raporti vjetor 2013

29
Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti 2013 raport vjetor

Upload: partners-albania

Post on 06-Apr-2016

264 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Raporti Vjetor i aktiviteteve për vitin 2013

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti Vjetor 2013

Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti

2013raport vjetor

Page 2: Raporti Vjetor 2013

Stafi i Partnerëve Shqipëri në arritjet e 2013

Juliana HoxhaDrejtore

Ariola AgolliDrejtore e Programeve

Klotilda TavaniDrejtore e Programeve

Elona KapexhiuManaxhere e Komunikimit

Jetmira HysenajFinanciere

Blerina GugaManaxhere Projekti

Kostandina Keruti Manaxhere Projekti

Adela BaniAsistente Projekti

Maris SelamajAsistente Projekti

Ermira ShytiManaxhere e Ndërhyrjes,

Projekti Risi Albania

Andi StefanllariManaxher i NdërhyrjesProjekti Risi Albania

Arjola ShehajManaxhere e Ndërhyrjes,

Projekti Risi Albania

Sibora DhimaManaxhere e Ndërhyrjes

Projekti Risi Albania

Oltion ShimaShofer

Page 3: Raporti Vjetor 2013

3

Tabela e PërmbajtjesPuna me sektorin privat për të mirën publike 4Çmimi i Filantropisë 2013 4Konkursi kombëtar Ide të Gjelbërta 2013 5Konkursi kombëtar Eseja për Filantropinë 6 Promovimi dhe zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit në Shqipëri 7

Fuqizimi i sektorit të shoqërisë civile 8Fuqizimi i kapaciteteve advokuese të OJF-ve në Shqipëri 8Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave 9Konferenca Kombëtare “Partnerë Socialë-Koha për Veprim” 10-11The Albanian Crowd, një platformë interaktive për OJF-të dhe ndërmarrjet sociale në Shqipëri 12

Rritja e punësimit dhe fuqizimi i zhvillimit lokal 13RISIAlbania - Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare 13Drejt një turizmi alternativ 14Sipërmarrja sociale si një mundësi për punësimin e grave dhe të rinjve 15

Rritja e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje 16Qytete pa korrupsion - Qytete me të ardhme 16Rritja e kapaciteteve të bashkisë Kuçovë në qeverisjen urbane 17Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë në prokurimin elektronik 17Asistencë për Projektin Forcimi i Sektorit të Drejtësisë në Shqipëri 18

Rritja e përfshirjes sociale dhe mbështetje për fuqizimin e gruas 19Rritja e përfaqësimit të grave nga zonat rurale në jetën politike dhe sociale 19Roli i shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore në rritjen e kohezionit social në Shqipëri dhe Mal të Zi 20

Qytetarët të bashkuar për një Evropë më të mirë 21Aksion i Bashkuar Qytetar për një Bashkim Evropian më të Fuqishëm dhe më Pranë Qytetarëve 21Rritja e dialogut dhe ndërveprimit midis qytetarëve dhe institucioneve evropiane drejt përshirjes sociale 21

Aktivitete ndërkombëtare 22Aktivitetet e Partnerëve Shqipëri në media 25Botime të reja 26Financat 28

Page 4: Raporti Vjetor 2013

4

Çmimi i Filantropisë 2013!Në praninë e shumë të ftuarve të nderuar nga qeveria, parlamenti, shoqëria civile, trupi diplomatik dhe personalitete të medias, miqve, kolegëve e bashkëpunëtorëve, Partnerët Shqipëri organizoi në 6 Dhjetor 2013 Ceremoninë Gala “Çmimi i Filantropisë 2013”!

Ky ishte viti i tretë që Partnerët Shqipëri organizoi Çmimin e Filantropisë, një konkurs kombëtar për të vlerësuar individët dhe kompanitë që mbështesin kauza sociale. Z. Erjon Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Haki Abazi, Drejtor i Programit të RBF për Ballkanin Perëndimor, Znj. Vjollca Hoxha, Presidente e TopMedias, gazetarët e mirënjohur Znj. Rudina Magjistari dhe Z. Rezeart Xhaxhiu prezantuan çmimet për fituesit.

Puna me sektorin privat për të mirën publike

Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Kombëtariu akordua Fondacionit ABC me motivacion:Për kontributin e dhënë në mbështetje të zhvillimit social, ekonomik e mjedisor në vend, e në veçanti për ndihmën e konsiderueshme ndaj komunitetit Rom përmes rikonstruksionit të Qendrës Tranzite të Emergjencave, si dhe mbështetjen në infrastrukturë për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmit.

Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Lokaliu akordua kompanisë Albanian Mobile Communications, me motivacion:Për kontributin e dhënë në mbështetje të grupeve në nevojë, nëpërmjet rikonstruksionit dhe sistemimit të ambjenteve të Shtëpisë së të Moshuarve në qytetin e Fierit.

Çmimi për Kontributin si Individiu akordua Znj. Keti Bazhdari me motivacion:Për kontributin e veçantë në fushën e artit dhe kulturës në mbështetje të artistëve të rinj e pasurimin e jetës kulturore në qytetin e Shkodrës, si dhe për mbështetje të vazhdueshme për grupet në nevojë.

Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Anastas Avram Lakçe (pas vdekjes) me motivacion: Për kontribut të shquar në përhapjen e gjuhës shqipe përmes mbështetjes së botimeve në shqip, financimit për hapjen e shkollës së parë në Korçë dhe mbështetjen e botimit të një prej veprave më të shquara të letërsisë shqiptare të Rilindjes “Bagëti e Bujqësi” të Naim Frashërit.

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Kozara Kati me motivacion: Për kontribut të çmuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, iniciativën e treguar dhe mbështetjen e kauzave sociale.

Page 5: Raporti Vjetor 2013

5

Konkursi kombëtar “Ide të Gjelbërta 2013” Ide të Gjelbërta, është një konkurs kombëtar i cili mbështet iniciativa që promovojnë përfshirjen sociale (nëpërmjet integrimit dhe punësimit) dhe zhvillimin ekonomik lokal nëpërmjet ideve miqësore ndaj mjedisit. Partnerët Shqipëri organizoi në 2-3 prill në Tiranë konkursin e dytë në nivel kombëtar.

Risia e këtij konkursi qëndron në bashkëpunimin dhe krijimin e një fondi të përbashkët të krijuar nga donatorë filantropikë ndërkombëtarë dhe kontribute të bizneseve.

Ky konkurs u mbështet nga Fondi Rockefeller Brothers, Albanian Mobile Communications dhe Banka Credins.

Konkursi ishte i hapur për publikun dhe institucionet e interesuara si vëzhgues. Gjatë dy ditëve, pesëmbëdhjetë finalistë prezantuan idetë e tyre përpara panelit

Një nga fituesit e konkursit rajonal ishte përfaqësuesja nga Shqipëria Pezana Rexha, me idenë e prodhimit të mobiljeve nëpërmjet përdorimit të paletave të drurit.

Së bashku me 12 ide të tjera konkuruese nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, tre fituesit e konkursit në Shqipëri morën pjesë në Forumin Rajonal “Filantropia në mbështetje të ideve të gjelbërta në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Fondi Rockefeller Brother më 26-29 korrik 2013, në Mavrovë, Maqedoni. Midis 15 ideve konkurrente u përzgjodhën tre fitues që do të mbështeten nga Fondi Rockefeller Brothers në shumën prej 10.000 USD, nëpërmjet fondacioneve lokale partnere të RBF.

vlerësues të përbërë nga ekspertë të fushës së mjedisit, ligjit, biznesit dhe ekonomisë. Tre idetë fituese të konkursit në nivel kombëtar ishin:“Mobilje dhe objekte të riciklueshme”, që zbatohet nga DesignByPana. Projekti konsiston në realizimin e mobiljeve të reja dhe moderne përmes përdorimit dhe riciklimit të paletave prej druri të cilat përdoren për transportimin e tullave dhe materialeve të tjera të ndërtimit; si dhe përdorimin e konservave, shisheve dhe objekteve të tjera qelqi për artikuj zbukurimi, abazhure dhe ndriçues të ndryshëm.“Grumbullimi dhe përpunimi i vajit të përdorur në restorante”, zbatuar nga Soloil Shqipëri. Projekt-ideja konsiston në grumbullimin e vajit të përdorur nga restorantet duke e dërguar atë si lëndë të parë për prodhuesit e parfumeve, biodieselit dhe sapunit.“Nga plehra në vlera”, zbatuar nga Fondacioni Gjirokastra. Projekti konsiston në krijimin e suvenireve dhe produkteve të tjera, duke përdorur materiale të riciklueshme. Punishtja ka punësuar gra nga zonat rurale, dhe është vendosur në një nga ndërtesat monument kulture në Gjirokastër.

Fituesit e konkursit Ide të Gjelbërta 2013 me anëtarët e jurisë dhe Drejtoren e PSh

Z. Haki Abazi, Drejtor i Programit të RBF për Ballkanin Perëndimor i jep çertifikatën e fituesit Pezana Rexhës

Page 6: Raporti Vjetor 2013

6

Konkursi kombëtar “Eseja për Filantropinë 2013” Partnerët Shqipëri lançoi në 2013 organizimin e konkursit të përvitshëm të Esesë për Filantropinë, për të rritur ndërgjegjësimin dhe nxitur mendimin kritik të të rinjve, profesionistëve të ardhshëm, mbi kushtet e zhvillimit dhe ndikimit të aktivitetit filantropik në shoqëri. Ky konkurs është pjesë e programit të PSH për zhvillimin e filantropisë në Shqipëri, mbështetur nga Fondi Rockefeller Brothers.

Thirrja për dërgimin e eseve qëndroi e hapur për disa javë nga qershori deri në shtator. Konkursi ishte i hapur për të rinj nga mosha 17-22 vjeç. Partnerët Shqipëri zhvilluan takime me mësues e pedagogë, dhe sesione informuese me të rinj në disa shkolla të mesme dhe fakultete, ku theksuan rëndësinë e vlerave të filantropisë dhe përfshirjes së të rinjve në këtë çështje.

Aplikimet e marra në kuadër të konkursit u vlerësuan nga një panel jurie i përbërë nga pedagogë të universitetit dhe gazetarë të njohur. Partnerët Shqipëri akordoi tre çmime në kategoritë “Shkrimi më i mirë akademik”, “Hulumtimi më i mirë” dhe “Eseja që nxjerr më së miri në pah vlerat e filantropisë”.

Fituesit e konkursit Eseja për Filantropinë 2013 u shpallën në ceremoninë që Partnerët Shqipëri zhvilluan në 10 tetor 2013 në Tiranë.

Ata janë: në kategorinë “Shkrimi më i mirë akademik”-Andi Thomaj; në kategorinë “Hulumtimi më i mirë”-Denisa Canameti; në kategorinë “Eseja që nxjerr më së miri në pah vlerat e filantropisë”-Jonida Gjuzi. Fituesit e konkursit Eseja për Filantropinë nga e majta në të

djathtë: Denisa Canameti, Andi Thomaj, Jonida Gjuzi

Page 7: Raporti Vjetor 2013

7

Promovimi dhe zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të BiznesitNë kuadër të përpjekjeve për promovimin dhe zhvillimin e përgjegjshmërisë sociale të biznesit në Shqipëri, Partnerët Shqipëri dhe organizata Konekt organizuan një vizitë studimore në Maqedoni, me pjesëmarrjen e zyrtarëve nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Grupi vizitoi disa nga institucionet më të njohura që kanë zhvilluar strategji të fuqishme të PSB, të përdorura në mënyrë efektive për adresimin e çështjeve të ndryshme sociale. Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për shkëmbim përvojash dhe krijim rrjetesh në fushën e Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit.

Partnerët Shqipëri vijoi në 2013 organizimin e programeve të trajnimit me shoqërinë civile dhe leksioneve të hapura me studentë të universiteteve për të rritur ndërgjegjësimin dhe informimin mbi çështjet e Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit.

Iniciativa e Partnerëve Shqipëri “Promovimi dhe Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit” u mbështet nga Programi East East Beyond Borders/OSFA.

Puna me sektorin privat për të mirën publike

Takim në Ministrinë e Ekonomisë

Vizitë tek Pharmachem, një SME

Takim me EVN, kompaninë përgjegjëse për shpërndarjen e energjisë në Maqedoni

Në zyrën e Konekt, duke diskutuar për PSB

Leksione te hapura mbi PSB në Fakultetin e Shkencave Sociale

Trainim mbi PSB në Durrës Trainim mbi PSB në Tiranë

Page 8: Raporti Vjetor 2013

8

Fuqizimi i kapaciteteve advokuese të OSHC-ve në ShqipëriMatrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile është një instrument i hartuar nga anëtarët e Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) anëtare e të cilit është edhe Partnerët Shqipëri, e cila ka për qëllim të përcaktojë një situatë optimale të dëshiruar për shoqërinë civile që të funksionojë dhe të zhvillohet në mënyrë efektive.

Për të prezantuar këtë instrument të ri monitorimi tek sektori i shoqërisë civile, si dhe për të ndërtuar kapacitetin e tij monitorues, gjatë tremujorit të parë të 2013 Partnerët Shqipëri organizoi një seri trainimesh rajonale në Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë, Elbasan, Fier etj. me pjesëmarrjen e OSHC-ve lokale dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor.

Procesi i monitorimit duke përdorur këtë instrument u krye në Shqipëri nga Partnerët Shqipëri, përgjatë periudhës maj-shtator. Monitorimi konsistoi në intervista me 100 drejtues të OJF-ve në 8 qytete kryesore të Shqipërisë, panel ekspertësh dhe punë kërkimore.

Gjetjet u prezantuan në një event publik që Partnerët Shqipëri organizoi në 14 tetor 2013, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile, donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare që mbështesin zhvillimin e shoqërisë civile, dhe medias. Pjesëmarrësit diskutuan gjetjet dhe ngritën shqetësime mbi fusha specifike të mjedisit ligjor mbi shoqërinë civile dhe zbatimin e tij.

Matrica përcakton një kuadër realist që mund të ndiqet dhe zbatohet nga autoritetet publike dhe rrit përpjekjet advokuese të grupeve të

shoqërisë civile për një mjedis operues më të përshtatshëm. Parimet, standardet dhe indikatorët e paraqitur në Matricë janë formuluar duke marrë në konsideratë gjendjen aktuale të zhvillimit si dhe diversitetin në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi. Ato mbështeten në liritë dhe të drejtat e garantuara ndërkombëtarisht si dhe në praktikat më të mira rregullatore të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera evropiane.

Ky mjet monitorimi po përdoret nga organizatat anëtare të rrjetit BCSDN nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnje Herzegovina, Kroacia dhe Turqia, në një përpjekje të përbashkët për të monitoruar dhe analizuar mjedisin mundësues për OSHC në nivel vendi dhe në nivel rajonal.

Fuqizimi i sektorit të shoqërisë civile

Gjatë tryezës për prezantimin e gjetjeve paraprake të monitorimit në Shqipëri, 14.10.2013

Prezantimi i Matricës në Durrës

Prezantimi i Matricës në Shkodër

Gjatë periudhës nëntor - dhjetor 2013 Partnerët Shqipëri organizoi workshope rajonale për të diskutuar këto gjetje me OJF-të dhe aktorë të tjerë lokalë, dhe për të marrë rekomandime të mëtejshme për t’u përfshirë në raportin e monitorimit.

Gjetjet dhe rekomandimet e secilit shtet do të kontribojnë për monitorimin e etapave të progresit të secilit shtet në mbështetje të shoqërisë civile, në përputhje me Udhëzuesin e BE për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit, 2014 – 2020.

Këto aktivitete janë pjesë e “Acquis e Shoqërisë Civile Ballkanike – Fuqizimi i Potencialit Advokues e Monitorues, dhe Kapaciteteve të OSHC-ve”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Balkan Trust for Democracy (BTD).

Page 9: Raporti Vjetor 2013

9

Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikavePartnerët Shqipëri, si pjesë e punës së saj në avancimin e pjesëmarrjes publike në hartimin e politikave ndërmori gjatë vitit 2013 një studim mbi kuadrin ligjor dhe rregullator mbi angazhimin qytetar dhe rolin e OSHC-ve në zhvillimin e politikave në nivel lokal dhe qendror. Nga studimi rezultoi se nuk ka ende mekanizma të qëndrueshëm ligjorë dhe institucionalë që të garantojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në nivel

lokal dhe qendror; ka mungesë të transparencës dhe komunikimit të NJQV-ve me OJF-të dhe qytetarët, mungesë profesionalizmi në ofrimin e shërbimeve, dhe kapacitete të ulëta në përdorimin e teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit; mjedisi ligjor, veçanërisht ai fiskal, nuk mbështet qëndrueshmërinë e sektorit dhe pengon aktivitetin normal të tij; ka ende një pjesëmarrje sporadike dhe jo të qëndrueshme

të shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave, dhe mungesë të koordinimit të përpjekjeve advokuese brenda sektorit. Gjetjet e këtij studimi u prezantuan në konferencën rajonale “Roli i shoqërisë civile dhe qytetarëve në hartimin e politikave në nivel lokal e qendror; Shkëmbimi i praktikave të suksesshme të mekanizmave të pjesëmarrjes”, me pjesëmarrjen e grupeve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të qeverisë në nivel vendor e qendror nga Shqipëria, Bosnje Herzegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Kroacia. Eksperienca shqiptare bazuar edhe në gjetjet e studimit u pasurua nga praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra nga vendet fqinje në rajon. Pavarësisht ndryshimeve dhe zhvillimit ekonomik dhe demokratik, folësit dhe pjesëmarrësit theksuan sfida të ngjashme përsa i përket pjesëmarrjes, të lidhura me mungesa në zbatimin e ligjit dhe kapacitete të ulta të grupeve të shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore për të ndërtuar një bashkëpunim efektiv.

Në vijim, Partnerët Shqipëri asistoi organizata aktive në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Pukë, Durrës, Fier dhe Vlorë, për të adresuar nëpërmjet aksioneve konkrete mangësitë në proceset e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen lokale. Një nga proceset ku u fokusua puna e Partnereve Shqipëri ishte buxhetimi me pjesëmarrje në këto bashki dhe ndërtimi i kapaciteteve të aktorëve lokalë për të ndërmarrë këto aktivitete në mënyrë të pavarur gjatë përgatitjes së buxheteve të ardhshme vendore. Këto aktivitete u mbështetën nga Olof Palme International Centre në Shqipëri, përmes financimit të Qeverisë Suedeze, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave”.

Page 10: Raporti Vjetor 2013

10

Konferenca Kombëtare “Partnerë Socialë – Koha për Veprim”Zgjedhjet parlamentare të 2013 dhe qeveria e re në detyrë u konsideruan nga Partnerët Shqipëri si një mundësi për të zhvilluar më tej axhendën e dialogut me aktorët shtetërorë dhe përmirësimin e mjedisit mundësues për OSHC-të.

Në këtë fokus, Partnerët Shqipëri iniciuan një dialog me qeverinë e re, me pjesëmarrjen e sektorit në nivel kombëtar. Për të mbështetur procesin e dialogut u ngrit një grup pune me pjesëmarrjen e rreth 20 OJF-ve nga sektorë të ndryshëm. Procesi kulmoi me konferencën e organizuar nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me zyrën e Kryeministrit, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Bazuar në rezultatet dhe mësimet e nxjerra gjatë punës advokuese të viteve të fundit, dhe rezultatet e Raportit të Matricës Monitoruese 2013, paraprirë konferencës formale PSh organizoi një sesion një ditor diskutimi me pjesëmarrjen e rreth 130 përfaqësuesve të shoqërisë civile. Sesioni shërbeu për të identifikuar sfidat kryesore në lidhje me mjedisin mundësues dhe zhvillimin e një serie propozimesh e rekomandimesh për ndryshime ligjore dhe në fushën e politikave.

Në konferencë, panelistët nga shoqëria civile prezantuan pozicionin e sektorit në tre elementet kyç të mjedisit mundësues për shoqërinë civile, bazuar në diskutimin e bërë gjatë sesionit që parapriu konferencën.

Tre çështjet e diskutuara ishin: → Përfshirja e sektorit të

organizatave të shoqërisë civile në politikëbërje dhe vendimmarrje, si dhe mbështetja e shtetit në këtë proces;

→ Stimulimi dhe përkrahja e sektorit të organizatave të shoqërisë civile përmes një kuadri ligjor mundësues;

→ Sektori i organizatave të shoqërisë civile si një partner social i shtetit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe institucionet publike.

Një nga momentet kryesore të konferencës ishte paneli i tre të ftuarve të veçantë Z.Niko Peleshi Zëvendëskryeministër, SH.T. Z. Alexander Arvizu, Ambasador i SHBA në Shqipëri, dhe SH.T Z. Ettore Sequi, Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, si dhe pjesëmarrja e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe qeverisë, përfaqësuesve të komunitetit të donatorëve, organizatave ndërkombëtare dhe lokale.

Tre të ftuarit e nderuar theksuan rëndësinë e shoqërisë civile në procesin e axhendës së integrimit të vendit në BE.

Në fjalën e tij Z. Niko Peleshi theksoi vlerësimin e qeverisë ndaj rolit të pazëvëndësueshëm që luajnë organizatat e shoqërisë civile në forcimin e demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, dhe shprehu angazhimin e qeverisë dhe të të gjitha autoriteteve publike për përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave, ndërtimin e mekanizmave dhe procedurave të qarta që garantojnë përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e PSh duke adresuar konferencën, 16.12.2013

Gjatë sesionit të diskutimit me shoqërinë civile, 13.12.2013

Prezantimet e ekspertëve të shoqërisë civile mbi tre shtyllat kryesore të mjedisit mundësues për shoqërinë civile

Page 11: Raporti Vjetor 2013

11

Z. Peleshi theksoi angazhimin e qeverisë për ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndueshëm me shoqërinë civile dhe ngritjen e tij në një nivel më të lartë. Z.Peleshi garantoi se qeveria do të nxisë në Parlament miratimin e një dokumenti politik të përgatitur përmes një procesi gjithpërfshirës me pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile, i cili do të përcaktojë qartë kornizat e këtij bashkëpunimi.

Ambasadori i SHBA në Shqipëri, SH.T. Z.Arvizu vlerësoi rëndësinë e sinjaleve pozitive që vijnë nga qeveria nëpërmjet shprehjes së gatishmërisë për të bashkëpunuar me qytetarët. Ai bëri thirrje që të shfrytëzohen këto ndryshime pozitive dhe të bëhet e mundur që mekanizmat e bashkëpunimit për të cilat u fol në konferencë të bëhen funksionale, dhe qeveria të jetë e hapur për të dëgjuar atë që qytetarët kanë për të thënë.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian SH.T. Z.Sequi theksoi se BE i kushton vëmendje të veçantë shoqërisë civile pasi beson në rëndësinë e OSHCve në promovimin e transparencës e përgjegjshmërisë, në demokratizimin dhe axhendën e integrimit evropian të vendit. Ai siguroi se BE do të vazhdojë të mbështesë përfshirjen e qytetarëve në politikëbërje, me besimin se kur qytetarët i shtyjnë liderët e tyre në drejtimin e duhur, vendi bëhet më i fuqishëm.

Në konferencë u prezantua një deklaratë që prezanton çështjet kryesore për t’u adresuar nga sektori në bashkëpunim me qeverinë, si hapa konkretë drejt një partneriteti të qëndrueshëm ndërmjet sektorëve. Deklaratën e plotë e gjeni në: http://www.partnersalbania.org/Deklarate_e_sektorit.pdf

Pjesë e konferencës ishte edhe një ekspozitë e aktivitetit të rreth 40 organizatave të shoqërisë civile lidhur me shërbimet dhe produktet që ato ofrojnë, me qëllim promovimin e kontributit dhe rolit të sektorit të shoqërisë civile në zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe mjedisor të vendit. Një vend të veçantë iu dha prezantimit të tre iniciativave të gjelbërta mbështetur nga Partnerët Shqipëri.

Z. Niko Peleshi, Zevendës Kryeministër i Shqipërisë

Z. Alexander Arvizu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri

Z. Ettore Sequi, Kreu i Delegacionit të BE në Shqipëri

Page 12: Raporti Vjetor 2013

12

THE ALBANIAN Crowd, një platformë interaktive për OJFtë dhe ndërmarrjet sociale në ShqipëriThe Albanian Crowd është shërbimi më i ri i Partnerëve Shqipëri për sektorin jo-fitim-prurës dhe përfituesit e partnerët e tij. Ai lidhet me përpjekjet e hershme të Partnerëve-Shqipëri për forcimin e kapaciteteve të sektorit të shoqërisë civile, në themel të aktivitetit të saj si qendër burimore për sektorin.

The Albanian Crowd është një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri.

Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë.

The Albanian Crowd ofron mundësi për anëtarët që të ndajnë të rejat më të fundit mbi projektet dhe aktivitetet,

të identifikojnë partnerë potencialë dhe të tërheqin vullnetarë e mbështetës.

Platforma rrit potencialin për krijimin e rrjeteve brenda dhe jashtë vendit, dhe vizibilitetin e punës së tyre.

Gjithashtu, The Albanian Crowd do t’u shërbejë institucioneve e individëve nga sektori shtetëror, biznesi, media, organizatat ndërkombëtare e donatore të cilët do të mund të gjejnë në të informacion dinamik, partnerë dhe shërbimet e nevojitura.

Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri dhe mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Për të gjithë përdoruesit aktivë të Adresarit të OJF-ve Shqiptare manaxhuar nga Partnerët Shqipëri gjatë 13 viteve të fundit, The Albanian Crowd do të jetë tashmë e vetmja direktori online e sektorit.

Të gjitha grupet e interesuara mund të bëhen pjesë e platformës duke

www.thealbaniancrowd.org

plotësuar formën e regjistrimit online në linkun: http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/

Page 13: Raporti Vjetor 2013

13

Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare

Në eventin e lançimit të projektit Ambasadori Zviceran Sh.T Z.Alexander Wittwer shprehu besimin se mundësitë e punësimit të të rinjve ekzistojnë nëse përmirësohet klima e biznesit, forcohen shërbimet dhe prezantohen aftësi të reja për të rinjtë.

Në event përshëndeti edhe Z.Erjon Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i cili në fjalën e tij theksoi se emergjenca më e madhe kombëtare është punësimi i të rinjve dhe përpjekjet duhet të fokusohen në fushat ku ka prespektivë. Ministri shprehu angazhimin se Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të jetë pjesë në mbështetjen e këtij projekti dhe nismave të tjera që adresojnë çështjen e punësimit të të rinjve.

Projekti RisiAlbania mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Shqipëri.

RisiAlbania, një projekt katër-vjeçar që zbatohet nga Helvetas Swiss Inter-cooperation në partneritet me Partnerët Shqipëri, u lançua në një event të gjerë publik në 10 dhjetor 2013, me pjesëmarrjen e zyrtarëve qeveritarë, përfaqësuesve të biznesit dhe medias.

Projekti do të mbështesë mundësi më të mira punësimi dhe të ardhura për të rinjtë shqiptarë, nëpërmjet rritjes së sektorit privat dhe përmirësimit të ndërmjetësimit të punës.

Përfituesit kryesorë do të jenë studentët, të rinjtë punëkërkues dhe të punësuar të rinj. Bizneset, institucionet e punësimit, ofruesit e shërbimeve dhe mediat do të jenë partnerët kryesorë në zbatimin me sukses të këtij projekti.

Faza fillestare e projektit filloi me kryerjen e një studimi tregu për të identifikuar sektorët e ndërhyrjes. Nga studimi rezultoi se sektorët më premtues për punësimin e të rinjve janë Agro-përpunimi, Turizmi, TIK dhe Veshjet & Këpucët. Këto janë edhe industritë ku projekti do të përqëndrojë ndërhyrjet për të shfrytëzuar mundësitë që ato ofrojnë për punësimin e të rinjve. www.risialbania.al

Rritja e punësimit dhe fuqizimi i zhvillimit lokal

Page 14: Raporti Vjetor 2013

14

Drejt një Turizmi AlternativPartnerët Shqipëri po mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik duke promovuar turizmin alternativ në rajonin e Korçës nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit ndërkufitarme Maqedoninë.

Prej qershorit 2013, PartnerëtShqipëri dhe Fondacioni MEDF në Maqedoni po zbatojnë projektin ndërkufitar “Drejt një Turizmi Alternativ”, që mbulon rajonin gjeografik të qarkut të Korçës, Strugën, Ohrin, Debarcën dhe Vecanin.

Partnerët Shqipëri dhe MEDF po punojnë me një sërë aktorësh lokalë si Agjensitë Rajonaletë Zhvillimit, njësitë e pushtetit vendor, operatorët turistikë, agjencitë turistike, përfaqësues të medias lokale dhe shoqatatë biznesit për të rritur alternativat e zhvillimit të turizmit nëprmjet eksplorimit të mundësive dhe veçorive që ofron secila zonë.

Partnerët Shqipëri dhe MEDF realizuan hartëzimin e bizneseve relevante për zhvillimin e turizmit dhe identifikuan mundësitë dhe potencialin e bashkëpunimit ndërkufitar për të zhvilluar më tej këtë sektor.

Kjo nismë po zbatohet në kuadër të Programit IPA për bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri-Maqedoni 2007-2013, me mbështetjen financiaretë Bashkimit Evropian.

Gjatë eventit të lançimit të projektit në Korçë, Korrik 2013

Page 15: Raporti Vjetor 2013

15

Sipërmarrja sociale nëShqipëri konsiderohet ende në fazën fillestare, me përjashtim të disa sipërmarrjeve të krijuara vitet e fundit.Në përpjekje për të kuptuarsfidat dhe përfitimet e ndërmarrjeve sociale, të cilat konsiderohen një mekanizëm efektiv për të luftuar papunësinë, Partnerët Shqipëri ndërmori një studim në këtë fushë.

Studimi synon përmirësimin e situatës së punësimit për gratë dhe vajzat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Studimi u fokusua në investigimin e sfidave që has sipërmarrja sociale në Shqipëri dhe potencialin e saj për punësim.

Puna kërkimore konsistoi në intervista të strukturuara me ndërmarrje sociale dhe biznese tradicionale, dhe një vlerësim të trainimit profesional që ofrohet nga institucionet shtetërore.

Studimi u pa si një mjetpër të ndihmuar institucionet publike që merren me çështjet e punësimit për të përputhur më së miri ofertën me kërkesën dhe për të eksploruar rrugë të reja për të stimuluar iniciativa punësimisiç janë ndërmarrjet sociale. Përveç kësaj, studimi paraqet raste studimore nga vendet evropiane dhe më gjerë, të cilat janë konsideruar të përshtatshme për t’u adoptuar në kontekstin shqiptar.

Sipërmarrja sociale si një mundësi për rritjen e punësimit të grave dhe të rinjve

Në tryezën e rrumbullakët për lancimin e studimit, Znj. Bardhylka Kospiri, Zv.Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, vlerësoi iniciativën dhe konsideroi studimin e kryer nga Partnerët Shqipëri si një bazë të mirë për orientimin e politikave të Ministrisë për punësimin.

Znj. Kospiri shprehu besimin e Ministrisë në rolin e shoqërisë civile në gjenerimin e ideve të reja në fushën e sipërmarrjes sociale. Ajo ftoi të gjitha organizatat t’i bashkohen iniciativave të Ministrisë në këtë fushë si dhe konfirmoi mbështetjen e Ministrisë.

Z. David Saunders, Përfaqësuesi i UN Women Shqipëri theksoi rëndësinë e ndërmarrjeve dhe bizneseve sociale në fuqizimin e njerëzve për të ndërmarrë një rol të plotë e produktiv në ekonomi, shoqëri e familje.

Pjesëmarrësit vlerësuan studimin si një kontribut të vlefshëm në promovimin e zhvillimit të ndërmarrjeve sociale si mjete për rritjen e punësimit, duke përfshirë edhe punën kërkimore në këtë drejtim e cila mungon në Shqipëri.

Kjo iniciativë u mbështet nga programi UN Women në Shqipëri.

Rritja e punësimit dhe zhvillimit lokal

Page 16: Raporti Vjetor 2013

16

Qytete pa korrupsion-qytete me të ardhmeMë 26 shkurt 2013, Këshilli Bashkiak i Bashkisë Kuçovë miratoi me shumicën e votave “Planin Strategjik për Trajtimin dhe Parandalimin e Korrupsionit nëpërmjet Rritjes së Integritetit, Efikasitetit dhe Përgjegjshmërisë së Qeverisjes Vendore, 2013 -2015”. Në shtator 2013 Lezha dhe Rubiku gjithashtu miratuan strategjitë dhe planet e tyre të veprimit antikorrupsion.Ky ishte rezultati i punës një-vjeçare të Praktikuesve Antikorrupsion të Partnerëve Shqipëri me stafin e Bashkive Kuçovë, Lezhë e Rubik, nëpërmjet aplikimit të një metodologjie inovatore antikorrupsion, realizuar për herë të parë në Shqipëri.

Zbatimi i metodologjisë antikorrupsion në secilën prej këtyre njësive të qeverisjes vendore filloi me fokusimin tek ndjeshmëria e institucionit ndaj korrupsionit. Ajo e konsideron korrupsion një simptomë të mosfunksionimit dhe e adreson atë nëpërmjet forcimit të integritetit dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes vendore, parime mbi të cilat mbështetet zhvillimi i qëndrueshëm urban.

Procesi ndoqi hapat e planifikimit strategjik, duke filluar me diagnostikimin dhe përfunduar me përpunimin dhe zbatimin e zgjidhjeve, duke synuar të ndryshojë sistemet e korruptuara organizative dhe jo individët.

Nën lehtësimin e Partnerëve Shqipëri, aktorë kyç nga Bashkitë si Kryetarët, Nënkryetarët, Kryetarët e Këshillave Bashkiakë,

manaxherët dhe stafi i bashkisë, kryen analizën diagnostikuese të ndjeshmërisë së institucionit të tyre ndaj korrupsionit. Si pjesë e strategjisë ata zhvilluan një vizion, objektiva strategjike dhe plane konkrete veprimi për të kuruar dhe parandaluar korrupsionin në bashkinë e tyre.

Në konferencën kombëtare “Qytete pa korrupsion – Qytete me të ardhme”, aktiviteti përbyllës i këtij projekti që Partnerët Shqipëri organizoi në 25 tetor 2013 në Tiranë, kryetarët e bashkive të Kuçovës, Lezhës e Rubikut ndanë eksperiencën e tyre në diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e korrupsionit në institucionin që drejtojnë. Konferenca u përshëndet nga Z.Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet

Vendore dhe Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, i cili theksoi rëndësinë e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit si pjesë e axhendës se qeverisë së re në procesin e integrimit evropian të vendit. Z. Çuçi shprehu angazhimin e qeverisë për të mbështetur nisma të tilla që vijnë nga shoqëria civile, si një aktor i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

Kryetarë të bashkive, përfaqësues të komunitetit të donatorëve, organizatave lokale e ndërkombëtare që punojnë në fushën e qeverisjes së mirë, në diskutimet e tyre theksuan rëndësinë e replikimit të këtij modeli edhe në bashki të tjera si një mjet i dobishëm për parandalimin dhe uljen e korrupsionit, rritjen e transparencës e përgjegjshmërisë, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm në nivel vendor.

Kjo iniciativë u mbështet nga Banka Botërore përmes FPLD-Partnerët Rumani, dhe nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Kuçovë ku u miratua Strategjia Antikorrupsion

Nënkryetari i bashkisë së Rubikut, Z. Frederik Përdoçi dhe drejtorë të departamentave të bashkisë e anëtarë të Këshillit Bashkiak duke diskutuar mbi Strategjinë Antikorrupsion

Gjatë diskutimit të Strategjisë Antikorrupsion me stafin e bashkisë në Lezhë

Z. Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore duke adresuar konferencën, 25 Tetor 2013

Znj. Klotilda Tavani, Drejtore e Programeve e PSh duke prezantuar metodologjinë antikorrupsion zbatuar nga PSh

Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë në qeverisje

Page 17: Raporti Vjetor 2013

17

Rritja e kapaciteteve të bashkisë Kuçovë në qeverisjen urbaneSi fazë e dytë e asistencës së Partnerëve Shqipëri për të diagnostikuar ndjeshmërinë ndaj korrupsionit në bashkinë e Kuçovës, procesi vijoi me zhvillimin e një plan-veprimi të veçantë masash antikorrupsion.

Përveç punës me stafin e bashkisë, Partnerët Shqipëri u konsultua me grupe të ndryshme interesi si biznese, komitete qytetare dhe OJF lokale mbi perspektivën e tyre rreth çështjeve që lidhen me shërbimet dhe transparencën e pushtetit vendor.

Në konferencën rajonale antikorrupsion, organizuar në Lubjanë në 16-18 dhjetor 2013 nga Programi i Partneritetit Urban i Bankës Botërore Austri, përfaqësuesit e Partnerëve Shqipëri dhe Bashkisë së Kuçovës prezantuan metodologjinë dhe proceset e aplikuara në Shqipëri, përvojën dhe mësimet e nxjerra në zbatimin e kësaj metodologjie të re dhe qasje inovatore për të kuruar dhe parandaluar korrupsionin në qeverisjen lokale.

Në konferencë morën pjesë praktikuesit antikorrupsion dhe përfaqësues të qeverisjes vendore nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, vende që po zbatojnë këtë metodologji antikorrupsion.

Znj. Blerina Guga, Manaxhere Projekti e PSh me përfaqësues të njësive të pushtetit vendor gjatë Konferencës Antikorrupsion në Ljubljanë, Dhjetor 2013

Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë në prokurimin elektronik

Si pjesë e përpjekjeve të saj drejt qeverisjes së mirë, Partnerët Shqipëri ka ndërmarrë një iniciativë për të monitoruar zbatimin e Ligjit të Prokurimit Publik dhe procedurave të prokurimit për tenderat publikë në nivel vendor.

Iniciativa filloi në vitin 2012, duke u fokusuar në bashkitë e Lezhës, Tiranës dhe Elbasanit. Për një vit gjatë periudhës prill 2012-prill 2013 Partnerët Shqipëri monitoroi në baza ditore faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe të gjitha njoftimet e publikuara nga tri bashkitë në këtë faqe interneti dhe në buletinin e prokurimit publik. Raporte mujore, gjashtë mujore dhe një raport vjetor mbi rezultatet e monitorimit u ndanë me publikun dhe aktorët e interesuar.

PSh kreu disa takime dhe intervista me përfaqësues të njësive të prokurimit dhe të komisioneve të prokurimit në secilën bashki për të diskutuar zbatimin e prokurimit publik dhe disa nga sfidat e ndeshura gjatë procesit.

Përpjekja monitoruese e Partnerëve Shqipëri përfshiu intervista me 120 operatorë ekonomikë në tri bashkitë në fokus, për të vlerësuar kënaqësinë e tyre me sistemin dhe procedurat e prokurimit elektronik.

PSh organizoi workshope lokale në Lezhë, Elbasan dhe Tiranë, si dhe një tryezë të rrumbullakët kombëtare për të ndarë rezultatet dhe rekomandimet e studimit me palët e interesuara si bizneset,

Agjencinë e Prokurimit Publik, pushtetin vendor dhe qendror, OSHC-të, mediat etj. Përpjekja monitoruese në bashkitë e Tiranës, Lezhës dhe Elbasanit u mundësua me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë.

Monitorimi i prokurimit elektronik u shtri edhe në katër bashki të tjera, në Berat, Sarandë, Himarë dhe Fier, nga nëntori 2013 me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë.

Gjatë workshopit në Elbasan, për të diskutuar gjetjet e monitorimit, 11 prill 2013

Zj. Arjola Agolli, Drejtore e Programeve të PSh gjatë një takimi me operatorë ekonomikë në Lezhë, 18 mars 2013

Gjatë workshopit në Tiranë, për prezantimin e gjetjeve të monitorimit, 19 Qershor 2013

Page 18: Raporti Vjetor 2013

18

Organizimi i workshopeve rajonale me Unionin e Gjyqtarëve të ShqipërisëPërgjatë vitit 2013, Partnerët Shqipëri lehtësuan organizimin e dy raundeve workshopesh rajonale me Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë në rajonet Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Shkodër. Workshopet mbështetën përpjekjet e UGJSH për të rekrutuar anëtarë të rinj dhe për të vendosur bashkëpunim me grupe të tjera interesi si gazetarë, përfaqësues të OShC-ve, qytetarëve, avokatëve, ndërmjetësuesve, dhe studentëve të ligjit.

Asistencë për Projektin Forcimi i Sektorit të Drejtësisë në Shqipëri

300 përfaqësues të këtyre grupeve të cilët morën pjesë në workshope diskutuan mbi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimet në sektorin e drejtësisë, besimin publik në sistemin juridik dhe dhanë ide për përmirësimin e perceptimeve publike.

Partnerët Shqipëri asistoi UGJSH në hartimin dhe lançimin e një fushate mediatike me fokus në reformën e sistemit të drejtësisë dhe misionin e UGJSH në mbështetje të kësaj reforme.

Një nga aspektet kryesore të fushatës ishte Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë organizuar me lidershipin e UGJSH. Në këtë kuadër, një njoftim publik u transmetua në televizionin kombëtar shtetëror dhe u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, si dhe u zhvilluan një sërë intervistash të përfaqësuesve të UGJSH në disa programe të njohura televizive dhe në median e shkruar.

Këto aktivitete u mbështetën nga Projekti Forcimi i Sektorit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) përmes fondeve të USAID-it.

Z. Ervin Metalla, Drejtor Ekzekutiv i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë

Gjatë workshopit rajonal të UGjSh në Vlorë, 18 prill 2013

Page 19: Raporti Vjetor 2013

19

Nga e majta: Z. Ivan Manzano Barragan, Manaxher Programi për Shoqërinë Civile dhe të Drejtat e Njeritu në Delegacionin e BE në Shqipëri, Zj. Ariola Agolli, Drejtore e Programe të PSh dhe Z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri

Znj.Jorida Tabaku, deputete dhe anëtare e Forumit Drejtues të Partisë Demokratike duke përshëndetur konferencën

Gjatë sesioneve të asistencës me anëtaret e Forumit të Grave Drejtuese

19

Rritja e përfshirjes sociale dhe mbështetje për fuqizimin e gruas

Rritja e përfaqësimit të gruas nga zonat rurale në jetën politike dhe socialeNë kuadër të iniciativës që Partnerët Shqipëri nisi në 2012, për rritjen e përfaqësimit të grave nga zonat rurale në jetën politike dhe sociale, në janar të vitit 2013 u ngrit Forumi i Grave Drejtuese. Ky Forum është një grup prej 24 grash dhe vajzash aktive nga të gjitha qarqet, përfaqësuese të partive politike, kryetare dhe anëtare të administratave dhe këshillave të komunave.

Nëpërmjet sesioneve të asistencës të ofruara nga ekspertët e projektit, anëtaret e Forumit rritën aftësitë dhe kapacitetet në një seri çështjesh si mekanizmat e pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale, advokacia dhe lobimi, marrëdhëniet me publikun dhe komunikimi me median, etj.

PSh lehtësoi hartimin e Kartës për Përfaqësim të Barabartë Gjinor në Strukturat Vendimmarrëse në Zonat Rurale, një dokument

i hartuar për të shërbyer si udhërrëfyes dhe motivues për gra dhe vajza në zonat rurale, që të jenë më aktive në jetën publike.

Dokumenti u prezantua në konferencën kombëtare “Rritja e përfaqësimit të gruas nga zonat rurale në jetën politike dhe sociale” që Partnerët Shqipëri organizoi në 25 shtator 2013 në Tiranë. Ky ishte edhe aktiviteti përmbyllës i këtij projekti.

Në konferencë morën pjesë anëtare të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuese të forumeve politike të grave, drejtues të zgjedhur e zyrtarë të komunave, anëtarë të këshillave komunarë, përfaqësues të organizatave që punojnë për çështjet e barazisë gjinore dhe organizata donatore në vend.

Diskutimi adresoi kuadrin ligjor dhe mundësues, sfidat, çështje e rekomandime për përmirësim drejt një pjesëmarrje e përfaqësimi më të madh të grave në strukturat vendimmarrëse lokale.

Projekti “Rritja e përfaqësimit të gruas nga zonat rurale në jetën politike dhe sociale” u zbatua nga Partnerët Shqipëri në partneritetme Shoqatën e Komunave të Shqipërisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Page 20: Raporti Vjetor 2013

20

Roli i shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore në rritjen e kohezionit social në Shqipëri dhe Mal të ZiNga prilli 2012 deri në qershor 2013, Partnerët Shqipëri dhe organizata CRNVO në Mal të Zi zbatuan projektin e përbashkët “Roli i shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore në rritjen e kohezionit social në Shqipëri dhe Mal të Zi”, i cili synoi rritjen e integrimit, zhvillimin dhe bashkëpunimin e shoqërisë civile në zonën ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në vijim të serisë së programeve për ngritjen e kapaciteteve të zbatuara gjatë vitit 2012, Partnerët Shqipëri organizoi në 1 shkurt 2013 një workshop lokal me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të grupeve qytetare dhe qeverisjes vendore nga zonat e projektit: Komuna Bushat, Komuna Dajç, Bashkia Koplik e Bashkia Vau i Dejës.

Pjesëmarrësit diskutuan mbi disa nga mekanizmat dhe praktikat e suksesshme të pjesëmarrjes qytetare dhe bashkëpunimit me pushtetin vendor të zbatuara prej tyre si Buxhetimi me Pjesëmarrje dhe Zyrat e Informimit Qytetar. Këto mekanizma dhe praktika të bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe pushtetit vendor u paraqitën nga delegacioni shqiptar në

Konferencën Rajonale “Pjesëmarrja e qytetarëve dhe bashkëpunimi ndërmjet OJF-ve dhe qeverive vendore në Mal të Zi dhe Shqipëri”, zhvilluar në Mal të Zi në 13 Shkurt 2013.

Aktiviteti i fundit i projektit ishin dy vizita studimore 4-ditore në të dyja anët e kufirit, organizuar gjatë periudhës maj – qershor 2013. Gjatë këtyre vizitave pjesëmarrësit u takuan me drejtues dhe zyrtarë të lartë nga njesitë vendore në fokus të projektit.Ata vizituan disa nga strukturat si Zyrat e Informimit Publik dhe One Stop Shops, që përfaqësojnë struktura të suksesshme institucionale përsa i përket transparencës dhe aksesit të publikut.

Edhe pse në zonën ndërkufitare të kuptuarit dhe shkëmbimi mes qytetarëve dhe komunave para këtij projekti kanë qenë shumë të kufizuara, ky ndërveprim intensiv mes aktorëve ndërton ura dhe ndihmon në identifikimin e disa aksioneve konkrete për bashkëpunime të ardhshme në fushën ekonomike dhe infrastrukturore në të dy anët e kufirit.

Ky projekt u financua nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi, 2007-2013.

Gjatë workshopit local në Shkodër, 1.2.2013

Zj. Ariola Agolli, Drejtore e Programeve e PSh në një nga panelet e diskutimit në Konferencë, 13.2.2013

Znj.Valentina Gjoni nga Vau i Dejës (nga e djathta) gjatë prezantimit në Konferencë, dhe Z. Arben Gjuraj, Kryetar i Komunës së Dajçit, 13.2.2013

Nga vizita e grupit shqiptar në bashkinë e Beranes në Mal të Zi

Takim i grupit shqiptar me OJF në Bar, Mal të Zi

Nga takimi i OJF-ve nga Mali i Zi me përfaqësues të bashkisë së Vaut të DejësNga vizita në bashkinë Koplik

Gjatë vizitës së OJF-ve nga Mali i Zi në Qendrën e Shërbimeve për Publikun në komunën Bushat

Grupi shqiptar gjatë vizitës në Plavë, Mali i Zi

Page 21: Raporti Vjetor 2013

21

Aksion i Bashkuar Qytetar për një Bashkim Evropian më të Fuqishëm dhe më Pranë QytetarëvePartnerët Shqipëri është një nga organizatat partnere nga 13 vende evropiane të cilat po zbatojnë projektin “JOIEU-Aksion i Bashkuar Qytetar për një Bashkim Evropian më të Fuqishëm dhe më Pranë Qytetarëve” .

Projekti JoiEU konsiston në organizimin e një serie debatesh ndërkombëtare që mobilizojnë pjesëmarrjen qytetare nëpërmjet përdorimit të mjeteve të reja të komunikimit dhe strategjive advokuese, në një përpjekje të përbashkët për të dhënë propozime në fushën e politikave, në drejtim të një pjesëmarrjeje më të lartë

të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në BE.

JoiEU është një platformë ndërkombëtare për debat që përfshin strukturat qeveritare, OJF-të dhe grupe të tjera interesi.

Qendra burimore të shoqërisë civile në të gjitha vendet pjesëmarrëse bashkëpunojnë për përgatitjen dhe organizimin e debateve ndërkombëtare mbi çështje të përbashkëta lidhur me Bashkimin Evropian, duke arritur tek shoqëria civile dhe media nëpërmjet webminareve dhe medias sociale.

Projekti u lançua zyrtarisht në një event të organizuar në Sofie, Bullgari në 17-19 tetor 2013, ku Partnerët Shqipëri u përfaqësua nga Znj.Blerina Guga, Manaxhere Projekti.Projekti financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Programit Europe for Citizens. Për të reja mbi kalendarin e debateve mund të ndiqni: http://joieu.net

Rritja e dialogut dhe ndërveprimit midis qytetarëve dhe institucioneve evropiane drejt përfshirjes sociale

Qytetarët të bashkuar për një Evropë më të mirë

Përjashtimi social për shkak të varfërisë, papunësia për një kohë të gjatë, si dhe skemat sociale diskriminuese përbëjnë fokusin e projektit IGA zbatuar nga Partnerët Shqipëri, pjesë e një konsorciumi institutesh të arsimit të lartë dhe organizatave jo-qeveritare nga Portugalia, Spanja, Italia, Shqipëria, Polonia, Austria dhe Qipro.

Projekti IGA (Inter Gea Ação) kontribuon për një Evropë më gjithë përfshirëse, nëpërmjet stimulimit të dialogut dhe ndërveprimit mes qytetarëve dhe institucioneve Evropiane, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve efiçente dhe të qëndrueshme për eleminimin e formave të ndryshme të përjashtimit social.

Projekti u lançua në një event organizuar në 5-6 dhjetor 2013, në Porto, Portugali ku u zhvillua një takim mes të gjithë partnerëve të projektit për të diskutuar planin e aktiviteteve dhe përpjekjet koordinuese për realizimin me sukses të kësaj nisme.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen e projektit http://paginas.estsp.ipp.pt/iga/index.php

Page 22: Raporti Vjetor 2013

22

Diskutim me Komisionin Evropian mbi mbështetjen e IPA CSFZnj.Juliana Hoxha, drejtore e PSh mori pjesë në një workshop të organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, më 25 shtator 2013 në zyrat e EESC në Bruksel, ku rrjeti BCSDN së bashku me anëtarët dhe partnerët e tij diskutuan me Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të BE mbi çështje që lidhen me mbështetjen e IPA CSF.

Diskutimi u përqendrua veçanërisht në mënyrat e mëtejshme për mbështetjen e ndërtimit të kapaciteteve të OSHC-ve, marrien e granteve, mbështetjen e iniciativave qytetare, si dhe rrjetet si gurë themelorë për mbështetjen e re që do të lancohet me IPA II në janar 2014.

Mbledhja vjetore e rrjetit PDCIZnj. Juliana Hoxha, Drejtore dhe Zj. Ariola Agolli, Drejtore e Programeve të PSh morën pjesë në takimin vjetor të rrjetit PDCI organizuar në Kosovë, në 19-21 tetor, 2013. Gjatë këtyre tri ditëve përfaqësuesit e qendrave anëtare diskutuan mbi çështje të ndryshme në lidhje me forcimin e rrjetit, strategjitë e PR dhe komunikimit të brendshëm e të jashtëm, si dhe rolin e dy hubeve në Bruksel dhe Washington DC në zhvillimin e rrjetit. Rrjeti PDCI organizon takime të drejtorëve dy herë në vit, në vende të ndryshme anëtare.Partnerët Ndërkombëtarë për Ndryshim Demokratik është një partneritet global i njëzet organizatave të pavarura lokale në Evropë, Amerikën Veriore e Jugore, Afrikë dhe Lindjen e Mesme që punojnë për të avancuar shoqërinë civile, qeverisjen e mirë dhe një kulturë të manaxhimit të ndryshimit dhe konfliktit në mbarë botën.

Grantmakers East Forum, Beograd 16-18 tetor 2013Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e PSh mori pjesë në Grantmakers East Forum, organizuar në Beograd më 16-18 tetor 2013 nga Fondacioni TRAG dhe SEE Indigenous GrantmakersNetwork (SIGN).Grantmakers East Forum (GEF) është takimi vjetor i fondacioneve private që mbështesin punën e shoqërisë civile në Ballkan, Evropën Lindore dhe Rusi.

Transparenca ishte tema e takimit të këtij viti. Pjesëmarrësit diskutuan në lidhje me qëndrimet pro dhe kundër transparencës në të gjitha llojet e institucioneve, nga qeveritë deri te fondacionet dhe bizneset, dhe se si ndikon transparenca në punën e institucioneve grantdhënëse private si në nivel global ashtu edhe brenda rajoneve të GEF.

Më shumë informacion në lidhje me eventin mund të gjendet në faqen e internetit të GEF:http://www.gef.efc.be/reports/

Aktivitete ndërkombëtare

Page 23: Raporti Vjetor 2013

23

Workshop rajonal mbi financimet shtetërore për OShC-të

Workshopi në të cilin morën pjesë 38 përfaqësues të OJF-ve dhe institucioneve shtetërore nga 13 vende, zhvilloi një hartëzim të skemave ekzistuese të financimit shtetëror në vendet e Ballkanit, shërbeu për shkëmbimin e përvojave të aktorëve në zhvillimin dhe zbatimin e këtyre skemave dhe diskutoi praktikat më të mira në nivel evropian. Çështjet më të nxehta që u diskutuan ishin strategjitë për mbështetjen dhe bashkëpunimin me OSHC-të,

zhvillimi i mekanizmave për mbështetjen e dialogut social dhe praktikat përfshirëse, fondet dhe mekanizmat për bashkë-financim, mbështetja jofinanciare, dhe transparenca në shpërndarjen e fondeve shtetërore.

Rezultatet e diskutimit pritet të mbështesin punën advokuese të shoqërisë civile.

Në kuadër të përpjekjeve të Partnerëve Shqipëri për vlerësimin e mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri, Zj. Kostandina Keruti, Manaxhere Projekti e PSh mori pjesë në një workshop rajonal mbi financimet shtetërore për OSHC-të. Eventi i mbajtur në 13-14 nëntor 2013 në Novi Sad, Serbi, u organizua nga rrjeti BCSDN në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Ligjin Jo-fitimprurës (ECNL) dhe organizatën EHO, anëtare e BCSDN, në kuadër të projektit “Acquis i Shoqërisë Civile në Ballkan”.

Në Shqipëri, bashkëpunimi mes sektorit jo-fitimprurës dhe qeverisë, rolet dhe përgjegjësitë e secilit aktor janë ende për t’u përcaktuar. Në vitet e fundit vërehet një përpjekje në rritje nga OJF-të për të advokuar dhe qasur në mënyrë pro-aktive qeverinë me propozime që përcaktojnë kuadrin e këtij bashkëpunimi.Kroacia konsiderohet si shembulli më i mirë në rajon në këtë drejtim. Në këtë kuadër, Zj. Ariola Agolli, Drejtore e Programeve e PSh së bashku me 20 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile

nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia, mori pjesë në një vizitë studimore në Kroaci, zhvilluar në 17-21 nëntor 2013.

Aktiviteti u organizua nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme me qëllim njohjen e pjesëmarrësve me eksperiencat dhe praktikat e suksesshme të mekanizmave të pjesëmarrjes së organizatave dhe qytetarëve në politikëbërje, dhe modeleve të bashkëpunimit ndërmjet shtetit dhe shoqërisë civile.

Pjesëmarrësit u takuan me disa OJF kroate, me Zyrën Qeveritare për Bashkëpunim me OJF-të dhe Fondacionin Kombëtar i cili është institucioni kryesor publik për bashkëpunimin, krijimin e lidhjeve dhe financimin e organizatave të shoqërisë civile në Kroaci, të cilët ndanë eksperiencat dhe sfidat e tyre në ndërtimin e bashkëpunimit dhe partneritetit.

Vizitë studimore e organizatave nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia në Kroaci

Page 24: Raporti Vjetor 2013

24

Shkëmbimi i praktikave më të mira në monitorimin e qeverisjes vendore dhe pjesëmarrjen në vendimmarrjen lokalePartnerët Shqipëri, përfaqësuar nga Znj. Blerina Guga, Manaxhere Projekti mori pjesë në konferencën për shkëmbimin e praktikave më të mira në monitorimin e qeverisjes vendore dhe pjesëmarrjen në vendimmarrjen lokale, mbajtur në Prishtinë më 15-16 korrik 2013.

Konferenca u organizua nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me misionet e tjera të OSBE-së në rajon. Znj. Guga si paneliste diskutoi mbi eksperiencën shqiptare duke përfshirë kuadrin ligjor e rregullator mbi pjesëmarrjen qytetare në vendim marrje. Ajo adresoi sfidat por edhe dinamikat më të fundit në marrëdhëniet OSHC-qeveri vendore

në Shqipëri të cilat paraqiten premtuese. Konferenca shërbeu si një mundësi për organizatat e ndryshme nga rajoni për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe instrumentat për monitorimin e pushtetit vendor, advokimin dhe inkurajimin e pjesëmarrjes publike në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal.

Vizitë studimore për ndërtimin e partneritetit në programin Shërbimi Vullnetar Evropian

15 pjesëmarrësit në vizitën studimore përfaqësonin organizata nga Finlanda, Kosova dhe Shqipëria, të cilat punojnë me të rinjtë dhe janë të përfshira në Shërbimin Vullnetar Evropian. Ata u takuan me organizata të ndryshme rinore në Kosovë dhe u njohën me aktivitetet dhe përvojën e tyre me programin EVS.

Gjatë vizitës së OJF-ve nga Shqipëria, Finlanda dhe Kosova në kopshtin e fëmijëve në Klinë ku u takuan me vullnetarë nga Italia dhe u njohën me eksperiencën e tyre me Shërbimin Vullnetar Evropian.

Kongresi i Lëvizjes Evropiane NdërkombëtareZnj. Juliana Hoxha, Drejtore e PSh mori pjesë në Kongresin e Lëvizjes Evropiane Ndërkombëtare: Nxitja e Shoqërisë Civile në vendet kandidate dhe kandidate potenciale, organizuar në Malin e Zi më 21-23 nëntor 2013. Qëllimi i konferencës ishte nxitja e dialogut mes shoqërisë civile dhe institucioneve publike në vendet kandidate dhe kandidate potenciale për në Bashkimin Evropian, dhe rritja e bashkëpunimit rajonal ndërmjet shoqërisë civile.

Që në vitin 2011, Partnerët Shqipëri është akredituar si Organizatë Pritëse, Dërguese dhe Koordinuese si pjesë e Shërbimit Vullnetar Evropian (European Voluntary Service-EVS).Në kuadër të tij, Zj. Adela Bani, Asistente Projekti e PSh mori pjesë në një vizitë studimore në Kosovë organizuar nga SALTO - YOUTH Qendra Burimore për Evropën Juglindore dhe Agjensia Kombëtare e Finlandës, nga 4-8 qershor 2013.

Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për ndërtimin e bashkëpunimit dhe krijimin e rrjeteve ndërmjet organizatave pjesëmarrëse.

Page 25: Raporti Vjetor 2013

25

Aktivitetet e Partnerëve Shqipëri në media

Emisione televizive dhe artikuj në median e shkruar për fituesit e konkursit Ide të Gjelbërta 2013

Artikuj në median e shkruar mbi studimin e Partnerëve Shqipëri mbi

ndërmarrjet sociale si potencial për rritjen e punësimit për grupet e

disavanazhuaraArtikull mbi konferencën kombëtare “Partnerë Socialë-Koha për Veprim”

Emisione televizive dhe artikuj në median e shkruar mbi iniciativën e PSh për promovimin e filantropisë

dhe fituesit e Çmimit të Filantropisë

Intervistat e anëtareve të Forumit të Grave Drejtuese për zonat rurale dhe PSh në televizionet lokale në Elbasan,

Vlorë, Lezhë e Korçë

Page 26: Raporti Vjetor 2013

26

Studimi Pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe qytetarëve në vendimmarrje, një studim mbi kuadrin ligjor rregullator dhe praktikën në Shqipëri analizon kornizën ligjore dhe rregullatore që ndikon në pjesëmarrjen dhe angazhimin qytetar, ofron informacion mbi konceptet bazë të pjesëmarrjes qytetare, dhe një vlerësim të angazhimit të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit që ato përfaqësojnë në proceset vendimmarrëse në nivel vendor dhe qendror, faktorët mundësues dhe sfidat e ndeshura gjatë përvojës së tyre. Klikoni këtu për të shkarkuar raportin e studimit: http://www.partnersalbania.org/studimi_pjesemarrja_qytetare.pdf

Raporti i monitorimit të Përdorimit të sistemit të prokurimit elektronik në nivel vendor paraqet gjetje dhe rekomandime të dala nga monitorimi i ecurisë së procedurave të prokurimit elektronik në Bashkinë e Tiranës, Elbasanit dhe Lezhës përgjatë vitit 2012. Studimi vlerësoi përvojën e operatorëve ekonomikë me sistemin e prokurimit elektronik, si dhe eksperiencën e stafit të bashkive të targetuara në zbatimin e këtyre procedurave. Klikoni këtu për të shkarkuar raportin: http://www.partnersalbania.org/studimi_e_prokurimet.pdf

Raporti i parë i Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë prezanton gjetjet e matjes së kuadrit ligjor dhe praktik mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile. Monitorimi i Matricës po zhvillohet në tetë vende të Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi, nga organizatat anëtare të Rrjetit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Ballkan. Klikoni këtu për të shkarkuar raportin për Shqipërinë: http://www.partnersalbania.org/raporti_monitorimit_shqiperi.pdfKlikoni këtu për t’u njohur me raportin rajonal:http://monitoringmatrix.net/regional/

Botime të rejaMatrica e monitorimit mbi mjedisin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile është një instrument i hartuar nga anëtarët e Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) anëtare e të cilit është edhe Partnerët Shqipëri, me asistencën e Qendrës Ndërkombëtare për Ligjin Jo-fitimprurës (ECNL). Matrica ka për qëllim të përcaktojë një situatë optimale të dëshiruar për shoqërinë civile që të funksionojë dhe të zhvillohet në mënyrë efektive dhe në të njëjtën kohë ajo ka për qëllim të krijojë një kuadër realist që mund të ndiqet dhe zbatohet nga autoritetet publike. Matrica e Monitorimit është adoptuar nga Departamenti i Zgjerimit i Bashkimit Evropian si pjesë e strategjisë për mbështetjen e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor. Klikoni linkun për të shkarkuar paketën shpjeguese të Matricës:http://www.partnersalbania.org/Toolkit_Matrica_shqip.pdf

Page 27: Raporti Vjetor 2013

27

Nëpërmjet një tregimi të ilustruar, fotonovela Dashuria për njerëzit nuk ka çmim” synon të rrisë ndërgjegjësimin, veçanërisht të brezit të ri, mbi filantropinë dhe vlerat që ajo mbart në mbështetje të kauzave sociale në shoqërinë tonë. Ky material u përgatit nga Partnerët Shqipëri me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i Fondit Gjerman Marshall, në kuadër të iniciativës së PSH për promovimin e filantropisë në Shqipëri. Klikoni këtu për të shfletuar Fotonovelën: http://issuu.com/partners-albania/docs/dashuria_per_njerezit_nuk_ka_cmim

Studimi Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale – Potencial për krijimin e vendeve të punës për grupet e disavantazhuara ofron një panoramë të përgjithshme të zhvillimit të ndërmarrjeve sociale në Shqipëri, identifikon karakteristikat e ndërmarrjeve sociale dhe potencialin e tyre për zhvillim, ofron një vlerësim të kapaciteteve të grave dhe vajzave të papuna, dhe rolit të institucioneve shtetërore, biznesit lokal dhe organizatave të shoqërisë civile në mbështetje të punësimit të tyre. Studimi ofron shembuj të sipërmarrjeve sociale në Evropë e më gjerë, si modele referuese për zhvillimin e sipërmarrjeve sociale në Shqipëri. Klikoni këtu për të shkarkuar raportin e studimit: http://www.partnersalbania.org/zhvillimi_ndermarrjeve_sociale.pdf

Karta për Përfaqësim të Barabartë Gjinor në Strukturat Vendimmarrëse në Zonat Rurale është produkt i Forumit të Grave Drejtuese për zonat rurale, një grup i ngritur me lehtësimin e Partnerëve Shqipëri. Ky dokument u hartua të shërbejë si udhërrëfyes dhe motivues për gra dhe vajza në zonat rurale, që të jenë më aktive në jetën publike.

Klikoni këtu për të shkarkuar Kartën: http://www.partnersalbania.org/karta_perfaqesimit_te_gruas.pdf

Për një Shoqëri më të Zhvilluar është një gazetë informative tre-mujore që Partnerët Shqipëri përgatit që prej krijimit të saj. Vizitoni faqen e internetit të PSh për t’u njohur me edicionet e fundit të gazetës.

Aktivitetet dhe rezultatet kryesore të punës së PSh janë pasqyruar në Raportin Vjetor 2012.http://issuu.com/partners-albania/docs/raport_shqip_2012_issuu

Partnerët Shqipëri përdor kanale të ndryshme komunikimi për të informuar përfituesit, mbështetësit dhe bashkëpunëtorët mbi aktivitetet kryesore, rezultatet dhe impaktin e punës sonë.

Botime të reja

Page 28: Raporti Vjetor 2013

28

Financat

Page 29: Raporti Vjetor 2013

Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tirana, Albania, Kutia Postare (PO Box) 2418/1Tel. 00355 4 2254881 Fax: 00355 4 [email protected]://www.partnersalbania.org