idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/udhezues-per... · web viewpër shembull,...

32
Projekt i financuar nga Bashkimi Evropian Fondi CIVILISC Referenca Buxhetore: Kontrata Grantit 2015/370-476 Financuar nga Delegacioni i BE në Shqipëri nën Instrumentin e Ndihmës për Shoqërinë Civile -Iniciativa Qytetare dhe Komponenti i Forcimit të Kapaciteteve Autoriteti Kontraktues i Nën-Grantimit: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim UDHËRRËFYES PËR APLIKANTËT CIVILISC Instrumenti i Shoqërisë Civile kundër Korrupsionit – THIRRJA E PARË Afati për dërgimin e aplikimit të plotë: 20 / 02 / 2017 ora 17:00 1 | Page Aplikantët inkurajohen të njoftojnë Autoritetin Kontraktues nëse dëshirojnë të aplikojnë për këtë thirrje propozimesh duke dërguar një email në adresën elektronike: [email protected]

Upload: others

Post on 01-Mar-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

Projekt i financuar nga Bashkimi Evropian

Fondi CIVILISC

Referenca Buxhetore: Kontrata Grantit 2015/370-476

Financuar nga Delegacioni i BE në Shqipëri nën Instrumentin e Ndihmës për Shoqërinë Civile -Iniciativa Qytetare dhe Komponenti i Forcimit të Kapaciteteve

Autoriteti Kontraktues i Nën-Grantimit: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

UDHËRRËFYES PËR APLIKANTËT

CIVILISCInstrumenti i Shoqërisë Civile kundër Korrupsionit – THIRRJA E PARË

Afati për dërgimin e aplikimit të plotë:

20 / 02 / 2017 ora 17:00

1 | P a g e

Aplikantët inkurajohen të njoftojnë Autoritetin Kontraktues nëse dëshirojnë të aplikojnë për këtë thirrje propozimesh duke dërguar një email në adresën elektronike:

[email protected]

deri më datë 11/02/2017

Page 2: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

NOFTIM

Kjo është një thirrje e hapur, ku të gjitha dokumentat duhen dërguar sëbashku. Në hapin e parë do të vlerësohet përputhshmëria e dokumentacionit të kërkuar nga Autoriteti Kontraktues dhe të dërguara bashkarisht me aplikimin. Në vijim, do të vlerësohet aplikimi i plotë për aplikantët e përzgjedhur.

Aplikantët inkurajohen të njoftojnë Autoritetin Kontraktues (Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim) nëse dëshirojnë të aplikojnë për këtë thirrje për propozime duke dërguar një email njoftues në adresën elektronike [email protected] brenda datës 11 / 02 /2017. Sqarojmë se kjo kërkesë nuk është e detyrueshme dhe nuk ndikon në procesin e vlerësimit të aplikimeve. Megjithatë, ky njoftim do të ndihmojë Autoritetin Kontraktues për të marrë masat dhe burimet e nevojshme për vlerësimin e aplikimeve të dërguara.

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 2

Page 3: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

Përmbajtja

1. Fondi CIVILISC – Mbështetje në formën e granteve për Organizata të Shoqërisë Civilë në Shqipërinë e Mesme dhe Jug-Lindore....................................................................4

1.1 Hyrje..........................................................................................................41.2 Objektivat dhe prioritetet e Fondit CIVILISC...............................................51.3 Alokimi Financiar i mundësuar nga Autoriteti Kontraktues........................7

2. Rregullat për Thirrjen e parë për Projekt-Propozime: “Anti-Korrupsioni dhe Zhvillimi i Kapaciteteve”.........................................................................................................8

2.1 Pranueshmëria e Aplikantëve....................................................................82.2 Aktivitet e pranueshme në kuadër të aplikimit për thirrjen e parë: “Anti-Korrupsioni dhe Zhvillimi i Kapaciteteve”...........................................................................92.3 Kostot e pranueshme...............................................................................12

3. Si të aplikoni dhe procedurat që duhen ndjekur.............................................................143.1 Formularët e Aplikimit.............................................................................143.2 Ku dhe si të dërgohen Aplikimet..............................................................153.3 Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve.................................................153.4 Informacione të tjera për aplikimet..........................................................163.5 Vlerësimi dhe përzgjedhja e aplikimeve...................................................16

NJOFTIMI PËR VENDIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES..............................20Përmbajtja e vendimit....................................................................................20

Kalendari Indikativ...........................................................................................................21KUSHTE PER ZBATIMIN PASI ESHTE MARRE VENDIMI I AUTORITETIT KONTRAKTUES PER GRANTIN........................................................................................................21

LISTA E ANEKSEVE............................................................................................................21DOKUMENTACIONI QE DUHET PLOTESUAR DHE DORËZUAR (për aplikantët nën Lotin 1)......................................................................................................................21DOKUMENTACIONI QE DUHET PLOTESUAR (për aplikantët nën Lotin 2)........21

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 3

Page 4: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

1. Fondi CIVILISC – Mbështetje në formën e granteve për Organizata të Shoqërisë Civilë në Shqipërinë e Mesme dhe Jug-Lindore

1.1 Hyrje

Projekti CIVILISC, financuar nga Bashkimi Evropian implementohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në partneritet me Fondacionin RiskMonitor, Bullgari. Ky projekt është financuar nën Instrumentin e Ndihmës për Shoqërinë Civile -Iniciativa Qytetare dhe Komponenti i Forcimit të Kapaciteteve nën kontratën e 2015/370-476.

Qëllimi kryesor i projektit CIVILISC është të fuqizojë dhe zhvillojë kapacitetet e shoqërisë civile në nivel vendor në luftën kundër korrupsionit në 12 (dymbëdhjetë) bashkitë e vogla dhe të mesme— Prrenjas, Devoll, Cërrik, Lushnjë, Shijak, Divjakë, Belsh, Tepelenë, Vorë, Libohovë, Selenicë, Ura-Vajgurore.

Obejktivat Specifikë të projektit CIVILISC janë:

(1) Konsolidimi i kapaciteteve dhe fuqizimi i ndikimit të shoqërisë civile në zonat e largëta nëpërmjet qasjes të zhvillimit të orientuar;

(2) Fuqizimin e aktorëve aktivë të shoqërisë civile për të promovuar qeverisjen e mirë dhe llogaridhënien, luftën kundër korrupsionit nëpërmjet mekanizmave të integritetit, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe agjentët e ndryshimit;

(3) Zhvillimi i burimeve dhe mundësive për rrjetëzim dhe shkëmbime brenda shoqërisë civile dhe ndërmjet aktorëve të qeverisjes vendore-qytetarët, publiku dhe privat.

Kohëzgjatja e projektit është Janar 2016-Dhjetor 2018.

Rezultatet e pritshme të projektit CIVILISC janë: Përmirësim i kapaciteteve të OSHC-ve veçanërisht në bashkitë e vogla e të mesme,

1) për të punuar në një mënyrë profesionale dhe të qëndrueshme, 2) për të mbështetur qeverisjen e mirë dhe nivele të larta të integritetit në sektorët e shoqërisë civile dhe qeverisë.

Rritje e përpjekjeve për të siguruar një monitorim efikas afat-gjatë dhe afat-mesëm të politikave anti-korrupsion, instrumenteve dhe praktikave në nivel vendor. Rritje e efektivitetit të përfituesve për të analizuar, monitoruar, avokuar dhe marrë pjesë në proceset e politikëbërjes dhe zbatimit të politikave.

Fondi CIVILISC ka një buxhet prej 400,000 EUR. Ky fond do të mbështesë iniciativat e shoqërisë civile lokale duke u fokusuar në mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin në nivel vendor. Fondi CIVILISC do të disbursohet në dy raunde të thirrjes për projekt-propozime bazuar në strukturën e nën-grantimit si më poshtë:

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 4

Page 5: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

Tabela 1: Struktura e mbështetjes financiare nëpërmjet Granteve

Struktura e mbështetjes financiare nëpërmjet Granteve ROUNDI KOMPONENTËT MADHËSIA E GRANTIT BUXHETI

TOTAL AFATI I

ZBATIMIT TE PROJEKTEVE

ROUNDI I PARË

Granti “Anti-Korrusioni dhe

Zhvillimi i Kapaciteteve”

LOT 1 – deri në 5 000 Euro

LOT 2 – Min 5000 – Max 20.000

EUR 250.000

6- 12 Muaj

ROUNDI I DYTË

Granti për Rjetëzim dhe

Ndarjen e Njohurive

Min 10.000-max 30.000

EUR 150.000

Deri në 6 Muaj

Fondi CIVILISC ka për qëllim të asistojë përafërsisht 100 aktorë të shoqërisë civile (direkt dhe indirekt) në 12 bashkitë e tetë qarqeve në Shqipërinë e Mesme dhe atë Jugore-Lindore— Prrenjas, Devoll, Cërrik, Lushnjë, Shijak, Divjakë, Belsh, Tepelenë, Vorë, Libohovë, Selenicë, Ura-Vajgurore.

Kjo është thirrja e parë nën Fondin CIVILISC dhë është i ndarë në dy Lote.

Raundi i dytë i kësaj thirrje “Granti për Rjetëzim dhe shkëmbimin e Njohurive” do të hapet në Shtator 2017.

1.2 Objektivat dhe prioritetet e Fondit CIVILISC

Fondi CIVILISC ka për qëllim të fuqizojë shoqërinë civile në nivel vendor për të marr pjesë, advokuar dhe mbikëqyrur praktikat e korrupsionit ne nivel lokal.

Objektivat Specifikë të Fondit CIVILISC janë si vijon:

- Të mbështesë iniciativa vendore të ndryshme të hartuara nga shoqëria civile lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen në nivel vendor.

- Të forcojë kapacitetet dhe angazhimin shoqërisë civile vendore dhe të krijojë mundësinë e pjesëmarrjes qytetare në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e mirë-qeverisjen në nivel vendor;

- Të nxitë dialogun dhe të ndërtojë bashkëveprim ndërmjet shoqërisë civile dhe njësive të qeverisjes vendore si një nga instrumentet më të rëndësishme për të luftuar korrupsionin;

- Të ndihmojë Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) si dhe grupe të komunitetit për të përmirësuar legjitimitetin e tyre, transparencën dhe llogaridhënien;

- Të rrisë kapacitetet, njohuritë dhe angazhimin e OSHC-ve lokale dhe komunitetet vendore (në nivel njësie qeverisjeje vendore) për të siguruar analizë, monitorimin dhe

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 5

Page 6: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

advokimin mbi politikat, masat dhe reformat që lidhen me qeverisjen e mirë dhe anti korrupsionin;

- Të ndërtojë një rrjet të anti-korrupsionit dhe mirëqeverisjes në rajonet e specifikuara, me qëllim rritjen e bashkëpunimit e OSHC-ve në midis e tyre dhe me grupet e komunitetit në zonat e vogla e të mesme;

- Të kontribuojë në zgjerimin e përkrahjes ndër-rajonale të publikut/qytetarëve dhe pjesëmarrjes civile në fushën e mirë-qeverisjes dhe masat anti-korrupsion.

Fondi CIVILISC synon të mbështesë iniciativat e organizatave të regjistruara të shoqërisë civile të cilat janë hartuar dhe planifikuar të zbatohen në bashkëpunim të ngushtë me grupe jo-formale komunitare në zonat e synuara në këtë thirrje.

Iniciativat e aktorëve të shoqërisë civile të pa-formalizuar (të pa- regjistruara), si: të rinjtë, gratë, grupe qytetarësh, gazetarë lokalë, etj, do të inkurajohen që të ndërrmerren në kuadër të nismave të OSHC-ve të formalizuara (të regjistruara) me qëllim ndërtimin e kapaciteteve për bashkëpunim dhe rrjetëzim për arritjen e objektivave të përcaktuar.

Prioritet do t’u jepet projekt- propozimeve që përfshijnë këto grupe dhe që mbështesin organizimin e këtyre komuniteteve mbi temat prioritare të programit dhe inkurajojnë krijimin e strukturave të qëndrueshme qytetare.

Të gjitha iniciativat duhet të përmbushin objektivat specifike të Fondit CIVILISC dhe të ndjekin fushat tematike të mëposhtme:

- Aktivitete mbikëqyrëse, monitorimi i performancës së bashkive, këshillat bashkiakë, njësitë administrative, dhe / ose institucionet e dekoncentruara;- Pjesëmarrja aktive e qytetarëve në hartimin e masave anti-korrupsion për NJQV-të si dhe në kuadrin e politikave/strategjive;- Monitorimi i zbatimit të legjislacionit ekzistues si edhe monitorimin e shpenzimeve buxhetore dhe kontratat publike;- Pjesëmarrja e shoqërisë civile/qytetarëve në vendimmarrjen lokale, përcaktimin e prioriteteve, hartimin dhe zbatimin e buxhetit, investimeve publike, dhe ofrimin e shërbimeve;- Monitorimi dhe vigjilenca e qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie, transparencë dhe integritet nga autoritetet vendore përkatëse;- Mobilizimi i komunitetit për angazhim konstruktiv me institucionet publike për të përmirësuar përgjegjshmërinë; Dëgjesat publike; Strukturat e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit;- Informacion dhe fushata informuese duke u fokusuar në të drejtat e qytetarëve duke përfshirë të drejtën e qytetarëve për informim me qëllim marrjen e shërbime më të mira;- Ndërgjegjësim i gjerë i publikut në denoncimin e korrupsionit.

THIRRJA AKTUALE PËR APLIKIME ËSHTË E NDARË NË DY LOTE:

LOT 1- Këto grante synojnë të mbështesin Organizata të shoqërisë civile (OSHC) të vogla dhe të krijuara së fundmi (të cilat janë regjistruar kohët e fundit ose kanë më pak se një vit përvojë). Nëpërmjet këtyre granteve OSHC-të në nivel vendor do të përftojnë eksperiencë dhe do të forcojnë kapacitetet e tyre në përpjekjet anti-korrupsion në nivel vendor. Përveç kësaj, këto nisma duhet të hartohen dhe zbatohen në bashkëpunim të ngushtë me grupe të komunitetit si dhe të pasqyrojnë ndërhyrje konkrete për to brenda kontekstit të bashkive të synuara.

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 6

Page 7: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

Për këtë qëllim, objektivi kryesor nën LOT 1 është të inkurajohen Organizata lokale të vogla dhe të reja të Shoqërisë Civile, veçanërisht të rinjtë, gratë dhe aktorë të tjerë aktivë të angazhohen në luftën kundër-korrupsion si dhe të rritet përfshirja e tyre në këtë fushë.

LOT 2- Përveç tematikave të përmendura më lart, këto lloj grantesh kanë për qëllim të mbështesin iniciativat e OSHC-ve në të cilat përfshihen gjithashtu dhe aktivitete që kanë të bëjnë me zhvillimin e kapaciteteve organizative për OSHC e vogla dhe të krijuara së fundmi. Në këtë drejtim, projekt propozimet do të synojnë gjithashtu rritjen e kapaciteteve profesionale dhe organizative të OSHC të vogla /dhe të reja, në trajtimin, monitorimin dhe angazhimin e segmenteve të gjera të shoqërisë në përmirësimin e mirë-qeverisjes në nivel lokal. Organizatat e shoqërisë civile që aplikojnë nën LOT 2 duhet të kenë kapacitete dhe përvojë në zbatimin e këtyre lloj aktivitetesh.

1.3 Alokimi Financiar i mundësuar nga Autoriteti Kontraktues

Shuma e përgjithshme indikative në dispozicion për këtë raund të parë të Thirrjes për Propozime të fondit CIVILISC është 250.000 EURO. Autoriteti kontraktues rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet në dispozicion.

Madhësia e Grantit:

LOT 1- deri në 5,000 Euro

Buxheti i përgjithshëm i projektit (duke përfshirë edhe bashkë-financimin e aplikantit)për çdo grant të kërkuar nën LOT 2 të kësaj Thirrje për Propozime duhet të jetë midis këtyre shumave minimale dhe maksimale:

LOT 2: Minimumi: 5,000 EURO Maksimumi: 20,000 EUR

Bashkë-Financimi

Iniciativat nën LOT 1 do të financohen 100 %. Në këtë kuadër nuk kërkohet kontribut nga organizatat aplikuese.

Aplikuesit nën LOT 2 të komponentit të mbështetjes në formën e granteve “Anti- Korrupsioni dhe Zhvillim i Kapaciteteve” duhet të mundësojnë bashkë-financim në vlerën 5% - 7% të projektit. Prandaj, Fondi CIVILISC do të financojë nga 93% deri në 95% të buxhetit të projektit. Për shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi I kërkuar nga aplikanti duhet të jetë nga 500 EURO deri në 700 EURO.

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 7

Page 8: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

2. Rregullat për Thirrjen e parë për Projekt-Propozime: “Anti-Korrupsioni dhe Zhvillimi i Kapaciteteve”

Këto udhëzime përcaktojnë rregullat për dorëzimin, përzgjedhjen dhe zbatimin e aktiviteteve të financuara në kuadër të raundit të parë të Thirrjes për Propozime sipas Fondit CIVILISC, në përputhje me Udhëzuesin për Proçedurat dhe Rregullat Praktik (PRAG) për të kontraktuar procedurat për veprimet, i cili është i zbatueshëm për këtë thirrje (i disponueshëm në internet në adresën: http://idmalbania.org/?page_id=7484&lang=sq).

Kriteret e Pranueshmërisë

Si më poshtë trajtohen tre grupe të kritereve të pranueshmërisë:

(1) Aktorët:Aplikanti, p.sh. entiteti i cili dërgon formën e aplikimit (2.1.1)

(2) Projekti:Projekti për të cilin mund të jepet mbështetja financiare nëpërmjet grant-dhënies (2.1.2);

(3) Kostot:Llojet e kostove që mund të merren në konsideratë në përcaktimin e shumës së grantit (2.1.3).

2.1 Pranueshmëria e Aplikantëve

Aplikantët

Aplikantët potencialë sipas kësaj thirrjeje për propozime janë organizatat e shoqërisë civile me qendër dhe / ose që veprojnë në dymbëdhjetë Bashkitë e vogla dhe të mesme si vijon: Prrenjas, Devoll, Cërrik, Lushnjë, Shijak, Divjakë, Belsh, Tepelenë, Vore, Libohovë, Selenicë, Ura-Vajgurore dhe qarqet respektive: Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Gjirokastër.

Përparësi do t’u jepet OSHC-ve të regjistruara, që do të punojnë në partneritet me OSHC lokale (ne nivel bashkie), që veprojnë dhe / ose janë me qendër në një nga 12 bashkitë e targetuara në këtë thirrje.

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: Organizata vepron dhe / ose është me qendër në një nga bashkitë e synuara dhe / ose

qarqet përkatëse. Organizata duhet të ofrojë:

- Vendim i Rregjistrimit në Gjykatë dhe Akti i Themelimit të organizatës (kopje)- Statuti i organizatës (kopje)- Regjistrim në zyrën tatimore të zyrës së taksave/NIPT;(kopje)- Bilanc më i fundit financiar (Per organizatat te cilat aplikojne nen LOT 2)- Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që të vërtetojë se organizata nuk ka proçese

gjyqësore pezull (për organizatat mbi 1 vit aktivitet) (origjinal).

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 8

Page 9: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

- Dokumenta të tjerë mbështetës (Në fund të këtij udhëzuesi gjeni gjithathtu dhe listën e dokumentacionit që duhet dorëzuar për këtë thirrje për propozim).

2.2 Aktivitet e pranueshme në kuadër të aplikimit për thirrjen e parë: “Anti-Korrupsioni dhe Zhvillimi i Kapaciteteve”

Kohëzgjatja

Kohëzgjatja fillestare e planifikuar e projekteve të cilat do të mbështeten financiarisht në formën e grantit për këtë thirrje propozimesh:

LOT 1: Deri në 6 muaj

LOT 2: Nga 6 deri në 12 muaj.

Fushat/Temat

Iniciativat e propozuara duhet të fokusohen në dhënien e rezultateve kundrejt objektivave të vendosura në seksionin 1.2. Fushat kryesore të ndërhyrjes të Fondit CIVILISC janë Mirë-qeverisja dhe Anti-Korrupsioni në nivel lokal gjithashtu prioritet do t’u jepet tematikave të mëposhtme:

- Pjesëmarrje aktive qytetare në hartimin e masave anti-Korrupsion në njësitë e qeverisjes vendore, sikurse edhe në kuadrin e politikave dhe strategjive;

- Aktivitete monitorimi (ëatch dog activities,) për monitorimin e performancës së Bashkisë, Këshillit Bashkiak, njësive administrative, dhe/ose institucionet e de-centralizuara në luftën kundër Korrupsionit;

- Monitorimi i zbatimit të legjislacionit aktual në luftën kundër-Korrupsionit si dhe në monitorimin e shpenzimeve buxhetore dhe kontratave publike;

- Pjesëmarrja e shoqërisë civile/qytetarëve në vendim-marrjen lokale, vendosja e prioriteteve, zhvillimi i buxhetit dhe implementimi i tij, investimet publike dhe shpërndarja e shërbimeve me qëllim zvogëlimin e praktikave korruptive;

- Monitorimi dhe vigjilenca e qytetarëve për të kërkuar përgjegjësi, trasparencë dhe integritet nga autoritet lokale përgjegjëse si masa parandaluese të korrupsionit;

- Mobilizimi i komunitetit për angazhim të përbashkët me institucionet publike me qellim rritjen e përgjegjshmërisë së këtyre të fundit; Dëgjesat publike; Strukturat qytetare në luftën kundër Korrupsionit;

- Fushata ndërgjegjësimi dhe informimi të fokusuara në të drejtat e qytetarëve, (përfshirë këtu dhe të drejtën për informim, të dtejtën për shërbime publike, etj) me qëllim marrjen e shërbimeve më të mira, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në vendim-marrjen lokale dhe masat parandaluese në luftën kundër -korrupsionit;

- Forcimi i rolit të medias në denoncimin e korrupsionit; etj.

Vendndodhja/ Shtrirja gjeografike

Projektet duhet të zbatohen në 12 (dymbëdhjetë) bashkitë e vogla dhe të mesme: Prrenjas, Devoll, Cërrik, Lushnjë, Shijak, Divjakë, Belsh, Tepelenë, Vorë, Libohovë, Selenicë, Ura-Vajgurore.

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 9

Page 10: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

Llojet e Aktiviteteve

Disa nga llojet e aktiviteteve në këtë thirrje për projekt-propozime përfshijnë:

- Veprime që synojnë rritje të ndërgjegjësimit, lobim dhe avokim, monitorim për çështje që lidhen me fushat kryesore të ndërhyrjes;

- Trajnime praktike dhe të përshtatshme (si pjesë e qasjes së ndërhyrjes) dhe aktivitete informuese, me qëllim rritjen e njohurive dhe kapaciteteve të grupeve komunitare lokale për të hartuar, zbatuar dhe ndjekjen e iniciativave lokale në fushën e mirë-qeverisjes;

- Veprime lokale të zbatuara nëpërmjet procesit të pjesëmarrjes me perfshirjen aktive të popullsisë lokale;

- Aktivitete të cilat promovojnë ndërgjegjësimin e publikut të gjerë mbi denoncimin e korrupsionit; etj.

- Aktivitete që nxisin ofrimin e shërbimeve më të mira publike për komunitetet lokale.

Llojet e Aktiviteteve të cilat nuk mbështeten nga kjo thirrje për propozime:

Aktivitete të lidhura vetëm ose kryesisht me sponsorizime individuale për pjesëmarrje ne tryeza pune, seminare, konferenca dhe kongrese.

- Aktivitete të lidhura vetëm ose kryesisht me bursa individuale studimi ose kurse trajnimi.

- Konferenca: konferencat mund të financohen vetëm nëse (1) janë të justifikuara siç duhet dhe përputhen me qëllimet e objektivave të thirrjes për propozim dhe (2) ato janë pjesë e një game të gjerë të aktiviteteve që do të zbatohen gjatë kohës së projektit. Për këtë qëllim, aktivitetet përgatitore për konferencën dhe publikimin e punimeve të një konference në vetvete nuk përbëjnë atë që përfshihet tek “aktivitete publike”.

- Projekte që konsistojnë tërësisht, ose në pjesën më të madhe, punë përgatitore ose studime.

- Bashkë-financimi i projekteve të tjera.- Projekte që mbështesin partitë politike apo aktivitete jo-ligjore.- Financime thelbesore (core) për aplikantët ose (kur është relevante) partneret e tij.- Financimi i deficitit dhe dhurimet kapitale.- Subvencionimi financiar i organizatave të tjera.- Blerje toke, ndërtese dhe zyre.- Financim prapaveprues për projekte që janë tashmë në zbatim ose të përfunduara.- Projekte që janë jashtë rajoneve të targetuara.- Blerje e pajisjeve (përveçse nëse është e nevojshme për zbatimin e suksesshëm të

projektit dhe që kushtojnë jo më shumë se 15% e buxhetit).- Aktivitete humanitare.

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 10

Page 11: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

Mbështetja financiare për palët e treta

Aplikantët nuk mund të delegojnë ose transferojnë pjesë të zbatimit / financat e projektit tek palët e treta si qëllim arritjen e objektivave të aktivitete, ose t’i propozojnë për të financuar një tjetër pale të tretë përmes zbatimit të projektit.

Procedurat për dhënien e kontratës

Kur zbatimi i projektit kërkon lidhjen e një kontrate prokurimi, përfituesi duhet t’ia japë kontratën ofertës ekonomikisht më të leverdisshme, pra ofertës që ofron vlerën më të mirë të parave, duke respektuar parimet e transparencës dhe trajtimit të barabartë të kontraktoreve potencialë dhe te siguroje qe nuk ka konflikt interesi.

Monitorimi dhe vlerësimi

Monitorimi dhe vlerësimi i projekteve do të drejtohet nga IDM.

Vizibiliteti (paraqitja, publikimi i projektit)

Aplikantët duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të publikuar/ paraqitur faktin që Bashkimi Evropian është financuesi i nismave/projekteve nëpërmjet projektit CIVILISC të zbatuar nga IDM. Propozimet që janë pjesërisht ose tërësisht të financuara nga Bashkimi Evropian duhet të përmbajnë informacion dhe aktivitete komunikuese të hartuara për të rritur ndërgjegjësimin e publikut rreth qëllimeve të aktiviteteve të projektit dhe të mbështetjes së Bashkimit Evropian në nivel lokal apo rajonal si dhe rezultatin dhe ndikimin e kësaj mbeshtetjeje.

Aplikantët duhet të veprojnë në përputhje me objektivat dhe prioritetet dhe të garantojnë vizibilitetin e financimit të Bashkimit Evropian (shih manualin për komunikim dhe vizibilitet për veprimet e jashtme të Bashkimit Evropian të specifikuar dhe publikuar nga Komisioni Evropian ne http://ec.europa.eu/europeaid/work/visibility/index_en.htm).

Aplikanti duhet të paraqesë vetëm një aplikim nën këtë thirrje për propozime.

Aplikanti mund të jetë bashkë-aplikant në një aplikim tjetër në të njëjtën kohë.

Një bashkë-aplikant nuk mund të paraqesë më shumë se një aplikim nën këtë thirrje për propozim.

Shënime:

Fondi CIVILSC do të mbështesë organizatat e shoqërisë civile nga bashkitë e Shqiperise së Mesme dhe atë Jugore-Lindore. Aplikantët potencialë të raundit të parë (për të dy Lotet) do të inkurajohen të përfshihen në aktivitete në fushën e anti-korruspionit dhe mirëqeverisjes si pjesë e rrjetëzimit gjatë raundit të dytë të projektit CIVILISC”Grantet e rrjetëzimit dhe shkëmbimi i njohurive”. Rrjedhimisht, aplikantët do të kenë mundësine të ri-forcojnë arritjet edhe përpjekjet e tyre në luftën kundër korrupsionit në nivel lokal përgjatë raundit të dytë të thirrjes.

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 11

Page 12: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

ANTTARC është gjithashtu duke zbatuar një projekt me mbështetje financiare në formën e granteve (PACT) të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Civil Society Facility/Civic Initiatives and Capacity Building. OSHC-ve që marrin grante nga ANTTARC nën projektin PACT (financuar nga i njëjti buxhet nën Thirrjen për Propozime me Numër reference EuropeAid/137239/DD/ACT/AL) nuk kanë të drejtë për të aplikuar për një grant nën thirrjen për propozime të nxjerrë nga CIVISLISC.

2.3 Kostot e pranueshme

Granti CIVILISC do të mbulojë vetëm kostot e pranueshme, kategoria e të cilave është dhënë më poshtë.

Rimbursimi i kostove të pranueshme bazohet në buxhetin e rënë dakort, të përcaktuar në njësitë dhe koston për njësi.

Në Shtojcën B (Shtojca B1 ne gjuhën shqipe), kolonën e dytë te fletës se punës nr.2, "Arsyetimi i kostos së paraqitur," për secilën linjë të buxhetit aplikanti duhet të:

Përshkruajë informacionin dhe metodat e përdorura për të përcaktuar koston për njësi, kostot e padetajuara (lump sums) dhe/ose normat fikse (flat rates), të kostove që ato ju referohen.

Shpjegojë qartë formulat e përdorura për llogaritjen e shumave finale të lejueshme1.

Në fazën e kontraktimit, IDM vendos nëse do pranojë shumat e propozuara ose normat në bazë të buxhetit fillestar të paraqitur nga aplikanti, duke analizuar nëse ato përputhen me çmimet e tregut.

Rekomandimet për të dhënë një grant janë gjithmone subjekt i kontrollit paraprak pë gabime të mundshme në buxhet (siç mund të jenë gabime aritmetike, pasaktësi, etj). Kontrollet mund të çojnë në kërkesa për sqarime dhe IDM-në zotëron të drejtën për të bërë ndryshime ose reduktime për të adresuar gabimet apo pasaktësitë. Si rezultat i ketyre korigjimeve, nuk është e mundur që të rritet granti ose përqindja e financimit të CIVILCS.

Prandaj, është në interesin e aplikantit të hartojë një buxhet realist dhe me kosto-efektive.

Kostot direkte të pranueshme janë:

a. Kostot që kryhen gjatë zbatimit të projektit

- Kostot në lidhje me shërbimet dhe punët duhet të lidhen me aktivitetet e kryera gjatë periudhës së zbatimit. Kostot që lidhen me furnizimet duhet të lidhen me shpërndarjen dhe instalimin e artikujve gjatë periudhës së zbatimit të projektit. Nënshkrimi i një kontrate, një porosie, ose çdo angazhimi për ofrimin në të ardhmen të shërbimeve,

1

? Shembuj:- Kostot e stafit llogariten: Numri i orëve të punës ose ditët e punës * koston / ditë ose orë pune, ose kosto/muaj përfshirë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sipas legjislacionit Shqiptar në fuqi në rastin e stafit të angazhuar në zbatimin e projektit, duke saktësuar dhe kohën (në %) që personi do t’i dedikohet projektit të propozuar;-Kostot e udhëtimeve: distance në km* kosto e transportit / km; Kosto për dieta: Numri i ditëve * koston ditore të përcaktuar sipas legjislacionit actual në Shqipëri; Organizimi i një eventi: numri i pjesëmarrësve * koston totale të parashikuar për cdo pjesëmarrës; etj.

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 12

Page 13: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

punëve ose pajisjeve pas përfundimit të periudhes së zbatimit të projektit nuk përfshihen tek kostot e pranueshme;

- Shpenzimet e kryera duhet të paguhen para datës së mbylljes së projektit.

b. Kostot janë përfshirë në buxhetin e përgjithshëm të projektit; c. Kostot janë të domosdoshme për zbatimin e projektit; d. Kostot janë të verifikueshme dhe të identifikueshme, veçanërisht ato regjistrohen në librat

e kontabilitetit të përftuesit dhe përcaktohen në përputhje me standartet shqiptare të kontabilitetit dhe me praktikat e zakonshme të kontabilizimit të kostove të zbatuesi(sit) të projektit;

e. Kostot janë në përputhje me kërkesat e legjislacionit fiskal dhe sigurimet shoqërore;f. Kostot janë të arsyeshme, të justifikuara dhe në përputhje me kërkesat e menaxhimit

financiar, në veçanti për sa i përket anës ekonomike dhe eficiencës.

Kontributet në Natyrë

Kontributi në natyrë do të thotë ofrimin e të mirave ose shërbimeve falas nga një palë e tretë për zbatuesin e projektit. Meqënëse kontributet në natyrë nuk përfshijnë ndonjë shpenzim për zbatuesin, ato nuk janë kosto të pranueshme për këtë aplikim.

Kontributet në natyrë nuk mund të trajtohen si bashkë-financim.

Kosto të papranueshme janë:

- taksat, me përjashtim të takses së vlerës së shtuar, nëse kushtet e mëposhtme janë plotësuar:(i) nuk janë të kthyeshme në asnjë mënyrë;(ii) eshte percaktuar qe ato te perballohen nga perfituesit perfundimtar; dhe(iii) jane qartesisht te identifikueshem ne projekt propozim; (Shenim: Tatimi mbi te Ardhurat Personale per punonjesit konsiderohet si kosto e lejueshme nen kete thirrje per propozime)

- doganat dhe tarifat e importit, ose cdo detyrim tjeter;- blerje, qera ose huamarrje te tokes dhe te ndertesave ekzistuese, pervecse nese zyrat

duhet te merren me qera dhe kur eshte e qarte se duhet per te mundesuar zbatimin e projektit (duhet te demonstrohet nga aplikanti);

- gjobat, ndeshkimet financiare dhe shpenzimet gjyqesore;- pajisje te perdorura;- komisionet bankare, shpenzimet e garancive dhe detyrime te ngjashme;- shpenzime per kembime, detyrime dhe humbje ne kembim qe lidhen me ndonje

komponent specifik te llogarise ne euro, si dhe shpenzime te tjera te pastra financiare;- kontributi ne natyre;- shpenzime te qerase (leasing);- shpenzime amortizimi;- borxhet dhe komisionet per trajtimin e borxhit- dispozitat për humbje ose detyrime të mundshme në të ardhmen;- interesa te borxhit;- shpenzimet e deklaruara nga zbatuesi dhe te mbuluara nga nje projekt apo program

tjeter;- kredi per te tretet

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 13

Page 14: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

3. Si të aplikoni dhe procedurat që duhen ndjekur

3.1 Formularët e Aplikimit

Aplikimet duhet të dorëzohen në përputhje me udhëzimet në Formularin e Aplikimit për Grante dhe shtojcave të këtij udhëzuesi.

Aplikantët duhet ta përgatisin dhe dorëzojnë aplikimin në gjuhën angleze.

Shenim: Nëse aplikanti paraqet një propozim në vlerë deri në 5.000 Euro (<5000), propozimi mund të paraqitet në gjuhën shqipe me një përmbledhje të projektit në gjuhën angleze, duke përdorur format e veçanta të përfshira në Shtojcat A.1, A.3.

Çdo gabim apo mospërputhje në lidhje me pikat e renditura në udhëzim për formularët e aplikimit (p.sh. nëse shumat në fletët e punës të buxhetit janë të ndryshme) mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Sqarime do të kërkohen vetëm kur informacioni i dhënë është i paqartë duke e penguar IDM të bëjë një vlerësim objektiv.

Aplikimet e shkruara me shkrim dore nuk do të pranohen.

Ju lutem vini re që do të vlerësohen vetëm Formulari i Aplikimit dhe shtojcat e publikuara (buxheti, korniza logjike). Propozimi i projektit duhet të përgatitet duke ndjekur udhëzimet e aplikimit dhe formatet e publikuara. Prandaj është e rëndësishme që këto dokumente të përmbajnë të gjithë informacionin përkatës lidhur me projektin.

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 14

Page 15: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

3.2 Ku dhe si të dërgohen Aplikimet

Aplikimet duhet të dorëzohen duke përfshirë një origjinal dhe një kopje në formatin A4, secila e lidhur dhe e futur në një zarf të veçantë, ku të jetë shkruar emri i organizatës që aplikon, titulli i projekt propozimit, dhe të specifikohet “origjinale” dhe/ose “kopje”. Forma e Plotë e Aplikimit, Buxheti dhe Korniza Logjike duhet të jepen gjithashtu në format elektronik (CD-Rom) në dokumente të ndara dhe të vetme (dmth për shembull formulari i aplikimit nuk duhet të ndahet në disa dokumente të ndryshme). Dosja elektronike duhet të përmbajë ekzaktësisht të njëjtin aplikim/dokumentacion të dorëzuar si në letër.

Lista e Kontrollit të dokumentave do të jetë pjesë e aplikimit për grante dhe të jetë e futur në zarfin me dokumentacionin e aplikimit.

Zarfi në pjesën e jashtme duhet të ketë të shënuar:

- numrin e references të thirrjes për propozim (2015/370-476)- emrin e organizatës që aplikon- titullin e propozimit të paraqitur- adresën e aplikantit - fjalët ‘Të mos hapet para sesionit të hapjes’.

Aplikimet duhet të futen në një zarf të mbyllur dhe të dërgohen me postë (rekomande, sherbim korrier privat) ose dorazi (dorezuesit do t’i jepet një vërtetim i nënshkruar dhe me datën e pranimit) në adresën e mëposhtme:

Adresa postare:Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim –IDM Rr. Shenasi Dishnica, Nr 1, PO Box 8177 Tirana, Albania

Aplikimet e dërguara me çdo mjet tjetër (psh me faks ose vetëm me e-mail) ose të dërguara në adresë tjetër do të refuzohen.

Aplikantët duhet të verifikojnë që aplikimi i tyre është i plotë duke përdorur listen e formularëve të aplikimit për grante. Aplikimet e paplota do të refuzohen.

3.3 Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 20/02/2017 që evidentohet nga data e dorëzimit, vula postare ose data e mandatit të depozitës. Në rastin e dorezimeve dorazi, afati i fundit për pranim është brenda orës 17:00 me orën lokale siç evidentohet nga vërtetimi i pranimit i firmosur në momentin e dorëzimit. Çdo aplikim i dorëzuar pas afatit të përcaktuar do të refuzohet automatikisht.

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 15

Page 16: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

3.4 Informacione të tjera për aplikimet

Aplikantët potencialë mund të dërgojnë pyetje me e-mail jo më vonë se 14 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e aplikimeve në adresën e mëposhtme. Autoriteti kontraktues nuk ka asnjë detyrim të qartësojë pyetjet e ardhura pas kësaj date. Lidhur me pyetjet e dërguara me e-mail duhet treguar qartë referenca e thirrjes për propozim.Pyetjet mund të dërgohen në:

Adresa e e-mailit: [email protected] Përgjigjjet do të jepen jo më vone se 7 ditë përpara afatit të fundit për dorëzimin e aplikimeve. Për të siguruar trajtimin e barabartë të aplikantëve, autoriteti kontraktues nuk mund të japë një mendim paraprak për aplikantin (pranueshmerinë e aplikimit ose një aktivitet specifik).

Pyetjet që mund të jenë me interes dhe në shërbim edhe për aplikantët e tjerë, së bashku me pergjigjet, do të publikohen ne faqen e Internetit të IDM: http://idmalbania.org/?page_id=7484&lang=sq. Prandaj, është e këshillueshme që rregullisht të konsultoheni me faqen e internetit në fjalë në mënyrë që të jeni të informuar për pyetjet dhe përgjigjjet e publikuara.

3.5 Vlerësimi dhe përzgjedhja e aplikimeve

Aplikimet do të shyrtohen dhe vlerësohen nga:

IDM/Ekipi i Menaxhimit të Projektit CIVILSC; (EMP) Komiteti i Vlerësimit CIVILSC; (KVC) Komiteti Drejtues CIVILISC si një organ mbikëqyrës

Të gjithë projektet e paraqitura nga aplikantët do të vlerësohen sipas kritereve dhe hapava të mëposhtëm. Nëse kqyrja e aplikimit tregon qe projekti i propozuar nuk plotëson kriteret e pranueshmërisë, aplikimi do të refuzohet mbi këtë bazë të vetme.

HAPI 1: HAPJA DHE KONTROLLET ADMINISTRATIVE

Vlerwsohet:

– Pajtueshmëria me afatin e dorëzimit. Nëse afati nuk është plotësuar, aplikimi do të refuzohet automatikish.

– Formulari i plotëson të gjitha kriteret e specifikuara në listën e kritereve të pranueshme. Nëse njëri nga dokumentacionet e kërkuara mungon ose është i pasaktë, aplikimi mund të refuzohet vetëm mbi këtë bazë dhe aplikimi nuk do të vleresohet më tej.

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 16

Page 17: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

Përgjigjja për secilën nga pyetjet e mëposhtme duhet të jetë PO në mënyrë që projekti të jetë i pranueshëm dhe të kalojë për vlerësimin e mëtejshëm--vlerësimin intensiv të bazuar në pikët dhe peshën specifike.

Kriteret Administrative: Po Jo Komentet1. Propozimi është paraqitur brenda afatit2. Për këtë Thirrje për Propozime janë përdorur të

gjithë formularët e aplikimit të publikuar në udhëzim

3. Propozimi është i shtypur4. A. (Nëse propozimi është mbi 5,000 EURO)

Propozimi është në gjuhën angleze. B. (Nëse propozimi është deri në 5,000 EURO) Propozimi është në gjuhën shqipe me një përmbledhje të projektit në anglisht.

5. Eshtë përfshirë Një origjinal dhe një kopje e aplikimit

6. Në zarfet e dorëzuara përfshihet një CD e cila përmban të njëjtin informacion si në versionin e printuar

Kriteret e pranueshmërisë: Po Jo Komentet1. Pranueshmëria e Aplikantit:

- Propozimi është paraqitur nga një aplikant i cili plotëson kriteret e pranueshmërisë

- Është përfshirë Vendimi i Gjykatës (kopje)- Është përfshirë Statuti i organizatës (kopje)- Është përfshirë Forma e Entitetit Ligjor

(Origjinal) - Është përfshirë Forma e Entitetit Financiar

(Origjinal)- Është përfshirë NIPT (kopja) - Është përfshirë Bilanci Financiar i fundit i

Organizatës (aplikohet vetëm për organizatat që aplikojnë nën LOT 2)

- Është përfshirë vërtetim nga autoritetet e drejtësisë (Gjykata dhe Prokuroria) që të vërtetojë se organizata s’ka proçese gjyqësore (për organizatat me mbi 1 vit aktivitet)

2. Vendndodhja: Aplikanti është/ndodhet dhe vepron në bashkinë/ qarkun e synuar të projektit

3. Fondi i bashkë-financimit: Aplikanti ka përfshirë një minimum prej 5%-7% të kostos totale të projektit si kontribut për aplikimet nën LOT 2

4. Përdorimi i fondit të buxhetit raundi i parë: - LOT1 : Totali i buxhetit të projektit është

deri në 5,000 Euro- LOT 2 : Totali i buxhetit të projektit është

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 17

Page 18: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

nga 5,000 deri në 20,000 Euro5. Kohëzgjatja e projektit:Raundi 1

- Lot 1 LOT 1- Kohëzgjatja projektit deri në 6 muaj;

- LOT 2- Kohëzgjatja e projektit nga 6 muaj deri në 12 muaj sipas rregullave të këtij udhëzimi.

Pas vlerësimit të pranueshmërisë, IDM do të dërgojë një letër për secilin aplikant ku do të informohen nëse aplikimet e tyre janë derguar brenda afateve, nëse pranueshmëria është vlerësuar, dhe rezultatet e këtij vlerësimi. Kryetari i Komisionit të Vlerësimit CIVILSC (KVC) pastaj do të proçedojë me aplikantët, propozimet e të cilëve kalojnë këtë fazë të vlerësimit.

HAPI 2: VLERËSIMI I APLIKIMIT TË PLOTE

Cilësia e aplikimit, duke përfshirë buxhetin e propozuar dhe kapacitetin e aplikantit, do të vlerësohet duke përdorur kriteret intensive të vlerësimit që janë në tabelën më poshtë.

Kriteret e vlerësimit ndihmojnë për të vlerësuar cilësinë e aplikimeve në lidhje me objektivat dhe prioritetet dhe për të akorduar grante për projekte që maksimizojnë efektivitetin e Thirrjes për Propozime. Ata ndihmojnë për të zgjedhur aplikime për të cilat IDM ka besim që janë në përputhje me objektivat dhe prioritetet. Ata janë të rëndesishëm, të lidhur logjikisht me objektivat e Thirrjes për Propozime, dhe plotësojnë kriteret e cilësisë, ndikimit të pritshem, qëndrueshmërisë dhe kosto-efektivitetit.

Pikëzimi:

Kriteri Shpjegimi i kriterit Max pikëveRëndësia (relevanca) dhe lidhja logjike me fokusin e FONDIT CIVILSC

- Sa relevant (në përputhje) është projekti në lidhje me nevojat dhe problemet e rajonit të targetuar (pikë +4)

- Sa koherent është projekti me objektivat dhe prioritetet e thirrjes për propozime? (pikë +6)

20

Kapaciteti i aplikantit për të zbatuar projekt propozimin

- A e ka përshkruar aplikanti sic duhet përvojën dhe kompetencat e stafit të lidhura me fushën e projektit të propozuar. (pikë + 2)

- A ka aplikanti përvojën e duhur nga zbatimi i projekteve të njëjta? (pikë +3)

- A ka aplikanti burimet e duhura manaxhuese dhe administrative për manaxhimin me sukses të projektit? (pikë +2)

- A bazohet projekti në punën dhe rolin e organizatës dhe mbeshtet vazhdimesinë e tyre? (pikë +3)

15

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 18

Page 19: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

Cilesia e projekt propozimit

- A janë objektivat dhe rezultatet e pritshme të projektit të arritshme brenda hapësirës që krijon projekti dhe buxhetit në dispozicion? (pikë +2)

- A përfshin propozimi një Plan Veprimi realist dhe të arsyeshëm dhe një buxhet me kosto efektive? (pikë +2)

- A tregon propozimi se si produktet dhe rezultatet e pritshme të projektit do të kontribuojnë në arritjen e qëllimit të pergjithshëm të Thirrjes për Propozime? (pikë +2)

- A të çon plani i zbatimit në rezultate të qëndrueshme edhe pas përfundimit të projektit? A janë planifikuar dhe shpjeguar aktivitete pas përfundimit të projektit (pikë +2)

- A është zhvilluar propozimi në partneritet me organizata te tjera? (pikë +2)

20

Ndikimi i propozimit për përmiresimin e fushës tematike

- Çfarë përmirësimesh/ndryshimesh mund të sjellë propozimi për sektorin në fokus dhe politikë-bërjen në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar? (pikë +3)

- Si e promovon projekti permiresimin e kushteve social-ekonomike te komunitetit ne zonat e targetuara? (pikë +4)

- Sa ndikon propozimi ne permiresimin e sherbimeve/aktivitetit ekzistues publik? (pikë +3)

25

Vizibiliteti i projektit dhe bashkëpunimi (partnerë dhe palët e interesuara (stakeholders)

- A ka paraqitur aplikanti një plan veprimi të qartë lidhur me vizibilitetin e projektit? (pikë +3)

- Si do të promovojë projekti pjesëmarrjen e qytetarëve ? (pikë +3)

- Deri në çfarë mase projekti konsideron përfshirjen dhe kontributin e palëve të ndryshme të interesuara? (pikë +2)

- A është përcaktuar qartë ne projekt roli i palëve të interesuara (pikë +2)

20

Shuma e pikëve të dhëna për projekt propozimin

100

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 19

Page 20: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

Vlerësimi

Pas vlerësimit, do të përgatitet një tabelë duke listuar aplikimet e radhitura sipas pikëve të marra dhe brenda shumës së fondeve në dispozicion. Veç kësaj, një listë rezervë do të përgatitet duke ndjekur të njëjtat kritere e cila do të përdoret nëse do të mundësohen fonde të tjera gjatë periudhës së vlefshmërisë së listës rezervë.

VERIFIKIMI I PRANUESHMËRISE SË APLIKANTIT

Verifikimi i pranueshmërise, bazuar në dokumentat mbeshtetëse të kërkuara nga IDM (shih Seksionin 2.1) do të aplikohen vetëm për aplikimet që janë përzgjedhur përkohësisht sipas pikëve që kanë fituar dhe brenda fondit të projektit CIVILSC.

– Pranueshmëria e aplikanteve do të verifikohet sipas kritereve të përcaktuara në Seksionet 2.1, 2.2 dhe 2.3.

NJOFTIMI PËR VENDIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES

Përmbajtja e vendimit

Aplikantët do të njoftohen me shkrim (me postë të rregullt ose me e-mail) për vendimin e Autoritetit Kontraktues në lidhje me aplikimin e paraqitur dhe, nëse është refuzuar, arsyet e refuzimit.

Aplikanti që beson se është vlerësuar negativisht si rezultat i ndonjë gabimi apo parregullsie gjatë proçesit të vlerësimit mund të bëjë ankimim brenda 5 ditëve, drejtuar Komisionit të Vlerësimit CIVILSC nga data që ka marrë njoftim/ letrën e refuzimit/ ose emaili i dërguar. Ankimimi do të shyqrtohet dhe përgjigja do të kthehet brenda 5 ditëve (ditë pune) që nga paraqitja e ankimimit. Shiko seksionin 2.4.15 tek Udhëzuesi Praktik.

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 20

Page 21: idmalbania.orgidmalbania.org/wp-content/uploads/2017/01/UDHEZUES-PER... · Web viewPër shembull, nëse totali i buxhetit të projektit të propozuar është 10.000 EURO, bashkëfinancimi

Kalendari IndikativAfati Ora*

Takime informuese 15 – 20/01/2017 10.00-13.00Afati për të kërkuar sqarime, drejtuar pyetje nëpërmjet e-mailit nga Autoriteti Kontraktues

05.02.2017 17:00

Data e fundit në të cilën do të jepen sqarime nga Autoriteti Kontraktues

10.02.2017 17:00

Afati i dorëzimit të Aplikimit 20.02.2017 17.00Informimi për aplikantët për hapjen, kontrollin administarative dhe para-zgjedhjen (Hapi 1)

24.02.2017 -

Informimi për aplikantët për vlerësimin e Formës së Plotë të Aplikimit (Hapi 2)

24.03.2017 -

Njoftimi për fituesit (pas kontrollit të përputhshmërisë) (Hapi 3)

28.03.2017 -

Nënshkrimi i kontratës 28.04.2017 -

KUSHTE PER ZBATIMIN PASI ESHTE MARRE VENDIMI I AUTORITETIT KONTRAKTUES PER GRANTINMenjëherë pas dhënies së vendimit për akordimin e grantit, Zbatuesve do tu jepet kontrata bazuar në Kontratën tip të Autoritetit Kontraktues. Duke nënshkruar Formën e Aplikimit (Aneksi A i Udhezuesit), aplikanti (nëse është fitues i grantit) pranon kushtet kontraktuale të Kontrates Standarte të Granteve.

LISTA E ANEKSEVE

DOKUMENTACIONI QE DUHET PLOTESUAR DHE DORËZUAR (për aplikantët nën Lotin 1)

Shtojca A.1: Formulari i Aplikimit (ne Word)Shtojca A.2: Deklaratë nga aplikantët (ne word)Shtojca A.3: Application abstract Shtojca B.1: Formulari Propozimit te buxhetit (ne excel- shqip)Shtojca C.1: Formulari i Kornizes logjike Shtojca D: Formulari i Entitetit LigjiorShtojca E: Formulari i Identifikimit Financiar

DOKUMENTACIONI QE DUHET PLOTESUAR (për aplikantët nën Lotin 2)

Annex A: Application Form (Word format) Annex A.2: Declaration by applicants (Word format)Annex B: Budget Proposal Form (Excel format)Annex C: Logical FrameworkAnnex D: Legal Entity Sheet duly completed and signed by the applicants. Annex E: Financial Identification Form certified by the bank to which the payments will be

made.

Udhërrëfyes për Aplikantët—Fondi CIVILISC – Thirrja e parë 21