2-3 < < fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · [email protected] botim i...

16
GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 QERSHOR 2019 Nr. 4461, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme fjalësh”: Bisedën do e ripërsërisja Monika Kryemadhi Fati i Edi Ramës nuk është më në filxhan. O të shpëtojë paratë, o të shpëtojë kokën Dita e Refugjatëve Situata alarmante, me qindra shqiptarë riatdhesohen çdo muaj nga Evropa Akademia e Shkencave Fuga: Pres vendimin e Metës, dorëhiqem nëse zgjedhjet njihen si të ligjshme Grabitja në Rinas Zbardhet ngjarja, punonjësi i aeroportit ka vonuar ngarkimin e thasëve me para Te mbikalimi Shkozetit Breshëri plumbash, plagosen rëndë dy shokët, në kërkim autorët Politikë Faqe 4 Intervistë Faqe 14 Sociale Faqe 8 Sociale Faqe 9 Aktualitet Faqe 13 Aktualitet Faqe 12 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN PAOLO FORESTI Ish-ambasadori italian në ‘97: Mos e ripërsërisni, heshtja shqetësuese e ndërkombëtarëve SOT PROTESTA Basha: Nuk do ketë asnjë marrëveshje politike pa u ndëshkuar vjedhësit e votave < < 2-3 Faqe 3 Faqe 5 Mitingu i Ramës me qindra forca të FNSH-së, përplasje mes qytetarëve e policisë, gazi lotsjellës prek edhe foshnjet Imzot Frendo: Kini vullnet për të shmangur çdo rrezik që do na çojë drejt humnerës vdekjeprurëse Meta: S’është momenti për retorika përçarëse dhe provokuese, insistoj me forcë për dialog

Upload: others

Post on 24-Mar-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

GAZETË E PËRDITSHMEE PREMTE, 21 QERSHOR 2019

Nr. 4461, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme fjalësh”: Bisedën do e ripërsërisja

Monika KryemadhiFati i Edi Ramës nuk është më në filxhan. O të shpëtojë paratë, o të shpëtojë kokën

Dita e Refugjatëve Situata alarmante, me qindra shqiptarë riatdhesohen çdo muaj nga Evropa

Akademia e ShkencaveFuga: Pres vendimine Metës, dorëhiqem nëse zgjedhjet njihen si të ligjshme

Grabitja në Rinas Zbardhet ngjarja, punonjësi i aeroportit ka vonuar ngarkimin e thasëve me para

Te mbikalimi Shkozetit Breshëri plumbash, plagosen rëndë dy shokët, në kërkim autorët

Politikë Faqe 4

Intervistë Faqe 14

Sociale Faqe 8

Sociale Faqe 9

Aktualitet Faqe 13

Aktualitet Faqe 12

Fushatë elektorale apo shtetrrethim?!

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

PAOLO FORESTIIsh-ambasadori italian në ‘97: Mos e ripërsërisni, heshtja shqetësuese e ndërkombëtarëve

SOT PROTESTABasha: Nuk do ketë asnjë marrëveshje politike pa u ndëshkuar vjedhësit e votave

< <2-3

Faqe 3Faqe 5

Mitingu i Ramës me qindra forca të FNSH-së, përplasje mes qytetarëve e policisë, gazi lotsjellës prek edhe foshnjet

Imzot Frendo: Kini vullnet për të shmangur çdo rrezik që do na çojë drejt humnerës vdekjeprurëseMeta: S’është momenti për retorika përçarëse dhe provokuese, insistoj me forcë për dialog

Page 2: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

2 E premte, 21 qershor 2019

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga demokratët dhe qyte-tarët e qarkut të Shkodrës.

Fillimisht ata kanë tentuar ti blloko-jnë rrugën, ndërsa ishte duke shkuar në mitingun elektoral të Vaut të Dejes. Kryeministri devijoi rrugën, ndërsa situata është përshkallëzuar më shumë në qytetin e Shkodrës. Policia hodhi gaz lotsjellës duke lënë pas edhe disa të lënduar. Në njërën pjesë të qytet-it protestohej, ndërsa në anën tjetër mbahej takimi elektoral i PS-së. Qyte-tarët kanë dashur të marshojnë drejt sheshit ku Rama mbajti fjalimin e tij elektoral, por policia bllokoi rrugën. Protestuesit kanë tentuar disa herë ta çajnë kordonin policor. Polica ka hed-hur gazlotsjellës ndaj tyre, ndërsa pro-testuesit me gurë me thirrjet “Rama ik” ata parakaluan në rrugë dhe më pas nisi shpërendarja e tyre por edhe e forcave të policisë. Protestuesit kanë gjuajtur me gurë në drejtim të kordo-nit të policisë, që nuk lejonte kalim-in e ambulancës që mbante brenda 3 persona të lënduar. Gjithashtu u rapor-tua se një foshnjë një mujash është transportuar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë, për shkak të gazit lotësjellës të hedhur në zonën e pe-donales. Veç protestuesve që u lën-duan nga gazi ka pasur të lënduar edhe në radhët e policisë. Qytetarët kanë kërkuar të pengojnë takimin elektoral të Ramës. Drejtuesi i Pol-icisë së Shtetit Ardi Veliu ndod-hej në krye të kordonit të policisë që është vënë në sheshin e Shkodrës për të siguruar zhvilimin e takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama.

ProtestaQytetarë të shumtë shkodranë

protestuan në rrugët e qytetit. Ata u shprehen se Shkodra nuk do të nën-shtrohet ndaj kriminelëve. Banorët thanë se Rama do të vendosë komu-nizmin, por Shkodra nuk do ta lejojë këtë gjë. “Shkodra nuk e le veten në dorën e këtij krimineli dhe gjakëso-ri. Malësori nuk përulet përpara krimit. Rama ka bërë që të largohen të rinjtë. Arsimi është i korruptuar. Unë i them Ramës ‘ik, vetëm ik’. Ti duhet të zhdukësh. Ne duam të drej-

ta sikundër kanë të rinjtë kudo nëpër botë. Prandaj duhet vetëm të ikësh”, tha një qytetare. Voltana Ademi i ka bërë thirrje Policisë së Shkodrës që të mos provokojë dhe të mos hedhë helm. Ajo shtoi se Shkodra nuk pra-non dhunën, por mbron qytetarinë dhe kulturën. Ish-deputeti i PD Fl-amur Noka nga Shkodra, ku ishte i pranishëm në protestën e opozitës, deklaroi se gazeta Bild e ka nxjer-rë zbuluar Ramën. Noka u shpreh se Bild nxori qartësisht lidhjet e Edi Ramës me banditët. Ai shtoi se Rama është varrosur politikisht dhe se zgjedhje më datë 30 qershor

nuk do të ketë. “Ti je koka e ban-dave. Ti je pjesë e bandave. Vendi jot është në burg, sepse ti Edi Rama je ar-mik i votës së lirë. Ti Edi Rama nuk je kryeministër i shqiptarëve por je kapo i krimit në Shqipëri. T duhet ta kup-tosh se në Shqipëri ka demokraci dhe nuk mund të shkelësh dot Kushte-tutën. Data 30 është data private e zg-jedhjeve për ty, por jo për shqiptarët. Edi Rama, duhet të ikësh. Ti ke ard-hur në pushtet përmes bandave dhe krimit. E ke kthyer shtetin në bandë kriminale. Ti Edi Rama ke inkriminu-ar Policinë e Shtetit. Sot çdo shqiptar ndihet fatkeq, sepse është i nëpërkëm-bur nga krimi dhe bandat. Sot çdo shqiptar është kundër teje. Bild të var-rosi politikisht. Ju kishit fsehhur dos-jet 339 e 184. E keni kthyer shtetin në krim e tmerr. Rama ik, se shqiptarët nuk do të lejojnë që ti të vazhdosh puçin tënd. Shqiptarët nuk do të le-jojnë që të vazhdosh puçin e shtet-it në këtë vend. Harroje se mund ta gjakosësh këtë vend. Ti nuk përfaqë-son vullnetin e popullit. Ti je bizantin, asgjë s’të lidh me Europën”, tha Noka ndër të tjera.

“Shkodra nuk e le veten në dorën e këtij krimineli dhe gjakësori. Malësori nuk përulet përpara krimit. Rama ka bërë që të largohen të rinjtë. Arsimi është i korruptuar. Unë i them Ramës ‘ik, vetëm ik’”

Politikë

Pasi u shpërndanë me gaz lots-jellës nga policia, kryebashkiak-ja Voltana Ademi së bashku me mbështetësit e saj deklaroi se ask-ush nuk mund ti ndalë qytetarët e Shkodrës të marshojnë në qyte-tin e tyre për të vërtetën. “Ne do të protestojmë si qytetarë. Kemi dalë në rrugë për të protestuar dhe marshuar. Askush nuk mund ti ndalojë qytetarët e Shkodrës të bërtasin atë që është e vërteta. Kurrësesi nuk mund të lejojmë që banda kriminale të sundojë qyte-tin. Për këtë ne jemi të vendosur. Kërkojmë nga Niko Brahimaj, drejtoria e përgjithshme e poli-cisë së shtetit të mos gjuajë mbi njerëzit. Ne do të bërtasim Rama ik! Të mos provokojnë”-tha ajo. Duke folur në sheshin para Kafes së Madhe, aty ku policia ka ngri-tur kordonin e dytë, Ademi tha se “ banda kriminale na ka vjed-hur jetën, na ka vjedhur shpirtin. Nëse do ti lejojmë të jeni të sigurt se me 1 korrik ose jemi të gjithë në burg politik sikurse është Bardh Spahia dhe dhjetëra njerëz të thjeshtë, ose do të marrim ar-ratinë. Do të kemi një eksod të dytë nga gjithë Shqipëria. Prandaj është emergjecë kombëtare. Jemi këtu për të thënë vetëm të vërtetën. Nuk jeni për të gjuajtur as me gaz lotsjellës, as me helm, asnjë mjet tjetër. Jemi në emerg-jencë kombëtare dhe në rrezikun më të madh që pas ‘44. Kjo qever-ia ja ka kaluar edhe Enver Hox-hës. Rama nuk mund të qëndro-jë në krye të këtij shteti, kurrësesi nuk do ta lejojmë këtë” Ademi i bëri thirrje policisë: “Ju nuk mund

të përdhunoni qytetarët e Shkod-rës. Na hodhët gaz lotsjellës,helm, ujë dhe prapë jemi këtu “. Sakaq pak metra më tej po mbahej taki-mi elektoral i PS-së, ku i pran-ishëm është dhe kryeministri Edi Rama. Me thirrjet disa herë dre-jtuar mbështetësve demokratë, ‘mos gjuani’ kryetarja e Bash-kisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se kanë dalë për të pro-testuar, për të marshuar e askush nuk mund t’i ndalojë të bërtasin e të flasin. “Nuk mund të lejo-jmë që banda të sundojë qytetin. Kërkojmë nga policia e shtetit të mos gjuajë mbi njerëzit. Mos pro-vokojnë, ne vazhdojmë të gjithë në protestë, jemi këtu për të thënë që banda kriminale na ka vjedhur jetën. Nëse i lejojmë më 1 korrik ose jemi të gjithë në burg politik, si Bardh Spahia, ose do marrim arratinë, ndaj është emergjencë kombëtare. Nuk jemi këtu për të gjuajtur kemi ardh me duar të hapura. Kemi dalë për t’i thënë qytetarëve të vërtetën përmes zërit tonë të vërtetë, ne jemi në emerg-jencë kombëtare, jemi në rrezi-kun më të madh pas 1944, edhe Enver Hoxhës ia ka kaluar ky regjim. Rama nuk mund të qën-drojë në krye të këtij shteti. Gjik-nurët me kompani janë kriminelët. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm të majtë e të djathtë edhe atyre pas policisë ka njerëz të thjeshtë ky qytete, të mirë e të ndershëm, ju s’mund t’i përd-hunoni. Na hodhën gjatë gjithë kohës, helm gaz ujë e prap jemi këtu. S”kemi ndërmend të lëmë shtëpitë tona. “ u shpreh Ademi.

Ademi flet për emergjencë kombëtare nga bandat: Nëse i lejojmë, do përfundojmë në burg ose jashtë

Tensione e përplasje mes qytetarëve e policisë, gazi lotsjellës prek gratë dhe foshnjet

Në Shkodër

Përplasjet në Shkodër

Ademi përballë policëve

Voltana Ademi dje në Shkodër

Page 3: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

3 E premte, 21 qershor 2019

Presidenti: S’është momenti për retorika përçarëse dhe provokuese, insistoj me forcë për dialogPresidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje dje të gjitha palëve politike që të heqin dorë nga provat e forcës dhe retorikat përçarëse duke kërkuar me ngulm rikthimin e dialogut. Përmes një deklarate të shpërndarë nga Pres-idenca, Meta ka theksuar se është me rëndësi parësore dialogu, dhe se ai është i gatshëm për të kon-tribuar në zgjidhjen e shpejtë të krizës. “U bënë dhjetë ditë që

është në fuqi dekreti i Presiden-tit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 qer-shor, me qëllim qetësimin e situ-atës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte sit-uatën politike dhe do të krijon-te mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërf-shirëse dhe demokratike. Thek-soj sërish se nuk është kurrsesi momenti për prova force, për re-

torikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integ-rimit evropian, që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve. Sërish insistoj me forcë për rëndësinë e dialogut mes palëve dhe njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zg-jidhje sa më të shpejtë.”- deklaroi Presidenti.

Politikë

Imzot George Frendo, kreu i Kishës Katolike ka bërë një deklaratë të jshtëzakonshme për mediat, ku u bëri thirrje palëve

politike të ulen në dialog dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore. Imzot George Frendo është shprehur se politikanët nuk duhet të lejojnë që Shqipëria të përçahet për shkak të politikës. Ai paralajmëron se nëse situata shkon kështu do të përkeqësohet gjithç-ka dhe do të sjellë pasoja të rënda për vendin tonë. Në deklaratën e tij, Im-zot George Frenso u lutet politikanëve që në emër të Zotit të harrojnë fjalët e forta që u kanë drejtuar kundërsh-tarëve të tyre dhe të hapin një kapi-tur të ri.

Deklarata e plotë e Imzot George Frendo

Të dashur përfaqësues të popul-lit shqiptar, Edhe një herë ju drejto-hemi, me shpresë që thirrja jonë të mos mbetet një zë në shkretëtirë, por të gjejë jehonë në mendjet dhe zem-rat tuaja.Jemi shumë të vetëdijshëm për situatën tepër kritike në vendin tonë të dashur, Shqipëri. Veçanërisht gjatë ditëve të fundit, kemi lexuar shkrime të një sërë personash, shumi-ca prej të cilëve janë mjaft të njohur në shoqërinë tonë. Të gjithë këta kanë shprehur shqetësimin e tyre të madh për këtë situatë, duke menduar se ka

shumë rrezik që do të përkeqësohet, me pasoja tepër të rënda për vendin tonë. Do të jeni ju shkaku i paso-jave të rënda që qëndrimi juaj mund të shkaktojë dhe, si na ka mësuar his-toria, në të ardhmen shoqëria jonë do t’ju bëjë përgjegjës për dëmtimin që do t’i keni shkaktuar atdheut.

Në emër të Zotit, ne, përfaqësuesit e besimeve të ndryshme në Shqipëri, me shumë besim, ju lutemi të tre-goni dashuri më të madhe dhe të sinqertë ndaj Shqipërisë dhe ndaj

shqiptarëve, duke na treguar që me vendosmëri kërkoni një zgjidhje seri-oze e paqësore për këtë situatë, duke shmangur çdo rrezik që e keqja të na çojë drejt një të keqeje më të mad-he. Paqja e vërtetë nuk do të thotë të mbyllim sytë për anomalitë që ekzis-tojnë. Nuk ka paqe të vërtetë, nëse nuk ndërtohet mbi drejtësi e vërtetë. Ju lutemi të hapni një kapitull të ri në politikën tuaj. Harroni fjalët e for-ta që ju vetë u keni drejtuar kundër-shtarëve tuaj, harroni gjithashtu fjalët

që kundërshtarët tuaj ju kanë drejtu-ar juve. Harroni planet që kishit har-tuar për t’i luftuar kundërshtarët. Har-roni edhe premtimet me të cilat kishit mbushur mendjet e ndjekësve tuaj. Jini të sigurt se asnjë shqiptar, që e do atdheun dhe të mirën e përbash-kët më shumë sesa të mirën e partisë, nuk do t’ju qortojë apo t’ju akuzojë që nuk keni mbajtur fjalën, nëse arrini të kërkoni një rrugë te ndryshme nga rruga që keni ndjekur deri më sot.

Jini të sigurt se shumica e popullit tonë kërkon prej jush vullnet të mirë për të shmangur çdo rrezik që do të na çojë drejt një humnere vdekjeprurëse.Ka pasur raste kur të gjithë ju jeni shprehur me krenari për fatin tonë të lum që mes besimeve të ndryshme, në këtë vendin tonë të dashur, ekziston një traditë bashkëjetese ndërfetare në harmoni. Këtë vlerë të rëndësishme duhet ta mësoni nga ne. Besimet nuk na kanë ndarë. Mos lejoni që poli-tika të bëhet shkak përçarjeje për popullin tonë.Populli yne i dashur, inteligjent dhe shume fisnik e ka memorien historike të largët dhe të afërt të freskët dhe është i vetëdi-jshëm që politika nuk do të arrijë t’i perçajë për t’i bërë keq vendit të vet dhe bashkevëllezërve Shqiptarë. Zoti ju ndriçoftë dhe ju dhëntë gux-im për të zgjedhur rrugën e drejtë-sisë dhe të paqes!

Imzot Frendo: Kini vullnet për të shmangur çdo rrezik që do na çojë drejt një humnere vdekjeprurëse

Paolo Foresti, ish-ambasadori i Ital-isë në Tiranë, në vitin ’97 dhe një nga diplomatët që ka pasur rol krye-sor në zgjidhjen e krizës së asaj kohe, ka reaguar dje për situatën në Shqipëri. Foresti u shpreh se komu-niteti ndërkombëtar duhet të anaga-zhohet për të zgjidhur situatën në të

cilën ndodhet Shqipëria. Foresti, i cili është dekoruar nga disa institucio-net shqiptare për kontributin e tij, ka reaguar për arrestimin e ish-de-putetit të PD, Bardh Spahia. “Po mësoj tani se një mik i dashur, de-putet dhe kirurg i njohur është ar-restuar në vazhdën e protestave të

nisura prej muajsh kundër korrup-sioni në Shqipëri. I riu Spahia, djalë i një mikut tim në vitet ’90, kishte ardhur në Milano të premten, më 14 qershor, për të marrë pjesë në prezantimin e librit tim, ku rrëfej për periudhën e vështirë të 1997, e cila duket se po ripërsëritet më

shumë se 20 vite pas. Është shumë shqetësuese heshtja e komunitet-it ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha ato të shtypit dhe të forcave politike eu-ropiane, pasi pas disa muajsh situata është bërë edhe më e ndezur dhe me një krizë të rrezikshme institucion-ale.”-shkruante ai.

Ish-ambasadori Italian në 1997: Mos e ripërsërisni, heshtja e ndërkombëtarëve shqetësuese

Kreu i Kishës Katolike

Presidenti Meta

Imzot George Frendo

Paolo Foresti

Page 4: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

4 E premte, 21 qershor 2019

Përgjimet e fundit të zbar-hdura nga gazeta gjer-mane “Bild”, kryeministri Edi Rama i quajti “sal-

late aspak e kendshme”. Ne fjalën e tij dje në Kuvend Rama përsëri-ti se do të padisë gazetarin e ndër-sa nuk u mor për asnjë moment me shkeljet flagrante të ligjit që zbulu-an këto përgjime si blerjen e votës dhe shantazhin me vendin e punës. “ Ato përgjime po e kryejnë funk-sionin e tyre ekzaktësisht për ob-jektivin që janë bërë. Në një bete-jë zgjedhore ku ka qenë e instaluar e gjithë PD, me ne krye Lulzim Basha dhe të gjithë deputetët dhe me grupe që ushtronin presion dhe dhunë dhe çuditërisht jemi në kushtet kur është vendosur ante-na mbi të gjithë shtabin zgjedhor të PS dhe jo mbi palën tjetër. S’ka rëndësi u bënë, por pse nuk u het-uan, pse nuk u veprua dhe në fund fare pse shkuan tek PD dhe pse dolën në Gjermani dhe pse tani? Besoj se çdo shqiptar e ka kuptu-ar që është një sallatë e madhe as-pak e këndshme fjalësh por ska as-gjë dhe përsa më përket jam në proces. 4 javë është afati pë të ngri-tur padi dhe brenda 4 javësh do i kërkoj gjykatave gjermane të zbardhin tërësisht të vërtetën lid-

hur me gjithçka është thënë në adresën time. Në atë bisedë që u dëgjua, une e kam bërë dhe do ta përsërisja sërish dhe biseda të tilla do të bëja me mijëra me të gjithë shtabet e koordinatorët në të gjithë Shqipërinë, pa asnjë problem.”- deklaroi Rama.

PërplasjetPërplasjet në KZAZ-të dhe skan-

dali i përgjimeve e kanë trazuar Kryeministrin Edi Rama, por jo sa për ta zbrampsur nga 30 Qer-

shorit. “Marrja peng e 30 qer-shorit është orvatje për ti mbyllur Shqipërisë derën e negociatave dhe gjithë plani me përgjime të pahetu-ara por të mbyllura në kasafortë dhe të dorëzuara në PD që i lajmëron para se të dalin në Gjermani, gjet-ja e vendit dhe kalendari i përgji-meve i përputhur me protestat flasin vetë për këdo që dëshiron të shi-kojë dhe mendojë . Është revolu-cion imagjinar me punonjës bashkie e të rinj rrugëhumbur që maskohen por që funksionon në raport me qël-

limin sepse prodhon të gjitha pam-jet e shëmtuara, krejtësisht të papër-puthshme me imazhin e një vendi që është gati të hapë negociatat në sytë e atyre që na shohin nga jashtë. Nga ana tjetër synon të mbjellë frikën tek njerëzit brenda sikur çfarë çdo të ndodhë. Më tej ai tha se policet bashkiake te cilet u angazhuarn per te liruar KZAZ nuk do te punojne me per shte-tin. “Pjesa e trishtueshme eshte e njerezve te perdorur, policëve bashkiakë që po humbasin të dre-

jtën të punojnë për shtetin. Janë në shkelje flagrante të ligjeve. Edhe pse në këtë farsë entuziazmi në ob-orre shkollash që digjen apo van-dalizohen mund të ndihen të imuni-zuar nga ligji jeta vazhdon edhe pas 30 qershorit.

Edhe pse vendi duket se po shkon drejt konfliktit civil, sipas kryeministrit, 30 qershori do të jetë dita e zgjedhjeve. “Historia e këtyre 30 viteve ka treguar se asgjë nuk ka ndryshuar në vizion, qasje dhe

metodë, në kokën e atij që është lid-eri suprem i PD-së. Dhe fatkeqë-sisht ky është edhe rezultati i përf-shirjes skandaloze të atij që është sot është në zyrën e presidentit por që e ka humbur të drejtën të qën-drojë në atë zyrë duke i hedhur ben-zinë zjarrit.”- tha Rama.

Rama quan përgjimet e Bild, “sallatë e pakëndshme fjalësh”: Bisedën do e ripërsërisja

Politikë

Pas dy vitesh heshtje, Prokurorja e Përg-jithshme e përkohshme, Arta Marku gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se janë janë tran-skriptuar pothuajse të gjitha CD-të. Ajo u shpreh se prokurorët tashmë do të duhet të dalin në konkluzione. “Janë dy çështje që janë regjistruar në vitin 2016. Nga viti 2016 deri në fund të shtatorit 2018, të vetmet vep-rime të kryera kanë qenë përgjimet. Ka pas-ur vetëm transkripte bisedash dhe numrash sporadikë. Në fund të shtatorit 2018, për të dyja çështjet janë caktuar prokurorë të tjerë ku iu është kushtuar gjithë rëndësia e duhur. Për 339 është caktuar një grup prej 3 proku-rorësh dhe 11 oficerësh të policisë gjyqësore. 339 në momentin që është marrë nga proku-rorët e tjerë ka pasur 704 CD të patranskrip-tura. Aktualisht pas 9 muaj janë transkriptu-ar pothuajse të gjitha CD. Janë regjistruar 74 emra personash nën hetim janë dërguar për gjykim shumë prej tyre dhe 12 janë dër-guar së fundmi. Jam dakord me të gjithë ata që mendojnë se këto çështje duhen zgjidhur. Ju ka ardhur momenti që të zgjidhen. Proku-rorët që i kanë marrë në shtator 2018, e kanë marrë të gjithë kohën e nevojshme për të bërë hetimit dhe tashmë duhet të dalin në konkluz-ione. “Ndërsa theksoi se po hetohet për nx-

jerrjen e sekreteve, pas publikimit të përgji-meve nga Bild. “Për nxjerrjen e sekreteve po hetohet aktualisht nga prokuroria e krimeve të rënda në të njëjtën çështje me 339. Nis-ja e çështjes nuk është bërë pse dolën sekretet dhe përbënte problem nxjerrja e të dhënave, por u bë sepse nxjerrja e sekretit nga Proku-rorët, oficerët e policisë gjyqësore përbën ve-për penale dhe nuk mund të anashkalohet.”- theksoi ajo.

Pas dy vitesh harresë, Kryeprokurorja Marku: Thuajse janë transkriptuar të gjitha CD-të e dy dosjeve

Hajdari, Ramës: Thirri mendjes e merr masat, se situatata po përkeqësohetDeputetja Rudina Hajdari nga Kuven-di u shpreh se Shqipëria po përjeton një situ-atë të jashtëzakonshëm, ndërsa hodhi akuza për të gjitha partitë politike duke i etiketu-ar ata si përgjegjëse. “Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, e them këtë duke marrë par-asysh atë që ndodh jashtë këtyre mureve. por ja ku erdhëm për fat të keq për shkak të poli-tikës shqiptare në këto 30 vite të fundit. Ka disa individë që sulmojnë njëri tjetrin. Dhuna fil-lon aty ku mbaron arsyeja, nëse do të flasim për dhunë: Kemi një dhunë të jashtëzakonshme, që kemi një dhunë si jashtë ashtu edhe brenda sic është edhe kryeministri këtu që përdor dhe fyen shqiptarët”, tha ajo.

Ndër të tjera Hajdari tha se Rama duhet t’i thërrasë mendjes dhe të marrë masat që situa-ta mos të përkeqësohet më shumë. “Ne kemi humbur arsyen, sepse nuk kemi zgjidhje për konfliktet në disa qytete. Pritet që të ketë ako-ma përplasje. Jemi në një realitet, i cili kërkon një politikë, kërkon politikanë, shtetas dhe shte-tarë që i japin zgjidhje dhe jo prej tyre që i he-dhin benzinë zjarrit. Kryeministri po e humb mbështetjen që ka, sepse po e përdor këtë Ku-vend për të shantazhaur. Ai thotë: Ka mbështet-jen ndërkombëtarë, por ai mori përgjigjen për mos-hapjen e negociatave. Përgjimet tregojnë

një të vërtetë që janë shqetësuese për të gjithë. Prokuroria ka humbur funksionimin dhe ndod-het në një kolaps. Këto dosje mund të përfun-dojnë pa hetime për shkak të kohë. Po kërkohet mbyllja e dosjes të nxehta, ku janë të përf-shirë politikanë që janë mbi ligjin. Është koha që ta marrin fatin tonë në dorë dhe të gjemjë rrugëdaljen nga kjo situatë. Ju vijoni këmbën-gulni se zgjedhjet do jenë më 30 qershor. Nëse pretendoni se do ketë konflikt civil e vrasje si më 2 prill. A nuk duhet të ruani jetët e njerëzve dhe mos dilni të thoni se do mbrojmë shtetin e së drejtës. A nuk i jepni ju Shqipërisë edhe më viktima.”, tha ajo.

Rama dje në parlament

Arta Marku

Rudina Hajdari

Page 5: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

5 E premte, 21 qershor 2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një konference për mediat nga selia blu deklaroi se nuk

do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u ndëshkuar vjedhësit e votave. Duke u mbështetur tek faktet e reja të përgji-meve nga gazeta gjermane BILD, Ba-sha tha se rruga drejt normaliteti poli-tik dhe shoqëror në Shqipëri kalon nga nxjerrja e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. “Asgjë nuk do harrohet. As-gjë nuk do të tolerohet. Çdo krim do të ndëshkohet. Rruga drejt normaliteti politik dhe shoqëror në Shqipëri kalon nga nxjerrja e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. Asnjë hap politik, asnjë zgjidhje politike në Shqipëri nuk do të bëhet pa patur në themel të saj ndësh-kimin e të gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve. Asnjë marrëvesh-je politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet, nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave. Kjo kupolë kriminale do të mbajë përgjegjësi për të gji-tha vjedhjet dhe krimet që u ka bërë shqiptarëve. Të gjithë anëtarët e saj do të jenë para drejtësisë së pavarur. Ata që nuk e kuptojnë këtë janë na-ivë.”, deklaroi Basha.

QëndrimiDuke ju referuar përgjimeve të

reja të publikuara nga gazeta gjer-mane, Basha tha se ato dëshmuan në detaje përmasat, elementët dhe meto-dat e vjedhjes së votave. 1. Së pari prej tyre mësuam se kupola e Or-ganizatës Kriminale të Rilindjes në krye të PS nuk ka bërë asnjë lloj dal-limi mes kriminelëve që ka përdorur. Ka mjaftuar që individi të jetë krim-inel i aftë dhe i gatshëm të dhuno-jë dhe është bërë bashkëpunëtor i PS-së. Ata kanë kanë bashkëpunaur me trafikantë droge. Kanë bashkëpunuar

me trafikantë qeniesh njerëzore. Kanë bashkëpunuar me vrasës. Kanë bash-këpunuar me grabitës. 2. Së dyti, kjo aleancë Krim-Rilindje ka përdorur çdo mjet dhe çdo mekanizëm për të vjed-hur votën. Ata kanë blerë vota me para në dorë. Kanë kërcënuar qyte-tarë për të votuar për PS-në. Kanë dhunuar dhe kanë penguar nga voti-mi ata që nuk do të votonin për PS-në. Kanë ndëshkuar ata që nuk u janë bindur. Ccdo mjet i dhunshëm dhe i paligjshëm është përdorur pa asnjë ku-fizim. 3. Së treti, aleanca Krim-Rilind-je ka përdorur të gjithë adminis-tratën shtetërore dhe të gjithë aparatin shtetëror për vjedhjen e zgjedhjeve. PS ka përdorur nëpunësit civilë. Ka përdorur nga drejtorët tek punonjësit e thjeshtë. Ka përdorur administratën qendrore dhe atë lokale. Ka përdorur institucionet e varësisë dhe të pavaru-ra. Ka përdorur punonjësit e ndërmar-rjeve publike”, theksoi Basha duke

vazhduar se përmes këtyre përgjimeve u zbulua se në vjedhjen e zgjedhjeve Aleanca Rilindje-Krim ka përfshirë gjitha nivelet partiake dhe shtëtërore. “Mbi të gjitha, Edi Rama është timo-nieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Çdo gjë është bërë nën drejtimin e tij, me plan-ifikimin, koordinimim, shtytjen dhe kontrolin e tij. Është Edi Rama ai që e ka bërë bashkë këta lukuni karakteresh dhe personazhesh për të kryer një mi-sion të përbashkët. Nga përvoja e tij e gjatë e bashkëpunimit me trafikantë, pastrues parash, kriminelë dhe biznes-menë, ai ka fituar aftësinë si të për-dorë pushtetin për të koordinuar dhe shkrirë interesat kriminale dhe kor-ruptive me pushtetin politik dhe si ta bëjë pushtetarin të punojë me krimine-lin. Ky është gjenialiteti kriminal i Edi Ramës.”- theksoi Basha.

Më tej kryedemokrati pohoi në fjalën e tij se ekonomia shqiptare tashmë është bërë e varur nga dro-

ga dhe se biznesi i ndershëm është në gjendje kolapsi. “Pasojat janë pa-punësia në nivele rekord, varfëria dhe depresioni ekonomik dhe so-cial. Por këto pasoja do të jenë edhe më të rënda, nëse nuk ta ndalim tani këtë makineri kriminale, të drejtuar nga Edi Rama. Reagimi arrogant i Edi Ramës dhe bashkëkriminelëve të tij zgjedhorë, me përpjekjet e tyre për ta normalizuar dhe bërë qesharake, ka për qëllim ta mohojë

këtë megakrim me shpresë se shpejt do të harrohet.”

Në fund të konferencës, kreu i opozitës e kishte edhe një parala-jmërim edhe për ato që i cilësoi si veglat qorre të Edi Ramës. “Nëse sot ai ju bën të ndjeheni të fortë dhe të paprekshëm, kur dhunoni njerëzit, nesër, do të provoni në palcë forcën e drejtësisë. Çdo regjim kriminal dhe diktatorial ka gjithmonë veglat e tij dhe, nëse bashkë me drejtuesit e këyre regjimeve, nuk dënohen edhe veglat e tyre, nuk do ketë asnjëhere drejtësi dhe përparim, siç nuk nuk ka patur asnjëhere. Sandër Lleshaj është sot vegla më e ftohtë dhe e pa-shpirt e Edi Ramës. Në misionin e tij për të dhunuar opozitën, për të luftu-ar popullin, për të nxitur vëllavrasje, shkëlqen Sandër Lleshaj, që duket i lumtur për shërbimin e tij. Shumë shpejt ai do të mbajë përgjegjësi për helmimin, dhunimin dhe perseku-timin, që u ka bërë qytetarëve për të mbrojtur Edi Ramën. Secili prej jush banditë me dhe pa uniformë, nga Ardi Veliu, polici kriminel, manipu-lator i hetimit të Agron Xhafajt deri tek Roland Hysat me shokë që mar-rin pjesë zellshëm në shkeljen e lig-jit dhe dhunimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politkë, edhe ju do të jeni në burg shumë shpejt. Në qelinë ku sot është Bardh Spahia do të jetë njëri nga ju nesër.”, deklaroi Basha duke mbyllur deklaratën me qën-drimin sipas të cilit: “Nuk do të ketë asnjë normalizim politik në Shqipëri pa mbajtur përgjegjësi edhe veglat e Edi Ramës. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndëshkimi përmes drejtësisë është rruga jonë drejt së ardhmes. Në Shqipëri nuk do të ketë më të fortë as në politikë, as në in-stitucione dhe as në rrugë. Boll më me Shqipërinë si plaçkë e tyre.”.

Konferenca e kreut të opozitës

Basha: Nuk do ketë asnjë marrëveshje politike nëse nuk ndëshkohen vjedhësit e votave

Politikë

Reagon PD Dibër, Gjunkshi: U vërtetua se zgjedhjet u vodhën, dirigjent i skenarit ishte RamaPartia Demokratike në Dibër ka reaguar pas përgjimeve të reja të pub-likuara nga Gazeta gjermane Bild. Xhemal Gjunkshi në emër të opozitës është shprehur se publikimi i përg-jimeve nga BILD dëshmon se zg-jedhjet në Dibër u vodhën dhe dirig-jent i skenarit ishte Edi Rama. “U dëgjua regjisori Damjan Gjiknuri i cili me paratë e shqiptarëve dhe me grupin e gangsterëve kishte shkak-tuar “tërmet”! U dëgjua Ulsi Man-ja, i cili pas atyre “vjedhjeve” u grad-

ua Kryetar i Komisionit të Ligjeve, njeriu që do të bënte dhe po bën Re-formën në Drejtësi, ose siç i themi ne nga Dibra “Me i var ujkut mëlçitë për qafe” U dëgjua Sajmir Tahiri i cili flet me shefat politik policor për vjedh-je votash si dhe politizimin e kupolës se Policise se Shtetit! U dëgjuan dre-jtorët e institucioneve dhe të bash-kisë, që herë bënin pazare për vota e herë bënin presion duke ofendu-ar, poshteruar e intimiduar votuesit!”, tha Gjunkshi.

Këto përgjime, theksoi ai, tregojne qartë se kjo qeveri eshte jo legjitime. “Ne kete situate tejet të rende, me paso-ja te pa parashikueshme per vendin; per te mos e derguar popullin në vlla-vras-je, i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë të dorëhiqen menjëherë, nga ëndrrat diktatoriale për të bërë votime komuniste. Të shkarkohet dhe të merret nën hetim menjëherë Ulsi Manja nga Kryetar i Komisionit të Ligjeve, si njeri i pabesueshëm për të ndjekur reformën në drejtësi. Të arrestohet Damjan Gji-

knuri si truri i vjedhjeve të votave në Dibër. I bej thirrrje ushtar Lleshaj: Te distancohet nga kjo bande e or-ganizuar kriminale”.- tha ai. Gjukshi theksoi se ky grup i mire strukturu-ar kriminal, ne kundershtim me lig-jin dhe kushtetuten zgjodhi mario-netën e tyre Arta Marku si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. “Har-rojeni qe ne keto kushte dhe me kete bande kriminale mund te realizoni votimet me date 30 Qershor 2019”, tha ai.

Basha dje në konferencë për shtyp

Përgjimet e BILD

Xhemal Gjunkshi

Page 6: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

6 E premte, 21 qershor 2019

Përplasjet në KZAZ-të e Beratit, 40 të proceduar, mes tyre dy nënkryetarët e bashkisë

Mat, 9 të arrestuar, 12 në kërkim për përplasjet

Pas përplasjeve, qindra qytetarë të proceduar në të gjithë Shqipërinë, mes tyre dhe nënkryetarë bashkieTë paktën 40 persona

janë proceduar penal-isht në gjendje të lirë në Berat pasi tentuan

të futen me forcë në ambientet e KZAZ, nr. 64 tek Pallati i Kul-turës në Berat dhe në ambientet e KZAZ, nr.66 tek Pallati Kulturës Skrapar. Mes personave të pro-ceduar janë sekretari organizativ i PD, dy nënkryetarë të bashkisë, shefi i policisë, punonjës policie bashkiake në Berat dhe Skrapar, si edhe punonjës të këtyre bash-kive Prej disa ditësh në Shqipëri kanë filluar përplasjet mes qyte-tarëve të rretheve dhe policisë të shtetit për çështjet e zgjedhjeve të datës 30 qershor. Këto përplas-je ishin mjaft të tensionuara mes të dy palëve si nga ana e qytet-arëve po kështu dhe nga efek-tivet blu. Banorët dogjën mate-rialet zgjedhore ndërsa Policia ushtroi dhunë ndaj tyre. Ndër-kohë ditën e djeshmë shumë qytetarë u proceduan penalisht për arsye se penguan përgatitjen e procesit zgjedhor. Kujtojmë se

kreu i shteti ka ç’dekretuar datën e zgjedhjeve , ky vendim i tij ka hyrë menjëherë në fuqi në fletor-

en zyrtare. Policia e shtetit po ve-pron në mëyrë antiligjore ndaj popullit.

Sulmuan KZAZ-në dhe policinë në Kavajë, arrestohen 6 persona dhe procedohen 31 të tjerë

Pas sulmeve në KZAZ-në nr 42 në Kavajë dhe ndaj punonjësve të Policisë, policia e këtij qyteti ka procedurar 31 persona, ndër-sa ka arrestuar 6 të tjerë. Policia bëri me dije se të arrestuar janë

shtetasit: “A. Xh., banues në Ka-vajë, i dënuar më parë për ve-prën penale “Prodhimi dhe mba-jtja pa leje e armëve luftarake”.Arrestimi i shtetasve u bë sepse: “Ne datën 19.06.2019 rreth orës 20:05, në lagjen nr. 3 në Kava-jë, kanë marrë pjesë në një grum-bullim të paligjshëm, me qëllim lirimin e ambienteve të shkollës

Të paktën 40 persona janë proceduar penal-isht në gjendje të lirë në Berat pasi tentu-an të futen me forcë në ambientet e KZAZ, nr. 64 tek Pallati i Kulturës në Berat dhe në ambientet e KZAZ, nr.66 tek Pallati Kul-turës Skrapar. Mes personave të proceduar janë sekretari organizativ i PD, dy nënkrye-tarë të bashkisë, shefi i policisë, punonjës policie bashkiake në Berat dhe Skrapar, si edhe punonjës të këtyre bashkive. Të ar-restuarit jannë :G.A, M.H, B.H, F.K, SH.M, K.E, E.Ç, M.V, R.Ç, S.Z, R.H, P.GJ, E.T, A.C, A.H, A.G, E.A, R.B, I.H, E.H, N.G, I.B, K.M, punonjës pranë këtyre bash-kive dhe qytetarë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokuror-inë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprat pe-

nale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grum-bullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrim prone”.

Aktualitet

Arrestimet

Nëntë persona janë arrestu-ar ndërsa 12 të tjerë janë pro-ceduar penalisht ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me tensionet dhe për-plasjet para KZAZ-ve të Matit që u shënuan ditën e djeshme. Mes të arrestu-arve është dhe administra-tori i njësisë administarative Suç, Klos. “Në lidhje me ng-jarjen e ndodhur dje, më datë 19.06.2019, ku persona të ndryshëm kanë ushtruar dhunë ndaj Forcave të Rendit dhe Sigurisë, të cilët mbanin në ruajtje KZAZ-të, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, që ndodhej në Pallatin e Sportit “Fer-it Hysa”, Bashkia Mat dhe KZAZ nr. 17, që ndodhej tek Biblioteka e qytetit, Bash-

kia Klos, specialistët për Het-imin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Shërbi-met e Komisariatit të Policisë Mat, pas veprimeve hetimore, identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administru-ara nga policia, kanë arrestu-ar në flagrancë 9 shtetas. Si dhe janë shpallur në kërkim

12 shtetas të tjerë. Materialet hetimore i kalu-an Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifes-time të paligjshme”, “Prishja e qetësisë pub-like”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”-njoftoi policia.

Përplasjet në KZAZ-të nëpër rrethe

Përplasjet në KZAZ-në e Beratit

Përplasjet në KZAZ-në e Matit

Page 7: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

7 E premte, 21 qershor 2019

Aktualitet

Në Tiranë 34 persona janë pro-ceduar në ngjarjet para KZAZ-ve ndër të cilët 3 të arrestuar. Poli-cia i quan protestat para KZAZ -ve të Vorës dhe të Kamzës të ndod-hura dje si të paligjshme dhe të dhunshme.

Njoftimi i policisëNë lidhje me ngjarjet e ndodhura

dje, datë 19.06.2019 në Kamzë, ku ka pasur grumbullime personash, të cilët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme, duke hedhur kapsolla, kundërsh-tuar punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planëzuar me shër-bim për ruajtjen e KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve kanë tentuar në hynë me dhunë në to, me qëllim pengimin e administrim-it të dokumenteve të procesit zg-jedhor. Në përfundim të veprimeve të para procedurale, këqyrjes së vendit të ngjarjes, ku u sekuestru-an në cilësinë e provës disa mbetje te kapsollave plasëse , shpërthyese si dhe flakadanë, te cilët u dërgu-an për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike, si dhe nga pamjeve filmike të administuara nga ana e Policisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë shoqërimi dhe dokumentimi i ng-jarjes dhe u proceduan në gjendje të

lirë, për veprat penale: “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i Punonjësve të Pol-icisë së Rendit Ppublik”, “Godit-ja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërri-mi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 262, 236, 237, 274, 150 & 278/4 te Kodit Penal, Gjithash-tu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, u bë kapja dhe arres-timi në flagrancë për veprat penale: “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” kryer në bashkëpunim,

“Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kundërshtimi të Punonjësit të Pol-icisë”, të parashikuar nga nenet 326/a – 25, 248 . Filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Poli-cisë së Rendit Publik” dhe “Godit-ja për shkak të detyrës”, parashi-kuar nga neni 236 dhe 237 i Kodit Penal, Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërlig-jshme dhe të akteve të dhunës pranë KZAZ-ve të qarkut Tiranë. Mate-rialet në ngarkim të tyre iu referu-an Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Përplasjet në KZAZ-në e Vorës dhe Kamzës: tre të arrestuar

Në nnjë deklaratë për mediat Lu-ciano Boçi u shpreh mjaft rëndë për të gjithë situatën e krijuar nga KZAZ-të në të gjitha qytetet e ven-dit. Ai theksoi gjatë gjithë kë-tyre viteve nuk eshtë kërkuar kurrë më parë arrestimi i opozitës. Si-pas Bocit kjo këtij regjimi po i vjen fundi. “Arrestimi i djeshëm bur-racak i Bardh Spahisë pason atë të kryetarëve të PD Prrenjas e Li-brazhd, Arjan Karriqit e Bujar Vre-tos. Po t’i shtosh këtu emrat e të shoqëruarve, lista bëhet shumë e gjatë. Si kurrë më parë pëgjatë kë-tyre viteve demokraci, kërkohet ar-restimi i opozitës. Regjimi është në grahmat e fundit dhe aktet e tij shpejtojnë rrëzimin e zhurmshëm.

Por askush mos ta mendojë se kjo është vetëm një rastësi. Gjenitali gjenial që drejton çetën e penisëve e kishte në projektet e tij vendos-

jen e një regjimi “çunash” që fjal-orin e rrugës e kanë mësuar në moshën 30 vjeç dhe e përdorin atë në mënyrë frekuente, për të tre-guar se janë pjekur. Këta “çunat” të bërë njësh me “çunat” e krim-it që zbuluan dashurinë për kol-lare pas të 45-ve, do ishin elita politike e regjimit, nëse sot qyte-tarët e Opozita e bashkuar nuk do ishte në këmbë. Me hajdutërinë si flamur e banalitetin si himn, ata kërkonin të instalonin Rilind-jen që donin. Sot, demaskuar para botës, po përjetojnë fundin që përgatiten me fanfara, zhurmë e pompozitet gjashtë vite më parë. Shqipëria po shpëton nga një tjetër murtajë”-u shpreh Boçi.

PD, Boçi: Regjimi është në grahmat e fundit, Shqipëria po shpëton nga një tjetër murtajë!

Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike, Ervin Salianji, ka deklaruar përmes një statusi në “Facebook” se po rrëzohet sistemi i gjend-jes civile. Sipas Salianjit, social-istët janë bërë me hije dhe frika iu ka hyrë në palcë. “Rrëzohet sis-temi i gjendjes civile! Janë bërë

me hije, frika ju ka hyrë në pal-cë. Nuk i mjaftojnë 1.2 milion karta identiteti jashtë afati, mi-jëra qytetarë me vendbanime të zhvendosura nga QV ku voto-jnë, çdo punonjës I administratës i kërcënuar për të bërë pëlqime të detyrueshme për Rilindjen dhe të

dërgojnë nëpër ahengjet elektorale nga 4 persona, pasi detyrojnê mësuesit me kêrcënim që të de-tyrojnë nga 5 nxënës për të votu-ar Rilindjen, pasi detyrojne mjekê dhe infermiere te punojnë për rilindjen, pasi përdorin policinë e shtetit si leckë për interesa per-

sonale, pasi i kërkojnë cdo bizne-si të kërcenojë punonjësit ndryshe ju turrin tatimorët, mbajnë në gat-ishnëri kriminelët të cilët gjysëm i kanë në administratë dhe me gjys-mit ndajne para dhe pushtet nëpër kafenetë ku kërcënojnë votuesit, pasi e perdorin prokurorine dhe

gjykatat si loder, pasi e kanë të sigurt që zgjedhje nuk ka përsëri vesi nuk i le, ndërhyjnë dhe në sis-tem, sepse Ministri i Brëndshëm kërkon të tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithcka,duke nderhyre dhe ne regjistrin e gjendjes civile!”, shkroi Salianji.

Salianji: Rrëzohet sistemi i gjendjes civile, frika ju ka hyrë në palcë!

“Tre dëshmorët”, ku ndodhet KZAZ nr. 42. Këta shtetas kanë tentuar te futen forcërisht në am-bientet e shkollës ku ndodhet duke qëlluar me sende të for-ta, lëndë piroteknike dhe bomba “molotov”, punonjësit e Policisë me shërbim, në ruajtje të KZAZ-së. Nga veprimet e dhunshme të këtyre personave është dëmtu-ar rrethimi i jashtëm i territorit të shkollës, në anën jugore, janë dëmtuar edhe dy portat metalike të

shkollës, si dhe ka pësuar lëndime nga goditja me sende të forta, edhe një punonjës Policie”, njoftoni policia. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar veprat penale: “Kundërshtimi i Punon-jësit të Policisë së Rendit Publik”, ’’Dëmtimi me dashje i material-it zgjedhor mbetur në tentative”, “Organizimi dhe Pjesëmarr-ja në grumbullim të paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i pronës”. “Gjithashtu në lidhje me këtë ng-jarje, u shpallën në kërkim pol-icor 25 shtetas, 12 prej të cilëve punonjës të Bashkisë Kavajë”, njoftoi policia. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj . Materialet hetimore do t’i dërg-ohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Përplasjet në KZAZ-në e Kavajës

Përplasjet në KZAZ-në e Kamzës

Luçiano Boçi

Page 8: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

E premte, 21 qershor 20198 •

CMYK

Sociale

Një raport vjetor i Departa-mentit amerikan të Shtetit

për trafikun e qënieve njerëzore i publikuar të enjten, e klasi-fikon përsëri Shqipërinë si vend të nivelit të dytë, duke thënë se Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standar-det minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjek-je të konsiderueshme për këtë

qëllim. Qeveria, thuhet në raport, përgjithësisht demonstroi përp-jekje në rritje në krahasim me periudhën e mëparshme, por në disa aspekte kyçe nuk përmbushi standardet minimale.

Në raport thuhet se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të hua-ja në Shqipëri, si dhe viktimat nga Shqipëria jashtë vendit.

Gra dhe fëmijë shqiptarë janë objekt i trafikimit seksual dhe punës së detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Sipas tij, qeveria shqiptare vazh-doi të hetojë, të ndjekë penalisht dhe të kërkojë ngritje akuzash për më pak raste, duke çuar në nivelin më të ulët të veprimeve ligjzbatuese në katër vite. Meg-jithatë, raporti thotë se qeveria

shtoi përpjekjet për të paranda-luar trafikimin, duke miratuar planin kombëtar të veprimit për periudhën 2018-2020. Trafikantët përdorin premtime të rreme si martesa ose oferta për punësim për t’i joshur viktimat për trafik seksual. Fëmijët zakonisht dety-rohen të lypin ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar, të tilla si shitja e artikujve të vegjël.

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka kërkuar qytetarëve

shqiptarë që të mos mashtrohen për vizat turistike, apo për vizat me Lotarinë Amerikane. Ambasada thotë se shumë qytetarë janë mash-truar nga persona të tjerë duke paguar tarifa shtesë, me premtimin se do të merrnin një vizë. Për këtë arsyje Ambasada Amerikane thotë që mos të bini viktimë e një mash-

Vizat Amerikane, Ambasada: Mos bini viktimë e një mashtrimi

trimi. “Rregullisht, ne kontakto-hemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!”, – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Dita Botërore e Refugjatëve

Situata alarmante, me qindra shqiptarë riatdhesohen çdo muaj

Raporti i DASH: Gra dhe fëmijë shqiptarë, objekt i trafikimit

Dje është shënuar Dita Botërore e Refugjatëve e cila synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet

e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën. Në këtë ditë refug-jatëve shumë prej tyre nuk kanë shpresa për kthimin e në atdheun e tyre të mëparshëm. Miliona familje kanë humbur shtëpitë e tyre gjatë konflikteve të dhunës dhe luftës. Prandaj Asambleja e Përgjithshme vendosi që 20 qershori të shënohet si Dita Botërore e Refugjatëve. Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konflik-tit dhe dhunës. Evropa aktualisht është duke kaluar në një krizë të refugjatëve e cila ka nisur kur fluksi i madh i njerëzve filluan të ikin nga konflikti në Lindje të Mesme dhe Afrikë. Ndërkohë një Raport i sapo-publikuar i Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UN-HCR pohon se viti 2018 u mbyll me një bilanc tronditës të trendit global të refugjatëve. Sipas Raportit të paktën 70.8 milionë njerëz janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre, niveli më i lartë i regjistruar në botë në këto 70 vitet e fundit. Raporti flet edhe për një numër të lartë viktimash në radhët e refug-jatëve që kanë synuar të kalojne Detin Mesdhe gjatë 2018. Sipas Raportit rreth 2275 persona vdiqën ose u zhdukën ndërsa kalonin Mesdheun një shifër kjo gati dyfish më e lartë se viti 2017.

Situata në ShqipëriShqipëria përballon jo vetëm

prurje refugjatësh nga vendet e treta që hyjnë kryesisht nga kufiri me Greqinë, por edhe një valë migrimi të shqiptarëve drejt vendeve perën-dimore. Ndërsa refugjatët e huaj nuk qëndrojnë në Shqipëri por e përdorin

vendin si një pikë tranzit të kalimit drejt vendeve perëndimore, qindra shtetas shqiptarë riatdhesohen cdo muaj nga policitë e disa vendeve europiane për shkak të emigrimit jo të rregullt. Varfëria dhe më pas liria për të lëvizur e kanë nxitur një pjesë të popullsisë së Ballkanit të emi-grojë, por në Shqipëri kjo tendencë është shumë më e lartë, pas viteve ’90, ndonëse vendi ynë nuk ka pasur konflikte lufte, si pjesa më e madhe e shteteve fqinjë. Dëshira për të ikur është ringjallur dukshëm vitet e fundit, siç tregojnë dhe kërkesat e larta për azil, ku Shqipëria në vitin 2018 ishte e para në botë për numrin e popullsisë (6.6 aplikime për 1,000 banorë, dhe e dyta pas nesh është janë gjeorgjianët, me 4.6

aplikime për 1000 banorë, të ndjekur nga sirianët, me 4.4 aplikime. Në total nga viti 2001, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, sipas të dhënave të mëparshme të Eurostat. Shqiptarët gjithmonë e më shumë po emigrojnë nga vendi i tyre në kërkim të mundësive të reja. Rreth 1.5-2 milionë shqiptarë gjenden si emigrantë jashtë, kryesisht në: Greqi (0.5-0.6 mln), Itali (0.5-0.6 mln) dhe SHBA (0.1 mln), etj.

Riatdhesimi i shqiptarëve Çdo muaj policitë e vendeve

europiane po riatdhesojnë me qindra shqiptarë për shkak të emigrimit jo të rregullt. Vetëm dje

rreth 127 shqiptarë janë riatdhe-suar, pasi u është refuzuar azili në Francë. Në aeroportin “Nënë Tereza” azilkërkuesit janë rikthyer me avionë të posaçëm. Në fluturim-in e paradites u riatdhesuan 36 shtetas shqiptarë dhe në fluturimin e dytë në mesditë u riatdhesuan 91 të tjerë. Operacioni i riatdhesimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë franceze. Edhe gjatë këtij operacioni u riatdhesuan familje me fëmijë minorenë. Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda e pran-ishme gjatë riatdhesimit në aero-port, gjatë fjalës së saj nënvizoi, se çdo përpjekje për kërkim azili është e dështuar, askush të mos bëjë shpenzime ekonomike për të kërkuar azil, pasi mundësitë janë

zero. Zv.ministrja gjithashtu apeloi për të gjithë, që të ndjekin rrugën ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së. Edhe më herët gjatë këtij muaji janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë me avion të posaçëm, të nisur nga aeroporti i Metz, Francë, u kthyen familjarë me të mitur dhe të gjithë të riatdhesuarit ishin azilkërkues në Francë, të cilëve iu refuzua kërkesa për qëndrim.

Në përgjithësi shqiptarët besojnë se nuk mund të krijojnë një jetesë normale dhe të arrijnë një stand-ard jetese pa të ardhura, të cilat në Shqipëri është shumë e vështirë ti fitosh. Papunësia, punësimi rastësor, të ardhurat e pakta për të paktën një prej partnerëve e detyron një familje që të largohet. Sipas statistikave të fundit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon, për sa i përket nivelit të varfërisë. Papun-ësia në Shqipëri është absolute, ku qytetarët largohen për të gjetur një punë për të mbijetuar. Varfëria është shkaku kryesor i emigrimit të shqiptarëve por nuk mund të lihen pa përmendur dhe shumë faktotrë të tjerë të cilët janë nxitës për emi-grimin si korrupsioni, niveli I ar-simimimit dhe shëndetësisë të cilat lënë shumë për të dëshiruar dhe mbi të gjitha duket se shqiptarët po e humbasin shpresën se gjërat do përmirësohen në vendin tonë.

Ndaj Shqipëria dhe shqiptarët e dinë mirë se çfarë do të thotë të ikësh nga familja, shtëpia, dhe atdheu dhe apelimi në këtë ditë të rëndësishme është për të punuar më shumë për vendin, për të bërë që sidomos të rinjtë dhe profesion-istët ta ndërtojnë të ardhmen në atdheun e tyre.

Page 9: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

E premte, 21 qershor 2019 9•

CMYK

Sociale

Akademia e Shkencave

Artan Fuga: Pres vendimin e Metës, jap dorëheqjen nëse zgjedhjet njihen si të ligjshmeProfesori dhe Akademiku

Artan Fuga ka deklaruar se do të japë dorëheqjen në çast nga Akademia e

Shkencave, nëse Presidenti Ilir Meta pranon të dekretojë kreun e ri të këtij institucioni, Skënder Gjinushin. Përmes një statusi në “Facebook”, Fuga është shprehur se nëse Gjinushi merr zyrtarisht drejtimin e Akademisë së Shken-cave, do të largohet duke hedhur tej diplomën si akademik. Fuga ka shkruar se është në pritje të vendim-it të presidentit Meta për dorëheqjen nga ASH-ja apo për të vazhduar betejën për ta pastruar atë nga shkeljet ligjore dhe nga kalbëzimi intelektual, financiar dhe organiza-tiv. Akademiku ka theksuar se nëse zgjedhjet në kryesinë e akademisë së shkencave njihen si të ligjshme, brenda 24 orëve nga ai cast do të japë dorëheqjen nga Akademia e Shkencave duke mos pranuar të bashkëjetoj me paligjshmërinë.

“Gazetarë dhe kolegë më pyesin se çfarë do të bëj pasi kam denoncuar parregullsitë ligjore në akademinë e shkencave, zgjedhjet e paligjshme të kryesisë së saj, si edhe abuzimet financiare atje? Përfundimisht po

përgjigjem: Eshtë e drejta kus-htetuese e presidentit të Republikës, z. Ilir Meta, t’a pranojë ose jo të si ligjshëm kryetarin e akademisë së shkencave zgjedhur në shkelje flagrante të ligjit. Mua më takon të

di vetëm se çfarë do të bëj unë vetë! Nëse zgjedhjet në kryesinë e akad-emisë së shkencave njihen drejtpër-drejt ose tërthorazi si të ligjshme, brenda 24 orëve nga ai cast do të jap dorëheqjen nga akademia e shken-cave duke mos pranuar të bashkë-jetoj me paligjshmërinë, abuzimet dhe një institucion krejt të kalbur, monist dhe çerdhe privilegjesh!”-ka deklaruar dje Fuga.

Më tej ai ka pohuar se është i gatshëm të hedhë tej diplomën e akademikut si një mesazh alarmi për publikun, si besnikëri për sistemin universitar dhe si qendrim revolte ndaj politikanëve që e vendosin shkencën nën vargonjtë e politikës. “Do largohem duke e hedhur tej diplomën time të akademikut jo si dorëzim, por si një mesazh alarmi për publikun, si besnikëri ndaj komunitetit universitar, si bindje për reformën e thellë që kam propozuar, si përbuzje ndaj deputetëve që e sab-otuan reformimin e atij institucioni,

dhe si qendrim revolte ndaj asaj politike dhe atyre politikanëve që nuk dëshirojnë kërkues shkencor dhe universitarë e intelektualë të pa-varur duke e vendosur shkencën nën vargonjtë e politikës! Do ta them fjalën time të fundit denoncuese dhe do largohem me ndërgjegje të qetë duke pritur që ndoshta do të vijnë ditë më të mira! Deri atëhere pres, pres qetësisht vendimin përfun-dimtar të zotit President, Ilir Meta! Me shpresë, por edhe me shqetësim! Deri atëhere mirëupafshim!”-ka shkruar Fuga në postimin e tij.

Edhe më herët Fuga ka thënë se zgjedhja e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave është krejt në kundërshtim me ligj dhe një shkelje ligjore e rëndë dhe e ka mbështetur deklarimin e tij dhe me fakte juridike ku theksohet qartë se kryetari i një partie politike nuk mund të ishte as anëtar i asamblesë të akademisë së shkencave dhe jo më të zgjidhej kryetar i saj.

Page 10: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

10 E premte, 21 qershor 2019

Eurostat: Shqiptarët me të ardhurat më të ulta në kontinent, por me çmimet në “stratosferë”Megjithëse shqiptarët

janë më të varfrit e Europës duke regjis-truar të ardhurat për

frymë dhe konsumin më të ulët, kur vjen puna te çmimet e ushqimeve i kemi më të lartat në rajon duke ua kaluar edhe disa vendeve të Bash-kimit Europian. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për nive-lin e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, Shqipëria në 2018-n ka shënuar nivelin 79% nga 100% që merret niveli me-satar i çmimeve të BE-së. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi dhe Maqedonia, me një nivel çmimesh 78%, duke u ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina me nivelin 76% dhe Maqedonia e Veriut me 62%.

Ndërkohë edhe vendet anëtare të BE-së, si Bullgaria dhe Ruma-nia kanë shënuar një nivel çmimesh për kategorinë e ushqimeve dhe pi-jeve joalkoolike me përkatësisht 76% dhe 66%, duke qenë në koher-encë me nivelin e të ardhurave për frymë dhe konsumit në këto vende. Në 2018-n, niveli i çmimeve të një shporte të krahasueshme me ush-

qime dhe pije joalkoolike në Bash-kimin Europian (BE) ishte dy herë më i lartë në shtetin më të shtren-jtë në krahasim me vendin më të lirë. Danimarka kishte nivelin më të lartë të çmimeve për ushqime dhe pije joalkoolike në BE në 2018, ku shporta bazë përllogaritej sa 30% e mesatares së BE-së, ndjekur nga Luksemburgu dhe Austria (të dy me 125%), Irlanda dhe Finlan-da (me 120%) dhe Suedia (117 %). Në anën tjetër, nivelet më të ulëta të çmimeve janë vërejtur në Rum-ani (66%), Poloni (69%), Bullgari (76%), Lituani (82%), Çekia (84%) dhe Hungari (85%

Kjo ndodh ndërkohë që Shqipëria ka vijuar që të jetë më e varfra e Europës edhe në vitin 2018, sipas të dhënave paraprake të publikuara sot nga Eurostat për vendet e BE-së dhe shtetet e Ball-kanit Perëndimor e Turqinë. Të ar-dhurat mesatare të shqiptarëve ish-in sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian, me një përmirësim të le-htë nga viti i kaluar, kur ky tregues ishte 30%. Së bashku me Bosnjën, po me 31%, ky është treguesi më i ulët në Europë (të dhënat e Eurostat nuk përfshijnë Kosovën).

Të ardhurat më të larta në rajon i ka Mali i Zi, me 47% të mesatares europiane, i ndjekur nga Serbia (40%), Maqedonia e Veriut (38%). Për Turqinë, ky tregues është 65%. Ndonëse shqiptarët kanë të ardhu-ra në nivel të njëjtë me boshnjakët, në treguesin tjetër më të rëndë-sishëm atë të konsumit aktual indi-vidual, që mat mirëqenien e famil-jarëve dhe shprehet sipas barazisë së fuqisë blerëse, Shqipëria rezul-ton më e varfra në Europë, me 38% të mesatares së Bashkimit Europi-an. Ky është një tregues që kostoja e jetesës në Shqipëri është e lartë në raport me të ardhurat. Për Bosnjën, konsumi individual për frymë është sa 41% e mesatares së BE-së. Në të njëjtin nivel është dhe Maqedonia. Më i larti është sërish në Mal të Zi (57%), i ndjekur nga Serbia (48%).

Shqipëria ka vijuar që të jetë më e varfra e Europës edhe në vitin

2018, sipas të dhënave paraprake të publikuara sot nga Eurostat për vendet e BE-së dhe shtetet e Ball-kanit Perëndimor e Turqinë. Të ar-dhurat mesatare të shqiptarëve ish-in sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian, me një përmirësim të le-htë nga viti i kaluar, kur ky tregues ishte 30%. Së bashku me Bosnjën, po me 31%, ky është treguesi më i ulët në Europë (të dhënat e Eu-

rostat nuk përfshijnë Kosovën).Të ardhurat më të larta në rajon

i ka Mali i Zi, me 47% të mesatares europiane, i ndjekur nga Serbia (40%), Maqedonia e veriut (38%). Për Turqinë, ky tregues është 65%. Ndonëse shqiptarët kanë të ardhura në nivel të njëjtë me boshnjakët, në treguesin tjetër më të rëndësishëm atë të konsumit aktual individu-al, që mat mirëqenien e familjarëve

Një rregullore e miratuar me një vendim të veçantë nga Këshilli i Ministrave në muajin prill par-ashikon që subjektet që lidhin kontrata me njësitë e qeverisjes vendore për të marrë me qira një hapësirë në plazh për një afat nga 1 deri në 5 vite duhet të respekto-jnë disa kritere, një prej të cilave është ë hapësira prej 2.5 metra përpara brezit të parë të çadrave të jetë e lirë për t’u shfrytëzuar nga publiku. Vendimi parashi-kon dhe hapësirën minimale dhe maksimale që jepet me qira, kus-htet që duhet të plotësojë stacioni i plazhit, lënien e hapësirave për pushuesit që duan plazh publik

si dhe mirëmbajtën e bregut dhe pastrimin e tij.

Por, ky vendim nuk po gjen zbatimin e duhur. Ministri i Tu-rizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në një takim të zhvilluar me me-diat dhe disa institucione përg-jegjëse, njoftoi për krijimin e një grupi pune, që do të verifiko-jë ecurinë dhe zbatimin e kërke-save për ushtrimin e aktivitetit të stacionit të plazhit dhe strukturat akomoduese. “Unë kam kërkuar që në zbatim të këtij vendimi të ngrihet ky grup pune me për-faqësues të Inspektoratit të Mje-disit, Agjencisë së Bregdetit e një sërë të tjerë që të nisin të bë-

jnë verifikimin e aktivitetit të sta-cioneve të plazhit. Ky kontroll do të nisë nga 24 qershori deri në shtator. Do të bëhet verifiki-mi i kushteve dhe veprimtarisë së plazhit, lejet mjedisore për strukturat akomoduese. Çdo sta-cion plazhi duhet të ketë kus-htet për sigurinë në det dhe tokë, dushe, ndotjet dhe zhurmat”, tha ai. Stacioni i plazhit du-het të ketë në dispozicion të pe-shuesve një dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra, si dhe të jetë i pajisur me shërbimet higjieni-ke, kabinat e zhveshjes, zonën e ndihmës së shpejtë për push-uesit. Në asnjë rast nuk mund të

ndalohet apo të kufizohet, në asn-jë formë dhe në asnjë kohë, kali-mi i publikut në rrugët që lidhin rrugën publike me plazhin pub-lik. “Subjektet e veprimtarisë së stacionit të plazhit kanë detyrim-in për të krijuar kushtet e kalim-it lirisht të publikut dhe moscen-imin në ndonjë formë të kësaj të drejte, si dhe sigurimin e kus-hteve të kalimit lirisht të per-sonave me aftësi të kufizuar” thu-het në rregullore. E njëjta cakton kushtet e sigurisë, ato për rojet e plazhit, për nivelin e zhurmave, për strukturat që mund të ngrihen në plazh dhe mundësitë për ri-novimin e kontratës.

Nuk zbatohen rregullat për hapësirat publike në plazhe

Ekonomi

Shqipëria ka vijuar që të jetë më e varfra e Europës edhe në vitin 2018, sipas të dhënave paraprake

të publikuara sot nga Eurostat për vendet e BE-së dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e Turqinë

Shqipëria në 2018-n ka shënuar nivelin 79% nga 100% që merret niveli mesatar i çmimeve të BE-së79%

Page 11: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

11 E premte, 21 qershor 2019

Të martën, rrjeti social Facebook prezantoi kriptovalutën e cila e quan Libra. Sipas kompanisë, misioni i kriptovalutës do të jetë krijimi i një infrastrukture më të thjeshtë financi-are botërore dhe se njerëzit duhet të kenë mundësinë që të dërgojnë para me të njëjtën lehtësi sikurse dërgo-jnë një foto. Themeluesi i Faceboo-kut, Mark Zuckerberg, në momentin e prezantimit ka thënë se çdo person që ka qasje në internet, njëjtë do të ketë qasje edhe në këtë monedhë dix-hitale, me një kosto minimale. Kjo kriptovalutë pritet që t’i krijojë 95 milionë vende të punës me një vlerë të shtuar prej 3.7 trilionë dollarëve. Po ashtu, ndikim tjetër do të jetë edhe reduktimi i varfërisë ekstreme prej 22 për qind dhe shtimi i të ardhurave prej 20 për qind.

Por, kjo teknologji e re ka fillu-ar të kritikohet dhe të kërkohet shqyr-timi i saj nga autoritetet në mbarë botën. Libra është “një monedhë botërore dhe një infrastrukturw finan-ciare”. Pra, me fjalë të tjera është një mjet dixhital i ndërtuar nga kompania dhe fuqizuar nga versioni i Block-chainit të Facebookut me teknolog-ji enkriptimi të përdorur nga Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera. Emri Libra vjen nga njësia bazike matëse e pe-shës në Romën e lashtë. Shkurtimi i njësisë matëse “pound” në “lb” ku vjen nga Libra dhe simboli “£” është një variacion i L në Libra.

Facebook thotë se dëshiron që tu mundësojë 1.7 miliard përdoruesve në mbarë botën që nuk kanë qas-je në një llogari bankare të mund të kryejnë transaksione online. Me shumë gjasa, kompania do të për-ballet me pengesa të shumta nga autoritetet sidomos në një kohë kur ato po bëjnë thirrje për shpërbër-jen e rrjetit social. Menjëherë pas spekulimeve lidhur me ekspan-sionin e ri financiar të Facebook, ligjvënës amerikanë dhe evropi-anë kërkojnë shpjegime shtesë nga

Mark Zuckerberg për këtë projekt.Kriptovaluta do të menaxhohet

nga një grup kompanish quajtur Li-bra Association. Funksionon si një monedhë e qëndrueshme, vlera e së cilët bazohet në asete ekzistuese si dollari amerikan apo euro, me qëllim që vlera e saj të mos jetë subjekt i lu-hatjeve të mëdha.

Kjo shoqatë nga Facebook për-shkruhet si e pavarur dhe jofitim-prurëse, e cila ka qendrën në Zvicër. Të vërtetojë transaksionet në Block-chainin e Libra dhe të menaxhojë rezervën e saj, janë dy qëllimet krye-sore të Libra Association. Brenda shoqatës do të jetë një organ drejtues i quajtur Këshilli, që përbëhet nga përfaqësues të secilit prej anëtarëve të shoqatës e cila do të votojë çdo poli-tikë drejtuese apo vendime opera-cionale. Facebook pretendon se pa-varësisht se ka krijuar Libra, kur monedha të lëshohet në përdorim në vitin 2020, kompania do të tërhiqet nga roli udhëheqës dhe të gjithë anëtarët e shoqatës do të kenë fuqi të barabarta votuese. Kompanitë të cilat kanë kontribuar minimalisht 10 mil-ionë dollarë do të listohen si anëtarët themelues të Libra Association dhe janë kompani si PayPal, Ebay, Spoti-fy, Uber, Lyft, Andreessen Horowitz, Thrive Capital, Visa, Mastercard, etj.

Në fillim, Facebook nuk jep shumë detaje sesi kriptovaluta do të jetë e disponueshme kur të debuto-jë por shenjat tregojnë një qasje hi-bride. Prezenca e firmave tradicion-ale të pagesave në këtë projekt si Visa dhe Mastercard lë të kuptohet se Facebook do të bekojë blerjen e monedhës. Por ekziston mundësia që Facebook të dhurojë sasi të vogla të kriptovalutës në përpjekje për të ush-qyer një ekosistem. Një gjë e tillë do të jetë jetike nëse kompania do të përmbushë qëllimet e saj e të sjell të shërbimeve financiare tek njerëzit pa një llogari bankare.

Kur kriptovaluta të lëshohet

në përdorim, përdoruesit mund të shkarkojnë Calibra, një portofol dix-hital i cili bën të mundur dërgimin e kësaj monedhe tek kushdo që ka një telefon të mençur. Kompania thotë se do të jetë i disponueshëm në Messen-ger, ËhatsApp dhe si aplikacion i ve-cantë. Nuk dihet se në çfarë vendesh të botës do të jetë fillimisht i dis-ponueshëm, por Facebook tha se po-thuajse kushdo në çdo cep të botës do të mund ta shkarkojnë aplikacionin. Përveç transaksioneve me vetë ap-likacionin, Facebook dëshiron të le-htësojë edhe përdorimin e Libra tek shërbime dhe kompani të tjera për transaksione mbi baza ditore.

Uber dhe Lyft janë investitorët e parë në projekt duke na lënë të kup-tojmë se përdoruesit e këtyre shërbi-meve do të mund të paguajnë përmes Libra. Ka disa shqetësime lidhur me aplikacionin financiar të Face-book. Kompania tha se do të zba-tojë teknologji të cilat parandalojnë pastrimin e parave dhe mashtrimet. Gjithashtu, Facebook thotë se do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejt për të ndihmuar ata që humbin qasjen në llogaritë e tyre ose humbin paratë si rezultat si një mashtrimi. Për këtë, rr-jeti social ka premtuar edhe rimbur-sim. Blockachaini i Libra do të jetë i disponueshëm me kod të hapur [open source, kodi është i disponueshëm për secilin për ta monitoruar në diza-jn apo probleme sigurie].

Libra do të mbahet aktive përmes një vendosje të tarife për transaksion në Blockchain. Shumica e këtyre tar-ifave do të transferohen tek kompan-itë që lejojnë përdorimin e monedhës për transaksione. Blockchain do t’u mundësojë përdoruesve të krijo-jnë identitete të cilat nuk janë re-ale. Informacionet e llogarive dhe ato financiare të konsumatorëve të Calibra nuk do të përdoren për të përmirësuar reklamimin në Face-book apo në familjen e produkteve të kompanisë.

Facebook-u krijon kriptovalutën e vet botërore

Ekonomi

dhe shprehet sipas barazisë së fu-qisë blerëse, Shqipëria rezulton më e varfra në Europë, me 38% të me-satares së Bashkimit Europian. Ky është një tregues që kosto e jetesës në Shqipëri është e lartë në raport me të ardhurat.

Për Bosnjën, konsumi individ-ual për frymë është sa 41% e me-satares së BE-së. Në të njëjtin niv-el është dhe Maqedonia. Më i larti është sërish në Mal të Zi (57%), i ndjekur nga Serbia (48%). Bazuar në vlerësimet e para paraprake për vitin 2018, konsumi individual për

frymë (AIC), shprehur në Standar-det e Fuqisë Blerëse (PPS) ndrys-honte nga 56% në 132% të mesa-tares së Bashkimit Evropian (BE) në Shtetet Anëtare.

Dhjetë shtetet anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE në 2018. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 32% mbi mesataren e BE. Gjermania ishte rreth 20% më lart, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Mbretëria e

Bashkuar, Holanda, Finlanda, Bel-gjika, Suedia dhe Franca, të cilat kishin nivele të regjistruara mes rreth 5% dhe 15% mbi mesataren e BE. AIC për frymë, për trem-bëdhjetë shtete anëtare, qëndron mes mesatares së BE dhe 25% më poshtë. Në Itali, Qipro, Irlandë, Spanjë dhe Lituani nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE, ndërsa Çekia, Portugalia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më poshtë dhe Polonia, Sllovenia, Sllovakia dhe Greqia midis 20% dhe 25% më poshtë.

Gjashtë Shtetet Anëtare regjis-truan AIC për frymë 25% ose më shumë nën mesataren e BE. Es-tonia ishte 26% më ulët, Leto-nia dhe Rumania ishin 30% më ulët, ndërsa Hungaria dhe Kroac-ia kishin AIC për frymë nën 40% më pak se mesatarja e BE-së dhe Bullgaria ishte 44%. Produkti i Brendshëm Bruto (BPV) i BE-së për frymë, një matës i aktivi-tetit ekonomik, gjithashtu tregon dallime thelbësore midis Shteteve Anëtare të BE-së. Në vitin 2018, PBB-ja për frymë e shprehur në PPS shkonte mes 50% të mesa-tares së BE në Bullgari dhe 254% në Luksemburg. Njëmbëdhjetë Shtetet Anëtare regjistruan në nivelin e BPV për frymë mbi mesa-taren e BE në 2018.

Për Bosnjën, kon-sumi individual për frymë është sa 41% e mesatares së BE-së. Në të njëjtin nivel është dhe Maqedonia

41

Page 12: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

E premte, 21 qershor 201912 •

Aktualitet

Dy aksidente janë regjistu-ar mëngjesin e djeshëm në

Korçë. Nga aksidentet mbetën të vdekur dy këmbësore. Një 49-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një 73-vjeçar grek në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht. Viktima me iniciale M. A., banuese në Leminot, u ak-sidentua nga greku me iniciale

Policia e Tiranës ka zbuluar një laborator për prodhimin e kana-

bisit në Tiranë. Bëhet fjalë për një tunel i cili ishte ndërtuar në kohën e diktaturës dhe që sot përdorej për të prodhuar kanabis. “Policia ka ushtruar kontroll në dy garazhet e shtetasit F. S., të cilat kishin dalje në tunele (vendstrehime) të ndërtuara gjatë viteve të diktaturës, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi 242.6 gr lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, në doza të vogla, 1 kg e 125 gr lëndë narkotike Cannabis në formë çokollate, fishekë luftarakë, 1 peshore elektronike, 3 motoçikleta, 1 DVR, rreth 600 shishe vere të llojeve të ndryshme, si dhe pajisje të shumta, vegla pune elektrike të llojeve të ndryshme”, – thotë policia.

Po gjatë kontrollit në një tunel betoni në të cilin futeshe nëpërmjet një hyrjeje të fshehtë në dyshemenë e garazhit, u gjetën edhe pajisje të tjera, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura si : llamba elektrike, ventilatorë aspirues, transistorë elektrikë, tuba alumini për aspirim, fuçi për mbajtjen e lëndës narkotike, me aromën karakteristike të Kanabisit, set automatesh dhe prizash elektrike.

Laborator droge në Tunel, arrestohet 25-vjeçari

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të kanabisit, në ambiente të mbyllura me llamba, si dhe i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Finalizohet operacioni policor “PREVENTION”

Sekuestrohet Kokainë, Can-nabis Sativa në formë çokollate, fishekë luftarakë e pajisje, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura. Vihet në pranga 1 person si dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Seksioni i Narko-

tikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe burime konfidenciale, pas një pune intensive, paranda-loi dhe goditi një tentativë për të kultivuar kanabis në ambiente të mbyllura, si dhe të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “PREVENTION”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë 1 person dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, konkretisht: U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. L., 25 vjeç, banues

në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: D. A., V. A. dhe F. S, të tre banues në Tiranë. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kishin siguruar informacione në rrugë operative se shtetasi F. S., në bashkëpunim me shtetasit D. A., V. A. dhe Xh. L. po përgatiteshin të kultivonin bimë narkotike në ambiente të mbyllura. Gjithashtu këta shtetas posedonin lëndë narkotike të llojit Kokainë dhe Cannabis Sativa, në një garazh në Rrugën “Kongresi Manastirit”, për ta shpërndarë në doza të vogla. Policia ka ushtruar kontroll në dy garazhet e shtetasit F. S., të cilat kishin dalje në tunele (vendstrehime) të ndërtuara gjatë viteve të diktaturës, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi 242.6 gr lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, në doza të vogla, 1 kg e 125 gr lëndë narkotike Cannabis në formë çokollate, fishekë luftarakë, 1 peshore elektronike, 3 motoçikleta, 1 DVR, rreth 600 shishe vere të llojeve të ndryshme, si dhe pajisje të shumta, vegla pune elektrike të llo-

jeve të ndryshme. Po gjatë kontrollit në një tunel betoni në të cilin futeshe nëpërmjet një hyrjeje të fshehtë në dyshemenë e garazhit, u gjetën edhe pajisje të tjera, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura si : llamba elektrike, ventilatorë aspirues, transistorë ele-ktrikë, tuba alumini për aspirim, fuçi për mbajtjen e lëndës narkotike, me aromën karakteristike të Kanabisit, set automatesh dhe prizash elektrike. Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për eviden-timin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet krim-inal. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kontrabanda me mallra që kanë ak-cizë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, të parashikuara nga nenet 283/2, 278, 172, 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Dy persona janë plago-sur në një atentat tek mbikalimi Shkozetit në Durrës. Njëri prej

tyre është kunati i Lul Berishës, kurse personi tjetër, shoku i tij. Breshëri plumbash u derdhën mbi automjetin tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin Plarent Dervishi, i njohur si kunati i Lul Berishes dhe shoku i tij Julian Meçaj. Atentati ndodhi në lagjen 14 në zonën e ish-Kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit. Julian Meçaj mori tre plumba, në kokë, shpatull dhe këmbë, kurse Plar-ent Dervishi dy plumba në trup.

Dervishaj më parë ka qenë në burg si pjesëtar i grupit kriminal të Lul Berishës, te akuzuar në atë kohë për vrasje e gjobëvënie. Kurse Meçaj pavarësisht se doli në përgjime vite më parë, si anëtar i bandës së Durrësit, aku-zat ndaj tij nuk u provuan kurrë.

P.B., banues në Greqi, i cili po drejtonte mjetin tip "Toyota”. "Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip "Toyota", ka aksidentuar shtetasen M.A., rreth 49 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen,"-raportoi

policia. 73-vjeçari është shoqëruar në polici dhe po zhvillohen hetimet për shkaqet e ngjarjes. Ndërsa një 40-vjeçare humbi jetën në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pocestë. Gruaja u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën. Nga raportimet paraprake 40-vjeçarja ka gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershëm.

Në Korcë, aksidentohen 2 femra, humbin jetën menjeherë

Në Durrës

Atentati ndodhi në lagjen 14 në zonën e ish-Kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit. Julian Meçaj mori tre plumba, në kokë, shpatull dhe këmbë, kurse Plarent Dervishi dy plumba në trup. Dervishaj më parë ka qenë në burg si pjesëtar i grupit kriminal të Lul Berishës

Breshëri plumbash te mbikalimi Shkozetit, plagosen rëndë 2 shokët, në kërkim autorët

AtentatiMësohet se automjeti i cili u sul-

mua nga dy atentatorë po udhëtonte nga Maminasi në drejtim të Durrësit. Pranë mbikalimit të Shkozetit është

qëlluar me breshëri automatiku nga para dhe pas në të njëjtën kohe. Në vendngjarje policia sekuestroi 55 gëzhoja të qitura nga dy armë të ndryshme automatike. Kjo ngre

dyshime që në atentat kanë marrë pjesë më shumë se dy persona. Për të sqaruar rrethanat, apo motivin e atentatit policia pritet të marrë dëshminë e të plagosurve, sapo

gjendja e tyre të përmirësohet dhe të cilët i shpëtuan mrekullisht plum-bave. Ende nuk dihet nëse autorët kanë lëvizur me automjet apo motor për shkak të të dhënave kontradik-tore. Ndaj subjekteve që operojnë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, aty ku ka lëvizur automjeti që pësoi atentat pritet t’i sekuestrohen pamjet filmike. Nëpërmjet tyre policia shpreson të gjejë ndonjë indicie që mund të çojë drejt identifikimit dhe më pas arrestimit të autorëve. Më datë 20.06.2019, rreth orës 13:20, në lagjen 17/1 Durrës, në rrethana ende të paqarta janë plagosur dyshohet me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J.M.,36 vjeç, dhe P.D.,47 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve" –njoftoi policia.

Page 13: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

E premte, 21 qershor 2019 13•

Aktualitet

Zbardhet ngjarja, punonjësi i aeroportit ka vonuar ngarkimin e thasëve me para në avion

Arrestohet në Rinas pasi kishte vjedhur 3 lopë ne 2016

Ishte dënuar me një vit burg me akuzën për vjedhje në vitin 2016,

por pavarësisht se i kishte shpëtuar arrestimit prej rreth 3 vitesh, Elidon Kociu nga Memaliaj është kapur nga Policia belge 3 ditë më parë duke e deportuar në Shqipëri pasi ishte i papajisur me dokumente qëndrimi. Në momentin e hyrjes në Aeroportin e Rinasit, është zbuluar se rezulton-te person i dënuar për vjedhje në bashkëpunim ngjarje kjo e ndodhur në 2016 kur Kociu nën shoqërinë e tre personave të tjerë vodhën 3 lopë në një kasollë në fshatin Miricë.

Dhunoi vjehrrin, arrestohet 30-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi ka dhunuar fizik-

isht dhe psikologjikisht vjehrrin e tij. Në pranga ka rënë shtetasi L. R., banues në Frashër të Përmetit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia i ka gjetur dhe sekuestruar të riut edhe armë zjarri automatike. “Ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrit të tij, arrestohet në flagrancë nga policia për veprat penale “Dhu-na në familje” dhe “Armëbajtja pa leje”. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: L.R, 30 vjeç, banues në Frashër, Patos. Ky shtetas pasi ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në një fshat të Beratit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Në vijim të veprimeve, Policia e Beratit ka marrë informacion se ky shtetas mbante armë pa leje në banesën e tij në fshatin Frashër, Pa-tos. Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Patos, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit L.R, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike . Materia-let i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 278 dhe 130/a të Kodit Penal”-njoftoi policia.

Goditi mjekun, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka goditur me

grusht një mjek në Sarandë. Ngjarja ndodhi të mërkurën (19 qershor) në ambientet e Spitalit të Sarandë. Policia raportoi se 37-vjeçari me iniciale A. S., banues në Gjashtë, goditi me grusht mjekun me ini-ciale K. R., për shkak të detyrës. "Është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 37, vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë, pasi ditën e djeshme dyshohet se në ambientet e Spi-talit të Sarandës, ai ka goditur me grushta mjekun K. R., për shkak të detyrës,"-informuan uniformat blu. Policia po punon për kapjen e 37-vjeçarit. Materialet iu referu-an Prokurorisë për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës.

Zbardhjet vrasja e kryeplakut 52-vjeçar në LezhëPas arrestimit nga policia,

52-vjeçari Tonin Prendi është shfaqur krejt i qetë, ndërsa u ka treguar bluve të Lezhës edhe arsyet e krimit që ndodhi një ditë më parë në Merqi të Lezhës. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se autori, pasi kishte qenë shkues qe mbesa e tij të bëhej nusja e djalit të viktimës, kishte krijuar lidhje të ngushta me krushkun. Ata takoheshin shpesh dhe Gjin Marku i kishte lënë shtëpinë nën ruajtje dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij që ndodhej rreth 200 metra larg banesës së vrasësit Tonin Prendi. Kohët e fundit mes tyre kishte pasur pakënaqësi që lidhej me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera.

Kjo shmangie ka ardhur pasi Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Tonin Prendi dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit. Vikti-

ma i kishte thënë autorit që nuk do të kishin më punë së bashku dhe se punët e shtëpisë së tij do ja besonte disa punëtorëve të tjerë. Mëngjesin e së mërkurës Gjin Marku, ka mar-

rë 3 punëtore dhe ka shkuar për të mbledhur barin në parcelë. Sapo e ka parë duke kryer punët me punëtorë, Tonin Prendi ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka shkruar drejt mikut të tij. Viktima e ka parë autorin duke ardhur me armë zjarri dhe ka tentuar të larg-ohet, por nuk ka pasur kohë pasi ndaj tij është shkrehur breshëri automatiku. Plumbat e kanë përsh-kuar tej për tej 63 vjeçarin Marku duke e lënë të vdekur në vend. Ng-jarja është parë nga punëtorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga parcela nga frika e autorit. Ky i fundit u largua për tu arrestuar pak orë më vonë. Ndaj tij rendon akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Grabitja në Rinas

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se 48-vjeçari është filmuar teksa ishte në pistë pranë avionit ku do të ngarkoheshin bagazhet. Burimet thonë se nga veprimet tij konstatohet se ka shkelje të rregullores. Sipas prokurorisë, vlerat monetare duhet të futen të fundit në avion dhe më pas dera mbyllet direkt

Prokuroria e Krimeve të Rën-da ka nisur hetimin pasuror për punonjësin e aeroportit të Rinasit, i cili është ar-

restuar për bashkëpunim me autorët e grabitjes së 9 prillit. Hasan Kanaçit iu gjetën 100 mijë euro në banesë, ndërsa dyshohet se ka bashkëpunuar me grabitësit duke vonuar ngarkimin e thasëve me para në avionin që do të nisej drejt Vjenës. Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin pasuror për Hasan Kanaçin, një nga të arrestuarit e fundit për grabitjen ne Rinas, të cilit ju sekuestruan në banesë 100 mijë euro, për të cilat ai pretendon se i ka përfituar nga shitja e disa pronave. Por më gjithë kundërshtimet e tij, prokuroria ka zbardhur rolin e që ka patur Kanaçi në grabitje nga zbardhja e kamerave te sigurisë. 48-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me autorët e vjedhjes, duke shfrytëzuar punën që bënte në sektorin cargo të aeroportit. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se 48-vjeçari është filmuar teksa ishte në pistë pranë avionit ku do të ngar-koheshin bagazhet. Burimet thonë se nga veprimet tij konstatohet se ka shkelje të rregullores. Sipas proku-rorisë, vlerat monetare duhet të futen të fundit në avion dhe më pas dera mbyllet direkt. Ndërkohë që hetuesit e kanë konstatuar se në 9 prill fillim-isht janë futur disa valixhe qytet-arësh, thasët me para dhe më pas

dera rri hapur pasi afrohet një tjetër ngakesë me valixhe. Hasan Kanaçi i arrestuar së fundi dhe i lënë në masë "arresti me burg" me dyshimin se është personi që ka informuar nga brenda aeroportit, grupin e gra-bitësve të 9 prillit në Rinas, ka bërë qëllimisht veprime që kanë lehtësuar autorët të marrin 6 milionë euro, vlera monetare të bankave të nivelit të dytë. Përveç Kanaçit, të arrestuar janë dhe Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Bengasi, Oltion Veseli, El-

ton Pikli dhe Ragip Hajdini. Ndërsa në kërkim zyrtarisht për grabitjen janë dy vëllezërit Eldi dhe Klement Çala si edhe Talo Çela. Në grabitjen e Rinas u vra në shkëmbim zjarri me policinë Admir Murataj, që dysho-het se ka qenë truri i supergrabitjes në aeroport. Pas super grabitjes, në datë 20 prill policia mori kontrollin në sallën e kamerave duke nisur zbatimin e masave shtesë. Gjykata për Krimet e Rënda në Shqipëri pushoi çështjen ndaj Admir Murataj,

duke konfirmuar zyrtarisht vdekjen e tij. Prokuroria dorëzoi certifikatën e vdekjes, aktin daktiloskopik dhe këqyrjen e kufomës. Sipas këtyre materialeve, kufoma është iden-tifikuar nga krahasimi i shenjave të gishtave nga ato të ardhura nga Greqia. Gjatë seancës, Gjykata për Krimet e Rënda caktoi një avokat kryesisht për të përfaqësuar interesat e viktimës. Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë grabitjes së 6 milionë eurove më 9 Prill në Rinas.

Page 14: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

E premte, 21 qershor 201914 •

Opinion

Lloji i prones: Apartament, me sip.132.7 m². Vendi i ndodhjes: Rr. “Mihal Grameno”, Tiranë.Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zona Kadastrale: 8150, Numri i Pasurise: 7/238+1-29, Volumi 33, Faqe 150, Indeksi i Hartës: TR; P-13Ne vleren e 95.544 (nentedhjete e pese mije e peseqind e dyzete e kater) EUROVendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Ankandi për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më datë 28.06.2019.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tregoi mbrëmë se kryeministri Edi Rama është vetë ai që shikon filxhan, ndërsa ky i fundit e akuzon si fallxhore. “Unë po iu

them diçka që të jem e sinqertë. Atë zonjën që i paguan me rrogë që i shikon filxhanin, e ka këshilltaren e vetë. E ka punonjëse. Nuk po ia them emrin por po i them nofkën e gjermanishtes. T’ja shikoj filxhanin dhe t’ja shikojë mirë. Fati i Edi Ramës nuk është më në filxhan, as në letra fati as në horoskop”, tha Kryemadhi. Mesash të drejtpërdrejtë kishte për shefi e qeverisë: “O të shpëtojë paratë, o të shpëtojë kokën e vetë. Nuk ka rrugë tjetër. Në politikë ke dy rrugë o të bësh para, o të bësh karrierë. Nuk i bën dot të dyja, tentoi një dhe është në dyert e gjykatës”. Sipas saj opozita kërkoi standarde për zgjedhjet dhe dalja përpara përgjegjësisë ata që kanë bërë dosjet 184 dhe 339. Më tej ajo foli edhe për dekretin e Presidentit, ku tha: “Dekreti që bëri Ilir Meta për të shfuqizuar zgjedhjet e 30 Qershorit ishin shpëtim për Edi Ramën për ta ulur në një tav-olinë me Lulzim Bashën. Por, si gjithmonë Edi Rama që në momente të gabuara ka këshilltarë të gabuar e humbi edhe varkën kur ia dërgoi Zoti për herë të tretë. Kështu që edhe Presidenti sado të mundohet ta shpëtojë Edi Ramën, nuk ka bir nëne që e shpëton më Edi Ramën, as nëna e vetë, as gruaja e vetë, as njerëzit e vetë dhe as të dashurit e vetë nuk e shpëtojnë dot më, sepse secili do kërkojë të shpëtojë kokën. Dhe Taulant Balla do kërkojë të shpëtojë veten e vet përpara Edi Ramës”, tha Monika Kryemadhi.

Dhjetë përgjimet e fundit të publikuara nga “Bild” ku flitet për blerjen e votave në zgjedhjet vendore të 2016-ës në Dibër, u komen-tuan edhe sot në emisionin

“Të Paekspozuarit” në News 24. Analisti Fatos Lubonja tha se gjithçka kemi parë e dëgjuar tregon një skandal të madh. Po ashtu ai komentoi edhe reagimin e ambasa-dës amerikane.

“Këtu tani na doli gjithë policia e an-gazhuar të vjedhje votash, këta thonë do hyjmë në Europë. Është e kotë të bëjmë

Jemi para një partie gangsterësh

Nga Fatos Lubonja

komente, është turp i madh, ku jetojmë? Si mund të nëpërkëmbet kështu dinjiteti i njeriut? Këta rilindasit shkojë e blejnë votat, njeriu blihet e shitet për 2 mijë lekë të reja, është skandal? Pse dolëm nga komunizmi për ta shitur votën me 2 mijë lekë? Kjo është skandal të hidhesh në erë. Të ikësh nga ky vend.

Kush ka dëgjuar Ramën me kujdes thotë se unë jam shteti dhe të tjerët janë kundër-shteti. Rama e konsideron shtetin si parti-shtet. Ai thotë ‘unë jam shteti’. Ai demonstron forcën, për të treguar se shteti i Edi Ramës do të vendosë sundimin e plotë.

Jemi përpara një partie-shtet, që nuk është thjesht parti, por organizatë kriminale. Nuk mund ta imagjinojmë dot Rexhep Meidanin prsh të thoshte mos më caj k…Këtu tregohet se kemi të bëjmë me organizatë kriminale. Edhe të bëjmë luftë kjo ndoshta nu shkon. Ose do i nënshtrohemi trustit të parave të drogës ose duhet që ta përballim. Ka polici, bën kërcënime, thotë mos flisni për vjedhjet tona edhe mbyllni gojën. Kjo është organi-zata kriminale.”, deklaroi Lubonja.

Asnjë nuk e do dhunën. Por kjo ambas-ada çfarë mendon që nuk ka asnjë reagim, kur sheh se kryeministri, ministri, deputetë, me shefa policie organizojnë vjedhje. Prob-lem i madh është se SHBA njihet si shtet i demokracisë. Këta të ambasadës a e men-dojnë se ky trusti i drogës në Dibër, dhuna shtetërore. Pse këtë ambasadë nuk e ke me zë kur vidhen votat, kur ka dhunë shtetërore.

Këta po përkrahin instalimin e një regji-mi shumë të rrezikshëm në mes të Europës. Nuk kanë faj se kanë një president që gënjen një e dy, ka më shumë se një gënjeshtër në ditë. Kur kanë president një gënjeshtër. Zanati i Ramës është që të gënjejë që të mb-ulojë krimin brenda vete. Ky nuk ka faj nga drejtësia i kapur me presh. Këta punonjësit e ambasadës duhet t’i thirrin mendjes”.

Nga Monika Kryemadhi

Fati i Edi Ramës nuk është më në filxhan. O të shpëtojë paratë, o të shpëtojë kokën

Më tej kryetarja e LSI deklaroi se mung-esa e Gjykatës Kushtetuese mund të çojë në vetëgjyqësi.

Pjesë nga intervistaBlendi Fevziu: Do jeni nesër e pranishme

në protestë?Monika Kryemadhi: Patjetër…sapo jam

kthyer nga Elbasani, dje kam qenë në Fier dhe në Lushnje. Në takime dhe në kontake me njerëzit. Situata është me keq se sa e shikoni ju në media.

Blendi Fevziu: Jo, jo nuk është me keq se ç’po e them unë në studio dhe kam frikë se mos shkojë me keq. Cila është përgjegjësia

juaj si opozitë?Monika Kryemadhi: Përgjegjësia e opozitës

ka mbaruar, është përgjegjësia e kryeminis-trit…. Ne sot jemi njësoj si të gjithë qytetarët. Ju thatë se 20 mijë njerëz kanë votuar dhe 87% kanë skandalizuar me përgjimet e ‘BIld”. Dhe të gjithë këtë teatër që shikojmë është një teatër kërkon të largojë përgjegjësinë. Ne si opozitë nuk kemi lënë mandatet sepse kemi një qeveri dhe parlament ilegjimit. Kemi një parlamer i cili ka deformuar zgjedhjet e vitit 2017.

Blendi Fevziu: Kush e cakton që par-lamenti është legjitim apo ilegjitim? Me hamendje do e vendosim?

Monika Kryemadhi: Ne fakt kjo pyetje ka nja dy vjet që e themi, kush do e tregonte që lig-ji për teatrin ishte i ligjshëm apo i paligjshme.

Blendi Fevziu: Gjykata Kushtetuese patjetër…

Monika Kryemadhi: Ligji për dividentin i cili është një vjedhje shkelje kushtetuese , por dhe falsifikim në Komisionin e Ekonomisë.

Blendi Fevziu: Nuk kemi Gjykatë kus-htetuese…

Monika Kryemadhi: Mirë më fal kur s’ka Gjykatë Kushtetueses, atëherë kush do ti ven-dosi, do të jetë vetëgjyqësia…

Blendi Fevziu: A vetëgjyqësia, çdo me thënë ku na çon vetëgjyqësia?

Monika Kryemadhi: Dakort, Zoti Rama ka marrë ka marrë 2000 mijë policë që ka shkuar në Shkodër, dhe duhet të mbaje dikush përgjegjësi pasi policia e shteti nuk duhet të në fushata politike. Policia ka shkelur ligjin, drejtori forcave speciale, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme…

Përgjegjësia e opozitës ka mbaruar, është përg-jegjësia e kryeminis-trit…. Ne sot jemi njësoj si të gjithë qytetarët. Ju thatë se 20 mijë njerëz kanë votuar dhe 87% kanë skandalizuar me përgjimet e ‘BIld”. Dhe të gjithë këtë teatër që shikojmë është një teatër kërkon të largojë përg-jegjësinë. Ne si opozitë nuk kemi lënë mandatet sepse kemi një qeveri dhe parlament ilegjimit.

Asnjë nuk e do dhunën. Por kjo ambasada çfarë mendon që nuk ka asn-jë reagim, kur sheh se kryeministri, ministri, deputetë, me shefa poli-cie organizojnë vjedhje

Page 15: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

E premte, 21 qershor 2019 15•

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1-Fillojnë ritmikisht.3-Libohova e parë.. e këngës.5-Inicialet e Ford, aktor.7-Varet pa zë.10-Një pjesëz parandaluese.12-Bond, i Ian Fleming.14-Janë tek në rebus.17-Eshtë anëtarësim në parti.20-Qeb fabulist i famshëm.22-Eshtë kurë me rreze dielli.24-Kandisur pa nisur.26-Një enë.27-Nuk dinë të shkruajnë.

28-Në krye të tradhtarëve.29-Nolde piktor.31-Kështu është rritja pak e ngapak.32-Gjysmë bredhi.33-Shkroi “Misteret e Parisit”.34-Një avion me... qira.36-Me break në tenis.37-Një treshe në... këngë.39-Eshtë trup qiellor.41-Rugë... franceze.43-Diftong poetik.44-Skuadër greke.45-Inicialet e Kokoschka-s.47-Qyteti ku u vra John Kennedy.

48-Uzinë Elektromekanike.49-King Cole i muzikës. 51-Doktori në bluzën e bardhë.52-Mund të jetë një bojë.53-Ekstremet e ndeshjes.54-Shkruhet për t’u dërguar me... kursim.57-Shkroi Korbi (inic).59-Futet pa kufij.60-De Balboa, lundërtar i famshëm.62-Gjika e Dora D’Istria-s.63-Një grindje.65-Mund të jetë transporti.67-Bie me... ballë.

HORIZONTALE1. Paguhet për parablerje. -Mund të jetë edhe urie. -De Rossi aktore.2. Ata keqbërës duhen kapur. -Një kafe vetëm kafe -Kërkojnë talent.3. Një ishte edhe Bonaparti -Ndërrohen me zapping. -Mohamed te Roma.4. Hackman aktor. -Qe gërdalla e Don Kishotit.

-Gibson aktor.5. Gjysmë konike. -Fare pa fe. -Janë emrat si populli. -Një vel mjegulle.6. Turan mesfushor turk. -Vendosen me embargo -Golemi soprano. -Të fundit në finish.7. 52 romake. -Perfekt ai i Giotto-s. -Një mund të jetë fetar -Dillon aktor.

8. Është shtypi me revistat. -Një pjesë e liliputëve. -Eshtë kundërshtari në dashuri. -Vreri pa kufij.9. Këndohen në opera të tilla. -Qendër banimi. -Matthau që qe aktor. -Një klikohet në computer10. Fillojnë motivin. -... Butterfly e Puccini-t. -Nat... Cole -Një sport i Federer.11. Një mund të jetë i kondicionuar

-Ilion Lika -Është tregim ën kishë. -Carmina... e Carl Orff.12. Qe muza e komedisë. -Këndonte Milord. -Janë shosha.

VERTIKALE1. Një është edhe Rodoni. -Rriten në kënetë.2. Një figurë letrare. -Duhet të jetë vigjilente.3. ...i largët në saloon -... Greco që qe pitktor4. Kush e thotë... lutet. -Mund të lakohet.5. Ka forca speciale -Robert Plant.6. Një nund të jetë dhjamor. -Është i ditës në mbledhje.7. Berenger aktor. -Është telefilmi8. Gjermania në tabela. -I fundit është mbi të gjithë9. Kufizojnë ritmet. -Regjisori i Apollo 13.10. Qe atdheu i Medeas. -Të parat në riedukim.

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 47 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

11. Një mund të jetë me pagesë. -Fillojnë iustrimet. -Ruhet në fund12. Lauda ish-pilot. -Kufizojnë këndet -Fshehn në kufij.13. Qe skuadra e Pelè. -Një skuadër.14. Emri i Delon. -Është i mirë me shokë shumë15. Kryeqyteti i Colorado-s -Tri në Niagara16. Davis që qe e aktore. -Është i keqi17. Si moral.18. Një abisin fisnik. -Me të nxjerrin tavë. -Lulja e harresës. 19. Stoker i Dracula. -Inicialet e Moravia-s. -Francesca aktore.20. Një sportist në pistë. -Janë edhe ato të cirkut.21. Qëndrimet me këmbë në tokë. -Gjysma e inatit22. Një pjesë e athinasve. -Janë të varfëra me të varfërit

68-Shkruhet TNT.69-Negri, që qe poete italiane.

VERTIKALE1-Një pjesë e e rezultatit.2-Mbahen me polifoni.3-U kompozua nga Mascagni.4-Janë edhe ato të cirkut6-Kështu është një gabim i pari-parueshëm.7-Kështu blihej dikur më kredi në dyqan.8-Janë pesë të tillë olimpikë.9-Janë lloje sendesh.10-Martini që qe këngëtare italiane.11-Eshtë impianti hi-fi.12-LaMotta, ish-kampion i ringut.13-Një ndërmjetës me botën e përtejme.15-Film i Ridley Scott.16-Mund të jetë një... cutter.18-Kanë borxhe.19. Një legjendë.21-Janë ngastra.

22-Rex, që qe aktor.23-Organizma Fetare Autonome.25-Tre në Amsterdam.28-Tre çupa në poker.30-Një United në futbollin anglez.31-Fitohen nga të parët.32-Eshtë e madhe me United King-dom.35-Një detaj.37-Janë binarë.38-Një emër i Mussorgskijt.40-Kërcehet nga tahitianët.42-Fillojnë emisionin.44-Pacienti… i Anthony Minghel-la-s.46. Janë edhe për të fluturuar të tilla.50-Fillojnë mirë.55-Ente Ekonomiko-Juridike.56-Fillojnë matanë.58-Një pjesë e perëndimit.61-Kush ka... ka inat.64-Inicialet e Mitchum.65-Fundi i një filmi.65-Derisa mbarojnë.

Page 16: 2-3 < < Fushatë elektorale apo shtetrrethim · 2019-06-21 · marketing@standard.al Botim i “standard” Fjala në Parlament Rama quan përgjimet e “Bild”, “sallatë e pakëndshme

E premte, 21 qershor 201916 •

CMYK

Sport

Barazimi i Argjentinës ndaj Paraguait në Copa America ka

nxitur një lumë kritikash në drejtim të trajnerit Scaloni, që konsidero-het përgjegjës për situatën që po përjeton kjo përfaqësuese. Por vetë tekniku heq peshën e përgjegjësisë nga vetja. Mes rezultateve zhgën-jyese dhe performancës shqetësuese niveli i mbështetjes nga ana mediatike dhe e tifozërisë ka rënë ndjeshëm. “Trajneri është përfshirë nga një konfuzion total, me zgjedhje autoselektive që nuk mund të jenë pjesë e një filozifie fituese,” shkrua-jnë mediet më të mëdha në Arg-jentinë. I pakënaqur ka mbetur edhe sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez. “Nuk e kuptoj arsyen e zëvendësim-it, mund të kisha vijuar lojën, nuk arrij dot ta besoj,” – shpjegoi 21-vjeçari në përfundim të sfidës, duke iu kundërpërgjigjur vendimit, të padrejtë sipas tij, të trajnerit.

Maradona me Alzheimer? E sqaron miku i tij, Matias Morla

Orët e fundit kishte marrë dhenë la-jmi se legjenda e futbollit argjen-

tinas, Diego Armando Maradona ishte prekur nga Alzheimeri. Por ka reaguar miku dhe përfaqësuesi i “El Pibe de Oro”, Matias Morla, i cili ka saktësu-ar: “Dua të sqaroj se të gjitha analizat mjekësore të kryera nuk kanë nxjerrë asnjë indikacion të tillë. Ky lajm është shpërndarë nga një burim i gabuar, që kërkon vetëm të gjenerojë konflikte. Këto zëra jo vetëm që nuk i bëjnë mirë, por e dëmtojnë. Duke kërkuar mirëkuptimin tij dhe mbështetjen për Diegon, që ndodhet në Argjentinë për t’ua marrë me shëndetin e tij.”

Zyrtare/ Konfirmohet miqësorja e Milanit me ekipin shqiptar, ja kur do të zhvillohet…

Tashmë është zyrtare! Milani do të përballet me kampionët e Su-

perligës kosovare, Feronikel, në një takim miqësor që do të zhvillohet në datën 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga organizatori Agron Selimi. Shumë shqiptarë të Kosovës dhe jo vetëm, do kenë mundësi të ndjekin 7 herë fituesit e Champions-it nga afër. Ku-jtojmë që disa vite më parë, Milani është përballur edhe me skuadrën e Tiranës, në një takim miqësor që u fitua nga bardheblutë.

Prezantuesja seksi “ndez” tifozët, në pishinë me simbolet e Juventusit

Monika Soma njihet për dashurinë që ka për futbollin

dhe sidomos për ngjyrat bardhezi, pasi prezantuesja televizive është një tifoze e zjarrtë e Juventusit. Duket se bukuroshja e ka shumë të vështirë të qëndrojë larg simboleve të kampi-onëve të Italisë. Së fundmi, Monika shfaqet duke u relaksuar në një pishinë, ku mban veshur rroba banje me logon e gjigantëve italianë.

Real Madridi rikthen legjendë Raul, e emëron trajner te…

Tashmë është zyratare, Raul Gonza-lez do të jetë trajneri i ri i skuadrës

së dytë të Real Madridit, Kastija. Tek Reali nuk e heqin fokusin nga legjendat ku pas Zinedin Zidan tashmë emëro-het edhe një legjendë tjetër, i cili do të stërvisë skuadrën e dytë. 42-vjeçari konsiderohet një legjendë e klubit madrilen për arsyen se ai luajti tek Real Madridi nga viti 1994 deri në vitin 2010. Gjithsej ai zhvilloi 741 ndeshje me madrilenët dhe shënoi 323 gola. Pasi i dha fund karrierës në Amerikë, Raul nisi profesionin e trajnerit ku para një viti mori drejtimin e skuadrës së Real Madridit për 15-vjeçarët.

Argjentina nuk jep shpresë, Scaloni në “gijotinë”

Shqetësimi i artikuluar nga sulmuesi i Interit është, në fakt, pak a shumë shqetësimi i të gjithë të apa-sionuarve të kësaj përfaqësueseje.

Scaloni e vrau këtë ekip pikërisht atëherë kur nisi të shfaqte shenja jete, ka humbur busullën. Me pak

fjalë, procesi i gjyqit më dyer të hapura ndaj të akuzuarit Scaloni ka nisur, duke vënë në diskutim real rinovimin e kontratës. Në rast shkarkimi të trajnerit, do të ishte i 10-ti i larguar në 15 vitet e fundit në stolin e përfaqësueses bardhekaltër.

Jose Mourinho vijon të jetë i papunë dhe duket se edhe këtë verë vështirë se do të ulet në stoli ne ndonjë skuadre, pasi

“big”-ët e Europës e kanë zgjidhur çështjen e pankinës tashmë.

Megjithatë portugezi vijon të zërë faqet e para të mediave me interv-istat e vazhdueshme që jep, teksa këtë herë është rikthyer të tregojë eksperiencën e tij me Interin, ku fitoi gjithçka në sezonin 2009-2010.

“Kur erdha te Interi më thanë që të vijoja të ruaja dominimin në Itali dhe të përmirësoja performancën në

Ligën e Kampionëve. Ky i fundit është një kompeticion shumë i vështirë, pasi në fazën me eliminim është gjithçka e paparashikueshme dhe ka kundërshtarë shumë të fortë. Megjithatë në vitin e parë ne fituam titullin kampion dhe u eliminuam nga Manchester United. Në fund të sezonit, unë bëra një raport, ku përshkrova me detaje pikat ku du-het të përforcoheshim dhe arritëm të bëjmë një merkato spektakolare”, tregoi portugezi.

Më pas “Special One” është fu-tur në detaje, duke treguar se si arri-

ti të shndërrojë Interin e asaj kohe, në një skuadër të pathyeshme, teksa pranoi se holandezi Wesley Sneijder ka qenë fondamental në projektin e atij sezoni.

“Kishim mbrojtës shumë të fortë dhe me eksperiencë, por na duhej një emër tjetër, për të provuar të vendoseshim rreth 20 metra më lart dhe për të rritur presing-un. Kërkuam me ngulm William Carvalhon, por Chelsea rezistoi dhe sapo doli në skenë emri i Lucios, u hodhëm direkt në sulm. Braziliani ishte më pak teknik se Carvalho,

por shumë i shpejtë dhe na lejonte të vendoseshim më përpara. Në mes-fushë kishim emra të jashtëzakon-shëm si Stankoviç, Muntari, Zanetti e Thiago Motta, por na duhej dikush që të përmirësonte qarkullimin e to-pit. Duhet të mbanim më gjatë topin nën kontroll dhe morëm Sneijder, që u shndërrua në njeriu fondamental për lojën tonë. Sa i përket sulmit, humbëm Ibrën, por morëm Eto’o dhe Milito, impakti i të cilëve ishte i menjëhershëm dhe arritëm të ndërtojmë një ekip që fitoi gjithçka në fushë”, tregon Mourinho.

Mourinho nostalgjik: Si e shndërrova në një makineri perfekte, Interin e tripletës