metropol 3 qershor

24
IDRIZI PREZANTON TAHIR MUHEDININ Pronat çame kërkojnë zgjidhje, shumë para në gjyqe »3 META FUSHATË NË SKRAPAR Kreu i LSI premton projekte për bujqësinë, punësimin e të rinjtë »9 E HËNË 3 QERSHOR 2013 VITI IX, NR. 2991 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5 gazetametropol.com PENSIONET Mosha dhe kushtet e përfitimit për fermerët »8 KANDIDATIT TË PD 600 gr tritol në derën e shtëpisë Ardian Kollozit Dyert e banesave të pallatit sposto- hen me disa metra nga shpërthimi. Ngjarja e rëndë në 2 të natës. Pistat e policisë »11 Dokumentet që duhen dorëzuar dhe afatet. Programi që do të zbatohet për të punësuarit në bujqësi Emrat e miratuar nga ISSH për pensionin suplementar Ish-ushtarakët »12-17 Nga NEBIL ÇIKA Rama, Vlora dhe lista e “Vorio-Epirit” Nga ARTAN DUKA Murit me kokë apo diellin me shoshë »18 »19 Opinion »6 »2-3 Krerët politik vijojnë takimet zonë më zonë për prezantimin e programeve për qeverisjen e ardhshme, ftohen dhe emigrantët FUSHATA ELEKTORALE »11 UNAZA E RE I jepet zgjidhje furnizimit me ujë të bllokut të ri të pallateve PRAGU I ZGJEDHJEVE Zguri: Partitë të mos ndryshojnë komisionerët, krijohen probleme »4 Basha vijon me realizimin e projekteve në zonat e Tiranës. Nis puna për infrastrukturën në Kinostudio »6 PREMTIMET DHE REPLIKAT NGA POSTIMET E BERISHËS DHE RAMËS GARA E SHPALLUR MES KANDIDATËVE KRYESORË TË FUSHATËS ANKESAT E NDJEKËSVE DHE FSHIRJET E POSTIMEVE NGA “KUJDESTARËT” “Ndizet” Turqia, protesta kundër Erdoganit Konfliktet, çfarë i ndryshon komunitetet Shoqëria civile, si çelës për ndryshimin DAN BROWN Rikthimi i Mr. Langdon BOTE & HISTORI FUSHATA E KOMENTEVE NË FAQET E POLITIKANËVE

Upload: gazeta-metropol

Post on 12-Mar-2016

364 views

Category:

Documents


12 download

DESCRIPTION

politika ne facebook , pensionet, tritol kollozit

TRANSCRIPT

Page 1: Metropol 3 qershor

IDRIZI PREZANTON TAHIR MUHEDININ

Pronat çame kërkojnë zgjidhje, shumë para në gjyqe»3

META FUSHATË NË SKRAPAR

Kreu i LSI premton projekte për bujqësinë, punësimin e të rinjtë»9

E HËNË3 QERSHOR 2013VITI IX, NR. 2991TEL: 04 2 233 991FAX: 04 2 233 998ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5 gazetametropol.com

PENSIONET Mosha dhe kushtet e

përfitimit për fermerët

»8

KANDIDATIT TË PD600 gr tritol në derën eshtëpisë Ardian Kollozit

Dyert e banesave të pallatit sposto-hen me disa metra nga shpërthimi. Ngjarja e rëndë në 2 të natës. Pistat e policisë

»11

Dokumentet që duhen dorëzuar dhe afatet. Programi që do të zbatohet për të punësuarit në bujqësi

Emrat e miratuar nga ISSH për pensionin suplementar

Ish-ushtarakët

»12-17

Nga NEBIL ÇIKA

Rama, Vlora dhe lista e “Vorio-Epirit”

Nga ARTAN DUKA

Murit me kokë apo diellin me shoshë

»18

»19

Opinion

»6

»2-3

Krerët politik vijojnë takimet zonë më zonë për prezantimin e programeve për qeverisjen e ardhshme, ftohen dhe emigrantët

Parrullat dhe posterat nuk kursejnë objektet e kultit, protestojnë klerikët

FUSHATA ELEKTORALE

»11

UNAZA E RE

I jepet zgjidhje furnizimit meujë të bllokut të ri të pallateve

PRAGU I ZGJEDHJEVE

Zguri: Partitë të mos ndryshojnëkomisionerët, krijohen probleme

»4

Basha vijon me realizimin e projekteve në zonat e Tiranës. Nis puna për infrastrukturën në Kinostudio »6

PREMTIMET DHE

REPLIKAT NGA POSTIMET

E BERISHËS DHE RAMËS

GARA E SHPALLUR

MES KANDIDATËVE

KRYESORË TË FUSHATËS

ANKESAT E NDJEKËSVE

DHE FSHIRJET E POSTIMEVE

NGA “KUJDESTARËT”

• “Ndizet” Turqia, protesta kundër Erdoganit• Konfliktet, çfarë i ndryshon komunitetet• Shoqëria civile, si çelës për ndryshimin

DAN BROWNRikthimi i Mr. Langdon

BOTE & HISTORI

FUSHATA E KOMENTEVE NË FAQET E POLITIKANËVE

Page 2: Metropol 3 qershor

02 E hënë 3 qershor 2013 •

« POLITIKË

Ervin Koçi

“Facebook”-u është kthyer në një organ zyrtar të politi-kanëve shqiptarë për të bërë fushatë elektorale. Për këtë mjafton të klikojmë në disa prej faqeve të deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë. Secili prej kandi-datëve poston në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” sta-tuse, fotografi nga aktivitetet apo dhe njoftime për takime të radhës elektorale. Por si i presin ndjekësit e këtyre politikanëve publikimet që ata bëjnë? Nga një vëzhgim i bërë nga gazeta “Metropol” rezulton se pjesa më e madhe e reagimeve janë pozi-tive, si urime dhe lëvdata, por ka dhe komente negative, nga tallë-set deri te më fyeset, komente këto që janë të pranishme te politikanët e të dyja kampeve kryesore, PD-së dhe PS-së.

Partia SocialisteDuke vëzhguar disa nga poli-

tikanët kryesorë të kësaj partie, rezulton se pjesa më e madhe e tyre janë në aspektin pozitiv, por ka dhe në aspektin fyes. Le t’i marrim një nga një për disa nga figurat kryesore të PS-së që e përdorin këtë rrjet social.

Edi RamaEdi Rama, si kryetari i social-

istëve, është politikani i majtë më i ndjekur në “Facebook”, gjë kjo që e bën atë dhe ne një nga përdoruesit më të shumtë të këtij rrjeti social. Duke parë postimet e tij të ditëve të fun-dit vërej se kometet arrijnë mesatarisht në 160 për çdo postim, por ato më pikantet numërohen me gishtat e dorës. Konkretisht te postimi i takimit elektoral që ai zhvilloi në Sa-randë, pasi është edhe kan-didat për këtë qark elektoral, njëri nga ndjekësit e tij i kishte postuar: “Kur do vish në Tropo-jë?”, duke ironizuar kandidimin e kryesocialistit në qarkun ju-gor të vendit. Kjo lidhet edhe me arsyen se gjatë qeverisjes së mëparshme socialiste pjesa veriore e Shqipërisë ka qenë disi e diskriminuar nga politi-kat e ndjekura. Krahas kësaj në postimin e Ramës se do të anulonte planin urbanistik të Tiranës pasi të vijë në pushtet dy ndjekësve të tij komento-jnë: “As mos e ço ndër mend se fiton!”, ndërsa tjetri: “Po kështu anulohet, je në rrugë të drejt. Edhe ato votat që ke do t’i humbasësh”, duke dësh-muar në këtë mënyrë ironinë ndaj deklaratave të kreut të PS-së lidhur me historinë e tij të gjatë në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në një nga spotet publici-tare që kryesocialisti Rama ka bërë për këtë fushatë lidhur me

Topalli

Fton emigrantët që të votojnë

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli zhvilli dje një takim me emigrantët shqiptarë në Itali. Gjatë takimit ajo i ftoi të gjithë shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj që të jenë të pranishëm në Shqipëri ditën e zgjedhjeve për të votuar Partinë Demokratike. Takimin e djeshëm Topalli e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në faqen e saj në “Facebook”, ku theksoi se priste me padurim të takonte bashkëkom-bësit tanë që jetojnë në vendin përtej Adriatiku. “Po pres me padurim takimin me bashkatd-hetarët tanë që jetojnë në Itali. Do t’i ftoj të vijnë e të votojnë dhe të fes-tojmë së bashku fitoren e 23 qershorit. Do t’i ftoj të kthehen e të ndërto-jnë të ardhmen e tyre në atdhe. Emigrantët janë aksionarë në çdo arritje të shqiptarëve.” Në për-fundim të postimit të saj Topalli theksoi se “pro-grami ynë garanton 3-5 vjet pa asnjë taksë për çdo biznes që emigrantët e kthyer do të hapin për Shqipërinë e zhvilluar”.

Topi takim në Sauk

“FRD me grup parlamentar pas zgjedhjeve”

Fryma e Re Demokra-tike ka vijuar turin e takimeve elektorale dje në zonën e Sau-kut dhe të Petrelës në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij kryetari i FRD-së është ndalur te fushata elektorale, duke pohuar se partia që ai drejton është pranë qytetarëve. “FRD-ja do të jetë pranë qytetarëve me programin e saj të thjeshtë, modest dhe të aplikueshëm”, - u shpreh Bamir Topi. Gjithashtu ai shprehu bindjen se FRD-ja do të jetë me grup parla-mentar pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe do të përcaktojë qeverinë e ardhshme. Në këtë mënyrë Topi vijon me bindjen e tij se rezul-tati i zgjedhjeve të 23 qershorit do të jetë pozitiv për partinë e tij, pasi edhe më parë ai ka deklaruar se do të jetë forca e tretë politike në vend. Në fund të fjalës së tij kryetari i FRD-së i ftoi qytetarët e Saukut të votojnë për FRD-në, si alternativa më e mirë në spektrin politik, duke theksuar se partia e tij është pro moralit politik.

ITALI FUSHATA ELEKTORALE E POLITIKANËVE TË DY KAMPEVE NË “FACEBOOK”

REAGIMET E NDJEKËSVE, socialistët e demokratët me

komente sharëse ndërmjet tyretaksimin, njëri nga ndjekësit e tij e emëron me termin “psikopat”. Ndërsa në postonim e shefit të selisë rozë, ku pub-likohet takimi me banorët e Ti-ranës, një person e akuzon atë se ka harruar 21 janarin. duke thënë: “Po 21 janari ku vajti Edi Rama. apo ikën për lesh?”

Postimet negative nuk janë vetëm për Edi Ramën, por edhe për rivalin e tij për postin e kryeministrit, shefin e selisë blu Sali Berisha. Në një nga fotografitë që kryetari i PS-së publikon çdo ditë, duke i etiketuar “fotografia e ditës”, disa ndjekës të tij shajnë me fjalë fyese Berishën, madje deri në kërcënime personale. Në fotografinë që Rama ka postuar është Kryeministri Berisha së bashku me kryetar-in e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, fotografi e fila është e rrethuar nga kazanët e pleh-rave. Veç komentit kërcënues për Berishën këtu ka edhe

komete tallëse për PD-në, ku njëri nga ndjekësit shkruan: “E kanë në dorë Greta me Çiljetën. Këto do të drejtojnë qeverinë dhe prit të shkojmë përpara!”

Sajmir TahiriVeç kryetarit të Parisë So-

cialiste edhe një tjetër nga aktivistët kryesorë, Sajmir Tahiri, ka marrë disa komente negative, të cilat lidhen krye-sisht me programin ekonomik të PS-së. Shumë nga ndjekësit e tij e pyesin atë se si do t’i realizojë PS-ja premtimet, por asnjëherë nuk marrin përgjigje. Konkretisht, njëri nga personat që ndjek publikimet e Tahirit në këtë rrjet social pohon: “Po ju thoni që shteti nuk ka lekë dhe se për 95% të shqiptarëve do të kenë taksa më të ulëta. Po si do ta nxirrni Shqipërinë nga kriza, apo do vini lekë nga xhepi?” Krahas kësaj një tjetër shkruan: “Si do e bësh rritjen ekonomike dhe punësimin

në të njëjtën kohë edhe tak-simin e ndershëm? Kjo do jetë teoria makroekonime për Nobel”, duke i ironizuar prem-timet e socialistëve. Lidhur me deklaratat e kryetarit të PS-së në Tiranë se do të fitojnë zgjedhjet e 23 qershorit disa ndjekës të tij janë skeptik kur pohojnë se “jo kaq të ekzaltuar, se dardha e ka bishtin mbrapa”.

Pandeli MajkoPandeli Majko është

gjithashtu një nga politikanët e majtë që ka marrë disa nga komentet më pozitive në rrje-tin social “Facebook”. Disa prej ndjekësve të tij përveçse e kom-plimentojnë për punën që ai bën, thonë se ai duhet të jetë kryetari i Partisë Socialiste dhe kryemi-nistër i ardhshëm i Shqipërisë. Konkretisht njëri nga ndjekësit e tij thotë: “Ti duhet të jesh kry-etar i PS-së dhe kryeministër i Shqipërisë. Ndërsa një djalë nga Kosova e komplimentin Majkon

për punën që ai ka bërë gjatë periudhës që ka qenë kryemi-nistër, duke pohuar se ai e ka kaluar testin dhe meriton të jetë kryeministër i vendit. Gjatë takimeve elektorale që ish-kry-eministri ka zhvilluar në Tiranë njëri nga ndjekësit e tij shkruan: “E vetmja gjë që ke gabim është se nuk je ti kryetar partie. Po humb edhe Shqipëria, por edhe kombi. Shpresoj se një ditë do ta kuptojmë të gjithë rëndësinë e figurave si ju.” Këto komente pozitive për Majkon janë unike te politikanët shqiptarë, pasi tek asnjëri nga kandidatët për deputetë nuk kishte reagime të tilla. Pjesa më e madhe e ko-mentuesve që e donin Pandeli Majkon në krye të PS-së dhe në krye të qeverisë ishin nga Kosova, të cilët kanë përjetuar luftën me Serbinë, periudhë kjo kur Majko ka qenë kryemi-nistër i Shqipërisë.

Artan LameArtan Lame, ish-zëv-

endësministri i Transporteve gjatë qeverisjes socialiste dhe njëkohësisht edhe kan-didat për deputet nga PS-ja në qarkun e Beratit, është gjithashtu një nga politika-nët që ka marrë disa reagime negative. Edhe pse Lame e ka hapur llogarinë e tij në “Face-book” vetëm disa ditë më parë, ai sërish ka një numër të lartë ndjekësish. Në fotografinë që Lame ka postuar në rrjetin so-cial “Facebook” disa ndjekës e akuzuan atë si pasardhës të komunistëve. Në fotografi ishte një xhami në lagjen “Man-galem” në Berat, ku në muret e saj ishte shkruar: “Fitore Par-tisë Demokratike!”, e shoqëruar me emrat e kandidatëve të kësaj partie. Dy ndjekës ko-mentuan te kjo foto: “O Lame, ku keni gojë të ankoheni për kisha e xhami ju komunistët? Ju i shkulët me gjithë themele e i bëtë magazina koopera-tive kishat e xhamitë. Kësaj ç’i

thoni, qanë xhelati mbasi i pret kokën viktimës?!” Krahas kësaj po në këtë fotografi një tjetër komentues e lidhi shpërthimin e ndodhur në Vlorë pak ditë më parë në shtëpinë e Ardian Kollozit duke pohuar: “O Lame, shkronja janë, nuk është tri-tol si në Vlorë dhe mos u hiq sikur je babai i trashëgimisë.” Gjithsesi, këto ishin vetëm disa nga komentet që ishin bërë në faqen e Artan Lames, pasi pjesa dërrmuese e tyre ishin pozitive për kandidatin e PS-së në qarkun e Beratit.

Partia DemokratikeKandidatët për deputetë

të Partisë Demokratike nuk janë shumë të komentuar lid-hur me postimet që bëjnë në faqet e tyre në rrjetin social “Facebook”, pavarësisht se numri i ndjekësve të tyre është tejet i lartë. Në këtë mënyrë, vetëm dy prej figurave krye-sore të kësaj partie, kryetari Sali Berisha dhe nënkryetarja

Jozefina Topalli. Edhe te pro-filet e këtyre dy politikanëve komentet me përmbajtje nega-tive gjenden me lupë, pasi janë tejet të rralla. Kjo mund të vijë ngaqë vetë administratorët e faqeve të tyre i fshijnë këto deklarata negative ndaj tyre.

Jozefina TopalliNënkryetarja e PD-së dhe

kandidatja e parë e kësaj force politike në qarkun e Shkodrës është bërë një nga përdorue-set më të mira të këtij rrjeti social, pasi çdo ditë publikon aktivitetet elektorale që ajo bën. Komentuesit e faqes shpeshherë i drejtojnë pyetje asaj, por nuk marrin asnjëherë përgjigje, pasi profili i saj është kthyer në një zyrë shtypi mbi aktivitetet elektorale që ajo bën. Përgjigjet e pakthyera të Topallit u vunë edhe më shumë në dukje ku një ndjekës i saj i shkruan: “Je e madhe, zonja Jozefina, por të bëj një pyetje: përgjigje pse nuk na kthen? Krahas këtyre komenteve në disa prej tyre dalin disa argë-tues, ku gjatë takimit që ajo zhvilloi në shtëpinë e Pasho Vasës njëri nga ndjekësit i shkroi: “Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, pasi Topalli ishte ve-shur me një fustan të kuq. Por ashtu si dhe te kandidatët e majtë, edhe te profili i kryepar-lamentares nuk mungonin komentet negative. Njëri prej tyre lidhej me çështjen e kra-hasimit të Shqipërisë me ven-det e Bashkimit Europian, ku thuhet: “Ti të heq trurin, ça Shqipëri Europian thua? Ti kra-hason mizën me elefantin. Ti e di shumë mirë që Shqipëria është vendi më i degjeneruar i Europës. Asistencat sociale që merren jashtë shtetit janë dy herë më të larta se rrogat në Shqipëri. Shqipëria që të arrijë hapin e Bullgarisë do të paktën 10 vjet, sipas ekonomistëve të Bankës Europiane, që Bullgaria është shteti më i dobët në BE.

Page 3: Metropol 3 qershor

03• E hënë 3 qershor 2013

»POLITIKË

O popull, mos e hani sapunin për djathë, mos u gënjeni me pensionet 10 mijëlekëshe, europianët i përdorin për letra higjienike kaq lekë në muaj”.

Duke qenë se është nga qyteti i Shkodrës, njëri nga ndjekësit e kryeprlamentares e akuzon se ka lënë në harresë monumentin e Pasho Vasës, duke pohuar: “Unë do të doja vetëm të bëj një pyetje, zonja Topalli: ku ndodhet busti i të madhit Pashko Vasa? Pasi ju na e përmendni, apo është në një cep të një lulishteje? As në lul-ishte nuk mund të jetë busti i atij burri, duhet të vihet në mes të Shkodrës, aty ku ishin pesë heronjtë e jo aty ku ndodhet i lyer me gëlqere. Uroj t’ju bjerë ndër mend.”

Krahas komenteve që lid-hen me çështjet që prekin qytetin e Shkodrës ka edhe nga ato që lidhen me çështje politike. Konkretisht njëri nga ndjekësit e Topalli shkruan në një nga postimet e saj: “6 me 5 do të dalë rezultati në Shkodër.”

Nënkryetarja e PD-së pak ditë më parë uroi maturantët për provimin e letërsisë. Ajo ka postuar në “Facebook” fo-

tografinë e saj përkrah me djalin e saj, që është matu-rant. Shumë prej komentuesve e uruani atë për suksese të mëtejshme, ndërsa njëri ishte

ndryshe, duke u shprehur se shqiptarët janë popull lajka-tarë. Në koment shkruhet: “E habitshme! I vetmi postim në botë që lexova komentet e mësipërme, komplimente të pafundme për Jozefinën dhe djalin e saj dhe nuk pashë edhe një komentet që të shahet ose të thuhej një fjalë kundër kryetares së parlamentit shqiptar. Ha-ha-ha-ha, çfarë hipokrizie dhe falsiteti shqiptar! Rekord për në “Gines”! Shqipëria vendi i mrekullive, bahçe me lule si në kohën e Enverit”. Ndërsa një tjetër ndjekës shkruan po për të njëjtën arsye: “Si ka mundësi që shqiptarët të jenë kaq servilë?! Lëpirës b... të turkut, pastaj të Enverit e sot të pushtetit më të korruptuar e antikombëtar i Europës.” Këto ishin komentet negative në faqen e kryeparlamentar-es, që janë tepër të rralla për nga intensiteti i komenteve dhe të postimeve të saj.

Sali BerishaKryeministri i vendit është

gjithashtu politikani me më pak reagime negative në “Fa-cebook”. Edhe pse është poli-

tikani me më shumë ndjekës në vend dhe një nga personat që publikon më shumë aktiv-itete se çdo politikan tjetër, komentet negative ndaj tij janë tejet të rrallë, por jo in-ekzistentë. Konkretisht, gjatë mitingut që ai zhvilloi në Kavajë, ku prezantoi kandi-datët për deputet, njëri nga ndjekësit e tij shkruan: “Ikni me Salën, se ju do shumë ai juve. Ah, sa budallenj që jeni!” Ky reagim i ndjekësit ka ardhur edhe për arsye se pjesa tjetër e komenteve ishte tërësisht në aspektin pozitiv.

Një tjetër reagim negativ për Berishën ishte për mitin-gun që ai zhvilloi në Mirditë, duke e cilësuar Berishën si nje-riun që e shkatërroi më shumë se diktatori Enver Hoxha këtë zonë të Shqipërisë. Në koment shkruhet: “Ha-ha, u kujtua edhe për Mirditën në fushatë elek-torale dhe çfarë t’i bëj tjetër! Ia mori krenarinë e dikurshme të Principatës së Arbrit, pak

Mediu takim me banorët e kryeqytetit

“Çështja e pronave duhet të marrë zgjidhje sa më parë”Fatmir Mediu, kryetar i republikanëve, u takua me banorë

të njësisë nr. 3 në kryeqytet si dhe me një grup peshkatarësh në Pogradec. Gjatë fjalës së tij Mediu përmendi çështjen e pronave si një nga problemet kyçe të Shqipërisë, duke po-huar se në mandatin tjetër ky problem do të marrë zgjidhje një herë e përgjithmonë. “Në republikanët çështjen e pronës private nuk e kemi parë si çështje politike, por si një çështje të së drejtës, sepse jetën dhe lirinë na e ka falur Zoti. Por me pronën private ne ndërtojmë mirëqenien tonë. Jeta, liria dhe prona janë të drejta hyjnore, që nuk mund t’i shkelë asnjë au-toritet politik, asnjë shtet dhe asnjë parti politike”, tha Fatmir Mediu, kreu i PR-së. Partia Republikane që prej më shuam se një muaj ka vijuar turin e takimeve elektorale, kjo pasi PR-ja synon që në këto zgjedhje të nxjerrë së paku 3 mandate de-putetësh, duke përfshirë këtu edhe vetë kryetarin Mediu, i cili e ka mandatin e garantuar nga Partia Demokratike.

Balli Kombëtar mbledh shtabin elektoral

Alimadhi: Ne jemi në mbrojtje të çështjes kombëtare

Kryetari i partisë “Balli Kombëtar”, Adriatik Alimadhi, mblodhi dje shtabin e tij elektoral për kryeqytetin. Në takim u vendos të griheshin 40 shtabe elektorale dhe kryetarët e tyre u shprehën të gatshëm për një fushatë të vendosur në 40 njësitë adminis-trative në rang qarku. Kryetarët e shtabeve u zotuan për një punë të vendosur për të marrë mandatin e deputetit në kryeqytet, me gjithë luftën e ashpër elektorale. Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, që kryeson listën e kandidatëve në Tiranë dhe shtabin qendror të partisë në kryeqytet, ftoi të gjithë ata që ndi-hen shqiptarë të votojnë partinë “Balli Kombëtar”. Duke u ndalur në vlerat e kësaj partie, e cila u martirizua dhe ende sot pas 74 vjetësh vazhdon përpjekjet e saj për ta përmbushur deri në fund kauzën e madhe të bashkimit kombëtar, Alimadhi i ftoi të gjithë që të jenë në një emërues të përbashkët me votën e tyre për të pasur përfaqësues që i ndihmojnë në parlament dhe që ngrenë zërin për shqetësimet e hallet e tyre.

PLL mbledh kandidatët e qarkut të Tiranës

Spahia: Në Tiranë do të marrim një mandat deputetiPLL-ja mblodhi dje në një takim listën e kandidatëve për

deputetë në qarkun e Tiranës. Në fjalën e tij kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia, tha se partia që ai drejton udhëhiqet nga bi-znesmenë të suksesshëm, të cilët do të garantojnë mandatin e dytë për këtë parti. “Kandidatët e PLL-së për qarkun e Tira-nës, që kryesohen nga biznesmeni i suksesshëm Agim Kraja, me këtë shtab elektoral kaq të madh dhe dinjitoz jo vetëm që do të fitojmë mandatin e deputetit, por do të kontribuojmë edhe për fitoren e koalicionit tonë.” Duke folur për koalicionin Spahia tha: “Lëvizja e Legalitetit e ndien natyrshëm veten pjesë të rëndësishme dhe plotësuese të koalicionit ‘Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim’. Duke marrë pjesë në këtë koalicion ne kemi ofruar shumë gjëra: ne kemi ofruar historinë tonë politike 89-vjeçare, si parti thellësisht e djathtë dhe markën e papërlyer PLL, që është e njohur për kontributet e pamohueshme dhe të pan-dërprera në dobi të vendit që nga dita e krijimit” - tha ai.

Idrizi takim elektoral në njësinë nr.3 në Tiranë

“Çështja e pronave kërkon zgjidhjesa më parë”

Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet” zhvilloi dje pasdite takimin e radhës elektoral në qarkun e Tiranës, ku është takuar me banorët e njësisë nr. 3 në kryeqytet. Kryetari i PDIU-së, zoti Shpëtim Idrizi, u ka prezantuar banorëve të kësaj zone kandi-datin e PDIU-së për qarkun e Tiranës, zotin Tahir Muhedini. Në fjalën e tij kryetari i PDIU-së u ndal te problemi i pronave, si një prej shtyllave kryesore të partisë “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”. “Duhet zgjidhur përfundimisht çështja e pronave brenda këtij mandati, sepse po harxhohen shumë para, shumë energji për konfliktet gjyqësore. Tregu i pronës duhet të jetë funksional, sepse nuk ka kapitalizëm pa treg të pronave, pa treg të tokës. PDIU-ja, që është përkushtuar për çështjen çame, kërkon të njëjtën zgjidhje dhe për çështjen e pronave në Shqipëri”, - u shpreh ai. Në fund të fjalës së tij Idrizi u bëri edhe një herë thirrje të gjithë banorëve të njësisë nr.3 që më 23 qershor të votojnë partinë “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, si forca e vetme politike që në themel të saj ka çështjen kombëtare.

Enveri e më shumë Saku, e ka-tandisi Rrëshenin në një fshat të madh, ku asnjë nga fsha-tarët nuk ka tokë, ku nuk ka as-një front pune. Me fshatarët e Mirditës të braktisur në masën 80 për qind, ku gjakmarrja merr jetë çdo ditë, ku Kanuni është mbi ligjin, ku dora e shtetit nuk duket askund, ku gjoja Rruga e Arbrit e përshkon për interesin e mirditorëve, që 90% e tyre nuk kanë makina. Pra, gomarët shkojnë edhe rrugës së Zogut, nuk hanë mirditorët as asfalt as premtime, duan punë, duan të jetojnë me ndershmëri në dheun e tyre, në dheun e larë me gjak nga bijtë e arbrit, që nuk kanë ndërruan emrin as në Sali as në Kasem, por mbajnë ata emra të trashëguar brez pas brezi. Mos u lodh kot, o Sali Ram Berisha, se ti e di shumë mirë se Mirdita është e do mbe-tet truri i Shqipërisë demokra-tike, se s’u zë besë mbeturi-nave, vazhdimtarëve të farës famëkeqe komuniste.”

Reagimi tjetër negativ në faqen e Kryeministrit Berisha ishte në publikimin e fotove të bërë gjatë mitingu në Bul-qizë, ku njëri nga ndjekësit e tij i kërkon përgjigje për keqtrajtimin që u është bërë emigrantëve shqiptarë në Itali, pasi vetë personi në fjalë ishte i tillë. “Zoti Berisha, po për emi-grantët çfarë keni bërë? Sa herë që i kanë vrarë shqiptarët në Itali asnjë ambasador nuk është in-teresuar siç bëjnë shtetet e tjera. Sa herë na kanë ulur, sa herë na kanë shfrytëzuar, sa herë na kanë ofenduar, asnjëherë nuk kemi pasur mbështetje nga shteti ynë. Më jepni një motiv, zoti Berisha, që të vij e të votoj”, - thuhet në koment.

Këto ishin disa nga reagimet negative ndaj shefit të qever-isë, por në çdo postim që ai bën në rrjetin social “Facebook” arrin të marrë mesatarisht nga 180 komente dhe në çdo postim të tij pjesa dërrmuese e reagimeve janë në aspektin pozitiv, madje disa prej tyre e kanë cilësuar si Skënderbeun e dytë të Shqipërisë.

Secili prej kan-didatëve poston në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” sta-tuse, fotografi nga aktivitetet apo dhe njoftime për takime të radhës elektorale. Por si i presin ndjekësit e këtyre politika-nëve publikimet që ata bëjnë? Nga një vëzhgim i bërë nga gazeta “Metropol” rezulton se pjesa më e madhe e re-agimeve janë pozi-tive, si urime dhe lëvdata, por ka dhe komente negative, nga tallëset deri te më fyeset...

Page 4: Metropol 3 qershor

04 E hënë 3 qershor 2013 •

« POLITIKË

Ervin Koçi

Anëtari i Komisionit Qen-dror të Zgjedhjeve Kle-ment Zguri u bëri apel

partive politike që të mos ndërrojnë anëtarët e komision-eve zonale të administrimit zgjedhor pa pasur arsye për ta bërë këtë. Këtë deklaratë Zguri e bëri gjatë një takimi që zhvilloi me komisionerët e KZAZ-ve, ku ka kërkuar funksionimin e zgjed-hjeve konform ligjit dhe Kodit Zgjedhor. Në këtë qytet do të ketë tri pika ku do të numërohen votat e zgjedhësve. Përgatitjet për zgjedhje do të shoqërohen me trajnime të komisionerëve, monitorim të medieve etj.

DeklarataDeklarata e Zgurit, edhe pse

në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, ishte për zëvendësimet e anëtarëve të KZAZ që ka bërë Partia Socialiste. Në disa mbledhje të shkuara PS-ja nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor në Komisionin Qen-dror të Zgjedhjeve ka kërkuar zëvendësimin e anëtarëve të KZAZ-ve, por pa paraqitur ar-gumentin e tyre. PS-ja i bën këto ndërrime pasi Kodi Zgjed-hor ka lënë hapësira të tilla që rokadat e komisionerëve mund

ANËTARI I KQZ-së U BËN APEL PARTIVE POLITIKE PËR NDALIMIN E ROKADAVE TË ANËTARËVE TË KZAZ-VE

Zguri: Komisionerët të mos ndërrohen pa arsyeProblemi i trashëguar, palët akuza njëra-tjetrës për blerje komisionerësh

të bëhen deri në ditën e zgjed-hjeve. Por futja e këtyre vendi-meve të njëpasnjëshme në KQZ sjell ngadalësim të punës së institucionit që organizon zgjed-hjet në vend, pasi fluksi i vendi-meve të prapambetura ka bërë që KQZ-ja të organizojë edhe dy mbledhje në ditë, në mënyrë që të kapë ritmin e kohës.

ProblematikaProblematika me anëtarët e

KZAZ-ve ka disa vjet që vijon, dhe kjo kryesisht nga Partia

Socialiste, e cila pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 akuzoi Kryemin-istrin Berisha se i kishte blerë komisionarët e saj. Kjo ka sjell që PS-ja të mos ketë shumë besim tek anëtarët e saj të komisioneve zonale të admin-istrimit zgjedhor dhe here pas here i ndërron ata. Veç kësaj edhe në zgjedhjet vendore të vitit 2011 socialistët vijuan me të njëjtat argumente pas hum-bjes së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Deklarata që u bënë

në atë kohë nga shefi i PS-së Edi Rama për komisionerët e tij ishte akuzë e drejtpërdrejt ndaj tyre, duke i cilësuar “mercenarë”. Në këtë mënyrë kanë lidhur edhe problemet me ndërrimin e anëtarëve të KZAZ-ve përpara zgjedhjeve. Gjithsesi, kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, u kërkoi përfaqësuesve ligjorë të partive politike që të gjejnë konsensusin dhe të vendosin për një datë të përbashkët si afat përfundimtarë për zëv-endësimin e komisionerëve.

“Rama i sëmurë, ja si e urova për ditëlindje”

PD në Pogradec. Berisha: Do të hapim 250 mijë vende pune

Pogradeci ka qenë ndalesa e radhës e Partisë Demokra-tike. Në këtë qytet janë prezantuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Kryeministri Berisha ka prem-tuar hapjen e 250 mijë vendeve të reja pune përpara këtyre banorëve dhe trefishim të granteve për bujqësinë. “Ne ia dolëm të ruajmë rritjen ekonomike në Shqipëri, që Shqipëria të jetë ndër të paktat vende me ulje të papunësisë. Do të hapim 250 mijë vende të reja pune, sepse kemi rritur me dy dhe tri herë bizneset e mesme dhe të mëdha. Hoqëm çdo taksë mbi kapitalet, mbi çdo makineri që ju duhet bizneseve për prodhim. Kjo do sjellë shtimin e investimeve vendase dhe rritjen e investimeve të huaja nga 4 në 6 milionë dol-larë”, - tha kreu i qeverisë. Më herët shefi i qeverisë zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Pogradecit, ku nuk la pa akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Në fjalën e tij Berisha theksoi se Rama vuan nga “kompleksi i Edipit”, duke e cilësuar atë si të sëmurë. Krahas kësaj ai pohoi se e kishte uruar kryesocialistin për ditëlindje. “Shoku është obsesiv, ai vuan nga këto fiksime, por unë jam mjek dhe e kuptoj. Se një herë thoshte që unë fluturoj me helikopter në gjithë Shqipërinë dhe bëj fushatë. Por unë kam thënë që nuk përdor mjetet e punës për fushatë. Unë udhëtoja me një makinë të marrë me qira nga një kompani dhe që paguhej nga PD. Një herë kishte ditëlindjen dhe unë i shkrova, Zoti iu shtoftë rininë viteve tuaja. Ja thashë me dashamirësi, por i duhej ajo që i thashë”, - pohoi shefi i qeverisë. Veç këtyre Berisha premtoi se do të heqë taksat nga 3 deri në 5 vjet për emigrantët që do të vijnë të investojnë në Shqipëri.

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNENë zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr. 8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” ndryshuar me VKB-në nr. 54, datë 24.12.2012 për “Një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.8, dt. 12.10.2011 për “Miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës”, dhe urdhrit nr. prot. 686, datë 27.05.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Politikave dhe Edukimit Mjedisor në Drejtorine e Pergjithshme të Politikave të Zhvillimit dhe Promovimit të Qytetit.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Menaxhon hartimin e zhvillimit te politikave, planeve, monitorimin dhe edukimin per mbrojtjen e mjedisit urban, ruajtjen dhe permiresimin e tij, parandalimin dhe pakesimin e rreziqeve ndaj jetes e shendetit te njeriut. Merr pjese ne hartimin e ketyre politikave per te siguruar permiresimin e vazhdueshem te cilesise se jetes se banoreve si dhe sigurimin e kushteve per zhvillimin e qendrueshem te qytetit te Tiranes dhe territoreve perreth.

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATIN

• Të ketë kryer arsimin e lartë në Fakultetin e Filologjisë, preferohet dega histori-gjeografi• Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fusha të ngjashme.• Të kete diplome Master, preferohet dhe me doktoraturë.• Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE-së.• Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike.• Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup.

PARAQITJA E DOKUMENTAVE

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 01.07.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta.• Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae• Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare• Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara• Certifikata kualifikimi (në rast se ka)• Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit• Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve• Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore• Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar• Dëshmi të gjuhëve të huaja

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo certifikatave.Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe

funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, si dhe literature specifike për këtë pozicion pune.

Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

BASHKIA E TIRANËSREPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTITDREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKESEKTORI I SHPRONËSIMEVE

Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

“Shpallje Kërkese për Shpronësim Publik Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i segmentot rrugor “Ura e Drinit – Ura e Bunës” (Hyrje e Qytetit Shkodër).

Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij pub-likimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me V.K.M. nr. 138, datë 23.03.2000 “Për kriteret tekinke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuri të pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerëso-hen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar.

Pronarët që kanë emrin në listen emëror edhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lid-hur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pro-nësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit).

Vlera totale e shpronësimit është 3.098.361 (tre million e nëntëdhjetë e tetëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë.

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Lista e pronarit qe shpronesohen si rezultat I ndertimit te segmentit "Rruga Hyrese Shkoder"

Nr. Pronari NrEmri Atsia Mbiemri ZK Pas Vlera Shenime

1 SANDER PASHK LUANI 8581 18/699 3098361Proces Rikonformimi

dhe rivleresimiTOTALI 3098361

Page 5: Metropol 3 qershor

05• E hënë 3 qershor 2013

»POLITIKË

Meta premtime të njëjta me Kryeministrin Berisha

LSI e PD u premtojnë qytetarëve rrugën Krujë–Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon një fushatë ele-ktorale e përqendruar te projekti ekonomik që do të aplikohet në vend pas 23 qershorit. Të qenët në qeveri për katër vjet rresht e bëjnë të pamundur që lidershipi i saj të mos flasë jo vetëm sikur të ishte ende në të tilla pozita, por të bëjë të njëjta premtime të kreut të qeverisë aktuale. Kjo e fundit ishte e qartë në vetë fjalën e kryetarit të LSI-së Ilir Meta në takimin elektoral në qytetin e Krujës, ku prezantoi kandidatët për de-putetë. “Ne do të hapim rrugë të reja zhvillimi dhe komunikimi, sikurse është rruga Krujë–Mukje–Tiranë, ashtu sikurse kemi nevojë të bëjmë investime të rëndësishme që kanë të bëjnë me rrugën në vendin e shenjtë të Sari-Salltëkut. Ne do të bëjmë më të mirën për Krujën. Çdo votë e qytetarëve të Krujës është një detyrim i të gjithëve ne ndaj jush. Ne kujdesemi për njerëzit, ne i mbajmë premtimet. Ne jemi njerëz të fjalës së dhënë si fjalë e mbajtur”, - vuri në dukje Meta gjatë këtij takimi. Por po në qytetin e Krujës pak ditë më parë ishte Kry-eministri Berisha, që u premtoi qytetarëve krutanë se në dy vjetët e parë të mandatit të ardhshëm qeveria e tij do të bëjë të mundur lidhjen direkt të Krujës me Tiranën. Në gjykimin e Metës programi i LSI-së për zhvillimin ekonomik të vendit e për rritjen e punësimit është zgjidhja më realiste që ndihmon vendin për të dalë nga situata e vështirë ekonomike dhe për të ecur drejt një ekonomie të qëndrueshme, drejt një ekono-mie që rritet gjithnjë e më shumë dhe në mënyrë afatgjatë. “Për këtë prioriteti ynë është te rritja e prodhimit, te rritja e eksporteve, të cilat do të garantojnë edhe një punësim të sig-urt dhe afatgjatë. Kriza që po ndodh në Itali dhe në vende të tjera të Europës pranë nesh është njëkohësisht një mundësi e shkëlqyer, që duhet ta fitojmë dhe duhet të investojmë në interes të transferimit të shumë aktiviteteve, të shumë fabrikave këtu në vendin tonë vetëm në funksion të rritjes së punësimit. Kjo duke realizuar parqet industriale, lehtësitë infrastrukturore dhe ato fiskale, që tërheqin investitorin e huaj dhe që ne fitojmë punësimin e mijërave krutanëve dhe të gjithë shqiptarëve. Është e rëndësishme që t’i japim punë cilitdo që dëshiron të punojë”, - u shpreh Meta. Njëkohësisht, fokusuar tek ekonomia, meta tha se është detyra e qeverisë që t’i shfrytëzojë të gjitha potencialet që ka Shqipëria.

Në standa u prezantuan vlerat

Orikumi çel sezonin turistik, organizohet festë 24 orëshë

Çelet zyrtarisht sezoni turistik veror në Orikum. Festa fil-loi që në orët e para të së shtunës dhe përfundoi mëngjesin e së dielës. Banorë dhe vizitorë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit kanë shijuar gatimet tradicionale të zonës dhe gastronominë e pasur me prodhime deti, peshk, verë, raki të zonës dhe vaj ulliri. Stenda të shumta me guida turistike u prezantuan përpara të pranishmëve, duke nxjerrë në pah vlerat më të mira të zonës bregdetare, e cila pas pak javësh pritet të mbipopullohet nga turistët. Pjesë e aktiviteteve të shumta kanë qenë edhe koncertet, me këngë të rrymave të ndryshme dhe ku më shumë vend zinte muzika polifonike, me veshjet tradicionale te zones. Atmosfera festive ka vijuar mbrëmjen e së shtunës në diskotekat dhe sheshet e qytezes se Orikumit, të cilat u mbushën me njerëz që festonin dhe gjithcka vijoi deri në orët e para të së dielës. Kreu i Bashkisë së Orikumit Gëzim Capo u shpreh se kjo zonë është gati për të mbajtur një peshë të rëndësishme në pritjen e mijëra turistëve vendas e të huaj. Ndërkaq, një tjetër organizim ka qenë në portin e jahteve, ku Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë or-ganizoi një pritje me rastin e festës së Republikës Italiane.

Premtimet elektorale kanë ardhur dhe për pronat në bregdet. I ndalur në

qarkun Vlorë, kreu i Partisë Socialiste ka risjellë në takimet e tij me banorë të zonave të ndryshme premtimet që ga-ranton kjo parti me ardhjen në pushtet në rast fitoreje në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Kështu, veç zgjidhjes së problematikës që mbartin pronat në bregdet Rama dha dhe këshillat mbi arsyet pse duhet të zgjedhin PS-në.

PremtimiKryetari i Partisë Socialiste,

Edi Rama, prezantoi dje kandi-datët për deputetë në Delvi-në, ku dha një premtim për banorët e qarkut të Vlorës. “Ne do të bëjmë transparencën më të plotë publike për gjithçka ka ndodhur me pronat e Bregut. Për gjithçka ka ndodhur me pronat e shqiptarëve, me ato prona të të parëve të tyre dhe me ato prona të përbashkëta tonat, nga ta cilat nuk mund të lejojmë që të përfitojnë një grusht grabitqarësh, por duhet të krijojmë kushtet që të përfitojë i gjithë populli sh-qiptar”, - u shpreh Rama. Sipas tij, kjo garanci është e diktuar për vetë faktin se vija bregde-tare është mundësia më e mirë e qytetarëve të qarkut për më shumë mirëqenie. “Një nga burimet më të mëdha të mirëqenies për këtë popull është vija bregdetare dhe e gjithë kjo zonë pranë kësaj vije bregdetare, që sot, fatkeqë-sisht është nën kërcënimin e shkatërrimit dhe nën grabitjen e vazhdueshme të atyre që po i lënë pa të drejta mbi pronat trashëgimtarët e gjithë këtyre zonave dhe po kthehen në lati-fondistë tokash me dhjetëra e me qindra hektarë, ndërkohë që nuk kanë asnjë lidhje tjetër me këtë zonë përveç lidhjes që e krijojnë nëpërmjet la-birinteve të korrupsionit krimi-nal me pronat e shqiptarëve”, - u shpreh Rama.

KëshillaNë këtë takim elektoral nuk

mungoi këshilla e kreut të so-cialistëve për votuesit e qar-kut. “Unë di të them se secili prej tyre më 23 qershor ka një zgjedhje shumë të qartë. Nëse voton Saliun, do të vazhdojë të paguajë taksën për biznesin e vogël, do të vazhdojë të pagua-jë taksën e sheshtë 10% mbi biznesin e vogël dhe TVSH-në 20 % e do të vazhdojë të jetojë për aq kohë sa laku i borxheve dhe i pamundësisë për ta mba-jtur dyqanin hapur nuk do ta ketë mbytur përfundimisht biznesin. Po nëse do të votojë Partinë Socialiste, duke harruar çfarë tesere ka në xhep, por duke shkuar në zgjedhje për dyqanin e tij, atëherë me një kryq te numri 29 do të heqë taksën për biznesin e vogël dhe do ta përgjysmojë tatimin

e fitimit”, - vuri në dukje Rama. Sipas tij, dallimi mes një vote për PD-në dhe asaj për PS-në është një dallim i madh, që bën diferencën mes mënyrës se si do të qeveriset vendi pas 23

qershorit. “Do të shkoni të vo-toni për të mbajtur në punë Sa-liun dhe për të ngelur pa punë vetë, apo do të shkoni që të pushoni nga puna Saliun që të vazhdoni të jetoni të vetëpu-

nësuar me biznesin tuaj të vogël dhe t’u jepni mundësinë edhe të tjerëve që të vetëpu-nësohen. Kjo është zgjedhja”, - nënvizoi Rama lidhur me një çështje të tillë.

RAMA PREZANTON KANDIDATËT PËR DEPUTETË NË DELVINË

Premton transparencë për pronat dhe këshillon për votën

RUÇI NË FRATAR: NAFTA DO JETË PASURI PËR MIRËQENIEN E QYTETARËVE

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë për qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi, ka zhvilluar takim me banorët e ko-munës së Fratarit, ku është angazhuar në emër të Partisë Socialiste për shëndetësi falas, për heqjen e akcizës së naftës, për heqjen e taksës së qarkullimit të naftës për bujqësinë. Deputeti socialist u ndal edhe te pasuria e nëntokës së zonës. “E para, ne duam t’i kthejmë Mallakastrës dhe qarkut të Fierit naftën. Ne duam të kthejmë naftëtarët te nafta. Ne duam t’i kthejmë Mallakastrës uzinën. Ne duam të kthejmë Fra-tarin në punë. Ne duam të kthejmë naftën në interes të qytetarëve shqiptarë dhe jo të hajdutëve qeveritarë”, - u shpreh Ruçi, i cili u kërkoi banorëve që më 23 qershor të mbështesin me votë rilindjen e Fratarit dhe të gjithë vendit.

PROJEKTI

“Me programin tonë 160 milionë dollarë për të ujitur çdo metër katror tokë buke në këtë vend, ku nuk duhet të ketë më familje që nuk u japin dot qumësht në mëngjes fëmijëve. Ne do të ulim taksat për të gjitha ushqimet bazë. Është e patolerueshme që të ketë taksa 20% për vajin, për miellin, për vezën, për qumështin apo për bukën. Ne do t’i heqim këto taksa për këto 5 ushqime jetike dhe do t’i bëjmë këto ushqime më të mundshme për t’u blerë, pa shkuar baballarë e nëna që të rrinë në radhë për të shënuar emrin dhe për të marrë borxh me firmë veresie nëpër lista rriskat e bukës. S’ka turp më të madh!”

Page 6: Metropol 3 qershor

06 E hënë 3 qershor 2013 •

« SOCIALE

EMER ATESI MBIEMERAbaz Mustafa DukaAhmet Sadik RexhajAlbert Ismail SajaAli Brahim DemushiAli Sefer RoboAli Isuf UkaAndrea Loni MertiriAqif Ramadan HoxhaAstrit Petrit SaliAurel Miter NushiAziz Rakip EleziBahri Hasan PicariBaki Hasan BehajBarjam Shahin BajramiBashkim Neim XheliliBashkim Ramadan HariziBashkim Ramadan VokaBektash Ali BarjamajBeqir Gani MemeliBesim Abdullah ZusiBesim Dervish DokuBib Ded MoriseniBujar Abaz RamaÇelo Vite DervishajDed Frrok GjociDylber Xheladin MyftariEnver Ibrahim TukaFadil Adem TushaFaik Nezir BegajFaik Rexhep DushkajFatmir Ahmet HoxhaFatmir Azis MaldiFerdinant Hamza HamitiFestim Seit XhelajFetah Ferit ZerjaFetah Rustem GdokoFlorjan Adil PeleshkaFluturak Adem GuriFrrok Mark ShtjefanakuGani Abdulla ThartoriGani Qazim MucajGjergj Tom VukajGjergj Zef ZajsiGjergji Sheref HametajGjin Pal MnelaGjolek Isuf IslamajGjon Gjet MarkuHalit Ibrahim MucaHaxhi Jaup BegotarajHazis Riza MecjaHetem Rakip ShehajHilmi Shaban GjetjaIlo Vasil KallcoIsmail Jakup XhafaIsmet Manxhar HoxhaIsmet Shako XhakajJani Dushi GogaKujtim Sherif SelimajLavderim Selim Jonuzi

Lodovik Llesh NdreajLulash Nikoll MarkuLutfi Sadik HasaniMalko Sadik DyrmishiMaria Nikoll KaranxhaMark Gac VlashajMefa Jashar ZaimiMersin Çobo ÇikaMhill Ndue MarkuMitat Neim BendajMuhamet Islam KalashiMuim Saba HasimajMusa Hamit RreshkaMustafa Novrus XhufiNasho Sotir SubashiNdrec Nikoll MarkuNdue Fran MarashiNik Hysen DedajNjazi Rifat PepaPashk Ndue VatajPashk Pal GjiniPasho Selim NelajPavlin Gjergj TomaPelivan Doka NoraPeti Nasi ÇapuniPetref Isuf HajdariPjeter Frrok GegaPjeter Luigj ZefiPjeter Mhill TrashaQazim Selman SkuraRamazan Shaban KasneciRexhep Mehmet ZaimiRexhep Xhaferr XhaferriRushit Mustafa CikuSali Musa BanaSali Nezir VishaSami Deli CobajSami Qemal KataroSami Xhafer BidajSavo Naqe VelçoSefer Nuri ShkurtaSelman Selim BardhiShkelqim Qazim KastratiShpetim Daut EleziSkender Kamber BistriSokrat Nasi KondakciuTahir Xhemal AlliuTajar Ibrahim HidaTefik Shefqet GjiniThoma Kristo BardhoVangjel Kol ZiuVasil Stefan BlecoVasil Jani ÇapeqiVera Ali LaçiVlash Pjeter KaçorriXhemal Estref QypiXhevdet Avdi GjiniYmer Çelo DervishajZak Ahmet BajroZiver Hakuran Balili

250 RASTE NË DITË, NUK KA SHTRETËR PËR NJERËZIT

Pacientët dynden në QSUT, i harrojnë urgjencat e rretheveErta Bode

Pacientët dynden në urgjencën e Qendrës Spi-talore “Nënë Tereza”, duke

nxjerrë jashtë loje urgjencat spitalore nëpër rrethe, si dhe duke krijuar radhë të gjatë në këtë urgjencë. Fluksi i lartë i pacientëve drejt kësaj qendre tregon qartë se nëpër urgjencat e rretheve nuk ofrohet shërbimi i duhur shëndetësor. Ndërkohë mjekët thonë se urgjencat që vijnë nga rrethet në shumicën e rasteve nuk janë emergjente, ç’ka do të thotë se pacientët nuk zbatojnë sistemin e referimit në shëndetësi. Bluzat e bardha bëjnë me dije se gjatë ditës numri i pacientëve shkon 200-250. Gjithashtu stina e verës sjell shumë raste në urgjencë, që kanë lidhje me shqetësimet që krijon rritja e temperaturës në trup, sidomos te moshat e treta dhe te fëmijët. Drejtori i urgjencës në QSUT, Mehmet Hoxha, shprehet se kjo situatë është shqetësuese sidomos kur në urgjencë paraqiten raste që presin dhe që s’janë për t’u vizituar aty. “Fluksi zakonisht në urgjenca është shumë i lartë. Këto ditë akoma më i lartë, për shkak se janë shtuar shumë pa-cientët kardiakë. Mund të them se sot paraqiten 200-250 raste në ditë, shumica e të cilëve janë të sëmurë kardiakë, por dhe të gjitha patologjitë e tjera, duke përfshirë këtu dhe të sëmurët neurologjikë. Duhet të mini-mizojmë urgjencat fiktive, çka do të thotë që ai që është vërtet për urgjencë ka të drejtë të vijë këtu dhe të marrë ndih-mën e duhur mjekësore, dhe jo një pacient që ka një patologji kronike, që ai e njeh mirë dhe e di mirë. Të mos zgjidhet urgjen-ca si një ndihmë dhe të shman-get sistemi i referimit”, - tha Hoxha. “Pacientët e rretheve duhet të vizitohen në qendrat spitalore përkatëse të rrethit të tyre dhe, nëse konsultohen nga mjeku i asaj qendre se duhet të drejtohen për në Tira-në, kjo është e drejtë”, - shtoi më tej ai. Por pacientët shko-jnë në Urgjencën e QSUT-së pa u vizituar asnjëherë në spitalin e qytetit të tyre. Drejtuesit e urgjencës thonë se një problem tjetër është shpërndarja e pacientëve nëpër pavijonet e ndryshme pas marrjes së ndihmës së parë. Për kryerjen e analizave të ndryshme shpesh duhet të presin me orë të tëra, ndër-kohë që koha e gjatë mund t’ju kushtojë. Hoxha shprehet optimist për aparaturat mod-erne, si koronarografët e rinj dhe për kardioskanerin mod-ern, që shkurtojnë radhët në pritje të pacientëve. Për sa i përket sezonit të verës, kur rastet në urgjencë janë më të shpeshta, drejtuesit e saj tho-në se stafi do të dyfishohet, ndërkohë që në dispozicion janë rreth 52 shtretër.

FILLOJNË PUNIMET PËR PËRMIRËSIMIN NË ZONËN E KINOSTUDIOS

Ujë të pijshëm për banorët në Unazën e ReBasha: Këto janë premtime të mbajtura për Tiranën

Zona e Unazës së Re nuk do të vuajnë për ujin e pi-jshëm, sepse Bashkia e Tira-nës përfundoi tashmë rrjetin e ujësjellësit për këta banorë. Në këtë bllok banimi me 700 familje uji i pijshëm ka munguar prej 22 vjetësh. Kryebashkiaku Lulzim Basha është rikthyer në këtë zonë një muaj pasi u premtoi instal-imin e rrjetit të ujësjellësit, çka përbën një tjetër prem-tim të mbajtur për banorët. Kreu i Bashkisë u ka prem-tuar banorëve se, siç mba-jti premtimin për ujësjellësin, do të bëjë dhe rikualifikimin urban të këtij blloku banimi, shtrimin e rrugëve, gjelbërimin, ndriçimin dhe kanalizimin e ujërave të zeza e të bardha. Kështu, 7000 banorë nuk do të vuajnë më për ujë dhe presin të kenë kushte më të mira në zonën e tyre. Përfundimet e punimeve të çdo sipërmarrje të Bashkisë së Tiranës kanë përkuar pikërisht me pragun e zgjedhjeve në vend. Një tjetër pikësynim për premtimet e

Bashës dhe punët e Bashkisë është zona e Kinostudios, ku linja e re e autobusëve ka sjell një akomodim në transportin urban të njerëzve. Basha u premtoi banorëve se punimet në këtë zonë nisin së shpe-jti dhe planifikojnë ndërtimin e trotuareve, të sistemit të kanalizimeve, të rrjetit të ujësjellësit dhe mbjelljen e 396 pemëve. Kryebashkiaku tha se ky projekt i ri do t’u vijë

Nisja e punimeve

në 30 zona të Tiarës,

ku investimi ka

kapur shifrën prej

mbi 80 mln euro, ku

të paktën gjysma e

fondeve garantohet

nga Bashkia e Tira-

nës, gjysma tjetër

nëpërmjet fondit të

qeverisë dhe Fondit

të Zhvillimit Rajonal.

në ndihmë 8000 banorëve të tjerë. Ndërkohë ai nuk harroi nënvlerësimin e kësaj zone nga ish-kryebashkiaku Edi Rama. “Ai nuk pati pengesë fondesh nga qeveria, por e anashkaloi këtë zonë dhe shumë të tjera në Tiranë”, -tha Basha. Ky investim pritet të përfundojë brenda 12 muajsh dhe punimet për të nisin pa-ralelisht me ato në 30 blloqe të tjera anembanë Tiranës.

PACIENTËT

Drejtohen në urgjencën më të madhe në vend sikur ajo të jetë e vetmja. Të sëmurët nga rrethet harrojnë se kanë qendrat e tyre spitalore përpara se të drejtohen në QSUT. Kjo ka sjellë radhë pacientësh, fluks vizitash, kaos nëpër korridore, çka pengon punën për pacientët që kanë vërtet nevojë për vizitë, duke theksuar se aty nuk shkojnë rastet e urgjencës, por çdo rast që ka një shqetësim shkon e kërkon të vizitohet aty.

Listrat me emrat e rinj për përfituesit e ish-ushtarakëve

Page 7: Metropol 3 qershor

07• E hënë 3 qershor 2013

»AKTUALITET

Fini në Itali vrau Kecin

Vrau njerkun shqiptar se irrihte nënën, zbutet dënimi

ITALI - Po afrohet koha e kontratës së provës te shërbimet sociale për Nikolas Finin, 23-vjeçarin italian që u dënua me gjashtë vjet dhe tetë muaj burg për vrasjen e njerkut të dhunshëm, që ishte shqiptar. Ngjarja ndodhi më 29 qer-shor të viti 2009, kur djali, i cili në atë kohë ishte 19 vjeç, ishte vizituar të enjten nga një ekip specialistësh. Gjykata e Kasacionit mbështeti gjykimin në apel dhe ia kishte ulur tashmë dënimin. Ajo që ndikoi në vendimin e gjykatës ishte sjellja e të riut në kohën e tij në burg. Vrasja ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të datës 29 qershor 2009 në shtëpinë në rrugën “Primo Maggio”, ku i riu ka jetuar me nënën e tij, 40-vjeçare në atë kohë, dhe burrin e dytë, një murator shqiptar me emrin Emilian Keci, i moshës 28 vjeç. Një martesën e tyre ka pasur momente të errëta, ta përbëra nga goditjet dhe ofendimet. Atë natë Keci, në fakt i dehur, e kishte kërcënuar edhe me vdekje. Më tej Fini është rishfaqur në oborrin e shtëpisë me një hanxhar në dorë. I riu nga prapa u goditi tri herë në kafkë. Muratori vdiq disa orë më vonë në spital.

Apeli nga shefi në policinë e Tiranës

Shqetësuese krimet e të miturve në kryeqytet

Të miturit në kryeqytet me vjedhjet dhe krimet e tjera të rrugës përbëjnë fenomene shqetësuese. Nga statistikat e policisë krimet e rrugës si vjedhja e çantave, celularëve dhe bizhuterive kryhen nga kjo kategori personash. Sipas ek-spertëve të policisë krahas këtyre krimeve të miturit përf-shihen rëndom dhe në vjedhjen e banesave. Benet Koka, shefi i sektorit të hetimit dhe parandalimit të krimeve në policinë e Tiranës, tha për një televizion privat: “Ka të mi-tur që merren kryesisht me vjedhjet e banesave dhe loka-leve, sidomos me vjedhjen e banesave. Duke shfrytëzuar staturën e vogël që kanë, fak-tin që janë të vegjël shfrytë-zohen nga të tjerët, ose dhe vetë vjedhin individualisht. Ka një përfshirje goxha të mad-he, pasi vijnë kryesisht dhe nga rrethet. Ka precedent të ri që merret me vjedhje, i cili ka bërë për herë të parë ose nuk është i skeduar, i njohur nga ne. Në këto raste gjithmonë komunikohet me prokurorinë e Tiranës, sepse dhe ligji parashikon një mënyrë trajtimit të veçantë për këta të mitur që kanë për herë të parë. Por në shumicën e rasteve ata që janë përsëritës dhe që është pje-sa dërrmuese e tyre, procedohen dhe arrestohen nga ana jonë.” Ndërkaq në analizën e vitin të kaluar të policisë nga 3655 persona të marrë si të pandehur nga prokuroria, 811 prej tyre ishin të mitur meshkuj, me një rritje shqetësuese prej 27 %, sipas organit të akuzës, krahasuar kjo me vitin 2011, që tregon rritjen e këtij fenomeni negative.

TË 14 FAMILJET NUK LEJOJNË ZBRAZJEN E GODINËS TRIKATËSHE, PËRLESHEN

Sërish përplasje mes përmbarimit e banorëveNuk lejojnë fadromat ta prishin, pretendojnë pronësinë

Pas një periudhe të shkurtër pushimi është kthyer konflikti për pronën te “Pet-ro Nini”, ku familjet rinisën përplasjet me përmbarimorët privatë. Duket se as greva e urisë dhe as kërkesa ndaj Prokurorisë së Përgjithshme nuk e ka zgjidhur problemin e pronësisë së këtij objekti 3-katësh që ndodhet në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë. Dje 14 familjet që përmbarimi i ka nxjerrë nga banesat e tyre janë kon-fliktuar me rreth 14 punëtorë që kanë ni-sur prishjen e objektit ku ata kanë banuar prej vitesh. Banorët, pasi kanë dëgjuar zhurmat rreth orës 4:30 të mëngjesit, janë konfliktuar me punëtorët në këtë objekt, ndërsa policia pezulloi prishjen e objektit. Banorët kanë reaguar për prishjen e bane-

save të tyre, duke deklaruar se nuk dalin gjallë nga këto shtëpi. Rreth përplasjeve për mediet në vendngjarje banorët janë shprehur: “Dëgjuam zhurmat, u ngritëm menjëherë, pamë që këtu kishin hyrë pu-nëtorë të marrë nga rruga. Në orën 4:50 të mëngjesit, si dhe herën e parë, u detyruam t’i përzëmë përjashta. Menjëherë erdhi edhe policia, na thanë ‘qetësohuni, se do të rregullohet çdo gjë’ dhe prishja u pezul-lua. Ata na kanë çarë nga duart me gurë, na kanë bërë copa. Po ne këtu pa vdekur që të gjithë nuk kemi për të dalë.” Ndërsa problemin e pronësisë një tjetër banor e shpreh me fjalët: “Nee nuk kemi hyrë sot, kemi 70 jet këtu. Më kapën dy veta dhe më rrëzuan poshtë.” Tjetërkush thotë: “Ne

kemi shkuar edhe në prokurori dhe me aq sa jemi në dijeni ne këtu për këtë pronë ka falsifikime. Këtu po vidhet prona drejt-përdrejt, në ditën me diell.” Banorët më herët kanë zhvilluar edhe një grevë disa-ditëshe pranë shkollës “Petro Nini Luarsi” kundër daljes nga banesat e tyre. Fillim-isht ishte një person që pretendonte pro-nësinë, për të cilin banorët deklaronin se kishte ndikim në gjykatat e larta, por më pas dy motra e pretenduan këtë godinë që nxjerr në rrugë 14 familje, të cilat nga ana e tyre duket se e kishin ndarë mend-jen se me tezën “është pallat i ndërtuar nga italianët”, ndaj sapo dikush tjetër fitoi të drejtën e pronës me procese gjyqësore, atëherë gjendja është acaruar keqas.

MES GRUPIT “TË KTHYERIT NGA SHQIPËRIA”, NË GJYQ NR. 1 I “AL-KAEDËS”

Dënohet ish-shefi i xhihaditegjiptian në Tiranë, Latif

Mariglen Mullai

Terroristi i “Al-Kaedës” dhe njëkohësisht azilkërk-ues, 42-vjeçari Maksoud

Abdel Latif, ishte një nga 107 ekstremistët e dyshuar që u dënua në një nga gjyqet më të mëdha të Egjiptit, që përfshinte madje edhe kreun aktual të “Al-Kaedës” Ayman al Zauihiri. Kimisti egjiptian Zaui-hiri mori drejtimin e organiza-tës më të lakuar terroriste pas vrasjes së ish-liderit absolut Hosama bin Laden. Ajo çka e lidh këtë personazh me vendin tonë është fakti që Latifi ishte një prej 107 të pandehurve në gjyqin “të kthyerit nga Shqipëria”, gjykim i mbajtur nga një gjykatë ushtarake egjiptiane në vitin 1999. Lajmi bëhet i ditur nga “Australian” dhe mban emrin e Paul Maley, korrespondenti kombëtar i sigurisë. Duket se tashmë ka plasur një debat mes qever-isë, ku ka pasur presion nga opozita, për të nisur një hetim sesi Latifi arriti që të shmangë kontrollet fillestare të ASIO dhe të hyjë në Australi, ndërsa një avokat pranë tij tha se Latifi ishte i pafajshëm nga akuzat për vrasje dhe terrorizëm. Grupi “i të kthyerve nga Shqipëria” është quajtur kështu për shkak se disa nga të pandehurit ishin riatdhesuar, ose ishin “dhënë”, nga Shqipëria. Qarkulluan akuza të rënda, ku thuhej se ishin angazhuar në aktivitete ekstremiste, me raste që përfshinin, madje edhe vrasjen e figurave të larta politike. Ky grup u akuzua edhe për përfshirjen në masakrën e vitit 1997 të njohur si “Luxor” dhe vënien e bombave mbi bankat dhe ambasadat. Latif, i cili për ASIO pranoi javën e kaluar se kishte punuar për çlirimin e komunitetit nga një “gabim klerik”, ishte një nga dhjetëra të dënuar në mungesë në vitin 1999. Ndërkaq 42-vjeçari ka

qenë subjekt i një gatishmërie të INTERPOL-it, që gjithnjë ekzistonte si një njoftim i kuq. Zëdhënësi i “Aksionit për Refugjatët”, Ian Rintoul, tha se Latif i kishte mohuar të gjitha akuzat kundër tij dhe disa prej dëshmive të përdorura për të dënuar atë, ishin marrë përmes torturës. “AFP kurrë nuk e ka akuzuar atë”, - tha Rintoul, duke shtuar se “atë e kam intervistuar rreth katër herë dhe flamuri i kuq kurrë nuk është ngritur me të”. Për shkak të ndjeshmërisë rreth informacioneve që prekin sfer-at ndërkombëtare të sigurisë gazeta “Metropol” publikon sitin ku lajmi mund të lexohet i plotë: http://www.theaustral-ian.com.au/national-affairs/immigration/freed-terror-sus-pect-convicted-in-cairo/story-fn9hm1gu-1226655484767.

Gjyqi “Top sekret”Korrespondenti i “Theaustri-

alian” shton në shkrimin e tij se gjyqi shqiptar u konsiderua nga

Egjipti si një çast vendimtar në luftën kundër ekstremizmit, por gjithnjë pati diskutime për shkak të torturave të dyshuara te disa prej të pandehurve. Gjyqi është kredituar me siguri maksimale, pasi përmbante informacion të paparë deri më tani të grupeve terroriste krye-sore suite, të tilla si të Xhihadit Islamik Egjiptian, i cili më vonë u bashkua me “Al-Kaedën”. Raportet e shtypit egjiptian atë kohë e kanë quajtur një tip të quajtur “El-Sayed Abdel-Maqsud”, si kreun e zyrës shqiptare të Xhihadit Islamik Egjiptian në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Ajo që nuk ishte e sigurt ishte dilema nëse të dy burrat ishin të njëjtët, por zoti Rintoul ka konfirmuar se Latif kishte qenë në Shqipëri përpara se të largoheshin për në Britani, ku ai do të kërkonte azil politik. El-Sayed Abdel-Maqsud gjithashtu thuhet se u largua për në Britani, por menjëherë pas mbërritjes, Latif ishte njëri prej 7 burrave sau-

ditë dhe egjiptianë të arrestuar nga autoritetet britanike mbi lidhjet e dyshuara ekstremiste. Njoftimet e shtypit në një kohë rekord thanë se Sayed Ahmed Abdel-Maqsood” ishte në mesin e të ndaluarve. Përsëri Rintoul konfirmon se Latif kishte qenë i paraburgosur në Britani, por tha se burgosja e tij ishte e shkurtër, pesë ditë dhe ai u lirua pa pagesë. Rintoul mendon se kjo ka ndodhur për shkak se ata i kërkuan që të spiunonte për ta dhe ai nuk pranoi. Latif po mbahet në qendrën e paraburgimit “Villawood” të Sindeit. Ai mbër-riti në Australi në maj të vitit të kaluar së bashku me gruan e tij dhe gjashtë fëmijë. Pavarësisht ekstremizmit të pretenduar për Latifin nga shërbimet kombë-tare egjiptian, ai nuk është sub-jekt i një vlerësimi negativ për sigurinë. Ndoshta, sipas Rintoul, kjo ndodh sepse autoritetet e emigracionit kanë ende për të marrë një vendim mbi kërkesën e tij të refugjatit politik.

Page 8: Metropol 3 qershor

08 E hënë 3 qershor 2013 •

« EKONOMI

Në zyrat e tregut imobiliar ka nisur fluksi i kërkesave për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme nga individët që duan të përfitojnë nga amnistia. Pas dhënies edhe të një shansi të tretë për rivlerësimin e banesave, sipas drejtuesve të këtyre zyrave, kanë qenë kryesisht emigrantët ata që kërkojnë informacion se si mund të përfitojnë nga kjo amnisti.

Deri në datën 31 tetor 2013 është afati ku poseduesi i një prone bën kërkesë për rivlerësim pranë zyrave të hipotekës. Diferenca e çmimit të blerjes dhe çmimit të tregut me të cilën e shet shtëpinë do të tatohet. Me ligjin e vjetër individët duhet të paguanin 10% të vlerës së difer-encës mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes, ndërsa ligji i ri u jep mundësi të

gjithëve që të paguajnë vetëm 1% të kësaj diference. Një tjetër arsye, sipas drejtusve të këtyre zyrave, është se një pjesë e madhe e publikut i ka kuptuar me vonesë lehtësitë që jep ligji për rivlerësimin e banesave. Rivlerësimi i pronës ndahet në dy raste: rasti i parë është kur vlera reale e saj është e përafërt me çmimin fiskal të hartës dhe rasti tjetër kur vlera është më e madhe.

Vodafone Albania përmes Fondacionit Vodafone i dedikon një pjesë të konsider-ueshme të buxhetit të mbështetjes so-ciale projekteve që u vijnë në ndihmë fëm-ijëve për t’u siguruar atyre që buzëqeshja mos të mungojë në asnjë çast dhe për të kontribuar që të gjithë fëmijët të kenë një fëmijëri të shëndetshme, të gëzueshme dhe sa më të sigurt, pavarësisht prob-lemeve apo kushteve ku disa prej tyre jetojnë. Gjatë vitit që shkoi mëse 1500 fëmijë të grupeve në nevojë përfituan mbështetje prej projekteve të financuara nga ky fondacion. Fondacioni Vodafone punon kryesisht me fëmijë me nevoja dhe aftësi speciale, si dhe me fëmijë prej zonave më të varfra të vendit. Gjatë një feste me fëmijë të punonjësve të Voda-

Mbarojnë rezervat

Nuk ndryshonçmimi i naftësdhe benzinës

Çmimi i naftës dhe benzinës ka qëndruar i pandryshuar këtë javë. Në pikat e karburanteve një litër naftë tregtohet nga 179 lekë deri në 194 lekë për litër, me një rënie prej 6 lekë për litër krahasuar me javët e para të janarit. Këtë javë benzina u tregtua me 180 lekë deri 194 lekë për litër, duke shënuar rënie me 8 lekë në kra-hasim me muajt e fundit të vitit 2012. Krahasuar me dy muaj më parë tregu i karburanteve ka pësur tendencë në ulje të çmimeve, pasi nafta dhe benzina në fund të dhetorit arritën shifrën rekord deri në 204 lekë për litër. Rritja e çmi-meve nisi gjatë fillimit të muajit shtator të vitit të kaluar, për shkak të vendosjes së taksës mbi karburantet. Ky trend çmimesh vazhdoi derisa mbaruan rezervat e kom-panive të karburanteve. Më pas rënia e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare u reflektua dhe në tregun shqiptar.

Çelet ekspozita

Fullani takonhomologune Turqisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, priti në një takim pune homologun e tij turk, Erdem Basçi, ku të dy shprehën angazhimin për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit midis dy institucioneve që ata drejtojnë. Ata përcak-tuan pikërisht fushën e politikës monetare dhe stabilitetit financiar si dy fushat më në nevojë për shtrirjen e bashkëpun-imit ndërmjet vendit tonë dhe Republikës së Turqisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, e njohu homologun e tij me masat e marra nga ana e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe qën-drueshmërinë e sistemit bankar. Fullani, në këtë vizitë në vendin tonë të guvernatorit të bankës qëndrore të Turqisë, diskutoi me të edhe rreth zhvillimeve më të fundit të dy ekonomive respektive. Pas takimit dy guvernatorët morën pjesë në çeljen e ekspozitës “Kohë dhe vende, Stambolli” me piktura nga koleksioni i Bankës Qendrore të Turqisë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 14 korrik.

SITUATAAMNISTIA, EMIGRANTËT FLUKS NË ZYRAT IMOBILIARE

RRITJA MAKSIMALE DO TË SHKOJË PËR PENSIONET E ULËTA TË FSHATIT

Fermerët, në pension si kushtet e qytetitSkema e rritjes së pagesave për pensionistët në zonat urbane 4%

Brikena Drervishaj

Fermerët që dalin në pen-sion këtë vit do t’i nënshtro-hen të njëjtave kushte me pensionistët e qytetit. Bur-imet zyrtare nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se masa në fjalë, që pritet të nisë së shpejti është tërë-sisht në përputhje me pro-gramin e parashikuar nga ky dikaster. Mësohet gjithashtu se në këtë strategji të rëndë-sishme për fondet buxhetore, qeveria shqiptare ka menduar edhe për fermerin. Ekspertë të veçantë të qeverisë do të përfundojnë përllogaritjet që do të mundësojnë zbatimin e programit qeveritar.

Rritja e pagesaveStrategjia e qeverisë para-

shikon mbështetjen edhe për një kategori të caktuar, siç janë fermerët. Rritja e pensioneve sipas zërave të buxhetit do të mundësohet si pasojë e masave të marra për shkur-timin e shumë shpenzimeve administrative. Skema e rritjes së pensioneve edhe për 2013-ën do të jetë e përshkallëzuar, çka do të thotë se, rritja maksi-male do të shkojë për pensio-net e ulëta të fshatit. Rritja e pensioneve do të prekë edhe pensionet e qytetit, por në një masë më të vogël se ato në fshat. Është konfirmuar zyr-tarisht se skema e rritjes së pagesave për pensionistët në zonat urbane do të jetë në 4 për qind, ndërsa për pension-istët në fshat do të jetë në masën 4-5 për qind. Në këtë mënyrë, kategoritë që duke filluar nga viti i shkuar e deri në 2013-ën do të plotësojnë kriteret e daljes në pension, përveç kësaj rritjeje, do të jenë përfitues të masave të akorduara më parë sipas pe-riudhave përkatëse. Gjithash-tu, masës së pensionit dhe shtesës që do të bëhet grad-ualisht do t’u shtohen edhe kompensimet e energjisë dhe kompensimet e përfituara me vendime të veçanta të qever-isë. Në këtë drejtim, rritja e pensioneve, përveç shtimit të të ardhurave personale të vetë pensionistëve, ka si qëllim që t’u jepet një hapësirë të gjitha kategorive të pensioneve për t’u rritur, në mënyrë që të mos ulet interesi për kontributet e pen-sioneve të diferencuara.

VODAFONE ALBANIA GJITHNJË PRANË FËMIJËVE ME MBËSHTETJEN E PROJEKTEVE

Prezantohet aplikimi Vodafone GuardianTeknologjia për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme

fone organizuar në Dyqanin “Smart Store” të Vodafone në Rrugën M. Shyri në Tiranë, u prezantua aplikacioni Vodafone Guard-ian. Drejtori i Vodafone Albania Dietlof Mare tha se Vodafone përdor teknologji-

në në shërbim të krijimit të një jete më të mirë për komunitetet dhe natyrisht fëmijët janë në vëmendje të veçantë të Vodafone. Përveç aplikacionit Vodafone Guardian kompania tashmë ofron falas në faqen zyrtare të internetit një guidë për prindërit për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme. Aplikacioni “Vodafone” Guardian për përdorues të telefonave smartphone është ndërtuar për prindërit që të mund të bllokojnë ko-munikimet e padëshiruara në telefonin që mund të përdoret nga fëmijët. Aplikacioni vendos filtra që kufizojnë hyrjen në in-ternet dhe në funksionalitete të tjera. Ky aplikim ofrohet në sistemin operativ An-droid dhe shkarkohet falas prej portaleve që ofrojnë aplikacione Android.

Është parashikuar që krahas rritjes së kontributeve, një-kohësisht do të vazhdojë edhe subvencioni nga buxheti i shtetit për kontributet që paguajnë fer-merët, me synimin që ata që do të dalin në pension në vitin 2013, do të kenë kushte të njëjta me pen-sionistët e qytetit. Në të njëjtën formën ata do të përfitojnë edhe kompensimet e tjera.

Pro

gram

i

Vendimi që do të miratohet nga kabineti i Këshillit të Ministrave në çdo fillim të muajit të parë të vitit, ka përcaktuar si gjithmonë Ministrinë e Financave si organin përgjegjës për detajimin e tavan-eve përgatitore të shpenzimeve të programit të buxhetit afat-mesëm për njësitë e qeverisjes qendrore dhe fondet speciale që do të përdoren prej tyre.

Ven

dim

i

Për të zbatuar ndryshimet në treguesit makroekonomikë për vitin 2013, ka nisur puna për përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore, që parashikojnë rritjen e përfiti-meve për disa kategori, ku bëhet fjalë “për rritjen e pensioneve të pleqërisë, invaliditetit dhe famil-jare në qytet me 4 për qind në vit. Këto akte do të përgatiten edhe për rritjen e pensioneve të pleqërisë.

Akt

et

Page 9: Metropol 3 qershor

09• E hënë 3 qershor 2013

»SPECIALE

NGA SKRAPARI, MË SHUMË INVESTIME PËR BUJQËSINË, PUNË DHE ARSIM PËR TË RINJTË

Meta: Më shumë përkujdesje për fëmijët SKRAPAR – Një fundjavë e

ngjeshur pune ka qenë kjo e 24 orëve më parë për liderin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në qarkun e Berati. I shoqëruar nga deputeti aktual Nasip Naço, kandidat për de-putet për 23 qershorin, si dhe nga kandidati Gledion Rehovi-ca e nga Silva Caka, Meta ka zhvilluar një sërë takimesh me strukturat e kësaj force politike në të tri rrethet e këtij qarku. Ndryshe nga herët e tjera, në mëngjesin e së shtunës kreu i LSI-së ka përuruar një kënd lojërash për fëmijët e qytetit të Çorovodës, kënd lojërash i sponsorizuar nga fondacioni “Besa”, nën përkujdesjen e presidentit të tij Bajram Muça, që ishte edhe pjesëmarrës gjatë ceremonisë. Në këtë përurim, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Nesim Spa-hiu, Meta ka qëndruar mes fëm-ijëve, që kishin mbushur me këtë rast këndin e lodrave, dhe ka përshëndetur pjesëmarrësit me rastin e hapjes dhe vënies në funksion që nga ai çast. Meta tha mes të tjerash: “Jam këtu në një ditë të veçantë, në ditën e 1 Qershorit dhe me këtë rast nga Skrapari i tradi-tave, ku kanë lindur njerëzit e pushkës e të penës, u uroj fëm-ijët kudo që ndodhen, këtu në Skrapar, në Berat e në të gjithë Shqipërinë: gëzuar 1 Qershor-in, ditën e festës së fëmijëve!” Më tej Meta vijoi: “Më vjen mirë që sot jam mes fëmijëve, mes këtyre vogëlushëve, që presin më shumë lojëra, më shumë përkujdesje për t’u rritur dhe më pas shkolluar; mes këtyre fëmijëve që duhen edukuar, që duhen t’u krijohen kushte për argëtimin e tyre. Njëri prej këtyre kushteve është ky i sotmi, që në kujdesjen e presidentit të këtij fondacioni, zotit Bajram Muça, dhe me bashkëpunimin me kryetarin e Bashkisë Nesim Spahiu kanë bërë të mundur ndërtimin e një këndi lodrash komod, por ende kemi shumë punë për të bërë në këtë drejtim, ndaj e them me bindje se duhet më shumë përkujdesje për fëmijët.”

Gjatë kësaj ceremonie pres-identi i këtij fondacioni, Bajram Muça, premtoj se në të ardh-men do të këtë edhe kënde të tjera lojërash në lagjet e qytetit dhe në qendra komu-nash të këtij rrethi. Kryetari i Bashkisë së Çorovodës, i cili çeli takimin, tha për të pran-ishmit se ka qenë dhe është i gatshëm që të krijojë kushte, të bëjë investime, qofshin këto dhe sponsorizuese si ky i sotmi në të gjitha lagjet e qytetit të Çorovodës, për të tilla kënde lojbash për fëmijët, të cilit mungesa e tyre i nxjerr në rrugë apo i mbyll në shtëpi. Gjithashtu ai falnderoj pjesë-marrësit si dhe kreun e LSI-së, birin e Skraparit Ilir Meta, de-putetin Nasip Naço dhe presi-dentin Muça të fondacionit “Besa”, i cili në këtë rast ka bërë një sponsorizim të veçantë për këta fëmijë.

POLIÇAN - Më pas lideri i LSI-së, Meta, ka vijuar me

takimet e tjera me strukturat e kësaj partie për problemet e fushatës zgjedhore në qytetin e Poliçanit, ku i është rezer-vuar dhe një pritje enkas nga të rinjtë e LRI-së të këtij qyteti. Takim në të cilin ky i fundit ka marrë edhe garancinë jo vetëm për mbështetjen që po i japin të rinjtë e këtij qyteti kësaj force politike, por dhe fushata që ata po bëjnë, e moderuar, e qetë dhe në bashkëpunim me moshatarët e prindërit e tyre. Në këtë takim kandidatja për deputete Silva Caka, që vjen nga radhët e të rinjve, ka siguruar liderin Meta se këta të rinj dhe të tjerë të rinj në të gjithë qarkun e Beratit po japin një kontribut të veçantë në mbështetje të kësaj force politike për të qenë kryesuesja dhe liderja e së majtës më 23 qershor.

VODICË - Ndalesa e radhës e Ilir Metës ka qenë fshati Vod-icë mes banore të këtij fshati, takim që ka vijuar për prob-

lemet e fushatës elektorale, por dhe për programin e kësaj force politike për bujqësinë, përkrahjen dhe ndihmën që do t’u jepet fermerëve për bujqës-inë në fermat e tyre të vogla. Pjesëmarrësit në këtë takim i kërkuan Metës që qeveria e dalë nga zgjedhjet e 23 qer-shori t’i kthejë sytë vërtet nga bujqësia, me qellim që fermerët të kenë një garanci për krijimin e kushteve në shitjen e prodhi-meve si dhe subvencionimet e ndryshme të bujqësisë. Një tjetër merak banorët e këtij fshati kanë pasur dhe prob-lemin e ruajtjes së votës etj. Për të gjitha problemet e ngrit-ura nga fermerët Ilir Meta ka bërë edhe një herë një ekspoze të programit të kësaj partie për bujqësinë dhe ruajtjen e votës

si garanci kushtetuese.BERAT - Takimi tjetër ka

qenë ai me të rinjtë e LRI-së të qytetit të Beratit në ambientet e pallatit të kulturës “Marga-rita Tutulani”. Rinald Frashëri në emër të kësaj force rinore ka pohuar mbështetjen e saj për Lëvizjen Socialiste për In-tegrim. Ai tha se nga dita në ditë kjo forcë rinore po shton radhët e saj me të rinj e të reja, gjë që sipas tij është një bazë për fitoren që e pret këtë forcë politike në zgjedhjet e 23 qer-shorit.

Po në këtë takim kandi-dati për deputet Gledion Re-hovica ka thënë se janë këta të rinj e këto të reja që këto ditë, por dhe më parë, kanë qenë të organizuar jo vetëm për të ngritur strukturat e saj

në ço lagje të qytetit, por dhe shtimin e radhëve të saj. Ajo çka është më kryesorja, ka vi-juar Rehovica, janë këta të rinj e të reja që çdo ditë po puno-jnë me bashkëmoshatarët e tyre për të bërë një fushatë të mirëfilltë në lagje e me ata që takojnë. Një fushatë e qetë, por shumë frutdhënëse, duke pasur si objektiv që në zgjed-hjet e ardhshme të jenë liderët e të rinjve në këtë qytet sa të moçëm aq dhe të qetë për sa u përket problemeve të zgjed-hjeve. Një foto për të ngelur në mendje për shumë kohë ka bërë Meta me këta të rinj, për të vazhduar një tjetër takim me banorët e një zone sa pu-nëtore, aq dhe mikpritëse.

CUKALAT – Një takim shumë madhështor për nga mikprit-

jam por dhe për nga pjesëmar-rja i është rezervuar Ilir Metës në këtë zonë të thellë për nga largësia me qytetin e Beratit dhe institucionet shtetërore të prefekturës, qarkut dhe të tjera institucioneve të bujqë-sisë, arsimit, shëndetësi etj. Zonë që në fakt ndodhet e baraslarguar mes qarkut të Be-ratit e atij të Fierit, por që në shumicën e rasteve ka ngelur dhe si zonë jetime. Gjithsesi, lideri i LSI-së, Ilir Meta, e ka quajtur vetën si në shtëpinë e tij atje mes banorëve të kësaj zone jo vetëm punëtore, por dhe bujare e mikpritëse. Ishin me qindra banorë që në këtë mesdite të së shtunës lanë punën dhe probleme të tjera të tyre për të bashkëbiseduar me kreun e Lëvizjes Social-iste për Integrim. “Është hera e dytë që vjen në zonën tonë dhe ke gjetur të ënjtën pritje, - i ka thënë një nënë e mosh-uar Metës. - Në fakt gjithmonë të kemi pasur në mendje, pasi shumë prej nipërve të mi, që ndodhen dhe këtu, janë bashkuar me ju dhe më ftuan dhe mua sot këtu. Ndaj të uroj fitore. Nuk di shumë llafe, dua që ta ndihmosh këtë zonë, se është shumë larg nga qyteti, por shumë punëtore.” Më tej ajo tha: “I pe kodrat nga erdhe. Janë plot me ullinj, por ende kemi vaj pa shitur, kemi shumë probleme. Nuk dua të them më shumë, se ju i dini vetë. Ne duam vetëm ndihmë. Fitofsh në këto zgjedhje, se ja, e shi-kon sa njerëz ke këtu. Jam me ty Ilir, faleminderit!” - ka shtuar e moshuara. Fjalët e saj janë pritur me kënaqësi nga Meta. Më parë takimin e ka hapur një nga banorët e kësaj zonë, Bujar Zeqo, i cili ka falënderuar të pranishmit dhe u ka uruar mirëseardhjen Metës, Naços, Rehovicës si dhe kryetarit të LSI-së për rrethin e Beratit, Petrit Sinaj. Vlen të përmendet se në këtë takim, që drejtohej nga Agron Metohu, kanë për-shëndetur të pranishmit kan-didatët Naço e Rehovica dhe

kanë garantuar se si ligjvënës pas 23 qershorit do të punojnë për këtë dhe gjithë Shqipërinë edhe sipas porosive që ajo nënë dha nga zëmra për të gjithë të pranishmit. Në fjalën e tij Meta tha: “Si forcë politike për bujqësinë ne kemi një pro-gram të detajuar dhe unë dua t’i them asaj nëne që me fjalët e saj na dha një këshillë e një mësim, që duhet t’i kemi si pikë referuese dhe mbështetëse e orientuese në të ardhmen pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Unë dua të them se për bujqësinë do të ketë një vlerësim maksi-mal, një mbështetje në të gjitha drejtimet, si subvencionim në pemëtari, në prodhimet e tjera bujqësore, në marketing, në ul-jen e çmimeve të plehrave, të farërave, në punimet e në çdo drejtim, me qëllimin e vetëm që fermerët të ndihmohen për të pasur një rritje të mirëqenies dhe çka është me kryesorja në krijimin e kushteve më lehtësuese edhe për daljen në tregun e jashtëm. Po kështu fermerët do të subvenciono-hen edhe për blegtorinë, me qellim që produktet e mishit dhe të qumështit të mos im-portohen, por dhe në remtari në perime, por dhe në lektori dhe shpend që të sigurojmë ushqimin bio për vete dhe për fëmijët tanë. Por ajo që dua të them, pohoi Meta para të pran-ishmeve, - është se unë e ndiej veten si në shtëpinë time me këtë mikpritje që me rezervuat. Unë ju falnderoj që latë punët tuaja në bujqësi dhe ato famil-jare për t’u takuar sot këtu dhe për të bashkëbiseduar. Unë ju jap fjalën se do të vijë edhe në të ardhmen e afër këtu, ndaj ju kërkoj mbështetjen tuaj më 23 qershor, jo vetëm për daljen në votime, por dhe vota juaj të jetë për LSI-në.”

Vlen të përmendet se nga banorët e kësaj komune, të mbledhur nga fshatrat Dono-frosë, Slanicë, Allambrez, Kro-hetinë e Çetë, Meta ka marrë një mbështetje masive.

Sulo Gozhina

Page 10: Metropol 3 qershor

10 E hënë 3 qershor 2013 •

« SPECIALE

Çelet sezoni veror në GolemKy vit me kushte dhe infrastrukturë të re

Nga ARTUR AJAZI

Është çelur dje paradite sezoni i ri veror 2013 në komunën e Golemit, një nga zonat më të

populluara në bregdetin e Durrësit. Këtë sezon veror, Golemi e nis me një infrastrukturë të përmirësuar, por natyrisht garantohet edhe pastërti për turistët vendas dhe të huaj , heqjen e vazhdueshme të mbetjeve urbane dhe bllokimin e ujërave të zeza, pasi ka përfunduar dhe ndërtimi i kolektorit kryesor. Në Golemin tu-ristik ky sezon do të ketë akoma më shumë masa për sa i përket pastër-tisë rërës, detit, furnizimit me ujë e sigurisë. Aktualisht po të plugohet e gjithë sipërfaqja e rërës, ndërsa pritet të vendosen kosha për mbeturinat gjatë gjithë vijës bregdetare. Në zo-nën e plazhit do të ketë banjo publike dhe dushe, në dispozicion të push-uesve të shumtë që pritet të vijnë këtë verë. Golemi mbetet padyshim zona ku vija bregdetare popullohet nga mijëra e mijëra turistë vendas dhe të huaj. Golemi tashmë është kthyer në një qytet më vehte, me pallate, vila hotele dhe lokale luksoze ku gjejnë kushte bashkohore pushuesit e vendit dhe turistët e huaj. Çmimet natyrisht janë tepër të favorshme, duke e kra-hasuar me jugun e vendit, po ashtu edhe kushtet e tjera për pushuesit. Lokalet në Golem ka disa javë që kanë nisur nga puna, pasi edhe prurjet e para të pushuesve kanë nisur tashmë edhe gjatë ditëve të javës. Policia nga ana e saj, ka deklaruar se garanton marrjen e masave të forta të sigurisë për pushuesit gjatë gjithë sezonit, duke stacionuar forcat e saj.

Policia disiplinon plazhet private, vetëm 94 leje për sezonin 2013

Ajo që ka ndodhur vitin e kaluar duket se nuk ka gjasa të ndodhë me sezonin veror 2013. Detyra që prefek-tura i ngarkoi Bashkisë dhe Drejtorisë Policisë Qarkut, duket se po përm-bushen me sukses nga kjo e fundit. Këtë sezon veror, hapësirat për plaz-he publike do të jenë në harmoni me ato private, në mënyrë që të gjitha sh-tresat e popullatës të kenë mundësi t’i gëzohen detit. Ka qenë ky vendimi i Bashkisë së Durrësit për mbarëvajtjen e sezonit turistik. “Miratimi i plazheve private, si dhe shtimi i punëtorëve sezonalë për sezonin turistik veror, bëhet në kuadër të masave që janë marrë nga Bashkia, biznesi e faktorë të tjerë të komunitetit për krijimin e kushteve sa më të mira për ako-modimin e pushuesve, si dhe rritjen e ndjeshme të tyre”.

Plazhet private

Që nga Ura e Dajlanit deri te muri ndarës i rezidencës qeveritare, përg-jatë sezonit veror 2013, do të funk-sionojnë 94 plazhe private, dhe çdo njëri prej tyre me një sipërfaqe prej 200 metra katrore. Në total ata zënë 17 mijë metra katrore sipërfaqe rërë, të cilat do të shfrytëzohen prej tu-ristëve që po frekuentojnë bregdetin e Durrësit. Pothuajse e njëjta sipër-faqe rëre do të jetë edhe për plazhe publike, në mënyrë që edhe shtresat, të cilat nuk kanë mundësi të bëjnë banjo në plazhet private, t’i gëzohen detit. Nga taksat e vjela prej plaz-heve private Bashkia do të arkëtojë 10 milionë lekë, që do të përdoren për mirëmbajtjen e infrastrukturës së plazhit, si dhe për t’i dhënë im-pulse biznesit turistik. Por në funk-sion të mbarëvajtjes së sezonit tu-ristik 2013 , sigurimit të rendit dhe sigurisë për mijëra pushuesit dhe turistët, Drejtoria e Policisë Dur-rës, ka garantuar se, ka marrë ma-sat e duhura për parandalimin dhe bllokimin e çdo fenomeni kriminal.

Policia “disiplinon” diskot në plazh, pas orës 24 ndërpritet aktiviteti

Në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, dhe në rrugën nacionale, janë me dhjetëra subjekte, të cilat po bëjnë përgatitjet e fundit, për të vënë në funksion bizneset e tyre. Një

numër jo i vogël i përkasin bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e muzikës “live”, veprimtari kjo që po lulëzon vitet e fundit në Durrës gjatë sezonit veror, por në mënyrë krejt jo ligjore. Lokalet e muzikës gjenden në mes të pallateve dhe vilave të banimit, anës rrugës nacionale. Tregu i lokaleve me

muzikë “live” në plazhin e Durrësit gjatë viteve të fundit është duke lulë-zuar. Me dhjetëra ambiente në plazhin e Durrësit transformohen duke u vënë në shërbim të këtij tregu, i cili konsid-erohet mjaft fitimprurës me rritjen e kërkesës, por në anën tjetër shumica e tyre janë jashtë çdo standardi. Loka-let vihen në garë për të marrë sa më shumë klientë, por edhe për të zënë sa më shumë fitime. Në lokalet e plazhit të Durrësit nga eksperienca e viteve të fundit vërehet se pjesa më e madhe e këngëtarëve janë shumë pak të njohur dhe performanca e tyre lë shumë për të dëshiruar. Shumë prej diskotekave nuk plotësojnë standar-det më minimale për amortizimin e zhurmave në Durrës sepse janë ndër-tuar pa asnjë kriter duke pasur vetëm si qëllim përfitimin gjatë tre muajve të nxehtë të verës. Është për të ard-hur keq pasi në plazhin e Durrësit ka shumë familje, të cilat vetëm për këtë shkak duhet të largohen nga shtëpitë e tyre. Që nga sektori “Teuta” e deri në Golem, plazhi i Durrësit është nën pushtetin e zhurmave. Realisht ndotje akustike, është në një shkallë të lartë, duke prodhuar stres dhe pagjumësi tek ata që duan pushime të qeta. Tashmë sezoni veror 2012, pothuajse është hapur, dhe Policia e Durrësit ka vendosur të mos lejojë asnjë lokal, i

cili pas orës 24.00 do të ushtrojë ak-tivitetin me muzikë live, duke prishur qetësinë e pushuesve të tjerë. në prag të sezonit veror. Nga ana e tyre edhe drejtues të Bashkisë së Durrësit kanë hartuar një plan të veçantë në këtë drejtim. Ndërkaq Policia e Qarkut Durrës, në planin e masave për qetës-inë publike, ka lajmëruar se pas orës 24.00 nuk do të lejohet asnjë bar dhe disko, të ushtrojë këtë veprimtari. Por edhe Policia Bashkiake e Durrësit dhe ajo e komunave Golem dhe Rrashbull kanë vendosur si kufirin maksimal të ndotjes akustike orën 24.00.

Sezoni turistik, asnjë baywatch në bregdet

Në gjithë zonën bregdetare të Durrësit, deri tani nuk ka asnjë Bay-watch, që mund ti vijë në ndihmë të rrezikuarve. Drejtoria e Policisë Dur-rës, është e mendimit se, Baywatch, duhen patjetër, sepse jeta e push-uesve shpesh është e rrezikuar, ndaj po mendohet që të ketë në gjithë plazhin. Një ditë pushimi për frek-uentuesit e këtij plazhi, sidomos për prindërit më shumë se argëtim do të thotë edhe stres. Në çdo moment ata duhet të tregojnë një kujdes të veçantë për fëmijët ose të moshuarit, të cilët mund të rrezikohen në det nga shkaqe të ndryshme. Veç plazhit të Durrësit, e njëjta situatë vihet re edhe në plazhin e Golemit. Drejtuesit e komunës së vogël Golem, ashtu si-kurse edhe krerët vendorë të Durrësit nuk kanë asnjë projekt për sigurinë e pushuesve. Informacioni konfirmohet nga burimet e komunës. Ndërsa në plazhin e Durrësit, situata paraqitet në një tjetër formë. Në një rreze prej 8 kilometrash nuk vihet re asnjë per-son, që të japë alarmin për rastet e rrezikut të mbytjeve në bregdet. Vi-tin e kaluar në Durrës u ngritën pesë kulla vrojtimi, por vështirësia ka kon-sistuar në gjetjen e rojave bregdetare, pasi vullnetarët nuk janë dukur më. Ata kërkojnë para për të bërë punën. Tashmë kullat janë të braktisura, pasi personeli i notarëve të trajnuar nuk po gjendet për verën 2013. Duket se kjo barrë do t’i bjerë policisë, e cila është shprehur e gatshme për t’i mbuluar edhe shërbimin e Baywatch-ve. Në këto kushte këto kulla, duke qenë jashtë funksionimit kanë filluar të shkatërrohen. Drejtues të Bashkisë së Durrësit pranojnë shqetësimin e pushuesve, por shtojnë se “nuk ka fonde për pagesën e rojeve bregde-tare, duke e lënë në harresë projektin e premtuar qysh verën e shkuar, ndaj i jemi drejtuar për ndihmë policisë”.

Page 11: Metropol 3 qershor

11• E hënë 3 qershor 2013

»AKTUALITET

Detyrim paraqitje Petrit Hoxhës, qëlloi makinën e Berishës

Është dhënë dje (e diel) masa e sigurisë për 53-vjeçarin Petrit Hoxha, i cili akuzohet se qëlloi me baltë në drejtim të makinës së Kryeminis-trit Berisha, pas mitingut të së premtes në Burrel. Togat e zeza kanë përcaktuar ndaj 53-vjeçarit masën e sigurisë “detyrim paraqitje. Vetë Petrit Hoxha ka deklaruar se është penduar për veprimin e bërë. “Jam penduar për veprimin e bërë, kam qënë i alkoolizuar”, ka thënë ai. “Kam votuar gjithnjë për PD e do votoj për PD”, shtoi Hoxha. Incidenti u shënua pas takimit elektoral të Kyeministrit Berisha në Burrel, ku mësohet se 53-vjeçari ka qëlluar me baltë në drejtim të makinës së kreut të qeverisë. La-jmi u konfirmua nga policia e Burrelit, e cila shoqëroi në komisariat 53-vjeça-rin Petrit Hoxha. Sipas policisë, Hoxha e ka kryer këtë veprim nën efektin e akoolit. Incidenti ndodhi në momentin e largimit të eskortës së kreut të mazhorancës, pas mbajtjes se fjalimit ne Burrel, pikërisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Barhamit”. Gjithçka ka ndodhur në sytë e disa dëshmitarëve të tjerë, të cilët deklaruan se 53-vjeçari ka marrë një grusht dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit ku ndodhej Kryeministri. Ndërkaq të afërm të 53-vjeçarit preten-duan se ai ishte dhunuar nga policia, pas shoqërimit në komisariat.

Ishte kthyer disa herë nga Greqia, mbytet në det

Identifikohet trupi i 41-vjeçarit Viktor Cuni, kufoma e të cilit u gjet nga kalimtarë të rastit në sektorin Rrota e Kuqe, në plazhin e Durrësit, mbrëmjen së shtunës. Idëntifikimi është kryer në morgun e Durrësit nga familjarë të viktimës, të cilët kanë bërë të ditur së Cuni është mbytur në brigjet e Ksamilit dhe është nxjerrë nga rryma detare, në plazhin e Dur-rësit. Kanë qenë pikërisht familjarët që kanë nxjerrë në dritë historinë e trishtë të 41-vjeçarit, i cili kishte jetuar si emigrant i paligjshëm në Greqi, ndërsa ishte deportuar nga shteti helen pak ditë më parë, për të disatën herë. Sipas policisë së Durrësit, Cuni, të premten në mëngjes kishte telefonuar bashkëshorten e tij, duke i thënë se këtë herë do të arra-tisej nga deti, me destinacion Greqinë, ku e priste një vend pune. 41-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve, me banim në Tiranë, mësohet se i kishte thënë bashkëshortes “Do arrij o gjallë o vdekur, unë pa punë nuk mundem të rri në Shqipëri”. 41-vjeçari mësohet se për 10 vite rresht kishte punuar si emi-grant ilegal në Greqi, ku edhe ishte përpjekur të bënte dokumentet, por poli-cia greke e kishte kthyer disa herë në Shqipëri. Pavarësisht kësaj, përpjekjet për t’u rikthyer në shtetin helen për një jetë më të mirë, nuk kishin reshtur. Përpjekja e fundit ishte ajo e të premtes, kur Cuni u nis nga Tirana, duke ten-tuar të kalonte me not detin Jon, për të dalë në Korfuz, por rryma e fortë e detit e ka rrëmbyer, duke i shkaktuar mbytjen. Familja Cuni jetonte në kushte të vështira ekonomike, pasi 41-vjeçari ishte i vetmi në familje që siguronte të ardhura, pasi dy fëmijët e tij janë të mitur, bashkëshortja e papunë, ndërsa me ta jetonin edhe dy prindërit e tij të moshuar...

Aksident në rrugë, vdes 35-vjeçari në Lushnjë

Një tjetër rast i aksidenteve rrugore në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Një 35-vjeçar ka humbur jetën, pasditen e djeshme (e diel) në një ak-sident të rëndë. Ngjarja u shënua rreth orës 17.00 të së dielës, kur au-tomjeti me të cilin udhëtonte viktima, doli nga rruga, duke përfunduar në kanal në afërsi të fshatit Golem. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, kreu identifikimin e viktimës, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për 35-vjeçarin Beqir Boci nga Elbasani. Boci udhëtonte i vetëm, me automjetin me targa EL 8424 B. Ai humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa transportohej për në spitalin rajonal të Lushnjes. Aut-tomjeti udhëtonte nga Elbasani me destinacion zonën e jugut. Ekspertët e Policisë Rrugore paraprakisht dyshojnë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhetonte mjeti, që drejtohej nga 35-vjeçari Boci. Gjithësesi, vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkaqeve të saj…

Plagoset me thik polici, po ndnte sherrin

CËRRIK-Një efektiv i policisë është plagosur me thikë në qytetin e Cërrikut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 kur në një lokal është regjistruar një konflikt dhe sipas deklaratës zyrtare të policisë ka qenë mes dy personave të tjerë dhe polici ka ndërhyrë për ti ndarë. Mësohet se Bashkim Skilja, 40 vjeç, është qëlluar tre herë me thikë nga shtetasi Laver Hyseni i cili është arrestuar më pas nga policia. Sipas të dhënave të para mësohet se efektivi, që ka qenë civil në momentin e ngjarjes, ka marrë një goditje në kokë dhe 2 të tjera në shpatull. Efektivi i policisë është dërguar menjëherë për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ndod-het nën kujdesin e mjekëve. Agjentët e policisë kanë identifikuar autorin e plagosjes i cili mësohet se është Laver Hyseni, pronar i një lokali. Aktualisht mësohet se efektivi i policisë ka qenë civil dhe ka ndërhyrë ndërsa grind-eshin dy persona, njëri prej të cilëve në sherr e sipër e ka goditur tre herë me thikë. Hetimet për këtë ngjarje janë në vazhdim. Ndërkohë mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin kirurgjik.

Vijojnë hetimet për identi-fikimin e personave që kryen shpërthimin me eksploziv pra-në banesës së kreut të Partisë Demokratike të Vlorës, Ardian Kollozi, i cili është njëkohësisht edhe kandidati i katërt për de-putet i kësaj force politike në këtë qark. Dhjetëra persona janë shoqëruar deri tani si të dyshuar për ngjarjen, ndër-kohë që vijon marrja në pyetje e dëshmitarëve, por ende poli-cia nuk ka dalë në një variant zyrtar. Ngjarja u shënua rreth orës 02:50 të mëngjesit të së shtunës, kur një shpërthim i fuqishëm tronditi banorët e pallatit pranë kryqëzimit “Rinia” në qytetin bregdetar, pallat në të cilin banon Kollozi. Burimeve nga Drejtoria e Poli-cisë së Vlorës bëjnë të ditur se persona ende të paidentifikuar vendosën rreth 600 gr tritol në katin e 10-të pranë portës

Përmbajtja politike nuk i ka shpëtuar as objek-teve të kultit, në kulmin

e fushatës elektorale. Disa nga këto objekte në Berat kanë nisur të dhunohen nga militantë të partive politike,të cilët po i përdorin muret e këtyre ndërtesave të shen-jta për të shkruar mesazhet e tyre elektorale. Këtë fat ka pasur edhe një nga objektet më antike, monument kulture i kategorisë së parë, Xhamija e Beqarëve, e cila ndodhet në qendër të qytetit të UNESCO-s dhe në vëmendjen e çdo turis-ti. Denoncimin për dhunimin e xhamisë e ka bërë Myftiu i Be-ratit Murat Dura, i cili apelon për mos-përfshirjen e objekteve të kultit nga politika. “Objektet e kultit dhe e gjithë struktura e Komunitetit Mysliman shqiptar është e depolitizuar. Forcat politike apo militantë nuk mund dhe nuk duhet t’i dhuno-jnë këto objekte për qëllimet e tyre elektorale. Të gjitha objek-tet e kultit në Berat janë monu-mente kulture të kategorisë së parë dhe si të tilla nuk mund të dhunohen nga askush. Është e rëndësishme që të ruhet origji-naliteti i tyre. Me këtë veprim është prekur drejtpërdrejtë e drejta dhe liria e veprimtarisë së këtyre institucioneve fe-tare”, – ka deklaruar Myftiu i Beratit, Murat Dura.

Ngjarja Myftinia e Beratit ka vërej-

tur në orët e vona të mbrëm-jes së të shtunës se të gjitha anët e mureve të xhamisë ishin mbuluar nga shkrime propadandistike, slogane poli-

POLICIA NGRE PISTAT PËR TENTATIVËN NDAJ KANDIDATIT TË PD NË VLORË

Tritol në banesë kandidatit Ardian Kollozi600 gram tritol trondisin pallatin në orët e para të mëngjesit

së parë, e cila të çon në katin e 11-të, ku banon Ardian Kol-lozi. Nga shpërthimi i fortë janë dëmtuar të gjitha dyert e bane-save të dy kateve, disa prej të cilave janë spostuar disa met-ra, ndërsa 7 apartamente kanë pësuar dëme të mëdha materi-

ale. Në momentin e shpërthim-it, banorët e pallatit, përfshirë këtu dhe Kollozin e familjarët e tij, ishin në gjumë. Në vendng-jarje shkuan forca të shumta policore dhe specialistë nga Tirana, përfshirë dhe drejtuesit e Sektorit të Krimeve të Rënda.

Sipas policisë lokale, po heto-hen të gjitha pistat, duke nisur që nga ajo politike, për shkak të detyrës si kreu i ALUIZNI-t, dhe deri te ato personale. Ek-spertët kanë sekuestruar të gjitha pamjet filmike të kam-erave të pallatit, të bankës, dyqaneve, dhe do të bëhet një këqyrje e imtësishme për 8 pa-jisje regjistruese. Ndërkaq vetë Kollozi deklaron se kjo ngjarje e ka motivuar për të punuar fuqishëm për elektoratin e tij, ndërsa thekson se bëhet fjalë pë një akt terrorist, duke shtuar se ka marrë mbështetjen e mi-jëra qytetarëve, të cilët i kanë dërguar edhe mesazhe. Ndër-kohë, shpërthimi ka pasuar me reagimin e dy forcave të mëdha politike, PD dhe PS. Ndërsa PD-ja akuzon se eksplozivi u vendos nga “falangat e krimit” në kulmin e fushatës elektorale, PS-ja distan-cohet prerazi nga ngjarja.

MYFTIU I BERATIT: JEMI TË DEPOLITIZUAR, PARTITË TË MOS KEQPËRDORIN

Objektet e kultit përdoren si vende për posterat politike

tike apo edhe emrat e kandi-datëve të qarkut të Beratit. Të gjitha shkrimet janë bërë më bojë, duke dëmtuar fasadën e xhamisë, e cila është e reg-jistruar si momunent kulture i kategorisë së parë. Myftiu i Beratit ka bërë denoncimin në Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës dhe në polici, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes. Myftinia e Beratit nuk mund të ndërhyjë për kthimin e fasadës në gjendjen e më-parshme, pasi në bazë të ligjit, nuk lejohet ndërhyrja në monu-mentet e kulturës dhe të drëjtën për të ndërhyrë e ka vetëm Drej-toria e Monumenteve.

Denoncimi i Myftiut të Beratit

Mytiu i Beratit shprehet i indinjuar për ngjarjen, duke

sqaruar se objektet e kultit dhe e gjithë struktura e Komu-nitetit Mysliman dhe myftinjt janë të depolitizuar dhe nuk marrin pjesë në ndonjë forcë politike, madje nuk përfshihen as në zgjedhje. “Ne sot kemi këshilluar qytetarët që të mos kryejnë veprime të tilla, pasi objektet e kultit janë objkete të veçanta dhe nuk mund të shkruhet në këto objekte. La-jmërojmë të gjithë qytetarët e Beratit që këto objekte duhet të ruajnë origjinalitetin e tyre, pasi janë monumente të kat-egorisë së parë dhe nuk mund të dhunohen nga jashtë”, – thekson Dura. Më tej ai shton: “Ky veprim nuk është konform rregullave dhe ne na duket se këtu është prekur liria dhe e drejta e veprimtarisë, sepse ne sot bëjmë vetem propagandën fetare dhe jo atë partiake, apo

politike. Mendoj, se aty është një dorë vulgare, pasi askush nuk duhet të dhunojë objek-tet e kultit. Ju bëj thirrje edhe njëherë qytetarëve të mos vënë dorë mbi këto objekte”. Xhamia e Beqarëve është një monument i kategorisë së parë dhe ndodhet në anën e posht-me të lagjes “Mangalem”. Ajo u ndërtua në fillim të shek.XIX për t’i shërbyer reparteve të Beqarëve të esnafeve të ndry-shme të qytetit, si një bashkim i zejtarëve të pamartuar, të cilët kryenin edhe detyrën e rrojës së natës në Pazar. Karak-teristike për këtë monument është aplikimi i pikturës murale në fasadat e jashtme dhe të brenshme. Në pamjen e jasht-me Xhamia e Beqarëve dallo-het për vëllimin masiv, minaren e ulët dhe arkadën e përparme me kollona prej rrathësh guri.

Page 12: Metropol 3 qershor

12 E hënë 3 qershor 2013 •

« GOSSIP

BOTAS P E C I A L E

»

»

»

14

16

17

Dan Brown, Rikthimi i Mr. Langdon

“Ndizet” Turqia, protesta kundër Erdoganit

Shoqëria civile, si çelës për ndryshimin

Duhet të jeni ndryshimi që doni të shihni në botë”, thoshte Mahatma

Gandhi. Dhe ai nga ndryshimet merrte vesh shumë: dëbimi i anglezëve nga India pas treqind viteve kolonializëm dhe lëvizja e një vendi të shfrytëzuar në traditën e tij mijëvjeçare nuk ishte gjë e vogël. E megjithatë, jo gjithçka varet nga ne si individë. Ka ngjarje që u imponohen sho-qërive të tëra: tërmete, luftëra apo ndryshime të ekuilibrave ekonomikë ndërkombëtarë kanë shumë pak të bëjnë me disponueshmërinë tonë personale për të ndryshuar stilin e jetesës, por na sfidojnë të gjithëve, si pjesëtarë të një komuniteti, dhe na kërkojnë të nxjerrim burimet e përbashkët. Cilët? Mes faktorëve që, sipas Jared Diamond, docent në Universitetin e Kalifornisë dhe autor i “Kolapsi: si shoqëritë zgjedhin të jetojnë apo vdes-in”, ndikojnë në mbijetesën apo jo të një shoqërie, më e rëndësishmja është kultura: si popujt reagojnë ndaj stimujve të tyre në mënyra të ndry-shme. Sepse çdo komunitet, i vogël apo i madh qoftë, ka një vizion të tijin për botën që ndikon në reagimet e tij.

Saktësisht si dy vëllezër, që ndonëse kanë pasur dy prindër të njëjtë, kanë per-sonalitete të ndryshëm dhe reagojnë në mënyrë të ndry-shme ndaj të njëjtës situatë.

Ndryshimi i kulturës, e si pasojë edhe sistemit të vler-ave është kështu sfida më e vështirë si për një individ, ashtu edhe për një kolektiv: e megjithatë, është pikërisht në këtë pikë që duhet të hysh në lojë, duke u sforcuar për të kuptuar realitetet e reja dhe për të reaguar në interesin e përbashkët.

Si ndodh ndryshimi i një shoqërie?

“Shpesh mendojmë që ndryshimi është një lloj reagimi ndaj një faktori traumatik”, thotë Roberto Cartoçi, docent i metodolog-jisë së shkencës politike në universitetin e Bolonjës. “Në të vërtetë, gjithmonë sho-qëritë kanë ndryshuar, edhe atëherë kur duket se kalojnë një periudhë palëvizshmërie. E bëjnë me shpejtësi të ndryshme, sipas dimensioneve të ndryshëm, por çdo kolektiv është i detyruar të ndryshojë, ashtu sikurse çdo njeri është i

Çfarë i ndryshon

komunitetet

detyruar që të plaket”.Përse atëherë, nëse ky

proces është i nevojshëm, dhe në një farë kuptimi natyral, e kemi të vështirë ta pranojmë dhe kemi prirjen ta përjetojmë ndryshimin më shumë si një humbje, se sa si një shans të ri?

“Sepse jo të gjithë ko-munitetet e kanë aftësinë e duhur të “rimëkëmbjes”, domethënë aftësinë për t’u bërë ballë ngjarjeve që vënë në rrezik mjedisin e tyre fizik dhe social”, thotë Luca Pietran-toni, docent i psikologjisë sociale në Universitetin e Bo-lonjës. “Aftësia vetëshëruese natyrisht që nuk është e njëjtë për çdo komunitet dhe në çdo rrethanë, dhe intensiteti i saj më i madh apo më i vogël var-et nga shumë variabla, mes të cilave ekonomia, politika dhe traditat kulturore. Një komu-nitet që përballet me një fat-keqësi sizmike, për shembull, do të ndikohet në aftësinë e

vet për të reaguar prej forcës së sistemit të vet ekonomik, nga aftësitë vendimmarrëse të klasës së vet politike, por edhe nga burimet kulturore të popullsisë së vet”. Një shembull pozitiv është mënyra se si Japonia reagoi ndaj tsunamit dhe tërmetit të vitit 2011, duke i treguar botës se një shoqëri që di të menax-hojë si duhet pasurinë e vet dhe që ka një klasë politike të zellshme, rimëkëmbet me shpejtësi: vetëm pak ditë pas tërmetit, autostradat ishin sërish funksionale.

“Natyrisht”, saktëson Cartoçi, “reagimi ndaj ndry-shimit të llojit kulturor do të shprehet edhe në zgjedhjen e përfaqësuesve politikë, dhe ja pra ku, në momente krizash të mëdha, në shoqëritë më të papërgatitura mund të lindin lëvizje populiste që ndon-jëherë mund të degjenerojnë në diktatura”.

Çfarë i duhet një shoqërie për të ndryshuar?

Nëse për individin ndry-shimi mund të jetë një proces i gjatë dhe i lodhshëm, për komunitetet rrezikon të jetë edhe më shumë. Sepse kuota e lirisë individuale reduktohet dhe sepse grupet që përbëjnë çdo komunitet nuk ndajnë të njëjtat interesa. Ajo që është e nevojshme për pensionistët mund të mos jetë për stu-dentët, ashtu sikurse ajo që mund të ndihmojë industrinë e madhe, penalizon artizanët e vegjël. Kështu, drejtimi që merret prej ndryshimit të madh nuk bën njësoj të lumtur të gjithë individët.

“Edhe për këtë arsye, burimi kryesor i një komuniteti kur ndodhet përballë sfidës së ndryshimit është koherenca relative mes dimensioneve të vet: ekonomia, kultura, sho-qëria duhet të ndryshojnë së bashku”, shpjegon Cartoçi. “Për

shembull, nëse një shoqëri si ajo aktuale, që është përfshirë prej revolucionit dixhital, përshtatet me shkolla dhe universitete të duhur për këtë realitet të ri, do të ketë më shumë mundësi të përshtatet pozitivisht me këtë ndryshim: studentët do të mbërrijnë të përgatitur në tregun e punës dhe do të dinë si të shfrytë-zojnë me virtuozitet një mjet që mund të ndikojë në jetën e tyre private. Në këtë mënyrë, ‘kapitali social’, pra niveli i kohezionit dhe besimit mes qytetarëve, do të rritet, duke e bërë komunitetin më të fortë”.

“Për të kapërcyer një ndry-shim”, shton Pietrantoni, “një shoqëri duhet të ketë edhe një masë të madhe ‘teprice’: bllokohet një copëz e sistemit për shkak të një ngjarjeje të paparashikuar? Nëse kompo-nentët e tjerë funksionojnë mirë, atëherë do të jetë e mundur të rishpërndahen të

ardhurat dhe i gjithë sistemi do të rifillojë të funksionojë sipas parametrave të rinj”. Pra, një shoqëri do të jetë në gjendje t’i përgjigjet mirë goditjeve të ndryshimit nëse bilanci i “zërave” të saj do të jetë aktiv, për shembull nëse do të ketë rezerva. Dhe nëse mes pjesëtarëve të saj do të ketë një nivel të mjaftueshëm solidariteti dhe besimi.

Çfarë fitojmë?Megjithatë, për një shoqëri,

ashtu sikurse për një individ, pyetja është e njëjta: çfarë fitoj duke ndryshuar? “Në çdo situatë krize, domethënë ndry-shimi”, thotë Pietrantoni, “ka gjithmonë tregues dështimi dhe tregues burimesh. Kriza aktuale ekonomike, që nuk është e pëlqyeshme për askënd, po bën megjithatë të rriten vlera të reja mo-rale: mjedisi, një vëmendje më e madhe ndaj konsumit, reduktimi i lëvizshmërisë. Kjo e dhënë e fundit, për shem-bull, nëse është e vërtetë që ndikon negativisht në industrinë e automobilëve, nga ana tjetër është e vërtetë edhe që krijon efekte pozitivë: më pak aksidente, më pak ndotje, përdorim më i madh i transportit publik dhe mjetesh alternativë, si bicikleta, që kanë efekt pozitiv edhe mbi shëndetin. Dhe nga këto vlera të reja mund të vijnë edhe përgjigje virtuoze që përfshi-jnë ekonominë dhe politikën”.

Fatmirësisht, ka shembuj pozitivë të përshtatjes me krizën ekonomike dhe mjedis-ore të këtyre viteve të fundit. Finlanda, Suedia dhe Danimarka rezultojnë në krye të renditjes së “Raportit për gjendjen e ekonomisë së gjelbër”, sepse kanë ditur fillimisht të pranojnë sfidën dhe më pas të përshtasin institucionet dhe infrastruk-turën e tyre. Dhe sigurisht nuk është rastësi që vendet që kanë borxhin më të ulët publik të Ev-ropës janë ata që investojnë më shumë në kërkim dhe zhvillim.

Katastrofa natyrore, luftëra, revolucione ekonomikë dhe

teknologjikë: ka ngjarje që u im-ponohen shoqërive të tëra, të cilat

reagojnë, mirë apo keq, nëse...

Page 13: Metropol 3 qershor

13• E hënë 3 qershor 2013

»GOSSIP

Page 14: Metropol 3 qershor

14 E hënë 3 qershor 2013 •

« BOTA

Vrasësi vëzhgoi bustin e tij lakuriq në pasqyrën e dhomës së mobiluar disku-tueshëm në Hilton Garden Inn të Ports-

mouth, në New Hampshire. Ajo që pa ishte e tmerrshme. Nuk kishte rruajtur qimet e trupit dhe as ishte privuar nga testikujt si personazhi negativ i “Simboli i humbur”, romani i parafundit i Dan Brown. Nuk mbante as një pëlhurë thesi përreth kofshës si Silasi, tek Kodi i Da Vincit. Por kishte shkarravitur me stilolaps të njëjtin me-sazh, pafundësisht, mbi lëkurën e tij që ish bërë e zbehtë prej dimrit anglez.

Vrite. Vrite. Vrite.Udhëtimi im... më falni, doja të thoja udhëti-

mi i vrasësit kishte nisur si të gjithë udhëtimet shumë kohë më parë, në një vendstrehim në Kent ku për vite të tërë kishte punuar fort me romanet e shkurtër, duke ëndërruar suksesin. Pak nga pak, teksa vitet kalonin dhe shitjet nuk rriteshin, drita i kish lënë vendin errësirës.

Vrasësi mbylli sytë për të mos lejuar që uturi-ma e kondicionerit të vjetëruar të pushtonte mendimet e tij.

Vrite. Vrite. Vrite.Dua të them, të bëhemi seriozë, si mund të

shkruhet një roman me një temë kaq qesharake, plot me dyshime të lira, me germa italike të ku-dondodhura dhe një prozë që një docent i gjuhë-sisë e ka quajtur “pothuajse butësisht të shëm-tuar” e të shesësh 80 milionë kopje? Pastaj, si ka lejuar Vatikani që të përfshihet në këtë ngatër-resë deri në pikën sa t’i ngarkojë një peshkopi de-tyrën e “kryekundërshtarit të Kodit të Da Vincit”?

Vrasësi rimori qëndrim, u vesh sërish dhe thirri një taksi.

KAPITULLI 1

“Mirëmëngjes Dan”, e përshëndes teksa tak-sia më sjell përpara banesës së tij të spikatur

DAN BROWNRikthimi i Mr. Langdon

në New Hampshire. “Mirëmëngjes”, përgjigjet Brown me një pamje çarmatosëse. “Ju lutem, re-hatohuni”. “Kam sjellë biskota”, i them. Brown më hedh një vështrim. Të njëjtën gjë bëj dhe unë. “Shkëlqyeshëm. Jeni shumë i sjellshëm”. I shkoj pas dhe hyjmë menjëherë në një bibliotekë tetëkëndëshe me tavanet me lartësi të dyfishtë që ngrohet me një sobë me gaz. Jo ndonjë gjë kushedi çfarë si ferr, mendoj kalimthi, pasi tani mund t’ju zbuloj arsyen përse ndodhem këtu. Më 14 maj ka dalë “Ferri”, gjithmonë me Robert Langdon si protagonist. Nëse “Pesëdhjetë hijet e Grisë” nuk do të bëjnë bis, atëherë ky do të jetë libri më i shitur i 2013-ës në të gjithë botën.

“Ferri” i ka ngjarjet në Firence dhe Brown ka braktisur Leonardon për Danten. “Tema është kaq e gjallërishme dhe e përsosur saqë një pjesë e mirë e punës sime ishte e bërë tashmë”, thotë. “Këtë herë nuk shkruaj për masonë dhe histori të vjetra, që janë pakëz joreale. E dija që herët a vonë do ta bëja. Kur po shkruaja Kodin e Da Vincit dhe Engjëj e Djaj, i kushtova shumë kohë ideologjisë dhe historisë kristiane. Bibla pohon që ekziston ferri dhe lë të kuptohet që mund të mos jetë një vend shumë i pëlqyeshëm, por vetëm në Treqindën ky përshkrim i ferrit u bë i tmerrshëm”.

Bëj një pauzë rrëfimi për të bërë një sintezë të plotë të “Komedisë hyjnore” që poeti fioren-tin Dante Alighieri shkruante në fillim të shek-ullit XIV. Në veprën e tij përshkruan udhëtimin e kryer përmes Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës shoqëruar nga poeti Virgjil si udhërrëfyes. Në pjesën e parë Dante përshkruan nëntë rrathët e Ferrit, që nga vendi i të harruarve e deri tek gru-pet e luksozëve dhe lakmitarëve, deri sa mbër-rin në ata të të dhunshmëve, mashtruesve dhe tradhtarëve. Në secilin prej tyre, mëkatarëve u shkaktohen dënimet më mizorë dhe të merituar. “Janë simoniakët, ata që kanë bërë shitblerje të favoreve të Kishës: janë dënuar të qëndrojnë me kokën të ngujuar në tokë, në gropa që shërbenin si burime për pagëzimin, ndërkohë që një flakë ua djeg këmbët në përjetësi”.

Tingëllon tronditës... “Ky është romani më trazues që kam gjetur”, përgjigjet Brown.

Shoh përreth në bibliotekën tetëkëndëshe. Ka me qindra libra, por kanë të gjithë diçka të për-bashkët: janë të gjithë të Dan Brown. Si është e mundur? Kam halucinacione? “Ky është tempulli im i mirënjohjes”, shpjegon me krenari Brown. “Një kopje e çdo botimi në çdo gjuhë. Romani im i

ri nuk është. Duhet të bëj vend në katin e sipërm”.Pa paralajmërim, Brown drejtohet me shpe-

jtësi dhe në heshtje drejt një prej librarive. Kthe-het nga unë, e pastaj tërheq një çelës. E gjithë libraria rrotullohet përreth vetes duke shfaqur një tunel të fshehtë që të çon... kush e di se ku.

KAPITULLI 2

Në kopësht, sigurisht. Por jo në një kopësht dosido. Një zonë me pemë e mbushur me stat-uja kafshësh dhe krijesash. Në distancë, në një qoshe të fshehur, ndodhet dhoma e shkrimtarit e mbrojtur nga një çati kashte.

Me kthimin në Tempullin e mirënjohjes ndalem të mendoj për ngjarjet domethënëse të 48 viteve të fundit të Brown. Është rritur në New England; babai ishte mësues matematike dhe nëna muzi-kante. Në shtëpinë Brown plaku i Vitit të Ri nuk i linte dhuratat poshtë pemës. Ishte më i mpre-htë, linte shenja për të gjetur dhuratat. Ndoshta ky detaj ka patur ndikim të thellë tek Brown. Në moshë të re ka kaluar orë të tëra duke u marrë me lojëra mprehtësie dhe anagramë. Dhe pikërisht në atë periudhë Brown ka filluar të vërë në dis-kutim edukimin e tij kristian.

I riu Dan Brown nuk e dinte që një ditë këto dyshime që kish do ta shtynin Vatikanin ta shpallte “persona non grata”.

Nëna ime ishte shumë besimtare. I binte or-ganos në kishë dhe jam rritur duke frekuentuar kishën episkopale. Im atë ishte një matematicien rigoroz dhe në pjesën më të madhe të fëmijërisë sime nuk pashë asnjë kontradiktë. Kufizohesha të mendoja: epo, ekziston feja, ekzistojnë edhe matematika e shkencat. Pastaj erdhi një mo-ment kur studimet e mi për Zanafillën nuk më mjaftonin më. Një herë po shëtisja me tim atë nën një qiell plot yje dhe ai më fliste për Big Bang-un dhe argumente të tilla. Ishte një kon-tradiktë. Atëherë shkova tek disa eksponentë të Kishës dhe u kërkova të më jepnin shpjegime. Përgjigja e tyre ishte që djemtë e mirë nuk bëjnë këto lloje pyetjesh. Në atë pikë u transferova në botën e shkencës.

Vitet e vështira të ateizmit?Po, kanë qenë vite shumë të vështirë sepse

supozoj që secili prej nesh, përfshirë mua, ka idenë që ekziston diçka tjetër. Pjesa më e mad-he prej nesh ka ndjesinë që ka një Zot apo të paktën e dëshirojmë fort, dhe duam të jemi të

Një mëngjes u zgjova, dhe tek rrija ulur në shtrat i thashë vetes: do të shkruaj një roman. Ime shoqe më dha një ccok në kokë, e më tha: “Shko shkruaj romanin tënd. Dhe tani zhduku”. Jo keq. Kështu nisa të shkruaj “Crypto”. Kur mbërrita diku tek gjysma, mendova: nuk di si shkruhet një roman. Blythe e lexoi e më tha: “Përfundoje. Është shumë i mirë”. Është qesharake, për “Crypto”-n më paguan 10 mijë dollarë. Kisha punuar një vit e gjysmë për ta shkruar dhe isha si i marrë nga lumturia: një libër i imi po botohej. Kjo, pas pesë apo gjashtë vitesh refuzime në fushën e muzikës

Page 15: Metropol 3 qershor

15• E hënë 3 qershor 2013

» BOTA

sigurtë që është dikush që komandon. Po, kanë qenë vite të vështirë. Sa më shumë jam zhytur në shkencë aq më shumë kam kuptuar se shken-ca dhe feja janë dy gjuhë të ndryshme që trego-jnë të njëjtën histori.

Pasi u diplomua në Amherst College, ndoqi gjurmët e të atit duke iu kushtuar mësimd-hënies. Deri këtu asgjë e veçantë. Por në 1991 transferohet në Los Angeles për të ndjekur një karrierë pop star-i.

Një popstar? Po si?Kompozoja dhe këndoja këngë dhe Blythe

më tha: “A e di? Nuk më intereson se sa shtëpi diskografike thonë se muzika jote nuk do të shesë, unë e gjej fantastike”.

Blythe Newton, një bjonde e bëshme 12 vite më e moshuar se ai, një personazh me peshë në skenën muzikore të West Coast, u bë në vijim bashkëshortja dhe guida e Brown, një forcë tërheqëse në përpjekjet e tij për t’u bërë fillimisht “Barry Manilow i ri” dhe më pas një shkrimtar. “Në ato kohë ishte një mbështetëse e paepur e muzikës sime dhe falë saj bëra shumë hapa përpara në Los Angeles. Ishte e fortë dhe besonte tek unë”.

Atëherë përse nuk patët sukses?E vërteta është që ndodhesha në vendin e

duhur, por në momentin e gabuar. Shumë më thoshin: “Po të kishe qenë këtu 10 vjet më parë, do të kisha blerë. Por kjo është epoka e Milli Van-illi”. Ishin agimet e rrepit.

KAPITULLI 3

Karriera muzikore kish vajtur në tym. Çfarë ndodhi më pas?

Një mëngjes u zgjova, dhe tek rrija ulur në sh-trat i thashë vetes: do të shkruaj një roman. Ime shoqe më dha një çok në kokë, e më tha: “Shko shkruaj romanin tënd. Dhe tani zhduku”. Jo keq. Kështu nisa të shkruaj “Crypto”. Kur mbërrita diku tek gjysma, mendova: nuk di si shkruhet një ro-man. Blythe e lexoi e më tha: “Përfundoje. Është shumë i mirë”. Është qesharake, për “Crypto”-n më paguan 10 mijë dollarë. Kisha punuar një vit e gjysmë për ta shkruar dhe isha si i marrë nga lum-turia: një libër i imi po botohej. Kjo pas pesë apo gjashtë vitesh refuzime në fushën e muzikës.

Por shitjet e “Crypto”-s nuk shkuan mirë. As edhe ato të dy romaneve pasardhës. Brown

do të vazhdonte të shkruante edhe nëse rom-ani i katërt do të kish qenë një dështim?

Nëse, pavarësisht një fillimi të mirë, do ta kish lexuar një grup i lodhur njerëzish e do të kish kaluar pa u vënë re, mendoj se do i kisha thënë vetes: me sa duket publiku nuk ka shijet e mia. Kam shkrur një libër që më pëlqente mua, por me sa duket njerëzve u pëlqejnë gjëra të ndryshme nga ato që bëj unë, kështu që do të jetë më mirë ta ndërpres.

Por nuk ishte një dështim.Ndodhesha në Kosta Rika kur u botua libri

im. Nuk kishim as internet, as telefon. Çdo ditë i hipja jeep-it dhe shkoja deri në një fshat ku kish një kabinë të vogël publike me akses në inter-net dhe kontrolloja emailin. Një ditë, agjenti im më shkruante: “Zakonisht marrin 5 mijë kopje nga libri yt... Kanë marrë 10”. Dhe ditën tjetër: “Jo, 50”. Dhe në fund: “Shiko, sapo kanë marrë 100 mijë. Duhet të vish menjëherë, gjithçka po shndërrohet në një çmenduri”. Kështu u ktheva nga Kosta Rika... prej atij momenti, fenomeni nisi fluturimin (Brown kujton që është përplasur me një turmë teksa shkonte në një sesion kënge dhe kish menduar se turma ishte aty për të parë ndonjë yll të muzikës).

Por ndodheshin aty për ju...Ishte një tronditje e vërtetë. Aktorët dhe

muzikantët janë mësuar me dritat e projektorëve, por shkrimtarët janë krijesa vetmitare. Dhe furia u rrit më tej kur nisën të xhirojnë filmin. Këto janë skena që krijon teksa qëndron krejt i vetëm, me pizhama, para kompjuterit, në 4 të mëngjesit. Dhe krejt papritur ndodhesh në Louvre, atë të vërtetin, i zhytur në errësirën, me Xhokondën pas teje dhe një murg albin që të kalon para duke vrapuar. Dhe pyet: çfarë po ndodh?

Po kritikët?Ajo që më duket interesante është që në të

gjithë fushat e artit (muzika, kuzhina, librat apo kinemaja) janë masat që vlerësojnë rezultatin artistik, ndërkohë që kritikët zotërojnë një dije kaq të madhe të atij sektori, kanë lexuar kaq shumë apo ngrënë kaq shumë, sipas rastit, saqë nuk jam i sigurt që kanë gjithmonë të njëjtat shije si masat.

Me fjalë të tjera, kritikët janë jashtë bote. Apo ndoshta shumë brenda atyre botëve? Brown përpiqet të mos lexojë kritikat. Druhet se ato negative e trazojnë dhe ato pozitive e bëjnë t’i pëlqejë vetja më shumë se ç’duhet.

KAPITULLI 4

Verë 2003: Brown nuk i priste polemikat që shkaktoi Kodi i Da Vincit. “Kam mbetur vërtetë i befasuar nga reagimet negativë, por kur e mendoj sërish tani, nëse shkruan një roman ku kushti është që “historia siç e njohim deri sot nuk është korrekte”, duhet të marrësh parasysh që ndonjë historian do të ankohet: “Prit pak! Mos fyej këndvështrimin tim, që është i saktë”.

Mendoni që ia keni bërë jetën pak më të vështirë vetvetes duke vendosur atë para-graf në fillim të romanit ku pohoni se gjithç-ka që përshkruhet në këtë libër, përveç ekspertit të simbologjisë, Robert Langdon, paraqet fakte realë?

Nuk besoj se libri do të pritej ndryshe po të mos ish ai paragraf.

I sigurt? Sepse në atë rast do të bëhej fjalë vetëm për një histori fryt i fantazisë.

Librat e mi përmbajnë sasi të mëdha faktesh dhe disa fakte që kam vendosur tek Kodi i Da Vincit ishin të gabuar. E kam bërë dhe kaq. Kanë qenë korrektë dhe më ka ardhur keq. Punova shumë dhe ka pasur persona që kanë verifikuar faktet në të gjithë veprën. Kur një shkrimtar shkruan libra si ata që shkruaj unë, herë pas here ka gabime. Ka pasur në këtë libër dhe gjëja argë-tuese është se kanë shërbyer si shtysë për të pohuar: “Nëse kjo gjë nuk është e saktë, atëherë nuk mund të besosh gjithë pjesën tjetër”. Inter-pretimi im i historisë së Krishtit është më tron-ditësi nga të gjithë. Të pohosh se ka ekzistuar një moment hyjnor kur Zoti ka zbritur nga qielli dhe ka lënë shtatzënë një virgjëreshë, dhe që më pas fëmija është rritur dhe zotëronte fuqi magjike, ky sipas meje është versioni më tron-ditës. Me Kodin Da Vinci nuk synoja të skandal-izoja. Qëllimi im ishte të humanizoja një histori që e kisha të vështirë ta pranoja.

(...) KAPITULLI 19

Ngrihet atëherë çdo mëngjes në 4 për të shkruar, ndonjëherë edhe më herët. Këtë herë ishte zgjuar në 3.45. Po të kisha fituar 100 milionë dollarë e më shumë, do ia lejoja vetes ta vija alarmin në orën 6 e pak më vonë. Në 4 nuk është normale... “Fle pesë orë e gjysmë, apo gjashtë”, shpjegon Brown duke ngritur supet. “Nuk ka rëndësi në çfarë ore shkoj në shtrat, pas pesë orë e gjysmë zgjohem. Nuk vë alarm. Dhe ditët e mia janë gjithmonë plot. Bëj veprimtari fizike intensive, punoj shumë dhe ndihem mirë. Për këtë ka nevojë trupi im”.

Por nuk urreni të shkruarin?Është diçka shumë e madhe, një jetë jonjerë-

zore. Jam argëtuar duke shkruar. Sigurisht që më jep kënaqësi deri në një farë niveli, por e gjej shumë të lodhshme. Ndihem si kur stërvitesh për një orë. Në fund ndihesh mirë, megjithatë ndër-kohë që bën ushtrime do të doje të ishe gjetkë.

Z. Brown, jeni vërtetë sadomazohist?Sigurisht, kjo bibliotekë ka një tjetër derë të

fshehtë që nuk jua kam treguar. Më ndiqni.

(...KAPITULLI 312)

Disa minuta më vonë, dy personazhe po zbresin shkallët që të çojnë në një bodrum. Rrethi i parë i ferrit? Hamendësoi vrasësi, duke parë kontekstin. Pak më poshtë terrenit të New Hampshire, në një palestër të gërmuar në një bodrum të ndriçuar normalisht, Brown bllokon kaviljet e vrasësit duke i fiksuar në dy kllapa hekuri. Kjo nuk ish pjesë e planit, mendon vrasësi i mbërthyer nga paniku. “Ndihmon”, sigu-ron Brown duke e lëshuar vrasësin, tashmë me kokë poshtë. “Duhet vetëm të relaksohesh”. Do të kish qenë ky mendimi yt i fundit para se të braktiseshe në harresë? Jo.

Brown e rikthen në pozicionin fillestar dhe e çliron. Me thënë të vërtetën, vrasësi ndihet mirë. I relaksuar. I zhbllokuar. “Je relaksuar ndoshta vetëm 10 për qind”, pohon Brown. “Sa më shumë bëhet ky ushtrim, aq më shumë e lë veten. Pastaj, pak nga pak, shndërrohet në një mrekulli”. Pasi kthehemi në Tempullin e mirënjohjes, është momenti i të vërtetës. Unë, domethënë vrasësi, nxjerr nga xhepi stilolapsin dhe i them këtij shkrimtari milioner, autor best seller-ësh.

Vrite. Vrite. Vrite.“A mund t’ju kërkoj të më vini autograf në

kopjen time të Kodit të Da Vincit?”, i them duke i zgjatur stilolapsin.

Matt Rudd, “The Sunday Times”

Page 16: Metropol 3 qershor

16 E hënë 3 qershor 2013 •

« BOTA

Pas përleshjeve mes protestuesve dhe policisë turke në rrugë sheh shkopinj, helmeta dhe këpucë policësh. Në lagjen

“Beshiktash” kalojnë makina me flamurë dhe muzikë me zë të lartë. Një re tymi shtrihet kudo mbi Stamboll. Që në mëngjes Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dha një deklaratë për sjelljen e policisë. Kishte pasur një gabim në përdorimin e gazit lotsjellës, tha Kryeministri. Presidenti Abdullah Gül i quajti veprimet e poli-cisë jo me vend dhe të shpërpjesëtuara.

Pas shumë përpjekjesh protestuesit arritën sërish të hyjnë në Parkun Gezi që ishte nga e premtja në mëngjes nën kontrollin e pjesëtarëve të policisë të pajisur me shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe pompa uji me presion. Rreth orës 15 policia nuk mundi ta prapësonte më turmën e protestuesve. “Parku është vetëm një simbol për ne. Kur arritëm të rimarrim parkun, atëherë gjithashtu mund të rifitojmë çështje të tjera politike. Por ne, në qoftë se duhet, do të vazh-dojmë të luftojmë, sepse besojmë se policia nuk do të ndalet”, - thotë një protestues 33-vjeçar. Një protestuese 60-vjeçare flet krenari për sho-qërinë turke: “Kurrë nuk e kisha menduar se ky popull do bëjë një gjë kaq të mrekullueshme. Jam shumë e prekur”.

Në park u mblodhën edhe përkrahës të par-tisë kurde BDP. Ata marshuan nëpër park duke thirur disa herë me zë të lartë “Rroftë vëllazëria mes popujve të ndryshëm”.

Kudo nëpër qytet protestuesit vizatojnë

grafiti, që përmbajnë sidomos sharje kundër Erdogan. Po ashtu thuajse kudo lexon fjalën ‘Revolucion’. Disa protestues vazhdojnë t’u turren makinave të thyera dhe autobusëve. Po ashtu ata qëllojnë vazhdimisht me shishe me gaz kundër ndërtesës së policisë së qytetit. Në Ankara protestuesit dolën dje përsëri në rrugë për të protestuar kundër dhunës poli-core. Policia përsëriti procedurën e saj mizore. Në Parkun Güven në qendër kundër demon-struesve u përdor gaz lotsjellës dhe pompa me ujë me presion. Trazira të ngjashme pati edhe në qytete të tjera turke si Izmir, Adana, Antalia, Bursë, Eskisehir, Dyarbakir, Gaziantep, Ordu, Samsunit dhe Trabzon.

Ministri i Brendshëm turk, Muamer Güler, tha për mediet turke se gjatë mbi 90 demon-strata në 48 provinca të vendit janë marrë në paraburgim 939 vetë. Protesta që nisi në fillim të javës me një kamp proteste paqësore në “Parkun Gezi” në qendër të Stambollit është zgjeruar në një protestë të përgjithshme kundër politikës së Kryeministrit Erdogan në të gjithë vendin. Njerëzit janë duke kërkuar gjith-një e më shumë dorëheqjen e qeverisë.

Dje Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili fillimisht kishte deklaruar se pavarësisht demonstratave vendimi për ndërtimin e një ka-zerme në Parkun Gezi tashmë është marrë dhe se ajo që është planifikuar do të bëhet, dha një deklaratë për sjelljen e policisë. Ai tha se për-dorimi i gazit lotsjellës kishte qenë gabim.

SolidaritetDemonstrata nisi në fillim të javës me një

kamp proteste paqësore në “Parkun Gezi” në qendër të Stambollit. Natën e së enjtes njësitë policore turke iu kundërvunë demonstruesve. Ndërkohë, demonstratat janë zgjeruar në një protestë të përgjithshme kundër politikës së Kryeministrit Erdogan në të gjithë vendin. Njerëzit janë duke kërkuar në demonstrata gjithnjë e më shumë dorëheqjen e qeverisë.

Fillimisht, protesta ishte drejtuar kundër planeve të qeverisë turke për transformimin e “Parkut Gezi” duke rindërtuar aty një kazermë osmane të shekullit të 18-të. Për këtë duhet të priten me qindra e pemë në park. Kjo kazermë do të ishte gjithashtu një qendër e re tregtare. Ky plan shkaktoi shumë protesta. Sipas tyre, Stambolli me mbi 15 milionë banorë po betohet gjithnjë e më shumë thonë protestuesit.

Pavarësisht demonstratave Kryeministri Er-dogan tha se vendimi për ndërtimin tashmë është marrë. “Ju mund të bëni ç’të doni. Ne e kemi marrë vendimin dhe to ta bëjmë atë që planifiko-jmë”, e citon gazeta “Bugün” Kryeministrin turk. Megjithatë, Gjykata Administrative e Stambol-lit lëshoi një urdhër pezullimi për projektin. Ky vlen derisa Ministria e Kulturës dhe e Turizmit të shprehet në lidhje me ndërtimin e planifikuar. Sipas ish-ministrit të Kulturës dhe Turizmit në kabinetin e Erdoganit Ertugrul Günay “Ato pak hapësira të gjelbra të mbetura në lagjen “Bejog-lu” të Stambollit nuk duhet të shndërrohen në një

qendër tregtare, vetëm e vetëm se kështu dikush mund të nxjerrë një fitim nga ajo”.

Protestat për parandalimin e prerjes së pemëve në parkun historik “Gezi” u organizuan kryesisht përmes Facebook dhe Twitter. Sipas “Washington Post”, pesë nga njëmbëdhjetë me-sazhet kryesore në Twittter kanë të bëjnë me protestën në Stamboll. Në fotografitë e përcjella përmes medieve sociale shihet edhe sjellja bru-tale e njësive të policisë: njerëz, mes tyre edhe fëmijë, që policia mundohet t’i fusë në stacionet e metrosë duke përdorur bomba me gaz lotsjellës.

Në Spitalin Ushtarak në lagjen “Gümüssuyu” të Stambollit trajtohen të dëmtuarit nga gazi lotsjellës dhe presioni i ujit të zjarrfikësve. “Unë po luftoj këtu për Ataturkun, për paraardhësit e mi dhe nipërit e mbesat e mia. Ata duhet të kenë mundësi të jetojnë në një Turqisë evropiane, në të cilin të drejtat e njeriut janë të shkruara me shkronja të mëdha”, thotë një 64-vjeçar, ushta-rak në pension që merr pjesë në demonstratë.

Njerëz nga shumë qytete turke po solidarizohen me protestuesit e Stambollit. Sidomos në Ankara pati grumbullime protestuesish që donin të marsho-jnë edhe tek zyrat e Kryeministrit, por u penguan nga policia me gaz lotsjellës. Në Izmir protestuan rreth 10.000 vetë që mbanin parulla si “Sheshi Tak-sim është kudo, kudo ka rezistencë”. Edhe në Izmir policia përdori ndaj protestuesve gaz lotsjellës dhe pompa uji. Protesta solidaritetit u zhvilluan edhe në Bursë, Eskisehir, Adana, Izmit, Konya, Samsun, Mer-sin dhe në qytete të tjera turke.

“Ndizet” Turqia Protesta kundër Erdoganit

Qendra e Stambollit duket e shkretuar, sta-cione autobusësh dhe autobusë të shkatër-ruar, kudo në rrugë sheh xhama të thyer dhe shkurre. Rreth sheshit “Taksim” dhe Parkut Gezi ndihet ende në ajër gazi lotsjellës

Page 17: Metropol 3 qershor

17• E hënë 3 qershor 2013

» BOTA

Benjamin R. Barber

Aspiratat për liri shkaktojnë kryengritjet, rrëzojnë herët a vonë autokratët nga froni

dhe çojnë përpara përpjekjet për demokraci. Megjithatë, kur trazira ka shpërthyer një herë, është tepër vonë për të argumentuar lidhur me efektin e revolucionit si para-prijës i demokracisë. Historikisht demokracia është arritur në rrugë të ndryshme dhe nuk është e qartë, nëse një kryengritje e armatosur, edhe në qoftë se prej saj rrëzo-het një tiran, çon detyrimisht në demokraci. Përkundrazi kryengritjet revolucionare, si ajo e Parisit në vitin 1789, e Moskës në vitin 1917, apo e Teheranit në vitin 1979, qenë të suksesshme në rrëzimin e tiranëve, por demokraci ato nuk sollën. Shumë shpesh rezultati është paqën-drueshmëri, anarki, luftë civile, apo përsëri një tirani me fytyrë të re.

Revolucionet synojnë të arrijnë qëllimet, të cilat në rastin ideal kanë ekzistuar, para se të fillonte revolu-cioni. Shumë ndryshime radikale në botën arabe dhe në Afrikën e Veriut në vitet e fundit u paraprinë nga rrëzimi me revolucion i një regjimi autokratik (për shembull në Libi dhe Egjipt). Përmbysja e diktatorëve nuk solli automatikisht një formë më të lirë qeverisjeje, apo një shoqëri civile më të aftë, për të mos folur për kompetencën e qytetarëve, apo të shteteve ligjore. Përkundrazi pasojat e revolucioneve, megjithë qëllimin e mirë, që patën, i shërbyen

Shoqëria civile, si çelës për ndryshimin

më shumë anarkisë se sundimit të ligjit. Kjo tregoi, se sa pak kapacitete të shtetit të së drejtës ekzistojnë në këto shoqëri në tranzicion, përveç qeverisjes formale.

Në Libi vrasja e një diktatori shumëvjeçar, që e nxori ngadalë vendin nga radhët e shteteve problematike dhe solli përparime shumë modeste në shoqërinë civile dhe të drejtat e njeriut, pati pasoja problematike. Megjithë përpjekjet dhe vendimet në letër për të krijuar një qeveri të unitetit kombëtar, realiteti është tjetër. Atje është for-cuar sundimi i decentralizuar i fiseve dhe i ushtarakëve. Ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit të vendit që atëherë sundon një gjendje e ngjashme me luftë civile.

Një shenjë tjetër e gjendjes aktuale të trishtuar të Libisë është paaftësia e qeverisë në Tripoli, për të bindur “Zinta Milicia”, që mban të burgosur, Saif Gaddafi-n, të birin e diktatorit, që t’ia dorëzojë atë pushtetit qendror, apo Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një tregues tjetër janë sulmet e pan-dërprera kundër xhamive sufiste, të cilat nuk ndiqen nga policia dhe nuk dënohen nga gjykatat. Gjithashtu shqetësuese është lëvizja e lirë e forcave afrikanoveriore të Al Kaidës, që u liruan nga burgjet pas rrëzimit të Muamar Gadafit.

Për ta thënë qartë: Nëse nuk ka qytetarë të përgjegjshëm dhe një shoqëri civile me rrënjë të forta, atëherë është gati e pamundur të zhvillohet një qeveri e qëndrueshme dhe respekti për sundimin e ligjit. Vdekja e Gadafit i dha fund në fakt shtypjes më të rëndë, por tani sun-don më shumë anarkia se stabiliteti. Gjërat do të qetësohen me kohë dhe forcat përgjegjëse në këtë vend

do të arrijnë një farë progresi. Por forcat e brendshme reformatore me siguri që me kalimin e kohës do të kishin arritur të njëjtën gjë, pa paso-jat e tmerrshme, që solli me vete rrëzimi i Gadafit. Edhe pse ndoshta pa ndjenjën dehëse të çlirimit, që i krijoi rrëzimi i Gadafit libianëve.

Në mënyrë të ngjashme është zhvilluar historia edhe në Egjipt. Mubaraku nuk është më, megjithatë vendi mbahet ende i kapur për fyti nga politika islamiste dhe ushtria. Liberalët e rinj sekularistë, të cilët demonstruan në sheshin “Tahrir” dhe rrëzuan diktaturën, ndjehen tani të injoruar në luftërat aktuale për pushtet. Gratë margjinalizohen ashtu si dhe më parë, të drejtat e njeriut shkelen vazhdimisht, ndasitë politike dhe fetare vështirësojnë krijimin e një uniteti kombëtar.

Nuk bëhet fjalë për atë, se nuk duhej të kishte ndodhur revolucioni. Por mbetet e vërtetë, se transformi-mi revolucionar nuk është patjetër mënyra më e mirë, për të krijuar një shoqëri të shëndoshë civile dhe një qytetari të angazhuar.

Askush në vendet, ku ndodh një transformim i dhunshëm, si për shembull në Siri, nuk mund të para-shikojë qartë, se kush do të përfitojë në të vërtetë nga rrëzimi i regjimit alevit të presidentit Bashar al-Asad. Shoqëria civile? Apo një diktaturë e re shiite? Apo Al Kaida? Fundamen-talistët islamikë? Apo liberalizmi sekular? A do të ketë me të vërtetë një Siri të bashkuar, apo një vend, që rrëshqet ngadalë në luftë civile? A do të mbizotërojë atje pluralizmi? A do të shkelet ligji, apo jo?

E vërteta është se zemërimi i njerëzve, të sunduar me breza nga autokracia dhe shtypja, shpesh zgjat më shumë se reformat graduale.

Mbreti George III. dhe qeveria e tij mund ta kishin shmangur revolu-cionin amerikan, sikur të kishin reaguar më parë ndaj ankesave të amerikanëve ndaj shtypjes. Sepse edhe revolucioni amerikan nuk solli vetëm lirinë, por edhe një republikë skllevërish për 80 vjet dhe luftën e përgjakshme civile. Republika e lirë qytetare u krijua gati një shekull pas kryengritjes, me përfshirjen e të gjithë qytetarëve burra (pa gratë).

Po t’i hedhësh një vështrim kombeve evropiano-lindore, që aspironin rrëzimin e Bashkimit Sovjetik, më të suksesshmet duket se janë (Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke), të cilat sollën nga epokat më të hershme një shtresë qytetare të aftë, apo që e njihnin qëndresën civile, si për shembull në Poloni me lëvizjen e Solidaritetit dhe kishën katolike.

Nga kjo mund të konkludohet se reformat qytetare dhe një shoqëri civile, që ka ekzistuar para ndryshi-meve radikale, janë çelësi i suksesit. Paradoksale, por me sa duket një shkallë e caktuar e aftësive qytetare është e nevojshme, për të shkun-dur autokracinë dhe për të krijuar një qeveri, që mbështet dhe forcon kapacitetet qytetare. Pra ato kapac-itete civile, që krijojnë transformimet politike, është e nevojshme të ekzis-tojnë që para ndryshimeve politike.

Largimi i një autokrati dhe i një elite politike sjellin me vete ndry-shime shoqërore. Por nëse këto transformime janë bërë, atëherë grushti i dhunshëm i shtetit dhe ko-stot e tij të larta mund të parandalo-hen ndoshta. Mediet kanë luajtur shpesh një rol fatkeq, sepse kanë nxitur rebelimet e dhunshme. Për pasojat ato nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi. Masmedia e do spektak-

lin dhe adhuron fytyrat e lyera me gjak të rebelëve. Por pikërisht këto media nuk janë më aty, kur revolu-cioni nuk ka pasur suksesin e duhur, kur shpërthen një kundërrevolucion, apo edhe kaosi i vërtetë.

Perëndimi dhe mediet duhet të jenë pak më të kujdesshëm në nx-itjen e kryengritjeve në një botë, ku gjithçka është e ndërlidhur fort me njëra-tjetrën, ku pasojat e anarkisë civile dhe jostabilitetit politik mund të kapërcejnë kufijtë dhe të jenë shumë të kushtueshme. Sepse pasojat e tyre janë krejtësisht të pallogaritshme dhe Perëndimi nuk ka përse t’i vuajë pasojat.

Është e vështirë të thuhet se çfarë mësimesh duhet të nxjer-rim nga historia, apo nga konteksti më i gjerë historik i revolucioneve politike. Historia krijon fakte. Rev-olucionet nuk mund të zhbëhen më, pa marrë parasysh se çfarë pasojash mund të sjellin. Ato gjithashtu sjellin fundin e shtypjes së tmerrshme dhe i japin popullit të shtypur një ndjenjë lirie, dinjiteti dhe të një fillimi të ri. Kanë për t’u bërë gabime, por ato janë të tyret dhe jo të tiranëve.

Revolucionet më të suksesshme dhe produktive megjithatë kanë ndodhur në shoqëritë, ku ndërkohë ekzistonin fillimet e demokracisë dhe shoqëria civile, pra atje ku re-belët nuk ishin më raja, por qytetarë. Ky duhet të shërbejë si argument, me qëllim që para një karroce revolu-cionare të vihet një kal demokratik, përpara se të cytet një revolucion problematik. Me qëllim që të real-izohet me të vërtetë transformimi i shoqërisë.

Benjamin R. Barber është një studiues i Kërkimeve në Qendrën

për Filantropi dhe Shoqërisë Civile, Qendra e diplomuar në Univer-

sitetin e qytetit të Nju Jorkut dhe themeluesi i Lëvizjes ndërvarësisë.

Ai ka qenë këshilltar i qeverisë e kësisoj edhe i Presidentit ameri-kan. Ai ishte këshilltar i qeverisë së SHBA-së nën presidentin Bill

Clinton dhe ka shkruar Bestsellers të shumta, duke përfshirë “Xhihadi

kundrejt McWorld”.

Page 18: Metropol 3 qershor

18 E hënë 3 qershor 2013 •

« OPINION

Kryetari socialist, Edi Rama, është rikthyer në zonën e tij elektorale, Vlorë, kësaj here duke pasur si “kolonë zanore” zhurmën shpërthimit të eksplozivit të vendosur në derën e rivalit të tij demokrat, kryetarit lokal të PD-së, Ardian Kol-lozi. Rikthimi i Ramës në Vlorë është shteruar nga disa takime elektorale të tij nga Orikumi në Delvinë, ku bie në sy retorika pothuaj e njëjtë e

komunikimit me elektoratin, që ngjan me një kasetë që ai e ak-tivizon sa herë duhet të flasë publikisht me njerëzit. Të njëjtat probleme, zgjidhje, akuza e batuata në Orikum dhe në Delvinë e kanë bërë kryetarin socialist pothuaj të padëgjueshëm, ndërkohë që diferenca midis tij dhe Berishës në perceptimet e publikut rri-tet ndjeshëm në favor të këtij të fundit sa më shumë shtohet bal-lafaqimi publik midis të dyve. Nuk dua t’i hyj garës së vlerave per-sonale midis dy rivalëve, edhe pse ajo pritet të jetë vendimtare në orientimin elektoral të 23 qershorit, por nuk mund të shmangim dot kërcitjen që z. Rama krijon me publikun në qarkun e Vlorës e më gjerë. Siç thashë, situata në të cilën Rama po e zhvillon këtë tur elektoral në qarkun e Vlorës është e tronditur jo vetëm nga bomba në shtëpinë e Kollozit, por dhe “bombat” që vetë Rama lëshon nga goja në ballafaqimet me elektoratin. Përtej “garan-cisë” prej të qenit në një bastion historik të së majtës, siç vazhdon të konsiderohet politikisht qarku i Vlorës, ballafaqimi publik i z. Rama këtu vështirësohet për faktin se shumica e njësive vendore drejtohen nga Partia Socialiste. Kështu, bashki si Vlora, Orikumi, Himara, Saranda, Kasamili, Konispoli qeverisen nga socialistët dhe vetëm Delvina nga demokratët. Kjo e vështirëson ballafaqimin e z. Rama me zgjedhësit, por ai nuk duket se shqetësohet shumë nga një fakt i tillë.

Fajin e ka NanojaBombën e madhe pas bombës në shtëpinë e Kollozit z.Rama

e plasi në Orikum. Për gjendjen “e vështirë” të Orikumit ai akuzoi drejtpërdrejt qeverisjen socialiste të para 2005-s dhe ish-kryem-inistrin Fatos Nano. Këto akuza ndaj z.Nano dhe PS-së në kohën kur nuk drejtohej prej tij ka lënë të shastisur militantët e PS-së, aq sa njëri prej tyre i kërkoi të ndërronte edhe emrin e PS-së, meqë kishte ndërruar nga të kuqe në mavi ngjyrën e saj. Sigurisht që Rama, që nuk kishte si qëllim distancimin nga e shkuara nanoiste apo enveriste e PS-së, nuk e pranoi propozimin, por u përpoq t’u shpjegonte socialistëve nga Dukati arsyet pse PS-ja ishte PS edhe me kryetarin e ri e ngjyrat e reja një kakofoni që askush e për më tepër fshatari guximtar nuk kuptuan ndonjë gjë. Si gjithmonë, z. Rama nxiu realitetin dhe akuzoi Berishën për gjithçka, një retorikë e njohur tashmë për shqiptarët, por radhitja në krah të tij edhe e Nanos në Orikum përbën ndoshta të vetmen risi. Në fakt, akuza ndaj Nanos dhe qeverisjen e tij socialiste nuk synon drejtpërdrejt ish-kryetarin, por një prej bashkëpunëtorëve kryesorë të tij, ish-ministrin Arben Malaj, i cili kandidon në Vlorë si i pavarur, gjë që përbën një kërcënim serioz, politik e elektoral për z. Rama në këto zgjedhje. Fakti që z. Nano ka dalë hapur në mbështetje të kandi-daturës së z. Malaj e bën edhe atë një rrezik, gjë që motivoi edhe akuzën ndaj tij të z. Rama në Orikum. Sigurisht që z. Malaj pritet të marrë vota të konsiderueshme në qarkun e Vlorës, pasojë kjo e aktiv-itetit politik, por dhe ndereve si poli-tikan, deputet dhe ministër ai ka bërë në këtë qark i mbështetur edhe nga ish-kryeministri Nano. Afërmendsh që personalishtm por dhe politikisht z. Malaj është i pranueshëm nga PS-ja në Vlorë më shumë se z. Rama dhe çdo pjesëtar tjetër i listës së tij, dhe kjo ka krijuar panik te kreu socialist. Kjo situatë e ka bazën te raporti i z. Malaj me bazën socialiste në Vlorë, që ka detyruar atë t’i shmanget një sulmi të drejtpërdrejtë si ai me Kade-lin në Lezhë, duke përdorur si riko-shetë z. Nano. Sigurisht që mesazhi ishte i qartë, por nuk mund të thuhet

me siguri se çfarë efekti mund të bëjë me siguri në një elektorat të vështirë e të mbrapshtë si ai i Dukatit dhe krejt Vorës.

O Koçon, o pronat! Pronat ishte një tjetër problem që z. Rama premtoi të zgjidhë

në takimet nga Orikumi në Delvinë, por pa munduar të sqaronte mënyrën e zgjidhjes së këtij problemi. Largimi vetëm i Berishës si dhe sharja e Nanos si zgjedhje të ofruara nga Rama nuk duket se mjafton për të bindur elektoratin, i cili ka vite që pret një zgjid-hjeve përfundimtare, për të cilën Rama nuk duket se ka ndonjë plan, projekt apo ide të qartë. Në fakt, asnjë pronar i vërtetë në bregdet nuk pret dhe as mund ta mendojë një zgjedhje të prob-lemit të pronave pikërisht nga pasardhësit politik e gjenetik të atyre që i grabiten ato e persekutuan pronarët e tyre. Sigurisht që nuk ka banorë të zonës që sa herë përmendin Ramën të mos kujtojnë dajën e tij Spiro Koleka, Sofo Lazrin e të tjerë pjesëtarë te kupolës kriminale të diktaturës komuniste. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për listën e tij, ish-sekretarin e rinisë komuniste Koço Kokëdhima, udhëheqësen e gruas komuniste, ndihmësen e afërt të Vito Kapos, Valentina Leskaj, etj. Nuk mund t’i trajtosh njerëzit si budallenj, sidomos në bregdet, siç po përpiqet të bëjë Rama. Të gjithë këtu e dinë se kush ua mori e sidomos kush mund t’ua kthejë pronat. Nuk besoj të gjendet ndonjë pronar në Vuno apo në Qeparo të besojë se pronën mund t’ia kthejë ndonjë Kolekë apo Kokëdhimë. Nëse kishte ndër mend të hapte çështjen e pronave, qoftë edhe si mashtrim elektoral, z. Rama duhej të kishte listë tjetër deputetësh në Vlorë. Ose Koçon, ose pronat. Të dy bashkë nuk t’i pranon askush, sidomos në bregdet. Idenë se njerëzit këtu mund ta hanë kaq kollaj sapunin për djathë mund ta mendoje seriozisht vetëm Edi Rama.

Bastionet si (kundër)argument i RamësMe logjikën e tij Rama rrëzon teorinë e tij politike se Vlora

është e injoruar nga qeveria Berisha. Jo vetëm në Vlorë, por në disa takime të tjera elektorale z. Rama ka konstatuar faktin që shumë herë qeverisja e PD-së ka lënë jashtë vëmendjes bastionet e saj elektorale. Ky konstatim i Ramës është i saktë veçanërisht në qarkun e Vlorës. Investimet e qeverisë Berisha kanë shkuar më së shumti te zonat që votojnë në të shumtën e rasateve kundër PD-së. Ndërkohë zonat bastione, që nuk mungojnë edhe këtu, janë jashtë vëmendjes. Logjika e artikuluar prej Ramës sipas parimit “votat e këtyre i kemi në xhep, nuk kanë ku të shkojnë” përkon me realitetin në këtë qark. Borshi në bregdet dhe Delvina e Rrëzoma në Delvinë, Markati në Çamëri, Sevasteri në Lumin e Vlorës etj., zona që kanë votuar historikisht për PD-në, janë edhe zonat më të lëna jashtë vëmendjes nga qeveria “Berisha”. Mund t’i dalloni me sy ndryshime në investime të themi mes Borshit dhe Himarës, Sarandës dhe Delvinës, Markatit dhe Konispolit, Sevasterit dhe Orikumit etj., gjë që vërteton konstatimin e z. Rama të raportit të PD-së me bastionet, por rrëzon njëherazi edhe pretendimet e tij për praktika të kientelizmit politik në politikat e qeverisë në ndarjen e fondeve apo investimeve në zona të ndryshme të ven-dit. Ky përben vërtet një problem moral të qeverisë me bastionet politike të saj, por besohet të kompensohet elektoralisht në votat

pragmatike, që pritet të jenë të shumta pro saj në zonat bastion të opozitës. Sistemi zgjedhor aktual e bën të rëndësishme çdo votë dhe ul rëndësinë e bastioneve, gjë që, siç thashë, përben një problem të moralit e politik të PD-së, që në këtë aspekt duket se “e ka ngrënë turpin me bukë”.

Lista e “Vorio-Epirit” Problemi më i madh z. Rama dhe PS-së në qarkun e Vlorës nuk

është as bomba në shtëpinë e Kollozit, Arben Malaj apo Fatos Nanos. Problemi real është pa dyshim listat për deputet më të çuditshmet, më të njëanshme e më të rrezikshme të përgatitur ndonjëherë nga PS-ja në qarkun e Vlorës. Siç dihet, lista e PS-së është e dominuar nga feja ortodokse dhe bashkë me koalicionin kjo listë krijon premisa për futjen në parlamentin e Shqipërisë të paktën katër deputetë greke. Kështu, nga gjashtë deputetë që PS-ja pretendon të fusë në parlament në Vlorë, Rama, Kok-dhima, Leskaj, Toçi, Xhuvani dhe Marto, katër janë ortodoksë dhe dy grekë. Në koalicion me PS-në është PBDNJ-ja, e cila, sipas të gjitha gjasave, do të jetë partia e dytë e këtij koalicioni në këtë qark. Koalicioni me PS-në i jep mundësinë PBDNJ-së të përfaqësohet në parlament ndoshta me dy deputetë. Dule dhe Bollano janë në krye te listës së PBDNJ-së dhe shpresojnë të arrijnë të fitojnë, të paktën kështu u është premtuar nga PS-ja. Nëse do të dilte e vetme, PBDNJ-ja kishte pak apo aspak shanse të përfaqësohej në Kuvend. Rëndësia e saj pas heqjes së vizave me vendet “Shegen” dhe sidomos ndërprerjes së pensioneve që qeveria greke u akordonte shtetasve shqiptarë ka rënë në nivele të papërfillshme elektorale e politike. Minoriteti grek voton në shumicë për PS-në, ndërkohë që pjesa antikomuniste ishte e prirë nga PD-ja. Votat që PBDNJ-ja ka siguruar deri tani jo vetëm në minoritetin grek, kanë qenë të manipuluara apo më mirë të themi e ndikuar nga favoret, viza, pensione e ndihma që vinin nga Greqia, të cilat nuk vijnë më. Kjo bën që votat e PBDNJ-së të tkurren deri në atë pikë sa në zgjedhjet e mëparshme mezi nxori një deputet dhe partia u radhit e treta në zonat e saj në Dropull e Vurg. Koalicioni me PS-në duket shpëtimtar për Dulen dhe krejt interesat greke në Shqipëri, pasi vetëm në qarkun e Vlorës mund të kemi katër deputetë grekë. Kjo ligjërisht nuk ka asgjë të keqe, por politikisht dhe sidomos moralisht përbën një problem për shqiptarët, që janë më shumë se 95% e popullsisë së qarkut. Skema e PS-së bën që vota e labëve, bregdetasve e sidomos çamëve të shkojë për të çuar në parlament deputetët grekë. Vlora, por edhe zona të tjera, janë të përjashtuara nga përfaqësimi dhe lista është përqendruar kryesisht te Himra dhe minoriteti grek, ndërkohë që të vetmit deputetë labë janë Leskaj e Toçi nga Kuçi. Kjo listë përbën një provokim të hapur për të gjithë shqiptarët nacionalistë, që në ketë zonë nuk janë të pa-ktë. Labët para dy-tre vjetësh ishin gati të përlesheshin për të hequr flamurin grek në Himarë sot ftohen të votojnë nga Edi Rama për të çuar në parlament Bollanon. Ndërkohë që situata me çamët është edhe më e rëndë. Megjithëse në masë votojnë djathtas, njoh personalisht çamë që për arsye nga më të ndrysh-met votojnë majtas. Sot ata ftohen të votojnë për politika e poli-tikanë kundër kauzës, por edhe kundër historisë dhe gjakut të

të parëve të tyre. Por jo vetëm kaq. Një parti çame i është bashkuar koa-licionit me PS-në në një aksion poli-tik që nuk e di ç’farë synon politik-isht, por jam i sigurt se çon vota të pastra çamësh në favor të Dules dhe kandidatëve të tjerë për deputetë grekë në Kuvendin e Shqipërisë.

Me këto që thashë duket se situ-ata dhe raportet e qëllimet politike të Ramës në Vlorë duken të qarta. Nuk e di se si do ta perceptojnë e përk-thejnë në votë këtë ofertë elektorale të Ramës vlonjatët, sarandjotët dhe delvinjotët, por jam i sigurt se më shumë se listë elektorale për PS-në kjo listë me në krye Ramën duket si listë për Vorio-Epirin.

Rama, Vlora dhe lista e “Vorio-Epirit” Nga NEBIL ÇIKA

Page 19: Metropol 3 qershor

19• E hënë 3 qershor 2013

»OPINION

Hipnoza elektorale që mazhoranca tenton të rrënjosë është se mandati i tretë i saj është i shkruar. Deri me referenca patetike apo hyjnore si ajo me Papën, Bajernin etj. E di që nuk është shumicë, por nuk e ka problem, sa kohë ia ka marrë dorën abuzimit elektoral si në votë, ashtu dhe proces (intimidim i votuesit, premtime abuzive, thasë me miell, propagandë

në medie, lobim alapodesta etj.), ndërkohë që Perëndimi vijon me “autizmin” zhgënjyes.

Me luftën e nervave, bërjen e të fortit dhe arrogancën e kar-shillëkun absurd, deri edhe ndaj partnerit amerikan (!), ajo nga njëra anë u jep flatra mbështetësve në panik, nga ana tjetër dër-gon një mesazh pa ekuivok se nuk ka gajle për asgjë.

Beteja për mendjenKjo fushatë po zhvillohet paralelisht si në ballafaqimin e

platformave elektorale, larmisë së komunikimit, emrave në listë, efiçencës së rutinës elektorale, akrobacirave elektorale, ashtu dhe psikozës në elektorat.

Miu i mazhorancës ka kaluar tashmë disa herë nën mustaqet e publikut dhe Perëndimit. Të gjithë e dinë se ajo nuk bën blof dhe qershori nuk bën përjashtim. Ajo nuk e ka më luksin e rotacionit si për shkak të makthit të kutisë së Pandorës, ashtu dhe interesave gjeopolitike, ndërkohë që tundohet si kurrë më parë për shkak të shtimit të “butonave” e “levave” elektorale në dispozicion.

Përballë psikozës së “murit që nuk i bihet me kokë” të mazho-rancës dhe efekteve demoralizuese eventuale, opozita duhet të rrënjosë dhe dominojë me psikozën e rotacionit si “dielli që nuk mbulohet me shoshë” me efekt inkurajues si te mbështetësit, ashtu dhe ngjalljen e panikut dhe rënien e dominove te kampi mazhoritar. Një proces kompleks sinergjik ky nga: a) konsistenca dhe kohezioni në koalicion rreth premtimeve, tonit dhe gjuhës së komunikimit; b) shmangia e çdo kundërvënieje apo diversioni mes palëve me efekt mediatik; c) krijimi i një strukture hierarkike ad hoc, që monitoron dhe ndërhyn në kohë reale ndaj çdo problemi në terren duke garantuar standardizim dhe efikasitet në zgjidhjen e tij; d) paraqitje profesionale në medie e takime elektorale me platforma dhe teza konverguese etj., të domosdoshme për një qasje efektive holistike, d.m.th. ku e tëra është shumë më tepër se shuma e pjesëve, duke bërë që orkestra opozitare, falë sinkro-nizimit dhe dirigjimit, të prodhojë simfoni mbresëlënëse përkun-drejt stonimit e kakofonisë irrituese të çdonjërit në hesap të tij.

Pakt për rotacionPër t’i vënë vulën inspirimit dhe motivimit pa kthim të elek-

toratit, është domosdoshmëri avancimi i statusit të kampit opoz-itar në një pakt për rotacion. Kjo sepse “qielli” opozitar mbetet ende kaotik dhe i fragmentizuar, ndërkohë që në një anë kemi kometën e gjatë të PS-së dhe nga ana tjetër asteroidë në trajek-tore të pavarur (FRD, AK, të pavarur), duke rrezikuar konfuzion e përplasje me efekt në psikologjinë e rotacionit.

Nëse pakti për bashkëqeverisje nuk ishte i thënë, një pakt i për-kohshëm prorotacion sa kohë ai është ajo ç’ka të gjithë deklaro-hen, është një lëvizje me detyrim-përcaktim, bile e vonuar, për to. Ai do të ishte mesazhi që do të ngjizte dhe konsolidonte pa kthim entuziazmin e fitores, duke zhvlerësuar përfundimisht psikozën e fatalitetit që mazhoranca tenton. Një pakt ky që garanton koor-dinim dhe bashkëveprim në mbrojtjen e votës, numërimin, moni-torimin e procesit, ankimimin dhe qasjen ndaj Perëndimit, shman-gien e diversionit mes palëve, zhbërjen e tentativa përçarëse apo kompleksimit prej mazhorancës etj. Një pakt jo për ç’ka vjen pas 23 qershorit (përveçse ujdisë për rishikim të ligjit zgjedhor), por thjesht për 23 qershorin, bërjen e rotacionit dhe hapjen e pers-pektivës për të gjithë. Një pakt që përfundimisht nuk ballafaqon më mazhorancën me copa të veçanta përballë, por mazhorancën me të tërën, që përfaqëson shoqërinë e bërë një në padurimin për rotacion. Një pakt jetik si për aspiratën demokratike, ashtu dhe in-teresin kombëtar pas cenimit dhe provokimit me episode si kufiri detar apo vijimësia e vasalitetit ndaj fqinjëve, shndërrimi i vendit në landfill për të tretë, asimetria në trajtimin e minoriteteve etj. Një pakt që do të zgjonte interesin dhe bekimin e SHBA-ve, sa kohë bashkë me rotacionin do të hapej një perspektivë e re në partnerishipin eskluziv mes palëve dhe avancimin e interesave gjeopolitike të përbashkëta.

Një pakt i tillë do të zgjonte edhe votuesin më të përgjumur dhe do të rebelonte edhe votuesin më të truar për të refuzuar si fatalitet tmerrin pa fund të izolimit alla Rrip i Gazës, që provokon tranzicioni.

Të mëdhenjtë të tregohen të tillëNdonëse ulja e spektrit opozitar në një tryezë është prob-

lematike pas fjalëve të fundit të thëna që në fillim mes palëve, forcat opozitare sot kanë sfidën dhe shansin të lënë mënjanë betejën patetike për protagonizëm të “çelësave të kashtës” dhe të bëjnë histori.

Përballë egos së pritshme për protagonizëm partiak dhe në

pamundësi të thyerjes së akullit nga vetë politika ftesa për një pakt për rotacion duhet të ndërmerret nga intelektualë dhe in-dividë të shquar e reformatorë, që qëndrojnë përtej interesave të politikës së ditës.

Nëse flitet për rilindje, është koha për rilindës dhe sfida ndaj emrave të shquar të letrave, artit, ish-presidentëve, mër-gimtarëve patriotë, aktivistëve shoqërorë, ikonave të shqipta-rizmit etj., është dalja nga guaska komode dhe investimi i fjalës, autoritetit dhe i veprës në shërbim të shoqërisë që i nderon kaq shumë, por që tashmë ka nevojë për ta. Duke u bërë së bashku strumbullar të një tryeze të rrumbullakët, ku të ftohen pa kom-plekse dhe pa paragjykime i gjithë spektri politik që aspiron nor-malitet demokratik, gjeneza e të cilit mbetet rotacioni.

Rotacioni si katalizator i integrimitRotacioni ka efekt direkt në procesin e integrimit europian.

Tranzicioni, ky eksperiment i ribërë kaq herë dhe pengesë në in-tegrimin drejt BE-së, ka si konstante të dy dekadave problema-tike lidershipin mazhoritar, shmangia e të cilit përmes rotacionit do të ishte një premisë për më tej.

Vetë integrimi në BE është një sagë më vete për shoqërinë, por me rotacionin dhe normalitetin demokratik më pas, “topi” do të dilte nga fusha jonë dhe predispozicioni europian do të testohej seriozisht. Kjo sepse për vende të tjera, si p.sh. Serbi-në, vërehet zell prointegrim pavarësisht gjenocidit në Ballkan, qëndrimit ndaj Kosovës, pakicave etnike në Serbi, të zhduku-rve gjatë luftës etj. (njëlloj si të shpërblesh një grabitës sepse bindet dhe kthen pjesërisht mallin e vjedhur, ndërkohë që deri tani ndaj nesh i është mëshuar lupës fort, ndonëse kombi sh-qiptar është pa ekuivok properëndimor dhe i prekuri i madh nga historia e padrejtë në favor të fqinjëve që ndodhen hapa para nesh. Skepticizëm ky që provokohet nga vetë qasja e BE-së ndaj votës së lirë, që ndërsa është përdorur si arsye për ngrirjen e integrimit, ngjason si alibi sa kohë ajo në finale certifikon abu-zimin me të dhe vijon më tej partnershipin me dhunuesit e saj.

Faktor jetik në rikthimin e normalitetit demokratik mbeten SHBA-të dhe pakti opozitar për rotacion duhet t’i japë prioritet në axhendën e tij lobimit përkatës. Sikurse mesazhi hyjnor “ndi-hmo veten, të të ndihmoj” shpresa te mbështetja amerikane e ka zanafillën te hapi i parë, që i bie ta hedhë opozita e bashkuar. Me paktin për rotacion shpresa shndërrohet në bindje pa kthim dhe muri i mazhorancës shndërrohet në kartonxhez që batohet vetë, pale më kur e zë edhe shiu atlantik.

Ajo ç’ka sot është kthyer vërtet në shqetësim se-rioz në shërbimet publike ndaj qytetarit është shërbimi shëndetësor. Pra, ne sot kemi jo raste sporadike, por një sistem korruptiv, të cilin e konstaton lehtë çdo qytetar te bluzat e bardha, fenomen i cili nuk ka gjasa të shënojë përmirësim dhe ndryshim, pavarësisht kuadrit ligjor aktual apo dhe propozimeve që bëhen nga ministra apo

ligjvënës. Sot korrupsionin në shërbimin shëndetësor e ndesh tek ambulancat e lagjeve, te poliklinikat qendrore, në spitale e zyra ku qytetari kryen dhe ka nevojë për t’i ardhur në ndihmë shëndetit të tij apo familjarëve. Sot mjeku i korruptuar ka rrjetin e tij në am-bulancë e spital. Ai bashkëpunon me infermierin, ndihmësmjekun, kolegun apo farmacistin. Nuk ndalen të bëjnë edhe vizita fiktive, të mbushin receta fiktive dhe t’i zhvatin para pacientit për “vizitën”, duke i rekomanduar më pas edhe farmacinë ku t’i marrë medika-mentet. Kjo gjë ndodh çdo ditë me cilindo që ka hall dhe shkon te mjeku në poliklinika apo spitale. Kjo situatë ka vite që mbetet alar-mante dhe pa zgjidhje. Ardhja e doktor Halim Kosovës në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, një mjek dhe njeri që vërtet ka vlera

dhe impenjime qytetarie dhe humane, duket se do të kishte diçka ndryshe. Por një njeri i vetëm si dr. Kosova nuk mund të shkër-moqë sistemin korruptiv, që ka afro 2 dekada që është ngritur dhe ka krijuar avokatët e vet edhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Zoti Ministër, e dini se në të gjitha poliklinikat e vendit dhe spitale afro 90 për qind e mjekëve, pavarësisht urdhrit tuaj, nuk zbatojnë orarin zyrtar të punës dhe largohen kur të duan drejt klinikave të tyre pri-vate, ku edhe adresojnë pacientët për EKO, radioskopi, radiografi, skaner, analiza gjaku etj.? Dhe kjo ndodh nën hundën e shefave të pavijoneve dhe drejtuesve të spitalit. Nuk ka ditë, zoti Ministër, që në telefonin e çdo gazetari nuk marrin hallexhinj, që duan të tregojnë e denoncojnë veprimet antihumane dhe antinjerëzore të mjekëve, mënyrat dhe format nga më flagrantet se si u zhvaten paratë nga mjeku, infermieri e deri te sanitarja e spitalit. Shumica e shërbimeve që qytetarët e siguruar duhet t’i kryejnë falas apo sipas tarifave zyrtare sot kryhen në klinikat private të mjekëve, shumica e të cilëve janë kthyer në kasapë e vampirë, që rendin vetëm pas parasë. Sistemi ynë shëndetësor sot është më i aku-zuari nga qytetarët pas atij të drejtësisë. Por duhet thënë se edhe denoncimet nuk kanë munguar. Ka me qindra qytetarë që kanë

denoncuar mjekë e drejtues spitalesh për neglizhencë, abuzime e korrupsion, por deri më sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Mjekut nuk është penalizuar seriozisht me forcën e ligjit asnjë mjek. Edhe në rastet e dhimbshme, kur pacienti ka humbur jetën për fajin e mjekut, ndaj këtij të fundit janë dhënë ose vërejtje apo qortime, duke i dalë sërish në mbrojtje fenomenit më negativ që po turpëron dhe shkatërron shërbimin shëndetësor në Shqipëri. Në spitale (veç medi-kamenteve) mungon edukata dhe kultura e mjekut ndaj pacientit, mungon respekti ndaj tij, mungon humanizmi dhe shfaqet hapur harbutëria, arroganca, prepotenca, duke krijuar situata edhe më të rënduara për pacientin dhe familjarët e tij. E gjitha kjo bëhet për të zhvatur para për çdo lloj shërbimi, duke nisur nga vizita paraprake e deri tek ekzaminimi dhe trajtimi që u bëhen qytetarëve. Zoti Ministër, përballë kësaj situate alarmante, të cilën ju e njihni shumë mirë, mad-je në detaje, duhen masa radikale. Duhet revolucion i vërtetë në krejt sistemin shëndetësor, dhe kjo gjë bëhet duke pasur kurajën, guximin dhe përgjegjshmërinë profesionale e qytetare, si dhe duke zgjedhur stafin e duhur. Kështu kanë vepruar dhe veprojnë kudo në botë drej-tuesit që duan të bëjnë epokë në fushat që drejtojnë, duke mbetur gjatë në histori. Këtë shans e keni edhe ju sot, zoti Ministër.

Murit me kokë apo diellin me shoshë? Fatalitet elektoral

Zoti Ministër, kur do t’i ndëshkoni mjekët e korruptuar?

Nga prof. as. dr ARTAN XH. DUKA

Nga ARTUR AJAZI

Page 20: Metropol 3 qershor

20 E hënë 3 qershor 2013 •

« Librari

TITULLI: Jeta që na dhanëAUTOR: Bardhyl Londo

Gjithmonë kam pasur një ndjenjë të pakëndshme sa herë kam menduar që qoftë dhe kalimthi të filloj të shkruaj kujtime. Më është dukur se

kujtimet lidhen dashje pa dashje me pleqërinë. Por a janë radhët e mëposhtme kujtime? Po të më pyesnit mua do t’i quaja thjesht rrëfim për një kohë të caktuar dhe krejt të veçantë. Kur i thashë një ditë shkrimtarit Zija Çela se sonetin “Plagët” nga poema “Dhjatë e përmbysur” dhe veçanërisht dy vargjet “Mund t’i prekësh vërtet gozhdët në kyçe e duar/ por si mund t’i numërosh plagët në shpirt” ma kish nxitur pikërisht jeta dhe gjendja e tij, shkrimtari, duke e zgjeruar shumë rrethin e referencës dhe duke kaluar nga unë te një brez i tërë, më tha vetëm një fjalë “Dëshmohuni!”. Shkrimtari kishte plotësisht të drejtë. Bota e ardhur deri te ne nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi e vazhdueshme dhe e pafund. Vetë monumente të tilla të njerëzimit siç janë Dhjata e Re dhe Dhjata e Vjetër janë dëshmi të protagonistëve, pjesëmarrësve të njohur, apo anonimë, apo edhe vëzhguesve të zakonshëm të atyre ngjarjeve. Pa këto dëshmi bota që jetojmë sot do të ishte shumë e varfër, e paorientuar dhe monotone.

Prirja e njeriut për të dëshmuar është shumë e lashtë. Ajo lind së bashku me qenien njerëzore, ud-hëton gjithë jetën me të dhe, si në sajë të veprimit të ndonjë mrekullie, apo fuqie hyjnore, njeriu vazhdon të dëshmojë edhe pas vdekjes së tij, vazhdon të dëshmojë me atë që ka lenë pas, me njerëzit dhe të afërmit që trashëgojnë gjakun e tij, me kujtimet që krejt si pa u kuptuar vazhdojnë udhën e tyre te të afërmit dhe të njohurit. Njeriu vazhdon të dëshmojë edhe me varrin, madje dhe me mbishkrimin në varrin e tij. Duke parë varrin që ia kanë ngritur të afërmit, mënyrën si ia kanë shkruar emrin, apo si dhe sa herë e pastrojnë atë, çfarë lulesh vendosin apo kanë mbjellë nuk është e vështirë të kuptosh mar-rëdhëniet e të vdekurit me njerëzit që jetojnë ende, por nuk është e vështirë të kuptosh edhe kulturën, edhe emancipimin e një populli. Kultura e një populli duket sidomos nga varrezat dhe nga tualetet: sa më të pastra dhe të mirëmbajtura të jenë këto, aq më të kulturuar dhe më të emancipuar janë popujt, apo kom-bet të cilëve u përkasin, apo të cilët i kanë ngritur këto dy institucione.

Tundimi i njeriut për të rrëfyer

Në EMËR të

fjalës

ka lindur dhe lind bashkë me të. Vetë mëkati i parë i Adamit dhe i Evës, ngrënia e frutës së ndaluar, nuk është gjë tjetër veçse tundimi i parezistueshëm për të lënë trashëgimtarët dëshmitarë, pra për t’u dëshmuar në brezat dhe epokat që vijnë. Sapo nxjerr kokën nga mitra e nënës, ashtu i përgjakur dhe i përjargur, fëmija lëshon klithmën e parë: dëshmi me të cilën njofton njerëzimin për ardhjen e tij në jetë dhe për vendin që kërkon në këtë jetë.

Edhe në rastet kur ka munguar fjala apo shkrimi i saj, njerëzimi nuk i ka shpëtuar kurrë tundimit për t’u dëshmuar. Vizatimet nëpër shpella, enët, amforat, armët e gjuetisë dhe stolitë e gjetura nëpër varret e lashtë janë dëshmi nga më të rëndësishmet për të kuptuar rrugën shekullore që kanë bërë paraard-hësit tanë. Vjershën e famshme “Barbarët” Kavafis e mbyll me vargun paradoksal “po ç’do të ishim ne pa barbarët?”. Vërtet, ç’do të ishim ne dhe historia njerëzore pa tundimin më të lashtë dhe të për-jetshëm njerëzor për të dëshmuar

dhe për t’u dëshmuar? Ç’do të ishte historia, kultura dhe rrjedhimisht personaliteti i një kombi dhe i një populli pa krijimtarinë e tij artistike gojore ose të shkruar? Një popull gjysmak, një popull memec? Ç’do të ishte Mesjeta e errët me ten-dencën e saj barbare për të djegur në turrat e druve pikërisht tundimin e njeriut për të dëshmuar në rast se deri te ne nuk do të arrinin ato epose të mrekullueshme kalorësiake të përhapura në të gjithë Evropën, ç’do të ishte historia evropiane pa ato kronika kalorësiake shumë herë anonime? Çfarë do të ishte Greqia e lashtë pa dëshminë e Homerit, Fire-nce dhe Milano pa Danten, Mikelanx-helon, apo Anglia pa Shekspirin?

Bibla, ky monument unikal i njerëzimit, hapet pikërisht me nevo-jën për të dëshmuar dhe për t’u dëshmuar: e para ishte Fjala. Vetë ky kumt është një dëshmi e madhe dhe krejt origjinale që mund ta interpretosh në shumë mënyra, por asnjëherë nuk mund t’i shpëtosh domosdoshmërisë dhe tundimit për të dëshmuar dhe për t’u dëshmuar.

E para është fjala… Natyrisht, e para mund të jetë fjala e Zotit ose kryedëshmia për botën dhe jetën, por e para mund të jetë gjithashtu edhe fjala si mjet komunikimi dhe si mjet arkivimi i historisë njerëzore. Edhe simboli i Kullës së Babelit në njëfarë mënyre është një monu-ment që dëshmon për domosdosh-mërinë e fjalës si mjet marrëveshje-je dhe dokumentimi të asaj që ndodh: në çastin kur fjala i humbi këto dy funksione, Zoti vendosi ta shkatërrojë Kullën e Babelit.

Një nga luftërat më të mëdha dhe më të ndershme që ka bërë njerëzimi, është lufta për të sigu-ruar fjalën dhe sidomos fjalën e lirë. Janë të mjerë dhe të përbuzur ata popuj dhe ata kombe që humba-sin fjalën, gjuhën e tyre. Ata janë gjysmëkombe ose gjysmëpopuj. Edhe sot, një nga luftërat më fisni-ke që bën njerëzimi është përpjekja për lirinë e fjalës dhe të mendimit (pa fjalën mendimi nuk do të kishte asnjë rëndësi dhe kuptim). Historia njerëzore ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër, është mundi, përpjekja, shpeshherë dhe lufta për të sigu-ruar fjalën. Në shoqëritë totalitare, ose në diktaturat që tashmë njihen prej gjithë njerëzimit, lufta më e ashpër dhe më e gjatë, ndoshta dhe më e përgjakshme, është bërë për të siguruar fjalën, lirinë e saj. Askush si diktaturat nuk kanë frikë nga fjala, nga liria e saj. Mbyllja e gojës së njeriut, zënia e saj me një shtupë, ka qenë dhe mbetet një nga synimet më kryesore të çdo shoqërie diktatoriale. Pesëqind vjet të pushtimit otoman në Shqipëri, kanë qenë pesëqind vjet të ndalimit të gjuhës shqipe, të alfabetit të saj, ose të përpjekjeve për të imponuar alfabete që ishin mish i huaj në trupin shqiptar.

Tundimi për të dëshmuar është një nga tundimet më fisnike, por, në njëfarë mënyre, edhe njëfarë detyre, natyrisht e diktuar nga vull-neti dhe liria e individit dhe jo nga dikush tjetër. Duke jetuar dhe duke e ndjerë këtë tundim shpeshherë kam dashur të shkruaj dëshminë time për kohën në të cilën kam jetuar. Pas shumë dilemash, tundo-tërhiqu, tundo-tërhiqu, më në fund vendosa të shkruaj dëshminë time. Asnjëherë nuk kam pretenduar dhe nuk do të pretendoj se po shkruaj historinë apo jetën time. Unë kam shkruar për ato ngjarje, të cilat i njoh mirë dhe jam përfshirë në vorbullën e tyre. Por historia e asaj periudhe, ashtu si edhe jeta ime e kohës për të cilën flitet në këtë libër, kanë qenë shumë më të gjera. Gjithësekush, për çdo ngjarje, ka variantin e vet, variant që varet jo nga dëshira për të shtrembëruar apo falsifikuar ngjarjen, por nga af-tësia dhe rastësia se sa mundësi ke pasur ta njohësh apo ta analizosh të ndërvarur me faktorë dhe ngjarje të tjera atë për të cilën shkruan. Kur flet historia, shkruan Çeslav Milosh*, nuk ka vend për mëshirë… Duke respektuar të drejtën dhe ndoshta edhe detyrën e njeriut për të dëshmuar dhe për t’u dëshmuar, unë nisa këtë rrugë të vështirë dhe të paprovuar më parë prej meje.

Është tepër e vështirë të shkruash për njerëz që i ke dashur apo urryer, që i ke njohur nga afër apo për një kohë shumë të shkurtër, që i ke respektuar apo je ndjerë i bezdisur. E vështirë bëhet sidomos kur ti shkruan për qytetin tënd me të cilin e di që nuk do të

ndahesh deri në fund të jetës, e di që do të shkosh shpesh atje dhe do të takosh nipërit dhe mbesat e personazheve të librit të ri, por nuk e di kurrë si do ta presin ata këtë libër, nuk i ke më të sigurta ditët e pakta që do të kalosh në qytetin tënd: a do të jesh i mirëpritur, apo disa do të kthejnë kokën mënjanë duke bërë si-kur s’të kanë parë, apo më keq akoma mund të varin buzët fare hapur?

Por letërsia nganjëherë i ngjan gjuetisë. Ndodh që çiftja të të pëlcasë në duar dhe të vritesh, ose krejt pa dashje të vrasësh mikun tënd të ngushtë dhe pastaj të vuash gjithë jetën një dramë të papërballueshme. Por për hir të këtij rreziku a mund të heqësh dorë nga tundimi për të shkruar? Kush e ka bërë deri tani këtë, megjithëse shumica kanë qenë dhe janë të ndërgjegjshëm për pasojat? Megjithëse ky rrezik ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë, gjuetia mbetet përsëri nga pasionet krye-sore të njeriut. Ndryshe njerëzimi duhej të ndalonte jo vetëm gjueti-në, por edhe marrëdhëniet seksu-ale, vetëm se me anë të tyre mund të përhapet sida.

Nisur nga respekti për të vërtetën dhe nga respekti për njerëzit për të cilët shkruaj, jam munduar të shmang të gjithë inicia-let, përdorimi i tyre gjithmonë më është dukur një mënyrë për të fshe-hur të vërtetën dhe për t’i rrëshqi-tur përgjegjësisë ndaj së vërtetës. Të gjithë emrat dhe ngjarjet që përshkruhen janë krejtësisht të vërteta. Në dy tre raste kur në vend të emrave janë përdorur shkurtimet e tyre ose nofkat përkëdhelëse, kjo ka ndodhur jo për të spekuluar sadopak me të vërtetën, por për të ruajtur nga e vërteta jo fort e kënd-shme pasardhësit e personazheve, personazhe prej të cilëve burojnë ngjarjet që përshkruhen dhe që nuk janë komode, jo vetëm për të afërmit e këtyre personazheve, por edhe për njerëzit e paanshëm. Në fund të fundit, çfarë përgjegjësie duhet të mbajnë njerëzit e sotëm për ato që kanë bërë të afërmit e tyre, qofshin këta edhe prindër të atyre që jetojnë sot? Secili ka jetën e tij, secili përgjigjet për ato që bën vetë. Për më tepër, në ato pak raste kur përdoren nofkat përkëd-helëse, fjala është për njerëz që tashmë kanë vdekur dhe unë jam formuar në atë mënyrë që vdekjen ta respektoj një lloj, si vdekjen e atij që ka bërë një jetë normale e të dobishme njerëzore, ashtu edhe vdekjen e atij që ka kaluar një jetë të dyshimtë.

Përpjekja për t’u maskuar pas emrave të shkurtuar, sidomos në qytetet e vogla, është si përpjekja e njerëzve të lashtë për të mbuluar lakuriqësinë e trupit me gjethe fiku. Në këto provinca të vogla të gjithë e njohin njëri-tjetrin, të gjithë i njohin bëmat që kanë bërë paraard-hësit. Kështu që përdorimi i emrave të shkurtuar më tepër është një valium për të qetësuar veten, se sa përpjekje për të fshehur disi per-sonazhet nga pasardhësit realë.

Sidoqoftë, tani gjithçka e kam vendosur:

Duke respektuar tundimin e lashtë të njeriut, unë kam vendosur të rrëfej.

Unë do të dëshmoj në emër të Fjalës, të Fjalës dhe vetëm të Fjalës.

Dëshmia ime do të jetë e vërtetë dhe vetëm e vërtetë.

Page 21: Metropol 3 qershor

21• E hënë 3 qershor 2013

»

Komente mbi intelektualët

LUIS SEPÚLVEDA Miku im Miguel Rojo, përveçse një tip fantastik, në shtëpinë e të

cilit hahet mishi më i mirë i qingjit në të gjithë Spanjën, është edhe një shkrimtar me një dhunti e talent të jashtëzakonshëm për t’i lënë intelektu-alët gojëhapur. Një herë rastisi të merrte pjesë në një cikël konferencash në të cilat një grup shkrimtarësh, që vdisnin të dukeshin pikërisht intelektualë, shpjegonin me imtësi motivet interesante dhe të forta që i kishin shtyrë, mirë a keq, drejt letërsisë, edhe pse me këtë nënkuptonin: që të bëheshin pjesë e inteligjencës.

Të gjithë pa përjashtim, rrëfenin për biblioteka të mahnitshme në shtëpitë e lindjes, tregonin aventurat e tyre prej lexuesish të parakohshëm që, shumë para se të fillonin shkollën, kishin një njohje mjaft të thellë të klasikëve - Cervantes, Shakespeare, Moliere - duke i konsideruar ata si miq të fëmijërisë, a më mirë të themi “miq te vegjëlisë”.

Miku im Miguel, që ka kaluar një fëmijëri pak a shumë normale në një fshat të Asturies, duke u kredhur në lumë, duke gjuajtur me guralicka këm-banat e kishave, duke vrapuar pas xixëllonjave dhe duke kapsallitur sytë poshtë fundeve të grave e vajzave, që kalonin mbi një urë prej guri, i dëg-jonte ata në heshtje, dhe kur i erdhi radha të tregonte si, kur, e përse i ishte qasur letërsisë, mori fryme thellë, ngriti sytë drejt qiellit, rrudhi ballin në një mënyrë të atillë, sa intelektualët rrotull e përkthyen si fillim të një udhëtimi drejt rrënjëvë të kulturës.

“Siç të gjithë e dinë, kam lindur e rritur në një fshat”, ia nisi ai, “në një cep baritor mbushur me paqe, ku koha dallohej për agime tejet të ftohta dhe për perëndimet me lopët që, ktheheshin qetë - qetë nga kullotat. Në të njëjtën shtëpi me mua jetonin prindërit, vëllezërit, gjyshërit, ndonjë kushëri që e kapte nata nga ne dhe që nuk ia mbante të flinte jashtë, si dhe tetë lopë. Katin e dytë të kësaj ndërtese tipike asturiane e zinin njerëzit, ndërsa pjesën poshtë, lopët, me një ndarje mëse normale për të gjithë ne.

Sapo mbylleshim brenda, duar të zellshme ndiznin një fener me naftë dhe fill pas kësaj çdokush nga ne tërhiqej në qoshen e tij të parapëlqyer për t’iu kushtuar leximit. Gjyshi ishte fanatik i Ovidit, gjyshja, krejt në të kundërt, shprehte një dashuri të pakufishme për veprën e Hölderlin-it, No-valis-it dh për të tjerë romantikë gjermanë; im atë grindej gjithmonë, dhe kjo sepse, pasi kishte lexuar gjithë autorët e Shekujve të Artë, modernët i ngjanin absolutisht pa interes; ime më, simpatizante e francezëve, ngulte këmbë që Flaubert ishte më afër se kurrë përsosmërisë letrare; kushërinjtë, më të prirur për pikareskën lexonin së bashku “Rinconete y Cortadillo” të Lazarillo de Tormes-it, dhe shkaktonin herë pas here grindje të vogla kur ngrinin zërin pa dashje.

Vëllezërit e mi, gjashtë, shtatë dhe tetë vjeç, vërsuleshin të lexonin kush e kush më parë autorët e Nouveau Roman; Nathalie Sarraute, Michel Butor e Alain Robby-Grillet kalonin nëpër duart e tyre lakmitare dhe ende të yndyrosura nga mbetjet e tortillas të sapongrënë, ndërsa lopët, ishin pa diskutim admirueset e Rilkes, siç na linin të kuptonim kur i milnim.

Kështu i kalonim orët në mbrëmje, jashtë binte shi, binte borë, ulërinin ujqërit, dhe ne rrinim brenda, të dhënë pas kënaqësive të letërsisë, kredhur në një paqe të atillë, sa shumë prej fqinjëve kjo gjë u ngjalli dyshim.

Në të gdhirë secili prej nesh mbyllte me çelës librat e tij në një sirtar. Ndonjëri përfytyronte si do të kishte qenë sikur të kishim edhe shtretër, dhe ndërkaq, të gjithë vijonim t’i përkushtoheshim punës së tokës. Të gjithë, përveç tim eti që, përshkonte në këmbë tetë kilometrat, që na nda-nin nga kazerma e Guardia Civil-es, për të ushtruar gatishmërinë e rutinës shtypëse frankiste e të Kishës Katolike.

Në kazermë, përveç tim eti, ishin edhe tri roje, veshur rreptësisht në gri, me ato trikomet rrëzëllues. Përshëndeteshin, surbonin nga një gllënjkë të mirë uzoje “l’Anis del Mono”, dhe më pas bënin drejt cepit të armaturës. Atje, mes pushkëve dhe pistoletave, rreshtonin në rend alfabetik librat e autorëve që kishin më për zemër, gati të tërë ekzistencialistë. Ndonjëherë njëri nga ata dilte për nga kazerma dhe kthehej me një të burgosur të aku-zuar për vjedhjen e një lope, atëherë roja tjetër, një lexues i pasionuar pas Kierkegaard-it, ia kërciste nja dy shuplaka dhe e qortonte se si nuk e kishte kuptuar që mund të provonte tërheqje për një lopë dhe të ishte për të e vetmja lopë në botë, por që anasjelltas për lopën ai nuk ishte gjë tjetër përveçse një burrë si gjithë të tjerët, pa një individualitet të tijin.

Menjëherë, një roje tjetër i plaste një tjetër shuplakë dhe i shpjegonte që, sipas interpretimit të drejtë të Dasein të Heidegger-it, nuk duhej t’ia kishte lejuar vetes ta arrestonin, përderisa gabimi ishte kryer në çastin kur kishte vjedhur lopën, as para e as më pas. Me detyrën e dhënies së dackës së katërt merrej roja andaluziane, adhuruese e Camus-së, që, duke e quaj-tur “binjak të Meursaultit”, arrinte gati - gati ta bindte se ajo dackë, si edhe të gjitha dackat e tjera, në realitet nuk mund t’i shkaktonin dhimbje, sepse ishin nisur drejt turinjve të tij para se ai të ekzistonte, dhe si e tillë dhimbja ishte dhimbje e lindur me të.

Im atë, në fakt, i devotshëm pas Sartre-it, i fuste nja dy shqelma dhe pastaj e linte të lirë, duke u shpjeguar kolegëve se, edhe pse ishte mëse e qartë nga shenja e dukshme në ijë të kafshës, që lopa i përkiste po të burgosurit, ishte po aq e vërtetë se gjithsekush i interpreton shenjat si t’i vijë për mbarë. E linin punën thuajse gjithmonë duke diskutuar me pasion mbi kufinjtë e të fundmes e të pafundmes në operën e Hegel-it. Ia kthenin edhe një tjetër gotëz Anís del Mono, varnin trikornët e i jep-nin kështu shëndet ditës së punës”.

Miku im Miguel Rojo përfundon rrëfimin e tij mes një heshtjeje absolute.“Po ky fshatthi yt qënka Athina e Asturieve!”, dëgjohet një nga in-

telektualët.“Atëherë ekzistokërka edhe kultura primitive !”, shton tjetri.E miku im Miguel merr e ikën duke menduar sesa e lehtë është t’i bësh

të lumtur intelektualët.Përktheu: Gentiana Minga

Librari

Sot, në libraritë e Tiranës dhe të gjithë vendit, mund të gjeni Kujtimet e Kazanovës Volumi 2. Pa dyshim, një libër shumë i rëndësishëm për të njohur shoqërinë perëndimore. Nuk duam t’i shtojmë gjëkafshë biografisë së Kazanovës pasi ajo mësohet dora dorës te Kujtimet e tij të shkëlqyera që s’të lejojnë ta lejosh librin kollaj nga dora pasi ai të përpin me historinë e jetës së vet, jeta e një gjeniu shumë dimensional, aventu-rier, guximtar dhe i papërkulshëm për t’u ndalur në sfidat e jetës për sa më shumë kënaqësi dhe mësim nga njohja e saj. Në këtë volum Kazanova flet për jetën e tij nga mosha 24 vjeç e deri në moshën 30 vjeç. Libri tregon për aventurat dhe njohjet e tij te fuqishmë në oborin dhe aristokracinë e Parisit, rekrutimin e tij në frimasonerinë e Lionit, dalldinë e tij për ta përqafuar gjithë këtë qytet dhe vlerësimin e francezëve për shijet e tyre të holla e të gjithan-shme, si dhe për humorin e mprehtë e inteligjent.

Ai zbulon për aftësitë e tij shëruese në disa sëmundje, sidomos në ato të lëkurës së femrave të reja, tregon aftësitë në përdorimin e librit ccifut të Kabalas, tregon njohjet e tij të fuqishme në vizitën e tij të parë në Paris për një periudhë mbi njëvjeccare.

Gjithashtu Kazanova tregon me hollësi Vienën dhe shoqërinë e saj

Libri më i fundit i YLLI POLOVINËS,

“Zog, pse ike”, nxit debatI

tillë është ky libër, i cili sapo ka dalë nëpër libraritë kryesore të Tiranës dhe po shpërndahet nëpër qytete të tjera. Që në fil-lim të tij studiuesi Ylli Polovina parashtron temën e trazuar të tij:

“Më 7 prill 1939 vendi ynë u sul-mua nga Italia e fashistizuar dhe modeli i shtetit shqiptar, i krijuar për tetëmbëdhjetë vite prej Ahmet Zogut, brenda njëzetë e katër orëve ra.

Përse ndodhi kjo?Ishte shtet personal apo i të

gjithëve? I vogël dhe u thye para një fuqie të madhe ushtarake apo fortesë e qëndrueshme që u braktis?

Apo ndodhi gjëma më e madhe: u tradhtua nga vetë krijuesi i tij?”

Në 226 faqe, me dokumentacion të ri, këndvështrime ndryshe dhe in-terpretime larg rutinës së krijuar deri tani për ta parë Ahmet Zogun ose zi dhe ose krejtësisht të bardhë, vetëm djall apo të glorifikuar si engjëll, Ylli Polovina kryen një sfidë, tek pyetjes së “Metropol” iu përgjigj: “Bardhë e zi do të thotë t’i biesh shkurt dhe për-ciptas, të mos shkruash histori, por të bësh politikë. Zogu është shumë i ndërlikuar për ta vizatuar vetëm me dy ngjyra. Në librin tim, për ata që duan ta shohin sterrë, ka shumë të bardhë dhe kjo mund t’ua vrasë sytë e të më sulen me kritika, siç edhe deri tani ka ndodhur bollshëm. Për ata që e himnizojnë do të gjenden përballë faktesh të reja edhe më akuzuese ndaj tij. Shpresoj vetëm të mirëkup-tohem në dëshirën time: secili ka të drejtën e mendimit të tij, prandaj ejani të diskutojmë!”

BOTIME TË AUTORIT Në italisht:“Homo Balcanicus”, “RAI & ALBANIA”, “Intrigo

sull’Adriatico”.Në shqip:Libri i fundit: “Gjon Muzaka i Beratit përballë

Skënderbeut”Disa të tjerë: “Shteti Kundër”, “Natalja”, “Ditari

i Romës”, “Kur u vra Azem Hajdari”, “Skafistët në top sekret”, “Një kolonel midis Tiranës dhe Prishtinës”, “Ndarje me të Shkuarën”, “Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia”.

Kazanova, rrëfimet e dyta

të sunduar nga perandoresha Maria Tereza në mes të shekullit 18.

Më pas, në këtë volum autori kujton rikthimin e tij në vendlindje, në Venecia, si edhe dashuritë e tij me dy femra murgesha, shoqe qele, dhe kjo është një arsye më tëpër se përse kleri katolik e përdhos vlerën e këtij libri kaq shumëdimensional. Ai tregon aventurat e dashurisë me to (ashtu edhe me disa femra të tjera të vogla në moshë), së bashku me amba-sadorin e Francës në Venecie, z. de Berni (ariti edhe si ministër i Jashtëm i Francës), si dhe disa aventura të përbashkëta me ambasadorin britanik në Venecie, z.Murrej. Të dy këta diplo-matë kanë qenë figura të shquara të diplomacive të vendeve respektive, madje ambasadori francez ishte au-tori i paqes së Vienës midis dinastisë Habsburg dhe Kapet të Francës më 1855, perandori të cilat kishin mbi një shekull luftë mesveti. Ngjarjet e këtij volumi zhvillohen në mes të shekullit 18.

Por më rrënqethësja në këtë volum është burgosja e Kazanovës 29-vjeçar, pa asnjë shpjegim, nga inkuizitoret e kishës në Venecie dhe

dënimi i tij me burgim të përjetshëm në burgun Piombi në qendër të Venecias në kushte të tmerrshme. Ndoshta anëtarësia e tij në frimason-eri, përdorimi prej tij i Kabalës dhe ligjeve të saj të numerologjisë, si dhe aventurat seksuale në bashkëpunim me dy ambasadorët, ranë në sy të spiunëve të shumtë të Doxhes së Venetikut. Shpirti i këtij aventurieri që e ka dashur jetën dhe kënaqësitë e saj in extremis, nuk mund të pranonte thikën e fatit mbi kokën e tij fisnike dhe ai dy herë tentoi të aratisej deri sa herën e dytë ja doli mbanë në një ar-ratisje spektakolare që la të mahnitur të gjithë profesionistët dhe aktorët e cirkut, të cilët e shihnin të pabesu-eshme një gjë të tillë. Arratisja nga burgu i Edmond Dantesit te libri i A.Dymasë, Konti i Monte Kristos nuk është gjë përpara arratisjes së bashku me një prift të Kazanovës, i cili ishte shpirti i kësaj arratisjeje.

Jemi të sigurtë që pasi të lexoni Vëllimin e dytë, këtë libër të mrekul-lueshëm, mezi do të prisni të mer-rni nder duar Volumin 3, të dashur lexues, volum i cili do të dalë shumë shpejt dhe ka përsiatje të fuqishme filozofike dhe debate kulturore e eseistike me disa dijetarë të mëd-henj, duke përfshirë edhe bisedat e Kazanovës me Volterin.

Kënaqësia me Kujtimet e Ka-zanovës, vazhdon.

Page 22: Metropol 3 qershor

22 E hënë 3 qershor 2013 •

«ZODIAK

HOROSKOPIJAVORDashi

Venusi dhe Marsi do ndikojnë mjaft në jetën tuaj sentimentale gjatë kësaj jave dhe do jeni më entuziastë se më parë. Do e dëgjoni me vëmendje atë që keni në krah dhe do respektoni mendimet e tij. Beqarët do kryejnë takime vendimtare të cilat mund të shkojnë edhe deri në martesë. Në planin financiar do keni një nevojë të papërmba-jtshme për t’u pasuruar sa më shpejt dhe kjo do ju shtyjë drejt gabimeve. Kujdes! Për shëndetin do kujdeseni më tepër dhe nuk do e teproni as me lodhjen e as me yndyrnat. Në punë do jetë Marsi ai që do ju shtyjë të tentoni eksperienca të reja. Në fakt as vetë nuk i dinit aftësitë që kishit. Në familje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm.

DemiKjo javë do jetë goxha e trazuar për të dashuru-

arit. Do zhyteni në të kaluarën dhe do trishtoheni kur të kujtoni disa detaje. Beqarët më në fund do e kuptojnë se jeta duke qenë vetëm nuk është dhe aq e mirë. Kërkoni personin që ju përshtatet më tepër sepse mundësitë do jenë të mrekullueshme. Çështjet financiare do jenë më të rëndësishmet për ju. Do bëni çdo lloj sakrifice në mënyrë që ato të mos kenë tronditje. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj ku-jdesuni pak më tepër dhe çlodhuni herë pas here. Në punë do jeni plot energji dhe do luftoni fort për ta arritur atë qe dëshironi. Gjithçka do shkojë sipas parashikimeve. Familja do jetë e qetë.

BinjakëtKënaqësitë në jetën tuaj në çift do jenë të

shumta gjatë kësaj jave. Do ndiheni mirë pranë atij që keni në krah dhe së bashku do men-doni për disa ndryshime. Për beqarët, sektori i dashurisë do ndikohet nga Jupiteri. Dita më me fat do jetë e mërkura kështu që duhet ta keni parasysh. Ekuilibri financiar do jetë gjithë kohës i mbrojtur. Nuk do shpenzoni në asnjë moment pa i analizuar mirë të ardhurat që keni. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Në punë do keni gjithë kohës mbështetjen e Jupiterit dhe do e zgjeroni fushën e veprimit. Edhe ata qe janë pa pune duhet t’i shfrytëzojnë mundësitë që do u jepen. Marrëdhënia me familjarët do jetë e këndshme.

GaforrjaEdhe pse do jeni shumë të ngarkuar me punë

dhe angazhime të tjera, jeta juaj në çift do ketë pri-oritet. Do i realizoni disa nga ëndrrat e dikurshme dhe emocionet do rikthehen furishëm. Beqarët do takojnë disa persona, por ata do ju sugjerojnë vetëm aventura kalimtare dhe të jashtëzakon-shme. Gjithçka do e kenë vetë në dorë. Perspek-tivat financiare janë te mira. Paralelisht do ndiqni një program menaxhimi strikt dhe do tregoheni shumë të matur me shpenzimet. Shëndeti do jetë delikat në ditët e para, por me ndihmën e mjekut situata do stabilizohet. Komunikimi në punë do jetë një nga pikat tuaja më të forta. E ardhmja është premtuese. Jeta familjare do jetë e mbrojtur.

LuaniAmbienti për jetën tuaj në çift do jetë edhe më

i ngrohte këtë javë. Do i harroni njëherë e përgjith-monë problemet që keni pasur dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen së bashku. Edhe për beqarët jeta sentimentale do marrë një kthesë të mirë. Disa mund të kenë dashuri me shikim të parë. Financat do jenë delikate. Nuk keni treguar aspak kujdes me shpenzimet dhe tashmë duhet të përballeni me pasojat. Me shëndetin gjithashtu duhet bërë kujdes. Nga një neglizhencë fare e vogël mund të lindin probleme të paimagjinueshme. Në punë jo vetëm që do e mbroni pozicionin që keni, por disa mund të marrin edhe propozime për të kaluar në një stad tjetër. Jeta familjare do jetë e këndshme.

VirgjëreshaJeta në çift do jetë më e bukur dhe më entu-

ziaste gjatë kësaj jave. Të dy do tregoheni më të hapur ndaj risive dhe do provoni eksperienca të reja. Beqarët nuk duhet të bëjnë gabim të ngatërrojnë dashurinë me paratë sepse do kenë probleme më vonë. Më mirë shihni për dikë të drejtë dhe të thjeshtë. Sektori i financave do ndikohet nga Saturni dhe Plutoni, prandaj pritet që situata të jetë e kënaqshme. Nëse më parë kishit pasur probleme çdo gjë do vendoset në ekuilibër. Shëndeti duhet pasur më në qendër të vëmendjes. Bëni kontrolle nëse keni vuajtur di-kur nga ndonjë sëmundje. Në planin profesional nuk do keni asnjë ndryshim. As familja nuk do ketë surpriza të këqija

Peshorja Pas një periudhe te vështirë dhe te mbushur

me debate ne çift, kjo jave duket se do jete me e qete. Do e dëgjoni me vëmendje tjetrin dhe do tregoheni me te ngrohte me te. Mundësitë e be-qareve për aventura te mrekullueshme do jene te shumta. Shfrytëzojini sa te mundni nëse doni te përjetoni kënaqësi te mëdha. Ne planin financiar duhet te përgatiteni për vështirësi dhe gjithçka për fajin tuaj. Ulini menjëherë shpenzimet, mos jepni hua dhe këshillohuni me ndonjë specialist. Me shëndetin fatmirësisht nuk do keni probleme, megjithatë duhet te vazhdoni te merreni me pak sport dhe te hani shëndetshëm. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do merrni oferta te mira. Familja do iu mbështesë kudo.

AkrepiKëtë javë do mendoni më shumë për të ar-

dhmen tuaj dhe do filloni të bëni disa projekte. Dëgjojeni edhe mendimin e partnerit, mos kërkoni të vendosni vetë gjithçka. Beqarët do kenë takime pa fund, por mund të nisin vetëm aventura kalimtare. Ende nuk ka ardhur koha për dashurinë e madhe. Edhe pse problemet financi-are do jenë të shumta nuk duhet absolutisht të dekurajoheni. Me pak mund do arrini të dilni nga telashet. Për sa i përket shëndetit duhet thënë se do jeni mjaft dinamikë dhe do keni rezistencë të mirë fizike. Në punë do e konsolidoni pozicion-in që keni dhe do arrinin suksesin e shumëpritur. Familja do kaloje një javë të gëzuar.

ShigjetariGjatë gjithë javës do mbizotërojë harmonia

dhe paqja në jetën tuaj në çift. Toleranca dhe mirëkuptimi do jenë pikat e forta tuaja dhe do ja kaloni më së miri me partnerin. Beqarët do kërkojnë çdo ditë personin e duhur, por vetëm një pjesë e tyre do e gjejnë atë. Në planin mate-rial duhet të merrni sa më shumë garanci para se të filloni një investim të madh. Mos rrezikoni më shumë sesa duhet. Shëndeti fatmirësisht do jetë i mirë sepse do tregoheni më të arsyeshëm me ushqimin dhe do merreni paksa me sport. Në punë do keni shpirt luftarak dhe nuk do ndaleni para asnjë pengese. Dorëzimi nuk është pjesë e juaja. Familja do ketë disa probleme të vogla.

BricjapiTë gjithë planetët do jenë të favorshëm për

jetën tuaj në çift gjate kësaj jave. Cilësia e saj do përmirësohet mjaft dhe do kaloni momente të pa-harruara. Beqarët duhet të pranojnë ftesat që do ju bëhen për të dalë dhe të mos mendojnë men-jëherë për një lidhje serioze. Financat do jenë të stabilizuara në pjesën më të madhe të kohës. Në fundjavë një i afërm do ju dhurojë një shumë gox-ha të majme dhe do ketë përmirësime. Shëndeti mund të jetë delikat për disa. Problemet derma-tologjike apo alergjitë e ndryshme do jenë ato më të shpeshtat. Këtë javë projektet që keni filluar do marrin një tjetër orientim edhe më të mirë se më parë. Familja do jetë gjithë kohës e mbrojtur

UjoriTensioni në çift do marrë fund gjatë kësaj jave

dhe do ndiheni paksa më të qetë. Do i zgjidhni të gjitha keqkuptimet dhe problemet që keni pasur. Beqarëve do u rëndojë sërish vetmia dhe nuk do e gjejnë dot presonin që kanë ëndërruar. Finan-cat mund të rregullohen vetëm duke marrë hua apo kredi. Situata do jetë goxha e vështirë për ju. Fatmirësisht me shëndetin nuk do keni prob-leme dhe rezistenca do jetë e mirë. Organizmi do luftojë çdo lloj mikrobi apo virusi. Në punë do bëni sakrifica të mëdha, por falë suksesit që do arrini do i harroni të gjitha. Realizmi do jetë pika juaj më e fortë. Familja kërkon më tepër përku-jdesje dhe ngrohtësi.

PeshqitFalë klimës së ngrohtë yjore, jeta sentimentale

e çifteve nuk do përbëjë asnjë problem gjatë kësaj jave. Çdo gjë do shkojë më së miri dhe nuk priten mosmarrëveshje. Beqarët pa pritur e pa kujtuar do takojnë personin e ëndrrave të tyre. Në planin financiar do keni probleme serioze për shkak të pamaturisë që keni treguar me shpenzimet. Shën-deti do vijë duke u përmirësuar dita ditës, prandaj nuk duhet të shqetësoheni aspak në këtë fushë. Në karrierë do hidhni goxha hapa para. Planetët do ju mbështesin dhe do ju tregojnë rrugën e duhur nga të shkoni. Disa do marrin edhe dëmshpërblime të majme. Për familjen do jetë javë e paqtë dhe pa as më të voglin shqetësim.

Page 23: Metropol 3 qershor

23• E hënë 3 qershor 2013

»SPORT

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

David Vija parakontratë me Arsenalin

Në Angli janë të sigurt se e ardhmja e sulmuesit të Bar-celonës, David Vija do të jenë në Londër te Arsenali. Sipas shtypit britanik bëhet me dije se sulmuesi i kombëtares span-jolle ka firmosur një parakontratë me “topçinjtë” që në mer-katon e dimrit, por nuk ka preferuar ta bëjë publik një lajm të tillë. duhet thënë se disa klube në Angli kanë shfaqur interesin e tyre për sulmuesin spanjoll, ku veç Arsenalit në listë kanë qenë dhe Totenhemi e Liverpuli. Por duket se Vija e ka marrë prej kohësh vendimin e tij për t’iu bashkuar skuadrës që drejtohet nga Arsen Venger.

Fabregas bisedë me Vilanovën për të ardhmenMesfushori i Barcelonës, Çesk Fabregs ende nuk e ka

marrë një vendim nëse do të vijojë me Barcelonën edhe në sezonin e ri apo do të largohet diku tjetër. Ndonëse ai ka një kontratë me këtë klub për dy vjet të tjerë, mesfushori nuk duket edhe aq i lumtur dhe emri i tij është përmendur shpesh në merkato. Sakaq, gazeta pranë Barcelonës, “Mundo Depor-tivo” ka bërë të ditur se Fabregas do ta sqarojë me trajnerin Vilanova të ardhmen e tij. Në adresë të mesfushorit të Barce-lonës kanë trokitur disa klube në Angli, ku futen ish-skuadra e vet Arsenali, si dhe dy klubet e Mançesterit, United dhe Siti.

Kavani: E ardhmja, mbase tek Reali

Sulmuesi uruguaian, Edison Kavani, i cili aktualisht vazh-don të qëndrojë tek Napoli, është shprehur se ai vazhdim-isht ëndërron për Realin e Madridit, pasi është një klub mad-hështor, duke mos përjashtuar edhe një kalim të mundshëm në të ardhmen. “A është Napoli e ardhmja ime? Napoli është vetëm e tashmja ime. Askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen time. Unë vetëm mund të them se për momentin jam i lumtur”, citohet të ketë thënë sulmuesi bombastik për Corriere del Sport. “Sa për Real Madridin... ëndërr fëmijërore, është normale. Gjithkush ëndërron për këtë. Por, jeta është diçka tjetër. Unë e kam gjetur Napolin dhe jam i krenar. Por, prapë se prapë është mirë të ëndërrosh edhe kur të rritemi”,- mbylli Kavani.

Hejnkes: Të martën rrëfej të ardhmen

Jup Hejnkes, pasi ka kurorëzuar një sezon fantastik dhe të kompletuar në çdo aspekt, është shprehur se të martën do të bëjë të ditur të ardhmen e tij, përfshirë edhe faktin nëse do të vazhdojë të drejtojë ndonjë skuadër apo do të tërhiqet. “Ky është një moment emocionues. Do të mbaj një konferencë për shtyp të martën dhe aty do të them diçka për të ardh-men, nëse do të vazhdoj apo jo”, ishte konfirmimi i Heinkes pas fitores në Kupën e Gjermanisë, trofeu i tretë për skuadrën e Bajern Mynih në këtë sezon. Skuadra më dha dhuratën më të mirë të mundshme sot. Fitorja e tre trofeve është unike dhe besoj se fryma e grupit ishte faktori vendimtar. Të gjithë qëndruan bashkë dhe mbështetën njëri-tjetrin”, tha Heinkes.

“Le Parisien”: Loran Blank tek PSG

Gazeta prestigjoze franceze, “ Le Parisien”, shkruan se Kar-los Ançeloti me shumë mundësi do të largohet nga PSG në drejtim të Realit të Madridit. Nga ana tjetër, gazeta shkruan se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet, e madje kanë rënë parimisht dakord me Loran Blank, i cili më parë ka drejtuar kombëtaren franceze, por edhe ekipin e Bordosë. Tashmë mbetet për të parë se çfarë do të ndodhë në të vërtetë, teksa gjasat që Ançeloti të largohet nga Franca janë të mëdha.

Duket se Tefik Osmani do të jetë lojtari që do të zërë vendin e lënë bosh nga Lorik Cana i pezulluar në qendër të mbrojtjes së kombëtares sonë, për ndeshjen me Nor-vegjinë. Nga ajo që është parë në stërvitjet e deritanishme, por edhe nga burime pranë stafit kuqezi, duke parë gjendjen e aktuale të grupit të lojtarëve që ka në dispozicion, tra-jneri Xhani De Biazi duket se preferon që të hedhë në fushë për këtë ndeshje të rëndë-sishme qendërmbrojtësin e Teutës. Osmani, edhe pse luan në kampionatin shqiptar, i ka lënë përshtypje të mira trajnerit të kombë-tares në dy ndeshje që e ka aktivizuar dhe po kështu edhe në stërvitje. Gjithashtu një faktor që ndikon është edhe eksperienca e tij si dhe harmonizimi me pjesën tjetër të skuadrës. Kështu që sipas gjasave përkrah Mërgim Mavrajt, që konsiderohet i pazëv-endësueshëm në qendër të mbrojtjes, do të jetë edhe Tefik Osmani. Gjithsesi, trajneri De Biazi për ndeshjen me Norvegjinë ka edhe dy mbrojtës, po me eksperiencë si Debatik Curri e Admir Teli, çka i shton atij alternativat, edhe për ndonjë ndryshim të momentit të fundit.E diela pushim

Trajneri i kombëtares vendosi t’i lërë pushim futbollistët kuqezi pas miqësores me Shpresën, që u fitua 4-0 nga të besuarit e tij. De Biazi ka krijuar një ide të qartë mbi formën e 18 lojtarëve, që ka grumbulluar paraprak-isht për sfidën e 7 qershorit me Norvegjinë, ndërsa këtë të hënën pritet të bëjë publike

listën shtesë që do t’i bashkohet grupit aktu-al. Tekniku italian kërkoi më shumë kohë për ta shpallur listën përfundimtare për faktin e thjeshtë se disa nga lojtarët që ai ka menduar t’i ketë në dispozicion për ndeshjen shumë të rëndësishme me nordikët, do të mbërrijnë në Shqipëri vetëm në fillim të javës për shkak të impenjimeve më skuadrat e tyre. Abrashi e Kaçe, të rejat e listës shtesë

Sigurisht lajmi më i rëndësishëm për ti-fozët kuqezi do të jetë afrimi për herë të parë në kombëtare Amir Abrashit dhe Ergys Kaçes. Të dy luajnë në mesfushë dhe kanë aftësi të mira sidomos në fazën mbrojtëse. Lojtari i Grasshopers në kampionatin zvi-ceran, pasi i kapërceu të gjitha shkallët me skuadrat e moshave të Zvicrës, vendosi të vishte fanellën e Shqipërisë. Aktivizi-min e 23-vjeçarit ndaj Norvegjisë mund ta pengojë vetëm ana proceduriale e pajisjes me pasaportë. Një tjetër prurje shumë e rëndësishme në kombëtare pritet të jetë Ergys Kaçe. 19-vjeçari që luan me PAOK-un në kampionatin grek, pas shumë dile-mave, ka vendosur përfundimisht të luajë me Shqipërinë, megjithatë zyrtarizimi i tij si kuqezi pritet të bëhet nga De Biazi, me publikimin e listës shtesë. Në ditët në vi-jim nën urdhrat trajnerit të kombëtares do të jenë gjithashtu Hamdi Salihi dhe Emil-iano Vila, të impenjuar deri në fundjavë me ekipet respektive PAS Janina në Greqi dhe Jangsu Sainti në Kinë.

Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo ka dhënë një intervistë për gazetën

portugeze “Jornal de noticias” ku ndër të tjera ka analizuar situatën e sotme ku ndodhet futbolli. Trajneri portugez nuk i la kursyer kritikat për askënd, ndërsa na nënvizuar se një nga qëllimet e tij është të luftojë hipokrizinë e madhe që sipas tij po ndot botën e futbol-lit. “Tashmë është shumë e vështirë që një grup të funk-sionoj si një grup. Shumë vlera kanë humbur, ndërsa edukimi profesional po shkon gjithnjë e më poshtë. Të luftosh hipokriz-inë mendoj se ja vlen në këtë jetë, sepse kjo të bën të ndje-hesh mirë me veten. Nëse lufton me hipokrizinë dhe men-don se do t’ia dalësh unë besoj se kjo ja vlen”, ka deklaruar trajneri i Realit. Nga ana tjetër trajneri portugez ka deklaruar se humbjet e pësuara e kanë mësuar të bëhet më i mirë në jetë. “Njëzet tituj të fituar në vendet ku kam drejtuar nuk janë pak, por unë kam luftuar të fitosh më shumë. Gjith-një kam pasur dëshirën për të fituar më shumë. Por të mos fitosh është gjithashtu pjesë e punës sime e profesionit tim. Ndaj një humbje nuk duhet përjetuar si një dramë, janë shumë larg mes tyre. për mua çdo humbje ka shërbyer si një start i mirë për vazhdimësinë”, ka nënvizuar më tej Murinjo. Më pas Murinjo ka folur në atë se si e kupton ai një skuadër. “Unë mendoj se suksesi varet nga objektivat që ka një grup i caktuar. Dhe kam vënë re se për një grup është shumë e vështirë të funksionojë si i tillë. Vlerat, principet kanë humbur, janë degraduar.”

Përplasjet me shtypinSa herë flitet për Murinjon

nuk mund të lihen pa përmen-dur polemikat e shumta të tij me shtypin, e shkruar apo vizive. Veçanërisht në Spanjë ku përplasjet me gazetarët kanë qenë shumë të forta. “Që nga debutimi im gjithnjë kam hapur e mbyllet cikle pa folur për aspektet negative. Por nuk dua të flas për shtypin span-joll”, ka thënë Mou.

Fundi i karrierësMurinjo ka folur edhe për

fundin e karrierës së tij ndo-nëse është shumë herët për të folur për diçka të tillë. Megjithatë portugezi ka nën-vizuar se fundi i karrierës do ta gjejë në vendlindjen e tij në Setubal. “Setubali është shtë-pia ime, kujtimet e mia. Aty e kam nisur gjithçka. Jam 50 vjeç dhe nuk mund të shoh aq larg,

Murinjo: Futbolli ka humbur vleratNë një intervistë për gazetën portugeze “Journal de Noticias”

trajneri i Realit të Madridit ka shpjeguar sukseset e tij, dështimet, përplasjet me shtypin dhe fundin e karrierës

Mavraj-Osmani favoritë për mbrojtjen

ndonëse e di se koha fluturon shpejt, ikën sa hap e mbyll sytë. Për momentin dua të jem i lumtur, asgjë më shumë”, ka mbyllur trajneri i Realit.

Perez e konfirmon: Murinjo drejton Çelsin

Presidenti i Realit të Madridit ka konfirmuar dhe njëherë faktin se trajneri Zhoze Murinjo vitin e ardhshëm do të drejtojë Çelsin. Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Sport” në Angli.

Page 24: Metropol 3 qershor

24 E hënë 3 qershor 2013 •

« HIPOTEKAT