revista libertas në gjuhën shqipe # 3
DESCRIPTION
Linda kur lypsej të vdisja.F.T.ÇMIMI (KOSOVË)REVISTËKULTURORE - INFORMATIVEÇMIMI (PËRENDIM)1 euroShtator 2008 - Viti I - Numri 3. Kontakt: //[email protected] www.revistalibertas.net2 euroFjala JonëPËRIODIKU I PATRIOTIZMIT SEZONALStina e vaposur edhe këtë verë u kujdesë për supriza senzacionale, të grupeve të ndryshme në shoqërinë tonë që e rriti dëshiren për relaks dhe rekreacion, ndërsa të një pjesë nëvojën për të mbijetuar. Si njëri ashtu edhe tjetri grup bëjnë pjeTRANSCRIPT
Vlora në Verë
ÇMIMI (KOSOVË) REVISTË KULTURORE - INFORMATIVE ÇMIMI (PËRENDIM)
1 euro Shtator 2008 - Viti I - Numri 3. 2 euro Kontakt: //[email protected] www.revistalibertas.net
Fjala Jonë
PPËËRRIIOODDIIKKUU II PPAATTRRIIOOTTIIZZMMIITT SSEEZZOONNAALL
Stina e vaposur edhe këtë verë u kujdesë për supriza senzacionale, të grupeve të ndryshme në shoqërinë tonë që e rriti dëshiren për relaks dhe rekreacion, ndërsa të një pjesë nëvojën për të mbijetuar.
Si njëri ashtu edhe tjetri grup bëjnë pjesë në sistemin periodik të patriotizmit tonë sezonal. Derisa këta të fundit nuk mund të ndahen në nën grupe , të parët e kanë pivilegjin të pjesëtohen edhe disa herë; nga grupe në nën grupe, nën grupet prap në nën grupe e këto prap në të tjera gjerësa të bëhen qesharake dhe të padurueshme.
Grupet më neverike të patrioteve sezonal i përbëjnë shtresa e politikaneve, intelektualeve të politizuar dhe e këshilltareve të tenderizuar , të cilet më eskortat e tyre të përbërë më këshilltar e këshilltare më sekretar e sekretaresha më jarana e jaranesha duke mos harruar as familjen e tyre të dashur të cilat për shkaqe ,, sigurie “i dislokojnë në vënde të veqanta jashtë kuartit zyrtar. Këta për të mbushur akumulatoret e energjisë fiziko-mendore ,, për të miren e popullit” vërshojnë plazheve dhe qëndrave rekreative të vëndeve regjionale sipas bindjëve patriotike dhe nostalgjisë për të kaluaren.
Nostalgjiket e social internacionalizmit ja mësyjen hoteleve dhe casinove të Bullgarisë dhe Greqisë, Ata të vëllazërim – bashkimit, brigjeve të sllavizuara të Ilirikut, ka edhe të tjerë që i gdhinë dita kthinave të bordellove private të serbosllavisë. Kurse ata tek të cilet nuk vdes kurrë bindja e
përtrirjes së përandorisë së baba douletit ja mësyjnë mrekullive haremjane të orientit. Patriotet tanë liberalist nuk kanë vend të percaktuar, ata mund ti gjesh në Itali, Spanje, Monako,Dubaj etj, aty ku paraja ka vlerë letre, aty ku oligarket dhe sheiket lahen më shampanjë.
Po patriotet e vertetë, ata më të sertë? Ky grup ja mësynë ku tjeter pos dheut të shqipeve, aty ku ne ndiheshim krenar kur e thërrisnim shteti amë të cilin po ky grup i patriotve tanë na obligon ta quajmë shtet dhe komb fqinjë. Të shpresojmë se i gjith sistemi periodik i patrioteve tanë të fitoj ngjyrën e dëshiruar, të duken sa më ekzotik e tu ngjajnë në maksimum minoritarve tanë.
Augsburg, shtator 2008
Linda kur lypsej të vdisja. F.T.
2
Shkruan: Fran Tanushi
DDIIPPLLOOMMAACCIIAA KKUUSSHHTTeeZZUUEESSEE
Pavarsia e Kosovës
pos popullit të saje gëzojë edhe miqet e këtij projekti madhor i cili u ndertua në bazën e sakrifikicave dhe viktimizimeve shekullore. Ashtu sikurse i gezojë atë pjesën e botës demokratike –përparimtare të globit, një pjesë e deshëproj, ndersa atë botën e mbetur, atë skeptiken e vuri para një prove të paqartësive për interesat personale në perfitime diplomatike por edhe teritoriale për strategjitë dominuese regjionale, pse jo edhe globale. Më njohjen e Kosovës si shtet nga shtetet kryesore të botës, vendet e dëshperuara dhe kundershtare të botës demokratike moren turne diplomatike gjerë edhe në krijim të blloqeve anti Kosove, të cilat falë edhe neglizhences, apo edhe paaftësisë së politikës tonë foshnjore arriten që të stopojnë atë vruall të pranimit fillestar. Diplomacisë tonë të përgjumur, pos këshillave të miqeve që të jetë më aktive, arriten edhe oferta nga të tjerët si nga jo miqet tanë, por edhe nga pseudo miqet,. me kushtëzime bajate dhe injorante. Por shtrohet pyetja; Kush vënë kushtezime njohjes së shtetit të Kosovës?
Kushtëzime vëjnë ato shtete që janë të stërmbushura më probleme të natyres ekonomike dhe politike, ato shtete ku dominojnë analfabetarizmi, dhuna, terrori dhe primitivizmi, ato shtete ku akoma nuk e kanë të percaktuar emërin dhe kartën e teritorit të vet, ato pseudoshtete të ndara në minivilajete, por edhe të tilla që ishin krijuar në toka të huaja, nacionin e të cilave lirisht mund ti vendosin në ndonjë hotel të perandorisë së se keqës. Prandaj diplomacia jonë që të mos bie në margjinat e vazalitetit, injorances dhe amatorizmit politik duhet të dalë nga gëzhoja heremetikë e vetëknaqësisë dhe të veprojë politikisht në mënyrë autonome, por në bashkpunim të ngushtë më miqët e vertetë të Kosovës dhe më përbuzje ndaj atyre që dëshirojnë ta orientojnë kahëjeve të horizontit, andej nga erdhen barbaret, në të kundertën do të mbetet bashkelaboruese e aparaturave të tilla .Kosova ka emër dhe identitet, ka drejtimin dhe vendqëndrimin, ajo në aspektin kulturor dhe gjeopolitikë është oksidente, i takon vetvetes dhe së ardhemes, nuk ka asgjë të perbashket më ata që vëjnë kushtëzime, pos të së
kaluares së hidhur. Në historinë e saj të re, për ti kujtuar vëndet dhe regjimet e tilla do të shkruhet;këndej kaluan barbaret . Sa i përket orientimit politikë shqiptaret kaherë e kanë percaktuar fatin e vet. Rilindasit tanë shekuj më parë na kanë lënë porosi; ndërsa Naim Frasheri është edhe më konkret kur citon: Dielli lind në përendim. Kurse kallauzet tanë që janë edhe urdherdhënsit e diplomateve tanë voglush, mund të heqin secilën fotografi pas skamlisë së vetë dhe të vëjnë të tjera; mund të heqin edhe flamuj e të vëjnë simbole , mund ti urdherojnë edhe diplomatet që në realitet janë sherbëtor të tyre, që të pranojnë kushtezimet dhe përqmimet e pseudomiqeve (në mos financuesve të fushatave të tyre elektorale) por një gjë nuk do të kenë sukses . të na tjetersojnë sdo të munden; shqiptaret kudo qofshin janë ata që janë; ju edhe mund të nënshkruani kontrata dhe marraveshtje kompenzuese, ndoshta edhe provokuese mes civilizimeve, por do të bëheni gazi dhe turpi i botës. Din Mehmeti thotë : “Fatin tim nuk e nënshkruaj”. Po ju?
3
Pieter Feith
PAVARËSIA E KOSOVËS ËSHTË E PAKTHYESHME
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i Kosovës thotë se deri në fund të vjeshtës Zyra Civile Ndërkombëtare dhe EULEX-i pritet të arrijnë kapacitet të plotë. Piter Feith, tha në një takim në Fakultetin e Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins se sfida më e madhe për Kosovën është krijimi i një shoqërie shumë etnike. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i Kosovës e bënë të qartë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për sukses në Kosovë, megjithatë nuk e fsheh se ka konfuzion mes pranive të ndryshme ndërkombëtare. "Ne duhet të vazhdojmë të përmirësojmë bashkërendimin e përpjekjeve tona, që të mund të kemi një bashkëpunim më të efektshëm brenda organizatave tona ndërkombëtare dhe mes tyre".
Ai tha se dislokimi i shpejtë i EULEX-it në gjithë territorin për të siguruar një hapësirë të vetme ligjore, do
të jetë kritik gjatë muajve të ardhshëm. "Sfida më e madhe është integrimi i komunitetit serb të Kosovës në gjithë drejtimet e jetës në Kosovë. Instrumentet më të rëndësishme për ta realizuar këtë janë decentralizimi - një alternativë për strukturat paralele – dhe shteti ligjor".
Zoti Feith thekson se në këtë kontekst është e rëndësishme që të gjithë faktorët të angazhohen për shtrirjen e aktivitetit të EULEX-it në veri. Zoti Feith e pranon se vendosja e autoritetit të organizatave ndërkombëtare ka nevojë për bashkëpunimin e Beogradit, por problemi qëndron tek vetë sjellja e Beogradit, përfshirë kërkesën që të shqyrtohet ligjshmëria e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përfaqësuesi ndërkombëtar i Kosovës mendon se një kërkesë e tillë është në dëm të aspiratave të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në dëm të përparimit të Kosovës dhe e dëmshme në shkallë globale
pasi i hap rrugën analogjive të panevojshme me situata të tjera ndërkombëtare. Por ai thekson se në çfarëdo përfundimi të arijë gjykata, rezultati nuk do të ketë vlerë praktike. "Çfarëdo që të ndodhë me referimin e çështjes së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare, pavarësia e saj është e pakthyeshme. Të gjitha vendet që mbështesin organizatën time, të gjitha vendet që kanë njohur Kosovën, janë të një mendimi, se cilido qoftë përfundimi i shqyrtimit nga ana e Gjykatës nuk do të ketë ndikim tek akti i njohjes së saj".
Por për situatën afatshkurtër ai paralajmëron se megjithëse ajo ka qenë e qetë që pas shpalljes së pavarësisë në shkurt, ekziston ende mundësia e paqendrueshërisë dhe dhunës, prandaj nuk duhet hequr vëmendja nga ngjarjet atje për të mirën e së ardhmes së Kosovës, stabilitetit të rajonit dhe integrimit të tij në Bashkimin Evropian.
4
LIRIA NË KORNIZË
KOHA NUK E NDRYSHON
KARAKTERIN E PUSHTETIT
Teki DËRVISHI.
Në një rast gazmendi
më ra pranë tavolinës së
dasmës një djal i ri, nuk kishte
më shum se 25 vjet, dhe më
shikonte me admirim
kurtuaziteti që krijon
atmosfera e dehur e
gazmendi. Pas dy tri replikave
rutinore më tha se punonte
(komisar civil), a në MPB, a
në Policinë e Kosovës, s'ia
vura veshin bash mirë. Që ke
probleme, më tha, paraqitu!
Jo moti, egzistone një
kohë, kur individë „nga
rrathët e popullit“ paraqitnin
raste „delikti politik“ në
komisaret e policisë (së huaj)
me kombësi shqiptare. Kështu
në Kosovë, po në Shqipëri? A
ka qënë e huaj policia e
Enverit, apo shqiptarët nuk
persekutuan shqiptarë? Dikur
të paraqitnin në policin (e
huaj, shqipfolëse) tash ne
mund „të paraqitemi“ edhe
vetë për të pirë kafe me miqtë
tanë policë shqiptarë.
Ndërrojn kohërat, ndryshon
karakteri nacional i policisë,
destinacioni mbetet i njëjtë në
çdo vend, në çdo kohë! E po
ku shihet dallimi sot?
Dallimin e gjen në
faktin se sot nuk egziston më
„delikti politik“. Shkruaj,
anatemo Zotin... liri e fjalës i
thonë, s'ka në delikt verbal,
politik!
C'është e vërteta, deliktet
vazhdojnë të egzistojnë, por
jo më – politik.
Delikti politik është qëndrim
konceptual, protestë pa armë,
shpërfaqje ideore, por që nuk
e rrezikon më „shoqërinë“ e
klasës politike, dalin në dritë
likuidimet politike, fizike ose
morale, varet nga rëndesia e
deliktit, janë modalitete të
sofiskuara, modele të
moderuara sipas nevojës së
kohës. Koha nuk e ndryshon
karakterin e pushtetit,
hierarkinë e enklavës,
oktopodin, klanit, grupit të
interesit idealist. E vranë
Xhemail Mustafën. Në kohën
e lirisë. Po egëziston atëherë
„delikti politik“ në vend sa ta
vrasin, do ta dënonin me burg,
ose do ta paraqitnin para
popullit, dhe ai tashmë do të
ishte i gjallë, i lire dhe i
përbuzur nga ata që e vranë.
Po ku ta di unë cka është me
mirë? A më mirë është të
ishte hero i vdekur, apo i
gjallë dhe i përbuzur?
„Delikti politik“ shhet si një
fenomen i shoqërive
totalitare, shtetit policor. Do
të na duhet shum kohë të na
mësohet trupi me bindje se
5
policia nuk shërben popullit,
si thoshin komunistët, po i
shërben një klase politike,
pushtetit (si përfaqësi e ligjit)
dhe klerit (si „përfaqësi e
Zotit) pushteti është i yni, ne
jemi në dorë të Zotit! Përseri,
komunistet do të thoshnin, por
policia vjen nga „radhët“ e
popullit! Nejse!
Por ndodh që, pa
ndonjë arsye konkrete, njeriu
sëmuret nga fobiet. Çka pata
unë që për dy-tri sekonda
replikë me djaloshin komisar,
ndjeva një frikë, deri sa me ra
ndërmend se ai ishte i ri dhe
shprehet dashamirësi të
sinqert ndaj meje. Ç'ti thosha
për vete, se jam gjallë, ai e
shihte. A t'i tregoj për ata që i
vrau policia serbe, apo për ata
që na e sollën lirinë, dhe tash
janë eprorë të komisarit të ri!?
Bëntë muzikë shurdhuese
tallava!
Duhet libër të më kuptonte, le
që bën kohë zhurma pa
esencë!
Ka nëntë vjet që
rekrutojnë djem e vajza të reja
në mbrojtje të lirisë, kualitetit
të ri të saj. Nuk ka më as
censurë, pasi s'ka delikt
verbal, po çka i nëntokësor,
pra kontradiktat „ideore“ kur
më askush sakënd nuk e
degjon dhe të gjithë flasin në
kor? Mbase kontradiktat
(shoqërore) mbesin vetëm
etike, jo më politike. Etika
cka kultivohet në një vend
mentaliteti pa mini-kulturë!
Ideorja në provincën e thellë
të shpirtit si „koncepcion
estetik“. Këta nuk të
paraqesin në polici, avangarda
e pashpallur, si kipcat e tyre të
paraluftës, por duke marrë
rolin e policisë, të paraqesin
në ministri, ministria në
popull. Ani se nuk të vrasin
fizikisht, le ta shohë populli
kush je, mjafton, se tashmë
jemi të pavarur dhe të lirë.
Kush tha, Andre Freno... „i
lirë si i vdekur“!
Pse u frikova dy-tri
sekonda nga komisari i ri që
më shikonte me admirim dhe
më ofroi ndihmë (në rast
nevoje)? I rekujtojnë të rinj,
se ata nuk të njohin dhe nuk
dinë cka bëjnë, marrin urdhra
nga eprorët. „A nuk tha
Krishti: Zot fali, se nuk dinë
cka po bëjnë“! dhe nuk dinë,
se janë të rinj dhe të pastërt,
sinqerisht i shërbejnë lirisë
dhe atëdheut. Ndaj, kot e ke ti
fobien, ajo nuk t'uka krijuar
për një ditë, sot për sot, e ke
të vjetër ti sëmundjen e frikës!
Fobia krijohet nga përvoja. Të
flesh me drita ndezur. Ta
shohësh vetën në ënderr si te
fusin në kazanin e madh dhe
aty të bëjn të zihesh pa t'u
djegur lëkura aspak. Vetëm
djersin, përfundësisht djersin
dhe ke te ftohte. Të kap për
fyti fobia porsa të bie
ndërmend pushteti, policia e
uniformuar, ajo civile
tiranase, ndonjë ministër
mistrec dhe i pashpirt,
kriminel dhe injorant dhe të
nevojiten së paku dy sekonda
ta marrësh veten në dorë, e të
kujtohët se nuk ke pse
frikohesh, jo, kjo polici është
shqiptare, ky minister është
shqiptar dhe tash ti je i lirë, i
lirë... „i lirë si i vdekuri“!
6
BBiibblliiootteekkaa ddiiggjjiittaallee
134 MILIONË ARTIKUJ, MBLEDHUR PËR 2 SHEKUJ, JANË NË BIBLIOTEKËN E KONGRESIT. NË 1990-N, BIBLIOTEKA NISI SHPËRNDARJEN E VERSIONEVE DIGJITAL TË SAJ
Biblioteka e Kongresit
në Uashington, një nga
bibliotekat më të mëdha dhe
më të rëndësishme të botës,
është përgatitur për epokën
digjitale që në vitet ’60. Kjo
ndodhi që nga koha kur ky
institucion, i fi nancuar nga
qeveria federale, filloi
përdorimin e teknologjive të
reja kompjuterike për
konvertimin e katalogut të saj
të gjerë në formatin
elektronik, në mënyrë që ai të
mund të shfrytëzohet nga një
rrjaet i gjerë përdoruesish.
Në vitet 1990 biblioteka fi lloi
shpërndarjen e versioneve
digjitale të thesareve të saj
nëpër shkolla dhe biblioteka
në mbarë Shtetet e Bashkuara.
Tani ka me dhjetëra miliona
artikuj të digjitalizuar, gazeta,
libra, imazhe dhe materiale të
tjera, që mund të shfrytëzohen
në faqen kompjuterike të
bibliotekës nga njerëzit në
mbarë botën. Sot, në kushtet e
teknologjive të reja, të
kompjuterëve të fuqishëm të
teknologjisë së lartë,
nevojiten vetëm rreth 15
minuta për të krijuar një arkiv
digjital të barabartë me 134
milionë artikujt analogë apo fi
zikë që ndodhen në fondin e
Bibliotekës së Kongresit, për
grumbullimin e të cilave janë
dashur mbi dy shekuj.
BIBLIOTEKA E KONGRESIT,
NJË KUJTESË E KOMBIT
AMERIKAN
Por nevojiten burime
dhe fonde të mëtejshme për
konvertimin e fondit ekzistues
të Bibliotekës në formatin
digjital dhe për ruajtjen e
përmbajtjes së saj digjitale në
web. Chris Murphy është
drejtori Divizionit të Lindjes
së Afërme në Bibliotekën e
Kongresit: “Biblioteka i filloi
përpjekjet e digjitalizimit
rreth 15 vite më parë dhe
projekti i saj i parë i madh u
quajt ‘American Memory’, ku
dokumentet rreth historisë së
Amerikës, fotografi të, hartat
dhe shumë artikuj të tjerë
ishin të digjitalizuara. Kjo
ishte përpjekja jonë e parë dhe
ishte një projekt i vërtetë
demonstrimi, për të treguar se
si bota digjitale mund t’u vijë
në ndihmë studiuesve, madje
edhe shkollave tetëvjeçare
dhe të mesme.
Zoti Murphy thotë se
programi i digjitalizuar i
Bibliotekës deri tani ka
prodhuar rreth 14 milionë
dokumente dhe imazhe të
digjitalizuara dhe i ka bërë ato
të vlefshme për mbarë botën
nëpërmjet internetit. Zoti
Murphy thotë se ka kufi zime
ligjore për këtë përpjekje,
veçanërisht
kur është fjala për
digjitalizimin e librave,
muzikës, videos dhe fi lmave.
7
“Zakonisht ne nuk i
digjitalizojmë librat nëse ato
nuk janë për përdorim publik,
që do të thotë, të jenë pa
pengesa për sa i përket të
drejtës së autorit.
Ne gjithashtu kemi
digjitalizuar muzikë dhe fi
lma dhe ngaqë ato janë nën të
drejtën e autorit, ne duhet të
marrim leje nga autori për
digjitalizimin e tyre”.
Pavarësisht nga këto kufi
zime, digjitalizimi i
Bibliotekës së Kongresit po e
transformon koleksionin e vet
impresionues në një magazinë
për ruajtjen e informacionit
elektronik global.
Një nga njerëzit që ka
ndihmuar në zgjerimin e
mundësisë së shfrytëzimit të
saj është Mary Jane Deeb,
drejtoresha e Divizionit të
Afrikës dhe Lindjes së
Mesme të Bibliotekës.
NJË BIBLIOTEKË PËR TË
GJITHË
“Biblioteka është zgjeruar
jashtëzakonisht shumë, duke
përfshirë jo vetëm njerëzit që
shkojnë atje fizikisht për të
shfrytëzuar fondin e saj, por
edhe për njerëzit që jetojnë në
Kinë, në Indi, në botën arabe,
në Rusi; të gjithë banorët e
këtyre vendeve mund t’i
shfrytëzojnë materialet që
janë në faqen kompjuterike të
bibliotekës”.
Zonja Deeb thotë se ndërsa
misioni i Bibliotekës për të
siguruar dhe ruajtur
shkëmbimin e njohurive nuk
ka ndryshuar në epokën
digjitale, mjetet për dhënien e
informacionit po ndryshojnë
me shpejtësi.
Deeb shpjegon se një projekt
bashkëpunimi, me përfshirjen
e Organizatës Edukative,
Shkencore dhe Kulturore të
Kombeve të Bashkuara, apo
UNESCO, po ndihmon në
digjitalizimin dhe publikimin
në internet jo vetëm të
koleksioneve të Bibliotekës së
Kongresit, por edhe të
bibliotekave të tjera në vende
të ndryshme të botës.
Biblioteka e Kongresit ka fi
lluar një bashkëpunim me
UNESCO-n, një projekt të
madh global, të njohur si
Biblioteka Digjitale e Botës.
Ajo është në fakt, një
bibliotekë virtuale, ku vendet
e ndryshme të botës do të jenë
në gjendje t’i digjitalizojnë
koleksionet e tyre dhe t’i
publikojnë ato në web, për të
krijuar kështu bibliotekën
kompjuterike. Në bibliotekën
digjitale njerëzit do të mund
të zhvillojnë kërkime në 7
gjuhë të ndryshme të botës të
Kombeve të Bashkuara, plus
portugalisht. Me fjalë të tjera,
fondi i Bibliotekës do të mund
të shfrytëzohet në ato gjuhë,
në mënyrë që njerëzit nga
vende të ndryshme të botës të
mund të zhvillojnë kërkime
për këto materiale të
digjitalizuara. Biblioteka e
Digjitalizuar e Botës është
ende në fazën e provës, por
ajo është në plan të bëhet e
shfrytëzueshme për publikun
si një faqe kompjuterike me të
gjitha instrumentet e
nevojshme të kërkimit, deri në
fillim të 2009-s.
8
NË 135 VJETORIN E LINDJES DHE 75 VJETORIN E VRASJES
H A S A N P R I S H T I N A
PRANOJ MA MIRË ME VDEKË NËPËR MALET E KOSOVËS, SE SA KOLLTUKUN E TURPIT NË NJË MINISTRI NË STAMBOLL
Mue n’idenë teme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të mujë me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë armiqve! Ka me më shtrue vetëm vdekja
Hasan Prishtina ka
qenë një nga personalitetet
dhe figurat më të shquara të
Lëvizjes sonë Kombëtare.
Ideolog i shquar, dhe
udhëheqës i palodhur i
kryengritjes së
përgjithshme për
pavarësinë e tokave
shqiptare,i cili tërë dijen ,
forcën dhe pasurinë e dha
për çështjën kombëtare
shqiptare.
Lindi më 1873 në
Vushtrri në një familje
patriote, të ardhur nga
Polaci i Drenices. u Ishte
patriot e demokrat
revolucionar i shquar që
luftoi për lirinë e pavarësinë
e atdheut, për
demokratizimin e jetës së
vendit, për çlirimin e
Kosovës nga zgjedha
serbomadhe dhe bashkimin e
saj me shtetin
shqiptar.Studimet e larta i
kreu në Stamboll për
shkencat politiko-juridike.
Në vitet 1908-1912 u zgjodh
tri herë deputet në
parlamentin osman, të cilin e
përdori si tribunë për
mbrojtjen e të drejtave
kombëtare të shqiptarëve.Në
fillim të vitit 1912 së bashku
me Ismail Qemalin ishte
ndër nismëtarët për
organizimin e Kryengritjes
së Përgjithshme të
Armatosur në Shqipëri ku u
shqua si udhëheqësi
kryesor. Në vitin 1913 u
ngarkua me detyrën e
ministrit në qeverinë
kombëtare të Vlorës. Me
themelimin e komitetit
"Mbrojtja Kombëtare e
Kosovës" u zgjodh
anëtar i tij, ndërsa në
dhjetor të vitit 1919
komiteti e ngarkoi si
kryetar të delegacionit të tij
në Konferencën e Paqes në
Paris ku do të kërkonte
bashkimin e Kosovës e të
viseve të tjera shqiptare në
Jugosllavi me shtetin
Shqiptar.Mori pjesë aktive
9
në përgatitjen dhe
organizimin e Kongresit të
Lushnjës
1920 dhe në prill të vitit
1921 u zgjodh deputet i
Dibrës në parlamentin
shqiptar. Në dhjetor të vitit
1921 kryesoi një ndër
qeveritë më demokratike të
vendit. Hasan Prishtina ishte
një nga drejtuesit e
organizatorët kryesorë të
lëvizjes antizogiste të shkurt-
marsit 1922. Gjatë viteve
1922 dhe 1923 u shqua si
kundërshtar i vendosur i
reaksionit të brendshëm.
Shquhet si luftëtar për
mbrojtjen e "Zonës neutrale"
të Junikut nga forcat serbe
dhe ato zogiste, si udhëheqës
i lëvizjes nacionalçlirimtare
dhe i çetave kryengritëse në
Kosovë kundër sundimit
serb. Hasan Prishtina mori
pjesë aktive në përgatitjen e
Revolucionit Demokratiko-
borgjez të qershorit të vitit
1924, luftoi për vënien në
jetë të programit të qeverisë
demokratike të dalë nga ky
revolucion. Në shtator të vitit
1924 në krye të një
delegacioni në emër të
komitetit "Mbrojtja
Kombëtare e Kosovës" shkoi
në Lidhjen e Kombeve në
Gjenevë ku protestoi kundër
barbarizmave mbi popullsinë
shqiptare të qarqeve
shoviniste serbe në Kosovë.
Pas dështimit të revolucionit
të 1924-ës u largua jashtë
atdheut. Gjatë tërë kohës në
mërgim (1925-1933) qëndroi
në krahun më të përparuar të
Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare. E vazhdoi luftën
kundërregjimeve diktatoriale
dhe monarkofashiste,kundër
tiranisë zogiste në Shqipëri
dhe zgjedhës shoviniste
serbomadhe në Kosovë. Nën
drejtimin e tij, u themelua
"Komiteti i Çlirimit të
Kosovës" i cili veproi jashtë
vendit krahas Komitetit të
Çlirimit Nacional. Hasan
Prishtina luftën çlirimtare në
Kosovë u përpoq ta lidhë e ta
bashkërendojë edhe me
luftën e popujve të shtypur
ballkanikë.. Hasan Prishtina
kërkonte respektimin e të
drejtave kombëtare të të
gjithë popujve ballkanikë gjë
që do të arrihej sipas tij me
krijimin e shteteve
kombëtare në bazë të parimit
të vetëvendosjes, duke
përjashtuar çdo formë të
hegjemonisë së njërit ndaj
tjetrit. Katër herë armiqtë
organizuan kundër tij
atentate me armë. Dy herë e
burgosën pushtuesit serbë e
bullgarë. Gjashtë herë e
dënuan me vdekje
xhonturqit, feudali e vegla e
Serbisë Esat Toptani, qarqet
shoviniste serbomadhe dhe
tri herë qeveria e Ahmet
Zogut. Më 14 gusht 1933 u
vra në Selanik me atentat
nga agjentët e Ahmet Zogut
në bashkëpunim me qeverinë
jugosllave. Hasan Prishtina
ka lënë një varg artikujsh si
edhe kujtimet e tij për
kryengritjen antiosmane të
1912 që kanë vlerë për
historinë e lëvizjes sonë
kombëtare e demokratike.
Në vitin 1977 eshtrat e tij u
sollën nga Selaniku në
Shqipëri.
10
LUSH CULAJ
ZEF GJIDODA LUFTËTAR I DEKADAVE
1878 -1948 Populli shqiptar
përjetoi një histori të trazuar, e cila ka kaluar nëpër kapercej të ndryshëm kohor. Atë e kanë përshkruar momente të hidhura të jetës dhe veprimtarisë. Shprehja e ndjenjave dhe frymimit të lirshëm ka munguar në të dy anët e kufirit. Vendin e personazheve të historisë shqiptare e kishin zënë personazhet e historisë joshqiptare. Ato qasje, si të tilla ndrydhnin vullnetet e kalluara për liri dhe të drejtën njerëzore. Një ndër personazhet historike që nuk e kanë zënë vendin e merituar në historinë tonë kombëtare është Zef Gjidoda. I lindur me 1878 në fshatin Plankçor të Gjakovës, në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Zefi qe në moshën fëminore e skaliti shtatin nëpër fusha të fshatrave të Gjakovës. Kënga baritore i dhuroi ëmbëlsinë shpirtërore, forcën, etjen dhe dëshirën për liri. Edukata e shëndoshë kombëtare që e mori nga babai Marku dhe axhallarët ndikoi tek ai që të
bëhet pjesë e kryengritjeve të shumta shqiptare, frymëzues dhe udhëheqës i tyre së bashku me shokë që e kishin ideal lirinë dhe pavarësinë. Lufta e tij fillimisht nis me turkun kur ishte në moshë fare të re, por tek ai ishte skalitur tani me urrjetja ndaj armikut.
Përkrah Isa Boletinit, Bajram Currit dhe Sadik
Ramës Sipas të dhënave të gazetës “Vardar” të Shkupit të datës 18 janar 1909 dhe 11 mars 1909 Zef Gjidoda së bashku me Çelin e Lukës gjendën në ballë të njësitit me rreth 400 luftëtarve të besimit katolik qe atdhetari Atë Engjëll Palaj i kishin përgatitur dhe dorëzuar në komandën supreme të Isa Boletinit. Në Kuvendin tek Verrat e Llukës u mblodh paria e Kosovës dhe Kuvendi e zgjodhi kryetar të forcave të armatosura Isa Boletinin. Ai e dha kushtrimin e Kosova u ngrit në këmbë me armë në dorë të çlirojë atdheun. Ne këtë kuvend ishte edhe Zef
Gjidoda me trimat e tij. Këtë e dëshmon edhe revista “Leka” botuar në Shkodër ku ndër të tjera thekson: “Fandsit e nahijës së Gjakovës, të Pejës e Prizrenit nuk iu ndanë Bajram Beg Currit. Zef Gjidoda, Pjetër Çeli e Zefi i Vogël nuk largohën kurrë, janë gjitherë të gatshëm për shkado dhe bajnë kudo trimërira të mëdha.” E njëjta revistë në artikullin “Vllaznimi i elementave” thekson se: “Fandsit e Kosovës nën prije të Zef Gjidodës, Pjetër Çelit e të Zefit të Vogël trima me za luftuan përherë e luftojën përkrah Bajram Currit.” Këta kryengritës u dhanë konzujve të Fuqive të Mëdha në Shkup një memorandum. ”Gjatë periudhës së sundimit tëAustrohungarisë 1915-1918 Zef Gjidoda u shpërngul nga fshati Plankçor i Gjakovës dhe u vendos në fshatin Videjë në afërsi të Klinës. Arsyet për shpërngulje ishin kryesisht ekonomike. Pas humbjes së luftës nga Austro-Hungaria filloi rezistenca e
11
shqiptarëve kundër vendosjes së pushtetit serb. Pushteti serb filloi ndjekjet kundër prijësve shqiptarë, të njohur edhe më parë si luftarë të dalluar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në mesin e tyre padyshim që edhe Zef Gjidoda, i cili u detyrua që së bashku me familje ta braktis fshatin Vedejë. Gjatë kryengritjes së vitit 1919 Zef Gjidoda ishte zëvendës i Sadik Ramës dhe ishte udhëheqës i çetës së Lugut të Drinit e për këtë kënga popullore thotë: “Bash si llava tue shkue pas tij Lugu i Drinit treqind shtëpi Zef Gjidoda tu u pri.” Pas shuarjes së kësaj kryengritje Zefi vepron vazhdimisht me shokët kurse familjen i kishte të vendosur në Laç të Shqipërisë së bashku me një pjesë të familjes Gjidoda. I bindur se çmimi më i lartë ai i lirisë, Zefi do të jetë përkrah shokëve në Zonën neutrale të Junikut dhe do të qëndrojë me armë në dorë gjer në shuarjën e lëvizjes çlirimtare. Zefi fjalën e drejtë e kishte metodë mbi metodat. Kishte qëndrim konsekuent e të barabartë për të gjithë, për të mëdhenj e të vegjël, të pasur e të varfër, për treva e konfeksione. Këtë e dëshmojnë më së mirënjerëzit
që e njohën në të dy anët e kufirit. Rikthimi në Kosovë Me dhimbje në zemër dhe mall Kosove Zefi do të qëndroi i vendosur në Laç gjer në vitin 1941. Kthimi ishte i pamundur, sepse patriotizmi i tij dhe familjes së tij nuk kishte si të mos ngjallte urrjetjen ndër sllavë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri vazhdimisht fliste rreth mundësisë së çlirimit të Kosovës, kurse në një rast një Laçjan i thotë: “Ti Zef kokën në Shqipëri e trupin në Serbi”, ndërsa Zefi i përgjigjet: “Me trup zemër e kokë jam në Kosovë, e as në Serbi e as në Shqipëri njëherë”. E ardhja e vërtetoi qëndrimin e Zefit, ngase vërtet, u kthye në Kosovë në vitin 1941, në periudhën e sundimit italian. E ardhmja e hapi një epokë tjetër të ndritshme të këtij luftëtari të shquar në favor të çlirimit të atdheut. Ai u kthye prapë në Kosovën e tij të dashur dhe u vendos me familje në fshatin Vedejë. Si zakonisht tashmë Zefin do të gjejmë me pushkë në dorë përkrah Ndue Perlleshit, prof. Ymer Berishës, Ukë Sadikut, të cilët i kishin rrokur armët në dorë kundër pushtuesit serbo-malazez. Në takimin e madh të ilegalës shqiptare që filloi punën më 24 gusht të vitit 1945 në
fshatin Dobërdol të Klinës në mesin e krerëve të lëvizjes ndodhej edhe Zef Gjidoda.
Nga ky takim ku u vendos që Ukë Sadiku ta udhëheqte sektorin ushtarak, kurse profesor Ymer Berisha atë politik i cili ishte iniciator ideor dhe krijues i organizatës “Besa kombëtare” Organizata politike-patriotike “Besa Kombëtare” kishte një strukturë organizative që iu kishte përshtatur kushteve dhe rrethanave në të cilat vepronte. Ishte bërë prezentimi i udhëheqësve politikë e ushtarak në 15 rrethe, gjersa Zef Gjidoda dhe Ndue Perlleshi ishin caktuar për rrethin e Pejës. Më 22 tetor 1945 profesor Ymer Berisha në emër të organizatës “Besa Kombëtare” i dërgon gjeneralit anglez Hadsonit një letër ku e informon mbi situatën e rëndë në Kosovë dhe masakrimet e bëra nga ana e serbëve. Si anëtar i këshillit të kësaj organizate kjo letër do të nënshkruhet ndër të tjerë edhe nga Zef Gjidoda.
12
Nderohej nga të gjithë veteran i lëvizjes
Në mbarë lëvizjen çlirimtare Zefi gëzonte autoritet të jashtëzakonshëm. E nderonin të gjithë si veteranin e lëvizjes i cili me dekada kishte qëndruar me armë në dorë në kërkim të lirisë dhe bashkimit kombëtar. Dallohej për tolerancë në bashkëbisedime, por për çështjen kombëtare ishte shumë këmbëngulës dhe nuk bënte asnjë lëshim.Nderohej dhe ndihmohej posaçërisht nga trimi i Lugut të Drinit Ndue Perlleshi. Tani më tek udhëheqësi luftarak që kishte qëndruar në ballë të shumë betejave përkrah krerëve më të shquar të kombit kishte filluar të rëndonte pleqëria. E kishte shumë të vështirë në moshë të thyer t’u përballonte kushteve të vështira tëluftës. Përkundër dëshirës që të qëndronte përkrah shokëve në ballë të luftës mundësitë e tij shëndetësore ishin të kufizuara. I këshilluar nga shokët e tij e sidomos nga Ndue Perlleshi, Zefi vendosi të largohet nga Kosova për në Shqipëri. Vdiq në fund të tetorit të vitit 1948. Reputacioni i tij në masë ishte shumë i madh. Këtë e ka dëshmuar masiviteti i njerëzve gjatë ndarjes së
fundit nga ai, edhe pse për pushtetin ishte i padëshirueshëm. Vepra e tij do të jetësohet vetëm me ngadhnjimin e demokracisë. Raspodi popullor në të dy anët e kufirit do t’i këndojë këngë për veprat madhore.Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Sali Berisha, në janar të vitit 1993, do ta dekorojë Zef Gjidodën me urdhër për veprimtari patriotike të klasit të parë (I) si:
“Udhëheqës, propagandues e luftëtar për mbrojtjen e trojeve nga pushtuesit,
ripushtuesit, duke qenë shembull në
luftën për pavarësi e çlirim”.
Andaj nëse nisemi nga
thënja e Pitagorës se: “nga 1-20 vjet njeriu është fëmijë, nga 20-40 i ri, nga 40-60njeri i vërtetë, dhe nga 60-80 plak” atëherë lirisht mund të konkludojmë se Zef Gjidoda tërë jetën e tij nga fëmijëria gjer në pleqëri e kaloi në mbrojtje të idealeve kombëtare dhe të Kosovës me armë në dorë, pa pasur kohë për të shijuar fëmijërinë, rininë, pjekurinë e pleqërinë.
P.S.
Duke kujtuar bëmat dhe sakrificat e këtij luftëtari, që dekadave u dha emër dhe zemër, dhe Kosovës forcë qëndrese. Duke kujtuar përvjetorin e dyfisht të tij, të 130 te lindjes dhe të 60 e pavdekësisë. Ne të revistës Libertas vendosëm ta perkujtojmë përmes shkrimit të Dr Culajt më shpresë që të zgjojmë ndërgjegjen e fjetur të institucioneve të Kosovës e posaqerisht të komunes së Klines dhe Gjakovës, që me emërimin e ndonjë rruge, shkolle apo institucioni më emërin e këtij kolosi të lufterave për liri, ta vazhdojnë, rrugën e vlersimit që e bënë institucionet dhe qeveria Shqiptare 15 vite më parë. Në kohën kur kemi buste edhe të meritorve minor . Një lapidar për Zef Gjidodën do të ishte nder dhe krenari për secilin qytet.
13
Shkruan: Valentin TANUSHI
SISTEMI ARSIMOR DHE GJASAT PËR PUNËSIM
Paslufta në Kosovë
sjelli shumë gjera interesante, investime të pa kontrolluara nga askush që më tepër orientoheshin për shperlarje parash se sa për biznes të mirfillt.Vitet e para ishin në hov pompat e benzines, pastaj restaruantet me leje e pa leje dhe para tri viteve për çudi Kosova lulezoj me 30 universitete, ku nuk mbeti kush pa u regjistrua.
Se regjistrimi ishte i pakontrolluar ka shkruar shumë edhe shtypi i kohës, dhe tash pas perfundimit të studimeve, gjeneratat e para kanë diploma më bollek dhe janë të gatshem për punë. Nuk janë vetem këto universitete që prodhojnë të diplomuar si të ishte fabrika e qipsave, një gjë të tillë e bënë edhe Universiteti i Prishtines ku prodhohen mjaft ekonomista, jurista, gazetar, politikan etj etj, por çudia më e madhe është se shumica nga këta të diplomuar sot më së miri po e gjëjn veten si kamarier, apo shites në ndonje qënder tregtare ,dhe nuk është
çudi pse shumë lehtë vëndin e punës së tyre e nxën një i ri që ka përfunduar ndonje trajnim profesional.
Këto trajnime që në vëndet e zhvilluara janë mjaft të përhapura e që në zhargonin popullorë njifen si shkolla të zanatit ,dhe shumë më shumë preferohen ato se sa universitetet, sepse përmes tyre je gjithmonë më afer tregut të punës dhe kualifikohesh për punë më konkrete. Për të thjeshtësuar edhe më shumë këtë mund të përmëndim raste më bollek këtu në Kosovë.
Para ca kohësh deri sa bisedoja më një ish kolegë më tregojë se ishte certifikuar nga një shoqatë kontabilistesh, po pa dashur të ofendoj askënd do të thoja “qka i duhet një ekonomisti të diplomuar në drejtimin e Bankave, një kurs kontabiliteti? Sikur të kishte
diplomuar para 20 apo 30 vitesh do ta arsyetoja, kjo ndodhë mënjëher pas diplomimit, apo ndonjë letrari të vazhdojë kurse për drejtshkrim, po ndoshta fajin e kanë edhe planprogramet të cilat edhe pse po i ndërrojën ç`do ditë prap se prap nuk levizin nga teoritë e kota, por sdo fajsuar vetëm ato, fajin kryesorë e kemi ne vetë. Një menagjer i një ndermarrje privatë pasi kishte hapur konkursin për menagjer shitje kishte seleksionuar 27 ekonomista të diplomuar në menaxhment, dhe për çudi
14
asnjëri nga ta se kishte pasur fatin të dinin formulen e llogaritjes se %, dhe ajo më e keqe akoma se vetem njeri ja kishte qelluar se çfardo numri qe shumëzohet më Zero e ka atë vlerë.
Një zyrë për patundshmeri kishte nevojë për punëtor administrativ , në shpallje kishte kërkuar jurist të diplomuar, por për fatin e keq asnjë nga aplikuesit se kishte arritur që në mënyren më të thjeshtë të përpilonte një kontratë apo një autorizim , “arsyeja” kishte pasuar mënjëher, “profesorat nuk na kanë mësuar për këtë. Pronari i ishte drejtuar një qëndre profesionale dhe për çudi kishte gjetur mjaft persona që i plotesonin të gjitha kushtet pos diplomës.
Diku në literature qysh më heret kisha lexuar për dy tipe të njerzve. Të diplomuarit që fshihen prapa diplomës, ( ku diplomen e përdorin si mburojë) dhe ata që kryejn punën dhe diplomen e kanë në punë konkrete.
Si duket shumë nga kjo valë e të diplomuarve janë në tipin e parë të njerzve, por koha po ju tregon se do e kenë të vështirë sigurimin e vëndit të punës nëse pas diplomës nuk „fshehet“ dija e tyre.
Nuk është qudi nëse ka edhe nga ata që fakultetin e regjistrojë edhe për të dalur nga monotonia e rrethit ku jetojnë, apo edhe për të siguruar fatin e jetës, qoftë duke u „shitur“ si studentë, si arsyetim për të siguruar një vajzë apo djalë me vizë. Dikush mundë të thotë se kjo ka qënë strategji e qeverisë që të regjistrohen sa më shumë të rinjë dhë nga ta mund të dal ndonjë i hajrit apo edhe një formë që mos te ikin rinia nga Kosova, por për fatin e keq kjo po tregon më shumë trend negativ se sa pozitiv.
Më të drejtë Këshilli Britanik për Akreditim shumë „universitetve“ ju rekomandoj që të kalojën në Shkolla Profesionale, dhe sigurisht se kjo do të ishte forma më e mirë që një i ri të mos i „humbë“ 3 apo 4 vite sepse nuk mund të jenë studime nëse një provim pergaditet nga një skriptë 10 fletëshe, dhe kjo pastaj mund të jetë arsyeja pse shumë të diplomuar nga fakulteti i arteve, juridik, ekonomikë apo edhe ai filologjik mund të jenë kamarjera, shitës apo edhe sigurim „të suksesëshem“ por jo kurrë artistë, menagjer, apo gazetarë profesional.
Derisa mos të profilizohemi secili në një lami të kërkuar nga tregu, dhe secili profilizim të jetë kompetent për atë punë, punët dhe problemet e papunësisë do të jenë mjaft evidente. Kosova ka nevojë për specialist të mirëfillt në të gjitha fushat, por jo në tituj „të blerë“specialistesh, magjistrash, doktoresh e prite zotë edhe akademikësh.
Për ta përmbyllur ketë shkrim do ta merrja shëmbullin nga qeveria Gjermane ku me ligjin për të huajit që deshirojnë të bashkohën më familjen e kanë vënë kusht testimin në gjuhën gjermane. Askush nuk pyet nëse ke një, diplomë apo një certifikatë, a keni mësuar në ketë apo atë shkollë, e vetmja gjë që ju interesonë është njohuria.
Le të shpresojmë që qeveria të merr hapa konkret në orjentimin e rinisë, të hartojë politika adekuate por edhe rinia të jetë më serioze në zgjedhjen e problemit të punësimit, diploma pa njohuri është leter e pa vlerë, le ti japim vlerën që e meriton më punën tonë konkrete.
15
ARISTOKRACIA FEUDALE - SHQIPTARE NË MESJETË ( I I I ) Familja Muzaka
Familja Muzaka sundoi perreth dy periudha kohore: E para zgjati në vitet 1286-1343, ndersa e dyta ne vitet 1374-1417. Pushtetin e saj politik dhe administrativ ajo e shtriu kryesisht në Muzaki(Myzeqe) dhe në Toskëri, më qender Beratin. Mbi origjinen e emërit Muzak ekzistojne disa mendime. Dy autore franceze Pukevili dhe Dezerti4 mendojne se, ky emër vjen nga qyteti MUSEION i cili ndodhej ne jug te lumit Devoll. Ai përmendet në shekullin e VI në kohën e sundimit të perandorit Bizantin Justinian. Albanologu kroat Milan Shuflai thotë se, origjina e familjes Muzaka është nga rrethinat e Vlorës. Fillimisht zoterimet e tyre në shekullin e XIII shtriheshin në Myzeqe, ndersa më vonë u shtrinë në Selenicë, Tomorricë, Korçë, Sovjan, Skrapar, Opar, Kostur, etj. Me këtë derë, sipas tij u shkrinë edhe Matreget e Karavastase. Gjon Muzaka njeri nga pinjollet e kësaj familje, në librin e tij “Breve memorja de li descendenti de nostra casa Musachi”, botuar ne Romë në vitin 1510 thotë se: “Atdheu i parë i Muzakajve ishte malesia e Oparit, ku te parët e
kësaj familje zoteronin fshatrat Voskop, Lavdar, Marjan, Peshtan, Mazrek. Këtu në kishën e Shën Merisë së Oparit prehen eshtrat e Muzakeve të parë”. Në dokumentat historike Muzakajt permenden qysh në vitin 1081 ku njeri prej tyre, bënte pjesë në rrethin e ushtarakeve të perandorit bizantin Aleksi I Komnen. Pas vitit 1274 Muzaket përmenden vazhdimisht në burimet historike. Dy figurat më të shquara të shtepise Muzaka gjatë shekujve XIII - XIV qenë Gjoni dhe Andrea. Gjon Muzaka në vitet 1279-1280 do të luaje rolin e drejtuesit të feudaleve shqiptare në lufte kunder anzhuineve te Napolit. Gjatë luftimeve diku pran Durresit, Gjon Muzaka kapet rob dhe burgoset në kështjellen e Brindizit Andrea Muzaka I (1279-1319) është figura më e shquar, dal prej pinjolleve të kësaj familje. Në kohën e tij, Muzakajt i zgjeruan shumë kufijte e tyre si në: Tomorrië, Berat, Kelcyrë, Skrapar, dhe fushën bregdetare, që prej tyre filloi të quhej qysh atëherë, Muzakie(Myzeqe). Me Andrean e II ata e shtrine pushtetin edhe në fushen e Korçës deri në Kostur. Në
këtë qytet Andrea dhe bijet e tij, ngriten në vitin 1370 kishën e Shën Athanasit, në të cilen gjëndet sot ky mbishkrim: “Te ndertuar nga themelet dhe të pikturuar nga zoterit shumë fisnik Stoje dhe Theodhor Muzaka”. Andrea Muzaka I, mori nga Karli I Anzhu titullin: “Marshall i Mbreterisë së Arberisë”, dmth mëkëmbës i Mbretit të Napolit në Shqiperi. Ndersa Perandori bizantin Androniku II Paleolog i akordoi atij titullin e lartë të despotit(princit). Me këtë pozitë politike dhe duke e ndjerë veten të fuqishem Princi Andrea Muzaka ju vu punës për t’u shkeputur nga fuqit e huaja dhe për të krijuar Principatën e tij. Kryengritja e vitit 1335 qe organizoi në Toskëri deshtoi dhe ai vet u strehua në Durres tek Anzhuinet. Nderkohe qe në vitet 1346-1355 vendoset në Shqiperi pushteti serb. Por diku rreth vitit 1350 Despoti Andrea ja merr me luftë Beratin Jovan Komnenit, i cili therret për ndihmë në vitin 1355 kunatin e tij Perandorin Serb Stefan Dushanin.
Trupat serbe do të nisin marshimin drejt Beratit. Fushata e tyre deshtoi sepse gjatë kalimit të Devollit, Stefan Dushani vdes dhe
16
bashk më te, merr rrokullimen edhe perandoria e tij: Një vit më vonë pasardhesi I Stefanit, Uroshi organizoi fushaten e dytë serbe, për të marr nën kontroll Beratin. Nga një shenim historik për këtë fushatë thuhet se: “Serbet erdhen nga Tomorrica, duke sulmuar Beratin më egersi, sa qe i varnin njerezit në të dyja anët e rrugës jashtë kalasë”. Nderkohë serbet pasi dogjen lagjet e jashtme të qytetit dhe nuk moren dot kalanë, u larguan pa arritur qellimin, duke lënë pas vetem “tokë të djegur”. Koha i krijoi mundesi Andrea Muzakes që të zgjeronte principaten e tij. Në vitin 1365 ai mori edhe Vlorën, duke u bërë zoterues i territoreve të trapezit Durres-Oher-Kostur-Himarë. Këto vende ai i mori duke luftuar me serbet, të cilet i kishte armiqt e tij tradicionale. Në vitin 1365 Andrea theu Jovan Asen Komnenin, ndersa, në aleancë me Balshajt mundi mbretin Serb Vukashinin. Pak kohë më vonë Despoti Andrea goditi edhe të birin e tij,Mark Krajleviçin. Pas kësaj fitore të bujshme, perandori bizantin Joani..V.Paleolog, i rinjohu princit shqiptar titullin e despotit dhe i dergoi si dhuratë stemën perandorake
bizantine, të përbërë nga shqiponja me dy krerë dhe më një yll gjashtë cepesh në krye. Despoti Andrea Muzaka e forcoi sundimin e tij edhe nëpërmjet lidhjeve martesore dhe miqesore me familjet feudale të fuqishme si: Zenebishet, Arianitet, Balshaj,
Kalaja e Beratit dhe me të tjera familje fisnike me pozitë më të vogel. Me zgjuarsi ai veproi kur, martoi te bijën, Komnenen(Komiten) me Balshen e dytë, njeriun që bashkoi nën pushtetin e tij territoret shqiptare nga Tivari në veri e deri në vijën Himarë-Kostur në jug. Nga kjo martesë Balsha II mori si prike dy pika strategjike si: Vloren dhe Kaninen. Pas vdekjes se Despotit Andrea, zoterimet e Muzakajve u ndan midis tre djemve të tij: Stoja mori Kosturin më rrethinën, Theodhori mori Beratin dhe Myzeqenë, ndersa Gjini mori pjesën tjetër të shtetit. Në
qershor të vitit 1389 Theodhor Muzaka më trupat e tij, të rekrutuara në Berat dhe Myzeqe mori pjesë në Betejën Fushë Kosovës, ku mbeti i vrar prej turqeve. Kjo ishte humbja e dytë tragjike për të, sepse kater vjet më parë në Saver(Lushnje) ai kishte
përjetuar humbjen dhe vdekjen e kunatit të tij, Balshës II. Pas kësaj ngjarjeje territoret e Muzakajve nisen të binin njera pas tjetres nën sundimin osman. Me rifillimin e sulmeve osmane zotërimi i Muzakajve u prek rëndë. Më 1417, njëherësh më Vlorën,
ra edhe Berati. Teodor Koron Muzaka dhe Gjin Muzaka morën pjesë në Lidhjen e Lezhës, më 1444. Gjin Muzaka ka qënë bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut. Teodor Muzaka u kthye nga ajo kohë në vasal të sulltanit dhe pasardhësit e tij me përkrahjen e osmanëve apo të Venedikut, mbajtën një minimum të principatës së dikurshme derisa pas rënies së Shkodrës, më 1478, i fundi i Muzakajve të krishterë, Gjon Muzaka, autori i njohur i Gjenealogjisë së shtëpisë Muzaka (1510), e la vendin dhe u vendos në Mbretërinë e Napolit.
17
Familja e Balshajve PËRPJEKJET PËR NJË SHTET TË BASHKUAR SHQIPTAR
Rreth origjinës së
familjes Balsha si njëra ndër
familjet më të njohura të kësaj
pjese të ilirikut, janë bërë
shumë studime dhe vlersime
jo vetem shqiptare por edhe
të studiuesve regjional dhe
evropian ,ku nuk kanë
munguar vlersimet, por as
intrigat, shpifjet dhe trillimet
gjerë në pervetsim të
perkatsisë së tyre
kombtare.Por kjo familje në
zë e aristokracisë shqiptare
më bëmat dhe perpjekjet për
bashkimin e dheut të shqipeve
këtyre pseudo studiuseve ju
jep pergjigjen më të sakt të
origjinës së vetë shqiptare.
Familja Balshaj ishte me
origjinë nga qyteza e
Balëz,(Balessium) në afërsi të
qytetit të Shkodrës. Edhe kjo
familje ka qenë e shpronësuar
dhe e keq trajtuar gjatë
sundimit sllav. Gjithsesi, pas
mesit të shek. XIV, Pas
vdekjes së Stefan Dushanit,
Balsha I plaku, i ndihmuar
prej tre të bijevet, Strazimiri,
Gjergji I dhe Balsha II, e
spastroi vendin nga zhupanët
serbë, i shtroi nën vehte krerët
e tjerë të Shqipërisë së Veriut
dhe të krahinavet të sotshme
të Malit të Zi dhe formoi
kështu një principatë të
fuqishme me qendër
Shkodrën, Strazimiri, Gjergji
I dhe Balsha II, e vunë këtë
familje në ballë të politikës
dhe të proceseve
shtetformuese shqiptare, duke
shfrytëzuar edhe momentin e
përshtatshëm që pasoi
vdekjen e car Stefan
Dushanit. Me shthurjen e
Perandorisë së tij, vëllezërit
Balshaj iu vunë punës për ta
kthyer Gentën (Zetën), ashtu
si Dioklenë e dikurshme, në
një shtet të pavarur nga
mbretëria serbe.
Principata vazhdoi
të zgjerohej me
Gjergjin I duke
arritur deri në
Bosnje, nga anë e
veriut dhe, nga
lindja, deri në
Maqedoni. Për të
këputur çdo lidhje
me Sllavët dhe për t'u afruar
me Perëndimin, Balshajt, nga
orthodokës që ishin, u kthyen
katolikë.Për këtë qëllim, ata
prenë çdo lidhje me oborrin e
carit të ri serb, Stefan Uroshit,
i cili i konsideronte Balshajt
“rebelë” dhe i trajtonte si
kundërshtarë të papajtueshëm
të tij. Me zotërimin e Ulqinit,
të Tivarit e të vetë Shkodrës
dhe të skelës së Shirgjit, si
dhe me shtënien në dorë
përfundimisht të Budvës më
1367, Balshajt ishin në
gjendje të kontrollonin
lëvizjet tregtare nëpër
Adriatik. Në duart e tyre
ndodheshin rrugët tregtare që
zgjateshin prej bregdetit drejt
viseve të brendshme. Më e
18
rëndësishmja prej tyre ishte
rruga që fillonte në pikën
doganore të Dejës, ku
bashkoheshin rrugët që vinin
nga portet e Shëngjinit, të
Ulqinit e të Tivarit, dhe
vazhdonte nëpër luginën e
Drinit për të arritur në
Rrafshin e Dukagjinit, nga ku
degëzohej në qendërbanimet
kryesore të Kosovës. Balshajt
shtrin sundimin e tyre deri në
Vlorë. Zotërimi i
Balshajve në Vlorë u bë nyja
e një aleance të sundimtarëve
shqiptarë të viseve të Vlorës,
të Beratit, të Përmetit, të Ohrit
e të Korçës në luftë me
princërit e fundit sllavë,
trashëgimtarë të Perandorisë
së dikurshme të Dushanit, në
radhë të parë me mbretin
Vukashin, sundimtar i viseve
të Kosovës e të Maqedonisë
deri poshtë në Kostur. Pas
vrasjes së këtij të fundit,
koalicioni i krerëve shqiptarë,
të drejtuar nga Balsha II dhe
nga Andre Muzaka, i mori
Mark Krajleviçit, të birit të
Vukashinit, qytetin e Kosturit
(1372). Një përpjekje e Mark
Krajleviçit, më 1375, për ta
rimarrë qytetin dështoi.
Kosturi mbeti edhe për disa
vjet të tjerë nën qeverisjen e
vëllezërve Muzaka, djem të
despot Andresë dhe kunetër të
Balshës II. Tashmë jo vetëm
Muzakajt, por edhe familje të
tjera fisnike të trevave të
Shqipërisë së Poshtme kishin
hyrë nën sovranitetin e
Balshajve. Këta arritën, po në
fillim të viteve 70, të shtrijnë
sundimin e tyre deri në
rrjedhën e lumit Mat, dhe në
Kosovë, prej Prizreni dhe Peje
deri pranë Novobërdës. Në
këtë mënyrë, përveç zotërimit
të tyre të parë të Gentës,
vëllezërit Balsha kishin
bashkuar atë kohë, nën
sundimin e tyre, viset e
Lezhës, Matit, Kosovës,
Dibrës, Ohrit e Kosturit.
Autoriteti i tyre shtrihej në
Vlorë dhe, nëpërmjet lidhjeve
të vasalitetit apo aleancave
familjare, në mbarë
Shqipërinë e Poshtme.
Ndikimi i tyre shtrihej te
Zenebishtët e Gjirokastrës apo
te Shpatajt e Çamërisë e të
Artës. Në këtë mënyrë,
vëllezërit Balsha për herë të
parë kishin bashkuar në një
zotërim të vetëm pjesën më të
madhe të trojeve shqiptare.Në
vitin 1385, pas njëdepërtimi të
ushtrisë osmane në krye me
Hajredin Pashën, territori i
Kosovës, në pjesën më të
madhe, ra në dorë të princërve
sllavë, vasalë të sulltanit. Për
rrjedhojë, princi shqiptar u
afrua me Republikën fqinje të
Raguzës, që i rikonfirmoi
qytetarinë raguzane, dhe me
princ Llazarin e Rashës.
Vajza e këtij të fundit u bë
gruaja e Gjergjit. Në betejën e
Fushë-Dardanisë, më 1389,
Gjergji II Balsha mori pjesë
krahas krerëve të tjerë
shqiptarë e ballkanas. Një
ushtëri turke, nën kumandën e
Hajredin Pashës, hyri në
Shqipëri më 1385, pushtoi
Kosturin, Beratin, dhe u
ndesh me fuqitë e Balshës II
në fushën e Savrës, afër
Lushnjës. Shqiptarët u thyen
dhe Balsha II u vra. Gjergj II
Balsha, që erdhi pas tij, nuk
ishte në lartësinë e duhur dhe
principata e Balshajve filloi të
dobësohej dhe të çthurej.
Sundimtari i fundit i kësaj
dinastie ishte Balsha III.
Nga: Lekë Topia
19
Nexhmija para mikrofonit
NJERIU DHE ARTISTI
NNEEXXHHMMIIJJEE PPAAGGAARRUUSSHHAA PRIMADONA E KOSOVËS
Nexhmije Pagarusha, legjenda e gjallë e këngës shqiptare, u lind më 7 maj të vitit 1933 në Pagarushë. Babai i Nexhmijes Veseli, mësues, siç thotë Nexhmija, është më meritori që nuk e la këtë yll të shuhet, po na e dhuroi të gjithëve deri në shkallë krenarie. Dikush e quajti Bilbili i Kosovës, dikush Mbretëresha e Këngës Shqipe, dikush tjetër Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Baterflaj, Fyti i Kristaltë, e të tjera, e të tjera.
Të gjitha këto epitete janë bërë sinonim për emrin e Nexhmije Pagarushës dhe mbase të gjithë kanë të drejtë sepse të gjithë gjejnë diçka të veçantë në zërin e saj magjik. Nuk pretendojmë t’i themi të gjitha në një intervistë, me hapësirë të kufizuar, kur bëhet fjalë për një kolos siç është Nexhmija. Rëndësia dhe vlera e veprës ë Nexhmijes është çmuar e vlerësuar nga kompetentët dhe njohësit e artit he kjo siç e dimë është bërë në superlativ.
Nexhmija dhe kënga ishin një, këtu mbase e ka shpjegimin fakti se ajo as që ka mbajtur ndonjë evidencë për koncertet as për këngët e kënduara. Opusi i këngëve të Nexhmijes ishte shumë i gjerë dhe ajo ka shkëlqyer në të gjitha zhanret. Shumë artdashës edhe sot e kujtojnë një koncert të Nexhmijes me ariet operistike të Bethovenit, të Puçinit, Verdit …të përkthyera shqip. Është për të ardhur keq që ky koncert nuk është regjistruar. Majat më të larta Nexhmija i arriti me “Bareshën”, kështu mendojmë ne, ndërsa ajo mendon ndryshe.
Nexhmija me sukses e provoi veten edhe si aktore filmi e teatri. ”Dasma e përgjakur”; “Tre vetë
kapërcejnë malin”; ”E kafshoja terrin”; ”Lepuri me pesë këmbë”; ”Fluturimi i Micakut”; ”Daullet e të çmendurve”, ”Rexha i nënës në grazhd të kalit” etj., etj., janë disa nga projektet ku interpretoi rolet kryesore. Në jetën artistike Nexhmija mori shumë çmime të cilat ajo nuk mund t’i veçojë. Ne po e veçojmë çmimin – titullin “Këngëtare e Shekullit “ e këtë e meriton padyshim. Nexhmije Pagarusha vulosi me emrin e saj shekullin e XX-të.
Nga: Flora Durmishi
20
Nga: Nikë Bunjaj
„„ZZËËMMRRAA EE NNËËNNËËSS““ Tregim
Një nënë kishte një djalë të vetëm, 19 vjeçar. Nuk kishte
femijë të tjer. I shoqi i kishte vdekur aksidentalisht në
mërgim, 18 vjet të shkuara. Nëna e shkretë e kishte rritur të
birin me shumë mundime, meqë edhe ana ekonomike
ndodhej ngushtë.
Dritani u rrit në një ambient rrethues tepër të keq. Ai filloi të
mos përfillte as nënën e vet, që ajo e donte si sytë e ballit, si
djalë të vetëm që e kishte rritur me thonjtë e duarve.
Djali i saj s'po pyste më për të. Tërë ditën, nga mengjesi deri
në orët e vona të mbrëmjes, ai rrinte duke pirë nëpër lokale
me një shoqëri tepër të keqe, bastarde, me të rinj që u
përkisnin nacionaliteteve të tjera.Vinte në shtepi i dehur,
shante me fjalë më të fëlliqura deri edhe nënën e vet! Kurse e
shkreta nëna përpiqej ta qortonte, t'ia thoshte ndonje fjal që ta
prekte thellë në shpirt e të largohej nga ajo rrugë por...
Një ditë, Dritani, teksa sillej sa nga nje lokal në tjetrin, një
njeri aq as emrin nuk ia dinte, e kishte ftuar në tavolinën e
tij.Ç'far punë bën ti, Dritan? – e kishte pytur i panjohuri.
Unë nuk bëj asnjë punë. Jam djalë i vetëm dhe më mban
nëna.Dëshiron të të gjej punë që ti të marresh aq para sa as në
ëndërr nuk i ke parë?! – ia bëri tjetri propozimin e
beftë.Dritani, pak nga avujt e alkoolit që kish pirë, pak nga
dritëshkurtësia, pa një ë pa dy iu përgjigj:Unë dëshiroj, por
nuk di nëse mundëm ta bëj... – dhe sakaq në imagjinatën e tij
nisen të enden kartmonedhat si pulëbardha.
E bën, e bën, - nxitoi t'i thoshtë i panjohuri, që ndërkohë
kishte bërë edhe një porosi të dytë një kamarieri të veshur fin.
– Edhe pse ti nuk më njeh, unë t'ë kam studiuar prej kohësh
dhe kam krijuar bindjen se je djal i shkathët dhe i zoti.
Dritani, nën trysninë e uiskit dhe të propozimit
marramendës, mezi mundi të shqiptojë gati i dorëzuar:
Po ju, zotëri, kush jeni që interesoheni kaq shumë për mua?
Doli nga lokali. Se si hodhi syte nga qoshja e rrugicës. Vërtetë
atje ndodhej një veturë dhe tre halabakë, sigurisht serbe, që
pinin cigare të qetë. Vetja i dukej midis dy zjarresh, dhe
ashtu, si sonambul, ai eci drejt shtëpisë.
E ëma, si ç`do nënë, i doli përpara që ta priste. Nuk pati
kurajo që të shikonte në sy, vec i tha:Kam diçka të
rëndësishme për të biseduar me ty.Po biro, erdha.Ulu këtu,
në minder! – i tha ia, edhe si me të lutur, edhe si në formë
urdhëri!Ajo u ul e tronditur nga një gjëndje krejt e vecantë e
birit në fytyrë. Sytë që i leviznin dhe ajo ngjyrë e verdhë që i
kishte rënë flisnin për një: dicka që ai i kishte ndoshur dhe për
këtë zëmra e nënës rrahu fort. Mbase i biri që ish edhe në
moshë për nuse...Fol, Dritan, mos kij turp nga nëna, mos
ndoshta ke rënë në dashuri me ndonjë vajzë, - tha ajo më
shumë me gëzim se sa frikë, e bindur se po t'ë lidhej i biri me
ndonje moshatare të tij, me siguri që do të largohej edhe nga
rruga, nga klubet e nga pija.Dritani, pa i kthyer asnje
përgjigje, hoq thikën nga këllefi dhe ia ngul nënës së tij në
zemër. Ajo, që me goditjen e parë, mbeti pa ndjenja, e
mbytur në një plleg gjaku, me një lot që zbriste nga faqja e
fishkuar dhe me një pytje që kishte mbetur pa u bërë, „Përse e
bëre këtë, o bir?“. Vrasësi i nënës tashmë duhej ta qonte
krimin deri në fund, pa shpirt dhe pa asnje ndjenjë njerzore,
ia çau krahrorin më dysh, atë krahrorë që me vite qe
mbeshtetur, dhe ashtu, me duart e përgjakura ia hoqi edhe
zemrën, e futi në kuti dhe me një prymë u nis drejt padronit
që e priste me trimat e tij që qoshën e rrugës. Errësira e
trebte, i dukej se dikush e ndiqte, ndofta edhe mallkimi i
nënës, ndofka... prandaj nga hapa të nxituar, ia dha me vrap.
Por diku këmba i has në një gur dhe... rrëzohet... E zemra e
nënës, që nga kutia që mbante në duar, i thotë: „Ruaju se u
vrave, o bir!“.Dritani u ngrit i trenbur, dëgjonte të qeshurat e
trimave të padronit, që sigurisht e kishin parë, fshiu gjakun
dhe ia dorëzoi kryemafiozit zëmrën e nënës së tij.
Ai e pa në dritën e makinës, pastaj duart e përgjakura e
fytyrën e zbehtë si meiti të Dritanit dhe iu drejtua të tjerëve:
- Jepjani dorën, është shoku jujaj!Kështu, pas atij akti të
shëmtuar e të padëgjuar, Dritani u bë antëtar i një zbulimi të
huaj, grup i cili kishte plane tepër të rrezikshme për
Shqipërin, për Kosovën.
21
KËNDI POETIK Fran TANUSHI
RRAPI I TEMALIT Martin Camajt Pluhuri mbi kreshta themel nuk ka Erërat kohore e hudhin në rrepinë Lisat i rrah era majave kur prekin Ti kandil i pashuar Ushtar i kohës së pritur trasant për brezin tim
München 1992
Dritero Agolli
PERNDJEKURI I DASHURISË Une jam i burgosuri yt Rroj me prangat qe ti me ke vëne Po çudi as qelia s'me mbyt Dhe s'me mbyt as dritarja e zezë Kur ti prangat m'i hodhe në mish Une i putha duart e tua Eshte rast i pashembullt ta dish Qe xhelatin ta puth a ta dua I perndjekuri yt erotik I perndjekur te mbetet gjithmon Erotim i mire a i lig Hidhmi duart në fyt, torturomë Ky burgim sa do zgjase s'e di I perjetshem do kisha deshirë Veç ti eja me shih në qeli Të perndjekurit tënd i vjen mirë.
Gothe
POHIM
C´është e vështirë që të fshihet? Zjarri Mes ditës një rremb tymi e tradhton E natës flaka, ç´përbindësh llahtari Larg zor të fshihet malli që mundon Dhe pse rri heshtas dhe i qetë Nga sytë e dallom qartë e lehtë Më të vështirë s´ka se poezia Atë s´e fsheh sënduku, as qelia Sa del nga buzët e poetit, Vrapon me vrap tek zemra e rrëmetit Dhe sa u hodh polt pursh në letër Ky dhé e do mbi çdo gjë tjetër! Kushdo me gaz zë e lexon Dhe në mundon a në gëzon
FranTanushi ( pa titull) - Agua color
22
SHËNDETSI
KKoollllaa kkrroonniikkee,, mmuunnggeessëë hheekkuurrii Kolla e vazhdueshme mund
të lidhet me mungesën e
hekurit në gjak. Të paktën
kjo është hipoteza e një
studimi të kryer nga
Universitetit i Torinos. Në
studim është parë se trajtimi
i mungesës së hekurit ka
zhdukur dhe kollën që
shfaqnin prej kohësh grupi i
grave që trajtoheshin për
anemi.
Rezultatet janë prezantuar
në "Chest 2007", kongresi i
përvitshëm të "Ammerican
College of Chest
Physicians" të kryer në
Çikago. Mungesa e hekurit
mund të shpjegojë pse disa
persona të shëndetshëm që
nuk pinë duhan vazhdojnë
të kenë kollë të
vazhdueshme. Në veçanti
gratë janë më të
predispozuara të vuajnë nga
kolla kronike e
pashpjegueshme. Te seksi
femër është më e shpeshtë
anemia nga hekuri, për
shkak të shtatzënisë dhe
ciklit menstrual.Ndërkohë
anemia e shkaktuar nga
mungesa e hekurit mund të
ndikojë negativisht në
sistemin imunitar mbrojtës.
Disa studiues, të drejtuar
nga Caterina Buça, kanë
dashur të verifikojnë nëse
zgjidhja e problemit të
anemisë ka efekt në gratë
që vuanin nga kolla
kronike: përkundër
shenjave klinike, të gjitha
gratë kishin një funksion
normal të mushkërive, dhe
asnjë shenjë të sëmundjes të
frymëmarrjes apo të astmës,
as të refluksit gastro-
esofagial që mund të shfaqë
kollën. Ato shfaqnin vetëm
ënjtje dhe skuqje të
mukozës së faringut apo të
gojës, dhe një
hiperndjeshëmri të kordave
vokale, të afta që të
shpërthenin lehtë "atak"
kolle (për shembull, pas të
qeshurave të forta).
Veçse të gjitha shfaqnin
anemi të shkaktuar nga
mungesa e hekurit dhe për
këtë kanë nisur të marrin
suplemente të këtij metali.
Kur pas dy muajsh trajtimi
ka arritur të normalizojë
depozitat e hekurit në
organizëm, shenjat e
inflamacionit të gojës dhe
fytit, ndjeshmëria e lartë
dhe kolla, ishin përmirësuar
ndjeshëm, madje në disa
raste u zhdukën plotësisht.
Nga momenti që hekuri
ndikon në rregullimin e
prodhimit të proteinave
imunitare që kontrollojnë
inflamacionin, sipas
autorëve të studimit një
mungesë e hekurit mund të
ndikojë në rritjen e
ndjeshmërisë së rrugëve të
frymëmarrjes, për pasojë
shfaqjen e kollës.
23
THËNJE NGA MËNDIMTAR SHQIPTAR FAFARONI PËRGJIGJET
Lirinë nuk ju solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj. Gjergj Kastrioti
Po ta kishem ne, nuk do pritnim të na çliroje ti.
Dashuria ndaj Atdheut është më e madheja, ajo i tejkalon të gjitha . Marin Barleti
Spiunet dhe kurvanët thonë ndryshe. Dielli lind andej nga përëndon. Naim Frasheri
Shqiptarve duke perciellë diellin, ju janë bërë sytë rrotë mulliri
Ne Shqiprinë e bëmë ashtu si ditem dhe mundem, kurse At Preng Doçi do ta bënte më mirë.
Ismail Qemali
Për atë duan ta heqin emrin Vlonjatet nga Univerziteti. Udha që shpie në nder në liri e shpetim, nuk është e shtruar me lule, por më ferra.
Faik Konica Sala po na e bëne autostradë, të tjerat na fal, Shqiptar jemi.
Rrnoft Shqipnia edhe pa Franqeskan. At Anton Harapi
Me spiun e bashibuzuk. Për grua dhe tokën e lë kokën. Dritoro Agolli
Për dashnore të dyja. Zoti nuk u fali shqiptarve as bar. Gjelosh Gjokaj
Bar ju fali, por atë e hëngren kuqloshet tanë. Na vrasin të na bëjnë të pavdekshem. Ali Podrimja Nëse shpetojmë pavdeksia është e garantuar.
24
impressum
LIBERTAS
Revistë Kulturore-Informative
Del në çdo tre muaj Boton
I T B Redakton kolegjiumi
Editor & Përgjegjës
Fran Tanushi
Kontakt [email protected]
www.revistalibertas.net
Fax + 49 / 821 2193 748 Tel + 49 / 17 624 413 073
+38/64 93 38 806
KKUURRIIOOZZIITTEETTEE Gruaja mbylli në banjo për 3 vjet burrin e saj. Kjo ka ndodhur në Turqi, ku një grua, duke qënë e nervozuar nga mania e të shoqit për t'u larë 5 herë në ditë, e mbylli të shoqin e saj në banjo. Gjatë te 3 vjeteve gruaja kishte frekuentuar burra të tjerë. GAZMORE Tre budallët
Në qytetin tim ku intelegjëncia nuk ka munguar asnjëherë ishin edhe tre budallë. Nuk është thënë kot, trego me kënd rri të kuptoj kush je. Pra secili e gjënë shokun e vetë. Ata si budallë që ishin, zakonisht rrinin tërë kohën së bashku, dhe secili nga ta kishte shprehinë e vet. I pari thoshte: Na na na . I dyti, për qef për qef, kurse i treti, na ka marrë malli se moti nuk jem kanë.
Duke shetitur nëpër qytet shofin një dyqan të thyer dhe ndalen, e shiqojnë nga kurreshtja. Andej pari kalon një polic dhe i pyet, se kush e ka thyer
dyqanin ? I pari thotë na na na, polici i pyet përse? I dyti thotë për qef për qef.
Polici i kërcnon se tani do tu dërgoj në burg, kurse i treti si prej gjylës së topit pergjigjet: na ka marrë malli moti nuk jemi kanë.Dhe të tre perfunduan aty ku nuk duhet. Përgaditi: fafaroni