1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI - FILLOR
PUNIM DIPLOME
Mentori: Kandidatja:
Prof.Ass.Dr.Shemsi Morina Elida Rexha
Gjakovë, 2017
2
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI - FILLOR
PUNIM DIPLOMEEfektet e organizimit të punës në grupe në motivimin e nxënësve në të nxënë
Mentori: Kandidatja:
Prof.Ass.Dr.Shemsi Morina Elida Rexha
Gjakovë, 2017
3
- PËRMBAJTJA
Abstrakt ..........................................................................................................................4
1. Hyrja ........................................................................................................................5
2. Historiku i zhvillimit të formave të punës mësimore ........................................... 6
3. Puna mësimore në grupe......................................................................................... 8
3.1.Përparsitë e punës në grupe............................................................................. 13
3.2.Të metat e punës në grupe................................................................................ 14
3.3.Teknikat të mendimit kritik të cilat e mundësojnë punën në grupe........... 15
3.4.Kllasteri ........................................................................................................... 15
3.5.Metoda e nderthurjes ..................................................................................... 16
3.6.Di, Dua të di, Mesova ..................................................................................... 16
3.7.Diagrami i Venit.............................................................................................. 17
4. Forma e punës me grupe në mësimin e matematikës......................................... 17
4.1.Karakteristikat e grupit të mësimit............................................................... 18
4.2.Loja e rolit dhe grupi i mësimit...................................................................... 20
4.3.Modalitetet e grupit të mësimit...................................................................... 21
4.4.Grupi:sistem apo metodë e të mësuarit.......................................................... 22
4.5.Grupi si medodë mësimi................................................................................. 23
4.6.Diskutime në grupe të vogla........................................................................... 23
4.7.Organizimi dhe nxitja e grupeve të diskutimit............................................. 23
4.8.Zhvillimi i grupeve të vogla .......................................................................... 23
4.9.Arsyja e përdorimit të diskutimit në grupe të vogla .................................. 24
4.10. Elementet e diskutimit në grupe të vogla................................................ 24
5. Mjedisi në klasë dhe suksesi i nxënësit................................................................ 24
5.1.Përbërësit kryesorë të të nxënit në bashkpunim........................................... 25
6. Të nxënit-Procesi i të nxënit................................................................................. 25
6.1.Të nxënit një proces i motivuar...................................................................... 26
6.2.Tipat e të nxënit............................................................................................... 28
7. Perfundimet ......................................................................................................... 31
8. Rekomandime ....................................................................................................... 31
9. Biografia -Literatura ............................................................................................ 32
4
- ABSTRAKT
Ndonëse në praktikën shkollore ende aplikohet forma e punës frontale (ballore), e cila tashmë
është e demoduar. Ajo nënkupton ligjërimin klasik dhe si e tillë nuk sjellë rezultatet e pritura
në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Në këtë punim do të mundohem që përmes shfrytëzimit të literaturës së pari të japë një
pasqyrë mbi format e punës mësimore si dhe në veçanti do të ndalemi në formën e punës në
grupe duke dhënë rekomandime për mundësinë e zbatimit efektiv të saj në procesin mësimor.
Në këtë punim do të mundohemi të japim disa udhëzime se si dhe sa është e rëndësishme
zbatimi i kësaj forme në grupe në procesin mësimor. Kjo do të bëhet me qëllim të rritjes së
interesimit të mësimdhënësve për zbatim sa më të shpeshtë të kësaj forme.
Mirëfilli është i njohur se zbatimi i kësaj forme kërkon edhe krijimin e kushtëve,në radhë të
parë të ketë nje ambient sa më të përshtatshëm në klasë për formimin e grupëve të punës me
nxënës.
Puna në grupe sot është bërë pjesë integrale e proceseve reformuese të arsimit. Kjo formë
tanimë përdoret më të madhe në nivele të ndryshme shkollore,në vende që shquhen për
shkallë të lartë të përparimit të arsimit në përgjithësi.
Kjo formë e punës mund të aplikohet në të gjitha nivelet e shkollimit dhe lëndët e nduarduarta
mësimore.
Andaj duke u mbështetur në të gjitha ato që u thanë theksojmë se është e një rëndësie të
veçantë që shoqëria jonë të investojë shumë në krijimin e kushtëve për të ngritur cilësinë e
arsimit në të gjitha nivelet duke filluar nga institucionet parafillorë e deri në arsimin
universitar.
5
1. HYRJA
Mësimdhënia dhe tënxënit janë procese mjaft komplekse, mirëpo për tu realizuar në mënyrë
sa më të suksesëshme të dy këto komponentë duhet që të zbatohen një varg faktorësh të cilët
janë të një rëndësie të veçantë dhe janë çelës i suksesit.
Në mesin e këtyre faktorëve vend me rëndësi zënë parimet,mjetet, teknikat e posaqërisht
format e punës në grupe e cila është rruga përmes së cilës arrrijmë qëllimet e tona në procesin
e të nxënit.
Efektet e punës në grupe sot janë bërë pjesë e rëndësishme e proceseve reformuese të arsimit.
Kontribut të madhë rreth kësaj forme të punës mësimore kanë dhënë shumë pedagogë.
Duke u bazuar në rëndësinë,vlerën dhe funksionin didaktiko- pedagogjik te formave të punës
mësimore e në veçanti të formës së punës në grupe e cila ka treguar efekte të suksesëshme në
procesin mësimor,pikërisht për këto arsye zgjodha për punim diplome temën me
titull:”Efektet e punës në grupe në motivimin e nxënësve për të nxënë”.
Në vazhdim të këtij studimi do të mudohem të sqaroj përparsitë dhe të metat e formës të
punës mësimore në grupe,zhvillimin historik të saj dhe motivimin e nxënësve për të nxënë.
Zbatimi i drejtë i kësaj forme të punës në mënyrë të drejtpërdrejtë është në funksion të
aftësimit të nxënësve për jetë dhe punë të pavarur,gjë e cila ndikon në formimin e
botkuptimëve materialiste shkencore.
Përdorimi i kësaj forme kërkon edhe përgaditje të mësimdhënësit në mënyrë që të zbatoj si
duhet formën e punës në grupe,sidomos ndërhyrjet e mësimdhënësit që të jenë nxitëse për
nxënësit.
Puna në grupe në përgjithësi(me fjalë të thjeshta)heq maskën e metodave të mësimit
tradicional. Ajo kërkon raporte të reja nxënës-nxënës,nxënës-arsimtarë etj.
Duke qenë i bindur se asnjëherë nuk mjafton përpjekja për të punuar sa më tepër për temën në
fjalë,zbatimi i drejtë i kësaj forme të punës është në funksion të aftësimit të nxënësve për jetë
dhe punë të pavarur.
6
2. HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË FORMAVE TË PUNËS MËSIMORE
Ndonëse në praktikën shkollore ende aplikohet forma e punës frontale, e cila tashmë është e
demoduar, ajo nënkupton ligjërimin klasik dhe si e tillë nuk sjellë rezultatet e pritura në
procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Organizimi i veprimtarive me grupe, me çifte, sjellë një sërë përfitimesh për mësimdhënësit
dhe për nxënësit. Është mirë që më parë të organizohet puna me çifte pasi nxënësit çlirohen
më shpejtë nga emocionet dhe drojtja dhe pasi të fitojnë përvojë,të kalohet në punën me
grupe.Puna me çifte organizohet edhe atëherë kur problemi që shtrohet ka vetëm dy anë të
kundërta të plotësojnë njëra tjtrën.
Organzimi i punës mësimore në grupe ka një histori të gjatë dhe mjaft dinamike dhe është
zhvilluar në bazat e kritikës që i është drejtuar punës frontale dhe kërkesave shoqërore për
afirmimin e indentitetit social të nxënësit në mësim në kuadër të grupit punues-mësimor.
Hapat e parë të organizimit të punës mësimore në grupe,si dhe rezultatet e arritura ne kuadër
të enteve edukative dhe arsimore të Herman Licit(Lietz) në Gjermani zgjuan interesime të
mëdha në mesin e pedagogëve të kohës. Kështu pas luftës së parë botrore pedagogu i njohur
francez Rozhe Kuzine dhe Peter Peterson në Gjermani me të madhe filluan të praktikojnë këtë
formë të oragnizimit të punës mësimore.
Qëndrimet e këtyre shkencëtarëve si dhe shumë të tjerëve në atë kohë ishin të drejtuar sistemit
tradicional të organizimit të punës mësimore,duke menduar se me këtë risi organizative do të
tejkalohen dobsitë e shumëfishta të formave konvencionale të punës mësimore.Këto
njëanshmëri si dhe qëndrime të tjera ekstreme të tyre filluan të lënë gjurmët e veta në
praktikën e atëhershme të punës mësimore, prandaj Ernest Majeri, Agust Vitaku e të
tjerë,duke pasur qëndrime kritike dhe mjaft objektive ndaj kësaj risie didaktike,shtruan shumë
teorike të kësaj forme të organizimit të punës mësimore.
Puna mësimore në grupe,e cila fillet e para i ka që nga kohët më të vjetra, posaçërisht është
zhvilluar në bazat e kontributit teorik dhe praktik të pedagogut te njohur francez Rozhe
Kusinesë, i cili më se 20 vjetë ka bërë përcjelljen dhe prefeksionimin e punës së lirë në
grupe,duke sublimuar në të edhe rezultate e të tjerëve në këtë drejtim e sidomos të Djuit dhe
të Dekrolit.
Fillet e para të organizimit të punës në grupe i hasim edhe në forma të sisteme të punës
ndihmëse në mësim,ku të vjetërit ose më të aftit angazhohen në grupe punuese mësimore në
Indi,Greqi,Romë etj.
7
Më vonë sistemi Jezuit i organizimit të punës mësimore rolin dhe funksioni e ndihmësit,duke
e ngritur në shkallë më të lartë të organizimit,bëri që puna mësimore të marrë trajta të reja të
formësimit.
Sistemi Bell-Llankasterit me rolin monitorëve zhvillonte veprimtari mësimore me grupe të
shumta dhe me numër të madh nxënësish . Po në këtë edhe në Zvicër,më 1816 J.B. Girardi
Zhiradi),organizonte sistemin e punës mësimore në bazë të të mësuarit reciprok dhe të krijimit
të afërsis ndërmjet nxënsëve. Ecuria e zhvillimit të bazës teorike dhe të punës praktike të
organizimit të plotë të punës në grupe deri te puna e lirë në grupe të Rozhe Kuzinës(Roger
Cousine)ka kaluar prej kontributit të Xhon Djuit(1859-1952)në socializimin e mësimit.
Viliam Kilpatriku me metodën e projektit,i cili përcakton korrelacionet e raporteve në mes
grupeve dhe të bashkësisë më të madhe,si dhe të grupit dhe individëve,në anën tjetër.
Edhe shkolla e punës në Gjermani nën udhëheqjen e Georg Kërshenshtajnerit(1854-
1932),megjithëse kryesisht ishte në shërbim të shtetit prusian,me idenë”Bashkësi
punuese”vetëm në formë nënkuptohen elementet e organizimit grupor të punës
mësimore,prandaj socializimi i mësimit është tejet i mangët te ky shkrimtar,të cilën
posaqërisht e zhvilloi Hugo Goadingu(1860-1923)si dhe nxënësi i tij, Otto
Scheibneri(sheibner). Këta përfaqsues socalizimin e trajtojnë kryesisht në kuadër të punës
kolektive,kurse për rolin e punës në grupe flitet në mënyrë tërthorazi.
Berthold Otto(1859-1933),duke kritikuar punën e atëhershme frontale shtroi tezën e tij për
formimin e grupeve spontane në mësim sikurse edhe më vonë Ovid Dekroli,i cili duke u
marrë me edukimin e fëmijëve të retarduar,si dhe në shkollën e tij”Ecolepourlavie”,duke
zbërthyer klasën në grupe punuese,nxënësit zgjedhin udhëheqësin e grupit(20-25nx).
Zbërthimi i formës frontale me interes të dispozitave individuale manifestohet edhe tek autori
i “Shkollës sipas masës”të Eduard Klaparedit(1873-1940),sikurse edhe më vonë tek Adolf
Ferie,icili në punë kolektive kërkon zgjedhje grupore të punës mësimore.
Më në fund puna në grupe sot është bërë pjesë e proceseve reformuese të arsimit. Kjo formë
tanimë përdoret me të madhe në nivele të ndryshme shkollore, në vende që shquhen për
shkallë të lartë të përparimit të arsimit në përgjithësi.1
Puna në grupe në përgjithësi heqë “Maskën”e metodave të mësimit tradicional. Ajo kërkon
raporte të reja nxënës-nxënës,nxënës-arsimtarë etj.
1Dr.sc. NJazi Zylfiu, Didaktika, prishtinë, 1997, fq, 269-270
8
3. PUNA MËSIMORE NË GRUPE
Hapat e parë të organizimit të punës mësimore në grupe,si dhe rezultatet e arritura në kuadër
të enteve edukative dhe arsimore të Herman Licit(Lietz) në Gjermani zgjuan interesime të
mëdha në mesin e pedagogëve të kohës. Kështu pas luftës së parë botërore pedagogu i njohur
francez Rozhe Kuzine dhe Peter Peterson në Gjermani me të madhe filluan të praktikojnë këtë
formë të organizimit të punës mësimore.Qëndrimet e këtyre shkencëtarëve si dhe të shumë të
tjerëve në atë kohë ishin të drejtuara kundër sistemit tradicional të organizimit të punës
mësimore,duke menduar se në këtë risi organizative do të tejkalohen dobësitë e shumëfishta të
formave konvencionale të punës mësimore.
Këto njëanshmëri si dhe qëndrime të tjera ekstreme të tyre filluan të lënë gjurmët e veta në
praktikën e atëhershme të punës mësimore,prandaj Ernest Majeri,August Vitaku e të tjerë
,duke pasur qëndrime kritike dhe mjaft objektive ndaj kësaj risie didaktike,shtruan shumë
çështje teorike të kësaj forme të organizimit të punës mësimore.
Puna mësimore në grupe,e cila fillet e para i ka që nga kohët më të vjetra,posaçërisht është
zhvilluar në bazat e kontributit teorik dhe praktik të pedagogut të njohur francez Rozhe
Kusinesë, i cili më se 20 vjet ka bërë përcjelljen dhe perfeksionimin e punës së lirë në
grupe,duke sublimuar në të edhe rezultatet e të tjerëve në këtë drejtim,e sidomos të Djuit dhe
të Dekrolit.
Sipas këtij shkenctari organizimi i punës në grupe zhvillohet në bazë të parimit të”grupit të
lirë” dhe të zgjedhjes së lirë të punës.Prandaj, në punë grupore nxënsëve u mundësohet
socializimi i plotë në mësim dhe mundësia për përgatitjen më të mirë për jetë.Duke
manifestuar aspektet intelektuale të angazhimit në punë grupore,nxënësit zbulojnë të vërtetat
shkencore të cilat ndikojnë në formimin e tyre intelektual dhe social.
Vlerat e para të kësaj forme të punësmësimore në fillim të këtij shekulli në kohë të njëjtë i vë
në pah në Francë dhe Gjermani , duke cekur ngritjen e aktivitetin dhe interesimin e nxënsëve
dhe disiplinën për punë mësimore,zhvillimin e raporteve interpersonale dhe rolin e
bashkupunimit reciprok si dhe veçorit e tjera pozitive. Në këto vende puna në grupe gjatë
kësaj kohe arriti shkallë të lartë të zhvillimit të bazës teorike,të cilat rezultate u përhapën edhe
në viset e tjera të Evropës dhe në mbarë botën.
Krahas R.Kusinesë edhe përfaqsuesit e pedagogjis austriake(Elsa Kohler e të tjerë)ishin matur
në vlersimet e punës në grupe,duke cekur edhe kërkesat për mundësitë e zgjedhjeve të tjera të
punës mësimore .
Duke folur per rolin e Peter Petersonit(1884-1952)në popullarizimin e punës në grupe,themi
se me këta shkencëtarë puna në grupe fillon të marrë vlersime të larta shkencore.
9
Krahas këtyre tendencave të zhvillimit të punës në grupe idetë më bashkëkohore për këtë
formacion social të punës mësimore i ka dhënë edhe August Vitaku, profesor në Vjenë,i cili
në bazë të punës shumë vjeçare dhe punës eksperimentale në këto forma, pos tjerash,thotë:
“Me shprehjen puna në grupe,nënkuptojmë vetëm e vetëm punën mendore kolektive të
klasës së ndarë në grupe”.Në vazhdim autori i përmendur më parë cek se “puna në grupe paraqet, padyshim,rrugën
natyrore,me të cilën fëmija si individ gjen kontaktin mendor dhe shpirtror më të shpejtë dhe
më të ngushtë me tërësinë”.
Puna në grupe në kushtet bashkohore të organizimit të punës mësimore tash ka arritur
shkallën e lartë të përsosjes dhe të popullarizimit si në botë ashtu edhe te ne. Elementet e para
të këtij formacioni të organizimit didaktik të punës mësimore fillojnë të aplikohen te ne që
nga periudha kohore ndërmjet dy luftërave botrore.
Format më të organizuara të punës mësimore në grupe paraqiten në mënyrë më intensive kah
vitet 1954-1957,kur edhe mbahen shumë konsulta profesionale dhe shkencore për
popullarizimin e kësaj forme si dhe aftësinëprofesionale të kuadrove mësimore.Në kohët e
fundit kjo formë e punës mësimore ka arritur shkallë të lartë të zhvillimit të bazës teorike,për
të cilin edhe është paraqitur për një numër i veprave origjinale-shkencore dhe profesionale,të
cilat këtë problematikë didaktike e trajtojnë nga aspekte të ndershme.
Pos botimit të shumë teksteve të didaktikës nga autor të ndryshëm të cilët në mënyrë të
veçantë flasin edhe për këtë formë të punës mësimore të punës,meritojnë të ceken edhe këta
autorë me veprat e tyre:Villko Shaiceri”Grupi si subjekt i arsimit”,Nenad Hevelka,”Bazat
psikologjike të punës me grupe”,Marko Stefanoviq “Forma grupore e punës në shkollën tonë
bashkëkohore”etj.
Sot, kur flasim për punën mësimore në kushtet e zhvillimit të sistemit tonë të edukimit dhe
arsimit,pa dyshim,puna mësimore në grupe,krahas formave të tjera,zë vënd të merituar në
veprimtarinë ergo-didaktike të organizimit të procesit mësimor.
Posaqërisht arsimimi i mesëm me mundësi të modaliteteve të shumëfishta të organizimit dhe
të aftësimit profesional sublimon në vete format më bashkëkohore edhe më kreative të
organizimit të punës mësimore në grupe. Për këtë njohja e drejtë dhe e gjithanshme e këtij
procesi të organizimit të mësimit mundëson ngritjen e rezultateve punuese-
mësimore,aftësimin e brezit të ri për jetë dhe punë.
Meqë puna mësimore në grupe paraqet risi në pozitën e nxënësit dhe të arsimtarit në mësim
,themi se shkalla e lartë e nxitjes së aktivitetit punues të nxnsëve është karakteristikë e këtij
formacioni social të organizimit të punës mësimore,që zakonisht vihet në shërbim, të relizimit
10
të detyrave të përgjithshme dhe të veçanta të bashkësisë së klasës si formë e veçantë e
organizimit.
Një ndër faktorët me rëndësi në organizimin e sukseshëm të formës mësimore në grupe janë
përgaditjet paraprake që duhet zhvilluar.
Nga përcaktimi i përmbajtjes së punës mësimore,përkatsisht të veprimtaris arsimore varet
krejtësisht nga mënyra e përgaditjes organizative-operative dhe didaktiko-metodike.
Përmbajtjet e ndryshme kërkojnë edhe angazhime të ndryshme,jo vetëm të formave të
organizimit,por edhe të bazës materiale mësimore dhe të kushteve të tjera të zhvillimt të
veprimtarisë mësimore.
Problemi i veçantë në këtë formacion social të punës mësimore paraqet çështja e formimit të
grupeve.
Ernest Majer(E.Mayer) madhësinë e grupeve punuese-mësimore e përcakton në bazë të këtyre
kritereve:
1. Mosha e nxënsëve
2. Përmbajtja e punës mësimore-lënda mësimore,
3. Mjetet e punës mësimore dhe
4. Lokali i punës mësimore se ku do të punohet.
Meqë grupet optimale në këtë formë të organizimit të punës mësimore mund të jenë prej 3-
6nxënës në moshë të caktuar shkollore.Kurse në moshën parashkollore 2-3 Konstatojnë se
formimi dhe madhësia e grupeve nuk mund të jetë çështje e rastit,por jo edhe në mënyrë
arbitrare dhe imponuese,sepse pasojat mund të jenë të shumëfishta në efektet e kohezionit
punues dhe në karakterin e zhvillimit interaksional të veprimeve.
Në formimin e grupeve mësimore,sidomos të atyre të përkohshme ose për kohë më të
gjatë,duhet të mbështetemi në rezultatet metodologjike dhe të matjeve sociometrike,si
veprime paraprake për punë mësimore në grupe.
Zakonisht, kur flasin për formimin e grupeve,gjithnjë duhet të kihet parasysh karakteri
demokratik i punës dhe i përcaktimit të çdo pjesëmarrësi në grup punues.Prandaj,forma e
imponuar kryesisht nga autoriteti i arsimtarit ose ekskluzivisht vetëm nga dëshira e nxënsëve
janë qëndrime të njëanshme, të cilat duhet zëvëndësuar me bashkpunime dhe konsultime
reciproke(të nxënsëve dhe të arsimtarit),në mënyrë që çdo nxënës përkatsinë e vetë në grupe
ta ndjejë si obligim dhe përgjegjësi ndaj detyrave të shtruara.
Në raste të veçanta, me qëllim të organizimit sa më të mirë të punës mësimore, duhet krijuar
mundësi për aktivitet që çojnë drejt formimit të grupeve spontane,sepse ato kryejnë funsionin
e tyre pozitiv-punues në kuadër të veprimtarisë edukative dhe arsimore në mësim.
11
Puna mësimore në grupe sipas karakterit të punës,të kryerjes së detyrave mund të zhvillohet
në:
a) Detyra të njëjta(të përbashkëta)të çdo grupi punues,
b) Në pjesët përbërse të detyrave të përbashkëta për tërë grupin punues
c) Detyra të diferencuara,rezultati i të cilave nuk ndikon në rezultatet e përbashkëta të
formacionit të punës mësimore në klasë.
Nga ana tjetër,në intensitetin dhe në efikasitetin punues të grupit negativisht mund të ndikoj
edhe lodhja,e që manifestohet me shenja:
a. Objektive të lodhjes:
Bie kualiteti dhe kuantiteti punues,
Nxënësit kalojnë më shpejtë prej detyrës në detyrë
Ngritet ndryshimi i shpejtësisë në kryerjen e detyrave,
Ndryshimet manifestohen në kualitetin e shpejtësisë,
Rritet numri i gabimeve,
Paraqiten ndërprerjet spontane të aktiteteve punuese dhe të pushtimit.
b. Shenjat subjektive të lodhjes
Bie motivi për punë
Bie sjellja kritike dhe saktësia për punë,
Dobësohet të vërejturit,
Kryerja e detyrave bëhet me monotoni,
Paraqiten situata të shpeshta konfliktore ,në grupe dhe ndërmjet nxënsëve.
Pasi të zbulohen shkaqet e lodhjeve, duhet aplikuar këto masa për evitimin e pasojave:
bëhet ndërrimi i aktiviteteve punuese,
bëhet ndërrimi i kushteve fitzike në punë,
duhet aplikuar lëvdatat,dhe garat si dhe format e ndryshme relaksuese që ndikojnë
pozitivisht.
Duhet bërë intensifikimin e bashkpunimit ndërmjet grupeve,
Pushimet së bashku me format e ndryshme të relaksionit duhet të ndikojë suksesivisht
në nxitjen e nxënsëve për punën e mëtejshme .
Në punën edukative dhe arsimore format korrektive të punës ose ndikimet e shumta pozitive
në grupe punuese arrihen edhe me anën e udhëheqësve të grupit,nëse ata janë persona më të
cilët grupi pajtohet dhe solidarizohet në punën e vet, pa marr parasysh se udhëheqësi i grupit
e ka statusin e udhëheqësit formal(të caktuar)apo jo formal (të zgjedhur nga vetë nxënësit)ose
12
të përhershëm(ose për një kohë më të gjatë)apo të përkohshëm (për kohë më të shkurtë dhe
për probleme dhe përmbajtje të caktuara punuese).
Sipas literaturës pedagogjike e në kuadër të veprimeve që ka udhëheqësi i grupit punues duhet
veçuar këto funksione:
Kordinimin dhe udhëheqjen e aktivitetit të grupit,
Planifikimin e detyrave punuese ,
Nëse ka rolin e ekspertit udhëheqë në tërë punën e grupit,udhëheqësi edhe si
përfaqsues i jashtëm bënë kordinimin dhe udhëheqjen në tërë punën e grupit
Mban përgjegjsinë e punës për tërë grupin dhe për vete,
Organizon punën dhe veprimet e tjera në grupe punuese,
Udhëheqësi në raste të shumta bënë zëvëndësimin e përgjegjësis individuale të
antarëve.
Udhëheqësi ka rol të ideologut dhe të informuesit në grupin punues,
Udhëheqësi është edhe ndihmës i arsimtarit inicues dhe nxitës i aktiviteteve për
aksione të ndryshme
Udhëheqësi në funksion të orientimit të grupit ,është gjurmues dhe dhënës i
informatave,është person i cili nxit për punë dhe kordinon aktivitet,person i cili
vlerëson dhe kontrollon detyrat,mbron interesat e grupit punues etj.
Në bazë të këtyre shërbimeve për udhëheqësin e grupit duhet cekur se si integrimi i anëtarëve
të grupit punues në kuadër të detyrave të shtruara në sasi të konsiderueshme varet nga
karakteri dhe vetitë e tjera të ndikimit pozitiv të udhëheqësit.Prandaj,”udhëheqësi është ai
anëtarë të cilin grupi punues e zgjedh,përkatsisht udhëheqës mund të jetë ai i cili më së shumti
u shërben kërkesave dhe nevojave të pjesës më të madhe të anëtarëve të grupit”.
Efektet pedagogjike të punës mësimore në grupe, pos faktorëve subjektivë siç u pa gjerë më
tash,në sasi të konsiderueshme, varet edhe prej kushteve objektive . Prandaj,protagonistët e
kësaj forme të punës mësimore me të madhe cekin rolin dhe funksionin e lokalit punues ku
zhvillohet procesi mësimor në grupe,me qëllim që me sukses të realizohet drejt bashkpunimi
reciprok në mes nxënësve në grupe si dhe bëhet aftësimi sa më i mirë i tyre për jetë dhe punë
të përbashkët,duke fituar vetëbesimin e plotë dhe vetëinisiativën.
Literatura didaktike është mjaft e pasur me zgjidhje të ndryshme të formave teknike të
vendosjes dhe të mundësive të komunikimeve të nxënësve në grupe punuese,posaçërisht në
13
këto përmbajtje flitet për përparsitë dhe dobsitë e mundshme të disa zgjidhjeve si dhe për
evitimin e tyre.2
Kështu,format më të preferueshme për vendosjen e antarëve të grupeve punuese me qëllim të
krijimit të mundësive për komunikime reciproke shihen nga paraqitja grafike,siç vijon më
poshtë:
Komunikimi i shumfishtë –multilateral
3.1.Përparsitë e punës në grupe
Puna në grupe është formë efikase për përdorimin e diturive dhe përforcimin e atyre gjat
punës mësimore.(Majer).
Efektet pedagogjike të punës mësimore në grupe pos faktorëve subjektiv,siç u pa gjerë më
tash,në sasi të konsiderueshme, varet edhe prej kushteve objektive.Prandaj,protagonistët e
lokalit punues ku zhvillohet procesi mësimor në grupe, me çëllim që me sukses të realizohet
drejt bashkpunimit reciprok në mes nxënsëve në grupe si dhe të bëhet aftësimi sa mi i mirë i
tyre për jetë dhe punë të përbashkët duke fituar vetëbesimin e plotë dhe vetëinisiativën.
Disa nga përparsitë e punës në grupe janë:
Puna në grupe ndikon në aftësimin e nxënsëve për vetëarsimim
Puna në grupe nxënësit e dobët si dhe ata të tërhequr në vete i eksteoorizon,kurse
nxënësit me aftësi të veqanta i bënë më të pavarur.
2Dr.sc. NJazi Zylfiu, Didaktika, prishtinë, 1997, fq. 269-278
14
Me punë në grupe zhvillohen raportet interpersonale më të përsosuara, si dhe toleranca
në mes nxënsëve në punë ashtu mundëson paraqitjen e mendimëve dhe qëndrimeve të
tyre personale.
Rrit thellsinë e të kuptuarit të përmbajtjes,
Rrit motivimin dhe nxit në pjesmarrje me te madhe ne mesim.
Zhvillon qëndrimet pozitive ndaj përdorimit të materialëve të fundit të paraqitura në
mësim,
Zhvillon aftësitë për të zgjidhur probleme,të cilat janë të veqanta për përmbajtjet e
mësimit .
Ofron praktikë në zbatimin e koncepteve dhe informacionit
Nxënësit që punojnë së bashku në një grup mund të mësojnë më shpejtë dhe më
saktë,,se sa nxënësit që zbatojnë metoda të tjera të të nxënit.3
3.2.Të metat e punës në grupe
Puna mësimore në një hapsirë me karakter konvensional të objekteve shkollore dhe mësimore
të ngarkuara me një tradicionalizëm mjaft pengon kreativitetin e duhur të arsimtarit dhe
nxënsëve në organizimin bashkohoro-didaktik dhe të punës të pavarur të nxënsëve.
Kritikat mbi të nxënit në bashkpunim :
Mbështetësit e fëmijëve të talentuar kanë përshtypjen se grupimet heterogjene mund të
ndikojnë në mbetjen mbrapa të atyre me talent më të madhë.
Ndërsa mbështetësit për nxënësit me vështirësi për të nxënë pohojnë se fëmijët e tillë
nuk kanë mundësi të përmirsojnë shprehitë e tyre për të lexuar,në matematikë.
Një kritikë tjetër e dëgjuar shpesh mbi modelet tradicionale të të nxënit në
bashkpunim ka të bëjë me praktikën e të kategorizuarit,vlersuarit me notë dhe
shpërblimit të nxënsëve në bazë të detyrave në grup.
Prindërit kanë kritikuar me zë të lartë këtë praktikë,duke cituar shembuj ku një nxënës
arriti të bëjë pjesën e tij apo të saj të punës së grupit por mori notë të ulët,pasi disa nxënës
të tjerë në grup dështuan në kryerjen e saj,duke ulur kështu cilsinë e punës së grupit.
Një atmosferë e tillë duket se e nxit një atmosferë fajsimi,një atmosfer që kërkonë
ndëshkimin e nxënsëve për situata jashtë kontrollit të tyre.4
3Bardhyl Musai, Metodologjia e Mësimëdhenies, Tiranë, 2003, fq,1704 Badhyl Musai, Metodologjia e Mësimëdhenies, Tiranë, 2003, fq,1195-196
15
3.3.Teknika të mendimit kritik të cilat mundësojnë punën në grupe.
Rishikim me rigrupim
Kjo është një teknikë e të nxënit në bashkëpunim, e cila kërkonë lëvizje në klasë.
Nxënësit gjatë realizimit të kësaj teknike kanë mundësi të analizojnë mendime, ide
dhe fakte të ndryshme duke sofistikuar të menduarit e tyre.
Për realizimin e kësaj teknike egzistojnë hapat, të cilët do t‘i paraqesim më poshtë:
Një numër pyetjesh shkruhen në fletë, secila fletë shënohet me një numër dhe
vendosen në mur rrethë e përqark klasës;
Secilit grup prej tre ose katër nxënësve u caktohet një pyetje. Ata shkojnë afër letrës
që e ka të shkruar pyetjen e tyre, e diskutojnë atë për 4-5 minuta dhe shkruajnë
përgjigjen në po atë letër tu është pyetja;
Pas një shenje që jepet nga mësuesi, grupet lëvizin te fletët e tjera me pyetje. Lexojnë
pyetjen dhe përgjigjen që i është dhënë asaj, pastaj shtojnë komentet e tyre në të;
Mësuesi u kërkon nxënësve që të lëvizin më tej, duke përsëritur procesin po qe e
mundur deri sa grupet të arrijnë në fletën e parë.
Kjo teknikë zbatohet me sukses në fazën e reflektimit. Kjo teknik mund të zbatohet në
të gjitha lëndët.5
3.4. Kllasteri
Kllasteri ose grumbullimi i mendimeve, që ndonjëherë në literaturë emërtohet “Harta e
mendimeve”, ose edhe “Pema e mendjes”, është një teknikë që i nxitë nxënësit të
mendojnë lirshëm dhe hapur rrethë një qështjeje, i bënë ata të mendojnë për të krijuar
lidhje midis fakteve.
Janë disa hapa për realizimin e kllasterit:
Shkruhet një fjalë në qendër të fletës, dërrasës së zezë etj;
Shkruhen, fjalë apo fraza që vijnë në mend rreth kësaj teme të zgjedhur;
Kur idetë vijnë në mendë dhe shkruhen, fillohet të lidhen idetë me njëra-tjetrën;
Shkrimi i ideve ndërpritet vetëm kur kalon koha e caktuar.
Kllasteri është një teknikë, e cila mund të përdoret në fazën e evokimit dhe në fazën e
reflektimit.6
5 Ma. Majlinda Zhitija –Gjelaj, Roli i mësuesit në klasat me nxënësin në qender,Prishtunë, 2011, fq,446 Po aty,48
16
3.5.Metoda e ndërthurjes
*Metoda e ndërthurjes i, apo teknika xhingsau.
Kjo është njëra nga teknikat e të lexuarit në bashkëpunim, e cila veçanërisht është e
dobishme ku teksti është i gjatë dhe i ngjeshur me material faktik.
Leximi i njësisë mësimore nuk bëhet në tërësi nga ana e të gjithë nxënësve, por
nxënës të caktuar janë përgjegjës për pjesët përkatëse.
Kjo mundëson që nxënësit të thellohen në studimin e pjesës së tyre, ta interpretojnë
atë sa më mirë si dhe të kontribojnë si pjestarë të përgjegjshëm të grupit për kuptimin
e tërësisë nga të gjithë.7
3.6.Di, dua të di, mësova
4. Di, dua të di, mësova është teknikë e organizuar në formë të përbërë nga tri shtylla.
5. Përmes teknikës Di, Dua të di, Mësova nxënësit janë aktiv. “Nxënësit nxënë më
mirë kur ata:
6. Kujtojnë atë që dinë,
7. Bëjnë pyetje,
8. Konfirmojnë njohuritë.”
9. Kjo teknikë mbulon të tri fazat e orës, prandaj një orë mësimore mund të
organizohet vetëm në zbatimin e kësaj teknike. Për zbatimin e kësaj teknike
shfrytëzohet tabela me tri shtylla.
3.6. Di dua të di mësova
10. Renditen çështjet që nxënësit i dinë Renditen pyetje për të cilat nxënësit duan
të dijnë më shumë. Renditen çështje për të cilat nxënësit i vlerësojnë si
informacione të reja të mësuara në klasë
11. Kjo teknikë është e përshtatshmë sidomos në orët e shkencave të natyrës, sepse
nxënësit motivohen të bëjnë pyetje për të sqaruar fenomene të cilat i ndeshin në
jetën e përditshme.
12. “Ka më tepër efektivitet kur përdoret me nxënësit e ciklit të ulët.”8
7Po aty, fq, 558 Po aty, fq, 55-56
17
3.7. Diagrami i venit
13. Diagrami i Venit është një teknikë përmes të së cilës, evidentohen elementet e
përbashkëta dhe ato që dallohen ndërmjet dy koncepteve, objekteve, personazhe,
dukurive etj. Më parë kjo teknikë është përdorur vetëm në lëndën e Matematikës,
mirëpo sot mund të përdoret me sukses në të gjitha ato raste kur kërkohjet
krahasimi i dy elementeve.
14. Diagrami i Venit ndërtohet duke i vizatuar dy apo më shumë rrathë, të cilët
ndërpriten në mes vete.
15. Kjo teknikë zbatohet në fazën e evokimit dhe reflektimit. Në fazën e evokimit
nxënësit krahasojnë objekte, dukuri varësisht prej paranjohurive të tyre, ndërsa ne
fazën e reflektimit nxënësit i sistemojnë njohuritë e fituara.9
4. FORMA E PUNËS ME GRUPE NË MËSIMIN E MATEMATIKËS
Me shprehjen forma e punës me grupe kuptojmë atë formë organizative,ku objektivat e orës
së mësimit realizohen ndërmjet punës së nxënsëve, të cilët punojnë në kuadër të grupeve të
caktuar mësimore.Nxënësit e një paraleleje ndahen në disa grupe.E mira e së mirës është që
numri i nxënsëve të një grupi të jetë cub(tek). Kjo formë e punës është e përshtatshme për
tipat e orëve të ushtrimeve, ku secili grup mund të ketë detyra problemore të njëjta ose të
ndryshme.Aplikimi me sukses i kësaj forme të punës varet nga”kriteri”i formimit të
grupit,çfarë përmbajtje mësimore shpjegohet,ushtrohet,përsëritet...,cilat mjete mësimore
aplikohen.
Formimi i grupit paraqet njërin prej elemnteve qenësore,i cili varet prej objektivave qe do te
realizohen.
Grupet mund te formohen sipas:
Paraditurive,shkathtësive dhe shprehive të nxënsëve,(homogjene dhe heterogjene),
Llojit të detyrës(një temëshe dhe shum temëshe),
Kohës së punës së përbashkët në grupe( të përkohëshme dhe të përhershme),
Interesimit dhe aspiratave të nxënsëve,
Lidhjeve familjare,gjinore e shoqërore,
Vendqëndrimit të nxënsëve në klasë,
Sugjerimit e propozimit të prindit,etj.
9Po aty, fq, 49
18
Me mjaft rëndësi është që çdo grup të ketë udhëheqësin-nxënës i dalluar në mësimin e
matematikës. Grupet duhet t’i formojë mësuesi,por,duke përfillur dëshirën dhe interesimin e
nxënsëve,me kushte që të mos pengojnë në punën e suksesshme të grupit.
Të veçantat e përgatitjes së mësuesit për zbatimin efektiv të formës së punës në grupe janë:
a) Formimi i grupeve të jetë i motivuar,
b) Grupet “egzistuese”,para se të fillojnë nga puna,bënë edhe të rindahen,
c) Nxënësit së bashku me mësuesin e parapëlqejë formën e punës në grupe,
d) Përmbajtjet mësimore,fletët e punës,së bashku me materialin didaktik,të jenë të
përgatitura dhe të zgjedhuara,
e) Kohëzgjatja e nevojshme për realizimin e detyrimeve, të jetë verifikuar që më parë
dhe
f) Trajtimi i kësaj forme të punës të shoqërohet gjithmonë me qëndrimin fleksibël të
mësuesit.
Mësuesi,nëpërmjet formës së punës në grupe,ka për detyrë që të orjentojë, ta kontrollojë
dhe vlersojë punën brenda grupit,duke koordinuar edhe aktivitetin ndërmjet grupeve .
Në punën me grupe vjen e shtohet dëshira dhe entuziazmi i nxënsëve për punë,kultivohet
vetiniciativa,vetë disiplina dhe zë fill kuptimi për përgjegjësi personale e kolektive.Forma
e punës në grupe nuk bënë të aplikohet “në formë dekori”, por për të përshpejtuar nxënien
e mësimëve të matematikës te të gjithë nxënësit.Ajo mund të ketë në planë të parë edhe
ndihmën që duhet t’u jepet nxënsëve që kanë ngelur prapa në mësim, me ç’rast kultivohet
solidariteti në mes të nxënsëve.
Aplikimi i kësaj forme të punës kërkon qëndrim krijues dhe kërkimor,bashkë me
deponimet e caktuara kohore materiale(përpilimi i “fletëzave mësimore”të rangjeve nga
më të ndryshmet,në mënyrë që, çdo pjestarë i grupit, të jetë i angazhuar në punë).10
4.1.Karakteristikat e grupit të mësimit
Kështu përvijohet modeli i një grupi të përqëndruar në zhvillimin njohës të secilit nga anëtarët
e tij.Për të kuptuar mirë origjinalitetin e kësaj na duhet të kujtojmë deri në çfarë pike
“pedagogjit e grupit”hezitojnë në mes përparësisë së projektit dhe mënjanimi të plotë të tij në
të mirë të përvojës me marrëdhënie ndërindividuale; kjo prani /mungesë,karakterin dialektik
të së cilës e kemi treguar,e angazhon grupi në një mënyrë funksionimi që mbështetet në
10 Bedri Jaka, Metodologjia e mësimdhënies së matematikës,Prishtinë 2008, fq 253-254
19
ndryshimet potencialit që eksistojnë në gjirin e tij për të prodhuar një objekt ose një ideologji
në të cilat ai beson se e gjenë unitetin e vet. Në të kundërtën,grupi i mësimit ka arsye për të
qenë veçse një rast, për çdo pjesëmarrje, që të arrijë një objketivë të dhënë.Ai interesohet më
pak për projektin se sa për ndihmesën e së cilit për realizimin e tij,sepse gjatë këtij veprimi
realizohet përfitimi i përvojës.Pra është e domosdoshme që funksionimi i tij të garantojë
barazinë e bashkpunimëve dhe,për këto,logjikisht nuk mund të qëndrohet as në nxitjet me
mirëbesim të mësuesit që i përgjohet gjithësecilit”të japë ndihmesën e vetë”,as në pohim
teorik të kësaj barazie.Nga ana tjetër duhet kërkuar karakteristikat e asaj që L.Bryneli e quan
një”model pedagogjik homogjen”(po aty.f.11),kur rimerr konceptin e përpunuar nga
K.Flamani(C.Flament):”modeli homogjen(karakterizohet nga fakti që)qdo pjesëtarë i grupit
përqëndron për llogari të vet informacionet fillestare dhe prej tyre gjenë zgjidhjen”(1965
Mirpo,për të realizuar,këtë vëmendja duhet kthyer nga plani i komunikimit:dihet, në fakt, se
kjo mund të organizohet me disa veta e duke përjashtuar të tjerët,se kjo mund të funksionojë
në mënyrë të njëanshme dhe t’u lejojë disave që të tërheqin vëmendjen,ndërsa shumica mbetet
e privuar nga çdo nismë.Kërkesa e parë pra duhet të vendoset në këtë nivel dhe atëherë na
duhet të përcaktojmë që,për pasojë,karakteristika e parë e grupit të mësimit të jetë ngritja e një
rrjeti komunikim homogjen në të cilin çdo pjesëmarrës të japë e të marrë me të gjithë të tjerët.
E vetmja për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë dhe efektive të secilit është ndarja e
materialeve të punës në mënyrë të barabartë midis pjesëtarëve të grupit në mënyr të tillë që
vetëm bashkimi i këtyre materialeve të bëjë të mundur,veprimtarinë e përbashkët. Në këto
kushte secilit i kërkohet të marrë pjesë në qellimin e përbashkët dhe të ketë parasysh
ndihmesën e të gjithë pjesëmarrsëve të tjerë. Me fjalë të,tjera vetëm duke u nisur nga çasti kur
propozohet një detyrë,që e detyron grupin të funksionojë në mënyrë homogjene,do të mundë
të eksistojë me të vërtetë rrjeti i komunikimit:janë raportet strukturore mes detyrës dhe rrjetit
që do të mundësojnë të arrihet e para duke mëshiruar të dytin.
Organizimi optimal i grupit do të përkojë atëherë me izomorfizmin mes këtyre dy
elementeve,çka na çon kështu në përcaktimin e karakteristikës së dytë të grupit të
mësimit:materialet e punës,informacionet,elementet ose të dhënat e nevojshme për përgatitjen
e projektit,duhet të shpërndahen në mënyrë që realizimi i tij të kërkojë në vetvete
pjesëmarrjen e secilit.
Duhet shtuar këtu përcaktimi i rolit që duhet të mbajë një grup dhe që shpjegon raportin e
materialeve që ai i ka në dispozicion në projektin e përbashkët ku ai i jep ndihmesën e
vetë.Sepse në fakt,është vetëm mënyra sesi secili merr pjesë në të tërën që përcakton mësimin
20
që ai realizon aty. Kështu duhet të parashikojmë një karakteristikë të tretë të grupit të
mësimit:propozohet një mënyr funksonimi që e përfshin çdonjërin në detyrën e përbashkët,në
mënyr të tillë që kjo përfshirje të jetë mjet për të kapur objektivin që propozohet për të
arritur.Kjo karakteristikë e tretë na çon te përcaktimi i objektivit,i cili drejton organizimin e
mësimit, e në të njëjtën kohë mundëson vlerësimin e efekteve të tij. Atëherë,mund të
propozojmë një tabelë përmledhëse që duke i kundërvën karakteristikat e “pedagogjive të
grupit”me “grupin e mësimit”,na lejon të matim shmangien.
Pedagogjia e grupit Grupi i mësimit
Mundëson marrëdhënie në shumës të
shkëmbimit mes anëtarëve të grupit.
Vendoset një rrjet komunikimi homogjen
midis pjesëmarrsëve.
Kthimi në realitet,në formën e bërjes së një
sendi ose të vështrimit të përvojës së grupit si
realitet i fundit.
Shpërndarje e materialeve për pjesëmarrësit
në mënyrë që realizimi i projektit të kërkoj
pjesmarrjen e secilit.
Largimi i dalëngadalshëm i autoritetit të
mësuesit
Organizimi i një mënyre funksionimi që të
përfshijë secilin në detyrën e përbashkët në
funksion të objektivit që mundohet se ai
duhet të arrijë.
Pa u kthyer te “bota shkollore”,shihet se grupi i mësimit shkëputet nga “pedagogjitë e
grupit”pasi ai nënkupton zotërimin nga mësimdhënësi të përkufizimit të projektit,të ndarjes së
detyrave dhe të mënyrës së funksionimit të grupit.
Ai duhet të ndjekë një “metodë aktive”,sepse kërkon veprimtarinë e nxënësit i cili,në kushte të
dhëna,të hartuara nga mësuesei,realizon vetë një zbulim.11
4.2.Loja e rolit dhe grupi i mësimit
Nëse është e qartë se duhet dalluar grupi i mësimit nga loja e thjesht e rregullave,pa
kundërshtuar megjithatë vlerave formuese të kësaj të fundit në planin psikologjik, a nuk
mundemi ne ta përfshijmë këtë në lojën e rolit ashtu si,qysh nga punimet e G.H.Midit ka qenë
përpunuar në psikologjinë shoqërore? Dhënia e një roli të veçantë secilit pjesëmarrës,vendosja
11Filip Merje, Mjete per të mësuar në grup- të mësosh në grup 2,Shkup, 2000, fq, 29-30
21
e një”ndërsjellësie të pritjeve për të vepruar”, sugjerimi i një projekti të përcaktuar qartë
lidhur me funksionimin e grupit,karakterizojnë në fakt njeherazi lojën e rolit dhe grupin e
mësimit.
Por në të vërtetë,ne besojmë se ky dallim në fushën e përdorimit mbulon një dallim, më
thelbsor,funksioni:Objektivi i lojës së vetë rolit që është objekt i formimit.
Loja e rolit,nga ana e sajë,i mundëson të përshtatë në mënyrë progresive qëndrimin e vetë në
funksion të të gjithë faktorët që ndërhyjnë në një strehë,dhe veçanarisht për të provuar lojën e
pritjeve dhe të ndërveprimeve shoqërore. Në këtë kuptim përdorimi i kësaj teknike na duket i
ligjshem sa herë që është arritur specifikimi i roleve dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje. Në
fund të fundit, sido që të jetë mbështjellja ideologjike e cila përpiqet ta maskojë,po të themi
qartë,këtu ka një kapërcim cilësor dhe është ai që e kthen çdo grup në grup mësimi :shkëputet
një objektiv i veçantë që nuk gjendet në përmisimin e arritjeve të secilit në rrafshin e
kompetencave të tij paraprake,por në ngritjen e të gjithëve drejt një objektivi i përbashkët,të
arritur përmes vendosjes në mardhënie strukturore të ndihmsave te ndërsjella.
Edhe nëse,siç do të shikojmë më tejë,përmbysja e roleve përmban në faktë,vetëm një nga
mënyrat e shumta të përfytyrshme të këtij procesi, të mirë të dallimit të lojës së rolit dhe të
grupit të mësimit.
4.3.Modalitetet e grupit të mësimit
Pasi është përcaktuar kuadri i përgjithshëm i grupit,duhet parashikuar modalitetet e ndryshme
që mund të zbatohen në funksion të objektivave që ai i parashikon të ndjekë. Në atë masë që
veçantia e tijë lejon vendosjen e një lidhjeje mes elementeve të ndryshme,këto objektiva duhet
të klasifikohen sipas tipave të ndryshëm për vendosjen e marrëdhënieve të mundshme.Këtu ai
e detyron pedagogun të pyesë veten për veprimin intelektual që kërkon të zhvillojë dhe të
shkëputet nga formulimet e zakonshme me terma të përmbajtjeve të dijeve. Nga ana jonë,dhe
pa pretenduar të propozojmë një taksonomi të përgjithshme, propozojmë të dallohen katër
veprime që, edhe pse të ndërthurura ngushtësisht në shumicën e veprimtarive intelektuale
,duhen dalluar për aq sa ato mund të bëhen objekt i një trajtimi të veçantë në kuadër të grupit
të mësimit.Ne do të tregojmë që, me secilin prej tyre, përkon një tip i dhënë grupi që
karakterizohet nga mënyra funksionimit të tij;për secilin nga këta tipa do të specifikojmë
format që ai mund të marrë sipas nivelit të objektivave që ai synon ti arrijë dhe,kur të jetë e
nevojshme,do të analizojmë zbatimet e ndryshme ku këto mund të jenë objekti,sipas natyrës
së materialeve të përdorura dhe të projektit për zbatim.Së fundi,për sa i përket
vlerësimit,gjithnjë kërkojmë të shprehim veprimtarinë intelektuale të kërkuara me terma
22
sjelljeje të vëzhgueshme të ndërgjegjshëm që përkimi nuk është gjithnjë i mundur por
gjithsesi të bindur për karakterin e tij veprues.
Në tërsi,është e qartë se vetëm në këndëvështrimin e pasurisë së praktikave pedagogjike ato
do të na mundësojnë të shtjellojmë që të gjitha dallimet tona të provojnë pjellorinë e tyre.
Ne do të përpiqemi të jemi të mjaftueshëm të saktë për t’u dhënë praktikantëve mjete të
efektshme, ndërkohë që vetë do të vendosemi në një rrafsh ndërdisiplinor;do t’i përkasë çdo
disipline të masë interesin e këtyre mjeteve dhe t’i përshtatë në funksion të përmbajtjeve dhe
të ecurisë së saj. Prandaj shembujt që do ti ilustrojnë thëniet nuk do të shtjellohen kurrë në
mënyrë të detajuar siç do të ishte e udhës të bëhej në kërkime didaktike të specializuara;ato do
të jepen thjesht për të mundësuar paraqitjen konkrete të tipit të ushtrimeve për të cilat flasim
ose për të nënvizuar këtë apo atë aspekt të zhvillimit të tyre. Shkurt, projekti ynë këtu është
më tepër për të hapur perspektiva të reja për kërkimin-veprim se sa për të dhënë një katalog të
procedurave të zbatueshme pa pergatitje tjetër.12
4.4.Grupi: sistem apo metodë e të mësuarit
Në gjendjen e rrëmujës së krijuar nga ndjenja e vjetrimit të metodave tradicionale të
mësimdhënies, mësuesit, nëse kërkon rigjetjen e një efektshmërie didaktike,është në pritje të
propozimeve që mund t’i sjellin njëherësh sigurinë e një qasje shkencore dhe garancinë e një
angazhimi militant kundër dështimit shkollor,kështu ai shpreson të fitojë një status të ri në
klasë dhe t’i jap një kuptim misionit të tij,të përtërijë llojin e marrëdhënieve të tij me nxënësit
dhe të garantojnë që veprimi i tij ka me të vërtetë një peshë për të ardhmen e tyre individuale
dhe shoqërore. Pra tundimi është i madh për të zotëruar një mjet dhe për ta kthyer atë në një
sistem edukues,duke ngritur një metodë në teori,duke përjashtuar çdo qasje tjetër që mund të
vënë pikëpyetje qëllimet e caktuara të cilat duket se mund të arrihen ,në mënyrë të
privelegjuar, përmes një mjeti të dhënë. Pra grupi i mësimit na duket veçanërisht i
përshtatshëm mirë për këtë lëvizje dhe,nëse nuk tregohet kujdes,ka rrezik të kthehet në objekt
zbatimesh intensive për përfundim të të cilave vlera e tij didaktike mund të vihej në
pikëpytje,pra është mirë të mendohemi për këto pretendime për t’u krijuar si sistem i
përgjitshëm mësimi dhe të përcaktojmë vendin që ai mund të zërë legjimitisht në tërësinë e
pedagogjisë shkollore.13
12Filip Merje, Mjete per të mësuar në grup- të mësosh në grup 2,Shkup, 2000, fq, 3313Po aty, fq, 65
23
4.5.Grupi si metodë mësimi
Për të saktësuar dhe vlerësuar këtë hipotezë ne kemi kërkuar të krahasojmë efektet e grupit të
mësimit me ato të praktikave të tjera pedagogjike.Më poshtë po paraqitim parimet drejtuese
dhe përfundimet e këtij studimi,të bëra nga viti 1978 deri në vitin 1982, me nxënës të klasës
së gjashtë, të katërt dhe të tretë të një kolegji të ngarkuar për eksperimentim.
Sigurisht ne jemi të ndërgjegjshëm që duke u kryer në kushte të veçanta dhe duke prekur
çështje për të cilat nxënësit kanë qenë të sensibilizuar nga vetë funksionimi i shkollës, kjo
punë nuk mund të pretendoj të nxjerrë ligje”objektive”,të pavarura nga eksperimenti i nisur.
Në mënyrë më të përpiktë,rezultatet që vijojnë më poshtë, ashtu si metoda e përdorur për t`i
arritur ato ,janë të pandashme nga një përpjekje e përgjitshme për llojshmëri të itinerareve të
mësimit rreth objektivave të përbashkëta.
Po ashtu ne nuk mund të pretendojmë se do të bëhen vëzhgime të njëjta në të gjitha kolegjet
por dëshironim të vërtetonim që, duke u nisur nga çasti kur pranohet hipoteza e një shkolle
shumës,atëherë i duhet dhënë grupit të mësimit statusi i një metode të vërtetë dhe kështu t’i
jepet vendi që i takon.14
4.6. DISKUTIMI NË GRUPE TË VOGLA
4.7. Organizimi dhe nxitja e grupeve të diskutimit
Një parim i madhë i filozofisë konstruktiviste të edukimit është rëndësia e një mjedisi aktiv të
të nxënit.Nëse çdo nxënës do të ishte gjithmonë aktiv në klasë,atëherë në të do të mbretëronte
shumë shpejtë kaosi. Për këtë arsye, sugjerohet të nxënët aktiv,duke organizuar klasën në
grupe të vogla nxënësish, të cilët mund të punojnë në harmoni së bashku, të zgjerojnë mënyrat
e tyre të të nxënit dhe të krijojnë një atmosferë që karakterizohet nga shkëmbimi i
informacionit.Diskutimi në grupe të vogla është mjaft efikas.Grupet e vogla duhet të
përbmbajnë jo më shumë se 6-8nxënës.
4.8. Zhvillimi i grupeve të vogla
Është e rëndësishme të bëjmë dallimin midis diskutimeve të grupeve të vogla dhe diskutimeve
në grup.Madhësia e grupit ,numri i të cilit është i ndryshueshëm,ka një rëndësi të veçant dhe
ndikon në pjesmarrjen e nxënësit në mësim. Nuk ka një numër minimal apo maksimal të
personave që duhet të përfshihen në një grup të vogël për të siguruar një diskutim të
sukseshëm.
14Filip Merje, Mjete per të mësuar në grup- të mësosh në grup 2,Shkup, 2000, fq, 72
24
Grupet e vogla mund të përmbajnë nga tre,deri në pesëmbëdhjetë antarë Millër(1986). Kur në
një diskutimi marrin pjesë individë të grupuar në grupe prej katër apo më pak vetash, prirja e
pjesëmarrësve është të qëndrojnë të shkëputur ,në vend që të komunikojnë me të gjithë antarët
e tjerë.
4.9. Arsyeja e përdorimit të diskutimit në grupe të vogla
Çfarë kuptojmë me termin diskutim,në kuadër të mësimdhënies? Diskutimi përbën teknikë të
nxëni që përfshinë shkëmbim idesh,të nxënë aktiiv dhe pjesmarrje të gjithë atyre që janë të
interesuar.
Një diskutim midis grupeve të vogla përfshinë pesë elemente të cilat janë renditur më poshtë.
4.10. Elemntet e diskutimit në grupe të vogla .
Një numër i vogël nxënësish (mundësisht nga gjashtë deri në tetë )të mbledhur së
bashku.
Njohja e një teme apo problemi të përbashkët.
Paraqitja, shkëmbimi dhe vlerësimi i informacionit dhe ideve.
Orientimi drejt disa qëllimëve apo objektivave (shpesh sipas përzgjedhjes së vetë
pjesëmarrsëve)
Komunikimi gojor, racional dhe emocional.
Metoda e diskutimit kërkon prej mësuesit të lehtësojë shkëmbimin e një shkalle të gjerë idesh
dhe të tolerojë shfaqjen e pikpamjeve të ndryshme të nxënsëve madje edhe
kontraditore.Diskutimi është një proces aktiv në mjedisin e klasës së nxënësit,ashtu edhe
mésuesin.Diskutimi i lejon nxënësit të zbulojnë dhe deklarojë një mendim apo pikëpamje
vetjake,jo thjesht duke përsëritur atë që ka paraqitur mësuesi apo teksti.
5. Mjedisi në klasë dhe suksesi i nxënësit
Noshta kriteri më i rëndësishëm për të zhvilluar dhe shpalosur shprehitë tuaja për lehtësimin e
diskutimeve në grupe të vogla është bashkësia e qëndrimeve dhe ndjenjave tuaja.Zotërimi i
metodave për diskutime në grupe të vogla kërkon një atmosferë të këndshme dhe emocionale
në klasë.
Si mësues, ju duhet të besoni se nxënësit mund të pranojnë përgjegjësinë dhe se veprimet
tuaja janë të lidhura ngushtë me mënyrën e të përgjigjurit të nxënsëve. Është përgjegjësia e
25
juaj që të krijoni një atmosferë të përshtatshme në kasë. Ju keni nevoj të përdorni përemrin
vetor”ne”,në vend të “unë”,me qëllim që nxënësit të mendojnë se po punoni bashkë me ta .
Ky qëndrim t`ju ndihmojë të vendosni qëndrime pozitive në lidhje me marrëdhëniet mësues-
nxënës-nxënës
gjë që do të krijojë një klimë emocionale mbështetëse.Mjedisi në klasë ka nevojë të jetë
mbështetës për të gjitë nxënësit,në mënyrë që ata të respektojnë të gjithë individët e tjerë dhe
idet e tyre.
5.1. Përbërsit kryesorë të të nxënit në bashkpunim
Nxënësit mendojnë që ata kanë nevojë për njëri-tjetrin,për të plotësuar detyrën e grupit”Të
zhytemi dhe të notojmë së bashku”. Mësuesit mund të ndërtojnë ndërvarësinë pozitve, duke
caktuar synimet e ndërsjella(të mësojmë dhe të sigurojmë që edhe antarët e tjerë të grupit të
mësojnë).
Nxënësit nxitin të nxënit e njëri-tjetrit,duke ndihmuar,duke ndarë dhe duke përkrahur
përpjekjet e tyre për mësim. Nxënësit shpjegojnë,diskutojnë dhe u mësojnë shokëve të klasës
çka ata dinë . Mësuesit ndërtojnë grupet, në mënyrë që nxënësit të ulen gju me gju dhe të
flasin për çdo pamje të detyrës. Grupet nuk mund të veprojnë në mënyr të frytshme, nëse nuk
kanë dhe nuk vënë në përdorim shprehitë e nevojshme shoqërore PËR TË PUNUAR SË
BASHKU. Mësuesit duhet t’u mësojnë nxënsëve këto shprehi, sikurse ato akademike.
Aftësitë bashkpunuese përfshijnë drejtimin,vendimarrjen, rritjen e besimit,komunikimin dhe
mirëpërdorimin e konflikteve.
Grupet kanë nevojë për një kohë të veçantë për të diskutuar ,si po i realizojnë synimet e tyre
dhe si po i ruajnë marrëdhëniet e frytshme të punës midis anëtarëve. Mësuesit rindërtojnë
punimin e grupit,duke caktuar detyra të tilla si:a)shkruaj të paktën tre veprime të anëtarëve që
ndihmuan suksesin e grupit dhe b)shkruaj një veprim që mund të plotësojë grupin për të patur
nesër më shumë sukses.15
6. TË NXËNIT
1. Procesi i të nxënit
2. Të nxënit,një proces i motivuar
3. Tipat e të nxënit
15Bardhyl Musai, metodologjia e mësimdhëënies, Tiranë, 2003, fq, 168-189
26
6.1.Procesi i të nxënit
Procesi i të mësuarit,në të cilin marrin pjesë mësuesit dhe nxënësit,përbëhet nga
mësimdhënia,që realizohet kryesisht nga mësues si organizator dhe drejtues i procesit
mësimor,si dhe nga të nxënit,proces që realizon nxënësi,fillimisht nën drejtimin e mësuesit
dhe , gradualisht, drejt një të nxëni të pavarur.
Ndodh që konceptet”të nxënit”dhe “të mësuarit “ përdoret në vend të njëri-tjetrit.Në faktë
eksistojnë edhe kuptime tjera.
Të nxënit është një proces nëpërmjet të cilit çdo njeri fiton njohuri,shkathtësi dhe shprehi.
Njeriu mëson gjatë gjithë jetës,që sa lindë,gjat foshnjërisë, fëmijërisë,e deri në pleqëri;mëson
në shtëpi në shumë fusha;mëson në shkollë,madje me synime të caktuara,sipas planeve dhe
programeve të miratuara dhe nga organizmat kompetente, për një vëllim të caktuar
informacioni,njohurish dhe arrin në përvetsimin e mënyrave të reja të zgjidhjeve,të kuptuarit
të lidhjeve të caktuara,zbatimin e tyre në praktikë. Njeriu mëson në shkollë,por mëson edhe
në shoqëri,në libra,nëpërmjet burimeve të tjera të informacionit,duke mbetur i të nxënit një
proces i pandalshëm;mëson edhe në mënyra të organizuara(në shkollë institucione të tjera që
punojnë me plane dhe programe të caktuara),për ky proces jashtë shkollës është edhe i
rëndësishëm. Ne përpiqemi që ky organizim të bëhet edhe në shtëpi.
Në të nxënit nuk duhet të kërkojmë receta absolute,pasi tek çdo nxënës ka edhe diqka
origjinale në të nxënit e tij.
Kjo nuk do të thotë që nxënësi të mos marrë në konsideratë përvojën e të tjerëve, kur ajo jep
rezultate të mira .
Të nxënit, si proces nuk ndalet vetëm në kapjen e informacionit,edhe pse shfaqja e një modeli
mund të thjeshtësojë përpunimin e përgjigjjes.
Përvetësim të vërtetë të informacionit do të vëmë re vetëm nëse do të ketë në përgjigjje të
subjektit ndaj situatës dhe konstruktivizmit, nëse do të ketë një kuptim apo ndërgjegjësim të
kësaj sjellje të re , gjë që çon në një konceptim nga ana e nxënësit.
Si rrrjedhojë e të nxënit, nga faktorë objektivë dhe subjektivë,nga familja, shoqëria,media,
nga zbatimi i regjimit prej, nxënsëve,nga studimi
individual,vetëedukimi,vetëveprimi,vetëarsimimi, këmbngulja,ambicia,nga nxitja dhe
stimulimi i përdorur prej mësuesve ,shkollës,vetëedukimit,institucioneve të specializuara,
etj.,sigurohet një përvetsim aktiv,nxitet më tej mendimi dhe veprimi i nxënsëve.
Aktualisht,të nxënit ka tërhequr vëmendjen e shum studiuesve. Ne na kanë rënë në duar
materiale të studiuesve anglez dhe francez:”Si mësojnë fëmijët” dhe “Të menduarit bëhen në
shkollë”të John Halt dhe Hans S.Furt e Harry Ëocks, me “të nxënit dhe mësimi”, rishikohen
27
teoritë kryesore të të nxënit,rrjedhojat e rezultateve të mëparshme si dhe zgjedhjet e mësuesit
për të nxënët.
Tek ne, me të nxënit janë marr studiues,didaktë dhe pedagog të përgjithshëm. Ky ishte një
preokupacion i mësuesve dhe i specialistëve.
Një vëmendje e veçantë duhet kushtuar teknikave të të nxënit shkollorë, si një veprimtari me
karakter të theksuar individual,prej nga rrjedh edhe domosdoshmëria e njohjes dhe e zotërimit
të teknikave për të realizuar atë, si një rrugë që lehtëson shumë përqëndrimin e forcave dhe
energjive tek nxënësi.
Në këtë kuadër duhet nënvizuar teknikat e të nxënit të informacionit,shprehit e ndjekjes,të
organizimit dhe përsëritjes së tij.16
Të nxënit ,një proces i motivuar
Është thënë se të nxënit është një proces i motivuar.
Nxënësi mund të mësojë ngaqë i pëlqen të nxënit.
Është e nevojshme të theksohet se në organizimin e mësimit,nëse duam të kemi pjesëmarrjen
e nxënësit duhet të fillojmë të sigurohemi që rezultati i pritur të integrohet midis projekteve, të
subjektit,domethënë të merret nga ai si një kontribut për realizimin e objektivave të tij.
Mësuesi mund të ruajë procedurën e tij vetëm pasi të jetë informuar mbi
gjuhën,konceptet,aftësinë e funksioneve mendore dhe stilet e njohjes së nxënësit.
Në praktikë, njohja e nxënsëve duhet të jetë objekt i vazhdueshëm i kërkimit nga ana e tij.
Në këtë kuadër,është me interes të shihet ç’vend i lihet motivimit,nevojave dhe interesave të
nxënësit, cilët janë funksionet mendore të nxitura,cilat janë modelet e propozuara dhe cili
është qëllimi të cilin i vendosim nxënësit.
Sepse do të marrë fillimisht nota të mira dhe më tejë një diplomë.
Sepse nuk do të përsërisë vitin shkollorë.
Sepse ngulmojnë prindërit dhe nxënësi nuk do t’ua prishë dëshirën e tyre.
Të nxënit mund të udhëhiqen nga qëllime të çastit ose nga një gjerësi e qëllimit të tij në të
mësuar.Gjitashtu,të nxënit është rezultat i aftësive të shumta:lidhet me aftësin për të
planifikuar kohën,për të mos pranuar ndikimin e elementeve irelevante të të nxënit për të
shmangur tërheqësit të vëmendjes,për të zotëruar vetën,për t’u mbështetur në forcat e tij,për të
bashkpunuar me të tjerët në grup.17
16Prof. Dr. Musa Kraja, Pedagogjia, Tiranë, 2002, fq, 237-239.17Prof. Dr. Musa Kraja, Pedagogjia, Tiranë, 2002, fq, 239-240
28
6.2.Tipat e të nxënit
Tipi i të nxënit konjiktiv nis me nxënien e fjalëve,informacionit faktik,koncepteve dhe
parimëve.Elementet më të ndërlikuar të të nxënit konjiktiv janë të menduarit problemor,të
menduarit krijues dhe përvetësimi i dijeve sistematike .
Të nxënit konjiktiv rezulton në fitimin e një kompetence profesionale të lartë të cilësive
pozitive shoqërore,qëllimeve dhe aspiratave gjithnjë më të larta,duke përvijuar personalitetin
,karakterin,konceptin për veten për njohjen dhe respektimin e sajë.
Të nxënit psikomotor konsiston në përvetësimin e shkathtësive të jetës së
përditshme,shprehive verbale dhe grafike,gjesteve dhe zakoneve,etj.
Shprehi më komplekse mund të jenë shprehitë për t’u bërë profesionit në një fushë.
Të nxënit efektiv synon në formimin e dëshirave dhe antipative,qëndrimeve dhe
paragjykimeveetj.
Profesor Gaston Mialaret, duke vlerësuar problemin e madhë të të nxënit,vënë në dukje se kur
themi :”Të mësojmë si duhet mësuar”kemi një formulë tashmë klasiketë përdorur nga ne ne
një konteks pedagogjjik normativ.
Duke iu referuar Georges dhe Richar nënvizon se duhet t’i kushtohet një kujdes i veçantë jo
vetëm njohurive që duhen fituar, por edhe strategjive që e lejojnë këtë proces.Duhet
praktikuar një pedagogji e tillë që në mënyrë të ndërgjegjëshme, t’i bëjë nxënësit të
reflektojnë mbi lëndën që ata duan të përfitojnë.
Kjo është një bashkësi e njohurive qe duhet përvetsuar. Praktika e pedagogjisë eksperimentale
ka vërtetuar se zbatueshmëria e llogaritjeve mendore përmirësohet në mënyrë të
konsiderushme,atëherë kur nxënësit janë të detëruar të shpjegojnë mënyrat se si duhen bërë
veprimet,në të cilat vihet re gjithashtu zhvillimi i një fantazie numerike tërësisht në favor të
veprimeve matematike.
Ato që duhet ti ketë të qarta mësuesi për të nxënit:së pari,përvoja të kënaqshme duken më të
lehta për t’u mbajtur mend. Së dyti,kujtesa punon më mirë kur nuk sforcohet. Ajo, në fund të
fundit,”nuk është një mushkë që e bëjnë të ecë duke goditur”.
Mendja e njeriut është mister. Ashtu si dhe të rriturit,fëmijët në mënyrë më të theksuar kanë
njohuri dhe kuptojnë më shumë nga ç’mund të shprehin me fjalë.
Një mënyrë e mirë për t’i ndihmuar fëmijët që mësojnë emrat e sendeve, funksionimin e
tyre,është që të shoqërohet të folurit me të vepruarin bashkë,me “të mësuarit duke punuar”,
“të nxënit duke ushtruar”,duke filluar nga gjërat e thjeshta,nga veshja dhe përgatitja për
shkollë.
29
Fëmija është kureshtarë, ai dëshiron të nxjerrë kuptime nga dukuritë që ndodhin, të gjejë si
funksionojnë objekte të veçanta,të marrë kompetenca dhe të ushtrojë mbi veten,për të bërë
atë që e bëjne të tjerët.
Fëmija është i hapur, nuk përjashton veten nga mjaft komplekse që e rrethojnë.Është
eksperimentues: vëzhgon objektin,botën e tij, e prek e shijon, nuk ka frik se mund të bëjë
gabime. Por fëmija habitet shpejtë,në gjithçka që i del përpara nuk është i gatshëm të bëjë
shpjegime, por është i interesuar se si luhet. Pra sipas Piazhesë pranohet niveli i zhvillimit
spontan të fëmijës. Fëmijët e klasave të para, sapo fillojnë të hyjnë në nivelin e operacioneve
konkrete pra kur fillojnë të zhvillojnë strukturat e para të qëndrueshme të të menduarit, nisin
kështu të formojnë koncepte të qëndrueshme dhe bëhen të vetëdijshëm për rregullat e
brendshme të të njohurit .
Edhe sikur të binin dakord se ç’farë do t’u jepnin fëmijëve për” të nxënë”, do të mbeteshin po
aty.
Kjo ka vështirsitë e veta pasi ne nuk arrijmë të futemi dot në mendjen e fëmijës,ngaqë është e
pamundur,për arsye se fëmija është i pandërgjegjshëm për ato që i di.Ai nuk e ka aftësinë për
ti shprehur ato që i ka në mend.
Përjekja jonë është të gjejmë hapsira të domosdoshme për të.
Motivimi për të mësuar nuk duhen zbatuar me llastime të fëmijëve,qoftë duke u dhënë para,
apo duke i frikësuar. Megjithatë nuk mund të mohohet roli i pazëvëndsueshëm i mësuesit.
Ëshë sjellja e tij që e krijon klimën e klasës. Ai munddhe duhet të shmangë
shqetësimin,frikën,ankthin e nxënësit,fëmijës, ti bëjë orët e gëzueshme, me humor,larg çdo
ndjenje torturimi dhe frike tek ata për të mos lënduar, për të ngjallur optimizmin me
ngrohtësinë e tij. Pra mësuesi krijon klimën emocionale për mësimin ,për të nxënit.
Provimi është metodë e të nxënit intensiv.
Zgjidhja e problemeve
Diskutimi
Riprodhimi i pavarur
Të shënuarit
Të lexuarit
Të dëgjuarit
Të nxënët nuk lihet vetëm, vullnetit të mirë të nxënësit. Ky proces duhet organizuar në
mënyrë që të jetë i detyruar , të bëhet vepruese që të mos ketë alternativ tjetër, për të mësuar.
30
Është mirë që lënda të ndahet në pjesë të shkurtra, me qëllim që përvetësimi i çdo pjese të
realizohet me sa më shumë gjallëri.
Përforcimi me anë të përsëritjes është faktor i rëndësishem i të përvetësuarit të
informacioneve të reja.
Si përfundim, të nxënit nuk është preokupim i parë i njeriut përballë mjedisit të tij rrethues .
Kur ai siguron jetesën,ato që i kërkon fillimisht janë kënaqësitë të cilat korrespodojnë
nevojave të vlefshmërisë: të pranohet dhe të respektohet,të realizohet në pavarsi dhe në liri.
Të nxënit dhe mësimi paraqiten si mjete për të realizuar këto qëllime. Këto situata mund të
kontribojnë në procesin e të nxënit.18
18Prof. Dr. Musa Kraja, Pedagogjia, Tiranë, 2002, fq, 240-242
31
7. PERFUNDIME
Punimi me titull “Efektet e punës në grupe në motivimin e nxënësve për të nxënë” është i një
rëndësie të veçantë pasi që ky problem trajtohet në aspektin teorik ku jepet një pasqyrë e qartë
formës mësimore të punës në grupe dhe zhvillimi historik i saj. Në veqanti jepet një pasqyrë e
qartë e përparsive dhe të metave që i sjellë kjo formë e punës.
Gjatë trajtimit teorik të kësaj forme të punës kemi shfrytëzuar burime nga autorë të ndryshëm
që kanë trajtuar këtë problematikë,e që këto trajtime janë më meritoret deri më tani.
Andaj duke marrë parasysh këtë komponentë vijmë në përfundim se punimi është më se i
domosdoshëm sidomos për punëtorët e arsimit të cilëve u ofrohen të dhëna dhe njohuri të
mjaftueshme mbi formën e punës në grupe. Në veçanti të mirat që sjellë kjo formë e punës me
qëllim të përgatitjes të nxënsëve për punë më të suksesshme. Faktori më i rëndësishëm dhe
më me ndikim tek fëmijët është mësimdhënësi i tyre.
Me këtë rast u nxorën disa përfundime të cilat shpresoj të jenë të dobishme për punë të
mëtutjeshme edukativo arsimore.
8. REKOMANDIME
Duhet të vazhdohet trajnimi i mësimdhënësve për përdorimin e metodologjive të reja
të punës.
Mësimdhënësit e trajnuar duhet të mbështeten me anë të monitorimeve këshilldhënëse
me qëllim të freskimit të njohurive të marra nga trajnimet shumë intensive.
Ministria e arsimit duhet të përmirsojë kushtet e ambientit për mësim
Administratorët e shkollave dueht të përfshihën në trajnime,sepse po qëse ata nuk do
të trajnohen do të konsiderohen si pengesë për ndjekjen e trajnimeve nga ana e
mësimdhënësve.
Administratorët të nxisin mësimdhënësit e patrajnuar për ndjekjen e trajnimeve për
metodologji të reja të punës.
Mësimdhënësit e trajnuar të shkëmbejnë njohurit dhe idetë e tyre me mësimdhënësit e
patrajnuar.
32
9. Biografia
Unë quhem Elida Rexha, e lindur më 24.08.1984 në fshatin Osek Hylë – Gjakovë. Shkollën
fillore e kam kryer në fshat ndersa te mesmen ne Sh.M.M “Hysni Zajmi” në Gjakovë, në vitin
2003-2004 jam regjistruar në fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin e
Edukimit në Gjakovë, studimet i kam përfunduar në vitin 2008. E martuar në Bellanicë të
Malishevës, jam nënë e një djali 7 vjeqar. Që nga viti 2009 punoj si mësimdhënëse në
Sh.F.M.U “Ismet Jashari - Kumanova” në Temeqinë të Malishevës.
Në vitin shkollor 2012-2013 kam filluar studimet në Universitetin “Fehmi Agani” në
Gjakovë, Fakulteti i Edukimit në programin Fillor.
- Në vitin 2006 kam ndjekur trajnimin “Strategjitë e reja të mësimdhënies dhe të nxënit”
(88 orë) KEC
- Në vitin 2013 kam ndjekur trajnimin “Vlersimi për nxënie”
10. LITERATURA
1. Dr.sc. Nijazi Zylfiu, “Didaktika”,Prishtinë 1997
2. Bardhyl Musai, “Metodologji e mësimdhënies”,Tiranë, 2003
3. Mr.sc.Majlinda Zhitia-Gjelaj, Roli i mësuesit në klasat me nxënësin në qender,Libri
shkollor,Prishtinë,2011.
4. Bedri Jaka “Metodologji e mësimdhënjes së matematikës”,Pishtinë, 2008
5. Prof.Dr. Musa Kraja “Pedagogjia”, Tiranë, 2002
6. Mjete për të mësuar në grupë-Të mësosh në grup 2. Titulli oridjinal:
Plipipperendre ENGROUPE, Appendre Enppe Miere,ourlis pour A Groupe
7 .e EditionChronique sociale, Lyon,Dëpor Lëgal: Janvier 2000