universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e...

39
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: SHPJEGIMI SA MË I LEHTË I SHKRONJAVE TE KLASËT E PARA UDHËHEQËSE SHKENCORE: KANDIDATJA: Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli Kryeziu Ilda Dinarama Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 20-Jun-2020

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: SHPJEGIMI SA MË I LEHTË I SHKRONJAVE TE KLASËT E PARA

UDHËHEQËSE SHKENCORE: KANDIDATJA:

Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli Kryeziu Ilda Dinarama

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

2

Ky punim diplome u mbrojt më _____________ para Komisionit vlerësues në përbërje:

1. ___________________ Kryetar

2. ___________________ Anëtar

3. ___________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ___.

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit vlerësues:

1. ___________________ Kryetar

2. ___________________ Anëtar

3. ___________________ Anëtar

Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit, me qëllim të arritjes së titullit:

Bachelor i Edukimit - Programi Fillor.

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

3

PËRMBAJTJA

Dedikim........................................................................................................................................... 5

MIRËNJOHJE ................................................................................................................................ 6

Abstrakti .......................................................................................................................................... 7

Hyrje ............................................................................................................................................... 8

KAPITULLI I ................................................................................................................................ 9

1.Gjuha shqipe gjatë historisë ......................................................................................................... 9

1.1 Rëndësia e shkrimeve të para të gjuhës shqipe .................................................................. 10

1.2 Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe ......................................................................... 10

1.3 Përpjekjet e rilindësve për shqipen standarde ..................................................................... 11

1.4 Dialektet e gjuhës shqipe.................................................................................................... 12

1.5 Synimi ................................................................................................................................. 13

KAPITULLI II ............................................................................................................................. 14

2. Alfabeti i gjuhës shqipe ............................................................................................................. 14

2.1Alfabetet kryesore të shqipes që u përdorën para Kongresit të Manastirit .......................... 15

2.1.1 Alfabeti i Shoqërisë së Stambollit .................................................................................... 15

2.1.2 Alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” dhe i “Agimi” të Shkodrës ........................................... 16

2.2 Bashkëtingëlloret ................................................................................................................. 17

2.3 Zanoret ................................................................................................................................ 18

2.4 Përdorimi i shkronjave të mëdha ......................................................................................... 19

2.5 Përdorimi i shkronjave të vogla .......................................................................................... 20

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

4

KAPITULLI III ............................................................................................................................ 21

3. Abetarja e parë e gjuhës shqipe ................................................................................................ 21

3.1 Metodat e mësimit të Abetares ............................................................................................ 23

KAPITULLI IV ........................................................................................................................... 24

4.Shpjegimi i shkronjës “DH” ...................................................................................................... 24

4.1 Të mësuarit sipas strukturës ERR ....................................................................................... 24

4.1.1 Evokimi ............................................................................................................................ 24

4.1.2 Realizimi i kuptimit .......................................................................................................... 25

4.1.3 Reflektimi ......................................................................................................................... 26

4.2 Mjedisi i të nxënit ................................................................................................................... 27

4.3 Mësim model .......................................................................................................................... 28

4.3.1 Përpunimi i shkronjës Dh ................................................................................................. 28

4.3.2 Pjesa hyrëse (evokimi) ..................................................................................................... 29

4.3.3 Pjesa kryesore e orës (realizimi i kuptimit) ...................................................................... 30

4.3.4 Pjesa përfundimtare (reflektimi) ...................................................................................... 31

4.4 Zhvillimi i shkronjës Ll ........................................................................................................... 32

4.4.1 Pjesa hyrëse (evokimi) ..................................................................................................... 33

4.4.2 Pjesa kryesore e orës (realizimi i kuptimit) ...................................................................... 34

4.4.3 Pjesa përfundimtare (reflektimi) ...................................................................................... 35

PËRFUNDIMI .............................................................................................................................. 37

LITERATURA ............................................................................................................................. 38

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

5

Dedikim

Për kohën dhe vëmendjen, motivimin, durimin dhe

mirëkuptimin e vazhdueshëm, për përkrahjen morale dhe

financiare, dëshiroj që këtë punim, me mirënjohje të thellë të ua

dedikoj prindërve të mi, të cilët ishin udhërrëfyesit e mi për këtë

profesion!

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

6

MIRËNJOHJE

Rrugëtimi im katërvjeçar i studimeve, nuk qe edhe aq i lehtë, saqë shpesh mendoj se ky rrugëtim

nuk do të ishte i mundur, pa ndihmën e personave që më mbështetën e më dhanë kurajo, prania

dhe ekzistenca e të cilëve ka një rëndësi të madhe për mua. Përmes kësaj mirënjohjeje, shfrytëzoj

rastin të shpreh falënderimet e mia për të gjithë ata, që ishin pjesë e imja gjatë këtyre studimeve,

duke u qëndruar mirënjohëse gjithmonë.

Falënderoj profesoreshën shumë të nderuar, Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli Kryeziu, e cila

gjatë këtyre studimeve tërë kohën na motivoi dhe mbështeti për t’u ngritur profesionalisht.

Gjithashtu, e shfrytëzoj rastin që ta falënderoj, që pranoi të jetë mentore imja në këtë temë diplome,

duke më orientuar dhe ndihmuar, që unë të arrij deri në kryerjen me sukses të këtij punimi.

Gjithashtu dëshiroj të falënderoj edhe të gjithë stafin akademik dhe administrativ

të Universitetit të Gjakovës“Fehmi Agani”.

Dhe përjetësisht falënderoj familjen, shoqërinë që më qëndruan afër gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

FALEMINDERIT!

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

7

Abstrakti

Gjuha është mjeti thelbësor i komunikimit për çdo komb, e tillë që mbetet unike dhe e

përbashkët për të gjithë pjesëtarët e një kombësie. Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të lashta

të Ballkanit, e cila edhe pse e dokumentuar me shkrim shumë vonë, që nga shek. XV, më pastaj

në vazhdimësi janë mbajtur takime dhe kongrese për standardizimin dhe unifikimin e saj.

Alfabeti i gjuhës shqipe ka gjithsej 36 shkronja, në përbërje prej 29 bashkëtingëlloresh dhe 7

zanoresh. Të gjitha këto shkronja kanë specifikat e tyre dalluese, kështu që me anë të këtij punimi

do të mundohem të shpjegoj, se si të mësohen në mënyrë sa më të lehtë shkronjat për nxënësit e

klasëve të para.

Me anë të këtij punimi jam munduar që të studioj më shumë për shpjegimin e shkronjave në

mënyrë sa më të lehtë për nxënësie e klasëve të para. Gjithashtu, për shpjegimin dhe përdorimin e

duhur të shkronjave të mëdha, të vogla, zanoreve, bashkëtingëlloreve, pastaj edhe për metodat e

përdorimit dhe transmetimit të Abetares.

Njëherit, unë si mësusese e ardhshme do të jem e përgatitur, që gjatë punës sime t’u ofroj

gjeneratave të reja njohuri, sa më të kuptueshme dhe logjike të konceptimit të gjuhës shqipe. Ky

punim imi do të jetë sadopak një udhërrëfyes për mua, pike së pari, pastaj edhe për mësuesit e

ardhshëm, por dhe për nxënësit si një model i të shpjeguarit të lëndës së gjuhës shqipe.

Fjalët kyçe: Gjuha, dialekti, alfabeti, shkronjat, Abetarja.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

8

Hyrje

Mësimi i gjuhës shqipe është një nga objektivat parësorë në të gjithë arsimin e detyruar të

shkollave shqipe. Gjuha shqipe fillon të mësohet në familje, vazhdon më pas në arsimin

parashkollor, përmes ushtrimeve të të folurit dhe aftësimit të fëmijëve për të lexuar dhe për të

shkruar në mënyrë globale. Vijon të pasurohet më tej në arsimin fillor me përvetësimin e aftësive

të plota të të lexuarit dhe të shkruarit. Në klasën e parë të shkollës fillore, gjuha shqipe fillon të

mësohet në mënyrë sistematike përmes të ushtruarit për lexim-shkrimin fillestar.

Në klasën e parë fillon të shfaqet modeli i gjuhës së shkruar dhe drejtshkrimit të saj, të cilat

mësohen në mënyrë intuitive në kuadër konceptesh gjuhësore, siç janë: fjala, fjalia, zanoret,

bashkëtingëlloret, shenjat e pikësimit, përdorimi i shkronjës së madhe, përdorimi i shkronjës së

vogël etj. Mësimi i gjuhës shqipe (Abetares) në klasën e parë të arsimit të detyruar nëntëvjeçar

synon të aftësojë dhe të krijojë shprehitë fillestare të nxënësve për zhvillimin e të folurit, të lexuarit

dhe të shkruarit në gjuhën shqipe.

Në kapitullin e parë do të flasim për historikun e gjuhës shqipe, për rëndësinë e shkrimeve të

para në gjuhën shqipe, për Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, përpjekjet e rilindasve për

formimin e shqipes standarde dhe synimin që kemi për të mësuar gjuhën shqipe si dhe për dy

kryedialektet e gjuhës shqipe. Në kapitullin e dytë do të flasim për alfabetin e gjuhës shqipe, pastaj

për alfabetet kryesore të shqipes, që u përdorën para Kongresit të Manastirit, Alfabetin e Shoqërisë

së Stambollit, Alfabetin e shoqërisë “Bashkimi” dhe të asaj “Agimi” të Shkodrës, pastaj për

zanoret dhe bashkëtingëlloret, si dhe mbi përdorimin e drejtë të shkronjave të mëdha dhe të vogla.

Në kapitullin e tretë do të flasim për Abetaren e Parë Shqipe si dhe metodat e mësimit të Abetares.

Në fund, në kapitullin e katërt kam paraqitur mësimin model dhe të mësuarit sipas strukturës ERR,

në përbërje prej pjesës hyrëse (evokimit), pjesës kryesore (realizimit) dhe pjesës përfundimtare

(reflektimit), si dhe mbi përpunimin e shkronjës DH dhe shkronjës Ll.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

9

KAPITULLI I

1. Gjuha shqipe gjatë historisë

Gjuha shqipe (ose thjeshtë shqipja) është gjuhë dhe degë e veçantë e familjes indoevropiane, e

folur nga më shumë se 6 milionë njerëz, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Republikën e

Maqedonisë së Veriut, por edhe në zona të tjera të Europes Jugore ku ka popullsi shqiptare, duke

përfshirë edhe Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Komunitetet shekullore që flasin dialektet

shqiptare mund të gjenden të shpërndara në Kroaci (arbëreshët e Zarës), Greqi (arbëreshët e

Greqisë), Çameri dhe disa komunitete të rajoneve të Maqedonisë Perëndimore dhe (Trakes

Përendimore), Itali, (arbëreshët në Italinë Jugore dhe Sicili e Kalabri). Në Rumani dhe Ukrainë

ekziston po ashtu edhe një diasporë e madhe shqiptare. Gjuha shqipe shkruhet me shkronja latine.

Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e

Drejtshkrimit të Shqipes në vitin 1972 në Tiranë, por edhe të gjitha dialektet, nëndialektet e të

folurat që fliten nga shqiptarët. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe gjuha shqipe pasardhëse e

ilirishtes. Nga kjo gjuhë nuk kanë mbetur veçse pak fjalë, disa emra gjeografikë dhe emra

personash ilirë, të cilët mund të shpjegohen me emra të shqipes. Kështu p.sh., emri Dardania është

shpjeguar nga fjala shqipe dardhë, Dalmatia nga fjala delme, dele, Ulkin nga ujk, ulk, pastaj emir

Bardhyl nga mbiemri i bardhë, si dhe Daz nga fjala shqipe dash. Në historinë e Shqipërisë dhe të

shqiptarëve Rilindja Shqiptare (XIX-XX) zë një vend të veçantë. Gjatë kësaj periudhe problemet

e gjuhës u bënë pjesë përbërëse e programit të Rilindjes Shqiptare, e cila me alfabetin e Shoqërisë

së Stambollit (1878) hodhi bazat për zgjidhjen e problemit të alfabetit të gjuhës shqipe, i cili

përfundimisht u zgjidh në Kongresin e Manastirit me 1908. Baza e alfabetit të gjuhës shqipe është

alfabeti latin.1

1 Beci, Bahri, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Botimi EDFA Tiranë, 2004, fq. 15-17.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

10

1.1. Rëndësia e shkrimeve të para të gjuhës shqipe

Dokumentet e para të gjuhës shqipe kanë rëndësi të madhe historike, sepse dëshmojnë fillimet

e shkrimit të shqipes. Mirëpo, pasi që dalin me tekste të varfëra dhe fragmentare, pak mund të

hyjnë në punë për studime të mirëfillta filologjike, sidomos sa i përket historisë së shqipes letrare.

Në studimet filologjike shqiptare dokumentet e para të shkruara në gjuhën shqipe konsiderohen

“Formula e Pagëzimit” (1462), “Fraza e mallkimit” (1497) dhe “Ungjilli i Pashkëve i Shën

Matheut” që është i fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XVI dhe nuk ka datë të saktë

botimi.2

1.2. Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Njësimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe, i planifikuar në Kongresin e Manastirit arriti të

realizohej fillimisht në periudhën e Luftës së Parë Botërore, në Komisinë Letrare Shqipe të

Shkodrës më 1916-17. Në këtë ngjarje të rëndësishme lindi për herë të parë në historinë e popullit

shqiptar gjuha e standardizuar shqipe, e normëzuar mbi bazën e elbasanishtes, e cila funksionoi

për disa dhjetëvjetësha me radhë. Kjo gjuhë e standardizuar pati një drejtshkrim të mirëfilltë të

botuar, i cili shërbeu me mjaft sukses për të gjithë ata që dëshironin ta respektonin trajtën e shkruar

dhe të folur të saj.3 Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe i zhvilloi punimet më 20-25 nëntor

1972 në Tiranë. Ky kongres zgjidhi çështjen e njësimit të gjuhës letrare shqipe dhe i dha popullit

shqiptar një gjuhë të vetme letrare, pa variante. Në këtë kongres morën pjesë 87 delegatë dhe mbi

300 të ftuar të tjerë nga viset e ndryshme ku flitet shqipja: nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia,

Italia, Greqia, etj. Komisioni i drejtshkrimit autorizimet e mëdha që i nxorri nga Kongresi i

Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, nuk i realizoi me përkushtim të plotë, sepse nuk iu përmbajt

gjithnjë me konsekuencë parimeve që kishte proklamuar vetë. Përkundrazi, në rregullat e

drejtshkrimit të gjuhës shqipe, të cilat dolën menjëherë pas kongresit, u përkrahën njësitë gjuhësore

të ish variantit letrar të toskërishtes, në një shkallë të gjerë.4

2 Raka, Fadil, “Historia e shqipes letrare”, Grafikos, Gjilan, 2005, fq. 68-71. 3 Kostallari, Androkli, “Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj”,

(materiale të konferencës shkencore të mbajtur në Tiranë më 7-8 dhjetor 1984), Tiranë, 1988, f. 50. 4 Raka, Fadil, “Historia e shqipes letrare”, Grafikos, Gjilan, 2005, fq. 230-234.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

11

1.3. Përpjekjet e rilindasve për shqipen standarde

Trajtimi i shqipes standarde filloi që nga periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që daton

nga gjysma e dytë e shek. XIX. Interesimi për shkrimin e shqipes letrare filloi me artikuj të

ndryshëm të botuar në revistat e asaj kohe. Filloi të ngrihej ndërgjegjja kombëtare për një gjuhë të

shkruar shqipe, me propagandën që të mos shkruajnë për interesat e shteteve të huaja, si të

Stambollit, Athinës, Vatikanit dhe qendrave të ndryshme të Ballkanit, të cilat mundoheshin të

mbizotëronin në vendin tonë përmes gjuhës dhe shkrimeve të tyre.

Gjatë Rilindjes u botuan mjaft revista të ndryshme në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera

europiane, madje edhe në arabisht, të drejtuara nga shoqëritë patriotike, persona privatë, organizata

politike fetare etj.5 Gazeta e parë shqiptare është “Shqiptari i Italisë” (L’albanese d’Italia), të cilën

e drejtoi De Rada më 1848, gazeta “Pellazgu” 1860 nga arbëreshi grek Anastas Byku, gazeta

“Prizren” në vitin 1871-74 në Prizren, si dhe gazeta “Kosova” në Prishtinë më 1877- 88 në

Prishtinë (të dyja këto u botuan në turqisht dhe serbisht). Me pas, u botuan edhe gazeta të tjera, të

cilat i kushtonin një rëndësi të posaçme mbrojtjes dhe zhvillimit të gjuhës letrare shqipe, si:

“Flamuri i Arbërit” (1883-1887) dhe “Drita - Dituria” (1884). Po ashtu, doli edhe revista

“Albania”, e cila botohej në Bruksel dhe në Londër, gjatë viteve 1897-1909, të cilën e udhëhiqte

njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, Faik Konica. Kjo revistë kishte

si synim të posaçëm pastërtinë e gjuhës letrare shqipe nga elementet e huaja që mbizotëronin në

atë kohë. U trajtuan edhe problemet e njësimit të alfabetit të shqipes, të drejtshkrimit të shqipes

letrare, të trajtimit teorik të ortografisë shqipe nga mjaft autorë të njohur të kësaj periudhe si:

Konica, Gurakuqi, Xhuvani, Logoreci e të tjerë.6 Mund të thuhet se gjatë Rilindjes Kombëtare

Shqiptare u arrit një vetëdijësim më i lartë i shqiptarëve që të shikohet përshpejtimi i çlirimit të

trojeve shqiptare nga osmanët, grekët etj., si dhe çështja e një rëndësie mjaft të çmueshme që mund

të mburremi me këtë periudhë zhvillimi të njësimit të gjuhës letrare shqipe.7

5 Doli - Kryeziu, Sindorela, Doktoraturë, “SHTRIRJA E SHQIPES STANDARDE NË GJAKOVË”, Tiranë, 2013, fq.

37-38. 6 Blaku, Murat, “Rreth trajtimit të gjuhës letrare në organet e shtypit të Rilindjes”, Seminari 4, Rilindja, Prishtinë,

1980, f. 183. 7Ajeti, Idriz, “Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX”, Rilindja, Prishtinë, 1960, f. 4

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

12

1.4. Dialektet e gjuhës shqipe

Ashtu si në çdo gjuhë tjetër, edhe në gjuhën shqipe, prej ndryshimeve që ka pësuar ajo kohë

pas kohe në krahina të ndryshme, ka arritur të ketë sot një degëzim në dy dialekte, ku secili dialekt

me dy nëndialekte dhe me grupe të folmesh të shkallëve të ndryshme. Të folmet e gjuhës shqipe

grupohen në dy dialekte, të cilat gjeografikisht ndahen te lumi Shkumbin. Në të djathtë të lumit

Shkumbin shtrihet dialekti verior ose gegërishtja, kurse në të majtë të tij shtrihet dialekti jugor ose

toskërishtja. Veçoritë që i dallojnë këto dy dialekte janë fonetike, gramatikore dhe leksikore.

Dy dialektet dallohen nga këto veçori në sistemin fonetik: për gegërishten është karakteristike

seria e zanoreve hundore me zanore gjegjëse gojore, kurse në toskërishte ka vetëm zanore gojore

(hî-ni, rê-ja, vêna, dry-ni, sy-ni, zâ-ni, hû-ni gegërishtja dhe hi-ri, re-ja, vera, zeri, sy-ri, hu-ri,

toskërishtja). Midis toskërishtes dhe gegërishtes ka një numër dallimesh që lidhen me variantet e

strukturave të formave gramatikore. Kështu, gegërishtja për të pakryerën e foljeve veprore ka një

formë sigmatike (myllsha “mbyllja”, lajsha “laja” etj.), kurse toskërishtja ka një formë asigmatike

(mbyllnja, mbylljam, mbyllja “mbyllja” etj., lanja, lanjam etj.). Dy dialektet dallohen edhe nga

ndonjë tipar që lidhet me dendurinë e përdorimit të varianteve të ndajshtesave, p.sh., gegërishtja e

formon me mbaresën –a formën e shumësit të një grupi emrash mashkullorë (demela, doktora,

traktorista, brina, pusa), toskërishtja e formon shumësin e tyre me mbaresa të ndryshme, sipas

emrave (dembelë, doktorë, traktorisë, brirë, puse), toskërishtja i shquan me mbaresën –u emrat

mashkullorë që mbarojnë me k, g dhe h (miku, zogu, krahu), kurse gegërishtja me –u shquan ata

që mbarojnë me –k ose –g dhe me –i ata që mbarojnë me h (krahi, ahi etj.).8

8 Gjinari, J, Shkurtaj, Gj, “Dialektologjia”, Botimi SHBLU, Tiranë, 2003, fq. 175-179.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

13

1.5. Synimi

Qellimi i mesimit te gjuhes shqipe ne klasen e pare eshte pervetesimi i shkathtesive per te

komunikuar ne situata te ndryshme, krijimi i aftesive vetjake per formim gjuhesor e kulturor,

pervetesimi i disa normave të gjuhes standarde shqipe, pergatitja e nxenesve per ta perdorur gjuhen

ne formen e saj standarde gjate te folurit, te lexuarit dhe shkrimit te saj.

Pergatiten nxenesit per ta njohur jeten ne pamje te ndryshme te saj, duke marre pjese me emocion

dhe gatishmëri në tema te ndryshme me karakter edukativ dhe shoqeror, duke punuar në edukimin

dhe motivimin e nxenesve me ndjenjen dhe edukaten e punes, per te mesuar dhe per te nxene ne

menyra dhe forma te ndryshme. Keshtu, permes gjuhes shqipe dhe lendeve qe rrjedhin prej saj:

Abetare dhe Gjuhe e lexim, aftesohen nxenesit per ta perdorur gjuhen shqipe (gjuhen amtare) ne

nivelin qe e kerkon shoqeria shqiptare sot. Nepermjet arteve te gjuhes (te thena ndryshe edhe fusha

studimi apo linja e nenlinja) ne shkollen shqipe, ne klasen e pare, lenda e gjuhes shqipe (Abetarja)

synon t’i aftesoje nxenesit:

per zhvillimin e degjimit te vemendshem;

per zhvillimin dhe pasurimin e fjalorit dhe te folurit me perpikmeri;

per zhvillimin e te lexuarit dhe te kuptuarit e pjeses qe lexon dhe

per zhvillimin e te shkruarit te gjuhes standarde shqipe.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

14

KAPITULLI II

2. Alfabeti i gjuhës shqipe

Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u përvijuan dy variante letrare të kombit shqiptar, që

janë varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre

varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjidhur, ishte njësimi i

alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti

turko-arab dhe alfabete tjera të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur

më 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Në

këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht

në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr,sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja

me shenja diakritike (ç, ë), i cili është alfabeti, që e ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe.

Kongresi e la të lirë edhe përdorimin e alfabetit të Shoqërisë së Stambollit, që kishte mjaft përhapje,

por koha ia lëshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.

Foto.1.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

15

2.1. Alfabetet kryesore të shqipes që u përdorën para Kongresit të Manastirit

Lufta për formimin e një alfabeti të përbashket për shkrimin e shqipes letrare qe shumë e gjatë

dhe e vështirë. Kjo luftë nuk qe me karakter filologjik, por qe e gërshetuar me rrethanat kulturore

e politike të kohës dhe, sidomos në decenien e fundit të shekullit XIX, mori një karakter të mprehtë

politik. Në dokumentet dhe në veprat e para të shkruara në gjuhën shqipe u përdor alfabeti latin.

“Ungjilli i Pashkëve” u shkrua me alfabetin grek. Alfabeti që përdorën autorët e Veriut erdhi

duke bërë një evolucion: u bë më i ngulitur dhe më i përpiktë, dhe u quajt Alfabet i Vjetër i Veriut.

Ky alfabet u përdor pandërprerë edhe në shekujt e mëvonshëm dhe pati një përhapje të gjerë në

veprat fetare të shekujve XVI-XVIII. Naum Veqilharxhi, shprehës i aspiratave të klasës së re

borgjeze, që po lindte, nuk la pa prekur problemin e alfabetizimit të gjuhës shqipe, të cilën e

vështroi në planin e gjerë të bashkimit kombëtar dhe të përhapjes së kulturës në masat e gjera

popullore me anë të gjuhës letrare. Ai krijoi një alfabet të ri, i cili nuk kishte asnjë mbështetje të

plotë nga asnjëri nga alfabetet e mëparshme, sepse në këtë mënyrë, ky alfabet do të përkrahej pa

rezervë nga të gjithë shqiptarët.9

2.1.1. Alfabeti i Shoqërisë së Stambollit

Formimi i Alfabetit të Shoqërisë së Stambollit, qe kurorëzimi i punës shumëvjeçare të

përfaqësuesve më të dalluar të Rilindjes Kombëtare. Ky alfabet shfrytëzoi anët pozitive të të gjitha

alfabeteve të mëparshme. Alfabeti i Stambollit respektonte me konsekuencë parimin “një shkronjë

për një tingull” që ishte një parim i drejtë shkencor. Alfabeti i Stambollit qe i lehtë për tu mësuar,

megjithëkëtë, ky pati një të metë të ndjeshme, sepse nuk qe homogjen për nga përbërja e shenjave

grafike dhe paraqiste vështirësi për botimin e librave, ngase botimet me këtë alfabet kërkonin

shtypshkronja të specializuara, siç ishte shtypshkronja në Bukuresht.10

9 Raka, Fadil, “Historia e shqipes letrare”, Grafikos, Gjilan, 2005, fq. 179-180. 10Po aty, fq. 180-183.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

16

2.1.2. Alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” dhe “Agimi” të Shkodrës

Në janar të vitit 1899 u formua nga abati Preng Doçi, shoqëria “Bashkimi” në Shkodër, njëra

ndër të parat e këtij lloji në Shqipëri. Kjo shoqëri u formua me qëllimin që të kontribuonte për

zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare. Kjo shoqëri ishte kundërshtare e rreptë e Alfabetit të

Stambollit. Çështja e alfabetit u zgjidh në atë mënyrë që, përfaqësuesit e shoqërisë “Bashkimi”,

duke marrë parasysh variantin italian të alfabetit latin, krijuan edhe shkronjat bigrafe

(dyshkronjëshat), për t’i shënuar tingujt e veçantë të shqipes. Për përdorimin e alfabetit nga shoqë

ria “Agimi”, Medja kishte marrë pëlqimin e albanologëve më të njohur të kohës, të cilët ishin

mbledhur në Kongresin e orintalistëve në Hamburg 1902, por ky alfabet nuk qe praktik për të

dhënë në mënyrë besnike vlerat tingullore të fonemave të shqipes dhe nuk pati ndonjë përhapje të

madhe, siç patën Alfabeti i Stambollit dhe i “Bashkimit”.11

Gjuha letrare shqipe ka 7 fonema zanore, që përfaqësohen nga 7 shkronja të thjeshta dhe 29 fonema

bashkëtingëllore, që përfaqësohen nga po aq shkronja latine të thjeshta, ndër të cilat gjenden edhe

9 shkronja dyshe (bigrame).

11Po aty, fq 184-185.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

17

2.2. Bashkëtingëlloret

Tabela.1.

Bashkëtingëlloret sipas vendit të formimit klasifikohen në:

buzore: p, b, m, f, v

dhëmbore: t, d, th, dh, ll

alveolare: c, x, n, s, z, l, rr, r

paraqiellzore: ç, xh, sh, zh

qiellzore: q, gj, nj, j

prapaqiellzore: k, g, h.

Sipas pjesëmarrjes ose jo të zërit dhe zhurmave, ato ndahen në:

të zëshme: d, z, zh, x, xh, g, gj, dh, v, b, m, n, nj, j, l, ll, r, rr

të pazëshme: t, s, sh, c, ç, q, k, th, f, p, h.

Bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe

B C Ç D Dh F G Gj H J K L Ll M N

Nj P Q R Rr S Sh T Th V X Xh Z Zh

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

18

2.3. Zanoret

Tabela.2.

Zanoret klasifikohen:

Sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës, ndahen në:

të përparme: i, y, e

qendrore: ë, a

të prapme: u, o.

Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës, ndahen në:

të hapura: a

gjysmë të mbyllura: ë, e, o

të mbyllura: i, y, u

Sipas pjesëmarrjes ose jo të buzëve në formimin e tyre, ndahen në:

të buzërzuara: y, u, o

jo të buzërzuara: i, ë, a, e

Shkronjat dyshe (bigramet)12

Dh

dh

GJ

gj

LL

Ll

NJ

nj

RR

Rr

SH

Sh

TH

th

XH

Xh

ZH

Zh Tabela.3.

12 Beci B. “Gramatika e gjuhës shqipe”, Botimi EDFA Tirane, 2004, fq. 22-26

Zanoret

A E Ë I O U Y

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

19

2.4. Përdorimi i shkronjave të mëdha

Përdorimi i shkronjës së madhe për të dalluar emrat e përveçëm dhe emërtimet e

barasvlershme me ta nga emrat e përgjithshëm.

Shkruhen me shkronjën e parë të madhe emrat dhe mbiemrat e personave, epitetet ose

ofiqet (nofkat) që janë pjesë përbërëse e tyre, p.sh. (Avni Kelmendi, Gjergj Kastrioti, Gjon

Buzuku etj.)

Shkrimi me shkronjë të madhe i përemrit vetor Ju dhe i përemrave pronorë Juaj, (i, e) tij,

(i, e) saj, në shenjë nderimi për personin të cilit i drejtohemi ose për të cilin flasim.

Shkrimi me shkronjë të madhe të emërtimeve të periudhave, të ngjarjeve, të akteve e

dokumenteve historike, të monumenteve historike e të monumenteve të kulturës, p.sh.

(Reforma, Rilindja Kombëtare, Konferenca e Ambasadorëve etj.)

Shkrimi me shkronjë të madhe i një pjese të emërtimit zyrtar të një institucioni, organizate

etj., kur përdoren për të përfaqësuar të gjithë emërtimin, p.sh. (Bashkimi i Rinisë së Punës

të Shqipërisë).

Shkrimi me shkronjë të madhe i pjesëve përbërëse të emërtimeve të festave kombëtare,

p.sh. (28 Nëntori, 7\8 Marsi, 1 Maji etj.)

Foto.2.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

20

Shkrimi me shkronjë të madhe dhe pa pikë i emërtimeve të shkurtuara të shteteve, partive,

organizatave etj., p.sh. (RPSH, RSR, RDGJ, SHBA etj.)

Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave të përgjithshëm, kur përdoren për të shënuar qenie

të personifikuara, p.sh. (Plaku i Vitit të Ri).

Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave të përveçëm të figurave e të tregimeve popullore,

p.sh. (Adami, Eva, Borëbardha, Apoloni etj.)13

2.5. Përdorimi i shkronjave të vogla

Shkrimi me shkronjë të vogël i nyjave dhe i pjesëzave të mbiemrave të huaj, kur jepet i

plotë emri dhe mbiemri i përsonit, p.sh. (Kalderon de la Barka, por De la Barka).

Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të përveçëm, kur janë kthyer në emra të

përgjithshëm që shënojnë tipin përkatës, p.sh. (ciceron, donkishot, mentor etj.)

Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të popujve dhe banorëve të një vendi, p.sh.

(afrikanët, amerikanët, bullgarët etj.)

Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të ditëve të javës, muajve e stinëve, p.sh. (e hënë, e

martë, pranverë, vjeshtë etj.)

Shkrimi me shkronjë të vogël i fjalës së parë të çdo vargu.

Shkrimi me shkronjë të vogël i emërtimeve të njësive të matjes, të mjeteve teknike, të

sendeve etj. me burim nga emra të përveçëm.

Shkrimi me shkronjë të vogël i emërtimeve të funksioneve shtetërore, politike e ushtarake,

të gradave, të titujve fetarë etj.

13 ASHRPSH, “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1973, fq.143-160.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

21

Foto.3.

Shkrimi me shkronjë të vogël i fjalës së parë pas shumëpikëshit që shënon ndërprerje gjatë

ligjëratës dhe jo mbarimin e fjalisë a të periudhës së mësipërme, p.sh. (Ky tavan është i

ulët… tavani i shtëpis sonë është i lartë.)

Shkrimi me shkronjë të vogël i fjalës së parë pas pikëpyetjes, pikëçuditjes ose

shumëpikëshit, kur ato vihen pas ligjëratës së drejtë dhe në fjalët e autorit që vijojnë, kur

tregohet se kujt i takon ligjërata.14

KAPITULLI III

3. Abetarja e parë e gjuhës shqipe

Abetarja e parë e gjuhës shqipe, ajo e vitit 1844, me titull "Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar

shqip", u përgatit nga përsonaliteti i shquar i Rilindjes Kombëtare, Naum Veqilharxhi. Nga ajo

kohë kanë kaluar plot 175 vjet. Që atëherë e deri më sot janë shtypur mëse 150 abetare në trevat

shqiptare dhe jashtë tyre si në Bukuresht, Stamboll, Bruksel, Sofje, Vjenë, Napoli, Selanik,

Athinë, Paris, Milano, Bari, Vorçester, Lajpcig, Konstancë, Aleksandri të Egjiptit etj. Hartimi dhe

realizimi i abetares së saj e vuri Shqipërinë në radhën e vendeve të qytetëruara, duke treguar se ky

14 Po aty, fq. 143-160.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

22

vend i vogël ka një popull me karakteristikat e tij, me gjuhën dhe zakonet e veta dhe me një thesar

të trashëguar nga brezat.

Punën e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, një figurë tjetër e shquar e Rilindjes

Kombëtare, i cili në vitin 1867 botoi një abetare në gegërisht dhe një në toskërisht dhe u mësoi me

to shqipen shumë bashkatdhetarëve gjatë udhëtimeve nëpër Shqiperi. Epokën e re për librat

shkollore dhe përgatitjen e truallit për shkollën kombëtare e përgatitën figurat e njohura, si Jani

Vreto, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, të cilët, gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare

të Prizrenit në vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhës shqipe". Më pas, rruga e hartimit të

Abetares Shqipe kalon ndër emra të njohur, të cilët punuan me përkushtim brenda dhe jashtë

vendit, si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906) Nikolla Lako (1906), Simon

Suteriqi (1911) etj, dhe në vitet e mëvonshme, A. Xhuvani, Th. Papapano, M. Logoreci, J. Minga,

duke krijuar kështu një traditë të mirë. Punimi i mirëfilltë shkencor i Abetares Shqipe u bë pas

vitit 1944, përgatitja e të cilit u vu mbi baza shkëncore pedagogjike e gjuhësore.15

Foto.4.

15 https://sq.wikipedia.org/wiki/Abetarja

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

23

3.1. Metodat e mësimit të Abetares

Metodat më të përdorshme për mësimin e lexim-shkrimit fillestar janë:

1. Metoda fonike-alfabetike;

2. Metoda globale “shiko dhe lexo”;

3. Metoda analitike - sintetike.

Metoda dëgjimore dhe pamore (fonike-alfabetike) lidhet me aftësimin e nxënësve për të shqiptuar

dhe për të lexuar drejt tingujt e gjuhës shqipe, duke i lidhur me shkronjën përkatëse. Është metodë

e rëndësishme për të filluar hapat e parë të ushtrimit të nxënësve për lexim-shkrim, e cila fillon me

punën në kopsht dhe shtrihet në fazën përgatitore të mësimit.

Metoda globale “shiko dhe lexo” shkathtëson nxënësit që të punojnë në mënyrë të pavarur, por

edhe të orientuar, që të mund të lexojnë fjalë apo shprehje në mënyrë globale, të cilat diktohen nga

përvojat e tyre, si: njohja dhe leximi i titujve të librave, i emisioneve, i reklamave, i etiketave dhe

shumë materialeve të tjera autentike.

Metoda analitike-sintetike është metode bazë ku mbështetet mësimi i lexim - shkrimit. Koncepti

lidhet me analizën dhe sintezën e tekstit, fjalisë, fjalës, rrokjes. Kjo metodë e ndërthurur me metoda

të tjera mundëson arritjen e objektivave dhe një cilësie më të mirë të nxënësve në lexim - shkrimin

fillestar.16

Foto.5.

16https://www.ribashkimi.com/Simboli/Gjuha_Shqipe/3.pdf?fbclid=IwAR3uUDPDxBUQMnnoqO3enH40Nd11nV

QGI4HXEXDK8C1GUdM6gN02YowcB44

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

24

KAPITULLI IV

4. Shpjegimi i shkronjës “DH”

Shkronja “Dh” i takon bashkëtingëlloreve të gjuhës shqipe, duke përfaqësuar një shkronjë dyshe

ose bigarame.

4.1. Të mësuarit sipas strukturës ERR

Foto.6.

4.1.1. Evokimi

Kjo është faza e parë e strukturës për zhvillimin e të menduarit dhe të nxënit. Në këtë hap të

parë kryhen veprimtari të ndryshme njohëse. Së pari, nxënësi është i përfshirë gjallërisht në

rikujtimin e asaj se çka di rreth temës së mësimit. Kjo veprimtari e përqendron atë të shqyrtojë

njohuritë e tij/saj dhe të fillojë të mendojë rreth temës që së shpejti do ta shqyrtojë në detaje. Ky

angazhim fillestar ka rëndësi të dorës së parë, pasi në këtë fazë fillestare, nxënësi nxjerr në pah,

hulumton, shqyrton, një nivel bazë të njohurive vetjake, të cilave mund t’u shtohen njohuri të tjera.

Kjo është kryesore, pasi të gjitha njohuritë e qëndrueshme krijojnë një korpus të favorshëm

dijeje që lehtësojnë, më tej, fitimin e njohurive të reja apo zgjerimin e dijeve ekzistuese.

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Evokimi

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

25

Informacioni që parashtrohet pa një kontekst dijesh të mëparshme, pa parapërgatitje mund të mos

ngulitet sa dhe si duhet, për më tepër, pa këtë lidhje të domosdoshme me njohuritë e fituara më

parë, ai edhe mund të harrohet shpejt.

Qëllimi i dytë i fazës së evokimit është të vëjë në veprim nxënësin. Përfshirja në këtë proces u

mundëson atyre të gjejnë më lehtë rrugët që i dërgojnë në qëndrimet kritike për përvetësimin e

njohurive dhe shprehjen më të qartë dhe më efikase të vetë mendimeve. Qëllimi i tretë i fazës së

evokimit është arsyetimi i vijueshëm, procesi për të lidhur informacionin e ri, me skemat e

mëparshme. Ky qëllim i tretë i fazës është kryesori.

4.1.2. Realizimi i kuptimit

Faza e dytë e strukturës, për zhvillimin e të menduarit kritik e krijues gjatë të nxënit quhet

realizimi i kuptimit. Kjo është faza në të cilën lexuesi vjen në kontakt me informacionet apo idetë

e reja. Ky kontakt mund të shfaqet në formën e tekstit të leximit. Kjo është, gjithashtu, faza e të

nxënit, gjatë së cilës mësuesit kanë ndikimin më të paktë te nxënësi. Është po kjo fazë e dytë, gjatë

së cilës nxënësi duhet të ruajë të gjallë e të pavarur angazhimin e tij.

Detyra thelbësore e fazës së realizim kuptimit, është, së pari, ta mbajë nxënësin të përfshirë në

procesin e përfitimit të kuptimit të njohurive, gjithashtu të ruajë interesimin dhe ritmin e vendosur

gjatë fazës së evokimit. Detyra e dytë thelbësore është të mbështetë përpjekjet e tij për të

kontrolluar procesin e të kuptuarit.

Nxënësit e suksesshëm, lexuesit e efektshëm, kontrollojnë hap pas hapi përvetësimin e

njohurive dhe përfitimin e kuptimit mbi tekstin si një informacion të ri të sapondeshur. Gjatë

leximit, lexuesi do të rilexojë, nëse të kuptuarit është i zbehtë. Kur nxënësit janë duke

ndërgjegjësuar marrjen e informacionit, ata janë të përfshirë në procesin e shkalle - shkallshëm të

përvetësimit të tij, të vendosur sipas planfikimit të tyre, duke lidhur në mënyrë të qëllimshme

informacion, me atë që kanë ditur më parë.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

26

4.1.3. Reflektimi

Faza e tretë në strukturë është ajo e reflektimit. Kjo fazë, që shpesh harrohet në mësimdhënie,

është më të vërtetë kryesore. Gjatë fazës së reflektimit lexuesit konsolidojnë të nxënët e ri dhe në

mënyrë të gjallë ristrukturojnë skemën e tyre për të përshtatur me koncepte të reja. Është kjo fazë

në të cilën nxënësit me të vërtetë marrin njohuri të reja vetë. Kështu ndodh të nxënët e

qëndrueshëm.

Të nxënët është veprim i ndryshimit, i cili ndodh në mënyra të ndryshme. Në qoftë se ky

ndryshim është parë si arsyetim i ri, si rregull i ri i sjelljes ose si bindje e re, të nxënët karakterizohet

nga një ndryshim me të vërtetë i qëndrueshëm. Ky ndryshim ndodh vetëm atëherë kur nxënësit

përfshihen gjallërisht në ristrukturimin e planit të tyre, për të përshtatur me të nxënët e ri.

Në këtë fazë përcaktohen si objektiva detyrat e ndryshme thelbësore. Në radhë të parë, pritet

që nxënësit të fillojnë të shprehin fjalët e tyre, idetë dhe informacionet që ndeshin. Kjo është e

rëndësishme për ndërtimin e planeve të reja. Të nxënët afatgjatë dhe arsyetimi në thellësi është

vetjak. Nxënësit kuptojnë më së miri atë çfarë ata kuptojnë në kontekstin e tyre, me fjalët e tyre.

Qëllimi i dytë i kësaj faze është kultivimi dhe këmbimi i fuqishëm i ideve midis nxënësve, ashtu

sikurse paraqitja e tyre në plane të ndryshme për nxënësit për ta marrë në konsideratë kur e

ndërtojnë vetë. Përmes lejimit të diskutimit gjatë fazës së reflektimit, nxënësit janë të ekspozuar

ndaj një shumëllojshmërie ndërtimesh që duhen marrë parasysh.17

17 Musai, Bardhyl, “Mesimdhenia dhe te nxenet nderveprues”, Tirane, 2005, fq. 41-44.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

27

4.2. Mjedisi i të nxënit

Është shumë e rëndësishme që mësuesi të krijojë mjedis dhe atmosferë në klasën ku nxënësit

do të ndihen të lirshëm ta shprehin mendimin e vet, të besojnë në vetvete, t’i besojnë mësuesit dhe

shokëve të tyre, të shfrytëzojnë metoda të ndryshme me anë të cilave mësuesi do t’u përcjellë

nxënësve dituri, do t’i përfshijë në përcaktimin e rregullave të sjelljes, do t’i nxitë për

bashkëpunim, do t’i mësojë t’i respektojnë të tjerët dhe të bëhen të suksesshëm. Mjedisi i klases

se pare duhet te jete i pergatitur me mjete figurative, vizatime, figura, libra, shkronja, revista, radio

etj. Klasa duhet te jete e pergatitur ne kete menyre me qellim qe te jete sa me terheqese per femijet,

në mënyrë që te terheqë vemendjen e tyre. E vemendja e femijeve terhiqet kur muret e klases jane

te mbushura sa me shume me materiale te te nxenit, si: shkronja, fjale, fjali, libra, lapsa, flete te

bardha ose me ngjyra te madhesive te ndryshme, tabela te medha per te manipuluar me fjali, fjale,

rrokje.

Foto.7.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

28

4.3. Mësim model

4.3.1. Përpunimi i shkronjës “Dh”

Fusha: Gjuhë dhe komunikim;

Lënda: Gjuhë shqipe (Abetare);

Klasa: I

Njësia mësimore: Punimi i shkronjës Dh dhe grafiku i shkronjës Dh;

Lidhja me lëndet tjera: Edukatë shoqërore, Punëdore, Matematikë;

Metodat mësimore: Ilustruese, demonstruese, verbale;

Mjetet mësimore: Fotografi, ilustrime, Abetarja, ngjyra, pasqyrë e vogël;

Fjalët kyçe: tingull, shkronja dyshe, bashkëtingëllore;

Objektivat:

Të flasë për situatën e figurave të dhëna në tabelë,

Të njohë shkronjën Dh,

Të gjejë shkronjën Dh në struktura fjalësh,

Të lexojë globalisht fjalët në Abetare.

Rezultati\et e të nxënit për orë mësimore:

Nxënësi dallon shkronjën Dh,

Nxënësi shqipton saktë shkronjën Dh,

Nxënësi formon fjalë me shkronjën Dh,

Nxënësi plotëson dhe qarkon shkronjën Dh.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

29

Zhvillimi i orës mësimore:

Evokim Brainstroming (Stuhi mendimesh) 10’

Realizimi i kuptimit Veprimtari e drejtuar 20’

Reflektim Punë e pavarur 10’

Tabela.4.

4.3.2. Pjesa hyrëse (evokimi)

Nxënësit do të shohin disa fotografi, të cilat unë do i vendos në tabelë. Aty do të shohin disa

fëmijë të ulur në karrikën e dentistit. Bashkë me ta do të diskutojmë pse shkojmë te dentisti. Me

anë të vizatimeve do kuptojnë se për cilën shkronjë do të flasim. Por, që në të njëjtën kohë flasim

për shëndetin, dhëmbët si duhet ti mbajmë të pastër, dhe se nëse u përmbahemi rregullave do të

shpërblehemi me dhuratë.

Foto.8.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

30

4.3.3. Pjesa kryesore e orës (realizimi i kuptimit)

Në tabelë kam vendosur një ilustrim të dhëmbit, dhuratës, dhomës. Kërkojmë nga nxënësit të

shqiptojnë saktë fjalët dhe të tregojnë se si quhen gjërat që shohin në ilustrime.

Secili nxënës do të ketë nga një pasqyrë të vogël që të shoh se si gjuha hyn në mes të dhëmbëve

për të shqiptuar tingullin Dh. Pastaj, paraqes grafikun e shkronjës Dh. Nxënësit hapin Abetaret

dhe qarkojnë shkronjën e mësuar. Kërkoj të gjejnë sa më shumë fjalë që fillojnë me këtë shkronjë.

Foto.9.

Kemi edhe rastin në foto, kur secili nxënës provonte të shqiptonte saktë shkronjën Dh.

Foto.10.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

31

4.3.4. Pjesa përfundimtare (reflektimi)

Në fund, nxënësve u shpërndaj fletë A4 me punimin e përgatitur me modele figurash. Nxënësit

do të ngjyrosin figurat dhe do të shkruajne emrat e figurave që shohin. Pasi të kenë përfunduar do

i lexojmë dhe komentojmë figurat dhe më pas do e rrumbullaksojmë shkronjën e mësuar Dh.

Foto.11.

Detyrë shtëpie: Gjeni nëpër gazeta apo libra disa fjalë që kanë shkronjën Dh, të cilat dini t’i

lexoni. Materialet sillni në klasë!

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

32

4.4. Zhvillimi i shkronjës Ll

Fusha: Gjuhë dhe komunikim;

Lënda: Gjuhë shqipe (Abetare);

Klasa: I

Njësia mësimore: Punimi i shkronjës Ll dhe grafiku i shkronjës Ll;

Lidhja me lëndet tjera: Të folurit, Art/vizatim, Matematikë;

Metodat mësimore: Ilustruese, demonstruese, verbale;

Mjetet mësimore: Fotografi, ilustrime, Abetarja, ngjyra;

Fjalët kyçe: tingull, shkronja dyshe, bashkëtingëllore;

Objektivat:

Të motivojmë rreth asaj se çka do të mësojmë;

Të njohë shkronjën Ll;

Të gjejë shkronjën Ll në struktura fjalësh;

Të lexojë globalisht fjalët në Abetare;

Rezultati\et e të nxënit për orë mësimore:

Nxënësi dallon shkronjën Ll,

Nxënësi shqipton saktë shkronjën Ll,

Nxënësi formon fjalë me shkronjën Ll,

Nxënësi plotëson dhe qarkon shkronjën Ll.

Zhvillimi i orës mësimore:

Evokim Asociacion 10’

Realizimi i kuptimit Veprimtari e drejtuar 20’

Reflektim Pune grupore 10’

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

33

4.4.1. Pjesa hyrëse (evokimi)

Në pjesën e parë për t’i motivuar nxënësit do të zhvilloj një aktivitet ku do të përfshihen të gjithë

nxënësit. Si fillim asociacionin do ta vendos në tabelë e më pas nga nxënësit do të kërkoj që të

hapim një nga fushat e mbuluara. Pasi të gjejmë zgjidhjet e të gjitha fushave, do të bëjmë analizën

e fjalës, si dhe gjejmë të gjejmë tingullin Ll në fjalët e shënuara. Pra, nxënësit njoftohen me

tingullin Ll.

Foto.12.

Foto. 13.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

34

4.4.2. Pjesa kryesore e orës (realizimi i kuptimit)

Në vazhdim pasi të kemi përfunduar asociacionin, nxënësit hapin Abetaren dhe vazhdojnë të

lidhin fjalët, çdoherë duke përsëritur tingullin Ll. Unë kam përgatitur një ushtrim ku pasi kemi

përfunduar me detyrën e parë, në formë grupore një përfaqësues i grupit do të dal në tabelë dhe do

t’i lidhë fjalët e pa lidhura. Gjithashtu, së bashku me nxënësit me anë të lëvizjes së dorës fillojmë,

e ngrisim dorën lartë, e ulim ngadalë duke formuar një vijë të drejtë dhe një lakim në anën e majtë,

përsëri të njëjtën gjë, duke formuar kështu shkronjën Ll.

Foto.14.

Pasi kemi përfunduar do t’i lexojmë së bashku dhe do kuptojmë tingullin Ll

Foto.15.

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

35

4.4.3. Pjesa përfundimtare (reflektimi)

Në pjesën e fundit pasi kemi përfunduar me Abetaren, unë kam përgatitur 4 balona me fjali që

nuk janë të përfunduara. Nxënësit në formë grupore do të gjejnë se cila balonë mund të lidhet me

shporten që i takon për të formuar fjalinë e plotë.

Foto.16.

Pasi t’i kemi lidhur balonat me shportat gjegjëse, kemi formuar fjali. Nga nxënësit kam kërkuar që

çdo fjalë ta shqiptojmë së bashku në mënyrë që të kuptojmë tingullin Ll.

Foto.17.

Detyrë shtëpie: Gjeni nëpër gazeta apo libra disa fjalë që kanë shkronjën Ll, të cilat dini t’i lexoni

dhe materialet sillni në klasë.

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

36

Foto.18.

Foto e realizuar gjatë praktikës në shkollën fillore “Mustafa Bakija”, Gjakovë. (Publikimi i

fotos është bërë me lejen e mësueses dhe të prindërve.)

Edukimi është arma më e fuqishme, të cilën mund ta përdorim për

të ndryshuar botën!

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

37

PËRFUNDIMI

Inspirimi im për këtë temë ishte mjaft i madh që në fillim duke më motivuar që të punoj me

përkushtim dhe të arrij në një punim sa më të kompletuar dhe të suksesshëm. Eshtë ndjenjë e

mrekullueshme të jesh në rolin e mësimdhënëses. Gjatë orëve që i kam realizuar me nxënës të

klasës së parë, edhe pse kam kaluar ndoshta pak çaste, unë megjithatë kam ndier shumë kënaqësi.

Mësimdhënësi duhet të jetë frymëzues, të rrezatojë në shikimin e tij një dëshirë për mësimdhënie,

një vetëbesim për orë të suksesshme. Gjithashtu, planifikimi i orës mësimore është tejet i

rëndësishëm për punën me nxënës.

Qëllimi im ishte të realizoja dy orë mësimore rreth shpjegimit të shkronjave në mënyrë sa më

të lehtë. Këto orë i realizova në klasën e pare, për të sjellë përvojën time të shkurtër në realizimin

e të mësuarit të shkronjave Dh dhe Ll. Gjatë zhvillimit të orëve mësimore kam përdorur teknika

të ndryshme, të cilat jam munduar t'i zgjedh me kujdes që nxënësit t'i përvetësojnë mësimet në

mënyrën më të lehtë. Gjatë realizimit të njësive mësimore kam përdorur këto teknika, si: Stuhi

mendimesh, Punë e drejtuar, Veprimtari e drejtuar, Punë e pavarur, Alfabeti i njëpasnjëshëm etj.

Këto teknika i kam përdorur që të nxis pjesmarrjen dhe interesimin e nxënësve në mësim, që

nxënësit të bashkëpunojnë, si dhe të praktikojnë njohuritë e reja.

Gjithashtu, kam përdorur fotografi gjatë mësimit sepse mjetet pamore kanë ndikim efektiv në

mësimdhënie. Orët mësimore i kam planifikuar duke iu përshtatur nevojave, aftësive të nxënësve,

si dhe dëshirave të tyre. Kam nxitur aktivitete të shumta në klasë. Në punën praktike është vërejtur,

që objektivat janë realizuar siç janë planifikuar. Një planifikim i kujdesshëm i orës mësimore

rezulton me sukses, kur mësimdhënësi është vizionar dhe parasheh gjërat në detaje.

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

38

LITERATURA

Ajeti, Idriz, “Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX”,

Rilindja, Prishtinë, 1960.

Beci, Bahri, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Botimi EDFA Tiranë, 2004.

Blaku, Murat, “Rreth trajtimit të gjuhës letrare në organet e shtypit të Rilindjes”, Seminari

4, Rilindja, Prishtinë, 1980.

Doli-Kryeziu, Sindorela, Doktoraturë, “SHTRIRJA E SHQIPES STANDARDE NË

GJAKOVË”, Tiranë, 2013.

Instituti i gjuhësisë dhe i Letërsisë, ASHRPSH, “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, Tiranë,

1973.

Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, “Dialektologjia”, Botimi SHBLU, Tirane, 2003.

Kostallari, Androkli, “Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të

drejtshkrimit të saj”, (materiale të konferencës shkencore të mbajtur në Tiranë më 7-8

dhjetor 1984), Tiranë, 1988.

Musai, Bardhyl, “Mësimdhënia dhe të nxënët ndërveprues”, Tiranë, 2005.

Raka, Fadil, “Historia e shqipes letrare”, Grafikos, Gjilan, 2005.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Abetarja

https://www.ribashkimi.com/Simboli/Gjuha_Shqipe/3.pdf?fbclid=IwAR3uUDPDxBUQ

MnnoqO3enH40Nd11nVQGI4HXEXDK8C1GUdM6gN02YowcB44

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ajo përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në

39

Punimi me titull: SHPJEGIMI SA MË I LEHTË I SHKRONJAVE TE KLASËT E PARA

Autore: ILDA DINARAMA

Lektore: M. Sc. Elinda Rexha Pruthi; Nënshkrimi:

Gjakovë, 2019