tema 5- etnografia dhe analizw ligjerimi

32
Lënda: Metoda Kërkimi Shkencat Sociale 2 (doktorature) Pedagog: Odeta Barbullushi, PhD Datë: 18 maj 2012 Tema 5: Interpretimi Etnografia, Analiza Përmbajtësore dhe e Ligjërimit I. Pse na duhet interpretimi? 1-Së pari, njerezit veprojnë duke u bazuar në bindje dhe preferenca. Psh pjesa më e madhe e qytetarëve shkodranë votojne te djathten jo duke u nisur thjesht nga interesi material dhe pragmatizmi, apo nga perfitimi që do te kene (pra jo vtëm sipas zgjedhjeve racionale) por edhe nga bindjet dhe menyren se si e kuptojne, perceptojne psh. te djathtën ose të majtën shqiptare. 2-E dyta, ne nuk mund t’i masim/vezhgojme këto bindje dhe perceptime si me ane te mjeteve sasiore ashtu dhe me ane te mjeteve cilesore. Fjala kyce ketu eshte ‘eksperienca’ e vete aktoreve dhe vete- identifikimi i tyre. Eksperiencat e individëve nuk mund të kuantifikohen dhe maten, por vetëm të vëzhgohen dhe ‘kuptohen’. Psh, kur flasim per interesat e ‘klase sociale’, kur mundohemi të masim preferencat dhe sjelljen elektorale të një ‘klase’, nëse bazohemi vetëm te marrëdhënia shkak-pasojë, ne mund të shpërfillim faktorë të rëndësishëm, psh se si anetaret e kesaj klase vetë- identifikohen. Shume anëtarëve të kësaj klase cojne femije ne universitetet më të mira jashtë dhe bejnë pushime në Itali etj, dhe e perceptojne veten si klase e lartë. Ndërkohë që statistikat dhe të dhënat sasiore i fusin këto individë brenda klasës së mesme të ulët, duke u bazuar kryesisht te të ardhurat bazë. Në këtë rast nuk mund të vendosim një lidhje të drejtëpërdrejtë shkakësie mes ‘klasës’ dhe 1

Upload: mentor-kaci

Post on 21-Apr-2015

278 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

Lënda: Metoda Kërkimi Shkencat Sociale 2 (doktorature)Pedagog: Odeta Barbullushi, PhDDatë: 18 maj 2012

Tema 5: Interpretimi

Etnografia, Analiza Përmbajtësore dhe e Ligjërimit

I.

Pse na duhet interpretimi?

1-Së pari, njerezit veprojnë duke u bazuar në bindje dhe preferenca. Psh pjesa më e madhe e

qytetarëve shkodranë votojne te djathten jo duke u nisur thjesht nga interesi material dhe pragmatizmi,

apo nga perfitimi që do te kene (pra jo vtëm sipas zgjedhjeve racionale) por edhe nga bindjet dhe

menyren se si e kuptojne, perceptojne psh. te djathtën ose të majtën shqiptare.

2-E dyta, ne nuk mund t’i masim/vezhgojme këto bindje dhe perceptime si me ane te mjeteve sasiore

ashtu dhe me ane te mjeteve cilesore. Fjala kyce ketu eshte ‘eksperienca’ e vete aktoreve dhe vete-

identifikimi i tyre. Eksperiencat e individëve nuk mund të kuantifikohen dhe maten, por vetëm të

vëzhgohen dhe ‘kuptohen’.

Psh, kur flasim per interesat e ‘klase sociale’, kur mundohemi të masim preferencat dhe sjelljen

elektorale të një ‘klase’, nëse bazohemi vetëm te marrëdhënia shkak-pasojë, ne mund të shpërfillim

faktorë të rëndësishëm, psh se si anetaret e kesaj klase vetë-identifikohen. Shume anëtarëve të kësaj

klase cojne femije ne universitetet më të mira jashtë dhe bejnë pushime në Itali etj, dhe e perceptojne

veten si klase e lartë. Ndërkohë që statistikat dhe të dhënat sasiore i fusin këto individë brenda klasës

së mesme të ulët, duke u bazuar kryesisht te të ardhurat bazë. Në këtë rast nuk mund të vendosim një

lidhje të drejtëpërdrejtë shkakësie mes ‘klasës’ dhe preferencave elektorale apo konsumatore. Duhet të

kuptojmë edhe se si vetë anëtarët e këtij komuniteti e identifikojnë veten dhe interpretojnë

klasës/statusin kujt i përkasin. Për të kuptuar këtë nuk mund të ndjekim rrugën deduktive të

hulumtimit dhe të ndërtojmë një lidhje shkak-pasojë.

3-Një tjetër arsye pse në shkenca sociale kemi nevojë për interpretim lidhet direkt me politiken dhe

legjitimimin: Si mund te kuptojme permbajtjen dhe funksionin e ideve dhe të ideologjisë. Psh kur nje

politikan perdor te drejtat e njeriut per te justifikuar nje politike te caktuar. Ne nuk mund ta kuptojme

efektivitetin e kesaj politike dhe legjitimimin e saj nese nuk e kuptojme si i kuptojne vete aktoret

politike ‘te drejtat e njeriut’. Po ashtu, c’fare kane parasysh ekspertet e pedagogjise kur flasin per

‘nevojat e nxenesve’?

1

Page 2: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

4-Një tjeter aspekt për te cilin kemi nevojen e interpretimit është dhe analizimi i institucioneve dhe i

praktikave shoqerore. Kur psh. nje prift deklaron se nje cift ‘janë burrë e grua’ dhe i shpall ata të

martuar, martesa e tyre ka vetem kuptim brenda kontekstit social ku janë të lokalizuar, dhe mbi bazën

e atyre konvencioneve sociale rreth autoritetit të priftit, autoritetit të ligjit etj. Pra ‘martesa’ si e tillë ka

kuptim vetëm nëpërmjet një strukture kuptimore që rrjedh nga teologjia, ligji, moraliteti, dhe zakonet

e nje komuniteti. Prandaj dhe per te kuptuar se ca po ndodh duhet te kuptojme keto konvencione

ligjore, dhe këtë strukturë të përbashkët kuptimore që kanë të gjithë anëtarët e komunitetit.

Rendesia e Interpretimit:

-Qasja intepretiviste fokusohet në kuptimin/et që agjentet i japin veprimeve te tyre, praktikave dhe

institucioneve të përbashkëta. Presupozimi kryesor është që ne nuk mund të kuptojme ceshtjet

shoqerore po nuk kuptuam kuptimet qe u japin njerezit veprimeve të tyre. Prandaj qasjet

interpretiviste studiojne bindjet, idete dhe ligjërimet/gjuhën dhe strukturat gjuhësore.

Në këtë sens, sipas interpretivistqëve, ‘faktet’ kanë kuptim vetëm brenda nje konteksti të caktuar

social ose një ‘kulture’. Sipas Clifford Geetz (1973), njerezit jane te lidhur me ane te ca

‘fijeve/strukturave kuptimore’ që i kane tjerruar vete. Detyra jone si analiste është t’i identifikojmë

dhe kuptojmë këto ‘fije’. Kjo bëhet vetëm nëpërmjet studimit të kulturës, të cilës ata i përkasin.

Rendesia e të kuptuarit Kulturen si Variabël i pavarur:

Etnografi’, fjale per fjale do te thote ‘te shkruarit e kultures’. Si dhe nga vete fjala, etnografi

nenkupton nocionin e te pershkruarit dhe te analizuarit e nje shoqerie, kulture apo konteksti te

vecante.

Etnografi eshte interesante si koncept, sepse I permbledh te dyja: si metoden etnografike (qe deri ne

vitet 70 quhej me shume vezhgim pjesemarres dhe me teper kryhej nga antropologe sociale) ashtu dhe

vete tekstin qe del si produkt i kesaj metode. Pra kur flasim per etnografi kemi parasysh si a) procesin

dhe procedimin kerkimor duke perdorur kete metode ashtu dhe b) vetë rezultatin e shkruar (tekstin)

që del prej ketij procesi.

Etnografia lindi si metode si rrjedhoje e disavantazheve te metodave te tjera ne shkencat sociale dhe

kryesisht metodave eksperimentuese dhe atyre sasior:

2

Page 3: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

1.Paragjykimi per shkak te lenteve analitike dhe kategorive teorike te paracaktuara:

Metodat sasiore filluan te shiheshin ne fillim te shekullit si metoda te cilat i paragjykonin qe ne fillim

(qe para daljes ne terren) konkluzionet dhe supozimet e studiuesit. Pra gjetje e studiuesit ishin qe ne

fillim te paragjykuara sepse pergjate procesit te nxjerrjes se te dhenava, studiuesi vecse konfirmonte

ose hidhte ato c’ka mendonte paraprakisht, por e lejuar veten qe te rifomulonte pyetjen kerkimore dhe

kendveshtrimin e studimit. Nderkohe qe etnografia—sic e kemi permendur dhe te intervistat e

pastrukturuara—ka per baze ‘aksidentin’ ose ate c’ka mund te ndodhe rastesisht.

2.Pasaktesia e kontekstit shkencor/laboratorik: Shpesh studiuesit qe bazohen ne metoda me formale

dhe metodologji sasiore mundohen te inferejne nga nje kontekst jo-normal (psh i intervistes se

strukturuar ose te krahasimit eksperimental) ne nje kontekst normal te jetes shoqerore. Kjo do te thote,

sipas etnografeve, qe vezhguesi ushtron mbi pjesemarresit nje lloj presioni te jashtem qe ben qe

pjesemarresit te veprojne ndryshe nga c’do te vepronin pot e ishin ne kushte normale.

3.Konteksti social injorohej komplet. Keshtu, veprimet e njerezve analizoheshin sipas lenteve

analitike dhe supozimeve te vete studiuesit por jo sipas kuptimit qe vete pjesemarresit I japin

fenomeneve Konteksti shihej si palidhje nga veprimet. Keshtu duke mos njohur kontekstin, studiuesi

perfundonte qe perforconte disa fenomene sociale (si psh ‘ballkanizmi’ apo koncepti i ‘urrejtjes

etnike’-studimi I Jelenes).

4. Aktoret: Jo shume rendesi i jepej aktoreve (individëve) dhe subjektivitetit te tyre ne studimet

pozitiviste. Kjo ka shume rendesi, argumentojne etnografet, sepse vetem duke i kushtuar vemendje

menyres si reflektojne dhe se si i interpretojne vetë aktorët fenomenet e caktuara, mund te themi se si

eshte realiteti sipas tyre.

Në tërësi, duke marre parasysh gjithe keto faktore, etnografia lejon dhe inkurajon analizen e

kompleksitetit te realitetit shkencor. Kjo shkon ne drejtim te kundert me metodat pozitiviste qe

mundohen ta thjeshtezojne relaitetin shkencor me ane te tipeve ideale, tipologjive etj.

Modeli dhe Kompleksiteti:

Pyetjet që bëjnë shpesh etnografët, janë pse modeli teorik nuk perputhet me jeten në praktikë/në terren

ose pse subjektet tona te analizes (psh nje komunitet) nuk eshte perfshire me pare ne teorite e

disiplines. Po ashtu, etnografët pyesin se si është perjetuar nje ngjarje nga pjesemarresit dhe c’fare

kuptimi i japin pjesemarrësit këtyre aktiviteteteve. Kështu, ne punimet etnografike i jepet përparësi

eksperiencave të ndryshme dhe të shumëfishta të individëve dhe kompleksitetit të përvojës njerëzore.

3

Page 4: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

II. Parimet kryesore të Etnografisë:

Etnografia bazohet ne tre shtylla ose aspekte kryesore:

1. induksioni analitik 2. përparësia e kontekstit 3. jo familiariteti i studiuesit me objektin e

analizës.

Etnografia është proces i pastër induktiv. Në ndryshim nga procesi deduktiv kur ne fillojme nga nje

model teori dhe nje hipoteze teorike, në proceset induktive ne fillojme pikesëpari nga nje pyetje

kerkimore—e cila ne shumicen e rasteve eshte e hapur dhe fleksibel—dhe se dyti nga puna ne terren.

Procesi i induksionit nenkupton se deklaratat e pergjithshme mbi natyren njerezore—supozimet

teorike—jane nxjerre vetem prej vezhgimeve te ngjarjeve/rasteve specifike.

Argumentimi induktiv

Per argumentimin deduktiv edhe nese premisat jane te verteta, rezultati mund te jete i gabuar. Kjo

ndryshon krejtësisht me argumentimin deduktiv, ku nese premisat e nje argumenti jane te verteta

atehere dhe rezultati eshte patjeter i vertete.

Për ta kuptuar këtë, le te marrim nje shembull. Në argumentimin deduktiv kemi:

1. Te gjithe njerezit jane te vdekshem (premise)

2. X eshte njeri (premise)

3. X eshte i vdekshem (konkluzion teorik-hipoteze)

Ndersa ne argumentimin induktiv do te kishim dicka te kundert:

1. X eshte shqiptar.

2. Shqiptaret e pijnë shumë kafenë.

3. X pi kafe.

Ne rastin e dyte kemi pra te bejme me nje rast kur megjithese premisa mund te jete krejt e saktë dhe

shkencerisht e vlefshme nuk con ne konkluzion (ose formulim hipoteze) te sakte dhe te pagabueshme.

X eshte shqiptar por ka njeqind arsye pse mund te mos kafe, psh. i ben keq nga ana shendetesore, nuk

i pelqen, nuk ka lekë ta blejeëetj.

4

Page 5: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

Prandaj, jo me kot dhe konkluzionet qe dalin nga premisa te tilla ne argumentimin induktiv shprehen

me fjale si ‘ndoshta’, ‘ka te ngjare’, ‘mundet’, ‘ne shumicen e rasteve’. Sic duket dhe nga fjalet e

perdorura ketu kemi me teper te bejme me nje lidhje propabiliteti. Për ta vertetuar që x pi kafe, duhët

të vëzhgojmë drejtëpërdrejtë vetëm rastin x, dhe jo të nisemi nga përgjithësimet teorike mbi të gjithë

shqiptarët.

Në pamje te parë mund të duket sikur argumentat induktive jane me te dobet dhe me pak rigoroze sesa

argumentat deduktive, pikerisht per shkak te propabilitetit te madh te gabueshmerise dhe veshtiresise

se inferimit (nga nje rast ne shume raste). Kjo ne fakt nuk është krejt e vertetë; në argumentet

deduktive konkluzionet tona permbahen ne vete premisat, edhe sikur jo ne menyre te drejteperdrejte.

Kjo do te thote qe ne nuk arrijme përherë te nxjerrim rezultare krejt te reja apo të shohim anët e reja të

një fenomeni

Ndertimi i nje modeli analitik induktiv fillon nga nje pyetje kerkimore qe e ka pikenisjen kryesisht

empirike:

Më shkurtimisht, me induksion analitik ne kuptojmë:

‘një lloj analize, sipas te ciles studiuesi kerkon te arrije ne shpjegime universal te fenomeneve dhe në

kategori, nëpërmjet mbledhjes së shumë të dhenave nga terreni, deri ne piken që nuk gjen më asnjë të

dhënë të papajtueshme me shpjegimin hipotetik.

’Grounded Theory’ -Teoria e Terrenit, nënkupton nxjerrjen e kategorive teorike në bazë të të

dhënave empirike të dala nga procesi i induktimit analitik.

-Kjo do te thote se etnografia si metode cilesore nuk niset nga nje hipoteze, por niset nga vezhgimi

empirik dhe nga vezhgimet empirike identifikon modele. Pra ky process eshte e kunderta e

deduktimit, ku nisemi prej hipotezes teorike dhe e vertetojme ne terren. Këtu prej terrenit induktojme

modele analitike.

‘Teoria e terrenit’ mund përkufizohet edhe si ‘teoria qe del nga te dhenat, te cilat jane te mbledhura ne

rruge sistematike. Ne kete metode, mbledhja e te dhenave, analizimi dhe perpunimi i teorise jane te

lidhura pazgjidhshmerisht.

Konteksti dhe Specifikja

Etnografia është e lidhur ngushtë me studimin e rasttit te vecantë, sepse fokusohet në nje ngjarje, një

komunitet, në nje fenomen, ne nje trend kulturor apo tradite, rit etj. Metoda etnografike e bazon

vlefshmërinë e saj në rëndësine qe i jep kontekstit dhe te kuptuarit e menyres si funksionojne

5

Page 6: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

pjesetaret e nje kulture, konteksti etj duke u bazuar te kuptimi qe keto pjesetare i japin botes dhe

fenomeneve shoqerore. Sipas pionierit te etnografise, Bronislav Malinovski, etnografia bazohet mbi

parimin se ‘është e mundur ta shohim botën nëpërmjet syve të banorit vendas’.

Po ta themi më thjeshtë, synimi kryesor i nje studimi etnografik eshte te identifikosh ato

praktika rutine, probleme dhe mundesi zhvillimi që pjesëtarët e një komuniteti kanë në një

kontekst të caktuar shoqeror.

Kështu, një nga presupozimet baze te etnografise eshte se ‘pershkrimi eshte shpjegim’. Pra përshkrimi

i kontekstit nuk është thjeshtë parakusht i induksioneve teorike, por eshtë pjesë thelbësore e ketij

induksioni.

Për ta bere kete, studiuesi duhet te kaperceje mungesen e familiaritetit qe ka me kontekstin kulturor

dhe të arrije te filloje t’i shohe gjerat sic I shohin vendasit. Per kete ai perdor qe nga vezhgimi i

thjeshte, deri te mbledhja e refimeve, intervita te pastrukturuara dhe te strukturuara, pune arkivore etj.

Te gjitha keto futen pra si mjete ose si metoda brenda metodologjise etnografike.

Koncepti i punes ne terren ose i ‘fieldëork’ ështe koncept themelor per metoden etnografike. Gjate

punes ne terren studiuesi mund të ndryshojë jo vetëm argumentat fillestarë por dhe krejtësisht

pyetjen/et kërkimore. Kjo sepse, studiuesi e lejon veten të studiojë kompleksitetin e nje konteksti të

caktuar dhe nuk e kufizon veten të analizojë vetëm disa aspekte që i ka parashikuar si të rëndësishme,

para punës në terren.

Etnografia si metode:

Ne menyre te permbledhur mund te themi se me etnografi kuptojme:

Një metodë nepermjet të ciles, studiuesi

-zhytet ne nje kontekst te caktuar social per nje periudhe te gjate kohe (6 muaj deri ne 1 vit)

-ben vezhgime te rregullta, pra sistematike te sjelljes se anetareve te ketij konteksti/komuniteti

-dëgjon dhe hyn ne bisede me pjesemarresit

-I interviston pjesemarresit dhe I pyet edhe mbi ngjarje qe nuk lidhen direct me vezhgimin por ne

lidhje me kompleksitetin e ngjarjeve/ceshtjeve.

-mbledh dokumente dhe informacion rreth pjesemarresve.

-zhvillon nje te kuptuar mbi kulturen e grupit dhe sjelljet e njerezve brenda kontekstit kulturor te

caktuar

6

Page 7: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

-shkruan nje pershkrim të detajuar te ketij vezhgimi

Puna ne Terren:

Metoda kryesore ketu eshte ‘vezhgimi si pjesëmarrës. C’farë vezhgojme? Dhe c’farë do te thote

pjesemarres? Me pjesëmarrës këtu do të nënkuptojmë ‘përfshirjen e strudiuesit në jetën, ritet,

përditshmërinë dhe praktikat e një komuniteti, apo institucioni’. Këtu duhet të dallojmë mes

etnografisë së hapur dhe etnografisë së mbyllur:

Etnografia e mbuluar bëhet kur:

-nuk ka garanci se studiuesi mund te kete akses. Aksesi eshte sh u veshtire

-studiuesi nuk do qe vepruesit, aktoret te mos manipulojne sjelljen e tyre

Reaktiviteti i aktoreve minimizohet . Me reaktivitet kuptojme kur aktoret e pershtasin/manipulojne

sjelljen e tyre ne varesi te asaj c’ka mendojne se studiuesi do te shohe.

Ka gjithmone dritehije ne mes te ketyre dyjave: Ndonjehere te marresh leje per akses ne nje grup

shoqeror mund te duhet qe te marresh me te mire e te miqesohesh me liderat e nje grupi criminal apo

ten je grupi feta rte cilet nuk duan te huaj ne mes tyre

Disavantazhet e te qenit ‘i mbuluar’:

-nuk mund te mbash shenime

-limitimi ne perdorimin e metodave dhe strategjive (c’fare intervistash, te besh vetem ato pyetje qe

nuk do te te zbulojne)

-shqetesim dhe nervozitet

-implikime etike: ia heq te drejten pjesëtarëve të komunitetit të japin aprovimin e tyre te informuar

dhe krijon konflikt etik.

Por avantazhi kryesor i kësaj mënyre është që ul shkallën e ‘reaktivitetit’ të pjesëmarrësve. Me

‘reaktivitet’ kuptojmë procesin kur pjesëmarrësit dhe anëtarët e një komuniteti e ndryshojnë sjelljen e

tyrë në varësi të pritshmërive që ata perceptojnë se studiuesi ka.

Metodat per akses ne nje komunitet:

-perdor miqtë dhe ‘informantët’

- -shpjego mire ca do besh

-negocio dhe shkëmbe informacion.

7

Page 8: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

-merri pak kohe njerezve, dhe mos iu rëndo me pyetje.

Etnografet si pjesemarres:

-Pjesemarres I plote: Krejt pjesetar I komunitetit dhe identiteti tjeter I vertete I tij eshte I panjohur.

-Pjesemarres si Vezhgues: Ky eshte fokusi yne. Eshte I hapur per rolin e tij si studiues.

-Veghgues si pjesemares: Vetem intervistues, por s’behet pjese e praktikave te komunitetit.

-Vezhgues I plote: Studiuesi nuk hyn fare ne nderveprim dhe marredhenie me agjentet.

Informantet’: Këto janë njerez ndonjehere ne pozicione kyce, të cilët e njohin shumë mirë kontekstin

dhe që mund te ndihmojne ne marrjen e informacionit dhe në sigurimin e aksesit.

C’farë do te thote “te behesh si vendasit’?

-Kjo nenkupton nje lloj kerkese ndaj vetes që të humbesh identitetin tënd si studiues dhe të zhytesh

krejtësisht botekuptimin e njerzve qe studion.

Problemi qe mund te hasni është humbja e distancës së duhur me subjektet qe vezhgon ne terren.

Prandaj eshte mire qe here pas here gjate punes ne terren, të bëni pushime te shkurtra dhe te

shkeputesh nga ‘terreni’ per t’u kthyer ne ‘kontekstin’ tuaj, pra në jetën tuaj ‘të vertetë’.

Procedimi kërkimor sipas kesaj metode:

1. Hartimi i nje pyetjeje kerkimore jo perfundimtare

2. Kampionimi teorik

3. Mblidh te dhena

4. Kodifiko- 4a. Identifiko konceptet

5. Krahasi vazhdimisht -5a.Kategorizo

6. Saturate categories

7. Analizo lidhjen mes kategorive-7a. Hipoteza

8. Kampionim teorik

9. Mblidh te dhena

10. Saturate categories

11. Testo hipotezen-11a. Teori substantive (pra ne lidhje me substance e atij rasti te vecante por

me aplikueshmeri te vogel)

12. Mbledhje dhe analize e te dhenave ne nje kontekst tjeter-12 a. Teori formale.

8

Page 9: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

Interpretimi dhe Vlefshmeria e Interpretimit/Pershkrimit te Vezhgimit

Vlefshmeria: Ka vlefshmëri të jashtme dhe vlefshmëri të brendshme:

a-Vlefshmeria e brendshme dhe konherenca mund te shihen duke kontrolluar sa perputhet analiza me

temat e identifikuara nga vezhgimi. Sa përputhen kategorite tona teorike të nxjerra nga puna empriike,

me kategoritë që përdorin vetë individët e vëzhguar?

b-Vlefshmerine e jashtme mund ta masesh duke krahasuar gjetjet me studime te tjera qe jane kryer

mbi kete object analize.

Një mënyrë tjetër është verifikimi i gjetjeve me anë të metodave të tjera. Kjo nënkupton që rezultatet

e nxjerra me anë te nje metode mund te kontrollohen dhe verifikohen me nje metode tjeter. Psh ne

etnografi, gjetjet e intervistave i verifikojme me ane te vezhgimit te drejteperdrejte dhe/ose analizes se

teksteve dytesore (psh teksteve te kengeve, te poezive, te lajmeve etj, ne varesi te problematikes se

studimit).

Besueshmeria: Kur kemi folur më përpara për ‘besueshmerine’, kemi thene se matjet të besueshme

jana ata që qe japin rezultate konsistente/ të njëjta dhe me kalimin e kohes. Mirepo ky koncept është

problematic ne etnografi. Kjo sepse vete etnografia bazohet mbi presupozimin se bota sociale eshte

gjithmone ne ndryshim e siper, dhe prandaj te njejtat gjera nuk mund te perseriten qe ne te mund t’i

matim. Psh edhe dy kampione te njejte ne kohe te ndryshme mund te japin rezultate te ndryshme,

sepse mosha e pjesemarresve ka ndryshuar dhe rrethanat sociale ku atom und te gjenden. Prandaj

koncepti i ‘besueshmerise’ ne etnografi dhe metodologji sasiore ne pergjithesi eshte sh problematic.

Objektiviteti: Ky parim nuk është synimi kryesor i studimeve etnografike. Biles shuem studiues

sociale qe bejne etnografi do te thoshin qe vetem parimi I objektivitetit eshte nje kategori arbitrare dhe

e perdorur politikisht dhe e cila ka rrjedhojen e rrezikshme qe forcon disa dukuri te ‘realitetit’ ose

kontekstit empiric. Prandaj dhe etnografet nuk flasin per ca ndodh ‘aktualisht ne realitet’ por sesi

pjesemarresit perceptojne dhe interpretojne veprimet e tyre brenda nje konteskti social.

Por kjo nuk do te thote qe njëanshmeria nuk mund te evitohet. Ka disa mënyra për të evituar

njëanshmërinë:

-Kërko pareshtur per shembuj që përjashtojnë rregullin (ose që kundështojnë vëzhgimet e

drejtëpërdrejta dhe të përsërituara që ke bërë në terren)

-Mbaj shënime shumë të detajuara dhe sistematike

9

Page 10: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

-Mbaj dy lloj shenimesh: nje me vezhgimet strikte objektive dhe një të lejon krijosh njefare skeme

konceptuale mbi të dhënat dhe vëzhgimet.

-Ji transparent ne lidhje me metodat qe perdor (sa vëzhgime kë bërë, kur, sa shpesh, sa vetë ka

vëzhguar, si? Ej)

-Diskuto rezultatet e gjetura me kolegë të tjerë etnografë që studiojnë të njëjtin komunitet/institution.

Pergjithesueshmeria:

Ky nuk eshte aspak objektiv i studimeve etnografike. Kjo per arsye sepse studimi etnografik eshte I

ngjashem me rastin e vecante.

Shkakësia:

Sipas etnografëve, duke qene se realiteti njihet vetëm subjektivisht (dhe jo në mënyrë objektive), ai

nuk mund te shpjegohet nëpermjet lidhjeve shkakesore, por nëpërmjet interpretimit dhe të kuptuarit të

realitetit social, të aktoreve sociale, të simboleve, te interpretimeve dhe kuptimeve qe u japin individët

sjelljeve te tyre.

III. Analiza e Ligjerimit

Kur diskutuam me lart metodologjinë etnografik, thamë se një nga mjetet ose materialet e dorës së parë që mund të analizonim për të kuptuar mënyrën e jetesës dhe mënyrën/strukturat e të kuptuarit të të një komuniteti, grupi etj. ishin dhe tekstet. Ne thamë që në ‘tekste’ mund të përfshinim që nga tekstet e bisedave, tesktet e intervistave e deri te tekstet e këngëve dhe të barcoletave, etj. Po ashtu, ne diskutuam se në mënyrën e funksionimit të shoqërive, institucioneve dhe komuniteteve të caktuara, një rol të vecantë zënë ritet dhe strategjitë e ‘pranimit’ si dhe ‘përjashtimit’ të të tjerëve.

Kështu, analiza e materialeve parësore nga terreni në studimet cilësore, mund të përfshijë analizën e

-Teksteve të dala nga Intervistat e Pastrukturuara

-Grupet e Fokusit

-Vrojtimet e drejtëpërdrejta

-Citimet (burime dytësore) nga studime të mëparshme

-Rrëfimeve individuale ose ne grup

10

Page 11: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

-Dokumenteve

Të gjithë këtyre burimeve ose mjeteve metodave të ndryshme, u përgjigjen metoda të ndryshme analizash: si psh, analizë ligjërimi për vrojtimet, vëzhgimet e drejtëpërdrejta, analizë rrëfimi, analizë përmbajtësore (e intervistave të pastrukturuara, e fokus-grupeve etj) dhe analizë dokumentare. Këto shpesh herë mund të përdoren në mënyrë të kombinuar. Në këtë leksion do të merremi vetëm me Analizën Përmbajtësore dhe analizën (ose llojet e ndryshme të) Analizës së Ligjërimit.

Analiza Përmbajtësore

Në momentin pasi kemi përfunduar intervistat e pastrukturuara, ne kemi nevojë të zbardhim materialin. Megjithëse përgjigjet e intervistave të pastrukturuara nuk bëhen sipas një kodifikimi strikt si me pergjigjet e intervistave të strukturuara (sondazhet dhe pyetsorët), gjithsesi ne kemi nevojën e një lloj kodifikimi të materialeve që kemi marrë.Cdo përgjigje që marrim, duhet të ketë një lloj identifikimi.

Para se të fillojmë zbardhjen e materialeve, duhët të identifikojmë mirë të pyeturit tanë, ose ata me të cilët kemi biseduar, duke i vënë përbri gjininë/moshën/profesionin/pozicionin e pushtetit (nëse flitet për një ngjarje historike, mund t’i vëmë përbri referencën, pjesemarrës, ose dëshmitar, pse i afërt i dikujt që ka luajtur rol kryesor në këtë ngjarje), dhe tipare të tjera që na interesojnë në varësi të projektit tonë.

Pasi lexohen të gjitha përgjigjet e dhëna për një pyetje të caktuar, hartohet një kod që përfshin shumicën e përgjigjeve (mund të lërë jashtë vetëm përgjigjet shumë e vecanta ose të pazakonta).

Psh, jemi të interesuar në mënyrën se si të rinjtë e sotëm të qytetit x e perceptojnë ’mënyrën e shëndetshme të jetesës’. Kështu, i klasifikojmë të intervistuarit sipas gjinisë, vendbanimit, shkollimit etj. Pyetjet që ne shtrojmë kanë lidhje me te kuptuarit që këto të rinj i japin ’jetës së shëndetshme’ dhe a e perceptojnë ata veten se bëjnë një jetë të tillë. Këtu, nëse bëjmë një studim pozitivist dhe deduktiv, mund të fillonim nga një të kuptuar ose teori se c’farë është jeta e shëndetshme. Këtu, mund të kishim psh. përkufizimin e jetës së shëndetshme, si:

-’ushtrimet fizike, aktiviteti fizik’

-’ngrenia në orar dhe në mënyrë të rregullt’

-ngrënia në shtëpi, ose ushqime të gatuara vetë’

-ngrënia e disa produkteve specifikë, si psh. ‘drithëra, vaj ulliri, ushqime pa shumë yndyrë, frutat etj’

Në një studim induktiv, ne jemi të interesuar të dimë jo vetëm a bëjnë jetë të shëndëtshme dhe si e përceptojnë këtë të intervistuarit, por dhe c’farë kuptojnë ata me jetë të shëndetshme.

Ne mund të bëjmë disa biseda ose intervista të pastruktuara dhe nxjerrim psh disa përgjigje të tipit, të cilat i kodifikojmë sipas variablit ose faktorit kryesor ku bie dhe theksi i përgjigjes:

11

Page 12: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

’Jemi të kujdesshem sepse hamë në orar, por sidomos fundjavave sepse gjatë javës gjithë familja punon dhe s’mblidhemi’ – (Puna)

’Ushqimet e mira dhe të freskëta janë të shtrenjta, dhe nuk i gjen më kollaj si dikur’ –(Cmimi)

’Dikur është ngrënë shumë mirë, sepse gjithcka gatuhej në shtëpi dhe nuk ka si ushqimi i shtëpisë. Kjo traditë po zhduket tani.’ (Tradita, e shkuara).

Kwtu, do tw shohim se nw bazw tw kodeve tw vwna perbri pwrgjigjeve mund tw dallojmw kush dhe sa kanw theksuar njwrin apo tjetrin faktor.

Kwtu duhet tw shohim frekuencat e temave tw pwrgjigjeve, dhe se sa shpesh pwrdoren x apo y terma.

Jini të vemendshëm për paradoksin mes përgjigjes ’unë ha gjithmonë shumë mirë’ dhe deklaratës tjetër ’mua me pelqen shumë mishi dhe ushqimet e yndyrshme’. Në këtë rast, kemi të bëjmë pikërisht me kontrollimin e vlefshmërisë së kategorive tona.

Si distancohen ose vete-perfshihen tw intervistuarit brenda njw grupi social, qe ben jete te shendetshme apo jo? Per kete na duhet nje analize me e hollesishme dhe me e detajuar qe eshte analiza e ligjerimit.

Analiza e Ligjërimit

Analiza e ligjërimit ka si objektiv të zbulojë pikërisht sesi krijohet identiteti i komunitetit, pra identiteti kolektiv, që na bën të jemi ‘Ne’; po ashtu analiza e ligjërimit fokusohet te ndërtimi i identiteteve të të tjerëve, ose ndërtimi i diferencës mes ‘nesh’ dhe ‘atyre’. Kjo është baza, ose emëruesi i përbashkët të të gjithë llojeve të analizës së ligjërimit. Disa lloje analizash ligjërimi—ata që rëndom quhen dhe Analizë Kritike Ligjërimi ose analizë post-strukturaliste—përqendrohen më shumë në atë se si gjuha që përdorim, krijon marrëdhënie hiearkie dhe pushteti.

Në mënyrë të përmbledhur, mund të themi se objekti i analizës së ligjërimit janë ‘identitetet’ dhe ‘marrëdhëniet e pushtetit’. Prandaj edhe pyetjet që ngrenë studiuesit që bazohen në Analizë Ligjërimi, formulojnë pyetje të hapur të cilat kanë për objekt ndërtimin e marrëdhënieve sociale, të marrëdhënieve të pushtetit, të kontekstit ideor të një veprimi, etj. Në vetvete, Analiza e Ligjërimit është metodologji interpretiviste dhe kritike. Kjo do të thotë, që në kundërshti me metodologjitë pozitiviste, Analiza e Ligjërimit vë në pikëpyetje ‘realitetin social’ duke pyetur se si është ndërtuar/krijuar ky realitet dhe jo vetëm pse është kështu apo ashtu.

Për të gjithë llojet e Analizave të Ligjërimit, studiuesit nisen nga premisa/supozimi bazë se ‘gjuha është po aq e rëndësishme dhe ka po aq fuqi vepruese’ sa dhe cdo veprim tjetër social. Për shumë studiues të analizës ligjërimore, nuk ka diferencë mes ‘realitetit social’ dhe atij ligjërimor.

12

Page 13: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

Ashtu si në rastin e etnografisë, studimet e bazuara në Analizë Ligjërimi janë kryesisht studime induktive. Kjo do të thotë që studiuesi nuk e fillon punën me një numër kategorish të gatshme teorike, por do të investigojë se si kategoritë e ndryshme sociale krijohen nga vetë aktorët/ të vëzhguarit/ të intervistuarit, nëpërmjët gjuhës.

Në studimet të cilat bazohen në Analizën e Ligjërimit, pyetjet që shtrojnë studiuesit, nuk janë pyetje që synojnë të eksplorojnë marrëdhënien e shkakësisë midis dy variablave. Në të kundërt, në vend që të pyesin: ‘c’farë coi/c’farë shkaktoi x ngjarje/politikë/vendim etj’, studiuesit që bazohen në metodën e Analizës së Ligjërimit, ngrenë pyetjet: ‘Në c’farë konteksti social dhe ligjërimor u bë e mundur që x politikë/vendim/ngjarjë të ndodhë/ të lejohet/ të pranohet si ‘normale’?

Shembulli më i qartë për ta kuptuar këtë mund të merret nga analiza e ligjërimit mediatik në lidhje me shëndetin publik ose në lidhje me dëmet e shkaktuara nga pirja e duhanit. Deri ne vitet 20, në shumë vende të Evropës Perëndimore, pranohej gjerësisht se duhani kishte vlera qetësuese dhe përgjithësisht pozitive për aktivitetin mendor etj. Po ta krahasojmë këtë pikëpamje të atëhershme—e cila dominonte si mendimin e mjekësisë dhe po ashtu opinionin e përgjithshë—me opinion e sotëm mjekësor dhe mediatik, shohim se si ka evoluar ligjërimi në lidhje me shëndetin dhe në lidhje më duhanpirjen. Ndryshimi i ligjërimit mediatik dhe kulturor në lidhje me duhanpirjen (vini re se në shumë vende, skenat me pirje duhani censurohen nga kinemaja, për arsye se shihen si inkurajuese të pirjes së duhanit) ka ndryshuar për shkak të ligjërimit mjekësor: në këto pothuaj njëqind vitet e fundit, mjekësia perëndimore ka avancuar shumë dhe ka zbuluar lidhjet mes duhanpirjes dhe sëmundjeve të ndryshme. Megjithatë, pervec këtyre ‘fakteve’ sociale, ligjërimi i sotëm, të paktën në Evropën Perëndimore në lidhje me duhanin, lidhet dhe me struktura më të gjera politike dhe ekonomike, si psh. me nevojën e ruajtjes së ambjentit, me kulturën ‘green’ (të gjelbër) etj. Të mos spirit duhan sot shihet si ‘përgjegjësi’ sociale dhe jo vetëm individuale.

Dy konkluzione në lidhje me këtë:

-Cdo të kuptuar është në vetvete interpretim dhe si i tillë nuk mund të jetë objektiv.

-Cdo interpretim ka pasoja (lidhet me kontekstin praktik ku behet)

Rëndësia e Gjuhës

Pse gjuha eshte kaq e rendesishme?

1. Cdo pohim apo deklarate ka nje drejtim, nje qellim dhe nje intencionalitet.2. Gjuha ben te mundur qe kuptimi te krijohet nepermjet agjenteve/aktoreve, dmth eshte

as objektiv, dhe as subjektiv por eshte intersubjektiv, pra është kuptimi që u jepet fakteve sociale nëpërmjët individëve/subjekteve të ndryshme.

3. Perderisa interpretimi ne shkencat sociale eshte i lidhur ngushtë me kontekstin praktik pra empirik te atyre qe interpretojne atehere kemi nevoje per nje medium, ose mjet qe lidh te kuptuarit para-konceptual, praktik te shkencetarit me teorine dhe modelet konceptuale. Vete teorite ne shkencat sociale artikulohen nepermjet formave linguistike.

13

Page 14: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

Ajo qe e diferencon kete lloj epistemologjie nuk eshte thjesht rendesia e gjuhes, por se aktoret varen nga gjuha qe perdorin per te shprehur dhe ndertuar identitetet e tyre te pasura, komplekse njerezore.

Sipas studiuesve të teksteve dhe ligjërimit, gjuha ka një funksion performativ. Mund të sillni

në vëmendje këtu rastin e marrë nga etnografia, në lidhje me institucionin e priftit dhe

martesën. Ne thamë që deklarata e priftit ne nje ceremoni martesore: Ju deklaroj burre e

grua! Ka rol performativ, pra është baraz më nje veprim.

Per te analizuar se pse disa fjale dhe disa pohime kane rol performativ, pra pse pohimi i priftit

arrin te martoje nje cift, ne duhet te marrim ne konsiderate tre elemente baze:

-pozicioni, roli, funksioni social i atij qe flet (i priftit ne kete rast)

-struktura linguistike dhe gjuhesore e pohimit

-audienca dhe pritshmeria e saj. (pra c’fare pret cifti dhe te tjeret nga prifti ne kete rast)

Qe nje pohim te kete funksion performativ, duhet te plotesoje te tre keto kushte.

Për thjeshtësi, mund të dallojmë tri lloje Analizash Ligjërimi: E para është analiza bisedore ose analizë përmbajtësore; e dyta është analiza historiko-konstruktiviste ose kritike; dhe e treta është analiza poststrukturaliste.

Analiza Bisedore

Analiza Bisedore ka shumë ngjashmëri me analizën përmbajtësore. Ajo mund të jetë analizë materiali të dalë nga intervista në grup ose grupe fokusi, ose nga rrëfime, kryesisht në grup. Ajo fokusohet te detajet e bisedës dhe tek mjetet e strategjitë linguistike, me anë të të cilave secili pjesëmarrës e pozicionon veten në lidhje me një kontekst, ngjarje apo situatë. Kështu, analiza bisedimore eksploron mënyrën se si pjesëmarrësit në bisedë e ri-tregojnë një ngjarje, si e konstruktojnë/ndërtojnë ata realitetin, dhe se si nëpërmjet rrëfimeve, reflektojnë marrëdhënien me të tjerët, por dhe me struktura më të gjerë sociale e politike. P.sh një studiues nga fusha e shkencave politike është i interesuar të kuptojë ndryshimet ideologjike brenda një partie të caktuar. Ai pyet se si anëtarët e kësaj partie (të majtë apo të djathtë) e kanë përjetuar një ngjarjë të caktuar, psh miratimin e programit të ri elektoral të partisë së tyre. Nëpërmjet intervistave cilësore, pra të thelluara, studiuesit i intereson të kuptojë sesi anëtarët e kësaj partie e distancojnë apo e përfshijnë veten në procesin e hartimit të ketij programi. Me anë të c’farë termave dhe shprehjeve apo figurave letrare përshkruhet programi. Si krijohet e shkuara e kësaj partie? Me anë të c’farë ndajfoljeve kohore apo vendore krijohet e shkuara dhe vazhdimësia e kësaj partie?

Përvec kësaj, studiuesit mund t’i interesojë të kuptojë dhe se si anëtarët e kësaj partie janë pjesë apo e distancojnë veten dhe nga struktura më të gjera ideologjike, politike e sociale. P.sh nëse një i intervisuar përdor gjate intervistës fjalën ‘ne të moshuarit’, ose ‘duke qënë

14

Page 15: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

parti e vogël’ ne kuptojmë se i intervistuari e përfshin veten në një grup/strukturë të caktuar, të përcaktuar qoftë dhe nga identiteti moshor apo që lidhet me brezat/eksperiencën brenda asaj partie. Po ashtu, nëse i intervistuari shpjegon një praktikë partiake duke e përfunduar me shprehjen ‘sic ndodh këtu tek ne’, ‘ose sic e kemi ne shqiptarët zakon’, ne kuptojmë disa gjëra njëherësh: së pari, që psh. në mënyrë indirekte, i intervistuari po e justifikon këtë praktike me faktin e të qënit shqiptar.

Në këtë rast, studiuesi i Analizës së Ligjërimit nuk e merr ‘kulturën’ si variabël të pavarur, pra si ‘fakt’ që shpjegon fenomene a ngjarje të tjera sociale (si në rastin e punëve etnografike), por investigon se si ‘kultura’ krijohet nga vetë biseduesit, individët nëpërmjet ligjërimit. Së dyti, studiuesi kupton që folësi, ose i intervistuari e përfshin veten dhe identifikohet me një strukturë më të gjerë sociale sesa ajo e partisë (struktura shqiptare), dhe përfshin në të dhe vetë studiuesin (kur thotë ne ‘shqiptarët’). Së treti, studiuesi nxjerr se i intervistuari e kupton që dicka nuk shkon me këtë praktikë (pra ka një qëndrim të vetin etik ose normative kundër kësaj praktike), ai gjithsesi e sheh këtë praktikë si dominuese dhe të normalizuar tashmë. Në këtë rasti, studiuesi mund të nxjerrë dhe përfundimin, se kjo praktikë nuk has në kundërshtim ose rezistencë brenda partisë. Analiza bisedore ndryshon nga analiza psikologjike, konjiktike, ku fjalët dhe shprehjet e secilit pjesëmarrës lidhen me ‘realitetin’ e jetës së pjesëmarrësit (ose të pacientit), dhe me ngjarje, episode të biografisë së tij/saj. Në të kundërt, sipas studiuesve që bazohen në Analizë Bisedimore, detajet ligjërimore të bisedës janë të vetmet ‘realitete’ që duhen studiuar. Pra këtu analiza mbetet në nivelin gjuhësor dhe nuk i lidh detajet linguistike me detake të jetës apo realitetit të të investiguarve.

Këto analiza janë kryesisht frutdhënëese në grupet e fokusit ose intervistat e thelluara me disa të intervistuar përnjëherësh, ku studiuesi simulon një bisede simultane me disa pjesëmarrës. Në këto raste, studiuesi vëzhgon dhe instrumentat ose strategjitë nëpërmjet të cilave secili pjesëmarrës ndikon atë c’ka thotë pjesëmarrësi tjetër. Në punimet etnografike, ka pasur raste të tilla analizash të bisedave të një grupi individësh/pjesëmarrësish që ndodhen të jenë dëshmitarë të një ngjarjeje apo riti social.

Me ligjërim këtu kuptohet ndërveprimi mes dy a më shumë pjesëmarrësve, ose më shkurt, biseda. Këtu biseda kuptohet si aktivitet social dhe kthehet në objekt të vëzhgimit/hulumtimit.

Analiza Kritike e Ligjerimit

Kjo analizë është themeluar së pari nga Norman Fairclough dhe Ruth Ëodak (1992; 1996). Sipas këtyre dy autorëve, cdo tekst përmban lidhje të shumëfishta me ideologji të caktuara dhe krijon/formon identitete të caktuara politike e sociale.

Të dy autorët kanë eksploruar fillimisht gjuhën e medias, dhe kanë parë se si media nëpërmjet zhanreve të ndryshme brenda saj, strategjive linguistike, pozicionit të pushtetit të autorëve etj krijon identitete të ndryshme sociale.

Zhanri ka rëndësi themelore, sepse zhanre të ndryshme formojnë në mënyra të ndryshme autoritetin e folësit: autoriteti i reporterit është i ndryshëm nga ai i një opinionisti të njohur dhe të përhershëm në gazetë. Kështu, në baze të zhanreve të ndryshme, redaktorët rregullojnë dhe raportin mes lajmeve të ditës dhe editorialeve dhe opinioneve. Mund të themi se kur ka një fokusim si të lajmeve dhe të zhanreve raportuese, ashtu dhe të editorialeve dhe të

15

Page 16: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

komenteve mbi të njëjtën ngjarje ose cështje, atëherë ngjarja ose cështja është kthyer në prioritet të axhendës së shtypit. Zhanri dhe autorësia e shkrimit janë kritere të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Psh, kemi shumë raste kur politikanë, ministra dhe ish-ministra integrimi, ambasadorë të BE-së dhe të vendeve anëtarë në Shqipëri shkruajnë si komentatorë në rubrikën e editorialeve ose të analizave. Në këto raste, komenti apo editoriali ka impakt për shkak të statusit dhe profesionit të autorit.

Po ashtu, mjetet stilistikore dhe gjuhësore luajnë rol të rëndësishëm në mënyrën sesi shtypi kontribuon në krijimin e identiteteve sociale/politike dhe kolektive, si dhe të marrëdhënies mes aktorëve të ndryshëm, si psh mes BE-së dhe Shqipërisë, klasës politike dhe qytetarëve, Shqipërisë dhe rajonit etj. Fairclough argumenton që variacionet linguistike në gjuhën e medias, krijohen dhe kushtëzohen nga shumë lloje ligjërimesh dhe praktikash të ndryshme sociale. (1995a: 41). Kështu, disa nga metaforat si psh ‘kapja e trenit të integrimit’, ose ‘tangoja mes opozitës dhe mazhorancës’ më synim përmbushjen e kritereve të BE-së, apo metafora e ‘izolimit’ të përsëritur të Shqipërisë nga BE-ja janë marrë nga ligjërimet politike të elitës shqiptare ose asaj evropiane. Me anë të këtyre metaforave, identiteti i Shqipërisë krijohet si identiteti i një vendi të ‘vonuar’, i cili nuk është kurrë plotësisht evropian dhe që është shtet me problem strukturale.

Me kontekst të teksteve të shtypit kihet informacion pozicionimi i mediave pro ose kundër politikave të mazhorancës, ose në një pozicion neutral dhe të qendrës, si dhe debate më të mëparshme, ngjarje apo moment të caktuara politike të paqyruara në media. Po ashtu, me kontekst nënkuptohen faktorë të tjerë materialë që kanë të bëjnë me financimin e medias, pronësinë, ligjin mbi mediat, nëse media është kombëtare apo lokale, etj.

Të kuptuarit e ligjërimit në kuptimin e Fairclough dhe Wodak është si të kuptuarit e një fushe të caktuar të aktivitetit social. Kështu, Fairclough dhe Ëodak flasin për ligjërim mediatik, ligjërim kulturor, ligjërim politik, sociologjik etj. Me këtë kuptohet një lloj strukturë sociale, e cila përfshin si një të ‘folur’ të caktuar, ashtu dhe një numër praktikash të përbashkëta linguistike ose jo që i bashkon njerëzit e fushës akademike, ose kulturore, ose mediatike. Psh. aktorët/individët të cilët lëvrojnë një ligjërimi mediatik, jo vetëm flasin një gjuhë të përbashkët por dhe ndajnë praktika të përbashkëta. Kështu, gazetarët dhe njerëzit e medias ndajnë të njëjtin kuptim kur flasin për ‘Dushkun’ (ndryshimet në ligjin elektoral), ‘trëgetia e mishit të bardhë’ (prostitucioni), dhe të tjera metofora.

Në këtë sens, Ligjërimi nuk është si një parti e cila ka anëtarë (psh anëtarët e Ligjërimit Mediatik), por individët e perftojnë identitetin e tyre nëpërmjët dhe brenda një ligjërimi të caktuar. Kështu, është vetëm brenda përbrenda ligjërimit mediatik që gazetarët përftojnë identitetin e tyre si njerëz që përdorin x metofora dhe shprehje ‘për shkurt’, të cilët mbajnë shënim disa fjalë me anë të kodeve të vecanta dhe të cilët pijnë kafen në x vend.

Kodifikimi sipas Analizës Kritike të Ligjërimit:

Studiuesit të cilët bazohën në këtë lloj metodologjie, mundohen të kapin a) ato strategji linguistike më të përdorshme, b) ato kode operacionale (metodafora, ‘catch-phrases’ ose terma popullore, figura letrare etj); c) mjetet dhe strategjite e zhanrit mediatik d) si dhe të shohin referencat që secili tekst i bën teksteve të mëparshme, si dhe një konteksti më të gjerë politik/social.

16

Page 17: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

Puna e Fairclough dhe Ëodak kanë qënë më tepër e fokusuar në ndërtimin ideologjik të racizmit ose nacionalizmit psh nga tekstet e gazetave

-Stereotipet: Këto krijohen nëpër strategjive të ndryshme, si psh nëpërmjet përzgjedhjes së

foljeve, përgjithësimit të subjektit dhe dramacitetit. Në rastin e medias, ka shumë rëndësi

formulimi I titujve dhe nëntitujve si dhe përzgjedhja e fotove që i korrespondojnë: Psh nje

titull që ndërton identitetin e emigranteve shqiptarë në mënyrë negative mund te jetë i tillë:

‘Shqiptaret sulmojne nje plake nga Birminghami prane pragut te deres se shtepise se saj’ (Birmingham Post, 2007). Plaka, eshte nga ana jone (ne kete rast e britanikeve) dhe ka nje histori te veten, individuale dhe rrjedhimisht na prek shume me teper sesa ‘ata’ shqiptaret qe ketu futen te gjithe ne nje kategori te madhe, pa i specifikuar nese ai qe vertet kishte sulmuar ishte psh. nga Shqiperia apo shqiptar nga Maqedonia, apo shqiptar-britanik.

-frazat e ‘kapshme’ ose nuancat e humorit popullor qe i kupton kushdo

-Shkurtimet dhe përgjithësimet në media (ndërtimi i stereotipeve), psh ‘femrat’, ‘romët’, ‘grekët’, ‘myslimanët’. Psh: popullsia me paraqitje aziatike, për shkurt mund të quhen ‘Aziatikët’ ose në një mënyrë më pezhorative, ‘të verdhët’ etj.

-Individualizimi. Ky është i përdorshëm kur nga një grup shumë i madh (psh shqiptarët emigrantë në Itali), përfaqësohen me anë të një individi apo të një historie individuale, psh ‘Shqiptari që u keqtrajtua nga policia e kufirit’ etj.

-Kodet operacionale të një ligjërimi të caktuar: Këtu, ashtu si në fushën e aviacionit, kemi të bëjmë me procedurat e njëjta dhe shenjat e njëjta të cilat kuptohen njësoj nga individët brenda një ligjërimi të caktuar. Kështu, psh, ‘kodi i kuq’ brenda ligjërimit mjekësor, do të thotë ‘’rrezik vdekjeje’.

-Zhanri dhe strategjitë mediatike: Fairclough dhe Ëodak i japin shumë rëndësi aspekteve si,

strukturimi i lajmeve ose përgjedhja e termave në tituj, nëntituj, citimet që zgjedh gazeta,

pozicionimin e një lajmi brenda faqes së gazetës etj. Sipas Norman Fairclough ( i cili i

referohet Julia Kristeves) zhanri (psh zhanret gazetareske jane ato te

opinionit/editorialit/lajmi/reportazhi/intervista etj). zhanri percakton jo vetem ate c’ka do te

thuhet (temen e tekstit) por dhe autoritetin e folesit. Psh. nje tekst i cili i perket zhanrit te

editorialit apo opinionit nderton nje autoritet te ndryshem te autorit prej nje teksti te zhanreve

raportuese.

-Intertekstualiteti: Ky është një koncept i formuluar fillimisht nga teoricienia Julia Kristeva

(1966). Sipas këtij modeli, asnjë tekst nuk na paraqitet i izoluar, por sjell dhe jehonën e

shkrimeve të mëparshme mbi një cështje të caktuar, duke vendosur kështu një lloj

vazhdimësie mes tekstesh. Me nocionin e inter-tekstualitet nenkuptohet tekst i referohet ne

17

Page 18: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

menyre direkte apo ne menyre indirekte teksteve te meparshme, pra cdo tekst ka historikun e

vet. Kur i referohet ne menyre direkte teksteve te tjera, teksti citon tekstet e tjera. Referimet

me indirekte jane me te veshtira per t’i identifikuar: ne keto raste, teksti permban terma, fjale,

dhe nocione te cilar fillimisht jane shfaqur ne tekste te meparshme te te njejtit zhaner apo te

zhanreve te ndryshme. Psh po te jeni te interesuar ne sesi tema e ‘tolerances fetare’ eshte bere

nje diskurs dominant i identitetit shqiptar mund te analizoni debatet politike dhe kulturore te

viteve te fundit dhe te shihni se kur dhe ne cilin zhaner, nga te cilet autore dhe ne c’fare

mediash/forumesh etj del me se pari ky term. Shpesh ne tekstet e tyre politikanet i referohen

‘Rilindjes Kombetare’ per te shpjeguar se pse ‘toleranca fetare’ ka qene nje element baze i

identitetit shqiptar gjithmone. Ne kete rast tekstet e politikaneve i referohen teksteve te

Rilindjes Kombetare. Pra koncepti i ‘tolerances fetare’ nuk eshte i ri, por ka nje historik te

vetin.

Analiza Post-strukturaliste

Analiza post-strukturaliste bazohet ne traditen e teoricieneve si Michel Foucault, Jacques Derrida etj. Quhet post-strukturaliste, sepse i sheh format gjuhesore/ligjerimore ne ndryshim te perhershem dhe asnjehere te stabilizuara plotesisht.

Teoria e Diskursit e themeluar nga teoricienet Ernesto Laclau dhe Chantal Mouffe (Laklau dhe Muf, 1985) bazohet në një të kuptuar të gjerë të ligjërimit: Këtu ligjërimi përfshin si element gjuhësore/linguistikë, ashtu dhe element jo gjuhësore. Sipas tyre, ligjërimi përfshin të gjitha aktivitetet që prodhojnë ‘kuptime sociale’ dhe struktura kuptimore. Sipas Laclau dhe Mouffe, ligjërimi i përngjason ndërtimit të një muri nga punëtorët. Punëtorët i thonë njëri tjetrit ‘ma kalo tullën’, punëtori e merr tullën nga shoku dhe e vendos mbi mur. Kështu ‘ndërtimi i murit’ përfshin jo vetëm të folurit, (pra elementin linguistik), por dhe aktin praktik të vendosjes së tullave dhe kalimit të tyre nga një punëtor te tjetri. Në këtë rast, ligjërimi përfshin si veprime/elementë gjuhësore, ashtu dhe fizike. Megjithatë, është brenda këtij ligjërimi të ‘ndërtimit’, që ndërtuesit përftojnë identitetet e tyre si të tillë. Kështu, ligjërimi kthehet në një kontekst social, i cili i jep individëve të ndryshëm (në gjuhën e sociologjisë, agjentëve sociale) identitetet e tyre dhe i diferencon prej të tjerëve. Sipas post-strukturalistëve, strukturat ligjërimore janë përherë në ndryshim e sipër, dhe ata modifikohen vazhdimisht nga praktika e strategji të reja ligjërimore.

Këtu termi ‘ligjërim’ merr pothuaj kuptimin e ideologjisë. Kështu, flasim për ligjërim të majtë, ligjërim liberal, ligjërim nacionalist, ligjërim anti-globalizëm etj. Kështu, brenda një ligjërimi nacionalist, një individ dhe flet duke iu referuar ‘kombit’, dhe mundohet me anë të strategjive linguistike dhe përdorimit të figurave historike të vendosë një vazhdimësi mes vetes dhe paraardhësve të kombit, por dhe bën aktë të njohura si nacionaliste, si psh. vendos flamurin ne banak të dyqanit, degjon vetëm këngë heroike etj. etj. Kështu, si elementët praktike dhe ato gjuhësore janë objekt i analizës së studiuesit.

18

Page 19: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

Në ndryshim nga Analiza Kritike e Ligjërimit, nuk ekziston ndonjë variabël i pavarur jashtë ligjërimit (gjuhës dhe strukturave kuptimore apo praktikave që krijojnë kuptim social). Ndërsa analiza e teksteve (psh mediatike) të studiuesve të Analizës Kritike të Ligjërimit bazohet jo vetem tek ‘teksti’ individual ose tekstet mbi nje temë të caktuar, por dhe tek konteksti më i gjerë social dhe politik (psh. kush është pronari i gazetës ku është botuar ky tekst, kush e ka shkruar dhe c’farë ka ndodhur—pra ngjarje që ka dhënë shtysën e këtij teksti), analiza post-strukturaliste bazohet vetëm në ligjërim dhe në analizë tekstesh dhe jo c’fare ka ndodhur ne ’realitet’, pra jashte teksteve e ligjerimit.

Në fjalët e teoricionit të njohur francez Jacques Derrida (Zhak Derrida), ‘nuk ekziston asgjë jashtë ligjërimit’.

Të përbashkëtat e Llojeve të ndryshme të Analizës së Ligjërimit

1. Theksi bie te krijimi i identiteteve dhe praktikave sociale

2. Rëndësi themelore i jepet gjuhës (dhe teksteve) dhe kapacitetit të saj për të krijuar

identitete sociale

3. Shtrirja e gjatë në kohë: Sipas kesaj metodologjie, analiza eshte e shtrire ne kohe dhe

e strukturuar sipas disa momente kyce (momentet e udhekryqit per ata qe bejne

analize kritike diskursive ose momentet e dislokimit per ata qe bejne analize

poststrukturaliste ligjerimi). Si momentet e ‘udhekryqit’ apo ato te ‘dislokimit’ i

referohen momenteve kur nje ligjerim baze i identetitetit de-stabilizohet dhe subjekti

ka nevoje te ri-stabilizoje identitetin e vet. Psh. nje moment i tille mund te thuhet se

ishte renia e regjimeve komuniste; ky ndryshim sistemi solli dhe ndryshimin radikal te

identetitetit te shtetit por te dhe identiteteve politike te elitave. Keshtu, nese nje

identitet politik i majte ndertohej mbi bazen e disa elementeve si psh ‘clirimi i

popullit’, ‘liria’, ‘barazia’, ‘sovraniteti’ etj, ky identitet u stabilizua dhe pozicioni i tij

hegjemonik u dobesua si pasoje e lindjes/krijimit te nje ose me shume identiteti/esh te

tjera politike. Keto formacione te reja politike ri-grupuan disa prej elementeve te

meparshem te identitetit te majte, si psh ‘sovranitetin’, ‘liria’ etj por duke i ri-

artikuluar ne nje kontekst t ri. Kur behet e mundur qe nje diskurs dominant te

ndryshoje dhe c’fare implikimesh politike sjell kjo? P.sh per te pare sepse Perendimi

dhe kryesisht SHBA nderhyne aq vone per te zgjidhur konfliktin ne Bosnje, Lene

Hansen (2006) analizon se cili ishte ligjerimi dominant mbi Ballkanin ne pergjithesi

dhe Bosnjen ne vecanti ne vitet 90 ne qarqet e politikeberjes amerikane. Duke bere

nje analize inter-tekstuale (te teksteve te zhanreve ndryshme te shtrira ne nje kohe te

gjate mbi Ballkanin), ajo del ne perfundimin se diskursi kryesor mbi Ballkanin ne

19

Page 20: Tema 5- Etnografia Dhe Analizw Ligjerimi

vitet 90 ka qene ai i nje rajoni te’urrejtjes se lashte/Ballkani si fuqi baruti’. Ajo

argumenton se per sa kohe qe ky diskurs ishte dominant, ishte jo koherente te

nderhyje sepse ai konflikt i shkaktuar nga urrejtje te lashta mes komuniteteve

etnike/fetare nuk do te reshtte. Por—ajo argumenton—vetem ne mes te viteve 90 u pa

nje zhvendosje e diskursit mbi Ballkanin si ‘i keqqeverisur’. Diskursi i dyte bente nje

ndarje konceptuale mes elitave (te korruptuara, qe mobilizonin urrejtje fetare/etnike

mes komuniteteve). Ne keto kushte, Hansen thote se u be e mundur qe nderhyrja te

ishte krejt koherente me identitetin e Ballkanit. Keshtu, ligjerimi krijon politika ashtu

si me lart, idete paresore (premisat) cojne ne politika dhe propozime politike.

4. Ashtu si në rastin e vëzhgimeve të drejtëpërdrejta dhe analizës përmbajtësore, analiza

e ligjërimit ka për synim të identifikojë frekuencat më të shumta, qofshin këto të

fjalëve, shprehjeve, temave, strategjive linguistike dhe formave të tjera linguistike dhe

jo-linguistike. Si në rastin e marrjes parasysh të aspekteve materiale kontekstuale (psh

në rastin e marrjes parasysh të ligjërimi mediatik, të pozicionit të pushtetit ose

punës/profesionit të autorëvë të shkrimeve), ashtu si dhe në rastin e Analisës Post-

Strukturaliste, ‘ligjërimit’ kuptohet si ‘kontekst social’ i cili është ‘variabël i pavarur’,

pra I cili shpjegon ndryshimet në sjelljet/politikat/veprimet e njerëzvë

5. Të gjitha llojet e Analizave të Ligjërimit synojnë të nxjerrin kategori teorike

nëpërmjet grumbullimit të një numri shumë të madh rastesh empirike, dhe

informacioni empirik. Kjo ka ngjashmëri me punën induktive të punimeve

etnografike.

20