botim qendror i ministrisë së mbrojtjes e premte, 25 maj 2012 · ne qendër të punimeve të...

16
Gjeneralbrigade Dushku në Brigadën Logjistike, në fokus Qendra e Menaxhimit të Materialeve www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] E premte, 25 maj 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 21 (8122) USHTRIA Në punimet e Samitit të Çikagos, ishte i pranishëm dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami Shqipëria në Samitin e 25-të të NATO-s, Berisha takon Obamën dhe Rasmussen Kryeministri në mbledhjen e Këshillit të Ministrave: Samiti i Çikagos ishte një sukses i vërtetë. Në Afganistan Shqipëria do të kontribuojë jo vetëm vlerën monetare por MASH duhet që të koordinojë me Ministrinë e Arsimit të Afganistanit sjelljen e studentëve afganë për studime në Shqipëri pasi jemi gati të akordojmë deri në 100 bursa në degë të ndryshëm të fakulteteve tona për këtë vend mik, si dhe zotimi ynë është gjithnjë në fuqi për ndërtimin e 8 shkollave të kategorive të ndryshme në këtë vend Liderët e NATO përfunduan një takim vendimtar në Çikago, më 21 maj, duke marrë vendime kyçe mbi të ardhmen e angazhimeve të Aleancës në Afganistan, kapacitetet ushtarake dhe partneritetet në mbarë botën Samiti i Çikagos, NATO arrin objektivat SPITALI QENDROR UNIVERSITAR PRET TË GJITHA URGJENCAT. HUMANIZËM DHE PËRKUSHTIM I LARTË I PERSONELIT MJEKËSOR TË SUQU FËMIJËT ARTISTË TË QKMBM INTERPRETOJNË NË DITËN KOMBËTARE TË FËMIJËVE JETIMË Efektiva të Forcave të Armatosura vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar faqe 14 Aksidenti i Himarës, FA angazhim maksimal, Imami viziton të plagosurit në Spitalin Ushtarak faqe 8-9 faqe 6-7 KSK, miraton ndryshimin e ligjit “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror” MISIONI VIZITA Përfundon misioni i parë paqeruajtës i Policisë së Shtetit në kuadrin e NATO-s, në Afganistan “Për Flamur. Nderimi djathtas” KOMISIONII I SIGURISË KOMBËTARE Vendimi është miratuar në mënyrë unanime dhe me konsensus, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare DITA E GJATË E GJENERAL VIKTOR BERDO faqe 2 faqe 11 faqe 10 faqe 8-9 Forcat e Armatosura kanë pasur një angazhim maksimal në operacionin për shpëtimin e të ak- sidentuarve në Himarë 486 forca, nga të cilat 25 personel shëndetësor, 32 mjete transporti, nga të cilat 15 autoambulanca, 3 helikopterë të cilët kanë transportuar në Spitalin Ushtarak 10 të plagosur, janë shoqëruar dhe transportuar nga Himara në Vlorë 11 të plagosur dhe 11 viktima. Janë paraqitur për të dhuruar gjak në ndihmë të studenteve të plagosura 372 ushtarakë Kjo qendër është truri që menaxhon vlerat materiale të Forcave të Armatosura faqe 3-5 Forcat Tokësore kolona vertebrale e Forcave të Armatosura Aktivitei u realizua për “Ditën Ndërkom- bëtare të Muzeve” në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të FA

Upload: others

Post on 28-Oct-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 2012 1

Gjeneralbrigade Dushku në Brigadën Logjistike, në fokus Qendra e Menaxhimit të Materialeve

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

E premte, 25 maj 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 21 (8122)

ushtriaNë punimet e Samitit të Çikagos, ishte i pranishëm dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami

Shqipëria në Samitin e 25-të të NATO-s, Berisha takon Obamën dhe Rasmussen

Kryeministri në mbledhjen e Këshillit të Ministrave: Samiti i Çikagos ishte një sukses i vërtetë. Në Afganistan Shqipëria do të kontribuojë jo vetëm vlerën monetare por MASH duhet që të koordinojë me Ministrinë e Arsimit të Afganistanit sjelljen e

studentëve afganë për studime në Shqipëri pasi jemi gati të akordojmë deri në 100 bursa në degë të ndryshëm të fakulteteve tona për këtë vend mik, si dhe zotimi ynë është gjithnjë në fuqi për ndërtimin e 8 shkollave të kategorive të ndryshme në këtë vend

Liderët e NATO përfunduan një takim vendimtar në Çikago, më 21 maj, duke marrë vendime kyçe mbi të ardhmen e angazhimeve të Aleancës në Afganistan, kapacitetet ushtarake dhe partneritetet në mbarë botën

samiti i Çikagos, NatO arrin objektivat

Spitali QENdror UNiVErSitar prEt të gjitha UrgjENcat. hUmaNizëm dhE përkUShtim i lartë i pErSoNElit mjEkëSor të SUQU Fëmijët artistë të QKmBm interpretojnë në Ditën KomBëtare të Fëmijëve jetimë

Efektiva të Forcave të armatosura vizitojnë Muzeun historik Kombëtar

faqe 14

Aksidenti i Himarës, FA angazhim maksimal, Imami viziton të plagosurit në Spitalin Ushtarak

faqe 8-9 faqe 6-7

KSK, miraton ndryshimin e ligjit “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen

e kufirit shtetëror”

misioni

vizita

Përfundon misioni i parë paqeruajtës i Policisë së shtetit në kuadrin

e NatO-s, në afganistan

“Për Flamur. Nderimi djathtas”

KoMisionii i sigurisë KoMBëtare

Vendimi është miratuar në mënyrë unanime dhe me konsensus, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare

Dita e gjatë e gjeneral ViKtor BerDo

faqe 2

faqe 11

faqe 10

faqe 8-9

Forcat e Armatosura kanë pasur një angazhim maksimal në operacionin për shpëtimin e të ak-sidentuarve në Himarë 486 forca, nga të cilat 25 personel shëndetësor, 32 mjete transporti, nga të cilat 15 autoambulanca, 3 helikopterë të cilët kanë transportuar në Spitalin Ushtarak 10 të plagosur, janë shoqëruar dhe transportuar nga Himara në Vlorë 11 të plagosur dhe 11 viktima. Janë paraqitur për të dhuruar gjak në ndihmë të studenteve të plagosura 372 ushtarakë

Kjo qendër është truri që menaxhon vlerat materiale të Forcave të Armatosura

faqe 3-5

Forcat Tokësore kolona vertebrale e Forcave të Armatosura

Aktivitei u realizua për “Ditën Ndërkom-bëtare të Muzeve” në kuadër të 100-vjetorit të

Pavarësisë dhe krijimit të FA

Page 2: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 20122 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

KSK, miraton ndryshimin e ligjit “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”

Për të diskutuar mbi këtë projektligj, si dhe për të marrë mendime më të spe-cializuara në lidhje me

ndryshimet e ligjit ekzistues të miratuar në vitin 2008 në Kuvendin e Shqipërisë, veç deputetëve, anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kom-bëtare, ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, minis-tri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar në mënyrë unanime dhe me konsensus, kërkesën e propo-zuar nga deputetët e Partisë Social-iste, në lidhje me një ndryshim në Ligjin Nr. 9861, datë 24. 01. 2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, ndryshim i cili ishte miratuar para dy ditësh edhe në Komisionin për Çështjet Lig-jore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Për të diskutuar mbi këtë projektligj, si dhe për të marrë mendime më të specializuara në lidhje me ndryshimet e ligjit ekzistues të miratuar në vitin 2008 në Kuvendin e Shqipërisë, veç de-putetëve, anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ishin të pran-ishëm ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Nis-hani. Ligji ekzistues “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror” i paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë si projektligj më 24 janar të 2008 mori miratimin e deputetëve dhe hyri në fuqi në datën 1 mars të vitit 2008. Por, sipas deputetëve socialistë, në Ligjin Nr. 9861, datë 24. 01. 2008, nuk ka asnjë nen që të lidhet me ujërat territoriale, ndërsa lidhur me kufirin në përgjithësi ka vetëm një nen (neni 3), sipas të cilit: “Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë

Gjatë diskutimit të këtij projektligji në Komisionin e Ligjeve, Ministria e Brendshme e ka vlerësuar projektligjin në fjalë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionin tjetër që ka lidhje me të. Po kështu

edhe në aspektin procedurial, shqyrtimi i projektligjit është në përputhje me procedurat ligjvënëse, të përcaktuara në rregulloren e Kuvendit. Edhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar dhe i ka parë me seriozitet mendimet dhe sipas ekspertëve të saj nevojitet një ekspertizë ligjore dhe teknike e teknicientëve të Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht të

Forcave Detare. Parimisht Ministria e Mbrojtjes është dakord me propozimin e Ministrisë së Brendshme...

është i vendosur dhe rregullohet në bazë të marrëveshjeve ndërkom-bëtare të ratifikuara nga Kuvendi, si dhe të traktateve dypalëshe apo shumëpalëshe të lidhura me vendet e tjera”. Në gjykimin e deputetëve që kërkonin ndryshimin e këtij ligji, një përcaktim i tillë krijon pasoja të rënda për integritetin territorial të Shqipërisë, pasi me shfuqizimin e Ligjit Nr. 8771, të vitit 2001 në tërësi dhe në mënyrë të veçantë shfuqiz-imin e nenit 3 të tij, Shqipëria ka shfuqizuar vijën e drejtë bazë të Re-publikës së Shqipërisë, koordinatat e të cilës përcaktoheshin nga ky nen. Konventa e OKB “Mbi të Drejtën e Detit 1982 (UNCLOS 1982)”,

përcakton se vija bazë e një shteti bregdetar publikohet pa nevojën e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe depozitohet te Sekretari i Përgjith-shëm i OKB. Republika e Shqipërisë, pavarësisht se ka ratifikuar NNCLOS 1982, nuk ka vijë bazë të miratuar, pasi Ligji Nr. 9861, datë 24.01.2008 ka shfuqizuar Ligjin Nr. 8771, datë 19. 04. 2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”. Sipas nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, z. Ilir Gjoni, fryma konsensuale për miratimin e këtij projektligji i hap rrugë miratimit të tij në një nga seancat e ardhshme plenare. Propozimi ynë për të lënë në fuqi vetëm nenin 3, të Ligjit Nr. 8771 të vitit 2001, ka vijuar

Vendimi është miratuar në mënyrë unanime dhe me konsensus, në Komisioni i Sigurisë Kombëtare

më tej z. Gjoni, erdhi pas konsultimeve dhe si rezultat i propozimeve të min-istrit të Brendshëm, z. Nishani dhe me miratimin edhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. Gjatë diskutimit të këtij projektligji në Komisionin e Ligjeve, Ministria e Brendshme e ka vlerësuar projektligjin në fjalë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionin tjetër që ka lidhje me të. Po kështu edhe në aspektin proce-durial, shqyrtimi i projektligjit është në përputhje me procedurat ligjvënëse, të përcaktuara në rregulloren e Kuvendit. Edhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar dhe i ka parë me seriozitet mendimet dhe sipas ekspertëve të

saj nevojitet një ekspertizë ligjore dhe teknike e teknicienëve të Min-istrisë së Mbrojtjes, konkretisht të Forcave Detare. Parimisht Ministria e Mbrojtjes është dakord me propoz-imin e Ministrisë së Brendshme. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme ka ndarë të njëjtin mendim dhe qën-drim me Ministrinë e Brendshme, përsa i përket propozimit të projek-tligjit. Në përfundim Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi unani-misht ndryshimet në Ligjin Nr. 9861, datë 24. 01. 2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror” dhe ky projektligj do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë miratimin e plotë nga Kuvendi.

Page 3: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 2012 3

Samiti i Çikago-s, Berisha takohet me Obamën dhe kreun e NATO-s Rasmussen

zyrtare

Kryeministri Berisha ishte në Çikago (SHBA), ku mori pjesë në Samitin e 25-të të Aleancës së Atlantikut të

Veriut (NATO), që u zhvillua nga datat 20 dhe 21 maj, në nivel të kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Në përbërje të delegacionit shqiptar në punimet e Samitit ishte dhe zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA të RSH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi.

Samiti i Çikagos synonte balan-cimin e arritjeve të Samitit të Lisbonës, me fokus veçanërisht tek zhvillimi i kapaciteteve kritike të përbashkëta të Aleancës. Në samit u përshëndet arritja e konsensusit për Rishikimin e Kapac-iteteve të Mbrojtjes dhe Deterrencës, Mbrojtjen Raketore, Vëzhgimin e Për-bashkët të Hapësirës, dhe Kapacitetet e Përkohshme të Mbrojtjes Raketore. Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e shteteve duke i hapur rrugë implementimit të vizionit të Aleancës për Forcat e NATO 2012. Punimet u fokusuan gjithashtu tek domosdoshmëria e vënies në jetë të politikave të planifikimit dhe mbrojtjes së NATO, dhe zhvillimi i mëtejshëm i projekteve të Mbrojtjes Inteligjente, si një domosdoshmëri për të balanc-uar burimet financiare me zhvillimin e kapaciteteve. Gjithashtu u diskutua edhe domosdoshmëria e trajnimit dhe stërvitjes së përbashkët të Forcave të Armatosura, certifikimi i përbashkët i tyre dhe specializimi i tyre në funk-sione të veçanta e prioritare. Një tjetër pikë e rëndësishme ishte edhe vizioni i Aleancës për rindërtimin e Afganistanit, dhe rolin e NATO për periudhën pas vitit 2014 në Afganistan. Në diskutim u përfshinë edhe vendet partnere të NATO në Afganistan, si edhe presi-denti i Afganistanit Hamid Karzai. Të gjithë mbështetën iniciativën për një partneritet strategjik mes NATO dhe Afganistanit, dhe në këtë kontekst angazhimin afatgjatë të Aleancës dhe partnerëve atje, duke vënë theksin në rindërtimin e vendit, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Samiti i dedikoi një seancë të veçantë vendeve partnere të NATO që i përkasin Iniciativës së Stambollit dhe Dialogut të Mesdheut, duke theksuar domosdoshmërinë e rritjes së fushave të veprimit me partnerët në kuadër të bashkëpunimit për sigurinë. Ud-

Kryeministri Berisha: Samiti i Çikagos ishte një sukses i vërtetë. Në Afganistan Shqipëria do të kontribuojë jo vetëm vlerën monetare por MASH duhet që të koordinojë me Ministrinë e Arsimit të Afganistanit sjelljen e studentëve afganë për studime në Shqipëri pasi jemi gati të akordojmë deri në 100 bursa në degë të ndryshëm të fakulteteve tona për këtë vend mik, si dhe zotimi ynë është gjithnjë në fuqi për ndërtimin e 8 shkollave të kategorive të ndryshme në këtë vend

hëheqësit e vendeve anëtare të NATO rikonfirmuan mbështetjen për politikën e dyerve të hapura.Berisha takohet Obamën, rassmusen dhe lider të tjerë

Kryeministri Sali Berisha gjatё pritjes zyrtare të kryetarëve tё shteteve dhe qeverive, nё McCormick Place u takua me Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe Presidenti i SHBA-sё Barack Obama. Samiti i 25-të i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), i cili u zhvillua në Çikago, SHBA i nisi punimet të dielën. Përpara nisjes së punimeve të Samitit Kryeministri Berisha mori pjesë në pritjen zyrtare të kryetarëve tё shteteve dhe qeverive, nё McCormick Place, nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe mikpritësi i Samitit Presidenti i SHBA-sё Barack Obama. Mё pas, kryeministri Berisha mori pjesë nё sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Para nisjes së tij, u përkujtuan me njё ceremoni ushtarake dhe një minutë heshtje ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës, gjatë operacioneve të Aleancës një prej të cilëve është edhe kapiten Feti Vogli. Mbledhja e NAC u hap me fjalën e Sekretarit tё Përgjithshëm tё NATO-s Rasmussen dhe fjalën pёrshёndetёse tё Presidentit Obama. Kryeministri Berisha informoi të mërkurën dje në mbledhjen e qeverisë lidhur me Samitin e 25-të të NATO-s, i cili u zhvillua në Çikago të SHBA-ve, nën drejtimin e Presidentit amerikan Barack Obama dhe Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe me pjesë-marrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Duke folur mbi zhvillimet e këtij samiti, Kryeministri u shpreh: - “Në datën 20 dhe 21 maj, në Çikago

, një nga qendrat më të rëndësishme të ekonomisë, zhvillimit në tërësi të ShBA-ve por edhe të botës u zhvillua samiti i Aleancës së Atlantikut. Ky ishte samitit i dytë ku Shqipëria mer-rte pjesë si një vend anëtar i NATO-s. Samitit u drejtua nga presidenti Barack Obama dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut Anders Fogh Rasmussen. Në Samit u diskutuan çështje madhore, si çështjet e aftësive të Aleancës në kushtet e krizës globale dhe mbrojtja inteligjente, u diskutuan dhe u vendos për mbrojtjen antiraketë. U diskutua gjerësisht mbi Afganistanin, dorëzimin nga ana e trupave të NATO-s të çështjeve të sigurisë, forcave afgane të sigurisë, brenda vitit 2014 dhe pro-jekte për të mbështetur këtë vend në mënyrë të vendosur që të ndërtojë, të konsolidojë shoqërinë e lirë, ekonominë e tregut, sistemin demokratik”. Më tej kreu i ekzekutivit shtoi se: - “Krahas pjesëmarrjes së të gjithë përfaqësuesve më të lartë të vendeve anëtare te NATO-s në një seancë të veçantë merrnin pjesë rreth 60 kryetarë shtetesh dhe drejtues institucionesh, që nga Sekretari i Përgjith-shëm i OKB-së, Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe Presi-denti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy. Pra në këtë seancë u diskutua gjerësisht për bashkëpunimin e vendeve aleate e vendeve partnere në mbështetjeje të Afganistanit. Samiti i Çikagos ishte një sukses i vërtetë dhe aty spikati një përgatitje e shkëlqyer, një drejtim shumë kompetent dhe parapërgatitje e madhe. Mund të them se në të gjithë vendimet madhore dominoi tërësisht fryma e kon-sensusit. Dokumentet kryesorë të Samitit u miratuan me konsensus të plotë. Orga-nizmi i samiti ishte i përsosur, mikpritja e presidenti Obama dhe qeverisë së tij ishte e shkëlqyer. Gjatë qëndrimit në

Samit në darkën e shtruar nga Presidenti Obama u diskutua gjerësisht mbi Af-ganistanin. Në këtë darkë mora fjalën dhe shpreha vendosmërinë e Shqipërisë për të mbështetur Aleancën dhe për të qëndruar në Afganistan për aq kohë sa Aleanca e Atlantikut të Veriut të qëndrojë në këtë vend dhe se Shqipëria do të jetë një nga ato vende, që në rast se lipset, edhe pas viti 2014 do të ketë prezencën e saj në ato forma që të jetë e përshtatshme dhe që do të kërkohet, qoftë në kuadrin e Aleancës, qoftë dhe ne bashkëpunim direkt me SHBA-të. Në dokumentet e Samitit, ka një pasazh të tërë për rajonin, vlerësimet pozitive për zhvillimet në rajon, sikundër sanksionohet pasi vlerësohet dialogu i Kosovës me Serbinë, sanksionohet per-spektiva e qartë euroatlantike e rajonit, dhe ky është një inkurajim i madh për të gjitha vendet e rajonit, të cilët aspirojnë të shohin veten e tyre anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në debatin e gjerë që u zhvillua për mbështetjen e Afganistanit mund të them se në këtë debat u shpreh gatishmëria e madhe për të ndihmuar këtë vend në të gjitha aspektet edhe pas vitit 2014”. “Shq-ipëria ka marrë një angazhim për një ndihmë, të cilën ne do ta rrisim dhe do të përpiqemi që ndihma ndaj këtij vendi të jetë, jo vetëm në vlerën monetare prej 1 milion dollarësh nga viti 2014 e tutje, por përveç kësaj do të ketë ndihmë të tjera. Ministria e Arsimit duhet që të koordinojë me Ministrinë e arsimit të Afganistanit sjelljen e studentëve afganë për studime në Shqipëri. Ne jemi të gatshëm të akordojmë deri në 100 bursa në degë të ndryshëm të fakulteteve tona për këtë vend mik, si dhe zotimi ynë është gjithnjë në fuqi për ndërtimin e 8 shkollave të kategorive të ndryshme në këtë vend. Në rast se ne, për shkak të mungesës së infrastrukturës se e kemi

të vështirë ta zbatojmë këtë vendim, ne duhet ti kërkojmë vendeve aleate dhe mike që në bashkëpunim me to të mund të përmbushim detyrimin tonë. Ministria e mbrojtjes duhet të shqyr-tojë të gjithë mundësitë e ndihmës që ne i kemi dhënë përpara, por duhet të vazhdojmë ti japim këtij vendi mik në materiale ushtarake për të cilat ai ka nevojë” – tha z.Berisha.

Më tej në vijim të informimit rreth Samitit të Cikagos kreu i ekzekutivit shqiptar shtoi se: - “Gjatë qëndrimit ishte një rast shumë i veçantë për tu takuar dhe shkëmbyer mendime me udhëheqësit e vendeve aleate dhe vendeve të tjera partnere, si me Presidentin Obama e Kancelaren Merkel. Një bisedë të përzemërt pata me presidentin Fransua Holande, i cili tregoi mjaft interes për zhvillimet në Shqipëri, me kryeministrin Cameron , me kryeministrin Monti, me presidentin Van Rompuy, me presidentin Barroso, me lider të rajoni dhe pothuaj të gjithë të pranishmit në këtë samit. Samiti kishte edhe një seancë tjetër me vendet partnere, të cilën u detyrova ta ndërpres për shkak të aksidentit që ndodhi, por në tërësi ai ishte një samit i një rëndësie shumë të madhe, i vendimeve me vlerë të veçantë për Aleancën, përshtatjen e saj në kushtet e kësaj krize dhe ven-dosmërinë e madh të vendeve anëtare për konsolidimin e mëtejshëm të Aleancës, për thellimin e mëtejshëm të proceseve integruese brenda Aleancës, të cilat do të lejojnë të realizohet mbrojtja inteligjente me shpenzimet më të pakta, por me një bashkërendim më të mirë të fondeve dhe burimeve që të arrihet një mbrojtje e sigurt”. “Me sistemet e reja të radarëve dhe mbrojtjes antiraketë të garantohet një siguri e shkallës maksimale për hapësirën e Aleancës së Atlantikut të Veriut. U theksua se Aleanca mbetet e hapur për bashkëpunimin me Rusinë në këtë fushë, sikundër mbështetja për Afganistanin mendoj se ishte e niveleve më të larta se asnjëherë tjetër. Presidenti Obama theksoi në Samit se ka një konsensus global mbi rëndësinë jetike për paqen dhe stabilitetin në botë, paqja, siguria dhe stabiliteti në Afganistan. Pra, samiti i mbylli punimet me sukses të plotë dhe unë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë presidenti Obama qeverisë së SHBA-ve, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Rassmussen dhe drej-tuesve të tjerë të Aleancës në Bruk-sel, për organizimin e shkëlqyer, mikpritjen e përsosur dhe suksesin e madh të vërtetë të këtij Samiti” – përfundoi fjalën e tij rreth Samitit të 25 të NATO-s që u zhvillua në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga 20-21 maj 2012.

Në punimet e Samitit të 25-të të NATO-s mori pjesë dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami

mina hYsa

Page 4: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 20124 samiti

Udhëheqësit e NATO-s u mblodhën në Çikago nga datat 20-21 maj për Samitin që do t’i krijojë Aleancës

mundësinë për të zgjidhur sfidat e së ardhmes. “Ne jemi mbledhur këtu në Çikago për një samit të rëndësishëm në një kohë vendimtare. Ne do të marrim vendime të rëndësishëm për sigurinë e Amerikës së Veriut, Evropën dhe për të ardhmen e Aleancës sonë”, i tha shtypit përpara takimit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Samiti mori vendime të rëndësishëm për misionin e NATO-s në Afganistan, ISAF, aftësitë ushtarake dhe marrëdhëniet e NATO-s me partnerët e saj globalë. Seanca e parë e samitit, ditën e diel, u përqendrua në përmirësimin e ruajtjen e aftësive të mbrojtjes e sigurisë, në kohëra të vështira ekonomike. “Sot, ne do të përqendrohemi në sigurinë në kohën e një periudhe të ashpër. Ne do të sigurojmë që Aleanca ka aftësitë për t’u marrë me sfidat e sigurisë të së ardhmes edhe ndërkohë që ne po trajtojmë sfidat ekonomike të së tashmes. Sfidat e sotme të sigurisë janë globale dhe për to duhen zgjidhje globale. Kjo është arsyeja pse NATO do ta vazhdojë bashkëpunimin me partnerët nëpër botë. Ne do të ndër-tojmë mbi arritjet tona, kështu mund të garantojmë më shumë siguri për të ardhmen”, tha Rasmussen. samiti i NatO-s në Çikago përmbush qëllimet e tij

Udhëheqësit e NATO-s përfunduan samitin vendimtar në Çikago më 21 maj dhe morën vendime kryesore mbi angazhimin e ardhshëm të Aleancës në Afganistan, aftësitë ushtarake dhe partneritetet në mbarë botën. “Ne erd-hëm në Çikago për tre qëllime kryesore dhe i përmbushëm ato. Ne u fokusuam mbi të ardhmen e Afganistanit. Ne vendosëm të investojmë në mënyrë të zgjuar në mbrojtjen tonë edhe në këto kohëra të vështira si dhe u angazhuam me partnerët tanë në mbarë botën për t’u përballur me sfidat e shekullit XXI”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen pas takimit dy ditor në Çikago. Ai foli pas seancës për-fundimtare të samitit, një takim i veçantë me 13 vende partnerë nga mbarë bota, i cili kohët e fundit ka dhënë një kontribut të veçantë politik, operativ e financiar në operacionet e udhëhequr nga NATO. “Të gjithë partnerët tanë ndajnë dëshirën e NATO-s për të ndërtuar sigurinë dhe ato kontribuojnë në punën tonë në mënyra të ndryshme. Ne i falënderojmë ata për mbështetjen e tyre të vlefshme, angazhimin e njohuritë e tyre”, tha Rasmussen. NATO është e angazhuar për ndërtimin e sigurisë bashkëpunuese me partnerët si dhe gjetjen e zgjidhjeve globale për problemet globalë. Samiti përcaktoi një strategji për të përfunduar tranzicionin e përgjegjësisë së sigurisë tek forcat afgane deri në fund të vitit 2014 si dhe një angazhim të fortë në mbështetjen e forcave afgane pas kësaj

Samiti i 25-të, NATO arrin objektivat

date. “Ne ramë dakord se ka potencial të madh për të rritur dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik. Në Çikago, ne hartuam kursin për të përfunduar misionin tonë aktual në Afganistan dhe bëmë të qartë angazhimin tonë kolektiv për një Afganistan të qëndrueshëm e të sigurt, së bashku me partneret tanë afganë dhe bashkësinë ndërkombëtare si një e tërë”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Udhëheqësit e Aleancës ranë dakord që NATO është e gatshme për të punuar drejt krijimit me kërkesë të qeverisë së Republikës Islame afgane, një mision i ri përtej vitit 2014 në Afganistan, për të trajnuar, këshilluar e asistuar forcat afgane. Ky nuk do të jetë një mision luftimi. Gjithashtu, udhëheqësit morën një sërë vendimesh të hartuar për të siguruar se Aleanca do të mbetet e aftë për trajtimin e plotë të sfidave të sigurisë edhe në kohërat e kursimit ekonomik. Ata shprehën vlerësimin e tyre për mikpritjen bujare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, popullit e qytetit të Çikagos. “Në Çikago, ne ramë dakord të zbatojmë një kulturë të ripërtërirë bashkëpunimin në mënyrë që kombet të arrijnë së bashku atë që nuk mund të arrijnë vetëm. Ne e vumë atë në praktikë duke rënë dakord mbi projekte të cilët do të ofrojnë kapacitetet për të cilat kemi nevojë, me një çmim që mund ta përballojmë. Çikago është i famshëm për të bërë gjëra të mëdha. Ju keni organizuar samitin më të madh në historinë e NATO-s dhe e keni bërë atë me një stil të madh. Vendimet që ne morën në Çikago do të forcojnë lidhjen jetike midis Amerikës së Veriut dhe Eu-ropës si dhe do të forcojnë NATO-n në vitet e ardhshme”, tha Rasmussen.samiti i Çikagos mesazh të fortë angazhimit në afganistan

Krerë nga 28 vende vende të NATO-s dhe 22 partnerëve të vendeve së koalicionit të ISAF-it i dhanë një anga-zhim të qartë e afatgjatë Afganistanit në

mbështetjen e forcave afgane të sigurisë kombëtare, pasi përfundimit së misionit të ISAF-it të udhëhequr nga NATO në vitin 2014. Sipas planit strategjik të NATO-s mbi Afganistanin, krerët e shteteve vendosën për një mision të ri të udhëhequr nga NATO, i cili do të përqendrohet në trajnimin, këshillimin e ndihmën ndaj forcave afgane, pasi ato të kenë marrë përsipër përgjegjësinë e plotë të sigurisë në të gjithë vendon deri në fund të vitit 2014. Ky vendim u mor me ftesë të qeverisë afgane. Rasmussen tha se ky nuk do të jetë misioni i ISAF-it nën një emër tjetër, por do të jetë një mision i ri, me një rol të ri për NATO-n. Me 50 kombet që përbëjnë koalicionin e ISAF-it u bashkua dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, udhëheqës nga Rusia, Japonia, Pakistani, Azia Qendrore dhe partnerë kryesorë të komunitetit ndërkombëtar nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Prania e këtyre

60 udhëheqësve dhe e zyrtarëve të lartë demonstruan forcën dhe mbështetjen e thellë ndërkombëtare për stabilitetin e Afganistanit në vitet e ardhshëm. Aleatët e partnerët përforcuan këtë vendim me angazhimin për të mbështetur finan-ciarisht qëndrueshmërinë afatgjatë të forcave afgane të sigurisë kombëtare, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë ndërkombëtare.

Përgjegjësia për të kontribuar financimin e kësaj përpjekjeje është e të gjithë komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi dhe NATO i bën thir-rje komunitetit ndërkombëtar të luajë rolin e tij. “Ky është një investim në sigurinë tonë, për të ruajtur ato që kemi arritur së bashku”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Forcat afgane do të ar-rijnë fuqinë e tyre të plotë prej 352.000 përpara afatit të caktuar në tetor. Ven-dimi për të reduktuar gradualisht këto forca në nivel të qëndrueshëm do të

merret pasi të ketë përfunduar procesi i tranzicionit, në fund të vitit 2014. Ai do të bazohet në një vlerësim të situ-atës së sigurisë dhe aftësisë së forcave afgane dhe do të merret së bashku me partnerët afganë.

Samiti gjithashtu u pajtua për fazën e ardhshme të angazhimit NATO-ISAF në Afganistan. Progres i rëndësishëm është bërë që nga samiti i Lisbonës në nëntor të vitit 2010. Rebelimi është nën presion si kurrë më parë dhe forcat afgane të sigurisë po rrisin forcën e besimin. Ato po marrin një udhëheqje më të madhe dhe nga mesi i vitit 2013 do të sigurojnë kryesimin për sigurinë në të gjithë vendin, duke lejuar që forcat e ISAF-it të zhvendosen nga operacionet luftarake e të marrin një rol mbështetës. Ishte një marrëveshje e gjerë që forcat afgane të sigurisë janë në rrugën e duhur për të marrë përgjegjësinë e plotë të sigurisë në të gjithë vendin deri në fund të vitit 2014. Ndërkohë që forcat afgane marrin më shumë përgjegjësi, forcat e ISAF-it mund të tërhiqen gradualisht e me përgjegjësi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s njohu hapat e ndërmarrë nga Rusia, Republika e Kirgistanit, Uzbekistanit dhe Kazakistanit për të lehtësuar kalimin transit të ngarkesave të ISAF-it. Ai theksoi se vlerëson an-gazhimin e Pakistanit për të mbështetur përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare në promovimin e paqes e stabilitetit në Afganistan. Gjithashtu edhe qeveria afgane po luan rolin e saj. Në një deklaratë të përbashkët me NATO-n e ISAF-in, qeveria afgane konfirmoi angazhimin e saj për një shoqëri të qëndrueshme e demokratike, të ba-zuar në sundimin e ligjit e qeverisjes më të mirë. Kjo përfshin nevojën për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut për të gjithë afganët, duke përfshirë edhe gratë. “Nga një Afganistan i begatë, i begatë dhe i qëndrueshëm do të përfitojë i gjithë rajoni e më gjerë.

Liderët e NATO përfunduan një takim vendimtar në Çikago, më 21 maj, duke marrë vendime kyçe mbi të ard-hmen e angazhimeve të Aleancës në Afganistan, kapacitetet ushtarake dhe partneritetet në mbarë botën

alba musaraj

Page 5: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 2012 5samiti

Akoma ka ende shumë sfida, por ne jemi të vendosur që të vazhdojmë përpara e të kemi sukses dhe në bazë të këtyre diskutimeve, jam i sigurt se do t’ ja dalim mbanë”, tha Rasmussen. Ndër të tjera, në deklaratën e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut u tha se NATO e BE-ja ndajnë vlera të përbashkëta e interesa strat-egjikë. BE-ja është një partner unik e thelbësor për NATO-n. Forcimi i këtij partneriteti strategjik, siç u ra dakord nga këto dy organizata në Konceptin Strategjik, është mjaft i rëndësishëm në mjedisin e tanishëm të ashpër ekonomik. NATO e BE-ja duhet të vazhdojnë të punojnë për të rritur bashkëpunimin praktik në operacionet, zgjerimin e konsultimeve politike dhe zhvillimin e aftësive. NATO e BE-ja po punojnë krah për krah në opera-cionet e menaxhimit të krizave dhe në veçanti në Afganistan, Kosovë si dhe në luftën kundër piraterisë. NATO njeh rëndësinë e një mbrojtjeje të fortë e të aftë evropiane. Për një partneritet strategjik midis NATO-s e BE-së, përfshirja e plotë e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, është thelbësore. Në këtë kontekst, NATO do të punojë ngushtë me BE-në, siç është rënë dakord, për të siguruar se Mbrojtja e Zgjuar dhe iniciativat e ndarjes e grum-bullimit të BE-së janë komplementare dhe reciprokisht përforcuese. NATO i mirëpret përpjekjet kombëtare nga aleatët evropianë e partnerët në këto fusha e të tjera. Gjithashtu, krerët e shteteve e qeverive të vendeve të At-lantikut Verior, inkurajuan Sekretarin e Përgjithshëm të vazhdojë dialogun e tij me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, me qëllim që bashkëpunimi të jetë më efektiv dhe të raportohet në Këshill në kohë për samitin e ardhshëm. Ballkanit Perëndimor

Aleanca vazhdon të jetë plotësisht e angazhuar në stabilitetin e sigurinë e rajonit strategjikisht të rëndësishëm, Ballkanit. Ajo përsëriti mbështetjen e plotë për KFOR-in, i cili vazhdon të veprojë me kujdes, në mënyrë të ven-dosur e të paanshme, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara, të përcaktuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit (UNSCR) 1244. KFOR-i do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e një Kosove paqësore, të qëndrueshme dhe shumetnike. Ai gjithashtu do të vazhdojë të kontribuojë për ruajtjen e lirisë së lëvizjes dhe sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë popullin e Kosovës, në

bashkëpunim me të gjithë aktorët relevantë, duke përfshirë Misionin e Rregullit të Ligjit të BE-së në Kosovë (EULEX) dhe Përfaqësimin e Veçantë të BE-së dhe autoritetet e Kosovës. Kombet mirëpresin progresin e bërë në Zhvillimin e Forcës të Sigurisë së Kosovës, nën mbikëqyrjen e NATO-s dhe e përgëzuan atë për gatishmërinë e aftësinë e saj në zbatimin e detyrave të sigurisë e përgjegjësisë. Kombet i bënë thirrje Serbisë për të mbështetur përpjekjet e mëtejshme në drejtim të konsolidimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ata i nxitën të gjitha palët e interesuara të bashkëpunojnë plotë-sisht me KFOR-in dhe EULEX-in në ekzekutimin e mandateve të tyre për-katës, për të cilat liria e pakushtëzuar e lëvizjes është mjaft e rëndësishme. Ata i bën thirrje Beogradit dhe Prishtinës të përfitojnë plotësisht nga mundësitë e ofruara për të promovuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit Rajonal dhe protokol-lin teknik IBM. Dialogu mes tyre dhe integrimi euroatlantik i rajonit janë të rëndësishëm për sigurinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ata i bënë thirrje të dyja palëve të zbatojnë plotë-sisht marrëveshjet ekzistuese dhe të lëvizin drejt çështjeve të pazgjidhura, duke përfshirë marrëveshjet e tjera për telekomunikacionin dhe energjinë elektrike. Kombet përgëzuan progresin e arritur dhe inkurajuan përpjekjet e mëtejshme që synojnë konsolidimin e sundimit të ligjit dhe përpjekjet e tjera

lidhur me reformën në Kosovë. Në Çikago, ministrat e Jashtëm u takuan me homologët e tyre të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Gjeorgjisë, për të vlerësuar progresin e tyre indi-vidual, planet e bashkëpunimit për të ardhmen dhe shkëmbyen mendime me partnerët e NATO-s, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet e partneritetit dhe kontributet në opera-cione. Në mënyrë strategjike, rajonet e rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor, vlerat demokratike, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme për paqe e stabilitet afatgjatë. Krerët e shteteve e qeverive të NATO-s janë të inkurajuar nga progresi që po bëhet, duke përf-shirë formatet e bashkëpunimit rajonal si dhe do të vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive aspiratat euroatlan-tike në këtë rajon. Së bashku, aleatët e partnerët e rajonit kontribuojnë në mënyrë aktive për ruajtjen e paqes ra-jonale e ndërkombëtare, duke përfshirë formatet e bashkëpunimit rajonal. Kapacitetet e përkohshme të mbrojtjes raketore

Liderët e NATO-s deklaruan në samitin e Çikagos më 21 maj se Aleanca tashmë ka një kapacitet të përkohshëm të mbrojtjes nga raketat balistike duke shënuar hapin e parë në zhvillimin e sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s. Në samitin e Lisbonës më nëntor 2010, liderët e Aleancës ranë dakord që NATO të zh-villojë kapacitetet e mbrojtjes raketore

për të ndjekur detyrën kryesore, atë të mbrojtjes kolektive. “Në Lisbonë, ne ramë dakord të krijojmë një sistem për mbrojtjen raketore të NATO-s. Sot, në Çikago, ne e kemi deklaruar këtë si një realitet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmus-sen. Në vazhdimësi të vendimeve të Lisbonës, Aleanca filloi zhvillimin e një sistemi të komandim-kontrollit, i cili do të jetë në gjendje të ndërlidhë asetet e mbrojtjes raketore të ofruara nga secili vend aleat për një mbrojtje koherente. “Sistemi ynë do të lidhë së bashku asetet e mbrojtjes raketore të ofruara nga secili vend aleat, satelitët, anijet, radarët dhe interceptuesit nën komandimin dhe kontrollin e NATO-s. Kjo do të na japë mundësinë të mbro-hemi nga rreziqet jashtë zonës euroat-lantike”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Kapaciteti i përkohshëm përmban një aftësi bazë të komandim-kontrollit, e cila është testuar dhe instaluar në Shtabin e Mbrojtjes Ajrore të Aleancës në Ramstein, Gjermani. Objektivi afatgjatë i NATO-s është arritja e mbu-limit të plotë dhe mbrojtja për të gjithë popullsinë, territorin dhe forcave eu-ropiane të NATO-s ndaj rreziqeve në rritje që vijnë nga përhapja e raketave balistike. Ky objektiv do të arrihet me anë të Kapacitetit të Plotë Operacional, i cili pritet të arrihet rreth fundit të kësaj dekade ose në fillimet e dekadës së ardhshme. Udhëheqësit e NATO-s arritën një marrëveshje në Çikago se do t’i mundësojnë Aleancës sigurinë për dekadën e ardhshme dhe më tej. Në seancën e parë të punës, krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s miratuan një paketë konkrete projek-tesh shumëkombëshe që do t’i lejojnë aleatët të ndajnë barrën e sigurisë ashtu siç ndajnë përfitimet.

Ata ranë dakord për të përvetësuar një kulturë të re bashkëpunimi, duke vënë në qendër të kësaj qasjeje të re, Mbrojtjen e Zgjuar. Mbrojtja e zgjuar

“Mbrojtja e Zgjuar është një pa-rim me rëndësi jetike. Ne kemi rënë dakord për ta bërë atë mënyrën e re në bazë të së cilës NATO do të vijojë aktivitetin dhe po e zbatojmë kёtё. Sot, ne kemi miratuar një paketë të fuqishme prej më shumë se 20 pro-jekte multinacionalë për të siguruar aftësitë e nevojshme, me një çmim që mund të përballohet”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të gjejnë mundësi të reja për të bashkëpunuar më ngushtë kun-drejt forcave moderne të pajisura dhe

të trajnuara, në mënyrë që të mund të veprojnë së bashku dhe me partnerët në çdo mjedis. Ata ranë dakord të rrisin numrin e stërvitjeve, trajnimeve dhe edukimeve si dhe të ruajnë aftësitë e perfeksionuara nëpër operacione. “Objektivi ynë: Forcat e NATO në 2020 - Një Aleancë që gjen zgjidhje kundrejt sfidave ekonomike të ditëve të sotme dhe që është e përgatitur për sfidat e sigurisë në të ardhmen. Këto vendime tregojnë se pavarësisht sfidave ekonomike, aleatët janë të an-gazhuar të garantojnë, zhvillojnë dhe të ruajnë aftësitë dhe shkathtësitë që nevojiten për të siguruar që Aleanca jonë të jetë gjithmonë e aftë për të përmbushur objektivat”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Në takimin e tyre në Çikago, udhëheqësit e NATO-s gjithashtu deklaruan një kapacitet të përkohshëm të mbrojtjes raketore, që do t’i japë mundësinë Aleancës për t’ju përgjigjur kërcënimeve me raketa në një mënyrë të koordinuar dhe t’i lidhë së bashku asetet e mbrojtjes raketore nga aleatët e ndryshëm. Kjo është me të vërtetë një punë ekipore transatlan-tike: Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë që investojnë në sigurinë tonë të përbashkët. Ky është një shembull i shkëlqyer i kulturës së ripërtërirë të bashkëpunimit që ne e quajmë Mbrojtja e Zgjuar: Vende që punojnë së bashku për të zhvilluar aftësitë që ata nuk mund t’i zhvillojnë vetëm”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s miratuan gjithashtu rezultatet e shqyrtimit të qëndrimit të përgjith-shëm të Aleancës në frenimin dhe mbrojtjen kundër gamës së plotë të kërcënimeve ndaj Aleancës, siç u vendos në Samitin e Lisbonës në vitin 2010. Duke marrë parasysh ndry-shimet në mjedisin ndërkombëtar të sigurisë, rishqyrtimi i tij ka treguar se NATO aktualisht ka aftësitë e duhura për të përmbushur sfidat e sigurisë së një bote të paparashikueshme. Në të njëjtën kohë, aleatët ranë dakord se NATO do të vazhdojë të rregullojë strat-egjinë dhe aftësitë e saj në përputhje me tendencat e mjedisit të sigurisë. Në Samitin e Aleancës të zhvilluar nё Lisbonë në vitin 2010, udhëheqësit e NATO-s paraqitën një axhendë ambicioze duke përfshirë krijimin e një sistemi të mbrojtjes raketore. Në samitin e Çikagos, udhëheqësit e NATO-s u përqendruan në atë që ata kanë përcaktuar si synim i cili duhet arritur.

Page 6: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 20126

këtij aksidenti, që, edhe një herë, do të thoja ndofta më të rëndët në historinë e vendit. Uroj që vajzat që po trajtohen këtu ta kapërcejnë me sukses të plotë situatën e krijuar, sikundër për dy rastet që përballen me shumë vështirësi uroj që klinika të specializuara të vlerësojnë se mund të thonë një fjalë e ndihmë më tepër në mbështetje të jetës së tyre” – tha kryeministri Berisha. Ndërkohë të mërkurën Këshilli i Ministrave e nisi mbledhjen me një minutë heshtje në nderim dhe respekt të jetëve të humbura. Kryeministri Ber-isha sërish, në emër të qeverisë shqiptare rishprehu ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më të lartë, familjeve të viktimave të aksidentit tragjik, si dhe përcolli lutjen që ata të gjejnë forcën dhe kurajën për të përballuar dhimbjen e rëndë shkaktuar nga humbja e njerëzve më të dashur si dhe uroi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve dhe garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për shërimin dhe rehabilitimin e tyre të plotë. Kryeministri vlerësoi si një akt fisnik human-izmi, dhurimin e gjakut nga qindra e qindra qytetarë nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia, si shenjë solidariteti njerëzor për të aksidentuarit. Zoti Berisha kërkoi me këmbëngulje që pas përfundimit të hetimit të plotë për shkaqet e aksidentit, të gjitha ministritë e linjës dhe agjencitë përkatëse të shqyrtojnë për ndërmarrjen e çdo mundësie apo mase që do të ndikonte në parandalimin e aksidenteve të këtij lloji, duke përcaktuar kushte dhe rregulla më të veçanta për transportin e organizuar të nxënësve dhe studentëve, si dhe të përcaktohen detyrimet e respektimit të tyre.Ngjarja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16.15’ të ditës së hënë kur një autobus me studentë nga Elbasani ka rënë në një greminë në vendin e quajtur Qafa e Vishës 1 km në veri të Himarës. Autobusi me studente vajza të Gjuhë Letërsisë së Universitetit “Aleksandër Xhuvani” ishte nisur për një ekspeditë mësimore. Pasditen e së hënës Shqipëria mbante frymën. Dhjetëra të rinj kishin rënë në një greminë dhe në momentet e para priteshin të dhënat. Raportoheshin të vdekur por pritej identifikimi i viktimave dhe të të plagosurve. Të gjithë autoritete përgjegjëse kanë fluturuar drejt Himarës për të bërë të pamundurën që tragjedia të ishte me sa më pak pasoja. Lot dhe dhimbje thuajse në çdo familje shqiptare e veçanërisht tek familjaret e studentëve është përçuar

Shqiptarët pavarësisht vendndodhjes së tyre Shq-ipëri, Kosovë, Preshevë, Maqedoni, Mal të Zi apo në vendet e tjera në të gjithë botën ku punoj-në dhe jetojnë, të martën kanë qenë të mbytur

nga lotët e dhimbjes së thellë të humbjes së 13 studentëve të “Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të qytetin e El-basanit si pasojë e tragjedia e ndodhur Qafën e Vishës, në aksin Vlorë-Himarë. Sapo është vënë në dijeni për ngjarjen tragjike të ndodhur kryeministri Berisha ka nxituar për të ardhur në Shqipëri duke mos e çuar deri në fund agjendën e Samitit të NATO-s në Çikagos, për t’u kthyer në Atdhe. Ditën që ndodhi tragjedia, zoti Berisha nga SHBA ka qenë gjatë gjithë kohë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët ka kërkuar të bëhet çdo gjë, për të shpëtuar jetën e tyre. Kreu i ekzekutivit shqiptare menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit nga SHBA-të ku ndodhej për të marrë pjesë në Samitin e 25-të të NATO-s, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha u drejtua për në qytetin e Elbasanit, për të qenë i pranishëm në zhvillimin e ceremonisë së organizuar në nderim të viktimave të shkaktuara nga aksidenti i djeshëm në Qafën e Vishës, në aksin Vlorë-Himarë. Duke ndarë me të gjithë të pranishmit dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për këtë humbje tragjike, Kryeministri Berisha zhvilloi homazhe dhe vendosi kurora me lule në mjediset e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, studente të së cilit ishin edhe vajzat që humbën jetën në aksidentin tragjik. Kryeministri Berisha iu përcolli familjarëve, stafit pedagogjik, si dhe të rinjve e të rejave miq dhe bashkëmoshatarë të viktimave ngushëllimet më të sinqerta dhe lutjen për të gjetur forcë e kurajë për të përballuar këtë tragjedi të rëndë njerëzore. Kryeministri Berisha la dhe një shënim në librat e ngushëllimit të hapur më këtë rast. Më pas, përmes pikëllimit i përlotur para me-diave kryeministri Berisha u shpreh: - “Familjarëve, studentëve, të gjithë qytetarëve të Elbasanit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ishte një tragjedi shumë e rëndë dhe zi e madhe, e cila kur je jashtë vendit të vjen dy here me e rëndë. Ndaj dhe u shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta, solidaritetin tim më njerëzor, të gjithë prindërve, familjareve të studenteve që u ndanë dje nga jeta, në njërin nga aksidentet më tragjike që Shqipëria ka njohur në shumë e shumë vite. U shpreh ngushëllimin studentëve, shoqeve dhe shokëve të tyre, stafit pedagogjik të universiteti të Elbasanit, qytetit dhe qytetarëve të Elbasanit, për këtë dramë të madhe që përjetuan dhe përjetojnë, të ndarjes nga jeta të vajzave të mrekullueshme të këtij universiteti, të cilat ishin nisur në një udhëtim për të shijuar bukuritë e vendit të tyre. Uroj që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar. Uroj që familjarët, prindërit të gjejnë të gjithë forcën për të përballuar këtë dhimbje të tmerrshme dhe të rëndë. I lutem Zotit që të plagosurit të shërohen sa më shpejt, si dhe i garantoj që do të bëjmë gjithçka që plagët e tyre të mbyllen sa më parë. Edhe njëherë ngushëllimet më të thella familjeve të këtyre vajzave të mrekullueshme! Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja Liri Berisha, vizitoi pasditen e së martës, stu-dentet e plagosura në aksidentin tragjik të një dite më parë në Qafën e Vishës, në aksin Vlorë-Himarë, të cilat ndodhen në trajtim intensiv në repartin e reanimacionit

tragjedia

Shqiptarët në lot, përcillen për në banesën e fundit 13 studentet

në spitalin Ushtarak, si dhe studenten, e cila ndodhet e shtruar në spitalin Amerikan, në Tiranë. Kryeministri, pasi u njoh hollësisht nga ekipi mjekësor me gjendjen e tyre shëndetësore, vizitoi studentet, të cilave u uroi shërim të shpejtë dhe i siguroi se do të bëhet gjithçka për t’u dhënë ndihmën më të mirë. “Gjendja e vajzave të aksidentuara në tërësi është mirë, por përsëri dy prej tyre përballen me vështirësi shumë të mëdha. Ministri i Shëndetësisë ka vendosur lidhje me klinika të huaja dhe në momentin e parë që ato t’i japin dritën jeshile se do t’i pranojnë, ne do t’i nisim, ndonëse këtu është bërë një punë e jashtëzakonshme. Duke u uruar të gjitha vajzave të plagosura rëndë, në këtë aksident ndër më tragjikët në historinë e vendit, shpesh bindjen se sot, çdo shqiptar kudo që është lutet për to, lutet që ta kalojnë sa më mirë këtë gjendje shëndetësore të krijuar nga aksidenti. Si-kundër i garantoj prindërit, familjarët se qeveria do të bëjë gjithçka, çka mund të bëjë mjekësia, për t’u dhënë atyre ndihmën më të specializuar,” - u shpreh Kryemi-nistri, në një prononcim për median, pas vizitës që u bëri studenteve të aksidentuara dhe bisedës me mjekët. Kryeministri shprehu falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë banorët e zonës së Bregut që dhanë ndihmën të parët dhe të gjitha strukturat, policinë, ekipet mjekësore, njësinë e helikopterëve të Minis-trisë së Shëndetësisë dhe të Forcave të Armatosura, për përkushtimin e tyre maksimal në operacionin e emergjencës ndër më të vështirat,, të transportimit të të aksidentuareve në qendrat spitalore dhe ndërhyrjet e specializuara mjekësore. Kryeministri falënderoi shumë përzemërsisht ekipet e spitalit të Vlorës dhe Spitalit Ushtarak në Tiranës, të cilët janë të mobili-zuara në shkallën më maksimale për të ndihmuar të plagosurit e këtij aksidenti. “Mjekët e spitalit Ushtarak kanë realizuar ndërhyrje nga më të komplikuarat, për të shpëtuar jetën e vajzave të plagosura. Mund të them se operacioni i ndihmës emergjente ka qenë në shkallën më të lartë të organizimit. Një përgëzim dhe një falenderim të veçantë dua t’u bëj pilotëve dhe ekipit të helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe të Forcave të Armatosura, të cilat siç e keni ndjekur, kanë fluturuar pa pandërprerë, madje edhe jashtë kushteve të lejuara për pajisjet që ato kanë, në mënyrë që të shpëtojnë, të sjellin pranë ndihmës më të kualifikuar sa më shumë të plagosur rëndë të

pas raportimit të lajmit të kobshëm të ndodhur kur 13 të rinj në lulen e rinisë u ndanë nga kjo jetë në mënyrë aksidentale. Të nesërmen e aksidentit Drejtori i Poli-cisë Rrugore, Vullnet Topalli gjatë një komunikimi me mediat bëri me dije lidhur me nisjen e hetimeve për aksidentin në Himarë. Sipas tij autobusi i aksidentuar me targë El 22 72B, ka rënë në një distancë rreth 60 m, si dhe Policia e Shtetit kishte bërë të mundur identifikimin e 13 viktimave të kësaj ngjarje të rëndë. Po të martën morti ka pllakosur familjet e 13 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Himarë të cilët kishin hapur dyert për homazhe. Lot, ankth, dhimbje e papërshkrueshme mbizotëronte dhe ende mbizotëron në shtëpitë e viktimave. Të gjithë kanë qenë pranë tyre në këto momente të vështira për të iu lehtësuar sa më shumë dhimbjen. Sipas z.Topalli nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, në përbërje të të cilit janë dhe ekspertë të strukturave qendrore të Policisë Rrugorë, Ekspertë Kriminalistë, si dhe ekspertë mjeko- ligjorë, ka vazhduar punën për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti të rëndë. Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor deri të martën rezulton se: aksi rrugor ku ka ndodhur aksidenti ishte i pajisur me sinjalitikën e duhur paralajmëruese. Po kështu ishte i pajisur dhe me mbrojtësen anësore metalike standarde, ndriçues fosforeshent anësor përgjatë gjithë kthesës në të dy anët e rrugës, asfalti ishte i thatë, i pastër dhe pa mbetje. “Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi Pëllumb Çela ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse, të klasit DE, që në vitin 1999 dhe kjo leje drejtimi ishte rinovuar deri në vitin 2014. Ndërkohë që automjeti në fjalë ka rezultuar të ketë kryer kontrollin e fundit teknik me datë 26.04.2012. Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident, si dhe veprime të tjera hetimore për zbard-hjen e saj” – përfundoi deklaratën e tij për mediat z.Topalli. Por në këtë tragjedia duhet theksuar se të gjitha strukturat përgjegjëse të shtetit ishin në këmbë ku bënë të mundur që në harkun kohorë të 2 orëve të evakuonin të gjithë të plagosurit. Me dhjetëra ambulanca, të pajisur me dhjetëra mjekë dhe qindra infermierë, helikopterë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe qindra forca policie dhe të RENEA-s drejtuan një aksion jetëshpëtues, në një zonë shumë të vështirë.

22 maji ditë zie kombëtare, Këshilli i Ministrave të mërkurën mban një minutë zi

Me kërkesë të kryeministrit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në të cilin humbën jetën 12 studente në lulen e rinisë së tyre, vendosi të shpallë datën 22 maj, ditën e martë, ditë zie kombëtare. Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të martën flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë dhe në orën 12.00 është

mbajtur një minutë heshtje. Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës ka transmetuar muzikë funebre. Ministria e Brendshme është ngarkuar që të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave. Të mërkurën Këshilli i Ministrave e nisi mbledhjen me një minutë heshtje në nderim dhe respekt të jetëve të humbura.

I sapo kthyer nga SHBA kryeministri Berisha nga aeroporti i Rinasit shkoi për homazhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në qytetin e Elbasanit dhe më pas vizitoi studentet e plagosura në spitalin Ushtarak dhe spitalin Amerikan. Berisha: Nderim të

studenteve, viktima të aksidentit tragjik në Qafën e Vishës dhe uroj që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar si dhe i lutem Zotit që të plagosurit të shërohen sa më shpejt, si dhe i garantoj që do të bëjmë gjithçka që plagët e tyre të mbyllen sa më parë

homazhet në universitetElbasani është gdhirë të martën i hidhëruar nga dhimbja

e madhe që ka pllakosur si pasojë aksidentit të ndodhur një ditë më parë në Himarë. Ndërsa familjet e studentëve që humbën jetën kishin hapur dyert për mort, ndërkohë gjatë gjithë natës së kaluar studentë të Universitetit të Elbasanit kanë pritur kthimin e shoqeve dhe shokëve të tyre nga ek-spedita. Pjesa tjetër e studentëve është kthyer rreth orës tre të mëngjesit. Ka qenë një skenë vërtet prekëse pasi një pjesë e tyre mungonte tashmë në apel. Në respekt të studentëve të tij, rektorati i universitetit të Elbasanit organizoi homazhe në hollin e korpusit qendror. Të shumtë ishin qytetarët që morën pjesë në këto homazhe si dhe të gjithë autoritete më të larta të shtetit. Tru-pat e pa jetë janë tërhequr nga familjarët të cilët kanë preferuar që të organizojnë ceremonitë mortore në familjet e tyre. Ndaj komisioni i homazheve të rektoratit të UE i organizoi homazhet me fotografitë e studentëve. Rektori i universitetit Aleksandër Xhuvani, profesor Liman Varoshi ka ndjekur në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë.

Page 7: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 2012 77tragjedia

FA angazhim maksimal për përballimin e fatkeqësisë në Himarë

Spitali Qendror Universitar pret të gjitha urgjencat që mbërriten në Tiranë. Humanizëm dhe përkushtim i larte i personelit mjekësor të SUQU Dita e hënë ne mëngjes e gjeti SUQU në angazhimin e përditshëm. Në mbledhjen e mëngjesit me stafin drejtues të SUQU kol.Dr.Shk.Bedri Mihaj po dëgjonte raportimet e të shtunës dhe të dielës që kishin qenë jashtëza-konisht të ngarkuar, me mbi 100 urgjenca mjekësore, shumë trauma dhe aksidente, ndërhyrje mjekësore të vështira dhe po parashtronte detyra për angazhimin e stafit, reduktimin e operacioneve të planifikuara, mbajtjen e shtretërve të lirë dhe përqendrimi vetëm në pritjen dhe përballimin e urgjencave për të plotësuar vetëm misionin e SUQU-së. Si mjek i vjetër dhe kirurg me përvojë sikur po parandiente se situata me të vështira mund të kemi. Dhe vërtet, akoma kur nuk kishte dalë nga spitali ndonëse ora po shkonte 14:30, ajo që nuk pritej ndodhi. E “hëna e zezë” na përballi me një situate të jashtëzakonshme, shumë të dhimbshme, por që veç lotëve që shikoheshin në sytë e personelit kërkonte mbi të gjitha shpëtimin e jetëve të atyre të rinjve që gëzimi ju kthye në tragjedi dhe ju ndërpreu për vete, familjet, të afërmit dhe mbarë kombin shqiptar. Personalisht në punën time si mjek ushtarak dhe veçanërisht gjate punës në spital kam konstatuar një fenomen që mund ta gjesh rrallë në institucionet e tjera mjekësore. Nuk ka nevoje për njoftim, madje ato duken shumë formale. Sa e morën vesh në media, por dhe duke njoftuar njeri tjetrin, në më pak se 30-45 minuta shikoje të gjithë personelin mjekësor, shefa shërbimesh, farmacistët, kryeinfermierë, infermiere, sanitare, që vraponin dhe secili shkonte në vendin e punës, por shumica me ankth shkonin në urgjencë. Por jo vetëm këta, është një personel tjetër që nuk bie shumë në sy, por janë të rëndësishëm në funksionimin e spitalit, inxhinierë, teknike, elektriciste, oksigjeniste, shefi teknik me shoferet e autoambulancave duke nxjerrë mjetet, oficerët dhe nënoficerët e logjistikës e deri tek personeli i mirëmbajtjes, firmat kontraktuese të pastrimit dhe largimit të mbetjeve. “Kompletimi ushtarak dhe civil” u bë 100%, gjithë personeli i lartë e i mesëm mjekësor ishte si gjithnjë në detyrë. Është vështirë të përmendësh emra, të gjithë ishin aty. Si duket përballimin e emergjencave që ka bërë dhe bën ky spital ka lënë gjurmë tek bluzat e bardha të spitalit ushtarak, kështu ishte në ngjarjet e 1997, luftën e Kosovës 1998-1999, Tragjedia me nxënësit e Malishevës 2004, fatkeqësia e Gërdecit (ku në dy orë erdhën mbi 176 vetë që morën ndihmë mjekësore dhe u kuruan), tragjedinë me autobusin në Puke etj, Spitali Ushtarak gjithnjë është në emergjencë. Çdo ditë paraqiten jo më pak se 50-60 raste në ditë. Të sëmurët e tjerë në gjendje relativisht të mirë dhe nën kujdes mjekësor. Edhe këtë herë u bë evidente rëndësia e Spitalit Ushtarak, e këtij aseti të rëndësishëm mjekë-sor kombëtar, që plotëson më së miri misionin si institucioni më i lartë i mbështetjes mjekësore në Forcat e Armatosura, por dhe sigurimin shënde-tësor në katastrofa dhe fatkeqësi kombëtare. Por edhe në ditët në vazhdim mjekët Spitalit Ushtarak ka vazhduar me intensitet puna për rehabilitimin e të sëmurëve të spitalit. Drejtori i këtij spitali Bedri Mihaj ka ritheksuar për të disatën herë këto ditë se ky spital ka bërë maksimumin për të shpëtuar jetët e njerëzve. Ashtu si në tërë operacionet dhe emergjencat e këtyre 70 vjetëve jetë të këtij spitali thotë ai për gazetën “Ushtria” edhe në këtë emergjencë mjekët dhe tërë personeli i këtij spitali ja ka dalë mbanë. Kanë bërë një punë të mrekullueshme. Po ashtu dhe drejtori i Politraumës mjeku Sami Kollcaku thotë se ky spital e provoi dhe një herë se sa profesionalizëm ka, se sa të aftë janë mjekët tanë për të bërë ndërhyrje shumë të ndërlikuara dhe të dalin me sukses.

Kol.Dr.Shk.Luan NikollariDrejtor i IKMU-SUQU

himara e bukur që na dha pamje të trishtuar

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, të sapo kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku morën pjesë në Samitin e Çikagos, ndaluan në Spitalin Ushtarak Qendror Universitar në Tiranë dhe vizituan studentet e plagosura në aksidentin që ndodhi pasditen e djeshme në afërsi të Himarës dhe që po trajtohen në këtë spital. Ministri Imami është njohur me gjendjen shëndetësore të të gjitha vajzave të plagosura dhe i ka vizituar ato në të gjitha dhomat e pavioneve, ku po i nënshtrohen prej disa orësh rresht terapisë in-tensive. Gjithashtu, ministri Imami ka biseduar

me drejtuesit dhe mjekët e Spitalit Ushtarak për gjendjen shëndetësore të të plagosurave, ndih-mën dhe shërbimin mjekësor që u është bërë dhe po i bëhet. Me këtë rast ai ka falenderuar personelin mjekësor të këtij spitali për anga-zhimin dhe përkushtimin maksimal që kanë treguar për shpëtimin e jetës së studenteve të dëmtuara, si dhe dha porosi që të ky angazhim të vazhdojë edhe në orët dhe ditët në vijim, deri në shërimin e plotë të tyre. “Kjo ishte një ngjarje tragjike, por megjithatë gjendja është nën kontroll, - është shprehur ministri i Mbrojtjes Imami. - Sapo mbërrita në Tiranë takova drejtorin e Spitalit Ushtarak, mjekët

dhe familjarët e vajzave që janë aksidentuar. Bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm jemi përpjekur ta ndjekim situatën në dis-tancë për aq sa patëm mundësi, pasi siç jeni në dijeni ishim pjesëmarrës të delegacionit shqiptar në Samitin e NATO në Çikago”. Duke rinënvizuar edhe njëherë punën dhe kujdesin e mjekëve të Spitalit Ushtarak, ministri Imami ka theksuar: “Gatishmëria nga mjekët e Spitalit Ushtarak dhe nga të gjitha instancat e resurset tona ishin dhe vazhdojnë të jenë në vëmendjen maksimale. Mjekët janë të shkëlqyer dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë të jetë e mundur”.

imami vizitoi të plagosurit e shtruar në spitalin ushtarak

FA kanë angazhuar 486 forca, nga të cilat 25 personel shëndetësor, 32 mjete transporti, nga të cilat 15 autoambulanca, 3 helikopterë etj.

Me helikopterët ushtarakë janë transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë 10 të plagosur, janë shoqëruar dhe transportuar nga Himara në Vlorë 11 të plagosur dhe 11 viktima, ndërsa janë paraqitur për të dhuruar gjak 372 ushtarakë të FA. Forca dhe mjete të shumta të Forcave të Armatosura përgjatë gjithë pasdites së djeshme deri në orët e vona të natës dhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar angazhimin e tyre në operacionin humanitar për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga aksidenti tragjik që ndodhi dje në afërsi të Himarës.Forcat ajrore

Për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga aksidenti tragjik në afërsi të Himarës, Ko-manda e Forcave Ajrore vuri në dispozicion të operacionit të shpëtimit 3 helikopterë. Ata kryen disa misione fluturimi drejt vendng-jarjes dhe bënë të mundur transportimin për në Spitalin Ushtarak në Tiranë (SUQU) të 10 të plagosurve rëndë.Forcat tokësore

Forcat Tokësore në mënyrë të shpejtë mobilizuan grupet e gatshme në garnizonin e Zall-Herrit, si dhe në atë ku janë Forcat Komando. U vunë në gatishmëri të plotë dy grupe speciale të pajisur me mjetet e nevojshme për kërkim-shpëtim, për nxjer-rjen e trupave nga vendi i aksidentit dhe për transportimin e të plagosurve dhe viktimave. Për nevojat e transportit të të plagosurve në sheshin e uljes së helikopterëve në Laprakë dhe dërgimin e tyre në Spitalin Ushtarak u dërguan 8 autoambulanca të pajisura me barela dhe medikamente të ndihmës së parë. Për pritjen e të plagosurve u dërguan gjithashtu 3 mjekë, 16 infermierë, si dhe personel për transportimin e barelave. Gjithsej u dërguan 58 veta për t’u përdorur në rast nevoje për transport të të plagosurve në drejtim të SUQU.Forcat Detare

Në mbështetje të operacionit, Forcat Detare vendosën në dispozicion nga vend-bazimi i Pashalimanit një ambulancë me 3 vetë, të cilët u nisën menjëherë në drejtim të Qafës së Vishës, Himarë. Nga vendbazimi i Porto Palermos u angazhua në operacion një personel prej 4 vetë, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Brigada e Mbrojtjes Rajonale (BrMR)BrMR nisi 1 autozjarrfikëse dhe 3

kamionë Iveko me 20 vetë për në vendin e aksidentit. Po kështu mjetet dhe forcat nga KMR Gjirokastër u nisën për në vendin e aksidentit. Një autoambulancë u nis për në fushën e aviacionit Laprakë, ndërsa efektivi nga Spitali Rezervë Fushor i BrMR me 2 mjekë, 2 infermierë, 2 shoferë dhe 1 mjet autoambulancë u instalua pranë SUQU. Në orën 20.00 mjetet e KMR Gjirokastër mbër-ritën në Himarë, ndërsa 2 mjete tip Iveko u vunë në gatishmëri për nevojat e Spitalit Civil

të Qarkut Vlorë.Policia ushtarake

Policia Ushtarake që nga dita e djeshme është angazhuar për të siguruar operacionin në ndihmë të të aksidentuarve nga aksidenti i Himarës, në Spitalin Ushtarak në Tiranë, si dhe në vendin e uljes së helikopterëve në Laprakë, Himarë dhe Vlorë. Për këtë u dërguan 50 efektivë të Policisë Kriminale dhe të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Spitalin Ushtarak me detyrë sigurimin dhe ruajtjen e vendit të uljes së helikopterëve dhe ambienteve të brendshme të spitalit. Efektivi i Seksionit të Policisë Ushtarake në Vlorë kreu ruajtjen dhe sigurimin e fushës së Shkollës së Aviacionit Vlorë, ku gjatë op-eracionit u ulën 2 helikopterë për transport të plagosurish. Në SUQU u bë sigurimi i hyrjes kryesore të urgjencës, sallës së reanimacionit, sallës së operacioneve kiru-rgjikale, vendit të uljes së helikopterëve në heliodromin e Laprakës, si dhe sigurimin e helikopterëve në ulje.

Ndërkaq efektivat e Seksionit të Policisë Ushtarake të Vlorës kryen sho-qërimin e trupave të studenteve të pajetë nga Himara drejt morgut të spitalit të Vlorës. Transportimi i tyre u krye me 3 ambulanca të Bazës Detare Pasha Liman dhe Brigadës së Stërvitjes në Bunavi, me 2 mjete tip Iveco të KMR në Gjirokastër dhe një autobuz i Bunavisë me efektivë të këtij reparti. Edhe gjatë ditës së sotme efektivat e Policisë Ushtarake vijojnë të kryejnë de-tyrat për sigurimin e këtij operacioni si në Spitalin Ushtarak në Tiranë, transportimin e viktimave nga morgu i Vlorës drejt El-basanit dhe pranë familjeve të tyre.

Spitali Ushtarak

Për përballimin e kësaj situate të vështirë Spitali Ushtarak u vu plotësisht në gatishmëri dhe u kompletua 100 % në forca, mjete dhe personel shëndetësor. Në SUQU kanë mbërritur 16 vajza të plagosura nga të cilat 2 kanë humbur jetën. Nga 14 të plagosurat 5 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 9 të tjerat janë jashtë rrezikut për jetën. Per-soneli mjekësor i këtij spitali ka bërë dhe po bën përpjekje maksimale për të shpëtuar jetën e studenteve të plagosura. Ndërkaq në Spitalin Ushtarak gjatë gjithë pasdites së djeshme deri në orët e vona të natës janë paraqitur rreth 400 efektivë nga strukturat e Forcave të Armatosura për të dhuruar gjak për të plagosurit që po asistohen me shumë kujdes në këtë institucion shëndetësor.Gjeneralbrigade sandër Lleshi, falënderon strukturat e Fa për an-gazhimin në tragjedinë e himarës

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA gjeneralbrigade Sandër Lleshi, në emër të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, si dhe në emrin e tij, u ka dërguar një letër falenderimi për angazhimin maksimal në përballimin e tragjedisë së Himarës, komandantit të Forcës Tokësore, koman-dantit të Forcës Detare, komandantit të Forcës Ajrore, Drejtorive J1-J9, ISH në Shtabin e Përgjithshëm, drejtorit të SUQU, komandantit të Doktrinës dhe Stërvitjes, komandantit të Brigadës së Mbështetjes Ra-jonale, komandantit të Brigadës Logjistike, komandantit të Regjimentit të Mbështetjes, komandantit të Policisë Ushtarake të FA, komandantit të ASNI dhe komandantit të Qendrës së Personel-Rekrutimit.

Forcat e Armatosura kanë pasur një angazhim maksimal në operacionin për shpëtimin e të aksidentuarve në Himarë 486 forca, nga të cilat 25 personel shëndetësor, 32 mjete transporti, nga të cilat 15 autoambulanca, 3 helikopterë të cilët kanë transportuar në Spitalin Ushtarak 10 të

plagosur, janë shoqëruar dhe transportuar nga Himara në Vlorë 11 të plagosur dhe 11 viktima

Janë paraqitur për të dhuruar gjak në ndihmë të studenteve të plagosura 372 ushtarakë

Ministri i Mbrojtjes Imami ka theksuar se gatishmëria nga mjekët e Spitalit Ushtarak dhe nga të gjitha instancat e resurset tona ishin dhe vazhdojnë të jenë në vëmendjen maksimale. Mjekët janë të shkëlqyer dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë të jetë e mundur

Eriselda dhe Florija në koma, nisen drejt Rinasit për mjekim në Austri

Dy të plagosurat më rëndë të aksidentit tragjik të Himarës Eriselda Gubere dhe Florije Peci janë nisur drejt aeroportit të Rinasit. Ambulanca e posaçme e Spitalit Ushtarak morri në këtë momente dy vajzat të cilat do të nisen me një avion sanitar në Rinas, i nisur enkas nga Vjena. Eriselda Guberi e cila ka pësuar politraumë pasi ka dëmtuar shpretkën dhe ka vetëm një veshkë ndodhet në gjendje kritike, ndërsa krahas saj në gjendje të rëndë vijon të mbetet Florije Peci e cila krahas politraumës ka frakturë në shtyllën kurrizore. Dy vajzat të cilat po transportohen drejt Austrisë për mjekim të specializuar ndodhen në gjendje kome dhe nisja e tyre drejt klinikave më të specializuara bëhet me qëllimin e një trajtimi më të plotë.

Page 8: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 20128 reportazh

Bejdo malo

Dita e gjatë e gjeneral Viktor BerDo“Për Flamur.

Nderimi djathtas”

Për flamur. Nderimi djath-tas”. Me këtë komandë fillon dita e hënë më datën 21maj 2012 në Forcat

Tokësore të Forcave të Armato-sura të Shqipërisë. Është viti i 100 vjetorit të Pavarësisë dhe petkun e këtij njëqind vjetori e gjen të veshur kudo në komandën më të rëndësishme të Ushtrisë Shqiptare. Tabloja që të vizatohet para syve në sheshin e rreshtimit të kësaj Force në Zallher të Tiranës, ku është dislokimi i përhershëm i saj të mbetet gjatë në mendje. Tërë efektivi i kësaj force i rreshtuar në 15 kuadrate përbën një nga autoritet e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Rreshtorja dhe di-siplina janë dhe dy nga shtyllat që zbatohen me rigorozitetin më të madh. Gjeneralbrigade Viktor Berdo, komandanti i kësaj Force thotë për gazetën “Ushtria” se: “Çdo të hënë tërë efektivi grum-bullohet në qendrën e Forcës për të bërë ngritjen e flamurit parakalimin ceremonial nën marshet muzikore dhe pastaj zhvillohet analiza me tërë shtabin e forcës dhe koman-dantët e batalioneve. Vijnë të gjitha forcat e dislokuara në rajonin e Zallherit, por dhe komandant ra-jonale. Ky ritual përsëritet çdo të hënë dhe është një nga detyrat më të rëndësishme të vitit. Ceremonia e ngritjes së Flamurit në këtë 100 vjetor ka një kuptim edhe më të thellë dhe më autoritar”. Ngritja e Flamurit dhe parakalimi

Në orën 8.00 të 15-të kuadratet janë të rreshtuara ndërkohë që shefi i Shtabit nën tingujt e Hymnit Kom-bëtar të Shqipërisë jep komandën “Për Flamur. Nderimi Djathtas”. Të gjithë e konsiderojnë si eveni-mentin më të rëndësishëm ngritjen e flamurit. Për gati tre minuta të gjithë e kanë të fiksuar nderimin tek rruga që bën flamuri shqiptar deri sa arrin në majën e shtizës së artë. Mënyra se si del flamuri nga kasaforta, se si e shpalosin dhe e lidhin atë tek shtiza e tij dhe mënyra se si ai merr rrugën për tu

ngjitur në shtizë të plotë është një prej ceremonive më mbresëlënëse. Pas ngritjes së flamurit fillon dhe parakalimi i tërë kuadrateve. Një ceremoni që zgjat më shumë se 30 minuta dhe tërë efektivi i Forcës kalon në revistë nderi para ko-mandës së tij. Të bëjnë përshtypje kuadratet, të bën përshtypje rregul-li i ritmit i hapit rreshtor, tempi i tij, gjatësia e hapit, shtrirja e tij dhe harmonia e kuadratit. “Kemi marrë sinjalet se do të bëhet Parade Ushtarake me rastin e 100 vjetorit, por nëse je i vëmendshëm e shikon që përgatitja ka filluar thotë- gjen-eralbrigade Viktor Berdo. Në çdo të hënë-sqaron më tej ai zhvillojmë një miniparadë të vogël, e cila na shërben shumë për përgatitjen profesionale të kësaj njësie”. Dhe vërtet kur shikon parakalimin e

këtyre trupave bindesh se Forcat Tokësore janë kolona vertebrore e Forcave të Armatosura. Nga bi-lanci i punës së tyre në këto gjashtë muaj, por dhe ai i viteve të shkuara bindesh akoma më shumë se aty me të vërtetë gjatë gjithë vitit djer-sitet dhe punohet me përgjegjësi dhe përkushtim. Albert Bora, ky kolonel që uniformën e blertë e ka veshur para 40 vjetësh kur ka qenë vetëm 14 vjeç është një prej sekreteve të shumë sukseseve të kësaj Force shumë të rëndësishme. Ai e ka patur ditën e fundit të pu-nës në detyrën e shefit të Shtabit dhe u ka uruar tërë kolegëve të tij suksese ashtu si dhe ata e kanë vlerësuar shumë punën e tij. Ai e ka adrenalinë të tij parakalimin dhe ceremoninë e ngritjes së fla-murit. Përkushtimi dhe mënyra

se si ai tendoset kur zhvillohet tërë ceremonia bindesh se ai është një ushtarak i përjetshëm deri në qelizën e fundit të trupit të tij. I saktë, i prerë dhe i qartë në tërë komandat e tij, bën që kjo Forcë ta fillojë ditën me një ceremoni shumë domethënëse. Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore para se të fillojë parakalimi bën të njohur dhe problemin parësor për tërë efektivin e kësaj njësie. “Ku-jdes me uniformën në qytet dhe gjatë udhëtimit me autobus thotë shefi i Shtabit. Policia Ushtarake ka konstatuar se shumë ushtarë profesionistë, por dhe shumë oficerë nuk e mbajnë sipas rregul-lores uniformën në qytet. Duhet të marrin fund të gjithë këto çrregul-lime”. Është një urdhëri prerë, që duhet të zbatohet.

analiza javorePër gati 60 minuta në sallën

operative të Forcave Tokësore zh-villohet analiza e detajuar javore. Pasi lexohet komunikata javore atëherë fillojnë dhe debatet dhe diskutimet. Janë të ashpra, të qarta, konkrete dhe të hapura tërë disku-timet. Zakonisht këto diskutime i udhëheq gjeneral brigade Viktor Berdoj. Komandanti i Batalionit të Logjistikës, nënkolonel Tefik Çepa thotë se: “Nuk e mbaj mend sa herë më kanë dalë djersë të ftohta nga debatet dhe kërkesa e llogarisë në analizat javore”. Vendin e parë në analizën javore e zë stërvitja ushtarake. Në këtë Forcë stërvitja fillon në orën 8.30 dhe përfundon në orën 16.00. Territori është i mbushur me kënde të përgatitjes fizike dhe më poligone nga më të ndryshmet dhe më bashkëkohorët. Për gati shtatë orë këto kënde stërvitjeje të përgatitjes fizike dhe poligonet mbipopullohen nga ushtarët profesionistë dhe nga drej-tuesit e stërvitjes. Vendin e dytë në analizën javore e zë disiplina. Edhe këtu të gjithë drejtuesit e shtabit raportojnë për problemet e javës dhe për zgjidhjet që kanë dhënë. Shefi Operativ, kolonel Adi Ndoni ndjek gjatë gjithë javës të gjitha problemet operative të shërbimit dhe të stërvitjes dhe bën prezent të gjitha të metat dhe rrugët që duhet për të zgjidhur problemet që dalin. “Në programet e stërvitjes thotë- gjeneralbrigade Viktor Berdo ven-din kryesor e zënë përgatitjet më misionet paqeruajtëse. Është më se e vërtetë. Nga kjo Forcë aktualisht janë mbi 300 paqeruajtës në Kand-nahar, në Herat dhe në Kabul. Sapo janë kthyer nga Gjermania trupat që po përgatiten për të shkuar në misionet paqeruajtëse dhe ata kanë marrë notë shumë të mirë. Gjen-eral Viktor Berdo thotë se: “Tani po përgatitemi për stërvitjen e një qershorit, që do të zhvillohet në Rreth Greth të Kavajës. Është një nga evenimentet vjetore të Batal-ionit të Transportueshëm nga Ajri me vendbazim në Poshnjë, i cili është një nga njësitë që furnizon me paqeruajtës ndaj dhe përgatitja e

Forcat Tokësore kolona vertebrale e Forcave të Armatosura

Page 9: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 2012 9reportazh

Dita e gjatë e gjeneral Viktor BerDo

saj ka një rëndësi shumë të madhe. Kemi krijuar një traditë të vyer që e pasurojmë nga viti në vit”. Rreth Grethi është një territor që është shumë afër kushteve në të cilat veprojnë trupat tona në Afganistan. Po ashtu një eveniment tjetër është dhe stërvitja e Bizës, në të cilën marrin pjesë dhe shumë trupa nga tërë Forcat e Armatosura të Shq-ipërisë. Stërvitjet fushore, ngritjet e fushimeve janë pjesa më vitale e tërë përgatitjes së këtyre trupave. Me të njëjtën frymë përgjegjësie zhvillohet analiza dhe për prob-

lemet e kompanisë së ndërlidhjes për problemet e Batalionit Special dhe Batalionit Komando. Në vend-bazimet e tyre zhvillohet një tjetër “betejë” ditore me shumë intensitet në poligonet e stërvitjes. Komandanti i Batalionit Special, kolonel Dritan Demiri është egzigjent dhe shumë kërkues për të realizuar objektivat ditore dhe javore. Në Batalionin e Këmbësorisë së Motorizuar, nënkol-onel Ardian Bali është dirigjenti i tërë programeve të stërvitjes. Të japin një tjetër frymëzim këta ushtarë profesionistë dhe këta oficerë që

vërtet janë krenaria e flamurit shq-iptar në tërë misionet paqeruajtëse. Të ndjekësh analizën e tyre bindesh se aty përgjegjësitë janë konkrete dhe shumë të mëdha. Por të ndjekësh ditën e tyre të stërvitjes është shumë e vështirë. Është një dinamikë dhe një gjeografi shumë intensive. Të gjitha specialitetet zhvillojnë stër-vitje bashkëkohore sipas standarteve të NATO-s. Ata janë të barabartë nivelin e vendeve aleate dhe këtë e kanë vërtetuar në çdo mision që kanë vajtur. Por që të arrijnë deri aty ata e përsërisin me mijëra herë atë që

bëjnë në misionet paqeruajtëse. Ata e kanë rinovuar shumë mënyrën e tyre të stërvitjes dhe të punës dhe kjo falë përgjegjësisë së gjeneralbrigade Vik-tor Berdo.“selia” e gjeneralit

Në katin e tretë të ndërtesës së komandës ndodhet dhe “selia” e gjeneralbrigade Viktor Berdo, nga ku drejtohet tërë puna dhe veprimtaria e kësaj force. Vetë godina e Komandës është një impiant shumë bashkëkohor i ndërtuar me ide të qartë dhe me koncept ashtu siç është ndërtuar çdo detaj dhe ambient i kësaj Force, për

të jetuar, përgatitur dhe stërvitur. Pasi ke kapërcyer pragun e derës së zyrës së gjeneralit atëherë e kupton autoritetin e tij, mënyrën origjinale të punës së tij, mënyrën e komunikimit dhe artin specifik të një gjitharmëshi shumë dimensional. Zyra e tij është një “byro’’ teknologjie për stërvitje, për operacione ushtarake për plan veprimi dhe për detyra të rëndësishme. Kjo zyrë është aq operative sa vetë opera-tiviteti i gjeneralit. Ka metodologjinë e tij të punës me vartësit dhe zhanrin special të disiplinës që përcjell deri tek ushtari profesionist i postbllokut. Një ushtarak me një karrierë të gjatë, që di ta bëjë shumë të butë dialogun dhe të të shpjerë atë në shtigjet që do ai. Bindës dhe i qartë. Konkret por dhe shumë operativ ashtu si vetë profesioni i tij. Gjenerali edhe pse flet me ty përsëri duket që mendon për dikë dhe për diçka tjetër. Ai duhet të gjejë zgjidhje për shumë probleme të rëndësishme të punës së tij. Dita e punës së tij është 24 orë e pandërprerë sepse ashtu është vetë dinamika e tërë Forcave Tokësore. Dita e punës fillon në orën 04.00 sepse atëherë fillon dita e punës për paqeruajtësit në Afganistan, pastaj fillon një ditë tjetër e re në Zallherr në orën 07.00, ashtu siç fillon një ditë tjetër në Poshnjë dhe në Vaun e Dejës, ku janë vendosur batalionet e kësaj force. Po gjatë gjithë ditës ai duhet të jetë në kontakt me komandat e pesë batalioneve dhe kompanive të shtabit ashtu siç duhet të ndjekë dhe tërë dinamikën e problemeve me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, por dhe me shefin e Shtabit gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi. Një ditë e gjatë e gjeneral Viktor Berdo.

Page 10: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 201210 aktivitete

Gjeneralbrigade Dushku në Brigadën Logjistike, në fokus Qendra e Menaxhimit të Materialeve

Qendra e Menaxhimit të Materialeve është bërë sërish objekt i vizitave në Brigadën Logjistike. Të

martën e kësaj jave Brigada Logjistike u vizitua nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armato-sura, gjeneralbrigade Zyber Dushku, i shoqëruar nga drejtor i Drejtorisë Logjistike, kolonel Arben Demollari, drejtori i Drejtorisë së Ndërlidhjes, kolonel Çesk Millja si edhe përfaqësues i Cubic, zoti Gregory Cannata. Ashtu siç u përmend, në fokus të vizitës ishte Qendra e Menaxhimit të Materialeve, që po realizon me punën e saj një nga objektivat madhore të Brigadës Logjis-tike, por edhe të Forcave të Armato-sura. Gjeneralbrigade Zyber Dushku u prit fillimisht nga komandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl Hoxha.

Më tej vizita vijoi me një prezantim dinjitoz të kolonel Zeni Kamberit, komandanti i QMM. Gjatë shfaqjes së prezantimit midis pjesëmarrësve u zhvilluan diskutime konstruktive lidhur me funksionimin dhe arritjet e kësaj qendre. Midis të tjerash komandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Hoxha u shpreh se Qendra e Menaxhimit të Materialeve është një strukturë që i shërben të gjithë Forcave të Ar-matosura. Kjo qendër është truri që menaxhon vlerat materiale të FA. Ai u shpreh më tej se QMM është një nga prioritetet e Brigadës Logjistike.

Gjeneralbrigade Zyber Dushku ndoqi me kujdes prezantimin, dhe dha vlerësimin e tij për punën e bërë”- Falënderoj komandantin e Brigadës Logjistike, kolonel Hoxha për vë-mendjen që i ka kushtuar kësaj qendre dhe komandantin e qendrës, kolonel Zeni Kamberi për punën e bërë dhe përpjekjet maksimale, me gjithë vështirësitë që kanë patur. Krahas punës me QMM, Brigada Logjistike është e angazhuar edhe në demilita-rizimin e municioneve, në procesin e evidentimit të pronave, materialet e tepërta etj, por në fund të fundit misioni i vërtet i saj lidhet pikërisht me Qendrën e Menaxhimit të Mate-rialeve. Rëndësia e kësaj qendre është parësore dhe e pazëvendësueshme në Forcat e Armatosura.”

Edhe përfaqësues i Cubic, zoti Gregory Cannata shprehu vlerësimet e tij: “Qendra e Menaxhimit të Mate-rialeve ka bërë një punë të shkëlqyer në organizimin e materialeve të tepërta. Më pëlqeu puna e bërë për mbledhjen e të dhënëve të inventarit . Ky proces është një sfidë. QMM

në aktivitetin e saj në menaxhimin e materialeve bën një punë që i përket së ardhmes. E mbështes komandantin e Brigadës Logjistike, kur thotë se

QMM është truri që menaxhon vlerat materiale. “Në përbërje të prezantimit ishte misioni i QMM, puna e bërë deri më tani, synimet për të ardhmen dhe

problematika që shoqëron procesin e menaxhimit të materialeve. Deri më tani QMM ka realizuar: përgatitjen e “data base “ sipas standarteve të

NJOFtiM

PER TENDER NDERKOMBETAR ORGANIZUAR NGA NC3A

(NATO Consultation, Command and Control Agency)

Kjo qendër është truri që menaxhon vlerat materiale të Forcave të Armatosura

Si vend anëtar i NATO-s me të drejta tërësisht të barabarta me vendet e tjera anëtare në të gjitha aspektet tashmë edhe kompanitë shqiptare mund të ofrojnë shërbimet e tyre për tender ndërkombëtarë të organizuar nga agjenci të ndryshme të NATO-s. Aktualisht nga ana e Agjencisë së NATO-s për Konsultim, Komandim dhe Kontroll (NC3A), që punon për realizimin e disa projekteve dhe iniciativave në interes të bashkëpunimit shumë vendesh dhe rajonal është dërguar ftesë për pjesëmarrje në tenderin ndërkombëtar:

Për sigurimin e një sistemi sigurie në selinë e NATO-s në Afganistan nën Procedurat e Operacioneve dhe Misioneve të Partneritet në NATO.

Ftesa i drejtohet dhe kompanive private shqiptare të cilat mbulojnë këtë fushë specifike projekti dhe të cilat e ofrojnë këtë shërbim me standardet e kërkuara. Qëllimi është realizimi i një kontrate për të mbuluar qëllimin e të gjithë projektit. Dhënia e kontratës do të bazohet në propozimin më çmim më të ulët , teknikisht në përputhje me kriteret e përzgjedhjes të ven-dosura në udhëzimet e tenderit. Ofertuesit duhet të dinë se shpërndarja dhe pranimi i pajisjeve të kërkuara nga Kontrata është konsideruar një kërkese ushtarake urgjente.

Afati i fundit për paraqitjen e Ofertës në përgjigje të ftesës është data 8 Qershor 2012, ora 14.00 (me orën e Brukselit).

Pika e kontaktit për më shumë informacion për sa i përket kësaj pro-cedure është:

NATO C3 AGENCYBoulevard Leopold III1110 BrusselsBelgiumAttn.: Mr. Joseph L. Vitale (ACQ/ASG)Tel: +32 (0)2 707 8321Fax: +32 (0)2 707 8770E-mail: [email protected] Kompani shqiptare që janë të interesuara për të dërguar ofertat e

tyre dhe për projekte të tjera të cilat organizohen nga agjenci të ndryshme të NATO-s mund të gjejnë informacion më të hollësishëm në faqet zyrtare të NATO-s.

NATO-s për klasën e dytë të furniz-imit, ka përgatitur dhe shpërndarë formularë për 520 aktivë për çdo njësi e repart, është përgatitur historiku i mbështetjes të strukturës të FA me aktive për vitin 2011-2012 për çdo klasë furnizimi, etj. QMM vijon përgatitjen e inventarit të gjendjes materiale (klasa I-IV) në FA sipas formularit standard dhe rinovimi i tyre është mujor.

QMM paraqiti edhe synimet për të ardhmen ku midis të tjerash thuhej se nga 30.06.2012 kjo strukturë do të sigurojë mbajtjen në mënyrë të cen-tralizuar të materialeve sipas Formatit Standard të Inventarit për klasën e I-IV të furnizimit. Më anë të Formatit Standard të Inventarit QMM synon të sigurojë, saktësi dhe vizibilitet pothuajse në kohë reale për të gjithë artikujt e furnizimit dhe pajisjeve, parashikimin në shpërndarje, në gjendje, në transit dhe të planifikuara për tjetërsim, si edhe shmangien e krijimit të stoqeve të reja në FA. Një tjetër synim është edhe menaxhimi i ciklit të jetës për çdo artikull madhor nga futja në përdorim deri në tjetërsim duke lehtësuar procedurat e seleksion-imit dhe daljes jashtë përdorimit. Ky vit është vendimtar lidhur me me-naxhimin e materialeve të tepërta dhe për këtë çështje po punohet maksimalisht për përmbushjen me sukses të këtij angazhimi.

Page 11: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 2012 11 misioni

Policia e Shtetit të Shqipërisë ka realizuar me sukses të plotë misionin e parë paqeruajtës në Kabul, Afganistan për një

periudhë 7 mujore, korrik 2011- shkurt 2012. ky operacion ishte në kuadër të kontributit që Shqipëria jep si anëtare e NATO-s. Policia e Shtetit në këtë mision u përfaqësua nga pesë punonjës policie (Ekspertë të Policisë POMLT), të cilët jo vetëm plotësuan kriteret dhe standardet ndërkombëtare, por edhe kaluan me sukses të gjitha fazat e përgatitjes. Efektivi i cili mori pjesë në mision përbëhej nga kryekomisar Bardhyl Hënaj, i cili ishte edhe drejtues i grupit, kryekomisar Bjordi Shehu, komisar Ergys Lala, nënkomisar Artur Prifti dhe nënkomisar Fatmir Varfi. Tre nga punonjësit të cilët u angazhuan në këtë mision, ishin nga Qendra e Formimit Policor, gjë kjo e cila tregon nivelin e lartë profesional që kanë efektivët e kësaj Qendre. Përzgjedhja e këtij grupi ekspertësh të Policisë së Shtetit (POMLT/MENTOR) zgjati pothuajse një vit brenda, duke zbatuar me rigorozitet kriteret specifike dhe standardet e NATO-s. Përzgjedhja dhe përgatitja e këtij grupi u bë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Sali Berisha, Ministrit të Brendshëm Bujar Nishani dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, duke bashkëpunuar ngushtësisht me struk-turat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Brendshme.Certifikimin i kandidatëve u realizua në tri faza

Faza e parë, ishte përgatitja disa mujore brenda vendit, kryesisht për përmirësimin e gjuhës angleze sipas me-todave të NATO-s të quajtura STANAG (në aftësitë e të folurit, të lexuarit, të shkruarit dhe të dëgjuarit), të përgatitjes si Instruktor Ndërkombëtar drejtuar nga Organizata Amerikanë që aderon pranë Ministrisë së Brendshme (ICITAP) me menaxher Steve Benett dhe këshilltarja pranë Qendrës së Formimit Policor Martha Filday, si dhe trajnimi pesë javor psikologjiko-taktiko-operacional të zhvilluar nga oficerët më me ekspe-riencë të Shkollës Baze të Oficerëve, të Repartit Special dhe atij “Komando” të Ministrisë së Mbrojtjes me komandant kolonel Behar Mara dhe kolonel Dritan Demiraj.

Faza e dytë, ishte përgatitja jashtë vendit (në Saint-Astier/Francë), ku u ralizua me certifikimin “on line” mbi njohjen e strukturave të shtetit të Republikës Islamike Afgane, kulturës dhe traditave të popullsisë etj.

Përgatitja e Ekspertëve të Policisë në Qendën e Trajnimit Taktik Europian për Ruajtjen e Rendit, të Xhandarmërisë Kombëtare Franceze me kurrikul të NATO-s për Trajnimin e POMLT-ve zgjati 2 javë. Faza e tretë, ishte tra-jnimi i quajtur “në teatrin e luftës”, në Afganistan, ku Ekspertët e Policisë u certifikuan për njohjen e legjislacionit aktual, të procedurave dhe rregullave të NATO-s për bashkëjetesën në kamp gjatë kryerjes së Misionit, si Këshill-

Përfundon misioni i parë paqeruajtës i Policisë së Shtetit, në kuadrin e NATO-s në Afganistan

tarë/Mentor, si drejtues të mjeteve operacionale dhe taktikave për përbal-limin e situatave me rrezikshmëri duke rritur nivelin e sigurisë, etj. Në foto, Ekspertët e Policisë Shqiptare me drej-torin e Drejtorisë së Këshillimit, kolonel Contrates (në mes). Bashkëpunimi me Forcat Speciale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturat e saj të ngritura për mbarëvajtjen e vazhdueshme të kryerjes së Misionit vazhdoi si gjatë transportimit të Ekspertëve të Policisë Tiranë-Kandahar-Kabul vajtje ardhje por edhe gjatë aktivitetit të përditshëm të kryerjes së misionit, duke siguruar rezultate të larta dhe paraqitje dinjitoze të Shqipërisë. Pavarësisht se kandidatët e përzgjedhur ishin mbi baza të vulln-etarizmit, ky ishte një tregues tashmë i përsëritur nga ana e Policisë së Shtetit Shqiptar e cila ka potenciale për të kontribuar me profesionalizëm të lartë, sjellje me norma etike dhe shije estetike në strukturat e NATO-s, ku konkre-tisht përfaqësuesit e saj kryen detyrat e këshilltarit në Kabul në Drejtorinë e Këshillimit (ATG-PTG) të vendosur në kampin “EGGERS” me komandant gjenerallejtënant Daniel Bolger. Drej-toria e Këshillimit me drejtor kolone-lin Controtes, ishte pjesë përbërëse e strukturës së Misionit të Trajnimit të NATO-s në Afganistan (NTM-A/CSTC-A) me komandant gjeneralbri-gade Cristian Dupoy dhe të Komandës së Përgjithshme të Forcave të Asocimit dhe Sigurisë Ndërkombëtare (ISAF) në Afganistan me komandant, gjeneralin John R. Allen. Detyrat asocuse dhe këshilluese që kryen Ekspertët e Poli-cisë, ishin pranë Komandës së Përgjith-shme të Trajnimit të Policisë Kombëtare Afgane (ANPTGC) me komandant gjeneralbrigade Patang, Komandës së Kolegjit Suprem të Trajnimit të Policisë Afgane (ANPSC) dhe Akademisë së Policisë Kombëtare Afgane (ANPA) me komandant gjeneralbrigade Sapand, të vendosura në pjesën jugore të Ka-

bulit afërsisht 15 km larg vendosjes së Kampit “EGGERS” në qendër të tij. Kjo distancë pavarësisht nga situata e përgjithshme e sigurisë përshkruhej çdo ditë, pothuajse më tepër së 160 herë vajtje ardhje. Për të përfytyruar më mirë vendin ku Ekspertët e Policisë realizuan dhe po vazhdojnë të kryejnë Misionin e tyre si përfaqësues të Poli-cisë së Shtetit Shqiptar, po ju sjell në vëmendjen tuaj një pjesë nga historia e popullit mik afgan.

Presidenti i Shtetit Islamik në Tranzicion i Afganistanit, Hamid Karzai ishte iniciatori i përmirësimit të Kapitullit të I, të artikullit 19 të kushtetutës së Republikës Islamike të Afganistanit duke nënshkruar më 26 janar, 2004 flamurin e ri kombëtar të tij. Ministri i Brendshëm i Afganistanit gjeneral Bismullah Mohammady drej-ton strukturat e Policisë Kombëtare Afgane ku aktualisht me ndihmesën e studiuar dhe konstante të Forcave Ndërkombëtare ka arritur që pothu-ajse mbi 50% e strukturave të Policisë Afgane të përmbushin misionin e saj në mënyrë të pavarur. Zëvendësmin-istri i Brendshëm, gjeneralbrigade Novruz Haliqi interesohej drejtpër-drejt për zhvillimin e përgatitjes etiko-profesionale të Punonjësve të Policisë Afgane dhe vlerësoi me nota të larta treguesit cilësorë të arritur nga Seksioni i Këshillimit në Akademinë e Policisë Kombëtare Afgane, duke shprehur mirënjohjen e tij të sinqertë për ndihmesën që po i jep Policia e Shtetit Shqiptare Policisë Kombëtare Afgane.

Zv/ministri i Brendshëm gjeneral-brigade Novruz Haliqi me Drejtuesin e Ekspertëve të Policisë Shqiptare. Sipas statistikave të viteve të fundit popullsia Afgane ka arritur afërsisht në 30 milion ku vetëm 3 milion për-bën atë të Kryeqytetit të Kabulit në të cilën 85% e saj banon në zonat rurale duke shënuar një densitet prej

38 banorë për km2. Kabuli është 1800 m (5.900 këmbë) mbi nivelin e detit, ku sasia e shirave është afërsisht 400 milimetra (16 inches) shi, dhe tem-peraturat më të ulëta janë regjistruar -31 gradë celsius (-24 F). Ekspertët e Policisë Shqiptare gjatë kësaj periudhe për herë të parë sollën ndryshime cilësore në Akademinë e Policisë Kombëtare Afgane me një kapacitet prej 1200 studentësh, përmirësimin bashkëkohor metodave të punës në staf, të metodave të mësimdhënies dhe të menaxhimit e mbikëqyrjes teknike të afërsisht 12 klasave të të mësuarit të gjuhës Angleze me në më shumë se 200 Oficerëve të Policisë Afgane të gradave të ndryshme( 40 prej tyre ishin punonjëse policie femra). Kur flasim për rezultate nuk mund të mos përmendim marrëdhëniet shumë të mira jo vetëm ndërmjet përfaqësue-seve ndërkombëtarëve por edhe me personelin Afgan, atmosfera e pa përshkruar mikpritëse, komunikimi i hapur dhe i ndershëm i shkëmbimit të eksperiencave në të gjitha shërbimet policore, deri në shfaqjen e dëshirës për të vizituar Qendrën e Formimit Policor në Shqipëri. Autoritetet e strukturave të NATO-s vlerësuan performancën e lartë të Ekspertëve të Policisë Shqiptare duke i dekoruar me Medaljen e Shërbimit të Lartë Civil dhe Medaljen e NATO-s, gjë e cila na bëri të ndihemi të barabartë dhe kre-narë si përfaqësuesit e parë të Policisë së Shtetit Shqiptar. Ndihmesa ndaj popullit mik Afgan, nuk ishte vetëm në fushën e mbrojtjes dhe të policimit por edhe në fushën ekonomike, si të menaxhimit të problemeve logjistike dhe të mirëmbajtjes së ambientit, pajisjeve dhe shërbimeve të tjera mbështetëse. Konkretisht së bashku me personelin ndërkombëtar dhe atë Afgan punonin me dhjetëra punonjës civilë shqiptarë, të kontraktuar nëpër firmat ndërkombëtare dhe ato private

të ardhur nga diaspora dhe Kosova. Strukturat drejtuese ndërkombëtare por dhe personeli Afgan flisnin me superlativa për vlerat e larta njerëzore dhe punën e tyre profesionale. Ek-spertë e Policisë së Shtetit të Misionit të Parë në Afganistan mbërritën në Atdhe në muajin shkurt, 2012 ku u pritën nga drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në Drejtorinë e Përgjith-shme të Policisë, drejtues i Parë Behar Tafa, këshilltari i Drejtorit të Depar-tamentit të Trajnimit, kryekomisar Gentian Shehaj si dhe nga drejtues të Organizatës së ICITAP-it dhe familjarët e tyre. Drejtori i Përgjith-shëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në prezencë të Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, të drejtuesve dhe personaliteteve të Organizatave të Huaja që aderojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si ICITAP-i, PAMKA-III dhe OSCE-së, të drej-tuesve të strukturave të tjera të MB dhe DPPSH, si dhe të familjarëve të tyre, të pestë Ekspertët e Policisë u vlerësuan me Certifikatë Lavdërimi për Shërbime të Dalluara me mo-tivacionin ”Për profesionalizmin, shërbimin cilësor, dhe kryerjen me performancë të lartë të detyrave, duke përçuar eksperiencat më të mira policore dhe përmbushur me sukses të plotë Misionin e Parë Trajnues të Policisë së Shtetit në përbërje të strukturave trajnuese të NATO-s në Afganistan”

Ky vlerësim i lartë na obligon që jo vetëm të vazhdojmë për të re-flektuar në punën tonë të përditshme eksperiencat më të mira të kolegëve tanë ndërkombëtarë, për gjithashtu të ndihmojmë në përgatitjen e kandi-datëve të Policisë së Shtetit të cilët kanë aplikuar dhe po trajnohen për të vazhduar ndihmesën e Policisë së Shtetit Shqiptar, në përmbushjen e Misionit në Herat, Afganistan.

nga kryekomisar Bardhyl henaj

Page 12: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 201212 kds

Në këtë shkrim do të jepet një eksperiencë sa praktike dhe teorike në doktrinën dhe parimet kryesore për funksionimin e shtabit në komandat kryesore. Qëllimi im në këtë shkrim është që të ndikoj sado pak në ecurinë dhe përmirësimin e punës në shtabe dhe jam e mendimit që duke e lënë këtë artikull të hapur për diskutim. Për të kuptuar koordinimin e punëve të shtabit në komandat duhet të njihemi më parë me disa parime kryesore të punës në to, ku është ndryshimi i punës së komandës dhe shtabit, roli i shtabit, etj. Shtabi në një komandë është çelësi për realizimin e misionit dhe detyrave të caktuara, ndihmon Komandantin, mbështet dhe këshillon atë në marrjen dhe zbatimin e vendimeve. Puna dhe veprimet e shtabit bazohen në urdhrat dhe direktivat e koman-dantit, ndërsa detyra e Komandantit është që t’i japë shtabit udhëheqjen, drejtimin dhe udhëzimet përkatëse. Çfarë atributesh gëzon detyra e komandantit dhe oficerit të shtabit? Komandanti është funksioni që ka autoritetin e komandimit, autoritet i cili përqendrohet tek ai, si funksioni më i lartë në strukturën që drejton. Ndërsa shtabi këtë atribut nuk e gëzon. Procedurat efektive të shtabit ndi-hmojnë komandantin në kryerjen e detyrës nëpërmjet këshillave e informacioneve, planifikimit të detyrave, menaxhimit të burimeve, koordinimit të punëve, dhënien e rekomandimeve dhe vendimeve, përgatitjen e dërgimin të vendimeve, si dhe kontrollin e detyrave. Në shkrimin tonë do të paraq-iten mundësitë që ka shtabi për kryerjen e detyrave që jep Komandanti. Siç u theksua më lart Komandanti e ka të përqendruar autoritetin dhe nëpërmjet tij organizon dhe drejton punën. Por shtrojmë pyetjen: A mund të ketë delegime në raste të veçanta, dhe a mund të komandohet në emër të Komandantit? Ekzistojnë të dyja mundësitë e delegimit të autoritetit. Në rastin e parë, mund të delegohet autoriteti, kur jemi të qartë për udhëzimet dhe drejtimet e dhëna të detyrës, kjo kryesisht për çështje jo të rëndësishme dhe kritike. Në rastin e dytë, nuk mund të delegohet autoriteti: a) kur jeni të pasigurt në qëndrimin/pikëpamjen e Komandantit; b) kur situata e momentit për të zgjidhur dhe qartësuar drejtimin ka ndryshuar nga situata e deritanishme; dhe c) kur një vartës sugjeron (me ide të paqartë ose të qartë) se dëshiron “ta dëgjojë urdhrin/udhëzimin nga komandanti”, ose që kërkon për një arsye të tijën që vendimi të rishqyr-tohet. Në rastet kur komandanti mund të përcjellë autoritetin tek Shtabi, ky i fundit mund të përdorë autoritetin e komandantit vetëm në emër të tij. Në të gjitha rastet gjatë punës së tij, Shtabi duhet të tregojë aftësi dhe kompetencë, të zbatojë detyrën e dhënë me besnikëri, të udhëhiqet nga e vërteta duke e thënë atë me forcë, gjithnjë me argumente bindëse. Për të pasur një mbarëvajtje sa më të mirë të punës, po rendisim disa këshilla që i nevojiten Shtabit në organizimin e punës: të dijë të përdorë teknologjinë e kohës, por të mos ndikohet nga ajo. Punën ta bazojë në dokumentacion përkatës; të ketë para-sysh të mos të thotë “Jo” gjatë marrjes së detyrës-wshtë shumë lehtë të thuash “Jo”, por gjeni format për zgjidhjen e detyrës së dhënë nga Komandanti; të kihet parasysh që në raportimin tek Komandanti të raportoni çfarë i nevojitet Komandantit të dijë, jo çdo gjë që ju dini; duhet të kini parasysh se Komandanti e ka kohën e limituar, ku zgjidhja e detyrave kërkon kohën e caktuar;

“Sekretet” e komandimit ose parimet e punës në një shtab komande

të jetë i qartë, i saktë dhe konciz ( në të shkruajtur dhe në të folur); një rëndësi të veçantë ka dokumentimi i mirë për çfarë keni në përgjegjësi, që gjërat të jenë shkruar qartë, saktë dhe kuptueshëm. Duhet të kini parasysh se nuk do të jeni gjatë gjithë kohës në të njëjtën detyrë. Praktikat që mbyllen duhet të jenë të tilla që dokumentet të flasin vetë edhe pa praninë tuaj. Llogarit çdo gjë me kujdes dhe saktë sipas planit të miratuar nga Komandanti. Çdo kohë ka detyrën e saj dhe çdo detyrë ka kohën e saj. Përgjegjësia për zgjidhjen e tyre është e juaja. Nëse jeni të pasigurt, ose nëse nuk dini diçka, e cila nuk përbën çështje kritike, pasi për idenë ju mund të jeni i qartë përgjigju ose thuaj – “po ashtu”, më pas analizoni dhe qartësoni gjithçka rreth saj. Duhet të keni parasysh që për marrjen ose sqarimin e një detyre, komunikimi ballë për ballë është më i mirë se komunikimi në telefon, ose me e-mail/mesazh, pasi informacioni merret i plotë dhe i qartë. Shënimi “U pa” në dokument, nuk

do të thotë që “detyra është e përfunduar” nga ana juaj. Duhet të ndiqni dhe qëndroni të informuar deri sa të mbyllet e gjithë praktika. Detyra e dhënë ka nevojë për një informacion sa më të gjerë dhe koordinim me sektorët përkatës. Si moto duhet të ud-hëhiqeni nga pyetja: “Kush tjetër nevojitet të dijë?”, që do të thotë të ndihmosh dhe të ndihmohesh me të gjitha mundësitë nga personeli që është përgjegjës për zgjidhjen të detyrës.Disa sfida të punës

Shtabi, në strukturën e tij i cili përbëhet nga personel i caktuar kërkon që Shtabi të demonstrojë: kompetencë, iniciativë, kri-jimtari, fleksibilitet, vetëbesim, besnikëri, lojtar në grup, drejtues e komunikues efektiv. Besnikëria ndaj detyrës dhe dhënia prioritet i asaj detyre që është më kryesore, janë cilësi që përbëjnë dhe numrin një në vëmendjen e Komandantit. Lind pyetja: Si duhet të përzgjidhet dhe emërohet personeli në shtabe? Përveç cilësive të paraqitura më

lart, rëndësi të veçantë ka marrja e detyrave sipas hierarkisë. Marrja e detyrave nga më e ulta në më të lartën, bën që ushtaraku të fitojë pjekurinë profesionale. Koha e qëndrimit në një detyrë e pasqyruar në përshkrimin e punës dhe në Ligjin e gradave dhe karrierës, (koha e qëndrimit në secilën gradë), kërkon respektim me rigorozitet. Një rol të veçantë të punës në Shtab luan struktura dhe organizimi i skemës së varësisë (organograma). Ajo ndihmon komandantin në komandim, bashkërendim të punës dhe menaxhim në të gjithë nivelet e saj. Për të mënjanuar e zbutur problemet që krijohen në skemën e varësisë kërkohet një koordinim; komunikim i vazhdueshëm me vartësit; këshillim me stafin me moton “Kush tjetër duhet të dijë”; mbajtja e një hapi (ritmi), i cili inkurajon koordinimin e forcave dhe siguron përqendrimin e tyre, etj. Në detyrat kryesore të tij Shtabi ka për-gatitjen dhe shpërndarjen e informacionit, të cilat ndihmojnë në komunikim dhe koor-dinim të punëve. Menaxhimi i informacionit dhe të dhënave DATA BASE, që luan rol në komunikim e koordinim, duhet të jetë i gjithanshëm, i sigurt, efikas për të shërbyer për një periudhë afatgjatë dhe t’i përshtatet qëllimit dhe detyrës sonë. Personeli që punon me të dhënat në këtë sistem ka jo vetëm përgjegjësinë në menaxhimin e tyre, por njëkohësisht duhet të dijë të përcaktojnë çfarë informacioni/dijesh i nevojitet epro-rëve për zgjidhjen e detyrave. Mungesa e in-formacionit krijon mungesën e “njohurive” për komandantët. Që puna në shtab të ketë rezultat, duhet që të gjithë sektorët të jenë në sinkron, duke u udhëhequr nga parime të caktuara si: “Pyet për çdo gjë por respekto dhe kohën e secilit”; organizo dhe përcakto afatet për kryerjen e detyrës, qëndro në kontakt në çdo moment për realizimin e saj; bashkërendo punën dhe me sektorë e reparte të tjera me të cilët ke lidhje detyre; organizo mbledhje sa duhen, në kohën e duhur dhe me personelin e nevojshëm; për t’i paraprirë situatave të ndryshme të papritura, ndërto grupet e duhura të punës të veprimit të krizave, mënjano pjesëmarrjen ad hoc në grupet e punës; respekto rregullin e artë

të procedurave të kryerjes së misionit në menaxhimin e kohës: 1/3 për nivelet e larta dhe 2/3 për bazën (repartet); lër shumë kohë të paangazhuar në program; mos programo çdo minutë.Përmirësimi i fleksibilitetit të detyrat e paparashikuara dhe dhënia e kohës njerëzve që të mendojnë, pushojnë dhe të rimëkëmben duhet të jenë në vëmendjen e planëzimit dhe menaxhimit të kohës për Shtabin. Kontrolli i detyrave është një tjetër aspekt i punës së Shtabit. Përcaktimi i një udhëzuesi mbi organizimin e punës në Shtab përbën kushtin kryesor për mbarëvajtjen e punës në të. Nga ana tjetër Shtabi duhet të përgatisë një plan pune dhe ta ndjekë atë me disiplinë. Informimi dhe influencimi i idesë së Komandantit, gjetja e ideve të reja, përcaktimi i referencave për detyrat kyçe, përgjegjësitë e J3, J5; avantazhet e dis-avantazhet për marrjen e një vendimit, përcaktimi i “dorëzimit” ose vazhdimësisë së detyrave në shtab, përcaktojnë dhe nevojën për të ndrysh-uar kulturën e përsosmërisë. Një oficer shtabi duhet të dijë se cila është e mira e mirë e mjaftueshme. Si konkluzion themi se Shtabi në një komandë është çelësi për realizimin e misionit dhe motori lëvizës i punës së një komande. Komandanti dhe Shtabi që të jenë të suksesshëm duhet të dinë detyrimet e punës së tyre gjatë. Komandanti duhet t’u tregojë vartësve “Çfarë” duhet të bëjnë dhe jo “Si” të zgjidhin detyrën e dhënë. Ai duhet të shprehë sa më qartë qëllimin se çfarë duhet të arrijë efektivi, të qartësojë dhe shpjegojë “Pse”-në e kësaj detyre; të organizojë masat e kontrollit për detyrat e caktu-ara dhe të limituara, të jetë i përgatitur të pranojë si gabimet, ashtu si dhe arritjet e ndryshme dhe të inkurajojë iniciativën tek vartësit. Shtabi duhet të ketë si parim nderin dhe respektin ndaj detyrës, të pyesin nëse janë të paqartë për detyrën, të jenë të përgatitur se do të bëjnë edhe gabime - por të dinë si t’i korrigjojnë ato, si dhe të tregohen të iniciativës - të kuptojnë gjetjen e mundësive dhe rrugët për zgjidhjen e detyrës në kohën e duhur.

n/kol. afërdita Blaka

KDs, vatra e formimit të ushtarakutArsimimi, kualifikimi, stërvitja individuale e

personelit të FA, zhvillimi i doktrinës ushtarake dhe mbështetja e stërvitjes kolektive të FA është misioni Komadës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Për këtë Ko-mandë, do të ishte e vlefshme ajo thënia alegorike” –“Dymbëdhjetë muaj-trembëdhjetë fushata”.thuhet kjo, pasi është fenomen i rrallë të vish në ambientet e saj dhe të mos gjesh ushtarakë të cilët vazhdojnë kurse përkatëse në bazë të pllanifikimit vjetor të Komandave. Vlerësuesi më objektiv i këtij produkti janë vetë “po-rositësit”, domethën Komandat e Forcave që dërgojnë këtu efektiva të tyre për t`u arsimuar. Kjo sepse njohu-ritë e mara në këtë institucion ata i vënë në zbatim në repartet ku shërbejnë, qoftë brenda vendit, qoftë jashtë tij në misionet e ndryshme paqeruajtëse ku vendi ynë tashmë prej vitesh është i angazhuar. Si rrjedhojë, të gjitha Institucionet e të gjitha niveleve të Kurseve pranë KDS e ndjejnë detyrimin dhe përgjegjësinë tyre për t`u siguruar që studentët dhe kursantët, para se të lënë auditorët e insitucioneve arsimore të KDS-së, të kenë marë njohuritë e duhura për të shërbyer sa më profesionalisht në FA. Është ky proces që kërkon një organizim dhe koordinim të të gjithë strukturave arsimore, stërvitore, mbështetëse dhe vazhduese të njëra tjetrës, duke përfshirë gjithë hierarkinë intelek-tuale dhe profesionale të ushtarakut. Në kushtet e sotme dhe krahasuar me ushtritë aleate(të paktën ato

të NATO-s), të jesh një lider i suksesshëm duhet të të njohësh e të bësh të tuat të gjitha nivelet e mundshme të kualifikimit, për të marrë përsipër përgjegjësi edhe më të mëdha sesa ato që imponon grada, në bazë të funksionit. Komanda, Shtabi, Akademia e Mbrojtjes dhe Institucionet e saj arsimore e realizojnë një proçes të tillë duke kaluar në auditorët e saj pothuajse të gjithë ushtarakët dhe civilët e FA-së të të gjitha niveleve. Ky është dhe do të mbetet Misioni por edhe sfida kryesore e këtij institucioni, me qëllim që t`i paraprijë zhvil-limeve të pritshme të së nesërmes. Në Konferencën Shkencore për rishikimin e programeve mësimore e cila u mbajt në fillim të këtij muaji nën kujdesin e ministrit të Mbrojtjes dhe të Shefit të Shtabit ët Përgjithshëm, gjeneralbrigade Agim Lala ndër të tjera tha: “Duhet të synojmë të përgatitim ushtarin për të marrë vendime në situate të ndryshme, deri edhe në nivlein strategjik. E di që disa prej jush në sallë do të habiteni me këtë që them, por ne këtu duhet ta ngremë stekën, pasi në kushtet e një ushtrie të vogël, e vetmja zgjidhje që na kërkohet, është të konkurojmë me vlerat tona”. Ia kushtëzojnë këtë Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes kërkesat që institucionet e saj kanë në lidhje me ndryshimet e skenarëve të luftimit të sotëme kryesisht atyre të së ardhmes së afërt, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në hartimin e programeve mësimore. Kjo imponon

daljen nga rutina e përditshme e mësimdhënies, si edhe nevojën e rishikimit të programeve mësimore në institucionet e KDS-së rezonancë me zhvillimet. Patjetër kjo mund të realizohet vetëm duke ruajtur dhe përsosur traditën e vyer akademike, si vatra e kryesore por edhe e vetme e formimit të ushtara-kut. Rritja e aftësive në njohjen e gjuhës së huaj ku përveç gjuhës angleze që tashmë është thuajse pjesë e konsoliduar e programeve të KDS-së, sjell këkesa për njohje edhe gjuhëve të tjera. Vlerësimet e larta që vijnë nga Komandat e ndryshme jashtë vendit si nga ISAF, KEYFOR, EUFOR, etj për ushtarakët tanë që punojnë në Shtabet e tyre, nuk pushojnë së qeni edhe një vlerësim për KDS në auditoret e së cilës këta ushtarakë të rrangjeve të ndryshme janë përgatitur e kanë studiuar. Ky laborator gjigand që përpunon programe dhe Doktrina, që përgatit ushtarakë të të gjitha niveleve, që e shndërron qytetarin në ushtar, për-bën padyshim njërin nga investimet më serioze të shtetit në 20 vitet e fundit, me gjithë problematikat e kohëpaskohëshme. Edhe tani, ndoshta duhet riparë mbështetja e këtij Institucioni edhe më mirë, në kushtet kur mbi të bie barra e realizimit të thuajse të gjitha aktiviteteve, por edhe në rolin e madh që ka në këtë vit të njëqindtë të shtetit shqiptar.

Nga Dava Farruku

Page 13: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 2012 13gjeopoLitika

Në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, në faqet e gazetës “Ush-tria” do të fillojë të pub-

likohet një rubrikë e re: gjeopolitika. Kjo rubrikë ka si synim që të sjellë një seri shkrimesh të cilët do të rrëfejnë pjesët themelore të mendimit gjeo-politik, teoritë kryesore të gjeopoli-tikës dhe mendimtarët bazë të kësaj disipline. Arsyeja qendrore e këtyre shkrimeve, nuk do të jetë thjesht apo vetëm këndvështrimi gjithëpërfshirës i kësaj shkence. Synimi është që në përfundim të serisë së shkrimeve, të jetë rrëfyer një logjikë gjeopolitike te e cila të mund të bazohet një gjeopoli-tikë shqiptare. Duke parë teoritë dhe mendimtarët kryesorë, do të kuptojmë më qartë strategjitë globale e rajonale në marrëdhëniet mes shteteve, të aplikuara edhe në ditët e sotme më besnikëri ndaj disa formulave gjeo-politike që japin çelësin e sundimit global.

Gjeopolitika gjermane (e bazuar kryesisht te vizioni i Karl Haush-ofer), që nga viti 1930 propozonte një ndarje të botës më tresh, në pan-rajonet e mëdha të hegjemonive amerikane, evropiane dhe japoneze. Natyrisht qe konceptimi i Eurafrikës dhe i Eurazisë nuk ka të njëjtën peshë në kohën tonë, por në kohën e ideuar Eurafrika reflektonte synimet imperialiste gjeopolitike të Fuqive të Mëdha mbi hapësirën globale. Pesha e Afrikës si hapësirë gjeopolitike nuk është zhdukur as sot, por nuk shihet më nën të njëjtën dritë.

Përfytyrimi i botës si e ndarë në pan-rajone mori jetë prej debateve të zhvilluara në gjeopolitikën gjermane në cilësinë e ekspansionit oqeanik, për qëllime përfitimi kolonial. Edhe pse rrënjët e gjeopolitikës së im-perializmit gjerman datojnë që në kohën e Friedrich Ratzel, punimet e tij frymëzuan Karl Haushofer e ndjekësit e tij. Shtatë ligjet e zgjerimit të hapësirës të shteteve, siguruan një justifikim të fortë politik për ekspan-sionin e shteteve të mëdha më kurriz të atyre më të vogla, fqinjëve të dobët. Pesë konceptet hapësinore formojnë bërthamën e “Geopolitik” dhe e gjitha kishte para-prirje punën e Ratzel dhe të sir Halford Mackinder. Konceptet ishin: kufij të lëvizshëm, teoria e Heartland dhe tre çështjet e lidhura me këtë, Autarkia, Lebensraum dhe Panideen.

Megjithëse koncepti i Panideen apo pan-idetë, nuk ishte një fokus i qartë në “Zeitschrift für Geopolitk”, ai ishte elementi i parë i “Geopoli-tik” që kapej prej komentatorëve amerikanë gjatë luftës për shkak se pan-rajonet shiheshin si një pjesë thelbesore e strategjisë gjermane.

Gjeopolitika e pan-ideve dhe pan-rajoneve

Pan-idetë janë parime të përgjithshme për organizimin e sistemit botëror ose ideologjitë bazë për më shumë njësi/entitete. Gjeopolitikanët perceptonin se çdo entitet politik, si të ishte i vogël si një komb-shtet apo i madh si perandoria britanike, kishte nevojë për një bazë ideologjike dhe do të sh-embej pa një të tillë. Si një shembull të pan-ideve Haushofer (1931) ofroi Panislamizmin, Panamerikanizmin dhe Panazianizmin. Pan-ide të tjera si Paneuropa apo Pangjermanizmi, ekzistonin por nuk kishte gjasa që të shpreheshin si entitete gjeopolitike për shkak se mungonte vullneti politik ose interesi publik. Në këtë mënyrë, Doktrina Monroe ishte një pan-ide dhe paraqitje vazhdimisht si e tillë në “Zeitschrift für Geopolitk”. Pan-rajonet ishin shprehja gjeografike e pan-ideve dhe në këtë mënyrë u sho-qëruan me ndarjen e globit në sfera influence nga superfuqitë.

Haushofer dhe ndjekësit e tij përdorën konceptet e Ratzel për Grosslebenformen, formimin e një-sive të gjera organiko-kulturore, për të promovuar konceptin pan-rajonal. Ka lidhje të qarta ndërmjet njësive të gjera ekonomike dhe politike, edhe pse ato nuk kanë nevojë të kenë kufij të njëjtë; një njësi e madhe ekono-mike mund të jetë e ndarë në shtete të shumta. Dy idetë u përzien në punën e Robert Coudenhove-Kalergi (1923). Haushofer (1931) i njeh viz-ionit të Coudenhove-Kalergi për një Europë të bashkuar ekonomikisht e politikisht, të drejtën e ndikimit për pikëpamjet që ai (Haushofer) ka mbi pan-idetë. I motivuar prej shkatërrimit të LIB, në vitin 1921 Coudenhove-Kalergi i dërgoi një letër redaktorëve të gazetave më të njohura evropiane, në të cilën ai mbronte idenë e krijimi

të një bashkimi pan-Europian. Pas interesit që ngjalli libri i tij ai krijoi një lëvizje pan-europiane të cilën e ndoqën shumë njerëz të mirënjohur. Ai kishte vizionin e një federate, por Lidhja e Kombeve e refuzoi një propozim të tillë në vitin 1929. Haushofer (1931) e riprodhoi hartën e Coudenhove-Kalergi për Paneuropën si dhe ndarje të tjera globale e më pas krijoi shoqatën e tij me rrethin e Paneuropës.

Ideja paneuropiane bazohej te marrëveshjet kulturore dhe kishte qël-lime politike. Kishte gjithashtu edhe një sfond ekonomik, por ka pak prova që të tregojnë se gjeopolitikanët i dha-në ndonjë rëndësi të madhe literaturës ekonomike në lidhje me këtë çështje. Koncepti i Europës së bashkuar është hulumtuar nga Friedrich List në fillim të shekullit të 19-të, si një bashkim doganor i fokusuar te Gjermania. Në të njëjtën kohë Konstantin Frantz mbronte idenë se për Gjermaninë, shpresa e vetme e parandalimit shndërrimit të Shteteve të Bashkuara dhe të Perandorisë Rusë në super-fuqi botërore, ishte që të bëhej ud-hëheqëse në krijimin e një federate evropiane. Më vonë, teoricieni mbi vendndodhjen Alfred Weber, zhvil-loi idenë e Grossëirtschaftsraum, me një bërthamë që përbëhej nga pjesët industriale të Gjermanisë dhe shtet fqinjë ruralë në periferi. Kjo teme u pranua pjesërisht prej gjeopolitikanëve por nuk fitoi peshë në një ambient të dominuar nga konsideratat kulturore. Ka fakte mbi Weltpolitik apo perceptimin ekonomik të lidhjes Europë-Afrikë prej qeverisë gjermane, në vend të një skeme vendosjesh apo Leb-ensraum të paraqitur në një seri hartash të njohura të publikuara në

“Facts in Review” (1941). Këto skema hartografike propagandistike që synonin neutralitetin amerikan dhe shtyrjen e opinionit publik ndaj tij, u postuan te 80 000 të abonuar në SHBA, prej “Bibliotekës Gjermane të Informimit” në New York. Në këto harta bota ishte ndarë në katër sfera ekonomike (Grosswirtschaftsraum), secila me bërthamën e saj, ngjyrosur në të zezë; zonat e ushqimit e të lëndëve të para, me ngjyrë të lehtë dhe zonat bosh me të bardhë. Tregtia ndërmjet Eurafrikës dhe Panamerikës ishte qartësisht dominuese. Në një seri hartash që kanë lidhje me çështjen, jepeshin tërë marrëdhëniet tregtare të bërthamës, përveç Bashkimit Sovjetik, dhe thuajse e gjithë tregtia afrikane zhvillohej me Europën. Kjo ndarje interpretohej si të ishte Rendi i Ri Botëror pas Luftës. Edhe pse janë pranuar gjerësisht si të dhëna të doktrinës gjeopolitike nuk ka asnjë provë që grupi i Haushofer të ketë marrë pjesë në prodhimin e këtyre hartave. Në fakt, ka një diferencë ndërmjet hartave të propagandës naziste apo qeveritare dhe atyre të prodhuara nga gjeopolitikanët. Përpjekja hartografike për të promovuar neutralitetin amerikan duke e portretizuar SHBA-në si forcën dominuese ne Hemisferën Perëndimore dhe një Gjermani e Japoni të barabartë me të, u quajt “gjeografia magjike”. Gjeopoli-tikanët argumentnin se zotërimet koloniale franceze dhe britanike ishin një kërcënim për Doktrinën Monro dhe se përdorimi kolonial prej këtyre fuqive duhej të përfun-donte. Është fakt i mirënjohur se Whittlesey e ndërtoi hartën e tij me katër pan-rajone i bazuar te

shkrimet e jo te hartat e gjeopoli-tikanëve. Pavarësisht mungesës së saktë për kufijtë rajonalë, gjeo-politikaët pranonin se çdo rend i ri botëror do të përfshinte fundin e dominimit imperialist britanik e francez, trashëgimia e fronit të së cilit, ishte subjekt i shumë shkrimeve në “Zeitschrift für Geopolitk”. Haushofer pranonte se ndarja vertikale e globit në pan-rajone, ishte në avantazh ndaj pikëshikimit të ndarjes periferike që mbronte Mackinder. Në karri-erën e tij të vonë Haushofer (1943) u përpoq që të bashkërendonte këto diferenca. Ai argumentonte se historia botërore ishte kara-kterizuar tradicionalisht nga një shpërndarje sipas vijave të gjerë-sisë gjeografike, por në shekullin e 20-të një po ndodhte një organizim vertikal dhe një thellim traversial. Një hartë tregonte në mënyrë energjike zgjerimin drejt jugut të bërthamave të katër pan-rajoneve, me Heartlan të dhënë si një njësi më vete. Haushofer debatonte se teoria e Heratland nga Mackinder, ishte e vlefshme vetëm për aq kohë sa Bashkimi Sovjetik do të ishte me fokus qendërsynues në zonën e tij të brendshme e për aq kohë sa SHBA të ishte e interesuar për çështjet e saj të brendshme. Me një Bashkim Sovjetik të etur për ujërat e ngrohta të Oqeanit Indian dhe me përpjekjet e SHBA për të shtrirë kontrollin e saj mbi Amerikën e Jugut, Atlantikun jugor dhe Paqë-sor, nevojitej një interpretim i ri i zgjerimit vertikal të bërthamave. Në fakt, Haushofer po bënte një parashikim të llogaritur të strat-egjive politiko-ekonomike të fun-dit të shekullit të 20-të, për katër fuqitë drejtuese – komuniteti eu-ropian, Japonia, SHBA dhe Bash-kimi Sovjetik. Në botën anglo-saksone, pan-idetë dhe shndërrimi i tyre pan-rajone, ishin më shumë në qendër të kritikë së literaturës së drejtuar kundër gjeopolitikës gjermane, se sa si kritikë kundër Haushofer e rrethit të tij, për pro-vat që ata jepnin në botimet e tyre. Për gjeopolitikanët qëllimi kryesor krijimi në Europë i një njësie hapë-sire me kulturë homogjene, nën dominimin Gjermania, mbështetur nga fuqia ekonomike e ushtarake. Zhvillimet që mori rrjedha e histo-risë në LIIB ishin shumë të paim-agjinueshme dhe Gjermania humbi peshë në sistemin ndërkombëtar. Pas kaq dekadash, sot, pozicioni qendror i Gjermanisë si qendër gjeografike e Europës dhe si qendër ekonomike e BE, të çon vetvetiu vëmendjen te dominimi i pan-rajoneve dhe “froni” bosh i Rendit të Ri Botëror: si do të jetë ky i fundit, me pan-rajone apo me një fuqi dominuese globale të vetme?

prof. dr. pajtim ribajalbert hitoaliaj

Page 14: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 201214 kuLture

Efektiva të Forcave të Armatosura vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar

35 vjet më parë, në vitin 1977, me Rezolutën nr. 12 të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve (ICOM) është cak-

tuar 18 Maji, si “Dita Ndërkombëtare e Muzeve”. Gjatë kësaj periudhe, Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve, që varet nga UNESCO, ka ndihmuar në nivelin shkencor të muzeve përmes botimeve të ndryshme, veçanërisht në përcaktimin e kritereve dhe stan-dardeve për trajtimin e objekteve të trashëgimisë kulturore. Më shumë se 30.000 muze në rreth 100 vende të botës, përfshirë edhe vendin tonë, zhvilluan aktivitete të larmishme, me një tematikë të caktuar. Në vitin 2010, tematika për “Ditën Ndërkom-bëtare të Muzeve” ishte “Harmonia sociale”, një koncept i rëndësishëm për njerëzimin dhe për përfaqësimin e kulturës së Lindjes. Në vitin 2011, tematika e prezantuar ishte: “Muzeu dhe kujtesa”, kjo për arsyen se muzetë dëshmojnë histori dhe mbartin kujtime. Ata kanë në koleksionet e tyre objekte të shumta që janë thel-bësore për kujtesën e komuniteteve. Tematika e vitit 2012 është “Muzetë në një botë në ndryshim, sfida dhe frymëzime të reja”. Kjo temë ftoi muzetë dhe vizitorët e tyre të vlerësoj-në rolin që luajnë muzetë në shoqëri, në kohën e ndryshimeve të mëdha. Dita Ndërkombëtare e Muzeve është një ditë e rëndësishme për muzeologët për të pasuruar muzetë. Psh: Në Brazil, Muzeu i Artit Modern në San Paolo, prezantoi një koleksion të pro-grameve origjinale për të kombinuar artin krijues me teknologjinë dhe ekologjinë; Në Kinë, Muzeu Historik Shaanxi inauguroi ekspozitën Muzetë dixhitale, e cila prezantoi krijimet, ruajtjen e ekraneve dhe shkëmbimin e koleksioneve në mënyrë dixhitale; Në Lituani, muzeu në qytetin Kaunas ftoi vizitorët për të zhvilluar krijimtarinë e tyre në ekologji, në seminarin: “Mos hidhni – krijoni një mrekulli!”, e cila ndërthur krijimin me riciklimin etj.

Trashëgimia kulturore dhe civi-lizimi i çdo vendi buron nga kultura, traditat, zakonet, dhe historia e pop-ullit të vet. Muzetë, si vende për mbrojtjen dhe ekspozimin e veprave me vlerë të çdo populli, jo vetëm që ruajnë trashëgiminë kulturore për brezat e rinj, por krijojnë mundësi për të forcuar kujtesën historike. Prandaj, thuhet me të drejtë se muzeu është

kujtesa historike e çdo vendi. Objektet që mbahen në muze prezantojnë jo vetëm ngjarje historike por inter-pretojnë historinë përmes objekteve të trashëgimisë kulturore. Ata janë shprehës të parametrave të zhvillimit të shoqërisë. Për çdo popull, njohja e së kaluarës ka rëndësi vendimtare në përcaktimin e së ardhmes mbi bazën e identitetit të vet kulturor.

Të njohim Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë: MHK synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar

si dhe të inkurajojë dialogun me dhe midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike e kulturore të Shqipërisë, të cilat i ko-munikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin. Ai organizon dhe mundëson gjithashtu aktivitetet, të cilat përkrahin vizionin dhe misionin e tij. Në kuadër të kësaj dite dhe të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të FARSH, më 18 maj, Drejtoria e Aktiviteteve dhe MArrëd-

hënieve me Komunitetin në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në bashkëpunim me Drej-torinë e J9 në SHPFA, organizoi një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, posaçërisht për efektivat e Forcave të Armatosura. Gjatë vizitës së muze, lektorja e Muzeut Historik Kombëtar, Sonila Rusheku prezantoi historinë e Shqipërisë, e cila në të vërtetë nuk përfshin vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden territoret shqiptare, por edhe hapësirat e tjera të banuara nga shqiptarët që kanë mbetur jashtë

alba musaraj

Fëmijët artistë të QKMBM interpretojnë në Ditën Kombëtare të fëmijëve jetimë

Në kuadër të Ditës Kombëtare në ndihmë të fëmijëve jetimë, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë ka organizuar dje në ambi-entet e lulishtes “1 Maji“ në Tiranë një koncert festiv për fëmijët jetimë. Të pranishëm në këtë aktivitet festiv ishin: ambasadori i OSBE-së në Tiranë, z. Eugen Volfart, kryetari i Institutit të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani, përfaqësues të komuniteteve fetare, artistë, prindër, mësues dhe fëmijë nga shkolla të ndry-shme të kryeqytetit, të cilët kanë qëndruar pranë fëmijëve jetimë në këtë ditë të rëndësishme për ta. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart në përshëndetjen e tij, ndër të tjera ka rikujtuar se, mbështetja e fëmijëve jetimë është një nga kërkesat e Bashkimit Evropian dhe “unë jam këtu pikërisht për të treguar mbështetjen për fëmijët jetimë në Shqipëri”, ka nënvizuar ai. Më tej ambasadori Volfart ka theksuar se, të gjithë duhet të ndihmojmë për integrimin e tyre në shoqëri. Duke parë fytyrat e tyre të gëzuara dhe aspiratat që ata kanë, shpresojmë që ata

të jenë pjesë e aspiratave të Shqipërisë për t’u integruar në Evropë, është shprehur z. Volfart. Me këtë rast në lulishten “1 Maji“ u shtrua edhe një drekë për fëmijët jetimë. Në koncertin që u dha gjatë zhvillimit të kësaj veprimtarie performuan edhe grupi fëmijëve të ushtarakëve

që përgatiten në kurset e muzikës dhe të aktrimit pranë Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes. Grupi i artistëve të vegjël që përgatiten në QKMBM, i përbërë prej rreth 30 fëmijësh, është viti i dytë radhazi që merr pjesë në një veprimtari kushtuar fëmijëve jetimë. Në repertorin e tyre ata u paraqitën me këngë, recitime, si dhe me pjesë të ekze-kutuara me violinë, duke treguar edhe njëherë talentin dhe aftësitë e tyre artistike. Në këtë aktivitet, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, z. Eugen Volfart dhe bashkëshortja

e tij u nderuan me titullin “Ambasa-dorë të Paqes”, tituj të cilët iu dorëzuan nga për-faqësuesi i “Paqes Universale“, z. Bajram Ibraj. Ndërsa për fëmijët jetimë u shpërndanë dhurata të përgatitura në Zyra e OSBE-së në Tiranë dhe kompania “Merkator“.

Ky aktivitet u realizua me rastin e 18 Majit, “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve”

Në vijim të aktiviteteve që po zhvillohen në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të FA, QKMBM, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në Shtabin e Përgjithshëm të FA, organi-

zuan posaçërisht për efektivat e FA, një vizitë në Muzeun Historik Kombëtarkufijve të Shqipërisë së sotme e që në suazat e Perandorisë Osmane kanë krijuar një tërësi. Prezantimi filloi me: Pavionin e Antikitetit që nga Mesjeta e Hershme me epokën e paleolitit, neolitit dhe të bronzit. Prezantimi i Ilirëve me shthurjen e bashkësisë primitive në shekujt XI-V pK, shtetet ilire, shteti ilir i fuqisë mesdhetare dhe Iliria nën okupimin romak. Shqipëria nën Perandorinë Bizantine në shekujt V-X. Shqipëria mes Bizantit e Perëndimit në shekujt XI-XIV. Formacionet shtetërore shq-iptare në shekujt XIV-XV. Shqipëria nën sundimin osman, Shqipëria në kohën e Gjergj Kastriot Skënderbeut 1443-1468, Shqipëria në vitet 1468-1479, Rilindja Kombëtare në vitet 1831-1912. Pavarësia e Shqipërisë, krijimi i shtetit të ri, Fan S. Noli dhe mbreti Zog, Lufta e Dytë Botërore. Re-publika Popullore Socialiste e Shqipërisë, shteti i diktaturës së proletariatit, ku u prezantua dhe pavioni i terrorit komunist e më pas rënia e komunizmit, fillimet e demonstratave të para studentore në dhjetor të vitit 1990. Në janar të vitit 1991 u legali-zua pluralizmi politik dhe në vitin 1992 fitoi zgjedhjet Partia Demokratike, e cila ishte partia e parë antikomuniste. E gjithë vizita në Muzeun Historik Kombëtar dhe ky pr-ezantim u ndoqën me mjaft interes nga ana e efektivave të Forcave të Armatosura.

Page 15: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 2012 15siguri

Mjedisi aktual i sigurisë dhe Koncepti i Mbrojtjes së Zgjuar

NJOFTIM QENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE E BOTIMEVE TË MBROJTJES

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarsisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare : Shpall konkursin me krijimet më të arrira në fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë

nga jeta dhe veprimtaria e FA. Materialin konkurrues mund ta dorëzoni çdo ditë pranë

QKMBM, ose mund ta dërgoni në adresë[email protected]

Shpallja e fituesve do të bëhet më datë 01.12.2012DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME

KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

(vijon nga nr i kaluar)

VIKur kishte mbërritur në qytet, Arkeologut nuk i kish shkuar ndëmend që ky

qytet t’i ofronte një çudi të tillë. Qëllimi i tij kishte qenë bujtja për një natë në hotel dhe mandej të nesërmen të këqyrte e të llogariste se edhe sa kohë dukej që Qyteti I vjetër të vetëzhvarrosej plotësisht pas tërheqjes së ujnajës. Mirëpo në hotel nuk gjeti askënd pos sportelistit i cili i tha se ngaqë ishte fundvjeshtë nuk kishte asnjë frymë bujtësi në atë ngrehinë. Njerëzit ikin sikundër zogjtë,-i kishte thënë ai, duke e bërë të mendoj se ngajnte me një zog qëpo shtegtonte në disa legjenda të vjetra prej të cilave nuk e dintë nëse do të kthehej ndonjëherë. Një hotel i zbrazët gjithmonë i ishte dukur frikëndjellës sepse nuk kishe çfarë të bëje pos opritjes së vetmisë që në këso rastesh të kaplon me një trishtim pikëllues, ndaj ndofta duke iu trembur fort kësaj, atë pasdite bëri si bëri dhe ndenji me sportelistin duke e shtyrë njëfarësoj derisa mbërriti muzgu. Arkeologut se përse iu duk ai ishte paracaktuar ç’prej sa e sa kohësh që ajo të flinte në atë qytet, në atë hotel e atë dhomë. Pasi këqyri me vëmendje dhomën ku do të flinte, vuri re se ajo dritaret e saj shihnin kah Qyteti i Vjetër. Gjumi s’po e zinte. “Mua në çdo cep të botës të më flakësh më zë gjumi si i vdekur” kishte menduar Arkeologu, mirëpo atë natë nuk po i bënte dot derman vetes. U mbështet mbi bërryla në nënkresë në shenjë proteste dhe nisi të sodiste një nga një mobiljet e dhomës; një shtrat përkundër të tijit, një komo e vogël ndanë tij, një llambë e vogël në krye të shtratit. Ishte një dhomë e mobiluar tejet modeste. Kur ndali vështrimin mbi derën e dhomës ishte shtangur nga habia. Bash nëpër të kaloi një grua e hollë dhe e gjatë me një rrobë të bardhë, e cila atij iu duk si në filma që i kishte parë në fëmijërinë e vet dhe flisnin për kohtë të lashta me mbretër dhe princesha. Bah, kishte thënë vetmevete Arkeologu, më paska zënë gjumi. Ajo grua u dal ndanë shtratit tjetër dhe i nguli vështrimin. Kishte mednuar se mos ishte ndonjë lojë dritëhijesh e po i bënin sytë, por ajo u ul përkundruall pa e hequr vështrimin prej tij. Arkeologu ishte siguruar edhe njëherë se nuk ishte në gjumë. Kishte prekur shtratin, nënkresën. Kishte hedhur vështrimin jashtë nga ballkoni dhe kishte parë Qytetin e Vjetër gjysmë të dukshëm, nga ujërat që po treteshin, larë me një dritë zbehtane hëne sikurse edhe një lokal nate në breg të tij prej kah derdhej një muzikë dhe vargjet e një kënge. Kishte kthyer përsëri kryet kah ajo dhe kishte parë sërish atë grua, e cila si ngjante një princeshe të moskësojetshme. Ai shihte atë, ajo shohte Arkeologun. Dukej e pikëlluar. Arkeologu nuk e dinte se sa kohë kishin ndenjur, por në mëngjes e kishte kuptuar se e pat zënë gjumi. Kur përshëndeti sportelistin, ndërsa po dilte prej hotelit, i rrëfeu atij ngjarjen e çuditshme të cilën ai e dëgjoi me endje. Në fund i kishte thënë krejt i bindur se ajo grua kishte qenë Diellza, hyjnesha mbrojtëse e Qytetit të Vjetër e cila u shfaqej banorëve sa herë që ujërat nisnin e tërhiqeshin duke nxjerrë mbi sipërfaqe qytetin e mbytur. Sipas tij ishte krejtësisht e sigurtë që kishte qenë ajo, pasi ajo ditë ishte Dita e Diellzës, e cila ishte festuar brez pas brezi në Qytetin e Vjetër dhe për shumë kohë, më së shumti fshehurazi në Qytetin e Ri, ditë kur banorët i blatonin fli dhe i luteshin që të mos zemërohej me ta pasi ata nuk e kishin harruar. Arkeologu nuk dinte se si ta shpjegonte gjithë atë që i ndodhi, por, më vonë pa edhe vete se si grumbuj grumbuj banorët shkonin kah liqeni që po shterrrej për të hedhur atje kurora shelgjesh të cilat natën i mbanin në kokë duke u lutur që t’ua merrte gjithë të këqijat dhe në mëngjes shkonin e i hidh-nin në lum që të mbyteshin atje. Kaloi nga lokali në breg, dhe iu duk sikur dëgjoi pikërisht bash atë këngë që kish dëgjuar në mesnatë kur kishte mbajtur vesh dhe hedhur sytë kah Qyteti i Vjetër i cili kishte qenë i larë me një dritë të zbehtë hëne. Për një çast u ul dikund dhe shënoi vargjet e saj. Më pas ndërsa shkonte kah qyteti i mbytur u përpoq që t’i këndonte edhe vetë ato pavarësisht se nuk ishte i sigurtë nëse ishin tamam ashtu. Ndjeu sikur po e thërrisnin zëra të grahte kah ai qytet i mbytur dhe nuk u ndal po as nuk reshti së kënduari me vete këngën e sapomësuar. E tërhoqi ajo, seç kishte diç të përtejjetshme ndërsa refeni ishte tronditës. Në vargun e fundit, Arkeologu pushoi pak për aq kohë sa i duhet njeriut të psherëtijë për të nxjerrë jashtë frymën e mbledhur gulsh brenda duke i dhënë më shumë forcë zërit të tij të përvajshëm. I shoqëruar nga melodia e largët e saj e cila tashmë vinte në të shuar ai këndoi:

“Nëpër rrugët e qytetitoeo oeo oeo (ky ishte refreni)Takova Diellzën, bijën e Diellitoeo oeo oeoKur e putha në buzë e faqeoeo oeo oeoI vinte era manushaqeoeo oeo oeoKur e putha në gushë e vetulloeo oeo oeoE kuptova m’u ndërmend Qytet i Vjetëroeo oeo oeo

(vijon nr. e ardhshëm)

Qyteti nën ujë“Dhe dëmi e kobi do ta shuajnë Trojën”

Iliada XXVIIGranit zeLa

NOvELë

Është e rëndësishme që kapacitetet të shpërndahen nëpërmjet NATOs, BE ose një projekti shumëkombësh. Operacioni në Libi tregoi rëndësinë e aseteve të vëzhgimit, zhvillimin e avionëve të avancuar pa pilot, kapacitetet për vëzhgimin satelitor dhe vëzhgimin në fushën e betejës. Është akoma e paqartë se si NATO do të punojë me BE se çfarë do të bëjë seicili, pasi BE po zhvillon projektet e veta të MZ, të quajtur grupimi dhe shpërndarja. Por, ka patur një shkallë të paparë ndërveprimi ndërmjet NATOs, Agjen-sisë Europiane të Mbrojtjes dhe Stafit Ushtarak të BE, dhe ka patur një ndryshim në mentalitet nga “mos përplasja tek arritja e sinergjisë së plotë”.

Policimi ajror është një fushë e rëndësishme e MZ, ku duhet të zhvillohet përqasja rajonale duke përdorur paisjet ekzistuese ose mundësia e blerjes së paisjeve të reja. Shtetet balltike japin një shëmbull të një eksperience të tillë, si dhe vendet e Benelux që janë kandidatë të mundshëm ku policimi ajror mund të ndahet midis shteteve.

Mbrojtja nga raketat është një tjetër shëmbull i MZ. Kostua e softit të komandimit dhe kontrollit për të zgjeruar sistemin aktual të mbrojtjes nga raketat në teatër në një sistem për të mbrojtur popullsinë llogaritet në rreth 200 milion euro.

SHBA është e lodhur me shtetet europiane që mbështeten vazhdimisht tek asetet amerikane, dhe nuk kanë dëshirë që të harxhojë paratë e kërkuara për të mbushur boshllëqet e kapaciteteve të saj të mbrojtjes. Në Samit udhëheqësit do të përpiqen të zgjidhin këtë mosmarrëveshje që aktualisht po e dobëson aleancën më të madhe botërore të mbrojtjes. Kërkohet që vendet antare të mbështeten tek kapacitetet e tyre të spe-cializuara për të zbutur efektet e shkurtimeve të mbrojtjes mbi objektivat e NATOs për sigurinë kolektive. Problemi i grupimit dhe shpërndarjes është se koncepti konkuron me shqetësimet e shteteve sovrane, të cilat dorëzojnë monopolin e përdorimit të forcës. Në fushën e sigurisë shtetet tentojnë që të jenë proteksionist rreth çështjes se kur dhe ku do të zhvendosen kapacitetet e tyre. Debati midis Gjermanisë, e cila preferon fuqinë e butë dhe diplomacinë, dhe SHBA ose Britanisë është një shëmbull i qartë i kësaj mosmarrëveshje brenda NATOs. Me qëllim që MZ të funksion-ojë, antarët duhet që të bien dakort se kur do të zhvendosen kapacitetet e përbashkëta të NATOs. Kjo kërkon edhe arritjen e një konsensusi për qëllimin e ri të NATOs, ose misionin, tani që qëllimi fillestar i saj, mbrojtja kolektive nga Bashkimi Sovjetik si një rrezik i pranishëm për Europën është larguar.

Atherë si do të mbahet një aleancë, e ngritur mbi bazat e një mbrojtje kolektive ndaj një rr-eziku që nuk ekziston më? Përgjigja gjendet në përcaktimin e rreziqeve të reja për sigurinë. Këto rreziqe, siç janë mbrojtja e rrugëve transatlantike të tregëtisë, cyber defense, terrorizmi, mundet që jo direkt të ndikojnë mbi territoret e vendeve antare europiane. Por ato ndikojnë mbi interesat kryesore të shteteve antare europiane. Liderët e vendeve të NATOs duhet që të përgatisin listën e rreziqeve reale për sigurinë. Duke bërë këtë, NATO ka nevojë që të kufizojë sferën e misioneve tek prioritetet e sigurisë rajonale të vendeve antare.

Në kohët e vështirësive financiare, është e rëndësishme që të fokusohemi se ku ka qënë e suksesshme Aleanca. Sigurimi i rrugëve tregtare në Mesdhe, Oqeanin Atlantik, patrullimet ajrore mbi Detin e Zi janë të gjitha shëmbuj të shqetësi-meve rajonale të cilat janë zgjidhur me sukses nëpërmjet misioneve të përbashkëta. Megjithatë misionet e NATOs që janë zhvilluar përtej zonës së përgjegjësisë së aleancës nuk kanë arritur rezultatet e dëshiruara, dhe Afganistani është shëmbulli i fundit në këtë drejtim.

Përgatitja e listës së zhvendosjeve të mund-shme të kapaciteteve të përbashkëta do t’i japë mundësi NATOs që të përgatisë një mision më të ngushtë, me më qëllim për të ardhmen e Aleancës. Në këmbim, kjo do të ndihmojë për të lehtësuar mirëkuptimin dhe marrëveshjen ndërmjet vendeve antare se kur kapacitetet e grupuara mund të zhvendosen në të ardhmen, dhe të reduktohen shqetësimet për sovranitetin kombëtar. Në se antarët e NATOs nuk kanë besimin e mjaftueshëm për t’ja lënë monopolin e

përdorimit të forcës, atherë MZ do të jetë vetëm një frazë boshe.

Kryesore për NATOn, për sigurimin e të ar-dhmes për vetveten, është inkurajimi i vendeve që të grupojnë kapacitetet e tyre të mbrojtjes drejt pri-oriteteve të sigurisë rajonale. Megjithatë, antarët e NATOs nuk do të ngjiten kurrë në “anije” në se nuk bien dakort se kur do t’a përdorin “anijen”. Ata duhet të bien dakort se kur do të zhvendosen burimet e përbashkëta. Së fundi, rreziqet ekzis-tuese kërkojnë që NATO të jetë një aleancë që përpiqet të arrijë përtej zonës së saj.

Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të gjithë, por veçanërisht për vendet e mëdha që të mbajnë spektrin e plotë të kapaciteteve ushtarake, që do të thotë, të zhvillojnë të gjithë spektrin e plotë të operacioneve ushtarake duke përfshirë fushatat kundër kundërshtarëve të shumtë dhe të sofistikuar. Ky ndryshim është bërë në saj të kushteve të vështira ekonomike rreth globit, por është gjithashtu rezultat i tendencave afatgjatë të cilat përfshijnë rritjen dramatike të kostos për personelin dhe sistemet kryesore të armëve, në të njëjtën kohë që ushtrive ju kërkohet që të zhvillojnë një spektër të gjerë të operacioneve, nga zhvillimi i operacioneve tradicionale deri tek përgjigjet ndaj fatkeqësive.

Në këto rrethana të reja, Rasmussen i ka bërë thirrje aleatëve që të adaptojnë strategjinë e MZ bazuar në prioritarizimin e prokurimeve ushtarake, specializimin në kapacitetet ushtarake dhe në më shumë “zgjidhje shumëkombëshe” ndaj sfidave të sigurisë kombëtare. Ky koncept paraqet sfida të veçanta dhe mundësi për NATOn, sfida pasi shumica e antarëve të NATOs janë shtete të vogla dhe të mesme me mospëlqime të kuptueshme historike dhe politike për të grupuar burimet sovrane të mbrojtjes.

Si kyç për të arritur sfidat dhe për të kapur mundësitë e paraqitura nga MZ është lider-shipi. Një dorë e fortë dhe e sofistikuar është e nevojshme për të qetësuar njëkohësisht shqetësim-et individuale të shteteve në lidhje me grupimin më të madh të burimeve të mbrojtjes, ndërsa në të njëjtën kohë riformulojnë Konceptin Strategjik të Aleancës rreth rritjes së prioritarizimit, special-izimit dhe bashkëpunimit shumëkombësh, nën konceptin e MZ. Sekretari i Përgjithshëm duhet që të punojë ngushtësisht me Këshillin e Atlantikut të Veriut për të krijuar një Dialog Strategjik në nivelin e kryetarëve të shteteve për të ardhmen e NATOs, i cili do të sigurojë kuadrin bazë për të zhvilluar dhe zbatuar një numër të caktuar të ideve politike.

Së pari, identifikimi dhe përcaktimi i kom-petencave kryesore, të nevojshme për të arritur objektivat strategjike të Aleancës dhe të shteteve antare. Këto kompetenca duhet që të rrënjosen në Konceptin Strategjik të NATOs, dhe të modifiko-hen sipas nevojave si rezultat i një Dialogu Strat-egjik. Kompetencat kryesore të Aleancës mund të përfshijnë projektimin e forcës, luftën cyber, sigurinë detare, kundër-terrorizmin, përgjigjen ndaj fatkeqësive dhe ndihmën humanitare, modernizimin e forcës bërthamore dhe zbulimin elektronik. Duke i identifikuar dhe përcaktuar këto objektiva në grup, Aleanca më mirë do t’ju shërbejë interesave të antarëve të grupit, duke promovuar integrim më të madh të objektivave strategjikë kombëtarë me ato të Aleancës.

Së dyti, formulimi i kërkesave për kapacitete për strukturat dhe sistemet e nevojshme për të zhvilluar dhe mbajtur këto kompetenca bazë. Këto kërkesa mund të përfshijnë psh një struk-turë anijesh goditëse për të mbajtur kapacitete për projektimin e forcës. Formulimi i këtyre kërkesave do të shërbejë “si një sinjal politik” për qeveritë antare dhe mund të shërbejë si parim organizativ për rishikimet e politikave strategjike kombëtare.

Së treti, formimi i koalicioneve kombëtare për të plotësuar seicilin grupim të kërkesave për kapacitete, me lidershipin e përshtatshëm politik, financimin dhe rregullat e përdorimit të grupuar. Zgjerimi i modelit të këtij tipi bashkëpunimi duke përfshirë Krahun e Rëndë Ajror të NATOs dhe Sistemin e Vëzhgimit Tokësor të Aleancës. Koalicionet duhet që të përgatisin Kërkesat e Përbashkëta për Kapacitete për sistemet e armëve, duke dërguar në këtë mënyrë një sinjal për indus-trinë se duhet që të merret parasysh një grup i vetëm kërkesash, duke inkurajuar bashkëpunimin dhe konsolidimin e industrisë së mbrojtjes, dhe duke ndihmuar për harmonizimin e buxheteve

kombëtare të mbrojtjes. Kjo përqasje sjell një numër avantazhesh

mbi rregullat e përkohshme aktuale. Duke folur praktikisht, bashkëpunimi për MZ do të marrë forma të shumëllojshme. Ka kuptim psh që Britania dhe Franca të fokusohen në një grup sulmi detar të përbashkët dhe në modernizimin e forcës bërthamore dhe për vendet skandinave të përqëndrohen në ndërtimin e paqes dhe sigurisë. Megjithatë, avantazhi i përqasjes së Dialogut Strategjik është se këto forma funksionale të bashkëpunimit sillen sëbashku nën mbrojtjen e NATOs dhe drejtohen nga objektivat e saj strat-egjik. Në këtë mënyrë, vlera e Aleancës forcohet pasi ajo ndihmon objektivat specifike kombëtare për mbrojtjen e shteteve antare, ndërsa gjithashtu i rifokuson shtetet antare në Aleancën në vetvete. Megjithatë kjo përqasje do të funksionojë vetëm në se blerjet në nivel të lartë sigurohen brenda qeverive të shteteve antare, prandaj ka rëndësi Dialogu Strategjik në vetvete.

Dialogu Strategjik do të ketë nevojë të zgjidhë sfida të vështira, të cilat ka mundësi të përfshijnë prioritete kombëtare të kundërta, mungesën e vullnetit për të mbështetur barrën financiare, dhe politika të kundërta brenda shtëpisë, të cilat mund të sfidojnë në rritje bashkëpunimin ndëratllantik për mbrojtjen. Vetëm lidershipi efektiv mund t’i arrijë këto sfida. Por, së fundi, nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër të vërtetë për partnerët e NATOs, përveçse rritjes së kapaciteteve të përbashkëta. Duke punuar me mënçuri, nëpërmjet përqasjes së Dialogut Strategjik, për të implementuar kon-ceptin e MZ, është shpresa më e mirë që Aleanca të arrijë sigurinë kolektive në një kohë të rrudhjes së buxheteve dhe zgjerimit të rreziqeve.

NATO duhet që të ndryshojë përqasjen nga lartë-poshtë tek ajo poshtë-lartë, një NATO më pak e centralizuar, duke ju dhënë mundësi shteteve antare të bashkëpunojnë nën ombrellën e saj, por me më shumë fleksibilitet. Një bash-këpunim i tillë, që i jep mundësi shteteve antare që të punojnë në baza rajonale ose të bazuar në çështje të caktuara do të jetë më motivuese dhe e pranueshme.

MZ i referohet një problemi europian në lidhje me përfshirjen e përbashkët në sektorin e mbrojtjes. Pak të gatshëm që të dorëzojnë sovranitetin e tyre lidhur me mbrojtjen, shtetet antare europiane duhet që të gjejnë një mënyrë për të bashkëpunuar që të kompensojnë tërheqjen e pjesshme të SHBA nga kontinenti europian. Çështja është se si të arrihet një objektiv i tillë kur besimi midis disa shteteve antare është i dyshimtë, kur shkurtimet në bux-het janë bërë një normë dhe kur ka hezitim për t’u angazhuar në specializimin e kërkuar të sek-torit të mbrojtjes. Ndërsa dobësia vjen nga ana europiane e organizatës, rekomandimi kryesor është që të integrohet “metoda europiane” në punën e organizatës. Përqasja e përgjithshme pas 11 Shtatorit nuk është më e pranueshme, pasi kërkohet më tepër specializim dhe një përqasje më komplekse nga NATO.

Për të qënë më efiçent, “pjesa europiane” e NATOs duhet që të arrijë disa objektiva siç janë ndërtimi i besimit dhe bashkëpunimi në lidhje me industrinë e mbrojtjes, e cila duket relativisht e paarritshme në një mjedis të pastër europian dhe pa mbështetjen e Amerikës Veri-ore. Sistemi i mbrojtjes europiane ka nevojë për përfshirjen e NATOs që të ekzistojë dhe të mbajë një nivel të caktuar të efiçensës. Kjo është arsyeja se përse NATO duhet që të integrojë mekanizmin e “bashkëpunimit në rritje” që përdoret në Bashkimin Europian, në veçanti në lidhje me problemet e mbrojtjes. Ky mekanizëm “i aftëson shtetet antare që të orga-nizojnë më mirë bashkëpunimin se sa ai fillestar i siguruar nga marrëveshjet nën shqetësimet politike”. Bashkëpunimi në rritje duhet që të realizohet nën NATO, nëpërmjet institucioneve dhe proçedurave të NATOs, që do të çojë në in-tegrimin hap pas hapi të kapaciteteve ushtarake. Në kuadrin europian, bashkëpunimi në rritje ka për qëllim që të shpejtojë ndërtimin e Europës për shtetet antare më ambicioze. Kjo do të jetë e dobishme për të implementuar objektivat e “inisiativës së MZ”, duke e ditur se dyert janë të hapura për çdo shtet antar që ka dëshirë t’i bashkohet atyre në një fazë të mëvonshme të bashkëpunimit.

ruzhdi rustemi

Page 16: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 25 maj 2012 · Ne qendër të punimeve të samitit ishte diskutimi rreth Paketës së Mbrojtjes, e cila u miratua nga krerët e

ushtriaE prEmtE, 25 maj 201216

Shqipëria në Samitin e 25-të të natO-S