barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit...

14
Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit www.al-tax.org [email protected] AL-Tax Centre Dokumente Fiskale, Nr. 2015/12/03 www.al-tax.org [email protected] Datë 09.12.2015 Tiranë, Shqipëri Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit, 2015 - 2016 Një sqarim i disa shembujve nga profesionet e lira duke i vendosur në pozicione të ndryshme të kryerjes së shërbimit dhe trajtimi fiskal sipas legjislacionit në 2015 dhe ndryshimeve ligjore të paketës fiskale për 2016. Autorë Eduart GJOKUTAJ Aurela GJOKUTAJ

Upload: eduart-gjokutaj

Post on 20-Feb-2017

644 views

Category:

Economy & Finance


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

AL-Tax Centre

Dokumente Fiskale,

Nr. 2015/12/03

www.al-tax.org

[email protected]

Datë 09.12.2015

Tiranë, Shqipëri

Barra tatimore për profesione të lira,

në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e

sipërmarrësit, 2015 - 2016

Një sqarim i disa shembujve nga profesionet e lira duke i vendosur në pozicione të ndryshme të

kryerjes së shërbimit dhe trajtimi fiskal sipas legjislacionit në 2015 dhe ndryshimeve ligjore të

paketës fiskale për 2016.

Autorë

Eduart GJOKUTAJ

Aurela GJOKUTAJ

Page 2: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

©AL-TAXDokumente fiskale

Dhjetor 2015

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe

në rolin e sipërmarrësit

Shpërndarë

nga Aurela Gjokutaj

PËRMBLEDHJE

Qendra AL-Tax (Albanian Taxation Association) prezanton vlerësimin e barrës tatimore në rastin e

profesioneve të lira, të cilat konsiderohen sipas përcaktimit të ligjit për TVSH, si dhe ligjit të taksave vendore.

Në përpjekjen për tëkrahasuar tendencat e ngarkesës fiskale në rastin e profesionistit kur është në rolin e

punëmarrësit, si dhe në rastin kur profesionisti është një sipërmarrës i vetëpunësuar shikojmë se kush mund të

jetë tërheqja më e dukshme për efekt shmangie barre fiskale.

Fjale kyç: barra tatimore, Shqipëria, tatime, taksa, profesione tw lira, profesionist, aktivitet, mjek, inxhinier

Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e AL-TAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të

kthehet në një burim diskutimi për gjithë ata që interesohen, ose kanë lidhje të pandashme me tatimet në

zbatimin e praktikave të tyre.

Autorësia është e ©

AL-TAX dhe nga çdonjëri që do të përdorë këtë material, kërkohet të shënojë autorësinë si

referencë në materialet që do të përdorë.

Dokumenti gjendet te faqja në internet www.al-tax.org

Nëse keni kërkesa dhe pyetje dërgojini te [email protected]

Page 3: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe

në rolin e sipërmarrësit

Në rastin e parë prezantohen disa profesione, që janë më përgjithësueset e përfaqësimit të

profesionistëve në shërbimet ndaj publikut. Profesionistët konsiderohen se janë në kushtet e

zbatimit të një kontrate pune me punëdhënësin që mund të jetë në sektorin publik, ose në sektorin

privat. Pozicionimi i profesioneve në disa bashki është për efekt krahasimi me rastin e dytë, si dhe

për të treguar shpërndarjen e barrës tatimore në varësi të vendodhjes së profesionistit.

Paga mujore për efekt llogaritje dhe krahasimi, paga bruto mujore prej 100 mijë lekë.Kjo shumë

është paga më përfaqësuese për profesionistë që kanë një përvojë në sektorin ku shërbejnë.

Nisur nga përcaktimet e kodit të punës, por edhe format e vlerësimit të performancës është

vendosur edhe një pagë në formën e shpërblimit, që mund të jepen në një muaj të caktuar të vitit

dhe që bën pjesë te shuma e pagës së atij muaji. Shpërblimi në muajin që jepet shërben edhe si bazë

llogaritje për tatimin mbi pagën, si dhe kontributet shëndetësore. Të ardhurat vjetore nga paga dhe

shpërblimi janë në shumën 1.3 milion lekë.

Llogaritja e tatimit mbi pagën bëhet duke llogaritur përqindjen përkatëse, sipas grupit të dytë, që i

përket paga e rastit në tabelë1.

1TAP është 0 lekë për pagat mujore nga 0 – 30.000 lekë

TAP është vlera sa 13% e diferences së shumës së pagës bruto me shumën 30.000 lekë. Grupi i pagës 30.001 – 130.000 lekë TAP është vlera sa 23% e diferences së shumës së pagës bruto me shumën 130.000 lekë. Grupi i pagës 130.001 –paga bruto

Rasti 1. Trajtimi tatimor për profesionistët që janë punësuar me pagë mujore, 2015 - 2016

Supozojme se paga e nje profesionisti te lire (sektor publik ose sektor privat) eshte 100.000 leke ne muaj lekë

punëdhënësi punëmarrësi punëdhënësi punëmarrësi

1 Mjek ne Tirane 100,000 100,000 1,300,000 129,200 196,754 132,714 196,754 261,914

2 Inxhinier ne Fier 100,000 100,000 1,300,000 129,200 196,754 132,714 196,754 261,914

3 Profesor ne Kukes 100,000 100,000 1,300,000 129,200 196,754 132,714 196,754 261,914

4 Agronom ne Bilisht 100,000 100,000 1,300,000 129,200 196,754 132,714 196,754 261,914

* merr shpërblim nga puna një herë në vit në një muaj të caktuar te vitit

Tatim page dhe kontribute

vjetore

Kontribute sigurimesh

vjetoreNr. Emertimi Paga mujoreBonus

(shperblim)*Paga vjetore

Tatim page

vjetor

Page 4: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

Në llogaritjen e bërë për pagën bruto mujore 100 mijë lekë(përfshirë edhe muajin kur jepet një pagë

si shpërblim vjetor), tatimi mbi pagën si shumë vjetore është 129.200 lekë. Tatimi mbi pagën për çdo

muaj normal me shumën e pagës bruto 100 mijë lekëështë 9.100 lekë. Tatimi mbi pagën për një

muaj, kur profesionisti ka marrë edhe shpërblim në shumën 100 mijë lekë, pra për atë muaj e

ardhura mujore nga paga arrin në 200 mijë lekëështë 29.100 lekë.

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore2, të llogaritura sipas rolit të punëdhënësit dhe

punëmarrësit, në tabelën sipas rastit të parë janë respektivisht 196.754 lekë në vit, si kosto e

punëdhënësit dhe 132.714 lekë në vit si kosto e punëmarrësit (ndalesë page).

Kontributet e sigurimit shoqëror dhe shëndetësor që paguhen nga punëdhënësi për çdo muaj, për

një pagë mujore bruto 100 mijë lekë llogariten në shumën 16.25 mijë lekë.

Kontributet e sigurimit shoqëror dhe shëndetësor që paguhen nga punëmarrësi (profesionisti) për

çdo muaj, për një pagë mujore bruto 100 mijë lekë llogariten në shumën 10.92 mijë lekë.

Kontributet e sigurimit shoqëror dhe shëndetësor, për muajin kur profesionisti ka marrë edhe

shpërblim në shumën 100 mijë lekë, pra për atë muaj kur e ardhura mujore nga paga arrin 200 mijë

lekë, kosto e llogaritur për punëdhënësin arrin në shumën 17.95 mijë lekë.

Në mbyllje të komenteve për rastin e parë,

nëse llogaritim koston që duhet të paguajë një profesionist në rolin e punëmarrësit për një vit

është261.91 mijë lekë, ku përfshihet tatimi mbi pagën dhe kontributete e sigurimit shoqëror dhe

shëndetësor. Mesatarisht, kostoja mujore qëi paguan buxhetittë shtetit profesionisti është 21.8 mijë

lekë. Nëdetyrimin mujor përfshihen tatimi mbi pagën dhe shuma e kontributeve që i përkasin

punëmarrësit.

Punëdhënësi (institucion publik, organizatë ose shoqëri tregtare) paguan në adresë të buxhetit të

shtetit një shumë vjetore prej 196.75 mijë lekë. Kjo shumë nuk mbahet nga paga e profesionistit, por

është kosto për punëdhënësin. Mesatarisht, kostoja mujore që i paguan buxhetit të shtetit

punëdhënësi në emër dhe për llogari të profesionistit është 16.39 mijë lekë.

2Kontributet shoqërore që i mbahen nga paga bruto punëmarrësit (profesionistit) për çdo muaj janë 9.5%e pagës bruto

Kontributet shëndetësore,që i mbahen nga paga bruto punëmarrësit (profesionistit) për çdo muaj janë 1.7%e pagës bruto Pra, norma që i mbahet nga paga bruto mujore një profesionisti nga zyra e administratës është 11.2% Kontributet shoqërore,që llogariten nga punëdhënësi për pagën bruto të punëmarrësit (profesionistit) për çdo muaj janë sa 15%e pagës bruto dhe është kosto që paguhet nga punëdhënësi, pa efekte në pagën bruto të profesionistit. Kontributet shëndetësore,që llogariten nga punëdhënësi për pagën bruto të punëmarrësit (profesionistit) për çdo muaj janë sa 1.7%e pagës bruto dhe është kosto që paguhet nga punëdhënësi, pa efekte në pagën bruto të profesionistit. Pra, norma qëllogarit nga paga bruto mujore një profesionisti nga zyra e administratës është 16.7%

Page 5: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

Shuma mesatare vjetore që kontribuon profesionisti në buxhetin e shtetit me të ardhurat nga paga

dhe shpërblimi duke përfshirë edhe kontributin e punëdhënësit arrin 458.67 mijë lekë. Nëse e

llogaritim si mesatare mujore, kostoja që paguhet si detyrim për tatim page dhe kontribute

shoqërore dhe shëndetësore është 38.22 mijë lekë.

Vendndodhja gjeografike nuk ka ndikim në rastin e llogaritjes së tatimit mbi pagën dhe kontributeve

të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Punëdhënësi çdo fillim muaji bën llogaritjen për koston që duhet të paguajë vetë, llogarit edhe

koston (ndalesat) mbi pagën bruto në emër të punëmarrësit dhe duke i bashkuar të dyja shumat

bashkë bën llogaritjen për secilin profesionist dhe e derdh në llogari të zyrave tatimore, sipas

juridiksionit të vendndodhjes ku është regjistruar institucioni, organizata apo shoqëria tregtare.

Page 6: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

Në rastin e dytë prezantohen të njëjtat profesione si në rastin e parë dhe që për efekt llogaritje të

disa kostove që lindin për shkak të formës së përfaqësimit dhe burimit të të ardhurës janë vendosur

në disa nga bashkitë që përfaqësojnë kategori të ndryshme. Profesionistët konsiderohen se janë në

kushtet e ushtrimit të të njëjtit profesion si në rastin e parë, por në sektorin privat dhe si tregtarë të

thjeshtë në kuptimin e përshkrimit të rolit të tyre, sipas ligjit të shoqërive tregtare. Profesionistët

qëprezantohen në rastin e dytë janë në rolin e një profesionisti të lirë dhe që janë përgjegjës direkt

vetë ata për zbatimin e legjislacionit fiskal dhe legjislacionit profesional të sektorit ekonomik, që i

përket profesioni i tyre. Në këtë rol, ata duhet të llogaritin dhe paguajnë vetë dhe në emër të tyre

gjithë detyrimet fiskale dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore.

Paga mujore për efekt llogaritje dhe krahasimi, paga bruto mujore prej 100 mijë lekë. Kjo shumë

është paga më përfaqësuese për profesionistë që kanë një përvojë në sektorin ku shërbejnë.

Shuma vjetore e të ardhurave në rastin e ushtrimit të profesionit të lirë është e njëjta si në rastin kur

profesionisti ka qenë i punësuar në sektor publik ose në sektor privat. Të ardhurat vjetore nga

sipërmarrja janë në shumën 1.3 milion lekë.

Kjo kategori xhiro i përket kategorisë së xhiros për ambulantët, në kategorizimin që përmban

legjislacioni fiskal për trajtime tatimore të TVSH, taksave vendore apo tatimit mbi fitimin.

Rasti 2. Trajtimi tatimor per profesionet e lira qe regjistrohen ne QKR si aktivitet me license, 2016

ne leke

Kontribute

sigurimesh

vjetore

I vetepunesuariperfshire tatim

pronesie

pa perfshire

tatim pronesie

1 Mjek ne Tirane 100,000 1,300,0000-2 milione

leke/vit0 307,391 10000 - 40000* 4,800 352,191 342,391 300,000

2 Inxhinier ne Fier 100,000 1,300,0000-2 milione

leke/vit0 307,391 10000 - 40000 3,600 343,991 332,391 240,000

3 Profesor ne Kukes 100,000 1,300,0000-2 milione

leke/vit0 307,391 10000 - 40000 2,400 334,791 322,391 180,000

4 Agronom ne Bilisht 100,000 1,300,0000-2 milione

leke/vit0 307,391 10000 - 40000 2,400 329,791 317,391 144,000

* taksat lokale jane te variueshme nga njeri aktivitet ne tjetrin, por dhe nga nje bashki ne tjetren. Per efekt llogaritje merret si shume fikse vjetore 35.000 leke

** per efekt llogaritje per tatimin e prones merret si siperfaqe sherbimi 12 m ². Tatimi ndryshon sipas bashkive. Shembulli trajton Tiranen

*** energji elektrike, uje, shpenzime mujore biznesi (paisje dhe mjete me qera apo ne pronesi per kryerje aktiviteti)

Shpenzime

vjetore

biznesi***

Nr. EmertimiXhiro

mujore

Xhiro

vjetore

Segmenti i

xhiros

Tatim mbi

fitimin

vjetor

Supozojme se xhiro mujore e nje profesionisti te lire te licensuar eshte 100.000 leke ne muaj (ne xhiro do te shtohen edhe 200.000 leke qe jane

ekuivalent I bonusit qe merr profesionisti ne Rasti 1.)

Taksa

vendore (pa

tatim pronesie)

Tatim

prone**

Kontribute dhe tatime

Page 7: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

Sipas ndryshimeve të ligjit për taksat vendore, duke filluar nga viti 2016

- ambulantë konsiderohen vetëm ato biznese pa vend fiks që kanë qarkullim jo më të madh se

2 milionë lekë në vit.

- përjashtohen nga tatimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël të gjithë ambulantët dhe

tatimpaguesit, të cilët ushtrojnë aktivitet në fushën e zejtarisë si të vetëpunësuar, pa të

punësuar të tjerë dhe që kanë qarkullim vjetor nga 0 deri në 2 milion lekë në vit. Zejtarë do

të konsiderohen të gjithë personat fizikë, të cilët shërbimin apo produktet e ofruara në

funksion të aktivitetit të tyre e kanë produkt të punës me dorë, të kryer nga vetë ata që

janëtë vetëpunësuar dhe nuk punësojnë të tretë.

Me nxjerrjen e listës nga Këshilli i Ministrave do të përcaktohet edhe lista e zejtarëve, që do të

përfitojnë nga këto ndryshime ligjore duke u konsideruar në rolin e profesionistit të lirë.

Nëse marrim si të pranuar faktin që profesionet në tabelë konsiderohen në përkufizimin ligjor të

taksave vendore si të pranueshëm për të qenë pjesë e listës përfituese, atëherë trajtimi tatimor dhe

shpërndarja e barrës tatimore për profesionistët e lirë ka këto vlerësime, si më poshtë.

Ndërsa tatimi për aktivitetin e kategorisë së profesionistëve të lirëështë zero, me hapjen e një leje

për ushtrim aktiviteti profesional do të shoqërohet me detyrime përsa përfshihen në ligjin e taksave

vendore, si dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Përveç detyrimeve më lart, si çdo aktivitet tregtar apo shërbimi, përditshmëria e ushtrimit të

profesionit ka të domosdoshme dhe faktike kryerjen e shpenzimeve për të realizuar shërbimet. Në

funksion të realizimit të shërbimit për klientët janë llogaritur edhe disa shpenzime bazike si: energjia

elektrike, ngrohja/ftohja, uji, qeraja (në varësi të rastit kur nuk ka pronësi mbi ambjentin),

qeramarrje apo pronësi mbi paisje dhe mjete për realizimin e shërbimit, pagesa kredije (në rast se ka

të nevojshme kreditimin), si dhe shpenzime të tjera që i nevojiten dhe i kryen një profesionist i

punësuar në sektorin publik apo privat.

Dallimi midis shpenzimeve që kryhen për një shërbim profesional në rastin e parë me rastin e dytë

është mbulimi i kostove. Në rastin e parë, gjithë kostot e shpenzimeve sa më lart mbulohen nga

punëdhënësi. Në rastin e dytë, gjithë kostot e shpenzimeve sa më lart mbulohen nga i vetëpunësuari,

në rolin e profesionistit të lirë.

Page 8: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

Në llogaritjen e vlerave të shpenzimeve për kryerjen e shërbimit

janë marrë në konsideratë treguesë normalë të orëve të punës në

ditë, dhe reflektim të disa shpenzimeve që kanë nivele të

dnryshme në varësi të vendndodhjes gjeografike të tyre.

Treguesit e shpenzimeve mujore nuk kanë marrë në konsideratë shpenzime ekstra për qera ambjenti,

kredi/hua, apo shpenzime që kryhen për më shumë se arritjen e një niveli bazë shërbimi profesional.

Krahasimi për shpenzimet bazike është bërë në rastin minimalist të një profesionisti në sektorin

publik ose privat.

Në rastin e një profesionisti të lirë që kryen aktivitetin,

- në Tiranë, shpenzimi mujor është llogaritur në shumën deri 25 mijë lekë në muaj

- në Fier, shpenzimi mujor është llogaritur në shumën deri 20 mijë lekë në muaj

- në Kukës, shpenzimi mujor është llogaritur në shumën deri 15 mijë lekë në muaj

- në Bilisht, shpenzimi mujor është llogaritur në shumën deri 12 mijë lekë në muaj.

Në llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është marrë në konsideratë

mungesa e diferencimit midis një bashkie me një tjetër, si dhe mungesa e ndryshimit në lidhje me

xhiron që realizojnë profesionistët e lirë.

Barra e kontributeve për profesionet e lira. Krahasimi midis tyre në 2015 me 2016

Duke bërë llogaritjen e normës së kontributit të sigurimit shoqëror

në masën 23% tëpagës maksimale për efekt të kontributeve

shoqërore, e cila është 97.030 lekë, atëherë shuma e detyrimit

vjetor arrin në vlerën 267.803 lekë.

Në vitin 2015, të vetëpunësuarit ku përfshihen edhe profesionet e lira paguanin për vete një

kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore, në masën 23% të pagës bruto, por jo më pak se

22 mijë lekë, apo sipas deklarimit të pagës prej vetë personit apo profesionistit të lirë. Me këtë

normë kontributi shoqëror dhe referim page minimale prej 22 mijë lekë, shuma e detyrimit vjetor

arrinte në vlerën 60.720 lekë.

Mjek ne Tirane 300,000Inxhinier ne Fier 240,000Profesor ne Kukes 180,000Agronom ne Bilisht 144,000

Shpenzime

vjetore Emertimi

Mjek ne Tirane 267,803Inxhinier ne Fier 267,803Profesor ne Kukes 267,803Agronom ne Bilisht 267,803

Sigurim

shoqërorEmërtimi

Page 9: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

Ndryshimi midis kësaj vlere të vitit 2015 me vlerën qëpritet të zbatohet në vitin 2016 është207.083

lekë më shumë që do të paguhen në vitin 2016 për profesionet e lira.

Në llogaritjen e normës së kontributit të sigurimit shëndetësor në

masën 3.4% të tëpagës maksimale për efekt të kontributeve

shoqërore, e cila është 97.030 lekë, atëherë shuma e detyrimit

vjetor arrijnë në vlerën 39.588 lekë.

Në vitin 2015, të vetëpunësuarit përfshirë edhe profesionet e lira paguanin për vete një kontribut të

detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale, që llogaritet

22.000 lekë x 2 herë = 44.000 lekë, apo sipas deklarimit të pagës prej vetë personit apo profesionistit

të lirë. Me këtë normë kontributi shoqëror dhe referim page minimale shuma e detyrimit vjetor

arrinte në vlerën 17.952 lekë.

Ndryshimi midis kësaj vlere të vitit 2015 me vlerën që pritet të zbatohet në vitin 2016 është 21.636

lekë më shumë që do të paguhen në vitin 2016 për profesionet e lira.

Për të bërë një llogaritje të konsoliduar të sigurimit shoqëror dhe sigurimit shëndetësor për vitin

2016, shuma gjithsej për tu paguar nga një profesionist i lirë do të jetë 307.391 lekë/vit.

Ndryshimi i pagesës midis dy viteve, në lidhje me kontributin e sigurimeve shoqërore dhe

shëndetësore për profesionet e lira është 228.719 lekë më shumë që do të paguhen në vitin 2016.

Nëse nga shuma më lart, bëjmë edhe zbritjen e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin në masën 25 mijë

lekë në vit, atëherë barra që mbart kjo kategori shtohet me 203.719 lekë më tepër në vitin 2016.

Mjek ne Tirane 39,588Inxhinier ne Fier 39,588Profesor ne Kukes 39,588Agronom ne Bilisht 39,588

Sigurim

shëndetësorEmërtimi

Page 10: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

Barra fiskale për profesione të lira. Krahasimi midis tyre në 2015 me 2016

Profesionet e lira që i përkasin një kategorie xhiro nga 0-2 milionë lekë në vitin 2015 kanë një barrë

fiskale3 që arrin deri në shumën 268.5 mijë lekë në vit4 në rastin kur profesionisti i lirë ka në pronësi

ambjentin ku ushtron aktivitetin dhe duhet të paguajë tatimin mbi pronën.

Në rast se ambjenti është në marëdhënie kontraktimi të qeramarrjes nga profesionisti, atëherë për

këtë shpenzim që kryen nuk ka detyrime tatimore. Barra fiskale pa detyrimin e tatimit të pronësisë

arrin deri në shumën 263.7 mijë lekë në vit.

Për secilin nga shembujt e profesioneve, barra fiskale specifike është në tabelën më poshtë.

Barra fiskale në vitin 2016 në rastin e Tiranës arrin deri në 352.19 mijë lekë në vit ku përfshihet edhe

tatimi mbi pronësinë e ambjentit dhe në rast se nuk ka në pronësi ambjent, por ka marëdhënie

kontraktimi me qera, atëherë barra fiskale arrin në rastin e Tiranës deri 347.39 mijë lekë në vit. Për

shembujt e tjerë, treguesit e barrës fiskale janë në tabelën më poshtë.

Nga të dhënat e barrës fiskale në 2016, sipas tabelës më poshtë pasqyrojnë një rritje të barrës fiskale

me të paktën 53.67 mijë lekë më shumë në vitin 2016.

Në llogaritjet e barrës fiskale për vitin 2016 nuk janë ndryshuar barra fiskale e taksave lokale, si dhe

vlera e tatimit mbi pronësinë.

3Përfshihen tatami i thjeshtuar mbi fitimin 25.000 lekë, kontributet e sigurimeve,taksat vendore dhe tatimi mbi pronën

4Treguesit e barrës fiskale ndryshojnë sipas bashkive, për shkak të nivelit të taksave vendore që miraton Këshilli Bashkiak

Barra fiskale në 2015 lekë

Kontribute

sigurimesh

vjetore

Taksa vendore (pa tatim

pronesie)

Tatim

prone**

Kontribute

dhe tatime

I vetepunesuariperfshire tatim

pronesie

pa perfshire

tatim pronesie

1 Mjek ne Tirane 25,000 228,719 40,000 4,800 298,519 293,719

2 Inxhinier ne Fier 25,000 228,719 33,000 3,600 290,319 286,719

3 Profesor ne Kukes 25,000 228,719 25,000 2,400 281,119 278,719

4 Agronom ne Bilisht 25,000 228,719 20,000 2,400 276,119 273,719

Nr. Emertimi

Tatim mbi

fitimin e

thjeshtuar

vjetor

Barra fiskale në 2016 lekë

Kontribute

sigurimesh

vjetore

Taksa vendore (pa tatim

pronesie)

Tatim

prone**

Kontribute

dhe tatime

I vetepunesuariperfshire tatim

pronesie

pa perfshire

tatim pronesie

1 Mjek ne Tirane 0 307,391 40,000 4,800 352,191 347,391

2 Inxhinier ne Fier 0 307,391 33,000 3,600 343,991 340,391

3 Profesor ne Kukes 0 307,391 25,000 2,400 334,791 332,391

4 Agronom ne Bilisht 0 307,391 20,000 2,400 329,791 327,391

Tatim mbi

fitimin e

thjeshtuar

vjetor

Nr. Emertimi

Page 11: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

Barra fiskale e profesioneve të lira dhe një profesionisti të punësuar në 2015 dhe 2016

Barra fiskale e një profesionisti të punësuar me pagë mujore në 2015 është 261.91 mijë lekë në vit.

Në këtë barrë nuk përfshihet kontributi që paguhet nga punëdhënësi në shumën 196.75 mijë lekë në

vit. Nëse bashkohen të dy shumat bashkë për të llogaritur se sa i shkon barra fiskale gjithsej një

institucioni publik apo shoqërie tregtare, rezulton se një punëmarrës me pagë 100 mijë lekë në muaj

kushton 458.66 mijë lekë në vit.

Barra fiskale e një profesionisti të lirë në 2015 është 298.52 mijë lekë në vit. Në këtë barrë përfshihet

tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe taksat

lokale dhe të pronës.

Nëse shikojmë shpërndarjen e barrës së profesionistëve me pagë mujore nuk vërehet ndryshim nga

një bashki në tjetrën. Por, nëse e shikojmë shpërndarjen e barrës fiskale për profesionet e lira nga

një bashki në tjetrën vërehet një ndryshim të saj në ulje në bashkitë e kategorive më të ulta.

Ndikimi në këtë ulje të barrës vjen prej taksave lokale dhe të pronësisë që ndryshojnë në varësi të

vendimeve të Këshillave Bashkiakë. Kjo shpërndarje është me vijueshmëri të njëjtë edhe për 2016,

pavarësisht se vendimet për vitin 2016 nuk janë marrë ende.

Barra fiskale e një profesionisti të punësuar me pagë mujore në 2016 nuk ndryshon dhe vijon të jetë

e njëjtë me vitin 2015 në shumën 261.91 mijë lekë në vit.

Barra fiskale e një profesionisti të lirë në 2016 është rritur me 53.67 mijë lekë. Kjo rritje është

ndikuar nga ndryshimi i bazës së llogaritjes për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe

shëndetësore.

Barra fiskale e profesioneve të lira dhe profesionistit të punësuar në 2015 lekë

Tatim page Kontribute Barra fiskaleTatim fitimi

ThjeshtuarKontributet

Taksat lokale dhe

te pronesBarra fiskale

1 Mjek ne Tirane 129,200 132,714 261,914 25,000 228,719 44,800 298,519

2 Inxhinier ne Fier 129,200 132,714 261,914 25,000 228,719 36,600 290,319

3 Profesor ne Kukes 129,200 132,714 261,914 25,000 228,719 27,400 281,119

4 Agronom ne Bilisht 129,200 132,714 261,914 25,000 228,719 22,400 276,119

Profesionisti i punësuar Profesionisti i lirëNr. Emërtimi

Page 12: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

Në barrën fiskale të vitit 2016 nuk përfshihet tatimi i thjeshtuar mbi fitimin. Barra fiskale e vitit 2016

përbëhet nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe taksat lokale dhe të

pronës.

Profesionist me pagë mujore apo zhvendosje drejt profesionit të lirë me licensë?

Në analizë të versionit më të përshtatshëm midis rastit të një të profesionisti me pagë mujore, i cili

mund të tërhiqet nga oferta e politikës fiskale për profesionet e lira për të hequr tatimin e thjeshtuar

mbi fitimin edhe për kategorinë e ambulantëve dhe tatimpaguesve me qarkullim 0-2 milionë lekë në

vit konkluzioni për të patur më shumë profesionistë të interesuar do të çonte në një komplikim të

raporteve që ruajnë aktualisht me punën.

Në tabelën më poshtë, është prezantuar një llogaritje për të ardhurat neto që mbeten profesionistit

me pagë dhe profesionistit të lirë pas pagesës së detyrimeve fiskale, apo pas barrës fiskale.

Në rastin kur profesionisti me pagë ka si barrë fiskale të tij vetëm 40% të barrës së kontributeve të

sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimin mbi pagën, mbeten në llogarinë e tij vjetore

1.038 milion lekë në vit.

Barra fiskale e profesioneve të lira dhe profesionistit të punësuar në 2016 lekë

Tatim page Kontribute Barra fiskaleTatim fitimi

ThjeshtuarKontributet

Taksat lokale dhe

te pronesBarra fiskale

1 Mjek ne Tirane 129,200 132,714 261,914 0 307,391 44,800 352,191

2 Inxhinier ne Fier 129,200 132,714 261,914 0 307,391 36,600 343,991

3 Profesor ne Kukes 129,200 132,714 261,914 0 307,391 27,400 334,791

4 Agronom ne Bilisht 129,200 132,714 261,914 0 307,391 22,400 329,791

Nr. EmërtimiProfesionisti i punësuar Profesionisti i lirë

Të ardhurat neto vjetore të profesioneve të lira dhe profesionistit të punësuar në 2016 lekë

Paga vjetore Barra fiskaleTe ardhura neto

vjetore

Te ardhura

vjetoreBarra fiskale

Te ardhura neto

vjetore

1 Mjek ne Tirane 1,300,000 261,914 1,038,086 1,300,000 352,191 947,809

2 Inxhinier ne Fier 1,300,000 261,914 1,038,086 1,300,000 343,991 956,009

3 Profesor ne Kukes 1,300,000 261,914 1,038,086 1,300,000 334,791 965,209

4 Agronom ne Bilisht 1,300,000 261,914 1,038,086 1,300,000 329,791 970,209

Nr. EmërtimiProfesionisti i punësuar Profesionisti i lirë

Page 13: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

Në rastin kur profesionisti i lirë ka si barrë fiskale të tij 100% të barrës së kontributeve të sigurimeve

shoqërore dhe shëndetësore5 dhe tatimin mbi pagën, mbeten në llogarinë e tij vjetore 947.8 mijë

lekë në vit në Tiranë dhe 970.2 mijë lekë në bashki të kategorive të ulta. Megjithatë, në rastin e

llogaritjes së të ardhurave duhet marrë në konsideratë se paga e një profesionisti në Tiranëështë më

e lartë se në Devoll. Por në trajtimin e rasteve ky faktor është marrë i pandryshueshëm dhe devijon

nga realiteti i sistemit të pagave të sektorit privat.

Në tabelën më poshtë është shtuar barra fiskale për profesionistin e punësuar me pagë. Në barrën e

tij është shtuar edhe shuma e kontributeve që paguan punëdhënësi. Arsyeja për një pozicionim të

tillë është e lidhur me arsyen e pyetjes së kësaj pike. Pra, që të marri nje vendim për të hapur leje

profesionale një profesionist me pagë me qëllimin për t’ju shmangur taksave (shfrytëzim të

hapësirave ligjore, që nuk përbën shkelje ligji) duhet të merret në konsideratë llogaritja e kostos

gjithsej që paguan shoqëria për të punësuarin e saj (profesionistin me pagë).

Në tabelën më poshtë është llogaritur një barrë fiskale e plotë që paguhet nga shoqëria tregtare për

një të punësuar.

Në rastin kur profesionisti me pagë (shoqëria) llogaritet të ketë barrë fiskale të tij 100% të barrës së

kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimin mbi pagën, atëherë kostot e

punës rriten ndjeshëm dhe mbeten në llogarinë e shoqërisë 841.33 mijë lekë në vit.

Në rastin kur profesionisti i lirë ka si barrë fiskale të tij 100% të barrës së kontributeve të sigurimeve

shoqërore dhe shëndetësore6 dhe tatimin mbi pagën, mbeten në llogarinë e tij vjetore përsëri të

njëjtat të ardhura neto vjetore si në versionin e sqaruar më lart.

5Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të vetëpunësuarin janë 26.4%

6Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të vetëpunësuarin janë 26.4%

Të ardhurat neto vjetore të profesioneve të lira dhe profesionistit të punësuar në 2016 lekë

Paga vjetore Barra fiskaleTe ardhura neto

vjetore

Te ardhura

vjetoreBarra fiskale

Te ardhura neto

vjetore

1 Mjek ne Tirane 1,300,000 458,668 841,332 1,300,000 352,191 947,809

2 Inxhinier ne Fier 1,300,000 458,668 841,332 1,300,000 343,991 956,009

3 Profesor ne Kukes 1,300,000 458,668 841,332 1,300,000 334,791 965,209

4 Agronom ne Bilisht 1,300,000 458,668 841,332 1,300,000 329,791 970,209

Nr. EmërtimiProfesionisti i punësuar Profesionisti i lirë

Page 14: Barra tatimore për profesione të lira në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit 2015 - 2016

Barra tatimore për profesione të lira, në rolin e punëmarrësit dhe në rolin e sipërmarrësit

www.al-tax.org [email protected]

Në sqarim të rastit të dypunësimit, kur profesionisti (p.sh. mjek) punon në një spital publik dhe

paguhet me një pagë bruto 100 mijë lekë, atëherë barra e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

që paguhet nga profesionisti dhe administrata e spitalitnuk do të llogaritet dhe paguhet edhe në

rastin e punësimit të dytë në sektor privat.

Nësituatën, kur një profesionist i lirë hap edhe një aktivitet privat në kuadër të dypunësimit, barra

fiskale e tij janë vetëm taksat lokale. Në këtë status profesionisti ka dy role: profesionist i lirë me

licensë për aktivitet privat dhe profesionist i punësuar me pagë.

Në cdo rast vendimarrje duhen konsideruar shpenzimet që duhet të kryejë realisht një profesionist

kur vendos të hapë një aktivitet privat si profesionist i lirë. Një profesionist i lirë nuk mund të

këmbejë me të njëjtën vlerë shërbimin që kryen si profesionist me pagë, pasi ndryshojnë shumë

elementë që ndikojnë në realizimin e shërbimit.

Në rastin e ndryshimit të kësaj status quo nuk mund të ketë një ekuivalentim të situatave të

shërbimit, pasi nuk parashikohet dot cfarë do të ndodhë me aktivitetin privat dhe ecurinë e tij për të

ardhmen.

Tirane, Dhjetor 2015

Ne rastin e dypunesimit

Kontributet paguhen vetem per njerin nga punesimet, por duhet arritur niveli maksimal

i pages se deklaruar deri ne shumen mujore 97030 leke. Detyrimet jane si te Rasti 2.

Ne deklarimin e te ardhurave prej dy punesimeve, nese jane me 100000 leke/muaj secili

xhiro vjetore kalon ne pragun e xhiros 2-5 milione leke ne vit. Nuk ka detyrime shtese.

Të ardhurat neto vjetore të profesionistit të lirë të dypunësuar në 2016 lekë

Paga vjetore Barra fiskaleTe ardhura neto

vjetore

Te ardhura

vjetoreBarra fiskale

Te ardhura neto

vjetore

1 Mjek ne Tirane 1,300,000 458,668 841,332 1,300,000 44,800 1,255,200

2 Inxhinier ne Fier 1,300,000 458,668 841,332 1,300,000 36,600 1,263,400

3 Profesor ne Kukes 1,300,000 458,668 841,332 1,300,000 27,400 1,272,600

4 Agronom ne Bilisht 1,300,000 458,668 841,332 1,300,000 22,400 1,277,600

Nr. EmërtimiProfesionisti i punësuar Profesionisti i lirë