raporti vjetor i mësuesve udhëtues

35

Upload: ngonguyet

Post on 06-Feb-2017

262 views

Category:

Documents


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues
Page 2: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

2 | P a g e

Përmbajtja: faqe

Hyrja........................................................................................................3

1.Qendra Burimore për mësim “Përparimi” Prishtinë.......................4-9

2. Qendra Burimore për mësim “Lef Nosi” Prizren........................10-14

3. Qendra Burimore për mësim “Dr Xheladin Deda” Pejë..............15-19

4. Qendra Burimore për mësim “Nëna Terezë” Prizren................20-23

Përfundim........................................................................................24-25

Page 3: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

3 | P a g e

HYRJE

Në vitin shkollor 2011/2012, Qendrat Burimore për mësim në Kosovë kanë vazhduar me procesin e përkrahjes së gjithëpërfshrijes së nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe vështirësi në mësim në shkollat e rregullta të Kosovës.

Puna e mësuesve udhëtues me përkrahjen e ekipeve të caktuara siç janë Ekipi Mbështetes dhe Ekipi Bërthamë ka për qëllim të rrisë cilësinë e punës në këto Qendra dhe të profilohen për dëmtime të caktuara dhe në rajonet të cilat i përkasin ata.

Mësuesit udhëtues me rrjetin e tyre kanë mbajt takime të vazhdueshme duke raportuar punën një muajore të tyre dhe në fund me raport përmbledhës drejtuar zyrës së Arsimit Special në MASHT.

Mësuesit udhëtues bashkë me grupet tjera në Qendër Burimore në fillim të vitit shkollor kanë bërë planin vjetor të punës të cilën pastaj e kanë ndarë në muaj. Realizimi i planit sigurisht që i ka sfidat e veta për shkaqe të ndryshme të cilat i kanë paraqit mësuesit udhëtues në vazhdimin e këtij raporti.

Page 4: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

4 | P a g e

Raportet vjetore të punës i kanë dërguar të gjithë mësuesit udhëtues përveç mësueses nga Qendra Burimore “Nëna Terezë” në Mitrovicë.

1.QENDRA BURIMORE PËR MËSIM “PËRPARIMI” PRISHTINË

Lirije Vitija, Mësuese udhëtuese

Puna në Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë ka filluar në bazë të në plani që është hartuar nga mësuesit udhëtues në fillim të vitit shkollorë 2011-2012.

Në këtë planë vjetorë është paraparë që puna e mësuesve udhëtues të fokusohet në mbështetje të rasteve përmes

Këshillave të mësuesve në klasë Vizita në klasë hartim të PIA-s punë individuale më nxënësit në klasë të rregulltë apo edhe

në QB modifikim - adaptim të materialeve përkatëse bashkëpunim me organizata qeveritare dhe jo qeveritare,

etj (te bashkangjitur do të keni edhe planin vjetor)

Page 5: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

5 | P a g e

Fokusi kryesor i Qendrës tonë për këtë vit shkollor ka qenë mbajta e trajnimeve me mësuesit e shkollave të rregullta si dhe prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Plani vjetor është ndarë në katër faza.

a) shtator-tetor,

b) nëntor-dhjetor,

c) janar- shkurt- mars, dhe

e) prill- maj- qershor.

Mbajtja e trajnimeve është paraparë të bëhet në periudhën e dytë, tretë dhe të katërt të vitit shkollor. Trajnimet janë paraparë që fillimisht të mbahen me mësuesit dhe prindërit që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, e pastaj edhe me tërë stafin tjetër të shkollave të rregullta ku edhe janë integruar nxënësit me nevoja të veçanta. Trajnimet e tilla nuk janë mbajtur edhe përkundër që ne si grup mbështetës i QB “Përparimi” kemi qenë të gatshëm për një gjë të tillë. Arsyeja e kësaj ka qenë aspekti financiar.

Sa i përket numrit të nxënësve të integruar të mbështetur dhe të identifikuar gjithësie këtë vit shkollor kanë gjen 47-të, nga këta

6 nxënës janë identifikua që kanë nevojë për mbështetje por që nuk janë janë vizituar nga AU

41 kanë marrë forma të ndryshme të mbështetjes në shkolla të rregullta

Page 6: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

6 | P a g e

5 nxënës në fillim te vitit shkollorë janë integruar nga QB “Përparimi” në shkolla të rregullta

Nga gjithsejtë 41 nxënës sa janë mbështetur 12 nxënës kanë PIA-

Nxënësit me PIA po ashtu kanë marrë edhe forma tjera të mbështetjesi:

- punë individuale në QB,

- materiale adaptuese,

- këshilla profesionale për mësues, prindër, si dhe stafin tjetër të shkollës.

Po ashtu nga ky numër i nxënësve që kanë PIA-a 2 nga ta kanë assisten personal në klasë të cilët janë të paguar nga prindërit.

3 nxënës me pajtueshmëri me prindërit, shkollat e rregullta, psikologen e QB ”Përparimi” përkohësisht kanë ndjekur mësimet në qendrën tonë, ku kanë marrë shërbime profesionale nga mësuesit e shkollës” Përparimi “dhe vërehet se kanë pasur një efekt të mirë tek nxënësit.

Pjesa tjetër e nxënësve kanë marrë format e tjera të mbështetjes varësisht nga nevoja

3 raste janë vizituar dhe mbështetur edhe në familje.Puna e AU është përcjelle me planet javore, pastaj janë shkruar raportet ditore të punës në terën, si dhe lista e nënshkrimit që dokumentohet nga pjesëmarrësit në takim që takimi apo vizita është realizuar.

Page 7: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

7 | P a g e

Sa i përket mjeteve të punës këtë vit shkollor QB “Përparimi” ka qenë mirë e pajisur me materiale përkatëse, zyrën e veçanet për AU e pajisur me mjete të nevojshme, lloptop, internet, printer, plastifikues pastaj dhoma për punë individuale me nxënës, dhoma për takim me prindër mësues, dhoma e prodhimit të materialeve. Kjo është si rezultat i objektit të ri shkollorë.

Po ashtu në këtë vit shkollor kemi pasur edhe programe të cilat kanë ndihmuar për punë në prodhim të materialit siç është programi BOARDMAKER.

Takimet dhe mbështetja e drejtorit të QB”Përparimi” ka qenë e vazhdueshme, si dhe së bashku me psikologen e QB që njëherit jemi edhe ekip bërthamë kemi pasur takime të vazhdueshme për tu konsultuar për rastet dhe nevojat në teren. Në disa raste psikologja e QB ka qenë më AU në teren.

Sa i përket arsimtarëve udhëtues QB “Përparimi” ka 2 mësues udhëtues, mirëpo për arsye të pushimit të lindje Linda Shalqini nga muajin mars ka qenë në pushim. Kështu që të gjitha rastet janë bartur të vetëm një arsimtarë udhëtues, pasi që nuk ka pasur zëvendësime.

Arsimtarët udhëtues të Qendrës “Përparimi” vazhdimisht kanë marrë pjesë në takimet e arsimtarëve udhëtues që janë organizuar nga zyra e arsimit special dhe grupi i AU. Po ashtu kanë ndjekur të gjitha trajnimet e organizuara nga MASHT dhe përkrahja finlandeze , si trajnime për PIA-n, prodhim të materialit, trajnime për punën e arsimtareve udhëtues të mbajtur nga Taria,

Page 8: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

8 | P a g e

trajnime për nxënësit autist e organizuar nga organizata joqeveritare e autizmit etj.

Takimet e ekipit bërthamë, kanë qene të rregullta dhe kanë ndihmuar në vlerësim dhe identifikim të nevojave arsimore të nxënësve.

Përparësitë:

Përgatitje me e lartë profesionale e MU Mbështetje e vazhdueshme e drejtorit te qendrës Bashkëpunimi me grupin bërthamë të QB Bashkëpunimi me MU Ambienti fizik, dhe mjetet e punës të përshtatshme për

punën e MU Programe të përshtatshme për prodhime dhe adaptim te

materialeve mësimore Trajnimet e vazhdueshme të organizuara nga MASHT, dhe

përkrahja e zyrës finlandeze Prindërit më të angazhuar rrethe integrimit të fëmijëve të

tyre në shkolla të rregullta

Sfidat:

Niveli i ulet i gatishmërisë së shkollave të rregullta për të punuar me nxënësit me nevoja të veçanta

Mungesë e motivimit të mësuesve të shkollave të rregullta për punë me fëmijë me nevoja të veçanta

Page 9: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

9 | P a g e

Mos përcjellja e këshillave, planë programeve nga mësuesit e shkollave të rregullta dhe prindërit si dhe mos përdorimi i materialeve të përgatitura nga mësuesit udhëtues për nxënësit e integruar ne klase te rregullte

Numër i madh i fëmijëve në klasë ku janë edhe fëmijët me nevoja të veçanta

Mungesë e përfshirjes të prindërve në procesin e gjithëpërfshirës

Mungesë e assistentëve në klasë Bashkëpunimi jo i duhur i organizatave jo qeveritare me QB

në integrim të fëmijëve me nevoja të veçanta Rikthimi i nxënësve nga shkollat e rregullta në shkollën

speciale Mungesë e transportit për realizimin e punës së planifikuar

të mësuesve udhëtues Mbushjet telefonike

Nevojat :

Rritja e numrit të mësuesve udhëtues, Trajnimi i vazhdueshëm AU , brenda dhe jashtë vendit, Trajnime për vedisimin e stafit të shkollave të rregullta për

integrimin dhe qasjen ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, Ekipi vlerësuese, Mësuesit që do të kenë fëmijë me nevoja të veçanta në

klasë, të kenë lehtësime në punën e tyre, numër me te vogël te nxënësve, assisten ne klasë, apo edhe rritje në

Page 10: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

10 | P a g e

pagën mujore si motivim për punën shtesë që do të kenë me fëmijë me nevoja të veçanta,

Transporti i mësuesve udhëtues të jetë i siguruar dhe të mos pengoj punën e planifikuar të AU,

AU të kenë mbushje telefonike për të qenë në kontakte të vazhdueshme më mësuesit stafin e shkollave të rregullta

2. QENDRA BURIMORE PËR MËSIM “LEF NOSI”PRIZREN

Page 11: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

11 | P a g e

Herolinda Halimaj, mësuese udhëtuese

Puna në Qendrën Burimore ne ‘’LEF NOSI’’ ne Prizren ka filluar në bazë të një plani që është hartuar nga mësuesja udhetuese në fillim të vitit shkollorë 2011-2012.

Në këtë planë vjetorë është paraparë që puna e mësuesve udhëtues të fokusohet në mbështetje të rasteve përmes

Këshillave të mësuesve në klasë te rregullte Vizita në shkolle-klasa hartim të PIA-s ndjekjen e kurseve te shkurta per nxenesit e shkollave te

rregullta ne Qendren Burimore modifikim - adaptim të materialeve përkatëse bashkëpunim me organizata qeveritare dhe jo qeveritare.

kontaktet me prinder me permbajtje te keshillave te ndryshme.

Plani vjetor është ndarë në 10 faza.

shator, tetor, nëntor, dhjetor,

janar, shkurt, mars, dhe

prill, maj, qershor.

Mbajtja e trajnimeve është paraparë të bëhet në periudhën e dytë, tret dhe të katërt të vitit shkollor. Trajnimet janë paraparë që fillimisht të mbahen me mësuesit dhe prindërit që kanë fëmijë me nevoja të veçanta e pastaj edhe me tërë stafin tjetër të shkollave të rregullta ku edhe janë integruar nxënësit me nevoja

Page 12: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

12 | P a g e

të veçanta. Trajnimet e tilla nuk janë mbajtur edhe përkundër që ne si grup mbështetës i QB “Lef Nosi” kemi qenë të gatshëm për një gjë të tillë. Arsyeja e kësaj ka qenë aspekti financiar.

Sa i përket numrit të nxënësve te mbeshtetur dhe te identifikuar per kete vite gjithsej jane 26 ku

18 prej tyre jane mbeshtetur ne menyre te plote(mga ky numer 3 nxenes jane te integruar nga Qendra Burimore ‘’Lef Nosi’’).

6 nxenes jane identifikuar dhe jane vizituar nga MU ne menyre te pjeserishme ku mbeshtetja e plote do te filloje nga viti I ri shkollore per shkak te pa mundesis per nje mbeshtetje te plote

Nga gjithsej 18 nxenes sa jane mbeshtetur 2 prej tyre jane me PIA

Ndersa bashkepunimi me shkollen fillore Abdyl Frasheri ne Prizren ku jane 3 femije me NVA eshte nderprer per shkak te sjelljeve jo te hishme dhe ofenduse ndaj MU,me arsyetimin se jemi organizate per perfitime tona personale,ne prani te zevendes drejtorit se shkolles,ku ekzistojn si deshmi raportet e nenshkruara nga vete zevendsja ,e cila nuk ka gjete ndonje zgjidhje ne lidhje me kete problem,ku edhe eshte e njoftuar DKA e komunes se Prizrenit.

- disa prej tyre kane ndjekur kurset e shkurta ne Qendren Burimore sipas nevojave te nxenesve

Page 13: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

13 | P a g e

- materiale adaptuese sipas aftesive te nxenesve

- këshilla profesionale për mësues, prindër, si dhe stafin tjetër të shkollës.

Gjithashtu eshte bere nje vizite ne klasen parashkollore ne kuader te shkolles se rregullt Leke Dukagjini ne Prizren,pas fteses qe eshte bere nga edukatorja dhe drejtori,pasi qe ka pasur nevoje te udhezohet per femijet me nevoja te veqanta arsimore qe ka hase,ku edhe kemi marre te dhenat per ata femije,ne menyre qe te informohemi se ku ndodhen pas regjistrimit ne klasen e pare.

Po ashtu eshte bere edhe nje prezantim per Qendrat Burimore dhe punen e mesuesit udhetues ne shkollen fillore Haziz Tola ne Prizren(ne lagjen Arbane) te pranishem stafi i shkolles se bashku me drejtorin,pastaj prinderit qe kane femije me nevoja te veqanta,prezantim qe flet per ate se kush jemi ne dhe qka ofrojme ne si: QB ,,Lef Nosi,, ne Prizren,QB ‘’Nena Tereze’’ne Prizren dhe QB ‘’Xheladine Deda’’ ne Peje se bashku me mesuesat udhetues qe perfaqsojne keta qendra dhe si rrejdhoje e ketij prezanti nga vet drejtori i shkolles eshte kerkuar qe te mabehen edhe disa trajnime per fusha te ndryshme te demtimeve,nje gje e tille e cila eshte planifikuar te ndodhe gjate vitit te ri shkollore 2012/2013.

Gjithashtu duhet ta ceki bashkepunimin tone me OJQ ‘’One To One Kosova’’ qender per kshilla familjare ne te cilen organizate kam regjistruar dy femije nga shkolla e rregullt,femije me

Page 14: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

14 | P a g e

qrregullime emoconale dhe ne sjellje(zhvillohen aktivitete ne ndryshme) por njekohesisht këshillohen edhe prinderit e femijeve.

Puna e AU është përcjelle me planet mujore, pastaj janë shkruar raportet ditore të punës në terën, si dhe lista e nënshkrimit që dokumentohet nga pjesëmarrësit në takim që takimi apo vizita është realizuar.

Sa i përket mjeteve të punës këtë vit shkollor QB “Lef Nosi” ka qenë mirë e pajisur me materiale përkatëse, zyrën e veçanet për MU e pajisur me mjete të nevojshme, lloptop, internet, printer, plastifikues,gjithashtu ne kete vite eshte bere edhe perdorimi I vetures se shkolles per pune ne teren.

Arsimtarja udhëtuese e kesaj qendre vazhdimisht ka marrë pjesë në takimet e arsimtarëve udhëtues që janë organizuar nga zyra e arsimit special dhe grupi i AU. Po ashtu kanë ndjekur të gjitha trajnimet e organizuara nga MASHT dhe përkrahja finlandeze ,si trajnime për PIA-n, prodhim të materialit, trajnime për punën e arsimtareve udhëtues të mbajtur nga Tarja, trajnime për nxënësit autist e organizuar nga organizata One tu One Kosova.

Takimet e ekipit bërthamë, kanë qene të rregullta dhe kanë ndihmuar në vlerësim dhe identifikim të nevojave arsimore të nxënësve.

Përparësitë:

Page 15: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

15 | P a g e

Takimet e rregullta me zyrtaren nga Zyra e Arsimit Special z.Luljeta Kbashi

Përgatitje me e lartë profesionale e AU Mbështetje e vazhdueshme e drejtorit te qendrës Bashkëpunimi me grupin bërthamë të QB Bashkëpunimi me M.U te qendrave tjera Mjetet e punës të përshtatshme për punën e M.U. Programe të përshtatshme për prodhime dhe adaptim te

materialeve mësimore Trajnimet e vazhdueshme të organizuara nga MASHT, dhe

përkrahja e zyrës finlandezePrinderit me te angazhuar rreth integrimit te femijeve te tyre ne shkolla te rregullta.

Page 16: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

16 | P a g e

3. QENDRA BURIMORE “Dr Xheladin DEDA” PEJË

Mehmet Kastrati & Qëndrim Pajazitaj, mësues udhëtues

Puna nga mësuesit udhëtues e cila është planifikuar të mbështetën fëmijët

me nevoja të veçanta gjatë vitit 2011-2012 Në këtë plane vjetor ishte paraparë

që puna e mësuesve udhëtues të fokusohet në mbështetje të rasteve përmes

o Vizita në shkolla të rregullta,o Këshillime me mësuesit e nxënësve të cilët e vijojnë mësimin në

shkolla të rregullta,o Më drejtor (Menaxher)të shkollave ku janë të përfshirë keta nxënës,o Më prindër të tyre,konsultime ndersektorjale Q.Bsi dhe

konsultime me mësuesit udhëtues të Qendrave Burimore në formën e trajnimeve,

o Mbështetje më materiale të modifikuara për këta nxënës.

Gjatë keti viti është bërë beshtetje në tri forma:

a) Mbështetje e plotë,

Page 17: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

17 | P a g e

b) Mbështetje e pjesërishme,c) Mbështetje me këshilla dhe hulumtime

a) Në mbështetjen e plot janë 21 nxënës ku tre prej tyre janë plotësisht të vërber ku keta 21 nxënës janë mbështetur me materiale këshilla dhe me teknikë tiflodidaktike siç janë printoja,elektrorganizeri se bashku më telefon tabelë rrelefore makinë brajlit letër brajlit si dhe në shërbim kanë dhe laptopin.

Ku tre prej nxënësve të verbër kanë marrë pjesë në trajnimin 10 ditorë në Pragë

Ku trajnimi ka qenen për ti mësuar notat muzikore në brail,si dhe orientimin në

hapësirë.

Në bazë të trajnimit ekziston mundësia që të tretë të studiojnë në këtë shkollë

Dhe në bazë të kësaj mbështetje janë arritur objektivat tona:

Gjatë vizitave përmbyllëse në teren jemi informuar qe këta nxënës kanë

arritur sukses të shumirë

b) Mbështetje e pjesërishme:

Në mbështetjen e pjesërishme janë 10,nxënës, këta janë mbështetur me

libra me shkronja të zmadhuar,fletore me vija të theksuara, lapsa, goma,

dhe mjete tjera si dhe me këshilla për formën e mbështetjes.

Page 18: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

18 | P a g e

c) Mbështetje me këshilla dhe hulumtime:

Gjatë këtij viti janë identifikuar 11 nxënënës ku kanë qenë në observimit

ku gjatë observimit është paraparë që të mbështetën por për shkak të

pa mundësive që të mbështeten si pasoj e numrit të vogël të arsimtare

udhëtues dhe nurit të madh të nxënësve dhe ku qendra jon mbështet tërë

territorin e Kosovës.

Gjithsej në mbështetje dhe të identifikuar janë 42 nx. Ky numër nuk është

Po ashtu gjatë vizitave përmbyllëse ne teren ku kem marrë suksesin e

nxënësve të cilët janë në mbështetje nga qendra jonë ku nota mesatare e

këtyre nxënësve është 3.66.

Të gjithë nxënësit kalojnë klasën dhe gjatë konsultave me mësuesit klasor mbështetjen të cilën ju kem ofruar ka qen e dobishme dhe po ashtu presim që të kem bashkëpunim prapë dhe të i mbështesim.

Përgatitjen e materialeve e ka ber njësia e shtypjes ne brajl materiale të

modifikuara për nxënës me nevoja të veçanta (me dëmtime në të parë)

gjithsej gjatë këtij viti janë punuar:Me shkrimin e brajlit 6 ekzemplar,

kurse me shkronja të zmadhuara:272 ekzemplar.

Qëllimi kryesor “QB. Xh Deda”ka qenë mbajtja e trajnimeve :

Gjatë keti viti 2011/12 kem mbajte trajnime ne komunën e Pejës e cila

është financuar nga OSBE-mbajtur nga shkolla XH.Deda këto trajnime u

Page 19: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

19 | P a g e

mbajtën ne tetor te vitit 2011.

-Temat e trajnimit kanë qenë:

. Gjithë përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkolla të rregullta

. Shërbimet mbështetëse qe i ofron shkolla

. Puna e mësuesit udhëtues

pjesëmarrësit ne këto trajnime kanë qenë:

- Drejtor e drejtorive komunale- Drejtor e shkollave fillore dhe te mesme- Mësuesit e nxënësve te integruar në shkollat e rregullta- Prindërit e nxënësve në shkollën për të verbër në Pejë

Në Prizren kemi mbajtur takimin informues për punën e mësuesit udhëtues në shkollën “Haziz Tolaj” me: 08.06.2012

Në këtë takim informues kanë marrë pjesë mësuesit udhëtues nga teri qendrat:

- Xheladin Deda Pejë- Lef Nosi Prizren- Nëna Terezë Prizren

Në takim kanë marr pjesë Mësuesit e shkollës, prindërit e fëmijëve të cilët

kanë dëmtime te ndryshme.

Gjatë viti 2012/13 njësia e trajnimeve të qendrës burimore ka paraparë disa

lloje te trajnimeve bazuar ne trajnimet e mbajtura ne vitin 2011/12.

Page 20: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

20 | P a g e

Dhe zgjerimin e atyre që do te jenë në trajnim.

Arsimtaret udhëtues nga qendra burimore Xh. Deda kem marr pjesë në takimet e arsimtareve udhëtues të cilat i ka organizuar zyra e arsimit special dhe

grupi arsimtareve udhëtues. Po ashtu kem ndjekur trajnime te ndryshme

të organizuar nga MASHT.

Përparsitë

- Bashkëpunim me grupin bërtham- Mbështetje adekuate nga njësia e brajlit me tekste- Ndjekja e e mësimit të nxënësve me nevoja të veçanta në shkolla të

rregullta- Mundësi të barabarta me fëmijët tjerë.

Sfidat:

- Numri i vogël i MU që mbështetin territor të madh- Mungesa e stimulimit për shkollat/mësuesit për të punuar më

fëmijë me nevoja të veçanta- Numri i madh i nxënësve ne klasë ku është i integrim nx me nevojë të

veçanta- Mosgadishmëria për bashkëpunim nga prindërit

Page 21: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

21 | P a g e

4.QENDRA BURIMORE PËR MËSIM ”NËNA TEREZË” PRIZRENGëzim Kajtazi, mësues udhëtues

Puna në Qenderen Burimore per mesim ,,Nëna Terezë,, në Prizren ka filluar në bazë të planit që është hartuar nga M.U.në fillim të vitit shkollor 2011/2012.

 Në këtë plan është paraparë që fokusi i punës së M.U. të jetë në mbështetjen e rasteve dhe identifikimin e rasteve të reja dhe ate përmes:

Këshillave të arsimtarit në klasë, Vizitave, ndimes në hartimin e P.I.A, bashkëpunimi me prindër,

Page 22: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

22 | P a g e

modifikimi imaterjali përkatës dhe trajnimet me arsimtarët në shkolla të rregullta

Plani vjetor është ndarë në katër faza

1. Shtator-Tetor

2. Nëntor-Dhjetor

3. Janar-Shkurt-Mars dhe

4. Prill-Maj-Qershor

Është paraparë që në këto perjudha të mbaen trajnime me arsimtar të shkollave të rregullta,prindër,me stafin e Q.B.edhe pse ne si ekip mbështetës kemi qen të gatshëm këto trajnime nukë jan mbajtur për shkaqe finacjare.

Sa i përket numrit të nxënësve të integruar të mbështetur dhe të indetifikuar gjithsej kët vit shkollor kanë gjen 17 nxënës prej atyre janë

--12 të indetifukar

--3 të mbështetur

--integruar 4 nxënës

  Këtu duet cekur se materjal mbështës kan marë shumica e nxënësve pran shkollës Q.B. ,,N.Terez..se është një bashkëpunim i mirë në mes arsimtarve dhe M.U. të qendrës sonë.

Duet cekur se 10 raste indetifikimi është bërë në shtëpiat e nxënësve dhe ate në F.Kosovë, Ferizajë, Malishevë.

Page 23: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

23 | P a g e

Kemi pas edhe raste kur i kemi rexhistru nxënësit në Qendër mirëpo kanë vijuar mësimin vetëm disa ditë dhe e kanë ndërpre mësimin pa dhene ndonje arsye. Ne kemi lajmru drejtori Komunale mirëpo kurfar efekti s’ka pasur edhe M.U. disa herë ka kontaktu me prindërit te cilet nuk kane dhene shpjegime lidhur me gjendjen e femijeve.

Edhe këto raste janë paraqitu pran K.K. mirëpo kurrëfarë efekti ska pasur fëmit nuk vijojn mësim. 

Puna e MU eshte realizuar sipas planeve te hartuara vjetore dhe mujore me raportet nga tereni.  Sa i përket mjeteve të punës këtë vitë shkollor janë të mira MU ka zyren e pajisur mirë edhe për prodhimin e materjalit, është i pajisur me tre kompjutera, fotokopje dhe mjete tjera të nevojshme për punë.  

MU ka marë pjesë në takimet që jan mbajtur çdo muaj të organizuara nga Z.A.S.në organizimin e njesise se arsimit special si dhe në trajnimet e ndryshme të mbajtura përë AU të Kosovës,takimet e ekipit bërtham dhe të ekipit mbështetës kan qen të rregullt dhe shfrytës dhanës, kemi qen në Gjilan ku kemi bërë një testim të artikullimit pran shkollës ,,Thimi Mitko,, dhe kemi dërgu materjal të duhur që arsimtarët të punojn me nxënësit që kanë pengesa në artikullim.

PËRPARSITË

Përgatitja më e mirë e AU,

Page 24: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

24 | P a g e

mbshtetja nga drejtori i Q.B, bashkëpunimi me grupin bërthamë, programii përshatshëm për prodhimin e materjalit, trajnimet e vazhdushëm nga MASHT si dhe nga organizatat

tjera, ambieti fizik dhe mjetët tjera të përshatshme përë punë dhe bashkëpunimi më i mirë me prindërit

 

Sfidat

niveli i ulët i bashkëpunimit të shkollave të rregullta për punën me FNV

mungesa e motivimeve për arsimtar të rregullt përë punën me F.N.V.

mos përdorimi i materjalit nga mësusit e rregullt,

mungesa e asistentit në klasë, mos njohja e gjuhës së shenjave nga

arsimtarit, rikthimi i nxënësve nga shkollat e

rregullta në shkolla speciale

 Nevojat

Mungesa e transportit për MU, Mbushjet telefonike për M.U,

Page 25: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

25 | P a g e

Trajnime të vazhdushme për AU,brenda dhe jashtë vendit,

Trajnime përë arsimtarët e rregullt, Formimi i ekipit vlerësues, Rritja e numrit të AU 

PËRFUNDIM

Qendrat Burimore janë njësi me staf me përbërje të koordinatorit, mësuesve udhëtues dhe grupit mbështetës për të dhënë përkrahje shkollave të rregullta për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Mësuesit udhëtues:

o Identifikojnë nxënës me NVA,

Page 26: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

26 | P a g e

o Ndihmojnë në hartimin e PIA-së

o Japin këshilla të nevojshme,

o Organizojnë trajnime,

o Ofrojnë materiale,

o Bashkëpunojnë me arsimtar, prind dhe komunitet,

o Përgatisinë materiale ndihme për shkolla,

o Krijimi bazës së të dhënave për numrin e nxënësve me nevoja te veçanta arsimore

Paraqitja tabelore e të dhënave në bazë të raporteve të mësueve udhëtues për vitin shkollor 2011/2012.

Q E N D R A T B U R I M O R E

“PËRPARIMI”PRISHTINË

“LEF NOSI”PRIZREN

“Dr XHELADIN DEDA” PEJË

“”NËNA TEREZË”PRIZREN

“NËNA TEREZË”MITROVICË

Page 27: Raporti vjetor i mësuesve udhëtues

27 | P a g e

Gjithsej

Të identifikuar

Mbështetje e plotë

Mbështetje e pjesshme

47 26 42 27 -

6 6 11 12 -

41 18 21 3 -

10 -

Me PIA 12 2 -

Nxënës të integruar në shkolla të rregullta

5 -

Nxënës që marrin mësim në Q.B.

3 4 -

Vizita në familje

3 10 -

P.S: Mungojnë të dhënat e Qendrës Burimore”Nëna Terezë” Mitrovicë