rregulla e procedurËs sË autorizimit pËr ndËrtimin e ... · interkonektorët, si dhe linjat...

23
1 Adresa: Rr. Hamdi Mramori nr. 1, 10000 Prishtinë, Kosovë Tel: 038 247 615 lok.. 101, Fax: 038 247 620, E-mail: [email protected], web: www.ero-ks.org RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA, PËRFSHIRË PROCEDURËN E THJESHTËZUAR PËR KAPACITETE TË VOGLA GJENERUESE Prishtinë, ... 2017

Upload: others

Post on 26-Feb-2020

17 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

1 Adresa: Rr. Hamdi Mramori nr. 1, 10000 Prishtinë, Kosovë Tel: 038 247 615 lok.. 101, Fax: 038 247 620, E-mail: [email protected], web: www.ero-ks.org

RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA, PËRFSHIRË PROCEDURËN E

THJESHTËZUAR PËR KAPACITETE TË VOGLA GJENERUESE

Prishtinë, ... 2017

Page 2: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

2

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, sipas autoritetit të dhënë me Nenin 9, paragrafi 1,

nënparagrafi 1.7, Nenin 15, paragrafi 1, nënparagrafi 1.15, Nenin 26 dhe Nenin 43 të Ligjit për

Rregullatorin e Energjisë Nr. 05/L-084, në seancën e mbajtur me ------2017, miratoi:

RREGULLËN E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA DHE PROCEDURËS SË THJESHTËZUAR PËR NDËRTIM TË KAPACITETEVE TË VOGLA

GJENERUESE

KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Qëllimi

1. Kjo rregull përcakton procedurën e autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja

gjeneruese, sistemeve të reja për bartjen dhe shpërndarjen e gazit, përfshirë

interkonektorët, si dhe linjave direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit

natyror.

2. Kjo rregull përcakton edhe procedurën e thjeshtuar për ndërtimin e kapaciteteve të reja të

vogla gjeneruese.

Neni 2 Fushëveprimi

1. Rregulla përcakton kriteret dhe procedurat për dhënien e Autorizimit për ndërtimin e

kapaciteteve të reja gjeneruese, sistemeve të reja për bartjen dhe shpërndarjen e gazit,

përfshirë linjat interkonektive si dhe linjave direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e

gazit natyror, në mënyrë që të krijojë kushte për shfrytëzim efiçient dhe me kosto-efektive të

energjisë, duke marrë parasysh madhësinë e tyre të kufizuar dhe ndikimin e mundshëm

mjedisor.

2. Rregulla përcakton kriteret dhe procedurën e thjeshtuar për dhënien e Autorizimit për ndërtimin

e kapaciteteve të reja të vogla gjeneruese.

3. Procedura e autorizimit do të zbatohet në përputhje me kriteret objektive, transparente dhe

jodiskriminuese, e cila përkrah krijimin e një tregu konkurrues të energjisë duke nxitur investime

dhe duke garantuar sigurinë dhe stabilitetin e sektorit të energjisë në Kosovë.

4. Me këtë rregull nuk do të ndalohet që ndonjë autoritet ekzistues apo institucion tjetër të lëshojë

leje, pëlqime apo ndonjë dokument tjetër të nevojshëm për marrjen e Autorizimit të projektit

për ndërtim të kapaciteteve të reja gjeneruese, sistemeve të reja për bartjen dhe shpërndarjen e

gazit, përfshirë interkonektorët si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësin direk për bartjen e

gazit natyror, në pajtim me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

Page 3: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

3

5. Kjo rregull nuk përfshin procedurën e tenderimit, të përcaktuar me Nenin 44 të Ligjit për

Rregullatorin e Energjisë.

6. Nëse një kapacitet i ri gjenerues, sistem i ri për bartjen dhe shpërndarjen e gazit, përfshirë linjat

interkonektive si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror,

është objekt i tenderimit apo do të ndërtohet si rezultat i zbatimit të procedurës tenderuese,

atëherë ai nuk do ti nënshtrohet këtij rregulli për autorizim.

Neni 3 Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë rregull, kanë kuptimin si në vijim:

1.1. “Aplikues” - personi fizik apo juridik i organizuar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar apo

shoqëri aksionare, që kryen një apo më shumë veprimtari në sektorin e energjisë i cili

kërkon marrjen e autorizimit sipas kësaj rregulle;

1.2. “ZRRE” – Zyra e Rregullatorit për Energji;

1.3. “Vendimi për Autorizimin Preliminar” – vendim i lëshuar nga Bordi i ZRRE-së, që tregon

përshtatshmërinë e pritur të aplikantit për ndërtimin e stabilimentit të ri gjenerues, nëse

aplikanti i plotëson kushtet dhe kërkesat e tjera që dalin nga legjislacioni në fuqi brenda

periudhës së specifikuar kohore;

1.4. “Autorizim” – dhënia e autorizimit për fillimin e ndërtimit të kapaciteteve të reja

gjeneruese, sistemeve të reja për bartjen dhe shpërndarjen e gazit, përfshirë

interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit

natyror, brenda periudhës së specifikuar kohore sipas kësaj rregulle;

1.5. “Stabiliment Prodhimi” – të gjitha ndërtesat, instalimet dhe pajisjet, të bashkuara, për të

gjeneruar energji elektrike, ngrohje ose kombinim të ngrohjes dhe energjisë elektrike (ko-

gjenerimi), të llidhura në rrejtin përkatës;

1.6. “Studim i Fizibilitetit (Zbatueshmërisë)” – vlerësim teknik, ekonomik dhe mjedisor i një

projekti për ndërtimin e kapaciteteve të reja; dhe;

1.7. “Burime të Ripërtërishme të Energjisë” – burim i ripërtërishëm, jofosil i energjisë si: energjia e erës, energjia diellit, energjia gjeotermale, energjia e ujit, energjia e valëve, biomasa, gaz mbetjeve urbane, gaz i mbetjeve të trajtimit të ujërave dhe biogazi; siç është përcaktuar në legjislacionin në fuqi për burimet e energjisë së ripërtërishme;.

1.8 “MMPH”- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; 1.9. “Organ kompetentet”- organe përgjegjëse relevante të nivelit lokal dhe qendror të

Republikës së Kosovës.

Page 4: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

4

1.10. “Kapacitete gjeneruese të mëdha” – nënkupton kapacitetete të reja gjeneruese me kapaciteti me të madh se 100 kW (> 100 kW), të kyçur në rrjet;

1.11. “Kapacitete gjeneruese të vogëla” – nënkupton kapacitetet e reja e të vogla gjenerues

me një kapacitet deri në 100 kW, të kyçur në rrjet;

2. Shprehjet e përdorura në këtë Rregull kanë të njëjtin kuptim si në Ligjin për Rregullatorin e

Energjisë, Ligjin për Energjinë, Ligjin për Energjinë Elektrike, Ligjin për Gazin Natyror dhe

Ligjin për Ngrohjen Qendrore.

KREU II AUTORIZIMI PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA

Neni 4

Obligimi për autorizim

1. Ashtu siç përcaktohet me Nenin 43 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, asnjë person fizik ose

juridik nuk mund të ndërtojë një stabiliment (gjenerator) , të kyçet në rrjetin relevant, pa marrë

paraprakisht një Autorizim me shkrim nga ZRRE-ja, në përputhje me procedurën e përcaktuar

me këtë rregull.

2. ZRRE do t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet për Autorizim për ndërtimin e stabilimenteve të reja

në përputhje me këtë rregull dhe do të sigurojë që aplikacionet e tilla do të shqyrtohen në

mënyrë objektive, transparente dhe jodiskriminuese.

Neni 5

Aplikacioni për autorizim

1. Aplikimi për marrjen e Autorizimit për kapacitetet e mëdha gjeneruese duhet të bëhet me

shkrim dhe në formën e specifikuar sipas shtojcës 1 të kësaj rregulle.

2. Aplikimi për marrjen e autorizimit për kapacitetet e vogla gjeneruese, duhet të bëhet me shkrim

dhe në formën e specifikuar sipas shtojcës 2 të kësaj rregulle.

3. Kur ZRRE pranon një aplikacion për marrje të Autorizimit, do të shqyrtojë atë, dhe në përputhje

me këtë rregull lëshon:

3.1. Vendim për lëshimin e Autorizimit Preliminar,

3.2. Vendim për lëshimin e Autorizimit Final; dhe

3.3. Vendimin mbi refuzimin e Autorizimit Preliminar ose Autorizimit Final.

4. Përjashtimisht nga paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 i këtij neni, nëse aplikojnë më shumë se një

aplikues për të njëjtin vend/lokacion ku do të ndërtohet stabilimenti i ri gjenerues, ZRRE do ta

procedojë më tutje atë aplikacion i cili ka siguruar dëshmi relevante lidhur me të drejtën e

Page 5: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

5

shfrytëzimit të tokës, kurse në rast të Hidrocentralit, aplikacioni i cili përmban Pëlqimin Ujor të

lëshuar nga organi kompetent.

5. Nëse ZRRE e konsideron të nevojshme mund të kërkojë që aplikanti të sjellë dokumente shtesë

në përputhje me këtë rregull.

Neni 6

Kriteret për marrjen e autorizimit

1. Aplikuesi që aplikon për marrjen e Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja, sipas kësaj

rregulle, gjatë të gjitha fazave të aplikimit duhet të respektojë të gjitha ligjet, aktet nënligjore

dhe rregulloret në fuqi.

2. Projektet duhet të sigurojnë:

2.1. arritjen e nivelit të sigurisë që ka të bëjë me personelin, pajisjet, instalimet, makineritë dhe

mbrojtjen e mjedisit;

2.2. ngritjen e konkurrencës në përputhje me zhvillimin e një tregu të liberalizuar të energjisë;

2.3. përputhjen me Strategjinë e Sektorit të Energjisë të Republikës së Kosovës dhe

legjislacionin e aplikueshëm për burimet e ripërtëritshme të energjisë;

2.4. kapacitete teknike, financiare, burime njerëzore, njohuri dhe strukturë organizative për

ndërtimin dhe operimin e stabilimentit energjetik;

2.5. përdorimin e pajisjeve te fundit moderne (me efiçienc /rendiment sa më te lartë) për stabilimentin përkatës;

2.6. planet për largimin (dekomisionimin) e të gjitha mbeturinave që lidhen me prodhim dhe

heqjen nga përdorimi dhe/ose largim të stabilimenteve të gjenerimit në fund të periudhës

së dobishme të jetëgjatësisë, në përputhje me kërkesat teknike dhe ambientale; dhe

2.7. të drejtën pronësore dhe të drejta të tjera ligjore për ndërtim në lokacionin përkatës, ashtu

siç është propozuar në projektin për ndërtimin e kapaciteteve të reja.

KREU III PROCEDURA PËR LËSHIMIN E AUTORIZIMIT

Neni 7

Procedura e aplikimit

1. Aplikacioni për autorizim për kapacitete të mëdha gjeneruese do të plotësohet dhe dorëzohet

në ZRRE në formatin e specifikuar sipas Shtojcës 1 të kësaj rregulle.

2. Aplikacioni për autorizim duhet të shoqërohet me dokumentet vijuese:

Page 6: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

6

2.1. certifikatë të regjistrimit të aplikantit si Organizatë Afariste, që i është lëshuar nga

agjencia e autorizuar për regjistrimin e organizatave afariste;

2.2. Statutin e themelimit të shoqërisë;

2.3. informacione/tregues në lidhje me situatën financiare të aplikantit, Raportin Vjetor

Financiar të Audituar për tre (3) vitet e fundit, e vërtetuar nga institucioni kompetent ose

nga auditorët financiarë të certifikuar;

2.4. Studimin e Fizibilitetit (zbatueshmërisë) të bërë për kapacitetet e reja gjeneruese,

sistemet e reja për bartjen dhe shpërndarjen e gazit, përfshirë intekonektorët, si dhe linjat

direkte elektrike dhe gazsjellësin direkt për bartjen e gazit natyror;

2.5. Planin e Biznesit \duke përfshirë edhe: Koston totale të investimeve dhe mënyrën e

financimit; Vlerësimin ekonomiko – financiar të projektit duke përfshirë pasqyrat

financiare; Vlerësimin statik dhe vlerësimin dinamik të efikasitetit të investimeve (PBP,

NPV,IRR dhe BP); Analizat e ndjeshmërisë NPV,IRR, PBP dhe LDC (kosto njësi margjinale)

përkundrejt investimit total, të hyrave dhe kostos së O&M si dhe Konkluzione dhe

rekomandimet sipas projektit;

2.6. marrëveshje për kyçje në rrjet (informatën teknike, pëlqimin elektroenergjetik), për

kapacitetin e ri gjenerues;

2.7. dëshmi mbi aftësitë teknike, financiare si dhe përvojën e aplikantit për të ndërtuar,

poseduar ose drejtuar projekte gjeneruese;

2.8. dëshmi nga gjykata kompetente që aplikanti nuk është në procedurë

likuidimi/falimentimi, që biznesi i tij nuk administrohet nga gjykata dhe që aktivitetet e tij

komerciale nuk janë të pezulluara;

2.9. dëshmi nga organi kompetent që aplikanti i përmbush detyrimet ligjore lidhur me pagimin

e taksave në vendin ku është regjistruar si person juridik;

2.10. informacione në lidhje me strukturën organizative, përfshirë biografitë e menaxhmentin

dhe personelin profesional të aplikantit,;

2.11. Dëshmi lidhur me të drejtën për shfrytëzim të tokës dhe për gjendjen pronësore të tokës

që do të përdoret për ndërtimin e Stabilimentit të ri (vendimin për dhënie të pëlqimit për

investime nga organi kompetent lokal apo qendror, marrëveshjet/kontratat për

shfrytëzim të tokës private ose publike, fletët poseduese, kopjet e planit etj.).

2.12. Dëshmi që konfirmojnë se Stabilimenti i planifikuar që do të ndërtohet, do të jetë në

pajtueshmëri me ligjet mjedisore në Kosovë ( Pëlqimin Mjedisor, Lejen Mjedisore pas

ndërtimit të gjeneratorit të ri).

Page 7: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

7

2.13. Dëshmi nga autoritetet relevante që konfirmojnë se aplikuesi i ka plotësuar të gjitha

kërkesat e aplikueshme statusore sipas legjislacionit relevant në Kosovë (varësisht prej

projektit), përfshirë edhe të drejtat mbi shfrytëzimin e ujit, aty ku kërkohet.

2.14. Dëshmi për llojin, sigurinë, kualitetin e paneleve solare/fotovoltaike si dhe certifikatën

mbi riciklimin (TUV certifikata), aty ku kërkohet.

3. Aplikacioni i thjeshtëzuar për ndërtim të kapaciteteve të vogla gjeneruese do të plotësohet dhe

dorëzohet në ZRRE në formatin e specifikuar sipas Shtojcës 2 të kësaj rregulle

4. Nëse aplikanti vepron në emër të një shoqërie aksionare, partneriteti apo konzorciumi, ose

shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, niveli i kualifikimit të investitorit do të vlerësohet bazuar në

informacionin, përfshirë atë financiar, që ka të bëjë me çdo anëtar të asociacionit dhe që i

dërgohet ZRRE-së nga përfaqësuesi i autorizuar i shoqërisë.

5. Pas pranimit të aplikacionit, ZRRE do ta regjistroj atë në regjistrin e aplikacioneve. Regjistri do të

publikohet në ueb faqen zyrtare elektronike të ZRRE-së.

6. ZRRE do të sigurojë që aplikacioni dhe të gjitha dokumentet e bashkangjitura dhe informacionet

e tjera të regjistrohen, të arkivohen dhe mund të vihen në dispozicion publik në zyrat e ZRRE-së.

7. Në konsultim me aplikuesin, ZRRE mund të vendosë se cilat të dhëna ose dokumente do të

konsiderohen konfidenciale, në përputhje me Rregullën për Informatat Konfidenciale, dhe

dokumentet e tilla nuk do të bëhen publike.

Neni 8

Taksat për aplikim

1. Të gjithë aplikuesit që aplikojnë për marrjen e Autorizimit, do të paguajnë taksën administrative

për shqyrtimin e aplikacionit, në shumën e specifikuar nga ZRRE-së.

2. Aplikuesi duhet të sjellë kopjen e faturës së taksës së paguar, brenda tridhjetë (30) ditëve

kalendarike, pas dorëzimit të aplikacionit për marrjen e autorizimit.

3. Pagesa nuk rimbursohet në rast të refuzimit të lëshimit të autorizimit.

Neni 9

Regjistrimi i aplikacioneve

1. Aplikacioni me të gjitha dokumentet shoqëruese do të dorëzohet në një (1) origjinal dhe në një

(1) kopje elektronike në CD.

2. Aplikacioni do të dorëzohet në një nga gjuhët zyrtare në Kosovë.

3. Në rast se ndonjë dokument i bashkangjitur aplikacionit nuk është në një gjuhë zyrtare në

Kosovë, ZRRE mund ta pranoj si të tillë ose të kërkoi nga aplikuesi që të përkthimin e tij në një

nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të vërtetuar nga noteri.

Page 8: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

8

Neni 10

Publikimi i aplikacioneve

1. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas kompletimit të aplikacionit për kapacitet e mëdha

gjeneruese, sipas Nenit 7, paragrafit 1 të kësaj rregulle, aplikuesi duhet të publikojë në dy (2)

gazeta ditore me shtrirje në tërë territorin e Kosovës:

1.1. një përmbledhje të shkurtër të përmbajtjes së aplikacionit;

1.2. një njoftim se çdo palë e interesuar mund të shprehë interes apo të kundërshtojë projektin

e tillë brenda tetë (8) ditësh kalendarike në ZRRE, nga data e shpalljes së njoftimit.

2. Nëse ZRRE ka pranuar ndonjë kundërshtim për aplikacionin, do t’ia paraqesë një kopje aplikuesit

dhe do ta publikojë në ueb faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së.

3. Në rast të paraqitjes së ndonjë kundërshtimi, sipas paragrafit 2 të këtij neni, ZRRE do ta

ndërpresë shqyrtimin e aplikacionit dhe do ta njoftojë me shkrim aplikuesin, deri në zgjidhjen e

kontestit.

4. Aplikuesi dhe/ose ZRRE-ja nuk do të zbulojnë asnjë informacion që klasifikohet si konfidencial,

në përputhje me Rregullën për Informatat Konfidenciale.

5. Dispozitat e këtij Neni nuk do të zbatohen në rast të ndërtimit të gjeneratorëve të vegjël

Neni 11

Dorëzimi i informacioneve plotësuese

1. Në rast se ZRRE vlerëson se i duhen më shumë informacione ose sqarime nga një aplikues,

atëherë ZRRE, brenda tridhjetë (30) ditësh kalendarike nga data e pranimit të aplikacionit për

kapacitetet e mëdha gjeneruese dhe jo më vonë se njëzetë (20) ditë kalendarike për kapacitetet

e vogla gjeneruese, do të kërkojë nga aplikuesi që të dorëzojë me shkrim informacione dhe të

dhëna shtesë.

2. Kërkesa e ZRRE-së ndaj aplikuesit për sqarim ose informacion dhe të dhëna shtesë do të

përmbajë afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh kalendarike brenda të cilit aplikuesi do të

dorëzojë përgjigjen e tij. ZRRE mund ta shtyjë afatin në rast se aplikuesi me shkrim arsyeton

mosarritjen e përmbushjes së afatit përfundimtar.

3. Nëse aplikuesi vonon pa arsye bindëse përgjigjen e kërkuar, ZRRE ka të drejtën ta refuzojë

aplikacionin pa njoftim paraprak dhe pa rimburësuar taksën e shqyrtimit të aplikacionit, ose të

vendosë mbi aplikacionin, bazuar në dokumentet dhe informacionet ekzistuese dhe ta njoftojë

aplikuesin për vendimin e saj. Aplikacioni i tillë do largohet nga Regjistri i Aplikacioneve.

4. Pas përcaktimit se për aplikacionin nuk kërkohen sqarime, informacione dhe të dhëna shtesë,

ZRRE do të njoftojë aplikuesin se aplikacioni konsiderohet i kompletuar.

Page 9: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

9

5. Pavarësisht nga dispozitat ligjore të kësaj rregulle, ZRRE ka të drejtë të kërkojë informacione dhe

të dhëna shtesë nga aplikuesi, në çdo kohë gjatë dhe pas marrjes së autorizimit.

KREU IV AFATET DHE VENDIMET PËR AUTORIZIM

Neni 12

Afatet për shqyrtimin e aplikacionit për autorizim

ZRRE do të marrë një vendim formal për secilin aplikacion për kapacitetet e mëdha gjeneruese

brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh kalendarike ose katërdhjetepesë (45) ditë kalendarike për

kapacitetet e vogla gjeneruese nga data kur e ka njoftuar aplikuesin se aplikacioni konsiderohet i

kompletuar ”gatshëm”, sipas kushteve të Nenit 11, paragrafit 4, të kësaj rregulle, por nëse

konsiderohet e nevojshme, atëherë mund të përcaktojë zgjatjen e afatit për shqyrtimin e

aplikacionit për një periudhë shtesë deri në tridhjetë (30) ditë kalendarike për gjeneratorët e

mëdhenj dhe deri në pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike për gjeneratorët e vegjël.

Neni 13

Vendimet e ZRRE-së mbi aplikacionet për autorizim

1. Nëse ZRRE përcakton se aplikuesi i ka përmbushë kërkesat dhe kriteret e përcaktuara me këtë

rregull dhe me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, atëherë:

1.1. Do ta lëshojë Vendimin për Autorizimin Preliminar që konfirmon se aplikuesit do t’i jepet

një Autorizim Final në bazë të disa kushteve të caktuara që duhet të përmbushen brenda

periudhës së specifikuar kohore; ose

1.2. Do të lëshoj Autorizim Final për ndërtim të stabilimentit që ka qenë lëndë e aplikacionit,

nëse ZRRE është e bindur se janë plotësuar të gjitha kushtet e tjera të nevojshme dhe

vlerëson se mund të lëshohet autorizimi.

2. Vendimi i ZRRE-së, për lëshimin e Vendimit për Autorizimin Preliminar ose Autorizimin Final do

t’i dorëzohet aplikuesit, sipas kësaj rregulle dhe do të publikohet në faqen elektronike zyrtare të

ZRRE-së.

Neni 14

Lëshimi i Vendimit për Autorizimin Preliminar

1. ZRRE do t’i lëshojë aplikuesit vendimin për Autorizimin Preliminar nëse, është vërtetuar se

aplikuesi ka dëshmuar përshtatshmërinë e tij për ndërtimin e stabilimentit të ri, porse nuk ka

plotësuar ende kërkesat sipas paragrafit 4 të këtij neni që dalin nga legjislacioni në fuqi lidhur

me ndërtimin e stabilimentit.

2. Vendimi për Autorizimin Preliminar i lëshohet subjekti juridik i cili ka aplikuar për marrjen e

autorizimit dhe nuk mund të bartet apo transferohet në ndonjë subjekt tjetër juridik.

Page 10: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

10

3. Vendimi për Autorizimin Preliminar lëshohet për kapacitetin e instaluar, lokacionin përkatës dhe

nuk mund të transferohet në ndonjë lokacion tjetër.

4. Vendimi për Autorizimin Preliminar nuk i jep të drejtë bartësit që të vazhdojë ndërtimin e

stabilimentit të ri para se t’i plotësojë të gjitha kushtet dhe kërkesat e duhura dhe t’i jetë lëshuar

Autorizimi Final në përputhje me këtë rregull.

5. Vendimit për Autorizimin Preliminar do ti jap prioritet aplikuesit në përfshirje në Skemën

Mbështetëse për prodhim të energjisë elektrike nga BRE, të përgatitur nga ZRRE, e si rrjedhojë

edhe marrjen e tarifës nxitëse.

6. Vendimi për Autorizimin Preliminar mund të lëshohen edhe nëse nuk janë plotësuar kërkesat si

në vijim: Marrëveshja për kyçje në rrjet, Leja për Ndërtim, Pëlqimi Ujor dhe Leja Ujore në rast të

Hidrocentraleve dhe Projekti final i zbatimit. Këto kërkesa duhet të sillen me rastin e

parashtrimit të kërkesës për shndërrimin e Vendimit për Autorizimin Preliminar në Autorizim

Final, sipas neni 15 të kësaj Rregulle.

7. Vendimi për Autorizimin Preliminar do të përcaktojë se aplikuesit do t’i lëshohet Autorizimi Final

për gjeneratorët e mëdhenj brenda dymbëdhjetë (12) muajsh ose brenda gjashtë (6) muajsh për

gjeneratorët e vegjël, varësisht se kur aplikuesi do t’i plotësojë kërkesat si në vijim:

7.1. të bëjë një kërkesë me shkrim duke kërkuar që t’i lëshohet Autorizimi Final;

7.2. të dorëzojë në ZRRE të gjitha dëshmitë relevante që kërkohen me legjislacionin në fuqi; dhe

7.3. të përmbushë çfarëdo kushti tjetër të përcaktuar në Vendimit për Autorizimin Preliminar.

8. Afati i përcaktuar me paragrafin 5 të këtij neni mund të shtyhet edhe për një afat gjashtë (6)

mujor për gjeneratorët e mëdhenj ose për tjerët tre (3) muaj për gjeneratorët e vegjël nëse

aplikuesi në kërkesën e tij me shkrim e arsyeton bindshëm shtyrje të afatit.

9. Pas skadimit të afatit të përcaktuar me paragrafin 6 të këtij neni, Vendimit për Autorizimin

Preliminar do të shfuqizohet në mënyrë automatike, dhe nuk do shqyrtohet nga Bordi i ZRRE-së.

10. Aplikuesi i njëjtë, me të njëjtin projekt, mund të aplikojë vetëm edhe një herë për marrjen e

Vendimit për Autorizimin Preliminar duke i rifreskuar të gjitha lejet përkatëse sipas legjislacionit

në fuqi. Aplikacioni i tillë do të trajtohet në përputhje me këtë Nen, me përjashtim të paragrafit

6 të këtij Neni.

11. Aplikuesi sipas paragrafit 8 të këtij neni, me rastin e riaplikimit duhet të bëjë kërkesë me shkrim,

duke arsyetuar kërkesën e tillë, dhe duke dëshmuar se për shkak të vonesave nga institucionet

lokale apo qendrore në lëshimin e Lejes së ndërtimit për projektet relevante, nuk ka mundur të

bëj kërkesë për shndërrimin e Autorizimin Preliminar në Autorizim Final brenda afatit të

përcaktuar ligjor.

Neni 15

Page 11: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

11

Kërkesa për shndërrimin e Autorizimin Preliminar në Autorizim Final

1. Kërkesa që Autorizimi Preliminar të shndërrohet në Autorizim Final për ndërtimin e stabilimentit

të ri duhet të shoqërohet me dëshmitë si në vijim:

1.1. dëshmi të specifikuara për gjeneratorët e mëdhenj sipas Nenit 7, paragrafi 1, të kësaj

rregulle dhe për gjeneratorët e vegjël sipas nenit 7 paragrafi 3 të kësaj rregulle, që janë

dorëzuar ose do të duhej të ishin dorëzuar së bashku me aplikacionin kur është lëshuar

Vendimi për Autorizimin Preliminar.

1.2. dëshmi nga autoritetet relevante se aplikuesi i ka përmbushur të gjitha kërkesat e tjera

ligjore që lidhen me natyrën e projektit sipas legjislacionit në fuqi.

2. Dëshmitë që duhet të sillën për shëndrrimin e Vendimit për Autorizimin Preliminar në Autorizim

Final për gjeneratorët e mëdhenj janë si në vijim:

2.1. E drejta për shfrytëzimin e tokës;

2.2. Pëlqimin Elektroenergjetik;

2.3. Pëlqimi Ujor në rast të Hidrocentraleve;

2.4. Leja Ujore në rast të hidrocentraleve;

2.5. Projekti final i zbatimit dhe

2.6. Leja e ndërtimit e lëshuar sipas Ligjit për Ndërtimin në Republikën e Kosovës.

3. Dëshmitë që duhet të sillën për shndërrimin e Autorizimin Preliminar në Autorizim Final për

gjeneratorët e vegjël janë si në vijim:

3.1. Leja Mjedisore komunale dhe

3.2. Leja e Ndërtimit.

4. Pas pranimit të kërkesës me dëshmitë relevante të cekura në paragrafin 2 ose 3 të këtij neni,

ZRRE:

4.1. Do ta regjistrojë kërkesën në regjistrin e aplikacioneve për autorizim;

4.2. Sigurohet se kërkesa dhe të gjitha dëshmitë e bashkangjitura, si dhe dokumentet e tjera,

janë regjistruar, arkivuar dhe janë në dispozicion publik në zyrën e ZRRE-së;

4.3. Vendos cilat dokumente konsiderohen konfidenciale në përputhje më Rregullën për

Informatat Konfidenciale.

5. Pas vlerësimit të dëshmive dhe të dhënave shtesë, ZRRE do të njoftojë aplikuesin se aplikacioni

është vlerësuar si i kompletuar.

6. Pavarësisht nga dispozitat e tjera të kësaj rregulle, ZRRE ka të drejtë të kërkojë informacione dhe

të dhëna shtesë nga aplikuesi në çdo kohë gjatë procedurës së autorizimit.

Neni 16

Dhënia e Autorizimit Final

Page 12: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

12

1. ZRRE do të marrë vendim formal për secilin aplikacion brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh

kalendarike për gjeneratorët e mëdhenj ose brenda katërdhjetepesë (45) ditësh kalendarike për

gjeneratorët e vegjël, nga data në të cilën e ka njoftuar aplikuesin se aplikacioni është vlerësuar

i kompletuar sipas Nenit 15, paragrafi 3 të kësaj rregulle, përveç nëse ZRRE e konsideron të

nevojshme që të përcaktojë se periudha e shqyrtimit të aplikacionit mund të shtyhet edhe për

një periudhë shtesë, që mund të zgjasë deri në tridhjetë (30) ditë kalendarike për gjeneratorët e

mëdhenj ose pesëmbdhjetë (15) dite kalendarike për gjeneratorët e vegjël.

2. Nëse ZRRE përcakton se aplikuesi i ka plotësuar të gjitha kërkesat e duhura dhe kriteret sipas

kësaj rregulle, do ta lëshon Autorizimin Final.

3. Autorizimi Final do të përcaktojë se aplikuesi duhet ta ndërtojë stabilimentin në afat prej dy (2)

vjetësh për gjeneratorët e mëdhenj, dhe brenda një (1) viti për gjeneratorët e vegjël pas datës

së lëshimit të Vendimit nga Bordi i ZRRE-së.

4. Afati i përcaktuar me paragrafin 3 të këtij neni mund të shtyhet edhe për një afat një (1) vjeçar

për gjeneratorët e mëdhenj dhe gjashtë (6) muaj për gjeneratorët e vegjël, nëse aplikuesi në

kërkesën e tij me shkrim e arsyeton bindshëm një shtyrje të afatit.

5. Në rastet specifike në lidhje me kapacitetet e reja gjeneruese, lokacionin specifik të ndërtimit

etj, afati i përcaktuar në paragrafin 4 të këtij neni, me kërkesë të aplikuesit, mund të shtyhen

edhe për një periudhë deri në dymbëdhjetë (12) muaj, nga Bordi i ZRRE, nëse aplikuesi me

kërkesë e arsyeton shtyrjen e tillë.

6. Në raste kur kemi te bëjmë me projekte me kapacitete të mëdha gjeneruese, lokacione specifike

të ndërtimit dhe kur projekti është realizuar më shumë se 70%, Bordi i ZRRE, sipas kërkesës së

arsyetuar të palës, me Vendim mund ta lejoj edhe një afat shtesë që e konsideron të

mjaftueshëm për përfundim të projektit.

7. ZRRE do të konsideroj projektin e finalizuar, nga data e sjelljes të certifikatës së përdorimit të

lëshuar nga organi kompetent, sipas Ligjit për Ndërtimin.

8. Vendimi për lëshimin e Autorizimit final do të përcaktoj se aplikuesi duhet të pajiset me Leje

Mjedisore (Ekologjike).

9. Çdo vendim i ZRRE-së mbi dhënien e Autorizimit Final sipas kësaj rregulle do t’i dorëzohet

aplikuesit dhe do të publikohet në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së.

Neni 17

Refuzimi për dhënien e autorizimit

1. Nëse ZRRE vlerëson se aplikuesi nuk i ka plotësuar kërkesat ose kushtet e përcaktuara sipas

kësaj rregulle, atëherë do ta refuzojë dhënien e Autorizimin Preliminar apo Autorizimit Final.

Page 13: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

13

2. Çdo vendim i ZRRE-së për refuzim të Autorizimin Preliminar apo Autorizimit Final sipas kësaj

rregulle, duhet:

2.1. t’i dorëzohet me shkrim aplikuesit duke përfshirë arsyet e refuzimit; dhe

2.2. të publikohet në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së.

Neni 18

Aplikacioni për licencim

Para përfundimit të ndërtimit, por jo më vonë se gjashtë (6) muaj para finalizimit të

stabilimentit të ri gjenerues, poseduesi i Autorizimit Final duhet të bëj aplikimin për Licencë për

kapacitetet gjeneruese mbi 5 MW, sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë dhe Rregullit për

Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë.

KREU V MODIFIKIMI I AUTORIZIMIT

Neni 19

Modifikimi

1. Modifikimi i Autorizimit mund të iniciohet nga ZRRE ose me kërkesën e mbajtësit të Autorizimit,

brenda afatit ligjor të përcaktuar në Vendimin për Autorizimin Final.

2. Kushtet e Autorizimit për ndërtimin e stabilimenteve të reja mund të modifikohet me anë të

Vendimit të ZRRE-së, në mënyrën e specifikuar me këtë rregull.

3. Modifikimi i Autorizimit nuk zbatohet në mënyrë retroaktive.

Neni 20

Njoftimi për Modifikim

1. Njoftimi për fillimin e modifikimit të Autorizimit për gjeneratorët e mëdhenj ose gjeneratorët e

vegjël do të publikohet në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së.

2. Njoftimi duhet të përfshijë:

2.1. arsyet për fillimin e modifikimit;

2.2. vlerësimin e efekteve të mundshme; dhe

2.3. një shpjegim se çdo palë e interesuar mund të shpreh interesin apo të kundërshtojë një

modifikim të tillë brenda tetë (8) ditësh kalendarike në ZRRE nga data e shpalljes së

njoftimit.

Neni 21

Vendimet për Modifikim

1. Për të vendosur lidhur me modifikimin e Autorizimit, ZRRE do të marrë parasysh:

Page 14: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

14

1.1. arsyetimet e dhëna nga mbajtësi i Autorizimit;

1.2. vërejtjet e dorëzuara nga palët e tjera;

1.3. dëshmitë (lejet) e nevojshme të lëshuara nga institucionet relevante dhe

1.4. konsistenca e modifikimit duhet të përputhet me kriteret në bazë të cilave është bërë

dhënia e autorizimit.

2. Vendimi i ZRRE-së për modifikim sipas kësaj rregulle do t’i dorëzohet palës dhe do të publikohet

në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së.

Neni 22

Përfundimi i Autorizimit

1. Autorizimi mund të përfundojë në përputhje me afatet dhe kushtet e dhënies së Autorizimit.

2. ZRRE mund të përfundojë Autorizimin në rast se:

2.1. mbajtësi i Autorizimit bën shkelje të kushteve të përfshira në Autorizim, shkelje të Ligjeve

në fuqi, kësaj rregulle ose rregullave të tjera në fuqi;

2.2. dhënia e Autorizimit është bazuar në informacione materialisht të rreme ose të gabuara;

2.3. skadimi i periudhës së vlefshmërisë së Autorizimit ndodh para se të finalizohet stabilimenti;

2.4. me kërkesë të mbajtësit të Autorizimit;

2.5. shpërbëhet personi juridik që mban Autorizimin;

2.6. nëse gjykata ka marrë një vendim me të cilin e shpall financiarisht të paaftë mbajtësin e

Autorizimit ose ndërpret aktivitetin e mbajtësit të Autorizimit;

2.7. mbajtësi i Autorizimit kryen aktivitete në kundërshtim me autorizimin; dhe

2.8. ndodh mospagesa e gjobës, e shqiptuar për mospërmbushje të kushteve të Autorizimit, siç

është përcaktuar në Nenin 23 të kësaj rregulle.

Neni 23

Dispozitat ndëshkimore

1. Nëse ndonjë person fizik apo juridik fillon ndërtimin e stabilimentit të ri pa pasur Autorizim të

lëshuar në përputhje me këtë rregull, ai person mund të gjobitet sipas Nenit 57 të Ligjit për

Rregullatorin e Energjisë dhe Rregullës për Masat Administrative dhe Gjobat e nxjerr nga ZRRE.

2. Nëse mbajtësi i autorizimit kryen ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese në kundërshtim me

kushtet e dhëna me Autorizim, mund ti shqiptohet gjoba sipas Rregullës për Masat

Administrative dhe Gjobat e nxjerr nga ZRRE.

3. Nëse vendoset gjoba sipas këtij neni, ZRRE do të njoftojë personin për shkeljen dhe do t’i japë

një mundësi për t’u përgjigjur me shkrim, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh kalendarike nga

data e njoftimit.

4. Nëse gjoba e shqiptuar nga ZRRE nuk paguhet brenda afatit të përcaktuar ligjor, ZRRE do të

fillojë procedurën gjyqësore për pagesën e gjobës si borxh civil.

Page 15: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

15

5. Nëse mbajtësi i Autorizimit nuk arrin t’i përmbushë kushtet e përcaktuara në Autorizim apo nuk

përmbush ndonjë nga kërkesat e përcaktuara me këtë rregull, ZRRE mund ta shfuqizojë

Autorizimin ose ta refuzojë dhënien e licencës për kapacitetet mbi 5 MW për operim të

stabilimentit të ri gjenerues për të cilin është lëshuar Autorizimi.

6. Shfuqizimi i Autorizimit dhe refuzimi i dhënies së Licencës janë sanksione serioze dhe duhet të

aplikohen vetëm pasi që bartësit të Autorizimit i është dhënë mundësia për të korrigjuar shkeljet

e bëra.

Neni 24

Apelimi i vendimit të ZRRE-së

Vendimi i ZRRE-së lidhur me lëshimin apo refuzimin për dhënien e Autorizimit mund të kontestohet

vetëm në gjykatën kompetente, sipas legjislacionit në fuqi.

KREU VI

DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 25

Ky Rregull nuk mbulon procedurën për ndërtimin e gjeneratorëve që prodhojnë energji elektrike për

konsum vetanak (vet konsum).

Neni 26

Gjuha zyrtare

Kjo rregull është nxjerrë në gjuhën shqipe dhe do të përkthehet në gjuhën serbe. Në rast të

mospërputhjes midis versioneve, do të mbizotërojë versioni në gjuhën shqipe.

Neni 27 Ndryshimi

1. ZRRE mban të drejtën që ta ndryshoj ose ta modifikojë çdo dispozitë të kësaj rregulle.

2. Procedurat për ndryshim ose modifikim të kësaj rregulle do të jenë të njëjta si për miratimin e

saj.

Neni 28 Interpretimi

Në rast se ka paqartësi për dispozitat e kësaj rregulle, Bordi do të nxjerrë informacione shpjeguese.

Neni 29

Shfuqizimi

Kjo rregull shfuqizon Rregullën e Procedurës së Autorizimit për Ndërtimin e Kapaciteteve të Reja , të nxjerrë në bazë të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë Nr. 03/L-185 dhe miratuar nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji më 11.11.2014.

Page 16: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

16

Neni 30 Hyrja në fuqi

Kjo rregull hyn në fuqi në datën e miratimit nga Bordi i ZRRE-së dhe do të publikohet në

faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së.

Bordi i ZRRE-së: __________________ Krenar Bujupi, U.D. kryesues __________________ Arsim Janova, anëtar _________________ Besim Sejfijaj anëtar. .

Page 17: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

17

Shtojca 1

APLIKACION PËR AUTORIZIM- Gjenerator të mëdhenj INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME MBI APLIKUESIN

EMRI I APLIKUESIT (PERSONIT JURIDIK):

SELIA:

ADRESA:

NR. I REGJISTRIMIT:

NR. I TELEFONIT: NR. I FAKSIT:

ADRESA E E-MAIL-IT:

EMRI DHE MBIEMRI I PERSONIT KONTAKTUES:

ADRESA:

NR. I TELEFONIT: NR. I FAKSIT:

ADRESA E E-MAIL-IT:

INFORMACIONE SPECIFIKE PËR GJENERATORIN, SIPAS NJËSIVE

EMRI I NJËSISË LOKACIONI KOMUNA BURIMI I

ENERGJISË KAPACITETI I

INSTALUAR (MW) PRODHIMI

(VJETOR)

Page 18: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

18

Udhëzime për plotësim

1) Aplikuesi duhet të bashkëngjisë të gjitha dokumentet/dëshmitë e mëposhtme dhe t’i dorëzojë në ZRRE, së bashku me aplikacionin, në përputhje me këtë rregull.

2) Çdo dokument i bashkëngjitur duhet të shënohet qartë me një tregues që i referohet dokumentit përkatës.

3) Aplikacioni duhet nënshkruar nga aplikuesi ose përfaqësuesi ligjor i autorizuar. 4) Për secilën pikë nga 1 deri 24, të bashkëngjitet një deklaratë e vulosur dhe e nënshkruar nga

aplikuesi.

A: Kërkesa të përgjithshme Nr.

Dëshmitë/dokumentet që duhet bashkëngjitur:

Shëno me PO ose JO:

PO JO

1. Certifikata e regjistrimit si një kompani afariste të lëshuar nga ARBK.

2. Dëshmi për themelimin e shoqatës, partneritetit apo konzorciumit, (Statuti i

Shoqërisë/Kontratat etj.)

3. Dëshmi nga gjykata kompetente që aplikuesi nuk është në procedurë likuidimi/falimentimi, që biznesi i tij nuk administrohet nga gjykata dhe që aktivitetet e tij komerciale nuk janë të pezulluara;

4. Dëshmi nga organi kompetent që aplikuesi i përmbush detyrimet ligjore lidhur me pagimin e taksave në vendin ku është regjistruar si person juridik;

5. Dëshmi për përfaqësuesin ligjor të autorizuar të aplikuesit (Vendimi i Bordit

ose ndonjë dokument tjetër që dëshmon kompetencat e personit.)

6. Dëshmi për rolin e secilit anëtar të Partneritetit lidhur me Projektin:

a) Marrëveshjet financiare,

b) Ekzekutimin e kontratës/ave Inxhinierike, të Prokurimit dhe Ndërtimit (IPN).

Në rast se anëtarët e Partneritetit nuk sigurojnë të gjitha shërbimet

kryesore për Projektin, atëherë bashkëngjisni dëshmi/kontrata për

partnerët e propozuar (p.sh. për ndërtim, furnizim me teknologji, etj.).

7. Dëshmi lidhur me përvojën e aplikuesit/anëtarëve të partneritetit, sipas pikës 6 më sipër (Lista e projekteve referencë ku specifikohet vendndodhja, data e fillimit dhe data e përfundimit të projektit etj.).

8. Dëshmi për mënyrën e financimit të projektin nga aplikuesi, (bashkangjisni letrat e synimit të ndonjë huadhënësi).

9. Dëshmi që konfirmon se aplikuesi dhe/ose anëtarët e tjerë të partneritetit

Page 19: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

19

Nr.

Dëshmitë/dokumentet që duhet bashkëngjitur:

Shëno me PO ose JO:

PO JO

janë entitete të krijuara si duhet, sipas ligjeve në vendin ku janë themeluar.

10. Dëshmi (informacione/tregues financiarë) në lidhje me situatën financiare

të aplikuesit (bashkëngjisni Raportin Vjetor Financiar të Audituar për tre (3)

vitet e fundit, të vërtetuar nga institucioni kompetent ose nga auditorët

financiarë të certifikuar).

B: Kërkesa teknike dhe organizative

Dëshmitë/dokumentet që duhet bashkëngjitur:

Shëno me PO ose JO

Nr. PO JO

11. Strukturën organizative të aplikuesit për realizimin e projektit/stabilimentit.

12. Biografitë (CV-të) e e përfaqësuesit të autorizuar, stafit menaxhues dhe stafit tjetër të lartë të aplikuesit.

13. Plani i Biznesit\duke përfshirë edhe: Koston totale të investimeve dhe mënyrën e

financimit; Vlerësimin ekonomiko – financiar të projektit duke përfshirë pasqyrat financiare; Vlerësimin

statik dhe vlerësimin dinamik të efikasitetit të investimeve (PBP, NPV,IRR dhe BP); Analizat e

ndjeshmërisë NPV,IRR, PBP dhe LDC(kosto njësi margjinale) përkundrejt investimit total, të hyrave dhe

kostos së O&M si dhe Konkluzione dhe rekomandimet.

14. Dëshmi (ose deklaratë) që përshkruajnë se kujt propozon aplikuesi t’ia shesë energjinë.

15. Marrëveshjen për kyçje në rrjet (ofertën për kyçje, pëlqimin elektroenergjetik, etj).

16. Dëshmi lidhur me të drejtën për shfrytëzim të tokës dhe për gjendjen pronësore të tokës që do të përdoret për ndërtimin e Stabilimentit të ri (Vendimi për dhënie të pëlqimit nga organet komunale, fletët poseduese, kopjet e planit, marrëveshjet/kontratat për shfrytëzim të tokës private ose publike etj.).

17. Leja ndërtimore

18. Kërkesa mjedisore.

Dëshmi që konfirmojnë se Stabilimenti i planifikuar që do të ndërtohet, do të jetë në pajtueshmëri me ligjet mjedisore në Kosovë (, Pëlqimin Mjedisor dhe Lejen Mjedisore pas ndërtimit të gjeneratorit të ri).

19. Kërkesat e tjera relevante legjislative, përfshirë edhe të drejtat mbi ujin.

Dëshmi nga autoritetet relevante që konfirmojnë se aplikuesi i ka plotësuar të gjitha kërkesat e aplikueshme statusore sipas legjislacionit relevant në Kosovë (varësisht prej projektit), përfshirë edhe të drejtat mbi ujin aty ku aplikohen.

Page 20: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

20

Dëshmitë/dokumentet që duhet bashkëngjitur:

Shëno me PO ose JO

Nr. PO JO

20. Dëshmi për llojin, sigurinë, kualitetin e paneleve solare/fotovoltaike si dhe certifikatën mbi riciklimin (TUV certifikata).

C: Kërkesa financiare Dëshmitë/dokumentet që duhet bashkëngjitur: Shëno me PO

ose JO:

Nr. PO JO

21. Studimi i fizibilitetit teknik bazuar në të dhëna dhe matje reale të kryera në zonat e zbatimit të projektit ku të përfshihen: përshkrimi i përgjithshëm i projektit, kushtet klimatike dhe meteorologjike për zonën e projektit sipas tipit të gjeneratorit; përshkrimi teknik i zgjedhjes së çdo elementi të gjeneratorit bazuar në të dhënat e mësipërme; llogaritjet në të cilat bazohen përzgjedhjet e kryera; studimi, llogaritjet dhe përzgjedhjet e pajisjeve për lidhjen me sistemin e rrjetit të energjisë; studimi dhe analize e kushteve gjeologjike-inxhinierike të zonës ku do të zbatohet projekti.

22. Kërkesa për Pranim në Skemën Mbështetëse, sipas shtojcës 1 të Rregullës

për pranim në Skemën Mbështetëse për Burimet e Ripërtritshme të

Energjisë.

Shpjegim i shkurtesave

PBP – Periudha e vetëshlyerjes së projektit

NPV – Vlera neto prezente e projektit

IRR – Norma interne e rentabilitetit (e brendshme e kthimit)

BP - Pragu i rentabilitetit.

Page 21: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

21

Shtojca 2

APLIKACION PËR AUTORIZIM –Gjenerator të vegjël INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME MBI APLIKUESIN

EMRI I APLIKUESIT (PERSONIT JURIDIK):

SELIA:

ADRESA:

NR. I REGJISTRIMIT:

NR. I TELEFONIT: NR. I FAKSIT:

ADRESA E E-MAIL-IT:

EMRI DHE MBIEMRI I PERSONIT KONTAKTUES:

ADRESA:

NR. I TELEFONIT: NR. I FAKSIT:

ADRESA E E-MAIL-IT:

INFORMACIONE SPECIFIKE PËR GJENERATORIN, SIPAS NJËSIVE

EMRI I NJËSISË LOKACIONI KOMUNA BURIMI I

ENERGJISË KAPACITETI I

INSTALUAR (MW) PRODHIMI

(VJETOR)

Page 22: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

22

Udhëzime për plotësim

5) Aplikuesi duhet të bashkëngjisë të gjitha dokumentet/dëshmitë e mëposhtme dhe t’i dorëzojë në ZRRE, së bashku me aplikacionin, në përputhje me këtë rregull.

6) Çdo dokument i bashkëngjitur duhet të shënohet qartë me një tregues që i referohet dokumentit përkatës.

7) Aplikacioni duhet nënshkruar nga aplikuesi ose përfaqësuesi ligjor i autorizuar. 8) Për secilën pikë nga 1 deri 11, të bashkëngjitet një deklaratë e vulosur dhe e nënshkruar nga

aplikuesi.

A: Kërkesa të përgjithshme

Dëshmitë/dokumentet që duhet bashkëngjitur:

Shëno me PO ose JO:

PO JO

1. Certifikata e regjistrimit si një kompani afariste të lëshuar nga ARBK.

2. Dëshmi për themelimin e shoqërisë (Statuti i Shoqërisë.)

3. Dëshmi nga gjykata kompetente që aplikuesi nuk është në procedurë likuidimi/falimentimi, që biznesi i tij nuk administrohet nga gjykata dhe që aktivitetet e tij komerciale nuk janë të pezulluara;

4. Dëshmi nga organi kompetent që aplikuesi i përmbush detyrimet ligjore lidhur me pagimin e taksave në vendin ku është regjistruar si person juridik;

5. Dëshmi për përfaqësuesin ligjor të autorizuar të aplikuesit (Vendimi i Bordit

ose ndonjë dokument tjetër që dëshmon kompetencat e personit.)

B: Kërkesa teknike dhe organizative

Dëshmitë/dokumentet që duhet bashkëngjitur:

Shëno me PO ose JO

PO JO

6. Marrëveshjen për kyçje në rrjet (ofertën për kyçje, pëlqimin elektroenergjetik, etj).

7 Plani i Biznesit\duke përfshirë edhe: Koston totale të investimeve dhe mënyrën e

financimit; Vlerësimin ekonomiko – financiar të projektit duke përfshirë pasqyrat financiare; Vlerësimin statik dhe vlerësimin dinamik të efikasitetit të investimeve (PBP, NPV,IRR dhe BP); Analizat e ndjeshmërisë NPV,IRR, PBP dhe LDC(kosto njësi margjinale) përkundrejt investimit total, të hyrave dhe kostos së O&M si dhe Konkluzione dhe rekomandimet.

8. Dëshmi lidhur me të drejtën për shfrytëzim të tokës dhe për gjendjen pronësore të tokës që do të përdoret për ndërtimin e Stabilimentit të ri (Vendimi për dhënie të pëlqimit nga organet komunale, fletët poseduese, kopjet e planit, marrëveshjet/kontratat për shfrytëzim të tokës private ose publike etj.).

9. Kërkesa mjedisore.

Page 23: RREGULLA E PROCEDURËS SË AUTORIZIMIT PËR NDËRTIMIN E ... · interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direk për bartjen e gazit natyror, brenda periudhës

23

Dëshmitë/dokumentet që duhet bashkëngjitur:

Shëno me PO ose JO

PO JO

Dëshmi që konfirmojnë se Stabilimenti i planifikuar që do të ndërtohet, do të jetë në pajtueshmëri me ligjet mjedisore në Kosovë (, Pëlqimin Mjedisor dhe Lejen Mjedisore pas ndërtimit të gjeneratorit të ri).

10. Kërkesat e tjera relevante legjislative, përfshirë edhe të drejtat mbi ujin.

Dëshmi nga autoritetet relevante që konfirmojnë se aplikuesi i ka plotësuar të gjitha kërkesat e aplikueshme statusore sipas legjislacionit relevant në Kosovë (varësisht prej projektit), përfshirë edhe të drejtat mbi ujin aty ku aplikohen.

11 Leja ndërtimore

12. Dëshmi për llojin, sigurinë, kualitetin e paneleve solare/fotovoltaike si dhe certifikatën mbi riciklimin (TUV certifikata).

C: Kërkesa financiare Dëshmitë/dokumentet që duhet bashkëngjitur: Shëno me PO

ose JO:

PO JO

13. Kërkesa për Pranim në Skemën Mbështetëse, sipas shtojcës 1 të Rregullës

për pranim në Skemën Mbështetëse për Burimet e Ripërtritshme të

Energjisë.