raporti vjetor i veprimtarive - asp

28
1 RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012 RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012 AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

Upload: others

Post on 20-Oct-2021

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

1RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE

2011-2012

AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

Page 2: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

2AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

PërmbajtjaFjala Përshëndetëse nga Drejtori i ASP ................................................................................. 31. ASP NË NJË VËSHTRIM TË PËRGJITHSHËM ............................................................. 4 A. Vlerat, Synimet, Veprimtaritë ............................................................................... 4 B. Procesi i përzgjedhjes dhe pjesëmarrësit e Programit të ASP për periudhën 2011-2012 ............................................................ 4 C. Zhvillimi strategjik dhe qëndrueshmëria ........................................................... 7

II. PROGRAMI KOMBËTAR I ASPS 2011-2012 ................................................................. 8 A. Kurset Kombëtare të ASPS .................................................................................... 8 B. Seminaret e ASPS .................................................................................................. 11 Moduli I Zgjedhjet dhe Partitë Politike ................................................................ 11 Moduli II Institucionet Politike dhe Demokracia ............................................... 12 Moduli III Qeverisja e Mirë dhe Zhvillimi ........................................................... 13 C. Esetë e Përgatitura nga Pjesëmarrësit ................................................................ 14 D. Takimet me vendim-marrësit në nivel kombëtar e ndërkombëtar ............. 14

III. Aktivitetet e ASP dhe bashkëpunimi në nivel kombëtar ......................................... 16 A. Programi i Trajnimit të Nëpunësve të Pushtetit Vendor ............................. 16 B. Asistenca në Periudhën Elektorale – Fushata Ndërgjegjësuese për Votuesit për Herë të Parë .............................. 18

IV. BASHKËPUNIMI NË NIVEL RAJONAL .................................................................... 20 A. Akademia Rajonale për Demokraci ................................................................... 20 B. Projekti Rajonal “Dialogu Publik mbi Përdorimin e Qëndrueshëm të Energjisë në Evropën Jug-Lindore” ................................. 21 C. Konferenca Rajonale “Shkolla për Demokraci Lokale” ................................ 23 D. Forumi Botëror për Demokracinë në Strasburg .............................................. 23

SHTOJCA I, Lista e Pjesëmarrësve të ASPS 2011-2012 .................................................... 25SHTOJCA II, Lista e lektorëve dhe ekspertëve të ASPS .................................................. 26SHTOJCA III- Partnerët e ASP ............................................................................................. 28

Page 3: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

3RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

Fjala Përshëndetëse nga Drejtori i ASPVetëm disa javë më parë u organizua ceremonia e dhënies së certifikatave për brezin e gjashtë të liderave të rinj, si pjesë e programit vjetor të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike (ASPS)”, programi i vetëm në Shqipëri që vijon të mbledhë së bashku liderë të rinj të suksesshëm, përfaqësues nga parti të ndryshme politike, karriera dhe përvoja të ndryshme, të cilët i bashkon dëshira për të qenë të hapur ndaj përvojave e dijeve të reja që shkojnë përtej kufijve të atyre që marrin në jetën e përditshme.

Që nga ky moment, edhe ky brez iu bashkua “familjes” së 200 ish-studentëve të tjerë – alumni – të cilët e kanë përfunduar këtë program e vijojnë karrierën e tyre të suksesshme në punë. Akadamia është tashmë një familje e madhe e cila rritet çdo vit duke krijuar një rrjet më të madh vlerash e urash bashkëpunimi jo vetëm në kuadrin e shoqërisë shqiptare, por edhe në rajon e më gjerë. Vlera e vërtetë e Akademisë së Studimeve Politike (ASP) gjendet pikërisht tek secili prej pjesëmarrësve që kanë qenë pjesë e programeve e që shërbejnë si mbartës të këtyre vlerave duke e pasqyruar atë në punën e tyre të përditshme.

Megjithatë, nuk është e lehtë të përmblidhet në pak faqe dimensioni i plotë i përpjekjeve dhe aktiviteteve që kryhen në harkun kohor një-vjeçar të një strukture kaq të gjerë siç është ajo e Akademisë së Studimeve Politike. Mund të flitet kaq shumë për pjesëmarrësit e pro-grameve tona; rrjeti i alumnit i cili është bërë pjesë e projekteve të reja në nivel rajonal të rrje-tit të shkollave politike; lektorët vendas e të huaj, si dhe mjaft personalitete që kanë pranuar me kënaqësi të jenë pjesë e kurseve tona; si dhe miqtë tanë të rinj e të vjetër e donatorët që kanë treguar besimin e tyre ndaj vlerave e përvojës sonë.

Duke analizuar të gjithë rrugëtimin një-vjeçar, ndihemi krenarë për rezultatet që kemi ar-ritur deri më sot, por në të njëjtën kohë shprehim bindjen tonë se ka ende rrugë për të bërë në përpjekjet për të krijuar elita të reja liderash që janë të hapur ndaj dialogut dhe bash-këpunimit. Kështu, Akademia ka shtrirë më tej gjatë këtij viti programet e saj në fusha të reja, si trajnimi i të zgjedhurve të pushtetit vendor, sensibilizimi i votuesve të rinj apo edhe në të tjera fusha më ambicioze si ndërgjegjësimi i publikut për energjinë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë. Këto programe të reja kanë shërbyer si një tjetër mundësi për të siguru-ar përfshirjen praktike dhe angazhimin e pjesëmarrësve dhe të rrjetit të alumnit të shkollës në veprimtaritë publike që forcojnë bashkëpunimin dhe dialogun ndërmjet faktorëve të rinj, si dhe vënien në zbatim të praktikave bashkëkohore në nivel kombëtar e rajonal.

Një mirënjohje e veçantë shkon në këtë kuadër për të gjithë ata që kanë bërë të mundur rritjen e forcimin e Akademisë gjatë gjithë kësaj periudhe: Këshillit të Evropës dhe Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri SCO-A, si dhe institucioneve publike si Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Institutit të Trajnimit të Administratës Publike, dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombtar – GIZ, të cilët janë donatorë e partnerë në të njëjtën kohë në programet tona e iniciativat publike. Kjo për-vojë pozitive bashkëpunimi e partneriteti ka krijuar kushtet e duhura për qëndrueshmërinë e zhvillimin strategjik të Akademisë së Studimeve Politike. Me këto arritje, jemi në drejtimin e duhur, por të ndërgjegjshëm për rrugën e gjatë që na pret përpara në përmbushjen e mis-ionit tonë.

Erjon Tase

Drejtori Ekzekutiv

Page 4: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

4AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

ASP NË NJË VËSHTRIM TË PËRGJITHSHËM

A. Vlerat, Synimet, VeprimtaritëNjë program trajnimi për udhëheqësit e rinj që promovon vlerat demokratike

Akademia e Studimeve Politike është një organizatë jo-fitimprurëse, jo-qeveritare e themelu-ar në vitin 2009 për të zbatuar programin e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike (ASPS). ASPS është një program i ngritur në një kuadër më të gjerë, atë të Rrjetit të Shkollave të Stu-dimeve Politike të Këshillit të Evropës synimi madhor i të cilës është dhënia e kontributit për të forcuar kulturën demokratike në të gjithë Evropën. Programi në Shqipëri synon të nxisë zhvillimin e politikanëve të rinj dhe liderave si qytetarë të përkushtuar për zbatimin e modelit demokratik bashkëkohor të qeverisjese dhe zhvillimi. ASP pra synon të promovojë një kulturë modernë politike bazuar në vlerat e përbashkëta të pluralizmit, tolerancës dhe dialogut të hapur.

Që nga viti 2010, programi i ASP-së po zbatohet kryesisht nëpërmjet mbështetjes financiare të Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri (SCO-A). Në periudhën 2011-2012, ASP ka vijuar të përfitojë nga mbështetja strategjike e financiare dhënë nga Këshilli i Evropës në kuadrin e Rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike.

Rrjeti i Alumnit në kuadrin e ASPS – forca për ndryshim

ASP bazon vlerat e saj në të gjashtë brezat e alumnit – përfaqësues të partive politike, shër-bimit publik, shoqërisë civile, akademikë dhe media që e kanë ndjekur programin që nga viti 2007, duke propoganduar për vlerat e ASPS e kontribuar në përmbushjen e misionit të saj ditë pas dite në fusha të ndryshme publike.

Përfshirja publike nëpërmjet ndërtimit të partneriteteve

Gjatë viteve të fundit, ASP ka zgjeruar vazhdimisht sferën e veprimtarive të saj. Në periud-hën 2011-2012, ASP vijoi me zbatimin e një sërë iniciativash me synim rritjen e ndërgjegjë-simit e ndërveprimit të aktorëve të ndryshëm publikë në fusha të ndryshme si, demokracia, zgjedhjet dhe eficenca e energjisë. Në këtë kuadër, ASP i ka dhënë një një fokus në rritje krijimit të sinergjive e partneriteteve me aktorë në nivel kombëtar e ndërkombëtar, si për shembull me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike, Komisionin Qëndror të Zgjed-hjeve, Ministrinë e Arsimit e Shkencës, bashkitë, GIZ, etj. Iniciativat publike japin gjithashtu mundësi të shkëlqyera për të përfshirë alumnit e ASPS-së.

B. Procesi i përzgjedhjes dhe pjesëmarrësit e Programit të ASP për periudhën 2011-2012Më 12 shtator 2011, Akademia e Studimeve Politike shpalli thirrjen për aplikime për pro-gramin e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike për vitin akademik 2011-2012. Rreth 80

Page 5: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

5RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

aplikime u dorëzuan nga kandidatë që përfaqësonin një sërë fushash të ndryshme poli-tike e publike – parti politike, administratë publike, media, pushtet vendor, shoqëri civile, gjyqësori, organizata ndërkombëtare dhe studiues, duke patur një dominancë në aplikime nga administrata publike dhe shoqëria civile. Ndërkohë, është vërejtur një rritje në num-rin e aplikime me përfaqësues nga shoqëria civile krahasur me vitin 2010. Në procesin e pre-selektimit u kualifi kuan 47 aplikime që iu nënshtruan intervistimit dhe provimit me shkrim gjatë periudhës 29 tetor – 3 nëntor 2011. Procesi u krye nga një Bord i përbërë nga Drejtori i ASP, Zëvendës Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë dhe një përfaqësues i rrjetit të Alumnit të ASPS. Në bazë të rezultatit të intervistimeve dhe testit u përzgjodhën 33 individë për të marrë pjesë në program. Në përzgjedhjen e kandidatëve bazuar në kriteret e vendosura, ASP-ja ndoqi parimin e përfaqësimit të barabartë nga partitë politike, eksperi-encave të ndryshme profesionale, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes së grave, të rinjve e grupeve vulnerabël (shih grafi kun 1-4 për më tepër informacion të detajuar).

Presidenti i Republikës SH.T Z. Bujar Nishani, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ev-ropës, Zj. Gabriella Battaini-Dragoni, Zëvendës Ambasadori Zviceran, Z. John Ruhoff dhe Ambasa-dorja Shqiptare në Këshillin e Evropës, Zj Margarita Gega, në një foto të përbashkët në përfundim të ceremonisë së dhënies së diplomave të pjesëmarrësve të ASPS për vitin akademik 2011-2012

ASPS ’11-’12: Shpërndarja sipas Moshës

Page 6: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

6AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

ASPS ’11-’12: Shpërndarja sipas Gjinisë)

ASPS ’11-’12: Arsimimi i Pjesëmarrësve

Shkenca Politike/Marrëdhënie

Ndërkombëtare

Inxhinieri Shkenca Humanitare e Shkenca të Tjera

Sociale

Mjekësi Drejtësi Ekonomik

Institucione Publike

ASPS ’11-’12: Përfshirja e Pjesëmarrësve në Jetën Publike)

Parti, Lëvizje Politike Organizata Ndërkom-bëtare

Shoqëri Civile Parti Politike &

Angazhime të Tjera

asp në një vështrim të përgjithshëm

Page 7: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

7RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

C. Zhvillimi strategjik dhe qëndrueshmëriaMe shtrirjen dhe diversifikimin e programit gjatë viteve të fundit, ASP është përballuar me nevojën për të parur një përqasje më strategjike sa i përket qëndrueshmërisë nëpërmjet bashkëpunimit dhe forcimit të kapaciteteve institucionale. Këto dy objektiva qëndrojnë në qëndër të strategjisë së zhvillimit të ASP-së për vitin 2013 e më tej. Bashkëpunimi për aktivi-tete të ndryshme me partnerët në vend, si dhe me Shkollat e Studimeve Politike të Këshillit të Evropës kanë treguar se kanë qenë mjaft efektive në sigurimin e një impakti më të madh. Në vitin 2012, ASP ka vijuar të eksplorojë mundësi bashkëpunimi me partnerë të tjerë ndër-kombëtarë me synimin specifik të rishikimit e përmirësimit të metodologjisë së trajnimeve e projekteve. Mbështetja nga SCO-A ka qenë mjaft thelbësore në këtë kuadër.

Në këtë kuadër, gjatë periudhës 4-8 shtator 2012, përfaqësues të stafit e bordit menaxhues të ASP organizuan një vizitë studimore në një sërë institucionesh zvicerane që zbatojnë pro-grame të ngjashme me ato të ASP-së me trajnime për lidership-in si dhe edukimin qytetar e atë politik. Gjatë vizitës studimore u kryen takime me përfaqësues të Qendrës së Kom-petencës për Menaxhimin Publik (KPM) në Universitetin e Bernës, Qendrës për Studime Demokratike (ZDA) në Aarau, Qendrës për Studime të Avancuara në Universitetin e Baselit, Shoqatës së Bashkive dhe Shkollës BËD në Bernë.

Takimi i delega-cionit të ASP-së

me drejtorët e Shkollës BWD në

Bernë

Çdo takim individual shërbeu si një mundësi për të diskutuar rreth përqasjeve e metod-ologjisë, kurrikulës dhe ekspertizës së nevojshme për zhvillimin e kurseve të trajnimit e ak-tiviteteve të tjera me target grupe të ndryshme të aktorëve publikë në nivel qëndror e lokal. Gjithashtu, u eksploruan edhe mundësitë për bashkëpunim e partneritete institucionale në fusha të përbashkëta interesi, si për shembull, trajnime të lidership-it të politikanëve të rinj, nëpunësve të administratës lokale, të rinjtë, duke përfshirë shkëmbime edhe ndërmjet lek-torëve e ekspertëve. Vizita në Asamblenë Federale të Zvicrës dhe prezantimi i platformave dixhitale arsimore që përdoren në arsimin publik e fushatat informuese që edhe ASP po zbaton gjithashtu në forma aktivitetesh të edukimit qytetar por që mund të përfitohet mjaft nga përdorimi i këtyre platformave, ishin me një interes të veçantë për përfaqësuesit.

Më 5-6 qershor 2012, stafi i ASP mori pjesë në një trajnim dy-ditor me fokus hartimin e shkrimin e projekteve, si dhe menaxhimin e projekteve me synimin për të rritur kapacitetet e stafit në këtë kuadër. Trajnimi u përgatit dhe u organizua nga organizata “Euro Partners Development”.

Page 8: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

8AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

II. PROGRAMI KOMBËTAR I ASPS 2011-2012Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike është programi kyç i ASP. Fokusi i saj është trans-ferimi i njohurive, trajnimeve dhe gjenerimi i ideve të reja për ndryshim për politikanët e rinj, drejtuesit e administratës publike e shoqërisë civile në një sërë fushash, si qeverisja e mirë në nivel qëndror e lokal, zhvillimi i politikave publike, komunikimi politik, integrimi në BE, etj.

Programi bazë përbëhet nga kurse që zhvillohen në nivel kombëar të cilat organizohen jashtë Tiranës, si dhe një sërë seminaresh për tema të ndryshme që lidhen me aspektet te-orike e praktike të politikës. Seminaret kombinojnë përqasjen teorike me raste studimore nga konteksti shqiptar e ai i vendeve të tjera. Çdo sesion hartohet me kujdes të veçantë duke marrë parasysh përvojën profesionale të pjesëmarrësve, nevojat e interesat e tyre, e trajtohet në mënyrë të tillë që të sfidojë mentalitetin e punës individuale e nxitur frymën e bashkëpunimit e punën në grup. Me përfundimin e programit, pjesëmarrësve u kërkohet që të paraqesin edhe një ese përfundimtare.

Në kuadër të programit organizohen gjithashtu rregullisht edhe takime e shkëmbime men-dimesh me politikanë me përvojë në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

A. Kurset Kombëtare të ASPS1. “Lidershipi dhe Qytetaria Aktive”, Pogradec, 27-29 janar, 2012

Lektorët kryesorë: Zj Eldisa Zhebo, Drejtore Ekzekutive, Instituti për Ndryshim dhe Lidership Shqipëri; Dr Frank Prochaska, Krytari i Management Emeritus, Universiteti i Kolorados, SHBA; Z. Gazmend Haxhia, Bashkë-Kryetar, Qendra Shqiptare për Shërbime Menaxhimi, Nominuar nga Davos- Lider i Ri Global.

Kursi ishte i përbërë nga tre sesione, secili me një synim e metodologji specifike. Në sesionin Ji Ndryshimi – Përqasje Moderne Sistemike ndaj Menaxhimit të Ndryshimit e Lehtësimit, pjesëmarrësit u prezantuan me teoritë moderne të facilitimit të ndryshimit e menaxhim-it, si dhe trajnimit për planifikimin për ndryshim e mjetet lehtësuese e metodat në kon-tekste të ndryshme politike e publike. Sesioni Lidership për Lidera u hartua në kuadrin e një ushtrimi gjithëpërfshirës sa i takon lidership-it me synimin për të zhvilluar themele të reja konceptuale mbi lidership-in demokratik efektiv e ndryshimin. Pjesëmarrësit ishin në gjendje të identifikonin e të punonin për përmirësimin e aftësive të nevojshme për proceset e menaxhimit të ndryshimit nëpërmjet ushtrimeve për zgjidhjen e problemeve në mënyrë interaktive me target fuqizimin e kapaciteteve individuale e ato në ekip, profilet e lider-ship-it, puna efektive në grup, etj. Me përfundimin e trajnimit, pjesëmarrësit morën edhe një çertifikatë nga Pro System Intl. dhe Colorado Technical University. Sesioni mbi Lidership-in dhe Krizat u fokusua në mësime për lidership-in në kontekstin aktual të krizës ekonomike globale duke theksuar supozimin se krizat mund të jenë të dobishme për lidership-in.

2. “Komunikimi Politik dhe fushatat, Marrëdhëniet Publike e Qeveritare”, Gjirokastër, 24-25 shkurt 2012

Lektorët kryesorë: Z. Alban Bala, ekspert në PR, Themelues i Institutit Shqiptar të Marrëdhënieve

Page 9: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

9RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

me Publikun; Z. Afrim Krasniqi, Këshilltar i Presidentit të Republikës; Z. Ian Marquardt, Partner në Loftus/Marquardt Konsulentë për Fushata Politike (Bullgari).

Synimi kryesor i kursit ishte thellimi i njohurive mbi aspektet e komunikimit politik të mar-rëdhënieve ndërmjet politikanëve e partive politike, institucioneve shtetërore, aktorëve të shoqërisë civile e publikut, si dhe forcimi i aftësive të komunikimit të pjesëmarrësve. Kurset filluan me Hyrjen për komunikimin politik; aspekte politike – me një prezantim të shkurtër mbi përqasjet bashkëkohore ndaj komunikimit politik. Në sesionin vijues u prezantuan çështje të Komunikimit politik nga perspektiva e planifikimit strategjik në termat e kon-tekstit, audiencës së targetuar e burimeve. Për diskutim u prezantuan raste të ndryshme studimore, si për shembull, strategjia e marrëdhënieve me publikun e Institutit Shqiptar të Statistikave në lidhje me censusin e përgjithshëm për popullsinë e banesat në Shqipëri. Në sesionin e pasdites Aktorët në Kmunikimin Politik: Partitë, OJF-të e Lëvizjet Sociale, pjesëmarrësit u njohën me profilet e komunikimit që shfaqin aktorë të ndryshëm publikë kur hyjnë në marrëdhënie bashkëpunimi, ndërvarësie e partneriteti e konkurimi. Gjatë se-sionit u diskutua edhe në lidhje me strategjitë efiçente të komunikimit për shoqërinë civi-le për të ushtruar ndikim në politikëbërie. Pjesa e dytë e kursit konsistoi në prezantime e ushtrime mbi teknikat e komunikimit e teknologjitë e PR që përdoren në debatet politike e mbajtjen e fjalimeve, fushatave politike e zgjedhjeve, etj. Sesioni mbi Sfidat e komunikimit për fushatat e qeveritë shpjegoi strategjitë e komunikimit politik në bazë të dy rasteve stu-dimore nga Bullgaria e Kosova. Pjesëmarrësit morën udhëzime konkrete e trajnim sa i për-ket teknikave të komunikimit nëpërmjet dy seminareve të veçanta Hartimi i Mesazhit dhe Transmetimi i Mesazhit që u fokusuan në rregullat për të krijuar e hartuar një mesazh fitues politik qoftë me shkrim, apo edhe verbal nëpërmjet adresimit të një sërë aspektesh, si për shembull, gjuha, simbolet, argumentimi dhe efiçenca kundrejt standardeve etike.

Profesor Frank Prochaska nga Universiteti Teknik i Kolorados gjatë punës me pjesëmarrësit për aftësitë e lidership-it

Pjesëmarrësit e ASPS gjatë punës në grupe

për formulimin e mesazhit e metodat e transmetimit asistuar nga Z. Ian Marquardt

Partner në Loftus/Marquardt Konsulentë

për Fushatat Politike

Page 10: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

10AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

3. “Qeverisja, Politikat e Modelet e Zhvillimit për një Demokraci të Qëndrueshme”, Sarandë, 25-26 maj 2012.

Lektorë kryesorë: Z. Bernard Zeneli, Drejtori, Programi i Brain Gain; Z. Ismail Beka, Ekspert, GIZ Shqipëri; Z. Artan Hoxha, Drejtor i Institutit të Studimeve Bashkëkohore, President i Univer-sitetit të Biznesit të Tiranës; Z. Roland Bejko, Ekspert, diplomuar në Ecole Nationale d’Adminis-tration; Z. PhilipeValeri, ekspert ndërkombëtar, Francë.

Kursi shërbeu si platformë për të gjeneruar debat nëpërmjet të cilit pjesëmarrësit dhe ek-spertët e ftuar analizuan lidhjen ndërmjet modeleve të qeverisjes së mirë aplikuar në poli-tikat e zhvillimit ekonomik e demokracisë, në kontekstin e ekonomive të ndërvarura dhe globalizimit. Diskutimet filluan me temën mbi Qeverisjen dhe qeveritë efektive – Përku-fizimet dhe praktikat gjatë së cilës, bazuar në përkufizimet dhe kriteret për qeverisjen e mirë, pjesëmarrësit shqyrtuan disa raste studimore me qëllim studimin për aplikimin e modeleve të qeverisjes së mirë në Shqipëri. Në sesionin vijues, Zhvillimi Ekonomik Rajonal, disku-timet u fokusuan në lidhje me temën e zhvillimit rajonal si bazë për rritjen e qëndrueshme ekonomike për vendin. Pjesëmarrësit u prezantuan me një sërë shembujsh të partneriteteve publike-private me qëllim zhvillimin e turizmit në rajone të vogla në Shqipëri. Gjatë sesionit të tretë, Reformat Rregullatore dhe Përmirësimi i Klimës së Biznesit, pjesëmarrësit patën mundësinë për të marrë njohuri rreth adoptimit, zbatimit dhe vlerësimit të politikave pub-like nëpërmjet shembujve të dy reformave madhore zbatuar nga qeveria shqiptare: krijimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe Qendrës për Licensat Kombëtare. Diskutimet vazh-duan në lidhje me impaktin e këtyre reformave mbi zhvillimin e sektorit privat dhe klimën e përgjithshme të biznesit në Shqipëri si dhe sfidat nga perspektiva e “eficencës kundrejt parimeve demokratike”. Sesioni i fundit mbi Shërbimet Publike, Zhvillimi dhe Demokracia – Reforma në Kohë Krize, u fokusua në rolin e administratës publike në reformën demokra-tike dhe proceset e zhvillimit. Ekspertët e ftuar në panel identifikuan gjithashtu sfidat për administratën publike në nivel qëndror e lokal në Shqipëri dhe diskutuan me pjesëmarrësit hapat që duhen ndërmarrë, përkatësisht adoptimi i ligjit të ri për nëpunësit civilë, si dhe mundësia për të krijuar një Shkollë Kombëtare të Administratës Publike. Në këtë kuadër, u bë një prezantim mbi përvojën e Ecole Nationale d’ Administration dhe rolin e saj në kri-jimin e një administrate publike profesionale në Francë.

4. “Shqipëria dhe tendencat e integrimit evropian”, Pogradec, 22-24 qeshor 2012

Lektorë kryesorë: Z. Alexis Vahlas, Profesor i Asociuar në Universitetin e Strasburgut dhe Këshill-tar Politik i Komandantit të Mbrojtjes Ajrore Franceze dhe Operacionet e Forcave Ajrore; Z. Clive Rumbold, Shefi i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Informacionit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri; Zj. Grida Duma, Zëvendës Ministre e Integrimit Evropian në Shqipëri; Z. Ditmir Bushati, Depu-tet dhe Kryetar i Komitetit Parlamentar për Integrimin Evropian.

Objektivi i kursit ishte dhënia e njohurive themelore për pjesëmarrësit sa i përket BE-së dhe procesit të integrimit evropian me qëllim që të kuptojnë më mirë sfidat me të cilat për-ballet Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së. Kursi filloi me një sesion shkëmbimi idesh me Shefin e Seksionit Politik, Ekonomik e Informacionit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, në lidhje me fazën/sfidat aktuale të integrimit në BE, dhe vijoi me një debat mbi situatën aktuale politike në Shqipëri dhe prioritetet kyçe që duhet të plotësojë Shqipëria për të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Sesioni pasues me temë Teoritë klasike dhe praktika e in-tegrimit evropian, prezantuar nga Zëvendës-Ministrja e Ministrisë së Integrimit u fokusua në teoritë kryesore të BE-së si një entitet sui-generis që propagandon vlerat e përbashkëta të të drejtave demokratike e ekonomike. Në seksionin mbi Politikën e Jashtme të Përbashkët e të Sigurisë së BE-së pjesëmarrësit shqyrtuan një nga shtyllat më të rëndësishme të politikës së BE-së dhe eksploruan rolin që luan BE-ja në botë pas traktatit të Lisbonës. Pjesë e disku-timeve iu kushtua pranverës-lëvizjes arabe dhe rolit të diplomacisë së BE-së në zhvillimet

programi kombëtar i ASP 2011-2012

Page 11: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

11RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

demokratike të tranzicionit në vendet e MENA-s. Në seksionin mbi Politikën e zgjerimit të BE-së: një vështrim i përgjithshëm nga Shqipëria, Kryetari i Komitetit Parlamentar për Integrimin Evropian bëri një prezantim mbi rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe shpjegoi mekanizmin e para-aderimit, së bashku me kushtet për të përfituar statusin kandidat në BE. Pjesëmarrësit më pas diskutuan rreth impaktit të zhvillimeve politike për procesin e integ-rimit të vendit në BE.

B. Seminaret e ASPSASPS 2011-2012, përveç kurseve kombëtare në program, përfshiu edhe 11 seminare të struk-turuara në tre module. Seminaret konsistuan në sesione të shkurtra informuese dhe ndërak-tive mbi një temë specifike që synonte dhënien e njohurive të nevojshme për pjesëmarrësit për të plotësuar kurset kombëtare, si dhe për të asistuar në shkrimin e esesë përfundimtare.

Moduli I Zgjedhjet dhe Partitë Politike 1. “Organizimi dhe funksionimi i partive politike në një sistem demokratik”, Tiranë, 2-3 dhjetor 2011

Lektorë kryesorë: Z. Afrim Krasniqi, Analist politik dhe Këshilltar për Marrëdhëniet Institucionale pranë Presidentit të Shqipërisë; Prof.Dr. Rexhep Mejdani, ish-President i Republikës së Shqipërisë.

Seminari u fokusua në rolin dhe funksionet e partive politike si aktorët kryesorë të procesit politik. Në seminar u analizua gjithashtu sistemi i partive politike në Shqipëri dhe ndikimi i tyre në tranzicionin demokratik dhe proceset e konsolidimit të sistemit. Në takim u deba-tua mbi aspektet e ndryshme të partive politike përfshirë lidership-in e partive politike dhe financimin e partive politike.

2. “Sistemet elektorale dhe zgjedhjet”, Tiranë, 9-10 dhjetor 2011

Lektorë kryesorë: Z. Afrim Krasniqi, analist politik dhe Këshilltar për Marrëdhëniet Institucionale pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë; Z. Kastriot Islami, deputet dhe Anëtar i Delegacionit Shqipar në PACE

Seminari përfshiu prezantimin e një analize krahasuese të pluralizmit të sistemeve zgjed-hore, ndjekur nga një diskutim mbi ligjin zgjedhor dhe praktikën në Shqipëri. Diskutimet u fokusuan në veçanti në lidhje me modelin(et) e sistemit zgjedhor që përshtatet më mirë

Marsel Çapi, ish-drejtori i ASP

duke prezantu-ar ekspertin Z.

Ismail Beka gjatë seminarit me titull “Zhvillim, energji

dhe mjedis i qën-drueshëm”

Page 12: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

12AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

në kontekstin shqiptar ndërsa respektohen parimet e gjithëpërfshirjes të forcave politike. Pjesëmarrësit gjithashtu u njohën me idetë mbi mekanizmat e sistemit aktual zgjedhor në Shqipëri. Diskutimet vijuan me performancën e Shqipërisë në zgjedhjet e mëparshme vis-à-vis standardeve ndërkombëtare dhe aspektet e një reforme të mundshme zgjedhore në kuadrin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe të opinionit të fundit të Komisionit të Ve-necias.

3. “Programet e partive politike: rishikimi i ideologjive politike” Tiranë, 16 dhjetor 2011

Lektor kryesorë: Z. Blendi Kajsiu PHD, Analist Politik

Seminari ofroi një prezantim mbi konceptin dhe relevancën e ideologjive politike ndjekur nga një diskutim mbi situatën e sistemit rregullator të tregut dhe shoqërisë. Gjithashtu u analizuan edhe pikat e dobëta e të forta të neoliberalizmit si rryma moderne e ideologjisë perëndimore dhe alternativat përkatëse.

Moduli II Institucionet Politike dhe Demokracia4. “Institucionet shtetërore dhe marrëdhëniet ndër-institucionale në një sistem demokratik”, Tiranë, 20 janar 2012

Lektor kryesor: SH.E.T Z. Karsten Ankjær Jensen, Ambasador i Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri

Seminari u organizua në frymën e një shkëmbimi të lirë pikëpamjesh midis Ambasador-it dhe pjesëmarrësve mbi institucionet e pavarura funksionale si një masë e demokracisë në praktikë duke i vënë theksin rëndësisë së pavarësisë institucionale dhe vazhdimësisë. Pjesëmarrësit treguan interes të veçantë në lidhje me rolin e komunitetit ndërkombëtar dhe asistencës ndërkombëtare në proceset demokratike në Shqipëri dhe adresuan pyetje konk-rete mbi rolin që duhet të luajë BE-ja në këtë kuadër nga perspektiva e Kryesisë Daneze të Këshillit të BE-së.

5. “Demokracia në nivel lokal: Marrëdhëniet ndërmjet pushtetit qëndror dhe au-toriteteve lokale”, Tiranë, 21 janar 2012

Lektor kryesor: Z. Ferdinand Poni, Zëvendës-Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, përg-jegjës për vetë-qeverisjen lokale

Në prezantimin e tij, Z.Poni u fokusua në reformën e decentralizimit në Shqipëri, arritjet dhe problemet që mbeten për të zgjidhur. Ai theksoi rëndësinë e decentralizmit si proces që e afron demokracinë me qytetarët. Diskutimet vijuan mbi aspektet në lidhje me delegimin e kompetencave tek autoritetet lokale, subsidiariteti dhe autonomia fiskale, si dhe kapac-itetet e njësive të pushtetit vendor për të aplikuar për asistencë të huaj e zbatuar programe të financuara në nivel ndërkombëtar. Në takim u diskutua edhe ideja e krijimit të një baze të dhënash me njësi të pushtetit lokal bazuar në nevojat e tyre për të drejtuar në vendin e duhur asistencën duke shmangur gjithashtu edhe mbivendosjet.

6. “Ndarja e pushteteve në shtetet bashkëkohore: Vija ndarëse midis Shtetit dhe Pushte-tit Politik”, Tiranë, 3 shkurt 2012

Lektor kryesor: Z. Xhezair Zaganjori, Anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe profesor i lëndës së të drejtës ndërkomëbtare publike e të drejtave të njeriut pranë Universitetit Publik të Tiranës.

programi kombëtar i ASP 2011-2012

Page 13: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

13RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

Ndarja e pushteteve si një parakusht themelor për ekzistencën e shtetit të së drejtës ishte fillesa e diskutimit për këtë seminar ku u analizuan mekanizmat ekzistues kushtetues që garantojnë aplikimin e ndarjës së pushteteve e problemeve të bashkëjetesës së pushteteve legjislative, ekzekutive e gjyqësore, si dhe pavarësinë e gjyqësorit në Shqipëri.

7. “Etika dhe qeverisja”, Tiranë, 18 shkurt 2012

Lektor kryesor: Z. Lutfi Dervishi, Drejtori i Transparency International, Shqipëri, analist politik

Në seminar u prezantuan disa tema për tu analizuar e diskutuar, si për shembull, parimet e sjelljes së denjë të politikanëve e nëpunësve qeveritarë, transparenca e administratës pub-like dhe përgjegjshmëria, si dhe masat për të luftuar korrupsionin duke përfshirë rolin e medias dhe shoqërisë civile në ekspozimin e praktikave korruptive.

8. “Nacionalizmi dhe demokracia: konkurim apo logjikë komplementare?”, Tiranë, 11 maj 2012

Lektor kryesor: Z. Piro Misha, studiues dhe publicist, Drejtor i Institutit të Dialogut e Komunikimit

Në seminar diskutimet u fokusuan në konceptet e ndryshme e teoritë e nacionalizmit e im-plikimet e tij për demokracitë moderne. Seminari analizoi gjithashtu e krahasoi tendencat nacionaliste në Shqipëri e rajon.

9. “Liria e shprehjes dhe roli i medias në demokraci”, Tiranë, 2 qershor 2012

Lektor kryesor: Z. Remzi Lani, publicist dhe drejtor i Institutit Shqiptar të Medias

Në pjesën e parë të seminarit u analizua çështja e mbrojtjes dhe zbatimit në praktikë të lirisë së shprehjes nga perspektiva e të drejtave të njeriut. Në pjesën e dytë pjesëmarrësit disku-tuan rreth paravarësisë e profesionalizmit të medias si garanci të rëndësishme për përm-bushjen e rolit të medias në demokraci. Impakti i krizës financiare në pavarësinë e medias në Shqipëri dhe shfaqja e formateve të reja të medias elektronike e sociale ishin gjithashtu subjekt i analizës gjatë seminarit.

Moduli III Qeverisja e Mirë dhe Zhvillimi10. “ZHviillimi i qëndrueshëm, energjia dhe mjedisi”, Tiranë, 12 maj 2012.

Lektor kryesor: Z. Ismail Beka, Ekspert, GIZ Shqipëri

Synimi i seminarit ishte studimi i lidhjes ndërmjet energjisë, mjedisit dhe zhvillimit të qën-drueshëm në një moment kur tashmë mjedisi dhe eficenca e energjisë janë në krye të ax-hendës politike në shumë vende dhe prezenca e tyre në diskutimet publike në Shqipëri është gjithnjë e më shumë në rritje. Në seminar u paraqitën disa nga përqasjet më të fundit e mekanizmat kyçe ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe eficencën e energjisë e u diskutua situata në këto fusha në Shqipëri dhe rajon.

11. “Kriza financiare: Implikimet për qeverisje kombëtare e globale”, Tiranë, 18-19 maj 2012

Lektorë kryesorë: Z. Arben Malaj, deputet dhe ish Ministër i Financave dhe Ekonomisë; Z. Adri-an Civici, Rektor i Universitetit Evropian të Tiranës dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Page 14: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

14AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

Seminari u konceptua si një tryezë për të shkëmbyer ide ndërmjet ekspertëve dhe pjesëmar-rësve të ASPS mbi origjinën dhe shkaqet e krizës financiare, impakti i saj në paradigmën e tregut të lirë dhe ideologjinë neoliberale, perfshirë regjimet financiare ndërkombëtare dhe organizata si FMN, si dhe masat e ndërmarra nga qeveritë për tu përballur me efektet e saj ekonomike, politike e sociale.

C. Esetë e Përgatitura nga PjesëmarrësitMe përfundimin e ciklit të programit të shkollës, pjesëmarrësit duhet të prezantonin një ese përfundimtare mbi një temë të zgjedhur prej tyre që kishte lidhje me tematikat e programit. Për vitin 2012 u identifikuan e propozuan tre tema madhore e me spektër të gjerë:

- Politikat e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri

- Institucionet dhe demokracia funksionale në Shqipëri

- Partitë Politike dhe Zgjedhjet në Shqipëri.

Programi i ASPS përfshin edhe trajnime specifike mbi shkrimin akademik dhe esetë që prezantohen në paralel me procesin e shkrimit të eseve. Më 1 dhe 8 qershor 2012 u orga-nizuan dy sesione të tilla nën drejtimin e koordinatorit të përgjithshëm për ushtrimin e shkrimit të eseve. Pjesëmarrësve iu shpjeguan teknikat dhe elementët e stilit për shkrimin argumentues dhe analitik. Ata gjithashtu morën shpjegime dhe rekomandime nga ekspertët që punojnë në këto fusha, të përzgjedhura sipas tematikave për përgatitjen e eseve.

Esetë e pjesëmarrësve përbëjnë mjete të rëndësishme kërkimore që mund të përdoren nga vetë ata apo alumnit e ASPS në disikutime publike dhe iniciativa avokuese në fushat e tyre të interesit. Në vitin 2012 u përzgjodhën nëntë ese si pjesë e koleksionit të eseve mbi qeveris-jen e mirë që do të botohen nga ASP. Ato janë botuar gjithashtu si suplement i këtij raporti vjetor.

D. Takimet me vendim-marrësit në nivel kombëtar e ndërkombëtarNdërsa politikanët dhe figurat e tjera drejtuese publike ftohen rregullisht si lektorë në kuadrin e programit të ASPS, edhe takimet speciifike e shkëmbimet e mendimeve me ven-dim-marrës të nivelit të lartë për çështje aktuale mbi politikat, përbëjnë një pjesë të rëndë-sishme të programit të ASPS-së. Ato janë pjesë e përpjekjeve madhore të ASP-së për të lehtësuar diskutimet ndërmjet grupeve të ndryshme mbi çështje të rëndësisë publike, si dhe për të rritur rolin e ASP-së nëpërmjet pjesëmarrësve e alumnit në informimin sa i përket procesit të politikëbëries në fusha të ndryshme.

Më 8 dhjetor 2011, ASP, në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Tiranë organizoi një takim me anëtarët e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet me Evropën Jug-Lindore. Takimi u konceptua si një reflektim mbi impaktin e sfidave të sotme ekono-mike në BE, përfshirë atë mbi procesin e zgjerimit e zhvillimin demokratik në vendet e Ballkanit Perëndimor. Anëtarët e Parlamentit Evropian dhe pjesëmarrësit e ASPS gjithashtu shkëmbyen mendimet mbi të ardhmen e demokracisë shqiptare dhe kapacitetin e vendit tonë për të plotësuar kushtet që rrjedhin nga anëtarësimi në BE. Debati u organizua gjatë vizitës zyrtare të Delegacionit të Parlamentit Evropian në Shqipëri dhe u reflektua gjerësisht nga mediat në nivel kombëtar.

Më 21 shtator 2012, pjesëmarrës të ASP u takuan me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Z. Myqerem Tafaj, për të diskutuar rreth reformës në sistemin e arsimit të lartë dhe rolin e tij

programi kombëtar i ASP 2011-2012

Page 15: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

15RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Ministri Tafaj shpjegoi rreth strategjisë kombëtare të qeverisë shqiptare përsa i përket rritjes së numrit të universiteteve publike e private si dhe institucioneve arsimore në dritën e kërkesës në rritje për arsim të lartë pro-fesional. Shqetësimet lidhur me cilësinë e arsimit të lartë që jepet nga institucionet private arsimore ishin disa nga çështjet që u diskutuan bashkarisht duke theksuar nevojën për të rritur punën kërkimore e atë shkencore në universitetet publike. Ministri shpjegoi se këto çështje mbeten sfidat kryesore në sistemin e arsimit të lartë dhe do të trajtohen gjatë fazës së dytë të strategjisë kombëtare për periudhën 2013-2017.

Në një nga seksionet e Forumit Botëror për Demokraci mbajtur në Strasburg, pjesëmarrësit e ASPS u takuan me Kryeministrin e Shqipërisë SH.E.T Z. Sali Berisha për të diskutuar ndërmjet të tjerash edhe mbi vlerën e shtuar të programit të Shkollave të Studimeve Politike e edukimit qytetar bazuar në vlerat demokratike evropiane dhe rolin e liderëve të rinj në proceset politike. Takimin e ndoqën gjithashtu edhe pjesëmarrësit e Institutit për Studime Politike të Prishtinës.

[Foto – Pjesëmarrësit e programit të ASPS duke diskutuar me anëtarët e Delegacionit të Parla-mentit Evropian për Marrëdhëniet me Evropën Jug-Lindore]

Page 16: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

16AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

III. Aktivitetet e ASP dhe bashkëpunimi në nivel kombëtar

A. Programi i Trajnimit të Nëpunësve të Pushtetit Vendor Në 2012, ASP filloi zbatimin e një programi të ri trajnimi për nëpunësit e pushtetit vendor. Nëpërmjet përftimit të njohurive edhe në nivel lokal e transferimit të praktikave më të mira bazuar në përqasjen peer-to-peer, ASP siguron një shtrirje më të madhe e më të fokusuar të objektivave e impaktit të saj. Trajnimet pritet që të kontribuojnë për të përmirësuar më tej praktikat e qeverisjes së mirë në nivel lokal. Cikli i plotë i trajnimit konsiston në katër sesione 2-ditore trajnimi dhe përfshin vizita studimore pranë njësive të pushtetit vendor për të nxitur dialogun peer-to-peer në nivel lokal e për të shpërndarë praktikat më të suk-sesshme. Programi zbatohet në bashkëpunim me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike (ITAP). Me përfundimin e trajnimit, hartohen edhe çertifikatat bashkarisht nga ASP dhe ITAP.

1. “Vendim-marrja dhe buxhetimi në nivel lokal”, Tiranë, 27-29 janar 2012

Pjesëmarrësit: 15 përfaqësues të zgjedhur të pushtetit lokal dhe punonjës të administratave të bashkive nga Tirana, Kamza, Burreli, Vau i Dejës, Përmeti, Berati, Kavaja, Shijaku, Lushnja dhe Orikumi.

Trajnues: Zj.Neza Vodušek, eksperte, Zyra e Qeverisë për Politikat Lokale e Rajonale në Slloveni; Zj. Albana Dhimitri, Drejtore Ekzekutive e Institutit të Politikave Publike e Private dhe ish Nënk-ryetare e Bashkisë së Tiranës; Zj. Afrida Domnori, Drejtore e Financave Publike në Ministrinë e Brendshme

Z. Marco Leidekker, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës dhe Z. Fatmir Demneri, Drejtori i Institutit të Trajnimit të Administratës Publike gjatë fjalës përshënde-

tëse në kursin e parë të programit të trajnimit të nëpunësve të pushtetit vendor

Page 17: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

17RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

Pjesëmarrësit patën mundësinë për të mësuar rreth procesit të vendim-marrjes dhe përvo-jës e pjesëmarrjes qytetare në Slloveni falë një prezantimi të gjerë nga eskpertja e Zyrës së Qeverisë për Politikat Lokale e Rajonale në Slloveni. Në sesionin vijues, përvoja shqiptare në buxhetimin lokal u trajtua nëpërmjet shembujve të praktikave të politikës buxhetore në Bashkinë e Tiranës dhe disa bashkive të tjera. Mbështetja financiare e pushtetit qëndror për njësitë e pushtetit vendor, si dhe procedurat për të përfituar grante qeveritare dhe udhëzue-sit më të fundit ligjorë për mbledhjen e të ardhurave lokale u shpjeguan nga ekspertët gjatë sesionit të tretë. Pjesëmarrësit diskutuan shqetësimet në lidhje me shpërndarjen e granteve, përfshirë mungesën e informacionit. Në kuadrin e aktivitetit u organizua edhe një vizitë në bashkinë e Kamzës ku pjesëmarrësit u njohën me praktikat e suksesshme të bashkisë sa i përket mbledhjes së taksave dhe shërbimeve me një ndalesë (one-stop shop), që kanë rezul-tuar në rritjen e të ardhurave për bashkinë. Një pjesë e sesionit të trajnimit u ndoq edhe nga Z.Marco Leidekker, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës, dhe Z. Fatmir Demneri, Drejtori i Institutit të Trajnimit të Administratës Publike.

2. “Menaxhimi i Stafit, zgjidhja e konflikteve dhe komunikimi publik”, Durrës,

Pjesëmarrësit: përfaqësues të pushtetit vendor dhe punonjës të administratës bashkiake nga Tirana, Kamza, Burreli, Vau i Dejës, Përmeti, Kukësi, Kavaja, Shijaku, Durrësi, Himara dhe Pogradeci.

Trajnues: Z. Erind Kraja, ekspert për pushtetin vendor; Zj. Albana Dhimitri, Drejtore Ekzekutive e Institutit të Politikave Publike e Private dhe ish Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës; Z. Alban Bala, Ekspert për Marrëdhëniet me Publikun - PR.

Sesioni i parë u fokusua në menaxhimin e stafit e zgjidhjen e konflikteve. Prezantimet edhe në këtë temë dhanë një vlerë të veçantë për pjesëmarrësit të cilët diskutuan mbi situatat e menaxhimit të konfliktit në lidhje me bashki të tjera apo këshillat bashkiakë përkatës. Në takim u diskutuan shembuj të praktikave të suksesshme në kontekstin e bashkëpunimit ndërbashkiak në lidhje me furnizimin me ujë në zonat e Burrelit, Kukësit dhe Përmetit. Ndërtimi i marrëdhënieve efektive e të suksesshme me komunitetin me qëllim sigurimin e besueshmërisë së publikut në punën e njësive të pushtetit vendor ishte tema e dytë e di-skutimit gjatë sesionit të trajnimit. Po në këtë kuadër iu vu theksi rëndësisë së seancave të hapura publike si dhe zgjidhjeve për të krijuar ura komunikimi me qytetarët për iniciativa specifike. Sesioni u mbyll me udhëzuesit për zbatimin e fushatave për marrëdhëniet me publikun, si dhe ndërtimin e rritjen e imazhit të lidershipit në nivel lokal.

Kryetarët e bashkive dhe pjesëmarrësit e tjerë të programit të trajnimit duke vizituar sistemin e shërbimit me një ndalesë (one-stop-shop) në bashkinë e Kamzës

Page 18: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

18AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

3. “Aplikimi për fondet e Bashkimit Evropian në nivel lokal “, Durrës, 18-19 maj 2012

Pjesëmarrësit: 20 përfaqësues të zgjedhur të pushtetit vendor dhe punonjës të administratave lokale nga Tirana, Durrësi, Lezha, Kamza, Burreli, Vau i Dejës, Përmeti, Berati, Kavaja, Shijaku, Lushnja, Himara dhe Orikumi.

Trajnues: Znj. Greta Rakaj, Shefe e Njësisë së Bashkëpunimit Rajonal, Ministria e Integrimit; Znj. Jolanda Trebicka, “Euro Partners Development”

Me prezantimin mbi Mekanizmat financiare të BE-së dhe mundësitë për aplikim pjesëmar-rësit u njohën me fondet që disponon BE-ja për pushtetin vendor në kuadrin e Instrumenteve Kombëtare dhe ato Ndërkufitare të IPAs (Instrumentit të Asistencës së Paraaderimit). Për-faqësuesit e pushtetit vendor u informuan rreth institucioneve ku mund të drejtohen për të identifikuar burimet e financimit, si dhe procedurat për të aplikuar. Pjesa e dytë e sesionit të trajnimit Shkrimi i një projekt propozimi – Buxhetimit – Synimet – Planet e Veprimit trajtoi me anë të ushtrimeve e shembujve praktikë këto çështje për pjesëmarrësit. Në këtë pjesë u angazhua edhe një ekspert në fushë për të shpjeguar hapat se si mund të aplikohet për fon-det e BE-së: shkrimi i projekt propozimit, menaxhimi i projektit, raportimi dhe vlerësimi. Po në këtë kuadër u mbajt edhe një sesion i veçantë për të trajnuar pjesëmarrësit mbi zhvillimin e ideve për projekte e propozime.

4. “Qeverisja lokale dhe zhvillimi i qëndrueshëm në nivel lokal “,Durrës, 29-30 qershor 2012

Pjesëmarrësit: 20 përfaqësues të zgjedhur vendor dhe punonjës të administratës bashkiake nga Tira-na, Durrësi, Lezha, Kamza, Burreli, Vau i Dejës, Përmeti, Berati, Kavaja, Shijaku, Lushnja, Himara dhe Orikumi.

Trajnues: Z. Ismail Beka, GIZ Shqipëri; Zj. Alba Dakoli Wilson, Drejtore Ekzekutive e Fonda-cionit të Autonomisë Lokale dhe Qeverisjes – FLAG; Zj. Albana Dhimitri, Drejtore Ekzekutive e Institutit të Politikave Publike e Private dhe ish Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës; Zj. Vasilika Vjero, eksperte; Zj. Ogerta Manastirliu, eksperte.

Trajnimi filloi me një sesion prezantues mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Menaxhimin Territorial gjatë të cilit pjesëmarrësit eksploruan strategji të ndryshme rajonale zhvillimi bazuar në përvojat e GIZ në zhvillimin e strategjive të turizmit në zonat rurale e projektet për përdorimin e eficencës së energjisë në nivel lokal. Në këtë kuadër, u prezantua edhe një analizë krahasuese e përvojës në Shqipëri dhe Evropë. Sesioni vijues u fokusua në çështjet e bashkëpunimit ndërmjet njësive të vetë-qeverisjes lokale për të përmirësuar ofrimin e shër-bimeve publike e kryesisht të praktikave efektive në kuadrin e bashkëpunimit ndërbashkiak (IMC) në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Pjesëmarrësit gjithashtu u informuan mbi ud-hëzuesit dhe manualet e Këshillit të Evropës për IMC-në, përgatitur në kuadër të projektit “Përforcimi i Strukturave Qeverisëse Vendore e Rajonale në Shqipëri”. Dy sesionet e fundit të trajnimit në qendër të prezantimit kishin procesin e planifikimit të zhvillimit strategjik në nivel lokal ku u përfshi edhe një vështrim i përgjithshëm i instrumenteve të ndryshme qeveritare që shërbejnë për harmonizimin e strategjive kombëtare e lokale të zhvillimit.

B. Asistenca në Periudhën Elektorale – Fushata Ndërgjegjësuese për Votuesit për Herë të Parë Fushata Ndërgjegjësuese për Votuesit për Herë të Parë u zbatua në partneritet me Këshillin e Evropës. Ajo përbën një nga komponentët kryesorë të Planit të Veprimit të Këshillit të Evropës për të mbështetur zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri duke u bazuar në rezultatet

Aktivitetet dhe bashkëpunimi në nivel kombëtar

Page 19: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

19RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

e suksesshme të asistencës së Këshillit të Evropës për zgjedhjet e fundit lokale në Shqipëri 2011. Fushata merr në konsideratë prioritetet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) për edukimin e votuesve dhe organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe KQZ.

Fushata zbatohet nëpërmjet disa fazash. Në fazën e parë, në bashkëpunim me MASH, ASP identifikoi rajonet e targetuara: Tirana, Shkodra, Elbasani, Durrësi, Vlora, Berati. 15 trajnues të identifikuar nga Drejtoritë Arsimore Rajonale u trajnuan në 12 dhjetor 2012. Gjatë fazës së dytë u përzgjodhën 150 shkolla të mesme në këto rajone, dhe 150 mësues të këtyre shkol-lave u trajnuan gjatë periudhës 15-17 dhjetor 2012. Gjithashtu, ASP ofroi kurrikulën dhe materialet për një orë të përgjithshme mësimore mbi demokracinë, qytetarinë aktive dhe zg-jedhjet në të gjitha 384 shkollat e mesme në Shqipëri duke arritur një target prej rreth 33000 votuesisht të rinj. Fushata do të vijojë edhe për vitin 2013 me dy orë/seminare mësimore me fokus zgjedhjet dhe procesin e votimit me një shtrirje prej 17 150 votuesisht të rinj nga të 150 shkollat e përzgjedhura.

Janë përgatitur rreth 3000 postera dhe 33.000 broshura të cilat do të vendosen në mjediset e 384 shkollave të mesme për të mbështetur fushatën.

Ushtrim për votimin në shkollën e mesme “Ajet Xhindole”, Berat

Page 20: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

20AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

IV. BASHKËPUNIMI NË NIVEL RAJONAL

ASP e konsideron bashkëpunimin rajonal si një mjet të rëndësishëm për të mbështetur refor-mat politike, ekonomike e sociale në rajon nëpërmjet dialogut publik gjithëpërfshirës, rritjes së ndërgjegjësit dhe shkëmbimit të praktikave të suksesshme. Alumnit e ASPS përfshihen rregullisht në programet në nivel rajonal të NSPS (Rrjetit të Shkollave të Studimeve Poli-tike).

Që nga themelimi, ASP është anëtare e Rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike (NSPS) krijuar nga Këshilli i Evropës në 2005 me qëllim forcimin e lidhjeve ndërmjet Shkollave e ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Shkollave. Rrjeti mbështet zhvillimin e lidhjeve hori-zontale ndërmjet Shkollave, veçanërisht në nivel bilateral, rajonal dhe ndër-rajonal. Rrjeti gjithashtu lehtëson mundësitë që Shkollat të punojnë në projekte partneriteti e iniciativa të përbashkëta.

Gjatë periudhës 2011-2012, ASP ka vijuar bashkëpunimin me anëtarë të tjerë të Rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës. Në 2012, ASP kontribuoi në përgatit-jen e “Strategjisë për Shkollën e Studimeve Politike për vitin 2012 e më tej”, një dokument i Këshillit të Evropës që synon konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet Shkollave dhe sig-urimin e rritjes së qëndrueshmërisë e impaktin e misionit të tyre me mbështetjen e Këshillit të Evropës. Zbatimi i strategjisë së re u diskutua në takimin e Drejtorëve të Shkollave të Studimeve Politike pritur nga ASP më 16-17 maj 2012 në Tiranë. Në kuadër të takimit, ASP organizoi një eveniment për të shkëmbyer mendimet me Shefin e Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Z. Ilir Melo në lidhje me prioritetet e Shqipërisë në kuadër të Kryesisë së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

A. Akademia Rajonale për DemokraciNë periudhën 2011-2012, ASP ka kontribuar në përgatitjen e projektit rajonal “Akademia Rajonale për Demokraci (RAD – Regional Academy for Democracy) – I japim Formë të Ar-dhmes Evropiane të Ballkanit - ”Ndërtojmë një Kulturë dhe Elitë të Re Politike”.

Programi është një inisiativë e re e vendeve të Ballkanit Perëndimor që bëjnë pjesë në Rrjetin e Shkollave për Studime Politike të Këshillit të Evropës me synim ndërtimin e një kulture dhe elite të re politike në rajon. RAD do të mbledhë së bashku lidershipin politik të së ar-dhmes nga i gjithë Ballkani Perëndimor në një përpjekje gjithëpërfshirëse për të lehtësuar të kuptuarit bashkarisht të procesit, si dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre. E konceptuar si një përvojë të mësuari dhe shkëmbimi përvojash, RAD ofron një kurikulum sfidues që do të ndihmojë vendimmarrësit në rajon që të adresojnë më mirë çështjet më presuese me të cilat përballen shoqëritë e tyre. Duke lidhur së bashku drejtuesit rajonal dhe global, RAD do të kontribuojë gjithashtu në promovimin e Ballkanit Perrëndimor si një i tërë përballë partnerëve të tyre evropianë dhe ndërkombëtarë.

RAD do të ketë një kohëzgjatje 3 vjeçare dhe fillon në vitin 2013 me ciklin e parë tematik mbi Drejtësinë dhe Bashkëpunimin mbi Sigurinë. Programi mbështetet nga Bashkimi Evropian

Page 21: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

21RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

nëpërmjet Instrumentit Evropian për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).

B. Projekti Rajonal “Dialogu Publik mbi Përdorimin e Qëndrueshëm të En-ergjisë në Evropën Jug-Lindore”Që nga viti 2011, ASP është partneri zbatues i projektit rajonal “Dialog publik për një për-dorim të qëndrueshëm të energjisë në Evropën Jug-Lindore” financuar nga Deutsche Ge-sellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) në emër të Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit të Federatës Gjermane (BMZ). Projekti po zbatohet bashkarisht ndërmjet 6 Shkollave të tjera nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, si dhe Shqipëria. Nga datat 17-19 tetor 2011, ASP mori pjesë në konferencën rajonale “Energjia-Zhvillimi-Demokracia: Ti japim Formën Energjisë së Re të së Ardhmes për Evropën Jug-Lindore”, mbajtur në Beograd, dhe siguroi përfaqësimin me pjesëmarrës të nivelit të lartë nga parlamenti shqiptar dhe institucione të tjera në këtë eveniment.

Faza e parë

Objektivi i fazës së parë ishte lobimi me politikë-bërësit përkatës dhe lehtësimi për disku-timet gjithëpërfshirëse publike mbi legjislacionin mbi eficencën e energjisë si një nga mjetet më të rëndësishme për zbatimin e objektivave të marra përsipër nga Shqipëria në këtë sek-tor.

Në shkurt 2012, ASP organizoi një sërë takimesh me aktorë të ndryshëm duke përfshirë edhe Kryetarin e Komitetit Parlamentar për Aktivitete Produktive, Tregëti dhe Mjedis dhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë me qëllim krijimin e bazës për një diskutim publik mbi çështjen në fjalë.

Më 16 mars 2012 u organizua një tryezë e rrumbullakët me aktorë dhe ekspertë. Në aktivitet u mblodhën 30 aktorë duke përfshirë edhe anëtarë të parlamentit, krerë institucionesh, ek-spertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në takim u prezantuan një numër propozimesh kyçe dhe rekomandimesh duke i përmbledhur në një dokument rekomandimesh, sa i për-ket krijimit të fondit të eficencës së energjisë, një Agjensi Kombëtare të Eficencës së Energ-

Pjesëmarrësit e Akademisë Rajonale për Demokraci në seminarin e parë në Subotica, Serbi

Page 22: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

22AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

jisë dhe një sistem certifikimi për pajisjet shtëpiake dhe pajisjeve të tjera, dokument i cili iu parashtrua vendim-marrësve në Ministrinë e Ekonomisë, të Financave, Ministrisë së Trans-portit dhe gjithashtu komiteteve përkatëse parlamentare.

Me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi për përfitimet dhe mjetet që nevojiten për eficencën e energjisë e të fokusohet gjithashtu vëmendja e vendim-marrësve në legjislacionin për efi-cencën e energjisë, u hartua një strategji komunikimi. Prezantimi i sugjerimeve të tryezës së rrumbullakët të 16 marsit 2012 u transmetua nga televizioni kombëtar “Top Channel” e u botua në gazetën e përjavshme ekonomike “Monitor”.

Faza e dytë

Objektivi i fazës së dytë ishte rritja e ndërgjegjësimit të autoriteteve lokale mbi rëndësinë e eficencës së energjisë e t’i asistonte ata në organizim trajnimesh dhe sesionesh informuese në lidhje me ligjin e ri, promovimin e masave të diversifikimit të energjisë e krijimin e incen-tivave për të mbështetur bizneset që përdorin e mbështesin masat për eficencën e energjisë.

Gjatë periudhës tetor – nëntor 2012, ASP kontaktoi dhe organizoi takime me përfaqësues të pushtetit vendor në rajonet e Tiranës, Durrësit e Beratit, institucione shtetërore, agjensi, media, OJF e biznese të ndryshme me qëllim sigurimin e përfshirjes së tyre në fazat vijuese të projektit. Alumnit e ASP gjithashtu u përfshinë në punën në nivel rajonal.

U organizuan tre tryeza të rrumbullakëta me synim vendosjen e një dialogu afatgjatë ndërm-jet grupeve të ndryshme të interesit mbi zbatimin e legjislacionit të ri mbi eficencën e energ-jisë në nivel lokal. Tryezat u mbajtën në datat 21 nëntor, 11 dhe 19 dhjetor 2012 në Durrës, Tiranë e Berat përkatësisht duke mbledhur së bashku një total prej 75 përfaqësuesish nga

Tryeza e rrumbullakët organizuar në rajonin e Tiranës mblodhi së bashku përfaqësues nga bash-kitë, këshillat bashkiakë, zyrat e prefekturës, bizneset lokale, OJF-të e median

bashkëpunimi në nivel rajonal

Page 23: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

23RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

bashkitë, këshillat bashkiakë, prefekturat, bizneset lokale, OJF-të dhe media. ASP ftoi edhe ekspertë vendas e të huaj për të lehtësuar diskutimet e për të ndarë praktikat më të suk-sesshme mbi politikat e masat e ndërmarra në kuadër të eficencës së energjisë në nivel lokal. Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë nëpërmjet këtyre takimeve për të ndarë edhe përvojat ndërmjet njëri tjetrit, shembujt e probemet e hasura gjatë zbatimit të standardeve të eficencës së energjisë në rajonet e tyre. Të tre tryezat e rrumbullakëta patën një mbulim të gjerë mediatik nga media lokale e kombëtare.

C. Konferenca Rajonale “Shkolla për Demokraci Lokale”Nga datat 1-3 dhjetor 2012, ASP mori pjesë në Konferencën Rajonale të Shkollës për Demokra-ci Lokale: “Përvoja e Ballkanit Perëndimor me Sistemet e Decentralizuara të Qeverisjes: Bashkëekzistenca dhe Integrimi i Komunitetit nëpërmjet Decentralizimit”, në Prishtinë. Në këtë kuadër, ASPS organizoi që në konferencë të merrnin pjesë edhe përfaqësues të pushte-tit vendor si dhe ekspertë në fushën e vetë-qeverisjes lokale nga Shqipëria. Konferenca u organizua nga Instituti për Studime Politike i Prishtinës dhe Instituti Kosovar i Qeverisjes Vendore me mbështetjen e Misionit të OSBE-së dhe PNUD-it në Kosovë, si pjesë e “Shkollës për Demokraci Lokale” iniciuar nga Këshilli i Evropës. Përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe ekspertët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Kosova ndanë përvojat e tyre mbi decentralizimin dhe autonominë lokale.

D. Forumi Botëror për Demokracinë në StrasburgPërfaqësuesit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike ndoqën Forumin Botëror të Demokracisë në Strasburg nga 7-12 tetor 2012, një eveniment madhor që organizohet nga Këshilli i Evropës çdo vit. Ndërmjet folësve kryesorë që prezantuan e përshëndetën në fo-rum ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Z Ban Ki-moon, Z, Thorb-jørn Jagland, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Z. Bernard Cazeneuvre, Ministri Francez i ngarkuar për Çështjet Evropiane, etj.

Tema kryesore e Forumit ishte “Krijimi i urave të komunikimit: demokracia ndërmjet mod-eleve të vjetra e realiteteve të reja” dhe sesionet nën-tematike shërbyen për të ofruar një plat-formë të vertetë për diskutim e shkëmbim përvojash ndërmjet figurave publike, ekspertëve

Page 24: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

24AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

politikë e akademikë, parlamentarëve vendas e evropianë, si dhe përfaqësuesve të zgjedhur lokalë bashkë me aktivistët e shoqërisë civile, studiues, e përfaqësues nga publiku me syn-imin për të identifikuar përgjigje të mundshme ndaj sfidave që lindin në shoqëritë e sotme.

Cilat forca do tu japin formë shoqërive demokratike në të ardhmen? A do të sjellë stabilitet të qëndrueshëm zëri që ka lindur i lëvizjes Arabe? Dhe, a mund të jenë ato burim frymëzimi për reforma në demokracitë e konsoliduara perëndimore? Këto ishin ndërmjet temave të tjera që u debatuan nga rreth 1500 pjesëmarrës që përfaqësonin 120 vende, së bashku me 200 ekspertë, përfshirë pjesëmarrësit nga të gjitha tetëmbëdhjetë Shkollat e Studimeve Politike të Këshillit të Evropës.

Si pjesë përbërëse e Forumit ishin edhe takimet që u zhvillua si platformë shkëmbimi kënd-vështrimesh ndërmjet përfaqësuesve të Shkollës Shqiptare për Studime Politike e Institutit të Studimeve Politike të Prishtinës me Kryeministrin e Shqipërisë, Z. Sali Berisha.

Forumi Botëror për Demokraci shërben edhe si një vend kryesor për të vendosur kontakte e krijuar rrjetëzime ndërmjet politikanëve, ekspertëve, medias e aktivistëve të shoqërisë ci-vile duke kontribuar kështu në përfshirje e aktivitete bashkëpunimi në të ardhmen në nivel rajonal e të tjera nivele.

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike dhe Instituti i Studimeve Politike i Prishtinës në një takim për të shkëmbyer këndvështrimet e tyre me Kryeministrin e Shqipërisë Z. Sali Berisha

bashkëpunimi në nivel rajonal

Page 25: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

25RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

Nr Emri Titulli

1 Zj. Albana SHTYLLA Shefe e kabinetit, Zyra e Avokatit të Popullit

2 Zj. Alisa DEMOLLARI Zedhënëse, Ministria e Shëndetësisë

3 Z. Altin HOTI Lektor i Ekonomisë Ndërkombëtare, Universiteti Mesdhetar, Universiteti Europian

4 Z. Altin IBRO Avokat, Celibashi Consulting shpk

5 Z. Andi SEFERI Përfaqësues, Comunita di Sant’Edigio

6 Zj. Anisa SEFERAJ Avokate, Bashkia Tiranë

7 Zj. Ardita KONGJONAJ Specialiste, Agjensia Kombëtare e Provimeve, Ministria e Arsimit

8 Z. Arian GALDINI Kryetar i partisë Liri, Demokraci dhe Etike (LDE)

9 Zj. Baisa SEFA Studiuese politikash, Lëvizja Europiane Shqipëri

10 Z. Elidon LAZE Drejtor – Drejtoria Ligjore dhe Ankesave, Zyra Qëndrore për Regjistrimin e Pasurive të Patundshme

11 Z. Erlis SHAHU Zyra e Tatimeve, Tiranë

12 Z. Ermal SIMAKU Anetar i Forumit Rinor Socialist

13 Z. Ermir GODAJ Shërbimi i Përmabrimit, Ministria e Drejtësisë

14 Zj. Ervina DOMI Drejtoreshë e Drejtorisë Ligjore, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

15 Zj. Eva DAUTI Koordinatore Projekti, Terre Des Hommes

16 Zj. Florensa HAXHI Koordinatore e Strategjive, Këshilli i Ministrave

17 Z. Fredi GUGA Drejtor i Qendrës Shëndetësore Durrës

18 Z. Ilir KONDI Drejtor i Qendrës së Publikimeve Zyrtare

19 Z. Ilir KORBI Jurist, Zyra Qëndrore për Regjistrimin e Pasurive të Patundshme

20 Z. Ilir MIMANI Specialist, Agjensia Kombëtare për Burimet Natyrore

21 Zj. Jorina GJINARI Manaxher Projekti, Qendra Studimore e Ardhmja

22 Z. Ledio BRAHO Jurist, Ministria e Integrimit Europian

23 Zj. Margarita KOLA Specialiste Ligjore, Ambasada e Shteteve të Bashkuara

SHTOJCA I

Lista e Pjesëmarrësve të ASPS 2011-2012

Page 26: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

26AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

24 Zj. Mariola QESARAKU Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

25 Zj. Marsida ÇELA Koordinatore programi pranë Qendrës për Fëmijë, Sot

26 Zj. Merita OSMANI Juriste, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës

27 Zj. Mirela KARAPICI Drejtoreshë për Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Marketingun, Posta Shqiptare

28 Z. Oltion KUKE Drejtues Sektori, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

29 Z. Rezart XHELO Koordinator Kombëtar, UNËOMEN

30 Zj. Romina KUKE Asistente projekti, OSBE

31 Zj. Rovena ROJBA Inspektore, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë

32 Z. Sokol BEGA Asistent politik, OSBE

33 Zj. Suela LALA Aktiviste e Shoqërisë Civile

SHTOJCA II

Lista e lektorëve dhe ekspertëve të ASPS

Nr Emri Titulli/Profesioni

Programi i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike

1 Prof. Dr. Rexhep Mejdani Ish-President i Republikës së Shqipërisë

2 Z. Afrim Krasniqi Politolog dhe Këshilltar mbi Marrëdhëniet Institucionale I Presidentit të Shqipërisë

3 Z. Kastriot IslamiAnëtar i Parlamentit të Shqipërisë dhe anëtar i delegacionit Shqipëtar në Asamblene Parlamentare të Këshillit të Evropës

4 Z. Xhezair ZaganjoriAnëtar i Gjykatës Kushtetuese, lektor i të drejtës ndërkombëtare publike dhe të drejtave të njeriut në Universitetin e Tiranës

5 Z. Arben Malaj Anëtar i Parlamentit dhe ish Ministër i Financave dhe Ekonomisë

6 Z. Adrian Civici Rektor i Universitetit Europian të Tiranës dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë

7 Z. Ditmir Bushati Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian

8 Zj. Grida Duma Zv Ministre e Integrimit Europian

shtojca

Page 27: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

27RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

9 Z. Artan Hoxha Drejtor i Institutit për Studime Bashkëkohore, President i Univeristetit të Biznesit të Tiranës

10 Zj. Eldisa Zhebo Instituti pëe Ndryshim dhe Lidership, Shqipëri

11 Z. Gazmend HaxhiaBashkë-kryetar i Qendrës Shqiptare për Shërbime të Manaxhuara, Lider i Ri Global i nominuar nga Forumi i Davos

12 Z. Alban Bala Expert për PR, themelues i Institutit Shqiptar për Marrëdhëniet Publike

13 Z. Bernard Zeneli Drejtor i Programit Brain Gain, Shqipëri

14 Z. Ismail Beka Ekspert, Zv drejtor i GIZ, Shqipëri

15 Z. Roland Bejko Ekspert, laureant i Ecole Nationale d’Administration

16 Z. Blendi Kajsiu Politolog

17 Z. Ferdinand Poni Zv Minister i Brendshëm, expert i çështjeve të decentralizimit

18 Z. Lutfi Dervishi Drejtor i Transparencës Ndërkombëtare, Shqipëri, analist politik

19 Z. Piro Misha Kërkues dhe publicist, Drejtor i Institutit për Dialog dhe Komunikim

20 Z. Remzi Lani, Drejtor i Institutit Shqiptar të Medias

21 Z. Clive RumboldDrejtues i Sektorit Politik, Ekonomik dhe Informacionit pranë Delegacionit të Bashkimit Europian, Shqipëri

22 Z. Ian Marquardt Konsulent i Fushatave Politike pranë Loftus/Marquardt

23 Dr Frank Prochaska Kryetar i Management Emeritus, Universiteti Teknik I Kolorados, SHBA

24 Z. Philipe Valeri Ekspert i Ecole Nationale d’Administration

25 Mr Alexis Vahlas Profesor i Asociiuar pranë Universitetit të Strasburgut dhe Këshilltar Politik pranë Komandës së Mbrojtjes Ajrore Franceze dhe Operacioneve të Forcave Ajrore

Lektorë të posaçëm

26 Prof. Dr. Sali Berisha Kryeminisri i Republikës së Shqipërisë

27 Z. Myqerem Tafaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës

28 Z. Karsten Ankjær Jensen Ambasador i Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri

Page 28: RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE - ASP

28AKADEMIA E STUDIMEVE POLITIKE

Programi i Trajnimit të të Zgjedhurve Vendorë

29 Zj. Afrida Domnori Drejtoreshë e Financave Vendore, Ministria e Brendshme

30 Zj. Greta Rakaj Shefe e Njësisë së Bashkëpunimit Rajonal, Ministria e Integrimit

31 Zj. Albana DhimitriDrejtoreshë Ekzekutive e Institutit të Politikave Publike dhe private dhe ish-Nënkryetare e Bashkisë Tiranë

32 Zj. Jolanda Trebicka Eksperte, Drejtore Ekzekutive e “Euro Partners Development”

33 Zj. Alba Dakoli Ëilson Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit për Autonomi Vendore dhe Qeverisje - FLAG

34 Z. Erind Kraja Ekspert i Qeverisjes Vendore

35 Zj. Vasilika Vjero Eksperte e Qeverisjes Vendore

36 Zj. Ogerta Manastirliu Eksperte e Qeverisjes Vendore

37 Zj. Neža Vodušek Eksperte, Zyra Qeveritare për Politikat Vendore dhe Rajonale në Slloveni

SHTOJCA III- Partnerët e ASP

Këshilli i Evropës

Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri SCO-A

Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman – GIZ

Komisioni Europian

Presidenca e Republikës së Shqipërisë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Instituti i Trajnimit të Administratës Publike

shtojca