organ qendror i ministrisë së mbrojtjes mbrojtja fileorgan qendror i ministrisë së mbrojtjes...

52
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja RAZIJE MEHMETI Kolonelja që “menaxhon” katër shtete

Upload: others

Post on 12-Oct-2019

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 83-të i botimitNr. 03

Mbrojtja

Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon” katër shtete

Page 2: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Botues:Qendra e Kulturës, Medias,

Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit.

Drejtoria e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes

Adresa:Bulevardi “Zhan Dark”

Revista mund të gjendet në formatin elektronik (pdf) në adresën:

http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publikime/revista-mbrojtja

Revista MbRojtjaorgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjesviti i 83-të i botimitNr.3 2015

© Ministria e Mbrojtjes Materialet e publikuara në këtë revistë nuk mund të riprodhohen elektronikisht apo fizikisht e të përdoren për qëllime përfitimi, pa marrë autorizim nga botuesit e saj.

Page 3: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 3

P ë rmba j t j aNumri 3

rekrutimi18 FA: 204 fitues

për Shkollën e Trupës në Bunavi

NAtO32 “VJTF” me 5 mijë

forca kundër kërcënimeve

kONfereNcA e SiguriSë28 Merkel: Europa e

do sigurinë bashkë me Rusinë dhe jo kundër saj

rAjON37 Femrat në Forcën e

Sigurisë së Kosovës

repOrtAzh39 Dëshmorët e Fekenit

Monument në zemër të Meçekut

DeD KolaShef i Sektorit të Botimeve

& Kryeredaktor

Gazetarë: Mimoza Golikja

albert ZholiSaimir alijaEtleva SMaçi

Redaktore korrektore: anila DoDa

Graphic Designer:afërdita hySaj

StAfi

4 editOriAl

Ne duhet të lëvizim më shpejtËshtë kënaqësi për mua të ndaj vëzhgimet e mia në Këshillin e Atlantikut të Shqipërisë, një organizatë...

10

Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon” katër shteteDiplomacia, që ndryshe quhet edhe “arti i marrëveshjes”, është mirëmbajtja e marrëd-hënieve në mes të shteteve...

6 AktuAlitet

iNterviStA

hiStOri

Gjeneral Sir adrian Bradshaw: Sfidat e NATO-s janë krahët tanë lindorë dhe jugorëRusia ka ndryshuar kufijtë e Evropës me forcë, diçka që ne kemi shpresuar të mos ndod-hte kurrë më...

25

Gratë ushtarake në sfidën e barazisë gjinoreÇdo 8 Mars në Ditën Ndërkombë-tare të Grave festohen arritjet e tyre në të kaluarën dhe të tash-men në të gjithë botën...

Page 4: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 4

Është kënaqësi për mua të ndaj vëzhgimet e mia në Këshillin e Atlantikut të Shqipërisë, një organizatë e mendimit dhe diskutimit të çështjeve të ndërthurura

të mbrojtjes dhe sigurisë së Aleancës së Atlantikut. Shumë nga idetë dhe mendimet që do ndaj sot me ju, i kam artikuluar edhe disa herë të tjera, disa muaj më parë, në Këshillin e Atlantikut në Uashington si dhe në Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore, në Londër.

Siç theksoi dhe Sekretari i Përgjith-shem i NATO-s Jens Stoltenberg, në Konferencën e Sigurisë, në Mynih disa javë më parë “Viti që lamë pas ishte një vit i zi për sigurinë”. Dhe kështu ka filluar dhe ky vit. Por historia nuk shkruhet në advancë. Ne mund të parandalojmë një epokë kaosi- nëse kemi vullnetin të bëjme një gjë të tillë. Ne mund të ruajmë rregullin boteror që na ka sherbyer aq mire, nëse u qendrojme fort rregullave dhe mbështesim fort njëri-tjetrin. Pra, gjithçka varet nga ne”. Mund të diskutojmë për orë të tëra në këtë tryezë mbi historinë, çështjet, shkaqet dhe rrënjët e konflikteve që janë prodhuar në Ballkan, veçanërisht gjatë shekullit të fundit, por do të doja që vemendja juaj t’i kushtohej një çështje që i përket aktualitetit. Në cilën mënyrë konfliktet aktuale në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme ndikojnë në Ballkanin Perëndimor? Çfarë po bënë komuniteti ndërkombëtar për t’ju përgjigjur ndonjë sulmi të mund-shëm, që mund të përftohet nga ajo që quhet “fuçi baruti “ e Evropës?

Vendet anëtare të NATO po përballen kohët e fundit me rreziqe

Ne duhet të lëvizim më shpejt

që vijnë nga lindja dhe jugu sipas veçorive të ndryshme, por ato kanë të përbashkët parimet e mbrojtjes kolektive, menaxhimin e krizës dhe sigurinë bashkëpunuese. Shqetësim-et e të gjithë krahut lindor dhe jug-lindor të Aleancës janë të dukshme. Ne, vendet anëtare kemi diskutuar, vendosur, planifikuar dhe organi-zuar të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rreziqet e reja që vijnë nga Rusia dhe xhihadistët. Por në këto konflikte të reja, ne nuk duhet të harrojmë rajonet të cilat mund të preken lehtësisht nga trazirat ndërkombëtare, si pasojë e paqën-drueshmërisë dhe cenueshmërisë së tyre. Ballkani Perëndimor është një prej tyre, relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme, por i ndikuar plotësisht nga paraja dhe ideologjia e Moskës dhe fondamendalizmit. Bosnia-Hercegovina, Kosova, Serbia, së bashku me Malin e Zi dhe Maqe-doninë, nuk i janë bashkuar ende klubit Euroatlantik. Këto vende kanë rrugë, vullnete dhe axhenda të ndryshme përkundrejt NATO dhe BE nga vendet ekzistenca e të cilëve sigurohet nga Aleanca, por që janë ende të dobët në ndërtimin e demokracive liberale, vende kandidate të mundshme për në NATO, prej disa vitesh.

Ndërkohë, shembujt më të mirë të rajonit janë Sllovenia dhe Kroacia, vende anëtare me të drejta të plota në NATO dhe BE; Shqipëria vetëm vend anëtare e NATO-s. Vendet e tjera janë kandidate për anëtarësim në BE dhe NATO, ndërsa Kosova po bën një përparim të madh në rrugën drejt njohjes dhe integrimit të saj, nga organizatat ndërkombëtare.

Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt

“NATO përballë sfidavetë reja euroatlantike”MiMi Kodheli

Ministre e Mbrojtjes

BE është më e ndërlikuar dhe këtu përfshij edhe vendin tim. Dyshimet politike dhe kufizimet ekonomike po dobësojnë ëndrrën e integrimit. Por në këto kohë konfliktesh, ne të gjithë biem dakord që konflikte të tjera mund të parandalohen lehtësisht nga pro-cesi i integrimit.

Me rritjen e nacionalizmit në Ev-ropë, Rusia ka pasur një projekt të qartë dhe konkret për Ballkanin, duke përcaktuar shumë mirë çështjet e in-fluencës, të bazuara në besimin fetar dhe prejardhjen racore. Për dy shekuj, pavarësisht regjimeve udhëheqëse në Rusi ose shteteve të reja të Ballkanit, politika ka qenë e njëjtë. Rajoni ynë është parë gjithmonë si një shtojcë e ekspansionit të Rusisë kundrejt Mesdheut. Ëndrrat e civiliz-imit perëndimor të Ballkanit nuk janë pranuar kurrë nga Rusia. Në ditët e sotme, bankat, bizneset, infrastruk-tura turistike, kompanitë e gazit dhe karburantit në Ballkanin Perëndimor, shihen si objektiv për para nga Rusia. Prania ekonomike e Rusisë po rritet në mënyrë të vazhdueshme në këto kohë vështirësie për Perëndimin.

Në lidhje më politikën e jashtme ka forca politike në shumë vende të rajonit që e shohin mënyrën e të mënduarit të Rusisë si alternativa më e mirë për të ardhmen e vendeve të tyre. Në disa vende, parti politike të tilla duken qesharake, por diku gjetkë, në zemër të Ballkanit, ato për-faqësojnë një pjesë të rëndësishme të popullatës. Për më tepër, numri i këtyre njerëzve nga Ballkani që marrin pjesë në luftën hibride ruse është i dukshëm dhe shqetësues.

Për më tepër, unë nuk jam këtu për të treguar përqasjet dhe pozi-

Page 5: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 5

cionet e vendeve të tjera të Rajonit sepse është afër mendsh që politika e tyre e jashtme mbetet një e drejtë e posaçme kombëtare, por unë nuk mund të shpërfill disa fakte të kohëve të fundit. Shfaqja për vizitën e presidentit Putin në disa kryeqytete te rajonit, investimet qindra milionë dollarëshe, dhe së fundmi stërvitjet e perbashketa, të mbajtura në nën-tor 2014, në afërsi të kufirit kroat (një aleat i NATO) dhe kosovar (që Rusia është përpjekur ta përfshijë në rastin e paligjshëm të aneksimit të Krimesë), në pikëpamjen time dhe duke pasur parasysh ambjentin aktual të sigurisë, përbëjnë një shqetësim që mund të shkaktojnë një debat të madh.

Nga ana tjetër, xhihadistët kërkoj-në terren të përshtatshëm në Ev-ropë. Sulmet terroriste të disa javëve më parë në France dhe Danimarkë, dhe parandalimi i akteve të mund-shme terroriste në Belgjike e gjetkë, janë këmbana alarmi për rrezikun që i kanoset sot qytetërimit modern nga forcat e errësirës. Ne i luftojmë ata në mënyrën tonë, por numri i njerëzve që marrin pjesë nga Ballkani Perëndimor, në rajonet e konflikteve, po rritet në mënyrë shqetësuese. Ata kanë lënë pas familjarë, miq dhe fqinjtë e tyre. A u jep atyre Perëndimi majftueshëm shpresë? Ajo çfarë NATO dhe BE kanë bërë në 20-25 vitet e fundit është e mrekullueshme. Por, prapë se prapë, a është ende kaq drastike për BE të mundësojë hyrjen e disa milionë njerëzve nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, ish - Re-publika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia? Askush nuk po kërkon dhurata dhe privilegje, por po sikur të kemi një hartë të sigurtë për këto vende?

Shqipëria vlerëson përpjekjen personale të kancelares gjermane Anxhela Merkel, për të ftuar liderët e të gjithë vendeve të Ballkanit Perën-dimor në samitin e Berlinit në fund të gushtit 2014. Kryetarët e shteteve, ministrat e jashtëm dhe të ekono-misë, të tetë qeverive, po ashtu dhe presidenti i Barroso dhe komisioneri për zgjerimin Fyle, shkuan në Berlin për një ditë, e cila nuk ishte thjesht një mbledhje për arsye simbolike. Krahas mbledhjes së liderave u mbajt një mbledhje për biznesin me qëllim

rritjen e bashkëpunimit industrial dhe ekonomik në rajon. Unë e përgëzoj të gjithë këtë përpjekje, e cila ishte më shumë se e nevojshme, duke pasur parasysh shkallën e lartë të papunë-sisë në rajon si dhe mungesën e një baze industriale.

Interpretimi im personal i këtij samiti ishte që BE “nuk po e har-ron Ballkanin Perëndimor”. Madje, edhe kjo mbledhje, ishte një nxitje e fuqishme por që nuk mund të jetë e mjaftueshme nëse BE do që vendet tona një ditë të jenë shtete anëtare të begata. Uroj që BE do t’i qëndrojë besnik “perspektivës evropiane” që i ka premtuar Rajonit. Sidoqoftë ven-dosja e të gjithë përgjegjësisë këtyre vendeve për ta përbushur këtë, hum-bet pamjen më të gjerë të një BE të ç’interesuar, e cila nuk ka mjetet për të prishur rrjetën që mban pas këto shoqëri të rajonit.

I njëjti argument është i vlefshëm edhe për integrimin e rajonit tonë në NATO. Sigurisht rruga e NATO është më e qartë dhe gjithsesicili e di që duhet të bëjë detyrat e shtëpisë. Por NATO nuk duhet të harrojë që këto forca të errëta që vijnë nga Lindja do të donin t’i ngulnin thikën pas shpine Aleancës. Pika më e dobët është afër nesh, diku midis Shqipërisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë, të gjitha vende anëtare të NATO që ndajnë kufinj me vende joanëtare të NATO.

Liderët e NATO-s, në Uells, morën vendime të rëndësishme për të siguruar një Aleancë të fortë dhe të gatshme duke përfshirë forcimin e bashkëpunimit me partnerët nëpërmjet hedhjes së iniciativës për ndërtim të kapacitetit të Mbrojtjes, për të ndihmuar Aleancën që të pro-jektojë stabilitet pa përfshirë forca të mëdha luftarake. Fillimisht ne parashikojmë të marrin pjesë vënde partnere si Gjeorgjia, Jordania dhe Moldova. Ju siguroj që të paturit të vendeve të krahut jugor dhe lindor të aleancës, nuk është rastësi.

Procesi i zgjerimit të NATO nuk ishte pjesë e axhendës së samitit. Sidoqoftë politika me dyer të hapura u përsërit dhe aleanca i ofroi Gjeorgjisë një paketë masash të zgjeruara për ta ndihmuar në përgatitjen e saj drejt anëtarësimit. Ne, gjithashtu, ramë dakord të hapim bashkëbisedime të

intensifikuara rreth kandidimit të Malit të Zi dhe brenda 2015 do të vlerësohet nëse Mali i Zi do të ftohet t’i bashkohet Aleancës. Shpresoj që kjo të ndodhë për Malin e Zi dhe vendet e tjera të Rajonit të cilat ndajnë parime dhe vlera të njëjta demokratike.

Edhe një herë, eshtë e dukshme që ne po përpiqemi të ngushtojmë hapsirat në zonat përreth nesh, të përmendura më lart. Duke marrë parasysh gravitetin e ambientit të sigurisë në ditët e sotme, ne duhet të lëvizim më shpejt. Unë besoj në mënyrë të palëkundur që duke inte-gruar këtë zonë gri të Evropës në ko-munitetin Euroatlantik ne do ta bëjmë Aleancën tonë një grup më të mirë vendesh me vlera të përbashkëta, për mbrojtjen kolektive. Ne të gjithë ndajmë të njëjtat vlera europiane dhe kemi të njëtat objektiva për të ardh-men. Me më shumë vullnet politik, konfliktet e lindjes dhe të jugut, do të qëndrojnë larg Ballkanit.

Në Ministerialin e Mbrojtjes të pak ditëve më parë të Aleancës, u vendos fuqizimi i Forcës së Reagimit të Shpejtë të Aleancës. Në të njëjtën kohë Njësi Facilituese do të vendosen në disa vende anëtare të Aleancës. Të gjitha keto masa kanë natyrë mbrojtëse, janë proporcionale dhe në përputhje me parimet e angazhimet nderkombëtare. Kjo është përgjigja e Aleancës për rreziqet dhe kërcënimet e mundshme, qoftë nga lindja, apo jugu. Dhe natyrisht, që Shqipëria, Forcat tona të Armatosura, si përherë, do të jenë pjesëmarrese dhe kontribuese aktive e Aleancës. Në të gjithë këto pasiguri, duke pasur parasysh krizat aktuale, ne duhet të kujtohemi që paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë, nuk mund të merren si të mirëqena. Historia na ka mësuar se teksa bota ndryshon, NATO, BE dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka nevojë të ndryshojë. Duhet të jetë i aftë të reagojë shpejt jo vetëm poli-tiksht, por të ketë gjithashtu kapac-itetin e duhur dhe të nevojshëm.

Mbajtur në konferencën “NATO përballë sfidave

më të reja të SigurisëEuroatlantike”, organizuar nga

Shoqata e Këshillit të Atlantikut të Shqipërisë.

Tiranë 26 shkurt 2015

Page 6: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 6

Sfidat e NATO-s janë krahët tanë lindorë dhe jugorë

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, priti me 27 shkurt 2015 në një takim zëvendëskomandan-tin Suprem të Ko-

mandës së Aleancës për Evropën (DSACEUR), gjeneral Sir Adrian Bradshaw, i cili ndodhet në ven-din tonë për një vizitë zyrtare në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet FA të RSH dhe komandave strategjike të NATO. Qëllimi i kësaj vizite është diskutimi i çështjeve si: operacioni i NATO në Afganistan “Resolute Support Mission”, opera-cioni në Kosovë “KFOR”, stërvitjet e përbashkëta, përmbushja e ob-jektivave të kapaciteteve të NATO, si dhe njohja me kapacitetet e tjera që vendi ynë mund të vendosë në dispozicion të NATO. Ministrja Kod-heli i uroi mirëseardhjen në Tiranë gjeneralit Bradshaw dhe delegacionit që kryeson, ndërsa më pas ata dis-kutuan për një sërë çështjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me problemet e sigurisë dhe mbrojtjes, duke nisur që nga përmbushja e ob-jektivave dhe kapaciteteve të NATO, njohja me kapacitetet që vendi ynë mund të vendosë në dispozicion të Aleancës apo edhe operacionet e saj si në Afganistan “Resolute Support Mission”, në operacionin KFOR në Kosovë, në Bosnje dhe Hercegovinë etj. Nga ana e tij, gjeneral Sir Adrian Bradshaw e falënderoi ministren e Mbrojtjes për pritjen dhe ka vlerësu-ar kontributin që FA të Republikës së Shqipërisë kanë dhënë dhe japin në

Gjeneral SirAdrian Bradshaw:

Deklaron në Tiranë, gjen-eral Sir Adrian Bradshaw, zëv-endëskoman-dant Suprem i Komandës së Aleancës për Evropën (DSACEUR).

Page 7: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 7

së pari, do të fokusohen në ato njësi dhe reparte të deklaruara si kapac-itete të dislokueshme në kuadër të Aleancës.

Aktualisht në kuadër të planit të veprimit për gatishmërinë të NATO, (RAP), Shqipëria ka deklaruar pjesë-marrjen në disa stërvitje shumëkom-bëshe me vizibilitet të lartë të NATO, ndër to është “Trident Juncture 15”, ku një kompani e këmbësorisë

e deklaruar në Forcën e Reagimit të NATO do të jetë pjesë e saj. Së bashku konstatojmë se Aleancës i duhet tashmë të adresojë, me masa adekuate edhe kërcënimin që vjen nga jugu i saj, për shkak të dhunës së ISIL. Ekstremizmi, i çfarëdo lloji qoftë ai, është i papranueshëm për ne, aq më pak ai që ngrihet mbi be-simin, që në fakt është deformimi i besimit. Sigurisht që biseduam edhe për operacionet aktuale të NATO, si

operacionet paqeruajtëse përkrah forcave të Aleancës. Pas takimit me ministren e Mbrojtjes Kodheli, zëvendëskomandanti Suprem i Ko-mandës së Aleancës për Evropën, gjeneral Sir Adrian Bradshaw dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhanë një konferencë për shtyp.

Në fjalën e tij gjeneralmajor Bazo tha:

“Është përherë kënaqësi të komu-nikoj me ju e përmes jush me publikun, por sot ndjehem edhe më i pr iv i legjuar pasi në krah kam zëvendëskomandan-tin e Komandës Op-eracionale të NATO, gjeneral Sir Adrian Bradshaw. Gjeneral Bradshaw ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme dhe sot patëm kënaqësi-në ta mirëpresim në një takim së bash-ku me ministren e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli. Padyshim që ishte një takim i frytshëm, që na dha mundësinë të disku-tojmë rreth sfidave të sigurisë në mje-disin e sotëm strat-egjik dhe në mënyrë të veçantë me sfidat që përballet Aleanca jonë e përbashkët. Për arsye besoj të kuptueshme nga të gjithë, situata e sig-urisë në kufijtë lindorë të Aleancës ishte një nga çështjet për të cilat diskutuam.

Zhvillimet në Ukrainë kanë patur e kanë vëmendjen e shtuar të Aleancës dhe Shqipëria është e vendosur të jetë mbështetëse e kontribuese për Readeness Action Plan dhe masat që e kanë pasuar atë. Ndërkohë e siguruam gjeneral Bradshaw, se përpjekjet tona për trajnimin e modernizimin e FA, më

ai në Afganistan “Resolute Support” – edhe atë në Kosovë KFOR. I rish-prehëm gjeneral Bradshaw vullnetin e Shqipërisë dhe forcave të saj të armatosura për të qenë kontribues të palëkundur për kauzën tonë të përbashkët, paqen dhe sigurinë. Po ashtu jemi treguar të gatshëm të kontribuojmë me misione trajnimi me BE.

Në kontekstin rajonal sollëm në vëmendjen e bash-këbiseduesit ro-lin që ka luajtur e luan përmes ini-ciativave të tilla si “Adriatik Charter” e njohur si A5, Ini-ciativa e shefave të Shtabeve të Përgjithshëm të Ballkanit, e njohur si B9, Brigada Shumëkombëshe e Evropës Juglin-dore, për të rritur frymën e bash-këpunimit mes vendeve të rajonit si mënyra më e mirë për të rritur sigurinë në rajon.

Në mbyllje dua të theksoj se Shq-ipëria dhe Forcat e saj të Armato-sura e kanë bërë zgjedhjen e tyre që kur vendosën t’i bashkohemi botës së vlerave të hapë-sirës euroatlan-tike. Politikisht dhe ushtarakisht, prej dy dekadash, Shq-ipëria është kon-tribuese aktive në

adresimin e sfidave të sigurisë, nën flamurin e NATO, BE, OKB, nga Çadi në Afganistan e Irak dhe nga Bosnja dhe Hercegovina në Gjeorgji ushtarakët shqiptarë i kanë shërbyer e vazhdojnë t’i shërbejnë paqes e sigurisë edhe me sakrifica sublime. Gjeneral Bradshaw, për-para se të ju jap fjalën, më lejoni t’ju falenderoj dhe njëherë për vizitën dhe për mundësinë që na krijuat për të ndarë së bashku shqetësimet për sfidat e sigurisë së Aleancës”.

Page 8: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 8

Ndërsa zëvendëskomandanti Suprem i Komandës së Aleancës për evropën, gjeneral Sir Adrian Bradshaw theksoi:

Eshtë kënaqësi të vizitosh Shq-ipërinë dhe kryeqytetin tuaj të bukur, Tiranën.

Gjatë dy ditëve të fundit unë kam bërë bisedime të rëndësishme me zëvendëskryeministrin Peleshi, me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, me ministren Kodheli, si dhe me gjeneral Bazon. Të gjithë biem dakord se NATO, është duke u përballur me një situatë sigurie, me ndryshim të shpejtë, me sfida të reja të shfaqura në krahët tanë lindorë dhe jugorë. Në jug kërcënimi i ISIS dhe përhapja e dhunës në gjithë Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut janë zhvillime të padëshirueshme që nxjerrin në pah nevojën e NATO për evoluim, në mënyrë që t’u kundërvihet këtyre kërcënimeve hibride.

Edhe në lindje me pushtimin e paligjshëm të Krimesë, Rusia ka ndryshuar kufijtë e Evropës me forcë, diçka që ne kemi shpresuar të mos ndodhte kurrë më, në his-torinë tonë dhe gjatë jetës sonë. Gjatë muajve të fundit ne kemi parë dëshmi të vazhdueshme, të përf-shirjes ruse në Ukrainën Lindore. Nuk kam asnjë dyshim se trupat ruse kanë vepruar brenda Ukrainës duke siguruar inteligjencë, trajnim dhe mbështetje për marrjen nën kontroll të luftëtarëve separatistë. Reagimi ynë i parë për veprimet e

Rusisë ka qenë zhgënjim i thellë. Për më se 20 vjet NATO është përpjekur vazhdimisht për ta bërë Rusinë një partner strategjik. Ne e kemi bërë të qartë se vizioni ynë i Evropës, si një e tërë e lirë dhe në paqe, zë një vend të dukshëm për Rusinë, por veprimet e fundit të Rusisë na kanë bërë, na kanë dhënë arsye të shqetësohemi. Kremlini kohët e fundit ka nxjerrë një version të ri të doktrinës ushtarake, ku në mënyrë të qartë i referohet NATO si destabilizues dhe një rrezik për Rusinë. Këtu mund të shtoj se ky veprim është bërë pa ndonjë arsyetim bindës dhe pse apo se si NATO është bërë rrezik për Rusinë. Prandaj si kujdes i arsyeshëm, ne nuk kemi mundësi tjetër veçse të reagojmë. Dhe të mbrojmë veten. Kjo është arsyeja pse në Samitin tonë në Uells, shtatorin e kaluar, udhëheqësit e NATO, ranë dakord për një plan veprimi gatishmërie. Kjo do të bëjë të mundur që forcat tona të dislokohen shpejt për t’u përballur me çdo sfidë, do të rrisë numrin, madhësinë, dhe kompleksitetin e stërvitjeve tona gjithashtu, do të mundësojë përforcimet e shpejta

n.q.s. janë të nevojshme që do të ndihmohen nga njësitë logjistike, të komandës dhe kontrollit të vendo-sura paraprakisht në territorin e aleatëve tanë lindorë.

Aleatët e NATO kanë qenë unanim në miratimin dhe marrjen e masave shtesë të sigurimit, si dhe zgjerimit të veprimit të NATO. Kjo përfshin formimin e një Task Force të për-bashkët të gatishmërisë tepër të lartë të forcës goditëse që do të jetë një Brigadë Shumëkombëshe e mbështetur nga Forcat Ajrore, Detare dhe Speciale. Elementët e kësaj force do të jenë gati për të lëvizur brenda dy-tre ditëve. Tashmë është krijuar një forcë e përkohshme, e cila do të zhvillojë një seri stër-vitjesh trajnuese këtë pranverë në mënyrë që të testojë dhe të zhvillojë më tej kapacitetet e NATO për t’iu kundërvënë kërcënimeve hibride. Të gjitha këto vendime do kërkojnë bu-rime dhe trupa dhe fakti se kombet janë vënë shumë shpejt në lëvizje për t’i zbatuar ato, është tregues i nivelit të lartë të vendosmërisë dhe angazhimit brenda kësaj Aleance. Unë jam i kënaqur të them se, Shq-

Shqipëria, si pjesë e Aleancës tashmë, si një vend që i takon pakthyeshmërisht vlerave që mbart dhe përçon Aleanca e NATO, nuk është imune nga rreziku i ekstremizmit. Pra, edhe ajo mbetet e cënueshme si të gjithë vendet e tjera, si një vend i Ballkanit, si një vend mesdhetar.

‘Gjeneralmajor Bazo:

Page 9: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 9

ipëria po jep kontribute pozitive dhe kuptimplote, në aleancën e NATO.

Angazhimi juaj i vazhdueshëm në Afganistan, për misionin “Resolute Support” është jetik, ndërkohë që ai vend rindërton institucionet e tij të sigurisë dhe merr përgjegjësitë për të ardhmen e vet. Trupat shq-iptare janë shquar për veprimet e tyre në Kosovë KFOR dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Ju vitin e kaluar kontribuuat me asete ushtarake me forcat e reagimit të NATO. Unë jam shumë i kënaqur që Shqipëria do të kontribuojë me trupa në ngjarjen tonë më të madhe të trajnimit të përbashkët për 2015, në stërvitjen që do të zhvillohet në Itali, në Portu-gali dhe Spanjë dhe sigurisht unë do të mirëpres kontributet e ardhshme nga Shqipëria për forcat e reagimit të NATO dhe Speardhead Force veçanërisht. Faleminderit gjeneral Bazo për kontributet e shumta të Shqipërisë në aleancat e NATO dhe për gjithë diskutimet shumë të frytshme që patëm gjatë këtyre ditëve”.

Pyetjet dhe përgjigjetSa është e aftë NATo të përballet

me sfidat e reja dhe cili është roli i Shqipërisë në këtë Aleancë?

Gjeneral Bradshaw: Ne jemi duke riparë planin tonë

të gatishmërisë, i cili parashikon një sërë masash për një vendimmarrje të shpejtë ku të gjitha këto masa do të jenë në shërbim të asaj që të kundërveprojmë në mënyrë sa më të shpejtë. Lufta kibernetike parashikon një sërë gjërash, po ne po shohim gjithashtu një sërë masash që ne do na ndihmojnë se si ta zhvillojmë këtë luftë dhe të marrim masa për të qenë sa më efikasë në këtë luftë. Lidhur me atë se si do të kontribuojë Shqipëria në një rast të tillë, apo çfarë vendi do të ketë Shqipëria në këtë luftë, unë sapo e thashë që Shqipëria ka kohë që e ka nisur kontributin e saj me dërgimin e trupave në operacione të ndryshme që lidhen me këtë që sqaruam më lart. Sot në mëngjes ne diskutuam për kontributin që mund të ketë Shqipëria lidhur me adresimin e këtyre çështjeve dhe sidomos me çështjen e luftëtarëve të huaj dhe kryesisht me kthimin e tyre nga ven-det e xhihadistëve dhe çfarë masash

mund të marrë Shqipëria me kthimin e tyre në Shqipëri apo në vendet e tjera.

Gjeneralmajor Bazo: Mua s’më mbetet tjetër vetëm

që të përsëris atë çka autoritetet e larta civile dhe politike të këtij vendi kanë shprehur disa herë, që edhe Shq-ipëria, si pjesë e Aleancës tashmë, si një vend që i takon pakthyeshmërisht vlerave që mbart dhe përçon Aleanca e NATO, nuk është imune nga rreziku i ekstremizmit. Pra, edhe ajo mbetet e cënueshme si të gjithë vendet e tjera, si një vend i Ballkanit, si një vend mesdhetar. Nga ana tjetër, unë do t’i bëj jehonë asaj që tha më parë edhe gjeneral Bradshaw, ne jemi në alert të plotë duke u marrë seriozisht me çështjen dhe për më tepër ne biseduam së bashku dhe ndamë të njëjtat pikëpamje me gjeneral Brad-shaw, në emër të NATO tashmë, se çfarë mund të kontribuojmë si vlerë të shtuar akoma më shumë për t’iu përgjigjur e për të parandaluar rr-ezikun që vjen nga të ashtuquajturit luftëtarë të huaj. Për pyetjen e dytë, për kontributin sasior e cilësor që ne kemi aktualisht në NATO, unë mund t’ju them se tani që po flasim ne kemi mbi 70 trupa tona që kontribuojnë dhe që shërbejnë krah për krah me aleatët duke filluar nga Afganistani, Kosova dhe në Bosnjë, për të mos përmendur oficerët e shtabit që janë të vendosur atje ku është e vendosur edhe Aleanca dhe që janë gati për t’iu përgjigjur rreziqeve të shtuara ose masave të sigurisë që mund të ndërmerren ose të vihen në veprim

për shkak të brishtësisë së kufijve lindorë të Aleancës.

Gjeneral Bradshaw: Ne po përpiqemi që të jemi të aftë

jo vetëm për mbrojtjen kolektive dhe luftën konvencionale, por gjithashtu të përballemi me këto sfida të reja, që janë të lidhura me kërcënimet hibride, pra jo vetëm me ato që kanë lidhje me nenin 5 për mbrojtjen kolektive, por gjithashtu edhe me mbrojtjen kundër kërcënimeve hi-bride. Po sot, zëvendëskomandanti Suprem i Komandës së Aleancës për Evropën, gjeneral Sir Adrian Brad-shaw dhe delegacioni që ai kryeson bëri një vizitë në Komandën e Forcës Tokësore, ku u prit nga komandanti i kësaj komande, gjeneralmajor Zyber Dushku, ndërsa më tej vizitoi mjedis-et e Batalionit të Forcave Speciale dhe Batalionit Komando në Zall-Herr, si dhe vëzhgoi nga afër një stërvitje demonstruese të këtyre forcave.

Lufta kibernetike parashikon një sërë gjërash, po ne po shohim gjithashtu një sërë masash që ne do na ndihmojnë se si ta zhvillojmë këtë luftë dhe të marrim masa për të qenë sa më efikasë në këtë luftë.

‘Gjeneral Bradshaw:

Page 10: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 10

Dip lomacia, që ndry-she quhet edhe “arti i marrëveshjes”, është mirëmbajt ja e mar-rëdhënieve në mes të shteteve, nëpërmjet

marrëveshjeve si dhe metodave të zbatuara deri tek marrëveshja. Shtetet kuvendojnë ndërmjet veti, mbrojnë interesat e tyre, njoftojnë njëra tjetrën, i përparojnë marrëd-hëniet kryesisht nëpërmjet të dër-guarve dhe pranimin e të dërguarve nga shteti përkatës. Të dërguarit janë misionarë dhe praktika diploma-tike daton që me Greqinë e lashtë,

duke i dhënë evoluimin e saj g r a d u a l i t e t sipas rritjes proporcionale në marrëdhëni-et ndërkom-bëta re , n j ë p roces i , që intensifikohet sot. Rëndësia e p rakt i k ës d i p l o m a t i ke q ënd ron në shkathtësinë e funksioneve të kryera nga

ambasadorët rezidente dhe stafi i tij, detyrë që sillet rreth gjener-imit të informacionit të besueshëm, minimizimin e fërkimeve të mund-shme dhe nxitjen e marrëdhënieve miqësore mes shteteve sovrane. Në diplomaci, një atashe është një person i cili caktohet (bashkëngjitet) për stafin diplomatik, administrativ të një personi të vendosur më të lartose të një tjetër shërbimi ose agjencie. Një atashe, është nor-malisht një zyrtar, nën autoritetin e një ambasadori apo kreu tjetër të një misioni diplomatik, i cili shërben ose si një diplomat ose si anëtar i personelit ndihmës. Ai monitoron çështje të ndryshme që lidhen me fushat e ndërhyrjes. Për këtë qëllim, ai mund të marrë përsipër planifi-kimin për vendimet që do të merren dhe të bëjë të gjitha rregullimet

“Ndjehem shumë e vlerësuar që përfaqësoj vendin tim, që një femër ushtarake e Forcave tona të Armatosura mban mbi supe për herë të parë titullin “Atashe Ushtarak”

Razije MehMetiKolonelja që “menaxhon” katër shtete

IntervIstë me kolonele razIje mehmetI, atasheUshtarak e shqIpërIsë në tUrqI

Në përmbushje të detyrës dhe të përfaqësimit dinjitoz të vendit

MiMoza GoLiKJa

Page 11: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 11

e nevojshme, menaxhojë rendin e ditës, kryejë hulumtime për studimin e çështjeve të veçanta dhe veprojë si përfaqësues kur është e nevojshme. Pikërisht emërtimin e zyrtarëve që shoqërojnë një ambasador e gjejmë që në kohët e Antikitetit dhe ky funksion është ruajtur gjatë Mesjetës edhe në kohët moderne. Ishte shekulli i nëntëmbëdhjetë që solli përshpejtimin dhe sistemimin e kësaj fushe, krijimin e sistemeve të përhershme të mbrojtjes kom-bëtare. Përfundimi dhe rezultatet e luftërave evropiane si dhe të luftrave pushtuese të perandorive koloniale, bëri të nevojshme ven-dosjen e vëzhguesve të përhershëm të këtyre sistemeve, që më vonë do të quheshin atashe ushtarakë. Ishte urdhëresa mbretërore e 23 shkurtit të vi-tit 1839 ajo që përcaktoi përmba jt jen e m i s i o n i t të atasheve u s h t a r a k ë , “Zyrtarët e vendosur në poz ic ion in e atasheve ush-tarakë kanë si mision të stu-diojnë sistemin ushtarak të fuqive pranë të cilave ata janë akredituar”. Që nga koha e Perandorisë së Dytë, atashetë ushtarakë u vendosën në mënyrë të përhershme pranë ambasadave në kryeqytetet e fuqive të mëdha evro-piane. Që nga Lufta Franko-Prusiane e vitit 1870 deri në prag të Luftës së Parë Botërore numri i atasheve, si ushtarakë ashtu edhe detarë, u dhjetëfishua. Nga ky moment, prak-tika ligjore i integroi me personelin diplomatik, duke iu ofruar garanci të lidhura me statusin. Gjatë shekul-lit të njëzetë, veçanërisht që nga viti 1945, postet e atasheve ush-tarakë u shtuan, duke shoqëruar arritjen e pavarësisë të shteteve e reja. Atasheu ushtarak, që tani quhet Atashe i Mbrojtjes, është një ekspert ushtarak që i bash-kangjitet misionit diplomatik dhe

Atasheu ushtarak, vepron si një këshilltar ushtarak, i sigurisë dhe mbrojtjes si dhe koordinator në fushën e bashkë-punimit ushtarak për titullarin dhe stafin e përfaqësisë së ambasadës

IntervistaKolonele Razije Mehmeti, Atashe Ushtarak e Shqipërisë në Turqi

Kolonele Razije Mehmeti, gjatë një takimi pune

Page 12: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 12

ndër atashetë ushtarakë, Ju jeni atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në një vend të madh mik si Turqia. A e ndjeni veten të privilegjuar për këtë?

Me tepër se privilegj për mua është një detyrim më shumë për të përmbushur detyrat e caktuara dhe për të përfaqësuar sa më denjësisht vendin Tim. Përfaqësimi ushtarak ka të njëjtën vlerë në çdo vend që të jetë, por fakti që unë jam përfaqë-suese në Turqi më bën krenare.

Cili është objekti i punës së Atasheut Ushtarak në një vend të huaj dhe a keni vështirësi në këtë punë?

Atasheu ushtarak, vepron si një këshilltar ushtarak, i sigurisë dhe mbrojtjes si dhe koordinator në fushën e bashkëpunimit ushtarak për titullarin dhe stafin e përfaqë-sisë së ambasadës si dhe merr dhe zbaton detyra të kësaj fushe që mund të caktohen prej titullarit në përputhje me detyrat dhe misionin që ka.

Me sa kuptova, Ju përfaqësoni autoritetin ushtarak të vendit tonë atje dhe jeni avokat për inte-resat ushtarake dhe të sigurisë, të vendit tonë në Turqi. diçka më tepër për këtë.

Po, Atasheu ushtarak është mbrojtës i interesave ushtarake dhe të sigurisë së vendit si dhe këshilltar ushtarak i sigurisë dhe koordinator në fushën e bashkëpunimit ushtarak në vendin ku jam rezident (Ankara) dhe në vendet ku jam akreditua, jo rezident siç është Bullgaria, Ruma-nia dhe Hungaria. Një ndër detyrat është: Propozimi i fushave dhe pro-jekteve të reja të bashkëpunimit në interes të zhvillimit të Forcave tona

që përzgjidhet në bazë të gradës. Ai është gjithmonë oficer i lartë, madje nganjëherë edhe gjeneral. Ai është gjithmonë i diplomuar në shkollën e Shtabit të Përgjithshëm, madje shumë shpesh në Shkollën e Lartë të Luftës. Kolonele Razie Mehmeti, është atasheu ushtarak i Republikës së Shqipërisë rezident në Ankara, Turqi, dhe jo rezident në Bullgari, Rumani dhe Hungari. Ajo është njëra prej dy koloneleve femra të Forcave tona të Armatosura dhe e para ushtarake femër në këtë detyrë të rëndësishme. “Ndjehem shumë e vlerësuar që përfaqësoj vendin tim, që një femër ushtarake e Forcave tona të Armatosura mban mbi supe për herë të parë titullin “Atashe Ushtarak”, thote Kolonele Razije Mehmeti.

I morëm asaj këtë intervistë, të cilën po e sjellim për lexuesit e revistës “Mbrojtja”.

Znj. Kolonele, në takimin e zh-villuar pak ditë më parë në Tiranë, Ju ishit e vetmja femër midis Ata-sheve Ushtarakë të vendit tonë të akredituar në vende të ndryshme dhe në NATo. Besoj se ishte takimi i parë për Ju, si u ndjetë ?

Me thënë të drejtën ndjehem shumë e vlerësuar që një femër ushtarake e Forcave tona të Armatosura mban mbi supe për herë të parë këtë titull “Atashe Ushtarak” duke përfaqësuar ven-din tim në një mision diplomatik për çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes si dhe këshilltar në fushën e mbrojtjes dhe të sig-urisë të misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë rezident në Ankara dhe jo rezident në Bull-gari, Rumani dhe Hungari.

Përveç se jeni e vetmja femër

të Armatosura, të forcimit të sta-bilitetit në rajon dhe me gjerë dhe rritjes së sigurisë në bashkëpunim kjo me strukturat e MM dhe SHPFA, koordinimin dhe bashkëpunimin në fushën e arsimimit të personelit tonë ushtarak që vazhdojnë shkolla apo trajnime të ndryshme,

Znj. Mehmeti, Ju veproni njëkohësisht edhe si këshilltar ushtarak dhe i sigurisë për am-basadorin dhe për personelin e ambasadës sonë në Turqi. Si janë marrëdhëniet tuaja me Ambasa-dorin?

Marrëdhëniet e atasheut ush-tarak me ambasadorin dhe person-elin tjetër të ambasadës, kanë qenë institucionale, në interes të realiz-imit të misionit dhe përgjegjësive të përbashkëta. Në punën tonë ka mbizotëruar fryma e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellët e cila ka bërë të mundur mbarëvajtjen e punës.

detyra Juaj kryesore është mbikëqyrja dhe menaxhimi i ak-tiviteteve në fushën ushtarake, të diplomacisë së mbrojtjes dhe bashkëpunimit në fushën e sig-urisë në shkëmbimet bilaterale dhe përmes programeve të përbash-këta. Cilat janë disa nga fushat e bashkëpunimit të Forcave të Ar-matosura të Shqipërisë me Forcat e Armatosura të Turqisë? Me pak fjalë kontributi i FA të Turqisë për Shqipërinë.

Marrëdhëniet ushtarake dyp-alëshe me Turqinë, vlerësohen të suksesshme dhe përfshijnë të gjitha fushat e mbrojtjes. Pas ndryshi-meve demokratike në vendin tonë, Turqia ishte vendi i parë që i ofroi mbështetje Ushtrisë Shqiptare. Fillimet e bashkëpunimit datojnë vitin 1992.

Bashkëpunimi dypalësh ka kon-sistuar në dhënien e ndihmës dhe mbështetjes logjistike për Forcat tona të Armatosura, kualifikimin e kuadrove dhe studentëve ushtarakë etj. Mund të përmendim këtu tra-jnimet dhe mbështetjen logjistike të Regjimentit “Komando”, tani batalioni “Komando”, ringritjen dhe rikonstruksionin e Bazës Detare dhe Uzinës së Riparimit të Anijeve në Pashaliman. Bashkëpunim i suk-sesshëm ka patur edhe në fushën e Industrisë Ushtarake, veçanërisht,

Page 13: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 13

për modernizimin e NPVU-së, Uzinën Mekanike të Poliçanit dhe shume marrëveshje te tjera.

Turqia është ndër vendet krye-sore për sasinë e ndihmës dhe mbështetjes teknike që ka dhënë për Forcat tona të Armatosura, ku se fundi është dhurimi i 10 autobusëve për ushtrinë shqiptare dhe dhurimin e disa uniformave dhe aksesoreve të saj për Forcën Detare.

Turqia përmes planeve të bash-këpunimit ka ofruar kurse afat-shkurtra në Qendrën e PfP, Qendrën e Luftës Kundër Terrorizmit në Ankara dhe Qendrën e Simulacionit në nivel Strategjik në Stamboll. Ndërkohë, këto ditë, konkretisht më 4 mars 2015 u nënshkrua në Tiranë, midis Ministrisë së Mbrojtjes të RSH dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turq-isë, Plani i Bashkëpunimit Ushtarak për vitin 2015. Përveç kësaj duhet theksuar se janë duke u negociuar dy projektmarrëveshje të reja midis dy vendeve.

Në kuadrin e misioneve paqerua-jtëse, reparte të Forcave tona të Armatosura janë përfshirë në kontingjentin turk në misionin e Af-ganistan ku ka marrë mbështetjen e palës Turke.

Një marrëveshje mjaft e rëndë-sishme është ajo e trajtimit shën-detësor të ushtarakëve të Forcave tona të Armatosura në GATA, An-kara. diçka për këtë problem?

Në fushën e mjekësisë, vlen te theksohet kurimi në Turqi i më shumë se 900 raste të ushtarakëve shqiptarë dhe familjarëve të tyre. Ndihma e dhënë në fushën e mjekë-sisë, ku vlen të theksohet kurimi në Turqi i ushtarakëve shqiptarë dhe familjarëve të tyre. Kjo është në bazë të akt marrëveshjes së bërë midis Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, miratuar me Ven-dim të Këshillit të Ministrave të RSH me nr.489 datë 17.10.1994 e rinovuar. Sipas pikës b, të akt-marrëveshjes i jep të drejtën e trajtimit pa pagesë pacientëve vetëm ushtarakë aktivë të FARSH dhe familjarëve të tyre (ushtar, n/oficer, oficer, bashkëshorti ose bashkëshortja dhe fëmijët e tyre). Ndërsa ushtarakët në rezervë, në pension dhe punonjësit civilë të FARSH, pavarësisht funksionit

që kryejnë në strukturat e FA nuk përfitojnë kujdes shëndetësor pa pagesë nga Protokoll- Marrëvesh-ja. Ata mund të aplikojnë për kurim vetëm kundrejt pagesës.

Tani jemi duke punuar për rati-fikimin e Protokoll-Marrëveshjes së re, me ndryshimet e bëra ku kryesisht kemi kërkuar rritjen e numrit të pacienteve për kurim në GATA. Përkushtimi që stafı mjekë-sor dhe personeli i spitalit GATA ka bërë që të rritet ndjeshëm kualiteti i jetës së pacienteve shqiptarë të kuruar këtu.

Ju promovoni arritjet e Forcave të Armatosura Shqiptare, zhvil-loni aktivitete për përkujtimin e datave historike e aktivitete të tjera. Si i përballoni nga ana financiare këto veprimtari?

Promovimi i arritjeve të Forcave të Armatosura, zhvillimi i aktiv-iteteve për përkujtimin e datave historike dhe të tjera janë pjesë e pandarë e punës së Atasheut ushtarak. Ashtu sikurse marrim pjesë në aktivitetet e organizuara nga atashetë e vendeve të tjera, po ashtu i ftojmë këta atashe të marrin pjesë në aktivitetet tona. Deri tani festat janë bëre në bashkëpunim me Ambasadën ku kontribuuesit më të mëdhenj janë shqiptarët me banim në Turqi dhe Kompani Turke që operojnë në Shqipëri. Këto janë bërë gjithmonë nën përkujdesjen e Ambasadës. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë studentët dhe kursantët që va-zhdojnë shkollat dhe Akademitë Ushtarake në Turqi. Nuk mungojnë në aktivitete edhe studentë nga Kosova.

dhe e fundit Ju jeni njëkohë-sisht atashe ushtarak, por jeni dhe familjare dhe keni përgjegjësi edhe për familjen, shkollimin dhe edukimin e fëmijëve tuaj. Si e re-alizoni këtë?

Po unë përveç se jam një ush-tarake, jam dhe një nënë, kam dy fëmijë, Besën 22 vjeç dhe Arbrin 20 vjeç si dhe bashkëshortin İlirin, i cili me është gjendur krah në çdo moment dhe tani është ushtarak në rezervë. Fëmijët të dy ndjekin universitetin në qytetin e Durrësit, vajza është në vitin e tretë për shkenca politike dhe djali viti i dytë për Inxhinieri IT.

Ju faleminderit dhe suksese.

Page 14: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 14

KRONIKA

Ministrja Kodheli: Shqipëria njeh kufijtë e Ukrainës dhe Gjeorgjisë

Bruksel, 5 shkurt 2015: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, mori pjesë në

takimin e ministerialit të zhvilluar në Bruksel. Ky ishte takimi i parë i ministrave të Mbrojtjes së vendeve aleate, që pas Samitit të Uellsit, në shtatorin e vitit të kaluar. Takimi u hap me diskutimet rreth vendimeve të marra në Uells dhe me shikimin drejt Samitit të Varshavës në 2016, për t’u fokusuar më tutje me planet e veprimit për gatishmërinë. Një çështje e rëndësishme që u disku-tua ishte komisioni NATO-Gjeorgji, ku i pranishëm ishte edhe ministri gjeorgjian i Mbrojtjes. Gjatë këtij sesioni u diskutua mbi kontributin e madh që po jep aktualisht Gjeorgjia në “Resolute Support Mission” në Afganistan, si kontribuesi i dytë më i madh joanëtar. Shqipëria u anga-zhua se do të jetë e pranishme në misionin e NATO në Gjeorgji. Gjendja e krijuar në lindje dhe jug të kufijve të Aleancës, ishte tema tjetër e disku-timeve gjatë këtij ministeriali. Zhvil-

limet politiko - ushtarake në Rusi dhe Lindjen e Mesme kërcënojnë në mënyrë të vazhdueshme sigurinë e vendeve anëtare. Si rrjedhojë përforcimi i masave të marra gjatë Samitit të Uellsit është e vetmja përgjigje e NATO.

Ministrja e Mbrojtjes znj. Kod-heli, në fjalën e saj, rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur dhe të menjëhershme të Shqipërisë ndaj të gjitha kërkesave të NATO. Ne

jemi këtu për t’u përgjigjur vendim-marrjeve politiko - ushtarake të Aleancës. Ajo siguroi që Shqipëria po ndërmerr hapa të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve operative të Forcave të Armatosura për të rritur aftësinë për t’u përgjigjur situatave të ndryshme dhe për t’i ardhur në ndihmë Aleancës. Gjithashtu, bëri të sigurtë që, Shqipëria i njeh Ukrainës dhe Gjeorgjisë kufijtë që njeh NATO dhe OKB.

Page 15: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 15

Feti Vogli, kapiteni që para tre vitesh ra në Afganistan

20 shkurt 2015: Më 20 shkurt të vitit 2012 kapiten Feti Vogli ra heroikisht gjatë

kryerjes së misionit COMBAT “Eagle 4”, në Kandahar të Afgani-stanit. Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në mjediset e Batalionit të Forcave Speciale në Zall-Herr me rastin e 3-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli duke marrë fjalën në këtë cer-emoni përkujtimore theksoi se, “20 shkurti është një ditë për t’u nderuar dhe gjithkush prej nesh e kujton atë në mënyrë të ndryshme, por një gjë kemi të përbashkët: krenarinë që na jep lavdia e misionit që përmbushim përditë, misioni kushtetues dhe human, më i drejti, më i forti, ai i vënies në rrezik të jetës së gjithsekujt prej jush për paqen dhe sigurinë edhe në një vend tjetër, ashtu siç kapiten Vogli ra. Kjo duhet të na mbushë me krenari, jo vetëm juve, por dhe fëmijët tuaj

dhe fëmijët e fëmijëve tuaj. Ju përmbushni një mision që s’ka të krahasuar”. “Forcat e Armato-sura shqiptare, ka vijuar më tej ministrja Kodheli, janë krenare për gjithçka bëjnë në emër të atdheut, të lirisë dhe paqes. Ju lumtë për çka përfaqësoni, ju lumtë për çka bëni. Ne do mbetemi kurdoherë në respekt të asaj që ju çdo ditë bëni bashkë me kolegët tuaj. Ju jeni pjesë e Batalionit Special. Ju duhet t’i tregoni vetes dhe gjith-kujt se jeni vërtet më të mirët, ju

jeni forca speciale”, është shpre-hur ministrja Kodheli. Më pas, ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Bazo, bënë homa-zhe dhe vendosën buqeta me lule pranë bustit të Dëshmorit të At-dheut, kapiten Feti Vogli. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura, familjarë dhe të afërm të kapiten Feti Voglit.

Page 16: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 16

Rikthehet ushqimi për ushtarakët

17 shkurt 2015: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e shoqëruar nga shefi i Shtabit

të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ishte në Komandën e Mbështetjes, ku u takua me efek-tivët e Batalionit të Logjistikës. Me këtë rast, znj. Kodheli falënderoi tru-pat e këtij Batalioni për angazhimin e tyre në operacionin për përballimin e përmbytjeve të shkaktuara ditët e shkuara në disa zona në jug të ven-dit. Ministrja e Mbrojtjes gjithashtu vlerësoi kontributin e dhënë nga ky repart gjatë këtij viti, duke u ndalur posaçërisht tek angazhimi i tyre në operacionin për dërgimin e muni-cioneve nga Shqipëria në ndihmë të qeverisë së Irakut, krah aleatëve. “Ka qenë angazhimi dhe puna juaj që e ka bërë Shqipërinë të ndjehet krenare dhe mua personalisht të marr vlerësimet më të larta nga partnerët tanë në takimet bilaterale që kam zhvilluar”, tha znj. Kodheli.

Më tej, znj. Kodheli garantoi për vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare për të përmirësuar gjith-një e më shumë kushtet e jetesës dhe të punës së ushtarakëve. Ajo u ndal sidomos tek vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për disa ndryshime në Vendimin nr. 668, datë 7.8.2013 të Këshillit të Min-istrave “Për trajtimin me ushqim të ushtarakëve të FA të RSH“ dhe për disa ndryshime në Vendimin nr. 524, datë 30.7.2004, të KM për masën dhe mënyrën e kompensimit të qirasë së banesës dhe të ushq-imit të ushtarakëve të FA të RSH”, të ndryshuar.

Korriku i vitit 2013, theksoi ajo, i gjeti Forcat e Armatosura me një vendim, i cili dëmtonte cilësinë e jetës dhe të punës, por edhe din-jitetin e ushtarakëve. Një vendim i marrë me synimin për të mbushur gropat e errëta të buxhetit të mbrojtjes duke hequr trajtimin me ushqim të ushtarakëve. “VKM e korrikut të vitit 2013 në pjesën më të madhe të saj ka qenë e pazbat-ueshme. Qeveria e shkuar jo vetëm që u hoqi ushqimin një pjesë të Forcave të Armatosura, por edhe aty ku e lanë e bënë të pazbat-

ueshëm. Qeveria aktuale ka mend-uar ta zgjidhë këtë pjesë duke bërë kompensimin në lekë aty ku është e pazbatueshme”, ka nënvizuar min-istrja Kodheli. Ky është hapi i parë drejt përmirësimit të mëtejshëm që do i bëjmë efektivëve të Forcave të Armatosura. Për të gjithë ata që këtë të drejtë e kanë pasur, por nuk e kanë ushtruar do ta marrin në formë monetare, por ndërkohë do të marrin një asistencë të tillë, një sasi parash dhe të gjithë ata që

jo domosdoshmërisht shkojnë në stërvitje apo janë roje, sepse unë mendoj që edhe dikush që është në shtab dhe nuk është në stërvitje, duhet të konsiderohet pjesë e një trupe, që është kjo trupë që jemi të gjithë bashkë. Ne menduam që t’i bënim një propozim qeverisë, të cilin qeveria e kaloi javën që shkoi, ku duke filluar që nga pagesat më të ulëta shpërblimi do të jetë pak më i madh dhe tek pagesat më të larta shpërblimi do të jetë më i vogël.

Gjithashtu jemi duke parë drejt përmirësimit të mëtejshëm të kushteve në të cilat jetoni dhe punoni. Do të ketë përmirësime të tjera që do të lidhen me strehimin, do të vazhdohet me legalizimet e të

gjithë ndërtesave, ish ndërtesave ushtarake të kthyera në banesa në vite, por të palegalizuara, të pavendosura brenda ligjeve të shtetit, pa certifikata pronësie. Janë më shumë se 375 familje ushtarakësh aktivë ose jo të cilat e kanë fituar këtë të drejtë në një mënyrë ose një tjetër, por që gjenden përpara faktit që ata je-tojnë prej më shumë se 20 vitesh në një banesë, ndofta fëmijët e tyre janë lindur dhe rritur atje, por

që nuk disponojnë një dokument, i cili i bën ata pronar të shtëpive ku jetojnë. Nuk do të jetë ky hapi i dytë dhe i fundit, përkundrazi ne jemi duke punuar në mënyrë, që të paktën për profesione apo spe-cialitete të caktuara kemi filluar studimin me kohë të unifikimit të pagesës së tyre me pagesën e të njëjtit profesion në struktura të tjera. Unë besoj fort dhe shpresoj që Komanda Mbështetëse do të vazhdojë të jetë në krye të punëve për të treguar që gjërat bëhen edhe në kushtet e disa mung-esave të konsiderueshme, por me shpresën që ato do të dhe mund të përmirësohen, ka përfunduar fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes Kodheli.

Page 17: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 17

Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Viktor Bërdo. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, delegacioni i ushtarakëve turq zhvilloi një vizitë në garnizonin “Skën-derbej”, si dhe një sërë vizitash kulturore në qytetet e Shkodrës, Krujës dhe të Durrësit.

Forcat Ajrore Turke, 57 ushtarakë në Tiranë6 shkurt 2015: Në kuadër të

bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendit

tonë dhe Turqisë, është zhvilluar së fundmi vizita e 57 ushtarakëve të Kursit të Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Luftës së Forcave Ajrore të Republikës Turke, kryesuar nga komandanti i kësaj akademie, gjeneralmajor Rexhep Yuksel Një përfaqësi e ushtarakëve të Kursit të Komandës dhe Shtabit të Aka-demisë së Luftës të Forcave Ajrore Turke, kryesuar nga gjeneralmajor Rexhep Yuksel zhvilloi një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo. SHSHPFA, gjeneralmajor Jeronim Bazo e ka njohur gjeneralmajor Yuksel me zhvillimet më të fundit në FA, si dhe e ka vlerësuar me nota maksimale nivelin e bash-këpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e Mbrojtjes. Gjen-eralmajor Bazo ka falënderuar për mbështetjen e gjithanshme të FA turke për transformimin dhe mod-ernizimin e Forcat tona të Arma-tosura, në fusha të ndryshme, si arsimimi, stërvitja, logjistika, etj. Të dy ushtarakët e lartë vlerësuan gjithashtu angazhimet e përbash-

këta në kuadër të NATO në Afgani-stan, si dhe shprehen bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen, jo vetëm si dy vende dhe popuj miq, por edhe si anëtarë të Aleancës Euroatlantike. Gjithashtu delegacioni turk u prit në një takim të veçantë edhe nga zëvendësshefi i

12 shkurt 2015: Është zhvilluar, në ambientet

e Batalionit “Komando” në Zall-Herr, ceremonia e për-fundimit të kursit të 10-të “Komando”. Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosu-ra, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në vendin tonë, kolo-nel Nizmetin Dogar, drejtorë drejtorish në Shtabin e Përgjithshëm të FA, komandantë njësish, etj. Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, gjeneralmajor Bazo shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes në një moment të rëndësishëm në jetën e një efektivi “Komando”; atë të përfundimit të kursit “Komando”. “Komandot janë një

Tre muaj për kursin e 10-të “Komando”histori suksesi e Forcave tona të Armatosura. E kanë provuar këtë prej 20 vjetësh me profesional-izimin, përkushtimin dhe disiplinën e treguar në angazhimet dhe detyrat e kryera brenda vendit, po aq sa dhe në opera-cionet jashtë vendit; nga Bosnja në Irak, Çad dhe Afganistan”, ka theksuar ndër të tjera në fjalën e tij SHSHPFA, gjeneralm-ajor Jeronim Bazo. Gjen-

eralmajor Bazo ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e palës turke, falë së cilës është bërë e mundur zhvillimi i kurseve cilësore dhe me standarde të larta profesionale. Kursi i 10-të “Komando” është zhvilluar për një periudhë tremujore, i ndarë në dy faza stërvitjeje komplekse dhe selektive.

Page 18: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 18

2 mars: Ata u përcollën me një ceremoni të mbajtur në mjediset e garnizonit “Skën-

derbej”. Në këtë ceremoni ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ush-tarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjith-shëm etj. Pas paraqitjes së forcës që bëri komandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit, kolonel Leon-ard Çoku, ministrja e Mbrojtjes Kodheli përshndeti të gjithë të pranishmit.

“Ajo pse unë kërkova me insis-tim që ne të takoheshim sot ka të bëjë më mënyrën që ju u përzgjod-hët. Ndryshuam të gjitha praktikat, ndryshoi mënyra, ndryshoi qasja dhe ajo ç’ka ndryshoi më shumë se çdo gjë tjetër ishte transparenca më të cilën ju u përzgjodhët, duke mos i ngrënë hakun askërkujt, sepse ky vend, përveç se ka nevojë për siguri, ka nevojë për drejtësi dhe drejtësia fillon që këtu, nga ky ambjent ku ne punojmë e jetojmë çdo ditë. Ju nesër do të jeni ata që drejtësinë do ta mbroni, do ta vini në vënd dhe nuk mund të bëni drejtësi nëqoftëse drejtësia nuk është bërë më ju që në momentin e parë që hyni për të qenë pjesë aktive e FA”, tha Kodheli.

Më tej, ministrja Kodheli, duke u fokusuar në përzgjedhjen që iu bë kontingjentit për rekrut, nën-vizoi se, aplikuan mbi 600 të rinj dhe të reja me shkollë të lartë dhe të mesme, prej të cilëve fituan 204 dhe 24 janë me shkollë të lartë, ndërsa 9 janë vajza, të cilat ministrja Kodheli i përshëndeti në mënyrë të veçantë. “Keni kaluar një konkurs të fortë, por ju do të vazh-doni të mbeteni pjesë e konkurseve, trajnimeve, konkurencës brenda jush, por në fund mos harroni se shansi që ju jepet për të qenë pjesë e FA është shumë i madh për tu bërë oficer, nënoficer, për të pasur karrierë, për të studi-uar brenda dhe jashtë vendit dhe shansi i të gjitha shanseve për t’i shërbyer Republikës së Shqipërisë si askush tjetër”, u shpreh minis-

trja Kodheli. Duke folur për karrierën që i pret

këta rekrutë, Kodheli theksoi se, “vetë diviza që do të vishni është ajo e cila do t’ju mbushi me krenari, me besim që karriera juaj sot dhe në të ardhmen është një karrierë që nuk do të cënohet as nga poli-tika, as nga keqbërësit, sepse ju jeni më të mirët. Duke qenë pjesë e FA, jo vetëm do të shërbeni, por do të keni dhe mundësi të fitoni statusin e ushtarakut, do të keni mundësi që kur të krijoni famil-jet tuaja ato të kenë trajtim të veçantë, do të keni mundësi për të pasur shërbim shëndetësor falas, do të keni mundësi për të pasur strehim ndryshe nga të tjerët, do të keni mundësi për të zhvilluar af-tësitë tuaja fizike dhe intelektuale jashtë dhe brenda vendit, do të keni

mundësi të bëni karrierë dhe kjo është një shtysë po aq e mirë për tu bërë ju të besoni që keni bërë zgjedhjen më të mirë”.

“Do ta kuptoni shumë shpejt që fakti që do t’i shërbeni Shq-ipërisë, familjeve tuaja, njerëzve tuaj, fëmijëve tuaj nesër është gjëja më e mrekullueshme që mund të ndodh në jetën dhe karrierën e një njeriu. Personalisht e bëj këtë nga një pozicion tjetër, po jam po aq dëshirëplotë për t‘i shërbyer këtij vendi të jashtëzakonshëm, që është shtëpia jonë e përbash-kët dhe është vendi më i mirë ku mund të jetohet, Shqipëria. Shumë suksese dhe karrierë të mbarë“, përfundoi fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes Kodheli

Më pas 204 kandidatët fitues u nisën me autobuzë drejt Shkollës së

FA: 204 FiTUespër Shkollën e

Trupës në Bunavi

Page 19: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 19

Parlamenti më 26 shkurt ka miratuar me 74 vota pro Ligjin “Për Policinë Ushtarake”. Ky ligji vjen si nevojë e përshtatjes me kontekstin e ri të krijuar për shkak të anëtarësimit të vendit

tonë në NATO, për shkak të ndryshimit të dokumenteve kryesore në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e Forcave të Armatosura, por edhe për shkak të ndryshimeve në ligjin “për Policinë Gjyqësore” dhe ligjin “për Policinë Kriminale”. Gjithashtu ligji i vjetër i hartuar para 12 vitesh nuk ishte harmonizuar me legjis-lacionin mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe infor-macionin e klasifikuar sekret shtetëror. Ligji i paraqitur i jep Policisë Ushtarake në Re-publikën e Shqipërisë shumë më pak kompetenca, po ta krahasojmë me kompeten-cat që vendet e Aleancës u japin policive respektive ushtarake. Në shumë vende perëndimore anëtare të Aleancës, si Franca, Italia, Belgjika, Spanja, Portugalia, Turqia, Holanda, forcat e Policisë Ushtarake janë forca e katërt militare, krah asaj tokësore, detare dhe ajrore, me karakteristika të spikatu-ra jo vetëm kur flitet për ren-din ushtarak, por edhe atë civil. Projektligji ia ka arritur të sjellë të ridimensionuar misionin e Policisë Ushtarake në kuptimin e: ruajtjes së rendit ushtarak, garantimit të zbatimit të ligjit nga ve-primtaritë e kundërligjshme në Forcat e Armatosura, mbrojtjes së jetës së per-sonelit, mbrojtjes së pronës shtetërore në administrim dhe përdorim të Forcave të Armatosura, angazhimit në luftën kundër terrorizmit dhe pjesëmarrjes në operacionet paqeruajtëse e humanitare. Dhe kur bëhet fjalë për operacionet, Policia jonë Ushtarake është pjesë e tyre. Një togë e saj, e deklaruar për NATO Response Force (Forcën e Reagimit të NATO) 2015, është e certifikuar dhe përgatitet intensivisht për t’iu përgjigjur nevojave të Aleancës në përputhje me Planin e Veprimit për Gatishmëri (Readiness Action Plan), plan ky i miratuar në Samitin e Uellsit, si dhe iniciativat që e kanë pasuar e plotësuar këtë plan.

Parlamenti me 74 vota pro-miratohet Ligji

“Për Policinë Ushtarake”

Trupës së FA në Bunavi të Vlorës, ku do t’i nënshtrohen Stëvitjes In-dividuale Bazë, e cila zgjat 9 javë. Gjatë muajit shkurt 2015 Qendra e Personel Rekrutimit zhvilloi fazën e parë të Planit të Rekrutimit për vitin 2015 në FA, ku në kushte mjaft transparente dhe me kërkesë të fortë profesionale zhvilluan tes-timet e rreth 600 kandidatëve të regjistruar nga të gjitha rrethet e vendit, nga të cilët fituan 204, prej të cilëve 9 vajza, ndërsa 24 prej tyre me arsim të lartë. Duhet theksuar se, pas tre testimeve, atij fizik, intelektual dhe psikologjik, kandidatët fitues iu nënshtruan edhe testit të gjuhës angleze, i cili u bë me qëllim përzgjedhjen dhe ndjekjen e Kursit të Oficerit që do të zhvillohëet në Gardën e Nju Xhersit në SHBA.

Page 20: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 20

“Medaljae nderit”

“Medalja e nderit” është medalja më e

lartë që i jepet ushtarakëve

aktivë, në rezervë dhe në lirim, të Forcave të

Armatosura, për trimëri,

guxim dhe kontribut të

spikatur, duke rrezikuar jetën

përtej asaj çfarë kërkon

detyra.

“Nëpërmjet këtij projektligji synohet të njihet kontributi dhe përkushtimi i personelit ushtarak dhe civil që shërben

në FA në mbrojtje të interesave të vendit dhe kryerjes me përgjegjshmëri të lartë të detyrave si dhe njohja e

kontributeve dhe përkushtimi ushtarak për FA-në”

Parlamenti Shqiptar ka miratuar me 107 vota në gjysmën e dytë të muajit shkurt 2015 projektligjin “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës

së Shqipërisë”. Lidhur me ligjin në fjalë zv.Ministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi tha se: ”ky projektligj ka për qël-lim përcaktimin e medaljeve kritereve të dhënies dhe autoriteteve për-katëse që kanë të drejtën e dhënies së tyre për personelin ushtarak dhe civil që shërben në Forcat e Arma-tosura të Republikës së Shqipërisë në mbrojtje të interesave të vendit dhe kryerjes me përgjegjësi të lartë të detyrave sie dhe për ushtarakë të huaj që shuhen për merita dhe kontribute të veçanta për Forcat e Armatosura të Shqipërisë”. “Nëpërmjet këtij projektligji synohet të njihet kontributi dhe përkushtimi i personelit ushtarak dhe civil që shërben në Forcat e Armatosura në mbrojtje të interesave të vendit dhe kryerjes me përgjegjshmëri të lartë të detyrave si dhe njohja e kontributeve dhe përkushtimi ush-tarak për FA-në”, tha zv/ministri Koçi, i cili theksoi se ky projektligj do sjellë një motivim më të madh te personeli ushtarak dhe civil që shër-ben në Forcat e Armatosura”. Më poshtë po japim llojet e medaljeve dhe instancat e përcaktuara për miratimin e tyre.

Ministri i Mbrojtjes jep 5 medalje

“Medalja e nderit” “Medalja e nderit” është medalja

më e lartë që i jepet ushtarakëve aktivë, në rezervë dhe në lirim, të Forcave të Armatosura, për trimëri, guxim dhe kontribut të spikatur, duke rrezikuar jetën përtej asaj çfarë kërkon detyra.

“Medalja e mirënjohjes” “Medalja e mirënjohjes” u jepet

ushtarakëve aktivë, në rezervë, në lirim ose në pension, personelit civil dhe reparteve të Forcave të Armatosura, të cilët janë dalluar për kontributin dhe vlerat e veçanta në shërbim të lartësimit të figurës së ushtarakut të Forcave të Armato-sura brenda dhe jashtë vendit. Kjo

medalje u jepet edhe ushtarakëve të huaj, të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në shërbim të Forcave të Armatosura të Repub-likës së Shqipërisë.

Medalja “Në shërbim të atdheut” Medalja “Në shërbim të atd-

heut” u jepet ushtarakëve aktivë, në rezervë, në lirim dhe personelit civil të Forcave të Armatosura që shër-ben, në kohë lufte, për mbrojtjen e atdheut.

Medalja “Për shërbime të shquara” Medalja “Për shërbime të

Page 21: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 21

Parlamenti me 107 vota miraton: 22 Medalje për Forcat e armatosura të RSh

Page 22: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 22

shquara” u jepet ushtarakëve aktivë dhe personelit civil të Forcave të Armatosura që janë dalluar, në kohë paqeje, për shërbime të merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë.

Medalja “Për shërbime të larta” Medalja “Për shërbime të larta”

i jepet personelit civil të Forcave të Armatosura për arritje të veçanta në kryerjen e detyrave të tyre, për një periudhë jo më pak se 5 (pesë) vjet.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura jep 8 medalje

“Medalja Shpëtimtari” “Medalja shpëtimtari” u jepet

ushtarakëve aktivë/në rezervë dhe personelit civil të Forcave të Arma-tosura, të dalluar për heroizëm në shpëtimin e jetës së njeriut, duke rrezikuar jetën e tyre. Kjo medalje u jepet edhe ushtarakëve të huaj.

“Medalja e trimërisë” “Medalja e trimërisë” u jepet

ushtarakëve aktivë dhe në rezervë të Forcave të Armatosura, të cilët tregojnë trimëri e guxim të veçantë gjatë zhvillimit të operacioneve ushtarake, brenda dhe jashtë vendit.

“Medalja e sakrificës” “Medalja e sakrificës” u jepet

ushtarakëve aktivë/në rezervë dhe

Medalja “Syri i Shqiponjës” u jepet, nga komandanti i batalionit / flotiljes / regjimentit, ushtarakëve aktivë të

Forcave të Armatosura, të cilët dallohen në përdorimin e armëve të zjarrit, sipas standardeve të përcaktuara nga FA

personelit civil të Forcave të Arma-tosura, të plagosur gjatë opera-cioneve luftarake dhe jo luftarake, brenda dhe jashtë vendit.

“Medalja e karrierës” “Medalja e karrierës” u jepet

ushtarakëve aktivë, që shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe strukturat e tyre të varësisë, nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe ushtarakëve aktivë, që shërbe-jnë në forcat dhe strukturat mbështetëse, nga komandantët e forcave dhe komandantët e struk-turave mbështetëse, për çdo 10 (dhjetë) vjet shërbim në Forcat e Armatosura.

Medalja “Për shërbim të veçantë” Medal ja “Për shërb im të

veçantë” u jepet ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura që shfaqin sjellje shembullore dhe kanë arritur tregues të lartë gjatë detyrës, për një periudhë 5 (pesë) vjeçare. Kjo medalje mund të jepet çdo 5 (pesë) vjet nga koha e mar-rjes së medaljes së fundit.

“Medalja Luftëtari” “Medalja Luftëtari” u jepet

ushtarakëve aktivë dhe reparteve të Forcave të Armatosura që kanë marrë pjesë, për një periudhë ko-hore jo më pak se 3 (tre) muaj, në operacione të ndryshme ushtarake ndërkombëtare. Mbishkrimi i kë-tyre medaljeve ndryshon në varësi të emërtesës së çdo misioni të veçantë.

Medalja “Pjesëmarrje në operacione humanitare” Medalja “Pjesëmarrje në op-

eracione humanitare” u jepet ush-tarakëve aktivë, personelit civil dhe reparteve të Forcave të Armatosura për pjesëmarrjen e tyre në opera-cione humanitare brenda dhe jashtë vendit. Mbishkrimi i këtyre medaljeve ndryshon në varësi të emërtesës së çdo operacioni të veçantë.

“Pjesëmarrje në emergjenca civile” Meda l ja “P jesëmarr je në

emergjenca civile” u jepet ush-tarakëve aktivë, personelit civil dhe reparteve të Forcave të Armatosura për pjesëmarrjen e tyre në opera-cione të përballimit të emergjencave civile brenda dhe jashtë vendit. Mbishkrimi i këtyre medaljeve ndry-shon në varësi të emërtesës së çdo operacioni të veçantë.

Page 23: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 23

Komandantët e forcave dhe komandave mbështetësejapin 6 medalje

Medalja “Repart i shquar” Medalja “Repart i shquar”,

u jepet reparteve të Forcave të Armatosura që kanë treguar trimëri e vendosmëri të lartë gjatë përmbushjes së misionit, përmes vështirësive të mëdha.

“Medalja e ushtarit” “Medalja e ushtarit” u jepet,

nga komandanti i Forcës Tokë-sore, ushtarakëve aktivë, që kanë shërbyer jo më pak se 5 (pesë) vjet në Forcën Tokësore dhe kanë spikatur me performancën e tyre në detyrën apo detyrat që kanë kryer.

“Medalja e pilotit” “Medalja e pilotit” u jepet,

nga komandanti i Forcës Ajrore, ushtarakëve aktivë, të cilët gjatë shërbimit ushtarak kanë kryer jo më pak se 500 (pesëqind) orë flu-turimi si komandant ekuipazhi.

“Medalja e marinarit” “Medalja e marinarit” u jepet,

nga komandanti i Forcës Detare, ushtarakëve aktivë, të cilët gjatë shërbimit ushtarak kanë shërbyer në mjete lundruese jo më pak se 5 (pesë) vjet dhe kanë spikatur me performancën e tyre në detyrën apo detyrat që kanë kryer.

“Medalja e dijes” “Medalja e dijes” u jepet, nga

komandanti i Komandës së Doktri-nës dhe Stërvitjes, ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura, të cilët dallohen në përvetësimin e njohurive mësimore ose gjatë zhvillimit të një kursi të caktuar, jo më të shkurtër se 6 (gjashtë) muaj.

“Medalja e mbështetjes” “Meda l ja e mbështet jes”

u jepet, nga komandanti i Ko-mandës Mbështetëse, ush-tarakëve aktivë që kanë shërbyer në Komandën Mbështetëse jo më pak se 5 (pesë) vjet për shër-bime dhe arritje të merituara

gjatë kryerjes së detyrave.

Komandantët e batalioneve/flotiljeve/regjimenteve japin 2 medalje

Medalja “Syri i Shqiponjës” Medalja “Syri i Shqiponjës”

u jepet, nga komandanti i bata-lionit / flotil jes / regjimentit, ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura, të cilët dallohen në përdorimin e armëve të zjarrit, sipas standardeve të përcaktuara nga Forcat e Armatosura.

Medalja “Nderi i Batalionit/Flotiljes/Regjimentit” Medalja “Nderi i Batalionit/

Flotiljes/Regjimentit” u jepet, nga i komandanti i batalionit/flotiljes/regjimentit, ushtarakëve aktivë, të cilët kanë arritur rezultate të larta gjatë punës së tyre dhe marrin vlerësimet maksimale për një periudhë jo më pak se 5 (pesë) vjet.

Komandantët e kompanivejapin 1 medalje

Medalja “Nderi i Kompanisë” Medalja “Nderi i Kompanisë”

u jepet, nga komandanti i kompa-nisë, ushtarakëve aktivë, të cilët kanë arritur rezultate të larta gjatë punës së tyre dhe marrin vlerësimet maksimale për një pe-riudhë jo më pak se 3 (tre) vjet.

Page 24: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 24

Në fillesat e pjesëmarrjes së grave në radhët e forcave ushtarake roli i tyre ka qenë i limituar në detyra që kishin të bënin sidomos me kujdesin shëndetësor.

Çdo 8 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Grave festohen arrit-jet e tyre në të kalu-arën dhe të tashmen në të gjithë botën. Kjo

ditë është gjithashtu një rast për t’u frymëzuar me angazhim për sfidat e ardhshme me të cilat përballen gratë duke bërë përparim të mëtejshëm. Nëse janë bërë përmirësime të mëd-ha, duhet të jemi të vetëdijshëm se kudo rreth botës gratë janë ende viktima të shumë lëndimeve dhe barazia gjinore është ende larg. Andaj 8 Marsi mbi të gjitha është dita që na kujton se ba-razia dhe të drejtat nuk mund të realizohen në një ditë, as në një vit, ndoshta as edhe në një dekadë.

Që prej themelimit të NATO-s kanë kaluar pothuajse 7 dekada dhe ashtu si vetë orqanizata që ka pësuar ndryshime në partner, status, kushte apo forca të ar-matosura, edhe roli i femrave me uniformë në radhët e saj ka pë-suar një evolucion të vërtetë të denjë për të shkruar një historik. Në fakt në historinë e vendeve anëtare tradita, kultura, fak-torët socialë kanë përcaktuar shkallën e integrimit të femrave në forcat e armatosura, madje edhe pse gratë kanë shërbyer në radhët e tyre për shumë vite, debati i feminizmit në ushtri vazhdon të ngelet i hapur, edhe në vendet që kanë bërë hapa në rrugën e integrimit: se si dhe ku gratë duhet të shërbejnë (në cilat forca), në lidhje me shkallën në të cilën gratë duhet të inte-grohen dhe madje, edhe nëse procesi ka evoluar ose jo. Përg-jatë historisë së njohjes së të drejtave të grave janë shënjuar një sërë hapash sinjifikantë drejt arritjes së barazisë gjinore. Një numër i konsiderueshëm i këtyre arritjeve është realizuar përg-jatë epokash që mund të quhen pa frikë dramatike, siç kanë qenë

rastet e luftrave apo revolucio-neve me natyra të ndryshme nëpër të gjithë botën.

Në raste të tilla për shkak të rrethanave është shmangur edhe steriotipia e pengimit të grave për të arritur një pozi-cion më të mirë social, por kjo ka ndodhur në mënyrë të përkohshme, aq sa rrethanat nuk kanë qenë më imediate. Sapo ato kanë ndryshuar gratë shpesh janë kthyer në pozicionin e tyre parësor në shoqëri, në rolin e nënës, gruas, por jo gjithmonë dhe jo të gjitha kanë hequr dorë nga përpjekja për të ruajtur të njëjtin pozicion me burrat. Pikërisht ato që kanë qëndruar të paepura, ato edhe ja kanë dalë, duke u bërë kështu shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga shumë të tjera, pikërisht në ato fusha që janë njohur në të shumtën e rasteve si domene të burrave.

Këtu nuk bënë përjashtim edhe pjesëmarja e gruas në

radhët e forcave ushtarake, ku hap pas hapi grate ja kanë arritur ta bëjnë këtë mjedis jo fort miqësor me to, tepër kon-servativ për pranimin e tyre, një mundësi afirmimi të vlerave më të mira që ato mbartin. Në fillesat e pjesëmarrjes së grave në radhët e forcave ushtarake roli i tyre ka qenë i limituar në detyra që kishin të bënin sido-

Gratë ushtarake në sfidën e barazisë gjinore

Marina Roskova ishte gruaja e parë aviatore në Forcat Ajrore sovjetike në vitin 1933

EtLEva SMaçi

Page 25: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 25

Brenda NATO-s përfshirja e grave është e ndryshme në vende të ndryshme. Në një vështrim të zhvillimeve progresive për sa i përket përfshirjes së femrave në ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s, rezulton se Novergjia dhe Danimarka janë vendet me më shumë progres. Norvegjia ishte vend i parë anëtarë i NATO-s që i lejoi femrat të shërbe-nin në nëndetëse dhe në të gjitha funksionet e tjera luftarake që prej vitit 1985.

mos me kujdesin shëndetësor. Kështu gjatë Luftës së Parë Botërore me mijëra gra shër-byen si infermiere apo në role mbështetëse, por pati edhe për-jashtime si në rastin e Rusisë që gjatë kësaj lufte përshiu në trupat e veta luftarake edhe gratë. Kësaj periudhe i përket e famshja Maria Bochkareva, e cila ishte dekoruar tri herë dhe promovuar me gradën më të lartë të nënoficerëve. Apo rusja tjetër Marina Roskova e cila ishte gruaja e parë aviatore në Forcat Ajrore sovjetike në vitin 1933. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore të gjithë kombet e mëd-henj patën në radhët e tyre gra me uniformë. Pjesa më e madhe edhe në këtë luftë kryen detyra në shëndetësi apo në mbështetje, por sipas statistikave numri i va-jzave dhe grave që morrën pjesë në luftime ishte rreth 500.000 dhe kishin role luftarake në njësitë anti-ajrore në Britani e Gjermani apo edhe në vijën e parë të fron-tit në Rusi.

Në vendin tonë në radhët e ushtrisë Nacional-Çlirimtare morrën pjesë përafërsisht 8 mijë gra e vajza. Pas mbarimit të luftës, urdhëri për çmobilizmin e ushtrisë Nacional-Çlirimtare dhe krijimin e ushtrisë së rregullt në shtetin e ri të sapo krijuar e reduktoi numrin e femrave ashtu dhe meshkujve. Sipas të dhënave të Arkivit të Ushtrisë Shqiptare nga vajzat dhe gratë partizane, në radhët e ushtrisë me detyra ushtarake mendohet se ngelën një numër shumë i vogël, 10-15 gra. Por duhet thënë se një numër i konsid-erueshëm femrash të cilat ishin pjesë e strukturave të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, pas çlirimit u inkuadruan në sektorë të ndry-shëm të ekonomisë dhe politikës shqiptare.

Tradita e përfshirjes së femrave në ushtriPërsa i përket traditës së

përfshirje së grave në radhët

e Forcave të Armatosura ajo ndryshon nga një vend në tje-trin. Brenda NATO-s përfshirja e grave është e ndryshme në vende të ndryshme. Në një vësh-trim të zhvillimeve progresive për sa i përket përfshirjes së femrave në ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s, rezulton se Novergjia dhe Danimarka janë vendet me më shumë progres.

Norvegjia ishte vend i parë anëtarë i NATO-s që i lejoi fem-rat të shërbenin në nëndetëse dhe në të gjitha funksionet e tjera luftarake që prej vitit 1985, kurse Danimarka i hapi të gjitha funksionet dhe njësitë e Forcave të Armatosura për femrat që prej vitit 1988. Po kështu Norvegjia është vend i parë i NATO-s që prej vitit 1999 pati ministren e parë të Mbrojtjes. Një historik të hershëm të rekrutimit të fem-rave në Forcat e Armatosura kanë gjithashtu Franca, Hol-landa dhe Britania e Madhe, Portugalia, Spanja ku përqindja e përfaqësimit të tyre sipas bu-rimeve te NATO-s në vitin 2008 arrinte deri ne 15% (1)

Ndërsa në Hollandë edhe në Mbretërinë e Bashkuar gratë ushtarake merrnin pjesë në trupa të veçuara në fillim të viteve 1980 deri në fillim të 1990, në Francë femrat ush-tarake kishin fituar një status të barabartë që prej fillimit të viteve 1970. Pas viteve 90’, në vendet anëtare të NATO-s u hapën të gjitha pozicionet për femrat ushtarake, por në

Gratë ushtarake në sfidën e barazisë gjinore

Page 26: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 26

praktikë, aksesi në disa specialitete për një kohë të gjatë ngeli “zonë e ndaluar”, zakonisht shkaktuar nga vështirësitë e kërkesave fizike dhe efektivitetit të luftimit, ose për arsye praktike si në rastin e nënde-tëseve. Përgjatë kësaj kohe shumë gra ushtarake kanë shërbyer në logjistikë dhe në njësitë e suportit të luftimeve dhe në operacionet e ndërmarra kanë treguar aftësi dhe efektivitet veprimit në zonat luftar-ake. Në Britaninë e Madhe kufizimet ne specialitete për femrat ushtarake filluan të zbuten pas viteve të para të viteve 90-të. Ato u lejuan të shërbe-jnë në anijet luftarake në marinë dhe të kenë detyra në të gjitha pozicionet e ekuipazhit. Qoftë në forcat ajrore, qoftë në forcat detare femrat ush-tarake pas kësaj periudhe kryejnë detyra të njëjta me kolegët e tyre meshkuj, duke përjashtuar shërbimin në nëndetëse apo në anijet që shër-bejën për çmontimin e minave.

Në Belgjikë femrat në shërbim ushtarak kanë hyrë vonë në skenë, vetëm në vitin 1975 ato arritën të bëheshin pjesë e tyre. Pavarë-sisht nga kjo hyrje e vonshme ato kanë kaluar tashmë në vitin 2008 në 8.3% e anëtarëve të Forcave të Armatosura dhe janë integruar plotësisht në të gjitha funksionet e hapura për to, ku përgjithësisht kanë okupuar pozicione administrative apo në logjistikë. Në Luksemburg, ku ka mungesë të Forcave Ajore e Detare, femrat nuk lejoheshin të shërbenin në ushtri deri në vitin 1987, por në vitin 2006 ato arritën në 5.7%.

Përsa i përket shumë vendeve mesdhetare ato i hapën dyert e ushtrisë për femrat në fund të viteve 1980 e fillim vitet 1990. Kështu Greqia edhe pse kishte punësuar femrat në shërbimin mjekësor ush-tarak, ajo kishte pranuar në radhët e saj femra oficere pa mandat që prej 1979. Femrat e para ushtarake që shërben në radhët e marinës në Greqi evidentohen në vitin 2000. Por prania e tyre pati një shtim të shpe-jtë. Nëse në vitin 2001 në ushtrinë e greqisë 3.8% ishin femta, në vitin 2008 ato arritën në nivelin 13.3 % ose rreth 4 herë më shumë.

Spanja e ka filluar rekrutimin e femrave ushtarake në vitin 1988 kurse Portugalia në vitin 1992.

Shumë pozicione luftarake që prej asaj kohe janë tashmë të hapura për femrat. Në të dy vendet niveli i përfaqësimit të grave në rradhët e forcave të armatosura në vitin 2008 arrinte një përqindje të lartë, konkretisht: 12.3% dhe 14.1%. Në Turqi femrat filluan të pramoheshin në Akademitë Ushtarake që në fillim të viteve 50, por ndryshime rrënjë-sore ndodhën në vitet 60-të. Në vitin 2001 prania e femrave ushtarake ishte vetëm 0.1%, në vitin 2008 arriti në 12%.

Po kështu edhe politikat që ndiqen për rekrutimin e femrave janë të dallueshme. Një pjesë e vendeve anëtare të NATO-s, aplikojnë kuota për rekrutimin e femrave, që mund të konsiderohet si pozitive për opor-tunitetin që ofron, por mund të jetë

kufizuese meqë kjo kuotë ka një përq-indje të caktuar. Mbështetur në të dhënat e një raporti të vitit 2010 të Komitetit për Prespektivën Gjinore të NATO-s, përqindja e femrave ushtarake në Forcat e Armatosura të vendeve pjesëmarrëse arrin me-satarisht në 10.6% dhe mendohet se ka ardhur në rritje vitet e fundit. Nga ky raport mund të arrihen për-fundime interesante për sa i përket përqindjes së grave dhe vajzave të inkuadruara në forcat e armatosura në vendet e Europës Lindore dhe kjo mbase lidhet me faktin, se vendet ish-komuniste kishin përfshirë një numër të madh grash në radhët e tyre përpara se ato të aderonin në NATO. Kjo përqindje është më e lartë në raport me disa vende të tjera perëndimore.

Për Shqipërinë përfaqësimi aktu-alisht arrin në 13%. Duke u ndaluar po tek vëndi ynë duhet thënë se edhe përqindja e femrave që ndjekin rrugën e karrierës është rritur. Sipas: ”Ra-porti vjetor 2011-Forcat e Arma-tosura Shqiptare”: “Në vitit 2011, 3% e Kursit Themelor të Oficerit të Shtabit për gradën Major kanë qenë femra; 9.8% e Kursit te Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm për gradën Nënkolonel kane qenë femra dhe 4% e Kursit te Lartë të Oficerit për gradën Kolonel kanë qenë femra gjithashtu. Njëkohësisht gjatë vitit 2011, 8.9% e totalit të kualifikuar jashtë vendit kanë qenë femra” (2). Duke ju rikthyer të kaluarës në vëndin

Personeli femra në Forcat e NATO-s, 2001-2008 (Përqindjet) (1)

Page 27: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 27

tonë, dihet tashmë se gati 40 vjet përpara anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe 6 vjet pasi kishte dalë nga një tjetër organizatë ushtarake, Traktati i Varshavës, u inicua fillimi i edukimit ushtarak për gratë e vajzat, në Shkollën Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1967. 70 studentët e para të kësaj shkolle, ushtruan profesionin e ushtarakut për gati 30 vjet. Përveç hapjes së të gjitha pozicioneve ndry-shimet në Shqipëri u shoqëruan edhe me rifutjen e sistemit të gradave. Një sistem i mirëfilltë gradash në ushtrinë shqiptare dhe për femrat ushtarake ka filluar të veprojë pas viteve 90-të. Aktualisht në ushtrinë shqiptare ka vetëm dy gra me gradë Kolonele dhe një në rezerve. Por kur flasim për gradat, e në mënyrë të veçantë gradat e larta, problemi bëhet i ndjeshëm edhe për vendet e NATO-s. Psh. ka pak gjenerale në raport me kolegët e tyre burra. Kjo vlen si për vendet me traditë të hershme në përfshirjes e grave e vajzave në ushtri ashtu dhe për vende të tjera të inkuadruara më vonë në aleancë.

Kështu në SHBA si femra e parë që mori katër yje, njihet Ann Elizabeth Dunwoody, më 2008, në Francë dhe në Itali, të parat gra gjenerale i përkasin xhandarmarisë, Isabelle Guion de Meritens dhe dhe Laura di Benedetti,

Stimulimi i politikave gjinore brenda AleancësEdhe pse në dekadën e fundit

gratë dhe vajzat jo vetëm kanë marrë pozicione tepër të lakmueshme në radhët e ushtrive të Aleancës, përsa i përket trendit të marrjes së gradave të larta, duket se kurba rritëse po ecën ngadalë. Kjo ka çuar edhe në përfundimin se brenda vetë organizmave ushtarake duket se ka barriera ndarëse apo rregulla të padukshme kufizuese për karrierën e një gruaje. Por do të ishte një zmadhim i tepruar t’i mëshohej idesë se këto pengesa e bëjnë të vështirë avancimin e grave ushtarake në pozicione lideri. Shpeshherë karriera e grave ushtarake afektohet edhe për shkak të balancës që ato duhet të vendosin mes profesionit të tyre dhe jetës familjare. Studimet e bëra nga organizmat brenda vetë NATO-s

si Komiteti i Grave kanë arritur në përfundime se gratë janë të afta të përballen me detyra të vështira, në kushte dhe mjedis të vëshirë dhe nën presion. Tashmë brenda filozofisë së NATO-s gratë dhe vajzat ushtarake nuk shihen më si një shtesë numri e kolegëve të tyre ushtarakë, por si një vlerë e shtuar. Gratë dhe vajzat ushtarake kanë jo vetëm dijet dhe aftësitë, por janë padyshim një burim pothuajse i pashfrytëzuar në forcat e armatosura. Në këtë prespektivë me Rezolutën 1325 të Kombeve të Bashkuara ofrohen mundësi të reja për përfshirjen e personelit femër dhe rolin e saj në periudhë paqeje

dhe përgjatë konflikteve. Në vendin tonë ka qenë inte-

resant trendi për të rritur numrin e grave dhe vajzave që kanë marrë pjesë në misionet paqeruajtëse, si një strategji për të avancuar me perspektivën gjinore. “Gjatë vitit 2011, një oficere me gradën Togere ka marrë pjesë në Operacionin Ush-tarak Enduring Freedom, CSTC-A në Kabul, një oficere me gradën Togere, ka marrë pjesë në Operacionin Ush-tarak ISAF, në Herat dhe një Ushtare Profesioniste ka marrë pjesë në Mi-sionin Eagle 3 (Combat Mission), në Kandahar. Në Përfaqësinë e Përher-shme Ushtarake të RSH në Bruksel, janë në detyrë një ushtarake me gradën N/Kolonele dhe një ushtarake me gradën N/Oficere. Në strukturat e NATO-s në PE marrin pjesë dy një n/oficere, përkatësisht një N/Tetare dhe një Rreshtere. Në Përfaqësinë Ushtarake të RSH në ACO/SHAPE, në Mons, merr pjesë një n/oficere

me gradën Rreshtere. Në kuadër të Kartës “Adriatik 5”, po punohet për përfshirjen e një numri me të madh femrash në togën mjekësore që do dërgohet në Afganistan”, thuhet ne “Raporti vjetor 2011-Forcat e Armatosura Shqiptare”.

Tashmë Shqipëria për herë të parë në historinë e qeverisjes së saj ka edhe një ministër Mbrojtje femër. Kurse vetë NATO ka tashmë 5 gra ministre Mbrojtje nga vendet pjesëtare të Aleancës. Ashtu si ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, edhe Roberta Pinnoti, ministre e Mbrojtjes së Italisë në kabinetin e Enrico Letta-s, por edhe tani në kabi-

netin e Matteo Renzit, është e para ministre Mbrojtje grua në historinë e këtij vendi. Kurse për sa i përket Norvegjisë ajo ka një historik më të hershëm dhe më progresiv. E para ministre Mbrotje në Norvegji është zgjedhur në vitin 1999. Po në këtë vit në Norvegji është graduar edhe e para femër kolonele. Kurse dy vendet e tjera që përfaqësohen me ministre Mbrotje femra Gjermania me Ursula von der Leyen si dhe Hollanda me Jeanine Hennis-Plasshaert. Që prej vitit 1949 kur NATO u krijua, kjo është hera e parë që në të njëjtën kohë të jenë në detyrën e ministrit të Mbrojtjes 5 femra njëkohësisht. Jo më kot shekulli i 21 është proklamuar si shekulli i barazisë gjinore.

1) Burimi: NATO Committee on Gender Perspectives

[http://www.nato.int/issues/women_nato/index.html]

2)www.nato.int/cps/en/SID-D84B3564-24CF822E/natolive/

topics_50327.htm

“Damat e Ditës D”, reportere amerikane gjatë luftës së Dytë Botërore

Page 28: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 28

Në Konferencën e Sig-urisë në Mynih e cila u zhvillua ne 6-8 shkurt 2015, në qendër të fjalimeve të krerëve të politikës botërore ka

qenë kriza në Ukrainë. A do të ketë sukses nisma diplomatike gjermano-franceze? Optimizmi në Mynih ishte më se i përmbajtur. Suksesi i diplo-macisë evropiane për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë ishte më se i pasigurtë, edhe pas takimit që zhvilloi kancelarja gjermane, An-gela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande me presidentin Putinm më 6 shkurt 2015 në Moskë. Në Mynih tema qendrore është Ukraina dhe aty u bënë të qarta dallimet e mëdha mes perëndimit, Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti ukrainas, Petro Porosh-enko refuzoi negociatat që Rusia kërkon që Ukraina të zhvillojë me separatistët. “Tani ata duan që ne të negociojmë me terroristët. Jo!”, citojnë agjencitë e lajmeve Porosh-enkon. Ai kërkoi sërish nga perën-dimi mbështetje ushtarake për Ukrainën. Defektet në këtë drejtim madje kanë qenë faktor tjetër që kanë pasur si pasojë shkallëzimin e situatës, tha Poroshenko. “Ne kemi treguar se verpojmë në mënyrë të përgjegjshme me armët”, u shpreh Poroshenko duke argumentuar se Ukraina është një shtet sovran dhe ka të drejtë të mbrohet. Por Merkel e kundërshtoi këtë kërkesë. “Ky konflikt nuk zgjidhet në mënyrë ushtarake, kjo është e vërteta e hidhur”, tha Merkel.

Shpresa të venituraShpresat tani janë varur tek

përpjekjet e Gjermanisë dhe Francës për të sjellë lëvizje në konfliktin e ngrirë të Ukrainës, “një nga shanset e fundit”, si u shpreh presidenti francez, Hollande. Në bisedimet e Moskës u diskutua për ta ripunuar marrëveshjen e Mins-kut, për të cilën palët ranë dakord në shtator, por që nuk u respek-tua. Marrëveshja parashikonte armëpushimin, tërheqjen e armëve të rënda, zonë të çmilitarizuar, si edhe vëzhgues për kontrollin e

armëpushimit, Merkel në fjalimin që mbajti të shtunën në Mynih u shpreh e rezervuar mbi bisedimet e zhvilluara në Moskë. “Edhe pas këtyre bisedimeve është e pasig-urtë nëse ato do të kenë sukses”, tha Merkel. Përpjekja duhet bërë. “Ne këtë ia kemi detyrim njerëzve të prekur nga lufta në Ukrainë”. Merkel theksoi se Europa e do

sigurinë bashkë me Rusinë dhe jo kundër saj, dhe refuzoi furnizimin e Ukrainës me armë nga perëndimi.

Sergej lavrov: optimizëm për ta zgjidhur konfliktin Më optimist u shpreh ministri

i Jashtëm rus Sergej Lavrov në Mynih. Bisedimet në Moskë janë “një bazë e mirë për një lloj optimiz-

Merkel: Europa e do sigurinë bashkë me

Rusinë dhe jo kundër saj

Konferenca e Sigurisë në Mynih “porta” drejt Minskut:

Page 29: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 29

mi për ta zgjidhur konfliktin”, tha Lavrov, i cili reagoi me sulm ndaj perëndimit pas akuzave të ngritura kundër vendit të tij. Lavrov e de-klaroi si të dështuar partneritetin me perëndimin. Për tensionimin e gjendjes nuk janë përgjegjëse zhvil-limet e vitit të fundit në Ukrainë, por zhvillimet e 25 viteve, tha Lav-rov, i cili i kërkoi perëndimit të ndajë qëndrimin, nëse e do një siguri me Rusinë ose jo. Në konferencën e sigurisë në Mynih ka mbajtur një fjalim edhe zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i cili i kërkoi presidentit Putin të ndërrojë kurs. Ai paralajmëroi nga rreziqe të tjera më gjerë në rajon, nëse Rusia do të vazhdojë të ruajë kursin e saj. SHBA dhe të shpresojmë e gjithë Europa do të bëjnë që kjo të lidhet me një kosto të lartë për Rusinë, tha Biden. Zëvendëspresidenti amerikan nuk e përmendi zgjidhjen ushtarake të konfliktit, por theksoi aleacën e fortë me Europën. “Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe unikë në mbështetjen tonë për Ukrainën.”

Evropa ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për çështjen e Ukrainës. Ukraina, Ukraina dhe sërish Ukraina. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih diskutimet i dominoi konflikti i Ukrainës. Ministri i Jashtëm gjerman

Frank-Walter Steinmeier, tha tani duhet vepruar. “Unë jam i bindur se do të ishte e papërgjegjshme që ta lëmë të na ikë shansi ndoshta i fundit që kemi për të zbutur konflik-tin. Zgjerimi dhe intensifikimi i tij do të ishte sipas men-dimit tim një pa-sojë e hidhur, dhe për këtë arsye, dhe gjithashtu sepse ne e njohim pak rajonin jemi aq këmbëngulës “. tha Steinmeier. Gjermania është e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj në rritje dhe do ta marrë përsipër atë së bashku me part-nerët e saj ndërkom-bëtarë. Për këtë do të mbahet për Ukrai-nën një takim tjetër i nivelit të lartë në Minsk. Në këtë ta-kim do të marrin pjesë kryeministrat e Gjermanisë, të Francës, të Rusisë dhe të Ukrainës.

Mbështetje e plotë e Shteteve të BashkuaraEvropa ka për këtë mbështetjen e plotë të Shteteve të

Bashkuara - tha sekretari ministri i Jashtëm amerikan John Kerry.”Më lejoni t’ju siguroj - nuk ka ndarje, nuk ka llogore mes nesh. Unë dëgjoj zëra që pretendojnë një gjë të tillë, por ne jemi duke punuar nga afër dhe në partneritet. Ne të gjithë besojmë se ky konflikt nuk mund të përfundohet me rrugë ushtarake. Ne jemi të angazhuar për një zgjidhje diplomatike. Por sa më shumë zgjatet kjo, aq më shumë degëzime merr dhe aq më shumë do të jemi të detyruar për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe aleatëve të saj.”

john Kerry: “Nuk ka ndarje, nuk ka llogore mes nesh”

Page 30: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 30

kontaktet me Perëndimin-dhe i ka bërë pak më të durueshme disa tensione politike në vitet e fundit. Por prezantimi i tij në Mynih kësaj here shkaktoi tmerr, tundje koke dhe të qeshura. Lavrovi dukej herë-herë si ndonjë recitues frazash të gatshme nga një propagandë, e cila arrin në përfundime sa të rreme aq dhe të rrezikshme: faj-tor për të gjitha është Perëndimi, sepse Perëndimi e ka poshtëruar sistematikisht Rusinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Skenë për një fjalim të zjarrtëPasojë logjike e kësaj qasjeje: e

gjithë ajo që është duke bërë tani Rusia, i shërbejnë zhdukjes së këtij turpi që po e duron për më shumë se dy dekada - dhe për këtë arsye është e ligjshme. Diskretitues qe thënia e zemëruar e Lavrovit se Perëndimi është sjellë pas rënies së Murit të Berlinit, sikur ta kishte fituar Luftën e Ftohtë. Po çfarë tjetër? Vetëmash-trimi kalon në politikë shpesh në mbiv-lerësim dhe aventurizëm. Që në vitin 2007 shefi i Lavrovit e kishte përdorur Konferencën e Sigurisë në Mynih si skenë për një fjalim të zjarrtë. Vladimir Putin sulmoi tetë vjet më parë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n - papritur si mendoi shumëkush. Në retrospektivë bëhet e qartë se refuzimi i Putinit ndaj një “bote njëpolare” ishte më shumë se një sfidë retorike për Perëndimin: Putin shfaqi në mënyrë programatike se çfarë do të përbënte politikën e jashtme ruse në vitet e mëvonshme -

Christian F.trippe

Mynihu ishte gjatë dy ditëve 6-8 shkurt 2015 vendi i r i i konfrontimit Lindje-Perëndim edhe pse Rusia nuk ofroi ndonjë

rend apo model shoqëror tjetër, men-don Christian F. Trippe. A ndjek Rusia ndonjë strategji afatgjatë? Apo presi-denti rus është situativ dhe spontan, për t’i ardhur më afër qëllimit të tij që ta bëjë Rusinë sërish një fuqi të madhe? Këtë pyetje shtrojnë analistët e politikës së jashtme që prej një viti, kur Vladimir Putini tronditi me anek-simin e Krimesë dhe luftën hibride në Donbas të Ukrainës themelet e rendit evropian. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ishte një mysafir i mirëpritur në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në qarkun e pushtetit në Kremlin, ai është i vetmi që kultivon

Nga Mynihu 1938 në Mynih 2015

Mynihu është vendi i ri i konfrontimit Lindje-Perëndim, që megjithatë vjen vetëm si një i ringjallur i deformuar

Page 31: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 31

Mynihu është vendi i ri i konfrontimit Lindje-Perëndim, që megjithatë vjen vetëm si një i ringjallur i deformuar. Këtë herë askush nuk e dëshiron në Perëndim këtë konflikt, të cilit i mungon çdo kontur ideologjik apo konkurrencë.

‘kryeqyteti Bavareznë Gjeorgji, Moldavi, Krime, në Ukrai-

nën Lindore. Prezantimi shqetësues i Lavrovit këtë vit, vuri kësisoj një lloj theksi përfundimtar.

Konfrontimi i ri lindje-PerëndimNëse historianët do të pyesin

në të ardhmen, se kur dhe në çfarë rrethanash filloi Lufta e re e Ftohtë, ata mund t’i referohen kryeqytetit bavarez. Mynihu është vendi i ri i konfrontimit Lindje-Perëndim, që megjithatë vjen vetëm si një i ring-jallur i deformuar. Këtë herë askush nuk e dëshiron në Perëndim këtë konflikt, të cilit i mungon çdo kontur ideologjik apo konkurrencë. Rusia nuk ofron ndonjë rend apo model shoqëror tjetër. Përpjekja për t’u kundëvënë vlerave perëndimore një botë ortodokse ruse duket e sajuar dhe nuk ka fuqi rrezatuese. Udhëheqja politike e Rusisë është duke vepruar kundër interesave të vendit, duke refuzuar argumentet racionale dhe ofertat, duke u bazuar vetëm në një pushtet dhe dhunë politike të mirëfilltë. Këtu del në pah sinonimi i njohur i Mynihut, Mynihu i vitit 1938. Fuqitë perën-dimore besonin atëherë, se mund ta qetësonin Hitlerin duke i dhënë territoret e sudetëve dhe madje pa

e pyetur Çekosllovakinë. Ky “Mynih” është sot për Ukrainën një shembull i tmerrshëm dhe shkaku i frikës, për atë që ndodh kur një vend bëhet top loje i fuqive të mëdha. Gjithës-esi presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko do të jetë i pranishën

kur në Minsk të nisin bisedimet katër palëshe për armëpushim në Ukrainën Lindore. Por për çfarëdo që të bihet dakord atje: konfrontimi i ri Lindje-Perëndim nuk do të zgjidhet. Sepse vijat ndarëse që hoqi Rusia në Mynih janë tepër të forta.

Page 32: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 32

Një gjeneral e ka quajtur njëherë këtë forcë edhe si “Porsche” ndër njësitë e NATO-s. Këto lojëra fjalësh kanë të bëjnë me një vendim të vitit të kaluar të 28 krerëve të vendeve të NATO-s: Në rast tensioni deri në 5000 ushtarë duhet të vendosen sa më shpejt të jetë e mundur në kufijtë e jashtëm të aleancës. Me këtë koncept NATO reagon ndaj politikës së jashtme agresive të Rusisë.

‘“Porsche”

Bruksel 5 shkurt 2015: Aleanca krijon VJTF - një forcë e re e reagimit të shpejtë të NATO-s për të qenë e përgatitur ndaj kërcënimeve të mundshme

nga Rusia. Detajet i paraqesin min-istrat e mbrojtjes të aleancës në takimin në Bruksel. Në Aleancën ushtarake të Atlantikut të Veriut gjithçka shprehet me shkurtime e iniciale: pjesë të trupave, operacio-net, funksionet - çdo gjë shprehet pak a shumë përmes renditjes së gërmave që ndonjeherë është e vështirë t’i kuptosh. Akronimi i fun-dit i NATO-s është “VJTF”, çka do të thotë “Very High Readiness Joint Task Force”. Por edhe pse kjo forcë ndërkohë ekziston vetëm në letër, për të qysh tani ka një emërtim të gjuhës së folur, ajo quhet edhe “maja e shtizës”. Një gjeneral e ka quajtur njëherë këtë forcë edhe si “Porsche” ndër njësitë e NATO-s. Këto lojëra fjalësh kanë të bëjnë me një vendim të vitit të kaluar të 28 krerëve të vendeve të NATO-s: Në rast tensioni deri në 5000 ushtarë duhet të vendosen sa më shpejt të jetë e mundur në kufijtë e jashtëm të aleancës. Me këtë koncept NATO reagon ndaj politikës së jashtme agresive të Rusisë. Qëllimi është sigurimi preventiv i “Frontstaate” në lindje të Europës: Sapo trupat ruse të marshojnë në kufijtë e tyre, do të angazhohet trupa “VJTF”.

Gatishmëria në proveGradualisht njësia po mer kon-

turet. Gjermania, Holanda dhe Nor-vegjia kanë shprehur ndërkohë gatish-

NatO: “VjtF” me 5 mijë forca kundër kërcënimeve

MINIstERIAlI

Sapo trupat ruse të marshojnë në kufijtë e tyre, do të angazhohet trupa “VJTF”

Page 33: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 33

mërinë-për të formuar përkohësisht “majën e shtizës”. Ushtarakët presin tani që ministritë e mbrojtjes të “përcaktojnë detyrat lidhur me madhësinë dhe konceptin e VJTF”. Këhstu shprehet nënkoloneli Jür-gen Mertins, zëdhënës i korpusit gjermano-holandez në Münster. Trupa e tij përbën kuartierin qen-dror të njësive të ushtrisë së “VJTF”. Në fund të janarit nisën stërvitjet e simuluara. Oficerët e stabit të NATO-s dhe planifikuesit kryen të ashtuquajturën “Table-Top-Exercise”. Një simulim me harta dhe tabela në laptop. Në fund të prillit do të vazhdojnë të tilla stër-vitje dhe atëherë do të ushtrohet edhe me një alarm të simuluar. Më këtë synohet të provohet, se sa shpejt është e gatshme trupa të reagojë pas alarmit dhe sa kohë i duhet asaj që të mbledhë materia-let? Në dokumentat e NATO-s (ende) nuk ka një përcaktim përfundimtar - brenda 48 apo 72 orëve, apo vetëm pas pesë ditëve? Gjithsesi qëllimi është sa më shpejt që kjo të jetë e mundur.

Politika e jashtme e Putinit si një sinjal për t’u zgjuarVJTF nuk është e para forcë

e reagimit të shpejtë të NATO-s. Megjithatë, trupat pararadhëse deri tani kanë çaluar, sepse disa anëtarë të NATO-s nuk kanë qenë të gatshëm të venë mjaftueshëm trupa në dis-pozicion. Kjo ka ndryshuar rrënjë-sisht. Kriza e Ukrainës po tingëllon si një sinjal alarmi në NATO. Gjermania luan një rol të rëndësishëm në kri-jimin dhe stërvitjen e VJTF. Përveç kuartierit qendror në Münster, bata-lioni i këmbësorisë 371 nga Marien-berg në Saksoni përbën bërthamën

e saj. Por pavarësisht këtij fakti, në Gjermani është ka rezerva sa i përket aftësisë vepruese në rast shprehjeje të solidaritetit brenda aleancës-mbi këtë çështje në Bruksel flitet me dyer të mbyllura, por publiciksta e shpreh hapur. Vendimi i qeverisë gjer-mane për të mos e mbështetur op-eracionin e NATO-s kundër diktatorit libian Gadafi në 2011 e rëndon sot reputacionin e Gjermanisë brenda aleancës. Përveç kësaj, çdo mision i Bundeswehr-it (ushtria gjermane) duhet të miratohet nga parlamenti gjerman.

Pasiguria e planifikuesve ushtarakë ruseKrijimi i një barazpeshe të re poli-

tike mes detyrimeve ndaj aleancës dhe të drejtave të parlamentit është detyra e një komisioni të Bundestagut (parlamenti gjerman), i cili kryesohet nga Volker Rühe. Ky i fundit ish-ministër i Mbrojtjes beson se trupa e planifikuar VJTF mund të angazhohet edhe mbi bazën e legjilsacionit aktual: “Parlamenti vendos nëse është e nevojshme përmes një procedure të për-shpejtuar - një gjë e tillë është e rrgulluar”. Por Karl-Heinz nga Akademia Federale për Politikat e Sigurisë (BAKS)mendon, se mund të ketë një problem, kur “ne kemi një Rapid Reaction Force për një Slow Reaction Politik”. Megjithatë është vendimtar fakti, se as plani-fikuesit ushtarakë në Rusi nuk janë në gjendje ta vlerësojnë një situatë e tillë konfuze të politikës ushtarake. E pikërisht pasiguria e agresorëve të mundshëm është objektivi kryesor i VJTF. Vendimet relativisht jo preçize të NATO-s për këtë çështje kanë kësisoj edhe

avantazhet e veta. Eksperti i BAKS Kamp tërheq vëmendjen, se SHBA po vendosin disa qindra ushtarë shtesë në Europën Lindore mbi bazën e marrëveshjeve bilaterale. Edhe Britania e Madhe ka deklaruar, se do të krijojë kapacitet e veta të ndërhyrjes së shpejtë.

Magazina dhe depo armësh në zonat e angazhimitNë verë VJTF do të kryejë një

stërvitje të kufizuar në kushte re-ale, në mënyrë “që trupat vërtetë të dalin në terren operativ”, thotë nënkoloneli Mertins. Qysh tani ndi-het shqetësimi i planifikuesve në shtabin ew w NATO-s në Mons (Belgjikë)- e kryesisht problematik është transporti: aleatëve u mun-gojnë avionët dhe hekurudhat nuk kanë më si dikur gjatë Luftës së Ftohtë platforma të ulëta mobile për transportin e armatimeve të rënda. Kur VJTF të mbërrijë në vendin e angazhimit atje duhet të gjejë depot për municion, mallra ushqimore e veshmbathje, arma-time të rënda e rreth 40 oficerë, kryesisht specialistë për furnizimet dhe komunikimin. Në gjashtë vende do të ngrihen baza të tilla - në tri republikat baltike si dhe në Poloni, Rumani dhe Bullgari. Ende nuk ka një bilanc për kostot e VJTF. E vetmja gjë që është përcaktuar është ndarja e kostove: pikat e furnizimit dhe depot në terrenin e operimit duhet të zenë rreth dhjetë për qind dhe duhet të paguhen nga fondi i përbashkët; pjesa tjetër paguhet nga kombet, që ofrojnë trupa për VJTF. Kjo re-alizohet në përputhje me parimin e NATO-s: “Kush gjuan, paguan”. Por edhe ai që ka frikë se i duhet të gjuajë paguan.

Manovër e NATO-s në Poloni më 9.09.2014

Page 34: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 34

Zyrtarë e ekspertë të sigurisë nga Ballkani i bëjnë thirrje NATO-s dhe anëtarëve të saj ra-jonalë të intensifikojnë mbështetjen e tyre për

Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën (BiH), Kosovën dhe Maqedoninë për t’u bashkuar me Aleancën. Zyrtarët thanë se hyrja në NATO është edhe më e rëndësishme tani, duke parë sfidat e sigurisë me të cilat përballen vendet e Ball-kanit që synojnë të bëhen anëtare, duke prekur edhe pjesën tjetër të Evropës. “Militantët islamistë xhi-hadistë po kërkojnë tokë pjellore në Evropë”, tha ministrja e brendshme e Shqipërisë Mimi Kodheli, duke iu referuar përpjekjeve për rekrutim nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levan-tit (ISIS) në komunitetet myslimane të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera në rajon. Mjedisi në ndry-shim i sigurisë ka ngritur pyetjen nëse komuniteti euroatlantik mund të ofrojë një nxitje më të madhe për anëtarësim në NATO.

“Numri i personave që marrin pjesë [në konflikte të huaja nga Ballkani Perëndimor është gjithnjë e më shqetësues”, tha Kodheli. Ak-torët rajonalë të NATO-s Turqia dhe Hungaria, si edhe SHBA-ja, kanë riafirmuar angazhimin e tyre për të çuar përpara axhendën transatlan-tike. Integrimi i vendeve të Ballkanit në NATO është i rëndësishëm për Hungarinë, sepse siguron stabi-litet rajonal, tha ministri i punëve të jashtme të Hungarisë Peter Szijjarto. “Duke qenë se stabiliteti i rajonit mund të sigurohet më së miri nga një perspektivë evropiane dhe euroatlantike, Hungaria vazh-don të mbështesë anëtarësimin më të shpejtë të mundshëm në

NATO të Maqedonisë dhe Malit të Zi në aleancën atlantike”, tha Szij-jarto. Szijjarto konfirmoi detyrimet e mbrojtjes së Hungarisë dhe an-gazhimin e saj për të kontribuar në Planin e Veprimit për Gatishmëri të NATO-s për të forcuar marrëdhëniet transatlantike, gjatë një vizite nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg vitin e kaluar.

“Trupat hungareze po shërbejnë në misionet e NATO-s rreth botës, dhe Hungaria do të kontribuojë me një kuotë vjetore prej 500.000 dol-larësh në periudhën 2015-2017 për funksionimin e misionit të ri ndërkombëtar në Afganistan”, tha Szijjarto. Rëndësia e mbështetjes nga Turqia për hyrjen e Maqedonisë në NATO është në rritje, duke

konsideruar mjedisin kompleks që paraqesin ndryshimet politike në Greqi, dhe përpjekjet e kësaj të fundit për t’iu afruar Rusisë, tha Dushko Stojanovski, profesor pranë American University College në Shkup.

“Turqia është i vetmi shtet anëtar i NATO-s që mbron në mënyrë aktive mposhtjen e vetos së grekëve për anëtarësimin e Maqedonisë. Qasja e saj bazohet në një analizë realiste se rajoni nuk mund t’i lejojë vetes një boshllëk në siguri duke përjashtuar Maqedoninë dhe nuk e dëmton pajtimi”, tha Stojanovski për SETimes. Ekspertë të tjerë thanë se hyrja më e shpejtë do të ndihmojë që Aleanca t’u adresohet dy sfidave të konsiderueshme të sigurisë -- ekstremizmit islamik dhe përpjekjeve të Rusisë për të rritur influencën në rajon -- të cilat janë të dyja në rritje. “Sistemi euroatlantik i mbrojtjes ofron siguri për anëtarët e vet, por ndihmon gjithashtu part-nerët e NATO-s të zgjidhin problemet e përbashkëta të sigurisë bazuar

Ballkani merr mbështetje për anëtarësimin në NatO

Klaudija lutovska

Page 35: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 35

në standardet e vendosura nga Aleanca”, tha për SETimes Mehme-din Tahiroviç, profesor i sigurisë në Universitetin Donja Gorica në Malin e Zi. Për herë të parë në historinë e saj, Aleanca shprehu gatishmërinë të mbështeste kandidaturën e një vendi, Malit të Zi, me vendim të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s. “Ky është një vlerësim shumë i mirë për Malin e Zi dhe një mesazh i fortë [në lidhje me anëtarësimin]”, tha ambasadori i Sllovakisë në Malin e Zi, Frantisek Lipka.

Por Lipka shtoi se Mali i Zi dhe vendet e tjera rajonale duhet të vazhdojnë të bëjnë pjesën e tyre në lidhje me reformat e nevojshme ushtarake dhe civile. “Nëse Mali i Zi dëshiron të bëhet një etapë në histo-rinë e zgjerimit të NATO-s, ai duhet të përmbushë reformat për të cilat insiston Aleanca. Të gjitha shtetet e reja anëtare të NATO-s kërkohet që

të përmbushin reforma të njëjta ose të ngjashme për t’u bërë të përputh-shme me shtetet e vjetra anëtare. Nuk mund të bëhet përjashtim për Malin e Zi”, tha Lipka.

Në mënyrë të ngjashme, zyrtarët e NATO-s thanë se BiH po punon për të zbatuar reformat e mbrojtjes për të reduktuar sasinë e tepërt të armëve, për të sistematizuar magazinimin, për të reduktuar numrin e pikave ushtarake, si dhe për të ngritur kapacitetin ushtarak. “Progresi i BiH në rrugën e saj në NATO u [arrit nga] realizimi i stan-dardeve të kërkuara për anëtarësim, dhe gatishmëria e shprehur për të vazhduar bashkëpunimin intensiv mes BiH dhe NATO-s”, tha Mark Ferguson, komandant i forcave të përbashkëta të Aleancës në Ev-ropë me seli në Napoli. Disa vende anëtare të NATO-s kanë vënë në dyshim gatishmërinë e Malit të Zi,

për shkak të rezultateve të dobëta të vendit në lidhje me sundimin e ligjit, si edhe me mbështetjen e ulët publike për anëtarësimin në NATO. Autoritetet e Malit të Zi më pas filluan t’u adresohen çështjeve të sundimit të ligjit me më shumë gatishmëri dhe kryeministri Milo Gju-kanoviç filloi të shprehej më shumë rreth anëtarësimit në NATO, duke rritur mbështetjen publike.

Ekspertët vlerësuan Aleancën për njohjen e progresit që po bëjnë vendet, por sugjeruan që NATO-ja duhet të lehtësojë procesin e anëtarësimit. “Vetëm presioni politik ose një qasje e ndryshuar disi për anëtarësimin mund të mposhtë pengesat që duken të pazgjidhshme dhe që janë të natyrës politike, të tilla si ndarja Kosovë-Serbi dhe Maqedoni-Greqi”, tha përSETimes Ivan Babanovski, profesor pranë Fakultetit të Sigurisë në Shkup. Babanovski tha se NATO-ja nuk mund t’i lejojë vetes të tërhiqet në mosmarrëveshje politike reale ose të fabrikuara, sepse siguria kolektive duhet të tejkalojë çdo konsideratë tjetër. “Në rastin e Maqedonisë, e cila i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në NATO shumë kohë më parë, çështja vjen te lidershipi”, tha ai. “Lidershipi dhe pragmatizmi i Turqisë dhe Hungarisë mund të zgjojë edhe të tjerë që t’i ndjekin. Në fund të fundit, faktori përcaktues kyç për çdo ftesë për individët e rinj është nëse pranimi i tyre do të forcojë aleancën dhe do të çojë më tej objektivat bazë të zgjerimit, për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë”.

Page 36: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 36

të rrezikshme, eliminimi i mjeteve shpërthyese.

Halime Morina, Shefe e Njësisë për të Drejtat e Njeriut tha se “Per-spektiva Gjinore në MFSK dhe FSK është një dimension jetësor, tashmë i shtrirë në politika dhe plane të zba-timit në të gjitha nivelet, në të gjitha njësitet, brigadat, batalionet, depar-tamentet, sektorët dhe zyrat. Duke u përqendruar në fushën e sigurisë, roli i grave gjithnjë e më shumë po bëhet i rëndësishëm si në: operacione, menaxhimin e krizave të mundshme, vendimmarrje etj. Numri i femrave në pozita vendimmarrëse në MFSK ka një ngritje të konsiderueshme”.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, vendet e punës në ushtri dhe në siguri

Femrat në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Pozita e femrave në shoqërinë e Kosovës është përmirësuar mjaft në krahasim me të ka-luarën. Zbatimi i suksesshëm i barazisë gjinore në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK)

është parakusht për ndërtimin e një force e¬kase, profesionale dhe të besueshme të sigurisë. FSK-ja është themeluar më 21 janar 2009 për të kryer funksione të sigurisë që nuk janë të përshtatshme për policinë apo organizatat tjera të zbatimi të ligjit. FSK-ja është forcë profesion-ale, shumetnike, lehtë e armatosur dhe e uniformuar e sigurisë me katër misione themelore: kryerja e operacio-neve të reagimit në kriza në Kosovë dhe jashtë saj, trajtimi i materieve

zakonisht konsiderohen profesione të meshkujve. Përqindja e femrave që shërbejnë në sektorin e sigurisë është mjaft e ulët; megjithatë, ky trend po rritet. Duke ju referuar Europes Juglindore, shifrave të vitit 2013, përqindja e femrave në uni-formë në Forcat e Armatosura të Sllovenisë është 13,7%, në Forcat e Armatosura të Shqipërisë 11,2%, në Ushtrinë e Ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë 8,6%, dhe në Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Her-cegovinës është 5% dhe te Serbisë 3%. Në Forcat e Sigurise së Kosovës, prej 2.274 pjesëtarëve active ne vitin 2013, 184 prej tyre janë femra, që përbëjnë 8,1%.

Në Forcat e Sigurise së Kosovës,

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), z. Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati së bashku me një delegacion të Qeverisë së Republikës të Kosovës zhvilluan një vizitë dy ditore në Bruksel me ftesë të Misionit të Shteteve të Bashkuara të amerikës në Nato, ku do të marrin pjesë në takime dhe konferenca punuese të or-ganizuar nga Nato. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri dhe Komandanti kanë zhvilluar takime pune dhe konferenca, që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë, mundësitë e trajnimit dhe shkollimit ushtarak, bashkëpunimi ushtarak dhe rolin e Nato-s në Kosovë dhe më gjerë. Në kuadër të delega-cionit të MFSK-së është edhe kolonel ilir Qeriqi, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri.

Ministri dhe Komandanti i FSK-së marrin pjesë në Konferencën e NATO-s në Bruksel

Forc

a e Si

guris

ë së K

osov

ës

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 36

Page 37: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 37

Komandanti I FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati priti në 6 shkurt 2015 komandantin e Kolegjit të Luftës të ushtrisë së Turqisë gjeneralmajor Selim Mert. Në takim koman-dant Kastrati falënderoi Ushtrinë e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep FSK-së, veçanërisht ai falënderoi Kolegjin e Luftës, për mundësinë që ka ofruar për pjesëtarët e FSK-së që të ndjekin studimet në këtë kolegj që ka nxjerrë kuadro të njohura ushtarake. Nga ana e tij komandanti i Kolegjit gjeneralmajor Mert shprehu falënderimet për pritjen, duke shpre-hur gatishmërinë që edhe në të ardhmen të vazhdohet kjo traditë e mirë e bashkëpunimit mes FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë. Në këtë takim komandanti i Kolegjit shoqërohej edhe nga Kolonel Hasan Haydogu atashe ushtarak në Kosovë, kolonel Omer F. Demircioglu Komandant i kontigjentit të ushtrisë së Turqisë në Kosovë dhe Kolonel Gyltekin Yarali këshilltar ushtarak në MFSK. Nga ana e FSK-së në takim ishin të pranishëm edhe gjeneralbrigade Zymer Halimi, Kolonel Ilir Qeriqi, nënkolonel Fadil Hoxha dhe nënkolonel Sefer Isufi.

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zoti Haki Demolli priti në 9 shkurt 2015, në takim ambasadorin e Maqe-donisë në Kosovë, z. Ilija Strasevki. Zoti Demolli, me këtë rast, e ka falënderuar ambasadorin Strasevski dhe përmes tij Republikën e Maqe-doninë duke falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes e cila po e ndihmon FSK-në posaçërisht në trajnimin dhe shkollimin e kadetëve të FSK-së që janë pjesëtarë të komuniteteve. Ministri Haki Demolli, gjithashtu e njoftoi ambasadoren Strasevski me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe me aktivitet që po zhvillohen për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armartosura të Kosovës. Nga ana e tij, ambasadori Strasevski e ka uruar ministrin Demolli, për emërimin e tij në postin e ministrit të MFSK-së, dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij, për të vazhduar dhe thelluar bash-këpunimin e mirë me Kosovën, veçanërisht në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë dhe MFSK-së në të gjitha ato fusha që janë me interes të përbashkët.

FSK-ja bashkëpunim me Ushtrinë e Turqisë

Ushtarakët kosovarë shkollohen në Maqedoni

numri i tyre ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Në vitin 2009 kishte vetëm 58 femra në Forcën e Sigurisë së Kosovës ose 3.2% të efektivave ushtarake në total. Në vitin 2010 numri arriti në 100 ose 4.6%, në vitin 2011 ishin 159 femra ose 7%, ne vitin 2012 ishin 187 femra ose 8.2%. Në Forcat e Sigurise së Kosovës, prej 2.274 pjesëtarëve ac-tive ne vitin 2013, 184 prej tyre janë femra, që përbëjnë 8,1%. Në vitin 2014 ju kushtua rëndësi e veçantë pjesëmarrjes së femrave në pozita vendimmarrëse, ku aktualisht përq-indja e femrave të personelit civil në MFSK është 33.06%, kurse me uni-formë në MFSK dhe FSK është 8.09% përkatësisht 183 femra në uniformë në gradën e oficerit dhe nënoficerit.

Fushatat e rekrutimit të FSK-së i inkurajojnë pjesëtarët e komuniteteve etnike dhe femrat që të bëhen pjesë e FSK-së. Këto përpjekje kanë rezul-tuar në rritjen e numrit të femrave që konkurrojnë në FSK. Për shembull, në vitin 2009, 13 prej 404 rekrutëve kanë qenë femra; në vitin 2010, 45 prej 302 rekrutëve kanë qenë femra; ndërsa në vitin 2011, 92 prej 243 rekrutëve kanë qenë femra.

Femrat në uniformë shërbejnë në të gjitha njësitë e FSK-së: në Ko-

mandën e Forcave Tokësore, Brigadën e Mbështetjes Operative, Brigadën e Reagimit të Shpejtë dhe në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe në Ministrinë e integruar të Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK). Në mesin e femrave që shërbejnë në FSK, një femër e ka gradën kolonelit, dy e kanë gradën e nënkolonelit, katër atë të majorit, tri të kapitenit, gjashtë të togerit dhe pesë e kanë gradën e nëntogerit. Në MFSK dhe në FSK, barazia gjinore përfshihet në zbatimin e politikave dhe planeve në çdo nivel, dhe të dy institucionet janë të përkushtuara që t’i zbatojnë parimet dhe politikat: proces të hapur, transparent dhe inkurajues të rekrutimit; kushte të barabarta të punës; paga të barabarta për mesh-kuj dhe femra për pozitë dhe gradë të njëjtë; ambient të sigurt dhe pa ngacmime; vetëdijesim të sta¬t për çështje gjinore; promovimi në pozitë apo gradë i bazuar në merita; mundësi të barabarta në aplikim për pozita të ndryshme; procedura të hapura, transparente dhe inkurajuese gjatë procesit të promovimit; pjesëmarrje të barabartë në proceset vendimmar-rëse dhe drejtuese.

Njësia për të Drejta të Njeriut në MFSK funksionon që nga nëntori i

vitit 2009 dhe vepron si mekanizëm këshillues, monitorues dhe rekoman-dues në MFSK dhe në FSK. “Politika e të Drejtave të Njeriut dhe Barazisë Gjinore në MFSK dhe FSK” e miratuar në MFSK është e bazuar në legjisla-cionin vendor dhe ndërkombëtar që ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore dhe ka për qëllim që të sigurojë që edhe ministria, edhe FSK-ja, të jenë shumetnike dhe të ofrojnë një ambient të favorshëm të punës si për meshkuj, ashtu edhe për femra. Në MFSK dhe në FSK është krijuar një rrjet bashkëpunimi që merret me të drejtat e njeriut, çështjet gjinore dhe çështjet e komuniteteve etnike. Rrjeti i mbulon të gjitha njësitë e FSK-së dhe përbëhet prej pjesëtarëve të FSK-së, të cilët krahas detyrave të tyre të përditshme, janë gjithashtu përgjegjës për promovimin e vetëdijes-imit dhe barazisë gjinore nëpër njësitë e tyre. Që nga themelimi i saj, FSK-ja ka siguruar diversitet dhe përfshirje gjinore. Ndonëse është arritur një përparim i konsiderueshëm, FSK-ja është e përkushtuar që ta rrisë për-faqësimin e femrave duke vazhduar t’i inkurajojë qytetaret që të aplikojnë për punë në FSK, duke siguruar mundësi të barabarta në karrierë dhe ambient adekuat të punës.

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 37

Page 38: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 38

1.Komandant Dushan Shametaj, 2.Shef i Planizimit Çlirim Pulaj, 3.Pedagog Nikollaq Bero, 4.Student Bilbil Pashaj, 5.Student Aleko Gjoni, 6.Student Qemal Lika, 7.Student Besnik Shehu, 8.Student Pellumb Rrapo, 9.Student Ilir Gramatiko, 10.Student Nexhip Çopa, 11,Student Bujar Ago.

Dëshmorët e Fekenit monument në zemër të meçekutDë

shm

orë e

Feke

nit

34 vite nga rënia e11 dëshmorëve të Fekenit (6 shkurt 1981-6 shkurt 2015)

tragjedia e stërvitjes dimërore të 6 shkurt 1981 është një ngjarje e shkruar në memo-rien e gjithë ushtarakëve dhe më gjerë. Ishin tre oficerë dhe tetë studentë të ish-

Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerave, që në kujtesën shqiptare quhen “11 dëshmorët e Meçekut”. Stërvitja dimërore masive e trupës studentore dhe pedagogjike në një ditë tepër të vështirë u kthye në

një ditë që në memorien ushtarake shqiptare dhe më gjerë është quaj-tur “Tragjedia e Fekenit”, rrëzë malit të Meçekut. Tashmë janë të rrallë ushtarakët që e kanë jetuar ditën e tragjedisë së ushtarakëve të ish-

Page 39: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 39

Shehu e shumë të tjerë, per-sonalitete te shquar ushtarakë. Një unitet njerësor, një simbolikë solidariteti ushtarak e njerëzor. Tre dekada e gjysmë kanë shkuar dhe Lapidarët e Fekenit si maja malesh lartësohen në të katër anët e Shqipërisë. Që të gjithë ranë në emër të një kauze të madhe në zemër të malit të Meçekut mbrapa malit të Dajtit në Tiranë. Kjo është dokumen-tuar në kujtesën e mëse 3000 pjesëmarrësve në stërvitje dimërore student e oficerë. Një korpus ushtarakësh në unitet vlerash njerëzore. Kështu është regjistruar tashmë jo vetëm në kujtesën e ushtarakëve ngjarja e rëndë, ku humbën jetën 11 pedagogë e studentë ushtarakë, gjatë një stërvitjeje dimërore në malin me borë mbi Dajt. Në historikun e saj të pas Luftës së Dytë Botërore, ushtria shq-iptare e ka memorizuar këtë si ndodhinë më të rëndë, me numrin më të madh të viktimave e të lënduarve. Kanë kaluar 34 vjet qysh atëherë, në opinionin publik është folur gjithmonë me rezerva për katastrofën që ndodhi gjatë atij demonstrimi, në kushte shumë të vështira moti e terreni. Madje, në periudhën kur ndodhi, autoritetet zyrtare ndaluan në mënyrë të prerë transmetimin e lajmit në mediat e kohës. Në dy dekada ngjarja ishte rrethuar me mister dhe asnjëherë nuk ka qenë përkujtu-ar ceremonialisht, përjashtuar takimin e përvitshëm të famil-jarëve të dëshmorëve student e oficerë në vendin e ngjarjes dhe përkujtesën e bashkëstudentëve e pedagogëve në mjediset e Aka-demisë Ushtarake dhe KDS-së. Vetëm pas 18 vjetëve nga rënia e tyre, të rënët e ortekut të Fekenit u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”; ndërsa të mbijetu-arit u dekoruan me medalje të ndryshme. Në librin “Dëshmorët e Atdheut”, të publikuar me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar midis rreshtave të dëshmorëve të të gjitha epokave gjejmë edhe dëshmorët e Fek-enit. Janë shpallur dëshmorë me vendim të Komisionit shtetëror të dëshmorëve nr. 2506/2, datë 01.09.1999. Por dëshmorët studentë e pedagogë ushtarakë janë një monument i kombit, që dhanë jetën për atdheun në

përleshje me stuhitë e ortekëve të dëborës. Dy kolona gjigande ushtarake në fundjanari ose në fillim të shkurtit të viteve ’80 lëviznin për “stërvitje dimërore” nga Tirana e Zallherri drejt grykës së Tujanit, Zallbastarit dhe më tej rrugët ndaheshin: Shkolla e Bashkuar e zhvendoste aktivietin e saj me marrshim drejt qendrës stërvitore Feken, ndërsa Shkolla e Oficerave Rezervistë zhvendosej nga Zallherri drejt Bizës. Por kjo periudhë ishte e pamundur që mos të shoqërohej me rreshe të shum-ta dëbore. Tre dekada e gjysmë më parë në atë ditë të ftohtë shkurti studentët e Shkollës së Lartë të Oficerëve, grupet mësimore që kishin në program mësimor “përgatitje fizike/ngjitje malore në terren me dëborë”, u goditën befa-sisht nga një ortek i fuqishëm bore që përpiu vetëm në pak sekonda rreth 200 studentë. Ngjarja nga më shumë se tremijë dëshmitarë është treguar dhjetra e dhjetra herë në këto dekada. Është një tragjedi e vërtetë. Edhe protago-nistët kryesorë të organizimit shembullor, që kufizoi viktimat dhe pasojat katastrofike. Në fakt nuk ka qenë vetëm një goditje orteku, por dy orteqe, që nuk vinin me rrokullisje por me shkarje masive dëbore si të rreshqiste mali i tërë. Në imazhin e gjithë korpusit ush-tarak pavarësisht se tashmë ajo është një ditë e largët, por dhe kaq pranë si një ditë e jashtëzakon-shme e heroizmit dhe solidaritetit ushtarak.

Një ditë para tragjedisëProtagonistët Petrit Murzaku,

Mark Mici, Bashkim Lika e shumë të tjerë të katedrës së Përgatitjes fizike janë kthyer në udhëtreguesit e ngjarjes, por dhe sepse kanë udhëhequr në të vërtetë gjithë trupën studentore drejt majës së Meçekut. Duke qenë dëshmi-tar i kësaj ngjarje sjell në kujtesë se një ditë para ngjarjes më 5 shkurt 1981 tre grupe mësimore marrshuan drejt malit të Meçeku, nëpër Malin me Gropa dhe zbriën drejt Staneve të Bastarës. Ishte një itinerar i përcaktuar. Mbi borën e parë kishte rënë sërish dëborë. Vende vende lartësia e borës ar-rinte deri në dy metra e më shumë sidomos në vende ku era kishte grumbulluar togje me dëborë. Gjatë gjithë itenerarit rreth 80 studenë të veshur me gjithë pajimet e ush-

Dëshmorët e Fekenit monument në zemër të meçekut

Kolonel Prof. asoc. Dr. zaho GoLEMiShef Departamenti në akademinë e Fa

34 vite nga rënia e11 dëshmorëve të Fekenit (6 shkurt 1981-6 shkurt 2015)

SHLBO dhe që militojnë në FASH. Megjithatë kujtesa e shqiptarëve nuk mund të harrojë ushtarakët, student e pedagogë me në krye ko-mandantin e shkollës Rustem Peçi, shefin e degës mësimore Hysen

Page 40: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 40

tarit, me lopata këmbësore në dorë dhe të lidhur me litar përshkruan në një ditë nga më të egrat e viteve gjithë mjegull, erë, ngricë, e shumë dëborë. Shiu nuk arrinte të zbriste në tokë sepse ngrinte në ajër e khehej në mijëra gjilpëra akulli që na shponin fytyrën. Trupi na bindej me vështirësi. Kthenim kokën majas e djathtas për të thyer akullin që kishte veshur pelerinën dhe qafën teksa marrshonim. Por marrshimi i kësaj dite përfundoi me sukses dhe të tre grupet mësimore u kthyen shëndoshë e mirë në fushim.

Befasia e ortekut të parë që rrëshqiste nga MeçekuGjëma do të ishte një ditë më

vonë. Nga protagonistët e ngjarjes kemi shkëputur më interesantet për këtë përvjetor: Bashkim Lika ish-pedagogët e përgatitjes fizike që atë ditë udhëhiqte marshimin në datën 6 shkurt në ditën e tragjedisë: “Orteku i parë rrëmbeu më shumë se gjysmën e kolonës me një goditje të befasishme. Ajo ishte një gjëmë. Orteku rrëmbeu, sa hap e mbyll sytë, gati tërë kolonën e gjatë të studentëve që i ngjiteshin Meçekut, në atë fillimshkurti të acartë. Ishte demonstrim alpinistik mbi majëma-let e ngarkuara me dëborë...Ishte mëngjesi i 6 shkurtit i vitit 1981. Ishte një ditë e ftohtë dhe me erë të rrëmbyeshme. 12 grupe mësimore (toga) me 204 studentë gjithësej, atë ditë do të përpunonim ngjitjen malore me elementë të alpinizmit, në një terren të thyer dhe me trashësi të madhe bore. Nisja ishte e zakon-shme, si në të gjitha ditët e tjera. Kolonën e marshimit e udhëhiqte, si gjithnjë në të tilla stërvitje, peda-gogu i talentuar Mark Mici, i cili me trupin e lehtë dhe kondicionin e lartë

fizik, printe gjithë optimizëm dhe energji. Për çdo rast nevoje, ishin 15 pushkatarë të vendosur 5 në krye të kolonës, 5 në mes dhe 5 të tjerë në fund të saj. Ata garantonin jetën e shokëve nga çdo e papritur gjatë marshimit. Kështu veprohej gjithnjë në demonstrime që bënim jashtë fushimit e sidomos gjatë stërvitjeve në lartësi dhe në pyje, ku edhe gjatë verës nuk ka jetë. Na kishte ndodhur jo rrallë përballja me kafshë të egërsuara, maje edhe me arinj të uritur. Gjithsesi, vështirësive të kësaj natyre ua kishim marrë dorën dhe u paraprinim me masa sigurie të veçanta. Kur kreu i kolonës arriti tek vendi i quajtur “Tre pemët e vetmuara”, siç ishte koduar në hartë, na rrëshqiti nën këmbë me një shpejtësi të jashtëzakonshme e tërë faqja e malit, mbështjellë me një trashësi të madhe dëbore. Ishte një goditje e beftë dhe e fuqishme, që ushtoi me një gjëmim shurdhues dhe rrëmbeu me vete sa hap e mbyll sytë gati gjysmën e kolonës. Për pak sekonda shokët humbën nën trashësinë e dëborës. Një mal i madh dëbore rrëshqiste me shpejtësi të rrufeshme shpatit të thepisur. Panik dhe ulërima, thirrje dhe krisma vijuan për pak çaste. Ata që mundën të dalin nga masiv-et e bardha të borës bërtisnin e kërkonin ndihmë, për të shpëtuar shokët e mbetur në rrënojat e or-tekut, që kishte gëlltitur gjysmën e efektivit. Goditja e parë ishte vala e parë që çoi studentë e ofi-cerë mes masit të bores me trupa të gjymtuar, pajisje të shpërndara poshtë e lartë, një gjëmë e vërtetë, pa mundësi bilanci të plotë mbi hum-bjet, gjymtime, dhe ata që prisnin me shpresë nën rrënojat e bardha të ortekut të dëborës.

orteku i dytë më i fuqishëm, më i tmerrshëm dhe më tragjikNë komandë, në qendër të fush-

imit ishte dhënë kushtrimi. Pritej nga momenti në moment të vinin shokët e tjerë, për të kërkuar të humburit dhe për të transpor-tuar të gjymtuarit. Nga Shtabi i Përgjithshëm, kishte ardhur edhe ushtaraku Bashkim Topçiu, për të inspektuar demonstrimet stërvitore në kushtet e vështira të motit dhe terrenit. Fakt është se rreth dy orë pas ortekut të parë ra edhe orteku i dytë që ishte më i fuqishëm, më i tmerrshëm dhe më tragjik. Në vendin e ngjarjes ishte grumbulluar një numër i konsiderueshëm stu-dentësh nga efektivi i shkollës. Fill pas dhënies së sinjalit të kushtrimit nga togat që bënin ngjitjen malore ndër të parët që mbritën aty ishin toga e gatshme e fushimit t1k2b2 e drejtuar nga Rasim Balla. Bashkë me togën e gatshme me makinën e gatshme u nis edhe Vasil Natha-naili dhe Oficeri i degës së planizimit Çlirim Pulaj, sot dëshmor i atdheut. Makina ngeli tek qafa e Topave dhe toga tonë u nis me këmbë, ndër-kohë që drejt rrugës ishte nisur i pari komandanti i batalionit Dushan Shameti. Mbritja ishte e shpejtë dhe menjëherë filloi puna. Prezenca ishte masive si Petrit Murzaku, Abaz Çipi, Sali Xhakupi, Nikollaq Bero, Luftar Guri, Myzafer Kambo,etj, etj. Të gjithë kërkonin të ndihmonin të dëmtuarit dhe kërkonin trupat e shokëve nën rrënojat e dëborës. Goditja e furishme dhe në mënyrë të papritur shkaktoi edhe më shumë viktima. Kacafytja me përbindëshin e bardhë, pamjet rrëqethëse, zërat lemeritës të studentëve, nga plagët e shumta, dhimbja për shokët e vdekur, kishin sjellë një gjendje

Page 41: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 41

ortekut, kur shkuan për të shpëtuar shokët, që i zuri vala e parë e orteku, ku u shpalosën në mënyrë mad-hështore cilësitë e larta morale e humane të oficerëve dhe studentëve ushtarakë. Sa herë që do të kujto-hen dëshmorët e Fekenit, nuk janë studiuesit e historiografisë, por në një front me ta janë të përbashkuar edhe ushtarakë e ish-ushtarakë, që shkruanin dhe shkruajnë me zemër. Prandaj për dëshmorët e Fekenit do të përkujtohen dhe shkruhet edhe në të ardhmen.

dëshmorët e Fekenit-bashkë në çdo apel11 Dëshmorët e Fekenit, koman-

dantë, pedagogë e studentë të ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, sot AFA/DPOR, ranë në stërvitje dimërore nbi kazermën e stërvitjes dimërore të Fekenit duke u ngjitur në Meçek. Ushtarakët dhanë jetën për të shpëtuar jetë me një akt sublim, një simbolikë e papërsërit-shme e formimit të lidershipit për të ardhmen ushtarake shqiptare. Një shëmbëlltyrë motivimi, një forcë karakteri, me të harruarin “shembul-lin personal” në kufijtë e vetmohimit. Ka qenë një forcë e brendshme e njerëzve nën uniformë të rreshtuar në armatën me palcë kombëtare, në armatën që diti të mposhtë e

triumfojë mbi kushtet më ekstreme atmosferike të dimrit të vitit 1981. Edhe sot motivi ushtarak i struk-turave të Forcave të Armatosura është njësh me detyrimin madhor në përmbushje të misionit, në përballje me emergjencën civile të shkaktuar nga kushtet e rënda atmosferike. Kjo është e vërtetueshme përdië sepse edhe sot Forcat e Armatosura mba-

ankthi, një dramë të jashtëzakon-shme. Dy orë gërmime në dëborë. Stërvitja u ndërpre dhe mali kishte ndalur frymën. Në këtë operacion për të shpëtuar shokët, do të mbeteshin pishtarë të humanizmit dhe solidaritetit ushtarak. Befasia, tronditja, llahtara e ditës zë zezë të tragjedisë u mbyll pas tre ditësh, kur e gjithë shkolla po kërkonte viktimën e fundit të orteku që e kishte rrëm-byer thonjtë e vdekjes. Por në këtë rast pati dhe mbi gjashtëdhjetë të tjerë të gjymtuar me plagë të rënda. Të goditur më rëndë ishin Përparim Veliu nga Saranda dhe Luan Muça nga Peshkopia. Media e kohës nuk mund të fliste asnjë fjalë për këtë tragjedi, asnjë botim a njoftim. Edhe transportimi i trupave të viktimave ishte bërë në muzgun e natës në kushtet e mungesës së plotë të kontaktit me qytetarët e tjerë. Urdhëri i Mehmet Shehut ishte që studentët e vdekur të visheshin me uniformën e ceremonialit të oficerit si dhe pushteti vendor kishte mar-rë masa ekstreme të kujdesit dhe vigjilencës në gjithë ceremonitë-mortore. Ata ishin studentë e oficerë me shpirt, të ri që e kishin të shenjtë dashurinë për atdheun dhe per shoket deri ne sakrifi-cen supreme.Të japësh jetën për shokun, nuk ka asnjë mënyrë tjetër më dëshmuese për të vërtetuar sinqeritetin e dashurisë njerë-zore. Ishte një meritë e shkollës, burim i pashtershëm përvoje për arsimimin ushtarak. Për përjetes-imin e veprës së dëshmorëve, ëshë ngritur një Memorial, nje lapidar ne lulishten kryesore të Garnizonit Ushtarak “Skënderbej”, është ven-dosur një copë shkëmb të madh nga Mali i Meçekut. Në atë copëz shkëmbi memorialistik është është vendosur një pllakë përkujtimore me emrat e 11 dëshmorëve. Dhe mbi të një shqiponjë e bardhë si shpirti i bardhë i dëshmorëve ushtarakë, që qëndron përjetësisht në roje të tyre dhe duket se ka dalë nga zemra e flamurit tonë kombëtar. Shkrime të shumtë, proza, poezi e poema dhe një film dokumentar “Orteku”, veça-nërisht në këto dy dekadat e fundit që sjellin shpirtin atdhetar e human, nga dëshira dhe pasioni për të për-jetesuar veprën dhe emrin e madh të dëshmorit të Atdheut. Kadri shametaj ka publikuar librin “Bijtë e pavdekshëm të Shkollës së Bash-kuar të Oficerave”, një përshkrim njerëzor për natyrores ortek bore të malit të Meçekut. Vala e dytë e

jnë ndezur e forcojme brez pas brezi procesin e arsimimit dhe trainimit ushtarak. Stafeta pasohet në breza. Kujtimi i të Rënëve dëshmorë në Fek-en është frymëzim, një akt heroik e sublim, një “stacion” i rëndësishëm i historisë ushtarake, por dhe pjesë e pandarë e jetës së përditshme ushtarake. Në çdo apel ushtarak nuk mungojnë ata që shkruan histori më 6 shkurt të vitit 1981: “Komandant Dushan Shametaj, Shef i Planizimit Çlirim Pulaj, Pedagog Nikollaq Bero, Student Bilbil Pashaj, Student Aleko Gjoni, Student Qemal Lika, Student Besnik Shehu, Student Pellumb Rra-po, Student Ilir Gramatiko, Student Nexhip Çopa, Student Bujar Ago”.

“dëshmor”- ky emër i ndriturDëshmorët e Fekenit studentë

ushtarakë dhe oficerë sikurse gjithë dëshmorët e tjerë të atdheut janë vlera e përhershme e kombit. Ata ranë për atdheun, me ideal të pastër me solidaritet njerëzor, me unitet ushtarak, prandaj mirënjohja për gjakun e derdhur është nderim në përjetësi, për aktin sublim të dhë-nies së jetës për atdhe. “Dëshmor” është një emër i ndritur për popuj e kombe kudo në botë. Kështu janë dhe dëshmorët ushtarakë të Feken-it, për kombin shqiptar. Dëshmorët nuk janë numra e shifra, por vlera hyjnore, respekti, mirënjohjeje, kujti-mi. Dëshmorët nuk janë emra, varre, lapidarë e memoriale, por vlera të spikatura kombëtare përjetësisht në nderim. Ata janë pasuri e kombit që lidhin të djeshmen me të sotmen, janë trashëgimia e ndërgjegjes kom-bëtare, janë vlerat dhe virtytetet reale të familjeve krenare, janë ajo materie e ndërgjegjes së kombit që lidhin të djeshmen me të sotmen kur në gojën e popullit është mate-rializuar me shprehjen tashmë të profetizuar se, “pa të shkuar nuk ka të ardhme”. Dëshmorët e Fek-enit janë simbol përbashkues, për të cilët mirënjohja është e natyr-shme, respekt që nuk mund të dekretohet e as të shpallet me ligj, sepse ka një të drejtë zakonore, një kanun e ligj që buron nga e drejta e ekzistencës së kombeve. Volteri thoshte se, “Trimëria është produkt i qartësisë”, që kupton qartësinë e vetflijimit për kauzën e kombit. Nga antikiteti latin vjen thënia prover-biale: “Gjaku është fara e lirisë”. Gjaku i dëshmorëve të Fekenit është sakrificë për popullin, dinjitet për brezat e rinj ushtarakë të Forcave të Armatosura.

Ata ishin studentë e oficerë me shpirt, të ri që e kishin të shenjtë dashurinë për atdheun dhe per shoket deri ne sakrificen supreme. Të japësh jetën për shokun, nuk ka asnjë mënyrë tjetër më dëshmuese për të vërtetuar sinqeritetin e dashurisë njerëzore. Ishte një meritë e shkollës, burim i pashtershëm përvoje për arsimimin ushtarak.

‘dëshmorët e Fekenit

Page 42: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 42

70 vjetori i shkollës ushtarake “Skenderbej”

Më 28 Mars të vitit 1945 disa muaj pas çlirimit të vendit është krijuar shkolla e mesme ushtarake Skënderbej, pjesë e strategjisë për

transformimin e ish Ushtrisë Nacional-Çlirimtare në një ushtri moderne që ti përshtatej kohës. Pjestarët e parë të saj ishin partizanët me moshë të re që u regjistruan nxënësa për të marrë kulturën e mesme ushtarake. Nga viti 1946 e deri në vitin 1950 kam qenë Skënderbegas dhe mbas vitit 1953 ofi-cer e kuadër i lartë i Ushtrinë Popullore Shqiptare.

Mbarimi i luftës në vitin 1944 e gjeti vendin tonë në një ushtri, që duhej të riorganizohej, mbasi, ish kuadrot me arsim ushtarak ishin të pakët dhe armët moderne në atë kohë si: aviacioni e mari-

na luftarake, tanket, artileria bregdetare, shërbimi radioteknik (radiollokacijoni), kimia e topografia ushtarake, mbrojtja kundër ajrore, armatimi etj., mungonin fare, kurse forcat tokësore, ndërlidhja, artileria kundërajrore, xhenjua, mbra-pavija, shëndetësia ushtarake duhet të prefeksionoheshin e modernizoheshin.

Shkolla e mesme ushtarake “Skën-derbej”, kishte ngjashmëri me shkolla të tilla në ish Bashkimi Sovjetik. Ushtria e sapo krijuar kishte nevoja urgjente, mbasi shumë kuadro të saj jo vetëm që nuk e kishin të plotë arsimin e mesëm, por dhe njohuritë e kohës për armët. Prandaj krijimit të shkollës ushtarake “Skënderbej”, pjestarë të së cilës u bënë shumë ish-partizanë të cilët me mbarimin e kësaj shkolle u inkuadruan ne ushtri; nje numër kuadrosh të zgjedhur u dërguan për tu shkolluar në Bashkimin Sovjetik, Jugosllavi dhe vende të tjera ishkomuniste lindore. Konkretisht me shkollë të përgjithshme të atëhershme ish komandantët e brigadave e divizioneve tashmë me grada madhore dhe gjeneralë u dërguan për studime në shkolla të larta e akademira nga më prestigjiozet në ish B.S. Përveç kuadrove tona të larta të pas luftës nga fund ii vitit 1947 në ish B.S. u dërguan dhe shumë Skënderbe-gas dhe kontigjent i zgjedhur civil për t’u profilizuar si pilotë, detarë, tankistë, kimistë, topografë, ndërlidhësa, gjithë armësh, xhenjo, artileri bregdetare, mbrapavijë, armatim, mjekësi ushtarake etj., të cilët mbas mbarimit me sukses të studimeve gjatë viteve (1951-1953) u kthyen oficera që zotëronin teknikën e pilotimit e të lundrimit, teknikën e tankut, teknikën e artilerisë Bregdetare, teknikën

Ushtria e sapo krijuar kishte nevoja urgjente, mbasi shumë kuadro të saj jo vetëm që nuk e kishin të plotë arsimin e mesëm, por dhe njohuritë e kohës për armët. Prandaj krijimit të shkollës ushtarake “Skënderbej”, pjestarë të së cilës u bënë shumë ish-partizanë të cilët me mbarimin e kësaj shkolle u inkuadruan ne ushtri.

hIstORI

Më 28 Mars 1945 krijohet shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej”-baza e ushtrisë shqiptare

iNG. aRJaN BEQaRi*

Page 43: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 43

e topografisë, kimistit, ndërlidhësit, xhenjerit, teknikën e mjekësisë ushtarake, të mbrapavijës dhe të gjithë armëshit.

Ndërkohë bashkë me ushtaraket e shkolluar u morën edhe avionët e parë, katerat e parë silurues, tanket e parë, radiostacionet e para për ndërlidhje, mjete kimike, mjete xhenjere, topa dhe paisje për artilerinë bregdetare dhe artilerinë kundërajrore, paisje optike, paisje për shëndetësinë ushtarake etj. çka përbën edhe fazen e dytë të kompletimit të ushtrisë sonë. Mbas vitit 1953 nga shkolla Skënderbej vazh-donin të dërgoheshin në ish B.S Skënderbegas për të studjuar për të gjitha llojet e armëve, ndërkohë që nga ish B.S. ktheheshin shumë të tjerë, tashmë oficera të specializuar për të gjitha llojet e armëve të ushtrisë popullore shqiptare.

Nderkohe ushtria shqiptare u armatos dhe me ndëndetëse, avionë të fuqishëm gjuajtës, tanke të fuqishme dhe radiollokatorë të tipave të ndryshëm për zbulim të largët, për marinë, aviacion, artilerinë bregdetare, artilerinë kundër-ajrore etj. çka mund ta quajmë edhe fazën e tretë të modernizimit të ushtrisë shqiptare. Paisja me radiollokatorë të fuqishëm për të gjitha llojet e armëve krijoi mundësinë e krijimit të Mbrojtjes kundër-ajrore modern, e cila mbas vitit 1959 u armatos dhe me raketa Tokë-Ajër. Me të vërtetë, në këto vite ishte nder i madh të shërbeje si officer mbasi ajo ishte transformuar në një ushtri moderne në të gjitha llojet e armëve. Siç dihet marrëdhëniet me ish Bashkimin Sovjetik në gusht të vitit 1961 u ndërprenë dhe shumë Skënderbegas, u kthyen në Shqipëri ku vazhduan studimet për inxhinjeri të ndryshme, disa të tjerë u dërguan në Kinë për specializime.

Ndërkohë që shkolla e bashkuar e cila kishte rritur cilësinë e mësimdhënies vazhdonte të përgatiste oficera të profileve të ndryshme

Page 44: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 44

me kontigjent nga shkolla ushtarake “Skënderbej”. Shumë nga ish Skën-derbegas që kishin mbaruar edhe jashte vendit ishin bërë pedagogë të nderuar. Po kështu Akademia Ushtarake vazhdonte me sukses përgatitjen e kuadrove të larta krye-sisht gjithëarmësh, çka përbën edhe fazën e katërt: plotësimi me kuadro ushtarake të përgatitur në vend si dhe me teknikë luftarake që vinte nga Republika Popullore e Kinës.

Vetëm gjatë viteve 1975-1976 ndihma kineze për ushtrine shq-iptare ka qenë rreth 4-5 miliardë dollarë që do të thotë dhjetra avionë të fuqishëm gjuajtës, mijëra tanke të fuqishme, dhjetra katera silurues të kohës dhe grupe raketash tokë-ajër, qindra radarë për të gjitha llojet e armëve, qindra mijëra topa për artil-erinë tokësore, bregdetare e kundër ajrore, një sasi e madhe municioni për të gjitha llojet e armëve dhe ç‘është më kryesore: kinezët krahas ndihmës për ngritjen e disa fabrikave dhe uzinave për industrinë e vendit ndërtuan dhe industrinë ushtarake, e cila jo vetëm përballonte riparimin e teknikës luftarake, por edhe pro-dhimin e pjesëve të ndërrimit të saj si dhe të disa nyjeve e agregatëve të gatshëm siç ishin: armatimi gjithë armësh, kundragazi deri në 100.000 copa në vit, r/stacione për ndërlid-hje, çentrale e aparate telefonike, granata të ndryshme tymuese e lotuese, dinamit për xhenjon dhe për gjithë vendin etj. Do të pë

Edhe baza e industrinë ushtar-ake u krijua nga Skënderbegas, që mbaruan studimet në akademira ushtarake nga më prestigjioze dhe inxhinjeri të ndryshme si: Fatos Voshtina Sefedin Fuga, Avram Dino, Piro Begevarfi, Androkli Andrea, Neki Bekteshi, Petrit Nuraj, Hajro Minxhozi, Arjan Beqari etj. Prandaj në 70 vjetorin e krijimit të shkollës së mesme ushtarake Skënderbej ne ish Skënderbegasit kemi të drejtë morale dhe legjitime të krenohemi duke punuar si oficerë në strukturat e ushtrisë shqiptare duke dhënë kontributin tonë, i cili shërbeu për zhvillimin dhe modernizimin e saj.

Është realitet që krijimi i të gjithë armëve special është bërë nga Skënderbegas oficerë që kanë mbaruar shkollat ushtarake më

prestigjioze në ish B.S. Në qytetet Leningrad, Moskë, Kiev, Odesë, Gozki, Riga, Borisoglebi, Baku, Sev-astopol, Tulla Erpatozie etj. Ata kanë krijuar aviacionin ushtarak shqiptar, flotën luftarake detare, artilerinë bregdetare, tanket, topografinë ushtarake, kiminë, shërbimin ra-dioteknik (Radiollokacjonin), xhenjon, armatimin, shëndetësinë ushtarake dhe repartet e raketave kundëra-jrore dhe së fundi dhe industrinë ushtarake.

Këto kuadro të larta udhëhoqën reparte të rëndësishme, arsimuan shumë kuadro të tjera në shkollën e Bashkuar të oficerëvë në Akademinë Ushtarake si dhe në shkollat e in-struksionit të llojeve të armëve.

Është në nderin tonë të për-mendim disa prej tyre në këtë 70 vjetor të shkollës ku ata ishin Skënderbegasit e parë. Kush nuk i njeh pilotët e talentuar: Anastas Ngjela, Kosta Dede, Hektor Lako, Bajzait Jaho, Bego Hoxha, Barjam

Shkolla e mesme ushtarake “Skenderbej” u hap menjëhere pas çlirimit të vendit, me 28 Mars 1945. Pjesa më e madhe e nxënësve ishin të rinj që vinin nga lufta Nacional-çlirimtare. të gjithë ushtarakët shqiptarë kanë kaluar nga dyert e kësaj shkolle dhe kanë marrë këtu formimin bazë të shkencës ushtarake. Ushtarakët e dalë nga shkolla “Skënderbej” janë shquar brënda dhe jashtë vëndit. Shkolla e mesme ushtarake “Skenderbej” u mbyll në vitin 1992. Gjatë viteve 1945-1992 shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej” ka nxjerrë 32 mijë oficerë, 30 gjeneralë, njëkohësisht thuajse të gjithë shefat e shtabeve të Forcave të Armatosura pas vitit 1950. Që nga viti 1945 e deri tani në vitin 2015, Forcat e Armatosura janë drejtuar nga 20 personalitete ushtarake nga të cilat, ku pothuajse të gjithë kanë mbaruar shkollën ushtarake “Skenderbej”. Më poshtë po botojmë listën e shefave të Shtabit te Forcave të armatosura të ushtrisë shqipttare nga viti 1945 e deri tani.

1.Gjeneral Spiro Moisiu (10 korrik 1943-gusht 1946).2.Mehmet Shehu (gusht 1946).3.Gjeneral lejtënant Beqir Balluku (1952)4.Gjeneral lejtënant arif Mema (1954)5.Gjeneral lejtënant Petrit Dume (1956)6.Sami Meçollari (1974)7.Veli Llakaj (1975-1982)9.Kiço Mustaqi (1982-shkurt 1991)10.Kolonel Halim Abazi (shkurt-qershor 1991)11.Gjeneral major Kostaq Karoli (qershor ‘91-gusht ‘92)12.Gjeneral ilia vasho (1992-1994)13.Gjeneral me katër yje ShemeKosova (1994-1997)14.Gjeneral major Adem Çopani (mars-gusht 1997)15.Gjeneral brigade Aleks Andoni (1997-2000)16.Gjeneral lejtënant Pëllumb Qazimi17.Gjeneralmajor Luan Hoxha (tetor 2006-qershor 2008)18.Gjeneralmajor Maksim Malaj (qershor 2008-korrik 2011)19.Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi (gusht 2011-nëntor 2013)20.Gjeneral major Jeronim Bazo (nëndor 2014 dhe në vazhdim)

Shkolla “Skënderbej”:32 mijë oficerë, 30 gjeneralë

dhe Shefa Shtabi të FA

Page 45: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 45

Hitaj, Bilal Sina, Çobo Skënderi, Ilia Troplini, Dizdar Veipi, Bardhyl Taçi, Sabri Kasimati, Koço Biku etj., që nuk janë shquar vetëm si pilotë, por dhe si komandantë të talentuar në repartet eaviacionit shqiptar. Me krenari përmendim sot të shkolluarit e parë oficera Skënderbegasit për flotën luftarake detare, Akademinë e Marinës luftarake dhe uzinën e Pashalimanit inxh. Ylber Sevrani, Fatos Voshtina, Tahir Hoxha, Piro Tusha, Niko Gjeçi, kuadrot e larta Dashamir Ohri, Petrit Myftiu, Beqir Gerbi, Skënder Doçi, Ndue Jaka, Tahsim Meçe, Ndreç Zefi, Muhar-rem Kuçani, Rustem Sharkaj, Lutfi Xhika, Perikli Xhixhaj etj., të cilët gradualisht u vunë në krye të flotës luftarake detare shqiptare duke e udhëhequr atë, të aftë e konku-ruese me të tjerat në detin Jon e Adriatik. Duke vazhduar më poshtë ishin Skënderbegasit që udhëhoqën Topografinë ushtarake e më vonë institutin e topografisë ushtarake: Gafur Shyti, Myfit Guxholli, Limoz Alimuçaj, Dhimo Dhaskali etj.

Po kështu ish Skënderbegasit Shyqyri Kondi, Pori Begevarfi, Jahja Jaho etj., krijuan armën e kimisë ushtarake, laborataorin e saj dhe më vonë në bashkëpunim me inxhinierë të tjerë që kishin mbaruar Univer-sitetin e Tiranës projektuan dhe zbatuan uzinën e Kimisë ushtarake, e cila ju bashkangjit uzinës së Radi-ollokacionit e Ndërlidhjes ose Uzina 29 vjeotri e krijuar në korrik të vitit 1972. Ish Skënderbegasit Xhafer

Matuka, Gjergj Titani e Rustem Peçi mbaruar studimet në Riga të ish B.S. krijuan Artilerinë Bregdetare.

Gjatë viteve 1954-1956 Skën-derbegasit oficera që kishin mbaruar shkollën e Ndërlidhjes në Kiev të ish B.S. në fund të vitit 1951 dhe 1953 si dhe shkolla të larta për radiollokacjonin në Krime, Harkov e Leningrad krijuan e organizuan dhe udhëhoqën për herë të parë radio llokacjonin. Ja disa prej tyre: Qani Xhebraj, Todi Prifti, Polikron Balla-bani, Dule Hoxha, Jashar Gaba, Ahmet Aga, Sinan Lesko, Tajar Agolli, Ramazan Çami, Androkli Andrea, Koço Kita e Arjan Beqari.

Edhe ndërlidhja e krijuar që gjatë luftrës u modernizua duke u plotësuar me teknikë që u vu në shfrytëzim për herë të parë nga ish Skënderbegasit e oficera që kishin mbaruar në Kiev të ish B.S. gjatë viteve 1949-1951: Xhelal Veseli, Sotir Tiko, Llazi Dino, Pavllo Dede, Aqif Gozhita, Rasim Imami, Xhemal Imeri, Misir Banaj, Ylli Llupo, Ahmet Neziri, Reis Nikaj e Zoi Risto etj.

Edhe Artileria kundër ajrore ash-tu si ndërlidhja e krijuar që në fillim të vitit 1946 është prefeksionuar e modernizuar nga Skënderbegas që kanë studjuar në ish B.S si:Ing. Tomorr Hasani, Qebir Bisha, Alush Bisha, Reis Sinani, Pasho Alimerko, Safet Malaj, Sulejman Myftiu, Sokrat Gjerasi e Baçalla Havari dhe teknikët e talentuar mbaruar në Leningrad të ish B.S: Myfit Shabani, Ismail Pulaj, Reshat Çela, Muhamet Burimi, Azbi

Çela etj. Nga Skënderbegasit oficera mbaruar studimet në Tulla të ish B.S. është krijuar për herë të parë sektori i armatimit pranë ish ofiçinës së artilerisë, ku përmëndim: Servet Derraj, Avram Dino e Skënder Sh-tino. Edhe ish Skënderbegasit ofic-era: Jaçe Mullai, Luan Hakani, Petrit Mançe e Halil Hajdari kanë meritën e parë për organizimin, përdorimin dhe mdoernizimin e kësaj arme të fuqishme, mbasi ata janë të parët që komanduan repartee tankesh.

Ky material që u jepet lexuesve në prag të 70 vjetorit të krijimit të shkollës së mesme ushtarake Skënderbej ka si qëllim kryesor nxjerrjen në pah të vlerës së madhe të Skënderbegasve, të cilët mbas studimeve që bënë në shkollat më prestigjioze ushtarake krijuan, orga-nizuan, modernizuan dhe udhëhoqën shumë sektorë të rëndësishëm të ushtrisë shqiptare

Dhe së fundi duke vlerësuar gjithë Skënderbegasit për vlerat që ata dhanë në modernizimin e ushtrisë shqiptare nuk mund të lëmë pa përmendur komandantët e parë të tyre: Halim Xhelo, Ferit Radovicka, Stavri Startobërdha, Xhemal Shehu, Luto Haxhiu etj. Zëvendësdrejtorin për anën mësimore dhe profesorin e talentuar të matematikës-Stavri Angjeli, pedagogët me emër: Pandeli Skrami, Kadrie Kopliku, Pilo Kasneci, Muharrem Turdiu, Sulejman Hax-himihali etj.

*ish-kuadër i lartë nëUshtrinë Popullore Shqiptare

Page 46: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 46

artisti që drejtoi për 22 vite Bandën e Ushtrisë

Një histori e vërtetë por e pabe-sueshme. Kristaq Panduku Di-rigjenti i Bandës së Fan Nolit, i Bandës së Mbretërisë dhe 24 vjet i bandës së Ushtrisë, në vitin 1930 ka incizuar me një

specialsit muzike nga Austria 9 këngë patri-otike shqiptare të cilat janë lënë në heshtje si dhe vetë vepra e Pandukut. Dhe pse kishte mbaruar shkollën e muzikës shkëlqyeshëm në vitin 1930 në Boston, dhe pse e emëruan në një nga Bandat Frymore më të mira në një qytet bregdetar amerikan, ai më shumë preferoi të vinte dhe ta ushtronte profesionin

në Shqipëri, pasi kishte shumë dashuri për të. Në vitin 1937 pas një infeksioni atij i hiqet nofulla dhe jeta e tij u bë disi i tërhequr, por ai mbeti një profesionist elitar, i cili drejtoi bandën Frymore Shqiptare për 26 vjet me radhë ndoshta një rekord ky. Në vitet 1944 deri në vitin 1966 ai priti në Rinas të gjithë personalitete e vendeve Lindore, njëkohë-sisht ishte dhe drejtuesi i bandës në tre parada ushtarake. Nuk mund të lihet mënjanë se Kristaq Panduku, ishte Kryetari i parë i Jurisë së Festivalit të parë të këngës së muzikës së lehtë në RTSH.

Sa vjet e drejtoi Bandën e Ushtrisë babai juaj?

Plot 22 vjet nga viti 1944 deri në vitin 1966 që doli në pension. Ndoshta është rekord, pasi ai nuk ju nda asnjë çast këtij profesioni dhe Bandës së Ushtrisë deri sa kishte mundësi të punonte.

Nga jeni me origjinë?Ne jemi me origjinë nga Korça. Pra

brenda Korçës. Babai im ka qenë i datëlindjes 1902.

Kur ka shkuar në Amerikë babai juaj?Babai im ka shkuar në Amerikë në vitin

1926 dhe ka studiuar në Boston për muzikë për 4 vjet, për trombë. Ai ishte një student i shkëlqyer në këtë lëndë. Ai shkoi në Boston pasi kishte fituar përkrahjen dhe respektin e Fan Nolit. Mund të them se Fan Noli ishte ai që e kërkoi për studime, dhe pse në SHB babai ka pasur dy vëllezër aty. Por babai nuk ju bë barrë pasi donte vetëm të mësonte dhe pastaj të kthehej në atdhe.

Ku u njoh babai juaj me Fan Nolin?

Në vitin 1924 u bë pjesë e Bandës Frymorë “Varta” që ndihmoi Fan Nolin. Pas përfundimit të shkollës në Boston atë e emëruan në punë, por u kthye në Shqipëri nga malli. Në vitin 1930, ai incizoi me një specialist austriak 9 këngë patriot-ike. Ai drejtoi bandën e Ushtrisë për 22 vjet me radhë. Në Rinas ka pritur nga Hrushovi dhe deri tek Zhukovi

Flet Violeta Baraku, e bija e Kristaq Pandukut, Drejtuesit të parë të Bandës së Fan Nolit, Mbretit Zog dhe të Ushtrisë

Kristaq Panduku

aLBERt z. zHoLi

Page 47: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 47

mentist në një nga qytetet më të mëdha bregdetare të Amerikës. Pra e emëruan në punë. Xhaxhait tim ju bë qejfi që vëllai i tij arriti rezultate të larta. Puno dhe fito i tha dhe vël-lai dhe Noli. Por babai u tha të dyve se do të shkonte në Korçë njëherë se e kishte marrë malli për nënën. Ishte viti 1930. Pasi ndenji ca ditë në Korçë dhe u çmall me nënën vjen në Tiranë të takoj shokët e Bandës. Pra athere ishte Banda Mbretërore. Ajo Bandë ishte vazhdim edhe e Qeverisë së Nolit (disa prej tyre). Drejtuesit e saj i thanë menjëherë të fillosh punë tek ne, pasi kemi shumë nevojë për instrumentist të shkolluar në Amerikë, aq më tepër që ke mbaruar shkëlqyer. Për Trombë babai ishte i padiskutueshëm në Shqipëri atë kohë. Drejtues i Bandës Mbretërore, (apo i orkestrës siç e quajmë ne), ishte një muzikant nga Çekia. Ai kishte vite aty dhe ishte një profesionist i mirë. Kështu filloi punë në bandën Mbretërore, pikërisht në vitin 1930. E caktuan Zëvendës Drejtor, apo Zëvendës i Bandës Mbretërore.

Babai ka pasur një fatkeqësi?Po, një fatkeqësi të madhe. Babai

im ka jetuar pa nofullën e poshtme 40 vjet. Ai pati një infeksion në një dhëmballë. Shkoi për ta hequr nga dhimbja e madhe. Ishte viti 1937. I bënë një gjilpërë në Spitalin ushtarak dhe ajo i bëri reaksion. Në mëngjes nuk i hapej goja. Të detyruar ata i thyen nofullën e poshtme, pasi ndry-she nuk mund të jetonte. Nofulla u thye dhe u detyrua pastaj të shkojë

Babai im u njoh kur Fan Noli erdhi në Shqipëri dhe krijoi qeverinë e vitit 1924, qeverinë e qershorit. Për ta ndihmuar Nolin në këtë nismë demokratike, nga Amerika erdhi dhe banda Vatra, e cila e ndihmoi shumë Nolin në fillimet e tij të ndërtimit të shtetit të ri më demokratik.

dmth babai juaj ju bashkëngjit Bandës së Shoqërisë “Vatra”?

Po babai kishte mësuar në Li-ceun e Korçës. Ne rrjedhim nga një familje punëtorësh korçarë. Nuk kishim ndonjë pasuri, vetëm nëna e babit kishte njëfarë pasurie. Por megjithatë gjyshi im donte që fëmi-jët të mësonin ndaj babanë e futi në Lice. Që aty ai filloi të mësonte veglat muzikore. Duke mësuar babai mirte pjesë në një Bandë të vogël muzikore të qytetit të Korçës. Kur erdhi Banda e Shoqërisë “Vatra “ nga Amerika në mbështetje të Fan Nolit , babanë e thërrasin në këtë Bandë muzikore me shumë emër. Babai pranoi menjëherë dhe u bë pjesë e saj. Kur qeveria e Nolit u përmbys, ai i tha babait, “është mirë të vish dhe të studiosh në Amerikë për muzikë”. Babai i tha “do mundo-hem”. “Do kesh përkrahjen time në Boston” i tha Noli i madh dhe babai e miratoi.

Babai shkoi dy vjet më vonë, pra në vitin 1926?

Po. Dy vjet më vonë. Në Boston e priti Fan Noli. Ai e adresoi se ku dhe si të konkurronte. Babai konkurroi dhe fitoi. Ishte shumë i talentuar. Mbaroi shkëlqyeshëm. Sa mbaroi shkollën atë e caktuan si instru-

në Itali, në Bolonja. Aty ja rregulluan disi, por ai mbeti pa nofullën e posht-me dhe nuk mund të hante kurrë më gjëra të thata, vetëm të lëngshme. Nqs nuk do kishte shkuar në Bolonja jeta e tij ishte e dyshimtë.

Kur u kthye nga Bolonja (itali) si veproi?

Sigurisht, filloi punë menjëherë, madje i ishin paguar dhe ato ditë pune. Në këtë moment Drejtori çek, i tha Mbretit se tani unë nuk kam pse rri më këtu, keni Kristaqin, ai është mjeshtër vetë. Pra ishte viti 1937, pranverë. Unë isha dy vjeç, ndërsa nëna ishte shtatzënë me motrën time. Mbreti e pranoi dhe babai u bë Drejtori i Bandës Mbretërore, pra dirigjent njëkohësisht.

Po kur Shqipëria u pushtua nga italia Fashiste çfarë bëri babi?

Banda në atë kohë nuk u prish. Autoritet u thanë që Banda të vazhdonte punën normale. Ata sollën shumë instrumentistë, por jo dirigjent. Pra edhe me pushtimin nga Italia babai vazhdonte të njëjtën punë. Dirigjent i Bandës frymore të Shqipërisë. Merrte pjesë në cer-emoni të ndryshme dhe kurrë nuk e zëvendësuan. Deri në vitin 1943 babai vazhdoi këtë punë. Ndërsa me ardhjen e gjermanëve ndryshoi çdo gjë. Gjermanët jo vetëm nuk donin t’ja dinin për Bandën por donin të ar-restonin dhe shumë instrumentistë italianë që ishin me Bandën. Babai i ndihmoi të gjithë instrumentistët italianë të shpërndaheshin nëpër çetat partizane. Për këtë e ndihmoi vëllai i tij Ilo Panduku.

Page 48: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 48

Kush është ilo Panduku?Ilua ishte xhaxhai im, vëllai i madh

i babait, i cili ishte një ndër 200 ko-munistët e parë që formuan PKSH. Ishte një njeri i mirë dhe shumë aktivist. Ai njihej nga të gjithë ud-hëheqësit e Partisë Komuniste të asaj kohe.

Po babai ku u vendos?U vendos në Priskë, afër Shtabit

të Përgjithshëm. Aty i dhanë detyrë që të mbante listën dhe të ofronte të gjithë ish anëtarët e Bandës Frymore, për parakalimin në Tiranë. Madje që atë kohë i kishin të qarta punët e Bandës Frymore.

Ju si familje ku banonit në këtë kohë?

Para se të shkosh tek Medreseja është një rrugicë e Kukjeve quhet. Përkarshi kësaj rruge rridhte një vijë uri, ku ishte ndërtuar një mulli. Vija e ujit me tunel kalonte poshtë rrugës automobilistike. Ai vend shumë i mirë për tu fshehur. Partizanët kishin marrë vesh se aty në darkë do kalonte një autokolonë gjermane. Aty u fshehën shumë partizanë dhe në kohën kur po kalonte autokolona ata hodhën nëpër makina shumë bomba. Vendi gjëmoi sikur do përm-bysej Tirana. Partizanët u futën në tunelin e vijës së ujit dhe u larguan pa marrë asnjë plagë. Gjermanët patën shumë makina të djegura ndaj u tërbuan. Menjëherë erdhën dhe na lajmëruan të largohemi nga shtëpitë se do jua djegin gjermanët. Ne ikëm në mesnatë. U vendosëm tek shtëpia e xhaxhait që e kishte në lindje të rrugës së Elbasanit. Babai

u trondit shumë, pasi të nesërmen me të vërtetë gjermanët e dogjën një pjesë të lagjes.

Kush kujdesej më shumë në atë kohë në Prisk për bandën Frymore tek Shtabi i Përgjithshëm?

Kujdesej Hysni Kapo. Madje ai thoshte, ore shikojeni pak Kristaqin se do na ikë nga duart. U thoshte kujdes pasi babai nuk hante dot. Ai donte vetëm supa dhe kishte rënë nga shëndeti. Kur të therni ndonjë dele jepni Kristaqit trutë të haj trutë pasi e kemi problem shënde-tin e tij. As mishin se hante dot. Hysniu u thoshte përgatisni pjesët që do ekzekutoni kur do çlirohet Shqipëria.

Çfarë kujton tjetër nga koha e luftës?

Kur ishin muajt e fundit të luftës ne u zhvendosëm tek shtëpia e tezes e cila kishte një bodrum. Rrinim tërë frikë. Babin kishim disa muaj pa e parë. Kur ja ai vjen befas në bod-rum. U habitëm por dhe u gëzuam shumë. Ishte dobësuar, ishte bërë kockë e lëkurë. Fillova të qaj. Nuk e shikoja dot në atë gjendje. Atë natë nuk ju ndava. Ai iku të nesërmen. Ne s’kishim më shtëpinë tonë. S’dinim ku të rrinim. Pa të ardhura, pa strehë, pa ndërresa. Nuk mund ta kuptoni se çfarë jete.

Po kur u çlirua Shqipëria?Atë ditë u bë festë e madhe. Në

Tiranë marshuan shumë partizanë. Babi me bandën u vendosën tek një ndërtesë tek Kryeministria. Unë shkoja aty çdo ditë. Përgatiteshin për të pritur qeverinë demokratike

që vinte nga Berati. Kur erdhi qeveria u bë një paradë e vogël ku Banda luajti pjesë të ndryshme, marrshe. Banda u vendos aty ku sot është teatri Kombëtar. Aty ata luajtën disa pjesë për disa orë.

Ku u vendosët ju në këtë kohë?Ne shkonim ku të mundnim tek

të afërmit tanë. Pastaj Hysni Kapo i tha babait shiko ndonjë shtëpi, se duhet ruajtur familja. Babai me disa të njohur shkoi dhe u vendos tek shtëpitë e ish oficerëve italianë që i kishin në Laprakë. Por bëri një gabim, zgjodhi një shtëpi të madhe me katër dhoma të cilën na e morën kur erdhën rusët.

Ku u emërua babai në këtë kohë?

U emërua Drejtor i bandës së Ushtrisë, aty ku ishte por me emërim tjetër. Pra i thanë të ofronte të gjithë instrumentistët që ai njihte për të bërë sa më të plotë Bandën e Ushtrisë.

Kur e ka bërë drejtimin më in-teresantë të Bandës së Ushtrisë babai juaj?

Më 11 janar 1946 kur u shpall Shqipëria republikë. Athere u bënë shumë manifestime dhe parakal-ime. Ato ditë babai ka qenë më i angazhuar se kurrë. Por mund të përmend dhe në Kongresin e parë që u zhvillua aty ku sot është teatri kombëtar se ende nuk qe ndërtuar teatri Operas, pa le më pastaj Pallati i Kongreseve. Pra dhe aty Banda ka qenë e pranishme.

Çfarë mban mend ndonjë ditë apo bisedë të veçantë të babait si drejtues i Bandës së Ushtrisë?

Kur babai ishte në vitin e parë të pensionit në vitin 1967 nuk e di se çfarë parade u bë. Por nuk po gjendej harmonia midis bandës dhe parakaluesve. Beqir Balluku dha urd-hër, shkoni dhe gjeni patjetër Kristaq Pandukun, ai i di mirë këto punë. Erdhën dhe i folën babait dhe ai shkoi menjëherë. Ishte i papërtuar. Duhet të dini se ai ishte veshur oficer. Por në pension doli në fillim të vitit 1967 pasi 8 muaj punoi si përgjegjës Kul-ture në Ministrinë e Mbrojtjes.

Çfarë personalitetesh ka pritur babai në Rinas?

Të gjithë personalitetet deri në vitin 1966 ai i ka pritur. Mund të veçoj Hrushovin, Zhukovin dhe shumë

Page 49: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 49

personalitete të vendeve të Lindjes. Më vjen keq që si kam shënuar, pasi babai ishte shumë neglizhent në këtë drejtim.

Kishte ndonjë nga Ministrat miqësi babai?

Babai rrinte larg ministrave, rrinte dhe larg miqësisë. Shikonte vetëm punën e tij. Ai e vuante shumë dëmtimin e nofullës, pasi nuk fliste mirë dhe nuk mund të hante çdo gjë. Kjo kishte bërë që ai të mos hapej në shoqëri dhe të mos mirte pjesë në shumë gëzime miqësore dhe familjare. Një herë më tha, që kam frikë të përkëdhel fëmijët, pasi mendoj se mund ti tremb. Pra e vuante shumë mungesën e nofullës.

Në çfarë eventi tjetër ka qenë babai si drejtues apo profesionist i mirë?

Babai ka qenë kryetar i Jurisë së Festivalit të parë në RTSH. Kur i thanë për këtë de-tyrë edhe u trondit. Nuk donte të bënte jetë publike. Rrinte i tërhequr. Ka qenë dhe në Juri-në e Festivalit të dytë. Më vonë u tërhoq. Në Festivalin e parë ka qenë dhe Marije Kraja, por më vonë u tërhoq pasi thoshte se nuk jam shumë specialist për muzikën e lehtë.

Mbasditeve nuk dilte?Jo, kurrë. Sa vinte në shtë-

pi vishte pizhamat dhe vetëm lexonte. Më shumë lexonte për gjeografinë dhe historinë. Me ato libra i kalonte mbasditet.

Sistemi duke qenë se ka qenë dhe dirigjent i Bandës Mbretërore nuk e ka ngacmuar?

Jo, nuk e kanë ngacmuar pasi ai s’mirej me politikë. Por frikën e kishte dhe pse një vëlla e kishte nga 200 komunistët e parë.

Nga vinte kjo frikë?Vinte pasi dy tezet e mia, motrat

e tij ishin martuar me italianë. Ato ikën me familjet e tyre në Itali në vitin 1949 dhe në shumë letra që ato dërgonin hapeshin. Kështu babai i preu fare lidhjet. Por vëllai i tij kishte lidhje me Qemal Stafën, Xhorxhi Mar-tinin, etj... Babai ahere i ndihmonte me rroba.

Po në shkollë a vinte të in-teresohej babai dhe kur je ndjerë

keq para tij?Jo, kurrë. Ai interesohej vetëm në

shtëpi. Na pyeste për mësimet, na pyeste për mbarëvajtjen. Na kishte nën kujdes dhe ashtu të heshtur unë e doja shumë. Kishte vlera në heshtjen e tij. Ai ishte njeri i heshtur, i tërhequr. Ne fëmijët e dëgjonim në heshtje. Fjala e tij ishte ligj. Ne

i tregonim vetë çdo gjë. S’kishte nevojë të na pyeste. Kurrë nuk na ka qëlluar. Por njëherë jam ndjerë keq. Mos gaboj ishte viti 1948. Kur erdha nga shkolla në shtëpi e gjej nënën duke qarë. Çfarë ke i them? Çfarë të kem, në shtëpi kemi vetëm bukë misri! Çfarë do hajë babai, ai se kapërdin dot bukën e misrit?

Juve ju nxorën probleme për studimet?

Jo! Unë kisha rezultate të mira. Mbarova shkollën për Inxhinieri elek-tronike të rrymave të dobëta dhe kur mbarova shkollën më caktuan inxhin-iere në Radio Tirana. Radio athere ishte e vetme dhe kishte një emër të madh. Aty kam mësuar shumë, bëra një shkollë të dytë.

Kjo ishte puna e parë që bëje?Jo. Unë në punë jam futur 15

vjeç. Jam futur në kohën kur babi u sëmur dhe duhej të mbahej familja. Lashë shkollën e mesme dhe u futa në shkollë në Postë Telegraf si teknike pasi isha e mirë në fizikë. Shkollën e lartë e bëra më vonë pa shkëputje nga 25-deri në 30 vjeç. Në radio vazhdova deri në vitin 1990 kur dola në pension. Njëherë donin të më

largonin nga puna gjoja se kisha thënë pse nuk erdhën llambat e aparateve nga Kina. Por ishte thjesht spi-unim pasi nuk e kisha thënë kurrë. Pas prishjes me ki-nezet ne filluam të merrnim aparatura nga Hungaria. Ah si kam shpëtuar, por e drejta triumfoi.

A ishte vlerësuar babai juaj në atë sistem?

Pas çdo parade ai merrte medalje si “Naim Frashëri” etj. Ka marrë shumë Fletë-lavdërime, por nuk ka mar-rë asnjë Titull si “Artist i Merituar” apo “Mjeshtër i Madh”. Besoj se i takon.

Kë do të veçosh nga puna e babait tuaj si muzi-kant?

Babai im ishte nacional-ist. Ai iku nga Amerika se e donte shumë Shqipërinë, madje muzika vinte e dyta. U grind me vëllanë që kishte në Amerikë. Ja po veçoj një rast. Babi më tregonte se në vitet 1930 kishte ardhur

një specialist muzike nga Austria, i cili kërkoi të incizonte disa nga këngët karakteristike shqiptare. Atë e pozicionuan pranë Bandës. Ai pyeti babanë se çfarë këngësh mund ët incizonin. Babai i tha që këngët më të bukura janë ato patriotike. Dakort tha, specialisti, por ku ti incizojmë? Pastaj i thotë a ke ndonjë dhomë tën-den? Po i thotë babai, kam një dhomë poshtë kinema “17 Nëntorit”. Aty bashkë me 7 shokë i vunë dritares së vetme një batanije që të krijonte akustikë, dhe të mbyste zhurmat e jashtme dhe aty kanë incizuar 9 këngë patriotike, që unë i kam rua-jtur dhe shumëfishuar deri më sot. Janë këngë shumë të bukura, të cilat janë dhënë në radio Tirana me dhjetëra vjet me radhë. Sot unë e kam shumëfishuar.

Page 50: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 50

në Luftën e Dytë Botërore”

Çdo libër për shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore ka krijuar opinione të ndara jo vetëm në një shoqëri mjaft të politizuar si kjo e jona,por edhe në mes të historianëve. Ka qenë e mbetet ende një temë provokuese

e me ndjeshmëri të lartë. 70 vjet pasi ka mbaruar kjo Luftë, qasjet në përshkrimin e ngjarjeve dhe në interpretimin e tyre janë mjaft të diferencuara. Do të duhet ca kohë që mendjet e zemrat e një numri jo të vogël shqiptarësh të çarmatosen nga ideologjitë e kundërshtitë e saj. Historianët, për shkak të profesionit të tyre, janë më të prirur që t’u afrohen të vërtetave historike e në mënyrë më objektive. Një libër i shkruar dhe i mbështetur në dokumente, por edhe në interpretimin sa më të drejtpeshuar të tyre, ka shanse që të dhurojë dije të sakta, përtej historishkrimeve spekulative që qarkullojnë në tregun e përditshëm publik.

Një histori për Luftën e Dytë Botërore në terrenin shqiptar bart gjithnjë me vete rrezikun e keqkuptimeve e të gjykimeve sub-jektive. I thirrur nga ndërgjegjja profesionale

dhe nga detyra qytetare për të nderuar 70-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazifashist, i dhashë vetes të drejtën, por edhe mundimin që për gjithë një vit të shkruaj librin “Shqiptarët në Luftën e Dytë

Botërore”. I menduar në dy pjesë, lexuesi sot merr në dorë vetëm vëllimin e parë.

I nxitur nga kërkesa e natyrshme, e përhershme dhe objektive e rishkrimit të historisë, libri ka ambicien për të sjellë fakte, interpretime dhe analiza të reja. Arkivat shqiptare kanë ende pasuri dokumentare të pazbuluara e të pashfrytëzuara për Luftën, pa folur për arkivat e huaja, e sidomos ato të vendeve fqinje. Libri ka një numër të atillë do-kumentesh të cilat kanë ndihmuar që ngjarje të caktuara të shihen e të interpretohen në një këndvështrim të ri, ndryshe nga e kaluara, ose të qartësohen e të përforcohen gjykime që nuk kanë patur mbështetje dokumentare të mjaftueshme. Kujtimet, shënimet dhe ditarët e panjohur e të pabotuar më parë që sillen në libër jo vetëm që saktësojnë, por hedhin dritë për

të ndriçuar mjaft çështje, për të plotë-suar mangësitë, për t’u dhënë fund keqinter-pretimeve, si dhe për të sjellë në vëmendje fakte dhe ngjarje të mohuara ose të lëna në hije. Shumica e tyre as që janë ditur nga studiuesit. Ato kanë qenë tepër sekrete, të arkivuara për të mos i parë askush, veç një rreth shumë i ngushtë njerëzish që mund t’i kenë administruar ato ndër vite. Ka qenë paradoksale që mjaft ish-protagonistë të kohës së Luftës, të akuzuar e të dënuar në mënyrë publike pas saj, të shpallur madje edhe armiq të Partisë së Punës, të burgosur e të internuar, kanë shkruar e kanë dorëzuar kujtimet e shënimet e tyre. Ato kanë vulën e censurës dhe të autocensurës së kohës; nuk kanë shkruar gjithçka që kanë jetuar e menduar për ngjarjet

e për të tjerët. Por kanë vlera të pazëvendësueshme sepse kompensojnë e plotësojnë dokumentacionin arkivor për fakte, ngjarje, pikëpamje e njerëz. Me shumë interes janë kujtimet e Koço Tashkos, Ymer Dishnicës, Sadik Premtes, Ramadan Çitakut, Kristo Themelkos, shënimet e Pandi Kristos, të Alqi Kondit, të Naxhije Dumes e të tjerëve.

“ShqiptarëtArkivat shqiptare kanë ende pasuri dokumentare të pazbuluara e të pashfrytëzuara për Luftën

PRoF. PaSKaL MiLo

Page 51: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Nr. 3 - Mars 2015/ Mbrojtja 51

ndanë edhe shqiptarët. Shumica përqafoi kauzën e Kombeve të Bash-kuara, të lirisë e të vetëvendosjes së popujve. Një pakicë shqiptarësh u bashkuan me pushtuesit e vendit të tyre. Kolaboracionizmi nuk ka qenë vetëm fenomen shqiptar. U shfaq te fqinjët, në Europë e më gjerë. Kjo sigurisht nuk është dëshmi pafa-jësie. Ngjarjet shqiptare të Luftës janë vendosur edhe në një kuadër ballkanik. Influencat dhe lidhjet kanë qenë të ndërsjella, rrjedhojat diku më shumë e diku më pak të njëjta. Por shqiptarët kanë qenë më të kërcënuarit për të ardhmen e tyre.

Libri është shkruar për t’i shër-byer një rrethi sa më të

gjerë lexuesish, jo vetëm për studiuesit e historisë dhe studentët. Është një histori e rishkruar edhe për personalitetet aq shumë të debatueshme të politikës shqiptare për të cilët opinioni shq-iptar ka interes të lexojë e të gjykojë mbi baza burimore të mirëfillta doku-mentare. Për më tepër, kjo është e dobishme për të bërë dallimin midis një vepre shkencore me publicistikën politiko-historike, që më tepër u kushton vëmendje efekteve emotive të momentit e të përfitimeve

të ditës. Të shkruarit apo të rish-kruarit e historisë është një proces krijues e shkencor i mundimshëm dhe që ka specifikat e tij, vështirësitë e

Mes komunistëve e partizanëve shq-iptarë në vitet e Luftës kanë vepruar edhe të deleguarit e PKJ-së, Miladin Popoviçi, Dushan

Mugosha, Svetozar Vukmanoviç Tempo, Nijaz Dizdareviç e të tjerë, që kanë lënë kujtime e shënime të botuara, por edhe të pabotuara, për qëndrimin e tyre në Shqipëri. Ato janë shfrytëzuar e reflektuar në libër, ashtu si edhe një pjesë e mirë e letërkëmbimit të tyre me Josif Broz Titon e KQ të PKJ-së. Por për herë të parë lexuesit i jepet përmbajtja kryesore e pesë blloqeve të shëni-meve të Miladin Popoviçit për vitet 1941-1944, koha e qëndrimit të tij në Shqipëri, të cilat në mënyrë enig-matike kanë ardhur vite të shkuara dhe po me kaq fanatizëm

u ruajtën në fshehtësi të plotë në arkivin e ish-KQ të PKSH-së. Deshifrimi i këtyre shënimeve ka qenë shumë i vështirë dhe i lodhshëm dhe unë gjej rastin të falënderoj miqtë e mi që u mund-uan për t’i përkthyer. Dëshmitë historike të protagonistëve të tjerë të Luftës, të lëvizjes nacio-naliste, të Ballit Kombëtar e të Legalitetit janë shfrytëzuar pa pasur pretendimin në mënyrë shteruese. Dokumentacioni arkivor i hulumtuar në arkivat shqiptare, si dhe në ato jashtë vendit,

mbetet burimi kryesor i historishkruarjes së Luftës. Ai së bashku edhe me kujtimet e oficerëve britanikë të ndërlid-hjes, që vepruan në Shqipëri, ka nxitur reflektime e qasje të reja në theksimin e profilit nacionalist të këtyre forcave politike, në strategjinë, në orientimet dhe në taktikat e tyre.

Libri është një histori e shq-iptarëve në Luftën e Dytë Botërore, dhe jo vetëm e Shqipërisë. Për aq sa është e mundur, në kornizat e një libri të tillë, janë reflektuar edhe qëndrimet e shqiptarëve në Kosovë e në Çamëri, në emigracion, në Eu-ropë, në SHBA, në Turqi, në Egjipt, etj., ndaj fuqive ndërluftuese, ndaj zhvillimeve të brendshme në Shq-ipëri, forcave, personaliteteve e programeve politike brenda e jashtë vendit. Shqipëria dhe shqiptarët janë parë në këtë Luftë jo si një ishull i izoluar në detin e armiqësive të saj, por si një arenë ku

është reflektuar konflikti i madh i Fuqive të ndara në blloqe. U kundër-vunë Fuqitë, por për fat të keq u

kërkimit, të analizës e të përfundi-meve. Për historianët profesionistë, që pretendojnë të bëjnë shkencë, ai është një sfidë të cilën mund ta përballojnë me ndihmën e kolegëve të tyre të tjerë, historianë ose jo, që punojnë në institucionet e ad-ministrimit e të përpunimit të do-kumentacionit arkivor e të pasurisë bibliografike. Unë e kam ndier nga afër këtë mbështetje në të gjitha arkivat e bibliotekat ku kam punuar për të shkruar këtë libër. E ndiej detyrë e kënaqësi të çmoj punën e tyre të vyer për të më ofruar konsu-lencë e bashkëpunim në kërkimet e mia e t’i falënderoj për përkushtimin e durimin e tyre. Mirënjohja e parë shkon në Arkivin Qendror Shtetëror,

te drejtuesit e punonjësit e tij. Janë shumë që e meritojnë atë, por Pashku, Altini, Rizai më janë ndodhur më afër e më kanë ndihmuar me përkushtim. Është obligim t’u shfaq vlerësimin tim punonjësve të arkivave të tjera, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Forcave të Ar-matosura e të Institutit të His-torisë të QSA-së. Falënderime të veçanta shkojnë për kolegët e Arkivit të Kosovës në Prishtinë, që më krijuan me shumë respekt kushte për të kryer punën time kërkimore. Nuk mund të lë pa përmendur gatishmërinë e anga-zhimin profesional e miqësor të punonjësve të

Bibliotekës Kombëtare, e veça-nërisht të kolegut tim, Maks Gjinaj. Për librin kam patur nderin të kem bashkëbisedim me profesorin tim të respektuar, Kristo Frashërin, disa sugjerime të të cilit për strukturën e aspekte të përmbajtjes janë marrë në konsideratë. Sipërmarrja ime më e fundit shkencore nuk do të mund të përfundonte në kohën dhe cilësinë e duhur pa ndihmesën e dy prej bash-këpunëtorëve më të afërt, Andriola Kambos, që më ka ndihmuar me pro-fesionalizëm në kërkimin shkencor arkivor dhe Skënder Nazaj që ka kry-er të gjithë parapërgatitjen teknike të librit. Shpresoj që ky libër të jetë një kontribut shkencor në shkrimin e rishkrimin e historisë shqiptare, e aq më tepër asaj të Luftës së Dytë Botërore, krahas gjithë kontributeve të kolegëve të tjerë historianë. Do të jem në pritje të çdo vlerësimi kritik e të çdo sugjerimi me baza shkencore për të plotësuar mangësi ose për të saktësuar përfundimet e arritura në këtë libër.

Page 52: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja fileOrgan Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 83-të i botimit Nr. 03 Mbrojtja Razije MehMeti Kolonelja që “menaxhon”

Mbrojtja / Nr. 3 - Mars 2015 52

R evistaMbrojtja

Qendra e Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit

R evistaMbrojtja

R evistaMbrojtja

R evistaMbrojtja

R evistaMbrojtja

R evistaMbrojtja