gazetË e pËrditshme e mËrkurË, 19 qershor 2019 nr. 4459 ... · [email protected] botim i...

16
ISH-MIKU I NGUSHTË GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Refuzimi 3 nga BE Basha: Mos u gënjeni nga propaganda e Ramës, përgjegjës kryeministri dhe qeveria e tij Shtyrja e vendimit Rama habit: Lajm pozitiv nga Europa! Justifikimi i Cakës: Na penalizoi koha Monika Kryemadhi Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit, e vetmja rrugë për Shqipërinë Vendimi i Qeverisë Shqipëria në kaos, koncesione me kosto 25 për qind më të shtrenjtë Politikë Faqe 6 Politikë Faqe 2 Politikë Faqe 3 Ekonomi Faqe 10 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI Braimllari: Rama kërkon votime farsë, qytetarët s’ja lejojnë. Sakrifikojmë çdo gjë për demokracinë PËRPLASJET TE KZAZ-të Në 5 qytete, qytetarët bllokojnë përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit, digjen qendrat e KZAZ-ve fq. 6 fq. 4-5 < < 6 Pas Holandës, paralajmëroi edhe Avramopulos Dështimi i tretë Presidenti: Këmbanë alarmi për rikthimin e vizave, institucionet ta ndjekin me prioritet absolut çështjen Brukseli refuzon sërish Shqipërinë, vendimi për negociatat shtyhet në tetor. Katër shtete kundër Faqe 2-3 Faqe 3 Mësuesi, hajdut votash apo model i së ardhmes për fëmijët? Republika e tronditur dhe mbrojtja e pluralizmit Nga Dr. Ndriçim Mehmeti Nga Lisen Bashkurti Opinion Faqe 16 Faqe 13 INTERVISTA

Upload: others

Post on 27-Feb-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

ISH-MIKU I NGUSHTË

GAZETË E PËRDITSHMEE MËRKURË, 19 QERSHOR 2019

Nr. 4459, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Refuzimi 3 nga BE Basha: Mos u gënjeni nga propaganda e Ramës, përgjegjës kryeministri dhe qeveria e tij

Shtyrja e vendimit Rama habit: Lajm pozitiv nga Europa! Justifikimi i Cakës: Na penalizoi koha

Monika KryemadhiLargimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit, e vetmja rrugë për Shqipërinë

Vendimi i Qeverisë Shqipëria në kaos, koncesione me kosto 25 për qind më të shtrenjtë

Politikë Faqe 6

Politikë Faqe 2

Politikë Faqe 3

Ekonomi Faqe 10

“TË PATHËNAT PËR KRYEMINISTRIN”Kokëdhima: Rama i çmendur, s’ka gen shtetari, ka idhul Eskobarin.E bëri Shqipërinë, shtet mafioz

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSIBraimllari: Rama kërkon votime farsë, qytetarët s’ja lejojnë. Sakrifikojmë çdo gjë për demokracinë

PËRPLASJET TE KZAZ-të Në 5 qytete, qytetarët bllokojnë përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit, digjen qendrat e KZAZ-ve

fq. 6

fq. 4-5

< <6

Pas Holandës, paralajmëroi edhe AvramopulosDështimi i tretë

Presidenti: Këmbanë alarmi për rikthimin e vizave, institucionet ta

ndjekin me prioritet absolut çështjen

Brukseli refuzon sërish Shqipërinë, vendimi për negociatat shtyhet në tetor. Katër shtete kundër

Faqe 2-3 Faqe 3

Mësuesi, hajdut votash apo modeli së ardhmes për fëmijët?

Republika e tronditur dhe mbrojtja e pluralizmit

Nga Dr. Ndriçim Mehmeti

Nga Lisen Bashkurti

Opinion

Faqe 16

Faqe 13

INTERVISTA

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

2 E mërkurë, 19 qershor 2019

Brukseli refuzon sërish Shqipërinë, vendimi për negociatat shtyhet në tetor. 4 shtete kundër

Brukseli shtyu për në vjeshtë vendimin për hap-jen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqe-

doninë e Veriut. Gjermania përdori veton me arsyetimin se parlamen-tarët e saj nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u konsultuar me konkluzionet pozitive të Komisionit Europian për dy vendet e Ballkanit. Duke folur para takimit në Luksem-burg me homologët e tij europi-anë, kryediplomati gjerman Michael Roth tha se Shqipëria dhe Maqedo-nia e Veriut i kanë përmbushur de-tyrat, por për arsye kohe Gjermania do e marrë vendimin brenda tetorit. Ndërkohë Franca, Holanda dhe Danimarka kanë shprehur rezerva me situatën e korrupsionit dhe krim-it të organizuar në dy vendet aspir-ante për aderim.

DiskutimiMinistri austriak për Europën,

Aleksandër Shalenberg, tha se re-fuzimi i negociatave për dy vendet do të ishte një sinjal i keq për kred-ibilitetin e BE-së. Komentet e dy ministrave u mbështetën edhe nga kryediplomati i Italisë, homologu

rumun dhe ai suedez, të cilët janë pjesë e grupit të shteteve që kërko-jnë dhënien e dritës jeshile për Ti-ranën dhe Shkupin zyrtar. Komi-sioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negoci-atat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka deklaruar se disa vende si Holanda, Franca, Danimarka dhe Gjermania kanë kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar progres-raportin e Komi-sionin Europian, i cili më 29 maj dha një vendim pozitiv për Tiranën dhe Shkupin zyrtar. Në konferencën e mbajtur mesditën e kësaj të marte në Luksemburg, Komisioneri Hahn

theksoi se kriza politike në Shqipëri ka ndikuar tek disa prej vendeve. “Deri tani nuk është ndarë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe ven-dimi për ta do duhet të merret në grup. Të dy vendet i kanë plotësu-ar kushtet. Vendet anëtare e çmo-jnë Maqedoninë e Veriut. Minis-tri Gjerman Roth tha se Bundestagu nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të vëzhguar progres-raportet për këto vende. Institucionet duan pak më shumë kohë për negociatat si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veri-ut”, tha Hahn.

Në raportin e publikuar thuhet se Këshilli europian do t’i kthehet çështjes së hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për një vendim të qartë jo më vonë se në Tetor. “Duke riafirmuar konkluzionet e tij të 26 qershorit 2018, Këshilli merr parasysh reko-mandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë bazuar në vlerësimin e saj pozitiv të progresit të bërë dhe të përmbush-jes së kushteve të identifikuara nga Këshilli. Në dritën e kohës së kufi-zuar në dispozicion dhe rëndësisë së çështjes, Këshilli do t’i rikthehet

kësaj çështje me qëllim që të arri-jë një vendim të qartë dhe substan-cial sa më shpejt që të jetë e mun-dur dhe jo më vonë se tetori 2019”, thuhet në dokumentin e lëshuar nga Këshilli Evropian për Shqipërinë.”- thuhej në vendim.

Ndërkohë Ministri gjerman i shtetit për Evropën Michael Roth, para takimit tha: “Para një viti u kemi dhënë detyrat e shtëpisë dy vendeve dhe ata i kanë përmbush-ur. Veç kësaj Maqedonia e Veri-ut ka arritur të zgjidhë një konf-

likt 30 vjeçar me Marrëveshjen e Prespës”. “Dhe kjo është e pashem-bullt dhe duhet shpërblyer”, ka shtu-ar ai. Roth shtoi se për arsye kohe Gjermania do ta marrë vendimin në shtator ose tetor. Ndërsa minis-tri austriak për Evropën, Alexan-der Schalenberg tha, se “do të ishte një sinjal shumë i keq, nëse do t’u kthenim shpinën këtyre dy vendeve. Nuk ka rëndësi data e çeljes së ne-gociatave, rëndësi ka që të ndodhë sa më shpejt dhe sot të arrijmë një vendim paraprak”.

Politikë

Dështimi i tretë

Vendimi për hapjen e negociat-ave për Shqipërinë është shtyrë zyrtarisht për në vjeshtë. Kësh-tu komunikoi Komisioneri për Zg-jerimin e BE-së, Johannes Hahn, në një deklaratë për mediat. Lid-hur me këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Rama dështimin e tretë rradhëzi e cilë-son si një lajm shumë pozitiv nga Europa, ndërsa thekson që duhet t’i rezistojmë deri në fund ofen-sivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. “Lajm shumë pozi-tiv nga Europa në rrugën e çel-jes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të saka-tojë vendin në sytë e Europës,për

të bllokuar negociatat me shar-je,kërcënime,molotovë e përg-jime baltosëse,Shqipëria po rezis-ton. Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekoman-

dimit për Shqipërinë e Maqedon-inë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofen-sivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30 qershor.”, shkruante Rama.

Teksa kryeministri Edi Rama dhe min-istrat e tij vazhdu-an dje si cdo vit “fes-timet” për moshapjen e negociatave me Shqipërinë as këtë qershor, ish-minis-tri për Europën dhe Punët e Jashtme Dit-mir Bushati u shpreh i keqardhur pas vendimit të BE për Shqipërinë, që përcakton se vendimi për çel-jen e negociatave do të jepet në te-tor të këtij viti. Përmes një posti-mi në Tëitter, Bushati u shpreh se, shtetet anëtare të BE-së nuk iu përmbajtën përfundimeve të qer-

shorit të vitit të kalu-ar të cilat përcakto-jnë edhe rrugën drejt hapjes së negociat-ave të pranimit me BE në këtë qershor. “Është për të ardhur keq që vendet anëtare të Bashkimit Europi-an nuk iu përmbajtën

konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave për anëtarësim ne BE me Shqipërinë në qershor të 2019. Gjithsesi, rru-ga mbetet e hapur për në Tetor 2019 dhe Shqipëria e dedikuar me refor-mat që kanë lidhje me këtë proces”, shkruante Bushati.

Shtyrja e vendimit për në tetor, Rama: Lajm shumë pozitiv nga Europa!

Vendimi i BE-së

Bushati ndryshe nga Rama nuk e sheh pozitiv: Për të ardhur keq, negociatat nuk u hapën

Delegacioni gjerman në BE

Johannes Hahn

Edi Rama

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

3 E mërkurë, 19 qershor 2019

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Ca-kaj tha dje se ishte mungesa e kohës për vendimmarrje dhe jo mospërmbush-ja e kritereve nga Shqipëria shkaku për shtyrjen e vendimit të negociatave. Në një dalje për mediat, Cakaj ndryshe nga kryeministri Rama tha se shtyrja e ven-dimammrjes nuk është një lajm inkura-jues për Shqipërinë, pasi në gjykimin e tij vendi e kishte merituar hapjen e ne-gociatave që vitin e kaluar. “Shqipëria nuk mund të përcaktojë axhendën e vendimarrjes së këshillit. Sidoqoftë Shqipëria mund të përmbushë kus-htet teknike të paraqitura nga Këshilli. Prandaj duke u mbështetur në zotimin e prerë të Këshillit dhënë sot për një ven-dim të qartë dhe substancial dhe jo për të diskutuar edhe një herë në tetor, nëse negociatat duhet të hapen ose jo, por në fakt për të marrë një vendim të pre-rë dhe për ti dhënë kahje procesit të avancimit të mëtejshëm në axhendësn

evropiane. Shqipëria mbetet shpre-splotë për një vendim pozitiv së largu në tetor. Shpresa jonë nuk do të thotë pritje pasive, por duhet të marrë trajtën e një angazhimi aktiv, për ti paraprirë pozitivisht vendimit të tetorit. Shtyr-ja e vendimammrjes nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë. Nuk mund të jetë inkurajues sepse Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave që vitin e kaluar.”- deklaroi ai.

Justifikimi i Cakës: Shqipërinë e penalizoi mungesa e kohës

Politikë

Presidenti Ilir Meta shprehur dje shqetësimin e tij serioz mbi mundësinë e kthimit të vizave për shqiptarët. Duke

vënë në dukje vendimin e parla-mentit holandez e më pas parala-jmërimin e komisionerit Avram-opulos, Meta tha se institucionet e vendit duhet ta shohin me prioritet absolute këtë ccështje. “Presiden-ti i Republikës Ilir Meta ka ndjekur me vëmendje të gjitha qëndrimet dhe diskutimet që po zhvillohen këto kohë mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqen-druar drejt një vendimi të mund-shëm pozitiv për çeljen e negociat-ave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave “Shengen” për Shqipërinë. Pas depozitimit të kërk-esës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europi-an, njoftimi i djeshëm i Komision-erit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avram-opoulos që paralajmëronte ndër-marrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumb-isë, është një kambanë alarmi për të gjithë. U bëj thirrje të gjitha in-stitucioneve shtetërore përgjeg-jëse të ndjekin me prioritet ab-solut këtë çështje, që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.”, thuhej në mesazhin e Presidentit. Po ash-tu Meta kujtoi se lëvizja pa viza ka qenë ndër arritjet më të mëdha me ndikim të drejtpërdrejtë për shqiptarët, si populli që ka vua-jtur izolimin më të madh e të gjatë në rajon. “Të gjithë i mba-jmë mend radhët e gjata përpara dyerve të ambasadave, me famil-jarë të dëshpëruar në kërkim të një mundësie për të ritakuar fëm-ijët, të afërmit, apo të mundë-sisë për të studiuar dhe udhëtu-ar jashtë vendit, etj. Bëj thirrje, të

merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjë-si që do të dëmtonte dhe prapëson-te këtë liri të fituar të shqiptarëve!”, përfundoi deklaratën e tij Presi-denti Meta. Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë përdorur regjimin ekzistues të

lëvizjes pa viza, të vendeve të tyre, për të hyrë në BE. Kështu deklaroi Komisari i BE për Migrimin, Dimi-tris Avramopulos. Ai shtoi më tej se po të vazhdojë kjo tendencë migri-mi nga shtete si Venezuela, Kolum-bia ose Shqipëria, BE do të ndër-marrë hapa. Avramopulos u bëri thirrje shteteve të prekura që të res-pektojnë rregullat për të cilat është rënë dakord.

Presidenti: Këmbanë alarmi për rikthimin e vizave, institucionet ta ndjekin me prioritet absolut çështjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në tëitter lidhur me shqetësimin e rrezikut të rivendos-jes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë. Duke mos marrë aspak par-asysh gjendjen serioze ku ndodhet ven-di në kuadër të kësaj ccështjeje, pas voti-mit në Holandë e së fundmi deklaratën e Avramopulos, kryeministrika sulmuar

Presidentin politikisht. “Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vi-zat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!” shkru-ante Rama në twitter.

Meta shqetësim serioz për vizat, Rama i përgjigjet me akuza politike

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi reagoi dje pas vendimit të BE-së e cila edhe një herë refuzoi të hapë negociatat me Shqipërinë. Sipas saj, Bashkimi Europian dha sinjalin më të fortë se perspekti-va europiane me Edi Ramën dhe

qeverinë e tij është e pamundur. “Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Largimi i Ramës dhe çliri-mi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të ven-

dosur në kauzën tonë, për theme-lin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të ven-dosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krim-in e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabar-

ta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre! Sot është koha për një bash-kim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi: Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, e vetmja rrugë për Shqipërinë

Gent Cakaj

Ilir Meta

Monika Kryemadhi

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

4 E mërkurë, 19 qershor 2019

Në 5 qytetet kryesore, qytetarët bllokojnë përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit, digjen qendrat e KZAZ-ve

Data 30 qershor po afron dhe ndërkohë parapre-gatitjet për këto zgjedh-je kanë sjëllë përplasje

e tensione mes qytetarëve dhe efe-ktivëve blu. Vendimi i Presiden-tit Meta që u botua edhe në fletor-en zyrate e bën të paligjshme datën 30 Qershor, por mazhoranca duket e vendosur të shkojë drejt konflikit. Në këto kushtet kanë qenë vetë qyte-tarët që i janë vënë kundër këtij ske-nari të mazhorancës. Përplasje fil-luan mëngjesin e ditës të marte në 5 qytete: Shkodër , Lezhë , Tropo-jë , Korçë ,Berat ku banorët kërkonin me këmbëngulje që të liroheshin am-bientet e KZAZ-ve. Orët e mbrëm-

jes kanë rikthyer sërish tensionet në Shkodër. Rreth orës 20:00, admin-istrata e bashkisë së këtij qyteti ka zbarkuar në KZAZ numër 2. Forca të shumta policie qëndruan përpara portës kryesore të Pallatit të Sporti. Më pas rreth orës 20:16, mbështetës të Partisë Demokratike u nisën dre-jt një qendër votimi ku kanë ard-hur materialet zgjedhore nga KQZ. Bëhet fjalë për shkollën “Shejnaze Juka”. Nuk munguan edhe përplas-jet me policinë. Bashkia Shkodër u ka dërguar një shkresë shkollave të qytetit dhe në njësitë administra-

tive të saj të mos lejojnë të akseso-hen nga persona dhe institucione të paautorizuar na bashkia e Shkod-rës për të hyrë në këto objekte. “Meqënëse objektet e shkollës janë asete në pronësi të Bashkisë Shkod-ër dhe administrohen si territore nga bashkia Shkodër këto objekte

nuk duhen të aksesohen nga perso-na dhe institucione të paautorizuar nga Bashkia Shkodër për të hyrë në këto objekte.” Bashkia e mbylli kërk-esën për të cilën ka vënë në dijeni dhe drejtorinë rajonale arsimore në Lezhë duke nënvizuar: “Përgjegjësia juaj është administrimi dhe mirëor-

ganizmi i procesit mësimor dhe jo ad-ministrimi i objektit” Kërkesa mban firmën e kryetares së bashkisë Vol-tana Ademi.

Përplasjet mes policisë së shtetit dhe asaj bashkiake nuk kanë mun-guar as mëngjesin e së martes në mjediset e jashtme të KZAZ-së nr.2 në Shkoder. Sërish shkak u bë ten-tativa për të hyrë me forcë në këto mjedise nga anëtarët e KZAZ-së përfaqësues të Partisë Socialiste, e krah tyre e rreshtuar edhe policia e shtetit. Sapo është synuar hapja me force e qepenit të pallatit të spor-tit, ka ndërhyrë policia bashkiake, ndërsa në debat e sipër drejtuesi i kësaj strukture Anton Hasanpapaj i drejtohet policisë se do ta mbro-jnë edhe me jetë nëse lind nevo-ja këtë objekt. Për këtë situatë rea-goi kryebashkiakja Voltana Ademi e cila deklaroi se kjo KZAZ është tentuar të uzurpohet nga militantë të Ramës.

Tropojë: Debate të ashpra mes zyrtarëve lokale dhe policisë

Situata gjatë paradites në Tropo-jë ka qënë mjaft e tensionuar , ku punonjës të Policisë Bashkiake të mbështetur nga qytetarë të shumtë kërkonin lirimin e ambienteve të KZAZ-së. Prania e forcave të policisë nuk i pengoi që të hyjnë me forcë në pallatin e sportit “Bajram Curri” për të hequr materialet zgjedhore. Debate ta ashpra pati edhe mes zyrtarëve lokalë dhe drejtuesve të policisë. Nga thyerja e xhamave mësohet se ka mbetur një polic i lënduar lehtë, ndër-kohë që janë arrestuar 4 persona. E tensionuar ka qenë edhe në Shkodër situata. Pas përplasjes së një dite më parë, konfrontime janë shënuar sërish në KZAZ-në numër 2 mes Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake. Punon-jës së bashkisë së këtij qyteti dhe efe-ktivë blu janë përplasur verbalisht për disa minuta, pasi këta të fundit kanë tentuar të hyjnë në pallatin e Sportit,

Sapo është synuar hapja me force e qepenit të pallatit të sportit, ka ndërhyrë policia bashkiake, ndërsa në debat e sipër drejtuesi i kësaj strukture Anton Hasanpapaj i drejtohet policisë se do ta mbrojnë edhe me jetë nëse lind nevoja këtë objekt

Aktualitet

Përplasjet te KZAZ-të

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me përplasjet që po shëno-hen mes policisë dhe bashkive në KZAZ-të e vendit për zbatimin e dekretit të tij për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet vendore. Zëdhënësi i Presiden-tit të Republikës,Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat thotë se Presidenti Meta vlerëson të gji-tha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë. Presi-denti, nënvizon Blushi, po mban shënim të gjithë personat që shke-lin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errë-ta vendase dhe të huaja, që kërko-jnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. “Të lirohen KZAZ-të”, KQZ: Kërk-esat e bashkive të djathta tejka-lojnë kompetencat . Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përgjigje të kërkesave të bash-kive të djathta, të cilat kërkojnë

Meta për përplasjet në KZAZ: Po mbaj shënim të gjithë personat që shkelin ligjin

lirimin e ambienteve ku janë ngri-tur KZAZ-të, ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur ve-primet që pengojnë administrimin e procesit. Zedhenesja e KQZ tha se kush cënon procesin zgjedhor do të ndëshkohet. Kryetari i KQZ, Klement Zguri ka dalë sërish kundër deklaratës së zëdhënëses së KQZ. Ai tha se deklarata nuk është Qëndrim i kryetarit të in-stitucionit, por i katër anëtarëve të mazhorancës. Zguri shton se të vetmin qëndrim që ka e ka dhënë në mbledhjen e fundit.

Djegia e KZAZ-së së Shkodrës

Presidenca

Përplasja në KZAZ-në e Tropojës

Përplasja gjatë paradites në Shkodër

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

5 E mërkurë, 19 qershor 2019

Aktualitet

Anëtari i KQZ-së, Hysen Os-manaj, tha dje nga studio e Fax-Neës se: “E vetmja që mund të ven-dosë nëse jemi në një situatë për të vazhduar zgjedhjet apo jo është Gjykata Kushtetuese Lidhur me deklaratën e djeshme të KQZ-së ku shprehej se nuk e njihnin dekre-tin e Metës dhe se ky institucion do vijonte punën për të shkuar në zg-jedhjet e 30 Qershorit, Osmanaj u shpreh: “Sot këta anëtarë kanë dalë me një deklaratë ku janë shpre-hur se duhet të fillojë procesi zgjed-hor. Edhe kjo deklaratë në shkel-je të Kushtetutës sepse kemi një dekret të dhënë nga Presidenti për anullimin e përkohshëm të tyre deri në caktimin e një date tjetër”. “Mbi gjysmën e bashkive nuk ka kan-didatura alternative. Sot forcat të cilat konkurojnë nuk kanë një pro-gram elektoral por bëhet një poli-tikë kombëtare kundër njëri-tjetrit. Është një fushatë më keq se poli-tike, nuk është një fushatë për të zg-jedhurit vendor që do të zgjidhnin problemet e qytetarëve”, tha antari i KQZ-së. Duke folur për ndërhyr-jen e Policisë por të mos lejuar pro-testuesit dhe punonjësit e bashkive për të larguar materialet zgjedhore nga vendet e caktuara si KZAZ por që janë në pronësi të pushtetit lokal, Osmanaj tregoi se ka pasur një mar-rëveshje midis KQZ-së dhe Poli-cisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. “Në praktikën tonë ne kemi pas-ur një memorandum bashkëpunimi me Policinë. Në disa vende, dhe jo shumë larg, përfshirë edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut e kanë një organ të tillë, ku Policia e Shtet-it, KQZ, Prokuroria bashkëpuno-jnë për administrimin e zgjedhjeve. KQZ në këto moment është në një

situatë shumë të vështirë, dhe unë shpresoj e besoj që të mos shkojmë në një situatë përplasje dhe bëj thir-rje që të shqyrtohet dekreti i Presi-dentit dhe të ulen palët në tavolinë, të diskutojnë dhe ndajnë idetë e tyre që të shkojmë realisht në zg-jdhje të barabarta, të ndershme dhe të lira”. Lidhur me përg-jimet e Bild të publikuara pasdit-en e djeshme, Osmanaj dha këtë përgjigje: “Personalisht ndihem i trishtuar për ato që kanë ndodhur, jo se kanë ardhur si të papritura sepse kemi qenë të parainformuar se ka pasur raste të intimidimit të zgjedhësve, blerjes së votave etj. Ne kemi konstatuar se është për-dorur administrate publike si dhe objektet publikë për fushatat ele-ktorale”. Ndërkohë për pozicionin

në të cilën ndodhet opozita: Os-manaj shprehet: “Sot opozita është totalisht e legjitimuar, sidomos me daljen e përgjimeve sepse më parë isha edhe unë skeptik. Por si dikush që don të ul tensionet, shpreh men-dimin se palët duhet të ulen. Nuk mund të rri indiferent pavarësisht se jam jurist për situatën në të cilën ndodhet vendi. Në emër të famil-jes dhe të vendit, sepse të gjithë jemi politizuar këto kohë, palët du-het të ulen dhe të gjejnë një zg-jidhje. Jemi në një krizë shtetërore, politike, institucionale dhe Presi-denti i Republikës ju dha një zg-jidhje me dekretin që nxori, ju dha kohë mjaftueshëm që të mos shko-het drejt një akti tjetër siç është ajo e shpërndarjes së parlamentit”, tha Osmanaj.

Osmanaj: KQZ shkeli sot Kushtetutën, në bashkitë e qyteteve nuk ka kandidatura!

i përcaktuar nga KQZ-ja si ambient për vendosjen e bazës materiale në KZAZ-në Nr 2.

Ultimatumi i Bashkisë Lezhë për lirimin e KZAZ-ve, policia merr në mbrojtje 2 prej tyre

Forca të shumta policie kanë mar-rë në mbrojtje 2 KZAZ, pas ulti-matumit të Bashkisë për lirimin e tyre. Burimet bënë me dije se Bash-kia ende nuk ka ndërhyrë. Ora 12:07 Bashkia Lezhë ultimatum: Të liro-hen ambientet e KZAZ deri në orën 16:00. Ditën e djeshme kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frokaj i dërgoi një kërkesë KZAZ për lirim-in vullnetar të ambienteve të shkollës “Beslidhja”. Sipas bashkisë, nëse materialet nuk do largohen deri ne orën 16:00 do ndërhyhet konform ligjit. “Në zbatim të Dekretit të Presidentit për shfuqizimin e cak-timit të datës së zgjedhjeve për or-ganet e qeverisjes vendore, i botu-ar në Fletoren Zyrtare kërkoj nga ana juaj lirimin vullnetar të am-bienteve të shkollës “Besëlidhja” deri në orën 16:00 të ditës së martë, datë 18 qershor 2019. Gjithash-tu ju ritheksoj në vëmendje detyr-imin për ndërprerjen e të gjitha ve-primeve për afishimin e listave të zgjedhësve në të gjitha ambien-tet e miratuara Qendër Votimi dhe që janë në pronësi, varësi apo ad-ministrim të bashkisë Lezhë”, thu-hej në shkresën drejtuar KQZ. Kërk-esa i është dorëzuar edhe policisë së Lezhës permes të cilës e informon se do vijojë me lirimin e ambienteve të gjimnazit “Hydajet Lezha” dhe shkollës ‘Gjergj Kastrioti”. Gjithash-tu kekon nga policia për ta mbështe-tur në lirimin e këtyre ambienteve

Bashkia e Selenicës zbaton vendimin e Metës: Të lirohen KZAZ-të

Bashkia e Selenicës ka kërkuar lirimin e ambienteve në pronësi të bashkisë që janë të zëna me mate-rialet e procesit zgjedhor. Kryetari Përparim Shametaj shprehet se do vërë në zbatim dekretin e presidentit Ilir Meta dhe theksoi se nëse Komi-sionet Zonale të Administrimit Zg-jedhor në Selenicë nuk lirojnë am-bientet do ndërhyjë bashkia. “Unë nuk kam kërkuar KZAZ dhe in-stitucioneve të tjera lirimin e ambi-enteve por kam dërguar një shkresë në zbatim të dekretit të presidentit dhe unë besoj se Presidenti ka lig-jshmërinë për të lëshuar urdhra të tillë dhe në zbatim të dekretit kam bërë shkresën,”-tha Shametaj në një prononcim për mediat. Ndër-sa shtoi: “Do bëj çmos që dekreti i presidenti të zbatohet.”

Në Pogradec e Devoll janë vendosur materialet zgjedhore

Policia e Korçës ka marrë në ru-ajtje ambientet ku po punojnë 7 Komisionet e organizimit të zgjedh-

jeve për bashkitë e Qarkut të Ko-rçës. Por për dy bashkitë e djathta të Pogradecit dhe Devollit poli-cia nisi ruajtjen e zyrave ku janë vendosur materialet zgjedhore një ditë pasi kryetarët e bashkive kërkuan nga KQZ lirimin e tyre.

Ambienti i komisionit për Bashkinë Devoll,ku ashtu si edhe në Pogra-dec pas shkresës së drejtuar KQZ nga kryebashkiaku, policia është pozicionuar për të siguruar mbarëv-ajtjen e punës së komisionit të or-ganizimit të zgjedhjeve. Këto kërk-esa përmes shkresave nuk janë shoqëruar me incidente dhe situa-ta nëpër të gjitha zyrat vazhdon të jetë normale.

Bashkia Berat kërkon lirimin e ambienteve të KZAZ

Kryetari i Bashkisë Berat, Pe-trit Sinaj i ka dërguar një letër KZAZ-së në këtë qytet që të liro-hen ambientet e zëna prej saj në Pallatin e Kulturës “Margarita Tu-tulani”,në të kundërt, bashkia do

të ndërhyjë për të zbatuar dekre-tin e presidentit Ilir Meta për an-ulimin e zgjedhjeve të 30 Qer-shorit. Gjithashtu bashkia Berat i ka kërkuar KZAZ-së edhe heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve pranë këtij Komisioni Zonal për Administrimin e Zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, krye-bashkiaku i Beratit, Petrit Sinaj ka pohuar se janë ditët e fundit të af-ishimit të listave të zgjedhësve në të gjitha QV-të në Berat sepse listat do të hiqen Menjëherë pas dërgim-it të shkresës zyrtare të bashkisë në KZAZ Nr.64 në Berat kjo KZAZ po ruhet tashmë me forca policie, të cilët nuk lejojnë të afrohet e të hyjë askush brenda ambienteve të kësaj KZAZ-je,përveç anëtarëve të saj.

Policia në KZAZ-në e Lezhës

Hysen Osmanaj

Djegia e KZAZ-së së Shkodrës

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

6 E mërkurë, 19 qershor 2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dal-je urgjente për mediat në orët e mbrëmjes, tha dje

se lajmi për shtyrjen për të tretën herë radhazi të vendimit për hapjen e ne-gociatave me BE-në është një lajm i hidhur edhe pse ishte i pritshëm. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të mos gën-jehen nga propaganda e Edi Ramës. “Sot Shqipërisë iu mohua hapja e ne-gociatave. Është lajm i hidhur për shqiptarët. Më i rëndë është fakti se sot ne shqitparëve po na vihet në dy-shim aftësia për të jetuar si europi-anë. Propaganda e Ramës do përpiqet ta mohojë dhe më pas tia vërë fajin të tjerëve. Do fajësojë Europën dhe opozitën, por nuk do të fajësojë vet-en. Mos u gënjeni nga propaganda e tij,. Ka vetëm një përgjegjës, Edi Rama dhe qeveria e tij, korrupsioni dhe krimi.”- deklaroi ai.

Mw tej Basha tha se një nga ar-syet pse e keqja te ne përsëritet është se nuk reflektojmë për të. “Mungesa e reflektimit, humbja e busullës mo-rale e kanë normalizuar të keqen mes nesh dhe e ka vrarë reagimin ndaj saj. Nëse nuk do të reagojmë tani e keq-ja do të sundojë mbi këdo në poli-tikë, ekonomi, shoqëri, rrugë dhe shtëpi. Kjo gjendje nuk duhet dhe nuk do të kalojë pa një ndryshim të thellë. Zgjidhja e vetme është ndësh-kim përmes drejtësisë. Pandësh-kueshmëria e politikanëve dhe krim-inelevë duhet të mbarojë dhe do të mbarojë tani.”.

Nga ana tjetwr kryedemokrati tha se nga kriza politike nuk mund të dil-et duke ruajtur pandëshkueshmërinë. Ai tha se kthimi në normalitetin poli-tik kalon nga dhomat e burgut për politikanët e lidhur me krimin dhe politikanët e korruptuar. “Këto ditë po dëgjoj histori dhe propozime nga më të çuditshmet për daljen nga kriza,

po dëgjoj të riciklohen teori dhe slo-gane që në Shqipëri kanë dështuar plot herë për të kuruar dhe parandalu-ar krizat sepse ato kanë vënë pazarin mbi parimin, kanë devijuar nga rruga e ligjit, rruga e drejtësisë. Shteti i së drejtës, barazia para ligjit, është e vet-mja garanci për lirinë, demokracinë

dhe mirëqeverisjen. Parlament ka dhe në Turkmenistan, votime zhvil-lon dhe Kim Jong-un i Koresë së Ve-riut, për demokraci dhe institucione betohet edhe Maduro i Venezuelës. Sot diktatorët dhe autokratët kudo në botë nuk sundojnë më me dhunë ush-tarake, por duke manipuluar zgjedhjet për të mbajtur dhe kontrolluar të gji-tha pushtetet. Parlament dhe zgjedh-je kanë dhe autokracitë, por ajo që i dallon nga demokracitë perëndimore është shteti i së drejtës.Këta qeveri-tarë do të dilnin menjëherë para dre-jtësisë në çdo vend europian, duhet të dalin para drejtësisë edhe në Shqipëri. Që Shqipëria të bëhet Europë, duhet të sillemi ne si europianë.”- theksoi kreu i PD.

Politikë

“Dekreti i presidentit është botuar në fle-toren zyrtare dhe nga momenti i botimit ai ështe i zbatueshëm për të gjithë. Dekretin e shoh si një mundësi kombëtare e cila i bashkon shqiptarët drejt një zgjidhje duke ulur tensionin por mbi të gjitha i siguron mundësi vendit për stabilitet”

Tashmë data e zgjedhjeve po afron çdo ditë e më tepër dhe endet nuk dihet fati i vendit. Kryeministri është i vendosur të zhvillojë zgjedhjet dhe pse ky vendim është i jashtëligjshëm pasi Presidenbti e ka shfuqizuar 30 Qershorin. Ndërkohë opozota duket e palëkundur në qëndrim-in e saj për një qeveir tranzitore pa Ramën kryeministër. Lidhur me këtë situatë flet në një intervistë për gazetën “Standard” sekretari i përgjithshëm i LSI-së Endri Braimllari, i cili theksoi se kryeministri mendon vetëm për interesat e tij person-al dhe jo për vendin duke nxitur kësh-tu dhunën dhe përçarjen tek shqiptarët. Braimllari theksoi se të gjitha publikimet e fundit të “Bild” vërtetojnë vetëm atë çfarë opozita ka thënë me kohë që Rama ka lidhje me trafikantë e mbi të gjitha ai ka blerë votat duke intimiduar popullin.

Cili është komenti juaj për publikimet me te fundit të pergjimeve nga prestigjozja Bild?

Përgjimet e prokurorisë tregojnë qa-rtë degradimin e Edi Ramës dhe Rilindjes. Vërtetojnë atë çka ne kemi thënë prej ko-hesh që Edi Rama përdori nje strukturë të mirëfilltë kriminale në zgjedhje. Deformoi vullnetin e shqiptarëve duke blere vota, duke intimiduar votuesit dhe duke intim-iduar administratën publike të gjitha këto të bëra me përfaqësues të krimit të organ-izuar. Përgjimet tregojnë qartë moralin e rilindjen sesi i blejnë votat sesi intimido-jnë qytetarët por dhe administratën pub-like. Edi Rama erdhi në pushtet me vo-tat të blera, me përdorimin e strukturave kriminale. Ai sot duhej të ishte në burg, i gjithë zinxhiri drejtues i rilindjes i për-dorur në zgjedhje që del tanimë e faktuar në përgjimet e “Bild”.

Kryeministri nuk njeh dekretin e Presidentit për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe thekson me bindje se në 30 Qershor do ketë zgjedhje. Si e shihni këtë qëndrim?

Dekreti i presidentit është botuar në fletoren zyrtare dhe nga momenti i botimit

ai ështe i zbatueshëm për të gjithë. Dekre-tin e shoh si një mundësi kombëtare e cila i bashkon shqiptarët drejt një zgjidh-je duke ulur tensionin por mbi të gjitha i siguron mundësi vendit për stabilitet.

Sipas Kryeministrit e gjithë kauza e protestave opozitare ka pas frikë n ndaj reformës në drejtësi. Si e gjykoni këtë qëndrim të tij

I vetmi person qe sot ka frikë nga reforma në drejtësi është Edi Rama. Ndaj ai ka bërë të gjitha përpjekjet për të kapur sistemin e drejtësisë. Frika dhe mankthi i Edi Ramës është burgu nga konçensio-net klienteliste, hajdutëria. Kryeministri ka frikë nga drejtësia sepse është ai që del në përgjime me trafikantët. Rama ka lënë vendin pa gjykata që të thellohet në palig-jshmëri. Jemi pa gjykatë Kushtetuese për shkak të Edi Ramës , që ai dhe klika pas tij të thellojë sa më shumë hajdutërinë.

A po shkon vendi drejt konfliktit civil, ne kushtet kur palet duken ne pole ekstremisht te kunderta dhe data 30 po afron?

Vendin në konflikt civil po e dërgon Edi Rama. Ai kërkon destabilitet dhe nxit dhunë sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund të zgjasë agonin e tij duke vendo-sur kështu interesin e tij personal përpa-ra vendit. Po kështu duke nxitur dhunën, Rama po përçan shqiptarët dhe po i dër-gon në konflikt.

Cfarë pritet nga protesta e 21 Qershorit?

Protesta do të jëtë masive, qytetarët janë të vendosur kundër kësaj qeverie dhe këtij kryeministri që ka varfëruar vendin, ka larguar të rinjtë dhe është i zhytur në korrupsion. Edi Rama po tenton të bëjë votime farsë, po kërkon të instaloj moniz-mim. Këtë qytetarët nuk do ja lejojnë, ne do sakrifikojmë çdo gjë për demokracinë.

Intervistë me sekretarin e përgjithshëm të LSI-së

Braimllari: Rama kërkon votime farsë, qytetarët s’do ia lejojnë. Do sakrifikojmë çdo gjë për demokracinë

I ftuar në Ora Neës, ish deteti i PS, Koço Kokëdhima ka hedhur një lumë aku-zash ndaj shefit të qeverisë. Kokëdhima i njohur edhe si mentori politik i Ramës, ka pohuar dje se me Edi Ramën në krye Shqipëria nuk do të ketë kurrë mundësinë të jetë pjesë e Bashkimit Europian. I pye-

tur nga gazetarja nëse do të ketë apo jo zg-jedhje në 30 qershor Kokëdhima ka qenë i prerë. Ish-miku i kryeministrit Rama, ish-deputeti Kokëdhima ka lëshuar akuzën më të rëndë ndaj tij. E ka quajtur kryem-inistrin të çmendur. “Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, nuk mund të ketë zgjedhje. Edi

Rama është i Çmendur, i dal mendsh nuk ka asnjë gen shtetari. Në 30 qershor jam i sigurt që të gjitha qendrat e votimit do jenë të pushtuara. Asnjë dëshmor nuk bie për Edi Ramën sepse ai çdo gjë që bënë nuk e bënë për shtetin e tij. Asnjë pol-ic nuk bie dëshmor për të”. Më tej Kokë-

dhima shtoi se: “Ai ngriti një shtet mafioz, ai e kishte për idhull Eskobarin dhe ia ka-loi Eskobarit. As Eskobari nuk do e bënte këtë që Rama i ka bërë vendit të tij”. Pas kësaj deklarate të padëgjuar, ka reaguar menjëherë PS-ja, e cila ka thënë se nëse ka të çmendur, ai mbetet ish-deputeti.

Kokëdhima: Rama është i çmendur, nuk ka asnjë gen shtetari. Ai ka idhul Eskobarin

Refuzimi i tretë, Basha: Mos u gënjeni nga propaganda e Ramës, përgjegjës kryeministri dhe qeveria e tij

Basha dje në konferencë për shtyp

Endrit Braimllari

Koço Kokëdhima

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

7 E mërkurë, 19 qershor 2019

Aktualitet

Endrit Bacaj, njëri prej 4 të arrati-surve nga stacioni policor në Athinë, tregoi çfarë ndodhi më 3 Qershor në orët e para të mëngjesit. 32-vjeçari tha se plani u sajua në moment. Një nga 4 të burgosurve u shtir si i së-murë dhe kur roja shkoi për të ofruar ndihmë, e kërcënuan me thika të im-provizuara.

Endrit Bacaj: Na dërguan atje që të na shpërndanin nëpër burgjet tona për arsye se ne kemi ardhur për gjyqe këtej. Na çuan atje në Metagogon, që të na shpërndanin nëpër burgjet tona. Atje siç po rrinim, ishte një çështje rastësore domethënë, që ndodhi ras-tësisht.

Gazetari : Nuk e kishit planifi-kuar?

Endrit Bacaj: Jo jo! Thjesht ishte një gjysëm ore plan.

Gazetari : Kush e kishte organi-zuar?

Endrit Bacaj: Të tërë bashkë. E menduam atë muhabet, edhe… e bë-jmë, e bëjmë!

Gazetari: Në cilën orë ndodhi ar-ratisja dhe në cilën datë?

Endrit Bacaj: Në datën 3 dhe nga ora 03:00 e mëngjesit. Bëri njëri si i sëmurë aty, u shtri. Tjetri tha kam unë ilaçet në çantën time, e hapi pol-ici derën që të dali ai të marrë il-açet. Nga momenti kur u kthye ai në zonën ku ishim ne, aty shtymë derën, dolëm në korridor. Vajtëm tek kupo-la ku rrinë policët. Nga aty pastaj nx-orrëm thikat, u vumë thikat në fyt, u morëm edhe pistoletën. I vumë pran-gat policëve edhe vazhdoi historia.

Gazetari: Ku i gjetët thikat?Endrit Bacaj: Ka llamarina bur-

gu.Gazetari: Thika të improvizuara?Endrit Bacaj: Thika të improvi-

zuara.Gazetari :Dhe nëpërmjet

kërcënimit ju arritët të dilni deri tek dera e jashtme e burgut. Prej andej?

Endrit Bacaj: Po po. I morën armën policit që ishte te kupo-la lart edhe zbritëm poshtë. Morëm një makinë policie. Poshtë ku hip-im ne në ato furgonat e transferimit është bodrum. Edhe dolëm me mak-

inën e policisë nga bodrumi deri tek dera kryesore. Aty pastaj ishte mbyl-lur dera. Ishte polici i rojes aty. I thamë hape derën, nuk e hapi, është e prishur tha. I morëm armën edhe atij, u shtri përdhe ai.

Gazetari : Ndaj policëve nuk pati asnjë akt dhune, thjesht kërcënim?

Endrit Bacaj: As edhe një akt dhune ndaj policëve, as nuk i ka prekur njeri me dorë. Thjesht ishte kërcënim se normale nuk mund t’i thuash ‘të lutem hap derën’. Edhe për këtë arsye, mbi të gjitha nuk na cënu-ar as kur na kapën. Edhe përkundrazi, na respektuan.

Gazetari : Pasi dolët nga bodrumi i stacionit të policisë me makinën e policisë, prej andej si u shpërndatë?

Endrit Bacaj: Makinën e lamë brenda nuk u hap dera. Brenda në makinë kishim edhe një police femër, që ishte ajo në timon dhe ne u ulëm në sediljet nga pas.

Gazetari : Ju kërcënuat atë për t’u larguar bashkë me makinën e pol-icisë?

Endrit Bacaj: Po normale.Gazetari: Deri ku shkuat?Endrit Bacaj: Pastaj shkuam deri

tek dera kryesore. Dera kryesore nuk u hap edhe kaluam në këmbë pastaj edhe dolëm në asfalt. Në momentin që dolëm në asfalt aty nxorra këmbën vendit unë. Vazhduam ashtu prapë të katërt bashkë deri në njëfarë momen-ti. Aty pastaj unë s’mund të ecja dot më me shokë, dhe u thashë vazhdo-ni. U hodh në një lumë pastaj unë, aty ku u ndamë me shokë, kishte beton atje poshtë dhe theva këmbën. Aty u ndamë pastaj. Unë u kapa pas 14-15 orësh në zonën e votanikos. Nuk është shumë larg.

Gazetari : Keni pasur probleme në burg?

Endrit Bacaj: Tani burgu burg është, por asnjë problem s’kam pasur as me gardianët as me njeri.

Mariol Toska, Adrian Çobo, En-drit Bacaj dhe Astrit Çela u arratisën nga qelia e stacionit policor ‘Petrou Ralli’ në orën 03:00 të mëngjesit të 3 Qershorit. Në kërkim është vetëm Astriti, ndërsa të tjerët u kapën sërish pas disa orësh.

Shqiptari rrëfen arratisjen nga burgu grek: U shtira si i sëmurë...

Për gati një orë ish sek-retari i Përgjithshëm i PD-së dha dje deklaratën e tij në prokurori, lidhur me he-

timet e nisura për lobimin e PD-së në SHBA. Vetë Ristani pasi doli nga prokuroria e quajti akuzën të nxitur dhe organizuar politikisht. “Unë si Arben Ristani nuk kam asnjë lidhje me këtë histori. Aku-za është e nxitur, përkrahur dhe organizuar në mënyrë politike. Unë si ish sekretar i Pergjithshem i PD-së nuk kam asnjë dokument që të ketë të bëjë me marrje finan-cash apo dhënie financash me in-dividë qoftë dhe brenda apo jashtë vendi. Nuk ka asnjë dokumentac-ion që unë të jem marr me finan-ca apo dhënie marrjes pagesash. Nuk kam asnjë bisedë formale apo jo formale me dhënie apo marr-je pagesash. Dhe se treti nuk kam pasur asnje kuriozitet. Unë si Ar-

ben Ristani nuk kam asnjë lidh-je me këtë histori. Akuza është e nxitur dhe përkrahur politikisht” u shpreh Ristani. Sipas tij nuk ka asnje prove qe te vertetoje lidh-jet e tij me akuzen. Arben Ristani u paraqit ne prokurori rreth ores 14:00 te se martes (18 qershor) i shoqeruar nga avokati Ardian

Leka. Të pandehur për lobimin në SHBA është marrë dhe kreu i PD-se, Lulzim Basha dhe financieri Ilir Dervishi por ata nuk janë paraqitur ende. Më 20 qershor prokuroria ka urdhëruar prokurorinë ti shoqëro-jë forcërisht. Kreu i PD-se, Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur fi-nancimin prej 650 mije dollarëve per fushaten elektolare te vitit 2017. Ai nuk iu përgjigj ftesës me ar-syetimin se nuk i ka vënë në dispo-zicion dokumentacionin e kërkuar. Sipas PD-së e gjithë ccështje është e ngirut politikisht dhe nuk ka asg-jë të ëvrtëtë brenda saj. Po kështu sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi akuzoi dy ditë më parë dre-jtuesen e prokurorisë Elisabeta Im-eraj sepse sipas tij ajo po ushtronte presion ndaj prokurorëve në lidhje me çështjen e Bashës ku në krye të gjithë kësaj farse ndodhet sipas de-morkatëve, kryeministri Rama.

“Unë si ish sekretar i Pergjithshem i PD-së nuk kam asnjë dokument që të ketë të bëjë me marrje financash apo dhënie financash me individë qoftë dhe brenda apo jashtë vendi. Nuk ka asnjë dokumentacion që unë të jem marr me financa apo dhënie marrjes pagesash”

Thirret në prokurori, Ristani: Akuza është e nxitur, përkrahur dhe organizuar në mënyrë politike!

Lobimi i SHBA-së

Arben Ristani

Prokuroria e Tiranës

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

E mërkurë, 19 qershor 20198 •

CMYK

Sociale

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë një parashikim ogurzi për popullatën e Shqipërisë

deri në fund të këtij shekulli. Pikërisht në mbyllje të tij, në vitin 2100, Shqipëria do të jetë e parafun-dit në Ballkan sa i përket numrit të popullsisë. Kjo e fundit do të tkurret në mënyrë të tillë që do ta pozi-cionojë vendin tonë të parafundit, duke lënë pas vetëm Malin e Zi. Kjo parashikohet në një raport të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në bazë të projeksioneve të OKB-së për popullsinë globale, në vitin 2100, popullsia shqiptare do të jetë rreth 1 milion banorë, më pak sesa projektohet të jetë popullsia e Bosnje Hercegovinës, madje edhe ajo e Maqedonisë së Veriut. Kosova nuk është pjesë e këtyre projek-sioneve, pasi nuk është anëtarësuar ende në OKB. Serbia gjithashtu do të përballet me një rënie drastike të popullsisë brenda këtij shekulli. Por nëse popullsia në Serbi është para-shikuar të përgjysmohet nga 8 në 4 milionë, popullsia e Shqipërisë do të reduktohet me një ritëm akoma më të madh. Në vitin 2100, Shqipëria parashikohet të ketë 1 088 000 banorë. Raporti ‘The World Popu-lation Prospects 2019: Highlights’ është hartuar nga Departamenti i Çështjeve Sociale dhe Ekonomike (DESA) në OKB.

Arsyet e tkurrjes së popullsisëE gjithë kjo tkurrje e popull-

Trupat shqiptarë të misionit ush-tarak në Letoni janë rikthyer në

atdhe, pas gjashtë muajsh. Konting-jenti që drejtohej nga dëshmori i atdheut, major Klodian Tanushi dhe ku bënte pjesë dëshmorja tjetër e atdheut, nëntetare Zarife Hasanaj, ka përfunduar misionin në grup-batal-ionin e NATO-s në Letoni. Në këtë mision Hasanaj dhe Tanushi humbën jetën pas një incidenti të ndodhur në një fushë stërvitore ku trupat shqiptare po përgatisnin terrenin në Letoni. Major Tanushi ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Më

Misioni në Letoni, kthehen në atdhe trupat shqiptarë. Kontigjenti i radhës merr detyrën

Nëntetare Zarife Hasanaj shërbeu gjithashtu si operatore EOD në RU 4040. Më 20 Dhjetor të 2018 ajo u dërgua me mision në operacionin ush-tarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD. Tashmë, pas kthimit të trupave shqiptarë nga Letonia, detyra i është dorëzuar kontigjentit të radhës të asgjësimit të municioneve të rrezikshme. Lajmin e bën me dije Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ka publikuar edhe foto të trupave të Armatosura Shqiptare.

20 dhjetor 2018 ishte dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të grupbatalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontingjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor. Ai ishte një ndër ushtarakët me përvojë dhe karrierë të vlerësuar në forcat e armatosura dhe një nga ekspertët më të kualifikuar në asgjesimin e mu-nicioneve luftarake. Majo Tanushi është vlerësuar me disa medalje për kontributin e dhënë në misionet brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa

OKB: Popullsia shqiptare do tkurret deri në 1 milionë banorë. Shkaku kryesor, emigrimi

Të dhënat alarmante

Klima e tokës gjithmonë ka ndryshuar. Prej fillimit të

revolucionit industrial, klima ka ndryshuar si rezultat i ndryshimit të kushteve të natyrës. Sot termin ndryshimet klimatike e përdorim kur flasim për ndryshimet klima-tike që po ndodhin prej fillimit të shekullit 20, dhe janë shkaktuar si rezultat i aktiviteteve të njeriut. Në fokusin e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike, Mesdheu është ndër rajonet më të prekura prej ndryshimeve të klimës. Tashmë,

Ndryshimet klimatike, preket dhe Shqipëria. Pakësim të reshjeve dhe rritje të temperaturavefakte të ndryshimeve klimatike janë evidente edhe për Shqipërinë ku veçohet kalimi i ashpër nga stina në stinë. Jo shumë larg, por vetëm në dekadën e ardhshme, Shqipëria do të pësojë pakësim të reshjeve vjetore, me të paktën 7% deri në 2030. Edhe temperaturat e Shqipërisë së vitit 2030, do të ndryshojnë, ndryshim ky brenda tablosë mesdhetare ku temperatura vjetore do të rritet mesatarisht 1°C në zonat bregdetare, por një rritje më e madhe, pritet për zonat malore, zona të cilat janë his-

torikisht edhe më të ftohtat e klimës shqiptare. Është dëshmuar se ngrohja globale nuk ndodh vetvetiu por është pasojë e ndikimit antropogjen. Në këtë moment temperatura mesatare e Tokës është për 0.8 shkallë më e ngrohtë se para revolucionit industrial, ose para se njerëzit të fillojnë të harxhojnë në masë të madhe karburantet nga fosili dhe të grumbullojnë dyoksid karbonin në atmosferë. Rritja e temperaturës mbi 2 °C do të shpjerë në ndryshime të rrezikshme klimatike dhe ndikimit shkatërrues në bimë dhe kafshë.

sisë duket se vjen nga emigrimi i shqiptarëve i cili është gjithmonë e më shumë në rritje. Shqiptarët gjithmonë e më shumë kërkojnë mundësi për ta “braktisur” vendin e tyre në kërkim të mundësive të një jete më të mirë që mund t’ju ofrojnë vendet europiane. Të dhënat e fundit të Eurostat për vendet potenciale kandidate për në Bashkimin Europi-an tregojnë se Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit.

Një tjetër shkak që do shpjerë në tkurrjen e popullsisë është dhe dif-erenca që po pëson Shqipëria vitet e fundit mes lindjeve dhe vdekjeve në favor të kësaj të fundit. Shqiptarët duket se po e humbasin etiketimin si një prej popujve më të rinj në Europë, pasi ritmet e moshimit të popullsisë po rriten dita-ditës. Para-shikimet demografike të Shqipërisë janë të zymta. Popullsia tashmë ka hyrë në trendin rënës, struktura e piramidës së popullsisë po reflek-ton ndryshime, lindjet po ulen dhe numri i vdekjeve po rritet. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Edhe këtë vit po vazhdon trendi i plakjes së popullsisë shqiptare dhe rënies së lindshmërisë. Të dhënat e INSTAT

konstatojnë se në krahasim me një vit më parë ka pasur një rënie me 10,1% të numrit të lindjeve. Ndërkohë që drejtoresha e INSTAT gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë pranoi se kjo është një sfidë që do vijojë edhe në 30 vitet e ardhshme. Qytetet që kanë rënie më të madhe të lindjeve janë Gjirokastra dhe Shkodra.

Të dhënat e OBSH-së mbi zhvil-limin e popullsisë në botë

Rruzulli tokësor ka 7,7 miliardë

banorë, thotë raporti i fundit i OKB për popullsinë, bërë publik ditën e hënë. Bota nuk ka pasur kurrë kaq njerëz sa ka sot. Kina ka numrin më të madh të banorëve 1,4 miliardë, pasuar nga India me 1,355 miliardë. Mbas dhjetë vjetësh pritet që India të kthehet në vendin me numër më të lartë pop-ullsie, duke i zënë vendin Kinës.

Shifrat për përshtatje politikashShifrat nuk janë për të shuar ku-

riozitetin por i shërbejnë organiza-

tave dhe qeverive për të përshtatur politikat në bazë të tendencave de-mografike. Ekonomitë më të mëdha të botës, kanë numër të vogël popullsie, sidomos në Europë. Dhjetë ekonomitë më të mëdha si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia kanë popullsi më të vogël se 100 milionë. Arsyet janë të ndryshme, por dietat, mjekësia, kushtet sanitare, vaksinat kanë ndihmuar në rritjen e numrit të popullsisë. OKB parashikon që 30 vitet e ardhshme popullsia e botës të rritet me 2 miliardë banorë.

Migracioni për ndryshimet demografike

Tre janë çështjet kryesore që ndikojnë në popullsinë e botës: lindjet, vdekjet dhe migracioni. Migracioni është kthyer në faktor të rëndësishëm për ndryshimin e popullsisë në disa vende. Dhjetë vitet e fundit 14 vende kanë patur prurje migracioni mbi 1 milionë vetë. Në disa vende si Bangla-deshi, Nepali dhe Filipinet kanë patur shtim të migrantëve të punës për shkak të nevojave. Në vendet me konflikte si Siria, Myanmari dhe Venezuela njerëzit kanë ikur nga konfliktet. Kurse Bjelloru-sia, Gjermania, Hungaria, Italia, Japonia, Rusia, Serbia dhe Ukraina do të kenë dekadën e ardhshme shtim të numrit të migrantëve, për të plotësuar rënien e popullsisë shkaktuar nga numri i vdekjeve, që është më i madh se i lindjeve.

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

E mërkurë, 19 qershor 2019 9•

CMYK

Sociale

Studentët në Shkodër kanë re-alizuar dje një tjetër protestë. Kanë qenë sërish studentet e fakultetit të Drejtësisë të cilët

kanë protestuar si reagim për godinën e re e cila vijon të qëndrojë e kyçur, ndonëse sipas tyre ajo është gati për të nisur procesin mësimor. Ata pohuan se premtimi i kryeministrit Edi Rama për hapjen e saj brenda 45 ditëve nuk u përmbush. Në prill të këtij viti Kryeministri Rama vizitoi mjediset e reja të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i shoqëruar nga drejtues të Universitetit dhe tha se godina e re e ndërtuar ishte gati për të mirëpri-tur studentët që do të zhvillojnë aty mësimin dhe praktikën në lëndë të ndryshme. Ai gjithashtu theksoi se infrastruktura moderne dhe bashkë-kohore ofron një sallë konferencash me 140 vende, laboratorë, si dhe Qendrën e teknikës mësimore e pa-jisur me të gjitha mjetet e nevojshme për kryerjen e praktikave, por mesa duket diçka nuk ka shkuar mirë në planin e Ramës pasi studentët ende

Banorët e Cerkovinës në protestë: Bojkotojmë zgjedhjet nëse nuk rregulloni rrugën dhe ujin e pijshëm

Mos e sillni fare kutinë e votimit më 30 qer-shor nëse nuk na rregulloni rrugën dhe ujin

e pijshëm”, ky ka qenë paralajmërimi i banorëve të fshatit Cerkovinë në rrethin e Vlorës, të cilët protestuan para bashkisë së qytetit bregdetar. Me dhjetëra banorë të fshatit Cerkovinë në Vlorë protestuan para ambienteve të bashkisë së Vlorës për të mungesës së ujit të pijshëm dhe infrastruk-turës rrugore. Sipas banorëve, prej 30 vitesh në fshatin e tyre nuk është kryer asnjë investim për këto baza jetike për ta.

“Sa herë kemi zgjedhje na vinë as që disku-tohet na thonë do jua bëjmë edhe rrugën edhe ujin. Nuk ka furnizim tubat janë të çara. Taksat i paguajmë një për një. Gjithmonë llafe bosh. Në jemi pjesë e një komuniteti larg vetëm 10 km nga qyteti i Vlorës dhe këto dy probleme na kanë shqetësuar gjatë gjithë kohës dhe po vijojnë të na shqetësojnë”, shprehet një nga banorët.

Në tentativë për të takuar kryetarin e bash-kisë Dritan Leli, banorët janë shprehur se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, autoritetet të mos e sjellin fare kutinë e votimit në fshatin Cerkovinë. Vetëm një 1 km rrugë që lidh fshatin e tyre me rrugën nacionale është kthyer prej vitesh në objekt premtimi, por që në fakt ka mbetur një problematike. “30 vjet tubacioni është i çarë nuk kemi as ujë as rrugë është problem. Kutia e votimit mos të vije në fshat nëse ky problem nuk zgjidhet”, shprehet njëringa banorët. Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshme të protestës nëse gjendja nuk ndryshon.

Studentët në protestë: Kryeministri nuk mbajti premtimin për hapjen e godinës së re

Universiteti i Shkodrës

nuknpo e gëzojnë dot këtë godinë dhe kjo i bëri ata të dilnin sërish në protesë. “Sot studentët janë bashkuar për të kërkuar edhe njëherë arsyet dhe shpjegimin për mos hapjen e godinës dhe mashtrimet. Para pak kohësh kryeministri Edi Rama ishte këtu dhe dha një ultimatum që godina të hapet brenda 45 ditëve, por tani ja

ku jemi prap godina qëndron e mbyl-lur. Godina vijon të mos jetë e hapur pavarësisht se ka përfunduar dhe studentët vijojnë të enden e të sorrol-laten në dyert e godinave që janë mos më keq”, tha një nga studentët.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i rektorit te universitetit “Luigj Gu-rakuqi” sipas të cilit sapo të përcak-

tohen oraret mësimore nga dekanet e juridikut dhe ekonomikut do nisë mësimi. Ai theksoi më tej se detyra i mbetet dekanëve që të përcaktojnë orarin për të shfrytëzuar ambientet e godinës së re. “Sot në orën 8 të mëngjesit në mbledhjen e rektoratit i është thënë dekanëve përkatës që të organizojnë orarin e mësimit për të shfrytëzuar godinën e re. Kështu që është detyre e dekanëve për të bërë orarin që të shfrytëzojnë pastaj ambientet e godinës së re. Studentët nuk mund të hyjnë në godinë pa pasur orarin mësimor sepse është për të gjithë studentët jo vetëm për një palë”, tha Adem Bekteshi rektor i universitetit të Shkodrës.

Studentët kanë kërkuar që prej dhjetorit të vitit të kaluar që të përm-bushej premtimi i kryeministrit dhe godina të hapej, por deri tani asgjë nuk është bërë për këtë çështje dhe si e theksojnë vetë studentët ata vijonë të sorollaten në dyert e godinave, pa-varësisht se godina e re është ndërtuar pikërisht për nevojat e tyre.

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

10 E mërkurë, 19 qershor 2019

Shqipëria në kaos, Qeveria jep koncesione me kosto 25% më të shtrenjtëNdërkohë që vendi po

zien, në prag të një për-plasjeje civile pa prec-edent, Edi Rama dhe

qeveria e tij shfrytëzojnë spostimin e vëmendjes për të miratuar dy kon-cesionet korruptive të radhës. Gjatë diskutimeve dje në komisionin par-lamentar të Ekonomisë, doli qartë se skema e financimit e përzgjedhur nga qeveria në dy kontratat e part-neriteti publik-privat, për segmentet Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, përfshin marrje të kredive nga bankat, që rritin 25% kostot e pro-jektit. Sipas kontratës, struktura e financimit për Milot-Balldren par-ashikon marrjen e një huaje banka-

re prej 70,000,000 euro, e cila do të merret nga një ose më shumë in-stitucione financiare, financimi nga furnitorët do të jetë në vlerën 19,500,000 euro, ndërkohë shoqëria do të investojë nga kapitali i saj shumën prej 52,000,000 euro.

Ndërkaq, për aksin Ori-kum-Dukat, do të investohet nga kapitali i shoqërisë shuma prej 21 771 548 euro dhe një hua banka-re prej 25 585 166 euro, e cila

gjithashtu do të merret nga një ose më shumë institucione financiare. Ndonëse e ndodhur në mes të skan-dalit të madh të përgjimeve, nuk ka asnjë akt dhe asnjë veprim që tërheq pas qeverinë për të kaluar këto kontrata korruptive. Me shumë mundësi akti i kalimit të kontratave me një vlerë 3 fish më të lartë se sa vlera reale e tyre është i fundit në zinxhirin e turpeve abuzive dhe im-oralitetit të një parlamenti të prod-huar nga paratë e drogës dhe influ-enca e krimit të organizuar.

Programi 1 miliard USD i PPP-ve po përdoret për pastrimin e par-

ave, ky program po vjedh dhe zhvat qytetarët, ky program ka nx-jerrë kostot më të larta për km të rrugëve, që, në Unazën e Re shkonin në 22 mln euro/km dhe këtu deri në 16 mln euro për km. Sipas kontratës koncensionare PPP për ndërtimin e aksit 17 kilo-metër Milot –Balldren mirëmbajtja vjetore do të kushtojë 1.25 milionë euro dhe fillon vitin e gjashtë të projektit, në total 100 milionë euro. Vlera vjetore e mirëmbajtjes së 17 kilometrave nëpërmjet PPP-së për rastin Milot –Balldren është sa 12.5 për qind e fondit aktual që qeveria shqiptare angazhon për mirëmbajt-jen e rreth 3800 kilometrave.

Në akset më PPP mirëmbajta fillon në gjashtë vitet e fundit pasi 3-4 vite do të zgjasin punimet, teksa për dy vite pas përfundimit të punimeve supozohet se nuk ka nevojë për mirëmbajtje dhe nëse ka, ato mbulohen nga vetë fond-et e kompanisë. Për PPP Milot –Blldren mirëmbajtja kushton 100 milionë euro për të gjithë periud-hën. Teksa qeveria po kontrakton punime në rrugë me kontrata PPP me kosto tepër të larta, përdorimi i fondeve që shkojnë për mirëm-bajtjen e këtyre koncensioneve është po aq i shtrenjtë.

Projektet e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë një vrimë e zezë në historinë e shpenzimeve publike, pasi miliona euro janë in-vestuar në disa akse për të cilat

janë harxhuar vetëm disa kova me bojë. Ne 9 tetor 2018, kom-pania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –

Balldre, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 mil-ionë euro, sipas buletinit zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Në këtë shumë, sipas parim-it të përgjithshëm në bazë të të cilit funksionojnë presupozohet që kompania duhet të kishte llog-aritur të gjitha kostot, interesat për huatë e mundshme dhe fitimin e saj, që qeveria nga ana e saj duhet t’ia kthente me këste për një afat 13 vjeçar. Por, kontrata është rinegoc-uar më pas pa garë, një praktikë që nuk mbështetet në asnjë ligj, teksa një pjesë e kontratës është kontrak-tuar përmes tenderit konkurrues dhe më pas pjesa tjetër është rinegoci-uar për interesat . “Sipas propozim-it të rishikuar financiar, sipas deklaratës të datës 19.3.2019, norma e interesit e llogaritur për gjitha burimet e financimit të

Klima e biznesit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është përkeqësuar së fundmi, tek-sa bashkëpunimi ekonomik nuk po përparon, përkundrazi. IN-STAT raportoi se gjatë vitit 2018 numri i bizneseve nga Kosova në Shqipëri ishte 423, duke shënu-ar rënie me 11 për qind në raport me një vit më parë. Vënia e një tar-ifë të re në rrugën e Kombit dhe përkeqësimi i klimës së biznesit në Shqipëri, i kanë dekurajuar bizne-set e Kosovës të vijojnë aktivite-tin në Shqipëri. 55 ndërmarrje nga

Kosova e kanë mbyllur aktivite-tin vitin e kaluar, ku 23 ishin në se-ktorin e prodhimit dhe 32 ishin në sektorin e shërbimeve.

Ndërmarrjet nga Kosova ish-in në rritje vitet e fundit pas një përkeqësimi që u vu re në vi-tin 2015, por duket se situata ka nisur të përkeqësohet sërish. Edhe pse qeveritë e dy shteteve të njëjtit komb u angazhuan në mbledhje të përbashkëta për të rritur bashkëpunimin ekonomik, e kundërta shihet të ketë ndod-hur. Një anketim që qeveria e

Kosovës bëri ketë vit me bizne-set atje për evidentuar pengesat në eksport, Shqipëria zuri vendin e

dytë pas Serbisë për pengesat e lar-ta. Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka vlerësuar pengesa kryesore ato jo-tarifore, ku në çdo eksport, au-toritetet shqiptare iu kërkojnë kop-jen origjinale (ose kopjen e noter-izuar) të Certifikatës së Cilësisë për produktet që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar dhe veter-inar. Procedurat e zhdoganim-it në Shqipëri, pagesa e skaner-it, noterizimi i analizave, pagesa në rrugën e kombit, mos-marr-ja për bazë e çmimit të faturës nga Dogana Shqiptare, zbatimi i

normës të lartë të akcizës për se-ktorin e birrës, janë disa nga peng-esat të cilat e rrisin koston e pro-dhimit por edhe e ulin nivelin e konkurrueshmërisë së produkteve të Kosovës në tregun e Shqipërisë.

Klubi i Prodhuesve muaj më parë pati paralajmëruar edhe pro-testë për bllokimin e pikës do-ganore me Shqipërinë, por që kjo protestë u shtyu me shpresën që qeveria e Shqipërisë të ketë kohën për reflektim për zgjidhjen e barri-erave tregtare, por që protesta ende mbetet si një mundësi reagimi.

Qëndrimi antishqiptar i qeverisë sjell largimin e biznesit nga Kosova

Ekonomi

Në akset më PPP mirëmbajta fillon në gjashtë vitet e fun-dit pasi 3-4 vite do të zgjasin punimet, teksa për dy vite pas për-

fundimit të punimeve supozohet se nuk ka nevojë për mirëmba-jtje dhe nëse ka, ato mbulohen nga vetë fondet e kompanisë

Vlera vjetore e mirëmbajtjes së 17 kilometrave nëpërmjet PPP-së për rastin Milot –Balldren është sa 12.5 për qind e fondit aktual

17

Struktura e financimit për Milot-Balldren parashi-kon marrjen e një huaje bankare prej 70,000,000 euro, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare

70

Pika e kufirit Kosovë - Shqipëri

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

11 E mërkurë, 19 qershor 2019

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, rreth 1.2 milionë indi-vidë shqiptarë, që jetojnë e puno-jnë jashtë, sjellin në Shqipëri 1.3 miliardë euro në vit në formën e remitancave në vitin 2018, nga të cilat 927 milionë euro vijnë në formën e transfertave personale dhe 309 milionë euro nga të ard-hurat nga puna. Remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ard-hurave familjare të marrësve. Pra në total, nga rreth 770 mijë familje që janë në Shqipëri, rreth 200 mijë prej tyre e sigurojnë mbijetesën përmes të ardhurave që marrin nga të afërmit e tyre që jetojnë e puno-jnë jashtë.Remitancat përbëjnë fluksin më të madh hyrës në ekonominë shqiptare, duke lënë pas Inves-timet e Huaja Direkte dhe ek-sportet. Ato kanë qenë fluksi finan-ciar më i qëndrueshëm dhe më i sigurt në ekonominë shqiptare, në vite, thotë banka. Ato kontribuo-

jnë pozitivisht në arsimim, shën-detësi, investime, si dhe në uljen e varfërisë. Remitancat nxisin përf-shirjen financiare të popullatës, e cila ndikon në rritjen e mirëqenies, reduktimin e pabarazisë në vend dhe fuqizon rritjen ekonomike, thotë Banka në raport.Numri i emigrantëve është rreth 1.19 milionë individë, kurse në Europë ndodhen 90% e emi-grantëve; emigrantët e përhershëm përbëjnë 80% të totalit (shifër kjo që është mbi mesataren rajon-ale); remitancat janë 1,237 mil-ionë euro; – nga vendet europiane

1,099 milionë euro, duke përbërë 9% të totalit të Prodhimit të Brend-shëm Bruto.Po si dërgohen paratë në vend?57% dërgohen përmes MTO-ve- Operator i transferimit të parave (dukshëm mbi mesataren rajon-ale, 40%); 39% dërgohen fizik-isht (mesatarja rajonale 23%); një pjesë mjaft e vogël vjen përmes sistemit bankar, 4% (mesatarja e rajonit 7%).Tipologjia e dërguesve dhe mar-rësve tregon se 52% e dërguesve i përkasin moshave 30-44 vjeç, 71% e dërguesve janë meshkuj dhe 60% I përkasin emigracionit të përher-shëm, dërgesat nga jashtë përbë-jnë 90% të të ardhurave familjare të marrësve, rreth 1/3 e familjeve i përdorin për shpenzime bazë (ush-qime dhe barna), rreth 41% e mar-rësve i kursejnë një pjesë të dërg-esave, 86% e familjeve marrëse i sigurojnë dërgesat nga 1 person i vetëm në emigracion, 32% e kë-tyre familjeve marrin dërgesa prej mbi 10 vjetësh.

Në ditët e sotme kartat e kreditit kanë hyrë në përdorim të përdit-shëm të çdo personi mbi 18 vjeç. Me evoluimin e teknologjisë vi-het re se këto karta kanë filluar të zëvendësojnë paratë. Një nga prob-lemet kryesore është vjedhja dhe mashtrimet që bëhen, por që edhe këto probleme po reduktohen nga stafet përkatëse dhe nga sistemet e larta të sigurisë. Ja si ka nisur kri-jimi i këtyre kompanive dhe çfarë mënyre promovimi kanë zgjedhur. Visa u nis nga Banka Amerikane nën emrin Bankamericard. Karta ngadalë u zgjerua në banka të tjera

dhe përfundimisht u quajt Shoqa-ta e Shërbimeve Ndërkombëtare të Vizave. Tani është një nga institu-tet më të mëdha financiare në botë, e pranuar në çdo kontinent. Spon-sorizimi i Visës te Lojërat Olimpike konsiderohej të ishte forca pas suk-sesit të kartave. Kompania ka qenë sponsor i Lojërave Olimpike që nga viti 1988.

Jo shumë kohë pasi Banka e Amerikës krijoi Bankamericard, bankat e tjera u bashkuan me forcat për të krijuar MasterCharge i cili sot njihet si MasterCard. Filloi me emrin Shoqata Ndërbankare e Kar-

tave dhe u bë MasterCharge vite më vonë. “Prezantimi” i MasterCard në Super Bowl 2004, duke u shfaqur tek The Simpsons është konsideru-ar si një nga reklamat më të mira të transmetuara ndonjëherë.

Karta e parë pa tarifa vjetore u nis nga kompania Sears kur ishte shitësi më i madh në Amerikë. Dis-cover kohët e fundit u bë një kom-pani e pavarur. Kartat e para kish-in një imazh të Kullës së vrojtimit “Sears”. Më pas u ridizajnua pasi u shit tek Shërbimet Financiare të Dean Witter. MasterCard dhe Visa janë bashkuar së bashku për të

luftuar kundër Discover Card, por rasti i tyre rezultoi i pasuksesshëm. Discover Card më pas paditi të dyja kompanitë.

Një nga kartat më prestigjioze të kreditit që mund të posedoni nuk ishte fare një kartë krediti. AmEx ishte në të vërtetë një kompani anijesh për shumë vite, duke u of-ruar shërbime bankave dhe in-stitucioneve të tjera financiare. Kompania ka kaluar nëpër shumë ndryshime për të bërë atë që është sot. “Postieri” ishte një simbol për një nga kompanitë e para të ani-jeve në Amerikë.

Investimet e buxhetit ranë me 19 për qind ose 40 milionë euro në 5 muajt e parë të vitit, teksa qeveria ka shpenzuar me pak para në pro-jektet publike. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave trego-jnë se për periudhën janar-maj të këtij viti, investimet e qeverisë ranë ne 180 milionë euro nga 220 euro milionë që ishin për të një-jtën periudhë të vitit të kaluar. Si-pas statistikave të detajuara, in-vestimet janë me rënie në të dy zërat e tyre, si ato që financohen me fondet e brendshme të bux-

hetit, ashtu dhe ato me fondet do-natorëve. Por rënia më e madhe ka ardhur nga investimet me fi-nancim të huaj.

Sipas Ministrisë së Financave, në pesë mujorin e parë të vitit të kaluar investimet me financim të huaj ishin gati 82 milionë euro. Por në pesë mujorin e këtij viti ato kanë qenë gati dy herë më pak ose vetëm 45 milionë euro. Inves-timet publike janë zëri më produk-tiv i shpenzimeve të buxhetit pasi krijojnë punësim, përmirësojnë jetesën e qytetarëve dhe ndiko-

jnë direkt në rritjen ekonomike. Por vitet e fundit realizimit i tyre ka qenë problematik, veçanërisht i projekteve me financim të huaj.

Për gjithë vitin 2019, qever-ia ka parashikuar të investojë 90.6 miliardë lekë ose 742 mil-ionë euro në projekte publike. Por për 5 muajt e parë janë shpen-zuar vetëm 24 për qind e fondeve vjetore, duke sinjalizuar se qever-ia mund të rishikojë buxhetin në mes të vitit, për të rialokuar inves-timet, një praktikë kjo e shndërru-ar në traditë gjatë viteve të fundit.

Shqiptarët e mbetur në vend jetojnë me prurjet e emigrantëve

Si kanë lindur kartat e kreditit

Buxheti: 40 milionë euro më pak investime në pesë muaj

Ekonomi

përcaktuara më sipër është 5%”, thuhet në kontratë (bëhet fjalë për tre burimet e financimit të kompa-nisë nga kredia, kapitali i vet dhe furnitorët prej 140 milionë eurove). Ky rinegocim i paprecedentë dhe pa garë e çoi vlerën e kontratës në 213 milionë euro, duke e rritur atë me 32%.

Kompania llogarit në tabelat e publikuara në kontratë se do të paguajë interesa prej rreth 31 mil-ionë eurosh për kredinë 70 milionë euro dhe financimet e furnitorëve prej 19.5 milionë euro, duke mbe-tur një fitim për kompaninë rreth 40 milionë euro, ose rreth 20% e to-talit. Ndërsa normat e fitimit, me të cilat operohet në tenderet e rrugëve

përgjithësisht, sipas operatorëve në treg llogariten në 6-8% të totalit të shumës së shpenzuar.

Nga ana tjetër, norma e inter-esit prej 5% për të cilën kompa-nia ka negociuar pa garë është më e lartë sesa interesi i eurobondit prej 3.55% që qeveria emetoi eurobon-din e ri pak muaj më parë. Ndër-sa kompania premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrar nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 mil-iardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim min-imal prej më pak se 1 milion euro.

Emigrantë shqiptarë

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

12 E mërkurë, 19 qershor 2019

Policia italiane vuri në pranga një 24-vjeçar shqiptar nën akzuën e trafikimit të lëndëve narko-tike. Mediat fqinjë shkruajnë se shqiptarit i janë gjetur rreth 30 kilogramë marijuanë, e ndarë në 8 pako. Në momentin që shqiptari është pikasur nga policia, ai ka tentuar të sulmojë dy patrulla pol-icore, ndërsa më pas ka braktisur makinën duke tentuar të arrati-set në këmbë. Menjëherë policia u angazhua në kapjen e tij dhe pas pak orësh i riu, emri i të cilit nuk është bërë i ditur u arrestua. Gjatë arratisjes, duke u ngjitur mbi një

mur prej rreth katër metra të lartë, ku më pas është hedhur në tokë, shqiptari ka marrë një dëmtim në këmbës e djathtë.

“Ish-Ministri i Brendshëm, Saim-ir Tahiri do të përballet të mërkurën më Gjykatën e Krimeve të Rënda. Të mërkurën nis gjyqi në themel për ish-Ministrin që akuzohet nga proku-roria për “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim, grup i struk-turuar kriminal”. Në seancën e së mërkurës do të shqyrtohet edhe kërk-esa për gjykim të shkurtuar që ka kërkuar Tahiri, përmes avokatit të tij mbrojtës”.

Tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen penale të ish-zyrtarit të lartë, i cili akuzohet për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë janë Ardit

Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Ire-na Gjoka. Tahiri përfundoi i pande-hur pas 18 muajsh hetimesh bashkë me tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohi-la e Sokol Bode. Ish-ministri i ka mo-huar akuzat e prokurorisë, pasi sipas tij organi i akuzës nuk ka asnjë provë kundër tij. Hetimet nisën në Tetor të 2017 për ish-ministrin Tahiri me dy-shimin sa ka lidhje me grupin e Ha-bilajve që trafikonte drogë drejt Italisë. Më herët prokuroria e Ka-tanias mbylli hetimet ndaj ish-min-istrin e Brendshëm, pasi ndaj tij nuk u gjetën prova që e implikonin në trafikun e drogës.

Të mërkurën nis gjyqi i Tahirit, ish-ministri akuzohet për trafik droge

Tentoi arratisjen pasi u kap me 30 kg marijuanë dhe sulmoi policinë, arrestohet shqiptari

Policia e Vlorës ka vënë në pran-ga 2 persona, nën akuzën e ushtrim-it të dhunës në familje. Policia bën me dije se të arrestuarit janë A. D., 38 vjeç, banues në Vlorë. “Ditën e

djeshme ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 30 vjeçare, për motive të dobëta. Gjithashtu, nga kontrolli i banesës në lagjen “Pa-

varësia 2” këtij shtetasi i është gje-tur një armë zjarri (gjuetie) e llo-jit “Shotgun” me 4 fishekë”,- njoftoi policia. Gjithashtu i arrestuari tjetër është shtetasi S. S., 46 vjeç, banues

në Vlorë. “Ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj 30 vjeçares (kunatës), për mo-tive të dobëta. Materialet iu referu-an Prokurorisë në ngarkim të secilit

për veprën penale “Dhuna në famil-je” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhi-mi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” në ngarkim të shtetasit A.D”,- njofton policia.

Dhuna në familje, prangosen dy persona në Vlorë

Flakët që shpërthyen në një apartament në ka-tin e 6-të (dy katet e para janë dyqane) të pallatit 12

katësh vunë në panik për disa orë banorët. Flakët shpërthyen rreth orës 12:00 në pallatin 12 katësh në lagjen “38 Nentori” në Elbasan. Në banesë nuk ka pasur njeri por tymi shkaktoi problem tek banorët që ndodheshin në apartamentet e tjera të pallatit. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse por edhe e he-likopterit për të ndihmuar të bëhet evakumi i banorëve. Dy zjarrfikës u raportuan se patën lëndime të le-hta, ndërsa helikopteri ndihmoi të bëhej evakuimi i banorëve në ka-tet më lart ku kishte rënë zjarri. Banorët kishin hipur në tarracë dhe nga aty ishte bërë evakuimi me he-likopter. Zjarrfikësit ndërhynë dhe me shkallë ndihmuan të evakuonin dhe fëmijë me gjyshet që ndod-heshin në ato momente në banesat e tyre. Hetimet e para treguan se shkak ka qenë një defekt elektrik në kutinë shpërndarëse të energjisë elektrike. Shkëndijat më pas kanë rënë në dollapin e këpucëve duke shkaktuar dhe flakët. Nga zjar-ri janë dëmtuar dy dhomat e apar-tamentit ndërsa flakët nuk kanë ar-ritur të përparojnë në apartamentet e tjera, të cilat janë dëmtuar vetëm nga tymi. Rreth orës 13:15 Tajar Alla shef i sherbimit zjarrfikësi El-basan njoftoi përfundimin e oper-acionit të evakuimit të banorëve: Mes të derguarve në spital për të

marrë ndihmën e parë ishin edhe dy zjarrfikes të cilët kanë pasur probleme me dehidratimin. Aktual-isht është duke u normalizuar situ-ata. Në vendngjarje për të monito-ruar situatën ka qenë edhe drejtori i policisë së Elbasanit dhe drejtore-sha e spitalit.

Evakuohet vajza e vogël “Një helikopter i kërkim

shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës, 7 vjecare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj. Fale bash-kepunimit me Sherbimit zjar-rfikes te qytetit te Elbasanit, va-jza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë.”

Zjarr në pallatin 12-katësh në Elbasan, evakuohet vajza e vogël

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse por edhe e helikopterit për të ndihmuar të bëhet evakumi i banorëve. Dy zjarrfikës u raportuan se patën lëndime të lehta, ndërsa helikopteri ndihmoi të bëhej evakuimi i banorëve në katet më lart ku kishte rënë zjarri

Situata alarmante

Kronikë

Aksident në aksin Kukës-Morinë, vdes një person, plagosen 2 të tjerë

Një aksident është regjistruar në ak-sin Kukës-Morinë dhe për paso-jë ka humbur jetën një person. Poli-cia bëri me dije se “shtetasi P.M., banues në Fushë-Krujë, duke dre-jtuar mjetin tip “Opel, ka hum-

bur kontrollin e mjetit, ku për pa-sojë ka dalë nga rruga, duke gjetur vdekjen. Janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë”. Të plagosurit pasi kanë marrë mjekim

në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës. Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.

Evakuimi i 7-vjeçares me helikopter

Saimir Tahiri

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

E mërkurë, 19 qershor 2019 13•

Opinion

Në pështjellimin e sotëm politik retorika propogan-distike po përpiqet që të përkeqësojë situatën, duke hed-

hur në turrën e druve edhe aktin unik publik: Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe duke rrezikuar republikanizmin si formë qeverisëse. U bënë thuajse tre dekada tranzicion dhe sërish politika shqiptare nuk ka mësuar se kur duhet të heshtë dhe kur duhet të flasë. Kur flet Kus-htetuta, respektivisht institucionet përfaqësuese dhe garantuese të saj, Gjykata Kushtetuese dhe, në mung-esë të saj, Presidenti i Republikës, politika lypet të heshtë. Kur flet kriza politike dhe nevojitet dialog e kompromis për zgjidhjen e saj, poli-tika duhet të flasë. Tek neve, rëndom ndodh e kundërta.

Politika, e sidomos ajo pjesë që ka përgjegjësinë kryesore qever-isëse të vëndit derdh gjithë pro-liksitetin e saj të padobishëm dhe të panevojshëm për interpretime kushtetutuese dhe vëndin e rolin e Presidentit në të. Ndërkohë që hesht tërësisht për përgjegjësitë e krizës politike që ka shkaktuar vetë, duke mos hedhur asnjë hap për dialog e kompromis dhe duke mos ndërmar-rë asnjë veprim për zgjidhjen e saj. Nuk ka më keq kur politika flet për atë që duhet të heshtë, dhe heshtë për atë që duhet të flasë.

Në këtë situatë kaotike të shkak-tuar nga kriza politike dhe përplasje institucionale, të shkaktuar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës është i vet-mi institucion garantues, mbrojtës dhe interpretues i Kushtetutës. Pranimi i këtij fakti është ‘conditio sine qua non’ për të kapërcyer këtë vakumin institucional të shkaktuar nga sfidat e realizimit të reformës në drejtësi, për të nxjerrë vëndin nga kaosi politik si dhe për mos humbur momentumin për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në mjedisin e toksikuar politik, në teatrin e polarizimit të skajshëm dhe midis ‘llogoreve’ në të cilat janë ngujuar palët kryesore të skenës poli-tike shqiptare, Presidenti Meta, me përgjegjshmëri kushtetuese, ekuilibër politik, angazhim qytetar dhe bashkëveprim ndërkombëtar po bën përpjekje maksimale t’i kontribuojë mbajtjes së rendit kus-htetues, unitetit politik dhe kohezi-onit social, mbrojtjes së pluralizmit politik dhe mënjanimit të shkarjes së vëndit në regjim hibrid.

Mbrojtja e RepublikësNë një dalje pulbike përpara pak

ditësh, Presidenti Meta deklaroi se “Presidenti është i Republikës dhe Republika është e qytetarëve”. Nuk ishte një deklaratë e thjeshtë,

Republika e tronditur dhe mbrojtja e pluralizmitNga Lisen Bashkurti

shimet kushtetuese të vitit 2008. Protagonistët e këtij dëmi kus-htetues janë aktorë kryesorë të skenës politike aktuale në vënd. Ishte vetëm Meta dhe struktura e tij politike, modeste asokohe, që bëri gjithçka kishte për të parandaluar dëformimet në sistemin politik dhe zgjedhor në Shqipëri. Protagonistët e kësaj faqeje të zezë kushtetuese në Shqipëri që janë ënde kryesorë në skenën politike shqiptare, me sjelljen e tyre aktuale po provojnë qartësisht shprehjen popullore sipas së cilës “kush e krijon plagën nuk e shëron atë”. Dallueshmërisht nga krizat zgjedhore që vendi ka kaluar gjatë tranzicionit, duke përshirë edhe ato mbas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, kriza aktuale është më e rënda që është ndeshur deri tani. Kjo krizë lidhet drejtpërdrejt me impaktin negativ të krimit të organi-zuar në zgjedhjet e vitit 2017.

Mpleksja e krimit të organizuar me politikën zyrtare në proces-in zgjedhor 2017 ka eksploduar krizën politike në vënd, ka pushtuar median prestigjioze ndërkombëtare si dhe po jep impakte direkte dhe indirekte edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, sidomos në procesin e hapjes së ne-gociatave për anëtarësim të vëndit në BE si dhe në regjimin e vizave në hapsirën Shengen për qytetarët e Shqipërisë. Pra, situata po bëhet alarmante. Kriza e zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri tanimë nga një krizë e brëndshme, po shndërrohet në krizë me impakte ndërkombëtare. Dy rreziqe serioze kërcënojnë Shqipërinë dhe qytet-arët e saj. Shtyrja e hapjes së nego-ciatave për anëtarësim në BE dhe ri-vendosja e regjimit të vizave. Pasojat janë të paparashikueshme. Përgjegjësia bie mbi organizatorët e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe institucionet qeverisëse të dala prej tyre. Rënia e besimit po gërryen gjithçka. Drejtësia po hesht. Media ndërkombëtare po gjëmon. Këmba-nat bien për ata që kanë veshë.

I vetmi zë, i qetë, i përmbajtur, institucional dhe dobiprurës në ka-osin retorik aktual është Presidenti Meta. Politika shqiptare lypet ta dëgjojë me durim, vetëpërmbajtje dhe reflektim të thellë mendimin e tij. Palët të heqin dorë nga anatem-imi i Presidentit. Palët të drejtojnë gishtin nga vetja e tyre. Të kërkojnë përgjegjësitë, por parasëgjithash të gjejnë rrugëdaljen nga kriza. Ajo që u nevojitej palëve, Presidenti ua dha: KOHËN. Atë që i ndihmon palët, sërish Presidenti ua ofroi: DIALOGUN. Koha është nocio-ni filozofik më i çmuar. Dialogu është mekanizmi më i vyer e më i dobishëm për zgjidhje paqësore të krizave. Kaq mund të bëjë një president në kushtet e statusit të limituar kushtetues.

Të dy palët e poli-tikës nuk i kanë kon-sideruar në kohën dhe në mënyrën e duhur mendimet dhe qëndrimet publike të Presidentit Meta. Athere, në këto rre-thana ekstremizmi politik, Presidentit Meta nuk i mbetej gjë tjetër, vetëm të ndërmerrte hapa konkret për paran-dalimin e thellimit të përcarjes politike dhe rrënimit të kohezionit social në vënd.

Palët kishin nevojë për kohë. Presidenti Meta ua dha kohën atyre. Palët politike, kryesisht mazhoranca qeverisëse, por edhe opozita në masën e saj, lypet të shfrytëzo-jë kohën për zgjidhjen e krizës në vënd që të vijojnë rrugën për thellimin e saj

por ishte thelbi filozofik i Kreut të Shtetit për të mbrojtur vlerat dhe parimet kryesore mbi të cilat ngri-het sistemi politik në Shqipëri. Nga ana tjetër, kjo deklaratë mbart në vetevete edhe shqetësimin themelor që lypet të na shqetësojë thellë të gjithëve, që lidhet me cënimin e republikanizmit në kohën tonë.

Historikisht, teorikisht dhe praktikisht republika është një formë e qeverisjes, në të cilën shteti drejtohet nga përfaqësues që zgjidhen nga qytetarët. Republikat moderne janë krijuar mbi idenë që sovraniteti bazohet tek populli, organet drejtuese zgjidhen prej popullit, i shërbejnë popullit dhe kontrollohen nga populli. Bazuar në Kushtetutën e SHBA përcaktimi i republikës i referohet specifikisht formës së qeverisjes, në të cilën individët e zgjedhur përfaqëso-jnë trupën qytetare dhe qeverisin bazuar në sundimin e ligjit kus-htetues, duke përfshirë ndarjen dhe balancimin e pushteteve.

Në ditët që po përjetojmë këto vlera dhe parime të republikës janë tronditur, nga tranzicioni i zgjatur dhe kaotik, nga politikat anti-institucionaliste, nga mosfunk-sionimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe tendenca për kontrollin politik dhe kapjen e tyre. Cënimi i vlerave dhe pari-meve të republikës është kërcënimi më serioz që i kanoset vëndit në krizën aktuale, që dëmton shumë rëndë imazhin e Shqipërisë në sy të demokracive të konsoliduara në botë dhe që na largon çdo ditë e më shumë me Bashkimin Evropian, në një kohë që lypet t’i afrohemi çdo ditë e më shumë.

Mbrojtja e unitetit politik e kohezionit social

Një nga parimet më themelore të Kushtetutës së Shqipërisë, për të cilat Presidenti i Republikës ka përgjegjesi të drejtpërdrejtë është ruajtja e unitetit politik dhe kohezionit social të popullit. Uniteti politik dhe kohezioni social i popullit nuk janë të dhënë njëherë e përgjithmonë. Uniteti politik dhe kohezioni social kërkojnë investim të vazhdueshëm. Investimi më i mirë është parandalimi krizave politike dhe sociale, dhe, kur ato ndodhin, është menaxhimi paqësor për zgjidhjen e tyre bazuar në radhë të parë në kushtetutë dhe ligj. Atëhere kur situata e krizës tejkalon parashikimet kushtetuese e ligjore, pra del përtej kuadrit juridik, është emergjente që menaxhimi i krizës të bëhet me dialog dhe kompromis politik, për ta rikthyer sërish vëndin në binarët kushtetues dhe ligjorë.

Kushtetuta dhe ligji prevalojnë në çdo kohë dhe mbi gjithçka. Ndërkohë, dialogu politik është i përhershëm dhe i dobishëm sepse

ka të bëjë me sigurimin e parimit mirëqeverisës të gjithëpërfshirjes në politikë-bërje dhe vendim-mar-rje. Ndërsa, kompromisi politik është domosdoshmëri në rastet e përballjes me zgjidhjen e krizave të ndryshme dhe rikthimin e normal-itetit kushtetues e ligjor.

Ndërhyrjet e vazhdueshme të Presidentit Meta kanë qënë eviden-te qysh në fillimet e përkeqësimit të krizës politike në vënd. Meta ka vënë kushtetutën dhe ligjin të parët. Pastaj ka nxitur dialogun politik. E më tej ka bërë thirrje dhe përpjekje për kompromis. Meta i ka sugjeruar mazhorancës të heq dorë nga arro-ganca e kartonëve, nga mungesa transparencës, nga fryma përjashti-more, nga abuzimi me pozitën e saj dhe të bëjë hapa prapa për t’i hapë rrugë dialogut dhe kompromisit politik, akoma pa e futur vëndin në krizë institucionale. Nga ana tjetër, Meta nuk ka hezituar për të apeluar publikisht ndaj opozitës, duke sug-jeruar që të vazhdojë aksionin e saj politik në dy dimensione njëherësh: në parlament dhe në aksion qytetarë si dhe duke i sugjeruar kurdoherë evitimin e shfaqjeve të dhunshme.

Të dy palët e politikës nuk i kanë konsideruar në kohën dhe në mënyrën e duhur mendimet dhe qëndrimet publike të Presidentit Meta. Athere, në këto rrethana ekstremizmi politik, Presidentit Meta nuk i mbetej gjë tjetër, vetëm të ndërmerrte hapa konkret për parandalimin e thellimit të përcar-jes politike dhe rrënimit të kohezi-onit social në vënd. Palët kishin nevojë për kohë. Presidenti Meta ua dha kohën atyre. Palët politike, kryesisht mazhoranca qeverisëse, por edhe opozita në masën e saj, lypet të shfrytëzojë kohën për zgjidhjen e krizës në vënd që të vijojnë rrugën për thellimin e saj. Në këtë moment, për hir të unitetit politik dhe kohezionit social, Meta ka pranuar më mirë të bëhet target goditjesh politike, sesa t’i hapte rrugë përcarjes së popullit dhe përplasjeve sociale.

Mbrojtja e pluralizmitRepublika është formë qever-

isëse që i ka rrënjët te për-faqësuesit e zgjedhur. Prandaj kusht themeltar i republikanizmit janë zgjedhjet pluraliste, të lira dhe të ndershme, gjithëpërfshirëse dhe të fshehta. Kriza politike shqiptare duket të jetë parasëgjithash krizë e zgjedhjeve. Shqipëria ka pasur probleme serioze dhe të përsëritura me zgjedhjet. Ka pasur edhe kriza serioze të herë pas hershme me to. Vendi ka ndërruar disa sisteme zgjedhore, por problemet kanë mbetur të njëjtat.

Në mënyrë të veçantë sistemi politik dhe zgjedhor në Shqipëri hëngri goditje të rëndë me ndry-

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

E mërkurë, 19 qershor 201914 •

Dossier

Shpallje Ankandi III, per pasurine Ambjent Tregtar, me sip.47.5 m²,me adresë Plazh 13, kati perdhe, ne pronesi te Shkelqim Qamo, Zona Kadas-trale: 8518, Numri i Pasurisë: 39/184-N2, në vlerën 54,720 Euro. Ankadi perfundon me datë 26.06.2019 .Vendi ku do te zhvillohet ankandi i shitjes se sendit eshte salla e mbledhjeve pranë Shoqërisë Përmbarimore Gjyqësore Private “TDR Group”sh.p.k, e cila gjendet ne adresen:

BULEVARDI “GJERGJ FISHTA”, KULLA 5, KATI 11, NUMËR.54 – TIRANË

Lloji i prones: Apartament, me sip.132.7 m². Vendi i ndodhjes: Rr. “Mihal Grameno”, Tiranë.Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zona Kadastrale: 8150, Numri i Pasurise: 7/238+1-29, Volumi 33, Faqe 150, Indeksi i Hartës: TR; P-13Ne vleren e 95.544 (nentedhjete e pese mije e peseqind e dyzete e kater) EUROVendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Ankandi për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më datë 28.06.2019.

Ishte koha kur pushteti ko-munist kishte konsoliduar të gjithë aksionin për prishjen e kishave dhe xhamive në mbarë

Shqipërinë, e kur priftërinj e hoxhal-larë po mbushnin burgjet e kampet e internimit. Lufta e ashpër kundër klerit kishte nisur qysh në fillimet e pushtetit komunist, me burgosjen dhe vrasjen e dhjetëra klerikëve shqiptarë. Kujto.al sjell një doku-ment që na rrëfen përpjekjen e dik-taturës për të zhdukur besimin fetar dhe për të asgjësuar çdo përpjekje të klerikëve shqiptarë për të mbajtur gjallë besimin në Zot. Dokumenti i marrë nga AIDSSH, na rrëfen reagimin e besimtarëve kundër vendimit të diktaturës për të prishur kisha e xhami. Na rrëfen gjithashtu edhe trimërinë dhe vendosmërinë e klerikëve shqiptarë për t’u përballur me diktaturën komuniste. Dokumen-tet janë gjetur në dosjen e Sigurimit të Shtetit për klerin në Shqipëri, dhe është pikërisht koha kur Feqor Shehu ishte zv/kryetar i Degës së Brendshme në Shkodër, atje ku ishte përqendruar më së shumti lufta e diktaturës kundër klerit. Në doku-mentet e mëposhtme gjeni detaje të rëndësishme edhe të bashkëveprimit midis klerit katolik, atij mysliman e ortodosk në betejën për t’i mbijetuar diktaturës komuniste.

DokumentiKohët e fundit, kryetarit të

Kishës katolike, Monsinjor Çobës, i kanë ardhur dy telegrame nga komuniteti mysliman dhe kisha ortodokse në Tiranë, ku njoftojnë se

Në kryeqytetin amerikan u nderuan viktimat e komuniz-

mit në botë. Ceremonia këtë radhë përkon me 30 vjetorin e shembjes së murit të Berlinit dhe 70 vjetorin e krijimit të NATO-s. Në cere-moninë e zhvilluar në Uashington morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Nderim i veçantë iu bë figurës së Dom Shtjefën Kurtit i cili në kohën e regjimit komunist në

Dokumenti 1967/ Feçor Shehu udhëhiqte aksionin për prishjen e kishave dhe xhamive

“Këta të qeverisë nuk e dinë se po e preke shqiptarin në nder e fe, e ke ba armikun më të madh. Këta, tue prish nderin dhe fenë, e kanë egërsue popullin dhe ka me ardhë dita e populli ka me ba namin ndër ta. Mendojnë se e bajnë edhe këtu si në Kinë, por e kanë gabim...”

Viktimat e komunizmit shqiptar nderohen në Washington DC

Shqipëri u pushkatua vetëm se pagëzoi një fëmijë. Dom Shtjefën Kurti është një nga 38 martirët shqiptarë që shpalli Vatikani dhe që u lumnua në vitin 2016. Siç njofton korrespondenti i VOA-s Burim Goxhuli, të mbijetuarit e komunizmit vlerësojnë lart figurën e tij dhe të gjithë të tjerëve që nuk iu nënshtruan diktaturës.

“Dega e Vatrës në Washington DC në përkujtiminn e Viktimave të

Komunizmit në Washington DC. Ceremonia në kujtim të vendeve që kanë vuajtur dhe vuajnë ende sot nga Komunizmi. Dega Wash-ington DC ishte dega e parë në Vatër që vendosi marrëdhënie me Fondacionin e Viktimave të Komunizmit dhe do vazhdojë këtë traditë e përkujtimit të atyre që humbën dhe vuajtën nga barbaria Komuniste”, njofton Dega e Vatrës në Washington DC.

kanë marrë masat e nevojshme për kufizimin e shërbimit fetar. Mbas këtyre ka mbledhur disa pritërinj dhe ka biseduar që në qoftë se na kërkohet me heqë dorë, neve nuk do ta bëjmë këtë. Biles Çoba është shprehur duke thënë: “edhe sikur të më propozohet për të heqë dorë, unë nuk do ta bëj një gjë të tillë edhe në rast se më duhet të vdes”. Nga ana e klerikëve është konsideruar bur-rërore mospranimi me heqë dorë nga shërbimi fetar i Dom Prek Nikçit, në kohën kur ky është thirrur në komitetin Ekzekutiv. Na rezulton se priftërinjtë katolikë reaksionar, janë duke nxitur besimtarët të ndryshëm që t’i drejtohen Komitetit të Partisë me kërkesë lënien e priftërinjve në famulli. P.sh. një burim i joni tregon se Monsinjor Çoba ka thënë: “besimtarët që kanë mbetur pa kisha në katunde, po vijnë për shërbime fetare në qytet, shumica e popullit ka mbetur e tronditur për masat e fundit kundër kishës. Në fshatin Stajkë janë mbledhur me qindra firma nga

besimtarë që kërkojnë prift, tre nga të cilët kanë ardhur tek unë, por i drejtova në Komitetin e Partisë”.

Monsinjor Ernest Coba është shprehur se: kishat nuk i mbyll shu-mica e popullit por një pakicë, gjoja si përfaqësuese e Popullit. Të gjitha këto rreziqe që kemi sot, na vijnë prej Kinës....

Të indinjuar nga propaganda e tyre reaksionare, besimtarë të ndryshëm armiq, ndër disa raste janë shprehur jo mirë për masat e marra për mbylljen e kishave dhe xhamive. Kështu psh. ka pasë nga ata që kanë thënë: “Këta të qeverisë nuk e dinë se po e prekën shqiptarin në nder e fe, e ke ba armikun më të madh. Këta, tue prish nderin dhe fenë, e kanë egërsuar pop-ullin dhe me ardhë dita, populli ka me ba namin ndër ta. Mendojnë se e bajnë edhe këtu si në Kinë por e kanë gabim. Nuk është e drejtë mbyllja e kishave dhe xhamive. Ka qenë e pabesueshme që shteti do të arrijë në këtë pikë, prishja e kishave dhe xham-ive asht nji gja shumë e keqe”...

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

E mërkurë, 19 qershor 2019 15•

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Janë në skedarë.7. Inicialet e Ravel.8. Të parat në fluturim.9. Topi që goditi Liezhin.14. Janë qendrat e... banuara.15. Parashtesë për dy.16. Gabimi në ekstreme.17. Hepburn që qe aktore.18. Hercule i Agatha Christie.19. Është falori me shumë shprehje.23. Në hyrje të ambientit.24. Institucione Kombëtare Informative.

25. Eshtë fakulteti i Zotit.26. Kapet në kufij.27. Në hyrje të stacionit.28. Skuadër... angleze.30. Ishulli i Jules Verne.32. Dix që qe piktor.34. Dashuron për Izolden.36. Rezultatet e para.37. Nxjerr... si doktor Adhamudhi.39. Gjysmë batice.40. Mund të kthehen në aspirata.41. Një pjesë e emisioneve.42. Ekstremet e frikës.

43. Inicialet e Turgeniev.45. Nisin nga kreu.46. Ekstreme në Voley.47. Artikull spanjol.49. Eshtë shtet me... fakirë.50. Një Santa në Argjentinë.51. Një “taxi”... Venezia.54. U vra me një grusht nga Odiseu.56. Marcel që me Souvestre krijoi Fantômas.57. Charles, që qe aktor i njohur.58. Një pjesë e llogarisë.60 Janë ishujt e... kanrinave.62. Një hise... ushqimi.

HORIZONTALE1. U shkrua nga Blasco Ibanez. -Është top player -Fillojnë mbarë -Dy shkronja për disa -Një lojë me games2. Janë pronarë anijesh -Një ushtarak i ulët -Giorgio stilist3. Intim pa ekstreme -I ka të ndryshme litri -Fillojnë hetimin -Stanley regjisor i Spartacus

4. Ndryshon çdo ditë -Vret Gilda-n -Pak servilizëm5. Hidhet një në ecje -Prishet nga trazirat -Casta e Norma-s6. Fillojnë detyrën -Aktore e njohur hollywoodiane -Ughi violinist7. Harku pa hu -Një skuadër angleze -Babai i Aida-s8. Nuk shihet në një të tillë

-Kimia pa kufij -Një i parë në zoom -Është edhe ai i së drejtës9. ... Futuristi i Marinetti-t -Joan këngëtare -Inicialet e Weaver aktore -Gjysmë aneksi10. Chris këngëtar -Janë malet me Akonkagua -Është forcë politike -Komandohet nga gjenerali11. Mund të jetë parabolike

-Eshtë dalldia -... Godiva që kalëroi nudo -Një sulm kardiak12. Një ishtev komunikata komuniste -Jetojnë në çizmen e madhe -Panik pa ekstreme

VERTIKALE1. Hidhen për t’u zgjedhur2. Dobroshi aktore -Është nusja me vello -Ente Ndertimi Rajonale3. Bessie që qe këngëtare -Paguhet për vonesë4. Në hyrje të oazit -Lumi i Bernës -Në krye të masave -Në krye të ekspeditës5. Letra pa zanore -Një figurë në letra6. Kush derdh... vajton -I ka zyrat në kufij7. Jermi pa zanore -Gjysmë sistem -Inicialet e Duvall

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 47 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

8. Kufizojnë ambiente -Janë gjërat e palëvishme9. Një kapele kashte -Në fillim të javës10. Është lajm i vjetër -Një pjesë e pelegrinëve11. Pa mikrobe -Qytet italian12. Institucione Ekonomike -Gjysmë alrmi -Qytet italian13. Janë ndeshje të fundit14. Janë të pangopurit -Janë strehat e... pleqve15. Willis aktor -Mbyllin një dyqan -Agjenci Ajrore Tiranë16. Është sera17. Film i Brian De Palma18. Këndohen në opera të tilla -Organizma Monitoruese Tiranë19. Inicialet e Chagall -Një prijës kozak20. Një vazo -Është dhomë e lartë21. Ruhen në fund -Fshihet nga gënjeshtarët22. Janë titujt në ekran -Bisht palloi -Takim pa kufij

63. Në hyrje të Europës.64. Ishin aonët.65. Kompozoi Fra Diavolo. 66. Një mund të jetë kampion.

VERTIKALE1. Janë trofe.2. Një kundërmuese.3. Rubinë... por jo unë.4. Një akordim... aparature.5. Një patriark biblik.6. Qe lumi i harresës.7. I bëjnë... krininelët.8. Eshtë lastar i njomë. 9. Një fshatar që punon tokën.10. Hapin...gazetën.11. Rrëke pa zë.12. Mbyllin portë.13. Kampion i paharruar i Formula 1.15. Ishte e bardhë ajo Moby Dick.16. Si orale.17. Inicialet e Gilardino-s.

19. I filmit ai i Cannes.20. Një club me ingranazh.21. Vegim pa kufij.22. Inicialet e Kokoschka-s.26. Daija i paharruar i muzikës.27. Graf ish-tenisite.29. Shoqëronte Edipin e verbër.30. Një i dërguar me... veladon.31. Kanë shumë kartela.33. Në krye të trupave.34. Tund në ekstreme.35. Janë numrat një dhe dy.38. Salgari që krijoi Sandokan.39. Kukulla e... Ken.44. Një peshk i... rëndë.48. Mund të jetë artistik.49. Tiriac ish-tenist.52. Kufijtë e natës.53. Krcoos mesfushor.55. Julia i Familja Addams. 59. Një i shpëtuar i Sodomas.61. Inicialet e Banderas.

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 19 QERSHOR 2019 Nr. 4459 ... · marketing@standard.al Botim i “standard ... konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave

E mërkurë, 19 qershor 201916 •

CMYK

Opinion

Mësuesi ka qenë një figurë e rëndësishme në historinë e shqiptarëve, prej kohëve kur ky

profesion u njoh ndër ta. Me figurën e mësuesit, identifikoheshin ndershmëria, sinqeriteti, dija, urtësia, pra një model për fëmijët që ai mësonte, por edhe për komunitetin ku jetonte. Shqiptarët e thërrisnin plot respekt zotni mësues. Ai ishte i pari në krye të odës, në të mirë e në të keq. Me të këshillo-heshin të gjithë, ai shkruante letrat për mërgimtarët, të afërmit dhe për qeverinë, sa herë që njerëzit që kishin nevojë. U rritëm dhe u mbrujtëm me faktin që mësuesi është prind i dytë. Dhe sigurisht, prindërit tanë kanë bërë gjënë e duhur në këtë drejtim.

Por a është mësuesi ai që kemi njohur apo përshkruar më lart, sot në ditët tona?

Për fat të keq jo. Mësuesi është një figurë e rrënuar, e bjerrur e leckosur, e telendisur dhe e rras-kapitur në të gjitha pikëpamjet. Mësuesi është i varfër materialisht, shpirtërisht, moralisht dhe në pikën më të ulët të pozitës që ai zë në shoqërinë shqiptare. Pas vitit 1990, për arsye ekonomike më së shumti, por edhe për arsye të dëshpërimit për pozitën që zinin, shumë mësues emigruan. Prej vitit 2002, filloi një vëmendje më e madhe për mësuesin, ndërsa vitet 2005-2013, shënuan një rritje të pagës por edhe kushteve të punës, të cilat shtuan besimin se mësuesi do të mund të zinte vendin që tradicionalisht i takon në sho-qërinë tonë. Por pas 2013, për fat të keq, mësuesi mbeti i harruar, nuk u prill më, u nëpërkëmb e për më tepër u keqpërdorur për tekat e pushtetit. Mjafton të dëgjosh tonin me të cilin flet një deputet, anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe drejtuesi më i lartë i arsimit në qarkun e Dibrës dhe e ke kuptuar fare mirë se si përdoren mësuesit nga pushtetit në interes

Përgjimet e BILD tregojnë përfundimisht kriminalizimin e qever-isë dhe kapitullimin e shtetit të së drejtës! Sot më shumë se kurrë nuk

ka më dyshime se djegia e manda-tave ishte një vendim ekstrem por në thelb i drejtë, dhe i vetmi opsion për të sensibilizuar qytetarët mbi një çështje që prek të drejtën e tyre themelore, votën e lirë, të drejtën për të zgjedhur!

Çfarë duhet të presim më shumë për t’u zgjuar si komb dhe për të nisur një debat kombëtar mbi ndrys-himin e sistemit dhe të mënyrës se si duhet të sillet politika?

Çfarë duhet të presim më shumë për të shkundur nga themelet këtë drejtësi që mban peng të vërtetën?

Çfarë duhet të presim më shumë për t’i kërkuar Kryeministrit të mbaj përgjegjësi politike dhe ligjore për

Çfarë duhet të presim më shumë, për t’i kërkuar Ramës, përgjegjësi?!

Nga Klajda Gjosha*

Mësuesi, hajdut votash apo model i së ardhmes për fëmijët?

Nga Dr. Ndriçim Mehmeti

të tij. Mësuesin mund ta shash nga robt, nga nëna, nga gruaja, nga gjithçka, e madje mund ta fluturosh ditën e hënë nga puna. E përse? Mos vallë nuk mëson mirë fëmijët? Nuk ka performancë të mirë, në mësim-dhënie? Godet, thyen, ofendon, tall, kërcënon nxënësit e tij? Jo. Flutu-ron të hënën për faktin se, nuk ka deklaruar haptazi votën, për Partinë e Pjerin Ndreut, Drini Gjeçit, Artan Gaçi, Damian Gjiknuri e shumë të tjerë. Dikush mund të thotë: E pse bërtet kot kështu ka ndodhur edhe më parë. Mundet. Por na duhen prova dhe jo llafe pazari e kafeneje. Ata që vendosin shenjën e barazimit, e bëjnë jo se kanë ndonjë prova, por kanë frikë të jenë vetëm me një anë, edhe kur njëra palë ose tjetra kanë me vete të vërtetën të zbard-hur në dritë të diellit. Par mësues i dashur, duhet medoemos të kujdessh për Partinë, jo për shkollën, dijen, nxënësit, komunitetin ku jeton. Jo në asnjë mënyrë. Kudo qofsh në Reç, Zall-Dardhë, Trebisht, Ostren, Maqellarë, Sinjë e deri në Kotë, Kurvelesh, Kudhës, etj. ti duhet të jesh në ballë të fushatës.

A është kjo një sjellje e rastë-sishme apo një strategji e qeverisë për rrënimin e figurës së mësuesit?

Padyshim që është një strateg-ji. Pa mendoni vetëm një çast një deklaratë të Kryeministrit Rama, me rastin e përgjimeve të para. Cila ishte

përgjigjja e tij: “Më kanë vonë në gojë fjali të mësuesit të natës, pa arsim dhe madje jashtë profilit përkatës”. Pra për të mbrojtur alibinë e tij e tij, se përgji-mi ishte i falsifikuar e për më tepër e një niveli të ulët intelektual, si shem-bull Kryeministri i Shqipërisë, mori si shembull mësuesin e shkollës së natës. Për dijeni të Komandantit, mësuesit e natës ishin po aq të zgjedhur sa ata të shkollës së ditës e në shumë ishin të njëjtit, pra mësues të një kual-iteti shumë të lartë, brenda profilit përkatës dhe goxha të arsimuar. Por Kryeministri duket se nuk e vret mendjen shumë për këtë fakt. Armik i botës akademike dhe dijes, arsimit dhe kulturës, e rëndësishme është që Kryeministri, të krahasoj nivelin më të ulët të shoqërisë sonë me mësues-in. Në gjurmët e tij, deputetët dhe drejtuesve të arsimit në nivel lokal, s’u mbetet gjë tjetër veçse ti shajnë nga robtë e shtëpisë e ti quajnë gay, nëse ata nuk votojnë PS. Këtë e bëjnë pa asnjë hezitim, madje e pranojnë vetë, plot mburrje që kanë folur, instruktuar e shantazhuar mësuesit e drejtorët e shkollave, por kjo ka ndod-hur, për faktin se ata nuk janë qytetarë në këtë rast, por anëtarë të PS!?

A mund të quajmë mësuesin model për fëmijët, apo një hajdut të rëndomtë votash?

Deri tani mendoja se mësuesi kishte kaluar në tre faza nga evolu-cioni në regres: Prej periudhës së

rilindësve të shek. XIX, e deri në vitin 19560 (edhe pak më shumë) ai quhej zotni mësues, pas viteve 60’të të shek. XX, u bë shoku mësues dhe me fillimin e Rilindjes së shek. XXI, u bë mender më mësues. Ndërsa ky proces duket se u thella edhe më tej në 2018-2019. Për fatin e keq të gjithë shoqërisë sonë, ai, mësuesi, tani mund të identifikohet fare mirë me hajdutin e votave apo me zarin e qeverisë. Kjo është fare e qartë. Ish-Ministrja Nikolla nuk foli asnjë fjalë, për leckosjen dhe denigrimin e drejtuesve më të lartë të arsimit në qarkun Dibër, prej kolegut të saj dhe njeriut për të cilin ajo po bënë një fushatë intensive në Lezhë. Ministrja Shahini po ashtu nuk e quan paska të rëndë fakti se mësuesit përdho-sen në këtë mënyrë, drejtorëve të shkollës, u punohej qindi dhe ata me zë të dridhur i përgjigjen shefave të arsimit se do të bëjnë të pamun-dur të nxjerrin faqebardhë Partinë Socialiste, duke nxirë figurën e tyre, atë të misionarit të dijes. Sigurisht që prej Kryeministrit nuk është se presim ndonjë gjë të madhe, për sa kohë ai i ka si etalon të injorancës, njerëzve që nuk lidhin dy fjalë, e që janë jashtë profilit, nënkupto edhe jashtë kohe. Tani mbetet që mësuesit të mbrojnë veten dhe shoqëria t’i mbështesë fort. A mund të arri-het kjo në kushtet e vendit tonë? Unë ende shpresoj, që mësuesit së bashku, pa asnjë dallim dhe emër të dinjiteti, profesionalizmit dhe integritetit, do të dalin në rrugë dhe të protestojnë me zë të fuqishëm, me grushte dhe çdo lloj mjeti, për tu dëgjuar njëherë e mirë, se ata janë këtu, nuk janë nënshtruar dhe askush nuk mund t’i përdori. Nëse ulin qa-fën edhe kësaj radhe, shanset e për-parimit të kombit tonë janë thuajse minimale. Nuk do të duhet shumë kohë që shpirti, urtia dhe dija, të për-cillen për në banesën e fundit, nga ku nuk do të kthehen për një kohë të gjatë e ndoshta përgjithmonë.

Sigurisht që prej Kryeministrit nuk është se presim ndon-jë gjë të madhe, për sa kohë ai i ka si etalon të injorancës, njerëzve që nuk li-dhin dy fjalë, e që janë jashtë profilit, nënkupto edhe jashtë kohe. Tani mbetet që mësuesit të mbrojnë veten dhe shoqëria t’i mbështesë fort. A mund të arrihet kjo në kushtet e vendit tonë?

këtë degradim të qeverisjes?Çfarë duhet të presim më shumë

për të parandaluar një diktaturë të egër që po vendoset në vend?

Kemi arritur në pikën që Kryeminsitri kërcënon gazetarët për fjalën e lirë, ku drejtësia përdoret si kamzhik për qytetarët dhe opozitën, ku kryeprokurorja sëmuret me urdhër politik për të mos raportuar mbi realitetin e krimit dhe të dosjeve të mbajtura peng, ku parlamenti monist, ilegjitim kërkon të shkarkoj Presidentin e Republikës pse kërkon të rikthej dialogun në vend!

Vetëm qytetarët mund t’i bëjnë ballë kësaj çmendurie kombëtare, dhe unë besoj fort te vlerat e këtij populli, që sado mundohen ta mbajnë kokë ulur nga varfëria, nuk mund të pranoj kurrë nënshtrimin dhe shkeljen e dinjitetit!

*Status në rrejtin social “FB”i ish-ministres së Integrimit