raporti vjetor 2015 - rks-gov.net

32
RAPORTI VJETOR 2015 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage Ministry for the Kosovo Security Force Prishtinë, Dhjetor 2015 FSK e gatshme për mision të ri!

Upload: others

Post on 11-Nov-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

RAPORTI VJETOR 2015

Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo

Ministria për Forcën e Sigurisë së KosovësMinistarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage

Ministry for the Kosovo Security Force

Prishtinë, Dhjetor 2015

FSK e gatshme për mision të ri!

MFSK, Kazerma ,,Adem Jashari”, Prishtinë

Botuesi

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Departamenti për Politika dhe Plane

RAPORTI VJETOR

2015

Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo

Ministria për Forcën e Sigurisë së KosovësMinistarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage

Ministry for the Kosovo Security Force

Prishtinë, Dhjetor 2015

FSK e gatshme për mision të ri!

Përmbajtja: I. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës - Misioni dhe struktura organizative e saj..............................................4 Fjala e Ministrit të FSK-së…………..............................................................................................................................5II .Forca e Sigurisë së Kosovës- Misioni, detyrat dhe struktura organizative e saj………………................................6 III. Objektivat dhe prioritetet strategjike për vitin 2015 ……………………………………………....................71. Mirëmbajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve aktuale operacionale dhe parapërgatitja për procesin e transformimit të MFSK-së në MM dhe FSK-së në FAK në përputhje me rekomandimet e Analizës së RSSS-së...................................71.1. Zbatimi i Planin vjetor legjislativ……………………………………………………………………....................81.2.Mbështetja e autoriteteve civile dhe komunitetet…………………………………………………….....................81.2.1.Zbatimi i planit të bashkëpunimit civilo-ushtarak………………………………………………….....................81.2.2. Mbështetja dhe angazhimi në procesin e integrimit të komuniteteve jo shumicë në FSK……….....................10 1.3. Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe ngritja e imazhit institucional..................................................................................................111.3.1. Procesi i menaxhimit të projekteve infrastrukturore………………………………………………...................11 1.3.2.Procesi i menaxhimit të projekteve logjistike furnizuese dhe shërbyese………………………….....................13 1.3.3.Menaxhimi i blerjeve kapitale të realizuara dhe atyre në proces………………………………….....................141.3.4. Donacionet në pajisje të pranuara në vitin 2015………………………………………………….....................14 1.3.5.Shkalla e implementimit të Planit të Prokurimit për vitin 2015……………………………………..................151.3.6. Realizimi i planit buxhetor të MFSK dhe FSK-së për vitin 2015…………………………………...................15 1.3.7. Auditimi I Brendshëm…………………………………………………………………………….....................151.3.8. Rezultatet e sistemit të informimi publik dhe komunikimit me media……………………………...................16 1.4.Mbajtja, zhvillimi, profesionalizimi i kapaciteteve në funksion të rritjes së nivelit të gatishmërisë operacionale aktuale në MFSK dhe FSK……………………………….....................................................................................…..171.4.1.Procesi i rekrutimit të komponentës aktive, kadetëve, rezervës dhe stafit civil në MFSK/FSK 1.5. Procesi i menaxhimit të sistemit shëndetësor……………………………………………………....................…17 1.6. Procesi i hulumtimit për perspektiven gjinore në MFSK dhe FSK……………………………….......................191.7. Mirëmbajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve operacionale dhe trajnuese…………………………….......................19 1.7.1. Operacionet për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (EOD) dhe operacionet e deminimit…......................21 1.7.2. Operacionet e njësive të specializuara të FSK-së………………………………………………...................…21 1.7.3.Operacionet tjera të kërkim-shpëtimit………………………………………………………….....................…21 1.7.4.Trajnimet kolektive………………………………………………………………………………......................22 1.8. Mirëmbajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve të sistemit të komunikimit dhe informatikës…………........................23 1.8.1.Eksperienca bashkëkohore e ushtrisë amerikane në sistemet e sigurisë kibernetike të FSK-së…......................23 1.8.2.Modernizimi i SKI-së në funksion të fuqizimit të sistemit të komandimit dhe kontrollit……......................….231.9.Mbikëqyrja e saktësisë, efektshmërisë dhe zbatueshmërisë së detyrimeve ligjore…………………....................24 1.10. Implementimi i shërbimeve inovative në punën e përditshme të administratës…………………......................24 2.Zhvillimi perspektiv i MFSK-së dhe FSK-së në përputhje me politikat dhe direktivat e qeverisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë………………………………………………………………………………......................….25 2.1.Procesi i rishikimit dhe hartimit të dokumenteve strategjike………………………………….............................252.1.1. Mbështetja dhe koordinimi i politikave dhe planeve sektoriale……………………....................……………262.1.2. Mbështetja dhe koordinimi i politikave dhe planeve ndërinstitucionale………………………........................262.2.Zhvillimi i procesit përgatitor planifikues për transformimin e MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës………………………………………......................................................26 3.Zgjerimi i bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të rajonit, NATO-s dhe BE-së……………………………………………………………………….......................……27 3.1. Arritja e marrëveshjeve të bashkëpunimit me shtetet e rajonit, NATO-se dhe me gjerë si dhe hartimi dhe koordinimi i planeve bilaterale……………………………………………………………….....................…………27 3.2.Zgjerimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe sinkronizimin e të gjitha aktiviteteve me Zyrën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të SHBA-ve (US ODC)…………………………………………..........................…….273.3.Dërgimi i atasheve ushtarak ne ambasadat tona dhe sinkronizimi i aktiviteteve me atashetë e akredituar në RKS…………………………………………………………………………………………………….......................28 4. Pjesëmarrja aktive në Iniciativat ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë………………………......................…28 4.1. Pjesëmarrja e Forcës në ushtrime fushore, konferenca, seminare dhe aktivitete tjera me karakter rajonal dhe anëtarësimi në iniciativat rajonale………………………………………………………………………....................28 4.2.Progresi për anëtarësim në iniciativat rajonale A5, SEEDM, SEEBRIG, EMAC)………………........................29 4.3.Ngritja dhe ndërtimi i Qendrës së Trajnimit për Kërkim –Shpëtim……………………….........................29 IV. Objektivat dhe prioritetet strategjike të MFSK-së për vitin 2016………………………………….......................30V. Plani buxhetor sipas Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (2016-2018) ………………….....................………..31

I. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Misioni i MFSK-së është që të formulojë, të zbatojë, të vlerësojë dhe të zhvillojë politikat dhe aktivitetet e FSK-së brenda kornizës së qeverisjes demokratike dhe në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) është përgjegjëse për ushtrimin e kontrollit civil demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministria e FSK-së është model i integruar dhe përbëhet prej shërbyesve civilë (60%) dhe personelit të uniformuar të FSK-së (40%) qe përmes Kryeministrit i jep llogari Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës funksionon në bazë të strukturës organizative të paraqitur në vazhdim.

4

Raporti Vjetor 2015

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Të dashur qytetarë,

Angazhimi im në udhëheqjen e MFSK-së ishte një përvojë

e veçantë. MFSK, me kuadrin e saj civil por me një pjesë që

kishte përvojën profesionale ushtarake dhe stafin

ushtarak kultivonte natyrshëm disiplinën si karakteristikë

unike e institucionit ushtarak dhe vlerë të veçantë e

mentalitetit të kultivuar në funksionimin e të gjitha

hallkave të strukturës organizative, administrative dhe

operacionale të MFSK-së dhe FSK-së.

Fryma e funksionimit me disiplinë, profesionalizëm,

organizim të mirëfilltë, me kontrolle, transparencë dhe

llogaridhënie sistematike, si dhe me mirësjellje dhe etikë

profesionale ishte prezentë pandërprerë në të gjitha nivelet

e f u n k s i o n i m i t d h e n ë t ë g j i t h a p e r i u d h a t

kohore.Objektivat strategjikë vjetorë, të zbërthyer në

prioritete strategjike dhe operacionale të Komandantit të

FSK-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MFSK-së u

konkretizuan në aktivitete funksionale të stafit të MFSK-së

dhe në veprime operative dhe taktike për të gjithë oficerët,

nënoficerët dhe ushtarët e FSK-së në të gjitha nivelet shtabore dhe komanduese të njësive të FSK-së .Zhvillimi i

politikave në MFSK me fokus në kuadrin ligjor, doktrinar, pastaj mirëmbajtjes dhe avancimit të sistemit të edukimit

dhe trajnimit profesional specialistik, modernizimit me hapësira dhe objekte infrastrukturore për punë, mësim dhe

akomodim, pastaj makineri, sisteme, pajisje, shërbime e furnizime të avancuara mundësuan që FSK me kapacitetet e

saj operacionale të ofrojë gatishmëri të plotë dhe realizim efektiv, efikas dhe profesionalizëm të lartë të të gjitha

detyrave dhe përgjegjësive në kuadër të misionit të saj kushtetues. Përkushtimi dhe angazhimi vetëmohues i

zyrtarëve të MFSK-së dhe pjesëtarëve të FSK-së në misionin e tyre të shenjtë në shërbim të qytetarëve të vendit, u

kurorëzua me epitetin e Institucionit më të besueshëm në nivel të ministrive dhe atij të sigurisë në nivel vendi në tri

sondazhet e organizuara gjatë këtij viti nga institucionet monitoruese serioze dhe të besueshme . Një sukses i tillë nuk

do të ishte në këtë nivel pa mbështetjen e pakursyer të miqve tanë partnerë dhe anëtarë të NATO-s, qoftë nga kuadri

këshillëdhënës përmes ekipeve të saj ( NAT dhe NLAT), qoftë përmes programeve e projekteve trajnuese, arsimore

dhe donuese.Kjo mbështetje tashmë sistematike e miqve tanë dhe vet NATO-s me mekanizmat e saj, është kurorëzuar

në vazhdimësi me suksese në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Si shembull të freskët kemi suksesin unik të oficerit

tonë të ri të diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë së Madhe, i cili për herë të parë nga Ballkani

është shpërblyer me “Shpatën për studentin më të mirë”, çmim të dhuruar në mënyrë ceremoniale nga Princi

Charles.Krahas angazhimit të pandërprerë në realizimin e detyrave në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve

aktuale operacionale, përkundër faktit se edhe këtë vit nuk ndodhën ndryshimet legjislative që mundësojnë

transformimin e FSK-së në FAK, strukturat tona të autorizuara për procesin e përgatitjes së pakos së nevojshme

legjislative, doktrinare dhe planifikuese, në bashkëpunim dhe mbështetje të pakursyer nga ana e miqve tanë

ndërkombëtarë, kanë kryer të gjitha përgatitjet dhe me mburrje dhe siguri të plotë them: “Ne jemi gati për misionin e ri,

ne jemi gati për përgjegjësitë e reja”. Paralelisht me këtë proces, ne kemi zhvilluar aktivitete të rëndësishme tashmë si

segment shumë i rëndësishëm dhe i pandarë i strukturave dhe projekteve të përbashkëta organizative të mbrojtjes dhe

sigurisë ndërkombëtare me synim zgjerimin e kapaciteteve për marrëveshje e partneritete të reja bilaterale dhe thellim

të vazhdueshëm të bashkëpunimit me miqtë dhe partnerët tanë strategjikë.

Zonja dhe zotërinj ,

Të gjithë në Ministri e Forcë ndihemi krenar dhe të privilegjuar që i shërbejmë atdheut dhe juve të dashur qytetarë.

Misioni ynë është një dhe i vetëm, mbrojtja dhe siguria e së tashmes dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Shumë punë

na pret edhe vitin që po hyjmë, por bashkërisht me ju si dhe me profesionalizmin dhe përkushtimin tonë do t' ia dalim

patjetër sepse ditë edhe më të mira na presin.

Ju faleminderit!

5

Të gatshëm për përgjegjësi të reja

Haki DemolliMinistër i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Raporti Vjetor 2015

II. Forca e Sigurisë së Kosovës

Misioni, detyrat dhe struktura organizative e sajForca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është Forcë e re e Sigurisë, profesionale, shumetnike, lehtë e armatosur dhe e uniformuar e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik civil.Misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si instrument i sigurisë, është që ta mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe t'ju ndihmojë autoriteteve civile ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave tjera. Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë krejtësisht vullnetare e ndërtuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Detyrat e FSK-së:

· Merr pjesë në operacionet e reagimit ndaj krizave, përfshirë edhe operacionet e mbështetjes së

paqes. Kjo përfshinë operacionet në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe jashtë vendit atëherë

kur ftohet për një detyrë të tillë.

· Ndihmon autoritetet civile për t'ju përgjigjur katastrofave dhe emergjencave natyrore duke përfshirë

edhe gatishmërinë për reagim rajonal apo ndërkombëtar.

· Vepron në largimin e mjeteve shpërthyese.

· Ndihmon autoritetet civile në operacionet e mbrojtjes civile.

FSK-ja është e dizajnuar dhe e përgatitur që t'i përmbushë funksionet tjera të sigurisë, të cilat nuk janë të përshtatshme për policinë apo organizatat tjera ligj zbatuese.

6

Raporti Vjetor 2015

III. Objektivat dhe prioritetet strategjike për vitin 2015

1. Mirëmbajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve aktuale operacionale dhe parapërgatitja për procesin e transformimit të MFSK-së në MM dhe FSK-së në FAK në përputhje me rekomandimet e Analizës së RSSS-së 1.1. Hartimi i ligjeve të reja dhe rishikimi/plotësimi/ndryshimi i ligjeve ekzistuese, si dhe përmbushja e strategjisë legjislative në përputhje me rekomandimet e RSSS-së; 1.2.Vazhdimi i shfrytëzimit të kapaciteteve të ngritura në ndihmë dhe mbështetje autoriteteve civile dhe komuniteteve; 1.3.Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, si dhe ngritja e imazhit institucional; 1.4. Mbajtja, zhvillimi, profesionalizimi i kapaciteteve dhe gatishmërisë operacionale aktuale në MFSK dhe FSK. 2. Zhvillimi perspektiv i MFSK-së dhe FSK-së në përputhje me politikat dhe direktivat e Qeverisë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes 2.1. Hartimi i dokumenteve planifikuese , raportuese dhe strategjike të mbrojtjes;

3. Zgjerimi i bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të rajonit dhe vendeve të NATO-së dhe BE-së 3.1. Arritja e marrëveshjeve të bashkëpunimit me shtetet e rajonit, NATO-se dhe më gjerë si dhe hartimi dhe koordinimi i planeve bilaterale; 3.2. Zgjerimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe sinkronizimin e të gjitha aktiviteteve me Zyrën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të SHBA-ve (US ODC); 3.3. Dërgimi i atasheve ushtarakë në ambasadat tona dhe sinkronizimi i aktiviteteve me atashetë e akredituar në RKS.

4. 4. Pjesëmarrja aktive në iniciativat ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë 4.1. Pjesëmarrja e Forcës në ushtrime fushore, konferenca, seminare dhe aktivitete tjera me karakter rajonal dhe anëtarësimi në iniciativat rajonale; 4.2.Progresi për anëtarësim në iniciativat rajonale A5, SEEDM, SEEBRIG, EMAC); 4.3.Ngritja dhe ndërtimi i Qendrës së Trajnimit për Kërkim –Shpëtim;

Raporti Vjetor 2015

7

1.Mirëmbajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve aktuale operacionale dhe parapërgatitja për procesin e transformimit të MFSK-së në MM dhe FSK-së në FAK në përputhje me rekomandimet e Analizës së RSSS-së

1.1. Zbatimi i Planin vjetor legjislativ Me përmbylljen e procesit të RSSS-së dhe miratimit të Analizës së Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Republikës së Kosovës, Departamenti Ligjor në përputhje me dispozitat e Rregullores së Punës së Qeverisë Nr. 09/2011 ka përfunduar të gjithë hapat e procesit legjislativ dhe në pajtim me dispozitat përkatëse me të cilën është përcaktuar mënyra e p u n ë s d h e p r o c e d u r a t e vendimmarrjes së Qeverisë, si dhe rregullat dhe procedurat për hartimin e legjislacionit dhe rekomandimeve të politikave nga Qeveria dhe ministritë, me datë 02 Mars 2015 ka proceduar për miratim në Qeveri Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës. Ky Projektligj është proceduar në pajtim dhe brenda afatit të p a r a p a r ë m e P r o g r a m i n Legjislativ të Qeverisë për vitin 2015, i cili projektligj pas miratimit nga ana e Qeverisë, i njëjti do t`i procedohet Kuvendit të Kosovës. Tashmë Qeveria e Kosovës me vendimin e saj nr. 01/31 të datës 27.05.2015 i ka propozuar Kuvendit të Kosovës amandamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me çka do të mundësohej krijimi i bazës ligjore për shndërrimin e Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes dhe njëkohësisht i FSK-së në Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Me këtë rast sa i përket projektligjit në fjalë, MFSK ka kryer me kohë të gjitha veprimet procedurale të kërkuara dhe mbetët që ky projektligj të miratohet nga Qeveria dhe më pastaj t`i procedohet Kuvendit. Gjithashtu, në kuadër të procesit të shqyrtimit, plotësim/ndryshimit dhe hartimit të akteve nënligjore sipas kërkesave të departamenteve, njësive dhe zyrave në MFSK, MFSK në kuadër të planit përkatës ka paraparë hartimin dhe miratimin e katër (4) akteve nënligjore, tri (3) prej të cilave sipas afateve të dhëna janë hartuar dhe miratuar dhe një (1) është në fazën përfundimtare të miratimit, pa përjashtuar këtu edhe shqyrtimin, dhënien e komenteve dhe formatimin ligjor të dokumenteve (Udhëzuesve dhe Politikave ) të ndryshme të njësive të ndryshme organizative të MFSK-së, dhe atë:

1.2. Mbështetja e autoriteteve civile dhe komunitetet

1.2.1. Zbatimi i planit të bashkëpunimit civilo-ushtarak Realizimi i projekteve humanitare dhe mbështetja e autoriteteve civile, komuniteteve dhe OJQ-ve- Në kuadër të komponentës së bashkëpunimit dhe bashkëveprimit për zhvillimin e shumë projekteve humanitare, komponentë kjo me ndikim të madh në ngritjen dhe fuqizimin e imazhit institucional, MFSK dhe FSK përmes mekanizmave të saj planifikues dhe ekzekutues ka arritur që në afate të parapara të realizojë projektet e planifikuara dhe të tejkalojë planin e veprimit përkatës. Në këtë vit janë realizuar: 19 projekte, 28 mbështetje, 34 vizita nga institucionet arsimore dhe institucione tjera të ndryshme në kazermën "Adem Jashari" dhe kazermat e tjera të FSK-së.

Raporti Vjetor 2015

8

Ekipet mjekësore të FSK-së - përveç angazhimeve të përditshme të shumta, kanë realizuar vizita mjekësore duke ofruar asistencë mjekësore dhe barna esenciale për komunitetin serb në fshatrat e Komunës së Istogut dhe të Novobërdës. Prezenca e personelit mjekësor të FSK-së dy herë në muaj dhe puna e tyre profesionale çmohet edhe nga banorët serbë lokalë, të cilët për një kohë të gjatë pranojnë shërbime të ndryshme shëndetësore falas. Instruktorët e deminimit - përveç operacioneve të deminim, kanë realizuar edhe ligjërata nëpër shkolla fillore dhe ato të mesme për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i minave, mjeteve tjera të pashpërthyera dhe mjeteve piroteknike, anë e kënd Kosovës.

Bashkëpunimi me organizata rinore - Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, është realizuar "Kampi Rinor 2015" nga data 1 qershor 2015 deri më 5 qershor 2015, ku kanë marrë pjesë 46 nxënës të shkollave të mesme nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi dhe koordinimi me institucionet qendrore dhe lokale - Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve në mes MFSK-së, institucioneve qendrore dhe atyre lokale ka rezultuar me realizimin e tetë ( 8 ) m a r r ë v e s h j e v e t ë bashkëpunimit për projekte të ndryshme humanitare gjithnjë në funksion të drejtpërdrejtë të mirëqenies së qytetarëve dhe institucioneve tona. Mbështetja e Komisionit

Qeveritar për Personat e Zhdukur – MFSK, me njësitë e saj të FSK-së, me kapacitete transportuese dhe me nderime ceremoniale në kuadër të rolit dhe përgjegjësive të saj, më 05.04.2015 dhe më 17.04.2015 ka mbështetur KQPZH-së, për rivarrosjen e mbetjeve mortore të 28 martirëve në Rezallë, Komuna e Skenderajt dhe të 21 martirëve tjerë në Çikatovë të Vjetër, Komuna e Drenasit. Për këtë angazhim tepër të ndjeshëm, për paraqitje dhe ekzekutim dinjitoz, MFSK dhe FSK është vlerësuar lart me mirënjohje dhe falënderim si nga Komisioni përkatës , gjithashtu edhe nga shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur. Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak me organizatat ndërkombëtare - Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me Zyrën Mbështetëse Civilo-Ushtarake pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë, janë realizuar projektet e përbashkëta humanitare si projekti i përbashkët i kadetëve të ushtrisë amerikane me kadetët e FSK-së për pastrimin e ambientit në hapësirën e hekurudhës në Ferizaj, ngjyrosjen e SHFMU "Daut Bogujevci" në Fushë Kosovë, mbajtjen e ligjëratave të përbashkëta nëpër shkolla si në SHFMU "Frank Bardhi" në Mitrovicë, SHFMU "Aleksandër Xhuvani" në Podujevë, dhe në SHFMU "Jonuz Zejnullahu"në Viti . Pastaj janë zhvilluar aktivitetet të tjera, si ai i shpërndarjes së donacionit me medikamente mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, donacionit me mjete materiale të agrikulturës për Shoqatën e Grave në Remnik dhe Lubishtë të Komunës së Vitisë dhe Shoqatën e Grave në fshatin Begracë, Komuna e Kaçanikut, si dhe donacionit me veshmbathje për Kryqin e Kuq të Kosovës në Kaçanik.

Raporti Vjetor 2015

9

1.2.2.Mbështetja dhe angazhimi në procesin e integrimit të komuniteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Mbështetja e personelit nga radhët e personelit nga komunitetet jo shumicë - Zyra për Çështje të Komuniteteve çdo vit mban takime vjetore me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, si një ndër aktivitet kryesore të zyrës përkatëse. Këto takime mundësojnë për ta parë progresin e integrimit të tyre, shkallën e respektimit të të drejtave dhe implementimin e sundimit të ligjit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në rrugën drejt fuqizimit të ambientit të përshtatshëm dhe jo diskriminues për të gjithë pjesëtarët e FSK-së. Takimet janë mbajtur me pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Brigadën e Reagimit të Shpejtë: Batalionin e Parë në Gjilan, Batalionin e Dytë në Istog dhe në Batalionin e Tretë në Mitrovicë. Në këto takime kanë marrë pjesë përfaqësuesit e ekipit të NATO-s dhe Zyrës së të Drejtave të Njeriut të FSK-së. Në k ë t ë p r o c e s j a n ë nxjerr konkluzione d h e j a n ë d h ë n ë rekomandime për r u a j t j e n d h e i n t e g r i m i n e qëndrueshëm. Trajtimin e barabartë pa dall ime etnike MFSK dhe FSK e konfirmojnë edhe me procesin e shkollimit dhe trajnimit të kuadrove të saj siç është rasti i dërgimit të katër (4) kadetëve nga radhët e saj të komuniteteve jo-shumicë të cilët vijojnë studimet në Akademinë Ushtarake në Maqedoni. Organizimi i kursit të gjuhës shqipe për pjesëtarët e komuniteteve - Me qëllim të lehtësimit për realizimin e detyrave në FSK, komunikimit më të lehtë dhe më të mirë në kuadër të FSK-së, fuqizimit të raporteve ndër njerëzore dhe ndër kolegjiale, në Batalionin e Parë të Reagimit të Shpejtë në Gjilan u organizua kursi i gjuhës shqipe, për pjesëtarët e FSK-së të komunitetit serb. Ky është viti i dytë që organizohen kurse të gjuhës shqipe për pjesëtarët e komuniteteve pakicë. Kursi ka zgjatur tetë javë, duke filluar më 31.08. 2015 dhe zgjati deri në 23.10. 2015. Kursi është organizuar në dy nivele (i parë dhe i dytë) dhe është ndjekur nga 41 pjesëtarë. Pas përfundimit të kursit, 23 tetor 2015, u mbajt testimi për pjesëmarrësit për të vlerësuar progresin që rezultoi të jetë shumë i mirë. Aktivitet shumë me rëndësi i MFSK-së dhe FSK-së, përmes Zyrës për çështjet përkatëse, ka qenë promovimi i vazhdueshëm i politikave të mirëfillta integruese në takime e tryeza të organizuara qoftë nga institucionet qeveritare, qoftë nga ato joqeveritare dhe të shoqërisë civile. Fushata e informimit në lokalitetet me komunitet jo-shumicë për procesin e rekrutimit për kadetë - Në bashkëpunim edhe me resorët tjerë të Ministrisë dhe Forcës, zyra përkatëse është angazhuar në mënyrë intensive në fushatën informuese për qytetarët e komuniteteve pakicë në Kosovë për mundësitë e aplikimit në Qendrën e Studimeve Universitare në Prishtinë dhe në Akademitë Ushtarake në Maqedoni, Kroaci dhe Turqi. Informimi ka përfshirë komunat me komunitetet pakicë në tërë Kosovën. Plani i informimit në terren është harmonizuar me planin e ekipit mobil të FSK-së. Gjate fushatës se informimit janë shpërndarë materialet informative dhe aplikacionet në gjuhët e komuniteteve. Gjithashtu gjate fushatës janë mbajtur edhe takime të 14 shkurta me të rinjtë e komuniteteve të interesuar për të aplikuar. Zyra për Komunitete ka kontaktuar përfaqësuesit e zyrave komunale për të siguruar mbështetjen e komuniteteve pakicë, për të inkurajuar ata që të aplikojnë, dhe në të njëjtën kohë për të ndërtuar dhe thelluar bashkëpunimin e mëtejshëm me komunat përkatëse.

Raporti Vjetor 2015

10

1.3. Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe ngritja e imazhit institucional

Fuqizimi i kontrollit të brendshëm, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, sistemi administrativ i MFSK-së, është zhvilluar me politika të qarta të zbërthyera në procedura, udhëzime dhe raportime permanente në periudha të rregullta javore, mujore, tremujore dhe periudha tjera sipas specifikave të veprimtarive në MFSK. Procesi i implementimit të planit për menaxhimin e rreziqeve që kërcënojnë objektivat dhe aktivitetet sektoriale ka mundësuar rritjen e efikasitetit dhe avancimit të procesit të planifikimit të aktiviteteve të duhura duke krijuar mekanizma efikas për trajtimin e rreziqeve të identifikuara dhe parandalimit të rreziqeve të reja. Ky sistem gjatë këtij viti është zgjeruar edhe në dimensionin e funksionalizimit të plotë të procesit të ngritjes së integritetit (parandalimin dhe luftimin e dukurive negative). Gjatë këtij viti, MFSK-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Norvegjisë ka zhvilluar fazën iniciuese të projektit, Ngritja e Integritetit, i cili është projekt me rëndësi të veçantë. Procesit të integrimeve në mekanizmat e ndërkombëtarë të sigurisë me synimin jetik- aderimin në Aleancën e NATO-s, MFSK i paraprinë edhe me projektin përkatës duke filluar me procesin e hartimit të Planit të Integritetit në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Norvegjisë dhe Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. Fuqizimi i transparencës dhe llogaridhënies ndaj institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe ngritja e imazhit institucional, sikur edhe në të kaluarën, ishin maksimë primare e të gjitha komponenteve ministrore dhe atyre të forcës. Këtë fakt e dëshmojmë me pasqyrimin e aktiviteteve si në vijim.

1.3.1.Procesi i menaxhimit të projekteve infrastrukturore

Gjate vitit buxhetor 2015 janë realizuar projekte të rëndësishme të infrastrukturës që kanë qenë vazhduar nga viti paraprak, projekte të reja që kanë lluar dhe kanë përfunduar në këtë vit skal si dhe projekte që kanë lluar në vitin 2015 dhe vazhdojnë edhe në vitet tjera pasuese. A. Projektet të cilat kanë lluar në vitin paraprak (2014) dhe kanë përfunduar gjatë vitit 2015 apo janë në proces të përfundimit : 1. Ndërtimi i rrugëve në kazermën e FSK-se në Gjilan (2014 – qershor 2015). Vlera e kontratës është 288,740.43 € 2. "Ndërtimi i serviseve të automjeteve "–Kazerma në Gjilan (2014- gusht 2015). Vlera e kontratës është 315,575.48 €

Raporti Vjetor 2015

11

3. "Ndërtimi i serviseve të automjeteve" –Kazerma në Ferizaj (2014- gusht 2015) .Vlera e kontratës është 295,914.65 € 4. "Ndërtimi i serviseve të automjeteve "–Kazerma në Istog .(2014- gusht 2015 ) .Vlera e kontratës është 324,679.27 €. Gjithsej katër (4) projekte me vlerë të përbashkët 869,212.61 €. B. Projektet e reja që kanë filluar dhe përfunduar në vitin fiskal 2015 : 1. "Ndërtimi i pikës së karburanteve", kazerma e FSK-së në Mitrovicë ( 2015 ,dhjetor ) .Vlera e kontratës është 102,971.00 €. Gjithsej një (1) projekt në vlerë 102,971.00 €. C. Projektet të cilat priten të përfundojnë deri në fund të dhjetorit 2015 : 1. "Ndërtimi i palestrës sportive", kazerma e FSK-se në Prishtinë. Faza-II- (2014-2015). Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas projektit është rreth 96 % . Vlera e kontratës është 736,131.01 €. Projekti është në fazën përfundimtare. 2. "Ndërtimi i palestrës sportive", kazerma e FSK-së në Istog (2014-2015 ). Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është 99 %. Vlera e kontratës është 830,184.08 €. Projekti është në fazën e pranimit teknik. 3. "Ndërtimi i garazheve të Batalionit të Xhenios", kazerma e FSK-së në Prishtinë( 2015 ). Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është 97 %. Vlera e kontratës është 278,803.01 €. Projekti është në fazën përfundimtare. Gjithsej katër (4 ) projekte me vlerë të përbashkët 1,845,118.10 €. D. Projektet kapitale në infrastrukturë të cilat kanë filluar në vitin 2015 dhe vazhdojnë edhe në vitet tjera ( projekte në faza 2015 -2016-2017 ) 1 . "Ripar imi dhe rregullimi i ndriçimit t ë h a p ë s i r a v e t ë kazermave të FSK-s ë " – G j i l a n , Mitrovicë, Prizren , Pomozatin (2015-2016). Progresi fizik aktual i realizimit të p u n i m e v e s i p a s kontratës është 20 %. Vlera e kontratës për të dy fazat (2015-2 0 1 6 ) ë s h t ë 219,482.53 €. 2. "Ndërtimi i pikës se kontrollit" , Kazerma në Gjilan (2015-2016 ) . P rogres i fiz ik aktual i realizimit të p u n i m e v e s i p a s kontratës është 15 %. Vlera e kontratës për të dy fazat(2015-2016 ) është 105,395.00 €. 3. "Ndërtimi i pikës së kontrollit", Kazerma në Mitrovicë (2015-2016 ) . Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është 50 %. Vlera e kontratës për të dy fazat (2015-2016 ) është 99,950.13 €. 4. "Ndërtimi i pikës së kontrollit", Kazerma në Prizren (2015-2016 ). Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është 90%. Vlera e kontratës për të dy fazat(2015-2016 ) është 140,165.34 €. 5. "Ndërtimi i vrojtoreve", Kazermat e FSK-së në Gjilan, Mitrovicë, Prizren (2015-2016 ) . Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është 40 %. Vlera e kontratës për të dy fazat (2015-2016 ) është 109,461.26 €6. "Ndërtimi i rrethojës së sigurisë" në Kazermën e FSK-së në Gjilan, (2015-2016 ) . Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është 95 %. Vlera e kontratës për të dy fazat (2015-2016 ) është 58,430.38 €. 7. "Ndërtimi i rrethojës së sigurisë" në Kazermën e FSK-së në Pomozatin , (2015-2016 ) . Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është 50 %. Vlera e kontratës për të dy fazat (2015-2016 ) është 108,211.54 €. 8. "Ndërtimi i rrugëve dhe parkingjeve" në Kazermën e FSK-së në Pomozatin , (2015-2016 ) . Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është 60 %. Vlera e kontratës për të dy fazat (2015-2016 ) është

Raporti Vjetor 2015

12

374,247.12 €. 9. Ndërtimi i objektit të Komandës për Batalionit –II- të të BRSH-së në Istog, (2015-2016).Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është 40 %. Vlera e kontratës për të dy fazat (2015-2016 ) është 676,676.93 €. 10. "Ndërtimi i garazheve dhe parkingjeve të automjeteve" për BMO-në në Prishtinë , (2015-2016 ) . Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është 40 %. Vlera e kontratës për të dy fazat (2015-2016 ) është 368,744.44 €. 11. "Ndërtimi i objekteve të qendrës për kërkim-shpëtim urban "në Pomozatin , (2015-2016 ) . Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është 40 %. Vlera e kontratës për të dy fazat (2015-2016 ) është 208,785.48 €. 12. "Ndërtimi i objektit të kuzhinës në kazermën e FSK-së "në Istog, (2015-2016 ) . Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është 15 %. Vlera e kontratës për të dy fazat (2015-2016 ) është 869,212.61 €. 13. Ndërtimi i konviktit në Kazermën e FSK-së në Ferizaj , (2015-2017 ) . Ky projekt është ende në fazën e prokurimit dhe parashihet të ndërtohet gjatë viteve 2016-2017. 14. "Ndërtimi i servisit të automjeteve" –Kazerma në Prishtinë. Donacion nga Fondi i Mirëbesimit (2015). Progresi fizik aktual i realizimit të punimeve sipas kontratës është rreth 90 %.

Gjithsej dymbëdhjetë (12) projekte në vlerë të përbashkët të kontratave (2015-2016 ) prej 3,338,762.76 €

1.3.2.Procesi i menaxhimit të projekteve logjistike furnizuese dhe shërbyese

- Administrimi i mallrave dhe shërbimeve në sistemin e Free Balance-it në kuadër të Sistemit Informativ të Menaxhimit të Financave (SIMFK) - me 421 urdhër- blerje; - Administrimi dhe raportimi i projekteve kapitale -pajisjet në sistemin e Programit të Investimeve Publike (PIP) (Për çdo K1-K4 për projektet e pajisjeve kapitale me vlerë mbi 400,000.00€), si dhe futja e tyre në sistemin e Programit të Investimeve Publike (PIP) (52 projekte të pajisjeve kapitale); - Menaxhimi i sistemit të shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve dhe automjeteve si dhe shërbimet e regjistrimit të automjeteve (24 automjete të MFSK-së dhe 241 automjete të FSK-së); - Raportimi për çdo tremujor për shpenzimet e derivateve dhe mirëmbajtjes të automjeteve të FSK-së; - Procedimi i 819 kërkesave që përfshijnë: kërkesat për zotim, prokurim dhe pagesë të furnizimeve dhe shërbimeve; - Menaxhimi i procesit të blerjeve kapitale të planifikuara në kategorinë ekonomike të pajisjeve (pajisjeve specialistike, automjeteve si dhe armatim /municion) në të gjitha fazat e zhvillimit. .

Raporti Vjetor 2015

13

1.3.3.Menaxhimi i blerjeve kapitale të realizuara dhe atyre në proces

-Furnizim me kompresor ajri mobil (pajisje specialistike për operacione të kërkim-shpëtimit), municion, uniformat ceremoniale për kadetët e FSK-së dhe uniformat për kadetët e QSU – së si dhe vajra/lubrifikante. - Është nënshkruar kontrata dhe jemi në pritje të furnizimit me: automjete taktike, autoambulancë, kombi i mbyllur – furgon , kompjuterë , çizme ushtarake dhe pajisje operacionale fushore (tenda). - Në proces të prokurimit janë: 3T Pirunjer, material për zyre, ushqim dhe pije, derivate për automjete dhe ngrohje qendrore, pjesë rezervë për automjete, bateri për specifika te veçanta (për automjete taktike), pajisje për çminim, pajisje mjekësore, pajisje operacionale për QNT, pajisje për Policinë e Forcës, pajisje për MKZ, pajisje për MKAB.

1.3.4. Donacionet në pajisje të pranuara në vitin 2015

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës : - Pajisje për EOD në vlerë prej 105,107.03 $ . - Pajisje për servisimin dhe kalibrimin e pajisjeve të EOD-së në vlerë prej 17,760.71$. - Pajisje mjekësore për trajtim të traumave në vlerë prej 109,434.78 $ . - Pajisje (kit bag flyer's ) çanta ushtarake në vlerë prej 1,603.50 $. - Pajisje ( Duffell bag ) çanta ushtarake në vlerë prej 1,988.50 $. - Pajisje për EOD në vlerë prej 52.553.32 $. - Pajisje për deminim në vlerë prej 195,785.52 $. - Pajisje mjekësore për trajtim të traumave në vlerë prej 868.58 $ .

Nga Fondi i Mirëbesimit (Trust Fund) i NATO-s: - Pajisje për kërkim-shpëtim në vlerë prej 28,959.00 €;

Nga Kontingjenti i KFOR-it Turk: - Pajisje mjekësore në vlerë prej 3,476.00 $. 18.

Menaxhimi me pasuritë jo- financiare – është zhvilluar në vazhdimësi me evidentimin e pasurisë, bar-kodimit të pajisjeve dhe monitorimit në regjistrim të pasurisë së FSK-së në programin qeveritar e-Pasuria sipas Rregullores për menaxhimin e pasurisë jo-financiare - MF-Nr.02/2013. Sipas vlerësimit paraprak profesional është realizuar procesi i çregjistrimit të pajisjeve dhe materialeve të padobishme të MFSK/FSK-së.

Raporti Vjetor 2015

14

1.3.5.Shkalla e implementimit të Planit të Prokurimit për vitin 2015

Procesi i planifikimit me kohë me përfshirjen e të gjithë aktorëve në MFSK dhe FSK pas një analize profesionale me identifikim të qartë dhe të duhur cilësor dhe sasior të kërkesave dhe nevojave për vitin pasues ka bërë që tashmë MFSK dhe FSK të krijojnë traditë në planifikim dhe ekzekutim të nivelit të lartë të Planit të Prokurimit. Kjo praktikë e suksesit ishte edhe gjatë këtij viti fiskal duke realizuar në përputhje të plotë me kërkesat sipas afateve të parapara. DPK ka zhvilluar aktivitetet e prokurimit në përputhje me planin e prokurimit. Procesi i menaxhimit të projekteve të kontraktuara gjatë vitit 2015 - Departamenti i Prokurimit dhe Kontratave në bashkëpunim me ZKA-në në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik dhe legjislacionin sekondar në fuqi, për menaxhimin dhe implementimin e kontratave, ka caktuar menaxherët dhe ndihmës menaxheret për menaxhimin e të gjitha kontratave të nënshkruara me vlerë të vogël, të mesme dhe të madhe, për mallra dhe shërbime, kurse për kontrata të punës përveç menaxherët dhe ndihmës menaxherët nga MFSK/FSK është në proces edhe kompania mbikëqyrëse e punimeve e kontraktuara.

1.3.6.Realizimi i planit buxhetor të MFSK-së dhe FSK-së për vitin 2015

Buxheti i aprovuar për vitin 2015 për MFSK sipas Ligjit të Buxhetit nr. 04/L- 233 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015 është 45,265,720.14 €. Sikur edhe në vitet e mëparshme, MFSK dhe FSK, si rezultat i planit të analizuar, vlerësuar dhe përcaktuar mirë me kufij dhe linja në përputhje të plotë me objektivat dhe prioritet e përcaktuara të lidershipit të saj, është në prag të përmbylljes së suksesshme të buxhetit për vitin 2015. Bazuar në procesin e planifikuar të shpenzimit të buxhetit në të gjitha kategoritë ekonomike gjatë tërë viti fiskal dhe procesit aktual bashkë edhe me deklarimet për kursime b u x h e t o r e , m u n d ë s o j n ë parashikimin e qëndrueshëm të realizimit të përgjithshëm të buxhetit në shkallën mbi 95 % .

1.3.7.Auditimi i Brendshëm

Auditimi i Brendshëm në kuadër të aktivitetit të tij ka vazhduar me dhënien e këshillave dhe nxjerrjen e 33 rekomandimeve për subjektet e audi tuara në funksion të përmirësimit të punës dhe në përmbushjen e aktiviteteve të departamenteve, zyrave, njësive të MFSK dhe FSK-së, duke sjellë një qasje sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar e për të përmirësuar frytshmerinë e menaxhimit të riskut dhe proceseve të kontrolleve të brendshme.NJAB për vitin fiskal 2015 ka planifikuar dhe realizuar tetë (8 ) auditime, me raportim periodik të rregullt para menaxhmentit të lartë të MFSK-së dhe Ministrisë së Financave.

Raporti Vjetor 2015

15

1.3.8.Rezultatet e sistemit të informimi publik dhe komunikimit me media

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun, gjatë të vitit 2015, ka prezantuar punën e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës duke qenë i hapur, transparent , korrekt dhe bashkëpunues me mediat në çdo kohë. Angazhimi dhe përkushtimi vetëmohues në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të të gjitha niveleve funksionale në MFSK dhe FSK ka bërë që Institucioni i MFSK/FSK të jetë institucioni i

sigurisë më i besueshëm në vend, në të gjitha matjet e opinionit publik, në tri vitet e fundit në Republikën e Kosovës.Sipas sondazheve të organizuara nga organizatat profesionale dhe kredibile si: Barometri i Kosovës për Siguri të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me 69 %, nxjerr MFSK/FSK-në institucionin më të besueshëm të sigurisë në Kosovë; � Instituti ,,Riinvest'', në sondazhin" Besimi në Ministri" nxjerr MFSK-në me 67.8% si ministrinë më të besueshme në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe - Observeri i Sektorit të Sigurisë së Kosovës i Institutit

KIPRED nxjerr MFSK/FSK-në institucionin më të

besueshëm të sigurisë në Kosovë në relacion me

institucionet tjera të sigurisë që operojnë në vendin tonë. Aktivitetet konkrete të Departamentit për Marrëdhënie me Publikun kanë përfshirë spektër të gjerë të fushëveprimit në komunikimin medial, fushata informuese mediale për proceset e rekrutimit, plane të detajuara për monitorimin dhe mbulimin medial të aktiviteteve, operacioneve, ngjarjeve brenda dhe jashtë vendit si dhe ceremonive protokollare shtetërore dhe institucionale qoftë nën patronatin e MFSK/FSK, qoftë ato me pjesëmarrjen aktive të MFSK/FSK-së mbështetje të aktiviteteve protokollare të Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit . Kujdes dhe përkushtim veçantë, përveç monitorimit dhe raportimit në media të aktiviteteve të MFSK/FSK-së i është kushtuar edhe përgatitjes së spoteve informuese për ngjarje të veçanta. Publikimet me karakter informues të vazhdueshëm janë përmbledhur në gazetën periodike mujore "Forca Jonë", gazetën elektronike mujore ,,Newsletter'', kurse me qëllim të ofrimit të njoftimeve dhe informacioneve për publikun e gjerë rreth çështjeve me rëndësi të veçantë janë përgatitur broshura, fletëpalosje, posterë, banerë dhe produkte të marketingut të fundvitit.

1.3.9. Shërbimet e protokollit zyrtar dhe ceremonial

MFSK dhe FSK, përmes njësisë së saj të protokollit, ka realizuar një gamë të madhe të aktiviteteve protokollare si brenda Ministrisë dhe Forcës gjithashtu edhe në organizime të larta të protokollit shtetëror . Aktivitete kryesore protokollare që shënuan vitin 2015 ishin:20.Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Z.Jens Stoltenberg në Kosovë dhe takimi në mes Ministri Demolli; Ceremonia ,,Epopeja e UÇK-se", Ceremonia e ndërrimit të Komandës së FSK-së; Konferenca ,,FSK dhe Partnerët "; Ceremonia e diplomimit të rekrutëve" Gjenerata 01/2015"; Ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së "Gjenerata 2015"; Vizita e Ministres së Mbrojtjes së Sllovenisë , znj. Andreja Katić dhe takimi me Ministrin Demolli; Dita VIP në UF ,,Shqiponja 4"; Ceremonia e diplomimit të rekrutëve të FSK-së"Gjenerata 02/2015"; Ceremonia e pritjes së Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein nga Presidentja Jahjaga; Vizita e Ministrit të Mbrojtjes së Hungarisë, z. István SIMICSKÓ në MFSK dhe takimi me Ministrin Demolli; Shënimi i ,,Dita e Forcës"; Ceremonia e vizitës zyrtare të Ministres së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë Znj. Mimi Kodheli, në MFSK dhe takimi me ministrin Demolli; dhe Ceremonia për pritjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Z. John Kerry.

Raporti Vjetor 2015

16

1.4. Mbajtja, zhvillimi, profesionalizimi i kapaciteteve në funksion të rritjes së nivelit të gatishmërisë operacionale aktuale në MFSK dhe FSK

1.4.1. Procesi i rekrutimit të komponentës aktive, kadetëve, rezervës dhe stafit civil në MFSK/FSK Rekrutimi i pjesëtarëve aktivë - Duke pasur për bazë planifikimet vjetore të parapara për vitin 2015, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, edhe gjatë vitit 2015 ka vazhduar me procesin e rekrutimit të personelit, me qëllim të përmbushjes së kapaciteteve të nevojshme me personel. Si rezultat i procesit të rekrutimit, gjatë vitit 2015 është arritur të përmbyllet kampanja e rekrutimit të pjesëtarëve aktiv të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e filluar gjatë vitit 2014, e cila rezultoi me përzgjedhjen 334 rekrutëve të rinj (305 meshkuj e 29 femra) e prej të cilëve 17 rekrutë të përzgjedhur nga radhët e komuniteteve jo-shumicë. Rekrutimi i kadetëve - Një segment tjetër mjaft me rëndësi vazhdon të mbetet rekrutimi i kadetëve të rinj dhe shkollimi i tyre në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe në Akademitë e Ushtarake të shteteve partnere të Republikës së Kosovës. Kësisoj, gjatë vitit 2015 Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në pajtim me nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka arritur që të planifikojë dhe realizojë fushatën e rekrutimit të kadetëve e cila ka rezultuar me përzgjedhjen e 28 kadetëve (23 meshkuj dhe 5 femra), prej të cilëve 2 janë nga radhët e komuniteteve jo-shumicë. Kadetët e përzgjedhur do të shkollohen në qendrat shkollore si në vijim; � Qendra për Studime Universitare/Forca e Sigurisë së Kosovës………..12 kadetë � Akademia Ushtarake Mjekësore e Republikës së Turqisë……………...5 kadetë � Akademia Ushtarake Tokësore e Turqisë………………………………..2 kadetë � Kolegji Mjekësor i Nënoficerëve në Turqi………………………………2 kadetë, � Akademia Ushtarake e Maqedonisë……………………………………..2 kadetë � Akademia Ushtarake e Kroacisë…………………………………………2 kadetë � Akademi Ushtarake e Republikës Federale të Gjermanisë………………3 kadetë

Si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, prej 12 kadetëve të përzgjedhur për shkollim në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, 2 k a d e t ë j a n ë n g a F o r c a t e Armatosura të Republikë së Shqipërisë. Rekrutimi i kadetëve për West Point/SHBA - Proces i rekrutimit të kadetëve për Akademinë Ushtarake të SHBA (West Point) i filluar në fillim të vitit 2015, është duke v a z h d u a r e n d e d h e n g a 9 8 kandidatë konkurrues .Garën aktualisht janë duke e vazhduar 4 kandidatë të cilët tani janë në fazën kualifikuese. Procesi i përzgjedhjes do të përfundojë më 28 shkurt 2016. Rekrutimi i nëpunësve civilë - Një komponent tjetër me rëndësi mbetet po ashtu edhe rekrutimi i nëpunësve civilë të Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së. Gjatë vitit 2015, në pajtim me planin e rekrutimit dhe kërkesat e njësive organizative të MFSK/FSK-së, janë rekrutuar 3 nëpunës civilë (shqiptar), prej të cilëve 2 meshkuj dhe 1 femër. Rekrutimi i stafit politik/stafit të kabineteve - Në vazhdën e kompletimit të stafit politik dhe stafit të Kabinetit të Ministrit, gjatë vitit 2015 janë bërë 6 emërime në radhët e stafit politik (5 meshkuj dhe 1 femër), dhe 4 emërime në radhët e nëpunësve të Kabinetit të Ministrit dhe zëvendësministrave të FSK-së (3 meshkuj dhe 1 femër). Gjithsej gjatë vitit 2015 janë emëruar në radhët e stafit politik dhe stafit të Kabinetit 10 nëpunës .

Raporti Vjetor 2015

17

Angazhimi dhe Trajnimi i Komponentit Rezervë - Në pajtim me planin vjetor të veprimit për vitin 2015, si dhe në pajtim me plan-programin e trajnimit të pjesëtarëve rezervë për vitin 2015, gjatë këtij viti janë hartuar urdhëresat, thirrjet, njoftimet dhe dokumentet tjera përcjellëse për trajnimin 22

e 175 pjesëtarëve të komponentit rezervë. Angazhimi dhe trajnimi i pjesëtarëve të komponentit rezervë është bërë në trajnimet e parapara me plan-programin e vitit 2015 si në vijim; Kursi për Transport dhe Mirëmbajtje- ……………………………………………….30 pjesëtarë Kursi për Ndihmë të Parë-…………………………..60 pjesëtarë në dy grupe (G-I- 30+G-II- 30) Kursi Bazik i Oficerit -…………………………………………….…………………..26 pjesëtarë Kursi i Komunikimit-………………………………………………...………………..29 pjesëtarë Kursi për Logjistikë-……………………………………………………………..……30 pjesëtarë.

Pjesë e angazhimit vjetor ka qenë edhe Orkestra Muzikore e Komponentit Rezervë të FSK-së e cila është angazhuar në përgatitje dhe ushtrime të detyrueshme jo më pak se 12 ditë brenda muajit si dhe në aktivitetet ceremoniale të FSK-së ku Orkestra Muzikore performon me paraqitjet e saja Menaxhimi i vizitave zyrtare, seminareve, trajnimeve dhe shkollimeve jashtë vendit - Gjatë vitit 2015, sipas marrëveshjeve bilaterale që kemi pasur me dymbëdhjetë (12) shtete për vitin 2015, pasqyra e zhvillimit të trajnimeve dhe shkollimeve janë si në vijim: a) Nga 117 trajnime që kanë qenë të parapara për t'u realizuar gjatë këtij viti, 69 nga to kanë përfunduar, 22 janë duke u zhvilluar dhe 9 nga to janë anuluar. b) Gjatë këtij viti kanë përfunduar trajnimin 118 pjesëtarë, janë duke zhvilluar trajnimin 27 pjesëtarë si dhe pritët për ta filluar trajnimin 20 pjesëtarë. c) Bashkangjitur gjeni statistikat e trajnimeve jashtë vendi për vitin 2015. d) Në shkollim jashtë vendi aktualisht i kemi 34 kadetë në katër vende: Gjermani 2, Turqi 19, Kroaci 2, dhe Maqedoni 11.

Tabela nr.2.Pasqyra e procesit të rekrutimit për vitin 2015

Raporti Vjetor 2015

18

1.5. Procesi i menaxhimit të sistemit shëndetësor Kontributi në mekanizmat ndërinstitucional në parandalimin e epidemive - Në kuadër të fushëveprimit specifik të shëndetësisë, MFSK me mekanizimin e vet menaxhues ministror dhe atë funksional në nivel force ka marrë pjesë dhe kontribuar në akt ivi te te t me s t rukturat n d ë r q e v e r i t a r e d h e ndërinstitucionale në procesin e n g r i t j e s d h e f u q i z i m i t t ë mekan izmave sh te t ë ro r pë r parandalimin e epidemive siç është rasti në kuadër të Këshillit për luftimin e etheve hemorragjike krime kongo. Procesi i ekzaminimeve mjekësore - është zhvilluar për të gjithë pjesëtarët e rinj të FSK-së , kadetët e QSU-së si dhe për pjesëtarët të cilët janë në trajnime të ndryshme jashtë vendit. Gjithashtu, është bërë edhe shqyrtimi i të gjitha rasteve mjekësore nga Bordi mjekësor ku edhe kemi nxjerrë rekomandimet profesionale për rastet përkatëse. Trajtimi mjekësor në Turqi - Bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe SHP të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, deri më tash në Turqi janë dërguar për trajtim mjekësorë 31 pacientë, ndërsa në procedurë janë edhe katër raste tjera. 23Aksioni tradicional i dhurimit vullnetar të gjakut – Departamenti i Mjekësisë dhe Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i MFSK-së në koordinim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGJK), sikur edhe çdo vit më parë, gjatë muajit janar dhe gusht kanë organizuar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut me një përgjigje masive nga ana e zyrtarëve të MFSK-së dhe oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të FSK-së duke dhuruar gjithsejtë 1107 doza të gjakut për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

1.6.Procesi i monitorimit të shkallës së respektimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore

Procesi i hulumtimit për perspektiven gjinore në MFSK dhe FSK - Ky hulumtim është realizuar nga Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në MFSK me qëllim të implementimit të Planit të Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325 " Gratë, Paqja dhe Siguria" të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë hulumtim janë analizuar statistikat dhe pjesëmarrja e rritur e femrave në strukturat e FSK-së, pozita e femrave pjesëtare të FSK si dhe vështirësitë që hasin femrat pjesëtare të FSK-së në kryerjen e detyrave të tyre. Analiza e hulumtimit ka një rëndësi të veçantë sepse përmban të dhëna reale, të besueshme, që do të thotë se rezultatet nuk mbështeten në konstatime por në të dhëna burimore dhe objektive. Ruajtja e anonimitetit dhe etika në punë ishte prioritet i hulumtimit, për arsye të evitimit të pengesave eventuale që mund të hasin të intervistuarit. Në fund të analizës së hulumtimit janë listuar konkluzionet dhe rekomandimet që ua kemi prezantuar vendimmarrësve në MFSK dhe FSK. Promovimi i të drejtave të njeriut dhe barazi gjinore në MFSK dhe FSK - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës vazhdon t'i kushtojë rëndësi të veçantë respektimit dhe avancimit të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. Infrastruktura ligjore e MFSK/FSK garanton pjesëmarrjen e barabartë të femrave dhe meshkujve, pozitë të barabartë, mundësi të barabarta për të gëzuar të gjitha të drejtat e tyre dhe për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në zhvillimin e FSK-së, si dhe përfitim të barabartë nga të arriturat e këtij zhvillimi.

Raporti Vjetor 2015

19

Në kuadër të kompetencave të veta Njësia për të Drejtat e Njeriut në kuadër të MFSK-së në vazhdimësi është angazhuar dhe angazhohet në mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut si dhe në ngritjen e përfaqësimit të duhur të komuniteteve dhe femrave duke e zbatuar Kushtetutën e Vendit, Ligjet në Fuqi, Rezolutën 1325 të KS të OKB si dhe Politikat afirmative të MFSK-së. Përqindja e femrave në MFSK është 32% ndërsa, përqindja e femrave të uniformuara në MFSK/FSK është 8.52%, përkatësisht 203 femra në uniformë në gradën e oficerit, nënoficerit dhe ushtarit. Njësia për të Drejtat e Njeriut ka marrë pjesë në lansimin e Raportit të parë Monitorues për Progresin e Implementimit të Planit të Veprimit për Zbatimin e Rezolutës 1325 "Gratë, Paqja 24

dhe Siguria". NJDNJ ka qenë pjesë e intervistimit dhe raportimit lidhur me aktivitetet që dalin nga Plani i Veprimit për zbatim të Rezolutës 13 25. Si e arritur tjetër e rëndësishme është evidencuar përfshirja e barazisë gjinore në kurikulat e trajnimit bazik, po ashtu edhe shtimi i numrit të orëve të ligjëratave për të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore për trajnimin bazik në KDS. Ngritja profesionale me qëllim të arritjes së standardeve në respektimin e të drejtave të njeriut në institucionin e MFSK-së dhe FSK-së përmes trajnimeve, seminareve bëhet në kontinuitet si për panelet intervistuese gjatë rekrutimit të pjesëtarëve aktivë të FSK, ku promovohen mundësi të barabarta për të gjithë pa dallim. Njësia për të Drejtat e Njeriut me qëllim të ngritjes së transparencës, vazhdon monitorimin e proceseve të ndryshme që kanë për qëllim ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë pa dallim gjinie apo etnie. Bashkëpunimi me institucionet qeveritare dhe joqeveritare në fushën e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore - Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e të drejtave të njeriut dhe barazi gjinore, kemi thelluar bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në Kosovë, OJQ, NAT, Policinë e Kosovës, KFOR, ABGJ, ZQM, Koordinatorët e NJDNJ-ve etj. NjDNJ dhe BGj e MFSK-së është pjesëmarrëse aktive në të gjitha seminaret, trajnimet të ndryshme për avancimin e çështjeve gjinore dhe të drejtave të njeriut prej të cilave për vitin përkatës veçojmë : Pjesëmarrja në konferencën e organizuar nga KFORI me temën "Barazia Gjinore" të mbajtur në Film City, Prishtinë ;Pjesëmarrja në evenimentin "Grumbullimi i Fustaneve/fundeve", për instalacionin artistik "Mendoj për ty", dedikuar grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës etj.

Raporti Vjetor 2015

20

1.7. Mirëmbajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve operacionale dhe trajnuese Sipas vlerësimit të Raportit të Gjendjes Opearcionale të Njësive, FSK ka arritur të mbajë dhe në disa fusha edhe të avancojë nivelin e gatishmërisë të përcaktuar nga Komandanti I FSK-së.

1.7.1. Operacionet për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (EOD) d h e o p e r a c i o n e t e deminimit Qendra Koordinuese për Deminim ka koordinuar realizimin e intervenimeve t ë E O D - s ë . N j ë s i t ë kujdestare të FSK-së kanë intervenuar në 301 raste dhe kanë demoluar 441 m j e t e t ë n d r y s h m e eksplozive. Gjatë kësaj sezone të deminimimit humanitar njësitë e FSK-së kanë qenë të angazhuara në gjashtë lokacione : në Seqishtë, b r e n d a h a p ë s i r ë s s ë Kazermës në Ferizaj, në Parku "Liria" 25

Ferizaj, në Luzhnicë, në Zagrimle dhe në Gorancë. Në këto lokacione janë pastruar 282,985 metra katror dhe janë demoluar 440 mjete të pashpërthyera.

1.7.2.Operacionet e njësive të specializuara të FSK-së - Operacionet e Kërkim-Shpëtimit, Vërshime, Incidente …………………………....…… 9 - Inspektime në fushën e Mbrojtjes Kimike Atomike dhe Biologjike ………………..........15 - Vlerësimi i Rreziqeve të mundshme nga Njësia e Ndërlidhjes për Reagim në Kriza..........11 - Operacione të Zjarrëfikjes…………………………………………………………….....4 - Operacione në zhbllokimin e rrugëve nga dëbora-…………………………………..…...5

1.7.3.Operacionet tjera të Kërkim-Shpëtimit - Operacioni Mbështe tës pas përmbytjeve në Republikën e Shqipërisë, nga data 04-09 Shkurt 2015; - Operacioni i Kërkim-Shpëtimit në fshatin Rufc, KK Lipjan për gjetjen e fëmijës së mbytur në ujë, nga data 06-20 Shkurt 2015; - Operacioni i nxjerrjes së veturës nga Liqeni i Badovcit ; - Operacioni i Kërkim-Shpëtimit në Lumin Ibër për gjetjen e trupave të pajetë, nga data 11-28 Prill 2015.

Raporti Vjetor 2015

21

1.7.4.Trajnimet kolektive

Departamenti për Operacione dhe Trajnime në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) kanë përgatitur dhe realizuar ushtrimin "UJMANI 2". Në kuadër të menaxhimit të zbatimit të planit të trajnimeve kolektive brenda dhe jashtë vendit për vitin 2015, kemi pasqyrën si në tabelën e më poshtme:

Raporti Vjetor 2015

22

1.8. Mirëmbajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve të sistemit të komunikimit dhe informatikës

1.8.1.Eksperienca bashkëkohore e ushtrisë amerikane në sistemet e sigurisë kibernetike të FSK-sëNë kuadër të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare te IOWA-s dhe sinkronizimin e të gjitha aktivitetet me Zyrën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të SHBA-ve (US ODC), MFSK, përmes departamentit të saj për sisteme të komunikimit dhe informatikës dhe mekanizmave tjerë të forcës ka pritur ekipin e ekspertëve të Gardës Kombëtare nga IOWA në dy vizita me qëllim të këshillimit të kapaciteteve ekzistuese për mbrojtje kibernetike dhe është premtuar mbështetje deri në arritjen e standardeve më të larta për sigurinë e rrjeteve dhe informacionit, sugjerimet lidhur me politikat, udhëzuesit dhe procedurat mbi sigurinë kibernetike, për aplikimin e praktikave më të mira për pajisjet (harduer dhe softuer) si dhe mjetet që mundësojnë menaxhimin dhe monitorimin e rrjeteve. Këto rekomandime DSKI i ka trajtuar si detyra konkrete është duke i realizuar trajnimet e nevojshme specialistike në fushën e teknologjisë informative për pjesëtarët e saj të përzgjedhur sipas marrëveshjes në mes të MFSK-së dhe AUK-ut. DSKI në bashkëpunim me ekipin e oficerëve nga Garda Kombëtare e IOWA-s, ka monitoruar në planifikim dhe realizim të ushtrimit fushor të komunikimit që ishte parapërgatitje për Ushtrimin Fushor ''Shqiponja 4" në nivel të FSK-së. 1.8.2.Modernizimi i SKI-së në funksion të fuqizimit të sistemit të komandimit dhe kontrollit Me qëllim të fuqizimit të sistemit të komandimit dhe kontrollit si dhe ngritjes së kapaciteteve funksionale të komunikimit në FSK, DSKI ka planifikuar, monitoruar dhe menaxhuar realizimin e projekteve kapitale për këtë vit si më poshtë: 1. Projektin e radio-pajisjeve taktike. 2. Projektin e rrjetit të TI-së. 3. Projektin e Rrjetit Strategjik të Komunikimit. 4. Projektin e rrjetit të telefonisë përmes IP-adresave (VoIP).

Me realizimin e këtyre projekteve është arritur që të gjitha njësitë e FSK-së të pajisen me pajisje të nevojshme për komunikim të brendshëm, por edhe në raste të dislokimit jashtë vendit. Gjithashtu, janë vënë bazat dhe krijuar kushtet që përveç fuqizimit të sistemit të C2 të zgjerohen kapacitetet e sistemeve të komunikimit në mbështetje edhe të sistemeve C3 dhe C4.

Raporti Vjetor 2015

23

1.9.Mbikëqyrja e saktësisë, efektshmërisë dhe zbatueshmërisë së detyrimeve ligjore

Me qëllim të ngritjes së vazhdueshme profesionale të burimeve të saja njerëzore në hap me ndryshimet dhe standard si dhe të mbikëqyrjes në kryerjen e detyrimeve profesionale dhe ligjore, MFSK dhe FSK,përmes Inspektoratit të FSK-së sistematikisht ka mbikëqyrur saktësinë, efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e të gjitha detyrimeve ligjore në të gjitha nivelet e strukturës së MFSK dhe FSK-së përmes inspektimeve të rregullta periodike të planifikuara dhe inspektimeve pa paralajmërim të udhëzuara nga lidershipi i MFSK-së dhe FSK-së . Pas gjashtë (6) inspektimeve të vitit 2015, janë përgatitur raportet me 24 rekomandime të nxjerra të cilat pas miratimit të Ministrit u janë dhënë njësive apo resorëve përkatës për zbatim. Përveç bashkëpunimit të ngushtë me zyrtarët e Ekipit Këshillëdhënës të NAT-it, Inspektori Gjeneral i FSK-së, gjatë vitit 2015 ka realizuar vizita pune në Slloveni dhe Kroaci me ftesë të homologëve të ministrive dhe ushtrive përkatëse, me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave dhe krijimit të urave të bashkëpunimit profesional në të ardhmen.

1.10. Implementimi i shërbimeve inovative në punën e përditshme të administratës

MFSK, edhe këtë vit i ka kushtuar rëndësi procesit të menaxhimit të aktiviteteve administrative të të gjitha zyrave në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse, ofrimit të shërbimeve cilësore në lekturimin, përkthimin dhe arkivimin e të gjitha dokumenteve të paklasifikuara dhe atyre të klasifikuara.

Raporti Vjetor 2015

24

2. Zhvillimi perspektiv i MFSK-së dhe FSK-së në përputhje me politikat dhe direktivat e qeverisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

2.1.Procesi i rishikimit dhe hartimit të dokumenteve strategjike

MFSK, në kuadër të procesit të zhvillimit dhe koordinimit të politikave sektoriale dhe ndërinstitucionale gjatë vitit 2015, përmes Departamentit për Politika dhe Plane ka rishikuar pakon e dokumenteve, instrument të funksionimit sipas misionit aktual dhe ka hartuar pakon e draft- dokumenteve strategjike doktrinare dhe planifikuese për misionin e ri si në vijim: - Hartimi i Konceptit të Strategjisë së Mbrojtjes; - Rishikimi i Draftit të Doktrinës së Përgjithshme; - Rishikimi i Draftit të Librit të Bardhë; - Hartimi i Direktivës së Ministrit për vitin 2016; - Kontribut në hartimin e Udhëzuesit të KOMFSK-së për vitin 2016; - Hartimi i Draft-Direktivës Vjetore për vitin 2016 të Ministrit të FSK-së dhe KOMFSK-së- versioni me statusin dhe misionin aktual të MFSK/FSK-së;- Hartimi i Draft-Direktivës Vjetore për vitin 2016 të Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Mbrojtjes- versioni me misionin e ri të MM dhe FAK-ut; - Hartimi i Konceptit të Direktivës Vjetore për vitin 2017; - Kontribut në hartimin e drafteve të doktrinave të fushave funksionale (personelit, logjistikës , komunikimit etj); - Hartimi e Planit të MFSK-së në kuadër të Planit për Zbatimin e Programit të Qeverisë (2015-2018); - Rishikimin e Draft- Planit Afatgjatë Dhjetëvjeçar të Zhvillimit; - Koordinimin e procesit të harmonizimit të Planeve Dhjetëvjeçare Mbështetëse të Personelit, Operacioneve/Trajnimit, Logjistikës, Komunikimit dhe Mjekësisë; - Hartimin e Draft-Planit të Integruar Afatmesëm Pesëvjeçar; - Hartimi i Objektivave Strategjikë të Ministrit të FSK-së dhe prioriteteve strategjike të Sekretarit të Përgjithshëm për vitin 2016; - Hartimi i Planit Vjetor të Veprimit për vitin 2016, versioni me misionin aktual të MFSK/FSK-së; - Hartimi i Planit Vjetor të Veprimit për vitin 2016, versioni me misionin e ri të MM/FAK-ut; - Përgatitjen e Raportit Vjetor për vitin 2014; - Përgatitjen e raporteve periodike për MFSK për zbatimin e Planit të Veprimit për vitin 2015; - Përgatitjen e raporteve periodike për Qeverinë e RKS-së mbi zbatimin e Planit Vjetor të Punës së Qeverisë 2015; - Përgatitjen e Raportit mediatik për vitin 2015. - Zhvillimi i hulumtimit " Largimi me vetë -dëshirë i pjesëtarëve nga FSK gjatë periudhës 2009-2014"; - Zhvillimi i hulumtimit " Pritjet në fushën e mbrojtjes "; - Zhvillimi i hulumtimit " Politikat dhe kriteret e rekrutimit në FSK".

Raporti Vjetor 2015

25

Raporti Vjetor 2015

2.1.1. Mbështetja dhe koordinimi i politikave dhe planeve sektoriale Në kuadër të rolit për mbështetjen dhe koordinimin e politikave sektoriale të resorëve të brendshëm të MFSK-së DPP, ka realizuar edhe aktivitetet shtesë si në vijim:

·�Angazhimi permanent në Komisionin për Implementimin e Rekomandimeve të Analizës së RSSS-së;·�Angazhimi në hartimin e Deklaratës Financiare Afatgjate;·�Angazhimi në hartimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve;·�Angazhimi në hartimin e Raportit njëvjeçar mbi pasqyrat financiare;·�Angazhimi në procesin e ngritjes së integritetit në MFSK/FSK;·�Angazhimi në procesin e menaxhimit të rreziqeve në MFSK;·�Hartimi i përgjigjeve mbi performancën e MFSK-së në pyetësorët e OJQ-ve;

2.1.2.Mbështetja dhe koordinimi i politikave dhe planeve ndërinstitucionaleNë kuadër të rolit për mbështetjen dhe koordinimin e politikave ndërinstitucionale të MFSK-së në relacion me resorët tjerë institucionalë, DPP ka realizuar edhe aktivitetet shtesë si në vijim:·�Kontributi në hartimin e Strategjisë së MPB-së kundër ekstremizmit të dhunshëm;·�Kontributi në hartimin e Raportit mbi bashkëpunimin me komunat veriore të Mitrovicës;·�Kontributi në hartimin e Programit Kombëtar të Republikës së Kosovës për Adoptimin e Acquis-së së BE-

së (PKAA) në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) në mes Republikës së Kosovës dhe BE-së;

2.2.Zhvillimi i procesit përgatitor planifikues për transformimin e MFSK në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Për MFSK-në, procesi i transformimit të FSK-së në FAK ka qenë dhe është objektiva kryesore. Me qëllim të

zhvillimit të mirëfilltë planifikues strategjik të procesit përkatës, ka vënë në funksion Departamentin e

Transformimit, i cili gjatë kësaj periudhe ka hartuar Draftin e Konceptit të Transformimit të FSK-së në FAK

me përmbledhje të studiuar të analizave të Mbrojtjes dhe planifikimit të forcave për gjithë periudhën

transformuese dhe forcëndërtuese dhjetëvjeçare sipas rekomandimeve të Analizës së RSSS-së.

Koncepti si i tillë përfshinë punët dhe aktivitetet në fazën para miratimit të ndryshimeve legjislative që

legjitimojnë procesin e transformimit; zhvillimin e forcës sipas fazave, definimit të Kapaciteteve Fillestare

Operacionale dhe Kapaciteteve të Plota Operacionale dhe trajnimit për përmbushjen e misionit kushtetues

të forcave.

Në kuadër të analizave dhe planifikimit të forcës

janë trajtuar edhe aspektet e infrastrukturës ligjore

dhe doktrinare; strukturës së MM dhe FAK sipas

Tabelës së re të Organizimit dhe Pajisjeve;

infrastrukturës mbështetëse, kostos dhe çështjeve të

prokurimit.

Janë zhvilluar kurset e veprimit për të ndërtuar

alternativën më të mirë të zhvillimit të FAK-ut ,

kriteret ekzaminuese dhe vlerësuese në kontekst të

zhvillimeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në

nivel vendi por dhe në nivele gjeopolitike dhe

gjeostrategjike.

Ky projekt është zhvilluar në koordinim dhe

mbështetje të lidershipit strategjik në Forcë dhe

Qeverinë e Kosovës, si dhe asistencën teknike-

profes ionale dhe mbështe t jen e fak tor i t

ndërkombëtarë përmes NAT dhe NLAT në Kosovë

dhe Institutit të Departamentit të Shtetit për Analiza të Mbrojtjes nga SHBA (DIRI). Një mbështetje të

veçantë projekti i transformimit të FSK në FAK, ka marrë nga Shefi i Gardës Kombëtare të SHBA-së,

Gjenerali Gras, gjatë vizitës në Kosovë përkatësisht në Ministrinë e FSK-së.

26

3.Zgjerimi i bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të rajonit, NATO-s dhe BE-së 30

3.1. Arritja e marrëveshjeve të bashkëpunimit me shtetet e rajonit, NATO-se dhe me gjerë si dhe hartimi dhe koordinimi i planeve bilaterale

Gjatë këtij viti kemi zhvilluar procesin e koordinimit, hartimit dhe finalizimit te marrëveshjeve të bashkëpunimit bilateral me Republikën Çeke, Ministrinë Federale të Mbrojtjes dhe Sportit të Austrisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Zvicrës. Pastaj, thellimin e bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës të Kroacisë, Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Ministr inë e Mbrojt jes së Maqedonisë, Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës

së Letonisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Sllovenisë. Janë koordinuar të gjitha aktivitetet e planifikuara në kuadër të planeve bilaterale për vitin 2015 me vendet partnere. Është bërë koordinimi i të gjitha trajnimeve dhe aktiviteteve të shkëmbimit të përvojave me vendet me të cilat MFSK dhe FSK zhvillojnë bashkëpunim bilateral. NATO me Ekipin Këshillëdhënës (NAT) në nivel të MFSK-së dhe me Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës ( NLAT) në nivel të FSK-së, edhe gjatë vitit 2015 ka dhënë kontribut tejet të rëndësishëm në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të nevojshme profesionale në të gjitha fushat dhe nivelet. Oficerët tanë në përgjithësi në të gjitha trajnimet dhe shkollimet në qendrat arsimore ushtarake kanë treguar rezultate të larta e për këtë vit. Vlen të cekët suksesi i oficerit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Toger Ismail Hoxha, i cili është shpërblyer me "Shpatën për studentin më të mirë", çmim të cilin ia dhuroi në mënyrë ceremoniale Princi Charles. Kjo është hera e pare që Akademia Mbretërore Ushtarake e Britanisë së Madhe jep këtë çmim për një oficer nga Ballkani. Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.

3.2.Zgjerimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s (SHBA) dhe sinkronizimi i të gjitha aktiviteteve me Zyrën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të SHBA-ve (US ODC)

Edhe gjatë vitit 2015, pjesëtarët e FSK-së kanë marrë pjesë në trajnimet/seminaret e mbajtura në Kosovë, SHBA dhe vende të tjera. Një numër i konsiderueshëm i këtyre trajnimeve kanë qenë të ofruara nga SHBA-të përmes ODC-s . Gjatë periudhës kohore shtator 2014-shtator 2015 aktivitetet/trajnimet të cilat kanë qenë të planifikuara në Programin Shtetëror (SPP) në mes Kosovës dhe Iowa-s, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Nacionale të Iowa-s janë realizuar sipas planifikimeve fillestare. Trajnimet/Seminaret që janë mbajtur në bashkëpunim me Gardën Nacionale të Iowa-s janë përqendruar në mbrojtjen kibernetike, menaxhimin e resurseve njerëzore, zhvillimin profesional ushtarak, ndërveprueshmërinë dhe dislokimin e forcave të kombinuara tokësore, zhvillimet strategjike, kapacitetet reaguese gjatë fatkeqësive natyrore, partneritetit dhe bashkëpunimit 31regjional, kapacitetet operacionale të logjistikës, zhvillimin e doktrinës, planifikimin dhe ekzekutimin e ushtrimeve fushore të realizuara në Kosovë dhe Iowa si dhe vizita të niveleve të ndryshme me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të FSK-së.

Raporti Vjetor 2015

27

3.3.Dërgimi i atasheve ushtarakë në ambasadat tona dhe sinkronizimi i aktiviteteve me atashetë e akredituar në vendin tonë

Janë bërë të gjitha koordinimet e aktiviteteve të përditshme me atashetë e FSK-së të akredituar jashtë vendit. Gjithashtu janë koordinuar të gjitha aktivitetet e planifikuara me atashetë përkatës të vendeve partnere me të cilat FSK ka bashkëpunim bilateral. Gjithashtu, gjatë këtij viti janë organizuar dy sesione të konferencës "FSK dhe partnerë

4. Pjesëmarrja aktive në Iniciativat ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë

4.1. Pjesëmarrja e Forcës në ushtrime fushore, konferenca, seminare dhe aktivitete tjera me karakter rajonal dhe anëtarësimi në iniciativat rajonale Pjesëmarrja në iniciativat rajonale dëshmon se trendi për procesin e anëtarësimit është në rrugë të mbarë. Gjatë vitit 2015 vlen të theksojmë : - pjesëmarrjen në Seminarin "Qasja rajonale në reduktimin e armëve të tepërta - RASR" e organizuar nga RACVIAC, Kroaci; - pjesëmarrjen në Konferencën planifikuese të paraparë për ushtrimin "Joint Reaction 2015", Shqipëri; - pjesëmarrjen në Konferencën planifikuese të paraparë për ushtrimin "Immediate Response 2015" , Slloveni/Kroaci; - pjesëmarrjen në takimin vjetor të shefave të logjistikës të forcave te armatosura në kuadër të Kartës së Adriatikut- A5, Maqedoni; - pjesëmarrjen në Sesionin trajnues për "Rolin e Shoqatave dhe Asociacioneve të Ushtrive në Shtetet e

Ballkanit", organizuar nga EUROMIL, Maqedoni; - pjesëmarrjen në Konferencën e Munihut "European Defence Summit 2015", Bruksel; - pjesëmarrjen në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në kuadër te Kartës së Adriatikut A5, Maqedoni; - pjesëmarrjen në Takimin vjetor të drejtoreve të politikave të Mbrojtjes të organizuar në kuadër të A-5 Kartës së Adriatikut, Bosnje dhe Hercegovinë, - pjesëmarrjen në Seminarin "Zhvillimi i Nënoficerëve " i zhvilluar më 16 -19 qershor 2015, Bullgari, - pjesëmarrjen në Konferencën për Siguri të Evropës të organizuar nga Komanda Evropiane e ShBA-ve për Evropë (EUCOM), zhvilluar në Qendrën "George Marshall", në Garmisch të Republikës Federale Gjermane, - pjesëmarrjen në Konferencën ,,ShBA - Karta e Adriatikut 5'', me temë "Barazia Gjinore, Integrimi dhe Perspektiva në Strukturat Ushtarake", Shqipëri, - pjesëmarrjen në punimet e Samitit të II-të Evropian të Mbrojtjes, në organizimin e Konferencës për Siguri të Mynihut, Bruksel, - pjesëmarrjen në Konferencën në kuadër të SHBA-Karta e Adriatikut (A-5), të shefave të Mbrojtjes të shteteve të rajonit dhe të Komandës Amerikane në Evropë (USEUCOM), Maqedoni, - p j e sëmar r j en në pun ime t e Tak imi t gjithëpërfshirës regjional të ministrave të mbrojtjes (Comprehensive Regional Ministerial –CMR),Kroaci, - pjesëmarrjen në punimet e Konferencës vjetore të ushtrive të shteteve të Evropës, sponsorizuar nga Komanda e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për Evropë (U.S. Army Europe), në Wiesbaden të Gjermanisë, - pjesëmarrjen në Konferencën e 10 të sigurisë "Konferenca e Rigës" (Riga Confrence), Letoni, dhe - pjesëmarrjen në Konferencën "Avancimi i sigurisë nga vizioni modern", organizuar nga Forumi Ndërkombëtar i Halifaksit për Siguri, në Halifaks të Kanadasë. t", ku është diskutuar për bashkërendimin e asistencës së ofruar FSK-së nga vendet partnere.

Raporti Vjetor 2015

28

4.2.Progresi për anëtarësim në iniciativat rajonale të sigurisë MFSK me MPJ kanë koordinuar aktivitetet dhe politikat e jashtme dhe të sigurisë për përfaqësimin e Kosovës jashtë me atashe të sigurisë ose përfaqësues të fushës së sigurisë pranë ambasadave tona në vende të ndryshme, për koordinimin me iniciativat rajonale (A5, RACVIAC, SEECP, RCC, etj.). Takime pune ka pasur edhe në MFSK dhe në MPJ për punën që është duke u bërë për hyrjen e Republikës së Kosovës në iniciativat rajonale dhe veçanërisht për statusin e Kosovës në RACVIAC dhe nevojën e dërgimit të përfaqësuesve nga Kosova në selinë e RACVIAC-ut si dhe rolin e këtyre zyrtarëve të lartë në këtë organizatë e cila synon të merr rolin kryesor prej shumë organizatave tjera në rajon. E d h e p s e M F S K m e r r p j e s ë d h e përfaqësohet në takime dhe forume të ndryshme në rajon, roli i MPJ-së është primar për iniciativat rajonale si rrugë për i n i c i m i n e m e m o r a n d u m e v e d h e dokumenteve. Njëkohësisht, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës e ka diskutuar dhe ngritur çështjen që Ministria e Punëve të Jashtme të bëjë kërkesë në ambasadat e shteteve të ndryshme të përfaqësuara në Prishtinë për lehtësimin e vizave zyrtare për trajnime dhe vizita zyrtare të pjesëtarëve të MFSK-së dhe FSK-së.

4.3. Ngritja dhe ndërtimi i Qendrës Rajonale të Trajnimit për Kërkim –Shpëtim 33

MFSK-ja, në kuadër të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me forcat partnere ndërkombëtare dhe krijimit të forcave me komponentë të veçantë të avancuar në nivel të shembullit rajonal, ka planifikuar themelimin dhe ndërtimin e Qendrës Rajonale të Trajnimit për fushën e operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Deri më tash, rreth këtij projekti strategjik janë zhvilluar aktivitetet si në vijim: Fillimi i fazës së hartimit të programit trajnues; Realizimi në fazën përfundimtare të objektit të parë të qendrës përkatëse; Ndërtimi i bazamentit të objektit të dytë dhe parapërgatitja për ngritjen e pjesës montazh të ob jek t i t përka tës ; Vazhdimi i ndërtimi të strehimores për Njësitin K-9; dhe Përfundimi i procesit të përzgjedhjes së instruktorëve të cilët do të trajnohen nga ekspertët e forcave suedeze.

Raporti Vjetor 2015

29

IV. Objektivat dhe prioritetet strategjike të MFSK-së për vitin 2016 1. Hartimi i legjislacionit dhe dokumenteve strategjike 1.1. Rishikimi, hartimi, finalizimi dhe miratimi i legjislacionit primar dhe sekondar 1.2. Rishikimi, hartimi, finalizimi dhe miratimi i dokumenteve strategjike dhe operacionale

2. Avancimi i sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare 2.1. Avancimi i sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore 2.2. Avancimi i sistemit të menaxhimit të burimeve logjistike, infrastrukturore, komunikimit dhe mjekësisë 2.3. Avancimi i sistemit të menaxhimit të burimeve financiare 2.4 .Angazhimi në procesin e standardizimit dhe modernizimit të komponentëve të Forcës

3. Mirëmbajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve dhe aftësive aktuale operacionale 3.1. Zhvillimi dhe avancimi i sistemit të arsimimit, trajnimit dhe ushtrimeve 3.2. Mirëmbajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve dhe aftësive aktuale operacionale në mbështetje të autoriteteve civile vendore dhe ndërkombëtare

4. Fuqizimi i sistemit të planifikimit , kontrollit të brendshëm, transparencës, llogaridhënies dhe integritetit institucional 4.1. Avancimi i sistemit të hartimit të politikave dhe strategjive sektoriale, praktikave planifikuese dhe atyre organizative 4.2. Avancimi i sistemit të transparencës dhe llogaridhënies si dhe ngritjes dhe fuqizimit të integritetit dhe imazhit institucional 4.3. Fuqizimi i kontrollit të brendshëm dhe sistemit të sigurisë së përgjithshme 4.4. Vazhdimi i implementimit të politikave jo-diskriminuese për personelin e Ministrisë dhe Forcës

5. Thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimi i procesit drejtë integrimeve në iniciativat dhe organizatat ndërkombëtare 5.1. Arritja e marrëveshjeve të reja dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral me SHBA dhe vendet tjera partnere dhe anëtare të NATO-s 5.2. Angazhimi për integrimin në iniciativa dhe organizata ndërkombëtare të sigurisë si dhe pjesëmarrja në organizimet e përbashkëta të tyre

6. Angazhimi kontinuel në procesin e implementimit të rekomandimeve të Analizës së RSSS-së që ka të bëjë me transformimin e MFSK-së në MM dhe FSK-së në FAK

Raporti Vjetor 2015

30

Raporti Vjetor 2015

31

www.mfsk-ks.org