1 sfondi - undp.org short... · dhe fundërrimi, vecanërisht në bartjen e fundërrinës. nëse...

10
Material për Planifikimin Rajonal dhe Zonimin Zhvillimi i qëndrueshëm në Dragash – Kosovë – Projekt i UNDPVlerësim i shkurtër preliminar mjedisor i hidrocentraleve (HCve)te vegjel përgjatë lumit Brod dhe Restelicë (03.02.2012) 1 1 Sfondi Një grup investitorësh ndërkombëtar po planifikojnë të ndërtojnë disa HC te vogla përgjatë lumenjëve Brod dhe Restelicë në Komunën e Dragashit. Aktualisht, UNDP-ja është duke e ndihmuar Komunën në hartimin e Planit Zhvillues Komunal, përderisa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësiror dhe agjensionet e saj vartëse në vendosjen e shtrirjes së Parkut Nacional të Malit Sharr në Komunën e Dragashit. Në këtë kontekst, shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe tokës duhet të integrohet në të gjitha proceset e planifikimit dhe zhvillimit në kuadër të Komunës së Dragashit. Në mënyrë që të mbështetet ky proces, ekipi i UNDP-së ka përpiluar një vlerësim të shkurtër preliminar mjedisor të kësaj ndërmarrjeje/iniciative. Qëllimi kryesor i vlerësimit preliminar është që të bëhet e qartë se analizat e hollësishme dhe marrja parasysh e gjendjes specifike hidrologjike dhe mjedisore do të jenë shumë të nevojshme. 2 Konsideratat e Përgjithshme Mjedisore 2.1 Faktorët Formues në Lumenjë dhe Ekosistemet e Përrenjëve Faktorët formues në lumenjë dhe ekosisteme të përrenjëve janë: 1. Dinamikat vjetore të rrjedhjes së ujërave të cilat krijojnë vëllim dhe shpejtësi të ndryshme rrymimi përgjatë vitit. 2. Bartja e fundërrinës, varësisht nga rrjedhja e ujërave dhe shpejtësisë si dhe formimi i shumëllojshmërisë së shtratit të lumit. 3. Për shkak të dinamikave në rrjedhje dhe bartjes së fundërrinës, kursi i ujërave natyrorë vazhdimisht ndryshon kursin dhe formën e shtratit të tyre. 2.2 Kërkesat Ekologjike të Lumenjëve dhe Biotopeve të Vetme (biocenozat) në Përrenjë 1. Vazhdimësia e lumit, e cila mundëson migrimin e specieve përgjatë kursit të ujërave. Ka migruesë të distancës së shkurtër dhe të distancës së gjatë. Cdo pengesë ndikon negativisht në mundësitë për migrimin e individëve dhe kështu prek popullatën si tërësi. Qëllimi i migrimit është në lidhje me riprodhimin. Shumë specie kanë bazë mbarështimi ndryshe nga banimet e të rriturve; e kjo është për shkak se faza të ndryshme zhvillimi kanë kërkesa të ndryshme në lidhje me strukturën dhe ushqimin. Dhe jo vetëm që peshqit migrojnë, por edhe jokurrizorët, poashtu. Pengesa nuk janë vetëm pendat apo digat, por edhe shtrirjet e rrjedhjes së ulët të vazhdueshme të ujit. 2. Dinamikat vjetore të rrjedhjes së ujërave krijojnë gjendje të ndryshme përgjatë vitit; shumë specie përshtaten mirë dhe varen nga kjo. 3. Speciet janë të përshtatura ndaj parametrave specific fizik, p.sh. shpejtësia e rrymimit dhe fundërrimi, vecanërisht në bartjen e fundërrinës. Nëse kursi i ujit si një larmi e lartë e shpejtësisë së rrymimit, p.sh. i shkaktuar nga shkëmbinjtë, gurët, trungjet e drunjëve etj., atëherë ka një shumëllojshmëri të lartë të pozicioneve ekologjike (pozita e specieve brenda një ekosistemi) dhe prandaj edhe të specieve. Lumenjtë natyrorë janë të paraqitur me këtë shumëllojshmëri të lartë.

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Material për Planifikimin Rajonal dhe Zonimin Zhvillimi i qëndrueshëm në Dragash – Kosovë – Projekt i UNDP‐së Vlerësim i shkurtër preliminar mjedisor i hidrocentraleve (HC‐ve)te vegjel  përgjatë lumit Brod dhe Restelicë (03.02.2012)  

 

1 Sfondi Një grup investitorësh ndërkombëtar po planifikojnë të ndërtojnë disa HC te vogla përgjatë lumenjëve Brod dhe Restelicë në Komunën e Dragashit.

Aktualisht, UNDP-ja është duke e ndihmuar Komunën në hartimin e Planit Zhvillues Komunal, përderisa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësiror dhe agjensionet e saj vartëse në vendosjen e shtrirjes së Parkut Nacional të Malit Sharr në Komunën e Dragashit. Në këtë kontekst, shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe tokës duhet të integrohet në të gjitha proceset e planifikimit dhe zhvillimit në kuadër të Komunës së Dragashit.

Në mënyrë që të mbështetet ky proces, ekipi i UNDP-së ka përpiluar një vlerësim të shkurtër preliminar mjedisor të kësaj ndërmarrjeje/iniciative. Qëllimi kryesor i vlerësimit preliminar është që të bëhet e qartë se analizat e hollësishme dhe marrja parasysh e gjendjes specifike hidrologjike dhe mjedisore do të jenë shumë të nevojshme.

2 Konsideratat e Përgjithshme Mjedisore

2.1 Faktorët Formues në Lumenjë dhe Ekosistemet e Përrenjëve Faktorët formues në lumenjë dhe ekosisteme të përrenjëve janë:

1. Dinamikat vjetore të rrjedhjes së ujërave të cilat krijojnë vëllim dhe shpejtësi të ndryshme rrymimi përgjatë vitit.

2. Bartja e fundërrinës, varësisht nga rrjedhja e ujërave dhe shpejtësisë si dhe formimi i shumëllojshmërisë së shtratit të lumit.

3. Për shkak të dinamikave në rrjedhje dhe bartjes së fundërrinës, kursi i ujërave natyrorë vazhdimisht ndryshon kursin dhe formën e shtratit të tyre.

2.2 Kërkesat Ekologjike të Lumenjëve dhe Biotopeve të Vetme (biocenozat) në Përrenjë

1. Vazhdimësia e lumit, e cila mundëson migrimin e specieve përgjatë kursit të ujërave. Ka migruesë të distancës së shkurtër dhe të distancës së gjatë. Cdo pengesë ndikon negativisht në mundësitë për migrimin e individëve dhe kështu prek popullatën si tërësi. Qëllimi i migrimit është në lidhje me riprodhimin. Shumë specie kanë bazë mbarështimi ndryshe nga banimet e të rriturve; e kjo është për shkak se faza të ndryshme zhvillimi kanë kërkesa të ndryshme në lidhje me strukturën dhe ushqimin. Dhe jo vetëm që peshqit migrojnë, por edhe jokurrizorët, poashtu. Pengesa nuk janë vetëm pendat apo digat, por edhe shtrirjet e rrjedhjes së ulët të vazhdueshme të ujit.

2. Dinamikat vjetore të rrjedhjes së ujërave krijojnë gjendje të ndryshme përgjatë vitit; shumë specie përshtaten mirë dhe varen nga kjo.

3. Speciet janë të përshtatura ndaj parametrave specific fizik, p.sh. shpejtësia e rrymimit dhe fundërrimi, vecanërisht në bartjen e fundërrinës. Nëse kursi i ujit si një larmi e lartë e shpejtësisë së rrymimit, p.sh. i shkaktuar nga shkëmbinjtë, gurët, trungjet e drunjëve etj., atëherë ka një shumëllojshmëri të lartë të pozicioneve ekologjike (pozita e specieve brenda një ekosistemi) dhe prandaj edhe të specieve. Lumenjtë natyrorë janë të paraqitur me këtë shumëllojshmëri të lartë.

Material për Planifikimin Rajonal dhe Zonimin Zhvillimi i qëndrueshëm në Dragash – Kosovë – Projekt i UNDP‐së Vlerësim i shkurtër preliminar mjedisor i hidrocentraleve (HC‐ve)te vegjel  përgjatë lumit Brod dhe Restelicë (03.02.2012)  

 

4. Biotopet e vetme (biocenozat) janë të përshtatura ndaj cilësisë specifike të ujit, kryesisht në terma të temperaturës, oksigjenit dhe parametrave tjerë fiziko-kimikë. Në natyrë, temperatura është në rritje nga burimi deri në derdhje të lumit, përderisa përqëndrimi i oksigjenit është në ulje (për shkak të rritjes së temperaturës dhe uljes së turbullirës së ujit). Për shkak të këtij fakti, lumenjtë janë të ndarë në zona të cilat kanë specie të vecanta të peshkut. Për lumenjtë në Dragash, tri zonat e para janë të rëndësishme:

Tabela 1: Zonimi i Lumenjëve 

Zona Përshkrimi Speciet e Vecanta të Peshkut1

Zona e troftës Pjerrtësi e thikët, ujë me rrjedhje të shpejtë dhe temperaturë të ftohtë/freskët; uji i oksigjenuar mirë; mjedisi banues kryesisht me gurë, zhavorr, shkëmbinjë; rërë në pjesët më pak rrjedhëse;

Trofta e kaftë (Salmo trutta)

Zona e grejlingut (familja e salmonit)

Karakteristika të ngjajshme me zonën e troftës, zakonisht temperatura është pak më e lartë, mjedisi natyral i ngajshëm me zonën e troftës;

Trofta si dhe Common Nase (Chondrostoma nasus)

Zona e mustakut Në thelb, tokë me nivel/pjerrtësi të ulët, mirëpo me disa karakteristika të lumenjëve të nivelit më të lartë të tokës: pjerrtësi e butë, rrjedhje mesatare e ujit, përmbajtje e mirë e oksigjenit; mjedis natyral i përzier nga zhavorri dhe lymi;

Speciet më lartë si dhe: Mustaku (Barbus fluviatilis) Barbuni Europian (Perca fluviatilis) Mlyshi (Esox lucius) Ngjala (Anguilla anguilla)

3 Burimet e ujit në lumenjtë Brod dhe Restelicë Tabela 2: Pasqyrë e shkurtër mbi burimet e ujit në lumenjtë Brod dhe Restelicë 

Lumi Brod Lumi Restelicë

Sipërfaqja e Ujëndarësit në hektarë 9.118 7.090

Gjatësia e Lumit në km 19,6 16,7

Gjatësia Totale e Kurseve të Ujit nëUjëndarës në km

54,5 34,8

Pjerrtësia mesatare e tatëpjetës 75,6 ‰ 65,4 ‰

Rrjedhja mesatare në m³/s2 2,31 1,92

Rrjedhja mesatare maksimale në m³/s (Muaj)

6,48 (Maj) 4,73 (Maj)

Rredhja mesatare minimale në m³/s (Muaj)

0,86 (Shtator) 1,01 (Shtator/Tetor)

Periudha e rrjedhjes së lartë Prill – Qershor Prill - Qershor

Periudha e rrjedhjes së ulët Korrik – Mars Korrik - Mars

                                                            1 Të vetmet specie të gjetura në Dragash 

2 Bazuar në të dhënat mbi rrjedhjen ndërmjet 1954‐1985; pikat e matjes të panjohura 

Material për Planifikimin Rajonal dhe Zonimin Zhvillimi i qëndrueshëm në Dragash – Kosovë – Projekt i UNDP‐së Vlerësim i shkurtër preliminar mjedisor i hidrocentraleve (HC‐ve)te vegjel  përgjatë lumit Brod dhe Restelicë (03.02.2012)  

 

Lumi Brod Lumi Restelicë

Fshatrat në pellgun ujor me nr. të banuesve (bazuar në llogaritjet e 2010)

Brod

Backa

Dikance

Mlike

Vranista

1.200

44

133

144

297

Restelica

Zlipotok

Krusheva

Globocica

4.200

322

625

630

Banuesit në Pellgun Ujor 1.818 5.777

Pikat e Vlerësimit të Ujit përgjatë Lumit

Brod lartë D21

Brod poshtë D23

Dikance D24

Mlika D27

Restelica lartë D33

Restelica poshtë D34

Krusheva lartë D35

Krusheva poshtë D36

Material për Planifikimin Rajonal dhe Zonimin Zhvillimi i qëndrueshëm në Dragash – Kosovë – Projekt i UNDP‐së Vlerësim i shkurtër preliminar mjedisor i hidrocentraleve (HC‐ve)te vegjel  përgjatë lumit Brod dhe Restelicë (03.02.2012)  

 

Tabela vijuese tregon rezultatet e cilësisë së ujit nga mostrimi i bërë nga UNDP-ja në pranverë të 2011-tës.

Pikat e mostrimit janë të vendosura në hartë.

Tabela 3: Rezultatet e Vlerësimit të Cilësisë së Ujit nga UNDP në fillim të 2011‐tës 

Kodi  Vendi i mostrimit  IBN  Cilësia e ujit  Gjerësia e rrjedhjes së rrymimit 

Thellësia e rrjedhjes së rrymimit 

Rrymimi i rrjedhjes 

Shkarkimi Temperatura e ujit pH O2 / afërsisht. % Ngopje KBO

D21  Brod lartë  2,87  Shkëlqyeshëm  6.2m  0.35m  1.13 m/s  2.45 m³/s  8.5°C  7,86  14,5 / >100  3,4 

D23  Brod poshtë  3,77  Shumë mirë  9m  0.32m  1.00 m/s  2.88 m³/s  10°C  8,05  10,9 / 96  8,3 

D24  Dikanca  4,59  Mirë  8m  0.40m  1.25 m/s  4 m³/s  10.5°C  7,75  10,3 / 93  8,9 

D27  Mlika ( Lumi Brod)

3,96  Shumë mirë  7m  0.27m  0.83 m/s  1.568 m³/s  10,5  7,6  10,2 / 92  7,1 

D33  Restelica lartë  2,47  Shkëlqyeshëm  6,9  0.23m  0.8 m/s  1.269 m3/s  8°C  7,89  13,7 / >100  3,1 

D34  Restelica poshtë  6,63  Dobët  8,2  0.36m  1.12 m/s  3.306 m³/s  9°C  8  6,8 / 58  9,9 

D35  Krushevë lartë  4,77  Mirë  8m  0.50m  1 m/s  4 m³/s  11°C  8,26  11,2 / 100  8,1 

D36  Krushevë poshtë4  4,76  Mirë  7,3  0.50m  0.94 m/s  3.431 m³/s  11.5°C  7,84  9,4 / 86  7,3 

Përqëndrimi i oksigjenit: në rrjedhjen e sipërme (kundërrymim) në vendbanimet e para, ujërat janë të ngopura me O2 (për shkak të turbullirës së lartë); vendbanimet e mëdha shkaktojnë ulje të oksigjenit, vecanërisht përqëndrimi i oksigjenit poshtë Restelicës është mjaft i ulët.

KBO: Kërkesa Biologjike për Oksigjen: lumenjtë e paprekur zakonisht janë nën 1 mg/l; mesatarisht të ndotur 2 – 8 mg/l, i ndotur shumë (kritike) mbi 8 mg/l; 4 pika mostrimi tregojnë ngarkesën organike të lartë (kritike); vetëm në pikën e monstrimit D34 kjo mund të shihet edhe në indeksin BN.

IBN: Indeksi Biotik i Ndotjes, e cila tregon shkallën e ndotjes organike; Shkëlqyeshëm = Ndotja organike vështirë të ndodh; Shumë mirë = e mundshme një ndotje e lehtë organike, Mirë = të mundshme disa ndotje organike, Dobët = Ndotje organike shumë e konsiderueshme për të ngjarë

Sic është e treguar në Hartën 1, Lumi Brod në rrjedhjen e sipërme të Brod-it dhe Lumi Restelicë në rrjedhjen e sipërme të Lumit Restelicë janë shumë të rëndësishëm për Faunën Ujore të Pakurrizorëve: sic e tregon edhe Vlerësimi i Cilësisë së Ujit të bërë nga UNDP-ja.

                                                            3 Pikat e mostrimit të kontrollohen; ndoshta jo në Lumin Brod; mostrimi në Qershor, pikat tjera në Lumit Brod në Maj 

4 Mostrimi në Shkurt, të gjitha të tjerat në Lumin Restelicë në Maj; kjo mund t’a sqarojë shkarkimin e ulët në B36 

Material për Planifikimin Rajonal dhe Zonimin Zhvillimi i qëndrueshëm në Dragash – Kosovë – Projekt i UNDP‐së Vlerësim i shkurtër preliminar mjedisor i hidrocentraleve (HC‐ve)te vegjel  përgjatë lumit Brod dhe Restelicë (03.02.2012)  

 

4 Shfrytëzimet ekzistuese dhe të planifikuara të lumit Brod dhe Restelicë

Harta 1 dhe 2 si dhe tabelat 4 dhe 5 japin një pasqyrë mbi shfrytëzimin e ujit në lumin Brod dhe Restelicë:

 

Harta 1: Shfrytëzimet ekzistuese dhe të planifikuara të lumenjëve Brod dhe Restelicë

Legjenda: 

FVH 

1..Lokacioni i FVH‐së 

2..Pika e marrjes/konsumit të 

ujit 

Drenazha e ujit sanitarik 

(Studim i Fshatit) 

Fshatrat me numër të 

banorëve (sipas vlerësimit 

2008 të Agjensionit Kosovar 

për Statistika) 

‐. më pak se 1.000 banorë 

‐. ndërmjet 1.000 – 3.500 

banorë 

‐. më shumë se 3.500 banorë 

Pikat e Vlerësimit të Ujit me Numra 

 

Hapësirat me rëndësi të lartë për insektet ujore 

 

Lumenjtë 

 

Nën‐pellgjet ujore me emra 

 

Kufiri i propozuar i Parkut Nacional 

Material për Planifikimin Rajonal dhe Zonimin Zhvillimi i qëndrueshëm në Dragash – Kosovë – Projekt i UNDP‐së Vlerësim i shkurtër preliminar mjedisor i hidrocentraleve (HC‐ve)te vegjel  përgjatë lumit Brod dhe Restelicë (03.02.2012)  

 

 

Harta 2: Plani i Vendosjes së Projektit Hidroelektrik Zhur

Central energjie hidroelektrik 

Struktura e pikave konsumuese 

Tunelet 

Kanalet 

Tankerët deponues në formë tubi 

Dhoma e valvulës 

Rezervoari 

Vija shpërndarëse 

Material për Planifikimin Rajonal dhe Zonimin Zhvillimi i qëndrueshëm në Dragash – Kosovë – Projekt i UNDP‐së Vlerësim i shkurtër preliminar mjedisor i hidrocentraleve (HC‐ve)te vegjel  përgjatë lumit Brod dhe Restelicë (03.02.2012)  

 

Tabela 4: Karakterizimi i Lumit Brod 

Nr Nga – deri Karakterizimi Intervenimet e planifikuara Kufizimet

1 Rrjedhja e sipërme Brod Lum natyror, pa ndonjë ndikim të konsiderueshëm antropogjenik; Rëndësi e madhe për faunën ujore të pakurrizorëve

Konsumi për FVH-të mund të planifikohet Zona 1 e Parkut Nacional

2 Fshati Brod Disa pika të drenazhës për ujërat e zeza të patrajtuar; KBO e rritur, vështirë e dukshme në Indeksin BN

3 Rrjedhja e poshtme Brod deri tek fshati Backa

Uji i nxjerrur për FVH-të ekzistuese; KBO ende e rritur.

Lumi, në pjesën më të madhe, shkon drejtëpërsëdrejti në kufi të Parkut Nacional.

4 Backa deri te Mlike Disa pika drenazhi për ujërat e zeza të patrajtuar në Backë, Dikance dhe Mlike; KBO në rrjedhjen e poshtme të Mlike më e ulët se sa në rrjedhjen e sipërme të Backa-s.

Konsumi për FVH-të në rrjedhjen e poshtme Backa; FVH-të shkurtimisht në rrjedhjen e sipërme Backa; Konsumi për skemën e HP Zhurit drejtëpërsëdrejti në rrjedhjën e poshtme Backa.

Tabela 5: Karakterizimi i Lumit Restelicë 

Nr Nga – deri Karakterizimi Intervenimet e planifikuara Kufizimet

1 Rrjedhja e sipërme Restelicë Lum natyror, pa ndonjë ndikim të dukshëm antropogjenik; Rëndësi e lartë për faunën ujore të pakurrizorëve

Zona 1 e Parkut Nacional

2 Qyteza Restelicë Disa pika drenazhi për ujërat e zeza të patrajtuara; KBO e rritur në mënyrë kritike, ngopje shumë e ulët me oksigjen Indexi BN i varfër

3 Rrjedhja e poshtme Restelicë deri tek Krusheva

KBO në mënyrë të dukshme e zvogëluar, mirëpo ende duke treguar ngarkesë kritike;

Disa pika të marrjes/konsumi të ujit për 2 FVH Bartja e ujit nga lumi Caljane deri tek Zhuri nëpërmjet lumit Restelicë (deri në rrjedhjen e poshtme të Krushevës)

Lumi, në pjesën më të madhe, shkon drejtëpërsëdrejti në kufi të Parkut Nacional.

4 Krusheva deri tek Kufiri Shtetëror

KBO-ja në rrjedhjen e poshtme të Krushevës tregon për ngarkesë mesatare

Një pikë konsumi për FVH-në afër Globocicës Nxjerrja/dalja e ujit për Skemën Zhur afër Globocicës

Lumi, në pjesën më të madhe, shkon drejtëpërsëdrejti në kufi të Parkut Nacional.

Material për Planifikimin Rajonal dhe Zonimin Zhvillimi i qëndrueshëm në Dragash – Kosovë – Projekt i UNDP‐së Vlerësim i shkurtër preliminar mjedisor i hidrocentraleve (HC‐ve)te vegjel  përgjatë lumit Brod dhe Restelicë (03.02.2012)  

 

5 Standardet ekologjike për shfrytëzimin e qëndrueshëm të potencialit të hidroenergjisë

5.1 Konsideratat e Përgjithshme Shfrytëzimi i potencialit të qëndrueshëm të hidroenergjisë nënkupton që segmenti i kursit të ujërave i ndikuar nga FHV-të duhet të sigurojë kushte të mira jetese për florën dhe faunën, dmth.:

Rrjedhje minimale e ujërave e cila siguron vazhdimësi të lumit për migrimin e peshqëve, e kjo nënkupton thellësi dhe rrymim (për orientimin e individëve)

Shumëllojshmëri e zonave sic janë zonat e cekëta të ujit, zona më të thella, strehime etj.

Një sërë temperaturash sipas zonimit, kjo poashtu ndikon në përqëndrimin e oksigjenit

Cilësia e ujit e pa prekur Bio-shumëllojshmëria e pa prekur

Për të përmbush këto kërkesa, rrjedhja minimale e ujërave duhet të përcaktohet në baza të kushteve lokale. Sidoqoftë, për vlerësimin preliminar disa standarde janë në dispozicion. Këto janë të rreshtuara në Tabelën 6.

Tabela 6: Standardet minimale të rrjedhjes së ujërave në Shtetet Federale Gjermane 

Shteti Federal i Gjermanisë

Rrjedhja minimale Thellësia minimale Rrymimi minimal

Northrhine-Westphalia

60% e rrjedhjeve mesatare minimale si bazë; shtesat që varen nga struktura dhe funksioni

10 deri 30 cm Më shumë se 0,3m/s

Hesse 90% rrjedhje mesatare minimale

Bavaria 5/12 rrjedhje mesatare minimale

Baden-Ëuerttenberg 1/3 rrjedhje mesatare minimale

5.2 Vlerësimet Preliminare të Planeve Sipas njohurive tona, është planifikuar që të merret 80% e ujit për konsum për FVH-të. Nuk është e qartë nëse këto 80% janë rrjedhje mbi mesatare vjetore apo 80% të rrjedhjeve mesatare mujore. Tabela 7 tregon shkallët e rrjedhjes mesatare mujore të lumenjëve Brod dhe Restelicë ndërmjet viteve 1954 dhe 1985 (pika e matjes e paqartë) dhe shkallët përkatëse të rrjedhjes minimale sipas vlerave të ndryshme pragu dhënë në Tabelën 6.

Këto janë të krahasuara me 20% të rrjedhjeve të mbetura. Ngjyra tregon se në cilët muaj pragjet përkatëse janë të shkurtuara.

20% të rrjedhjes mujore që mbet në lum:

Lumi Brod: vetëm në Prill dhe Maj asnjë vlerë pragu nuk është e shkurtuar; për periudhën e Gushtit deri në Tetor, edhe vlera e pragut më të ulët do të shkurtohej, edhe 4 muaj tjerë (Korrik, Dhjetor deri në Mars) nuk do të arrinin standardet e dyta më të ulëta.

Lumi Restelicë: vetëm në Maj, asnjë vlerë pragu nuk është e shkurtuar, për periudhën Gusht deri në Shkurt (2/3 e vitit) edhe vlera e pragut më të ulët do të shkurtohej.

Material për Planifikimin Rajonal dhe Zonimin Zhvillimi i qëndrueshëm në Dragash – Kosovë – Projekt i UNDP‐së Vlerësim i shkurtër preliminar mjedisor i hidrocentraleve (HC‐ve)te vegjel  përgjatë lumit Brod dhe Restelicë (03.02.2012)  

 

20% e rrjedhjes mesatare që mbet në lum:

Lumi Brod: për tërë vitin, pragu prej 60% të rrjedhjes nga shkalla e rrjedhjes mesatare minimale do të shkurtohej.

Lumi Restelicë: për tërë vitin, pragu prej 5/12 të rrjedhjes nga shkalla e rrjedhjes mesatare minimale (e dyta më e ulët) do të shkurtohej.

Tabela 7: Krahasimi i shkallëve të rrjedhjes me standardet 

 

River = Lum 

Jan‐Dec = Janar – Dhjetor 

Average = Mesatare 

Basin in ha = Pellgu ujor në hektarë 

20% of Monthly Flow = 20% e Rrjedhjes Mujore 

20% of average = 20% e mesatares 

*average monthly water flow (m3/s) of rivers for the period of 1954 – 1985 = *rrjedhja mesatare mujore e ujit (m3/s) e lumenjëve për periudhën 1954 ‐ 1985 

 

 

 

 

 

 

 

 

Material për Planifikimin Rajonal dhe Zonimin Zhvillimi i qëndrueshëm në Dragash – Kosovë – Projekt i UNDP‐së Vlerësim i shkurtër preliminar mjedisor i hidrocentraleve (HC‐ve)te vegjel  përgjatë lumit Brod dhe Restelicë (03.02.2012)  

 

10 

6 Përfundimet

1) Shkalla e rrjedhjes: sipas vlerësimit fillestar, 20% të rrjedhjes së mbetur të ujit nuk do të takonte kërkesat për shfrytëzim të qëndrueshëm në të dy lumenjtë. Rekomandohen analiza të hollësishme të shkallëve të rrjedhjes dhe të strukturës së shtratit të lumit. Poashtu, duhet të merren parasysh thellësia e ujit, shpejtësia dhe struktura e përgjithshme e mjedisit banues.

2) Cilësia e ujit: poshtë Restelicës në vendbanime specifike dhe të poshtme, në përgjithësi, cilësia e ujit është një cështje që duhet marr parasysh. Zvogëlimi i rrjedhjes rrit ngarkesën e ndotjes dhe rezulton në uljen e cilësisë së ujit e cila do të ketë efekte negative në bio-shumëllojshmërinë; prandaj sasia e nxjerrur duhet të analizohet me kujdes përkundrejt cilësisë së ujit.

3) Temperatura dhe oksigjeni: Zvogëlimi i rrjedhjes poashtu mund të ndikojë në temperaturën e ujit për shkak të thellësisë së pakët dhe shpejtësisë së zvogëluar, prandaj temperatura mund të rritet. Kjo dërgon në uljen e përqëndrimit të oksigjenit dhe kësisoji në uljen e potencialit biologjik të vetë-pastrimit, përsëri duke ndikuar negativisht në cilësinë e ujit.

4) Shumica e kurseve të ujit të prekura janë brenda apo drejtëpërsëdrejti në kufirin e Parkut Nacional; efektet negative në Parkun Nacional duhet të merren parasysh me shumë kujdes.

5) Kurset e ujit në rrjedhjen e sipërme të Brodit dhe Restelicës janë të paraqitura me bio-shumëllojshmëri të lartë dhe unike ujore; cdo intervenim apo cenim duhet të shmanget nga atje.

6) Si shtesë, funksioni i sipërfaqeve të rrjedhjes së sipërme për furnizim me ujë të pijshëm të vendbanimeve duhet të merret parasysh.

7) Realizimi i mundshëm i skemës për hidroenergji Zhur përfshirë bartjen e ujit nëpërmjet dhe nxjerrjes shtesë të ujit nga lumenjtë Brod dhe Restelicë duhet të merren parasysh dhe të vlerësohen në kombinim me FVH-të e planifikuara.

 

Nuremberg, 08 Shkurt, 2012 Peter Bank, Ekolog