fakulteti i edukimit programi: fillor berdynaj... · 4.4 papërshtatshmëria e mjediseve shkollore...
TRANSCRIPT
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”Fakulteti i Edukimit
Programi: Fillor
PUNIM DIPLOME
MENAXHIMI I KLASËS DHE DISIPLINA
Mentori: Kandidati/ja
Prof.Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Jehona Bërdynaj
Gjakovë, 2017
2
MIRËNJOHJE
Një falënderim dhe një mirënjohje e veqantë për udhëheqësin e temës sime Prof. Ass.Dr. Shefqet
Mulliqi , ku ky punim është produkt i ndihmës dhe mbështetjes së tij.
Falenderoj gjithë stafin pedagogjik të Fakultetit të Edukimit " Fehmi Agani" që më dhanë
njohuri për këto vite studimi që unë sot të arrij këtu.
Një falenderim tepër të ngrohtë kam për familjen time veçanërisht falenderoj bashkëshortin tim
Gencin dhe fëmijët e mi Erën dhe Ermalin për kurajon dhe mbështetjen që më kanë ofruar në
rrugën e gjatë të arsimimit.
Përgjithmonë mirënjohëse!
3
TABELA E PËRMBAJTJES
MIRËNJOHJE.............................................................................................................................. 2
Abstrakt ......................................................................................................................................... 5
Hyrje .............................................................................................................................................. 6
KAPITULLI I ............................................................................................................................... 7
1.Menaxhimi i klasës dhe karakteristikat e klasave .................................................................... 7
1.1 Menaxhuesit e nevojave të klasave ....................................................................................... 8
1.2 Ekologjia e klasave................................................................................................................ 8
1.3 Karakteristikat e klasave ....................................................................................................... 8
1.4 Nevoja për bashkëpunim....................................................................................................... 9
1.5Katër stadet e menaxhimit.................................................................................................... 10
1.6 Synimet e menaxhimit të klasës .......................................................................................... 11
KAPITULLI II............................................................................................................................ 12
2.Klima bashkëkohore dhe misioni i shkollës........................................................................... 12
2.1 Vetitë e mësuesit bashkëkohor............................................................................................ 13
KAPITULLI III .......................................................................................................................... 14
3.Fillimi dhe përfundim i mësimit............................................................................................. 14
3.1Fillimi me përpikëri.............................................................................................................. 14
3.2 Mobilizimi mendor.............................................................................................................. 15
3.3 Përfundimi I mësimit........................................................................................................... 15
KAPITULLI IV........................................................................................................................... 16
4.Motivimi I nxënësve dhe krijimi I mjedisit për të nxënë ....................................................... 16
4.1 Jokorrektësia ndaj kërkesave të nxënësve ........................................................................... 17
4.2 Mbingarkesat e planeve dhe programeve mësimore .......................................................... 18
4.3 Disiplina dhe rreptësia e tepërt në shkollë .......................................................................... 18
4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore........................................................................... 20
4
KAPITULLI V ............................................................................................................................ 21
5. Disiplina dhe rregulli në klasë............................................................................................... 21
5.1 Shkaqet e sjelljes se padëshirueshme nga nxënësi .............................................................. 22
5.2 Vendosja e autoritetit të mësuesit........................................................................................ 22
5.3 Strategjitë e kontrollit të sjelljes së padëshirueshme........................................................... 23
5.4 Përdorimi I qortimit............................................................................................................. 24
KAPITULLI VI........................................................................................................................... 26
6. Përmirësimi i efektivitetit të teknikave të disiplinës pozitive ............................................... 26
6.1Sugjerime për një disiplinë pozitive..................................................................................... 26
6.2 Zgjidhja e konfliktit............................................................................................................. 28
PËRFUNDIMI ............................................................................................................................ 30
LITERATURA............................................................................................................................ 31
5
Abstrakt
Menaxhimi i klasës është një nga shqetësimet kryesore të mësuesve, në mënyrë të veçantë për
mësuesit fillestar po ashtu edhe për drejtuesit dhe prindërit. Kur koha e klasës konsumohet me
probleme të menaxhimit, nxënësit nuk ndihem rehat dhe rendimenti i mësimit ështëi ulët. E
shprehur ndryshe menaxhimi i mirë i klasës është një nga ndikimet me të fuqishme në të
nxënë.Menaxhimi i mirë i klasës është një përbërës kryesor i suksesit të klasës, i mësimdhënësve
dhe i të nxënit. Për të përmbushur këto qëllime, kërkohet që mësuesit të vendosin një atmosferë
të mirë pune.
Menaxhimi është menyra se si organizohet klasa dhe ai ndikon në të gjithë klimen e klases dhe
sjelljen e nxënësve.Ky trajtim teorik në këtë punim, përfshinë kriteret më themelore që
ndërlidhen me menaxhimin e klasës
Studimi i tillë ka të bëjë me drejtimin e klasës, formimin e grupeve,fillimin dhe përfundimin e
mësimit, ekologjinë e klasave, klimën e klasës, motivimin e nxënësve, vetitë e mësimdhënësit,
komunikimi me nxënësit, mbajtja e disiplines në klasë dhe trajtesa të tjera që mund të rrjedhin
gjatë këtij trajtimi.
Fjalët kyqe: Mësues, Nxënës, Menaxhim, Disiplinë, Motivim, Qortim.
6
Hyrje
Puna e mësuesit është përcaktuar si një nga detyrat më të vështira dhe më me përgjegjësi. Është
një punë që, për të arritur rezultate maksimale, kërkon impenjim të madh nga të tria palët; nga
mësuesi, nga prindërit dhe nga vetë nxënësit.
Menaxhimi I suksesshëm I mësimit kërkon prej mësuesit të jetë, vazhdimisht, I vëmëndshëm
dhë në veprim, për t’u siguruar se nxënësit mësojnë normalisht. Problemi kryesor me të cilin
ndeshen mësuesit është të mbajnë të përfshirë nxënësit gjatë gjithë mësimit, për të realizuar në
mënyrë të sukseseshëm objektivat e parashikuara.
Në çdo kohë mësuesi ka kërkesa të ndryshme e bashkëveprime të shumta, që e shtyjnë përpara
për veprim. Situatat mund të shfaqen nga më të ndryshmet. Për shembull, mësuesi është duke i
dhënë një detyrë një nxënësi, por, në të njëjtën kohë, një nxënës tjetër kërkon një mjet ndihmës,
gjithashtu vë re se një nxënës i tretë është duke vështruar nga dritarja dhe në të njëjtën kohë i
tërheq vëmendjen një nxënës tjetër që kërkon t’i kontrollojë detyrën
Menaxhimi i mësimit ka të bëjë me drejtimin, organizimin e veprimtarive të tilla të të nxënit
duke synuar që maksimalizohet përfshirja produktive e nxënësit në mësim.
Është e rëndësishme të theksojmë se menaxhimi i klasës fillon me zhvillimin e ndërtimit të
besimit dhe marrëdhënieve midis nxënësve. Pandjenjat e respektit dhe besimit të
ndërsjellë,mësuesi e ka të vështirë,në mos të pamundur,të kryej rolin e tij në klasë
7
KAPITULLI I
1.Menaxhimi i klasës dhe karakteristikat e klasave
Fjala menaxhim do të thotë udhëheqje, drejtim, organizim, në këtë kontekst, në kuadër të
procesit mësimor.1
Menaxhimi i klasës është definuar si dispozitë dhe procedurë e nevojshme për të krijuar
dhe ruajtur një mjedis në të cilin jepen udhëzime dhe të mësuarit mund të ndodhë
Rregullat e klasës janë shpesh hapi i parë një mësuesi në menaxhimin e klasës. Mësuesit
duhet të vendosë se kush do të bëjë rregullat dhe se si ato do të mësohen nga nxënësit, ndërsa
gjithashtu duke marrë parasysh edhe se si rregullat do të perceptohen nga nxënësit.2
Pasi që vendosen rregullat, mësuesit duhet t’i monitorojnë sjelljet e nxënësve për t’u
siguruar se rregullat janë duke u ndjekur. Shumë mësues mundohen për të gjetur një mënyrë për
të monitoruar sjelljen e nxënësve. Organizatori më i dobishëm për menaxhimin e klasës është
shkalla e kontrollit që ushtron mësuesi mbi nxënësit dhe klasën.
Disa aspekte kyç të menaxhimit të klasës janë:
• Mësime të planifikuara mirë dhe interesante;
• Zhvillimi i marrëdhënieve pozitive në klasë;
• Motivimi i nxënësve për të nxënë;
• Rregullat e klasës;
• Disiplinë pozitive në klasë;
• Aftësi komunikuese të mira të mësuesit dhe nxënësve (ILO-IPEC, 2006).
1 https://sq.wikipedia.org/wiki/Menaxhimi2Anderson,C,M, & Spaulding,S.A, Using positive behavior support to design effective classrooms, Chicago 2007,
fq 16
8
1.1 Menaxhuesit e nevojave të klasave
Prej shumë vitesh, disiplina konsiderohet problemi numër një në listën e problemeve me të cilat
përballohen shkollat tona.
Sjelljet, që pjesa më e madhe e problemeve e mësuesve i konsiderojnë shqetësuese, nuk janë akte
dhune, por kryesisht probleme të zakonshme mos organizimi e çoroditje, mos përfundimi të
punës, mos pjesëmarrjeje, biseda midis nxënësve, që nuk kanë lidhje me mësimin dhe mungesa
në shkollë.
1.2 Ekologjia e klasave
Fjala ekologji lidhet zakonisht me natyrën. Por edhe klasat janë sisteme ekologjike. Mjedisi i
klasës dhe banoret e këtij mjedisi, nxënësit dhe mësuesit ndërveprojnë vazhdimisht. Çdo aspekt i
sistemit ndikon tek të tjerët. Karakteristikat e klasës, objektet e mësimdhënies dhe nevojat e
nxënësve, të gjitha këto ndikojnë në administrimin e klasës.3
1.3 Karakteristikat e klasave
Klasat janë lloje të veçanta të mjediseve. Ato kanë “pasuri të veçanta që ndikojnë mbi
pjesëmarrësit, pavarësisht nga fakti se si organizohen nxënësit për të mësuar apo cila është
filozofia arsimore e mësuesve”
1. Klasat janë tëshumëpërmasave. Ato janë plot me njerëz, detyra nën presionin e
kohës.Shumë individ të gjithë sipas synimeve,parapëlqimeve dhe aftësive të ndryshme.
3 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit,Tiranë 1999, fq. 222
9
2. Më këtë lidhet një karakteristikë tjetër qëështënjëkohshmëria. Gjithçka ndodh njëherazi,
kur mësuesi shpjegon një koncept, ai duhet, gjithashtu, të këtë kujdes nëse nxënësit po e
ndjekin apo jo shpjegimin.
3. Karakteristikë tjetër, menjëhershmëria, ka të bëjë me ritmin e shpejtë të jetës së
klasës.Mësuesi,në një dit të vetme ka qindra shkëmbime me nxënësit.
4. Në këtë ekzistencë të gjallë, ngjarjet janë mjaft të parashikueshme, edhe kur planet janë
bërë me kujdes kur mjeti është në vendin e duhur dhe gjithçka është gati,mësimi mund të
ndërpritet nga një defekt i papritur i një mjeti me anë të cilit po kryhet eksperimenti,matja
etj ndonjë nxënës mund të sëmuret papritur
5. Mënyra se si i trajton mësuesi këto ndërhyrje të papritura shikohet nga të gjithë, sepse
klasat janë publike, nxënësit gjithmonë mundohen të vënë re se sa “i zotiështë mësuesi”.
6. Se fundi klasat e kanë historinë e tyre, domethënia e veprimit të veçantë të mësuesit apo
nxënësit varet pjesërisht nga çka ka ndodhur më parë.Kur nxënësi hyn me vonesë për të
disatën herë,atëherë mësuesi mund të reagojë ndryshe nga hera e fundit.4
1.4 Nevoja për bashkëpunim
Asnjë veprimtari produktive nuk mund të ndodhë në një grup pa bashkëpunimin e të
gjithëanëtareve. Kjo duket më qartë në klasë. Edhe kur disa nxënës nuk marrin pjesë, ata duhet të
mos i pengojnë të tjerët të bëjnë një gjë të tillë.
Detyra themelore e administrimit për mësuesit është ta arrijë rregullin ndërmjet tërheqjes por dhe
sigurimit të bashkëpunimit tënxënësve në veprimtaritë e klasës.
Të tërheqësh bashkëpunimin e nxënësve do të thotë shumë më tepër sesa të merresh nëmënyrë
efektive me çrregullimet në sjellje. Një gjë e tillë do të thotë të planifikosh veprimtari, të bësh
gati materialet, t’i japësh nxënësit kërkesat dhe detyrat e duhura mësimore dhe të sjelljes, t’i
parashikosh problemet dhe t’i ndalosh ato përpara se të nisen, tëpërzgjedhësh dhe tëndjekësh
veprimtaritë nëmënyrë që të mbash rregullindhe ecurinë normale.
4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227
10
1.5 Katër stadet e menaxhimit
1. Gjatë moshës parashkollore dhe në vitet e para të shkollës fillore fëmijët mësojnë se si të
shkojnë në shkollë. Ata socializohen në një rol të ri. Mësimdhënia e drejtpërdrejtë e
rregullave dhe e procedurave të klasës është e rëndësishme gjatë këtij stadi. Deri sa
fëmijët të zotërojnë këto rregulla bazë, do të zhvillohet më pak mësim. Fatmirësisht pjesa
më e madhe e fëmijëve të kësaj moshe janë të predisponuar të pranojnë tërriturit si figura
autoritare, d.m.th., të ndjekin mësimet e tyre dhe tëpërpiqen të përshtaten.
2. Në vitet e mëvonshme të jetës shkollore fëmijët zakonisht familjarizohen me rolin e
nxënësit, megjithëse nuk e kryejnë atë në mënyrë të përsosur. Shumë nga veprimtaritë e
përditshme të shkollës dhe të klasës behën relativisht automatike. Megjithatë, rregulla
dhe procedura të reja specifike për një veprimtari tëveçantë mund të mësohen në mënyrë
të drejtpërdrejtë.
3. Aty nga fundi i shkollës 8 vjeçare dhe fillimi i shkollës së mesme, miqësia dhe statusi
brenda grupit të bashkëmoshatarëve merr rendësi tëveçantë. Përshtatja ndaj mësuesit
mund tëzëvendësohet me përshtatjen ndaj bashkëmoshatareve. Disa nxënës fillojnë të
testojnë dhe të përcaktojnë autoritetin.
4. Në vitet e fundit të shkollës së mesme, pjesa më e madhe e nxënësve i kthehet jetës
akademike, studimit të thelluar të njohurive. Atë që vërtet janë larg saj janë shmangur me
kohë. Administrimi i klasës në këtëperiudhë përbëhet nga administrimi i përmbajtjes së
lëndës dhe materialeve që lidhen më të. Në fillim tëçdo viti mësimor, orët e para të
mësimit mund t’i kushtohen procedurave të veçanta të mësimdhënies, përdorimit të
materialeve etj.
11
1.6 Synimet e menaxhimit të klasës
Rregulli për hir të rregullit është një synim bosh. Nuk është etike të përdoren teknikat e
menaxhimit të klasës thjesht për të mbajtur në qetësi nxënësit. Atëherë, pse duhet punuar kaq
shumë për të menaxhuar klasën? Ka të paktën tri arsye pse është i rëndësishëm menaxhimi:
1. Më shumë kohë për të nxënit. Nxënësit do të mësojnë vetëm atë material që e kanë
mundësi të mësojnë. Në qoftë se ora e mësimit nuk mbulon një pjesë të lëndës, nuk mund
të mendohet qënxënësit do ta mësojnë atë.
2. Një nga synimet e rëndësishme të administrimit të klasës është rritja e sasisë së minutave
që i kushtohen të nxënit. Kjo, ndonjëherë, quhet koha e lejuar.
3. Koha e shpenzuar në mënyrë aktive, duke ndjekur detyra të veçanta mësimore, shpesh
quhet koha e angazhuar ose siç quhet ndonjëherë koha e detyrës. Kështu që synimi i
dytë i administrimit të klasës ështëpërmirësimi i cilësisë së kohës që përdoret duke i
mbajtur nxënësit të angazhuar në mënyrë aktive.5
5 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 224
12
KAPITULLI II
2.Klima bashkëkohore dhe misioni i shkollës
Sipas Ëilloëer, Eidell dhe Hoy (1973) shkolla bashkëkohore është një shkollë ku nxënësit
përjetojnë demokracinë, bashkëpunimin dhe ndershmërinë. Nxënësit mësojnë së bashku si një
komunitet, ata ndërveprojnë dhe ndajnë eksperiencat së bashku. Kjo shkollë e percepton të
nxënit dhe sjelljen në terma psikologjikë dhe sociologjikë. Si rezultat, nxënësit shikohen si
individë, potenciali i të cilëve mund të zhvillohet në maksimum, nëse u jepet mundësia.
Fokusi është që të krijohet një atmosferë pozitive dhe mbështetëse për të nxitur kështu
fuqinë e nxënësit. Theksi vihet te vetë disiplinimi, pra nxënësit kanë përgjegjësi për veprimet e
tyre.Nxënësit mund të shfaqin pikëpamjen e tyre, kështu mund të kujdesen për nevojat e tyre. Si
drejtuesi edhe mësuesit janë mendjehapur dhe u përgjigjen çështjeve në mënyrë objektive.Nëse
një shkollë qëndron e bashkuar si një komunitet dhe anëtarët janë të lidhur me njëritjetrin,ka të
ngjarë që në këtë shkollë të mbizotërojë një klimë pozitive .6
Institucionet e arsimit e përmbushin këtë mision vazhdimisht duke mbledhur
informacionet mbi kënaqësinë e nxënësve, të përcaktuara nga autorë të ndryshëm si një
“ndryshim gjithnjë të pranishëm në shkollë”.
Sjellja e individëve brenda një shkolle formon klimën e saj. Sjellja e drejtuesit, sjellja
emësuesve, sjellja e nxënësve dhe sjellja e prindërve konstituojnë klimën e shkollës. Për më
tepër, klima që mbizotëron në shkollë, tregon për ndërveprimin që ekziston midis drejtuesit dhe
mësuesve, mësuesve dhe mësuesve, mësuesve dhe nxënësve si dhe midis prindërve dhe shkollës.
6 Willower, D, J. Eidell , T. L & Hoy, W. K , The school and Pupil control Ideology, Educational Researsh, NewYork, 1973, fq 42
13
Tipare të tjera dalluese të cilat vërehen nga këndvështrimi menaxhues, janë edhe ato të
krijimit të klimës së klasës, e që janë kompetencë e plotë e arsimtarit ose mësimdhënësit.
Ai gjithnjë duhet të tregojë vullnet, gatishmëri dhe konsistencë fizike për të kontrolluar
dhe aktivizuar subjektet në tërësi. Do të ishte konstruktive nëse mësimdhënësi shfaq gëzim,
interesim, sinqeritet dhe kënaqësi para dhe gjatë tërë orës mësimore. Madje, edhe rezultatet e
anketave të zhvilluara me nxënës, kanë nxjerrë përfundimin se nxënësit dëshirojnë që
mësimdhënësit e tyre të jenë të veshur me cilësitë e lartcekura. Definitivisht, edhe në aspektin
praktik është dëshmuar se për nxënësit janë të pranueshme të gjitha vetitë pozitive, të cilat në
njëfarë mënyre e nxisin efiçencën (gatishmërinë) e aktivizimit të nxënësve.
2.1 Vetitë e mësuesit bashkëkohor
Vetitë të cilat janë të pëlqyera dhe të pranueshme nga nxënësit, e që lënë përshtypje pozitive për
drejtuesin (arsimtarin) e tyre, janë:
1. Të jenë më të sigurt, më të përzemërt dhe më të shoqërueshëm;
2. Të veprojnë si biznesmenë;
3. Të jenë më nxitës;
4. Të përdorin më shumë kontaktin me sy;
5. Të përdorin më shumë humorin;
6. Të jenë më të qartë rreth rregullave të klasës së tyre;
Kur bëjmë fjalë për klimën e klasës, vlen të theksohet se ajo është një veti karakteristike që
dallohet apo vërehet tek mësimdhënësi, të cilën e krijon ai gjatë punës mësimore. Mjedisi i
klasës, i krijuar nga mësuesi, mund të ketë një ndikim në motivimin enxënësve, që reflektohet në
qëndrimin e tyre aktiv ndaj të nxënit. Pikërisht një mjedis i tillë përbën atë që quhet “klima
e klasës“ 7
7 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 209
14
KAPITULLI III
3.Fillimi dhe përfundim i mësimit
Pavarësisht se cilat forma të punës mësimore mësimdhënësi ka vendosur t´i aplikojë gjatë
orës mësimore, ai mund të bëjë edhe kombinimin e tyre me qëllim që të nxis aktivitetin e
përgjithshëm tek nxënësit
Dy aspekte më të rëndësishme që kanë të bëjnë me fiilimin e mësimit janë përpikmëria dhe
rregullimi mendor.8
3.1Fillimi me përpikëri
Është shumë e rëndësishme dhe mjaft efektive për nxënësit, nëse arsimtari arrin me kohë ta
fillojë procesin mësimorë, madje përpikmëria, në këtë drejtim, do t´u dërgonte mesazhe
nxënësve se sa është i nevojshëm, i drejtë dhe racional, respektimi i kohës dhe orarit të mësimit.
Zakonisht minutat e parë janë periudhë e parapërgatitjes, ngase në njërën anë mësimdhënësi
shënon orën mësimore, ndërsa, në anën tjetër, nxënësit përgatisin materialin që u nevojitet gjatë
asaj ore.
Sapo vëren se kanë arritur të gjithë nxënësit, duhet të njoftojë se mësimi është gati për të
filluar. Ky ëshë një nga qastet më të rëndësishme të mësimit.Një sinjalizim i përcaktuar qartë,
ndoshta duke thënë: “Kini mendjen tani” është I nevojshëm.Nëse mësuesi nuk është I kënaqur,
pasi jo të gjithë nxënësit janë të vëmendshëm, duhet ta vënë në dukje atë. Nëse përpiqet të
vazhdojë fillimin e mësimit, kur disa nxënës nuk e kanë vëmendjen, kjo do të jetë një sinjal për
të tjerët, që të bëjnë po ashtu në të ardhmen.9
8 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 2069 Po aty, fq.207
15
3.2 Mobilizimi mendor
Natyrisht që mësimi fillon sipas planit ditor të cilin e ka mësimdhënësi, dhe çdoherë për të
paraqitur qëllimin e orës ai u bën pyetje nxënësve, të cilat e ndërlidhin njësinë e kaluar me atë të
tashmen. Pra, këto janë aspekte të cilat e sigurojnë mësimdhënësin se mobilizimi mendor, nga
ana e nxënësve, tashmë është siguruar. Preferohet t`u themi nxënësve në formë pyetjeje, jemi
gati për të filluar?, kjo në njëfarë mënyre do të siguronte përgjigjen e duhur. Është e rëndësishme
që mësuesi të qëndroj në ballë të klasës dhe të flasë me zë të qartë, të përdor kontaktin me sy dhe
shikimin e vëmendshëm të nxënësve, për t’u siguruar se të gjithë e kanë vëmendjen10
3.3 Përfundimi I mësimit
Atributi themelor i mësimdhënësit është edhe përfundimi i mësimit, koha e caktuar,
shfrytëzimi i arsyeshëm dhe me mend i saj. Atëherë kur përfundon ora mësimore, përkatësisht
kur bie zilja, tek nxënësit nuk ka mësim më, nuk ka interes dhe vazhdimi i mësimit pas kësaj
kohe do të ishte joracional për mësimdhënësin dhe i padrejtë për nxënësit. Mirëpo, ai
(mësimdhënësi) duhet të programojë gjithë veprimtarinë kohore dhe të krijojë kështu hapësirë
për zbatimin e të gjitha parashikimeve të tij. Ai nuk guxon as të përfundojë orën mësimore para
se të vijë sinjali i ziles, por edhe nuk guxon ta vazhdojë atë pas përfundimit të saj.
Shtrohet pyetja, çfar të bëhet nëse njësia mësimore ka përfunduar pak minuta para se të bie
sinjali i ziljes?
Është e nevojshme të bëhet një përsëritje, përmbledhje ose rezyme e njësisë së zhvilluar, duke i
aktivizuar kështu të gjithë nxënësit. Kur të përfundojë ora mësimore duhet të merren të gjitha
mjetet mësimore me vete dhe të përshëndeten nxënësit me “Mirupafshim!”, “Ditën e mirë”,
“Suksese”, etj.11
Këto ishin aspektet dhe parimet që hyjnë në kontekstin e fillimit dhe mbarimit të orës
mësimore, veti të cilat duhet t´i planifikojë, organizojë dhe realizojë mësimdhënësi në përputhje
me hapësirën kohore
10 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 20611 Po aty, fq 207
16
KAPITULLI IV
4.Motivimi I nxënësve dhe krijimi I mjedisit për të nxënë
Një prej kërkesave thelbësore të mësimdhënies bashkëkohore është realizimi i një
mësimdhënieje atraktive me nxënës në klasë, si parakusht për motivimin e duhur të nxënësve për
mësim. Motivimi jo i mjaftueshëm i nxënësve nga mësimdhënësi ndikon drejtpërdrejt në
angazhimin, përkatësisht mosangazhimin e nxënësve për mësim ose, thënë më ndryshe, ndikon
dukshëm në humbjen e interesimit të nxënësve për t’u angazhuar në procesin mësimor në klasë,
pra për të qenë aktivë gjatë këtij procesi si dhe për të treguar shenja pasiviteti në kryerjen e
detyrave të shtëpisë. Nga të gjitha konsultimet e bëra si me mësimdhënës, ashtu edhe me nxënës,
del se faktor kyç, pa dyshim i rëndësisë kryesore, është përgatitja e mësimdhënësit, performanca
e tij profesionale, thellësia e qasjes së tij njohëse ndaj njësive mësimore që i shtjellon me nxënës
në klasë, si dhe serioziteti dhe afërsia e motive me të cilën u qaset nxënësve gjatë analizës së
njësisë mësimore. Kur mësimdhënësi të ketë ndërtuar një autoritet të pakontestueshëm
profesional, një qëndrim të formuar etik dhe të dëshmojë përgjegjshmëri profesionale dhe
korrektësi ndaj nxënësve, atëherë pa dyshim se arrin edhe realizim të mësimdhënies së
suksesshme, derisa mosarritja a mosrealizimi i këtyre kritereve a cilësive ndikon në humbjen e
interesimit të nxënësve për t’u angazhuar në masën e duhur për mësim dhe rrjedhimisht edhe në
rënien e cilësisë së mësimnxënies në shkollë. Duke e ditur faktin se komunikimi është faktor
themelor për aplikimin e partneritetit në shkollë, pra si me partnerët e jashtëm, ashtu edhe për
palët e tjera të interesuara, që në një mënyrë apo në një tjetër janë të lidhura me shkollën,
atëherë shtrohet çështja e përfshirjes së këtyre faktorëve në jetën e shkollës. 12
Këtë rol e kanë drejtori së bashku me këshillin e shkollës, si organe kompetente, të cilët duhet të
përzgjedhin mënyrat sesi t’i realizojnë këta objektiva, duke bërë artikulimin e efektshëm të
qëllimeve, kërkesave dhe programeve, pra duke i informuar mësimdhënësit dhe prindërit për
strategjitë që duhet zbatuar për krijimin e një klime të favorshme dhe të një kulture të
pranueshme jo vetëm komunikuese në përputhje me kërkesat bashkë- kohore të shkollës.
12 https://rendesia-e-motivimit-nga-ana-e-mesuesit-ne-klasat-fillore
17
“Komunikimi në shkollë do të thotë përfshirja e të gjithë akterëve të shkollës në procesin e
arritjes së synimeve dhe objektivave të shkollës, kështu që jo vetëm pjesë- marrja, por edhe
marrja parasysh e mendimeve të të gjithë akterëve të shkollës në lidhje me vendimet e marra në
shkollë”
Komunikimi transparent, konkret dhe i plotë është çelës për të krijuar këtë partneritet me të
gjitha organet e nevojshme, të cilat janë në interes të shkollës dhe të bashkësisë së gjerë
Prandaj që t’i kontribuohet kësaj subjektet kompetente të shkollës duhet qasur aspektit të
komunikimit me nxënës në mënyrë sa më profesionale, duke i pasur parasysh të gjithë faktorët
konstituivë të personalitetit të fëmijës në niveleve përkatëse. Udhëheqja e mirë dhe e ekuilibruar
ka rëndësi për një shkollë të suksesshme, sepse kjo reflekton drejtpërdrejt dhe mbi të gjitha në
suksesin e përgjithshëm të nxënësve dhe në arritjet dhe rezultatet e kënaqshme të tyre. Andaj
kësaj çështjeje i kushtohet rëndësi e dorës së parë, sepse nga mënyra e udhëheqjes së një
institucioni, respektivisht të një shkolle varet tërë puna dhe rezultatet e përgjithshme në mësim.
Prandaj edhe në teorinë pedagogjike i kushtohet rëndësi e veçantë kësaj çështjeje, duke i
shqyrtuar të gjithë parametrat, kërkesat dhe vlerat që duhet t’i ketë drejtori i një institucioni
shkollor, por edhe organet e tjera drejtuese të saj.13
4.1 Jokorrektësia ndaj kërkesave të nxënësve
Sjellja e mësimdhënësve në shkollë, e veçanërisht në klasë, në raport me nxënësit, ka rëndësi të
madhe, ngase qasja e tij ndaj tyre ndikon drejtpërdrejt në motivimin ose jomotivimin e tyre për
mësim. Një mësimdhënës me motiv, impulsiv a me qëndrime të ashpra ndaj nxënësve krijon
klimë jo të përshtatshme në klasë, demotivim për mësim dhe neglizhim të nxënësve ndaj
procesit mësimor dhe shkollës në përgjithësi. 14Nxënësit i spikatin këto cilësi të personalitetit të
mësimdhënësit dhe kjo ndikon në qëndrimin e tyre ndaj shkollës, prandaj s’ka dyshim se
qëndrimi i afërt, i ngrohtë dhe me takt i mësimdhënësve ndikon në afërsinë e nxënësve ndaj
shkollës, në krijimin e një klime të favorshme dhe në suksesin e përgjithshëm në mësimnxënie.
13 http://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/11/Shkaqet-e-humbjes-se-interesimit-te-nxenesve-per-mesim.pdf
14 Karaj, Theodhori, Menaxhimi I klasës,Tiranë, 2008, fq 10
18
4.2 Mbingarkesat e planeve dhe programeve mësimore
Sado që planet dhe programet mësimore, për të gjitha nivelet e sistemit arsimor, përgatiten nga
ekipe ekspertësh arsimorë, të cilat përfshijnë përmbajtjet mësimore të vlerësuara si më të mirat
dhe më të vlefshmet për nivelet përkatëse, si dhe tema të tjera plotësuese në funksion të
përplotësimit të planit dhe të programit mësimor si tërësi, është perceptim i shumicës dërrmuese
të prindërve dhe të nxënësve se ato janë të mbingarkuara. Dhe ky fakt s’do mend se ndikon
negativisht edhe në motivimin e nxënësve për shkollën dhe procesin mësimor, ngase kërkesat e
tepërta dhe mosselektimi i duhur i përmbajtjeve mësimore nga mësimdhënësit drejtpërdrejt
ndikon edhe në humbjen e interesimit të nxënësve për mësim. “Ngarkimi i programeve mësimore
me material të tepërt, që është një nga pengesat më të mëdha të realizimit të bazës shkencore në
mësim, merr kohë dhe nuk lejon thellimin e diturive, lidhjen e teorisë me praktikën, zhvillimin
dhe formimin e drejtë të koncepteve dhe përforcimin e tyre” 15
4.3 Disiplina dhe rreptësia e tepërt në shkollë
Një element tjetër, për humbjen e interesimit të nxënësve për mësim, në të vërtetë me peshë të
madhe në krijimin e një klime të përshtatshme në shkollë, është edhe disiplina e ashpër në
mjediset shkollore, përkatësisht kërkesat e shumta dhe të panevojshme në emër të ruajtjes së një
rendi në shkollë. Këto kërkesa, si për shembull, mbajtja e rregullt e uniformës a respektimi i
kujdestarive të ndryshme nga nxënësit në objektet shkollore, duke mos pasur një ndjeshmëri
tolerance, herë-herë rëndojnë klimën e përgjithshme në shkollë, sado që e tërë kjo bëhet në emër
të krijimit të një mjedisi sa më të përshtatshëm dhe të një rendi shtëpiak në shkollë.
Në këto angazhime organet drejtuese të shkollës duhet të jenë të matura dhe të tregojnë një
shkallë tolerance, ngase në të kundërtën arrihen efektet e kundërta me ato të synuara
15 Nijazi Zylfiu: “Didaktika”, Prishtinë 2001, faqe. 158
19
Pjesë thelbësore e punës edukative-arsimore në shkollë është edhe komunikimi i rregullt, i
efektshëm dhe funksional në mes të mësimdhënësit dhe nxënësit, e veçanërisht me nxënësit që
tregojnë ngecje në mësimnxënie dhe me ata që paraqiten më të ndjeshëm në planin emotiv, por
edhe me fëmijë problematikë. “Vështirësitë në shtëpi ose në shkollë, pikëllimi, hidhërimi ose
zënkat me moshatarët janë shembuj kur fëmija ka problem. Fëmija duhet ta ketë dikë që kujdeset
për të, e dëgjon dhe bashkëndien me të, për të parë natyrën e ndjenjave të veta dhe për të
zgjedhur rrugën më të mirë për zgjidhjen e problemeve” . Në krejt këtë qasje duhet pasur për
bazë idenë e respektimit të dinjitetit të fëmijëve, duke e vënë interesin e tyre si prioritet të
pakontestueshëm, e në këtë kontekst edhe respektimin e mendimit të tyre si e drejtë themelore,
në mënyrë që t’i mundësohet secilit nxënës t’i shprehë mendimet e veta jo vetëm rreth mësimit,
por edhe për çështje të tjera që e mundojnë ose e preokupojnë gjatë kohës sa e vijon shkollimin.
”Mënyra e komunikimit me fëmijët mund të dërgojë porosi të respektit, të empatisë dhe të
kujdesit, porse gjithashtu mund të dërgojë edhe porosi të kundërta…Përveç kësaj, komunikimi
ynë është një model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët…” . Dhe në këtë punë
mësimdhënësi është faktori i parë që duhet qasur në mënyrë të qetë, me takt, të afërt e me
ngrohtësi, duke e bindur secilin nxënës se mendimet, vërejtjet eventuale a sugjerimet e tjera që
në çfarëdo mënyre lidhen me shkollën do të merren parasysh. Është ky aspekt i rëndësishëm i
ndërtimit të raporteve të mira mësimdhënës - nxënës, si hallkë e domosdoshme për arritjen e
rezultateve të dëshirueshme në suksesin e nxënësve dhe në cilësinë e përgjithshme të
mësimnxënies, kriter i domosdoshëm për shkollën moderne. Derisa është pikërisht mësimdhënësi
ai që ka rol të drejtpërdrejtë, të rëndësishëm gati po aq sa prindi, në ndërtimin e personalitetit të
nxënësit, në zhvillimin e tij të përgjithshëm, në kultivimin e vlerave të tij shoqërore, si
tolerancës, bashkëpunimit, vetëpërgjegjësisë etj. 16
16 Bonnie Miller: “Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit”, QPEA, Prishtinë 2003, faqe, 134
20
4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore
Një faktor gjithsesi me peshë në procesin e përgjithshëm mësimor është edhe mjedisi shkollor, si
ai i brendshëm, po ashtu edhe ai jashtëshkollor. Një mjedis klase i rregulluar mirë, i pastër dhe i
pajisur me orendi të domosdoshme, me hapësirat dhe me ndriçimin e duhur, që afron
komoditetin e nevojshëm për nxënësit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në motivimin e
nxënësve për mësim dhe në klimën e përgjithshme pozitive gjatë procesit mësimor. Po kështu
mund të thuhet edhe për mjedise jashtëshkollore: një oborr i rregulluar mirë, me shtigjet për ecje,
me ulëset pushuese dhe me gjelbërimin e nevojshëm s’do mend se ndikon në krijimin e një klime
të favorshme në shkollë dhe në motivimin e nxënësve për mësim. Ishte vërejtje e përgjithshme se
përgjithësisht në shkollat tona mungon një kulturë e krijimit dhe e ruajtjes së mjediseve të
përshtatshme rreth shkollave, aspekt që në të ardhmen gjithsesi duhet kushtuar edhe rëndësi më
të madhe institucionale.17
17 Bonnie Miller: “Komunikimi me fëmijët”, QPEA, Prishtinë, 2004, faqe, 18
21
KAPITULLI V
5. Disiplina dhe rregulli në klasë
“Disiplina ka të bëjë me rregullin, i cili është i nevojshëm në klasë për të siguruar një nxënie
të efektshme.” 18
Mbajtja e disiplinës në klasë varet nga mënyra se si e planifikon mësimdhënësi orën mësimore,
sa i kushton rëndësi integrimit të nxënësve në mësim dhe sa mundohet t´u shmanget
manipulimeve nga nxënësit. Kriteret metodologjike të menaxhimit të klasës nuk i preferojnë
reagimet agresive dhe qëndrimet autoritare të mësimdhënësit, kur ai dëshiron që përmes kësaj
praktike të vë disiplinën në klasë.
Shpeshherë mësimdhënësi përballet me raste të ndryshme që vijnë nga mosdisiplina e
nxënësve në klasë. Rastet e tilla nga nxënësit janë të ndryshme, p.sh.
Ngacmimi i nxënësve të tjerë,
Flet jashtë radhe dhe pa leje
Bën zhurmë duke e përplasur librin, lëvizur bangën, karrigen, etj.,
Nuk i kushtojnë vëmendje mësuesit,
Nuk i kryejnë detyrat që u caktohen gjatë orëve,
Bëjnë lëvizje nga një vend në tjetrin, i pengojnë nxënësit tjerë,
Vijnë me vonesë në mësim, etj.
Këto probleme, kanë gjasa të zbuten nëse ka cilësi në mësim dhe se si sillet mësuesi gjatë punës
mësimore. Nëse mësimdhënësi vazhdimisht insiston që verbalisht t´i qortojë sjelljet e këqija dhe
kështu të vë rregull dhe disiplinë në klasë, atëherë kjo nuk prodhon efekte pozitive, sepse bëhet
monotone. Mirëpo, shtrohet pyetja, pse nxënësit bëjnë sjellje të padëshirueshme?
Është e vërtetë se mësuesi gjithherë është i bindur se kur shkon të mbajë orën mësimore, nuk do
të ketë probleme të tilla, por vetëm ndonjë rast të jashtëzakonshëm.19
18 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 22119 Po aty, fq 222
22
5.1 Shkaqet e sjelljes se padëshirueshme nga nxënësi
Nga rekomandimet e “Metodologjisë së mësimdhënies“ mësojmë se shkaqet kryesore të
sjelljes së keqe të nxënësit në klasë janë:
Mërzitja –ndodh kur mësimi apo veprimtari të ndryshme paraqiten në një mënyrë që nuk zgjojnë
interes a nuk mbajnë gjallë interest e nxënësit, ngaqë veprimtaria zgjatë shumë. `
Përpjekje mendore e zgjatur – edhe kjo mund të krijojë lodhje tek nxënësit kur veprimtaria
ështën e gjatë dhe jo e këndshme.
Kur nuk kanë aftësi për të bërë detyrën – edhe kjo është shkak i krijimit të mosdisiplinës kur
detyra është e vështirë ose kur ata janë të paqartë për kërkesat e detyrës.
Të qenët i shoqërueshëm – ky është një problem ndoshta më i shpeshtë, sepse sigurisht që çdo
nxënës ulet në bangë me nxënësin i cili i shkon për shtati, dhe në këtë mënyrë ata shpesh fillojnë
bisedën në klasë të cilën nuk e kanë përfunduar gjatë pushimeve, dhe kështu kjo bëhet shkas që e
prish rregullin në klasë.Një shkas tjetër është edhe vetëvlerësimi i ulët – janë disa nxënës të cilët
pasi e kanë të ditur se rezultati i tyre nuk është i suksesshëm dhe i kënaqshëm, atëherë ata vetëm
se kanë dëshirë të kalojnë, apo të mos e humbin vitin. Nxënësit e tillë jo vetëm që nuk tregojnë
interesim të madh për të mësuar, por edhe mund të shkaktojnë probleme dhe të prishin disiplinën
në klasë.
Vështirësi emocionale- Disa nxënës kanë problem emocionale gjë që e vështirëson bashkimin me
kërkesat e jetës në klasë dhe në shkollë. Kjo mund të ndodhë, sidomos nëse këta fëmijë lihen pas
dore në shtëpi. Të tillë nxënës mund të pësojnë ndryshime, çrregullime në qendrim dhe
vëmendjes së provokuar prej mësuesit për sjellje të keqe.20
5.2 Vendosja e autoritetit të mësuesit
Çelësi për të vendosur një disiplinë të mirë në klasë, qëndron ne atë që nxënësit të pranojnë
autoritetin e mësuesit për të drejtuar dhe kontrolluar sjelljen dhe përparimin e tyre gjatë të
20 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 223
23
nxënit.të nxënit nuk do të jetë efikas në një klasë me 30-40 nxënës, nëse mësuesi nuk ka
autoritetin për kontroll, pët të drejtuar, si dhe për të orientuar atë që po ndodh dhe si po ndodh.
Mësimdhënësi duhet t´i vetëdijësojë nxënësit se ai është pjesë përbërëse e klasës, ka status,
kompetencë, kontroll dhe është ai që përballon me sukses çdo pasojë të sjelljes së keqe të
nxënësit. Mirëpo, pasi tema jonë ngërthen menaxhimin e klasës, pak më gjerësisht do të ndalemi
te mënyra e menaxhimit të sjelljes së padëshirueshme. 21
5.3 Strategjitë e kontrollit të sjelljes së padëshirueshme
Shikimi me vëmendje i klasës – si mësimdhënës duhet ta vëzhgojmë klasën dhe të shikojmë se a
ka ndokush ndonjë problem ose vështirësi, në rast se ka, atëherë duhet t´i ndihmojmë ata, por
individualisht, sepse kjo është më e suksesshme.
Qarkullimi – është e nevojshme që të kemi një dinamizëm, sa i përket qarkullimit në klasë. Në
praktikën e tillë duhet të shfrytëzohet edhe rasti për t´iu bërë pyetje nxënësve, nëse kanë ata
probleme, me qëllim të identifikimit të tyre sa më të hershëm.
Vështrimi – kjo është një strategji mjaft domethënëse. Ne duhet që vazhdimisht ti vëzhgojmë
nxënësit përmes shikimit, madje jo vetëm njërin, vetëm disa, por të gjithë nxënësit. Në këto raste
kur e vërejmë se një nxënës e ka humbur përqendrimin tek ne, atëherë atë duhet ta shikojmë pak
më tepër ose ta zgjasim shikimin ndaj tij për një kohë, me qëllim që t´i bëjmë të ditur se ai duhet
të rregullohet. Ky do të ishte një mesazh më i mirë sesa ti flasim atij drejtpërdrejt.
Pyetjet me qëllim – nëse ne dëshirojmë t´i mbajmë nxënësit të integruar në mësim, mirë do të
ishte po qe se atyre iu bëjmë pyetje, e sidomos ata të cilët janë më pak të interesuar.22
Përdorimi i afërsisë – p.sh. nëse ne jemi në ballë të klasës dhe pastaj fillojmë lëvizjen ndaj një
drejtimi të caktuar, kjo është një shenjë se ne jemi duke e vëzhguar gjithë klasën, por nëse
vërejmë se dy nxënës janë hedhur në odën e bisedës, ne mund t´u ofrohemi atyre dhe t´u
tregojmë qëllimin tonë se për çka u jemi afruar atyre. Kjo duhet të bëhet pa e ndërprerë mësimin.
21 Karaj, Theodhori, Menaxhimi I klasës,Tiranë, 2008, fq 13022 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 228
24
Dallimi i sjelljes së keqe – ka raste kur ndonjë nxënës sillet keq dhe ne duhet t´ia bëjmë me dije
atij se jemi në dijeni për të. Mjafton ta vështrojmë ose ta qortojmë me sy, por nëse dëshirojmë të
bëjmë më efektiv mesazhin tonë, atëherë një shprehje e rreptë e fytyrës ose një pauzë gjatë
shpjegimit, pa e ndërprerë rrjedhën e mësimit për më shumë se një çast, mund t´i tregojmë atij
nxënësi shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë. Unë rekomandoj si student, por edhe si
mësimdhënës të ardhshëm, të mos ngutemi në këso raste që sa më shpejtë ti zgjidhim, por një
strategji e tillë është më efektive dhe nuk lë vend për devalvime të tjera.
Lëvizja e nxënësve – në rast se vërejmë që dy nxënës nuk kalojnë mirë, bëjnë bisedë gjatë orës,
atëherë bën t´ua ndërrojmë vendet atyre edhe pse ata për një veprim të tillë, nga ana jonë, kanë
qenë të paralajmëruar më herët. Po ashtu, ne mund të kërkojmë prej tij që të ulet në rreshtat e
parë, nga ku ne më lehtë do ta vëzhgojmë atë. Natyrisht, ne duhet t´ua bëjmë me dije nxënësve të
tillë se këto parime po i bëjmë për të mirën e interesave të tyre, për t´i siguruar ata që të mos
kenë asnjë fyerje apo lëndim.
5.4 Përdorimi i qortimit
Strategjitë e mësipërme e kanë efektivitetin e tyre derisa këto raste nuk ekstremizohen, çfarë
nga mësimdhënësi kërkohet t´i evitojë ato me kohë, t´i shqyrtojë, t´u jap këshilla të suksesshme
dhe të paralajmërojë qortimin.
Si shembuj konkret të këtyre ekstraproblemeve apo oscilimeve (lëkundjeve, luhatjeve,
tundjeve), në kontekst të përdorimit me sukses të qortimit janë: nëse shohim një apo më shumë
nxënës të cilët tashmë kanë dalë nga binarët e mësimit, duhet t´i qortojmë në atë mënyrë se çfar
kërkojmë. P.sh. “Kij mendjen”, është më mirë se sa: “Mos shiko më nga dritarja.”, “Mund të
flasësh me zë më të ulët me shokun tënd” është më mirë se: “Ju këtu po bëni shumë zhurmë”.
Në këso raste duhet të ruhet edhe ndikimi psikologjik p.sh. në vend se ta vazhdojmë qortimin me
gojë, atë mund ta bëjmë edhe me shikim me sy, e zgjatim shikimin me një pauzë, dhe kjo
strategji e rritë forcën që nxënësi ta ndryshojë sjelljen. Por, nëse ne dëshirojmë t´i shmangim
konfrontimet apo përplasjet, dhe kur e shohim se qortimi ynë e ka pezmatuar dhe zemëruar
shumë nxënësin, atëherë ne mund t´i themi atij nxënësi që të qëndrojë në klasë pasi të përfundojë
25
ora, me qëllim shqyrtimi dhe zgjidhje të problemeve të shfaqura.23
Gjithmonë duhet të kritikojmë sjelljen e keqe, e jo nxënësin, sepse kjo jep mesazhe se ne
kujdesemi për nxënësin dhe interesat e tij dhe, në këtë mënyrë, në të ardhmen ai mund t´i
shmanget sjelljes së keqe. P.sh. kritika e shprehur me fjalët: “Ju duhet të përqëndroheni më
shumë në punën tuaj dhe të harxhoni më pak kohë duke biseduar me të tjerët”, është më mirë
sesa: “Ju jeni dembel”.
Gjithashtu do të ishte mirë të bëjmë edhe kritika private të cilat janë më të mira se ato publike.
Është e drejt të mos bëjmë kritika boshe apo edhe të bëjmë qortimin e gjithë klasës. Kur eskalon
qortimi dhe ai nuk has në mirëkuptim, atëherë duhet të kërkojmë ndihmën e mësuesve të tjerë që
kanë përvojë në këso raste, apo edhe të ftojmë prindin e atij nxënësi, por mund ta njoftojmë edhe
drejtorinë e shkollës.24
23 Karaj, Theodhori, Menaxhimi I klasës,Tiranë, 2008, fq 14124 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 231
26
KAPITULLI VI
6. Përmirësimi i efektivitetit të teknikave të disiplinës pozitive
Në rast se një nxënës sillet keq, nevojiten teknika pozitive për të pakësuar apo eliminuar shfaqjet
e sjelljeve jo të mira. Siç kemi mësuar, sjelljet e këqia janë ato sjellje të padëshirueshme, që e
vënë fëmijën apo të tjerët në rrezik, që nuk përputhen me kërkesat e rregullave në klasë, që
ndikojnë keq në ndërveprimin pozitiv shoqëror dhe në vetëdisiplinimin e nxënësit. Në këtë
seksion përfundimtar, do të flasim më shumë se si mund të përdoren teknikat e veçanta për të
pakësuar shfaqjet e sjelljeve jo të mira apo dhe për t’i eliminuar ato.
Çfarëdo teknike që të përdoret, efektiviteti i tij mund të rritet.
• kur si ju dhe nxënësi e kuptoni qartë se ku qëndron problemi i sjelljes dhe se cilat janë pasojat
që nxënësi duhet të presë kur shfaqet kjo sjellje;
kur ju reagoni duke dhënë si fillim një masë ndëshkuese të menjëhershme, sapo shfaqet për herë
të parë një sjellje jo e mirë (në rast se thyhet një rregull, merrni masë, mos prisni);
• kur ju jepni sistematikisht masën e duhur, çdoherë që ndodh një sjellje problematike;
• kur ju jepni udhëzime dhe korrigjoni me qetësi dhe ngrohtësi; dhe
• kur ju shpjegoni arsyet për masën e dhënë për një sjellje të caktuar, që e ndihmon nxënësin të
mësojë se si të sillet dhe të përmirësojë zbatimin kudo të kërkesave të të rriturve.
6.1Sugjerime për një disiplinë pozitive
Aktualisht jo gjithmonë lind nevoja për rritjen e kërkesave të disiplinës. Shpesh disiplina e mirë
nënkupton shmangien e situatave problematike apo zgjidhjen e tyre, para se ato të dalin jashtë
kontrollit. Por si? Këtu po japim dhjetë sugjerime të vlefshme. Disa prej tyre janë të reja, kurse të
tjerat janë përmendur më parë, por le t’i shohim më në detaje.
Sjelljet jo të mira ndodhin kur një nxënës vendos vetë të mos sillet mirë. Përpara se të ndërmerrni
ndonjë veprim, bëjini vetes këto pyetje:
27
A. A po bën vërtet nxënësi diçka gabim? A ekziston një problem real apo thjesht jeni lodhur dhe
ju ka humbur durimi?
• Në rast se nuk ekziston ndonjë problem real, shkarkojeni stresin tuaj mbi nxënësin dhe klasën.
• Në rast se ka ndonjë problem, kaloni te pyetja e dytë.
B. Mendoni për një çast. A është vërtet i aftë nxënësi të veprojë sipas kërkesave tuaja?
• Në rast se jo, rivlerësoni kërkesat tuaja.
• Në rast se kërkesat tuaja janë të drejta, atëherë kaloni në pyetjen tjetër.
C. A ishte i ndërgjegjshëm nxënësi në atë çast se po vepronte gabim?
• Në rast se nxënësi nuk po e kuptonte se po bënte një gabim, ndihmojeni ta kuptojë kërkesën
tuaj, përse dhe se si mund ta përmbushë atë. I ofroni ndihmë.
• Në rast se nxënësi juaj e dinte se po bënte gabim dhe e injoroi me qëllim kërkesën tuaj të
arsyeshme, atëherë ai është sjellë jo mirë. Në rast se sjellja e tij jo e mirë ishte një aksident, ajo
nuk përbën një sjellje jo të keqe.
Vereni theksin mbi anët pozitive.
Sa herë që një nxënës bën diçka të dobishme, me kujdes dhe në bashkëpunim me të tjerët, apo
tregon shenja përmirësimi, ia vini në dukje dhe përgëzojeni me fjalë. Për shembull: “Arben, më
ka bërë përshtypje rruga e zgjidhjes së problemit nga ju.” Edhe në ndonjë incident, mos gjeni
vetëm fajin; identifikoni se çfarë ishte bërë mirë e çfarë jo. Për shembull: “Artan, u treguat
shumë i sjellshëm që i lëshuat vendin shokut tuaj. T’i qëndrosh besnik një shoku ka rëndësi.
Megjithatë, unë s’mund të lejoj të rrahësh të tjerët. S’kishe mënyrë tjetër për ta zgjidhur
problemin?”.25
25http://stepbystep.org.mk/WEBprostor/Krijimi_i_mjedisit_p%C3%ABr_t%C3%AB_nx%C3%ABnit_p%C3%ABr_shekullin_XXI.pdf
28
Silluni me respekt me nxënësit. Trajtojini ata ashtu siç do të donit t’ju trajtojnë. Ndihmojini të
ecin përpara. Jini udhëheqës dhe jo bos. Jini ai model mësuesi, që ju e mbani mend me dashuri
nga ditët e shkollës.
U komunikoni kërkesat që keni nxënësve tuaj në mënyrë të qartë dhe me respekt. U kujtoni
shpesh kërkesat tuaja, përpara se të ndodhë diçka dhe pasi të ndodhë ajo. Për shembull, në fillim
të vitit u thoni nxënësve: “Kur të mbarojë ora e mësimit sot dhe çdo ditë tjetër, unë dua që ju të
qëndroni pa lëvizur nga vendi, derisa t’i thërras emrin secilit. Në këtë mënyrë, gjithkush mund të
dalë i sigurtë nga klasa, pa u përplasur me tjetrin dhe unë i mësoj emrat dhe fytyrat tuaja më
shpejt.”. Ua kujtoni këtë çdo ditë nxënësve tuaj, derisa largimi me rregull të bëhet pjesë e rutinës
së klasës tuaj.
Bëni humor ose largoni vëmendjen. Jo çdo sjellje jo e mirë e bërë nga një nxënës ka nevojë të
disiplinohet. Fëmijët, njëlloj si të rriturit, lodhen, zhgënjehen ose mërziten. Disiplinimi mund të
mos funksionojë në situata të tilla. Provoni të bëni pak humor gjatë mësimit, për t’i tërhequr të
gjithë në mësim, që të mos mërziten.
6.2 Zgjidhja e konfliktit
Pavarësisht nga përpjekjet tuaja, si dhe ato që bëjnë nxënësit tuaj dhe prindërit e tyre, shpesh në
klasë ndërpritet mësimi nga konfliktet mes nxënësve dhe kjo çështje është një arsye e zakonshme
për zhvillimin e takimeve prindër – mësues (ndonëse ky nuk është kurrsesi shkaku i vetëm). Këto
konflikte mund të marrin trajtën e fyerjeve, ngacmimeve, përleshjeve, zënkave me fjalë dhe
konflikteve që lidhen me zënien për fusha loje, për marrjen e materialeve, qoftë dhe për detyrat
mësimore. Këto konflikte lindin kryesisht nga kryeneçësia dhe ato mund të përshkallëzohen
shpejt, në rast se nuk trajtohen dhe ndërmjetësohen. Një mënyrë e mirë për të minimizuar
ndërprerjet në mësim dhe sjelljet jo të mira është t’i mësojmë nxënësit se si t’i zgjidhin konfliktet
e tyre.
29
Përveç zgjidhjes së problemeve që kanë lidhje me drejtimin e klasës, kjo metodë u mëson
nxënësve shprehi të dobishme, që do t’u shërbejnë atyre edhe jashtë klasës.
Studimet mbi zgjidhjen e konflikteve mes nxënësve kanë zbuluar këto çështje të rëndësishme,
si më poshtë:
(a) Konfliktet mes nxënësve ndodhin shpesh në shkolla (ndonëse rrallë konfliktet rezultojnë me
lëndime).
(b) Nxënës të pamësuar zakonisht përdorin strategji konflikti, të cilat çojnë në pasoja
shkatërruese dhe këta nxënës e injorojnë rëndësinë që ka ruajtja e marrëdhënieve të mira me të
tjerët.
(c) Programet për zgjidhjen e konfliktit dhe ndërmjetësimin mes shokëve duket se kanë dhënë
rezultat, duke u mësuar nxënësve negocimin e integruar dhe shprehitë e ndërmjetësimit.
Si mësues, roli juaj është t’i mbështesni këto procese duke i mësuar, duke u shërbyer si model
dhe duke u dhënë këshilla. Një program për zgjidhje konfliktesh jo vetëm që do të ulte kohën që
shpenzoni në klasën tuaj për zgjidhjen e konflikteve nxënës – nxënës, por ai do t’i ndihmonte
nxënësit tuaj të zhvillojnë shprehi që mund t’u shërbejnë në jetë. Zhvillimi dhe praktikimi i
vazhdueshëm i këtyre shkathtësive, si pjesë e planit të drejtimit të orës së mësimit, do të bëjnë që
këto shkathtësi të “nguliten” në mendjen e tyre dhe kjo është një gjë e mirë. Në këtë mënyrë,
shprehitë e negocimit dhe ndërmjetësimit automatizohen, kështu që nxënësit mbështeten tek ato
në mënyrë të natyrshme, sa herë që u duhet të zgjidhin apo shmangin probleme.
30
PËRFUNDIMI
Menaxhimi i klases nuk është një gjë tjetër veç se zbatimi dhe përdorimi I të gjitha rregullave
dhe procedurave per sigurimin e rregullit, disiplines dhe mbarëvajtjes të mësimit ne klasë.Pra, që
menaxhimi të jetë sa më i efekteshëm duhet të zbatohen disa teknika të cilat I përmendëm më
lartë. Menaxhimi i klases ka lidhje të ngushta me sjelljen e mësuesit.Për këte mësuesi duhet te
jetë i drejtë më nxënësit të zotërojë mirë lënden, të kontrolloje emocionet e tij , te ndihmojë
nxënesit në rast nevoje ,të ndjek ecurin e nxënësve gjatë kryerjes së detyrave etj...
Disiplina luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e mësimit në klasë.Çështja më e
rëndësishme që duhet të mbahet në mendje për disiplinën është që krijimi I rregullit të
nevojshëm ka të bëjë më shumë me mjeshtëritë e mësimdhënies së sukseshme në përgjithësi,
sesa me korrigjimin e sjelljeve jo të përshtatshmë të nxënësve, Pra nësë veprimtaritë në klasë
planifikohen mirë, paraqitja e mësimit mban të përqendruar vëmendjen e nxënësve, interesin dhe
përfshirjen e plotë të tyre.
Në thelb, mësimdhënia cilësore, të cilën e trajtuam në kapitujt e mëparshëm, përbën zemren e
vendosjes së disiplinës. Sjellja e padëshirueshme e nxënësit mund të ndodhë nga koha në
kohë,edhe në orët e mësimit madje edhe mësuesve më të zotë. Do të ishte gabim nësë mësuesi do
të përpiqet të vendosë disiplinën, duke u përpjekur të imponohet, si një mënyrë për të zvogëluar
sjelljen e keqe, ndërmarrja e një veprimi të tillë do të ishte e padëshirueshme, gjithashtu një
mësues cilësor nuk duhet të përdor ndëshkime fizike, sepse kjo është e meta më e madhe që
mund ta bëjë një mësimdhënës në mësimdhënien bashkëkohorë.
Disiplina e mirë dhe krijimi i sjelljeve pozitive te nxënësit ka gjasa të kenë më shumë sukses, kur
klasa juaj dhe aktivitetet në të strukturohen ose organizohen për të nxitur frymën e
bashkëpunimit mes nxënësve dhe mes tyre, dhe ju vetë.
31
LITERATURA
Anderson,C,M, & Spaulding,S.A, Using positive behavior support to design effectiveclassrooms, Chicago,2007
Karaj, Theodhori, Menaxhimi I klasës,Tiranë, 2008
Miller, Bonnie. Komunikimi me fëmijë (Doracak për prindër dhe arsimtar). Ferizaj: QPEA, 2005
Miller, Bonnie “Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit”, QPEA, Prishtinë 2003
Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003
Musai Bardhyl, Psikologji edukimit,Tiranë 1999
Zylfiu, Njazi, Didaktika, Prishtinë 2001
Ëilloëer, D, J. Eidell , T. L & Hoy, Ë. K , The school and Pupil control Ideology, Educational
Researsh, Neë York, 1973
Burime nga interneti
http://stepbystep.org.mk/ëEBprostor/Krijimi_i_mjedisit_p%C3%ABr_t%C3%AB_nx%C3%AB
nit_p%C3%ABr_shekullin_XXI.pdf
https://sq.ëikipedia.org/wiki/Menaxhimi
http://ëëë.academia.edu/10810124/RENDESIA_E_MOTIVIMIT_NGA_ANA_E_MESUESIT
_POSTED_BY_DETYRAIMEFALAS.TK
http://ipkmasht.rks-gov.net/ëp-content/uploads/2015/11/Shkaqet-e-humbjes-se-interesimit-te-
nxenesve-per-mesim.pdf
32
33
Një ditë mësimi në praktikë ( punë në grupe)