vasil s. tole

12
VASIL S. TOLE Për klasën e shtatë të arsimit 9-vjeçar

Upload: lythuan

Post on 28-Jan-2017

366 views

Category:

Documents


25 download

TRANSCRIPT

Page 1: VASIL S. TOLE

VASIL S. TOLE

Për klasën e shtatë të arsimit 9-vjeçar

VASIL S. TOLE

Për klasën e shtatë të arsimit 9-vjeçar

Çmimi 144 lekë

ISBN 978-9928-08-228-2

Page 2: VASIL S. TOLE

Vasil S. Tole

MUZIKa

7Për klasën e shtatëtë arsimit 9-vjeçar

Page 3: VASIL S. TOLE

2

Titulli: Muzika 7

Autor: Akademik Vasil S. Tole

Drejtuese botimi: Anila BishaRedaktor shkencor: Prof. Dr. Fatmir HysiRedaktor muzikor: Sofokli TolePunoi shembujt muzikorë: Andi BajraktariRedaktore: Elona Qose

Kopertina dhe dizajni: Arben Hamzallari

Shtëpia Botuese Mediaprint ISBN: 978-9928-08-228-2Botimi i parë, 2016Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint

Page 4: VASIL S. TOLE

3

Përmbajtja

Linja 1Gjuha dhe komunikimi muzikor

1. Kujtojmë së bashku .................................................................................................................... 52. Shkalla Do + ............................................................................................................................... 73. Shenjat e shartimit ..................................................................................................................... 94. Harmonia, akordi, arpezhi ...................................................................................................... 115. Shkalla La- ................................................................................................................................. 146. Masa e paplotësuar ................................................................................................................... 177. Korona, stakato, sinkopa ......................................................................................................... 208. Nota 1/16 ................................................................................................................................... 239. Intervalet muzikore .................................................................................................................. 2610. Kohët 3/8 dhe 6/8 ..................................................................................................................... 2811. Ushtrime në kohët 3/8 dhe 6/8 ............................................................................................... 3112. Termat dinamike, shenjat e ngjyrimit ................................................................................... 33

Linja 2Teknika dhe procese

13. Kënga patriotike “Më thërret nderi” ...................................................................................... 3614. Luajmë në fyell shkallën Do+, La- ......................................................................................... 3815. Kënga partizane “Plaku dhe i riu” .......................................................................................... 4116. Kënga “Bliri” ............................................................................................................................ 4317. Luajmë në fyell.......................................................................................................................... 4518. Projektide: Festojmë së bashku Krishtlindjen dhe Vitin e Ri ............................................. 4719. Këndojmë kanonet ................................................................................................................... 4920. Luajmë në fyell.......................................................................................................................... 5121. Kënga “Marshi i rinisë”............................................................................................................ 5222. Luajmë në fyell.......................................................................................................................... 5423. Ushtrime këndimi me notën 1/16 .......................................................................................... 5624. Veprimtari kulturore - koncert në klasë ................................................................................ 5825. Kënga iso-polifonike me tri zëra “Poshtë nga çairet” ......................................................... 5926. Unë di të luaj në fyell ............................................................................................................... 6127. Projektide: Koncerti në klasë .................................................................................................. 62

Linja 3Historia, muzika dhe shoqëria

28. Klasifikimi i zërave ................................................................................................................... 6529. Klasifikimi i instrumenteve muzikore ................................................................................... 6730. Orkestrat dhe llojet e tyre ........................................................................................................ 6931. Ndërtimi muzikor monodik polifonik: tema me variacione, rondo ................................. 7132. Formacionet instrumentale .................................................................................................... 7433. Format e thjeshta muzikore .................................................................................................... 7634. Forma e sonatës ........................................................................................................................ 8035. Media. Kërkim të dhënash, prezantim, regjistrim me mjete të ndryshme të teknologjisë ........................................................................................................ 82

Fjalorth muzikor .................................................................................................................................. 84Kalendar i kompozitorëve të shquar: ................................................................................................ 85

Page 5: VASIL S. TOLE

4

Në këtë linjë:

• do të merrni njohuri për simbolet muzikore, si: masa e paplotësuar, shenja e përsëritjes, shenjat e shartimit, korona, stakato, sinkopa, terma dinamike, shenjat e ngjyrimit;

• do të krijoni dhe interpretoni intervalet muzikore: ritmet e thjeshta dhe ritmet e përbëra;

• do të zgjeroni njohuritë mbi përdorimin e piramidës së vlerave të notave dhe pushimeve, përkatësisht nota dhe pushimi 1/16;

• do të njihni shkallën muzikore Do+ (maxhore) dhe La– (minore) dhe do të mësoni për harmoninë, akordin dhe arpezhin.

Linja 1

Gjuhadhe komunikimi muzikor

"Dëgjimi gjithmonë do t'ju udhëheqë drejt,

por ju duhet të dini pse-në”. Anton von Webern

Fjalë kyçe

tonalitetton i plotë

ritëm ternar

arpezh

koronë

piramida e notave

masë e paplotësuar

sinkopë

akord shenjat e shartimit

harmoni fermat

metri trepjesëtues

shenja dinamike

shenja ngjyrimi

stakato shkallë muzikore

“Rreth flamurit të përbashkuar”

interval muzikor

shkallë muzikore minore

nota 1/16

himni kombëtar

Page 6: VASIL S. TOLE

5

Kujtojmë së bashku1

Muzika: Ciprian Porumbesku (1853-1883)Poezia: Asdreni (1872-1947)

Rreth flamurit të përbashkuarMe një dëshir‘ e një qëllim,Të gjith‘ atij duk‘ ju betuarTë lidhim besën për shpëtim.Prej lufte veç ay largohetQë është lindur tradhëtor,Kush është burrë nuk frikohet,Po vdes, po vdes si një dëshmor!Në dorë armët do t‘i mbajmëTë mprojmë atdhenë më çdo kënt,Të drejtat tona ne s‘i ndajmë;Këtu armiqtë s‘kanë vënt.

Se Zoti vetë e tha me gojëQë kombe shuhen përmi dhe,Po Shqipëria do të rrojë;Për të, për të luftojmë ne!O flamur, flamur, shenj‘ e shenjtë,Te ty betohemi këtu,Për Shqipërin‘ atdhen‘ e shtrenjtë,Për nder‘ edhe lavdimn‘ e tu.Trim, burrë quhet dhe nderohetAtdheut kush iu bë theror;Për jet‘ ay do të kujtohetMi dhet, mi dhe si një shenjtor!

Fjalë kyçe

himni kombëtar, Asdreni, Porumbesku, simbol kombëtar, “Rreth flamurit të përbashkuar” etj.

“Himni kombëtar”

Page 7: VASIL S. TOLE

6

Në foto, faksimile: - Melodia e himnit kombëtar nën titullin “Flamori” botohet me nota në format klaviri, për piano, në përmbledhjen “Canti Albanese”, Leipzig 1915, nën kujdesin e klerikut patriot Lazer Mjeda, vëllai i poetit Ndre Mjeda.

1. Këndojeni himnin kombëtar në grup duke mbajtur drejtqëndrim.

1. Në cilin vit dhe në cilin vend u krijua kënga patriotike “Rreth flamurit të përbashkuar”?

2. Cilët janë autorët e saj?3. Kur u pranua kjo këngë si himni kombëtar i

shqiptarëve?4. Kur u këndua për herë të parë kjo këngë në

Shqipëri?5. Përse himni konsiderohet simbol kombëtar?6. Në cilin vit është regjistruar për herë të parë në

disqe himni kombëtar dhe kush e ka kënduar atë?7. Si mendoni ju, pse kënga e himnit kombëtar dhe

simboli i flamurit janë të pandashëm në këtë krijim?

8. Sa i rëndësishëm është himni kombëtar për ju dhe cilat janë ndjenjat që ju pushtojnë kur e këndoni atë?

9. Cili është kuptimi i vargjeve: Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qëllim?

10. Përse himni kombëtar është një simbol përbashkues për të gjithë shqiptarët?

Detyrë

Foto: Kompozimi i piktorit Nikolet Vasia, i cili shpreh përbashkimin e shqiptarëve rreth flamurit kombëtar.

10 pyetje rreth himnit kombëtar

LexojMëShKrUajMë DëgjojMë

Kën

DojMë

Dëgjim muzikor

Himni kombëtar.

https://www.youtube.com/watch?v=AF7I4l7Lno0

Page 8: VASIL S. TOLE

7

Foto: Gradët e shkallës muzikore dhe ngjashmëria me orën

Shkalla Do +2Fjalë kyçe

shkallë muzikore, Do +, ton i plotë, gjysmë toni, tonalitet, 3-4, 7-8 etj.

2.1 Ç’është shkalla muzikore?Shkalla muzikore është një renditje graduale e tingujve muzikorë, zakonisht në ngjitje, nga

poshtë-lart, si edhe në zbritje. Fjala shkallë rrjedh nga gjuha latine - skala.

Shkallë muzikore me renditjen e njëpasnjëshme të notave.

Shkallët muzikore ndahen në dy tipe kryesore: maxhore dhe minore. Shkallët maxhore dhe minore (ose DUR-maxhore dhe Moll-minore) së bashku krijojnë atë që quhet “sistem i maxhor-minorit”. Ky sistem i shkallëve dhe tonaliteteve maxhore dhe minore u kristalizua në shek. XVII, duke zëvendësuar plotësisht sistemin antik dhe atë mesjetar të modeve muzikore.

Shkalla Do + dhe në përgjithësi shkallët maxhore mbartin dhe shprehin situata muzikore të gëzueshme dhe festive. Kjo lidhet me pozicionin e notës Do qendrore, me përputhshmërinë e notave të saj me regjistrin vokal, si dhe me thjeshtësinë e interpretimit nga veglat muzikore të notave të kësaj shkalle. Provë për këtë janë me qindra këngë dhe pjesë muzikore të kompozuara ndër vite nga kompozitorët në Do +.

2.2. Shkalla Do +

Shkalla Do maxhore (Do +), në gjuhën muzikore, njihet edhe si C-DUR.

Foto: Tastiera e pianos, renditja e notave në shkallën Do + dhe gjysmëtonet mes notave 3-4 dhe 7-8.

Shkalla C Major

Foto: Shkalla funksionale për ngjitje dhe zbritje

Shkalla ka dy elemente identifikuese. Së pari, nga nota Do fillon renditja graduale e tingujve të shkallës Do-Re-Mi-Fa-Sol-La-Si-Do. Së dyti, ajo përcaktohet si maxhore nga vendosja e dy gjysmë- toneve mes notave Mi-Fa (3-4) dhe Si-Do (7-8). Fjala “maxhore” rrjedh nga italishtja dhe do të thotë e madhe. Në shkallën Do +, të gjitha notat në tastierë janë të bardha. Shkalla Do + është shumë e preferuar nga kompozitorët për të shkruar muzikë.

Page 9: VASIL S. TOLE

8

Shkalla Do + në ngjitje dhe në zbritje.

Plotësoni ushtrimin e mëposhtëm në shkallën Do +. LexojMëShKrUajMë DëgjojMë

Kën

DojMë

Ushtrim i thjeshtë melodik në shkallën Do +

1. Shkruaj titujt e disa pjesëve muzikore të kompozuara mbi shkallën Do +.

1. Si ta shkruajmë me germa shkallën Do +?

2. Cila nga llojet e shkallëve muzikore gjen më shumë përdorim dhe ku?

Detyrë

Pyetje

Shembull muzikor në shkallën Do +: Bethoven, Simfonia V, koha IV.

IIV V

V IVI

Dëgjim muzikor

Dëgjim muzikor Nr.2 në CD, Bethoven, tema e Simfonisë V, koha IV.

https://www.youtube.com/watch?v=DAyUzxDB9eE

Gradët kryesore të shkallës janë në notat Do-I, Fa-IV dhe Sol-V.

Page 10: VASIL S. TOLE

9

Foto: Shenjat bazë të shartimit: diezi, bemoli dhe bekuadri (natyrali)

Foto: Tabela e përdorimit të shenjave të shartimit brenda tetë notave

Dièse Bémol Bécarre

Shenjat e shartimit3Fjalë kyçe

shenjat e shartimit, diez, bemol, bekuadër, aliteracion, alterare etj.

3.1 Çfarë janë shenjat e shartimit?

Shenjat e shartimit janë shenja të veçanta që vendosen në fillim të pesëvijëshit dhe kanë efekt gjatë gjithë shtjellimit muzikor, duke ngritur ose ulur me gjysmë toni tingullin e notës ku vendoset. Ato mund të vendosen edhe para notës përkatëse dhe efekti i tyre në këtë rast shtrihet vetëm brenda një mase muzikore. Fjala shartim/aliteracion rrjedh nga gjuha latine – alterare, që do të thotë ndryshoj.

3.2 Cilat janë llojet e tyre?Shenjat e aliteracionit janë:

Kompozitori i shquar Johan Sebastian Bah (1685-1750), mbështetur mbi shenjat e shartimit dhe tonalitetet, shkroi veprën e njohur për piano “Klaviri i temperuar mirë”.

3.3 Si shkruhen dhe ku vendosen shenjat e shartimit

- Shenja # vendoset përpara notës dhe e ngre atë me gjysmë toni:

- Shenja b vendoset gjithashtu përpara notës dhe e ul atë me gjysmë toni:

- Shenja bekuadër vendoset përpara notës dhe e çon atë në gjendjen e mëparshme:

Kur duam ta ngremë ose ta ulim tingullin me një ton të plotë, atëherë përpara notës vendosim dubël-diezin për ngritje dhe dubël-bemolin për uljen e tingullit.

Page 11: VASIL S. TOLE

10

3.4 Ushtrim melodik me përdorimin e shenjave të shartimit

“Të gëzojmë se erdhi pranvera”

Shembull me shenjat e shartimit të vendosura në fillim të pentagramit

Mesatarist

Fragment “Cradle song” nga Johanes Brahms

Shkruani përgjigjen tuaj:LexojMëShKrUajMë DëgjojM

ë

Kën

DojMë

1. Vendosi emërtimet e notave duke përdorur shenjat e shartimit: dhe .

1. Cilët janë tingujt që përfitojmë nëse notës i vendosim një #; një b; një bekuadër?2. Cili është kompozitori që ka shkruar veprën “Klaviri i temperuar mirë”, në të cilën gjenden

pjesë muzikore të kompozuara në të gjitha shkallët maxhore dhe minore?

Detyrë

Pyetje

- Nota Do# është e ndryshme apo e = (e barabartë) me notën Mi b?- Nota Fa është e ndryshme apo e = me notën Mi #?

- Nota La b është e ndryshme apo e = me notën Sol #?

Dëgjim muzikor

Dëgjoni “Cradle song” nga Johanes Brahms.

https://www.youtube.com/watch?v=j3VKbTQUATE

Page 12: VASIL S. TOLE

VASIL S. TOLE

Për klasën e shtatë të arsimit 9-vjeçar

VASIL S. TOLE

Për klasën e shtatë të arsimit 9-vjeçar

Çmimi 144 lekë

ISBN 978-9928-08-228-2