universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit loshaj.pdf · universiteti i...

29
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Fakulteti i Edukimit Programi: Parashkollor Gjakovë PUNIM DIPLOME ROLI I FAMILJES DHE POZITA NË SHOQËRINË TRADICIONALE Mentori: Kandidatja: PROF. ASS. DR. FAHREDIN SHABANI GRESA LOSHAJ GJAKOVË, 2018

Upload: others

Post on 10-Sep-2019

56 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

Fakulteti i Edukimit Programi: Parashkollor

Gjakovë

PUNIM DIPLOME

ROLI I FAMILJES DHE POZITA NË SHOQËRINË

TRADICIONALE

Mentori: Kandidatja:

PROF. ASS. DR. FAHREDIN SHABANI GRESA LOSHAJ

GJAKOVË, 2018

2

Punimi i diplomës: “ROLI I FAMILJES DHE POZITA NË SHOQËRINË

TRADICIONALE” e kandidates: GRESA LOSHAJ, u punua në Fakultetin e Edukimit,

të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.

MENTOR I PUNIMIT:

PROF. ASS. DR. FAHREDIN SHABANI, Profesor i Fakultetit të Edukimit, Universiteti “Fehmi

Agani”, Gjakovë.

Punimi përmban: 29 – faqe

4 – tabela

3

DEKLARATAT E KANDIDATËVE

Unë, GRESA LOSHAJ, deklarojë se tema e diplomës “ROLI I FAMILJES DHE POZITA NË

SHOQËRINË TRADICIONALE”, është i llojit të studimit dhe është punim origjinal. E gjithë

literatura dhe burimet tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca

dhe plotësisht të cituara.

I gjithë punimi është punuar dhe përgatitur duke respektuar dhe duke u mbështetur në

këshillat dhe rregulloren për përgatitjen e temës së diplomës, të përcaktuara nga ana e

Universitetit “Fehmi Agani” ne Gjakovë.

4

FALËNDERIMET

Falënderim të posaçëm i shprehim udhëheqësit të këtij punimi

Prof. Ass. Dr Fahredin Shabani, profesor i Fakultetit të Edukimit i Universitetit “Fehmi

Agani” ne Gjakovë, i cili me korrektësi maksimale, në çdo kohë, ka qenë i gatshëm për të na

dhënë këshilla, sugjerime dhe mendime për realizimin dhe përfundimin e këtij punimi.

Jemi mirënjohjes të gjithëve, që në çfarëdo mënyre, kontribuan në kryerjen dhe

përfundimin e këtij punimi:

- Profesorëve, asistenteve, stafit udhëheqës dhe gjithë personelit të Universitetit “Fehmi

Agani”, të cilët, në mënyrën më të mirë të mundshme, u munduan që dijen e tyre ta

transmetojnë edhe tek ne studentët.

- Në fund, por jo edhe në vendin e fundit, falënderojme familjet tona, të cilat na

mbështetën drejt rrugëtimit tone në përfundimin e këtij synimi.

- Pa ndihmën dhe përkrahjen e tyre, nuk do ti realizonim synimet tona, për çka, për jetë

u jemi mirënjohëse dhe falënderues.

5

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT------------------------------------------------------------------------------------------

1. HYRJE----------------------------------------------------------------------------------------

2. MARTESA SI SUAZË PËR KRIJIMIN E FAMILJES-------------------------------

2.1. Lëvizja e numrit të martesave dhe mosha e hyrjes në martesë------------

2.2. Ndikimi i mjedisit shoqëror në moshën e hyrjes në martesë----------------

3. POZITA E FEMRËS NË SHOQËRINË KOSOVARE--------------------------------

4. DISA ASPEKTE TË ZHVILLIMIT TË FAMILJES

NË SHOQËRINË KOSOVARE-----------------------------------------------------------

4.1. Madhësia dhe struktura e ekonomisë familjare--------------------------------

4.2. Familja si institucion dhe funksionete saj-------------------------------------

4.2.1. Funksioni reproduktiv------------------------------------------------------------------

4.2.2. Funksioni ekonomik---------------------------------------------------------------------

4.2.3. Funksioni edukativo – arsimor--------------------------------------------------------

4.2.4. Funksioni social-------------------------------------------------------------------------

4.2.5. Funksioni emotiv------------------------------------------------------------------------

4.3. Roli i femrës në formimin dhe forcimin e familjes--------------------------

5. ASPEKTE TË PLANIFIKIMIT TË FAMILJES DHE TË KONTROLLIT TË

LINDJES-------------------------------------------------------------------------------------

5.1. Planifikimi familjar----------------------------------------------------------------

5.2. Përkufizimi i konceptit të planifikimit të familjes---------------------------

5.3. Kontrolli i lindjes dhe planifikimi i familjes si praktikë e vjetër

dhe lëvizje e re----------------------------------------------------------------------

5.4. Konferenca ndërkombëtare mbi planifikimin e familjes--------------------

6. PËRFUNDIM--------------------------------------------------------------------------------

7. LITERATURA-------------------------------------------------------------------------------

6

ABSTRAKT

Objekti kryesor i këtij studimi është problematika e femrës, e pozitës së saj në familje

dhe në shoqëri dhe rolin e saj në procesin e riprodhimit të popullsisë.

Në poziten dhe rolin e familjes në shoqërinë tradicionale kosovare shtjellohet

problemi i martesës si suazë vendimtare në krijimin dhe forcimin e familjes, si dhe

aspektet e zhvillimit të familjes kosovare: madhësia, struktura, funksionet e familjes

dhe roli i femrës në të.

Qëllimi më i lartë i femrës në bashkësi martesore, veçanërisht në shoqërinë shqiptare

tradicionale, ishte lindja e fëmijëve. Martesa konsiderohej ngjarje shumë e

rëndësishme familjare, sepse sillte fat dhe sidomos pasardhës dhe krah të ri të punës,

ishte faktor i kontinuitetit të familjes dhe të ekonomisë shtëpiake. Ndonëse kjo

pikëpamje ka pasur ndryshime jo të vogla, megjithatë influencimin e saj e hasim në

shumë mjedise ruralo – agrare të Kosovës.

Ndërsa në planifikimin e familjes dhe kontrollit të lindjes shtrohen problemet që

lidhen me planifikimin e familjes dhe kontrollin e lindjes si dukuri universale, duke

filluar nga përkufizimi i konceptit të planifikimit të familjes, kontrollit të lindjes si

praktik e vjetër dhe lëvizje e re, evolucioni i qëndrimeve të planifikimit të familjes në

suaza ndërkombëtare dhe çështja e planifikimit të familjes në Kosovë para dhe pas

luftes, ku trajtohet aborti si formë më e përhapur e tij, pastaj përdorimi i mjeteve dhe

metodave kontraceptive, klasike dhe bashkëkohore, për të përfunduar me shqyrtimin e

rolit të arsimimit shëndetësor të femrës kosovare.

Përfundimi është se me rritjen e nivelit të urbanizmit, arsimimit dhe normës së

punësimit, përmirësimit të pozites së femrës në familje dhe shoqëri etj., aborti

zëvendësohet me mjetet kontraceptive me qëllim të parandalimit të shtatzënësive të

padëshiruara.

7

1. HYRJE

Ky punim i diplomës, i hartuar dhe i sistemuar në këtë mënyrë është rezultat i një pune të

parreshtur shkencore në studimin dhe analizimin e çështjeve që kanë të bëjnë me rolin e

femrës në bashkësinë martesore dhe në krijimin e familjes si qelizë e parë e shoqërisë.

Mangësia e literatures përkatëse për problematikën në fjalë, për mua ishte një nxitje e

përhershme që të bëjë përpjekje modeste që këtë qështje ta plotësojë me të dhëna teorike dhe

empirike. Andaj, edhe shpresoj se punimi në fjalë paraqet një kontribut modest në pasurimin

dhe begatimin e mendimit bashkëkohor lidhur me këtë fenomen të rëndësishëm shoqëror.

Motivi kryesor i cili më ka nxitur të merrem me këtë problematikë të rëndësishme dhe

aktuale, është ndjenja për të vërtetën në hulumtimin e familjes si institucion ekonomik dhe

social në përgjithësi dhe të familjes kosovare në veçanti.

Objekt kryesor i këtij punimi është familja, e cila me të drejtë konsiderohet bërthama

kryesore e shoqërisë bashkëkohore. Ky punim ka për qëllim të pasqyrojë në mënyrë të plotë

gjendjen faktike dhe përspektiven e saj në shoqëri si dhe funksionet themelore të saj.

Me rastin e hartimit dhe përmbledhjes së kësaj teme të diplomës, jam shërbyer dhe kam

konsultuar literaturë relativisht të gjerë shkencore, aktuale dhe bashkëkohore, duke filluar që

nga tekstet universitare, literaturë nga lëmia e shkencave juridike, sociologjike dhe

antropologjike, punime të ndryshme profesionale dhe artikuj të ndryshëm nga kjo lëmi. Kemi

theksuar burime dhe tekste më të domosdoshme të institucioneve kosovare, me qëllim që ato

të na shërbejnë si udhëzim për të gjithë ata profesionistë që kanë interesim të thellohen në

këtë çështje.

Punimi është ndarë në tri pjesë kryesore dhe secila pjesë paraqet një tërësi të veçantë, të cilat

kanë lidhje të ngushtë përmbajtësore në mes veti. Pra, struktura përmbajtësore e punimit ka

këtë radhitje: hyrja, tri pjesët kryesore dhe shqyrtimet përfundimtare si dhe pasqyra e

literaturës së shfrytëzuar.

Në pjesën e parë të punimit, shtjellohet dhe analizohet martesa si suazë e parë për krijimin e

familjes. Ajo përcaktohet si bashkim i dy personave me gjini të kundërt që kanë për qëllim

vazhdimin e llojit apo të gjinisë. Në pjesën e dytë, bëhet fjalë për disa aspekte të zhvillimit të

familjes në shoqërinë kosovare.

8

2. MARTESA SI SUAZË PËR KRIJIMIN E FAMILJES

Martesa përcaktohet si “bashkim i dy individëve” të rritur (burrit dhe gruas), i njohur dhe i

miratuar nga shoqëria në mënyrë zyrtare ose zakonore. Kur dy individë martohen, ata bëhen

të afërm me njëri – tjetrin dhe formojnë familjen. Lindin fëmijët, të cilët forcojnë lidhjen

martesore, e vazhdojnë apo e trashëgojnë familjen, e ruajnë bashkësinë njerëzore dhe i

plotësojnë humbjet në popullatë që shkakton vdekja. Në pikëpamje të përmbajtjes së familjes,

ajo mund të definohet në kuptim të ngushtë dhe në kuptim të gjerë. Në kuptimin e ngushtë,

familja së pari përbëhet vetëm nga babai, mandej nga nëna, që bëhet anëtare e familjes së

burrit dhe në fund nga fëmijët, që janë në mënyrë të barabartë në mes nënës dhe babait, dhe

janë pjesë e përbashkët e familjes. Ndërsa në kuptimin e gjerë, me familje kuptojmë

bashkësinë e kushërinjëve më të afërt, që konsiderohen se janë të gjithë ata anëtarë që kanë

lidhje gjaku në mes veti.

Familja është institucion bioemocionalo – socioekonomik që përbën bazën e çdo shoqërie.

Rëndësia e saj qëndron në faktin se njerëzit lindin, rriten, zhvillohen dhe në fund vdesin në

rrethin familjar. Deri më tani në shoqëritë e ndryshme nuk është arritur të krijohet një

institucion më i rëndësishëm dhe më ingrohtë se sa është familja.1

Edhe pse autoriteti atëror ishte ende thelbi i “familjes së rregulluar”, një moralitet i ri i

“individualizmit afektiv” çoi në një ideal të marrëdhënieve më të ngrohta dhe më intime

ndërmjet bashkëshortëve dhe bashkëshorteve dhe ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Në një

“valë të madhe të ndjenjave”, burrat dhe gratë u inkurajuan për t’u martuar mbi bazën e

afeksionit të përbashkët: martesa u konsiderua si “bashkimi i individëve” më tepër se sa

“bashkimi i dy familjeve”. Bashkëshortët u bënë më pak të vrazhdë për bashkëshortet e tyre –

pati një rënie në bashkëshortët që rrihnin gratë dhe burra që insistonin në “të drejtat” e tyre

bashkëshortore – dhe prindër më pak të ashpër ndaj fëmijëve të tyre.

Studimi inicioi duke vështruar ngjarje të jetës së përditshme si dhe eksperiencave personale.

Familjet në mënyrë aktive luajnë një rol të rëndësishëm në socializimin e roleve gjinore me

mënyrat se si ato organizojnë mjedisin për fëmijën. Si çdo prind, mësues dhe psikolog

zhvillimor di që fëmijët meshkuj dhe femra bëhen “mashkullor” dhe “femëror”, përkatësisht

në një moshë shumë të hershme. Deri në moshën katër ose pesë vjeçare, për shembull, vajzat

dhe djemtë preferojnë në mënyrë tipike bashkëmoshatarët e të njëjtës gjini. Përvetësimi i

1 Gjergj Rrapi, Sociologjia, Instituti I Filozofisë-Sociologjisë, Prishtinë 2000, fq. 222-226.

9

preferencave të përshtatshme seksuale, aftësive, atributeve të personalitetit, sjelljeve dhe

vetë-koncepteve referohet në mënyrë tipike brenda psikologjisë si tipizimi i seksit. Ndikimi

më i fuqishëm në zhvillimin e roleve gjinore duket se ndodh brenda familjes, me prindër që

transmetojnë, haptazi dhe fshehurazi besimet dhe qendrimet e tyre në lidhje me gjininë.

Revolucioni gjinor ofron një mundësi për çdo prind, që t’u mësojë fëmijëve që spektri i

maskilitetit dhe feminitetit nuk është vetëm atje jashtë në botë, por gjithashtu brenda secilit

prej nesh. Së paku, duke mësuar fëmijët tanë në lidhje me shtrirjen gjinore do t’i ndihmojmë

ata të përqafojnë të gjitha pjesët e tyre; më së shumti do të parandalojmë izolimin depresiv që

çon në norma të larta të vetëvrasjeve në mesin e të rinjve transgjinor.

Ajo që studimi synoi ishte paraqitja e situatës aktuale në perceptimet e familjes bërthamë për

formimin e rolit gjinor, por mbi të gjitha në dhënien e rekomandimeve në mënyrë që mjedisi

familjar të jetë i larmishëm në mënyrë që të lehtësojë formimin e rolit gjinor te fëmijët.

2.1. Lëvizja e numrit të martesave dhe mosha e hyrjes në martesë

Ndër treguesit më të rëndësishëm të gjendjes familjare në shoqëri janë numri i martesave dhe

mosha e hyrjes në të. E para shpreh raportin midis vëllimit të martesave dhe numrit të

popullsisë së përgjithshme. Numri i madh i martesave shpreh nivelin e qëndrueshmërisë së

marrëdhënieve familjare, ndërsa numri i vogël i tyre shpreh dobësinë e prestigjit dhe

autoritetit shoqëror dhe dobësimin e lidhjeve familjare.2 Ndërsa, e dyta shprehët me moshën e

popullatës, përkatësisht me personat që hyjnë në marrëdhënie martesore. Kjo direkt

përfaqëson nivelin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit dhe përcakton nivelin e shtimit

të popullsisë në të ardhmen.

Numri më i madh i martesave, ia arritur ndonjëherë në shoqërinë kosovare, është pas luftës së

dytë botërore, ku shënohen 11.3 lidhje martesore në çdo njëmijë banorë. Ky fenomen

shpjegohet me përfundimin e luftës. Është dukuri shumë e zakonshme që komponentet vitale

të popullsisë, si më të ndjeshëm, të pësojnë çrregullime gjatë kohës së luftës. Mirëpo, pas

luftës stabilizohen dhe shënohet një rrjedhë normale e tyre, sikundër që vërehet një

normalizim në proceset ekonomike, veqanërsiht të femrës shqiptare ndikojnë në shtyrjen e

moshës së hyrjes në martesë, që automatikisht reflektohen në zvogëlimin e numrit të

martesave.

2 Alfred Uqi, “Mbi disa aspekte tw zhvillimit tw familjes nw vendin tonw”. Probleme tw luftws pwr

emancipimin e plotw tw gruas. Universiteti shtetwror I Tiranws, Tiranw 1969, fq. 58-100

10

Ndryshimet shoqërore, në një mënyrë apo në një tjetër, ndikojnë në martesë. Në përcaktimin

e saj, ajo ndjek hap pas hapi ndryshimet e jetës shoqërore. Megjithatë duhet të theksuar se

këto të fundit nuk pasqyrohen menjëherë ne martesë, prandaj shpeshherë, si në lidhjen

martesore, ashtu edhe në moshën e martesës sjellin ndryshime që u përkasin stadeve të

ndryshme të zhvillimit ekonomik-shoqëror, si dhe psikologjisë e mentalitetit të popullit. Gjatë

shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, në Kosovë, martesa sipas moshës dhe gjinisë ka

pasur ndryshime. Varësisht nga kushtet shoqëroreekonomike të familjes ndryshonte edhe

mosha e martesës, sikurse edhe diferenca e moshës së partnerëve.3 Në fillim të shekullit XX,

shoqëria kosovare ishte nën ndikimin turk dhe gjendja shoqërore-ekonomike ishte tepër e

rëndë. Në këtë kohë kemi të bëjmë me familje agrare, ku aktiviteti kryesor i familjes ishte i

lidhur kryekëput me tokën. Edhe në vitet e mëvonshme, gjendja shoqërore-ekonomike e

popullsisë së Kosovës nuk ndryshoi, por sa vinte dhe përkeqësohej nga okupimi hegjemonist

serb. Kjo kohë ndërlidhet me kushtet e rënda shoqërore-ekonomike. Shkalla e lartë e

mortalitetit ishte e kushtëzuar nga gjendja e pavolitshme socio-shëndetësore, jeta dhe

ekonomia e mbyllur agrare-blegtorale, shkalla shume e ulët e arsimimit, niveli i ulët i

urbanizimit, sëmundjet endemike, luftërat e ndryshme që merrnin jetë të shumta njerëzish, si

dhe mortaliteti shumë i lartë, që sillej rreth kufijve ekstremë. Duke vazhduar deri në gjysmën

e dytë të shekullit XX, martesat ishin të hershme dhe gratë shqiptare arrinin kufirin maksimal

të mbarsjes. Nga vitet 1950 e këndej, martesa në Kosovë, si për nga mosha ashtu dhe gjinia,

filloi të ketë stabilitet, por me tendencë të rritjes së moshës së martesave për të dy gjinitë. Pas

viteve ‘80 dhe ’90, martesa në Kosovë mori një goditje të rëndë për shkak të gjendjes së

përkeqësuar, sidomos asaj politike dhe socio-ekonomike. Në dekadën e fundit të shek. XX,

për arsye tanimë të njohura (përndjekjes së shqiptarëve), martesa ne Kosovë e humb

stabilitetin e vet. Gjatë kësaj periudhe kohore migruan shumë shqiptarë për në vise të

ndryshme të botës. Migrimi përfshinte kryesisht popullsinë në moshë të re (popullsinë

mashkullore). Gjatë këtyre viteve vonohen martesat dhe në këtë mënyrë paraqitet rritja e

moshës së martesave për të dy gjinitë. Ndërsa pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë

(1999), popullata u dha pas ndërtimeve, meqë kishin ndodhë dëmtime të mëdha. Në dekadën

e fundit, rinia kosovare e ka vënë në rend të parë stabilitetin jetësor afatgjatë (shkollimin,

avancimin e karrierës etj.) e më pas krijimin e familjes. Ndërsa mosha e martesës shkon

vazhdimisht duke u rritur. Hulumtimi i evolucionit të martesës në Kosovë sipas moshës dhe

gjinisë është me rëndësi të veçantë, sepse na mundëson të njihemi me rrjedhat e saj sipas

3 Asllan Pushka, Aspektet gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, (Prishtinë, 2000), f. 215.

11

moshës dhe gjinisë nëpër vite, por edhe na ndihmon për të përcaktuar prirjet në të ardhmen.

Për hulumtimin e kësaj teme mbështetemi në këto çështje hulumtuese: prirja e martesës sipas

moshës dhe gjinisë në Kosovë, efektet dhe faktorët që kanë ndikuar në ndryshimin e

martesave sipas moshës dhe gjinisë. Ndërsa çështjet kyçe të këtij hulumtimi janë: a) Çfarë

ndryshimesh kohore kanë ndodhur në martesën në Kosovë, sipas moshës dhe gjinisë, dhe

cilat janë efektet e saj? b) Cilët janë faktorët që kanë ndikuar në martesë, sipas moshës dhe

gjinisë? Për realizimin e këtij hulumtimi nisemi nga hipoteza se në Kosovë, gjatë shekullit

XX, ka pasur prirje për rritjen e moshës së martesave sipas gjinisë, por me lëvizje të vogël,

ndërsa në fund të shekullit XX dhe fillim të shekullit XXI, mosha e martesave sipas gjinisë në

Kosovë ka shënuar rritje të theksuar. Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e moshës së

martesave sipas moshës dhe gjinisë ne Kosove janë: politikë, socioekonomikë dhe të jashtëm

(luftërat).

2.1. Ndikimi i mjedisit shoqëror në moshën e hyrjes në martesë

Mjedisi shoqëror është pasqyrë e zhvillimit ekonomik, social e kulturor të vendit. Ndër

çështjet më me rëndësi, që mund të ndikojnë në moshën e hyrjes në martesë, janë normat

jetësore të krijuara varësisht nga mënyra e jetës dhe faktorët e jashtëm, siq janë shkollimi,

punësimi, tipi i vendbanimit etj.

Normat jetësore janë përcjellëse të të gjitha tipeve të shoqërisë, si të atyre paraindustriale,

ashtu edhe në ato industriale dhe transiocionale. Mirëpo, ndryshimi në mes tyre kosiston në

faktin se në shoqërinë paraindustriale janë më shumë të zbatueshme, kryesisht për shkak të

nivelit më të ulët të zhvillimit ekonomik dhe konservatizmit të brezave të moshuar. Pjesa më

e madhe e familjeve në këtë shoqëri merreshin me punimin e tokës ose ushtronin zeje të

ndryshme. Këto kushte jetese përcaktonin mënyrën e përzgjedhjes së partnerëve në martesë, e

cila nuk përcaktohej nga dashuria por nga interesa sociale dhe ekonomike që ndërthurreshin

na vazhdimësinë e ekonomisë familjare. Kjo martesë më tepër shihej si instrument për

shtimin e fuqisë punëtore, kapitalit dhe trashëgimisë së pasurisë.

Në këto rrethana preferohej që periudha riprodhuese te femra të ishte sa më e gjatë dhe të

shfrytëzohej sa më shumë që të jetë e mundur. Që të përmbushej ky kusht, fëmijët

veçanërisht të gjinisë femërore gjendeshin nën presion të vazhdueshëm familjar që të hynin

sa më herët në bashkësi martesore në mënyrë që të sigurohej një numër i kënaqshëm i

pasardhësve për familjen.

12

Ajo që ka arritur të ndryshohet në këtë aspekt, nën ndikimin e faktorëve të jashtëm, është

mënyra e përzgjedhjes së partnerëve dhe deri-diku edhe e shtyrjes së moshës së hyrjes në

bashkësinë martesore. Dalja jashtë suazave shtëpiake, shkollimi dhe puna u ka dhënë

mundësi si vajzave ashtu edhe djemve që të njihen, të simpatizojnë dhe të dashurojnë njëri-

tjetrin. Kjo dalëngadalë e zbehur autoritetin absolut të prindit në marrjen e vendimeve për

martesë të fëmijëve, duke u lënë kështu vetëm me dënien e pëlqimit. Tani vendimi gjithnjë e

mëshumë po u takon të rinjve. Në anën tjetër, zgjatja e viteve të shkollimit me qëllim të

sigurimit të një vendi të punës, të sigurimit të bazës ekonomike, të ngritjes së standardit

jetësor, të pavarësimit individual kanë bërë që të rinjët gjithnjë e më tepër të shtyjnë vendimin

për hyrjen në martesë.

Pas të gjitha këtyre ndryshimeve nuk mund të thuhet se Kosova sot mund të krahasohet me

vendet e zhvilluara, sa i përket moshës së hyrjes nëmartesë. Në Kosovë de jure martesa të

parakohshme nuk ka më, por de facto ato po ndodhin. Ende i hasim martesat e vajzave të

shkollave të mesme, të cilat ende nuk i kanë mbushur 18 vjeç.4

Këto martesa janë duke ndodh për shkak të pamundësisë, për të vazhduar fakultetin,

veçanërsiht vajzat, pastaj për arsye të kompleksit të moshës së shtyrë dhe normave shoqërore

për sigurimin e pasardhësve. Këto arsye na shtyjnë të konkludojmë se përkundër

përparimeve, martesa në shoqërinë tonë ende mbetet problem social.

Burimi: Enti Statistikor i Kosovës, analizuar nga autori.

4 Adem Meta, Koha ditore, artikulli: “Vetëm në gjimnaz sivjet janë martuar 7 nxënëse 16-18 vjeç”, dt.

11.6.2006, fq. 9

13

3. POZITA E FEMRËS NË SHOQËRINË KOSOVARE

Burimi: Enti Statistikor i Kosovës, analizuar nga autori

Kur flitet për poziten e femrës në Kosovë, duhet pasur parasysh faktorët që kanë kushtëzuar

gjendjen dhe poziten e saj. Ajo ishte në pozitë inferiore në çdo pikëpamje. Jeta familjare ishte

ndrydhur nga prapambeturia, feja, patriarkalizmi dhe injoranca e kohës. Ajo qe e ngarkuar

edhe më tepër me poziten e saj që ishte në zbatimin e normave të Kanunit të Lekë Dukagjinit,

që femrën e konsideronte si diçka të dorës së dytë. Pozita e femrës në shoqërinë shqiptare nuk

mund të kuptohet e as të studiohet ndaras nga familja, formimi dhe zhvillimi i saj, si dhe

normat juridike zakonore mbi pronësinë dhe trashëgiminë. Këto elemente janë të lidhura

ngushtë në mes veti dhe kushtëzohen reciprokisht.

Tabela 3. Indikatorët demografik

Burimi: Enti Statistikor i Kosovës, analizuar nga autori

Këto të dhëna sugjerojnë se përdorimi i këtij potenciali të madh njerëzor, të përqindjes së

lartë të të rinjve, në favor të zhvillimit të komunitetit lokal parandalohet nga niveli shumë i

14

ulët i arsimimit, madje edhe të rinjtë. Planet strategjike të këtyre komunave kanë zgjidhje për

këtë problem të caktuar në objektivat më të rëndësishme prioritare. Në fakt, në vizionin

afatgjatë të zhvillimit që është pika më e rëndësishme.

Tabela 4. Niveli i arsimimit të banorëve prej moshës 15 e më shumë sipas regjistrimit nga viti

2002

Mbi bazën e jetës natyrale, blegtorisë dhe prodhimtarisë agrare dhe të izolimit social e

hapësinor, familja i ruante të gjitha funksionet e njësisë ekonomike, ndërsa femra për shkak të

varshmërisë ekonomike shkallës së ulët të arsimimit dhe ngulitjes për shtëpi nuk ka mundur

t’i theksonte aspiratat dhe qëllimet e saj personale jashtë jetës familjare dhe ekonomisë

shtëpiake. Përveç funksionit riprodhues, në familje kryheshin edhe të gjitha funksionet tjera:

ekonomike, konsumuese, arsimore, edukative, mbrojtëse, shëndetësore etj.

Familja patriarkale, si bërthama e gjithë strukturave më të mëdha shoqërore, shfaqet si dukuri

historike e shoqërore. Ajo shfaqet me lindjen e pronës private dhe zhvillohet e forcohet në

varësi të marrëdhënieve në prodhim, që bazohen në pronën private. Te iliro- shqiptarët,

familja patriarkale ka ekzistuar në shekuj, qysh nga koha e bronzit, kur lindi së pari familja

monogame, e deri në shekullin XX. Jetëgjatësia e familjes patriarkale te shqiptarët shpjegohet

me vendin që kanë zënë bujqësia dhe blegtoria në ekonominë e tyre dhe me kushtet e veçanta

historike. Kjo formë ka qenë tipike te shqiptarët deri në Luftën e Dytë Botërore, sepse pas

kësaj periudhe kemi ndryshime në rendin ekonomiko-shoqëror.

Në të drejtën zakonore shqiptare familja patriarkale paraqitet jo vetëm si dukuri historike në

zhvillimin e saj dialektik, por edhe si njësi themelore e organizimit shoqëror. Ajo kishte disa

tipare. Ishte një bashkësi njerëzish me lidhje gjaku në vijë mashkullore (patrilineale) ose të

bashkuar me anë martese. Familja patriarkale shqiptare kishte një ekonomi të përbashkët, ku

ajo karakterizohej prej një organizimi të brendshëm dhe punët në familje ishin të ndara sipas

15

aftësive të gjithsecilit. Denich e përcakton një shoqëri të tillë si shoqëri patricentrike, thelbi

kryesor i së cilës ishin lidhjet agnatike përmes burrave.5

Pra, një familje ku në qendër të saj ishte babai dhe që funksiononte në bazë të lidhjeve të

gjakut përmes burrave. Me familje - sipas së drejtës zakonore familjare që vepronte në

Labëri, Dukagjin e në krejt Shqipërinë - kuptohet ajo bashkësi njerëzish të lidhur ndërmjet

tyre me gjak ose me martesë, si dhe persona të tjerë që nuk kishin lidhje gjaku, po që jetonin

së toku me një bazë ekonomike të përbashkët, të bazuar në pronën private dhe që

mbështeteshin në marrëdhëniet ekonomike, morale e juridike me karakter patriarkal. E drejta

zakonore i njihte tagra të shumta kryefamiljarit. Pushteti dhe tagrat e tij shpreheshin para së

gjithash në të drejtën ekskluzive të pronës, sepse vetëm ai kishte të drejtë ta blinte e ta shiste

tokën, bagëtinë ose çdo pasuri tjetër, me përjashtim të pasurisë së veçantë, ku hynin dhe

dhuratat që kishte gruaja, si dhe të jepte e të merrte hua. Martesa ishte një marrëveshje që

kishte një element thelbësor, që ishte shpërblimi për martesë, që familja e djalit ia jepte asaj

të vajzës. Gjatë bisedimeve, me ndërmjetësinë e shkuesit, palët binin në ujdi për shumën që

duhej të paguante pala e djalit. Ky shpërblim përbën faktin më poshtërues të pozitës inferiore

dhe nënshtrimit të gruas në marrëdhëniet familjare dhe skllavërimit të saj në familjen

patriarkale. E drejta zakonore rregullonte edhe marrëdhëniet ndërmjet bashkëshortëve pas

martesës. Këto marrëdhënie ndaheshin sipas të drejtës zakonore familjare, në parimin e

mosbarazisë (ndërmjet burrit dhe gruas) dhe ishin marrëdhënie patriarkale. Me gjithë

marrëdhëniet diskriminuese që vendoste ndërmjet burrit dhe gruas, e drejta zakonore

shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve familjare dhe sho

qërore në vendin tonë në periudhën e Mesjetës, mbeturina të së cilës i gjejmë edhe sot. Në

shek. XIX-XX, kur u regjistrua e drejta zakonore shqiptare, familja patriarkale e kishte kryer

gjatë shekujve evolucionin e saj historik dhe gjendej në pragun e dekompozimit. Familja

shqiptare në vitet ‘20-‘30 përshkohej prej të njëjtave tipare prej të cilave karakterizohej në

periudhën e sundimit të së drejtës zakonore. Meqenëse kjo ka ekzistuar deri në fillim të

shekullit të XX, shpesh i referohem Luftës së Dytë Botërore si kufi ndarës, por mbeturina të

kësaj forme të familjes i gjejmë deri vonë. Tiparet e saj ishin të njëjta, si roli i madh i babait

në familje, patriarkaliteti, patrilokaliteti, patrilianealiteti apo dhe karakteri ekzogam i saj.

Gjatë viteve ’20-’30, janë bërë thirrje të intelektualëve shqiptarë për ndryshimin e gjendjes së

familjes shqiptare dhe ndryshimin sadopak të pozitës inferiore dhe skllavëruese të gruas në të.

5 Kera, Gentiana dhe Papa, Enriketa: Familja, feja dhe e drejta zakonore në Shqipëri deri në gjysmën e parë të

shekullit XX, Rev. “Politika & Shoqëria”, nr.1 (11), 2003, fq. 32.

16

Problematikë e viteve ’30, e ngritur shpesh nga intelektualë të ndryshëm të kësaj periudhe me

në krye Branko Merxhanin, doktrina e të cilit, neoshqiptarizma, ishte një mënyrë zhvillimi e

shoqërisë që ndërthurte modernitetin me tradicionalen, pra një rrugë origjinale zhvillimi, që e

bënte Shqipërinë moderne pa humbur identitetin vetjak. Merxhani e kërkon reformimin e

shoqërisë te reformimi i familjes. Sipas tij, familja shqiptare është e kalbur dhe duhet ngritur

mbi baza të reja. Këtë kalbje të shoqërisë dhe familjes ai e shihte në rivlerësimin e rolit të

gruas në familje dhe shoqëri. Në Parlamentin e 1921, deputetët shqiptarë të kësaj kohe,

sigurisht, të ndikuar prej vendeve më të përparuara europiane, kërkuan që të drejtat e gruas në

familje, në fushën ekonomike, politike dhe shoqërore të sanksionoheshin në ligje të veçanta.

Që në seancat e para, qeveria i paraqiti Parlamentit një projektshtojcë të nenit 200, qëllimi i

së cilës ishte që çështjet civile, që deri në atë kohë shqyrtoheshin prej zyrave fetare, t’u

kalonin gjyqeve civile shtetërore. Që në nenin e parë paraqitej se martesa duhej të regjistrohej

në zyrat e gjendjes civile. Pas kryerjes së formaliteteve, çifti mund të kryente edhe

ceremonitë fetare.6

4. DISA ASPEKTE TË ZHVILLIMIT TË FAMILJES NË SHOQËRINË KOSOVARE

Në mënyrë që më lehtë të studiohen tipet e familjeve dhe karakteristikat e tyre në shoqërinë

kosovare është e nevojshme që së pari të shqyrtojmë dallimet në mes koncepteve familje dhe

ekonomi familjare.

4.1. Madhësia dhe struktura e ekonomisë familjare

Në të kaluarën, kur shoqëria ishte e pazhvilluar në aspektin ekonomik, social e kulturor

formohet një mënyrë e jetës tradicionale e cila shërbente edhe për krijimin dhe funksionimin

e institucioneve jetësore, duke u nisur nga familja. Ky sistem i ejtës shoqërore, i bazuar në

ekonominë e mbyllur agraro-blegtorale bënte që forma kryesore e familjes të ishte familje

patriarkale.

Strukturat partiako-shtetërore dhe organizatat e masave në shërbim të tyre mbanin nën

kontroll të rreptë aspektet sociale të jetës bashkëshortore të të martuarve, sidomos të atyre që

bashkëjetonin. Ndërkaq, siç e thamë edhe më lart, me gjithë legjislacionin dukshëm të

përmirësuar në këtë drejtim dhe përpjekjen demagogjike të rendit socialist për trajtimin e

fëmijëve të lindur nga martesa ose nga lidhje jashtëmartesore, ata nuk arritën të integroheshin

6 Musaj, Fatmira, “Gruaja në Shqipëri (1912- 1939),” Rev. “Sfinga”, nr. 7, bot. Prograf, Prishtinë, 2004, fq 273.

17

asnjëherë në shoqërinë e kohës, sikundër u propagandua. Ata u bënë objekt i letërsisë artistike

të kohës dhe kinematografisë. Të gjitha këto qëndrime sociale, nuk e ndaluan bashkëjetesën

si dukuri shoqërore. Në periudhën socialiste të familjes shqiptare, nga këndvështrimi social

ajo ndahej në familje që ndaheshin në bazë të përkatësisë social-klasore të saj, familje që

diferencohen në bazë të strukturës së tyre fizikodemografike; pra, duke u ndarë në familje me

një apo me shumë kurora. Por, si kriter për ndarjen e familjeve mund të shërbejë edhe

karakteri i lidhjeve familjare, duke dalluar grupin e familjeve autoritare (mikroborgjeze,

feudale, borgjeze etj.) dhe grupin e familjeve egalitare (u referohemi familjeve punëtore,

qytetare, intelektuale, fshatare etj). Siç vërehet, në klasifikimin e familjeve merret në

konsideratë edhe aspekti kulturor arsimor e profesional, rajonal etj. Ndryshimet politike dhe

ekonomike në shoqërinë shqiptare paskomuniste pasqyruan në radhë të parë ndryshimet në

familjen shqiptare. Në këtë faqe të re të historisë së shoqërisë sonë dhe familjes shqiptare,

jetës intensive familjare dhe kohës së lirë që ofronte sistemi komunist tashmë i kishte ardhur

fundi. Familja filloi t’i përshtatej sistemit ekonomiko-shoqëror, filloi t’u përshtatej

strukturave të tregut dhe kapitalizmit, madje edhe kushteve të reja, duke u bërë promovuese e

bizneseve të vogla familjare. Kalimi nga ekonomia socialiste e centralizuar në ekonominë e

tregut u shoqërua me shkatërrimin e kooperativave bujqësore dhe të ndërmarrjeve industriale

të mëdha, me krijimin e njësive të vogla prodhuese dhe të shërbimit në qytete dhe të

ekonomive të vogla bujqësore në fshatra. Familja është një institucion në ndryshim, në

evolucion të vazhdueshëm, por në vendin tonë ajo ka kaluar nëpërmjet një revolucioni që

erdhi si pasojë e këtyre viteve të tranzicionit. Ajo ndryshon kur shtohet në numër ose kur

anëtarët e saj rriten, lëvizin, largohen; pra, është në një evoluim të vazhdueshëm. Megjithatë

kjo nuk na pengon ta identifikojmë familjen si një grupim ku pjesëtarët e saj kanë lidhje të

veçantë ndërmjet tyre. Duke marrë në konsideratë Kushtetutën e Shqipërisë, Kodin e Familjes

dhe konventa të tjera që janë pjesë e legjislacionit tonë, më poshtë po paraqesim aktet

normative që rregullojnë marrëdhëniet familjare dhe martesore në Republikën e Shqipërisë

pas viteve ’90.

Familja për nga kriteri i numrit të anëtarëve ndahej në dy lloje: familja e madhe dhe familja e

vogël. Familja e madhe përbëhej nga prindërit me djemtë e tyre të martuar dhe me nipërit dhe

mbesat,7 që do të thotë se përbëheshin nga disa gjenerata apo nga disa familje të vogla. Ky

lloj i familjes qëndroi me dekada të tëra për shkak të ruajtjes së pronës private në ekonomi

7 Mark Krasniqi, “Roli I traditws nw vetwdijen reproductive ndwr shqiptarwt dhe mundwsia e transformimit tw

saj”, Gjurmime albanologjike, folklore dhe etnologji, nr. 19, Prishtinw 1990, fq. 69-88

18

dhe nevojës për solidaritet. Mirëpo, më vonë nga fillimi i viteve të ‘70ta zhvillimi shoqëror-

ekonomik i vendit, ngritja e nivelit arsimor dhe kulturor e disa prej anëtarëve të familjes, si

dhe punësimi jashtë ekonomisë shkaktoi konflikte në mes anëtarëve të familjes së madhe.

Këto konflikte të lidhura me ndarjen e punës kolektive dhe fitimit jo të barabartë në mes

anëtarëve të familjes shkaktojnë ndarjen e familjes së madhe në familje të vogla.

4.2. Familja si institucion dhe funksionete saj

Familja ka pësuar ndryshime në këtë periudhë shoqërore, e cila, përgjatë këtij punimi

paraqitet si një fenomen shoqëror që varet prej strukturave shoqërore, por edhe në marrjen e

vendimeve, ajo ka një pavarësi relative. Sipas materializmit historik, familja është një dukuri

shoqërore dhe, si e tillë, ka pësuar ndryshime në përshtatje me fazat e zhvillimit historik.

Karakteristikë dalluese e saj është simpatia dhe dashuria e ndërsjellë e anëtarëve të saj,

ndershmëria, thjeshtësia dhe patriotizmi, bashkëpunimi shoqëror dhe ndihma për njëritjetrin,

uniteti i interesave të të gjithë anëtarëve të saj me ato të shoqërisë, barazia e të drejtave të

burrit dhe të gruas në marrëdhëniet midis tyre, si dhe në marrëdhëniet më anëtarët e tjerë.

Këto ishin ato çka propagandonte qeveria komuniste në pesëvjeçarin e parë të qeverisjes së

saj. Për të zgjidhur çështjet familjare, pra që ato të zgjidheshin me pajtim ose të përmbushnin

detyrimet ligjore në mënyrë vullnetare, ndërhynin këshillat popullore ose organizatat

shoqërore, të cilat, nëpërmjet, aktivizimit të personave të zgjedhur, bënin përpjekje për

parandalimin e mosmarrëveshjeve civile.

Si funksione kryesore dhe të pandryshueshme të familjes në të gjitha vendet, pa marrë

parasysh kontekstin hapësinor apo kohor, janë:

- Funksioni riprodhues që ka të bëjë me riprodhimin e gjinisë njerëzore;

- Funksioni ekonomik që përfshinë prodhimin dhe përgatitjen e të mirave materiale që i

konsumojnë anëtarët e familjes në jetën e përditshme;

Ndërsa, si funksione të cilat zhvillohen dhe ndryshohen me kohë dhe janë të lidhura me

zhvillimin ekonomik të vendit janë:

- Funksioni edukativ që është i lidhur me drejtimin, edukimin dhe socializimin e

fëmijëve në mënyrë të drejtë, të paktën për një periudhë të caktuar të jetës.

19

- Funksioni social ka të bëjë me krijimin e një ambienti të besueshëm social, i

rëndësishëm si për anëtarët brenda familjes, ashtu edhe për një rreth më të gjerë

shoqëror dhe

- Funksioni emotiv që është i lidhur me sigurimin e kënaqësisë emocionale për anëtarët

e familjes, përfshirë sigurinë në mes të çifteve, dashurinë, seksin dhe dhembshurinë.

4.2.1. Funksioni reproduktiv

Zakonisht, mendohet se familja përbëhet nga burri dhe gruaja, me ose pa fëmijë. Supozohet

se elementi kryesor pa të cilin nuk mund të ekzistojë familja, apo më saktë çifti është

marrëdhënia seksuale nga e cila automatikisht rrjedh se familja është institucion, funksioni

primar i të cilit është riprodhimi i gjinisë njerëzore, në sensin e lindjes e rritjes së fëmijëve

dhe vazhdimisisë së familjes. Funksioni riprodhues është shumë i lidhur edhe me funksionet

tjera, në radhë të parë me atë ekonomik e mandej edhe me atë edukativo – arsimor. Në

shoqërinë patriarkale, kur formë kryesore e ekonomisë ka qenë bujqësia, si kusht për të rritur

prodhimtarinë ishte numri i madh i fuqisë punëtore. Kjo arrihej vetëm me numrin e madh të

fëmijëve, përkatësisht me lindshmëri të vazhdueshme. Më vonë, me transformimin ekonomik

dhe me zhvillimin e degëve të reja të ekonomisë, me rritjen e standardit jetësor dhe me

ndryshimin e mënyrës së jetesës, ky funksion fillon të lidhet më tepër me edukimin dhe

socializimin e brezave të rinj. Tani paraqitet nevoja për rritjen dhe plotësimin e popullatës jo

vetëm në numër, por edhe në kualitet. Po të mos ekzistonte një funksion i tillë, do të vihej në

dyshim i gjithë njerëzimi dhe përparimi i tij. Kjo dëshmohet me faktin se gjatë historisë, në

vende të ndryshme, vazhdimisht janë bërë përpjekje nga ana e shoqërisë apo edhe vet shtetit

që të ushtrojnë ndikim në funksioni reproduktiv të popullatës, qoftë për shtimin apo kufizimin

e tij.

Këtu në njërën anë janë vendet industriale të zhvilluara, në të cilat është arritur një nivel i

lartë i standardit jetësor dhe i emancipimit të femrës dhe ku familja planifikohet dhe lindjet

gjithnjë kontrollohen me vetëdëshirë nga ana e qiftit. Kjo shkakton ulje të vazhdueshme të

shkallës së natalitetit, shpeshherë deri në një nivel të zëvendësismit të popullatës. Në këto

raste, shoqëria apo shteti merr masa të ndryshme për rritjen e numrit të lindjeve. Zakonisht,

jepet benificione të ndryshme për familjet/prindërit më shumë fëmijë (Franca, vendte

skandinave, etj), në mënyrë që në të ardhmen e afërt të stimulojnë qiftet e reja që të realizojnë

një numër më të madh të lindjeve. Se sa i rëndësishëm është funksioni riprodhues i familjes

20

flet fakti se në të gjitha shoqëritë pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit, ekziston bindja se

familjet pa fëmijë janë të dështuara.8

4.2.2. Funksioni ekonomik

Gati në të gjitha fazat e zhvillimit të shoqërisë njerëzore funksioni ekonomik i familjes ka

qenë njëri ndër funksionet themelore, ngase ajo ka qenë njëra nga njësitë themelore të

prodhimit, ku janë plotësuar nevojat e të gjithë anëtarëve të saj. Në formën më të shpeshtë

femra kontribuon përmes punëve të amvisërisë dhe punëve tjera brenda oborrit shtëpiak dhe

burri përmes sigurimit të shtëpisë, udhëheqjes së punës dhe furnizimit me para. Në këtë

mënyrë, familja është shndrruar në një shoqëri të vogël autoarkatike, në të cilën është

zhvilluar i tërë procesi i prodhimit dhe i konsumit të të mirave materiale. Kjo gjë ndryshohet

me paraqitjen e rendit shoqëroro – ekonomik të kapitalizmit, ku është rritur sasia e prodhimit

dhe është krijuar tregu i mallit. Me këtë në masë të madhe është transformuar funksioni

ekonomik i familjes. Anëtarët e saj nuk punojnë me vetëm për plotësimin e nevojave

elementare njerëzore, por edhe për të jetuar apo edhe për të pavarësuar disa nga anëtarët e saj

të rinj (fëmijët).9

4.2.3. Funksioni edukativo – arsimor

Edukimi familjar, për ndryshim nga edukimi shkollor, nuk ka të bëjë me literaturën, por me

jetën e përditshme. Brenda familjes kryeht një veprimtari edukuese që nuk mund të zhvillohet

jashtë saj. Aty krijohet personaliteti i fëmijës, mësohet edukata morale e edukata seksuale,

krijohet ndjenja e respektit, ndjenja e ndjeshmërisë, e mbrojtjes, e vlerës, etj.

Me një fjalë, brenda familjes fëmijët përgatiten për jetë, për profesionin e tyre, mësohen për

mënyrën e arritjes së qëllimeve në jetë, për mënyrën e memaxhimit të ekonomisë shtëpiake,

për përkrahjen e shëndetit fizik dhe mental të anëtarëve të familjes, për arritjen e satndardit

jetësor etj.

Në përsosshmërinë e këtij funksioni, rol të madh ka edhe shoqëria. Nëpërmjet themelimit dhe

përsosjes së institucioneve të ndryshme edukativo – arsimore (përfshirë çerdhet e fëmijëve,

entet parashkollore, ente për zbavitje dhe rekreacion sportiv të fëmijëve dhe rinisë, etj.), ofron

kushte për jetën kolektive, që ndikojnë në përsosmërinë e edukimit dhe socializimin e

8 Hivzi Islami, “Dimensioni demografik I çwshtjes sw Kosovws”, ETMM I Kosovws, Prishtinw 1997, fq. 82-87. 9 Ragip Haliti, “Kriminaliteti kundwr martesws dhe familjes nw KSA tw Kosovws”, Shoqata e penologwve tw

KSA tw Kosovws, Prishtinw 1987, fq. 18-20.

21

fëmijëve. Mirëpo, do të ishte gabim të mendohej se këto institucione e zëvendësojnë

edukimin familjar. Funksioni edukativ brenda familjes së ngushtë ende mbetet më kryesori

dhe i pazëvendësueshmi në krijimin e personalitetit të fëmijëve. Këtu rol të madh ka

personaliteti i prindërve, dhe ngitja intelektuale e tyre (përfshirë cilësitë fizike dhe

shëndetësore të prindërve, niveli arsimor, profesioni, tipi i vendbanimit, numri i fëmijëve në

familje, mosha e prindërve etj.),10 veçanërsiht nënës dhe babait.

4.2.4. Funksioni social

Është e vërtetë se në martesë (edhe në familje) ka një bazë natyrore, siç është instikti, i

vazhdimit të llojit dhe pëlqimi e simpatia reciproke seksuale. Por as martesa e as familja nuk

mund të reduktohen vetëm në këto instikte. Njeriu është qenie sociale e vetëdijshme dhe

gjithë jeta dhe veprimtaria e tij realizohet në kuadër të marrëdhënieve sociale. Prandaj, edhe

në martesë instikti natyror seksual shndrrohet në një akt të ndërgjegjshëm, ku çifti duke marrë

përsipër përgjegjësinë e prodhimit biologjik formon një marrëdhënie shoqërore në mes veti.

Apo më saktë, një kompleks marrëdhëniesh të përbëra nga ato psikologjike (ndjenja e

dashurisë dhe e pëlqimit), morale (nderi, dinjiteti, besnikëria, solidariteti), juridike (detyrimet

e bashkëshortëve ndaj njëri – tjetrit, të prindërve ndaj fëmijëve dhe të fëmijëve ndaj

prindërve), ekonomike (sigurimi i të mirave materiale) etj. Të gjitha këto marrëdhënie janë

një bazë sociale, që martesës dhe familjes i japin karakter social.

4.2.5. Funksioni emotiv

Funksioni emotiv paraqet sigurinë e kënaqësisë emocionale të anëtarëve të familjes,

veçanërisht sigurinë në mes çifteve, dashurinë, seksin dhe dhembshurinë. Edhe ky si

funksionet tjera evoluon bashkë me format e familjes. Në shoqërinë patriarkale kur martesat

ishin të aranzhuara, ky funksion realizohej me vonesë ose nuk realizohej fare, ndërsa

funksioni reproduktiv vinte si nevojë dhe kërkesë e rrethanave jetësore. Ndërsa më vonë, me

transfomimin e shoqërisë, në kohën kur martesat bazoheshin në dashurinë dhe mirëkuptimin

në mes çifteve, ky funksion merr kuptimin e plotë të fjalës. Lidhja në mes tyre ishte bazuar në

dashuri dhe rezultat i të cilës ishte riprodhimi i dëshiruar dhe i planifikuar.

10 Afwrdita Deva-Zuna, “Faktorwt themelor tw edukatws familjare dhe ndikimi I tyre nw edukimin e fwmijwve

tw moshws parashkollore”, UP, Fakulteti Filozofik, Prishtinw 1996, fq. 113-118.

22

4.3. Roli i femrës në formimin dhe forcimin e familjes

Një çështje mjaft e rëndësishme që duhet të shqyrtohet seriozisht është pozita e gruas në

familje pas martesës dhe roli që ka ajo në formimin e familjes së saj të re. Pozita e gruas në

familje fillon me problemin e ndarjes së punëve shtëpiake brenda familjes (funksioni

ekonomik). Kjo ka rëndësi të madhe për jetën e saj në familjen e re dhe për realizimin e

barazisë në mes burrit dhe gruas dhe anëtarëve tjerë të familjes. Ndërsa roli i saj kryesor që e

ka në familje është lindshmëria, përmes të cilëve krijohen anëtarët e rinj të familjes. Përgatitja

dhe sigurimi i ushqimit dhe veshmbathjes, mirëmbajtja e shtëpisë, mbajtja e higjienës së

familjes, punët e ndryshme shtëpiake, shpeshherë të përfshirë edhe ato të oborrit shtëpiak,

ekonomia personale e gruas (puna e dorës) kanë qenë dhe janë punët më të vështira, me të

lodhshme dhe më të mërzitura. Pikërisht me këtë lloj të punës është marrë (e merret edhe sot)

gruaja. Barra e gjithë këtyre punëve mbi një person, mbi gruan, ka krijuar pabarazi në mes

burrit dhe gruas. Në njërën anë e ka ngushtuar dhe kufizuar rolin dhe autoritetin e saj, duke e

lënë vetëm amvise, dhe nënë, dhe në anën tjetër ka rrënjosur mendimin se shtyllat e familjes

është burri dhe se fati i familjes varet prej tij. Ky mendim, edhe pse i prapambetur, qëndron

edhe sot e kësaj dite te pjesa më e madhe e popullsisë. Përveq kryerjes së punëve shtëpiake,

po të shikojmë situatën reale në secilën familje, shohim se gruaja është ajo që e ka rolin

kryesor. Ajo është shtylla e formimit të familjes, sepse luan rolin kryesor në procesin e

riprodhimit. Pa të nuk mund të ketë jetë në familje. Në vazhdimësi të kësaj, femra nuk është

vetëm bartëse natyrore e jetës, por edhe edukatorja e fëmijëve të saj, e brezit të ardhshëm.

Kontributi i saj për mbajtjen e familjes është i njëjtë me atë të burrit. Që të dy bashkëshortët

kontribuojnë njësoj në jetën dhe mirëqenien e familjes.

Në fund mund të konkludojmë se një forcim i mëtejshëm i familjes pritet vetëm atëherë kur

gruaja lirohet plotësisht nga ndjenja e inferioritetit e burri lirohet nga ndjenja e mentalitetit

patriarkal.

23

5. ASPEKTE TË PLANIFIKIMIT TË FAMILJES DHE TË KONTROLLIT TË

LINDJES

5.1. Planifikimi familjar

Planifikimi i familjes në të shumtën e herava është sinonim i kontrollit të lindjes, pasi që

përfshinë një varg masash që zvogëlojnë shanset që femra të mbetët shtatzënë para kohës së

planifikuar nga qifti. Një ndër format më të vjetra të saj është aborti, i njohur si metodë e

ndërprerjes së qëllimshme (apo spontane) të shtatzënisë. Me përmirësimin e kushteve të jetës,

rritjes së shkallës së urbanizimit, përmirësimit të pozites së femrës në familje e shoqëri,

shkoolimit dhe përfshirjes së saj në procesin e punësimit dalëngadalë kjo formë e kontrollit të

lindjes zëvendësohet me mjetet kontraceptive, qëllimi i të cilave është parandalimi i

shtatzanive të padëshiruara. Ky ndryshim, kalimi nga ndërprerja në parandalim të shtatzanisë

së planifikuar shkakton transformimin e qëndrimeve mbi planifikimin e familjes, e cila sot ka

të bëjë me planifikimin e shtatzanive në mënyrë që çdo fëmijë që vjen në jetë i pranuar dhe

plotësisht i dëshiruar nga prindërit.

Tradicionalisht, edhe pse gratë mbajnë peshën kryesore të mirëqenies në familje, ato kanë më

pak mundësi se burrat në kontrollin e burimeve dhe mjeteve që iu nevojiten për të

përmbushur përgjegjësitë e mësipërme. Niveli i lartë i papunësisë, kryerja e shumë punëve të

pakualifikuara, mungesa e mundësive kualifikuese, aksesi i dobët dhe mungesa e lirisë së

përdorimit të metodave të planifikimit familjar, të qenit objekt i dhunës, keqtrajtimeve apo

veprimeve arbitrare brenda familjes, si dhe përfaqësimi i ulët në strukturat publike drejtuese e

politike, ndikojnë në thellimin dhe feminizimin e varfërisë në Kosovë.

5.2. Përkufizimi i konceptit të planifikimit të familjes

Planifikimi i familjes është një ndër qështjet më delikate dhe më komplekse të jetës së njeriut.

Në aspektin ekonomik, planifikimi i familjes është program që mundëson planifikimin e

numrit të fëmijëve në harmonizimin me të ardhurat materiale të familjes, në mënyrë që secilit

fëmijë t’i plotësohen kushtet ekzistenciale dhe ti mundësohet plotësimi i interesave dhe arritja

e synimeve jetësore.

Si program paraqitet në skenë për herë të parë rreth viteve të 60ta qëllimi i të cilit ishte (dhe

mbeti) që njerëzit të planifikojnë lindjet e tyre, numrin e fëmijëve dhe intervalin ndërmjet

24

lindjeve dhe të zvogëlojnë shtatzanitë e paplanifikuara në mënyrë që të zvogëlohet shkalla e

fertilitetit dhe numri i aborteve.11

Planifikimi i familjeve është program qëllimi i të cilit është tu sigurojë çifteve dhe individëve

lirinë e vendosjes dhe përgjegjësinë mbi numrin e fëmijëve dhe intervalin në mes tyre dhe po

ashtu tu sigurojë informata mbi përdorimin dhe furnizimin me metodat e kontrollit të lindjes,

përfshirë këtu informatat mbi shërimin dhe sterilitetin.12

5.3. Kontrolli i lindjes dhe planifikimi i familjes si praktikë e vjetër dhe lëvizje e re

Shtatzënia e padëshiruar e nënave të reja në ditët e paslindjes, është një nga problemet që

kërkojnë zgjidhje, megjithëse shumë nëna besojnë se nuk mund të mbesin shtatzënë deri sa

t’u rikthehen menstruacionet. Por është vërejtur se gratë që nuk ushqejnë fëmijët e tyre me

qumësht gjiri mund të bëhen fertile brënda 45 ditë pas lindjes. Ka patur raste që kanë mbetur

shtatzënë edhe 25 ditë pas lindjes.

Në këto situata është e domosdoshme që pas lindjes, gruaja të përdorë një metodë të

planifikimit familjar për të parandaluar shtatzëni të padëshiruar. Planifikimi familjar, ka hyrë

si koncept dhe praktikë prej shumë vitesh. Metodat dhe teknikat e ofruara, janë po ato që

përdoren në shoqëritë me përkujdesje shëndetsore të përparuar. Shumë çifte që dëshirojnë të

kalojnë jetën familjare duke kontrolluar shtimin e familjes së tyre, i përdorin metodat e

planifikimit familjar. Mjafton dëshira për t’i përdorur dhe vullneti për t’i zbatuar me

rigorozitet. Metodat e planifikimit familjar, janë rezultative kur përdoren me korrektësi. Është

e kuptueshme se çiftet mund të përdorin atë metodë që dëshirojnë dhe që ndihen komod në

jetën e tyre seksuale.

Përiudha më e mirë për të planifikuar përdorimin e kontracepsionit paslindjes, është periudha

gjatë shtatzënisë. Por edhe këshillimet për përdorimin e kontracepsionit në periudhën 2-3 javë

paslindjes, kanë dhënë rezultate të mira. Ndodh, që jo çdo grua paslindjes vjen për kujdes

prenatal. Prandaj këshillimi për të planifikuar përdorimin e kontracepsionit është gjatë:

• kujdesit të ecurisë së shtatzënisë,

• fazave të hershme të lindjes (faza latente),

11 Mimoza Dushi, “Femra dhe evolucioni I lindshmwrisw nw Kosovw”, Prishtinw 2009, fq. 264 12 Po aty, Mimoza Dushi.

25

• shtrimit në spital për komplikacione të kujdesit prenatal,

• përgatitjes për lindje cezariane të programuar, ose

• dy ditëve të para të paslindjes.

Nuk duhet lënë këshillimi gjatë proçesit të lindjes, pasi gruaja nuk ndodhet në situatën më të

mirë për të kuptuar dhe për të konsideruar mundësinë që ato kanë për planifikimin familjar.

Me planifikim familjar duhet kuptuar e drejta e çdo familje për të vetëvendosur për numrin e

fëmijëve që dëshirojnë të kenë. Ata gjithashtu kanë dhe të drejtë të zgjedhin edhe kohën se

kur i duan fëmijët në jetë. Për këtë ndihmojnë metodat e planifikimit familjar. Metodat e

planifikimit familjar dallohen nga mënyra se si e zgjidhin problemin. Disa prej tyre e

parandalojnë shtatzëninë duke shfrytëzuar periudhën e ovulacionit, tjera me anë preparatesh

ndërhyjnë në sasinë hormonale, ndërsa disa të tjerë shërbejnë si bariera penguese për të mos

lejuar bashkimin e spermatozoideve me ovulin. Ekzistojnë dhe metoda të sterilizimit femëror

dhe mashkullor.

Faktorët që ndikonjë në zgjedhjen e metodës së planifikimit familjar, varen nga individët si

dhe marrëdhëniet që ekzistojnë midis çiftit. Rol të rëndësishëm në zgjedhjen e metodës, luan

paraqitja që i bën mjeku metodave të planifikimit familjar si dhe aftësia e klientëve për t’i

kuptuar ato.

Prej shumë kohësh njerzit kanë kuptuar se jo pas çdo raporti seksual, lind një fëmijë. Tashmë

është i vërtetuar fakti që rreth ditës së 14-të të ciklit mestrual, vezoret lëshojnë ovulin (për

menstruacione me kohëzgjatje mesatare prej 28-të ditësh). Kur në këto ditë ka në qarkullim

spermatozoide, atëherë është i mundshëm fekondimi. Nëse kontakti kryhet përpara ose pas

këtyre ditëve, atëherë mundësia e shtatzënisë nuk ekziston.

Ditët kur vezoret lëshojnë ovulin brënda një cikli menstrual, ndryshojnë nga një grua tek

tjetra por mund të ndryshojnë dhe nga një cikël tek tjetri po tek i njëjti person. Arsyet janë

kohëzgjatja e ciklit mestrual, gjendja fizike dhe psikologjike si dhe ndonjë faktor tjetër

patologjik ose jo.

Për të gjetur ditët e ovulacionit, ka disa metoda si;

26

• Metoda e temperaturës bazale trupore, që konsiston në matjen e temperaturës bazale trupore

çdo ditë në mëngjes. Duke rregjistruar temperaturën në formë grafiku vërehet se rreth ditës së

14-të të ciklit mestrual, temperatura regjistron mbi 37.5°C, që është më e lartë se në ditët e

tjera.

• Metoda e mukusit cervikal (Billings), që vlerëson viskozitetin e mukusit cervikal. Në ditë të

zakonshme mukusi cervikal është viskoz, i trashë dhe opak. Në ditën e 14-të të ciklit mestrual

kur vezoret lëshojnë ovulin, mukusi cervikal humbet viskozitetin dhe bëhet i hollë dhe i

tejdukshëm.

Nga sa më sipër, duke shmangur kontaktin seksual 2-3 ditë para dhe prapa ditës së 14-të,

është e mundur të evitohet shtatzënia e padëshiruar në masën 85-92%. E rëndësishme në

efektivitetin e këtyre metodave, është vullneti femëror.

• Metoda me tërheqje ose coitus interruptus. Efektivitetin më të mirë kjo metodë e jep kur i

bashkangjitet dy metodave të mësipërme ose kur përdoret edhe vetëm. I rëndësishëm në këtë

metodë, është vullneti dhe përmbajtja mashkullore.

Metodat natyrore të planifikimit familjar, kanë përparësi se nuk paraqesin efekte anësore.

Gjithashtu çiftet mësojnë rreth fiziologjisë seksuale dhe fitojnë njohuri të funksionit të tyre

riprodhues. Metodat natyrore e planifikimit familjar çon në rritjen e komunikimit midis çiftit.

Por këto metoda mund t’i përdorin vetëm ato çifte që janë të sigurtë në jetën e tyre seksuale,

çiftet e vullnetshëm dhe të vetëpërmbajtur në jetën seksuale si dhe ata që duan një metodë

kontrolli të lindjeve në mënyrë natyrale pa ndërhyrjet e metodave të tjera.

Metodat natyrore të planifikimit familjar, paraqesin edhe një seri disavantazhe, si varësi nga

bashkëpunimi dhe angazhimi midis partnerëve. Efektiviteti i përdorimit të tyre, është më i

ulur se tek metodat e tjera kontraceptive. Gratë të cilat nuk kanë cikle të rregullta, kanë

vështërsi në përdorimin e këtyre metodave. Por këto metoda nuk duhet t’i përdorin çiftet e

pavullnetshëm dhe të papërmbajtur seksualisht. Nuk duhet t’i përdorin ata që kanë së paku

një IST ose HIV/AIDS, si dhe të gjithë ato çifte që janë të pasigurtë në jetën seksuale.

Metodat natyrore të planifikimit familjar, nuk paraqesin kundërindikacione.

27

5.4. Konferenca ndërkombëtare mbi planifikimin e familjes

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (UDHR) u miratua nga Asambleja e

Përgjithshme eKombeve të Bashkuara në vitin 1948. Si një rezolutë, ajo nuk është në vetvete

formalisht ligjërishtdetyruese përkundër supozimeve të përbashkëta për të kundërtën.

Megjithatë, ajo ka krijuar parime tërëndësishme dhe vlerat të cilat janë përpunuar më vonë në

traktatet detyruese ligjore të OKB-së. Për mëtepër, një numër i dispozitave të saj janë bërë

pjesë e së drejtës ndërkombëtare zakonore. Neni 16mban familjen si bërthama e natyrshme

dhe themelore në shoqëri. Ajo përcakton të drejtën e burravedhe grave të martohen dhe të

krijojnë familje, të drejtat e tyre të barabarta si në rastin e martesës dhese pëlqimin për

martesë duhet të jepet lirshëm.

28

6. PËRFUNDIM

Në këtë punim është fituar një pasqyrë e qartë e pozites së femrës në familje dhe në shoqërinë

kosovare, evoluimi i saj gjatë periudhave të ndryshme kohore si dhe janë përcaktuar faktorët

që kanë ndikuar në të dhe reflektimet për poziten sot. Përveç shqyrtimit të përgjithshëm të

pozites së femrës në familjen e të atit dhe të bashkëshortit në të drejten zakonore, e njohur si

shoqëri tradicionale dhe përmirësimin e pozites ekonomiko-sociale dhe arsimore të saj, në të

ashtuquajturen shoqëri në tranzicion, vend qendror në këtë pjesë zë pozita e femrës në

procesin e përtëritjes së popullsisë.

Sot, femra, është aktori kryesor në procesin e lindshmërisë dhe të përtëritjes së gjinisë

njerëzore. Pothuajse në të gjitha vendet e botes, ku më shumë e ku më pak, varësisht nga

shkalla e zhvillimit ekonomik të vendit, funksionojnë normat zakonore. Në shoqërinë

shqiptare këto norma janë më të theksuara dhe të praktikuara për një kohë të gjatë dhe

shërbenin për rregullimin shoqëror, përfshirë familjen dhe femrën në të.

Pozita e femrës në tipin e shoqërisë tradicionale shqiptare jo vetëm që ishte e rëndë e

shkaktuar nga prapambeturia e patriarkalizmit, por edhe nga ndikimi i normave zakonore, të

mbështetura te Kanuni i Lek Dukagjinit. Të drejten kryesore ky kanun ia jep mashkullit, i cili

përveç privilegjeve të ndryshme që gëzonte, kishte edhe të drejten e sundimit të femres. Kjo

gjë e rëndon edhe më tepër poziten e saj duke i shkaktuar izolim të plotë nga jeta publike. Ato

ishin të mbyllura në shtëpi dhe pothuajse nuk shihnin askënd jashtë shtëpisë, përveç

anëtarëve të familjes dhe kusherinjve të tyre. U ndalohej kontakti me anëtarët e gjinisë së

kundërt branda familjes dhe të shumtën e rasteve herave të tjera në shtëpi ndërtohej një

dhomë e ndarë për qëndrimin e grave gjatë ditës.

Në krijimin e kësaj situate ndikoi edhe ardhja e një numri të madh të ndërkombëtarëve, të

cilët në kuadër të organizatave të ndryshme joqeveritare ofruan një numër të madh të vendeve

të punës. Me këtë ju dha mundësia që edhe femrat të punësohen dhe të shkollohen – me ç’rast

filluan t’i ndërrojnë qëndrimet e tyre ndaj jetës, punës dhe kohës së lirë. Orientimi kryesor i

tyre nuk është vetëm funksioni biologjik – lindja dhe rritja e fëmijëve, por një numër i

konsiderueshëm i tyre filloi t’i kushtojë më shumë kohë vetvetes, gjë që ndikoj në

përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe në krijimin e pavarësisë individuale.

29

7. LITERATURA

1. Gjergj Rrapi, Sociologjia, Instituti I Filozofisë-Sociologjisë, Prishtinë 2000, fq. 222-

226.

2. Alfred Uqi, “Mbi disa aspekte tw zhvillimit tw familjes nw vendin tonw”. Probleme

tw luftws pwr emancipimin e plotw tw gruas. Universiteti shtetwror I Tiranws,

Tiranw 1969, fq. 58-100

3. Asllan Pushka, Aspektet gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, (Prishtinë, 2000), f.

215.

4. Adem Meta, Koha ditore, artikulli: “Vetëm në gjimnaz sivjet janë martuar 7 nxënëse

16-18 vjeç”, dt. 11.6.2006, fq. 9

5. Kera, Gentiana dhe Papa, Enriketa: Familja, feja dhe e drejta zakonore në Shqipëri

deri në gjysmën e parë të shekullit XX, Rev. “Politika & Shoqëria”, nr.1 (11), 2003,

fq. 32.

6. Musaj, Fatmira, “Gruaja në Shqipëri (1912- 1939),” Rev. “Sfinga”, nr. 7, bot. Prograf,

Prishtinë, 2004, fq 273.

7. Mark Krasniqi, “Roli I traditws nw vetwdijen reproductive ndwr shqiptarwt dhe

mundwsia e transformimit tw saj”, Gjurmime albanologjike, folklore dhe etnologji,

nr. 19, Prishtinw 1990, fq. 69-88

8. Hivzi Islami, “Dimensioni demografik I çwshtjes sw Kosovws”, ETMM I Kosovws,

Prishtinw 1997, fq. 82-87.

9. Ragip Haliti, “Kriminaliteti kundwr martesws dhe familjes nw KSA tw Kosovws”,

Shoqata e penologwve tw KSA tw Kosovws, Prishtinw 1987, fq. 18-20.

10. Afwrdita Deva-Zuna, “Faktorwt themelor tw edukatws familjare dhe ndikimi I tyre

nw edukimin e fwmijwve tw moshws parashkollore”, UP, Fakulteti Filozofik,

Prishtinw 1996, fq. 113-118.

11. Mimoza Dushi, “Femra dhe evolucioni I lindshmwrisw nw Kosovw”, Prishtinw 2009,

fq. 264