shoqatës K/A “Kallarati” janë dalluar shumë bashkëfshatarë, të cilët nuk po i përmend me emër në këtë shkrim, sepse është shkruar për ta herë pas here në faqet e gazetës për punën dhe kontributin që kanë dhënë në Shoqatën tonë.

Unë sot do të shkruaj për interesimin dhe kontributin që ka dhënë për fshatin bashkëfshatari ynë Brahim Bajram Goxhaj. Para pak ditësh, Brahimi kontribuoi, duke ndërtuar me forcat e tij një çezmë në territorin e lapidarit të dëshmorëve të fshatit. Për ndërtimin e kësaj çezme Brahimin e ndihmuan vullnetarisht edhe shokët e tij: Ago Jonuzaj, Hetem Ribaj, Ilir Memushaj, Shpëtim Laçaj etj. Çezma është ndërtuar mirë e bukur dhe u shërben të gjithë kalimtarëve dhe fshatit tonë. Këtë dhuratë për fshatin Brahimi e bëri në kuadër të 100-vjetorit të luftës së 1914-s dhe 70-vjetorit të çlirimit të atdheut.

Kemi mendimin që Kryesia e Shoqatës sonë të bisedojë me Brahimin dhe ta aktivizojë, se ai ka edhe disa mendime të tjera që mund të kontribuojë për fshatin dhe Shoqatën..

Brahim Goxhaj është një djalë i thjeshtë e punëtor, sepse ashtu i ka pasur edhe prindërit që e kanë lindur e rritur. Bajrami e Nasubeja kanë qenë njerëz të varfër, por punëtorë e të ndershëm dhe atdhedashës. Prandaj ata u lidhën ngushtë me Lëvizjen Antifashiste për çlirimin e vendit, duke dhënë kontributin e tyre me aq sa kishin fuqi. Me punën e tyre ata dhanë një kontribut të vyer edhe në vitet e pasçlirimit për mëkëmbjen e përparimin e ekonomisë së fshatit derisa ishin në gjendje për punë.

Brahimi me bashkëshorten e tij, vranishtjoten Pesare nga familja e Ali Shenkos, të dy të rinjtë, kanë punuar në kooperativën bujqësore: Brahimi në blegtori, brenda e jashtë fshatit, duke ecur në gjurmët e të atit, ndërsa Pesarja në bujqësi. Këta lindën e rritën dy fëmijë. Me ndryshimin e sistemit politkoshoqëror në Shqipëri, si shumë të tjerë që nisën të largoheshin nga fshati në drejtim të emigrimit jashtë vndit apo në drejtim të qyteteve të vendit, Brahimi familjarisht iku nga fshati dhe u vendos në qytetin e Vlorës për një jetë më të mirë. Në këtë qytet kjo familje ndërtoi shtëpi, një biznes të vogël dhe me punë të ndershme ka arritur të jetojë mirë.

Pavarësisht se është larguar nga fshati, ai vazhdon familjarisht të mbajë lidhje të ngushta me të dhe jo vetëm me Kallaratin që është vendlindja e tij, por edhe me vendlindjen e bashkëshortes së tij, Vranishtin. Merr pjesë për çdo problem që ka fshati, për të mirë apo për të keqe, dhe gëzon një respekt të madh në të dy këto fshatra. Unë uroj që mendimet dhe idetë, që ka për të kontribuar për fshatin, t`i realizojë sa më shpejt.

Bejo XHAFERAJ

Të nderuar lexues të gazetës lokale të fshatit Kallarat! Jam kolonel Tonin

Marku, aktualisht në detyrën e Përfaqësuesit Ushtarak të Shqipërisë në Komandën e NATO-s në Norfolk, Virgjinia, SHBA. Ju drejtohem sot me ketë shkrim të shkurtër në shenjë respekti e mirënjohjeje për familjen e Myzafer Qejvanajt, me origjinë nga Kallarati i Vlorës, e cila prej disa vitesh banon këtu në Amerikë.

Shkak për këtë shkrim u bë komenti i bërë në facebook nga kolegu, miku dhe shoku im Besnik Gjonbrataj për një foto të publikuar nga ana ime për paradën e vendeve të NATO-s, zhvilluar në Norfolk, Virgjinia, më 24 prill, 2014, ku pjesëmarrës ishte edhe Selaudin Qejvanaj me origjinë nga Kallarati. Në këtë koment, ndëmjet të tjerash thuhej: ”E veçantë e kësaj parade është që edhe bashkëfshatarët tanë nga Kallarati, Myzafer Qejvanaj dhe djali i tij Selaudini, bashkohen me ushtarakët shqiptarë në Amerikë dhe japin kontributin e tyre në këtë paradë larg atdheut të tyre në Norfolk, Amerikë, duke përcjellë atje traditat dhe zakonet më të mira shqiptare dhe ato kallaratase”.

Sa për lexuesin, çdo vit në Norfolk organizohet një paradë nga të gjitha vendet e NATO-s, ku secili vend, përfshi edhe Shqipërinë, nëpërmjet tendave, afishimeve dhe parakalimit paraqesin vlerat historike, kulturore, artistike, turistike, zakonet e traditat më të mira të vendit. Në paradën e sivjetshme Shqipëria u paraqit në nivelet më të larta të mundshme. Tenda e Shqipërisë u ndoq me shume interes nga shumë vizitorë,

civilë, ushtarakë të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere, nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar me banim në zonën e Hampton Roads, ku dhe është e vendosur Komanda e ACT-së. Kontribut në këtë paradë dha i gjithë personeli ushtarak, që shërben në Komandën e NATO-s Norfolk, si dhe shumë familje shqiptare, që prej kohësh banojnë në këtë zonë, ku duhet përmendur dhe falënderuar padyshim për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre të lartë në realizimin e këtij aktiviteti edhe Selaudin Qejvanajn me veshjen kombëtare, si dhe të bashkëshortes së tij, Anja Çipi, së bashku me familjen e saj.

Besniku duke ditur njohjet, që unë, një bir mirditori, kisha me këtë familje kallaratase nga Vlora, të cilat ia kisha shprehur më parë, më kërkoi që të shkruaja diçka më tepër rreth kësaj familjeje dhe pjesëmarrjes së tyre në paradën e përvitshme në Nortfolk. Duke pranuar me kënaqësi kërkesën e Besnikut dhe me dëshirën e hershme për të shkruar diçka për këtë familje kallaratase këtu në Amerikë, lexuesit e nderuar të gazetës “Kallarati”, edhe pse këtë familje mund dhe duhet ta njohin më mirë se unë, të më lejojnë që me modesti dhe shumë shkurt të tregoj se si unë e njoha këtë familje këtu në Amerikë dhe si i ruajmë dhe forcojmë çdo ditë lidhjet tona shoqërore e familjare larg atdheut.

Sot Myzaferi dhe familja e nderuar e tij janë shqiptaro-amerikanë, por me origjinë gjithmonë e konsiderojnë veten nga Kallarati i Vlorës. Kallarati, si e gjithë Vlora, ka qenë dhe ngelet vendi i traditës dhe i vlerave të larta patriotike, ku bijtë e saj, pavarësisht largimeve nga vendi i lindjes për arsye të

ndryshme, përfshi këtu edhe ato ekonomike, asnjëherë nuk kanë harruar vatrat e tyre ku u lindën, nuk kanë harruar vlerat e mira njerëzore, mikpritjen, traditën dhe ndjenjën e patriotizmit. Në një artikull mbi historinë e bukur të Kallaratit, ndër të tjera, kisha lexuar një shprehje shumë domethënëse në drejtim të ruajtjes së vlerave krahinore si : "Ec ngado, po Kallaratin mos e harro". Me këtë dua të them se një nga ata bij të krahinës tuaj është edhe Myzafer Qejvanaj dhe familja e tij e përbërë nga tre djemtë dhe vajza.

Jam njohur fillimisht me djalin e madh të Myzaferit, Selaudinin në qytetin e Norfolkut në vitin 2012, në këtë qytet ku unë vijoj të kryej detyrën si ushtarak. Që në takimin e parë më këtë djalë të sjellshëm, shumë miqësor në komunikim, i prerë në shprehjet e tija karakteristike të Vlorës, pavarësisht moshës së tij të re me një diferencë 20 vite me mua, më krijoi respekt dhe më la mbresa të mëdha. I larguar nga Kallarati që në moshë të re në kërkim të një jete më të mirë, si shumë moshatarë të tij, fillimisht në Greqi, më pas në Angli dhe së fundmi i bashkohet trungut familjar me banim në Miçigan të SHBA, aty ku babai i tij, Myzaferi, kishte disa vite që ishte vendosur si rezultat i një llotarie amerikane të fituar. Selaudini ka mbaruar arsimim e mesëm e të lartë në SHBA, është i diplomuar inxhinier ndërtimi, por natyra e tij të mahnit, pasi ai nga zgjuarsia që e karakterizon, nga devotshmëria për të punuar, ai nuk di t’i thotë jo asnjë pune. Pra Selo është i gjithanshëm, ai është inxhinier ndërtimi, por merr vesh shumë edhe nga inxhinieria mekanike, nga elektronika, ka kulturë të gjerë në shumë aspekte, ka informacion të plotë mbi legjislacionin dhe rregullat në SHBA. Selaudini është një djalë që e do sportin, një djalë që e do detin, një peshkatar i mirë, por edhe instruktor i aftë për t’u mësuar të tjerëve si të peshkojnë. Për mua ai ngelet njeriu që më mësoi të peshkoj vetë në brigjet e Oqeanit Atlantik. Siç duket këtë privilegj e ka nga afërsia e shtëpisë së tij me lumin Shushica në Kallarat. Ai është një djalë me norma e tradita, me rregulla tavoline dhe norma të edukatës gjatë muhabetit, zbaton shumë mirë edhe rregullat e dollisë, por gjithmonë mburret me ato që ka mësuar nga babai i tij Myzo dhe nga xhaxhallarët e tij. Por ai asnjëherë nuk harron gjyshin e tij, që i ka vdekur shpejt, përmend me mall të madh gjyshen e tij që jeton akoma sot në Kallarat, të bën përshtypje fotoja e gjyshit dhe gjyshes së tij që mban në shtëpi, duke u mburrur me to e duke më thënë se “jam krenar që jam nipi i këtyre, gjithmonë më kanë mbajtur afër dhe me kanë përkëdhelur si birin e tyre”. Me shumë respekt flet për gjyshen, pasi ajo si një zonjë e nderuar labe, megjithëse burri e la në moshë kritike, diti të rrisë fëmijët e saj me dinjitet e me nder, siç e ka zakon tradita e këtij vendi historik.

Faleminderit “Familja Qejvanaj”

KALLARATASIT INTERESOHEN PËR

FSHATIN E TYREKolonel Tonin Marku,

Përfaqësues Ushtarak Kombëtar në Komandën e NATO-s Norfolk, SHBA

Page 4: Gazeta kallarati, nr 75, maj qershor, 2014

Gazeta KALLARATI faqe 4 Maj- Qershor 2014

Disa shënime të nxjerra nga burime të shkruara

Nga Idajet LLANAJ

Autor Dhimitër Shuteriqi: “Arjanitët”, botim i vitit 2011.

Historia, Gjenealogjia, Zotërimet.F.-136: “...Le të shënojmë gjithashtu se në letrën që

i dërgon Gj. Arjanitit më 1444 papa Eugjen IV, e quan atë, ndërmjet të tjerash, edhe zot të një vendi me emër “Catafichi” (Raynaldo, bot. 1694, f. 292). Këtë vend, ku ka zotëruar bujari shqiptar, nuk e kemi përcaktuar.

Janë disa vende me emrin Katafiq në jug. Tërheq vëmendjen një i tillë në Kuç të Kurveleshit. Të ishte ky? Ishin vende strehimi në rast rreziku.

Shënim: Katafiq në veri të Buronjave të Kuçit të sotëm, në lartësinë 800m. Më parë ka qenë vendbanimi i Kallaratit dhe si qendër e taksave (fetare) deri në Artë të Çamërisë. Le të shënojmë se në letrën që i dërgon Gj. Arjanitit më 1444 papa Eugjeni i IV, e quan atë edhe zot të “Katafiqit”...

Zotërimet e Arjanitëve, f.-139 :- Dumre,- Myzeqe (Lushnjë),- Mallakastër,- Kaninë,- Himarë,- Kurvelesh.- Dibër e Mesme,-Çermenikë,- Polis-Berzeshtë,- Mokër,- Shpat,- Verbës-Dumre.

Autor Sami Frashëri, botim i v. 2002, vepra “Shqipëria dhe shqiptarët”, f.-58.

Epiri ndahet në katër pjesë:Preveza,Tbirotia (Prevezë),Çamëria,Kaonia (Labëri-Kurvelesh).Popullsia e lashtë e Epirit ka qenë komb Pellazg (stërgjyshërit e shqiptarëve). Autori përmend edhe krahinën KALARIT (Kurvelesh).“Kënga labe është histori”. Sami Frashëri, vepra e cituar më lart, f.-198.

Lufta e Dytë Botërore - Ishte lufta më e madhe për nga numri i shteteve pjesëmarrëse (80% e popullsisë së botës). Numri i ushtrive të këtyre vendeve ndërluftuese ishte 110 milionë. Humbën jetën në luftë, në burgje e kampe përqendrimi rreth 50 milionë. Shqipëria humbi mbi 28 mijë vetë që janë shpallur dëshmorë.

FALËNDERIM Në përgjigjje të thirrjes për dhurime

financiare me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të qëndresës së Kallaratit ndaj agresionit të bandave shoviniste greke, në adresë të Shoqatës kanë ardhur edhe dy dhurime të tjera në lekë. Dhuruesit janë Idajet Toçaj dhe Selam Jonuzaj, me nga 10 000 lekë të reja secili. Shënojmë se i pakursyeri Idajet Toçaj nuk e ka për herë të parë që bën dhurime për Shoqatën e për fshatin.

Kryesia e Shoqatës K/A “Kallarati” i falënderon nga zemra të dy këta dhurues dhe fton edhe të tjerë të ndjekin shembullin e tyre.

Më 23 maj 2014 një sëmundje e rëndë e ndau nga jeta, familja e shoqëria Gafur Hasan Shametajn, një nga themeluesit kryesorë të Shoqatës sonë kulturore/atdhetare “Kallarati” dhe kryetar i parë i saj. I ndjeri vuri të gjitha forcat e tij mendore e fizike për organizimin e konsolidimin e Shoqatës, duke lënë gjurmë të thella në mbarëvajtjen e mëtejshme të saj.

Si një personalitet publik, i zgjedhur në këshillin bashkiak të Vlorës, si dhe edhe deputet në Kuvendin e parë pluralist të Shqipërisë, më 24 maj Bashkia e Vlorës organizoi në sallën e saj një ceremoni, ku u vendos arkivoli dhe u bënë homazhe e u shprehën ngushëllime familjarëve nga një publik i gjerë, autoritete të pushtetit vendor, të kulturës e artit, kryesia e Shoqatës Kallarati, përfaqësues të Shoqatës K/A “Labëria” e shoqatave të tjera, miq e shokë të shumtë e të tjerë. Pas homazheve në Bashki, trupi i tij u përcoll për në varrezat e qytetit. Në emër të Shoqatës “Kallarati”, fjalën përcjellëse e mbajti autori i këtyre radhëve, në të cilën thuhej:

Të nderuar familjarë, miq e shokë të familjes Meçaj!Jemi këtu sot për t`i dhënë lamtumirën njeriut të

shtrenjtë të familjes, prindit, vëllait, mikut dhe shokut tonë të dashur, Gafur Hasan Shametajt. Kish lindur në Kallarat më 1938 në një familje me kontribute dhe tradita të hershme atdhetare. Prindërit e tij, Hasani e Kalemja ishin njerëz me formim atdhetar, të zgjuar, të kulturuar, të respektuar e të dashur. Me këto cilësi rritën dhe edukuan edhe fëmijët e tyre.

Gafuri, pas kryerjes së shkollës së mesme në Vlorë, ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, ku më 1962 diplomohet inxhinier gjeolog. Pas diplomimit emërohet gjeolog miniere në Pukë e pastaj në Memaliaj. Më vonë kalon në sektorin e Gjeologjisë të rrethit Tepelenë, ku dha një kontribut të rëndësishëm në zbulimin e shumë shtresave gjeologjike të këtij rrethi. Duke u vlerësuar puna e tij, ai, më vonë, ngrihet në detyrë, duke u emëruar kryegjeolog i Gjirokastrës, derisa pastaj do të transferohej në Vlorë, pranë prindërve të tij të dashur, si inxhinier në fabrikën e tullave.

Gafuri nuk ishte vetëm gjeolog. Ai, krahas punës profesionale, merrej edhe me krijimtari letraroartistike. Si një krijues i mirëfillte i letrave dhe i artit humoristik, ai ishte autor i mbi 15 komedive dhe i shumë materialeve humoristike. Ishte korrespondent i rregullt i disa prej organeve kryesore të shtypit, bashkëhartues i disa antologjive letrare dhe autor broshurash me grimca e anektoda humoristike. Prandaj, ai, që nga viti 1970, ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Po ishte edhe veprimtar politikoshoqëror si përfaqësues i popullit në organin më të lartë shtetëror, deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e parë të Kuvendin pluralist, në vitet 1991-92 dhe pastaj anëtar i këshillit bashkiak të Vlorës. Në këto detyra shtetërore dhe në përgjithësi në politikë, Gafuri, si përfaqësues i spektrit të djathtë, dallohej për ekuilibër e gjykim objektiv, larg çdo ekstremizmi.

Si veprimtar shoqëror, Gafuri ka qenë i zgjedhur anëtar i kryesisë së Shoqatës kulturore/atdhetare “Labëria”, ideator e nismëtar i themelimit të Shoqatës K/A “Kallarati” dhe kryetar i parë i saj, si dhe

kryeredaktor i gazetës së kësaj Shoqate, që e bëri fshatin tonë për herë të parë në histori me gazetë. Si një intelektual i mprehtë dhe i ndërgjegjshëm, ai, për kohën që ishte në krye të Shoqatës, e drejtoi atë dhe gazetën me përkushtim të madh, kujdes e maturi, në frymën e bashkimit e kompaktësimit të Kallaratit e kallaratasve, pa lejuar shfaqje të ngjyrimeve politikopartiake që mund të krijonin qoftë edhe përçarjen më të vogël. Në këtë frymë ishin edhe shkrimet që bënte për gazetën tonë. Ky orientim i Shoqatës bëri të mundur që ajo të kishte mbarëvajtje në rrugën e saj. Gafuri realizoi edhe një film dokumentar të mrekullueshëm për Kallaratin e

kallaratasit brenda e jashtë fshatit, të cilët me të i bëri të pavdekshëm. Ai, edhe pas lënies me dëshirën e tij të detyrës së kryetarit për t`u hapur rrugën të tjerëve në atë detyrë, vazhdoi të mbetej një anëtar aktiv i kryesisë së Shoqatës dhe bashkëpunëtor i gazetës.

Gafuri kish një ndjesi të veçantë ndaj prindërve, vëllait e motrave të tij. Ai, si djali i madh i familjes, jo vetëm kujdesej e ndihmonte prindërit, por kujdesej edhe për shkollimin e motrave e të vëllait.

I martuar me Ëngjëllushe Begajn, të dy bashkë krijuan një familje të shëndoshë e të harmonishme. Lindën, rritën dhe edukuan më së miri edhe tre fëmijë të vlefshëm për familjen e shoqërinë: Arbenin, Mikelën dhe Mirelën.

Gafuri dallohej për vlerat e tij moraloshoqërore, për sjellje të kulturuar e komunikim korrekt e dashamirës në shoqëri, farefis e familje. Humori i tij ishte i pranishëm kudo, deri edhe në diskutimet që bënte në seancat e Kuvendit të Shqipërisë.

Për vlerat dhe veprimtarinë e tij në dobi të shoqërisë, Gafurit i janë dhënë edhe tituj nderi, si “Qytetar Nderi i Vlorës”, dhënë nga Bashkia e Vlorës, “Nderi i Labërisë”, dhënë nga kryesia qendrore e Shoqatës “Labëria” etj. Në ceremoninë e marrjes së titullit “Nderi i Labërisë”, Gafuri, duke falënderuar për nderin që i bëhej, deklaroi: “Jam krenar që jam lab, sepse të jesh lab është krenari, ndërsa të të vlerësojnë si lab, është nder”. Dhe me të vërtetë, Gafuri ishte një lab i mirë me të gjitha cilësitë e labit dhe një kallaratas nga më të mirët që e donte me shpirt Kallaratin.

Me ndarjen e Gafurit nga jeta, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, shoqëria mikun e mirë, arti e kultura krijuesin e talentuar dhe Shoqata “Kallarati” veprimtarin e përkushtuar të saj. Prandaj, në emër të Shoqatës e timin, i shpreh ngushëllime të thella bashkëshortes, fëmijëve, vëllait e motrave dhe gjithë të afërmëve.

I dashur Gafur, ti u ndave nga jeta, familja e shoqëria, por le pas kujtimin dhe emrin e paharruar.

Në nderim të të ndjerit, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.

Lamtumirë e u prehsh i qetë, i dashuri Gafur!I përjetshëm qoftë kujtimi yt!Në emër të Teatrit “Petro Marko” të Vlorës foli

edhe regjisori Luftar Veshi, i cili, ndër të tjera, vuri në dukje vlerat e larta të Gafurit si krijues letraroartistik.

Seit JONUZAJ

NDAHET NGA JETA ISH-KRYETARI I PARË I SHOQATËS

K/A “KALLARATI”, GAFUR SHAMETAJ

Page 5: Gazeta kallarati, nr 75, maj qershor, 2014

Vijon në faqe 7

Gazeta KALLARATI faqe 5 Maj- Qershor 2014

Populli i Kallaratit, i ndërgjegjshëm se po nuk përveshe mëngët vetë, nuk të vjen mirëqenia e të mirat materiale nga premtimet e politikanëve të sotëm gjatë fushatave zgjedhore, filloi ta shohë me sy tjetër të ardhmen e tij, duke iu shtruar seriozisht punës. Kështu, p.sh. kanë filluar e po ndërtojnë shtëpi të reja e të kompletuara mirë me pajisjet e kohës së sotme; po i shfrytëzojnë plotësisht tokat, duke i mbjellë me kultura të ndryshme; po zhvillojnë blegtorinë duke shtuar kopetë; po zhvillojnë frutikulturën, vreshtarinë, ullishtet, bletarinë e të tjera.

Në fshatin tonë dallohen shumë familje për punë e aktivitet të mirë. Por në këtë shkrim do flasim kryesisht për familjen e Hekuran Ribajt. Hekurani është bir i Kallaratit dhe dhëndër po në Kallarat, në fisin Demiraj, ndërsa nip në fisin Mustaj të Bolenës. Prindërit e Hekuranit bënë miq të mirë në Kallarat, Kuç, Vlorë etj. Unë i njoh shumë mirë këta miq se kemi vajtur e ardhur në shtëpitë e njëri tjetrit, kemi ngrënë e kemi pirë me mirësi e dolli rakinë dhe ata të gjithë gëzojnë respektin tonë e të mbarë shoqërisë ku kanë punuar e jetuar. Ndër këta miq bën pjesë edhe njëri nga kunetërit e Hekuranit, kuçioti Qebir Demiraj, që unë dëshiroj të them diçka për të.

Qebirin e njoh që në fëmijëri, sepse familjet tona kanë pasur vajtje-ardhje me njëra tjetrën, ngaqë edhe nëna ime ishte nga Kuçi. Pas mbarimit të shkollës fillore e 7-vjeçare, unë në Kallarat e Vranisht e Qebiri në Kuç, bashkë kryem Teknikumin bujqësor të Fierit. Me mbarimin e teknikumit dolëm agronomë dhe u ndamë për të punuar në kooperativa bujqësore. Më vonë puna na bëri bashkë në Brataj, unë sekretar lokaliteti Brataj-Kuç e Qebiri agronom i kooperativës bujqësore Brataj-Lepenicë.

Pas një periudhe të gjatë kohe, në Brataj, ne u ndamë: unë u transferova në kooperativën bujqësore Gjorm-Brataj-Velçë, Qebiri agronom në Ndërmarrjen Bujqësore të Kotës, ku më vonë u bë drejtor i saj. Unë vazhdova punën në kooperativat bujqësore të Lumit të Vlorës e të Kurveleshit të Poshtëm me detyrën e sekretarit të byrosë së partisë, ndërsa Qebiri transferohet në departamentin e Bujqësisë të rrethit të Vlorës, ku u stabilizua përfundimisht në këtë qytet. Unë vazhdova të qëndroj pa u larguar nga bujqësia dhe fshati, ku jam edhe sot e kësaj dite.

Qebiri ka qenë e është një kuadër i mirë kërkues ndaj vetes dhe shokëve, bujar e mikpritës në familje e kudo. Me biznesin që ka krijuar me forcat e veta, po i jep një ndihmë të madhe fshatit tonë dhe zonës, duke u siguruar të gjithë bazën e nevojshme për zhvillimin e ekonomisë fshatare, siç janë të gjitha llojet e farërave të grurit, misrit, jonxhës, patates, qepës e perimeve të ndryshme. Ai u siguron fidanët për zhvillimin e vreshtarisë, ullirit, pemëtarisë, agrumeve. Gjithashtu siguron të gjitha llojet e ilaçeve që përdoren kundër sëmundjeve të kulturave bujqësore e të frutikulturës, duke dhënë edhe udhëzime të përpikta se si e kur të përdoren ato.

I martuar me motrën e Hekuranit, Takdiren, të dy kanë krijuar një familje të shëndoshë e të harmonishme. Kanë lindur edhe tre fëmijë, njëri më i mirë se tjetri, janë kujdesur për shkollimin e tyre, për krijimin e familjeve nga ana e tyre dhe për sistemimin në punë sipas profilit të shkollimit të tyre.

Unë e Qebiri jemi edhe baxhanakë. Jemi të dy dhëndurë në fisin e mirë të Ribajve. Ribajt kanë dhënë kontribut të madh në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. Ata kanë dhënë edhe gjak për arritjen e çlirimit dhe mbrojtjen e ndërtimin e atdheut të çliruar. Prandaj, ne me Qebirin, kudo që kemi punuar e drejtuar, i kemi nderuar Ribajt dhe bashkëshortet tona, Takdiren e Viton.

Qebiri është edhe një mik i mirë e dashamirës i Kallaratit e i shoqatës së tij. Në farmacinë e tij bujqësore, ai, krahas pesticideve, mban, shpërndan e shet edhe gazetën “Kallarati”, mban e dorëzon me korrektësi të madhe si lekët e shitjes së gazetës, ashtu edhe çdo letër a informacion që vjen nga fshati për Redaksinë e gazetës apo kryesinë e Shoqatës. Prandaj Hekurani ka të drejtë të krenohet me një kunat të tillë,

pa nënvlerësuar edhe të tjerët. Hekurani familjarisht dallohet si

punëtor i mirë që lufton për të shtuar të ardhurat dhe mirëqenien me forcat e veta. Ata e shfrytëzojnë tokën duke mbjellë grurë, misër, jonxhë, tërshërë, perime etj. Shtëpinë e kanë rindërtuar e pajisur me mjete të kohës. Si drejtim kryesor të veprimtarisë ekonomike kjo familje ka blegtorinë, nga e cila sigurojnë të ardhura të mira. Ata kanë mbi 150 krerë dhën, të cilave u kanë ndërtuar stalla bashkëkohore. Gjithashtu punojnë edhe me bletën, frutikulturën etj.

Hekurani me bashkëshorten e tij, Hizmon, kanë lindur dy djem e dy vajza. Vajzat i kanë martuar në familje të mira, kurse djemtë po i ndihmojnë të krijojnë familjet e tyre. Njëri nga djemtë merret me tregti në Vlorë, tjetri në fshat merret me blegtori, të cilën e ka me shumë pasion. Të dy vëllezër janë djem

për së mbari, të dashur, të respektuar e të gjendur për shoqërinë. Kështu, p.sh. kur i ndjeri Luan Shakaj humbi jetën aksidentalisht në mal, ishte Blerua i Hekuranit me shokët e tij Blerim Xhaferaj, Renato Hoxhaj, Sokol Strataj, Franko Begaj, të cilët në kushte shumë të vështira terreni malor dhe natën vonë e nxorën trupin e tij dhe e çuan në familje, duke u shoqëruar edhe nga shumë shokë, të afërm e bashkëfshatarë të tjerë të të ndjerit.

Hekurani njihet si njeri i dashur, i respektuar, bujar e mikpritës. Ai është dhe aktivist shoqëror, duke marrë pjesë rregullisht në veprimtari të ndryshme që zhvillohen në fshat, jep mendime të drejta për problemet që diskutohen në fshat. Pajtohet vazhdimisht në gazetën “Kallarati”.

Nga Thimi Mitko, vepra, Tiranë 1981

Qëmtuar dhe saktësuar nga Seit Jonuzaj në bazë të trashëgimisë gojore, që tregonin kallaratasit e moshuar.

Këngë vaji (Vepra e cituar, f.215).

Në një vdekje në fshatin Tërbaç, nga Kallarati dhe nga Dukati, sipas zakonit të vjetër, kishin ardhur dy palë gra, për të qarë mikun e tyre të përbashkët, që kish ndërruar jetë. Pasi qau mikun, njëra nga gratë e fshatit Dukat shfrytëzoi rastin për të qarë edhe një njeriun e saj të vrarë nga një kallaratas, me këto ligje:

O imzot, o vedërploti,Sos të vrau i smokthinjoti,Në Kapokudhës Qirhati,Po të vrau i Kallarati...............................

Një nga gratë kallaratase, pasi hoqi në zemër “Hëj-hëj”, iu përgjigj flakë për flakë dukatases:

Hesht, o motër, se shumë e qave,Kallaratin shumë e shave.Kallarati jelekguntë,Po pret e vret jelekuqtë.Kallarati derrkuc i derrkucKëputi sumbullën e jelekut,Ia vërviti plumb dyfekutDhe e shtriu si dyshekunMe të tretën e fishekut.Ju vini të merrni gjak E ata ju vrasin prapë.Ti je një bijë tërbaçe,U jam bijë kallafate,Mo na bëj të qajmë inaçe,Po na le të qajmë fshaçe.

Populli i kallaratit jetën e ndërton me forcat e tij

Grimca poetike nga folklori popullor që lidhen me Kallaratin

Nga: Bejo Xhaferaj

Page 6: Gazeta kallarati, nr 75, maj qershor, 2014

Gazeta KALLARATI faqe 6 Maj- Qershor 2014

Kallarat legjendë trimërie

Kallarat legjendë trimërie, Trima kanë lindur nga ti,Dijetarë të gjuhës shqipe,Gjurmë ke lënë në histori.

Historia jote e lashtëËshtë vetë një mrekulli.Me çdo të huaj luftovePër vatan e Shqipëri.

Në Kunjovë rrënjët i ke,Në Bogonicë erdhe ti,Fshatin prapë aty ndërtove,Dy-tre kate çdo shtëpi

Me rrugica dhe sokaqeUniformë planimetri,Dritë e hije rrezatojeNën Bogonicën ti.

Arkitekturë e lashtëSot të jep një nostalgji,Po ta shikosh me vëmendje,Dëfton kulturë e dituri.

Nga greku ti u sulmove,Sulmi i tij në befasi,U dogje e u shkatërrove,U bëre shkrumb e hi.

Greku shumë e pagoi,Me andartë e ushtri,Kur mendja s`ia moriTë vritej komandant Cullaqi.

Kallarat legjendari,Trim mbi trima qe ai,Komandantin e qëlloi,I dha plumbin në gji.

Ndaj dhe sot ne kujtojmëNjëqind-vjetorin e zi.Fshat i bukur, s`të harrojmë,Të gjithë do vijnë këtu te ti.

Ktheu ti, o djalë i nënës,Eja ti, o vajzë mali,Të bekuar nipër e mbesa,Ejani këtu te zalli.

Baballarët ju i keniTë lindur nga vend stërralli,Të kalitur në furtunëMos harroni ju vatanin.

Nëna sofrën e ka shtruarPlot me mall e dashuri,Djem e vajza të bekuar,Nëna ju uron shumë mirësi.

Disa plagë Nëna ka marrë,Disa zemra janë lënduar,Djem e vajza na i ke marrë,Ti, o zot i dëshiruar.

Yje ata qenë,Yje do të mbeten,Simbol të fshatit tonë,Kujtimi i tyre s`do të tretet.

Yjet tanë të pashuar,Nëna u shpreh ngushëllime,Zëri i Nënës i bekuar,Juve ju thotë shumë urime.

Selam JONUZAJ

Shtatë prill, ditë e hënë,Në pasdite seç u nxiVjen një lajm e një gjëmë,Shokë, u vra Luani!

Qysh e priti ajo nënë,Kush ia tha lajmin e ziMotrat seç u prekën rëndë,Ç1u bënë korbat mavri.

Qysh do bëjë e zeza gruaSe i le katër fëmijë,Qysh do bëjë e zeza vajzë,Do qajë, babë xhani.

Ç`u bëre Luan vëllai,Pse nuk të shohim me sy,Pse i le të gjithë mënjanë,Shokë edhe miqësi.

Erdha lart e të kërkova,Po nuk të pashë me sy,Fola fort, por nuk dëgjove, Vallë ku ke vajt e rri.

Dua të bëj muhabet,Dua të pimë raki,Dua të bëjmë shaka,Siç dinim unë e ti.

Bashkë u lindëm e u rritëmNëpër male shtegtarë,Ne e dimë ç`kemi hequr,Kemi qeshë e kemi qarë.

Kur po shkruaj këto vargjeLotët më venë rrëke,Pse na ike more burrë,Apo nuk doje me ne.

Atje gjete shoqërinëMemon me gjithë Avninë,Ilirjanin e Kadrinë,Bujanin e Bardhosh zinë.

Motra të erdhi nga prapa,Pati hall mos të zijë vapa,Të të jepte një gotë ujë, Të pyeste mos je sëmurë.

Ëndërroj

Ëndërroj të fluturoj në krahët e një zogu,Të thith ajrin e pastër të bjeshkëve,Të pi ujë te kroi që buron nga mali,Të qetësohem në hijen e lisit me lëndë,Të ha manaferrat e egra në pyll,Të rrokullisem në fushën me grurë e lulëkuqe, Të dëgjoj me endje cicërimin e bilbilit,Të dëgjoj kërcitjen e misrit që piqet në thëngjij,

O shtatë prilli i zi

Çamëri e bukurMe shumë lezeteVendet që ke lënëAmanetet s`treten.

Në nëntokën mëmëNjerëzit keni lënëMbi varret e tyreGreku shkel me këmbë.

Gjaku nën tokëZien si vullkanSi heshta me gjëmëAi do të dalë.

Si shigjetë e kuqePër mbi hapësirëMbi tokat e tyreAi do shndërrojë.

Se atje kanë lindëShumë e shumë fëmijëKockat e të parëveAtje, atje rrinë.

Në shekuj i lindeNë shekuj i rriteTokë e bukur çameToka çame mëmë.

Qysh duron e zeza nënë,Qysh, qysh rri në këmbë,I rreshtoi në një radhë,Katër vajza e një djalë.

Komandant PelivaniNjë fishek kishte gjerdani,Nuk deshi që t`i vinte djali,Po atë e mori malli.

Latë fëmijë, nipër e mbesa,Do ju kujtojnë në breza,Pse është kaq e shkurtër jeta?Kur do gjendet e vërteta?

Ka shumë ligje dhe lotTë gjithë s`i shkruaj dot,Pse na e more Luanë,Shtatë prill, ç`borxh të pamë!

I paharruar do mbetesh në zemrat dhe kujtimet e shokëve, miqve dhe gjithë të njohurve të tu. Brahim GOXHAJ

Ti, o greku fqinjëQë shumë gjak ti derdheMbi martirët çamëMbi fëmijët e tyre.

Qau nëna për fëmijëQau motra për vëllanëQanë gjyshet dhe rënkuanAmanet ato u lanë.

Nuk e harrojnë fëmijërinëGjaku i tyre u derdh lumëSi kristal i kulluarGonxhet pa çelë u këpunë.

Të pafajshëm si gjithmonëÇ`të keqe ata bënëO katil e o mizorI pabesë si gjithnjë.

Kur të huajt i pushtuanMe çamët bashkë i luftuanMe osmanë dhe gjermanëGjakun derdhë për vatanë.

Përse veten e vlerësoveDhe të tjerët i mohoveNga tokat e tyre i dëboveDhe çdo gjë ua sekuestrove

Amanetin s`e tret dheu-Me rastin e 70-vjetorit të masakrës greke ndaj çamëve-

Të bëjmë thirrje të pendoheshPër gjithçka që ke bërëËshtë tokë e stërgjyshllarëveÇamët kanë lindur në të.

Është koha e reflektimitËshtë koha e diskutimitUlu ti në tavolinëPër gabimet që ke bërë.

Fjala jonë është e prerëPër fajet që ti ke bërëTokën çame ku kanë lerëMos e mbaj peng ti atë.

Toka mëmë nuk sfidohetSado vite që të shkojnëDashuria më shumë shtohetÇamët tokën s`e harrojnë.

Kujtojnë Marko BoçarëEdhe kapedanë të tjerëStërgjyshërit e tyre me radhëLuftëtarë me Skënderbenë.

Një popull që ka luftuarSot ndodhet pa atdheGjaku i tyre shumë i çmuar I kujton si përherë. Selam JONUZAJ

Të lahem në ujin e kthjellët të detitDhe të shkel në rërën e kristaltë.Malli shumë më ka marrëPër tokën dhe gurët e vendit tim,Endem midis gratacielave në Nju-Jork,Por zemrën e mëndje i kam te ty Atdhe Shqipëri.

Teuta Dautaj-Hasko, New York

Page 7: Gazeta kallarati, nr 75, maj qershor, 2014

Grimca poetike nga folklori popullor që lidhen me Kallaratin

Gazeta KALLARATI faqe 7 Maj- Qershor 2014

Fjalë lapidare

nga historia

“Edukatë spartanësh”Spartanët (në Greqinë e lashtë) stërviteshin në një mënyrë tepër të rreptë për të përballuar vështirësitë e luftës. Ata jetonin në kushte tepër të vështira për t`u kalitur në mënyrë që beteja t`u dukej e lehtë. “Edukatë spartane” përdoret për një disiplinë skrupuloze të rregullt. Përdoret edhe “drekë spartanësh”, pasi krahas të tjerave, spartanët mësoheshin edhe me ushqim të pakët dhe të keq. Shprehja “drekë spartanësh” ka kuptimin e një sofre apo tavoline të varfër.

“Eminenca gri” Historia e lindjes së kësaj fjale (eminencë-lartësi, hirësi, shënim i S.J.) është kjo: Një ndihmës i Risheljesë, për t`u dalluar nga kolegët e tij, vishte mantel gri. Sot “eminenca gri” përdoret në rastin e këshilltarëve zyrtarë, të cilët qëndrojnë në prapaskenë, por luajnë rol në politikën e madhe, dëgjohen shumë nga shefat e tyre, pavarësisht pozicionit dhe shkallës së ulët që kanë në administratë.

“Filipiket e Demostenit” Në një gosti të shtruar për nder të delegacionit të qytetit të Athinës nga mbreti Filip II i Maqedonisë, oratori Demosten shpërtheu kundër mbretit jo me fjalë të ashpra, por të mençura me thelb të së vërtetës historike. Fjalët që iu thanë mbretit Filip dhe popullit të Athinës në atë kohë nga Demosteni quhen filipike. Filipi nuk ia fali Demostenit, derisa e detyroi të pijë helmin. Filipiket janë kthyer tashmë në një gjini të veçantë letrare, një mënyrë të shkruari dhe të foluri shkurt, qartë dhe me ide të thellë.

“Fitore si e Pirros” Në betejën në Heraklea, afër Tarentit (280 para Krishtit), Pirro i Epirit u ndesh me një ushtri romake dy herë më të madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar. Aty ai përdori edhe elefantët, të cilët romakët i shikonin për herë të parë. Në këtë betejë, megjithëse fitoi, Pirroja pati shumë humbje në oficerë e ushtarë. Prej këtej lindi edhe shprehja “Fitore si e Pirros” që përdoret në rastet e arritjes së një qëllimi, por me humbje të mëdha, që në ndonjë rast edhe s`ia vlen.

“Status quo”Shprehje latine që do të thotë gjendje ekzistuese në kohën e dhënë. “Status quo ante bellum” do të thotë gjendje që ekziston para fillimit të luftës. Përdorimi i shprehjes të ruhet status quo, ka kuptimin të ruhet gjendja ekzistuese.

Uji është ilaç natyror për dhimbjen e kokës.Shkak për dhimbjen e kokës është edhe dehidratimi (mungesa e lëngjeve) i trupit, prandaj duhet të konsumohet rregullisht ujë, të paktën dy litra gjatë ditës.

Dukesh më i ri e me lëkurë të shëndetshme.Ju do të dukeni më i ri, kur lëkura juaj është siç duhet e hidratuar. Uji lagështon lëkurën dhe rrit elasticitetin e saj.

ke produktivitet më të mirë në punë.Truri ynë është i përbërë kryesisht nga uji. Pirja e rregullt e ujit na ndihmon që të mendojmë më mirë, të qëndrojmë më syçelët dhe më të përqendruar.

Pirja e ujit rregullon temperaturën e trupit. Ndihmon në tretje dhe kapsllëk.Pirja e ujit rrit metabolizmin, sepse ndihmon në tretje.

të bën me humor të mirë.Në qoftë se konsumon rregullisht ujë, atëherë trupi ndihet shumë mirë dhe njeriu ndihet i lumtur e në humor.

Pirja e ujit zvogëlon rrezikun e kancerit.Lidhur me sistemin e tretjes, disa studime tregojnë se konsumi i shëndetshëm i ujit mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të fshikëzës dhe të zorrës së trashë. Uji hollon përqendrimin e agjentëve që shkaktojnë kancer në urinë dhe shkurton kohën në të cilën ata (agjentët) janë në kontakt me pjesën e brendshme të fshikëzës.

Mungesa e ujit bëhet shkak për:Lodhje,Migrenë,Kapsllëk,Dhimbje të muskujve,Tension jo të rregullt të gjakut,Probleme në veshka,Tharje të lëkurës,Kur trupi arrin dehidrimin në masën 20%, mund të ndodhë rreziku i vdekjes.

7 PËRFITIMET SHËNDETËSORE QË VIJNË NGA PIRJA RREGULLISHT E UJIT

Osmën Kuçi nga Zhulati,Pashai nga Beligrati***.------------- *Përsëritet pas çdo vargu.**Imdat, turqisht-ndihmë.*** Beligrat, emër i vjetër i sllavizuar i

Beratit (Beligrad-Qytet i bardhë).

Vargje nga muza popullore për trimëritë e Kallaratit e të kallaratasve.

***

Kallarati si kala,Të bukur trima që ka...............................Luftojnë burra e gra,..............................

Isa Sejdini, 1914.

***

Qa Bogonica me Valë,Të gjithë malet me radhëPër ata trimat me pallë.O Dervish e o Lame,O bilbil e o Meçe,O ju trimat e lirisë,U tretët për atdhe

Këngë epike historike (Vepra e cituar, f. 265):

Vjen Hyseni* me hordhi,Kallarat me tevabi**.Kallarat mirë e pritën***,Therën desh e e gostitën.Pllakos e zeza Smokthinë,Ca të ligj e ca të mirë,Hysenë si dash e grinë.Qe mik me vezir Alinë.Moj e zeza Hava Meçe, Qysh ngule këmbë e ece,Shtatë djem edhe një keçe,Shtatë bijtë e Havasë,Të bukur për kafazë.

------------ * Hysen Memo Rrazhdo nga Smokthina.

Thuhet se kish bërë gjëra të papëlqyera ndaj fshatit të tij, prandaj e vranë bashkëfshatarët e tij.

** Tevabi, turqisht-shpurë, trima që i shkonin pas një njeriu.

*** Pritjen Hysenit ia kanë bërë Qejvanajt (Totajt) se e kishin mik.

Bythë rrapit Tepelenë ( f. 303),Bir, o bir, Elmaz Dukati*Mbahu se të vjen imdati**,Imdati nga Kallarati,

Dervish me Lame Petanë,Meçe me Bilbil Hasanë*,.................................Ortak me Çelo Picarë,Me Zenel Gjolekë labnë,..................................U mbetën armët varë........................

*Të katër janë trima të kryengritjes kundërosmane, shokë me Çelo Picarin. U arrestuan në dhjetor 1847 dhe u vranë nga turqit më 1848.

*** Kallarat njëqind shtëpi Në mes të kazasë rroftë. Luftuan me trimëri,Bravo, aferim u qoftë! ***Një fshat i vogël në brinjë,Dëgjuar për trimëri. ***Kallarat fshat i pakë,Trima burrat, trime gratëQë të shqyejnë me sëpatë ***Djemtë e Kallaratit trimaLuftonin si vetëtima.Të gjithë trima pa mburra,

luftuan si deli burra.

Marrë nga shtypi i përditshëm

Page 8: Gazeta kallarati, nr 75, maj qershor, 2014

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Petrit Qejvanaj; Çize Xhaferi;

Lefter Hysi; Rami Memushi; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: [email protected] Shtypur në Triptik, Vlorë

Gazeta KALLARATI faqe 8 Maj- Qershor 2014

Nekroologji Më 28 maj 2014,

në Vlorë, u nda nga jeta dhe familja Besie Nexhip Mehmetaj (Hodaj). Kish lindur më 1950 në familjen Hodaj të Tërbaçit. Pas shkollës 8-vjeçare në fshat, kreu shkollën e mesme Pedagogjike në Fier dhe arsimin

e lartë në shkollën e Partisë në Tiranë. Punoi rreth 40 vjet arsimtare në Vranisht e pastaj në Vlorë, ku dha një kontribut të vyer e të vlerësuar në edukimin e brezit të ri. Krahas punës në shkollë, e ndjera ka qenë edhe veprimtare politikoshoqërore. E martuar me pedagogun Hasan Mehmetaj, së bashku krijuan një familje të shëndoshë e të harmonishme, lindën edhe dy djem.

U përcoll për në banesën e fundit me nderime nga familjarët, miq, shokë bashkëfshatarë e qytetarë të shumtë.

Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës i shprehin familjes ngushëllime të thella.

Gjatë kësaj kohe Selo ka qenë edhe për ne një mbështetje e vazhdueshme e veprimtarive me karakter kombëtar, që Zyra e Përfaqësisë Shqiptare këtu në Komandën e NATO-s ka organizuar. Ai ka qenë pjesëmarrës në ceremonitë me rastin e ditës së Pavarësisë, ka qenë pjesëmarrës dhe ka dhënë kontributin e tij në paradën e përvitshme që zhvillohet këtu, ku dhe Shqipëria merr pjesë, duke bërë që vendi ynë të dalë me sukses në këto veprimtari kombëtare. Në aktivitetin e fundit, për disa arsye, nuk dispononim kostume tradicionale të krahinës së Vlorës. Prandaj, një ditë takoj Selon dhe i them: “Selo, unë dua që në këtë paradë ku do parakalojnë të gjitha vendet anëtare të NATO-s, ti të na përfaqësosh, duke u veshur me rroba të traditës kombëtare, por problem është se unë nuk kam rroba të krahinës tuaj. I vetmi kostum që kemi, është i trevave të Mirditës”. Ai qeshi dhe me tha: “Po pse mos ta vesh unë atë kostum, ai është shumë i bukur dhe jam i bindur se do më shkojë. Po ne një jemi, jemi shqiptarë or burrë”! Duke vijuar të më bindë se, sipas bisedave që kishte dëgjuar, Mirdita dhe Vlora kanë shumë gjëra të përbashkëta, si në drejtim të traditës, besës, burrërisë, po ashtu edhe të normave njerëzore. Dhe me të vërtetë ai u vesh me kostumin e trevave të Mirditës dhe siç duket edhe në foto, u paraqit me nivel të lartë në këtë ditë ndërkombëtare, duke përfaqësuar Shqipërinë në mënyrë dinjitoze, Faleminderit miku im Selo.

Selaudini dhe zonja e tij, doktoreshë Anja Çipi, janë një shembull që kanë se çfarë të tregojnë për jetën e tyre, janë një shembull, pasi pavarësisht kalvarëve që ata kanë kaluar, kanë dalë me sukses, duke u bërë njerëz të edukuar e të arsimuar, të aftë e me dinjitet për veten e tyre, për shoqërinë dhe për familjet tyre.

Selo më kishte folur vazhdimisht për prindërit e tij,

por asnjëherë nuk kisha arritur t’i takoja deri në fundin e vitit 2012. Ai më thoshte se Myzo është shumë punëtor, ka bërë shumë punë të ndryshme në Kallarat, por ka qenë edhe blegtor me përvojë dhe vijon të punojë si shofer me një makine të madhe transporti “Truck Driver” këtu në Amerikë. Po ashtu më tregonte për nënën e tij Anetën, duke më thënë se na ka rritur me vështirësi të mëdha, një periudhë kohe ka qenë shumë e ngarkuar për të sepse Myzo u largua për në SHBA dhe asaj i ra e gjithë barra e familjes.

Një ditë, nga fundi i viti 2012, Selo me thotë se do i vinin prindërit nga Miçigani, pasi ishte bërë kohë pa i takuar, por arsyeja më e forte ishte se nga Shqipëria do vinin për herë të parë krushqit, pra, prindërit e Anjes, zonjës së Selos. Ky ishte edhe rasti që m’u dha mua dhe familjes sime të njiheshim

për të mos u harruar kurrë më familjen Qejvanaj. U takuam në shtëpinë e Selos, ku unë isha i ftuar i “Nderit”. Biseduam gjatë, ngritëm dolli sipas traditës dhe uruam miqësinë e re për fejesën e çiftit. Pata rastin dhe kënaqësinë t’i ftoja dhe t’i kem edhe unë në familjen time një natë, ku përsëri kaluam shumë mirë. Myzaferi me tregoi gjera shumë të bukura nga krahina e Labërisë dhe në veçanti për Kallaratin, për jetën e tij, të mirat dhe vështirësitë që kishte kaluar, kohën që kishte emigruar, qëndrimi larg familjes për një kohë të gjatë etj.

Edhe pse larg nga Shqipëria, në familjen Qejvanaj ruhen të gjitha traditat dhe zakonet shqipatare dhe ato kallaratase. Flamuri kombëtar, ashtu si në çdo familje tjetër këtu në Amerikë, do të jetë i varur në muret e shtëpisë. Aneta është një amvisë e përkryer, që nuk lodhet duke gatuar ushqime të traditës shqiptare. Bile Myzua dhe Aneta kanë bërë edhe një video se si bëhet “dollma” dhe “kukureci”, të cilat kam pasur fatin t’i shijojë edhe unë në këtë familje. Në këtë familje ke qejf të dëgjosh edhe melodi me cylë dyjare, ose siç i thonë andej nga ju “longar”, ku Myzua i bie mjaft bukur dhe siç thotë edhe vetë “kujtoj kohën kur isha çoban në malin e Bogonicës dhe në Vale dhe çmallem me ato vende të bukura, ku kam kaluar rininë dhe një pjesë të mirë të jetës time”.

Miqësia vazhdon, për rrjedhojë me rastin e martesës së vajzës, Belit, unë isha i ftuar në familjen Qejvanaj, dhe për vetë mbresat që na kishte lënë kjo familje edhe ne e mirëpritëm ftesën. Më shumë u gëzuan fëmijët e mi sepse do merrnin pjesë në një dasmë shqiptare në Miçigan. Dhe kështu u bë, pavarësisht se Miçigani është 12 orë larg

nga vendi ku ne jetojmë, nuk pati problem që unë të isha familjarisht në këtë dasmë, që do ngelet gjatë në kujtesën tonë familjare. Sipas traditës së Labërisë, neve na u bë respekti maksimal si ushtarak, por në radhë të parë si mirditorë. Aneta na priti me buzëqeshje sikur të ishim njerëzit e saj të afërt, me tiparet e saja fisnike, kishte gatuar shumë ushqime, dhe këtu u vërtetua thënia e djalit të saj, se “ajo vetëm ushqime tradicionale di të gatuajë”. U ndjemë si në shtëpinë tonë, patëm një pritje me të vërtetë vëllazërore, fëmijët e mi u ndjenë si tek “dajat” e tyre. Ishte një dasmë e bukur, u takuam me shumë shqiptarë të tjerë, muzika ishte edhe nga Amerika, por mbisundoi ritmi i këngëve dhe valleve shqiptare dhe të krahinës së Vlorës.

Kështu u njoha me këtë familje kallaratase, me këta njerëz të mirë, patriotë të vërtetë, që e ndjejnë mungesën e vendit të lindjes së tyre, e ndjejnë mungesën e njerëzve të zemrës, mungesën e nënës, mungesën e vëllezërve, kushërinjve, shoqërisë së fshatit ku u rriten së bashku, ku kaluan vitet e rinisë, ndjejnë mungesën e gurgullimit të lumit të Shushicës, ndjejnë mungesën e aromës së malit dhe mungesën e aromës së luleve të livadheve të Kallaratit, ndjejnë mungesën e brigjeve të kristalta të detit Jon, që e kanë shumë afër, por në shpirtin e tyre gjithmonë ekziston një ndjenjë e fuqishme, ajo ndjenjë që karakterizon çdo shqiptar të denjë, kthimin një ditë në vendin e lindjes për të bërë një investim në të mirë të kësaj zone, në të mirë të atyre burrave e grave të kësaj krahine, në të mirë të brezit të ri, që kanë ëndrra te reja për

një jetë më të mirë, por që për momentin po përballen me ngarkesat e saj.

Faleminderit familja e nderuar Qejvanaj, për bujarinë, mikpritjen, për mbështetjen e vazhdueshme, për kontributin tuaj në të mirë të çështjes shqiptare, për respektin e treguar ndaj meje dhe ndaj familjes time. Zoti ju bekoftë familjarisht! Me këtë rast edhe gjithë kallaratasve iu uroj shëndet dhe suksese kudo që ndodhen.

Me respekt. Kolonel Tonin Marku, Përfaqësues Ushtarak Kombëtar në Komandën e

NATO-s Norfolk, SHBA

Më 13 prill 2014 në Tiranë u nda nga jeta Afeza Remzi Meçaj. Kish lindur në Kallarat më 1930 në familjen e Remzi e Alemë Janjaj. Gjatë LANÇ Afezaja ishte aktiviste e Rinisë Antifashiste. Pas çlirimit mori pjesë në aksione për rindërtimin e vendit. Ajo punoi në ndërmarrje ekonomike.

E martuar me ish-partizanin, oficerin

bolenas Dule Meçaj. Lindën e rritën katër fëmijë të vlefshëm për familjen e shoqërinë.

U përcoll me nderime nga familjarët, miq e shokë të familjes duke lënë pas emrin e mirë të saj.

Faleminderit familjes Qejvanaj