gazetË e pËrditshme e premte, 24 maj 2019 ... - standard.al · rama letër të dytë bashës: eja...

16
“ULUNI NË DIALOG” GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 Nr. 4437, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Vendimi KQZ rrëzon kërkesën: PD dhe LSI nuk mund të përfaqësohen me komisionerë në KZAZ Intervista e ish-kryeministrit Berisha: Rama i shpalli luftë popullit opozitar, të tërhiqet e të shmangë përplasjen Braho e sulmon Agron Tufa në Kuvend: Ish-oficerë të sigurimit në institucionet e shtetit Observatori i Shoqërisë Civile Lajmi i VOA për raportin: Shqipëria përfshihet në tregjet ndërkombëtare të drogës Politikë Faqe 5 Politikë Faqe 6 Politikë Faqe 6 Aktualitet Faqe 8 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN SHIFRAT Si po përvetësohen paratë e shqiptarëve me koncesionet 2.5 herë më të shtrenjta NË NJËSINË NR. 8 Kryemadhi takime në Tiranë: Nuk ka kompromis me shqiptarët për karrigen e Ramës Faqe 10 Faqe 3 << 2 Fol Edi! Kur do të flasim? Tre pyetje për Ramën, jo si kryeministër! Që Vettingu të mos na kujtojë “Plepat”! Nga Artan Fuga Nga Ermal Mulosmani Opinion Faqe 14 Faqe 14 Ish-grevistja dhe studentja e dhjetorit 1990 Përgjigje deklaratave të delegacionit të BE dhe Ramës Pjesë e Gjykatës së Lartë të shtetit të New Jersey, Mimoza Ferraj: Ideja e kufijve, pazar Zëdhënësi i Presidentit: Meta do vazhdojë përpjekjet për të evituar zbatimin e njëanshëm të reformës dhe kapjen e sistemit Faqe 4 Faqe 7 Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë. Basha i përgjigjet: Largimi i Kryeministrit është parakusht për nisjen e dialogut politik “Presidenti s’ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor” INTERVISTA

Upload: others

Post on 21-Oct-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

“ULUNI NË DIALOG”

GAZETË E PËRDITSHMEE PREMTE, 24 MAJ 2019

Nr. 4437, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Vendimi KQZ rrëzon kërkesën: PD dhe LSI nuk mund të përfaqësohen me komisionerë në KZAZ

Intervista e ish-kryeministritBerisha: Rama i shpalli luftë popullit opozitar, të tërhiqet e të shmangë përplasjen

Braho e sulmon Agron Tufa në Kuvend: Ish-oficerë të sigurimit në institucionet e shtetit

Observatori i Shoqërisë CivileLajmi i VOA për raportin: Shqipëria përfshihet në tregjet ndërkombëtare të drogës

Politikë Faqe 5

Politikë Faqe 6

Politikë Faqe 6

Aktualitet Faqe 8

BERLINI I GATSHËM TË NDËRMJETËSOJËCDU/CSU: Mos përjashtoni shtyrjen

e datës së zgjedhjeve! Rama e refuzon. Basha: Mirëpres angazhim e Gjermanisë

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

SHIFRAT Si po përvetësohen paratë e shqiptarëve me koncesionet 2.5 herë më të shtrenjta

NË NJËSINË NR. 8 Kryemadhi takime në Tiranë: Nuk ka kompromis me shqiptarët për karrigen e Ramës Faqe 10

Faqe 3

<<2

Fol Edi! Kur do të flasim? Tre pyetje për Ramën, jo si kryeministër!

Që Vettingu të mos na kujtojë “Plepat”!

Nga Artan Fuga

Nga Ermal Mulosmani

Opinion

Faqe 14

Faqe 14

Ish-grevistja dhe studentja e dhjetorit 1990Përgjigje deklaratave të delegacionit të BE dhe Ramës

Pjesë e Gjykatës së Lartë të shtetit të New Jersey, Mimoza Ferraj: Ideja e kufijve, pazar

Zëdhënësi i Presidentit: Meta do vazhdojë përpjekjet për të evituar zbatimin e

njëanshëm të reformës dhe kapjen e sistemit

Faqe 4 Faqe 7

Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë. Basha i përgjigjet: Largimi i Kryeministrit është parakusht për nisjen e dialogut politik

“Presidenti s’ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor”

INTERVISTA

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

2 E premte, 24 maj 2019

Gjermania shprehu shqetësimin për krizën e brendshme poli-tike në Shqipëri dhe për zg-jedhjet lokale që do të zhvil-

lohen pa opozitën. Një deklaratë e grupit parlamentar të CDU/CSU-së bën thirr-je për protesta paqësore nga opozita dhe dënon aktet e dhunës, por po ashtu shtyrja e zgjedhjeve konsiderohet si një propozim që duhet shqyrtuar. Qëndrimi është mba-jtur nga dy deputetët, Johann Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Chris-tian Schmidt i CSU-së raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal. Dy deputetët kanë kërkuar nisjen e dialogut dhe shprehen të gatshëm të ndërmjetësojnë për të kapër-cyer krizën. Por kjo sipas tyre mund të funksionojë vetëm nëse të dyja palët hy-jnë në bisedime pa vendosur parakushte dhe pa përjashtuar asnjë temë. “Zgjedh-jet pa pjesëmarrjen e opozitës janë prob-lematike në aspektin demokratik. Prandaj duhen vënë në tryezë të gjitha opsio-net që u garantojnë qytetareve dhe qyte-tarëve mundësi të vërteta për të zgjed-hur në zgjedhjet lokale. Këtu hyjnë edhe masa të jashtëzakonshme, si për shem-bull, shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale. Qëllimi më i lartë duhet të jetë kthimi pa ekuivok në procedurat demokratike dhe respektimi i standardeve të shtetit të së drejtës në zgjedhje”. Ndërhyrja e Gjer-manisë për uljen e palëve në dialog vjen në një kohë kur Bashkimi Kristiandemokrat dhe Kristiansocial në Budenstang kanë theksuar se vendimi për çeljen ose jo të ne-gociatave të anëtarësimit për Shqipërinë

dhe Maqedoninë e Veriut do të merret më 23 shtator. Ndërsa socialdemokratët kërkojnë që votimi të bëhet sa më shpe-jt, pra, menjëherë pas publikimit të pro-gres-raporteve për të dy vendet.

Deklarata e PlotëPo e vëzhgojmë me shqetësim të madh

krizën e brendshme në Shqipëri. Për të ar-dhmen evropiane të Shqipërisë nevojitet dialogu mes qeverisë dhe opozitës. Për këtë, të dyja palët duhet të afrohen me njëra-tjetrën dhe të jenë të gatshme për kompromise. Protestat e përsëritura në Shqipëri janë një shenjë e pakënaqësisë së shumë qytetarëve. Ne bëjmë thirrje që protesta të jetë paqësore. Aktet e dhunës i dënojmë thellësisht. Është përgjegjësia e vendimmarësve të politikës që të sillen të arsyeshëm në këtë situatë dhe që me të gjitha forcat të përpiqen për ta qetësuar gjendjen. Nëse kjo nuk do të ndodhë, ek-ziston rreziku që vendit t’i mbyllet rruga drejt Evropës.

Ne jemi edhe më tej të gatshëm që të kontribuojmë për hapjen e një dia-logu ndërmjet qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën. Por kjo mund të funksionojë vetëm nëse të dyja palët hyjnë në bisedime pa vendosur para-kushte. Gjithashtu nuk duhet të për-jashtohet asnjë temë.

Zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokra-tik. Prandaj duhen vënë në tryezë të gji-tha opsionet që u garantojnë qytetareve dhe qytetarëve mundësi të vërteta për të zgjed-hur në zgjedhjet lokale. Këtu hyjnë edhe masa të jashtëzakonshme, si për shembull, shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale. Qëlli-mi më i lartë duhet të jetë kthimi pa ekuiv-

ok në procedurat demokratike dhe respek-timi i standardeve të shtetit të së drejtës në zgjedhje.Bashkësisë ndërkombëtare nuk i interesojnë konfliktet politike ndërpartiake, por stabiliteti demokratik.

“Uluni në dialog”

Gjermania e gatshme të ndërmjetësojë krizën, CDU/CSU: Mos përjashtoni shtyrjen e datës së zgjedhjeve!

Politikë

Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot!Pa kaluar ende 24 orë nga letra e parë pub-like drejtuar liderit të opozitës për dialog, Kryeministri i ka adresuar sërish një letre të dytë kreut të PD, ku i bën thirrje që të ar-syetojë dhe të pranojë ftesën për bisedime pa kushte në çdo orë të ditës. “Ejani në Di-alog të arsyetojmë si njerëz me përgjegjësi të mëdha dhe t’i ballafaqojmë divergjencat tona të mëdha, me forcën e arsyes, për-para se sa inercia e rrugës së gabuar që keni marrë t’Ju ketë degdisur në esfeltin e irrele-vancës politik.”

LETER E DYTE PUBLIKE LULZIM BASHESZoti Kryetar, e mora reagimin Tuaj ndaj

letrës së djeshme ende pa u “tharë boja” e saj dhe nuk jam aspak i çuditur, me refuz-imin brutal të Dialogut nga ana Juaj. Por, duke qenë se detyrimi im është të këmbën-gul, pa humbur durimin, në të vetmen rrugë

që njeh demokracia, Dialogun, mbetem i vendosur t’Ju ofroj të gjithë gatishmërinë time, për t’i hapur rrugë Dialogut. Natyrisht, Ju jeni në të drejtën Tuaj ta udhëhiqni grupi-min Tuaj politik drejt humnerës, duke mar-shuar përditë sikur jetoni në një botë paralele, pa ligje, pa rregulla, pa të tjerë që mendo-jnë krejt ndryshe nga Ju në këtë vend, e që janë shumica dërrmuese (përfshirë edhe shu-micën e votuesve Tuaj) dhe jashtë këtij ven-di - pa përjashtim të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë.

Ju jeni në të drejtën Tuaj t’u drejtoheni shqiptarëve sikur janë gjindje pa vetëdije, që s’dinë ç’është demokracia, ligji e vetë lir-ia dhe t’i trajtoni miqtë e partnerët ndërkom-bëtarë të vendit sikur nuk ekzistojnë. Ju jeni po ashtu në të drejtën Tuaj të synoni tërheq-jen pas Jush të pak individëve që mbase, kushedi, mund të jenë gati të kryejnë krime zgjedhore e të humbasin lirinë e tyre, si-

pas parashikimeve të Kodit Penal për ato krime dhe më tej akoma, t’i thonë lamtumirë edhe lirisë së hyrjes në SHBA dhe në ven-det e Bashkimit Europian, si persona të padëshirueshëm në një botë që rrotullohet përmes zgjedhjeve demokratike, jo përmes dhunës mbi to.

Por, i dashur Lulzim, për fat të mirë Ju s’jeni vetëm në këtë vend dhe as ata që do vijojnë t’Ju ndjekin në aventurën Tuaj të pa-shoqe, gjithnjë e më të paktë, nuk janë as-fare populli i këtij vendi. I cili lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur, nuk i ka marrë borxh nga Ju apo nga unë dhe po ashtu, nuk Ju’a ka borxh as Juve, as mua e askujt në botë, mosmbajtjen në kohë e në paqe të zgjedh-jeve të radhës. Kështu që përsëri Ju bëj pub-likisht thirrje: Ejani të ulemi në Tryezën e Dialogut! Pa kushte dhe pa humbur kohë. Fushata e zgjedhjeve nis zyrtarisht në 31 maj dhe ditët e numëruara që kanë mbetur, du-

hen shfrytëzuar për dialog politik, jo humbur me kërcënimet e dëshpërura dhunënxitëse që nuk Ju turpërojnë vetëm Juve, po edhe vendin tonë e të gjithëve ne bashkë me të.

Ejani në Dialog të arsyetojmë si njerëz me përgjegjësi të mëdha dhe t’i ballafaqojmë divergjencat tona të mëdha, me forcën e ar-syes, përpara se sa inercia e rrugës së gabuar që keni marrë t’Ju ketë degdisur në esfel-tin e irrelevancës politike, megjithë grupi-

min Tuaj. Edhe njëherë, mua s’më duhet fati Juaj politik dhe as fati politik i atij grupi-mi - madje sipas meje, troç fare, rrënimi i plotë me duart Tuaja i grupimit që po ud-hëhiqni qorrazi është ogur i mirë për këtë vend e për vetë të ardhmen e institucionit të pazëvendësueshëm të opozitës - por ky mo-ment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, më imponon t’Ju lutem të ktheni rrugë! Sepse Shqipëria s’ka kohë për të humbur për llogaritë e gabuara politike dhe aventurat an-tidemokratike të kujtdoqoftë. Duke Ju ga-rantuar se jam në dispozicionin Tuaj, në çdo moment dhe pa kushte për një Dialog për Shqipërinë, si edhe duke Ju siguruar se si-kur të tërë të dëshpëruarit nga Reforma në Drejtësi të hidhen përpjetë, nuk kanë për të ndalur dot as zbatimin e Reformës në Dre-jtësi, as zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qer-shor, uroj rikthimin Tuaj sa më të shpejtë në rrugën e arsyes.

Pas deklaratës së partnerëve gjer-manë CDU/CSU, të cilët i bënë thirrje palëve politike që të dialogo-jnë pa kushte për zgjidhjen e krizës politike si dhe duke lënë të hapur edhe mundësinë për shtyrjen e zg-jedhjeve, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një postim në Tëit-ter, ai shkruante dje se ishte dakord me deklarimin e partnerëve gjer-manë sa i përket dialogur pa kushte, ndërsa theksoi se koha është e pakët

sepse 30 qershori nuk ishte në ne-gocim për shtyrje pasi sipas tij, kjo nuk ëhstë në dorën e mazhorancës. “U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve poli-tikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës poli-tike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevo-jën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!

Rama: Dakord me thirrjet e gjermanëve për dialog, por 30 Qershori s’është në dorën tonë

Basha: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës, konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të liraKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi dje për deklaratën e CDU/CSU në lidh-je me shqetësimin e tyre për krizën e brendshme politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që do të zh-villohen pa opozitën. “Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europi-an, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjer-manisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë.”

Johann Wadephul

Christian Schmidt

Letra e dytë e Ramës

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

3 E premte, 24 maj 2019

nr e

faqeveKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj dje nga Vora letrës së dytë

të kryeministrit Rama, duke thek-suar se largimi i tij është para-kusht për nisjen e dialogut poli-tik. Për kryedemokratin, vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezik-shëm, ku pushteti i qeverisë nuk mund të kontrollohet nga asnjë in-stitucion. “Një dialog kombëtar me gjithë shqiptarët për të vendosur së bashku jo thjesht largimin e Edi Ramës sepse largimi i Edi Ramës është parakusht i panegociueshëm për hapjen e dialogut politik, por përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar që ju të keni mundësinë përmes zërit tuaj dhe votës tuaj të vendosni për një sistem elektoral që ju përfaqëson ju”, tha ai. Më tej, Basha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e gjashtë kombëtare që do të zhvillohet nesër para Kryeministrisë. “Bashkohe-mi të gjithë bashkë. Merrni famil-jarët, miqtë e shokët në protestën madhështore, që do të ketë vetëm një kauzë: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Koha nuk pret. Tirania është në gjunë, popul-li është në këmbë. Më 25 maj në një betejë për liri a vdekje, për demokraci e zgjedhje të lira. Të gjithë bashkë në ora 19:00, le të derdhemi si oqean”, tha ai.

Akuza kandidatëveKreu i opozitës tha dje nga Vora

se duke filluar nga Valbanona Sako, për të vijuar me Ymer Lalën, Agron Malajn, Dionis Imerajn, si dhe Pjer-in Ndreu, duhet të ishin marrë si-pas tij të pandehur, pasi përmenden theksoi Basha, në dosje për shit-blerje votash. “Këto tre muaj e kanë transformuar tërësisht Shqipërinë pikërisht prej kurajos tuaj dhe të qindra e mijëra të tjerëve që sfid-uan frikën, instrumentin e vetëm të sundimit të Edi Ramës, sfidu-an propagandën përçarëse, sfidu-an mashtrimin, dhunën, gazin lots-jellës dhe u ngritën me kurajo. Prej kurajos të gjithësecilit prej jush ka lindur një shpresë që e ka mbësh-trjellë si lavdia e zotit me bekim të gjithë Shqipërinë dhe i ka bashkuar të gjithë shqiptarët në këtë bete-jë. Ndaj sot jemi më afër se kur-

rë fitores së betejës sonë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, me votë të lirë dhe të ndershme. Për një Shqipëri të vlerave Evropi-ane. Edi Rama nuk ka shans ti dety-rojë shqiptarët të pranojnë një tjetë rkrim elektoral. Shikoni se çka bërë vetëm 5 kanidatë të njohur publik-isht nga listat e tyre janë të pande-hur të drejtëpërdrejtë të dosjeve hetimore të shitblerjeve të votave.

Valbona Sako e dyshuar dhe du-het të ishte e pandehur për vjedhjen e votave me Ymer Lalën në Dibër. Njësoj si Agron Malajn, si Dion-is Imeraj, si Pjerin Ndreu. 4 kan-didatë që në fakt duhet të ishin të pandehur dhe po të kishim drejtë-si funksionale duhet të ishin dënu-ar për shitblerjen e votës me krim-in, në zgjedhjet e Dibrës”, u shpreh kreu i PD-së.

Politikë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryema-dhi komentoi dje letrat e kryeminis-trit Rama, për të cilat tha se ai tashmë ka frikë dhe është i gatshëm të bëj çdo lloj kompromisi për karrigen e tij. Gjatë takimit me strukturat e LSI-së në njësinë 8 në Tiranë, Kryemadhi tha se Rama tashmë e ka marrë përg-jigjen e tij. “Dëgjojmë sesi qurravitet dhe shkruan letra për opozitën apo për kryetarin e opozitës, gjë që tregon që ka frikë, gjë që tregon që është gati të bëjë çdo lloj kompromisi për karrigen e tij, por e ka marrë përgjig-jen dhe do vazhdoj të marrë përgjig-jen çdo ditë. Nuk ka kompromis me shqiptarët për karrigen e Edi Ramës. Ka dialog kombëtar të shqiptarëve me njëri tjetrin, me partitë politike për t’i dhënë fund një herë e përgjith-monë tranzicionit, për t’i dhënë një herë e përgjithmonë kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe për t’i lar-guar një herë e përgjithmonë duart e krimit, fytyrën e krimit, zërin e krim-it nga politika shqiptare dhe nga zg-jedhjet e shqiptarëve. Sot ne jemi më të qartë se kushdo tjetër që nuk ka zgjedhje në Shqipëri që t’i bëjë Edi Rama, siç ka dashur t’i bëjë Enver Hoxha. Enver Hoxha i bënte me sig-urimin e shtetit, Edi Rama i bën me krimin e organizuar. Nëse ky zotëria na qenka kaq i dashur nga popul-li, nëse ky na paska gjithë popullin me vete, por përse paska frikë ky nga komisionerët e opozitës në komisio-net e zgjedhjeve? Ky thoshte që pop-ulli do t’jua tregojë me votë opozitës. Pse nuk na lejon dhe ne që të jemi dëshmitarë të votimit të tij legjitim dhe evropian që na servir ne ai? Po normal, sepse kishte bërë plan që të mbushte kutitë. Kishte bërë që të tho-shte që bënë pjesë 99.99 për qind e shqiptarëve edhe pse 70 për qind të tyre i ka larguar nga Shqipëria. Sepse një KQZ që është ilegjitime siç janë 4 kukullat qesharake të Edi Ramës në Parlament, që recitonin deklara-

tat e Edi Ramës sot në KQZ do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe per-sonale për shkeljen e kodit zgjed-hor dhe po jua them këtë me bindje të plotë sepse në Shqipëri portokall-ja është shumë e vogël. Ndoshta në vendet e tjera siç janë vendet e tjera të mëdha edhe portokallja është më e madhe, por këtu është shumë e vogël dhe rrotullohen gjërat shumë shpejt”, tha Kryetarja e LSI-së Mon-ika Kryemadhi.

Deklarata“Është vetëm Rilindja e Edi

Ramës ajo që ka kapur qeverinë, Par-lamentin, Prokurorinë, gjykatat, të gjitha institucionet. Është vetëm një grup i vogël njerëzish, sepse pje-sa më e madhe e socialistëve të Ti-ranës dhe të gjithë Shqipërisë janë në protestë. Diku janë në protes-tat e opozitës, diku janë në protestat e falimentimeve, qepenave të dyqa-neve që ulen, sepse taksat nuk duan ta dinë je socialist, je demokrat, apo je lsi-st. Njerëzit i paguajnë tak-sat dhe taksat të cilat u kanë rëndu-ar mbi shpatullat e tyre dhe e kanë falimentuar biznesin. Janë me qin-dra mijëra shqiptarë që kanë ikur për shkak të mungesës së punës në Shqipëri. Taksat e larta, mungesa e punës, ekonomia e trazuar, munge-sa e sigurisë, diskriminimi, mung-esa e barazisë në shërbime, në dre-jtësi, në arsim, në shëndetësi e kudo janë të gjitha fenomene që po shto-hen çdo ditë e më shumë. Dhe në fakt këto fenomene kanë një kum-bar, i cili është Edi Rama. Është ai që ka prodhuar këtë situatë ekono-mike skandaloze, është ai që ka prodhuar këtë situatë në arsimin shqiptar, është ai që ka prodhuar këtë situatë në shëndetësinë që u premtoi shqiptarëve me të mad-he që do bënte shëndetësinë falas, por në fakt kemi shëndetësinë më të shtrenjtë në rajon”.

Kryemadhi: Nuk ka kompromis me shqiptarët për karrigen e Ramës

Basha i përgjigjet Ramës: Largimi i Kryeministrit është parakusht për nisjen e dialogut politik

Qëndrimi i kreut të PD-së

Basha në Vorë

Basha me aleatët

Kryemadhi në njësinë 8 në Tiranë

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

4 E premte, 24 maj 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta reagoi sërish dej pas debatit që shkaktoi qëndrimi i tij i dy ditëve më parë ku foli me tone

kritike për ecurinë e reformës në drejtësi dhe përkatësiht mbi rolin e misionit EU-RALIUS. Pas reagimeve të delegacion-it të BE-së në Tiranë dhe kryeministrit Rama, dje zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi në përgjigje të këtyre qëndrimeve tha se Presidenti i Republikës, do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zba-timin kushtetues të reformës në drejtë-si dhe për të evituar vonesat e zbatimin e njëanshëm. “Kam vetëm një qën-drim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë trans-parente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërf-shirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vone-sat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit. Presiden-ti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presi-denti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.”, tha ai në emër të Presidentit.

DebatiPresidenti Ilir Meta deklaroi dy

ditë më parë në konferencën me temë “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzi-cionit euroatlantik” se reforma në dre-jtësi nuk po ecte në rrugën e suksesit përderisa vendi ka dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese. “ Herën e dytë, si presi-dent duke ditur dështimin e herës së parë që u humb një vit kohë dhe askush nuk

mbante përgjegjësi, sepse njëra palë tho-shte me ka dezinformuar ky, tjetri tho-shte ky, papërgjegjshmëri totale përf-shi edhe partnerin ndërkombëtar. Kam kërkuar me shkrim angazhimin e deleg-acionit të BE dhe Euralius dhe kam folur hapur, më takon si president, që të uni-fikojmë një qëndrim të përbashkët, mos kemi debate, mos kemi kontestime dhe ditën e fundit Euralius çon përgjigje se nuk vijmë dot në takim se jemi mision teknik, kjo do të thotë se ke marrë poro-si politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike. Kur është bërë reforma kam qenë kryetar kuvendit, kam thënë prit: Vettingu po, patjetër, por do të kemi kujdes sepse mund të kërcënohet funk-sionimi i Gjykatës Kushtetuese. Refor-ma nuk bëhet me retorikë dhe presione, bëhet me standarde. Nëse reforma bëhet me emra atëherë nuk ka një reformë të qëndrueshme, por ka forma të reja për kapjen e institucioneve”, deklaroi Meta.

Disa orë më pas ndaj këtij qeëndri-mi, reagoi kryeministri Edi Rama i cili pohoi se: “Falë Vetingut, Gjykata Kus-htetuese është sot një djep bosh pa she-jtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.”

Më pas erdhi dhe reagimi i delega-cionit te BE i cili tha se: “Reforma në

drejtësi po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjis-lacionin kombëtar përkatës. Ky është një proces kompleks, por reforma është në rrugën e duhur. Reforma e drejtësisë dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo poli-tikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve. “.

Reagimet e delegacionit të BE-së dhe Ramës

Zëdhënësi i Presidentit: Meta do vazhdojë përpjekjet për të evituar zbatimin e njëanshëm të reformës dhe kapjen e sistemit

Dule: Kuvendi ka rënë, Presidenti duhet ta shpërndajëKreu i Partisë Bashikimi për të Drejtat e Njeriut, Vang-jel Dule deklaroi dje se par-lamenti duhet të shpërnda-het. Sipas Dules edhe me zëvendësimet që po bëhen të cilat i quan farsë, nuk mund të plotësohet më kërk-esa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. “Pavarë-sisht farsës së zëvendësimit të opozitës, tani edhe me sak-tësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nen-it 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja jurid-ike kërkon nismën e Presi-dentit për shpërndarjen e tij”, deklaron Dule.

Nga Petrit Vasili

Reforma ne drejtesi ne agoni dhe zhgen-jimi personal. Si nje nga anetaret e komi-sionit ad hoc te reformes ne drejtesi dhe ku vota ime bente diferencen sot ndjej vet-em zhgenjim,mosbesim,por edhe pergjegje-si per mirebesimin e tepruar timin vecaner-isht ndaj nderkombetareve. Nderkombetare qe ne ate kohe paten nje sjellje pak te thuash ofensive dhe shume imponuese nen alibine e nje reforme qe i duhej realisht vendit. Te gjithe paqartesive te thella dhe formulimeve te dyshimta nderkombetaret iu oergjigjen duke vene gjoksin si garantet e paepur te in-tegritetit te reformes.Imponuan edhe futjen ne Kushtetute te Op-eracionit znderkombetar te Monitorim-it duke shenuar nje hap te paprecedente te ndodhur ne asnje vend tjeter. Mirebesimi i verber tek paanshmeria e tyre,nen driten e katrahures se sotme te reformes ne drejtesi eshte sigurisht edhe pergjegjesi e imja. Sot

te gjithe e shohin qarte qe ONM anashkalo-het, nenvleftesohet dhe refuzohet pa asnje hezitim nga rilindja dhe qeveria. Ndersa Eu-ralius mbeshtet “qetesisht” devijimet e ren-da te reformes. Kritikes ja ka zene vendin krijimi i alibive dhe duartrokitjet zhurme-medha te reformes se “papare” ne glob.Kjo Reforme ne se mund te quhet me ako-ma keshtu zbrazi vendin nga drejtesia dhe ato pak institucionet qe u krijuan kane in-tegritet moral deshperues sipas vete kon-

statimeve te ONM,por qe tani e ka zerin ne fikje e siper. Muaj me pare kam thene qe reforma ne drejtesi eshte ne agoni te thelle. Reforma ne drejtesi si filozofi dhe si ve-prim konkret eshte ne agoni te thelle pasi kapja e drejtesise nga rilindja fitoi mbi dre-jtesine e paanshme dhe te barabarte per te gjithe. Reformen ne agoni tashme rilind-ja po e klonon pa u lodhur duke filluar: nga zgjedhja e prokurores se pergjithshme,qe u zgjodh kunder kushtetutes me 69 vota kur Komisioni i Venecias kish sugjeruar qe te mos perdoreshin as 84 votat qe maxhoranca kishte ne ate kohe si dhe pa vetingNga asgjesimi i Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte per te legjitimuar pandesh-kueshmerine e qeverise dhe per bllokuar mundesine e ankimit per koncesionet,gra-bitjen e prones publike etj etj. Nga blloki-mi i KED me sebepin e vetingut nderkohe qe kryeprokurorja e perkohshme u zg-jodh pa veting dhe beri ç’deshi per muaj te tere,duke mbyllur gojen per gjithshka; nga transformimi i komisionit te ligjeve ne nje

inkuizicion,qe po djeg reformen me votimet e tij. Ku eshte grupi i eksperteve te nivelit te larte qe ju dha e drejta te propozonte pro-jektligjet e reformes?Komisioni i ligjeve i merr propozimet e eksperteve dhe i klonon duke i ndryshuar totalisht ato vetem me vo-tat e rilindjes.Rilindja me britma histerike thoshte se “re-formen po e bejne ekspertet dhe ne nuk nderhyjme”, ndersa sot draftet e eksperteve te nivelit te larte jane zevendesuar nga klonimet e komisionit te ligjeve. Ndaj refor-ma eshte ne agoni. Fryma dhe filozofia e 21-22 korrikut dhe e votimit te shtate lig-jeve eshte shuar se bashku me nderkombe-taret, ambasadore a misione qofshin,qe bene sikur i dolen per zot integritetit te saj. Sot ka vetem arna dhe klonime qe po ricik-lojne ne menyren me te keqe drejtesine e vjeter. Garancite e nderkombetareve per zbatimin korrekt te reformes jane tashme thjesht nje fjale dhe vetem nga e kaluara. Ka fituar Motua e rilindjes “poshte reforma ne drejtesi dhe rrofte kapja”.

Reforma është në agoni. Ka fituar motoja e rilindjes: “poshtë drejtësia dhe rroftë kapja”.

“Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor”

Politikë

Ilir Meta dhe Tedi Blushi

Luigi Soreca

Edi Rama

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

5 E premte, 24 maj 2019

Komisioni Qëndror i Zg-jedhjeve rrëzoi dje me katër vota pro dhe një kundër kërkesën e PD

dhe LSI për tu përfaqësuar me komisionerë në zgjedhjet vendore. Mazhoranca në KQZ argumentoi se opozita e bashkuar nuk është sub-jekt zgjedhor apo parti parlamentare ndaj dhe nuk mund të ketë anëtarë në KZAZ. Megjithatë opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa, duke iu drejtuar tashmë Kolegjit Zgjedhor. PD dhe LSI kanë dorëzuar në KQZ listën me 350 emra të propozuar si komisionerë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. “Kolegët e mi fok-usim më shumë moral, se sa ligjor. Pasi kemi kaluar gjithë këto hall-ka ligjore. Ligji thotë se anëtarët e emëruar qëndrojnë deri në emërim-in e anëtarëve nga partitë politike, si-pas këtij neni zëvendësimi duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. Nëse nuk janë parti poli-tike, ti themi gjykatës të sjellë nëse këto janë parti politike apo jo. Përvec një lloj moraliteti nëse është apo jo qëllimi i duhur, i keq apo jo...le të ma thonë nëse kjo gjë ndalohet. Nëse ka një nen në ligj që ndalon kërkesën e partive. Partitë po zëvendësohen me qytetarë, si, ku? Ne po shkojmë një gjë më të avancuar. Po një qytet-ar kush do ta propozojë? Unë them se kërkesa është korrekte dhe duhet të pranohet”, tha kryetari i KQZ-së Klement Zguri. Por për nënkrye-tarin e KQZ-së, Denar Biba, PD dhe LSI nuk janë subjekt zgjedhor ndaj dhe nuk mund të përfaqëso-hen në KZAZ. “Duhet të ketë të dy elementët, duhet të jetë edhe par-ti e opozitës parlamentare, duhet të jetë me patjetër edhe subjekt zgjed-hor”, tha ai.

DebatetEdhe Bledar Skënderi, anëtari i

KQZ-së i propuzar nga mazhoranca deklaroi votën kundër. “Nuk kanë të drejtë ligjore për të çuar komi-sionerë”, tha ai. Po ashtu anëtarja Rezarta Bitri deklaroi votën kundër: “Është kusht që partitë të jenë sub-jekt zgjedhor për të pasur komision-

erë”. Ndërsa Edlira Jorgaqi, tha se nuk mund të përfitojë nga e drejta ligjore një parti që nuk ka asnjë për-faqësues të saj dhe që ka refuzuar publikisht të jetë pjesë e zgjedhjet. “Interesi duhet të jetë i drejtpërdre-jtë me subjektin politik”, pohoi ajo.

Këtyre qëndrimeve ju përgjigj në mbledhje, përfaqësuesi ligjor i selisë blu, Ivi Kaso, i cili tha se dokument-acioni u paraqit brenda afateve lig-jore ndaj kërkoi miratimin. “Është një e drejtë që opozitës i buron nga fry-ma e Kushtetutës, nga fryma e Kod-it Zgjedhor, neni dhe gërma e Kodit Zgjedhor. Pika 5 e nenit 29 të Kushte-tutës detajon në mënyrë të qartë që në momentin që një parti parlamentare, më e madhja në këtë rast e opozitës parlamentare, që ka të drejtën të çojë anëtarët në KZAZ i çon 30 ditë për-para ditës së zgjedhjeve.

Politikë

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, tha dje pas mbeldhjes së Komisionit Qendror të Zgjehdjeve, ku nuk munguan debatet mes palëve, se çdo anëtar i KQZ që votoi për të për-jashtuar opozitën, do të ndiqet penal-isht për shpërdorim detyre. Ivi Kaso tha se vendimi i paligjshëm për për-jashtimin e opozitës u mor pas pre-sionit nga deputetët socialistë Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri. PD tha ai, do ta anikomojë vendimin, si dhe do të informojë misionin e OSBE/ODIHR dhe organizmat ndërkom-bëtarë për përjashtimin e opozitës nga kontrolli i procesit. “Kemi të bë-jmë me një parti, e cila, edhe kur ga-ron e vetme, vjedh dhe manipulon procesin”-tha Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.

Qëndrimi i Ivi KasosKomisioni Qendror i Zgjedhjeve

në mënyrë të paprecedentë, në mënyrë antiligjore dhe me urdhër të drejt-përdrejtë politik nga eksponentët më të lartë të PS, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla, siç e ka denoncuar edhe më herët opozita, iu nënshtruan pre-sionit joligjor dhe i mohuan opozitës së bashkuar të drejtën e saj të garan-tuar nga Kodi Zgjedhor për të paraqi-tur komisionerë në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor. Është një e drejtë që opozitës i buron nga fry-ma e Kushtetutës, i buron nga fryma e Kodit Zgjedhor, i buron nga neni dhe nga germa e Kodit Zgjedhor; konkret-isht neni 28 dhe 29 i Kushtetutës, ku pika 5 e nenit 29 detajon në mënyrë të qartë dhe të pa ekuivokë që momenti që një parti parlamentare, më e madh-ja në këtë rast e partive opozitare, që ka të drejtën, të çojë anëtarët e saj në KZAZ, i çon 30 ditë përpara ditës së zgjedhjeve. Atëherë KQZ është i de-tyruar të pranojë këto kandidatura, sig-urisht kur janë në përputhje me lig-jin. Edi Rama dhe mazhoranca jë të shqetësuar nga prania e anëtarëve të propozuar nga opozita në Komisio-net Zonale të Administrimit Zgjed-hor, sepse, kur paligjshmëritë po nd-jekin njëra-tjetrën në KQZ, në nivelin e dytë të administrimit zgjedhor në

KZAZ janë të paimagjinueshme, janë aq të shumta, aq të përhapura dhe në çdo hallkë të procesit, saqë e ka zënë tmerri Edi Ramën nga zbulimi i kë-tyre paligjshmërive dhe denoncimi i tyre me forcë. Kemi të bëjmë me një parti, e cila edhe kur garon e vetme i vjedh dhe manipulon rezultatin zgjed-hor. Imagjinoni të gjithë çfarë proce-si zgjedhor po përgatitet për në datën 30 qershor.

A do t’i drejtoheni Gjykatës? A do ta ankimoni në Kolegj?

Opozita e bashkuar dhe Par-tia Demokratike do të ndjekin të gji-tha hapat ligjorë për ta kundërshtu-ar këtë vendimmarrje të paligjshme në çdo hap me të cilën është e mun-dur që opozita e bashkuar të drejto-het. Gjithashtu do t’i drejtohet men-jëherë partnerëve tanë ndërkombëtarë të cilët monitorojnë procesin dhe në veçanti misionit të OSBE-ODHIR i cili shumë shpejt do të jetë prezent për të monitoruar procesin zgjedhor lidhur me këto shkelje flagrante të ligjit. De-noncimet do të bëhen konkrete. De-noncimet janë të shumta, do të bëhen me emër dhe mbiemër për të gjithë shkelësit e ligjit, duke filluar që nga KQZ-ja e cila këtë format siç është, e sjell në vëmendjen e të gjithë qytet-arëve dhe është e paligjshme pasi PS ka katër anëtarë të propozuar drejtpër-drejt në KQZ, në kundërshtim flagrant me ligjin, sipas të cilit i takojnë vetëm 2 anëtarë të propozuar prej saj.

PD: KQZ i mohon opozitës të drejtën kushtetuese dhe ligjore për t’u përfaqësuar me anëtarët në KZAZ

Zv.kryetari i LSI, Luan Rama reagoi dje pas rrëzimit të kërkesës së PD dhe LSI për të pastur komisionerë në zg-jedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas Luan Ramës, mos regjistrimi komi-sionerëve përfaqësues të opozitës është përpjekja e radhës për të bërë të mundur një farës zgjedhore. “Me paligjshmërinë e veprimtarisë së vet,

KQZ bëhet pjesë e tërësisë së sjelljes kriminale që ka të bëjë me zgjedh-jet në Shqipëri. Mosregjistrimi komi-sionerëve përfaqësues të opozitës, që është detyrim i Kodit Zgjedhor, është përpjekja e radhës për të bërë të mun-dur që farsa zgjedhore të jetë skan-daloze dhe në përmasat e një krimi elektoral pa shkuar ende në ditën e

zgjedhjeve. E gjitha kjo është një ab-surd i tërë, sepse jo vetëm nuk ka garë, jo vetëm nuk ka opozitë që merr pjesë në zgjedhje, jo vetëm që ka edhe përfaqësues të max-horancës që nuk plotësojnë kriteret ligjore, po për fat të keq pjesë e in-strumenteve kriminalë dhe të shkel-jes së ligjit, është bërë tashmë edhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha ai. Në këtë kontekst Luan rama shtoi se pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 25 majit, revolta qyte-tare, mosbindja qytetare dhe ven-dosmëria për të mos lejuar që të zhvillohet farsa e radhës, është sot më shumë se kurrë detyrë, përgjeg-jësi dhe angazhim qytetar.

Luan Rama: KQZ bëhet pjesë e tërësisë së sjelljes kriminale që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri

KQZ rrëzon kërkesën: PD dhe LSI nuk mund të përfaqësohen me komisionerë në KZAZ

Vendimi

Mbledhje e KQZ

Ivi Kaso

Luan Rama

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

6 E premte, 24 maj 2019

Sa herë ka një diskutim për historinë e Luftës Nacional-Çlirimtare tonet ngrihen. Deputeti Spartak Braho dhe kreu i Ballit Kombëtar Adri-

atik Alimadhi, deputeti me i ri i ulur në radhët e opozitës, janë përplasur ashpër në sallën e parlamentit ndërkohë që dis-kutohet mbi raportin vjetor të institutit të studimeve të krimeve dhe pasojave të komunizmit. Deputeti Spartak Braho ka shpërthyer ndaj Kreu i Institutit të Studi-meve të Krimeve dhe Pasojave të Komu-nizmit, Agron Tufa duke e konsideruar atë si neofashist dhe hileqar.

Ndërkohë sipas drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, in-stitucionet shtetërore nuk denjojnë të kthe-jnë përgjigje për ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit, qoftë dhe për përputhshmërinë e diplomave që mbajnë postet drejtuese Për Agron Tugën për këto ish-oficerë kërkoi të ndiqet shembulli i Gjermanisë. “Mën-janimi i ish-oficerëve të Sigurimit të shtet-it të cilët janë në institucionet shumë të rëndësishme që financohet nga buxheti i shtetit, kanë arritur një nivel tejet të lartë, absurd dhe të papranueshëm për një sho-qëri demokratike. Me përjashtim të fare pak institucioneve në varësi të Kuvendit apo Kryeministrit, pjesa dërrmuese e in-stitucioneve të varura dhe të pavarura të shtetit, as denjojnë t’i binden ligjit për in-formimin, duke shkelur kështu çdo të dre-jtë Kushtetuese mbi informimin. Ne jemi të bindur se krerët e këtyre institucion-eve i mbrojnë haptazi, e madje me arro-gancë ish oficerët e sigurimit në poste dre-jtuese, kjo është e amoralshme sepse ky kontingjent nuk e ka vendin në institucio-net e shtetit tonë demokratik, qoftë edhe për pa përputhshmëri diplome. Në mënyrë të ngjashme ka vepruar Gjermania e cila e ka bërë fakt këtë edhe pa ligj lustracioni, duke mos i njohur diplomat e kësaj katego-ria dhe praninë e tyre në administratë”, tha Agron Tufa në Parlament.

Braho akuzonBraho ka akuzuar, Tufën se e ka

kthyer Institutin në celulë të Ballit Kom-bëtar, ndërsa i kërkon atij të largohet si drejtor i këtij Instituti, si i papërshtat-shëm “Në veprimtarinë e tij instituti ka shkelur rëndë ligjin me të cilin organi-zohet dhe do perifrazoj kryeministrin, i cili tha larg duart nga vitet 41-45. Ne-ofashistët e tipit Tufa e Cela kërkonin nëpërmjet artifcave të klorifikonin bash-këpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit, të deheroizonin LANÇ-in dhe heronjtë e saj. Zoti Tufa e keni kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtar me plot gojën.

Jo vetëm se jeni mbledhur aty me kokrra por po luani me zjarrin duke shkelur lig-jin dhe shpërdoruar LANÇ të cilët nuk e bëtë ju as soji ju. As Milodin Popovic e as Dushan Mogosha, siç shpreheni vetë. Luftën e bënë bijtë e këtij vendi, parti-zanët e partizanet edhe ata ballistë që pas

24 majit u rreshtuan në rreshtat parti-zane si dhe koalicioni i madh antifashist sovjeto -anglo-amerikanë që kanë var-ret këtu tek ne së bashku me varret e mi-jëra dëshmorëve partizanë. Ngule këtu në këtë punë. LANC nuk ishte luftë civ-ile por luftë patriotike dhe çlirimtare.

Politikë

I ftuar në “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi dje letrën e hapur që kryeministri Edi Rama i bëri liderit të opozitës, Lulzim Basha. Sipas Berishës, me këtë letër ai i shpall luftë opozitës, ash-tu si etërit e tij. “ Duke lexuar dy letrat e tij, ju do të gjeni është i vetmi shqiptar sot mbi tokë që nuk merr asnjë përgjegjë-si për krizën e krijuar. Gjithçka e nxjerr te kundërshtari. Asnjëherë nuk mendon se ai nuk ka përgjegjësi. Çdo njeri e ka të qartë se çdo të thotë futjen e bandave në proces-in zgjedhor. Por të shkruash letër duke nx-jerrë gjithë vrerin te kundërshtarin, kësaj i thonë të ftosh duke nxjerrë vrer te kundër-shtari. Ai i shpall luftë popullit opozitar. Ai tregon veten një pasardhës primitiv të etërve të tij. Thotë “ogur i mirë zhdukja e opozitës”. Ka trashëguar partinë terroriste të krimit që ka larë me gjak opozitën ”, u shpreh Berisha.Më tej ish-kryeministri tha: “Unë kam një princip e mbaj dhe e them. Me Edi Ramën nuk mbahen zgjedhjet. Rama në vitin 2017 kishte një mundësi. Nuk ka provë më të rëndësishme mbi tokë për një kryeministër se sa zgjedhjet. U faktua në 2017”. I pye-tur drejtpërdrejt nga drejtuesi i emisionit nëse mund të ketë dialog me Ramën, Ber-isha tha: “Duke lexuar letrat nuk ka asn-jë mundësi. Opozita nuk mundet kurrë të tërhiqet nga beteja e saj për votën e lirë, ne nuk po kërkojmë pushtet që Avdylët të mos ndikojnë votat e shqiptarëve”. Berisha tha se nuk kishte asnjë ndikim mbi Bashën në lidhje me vendimin për dje-gien e mandateve, ndërsa theksoi se e mb-ishtese këtë vendim. Sipas tij, Ramën e ka kapluar frika ndaj dhe lëviz super i blin-duar. “Lëviz me 3 mjete të blinduara me vlerë 1.3 milionë euro. RENEA-n me vete, Gardën. A doni foto që është identik me Kim Jong Un? Rrugët bllokohen kudo në rrugë”., u shpreh Berisha. “Ka krijuar një shkallë të lartë armiqësie. Janë larguar 600 mijë shqiptarë. Kanë vrarë veten shumë

njerëz, në Vlorë janë mbytur me dhjetëra njerëz”, vijoi ish kryeministri.

IntervistaGjatë intervistës së tij në “Opinion”, ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se, gjatë gjithë jetës së tij politike nuk ka njohur një politikan të dytë si Edi Rama sa i për-ket qëndrimit ndaj votës. “Ka patur me dh-jetëra politikanë shqiptarë, por nuk kam njo-hur kurrë në jetën time një të dytë si Edi Rama. Ka një qëndrim të tillë ndaj votës që nuk e ka njeri. Ai thotë: “Shyqyr që nuk vi-jnë në zgjedhje”. Letra ka si kryefjalë këtë gjë. Ai i dorëzoi opozita mandatet? Në mënyrë të rrufeshme të nesërmen i çoi në KQZ. Edhe minutën e fundit të muajit tjetër nuk do ta bënte këtë gjë. Unë si kryemi-nistër nuk do ti çoja. Jo për ta tërhequr zvar-rë. Për të treguar para çdo shqiptari dhe para faktorit ndërkombëtar nevojën për kom-promis”, u shpreh Berisha. I pyetur se, “për çfarë mund të negociohet mes Ramës dhe Bashës?”, Berisha, duke iu bazuar deklaratës së djeshme të deputetëve të CDU/CSU, u shpreh se asgjë nuk mund të përjashtohet nga tryeza e dialogut. Ai u shpreh i bindur se, Lulzim Basha nuk ulet në tryezë me Ramën si kryeministër. “Asgjë nuk është jashtë tryeze. Rama po thotë “zgjedhje më 30 qer-shor”. Dy frazat e tyre kanë një dimension të rëndësishëm: trajtimi i probleme serioze që ekzsitojnë. A ulet apo jo Lulzim Basha? Unë besoj që nuk ulet”, deklaroi ish-kryeministri.

Berisha: Rama me letrën e tij i shpalli luftë popullit opozitar. Nuk ka dialog me të si Kryeministër

Tufa në Parlament: Ish-oficerë të sigurimit në institucionet e shtetit. Braho e sulmon: Neofashist!

Përplasjet

Nuk ishte kriminel Spiro Moisiu, Memo Merto, Raman Perllaku, Haxhi Lleshi, Myslim Peza, Nazmi Rrushiti, Heronjtë e Vigut e mijëra të tjerë.Zoti Tufa keni shkelur ligjin jo vetëm se keni tejkalu-ar me tendencë periudhën për të cilën jeni ngarkuar sepse periudha 1941- 1944 nuk mund të quhet periudhë e komuniz-mit dhe as e sistemit komunist, por peri-udhë antifashiste nacional çlirimtare, ru-ajtje e sovranitetit të Shqipërisë. Por ju hileqar keni qenë që në luftë dhe hileqar jeni dhe tani në demokraci.Ju pyes përse gërmoni në arkiva për të kërkuar doku-mentacion të padeklasifikuar. Madje dër-goni dhe shkresa institucioneve për të dërguar informacion. Kush jua lejon?! Ju sot, madje asnjë nga punonjësit e in-stitutit nuk disponon certifikatë sigurie, e cila është e domosdoshme. Ju nuk e keni këtë certifikatë sigurie dhe as nuk keni për ta pasur”-u shpreh ai.

Agron Tufa: E kemi certifikatën e sigurisë?

Mjetet ligjore që organizojnë punën e këtij instituti duhen ndrequr sa më parë dhe në rastin më të mirë o duhet parë me kujdes e tërë moria e këtyre instituteve që janë kri-juar si kërpudhat pas shiut ose të konceptojnë një organizim të mirëfilltë shkencor ndosh-ta nën drejtimin e Akademisë së Shkencave në të ardhmen. Ndërsa ju zoti Tufa për shkel-je të rëndë të ligjit duhet të kontrolloheni nga drejtoria e monitorimit të Kuvendit dhe men-doj që edhe detyrën si drejtor ekzekutiv ta lini si i papërshtatshëm. Vetëm pak javë më parë Tufa e akuzoi Brahon se e kishte kërcën-uar me jetë ndërsa publikoi dhe një vendim të gjykatës ushtarake se Durrësit, ku Braho kishte urdhëruar si gjyqtar në kohën e komu-nizmit dënimin me vdekje të një ushtari. Ven-dim që Braho tha se është marrë në zbatim të ligjeve në fuqi të asaj kohe pasi ushtari kishte vrarë komandantin e repartit.

Kryetari i Ballit Kombëtar, Adria-tik Alimadhi iu është përgjigjur de-putetit Spartak Braho, duke thënë se nuk ka asnjë informacion nga his-toria. Gjatë fjalës së tij në foltor-en e Kuvendit, Alimadhi tha se nëse del qoftë një dokument i vetëm ku provohet se Balli Kombëtar ka vrarë një komunist apo partizan, do japë dorëheqje. “Nuk jam mësuar të kem këtë sjellje dhe jam pak i çuditshëm. Këtu ka njerëz intelektualë, njerëz të zgjuar, historinë por të biem kaq poshtë në nivelin e këtij budallai këtu që nuk di asgjë për historinë. Kur ky zotëria thotë se ballistët hanin pula, a e kuptoni një gjë çfarë thotë. Po ju keni ngrënë koka njerëzish. Ju nuk e dini historinë, nuk keni lexu-ar asgjë. Po a e kuptoni se keni vrarë

4000-6000 shqiptarë. Kush, krim-inelët partizanë, kriminelët komu-nistë. Ju qëllimisht nuk e lejoni his-torinë. Qëllimisht ia bëra pyetjen Tufës: A keni ju mundësi, ose stu-dime të nevojshme për ta shtrirë ak-tivitetin e studimit, të këtij Instituti që është shumë i dobishëm për historinë shqiptare, në vitet 1941, ‘42, ‘43, ‘44? Jam kryetari i Ballit Kombëtar, nuk pranoj absolutisht asgjë që është bërë tani nga historia e deritanishme. Nëse juve, ose del një individ, një deputet, një historian më jep një do-kument të vetëm se Balli Kombëtar ka bashkëpunuar, ka vrarë një komu-nist, një partizan, sinqerisht jam në këtë Parlament dhe jap dorëheqjen absolutisht dhe e vë në dispozicion të procedurave të tjera ligjore”-tha ai.

Alimadhi nga Kuvendi: Nëse Balli Kombëtar ka vrarë një partizan, jap dorëheqjen

Agron Tufa

Spartak Braho Adriatik Alimadhi

Sali Berisha

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

7 E premte, 24 maj 2019

Mimoza Ferraj njihet si një ndër ish-grevistet dhe studentet nismëtare të e lëvizjes së dhjetorit 1990.

Ajo prej vitesh jeton në SHBA dhe punon në Gjykatën Lartë të shtetit të NeW Jer-sey. Në një intervistë për gazetën “stand-ard” Ferrja flet për zhvillimet diplo-matike në Ballkan me fokus të veçantë diplomacinë shqiptare dhe atë Kosovës. Ajo komenton tezat për ndryshimin e ku-fijve e ndërsa flet edhe mbi cilkin e zhvil-limeve në Ballkan.

Zonja Mimoza Ferraj , Ballkani po futet në një cikël deri diku të rrezikshëm të zhvillimeve politike dhe ekonomike. Sipas jush a është duke shkuar Ballkani në ridizanjim të interesave gjeo-politike dhe ku janë shqiptarët aty ?

Gjeopolotika dhe siguria në Ball-kanin Perëndimor po vlon dhe zhvilli-met nxjerrin në pah se kemi të bëjnë me gërshetime të shumta të interesave me skenarë asimetrike në realizim të tyre. Protesta që po përcillet në Shqipëri , marrëveshja Serbi-Kosovë, marrëveshja Greqi-Maqedoni,bisedimet për statusin final të Kosovës dhe gjendja politike në Bosnjë janë mozaik i papërfunduar i Bashkësisë Evropiane. Ne kemi një ndi-kim të hapur të Rusisë në rajo , kemi një Turqi që po zhvillon interesat e veta, kemi investime kineze që po futen bashkë me investime dhe nga shtete is-lamike, e gjitha kjo sikur është lënë pas dore nga politika e jashtme e SH-BA-së. Ballkani është futur në një vor-bull të re të zhvillimeve. Europa po lëkundet në projektet e saja madhore e cila po dëshmon se është e pazon-ja të parashtroje e të menaxhojë prob-leme siç janë Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Samiti i Berlin-it pati premisa të rikthimit të Francës dhe Gjermanisë por vula mbetët Wash-ingtoni. Shqiptarët me gjithë këto zh-villime mesa duket ndihen të hum-bur të frikësuar nuk dinë , nuk duan por edhe nuk munden. Ata më të mirët kanë zgjedhur të ikin nëpër botë,ata që qeverisin kanë vendosur të vjedhin e të plaçkitin sa më shumë.

Në ëfarë niveli është sipas jush diplomacia shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë. A është ajoapërgjegjshme për zhvillimet që priten?

Diplomacia shqiptare ku është?! Po thoni se ne kemi diplomaci!! Një student Haëardi këto diplomatët e Shqipërisë dhe të Kosovës do ti vlerësontë si para hyr-je në diplomaci. Është trishtuese edhe pas 100 vitesh shqiptarët nuk mund të bëjnë në një konsilidim të mirëfill-të. Unë kam 20 vjet që punoj në Gjykat-en e lartë amerikane dhe ne këtu nuk flasim për reforma. Pra kemi bërë këtë e atë po për rezultatet për ekzekutimin

e këtyre reformave zbatimin e tyre si të kemi një diplomaci të mirfilltë në parla-ment kur ende kemi kriminelë. Ne si di-asporë në SHBA kemi këtë imazh kemi krijuar për Shqipërinë. Qeveria po bën biznes me Turqinë, fle me Serbinë, flir-ton me Rusinë dhe po bën lojëra me Greqinë. Diplomacia e Shqipërisë dhe e Kosovës është në një gjumë të trish-tueshëm. Të kesh kaq fuqi të mëdha pas vetes, SHBA dhe të kesh një diploma-ci kaq të dobët është turp kombëtar. Keni parasysh në tërë shtetet europiane vetëm Kosova nuk është e liberarizuar nga vi-zat. E kuptoni kjo nuk e turpëron vetëm ato pak diplomatë që kuptojnë diplo-macinë në Kosovë por edhe Shqipërinë. Dështimet e Kosovës në integrime si UNESKO dhe në INTERPOL janë dësh-time parësore të diplomacisë së Kosovës, por kur vendi ynë kërkon të jetë “Nënë Shqipëria”, le ta tregojë veten.

Si e shihni reflektimin e SHBA-as në çështje shqiptare ,nisur nga fakti se deri me tani duket se nuk po përfshihet drejtpërdrejt, duke i lëshuar më shumë terren Gjermanisë edhe Francës?

Shqipëria dhe kombi shqiptar në këtë shekull në gjeopolitikën ka një vend të veçantë. Nderi dhe krenaria e këtij kom-bit të humbur për shekuj do të pasqyro-hen dhe reflektohen në këtë shekull. Të sqarojmë diçka ,këto 30 vite sa ka zgja-tur tranzicioni janë vitet të cilat kanë lod-hur e sfilitur por jo ndaluar rrugët e kom-bit për zhvillim, do të ndalej hapi në qoftë se nuk do të ishte SHBA. Një klasë e tillë politike, një elitë politike e blerë e stërblerë po kështu e shitur dhe e stërshi-

tur vetëm sa ka mundur të ngadalwso-jë e të rëndojë prosperimin, por jo ta fun-dosë atw . Ata që kanë bërë këtë krimet politike dhe ekonomike do të duhet të përgjigjen, do të shkojnë në plehra të his-torisë të turpëruar. Çfarëdo roli që do të këtë Gjermania dhe Franca po kështu dhe Anglia për kombin për gjeografinë shqiptare, vula e vijave të kuqë mbetet në “Washington DS” dhe në kongres-in amerikan . Ju keni parë sa herë në histori fati i kombit tonë ishte në ud-hëkryq, ishte USA ajo që ka bërë për-caktimin e vijave të kuqe.

Nje debat i fortë që ka ndarë palët jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri është teza për ndryshimin e kufijve. Si e gjykoni këtë ide?

Në këtë debat që ka të bëjë në es-encë me tokat shqiptare, të cilat nga ci-lido kah që të shikosh në histori janë të tkurrura, të vjen ndot nga përfshirja në këtë ide e atyre politikanëve që janë përf-shirë më parë në tkurrejn e detit dhe to-

kave shqiptare. Natyrisht roli i diploma-cisë dhe demokracisë së konsoliduar në një shtet do të kishte dhënë efektet reale se çfarë mendojnë shqiptarët për tokat e tyre. Shqiptarët pëmes referendumit në Kosovë e Shqipëri do të duhej të kishin treguar zërin e sovranit, vetëm verdikti i tyre është i shenjtë, e jo i kësaj klase poli-tike që vendos për tokat shqiptare për të shpëtuar lëkurën e saj. Kjo klasë politike e ka konsumuar të drejtën për t’u marë me vendime të rëndësishme të cilat pasqyrojnë rrugën në të cilët do të ecën në të ardhmen kombi.

Shqipëria dhe diplomacia e saj, ka një milion probleme të cilat nuk po mundet të menaxhojë vetë. Si mundet ajo të ndi-hmojë plagët e Kosovës që lëngojnë, nuk e kuptojë këtë?! Është një klasë e pa përgjeshme politikë edhe në Kosovë, dhe atje kemi grupime dhe njerëz të cilët edhe pse plagët e Kosovës ende janë të hapura, keni parasysh njerëzit e zhdukur me mijër, motrat tona tona të dhunuara

me mijëra, dhe ato në plan të parë kanë interesat e tyre, lëkurën e tyre. Mjer-isht një klasë e tillë politike në Kosovë dhe Shqipëri, do mund të bëjë dëme të mëdha kombit, por ne nuk duhet t’u le-jojmë këtë.

Situata në Shqipëri është padyshim tejet e vështire. Vendi ndodhet ne një krizë kushtetuese dhe politike, ku ndërkohë duket se palët politike janë shumë larg dialogut. Mazhoranca nuk tërhiqet nga zgjedhjet e 30 Qershorit e ndersa opozita kerkon qeveri tranzitore pa Ramen kryeminister. Cili është mendimi juaj per kete situate?

Kriza politike në Shqipëri, pasqy-ron më së miri se demokracia nuk është e konsoliduar dhe se klasa politike pro-cesin e demokracisë e ka shikuar si farsë. Ata që e kanë parë demokracinë si farsë do të jenë vetë viktima të asaj demokra-cie, ngase gjykimi mund të vonojë por do të vijë. Kjo krizë politike tregon bi-zantinizmin dhe mentalitetin bizan-tin të demokracisë që kanë në kokat e tyre, politikanët që i kanë marrë frymën e demokracisë. Mund të mendoni sikur Shqipëria, të mos ishte në NATO- çfarë do të kisht sot nga kjo krizë politike në Shqipëri, do të kishim një 1997-ë të dytë.

Situata në vend në fakt duhetk krejt e vështirë, dhe kjo fatkeqësisht vjen prej papërgjeshmërisë së polikanëve në krye të vendit. Po ju jap një shembull: Motrat dhe vëllezërit tanë, prej 30 vitesh, por kryesisht në këto vitet e fundit, po mar-rin masivisht rrugët e emigrimit e ndërsa vëllai i kryeministrit që jetonte në USA u kthye në atdhe. Kjo vjen pasi kryemi-nistri ja shtroi atij qilimin e kuq vëllait të tij. Dhe ndërkohë pakkush ose më sak-të askush nuk ka besim se të njejtën fry-më “mirëseardhjeje” sic kryeministri rez-ervoi pwr tw vëllain, do të gjejë çdo shqiptar që ritkhehet në atdhe.

Shpresa aty është vrarë, prandaj edhe mijëra të rinj emigrojnë jashtë vendit, qoftë edhe për të vazhduar stu-dimet e larta në Universitetet e huaja. Kjo ndodh pasi ata në vendin amë nuk gjejnë shpresë për të ardhmen e atyre, pasi ata shohin se si politikanët dre-jtues të vendit nuk mundësojnë alterna-tive zhvillimi dhe vende pune, por vetëm rrisin sa më shumë përfitimet e tyre dhe klasës në pushtet.

Por më duhet të them se SHBA dhe aleatët e saj, nuk mund të lejojnë që Shqipërinë të shohin si pronë të një klase politike që nuk është ë zonja të bëjë një demokraci të stabilizuar dhe të zhvil-lojë një drejtësi ku të gjithë para saj do të ishin të barabartë. Ne duhet të bë-jmë një drejtësi të konsoliduar dhe aty- para saj të gjithë të jemi të barabartë, dhe këto duhet të mësojnë edhe këto politi-kanë që një ditë do jenë para atyre karri-geve të drejtësisë.

Ferraj: Diplomacia e Shqipërisë dhe e Kosovës, në gjumë të trishtueshëm. Ideja e kufijve, pazar

Studentja e dhjetorit 1990

Politikë

Mimoza Ferraj

Ferraj - Haradinaj

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

E premte, 24 maj 20198 •

CMYK

Aktualitet

Raporti

Lajmi i VOA: Shqipëria përfshihet në tregjet ndërkombëtare të drogës

Një raport i ri arrin në përfundimin se trafiqet ilegale që rrjedhin përmes porteve, qyteteve dhe pikave kufitare të Ballkanit Perëndimor mundëso-

hen nga një ekonomi politike e krimit, e cila është e rrënjosur në vendet e rajonit. Raporti i publikuar nga Observatori i Shoqërisë Civ-ile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore, pasqyron pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Raporti tha se në rajon marrëdhëniet e ndërthurura mes politikës, biznesit dhe elitave kriminale e kanë shndërruar aktivitetin në një sipërmarrje të përbashkët mes strukturave shtetërore dhe gru-peve kriminale. Një tjetër tipar i përbashkët i rajonit të Ballkanit Perëndimor është se shumë pak raste të krimit të organizuar dërgohen në gjykata dhe edhe kur kjo ndodh, në shumë pak raste jepen dënime. E ashtuquajtura vijë ball-kanike përshkon disa vende të Ballkanit dhe mundëson trafikun e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Shqipëria dhe Kosova radhiten ndër pikat e tranzitit të heroinës, ndër-sa përsa i përket kokainës, Shqipëria së bashku me Malin e Zi janë shndërruar në pika të rëndë-sishme hyrëse drejt Evropës të kësaj droge të ardhur nga vende të Amerikës Latine.

ShqipëriaBallkani vazhdon të radhitet si furnizuesi

kryesor i kanabisit për Bashkimin Evropian dhe Shqipëria përmendet si vendi kryesor i pro-dhimit, megjithëse një rënie të konsiderueshme të kultivimit që nga gjysma e vitit 2017, si dhe një rritje domethënëse të konfiskimit. Rajo-ni vazhdon të shërbejë si një territor i përsh-tatshëm për kontrabandën e armëve, kontra-bandën e cigareve, trafikun e qenieve njerëzve dhe tashmë vihet re edhe rritja e pranisë së drogave sintetike. Ndër pikat kufitare dhe portet hyrëse nëpërmjet të cilave zhvillohen aktivitete të shumëllojshme kriminale radhiten Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Saranda, ndërkohë që zonat përreth Kurbinit dhe Lezhës përshkruhen si zona të nxehta të krimit të organizuar. Aktiviteti kryesor i grupeve të përqëndruara në kryeqyte-

Një nga të arrestuarit e “Vol-vo 4” kundër ekstradimit në ItaliNjë prej të arrestuarve të operacionit “Vol-

vo 4” apelon kundër ekstradimit në Itali. Bëhet fjalë për Hajri Seferin, një prej personave të akuzuar dhe pjesë e dosjes 339, për të cilin drejtësia italiane ka kërkuar ekstradimin. Më 17 prill, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës pranoi kërkesën për ekstradim të Hajri Seferit, ndonëse ky i fundit dhe avokati Armand Tragaj e kanë kundërshtuar atë. Avokati Tragaj konfirmoi se ka kërkuar rrëzimin me argumentin se Hajri Seferi është duke u hetuar nga prokuroria për krime të rënda për akuzat e trafikut të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Dhe për sa sipas tij në shtetin shqiptar ka një hetim të hapur ndaj tij, nuk mund të pranohet kërkesa për ekstradim. Megjithatë gjykatësi i Durrësit, Paulin Ceraj ka pranuar ekstradimin me argumentin se është në dorën e ministres së drejtësisë, të ven-dosë nëse do ta dorëzojë përkohësisht personin e kërkuar nga italianët apo do ta pezullojë ekstradi-min deri sa të përfundojë hetimi nga Prokuroria për Krime të Rënda. Rasti sjell në vëmendje një precident të mëparshëm, që u bë shkak për çelje të një hetimi nga ana e prokurorisë së Durrësit, ek-stradimi i Nezar Seitajt, i cili aktualisht po gjyko-het nga prokuroria e Katania për akuzat e trafikut, grupit të strukturuar kriminal etj. Nuk dihet nëse do ketë vendim të Gjonaj për të ekstraduar Hajri Seferin, megjithatë gjykata e Durrësit i ka hapur rrugën ekstradimit të Hajri Seferit.

Parandalohet konflikti me armë zjarri, pranga 19-vjeçaritNjë person është arrestuar nga policia e Vlorës,

pas një konflikti me armë zjarri. Policia thotë se në pranga u vu shtetasi G.B., 19 vjeç, të cilit iu sekuestrua edhe një pistoletë.”Specialistët për He-timin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, pas njoftimit të marrë nga një 35-vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B., kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përsh-kallëzimit të mëtejshëm të konfliktit”, sqaroi poli-cia. Pas kontrollit të ushtruar, këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.“Poli-cia ndërhyn dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti. Në pranga 1 shtetas, të cilit gjatë kon-trollit fizik iu gjet 1 armë zjarri dhe lëndë narko-tike Cannabis Sativa. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë, në bash-këpunim me Patrullën e Përgjithshme, pas njofti-mit të marrë nga një 35-vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G.B., kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.B., 19 vjeç, banues në Vlorë. Pas kontrollit të ushtruar, këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narko-tike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”-njoftoi policia.

Raporti i publikuar nga Observatori i Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore, pasqyron pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Raporti tha se në rajon marrëdhëniet e ndërthurura mes politikës, biznesit dhe elitave

tin Tiranë është në funksion të aktiviteteve në vende të tjera, si në Hollandë, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Gjermani, Itali, Kosovë dhe Mbretëri e Bashkuar, ndërkohë që lidhjet kriminale shtr-ihen në Turqi dhe Amerikën Latine. Zona të tjera të nxehta janë Elbasani dhe Fieri.

KosovaRaporti e përshkruan Kosovën si pjesë e

“trekëndëshit të krizës”, zona ndërmjet Maqedon-isë së Veriut dhe Serbisë Jugore, të cilat për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik, paqëndrueshmërisë, kufijve porozë dhe qeverisjes së dobët, janë të ek-spozuara ndaj krimit të organizuar. Veriu i Kosovës përmendet në veçanti si një zonë gri dhe e përsh-kuar nga aktivitete të paligjshme.

Përfundimet e raportitRaporti arrin në përfundimin se ka shenja që

popujt e Ballkanit janë të tejngopur me ndik-

imin e krimit të organizuar në komunitetet dhe vendet e tyre. Protestat më të fundit në disa prej vendeve të rajonit dëshmojnë për irritimin në rritje me elitat dhe korrupsionin e tyre. Meg-jithatë, raporti theksoi se ekonomia politike e kriminalitetit është tashmë e rrënjosur thellë. Rrjetet kriminale janë zhvilluar prej dekadash dhe ekzistojnë faktorë të jashtëm të interesuar në mbajtjen dhe shfrytëzimin e status quo-së për mundësi përfitimesh të paligjshme. Rapor-ti thotë se do të jetë e vështirë të ndryshohet sistemi, nëse nuk krijohen institucione më efikase dhe një sistem kontrolli dhe balancimi të pushtetit për të përmirësuar llogaridhënien, transparencën dhe integritetin. Observatori është pjesë e Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Ai financohet nga Fondi për Konfliktet, Stabilitetin dhe Sigurinë i Mbretërisë së Bashkuar dhe lidh aktorët e sho-qërisë civile në Ballkan./ VOA

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

E premte, 24 maj 2019 9•

CMYK

Sociale

Shqiptarët çdo ditë e më shumë kërkojnë mundësi për ta “braktisur” vendin e tyre në

kërkim të mundësive të një jete më të mirë që mund t’ju ofrojnë vendet europiane. Varfëria dhe më pas liria për të lëvizur e kanë nxitur një pjesë të popullsisë së Ballkanit të emigrojë, por në Shqipëri kjo tendencë është shumë më e lartë, pas viteve ’90, ndonëse vendi ynë nuk ka pasur konflikte lufte, si pjesa më e madhe e shteteve fqinjë. Kjo mani për të ikur po reflektohet dhe në shifrat e popullsisë. Të dhënat e fundit të Eu-rostat për vendet potenciale kandidate për në Bashkimin Europian tregojnë se Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, për të dy vitet që janë marrë referencë, si në 2007 ashtu dhe në 2017, teksa më shumë persona ikin, sesa kthehen.

Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Ma-lin e Zi është një nga tre vendet që raporton normë negative të migracionit netor për vitin 2017, por Eurostat thekson se kjo tendencë është shumë më e lartë në Shqipëri, me një mi-

Të dhënat e Eurostat

Tkurret popullsia e Shqipërisë. Shkak kryesor, emigrimi i lartë i popullsisë

gracion netor prej −5.2 për 1 000 banorë, e nd-jekur nga Kosova me rreth -3 për 1000 banorë dhe Mali i Zi me më pak se -2.

Dëshira për të ikur është ringjallur dukshëm vitet e fundit, siç tregojnë dhe kërkesat e larta për azil, ku Shqipëria në vitin 2018 ishte e para në botë për numrin e popullsisë (6.6 aplikime për 1,000 banorë, dhe e dyta pas nesh është janë gjeorgjianët, me 4.6 aplikime për 1000 banorë,

të ndjekur nga sirianët, me 4.4 aplikime. Në to-tal nga viti 2001, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, sipas të dhënave të mëparshme të Eurostat.

Pse emigrojnë shqiptarët?Shqiptarët gjithmonë e më shumë po emi-

grojnë nga vendi i tyre në kërkim të mundësive të reja. Rreth 1.5-2 milionë shqiptarë gjenden si emigrantë jashtë, kryesisht në: Greqi (0.5-0.6 mln), Itali (0.5-0.6 mln) dhe SHBA (0.1 mln), etj. Por, cilat janë arsyet kryesore që i shtynë shqiptarët të kërkonin azil në vendet e BE-së, veçanërisht në Gjermani?

Në përgjithësi të rinjtë të cilët kanë krijuar familje të reja besojnë se nuk mund të krijojnë një jetesë normale dhe të arrijnë një standard jetese pa të ardhura të cila në Shqipëri është shumë e vështirë ti fitosh. Papunësia, punësi-mi rastësor, të ardhurat e pakta për të paktën një prej partnerëve e detyron një familje që të largohet. Sipas statistikave të fundit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet në vendin e fundit

në rajon, për sa i përket nivelit të varfërisë. Pap-unësia në Shqipëri është absolute, largohen për të gjetur një punë për të mbijetuar.

Kushtet e jetesës, gjithashtu, konsiderohen si një faktor nxitës për emigrimin masiv që ka përfshirë vendin tonë vitet e fundit. Familjarët shqiptarë ankohen se familjet e tyre nuk jetojnë në një shtëpi siç duhet, duke qenë se nuk kanë të ardhura për ta përballuar. Dihet tashmë sa pak vlejnë diplomat në Shqipëri dhe sa vështirësi kanë të rinjtë shqiptarë të punësohen në vendin tonë pas përfundimit të studimeve. Të rinjtë shqiptarë diplomohen pa patur shpresë se do futen në tregun e punës, ata largohen kryesisht me idenë se do të stabilizojnë jetën jashtë ven-dit. Shumica largohen, sepse nuk gjejnë punë. Performanca e ekonomisë dhe rënia e kërkesës për punë është gjithashtu një shkak i emigrimit dhe për ata të cilët janë të shkolluar ose e kanë një profesion. Emigrimi është shndërruar në një plagë të rëndë për shqiptarët, një dhimbje e madhe e cila duket se po lë pasoja negative të mëdha në ekonomi por dhe në rrafshin social.

Protesta

Minatorët: Ligji është diskriminues. Përfitojnë zyrtarët, jo ata që kanë punuar në minieraNjë grup minatorësh kanë

dalë dje në protesta para parlamentit për të shprehur kundërshtimin ndaj pro-

jektligjit që u miratua në Parlament për statusin e tyre. Ata kanë kërkuar miratimin e statusit të minatorit, një premtim i kahershëm por duke plotësuar kërkesat e tyre dhe deklaro-jnë se ligji i qeverisë nuk i përmbush. Zv.ministri i Ekonomisë dhe Finan-cave bëri të ditur disa ditë më parë se rreth 23 400 minatorë, naftëtarë dhe metalurgë do të përfitojnë pension shtesë. Projektligji që parashikon këtë trajtim financiar u diskutua në komisionin parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. U njoftua se shtesa për minatorët do të jetë 1% për çdo vit sigurimi, ndërsa për kat-egoritë e tjera 0.6%. Thënë ndryshe nëse një minator ka 15 vite punë, ai do të përfitojë 3 mijë lekë në muaj. Ndërkohë përfaqësuesit e sindikatave për minatorët që ditën që u bë publi ligji i kërkuan qeverisë korrigjimin e ligjit duke mbajtur premtimin e dakordësuar në 26 Prill 2018,për një shtesë financiare dinjitoze, 40% të pagës minimale si rritje të pensionit aktual.Minatorët filluan protestat që atë ditë duke e konsideruar këtë ligj të padrejtë dhe tejet diskriminues.

Dhe ditën e djeshme në prag të miratimit të ligjit, minatorët i filluan sërish protestat duke e konsideruar ligjin diskrimues e të padrejtë. Një prej minatorëve në pension tha se nëse nuk plotësohen këto kërkesa do të djegë veten pasi ndihet i diskrimin-uar nga një e drejtë që ia jep Kushte-tuta. Ai gjithashtu pohoi se nga ky ligj përfitojnë zyrtarët jo ata që kanë punuar nëpër miniera. Minatori shtoi se ne vitin 2009 u bë një marrëveshje

me Ramën për statusin e minatorit, por kanë kaluar tashmë 6 vite dhe ky status nuk duket gjëkundi.

“Nuk shton kuotat tona. Na lë shumë poshtë. Unë kam 16 vite punë, po ta shumëzosh me 1%, mund të ngrihet 22 mijë lekë të vjetra. Ku do shkoj me këto. Unë barazohem me kooperativistin. Me këtë ligj përfitojnë zyrtarët që janë shpikësit e pensioneve falsë. Ne që kemi punuar ngelemi jashtë skeme. Ato kanë marrë konsulencë me sindikata sllave. Unë jam i mendimit do djeg veten, jam i diskriminuar. Kur më jepet kjo e drejtë nga Kus-htetuta këta ma mohojnë. I pari Ar-ben Ahmetaj, Ilir Beqaj e me radhë. Në 2009 bëmë marrë veshje me Ramën dhe tha brenda 6 muajve në pushtet do t’u jap statusin. U bënë 6 vjet dhe status s’ka”, tha minatori.

Po ashtu dhe minatorët e Korçës kanë dalë në protest ditën e djeshme. Minatorët e Korçës, Devollit dhe

Ersekës kanë organizuar sot protesta para Prefekturës. Burime për “Balkan Ëeb” bëjnë me dije se protesta e tyre bëhet për të kërkuar statusin e mina-torit. Syrja Ruci ,kreu i sindikatës se minatorëve të Korçës tha se protestat po bëhen për të kërkuar të drejtat e tyre. “Protesta është për të drejtat tona. Nuk po na e vënë veshin. Po na gënjejnë për statusin. Kërkojmë djersën tone. Pensioni është 35 mijë lek të reja.”-tha ai.

Vitin e fundit mbi 20 minatorë nga Korça kanë humbur jetën nga sëmundjet profesionale. “Nuk duam thërrime, duam statusin.Do përsh-kallëzojmë protestat deri në grevë uri”-u shprehën më tej minatorët.

Kërkesat e paraqitura më herët nga punonjësit e nëntokës për pensionin

Më herët Përfaqësues të Sindikatës së Naftëtarëve dhe mina-torëve kanë dalë në protesta për rrit-je të pagës dhe pensioneve për shkak

se ata janë një prej kategorive më të vuajtura në vendin tonë shumica e të cilëve vuajnë dhe nga sëmundje të rënda për shkak të kushteve të këqija të punës ndër vite.

Në ditën e punëtorëve Përfaqësues të Sindikatës së Naftëtarëve dhe përfaqësues të ndërmarrjeve të naftës nga i gjithë vendi, u mblodhën në qytetin naftëtar të Kuçovës, ku fir-mosën një peticion drejtuar kryemi-nistrit Edi Rama, me kërkesat e tyre.

Naftëtarët i kërkuan Ramës që të mbante premtimin e dhënë përsa i përkiste rritjes së rrogës dhe pen-sioneve. Ata kërkuan që qeveria të mbante qëndrim përgjegjës në lidhje me nismën që u ndërmor për përgatitjen e projektligjit për trajtimin financiar shtesë të profesioneve të vështira. Pas diskutimeve të shum-ta për padrejtësitë e mëdha dhe indiferencën vrastare të shtetit ndaj naftëtarëve në të kaluarën, naftëtarët i kërkuan qeverisë korrigjimin e ligjit

të statusit të naftëtarëve,duke mbajtur premtimin e dakordësuar në 26 Prill 2018,për një shtesë financiare dinji-toze, 40% të pagës minimale si rritje të pensionit aktual për padrejtësitë e mëdha dhe indiferencën vrastare të shtetit ndaj naftëtarëve në të kaluarën.

Ndërsa për minatorët kjo është e disata protestë brenda vitit. Dhe në protestat e mëparshme disa nga kërkesat kryesore të minatorëve, ishin që paga minimale e tyre të ishte të paktën 70 mijë lekë në muaj, përfitimi i pensioneve për minatorët dhe familjarët e tyre në rast të aksidenteve në punë, rritjen e pensionit dhe uljen e moshës së dal-jes në pension. Po ashtu, minatorët kërkuan të drejtën për të përfituar kontrolle mjekësore falas dhe në rast të sëmundjeve profesionale shteti t’i sigurojë kurimin mjekësor falas.

Me projektligjin e bërë publik ditë më parë qeveria i diskriminoi akoma dhe më shumë punonjësit e nëntokës duke iu dhënë atyre një sht-esë shumë të vogël për pensionin në krahasim me atë që iu ishte premtuar. Aktualisht numërohen rreth 8 mijë punëtorë dhe ish-punëtorë të mini-erave. Ata janë një ndër grupet me jetëgjatësinë më të shkurtër krahasuar me qytetarët e tjerë, si pasojë e punës në kushte të vështira në nëntokë. Nga kushtet e rrezikshme të punës, vetëm në muajt e fundit, kanë hum-bur jetën të paktën tetë minatorë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Rasti i fundit ishtei i muajit prill, ku një minator humbi jetën dhe një tjetër u plagos në galerinë e kromit në minierën e fshatit Tërnovë, në Bul-qizë. Shkaku për këtë ishte përhapja e lëndëve helmuese në galeri pas plasjes së një sasie dinamiti.

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

10 E premte, 24 maj 2019

Si po përvetësohen paratë e shqiptarëve me koncesionet 2.5 herë më të shtrenjta

Ndryshe nga projektet e tjera, kontratat e ndërti-mit në koncesionet me Partneritetin Publik Pri-

vat të dy akseve kombëtare Mi-lot-Balldren dhe Dukat-Orikum do të miratohen në parlament, duke i dhënë mundësi Kuvendit që të japë mendime dhe të bëjë ndrys-hime sa i përket kostos dhe cilësisë së rrugëve. Këshilli i Ministrave ka miratuar nënshkrimin e kontrat-ave me kompanitë që dolën fituese për të marrë koncesionet e rrugëve, ndërsa mësohet që në negociatat që Ministria e Infrastrukturës dhe En-ergjisë ka zhvilluar me kompanitë ANK dhe Gjikuria, është ulur inter-

esi që qeveria do t’i kthejë atyre për investimin që firmat do të bëjnë në këto dy rrugë.

Por ajo që opinioni të gjerë i është fshehur me shumë kujdes është rritja e ndjeshme e kostos së ndërtimit të të paktën nje prej kë-tyre rrugëve. Projekti i rrugës Mi-lot-Balldren parashikonte ndërtimin e një aksi tërësisht të ri, që është pjesë e korridorit Adriatiko-Joni-an dhe do të kushtojë 161 milionë Euro për 17.2 kilometra.

Ndërsa projekti i dytë parashi-

kon ndërtimin e një aksi 14.7 kilo-metra që lidh Portin e Jahteve në Vlorë me By Pass-in e Orikumit dhe Dukatin. Në total, kompania do të investojë për ndërtimin e rrugës 51 milionë Euro. Të dy veprat janë pjesë e programit “1 miliardë Euro investime” dhe do të ndërtohen fil-limisht me kapital të operatorëve privatë, ndërsa buxheti i shtetit do të shlyejë shumën e investuar në vite.

Kur qeveria programoi për herë të parë ndërtimin me koncesion të rrugës Milot-Balldren, kostoja zyr-tare e përcaktuar në buxhet ishte 14 miliardë lekë, ose rreth 110 milionë euro. Tenderi u bë në tetor të vitit

të kaluar dhe u fitua nga kompania ANK. Por kostoja, nga 14 miliardë lekë, që ishte programuar ne bux-het, kërceu në 20.1 miliardë lekë. Qeveria e justifikoi rritjen me rreth 50 për qind të faturës me faktin se projekti kishte ndryshuar dhe rrugës i ishin shtuar kalimet dytësore, plus ndërtimi i hyrje-daljeve për fshatrat përrreth.

Por nuk mbaroi me kaq. Kjo ishte vetëm vala e parë e çmen-durisë. Pas rritjes me 50 për qind, nga programimi buxhetor deri në tender, kostoja e rrugës Mi-lot-Balldren është rritur edhe me 60 për qind të tjera pas tenderit. Një javë më parë, Këshilli i Min-istrave miratoi kontratën e kon-cesionit për Milot-Balldren. Edhe pse tenderi për këtë rrugë u fit-ua për 20.1 miliardë lekë, në to-tal taksapaguesit shqiptarë do t’i paguajnë kompanisë koncesion-are plot 32 miliardë lekë. Pra 11.9 miliardë lekë shtesë, ose 90 mil-ionë euro më shumë se sa çmimi i tenderit. Këtu nis historia tjetër.

Shtesa prej 90 milionë eurosh është ajo që teknikisht quhet “kos-to e kapitalit”. E thënë më thjesht, ky është interesi që qeveria do t’i paguajë kompanisë koncesionare, meqenese ajo do ta ndërtojë rrugën me paratë e veta, ndërsa buxheti do ta shlyejë me këste për 13 vjet. Dhe fatura për qytetarët rritet. Pra, në dhjetor të vitit 2017 kostoja e kon-cesionit të rrugës Milot-Balldren u programua nga vetë qeveria me ko-

sto 110 milionë euro. Por në vetëm një vit e gjysmë, fatura totale e saj kërceu në 256 milionë euro. Gati dy herë e gjysmë më shumë.

Kjo rritje drastike është arsyeja se pse FMN i kërkon qeverisë të blloko-

jë ofertat e pakërkuara. Mekaniz-mi i ofertës së pakërkuar e bën ten-derin thuajse fiktiv dhe pa garë, jo vetëm në aspektin praktik, por edhe në atë ligjor. Për dy arsye: Së pari, bonusi prej 10 për qind të pikëve, që qeveria i jep ofertuesit të pa-kërkuar para tenderit, praktikisht e bën atë fitues të paracaktuar në ten-der. Së dyti, edhe në këtë garë të kufizuar, kompanitë që marrin pjese në tender garojnë vetëm për çmim-in e ndërtimit. Pasi shpallet fitue-si, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë negocion koston e intere-

Pavarësisht se tenderi i lotit të parë të Unazës së Madhe, që u përfshi në skandalin e falsifi-kimit të dokumenteve nga kom-pania DH Albania, nuk është ri-hapur për të zgjedhur kompaninë e re që do të kryejë punimet, Au-tortiteti Rrugor Shqipatr tashmë ka shpallur kompaninë fituese që do të bëjë mbikëqyrjen e tyre. Sipas njoftimit zyrtar, tenderi

me vlerë 15 mln lekë është fituar nga kompania “A & E Engineer-ing”, ndërkohë që objekt i kon-tratës do të jetë pikërisht super-vizioni i punimeve, që gjithsesi nuk kanë nisur ende. Deri më tani gara për këtë segment të un-azës së madhe është “pezull”, për sa kohë institucionet kanë deklaruar se po rishikohet pro-jekti me qëllim përmirësimin e

tij e më pas ai do të konsultohet edhe me banorët që preken nga implementimi i tij.

Megjithatë, edhe tenderi i su-pervizimit të punimeve nuk ka kaluar pa probleme, duke qenë se zanafilla e tij është që në shtator të vitit të kaluar, kohë kur u hap edhe gara për ndër-timin e unazës. Kjo pasi, ai u ankimua pranë Komisionit të

Prokurimit Publik nga kompania Illyrian Consulting Engineers. Për këtë procedure, fillimisht KPP vendosi të pranojë ankesën e operatorit, por një ditë më pas, ka bërë një korrigjim të vendim-it të mëparshëm, duke vendo-sur mospranimin e tij. Ndërtimi i unazës së madhe është i ndarë në 3 lote, ndërsa kosto totale e tyre arrin në rreth 40 mln euro.

“Nuk ve mend” Autoriteti i Rrugëve, tender për Lotin I të Unazës së Madhe

Ekonomi

Pas rritjes me 50 për qind, nga programimi buxhetor deri në ten-der, kostoja e rrugës Milot-Balldren është rritur edhe me 60 për

qind të tjera pas ten-derit. Një javë më parë, Këshilli i Minis-trave miratoi kontratën e koncesionit për Mi-lot-Balldren

Bonusi prej 10 për qind të pikëve, që qeveria i jep ofer-tuesit të pakërkuar para tenderit, praktikisht e bën atë fitues të para-caktuar në tender

10

Projekti i dytë para-shikon ndërtimin e një aksi 14.7 kilometra që lidh Portin e Jahteve në Vlorë me By Pass-in e Orikumit dhe Dukatin

14.7

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

11 E premte, 24 maj 2019

Kategoria e pronarëve në prit-je të kompensimit apo kthimit të pronave të marra në vitin 1945 është një prej më të penalizuar-ave nga mungesa e Gjykatës Kus-htetuese. Sipas Avokatit të Pop-ullit, janë të paktën 3 ndryshime në ligjin për trajtimin e pronës të cilat mbahen peng nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Në ana-lizën që u bë kësaj problematike, Avokati i Popullit ka vlerësu-ar situatën juridike të trajtim-it të së drejtës së pronës nga ligj i ri jo në përputhje me disa pa-rime kushtetuese, qëndrim i cili është pranuar në vendimin nr.01, datë 16.01.2017 të Gjykatës Kushtetuese, ku është vendosur shfuqizimi i pikave 3 dhe 5, të nenit 6, të të Ligjit nr.133/2015.

Ndërkohë, në kushtet e mung-esës së kuorumit të nevojshëm vendimmarrës, Gjykata Kus-htetuese, nuk u shpreh për kushte-tutshmërinë e parashikimit të kry-er në shkronjën “b”, të nenit 6, si dhe në shkronjat “a” dhe “b”, të nenit 7, të Ligjit nr.133/2015. Edhe pse kërkesa për shfu-qizimin e këtyre dispozitave lig-jore është depozituar prej Shoqa-tës “Pronësi me Drejtësi”, pranë kësaj gjykate, Gjykata Kus-htetuese prej më shumë se dy vitesh është në pamundësi objek-tive të shqyrtimit të kësaj kërk-ese, pasi nuk plotësohet numri i nevojshëm i anëtarëve të trupit gjykues. Kjo mangësi, konklu-don Avokati i Popullit, përbën një nga shkaqet ekzistuese që

ndikon në efiçencën e atyre me-kanizmave sistemikë, të cilët janë krijuar në nivel kushtetues si ga-rantë të respektimit të së drejtës të pronës si një e drejtë themelore e njeriut, duke sjellë pasoja të dre-jtpërdrejta edhe në mbrojtjen e kësaj të drejte.Zgjidhja e dhënë për njohjen e pronës në Ligjin nr.133/2015, duke u mbështetur tek kompen-simi në të holla sipas vlerësimit financiar të dhënë në këtë ligj, jo vetëm nuk respekton të drejtën e pronësisë së subjektit pronar, por ka dëmtuar dhe dëmton inte-resat e taksapaguesve shqiptarë, të cilët do të duhet të vijojnë të paguajnë fatura shumë të mëdha financiare, thekson Avokati i Popullit.

Varfëria dhe më pas liria për të lëvizur e kanë nxitur një pjesë të popullsisë së Ballkanit të em-igrojë, por në Shqipëri kjo ten-dencë është shumë më e lartë, pas viteve ’90, ndonëse vendi ynë nuk ka pasur konflikte lufte, si pjesa më e madhe e shteteve fqinjë. Për më tepër dëshira për të ikur është ringjallur dukshëm vitet e fun-dit, siç tregojnë dhe kërkesat e lar-ta për azil, ku Shqipëria në vitin 2018 ishte e para në botë për num-rin e popullsisë (6.6 aplikime për 1,000 banorë, dhe e dyta pas nesh është janë gjeorgjianët, me 4.6 ap-likime për 1000 banorë, të ndjekur nga sirianët, me 4.4 aplikime).

Në total nga viti 2001, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, sipas të dhënave të mëparshme të Eurostat.

Kjo mani për të ikur po reflek-tohet dhe në shifrat e popullsisë. Të dhënat e fundit të Eurostat për vendet potenciale kandidate për në Bashkimin Europian tregojnë se Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migra-cioni neto në krahasim me të gji-tha vendet e tjera të Ballkanit, për të dy vitet që janë marrë referencë, si në 2007 ashtu dhe në 2017, tek-sa më shumë persona ikin, sesa

kthehen .Shqipëria, së bashku me

Kosovën dhe Malin e Zi është një nga tre vendet që raporton normë negative të migracionit netor për vitin 2017, por Eurostat thek-son se kjo tendencë është shumë më e lartë në Shqipëri, me një mi-gracion netor prej −5.2 për 1 000 banorë, e ndjekur nga Kosova me rreth -3 për 1000 banorë dhe Mali i Zi me më pak se -2 (shih grafi-kun). Për Turqinë norma neto e migracionit ishte pozitive (1.6 për 1.000 banorë), ndërsa për Maqe-doninë, Bosnjën dhe Serbinë, fluk-set migratore pothuajse nuk kanë ndryshuar.

Kriza në rafinerinë e përpunim-it të thellë të naftës, ARMO është rikthyer sërish, teksa puna është bllokuar prej 10 ditësh nga mungesa e naftës. Punon-jësit e ARMO-s pohuan se po përsëritet e njëjta skemë, pasi administratorët e rafinerisë ikin dhe vijnë duke lënë pas borx-he dhe punonjës të papunë. Nga burimet pranë ARMO-s u mësua se puna është pezullu-ar nga mungesa e naftës. Kom-pania Bankers Petroleum e cila është furnizuesi kryesor i AR-MO-s ka ulur sasitë për rafiner-inë, pasi ka rritur shitjet në ek-sport. Ndërsa një anije që do të vinte nga jashtë me një sasi mbi 25 mijë tonë naftë nuk ka mun-dur të zhdoganohet. Në mung-

esë së naftës bruto ARMO e ka bllokuar punën, teksa kontrak-torët që e administrojnë duket se po bëhen gati të ikin sërish. Punonjës të kompanisë pohuan së për momentin në rafineri po qëndron vetëm përfaqësue-si i Bylis Energji, i cili po mban punonjësit me shpresë se do të vijë naftë nga jashtë.

Punonjësit pohuan se, nuk ka transparencë në administrim-in e kompanisë, teksa për vite me radhe qiramarrësit vijnë mil-ionerë dhe ikin miliarderë, tek-sa lënë një mal me borxhe në ARMO. Puna në rafineri është bllokuar më herët gjatë muajit ja-nar të këtij viti, për të njëjtat ar-sye të mungesës së furnizimit me naftë.

Ish-pronarët trokasin te Avokatja e Popullit: Mungesa e Kushtetueses na penalizoi

Eurostat: Shqipëria po vuan më shumë largimin e qytetarëve të saj

Bllokohet sërish kompania ARMO, nuk ka naftë

Euro humbi sërish pikë të en-jten në kursin e këmbimit me le-kun. Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 122.31 lekë, në rënie të lehtë nga kursi 122.4 i ditës së mërkurë. Ky është niveli më i ulët që euro ka regjistruar që nga 22 te-tori i vitit 2008. Ekspertët dhe Ban-ka e Shqipërisë parashikojnë që kursi i këmbimit euro-lek për këtë vit të jetë i qëndrueshëm, pa luhat-

je të krahasueshme me ato të vitit 2018. Megjithatë, parashikimi i kursit të këmbimit është i vështirë, çka dëshmohet edhe nga rënia e pa-pritur euros në javët e fundit. Po të kemi parasysh se ndodhemi në prag të verës, një periudhë e vitit kur leku ka tendencë sezonale mbiçmi-mi, nuk mund të përjashtohet që monedha vendase të fitojë më shumë terren.

Vijon “tërmeti”në tregun valutor, euro sërish humb terren

Ekonomi

sit kokë më kokë me kompaninë pri-vate. Pra, kostoja e interesit, e cila është sa 40 për qind e faturës totale, nuk bëhet me garë, por me negocim të drejtpërdrejtë, në një tavolinë zyre, apo ndoshta edhe private, mes dre-jtuesve të ministrisë dhe kompanisë private.

Si mund të lihet një institucion që të negociojë kokë më kokë pa asnjë garë, për një shumë prej 90 milionësh euro prokurim? Kjo është e paligjshme. Është njësoj sikur një institucion publik të shpenzojë 90 milionë euro nga paratë e qytet-

arëve pa asnjë tender, por me nego-ciata të drejtpërdrejta. Ligjërisht do të duhej që gara e koncesioneve të bëhej për të gjithë vlerën e faturës, pra jo vetëm për koston e ndërtim-it të rruges, por për koston e ndër-timit, plus koston e kapitalit. Në të kundërt, ndodh kjo që ndodhi.

Një rrugë që u nis me 100 mil-ionë euro, do ta paguajmë 256 mil-ionë euro. Dy herë e gjysmë më shumë, gosti për firmën e afërt me një ish-deputet të Partisë Social-iste, shume i afërt me kryeminis-trin Edi Rama.

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

E premte, 24 maj 201912 •

Aktualitet

Operacioni më i rëndë-sishëm anti-drogë i kryer nga Policia e Ravenës çoi në arrestimin e dy

trafikantëve me origjinë shqiptare. Hetimi i cili zgjati disa javë dhe u koordinua nga zyra e prokurorisë publike, lindi pasi policia e Ravenës filloi të dyshojë se një tregtar droge në zonë, i cili ishte përjashtuar nga territori italiane pas dhënies së një mase sigurie në vitin 2016, pasi u gjet me kokainë në Milano, duke kryer tregti në një dyqan Romagna. 35-vjeçari u vëzhgua dhe u ndoq për disa ditë. Shqiptari për t’u kthyer në Itali kishte përdorur një dokument të vlefshëm, por duke mbajtur një mbiemër të ndryshëm, duke e ndry-shuar atë pas martesës me një grua rumune në Shqipëri. Pas martesës ai kishte marrë mbiemrin e gruas së tij. Shqiptarët gjatë vëzhgimit nga policia u panë të shkonin nga shtëpia ku jetonin në Bagnacavallo, u panë të shkonin në një shtëpi në Ravena. Kështu punonjësit e poli-cisë së Ravenas, të martën pasdite, ndaluan dy shqiptarët, të cilët ishin duke udhëtuar drejt Via Canalaz-zo, Ravenna me një mjet tip “Alfa Romeo Giulietta” (jo në pronësi të tyre). Gjatë kontrollit në makinë shqiptarëve ju gjetën edhe 3 mijë euro para të gatshme, për të cilat nuk arritën të justifikonin origjinën e tyre. Hetimet pastaj u zhvendosën në shtëpinë e Bagnacavallo, dhe këtu dyshimet e policisë u konfir-muan. Në shtëpi, në fakt, kishte rreth 20 mijë euro të mbështjella në

Drogë në kufirin shqiptaro-grek, 3 të arrestuar

Rreth 36 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar në Sajadhe, pranë Igumenicës. Sipas asaj që raportojnë mediat helene,

gjatë operacionit policor është ndaluar një mjet ku janë sekuestruar 28 pako me 35 kg 950 gram marijuanë. Në pranga ka rënë shoferi 44-vjeç, kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur. Gjithashtu është ndaluar një mjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës ku janë arrestuar një burrë 50-vjeç dhe një grua 40-vjeç. Ndërsa në këtë makinë të dytë janë sekuestruar 3 telefonë celularë. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 3.9 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Shqiptari plagos ortakun grek për pazare droge

Oficerët e policisë në Athinë kanë arrestuar dy persona, një 41-vjeçar dhe një 26-vjeçar, të dyshuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa

leje. 41-vjeçari u plagos nga 26-vjeçari shqiptar dhe për rrjedhojë është dërguar në spitalin e kryeqytetit. Pas hetimeve, është zbuluar se plagos-jen e ka kryer një 26-vjeçar, shok i tij. Plagosja dyshohet se është bërë për pazare të lëndëve narkotike. Policia greke, pas hetimeve dyshon se dy të arrestuarit tashmë janë pjesë e grupeve që merren me trafik droge nga Shqipëria në Greqi, shkruajnë mediat helene. Forcat blu të Athinës zbuluan se 26-vjeçari jetonte në një banesë në Exarchia. Ai dhe 41-vjeçari dyshohet se janë përfshirë në trafik droge në Shqipëri, Greqi, por edhe vende të tjera europiane. 41-vjeçari, pas lëndimit në krahun e majtë, shkoi vetëm në Qendrën Mjekësore të Athinës dhe autoritetet u njoftuan nga klinika për incidentin. Atij i janë gjetur para dhe një fishek. Edhe pse dyshja nuk shpjegoi pse ka ndodhur plagosja, autorite-tet kanë ngritur dyshime se lëndimi trupor kishte lidhje me marrëveshje të prishur droge. Pas bastisjes të shtëpive të të akuzuarve, u gjet edhe një thikë. Të akuzuarit do të përgjigjen për disa akuza që kanë të bëjnë me plagosje, trafik droge, armbëmbajtje pa leje etj.

Grabisnin me dhunë, 4 shqiptarë në pranga

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare, e cila kryente grabitje me dhunë, duke vënë në pranga 4 persona. Siç rapor-

tuan mediat italiane, autorët kanë kryer grabitje në një vilë mes Piemontit dhe Lombardisë, por edhe një grabitje tjetër në Erbus-co. Operacioni i koduar “Sytë e akullit” vuri në pranga Agustin Pjetërgjokaj 24 vjeç, Kristjan Keci 28 vjeç, Cesk Thani 32 vjeç dhe Kristjan Mëhilli 25 vjeç. Të 4 shqiptarët janë përgjegjës për krimet në fushën e vjedhjeve të banesave, posedim të armëve dhe plagosje. Hetimet për këtë bandë filluan pas një grabitje brutale në një shtëpi në 29 nëntor të vitit të kaluar, kundër një sipërmarrësi të verës. Hetimet e karabinierëve vazhdojnë me qëllim që të konsta-tohen përgjegjësitë e mundshme të kriminelëve të lartpërmendur për krime të ngjashme të kryera në të gjithë Italinë Veriore.

Sekuestrohet drogë dhe 10 mijë euro, në pranga 1 shqiptar në Mantova të Italisë

Pas konfiskimit të një sasie droge dhe disa mijëra eurove, mëng-jesin e së martës, 21 maj 2019, policia italiane ka vënë në pranga

2 persona, njëri prej tyre shqiptar dhe tjetri kolumbian. Policia bën me dije se të arrestuarit janë shqiptari Erald Qoshku, 22-vjeç dhe kolumbiani Flor Alba Patino, 52-vjeç. Gjatë arrestimit u gjet dhe se-kuestrua 2 kg heroinë, 2 kg kokainë dhe rreth 10 mijë euro në para të gatshme. Autoritetet italiane janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të të arrestuarve.

Në vazhdim të operacionit të pol-icisë së Pordenone ku u arrestu-

an 3 shqiptarë, pasi akuzohen për vjedhjen e 66 banesave, policia ka gjetur stoli me vlerë 1 milion Euro që ishin përfituar nga grabitjet. Sipas policisë italiane shqiptarët kanë kry-er 66 vjedhje të shtëpive dhe vilave në Veri- Lindje të Italisë në peri-udhën Nëntor 2018 deri në Shkurt 2019. Ditën e mërkurë policia ka zb-uluar se banda e shqiptarëve kishte fshehur më shumë se 1.3 kilogramë stoli që kapin vlerën e 1 milionë Eurove, një pistoletë si dhe një kasa-fortë me municione. Pas konfiskimit të telefonëve të tre shqiptarëve, u bë i mundur zbulimi i vendit ku fshiheshin bizhuteritë. Më pas grupi hetimor ka ushtruar kontroll në një

Fshehën bizhuteri me vlerë 1 mln Euro, 3 shqiptarët grabitën 66 banesabanesë të braktisur si dhe në zonën e pyllëzuar që shtrihej përgjatë lumit në zonën e Coneglianese dhe Sacilese. Policët kontrolluan në disa vende dhe zbuluan se grabitësit i kishin groposur xhevahiret dhe një pistoletë markë “Smith & Wesson Model 38”. Ndërkohë hetimet janë duke vazhduar në mënyrë që të identifikohen pronarët e bizhuterive të vjedhura. Zonat ku shqiptarët kanë kryer vjedhjet janë provincat e Pordenonit, Trevisos dhe Bellunos. Në pranga kanë rënë Darjel Prushi, 27 vjeç nga Kruja, me precedent të mëparshëm kriminal, i cili jetonte në Conegliano në Via Kennedy; Edmod Ethemaj, i njohur si “Mondi”, 35 vjet nga Peqini banues po në Coneg-liano, edhe Nikoll “Niku” Dobrozi,

27 vjeç, nga Mamurrasi pa një vend-banim fiks. Mediat italiane bënë me dije se tre shqiptarët e arrestuar janë në burg që prej 25 Prillit dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se kanë kryer grabitjet. Shqiptarët ishin një shoqatë kriminale e mirë struk-turuar, e specializuar për vjedhjet në shtëpi me zbritjen e kasafortave. Nga verifikimet e deri më tanishme, policia ka verifikuar se janë rreth 2 milionë Euro të ardhura që janë përfituar nga grabitjet e banesave dhe vilave. Gjithashtu u verifikua se një pjesë e sendeve të vjedhura janë sjellë në Shqipëri. Një pjesë e mirë e bizhuterive të vjedhura u janë rikthyer pronarëve të ligjshëm, vlera e të cilave kap shifrën e qindra, mijëra Eurove.

Operacionet

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg marijuanë, 6.2 kg kokainës, 130 mijë euro para të gatshme, një pistoletë dhe 70 plumba

Antidroga italiane sekuestron marijuanë dhe 130 mijë euro, vihen në pranga 2 shqiptarë

rrathë, 16 kg marijuanë të ndarë në çanta të paketuara, por edhe mate-riale dhe dy makina paketimi dhe pesë bilance precize. Por surpriza e vërtetë u gjet në makinë. Gjatë çmontimit që autoritetet poi bënin makinës hetuesit zbuluan në airba-gun e pasagjerëve 6,2 kilogramë kokainë, të paketuara në 24 pako me pesha të ndryshme të gatshme për shitje. Nëse kjo sasi droge do të dilte në treg do të kapte velrën

e 100 mijë eurove. Gjithashtu e drogën u gjet dhe sekuestruan rreth 70 plumba për pistoletë. Pra në total gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg marijuanë, 6.2 kg kokainës, 130 mijë euro para të gatshme, një pistoletë dhe 70 plumba. Hetuesit spekulojnë se të dy trafikantët po grumbullonin drogë nga Evropa Lindore, dhe pastaj e rishesin atë me shumicë në tregtarët e drogës nga e gjithë Romagna.

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

E premte, 24 maj 2019 13•

Aktualitet

Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Fier-Kraps. Ngjarja ka ndodhur rreth

orës 17:00, në vendin e quajtur “Kraps”, ku shtetasi A.A, 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u rrëzuar nga 10 metra lartësi. Për pasojë kanë mbe-tur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç, të tre banues në Kraps. 15-vjeçari A.A mësohet se e kishte marrë automjetin pa dijeninë e prindërve. Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal Fier për mjekim dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mediat rumune kanë publikuar detaje të reja mbi aksidentin

e rëndë në Rumani që i mori jetën Ervin Dervinës, Oficerit të Kontaktit të Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglin-dore (SELEC)dhe bashkëshortes së tij rumune. Po ashtu, katër persona të tjerë u plagosën. “Një makinë e Ambasadës së Shqipërisë në Rum-ani është përfshirë në një aksident serioz rrugor në qarkun e Mires. Dy makina dhe një TIR i ngarkuar u përplasën në rrugën midi Suseni dhe Brancoveneseti. Policia beson se aksidenti ka ndodhur për shkak

Tension dhe debate të forta në gjykatën e Apelit për Krime

të Rënda në procesin ndaj Emil-jano Shullazit dhe bandës së tij. Gilmando Dani, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit i kërkoi kryesueses së trupës gjykuese Saida Dollani të jepte shpjegime rreth një kërcënimi të mundëshëm me jetë të denoncuar në institucionet ligjz-baatuese nga bashkëshorti i saj. “Ju keni mbushur opinionin publik se ju kemi kercenuar ju apo burrin a ro-jen. A mund te me japesh nje perg-jigje si mua ashtu dhe medias?”, i tha Dani, kryetares së komanduar të

Apelit për Krime të Rënda. Bash-këshorti i kësaj të fundit, denoncoi pak javë më parë në prokurorinë e Tiranës një kërcënim me jetë që kishte marrë në hyrjen e pallatit ku banonte nga një person i paidenti-fikuar. Duke qenë se dyshimet për kërcënimin ranë mbi Shullazin dhe miqtë e tij, Dani këmbënguli që gjyqtarja të jepte shpjegime lidhur me këtë fakt, por Saida Dollani i kërkoi të ulej dhe të respektonte solemnitetin e gjykimit. Ai refuzoi të zbatonte urdhrin e gjykatës, c’ka detyroi kryesusen të përjashtonte të pandehurin nga procesi. Kaq

mjaftoi që situata të përkeqësohej edhe më tej, përderisa Endrit Qyqja iu kthye gjykatëses duke i thënë se “ti s’mund të kalosh vettingun në kurrizin tonë”.Në mbeshtetje të tij, tre të pandehurit e tjerë, Endrit Qyq-ja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, bashkë me avokatët braktisën më pas sallën e gjyqit. Pjesë e debatit s’kishte sesi të ishte vetë Emiljano Shullazi, për faktin se ai mungoi në seancë. Në kushte të tilla, gjykata u detyrua të ndërpriste procesin për një datë tjetër, duke dështuar edhe këtë herë për nisjen e shqyrtimit të dosjes së shumëpërfolur.

Gjyqi për Shullazin, tensione në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Vdekja në aksident e oficerit shqiptar ditën e ditëlindjes së bashkëshortestë mungesës së përparësisë. Pas përplasjes, TIR u përmbys dhe të dy makinat dolën jashtë rruge. Dy vetë në makinën e Ambasadës shqiptare vdiqën dhe katër të tjerë u plagosën. Një helikopter në tiranë u kërkua të transportojë viktimat. Trafiku u bllokua për disa orë,” shkroi njera për mediave rumune. Një tjetër por-tal rumun njoftoi se “dy vetë, shtetas shqipatrë, në një makinë diploma-tike, kanë humbur jetësh, - shkruanë mediat vendase. – Kontaktuam Ambasadën Shqiptare në Rumani. Përfaqësuesit e institucionit u tregu-an të rezervua dhe nuk e konfirmuar

identitetin e viktimave të aksidentit. Ata thanë se ky ishte një moment i papërshtatshëm dhe i trishtuar. Meg-jithatë, viktimat janë të rangut të lartë. Ambasada Shqiptare në Ruma-ni pritet të japë një njoftim për shtyp pasi të njoftojë familjen,” njoftuan mediat rumune, duke publikuar edhe fotot nga vendi i aksidentit. Burime të tjera bënë të ditur se Dervina me bashkëshorten rumune kishin festuan ditëlindjen e kësaj të fundit dhe po ktheheshin nga një drekë në një fshat turistik. Ervin Dervina ishte me origjinë nga qyteti i Elbasanit, djali i dy mësuesve të nderuar.

Aksidentet

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç, të tre banues në Kraps. 15-vjeçari A.A mësohet se e kishte marrë automjetin pa dijeninë e prindërve

Në Fier, makina me tre adoleshentë bie nga 10 metra lartësi

Makina godet këmbësorin, e braktis në mëshirë të fatit

Një aksident ka ndodhur dje në mesdite në rrugën Ti-ranë-Fushë-Krujë në afërsi të

Valiasit. Mësohet se një automjet ka goditur një këmbësor duke e plagosur rëndë atë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me mjetin, duke e lënë të plagosurin

në rrugë. I plagosuri është identifi-kuar si Gëzim Bami, rreth 55 vjeç. Ai është dërguar në spital nga të afërmit e tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapen e autorit të aksidentit.

Në Elbasan, makina përfshihet nga flakët në garazh

Një automjet i parkuar në garazh ka marrë flakë në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Policia bën me dije se makina në pronësi të shtetasit me inicialet E.L. është shkrum-buar. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndonëse paraprakisht dyshohet për një zjarr aksidental. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sarandë, aksidentohet çiklisti italian, në gjendje të rëndë

Një 23-vjeçar nga Italia, Massi-mo Rosa, i ndodhur në Sarandë me një grup çiklistesh të tjerë aksiden-talisht është rrëzuar dhe menjëherë është transportuar për ndihmë në spitalin e Sarandës.

Pas ndihmës së parë, u vu re se gjendja e tij ishte me probleme shqetësuese. Çiklisti kishte dëmtim të ansive të sipërme dhe të poshtme me laceracione, plagë të hapura dhe dyshim për dëmtim të tendinave të ansive të sipërme. Duke parë shkallën e dëmtimit të çiklistiti italian, stafi mjekësor në Sarandë vendosi menjëherë transportimi i tij me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

E premte, 24 maj 201914 •

Opinion

E ka mirë deputetja: Kjo që po ndodh në Akademinë e Shken-cave nesër më 24 maj, zgjedhjet e palig-jshme atje në të gjitha

kuptimet, ishte ajo që para disa muajsh ti quaje reformim nëpërmjet rithemelimit???

Të njejtët persona, që vijnë vërdallë si në lojën e karrikeve apo si te vallja gazmore për çliminj : “Erdhi shoqja prapa meje dhe shaminë ma vuri!”, që zgjidhen pa kandidatura rivale sepse askush

Kryeministri Rama, në një përgjigje në rrjetet sociale ndaj deklaratave të mëhershme të Presidentit Ilir

Meta, e quajti mungesën e Gjykatës Kushtetuese një gjë më të mirë sesa ekzistencën e saj. “Më mirë bosh nga Vetingu sesa me djallin brenda”, kjo ishte shprehja e Kryeministrit.

Po të ndjekim të njëjtën logjikë, zoti Kryeministër, duhet ta heqim fare sistemin e Drejtësisë. Nëse Vetingu do të jetë rigoroz sa në rastin e Antoneta Sevdarit, nuk do mbetet as gjykatës e as prokuror në këmbë. Shqipëria ka jetuar me ekonomi in-formale në një periudhë të gjatë kohe. Është shteti i dalë më së voni nga sis-temi komunist dhe një nga shtetet më të varfëra të Evropës. Gjyqtarët dhe Prokurorët e Shqipërisë duhen parë si pjesë e këtij realiteti. Nuk mun-det të përdorim fjala vjen të njëjtat standarte që përdorim për gjykatësit suedezë apo finlandezë.

Një pjesë e madhe e tyre (gjykatësve, prokurorëve) vijnë nga të famshmit “Plepa”. Plepat, për ata që nuk e kanë idenë se nga vjen kjo fjalë, është një vend në Durrës,

në breg të detit, ku u vendos që të shkolloheshin “juristët e së ard-hmes” me kurse tre apo 6 mujore. Ishte koha kur po ndërroheshin sistemet dhe ishte krijuar boshllëk i madh. Si tani por për arsye të ndrys-hme. Partia në pushtet, në ato kohë, formoi juristët e vet, besnikët e Par-tisë. Mblodhi nga gjithë Shqipëria dhe siç kishte kurse për shoferë, tornitorë apo mekanikë u krijuan edhe kurset për gjyqtarë!

Siç i bëri edhe Partia e parë gjyqtarë kovaçët partizanë të sapo dalë nga Lufta. Të paaftë profe-sionalisht dhe lehtësisht të korrup-tueshëm, këta ishin batakçinjtë më të mëdhenj. Në vend që të vinim vetullat nxorëm edhe sytë.

Tani jemi në të njëjtat kus-hte. Vetingu po i hedh në tokë gjykatësit, prokurorët. Në një raport të publikuar së fundmi, Komisio-ni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) raporton që nga 108 raste të kaluara ka shkarkuar 52! Po t’u shtojmë këtyre edhe rastet e shkarkuara nga Komisioni i Apelimit (KPA) si edhe numrin e atyre që janë tërhequr me vullnetin e tyre nga sistemi, atëherë, numri rritet ndjeshëm. Në sistemin e Drejtësisë, të kulluarit, ata që ka-

lojnë vrimën e gjilpërës së KPA dhe KPK do të jetë shumë më i vogël sesa ata që do mbeten jashtë…

Po ku do i gjejmë zëvendësuesit për këta që u shkarkuan?

Ligji parashikon vetëm një mundësi, Shkollën e Magjistraturës. Edhe kjo shkollë u vendos në një vend piktoresk, mes pemëve e gjelbërimit të Liqenit Artificial të Tiranës. Por kjo ishte e vetmja gjë e përbashkët me “Plepat” famëkeq. Magjistratura është me kohëzgjatje të plotë e kritere të rrepta. Numri i magjistratëve në vit të tretë është 25 sipas faqes së kësaj shkolle. Në vit të dytë janë 15 e në vit të parë akoma më pak, vetëm 10 vetë. Pra, me këtë ritëm, pas tre vitesh i bëjmë vetëm 50 vetë…

Edhe sa vjet duhet të presim ne për të pasë Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë, plotësimin e ven-deve të pafund bosh në Gjykata të nivelit të dytë e të parë, në Proku-roritë e të gjitha shkallëve? Apo “më mirë bosh sesa me djallin brenda”?!

Sistemi duket në kolaps. Reforma në Drejtësi nuk duhej të kolapsonte kurrsesi sistemin, presupozohej që të ishte çlirimi i tij nga të padenjët. Kush përfiton nga mungesa e drejtë-sisë në një vend me kriminalitet dhe

korrupsion të lartë? Sa është numri i dosjeve që akumulohen çdo ditë e më shumë në sirtaret e arkivat e Gjykatës së Lartë dhe kush e paguan këtë kosto? A quhet shtet një i tillë kur i mungon elementi gjyqësor në nivele kaq të larta? A e din zoti Kryeministër që për të bërë një ek-stradim të një krimineli me damkë, të shumëkërkuar, duhet një vendim i Gjykatës së Lartë? Dhe nëse kjo Gjykatë u shua do të thotë që jemi në parajsën e kriminelëve më të famshëm shqiptarë që janë jashtë terrritorit shqiptar?!

Apo “më mirë bosh se me djallin brenda”

Që mos të shkojmë as në Plepa e as “të rrimë bosh më mirë sesa me djallin” është një zgjidhje. Të mba-jmë në sistem më të mirët e atyre që kemi duke ruajtur institucio-net kryesore. Pra, të heqim më të këqinjtë për aq sa kemi mundësi të zëvendësojmë. Vitin e parë të heqim 25 më të korruptuarit, vitin e dytë 15 e kështu me radhë. Apo t’i marrim oficerët e policisë gjyqësore dhe ndi-hmës gjyqtarët e ti bëjmë prokurorë e gjyqtarë?! Mu kujtuan qershitë e Nastradinit…/ gazetaexpres

Që Vettingu të mos na kujtojë “Plepat”!

Nga Ermal Mulosmani

Fol Edi! Kur do të flasim? Tre pyetje për Ramën, jo si kryeministër!

Nga Artan Fuga

nuk guxon të flasin në Akademinë e Shkencave dhe jo më të kandido-jë, zgjedhje të paligjshme me ligjin e vjetër që deputetët e kanë sjellë për t’a hedhur në kanal!!!

Çfarë turpi për Shqipërinë!!!Kjo ishte ajo që ti quaje demokra-

tike? Që mënjanë deputetët tuaj, me në krye Eglantina Gjermenin, në komision ndjekin procedura antikushtetuese, për ta ndryshuar ligjin, kurse më anë tjetër Skënder Gjinushi dhe Vaso Tole, me Salvator Bushatin, votohen për pesë vjet me ligjin e kalbur të tanishëm???

Çfarë turpi për një Shqipëri të shekullit të XXI!!!

Ky është pakti që ti gjoja ke bërë me universitetet, kur minis-tria jote e arsimit, jo imja, fsheh paturpësisht mendimin e komu-nitetit universitar të vendit sikur të kishte të bënte me kalamaj që mësojnë abetaren në ndonjë shkollë rurale fshati???

Çfarë skandali!!!Dhe ti ndërkohë hesht, hesht,

hesht! Kjo është kultura, shkenca, arti, dija që ti mbron tani??? O në strehën e pushtetit dhe të politikës,

o hiç fareeeeee!Çfarë metamorfoze!Bën sikur nuk ke dijeni, sikur

është gjë e vogël me të cilën merren “thikat” e dorës së dytë si Gjermeni, Shahini, Ikonomi? Ato lënë të nënkuptohet se nuk kanë cfarë të bëjnë ty! Hipokrizisë i beson ti tani???

Fol mor burrë! O mbroji o dënoji ato zgjedhje që të mbetet në histori gjykimi yt! Heshtja është aprovim! Fol Edi! Nuk besoj arrin derisa dikush të ta ketë mbyllur gojën ty! Veç në pastë me se!

Bën sikur nuk ke dijeni, sikur është gjë e vogël me të cilën merren “thikat” e dorës së dytë si Gjermeni, Shahini, Ikonomi? Ato lënë të nënk-uptohet se nuk kanë cfarë të bëjnë ty! Hipokrizisë i beson ti tani???

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

E premte, 24 maj 2019 15•

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Janë rivalet për njëra tjetrën.8. Kufijtë e matjes10. Mund të kthehen në mllef të tilla15. Fillojnë bashkë16. Një gjigant i florës18. Inicialet e Prost19. Emri i Ravel21. Janë në modë23. Kufijtë e tjetrës24. Muzika e Eminem26. Isaku shkrimtar28. Eshtë baba i nuses29. Nottingham në futbollin anglez

31. Madhësi e intensitetit të tërmetit34. Frerë pa çifte35. Eshtë princ arab36. Janë të dërguar me.. veladon37. Kufizojnë Finlandën39. Forte këngëtare40. E zonja e... bujtinës e Goldoni-t41. Një muzikë... dasme44. Skandali fatal për Richard Nixon45. Finlanda e... finlandezëve46. Charles që këndonte Douce France49. Teket e një sfere50. Një i quajtur dëshirë në një film të Elia Kazan

53. Oliver i Dickens55. Eshtë e gjithë56. Institute Lokale Rajonale58. E ëmbla e Shirley McLaine60. Agolli në skenë61. Inicialet e Daudet62. Inicialet e Nolte aktor63. Pak stabilitet64. Papas aktore66. Mund të jetë killer në filma68. Fillojnë një romancë69. Papavrami me violinë71. Këndon Russians.72. Një pemë që... shuan

HORIZONTALE1. Janë gabimet për gjuajtje të lira -Mund të jenë apache të tillë luftarakë2. Nuk duhen kaluar -Një thirrje me emra -Një sëmundje me insulinë3. Bëhet për të mirë -Një sferë për model -Inicialet e Redford -Kreshniku i volejbollit4. Një fjalë për tutje -Zhyten me skafandër

-Në fillim të aksionit5. Ente Trasporti Urban -I famshëm ai i Greenëich -Kufijtë e mendjes6. Franco aktor italian -Ato të naftës janë benzina e benzoli -... Brother në reality show -Qendër ditore7. Juria pa çifte -Qytet në SHBA -Ka manonetra8. Qendër votimi

-Ruan vendin -Janë të arë në manastiret ortodokse -Gjysmë damari9. Është periodik me revista -Është kampion i metrit -Italia në tabela10. Josa trainer -Makina Corsa -Janë kapo -Koha e një viti11. Drejtohet për zoom -Jones kantautore -Gjysmë erotik

12. Mund t skadojnë të tilla. -I famshëm ai i Anne Frank -Mund të jetë normativ -Parashtesë zmaduese

VERTIKALE1. Përfundojnë zakonisht me një delta -Fillojnë kalimin2. Aktivteti i bukanierëve -Gjysmë mafioz.3. Ëshë ende e vogël -Mund të jetë mjekësore4. Kërkohet nga poeti -Janë vrimëza në lëkurë5. Këndon Russians -Është zhurma6. Diftong poetik -I preu flokët Sansonit7. Ndërmarrje Transporti Tiranë -Bëhet një në klasë8. Është salla me bisturi9. Rrëmbeu Helenën -Gjysmë potere10. Ente Autonome -Direkt... nga Londra

10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 221 2 3 4 5 6 7 8 9123456789

101112

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 44 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

-Xhelozja e Olimpit11. Aleko i paharruar i skenës sonë -Një pjesë e lartësisë12. Muzeu i Shën Petërburgut -Një provë zjarri13. ... Greco piktor -Teke brave -Union Tregtar Korçë14. Një karavellë e Kolombit15. Satelit i Jupiterit -Qendër kurimi -Perla e zezë e futbollit16. Fillojnë temën -Përbëjnë popullsinë17. Janë dhoma -Papas aktore18. Pak pirografi -Një komandë që ngrin19. Një mund të jetë mbi xhiro20. Debat pa kufij -Janë të larta në fakultet21. Rrjedh në klepsidër -Janë ata që dinë të flasin22. Është filozofi e moralit -Është diletanti

73. Botim pa kufij74. Eshtë përqindja... në bankë.75. Një sukses i Simon-Garfunkel

VERTIKALE1. Ngasin makina2. Emma Bunton3. Qytet italian.4. Kim... Stuart, aktor italian5. Inicialet e Banderas6. Një pjesë e tarikateve7. Një model i Ford8. Një linjë e famshme mbrojtjeje9. Kanë shtertër për t’u... shtruar10. Mbyllin një mendim11. Eshtë as japonez i futbollit12. Me to bëhet autor13. François i Efekti natë14. U mbiquajt Ike. 15. Eshtë gjysmë bekimi17. Bëjnë sevap20. Ernesto... Guevara22. Hyseni i volejbollit dikur25. Ura e... modeleve26. Eshtë elektrodë pozitive

27. Ai i vajtimit është në Jerusalem30. Mbahen me... bateri32. Rogers, partnere e Fred Astaire33. Klinika me... ura36. Një legjendë38. Inicialet e Gide40. Hari spiune42. Një program... radioteleviziv43. Mund të jenë... iniciativa.44. Oskar, aktori i Akti i Fundit47. Makashi këngëtar48. Eshtë numri i pyjës51. Starr ish Beatles52. Inicialet e Matthieu këngëtare54. Ishite muza e komedisë57. Tre dama në... poker59. E fshehin në.. mëngë disa61. Eshtë një baribal63. Një pjesë e sistemeve64. Institute Tregtare Rajonale65. Ente Turistike Rajonale67. Janë të ndryshmet në... tekst70. Fillojnë vetëm71. Kufizojnë një studim72. Fitohen të parat

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 24 MAJ 2019 ... - standard.al · Rama letër të dytë Bashës: Eja në dialog pa kushte. 30 Qershori nuk ndryshon dot, nuk është në dorën tonë

E premte, 24 maj 201916 •

CMYK

Sociale

Presidenti i Republikës Ilir Meta shtroi dje një darkë Iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit. Të

pranishëm ishin Kryetari i Komu-nitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu, udhëheqës fetarë dhe shpirtërore të bashkë-sive shqiptare, ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë, teologë, përfaqësues nga komunitetet në nevojë, mosha e tretë, paraplegjikë dhe personalitete të ndryshme. Pasi u uroi mirëseardhjen, duke iu drejtuar të pranishmëve, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Në këtë mbrëmje Iftari ju falënderoj përzemërsisht për praninë tuaj dhe jam i lumtur që ndajmë së bashku respektimin dhe nderimin për Muajin e madhërueshëm të Ramazanit në një lagje të thjeshtë të kryeqytetit tonë!

U uroj të gjithë besimtarëve shqiptarë myslimanë, kudo ata ndodhen, një agjërim të mbarë, dhe qoftë përkushtimi juaj ndaj Zotit dhe besimit gjithnjë e më i madh. I uroj çdo besimtari dhe familjeje shqiptare paqe dhe begati, harmoni dhe mirëkuptim, si gjatë këtij muaji të shenjtë, por edhe në çdo ditë të jetës, të jeni të gjithë të rrethuar nga mëshira hyjnore dhe të përmbushur nga dashuria e Zotit.

Muaji i Ramazanit është një mundësi e madhe për të shpalosur ndjenjën e vëllazërisë, të dashurisë për njëri-tjetrin, dhe për atdheun tonë. Vendi ynë është i bekuar nga Zoti me resurse, natyrë dhe klimë të mrekullueshme, por mbi të gjitha me një popull të devotshëm, i cili me një besim të thellë në zemër nuk e çrrënjosi atë as edhe në ditët më të errëta të diktaturës së këtij vendi.

Për Zot dhe për Flamur shqiptarët e të gjitha besimeve, luftuan krah

Muaji i Ramazanit, Presidenti Meta shtron darkë Iftari: Politika të jetë më reflektuese

njëri-tjetrit dhe u vetëmohuan për Pavarësinë dhe Çlirimin.

Ata treguan qëndresë të pashoqë ndaj diktaturës dhe rrugëtuan të bashkuar në frymën e vëllazërisë në udhën e mundimshme të eman-cipimit, barazisë shoqërore dhe zhvillimit të vendit.

Të nderuar pjesëmarrës,Muaji i Ramazanit është la-

jmëtar i mesazheve të ngrohtësisë për të gjithë besimtarët, duke i ftu-ar ata të tregojnë vlerat më të larta njerëzore, për të treguar më shumë dhembshuri, përkushtim dhe bujari për njëri-tjetrin, në veçanti për më të varfrit, jetimët, familjet në nevojë, të moshuarit, të pamun-durit dhe të gjithë ata që kanë më shumë nevojë për përkujdesje dhe përfshirje sociale.

Gjej rastin t’ju falënderoj për mbështetjen e përhershme që keni treguar ndaj nismës për dhurimin e gjakut.

Besimi te Zoti na jep një fry-mëzim dhe forcë shpirtërore, që na shtyn t’i përkushtohemi edhe më shumë vlerave tona njerëzore dhe kombëtare, atdhedashurisë, forcimit të institucionit të familjes, shoqërisë dhe shtetit tonë.

Shqipëria është e njohur në mbarë botën për shembullin e saj të jashtëzakonshëm të harmonisë fetare. Kjo është një ndër vlerat dhe asetet më të çmuara të histor-isë, traditës dhe shoqërisë sonë e që duhet ta ruajmë gjithmonë fort si sytë e ballit.

Toleranca dhe harmonia janë instrumenti më i mirë me të cilin ne përballemi dhe sfidojmë rreziqet dhe kërcënimet e kohëve moderne, të cilat falë globalizmit kanë bërë që askush të mos jetë më imun.

Ky atribut i vyer i popullit tonë duhet të manifestohet në çdo pjesë

të jetës: në radhë të parë në politikë, por kudo në kulturë, në familje, etj.

Në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për zemrat krenare, aq më tepër për arrogancën dhe kokë-fortësinë, por për zemërgjerësi, përk-ushtim, përulësi dhe dashuri.

Gjatë këtij muaji edhe politi-ka duhet të jetë reflektuese dhe të ketë më shumë besim, pa harruar se nuk është vetëm besimi ai që i bën njerëzit të jenë më të mirë, por mbi të gjitha janë veprat e mira dhe konkrete.

Besimi dhe aktet e mira në shër-bim të tjetrit, të komunitetit dhe të kombit duhet të jenë burimi i reflek-timit, dialogut, pajtimit, tolerancës, bashkëpunimit dhe përulësisë.

Ashtu siç thuhet te një prej haditheve: “Njeriu më i mirë është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit”.

Festat tona fetare janë përherë momente bashkimi dhe gëzimi për të gjithë shoqërinë. Ato kthehen te familjet tona në festa të të gjithëve. Ndaj shpresoj që pas pak ditësh Bajrami të na gjejë me begati dhe shëndet.

Le të shpresojmë se lutjet tuaja në muajin e madhërishëm të Ramazanit të na ndihmojë të gjejmë rrugën e duhur, për të nxjerrë në pah bashkësinë e vlerave tona më të mira atdhetare, etike, morale, njerëzore dhe hyjnore.

Në përfundim dua t’ju siguroj për mbështetjen dhe angazhimin tim të plotë në punën, përpjekjet, misionin dhe lutjet tuaja për të mirën e qytetarëve dhe të ardhmen e bashkuar të vendit tonë.

Gëzuar Muajin e shenjtë të Ramazanit! Agjërim të lehtë për besimtarët myslimanë! Lumturi për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre! Ju faleminderit!”