organ qendror i ministrisë së mbrojtjes mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 mbrojtja 3...

52
Viti i 81-të i botimit Nr. 4 Mbrojtja Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Ministri Imami në Bruksel: Do kontribuojmë në Afganistan edhe pas vitit 2014 Berisha: Shqiptarët janë krenar me FA

Upload: others

Post on 09-Feb-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

Viti i 81-të i botimitNr. 4

MbrojtjaOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministri Imami në Bruksel: Do kontribuojmë në Afganistan edhe pas vitit 2014

Berisha: Shqiptarëtjanë krenar me FA

Page 2: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 2

P ë rmba j t j anumri 4

samiti

intervista

arsimimi

fokus

16

20

42

48

Çikago, samitet G8 e të NATO-s do të zhvillohen në pranverë 2012

Koherentë në Integrimin e Shqipërisë në BE

Profesionalizmi i ushtarakut

Gjenerali popullor Dedë Gjo Luli - Pushkë e ngrehur për mbrojtjen e shqipërisë

Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Kapiten Dritor Papa

Gazetarë: Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

Mimoza Golikja

Redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Shtypur në shtypshkronjën:

“Kristalina KH”

stafi

4 reportazh

Kryeministri Berisha: Shqiptarët janë krenarë me Ju...

10

Të sigurtë për përmbushjen me sukses të misionit të FASH

9 ministeriali

intervista

speciale

Ministri Imami mori pjesë në takimin e ministrave të vendeve NATO-s, në Bruksel

28

Gazetarët e Luftës dhe Forcat e Armatosura

Vizitë historike e kryeministrit Berisha dhe gjeneralmajor Gjunkshi në Afganistan

Page 3: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3

LAvdRiM LiTADrejtor

ed i tor ialKryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së atyre

liderëve perëndimorë që kanë shkuar në Afganistan, për t’u shprehur vendosmërinë për angazhimin e

pandërprerë në shërbim të lirisë dhe për të mbështetur moralin e trupave shqiptare me shërbim në zona të “nxehta” lufte. Vizita të ngjashme në Kabul kanë bërë dhe presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, presidenti francez Nicholas Sarkozy, kryeministri britanik David Kameron, kancelaria gjermane Angela Merkel, ish-kryeministri spanjoll Luis Zapatero, ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, e shumë shefa qeverie dhe krerë shtetesh që kanë djemtë e tyre në Afganistan. Sigurisht këto vizita janë të domosdoshme për ushtarët, oficerët dhe nënoficerët që janë larg atdheut dhe në luftë. Ushtarët kanë nevojë për vizita të tilla të autoriteteve shtetërore për të forcuar besimin, sigurinë se po rrezikojnë jetën për një kauzë të drejtë. Afërmendsh shkuarja e krerëve të shtetit apo/dhe qeverive në Afganistan është shenjë e seriozitetit të angazhimit për të ardhmen e demokracisë, lirisë dhe sigurisë jo vetëm për këtë vend, por dhe rajonin e gjithë botën. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment faktin që Afganistani përpara 2001 ishte një vend ku stërviteshin e përgatiteshin terroristë, kamikazë dhe gjithfarësoj kulturash të vdekjes. Fakti që ky vend ishte baza kryesore e celulës kamikaze të fundamentalizmit islamik që goditi Amerikën më 11 shtator 2001 dëften për terrenin pjellor ku mbiu e Keqja e re e botës: terrorizmi me matricë fetare. Kuptohet vetiu që vizita e kreut të qeverisë Berisha në Afganistan është domethënëse për angazhimin e Shqipërinë në rindërtimin e këtij vendi gjithmonë të trazuar dhe të traumatizuar nga luftërat dhe ideologjitë fanatike. Edhe sot që po shkruajmë kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli, është nën sulmin e koordinuar të talebanëve, që me kamikazë shpërthyes dhe me luftë guerile po mbajnë nën presion rikthimin në normalitet. Koalicioni i ISAF në operacionin “Enduring Freedom”, po përballet jo në një luftë konvencionale, me dy ushtri ballë për ballë, por me një luftë asimetrike, e përbërë nga beteja guerile urbane dhe rurale, si dhe pritash e vënie bombash nga kamikazët. Duke e pasur të pamundur të përballet drejtpërdrejt me fuqinë luftarake dhe teknologjike të koalicionit, talebanët dhe pjesëtarët e organizatës terroriste “Al-kaeda” po përdorin taktikën që kanë përdorur me sovjetikët, pra, lodhjen e kundërshtarëve, infiltrimin në forcat e sigurisë afgane dhe goditjen e befasishme me çfarë të mundin. Kujtojmë këtu faktin, që prita e pabesë ku humbi jetën kapiten Feti Vogli ishte në një pikë kontrolli të policisë afgane, ku një element armik hapi zjarr ndaj konvojit civil që shoqërohej nga

trupat amerikane dhe shqiptare “Eagle 4”. Si njohës të mirë të terrenit, të përshtatur me kushtet e skajshme klimaterike dhe “ndihma” me informacione dhe logjistikë nga e ana e inteligjencës së vendeve fqinjë jo demokratikë u ka mundësuar talebanëve mbijetesën në ditë të vështira dhe riorganizimin për sulme të reja. Talebanët shfrytëzojnë për mbijetesën e tyre trafikun narkotik, i cili sjell përfitime të mëdha që shërbejnë më vonë për blerjen e armëve me të cilat ata luftojnë forcat tona tokësore. Edhe pa frymëzimin e kreu të organizatës terroriste Al-kaeda, Osama Bin Laden të vrarë në Pakistan, talebanët e Mullah Omar dhe muxhajdinët e klanit Hakani, po përpiqen të rezistojnë deri në fund të 2014, ku dhe është deklaruar tërheqja e pjesshme e NATO-s, nga Afganistani. Sidoqoftë prania e shefit të qeverisë shqiptare në Afganistan është tregues për rëndësinë e jashtëzakonshme strategjike që i japin këtij angazhimi në këtë vend të largët pjesëtarët e aleancës veri-atlantike, NATO. Përgjatë samitit të Çikagos më 20-22 maj, krerët e shteteve dhe qeverive të aleancës do të vendosin për të ardhmen e asaj strategjie politike dhe ushtarake që quhet: “Të gjithë brenda, të gjithë jashtë”. Për të arritur këtë qëllim, së pari duhet zvogëluar aftësia kryengritëse e talebanëve dhe elementëve terroristë, së dyti duhet mbështetur rritja e kapaciteteve dhe aftësive të forcave afgane të sigurisë kombëtare për të krijuar një Afganistan politikisht dhe ekonomikisht të qëndrueshëm. Pa marrë parasysh se përgjatë këtij procesi tranzicioni supozohet se do të menaxhojmë jo vetëm tërheqjen ushtarake, por edhe për të mbështetur “pajtimin” politik të vendit, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e institucioneve të Afganistanit.

Page 4: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 4

NëNkOLONeL AgiM SHAHU

rePortazhKryeministri Berisha: Shqiptarët

janë krenarë me Ju...

Nga data 13-14 prill 2012 një ekip i nivelit të lartë i Qeverisë Shqiptare dhe Shtabit të Përgjith-shëm të Forcave të Armatosura bëri një vizitë te trupat shqiptare me mision në ISAF, Afganistan.

Ekipi kryesohej nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha i cili shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi, komandanti i Batalionit të Forcave të Operacioneve Speciale të Forcës Tokësore, kolonel Dritan Demiraj dhe këshilltari i kryeministrit, zoti Glori Husi.

Axhenda e kësaj vizite ishte shumë intensive dhe e ngarkuar me takime e vizita të shumta me personalitetet më të larta civile dhe ushtarake të Komandës së Forcave të Sigurisë dhe Asistencës Ndërkombëtare në Kabul, Af-ganistan, me komandantët e Komandave Rajonale Jugore, Perëndimore dhe patjetër takime shumë të përzemërta të kreut të Qeverisë Shqiptare dhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm me të gjithë efektivat e kontingjenteve dhe

ekipeve të FARSH dhe të Policisë së Shtetit që aktualisht po kryejnë misionin e tyre në Distriktet e Kabulit, Kanda-harit dhe Heratit.

Objekti i vizitës pati një tematikë të gjerë duke përf-shirë kontributin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e NATO-s në Afganistan, anga-zhimin e forcave tona në operacionet e forcave speciale, në ruajtjen dhe sigurimin e bazave shumë të rëndësishme, në trajnimin dhe këshillimin e Forcave të Ushtrisë dhe Policisë Afgane, ecuria e procesit të vendosjes së sigurisë në Af-ganistan dhe e transformimit të autoritetit të sigurisë në dorë të Forcave të Sigurisë Afgane si dhe performanca e ushtarakëve shqiptarë me mision në Afganistan.

Kreu i Qeverisë Shqiptare, në takimet që zhvilloi dhe në konferencat për shtyp, mes të tjerash theksoi edhe një herë vendosmërinë e qeverisë që ai drejton se: ‘Afati i qëndrimit të trupave shqiptare në Afganistan do të jetë deri sa do të qëndrojnë Forcat e SHBA-ve dhe të Aleancës

Vizitë historike e kryeministrit Berisha dhe gjeneralmajor Gjunkshi në Afganistan

Page 5: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 5

në Afganistan”, deklaratë që pati jehonë jo vetëm brenda shteteve të Aleancës por edhe në mediat vendase dhe të disa shteteve të rajonit.

Takimi me ushtarakët e FARSH dhe të Ministrisë së Rendit në ISAF HQ, Kabul, 13 prill 2012

Për nder të ardhjes së këtij ekipi të nivelit të lartë, në shtabin e ISAF të NATO-s në Kabul, ishin grumbulluar të gjithë ushtarakët e FARSH dhe punonjësit e Ministrisë së Rendit, nga: Shtabi i ISAF, Shtabi i IJC, Ekipi i NTM-A, Ekipi i CSTC-A, Ekipi i OMLT, Ekipi i P-OMLT dhe nga toga e ruajtjes së b3k, të FT-së. Takimi u zhvillua në një nga ambientet e ISAF-it dhe në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe festive. Në fillim të këtij takimi u mbajt fjala e mirëseardhjes, ku ndër të tjera u cilësua rëndësia historike e kësaj vizite, vlerat e larta morale, mbështetëse dhe përkujdes-ja që ka treguar dhe tregon Qeveria Shqiptare, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FARSH për ushtarakët e saj, sidomos për ato me misione jashtë vendit.

Në fjalën e tij përshëndetëse gjeneralmajor Gjunkshi, ndër të tjera theksoi rolin dhe rëndësinë e angazhimit të Forcave të Armatosura në misionin e ISAF, krenarinë për performancën e shkëlqyer që po tregojnë efektivat tona në të gjitha funksionet dhe detyrat si dhe informoi efektivat për zhvillimet më të fundit në Forcat tona të Armatosura, si përgatitja e dokumenteve strategjike, reformat me ten-dencë cilësore e jo sasiore në Forcat e Armatosura, planet e modernizimit dhe të integrimit të plotë në Aleancë, pro-gramet dhe proceset e arsimimit dhe të trajnimit si dhe angazhimet e suksesshme të FARSH në ndihmë të popull-sive civile në përballimin e emergjencave humanitare të fil-lim vitit në Shqipëri, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryeministri Berisha, ndër të tjera theksoi se: “...Angazhimi i Forcave tona të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme shqiptare në kuadër të Aleancës dhe të forcave të SHBA-së në misionin e ISAF në Afganistan është një kontribut i paçmuar ndaj popullsisë së Afganistanit dhe të gjithë rajonit për të ven-dosur rendin dhe sigurinë në këtë vend, për të luftuar ter-rorizmin, rëndësinë në trajnimin dhe këshillimin e ushtrisë dhe policisë afgane si dhe se trupat tona do të operojnë në këtë vend deri në fund të këtij misioni pasi Forcat e Sig-urisë Afgane të bëhen plotësisht të afta për të menaxhuar çështjet e sigurisë dhe ruajtjes së popullit afgan, prandaj ju shpreh mirënjohjen time dhe të qeverisë shqiptare për misionin që po kryeni dhe t’ju them se çdo shqiptar ndihet krenar për atë çfarë po bëni në kuadër të Aleancës, ush-trisë së SHBA-së dhe politikës së mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë për këtë popull në skamje, padituri dhe i ka-pur shumë herët nga rrjetet më të rrezikshme terroriste botërore...”.

Gjithashtu, kryeministri Berisha bëri një ekspoze për rolin vendimtar të FARSH në përballimin me sukses të

emergjencave civile në Shqipëri, për mbarëvajtjen proces-eve të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian si dhe të përgatitjeve për festimin e 100-vjetorit të pavarësisë së vendit tonë. Në lidhje me këtë, kryeministri Berisha nënviz-oi se: “Para 100-vjetësh kombi ynë rrezikohej të asimilohej plotësisht, dhe ja ku jemi pas 100-vjetësh, shteti shqiptar kontribuon për paqen dhe sigurinë globale, kontribuon me trupa ne Afganistan ne luftë kundër terrorizmit dhe ven-dosjes se sigurisë dhe paqes për këtë popull, ashtu siç

kemi kontribuar dhe po kontribuojmë edhe në rajone të tjera të globit...etj’.

Takimi me Ambasadorin e NATO-s në ISAF HQ, zotin Simon Gass, 13 prill 2012

Kryeministri Berisha dhe shefi i Shtabit të Përgjigjëm gjeneralmajor Gjunkshi zhvilluan një takim pune me Shkëlqesinë e Tij, Ambasador Simon Gass, përfaqësuesi më i lartë civil në komandën e ISAF, Kabul. Në këtë takim Ambasadori e falënderoi përzemërsisht kryeministrin për kontributin e jashtëzakonshëm të FARSH në Afganistan. Shqipëria, tha ndër të tjera Ambasadori po i përmbush me sukses detyrimet e saj si vend aleat i NATO-s dhe se është një partner i vërtetë në Afganistan dhe më gjerë. Gjithash-tu ai e informoi ekipin tonë mbi zhvillimet më të fundit në Afganistan, suksesin e forcave të Koalicionit, arritjet në fushën e trajnimit të Forcave të Sigurisë Afgane për të marrë në dorë sigurinë e tyre pas përfundimit të periudhës së tranzicionit, me zhvillimet politike, ndryshimet demokra-tike dhe përpjekjet maksimale për zhvillimin ekonomik të Afganistanit dhe luftën kundër korrupsionit. Sot, tha Am-basadori kemi rreth 50 përqind të popullsisë Afgane që jetojnë në zona të sigurta dhe garantimi i kësaj sigurie re-alizohet nga Forcat e Sigurisë Afgane dhe së shpejti syn-ojmë të arrijmë në nivelin e 70 përqind dhe deri në nivelin 100 përqind të saj pas vitit 2014 ku forcat e NATO-s do të vijojnë angazhimin e tyre por vetëm më forca trajnimi, këshillimi dhe mbështetje për Forcat e Sigurisë Afgane.

Kryeministri e falenderoi Ambasadorin për mikpritjen dhe për vlerësimin që ai i bëri Shqipërisë dhe në veçanti Forcave të saj të Armatosura. Ai e informoi Ambasadorin se Qeveria Shqiptare ka afruar 100 bursa studimi për të rinjtë afganë, duke e konsideruar përmirësimin e nivelit të arsimimit të qytetarëve të këtij vendi mik si një element

Page 6: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 6

prioritar të përparimit, një vend që ka vuajtur si askush tjetër në duart e regjimeve autoritare, etj.

Takimi me komandantin e Forcave të NATO-s dhe njëkohësisht komandant i Forcave Amerikane në Af-ganistan, gjeneral John R. Allen, 13 prill 2012

Po atë ditë, kryeministri dhe shefi i Shtabit të Përgjith-shëm zhvilluan një takim pune me gjeneral John R. Allen. Gjatë këtij takimi, në fillim ai i shprehu edhe njëherë kryemi-nistrit dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së kapiten Feti Voglit si dhe vlerësoi kontributin dhe performancën e shkëlqyer të ushtarakëve shqiptarë dhe njësive të saj ne ISAF, Afgani-stan. Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për ti shpre-hur gjeneralit Allen vlerësimin dhe mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë në vijimësi vendit tonë gjatë gjithë kësaj periudhe trans-formimesh rrënjësore dhe në veçanti mbështetjen për anëtarësimin e vendit në NATO, bashkëpunimin në kuadër të Aleancës, mbështetjen e jashtëzakonshme për Repub-likën e Kosovës dhe se shqiptarët do ti mbeten përherë mirënjohës mikut dhe partnerit strategjik më të madh të Shqipërisë dhe kombit Shqiptar, SHBA-ve. Gjithashtu Kryeministri u shpreh se Shqipëria do të mbështesë mi-sionin e NATO-s në Afganistan për aq kohë sa do të rrinë Forcat Amerikane atje dhe për aq kohë që do të jetë e domosdoshme.

Gjeneralmajor Gjunkshi e falënderoi përzemërsisht gjeneral Allen për mikpritjen dhe vlerësimin që u bëri ush-tarakëve shqiptarë me mision në ISAF dhe e informoi atë për procesin e transformimit të FARSH, për përpunimin e dokumenteve strategjike në përputhje me standardet e Aleancës, reformat e ndërmarra, procesin e modernizimit të saj për rritjen e kapaciteteve operacionale si dhe për kontributet aktuale dhe ato të ardhshme të Forcave të Armatosura në misionin e ISAF në Afganistan, etj.

Më tej, gjenerali Allen i informoi për ecurinë e procesit të tranzicionit të Forcave të Sigurisë Afgane, dhe shprehu mirënjohjen për vendosmërinë e Qeverisë Shqiptare për mbështetjen e misionit të NATO-s, vlerësoi si realisht bujare ofertën e Qeverisë Shqiptare për të ofruar bursa studimi për të rinjtë afganë dhe theksoi se vende si Afgani-stani mund të përfitojnë shumë nga shembulli i shkëlqyer i Shqipërisë në fushën e reformave të suksesshme dhe luftën kundër korrupsionit, etj.

Vizita në Komandën Rajonale Jugore, Kandahar dhe Spin Buldok, 14 prill 2012

Në ditën e dytë të vizitës, ekipi u largua nga ISAF HQ, Kabul dhe fluturoi për në drejtim të jugut të Af-

ganistanit, në Kandahar. Në komandën Rajonale Jugore, në Aeroportin e Kandaharit, u pritën nga zëvendësko-mandanti i Komandës Rajonale Jugore, gjeneralmajor Chris Field, shefi i Shtabit të Divizionit të 82, kolonel Karl Reed, komandanti i Br 504 të Survejimit të Fushë-betejës, kolonel Gary Johnson, komandanti i Skuadronit të 2 të Regjimentit të 38, kolonel Jones David dhe nga komandanti i FOS “Eagle-4“, nënkolonel Behar Mara. Gjatë takimit në këtë bazë, gjeneralmajor Chris Field, kolonel Karl Reed dhe nënkolonel Mara informuan kryemi-nistrin dhe shefin e Shtabit për situatën në këtë rajon, detyrat dhe misionin e tyre, performancën e shkëlqyer të trupave tona speciale në këtë komandë si dhe duke shfrytëzuar këtë vizitë, ata i ri shprehën kryeministrit dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së kapiten Feti Voglit dhe dhanë vlerësimin më të madh për të si një oficer dhe mik i shkëlqyer dhe i paharruar edhe për ta.

Nga kjo bazë ajrore, ekipi iu drejtua Bazës Operacio-nale të Përparuar, Spin Buldak në Distriktin e Kandaha-rit, në të cilën ndodhen të dislokuar së bashku me njësitë speciale amerikane dhe vendeve të tjera të Aleancës edhe kontingjenti “Eagle 4”, i përbërë nga 44 oficerë, nënofi-cerë dhe ushtarë profesionistë të batalionit të Forcave të Operacioneve Speciale të FT. Nënkolonel Mara infor-moi kryeministrin për misionin dhe zbatimin me sukses të detyrave të rëndësishme që ka kryer dhe i janë ngarkuar kompanisë gjatë kësaj periudhe, përfshi edhe operacionet kundër elementeve terroristë, si dhe për incidentin ku ra Dëshmor i Atdheut, kapiten Feti Vogli.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryeministri Berisha i fal-enderoi ushtarakët shqiptarë edhe kolegët e tyre ameri-kanë të Forcave Speciale për punën e shkëlqyer dhe kon-tributin e jashtëzakonshëm që ata po japin për konsolidimin e sigurisë në këtë rajon shumë të rëndësishëm për mis-ionin e Aleancës, për të minimizuar ndikimin e elementëve terroristë ndaj popullsisë si dhe për konsolidimin e paqes e sigurisë në këtë vend mik, siç është Afganistani.

Ndër të tjera kryeministri theksoi: “...Është një nder dhe privilegj i madh për mua t’ju përshëndes dhe t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë për misionin tuaj të madh, por gjithashtu, t’ju siguroj se nuk ka ditë në të cilën zemra e mendja ime të mos jetë me ju, me familjet tuaja, me mis-ionin tuaj fisnik, dhe me sukseset e vështirësitë tuaja. Ndaj erdha së bashku me gjeneralmajor Gjunkshin dhe koman-dantin tuaj, kolonel Dritanin t’ju shpreh nderin e të gjithë kombit për misionin tuaj dhe t’ju siguroj se çdo shqiptar ndihet shumë krenar me ju...”.

Më tej ai theksoi se: “Ju punoni së bashku, ju luftoni

Page 7: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 7

së bashku, ju ndani të njëjtat kërcënime dhe të njëjtat qëllime me anëtarët e ushtrisë më të shkëlqyer, asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ju punoni në një ra-jon me shumë rëndësi strategjike, për të siguruar qarkul-limin e mallrave dhe lëvizjes drejt këtij vendi. Ju po punoni gjithashtu të ndihmoni komunitetin, për të kthyer faqen e të ndërtojë të ardhmen e tij. Ju po punoni që t’i siguroni ata, nga armiqtë më të rrezikshëm e të egër të paqes jo vetëm të popullit afgan, por edhe të botës, që janë Al Kaeda dhe Talebanët. Kauza për të cilën ju luftoni është tepër fisnike...”.

Në fjalën e përshëndetjes së komandantit të Skuad-ronit të 2 të Regjimentit të 38, kolonel Jones David, nën komandën e të cilit operojnë forcat tona speciale, ndër të tjera theksoi për performancën e shkëlqyer që po tregojnë forcat tona speciale në realizimin e detyrave të misionit, aftësitë komanduese dhe drejtuese të lid-ershipit të tyre, bashkëpunimin e ngushtë dhe të suk-sesshëm midis FOS shqiptare, amerikane dhe Aleancës dhe i shprehu ngushëllimet edhe njëherë kryeministrit dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm për humbjen në aksion të një ushtaraku të devotshëm dhe të aftë të efektivit të tij, kapiten Feti Vogli.

Vizita në Komandën Rajonale Perëndimore dhe në Bazën e Përparuar të Mbështetjes, Herat, 14 prill 2012

Gjatë vizitës në Komandën Rajonale Perëndimore në Herat, kryeministri Berisha u prit në aeroportin e Heratit nga gjeneralbrigade Luiggi Chiapperini, komandanti i kësaj komande, kolonel Pavlo Domingo, komandant i Bazës së Përparuar të Mbështetjes, komandanti i Kontingjentit të 10-të, nënkolonel Arben Kingji dhe nënkolonel Massimo Moreti, shef i Qendrës së Bashkuar të Vizitorëve. Pritja e kryeministrit u bë me truprojen e nderit të organi-zuar nga komandanti i kontingjentit dhe pas saj zhvilluan një takim pune me komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore, gjeneral Chiapperini. Gjatë këtij takimi kryeministri Berisha dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Gjunkshi morën vlerësimet më maksimale për profesionalizmin dhe vendosmërinë e ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë në këtë komandë dhe në veçanti për drejtuesit e kontingjentit. Gjithashtu gjeneral Chiap-perini tha se është një nder dhe vlerësim i madh jo vetëm për ushtarakët shqiptarë por edhe për ush-tarakët italianë, spanjollë, amerikane, sllovenë dhe litu-aneze që kemi sot midis nesh kryeministrin e Shqipërisë. Pas këtij takimi kryeministri Berisha, gjeneral Gjunkshi, gjeneral Chiapperini, etj, patën një drekë të përbashkët me 222 trupat shqiptare që aktualisht kryejnë misionin në këtë komandë. Kryeministri Berisha e përshëndeti efektivin përzemërsisht dhe ndër të tjera u shpreh: “...Dua t’ju shpreh nderimin dhe respektin tim, të qeverisë që kryesoj dhe të mbarë shqiptarëve për ju, për familjet tuaja, për misionin e shkëlqyer që kryeni këtu në Herat, Afganistan për të cilin paqja, siguria dhe stabiliteti për-bëjnë një kërcënim real jo vetëm për kombin e këtij vendi por për paqen dhe sigurinë rajonale dhe botërore”. Më tej ai vijoi se FA kanë dhe do të kenë mbështetjen e fuq-ishme të qeverisë dhe se qeveria do të bëjë gjithçka

për modernizimin dhe përsosjen e tyre.Në lidhje me angazhimet e FARSH, ai u shpreh se në

vitet e fundit kam parë që FA ka operuar në rrethana tepër të vështira dhe të rrezikshme në Shqipëri dhe se në mënyrë absolute FA ka luajtur një rol përcaktues në përballimin e emergjencave natyrore që kemi kaluar pa humbje jetësh njerëzore dhe se kjo tregon se ju jeni të aftë të menaxhoni situata të tilla dhe ti dilni zot popul-lit e kombit tonë në çfarëdo rrethane. Më tej kryemi-nistri informoi efektivin e kontingjentit mbi gjendjen politike në Shqipëri, marrëdhëniet dhe bashkëpunimin normal me opozitën për integrimin e plotë në Bash-kimin Evropian të Shqipërisë dhe gjeti edhe njëherë rastin për të falenderuar vendet e Aleancës dhe të Italisë në veçanti për mbështetjen dhe bashkëpunimin që i kanë dhëne Forcave të Armatosura gjatë këtyre 20 viteve. Më tej ai tha: Fjalët më të mira të gjeneral

Chiapperini për komandantin e Kontingjentit, për ofi-cerët e shtabit dhe për gjithë juve janë mënyra më e mirë për të justifikuar këtë mbështetje dhe për të nderuar ashtu siç keni nderuar veten, familjet tuaja dhe kombin tuaj. Në përfundim, ai theksoi se: “Afgani-stani si vend ka pasur nevojë jetike për FARSH, ka pasur nevojë jetike për gjithë forcat e Aleancës pasi shikohet se progresi i bëre nga Forcat e Koalicionit është shumë i mirë dhe se e ardhmja e këtij populli do të jetë shumë shpejt e lavdishme dhe e begate”. Kjo vizitë ishte shumë e suksesshme pasi pati dhe do të ketë vlera të mëdha morale për efektivat tanë me mi-sion në Afganistan për një kohë relativisht të gjatë. Ka vlera historike pasi kjo ishte vizita e parë e një kryemi-nistri Shqiptar në misionet e FARSH jashtë vendit, dhe se vlerësimet e dhëna nga komandantët e komandave ku operojnë kontingjentet tona për performancën e tyre dhe vlerësimet e kreut të qeverisë dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH për kontingjentet tona në mision, shfaqin më së miri kujdesin e veçantë të qever-isë, Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm për Forcat e Armatosura në tërësi si dhe nivelin e lartë të saj në realizimin e misioneve sipas standardeve dhe vlerave më të mira operacionale.

Page 8: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 8

Ministri Imami priti ministrin e Mbrojtjes të Italisë, admiral Di Paola

Ministri Imami: Për ne Italia është dhe do të mbetet jo vetëm një vend fqinj, por edhe një vend mik dhe partner strategjik

Më datë 11 prill 2012, në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e pritjes së ministrit të Mbrojtjes së Italisë, ad-miral Giampaolo Di Paola, i cili vizitoi ven-

din tonë në krye të një delegacioni të lartë. Në takimin bilateral midis dy delegacioneve, u bashkëbisedua në lidhje me marrëdhëniet mjaft të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona, jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe në fusha të tjera. Gjatë këtij takimi pala ital-iane u shpreh se Italia do të vazhdojë të mbështesë FA shqiptare në rrugën e modernizimit, si dhe të përkrahë vendin tonë në rrugën drejt Bashkimit Eu-ropian.

Në përfundim të këtij takimi, dy ministrat e Mbrojtjes dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, gjatë së cilës ministri Imami dhe ministri Di Paola shpjeguan disa nga pikat kryesore ku u përqen-druan bisedimet mes dy delegacioneve.

Në fjalën e tij ministri Imami, në emër të institu-cionit që ai drejton, shprehu mirënjohjen dhe falën-deroi homologun italian për ndihmën që Italia i ka dhë-në Shqipërisë në këto 20 vjet demokraci, në veçanti për ndihmën dhe mbështetjen në të gjitha fushat që Ministria e Mbrojtjes dhe FA të Republikës së Ital-isë i kanë dhënë vendit tonë. Ndër të tjera ai theksoi se Italia për Shqipërinë është dhe do të mbetet jo vetëm një vend fqinj, por edhe një vend mik dhe part-ner strategjik. Ministri Imami sqaroi shkurtimisht edhe tre çështjet kryesore që ishin objekt i takimit dypalësh, dhe më konkretisht, mbështetja e plotë e premtuar nga ministri i italian i Mbrojtjes për plani-fikimin, ngritjen dhe vlerësimin e kapaciteteve, asis-tencën teknike për ngritjen në një kohë të afërme të një batalioni tërësisht të integrueshëm në NATO.

Çështja e dytë për të cilën u bisedua ishte çështja e bashkëpunimit për vëzhgimin e hapësirës detare në detin Adriatik, dhe çështja e tretë ishte bashkëpuni-

mi i ngushtë për “NATO Response Force”, ose (Forca e Përgjigjes së Menjëhershme), ku Shqipëria ka de-klaruar një togë të Policisë Ushtarake.

Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes së Italisë, ad-miral Di Paola, theksoi: “Shqipëria ka pësuar një zhvil-lim të dukshëm mbas viteve 1990. Tashmë vendi juaj është një vend modern dhe aleat i NATO, që me të drejtë synon edhe integrimin e plotë në strukturat eu-ropiane. Sikundër Italia ka pasur rastin të mbështesë fuqishëm integrimin e Shqipërisë në Aleancën e At-lantikut të Veriut, po kështu Italia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në përafrimin dhe integrimin e mëtejshëm të saj në strukturat europiane. Italia, sikundër edhe vendet e tjera, ka investuar mjaft në vendet e Ballkanit Perëndimor. Frytet e këtij bash-këpunimi dhe kësaj mbështetjeje do të preken vetëm pas integrimit të plotë të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Aleancën Euroatlantike”.

zyrtare

Page 9: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 9

Ministri Imami mori pjesë në takimin e ministrave të vendeve NATO-s, në BrukselN

ë kuadër të përgatitjeve për Samitin e Çikagos që do të zhvillohet më 20-21 maj 2012, u zhvillua në Bruksel më datë 18 dhe 19 prill 2012 takimi i ministrave të

Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës së Atlan-tikut të Veriut. Ministrat e Mbrojtjes së NATO kanë konfirmuar edhe një herë se tranzicioni i kompeten-cave të sigurisë, nga forcat e NATO tek autoritetet afgane, do të fillojë që në vitin 2013 dhe do të për-fundojë në fund të 2014-ës. Sekretari i Përgjith-shëm i NATO, z. Anders Fogh Rasmussen u shpreh se: “NATO, nuk do ta braktisë Afganistanin, pavarë-sisht kostove financiare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë në plan të tërheqin trupat luftarake nga vendi deri në vitin 2014. Në mënyrë që ne t’i përgjigjemi afatit tonë, duke përfunduar tranzicionin në fund të 2014, duhet ta fillojmë këtë proces që në 2013-ën, ndoshta nga mesi i 2013-ës. Pra, nuk ka kontradikta duke përmendur mesin e 2013, si datë ku do të fillojë tranzicioni dhe fundi i 2014 si datë ku ky tranzicion do të përfundojë”. Në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami tha se: “Aktualisht 50 % e popullsisë afgane është nën përgjegjësinë e plotë të qeverisjes së sigurisë nga qeveria afgane. Do të vazhdojmë në fazën e tretë që shkon deri në 75 %, ndërsa në vitin 2014 flasim

për të shkuar deri në 100 %. Nuk është kuptimi që do të tërhiqet dhe do të lejojë që të vijojë që Afgani-stani të mbetet vend i një parajse të terrorizmit. Ne themi që në 2014 do të kalojë përgjegjësia për sigurinë tek autoritetet afgane, të cilat do të kenë mbështetjen e plotë financiare dhe më tutje edhe prezencë me trupa”. Sipas ministrit Imami, NATO nuk do të lejojë që Afganistani të kthehet pas 2014 në një parajsë për terroristët, ndaj trajnimi i forcave afgane është i një rëndësie të veçantë, dhe në këtë kuadër edhe Shqipëria ka rolin e saj. “Do të ketë një financim të rëndësishëm. Republika e Shqipërisë e ka marrë këtë vendim dhe do të ketë një pjesë modeste, aq sa i takon për madhësinë e buxhetit të saj, por do ta japë atë kontribut pas vitit 2014”, - nënvizoi ministri Imami. Në Samitin e Çikagos do të vendoset mbi angazhimin e ardhshëm të NATO në Afganistan, duke përfshirë dhe finan-cimin e tij në një kohë të mprehtë krize ekonomike dhe financiare. Ky financim pritet të jetë prej 4 mil-iard dollarësh çdo vit që prej 2015, ka theksuar më tej kreu i Mbrojtjes Shqiptare. Një temë tjetër e rëndësishme është edhe “Mbrojtja e zgjuar”, e nevojshme për NATO lidhur me reformimin e saj për sfidat e këtij mijëvjeçari. Kjo përbën edhe zemrën e strategjisë së NATO për vitin 2020.

Ministri Imami me homologun e tij Bullgar, Anyu Angelov

Page 10: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 10

Të sigurtë për përmbushjen me sukses të misionit të FASH

jë intervistë gjithëpërfshirëse që trajton vizitën e suksesshme që shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FASH, gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi zhvilloi në SHBA, ku në takimet

e rëndësishme me autoritetet më të larta ushtarake amerikane u vlerësua performanca dhe besueshmëria në rritje e FASH kudo që ato janë të angazhuara, si dhe mundësia që kryeministri, Prof. Dr. Sali Berisha dhe gjeneralmajor Gjunkshi patën me anë të vizitës në Afganistan, për të parë nga afër punën e shkëlqyer që po kryejnë forcat tona në mision, kushtet ku jetojnë dhe luftojnë, emocionet që ata përjetuan mbi vendin e ng-jarjes ku ra dëshmor i atdheut kapiten Feti Vogli, fakte që së bashku dëshmojnë më së miri se ushtarakët shq-iptarë meritojnë vërtet këto vlerësime superlative.

Zoti Gjeneral, ditët e para të muajit prill ju zhvil-luat një vizitë zyrtare me axhendë mjaft intensive në SHBA. Cilat janë disa nga çështjet e tematikës së kësaj vizite?

Në fillim të muajit prill isha për një vizitë zyrtare në SHBA, ku pata nderin të takoj e të bashkëbisedoj me autoritetet më të larta ushtarake të ushtrisë ameri-kane, si edhe me personalitete të tjera politike dhe ushtarake. Ndër të tjera mund të përmend takimet me kryetarin e Shefave të Bashkuar të Shtabit të SHBA-së, gjeneral Martin E. Dempsey, me zëvendësshefin e Shtabit të Forcave Tokësore, gjeneralin Lloyed Austin, me nënsekretarin e Mbrojtjes për (Gardën Kombëtare dhe Forcat Rezervë), z. David McGinnis, me koman-dantin e Gardës Kombëtare të New Jersey, gjeneral-

brigade Michael Cunniff, me drejtorin e Planifikimit dhe Programimit të FT gjeneralmajor Tony Cucolo, me ko-mandantin e Komandës së Aleancës për Transformim, gjeneral Stefan Abrial si dhe me personalitete të tjera politike dhe ushtarake. Gjithashtu gjatë kësaj vizite, pata rastin të zhvilloj një takim me shoqatën patriotike shqiptare “Vatra”, si dhe isha i ftuar për të dhënë një intervistë në radion “Zëri i Amerikës”.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që të diskutonim lidhur me nivelin aktual të bashkëpunimit mes forcave të ar-matosura të të dy vendeve si dhe të përcaktonim e vlerësonim fushat e bashkëpunimit në të ardhmen në përputhje me zhvillimet e reja në rajon e më gjerë dhe fushat e interesit të përbashkët.

i n terv i sta

Intervistë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FASH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, në përfundim të vizitave të suksesshme të kryera në SHBA dhe Afganistan

intervistoi kapiten dRiTOR pApA

N

Page 11: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

11

çështje të rëndësishme të bashkëpunimit reciprok jo vetëm në kontekstin dypalësh, por edhe në angazhime të përbashkëta në kuadër të Aleancës, të planifikimit dhe programimit të forcave, politikave të përgatitjes së personelit, e më gjerë.

Pika kulmore e vizitës në SHBA, ishte padyshim ta-kimi me kryetarin e Shefave të Bashkuar të Shtabit të SHBA, gjeneral Martin Dempsey, të cilin e konsideroj si një takim mjaft të rëndësishëm, rezultativ, dhe të realizuar në një atmosferë tepër të ngrohtë dhe miqë-sore. Falënderova sinqerisht gjeneral Dempsey-n, për

pritjen e shkëlqyer, për kohën e çmuar, dhe mundës-inë e këtij takimi, që për Forcat e Armatosura të Re-publikës së Shqipërisë përbën jo vetëm një ngjarje të veçantë, por edhe shumë të rëdësishme pasi na dha mundësinë për të ndarë më nga afër opinionet mbi disa nga tematikat dhe momentet të cilat ne i konsi-derojmë me interes parësor për zhvillimin dhe të ar-dhmen. Më tej shpreha falënderimin për telefonatën mjaft inkurajuese që gjeneral Dempsey bëri para pak kohësh, për tu solidarizuar me dhimbjen për rënien në krye të detyrës të kapiten Voglit në Afganistan, si dhe për mbështetjen shumë vëllazërore të dhënë nga gjithë ushtarakët amerikanë, pjesëmarrës në të njëjtin kontingjent me ushtarakun tonë.

Gjatë bisedës, shpreha vlerësimin maksimal për rezultatet e takimeve të mëparshme të realizuara gjatë kësaj vizite. Më pas e njoha gjeneralin Dempsey edhe mbi fusha të tjera të bashkëpunimit me SHBA, si asistencën në trajnim, arsimim, shërbimin zjar-rfikës, përballimin e emergjencave humanitare, asis-tencën mjekësore, etj. Duke i konsideruar këto fusha bashkëpunimi si asete të rëndësishme, u shpreha se ato tashmë shërbejnë si një bazë e sigurtë për tu zgjeruar në të ardhmen.

Duke i bërë një ekspoze të angazhimeve dhe sfi-dave të Forcave të Armatosura shqiptare, ndër të tjera theksova faktin se gjatë tërë këtyre viteve që nga rënia e komunizmit, është bërë një punë e madhe që ndryshimet e reja në realitetin politik, ekonomik e shoqëror të shtetit shqiptar me objektiv integrimin

Axhenda e vizitës kishte një tematikë të gjerë ku u përfshinë çështje të marrëdhënieve të shkëlqy-era midis forcave të armatosura të të dy vendeve, çështje të bashkëpunimit në aspekte të veçanta siç janë angazhimi i kontingjenteve tona në misione, bash-këpunimi në OMLT (ekipe të përbashkëta të trajnimit të ushtrisë afgane), për forcat speciale, arsimimin, trajnimet, si dhe eksplorimi i fushave të reja me in-teres dypalësh.

Në takimet e zhvilluara, pasi vlerësuam kontrib-utet amerikane për Forcat tona të Armatosura u ndalëm në çështje që kanë të bëjnë me forcimin e mëtejshëm të tyre në kuadrin e reformimit dhe trans-formimit të mbrojtjes tonë në për-puthje me kushtet e reja kur ne jemi tashmë anëtarë të Aleancës, dhe po punojmë për integrimin e plotë në standarde, struktura, kapac-itete dhe aftësi veprimi e ndërve-primi. Shqipëria është një aleate e vendosur e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit dhe një anëtare e denjë e NATO-s, që ka kontribuar në mënyrë aktive përkrah SHBA në Irak, si dhe vazhdon kontributin në Afganistan dhe në zona te tjera të botës ku është angazhuar Aleanca. U diskutua gjithashtu edhe për rolin aktiv dhe tepër konstruktiv të vendit tonë, dhe në këtë kuadër edhe të Forcave tona të Armatosura në shërbim të sta-bilitetit dhe zhvillimit në rajonin tonë. Roli i Forcave të Armatosura është mjaft i vlerësuar në këtë kon-tekst.

Në takimin me komandantin e Gardës Kombëtare të New Jersey, gjeneralin Cunniff, u diskutua për nive-lin aktual të bashkëpunimit, në kuadër të programit të partneritetit ndërmjet Forcave të Armatosura shqiptare dhe Gardës Kombëtare të New Jersey dhe u nda i njëjti mendim se eksperienca 11 vjeçare e bashkëpunimit dhe niveli aktual i tij është shprehje e vullnetit të përbashkët si dhe jep premisa për rritjen e tij në mjaft fusha për të ardhmen, sidomos në fusha të tilla si pjesëmarrja e përbashkët në operacion në Afganistan, ku aktualisht bashkëpunojmë me një ekip OMLT në Kabul. Në lidhje me këtë bashkëpunim të suk-sesshëm, pata rastin të shpreh mirënjohjen, veç të tjerash edhe duke dhënë disa medalje për pjesëmar-rësit amerikanë në kontingjentin e përbashkët OM-LT-1, të cilët sapo përfunduan misionin në Afganistan së bashku me trupat tona.

Ndërsa në takimet e zhvilluara në Pentagon me zëvendësshefin e Shtabit të Forcave Tokësore, gjen-eral Lloyd Austin, me nënsekretarin e Mbrojtjes për Gardën Kombëtare dhe Forcat Rezervë, z. David McGinnis, me asistentin e zëvendësshefit të Shtabit të Forcave Tokësore amerikane për personelin Roy Vallace dhe me gjeneralmajor Tony Cucola u trajtuan

Page 12: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 12

në familjen e madhe të demokracisë perëndimore, në NATO e BE të pasqyroheshin në mënyrën më të për-shtatshme në reformimin e Forcave tona të Arma-tosura. Pasqyrimi i këtyre ndryshimeve në të tërë sistemin e mbrojtjes ka nënkuptuar ndërmarrjen e reformave shumë të thella në të gjitha aspektet e Forcave të Armatosura, përfshi këtu zbatimin e politikave të reja, përmirësimin e dokumenteve strat-egjike, personelin, infrastrukturën, modernizimin, etj. Kjo u bë e mundur dhe do të vazhdojë të bëhet për vetë faktin se ne jemi tashmë të ndërgjegjshëm se qëllimi final i këtyre reformave të thella është që ne të jemi në gjendje të përmbushim në kohën e duhur dhe me cilësinë më të mirë detyrimet tona përkundrejt vendit tonë dhe aleancës.

Duke i paraqitur mikpritësit të shquar, një rezyme të shkurtër të zhvillimeve dhe sfidave të modernizimit të Forcave tona të Armatosura, theksova se në për-puthje me politikat e shtetit dhe qeverisë shqiptare, thelbi i reformave qëndron në idenë për të pasur një forcë e cila është në gjendje të realizojë misionin e saj kushtetues për garantimin e mbrojtjes e sigurisë së vendit, por edhe të përmbushë detyrimet tona në kuadër të Aleancës si vend anëtar i saj.

Reforma ka përfshirë të gjitha aspektet ndër të cilat më shume spikat kalimi në forcë tërësisht pro-fesioniste që nga viti 2010 – një aspekt ky tepër i rëndësishëm i reformës, por në të njëjtën kohë edhe një sfide e madhe të cilën po e kalojmë me sukses. Një tjetër objektiv i rëndësishëm i re-formës, është procesi i rishikimit të dokument-eve strategjike të cilat po punojmë që të jenë në përputhje me Kon-ceptin e Ri Strategjik të NATO-s, me qasjen e përgjithshme në niv-el Aleance të asaj që është quajtur “Mbrojtje e Mençur” (Smart De-fence) si dhe me Direk-tivën Politike të qeverisë shqiptare. Duke u ndalur në procesin e modern-izmit të Forcave tona të Armatosura në të gjitha komponentët e tyre, në takim përmenda procesin e modernizimit të forcave Ajrore, me blerjen e helikopterëve te rinj, apo të forcave de-tare me prodhimin e anijeve te reja në vend.

Prezantova më tej ecurinë e deritanishme në pro-cesin e vështirë të demilitarizimit, ku theksova se Forcave tona të Armatosura dhe vendi ynë ndodhen

në procesin e eliminimit të një sasie të madhe të mu-nicioneve të tepërta, pajisjeve, dhe materiale të tjera të rrezikshme e të vjetruara, mbetur si trashëgimi nga regjimi i mëparshëm. Mbajtja dhe ruajtja e këtyre materialeve reduktojnë aftësitë tona operacionale dhe ulin nivelin e gatishmërisë. Për këtë arsye, ne synojmë që ky proces të përmbyllet brenda vitit 2013. Për këtë gjeta rastin për të falënderuar për mbështetjen e dhënë nga qeveria amerikane për përmbushjen me sukses të këtij objektivi.

Duke folur për angazhimin e Forcave tona të Arma-tosura Shqiptare, në misionet paqeruajtëse në kuadër të Aleancës por dhe të organizmave të tjera ndërkom-bëtare siç janë BE, OKB, etj, u theksua që vendi ynë është një pjesëmarrës në operacionet e mbështetjes së paqes, dhe mbetet plotësisht i angazhuar për të qenë një partner aktiv në Aleancë, duke vazhduar të japë një kontribut të rëndësishëm. Ndër të tjera u vlerësua shumë angazhimi i Forcave të Armatosura Shqiptare në të gjithë spektrin e operacioneve dhe se kjo arritje është edhe rezultat i bashkëpunimit mjaft të suksesshëm me SHBA në pjesëmarrjen e përbashkët në operacionin e NATO-s, ISAF në Afgani-stan, e veçanërisht për bashkëpunimin në misionet me forcat speciale dhe me OMLT. Në këtë kuadër pata gjithashtu kënaqësinë ti shprehja gjeneral Dempsey,

vendosmërinë tonë për të vazhduar qëndrimin në Afganistan përkrah Aleancës dhe SHBA-ve deri në përmbushjen e misionit me moton “together in together out”. Duke u ndalur në bashkëpunimin dhe sig-urinë rajonale u për-mend fakti që qeveria shqiptare dhe FASH i vlerësojnë iniciativat e bashkëpunimit rajonal si kontribuuese të sigurisë dhe mbrojtjes rajonale. Në përgjigje të interes-imit të gjeneral Dem-sey lidhur me situatën në Kosovë, vlerësova si shumë të rëndësishëm rolin e KFOR atje, e në këtë kuadër kontributin e pazëvendësueshëm të

pranisë amerikane. Në sajë të kontributit të SHBA-ve, por dhe të atij që ofrojnë vendet e tjera, ne, vendet e rajonit jetojmë sot në një mjedis me të mirë dhe më të sigurtë. Në këto kushte ne besojmë se prania e SHBA në Kosovë është e mirëpritur dhe e vlerësuar jo vetëm nga ana e shqiptarëve, por gjithashtu edhe popujt e tjerë që jetojnë në këtë rajon.

Page 13: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 13

Gjatë këtij takimi, gjeneral Dempsey shprehu vlerësimin e tij për progresin e bërë nga Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura si dhe për kontrib-utin e rëndësishëm në operacionin e NATO-s, ISAF në Afganistan, përkrah forcave amerikane dhe atyre aleate. Duke vlerësuar arritjet e deritanishme gjeneral Dempsey theksoi se vlerësonte shumë gatishmërinë e vendosmërinë tonë për të vazhduar me angazhimet operacionale në të ardhmen, si dhe shprehu vullnetin e tij për vlerësimin e kërkesave dhe nevojave të Forcave tona të Armatosura duke siguruar njëkohësisht se do të bëjë gjithçka për realizimin e tyre.

U ndjeva veçanërisht krenar, kur ndër të tjera gjeneral Dempsey u shpreh se “...Ushtarët tuaj janë luftëtarë dhe pëlqejnë të luftojnë. Ka shumë vende të angazhuara, por jo të gjithë pëlqejnë të luftojnë. Ush-tarët tanë në Afganistan janë të një gjaku, sepse ato marrin e japin gjak nga njëri tjetri”.

Një takim tjetër shumë i rëndësishëm ishte ai që zhvillova me komandantin e Komandës së Trans-formimit të Aleancës (ACT), gjeneral Stephane Abrial, ku u diskutua për zhvillimet më të fundit në NATO, marrëdhëniet reciproke të Forcave tona të Armato-sura me Komandën e ACT-së, reformën, përgatitjen e dokumenteve strategjikë, programet e zhvillimit, planet e modernizimit dhe të integrimit, programet e proceset e arsimimit, trajnimit etj. U shkëmbyen pikëpamje të njëjta rreth konceptit “Smart Defence”, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku theksova se një numër angazhimesh dhe projektesh tona për të ardhmen, janë propozuar në kuadër të këtij koncepti.

Duke vlerësuar seriozitetin dhe arritjet e Forcave tona të Armatosura e programet e bashkëpunim-it, gjeneral Abrial u shpreh për gatishmërinë dhe mbështetjen që komanda e ACT do të vazhdojë të

japë për Forcat tona të Armatosura, duke theksuar se planet e Forcave të Armatosura Shqiptare janë mjaft ambicioze dhe kanë treguar standarde cilë-sore për realizimin e procesit të integrimit.

Gjatë qëndrimit në SHBA zhvillova një vizitë në shtëpinë e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës ”VATRA”. Përjetuam një emocion të veçantë që ishim në shtëpinë e “Vatrës”, shoqatës patriotike më jetëgjatë në historinë e Kombit, e cila për 100 vjet u ka qëndruar sfidave të kohës dhe i ka shërbyer Kombit, si askush tjetër. Aty zhvilluam një bisedë të ngrohtë me drejtues të kësaj shoqate dhe viz-ituam mjediset e bibliotekës e të arkivit, ku u njohëm me historinë e “Vatrës” që nga themelimi, ilustruar me dokumente autentike arkivore e regjistrime, nga mbledhja e parë deri te veprimtaritë e saj më të spikatura për pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar.

Ç’mund të na thoni rreth vlerësimit që i bëjnë SHBA angazhimit të Forcave tona të Armatosura në operacionet e NATO-s, duke pasur parasysh ek-speriencën e re të misioneve OMLT?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë maksimalisht angazhimin e Forcave të Armatosura të RSH-së në operacionet e NATO-s dhe sidomos kontributet tona me forca në Afganistan. Vlerësimi vjen jo vetëm në drejtim të rritjes së kontributeve tona sasiore, por veçanërisht të atyre cilësore siç është kontributi me forcat speciale në rajonin e Kan-daharit në përbërje të njësive Amerikane të luftimit, ku dhe patëm dëshmorin e parë në këtë operacion, kapitenin Feti Vogli.

Angazhimet e përbashkëta në Afganistan po njohin tashmë edhe eksperienca të reja, si atë të kontributeve në drejtim të trajnimit të Forcave të

Page 14: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 14

Armatosura të Ushtrisë dhe Policisë Afgane me anë të misioneve OMLT. Kjo eksperiencë e re, misioni që kryhet në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të New Jersey, ka dhënë tashmë provën e parë të suksesit me për-fundimin e rotacionit të parë. Vetëm pak kohë më parë u nis kontigjenti i dytë, ndërkohë që është duke u për-gatitur kontingjenti i trete dhe është marrë vendimi edhe për të katër-tin. Nga pala amerikane u shprehën vlerësimet më të larta për modelin e seriozitetit e të angazhimit dhe për performancën e ushtarakëve tanë në këto operacione

Si e vlerësoni bashkëpunimin e Forcave tona të Armatosura me ato amerikane? Cilat janë disa nga fush-at që ju mendoni se ky bashkëpunim mund të intensifikohet edhe më tej?

Bashkëpunimi i Forcave tona të Armatosura me ato amerikane ka një histori të gjatë suksesi që përf-shin një periudhë prej dy dekadash dhe ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për transformimin, reformimin dhe zhvillimin e Forcave tona të Arma-tosura, të cilat janë sot pjesëtare të Aleancës. Gjatë takimeve atje unë pata rastin që në emër të gjithë burrave dhe grave tona në uniformë, të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për gjithë ndihmën dhe mbështetjen që SHBA dhe Forcat e saj të Armato-sura, kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin Forcave tona të Armatosura në veçanti, dhe Shqipërisë e popullit shqiptar në tërësi.

Bashkëpunimi aktual me Forcat e Armatosura Amerikane është në nivele të shkëlqyera dhe do të intensifikohet më tej në një sërë fushash siç janë bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe trajnimit të personelit të FARSH, në drejtim të asistencës për rishikimin e dokumenteve strategjike si SSR (RSM), të reformave strukturale e konceptuale të FARSH drejt integrimit të plotë në NATO, të kontributeve me forca luftarake dhe OMLT në misionin ISAF në Af-ganistan, dhe në disa aspekte të tjera si mbrojtja kibernetike; trajnimi në fushën e ruajtjes së mjedisi, politikat gjinore, etj. Me theks të veçantë u disku-tua ngritja në një nivel më të lartë të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kualifikimeve të personelit, me qëllim krijimin me kohë të një elitë ushtarakësh shqiptarë të formuar me mentalitet bashkëkohor perëndimor, që do ta çonin përpara transformimin e Forcave tona të Armatosura.

Zoti Gjeneral, në datat 13 dhe 14 prill, ju dhe kryeministri Berisha vizituat trupat tona të dis-lokuara në Afganistan, ku mes zyrtarëve të lartë ju u takuat edhe me komandantin e Forcës Ndërkom-bëtare të Sigurisë dhe Asistencës dhe njëkohësisht

komandant i Forcave Amerikane në Afganistan, gjeneralin Jon R. Allen. Cilat janë përshtypjet tuaja për ketë vizitë dhe cili është vlerësimi që morët për performancën e trupave tona atje?

Siç është bërë e ditur tashmë, me Kryeministrin Berisha vizituam kontingjentet e Forcave të Ar-matosura Shqiptare në Afganistan, që operojnë në kuadër të misionit të NATO-s, ISAF. Gjatë kësaj viz-ite u takuam me ushtarakët shqiptarë që janë me mision në shtabin e ISAF dhe komandën rajonale në Kabul, vizituam Bazën e Përparuar Operacio-nale në Spin Buldok në Kandahar, ku është ven-dosur dhe operon kontingjenti i Forcave Speciale Shqiptare “Eagle 4”, si dhe u takuam me efektivin e kontingjentit tonë që kryen misionin në Herat.

Vizita pati një axhendë të ngjeshur, pasi përveç takimeve me kontingjentet tona, zhvilluam takime me komandantin e Forcës Ndërkombëtare të Sig-urisë dhe Asistencës, njëkohësisht komandant i Forcave Amerikane në Afganistan, gjeneral John Allen, me përfaqësuesin civil më të lartë të NATO-s në shtabin e ISAF, ambasadorin Simon Gass, me komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore gjeneralbrigade Luigi Chapperini, zëvendëskoman-dantin e Komandës Rajonale Jugore gjeneralmajor Javier Cabeza.

Në takimet që patëm me gjeneral Allen dhe me personalitetet e tjera, morëm ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së kapiten Feti Vogli, si dhe vlerësimet më të larta për të si ush-tarak dhe aktin e tij heroik.

Gjenerali Allen dhe ambasadori Gass shprehën falënderimet më të përzemërta për kontributin jashtëzakonisht të vlerësuar të Forcave të Ar-matosura Shqiptare, qeverisë shqiptare dhe Shq-ipërisë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në Af-

Page 15: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 15

ganistan, si dhe për rolin jetësor e performancën e shkëlqyer të njësive shqiptare që veprojnë në Afganistan.

Gjatë këtyre takimeve, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i shprehur gjeneralit Allen dhe personaliteteve të tjera të larta mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që NATO, SHBA dhe vendet e tjera aleate, kanë dhënë e vazhdojnë ti japin në vijimësi Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura gjatë gjithë kësaj periudhë transformimesh të rëndësishme, mbështetjen për anëtarësimin në NATO dhe në veçanti bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Aleancës në operacionin ISAF në Afganistan dhe më gjerë në shumë fusha të tjera.

Ai garantoi më tej se Shqipëria dhe njësitë tona do të jenë në këtë vend mik, për aq kohë sa do të jenë forcat e NATO-s dhe njësitë amerikane.

Dëshiroj të theksoj për lexuesit se jam ndjerë veçanërisht krenar kur në prani të Kryeministrit, kemi marrë vlerësimet më maksimale për kurajën, profesionalizmin dhe vendosmërinë e ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë në misione nga më të vështirat krah për krah ushtarakëve të tjerë të Aleancës, duke ngritur lart jo vetëm emrin e Forcave të Armatosura, por edhe të popullit dhe shtetit shqiptar.

Si e vlerësoni nivelin e moralit të trupave tona në mision pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën kapiten Feti Vogli, dhe sa mendoni se ka ndikuar vizita që ju dhe kryeministri kryet në ngritjen e moralit te trupave?

Një nga vlerësimet e larta që morëm nga gjen-erali Allen dhe personalitetet e tjera që drejtojnë operacionin e NATO-s, ISAF në Afganistan, ishte shpirti i lartë i kurajës dhe profesionalizmi me të cilin trupat tona përballuan humbjen e jetës së kolegut të tyre dhe moralin e lartë që po tregojnë pas ngjarjes në realizimin e misioneve.

Morali i trupave tona atje ishte vërtet i lartë. Është e vështirë të gjesh fjalët e përshtatshme, pasi nuk mund të përshkruhet lehtë ajo çka bëjnë ushtarakët tanë atje në atë konflikt dhe realitet të ashpër, por ju siguroj që kurajën dhe moralin e lartë e prekëm në çdo takim që zhvilluam me ta, në çdo shtrëngim dore, në çdo fjalë që shkëmbyem. Kontingjentet e FA, të dislokuar pranë ISAF, me përkushtimin dhe me ndjenjën e lartë të patriotizmit në realizimin e misionit, tregojnë modelin dhe sh-embullin më të shkëlqyer të përfaqësimit të Forcave tona të Armatosura.

Padyshim që vizita që kryem atje do të ndikojë për rritjen e moralit të trupave dhe përkushtimin e tyre në realizimin e misionit. Gjatë takimeve me ushtarakët tanë atje, Kryeministri u shpreh ndër të tjera se “Erdha t’ju shpreh nderin e të gjithë kombit për misionin tuaj dhe t’ju siguroj se çdo shqiptar ndihet shumë krenar me ju...”. Ne fluturuam edhe

mbi vendin ku ra kapiten Feti Vogli, pasi Kryemin-istri dëshironte ta nderonte për aktin e tij edhe në vendin ku ai dha jetën, duke përfaqësuar aty jo vetëm qeverinë shqiptare, por edhe prindërit, bash-këshorten edhe familjen Vogli.

Prej kësaj vizite, trupat tona atje ndjenë nga afër kujdesin e qeverisë dhe shtetit shqiptar jo vetëm nga atdheu i largët, por edhe mbështetjen direkt aty në pozicionin ku veprojnë e luftojnë, në tendën apo kazermën ku jetojnë. Dhe kjo për moralin e tru-pave në mision jashtë atdheut dhe larg familjeve të tyre do të thotë shumë. Ne u kthyem nga kjo vizitë të sigurtë në besimin tonë se, kontingjentet tona që veprojnë në disa lloje misionesh në operacionin ISAF, do ta kryejnë më së miri detyrën e do të kthe-hen me nder në atdhe.

Kjo intervistë më jep rastin e volitshëm që në emër të trupave tona në Afganistan, të atyre që operojnë në misione të tjera jashtë vendit si dhe të të gjithë personelit ushtarak e civil të Forcave tona të Armatosura, të falënderoj Kryeministrin për kry-erjen e kësaj vizite, angazhimin e drejtpërdrejtë si dhe vlerësimet më të larta që ai shprehu për perfor-mancën e kontingjenteve tona në misionet e paqes dhe të Forcave të Armatosura në tërësi.

Megjithëse sfidat dhe detyrimet e FA janë të shumta, unë jam plotësisht i sigurtë se Forcat tona të Armatosura do të jenë plotësisht të afta për të përmbushur misionin e tyre fisnik, për të operuar me nivel dhe standarde të larta, gjë e cila do arrihet mes të tjerash edhe nëpërmjet stërvitjeve serioze, angazhimit dhe përkushtimit për tu përfaqësuar si një forcë e denjë kudo që është e nevojshme, në rajon e më gjerë. Ky besim mbështetet në arritjet e deritanishme, ku performanca e profesionalizmi në operacionet ndërkombëtare të paqes dhe përballimi i emergjencave civile si ajo e dimrit të këtij viti janë më të prekshme dhe të vlerësuara nga autoritete e larta shtetërore, organet e pushtetit lokal dhe komuniteti në tërësi.

Sigurisht që këto arritje nuk do të kishin qenë të mundshme pa ndihmën dhe mbështetjen e va-zhdueshme të qeverisë. Për këtë unë falënderoj qeverinë dhe gjithë strukturat e larta shtetërore, Ministrin e Mbrojtjes, për mbështetjen që po u japin Forcave të Armatosura në transformimin e konsolidimin e tyre. Duke përfunduar, përfitoj që në emrin tuaj e të gjitha Forcave të Armatosu-ra të shprehim gatishmërinë tonë, se ashtu si deri më sot, ne do të vazhdojmë të përgatitemi me profesionalizëm dhe përkushtim, për të kryer detyrat që do të na ngarkohen nga qeveria dhe shteti shqiptar për përmbushjen me sukses të misionit kushtetues, si brenda dhe jashtë vendit, për ta ngritur më lart emrin e shtetit shqiptar dhe Forcave tona të Armatosura në këtë 100 vje-tor të krijimit të tyre.

Ju faleminderit

Page 16: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 16

Alba Musaraj

Çikago, samitet G8 e të NATO-s do të zhvillohen në pranverë 2012

G8 (Grupi i 8) është një organizatë e për-bërë nga tetë vende: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Rusia. I formuar

në vitin 1975, grupimi jo formal i ekonomive të avanc-uara sot përfaqëson rreth 14 % të popullatës botërore, 60 % të produktit bruto botëror dhe 2/3 e tregtisë ndërkombëtare. G8 mban samite vjetore për të diskutu-ar çështje me rëndësi ekonomike e politike. Në mungesë të një sekretari të përhershëm apo strukture adminis-trative, G8 nuk është një organizatë formale ndërkom-bëtare dhe nuk mund të bëjë rezoluta detyruese. Megjithatë, samitet sigurojnë mundësi të rëndësishme për udhëheqësit botërorë për të diskutuar çështje sfiduese ndërkombëtare dhe zgjidhje të mundshme. Përveç kësaj, samitet përcaktojnë prioritetet, japin ud-hëzime dhe përcaktojnë çështje të reja për komunitetin ndërkombëtar duke i dhënë formë veprimeve të ardh-shme të qeverive të tjera dhe organizatave ndërkom-bëtare. Udhëheqës nga mbarë bota do të mblidhen në Çikago këtë pranverë për dy samitet diplomatike të organizuar nga presidenti Barack Obama. G8 dhe Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të zhvillojnë takime në Çikago nga 19-21 maji, duke i dhënë mundësi qytetit të nënvizojë vitalitetin ekono-mik, artin dhe arkitekturën e tij.

Kjo është hera e parë që një qytet tjetër amerikan përveç Uashingtonit do të presë një samit të NATO-s. Gjithashtu, kjo është hera e parë në më shumë se 30 vjet që ndonjë qytet pret dy tubime. I themeluar në vi-tin 1975, G8 ka shërbyer në vitet e fundit si një forum për udhëheqësit e tregjeve më të mëdha botërore për të diskutuar çështje kritike të ditës duke filluar nga ekonomia globale tek sfidat e ngutshme të sigurisë.

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO)

u formua në vitin 1949 dhe përfshin Shtetet e Bash-kuara dhe 27 vende të tjera. Premtimi solemn midis anëtarëve të NATO-s se “një sulm kundrejt një ven-di të NATO-s është një sulm kundër të gjithëve”, ka shërbyer si një shtyllë e kësaj Aleance të sigurisë që kur organizata u krijua pas Luftës së Dytë Botërore. Sot, nëpërmjet partneriteteve të tjera, NATO po bëhet qendër e një rrjeti shumë efektiv të sigurisë globale.

Ndërkohë që samitet do të jenë të mbyllur për publikun, Komiteti organizues i samiteve të G8 dhe të NATO-s në Çikago po planifikon një shumëllojshmëri programesh për të informuar komunitetin rreth këtyre ngjarjeve historike. Në muajt në vazhdim, Komiteti Organizues do të bashkëpunojë me biznesin e qytetit, qytetarët dhe grupet filantropike për të organizuar ngjarjet e për të mirëpritur vizitorët.

NATO do të zhvillojë samitin e saj të 25 në vendlind-jen e presidentit Obama, në Çikago të Shteteve të Bashkuara më 20-21 maj 2012. Ajo do të paraqesë vendimet e marra në Samitin e Lisbonës në nëntor të vitit 2010, duke theksuar politikat kyçe të Aleancës dhe duke riafirmuar lidhjen transatlantike. Samiti do të përqendrohet kryesisht në tre tema kryesore: An-gazhimi i Aleancës në Afganistan përmes tranzicionit dhe më gjerë, garantimi që Aleanca ka aftësitë që i duhen për të mbrojtur popullatën e territorin e saj, përballja me sfidat e shekullit XXI si dhe forcimi i rr-jetit të partneritetit të NATO-s në të gjithë globin.

NATO është e përkushtuar qartë për të mbështetur Afganistanin përtej vitit 2014, kur do të zbatohet plotësisht kalimi gradual i përgjegjësisë për sigurinë e vendit nga trupat e ISAF-it tek forcat afgane. Në Çikago, udhëheqësit do të paraqesin propozimet për ta bërë këtë një realitet, si shenjë e vendosmërisë së tyre për të siguruar që vendi nuk do të jetë përsëri një bazë e terrorizmit global. Në një periudhë të ashpër, NATO gjithashtu po përpiqet të garantojë vlerën më të

sam i t i

Page 17: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 17

mirë të parasë për sigurinë e saj. Me krizën financiare në Europë, masa të rënda të reduktimit të deficitit në Shtetet e Bashkuara dhe rritjen e presionit në buxhetet e mbrojtjes, vlera e shtuar e NATO-s do të ndihmojë vendet që të punojnë së bashku. NATO ka kapacitet të lidhë forcat si dhe të menaxhojë projektet shumëkom-bëshe. Kjo është një nga pikat e saj të forta. Përsa i përket partneritetit, NATO po tregohet më fleksibël me partnerët, brenda dhe përtej lidhjeve ekzistuese, për të adresuar sfidat globale. Çikago do të jetë një mundësi për aleatët në zgjerimin e rrjeteve të tyre të partner-itetit dhe në thellimin e marrëdhënieve në një kohë kur bashkëpunimi nuk konsiderohet më si një luks, por një domosdoshmëri.Çikago, axhenda e NATO-s

NATO do të mbajë samitin e saj të 25 në Çikago më 20-21 maj 2012. NATO është e përkushtuar qartë për të mbështetur Afganistanin përtej vitit 2014, kur kalimi gradual i përgjegjësisë për sigurinë e vendit nga trupat e ISAF-it tek forcat afgane do të zbatohet plotësisht. Në Çikago, udhëheqësit do të paraqesin propozimet për ta bërë këtë një realitet, një shenjë të vendosmërisë së tyre për të siguruar se vendi nuk do të jetë përsëri një vatër e terrorizmit global. Afganistan

Në Lisbonë, NATO dhe qeveria e Afganistanit kanë nënshkruar Deklaratën e Partneritetit të Qën-drueshëm.

Trajnim, këshillim dhe ndihma pas vitit 2014: Kjo është tema që do të diskutohet në samitin e NATO-s në lidhje me Afganistanin, por ekzistojnë dy dokumente formale diplomatike që sigurojnë një kontekst më të gjerë. E para është marrëveshja midis NATO-s dhe Afganistanit e nënshkruar në samitin e Lisbonës në vitin 2010, e quajtur Deklarata e Partneritetit të Qëndrueshëm. Ai dokument “njeh” rëndësinë e një bashkëpunimi, koordinimi e besimi më të gjerë midis Afganistanit dhe partnerëve të tij rajonalë, siç ilus-

trohet në Deklaratën e Stambollit. Kjo deklaratë, një përpjekje diplomatike e anëtares së NATO-s, Turqisë, mblodhi së bashku në janar të vitit 2010, presiden-tin e Afganistanit, Pakistanit, Turqisë, zëvendëspresi-dentin e Iranit, ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës dhe të Taxhikistanit, të cilët përfunduan një de-klaratë miqësie dhe bashkëpunimi rajonal në “zemër të Azisë”.

Kjo mbledhje u organizua nga Turqia, Afganistani dhe Pakistani. Rëndësia e saj ishte se mblodhi së bashku Kinën, Pakistanin dhe Iranin, fuqitë e mëdha që kufizojnë Afganistanin në marrëveshje për stabilitetin dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik të rajonit. Mbrojtja e Zgjuar

Mbrojtja e Zgjuar ka të bëjë me caktimin e prior-iteteve, specializimit e bashkëpunimit në zhvillimin e aftësive të përbashkëta të mbrojtjes

Aftësitë për të përmirësuar mungesat aktuale pri-oritare të operacioneve.Misioni i rrjetit afgan

NATO ka krijuar ISAF-in për të përmirësuar shkëm-bimin e informacionit duke lehtësuar qarkullimin e informatave dhe krijimin e vetëdijes më të mirë të situatës në mesin e vendeve që marrin pjesë në op-eracionet e ISAF-it. Kjo ka rritur aftësinë fillestare operacionale dhe duhet të zhvillohet më tej për të ar-ritur aftësinë përfundimtare operacionale. Përballja me mjetet e improvizuara shpërthyese

IED janë shkaku kryesor i humbjes së shumë jetëve në Afganistan. NATO ka nisur një plan veprimi kundër IED, të udhëhequr nga Komanda Aleate për Trans-formim, duke nxitur bashkëpunim brenda e jashtë NATO-s. Plani i Veprimit kombinon masat afatshkurtra në mbështetje të aftësive zhvilluese afatgjata për të papriturat e së ardhmes. Puna vazhdon në nivele të ndryshëm (duke përfshirë iniciativat për të sistemuar dhe shpërndarë inteligjencën, trajnimin e përmirësuar, aftësi teknike të reja dhe bashkëpunim me organizatat

Page 18: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 18

e tjera ndërkombëtare) për zbatimin e masave që do të mbrojnë trupat nga IED dhe në adresimin e rrjeteve kryengritëse prapa këtyre pajisjeve shkatërruese. Përmirësimi i kapaciteteve ajrore e detare

Kapacitetet ajrore e detare janë nxitës kryesorë për operacionet, në mënyrë që forcat e pajisjet të vendosen shpejt dhe kudo që nevojiten. Aleatët kanë grumbulluar burime, duke përfshirë edhe vendet partnerë, për të përfituar kapacitete të reja nëpërmjet marrëveshjeve tregtare ose nëpërmjet blerjes, duke u dhënë atyre qasje shtesë në transport për të lëvizur me shpejtësi trupat, pajisjet dhe furnizimet në të gjithë globin. Kjo është veçanërisht e vështirë dhe e rëndësishme për misionet me largësi strategjike, si për shembull në Af-ganistan. Ngritja e helikopterëve në Afganistan është jetike për të rritur lëvizshmërinë e për të shpëtuar jetë. Bashkëpunimi shumëkombësh në mirëmbajtje e logjistikë po rrit efikasitetin në disa lloje që për-doren nga më shumë se një aleat. Përpjekjet vazh-dojnë për të gjetur zona të mëtejshme bash-këpunimi, duke përfshirë edhe kuadrin e ndërtimit të një task force he-likopterësh. Kontratat kolektive logjistike

Në mënyrë që të jetë më efektive, NATO po shqyrton mundësinë e krijimit të procedurave për zhvillimin e admin-istrimin e kontratave të shpejta, duke përfshirë mbështetjen mjekësore. Aktualisht, kontratat e logjistikës janë të nego-ciueshme dhe zbatohen kur fillon një operacion. Kjo iniciativë propozon nisjen e procedurave për të kursyer kohë dhe kërkon sinergji brenda e midis vendeve kontribuuese dhe NATO-s për të pasur personel më të shpejtë. Mbrojtja raketore

Në kontekstin e një përgjigjeje të gjerë ndaj përhapjes së Armëve të Shkatërrimit në Masë dhe sistemeve të tyre të shpërndarjes, NATO po ndjek një program mbi mbrojtjen raketore me qëllim që të mbrojë forcat e Aleancës nga kërcënimet e raketave balistike me rreze deri në 3.000 kilometra. Që nga viti 2010, Aleanca ka zhvilluar një aftësi të përkohshme për të mbrojtur trupat ndaj raketave balistike me rr-eze të shkurtër e të mesme në një zonë të caktuar. Në samitin e Lisbonës, udhëheqësit e NATO-s ven-dosën të zgjerojnë programin e mbrojtjes raketore për të përfshirë mbrojtjen e popullsisë dhe territor-

eve europiane të NATO-s dhe në të njëjtën kohë ftuan Rusinë për të bashkëpunuar me këtë sistem si dhe për të ndarë përfitimet e tij. Mbrojtja kibernetike

NATO po zhvillon masa të reja për të rritur fuq-inë e komunikimit të saj dhe sistemet e informa-cionit kundër sulmeve kibernetike dhe qasjeve të paligjshme. Gjithashtu, Aleanca është e përgatitur, sipas kërkesës, për të ndihmuar aleatët në rast sul-mesh kibernetike të rënda kundër sistemeve të tyre kombëtare. Këto përpjekje janë manifestim praktik i politikës së NATO-s mbi mbrojtjen kibernetike, e cila u përforcua në Konceptin Strategjik të vitit 2010.Stabilizimi dhe rindërtimi

Eksperienca e Aleancës me operacionet në përgjigje të krizave ka treguar rëndësinë e stabilizimit dhe rindërtimit, aktiviteteve të ndërmarra në shtetet e brishta, që janë në konflikt ose në situata post konf-likti për të promovuar sigurinë, zhvillimin dhe qever-

isjen e mirë në sektorët kyç. Në konfliktet moderne, mjetet konvencionale ushtarake shpesh nuk janë të mjaftueshëm për të rivendosur stabilitetin dhe paqen e vetqëndrueshme. Përgjegjësitë kryesore për aktiv-itete të tilla qëndrojnë përkrah aktorëve të tjerë, por Aleanca ka krijuar kohët e fundit udhëzime politike që do të ndihmojnë për të përmirësuar përfshirjen e saj në stabilizim dhe rindërtim. Ngritja e kapaciteteve kritike afatgjata për op-eracionet

NATO do të vazhdojë të zhvillojë një varg siste-mesh të informacionit në rrjet, që do të mbështesë dy Komandat Strategjike. Ato mbulojnë një numër fushash, duke përshirë detin, tokën, ajrin, logjistikën, inteligjencën dhe tablonë e përbashkët operative me synimin për të mundësuar më shumë informacion dhe efektivitet, mbikëqyrje integruese, vendimmarrje, ko-

Page 19: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 19

mandim e kontroll. Komandimi dhe Kontrolli nga ajri

NATO po zhvillon një komandë plotësisht të ndërve-prueshme, një komandë ajrore dhe sistem kontrolli të automatizuar e të integruar. Ajo do të ofrojë në kohë reale komandim e kontroll si dhe planifikim të misionit dhe funksione të lidhura. Përveç detyrave të mbrojtjes ajrore, ajo do të ketë potencialin për detyrat e mbrojtjes raketore.Zbulimi, mbikëqyrja dhe përnjohja e përbashkët (JISR)

NATO ka nevojë për aftësi JISR që të ofrojë mbled-hjen e koordinuar, përpunimin, përhapjen e ndarjen bren-da NATO-s të materialit ISR të mbledhur nga sistemi i ardhshëm i mbikëqyrjes tokësore të Aleancës. Ndërsa NATO po shpërndan një aftësi kritike JISR në ISAF, një aftësi jetëgjatë JISR, duhet ende të përcaktohet plotë-sisht dhe të zhvillohet më tej gjatë viteve të ardhshëm.Vëzhgimi Tokësor i Aleancës

Sistemi i vëzhgimit tokësor të Aleancës (AGS, Alli-ance Ground Surveillance) është një element kyç trans-formimi dhe një aftësi e domosdoshme për forcat e të gjithë spektrit të plotë të operacioneve aktuale e të ardhshme të misioneve të NATO-s. AGS do të jetë një sistem ajror dhe mbikëqyrje tokësore që të mund të zbulojë e të gjurmojë automjete, të tilla si tanke, helikopterë, që lëvizin në afërsi të tokës, në të gjitha kushtet e motit. Iniciativa të tjera Forca e Reagimit të NATO-s

Forca e Reagimit të NATO-s (NRF) është një forcë shumëkombëshe e gatshme dhe e avancuar teknologjik-isht e përbërë nga forcat tokësore, ajrore, detare si dhe komponentë të forcave speciale që Aleanca mund të vendosë shpejt se ku nevojiten. Ajo ka si qëllim kryesor që të garantojë një përgjigje të shpejtë ush-tarake për një krizë që shfaqet ose për operacionet e tjera në përgjigje të krizave. Ajo gjithashtu ndikon në transformimin ushtarak të NATO-s. Kapacitetet

Në hyrjen e shekullit të ri, shumë forca të Aleancës nuk ishin të strukturuara në mënyrë të përshtatshme, të përgatitura ose të pajisura me mjetet e duhura për t’ju përgjigjur sfidave. Me qëllim rritjen e numrave që mund të përdoren për qëllime të tilla, NATO ra da-kord në vitin 2004 se 40 % e forcave tokësore duhet të jetë e dislokueshme. Gjatë shtatë viteve të fundit, kjo ka çuar në një rritje prej 7 % në numrin e këtyre forcave të dislokueshme dhe 21 % rritje në numrin e forcave në operacionet dhe misionet e tjera. Objektiva të ngjashme prej 40 % dhe 8 % janë përcaktuar së fundmi për forcat ajrore. Modernizimi i programeve të aviacionit

Aleanca do të vazhdojë të zhvillojë aftësitë e saj në fushën e menaxhimit të trafikut ajror dhe të an-

gazhohet në planet e modernizimit të aviacionit civil në Europë dhe në Amerikën e Veriut me qëllim sigu-rimin e qasjes së sigurt në hapësirën ajrore, shpërn-darjes efektive të shërbimeve dhe ndërveprimtarisë civile-ushtarake në mënyrë që të mbrojë efektivitetin e misionit ushtarak në nivel global dhe aftësinë për të kryer një gamë të plotë të veprimeve të saj, duke përfshirë integrimin e sistemeve të hapësirës ajrore të avionëve pa pilot. Përmirësimi i superioritetit të informacionit

Superioriteti i informacionit synon të mbledhë, përpunojë e të shpërndajë një rrjedhë të pandërprerë të informacionit. Në samitin e Rigës në nëntor të vitit 2006, udhëheqësit e vendeve aleate ranë dakord për të mbështetur përpjekjet për të arritur epërsinë e informacionit. Çelësi i këtyre përpjekjeve është zba-timi i kapaciteteve të mundësuara brenda rrjetit të NATO-s, që synon të përfshijë të gjithë elementët operacionalë, nga strategjik deri tek ata taktik, të ndërveprueshëm si dhe duke ruajtur sigurinë e infor-macionit në rrjet. Implementimi i këtij rrjeti krijon një aleancë rrjetesh kombëtare të NATO-s, për të cilat ajo ka ndërtuar kornizën dhe më vonë mund të shërbe-jnë për shkëmbimin e informacionit mes përdoruesve.Planifikimi i emergjencave civile

Në përputhje me objektivat e Aleancës, qëllimi i plani-fikimit të emergjencave civile të Aleancës (CEP), është që të mbledhë, analizojë e ndajë informacionin mbi aktiv-itetet e planifikimit kombëtar dhe aftësitë për të sigu-ruar përdorimin efektiv të burimeve civile në mbështetje të autoriteteve kombëtare dhe ushtarake të NATO-s (NMA). Brenda NATO-s, bashkëpunimi i ngushtë civil-ushtarak është çelësi për të siguruar një përzierje op-timale të aftësive që janë të disponueshme në çdo kohë që duhen. Planifikimi i koordinuar civil-ushtarak po bëhet veçanërisht i rëndësishëm në kontekstin e mbështetjes së operacioneve të NATO-s, duke përfshirë edhe ato të stabilizimit dhe rindërtimit. CEP e ndihmon këtë pro-ces nëpërmjet një sërë mekanizmash të planifikimit të emergjencave civile, duke lejuar NMA të veprojë në lidhje me ekspertizat civile dhe asetet në fusha të tilla si in-frastruktura civile, transporti, ushqimi, uji, agrikultura, komunikimet, shëndetësinë dhe industrinë. Siguria e energjisë

Ndërprerja e rrjedhjes së burimeve jetësore mund të ndikojë në interesat e sigurisë së Aleancës. Në samitin e Lisbonës në vitin 2010, udhëheqësit e vendeve aleate përsëritën mbështetjen e tyre për përpjekjet që synojnë nxitjen e sigurisë së infrastrukturës kritike energjetike. Ata deklaruan gjithashtu se do të vazhdonin të sig-uronin që përpjekjet e NATO-s të koordinoheshin plotë-sisht me ato të bashkësisë ndërkombëtare. Një numër programesh praktikë janë në zhvillim e sipër, si brenda Aleancës ashtu dhe me vendet partnerë së bashku me seminaret dhe programet kërkimorë.

Page 20: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 20

Koherentë në Integrimin e Shqipërisë në BE

intervistoi MiMOZA gOLikJA

Forcat e Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë, tashmë pjesëmarrëse në Aleancën e Atlantikut të Veriut, vazhdojnë të luajnë një rol shumë pozitiv duke treguar vlera dhe demon-

struar kapacitete të larta operative. Po kështu dhe në kuadër të integrimit të Shqipërisë në strukturat e Bashkimin Europian, si një nga sfidat më të mëdha të këtyre 20 viteve të fundit, ministria e Mbrojtjes dhe FA janë në koherencë me kërkesat e paraqitura për integrimin në BE. Drejtoria e Integrimit me Bashkimin Europian, është struktura e Drejtorisë së Politikave në Ministrinë e Mbrojtjes, që programon dhe koordi-non institucionalisht aspektet e integrimit në BE, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Integrimit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera qendrore dhe strukturat e përbashkëta të këtyre programeve. Për revistën “Mbrojtja”, kontaktuam me Drejtoreshën e DIBE në ministrinë e Mbrojtjes, znj. Ivis Noçka dhe i morrëm këtë intervistë.

Drejtoria e Integrimit me BE, është tashmë pjesë e strukturave qendrore të administratës publike, donim të dinim diçka më tepër për lexuesin rreth nevojës së krijimit të kësaj drejtorie dhe funksion-imit të saj.

DIBE është aprovuar si pjesë përbërëse e struk-turës të MM në vitin 2010 dhe aktualisht është pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave

të Mbrojtjes. Kjo strukturë u përshtat si në gjithë strukturat e tjera qendrore të administratës pub-like, për nevojën e ngritjes së Njësive të Integrimit Europian, në kuadër drejtorie, bazuar në disa VKM. DIBE programon dhe koordinon punën institucionale për aspektet e integrimit në BE, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Integrimit, Ministrinë e Pu-nëve të Jashtme dhe institucionet e tjera qendrore dhe strukturat e përbashkëta të këtyre programeve. DIBE ka në përbërje tre sektorë: Sektori i Integrimit Europian & ESDP; Zyra e Projekteve dhe Asistencës

Intervistë me Drejtoren e Integrimit në BE në MM, znj. Ivis Noçka

i n terv i sta

Page 21: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 21

hëzimeve të DEBASKON, DIBE propozon te Sekretari i Përgjithshëm ngritjen e Grupeve Këshillimore dhe Teknike, të cilët do kenë rol këshillues dhe përgatitor me GMS për hartimin e SKSHI 2013-2020.

Drejtimi i Dytë: ka të bëjë me koordinimin për dorëzimin e progres raporteve pranë DEBASKON, e cila ka lidhje me zbatimin dhe monitorimin e SKZHI-së. Ky proces funksionon për të matur progresin e bërë nga ana e MM, për qëllimet e vendosura nga ana e qeverisë për sektorin e mbrojtjes. DIBE është ngarkuar të përgatisë raportin vjetor për progresin e bërë nga ana e MM, duke funksionuar si pikë kontakti (PoC) dhe koordinuese mes DEBASKON me struktu-rat e MM.

Po me procesin e planifikimeve financiare dhe poli-tikat prioritare të MM, si veprohet që ecuria e tyre të jetë në përputhje me “acquis communitaire” të BE?

Ky proces është prezantuar nga ana e qeverisë në 2010 dhe pikërisht kjo ka lidhje me SKZHI, pasi SKZHI do jetë dokumenti që lidh Programimin e Bux-hetit Afatmesëm me Planin Kombëtar të Zbatimit të MSA (PKZMSA). MM, është përfshirë nga ana e DEBASKON-it në proces në vitin 2012. Aktualisht DIBE po koordinon punën me DPP, lidhur me politikat prioritare dhe planifikimet financiare dhe me kapitu-jt e PKZMSA ku MM është e përfshirë. Bazuar te kjo lidhje, (sipas dhe kërkesës të DEBASKON), DIBE është anëtare e re e GMS me urdhër të ministrit të Mbrojtjes në mars të 2012.

Aktualisht, DIBE ka propozuar sipas udhëzimeve të DEBASKON dhe MIE, përfshirjen në axhendën e takimin e ardhshëm të GMS rishikimin e deklaratave të politikave duke marrë parasysh edhe detyrimet në kuadër të dokumenteve të integrimit Europian si MSA, Partneriteti Europian. Ky proces është i ri për

me BE dhe Sektori i Armë Kontrollit.Në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim

dhe Integrim (SKZHI) 2007-2013, stafi që ju drejto-ni programon dhe koordinon procesin e përditësimit të Strategjisë Sektoriale të Mbrojtjes, ku konsis-ton puna juaj më konkretisht?

Lidhur me SKZHI, koordinimi bëhet me strukturat e MM, sipas udhëzimeve që vijnë nga Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndi-hmës së Huaj (DEBASKON)/Këshilli i Ministrave. Puna konkretisht është e përfshirë në dy drejtime: Drejtimi i parë përfshin koordinimin e punës për hartimin e do-kumentit strategjik të SKZHI. DIBE aktualisht është duke koordinuar punën me Grupet e Menaxhimit Strat-egjik (GMS) dhe Ekipet e Menaxhimit të Programeve (EMP), proces i cili ka nisur në janar të 2012 dhe për-fundon në mars të 2013, për hartimin e dokumentit të SKZHI 2013-2020, për Strategjinë Sektoriale: Mbrojtja dhe Strategjitë Ndërsektoriale. Nga strat-egjitë ndërsektoriale përmendim: Lufta kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve dhe Terrorizmit; Lufta kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore; Menaxhimi i Integru-ar i Kufijve; Lufta kundër Korrupsionit dhe Qeverisja Transparente. Për strategjitë Ndërsektoriale, puna e strukturave tona konsiston kryesisht në bashkëren-dim me strukturat e MM, si SHIU, QNOD, Roja Breg-detare dhe Grupi i Punës për Luftën Anti-Korrupsion.

Pak kohë më parë u zhvillua në mjedisin e MM ta-kimi i punës i organizuar nga DEBASKON për MM, lidhur me strategjinë sektoriale të mbrojtjes, ku anëtarët e GMS u njohën me procesin dhe mënyrën se si do të operojnë për hartimin e dokumentit të SK-ZHI 2013-2020. DIBE ka hartuar një draft plan-pune për të gjithë procesin e hartimit të dokumentit të SK-ZHI 2013-2020, mars 2012-mars 2013. Sipas ud-

Page 22: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 22

MM, dhe DIBE po luan një rol informues, në kuadrin e dokumenteve të integrimit Europian.

Prej vitesh Shqipëria dhe Forcat e saj të Ar-matosura janë përfshirë në misionet ushtarake të Sigurisë së Përbashkët Europiane të Mbrojtjes (CSDP), kush janë disa nga rekomandimet e juaja meqenëse e ndiqni nga afër këtë proces?

Në kuadrin CSDP, FA të Shqipërisë kanë luajtur një rol shumë pozitiv duke demonstruar se FARSH ka kapacite të larta operative për përfshirjen në misionet jashtë. Duke qenë se në kuadër të CSDP, FARSH ka kontribuar në TCHAD (mision i përfunduar me sukses në 2010), është aktualisht i përfshirë në ekipet EOD, Bosnjë-Hercegovinë, misioni ALTHEA dhe ka marrë pjesë në misionin trajnues të ATAL-ANTA, Somali. Përfshirja në Bosnjë duhet të mbetet dhe të vazhdojë intensivisht nga ana e Shqipërisë, pasi kontingjentet e FARSH kanë marrë vlerësime shumë pozitive nga partneret tanë, për profesional-izëm të lartë dhe kjo demonstron rolin dhe aftësinë e ushtarakëve tanë dhe emrin e lartë që përçojnë jashtë vendit. Kjo gjithashtu kontribuon në rolin ak-tiv që Shqipëria luan për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon duke qenë pjesë e misioneve të BE-së në Ballkan, fakt shumë i rëndësishëm i Kriterit Politik për Komisionin Europian: Bashkëpunimi Ra-jonal. Përfundimisht qëndron dhe përfshirja e FAR-SH edhe në operacionet e menaxhimit të krizave të BE. Duke qenë se jemi ende në proces me MPJ për përfundimin e marrëveshjes me BE për përfshirjen e Shqipërisë në të ardhmen, pritet roli që do luajë FARSH në këtë drejtim.

Kush janë projektet aktuale, por dhe potenciale të Ministrisë së Mbrojtjes? Diçka më tepër për re-alizimin e tyre.

Projektet me asistencë komunitare që zbatohen

aktualisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA, janë dy: Projekti “Sistemi Shq-iptar i Pozicionimit (ALBPOS GNSS)”, i cili zbatohet pranë Institutit Gjeografik Ushtarak dhe Projekti “Rrjeti Ndërinstitucional i Komunikimit me Radio për QNOD-në”, i cili zbatohet pranë Qendrës Ndërinstitu-cionale Operacionale Detare.

Kështu, Projekti “ALBPOS GNSS” zbatohet në kuadër të programit CARDS 2005, me një shumë prej 1.161.000 euro të dhëna në formë Granti nga Bash-kimi Europian. Objektivi i përgjithshëm i projektit është ndërtimi i rrjetit GNSS që do të shërbejë si Rrjet tri-angulacioni i klasit “me saktësi shumë të lartë”, do të japë mundësinë e pozicionimit global në kohë reale dhe do të jetë në gjendje po t’ua shpërndajë përdoruesve, po në kohë reale. Aktualisht projekti është në fazën përmbyllëse.

Projekti tjetër është “Rrjeti Ndërinstitucional i Komunikimit me Radio për QNOD-në”: Zbatohet në kuadër të programit IPA 2009, me një kosto prej 420.000,00 euro të dhëna në formë Granti nga Bashkimi Europian. Objektivi i përgjithshëm i projektit synon pajisjen e QNOD-së dhe mjeteve detare në dis-pozicion, me një rrjet të sigurt komunikimi në bandën UHF. Të gjitha këto mjete do të pajisen me radio sta-cionare dhe portabël, për të realizuar komunikimin e vazhdueshëm midis mjeteve dhe sallës operacionale të QNOD-së si dhe midis mjeteve në terren, mes njeri-tjetrit në kanale të sigurta komunikimi.

MM ka shfaqur interesin gjatë vitit 2012 për përfshirje në 5 (pesë) projekte të formës trajnuese dhe asistencës në terren në kuadër të projektit të KE për ndërtimin e “Centres of Excellence”(CoE) në lidhje me CBRN (lëndë kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare)”. Aktualisht po punohet për përpunimin e nevojave për fushat e mundshme për aplikime në

Page 23: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 23

shëm në OSBE dhe OKB.Sektori i Armë Kontrollit në DIBE, ushtron aktivite-

tin e saj në zbatim të “DV -11”, nëpërmjet kryerjes së inspektimeve dhe vlerësimeve brenda dhe jashtë territorit shqiptar, në përputhje me kreun IX dhe X të DV-11, si dhe vizita në Baza Ajrore dhe demonstrimin e sistemeve dhe armëve të reja konvencionale ushtar-ake”, në përputhje me Kapitulli IV të DV-11.

Armë Kontrolli punon për raportimin e të gjitha Ra-porteve vjetore, sipas Kapitullit të I dhe II të DV-11, ku përmendim: Planëzimi i Mbrojtjes, Kodi i Sjelljes në Aspektin Politik dhe Ushtarak, Kalendari Vjetor, etj.

Arm-Kontrolli në MM, ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe midis agjencive të Armë Kontrollit me Mbretërinë e Danimarkës dhe Republikën Federale të Gjermanisë.

Dhe së fundmi si e shikoni integrimin në BE, a jeni koherent me kërkesat që ju dërgohen dhe si paraqitet Ministria e Mbrojtjes në kuadër të integ-rimit të Shqipërisë në BE?

MM është përqasur përherë koherente me kërkesat në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi dhe ky proces shkon paralelisht me integrimin në NATO të FARSH, veçanërisht pas anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë. Duke qenë se shumë prej kërkesave janë plotësuar për anëtarësimin në NATO, kjo e bën më të lehtë procesin për përshtatjen me procesin e in-tegrimit në BE, nga pikëpamja e standardeve. Mbi të gjitha, në kuadrin e CSDP-së, FARSH kanë treguar se janë profesionistë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. CSDP (Common Security and Defense Policy), po zhvillo-het si një përqasje e gjithanshme, ku përfshihen instru-mentet diplomatikë, ekonomikë dhe ato të sigurisë dhe mbrojtjes. Në këtë kuadër MM vazhdon të kontribuojë me kapacitet e saj ushtarake.

kuadër të IPA 2013. Disa nga nevojat dhe fushat ku mund të kërkohet aplikim për financime projektesh me fonde komunitare përmendim: Në kuadër të objektivit “Menaxhimi i Integruar i Kufijve” në mbështetje për QNOD dhe, në kuadër të objektivit “Mbrojtja dhe pro-movimi i mjedisit”, ku MM ka si prioritet zbatimin e Politikave Mjedisore brenda FARSH.

Vendi ynë është palë me organizatat rajonale e ndërkombëtare, NATO, OSBE dhe OKB, për zbatimin e konventave dhe marrëveshjeve në fushën e kon-trollit të armëve, si realizohet ky bashkëpunim?

Shqipëria është palë në disa marrëveshje dhe Or-ganizma ndërkombëtare në fushën e Armë Kontrol-lit, si: Dokumenti i Vjenës 2011 (VD11); Konventa e Armëve Biologjike (BWC); Konventa e Armëve Kimike (CWC); Traktati i parandalimit të përhapjes të Armëve te Dëmtimit në Masë; Trak-tati kundër minave, konventa e OSLO-s; Rezoluta 1540 e Këshillit të Sigurimit “Për parandalimin e Përhapjes së armëve Kimike, Biologjike dhe nukleare”.

Në zbatimin dhe ndjekjen e këtyre detyrimeve përfshi-hen disa institucione si: Min-istria e Punëve të Jashtme; Misionet e Përhershme të Shqipërisë në OKB, NATO, OSBE; Ministria e Mbrojtjes; AKSHE; Ministria e Brend-shme

Vendi ynë këtë bash-këpunim e realizon nëpërm-jet marrëveshjeve dypalëshe, dhe shumëpalëshe, siç janë; çështjet e çarmatimit, shkatërrimit të lëndëve kimike dhe kontrollit të regjimit të armëve.

Ekzistojnë disa marrëveshje të nënshkruara nga vendi ynë dhe të ratifikuara në Parlamentin e RSH, me këto organizma, si psh: Marrëveshje dypalëshe MM- OSBE (duke përfshirë shkatërrimin e armëve të lehta dhe municioneve të tepërta apo shkatërrimi i mbetjeve të rrezikshme kimike)

Dokumenti i Vjenës 2011, është marrëveshja më e fundit dhe e rëndësishme e OSBE, ku bazohet konkretisht puna juaj mbi Armë Kontrollin?

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë dy institucione përgjegjëse për zba-timin e detyrimeve që rrjedhin nga Dokumenti i Vje-nës 2011. Ministria e Mbrojtjes është End User për CSBM-s database dhe rrjetin e klasifikuar të OSBE-së. Ministria e Punëve të Jashtme është udhëzues për politikat e Kontrollit të Armëve dhe çarmatimit, nëpërmjet strukturës së saj dhe misioneve të përher-

Page 24: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 24

Mungesa e parave e detyron NATO-n të përpilojë koncepte të reja. Me iniciativën “Smart Defence”, 28 shtetet anëtare do të kursejnë. Në vitet e ardhshme

shpenzimet e shteteve të NATO-s për mbrojtjen, si-pas vlerësimeve të Agjencisë Evropiane të Armatimit, do të bien edhe më tej, në rastin më të mirë do të qëndrojnë në vend. Kriza financiare dhe e borxheve ka mbërritur edhe tek ushtritë. Kjo ishte e qartë për min-istrat e mbrojtjes dhe ministrat e jashtëm në Bruksel gjatë takimit të tyre të pranverës. Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së Leon Panetta, nuk lodhet së kërkuari nga aleatët evropianë më shumë angazhim. Por edhe vetë SHBA do të kursejnë gjatë dhjetë viteve të ardhshme 490 miliardë dollarë amerikanë. Të hollat e mbetura duhet të shpenzohen në mënyrë inteligjente, nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Ras-mussen që e quan këtë “Smart Defence”, e përkthyer “mbrojtje e zgjuar”.

Rasmussen tha në Bruksel se nga kursimet hapet një shans për një kulturë më të mirë bashkëpunimi. “Ne duhet të vendosim prioritetet e duhura. Ne duhet të specializohemi dhe të përqendrohemi në atë, që ne bëjmë më mirë dhe për të cilën kemi nevojë më urgjente,” ishte më tej fjala e tij në rrethin e minis-

trave të mbrojtjes. Anëtarët e NATO-s, të cilët nuk mund të sigurojnë vetë armë, ose njësi të caktuara, duhet të bashkohen. Shembulli më i mirë është nga pikëpamja e NATO-s kontrolli i përbashkët i hapësirës ajrore mbi shtetet balltike nga anëtarë të tjerë të NATO-s. Që nga viti 2004 hapësira ajrore e Letonisë për shembull sigurohet në mënyrë të alternuar nga aviacioni gjerman dhe ai norvegjez. Shtetet balltike nuk mund të përballojë avionët e nevojshëm inter-ceptorë.Sigurim i hapësirës ajrore

“Më duket se këtu është fjala për proporcionalitet ekonomik. Në qoftë se një komb nuk i ka disa aftësi të caktuara, atëherë ka kombe të tjera, që na ndi-hmojnë. Kjo është e rëndësishme”, u shpreh shefi i Shtabit të Forcave Ajrore letone, Jucius Antanas, në faqen internetit të NATO-s. Sekretari i shtetit në Ministrisë e Mbrojtjes së Letonisë, Janis Sarts, llogarit se Letonisë, duke hequr dorë nga avionët in-terceptorë, do t’i mbeten para për forcat speciale dhe ekspertët për lëndët shpërthyese, të cilët do të dërgohen në Afganistan. “Ne rrisim aftësinë tonë për bashkëpunim dhe në të njëjtën kohë kemi fuqi të lira, që mund t’i dërgojnë për operacionet e NATO-s”, tha Janis Sarts në një deklaratë për shtyp të NATO-s. Sigurimin e hapësirës ajrore NATO e kryen edhe mbi Luksemburg, Islandë dhe Slloveni. Bashkëpunime të tilla duhet të zgjerohen në të ardhmen, njoftoi sekre-tari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmus-sen.

Miliarda për avionë kontrollues pa pilotëEkspertët e planifikimit të aleancës ushtarake

kanë hartuar një listë me 160 projekte, për të cilat do të jetë i mundur bashkëpunimi me kursim shpenz-imesh. 20 deri në 30 projekte të tilla do të vihen në jetë. Shumë kombe e kanë ende të vështirë, që të heqin dorë nga sovraniteti ushtarak dhe nga forma-

NATO: Kursime në mbrojtje, si funksionon “Smart Defence”

s igur ia

Page 25: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 25

cione të caktuara trupash, konstatojnë diplomatët e NATO-s. Gjermania për shembull nuk ka më ko-mandë të vetën për transportin ajror. Ushtria gjer-mane Bundesveri ia ka kaluar këtë shërbim ushtrisë holandeze në Eindhoven. Tre projektet më të mëdha të “Smart Defence” në vitet e ardhshme krahas sigu-rimit së përbashkët të hapësirës ajrore, do të jenë mbrojtja e përbashkët raketore dhe sistemi i zbulimit. Sistemi i zbulimit për kontrollin e lëvizjeve të trupave në territorin e armikut do të kryhet nga avionë pa pi-lotë me madhësinë e një jumbojet-i. Këta aeroplanë të telekomanduar nga Italia do të shërbejnë për zbulime në mbarë botën. “Me siguri do të zgjasë një brez, de-risa të jenë më të vërtetë gati për veprim”, tha një diplomat i NATO-s në Bruksel. Asnjë shtet i NATO-s nuk mund të përballojë i vetëm të pesë miliardë eurot, që nevojiten për investime.SHBA kërkojnë më shumë nga europianët

Ministri amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta po-rositi në Konferencën e Sigurisë në Mynih në fil-lim të shkurtit se koncepti “Smart Defence” nuk duhet të ketë justifikim për të reduktuar edhe më tej buxhetet e mbrojtjes. Në takimin e NATO-s në Bruksel Panetta tha se NATO është në rrugën e duhur. Në kushtet e sotme të luftimit evropianët nuk do të ishin në gjendje të veprojnë pa Shtetet e Bashkuara. Disa shtete të NATO-s, ndër ta edhe Gjermania, duan të mbledhin para për të blerë pesë avionë me telekomandë pa pilot. Ministrat evropianë të Mbrojtjes ranë dakord në mars në kuadër të BE, që të blejnë së bashku avionë për mbushjen me kar-burant të avionëve në ajër. Në këtë fushë aleatët evropianë janë të varur nga SHBA. Meqë SHBA me strategjinë e tyre ushtarake janë përqendruar më shumë në Azi, evropianët shohin nevojën ta kompen-sojnë këtë mungesë.

Manovra dhe përgatitje të përbashkëtaSekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmusen

njoftoi se trupat e NATO-s në të ardhmen duhet të jenë të ndërlidhura më mirë në manovra dhe për-gatitje. Aftësia për të punuar së bashku, duhet të zgjerohet. Përvojat nga operacionet e përbashkëta në Afganistan duhet të çojnë në përmirësimin e për-gatitjes. Kur u zhvillua misioni kundër Libisë një vit më parë, ushtarët e NATO-s konstatuan se muni-cioni francez nuk mund të hidhej nga avionët danezë. Defekte të tilla duhet të pushojnë së ekzistuari, thuhet në konceptin e NATO-s për ndërlidhjen në të mirë të trupave. Gjithashtu duhet të diskutohet për buxhetet e mbrojtjes të 28 shteteve anëtare, përpara se ato do të miratohen nga parlamentet kombëtare.Fillim i ri në Chicago

Në samitin e NATO-s në Çikago më 20 dhe 21 maj NATO duhet të përgatitet, tha Rasmussen, jo vetëm për “sot, por për vitin 2020 dhe më tej.” Disa dip-lomatë të NATO-s me përvojë pohuan se iniciativa “Smart Defence”, e cila do të zyrtarizohet në Çikago, përmban edhe plane të vjetra. Sipas tyre, vera e vjetër shitet në qypa të rinj. Kursimet më të mëdha SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s i presin nga tërheqja nga Afganistani. Pas vitit 2014 çdo vit do të paguhen rreth 4.1 miliardë dollarë amerikanë për Forcat e Ar-matosura afgane, por kjo është vetëm një pjesë shumë e vogël e shumës, që shpenzojnë sot 49 shtetet për trupat e tyre në Hindukush. “Unë mendoj se është shumë e thjeshtë për të treguar se është ide e mirë të financosh trupat afgane. Është më e lirë për të paguar trupat afgane, se sa të stacionosh trupa të huaja në Afganistan”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rassmusen në Bruksel.

Marrë nga Deutche Welle

Page 26: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 26

Page 27: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 27

aPoster

Berisha: Shqiptarët janë krenar me Ju

Page 28: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 28

sPeciale koncePtiMedia dhe Forcat e Armatosura

Gazetarët e Luftës dhe Forcat e Armatosura

Disa udhëheqës ushtarakë janë të men-dimit se bllokimi i aksesit të medias në veprimet ushtarake është një gabim. Një ushtarak amerikan në kthimin e tij

nga misioni në Afghanistan u shpreh se: “Nuk patëm me vehte dikë të thoshte historinë e rinisë amerikane, që po bën mak-simumin në mision, në një terren shumë të vështirë. Ishte një mundësi e hum-bur dhe shpresoj të mos përsëritet në të ardh-men”.

Programi i mediave të atashuara në njësi të ndry-shme, i njohur gjerësisht me emrin “embeded me-dia” garanton që medias ti ofrohet çdo mundësi për të vëzhguar veprime aktu-ale ushtarake. Ndonëse si term mund të aplikohet në shumë ndërveprime histo-rike mes gazetarëve dhe personelit ushtarak, ky lloj bashkëveprimi mori një hov zhvillimi gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003, bashkëpunim ky i nxitur nga mungesa e mbulimit me media të luftës së Gjirit Persik në vitin 1991 dhe asaj në Afghanistan në vitin 2001.

Skepticizmi dhe fërkimet mes medias dhe forcave ushtarake nuk janë fenomene të reja. Shumë udhëheqës ushtarakë, dhe jo vetëm ata të periudhës së luftës së Vietnamit janë shumë mos-besues ndaj medias dhe janë shumë të ndjeshëm rreth asaj që mund të publikohet nga media. Një spjegim i mundshëm për këtë mosbesim është fakti se gazetarët jo gjithmonë arrijnë të japin një raportim të saktë. Në shumë raste, media hid-

het në konkluzione të nxituara. Atribuimi, një pjesë thelbësore e të raportimit të lajmit mun-gon shpesh, dhe terminologjia ushtarake bazë së bashku me fakte kritike, shpesh janë jo korrekte. Për të mos folur për ndonjë rast kur komplet lajmi mund të jetë i fabrikuar.

Një tjetër arsye përse forcat ushtarake mund të jenë skeptike për të pranuar em-beded media në mesin e tyre gjatë kryerjes së veprimeve ushtarake, është përgjegjësia për ti mbrojtur ata. Si është në gjendje një ushtar të mba-jë një reporter “të zellshëm” për të kaluar cakun e rrezikut thjesht për të bërë një foto që mund ti japë atij një çmim të caktuar? Çfarë ndodh nëse ai merret si i burgosur? Sipas

Konventës së Gjenevës, gazetarët që shoqërojnë një forcë ushtarake, konsiderohen pjesë e saj dhe për këtë arsye ata duhet të trajtohen si të bur-

kapiten dRiTOR pApA

Page 29: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 29

eksPerienca afganistanKorrespodentët shqiptarë të luftës

Historia e pabesueshme e një gazetareje amerikane

gosur lufte. Përjashto gazetarët të cilët kanë një be-graund ushtarak, shumë gazetarë nuk kanë një kuptim ushtarak të luftës. Në teatrin e luftës, ata do të kenë akses të papreçedent në hapësirën e betejës; duke filluar nga planet operacionale të njësisë në qendrën operacionale taktike, në patrullimin e qyteteve dhe do të jenë dëshmitarë të zjarrit të kundërshtarit në përplasjet e mundshme. Gazetarët do i ekspozohen të njëjtit nivel rreziku si forcat ushtarake dhe duke jetuar me ushtarakët ata do të jenë në gjendje të për-jetojnë si ushtarakët atë eksperiencë. Për këtë qël-lim, gazetarët që përzgjidhen për të qenë të atashuar me njësitë operacionale, u mësohen njohuritë bazë të dhënies së ndihmës së parë, orientimi në terren dhe familjarizimi me pajisje apo sisteme ushtarake, si dhe teknika të përcaktuara për ruajtjen e informacionint në zonën e operacionit.

Përjashto pajisjen me armatim, gazetarët lejohen të mbajnë uniforma ushtarake, u jepen helmeta dhe jelekë antiplum me qëllim mbrojtjen e tyre. Në fushën e betejës, gazetarët udhëtojnë me mjetet ushtarake dhe me anë të rrjeteve të komunikimit të ushtarakëve ata dërgojnë shkrimet e tyre pranë redaksive të cilave ata u përkasin. Produktet e tyre të punës mund të censurohen nga njësia ku ata janë atashuar, thjesht për të garantuar sigurinë operacionale të trupave. Është i njëjti kufizim që aplikohet edhe ndaj korre-spondentëve ushtarakë të cilët janë apo pritet të jenë dëshmitarë të operacioneve të ndjeshme në zonën e zhvillimit të veprimeve të njësisë. Si korrespondentët ushtarakë edhe ata të atashuar, pra embeded, janë nën kontrollin dhe komandën e zyrës së marrëdhënieve me publikun së njësisë në fjalë, përgjatë kohës që ata janë të angazhuar në atë njësi.

Janë një sërë faktorësh që vënë në rrezik gazetarët që raportojnë në një konflikt ushtarak, pavarësisht nëse janë embeded apo jo. Gjatë javës së parë të operacionit Liria e Irakut, u vranë katër gazetarë, dhe asnjëri prej tyre nuk ishte embe-ded. Në vitin 2001, 37 gazetarë u vranë gjatë mbulimit të luftës në Afghanistan. Në atë kohë, gazeta angleze “The Guardian” raportoi se taleba-nët u ofronin vendasve që vrisnin gazetarë të huaj perëndimorë, një shumë prej 50,000 dollarësh për njeri. Po kështu, fakti se gazetarët mund të jenë burim i çmuar informacioni, mund të joshë palët kundërshtare në konflikt për ti kapur rob dhe për

të përfituar informacion prej tyre. Është interesant fakti që janë shefat egzekutivë

të mediave nga ku gazetarët e atashuar varen, që në njërën anë u kërkojnë gazetarëve të jenë agresivë në zbulimin dhe ofrimin e lajmit, dhe në anën tjetër shpërthejnë në akuza sapo u ndodh diçka atyre. Shpesh, është ky “agresivitet” i gazetarëve për të kapur lajmin e parë, që i rrezikon seriozisht jetën e vetë trupave në operacion. Në vitin 1989, gjatë pushtimit amerikan të Panamasë, disa gazetarë ishin bllokuar në një hotel dhe gjatë ndërhyrjes për lirimin e tyre, tre ushtarakë amerikanë u plagosën rëndë dhe një gazetar spanjoll humbi jetën. Po në këtë prizëm, në një takim që gjenerali Klark pati me rreth 500 përfaqësues të medias përpara fillimit të sulmit të operacionit Liria e Irakut, u shpreh se: “Ne nuk mund të bëjmë vendime biznesi për medi-an, por ne mund t’ju themi sesa jashtëzakonisht të rrezikshme e mendojmë prezencën e njerëzve tuaj atje (Bagdad)”.

Gazetarët e atashuar kanë filluar të kuptojnë se kufizimet që u vendosen rreth asaj që ata mund të raportojnë, bazohen thjesht në sigurimin e opera-cionalitetit dhe mbrojtjen e trupave të përfshira në operacion.

Page 30: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 30

Komandanti i njësisë ku media është atashuar, ka një rol të madh bashkëpunimin me median dhe mbi atë që do të raportohet. Lajmet të cilësuara si pozitive, nënkuptojnë se komandanti i njësisë ka qenë i hapur dhe bashkëpunues me median, duke u lënë atyre akses në atë çfarë ata duan të shohin dhe marrin pjesë. Mungesa e këtij bashkëpunimi, sjell pakënaqësinë e medias dhe raportime jo pozitive dhe pretendime nga media se ata janë caktuar në baza apo njësi që nuk kanë aktivitet, që nuk lejohen të marrin pjesë në op-eracion, etj.

Frika nga humbja e autonomisëJo të gjitha organizatat e medias i lumturon

“dashuria” mes reporterëve dhe forcave ushtarake të angazhuara në mision. Ata janë skeptikë se me-dia do të japë pavarësinë e saj në këmbim të sigurisë së ofruar nga forcat ushtarake. Po kështu, shumë gazetarë kanë ndryshuar opinionin rreth të qenit i atashuar. Për shembull, në prag të operacionit Liria e Irakut, Dan Rather, folës lajmesh i CBS, gjatë edicion-it të lajmeve u shpreh se: “Jam i frikësuar. Është një dallim thelbësor mes të qenit i atashuar dhe të jesh

në varr (embeded vs entombed). Shkrimi më i mirë në botë, nuk vlen asgjë nëse rrezikohet reporteri.” Pas betejës së parë të madhe në këtë operacion, Radher u shpreh: “Dua ta theksoj se nuk ishte një eksperi-encë perfekte; në disa raste ata (forcat ushtarake) atashuan median, por nuk i lejuan me njësitë e për-paruara. Sidoqoftë, ka pak për tu ankuar dhe shumë për tu vlerësuar”.

Përpara se të atashoheshin, shumë gazetarë ishin skeptikë nëse do u duheshin ditë të tëra për të nisur një shkrim nga njësia ku bënin pjesë. Të tjerë anko-heshin nëse njësia ku ata do të atashoheshin do të angazhohej në luftim apo jo. Një tjetër frikë ishte fakti

se ata mendonin se njerëzit do i shikonin shkrimet e tyre si jo realiste për faktin se mund të kishte raportim të njëanshëm si rezultat i njohjes dhe miqësimit me trupat ushtarake.

Gazetarët e atashuar duhet të jenë të ndërgjegjshëm për të qenë objektiv. Gazetarët e përgjegjshëm e njohin këtë ndryshim. Nëse publiku mendon se atashimi i medias me trupat ushtarake është një mënyrë për të kontrolluar lajmin përkundrejt raportimit të tij, atëherë forcat e armatosura të an-gazhuara në operacion nuk fitojnë asnjë gjë, thjesht humbasin besueshmërinë e publikut. Po kështu media ka një rëndësi shumë të madhe në raportimin drejt të ngjarjeve që mund të konsiderohen si të ndjeshme për publikun. Ishte media ajo që raportoi si duhet për-pjekjet e Sadam Husein për të kryer masakra kundër popullsisë shiite, me qëllim që të dukej si vepër e ush-trisë amerikane.

Ndryshimet mes medias së atashuar dhe asaj të pavarur

Gazetarët e atashuar dhe ata të pavarur përbal-len me mjaft sfida. Të dy palët i ekspozohen rrezikut

personal, por ndryshimi është se ata të pavarurit punojnë më vehte dhe nuk kanë mbrojtjen e forcave ushtarake. Shumë organizata të medias kanë qenë skeptike nëse duhej të dërgonin në zonën e operacionit gazetarë të atashuar apo të pavarur. Dallimi ishte i thjeshtë: ti gëzohen mundësisë për të raportuar nga një zonë e rrezik-shme lufte pa asnjë aspekt sigurie apo tu bindeshin disa udhëzime rreth asaj që do raportohej, në këmbim të një aksesi të përmirësuar të fushës së luftimit dhe me masa më të larta sigurie? Në operacionin Liria e Irakut është fakt se shumë gazetarë negli-zhuan përfitimet që të jepte statusi i të atashuarit, dhe i morën parasysh rreziqet për të raportuar pa u ndikuar nga kontrolli i askujt. Në atë konflikt u regjistruan 14 të vrarë, shumica e të cilëve ishin gazetarë të pavarur. Zhon

Donvan, një gazetar i pavarur amerikan, në lidhje me eksperiencën e tij në operacionin Liria e Irakut, u shpreh se “...ne shkonim të bisedonim me civilët, dhe më vonë e merrnim vesh se pjesa më e madhe e tyre ishin ushtarë irakenë të veshur civilë, duke e kthyer vehten tonë në material shumë të vlefshëm rrëmbimi”. Gjatë fazave të para të luftës, ai dhe skuadra e tij e përbërë nga gjashtë persona kishin mundësi aksesi vetëm gjatë orëve të ditës dhe në sektorë të cilët ishin nën kontrollin amerikan. Ai theksoi se nuk besonte se prespektiva e tij e luftës ishte më e mirë se ajo e gazetarëve të atashuar, “por thjesht ishte e ndryshme”.

Page 31: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 31

Korrespodentët shqiptarë të luftës

eksPer i enc a

Paqeruajtës, por dhe korrespondentë të fush-ës së luftës. Kështu mund të quhen shumë nga paqeruajtësit shqiptarë, të cilët në mi-sionet e tyre në Afganistan dhe në Irak kanë

bërë dhe detyrën e korrespodentit të luftës dhe kanë punuar pranë zyrave të marrëdhënieve me publikun ose si shoqërues të misioneve të korrespodentëve të luftës.

Kapiten Melsi Myteberi është një prej paqerua-jtësve shqiptarë që ka kryer një detyrë të tillë. Ai thotë për revistën “Mbrojtja” se: “Misioni, pjesë e të cilës ishin dhe një grup ushtarakësh shqiptarë, në Afganistan në Komandën e NTM-A (Nato Training Mission), është pa dyshim misioni më i rëndësishëm i momentit në teatër luftimi, pasi i gjithë koncepti i këtij misioni është trajnimi dhe stërvitja e Forcave të Armatosura të Afganistanit dhe Policisë. E koncep-tuar si një ndërmarrje e madhe arsimore kjo komandë (NTM-A), e cila është e dislokuar në zemër të Kabu-lit ka për mision trajnimin dhe mbështetjen me per-sonel trajnues dhe doktrinor të Ushtrisë Afgane dhe forcave të saj Policore.

Qëllimi është një dhe i vetëm. Kalimi në mënyrë të butë i të gjitha kompetencave në ruajtje të hapë-sirës territoriale dhe sigurisë së brendshme në duar të ushtrisë dhe policisë Afgane. Më tej ai sqaron dhe thelbin e problemit duke u shprehur: “Si pjesë për-bërëse e këtij misioni detyra ime ishte shef i operacio-neve në zyrën e marrëdhënieve me publikun.

Zyra e marrëdhënieve me publikun në NTM-A është padyshim zyra më aktive në këtë komandë. Misioni i saj është pasqyrimi i përditshëm i aktivitetit të NTM-A, mbulimi i të gjithë aktiviteteve që zhvillohen në ter-ren me gazetarë dhe elementë të tjerë mediatikë, si fotografë apo kameramanë. Pritja dhe shoqërimi i të gjithë mediave të huaja që vizitojnë Kabulin, është de-

tyrë e kësaj zyre. Ai sjell konkretisht mënyrën se si paqeruajtësit

shqiptarë e kryejnë këtë detyrë. Ai thotë se: “De-tyra ime si oficer i operacioneve për këtë zyrë ishte planëzimi, organizimi dhe vënia në zbatim e të gjithë lëvizjeve në terren sipas kërkesave të vetë zyrës apo kërkesave nga mediat e huaja. Përgjatë harkut kohor të 6 muajve kemi kryer 211 misione jashtë baze, krye-sisht për misionin e zyrës, por dhe në shoqërimin dhe sigurimin e mediave të huaja.

Muaji gusht dhe shtator ishin më të ngarkuarit në këtë drejtim pasi në këta muaj NTM-A u vizitua nga shumë media si CNN, ABC, reporterë të pavarur si dhe Pentagon Channel. Në këtë rrëfim të sinqertë dhe real të mbushur me emocionet e vërteta të fushë-betejës, kapiten Melsi Myteberi thotë se: “Për rreth 20 ditë ne kryem sigurimin dhe shoqërimin e një grupi

BeJdO MALO

Page 32: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 32

xhirimi të CNN, i cili vizitoi pothuajse të gjitha bazat ushtarake të dislokuara në Kabul. Bob Calvert ishte një tjetër personazh i njohur që vizitoi NTM-A, përg-jatë muajit gusht.

Drejtuesi dhe ideatori i emisionit “Talking With Heroes” në fund të qëndrimit të tij 2 javor në Kabul i dedikoi dhe një pjesë të veçantë në emisionin e tij skuadrës së zyrës së marrëdhënieve me publikun, e cila bëri të mundur sigurimin dhe lëvizjen e tij përgjatë gjithë kohës. Ky është një moment me shumë mbre-sa dhe padyshim një nga momentet më të bukura të gjithë kohës së qëndrimit tim atje. Moment tjetër i paharrueshëm është përzgjedhja ime si përfaqësues i Forcave të Koalicionit për të thënë fjalën në një seri intervistash dhe videosh në përkujtim të 10 vjetorit të tragjedisë së World Trade Center.

Ky është padyshim një vlerësim që i behet paqeru-ajtëseve shqiptarë dhe punës së përkushtuar të tyre në përbërje të Forcave të tjera të NATO-s, që marrin pjesë në misionin paqeruajtës në Afganistan. Vlerësimi dhe konsiderata për kontributin e ushtarakëve shqiptarë është i lartë dhe kjo shihet dhe në detyrat e rëndësishme që po u besohen dhe ushtarakëve të FA të RSH, siç ishte dhe drejtimi i seksionit të opera-cioneve për Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun të NTM-A.

Ndërsa, tetar Erli Jemini me detyrë nënoficer operacionesh në togën e parë të kompanisë së parë operacionale në Policinë Ushtarake thotë se: Përsa i përket marrëd-hënieve me vendasit gjatë kryerjes së mis-ionit kanë qenë shumë të mira. Ka patur një bashkëpunim si nga ana jone, por dhe e tyre. Vlerësim për punën që kryenim atje, punë e cila konsiderohej një ndihmë shumë e madhe nga vendasit. Personalisht kam patur të bëj shumë me ta, nga vetë puna e detyra që kryeja.

Kam pasur kontakt të vazhdueshëm me përk-thyesit që kishim në dispozicion, por gjithashtu dhe me ushtarakë afganë dhe nga të gjithë ka patur një ndjenjë respekti e falënderimi për ndihmën që jepej. Gjithashtu dhe njerëzit e zakonshëm, punonjësit në bazë apo tregtarët që ndodheshin në dyqanet e treg-jet në brendësi të bazës, dukshëm ishin të gëzuar e të lumtur për praninë e trupave aleate në vendin e tyre. Kjo gjë vihej re çdo ditë, sepse dhe vetë pjesë-marrja e trupave atje kishte sjellë shumë ndryshime në jetën e tyre të përditshme, në shkollimin e fëmijëve e gjithashtu në ekonominë e tyre.

Të paktën kjo ka qenë eksperienca ime me ven-dasit, por besoj se s’jam i vetmi që ka pasur një ek-sperience të tillë. Në shume raste të vështira e të rrezikshme vetë dëshira e madhe e atij populli për të ndryshuar, për të mësuar e për të ecur përpara të bënte që të ishe pranë tyre e ti ndihmoje ata. Mar-rëdhëniet me ata njerëz që kam pasur nderin ti njoh e

të punoja bashkë me ta zënë një vend të veçante në kujtesën time.

Më tej ai shton se : “Kam shërbyer në misionin paqeruajtës të ISAF në Shtabin e ISAF në (Kabul Af-ganistan). Funksioni ka qene ai i IMP (International Military Police), që konsistonte në të njëjtat detyra operacionale që kryejmë dhe në Shqipëri, por me ndry-shimin e vetëm sepse bëhet fjalë për një zonë opera-cionale luftarake e të rrezikshme.

Detyrat e kryera konsistonin në: Mbajtjen dhe sig-urimin e rendit ushtarak në brendësi të ambienteve të bazës, sigurimi i personaliteteve VIP që vizitonin Shtabin e ISAF, kryerja e veprimeve procedurale që përfshijnë vepra penale të ndryshme kriminale si vjed-hje, dëmtim të pronës e abuzim me lëndët narkotike dhe alkoolike. Bashkëpunimi për dhënie e shkëmbim informacioni me të gjitha strukturat e tjera të ng-jashme në terren ishin pjesë e punës së përditshme.

Gjatë kryerjes së këtij misioni kam bash-këpunuar e punuar me ushtarakë e civilë nga më

shumë se 50 shtete pjesëmarrëse, por më shumë përshtypje më ka lënë, që shumica e tyre ishin të mirëinformuar për detyrat e punën e rëndësishme që trupat shqiptare kryejnë në Afganistan. Që në momentet e para të bisedës me ta kishte një mirënjohje e falënderim për punën e kryer nga tru-pat tona. Kam takuar shumë prej tyre që kanë qenë në Shqipëri në stërvitje të ndryshme e që kishin një mendim shumë të mirë dhe vlerësim të madh për trupat tona pjesëmarrëse në misionin ISAF në Afganistan e Irak.

Për mua ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer nga ana profesionale, ku mësova shumë për sa i përket punës në grup, mënyrës së organizimit e përballimit të çdo situate. Bashkëpunimi me kolegët e huaj, me të cilët kam punuar e kënaqësia e përfundimit me sukses e çdo detyre të ngarkuar nga komanda jonë, ishte një kënaqësi, e cila të lë mbresa të paharrueshme.

Të bën të ndjehesh krenar që je mes tyre e krah

Page 33: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 33

tyre, njësoj pa asnjë dallim a mangësi. Përfaqësimi dinjitoz i Policisë Ushtarake Shqiptare në këto mis-ione u vlerësua nga eproret e mi direkt, por dhe nga pjesa drejtuese më e lartë e Shtabit të ISAF. Të qenit pjesë e tyre në çdo moment, në çdo situatë, vërte-tonte se jemi po aq të përgatitur e dinjitoz, jo vetëm në kryerjen e detyrave të caktuara.

Nga ana personale njohja e miqve të rinj, them miq sepse bëhesh gjatë kësaj periudhe që qëndron në mision me të gjitha vështirësitë që kalon, krijohet një afrimitet e besim tek njeri tjetri, gjë e cila të ndihmon dhe në kryerjen e perfomancës së detyrave. Gjate kry-erjes së këtij misioni ka patur momente të bukura e të vështira, për të cilat jam shpërblyer e falënderuar me falënderime e certifikata të ndryshme, si marrja e certifikatës nga ana e zëvendësshefit të Shtabit të HQ, ISAF për mbrojtjen e HQ, ISAF gjatë sulmit të 13-14 shtatorit, kur baza jonë ishte për më shumë se 24 orë nën sulme terroriste.

Certifikatë nga Provost Marshall, për kryerjen

me sukses të detyrës si “Shift Leader IMP”. Toger Olgert Davidhi, me detyrë oficer për Bashkëpunimin Civilo-Ushtarak (Civilian and Military Cooperation CIMIC). Nisur nga eksperienca e krijuar, operaciona-liteti dhe mënyra e veprimit i lejojnë efektivave të PRT të jenë në kontakte të ngushta me popullsinë lokale, organet e qeverisjes lokale dhe të gjithë aktorët e tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në provincën përkatëse. Për këtë arsye gjatë fazës së trajnimit të përbashkët të paradislokimit, trajnim i cili kry-het në Hungari, përkrah stërvitjes me karakter të theksuar ushtarak, që përfshin veprime dhe situata operacionale nga më të ndryshmet një vëmendje e veçantë i kushtohet “Trajnimit Kulturor”.

Trajnimi Kulturor është një nga veçoritë domethë-nëse të misionit PRT. Trajnimi përfshin seminare me njohuri mbi Afganistanin dhe veçanërisht provincën ku do të kryhet misioni, cilët janë traditat, zakonet, popullsia, terreni, gjuha më e përdorur, bindjet dhe

festat fetare, prejardhja etnike e popullsisë, mënyra e sjelljes në takime dhe kontakte me popullsinë, ud-hëheqësit lokale dhe personelin e sigurisë afgane etj. Misioni PRT është një mision që karakterizohet nga një aktivitet operacional shumë i ngjeshur dhe aktiv 24 orë.

Një mision që të dhuron shumë eksperiencë, emocione dhe i mbushur me kujtime. Nisur nga vetë misioni i PRT, kontakti me popullsinë lokale ka qenë një nga pikat e përditshme të realizimit të mision-it. Personalisht ende e konsideroj si pjesën më të veçantë të kryerjes së misionit, çdo moment në të cilin kam qenë në kontakt direkt me persona loka-lë. Vetëm gjatë atyre takimeve, ose gjatë pauzave të vogla nëpër patrullime arrija të kuptoja direkt vështirësitë e jetës, problemet që i kanë shoqëru-ar gjatë historisë së tyre njerëzit lokalë, sfidat e përditshme, natyrën psikologjike, mënyrën e të men-duarit dhe të të sjellurit, përshtypjen e popullsisë lokale për të “huajt e ISAF” etj, këto si përshtypje

të momentit. Momente të veçanta pastaj janë

momentet kur inauguroheshin projek-tet e ndryshme të realizuar nga tru-pat e misionit PRT. Ishte e veçantë dhe pothuajse e pabesueshme kur shikoje sesi në një vend të mbuluar me pluhur, ku pothuajse ishte e paim-agjinueshme të ndërtohej një rrugë, e cila do të mundësonte lidhjen e zo-nave të ndryshme, të shikoje gëzimin në fytyrat e njerëzve, ishte e papër-shkrueshme, një gëzim i mbushur me kujtime për vite e vite, premtime boshe dhe luftime shkatërruese.

Nisur nga fakti që përzgjedhja për pjesëmarrje në një mision të tillë, ku përfaqësimi i Shqipërisë si e barabar-të me shtetet e tjera, kërkonte një

vlerësim maksimal. Vlerësim ky, i cili ishte treguar edhe nga efektivat shqiptarë që kishin shërbyer më parë në PRT.

Pjesëmarrja në këtë mision edhe njëherë tregoi dhe vërtetoi edhe më shumë se tashmë ne jemi më se të gatshëm për të kontribuuar dhe për tu për-balluar si të barabartë në detyra me përgjegjësi të njëjtë si shtetet e tjera anëtare të NATO. Përfundi-mi është se shumë paqeruajtës shqiptarë, por dhe shumë oficerë të kualifikuar kanë kryer me përkush-tim, korrektësi dhe me kompetencë detyrën e tyre të marrëdhënieve me publikun.

Jo vetëm në Afganistan, por dhe në Irak, në Bosnjë dhe në shumë misione të tjera paqerua-jtësit shqiptarë e kanë kryer këtë detyrë me shumë përkushtim dhe kompetencë. Një detyrë e vështirë, por që është një prej prioriteteve të stadit të ri ku janë futur Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pas futjes në NATO.

Page 34: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 34

Natyra e kërcënimeve ndaj sigurisë ka ndry-shuar ashtu si ka ndryshuar edhe koncep-ti për luftimin e tyre. Kërcënimet e reja të botës aktuale kanë si “majë” piramide

terrorizmin, por ky i fundit e ka shtrirë hapësirën e tij edhe në drejtim të botës së errët të krimit të organizuar dhe të trafiqeve të lëndëve narkotike e të armëve. Pra, natyra e kërcënimit nuk shtrihet vetëm në sferën ideologjike, fetare apo politike, por është komplikuar më tepër duke u gërshetuar edhe me aktorë të tjerë të botës së krimit. Tashmë ka fil-luar të zhduket gjithmonë e më shumë vija ndarëse ndërmjet trafiqeve dhe terrorizmit. Nëse baza e aksioneve terroriste është ideologjia, manipulimi psikologjik dhe përdorimi i fesë për të shtyrë drejt sulmeve vetëvrasëse- financimi i organizatave është një degëzim tjetër, po aq i rrezikshëm e kërcënues. Nuk është më diçka e re nëse jepen raporte për përzierje të drejtuesve talebanë ekstremistë në trafikun e heroinës. Nëse deri dje, droga të sillte ndërmend familjet mafioze apo filmin “Kumbari”, sot ajo ka filluar të ketë “kumbarë” të rinj që e drejtojnë biznesin nga bazat e tyre të fshehta nëpër malet e Afganistanit apo Pakistanit. Materialet e këtij shkrimi bazohen në një punë kërkimore që ka kryer një gazetare e guximshme amerikane, Gretçen Pe-ters, e cila ka punuar për vite të tëra për të dhënë një pamje të perandorisë së heroinës. Gretçen Pe-ters është një amerikane, e cila ka lindur në Boston, me profesion gazetare. Ajo ka realizuar reportazhe që prej Pakistanit e Afganistanit për më tepër se një dhjetëvjeçar, për agjencitë e lajmeve AP dhe ABC News. Greçen ka shpenzuar pesë vjet kërkime dhe shkrime për të realizuar librin e saj “Farat e

terrorit”. Materialet që ka grumbulluar në terren janë realizuar edhe falë ndihmës së guximshme të disa gazetarëve vendas që e shoqëruan në punën e saj kërkimore. “Kur mendoj për talebanët, më vjen ndër mend Toni Soprano (shënim: personazhi i një filmi serial amerikan për familjet mafioze) dhe banda e tij. Ata (talebanët) janë më mafiozë se muxha-hidinët...”, do të thoshte ajo në një reportazh për talebanët.

Farat e TerroritE parë nga brenda, perandoria e tyre ishte ndër-

tuar mbi ideologji, por mbahej në këmbë nga trafiku dhe terrori. Ajo argumenton me punën e saj se, mënyra kryesore për të luftuar talebanin dhe Al-

Historia e pabesueshme e një gazetareje amerikane

afgan istan

ALBeRT HiTOALiAJ

Page 35: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 35

Kaidën atje është nëpërmjet ndërprerjes së parave të drogës. Sipas një raporti të Komitetit të Marrëd-hënieve me Jashtë të Senatit të SHBA, agjencitë e zbulimit amerikan vijojnë të besojnë se, dhurimet nga simpatizuesit e pasur të Gjirit përbëjnë pjesën më të madhe të fondeve për talebanin, Al-Kaidën dhe grupet e tjera ekstremiste që veprojnë përg-jatë kufirit Af/Pak (Afganistan/Pakistan). Mirëpo, një shqyrtim i thellë i veprimtarive të tyre të përdit-shme të nxit të mendosh ndryshe. Pavarësisht nëse merren me mbikëqyrje të tregtisë së opiumit, me rrëmbime personash, vjedhje bankash, kontra-bandë armësh, grabitje ose trafik njerëzor, grupet nga të dy krahët po veprojnë aktualisht më tepër si mafiozë se si muxha-hedinë. Është e vështirë të bëhen përgjithësime rreth përhapjes së gjerë të kryengritjes në Af/Pak, sepse ka shumë grupe të ndryshme kundërshtetërore që veprojnë në të dy anët e vijës Durant dhe ata nuk veprojnë përherë në të njëjtën mënyrë. Ende vijon të ketë ra-porte për udhëheqës ekstremistë që kërkoj-në dhe marrin dhurime në të holla nga anëtarët simpatizues të bashkë-sisë. Por, përherë e më tepër, grupet kundër-shtetërore në Af/Pak duket se po shpenzojnë një sasi të ndjeshme të energjisë së tyre të përditshme, duke u mar-rë me metoda kriminale fond-mbledhëse dhe kjo përfshirje në krim po ndryshon njëherësh strategjinë e tyre të luftimit dhe natyrën themelore të zgjerimit të kryengritjes. Ndry-shueshmëria e kry-engritësve në Af/Pak nuk është as e re, as e veçantë. Gjatë gjithë histo-risë dhe kudo nëpër botë, kryengritësit dhe grupet terroriste i janë rikthyer në mënyrë të përsëritur krimit për të mbështetur veprimtaritë e tyre. Dhe me kalimin e kohës, fitim-sjelljet kriminale i kanë zvetënuar vetitë e përkushtimit ndaj ideologjisë fillestare. FARK-u, IRA dhe Hezbollahu kanë kaluar metamorfoza të ngjashme, dhe ndoshta, rasti më

i njohur në histori është mafia siçiliane, e cila e ka pasur fillesën ashtu sikurse talebani për mbrojtjen e një bashkësie etnike nga veprimet e skajshme të sundimtarëve vendas.

Në Afganistanin Jugor dhe Jugperëndimor, ku talibani mbron dhe takson tregun shumë-miliardë dollarësh të opiumit, qysh prej vitit 2001, kry-engritësit e kanë zgjeruar përfshirjen e tyre në tregëti. Fillimisht, komandantët talebanë u kufizuan përgjithësisht në taksimin e dërgesave të drogës që lëviznin nëpër zonat e tyre të kontrollit dhe më vonë, filluan të sigurojnë mbikëqyrjen për dërgesat e opiumit dhe për rafineritë e heroinës. Tashmë është diçka e zakonshme të dëgjosh që komandantët tali-

banë administrojnë rafineritë e tyre, të cilat janë përhapur gjerësisht brenda territorit të mbajtur nga kryengritësit. Gjithashtu, ka prova të shumta se, disa komandantë të tali-banit afgan vijojnë të kontrollojnë dërge-sat e drogës, ndër-kohë që largohen nga territori afgan, ç’ka tregon që lëvizja po e zgjeron sferën e vet të ndikimit krimi-nal. Megjithëse ko-mandantët talibanë i kanë bashkëlidhur veprimtaritë e tyre në të gjithë tregtinë e opiumit, ende nuk do të ishte e saktë të parakuptohet që talebanët kon-trollojnë tregtinë e drogës. Kartelet e drogës, të cilat janë të bazuara kryesisht në Pakistan dhe janë të ndërvarura njëherësh nga lidhjet me aktorë kundër-shtetërorë dhe

shtetërorë, mbeten vendimmarrësit kryesorë dhe sigurojnë përfitimet më të mëdha. Dhe ndërkohë që është e qartë se, numri në rritje i komandantëve talibanë atje është kryesisht për shkak të parave, po ashtu, do të ishte gabim të arrihej në përfundi-min se, lëvizja në tërësi e ka braktisur qëllimin e saj për dëbimin e forcave perëndimore nga Afganistani. Në njëfarë mënyre, do të ishte më e saktë të thuhej

Page 36: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 36

se, një bërthamë e vogël besimtarësh të njëmendtë komandojnë ende talebanin afgan dhe nuk ka dëshmi të mjaftueshme që këta udhëheqës jetojnë jashtë përfitimeve të majme nga mbikëqyrja dhe taksimi i tregtisë së drogës.

Një pyetje kryesore që duhet të parashtrojnë forcat e zbulimit perëndimor është se çfarë synon të bëjë udhëheqja e talebanit me përfitimet e paku-fishme që siguron nga tregtia e drogës dhe krimet e tjera, të cilat unë i vlerësoj në shuma të përvit-shme deri në gjysmë milioni dollarë.

Këto përfitime të pakufishme kriminale nuk bu-rojnë vetëm nga drogat. Që prej vitit 2001, grupet kryengritëse, në të dy krahët e Vijës Durant, e kanë zgjeruar përfshirjen e tyre në një varg veprimtar-ish kriminale. Rrëmbimi i personit është shndërruar në një industri në rritje, në të cilën, bandat krimi-nale dhe grupet kryengritëse bashkëpunojnë për të rrëmbyer afaristët e pasur dhe mandej për t’i shitur ata tek familjet e tyre. Në të kaluarën, viktimave të rrëmbimit shpesh u pritej koka para kamerave për qëllime deklaratash politike, siç ishte rasti mjaft i njohur i lajmdhënësit të gazetës “Wall Street”, Deniëll Përl (Daniel Pearl). Rrëmbimi i kohëve të fun-dit i korrespondentit të gazetës “New York Times”, Dejvid Rohd (David Rohde), është tregues i faktit që përfitimi është tani motivi kryesor. Sipas buri-meve fisnore në FATA (Zonat Fisnore të Adminis-truara Federativisht në Pakistan), kryengritësit që e mbajtën z. Rohd kërkuan fillimisht 28 milionë dol-larë për lirimin e tij. Në pjesë të tjera të teatrit të luftimeve, kryengritësit janë marrë me kontra-bandë lëndësh drusore, me trafik njerëzor dhe me shitje smeraldesh në tregun e zi. Në disa raste, kryengritësit kanë përdorur vjedhjen e bankave: për shembull, kohët më parë, luftëtarë besnikë ndaj ud-

hëheqësit të mëparshëm të talebanit Pakistanez, Beitullah Mehsud, vodhën një këmbyes parash në pjesën jugore të kryeqytetit-port, Karaçi dhe mandej i kaluan kontrabandisht të gjitha paratë te FATA. Mënyra si ndërveprojnë grupet e ndryshme është e ngjashme me atë të lidhjeve mes tyre të familjeve të krimit në Mafia. Herë-herë ato bashkëpunojnë dhe të tjera herë luftojnë kundër njëri-tjetrit, përfshirë përleshjen për pushtet në Vaziristanin Jugor, që u pasua me vrasjen e z. Mehsud. Në shumë raste, ku kryengritësit dhe fraksionet takfiri luftojnë ndërmjet

tyre ose kur ka beteja mes tyre, në qendër të përleshjeve është paraja. Për të shmangur këtë problem, zhvillohen mbledhje të rregullta të nivelit të lartë ndërmjet grupeve të ndryshme për të vendosur të drejtat e përfitimit sipas ndarjes për-katëse të territoreve.

Kur grupet e ndryshme bashkëpunojnë, qëllimi është zakonisht përfitimi i parave. Ka raporte që shtyrja e Talebanit Pakistanez në pjesët veriper-ëndimore të atij vendi të jetë financuar pjesërisht nga degë të tjera të kryengritjes në një kuadër më të gjerë. Kohët e fundit, një nga hulumtuesit e mi intervistoi operativë të nivelit të ulët në Baxhaur, të

cilët i thanë atij se luftëtarët afganë dhe uzbekë po vijnë me valixhe të mbushura plot me para, me sa duket për të ndihmuar në pagesat për operacionet në Svat dhe Buner. Gjatë muajve të fundit ka pasur raporte të ngjashme nga provinca Kunduz në Af-ganistanin Verior, ku është vërejtur një shpërthim në veprimtaritë e Talebanit. Një nga hulumtuesit e mi ishte vënë në dijeni nga autoritetet vendore se luftëtarët uzbekë po këshillonin Talebanin Af-gan, ndërkohë që u rifutën në provincë. Zyrtarë të SHBA-ve që janë në ndjekje të grupit HIG (Hezb-e-Islami Gulbuddin) në Afganistanin Lindor, kanë hasur në prova se luftëtarët e huaj që veprojnë në atë rajon po u kalojnë fonde kryengritësve në Çeçeni dhe në Azinë Qendrore. Dhe ndoshta më shqetësuese është që ende ka tregues gjithnjë në rritje se disa luftëtarë në Afganistan kanë lid-hje me bandat kriminale në Perëndim. Raporti i paradokohshëm për Senatin e SHBA-ve tregon gjithashtu se zyrtarët e zbulimit amerikan vijojnë të besojnë që Al-Kaida nuk luan ndonjë rol dhe nuk siguron përfitime nga tregtia e drogës afgane dhe veprimtari të tjera kriminale. Unë kam bindjen që kjo është e pasaktë. Gjatë gjithë kohës së stu-dimit tim për “bërthamat e terrorit”, unë gjeta

Page 37: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 37

kush është gretchen peters

Gretchen Peters është autorja e librit të famshëm “Seeds of Terror”, një libër shumë i mprehtë

që gjurmon rolin që ka luajtur tregtia e opiumit në konfliktin e tre dekadave në Afganistan. Me anë të ndihmës së gazetarëve lokalë, ajo shpenzoi pesë vjet duke bërë kërkime dhe mbledhje materialesh në terrenin e Afganistanit, shpesh herë në zona shumë të rrezikshme, duke kombinuar arkivat dhe duke vëzhguar dhe intervistuar luftëtarët talebanë, kontrabandistët, zyrtarët ligjvënës, diplomatët dhe oficerët e inteligjencës. Ajo është një gazetare që ka fituar çmim për punën e saj në këtë terren lufte. Peteres ka mbuluar me lajme Pakistanin dhe Afgani-stanin për më tepër se një dekadë, së pari për As-sociated Press dhe më pas për ABC News. Ajo ka punuar edhe për media të tjera shumë të njohura si “National Geographic Society”, “Christian Sci-ence Monitor”, “The New Republic” dhe mbetet një komentatore e rregullt në NPR, CNN, BBC etj si dhe shumë programe televizive. Peters ka bërë një raport politik mbi tregtinë e opiumit për “U.S. Institute of Peace” së bashku me “Qendrën për luftën kundër terrorizmit” të West Point dhe e publikoi raportin duke e titulluar “Crime and In-surgency in Afghanistan and Pakistan” (Krimi dhe kryengritja në Afganistan dhe Pakistan). Peters ka bërë prezantime të punës së saj në Pentagon, Departamentin e Shtetit, DEA (Drug Enforce-ment Administration), DIA (Defense Intelligence Agency), Komandën e Operacioneve Speciale (Special Operations Command), Navy Seals, në më shumë se 12 universitete dhe organizata kërkimore shkencore si dhe para mijëra grave të cilat shërbëjnë për SHBA në Afganistan. Edi-torialet e saj janë publikuar shpesh në New York Times dhe Foreign Policy. Jeton në Denver dhe jep leksione si pedagoge e nivelit të lartë për studentët e Sigurisë Ndërkombëtare në “Korbel School of International Studies”.

dëshmi që udhëheqës të Al-Kaidës dhe luftëtarë të huaj të lidhur ngushtësisht me ta, në veçanti Lëvizja Islamike e Uzbekistanit, luajtën një rol bash-kërendues. Asnjëherë nuk gjeta dëshmi të mjaf-tueshme për përfshirjen e Al-Kaidës në anën opera-tive të tregtisë së drogës – të tilla si bashkëveprim për dërgesa të drogës ose administrim të labora-torëve të heroinës. Megjithatë, ishte e qartë se zyrtarë të lartë të Al-Kaidës bënë takime dhe ndi-hmuan në përmirësimin e lidhjeve që bënë të mundur ndër-shkëmbime të mëdha të drogës përmes linjave fisnore, kufijve krahinorë dhe shtetërorë. Më shumë sesa të diskutojë nëse grupet terroriste përfitojnë nga veprimtaria kriminale ose të përpiqet të përcak-tojë përqindjen e fondeve që vijnë nga krimi, bashkë-sia e zbulimit do të tregohej më mendjemprehtë po

vlerësime“Është e rrallë që një gazetare të shkruajë për disa aspekte të politikës së jashtme amerikane, të bëjë një kërkesë për ndryshim dhe t’i shohë këshillat e saja të pranuara”

– The Economist – “Farat e terrorit (Seeds of Terror), ofron faqe pas faqeje një informacion magjeps mbi pasojat e dekadave të tëra vendimesh politike shkatërruese. Ky libër është i mirë-dokumentuar, i mirë-shkruar dhe është një punë shembullore gazetarie.”

– Lewis Perdue, Barron’s –“Tronditës... Nuk duhet lënë pa lexuar nga asnjë prej politikë-bërësve perëndimorë dhe Presidenti Obama” – Ahmed Rashid,autoi i librit shumë të shitur, botuar

nga New York Times, “Taliban and Descent into Chaos” (Talibanët dhe rënia në kaos) –

“Peters ka bërë një punë superiore me ‘Seeds of Ter-ror’”

– Jack Lawn, shefi i DEA- në periudhën e Ronald Reagan dhe George H. W. Bush –

“I detajuar dhe shumë i lexueshëm... gjurmon në mënyrë mjeshtërore suksesin e pamasë të tregtisë ilegale të heroinës në Afganistan.”

– Frederick P. Hitz, ish inspektor i përgjithshëm i CIA-s dhe autor i “Why Spy”

të përqendronte përpjekjet e veta në përcaktimin dhe ndër-prerjen e rrjedhës së parave në drejtim të grupeve terroriste, ekstremiste dhe kryengritëse (ashtu si edhe, pa dyshim, ndaj aktorëve shtetërorë të kor-ruptuar). Shkatërrimi i buri-meve të fondeve të armikut, i ndërthurur me përmirësimin e njëkohshëm të qeverisjes, janë shtylla themelore për çdo fush-atë kundër-kryengritëse dhe Afganistani e Pakistani nuk do të jenë përjashtim. (kjo ishte një pjesë prej rrëfimeve unike të gazetares G. Peteres)

Page 38: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 38

Kërkimet komplekse në fushën e sigurisë europiane nga koha në kohë shoqërojnë debate të zjarrta, të cilat u japin poli-tikanëve impulse drejt të rejave. Me fil-

limin e luftës në Kosovë dhe kryerjen e fushatave ajrore, rol kryesor në të cilën patën Forcat Ajrore të SHBA-së, diskutimet e hershme për perspekti-va të zhvillimit të potencialit mbrojtës të Europës u ndezën me një forcë të re. Sot çështja qëndron ende sfiduese midis “politikës gjithëeuropiane në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes “dhe ruajtjes së fuqisë së Aleancës Atlantike.

Ndërkohë SHBA në nivel zyrtar, mbështesin planet europiane, megjithëse përpiqen të evitojnë mundësitë negative të pasojave “tre D”: dublim, dizintegrim, diskriminim. Helsinki është dëshmi-tar i ndryshimeve rrënjësore të shteteve europi-ane ndaj çështjes ende delikate të përpunimit të politikës së përgjithshme europiane në fushën e mbrojtjes. Nuk duhet harruar që, vetëm 10 vjet më parë, ishte diskutuar nëse “është e mundur” që futja e një monedhe të njësuar europiane të bëhet realitet, kur në vitin 2000, diskutohej se si mund të sigurohej suksesi i kësaj valute.

Një kalim analog nga “është e mundur” te “si” është realizuar edhe në debatet lidhur me çështjen e krijimit të sistemit të mbrojtjes, pasi “Kosova” theu shumë paragjykime tradicionale kundër ekzistencës së operacioneve të përbash-këta ushtarake europiane.

Zhvillimet e fundit politike në rajon dhe në botë përcjellin në mendjen Evropiane se kombe të cilat u ndëshkuan për shkak të sjelljes të historisë nuk mund të harrojnë protagonistët e kësaj historie. Pro amerikanizmi (që nuk mund të konsiderohet si kundërvënie ndaj Europianëve) i shfaqur së fundi

Euroatlantizmi dhe sfidat globale të sigurisë

strategj i

jo vetëm në Shqipëri por gati në të gjithë rajonin tregon për orientimin e tij politik në mbështetje të interesave kombëtare. Nëse interesat ameri-kane në rajon shkojnë më tepër në një linjë me ato shqiptare, atëherë ky duhet vlerësuar si një shans i madh të cilët kanë lënë të kuptojnë se nuk janë të prirur të shfaqin ndjenja pro apo kundër

Nënkolonel BeSNik SyLAJ

Page 39: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 39

kontinentale. Tashmë jemi të qartë e janë eviden-tuar rrugët e mbështetjes pa rezerva të politikës amerikane. Gjithsesi, kthesa të tilla janë afatgjatë dhe është herët të japësh një gjykim për efektet.

Strategjia për të depërtuar gradualisht drejt Lindjes së Largët, kërkon mbështetje në disa pika ndër të cilat mjaft e rëndësishme është Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Asnjëherë më parë Amerikanët nuk kanë shprehur më hapur mbështetjen politike për shqiptarët, të cilët, jo vetëm për shkak të ndjenjës së tyre pro ameri-kane, por edhe të pozicionit të rëndësishëm të fituar së fundi në Ballkan, paraqesin një interes të veçantë për politikën amerikane. Fillimi i shekullit mund të konsiderohet pa asnjë dyshim si moment i rizgjimit politik të shqiptarëve. Veç të tjerash, tani në mjedisin e ri të sigurisë lypset ripunimi i SSK. Në këtë kah do përgëzuar nisma e MM për inicimin në institucionet përkatëse vendimmar-rëse për krijimin e Grupit te Planifikimit Strategjik i cili do të përbëhet nga institucionet kryesore të angazhuara me çështjet e sigurisë kombëtare dhe të planifikimit të mbrojtjes. Kjo procedurë do ti shërbejë punës përgatitore për rishikimin e doku-mentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe të dokumenteve të tjera të rëndësishme.

Globalizmi krijon kushte për pluralizëm botëror - një sistem shoqëror në të cilin shtetet /grupet e pavarura e autonome mbajnë dhe zhvillojnë kul-turën, mënyrën e jetesës dhe interesat brenda kornizave të një sistemi botëror me rregulla dhe norma të pranuar nga të gjithë. Ky është drejti-mi i lëvizjes së vendeve demokratike, pluraliste të botës. Me kalimin e kohës, globalizmi mundë-son dhe inkurajon reforma politike dhe ekonomike, forcimin e shtetit ligjor dhe integrimin e bazuar në norma (p.sh. Bashkimi Europian).

Nga perspektiva e sigurisë, shprehja shqetë-suese është “çdo bëhet me kalimin e kohës?”. Në ato vende të botës ku ka pllakosur varfëria dhe in-stitucionet janë të dobëta, globalizmi ekonomik po i paraprin zhvillimit të mjeteve publike dhe private për të ndihmuar njerëzit e thjeshtë të përballoj-në efektet negative të globalizmit. Në periudhën afat-shkurtër, globalizmi mund të thellojë ndarjen klasore, ushqejë korrupsionin, krijojë kushte për regjimet diktatoriale dhe lulëzimin e elementëve terroristë dhe kriminalë. Standardet ndërkom-bëtare për mjedisin, shërbimet shëndetësore dhe të sigurisë mund të ekzistojnë vetëm në letër, ose të mos ekzistojnë fare. Efektet negative të globalizmit, kryesisht krizat financiare, mund të ‘shkundin’ qeveritë, acarojnë situatën e sigurisë, zhysin më shumë njerëz në varfëri, shkaktojnë re-volta dhe detyrojnë një tërheqje nga reformat e ekonomisë së tregut.

Politikat e sigurisë të vendeve demokratike (SHBA-ve, BE, etj) synojnë shmangien e këtyre efekteve negative dhe orientojnë globalizmin në drejtimet që lehtësojnë përshtatje ndaj ndryshi-meve të shpejta dhe integrim paqësor. Vendet e zhvilluara demokratike duhet të shmangin politikat që polarizojnë botën, duke u fokusuar në promovi-min e vlerave e normave universale të shoqëruara nga sisteme, rregulla dhe institucione globale. Në të njëjtën kohë institucionet ndërkombëtare duhet tu kushtojnë vëmendje të veçantë mbrojtjes së autonomisë së individëve, grupeve, etnive, kombeve e rajoneve bazuar në parimet e diver-sitetit dhe zgjedhjes së lirë; që reflektohen në ndërtimin e institucioneve të brendshme të forta, të përgjegjshme dhe fleksibel dhe që udhëhiqen nga zbatimi i ligjit.

Qeveritë e vendeve në zhvillim (ku përfshihet dhe vendi ynë) duhet të zhvillojnë politika të qarta e vendosin prioritetet e nevojshme për t’u adop-tuar me lehtësi në procesin e vështirë të global-izmit dhe lehtësuar popullsinë nga efektet e tij negative. Këto masa përfshijnë vendosjen e shtetit ligjor, investim ne edukim, përkrahje të politikave integruese, masa të forta kundër korrupsionit, ruajtje e inkurajim të vlerave kulturore, thellim të tregtisë së lirë, inkurajim të politikave të zhvil-limit e investimit, si dhe marrëdhënie të mira me

Page 40: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 40

fqinjët. Këto hapa janë më të rëndësishëm se sa elementët gjeografikë apo burimet natyrore.

Prezenca e NATO-s sot në Afganistanin e largët është demonstrim i efekteve negative të global-izmit dhe “zvogëlimit të distancave”. Terrorizmi është një rrezik global dhe nuk mund të qëndro-het në pritje derisa të shfaqet në kufijtë tanë, në portet, apo aeroportet e Aleancës.

Forcat e Armatosura kanë një përgjegjësi të madhe në suksesin e politikave në fushën e sig-urisë, pasi ato do përballojnë pasojat më të rënda në se këto politika dështojnë. FA duhet të jenë të përgatitura për të përballuar të gjitha rreziqet dhe konsekuencat e mundshme që vijnë nga kërcënim-et e brendshme, të jashtme apo transnacionale, dhe në se avantazhet e globalizmit nuk materiali-zohen. Sfida e sotme e vendeve demokratike është që të shfrytëzojnë avantazhet e globalizmit duke zvogëluar në të njëjtën kohë efektet e tij negative. Kjo kërkon një kuptim të drejtë të globalizmit dhe efekteve të tij, si dhe përqasje të integruar të politikave, strategjive e mekanizmave vendimmar-rës në të gjitha nivelet dhe të gjitha fushat, ku siguria përbën parakushtin e integrimit.

Ballkani historikisht ka qenë arenë e përplasjeve të interesave të Fuqive të Mëdha, pjesëmarrës aktiv në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, dëshmitar i shumë konflikteve etnike, tre luftërave ballkanike, spastrimeve dhe gjenocideve nga më të tmerrshmet në Europë. Në Ballkan janë ngritur e shembur perandori e mite, ide e plane megalo-mane. Ka ardhur koha që Ballkani të çlirohet nga historia dhe të shikojë përpara. Ballkani është aq i vogël, sa s’ka vend për “Serbi të Madhe”, “Shqipëri të Madhe”, “Megal Ide” apo “Bullgari të Madhe”. NATO në bashkëpunim me BE qëndron e gatshme për të ndihmuar në krijimin e një shteti demokratik, shumë-et-nik dhe paqësor në Kosovë. Roli i KFOR dhe EULEX, së bashku me OKB-në dhe institucionet e pavarura të Kosovës, konsiston në asistencën e sigurisë për realizimin e këtij qëllimi. Për-pjekja e dëshpëruar e Serbisë për të ndaluar njohjen e shtetit të Kosovës, është dritësh-kurtër dhe nuk ka të ardhme. Ajo bëhet vetëm me qëllime të vogla përfitimi për klanet poli-tike në Beograd. Marrëdhëniet NATO-BE mbulojnë një sërë çështjesh të interesit të përbashkët në lidhje më sigurinë, mbrojtjen dhe menaxhimin e krizave, përfshirë dhe luftën kundër terrorizmit, rritjen e kapaciteteve ush-tarake. Suksesi i bashkëpunimit NATO-BE në Ball-

kanin Perëndimor, përfshirë Operacionin Althea, në kuadrin edhe të angazhimeve të Berlin Plus, po kontribuon në rritjen e sigurisë dhe paqes në rajon. Rajoni i Ballkanit, i “rrethuar” nga vende anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian, po i largohet gjithnjë e me shumë etiketimit “fuçi baruti”, duke u kthyer gradualisht në gjenerues të sigurisë dhe kontribuues të paqes. Megjithatë, është ende herët të deklarohet që problemet e trashëguara në Ballkan do të zgjidhen me shko-pin magjik. Rajoni do të kërkojë edhe për një kohë

të gjatë vëmendjen e Bashkimit Europian dhe NATO-s, angazhim të udhëheqësve politikë e ush-tarakë të rajonit, për t’u lar-guar përfundimisht nga harta e Europës, si gjenerues luftërash dhe konfliktesh. Aplikimi i Shq-ipërisë dhe Malit të Zi, për në BE, tregon si fuqinë dhe rolin e BE në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Sot vendet e Ballkanit ndod-hen në një mjedis të ri rajonal dhe global të sigurisë dhe sta-bilitetit. Koha e stuhive dhe përplasjeve të mëdha duhet të konsiderohet e mbyllur dhe e ardhmja e rajonit duhet të shi-kohet si një sfidë e përbashkët. Është e pa diskutueshme që kjo

e ardhme është europiane. Është shumë e rëndë-sishme që krahas interesave kombëtare vendet e Ballkanit të marrin në konsideratë dhe interesat rajonale.

Një nga prioritetet më të rëndësishme duhet të

Page 41: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 41

jetë forcimi i dimensionit të sigurisë në konceptin tradicional dhe atë të ri në rajon, nëpërmjet ga-rantimit të paqes dhe stabilitetit, demokratizimit të shoqërisë, luftës së përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve, kontrollit të qarkullimit dhe konfiskimit të parave që disponojnë këto orga-nizata, forcimit dhe përmbushjes së standardeve më të larta të sigurisë dhe menaxhimit të inte-gruar të kufijve.

Shumica e vendeve të Ballkanit janë në rrugë të drejtë në përmbushjen e proceseve të integrimit në BE dhe NATO, duke ruajtur në themel vlerat dhe parimet e demokracisë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, ekonominë e tregut, etj. Zhvillimi dhe forcimi i demokracisë në vend dhe ekonomisë së tregut do t’i garantojë qytetarëve standardet më të mira evropiane për jetët e tyre.

Zhvillimi dhe forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet vendeve të Ballkanit është një prioritet shumë i rëndësishëm i politikës rajonale. Këto marrëdhënie duhen parë dhe inkurajuar vetëm në frymën e perspektivës për të ardhmen.

Rritja e shkëmbimeve tregtare nëpërmjet kri-jimit të një hapësire ekonomike rajonale që lehtë-son dhe eliminon barrierat përmes implementimit real të marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe inte-grimit ekonomik të rajonit do të krijojë një frymë-marrje të re zhvilluese për rajonin.

Fuqizimin i një rrjeti in-frastrukturor rajonal me akse që përshkojnë linjat kryesore të qarkullimit dhe lidhjen e tyre me rrjetet infrastruktur-ore evropiane e euro-aziatike, që do ta shndërrojë rajonin jo vetëm nga pikëpamja gjeo-strategjike, por do ta bënte atë më të sigurt, duke rritur edhe dimensionin e tij gjeo-ekonomik, duke zgjeruar në përmasa të konsiderueshme tregun dhe rritur interesin për investime të huaja.

Për mijëvjeçarin e ri vendet Ballkanike i presin shumë sfida të cilat kërkojnë zgjidhje dhe bashkëpunim rajonal.

Një nga sfidat më të rëndë-sishme është tejkalimi i konf-likteve Ballkanike që i kanë rrënjët në historinë e trazuar Ballkanike që fat-keqësisht reflektohen edhe sot. Rasti më konkret është konflikti midis ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqisë.

Akoma janë evidente konfliktet etnike dhe fe-tare ku pavarësisht në ish Jugosllavi gjatë pro-cesit të shpërbërjes së saj u shoqërua me luftëra të përgjakshme këto konflikte akoma ekzistojnë në

formën e konflikteve të ngrira (frozen conflicts).Bashkëjetesa dhe respektimi i të drejtave të

minoriteteve ku në disa vende ballkanike madje dhe ato të integruara, ka probleme themelore të respektimit të drejtave të minoriteteve si në rastin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë (respektimi i të drejtave të shqiptarëve), por edhe në vende të tilla që sot janë anëtare të BE si Ru-mania (minoriteti hungarez) apo edhe Bullgaria.

Siç e dimë demokracitë e vendit të Ballkanit janë të brishta dhe prandaj nëpërmjet refor-mave demokratike dhe ekonomike kërkohet forcimi i këtyre demokracive dhe ekonomive të këtyre vendeve.

Një sfidë e rëndësishme për vendet Ballkanike është vazhdimi i proceseve integruese europiane. Sfidë e këtij mijëvjeçari është edhe lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera që cenojnë vlerat demokratike të vendeve të Ballkanit.

Duke analizuar me kujdes një sërë faktorësh të gjeopolitikës Ballkanike gjykojmë se duke vazhduar proceset demokratike dhe integruese, Ballkani do të tejkalojë shumë probleme historike dhe konflik-tuale, që kanë ndodhur në të kaluarën.

Marrëdhëniet rajonale dypalëshe dhe shumë-palëshe do të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e këtyre marrëdhënieve.

Respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe

bashkëjetesa e etnive të ndryshme do të jenë ura lidhëse midis vendeve Ballkanike.

Nismat rajonale dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal do të jetë domethënës në zhvillimin dhe mirëqenien e vendeve Ballkanike.

Lufta ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit do të forcojë vlerat demokratike të vendeve të Ballkanit.

Page 42: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 42

ars im im i

Forcat e Armatosura janë futur tërësisht në procesin e ndryshimeve rrënjësore për reformimin dhe modernizimin e tyre. Ndry-shimet që kanë të bëjnë me mjedisin e sig-

urisë, qëllimin dhe misionin kushtetues të FA, diktojnë përherë e më shumë nevojën e evoluimit dhe zhvillimit të procesit të arsimimit dhe stërvitjes, koncepteve doktrinarë për përgatitjen e FA, për një veprimtari më të plotë për zgjidhjen e detyrave e të operacioneve. Përgatitja profesionale duhet të ngrihet vazhdimisht, përvoja dhe mësimet e nxjerra, duhet të përdoren për të dritësuar objektivat për të ardhmen. Baraspe-sha e duhur mes koncepteve akademike universitare dhe realitetit operacional, që mëshon mbi mësimet e së kaluarës, krijon programin arsimor efektiv dhe të duhur për personelin e Forcave të Armatosura. Forcat e Armatosura duhet të ndërmarrin veprime për të përmirësuar aftësitë luftuese të trupës së saj, të oficerëve dhe të nënoficerëve në mënyrë që të va-zhdojnë të operojnë në rrugë të efektshme në këta misione shumë të rrezikshme, e në mjedise lufte jo të zakonshëm. Kërcënimet ndaj sigurisë, të cilat janë më të ndryshme, më të vështira për t’u parashikuar dhe neutralizuar kërkojnë që institucionet e arsimimit dhe stërvitjes të përshtatin programin e tyre për të nxjerrë oficerë, nënoficerë dhe ushtare të përgatitur të aftë të merren si me luftën konvencionale, ashtu dhe me atë asimetrike.

Ngritja profesionale e ushtarakut shqiptarRreziqet dhe kërcënimet e reja për sigurinë dhe

mbrojtjen, si dhe ndryshimi i formave të konfliktit, kërcënimet dhe rreziqet me natyrë jo konvencionale apo terrorizmi, siguria energjetike, kërcënimi kiberne-tik dhe ndryshimet klimaterike, sfidat dhe kërcënimet hibride, përhapja në rritje e luftës asimetrike, krahas me armët e taktikat konvencionale e jo konvencionale në fushëbetejë, kërkojnë gjithnjë e më shumë një anga-zhim të vazhdueshëm të Forcave tona të Armatosura dhe një trajtim gjithëpërfshirës ndaj operacioneve për përballimin e kërcënimeve e rreziqeve të reja, si dhe

reflektim e ndikim në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit arsimor ushtarak, doktrinës ushtarake dhe edukimit profesional të ushtarakut në veçanti.

Në këtë rrethane, ngritja profesionale e ushtara-kut shqiptar merr një rendësi prioritare. Thellimi pro-fesional për oficerët, nënoficerët, ushtarët dhe de-tarët është një proces i qëllimshëm, i vazhdueshëm, i ndarë në faza dhe progresiv. Ai është një proces nëpërmjet të cilit, ushtarët dhe detarët shndërro-hen në ushtarë profesionistë të përgatitur dhe në drejtues të aftë për të kryer operacionet ushtarake, për të drejtuar ekipe dhe organizata në zbatimin e detyrave me përpikmëri në kohë. Ecuria profesionale arrihet nëpërmjet sintezës së vazhdueshme të njohu-rive, aftësive dhe eksperiencës së fituar nëpërmjet trajnimit institucional dhe arsimimit, stërvitjes së organizuar, detyrave/ eksperiencës operacionale dhe vetëzhvillimit.

Nëpërmjet sistemeve të arsimimit dhe stërvitjes, Forcat e Armatosura u japin njësive të tyre special-istë; ushtarakë dhe drejtues të stërvitur, shumë të përshtatshëm, të gatshëm për të kryer misionet bazë operacionale dhe funksionale të kohës së luftës. Një sistem arsimor dhe stërvitor i mirë përqendruar dhe i organizuar përgatit profesionistë ushtarakë të

Profesionalizmi i ushtarakutkOLONeL

AHMeT LekA

Page 43: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 43

suksesshëm në fushëbetejë. Ky sistem, gjithashtu, i përgatit profesionistët ushtarakë për detyra më komplekse dhe pozicione përgjegjësie gjithnjë e më të mëdha.

Ngritja profesionale e ushtarakut është proces sistematik, në të cilin qytetari shqiptar, që ka dëshirën apo detyrimin dhe përmbush kriteret, transformohet në ushtarak profesionist. Ky proces jep dhe integron njohuritë e aftësitë specifike, për drejtimin dhe me-naxhimin e Forcave të Armatosura si në situata lufte dhe në paqeje.

Arsimimi dhe stërvitja institucionale në mënyrë parësore përfshin bazat, qendrat stërvitore dhe shkol-lat, të cilat kryejnë stërvitjen fillestare dhe plotësojnë arsimimin e mëtejshëm profesional për oficerët dhe drejtuesit specialistë.

Mjedisi strategjik në ndryshim ka sjellë një dina-mikë të re të operacioneve të sotëm dhe të ardhëm, një fushë më të gjerë, prej operacioneve klasike luf-tarake deri tek ato paqeruajtëse e humanitare. Nëse hedhim një vështrim në dekadën e fundit shohim se ka pasur ndry-shime gjeostrategjike që janë të lidhura me arritjet teknologjike dhe një zbatim konceptualisht të ri të forcës ushtarake. Aktualisht ndryshimet e mjedisit të sigurisë dhe ndryshimi në doktrinën dhe teknologjinë që shkon së bashku me të, kërkojnë përshtatjen e mekaniz-mave të kontrollit të armëve për kushtet e sotme.

Aftësitë ushtarake që kërkohen sot për misione të tilla janë kom-plekse dhe duhet të pasqyrohen në programet arsimore dhe në dok-trinë, sepse Forcat e Armatosura janë dhe mbeten një mjet efektiv i politikës së sigurisë. Natyra e pro-fesionit ushtarak është e tillë që, aftësitë e ushtarakut janë të bazuara në përgjegjësitë maksimale të tij ndaj detyrës, si dhe kualifikimin e af-tësimin e tij, për të kryer me përpikmëri detyrën apo misionin e ngarkuar sipas funksionit që ka. Sistemet e zhvillimit profesional përcaktohen nga nevoja për arritjen e njëtrajtshëm uniform dhe progresiv të të gjithë ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve. Sistemi profesional i përgatitjes siguron që oficerët, nënofi-cerët dhe ushtarët profesionistë të jenë të stërvitur, të edukuar dhe të përgatitur për t’u bërë drejtues të suksesshëm. Një program efektiv dhe i arrirë i ar-simimit ushtarak përgatit drejtuesit për përgjegjësitë e shtruara dhe vendos kushtet për të aftësuar ata që të arrijnë rezultate të suksesshme në hierarkinë e komandimit.

Forcat e Armatosura kanë nevojë për drejtues të njësive të vogla, që të jenë profesionistë dhe të aftë

të veprojnë në zona shumë larg njëra - tjetrës, në mje-dise të ndryshme dhe të integruara në forca operacio-nale të bashkuara, shumëkombëshe dhe të përfshira, si edhe me forcat e operacioneve speciale dhe organizatat joqeveritare. Këta drejtues dhe ushtarë profesionistë kërkohet të jenë më karakter të fortë moral, të jenë të vetëdijshëm dhe të përshtatshëm, të qetë në situ-ata të pasigurta, të aftë të presin urdhra të dytë e të tretë, që vijojnë nga veprimet e tyre, të dedikuar në profesionin e ushtarakut dhe të jenë shumë të aftë për të përdorur armët e kombinuara.

Përgatitja profesionale e ushtarakut është proces i vazhdueshëm, i cili u jep oficerëve nënoficerëve dhe ushtarëve profesionistë të të gjitha niveleve mundësi-në për t’u përgatitur që të japin maksimumin e tyre në të gjitha nivelet e karrierës ushtarake. Procesi duhet marrë në konsideratë së pari, drejtuesit ushtarakë dhe profesionistët janë ushtarë dhe marinarë, që të jenë teknikisht dhe taktikisht të aftë në kompetencat e tyre bazë, të përshtatshëm për ndryshimin. Dallimi i

ndryshimit ndërmjet stërvitjes reale dhe operacionale apo performancës së fushëbetejës është e vështirë.

Një prioritet i theksuar në konceptet akademike universitare mund të heqë vëmendjen nga objektivat arsimore që përqendrohen tek operacionet, ndërsa një mbitheksim tek operacionet ushtarake mund të ulë nivelin e thellimit të koncepteve akademike. Përgatitja profesionale duhet zhvillohet vazhdimisht, përvoja dhe mësimet e nxjerra apo shembujt historikë duhet të përdoren për të ndriçuar objektivat për të ardhmen. Balanca e duhur e koncepteve akademike universitare dhe realitetit operacional, që rëndon mbi mësimet e së kaluarës, krijon programin arsimor më efektiv dhe të duhur për personelin e Forcave të Armatosura.

Aftësimi profesional arrihet nëpërmjet katër fush-ave, të cilat japin eksperiencën kritike të mësimit nëpërmjet karrierës së ushtarëve dhe drejtuesve. Ato

Page 44: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 44

janë: arsimimi dhe stërvitja institucionale, stërvitja, arsimimi dhe përvoja në punë, e fituar gjatë detyrave operacionale dhe të shtabit, vetëzhvillimi, këshillimi. Këto katër fusha ndërlidhen duke përdorur informa-cionin e marrë dhe vlerësimet nëpërmjet burimeve dhe metodave të ndryshme. Qëllimi përfundimtar i af-tësimit profesional në të katër zonat është formimi i drejtuesve kompetentë dhe i ushtarëve profesion-istë. Këta drejtues dhe ushtarë profesionistë do të japin shumë qartë qëllimin, drejtimin, motivimin dhe një vizion për vartësit e tyre, ndërsa zbatojnë misio-net funksionale të kohës së luftës dhe operacionet e kohës së paqes.

Arsimimi është procesi i dhënies së njohurive dhe aftësive intelektuale me të cilat informacioni mund të përkthehet në një mënyrë të arsyeshme duke përdo-rur gjykimin e shëndoshë. Arsimi është në thelb in-struksioni formal, zakonisht i kryer në mjedise klase, me njohuri të shtuara, aftësi, mendim kritik, me ven-dimmarrje të përmirësuar dhe/ apo përvojë si produkti i dëshiruar për studentin. Kjo metodologji është në kontradiktë me stërvitjen, ku një detyrë bazë apo stërvitje përdoret në kushte specifike dhe, këtu stan-dardet përdoren për të vlerësuar aftësitë e individit dhe të njësisë operacionale.

Stërvitja institucionale dhe arsimimi mbështeten në aftësi, përvojë dhe ekspertizë, që drejtuesit e fitoj-në në shkollat formale, si në Shkollën e Trupës, Aka-deminë Ushtarake “Skënderbej”, Akademinë e Nënofi-

cerëve, Akademinë e Mbrojtjes dhe kurset e mbrojtjes apo ato ushtarake, të kryera në vendet partnere dhe ato të NATO-s.

Nëpërmjet stërvitjes dhe arsimimit institucional, drejtuesit dhe ushtarët profesionistë marrin njohu-ri të qëndrueshme për të kryer detyra të vështira ndërsa mësojnë vlerat, karakterin, aftësitë dhe vep-rimet thelbësore për drejtimin me cilësi të lartë dhe profesionalizëm. Kur të njëjtat përmasa të drejtimit testohen, aplikohen dhe përforcohen, atëherë ato forcohen nga kërkesat operacionale në vazhdimësi dhe programet e mira të vetëzhvillimit, ku drejtuesit fitojnë dhe ruajnë kompetencën e vërtetë në profe-sionin e tyre.

Stërvitja dhe arsimimi profesional gjithashtu jep bazën e shëndoshë, mbi të cilën mbështetet i gjithë zhvillimi profesional i së ardhmes. Ai realizon një ar-simim dhe stërvitje progresive dhe me faza, të kërkuar për zhvillimin e kompetencës taktike dhe teknike, si edhe dimensionet qendrore të udhëheqjes. Modeli ideal për procesin e zhvillimit të drejtuesve brenda ar-simimit dhe trajnimit institucional është në grupin e vogël, ku theksi vihet në pjesëmarrjen e studentit dhe kontributin e procesit mësimor. Ushtrimet taktike, operacionale dhe strategjike, seminaret e lidershipit dhe ushtrimet e planifikimit të shtabit për momentet e krizave janë disa shembuj të arsimimit dhe stër-vitjes efektive të grupeve të vogla.

Ngjarjet dhe fenomenet në fushën ushtarake kanë karakter historik, ato varen, zhvillohen e kushtëzohen nga sistemi shoqëror. Mjedisi i sigurisë, niveli i zhvillimit të teknikës dhe armatimit, mënyrat e reja të zhvillimit të veprimeve luftarake të ndërlikuara ndikojnë drejtpër-drejte në strategjitë e doktrinat ushtarake të drejtimit. Kryerja me sukses e operacioneve ushtarake kërkon një doktrinë të qartë dhe kjo është veçanërisht e rëndë-sishme kur operacionet do të kryhen nga forca aleate ose të koalicionit. Dhe kjo arrihet në pasurimin e kurri-kulave arsimore, nëpërmjet futjes së doktrinave të reja të NATO-s dhe në të njëjtën kohë zhvillimin e pasurimin e doktrinës ushtarake kombëtare.

Sot kanë ndodhur ndryshime të mëdha në aspek-tet moralo-politike, psikologjike, ushtarako-teknike, sociale, profesionale dhe etike. Rrjedhimisht dhe rrethi i dijeve, aftësive, shprehive dhe vlerave ush-tarake të domosdoshme për ushtarakët shqiptarë kanë ndryshuar shumë. Zhvillimi i Forcave të Arma-tosura vlerësohet duke ruajtur një balancë të shën-doshë me shoqërinë. Në planin e zhvillimit të forcës parashikohet një transformim i vazhdueshëm kon-ceptual, strukturor, infrastrukturorë, arsimor; me qëllim përftimin e një force më të vogël, por fleksibël dhe të manovrueshme. Në mjediset operacionale multidimensionale, profesioni i ushtarakut merr vlera të tjera dhe mund të themi se, nga përvoja e misioneve shqiptare dhe atyre të vendeve euroat-lantike dhe partnere, ato duhet të jenë në një kon-vergjencë sa më të lartë me vlerat civile.

Page 45: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 45

Një Zhan d’Ark shqiptare e betejës së Vraninës 1911

kulture

S hkrimi i mëposhtëm është botuar në datë 21 maj 1911, në gazetën “The New York Times”, plot një shekull më parë, pak ditë pasi ishte zhvilluar beteja e shqiptarëve kundër turqve, në Vraninë. Heroizmi i shqiptarëve u kurorëzua nga udhëheqja e pazakontë e një trimëreshe. Ja se si e për-shkruan me habi e admirim figurën e saj shtypi ndërkom-bëtar:

CETTINJE, 9 maj. - Një vajzë e re, emri të cilës përkon me emrin e dhënë të Vajzës së Orleans, tani është në këngët e kënduara nga rap-sodët malazezë në hanet e kafenetë e Podgoricës. Kur javën e kaluar, në bete-jën e Vraninës, babai i saj, kryetari i fisit të tij, ra, ajo menjëherë zuri vendin e tij dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve. Mënjanë nga faza romantike e ng-jarjes, për shkak se Janica Martinaj (Yanit-za Martinay) është shumë e bukur, beteja është e rëndësishme përderisa tregon se malazezët në kufi ishin bashkuar me shq-iptarët.

Sipas një personi i cili njihet mirë me të, kjo Zhan d’Ark e re nuk i ka ende 22 vjeç, dhe është “një grua e re e mirëzhvil-luar, e gjatë dhe e bukur.” Të gjitha gratë shqiptare janë të guximshme dhe janë të mësuara që nga vajzëria e tyre me përdorimin e armëve të zjarrit, dhe në kohët e luftës, duke qenë se nuk ka mushka, ato ngarkojnë ushqimet e municionin për luftëtarët e tyre dhe shkojnë në vijën e zjarrit për shpërndarjen e tyre.”

“Dhe a janë vrarë ndonjëherë?”“Po, kjo ndodh shpesh.”“Janica ndoshta do të ishte duke mbartur ndonjë push-

kë të Martinajve; ose, duke qenë se shumë nga të Mar-tinajve janë mbledhur vitin e shkuar prej turqve, arma e saj ndoshta mund të ketë qenë një nga pushkët e modelit të vjetër shqiptar, të cilat janë të zbukuruara bukur me

argjend dhe kanë tyta shumë të gjata e të ngushta.”Shtënia me armë është pothuajse, dëfrimi i vetëm i

të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Si djemtë edhe vajzat mësojnë për të qëlluar, kur ata janë 12 vjeç. Në dasma dhe festa e zbavitin veten duke hedhur valle e duke shtë-në; në pagëzim të shtënat, janë përsëri dëfrimi kryesor - qitja ndaj shënjestrave për trofe të vogla - dhe në fes-time ka të shtëna gjatë gjithë ditës. Kjo është një nga vështirësitë e mëdha me të cilën turqit duhet të ndeshen, sepse ajo është pjesë e jetës kombëtare; njerëzit i për-

dorin pushkët e tyre ditën dhe natën flenë me to anash tyre. Ky zakon është shtuar me mbizotërimin e pasigurisë nga gjakmar-rja brenda vendit dhe problemet e kufirit jashtë vendit.

Fizikisht, shqiptarët janë raca më e shkëlqyer në Europë. Gratë e tyre janë të pashme, me flokë të errët, edhe pse sytë e tyre nganjëherë janë gri. Të shohësh ato tek ecin, është një kënaqësi. Ne na pëlqeu të shihnim baletin në Serbi. Herën e parë që pashë ecjen e Shqiptareve, ajo më dha të njëjtën kënaqësi. Lëvizjet e tyre janë kaq të këndshme, elegancë e forcë së bashku.

Po, ata janë shumë të përsosur dhe një racë shumë e talentuar. Ata janë si sko-cezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë, dhe ata do të jenë për shumë e shumë kohë

raca më e shkëlqyer në Ballkan, si intelektualisht edhe fizikisht. Nëse shkoni në Konstandinopojë do të shihni se shumë prej njerëzve më të shkëlqyer, jo vetëm ushtarë, por edhe shtetarë, janë shqiptarë.

Faji i tyre, për shkak të shkallës së tyre aktuale të qytetërimit, është se ata nuk mund të rrokin idenë e shtetit. Fisi është organizimi i tyre më i lartë; ata nuk janë në gjendje të shohin rëndësinë e kombinimit të fisit me organizimin më të lartë të bërjes së një shteti. Por kjo do të ndodhë.

(21 maj 1911, The New York Times)Foto: Yanitza, The Albanian Joan of Arc, nga gazeta

franceze ‘Le Petit Journal’, 28 maj 1911

ALBeRT HiTOALiAJ

Page 46: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 46

Pak më parë ish-zbuluesi ushtarak, Xhemil Çela, festoi 75 vjetorin e lindjes, rast me të cilin në ambientet e Akademisë së Shkencave u bë edhe promovimi i librit mbi jetën e tij, “Njeriu i bu-

kur”. Ky shkrim dhe kjo kujtesë është për të, por dhe për punën dhe veprimtarinë e tij të bërë në radhët e FA, këtu e 22 vjet më parë. Karriera ushtarake e Xhe-milit ishte e gërshetuar gjatë gjithë kohës me një nga drejtuesit e ushtrisë, Petrit Dume. Duke punuar pranë tij, mësoi “zanatin” dhe të fshehtat e ushtarakut, duke kaluar nëpër të gjitha shkallët e karrierës ushtarake, pastaj duke punuar si pedagog e shef katedre, më tej si kryeredaktor reviste shkencore ushtarake, e më së fundi në detyrat shoqërore. Në sajë të shkollimit të gjithanshëm, kualifikimit, brenda dhe jashtë atdheut e të kryerjes së detyrave si kuadër ushtarak në të gjitha llojet e zbulimit ushtarak dhe si kuadër i lartë ushtarak i është dhënë mundësia të japë ndihmesë në disa drej-time në fushën ushtarake e veçanërisht të zbulimit me trupa, por edhe të kualifikimit të kuadrove, komandave e shtabeve ushtarake me dije bashkëkohore për teorinë dhe praktikën e luftës. Ndihmesë të drejtpërdrejtë e në shkallë ushtrie ka dhënë në detyrën e Shefit të Zbulimit të Korpusit dhe sidomos të zëvendësdrejtorit e njëher-azi edhe të Shefit të Degës së Zbulimit me trupa në MMP, ku gërshetohej teoria dhe praktika, në zbërthim e zbatim të kërkesave të tezave të Këshillit të Mbrojtjes të dala në vitin 1967. Kjo ndihmesë shprehej më drejt-përsëdrejti në ridimensionimin e rikonstruktimin e zbu-limit me trupa si: organizim, pajisje me teknikë e ar-matim, përgatitjen stërvitore dhe veprimet luftarake të tyre në rast agresioni ndaj vendit të tonë në kuadrin e Luftës Popullore. Përpjekjet në këto drejtime dhe arritjet konkrete në përgatitjen e zbulimit me trupa që drejtoi në shkallë ushtrie, bënë që kjo taktikë të përgjithësohej duke shtruar detyrën e përgatitjes së gjithë ushtrisë shqiptare (Forcave Tokësore, Forcave Vullnetare etj) si-pas programit dhe taktikës së zbulimit për të vepruar në kushtet e Luftës Partizane të mundshme, krahas taktikës për kushtet e luftës me front të rregullt. Po kështu konceptet e praktikat e veprimeve luftarake dhe të taktikës së zbulimit me trupa në prapavijat e armikut, gjatë hartimit të rregulloreve të luftimit (1975-1976)

Zbuluesi ushtarakl i br i

u vunë në themel të rregulloreve të luftimit të këmbë-sorisë, por edhe të FVVP që vepronin në këto prapavija. Këto arritje, vetë Xhemili i vlerëson se ishin në vazhdi-mësinë e punës së kolegëve të tij pararendës, por që ar-ritën majat dhe u përgjithësuan në fillim të viteve 1970, kur ky ishte në krye të sektorit të Zbulimit me trupa dhe zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Zbulimit.

Në funksion të detyrave që ka kryer, por edhe të kon-tributeve të dhëna ka marrë pjesë aktive në veprimtari të ndryshme shkencore deri në veprimtari në shkallë ushtrie. Organizoi dhe zhvilloi të parën konferencë ush-tarake shkencore “Zbulimi ushtarak në Luftën Popul-lore” (1973), duke qenë kryetar i grupit dhe redaktor përgjegjës ku mbajti referatin me temë “Përshkrimi i tru-pave të zbulimit ushtarak popullor, detyrat dhe domos-doshmëria e një përgatitje të lartë politike e ushtarake”. Materialet u botuan libër në vitin 1973, dhe u shpërn-da në ushtri. Në veprimtari të ndryshme shkencore në shkallë drejtorie, akademie dhe ushtrie, ka mbajtur mjaft referate dhe kumtesa si autor apo bashkautor. Në këtë kuadër dhe të detyrave të ngarkuara, ka përgatitur dhe botuar disa libra për zbulimin dhe ushtritë e huaja, një pjesë e mirë e të cilave jepen bashkëlidhur kësaj au-tobiografie. Xhemil Çela është bashkautor i rregullores së parë të zbulimit me trupa (zbulues, grup, detash-

prof. dr. Bernard Zotaj

Dy fjalë për një nga pionierët e krijimit të shkencës ushtarake në Shqipëri

Page 47: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 47

ment zbulimi), në vitet 1975 - 1976, duke qenë kryetar i grupit dhe redaktor përgjegjës. Në 12 vitet e fundit të karrierës ushtarake ka punuar në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm si pedagog, punonjës shken-cor, shef katedre etj., dhe është marrë gjerësisht me punë e veprimtari studimore - shkencore. Nga detyra e shefit të katedrës, duke qenë se për lëndët që mbulonte katedra (zbulim ushtarak dhe ushtri të huaja) materialet që zhvilloheshin (leksione, seminare) shoqëroheshin me informacion të kufizuar dhe vetëm për temat e detyrave taktike e operative komplekse që zgjidheshin me akademistët, luftoi dhe ia arriti si në koncep-tim ashtu edhe me shtrije dhe përmbajtje, që informacionin dhe temat t’i kthente në lëndë të veçanta jo thjesht shoqëruese të temave të detyrave gjitharmëshe komplekse që zgjidheshin, por ta transformonte atë si lëndë të veçantë formuese doktrinore. Në këtë kuadër nga 7 tema fillimisht lënda e UH përfshiu 33 tema (duke mbi katërfishuar kohën në programin mësimor akademik) që rroknin informacion të gjerë në përgjithësi për shtetet ku-fitare, për dy blloqet ushtarake të kohës (NATO e Traktati i Var-shavës), për agresionin e prit-shëm, forcat e tyre ushtarake e llojet që i përbënin ato, për kon-ceptet ushtarake të përdorimit të tyre në luftë, konceptet e përgjithshme apo doktrinore për luftën në tërësi, llojet e ve-primeve luftarake, operacioneve, llojet e armëve të veçanta (para-caktimin, forcën e tyre luftarake, përdorimin taktiko-operativ) etj. Këtij procesi trans-formues ju nënshtrua edhe lënda e zbulimit ushtarak. U dyfishua koha në procesin akademik. Nga 4 tema në këtë lëndë u bënë 8 të tilla. Katedra e Ushtrive të Huaja ishte pararendëse e Akademisë në të gjitha aspektet e punës dhe këtë e drejtonte Xhemil Çela. Në vitin e fundit të karrierës që përkojnë me fillimet e pluralizmit politik kreu edhe detyrën si kryeredaktor i “Revistës Ushtar-ake”, organ teoriko – shkencor i Akademisë së Shtabit të Përgjithshëm. Përpunoi dhe miratoi platformën e saj si dhe në dy numrat e parë, ku, brenda koncepti-meve të kohës, hodhi idenë e nevojës së reformimit të FA, si dhe ripunimit tërësor të Artit Ushtarak Popul-lor në kushtet e reja politiko-ushtarake që futej vendi ynë dhe rajoni i Evropës Juglindore me gjithë prob-lematikat e saj për zgjidhje në proces.

Pas daljes në pension është marrë me veprimtari shoqërore – atdhetare, duke bashkëpunuar edhe me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK në Kosovë gjatë luftës për problemin e mendimit e të praktikës luftarake si dhe me persona të ndryshëm që merreshin me drejtimin e veprimeve luftarake në Luginën e Preshevës si dhe në luftën në Maqedoni (vitet 1998-2001). Si veprimtar shoqëror ka marrë pjesë aktive në Shoqatën Kultur-

ore Atdhetare “Labëria” duke u zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm, që në Kuvendin e Parë Themelues të saj në vitin 1998 e deri në Kuvendin e Katërt (përfshi). Gjithashtu ka qenë anëtar i Kryesisë së Shoqatës së ushtarakëve në Pension, Rezervë e Lirim. Nga viti 2009 ndër nismëtarët e krijimit të “Aleancës Kom-bëtare të Ushtarakëve”, duke qenë anëtar i Kryesisë së saj dhe duke mbuluar sektorin e Historisë Ush-tarake (në të dyja shoqata e ushtarakëve). Në vitet e pensionit ka vazhduar të japë kontribute në analizën e

problematikave të ndryshme ushtarake në shtetin shq-iptar, si dhe në trevat shq-iptare që luftonin për liri e të drejta demokratike. Ai është jashtëzakonisht i informuar në dy disiplinat - Zbulim dhe Histori – dhe shquhet për një intuitë dhe talent të veçantë në parashtrimin e prob-lemeve. Unë nuk jam i vetmi ndër të njohurit e miqtë e tij që mendoj kështu. Xhemil Çela ka një sens shumë të fortë bindës për probleme të rëndësishme teorike dhe empirike, si dhe imagjinatë zbuluesi për t’i trajtuar ato në një mënyrë të re, analizat e tij janë gjithmonë konkrete dhe bindëse. Një bisedë jo më e gjatë se disa minuta të jep mundësinë të kup-tosh dhe të çmosh tek ai një mirësjellje të admirueshme dhe një shkallë të lartë pro-fesionalizmi. Nuk është e vështirë të dallosh tek ai, të kombinuara në një të vetme,

sjelljen dhe kulturën e gjerë, thellësinë e gjykimit dhe aftësinë analitike të një intelektuali dhe studiuesi erudit. Nëse bisedon me të, ai lehtësisht mund t’i referohet Homerit, Su Xusë, Aleksandrit, Skënder-beut, Makiavelit, Englsit e Stalinit, Ajzenhaurit dhe deri tek Obama. Sidoqoftë, klasi i tij, i formuar nga një arsim i shkëlqyer, nga Shkolla Ushtarake “Skën-derbej”, Shkolla e Oficerëve, Akademia Ushtarake, deri në akademitë e BS, një eksperiencë akademike shumë e pasur, reflektohet si askush tjetër në tërë jetën dhe veprimtarinë e tij, duke të bërë për vete dhe mjaft të interesuar për botimet dhe shkrimet. Si shef katedre në Akademinë Ushtarake në vitet 1980-1990 unë kam dëgjuar nga kuadrot e stu-dentët, por dhe deri në vitin 2012, ku jap mësim, se ai ende dhe sot vlerësohet si pedagog i shkëlqyer, mjeshtër dhe pasionant për diskutime inteligjente në auditor dhe në veprimtaritë e organizuara në vite… Kur njeriut tonë duam t’i shfaqim mirënjohjen dhe komplimentin më të lartë për punën dhe veprën e tij, thuhet: ai është i lindur për këtë punë. Në rastin e Xhemil Xh. Çela vërtet them me plot gojën se është fjala për një ushtarak e shkuar ushtarakut. Me kaq është thënë çdo gjë.

Page 48: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 48

pROf. ASOc. dR. ZAHO gOLeMi & MSc AURORA gOLeMi

Gjenerali popullor Dedë Gjo Luli - Pushkë e ngrehur për mbrojtjen e shqipërisë

Kapedan i Shqipërisë për kuvend dhe për pushkëNë vjeshtën e vitit 1840, në Traboinë të Hotit, në

familjen e Gjo Lulit, pas një pritje të gjatë, do të lindte djalë. Ai do të bëhej shembulli më i mirë i luftëtarëve kombëtar të atyre viteve për vetëflijim personal dhe familjar në historinë shqiptare. Djali i lindur do të trashëgonte emrin e gjyshit të tij, Dedë Broçit. Ai edhe pse trupvogël në kuvendet e malësorëve njihej për dije të gjerë dhe trimëri të mëdha.

Deda qysh në moshë të re ishte martuar me Prendë Gjeloshin nga Selishta e Grudës, me të cilën kishte katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Dy djemtë e tij i pati krah gjatë gjithë luftërave që bëri për mbrojtjen e trojeve. Në bazë të rregullave kanunore bajraktar i fisit të Hotit ishte familja e Çun Mulajve, ndërsa Dedë Gjo Lulit në hierarkinë e fisit i takonte vendi dytë. Me aftësitë dhe trimëritë e dëshmuara luftarake Dedë Gjo Luli i Hotit, ishte kthyer në një ndër figurat më të mëdha që pati Malësia e Madhe dhe Shqipëria, duke u radhitur i pari në kuvend burrash dhe në kushtrim luftërash për mbrojtjen e trojeve shqiptare në Malësi dhe kudo në Shqipëri.

Nën rrethanat e zhvillimeve ndërkombëtare të kohës rreth një muaj para se të fillonte punimet Kongresi i Ber-linit, më 10 qershor 1878 ishte formuar Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që ishte organizata e parë politike dhe ushtar-ake shqiptare. Në gjithë historinë e ekzistencës së popul-lit shqiptar, për herë të parë, paraqitet një platformë e program gjithëkombëtar. Për realizimin e programit, Lidhja Shqiptare, përgjatë viteve 1878-1881 me të gjitha ka-pacitetet e saj njerëzore dhe ushtarake bëri përpjekje për mbrojtjen e të gjitha trojeve tona kombëtare, me aktiv-itete të kombinuara diplomatike dhe luftë të armatosur. Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, përfaqësoheshin të katër vilajetet shqiptare, madje Malësia si pjesë e vilajetit të Shkodrës, kishte 6 përfaqësues, dy nga Shkodra dhe një nga Podgorica.

Nga Kryesia e Lidhjes së Prizrenit, për trimëritë e treguara në luftërat e zhvilluara dhe aftësitë e dëshmuara në udhëheqje, Dedë Gjo Luli, ishte zgjedhur udhëheqës ushtarak i Hotit dhe zëvendëskomandant i përgjithshëm i forcave të Lidhjes Shqiptare për Shkodrën. Dedë Gjo Luli i kishte shkuar në ndihmë Oso Kukës, trimit që luftoi deri në frymën e fundit kundër malazezve dhe në momentet kur po i ngushtohej rrethimi, Oso Kuka i kishte vënë zjarrin kullës së tij, për të mos rënë i gjallë në duart e malazezve duke u përjetësuar në historinë e kombit shqiptar. Gjatë viteve 1880-1881 Dedë Gjo Luli luftoi kundër malazezëve.

Prijësi dhe kapedani popullor i kishte bindur të gjithë se ai ishte mjeshtër i rrallë i luftës dhe i shfrytëzimit të terrenit, të cilin ai e njihte me pëllëmbë në ato anë, duke mos ju shmangur asnjëherë armikut. Ushtria malazeze më 23 e 24 prill 1881 pushtoi pozicionet e shqiptarëve, por pa sukses sepse forcat e Hotit dhe të Grudës të ud-hëhequra nga Ismail Marku dhe Baca Kurti thyen sulmet e malazezve.

Kjo bëri që pushtimi i Hotit e Grudës të dështonte. Në pranverë të vitit 1881, Hoti dhe Gruda ishin djegur nga pushtuesit osmanë kështu që Dedë Gjo Luli për tri vite me radhë u strehua në shtëpinë e Binak Alisë së Krasniqes dhe të Mehmet Shpendit në Shalë të Dukagjinit. Në 26 prill 1883 në Kuvendin e mbajtur në Kastrat, u formua “Lidhja e Vogël”. Kjo lidhje kundërshtonte me armë si Malazezët ashtu edhe Osmanët. Hafiz Pasha në qershor 1883 do të organizonte një ekspeditë ushtarake ndëshkimore për çarmatosjen dhe nënshtrimin e Malësisë së Madhe, duke djegur Kastratin, Hotin e Grudën. Forcat mbrojtëse të udhëhequra nga Dedë Gjo Luli shkuan në ndihmë të Ho-tit, Grudës dhe Trieshit, e detyruan Hafiz Pashën që të kërkonte armëpushim.

Dedë Gjo Luli nuk u përkul nga dredhitë e osmanëve dhe malazezve. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 28.11.1912 kishte në Hot e Malësi të Madhe mbrojtësin e paepur të trojeve shqiptare. Në vitin 1913 Dedë Gjo Luli do dëshpërohej thellë në zemër nga vendimet e kon-ferencës së ambasadorëve në Londër për t’ia dorëzuar

fokus

Page 49: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 49

Hotin dhe Grudën, Malit të Zi. Revolta shqiptare për shtetin vazhdonte.

Epopeja e heroizmit në 1700 vargje tek poema “Lufta e maleve”

Dëshmitë dhe kronikat e shtypit të kohës, janë trashëguar deri në ditët e sotme në poemën luftarake “Lufta e maleve” me 1700 vargje, nga Palokë Traboini, ku jepen përmasat e figurës shumë popullore të Dedë Gjo Lu-lit: “Kjo Malsia kur ndigjoji/Dedë Gjo Lulit fjalë i çoi/çoi me e thirrë e me e pyet’/Dedë Gjo Luli trim dai,/qi s’i lë shoqi n’Malsi/bashkë me fise ban davi/Unë i herë, thom sa për veti,/armët e brezit nuk i hjeki..”.

Dedë Gjo Luli, është dësh-mori i Malësisë së Madhe dhe i gjithë kombit shqiptar, i cili u vra pabesisht në vitin 1915. Ai ishte dhe mbetet një simbol i kombit shqiptar, i cili për hir të atdheut sakrifikoi veten dhe gjakun e fëmi-jëve të tij. Dedë Gjo Luli, ishte një kapedan dhe ushtar i devotshëm i kombit. Ai gjendej çdo herë aty ku vendi kërcënohej nga push-tuesit dhe tradhtarët, bashkë me malësorët trima, i gatshëm të hidhej në luftëra të reja, të bëhej shkrumb e hi derisa të mos kishte më gjak ndër dej, për lirinë e kërcënuar të kombit dhe për të mos ia falur kujt Shqipërinë. Në shtator të vitit 1914, në fillim të Luftës së Parë Botërore, Dedë Gjon Luli i shqetësuar për fatet e Shqipërisë, do t’u drejtohej për herë të fundit me një letër të gjithë atdhetarëve shqiptarë për mbrojtjen e trojeve të tyre deri në pikën e fundit të gjakut, me mo-ton “Shqipëria e Shqiptarëve”.

Në periudhat më vendimtare të popullit shqiptar, gjithmonë kanë spikatur bijtë më të mirë të tij, patriotë të vërtetë, të gatshëm për flijime të mëdha në luftërat e vështira, që do të zhvilloheshin për çlirimin e kombit në prag të Shpalljes së Pavarësisë.

Profesioni – prijës, strateg e luftëtar i Shqiptarisë Dedë Gjo Luli që fëmijë ishte i përzhitur prej flakëve të

luftërave, në Traboinë të Malësisë së Hotit. Jeta nuk e përkundi aspak në djepin e saj të ngrohtë, sepse ai pa i mbushur akoma dy vjeç i vdes i ati Gjo Luli dhe tri muaj pas vdekjes së të shoqit e ëma e lë Dedën e vogël, sepse kanuni i maleve nuk i lejonte asaj ta merrte me vete. Profesioni i kapedanit, prijësit popullor, i gjeneralit të padekretuar, i dha këtij luftëtari për lirinë e Shqipërisë, emrin e ndritur “Strateg Popullor”.

Dedë Gjo Luli ishte atdhetar i shquar i Malësisë së

Mbishkodrës në luftën për çlirimin kombëtar dhe për rua-jtjen e tërësisë territoriale të atdheut. Në vitet e fundit të shekullit XIX, Dedë Gjo Luli u aktivizua përsëri në lëvizjen për autonominë e Shqipërisë, mori pjesë në mbledhjen e përfaqësuesve të popullsisë së Shkodrës që vendosi bash-kimin me Lidhjen e Pejës. Në teatrin ballkanik të lëvizjeve nacionale Rusia ishte e interesuar që Shqipëria të copëto-hej midis malazezëve, sllavëve, bullgarëve duke pretenduar që këto shtete të bëheshin koloni të saj në Adriatik.

Përballë planeve e vendimeve të tmerrshme për fatet e popullit shqiptar u ngritën burrat e Shqipërisë. Në këto vite Ded Gjo Luli gjendet kurdoherë në krye të kuvendeve

të burrave me fjalën e mençur dhe veprimin luftarak të vendo-sur. Fjala e gjykimi i thellë si dhe energjitë e pashtershme të tij, bënë që mjaft prej malësorëve të Mbishkodrës, t’i jepnin besën e burrit, për të luftuar me të deri në vdekje. Në pranverën e vitit 1883, osmanët mblodhën krerët shqiptarë në çezmën e Koplikut, ku kërkuan që ligjet të respektoheshin me çdo kusht. Kapedanët shqiptarë pritën në fillim se çfarë do të thoshte Ded Gjo Luli. Fjala e Ded Gjo Lulit se “na mjaft e kena kanunin tonë e s’na duhen kanunet e ardhur nga Stambolli”, i vuri vulën këtij takimi.

Porta e Lartë përdori “ku-laçin” dhe “kërbaçin” ndaj gjen-eralit popullor, por as ftesa në Stamboll, as joshjet e pafund, as kërcënimet e dredhitë nuk e mposhtën Dedë Gjo Lulin. Ai ngeli një shqiponjë e lirë në shërbim të kombit. Kështu i ndihmuar prej miqve, në vitet 1903-1908, ai kryen disa

luftime periodike në ruajtje të kufijve shqiptare, ku lakmia e malazezëve nuk kish të ngopur.

Në këto luftime në krah i qëndronin dy djemtë e tij, të cilët jo vetëm që nuk ju ndanë hap pas hapi të atit, por i ruajtën krahët prej tradhëtive dhe pabesive aq të mëdha të asaj kohe. Ata ishin bashkë në kryengritjet e përgjithshme për zgjimin kombëtar. Jeta e Dedë Gjo Lu-lit dhe familjes së tij është një shembull i lartë atdheta-rie, është jeta e një familje gati të shuar, por një familje, që kujtohet e nderohet për bëmat në emër të Atdheut. Dëshmori i parë i fisit, Nik Gjelosh Luli, ishte dëshmori që më 6 prill 1911 hoqi flamurin gjysëm hënë dhe në vend të tij ngriti flamurin shqiptar. Dedë Gjo Luli do ta ndjente shtypjen e zemrës prej dhimbjes, por nuk do ta jepte veten as kur i dhanë gjëmën e rënies së të birit, Gjergjit, 22 vjeçar, në betejën e Tuzit, 29 gusht 1912, tre muaj para se të shpallej Pavarësia në Vlorë.

Page 50: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 50

Në betejë kishin rënë shumë luftëtarë dhe kur do t’ia jepnin lajmin kapedan Dedës, për të mos e lënduar, i thanë: “Bacë, kanë mbetë 20 trima të Hotit në fushën e nderit në Tuz. Po burrat në luftë do të mbesin, qe përgjigjur ai. Po mbeti dhe djali yt, Gjergji. Po dhe ai djal nane ishte, qe përgjigjur Deda, duke e gëlltitë dhembjen e thellë”.

6 prill 1911 – Dita e ngritjes të flamurit kuq e zi në Deçiç të Tuzit

Kryengritjet shqiptare të viteve 1908-1912 në hapë-sirën shqiptare janë drejtuar nga trima si Idriz Seferi, Isa Buletini, Bajram Curri, Mic Sokoli, e të tjerë. Këto kry-engritje u rishfaqen në përmasa të reja dhe të fuqishme në Malësinë e Madhe, nën udhëheqjen e Dedë Gjo Lulit.

Dedë Gjo Luli dhe Isa Buletini kishin hedhur poshtë kërcënimet e krajl Nikollës. Malazezët me qëllim dështimin e kryengritjes shqiptare, kishin informuar si osmanët ash-tu edhe Fuqitë e Mëdha, se malësorët do të fillonin kry-engritjen më 28 mars 1911. Kjo gjë i detyroi shqiptarët, që ta nisnin kryengritjen jo vetëm para kohe, por edhe para përfundimit të përgatitjeve, 4 ditë përpara datës së par-alajmëruar nga malazezët, duke filluar që më 24 mars të vitit 1911, ku malësorët e Hotit të udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, u përhapën me shpejtësi në Grudë, Kelmend dhe Kastrat.

Kryengritësit e Malësisë së Madhe me 30 mars 1911 u drejtuan një memorandum Fuqive të Mëdha të nënsh-kruar nga Muharrem Bushati, Dedë Gjo Luli, Isa Buletini, Sokol Baci, Abdulla Aga, Preng Kola, Mehmet Shpendi, e të tjerë, ku kërkohej të njihej zyrtarisht kombi shqiptar; paprekshmëria e trojeve; njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të katër vilajetet e Shqipërisë etnike; hapjen e shkollave në gjuhën shqipe; si dhe ushtarët shqiptarë të mos shërbenin jashtë trojeve shqiptare.

Fakti historik flet se Dedë Gjo Luli me djemtë e Hotit e ngritën Flamurin e Skënderbeut, shumë më herët se sa në Vlorë. Madje në fund të marsit e fillim të prillit, ai ishte gati për ta shpalosur flamurin për të dytën herë mbi Deçiç. Palokë Traboini, në vitin 1911 kishte sjellë tre flamurë nga kryeqendra austriake Vjena, ku njërin ia kishte dorëzuar Dedë Gjo Lulit, të dytin Ujkës së Grudës e të tretin Prel Lucës së Trieshit.

Ngritja e Flamurit Kombëtar me 6 korrik 1911 në Deçiç ishte paraprijësja e madhe e Pavarësisë të Ismail Qemal Vlorës. Më 13.5.1911 shqiptarët luftonin edhe një herë të vetëm kundër osmanëve, ku ky i fundit me rreth 40 mijë ushtarë dhe artileri të rëndë të udhëhequr nga Tur-gut Pasha, kishte filluar sulmin kundër Malësisë së Madhe, kur çetat e malësorëve të udhëhequr nga Dedë Gjon Luli numëronin rreth 3500 luftëtarë.

Në “betejën e flamurit” ranë 7 dëshmorë shqiptarë, ku përkrah Nik Gjelosh Lulit që ngriti flamurin, luftoi edhe i biri i tij, 14 vjeçari Luca. Luftimet në Deçiç më 6 prill 1911, për-bëjnë një eveniment që kërkon rindriçim nga historiografia. Ded Gjo Luli ishte frymëmarrja, frymëzimi, shpirti dhe truri i betejave, i cili vraponte me kalin e bardhë mes batareve të armëve në Deçiç, duke korrur fitore të bujshme. Jehona

e saj u ndje tepër larg dhe mbeti një hallkë në zinxhirin e madh të lëvizjes kombëtare në universin e ngjarjeve, ku gjaku i të rënëve qëndron në rrënjët e Shqipërisë.

Flamuri kuqezi do të rrojë sa të rrojë shqiptari i funditNë tryezat e Fuqive të Mëdha, nuk munguan planet për

copëtimin e plotë të Shqipërisë. Në një prej gazetave që reklamohej në atë kohë në Shkodër, një mëngjes shtatori botohet thirrja që mban emrin e Ded Gjo Lulit, ku ndërm-jet të tjerash thuhet: “Ne nuk do të ngucim dokënd, por meqenëse dikush do të na sulmojë, do të mbrohemi deri në ma të mbramen pikë gjaku.

“E mbasi mjerisht nuk jemi të organizuem, unë po u lutem vllezneve tanë, se me kenë gati me gjithë trimat e mij, në qoftë ka nevoja me u mbrojtë Shqypnija!”. (Si-pas gazetës “Tarabosh” 15.09.1914). Në dhjetorin e vitit 1914, autoritetet vendase në Shkodër, ulën flamurin kuq e zi prej prefekturës së asaj kohe. Nga ky veprim patri-otët shkodranë morën shkas dhe demonstruan në shesh duke kërkuar që ai flamur, ishte i vetmi simbol që mund të valëvitej në këtë qytet.

Në mes të asaj rrjedhe njerëzish gjëmoi befas zëri i trimit Ded Gjo Luli: “Flamuri ynë kuqezi do të rrojë deri sa të rrojë edhe shqyptari më i fundit!”. Ded Gjo Luli e Mehmet Shpendi nuk miratuan kurrë idenë e luftës kundër osmane nën një komandë e flamur siç kërkonte krajli i Malit të Zi. Ai shprehej sa kena flamurin tonë, na Shqyninë as nuk e falim as nuk e qesim në pazar, veç do ta mbrojmë me gjakun tonë”. Që prej një shekulli gojëdhëna popullore shq-iptare ka transmetuar brez pas brezi epopenë “Dedë Gjo Luli”. E para flet për, “Pushkë e ngritur për Shqipërinë”.

Në fillim të vitit 1913 Dedë Gjo Luli shkoi në Vlorë për t’u takuar me kryeministrin e parë Ismail Qemalin. Plaku i Vlorës e priti dhe e përcolli me ndere të mëdha. Një i ri, sekretar i qeverisë së re që nuk e njihte Dedën, pyeti Is-mail Qemalin: “Pse ia bëtë gjithë këto ndere këtij malësori katundar?” Plaku vlonjat duke shprehur respektin e thellë për Bacë Dedën i përgjigjet: “Dedë Gjo Luli është pushkë e ngrehur për mbrojtjen e Shqipërisë”. Ded Gjo Luli ishte njësh me flamurin me një shqiponjë të qëndisur në mes. Ai e vlerësonte flamurin duke u shprehur: “Flamuri i ka të

Page 51: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 51

tana brenda: besën, zakonet, doket, trimërinë, bashkimin, luftën, fitoren. Ai ka gjakun e të parëve tanë, na prin!”

Burri që luftoi dhe vdiq për ShqipërinëNë verën e vitit 1914, Ded Gjo Luli, i ligështuar në ato

çka ndodhnin në Shalë, Tamarë, Plavë, Guci e Kosovë, shkon në Shkodër, ku takon Çerçiz Topullin, Luigj Gurakuqin e Ba-jram Currin. Vjeshta e vitit 1914, po vinte me rrebeshe të reja, në supet e maleve shqiptare. Tashmë kërcënoheshin jo vetëm kufijtë e vendosur në vitin 1913, por edhe vet ekzistenca e shtetit dhe kombit tonë.

Në fillim të shtatorit 1915, në shtëpinë e Ded Gjo Lulit, në Shkodër, vjen një lajm prej kapedanit të Mirditës që e fton në Orosh për të biseduar “për fatet e vatanit”. Së bashku me të birin, Ded Gjo Luli bën disa ditë rrugë nëpër bjeshkët e Mirditës vetëm e vetëm për mos t’i dalë fjale krerëve vendas. Por në këto bjeshkë, kishte zënë pusi vetë tradhtia sepse kur shkon-te drejt kishës në Sheshës të Oroshit në Mal të Shenjtë në grykë të shpellës së Akullit, që është 15 metra e thellë në tokë, i dalin përpara rreth 30 serbë të armatosur, të cilët ko-mandoheshin nga kapiteni serb Gjura. Plaku gjendet i befasuar dhe kupton menjëherë tradhti-në.

Ai kërkon të takohet me ba-jraktarin e Oroshit. Serbët e lidhin dhe e kontrollojnë Dedën nëpër xhepa, ku nuk nguron dhe u thotë: “Haj, Haj, po ju kini kuj-tue se une kam luftue tan jetën për pasuri. Po kjo asht marre. Burri i Shalës lufton veç për va-tan o shkja të ndymë!”. Dedë Gjo Luli, i tradhtuar u vendos i lidhur para togës së pushkatim-it. “Lidhjani sytë”, urdhëroi ush-tarët e vet kapiteni serb Gjura. Nuk jam tradhtar i atdheut tim, përgjigjet krenar Dedë Gjo Luli, që të vdes me sy mbyllur pa i hedhur shikimin e fundit dheut që do të më mbajë në gji.

Përkundrazi, po vdes kryelartë, se gjithë jetën kam luftuar që vendi im të jetë i lirë. Dhe ju që po shkelni sot këtë vend, të jeni të sigurtë se ky nuk ju mban, ose do të hyni nën të, ose do të largoheni që këtej. Ja pse nuk kam frikë ta shikoj armikun në sy. Ishte 24 shtatori i vitit 1915, ku heroi i madh Dedë Gjo Luli u pushkatua nga forcat serbe. Trupin e tij e gjetën pas dy javësh dhe e varrosën në kishën e Oroshit. Atdhetarin e vranë në dheun e shenjtë dhe për dheun e shenjtë të Arbrit. E vranë ata që vrasin kombin shqiptar pas shpine që prej 1300 vjetësh.

Bashkë me kapedanin popullor Dedë Gjo Lulin ranë dëshmorë edhe shtatë mirditorë: Mark Llesh Doda, Ndue Kol Pjetri, Zef Ndue Gjoka, Preng Qup Deda, Preng Gjok Skana, Bib Marlula dhe Llesh Deda. Djali tjetër, Kola, që ishte krahu i djathtë i Dedës ndër beteja, do të binte dësh-mor tre vjet pas të atit, më 1918, i helmuar në Vlorë. Më 1920, në verilindje të Shkodrës, do të binte me armë në dorë Luc Nishi, i biri i Nish Gjelosh Lulit. Edhe nipi i Dedës, Zef Lan Ula, vëllai prej nëne, Baca Xheka, miqtë e shtëpisë, Kolë Marash Vata, Kolë Kurti, etj., zgjasin më tej listën e dësh-morëve të Atdheut nga fisi luftarak i Dedë Gjo Lulit. Shkodra nderoi vetëmohimin e familjes Gjo Luli, kur në maj 1923, bar-tën nga Oroshi eshtrat e Dedës dhe nga Vlora eshtrat e Kolë Dedë Gjo Lulit. Mitingu i përmortshëm sipas shtypit të kohës ishte i jashtëzakonshëm. Shkodra nderonte ata që nuk e kursyen gjakun për Atdheun e tyre.

Institucionet historiografike kanë heshtur gjatë, gati një shekull mbi personalitet me përmasa epokale për Shq-ipërinë, sikurse ishte pushka e ngrehur për Shqipërinë që sillte flakë kryengritjeje kundër pushtuesve shekullor Osmanë. Në vitin 1915 do të binin dësh-morë dy ndër korifenjtë e shq-iptarizmës, Dedë Gjo Luli dhe Çerçiz Topulli. Në gusht 1915, të kapur pabesisht, Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli u vunë para togës së pushkatimit të gjeneralit malazez Veshoviç, në fushën e Shtoit në Shkodër. Para se breshëria e armëve t’i rrëzonte të dy në të njëjtin varr, oficeri malazez i tha Çerçiz Top-ullit: “A e shikon se ku po e lini kokën?

“Në dhe të huaj, në vend që të rrini rehat aty, në ven-din tuaj”. Çerçizi aty për aty i’a priti: “Ne nuk kemi luftuar për shtëpinë tonë, por për ven-din tonë dhe vendi jonë është gjithkund ku flitet gjuha shqipe e jetojnë shqiptarë në trojet e veta. Kjo është tokë shq-

iptare!”. Dedë Gjo Luli dhe Çerçiz Topulli përfaqësojnë një epope nderi në panteonin e kombit në veri dhe në jug të Shqipërisë.

Heronjtë dhe dëshmorët e kombit shqiptar i ka bash-kuar ideali kombëtar dhe trualli amtar shqiptar. Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit ka filluar në shekullin XIV dhe se shtëpia e Dedë Gjo Lulit, ka qenë derë e parë nëpër shekuj, që ka respektuar traditat fisnike të racës arbërore. Prandaj emri i tij u gdhend në histori përjetësisht për tu nderuar si dëshmor i shekujve në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar.

Page 52: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · 2012-04-30 · prill 2012/ nr. 4 MBROJTJA 3 LAvdRiM LiTA Drejtor editorial K ryeministri Berisha iu bashkëngjit listës së

MBROJTJA nr. 4/ prill 2012 52

QENDRA E KULTURËS, MEDIASDHE E BOTIMEVE TË MBROJTJESNë kuadër të 100-vjetorit të Pavarsisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare : Shpall konkursin me krijimet më të arrira në fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA. Mate-rialin konkurrues mund ta dorëzoni çdo ditë pranë QKMBM, ose mund ta dërgoni në adresë[email protected] e fituesve do të bëhet më datë 01.12.2012Drejtoria e Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Komunitetin Sektori i Aktiviteteve