universiteti i gjakovËs fehmi agani fakulteti i edukimit ... dema.pdf · o zhvillimi është...

34
UNIVERSITETI I GJAKOVËSFEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA “ROLI DHE FORMIMI I PERSONALITETIT TË FËMIJËS GJATË JETËS” Udhëheqësi shkencor: Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kadrija Kandidatja: Fllanza Dema Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 10-Jan-2020

51 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS”FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA

“ROLI DHE FORMIMI I PERSONALITETIT TË FËMIJËS GJATË

JETËS”

Udhëheqësi shkencor:

Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kadrija

Kandidatja:

Fllanza Dema

Gjakovë, 2019

2

PËRMBAJTJA

MIRËNJOHJE ............................................................................................................................................ 4

ABSTRAKT ................................................................................................................................................ 5

HYRJE ....................................................................................................................................................... 6

KAPITULLI I .............................................................................................................................................. 7

1. Zhvillimi i individit ........................................................................................................................... 7

1.1. Konceptimet filozofike lidhur me fëmijërinë ............................................................................... 7

1.1.1. Zhvillimi si proces ................................................................................................................ 7

1.2. Zhvillimi psikosocial .................................................................................................................. 10

1.2.1. Teoria e Eriksonit ................................................................................................................... 10

1.2.1.1. Fazat psikosociale të zhvillimit .......................................................................................... 10

1.3. Zhvillimi psikosocial në foshnjëri .............................................................................................. 12

1.3.1. Karakteristikat e prindërve.................................................................................................... 12

1.3.2. Ankthi nga të panjohurit ....................................................................................................... 13

1.3.3. Zhvillimi i konceptit për veten ............................................................................................... 13

1.4. Zhvillimi psikosocial në moshën parashkollore......................................................................... 13

1.4.1. Zhvillimi i konceptit për veten ............................................................................................... 13

1.4.2. Koncepti për gjininë .............................................................................................................. 14

1.4.3. Formimi i roleve gjinore .................................................................................................... 14

1.4.3.1. Ndikimi i faktorëve biologjikë ....................................................................................... 14

1.4.3.2. Ndikimi i faktorëve kognitivë ........................................................................................ 15

1.4.3.3. Ndikimi i faktorëve mjedisorë - familjare dhe sociale .................................................. 15

1.4.3.4. Androgjinia .................................................................................................................... 15

1.5. Zhvillimi psikosocial në fëmijërinë e mesme ............................................................................ 16

1.5.1. Zhvillimi i konceptit për veten .......................................................................................... 16

1.5.2. Vetëvlerësimi .................................................................................................................... 17

KAPITULLI II ........................................................................................................................................... 18

2. Personaliteti .................................................................................................................................. 18

2.1. Definicionet e personalitetit ................................................................................................. 18

2.2. Struktura e personalitetit ...................................................................................................... 19

1.1.1. Temperamenti................................................................................................................... 20

1.1.1.1. Tipologjia e Jungut ........................................................................................................ 20

1.1.1.2. Tipologjia e Kreçmerit ................................................................................................... 21

1.1.1.3. Tipologjia e Sheldonit .................................................................................................... 21

1.2. Çrregullimet e personalitetit ................................................................................................. 22

3

1.2.1. Çrregullimi i shumëfishtë i personalitetit.......................................................................... 23

1.3. Karakteri ................................................................................................................................ 24

KAPITULLI III .......................................................................................................................................... 25

3. Personaliteti i fëmijëve ................................................................................................................. 25

3.1. Intelegjenca dhe personaliteti .............................................................................................. 25

3.2. Familja dhe zhvillimi i personalitetit ..................................................................................... 26

3.2.1 Përshtatja e stilit prindëror ndaj personalitetit të fëmijës ...................................................... 27

3.2.2. Mënyrat që mund të ndihmoni rritjen e personalitetit të fëmijës tuaj .................................. 29

3.2.3. A duhet të përpiqeni ta ndryshoni fëmijën tuaj? ................................................................... 30

3.3. Shkolla dhe zhvillimi i personalitetit ..................................................................................... 31

REZYME ................................................................................................................................................. 32

LITERATURA .......................................................................................................................................... 34

4

MIRËNJOHJE

Këtë arritje time, fillimin i një rrugëtimi të ri, ia dedikoj atyre që më ndihmuan

gjatë gjithë këtyre viteve.

Falënderimi i takon Zotit së pari, pastaj të shtrenjtës familje, pa të cilën nuk do

isha kjo që jam. U jam mirënjohëse gjithmonë.

Falemnderit përjetësisht për mbështjetje, bashkëudhëtarit tim të jetës - Arditit

dhe mikes sime të ngushtë që e fitova gjatë studimeve - Uresës.

Mirënjohje dhe falënderim shkon për profesorët e Universitetit “Fehmi Agani”

të cilët me mjaft përkushtim dhe profesionalizëm më pajisën me dituri e njohuri

të reja.

Një falënderim të veçantë, ia dedikoj profesorit, njëherazi udhëheqësit tim

shkencor Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kadrija, për mbështetjen akademike, këshillat

dhe kujdesin e treguar gjatë këtyre katër viteve. Gjithashtu dhe për ndihmën dhe

përkushtimin e tij të treguar në hartimin dhe finalizimin e temës së diplomës.

Falënderuese për tërë jetën!

5

ABSTRAKT

Fëmijët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe secili është i veçantë në vetvete. Fëmijëria e tyre

ka shumë rëndësi në jetën e tyre të mëtejshme sepse është koha kur ata hedhin hapat e parë

drejt formimit të personalitetit.

Personaliteti formohet nga përshtatja e mirë e cilësive temperamentuese të fëmijës dhe

karakteristikave të mjedisit. Prandaj ata duhet të rriten në mjedis të ngrohtë, të sigurt dhe ku

ata ndjehen të lirshëm të shprehin atë që ndjejnë e mendojnë.

Qëllimi i këtij punimi, është të paraqes rolin, formimin dhe faktorët e ndryshëm që ndikojnë

në krijimin e personalitetit të fëmijës. Të gjithë faktorët, duke filluar nga familja, shkolla,

shoqëria duhet të jenë të vetëdijshëm për pozicionin e tyre në jetën e një fëmije dhe t’i

përdorin metodat adekuate për të nxjerrë në pah më të mirën e tyre.

Gjatë përpilimit të artikujve, jemi munduar të sjellim zhvillimin e individit qysh nga

foshnjëria e deri në fëmijërinë e mesme. Konceptet që ata kanë për veten, zhvillimin

psikosocial, ndikimet e faktorëve të ndryshëm, rolin e prindërve dhe shkollës në krijimin e

mjedisit të duhur janë disa nga temat që shtjellohen në punim.

Fjalët kyçe: fëmijë, personalitet, zhvillim, faktorë.

6

HYRJE

“Si jam bërë personi që jam sot?”

Çdo i rritur e mendon këtë çështje kohë pas kohe. Përgjigjet që vijnë menjëherë

në mendje përfshijnë ndikimet e prindërve, bashkëmoshatarëve, temperamentit,

një ndjenje të fortë të vetes dhe nganjëherë përvojat e periudhave kritike të jetës

siç është divorci prindëror. Zhvillimi social dhe personaliteti përfshin këto dhe

shumë ndikime të tjera në rritjen e personit. Përveç kësaj, ai trajton pyetjet që

janë kryesore në të kuptuarit se si ne zhvillohemi si njerëz unik. Sa jemi ne

produkte të natyrës apo të edukimit? Sa të qëndrueshme janë ndikimet e

përvojave të mëparshme? Studimi i zhvillimit të shoqërisë dhe personalitetit

ofron perspektivë mbi këto dhe çështje të tjera, shpesh duke treguar se sa

komplekse dhe të shumëllojshme janë ndikimet në zhvillimin e fëmijëve dhe

kështu proceset e ndërlikuara që ju kanë bërë juve, personin që jeni sot.

Kuptimi i zhvillimit shoqëror dhe i personalitetit kërkon shikimin e fëmijëve

nga tre perspektiva që ndërveprojnë në formësimin e zhvillimit. E para është

konteksti social në të cilin jeton secili fëmijë, sidomos marrëdhëniet që ofrojnë

siguri, udhëzim dhe njohuri. E dyta është maturimi biologjik që mbështet

zhvillimin e kompetencave shoqërore dhe emocionale dhe nënvizon

individualitetin temperamentar. E treta është paraqitja e vetvetes nga fëmijët

gjatë zhvillimit të tyre dhe bota shoqërore. Zhvillimi social dhe personaliteti

kuptohet më së miri si ndërveprim i vazhdueshëm midis këtyre aspekteve

sociale, biologjike dhe përfaqësuese të zhvillimit psikologjik.

Zhvillimi social dhe personaliteti vazhdon gjatë adoleshencës dhe moshës së

rritur dhe ndikohet nga e njëjta përbërje ndikimesh sociale, biologjike dhe

përfaqësuese të diskutuara edhe për fëmijërinë. Kur një i rritur shikon përpara

dhe jo retrospektivisht, të pyesë "çfarë lloj njeriu po bëhem?" - ndërveprimi i

njëjtë, interesant, kompleks dhe shumëplanësh i proceseve zhvillimore qëndron

përpara.

7

KAPITULLI I

1. Zhvillimi i individit

1.1. Konceptimet filozofike lidhur me fëmijërinë

Kanë egzistuar tri filozofi madhore në lidhje me zhvillimin e fëmijëve:

Fëmijët si të lindur të këqinj - Sipas doktrinës kristiane fëmijët lindin

rebelë, të këqinj dhe duhej me anë të ndëshkimeve dhe disiplinës të

shpëtonin shpirtin e tyre.

Xhon Loke: fëmijët si tabula rasa - Fëmijët janë qenie pa tendenca të

lindura dhe mund të formohen në mënyrën që duan prindërit dhe mësuesit

duke përdorur imitimet, përsëritjet, përforcimet dhe ndëshkimet. Mirëpo

nuk duhet përdorur dhunë por dashuri dhe butësi.

Zhan Zhak Ruso: fëmijët si qenie aktive - Fëmijët zhvillohen pozitivisht

sipas planit të natyrës dhe ndërhyrjet e të rriturve do ndërhynin dhe

korruptonin këtë zhvillim.

1.1.1. Zhvillimi si proces

Zhvillimi (procesi i ndryshimeve që ndodhin gjatë gjithë hapësirës jetësore)

është shumëdimensional. Këtu përfshihen:

Zhvillimi biologjik

Zhvillimi fizik

Zhvillimi kognitiv

Zhvillimi social

Zhvillimi emocional

Zhvillimi i personalitetit

Disa teorocienë psikologjikë besojnë se pothuajse të gjitha ndryshimet

zhvillimore janë të kontrolluara nga faktorë biologjikë (natyrorë). Ndërsa të

tjerë pohojnë që nga mjedisi psikologjik (edukimi). Sidoqoftë shumica e

psikologëve bashkëkohorë besojnë se natyra dhe kujdesi i gërshetojnë ndikimet

mbi sjelljen, mendimet dhe ndjenjat tona.1

1 Pajazit Nushi, “Psikologjia 11”, Prishtinë, 2014, Libri Shkollor, f. 100.

8

o Zhvillimi është tërësor. Të gjitha fushat e zhvillimit (biologjik, fizik,

kognitiv, social, emocional, e personalitetit) varen nga njëra-tjetra dhe

gjithë zhvillimi është rezultat i këtij ndërveprimi.

o Zhvillimi ndodh gjatë gjithë jetës. Zhvillimi nuk ndodh vetëm në fëmijëri.

Disa aspekte të zhvillimit përfundojnë në moshën e adoleshencës mirëpo

disa të tjera vazhdojnë në dekadat e tjera të jetës.

o Zhvillimi është akumulativ. Zhvillimi ndikohet nga eksperiencat e

mëparshme, edhepse ky ndikim nuk është absolut.

o Zhvillimi shkon nga e thjeshta drejt një kompleksiteti më të madh. Duke u

rritur, gjërat që ishin të vështira për fëmiun, pas zhvillimit të mëtejshëm

fillojnë të bëhen të mundura.

o Zhvillimi është i diferencuar. Diferencimi i përceptimeve, ndjenjave dhe

veprimeve është diçka e vështirë për foshnjet, por jo kur ato rriten.

o Zhvillimi është i organizuar. Foshnja fillon pak nga pak të organizojë dhe

kordinojë veprimet e saj.

o Zhvillimi është relativ. Ne vazhdojmë të ndryshojmë edhe në pjekuri.

o Ndikimet e zhvillimit janë reciproke. Si fëmijët, ashtu edhe të rriturit

ndikohen nga ata që kanë përreth.

o Zhvillimi reflekton si vazhdimësi ashtu edhe mosvazhdimësi. Disa aspekte

të zhvillimit janë të vazhdueshme (zhvillimi fizik, gjuhësor) e disa të tjera

shfaqin karakteristika të stadeve.

o Zhvillimi reflekton si stabilitetin, ashtu edhe ndryshimin. Në disa raste

personaliteti ndryshon me rritje, e në disa të tjera mbetet i pandryshuar.

Ndodh që disa ndodhi të jashtme me natyrë traumatike të ndryshojnë në

mënyrë rrënjësore jetën e një individi.2

2 Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005, Progres, f. 5.

9

o Zhvillimi ka, disa herë, natyrë përsëritëse. Një individid mund ta

përjetojë dy herë krizën e identitetit: në adoleshencë dhe përsëri në

moshën e mesme. Ose atij do t’i duhet të përshtatet me faza të ndryshme

të jetës.

o Zhvillimi reflekton diferenca individuale. Ritmi dhe koha e zhvillimeve të

disa aspekteve si pesha, shëndeti, aftësitë fizike, gjatësia etj. ndryshojnë

te individë të ndryshëm.

o Zhvillimi ndikohet si nga mjedisi ashtu edhe nga trashëgimia. Disa

aspekte të zhvillimit ndikohen më shumë nga trashëgimia e disa të tjera

nga mjedisi. E rëndësishme është se në ç’mënyrë trashëgimia dhe mjedisi

ndërveprojnë dhe si mund të kontrollohen ato në mënyrë që zhvillimi të

ndodhë në mënyrën më optimale.

o Qendra e kontrollit është si e brendshme, ashtu edhe e jashtme. Ne

kontrollohemi edhe së brendshmi nga vetja jonë edhe nga njerëz dhe

ndodhi jashtë vetes sonë. Një individ që është i maturuar kontrollon veten

dhe mban përgjegjësi për zhvillimin e tij, pa fajësuar të tjerët.

o Zhvillimi është variabël. Dimensione të ndryshme të personalitetit

zhvillohen në nivele dhe ritme të ndryshme. 3

o Zhvillimi është një proces i ndërlikuar. Është produkt i proceseve të

ndryshme:

Rritja - përfshin ndryshime fizike të cilat janë sasiore

Maturimi - përfshin ndryshime që janë relativisht të pavarura nga

mjedisi dhe përcaktohen nga përbërja gjenetike e individit.

Të mësuarit - përfshin ndryshimet që janë rezultat i përvojave

(biologjike dhe sociale). Përvojat janë esenciale për zhvillimin.

o Zhvillimi përfshin si rritjen ashtu edhe dekompozimin (në pleqëri).

o Zhvillimi është kontekstual. Niveli i parë që ndikon zhvillimin quhet

mikrosistem (shkolla, shtëpia etj.), niveli i dytë mesosistem (marrëdhëniet

3 Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005, Progres, f. 7.

10

mes ekosistemeve), niveli i tretë eksosistem (mjedise në të cilat individi

nuk është prezent), niveli i fundit makrosistem (modeli i një shoqërie për

zhvillimin e individit).4

1.2. Zhvillimi psikosocial

1.2.1. Teoria e Eriksonit

Sipas tij, qeniet njerëzore zhvillohen në bazë të një plani të quajtur principi

epigjenetik. Principi epigjenetik nënkupton se personaliteti zhvillohet në bazë të

disa fazave të paracaktuara që janë të organizuara biologjikisht dhe se shoqëria

është e strukturuar në një mënyrë të tillë që të inkurajojë sfida.5

1.2.1.1. Fazat psikosociale të zhvillimit

Prej lindjes e gjer në vdekje, sipas Eriksonit, çdo individ kalon përmes tetë

stadeve të zhvillimit. Në çdo stad shfaqet një vështirësi jetësore e cila duhet të

zgjidhet për të vazhduar përpara.

Faza 1: Besim kundrejt mosbesimit (Lindje gjer 1 vjeç e gjysmë)

Besimi arrihet nëse tregohet ngrohtësi dhe kujdes për fëmijën si dhe kërkesat.

Ndërsa ankthi, zemërimi, egërsia, mosplotësimi i nevojave bazë të fëmijës

lindin mosbesim për mjedisin përreth. Momenti i besimit, përcakton qëndrimin

e fëmijës ndaj jetës.

Faza 2: Autonomia kundrejt turpit ose dyshimit (1 vjeç e gjysmë- 3 vjeç)

Fëmiu fillon të ketë kontroll mbi trupin e vet dhe mëson të vetërregullojë sjelljet

e veta duke zhvilluar sensin e autonomisë. Kur nuk lejohen të bëjnë çfarë duan

ose nxiten të bëjnë çfarë nuk kanë dëshirë të bëjnë atëherë zhvillohet një sens

turpi ose dyshimi.

Faza 3: Iniciativa kundrejt ndjenjës së fajit (3-5 vjeç)

Në këtë fazë, fëmijët zhvillojnë një sens iniciative. Nëse inkurajohen për idetë

dhe zbatimin e tyre, zhvillojnë sensin e iniciativës.

Mirëpo nëse ndëshkohet për shprehjen e planeve e dëshirave, atëherë ai zhvillon

një sens faji, e kjo shpie në frikë.

4 Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005, Progres, f. 8.

5 Anita Woolfolk, “Psikologji Edukimi”, Tiranë, 2011, CDE, f. 16.

11

Faza 4: Zelli për punë kundrejt inferioritetit (5 - 12 vjeç)

Nëse i’u vlerësohet përvetësimi i mësimeve të shkollës ata fitojnë sensin e zellit

për pune, por nëse arrijnë rezultate të ulëta ose krahasohen me fëmijë me

rezultate të larta, zhvillojnë sens inferioriteti.

Faza 5: Identiteti kundrejt konfuzionit të roleve (12-18 vjeç)

Detyrë kryesore konsiderohet arritja e një statusi të identitetit. Për Eriksonin,

identiteti është një koncept i përgjithshëm që dikush duhet të ketë për veten.

Personi është në gjendje identiteti kur ai nuk ka asnjë lloj konflikti të

brendshëm. Në adoleshencë, fëmijët vendosin për të ardhmen e tyre personale

dhe profesionale duke krijuar kështu një sens identiteti dhe ndjenjë sigurie. Ata

të cilët nuk mund të vendosin, bien pre e konfuzionit të roleve.

Faza 6: Intimiteti kundrejt izolimit (18-35 vjeç)

Në moshën e rritur të hershme, kriza psikosociale fokusohet te arritja e

intimitetit, të pranojë nevojën e një personi tjetër për intimitet. Nga ana tjetër,

individët që kanë frikë të hyjnë në marrëdhënie ndërpersonale mund të

zhvillojnë një sens izolimi.

Faza 7: Gjenerativiteti kundrejt stanjacionit (35-65 vjeç)

Kur individi është produktiv dhe krijues, i vlefshëm për veten dhe të tjerët, lind

një sens i realizimit personal. Në moshën e rritur të mesme, shumica e njerëzve

vendosin rutina duke shpjerë në stanjacion, ku fokusohet në nevoja vetjake dhe

komfortin e jetës së tij.

Faza 8: Integriteti kundrejt dëshpërimit (65 vjeç e më shumë)

Nëse të moshuarit e shohin të kaluarën si arritje dhe me krenari, do ndjehen të

integruar. Kur mendojnë se kanë marrë vendime të gabuara ose nuk kanë marrë

vendime fare, ndjehet i dëshpëruar dhe fillon të ketë neveri, të urrejë veten e tij.6

Ndonëse shumica e psikologëve pajtohen me Piazhenë te përshkrimet e

hollësishme se si mendojnë fëmijët, shumë prej tyre nuk janë të pajtimit me

shpjegimet e tij lidhur me arsyen pse mendimi i tyre zhvillohet në këtë mënyrë.

Një nga problemet që paraqet modeli i fazave është mungesa e konsistencës në

mendimin e fëmijëve. Një tjetër problem shfaqet kur vërejmë se proceset mund

të jenë më të vazhdueshme sesa duken në pamje të parë. Poashtu duket sikur

6 Anita Woolfolk, “Psikologji Edukimi”, Tiranë, 2011, CDE, f. 34.

12

Piazhe i nënvlerëson aftësitë kognitive të fëmijëve, veçanërisht të atyre më të

vegjël. Kritika e fundit ndaj teorisë së Piazhesë lidhet me faktin se ajo

anashkalon efektet e rëndësishme që kanë te fëmijët grupet shoqërore dhe

kulturore.

1.3. Zhvillimi psikosocial në foshnjëri

Temperamenti është rezultat i ndërveprimit të trashëgimisë biologjike me

eksperiencën. Studiuesit Tomas dhe Çes përcaktuan 9 karakteristika të sjelljes

dhe reagimit të foshnjave:

1. Niveli i aktivitetit

2. Rregullsia e funksioneve biologjike (gjumit, të ecurit, aktivitetit etj.)

3. Të qenit i afruar ose i tërhequr (ndaj stimujve të rinj)

4. Përshtatshmëria, fleksibiliteti i sjelljes së tij

5. Pragu i reagimit

6. Intensiteti i reagimit

7. Cilësia e humorit

8. Hutueshmëria

9. Vëmendja dhe qëndrueshmëria e saj

Sipas Frojdit, personaliteti zhvillohet që në vitin e parë të jetës, kur nevojat e

fëmijës plotësohen nëse kënaqen nevojat e tij orale. Nëse nevojat e foshnjës

plotësohen prej prindërve (ose atyre që kujdesen për të) në mënyrë të

vazhdueshme dhe me ngrohtësi, foshnja fillon ta shohë botën si një vend të

sigurt. Në të kundërt, do zhvillojë mendimin se është një vend i pasigurt.

1.3.1. Karakteristikat e prindërve

Sipas studimeve, janë 6 dimensione të prindërimit që ndikojnë në zhvillimin e

fëmijës (social, emocional, intelektual): të kushtuarit vëmendje, kontakti fizik,

stimulimi verbal, stimulimi material, përgjigjet dhe sjellja kufizuese. Për dallim

nga të tjerat, i fundit ka efekt negativ.

Sa më shumë dhe sa më herët që stimulohet foshnja, aq më shumë zhvillohet

intelektualisht. Foshnjat ndikohen poashtu nga sjelljet emocionale të prindërve

të tyre në mënyrë direkte dhe indirekte.7

7 Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005, Progres, f. 186.

13

1.3.2. Ankthi nga të panjohurit

Frika nga të panjohurit shfaqet te foshnjet pas moshës 9 muajshe. Kjo tregon se

para kësaj moshe, ata nuk mund të diferencojnë të rriturit që i rrethojnë. Fëmijët

të cilët ndodhen në mjedise me një numër të madh njerëzish, ka më pak të

ngjarë të shfaqin frikë ose e shfaqin në përmasa të vogla.

Sapo fëmija bëhet familjar me mjedisin e tij, ai krijon disa pritshmëri. Kur ka

ndodhi të papritura, kjo gjë shpie në frikë sepse është në mospërputhje me

pritshmëritë e tij.

1.3.3. Zhvillimi i konceptit për veten

Mendimi për veten përfshin njohjen e mëvetësisë së vetes prej të tjerëve.

Zhvillimi i konceptit është i lidhur me atashimin e hershëm të fëmijës me

prindërit dhe shkon paralel me zhvillimin kognitiv, social e emocional.

Fëmija fillon të ndjehet i sigurtë atëherë kur i krijohet një mjedis i tillë. Ai nis të

eksplorojë aspekte të ndryshme të botës së tij fizike dhe sociale.

1.4. Zhvillimi psikosocial në moshën parashkollore

1.4.1. Zhvillimi i konceptit për veten

Koncepti për veten8 është sensi që një person ka për identitetin e tij fizik dhe

psikologjik. Koncepti për veten është një pjesë e rëndësishme e personalitetit të

individit.

Formimi i konceptit për veten është një proces gradual dhe është i lidhur

ngushtë me zhvillimin kognitiv, emocional dhe social të fëmijës. Mënyra se si

ndërveprojnë të tjerët me ta, ka shumë rëndësi. Sipas studiuesve, në moshën

parashkollore shfaqen procesi i imitimit dhe identifikimit.

Imitimi është proces kompleks i të mësuarit të diçkaje përmes vëzhgimit të një

modeli të caktuar sjelljeje.

“Fëmijët mësojnë më shumë nga ajo që je, sesa nga ajo që i mëson.”

W. E. B. Du Bois

Identifikimi është procesi me anë të të cilit personi i atribuon mendërisht vetes

mendimet, ndjenjat dhe veprimet e një personi tjetër. Identifikimi me prindërit

në moshën parashkollore është një dukuri e zakonshme.

8 Dija që ka individi se kush është dhe se çfarë e bën atë të ndryshëm nga të tjerët.

14

Fëmija fillon të ketë koncept për veten nga mosha 18 muajshe, edhepse koncept

primitiv. Koha kur ai e dallon qartë veten nga të tjerët është mosha 2 vjeç.

Mes moshës 3-4 vjeç, fillon të bëjë dallimin mes vetes së brendshme dhe vetes

së jashtme (vetes trupore). 9

Ndërsa nga mosha 6-7 vjeç, fëmija fillon që ta përshkruajë veten më shumë me

terma psikologjikë: si ndjehen, karakteristikat e personalitetit të tyre dhe

marrëdhëniet me të tjerët.

1.4.2. Koncepti për gjininë

Formimi i konceptit për gjininë luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e vetes.

Nga mosha 2-3 vjeçare, fëmijët fillojnë të bëjnë dallimin mes gjinive dhe të

etiketojnë veten me gjininë që iu përkasin, duke formuar kështu identitetin

gjinor. Nga mosha 6 vjeçare, e kuptojnë se gjinia është diçka e pandryshueshme

dhe se djemtë kur rriten bëhen burra e vajzat - gra. Zhvillimi i vetëdijes për

gjininë dhe identitetin gjinor janë ndodhi madhore njohëse, sepse kjo e ndihmon

fëmiun të mësojë se cilat sjellje janë të përshtatshme dhe të pranueshme për

femrat dhe meshkujt në një shoqëri të dhënë.

1.4.3. Formimi i roleve gjinore

Identiteti seksual, ka prirjen që të formohet herët në jetë dhe të jetë i

qëndrueshëm. Disa studime tregojnë se në moshën 2-3 vjeç, fëmijët janë dakord

me faktin se vajzat dëshirojnë të lozin me kukulla, të ndihmojnë nënat e tyre,

ndërsa djemtë të lozin me makina etj. Zhvillimi i roleve gjinore është rezultat i

ndërveprimit të faktorëve biologjikë dhe mjedisorë.10

1.4.3.1. Ndikimi i faktorëve biologjikë

Frojdi11

mendonte se historia dhe sjellja e individit janë direkt të lidhura me

proceset riprodhuese. Sipas tij, seksualiteti është instiktual.

Eriksoni12

mendonte se diferencat gjinore te meshkujt dhe femrat burojnë nga

dallimi individual mes të dy grupeve. Kjo quhet ndryshe doktrina: “anatomia

është përcaktuese, vendimtare”.

9 Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005, Progres, f. 235.

10 Po aty, f. 238.

11 Sigmund Freud ishte neurolog austriak dhe themeluesi i psikoanalizës, një metodë klinike për trajtimin e

psikopatologjisë nëpërmjet dialogut midis një pacienti dhe një psikoanalisti. 12

Erik Homburger Erikson ishte psikolog i zhvillimit dhe psikoanalist i njohur për teorinë e tij mbi zhvillimin psikologjik të qenieve njerëzore.

15

Ndërsa studiues të tjerë mendojnë se hormonet janë faktor i rëndësishëm në

zhvillimin e roleve gjinore. Është e vështirë të përcaktohet se kush ndikon më

shumë në sjellje gjinore, faktori biologjik apo ai mjedisor.

1.4.3.2. Ndikimi i faktorëve kognitivë

Laurence Kohlberg13

mendonte se sapo fëmija bëhet i vetëdijshëm për

identitetin e tij gjinor, fillon të organizojë sjelljet dhe mjedisin e tij në përputhje

me modelet e përshtatshme. Kur ai arrin të kategorizojë veten në kategorinë

mashkullore ose femërore, atëherë përpiqet që të jetë konsistent mes përdorimit

të kategorisë dhe sjelljes aktuale që kryen.

1.4.3.3. Ndikimi i faktorëve mjedisorë - familjar dhe social

Fëmijët konsiderojnë diçka të përshtatshme për rolet gjinore duke u ndikuar

edhe nga stereotipet sociale në të cilat ata ekspozohen. Stereotipet gjinore

ndryshojnë nga një shoqëri në tjetrën si dhe ndryshojnë me kohën. Influencat

familjare shfaqen në diferencat e roleve gjinore të prindërve dhe vëllezërve.

Ndërsa influencat sociale shfaqen në modele që jepen për fëmijën në shkollë,

letërsi, filma, televizion.

Prindërit janë modeli i parë i rolit gjinor për fëmijët e tyre. Socializimi i roleve

gjinore fillon shumë herët, me lindje, kur merret vesh gjinia e fëmijës. Djemtë

përshkruhen si të fortë, të shkathët ndërsa vajzat foshnja si delikate, të bukura

ndonëse kjo mund të mos jetë fare kështu. Prindërit janë ata që vajzat i

inkurajojnë të jenë më të varura e të buta ndërsa djemve u jepet më shumë liri.

Loja poashtu ndikon në zhvillimin e roleve gjinore. Në moshën 3 vjeçare djemtë

lozin me kukulla porsi vajzat. Nga mosha 5 vjeçare, ata fillojnë të lozin me

lodra të “përshtatshme” për ta: makina, varka, pushkë. Vajzat luajnë me

kukulla, enë kuzhine etj. Poashtu fillon grupimi për lojë djemtë me djem dhe

vajzat me vajza.14

1.4.3.4. Androgjinia

Androgjinia15

( gr. andros për mashkull dhe gyne për femër) i referohet

personave që janë në gjendje të veprojnë në një mënyrë që është në përputhje

me situatën, pavarësisht nga seksi i tyre.

13

Lawrence Kohlberg ishte një psikolog amerikan i njohur për teorinë e tij të fazave të zhvillimit moral. 14

Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005, Progres, f. 242. 15

Androgjinia është kombinimi i karakteristikave mashkullore dhe femërore në një formë të paqartë. Androgjinia mund të shprehet në lidhje me seksin biologjik, identitetin gjinor, shprehjen gjinore, ose

16

Studiuesja për rolet gjinore Sandra Bem mendon se është më mirë për të gjithë

ne sikur të bëheshim më androgjenë. Njerëzit me nivele të larta të zhvillimit të

egos ka më shumë të ngjarë që të jenë androgjenë.16

1.5. Zhvillimi psikosocial në fëmijërinë e mesme

Fëmijëria e mesme përfshin periudhën prej 6 deri 10-11 vjeç. Është kohë që

lidhet sa me fillimin e shkollës dhe nga ana tjetër me futjen në pubertet.17

Edhepse nuk janë bërë shumë studime për këtë periudhë, modelet e sjelljes që

përvetësohen në këtë periudhë ndikojnë në përvojën e mëvonshme si adoleshent

ashtu edhe në moshën e rritur.

Për ta, ndryshimi më i madh është fillimi i shkollës fillore, ku fëmijës i duhet të

përvetësojë një sërë shprehish komunikimi dhe bashkëpunimi me moshatarët,

pos asaj që duhet të përvetësojë njohuri. Përvetësimi i këtyre shprehive ndikon

dukshëm në nivelin e vetëvlerësimit të fëmijës si dhe në jetën e tij të

mëvonshme si i rritur.

Marrëdhëniet me moshatarët zhvillohen dukshëm dhe luajnë një rol të

rëndësishëm në zhvillimin social dhe në zhvillimin e personalitetit të fëmiut.

Tashmë ata janë të aftë të kuptojnë ndjenjat, mendimet dhe synimet e njerëzve

të tjerë dhe kështu kuptojnë si është të jesh shok dhe të kesh një të tillë.

Funksionet e shoqërisë janë të shumta:

Mësojnë konceptet dhe shprehitë sociale

Zhvillojnë vetëvlerësimin

Përforcojnë normat, vlerat dhe qëndrimet e grupit

Shoqëria e qëndrueshme, krijon qëndrime më të mira për shkollën dhe

arrijnë rezultate më të mira

Është mjet vetëshprehjeje

Mund të shërbejë si kompensim i njëri-tjetrit.

1.5.1. Zhvillimi i konceptit për veten

Tiparet fizike, mendore dhe të personalitetit të fëmijës, bëhen më komplekse për

ta në këtë moshë. Meqë koncepti për veten në këtë kohë nuk është aq i saktë,

identitetin seksual. Dallimet e ndryshme të androgjinisë tregojnë ndërlidhjen komplekse mes aspekteve të seksit, gjinisë dhe seksualitetit. 16

Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005, Progres, f. 243. 17

Pajazit Nushi, “Psikologjia 11”, Prishtinë, 2014, Libri Shkollor, f. 89.

17

fëmijët mund të mendojnë më pozitivisht për kompetencat e tyre sesa nga sa

kanë në të vërtetë.

1.5.2. Vetëvlerësimi

Koncepti për veten dhe vetëvlerësimi shpesh konsiderohen koncepte të njëjta.

E thamë edhe më lartë se koncepti për veten ka të bëjë me faktin se kush jeni

dhe se çfarë mund të bëni.18

Koncepti për veten është strukturë kognitive, një

opinion për personin që përfaqësoni, për shembull, që jeni atlet i mirë. Ndërsa

vetëvlerësimi ka të bëjë me faktin nëse ju e shihni veten në mënyrë pozitive apo

negative. Është reagim afektiv - në tërësi, një gjykim për vlerësimin e vetes.

Këtu përfshihet besimi në vetvete dhe krenaria për personin që përfaqësoni.

Vetëvlerësimi është një ndjesi tërësore e përgjithshme për vlerën e vetes,

përfshirë konceptet që keni për veten në të gjitha fushat e jetës, pra “gjykim

përmbledhës” për vlerën tuaj si njeri.

Vetëvlerësim i lartë - pëlqeni veten dhe ndjeheni kompetent. Vlerësim i ulët -

nuk e pëlqeni veten dhe nuk ndjeheni kompetent. Vetëvlerësimi ndikohet nga

fakti që kultura ku jetoni i vlerëson apo jo cilësitë dhe aftësitë tuaja.

Në moshën e fëmijërisë së mesme, vetëvlerësimi ka të bëjë me suksesin e

fëmijës në shkollë. Edhepse fëmija që ka sukses në shkollë, ka vetëvlerësim të

lartë dhe e kundërta më fëmiun që nuk ka sukses, lidhja mes vetëvlerësimit dhe

suksesit nuk duhet parë si absolute. Në zhvillimin e vetëvlerësimit ndikojnë

edhe shumë faktorë të tjerë.

Çfarë roli kanë lavdërimet në këtë moshë? Nëse përdoren me masë dhe kur janë

të merituara, ato rrisin vetëvlerësimin. Mirëpo gabimi qëndron kur përdoren në

mënyrë të tepruar dhe kur nuk i meritojnë sepse atëherë fëmiu fiton bindjen se

ai është qendra e universit dhe se çfarëdo të bëjë është në rregull. Kjo mund të

shkaktojë konfuzion dhe probleme në marrëdhënie me moshatarët.

Kujdes, thonë studiuesit! Fëmija i mbilavdëruar mund të mos kuptojë ç’është e

gabuar dhe ç’është e drejtë.

Ka të paktën dy pyetje që mësuesit duhet të ngrenë në lidhje me vetëvlerësimin:

1) Si ndikon vetëvlerësimi në sjelljen e fëmijës në shkollë?

18

Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005, Progres, f. 235.

18

2) Si ndikon jeta në shkollë në vlerësimin që ka nxënësi për veten?

Përgjigjja për pyetjen e parë, vjen nga studimet që tregojnë se vetëvlerësimi

pozitiv është i lidhur me rezultate më të mira në shkollë.

Ndërsa për pyetjen e dytë - Hoge, Smiti dhe Hanson (1990) konstatojnë se

kënaqësia e nxënësve në shkollë, ndjesia e tyre se mësimet janë interesante dhe

mësuesit të përkushtuar, si dhe vlerësimet dhe komentet e mësuesve për ta,

ndikojnë në vlerësimin e nxënësve për veten. Interesant është fakti që

veprimtaritë e posaçme si “Nxënësi më i mirë i javës” ose vendosja në klasa me

nxënës të mirë në matematikë, kishin shumë pak ndikim mbi vetëvlerësimin.

Arsyet që individët japin për sukseset apo dështimet e tyre janë gjithashtu të

rëndësishme. Nxënësit duhet t’ua atribuojnë sukseset e tyre - veprimeve vetjake

dhe përpjekjeve vetjake - jo fatit apo ndihmës së të tjerëve, në mënyrë që të

arrijnë krijimin e respektit për veten.

Përsa i përket konceptit për veten, përgjatë viteve të shkollës kemi parë variante

të ndryshme të sjelljeve si nga djemtë edhe nga vajzat, në raport me

kompetencat e tyre në matematikë, sporte dhe mësimin e gjuhëve. Vajzat priren

të mendojnë se janë më të afta se djemtë në fushën e leximit dhe krijimit të

marrëdhënieve të ngushta shoqërore. Djemtë kanë më shumë besim te vetja në

fushën e matematikës dhe atletikës. Për sa i përket vlerësimit të vetvetës, një rol

të madh luan familja.

KAPITULLI II

2. Personaliteti

Rjedha e proceseve psikike dhe shfaqja e e cilësive të individit duhet kuptuar si

një tërësi e natyrshme dhe e pandashme. Kjo ndërlidhje dhe organizim i

proceseve psikike, aftësive, cilësive, interesave dhe qëndrimeve të individit e

bën një unitet që ne e quajmë personalitet të atij individi.19

2.1. Definicionet e personalitetit

Çështja e personalitetit është një çështje sa e rëndësishme aq edhe e ndërlikuar.

Janë dhënë shumë definicione mbi personalitetin si:

19

Pajazit Nushi, “Psikologjia 11”, Prishtinë, 2014, Libri Shkollor, f. 187.

19

“Personaliteti është një formë apo model i funksionimit integral të të

gjitha tipareve dhe karakteristikave të një individi”

“Një unitet i organizuar dhe i integruar që përbëhet nga shumë elemente

të cilat veprojnë së bashku si një tërësi funksionale”

“Paraqet një grup të organizuar idesh, qëndrimesh, tiparesh, vlerash dhe

veprimesh (shprehish) të individit që pasqyrojnë rolin dhe statusin e tij të

veprimit ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes”

“Qenie njerëzore që mendon, ndjen dhe vepron, e cila në pjesën më të

madhe të rasteve e ndjen dhe e konsideron veten si një individ të veçuar

nga individët tjerë. Qenia njerëzore nuk ka personalitet, ajo është

personalitet.”

Studiuesi më i njohur i problematikës së personalitetit, është psikologu

amerikan Goldon Olport. Ai personalitetin e përkufizon si “organizim dinamik

brenda individit të atyre sistemeve psikofizike që e përcaktojnë adaptimin e tij

unik në ambient”. Personaliteti është së pari organizim, një unitet i posaçëm i

komponenteve mentale dhe fizike. Ky organizim është dinamik sepse

ndryshohet. Mënyra e adaptimit të individit mund ta sqarojë personalitetin e tij.

Përmes këtyre definicioneve, përfshihen tiparet e veçanta, aftësitë, besimet,

qëndrimet, vlerat, motivet dhe format e rëndomta të adaptimit. Poashtu

përfshijnë temperamentin - reaksionet tipike emocionale, disponimet, pastaj

karakterin, sjelljet e individit - anën e tij morale. Këto definicione përfshijnë atë

që quhet strukturë e personalitetit e cila është një ndër çështjet kryesore kur

flasim për personalitetin. Kryesisht ndriçohen tri çështje: struktura, dinamika

dhe zhvillimi i personalitetit.

2.2. Struktura e personalitetit

Mendimet janë të ndryshme mbi atë se çka e bën strukturën e personalitetit

mirëpo pikëpamja më e afirmuar është ajo, sipas së cilës, më së miri është që

theksi të vihet në një varg cilësish të përgjithshme, aspektesh të personalitetit që

njihen si tipare. Me tipar kuptojmë një cilësi të vazhdueshme të individit që

hetohet në konsekuencën e sjelljes së tij në situata të ndryshme. Tipare

konsiderohen: temperamenti, karakteri, konstitucioni trupor, aftësitë, motivet,

qëndrimet dhe interesat. Ekziston një numër shumë i madh tiparesh të

personalitetit.

20

1.1.1. Temperamenti

Temperamenti paraqet anën emocionale të personalitetit - shpejtësinë e shfaqjes

së emocioneve, intensitetin e tyre, zgjatjen dhe tonin emocional i cili dominon.20

Me këtë çështje janë marrë edhe grekët e vjetër si Hipokrati që mendonte se

reagimet e njeriut janë të përcaktuara nga llojet e ndryshme të langjeve të tij.

Hipokrati e quajti temperament - nga fjala latine temperamentum që do të thotë

përzierje. Sipas tij, përmenden katër tipe të temperamentit - sanguinik, kolerik,

melankolik dhe flegmatik.

Temperamenti sanguinik karakterizohet me reagime të shpejta, është i

lëvizshëm, me emocione që shfaqen shpesh e shpejtë, por që janë të

fuqishme dhe nuk zgjasin shumë.

Këta individë hidhërohen lehtë, por iu kalon shpejtë; janë të hareshëm dhe të

shoqërueshëm; shumë shpejtë e ndërrojnë disponimin prej atij negativ në

pozitiv.

Temperamenti kolerik ka ndjenja të fuqishme të cilat shfaqen vrullshëm,

shumë shpejtë dhe zgjasin shumë. Kolerikët janë të rëndë për shoqërinë,

shpërthejnë shpejt dhe vështirë tolerojnë.

Temperamenti melankolik karakterizohet me ngacmueshmëri të dobët

emocionale. Tipi melankolik përjeton ndjenja të fuqishme që i zgjasin por

tenton t’i fshehë. Ata e shohin gjithmonë anën e errët të jetës, janë të

brengosur dhe të trishtuar.

Temperamenti flegmatik karakterizohet me reagime të rralla dhe të

ngadalshme. Flegmatikët janë njerëz të qetë, gati indiferent.

Ekzistojnë edhe klasifikime të tjera të temperamentit, ndërmjet të cilave

dallohen veçmas klasifikimi i Jungut, i Kreqmerit dhe i Sheldonit.

1.1.1.1. Tipologjia e Jungut

Sipas Jungut, dallojmë dy tipe të individëve - ektravert dhe introvert.

Personaliteti ekstravert shfaq vazhdimisht interesim për njerëzit dhe

ngjarjet, realitetin që e rrethon. Është i qetë, ka vetëbesim, ka dëshirë të

flasë, adaptohet lehtë dhe kërkon ndihmë nga të tjerët.

20

Pajazit Nushi, “Psikologjia 11”, Prishtinë, 2014, Libri Shkollor, f. 190.

21

Personaliteti introvert është i mbyllur në vete, i matur dhe botën e shikon

subjektivisht, është i tërhequr dhe nuk ka besim te të tjerët.

Jung, hetoi më vonë se të gjithë njerëzit nuk mund të jenë plotësisht ekstravert

ose introvert dhe vuri në pah tipin e tretë - ambivert. Tipi ambivert përmban

reagime të të dy tipave të mëparshëm.21

1.1.1.2. Tipologjia e Kreçmerit

Kreçmer, psikiatri gjerman, në tipologjinë e tij personalitetin e paraqet në lidhje

me konstitucionin trupor. Sipas ndërtimit të trupit, ekzistojnë tre tipe - tipi

piknik, atlet dhe leptosom.

Tipat piknikë janë të shkurtër, trashë dhe të rrumbullakët.

Tipat atletë kanë kraharor të gjerë, muskuj të zhvilluar, eshtra të gjerë.

Tipat leptosom janë të gjatë, të dobët, me kraharor të ngushtë, gjymtyrë të

gjata dhe të dobëta.

Përveç këtyre, ai bëri një ndarje tjetër psikologjike, tipin: skizotim dhe ciklotim.

Tipi skizotim është i izoluar, preferon vetminë, i tërhequr, ngacmohet

lehtë, i mban idetë me këmbëngulje dhe në mënyrë fanatike. Ndaj të

tjerëve është i ftohtë, thumbues dhe ironik. Këto veçori janë karakteristika

me përmasa të të sëmurëve skizofrenë.

Tipi ciklotim ka kontakte me të tjerët, interesohet për ngjarjet e ambientit,

është i hapur, ka qëndrim miqësor, i hareshëm, praktik, me humor. Këto

veçori deri në ekstrem, paraqesin reagimet e të sëmurëve nga psikoza

maniakalo-depresive.22

1.1.1.3. Tipologjia e Sheldonit

Edhe Sheldon, sikurse Kreçmer, tipologjinë e tij e mbështet në karakteristikat

trupore. Sipas tij dallohen tri komponente të dukjes trupore: endomorfe,

mezomorfe dhe ektomorfe.

Njerëzit me dominim të komponentes endomorfe janë të trashë, me trup

të rrumbullakët dhe të butë, gjymtyrë të holla dhe të dobëta.

Ata me dominim të komponentes mezomorfe kanë muskuj dhe eshtra të

zhvilluar, kraharor të gjerë, trup të fortë dhe me plot energji fizike.

21

Pajazit Nushi, “Psikologjia 11”, Prishtinë, 2014, Libri Shkollor, f. 191. 22

Pajazit Nushi, “Psikologjia 11”, Prishtinë, 2014, Libri Shkollor, f. 191.

22

Individët më dominim të asaj ektomorfe, dallohen me muskuj të

pazhvilluar, trup të dobët dhe delikat, gjymtyrë të gjata, sistem nervor dhe

shqisa të zhvilluara.23

Krahas tyre, Sheldon kishte studiuar dhe analizuar thellësisht edhe cilësitë e

temperamentit, përkatësisht personalitetit, të mbështetur në procedurën

statistikore të korelacionit. Ka përfunduar se ka tri grupe cilësish personale të

cilat i quan komponente të temperamentit. Varësisht prej komponentit që është

dominant, kemi temperamentin viscerotonik, somatotonik dhe cerebrotik.

Tipi viscerotonik ka temperament stabil, dëshirë për shoqërim, adhurim i

ushqimit, komoditet fizik, qëndrim i butë, ngrohtësi ndaj njerëzve.

Temperamenti somatonik dallohet me një aktivitet të theksuar muskulor

dhe fizik, qëndrueshmëri trupore, adhurim të ushtrimeve fizike,

gatishmëri për rreziqe, gara, agresivitet etj.

Temperamenti cerebrotik ka këto cilësi: shmangie nga aktiviteti dhe

lëvizja, adhurim i vetmisë, tërheqje dhe izolim, ndjeshmëri emocionale,

nuk e preferon zhurmën.

Pas një analize, përfundoi se individët me komponenten trupore endomorfe

kanë temperament viscerotonik, ata të komponentes mezomorfe -

temparamentin somatotonik, kurse ata të ndërtimit trupor ektomorf për nga

temperamenti janë cerebrotonik.

1.2. Çrregullimet e personalitetit

Çrregullimet e personalitetit përfshijnë trajta të pandryshuara, të keqpërshtatura,

të cilat shkaktojnë distres të madh ose paaftësinë për t’u shoqëruar me të tjerët.

Këto çrregullime nuk varen nga kushte mjekësore, stresi ose situata që nxisin

përkohësisht individin të sillet në mënyra që janë jashtë karakterit të tij.24

Personaliteti narcistik - përfshin ndjesi të tepruar vetërëndësie dhe

vetëtërheqjeje. Fjala narcizëm vjen nga miti grek i Narcisit, mashkull i ri

dhe i bukur, i cili ra në dashuri me imazhin e tij. Këta individë kërkojnë

admirim, vëmendje.

Çrregullim ‘borderline’ personaliteti - Individët me këtë lloj çrregullimi

kanë një prapavijë të vazhdueshme marrëdhëniesh intensive, por të

paqëndrueshme. Kanë vetimazhe thellësisht jorealiste; janë

23

Po aty. 24

Pajazit Nushi, “Psikologjia 11”, Prishtinë, 2014, Libri Shkollor, f. 203.

23

vetëshkatërrues dhe impulsivë, harxhojnë shumë para, abuzojnë me droga

dhe kërcënojnë se do bëjnë vetëvrasje. Ata janë poashtu të luhatshëm

emocionalisht sepse kalojnë nga zemërimi në eufori e pastaj në ankth.

Çrregullimi antisocial i personalitetit - Sipas Manualit Diagnostifikues

dhe Statistikor, njerëzit me këtë çrregullim duhet të plotësojnë të paktën

tri nga shtatë kritere:

1. Thyerja e përsëritur e ligjit

2. Mashtrimi i të tjerëve

3. Impulsiviteti dhe paaftësia për t’i planifikuar gjërat paraprakisht

4. Përfshirja e përsëritur në rrahje ose sulme fizike

5. Demostrim moskujdesi për jetën e vet apo të të tjerëve

6. Papërgjegjshmëri, dështim në plotësimin e obligimeve ndaj të tjerëve

7. Mungesa e pendimit për veprime që dëmtojnë të tjerët.

Këta njerëz duhet t’i kenë bërë këto sjellje qysh nga fëmijëria. Mirëpo jo

të gjithë njerëzit e dhunshëm i përkasin këtij çrregullimi si dhe jo të gjithë

psikopatët janë të dhunshëm.

Cilësi e përbashkët e njerëzve

me çrregullim antisocial të

personalitetit është mungesa e

plotë e ndërgjegjes dhe

empatisë.

1.2.1. Çrregullimi i shumëfishtë i personalitetit

Çrregullimi i shumëfishtë i personalitetit është një çrregullim mendor disociativ,

tek i cili ekzistojnë dy ose më shumë personalitete të ndara brenda të njëjtit

individ. Personalitetet te ky çrregullim shpesh kontrastojnë veten origjinale, për

shembull mund të jenë të ashpra, nëse përsonaliteti origjinal është i dobët.

Personalitetet e tjera kanë moshën dhe gjininë e tyre. Secili ka xhestikulacionet

përkatëse, posturën, mënyrën përkatëse të të folurit. Nganjëherë ata janë persona

imagjinarë, nganjëherë janë kafshë. Çdo personalitet pasi shfaqet merr nën

kontroll personin dhe ky proces quhet “switching”. “Switching” mund të

ndodhë brenda disa sekondave, minutave por edhe ditëve. Gjithashtu personat

24

me DID përjetojnë një numër problemesh psikiatrike duke përfshirë këto

simptoma:

Depresion

Luhatje humori

Tendenca suicidale

Çrregullime të gjumit

Ankth dhe atak paniku

Abuzim me drogë dhe alkool

Simptoma psikotike si halucinacione vizuale ose auditore

Çrregullime të të ngrënit.

Shkaqet e DID janë akoma të paqarta por studimet tregojnë që është një

përgjigje psikologjike ndaj stresorëve interpersonal dhe mjedisorë, veçanërisht

gjatë viteve të para të fëmijërisë ku neglizhimi emoional dhe abuzimi mund të

ndikojë zhvillimin e personalitetit. 99% e individëve me DID kanë pasur histori

të vazhdueshme kërcënuese dhe abuzuese në një fazë të ndjeshme zhvillimi

(zakonisht para orës 9). Kërkimet tregojnë se në familje ku prindërit janë

kërcënues dhe të paparashikueshëm, fëmijët mund të zhvillojnë DID. Shumica e

këtyre personave janë femra që janë abuzuar fizikisht ose seksualisht nga

prindërit, kushërinjtë ose shokë të ngushtë për periudha të gjata kohore gjatë

fëmijërisë. Psikologët thonë se ky çrregullim mund të shërohet me anë të

psikoterapisë.

1.3. Karakteri

Sipas një pikëpamjeje të pranishme te psikologët e Evropës, karakteri

përkufizohet si grumbull cilësish të vazhdueshme që ka një individ. Sipas kësaj

pikëpamjeje, karakteri identifikohet me personalitetin. Thuhet se karakteri është

i pranishëm në strukturën totale të personalitetit.

Sipas një pikëpamjeje më të ngushtë dhe të përcaktuar, karakteri përfshin

cilësitë e përhershme të cilat bazohen në anën morale të individit e që shprehin

edhe vullnetin e tij. Në kuadër të karakterit përfshihet fenomeni i vullnetit.

Individi që ka vullnet të formësuar thuhet që ka karakter.

Me karakter, pra, kuptojmë atë grumbull tiparesh personale të cilat shprehin

anën morale të individit dhe cilësitë e vullnetit të tij.

Nëse te një individ mungon ana morale, nëse ai nuk ka parime morale pozitive,

atëherë kemi një njeri pa orientim moral, njeri të veprimit momental. Nga ana

tjetër, nëse te individi nuk hasim: vendosshmëri, qëndrueshmëri, konsekuencë

25

në sjellje, atëherë individi nuk mund t’i sendërtojë parimet morale pozitive në

praktikë. Ndaj nuk mund të themi se ka karakter të formuar.

Vlerësimin e karakterit e bëjmë duke u nisur nga zgjedhjet e vendimet që i merr

individi në rastet kur veprimet e tij ndikojnë në mirëqenien e të tjerëve. Individi

me karakter të mirë bën veprime në të mirë të tjerëve dhe vetes.

KAPITULLI III

3. Personaliteti i fëmijëve

3.1. Intelegjenca dhe personaliteti

Zhvillimi i personalitetit varet edhe prej shkallës së inteligjencës. Fëmija me

intelegjencë është në pozitë të favorshme sepse është në gjendje të plotësojë

pritshmëritë e të tjerëve.

Ndërsa intelegjenca e lartë mund të jetë pengesë sepse ekziston rreziku real që

t’ua krijojë ndjenjën e superioritetit, e për këtë arsye bëhen të padëshirueshëm

apo të paaftë t’i adaptohen rrethit. Aftësia e tij për t’i kuptuar më shpejtë gjërat

dhe t’u japë më shpejtë përgjigje - pyetjeve, lehtë mund të krijojë xhelozi te

shokët e tij.25

Përgjegjësia e shkollës, e edukatorëve dhe e prindërve ndaj fëmijës me

intelegjencë të lartë, padyshim është e madhe (fëmijë të tillë janë 2%). Para së

gjithash, duhet pasur kujdes shëndetin fizik të fëmijës së tillë. Ai nuk guxon të

bëhet objekt argëtimi. Është mirë të shoqërohet me fëmijë që kanë aftësi të

përafërta me të, mirëpo nuk duhet anashkaluar kontakti me fëmijë që janë nën

nivelin e tij intelektual. Është e dëshirueshme të bashkëpunojë me shokë, t’i

shmanget izolimit. Prej tyre, nuk duhet të kërkohet shumë në shkollë. Ekziston

rreziku të bëhen tipa sipërfaqësorë.

Fëmijët që mësojnë më vështirë paraqesin problem serioz. Me ta tallen shokët e

prindërit i qortojnë sepse nuk i plotësojnë pritshmëritë e tyre. Presioni nga

prindërit i detyron të ikin nga shkolla, shtëpia dhe u jep ndjenjën e dështimit në

jetë. Prej tyre duhet të kërkohet më pak në shkollë dhe t’u përshtatet programi

mësimor. Prindërit dhe mësimdhënësit duhet t’i kenë parasysh aftësitë e fëmijës

dhe të mos i tejkalojnë mundësitë e tij. Kërkesat mbi kapacitetin e tyre,

shkaktojnë mossukses e nëse janë të shpeshta - neuroza.

25

Vera Smilaniq - Çollanoviq, Ivan Toliçiç, “Psikologjia fëmijënore”, Prishtinë, 1966, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome të Kosovës, f. 222.

26

3.2. Familja dhe zhvillimi i

personalitetit

Psikoanalitikët i japin rëndësi

fëmijërisë së hershme për

formimin e personalitetit, mirëpo

kanë kaluar në ekstremitet duke

thënë se në këtë ndikim është vendimtare perioda e pesë viteve të para. Kjo

sepse personaliteti ndërrohet dhe zhvillohet si në vitet e para edhe në fëmijëri të

vonë, adoleshencë e edhe në moshën e pjekurisë.

Familja ka një ndikim dominant në zhvillimin e fëmijës.26

Fëmija ndër prindër i

sheh idealet ndaj të cilave tenton. Familja normale, ku fëmija ka dashurinë

prindërore e ndjenjën e sigurisë, është e domosdoshme për zhvillimin e drejtë të

personalitetit. Praktika psikologjike dhe psikiatrike ka treguar se përqindje e

madhe e fëmijëve problemë rrjedhin nga familje të çrregulluara, mirëpo jo

medoemos. Ky nuk është i vetmi kusht dhe i vetmi shkak i delikuencës dhe

formimit të gabueshëm të personalitetit. Nëse fëmija me prindër të

shkurorëzuar, krijon lidhje të shëndoshë me të dy ose njërin prind, ai do ta

kalojë krizën. Rendi i lindjes së fëmijëve në familje ka rëndësi për formimin e

personalitetit të tyre. Fëmija i parë dhe i fundit kanë pozitë të posaçme në

shtëpi. Adlerian i dha vëmendje marrëdhënieve mes motrave dhe vëllezërve dhe

pozitën e tyre psikologjike të rradhës së lindjes në një familje. Ai karakterizoi

pesë pozita psikologjike: më i vjetri, i dyti nga dy fëmijë, i mesmi, më i vogli dhe

i vetmi.

Fëmija më i madh pranon një vëmendje të madhe dhe derisa është i vetmi

fëmijë, ka vëmendjen e të gjithëve. Ka tendencë për të qenë i varur,

punëtor dhe përpiqet të mbetet përpara. Kur vjen fëmija i dytë, ai e ndjen

veten të larguar nga pozita e preferuar dhe beson se i sapoardhuri do t’ia

marrë dashurinë që është mësuar ta pranojë.

Fëmija i dytë që prej lindjes, e ndan vëmendjen me një fëmijë tjetër.

Është energjik tërë kohën dhe sillet sikur të ishte në garë. Konkurrenca

26

Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005, Progres, f. 243.

27

mes dy fëmijëve të parë influencon jetën e tyre të mëvonshme. I dyti

është shpesh e kundërta e të parit.

Fëmija i tretë shpesh ndihet i ndrydhur. Ai fiton bindjen se jeta është e

padrejtë. Mund të jetë paqebërësi në familjet që kanë konflikte.

Fëmija më i vogël është beba e familjes dhe më i përkëdheluri. Ata

shpesh zhvillohen në mënyra që asnjë anëtar i familjes nuk i ka menduar.

Fëmija i vetëm ka problem të veçantë. Mund të mësohet të mos ndajë ose

bashkëpunojë me të tjerët. Ka marrëdhënie të mira me të rriturit. Shpesh

është i llastuar nga prindërit dhe bëhet i varur nga ta.

3.2.1 Përshtatja e stilit prindëror ndaj personalitetit të fëmijës

Studiuesja Diana Baumrid ka përcaktuar këto stile të prindërimit:

Stili autoritarian - dogmatik, kufizues, ndëshkues, respekton punën dhe

përpjekjet e fëmijës, vendos limite dhe kontroll të tepërt mbi fëmijët, pak

komunikim verbal me ta.

Stili autoritativ - bazohet te arsyeja, lejon autonominë, vlerëson edhe

bindjen, vendos rregulla por lejon edhe diskutime, fëmiu nxitet të jetë i

pavarur por vihen edhe limite dhe kontrolle në veprimet e tij. Ka

komunikim verbal, ngrohtësi dhe përkujdesje ndaj fëmijës.

Stili liberal - jo ndëshkues, jo kërkues, jo kontrollues. Autonomia shihet

si më e rëndësishme se bindja.27

Identifikoni temperamentin e fëmijës suaj. Mendoni për sjelljen tipike të

fëmijës suaj. A i pëlqen të takojë njerëz të rinj dhe të provojë gjëra të reja

apo ai ka nevojë për pak kohë për t'u ngrohur në situata sociale? Ndoshta

ai bie diku në mes. A ndihet fëmija juaj ndjenja e gjërave të thella, duke

filluar nga lumturia intensive deri te zemërimi i egër, apo është

përgjithësisht i qetë?

Ndërto mirëkuptimin. Fëmija juaj kalon gjithë ditën, duke u marrë me

aktivitete, ndërkohë që ju pëlqeni të kontrolloni listën tuaj të detyrave. Ju

dhe partneri juaj e doni takimin me njerëz të rinj, por fëmija juaj do të

preferonte të qëndronte në shtëpi. Shpesh, ekziston një mospërputhje

27

Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005, Progres, f. 243.

28

midis temperamentit të fëmijës dhe temperamentit të prindit. Kjo

mospërputhje mund të çojë në konflikt. Kuptimi i temperamentit tuaj dhe

i fëmijës suaj ju lejon të tërhiqeni, të fitoni perspektivë dhe të mbeteni të

duruar.

Në vend që të bëhesh i frustruar, mund të kërkosh zgjidhje dhe

kompromise. Për shembull, ju mund t’i ndihmoni një fëmije të

introvertuar duke i ofruar paralajmërime përpara një situate të re, duke i

dhënë detaje se çfarë të presin dhe si të reagojnë dhe duke e angazhuar në

aktivitete të grupeve të vogla në vend të tubimeve më të mëdha, kur kjo

është e mundur. Disa prindër në këtë situatë zbulojnë se një kompromis

funksionon mirë, p.sh. "Unë e di që nuk i pëlqen festat. Le të shkojmë për

45 minuta dhe pastaj do të kthehemi në shtëpi.”

Mbani nevojat tuaja të ndara. Një tjetër sfidë e zakonshme e prindërimit

është ajo e ndarjes së nevojave prindërore dhe stilit temperamentar nga

ajo e fëmijëve tanë. Një prind mund të besojë se një fëmijë "ka nevojë"

për shumë aktivitete shoqërore, për shembull, kur në fakt, prindi dëshiron.

E rëndësishme është të shihni fëmijët tuaj si individë.

Përkrahni fëmijën tuaj. Kultura jonë priret të shpërblejë sjellje të qeta dhe

të nënshtruara. Nëse keni një fëmijë me energji të lartë dhe emocion

intensiv, me siguri keni pasur gjykime nga të afërmit ose miqtë. Kuptimi

se karakteristikat e temperamentit janë unike dhe të lindura mund të

ndihmojnë në largimin e presionit, duke ju lejuar të shihni tiparet e

fëmijës tuaj si pika të forta potenciale. Kjo ju vë në një vend më të mirë

për t'iu përgjigjur komenteve negative në mënyra që janë të dobishme për

fëmijën tuaj, p.sh. "Po, ajo është e gjallë dhe e pavarur. Ajo e di saktësisht

se çfarë dëshiron. Ajo po punon për të mësuar kompromisin."

Teoritë rreth temperamentit janë thjeshtë një mjet në kutinë e veglave të

prindërve. Njohja e karakteristikave të personalitetit mund t'ju ndihmojë të

kuptoni më mirë nevojat e fëmijës suaj dhe se si ta ndihmoni më mirë rritjen e

saj. Është e rëndësishme të mbani mend, megjithatë, se temperamenti është

vetëm një aspekt i zhvillimit dhe përvojës së fëmijës. Sjelljet mund të ndikohen

nga mjedisi, sëmundjet, pritjet kulturore dhe aftësitë e kufizuara në zhvillim.

Temperamenti nuk është gjithmonë një karakteristikë e caktuar. Fëmijët me

tipare introvertuese të personalitetit mund të mësojnë të bëhen më socialë. Një

fëmijë me një ndërrim të shpejtë temperamenti mund të mësojë vetë-

rregullimin. Përdorni njohuritë tuaja për temperamentin si një vegël, por mos

29

vendosni etiketa tek fëmija juaj (p.sh. i turpshëm, kokëfortë) që mund ta

kufizojnë rritjen e saj.

Nga mosha 3 deri 5 vjeçare, personaliteti i fëmiut vjen duke dalë në pah.

Çfarë lloj ndryshimesh mund të prisni dhe çfarë mund të bëjnë prindërit për të

ndihmuar fëmijën e tyre të lulëzojë? A duhet madje të përpiqemi të ndërhyjmë?

Nga kjo moshë, fëmijët ndjehen më rehat duke u shprehur me fjalë, thotë Kirby

Deater-Deckard, profesor i psikologjisë në Institutin Politeknik të Virginias dhe

në Universitetin Shtetëror dhe autor i “Parenting Stress”. Të folurit është mjet i

rëndësishëm i të menduarit.28

Gjatë këtyre viteve, parashkollorët gjithashtu

fitojnë më shumë vetëkontroll. Ata fillojnë të mbështeten më pak tek ju dhe të

tjerët dhe më shumë në veten e tyre. Ata janë duke mësuar se si të qetësohen kur

ngazëllehen, frikësohen ose mërziten dhe po bëhen më të vëmendshëm dhe më

pak reagues me emocione. Parashkollorët fillojnë të ndërtojnë vetëbesimin e

tyre. Ata janë gjithashtu "duke fituar shumë përvojë në të mësuarit se si t'i

trajtojnë të tjerët", thotë Deater-Deckard. Nga mosha 5 vjeçare, fëmijët

zakonisht fillojnë të tregojnë më shumë shqetësim për nënën dhe babanë, më në

fund duke filluar të kuptojnë se edhe ata kanë nevojat dhe ndjenjat e tyre. Ata

gjithashtu fillojnë të tregojnë dashuri më lehtë, të zhvillojnë një jetë imagjinare

dhe mund të kuptojë dallimin mes kërkesave dhe bashkëpunimit.

3.2.2. Mënyrat që mund të ndihmoni rritjen e personalitetit të fëmijës tuaj

Ndërsa personaliteti i fëmijës suaj do të lulëzojë në mënyrë të natyrshme, ka

shumë gjëra që mund të bëni për të ndihmuar, si dhe disa gjëra për të shmangur.

1. Mos harroni se fëmija juaj është unik. "Fëmijët ndryshojnë në mënyra të

mrekullueshme nga njëri-tjetri në personalitetet e tyre në lulëzim," thotë

Deater-Deckard. Kjo përfshin vëllezërit e motrat. Në fund të fundit,

"zhvillimi i personalitetit të shëndoshë nxitet nga prindërimi që është i

ndjeshëm dhe i përgjegjshëm për pikat e forta dhe nevojat individuale të

fëmijës".

2. Nxitni lojërat. Loja ka një ndikim të madh në zhvillimin e fëmijës. Mjekja

pediatre Tanya R. Altmann, autorja e “Thirrjet e nënave: Dr. Tanya

Përgjigjet në Top 101 Pyetjet e Prindërve rreth Foshnjave dhe Vegjëlve”,

thotë se koha që u jepni fëmijëve për të luajtur është çelësi për të

ndihmuar në lulëzimin e personalitetit të fëmijës suaj. Studiuesit e shohin

28

Vera Smilaniq - Çollanoviq, Ivan Toliçiç, “Psikologjia fëmijënore”, Prishtinë, 1966, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome të Kosovës, f. 91.

30

lojën si diçka të këndshme dhe intriguese, sepse ajo kënaq nxitjen

eksploratore që ka çdo individ.29

Loja ndihmon fëmijët të zhvillohen fizikisht, psiqikisht dhe

emocionalisht. Ajo i mëson ata të punojnë në grupe, të zgjidhin

konfliktet, të zhvillojnë imagjinatën e tyre dhe të përpiqen për role të

ndryshme. Kur fëmijët luajnë, ata praktikojnë vendim-marrje, mësojnë të

ngriten për vete, të krijojnë, të eksplorojnë dhe të udhëheqin.

3. Shmangni etiketimet. Ju dëshironi që personaliteti i fëmijës tuaj të

zhvillohet më vete, pa u formuar nga pikëpamjet tuaja (ose të askujt

tjetër). Kështu që shmangni etiketimin e fëmijës suaj me fjalë si “i

turpshëm”, “kokëfortë”, “emocional” ose “i vështirë”.

4. Jini një shembull. Ju ndoshta jeni personi që parashkollori juaj e sheh dhe

imiton më së shumti. Pra, varet nga ju modelimi i mirësjelljes, ndarjes me

të tjerët dhe durimit. Zakonisht fëmija identifikon veten me prindin e të

njejtës gjini.30

5. Kuptoni se është natyra dhe edukimi. Mos e ngjitni personalitetin e

fëmijës suaj vetëm për natyrën e tij ose për edukimin që ju ofroni. Të dyja

kanë rëndësi, Deater-Deckard thotë, dhe të dyja punojnë "së bashku për të

krijuar diversitetin e personaliteteve të fëmijëve dhe të rriturve"

6. Le të jetë fëmija juaj vetëvetja, jo imazh i juaji. Ndoshta jeni shumë i

fokusuar, i qetë, ose i turpshëm. Ju mund të dëshironi që fëmija juaj të

jetë ashtu. Por është shumë më e rëndësishme që fëmija juaj të jetë

vetëvetja dhe që fëmija juaj të bëjë miq dhe të takojë botën në mënyrën e

vet.

Ka më shumë mënyra për të ndihmuar rritjen e personalitetit të fëmijës suaj. Për

shembull, leximi te fëmija juaj parashkollor mund të jetë një çelës i

rëndësishëm, thotë Altmann. Ajo gjithashtu favorizon kufizimin e kohës në

televizion. Ekspertët e tjerë rekomandojnë mbështetjen e interesave të fëmijëve

tuaj dhe zgjerimin e përvojave të fëmijës suaj. Si e ndihmoni personalitetin e

fëmijës suaj të zhvillohet, mund të jetë po aq unike sa edhe fëmija juaj.

3.2.3. A duhet të përpiqeni ta ndryshoni fëmijën tuaj?

Parashkollorët duhet t'u lejohet të jenë vetëvetja. Nga vitet parashkollore,

Deater-Deckard thotë se pjesët kryesore të personalitetit janë tashmë mjaft të

qëndrueshme. Por ata nuk janë të ngurtë. "Njerëzit ndryshojnë", thotë ai, dhe

pjesët që përbëjnë personalitetin tonë kanë njëfarë fleksibiliteti. Ai sugjeron që

në vend të përpjekjes për të ndryshuar personalitetin e fëmijës suaj,

29

Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005, Progres, f. 254. 30

Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005, Progres, f. 236.

31

përqendrohuni në dhënien e përvojave "që mund të mbështesin rritjen në

drejtime të reja" për fëmijën. "Unë inkurajoj prindërit që të kënaqen dhe të

shijojnë cilësitë individuale dhe fuqitë individuale të secilit fëmijë," thotë

Deater-Deckard, "ndërsa përpiqen të kuptojnë se si t'i përgjigjen sjelljeve më

sfiduese ose të vështira të po atij fëmije".

Këshilla kryesore e Deater-Deckard për prindërit është të "përpiqen të krijojnë

një mjedis të dashur dhe mbështetës, në vend që të përpiqen ta bëjnë fëmijën të

bëhet një lloj i caktuar i personit".

3.3. Shkolla dhe zhvillimi i personalitetit

Personaliteti i një fëmije varet nga disa faktorë, duke përfshirë përbërjen e

familjes, mjedisin shtëpiak, socializimin, përvojat e fëmijërisë, arsimin, statusin

socio-ekonomik, profesionin e prindërve, mjedisin në shkollë etj.

Shkollimi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e personalitetit. Tani shkolla

është vendi më i mirë për të identifikuar aftësitë dhe shkathtësitë e tyre të

fshehura. Shkolla konsiderohet të jetë e dyta pas shtëpisë për shkak të ndikimit

të saj në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve. Shkolla është institucioni

kryesor i vazhdueshëm dhe plotësues në të cilin fëmijët zhvillojnë shëndetin

mendor dhe personalitetin e mirë.31

Një pjesë e fëmijëve që kanë qenë në

kopshte, kanë njëfarë eksperience lidhur me të qenit larg nga shtëpia për një

pjesë të madhe të ditës. Kjo e bën më të lehtë përshtatjen me shkollën fillore.

Edhepse kjo përshtatje nuk është e lehtë sepse niveli i detyrave është më i

ndërlikuar.32

Fëmijët që përballen me detyra sfiduese besohet se rezultojnë me

personalitet me vetëbesim më vonë në jetë. Gjatë fëmijërisë së mesme, fëmijët

zhvillojnë një ndjenjë të vetëvlerësimit dhe individualitetit, krahasuar me

bashkëmoshatarët e tyre. Fëmijët që ndihen kompetentë, ata që përjetojnë

vështirësi në mësimin e hershëm në shkollë, kanë një qëndrim pozitiv ndaj

mësimit. Ekspozimi i tyre rritet dhe rrit aftësitë njohëse. Aftësitë shoqërore-

emocionale ndihmojnë fëmijët të vazhdojnë detyrat sfiduese, në mënyrë

efektive të kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë dhe të jenë të kujdesshëm në

veprimet e tyre. Ndryshe nga fëmijët e tjerë që përballen me përshtatje të dobët

në shkolla, rezultojnë në depresion dhe izolim social më shumë se

bashkëmoshatarët e tjerë, niveli i zemërimit dhe agresionit rritet në sjelljen e

tyre. Kanë ndjenja të shpeshta të zhgënjimit dhe paaftësisë dhe zhvillojnë një

model negativ të adaptimit në shkollim. Ata kanë vetëbesim dhe vetëvlerësim të

31

Barkha Sharma, Jagdish Patidar “Effects of Different School Environment on Personality Development of Rural Girls Students in Ratlam District.” International Journal of Current Microbiology and Applied Sciences f.411- 416. https://doi.org/10.20546/ijcmas.2018.702.052 32

Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005, Progres, f. 260.

32

ulët dhe nuk kanë kuptim në jetë dhe në disa raste përpiqen të bëjnë vetëvrasje.

Në një situatë të tillë, një fëmijë ka nevojë për një terapist, i cili kontrollon

punën e tij në shkollë, marrëdhëniet ndërpersonale, punon për përmirësimin e

sjelljeve, përpiqet të ndryshojë mendimet e tyre, të heq neglizhimin nga mendja

e tij dhe përpiqet ta kthejë atë në normalitet.

REZYME

Tema që është shtjelluar, ka rëndësi, sepse është pikërisht personaliteti që

formohet në fëmijëri e vazhdon zhvillimin gjer në fund të jetës, duke krijuar

njerëz unikë. E rëndësishme është që si prindërit, ashtu edhe mësuesit t’i

kushtojnë vëmendje kësaj çështjeje dhe të përdorin metodat e komunikimit dhe

veprimit që përshtaten më së miri me personalitetin e fëmijës.

Kur lindin fëmijët, cilat përgjegjësi sjell lindja e tyre në jetën e prindërve të tyre

dhe shoqërisë që i rrethon? Si duhet të organizohet gjendja e tyre e jetës dhe

arsimi? Cilat janë nevojat e tyre aktuale dhe të ardhshme? Çfarë aftësish do të

zhvillohen gjatë jetës së tyre? Si t'i edukoni ata në mënyrë që ata të jenë subjekt

i veprimeve të tyre, të vetëdijshëm për pozitën dhe vendin e tyre në botë? Si

mund të kontribuojë shkolla në zhvillimin e personalitetit të fëmijës? Cili është

roli i edukimit të fëmijërisë së hershme në formimin gjithëpërfshirës të të

vegjëlve, të adresuara në tekstet akademike dhe ligjore, por jo gjithnjë të bëra

konkrete në praktikat edukative në çerdhe dhe parashkollorë?

Reflektimet tona i dedikohen këtyre pyetjeve. Ne e dimë, megjithatë, se duke

pasur parasysh kompleksitetin e tyre, ne nuk jemi në gjendje të shtjellojmë

nëpër të gjitha çështjet në një artikull të vetëm. Ne do të paraqesim, pra, disa

parime që ne i konsiderojmë si themelore për të kuptuar zhvillimin e

personalitetit të fëmijëve të vegjël.

Mësues të mirë janë ata që përkushtohen ndaj nxënësve të tyre. Ata përballen

me një larmi fëmijësh me aftësi dhe probleme të ndryshme: gjuhë të ndryshme,

situata të ndryshme familjare dhe aftësi të ndryshme vetjake. Ata duhet të

përshtatin mësimdhënien me nevojat e nxënësit. Gjatë gjithë kohës së trajtimit

të materialit akademik, ata duhet të kujdesen edhe për nevojat emocionale të

nxënësve, të ndihmojnë nxënësit të krijojnë një përfytyrim më të mirë për veten

e tyre dhe të nxisin te ata ndjenjën e detyrës dhe përgjegjshmërisë.

33

Formimi i personalitetit të mirë, ndihmon individët të jenë vetja, të krijojnë

marrëdhënie të mirëqena me rrethin shoqëror si dhe të përballojnë faza kritike

që sjell jeta, bashkë me probleme tjera.

34

LITERATURA

Pajazit Nushi, “Psikologjia 11”, Prishtinë, 2014, Libri Shkollor

Theodhori Karaj, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, 2005,

Progres

Anita Woolfolk, “Psikologji Edukimi”, Tiranë, 2011, CDE

Vera Smilaniq - Çollanoviq, Ivan Toliçiç, “Psikologjia fëmijënore”,

Prishtinë, 1966, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës

socialiste autonome të Kosovë

Barkha Sharma, Jagdish Patidar “Effects of Different School Environment

on Personality Development of Rural Girls Students in Ratlam District.”

International Journal of Current Microbiology and Applied Sciences,

f.411- 416. https://doi.org/10.20546/ijcmas.2018.702.052