për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

24

Click here to load reader

Upload: buituyen

Post on 03-Feb-2017

226 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

REPUBLIKA E SHQIPERISEMINISTRIA E FINANCAVE

UDHËZIM

Nr. Date .01.2014

“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR.26, DATË 04.09.2008“PËR TAKSAT KOMBËTARE” TË NDRYSHUAR

Në zbatim të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr.9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombetare’ i ndryshuar, Ministri i Financave:

U D H Ë Z O N:

Në Udhëzimin Nr.26, datë 04.09.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme.

1. Pika 1.1 ndryshohet me këtë përmbajtje:“1. Agjentët e taksave, me përjashtim të rasteve kur me dispozita të veçanta të ligjit nr 9975, datë 28.07.2008, është parashikuar ndryshe, rakordojnë me drejtoritë rajonale tatimore për shumat e arkëtuara nga taksat kombëtare brenda datës së fundit të çdo muaji, si dhe transferojnë menjëherë për llogari të drejtorisë rajonale tatimore dhe në llogari të bashkive ose të komunave shumat e mbledhura, për t’u transferuar më pas në Buxhetin e Shtetit.”.

2. Në pikën 2.2 “Taksa e qarkullimit për benzinën dhe gazoilin”, fjalia me përmbajtjen: “Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin është 5 lekë litri deri në 31.12.2011, pas kësaj date, taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin bëhet 7 lekë litri.” zëvendësohet me fjalinë me këtë përmbajtje: “Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 17 lekë/litër për benzinën dhe 17 lekë/litër për gazoilin.”.”

3. Pika 2.4.2 ndryshohet me këtë përmbajtje:“2.4.2. Kur zotëruesi i lejes së shfrytëzimit shet për konsum final brenda vendit mineralin apo nënproduktin e prodhuar prej tij, ai paguan taksën e rentës minerare në bankën e nivelit të dytë për llogari të drejtorisë rajonale ku është regjistruar për të gjithë sasinë e shitur. Këta tatimpagues detyrohen:

a) të bëjnë një deklaratë për çdo muaj, jo më vonë se 15 ditë pas përfundimit të muajit në të cilin janë realizuar shitjet, sipas Shtojcës nr. 1 “Deklarata për Rentën Minerale”, bashkëlidhur këtij Udhëzimi.

b) të paguajnë taksën e rentës minerare për atë muaj në ose para datës së detyrueshme të deklaratës.

Page 2: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

c). Deklarata për pagesën e rentës minerare dorëzohet në një nga mënyrat e parashikuara në ligjin “Për procedurat tatimore”, pranë drejtorisë rajonale tatimore, ku është i regjistruar personi fizik/personi juridik zotërues i lejes minerare apo eksportuesi në rastin e eksportit me të tretët.

4. Pika 2.4.6 ndryshohet me këtë përmbajtje:“2.4.6 Pjesa e të ardhurave nga renta minerare, që u takon njësive të qeverisjes vendore (përfshirë edhe ato të naftës sipas pikës 2.4.5), shpërndahet nga strukturat përgjegjëse të buxhetit në Ministrinë e Financave, sipas kritereve ligjore të përcaktuara në aneksin nr. 1 të ligjit nr. 185/2013, datë 28.12.2013 "Për buxhetin e vitit 2014". Sipas këtij aneksi, njësitë e qeverisjes vendore përfitojnë + 50% për naftën dhe gazin dhe + 80 % për mineraret, si rentë minerare mbi transferten e pakushtëzuar pasi transferta dhe renta të jenë barazuar”.

5. Pika 2.4.7 ndryshohet me këtë përmbajtje:

“2.4.7 Ministria e Financave njofton zyrtarisht Drejtorinë Rajonale të Tatimeve/Doganave, respektive dhe njësinë e qeverisjes vendore, për masën e llogaritur të shpërndarjes së të ardhurave nga renta, sipas pikës 2.4.6 të këtij udhëzimi. Drejtoritë rajonale të tatimeve dhe doganave paraqesin kërkesën për transferimin e fondit në degën përkatëse të thesarit. Dega e thesarit ku ndodhet drejtoria rajonale tatimore e tatimpaguesit procedon, duke përdorur metodën e transferimeve të brendshme në sistemin e informatizuar financiar të qeverisë.

Për shembull:

1. Njësia vendore "X" , në territorin e së cilës zhvillohet aktivitet shfrytëzimi nafte dhe/apo gazi, sipas tabelës 3 të ligjit nr. 185/2013, datë 28.12.2013 "Për buxhetin e vitit 2014", përfiton 10 000 mijë lekë transfertë të pakushtëzuar për vitin 2014. Struktura përgjegjëse në Ministrinë e Financave për disbursimin e rentës për njësitë vendore, kryen përllogaritjet e mëposhtme:

a) Nëse sipas informacioneve që vijnë në Ministrinë e Financave nga drejtoritë rajonale të tatimeve/doganave, rezulton që njësia "X" përfiton 9 000 mijë lekë rentë minerare, atëherë meqenëse renta minerare është më e vogël sesa transferta e pakushtëzuar (9 000 < 10 000), kjo njësi nuk përfiton pjesë nga renta minerare.

b) Nëse sipas informacioneve që vijnë në Ministrinë e Financave nga drejtoritë rajonale të tatimeve/doganave rezulton se njësia "X" përfiton 10 000 mijë lekë rentë minerare, atëherë meqenëse renta minerare është e barabartë me transfertën e pakushtëzuar (1 000= 10 000), kjo njësi nuk përfiton pjesë nga renta minerare.

c) Nëse sipas informacioneve që vijnë në Ministrinë e Financave nga drejtoritë rajonale të tatimeve dhe të doganave, rezulton që njësia "X" përfiton 15 000 mijë lekë rentë minerare, atëherë sipas aneksit nr. 1 të ligjit nr. 185/2013, datë 28.12.2013 "Për buxhetin e vitit 2014", njësisë "X" i takon t'i disbursohen deri në +50 për qind rentë minerare mbi transfertën e pakushtëzuar, pasi transferta dhe renta janë barazuar. Pra 0.5 x 10 000 mijë lekë =5 000 mijë lekë sipas kushtit që renta është 15 000 mijë lekë (15 000 - 10 000= 5 000= +50 për qind).

Page 3: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

Në këtë rast, struktura përgjegjëse në Ministrinë e Financave njofton drejtoritë rajonale të tatimeve dhe të doganave dhe njëkohësisht njësinë vendore "X" për masën e shpërndarjes së rentës minerare për shumën 5 000 mijë lekë në favor të kësaj njësie.

ç) Në rast se njësia vendore "X" sipas informacioneve të drejtorive rajonale të tatimeve dhe doganave, përfiton 11 000 mijë lekë rentë minerare, atëherë asaj (njësisë "X") i transferohen 1 000 mijë lekë (meqenëse kushti është deri në +50 për qind mbi transfertën e pakushtëzuar, pasi renta dhe transferta të jenë barazuar).

Në këtë rast, struktura përgjegjëse në Ministrinë e Financave njofton drejtoritë rajonale të tatimeve dhe doganave dhe njëkohësisht njësinë vendore "X" për masën e shpërndarjes së rentës minerare për shumën 1 000 mijë lekë në favor të kësaj njësie.

d) Nëse sipas informacioneve që vijnë në Ministrinë e Financave nga drejtoritë rajonale të tatimeve dhe të doganave rezulton që njësia "X" përfiton 20 000 mijë lekë rentë minerare, atëherë kësaj njësie duhet t'i transferohen vetëm 5 000 mijë lekë, sepse kjo përfiton +50 për qind mbi transfertën e pakushtëzuar, pasi kjo të jetë barazuar me rentën. Shuma 20 000 mijë lekë plotëson kushtin e parë që është mbi nivelin e transfertës për 10 000 lekë dhe së dyti transferohen vetëm +50 për qind mbi transfertën, që në rastin tonë është 5 000 mijë lekë.

Në këtë rast, struktura përgjegjëse në Ministrinë e Financave njofton drejtoritë rajonale të tatimeve dhe të doganave dhe njëkohësisht njësinë vendore "X" për masën e shpërndarjes së rentës minerare për shumën 5 000 mijë lekë në favor të kësaj njësie.

2. Njësia vendore "Y", në territorin e së cilës zhvillohet aktivitet shfrytëzimi mineralesh, sipas tabelës 3 të ligjit nr. 185/2013, datë 28.12.2013 "Për buxhetin e vitit 2014", përfiton 10 000 mijë lekë transfertë të pakushtëzuar për vitin 2014. Struktura përgjegjëse në Ministrinë e Financave për disbursimin e rentës për njësitë vendore, kryen përllogaritjet e mëposhtme:

a) Nëse sipas informacioneve që vijnë në Ministrinë e Financave nga drejtoritë rajonale të tatimeve/doganave, rezulton që njësia "Y" përfiton 9 000 mijë lekë rentë minerare, atëherë meqenëse renta minerare është më e vogël sesa transferta e pakushtëzuar (9 000 < 10 000), kjo njësi nuk përfiton pjesë nga renta minerare.

b) Nëse sipas informacioneve që vijnë në Ministrinë e Financave nga drejtoritë rajonale të tatimeve/doganave rezulton se njësia "Y" përfiton 10 000 mijë lekë rentë minerare, atëherë meqenëse renta minerare është e barabartë me transfertën e pakushtëzuar (1 000= 10 000), kjo njësi nuk përfiton pjesë nga renta minerare.

c) Nëse sipas informacioneve që vijnë në Ministrinë e Financave nga drejtoritë rajonale të tatimeve dhe të doganave, rezulton që njësia " Y " përfiton 18 000 mijë lekë rentë minerare, atëherë sipas aneksit nr. 1 të ligjit nr. 185/2013, datë 28.12.2013 "Për buxhetin e vitit 2014", njësisë " Y " i takon t'i disbursohen deri në +80 për qind rentë minerare mbi

Page 4: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

transfertën e pakushtëzuar, pasi transferta dhe renta janë barazuar. Pra 0.8 x 10 000 mijë lekë = 8 000 mijë lekë sipas kushtit që renta është 18 000 mijë lekë (18 000 - 10 000= 8 000= +80 për qind).

Në këtë rast, struktura përgjegjëse në Ministrinë e Financave njofton drejtoritë rajonale të tatimeve dhe të doganave dhe njëkohësisht njësinë vendore " Y " për masën e shpërndarjes së rentës minerare për shumën 8 000 mijë lekë në favor të kësaj njësie.

ç) Në rast se njësia vendore " Y " sipas informacioneve të drejtorive rajonale të tatimeve dhe doganave, përfiton 11 000 mijë lekë rentë minerare, atëherë asaj (njësisë " Y ") i transferohen 1 000 mijë lekë (meqenëse kushti është deri në +80 për qind mbi transfertën e pakushtëzuar, pasi renta dhe transferta të jenë barazuar).

Në këtë rast, struktura përgjegjëse në Ministrinë e Financave njofton drejtoritë rajonale të tatimeve dhe doganave dhe njëkohësisht njësinë vendore " Y " për masën e shpërndarjes së rentës minerare për shumën 1 000 mijë lekë në favor të kësaj njësie.

d) Nëse sipas informacioneve që vijnë në Ministrinë e Financave nga drejtoritë rajonale të tatimeve dhe të doganave rezulton që njësia " Y " përfiton 20 000 mijë lekë rentë minerare, atëherë kësaj njësie duhet t'i transferohen vetëm 8 000 mijë lekë, sepse kjo përfiton +80 për qind mbi transfertën e pakushtëzuar, pasi kjo të jetë barazuar me rentën. Shuma 20 000 mijë lekë plotëson kushtin e parë që është mbi nivelin e transfertës për 10 000 lekë dhe së dyti transferohen vetëm +80 për qind mbi transfertën, që në rastin tonë është 8 000 mijë lekë.

Në këtë rast, struktura përgjegjëse në Ministrinë e Financave njofton drejtoritë rajonale të tatimeve dhe të doganave dhe njëkohësisht njësinë vendore "Y" për masën e shpërndarjes së rentës minerare për shumën 8 000 mijë lekë në favor të kësaj njësie.”

6. Pika 2.8 “Taksa e ambalazheve njëpërdorimësh të plastikës dhe të qelqit” ndryshohet me këtë përmbajtje:“2.8. Taksa e ambalazheve të plastikës dhe qelqit”2.8.1. Në zbatim të neneve 3, 4, dhe5 të ligjit nr 9975 datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar, taksa e ambalazheve plastike caktohet në masën 100 lekë/kg dhe zbatohet si në import, ashtu edhe në prodhimin vendas. Vetëm për industrinë vendase të riciklimit, taksa për ambalazhet e prodhuara nga riciklimi i mbetjeve plastike të gjeneruara në vend caktohet në masën 50 lekë/kg. Këto ambalazhe e kanë përmbajtjen prej lënde të parë plastike, sipas klasifikimit të dhënë në kapitullin 39 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave në fuqi. Kjo taksë zbatohet për të gjithë artikujt prej plastike të kreut 3923 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, në rastet kur importohen veçmas apo prodhohen në vend, si dhe kur materiali plastik zë, të paktën, 51 për qind të masës së përgjithshme të ambalazhit që ambalazhon produkte të tjera të klasifikuara në kapitujt, krerët, nënkrerët dhe kodet e tjera tarifore të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave për produkte që importohen apo prodhohen në vend.

Page 5: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

Kjo taksë mblidhet nga administrata doganore në momentin e importit, në rastet kur ambalazhet plastike importohen dhe pagesa e taksës kryhet pranë degëve doganore ku janë kryer procedurat e zhdoganimit.Kjo taksë mblidhet nga administrata tatimore në rastet kur ambalazhet plastike prodhohen në territorin e Republikës së Shqipërisë. Prodhuesi paguan në Bankën e nivelit të dytë për llogari të drejtorisë rajonale tatimore ku është regjistruar, taksën për të gjithë sasinë e shitur, brenda datës 5 të muajit pasardhës. Taksa për ambalazhet e prodhuara nga riciklimi i mbetjeve plastike të gjeneruara në vend caktohet në masën 50 lekë/kg, me kusht që subjekti ta provojë këtë fakt me anë të kartës teknologjike të prodhimit, deklaratave të importimit të lëndëve të para, si dhe dokumentimit të blerjeve të lëndëve të para brenda vendit. Kjo taksë mblidhet nga administrata tatimore në rastet kur produktet paketohen, ruhen apo ambalazhohen me ambalazh plastik, të prodhuar nga riciklimi i mbetjeve plastike të gjeneruara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Administrata tatimore është përgjegjëse për monitorimin e lëndëve të prodhuara nga riciklimi për qëllime përdorimi të ambalazheve.b) Taksa e ambalazheve të qelqit caktohet në masën 10 lekë/kg dhe zbatohet si në import, ashtu edhe në prodhimin vendas. Kjo taksë zbatohet për të gjithë artikujt prej qelqi të përmendur në kreun 7010 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, në rastet kur importohen veçmas, si dhe kur materiali i qelqit zë, të paktën, 80 për qind të masës së përgjithshme të ambalazhit që ambalazhon produkte të tjera të klasifikuara në kapitujt, krerët, nënkrerët dhe kodet e tjera tarifore të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave.Kjo taksë mblidhet nga administrata doganore në momentin e importit, në rastet kur ambalazhet plastike importohen dhe pagesa e taksës kryhet pranë degëve doganore ku janë kryer procedurat e zhdoganimit.Kjo taksë mblidhet nga administrata tatimore në rastet kur ambalazhet plastike prodhohen në territorin e Republikës së Shqipërisë. Prodhuesi paguan në bankën e nivelit të dytë për llogari të drejtorisë rajonale tatimore ku është regjistruar, taksën për të gjithë sasinë e shitur, brenda datës 5 të muajit pasardhës. Prodhuesi duhet të plotësojë e të dorëzojë në drejtorinë rajonale tatimore ku është regjistruar, formularin nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi, duke deklaruar sasinë e shitur dhe duke i bashkëlidhur mandatpagesën për taksën e paguar

2.8.2 Për qëllim të këtij Udhëzimi dhe në zbatim të ligjit 9975 datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar, “TAM” është shkurtimi i taksës së ambalazhit.2.8.3. Importuesi për qëllimet e aplikimit të TAM duhet të marrë masa që, vetë apo nëpërmjet kompanisë prodhuese apo eksportuese, të bëjë ndarjen e llojeve të ambalazhit të produkteve të importuara. Deklarimi i ambalazhit në DAV në import bëhet në nivel artikulli. Kur për të njëjtin artikull ka ambalazhe të ndryshme, sipas kategorizimit plastikë apo qelq, detyrimisht në DAV për artikujt me kod tarifor të njëjtë do të bëhet deklarimi i ndarë (me BIS), por me kod të ndryshëm ambalazhi (kutia 31 e DAV). 2.8.4 Në llogaritjen e TAM zbritet pesha e paletave transportuese të drurit, të kartonit apo atyre metalike nga pesha përkatëse bruto.Shembuj:

Page 6: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

a) Në rast se në import paraqitet ambalazh plastik, sipas kodeve tarifore të kreut 3923 të NK, TAM llogaritet mbi bazën e peshës neto, duke aplikuar nivel taksimi 100 lekë/kg

b) Në rast se në import paraqiten mallra në ambalazh qelqi, sipas kodeve tariforë të kreut 7010 të NK, TAM llogaritet në bazë të peshës neto, duke aplikuar niveli taksimi 10 lek/kg;

c) Në rast se në import paraqiten mallra të klasifikuara në kode tarifore të tjerë të NK-së, në kutinë 31 të DAV përdoret kodi përkatës i amblazhit plastik, dhe TAM zbatohet mbi diferencën e peshës bruto me atë neto, duke aplikuar nivel taksimi 100 lekë/kg. Në kutinë 38 të DAV si peshe neto plotësohet pesha e produktit të konsumueshëm pa asnjë lloj ambalazhi;

d) Në rast se në import paraqiten mallra të klasifikuara në kode tarifore të tjerë të NK-së, në kutinë 31 të DAV përdoret kodi përkatës i amblazhit të qelqit, dhe TAM zbatohet mbi diferencën e peshës bruto me atë neto, duke aplikuar nivel taksimi 10 lekë/kg. Në kutinë 38 të DAV si peshe neto plotësohet pesha e produktit të konsumueshëm pa asnjë lloj ambalazhi;

e) Në rast se në import, në të njëjtën ngarkesë, paraqiten mallra që janë të klasifikuara në krerët 3923 dhe 7010 të NK-së (pra ka edhe ambalazh plastik bosh edhe ambalazh qelqi bosh), atëherë DAV plotësohet në nivel artikulli (pra me BIS); llogaritja e taksës për çdo artikull është sipas peshës neto përkatëse;

f) Në rast se në import, në të njëjtën ngarkesë, paraqiten mallra që janë të paketuara në ambalazh plastik dhe qelqi (p.sh. vaj vegjetal i ambalazhuar një pjesë në shishe plastike dhe një pjesë në shishe qelqi), atëherë DAV plotësohet në nivel artikulli (pra me BIS), duke përdorur kode të ndryshme ambalazhi për sasitë respektive; llogaritja e taksës për çdo artikull është sipas diferëncës së peshës bruto me atë neto për çdo artikull;

g) Në rastet e importimit të produkteve gjysmë të gatshme (si psh pipeta), të cilat janë qartësisht të destinuara për prodhimin e ambalazheve të plastikës apo qelqit, TAM paguhet në momentin e importimit, pavarësisht nëse importuesi i importon këto produkte në funksion të aktivitetit të vet prodhues apo është importues i këtyre produkteve për qëllime tregtare;

2.8.5. Për mallrat me ambalazhe plastikë apo qelqi, të prodhuara në vend, TAM do të paguhet në momentin e shitjes së mallrave, me faturë tatimore. Për efekt pagese, subjekti prodhues do të ndajë në faturën tatimore çdo shitje të mallrave sipas kapacitetit mbajtës të ambalazhit. Në rastet kur personat juridikë apo fizikë, prodhues të mallrave që kërkojnë ambalazh plastik apo qelqi, furnizohen nga subjekte që importojnë apo prodhojnë këto ambalazhe, kërkojnë nga prodhuesi apo importuesi, krahas faturës tatimore, dhe pagesën e TAM në organet tatimore apo doganore. Në rastet kur personat juridikë apo fizikë, prodhues të mallrave që kërkojnë ambalazh plastik apo qelqi, e prodhojnë vetë ambalazhin dhe e shesin atë për të tretë, do të paguajnë TAM për sasinë e shitur me faturë tatimore.

Page 7: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

Në rastet kur personat juridikë apo fizikë, prodhues të mallrave që kërkojnë ambalazh plastik apo qelqi, furnizohen nga subjekte që importojnë apo prodhojnë këto ambalazhe, kërkojnë nga prodhuesi apo importuesi, krahas faturës tatimore, dhe pagesën e TAN në organet tatimore apo doganore.Çdo person juridik apo fizik, prodhues i ambalazheve të plastikës dhe të qelqit, boshe për prodhimin e vet, si dhe çdo importues apo prodhues i ambalazheve boshe, në fund të çdo muaji do të deklarojnë stokun në organin tatimor ku është i regjistruar. Në rast të kundërt organet tatimore do të llogarisin TAM-in e këtyre ambalazheve për të gjitha shitjet e kryera për çdo muaj. Në rastet e importimit të produkteve gjysmë të gatshme që përkojnë sipas kodeve të NK të përcaktuara më lart, të cilat janë qartësisht të destinuara për prodhimin e ambalazheve të plastikës apo qelqit të përcaktuara në ligjin 9975 datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar, TAM paguhet në momentin e importimit, pavarësisht nëse importuesi është prodhues vendas dhe i importon këto produkte në funksion të aktivitetit të vet prodhues apo është importues i këtyre produkteve për qëllime tregtare. 2.8.6. Të gjitha subjektet prodhuese të ambalazheve të plastikës dhe të qelqit duhet të paraqesin pranë drejtorisë rajonale ku janë regjistruar, këto dokumente: a) Licencë/leje/miratim nga institucioni përkatës, për prodhimin e produkteve njëpërdorimëshe të plastikës dhe qelqit; b) Kopje të kartës teknologjike të prodhimit.Çdo ndryshim i kartës teknologjike duhet t’i njoftohet organit tatimor një muaj përpara. 2.8.7 Taksa për ambalazhet të prodhuara nga riciklimi i mbetjeve plastike të gjeneruara në vend, caktohet në masën 50 lekë/kg. Kjo taksë mblidhet nga administrata tatimore, në rastet kur mallrat sipas përcaktimeve të ligjit 9975 datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar, paketohen, ruhen apo ambalazhohen me ambalazh plastik të prodhuar nga riciklimi i mbetjeve plastike të gjeneruara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Subjektet prodhuese të këtyre ambalazheve duhet të paraqesin pranë drejtorisë rajonale tatimore ku janë të regjistruar kopje të kartës teknologjike të certifikuar nga një institut/laborator i njohur. Në fund të çdo muaji, këto subjekte duhet të paraqesin kopje të deklaratave të importimit të lëndëve të para, si dhe dokumentimin e blerjeve të lëndëve të para brenda vendit. Administrata tatimore është përgjegjëse për monitorimin e lëndëve të prodhuara nga riciklimi për qëllime përdorimi të ambalazheve.

7. Në pikën 3 “Përjashtime nga taksat kombëtare”, pas pikës 4.1, shtohet pika 4.2. me këtë përmbajtje:“4.2. Përjashtohen nga pagimi i taksës së ambalazheve të plastikës dhe të qelqit:

a) importimi për nevoja zyrtare dhe personale, në kuadër të misioneve diplomatike dhe konsullore, përfshirë edhe konsujt e nderit, si dhe misionet speciale të akredituara në Shqipëri;

b) importimi për nevoja zyrtare dhe personale të organizmave ndërkombëtarë, të njohur si të tillë nga Republika e Shqipërisë e sipas limiteve dhe kushteve të përcaktuara në konventat ndërkombëtare, në bazë të të cilave janë formuar këta organizma ose në marrëveshjet reciproke;

c) importimi produkteve për qëllime të ndihmave humanitare;

Page 8: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

ç) ambalazhet plastike të importuara veçmas apo kur ambalazhojnë artikuj të tjerë të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave si më poshtë:

i) arkat plastike; ii) fuçitë me kapacitet >=20 litra; iii) kapakët e CD-ve dhe DVD-ve; iv) kutitë paketuese dhe tasat për ushqime; v) kutitë e votimit; vi) mbajtëset për kafe, çaj, erëza;

vii) mbajtëset për ushqimet, si: marmelatë, bukë, salcë, fruta, gjalpë, vaj etj.; viii) paketuesit për serumet, gjakun dhe barnat mjekësore; d) ambalazhe qelqi, të importuara veçmas apo kur ambalazhojnë artikuj të tjerë të

Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave si më poshtë:i) ampulat për barnat mjekësore;ii) shishet për mbajtjen e serumit, gjakut dhe barnave mjekësore;dh) ambalazhet plastike dhe qelqi, të vendosura nën regjime doganore pezulluese.”.

8. Formulari 7, bashkëlidhur Udhëzimit, shfuqizohet.

Ky Udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

Shkëlqim CANI

MINISTËR

Page 9: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

Shtojca nr 1: Tabela Deklaruese e Amballazhit te Shitur nga Prodhuesi

Tabela Deklaruese e Amballazhit te Shitur nga Prodhuesi (Për llogaritjen e takses së ambalazheve një përdorimësh të plastikës dhe të qelqit(TAN))

Emri tregtar i subjekti prodhues (njekohesisht shites) shqiptar __________________

NIPT-i_________________________Adresa :_________________________ Nr. Telefonit _______________________

      Periudha mujore Sasia Nr.

Fatures TaksaDetyrimi

lekeNr dokum.

Nr.Lloji i ambalazhit të prodhuar Njësia e shitjes e shitjes per per tu

te pageses

 

për muajin__________  

Nga data____/_____

ne daten___/_____ shitur   njesi paguar

se takses

a b c d e f g h i j1   Kg              2   Kg              3   Kg              4   kg              5   Kg              6   Kg              

Subjekti deklarues Data e deklarimit(Emër Mbiemër firmë) ________/______/ 201____

Page 10: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

Shenim : Kjo tabelë dorëzohet nga tatimpaguesi prodhues ( njëkohesisht shitës ) i amballazhit brenda datës 5 te muajit pasardhes, ne drejtorine rajonale tatimore ku eshte i regjistruar, shoqeruar me dokumentin e pageses. Formulari plotesohet ne dy kopje. Nje kopje e mban Drejtoria Rajonale Tatimore dhe kopjen tjetër tatimpaguesirregjistruar Formulari plotësohet në dy kopje. Një kopje e mban Drejtoria Rajonale Tatimore dhe kopjen tjetër tatimpaguesiNë përputhje me kolonën g) dhe j) të këtij formulari tatimpaguesi i bashkëlidh formularit listën me nr.date te fatures së shitjes si dhe listën me nr. , Datë / / ,të mandat pagesës së taksës.

Page 11: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

Shtojca nr 2: Deklarata e Rentës Minerale

FORMULAR I DEKLARIMIT DHEPAGESËS SË TAKSËS SË RENTËS MINERARE

Numri Identifikues i Personit të Tatueshëm (NIPT): (3) ____________________________________Emri Tregtar i Personit te Tatueshëm: (4) ____________________________________Emri Mbiemri i Personit Fizik: (5) ____________________________________Adresa: (6) ____________________________________Qyteti/Komuna/Rrethi :Numri Telefonit: (7) ____________________________________

Lajmëroni nëse informacioni i mësipërm është jo i plote ose ka ndryshuar

I. SHITJE BRËNDA VENDIT NGA ZOTËRUESI I LEJES SË SHFRYTËZIMIT

Vlera e taksueshme Vlera totale

[ 8/9] Shitje e mineralit

[10/11] Shitje e nënproduktit

Renta e llogaritur

[12] Renta për shitjen e mineralit

[13] Renta për shitjen e nënproduktit

[14] Totali për t’u paguar

II. EKSPORTE NGA ZOTËRUESI I LEJES SË SHFRYTËZIMIT

Vlera e taksueshme Vlera totale

[ 15/16 ] Eksporte të mineralit

[ 17/18 ] Eksporte të nënproduktit

Renta e llogaritur Renta e paguar

Numri i Vendosjes së Dokumentit (NVD)(Vetëm për përdorim zyrtar)

(2) Periudha tatimore

(1) Numri Serial:_________________________

[ 8 ] [ 9 ]

[10] [11]

[12]

[13]

[14]

[15] [16]

[17] [18]

[19] [20]

[21] [22]

[23] [24]

Page 12: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

[19/20] Renta për mineralin e eksportuar [21/22] Renta për nënproduktin e eksportuar

[23/24] Totali i rentës

III. EKSPORTE ME TË TRETË , PËR BLERJET NGA ZOTËRUESI I LEJES SË SHFRYTËZIMIT

III/1 Shitje nga zotëruesi i lejes brënda vëndit tek eksportuesi

Vlera e taksueshme Vlera totale

[ 25/26 ] Shitje të mineralit

[ 27/28 ] Shitje të nënproduktit

Renta e llogaritur

[29] Renta për mineralin

[30] Renta për nënproduktin

[31] Totali i rentës per t’u paguar

III/2 Eksportet e mineralit të blerë nga zotëruesi i lejes

Vlera e taksueshme Vlera totale

[32/33] Eksporte të mineralit

[34/35] Eksporte të nënproduktit

Renta e paguar nga zotëruesi i lejes Renta e paguar në Doganë

[36/37] Renta për mineralin me destinacion eksportin

[38/39] Renta për nënproduktin me destinacion eksportin

[40/41] Totali i rentës

[42] Taksa e rentës minerare për t’u paguar [14] + [31]

[25] [26]

[27] [28]

[29]

[30]

[31]

[32] [33]

[34] [35]

[36] [37]

[38] [39]

[40] [41]

[42]

[43]

[44]

Page 13: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

[43] Dënime/ interesa për vonesa

[44] TOTALI PËR T’U PAGUAR

_____________________________________Data dhe Firma e Personit të Tatueshëm - Deklaroj nën përgjegjësinë time që informacioni i mësipërm është i plotë dhe i saktë.

PAGESA

Vetëm për përdorim zyrtar Lekë

Xhirim SHUMA E PAGUAR:

Cek

Të tjera:........................................... Data, Vula e Bankës dhe nënshkrimi i nëpunësit te bankës. Origjinali- Zyra e Tatimeve

Kopja-Personi i Tatueshëm

UDHËZUES PËR MËNYRËN E PLOTËSIMIT TË FORMULARIT TË DEKLARIMIT DHE PAGESËS SË TAKSËS SË RENTËS MINERARE

1. Numri serial gjenerohet nga Drejtoria Rajonale Tatimore dhe shërben për të azhornuar regjistrimet kur paraqitet deklarata.

2. Periudha Tatimore është mujore.3. Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm (NIPT) është numri i dhënë nga Qëndra Kombëtare e

Regjistrimit/Drejtoria Rajonale Tatimore dhe që identifikon personin e tatueshëm në të gjitha marrëdhëniet me Drejtorinë Rajonale Tatimore.

4. Emri Tregtar i Personit të Tatueshëm është emri me të cilin paraqitet veprimtaria dhe që shënohet në çertifikatën e NIPT-it.

5. Emri, Mbiemri i Personit Fizik vendoset kur veprimtaria ekonomike kryhet nga një person fizik dhe nuk ka emër tregtar.

6. Adresa tregohet për vendin kryesor të ushtrimit të veprimtarisë. Kjo adresë është treguar edhe në çertifikatën e NIPT –it.

7. Numri i Telefonit (n.q.s. ka) tregon numrin e telefonit në vendin kryesor të ushtrimit të veprimtarisë eko-nomike.

I. Shitjet për konsum final brenda vendit janë shitjet e muajit për të cilin deklarohet, shitje të kryera nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit të mineralit të papërpunuar që ai nxjerr nga sipërfaqja/nëntoka, si dhe shitjet e nënproduktit të prodhuar nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit me mineralin që ai vetë ka nxjerrë nga sipërfaqja/nëntoka.

8. Vlera e taksueshme e mineralit [8] është baza e taksueshme mbi të cilën aplikohet % e rentës, që në rastin e shitjes së mineralit të papërpunuar nga zotëruesi i lejes, për konsum final brenda vendit, është e njëjtë me vlerën totale të shitjeve me rubrikën [9].

9. Vlera totale e shitjeve të mineralit [9] është totali i shitjeve për konsum final brenda vendit, të kryera nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit, për muajin në të cilin deklarohet, të mineralit të papërpunuar, mbi bazën e çmimeve të tregut, bazuar në faturat e shitjes me TVSH.

10. Vlera e taksueshme e nënproduktit [10] është baza e taksueshme mbi të cilën aplikohet % e rentës, për nënproduktet e prodhuara nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit(me mineralin që ai vetë nxjerr nga sipërfaqja/nëntoka) , të cilat ai i shet për konsum final brenda vendit dhe që është vetëm vlera e mineralit të përdorur për prodhimin e këtyre nënprodukteve. Vlera deklarohet nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit i cili në këtë rast është dhe prodhuesi i nënproduktit, mbi bazën e normativave teknologjike dhe çmimeve të tregut të mineralit të përfshirë në nënprodukt. Ky çmim nuk duhet të jetë më i vogël se çmimi referues i

Page 14: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

përcaktuar në Raportin e Komisionit AD-HOC. Po ashtu normativat teknollogjike mbi të cilat llogaritet minerali i përfshirë në nënprodukt nuk duhet të jenë më të ulta se ato të përcaktuara në raportin e komisionit AD-HOC.

11. Vlera totale e shitjeve të nënproduktit [11] është totali i shitjeve të kryera nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit, për muajin për të cilin deklarohet, për konsum final brenda vendit, të nënproduktit të prodhuar nga ana e tij(me mineralin për të cilin zbatohet renta minerare dhe që është përfshirë në nënprodukt nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit), bazuar në faturat e shitjes me TVSH.

12. Renta e llogaritur për shitjen e mineralit [12], tregon rentën që duhet të paguhet nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit për mineralin e papërpunuar të shitur për konsum final brenda vendit e cila rezulton duke shumëzuar vlerën e taksueshme rubrikën [8] me % e rentës së miratuar për mineralet bazuar në shtojcën 2 të ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 , i ndryshuar, për muajin për të cilin deklarohet.

13. Renta e llogaritur për shitjen e nënproduktit[13], tregon rentën që duhet të paguhet nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit për mineralin që ai vetë ka nxjerr nga sipërfaqa/nëntoka, dhe që e ka përdorur për prodhimin e nënproduktit të shitur për konsum final brenda vendit, e cila del duke shumëzuar vlerën e taksueshme rubrikën [10] me % e rentës së miratuar për mineralet bazuar në shtojcën 2 të ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008, i ndryshuar, (si dhe në raportin e Komisionit AD-HOC), për muajin për të cilin deklarohet.

14. Totali i rentës për t’u paguar[14], tregon shumën totale të rentës që duhet të paguhet nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit për shitjet për konsum final brënda vëndit dhe rezulton nga shuma e rubrikave [12]+ [13].

II. Eksporte të kryera nga vetë zotëruesi i lejes së shfrytëzimit të mineralit të papërpunuar që ai ka nxjerrë nga sipërfaqja/nëntoka, si dhe eksporte të kryera nga vetë zotëruesi i lejes së shfrytëzimit të nënproduktit të prodhuar prej tij me mineralin, që ai vetë ka nxjerrë nga sipërfaqja/nëntoka.

15. Vlera e taksueshme e mineralit të eksportuar[15] është baza e taksueshme mbi të cilën aplikohet % e rentës, që në rastin e eksporteve nga vetë zotëruesi i lejes të mineralit të papërpunuar është vlera totale e eksporteve të mineralit të papërpunuar, e njëjtë me rubrikën [16].

16. Vlera totale e mineralit të eksportuar [16] është vlera e eksportit të mineralit të papërpunuar nga zotëruesi i lejes për muajin në të cilin deklarohet mbi bazën e çmimeve të eksportit, që është çmimi FOB Shqipëri.

17. Vlera e taksueshme e nënproduktit të eksportuar [17] është baza e taksueshme mbi të cilën aplikohet % e rentës, për nënproduktet e prodhuara nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit (me mineralin që ai vetë nxjerr nga sipërfaqja/nëntoka), të cilat ai i eksporton për muajin për të cilin deklarohet dhe llogaritet vetëm për vlerën e mineralit të përdorur për prodhimin e këtyre nënprodukteve. Vlera deklarohet nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit, mbi bazën e normativave teknologjike dhe çmimeve të mineralit të përfshirë në nënprodukt. Ky çmim nuk duhet të jetë më i vogël se çmimi referues i përcaktuar në Raportin e Komisionit AD-HOC. Po ashtu normativat teknologjike mbi të cilat llogaritet minerali i përfshirë në nënprodukt nuk duhet të jenë më të ulta se ato të përcaktuara në raportin e komisionit AD-HOC.

18. Vlera totale e nënproduktit të eksportuar [18] tregon vlerën e eksporteve të kryera nga vetë zotëruesi i lejes së shfrytëzimi për muajin në të cilin deklarohet, të nënproduktit të prodhuar me mineralin që ky zotërues i lejes ka nxjerë nga sipërfaqja/nëntoka, mbi bazën e çmimeve të eksportit, që është çmimi FOB Shqipëri.

19. Renta e llogaritur për mineralin e eksportuar [19], tregon vlerën e rentës që duhet të paguhet nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit për mineralin e papërpunuar, të eksportuar nga ana e tij për muajin për të cilin deklarohet e cila rezulton duke shumëzuar vlerën e taksueshme [15] me % e rentës të miratuar për këto minerale, bazuar në shtojcën 2 të ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 , i ndryshuar.

20. Renta e paguar për mineralin e eksportuar[20] tregon rentën e paguar në doganë për mineralin e papërpunuar, që zotëruesi i lejes nxjerr nga sipërfaqa/nëntoka dhe e eksporton ai vetë në muajin për të cilin deklarohet .

21. Renta e llogaritur për nënproduktin e eksportuar[21], tregon rentën që duhet të paguhet nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit për mineralin që ai vetë ka nxjerr nga sipërfaqa/nëntoka, dhe që e ka përdorur për prodhimin e nënproduktit të eksportuar nga ana e tij për muajin për të cilin deklarohet, dhe që rezulton duke shumëzuar vlerën e taksueshme [17] me % e rentës së miratuar për këtë mineral bazuar në shtojcën 2 të ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 , i ndryshuar (si dhe në raportin e Komisionit AD-HOC).

22. Renta e paguar për nënproduktin e eksportuar[22] tregon rentën e paguar në doganë për mineralin e përfshirë në nënproduktet e eksportuara nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit për muajin për të cilin

Page 15: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

deklarohet, (nënprodukte të cilat ai i ka prodhuar vetë me mineralin që ai vetë ka nxjerrë nga sipërfaqja/nëntoka).

23. Totali i rentës së llogaritur[23], tregon shumën totale të rentës që duhet të paguhet nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit, pra shumën e rentës së llogaritur për mineralin e eksportuar me rentën e llogaritur për nënproduktin e mineralit të eksportuar dhe është shuma e rubrikave [19]+ [21].

24. Totali i rentës së paguar[24] tregon shumën totale të rentës që është paguar në doganë nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit, pra shumën e rentës së paguar për mineralin e eksportuar me rentën e paguar për nënproduktin e mineralit të eksportuar dhe është shuma e rubrikave [20]+ [22].

III. Eksporte me të tretëIII/1. Shitje nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit tek eksportuesi, të mineralit të papërpunuar që zotëruesi i lejes nxjerr nga sipërfaqja/nëntoka me destinacion eksport, si dhe shitje nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit tek eksportuesi, të nënproduktit të prodhuar nga zotëruesi i lejes (me mineralin që ai ka nxjerrë nga sipërfaqja/nëntoka) me destinacion eksport. Shënim: Zotëruesi i lejes i cili nxjerr mineralin në këtë rast nuk është ai vetë eksportuesi i mineralit apo nënproduktit.

25. Vlera e taksueshme e mineralit [25] është baza e taksueshme mbi të cilën aplikohet % e rentës, që në rastin e shitjes së mineralit të papërpunuar nga zotëruesi i lejes tek eksportuesi, është e njëjtë me vlerën totale të shitjeve [26].

26. Vlera totale e mineralit [26] janë shitjet, brenda vendit, nga zotëruesi i lejes tek eksportuesi për muajin në të cilin deklarohet, mbi bazën e çmimeve të tregut brenda vendit, bazuar në faturat e shitjes me TVSH, të mineralit të papërpunuar të nxjerrë nga sipërfaqja/nëntoka nga zotëruesi i lejes.

27. Vlera e taksueshme e nënproduktit [27] është baza e taksueshme mbi te cilën aplikohet % e rentës, për nënproduktet e prodhuara nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit (me mineralin që ai vetë nxjerr nga sipërfaqja/nëntoka) të cilat ai i shet brenda vendit tek eksportuesi dhe që është vetëm vlera e mineralit të përdorur për prodhimin e këtyre nënprodukteve. Vlera deklarohet nga zotëruesi i lejes, mbi bazën e normativave teknologjike dhe çmimeve të mineralit të përfshirë në nënproduktin e shitur tek eksportuesi, i cili nuk duhet të jetë më i vogël se çmimi referues i përcaktuar në Raportin e Komisionit AD-HOC. Po ashtu normativat teknologjike mbi të cilat llogaritet minerali i përfshirë në nënprodukt nuk duhet të jenë më të ulta se ato të përcaktuara në raportin e komisionit AD-HOC.

28. Vlera totale e nënproduktit [28] janë shitjet brenda vendit, nga zotëruesi i lejes tek eksportuesi, për muajin në të cilin deklarohet, mbi bazën e çmimeve të tregut brenda vendit, bazuar ne faturat e shitjes me TVSH të nënproduktit të prodhuar nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimi.

29. Renta e llogaritur për mineralin[29], tregon rentën që duhet të paguhet nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit për mineralin e papërpunuar të shitur brenda vendit tek eksportuesi e cila del duke shumëzuar vlerën e tatueshme [25] me % e rentës të miratuar për këtë mineral bazuar në shtojcën 2 të ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 , i ndryshuar.

30. Renta e llogaritur për nënproduktin[30], tregon rentën që duhet të paguhet nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit për mineralin që ai vetë ka nxjerr nga sipërfaqa/nëntoka, dhe që e ka përdorur për prodhimin e nënproduktit të shitur brenda vendit tek eksportuesi, e cila del duke shumëzuar vlerën e rubrikës [27] me % e rentës të miratuar për këtë mineral bazuar në shtojcën 2 të ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 , i ndryshuar, (si dhe në raportin e Komisionit AD-HOC).

31. Totali i rentës për t’u paguar[31], tregon shumën totale të rentës që duhet të paguhet nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit dhe është shuma e rubrikave [29]+ [30].

III/2. Eksporte nga eksportuesi i mineralit/nënproduktit që ai ka blerë brenda vendit nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit në përputhje me pikën III/1, të këtij udhëzuesi.

32. Vlera e taksueshme e mineralit [32] është baza e taksueshme mbi të cilën aplikohet % e rentës që është vlera totale e eksporteve të bëra nga eksportuesi për muajin për të cilin deklarohet i mineralit të papërpunuar të blerë nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit [33].

33. Vlera totale e mineralit [33] është vlera e eksportuar nga eksportuesi për muajin në të cilin deklarohet mbi bazën e çmimeve të eksportit, që është çmimi FOB Shqipëri, të mineralit të papërpunuar që ky eksportues ka blerë nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit.

34. Vlera e taksueshme e nënproduktit [34] është baza e taksueshme mbi të cilën aplikohet % e rentës, për nënproduktet e eksportuara nga eksportuesi, për muajin për të cilin deklarohet ,nënprodukte të cilat ai i ka blerë nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit. Baza e taksueshme llogaritet vetëm për vlerën e mineralit të

Page 16: Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008

përdorur për prodhimin e këtyre nënprodukteve. Vlera deklarohet nga eksportuesi, mbi bazën e normativave teknologjike dhe çmimeve të mineralit të përfshirë në nënprodukt i cili nuk duhet të jetë më i vogël se çmimi referues dhe i përcaktuar në Raportin e Komisionit AD-HOC. Po ashtu normativat teknologjike mbi të cilat llogaritet minerali i përfshirë në nënprodukt nuk duhet të jenë më të ulta se ato të përcaktuara në raportin e komisionit AD-HOC.

35. Vlera totale e nënproduktet[35] tregon vlerën e eksporteve të bëra nga eksportuesi për muajin në të cilin deklarohet, mbi bazën e në çmimeve të eksportit, të nënprodukteve të prodhuara dhe të blera nga zotëruesi i lejes.

36. Renta e paguar nga zotëruesi i lejes për mineralin me destinacion eksportin[36], tregon rentën që ka paguar zotëruesi i lejes tek drejtoria rajonale tatimore, për mineralin e papërpunuar të shitur tek eksportuesi brënda vendit për muajin për të cilin deklarohet. Renta e paguar nga zotëruesi vërtetohet nga eksportuesi në doganë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

37. Renta e paguar në doganë për mineralin [37] tregon rentën e paguar në doganë nga eksportuesi, për eksportin e mineralit të papërpunuar që ai ka blerë nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit. Renta e paguar ne doganë del si rezultat i diferencës së mineralit të eksportuar të vlerësuar me cmimet e eksportit {rubrika [32]} shumezuar me % e rentës të përcaktuar në ligj minus rentën e paguar nga zotëruesi i lejes për këtë sasi. Renta e paguar nga zotëruesi vërtetohet nga eksportuesi në doganë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

38. Renta e paguar nga zotëruesi i lejes për nënproduktin me destinacion eksportin [38] , tregon rentën e paguar nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit tek drejtoria rajonale tatimore, për mineralin e përfshirë në nënproduktin që ka shitur tek eksportuesi për muajin për të cilin deklarohet. Renta e paguar nga zotëruesi vërtetohet nga eksportuesi në doganë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

39. Renta e paguar në doganë për nënproduktin [39] tregon rentën e paguar në doganë nga eksportuesi për mineralin e përfshirë në nënproduktet që eksporton, nënprodukte të cilat ai i ka blerë brenda vendit nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit. Renta e paguar ne doganë del si rezultat i diferencës të rubrikës [34] shumezuar me % e rentës të përcaktuar në ligj (si dhe në raportin e Komisionit AD-HOC).minus rentën e paguar nga zotëruesi i lejes për këtë sasi minerali të përfshirë në nënproduktin që eksportohet. Renta e paguar nga zotëruesi vërtetohet nga eksportuesi në doganë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

40. Totali i rentës së paguar nga zotëruesi i lejes[40], tregon shumën totale të rentës të paguar nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit dhe është shuma e rubrikave [36]+ [38].

41. Totali i rentës së paguar në doganë [41] tregon shumën totale të rentës që paguhet në doganë nga eksportuesi dhe është shuma e rubrikave [37]+ [39].

42. Taksa e rentës minerare për t’u paguar[42] tregon shumën totale të rentës për t’u paguar nga zotëruesi i lejes të shfrytëzimit pranë drejtorisë rajonale tatimore dhe është shuma e rubrikave [14]+[31].

43. Dënime/interesa[43] janë dënime dhe interesa në përputhje me sanksionet të përcaktuara në ligjin nr. 9920/2008” Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

44. Totali për t’u paguar[44] është shuma e rubrikave [42+43].