shtËpia botuese mësuesi - media printmediaprint.al/uploads/books/ekonomia-12.pdf · 4.3...
TRANSCRIPT
SH
TË
PI
A
BO
TU
ES
E
Ekonomiamësuesi12
Libër Merita Shuka
1
KLIKONI KËTU
www.mediaprint.al
2
3
4
5
Përmbajtja
1. Rëndësia e lëndës së ekonomisë ..............................................................4
2. Përmbajtja e librit të ekonomisë ..................................................................6
3. Zhvillimi i aftësive ......................................................................................9
4. Objektivat mësimorë ....................................................................................11
4.1 Objektivat e arritjes ..............................................................................11
4.2 Objektivat specifike të arritjes ............................................................18
4.3 Objektivat për çdo temë mësimore ..................................................22
5. Metodat mësimdhënëse ..............................................................................30
6. Vlerësimi i nxënësit .....................................................................................35
7. Modele mësimore ........................................................................................38
7.1 Plani mësimor vjetor i mësuesit ...........................................................38
7.2 Model mësimi .....................................................................................48
7.3 Miniteste ..............................................................................................52
7.4 Test kapitulli .........................................................................................54
7.5 Fletë vlerësimi të nxënësit ..................................................................59
6
Rëndësia e lëndës së ekonomisë
Përvetësimi si duhet i bazave të ekonomisë është i domosdoshëm për të kuptuar ngjarjet ekonomike dhe ndryshimet në ekonominë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërkohë individët dhe komunitetet janë duke u përpjekur që të adaptojnë ndryshimet strukturore në shoqëri, të gjeneruara nga ndiki-met e ndryshimeve teknologjike dhe konkurrenca e bashkëpunimi ndërkom-bëtar.
Është shumë e rëndësishme që nxënësit të marrin vendime në jetën e tyre, të jenë pjesëmarrës aktivë në një ekonomi globale, anëtarë produktivë të forcës së punës e qytetarë të përgjegjshëm, si dhe promotorë të sistemit të sipërmarrjes së lirë.
Mendimi ekonomik ose “mënyra ekonomike e të menduarit” është një produkt themelor i studimit të lëndës së ekonomisë. Një mendim i tillë kritik i përgatit nxënësit të analizojnë dhe të gjykojnë me kujdes jo vetëm efektet afatshkurtra të vendimmarrjeve të tyre, por edhe efektet e tyre afatgjata dhe rrjedhojat që këto vendime sjellin. Lënda e ekonomisë, gjithashtu, u ofron nxënësve një kuadër vital, brenda të cilit nxënësit mund të marrin vendime ekonomike personale, të analizojnë çështje dhe politika publike aktuale dhe të kuptojnë marrëdhëniet komplekse ndërmjet sistemeve kulturore, politike dhe ekonomike.
Përvetësimi i parimeve të përgjithshme të mendimit ekonomik synon krijimin tek nxënësit të njohurive, shprehive dhe qëndrimeve e vlerave eko-nomike, që janë në përshtatje me kërkesat e kornizës kurrikulare kombëtare. Përvetësimi i njohurive ekonomike vjen në mënyrë graduale, nëpërmjet pro-cesit të krijimit të aftësive të nevojshme të nxënësve, ndërgjegjësimit për rolin e tyre si agjentë ekonomikë, si politikëbërës dhe vendimmarrës aktivë për çështjet ekonomike.
Realizimi i përmbajtjes së lëndës konkretizohet me shembuj, ilustrime dhe nëpërmjet ushtrimit praktik të nxënësve në rolin e tyre si prodhues, si shitës të produkteve, si taksapagues, si zotërues burimesh materiale, si votues, kur ata delegojnë kompetencat, si konsumatorë, si kursimtarë dhe pse jo, si in-vestitorë. Në këtë mënyrë nxënësit aftësohen për të punuar në grup e për të ndërmarrë veprimtari nxitëse, fokusohen në situata konkrete, trajtojnë kon-cepte, fakte dhe situata ekonomike, bëjnë analiza dhe arrijnë në përfundimet përkatëse.
Lënda e ekonomisë bërthamë synon që nxënësit: duke përdorur arsyetimin ekonomik dhe konceptin e burimeve të kufi-
zuara, të bëjnë zgjedhjet ekonomike, që përfshijnë kostot oportune dhe të marrin vendime të rëndësishme për jetën e tyre;
duke kuptuar instrumentet nxitëse të sistemeve të ndryshme ekonomike, të aftësohen për të fituar një kuptim më të mirë për mënyrën sesi sistemet ekonomike funksionojnë;
1
7
të ndërgjegjësohen se ne të gjithë jemi pjesë e një ekonomie botërore dhe kjo kërkon që ata të ekzaminojnë bashkëveprimin dhe ndërvarësinë në mar-rëdhëniet ekonomike, që rezultojnë nga këmbimi dhe tregtia.
Kjo do t’i ndihmojë nxënësit që të zhvillojnë aftësitë e tyre për të inter-pretuar problematikën ekonomike në situata të reja të zhvillimit ekonomiko - shoqëror, të zhvillojnë përkushtimin e vazhdueshëm në trajtimin e çështjeve ekonomike dhe të pjesëmarrjes aktive në zhvillimin e qytetarisë, si dhe të zhvillojnë mendimin kritik dhe aftësinë për të ndjekur problematikën eko-nomike në perspektiva të reja të zhvillimit shoqëror.
8
Përmbajtja e librit të ekonomisëLibri i ekonomisë trajton problemet kryesore mikroekonomike, mak-
roekonomike, si dhe ato të tregtisë ndërkombëtare. Ai studion parimet, kon-ceptet, aspektet më të rëndësishme të jetës ekonomike e shoqërore.
Teksti i nxënësit është hartuar mbi bazën e objektivave, në të cilat përcaktohen konceptet kryesore (njohuri, aftësi, qëndrime) që synojnë këto objektiva. Njo-huritë e reja dhe përpunimi i tyre shprehen nëpërmjet objektivave të programit.
Konceptet
Në linjën e parë – “Ekonomia e tregut”, prezantohen këto terma dhe kon-cepte kryesore:
pamjaftueshmëri, kosto oportune, faktorët e prodhimit, sistemi ekonomik, pronë private, sistem çmimesh, konkurrencë, aftësi sipërmarrëse, fitim, fluksi i qarkullimit ekonomik, treg, çmim, kërkesë, ofertë, ligji i kërkesës, ligji i ofertës, çmim ekuilbër, sasi ekuilibër, elasticitet i kërkesës, elasticitet i ofertës, çmim tavan, çmim dysheme, konsumator, buxhet personal, kredi, sipërmar-rje, biznes individual, ortakëri, korporatë, aksion, obligacion, bilanc, pasqyrë e rezultateve financiare, kosto fikse, kosto variabël, kosto marxhinale, kosto mesatare, kosto totale, produkt i përgjithshëm fizik, marxhinal, mesatar, ligji i të ardhurave zbritëse, strukturë tregu, konkurrencë e plotë, konkurrencë mo-nopoliste, oligopol, monopol, oferta e punës, kërkesa e punës, paga, renta, interes, etj.
Në linjën e dytë – “Ekonomia kombëtare”, prezantohen këto terma dhe kon-cepte kryesore:
Buxhet i qeverisë, eksternalitet, taksa, taksë përpjesëtimore, taksë regresive, taksë progresive, taksa direkte, taksa indirekte, parimi i aftësisë për të paguar, parimi i përfitimit, deficit buxhetor, borxh publik, para, ofertë monetare, funksionet e parasë, bankë tregtare, GDP, GDP reale, GDP nominale, GDP për frymë, inflacion, deflacion, cikël, biznesi, rënie ekonomike, rritje eko-nomike, krizë, piku, pika më e ulët, fuqi punëtore, papunësi ciklike, papunësi sezonale, papunësi friksionale, papunësi strukturore, politikë fiskale, politikë monetare, rezervë monetare, operacion i tregut të hapur, normë e rezervës së detyrueshme, etj.
Në linjën e tretë – “Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare”, prezantohen këta terma dhe koncepte kryesore:
tregti, import, eksport, përparësi absolute, përparësi relative, tregti e lirë, proteksionizëm, tarifa mbi importin, kuota mbi importin, barriera admin-istrative, kurs këmbimi valutor, bilanc tregtar, bilanci i pagesave, integrim ekonomik, zonë e lirë, bashkim ekonomik, bashkim doganor, etj.
2
9
Përmbajtja e tekstit është trajtuar përmes 3 linjave bazë, në të cilat kërkohet që nxënësit të aftësohen dhe jo vetëm të përvetësojnë konceptet, parimet kryesore ekonomike, por dhe t’i përdorin ato për të kuptuar dhe për të vlerë-suar vendimet e së sotmes dhe të perspektivës.
Përmbajtja e çdo linje
Linja e parë : Ekonomia e tregutKjo linjë fokusohet në krijimin tek nxënësi të koncepteve e të arsyeti-
meve ekonomike për vendimmarrjen në kushtet e burimeve të kufizuara ekonomike. Nëpërmjet kuptimit dhe analizës së këtij fakti, arrihet në një qartësim ekonomik për idenë, se të gjitha zgjedhjet ekonomike shoqërohen me një kosto.
Nxënësit njihen me veprimin e ligjit të kërkesës dhe të ofertës në eko-nominë e tregut dhe pajisen me mjetet e analizës që ata mund t’i përdorin edhe në linjat e tjera. Gjithashtu, ata njihen e diskutojnë për parimet, mbi të cilat bazohet vendimmarrja e firmave, financimi i tyre, si dhe nivelet e konkurrencës së tregut.
Linja e dytë : Ekonomia kombëtareAktivitetet ekonomike të qeverisë ndikojnë në mirëqenien tonë të për-
ditshme. Njohja me rolin dhe funksionet, që ka një qeveri në ekonominë e tregut, dhe identifikimi e analiza e problemeve të ndryshme, si papunësia, in-flacioni, rënia ekonomike, do t’i ndihmojnë nxënësit për të kuptuar më mirë realitetin makroekonomik dhe politikat fiskale apo monetare që ndiqen për stabilitetin e ekonomisë. Në këtë linjë, nxënësit mësojnë, gjithashtu, përm-bajtjen, funksionet dhe format e parasë në një ekonomi monetare, si dhe rolin e bankave tregtare dhe të Bankës Qendrore.
Linja e tretë : Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtareVendet dhe ekonomitë e tyre ndërveprojnë dhe ndërlidhen gjithnjë e më
shumë me njëra - tjetrën, duke pasur përfitime. Kuptimi për tregtinë e lirë, proteksionizmin, si dhe kursin e këmbimit valutor, do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më mirë ndërvarësinë globale ekonomike të vendeve.
Orët mësimoreSasia e orëve mësimore sipas linjave në planin vjetor të mësuesit/es (shih
seksionin e fundit të këtij libri) është si më poshtë:
Linja e parë : Ekonomia e tregut - 39 orë;Linja e dytë : Ekonomia kombëtare - 23 orë;Linja e tretë: Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare - 6 orë. Gjithsej 68 orë.
10
Sasia e orëve mësimore për secilën linjë është rekomanduese. Mësuesit, kur hartojnë planin vjetor, duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës; ata janë të lirë të ndryshojnë me 10% (shtesë ose pakësim) orët e reko-manduara për secilën linjë. Kjo do të thotë se, mësuesi/ja mund të vendosë të përparojë më ngadalë, kur vë re se nxënësit e tij/saj hasin vështirësi të veçanta në përmbushjen e objektivave të nënlinjës, por mund të ecë më shpejt, kur nxënësit e tij/saj demonstrojnë një përvetësim të kënaqshëm.
Një vend të rëndësishëm në zhvillimin e lëndës duhet të zënë edhe orët e përpunimit të njohurive, gjatë të cilave nxënësve duhet t’u krijohet mundësia të realizojnë detyra tematike, veprimtari praktike e projekte kurrikulare, të zgjidhin situata problemore nga jeta, etj.
Në orët mësimore, që i përkasin përpunimit të njohurive, mësuesi/ja zhvillon edhe tema me nismën e tij/saj ose me kërkesën e vetë nxënësve. Këto tema mund të kenë pikënisje ngjarje aktuale ose thjesht kurreshtje të nxënësve.
Pjesë e përpunimit të njohurive është rishqyrtimi vjetor, i cili ka për qël-lim të nxjerrë në pah konceptet dhe të përforcojë shprehitë e qëndrimet e nxënësve.
Gjatë përpunimit të njohurive duhet t’i kushtohet kohë e posaçme veça-nërisht kultivimit të:
aftësive të përgjithshme: aftësia e komunikimit, menaxhimit të informacion-it, e zgjidhjeve problemore, e të menduarit kritik dhe krijues;
aftësive të posaçme lëndore: forcimi i personalitetit; aftësia për të vendosur në kohë dhe hapësirë situatat ekonomike; aftësia për të kuptuar, për të analizuar dhe për të argumentuar lidhjet shkak – pasojë; aftësia për të hetuar, për të interpretuar dhe për të parashikuar ngjarje ekonomike; aftësia krijuese për shkrimin e një eseje apo referati, duke sjellë një opinion dhe qëndrim të vetin; aftësia për krahasimin dhe renditjen e veçorive të ngjarjeve ekonomike, siste-meve ekonomike, strukturave të tregut; aftësia për të përdorur teknologjinë e informacionit, si mjet burimor; aftësia për komunikimin e saktë të njohurive, opinioneve, mendimeve, aftësia për punë kërkimore, punë në grup etj;
formimit të qëndrimeve: qëndrimi etiko - social etj, gjatë punës në grupe të vogla nxënësish.
11
Zhvillimi i aftësive Aftësitë që mund të përfitohen në lëndën e ekonomisë, klasifikohen në
aftësitë e të menduarit dhe strategjitë e të menduarit.Aftësitë e të menduarit përfshijnë aftësitë për të mbledhur, interpretuar,
organizuar, analizuar, vlerësuar dhe sintetizuar informacionin.Strategjitë e të menduarit përfshijnë përpunimin e informacionit, kur
nxënësit marrin pjesë në zgjidhjen e problemit, në procesin e vendimmar-rjes, në hulumtimin e në konceptualizimin. Më poshtë ofrohen shpjegime se si aftësitë dhe strategjitë e të menduarit mund të organizohen në lëndën e ekonomisë. Nxënësit, gjatë zhvillimit të kurrikulës së ekonomisë, duhet të fitojnë këto aftësi:
1. Për të mbledhur informacion. Për këtë nxënësi duhet të jetë i aftë:
diagrama, fjalor etj);-
cionit;
qëllimin për të cilin është përdorur informacioni;
(elementet kryesore, idetë kryesore dhe elementet mbështetëse);
2. Për të përdorur informacionin:Për këtë nxënësi duhet të jetë i aftë :
kronologjike dhe logjike, si dhe duke identifikuar dallimet dhe ngjashmëritë e të dhënave;
3. Për të prezantuar informacionin:Për këtë nxënësi duhet të jetë i aftë :
dispozicion;
logjik;
4. Për të marrë pjesë dhe për të ndërvepruar në grup:Për këtë nxënësi duhet të jetë i aftë :
3
12
kenë këndvështrime të ndryshme;
procedurat demokratike që ndihmojnë vendimmarrjet në grup;
Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të theksohet se në lëndën e ekono-misë nxënësit duhet të praktikohen për zgjidhjen e konflikteve dhe të problemeve të ndryshme. Për këtë qëllim, nxënësit duhet të realizojnë hapat e mëposhtëm të një procesi të vendimmarrjes e të zgjidhjes së konflikteve/problemeve:
nga zgjidhja e të cilit varen vlerat e intersat për të gjithë.
Nxënësit duhet të ndihmohen të kuptojnë që, ndërsa një problem mund të zgjidhet duke vepruar në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër, zgjidhja e tij mund të krijojë një problem të ri. Ky kuptim duhet t’i nxisë nxënësit të peshojnë me kujdes zgjidhjet alternative.
Aftësitë e marra më sipër duhet të aplikohen në zgjidhjen e konflikteve, zgjidhjen e problemeve dhe në procesin e vendimmarrjes. Nxënësve duhet t’u krijohen mundësi që aftësitë e mësipërme t’i përdorin në situatat e më-poshtme:
1. Për të gjetur problemin/et duke:
2. Për të zgjidhur problemin e identifikuar nga mësuesi/ja ose të identifi-kuar prej vetë nxënësve:
dhjen e problemit;
kur është e nevojshme.
3. Për t’u përfshirë në zgjidhjen e problemit:-
ave demokratike të vendimmarrjes.
13
Objektivat mësimorë
4.1 OBJEKTIVAT E ARRITJES
Objektivat e përgjithshëm të programit të ekonomisë janë pasqyruar në programin e kësaj lënde.
Objektivat e programit janë për të gjithë nxënësit. Kjo do të thotë që të gjithë nxënësve duhet t’u jepet mundësia për t’i realizuar ato. Realizimi i objektivave në kapituj ose në tema dhe renditja e tyre është zgjedhje e lirë e zbatuesit të programit. Kështu, për shembull, nëse programi i lëndës “Eko-nomi” kërkon që nxënësi/ja të jetë i/e aftë të formulojë ligjin e kërkesës dhe ofertës ose të identifikojë nivelin e konkurrencës së tregjeve në ekonomi, kjo do të thotë se të gjithë nxënësve duhet t’u jepet mundësia ta realizojnë këtë objektiv. Për realizimin e këtij objektivi nxënësit duhet t’i jepen detyra, kohë dhe mundësi të tjera që të mbledhë fakte për çështjen në fjalë dhe të bëjë interpretimin e tyre.
Objektivat nuk duhet të mbeten abstraktë, të parealizueshëm e të pamatshëm.
Nëse një mësues/ese nuk e bën këtë, kjo do të thotë se ai/ajo nuk e ka zbatuar programin lëndor lidhur me këtë objektiv.
Një objektiv përmbushet në nivele të ndryshme nga nxënës të ndryshëm. Mësuesi/ja duhet t’i ketë të qarta nivelet e arritjes së një objektivi nga nxë-nësi/ja si më poshtë:
Aftësia për të identifikuar dhe për të përshkruar (nivel i ulët intelektual).Aftësia për të shpjeguar dhe për të krahasuar (nivel mesatar intelektual).Aftësia për të analizuar dhe për të vlerësuar, për të marrë dhe për të mbro-
jtur qëndrime të caktuara (nivel i lartë intelektual).
Për shembull, programi kërkon që nxënësi/ja të jetë i/e aftë:Të përcaktojë çmimin ekuilibër të një produkti të dhënë, kur janë dhënë kërkesa
dhe oferta për këtë produkt.Ky objektiv mund të arrihet në disa nivele, në të cilat nxënësi duhet:Niveli bazë: të identifikojë çmimin dhe sasinë e ekuilibrit të kërkuar dhe të
ofruar kur është dhënë kërkesa dhe oferta.Niveli mesatar: të bëjë dallimin ndërmjet një ndryshimi në sasinë e kërkuar
apo të ofruar të një produkti dhe një ndryshimi në kërkesën apo ofertën për këtë produkt.
Niveli lartë: të analizojë ndërveprimin e ligjit të kërkesës dhe ofertës në çmimin ekuilibër.
Programi realizohet edhe nëpërmjet zbatimit të kërkesave didaktike, për të cilat mësuesi/ja duhet t’i ketë njohur nxënësit:
4
14
zbatimi i saj në praktikë.
mbështetur me argumente, për të cilat ai mban parasysh edhe argumentet e të tjerëve, të ndryshme nga të vetat.
Së pari, mësuesi/ja duhet t’i krijojë çdo nxënësi/eje mundësinë të shprehë arritjet e tij/saj në të gjitha nivelet. Kjo do të thotë se mësuesi/ja nuk duhet të paragjykojë si përfundimtare aftësitë e një nxënësi/eje që arrin nivelin e parë, por t’i japë atij/asaj, me anë të pyetjeve të tjera, mundësinë të shprehet edhe në nivelet e tjera.
Së dyti, mësuesi/ja duhet të vlerësojë nxënësin/en për nivelin e shprehur të arritjeve, pasi t’i ketë dhënë atij/asaj të gjitha mundësitë të shprehë aftësitë e veta.
Kujdes i veçantë duhet treguar në realizimin e objektivave që kanë të bëjnë me zhvillimin e aftësive intelektuale dhe sociale të nxënësve, si ato të debati-mit, diskutimit, punës në grup etj. Kështu mësuesi/ja mund të japë si detyrë pyetje me nivel të ndryshëm vështirësie, në përputhje me interesa të ndry-shme të nxënësve, të cilat mund të bëhen si pikënisje për diskutim dhe debat në klasë dhe shpeshherë duke i sjellë si probleme të komunitetit ku jetojmë, për ta bërë debatin më praktik dhe më me interes.
Më poshtë jepen objektivat, ndarë sipas arritjeve të nxënësve.
Linja parë: Ekonomia e tregut
Kapitulli 1.1: Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
Në nivelin bazëTë përkufizojë konceptet: pamjaftueshmëri, kosto oportune, sistem eko-
nomik.Të japë shembull personal lidhur me marrjen e vendimeve dhe koston
oportune të saj.Të përshkruajë veçoritë e shtyllave të sistemit ekonomik të iniciativës së
lirë.Të përshkruajë rolin e fitimit në sistemin e sipërmarrjes së lirë.Të identifikojë faktorët e prodhimit për një të mirë ose shërbim.
Në nivelin e mesëmTë shpjegojë konceptet: pamjaftueshmëri, sistem ekonomik, kosto opor-
tune dhe lidhjen shkakësore ndërmjet pamjaftueshmërisë dhe nevojës për të zgjedhur, duke pranuar kosto oportune të saj.
Të shpjegojë sesi i përndan burimet sistemi i ekonomisë së tregut.Të shpjegojë fluksin e qarkullimit të aktivitetit ekonomik që lidh familjet,
firmat e biznesit dhe qeveritë në ekonominë e tregut.
15
Në nivelin e lartëTë interpretojë një kurbë të mundësive të prodhimit.Të analizojë dhe të vlerësojë mënyrën sesi sisteme të ndryshme ekonomike
e zgjidhin problemin ekonomik themelor.Të analizojë sesi ndërmarrja e nismave ekonomike nxit përdorimin e buri-
meve natyrore, të kapitalit fizik dhe njerëzor.
Kapitulli 1.2: Kërkesa, oferta dhe çmimi i tregut Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
Në nivelin bazëTë interpetojë konceptet: treg, çmim, kërkesë, ofertë.Të formulojë ligjin e kërkesës dhe ofertës.Të përcaktojë çmimin ekuilibër të një produkti të dhënë kur janë të dhëna
kërkesa dhe oferta për këtë produkt.Të bëjë dallimin ndërmjet një ndryshimi në sasinë e kërkuar apo të ofruar
dhe një ndryshimi në kërkesë apo ofertë.Të dallojë çmimin tavan nga çmimin dysheme.
Në nivelin e mesëmTë interpretojë kurbën e kërkesës dhe ofertës.Të shpjegojë fakorët që shkaktojnë zhvendosjen e kërkesës dhe ofertës.Të shpjegojë sesi çmimet e tregut janë ato që shtyjnë njerëzit të bëjnë
racionimin e mallrave e të shërbimeve dhe motivojnë njerëzit për prodhimin e tyre.
Të shpjegojë sesi ndërhyrja e qeverisë mund të ndikojë tek tregu dhe sesi çmimet e tregut ofrojnë informacion për nxitje për konsumatorët dhe prod-huesit.
Të shpjegojë sesi ndikojnë në çmimin e tregut ndryshimet në kërkesë dhe ofertë.
Në nivelin e lartëTë analizojë ndërveprimin e ligjit të kërkesës dhe ofertës në çmimin
ekuilibër. Të vlerësojë sesi sistemi i tregut siguron plotësimin e nevojave të kon-
sumatorëve.Të vlerësojë ndikimin e ndryshimeve të elasticitetit të kërkesës në sasinë e
kërkuar dhe të ndryshimeve të elasticitetit të ofertës në sasinë e ofruar.
16
Kapitulli 1.3: Konsumatori në ekonominë e tregut Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
Në nivelin bazëTë përshkruajë rëndësinë ekonomike të konsumatorit në ekonominë e
tregut, si dhe burimet e të ardhurave të individëve dhe format e tyre.Të përgatitë një buxhet personal.
Në nivelin e mesëmTë shpjegojë arsyet pse njerëzit kursejnë.Të krahasojë metodat e ndryshme të kursimit.Të shpjegojë avantazhet dhe disavantazhet e blerjes me kredi.
Në nivelin e lartëTë analizojë faktorët që ndikojnë në masën e kursimit.
Kapitulli 1.4: Fillimi i një biznesi dhe financimi i tijNë përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
Në nivelin bazëTë shpjegojë sesi tregu i lirë nxit sipërmarrjen.Të listojë format kryesore të organizimit të biznesit.Të dallojë burimet e brendshme, nga burimet e jashtme të financimit të
biznesit.
Në nivelin e mesëmTë gjykojë për avantazhet dhe disavantazhet e secilës prej tri formave
kryesore të biznesit.Të gjykojë për disa nga përgjegjësitë, kërkesat dhe përfitimet që lidhen me
sipërmarrjen.Të shpjegojë qëllimet dhe format e burimeve financiare të biznesit.Të dallojë ndryshimin ndërmjet aksionit dhe obligacionit.
Në nivelin e lartëTë analizojë/të vlerësojë dallimet dhe të përbashkëtat ndërmjet firmave
individuale, firmave me ortakë dhe korporatave.Të analizojë një bilanc dhe një paqyrë të rezultateve financiare të firmës.
17
Kapitulli 1.5: Prodhimi, kostoja dhe të ardhurat e firmësNë përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
Në nivelin bazëTë bëjë dallimin ndërmjet kostove fikse dhe atyre variabël.Të llogaritë koston e përgjithshme të prodhimit, koston mesatare dhe atë
marxhinale.
Në nivelin e mesëmTë interpretojë grafikun e kostos fikse, variabël, të përgjithshme, mesatare,
marxhinale.Të llogaritë produktin e përgjithshëm fizik, marxhinal, mesatar.Të zbulojë veprimin e ligjit të të ardhurave zbritëse në gjendjen e biznesit.
Në nivelin e lartë Të vlerësojë efektet e kostove në të ardhuart e firmës.
Kapitulli 1.6: Struktura e tregutNë përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
Në nivelin bazëTë interpretojë konceptet e konkurrencës dhe të strukturës së tregut.Të identifikojë nivelin e konkurrencës së tregjeve në ekonomi.
Në nivelin e mesëmTë shpjegojë karakteristikat e secilës nga strukturat kryesore të tregjeve:
konkurrencë e plotë, konkurrencë monopoliste, oligopol, monopol.Të diskutojë raportet dhe format e shkrirjes së biznesve.Të krahasojë strukturat e ndryshme të tregjeve.
Në nivelin e lartëTë analizojë efektet ekonomike të strukturave të tregut mbi ekonominë
dhe konsumatorin.
Kapitulli 1.7: Tregjet e faktorëve të prodhimitNë përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
Në nivelin bazëTë interpretojë ofertën për punë dhe kërkesën për punë.Në nivelin e mesëmTë shpjegojë sesi kërkesa dhe oferta për punë/kapital/tokë, përcaktojnë
çmimin e punës, kapitalit dhe tokës.
18
Në nivelin e lartëTë vlerësojë shkallën në të cilën forcat e tregut dhe forcat jo të tregut
ndikojnë në pagat.
Linja e dytë: Ekonomia kombëtare
Kapitulli 2.1: Qeveria dhe ekonomia Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
Në nivelin bazëTë identifikojë dhe të shpjegojë funksionin e qeverisë në një ekonomi
tregu.Të përshkruajë disa nga të ardhurat kryesore dhe shpenzimet në buxhetin
e qeverisë. Të përshkruajë disa propozime për të ulur deficitin buxhetor.
Në nivelin e mesëmTë shpjegojë pse pjesëmarrja e qeverisë në ekonomi ështe rritur gjatë
viteve.Të shpjegojë arsyet e vendosjes së taksave nga qeveria dhe domosdosh-
mërinë e vendosjes së tyre. Të krahasojë tipet e ndryshme të taksave, duke përfshirë taksat progresive,
regresive dhe proporcionale.Të interpretojë konceptet e deficitit buxhetor e të borxhit publik dhe lid-
hjen e tyre.
Në nivelin e lartëTë analizojë ndikimin e taksimit dhe vendimmarrjet e qeverisë për poli-
tika sociale, ndaj subjekteve të veçanta.Të analizojë përparësitë dhe mangësitë e deficitit buxhetor.
Kapitulli 2.2: Paraja dhe institucionet financiare Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
Në nivelin bazëTë identifikojë tipet e parasë në qarkullim, në vendin tonë.
Në nivelin e mesëmTë interpretojë konceptin e parasë, karakteristikat dhe funksionet e saj në
një ekonomi monetare.Të përshkruajë organizimin dhe funksionet e Bankës Qendrore të Shqipërisë.
19
Në nivelin e lartëTë vlerësojë rolin e veçantë të bankave si pranuese depozitash dhe dhënëse
huash për ekonominë, si dhe domosdoshmërinë e rezervës së detyrueshme bankare.
Kapitulli 2.3: Treguesit kryesorë makroekonomikë Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
Në nivelin bazëTë përcaktojë treguesit që përdoren për të matur gjendjen e ekonomisë.Të bëjë dallimin ndërmjet GDP-së reale dhe GDP-së nominale.Të japë kuptimin për inflacionin e deflacionin.Të shpjegojë konceptin e forcës punëtore.
Në nivelin e mesëmTë shpjegojë konceptin e GDP-së dhe të përcaktojë se çfarë përfshihet në
llogaritjen e GDP-së.Të përshkruajë metodat e matjes së GBP-së.Të dallojë inflacionin e shkaktuar nga kostoja, nga inflacioni i shkaktuar
nga kërkesa.Të dallojë format kryesore të papunësisë.
Në nivelin e lartëTë analizojë kuptimin e GDP-së për frymë, e shprehur në çmime aktuale
dhe çmime konstante.Të vlerësojë ndikimin ekonomik të inflacionit dhe format kryesore të in-
flacionit.Të analizojë fazat kryesore të ciklit të biznesit.
Kapitulli 2.4: Stabiliteti ekonomik dhe politikat makroekonomikeNë përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
Në nivelin bazëTë përshkruajë mjetet e politikës fiskale;Të përshkruajë mjetet e politikës monetare.
Në nivelin e mesëmTë shpjegojë se politikat fiskale janë vendime për të ndryshuar shpenzimet
dhe/ose taksat nga qeveria.Të dallojë instrumentet e politikës monetare nga ato të politikës fiskale.
Në nivelin e lartëTë analizojë rrugët, në të cilat politika monetare/politika fiskale ndikon
20
në papunësinë, prodhimin, inflacionin dhe normat e interesit, si dhe efektet direkte e indirekte të politikës fiskale.
Linja e tretë: Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare
Kapitulli 3.1: Tregtia ndërkombëtareNë përfundim të këtij kapitulli nxënësi/ja arrin:
Në nivelin bazëTë shpjegojë konceptet e përparësisë absolute dhe krahasuese.Të përshkruajë disa pengesa në tregtinë ndërkombëtare.
Në nivelin e mesëmTë shpjegojë arsyet e luhatjes së kurseve të këmbimit valutor.Të japë në mënyrë të përmbledhur argumentet që favorizojnë tregtine e
lirë.Të bëjë dallimin ndërmjet bilancit të pagesave dhe bilancit tregtar.
Në nivelin e lartëTë argumentojë përfitimet që kanë vendet e industrializuara, kur këmbe-
jnë ndërmjet tyre.Të analizojë përmbajtjen e tregtisë së lirë dhe përfitimet ekonomike të saj.
Objektivat e arritjeve të një kapitulli përbëjnë bashkësinë e të gjitha ob-jektivave specifike të hartuara për të gjithë objektivat e kapitullit ose të linjës e të nënlinjës, të ndara në tri nivele, duke u nisur nga objektivat e programit.
Objektivat e programit janë më të përgjithshëm se ato të linjave/nënlin-jave dhe këto të fundit përsëri janë më të përgjithshëm dhe kanë nevojë për objektiva specifikë.
Një objektiv mësimor mund të jetë i niveleve të ndryshme. Nëse programi kërkon që nxënësi/ja të përshkruajë një koncept, ligj etj, ky objektiv është i nivelit bazë. Mirëpo ne na duhet që edhe kundrejt këtij niveli, të ndajmë tri nivele arritjesh, pra tri objektiva specifikë, me tri hapa arritjesh.
Gjatë degëzimit në nivele mbahet parasysh fakti që arritja, që kërkohet nga nxënësi sipas objektivave të programit, përbën arritjen maksimale që kërkohet prej tij (për të cilën nxënësi/ja do të vlerësohet me notën maksimale nëse i plotëson kriteret përkatëse).
Na duhet të theksojmë se mësuesi/ja duhet t’i rreshtojë objektivat specifikë sipas renditjes së objektivave të linjës/nënlinjës, kurse për ta pasur më të lehtë për përdorim në mësim, sugjerohet t’i rendisë sipas temave. Po kaq e rëndë-
4.2 OBJEKTIVAT SPECIFIKE TË ARRITJES
21
sishme është të theksohet se mësuesi/ja do të formulojë objektiva specifikë të mbështetur në objektivat e programit.
Formulimi i një objektivi specifik ka një strukturë të përcaktuar që është
standarde. Për këtë qëllim, gjatë hartimit të tij mësuesi/ja duhet të mbajë parasysh disa rregulla të sakta dhe kritere.
Objektivi specifik është degëzim i një objektivi të përgjithshëm.Ai ka 4 pjesë (kritere për t’u zbatuar):AdresaDetyraMënyraKushti Adresa – Tregohet se për cilën pjesë të lëndës, kapitullit, temës po bëhet
fjalë. P.sh.Në fund të klasës së 12-të në lëndën e ekonomisë nxënësi......Në fund të kapitullit 2.1 nxënësi.........Në fund të temës/orës së mësimit: “Kërkesa dhe faktorët që ndikojnë në
kërkesë”, nxënësi..........
Detyra – Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e objektivit specifik. Në këtë pjesë përshkruhet se çfarë duhet të jetë i aftë (në gjendje) të bëjë nxënësi/ja.
Është e rëndësishme të theksohet se kjo pjesë nuk duhet të mungojë as-njëherë.
P.sh:të përkufizojë koston oportune;të shpjegojë sesi çmimet e tregut nxisin njerëzit të bëjnë racionimin e mallit
e të shërbimeve dhe në ç’mënyrë duhen motivuar njerëzit për prodhimin e tyre;të vlerësojë shkallën me të cilën forcat e tregut dhe forcat jo të tregut
ndikojnë në pagat.
Kur përcaktohet detyra, për të cilën nxënësi/ja duhet të jetë i aftë ta bëjë si duhet, është shumë e rëndësishme që kjo detyrë të jetë e matshme dhe për të të jepen një ose dy kërkesa (p.sh.: të përkufizojë koston oportune dhe pamjaftueshmërinë).
Mënyra - Kjo pjesë e objektivit tregon mënyrën si do të kryhet detyra. Mënyrat e realizimit të detyrës mund të jenë nga më të ndryshmet. Për këtë është e rëndësishme të përcaktohet një mënyrë, në bazë të së cilës nxënësi duhet të punojë, pasi ka edhe mënyra të tjera të realizimit të detyrës. Nuk mund të kemi patjetër këtë pjesë në një objektiv specifik, nëse ekziston vetëm një mënyrë për të realizuar një detyrë të dhënë.
Kushti - Kjo pjesë e objektivit ka të bëjë me kushtin e realizimit të tij. Edhe kjo pjesë jo gjithmonë është e detyrueshme. Si kusht i realizimit të
22
objektivit mund të jetë (p.sh.: brenda orës së mësimit, për 15 minuta), duke u bazuar në tabelën e kërkesës dhe ofertës, nxitja e pjesëmarrjes në një lojë me role etj.
Gjatë mësimdhënies çdo objektiv i programit degëzohet edhe në objekti-
va të ndërmjetëm ose nënobjektiva, ku përshkruhen arritjet hap pas hapi të nxënësve, deri tek përmbushja e objektivit të përgjithshëm.
Më poshtë po japim disa shembuj formulimesh të objektivave specifikë, bazuar në objektivat e programit.
Shembulli 1.Linja: Ekonomia e tregut Kapitulli: Kërkesa, oferta dhe çmimi i tregutObjektivi: Në përfundim të klasës së 12-të nxënësi/ja arrin të përcaktojë
çmimin ekuilibër të një produkti të dhënë, kur janë dhënë kërkesa dhe oferta për këtë produkt.
Objektivat specifikë:Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:të përkufizojë çmimin ekuilibër; të përkufizojë sasinë ekuilibër;të gjejë çmimin ekuilibër të një produkti, bazuar në tabelën e kërkesës dhe
ofetës për këtë produkt;të gjejë çmimin ekuilibër për një produkt të dhënë, bazuar në grafikun e
kërkesës dhe ofetës për këtë produkt.
Shembulli 2.Linja: Ekonomia e tregut Kapitulli: Kërkesa, oferta dhe çmimi i tregutObjektivi: Në përfundim të klasës së 12-të nxënësi/ja arrin të interpretojë
lakoren e kërkesës dhe ofertës.Objektivat specifikë:Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:të ndërtojë lakoren e kërkesës, bazuar në tabelën e kërkesës për këtë
produkt, brenda 10 minutash;të ndërtojë lakoren e ofertës, bazuar në tabelën e kërkesës për këtë produkt
brenda 10 minutash;të shpjegojë pse grafiku i kërkesës ka pjerrësi negative (rënëse), bazuar në
ligjin e kërkesës;të shpjegojë pse grafiku i ofertës ka pjerrësi pozitive (rritëse), bazuar në
ligjin e ofertës.
Shembulli 3.Linja: Ekonomia e tregut Kapitulli: Kërkesa, oferta dhe çmimi i tregutObjektivi: Në përfundim të klasës së 12-të nxënësi/ja arrin të shpjegojë sesi
23
ndikojnë në çmimin e tregut ndryshimet në kërkesë dhe/ose ofertë.Objektivat specifikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë: të listojë faktorët që ndikojnë në ndryshimet në kërkesë;të listojë faktorët që ndikojnë në ndryshimet në ofertë;të shpjegojë faktorët që ndikojnë në kërkesë ose ofertë;
të identifikojë 4 produkte që janë bërë më të shtrenjtë ose më të lirë (për çdo rast), krahasuar me produkte të tjera si rezultat i ndryshimeve në kërkesë ose ofertë;
të shpjegojë grafikisht ndryshimet e çmimit të tregut për një mall të caktuar kur kërkesa rritet dhe oferta ulet. (Këtu ka dhe raste të tjera: kërkesa rritet oferta rritet, kërkesa ulet oferta rritet, etj).P.sObjektivat e mësipërm realizohen për më shumë se një orë mësimi. Orët
e mësimit përcaktohen nga mësuesi në bazë të ecurisë së nxënësve dhe të nivelit të klasës ku jep mësim.
Shembulli 4.Linja: Ekonomia kombëtare Kapitulli : Treguesit kryesorë makroekonomikëObjektivi: Në përfundim të klasës së 12-të nxënësi/ja arrin të dallojë for-
mat kryesore të papunësisë.Objektivat specifikë:Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë: të listojë format kryesore të papunësisë;të shpjegojë çdo formë papunësie;të japë nga 2 shembuj praktikë për çdo tip papunësie, bazuar në përkufiz-
imin e saj.
Shembulli 5.Linja: Ekonomia kombëtare Kapitulli : Stabiliteti ekonomik dhe politikat makroekonomikeObjektivi: Në përfundim të klasës së 12-të nxënësi/ja arrin të shpjegojë
efektet direkte dhe indirekte të politikës fiskale në papunësi, inflacion dhe rritjen e ekonomisë.
Objektivat specifikë:Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:të identifikojë shembuj historikë të politikave fiskale të qeverisë shqiptare;të shpjegojë, bazuar në shembuj praktikë, nëse politikat fiskale të zbatuara
nga qeveria shqiptare, kanë influencë në nivelin e prodhimit, papunësisë pu-nësisë, nivelin e çmimeve apo në të tria;
të prezantojë politika fiskale që duhen rekomanduar për të rregulluar:rritjen e papunësisë;rritjen e inflacionit;të shpjegojë secilin rekomandim;
24
të luajë një lojë me role (si anëtar i qeverisë) dhe duke u bazuar në titujt e artikujve të mëposhtëm, të rekomandojë një politikë ekspansioniste apo joekspansioniste dhe nëse qeveria duhet të blejë apo të shesë obligacione shtetërore.
Kryetitujt e gazetave: a. Norma e papunësisë rritet me shpejtësi.b. CPI-ja rritet për 3 muaj rresht.P.sObjektivat e mësipërm realizohen për më shumë se një orë mësimi. Orët
e mësimit përcaktohen nga mësuesi, në bazë të ecurisë së nxënësve dhe të nivelit të klasës ku jep mesim.
Më poshtë po japim objektivat e çdo orë mësimore.
Linja e parë: Ekonomia e tregutKapitulli 1.1. Çfarë studion ekonomia?
Tema:Në fund të orës së mësimit, nxënësi/ja arrin:të përkufizojë konceptet: pamjaftueshmëri, kosto oportune;të shpjegojë lidhjen shkakësore ndërmjet pamjaftueshmërisë dhe nevojës
për të zgjedhur;të analizojë shembuj për zgjedhjet personale, biznesin dhe koston opor-
tune të tyre.
Tema: Faktorët e prodhimit Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të listojë faktorët kryesorë të prodhimit;të shpjegojë përmbajtjen e secilit prej faktorëve të prodhimit duke i ilus-
truar me shembuj konkretë;të interpretojë lakoren e mundësive të prodhimit.
Tema: Problemi ekonomik themelor dhe sistemet ekonomikeNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të shpjegojë problemin themelor ekonomik;të thotë ç’është sistemi ekonomik;të përshkruajë si i japin përgjigje problemit themelor ekonomik sistemet
kryesore ekonomike;të analizojë zgjidhjen e problemit themelor të ekonomisë nga sisteme të
ndryshme ekonomike.
4.3 OBJEKTIVAT PËR ÇDO TEMË MËSIMORE
25
Tema: Shtyllat e sipërmarrjes së lirë.Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përshkruajë veçoritë e shtyllave të sistemit ekonomik të sipërmarrjes së
lirë;të shpjegojë rolin e secilës nga shtyllat e sipërmarrjes së lirë;të shpjegojë rolin e fitimit në sistemin e sipërmarrjes së lirë.
Tema: Skema e qarkullimit të aktivitetit ekonomikNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të shpjegojë këmbimet, bashkëveprimin ndërmjet firmave dhe familjeve në
ekonominë e tregut;të shpjegojë këmbimet, bashkëveprimin ndërmjet firmave dhe qeverisë në
ekonominë e tregut;të shpjegojë këmbimet, bashkëveprimin ndërmjet familjeve dhe qeverisë
në ekonominë e tregut.
Kapitulli 1.2. Kërkesa oferta dhe çmimi i tregut Tema: Kërkesa dhe faktorët që ndikojnë në kërkesë ( 2 orë)Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë konceptin e kërkesës dhe të formulojë ligjin e kërkesës;të interpretojë lakoren e kërkesës;të analizojë faktorët që ndikojnë në kërkesë;të bëjë dallimin ndërmjet ndryshimit në sasinë e kërkuar dhe ndryshimit
në kërkesë.
Tema: Elasticiteti i kërkesës Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë elasticitetin e kërkesës;të shpjegojë faktorët që ndikojnë në elasticitetin në kërkesë;të vlerësojë ndikimin e ndryshimeve të elasticitetit të kërkesës.
Tema: Oferta dhe faktorët që ndikojne në ofertëNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë konceptin ofertë; të formulojë ligjin e ofertës;te interpretojë lakoren e ofertës;të analizojë faktorët që ndikojnë në ofertë;të bëjë dallimin ndërmjet ndryshimit në sasinë e ofruar dhe ndryshimit në
ofertë.
Tema: Elasticiteti i ofertësNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë elasticitetin e ofertës;të shpjegojë faktorët që ndikojnë në elasticitetin e ofertës;të vlerësojë ndikimin e ndryshimeve të elasticitetit të kërkesës dhe të ofertës.
26
Tema: Ekuilibri i tregutNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë konceptet treg dhe çmim;të shpjegojë vendosjen e çmimit të një produkti në një treg;të analizojë ndërveprimin e ligjit të kërkesës dhe ofertës në çmimin
ekuilibër; të analizojë funksionin racionues të çmimeve në ekonominë e tregut.
Tema: Ndikimi i ndryshimeve të kërkesës/ofertës në çmimin e tregutNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të shpjegojë se si ndikojnë në çmimin dhe sasinë ekuilibër ndryshimet në
kërkesë; të shpjegojë se si ndikojnë në çmimin dhe sasinë ekuilibër ndryshimet në ofertë;të analizojë se si ndikojnë në çmimin dhe sasinë ekuilibër, ndryshimet e
njëkohshme në kërkesë dhe ofertë.
Tema: Kontrolli i çmimeve nga forcat jo të tregut Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë çmimin tavan dhe çmimin dysheme;të dallojë çmimin tavan dhe çmimin dysheme;të shpjegojë se si ndërhyrja e shtetit mund të ndikojë në treg; të analizojë raportin kosto - përfitim, lidhur me ndërhyrjen e qeverisë në
përcaktimin e çmimeve të disa produkteve.
Kapitulli 1.3. Konsumatori në ekonominë e tregut Tema: KonsumatoriNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përcaktojë burimet dhe format e të ardhurave të individit;të shpjegojë qëllimet e kursimit;të argumentojë nga se varet madhësia e kursimit;të analizojë si dhe ku mund të investohen paratë e kursyera.
Tema:. Buxheti personalNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë buxhetin personal;të përgatitë një buxhet personal ose familjar;të shpjegojë anët pozitive dhe negative të kredisë;të analizojë kredinë konsumatore dhe hipotekare.
Kapitulli 1.4. Fillimi i një biznesi dhe financimi i tijTema: Sipërmarrja dhe biznesi i vogël Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të jetë i aftë të përkufizojë termat: sipërmarrja dhe sipërmarrësi;të shpjegojë përparësitë e biznesit të vogël;të shpjegojë sesi tregu i lirë nxit sipërmarrjen.
27
Tema: Format ligjore të organizimit të biznesit (2 orë)Në fund të orës së mësimit nxënës/ja arrin:të dallojë firmën nga fabrika;të listojë format kryesore të organizimit të biznesit;të shpjegojë përparësitë dhe të metat e firmës individuale, me partnerë dhe
korporatat;të shpjegojë organizimin e korporatës;të analizojë përparësitë dhe të metat ndërmjet formave kryesore të orga-
nizimit të biznesit.
Tema: Burimet financiare të biznesitNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të shpjegojë format e financimit të brendshëm;të shpjegojë format e financimit të jashtëm;të dallojë ndryshimin ndërmjet aksionit dhe obligacionit.
Tema: Kontabiliteti i biznesitNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të shpjegojë domosdoshmërinë e pasqyrave financiare;të shpjegojë ndërtimin e një bilanci; të shpjegojë pjesët përbërëse të pasqyrës të të ardhurave dhe të shpenzi-
meve;të analizojë pasqyrat financiare vjetore të firmës.
Kapitulli 1.5. Prodhimi, kostoja dhe të ardhurat e firmësTema: ProdhimiNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë funksionin e prodhimit;të llogarisë produktin e përgjithshëm, marxhinal, mesatar;të shpjegojë funksionin e prodhimit në periudha afatshkurtra;të zbulojë veprimin e ligjit të të ardhurave rënëse.
Tema: Kostoja e prodhimit dhe të ardhurat e firmës (2 orë)Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të bëjë dallimin ndërmjet kostos fikse dhe kostos variabël; të llogarisë koston totale, mesatare, marxhinale;të interpretojë grafikun e kostos totale, fikse, variabël, mesatare, marxhi-
nale;të llogarisë të ardhurat e përgjithshme, marxhinale dhe mesatare. Kapitulli 1.6. Struktura e tregutTema: Konkurrenca e plotëNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të interpretojë konceptin e konkurrencës dhe të strukturës së tregut;të shpjegojë karakteristikat e konkurrencës së plotë;
28
të analizojë efektet pozitive të konkurrencës së plotë.
Tema: Monopoli Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të shpjegojë karakteristikat e tregut monopol;të shpjegojë format e pengesave për të hyrë në tregun monopol;të diskutojë raportet dhe format e krijimit të monopoleve;të analizojë efektet ekonomike të tregut monopol, mbi ekonominë dhe
konsumatorin.
Tema: Konkurrenca monopolisteNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të shpjegojë karakteristikat e tregut konkurrencë monopolistike;të shpjegojë rrugët e diferencimit të produktit, në tregun konkurrencë mo-
nopolistike;të analizojë efektet ekonomike të tregut konkurrencë monopolistike mbi
ekonominë dhe konsumatorin.
Tema: OligopoliNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë oligopolin;të shpjegojë karakteristikat e tregut oligopol;të shpjegojë pse vendimet në tregun oligopol janë të ndërvarura.
Kapitulli 1.7. Tregjet e faktorëve të prodhimit
Tema: Tregu i punësNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të interpretojë ofertën dhe kërkesën për faktorë prodhimi;të interpretojë ofertën dhe kërkesën për punë;të shpjegojë sesi oferta dhe kërkesa për punë përcaktojnë pagën ekuilibër.
Tema: Aspekte të tregut të punësNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të shpjegojë faktorët jomonetarë që ndikojnë në pagë;të shpjegojë forcat jo të tregut që ndikojnë në pagë;të vlerësojë shkallën në të cilën forcat e tregut dhe jo të tregut ndikojnë në
pagë.
Tema:. Tregu i kapitalit dhe i tokësNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të interpretojë ofertën dhe kërkesën për tokë;të interpretojë ofertën dhe kërkesën për kapital.
29
Linja e dytë: Ekonomia kombëtare
Kapitulli 2.1. Qeveria dhe ekonomia Tema: Roli i qeverisë në ekonominë e tregutNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të argumentojë ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi;të shpjegojë dështimet e tregut;të identifikojë eksternalitetet pozitive dhe negative.
Tema: Buxheti i qeverisë Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të shpjegojë funksionet e qeverisë në ekonominë e tregut;të shpjegojë mënyrat e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi;të përshkruajë disa nga të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit.
Tema: Taksat Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë taksën; të shpjegojë parimet e vendosjes së taksave; të krahasojë llojet e ndryshme të taksave;të vlerësojë disa taksa kryesore në Shqipëri, bazuar në parimet e vendosjes
së tyre.
Tema: Deficiti buxhetorNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të interpretojë konceptin “Deficit buxhetor”;të interpretojë konceptin “Borxh publik”; të përshkruajë një ose disa propozime për të ulur deficitin buxhetor.
Kapitulli 2.2. Paraja dhe institucionet financiare Tema: Paraja, funksionet e sajNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë konceptin e parasë;të përshkruajë format dhe karakteristikat e parasë;. të shpjegojë funksionet parasë në një ekonomi monetare. Tema: Sistemi bankar (2 orë)Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përshkruajë mënyrën e organizimit e të krijimit të Bankës së Shqipërisë; të shpjegojë funksionet e Bankës së Shqipërisë; të shpjegojë rolin e bankave tregtare; të shpjegojë domosdoshmërinë e rezervës së detyrueshme bankare.
30
Kapitulli 2.3. Treguesit kryesorë makroekonomikë Tema: Produkti i përgjithshëm (2 orë)Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përcaktojë treguesit makroekonomikë; të shpjegojë matjen e GDP-së;të bëjë dallimin ndërmjet GDP-së reale dhe GDP-së nominale;të përshkruajë metodat e llogaritjes së GDP-së;të analizojë rëndësinë e përdorimit të GDP-së reale, GDP-së nominale
dhe GDP-së reale për frymë;të argumentojë lidhjen ndërmjet GDP- së dhe mirëqenies sociale;të analizojë rëndësinë e përdorimit të GDP-së reale, GDP-së nominale
dhe GDP-së reale për frymë; Tema: Inflacioni (2 orë)Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë inflacionin e deflacionin; të dallojë periudha të inflacionit dhe të deflacionit; të shpjegojë shkaqet e inflacionit;të analizojë efektet e inflacionit në ekonomi.
Tema: PapunësiaNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përcaktojë konceptin e forcës punëtore; të identifikojë papunësinë në format e ndryshme të saj; të shpjegojë punësimin e plotë.
Tema: Cikli i biznesitNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë ciklin e biznesit; të shpjegojë fazat e ciklit të biznesit;të analizojë zhvillimin e ciklit të ekonomisë.
Kapitulli 2.4. Stabiliteti ekonomik dhe politikat makroekonomikeTema: Politika monetareNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përshkruajë instrumentet e politikës monetare; të shpjegojë përmbajtjen e politikës monetare;të shpjegojë politikat monetare që përdoren në rastin kur ekonomia është
në rënie dhe kur inflacioni ështe në rritje;të analizojë efektet ekonomike të politikës monetare të ndryshimit të nor-
mës së interesit.
Tema: Politika fiskaleNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përshkruajë instrumentet e politikës fiskale;
31
të dallojë instrumentet e politikës fiskale, nga ajo monetare;të shpjegojë politikat fiskale që përdoren, në rastin kur ekonomia është në
rënie dhe politikat fiskale, kur inflacioni ështe në rritje. Linja e tretë: Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare
Kapitulli 3.1. Tregtia ndërkombëtareTema: Tregtia ndërmjet vendeve dhe përfitimet prej saj (2 orë)Në fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përcaktojë konceptet me përparësi absolute dhe përparësi relative; të shpjegojë arsyet e tregtisë ndërmje vendeve;të demonstrojë me shembuj parimin e përparësisë relative në tregti;të analizojë përfitimet që kanë vendet kur bëjnë tregti ndërmjet tyre.
Tema: Pengesat e tregtisëNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përshkruajë pengesat në tregtinë ndërkombëtare; të shpjegojë efektet që krijon në ekonomi vendosja e pengesave në tregtinë
ndërmjet vendeve;të përshkruajë format e integrimit ekonomik; të analizojë efektet e tregtisë së lirë në ekonomi.
Tema: Kursi i këmbimit valutor dhe bilanci i pagesaveNë fund të orës së mësimit nxënësi/ja arrin:të përkufizojë konceptet: treg valutor dhe kurs i këmbimit;të shpjegojë shkakun e luhatjes së kurseve të këmbimit valutor;të bëjë dallimin ndërmjet bilancit të pagesave dhe bilancit tregtar;të analizojë efektet në ekonomi të luhatjes së kursit të këmbimit valutor.
32
Metodat mësimdhënëse Metodat që duhet të përdoren për realizimin e objektivave në lëndën e
ekonomisë, duhet të jenë të shumta dhe të larmishme. Eshtë shumë e rëndë-sishme të përdoren metoda, teknika, strategji mësimore ndërvepruese dhe gjithëpërfshirëse, që kanë të bëjnë me bashkëveprimin dinamik, fleksibël dhe të hapur ndërmjet mësuesit dhe nxënësit si dhe vetë nxënësve. Gjatë përdor-imit të këtyre metodave dhe strategjive gjithëpërfshirëse, duhet të kihen para-sysh disa kërkesa: Mësuesi dhe nxënësi të jenë bashkautorë të orës së mësimit.
Mësuesi të luajë rolin e drejtuesit dhe të organizuesit të orës së mësimit, ndër-sa nxënësit të gjithë të përfshihen gjatë tërë procesit mësimor. Kjo kërkon pla-nifikimin dhe organizimin e veprimtarive të larmishme, ku të përfshihen të gjitha nivelet e formimit të nxënësve.
Mësimdhënia dhe të nxënit duhet të jenë procese të lidhura dhe të ndërva-rura nga njëra - tjetra.
Mësimdhënia duhet drejtuar në krijimin e njohurive e të vlerave intelek-tuale, të shkathtësive, qëndrimeve dhe reflektimit individual dhe në grup.
Vërtet që këto metoda e teknika duhet të jenë të larmishme dhe të shumë-llojshme, por kërkohet që ato:
të transmetojnë njohuri;të zhvillojnë aftësi;të kultivojnë vlera dhe qëndrime tek nxënësit.
Ndër metodat, që mund të përdoren gjerësisht dhe shpesh, mund të jenë:Metoda e punës në grup:Në grup të madh – (klasa). Nëpërmjet diskutimit, debatit, nxënësit mund të
diskutojnë për rrugët e përdorimit të parave të kursyera.Në grup të vogël – (dyshe ose 3-4 nxënës). Në këto raste duhet të jepet
detyra, të diskutohet dhe mendimet të shkruhen në fletë, të prezantohen dhe të diskutohen në grup të madh - në klasë. Nxënësve të ndarë në grupe të vogla mund t’u jepet si detyrë të hulumtojnë tregun e mallrave/punës dhe të shpjegojnë arsyet e ndryshimeve dhe të prirjeve të tyre.
Lojë me role ose simulimi, gjatë të cilave nxënësit simulojnë situata reale të jetës së tyre të përditshme. P.sh. nxënësit mund të vihen në rolin e politi-këbërësve dhe të marrin vendime ekonomike.
Metodat e hulumtimit, të cilat u japin mundësi nxënësve të praktikojnë aftësitë e tyre, të nxjerrin përfundime dhe t’i zbatojnë ato në situata të reja dhe/ose të japin opsione të ndryshme zgjidhjesh për probleme të caktuara të jetës.
Teknika të metodave të hulumtimit mund të jenë:Studimi i rastit – Studiohet një rast ose situatë e veçantë që eshtë kom-
plekse, mbi bazën e së cilës nxënësit bëjnë përgjithësime. Kjo metodë i ndih-mon që nxënësit të kuptojnë më mirë çështjet e vështira.
Puna me projekte, që mund të jetë një veprimtari individuale ose në grup, që kërkon investigimin dhe zgjidhjen e një problemi të caktuar e që bëhet
5
33
brenda një kohe të caktuar. Në këto raste, nxënësit duhet të punojnë nën udhëheqjen e mësuesit.
Vizitat në biznese të ndryshme, qendra të ndryshme pune, për të njohur problemet, proceset, dukuritë në jetën e tyre reale.
Vrojtimi kërkon që nxënësi të vëzhgojë një proces, një dukuri të caktuar, një element të caktuar për të regjistruar çdo gjë që ndodh me këtë dukuri dhe pastaj të përpunojë dhe të publikojë përfundimet.
Zgjidhja e problemit. Nga vetë emri kjo teknikë synon zgjidhjen e një prob-lemi ose të një çështjeje të caktuar, problem i cili mund t’i jepet nga mësuesi ose mund të identifikohet nga nxënësi.
Shpjegime më të hollësishme për disa metoda mësimdhënëse
DiskutimiNjë nga karakteristikat kryesore të arsimit është orientimi i të mësuarit
drejt metodës së diskutimit. Por diskutimet nuk janë dhe nuk duhet të jenë raste apo orë mësimore, ku nxënësve vetëm t’u krijohet mundësia për të folur apo për të bërë biseda interesante. Mbi të gjitha, orët e diskutimeve japin mundësi që nxënësit të mësojnë, të marrin informacion, të mendojnë për ar-gumentet, të zhvillojnë aftësitë e tyre ekonomike dhe të testojnë idetë që prezantojnë. Megjithëse diskutimi bëhet duke vendosur në qendër nxënësin, mësuesi duhet të jetë i përgatitur dhe i gatshëm të ndërhyjë, sa herë që e sheh të nevojshme, për të rritur efektivitetin e metodës së diskutimit. Kjo metodë dështon kur nxënësit e ndiejnë që nuk kanë mësuar ndonjë gjë të re nga zbatimi i kësaj metode.
Zakonisht diskutimet ndahen në dy kategori kryesore :1. Diskutim ku mësuesi luan rolin e drejtuesit apo orkestruesit - ai bën
pyetje, drejton përgjigjet, duke u përpjekur të çojë klasën dhe diskutimin në drejtimin që ka parashikuar.
2. Diskutim ku mësuesi luan rolin e mediatorit – bën që biseda të zhvi-llohet ndërmjet nxënësve.
-jektiv të caktuar. Që diskutimi të jetë i suksesshëm, është e nevojshme që nxënësit të kenë një informacion dhe njohuri paraprake bazë, të mjaftueshme
Diskutimi nuk është një monolog apo një seri pyetjesh. Diskutimi është efek-tiv kur të gjithë nxënësit marrin pjesë. Dhe pjesëmarrja në diskutim mund
Megjithatë, mësuesi/ja duhet të synojë që të ketë numër më të madh nxënë-sish aktivë në diskutim. Diskutimi nuk është leksion. Fjala në një diskutim duhet të jetë e shkurtër. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet, se pas një diskutimi është mirë të arrihet në një përfundim e në rast të kundërt, duhet të kulmojë me një lloj përmbledhjeje. Gjatë diskutimit nxënësit shpre-hin opinionin, pavarësisht nëse mbështetet ky opinion. Gjatë diskutimeve nuk duhet të vihet re hierarkia dhe duhet të respektohet folësi.
34
Mësuesi/ja duhet të bëjë kujdes që të mos shprehë miratimin ose mosmi-ratimin e vet për komentet dhe opinionet që bëhen gjatë diskutimit. Por nuk duhet të lejojë gabime, sidomos kur është fjala për devijime nga linja, gabime logjike ose edhe gjëra sipërfaqësore.
Problemi më i vështirë gjatë menaxhimit të diskutimit është mbajtja në linjë - mosdalja nga tema. Kur ndodh që diskutimi del nga fokusi i problemit, ai/ajo mund t’i drejtojë klasës një pyetje për ta ridrejtuar diskutimin në po atë temë ose kur nuk arrihet rezultat me këtë teknikë, ai/ajo mund të përdorë teknika të tjera si:
- të bëjë ndërhyrje të drejtpërdrejta duke thënë: « Më duket se po harroni temën e diskutimit »;
- të bëjë një përmbledhje të çështjeve kryesore që kanë dalë deri në atë moment;
- të bëjë një rishikim të fakteve të prezantuara;- të kujtojë se çfarë është bërë dhe nuk është bërë.Në fund të orës bëhet një përmbledhje përfundimtare, në të cilën duhet të
bashkohen të gjitha idetë dhe konkluzionet e rëndësishme të shkruhen edhe në tabelë të zezë. Por përmbledhja përfundimtare nuk duhet të merret si ezau-rim i çështjes. Është mirë që çështja të vazhdojë (kur ka akoma probleme të
njëjtën çështje. Diskutimet kanë vlerë të madhe sepse:shërbejnë për të aftësuar nxënësit në drejtim të shprehive komunikuese; shërbejnë për mbajtjen e qëndrimeve dhe sjelljeve sociale të nxënësve;u japin mundësi nxënësve të praktikojnë të menduarin krijues;u krijon mundësi nxënësve të menaxhojnë informacionin që marrin nga
shokët e tyre.
Probleme dhe aspekte të tregut të punës në Shqipëri.Për realizimin e një ore mësimore diskutimi, nxënësit informohen para-
prakisht për temën (1-2 orë mësimore përpara) dhe orientohen në detaje për mendimet, opinionet, faktet që do të paraqesin në këtë orë mësimi. Kjo varet nga çfarë ata kërkojnë të diskutojnë, si dhe nga ajo se çfarë problemesh ka tregu i punës në qytetin, fshatin, zonën ku ata/ato jetojnë.
Metoda hulumtueseNjë nga parimet e mësimdhënies është që nxënësit duhet të nxisin vetë
dhe të zhvillojnë të kuptuarin, zotësitë dhe qëndrimet vetiake. Prandaj puna e mësuesit nuk duhet të përqendrohet vetëm në dhënien e njohurive, por më shumë në drejtimin e nxënësve që ata të zbulojnë kuptimet, praktikën dhe të interpretojnë faktet, parimet ekonomike. Ky nocion është bazë për metodën zbuluese ose hulumtuese.
Një metodë quhet hulumtuese kur mbështetet në strategji zbuluese. Kur mësuesi përdor këtë metodë, ai nuk duhet të imponojë, por të udhëheqë.
35
Çfarë duhet të bëjë ai që të marrë këtë rol? Ai duhet të parashtrojë çështje dhe të bëjë pyetje problemore që kanë për qëllim zgjimin dhe rritjen e interesit të nxënësve. Më pas vjen hapi tjetër: nxënësit ftohen për hetim të mëtejshëm. Veprimtaria përmbyllëse është testimi i konkluzioneve dhe përgjithësime-ve. Metoda rezulton e suksesshme, nëse nxënësit arrijnë t’i përdorin këto konkluzione në situata të tjera.
Një nga qëllimet kryesore të kësaj metode është nxitja e mendimit të pavarur. Për t’ia arritur kësaj, mësuesi/ja është mirë të përdorë taktika të tilla, si :
Të bëjë pyetje që të nxisë nxënësin të mendojë.Të kërkojë prej tyre, që të bëjnë interpretime dhe të japin shpjegime.Të kërkojë që nxënësit të nxjerrin përfundime nga të dhënat dhe informa-
cioni që disponojnë apo që kanë mbledhur.Të kërkojë që nxënësit të kontrollojnë parimet dhe përfundimet e arritura
në situata të tjera.Të kërkojë që nxënësit të kontrollojnë mendimin dhe logjikën e tyre.T’i përballë nxënësit me zbatime dhe faktorë të tjerë, që kërkojnë riv-
lerësim të mendimit dhe pozicionit të tyre.
Disa forma të metodës hulumtuese janë: a) Detyra tematike.Procedura e kësaj metode është e thjeshtë. Hapat e procedurës në këtë
metodë janë:Përcaktimi i çështjes që do të studiohet;Dhënia nxënësve e burimeve të informimit për studimin që do të bëjnë;Studimi i çështjes nga nxënësit (përpara se nxënësit të fillojnë hulumtimin,
mësuesi/ja bashkë me prezantimin e çështjes, duhet të vërë në dukje çështjet që duhen pasur në konsideratë prej tyre);
Realizimi i diskutimit/prezantimit gjatë të cilit nxënësit flasin për ato që kanë gjetur dhe bëjnë konkluzionet.
Shembull:Në planin mësimor është përfshirë një orë detyrë tematike.Hapat:Përcaktimi i çë
shqiptare në 10 vitet e fundit.
gov.al), si dhe burime të tjera.Paraqitja e disa pyetjeve dhe shtrimi i problemeve të mëposhtme, që do të
ndihmojnë hulumtimin për studimin e çështjes.
për ta paraqitur këtë borxh.Sa % e këtij borxhi është borxhi i brendshëm dhe sa është ai i jashtëm?Çfarë po ndodh me borxhin publik të Shqipërisë? Po rritet apo po zvogëlohet?Nga ka ardhur kjo rritje e borxhit? Për çfarë është rritur ky borxh?
36
Për çfarë përdoret ky borxh. është një borxh i mirë apo i keq është një borxh me të cilin abuzon qeveria apo është një borxh që ndihmon zhvillimin e ekonomisë së vendit
është borxhi publik i Shqipërisë i rrezikuar është i leverdisshëm për ekonominë dhe të ardhmen e vendit është i sigurt
Bërja e prezantimit dhe diskutimi në klasë.Shënim: Për të realizuar detyrën e mësipërme mund të ndahet klasa në
grupe, ku secilit grup i ngarkohet një detyrë e caktuar.b) Puna me projekte. Kjo metodë mbështetet në hapat e mëposhtëm:
Hapi i parë: Parapërgatitja për projektin
Paraqitet projekti që do të ndërmerret.Caktohet koha e realizimit të projektit.Formulohen objektivat e projektit.Përcaktohen partnerët e projektit (mësues, nxënës, prindër, anëtarë komu-
niteti etj).Përcaktohen aktivitetet e projektit.Përcaktohen produktet e projektit.
Hapi i dytë: Puna rreth projektitZbatohen detyrat e përcaktuara nga mësuesi për të realizuar detyra të cak-
tuara.Formulohen pyetësorë që do të shërbejnë për të mbledhur informacion.Plotësohen pyetësorët dhe nxirren të dhënat.Zhvillohen intervista të paracaktuara duke nxjerrë konkluzionet përkatëse.Ruhen vrojtimet e bëra nga nxënësit. Grumbullohen të gjitha materialet që kanë të bëjnë me pyetësorët, inter-
vistat, vrojtimet.Sistemohen të dhënat dhe nxirren përfundime prej tyre.
Hapi i tretë: Raportimi rreth projektitNxënësit përgatitin raportin përfundimtar të rezultateve të projektit, me
mjete të ndryshme.
37
Vlerësimi i nxënësit Vlerësimi i nxënësit/es përshkon gjithë procesin mësimor dhe shërben për
përmirësimin e këtij procesi. Vlerësimi i nxënësit/es nuk ka për qëllim të vetëm vendosjen e notës dhe as nuk përfundon me vendosjen e saj.
Vlerësimi mbështetet tërësisht në objektivat e programit lëndor dhe më-suesi/ja nuk ka të drejtë të vlerësojë nxënësit për ato objektiva të arritjes që nuk përshkruhen në program.
Objektiv i vlerësimit nuk janë vetëm njohuritë dhe aftësitë, por edhe qën-drimet e nxënësve: qëndrimet etiko - sociale në përgjithësi dhe ato të bashkë-punimit me të tjerët, në veçanti.
Programi i ekonomisë ofron shumë mundësi për të vlerësuar përparimin e nxënësve në mënyrë të tillë që ky vlerësim të shprehë ose të matë rritjen e nivelit të dijeve dhe zhvillimin e personalitetit të nxënësit, të nxisë dëshirat e tyre për arsimim të mëtejshëm apo për karrierë, si dhe të sigurojë dhënien e një mendimi nga ana e nxënësve tek mësuesi, lidhur më atë se çfarë duhet përmirësuar.
Vlerësimi mund të jetë formues, diagnostikues, përmbledhës (i përgjith-shëm).
Vlerësimi diagnostikues përdoret për të vlerësuar njohuritë, shprehitë, qëndrimet e nxënësve në fillim të vitit apo para çdo kapitulli.
Vlerësimi formues zhvillohet gjatë procesit të zhvillimit të lëndës. Kështu mund të përdoren ushtrime të ndryshme për të vlerësuar aftësitë e nxënësve në zbatimin e parimeve ekonomike, në analizën dhe vlerësimin e informacio-nit, në marrjen e vendimeve apo në argumentimin e opinioneve.
Ka edhe forma të tjera që përdoren për vlerësimin formues dhe diagnos-tikues që janë:
Puna në grupe, pjesëmarrje në diskutime.Prezantimi i çështjeve apo problemeve të ndryshme ekonomike në formë
referati.Detyra me karakter kërkimor apo projekte të ndryshme.Kontrolli i detyrave të shtëpisë.Materiale vlerësuese të përgatitura nga nxënësit.Vlerësimi i përgjithshëm përdoret për të matur arritjet e nxënësve në fund
të një kapitulli apo në fund të vitit shkollor dhe shërben edhe për të vlerësuar efektivitetin e programit. Objektivat e qartë të të mësuarit janë kyç për një vlerësim të përgjithshëm të suksesshëm. Mësuesit duhet t’ua komunikojnë objektivat nxënësve, që ata të dinë se për çfarë do të vlerësohen.
Llojet e vlerësimeveParatest.Vlerësimi objektiv.Vlerësimi subjektiv.Vetëvlerësim. Teste praktike.
6
38
Pjesëmarrja.Lloje të tjera vlerësimi.
1. Paratesti. Mund të përdorët për të ndihmuar mësuesin të zbulojë nëse nxënësit i arrijnë njohuritë bazë dhe nivelin e kërkuar të aftësive për të mësuar materialet e programit. Ju mund të bëni parateste përpara çdo linje, moduli, jave apo çështjeje.
2. Vlerësimi objektiv. Ky lloj testimi zakonisht realizohet me pyetje me al-ternativë; e vërtetë apo e gabuar; me pyetje që kërkojnë përgjigje të shkur-tra. Këto lloj testesh me përgjigje të prera dhe të sakta, nuk krijonë hapësira për përgjigje të tjera. Testet objektive përmbledhin përgjigjet e vërteta dhe të gjithë nxënësit duhet të mësojnë të njëjtat gjëra.
3. Vlerësimi subjektiv. Në këtë lloj vlerësimi është gjykimi i mësuesit, i cili përcakton notën për nxënësin. Këto tipe testesh përfshijnë teste në formën e eseve.
Këto teste – ese kërkojnë nga nxënësi më shumë kohë për t’u përgjigjur dhe mund të vlerësohen me notë më shumë se ato të vlerësimeve objektive. Këto lloj testesh përfshijnë përgjigje të një numri të vogël pyetjesh, që janë të fokusuara në koncepte komplekse.
4. Vetëvlerësimi. Ky lloj testimi:- ndihmon nxënësit të kuptojnë nëse e kanë kuptuar çështjen; - u jep mundësi nxënësve që të masin vetë procesin e të mësuarit; - zakonisht përdoret vullnetarisht; - informon nxënësit, por jo mësuesin.Shembuj të testeve vetëvlerësues që mund të përdoren, janë kuicet, lojërat,
simulimet, detyrat me shkrim etj.5. Provime praktike.Ushtrime praktike dhe detyra shtëpie janë të shpeshta për nxënësit. Nxë-
nësit, që i bëjnë detyrat praktike, zakonisht ndeshin pak probleme gjatë provimeve me shkrim të kapitullit apo përfundimtare. Këta nxënës kapërce-jnë problemet teknike dhe dinë çfarë të presin nga tipet e pyetjeve të provi-meve përfundimtare.
Është e rëndësishme që nxënësit të dinë se pyetjet praktike do të jenë të njëjta me ato që ato ndeshin në provimet e tyre.
6. Pjesëmarrja në klasë është një metodë alternative e vlerësimit të nxë-nësve, që synon pjesëmarrjen në klasë dhe mund të përfshijë përgjigjen e pyetjeve reflektuese, duke nxitur nxënësit që të marrin pjesë në diskutimet javore në klasë, gjatë të cilave të ofrojnë teknika, këndvështrime të ndryshme, opinione dhe rrugëzgjidhje alternative.
Vlerësimi mund të bëhet individual ose në grup, në klasë ose jashtë saj. Nxënësi/ja vlerësohet me notë, ndërsa demonstron arritjet e tij/saj.
Në punimet e nxënësve me grupe të vogla, mësuesi/ja parashtron peshën e vlerësimit me notë të grupit në tërësi dhe të secilit nxënës në veçanti.
Mësuesi/ja nuk e ka të detyrueshëm vlerësimin me notë të nxënësve në çdo
39
orë mësimore dhe vendosjen e notës në regjistër për secilën orë mësimore. Si rregull, nxënësit dhe mësuesit duhet të bashkëbisedojnë lirshëm, si partnerë, rreth përvetësimit të njohurive të fituara gjatë orëve të kaluara dhe mirëkry-erjes së detyrave jashtë klase.
Herë pas here mësuesi/ja duhet të vlerësojë me notë, duke ua bërë të qartë nxënësve që në fillim qëllimin e vlerësimit dhe kriteret e tij.
Vlerësimi me shkrim shërben për aftësimin e komunikimit me shkrim dhe mund të realizohet jo vetëm me laps e letër, por edhe në rrugë elektronike.
Mësuesi/ja vlerëson nxënësin/en me notë për parashtrimet me shkrim, në provimet periodike me shkrim dhe në prezantimet me shkrim të punimeve të tij/saj, të zhvilluara vetë ose në grup.
Mësuesi/ja planifikon provime periodike me shkrim për blloqe të gjera orësh mësimore, ku përfshihen një a disa kapituj, të cilët i bashkojnë objektiva të ndërlidhura të të nxënit. Në përshtatje me qëllimin e vlerësimit me shkrim, ai/ajo përdor lloje të ndryshme testesh: që nga minitestet disaminutëshe për një objektiv të veçuar të të nxënit, tek ato njëorëshe; teste me alternativa ose zhvillim, detyra tematike, projekte kurrikulare etj.
Një formë e parashtrimit me shkrim nga nxënësit është dhe provimi për-fundimtar.
Portofoli i nxënësit/es, si një mundësi vlerësimi e vetëvlerësimi dhe për dhënie informacioni prindërve për progresin e nxënësit, është një koleksion i punimeve të tij/saj përgjatë vitit shkollor për lëndën. Ai mund të përmbajë provime me shkrim, detyra tematike, projekte kurrikulare, ese, testime, foto-grafi, produkte të veprimtarive kurrikulare etj. Përzgjedhjet për portofolin bëhen nga nxënësit, ndërsa mësuesi/ja rekomandon.
40
Modele mësimoreMë poshtë jepen disa modele mësimore, që mësuesi mund të përdorë në
lëndën e ekonomisë.
Është shumë e rëndësishme të theksohet që modeli i planit, që po ofrojmë, është hartuar mbështetur në programin mësimor, të hartuar nga MASH-i dhe natyrisht duke mbajtur parasysh tekstin. Në hartimin e këtij plani është ruajtur raporti i orëve mësimore për shtjellimin e njohurive të reja (70%) dhe për përpunimin e njohurive (30%). Në përpunimin e njohurive janë përfshirë:
përsëritja brenda një kapitulli të njohurive bazë të tij (konceptet themelore);testimi i njohurive bazë;integrimi i njohurive të reja të një kapitulli, me njohuritë e kapitujve para-
ardhës;integrimi i njohurive të reja, me njohuritë e lëndëve të tjera; (detyra tema-
tike, biseda etj);përsëritje vjetore (pavarësisht nga ndarja në linja ose në kapituj, lënda
duhet parë si një e tërë); testimi vjetor (nuk është i detyruar). Gjithashtu, janë mbajtur parasysh dhe udhëzimet e MASH-it për orët e
provimeve dhe të projekteve (të paktën 1 orë mësimore projekt/provim për çdo 18 orë mësimore). Ky plan përmban 3 orë projekte, gjithsej, të cilat mund të vendosen nga mësuesi/ja dhe nxënësit, kur ata e vlerësojnë të nevojshme dhe të domosdoshme. Gjithashtu, në këtë model janë planifikuar gjithsej 3 orë provim dhe nëse mësuesi e nxënësi e vlerësojnë të domosdoshme dhe të nevojshme, mund të planifkohet dhe të zhvillohet një provim përfundimtar për të gjithë lëndën.
Në hartimin e këtij plani është pasur parasysh dhe liria profesionale e më-suesit, që nënkupton se i është shtuar ose pakësuar numrit të sugjeruar të orëve të linjave, në masën 10%. P.sh. në qoftë se në program për linjën e parë sugjerohen 41 orë, janë planifikuar 39 orë (por mund të bëhet edhe 42, në qoftë se orët e projektit zhvillohen për problemet e kësaj linje). Pra linjës së parë i janë pakësuar dy orë dhe i janë shtuar linjave të tjera. Shuma totale e orëve të linjave duhet të jetë dhe është sa numri i plotë i orëve në planin mësimor në këtë lëndë (68 orë).
Formati që përdoret për këtë plan mësimor, mbështetet në “Udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së re të gjinmazit”, miratuar nga MASH-i. Thek-sojmë se ky plan është vetem një variant i një plani mësimor, që do të thotë që mësuesi mund të hartojë çdo variant tjetër, ashtu siç ai mendon se i përgjigjet nivelit dhe nevojave të nxënësve të tij. Ky plan apo çdo variant tjetër plani i përgatitur nga mësuesi, mund të ndryshojë edhe gjatë vitit shkollor në varësi
77.1 Plani mësimor vjetor i mësuesit
41
të ecurisë së nxënësve të tij. Kjo do të thotë në qoftë se mësuesi nuk e quan të arsyeshme vizitën në një Bankë Tregtare, mund ta zëvendësojë atë me orë ushtrimesh, përsëritje apo shtim të një ore mësimore për shpjegimin e një teme që nuk është asimiluar nga nxënësit, etj. Pra 30% i përpunimit të njo-hurive mund të vendoset sipas përmbajtjes që shihet e nevojshme, si dhe atje ku shihet e domosdoshme nga mësuesi. Është shumë e rëndësishme që:
zhvillimi i temave të ndjekë rrjedhën e tyre logjike dhe në këtë mënyrë, mësuesi/ja nuk mund të zhvillojë p.sh. temën e elasticitetit të kërkesës, pa zhvillur temën e kërkesës;
totali i orëve të planifikuara duhet të jetë 68 orë;të respektohet totali (+/- 10%) i orëve për çdo linjë;të realizohen jo më pak se 3 orë provim dhe 3 orë projekt.
42
Plani mësimor vjetor i mësuesit
KURRIKULA BËRTHAMË
LËNDA: EKONOMI
ët-21 ASALK34 javë x 2 orë = 68 orë
Lënda e ekonomisë synon që nxënësit: duke përdorur arsyetimin ekonomik dhe konceptin e burimeve të ku-
fizuara, të bëjnë zgjedhjet ekonomike, ku përfshihen kostot oportune dhe të marrin vendime të rëndësishme për jetën e tyre;
duke kuptuar mekanizmat nxitës të sistemeve të ndryshme eko-nomike, të aftësohen të fitojnë një kuptim më të mirë sesi sistemet ekonomike funksionojnë;
të ndërgjegjësohen se ne të gjithë jemi pjesë e një ekonomie botërore dhe kjo kërkon që ata të shqyrtojnë bashkëveprimin dhe ndërvarësinë në marrëdhëniet ekonomike, që rezultojnë nga këmbimi dhe tregtia.
Kjo do t’i ndihmojë nxënësit që të zhvillojnë aftësitë e tyre për të inter-pretuar problematikën ekonomike në situata të reja të zhvillimit ekonomiko - shoqëror, të zhvillojnë përkushtimin e vazhdueshëm në trajtimin e çështjeve ekonomike dhe të pjesëmarrjes aktive në zhvillimin e qytetarisë, si dhe të zhvillojnë mendimin kritik dhe aftësinë për të ndjekur problematikën eko-nomike në perspektiva të reja të zhvillimit shoqëror.
Në përfundim të këtij programi nxënësi/ja arrin: të shpjegojë se si problemet ekonomike bazë përbëjnë një sistem eko-
nomik, nëpërmjet të cilit u jepet zgjidhje problemeve dhe çështjeve të burimeve ekonomike, shpërndarjes të së ardhurave, stabilitetit dhe rritjes ekonomike;
të klasifikojë sistemet ekonomike, mbi bazën e zgjidhjes që shoqëria u jep çështjeve ekonomike themelore;
1. Synimi i lëndës
2. Objektiva të përgjithshëm
43
të shpjegojë natyrën dhe veprimtarinë e sistemeve të ndryshme eko-nomike;të identifikojë natyrën dhe tipet e sistemeve ekonomike, bazuar në kon-ceptet e nxitjes ekonomike, ndërhyrjes dhe rregullimeve të qeverisë në politikën e tregut;të shpjegojë ndërveprimin e forcave të tregut në përcaktimin e çmimeve të mallrave dhe faktorëve të prodhimit;të trajtojë marrëdhëniet ndërmjet kushteve ekonomike dhe politikave të qeverisë;të identifikojë faktorët që çojnë në stabilitet apo destabilitet ekonomik;të shpjegojë marrëdhëniet ndërmjet qeverisë, punës dhe konkurrencës në sistemin e sipërmarrjes së lirë;të shpjegojë rolin e financimit dhe investimit në suksesin apo dështimin e një biznesi, organizimin e bizneseve, strukturën e tregut dhe insti-tucionet financiare që operojnë në një ekonomi tregu, marrëdhëniet ndërmjet papunësisë, inflacionit, politikave monetare dhe fiskale dhe efektet e tyre në ekonomi;të interpretojë se si burimet dhe të ardhurat ekonomike shpërndahen përmes mekanizmit të çmimeve dhe politikave të qeverisjes;të përvetësojë konceptet ekonomike bazë që shërbejnë për të matur perfor-mancën ekonomike dhe shpjeguar fenomenet ekonomike, si funksionon jeta ekonomike dhe përse mendimi ekonomik është i rëndësishëm për çdo individ;të shpjegojë se shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve, nxit ndërvarësinë dhe zhvillimin ekonomik ndërmjet vendeve;të zotërojë terminologjinë bazë që përdorin ekonomistët, të demonstro-jë mendimin kritik dhe aftësinë vendimmarrëse.
PLANI I SINTETIK
LLOJI I TEMAVE NUMRI I ORËVE
Njohuri të reja 48 orë
Përpunimi i njohurive 20 orë
a. Përsëritje 8 orë
b. Provime 3 orë
c. Projekte kurrikulare 3 orë
ç. Të tjera 6 orë
TOTALI 68 orë
44
45
46
47
48
49
50
Më poshtë jepet një model ore mësimi, që është bazuar në metodën e si-mulimit, sepse kjo lloj metode mund të përdoret jo rrallë në mësimdhënien në ekonomi dhe mund të jetë efektive për orë të caktuara. Thelbi i kësaj metode mësimdhënieje është që nxënësit simulojnë situata reale të jetës së tyre të për-ditshme ekonomike. Ky model mësimi do t’i ndihmojë mësuesit të kuptojnë më mirë medotën e simulimit dhe realizimin e saj në praktikë dhe do t’i aftësojë ata për ta zbatuar më shumë këtë metodë, e cila përgjithësisht pëlqehet prej shumi-cës së nxënësve. Mësimi i mëposhtëm mund të përdoret gjerësisht, sidomos në klasat ku niveli i përgjithshëm i nxënësve është mesatar.
7.2 Model mësimi
51
TEMA: Tregtia ndërmjet vendeve
HyrjeTregtia sipas shkencës ekonomike është shkëmbimi i vullnetshëm i të mi-
rave dhe shërbimeve. Marrja e vendimit për të tregtuar bëhet pasi palët, që janë përfshirë në këtë shkëmbim, presin të arrijnë fitimin përkatës. Në mo-mentin kur njëri prej partnerëve të tregtisë nuk është duke fituar prej saj, atëherë shkëmbimi do të ndërpritet.
Njerëzit e arsyeshëm e gjykojnë kënaqësinë e tyre prej tregtisë nëpërmjet ekonomizimit (krahasimi i fitimeve të pritura me humbjet e pritura).
Nxënësit duhet të përdorin aftësinë e tyre arsyetuese në ekonomi për të shjeguar zgjedhjet që bëjnë pjesëmarrësit në rastin e simulimit të tregtisë që do të jepet më poshtë në këtë mësim.
Konceptet- Tregtia- Nxitjet - Kostot- Përfitimet
Objektivat Nxënësit, duke marrë pjesë në një seancë të të bërit tregti;do të përshkruajnë nxitjet që i shtyjnë ata për të tregtuar;do të listojnë kostot dhe përfitimet e parashikuara nga tregtia e tyre.
Përshkrimi i mësimitOrganizimi i orës së mësimit është parashikuar i tillë, që të synojë simuli-
min e të bërit tregti, mënyrë kjo që do të ilustrojë një vend tregtimi kompleks, në të cilin tregtohen të mirat dhe shërbimet. Nxënësit e përdorin këtë përvojë për të njohur në thellësi kushtet të cilat inkurajojnë ose dekurajojnë tregtinë ndërmjet individëve/vendeve.
Koha e nevojshmeNjë orë mësimi.
MaterialetPër çdo nxënës duhet të vendosen në një çantë të vogël një numër i madh
çikërrimash, të cilat ata mund t’i shkëmbejnë me njëri - tjetrin, si p.sh. qirinj të vegjël, kuti të vogla me ngjitëse, çantëza të vogla me kokrra gruri, çamçakëzë, stilolapsa, ngjitësa, fruta, perime, fletë - hyrje, përgjigjet e pyetjeve të fjalëkry-qit të kaluar, karamele etj.
ProceduraU tregohet nxënësve se me anë të kësaj teme dhe ore mësimi, ata do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një aktivitet tregtie. Qëllimi i këtij ak-tiviteti është njohja e nxënësve me arsyet e bërjes së tregtisë nga njerëzit.
52
të nxënësve në tabelë. Deklaroni se këto përgjigje janë hipoteza. Më pas kërkohet nga klasa gjetja e disa arsyeve për t’i mbajtur ose hedhur poshtë këto hipoteza.I përshkruhet klasës situata e mëposhtme: Imagjinoni një individ që nget makinën dhe shkon ta furnizojë atë me naftë në një pikë karburanti. Ai i hedh makinës një sasi nafte, me vlerë 1 000 lekë, të cilat ia paguan zotëruesit të pikës së karburantit.
(përgjigjja: Të dyja palët humbën dhe fituan njëkohësisht. Shoferi humbi 1 000 lekë për blerjen e naftës dhe fitoi disa litra naftë, ndërsa zotëruesi i pikës së karburantit humbi disa litra naftë dhe fitoi 1 000 lekë).Shpërndahen në mënyrë të pabarabartë sendet e tregtimit tek pjesëmar-rësit. Për shembull, njërit prej tyre, i cili nuk ka asnjë send, i jepen për-gjigjet e fjalëkryqit, disa më “fatkeqëve” u jepen nja dy sende më pak të njohura, shumicës së nxënësve i jepen sendet më të ngjashme me njëra - tjetrën (p.sh. stilolapsa ose karamele) dhe pak nxënësve u jepet një nu-mër i bollshëm i sendeve të ndryshme (p.sh. 10 qeska me kokrra gruri, etj). U kërkohet nxënësve të vendosin sendet e çdo pjesëmarrësi në një çantë të madhe. Në këtë mënyrë, çdo nxënës e di realisht se çfarë ka për të tregtuar. Gjatë përgatitjes së çantave përpiquni të krijoni kontraste të dukshme, psh:
nxënës që kanë shumë pak gjëra për të tregtuar; nxënës me disa sende jo shumë të njohura;nxënës me pak sende shumë të njohura;nxënës me sende të ndryshme për të tregtuar.
Organizohet një seancë tregtimi, 5 - 10 minuta, gjatë së cilës pjesëmarrë-sit do të fillojnë një lloj tregtie që ata e zgjedhin vetë. Asnjërit nuk i kërkohet të marrë pjesë në tregtim me detyrim.
Në fund të seancës së tregtimit kërkoni vëmendjen e nxënësve. Kështu u kërkohet që të vendosin mbi tavolinat e tyre sendet që ata tashmë zotërojnë pas seancës së tregtimit.
Më pas kalohet në diskutimin e rezultateve të këtij shembulli të krijuar e të demonstruar në klasë. Drejtohen pyetje:
Me ngritjen lart të dorës)Merrni disa përgjigje)
Disa prej nxënësve do të kenë bërë disa herë tregtimin e sendeve)
(Njerëzit përgjithësisht janë të prirur të heqin dorë prej sendeve të cilat i vlerë-sojnë më pak, për të siguruar sende që i vlerësojnë më shumë.)
Pse njerëzit tentojnë të tregtojnë tek të tjerët një numër të madh të send-
(Sasira të mëdha të një sendi të mirë e ulin vlerën e çdo sendi të vetëm. Një kuti
53
që përmban 10 çamçakëzë është më e lehtë për t’u shitur sesa një çamçakëz i vetëm që keni në zotërim.)
Verifikoni nëse gjatë seancës së tregtimit u shkoi gjithmonë keq nxënësve që kishin pak sende, duke u drejtuar atyre pyetjet përkatëse. (Përgjigjja është: Po për aq kohë sa sendet e tyre të marrin një vlerë të lartë).
(Nxënësve, të cilët zotërojnë vetëm dy qeska me kokrra gruri, mund të mos u ecë tregtia, sepse ata kanë pak për të tregtuar dhe gjithashtu pjesëmar-rësit e tjerë nuk i vlerësojnë shumë kokrrat e grurit.)
Drejtohen edhe pyetje të tjera për të nxitur më shumë pjesëmarrjen e të gjithëve në diskutim, si:
Si ishte sjellja juaj gjatë tregtimit në përputhje apo në kundërshtim me përgjigjet që dhatë në fillim për pyetjet në lidhje me atë se përse tregtojnë
Çfarë kosto dhe përfitimi patët nga tregtia që bëtë. (Ajo që iu tregtua të tjerëve përbën koston e tregtisë. Ajo që u mor nga të tjerët përbën përfitimin.)
(Ndoshta jo. Nxënësit, të cilët kishin pak për të tregtuar, ndoshta nuk kanë mbetur të kënaqur. Nxënësit, të cilët kishin sende të tjera, nuk duan ta ndiejnë veten si të “lënë pas dore”. Nxënësit, të cilët nuk gjetën atë që kërko-nin, ndoshta janë të pakënaqur. Nxënësit, të cilët bënë dhe më pas kuptuan se mund të kishin bërë një tregti tjetër më të mirë, mund të jenë të mërzitur. Së fundi, nxënësit, të cilët nënvlerësuan kostot e tregtimit ose mbivlerësuan kostot e tregtimit apo mbivlerësuan përfitimin e saj (ose që i bënë të dyja këto veprime), mund të jenë të mërzitur. Tregtia nuk garanton lumturinë.
Ekonomistët deklarojnë vetëm atë që tregtia do të vazhdojë në rast se njerëzit do të mendojnë se ajo ka sjellë një përmirësim, i cili nuk do të vinte në rast se nuk do të ishte bërë tregtia.)
Nëse nesër do të mund të bëjmë një seancë tjetër tregtie, kush do të dëshi-
(Njerëzit, të cilët besojnë se përfitimet e tregtisë do të jenë më të mëdha se kostot e saj, do të pranojnë. Njerëzit, të cilët besojnë për të kundërtën, nuk do të jenë më të interesuar për të marrë pjesë.)
Në çfarë momentesh ka ngjashmëri ndërmjet seancës së tregtimit dhe
(Krahasoni këtë seancë me shembullin e pikës së karburantit dhe nxirrni ngjashmëritë. Disa ndryshime janë të dukshme. Gjatë këmbimit të sendeve në seancën e tregtisë nuk janë përdorur paratë dhe pjesëmarrëve nuk u është dashur të punojnë për të pasur sendet që ata tregtuan.)
MbylljaNdani me nxënësit përfundimin e mëposhtëm: Ky aktivitet shërben për
të bërë një analogji me tregtinë botërore. Kujtoni konceptet e kostos, për-fitimit dhe tregtisë botërore. Nxirret dhe përfundimi: Idetë, që mësuam sot për tregtinë ndërmjet vendeve, do t’ju ndihmojnë për të kuptuar tregtinë që zhvillohet në mbarë botën.
54
Minitestet përdoren nga mësuesi për të matur realizimin e objektivave mësi-morë. Këto miniteste janë të shkurtra dhe përmbajnë shumë pak pyetje, mbase edhe një pyetje të vetme dhe zënë pak minuta nga ora e mësimit. Ato mund të jenë të ndryshme nga një klasë në një klasë tjetër, nëse niveli i klasës është i ndry-shëm, dhe natyrisht dhe kur objektivat mësimorë kanë qenë të ndryshëm. Këto miniteste zakonisht bëhen në fund të orës së mësimit ose të temës, por mund të praktikohen edhe gjatë orës së mësimit, kur kalohet nga një fazë e saj në një fazë tjëtër. Në këtë mënyrë, mësuesi/ja do të sigurohet që konceptet bazë janë kuptuar prej nxënësve. Kjo do ta ndihmojë mësuesin/en nëse duhet vazhduar në hapat e tjerë të mësimit apo duhet të ndalohet për të zbërthyer më mirë konceptet e fazës së mëparshme. P.sh. mësuesi/ja mund të bëjë një minitest për të parë nëse nxënësit e kanë kuptuar ligjin e ofertës në mënyrë që ai mund të kalojë në hapin tjetër të shpjegimit të faktorëve që ndikojnë në ofertë. Nëse nxënësit nuk e kanë kuptuar veprimin e këtij ligji, atëhëre hapi tjetër, shpjegimi i faktorëvë të ofertës, nuk do të jetë efektiv, sepse nxënësit nuk do ta kuptojnë atë.
Shembuj minitestesh:Shembull 1:Tema: Ç’është ekonomia
______________________________
_____________________________.Shënim: Përgjigjet e nxënësve mund të jenë të shprehura në mënyra të
ndryshme. Mësuesi/ja duhet të kuptojë nëse ata kanë realizuar objektivin bazë të përcaktimit të konceptit të pamjaftueshmërisë dhe të kostos opor-tune.
Shëmbull 2:Tema: Faktorët e prodhimit1. Faktorët e prodhimit janë:
( Burime natyrore, burime njerëzore, kapital/mallra, kapitale, aftësi sipërmarrëse)
2. Burimet e mëposhtme shkruajini në kolonën e duhur në tabelën ë më-poshtme, duke mbajtur parasysh kategorinë së cilës i përkasin.
Drurët e pyllit, sharra që pret dru, puna e sharrëtarëve, energjia diellore, puna e sipërmarrësit të biznesit të prerjes dhe përpunimit të drurit, makinat që transportojnë drutë, puna e shoferëve që transportojnë dru.
7.3 Miniteste
55
Shënim: Jo patjetër mund të përdoren të dyja pyetjet në minitest, brenda të njëjtës
klasë. Kjo varet nga niveli i klasës.Fjalët më të errëta janë përgjigjet e pyetjeve.
Shembull 3:Tema: Sistemet ekonomike dhe problemi kryesor i ekonomisë1. Plotësoni vendet bosh në fjalitë e mëposhtme, duke u përgjigjur py-
etjeve:Problemi kryesor i çdo ekonomie ka të bëjë me:_________________ (Çfarë mallrash dhe shërbimesh të prodhohen
dhe sa?)_________________( Si të prodhohen mallrat dhe shërbimet? _________________(Për kë të prodhohen mallrat dhe shërbimet?)2. Në ekonominë e tregut vendimet ekonomike merren nga
_______________. (tregu)3. Kur vendimet ekonomike në një ekonomi merren në mënyrë të
centralizuar nga qeveria, atëhërë kemi të bëjmë me sistem ekonomik ________________( të komanduar)
4. Në ekonomitë _______________ vendimet ekonomike merren nga tregu dhe qeveria. (mikse/të përzier)
Shembull 4:Tema: Format ligjore të biznesit1. Forma e biznesit vetëm me një pronar dhe pa aksione quhet: A. partneritet; B. korporatë; C. individual.
2. Një avantazh i organizimit të biznesit individual është:A. përgjegjësi e kufizuar; B. të pasurit e dikujt për të ndarë shpenzimet e hapjes së biznesit; C. taksim jo i dyfishtë; Ç. përgjegjësi e pakufizuar.
Burime natyrore Burime njerëzore Kapital Aftësi sipërmarrëse
Drurët e pyllit, energjia diellore
Puna e sharrëtarëve, puna e shoferëve që transportojnë dru.
Sharra që pret dru, makinat që transportojnë drutë.
Puna e sipërmarrësit të biznesit të prerjes dhe përpunimit të drurit.
56
Testi i mëposhtëm është një lloj testi objektiv, më pikëzim. Në këto lloj testesh ka shumë rëndësi pikëzimi që i bëhet përgjigjeve të pyetjeve. Në praktikë ndeshen teste ku mësuesi p.sh. vlerëson me 3 pikë përgjigjen e saktë të një pyetjeje me tre kërkesa (dhe, në këtë rast, pikëzimi është i drejtë). Por ka dhe raste kur po me 3 pikë vlerëson përgjigjen e saktë të një pyetjeje me 4 kërkesa. Si do ta vlerësojë mësuesi një nxënës që pyetjes së fundit me katër kërkesa i ka dhënë përgjigje vetëm për 3 kërkesa, apo një nxënës tjetër që i
joobjektiv dhe nuk realizon barazi në vlerësim. Në testet më pikëzim mësuesi duhet të përdorë vlerësimin me pikë dhe pastaj t’i kthejë ato në nota. Ky kthim bëhet sipas tabelës së mëposhtme:
TESTKapitulli 1.1, 1.2, 1.3 (Linja e parë)
I. Qarko shkronjën e e alternativës së saktë (20 pikë - një pikë për çdo përgjigje të saktë).
1. Çfarë nënkuptohet me pohimin se çdo sistem ekonomik ballafaqohet
Nganjëherë disa produkte mund të blihen vetëm me çmime të larta.Nuk ka asnjëherë burime të mjaftueshme prodhimi për të kënaqur ne-
vojat e njerëzve.Vendet e varfra ndeshen me pamjaftueshmërinë, kurse vendet e pasura e
kanë kaluar këtë problem me kohë.ç. Të gjtha ekonomitë kalojnë çrregullime gjatë të cilave ekziston edhe
pamjaftueshmëria.
2. Marrëdhënia ndërmjet çmimit dhe sasisë së kërkuar është:e zhdrejtë; e drejtë; as e drejtë dhe as e zhdrejtë;ç. nuk mund të përcaktohet.
Përqindja e pikëve Nota
Nën 25% 4
25%-40% 5
40%-55% 6
55%-70% 7
70%-85% 8
85% -95% 9
95%-100% 10
7.4 Test kapitulli
57
3. Në këto tipe ekonomish vendimet merren në tregje bazuar në pronësi private, por gjithashtu qeveria ushtron ndikim të madh.
Ekonomi tregu.Ekonomi të centralizuara.Ekonomi mikse.4. Kur numri i ofruesve në një treg rritet, lakorja e ofertës:zhvendoset majtas;zhvendoset djathtas;mbetet e njëjtë;ç. i ndryshon pjerrësia.
5. Mallrat e luksit tentojnë të jenë:elastike në kërkesë;joelastike në kërkesë;shumë të kërkuara;ç. asnjë nga të sipërpërmendurat.
6. Kur në një çmim të dhënë ka tepricë në kërkesën në treg, çmimi:do të tentojë të rritet; do të tentojë të bjerë; do të mbetet i njëjtë; ç. asnjë nga të sipërpërmendurat.
7. Cili pohim nuk është i vërtetë:Është pjesë e tregut një person që blen një akullore në një dyqan akul-
loresh.Kurba e kërkesës për një mall duhet të jetë një vije horizontale.Makroekonomia përfshin studimin e shkaqeve të inflacionit.ç. Të gjitha të sipërpërmendurat.
8. Në një treg të dhënë, rritja e të ardhurave të konsumatorëve:do të zhvendosë lakoren e kërkesës në të majtë; do të zhvendosë lakoren e kërkesës në të djathtë; do të zhvendosë lakoren e ofertës në të djathtë;ç. do të zhvendosë lakoren e ofertës në të majtë.
8. Shpërblimi për përdorimin e tokës quhet:rentë;pagë;interes;ç. fitim.
58
10. Në qoftë se rritja në kërkesë dhe ofertë është në madhësi të njëjtë, çfarë pritet të ndodhë me çmimin dhe sasinë ekuilibër:
Sasia mbetet e njëjtë dhe çmimi rritet. Sasia ulet dhe çmimi rritet. Sasia rritet dhe çmimi ulet.ç. Sasia rritet dhe çmimi mbetet i njëjtë. 11. Cili nga grupet e mëposhtme të konsumatorëve blen të gjithë prodh-
Fermerët, punëtoret dhe familjarët.Korporatat, investitorët dhe familjarët.Familjet, bizneset dhe qeveria.ç. Investitorët, spekullantët dhe industrialistët.
12. Malli është joelastik në ofertë kur:ndryshimet në sasinë e ofruar janë më të vogla se ndryshimet në
çmim;ndryshimet në sasinë e ofruar janë më të mëdha se ndryshimet në
çmim;ndryshimet në sasinë e kërkuar janë të barabarta me ato në çmim;ç. asnjë nga të sipërpërmendurat.
13. Kur produktet kanë pak zëvendësues, ato tentojnë të jenë:elastike në kërkesë;joelastike në kërkesë;me çmime të larta;ç. asnjë nga të sipërpërmendurat.
14. Kostoja oportune pasqyron koston e të mirave dhe shërbimeve të ma-tura nga:
zyra e statistikës;indeksi i çmimeve;çmimi i çdo gjëje që është blerë;ç. çfarë është sakrifikuar me qëllim që të merren të mira dhe shërbime.
15. Çmim tavan është:nën nivelin e çmimit ekuilibër dhe rezulton në tepricë;mbi nivelin e çmimit ekuilibër dhe rezulton në tepricë;nën nivelin e çmimit ekuilibër dhe rezulton në mungesë;ç. mbi nivelin e çmimit ekuilibër dhe rezulton në tepricë.
16. Kur ________ barazon ______, arrihet një çmim ekuilibër dhe sasi ____________.
Oferta - kërkesën – ekuilibër;
59
Oferta – kërkesën – disekuilibër; kërkesa – ofertën – disekuilibër;ç. kërkesa – ofertën – tregje.
17. Çfarë do të ndodhë në një treg konkurrues, në qoftë se sasia e ofruar
Konsumatorët do të kërkojnë më shumë produkte.Çmimi i tregut do të ulet.Ofruesit do të rrisin sasinë e produkteve në treg.ç. Çmimi i tregut do të rritet.
18. Lakorja e mundësive të prodhimit pasqyron:
ndryshimin e çmimeve të produkteve në një ekonomi;koston oportune të prodhimit të makinerive ose të pizave;prodhimin maksimal të një ekonomie duke përdorur burimet prod-
huese që ka.
19. Nëse qeveria vendos një taksë prej 10 lekësh për çdo palë pantallonash të shitura, cila nga alternativat e mëposhtme është më e mundshme të ndod-
Konsumatorët do të paguanin një çmim më të lartë dhe do të blinin më pak pantallona.
Konsumatorët do të paguanin një çmim më të lartë dhe prodhuesit do të shisnin më shumë.
Konsumatorët do të paguanin një çmim më të lartë dhe ofruesit do të merrnin fitime më të mëdha.
ç. Ofruesit do të rrisnin sasinë e shitjeve për të përballuar taksat ndaj shtetit.
20. Cila nga alternativat e poshtëshënuara ndikon në elasticitetin e
Natyra e produktit (i domosdoshëm apo luksi). Sasia e produkteve zëvendësuese. Pjesa që zë në shpenzimet e konsumatorëve.ç. Të gjitha të sipërpërmendurat.
II. Shënoni me V nëse pohimi është i vërtetë dhe me G nëse është i gabuar.
( 11 pikë - një pikë për çdo përgjigje të saktë) Një ulje në çmimin e vidiokasetave do të ulë kërkesën për bileta të
kinemasë.VMallrat dhe shërbimet kushtojnë më lirë kur blihen me kredi. GNë qoftë se kërkesa për një produkt do të rritej, atëherë lakorja e kërkesës
60
do të zhvendoset në të majtë. GShpërblimi për punën quhet pagë.VNë qoftë se dy mallra janë zëvendësuese në konsum, rritja e çmimit të
njërit mall do të shkaktojë rritje të kërkesës për mallin tjetër. V Kur parashikohet që në të ardhmen çmimet e një produkti do të rriten,
konsumatorët do të ulin kërkesën për këtë produkt sot.GKur kostoja e prodhimit të një produkti pritet të rritet, atëherë dhe oferta
e tij do të rritet. GKa dy mënyra që një individ mund të marrë të ardhura, nga puna dhe
pasuria.VProduktet, që kanë cikël të gjatë prodhimi, janë më elastike në ofertë se
ato që kanë cikël të shkurtër prodhimi. GNjë nga funksionet e sistemit të çmimeve në ekonominë e tregut është ai
informues. VLigji i ofertës përcakton se shitësit do të prodhojnë më shumë për çmime
të larta dhe më pak për çmime më të ulëta. V
III. Plotëso: a). Faktorët, që ndikojnë në masën e kursimit, janë: (4 pikë)1.2.3.4.
c) Shtyllat e sipërmarrjes së lirë janë: ( 3 pikë) 1.2.3.
b) Faktorët e prodhimit klasifikohen në: ( 4 pikë) 1.2.3.4.
(3 pikë)
1.2.3.
61
Tabela e vlerësimit
Shënim: Ky është një model testi që mund të përdoret, por mësuesi/ja mund të shtojë ose të heqë pyetje në varësi të objektivave mësimorë që ai ka vendosur për klasa të caktuara. Ndërkohë, për shkak të numrit jo të vogël të nxënësve në klasë, mësuesi/ja është i detyruar të bëjë teste me dy grupe apo dhe me tre grupe.
7.5 Model flete vlerësimi Mësuesi/ja mund të përdorë një model si më poshtë për të bërë vlerësimin
e secilit nxënës. Ky model mund të përdoret pas një veprimtarie mësimore, pas një kapitulli apo grup temash/mësimesh. Mësuesi/ja mund ta ndryshojë këtë fletë vlerësimi, të shtojë apo të heqë kërkesa në të, kjo sipas kritereve që ai/ajo vendos si më të domosdoshme për nxënësit e tij/saj.
Fletë vlerësimi
Nxënësi_________________
Vlerësohet _____________________________________________________ (përshkruhet me fjalë vlerësimi për momentet e mëposhtme)
Diskutim ____________________
Argumentim ___________________
Punë në grup _________________________
Të tjera ________________________________
Realizoi objektivin ______________________________
Rezultati përfundimtar ________________________________
(Footnotes)1 Orë të sugjeruara janë orët e planifikuara nga specialistët për zhvil-
limin e linjës. Shuma totale e orëve të linjave duhet të jetë sa numri i plotë i orëve në planin mësimor në këtë lëndë. Quhen të sugjeruara sepse i jepet liri mësuesit që të shtojë ose të pakësojë numrin e sugjeruar të orëve, në masën 10%, sipas nevojave të klasës.
Nota 4 Nota 5/18 Nota 6/25 Nota 7 Nota 8 Nota 9 Nota 10
Nën 11 pikë 11-17 pikë 18-24 pikë 25-30 pikë 31-37 pikë 38-42 pikë 43-45 pikë
62
HARTA E KONCEPTEVE (për çdo linjë)
HARTA E KONCEPTEVE- LINJA 1
Objekti i studimit të ekonomisë është studimi se si shoqëria i menaxhon burimet e saj të pamjaftueshme rralla), për të arritur maksimumin e mirëqenies për njerëzit.
Pamjaftueshmëria është mospërputhja e dëshirave materiale që janë relativisht të
Kosto oportune është alternativa më të mirë nga e cila hiqet dorë, për të arritur një objektiv të caktuar.
Shkenca e ekonomisë ndahet në
Mikroekonomia- studion se si i marrin vendimet familjet dhe firmat dhe se si bashkëveprojnë ato në tregje të caktuara.
Makroekonomia - studion dhe analizon sjelljen e ekonomisë si një e tërë
Faktorët e prodhimit klasifikohen:
Toka
Kapitali
Puna
Sipërmarrja
Kufiri i mundësive të prodhimit tregon prodhimin maksimal të një ekonomie, duke përdorur burimet prodhuese që zotëron.
Problemi themelor ekonomikështë t’i japë përgjigje pyetjeve:
Çfarë do të prodhohet?
Si do të prodhohet?
Për kë prodhohet ?
Sistemet ekonomike
Ekonomi tradicionale - problemin ekonomik e zgjidh tradita
Ekonomi e komanduar - problemin ekonomik e zgjidh shteti
Ekonomi e tregut - problemin ekonomik e zgjidh tregu
Ekonomi mikse – problemin ekonomik e zgjidh tregu+shteti
63
Shtyllat kryesore të sipërmarrjes së lirë
prona privatekonkurencasistemi i çmimeve
Funksionet e sistemit të çmimeve në ekonominë e tregutinformuesnxitësracionues
Kërkesa - listë me sasi të ndryshme të një produkti, për të cilën konsumatorët janë të gatshëm dhe të afte të blejnë për çdo çmim të mundshëm, gjatë një periudhe kohe të dhënë.
Ligji i kërkesës - kur çmimi i një produkti bie, sasia e kërkuar për këtë produkt rritet, kur çdo gjë tjetër mbetet e pandryshuar ose e anasjella.
Faktorët që ndikojnë në kërkesë
pritjet e konsumatorëve rreth çmimevetë ardhurat e konsumatorëveçmimet e mallrave të tjerënumri i konsumatorëveshijet dhe preferencat e konsumatorëve
zëvendësuesit
plotësuesit
Oferta - listë me sasi të ndryshme të një produkti për të cilën prodhuesit janë të gatshëm dhe të aftë të ofrojnë për shitje, për çdo çmim të mundshëm, gjate një periudhe kohe të dhënë.
Ligji i ofertës - kur çmimi i një produkti bie, sasia e ofruar për këtë produkt ulet, kur çdo gjë tjetër mbetet e pandryshuar ose e anasjella.
Faktorët që ndikojnë në ofertë
kosto e prodhimitnumri i prodhuesvepritjetçmimet e mallrave të tjerëngjarjet e natyrës
çmimet e faktorëve të prodhimitteknologjiataksat dhe subvencionet
Çmim ekuilibri - çmimi në të cilën sasia e kërkuar është e barabartë më sasinë e ofruar.
ekuilibër
64
Tepricë oferte) sasia e ofruar është më e madhe se sasia e kërkuar, atëherë çmimi do të ulet.
Mungesë oferte) sasia e ofruar është më e vogël se sasia e kërkuar, atëherë çmimi do të rritet.
Elasticiteti lidhur me çmimin) - shpreh masën e reagimit të sasisë së kërkuar/ofruar për një produkt ndaj masës së reagimit të çmimit të tij
Faktorët që ndikojnë në elasticitetin e kërkesës
% e shpenzimit në buxhetin e konsumatoritzëvendësuesitmallra luksi përkundrejt të domosdoshëmkoha
Faktorët që ndikojnë në elasticitetin e ofertësgjatësia e ciklit të prodhimit
periudha kohore të shkutratë gjata
Efekte të ndryshimeve të ofertës dhe kërkesës:
NDRYSHIMETNË KËRKESË
NDRYSHIMETNË OFERTË
NDIKIMI NËÇMIMINEKUILIBËR
NDIKIMIN NËSASINËEKUILIBËR
ritet let let papërcaktuarlet ritet ritet papërcaktuarritet ritet papërcaktuar ritetlet let papërcaktuar let
Çmimi tavan maksimumi ligjor i çmimit të shitjes së produktit. y çmim është nën çmimin ekuilibër.
Çmimi dysheme minimumi ligjor i çmimit të shitjes së një produkti. y çmim është mbi çmimin ekuilibër
puna
pasuriaBurimet e të ardhurave të individëve janë
Masa e kursimit varet nga:
të ardhurat.parashikimi për të ardhmen norma e interesit bankar taksat mbi interesin bankar
65
Në investimin e parave të kursyera duhet të mbajmë parasysh:Sigurinë
ikuiditetin
Buxheti personal
Sipërmarrësi -
Format ligjore të biznesit irma me një pronar të vetëm.irma me ortakë partnerë)orporata
Burimet financiare të biznesittë brendshme
të jashtme janë: Nxjerrja e letrave me vlerë-obligacione.Shitja e aksioneve të zakonshme.Shitja e aksioneve të preferuara. Marrja e borxheve.Përdorimi i fitimeve.
Aksionet
korporatës që i ka lëshuar.
Obligacioni – detyrim në formë borxhi afat gjatë i lëshuar nga korporata për të siguruar
Pasqyrat financiare të biznesitilanci
Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve
Bilancitë një shoqërie në një moment të caktuar.
Pasqyra e te ardhura dhe shpenzimeve –
në një periudhë të caktuar kohe.Funksioni i prodhimit lidhje e caktuar sasiore midis një numri njësish të inputeve të domosdoshme dhe sasisë së outputit që dëshirojmë të prodhojmë.
Të ardhurat totale (TR) paraqesin të
nga shitjet e njësive të outputit të prodhuar.
Ligji i te ardhurave rënëse - pohon se kur njësitë e njëpasnjëshme të inputit variabël punë)
66
rritëse dhe më pas bie.Kosto prodhimishërbimeve gjatë një periudhe të caktuar kohe.
Kosto variabël -ndryshojnë në varësi me sasinë e outputit të prodhuar.
Kosto fikse -
sasia e outputit të prodhuar
Strukturat kryesore të tregut
1. Konkurenca e plotë - numër i madh firmash që prodhojnë produkte të njëjta dhe ka shumë lehtësi në hyrje.
2.Monopoli - një firme e vetme prodhon një produkt, i cili nuk ka zëvendësues
3. Konkurenca monopolistike - numër i madh shitësish, ku secili prodhon një produkt të diferencuar në një treg me pengesa të pakta në hyrje.
4.Oligopoli - sundojnë një numër i vogël firmash të mëdha, që prodhojnë produkte të homogjenizuara ose të standartizuara
Monopol natyror -
rijimi i monopoleve nëpërmjet bashkimeve.
Tipet e bashkimeveShkrirje horizontaleShkrirje vertikaleShkrirje e përzier
Paga-çmimi i faktorit punë, përcaktohet në tregun e punës nga pikëprerja e kërkesës dhe ofertës për punë
Renta - çmimi i faktorit tokë, përcaktohet në tregun e tokës nga pikëprerja e kërkesës dhe ofertës për tokë.
Interesi - çmimi i faktorit kapital, përcaktohet në tregun e kapitalit nga pikëprerja e kërkesës dhe ofertës për kapital.
67
HARTA E KONCEPTEVE- PËRMBLEDHJE E LINJËS 2
Dështime të tregut -prodhuese.
Eksternalitetetnjë malli ose shërbimi ndikon në mirëqenien e një pale të tretë, i ndryshëm nga blerësi dhe prodhuesi i kësaj të mire.E mira publike- një e mirë, konsumi i të cilës nga një person nuk përjashton konsumin e kësaj të mire nga të tjerët.
Funksionet ekonomike të qeverisë
artimi i një kuadri ligjor për një ekonomi tregu
artimi/zbatimi i politikave makroekonomike stabilizuese
Përmirësimi i efiçencës së ekonomisë
artimi dhe zbatimi i programeve për rishpërndarje të drejtë të të ardhurave.
Mënyrat e ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi
Politika e taksave
Politika e shpenzimëve qeveritare
Politikat antitrust
Politikat rregulluese
Buxheti i shtetit -
Taksat -
Parimet e vendosjes së taksave
Parimi i përfitimit
Parimi i aftësisë për të paguar
Parimi i drejtësise horizontale
Parimi i drejtësisë vertikale
68
Klasifikimi i taksave
kombëtarevendoreNë varësi të autoritetit që i vjel
Në varësi të normës së taksës (%)
Në varësi të objektit ku do të aplikohet taksa
progresiveregresivepërpjestimore
direkteindirekte
Defiçit buxhetor –
Borxh publik
Borxhi i brendshëm - huaja që një qeveri ua ka marrë banorëve të vet.
Borxhi i jashtëm - huaja që një qeveri ua ka marrë të huajve.
Paraja - gjithçka e pranuar gjerësisht si mjet pagese të mallrave dhe shërbimeve.
Funksionet e parasë
mjet shkëmbiminjësi e matjes së vlerësruajtëse e vlerës
Karakteristikat e parasë
. Pranueshmëria
. Ndashmëria
. ranspotueshmëria
. ëndrueshmëria
. Vështirësia në kopjim
Oferta monetare sasia e përgjithshme e parasë në qarkullim.
Institucionet bankare
- harton, aprovon dhe zbaton politikën monetare.- hedh në qarkullim monedhat /kartmonedhat
kombëtare- harton, aprovon dhe zbaton kurset e këmbimit- liçenson apo ju heq licensat bakave tregtare- shërben si bankë e qeverisë - shërben si bankë e bankave tregtare
ankat regtare. unksioni kryesor
anka endrore. unksionet kryesore S )
- Pranimi i depozitave- hënia e kredive
69
Produkti i brendshëm bruto (GDP) - Vlera e përgjithshme e tregut e të gjithë mallrave
Metodat e llogaritjes së GDPMetoda e Prodhimit Metoda e ShpenzimeveMetoda e të Ardhurave
GDPNOMINAL - mat P me çmimet korrentetë vitit, për të cilin duam të bëjmë llogaritjen.
GDPREAL - mat P të llogaritur me çmimete një viti që konsiderohet si bazë.
GDP reale për frymë - shpreh sasinë e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara për një person.
Inflacionpërgjithshëm të çmimeve përgjatë një periudhe.
Deflacion - rënie e qëndrueshme e nivelit të përgjithshëm të çmimeve përgjatë një periudhe.
Shkaqet e inflacionitkërkesakostoja
Fuqi punëtore - përfshin të gjithë shtetasit të aftë dhe të gatshëm për punë dhe që kanë arritur moshën ligjore të punës
Norma e papunësie - përqindja e fuqisë punëtore e papunë
Format e papunësisë
Papunësi friksionalePapunësi strukturorePapunësi ciklikePapunësia sezonale
Cikël biznesi - luhatje në rritje dhe në ulje e nivelit të veprimtarisë ekonomike, përgjatë disa viteve.
70
Fazat e ciklit të biznesit
Pikuënia reçesioni)epresioni pika më e ulët)jallërimi
Shkaqet e ciklit te biznesit: a. Novacione apo shpikjeb. Ngjarjet politike. c. Politikat qeveritare
Politika monetare - caktimi i ofertës monetare nga anka endrore.
Instrumentet e politikës monetare
kontrolli i normës së interesitkontrolli i kredisë
rezerva e detyrueshmeoperacionet në treg të hapurrifinancimi
ë drejtpërdrejtë
o të drejtpërdrejtë
Politika fiskale -shërbime, për të ndikuar nivelin e treguesve të përgjithshëm në ekonomi.
Llojet e politikave fiskale
Ekspansioniste zgjeruese) - rrit kërkesën e përgjithshme, duke rritur shpenzimet qeveritare dhe/ose ulur taksatShtrënguese kufizuese) - ul kërkesën e përgjithshme duke ulur shpenzimet qeveritare dhe/ose rritur taksat.
Stabilizuesit kryesor automatikë janë:
a) Ndryshimet automatike të të ardhurave nga taksat
b) Pagesat për papunësi, fondet e bamirësisë dhe pagesat transfertë
71
HARTA E KONCEPTEVE- PËRMBLEDHJE E LINJËS 3
Përparësi absolute -produktivitet.
Përparësi relative - oportune
Specializim
Pengesa kryesore në tregëtinë ndërkombëtare
arifatuotatmbargo
Subvencionet ndaj eksportevePengesat jotarifore
Tregtia e lirë
Nivelet e integrimit ekonomik
ona e regëtisë së irë ashkimi oganorregu i Përbashkët ashkimi konomikashkim Politik
Kursi i këmbimit - është çmimi i valutës së një vendi, i shprehur në terma të valutës së një vendi tjetër.
Bilanci e tregtisë - diferenca midis mallrave të eksportit dhe atyre të importit të një vendi e një periudhe kohe të caktuar
Bilanci i pagesave - pasqyrë e regjistrimit të të gjitha transaksioneve që bëhen midis
vendeve të tjera.
Ekonomia 12mësuesiLibër Merita Shuka
ISBN: 978-99956-93-68-8
Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit www.mediaprint.alPër më shumë informacion mund të na shkruani në adresën e emailit: [email protected] të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin e telefonit: 04 2256158.
Çmimi 300 lekë
www.mediaprint.al9 789995 693688