fakulteti i edukimit programi fillor -...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FehmiAgani”
Fakulteti i Edukimit
Programi Fillor
Tema: Format e pashtjelluara të foljes
te vepra: “Kush e solli Doruntinën” – Ismail Kadare
PUNIM DIPLOME
Mentori-ja Kandidatja:
Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli Kryeziu Albesa Lima
Gjakovë, 2017
2
Përmbajtja
Përmbajtja.......................................................................................................... 2
Falënderime....................................................................................................... 4
Abstrakt............................................................................................................. 5
Parathënie.......................................................................................................... 6
Hyrje.................................................................................................................. 7
KAPITULLI I
1. Folja............................................................................................................... 9
1.1 Format e shtjelluara dhe të pashtjelluara të foljes....................................... 10
1.2 Format e shtjelluara të foljes.................................................................... 11
1.2.1 Kohët e foljeve.................................................................................. 11
1.2.2 Mënyrat e foljeve............................................................................ 11
1.2.3 Vetat dhe numrat e foljeve................................................................ 13
2. Format e pashtjelluara të foljes........................................................... ......... 14
2.1 Pjesorja............................................................................................ ......... 14
3. Format e pashtjelluara të ndërtuara mbi bazën e pjesores............................ 16
3.1 Format e pashtjelluara mohore.......................................................... ......... 16
3.2 Përcjellorja....................................................................................... ......... 16
4.Kuptimet dhe përdorimet kryesore të formave të pashtjelluara të foljeve..... 17
3
4.1 Pjesorja........................................................................................... ......... 17
4.2 Përcjellorja........................................................................................ .......... 18
4.3 Paskajorja......................................................................................... .......... 22
4.4 Mohorja........................................................................................... .......... 22
4.5 Forma e pashtjelluar e tipit pa larë............................................................. 23
KAPITULLI II
5. Zgjedhimi i foljeve të parregullta............................................................. 25
6.” Kush e solli Doruntinën”............................................................................. 27
7. Disa fjalë për autorin Ismail Kadare............................................................. 29
Përfundim.......................................................................................................... 31
Autobiografia.................................................................................................... 33
Literatura........................................................................................................... 34
4
Falënderime
Përgjatë këtyre katër viteve të studimit, ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur, pa ndihmën e
përsonave mbështetës e shumë të rëndësishëm. Andaj ju jam gjithmonë falënderuese:
Profesoreshës shumë të nderuar Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli për përkushtimin e saj të
palodhshëm ndaj nesh.
Të gjithë profesorëve e stafit akademik të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.
Dhe përjetësisht faleminderit familjes dhe shoqërisë që më qëndruan afër në këtë rrugëtim.
5
Abstrakt
Duke shfrytëzuar një numër të konsiderueshëm të literaturës dhe materialit të ndryshëm,
arrita të përmbledh disa nga elementet kryesore që duhet të ceken në lidhje me temën e këtij
punimi.
Punimi si tërësi ka për qëllim që të trajtoj foljen e veҫ anërisht për format e pashtjelluara të
saj.
Analizë të veҫ antë i kam kushtuar foljeve të përdorura në veprën e Ismail Kadare-së “Kush
e solli Doruntinën”.
Duke lexuar veprën kam hasur në folje të cilat janë përdorur në të gjitha mënyrat foljore.
Rëndësi të veҫ ante në këtë punim ka dhe grupimi i formave të pashtjelluara:
1. Në grupin e parë përfshihen pjesorja dhe ato që janë ndërtuar mbi bazën e saj: forma e
pashtjelluar mohore (pa larë) dhe përcjellorja (duke larë).
2. Në grupin e dytë përfshihen format e pashtjelluara të tipit për të larë e me të larë, që
janë ndërtuar mbi bazën e emrit prejfoljor asnjanës ( të tipit të larë).
Në fund kam bërë një përmbledhje të shkurtë të veprës “Kush e solli Doruntinën” të autorit
Ismail Kadare.
Fjalët kyҫ e: Folje, analizë, grupim, veprim, mënyrë.
6
Parathënie
Ky punim diplome si tërësi ka pretendim që ta trajtojë rëndësinë e formave të
pashtjelluara të foljeve në përgjithësi e në veçanti mbi bazën e pjesores, në të gjitha format e të
shprehurit duke filluar që nga ai popullor e gjer tek të shprehurit artistik. Pasi që foljet janë
gjymtyrë të rëndësishme të fjalisë, një vështrim i përgjithshëm është bërë edhe për fjalinë e
thjeshtë duke paraqitur situatat se si shtrihet folja nëpër fjali të thjeshta të të gjitha llojeve.
Për foljet dhe format e pashtjelluara kam bërë përpjekje maksimale që t’i trajtoj në
mënyrë shkencore duke hulumtuar materialin e deri tek paraqitja sa më konkrete e shembujve me
qëllim që fjalia si tërësi dhe folja si pjesë përbërëse e saj të kuptohet lehtë dhe të aplikohet drejt
nga të gjithë shqipfolësit.
7
Hyrje
Tek prof. ass. dr. Sindorela Doli Kryeziu për punim diplome e kam zgjedhur këtë temë:
"Format e pashtjelluara të foljes" në veprën – Kush e solli Doruntinën, të shkrimtarit tonë të
shquar Ismail Kadare.
Puna ime e parë ka qenë që materialin, i cili ndërlidhet drejtpërdrejt apo në mënyrë të
tërthortë me foljet, ta sistemoj, ta klasifikoj dhe ta parashtroj në mënyrë sa më të qëlluar e të
kuptueshme.
Në pjesën e parë të punimit i kam vënë në pah disa dukuri gjuhësore që ndërlidhen me
morfologjinë. Më pas jam munduar që në pika të shkurtra të jap shpjegime për foljen duke u
bazuar në të dhënat e teksteve të ndryshme që i kanë dhënë gjuhëtarët më eminentë shqiptarë
nëpër librat e tyre.
Jam orvatur që foljen ta studioj sa më mirë me qëllim që punimi të ketë vlerë dhe cilësi
estetike, morfologjike dhe gramatikore e gjuhësore. Gjithmonë duke u konsultuar me
Gramatikën e gjuhës shqipe I dhe gramatika të tjera, foljen e kam përkufizuar, ndarë dhe
klasifikuar ashtu siç e parashohin normat standarde të gjuhës shqipe.
Gjatë shpjegimit, për çdo të dhënë, kam marrë shembuj konkretë, shumicën e të cilëve i kam
hasur tek vepra " Kush e solli Doruntinën ". Aty – këtu kam përdorur dhe shembuj të tjerë që
janë marrë nga librat që trajtojnë morfologjinë e fjalës, vetëm e vetëm që kjo gjymtyrë e fjalisë të
shpjegohet dhe kuptohet sa më mirë.
Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që shënon një veprim apo gjendje.
Folje janë fjalët që tregojnë subjektin se si vepron ose pëson diҫ ka ose ndodhet në një gjendje të
caktuar.
8
Folja dallohet nga pjesët e tjera të ligjëratës sidomos nëpërmjet kategorive gramatikore.
Ajo ka disa kategori gramatikore, që nuk i ka asnjë pjesë tjetër e ligjeratës (kategoritë e
diatezës, mënyrës dhe kohës).
Kalimtare janë foljet ku veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër d.m.th. që
pranojnë një kundrinor.
Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta.
Foljet jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.
Një pjesë tjetër foljesh emërtojnë gjendjen në të cilën ndodhet kryefjala si: jam, gjendem, fle
etj. ose ndryshime në gjendjen e kryefjalës si: përtrihem, plakem, rritem, zemërohem etj.
Në gjuhën shqipe përveҫ formave të mënyrave të shtjelluara folja ka edhe disa forma që nuk
shtjellohen sipas vetës e sipas numrit. Këto janë paskajorja, pjesorja dhe përcjellorja që quhen
edhe mënyra të pashtjelluara të foljes.
Paskajorja, pjesorja dhe pëcjellorja në shqipen e sotme dalin me tema foljore të njëjta dhe
dallohen njëra nga tjetra vetëm me anë të pjesëzave që marrin paskajorja dhe përcjellorja përpara
temave të tyre foljore. P.sh.: për të punuar (paskajore), duke punuar (përcjellore) dhe punuar
(pjesore).
Tema foljore që është e përbashkët për paskajoren, pjesoren dhe përcjelloren, sajohet
kryesisht me prapashtesën -rë ( -r , -ur ) dhe –në.
9
KAPITULLI -I-
1. Folja
Folje quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton një veprim (termi veprim në krye do të përdoret
në një veprim të gjerë, duke përfshirë këtu edhe gjendjen ose ndryshimin në gjendjen e
kryefjalës) si proces dhe që ka kategoritë gramatikore të vetës, numrit, mënyrës, kohës dhe
diatezës.
Folja përbën bërthamën kryesore të fjalisë.1 Në gjuhën shqipe ajo ka kategori gramatikore
të mënyrës, kohës, vetës, numrit dhe diatezës.
Folje janë fjalë që tregojnë subjektin se si vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një
gjendje të caktuar.Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe
sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u
poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej
fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se macja
ndodhet në një gjendje të caktuar (fle). Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.
1 AShSh – Instituti i gjuhës dhe letërsisë,” Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Botimi i Akademisë së Shkencave Tiranë
2002, fq. 259
10
1.1 Format e shtjelluara dhe të pashtjelluara të foljes
Në bazë të mundësisë ose të pamundësisë për të ndryshuar, sipas vetës e numrit, format
gramatikore të foljes ndahen në dy grupe të mëdha: në forma të shtjelluara dhe të pashtjelluara.
Në grupin e parë hyjnë format e ndryshme gramatikore të kohëve të mënyrave dëftore, habitore,
lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Këto gjashtë mënyra kanë vetat, kohët kryesore dhe
nënkohët e, numrin njejës dhe shumës, diatezën veprore dhe joveprore. Mënyra dëftore ka tri
kohë themelore të saj: e tashme, e shkuar dhe e ardhme, nga të cilat e shkuara ka pesë nënndarje:
të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se të kryerën dhe të kryerën e tejshkuar, kurse
e ardhmja ka këto nënndarje: të ardhmen, të ardhmen e përparme. Kurse në grupin e dytë hyjnë
format e ngurosura të pjesores - larë, të përcjellores - duke larë, të formës së pashtjelluar
mohore - pa larë, si edhe format e pashtjelluara të tipit për të larë e me të larë.
Format e pashtjelluara të foljeve janë: pjesorja, paskajorja, përcjellorja dhe mohorja:
- pjesorja:punuar,mësuar,blerë,gjetur,tharë etj.;
Foljet kanë edhe një pjesore të shkurtuar e cila gjendet duke i hequr pjesores prapashtesën -r,
-rë,-ur, -ë, punua(r) -punua, bler(ë)-ble(rë), gjet(ur) –gjet, thën(ë) -thën.
- paskajorja: për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj.;
- përcjellorja: duke punuar, duke mësuar, duke marrë etj.;
- mohorja: pa punuar, pa mësuar, pa marrë etj.;
Në këto trajta, ajo që shprehet nga folja nuk mund të paraqitet prej folësit në mënyra të
ndryshme, prandaj ato nuk merren si mënyra.
Format e shtjelluara dhe të pashtjelluara të foljes ( me përjashtim të pjesores) të foljeve
kalimtare kanë nga dy palë trajta – një palë për zgjedhimin vepror (diateza veprore) dhe një palë
për zgjedhimin jovepror (diatezat pësore, vetvetore).2
2 Po aty, fq. 285
11
1.2 Format e shtjelluara të foljes
1.2.1 Kohët e foljeve
Kohët themelore të foljes janë: e tashmja, e shkuara, e ardhmja.
E tashmja tregon diçka që bëhet tani.
Fryn erë dhe bie shi.
E shkuara ka pesë nëndarje: e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e kryera që shprehin veprime
të kryera para çastit kur flasim dhe më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar që shprehin veprime
para një çasti të caktuar të së shkuarës: Frynte erë dhe binte shi. Kishte fryrë erë dhe kishte rënë
shi.
Përveç përdorimeve themelore kohët kanë edhe përdorime të tjera më të veçanta.
Kohët e foljeve janë: të thjeshta dhe të përbëra.
Të thjeshta janë: e tashmja, e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e ardhmja. Ato formohen
kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes: mëso-j, mëso-n, mëso-ja, mëso-je, mëso-va, mëso-ve.
Kohët e përbëra janë: e kryera ( kam mësuar ), më se e kryera ( kisha mësuar ), e kryera e
tejshkuar ( pata mësuar ), e ardhmja e përparme ( do të kem mësuar ). Këto formohen me
ndihmën e foljeve ndihmëse.
1.2.2 Mënyrat e foljeve
Kuptimi i asaj që shprehet nga folja mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme:
- si diçka e realizuar : Ne punuam.
- si diçka e dëshirueshme: E punofsh mbarë këtë detyrë!
- si urdhër: Punoni!
- si habi: Punuakan!
Trajtat e ndryshme që merr folja për të shprehur pikërisht këto kuptime quhen mënyra. Në
gjuhën shqipe folja ka gjashtë mënyra: dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore.
Mënyra dëftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të vërtetë ose reale, qoftë
ky pohim, mohim ose pyetje:
12
Iliri po ha bukë.
Iliri nuk po mëson.
A po mëson Iliri?
Mënyra lidhore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka që dëshirojmë ose presim të
ndodhë. Të kisha mësuar mësimin, nuk do të merrnja note të dobët.
Po të punosh do të fitosh. Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur të foljes si diçka të
mundshme që varet (kushtëzohet) nga një veprim tjetër:
Mënyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të papritur që shkakton
habi. Ajo ka 4 kohë: e tashme, e pakryer , e kryer, më se e kryer :
Sa qenka rritur. - e tashme
Une paskam qenë e pasur. - e pakryer
Ai paska pasur të drejt.! - e kryer
Unë paskesha mësuar. - me se e kryer
Mënyra dëshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urimi ose mallkimi:
Shkofsh e ardhsh shëndosh!
U bëfsh njëqind vjeç!
Të raftë pika!
Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urdhëri, kërkesë, këshillë:
Punoni më mirë.
Mësoni më shumë.
Dëftorja, lidhorja, kushtorja, habitorja, dëshirorja dhe urdhërorja kanë forma të veçanta për
kohë dhe për veta të ndryshme të çdo numri.
Veç këtyre mënyrave ka edhe forma foljore të pashtjelluara të cilat, nuk kanë as kohë, as
vetë, as numër.
Format e pashtjelluara të foljeve janë: pjesorja, paskajorja, përcjellorja dhe mohorja: -
pjesorja: punuar, mësuar, blerë, gjetur, tharë etj.;
Foljet kanë edhe një pjesore të shkurtuar e cila gjendet duke i hequr pjesores prapashtesën -r,
-rë, -ur, -ë,: punua(r) - punua, bler(ë)- ble(rë), gjet(ur), thën(ë) - thën.
- paskajorja: për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj.;
13
- përcjellorja: duke punuar, duke mësuar, duke marrë etj.;
- mohorja: pa punuar, pa mësuar, pa marrë etj.;
Në këto trajta, ajo që shprehet nga folja nuk mund të paraqitet prej folësit në mënyra të
ndryshme, prandaj ato nuk merren si mënyra.
1.2.3 Vetat dhe numrat e foljeve
Vetat e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin e caktuar.
Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga një ose më shumë qënie
apo sende. Folja ka dy numra, njëjësin dhe shumësin:
Veta I njëjës: unë punoj
Veta II njëjës: ti punon
Veta III njëjës: ai punon
Veta I shumës: ne punojmë .
Veta II shumës: ju punoni.
Veta III shumës: ato punojnë.
14
2.Format e pashtjelluara të foljes
Grupimi i formave të pashtjelluara – Për nga tipi i ndërtimit, mund të ndahen në dy grupe:
1. Në grupin e parë përfshihen pjesorja dhe ato që janë ndërtuar mbi bazën e saj: forma e
pashtjelluar mohore (pa larë) dhe përcjellorja (duke larë).
2. Në grupin e dytë do të përfshihen format e pashtjelluara të tipit për të larë e me të larë, që
janë ndërtuar mbi bazën e emrit prejfoljor asnjanës ( të tipit të larë).
Ndryshimi në tipin e ndërtimit të këtyre dy grupeve sa vjen e zhduket, duke qenë se emrat
prejfoljorë asnjanës në gjuhen e sotme po vijnë duke u pakësuar gjithnjë e më shumë, kurse
forma të pashtjelluara të tipit për të larë e me të larë (sidomos e para) mund të formohen për çdo
folje. Prandaj në gjuhën e sotme ato interpretohen si forma të pashtjelluara që ndërtohen mbi
bazën e pjesores.
2.1Pjesorja. Tema foljore, nga e cila formohet pjesorja, mund të përkojë me atë të së kryerës së
thjeshtë ose të kohës së tashme, ose mund të jetë e ndryshme prej temave të këtyre dy kohëve.3
1. E formojnë pjesoren nga një temë foljore që përkon me atë të së kryerës së thjeshtë:
a) Të gjitha foljet e zgjedhimit I. Pjesorja e foljeve me temë: -o-, -ua-, përkatësisht -e-, -
ye- del me togun e zanoreve -ua-, përkatësisht -ye-, ashtu si në të kryerën e thjeshtë
shumës; la-va - la-rë, fshi-va - fshi-rë, punua-m - punua-r, shkrua-m - shkrua-r,
rrëfye-m - rrëfye-r, lye-m - lye-r etj.; gjet-a - gjet-ur, mbajt-a - mbajt-ur, bër-a -
bër-ë;
b) Foljet e zgjedhimit II, me përjashtim të atyre foljeve të nënklasës 1 të klasës II, të cilat
pësojnë ndërrimin –e-/-je-: -o- në të kryerën e thjeshtë; hap-a - hap-ur, mat-a - mat-
ur, bërtit-a - bërti-ur, thirr-a - thirr-ur, fol-a - fol-ur, shit-a - shit-ur, vra-va -
vra-rë; po kështu edhe rrah-a - rrah-ur, njoh-a - njoh-ur të nënklasës 1 të kl.II;
c) Foljet e zgjedhimit III,: di, fle, ngre, shpie dhe pi: dit-a - dit-ur, fjet-a - fjet-ur,
ngrit-a - ngrit-ur;
3AShSh - Instituti i gjuhës dhe letërsisë, “Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Botimi i Akademisë së Shkencave Tiranë
2002, fq. 299
15
ç) Foljet e parregullta: jam, bie (prura), rri, shoh dhe vete; qe-shë - qe-në, prur-a -
prur-ë, ndenj-a - ndenj-ur, pa-shë - pa-rë, vajt-a - vajt-ur.
2. E formojnë pjesoren nga një temë foljore që përkon me atë të kohës së tashme:
a) Foljet e nënklasës 1 të klasës II të zgjedhimit II; heq (hoq-a) - heq-ur, vjel (vola) -
vjel-ë, pjek (poq-a) - pjek-ur, nxjerr (nxor-a) - nxjerr-ë, dal (dol-a) - dal-ë;
b) Foljet e klasës I të zgjedhimit III: vë, zë, përzë, nxë si dhe folja e parregullt lë; vë
(vur-a) - vë-ne, zë (zur-a) - zë-në, përzë (përzur-a) - përzë-në, nxë (nxur-a) - nxë-në, lë
(la-shë) - lë-në.
3. E formojnë pjesoren nga një temë foljore që është e ndryshme nga ajo e së kryerës së
thjeshtë dhe e së tashmes, foljet: bie (rashë), ha, jap, shtie, them, si dhe kam, dua dhe vdes; bie
(ra-shë) - rë-në, ha (hëngr-a) - ngrë-në, jap (dha-shë) - dhë-në, shtie (shti-va) - shtë-në,
them (tha-shë) - thë-në, kam (pat-a) - pas-ur, dua (desh-a) - dash-ur, vdes (vdiq-a) - vdek-
ur.4
4 Po aty, fq. 300
16
3. Format e pashtjellura të ndërtuara mbi bazën e pjesores
3.1 Format e pashtjellura mohore (pa larë) – ndërtohet duke i paravendosur pjesores
së foljes pjesëzën pa: pa pasur, pa qenë, pa larë, pa hapur, pa vënë, pa ngrënë. P.sh.:
Kush dreqin troket që pa gdhirë, tha me vete ankueshëm duke hedhur mbulesën.
(KSD, 11)
Përsëri një copë rrugë e bënë pa folur.
(KSD, 16)
Rrallëherë në gjuhën letrare haset edhe një formë e mbipërbërë e tipit pa pasë larë, e cila
ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes formën e pashtjelluar mohore të ndihmëses kam
(pa pasë). Kjo formë e mbipërbërë do të quhet kohë e kryer e formës së pashtjelluar mohore. Në
kundërvënie me këtë, forma e tipit pa larë mund të quhet konvencionalisht kohë e tashme.
3.2 Përcjellorja – ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes pjesëzën duke: duke pasur,
duke qenë, duke larë, duke hapur, duke vënë, duke ngrënë. 5
Shembull:
Duke ecur drejt portës për ta hapur, krejt e hutuar nga e papritura,...
(KSD, 17)
Rrallëherë në gjuhen letrare haset edhe një formë e mbipërbërë e tipit duke pasë larë, e cila
ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes përcjelloren e foljes ndihmëse kam (duke pasë).
Forma e tipit duke pasë larë do të quhet kohë e kryer e përcjellores. Në kundërvënie me këtë,
forma e tipit duke larë mund të quhet konvencionalisht kohë e tashme e përcjellores.6
5 Po aty, fq. 301
6 AShSh - Instituti i gjuhës dhe letërsisë,” Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Botimi i Akademisë së Shkencave Tiranë
2002, fq. 301
17
4. Kuptimet dhe përdorimet kryesore të formave të
pashtjelluara të foljeve
4.1 Pjesorja – Quhet kështu ajo formë e pashtjelluar, që ka tipare kuptimore, gramatikore,
foljore dhe mbiemërore. Në gjuhën shqipe pjesorja është një formë foljore e ngurosur që kthehet
në mbiemër me ndihmën e nyjës. Por, kur përdoret në funksion kallëzuesor, ajo kuptimisht
afrohet me mbiemrin prejpjesorë. Të krahasohen: Dritaren e gjeta mbyllur (hapur) ose të
mbyllur (të hapur) etj. Kur përdoret në këtë funksion, ajo e paraqet si të kryer, të përfunduar
veprimin e emërtuar prej saj.
Pjesorja nuk e ka as kategorinë gramatikore të kohës, duke qenë se ajo nuk ka forma të
ndryshme gramatikore, nëpërmjet të cilave të dallojë kuptimet kohore të së tashmes, të së
shkuarës dhe të së ardhmes.
Siç shihet, pjesorja e shqipes nuk ka asnjë kategori gramatikore, foljore ose jo foljore.
Megjithatë, ajo duhet përfshirë në sistemin foljor të shqipes për arsye se:
a. Ajo ruan përgjithësisht kuptimin foljor të veprimit ose të gjendjes e për këtë dëshmon
qartë fakti se, kur përdoret si fjalë më vete, mund të marrë rrethanorë dhe gjymtyrë që
shënon vepruesin, e këto janë karakteristike për format foljore, p.sh.: ”Dhe grizarakes,
larg nga i dashuri, mbyllur në katër gardhet e truallit, truar nga njerëzit e shtëpisë dhe
përfolur nga bota, se si i erdhi atë kohë...”
b. Ajo përdoret me vlerë foljore pas foljeve me vlerë modale do dhe duhet
c. Ajo shërben si pjesë përbërëse e një vargu formash foljore analitike dhe sintetike.
Foljet kanë edhe një pjesore të shkurtuar, e cila gjendet duke i hequr pjesores
prapashtesën -r, -rë, -ur, -ë: punua(r) - punua, bler(ë)- ble(rë)
Pjesorja, si gjymtyrë më vete mund të shërbejë: a) si përcaktorë, kallëzuesor i kryefjalës
ose i kundrinës; b) si përcaktor i veçuar dhe c) pas foljeve me vlerë modale do dhe duhet.7
7 Po aty, fq. 331-332
18
4.2Përcjellorja 8- Folja e përdorur në formën gramatikore të përcjellores shërben për të treguar
një veprim ose gjendje, që shoqëron dhe plotëson veprimin a gjendjen e shprehur nga folja e
fjalisë, prej së cilës ajo varet. Përcjellorja përdoret duke i paravënë formës së pashtjelluar të
foljes pjesëzën duke. Edhe përcjellorja nuk i ka kuptimet gramatikore të vetës dhe numrit. Sipas
kohës në të cilën është folja kryesore, pra sipas kontekstit, përcjellorja mund të ketë kuptimin e
së tashmes, të së shkuarës dhe të së ardhmes.
Përcjellorja ka një kuptim të kushtëzuar nga kuptimi kohor i foljes drejtuese. Duke qenë se
veprimi i shprehur prej saj vërtetohet zakonisht në të njëjtën kohë me atë të foljes drejtuese,
përcjellorja, sipas kontekstit, mund të ketë kuptimin e të së tashmes, të së shkuarës ose të së
ardhmes.
Përcjellorja, përdoret edhe në forma foljore analitike të ndërtuara me pjesëmarrjen e foljes
ndihmëse jam në të tashmen ose në të pakryerën e mënyrës dëftore.
Përveç këtyre rasteve përcjellorja përdoret në ndërtime:
me funksion mënyror
Kur potkojtë e kalit duke shkelur sipër pellgjeve e zhubrosnin
pasqyrimin e qiellit në to bashkë me retë dh kryqet e kishave.
(KSD,38)
Duke ecur drejt portës për ta hapur, krejt e hutuar nga e
papritura, pa e besuar aspak se po dëgjon zërin e vajzës së vet,
plaka, si për të hequr dyshimin, pyet: “Po kush e solli?”.
(KSD, 21)
8 Shaban Demiraj ,” Gramatika e gjuhës shqipe”, ETMM, Prishtinë 1982.
19
me funksion kohor
Duke ecur me kujdes për të mos bërë zhurmë, Stresi iu afrua
krevatit ku ishte shtrirë plaka.
(KSD, 21)
Një copë herë ai e duroi vështrimin e saj, pastaj, duke afruar
kokën edhe më te nënkresa e bardhë, pëshpëriti: - Si jeni, Zonja
Mëmë?
(KSD, 21)
me funksion shkakor Përsëriti Stresi, duke afruar kryet edhe më si për të para më
thellë në fundin e një pusi.
(KSD, 44)
Ose
Duke lexuar letrat e saj, mua më ka lindur një mendim.
(KSD, 57 )
Kjo ide asaj mund t’i jetë shkaktuar nga dy arsye: ose ka
dremitur, a ka fjetur gjatë ecjes ditën, kështu që s’mban mend
asgjë, ose ndaj të gdhirë kanë pushuar dhe kanë fjetur të dy, duke
pritur të bjerë nata, për të vazhduar udhëtimin.
(KSD, 28)
20
Edhe pak më parë, në kohën që shkruante kumtesën, dy tri herë
kishte menduar:duke mos po ngutej të shqetësonte kancelarinë e
princit me diçka të panevojshme?
(KSD, 31)
me funksion kushtor
Duke përfshirë edhe atë vetë, Konstandinin.
(KSD, 41)
Ose
I tha me zë të ulët, duke ulur mbi një fron pranë saj, i munduar
nga një ndjenjë faji për dyshimet e veta.
(KSD, 40)
-Vërtetë? – ia bëri Stresi, duke u përkulur për të parë më mirë.
(KSD, 32)
Ose
Stresi mbështeti ballin te dora e djathtë dhe një copë herë
ndenji ashtu, duke vështruar përjashta shiun e imët.
(KSD,36)
K
S
21
Me funksionin e
përcaktorit kallëzuesor
D
,
3
6
-Si ndihesh? – i tha me zë të ulët, duke u ulur mbi një fron pranë
saj, i munduar nga një ndenjë faji për dyshimet e veta.
(KSD,40)
Ose
Stresi e la të qante një copë herë në heshtje, pastaj i shtrëngoi
dorën qetësisht dhe, pasi i hodhi një sy nënës, që ndoshta flinte,
doli, duke u munduar të mos bënte zhurmë.
(KSD, 40)
Ose
A është e mundur? Thoshte ai me vete, duke lexuar kallëzimet?
(KSD,45)
22
4.3Paskajorja 9– Folja e përdorur në formën paskajore shërben për të emëruar një veprim
ose gjendje në mënyrë të pacaktuar d.m.th. pa iu referuar një kryefjale të caktuar. Në rolin e
paskajores përdoret forma e tipit për të punuar, (me kuptim mohor) përdoret edhe forma e tipit
pa punuar. Format e diatezave pësore e vetvetore të këtyre paskajoreve sajohen me anë të
pjesëzës u . P.sh.: për të larë - për t’u larë; pa larë - pa u larë etj. Paskajorja përdoret në ndërtime
me funksion qëllimor, përcaktor dhe kallëzuesor.
Shembull:
me funksion qëllimor Ndërkaq ndihmësi i Stresit, me urdhër të tij, kishte hapur krejt
arkivin e shtëpisë, për të gjetur në të ndonjë fije që të çonte në
zgjidhjen e enigmës.
(KSD, 45)
me funksion përcaktor Ndërsa hiqte zhgunin, Stresi e vështroi rrëshqitazi, për të kuptuar
në kishte ndonjë fije qesëndije në fjalët e saj.
(KSD, 48)
me funksion kallëzuesor Zonja Mëmë erdhi, sipas zakonit, në varrezë, për të ndezur nga një
qiri mbi varrin e çdo djali.
(KSD, 54)
4.4Mohorja10
- Forma e pashtjelluar mohore ndërtohet duke vënë përpara pjesores së
foljes fjalëzën me kuptim mohor -pa. Shpreh moskryerjen e një veprimi në të shkuarën ose në të
ardhmen. Përdoret kryesisht në ndërtime.
me funksion mënyror Rrugën gjer te shtëpia e Zonjës Mëmë e bënë pa folur.
9 L. Mulaku dhe A. Kelmendi, “Gramatika e Gjuhës Shqipe”, ETMM, Prishtinë 1984.
10 Bahri Beci,” Gjuha shqipe”, Prishtinë 2003.
23
(KSD, 59)
Kali ecte pa ngut nëpër udhën e madhe dhe Stresit me po atë
pangutësi i vinin ndër mend copëra nga biseda e gjatë me
kryepeshkopin.
(KSD, 84)
Pra këto forma që u cekën më lartë nuk ndryshojnë, andaj edhe quhen forma të pashtjelluara.
4.5Forma e pashtjelluar e tipit pa larë11 – Folja në këtë formë të
pashtjelluar shpreh moskryerjen e një veprimi kryesisht në të shkuarën ose në të ardhmen.
Megjithatë, pjesëza po e ruan edhe këtu kuptimin e saj mohor. Prandaj, për t’u dalluar nga format
e tjera të pashtjelluara, kjo formë analitike do të quhet konvencionalisht formë e pashtjelluar
mohore.
Format e pashtjelluara mohore përdoren kryesisht në ndërtime:
1. Me funksionin e përcaktorit kallëzuesor pas foljeve jam, kam, mbetem, rri, lë etj. P.sh.:
2. Me funksionin e rrethanorit të kohës. Kur përdoret kështu, para saj mund të vendoset
lidhëza nënrenditëse kohore sa, si edhe pjesëza që. P.sh.:
Në vatër ca flakë të ftohta, lëpiheshin rreth ca cungjeve prej lisi, pa mundur t’i ndiznin
dot.
(KSD, 49)
3. Me funksionin e rrethanorit të mënyrës: P.sh.:
Rojtari u mbush prapë me frymë, pa e fshehur njëfarë kënaqësie, që kishte mundur më në
fund t’i tërhiqte vëmendjen kapitenit.
11
AShSh - Instituti i gjuhës dhe letërsisë, “Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Botimi i Akademisë së Shkencave Tiranë 2002, fq. 336
24
(KSD, 54)
4. Me funksionin e rrethanorit të kushtit: P.sh.:
Si është e mundur! – ia bëri prapë Stresi, pa ngadalësuar hapat.
(KSD, 59)
Po provoj një gjuhë tjetër, - tha murgu, pa i kthyer përgjigje Stresit.
(KSD, 96)
Një përpjekje e fundit pa zbuluar diçka.
(KSD, 100)
5. Kjo formë e pashtjelluar përdoret edhe për të shprehur mungesën e një veprimi dytësor, i
cili kuptimisht paraqitet i bashkërenditur me atë të foljes drejtuese.12
P.sh.:
Mund ta ketë pasur vështirë të shpjegonte diçka tjetër në gjuhën e vendit, - tha murgu, pa
i hequr sytë nga kartuçi.
(KSD, 100)
Ose
Të ardhurit qëndruan një copë herë pa lëvizur me kryet ulur.
(KSD, 101)
Ose
Im kushëri, burri i saj, i kishte thënë: por se nuk vjen kush prej të tuve për të parë, gjer në
pranverë, do të të çoj unë vetë atje. (KSD, 103)
12
Po aty, fq. 334-335
25
Zgjedhimi i foljeve të parregullta
Në gjuhën shqipe, siҫ është vënë në dukje ka edhe një numër të foljeve të parregullta.
Si të tilla merren ato folje që i sajojnë format e ndryshme gramatikore prej rrënjësh të
ndryshme si: ( vij – erdha ; bie – rashë ) etj. si dhe disa folje të tjera që gjatë zgjedhimit dalin me
forma gramatikore të ndryshme nga ato të foljeve të rregullta, për të cilat është folur në
paragrafët e mëparshëm.
KOHA Mënyra paskajore
E tashme
1) pa pasur 1) pa ngrënë 1) pa parë
2) për të pasur 2) për të ngrënë 2) për të pare
1) pa dashur 1) pa zënë 1) pa ardhur
2) për të dashur 2) për të zënë 2) për të ardhur
E kryer
Pa pasë pasur, pa pasë qenë, pa pasë ngrënë,
pa pasë dhënë, pa pasë prurë, pa pasë ndenjur
26
Koha Mënyra pjesore
E shkuar Pasur, qënë, ngrënë, ndenjur, rënë, prurë, dhënë, parë, ardhur, dashur, thënë, vënë etj
Koha Mënyra përcjellore
E tashme
Duke pasur, duke qënë, duke ngrënë, duke ndenjur, duke rënë, duke prurë, duke
dhënë, duke parë, duke ardhur, duke dashur, duke thënë, duke vënë, duke zënë
E kryer
Duke pasë pasur, duke pasë qënë, duke pasë ngrënë, duke pasë ndenjur, duke pasë
rënë, duke pasë prurë, duke pasë dhënë, duke pasë pare, duke pasë ardhur, duke
pasë dashur, duke pasë thënë, duke pasë vënë, duke pasë zënë.
27
Kush e solli Doruntinën13
Konstandini është figura e të vetmit disident në
galerinë e personazheve Kadareane. Ai nuk është aspak
kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së
fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai
rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve. Si ai që
mbrohet pas një pusie, Ismail Kadareja është zatetur pas
një legjende romantike, baladës së Konstandinit dhe
Doruntinës për të shkruar librin e vet më të pafajshëm e
njëherazi më politik. Meqë gjallojnë shumë motërzime të
kësaj balade, shkrimtari ka zgjedhur atë që i është dukur
më e pasur dhe më e fisme, pra, atë të arbëreshëve,
shqiptarë të vendosur në Italinë e Jugut qysh në mesjetë.
Ndoshta këta emigrantë, që janë larguar që me ardhjen e osmanëve, janë më të aftë për të ruajtur
të gjallë një legjendë të tillë, duke ndjerë se kanë gjëra të përbashkëta me këtë Konstandinin që
vete dhe vjen midis jetës dhe vdekjes. Pak shkrimtarë e kanë shfrytëzuar këtë baladë, por
Kadareja e ka përdorur herët, qysh në vitin 1962, në kohën kur hidhte në letër belbëzimet e para
të Muzgut të perëndive të stepës. Pasi ishte shfaqur fare shkurt te “Gjenerali i ushtrisë së
vdekur”, legjenda së cilës shkrimtari nuk ia kishte shteruar mundësitë, mori përmasën e vet plot
romaneske me “Kush e solli Doruntinën”. Kur Kadareja fillon të shkruajë Doruntinën, në fund të
viteve ’70, Shqipëria sapo ishte prishur me Kinën dhe kishte zgjedhur izolimin. Pikërisht në këtë
kohë, Konstandini çohet nga varri i vet, për të dalë nga Shqipëria e për të dalë nga errësira. Në
fund të një rrugëtimi të gjatë, që e bëri kaluar nëpër Evropë, ai gjen Doruntinën, që është martuar
me një të huaj, veprim i padurueshëm në Shqipërinë staliniane. Këta dy personazhe të këngëve të
moçme ishin, pra, të papajtueshëm me ideologjinë zyrtare të mbylljes dhe të shovinizmit;
Doruntina ka dëshirë të japë e të marrë me botën, romani është si një shishe e hedhur në det.
Duke galduar besën, fjalën e dhënë, Konstandini mohon vlerat kolektiviste për t’iu drejtuar gjësë
më të mirë që individi mund të ketë në vetvete. Shqipëria mund të mbijetonte në izolimin e vet
13“ Kush e solli Doruntinën”, Ismail Kadare, Botimi ONUFRI, Tiranë, 2004.
28
falë një shkalle të re të vlerave morale, ato që bart Konstandini dhe që Stresi i shpall në fjalimin e
fundit.
“Kush e solli Doruntinën” u botua në Shqipëri në vitin 1980, në një përmbledhje
tregimesh me titullin “Gjakftohtësia”, pranë teksteve të tjera si “Prilli i thyer”, një tekst tjetër ku
bën ballë sërish tema e ngujimit, pra, e izolimit. Kështu pra, e ulur në nivelin e novelës, “Kush e
solli Doruntinën” doli në librat thuajse pa u vënë re, ndërsa shkrimtari sapo kishte dalë nga një
periudhë purgatori dhe kujdesej që tekstet e tij të mos mbanin etiketën “roman”.14
14“ Kush e solli Doruntinën”, Ismail Kadare, Botime ONUFRI, Tiranë, 2004.
29
Disa fjalë për autorin Ismail Kadare
Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër, ish Pirrokastra e
lashtësisë parakritiane, e lavdisë ilire të Epirit, në vitin 1936. Është
njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj në letërsinë shqipe të këtij
shekulli. Vepra e tij përbën një univers të veçantë. Talenti i është
dëshmuar në të gjitha gjinitë dhe llojet letrare, duke filluar nga
poezia, tregimi, novela, romani dhe drama. Por ai shquhet si
prozator romansier. Meqë fitoi simpatinë e qarqeve letrare
shqiptare, më 1958 e dërguan për t'u specializuar në kursin e lartë të
letërsisë në Institutin "Maksim Gorki" të Moskës.
Historiku i krijimtarisë letrare të Ismail Kadaresë është mjaft i gjatë dhe kompleks. Filloi të
botojë në moshë tepër të re, qysh më 1953. Vëllimi i parë me poezi mban titullin "Frymëzime
djaloshare" (1954).
Ismail Kadare me veprën e tij letrare e zbuloi respektivisht e afirmoi Shqipërinë, një
Shqipëri që regjimi totalitar i kohës donte ta bënte të harrohej.
Ende i vetmi shkrimtar shqiptarë i dëgjuar e me emër në shkallë të gjerë ndërkombëtare.
Deri tani ai ka bërë emër në botë krejtësisht falë prozës së tij, sidomos romaneve të ashtuquajtura
historike dhe tregimeve.
Vepra e tij ka kaluar kufijtë kombëtarë dhe është bërë pronë e të gjithë lexuesve. Ajo
është përkthyer në shumë gjuhë të botës.
Në vepra të mëvonshme, kur në jetën kulturore shqiptare nis të zotërojë norma letrare e
shqipes. Kadare edhe më tutje ruan shprehjen e sintaksës jugore, jo vetëm në dialogët, po edhe
në tekstet autoriale. Po kështu gjuha e prozës së tij të marrë variante veriake në nivel të
trashëgimisë figurative të ambientit, jo vetëm për besueshmëri të temës, por edhe për shkak të
domosdosë së lidhjes me paratekstet e vjetra shqipe mbi të cilat ngritën veprat: “Ura me tri
harq”e, “Kush e solli Doruntinën” apo “Prilli i thyer”, të cilat përkundër insistimit të këtij
30
shkrimtari nuk mund të largohen assesi nga modelet parake (arkaike) të baladave shqipe apo të
kanonizmave morale.
Mirëpo karakterin gjuhësor të këtij shkrimtari e përmban një ekspresivitet i shkallës së
lartë, bashkë me një shkathtësi shprehjesh e thyerjesh të situatës që nisin nga gjuha afektive e
shkojnë deri në polin tjetër të stilizimit klasik.15
15
Sabri Hamiti, LETRA SHQIPE-Sprova për një poetikë 5, "Fryma", Dukagjini Pejë 1996, fq. 45;
31
Përfundim
Tema e këtij punimi përqendrohet në shprehjen e raporteve dhe formave të pashtjelluara
të foljeve në gjuhën shqipe. Kjo na ka lejuar që, përveçse nga veprat e autorëve që shkruajnë në
gjuhën standarde, të bëjmë objekt analize edhe veprat e shkrimtarëve që kanë shkruar e
shkruajnë në variantin jostandard. Gjuha padyshim mjaft e pasur dhe mënyrat e ndryshme të
shprehjes së formave të njëjta gramatikore prej autorëve të ndryshëm, jep mundësinë e zbulimit
të larmisë së mjeteve e ndërtimeve që shprehin për foljet, në këtë rast format e pashtjelluara.
Duke vlerësuar e përvetësuar arritjet e studimeve të mëparshme, nëpërmjet kësaj teme
jemi përpjekur t`i plotësojmë ato duke i vështruar më gjerësisht temën në fjalë, në tërësinë e
mjeteve dhe të formave që shërbejnë për t`i shprehur, si edhe duke i parë ato të grupuara në
sistemin hipotetik të shqipes.
Në gjuhën shqipe aspekti i foljes nuk trajtohet si kategori e mirëfilltë gramatikore, vetëm
disa forma foljore të sistemit foljor të shqipes dallohen ndërmjet tyre për nga ngjyrimet
aspektore. Mjetet gjuhësore që përdoren për të ndërtuar format sintetike të shqipes janë: a) temat
foljore, ku në gjuhën shqipe shumica e foljeve i ndërtojnë të gjitha format gramatikore me një
temë të vetme, temën e kohës së tashme, por ka edhe folje të cilat gjatë paradigmës së tyre
paraqiten me dy tema, me tri tema apo edhe me katër tema të ndryshme, b) mbaresat vetore janë
të shumëkuptimshme dhe për kohët analitike mbaresat vetore i marrin foljet ndihmëse, ndërsa
pjesorja e shqipes dhe paskajorja mbeten të pandryshuara gjatë zgjedhimit, c) prapashtesat
trajtëformuese nëpërmjet të cilave zgjerohet tema e disa foljeve gjatë paradigmës së tyre dhe d)
tingujt bashkëtingëllor të cilët shtohen në forma të ndryshme të sistemit foljor të temës foljore e
cila mbaron në zanore dhe mbaresës vetore e cila nis përsëri me zanore për të prishur hiatin e
krijuar nga takimi i këtyre dy zanoreve të cilat nuk formojnë diftong.
Forma e pashtjelluar e tipit me të larë, e cila përdoret vetëm në funksion kohor, emërton një
veprim, që është kryer ose pritet të kryhet, menjëherë para veprimit të shprehur nga folja
drejtuese.
Ismail Kadare në ndërtimet e njësive sintaksore në romanin "Kush e solli Duruntinën",
ndoqi rrjedhën e gjuhës standarde.
32
Proza e Kadaresë është shumë tërheqëse, jo vetëm për shkrimtarët e studiuesit e letërsisë,
por edhe për gjuhëtarin.
Në të gjithë shembujt e nxjerrë nga romani në fjalë, në këtë punim, janë dhënë në mënyrë
origjinale. Gjatë këtij punimi jemi përpjekur, që për çdo formë të kërkuar të gjejmë së paku nga
një shembull, duke filluar nga kreu i parë e deri te i fundit.
33
Autobiografia
Unë quhem Albesa Lima e lindur më 7.04.1994
Shkollën fillore e kam kryer në Gjakovë, në shkollën “Yll Morina”, ndërsa shkollën e mesme e
kam kryer në Shkollën e mesme gjimnazin “Hajdar Dushi”, po ashtu në Gjakovë.
Momentalisht kam kryer ndjekjen e ligjëratave në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” dhe
jam në pritje të diplomimit.
34
Literatura
1. AShSh, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, “Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Botimi i
Akademisë së Shkencave, Tiranë, 2002.
2. Shaban Demiraj, “Gramatika e Gjuhës Shqipe”, ETMM, Prishtinë, 1982.
3. L. Mulaku dhe A. Kelmendi – “Gramatika e Gjuhës Shqipe”, ETMM, Prishtinë, 1984.
4. Bahri Beci, “Gjuha shqipe”, Prishtinë, 2003.
5. “Kush e solli Doruntinën”, Ismail Kadare, Botime ONUFRI, Tiranë, 2004.
6. Sabri Hamiti,: LETRA SHQIPE – Sprova për një poetikë 5, "Fryma", Dukagjini Pejë,
1996. 7. https://sq.wikipedia.org/wiki/Folja