mjeksia ligjore-1

34
MJEKËSIA LIGJORE Ekspertimi mjekoligjor dhe eksperti- Aplikimi I njohurive praktike dhe teorike nga mjekësia e përgjithshme, degët speciale të sajë e sidomos nga mjekësia ligjore për zgjidhjen e çështjeve me karakter mjekësor dhe biologjik e sidomos gjatë procesit të hetimit dhe gjykimit quhet ekspertim mjekoligjor ndërsa mjeku I cili e bën këtë aplikim quhet ekspert. Në bazë të kodit të procedurës penale të drejtë ekspertimi ka çdo mjek , mirëpo preferohet që ekspertimet mjekoligjore të kryhen nga ana e mjekut të specializuar i cili me atë rast quhet ekspert mjekoligjor. Ndërsa nëse kryhet nga ana e mjekëve të tjerë atëherë ata quhen vetëm ekspert. EKSPERTIMI MJEKOLIGJOR MUND TË JETË DY LLOJESH- Ekspertimi I saktë dhe ekspertimi jo I saktë. Ekspertimi I saktë është kur konkluzionet e ekspertit përputhen me te dhënat hetimore te rastit konkret ndërsa ekspertimi jo I saktë është kur konkluzioni I mjekut nuk përputhet. Ekspertimi jo I saktë mund të jetë I gabueshëm pa dashje dhe ekspertim I rrejshëm. Ekspertimi I gabueshëm pa dashje është kur eksperti e konsideron rastin të lehtë dhe nuk I kushton kujdes sa duhet andaj edhe jep mendim të gabueshëm. Ekspertim I rrejshëm është kur eksperti e kupton mirë çështjen por me qëllim të caktuar e interpreton ndryshe. LLOJET E EKSPERTIMIT MJEKO-LIGJOR. Ekspertimi par- është ekzaminimi I objektit për herë të par nga eksperti I cili më pastaj edhe e jep mendimin. Ekspertimi plotësues-është kur konkluzioni I ekspertimit të par nuk është I qartë apo I plotë dhe lind nevoja që të thirret eksperti që të plotësojë mendimin e tij. Ekspertimi I dytë –bëhet gjithnjë nga mjeku I specializuar nga mjekësia ligjore dhe bëhet në ato raste kur mendimi I ekspertit nuk përputhet me të dhënën hetimore te rastit konkret dhe mbas ekspertimit plotësues, apo edhe kur ne mes të dy eksperteve ka kundërthënie sa I përket mendimit të shfaqur. Ekspertimi I tretë- Nëse edhe pas ekspertimit të dytë mendimi nuk është kënaqshëm atëherë ekspertimi I tretë I besohet këshillit të fakultetit të mjekësisë në krye të cilit duhet të jetë eksperti mjekoligjor me titullin më të lartë shkencor. 1

Upload: liridon-dumani

Post on 08-Feb-2016

3.866 views

Category:

Documents


19 download

TRANSCRIPT

MJEKËSIA LIGJOREEkspertimi mjekoligjor dhe eksperti- Aplikimi I njohurive praktike dhe teorike nga mjekësia e përgjithshme, degët speciale të sajë e sidomos nga mjekësia ligjore për zgjidhjen e çështjeve me karakter mjekësor dhe biologjik e sidomos gjatë procesit të hetimit dhe gjykimit quhet ekspertim mjekoligjor ndërsa mjeku I cili e bën këtë aplikim quhet ekspert. Në bazë të kodit të procedurës penale të drejtë ekspertimi ka çdo mjek , mirëpo preferohet që ekspertimet mjekoligjore të kryhen nga ana e mjekut të specializuar i cili me atë rast quhet ekspert mjekoligjor. Ndërsa nëse kryhet nga ana e mjekëve të tjerë atëherë ata quhen vetëm ekspert.

EKSPERTIMI MJEKOLIGJOR MUND TË JETË DY LLOJESH- Ekspertimi I saktë dhe ekspertimi jo I saktë. Ekspertimi I saktë është kur konkluzionet e ekspertit përputhen me te dhënat hetimore te rastit konkret ndërsa ekspertimi jo I saktë është kur konkluzioni I mjekut nuk përputhet. Ekspertimi jo I saktë mund të jetë I gabueshëm pa dashje dhe ekspertim I rrejshëm. Ekspertimi I gabueshëm pa dashje është kur eksperti e konsideron rastin të lehtë dhe nuk I kushton kujdes sa duhet andaj edhe jep mendim të gabueshëm. Ekspertim I rrejshëm është kur eksperti e kupton mirë çështjen por me qëllim të caktuar e interpreton ndryshe.

LLOJET E EKSPERTIMIT MJEKO-LIGJOR. Ekspertimi par- është ekzaminimi I objektit për herë të par nga eksperti I cili më pastaj edhe e jep mendimin. Ekspertimi plotësues-është kur konkluzioni I ekspertimit të par nuk është I qartë apo I plotë dhe lind nevoja që të thirret eksperti që të plotësojë mendimin e tij. Ekspertimi I dytë –bëhet gjithnjë nga mjeku I specializuar nga mjekësia ligjore dhe bëhet në ato raste kur mendimi I ekspertit nuk përputhet me të dhënën hetimore te rastit konkret dhe mbas ekspertimit plotësues, apo edhe kur ne mes të dy eksperteve ka kundërthënie sa I përket mendimit të shfaqur. Ekspertimi I tretë- Nëse edhe pas ekspertimit të dytë mendimi nuk është kënaqshëm atëherë ekspertimi I tretë I besohet këshillit të fakultetit të mjekësisë në krye të cilit duhet të jetë eksperti mjekoligjor me titullin më të lartë shkencor.

AKTET MJEKOLIGJORE- Në bazë të kodit çdo ekzaminim apo konstatim përfundon me përpilimin e një akti mjekoligjor. Rekomandohet që aktin të diktojë vetë eksperti e jo gjyqtari meqë mund të ndodhë që gjyqtari të interpretojë gabimisht mundimin e ekspertit. Çdo akt mjekoligjor përbëhet nga 4 pjesë:Pjesa e hyrjes ( kush e kërkon ekzaminimin, numrin e aktit me të cilin kërkohet ekzaminimi, kush e kryen ekzaminimin, ku kryhet dhe të dhënat e personit që I nënshtrohet ekzaminimit) rrethanat e çështjes ( Në mënyrë të shkurtër paraqiten rrethanat e ngjarjes), ekzaminimi I objektit ( përshkrimi I kufomës I I cili bëhet detalisht ku përshkruhen të gjitha lezionet në një gjuhë të kuptueshme duke filluar nga koka dhe duke shkuar teposhtë apo duke filluar nga lezioni më masiv dhe duke shkuar nga ai më sipërfaqësor, akti duhet të bëhet në dy kopje dhe origjinali I dërgohet gjykatës apo personit që e ka kërkuar.), dhe konkluzioni( nëse eksperti pas kësaj mund të jep mendim pa të dhëna tjera plotësuese atëherë quhet konkluzion përfundimtar dhe nëse nuk mundtë jep mendim përfundimtar pasi që varet nga ndonjë ekzaminim laboratorik atëherë mendimi quhet konkluzion jo I plotë).

OBJEKTE E EKSPERTIMIT MJEKOLIGJOR JANË: Personat, kufomat, provat materiale, dhe I dokumenteve mjekësore. Ekspertimi I personave është më I shpeshti dhe kërkohet në këto raste: dëmtimet trupore, përcaktimi I aftësisë seksuale, përcaktimi I pjekurisë seksuale, gjendja seksuale e papërcaktuar, paprekshmëria seksuale, barra-

1

lindja-dështimi, krimet seksuale, përcaktimi I alkoolit, simulimi-disimulimi-agravimi. Ekzaminimi I kufomave bëhet në këto raste: Vdekjet me dhunë ( vrasjet, vetëvrasjet dhe aksidentet) vdekjet e papritura, vdekjet e panjohura, dhe vdekjet e dyshimta. Ekzaminimi I provave materiale përbehet nga: ekzaminimi I mjeteve-armëve, dhe Ekzaminimi I gjakut,qimeve, spermës, etj. Ekzaminimi në bazë të dokumentacioneve bëhet në ato raste kur mungon objekti I ekzaminimit.

TANATOLOGJIA është shkenca e cila merret me studimin e procesit të vdekjes dhe fenomeneve të tjera përcjellëse.( greke, thanatos-vdekje dhe logos-shkencë). Sqarimin e par shkencor filozofik për vdekjen e ka dhënë Engelsi në Dialektikën e natyrës, ku thotë të jetosh do të thotë të vdesësh.

Vdekja-HALLEY DHE HARVEY kanë propozuar definicionin e vdekjes si vdekja është ndalje irevezibile e plotë e funksionit cerebral si dhe të funksionit spontan të sistemit të frymëmarrjes dhe qarkullimit . Sipas teorive të përgjithshme vdekja është pushimi I plotë I të gjitha funksioneve jetësore. Që të dy funksionet jetësore nuk ndalen menjëherë , së pari ndalet frymëmarrja dhe pastaj edhe qarkullimi. Pas naljës së frymëmarrjes personi kalon në vdekjen klinike në të cilën ka një veprimtari minimale të funksioneve tjera dhe pas reanimimit mund të ndodhë që personi të kthehet në jetë. Nga vdekja klinike dallohet vdekja faktive te e cila funksionet jetësore janë të vendosura në një minimum të atillë sa që janë të padukshme edhe për mjekun andaj në këto raste duhet bërë EKG-në dhe EEG-në për të vendosur më pastaj se a duhet dhënë edhe më tutje personit të tillë ndihmë. Vdekja biologjike karakterizohet me ndalimin e plotë dhe të përhershëm të të gjitha qelizave të organizmit. Vdekjes zakonisht I paraprin agonia e cila është karakteristik të vdekjet natyrore dhe të ngadalshme, pasi që te vdekjet e papritura nuk ekziston. Në fillim të agonisë vetëdija dhe funksionet intelektuale janë të turbulluara, të folurit është I vështirësuar, pastaj ndjenja e përgjumësisë dhe në fund agonia. Vdekja natyrore ndahet në atë fiziologjike dhe patologjike. Vdekja fiziologjike ndodhë në pleqërinë e thellë dhe është pasojë e shuarjës së ngadaltë të funksioneve jetësore , ndërsa vdekja patologjike vjen si pasojë e sëmundjeve akute dhe kronike. Vdekja më dhunë mund të jetë vrasje, vetëvrasje, apo vdekje aksidentale. Pa marrë parasysh karakterin e vdekjes para ekspertit mjekoligjor paraqitet domosdoshmëria e përcaktimit të vdekjes , përcaktimi I shkakut të vdekjes, kohës së vdekjes , pozitës së vdekjes etj. FENOMENET KUFOMORE janë ndryshimet në organizëm që paraqiten pas vdekjës biologjike. Këto fenomene ndahen në të hershme dhe në të vonshme. Fenomenet e hershme kufomore janë: ftohja e kufomës, njollat kufumore, shtangësia kufomore, tharja e kufomës. Ndërsa fenomenet e më vonshme kufomore janë: kalbëzimi kufomor, sapunifikimi, mumifikimi dhe macerimi.FENOMENET E HERSHME KUFOMORE.FTOHJA E KUFOMËS- ELLGOR MORTIS fillon menjëherë me ndërprerjen e qarkullimit të gjakut dhe temperature fillon të bjerë gradualisht duke u bërë e njëjtë më atë të ambientit, pra temperature varet nga temperature e jashtme, veshmbathja, mosha, ushqyeshmëria, shkaku I vdekjes etj. Kështu në temperaturat e jashtme 18-20 grad C temperature e kufomës bjen afër 1 gradë në çdo orë, ndërsa në dimër kur kufoma gjendet në vend të ftohtë temperature e sajë bie 2.3 gradë për çdo orë. Për dallim verës temperaturat bien ngadalë.

NJOLLAT KUFOMORE-LIVORES MORTIS , Pas ndaljes së punë së zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, gjaku I nënshtrohet ligjit të gravitetit dhe rrjell nga lart poshtë duke u grumbulluar nën lëkurë dhe në organe të cilat vende marrin ngjyrë blu në vjollce. Këto

2

njolla varen nga shumë faktor e sidomos nga shkaku I vdekjes. Sipas Prokopit ato fillojnë të paraqiten në 20 minutat e para pas vdekjes dhe gjatë orës së par shprehen më mirë. Njollat kufomore gjatë zhvillimit të tyre kalojnë nëpër tri faza – hipostazisë, stazisë, dhe imbibicioni kadaverik. Në fazën e hipostazisë gjaku akoma është I lëvizshëm kështu që në rast të shtypjes me gisht ato ( shenjat) zhduken si pasojë e spostimit të gjaku në enë. Në fazën e stazës gjaku pushon së lëvizuri dhe me ndërrimin e kufomës ato ( shenjat) nuk spostohen, kjo ndodhe pas 12 orës nga momenti I vdekjes . Shenjat kufumore janë të rëndësishme për përcaktimin e kohës se vdekjes si dhe për pozitën e kufomës gjatë vdekjes.

SHTANGËSIA KUFUMORE-RIGOR MORTIS fillon pas vdekjes dhe pas humbjes së tonusit të muskulaturës . Kështu së pari paraqitet në muskujt e nofullës, të qafës, të gjymtyrëve të epërme dhe në fund të atyre të poshtme. Pra shtangësi zhvillohet në mënyrë graduale nga lart poshtë. Fillimisht shtangësia përfshin muskulin e zemrës në 30 minutat e para të vdekjes e pastaj në muskujt e nofullës së poshtme, të qafës e kështu me radhë. Pra shtangësi paraqitet diku në mes të orës së par dhe të dytë dhe I përfshin të gjithë muskujt pas 10 orësh dhe ruhet deri te kalbëzimi d.m.th deri pas 48 apo 72 orë, varësisht nga kushtet e ambientit të jashtëm. Shtangësia ka rëndësi sidomos për përcaktimin e vdekjes, pozitës së të vdekurit etj.

THARJA E KUFOMËS-DESSICATIO. Pas vdekjes nën ndikimin e faktorëve të jashtëm bëhet avullimi I lagështirës së indeve të trupit dhe tharja e pjesëve te jashtme. Kjo ndodhë menjëherë te Sklerat nëse sytë kanë mbetur të hapur e nëse kanë mbetur të mbyllur pas 6-8 orëve. Pastaj thahen buzët e vaginës si dhe lëkura e në radhë të par aty ku është e dëmtuar.

FENOMENET E MËVONSHME KUFUMORE.KALBËZIMI- PUTREFACTIO. Është proces biologjik I cili manifestohet me zbërthimin e materieve organike në materie të thjeshtë inorganikë. Ky zbërthim bëhet nën ndikimin e baktereve aerobe dhe aneorobe të cilat futen në trupin e njeriut përmes lëkurës, sistemit rspirator, apo edhe nga vetë bakteret e zorrës së trashë. Procesi I kalbëzimit kalon katër stade: stadi I ngjyrosjes, pseudomelanoza, stadi I fryrjes, stadi I lëngëzimit dhe stadi I skeletizmit. Stadi I par I ngjyrosjes fillon rreth orës 24-48 pas vdekjes, stadi I fryrjes është pasojë e grumbullimit të gazrave në kavitete dhe organe tjera të cilat fryhen në mënyrë enorme, këto gazra depërtojnë edhe nën lëkurë duke e ndryshuar pamjen e kufomës, Skrotumi dhe penisi rriten për së tepri si dhe fytyra qafa e gjymtyrët dhe kështu kufoma merr pamje gjigante. Stadi I lëngëzimit . fillon me daljen e gazrave nga kufoma dhe me shkatërrimin e indeve të buta , ky proces fillon në mes 3-6 muajve pas vdekjes. Me rezistencë ndaj kësaj janë kockat dhe indi lidhor dhe përafërsisht pas 3-4 vjetëve humbasin të gjitha indet e buta dhe mbesin vetëm kockat. Stadi I skeletizmit fillon pas 3-4 vjetësh të vdekjes. Në përgjithësi procesi I kalbëzimit është I lidhur ngushtë nga ndikimi I faktorëve të jashtëm dhe te brendshëm ku rëndësinë më të madhe e kanë temperature dhe lagështia. Temperatura ideale për kalbëzim është ajo në mes 25=40 grad C , Ndërsa temperatura nën 5 grad dhe mbi 40 grad celziues ngadalëson procesin e kalbëzimit apo edhe e bën fare të mundshëm. SAPUNIFIKIMI-Nëse kufoma qëndron për një kohë të gjatë në lëngje apo në ndonjë vend të lagësht apo në varret me tokë argjilore në mungesën e oksigjenit vjen deri te sapunifikimi, Pra indi dhjamor në kushtet e lartpërmendura shëndrrohet në acide dhe glicerinë. Ky process fillon pas 1=2 muajve të qëndrimit të kufomës në ujë dhe

3

nganjëherë edhe me shpejt pas 3-4 javëve. Kufoma në gjendje të tillë është e konservuar dhe në të nuk mund të depërtojnë procesi I kalbëzimit.MUMIFIKIMI.-Ky proces zhvillohet zakonisht në muajt e nxehtë të verës kur kufoma I ekspozohet temperaturës së lartë dhe rrymës së fortë ajrore si psh. Nëse është në tavan, oxhaqe, varreza, në male apo drunj. Në këto kushte kufoma humb lëngjet dhe peshën rreth 10 herë nën peshën e mëparshme. Tek të porsalindurit ky proces mund të zhvillohet edhe për 15-30 ditë.MACERIMI- Zhvillohet në ato ambiente ku mungojnë bakteriet si psh. Në fetusin e vdekur, , mitër etj. Nëse kufoma e maceruar vjen në kontakt me bakteret menjëherë fillon procesi I kalbëzimit. Kufomat që janë në ujë mund të macerohen e në realitet ky është pseudomacerim.

PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJËS- Kjo çështje ka rëndësi të madhe mjekoligjore në çështjet me karakter penal dhe civil. Kuptohet se nuk mund të përcaktohet koha e saktë por vetëm prej-deri. Pra përveç fenomeneve kufomore na ndihmon edhe tretja e ushqimit, gjendja e fshikëzës urinare, ngjyra e lëkurës etj. Ngacmimi I muskujve në mënyrë mekanike është pozitiv deri 6-8 orë p[as vdekjës, reaksioni I puplave nga ngacmimet me kemikale është pozitiv deri 4-6 orë. Reaksioni I gjëndrave të djersës mund të zgjasë deeri në 30 orë. Njollat kufumore paraqiten 20-30 minuta pas vdekjes dhe fiksohen pas 10 orësh. Shtangësia kufumore fillon 20 orë pas vdekjes dhe Brenda 6-8 orëve I përfshin të gjithë muskujt.. Ftohja e kufomës 1 grad C për çdo orë për kushtet normale të ambientit të jashtëm me temperature 18-20 gradë C.

VDEKJET E PAPRITURA- Studimi I vdekjes së papritur kryhet për tri arsye: Me qëllim eksperimentimi, me karakter fundamental dhe me karakter preventiv. Qëllimi I ekspertimit mjeko-ligjor te vdekjet e papritura bëhet për përjashtimin e dyshimit për një vdekje me dhunë.. Me vdekjen e papritur kuptojmë atë vdekje e cila ndodhë në mënyrë të shpejtë dhe të papritur te ata persona të cilët deri atëherë dukeshin se kanë shëndet të mirë. Për këtë arsye edhe I nënshtrohen ekspertimit mjekoligjor. Tablotë anatomopatologjike që konstatohen në kufomat e personave të vdekur papritur mund ti ndajmë në tri grupe: Grupi I par janë ndryshimet anatomopatologjike shpjegojnë në mënyrë të qartë shkakun e vdekjes. Ndryshimet që përmbajnë tabllon anatomopatologjike japin mundësi për shpjegimin e shkakut të vdekjes dhe grupi I tretë kur në autopsi nuk konstatohen ndryshime të mjaftueshme atëherë është fjala për të ashtuquajturën autopsi e bardhë. Vendin e par ndër shkaqet e shumta të vdekjeve të papritura janë sëmundjet kardiovaskulare pastaj sëmundjet e sistemit nervor, aparatit të frymëmarrjes, sëmundjet e aparatit tretës, urinar, gjenital etj.

DËMTIMET TRUPORE-Kuptojmë veprimin e qasshëm dhe të papritur të agjentëve të jashtëm të cilët mbi organizëm shkaktojnë prishjet e tërësisë anatomike ose të funksioneve të indeve apo të organeve. Sipas karakterit të agjentit të jashtëm dëmtimet trupore ndahen në : dëmtime mekanike, asfiktive, fizike, kimike, nutrive, psikike dhe biologjike.Dëmtimet ( Lezionet) mekanike-janë ato dëmtime që shkaktohen nga veprimi I mjeteve mekanike. Këto dëmtime mund të shkaktohen në tri mënyra: me lëvizjen e mjetit nga trupi, me lëvizjen e trupit nga mjeti dhe me lëvizjen e njërit dhe tjetrit në të njëjtin drejtim. Ndërsa mjetet që shkaktojnë lezione ndahen në: armë, vegla dhe mjete. LEZIONET MEKANIKE përkah mjeti me të cilin janë shkaktuar ndahen në dy grupe: Lezionet jo-specifike apo të shkaktuara me mjete mbrerëse dhe Leziionet specifike apo të shkaktuara me mjete të mprehta.

4

LEZIONET JOSPECIFIKE apo të shkaktuara me mete mbretëse- Karakteristik e këtyre dëmtimeve ëshjtë mungesa e mprehtësisë së buzëve dhe këndeve. Këto mjete janë: guri, hekuri, druri, tjegulla, etj. Po ashtu karakteristik e këtyre mjeteve është se nuk I pasqyrojnë veçorit e tyre në trupin e njeriut kështu që është e pamundur të përcaktohet mjeti me të cilin është shkaktuar dëmtimi trupor përpos rasteve të goditjes më shkop ku objekti pasqyrohet plotësisht në formën e tij. Lezionet e shkaktuara nga veprimi I mjeteve mbretëse janë DËRMISHJET dhe GËRVISHJET. Me fjalën dërrmishje kuptojmë cenimin e shtresave të epidermës së lëkurës nga derma si pasojë e veprimit tangjentor të ndonjë mjeti mbretës. Dërrmishjet mund të kenë forma të ndryshme si lineare, gjysmëhëne, shiriti, të rrumbullakët etj. Kur dërrmishja nuk ka trajtë lineare ajo quhet gërvishtje. Edhe pse dërrmishjet janë lezione specifike rëndësia e tyre është shumë e madhe sepse shpeshherë mund të jen e vetmja dëshmi e veprimit të dhunës.

GJAKDERDHJET- HEMORRAGJIA. Kuptojmë daljen e gjakut nga zemra dhe vazat. Kjo mund të jetë si pasojë e dëmtimit të zemrës dhe vazave të gjakut në mënyrë traumatike apo si pasojë e gjendjeve të ndryshme patologjike. Për mjekësinë ligjore me rëndësi janë hemorragjitë e shkaktuara na mënyrë traumatike. Gjakderdhjet në përgjithësi ndahen në të brendshme dhe të jashtme. Me gjakderdhje te jashtme kuptojmë daljen e gjakut jashtë trupit të njeriut ndërsa me gjakderdhje të brendshme kuptojmë daljen e gjakut prej zemrës apo vazave në trupin e njeriut. Te gjakderdhjet e brendshme gjaku I dalur mund të mblidhet në ndonjërin prej zgavrave apo të bëjë inflitrimin e indeve. Dhe ky gjak bën që lëkura në vendin e dëmtimit të merr ngjyrë të kaltër në blu dhe si e tillë është e rëndësishme për të treguar për përdorimin e dhunës.

MBRETJA ( CONTUSIO)- Paraqet dëmtimin e indeve ose të organeve me apo pa cenimin e tërësisë së tegumenteve të jashtme. Praktika mjekoligjore na mëson se mbretja paraqet kombinimin e gjakderdhjeve nën-lëkurore dhe dërrmishjeve.

PLAGËT MBRETËSE- Mjeti mbretës duke vepruar në pjesët e ndryshme të trupit, nuk mund të bëjë prerjen e indeve e të depërtojë në to, por vepron duke I shtypur dhe tendosur indet dhe më në fund duke I shkëputur ato. Për këtë arsye këto plagë shumë më lehtë shkaktohen në regjionet e trupit ku kockat janë të vendosura më afër lëkurës . Si të çdo plagë tjetër edhe këtu dallojmë hyrjen, buzët, këndet, dhe fundin e palgës. Dallojmë tri nëngrupe të plagëve mretëse: plagët pëlcitëse, plagët kafshuese, dhe plagët e shkaktuara nga veprimi tangencional I predhës së hedhur nga arma e zjarrit.. Plagt pëlcitëse zakonisht takohen në ato pjesë të trupit ku menjëherë nën indin e butë gjenden kockat siç është koka. Plagët kafshuese shkaktohen me kafshimin me dhëmbë dhe meqë ata nuk janë aq të mbrehtë shkaktohen plagë mbretëse. Dhe plagët tangjentore të cilat shkaktohen nga veprimi tangjentor I mjetit mbretës. Rëndësia mjekoligjore e plagëve mbretëse qëndron në faktin se ato gjakosin mjaft dhe shërohen me vështirësi dhe mbesin vraja të cilat ndikojnë në mënyrë estetike.

LLUKSACIONET- Janë zhvendosje të kockave jashtë-kyçeve. Këto mund të jenë traumatike dhe patologjike. Lluksacionet traumatike shkaktohen gjatë goditjeve në regjionet e kyçeve si dhe nga rrëzimet prej lartësisë.Frakturat-Kuptojmë prishjen e tërësisë anatomike të eshtrave dhe kërceve. Thyerjet përkah prejardhja mund të jenë traumatike dhe patologjike. Thyerjet mund të ndahen në të drejtpërdrejta kur thyerja ndodh mu në vendin e veprimit dhe jo të drejtpërdrejta kur thyerja ndodhë jashtë vendit të veprimit të forcës. Thyerjet mund të jenë të hapura kur

5

kockat komunikojnë më ambientin e jashtëm dhe thyerje të mbyllura . Thyerjet e jashtme janë më të ndërlikuara për shkak të gjakderdhjes së jashtme dhe mundësisë së infeksionet.

QARJET-Janë dëmtime të cilat manifestohen me prishjen e kontinuitetit të indeve apo organeve, edhe këto mund të jenë traumatike dhe patologjike. Qarjet patologjike janë për shkak të sëmundjeve të ndryshme ndërsa ato traumatike për shkak të veprimit mekanik. Qarjet më së shpeshti bëhen në shpretkë, mëlçi, veshkë, mushkëri, zemër, lukth etj. Qarjet shkaktojnë dëmtimin e funksionit të organit dhe përcillen me dëmtimin e vazave të gjakut. Andaj edhe përcillen me hemorragji të cilat mund të jen edhe fatale. Të ngjashme me qarjet janë edhe kanalet të cilat shkaktohen me depërtimin e mjeteve në trup dhe organe. Kanalet mund të jenë të plota kur gjenden hyrja dhe dalja dhe jot ë plota kur gjendet vetëm hyrja.

DEPËRTIMET –PENETRATIONES. Kuptojmë depërtimin e mjeteve mekanike në zgavrat e ndryshme të cilat komunikojnë përmes vrimës hyrëse. Kështu psh. Te vrimat me zgavrën e kraharorit, barkut, kokës, zemrës, etj. Të ngjashme me depërtimet janë edhe shpuerjet e mureve të zgavrave ose të organeve .

DËRRMIMI I ORGANEVE-DESTRUCTIO. Kuptojmë prishjen e plotë të tërësisë anatomike të organeve të cilat shëndrrohen në një masë të qullët. Kjo ndodh zakonisht nga veprimi I mjeteve të rënda mbretëse si psh , aksidentet automobilistike.

SHKËPUTJA E PJESËVE TË TRUPIT DETRATIO. Është ndërprerje e plotë e tërësisë anatomike të ndonjë pjese te trupit si psh, kokës, krahut, etj. Zakonisht ndodhë në aksidentet hekurudhore apo edhe kur një pjesë e trupit kapet për ndonjë pjese lëvizëse të ndonjë mjeti.

SHOKU. Definicioni modern niset nga ajo që shok janë një varg reaksionesh të cilat janë përgjigje e organizmit ndaj agresionit. Shkaktarët më të shpeshtë të shokut janë : lezionet mekanike, masive, lezionet termike, infeksionet bakteriale, operacionet masive etj.

LEZIONET E SHKAKTUARA NGA MJETET PRERËSE. Këto dëmtime zakonisht shkaktohen nga veprimi I mjeteve që kanë teh siç janë: brisku , thika, teneqja etj. Dëmtimet e shkaktuara nga këto mjete është I dyllojshëm: me tërheqjen e mjetit mbi sipërfaqen e trupit ose me shtypjen trupit. Të këto dëmtime thellësia dhe gjatësia janë më të mëdha se gjersia. Buzët e plagëve janë të rregullta të lëmueshme dhe jot e mbuluara me gjak. Plagët prerëse për nga karakteri mund të jenë : vrasëse, vetëvrasëse apo aksidentale. Rëndësia mjekoligjorre e plagëve prerëse qëndron në faktin se në bazë të karakteristikave të tyre mund të përcaktohet mjeti me të cilin janë shkaktuar këto plagë.

PLAGËT SHPUESE- Shkaktohen nga maja e mjeteve të mprehta që ato veprojnë në drejtim të bushtit të tyre gjatësor. Si mjete shpuese mund të shërbejnë gjilpëra, gozhda, bajoneta etj. Këto plagë e kanë vrimën hyrëse e cila mund të ketë formën e rrumbullakët, trekëndësh, apo forma tjera. Karakteristik e këtyre plagëve është se në vendin e hyrjes nuk ka defektet të indit dhe kanali është gjithnjë më I gjatë se sa vrima hyrëse. Rëndësia mjekoligjore e këtyre plagëve qëndron në faktin se këto plagë shpeshherë mund të paraqesin rrezikshmëri të madhe aty ku mjeti depërton në organet vitale.

PLAGËT PRERËSE SHPUESE VULNERA SELSSA PUNETA- Janë plagë që shkaktohen nga veprimi I mjeteve që kanë majë dhe the. Pra këto plagë paraqesin

6

kombinim të plagëve prerëse dhe shpuese të cilat shkaktohen kur mjeti prerës –shpues vepron në të njëjtën kohë me the dhe me majë. Në këto mjete bëjnë pjesë brisku, thika etj. Këtu duhet sqaruar se thika mund të jetë me një dhe me dy teha. Forma e këtyre plagëve mund të jetë vezake, gjysëmharku, linear etj. Edhe te këto plagë kanali I plagës është më I gjatë se sa vrima hyrëse. Përkah ka karakteri këto mund të jenë vrasëse, vetëvrasëse dhe aksidentale. Aksidentale mund të ndodhin gjatë punëve me mjete të ndryshme. Rëndësia mjekoligjore e këtyre plagëve qëndron në faktin se mund të dëmtohen vaza të mëdha të gjakut dhe organe tjera vitale të cilat personit ia shkaktojnë vdekjen.

PLAGËT QARËSE- Janë të ngjashme me plagët prerëse por megjithatë ato dallohen nga plagët prerëse meqë shkaktohen nga mjetet prerëse të cilat kanë pos tehut edhe masën dhe peshën e tyre. Siç janë psh, sopata, hanxhari, sqepari. Këto plagë zakonisht kanë karakter vrasës ndërsa vetëvrasjet janë shumë të rralla. Rëndësia mjekoligjore është se këto plagë përcillen edhe me prerjen vazave të mëdha të gjakut që shkaktojnë edhe thyerjen e kockave si dhe vdekjen e personit të atakuar.

DËMTIMET E SHKAKTUARA NGA ARMËT E ZJARRIT- Janë të gjitha ato dëmtime që shkaktohen nga çdo lloj armë e zjarrit si dhe nga mjetet e posaçme të luftës si mina, granata dhe lendet e tjera eksplozive. Dëmtimet më të shpeshta janë ato të shkaktuara nga armët e zjarrit. Ekspertimi këtyre dëmtimeve kërkon njohuri të posaçme nga balistika mjekoligjore dhe nga balistika kriminalistike si dhe njohuri nga kimia meqë këto mund të lenë shumë gjurmë të cilat mund të vërtetohen me metoda kimike dhe shërbejnë si prova materiale me rëndësi të posaçme. Pra këto ekspertime duhet të kryhen nga ana e ekipit të përbërë nga eksperti mjekoligjor , eksperti I balistikës dhe ai I kimisë. Armët e zjarrit të dorës ndahen në: luftarake, gjuetie, sportive, speciale dhe jotipike.. Armët luftarake janë : revolet,, pistoletat, automatikët, pushkët etj. Armët e gjuetisë mund të jenë me një, dy dhe tri tyta dhe mund të jenë me viaska apo edhe pa vijaska ose dhe të kombinuara, Armët sportive shërbejnë për qitje në shenjë dhe janë të kalibrit të vogël por kanë forcë goditëse të madhe dhe mund të shkaktojnë dëmtime depërtuese. Armët speciale janë armët që janë të destinuara për qëllime të caktuara ushtarake. Armët jotipike janë ato të punuara në mënyrë artizane dhe veprojnë jashtë ligjeve balistike.

MUNICIONET –Të gjithë fishekët e armëve të zjarrit përbëhen nga predha, mbështjellësi, ndezësi dhe eksplozivi. Predhat mun dtë jenë të tipave të ndryshme, sa I përket formës dhe materialit, zakonisht atom und të jen të përbëra nga plumbi dhe bakri. . Qitja –Me tërheqjen e këmbës së shkrepjes maja e gjilpërës godet ndezësin me q rast shkaktohet djegia e barutit I cili shëndrrohet në gjendje të gaztë dhe lirohet nja temperature deri në 3500 gradë C si dhe një presion prej 1000-3000 atmosfera. Nga ky presion predha shkëputet nga gëzhoja dhe fillon të ecë nëpër kanalin e tytës ku duke kaluar nëpër vijaska me një shpejtësi prej qindra metrash në sekondë. Veprimi shkatërrues I predhës është pasojë e energjisë së madhe që ajo ka. Kështu që pas veprimit shpues ajo ka edhe karakter shkatërrues.KARAKTERISTIKA E DËMTIMEVE NGA ARMËT E ZJARRIT-Plagët nga armët e zjarrit mund të jenë me karakter shkues, tejshkues apo tangjentor. Te plagët shkuese dallojmë vrimën hyrëse dhe kanalin kurse te plagët tejshkuese edhe vrimën dalëse. Te veprimi tangjentor I predhës mund të formohen gërvishtje, dërrmishje, apo plaga mbretëse. Vrima hyrëse zakonisht ka formë të rrumbullakët apo vezake. Kjo kryesisht varet nga këndi I qitjes pasi predha kur hyn ne trup në kënd të drejtë vrima hyrëse ka formën e rrumbullakët e kur hyn në kënde ka formë vezake. Në vrimën hyrëse gjithmonë formohet minus indi I cili është pasojë e veprimit të predhës e cila është e pajisur me

7

energji kinetike të madhe që me rastin e kontaktit me lëkurën merr me vete pjesë të sajë. Brezi I fshirjes paraqet shtampimin e ndotjes që e merr me vete predha nga tyta e armës e cila është pasojë e vajit, pluhurit metalik apo ndryshkut. Ky brez formohet rreth buzeve të vrimës hyrëse në formë të një unaze të vogël me ngjyrë të zezë. Ky fenomen shpeshherë na ndihmon në përcaktimin e radhës së qitjes. Brezi I mbretjës-paraqet kombinim të dërrmishjes dhe ekhimozës dhe gjendet ne periferi të brezit të fërkimit. Mekanizmi I formimit të këtij brezi është I njohur I cili është pasojë e kontaktit të predhës me lëkurën në q rast ajo mundohet ti bëjë rezistencë predhës duke u tërhequr dhe duke formuar një hinkë duke shpuar të njëjtën dhe pas shpuarës predha me sipërfaqet e saja fërkohet rreth lëkurës duke shkaktuar ndarjen e epidermës nga derma dhe gjakderdhje nënlëkurore dhe në këtë mënyrë formohet brezi I mbretjës. KANALI I PREDHËS-paraqet rrugën që përshkon predha duke kaluar nëpër trup , drejtimi I predhës zakonisht paraqitet në formë të një vije të drejtë por mund të ndodhë që për shkak të rezistencës që has predha me nëpër inde e sidomos në kocka predha e ndryshon drejtimin duke formuar nja rikoshetë. VRIMA DALËSE- zakonisht ka formë të çrregullt me buzë dhe kënde jot ë rregullta të dërrmuara të mbuluara me gjak dhe të qitura përjashta. Në vrimën dalëse mungon minus indi pasi predha duke kaluar nëpër trupin e njeriut humb një pjesë të energjisë kinetike të sajë dhe kur arrin lëkurën ajo vepron me mekanizmin e tehut të thikës dhe e shtyn këtë jashtë në trajtën e një koni. Përmasat e vrimës së daljes zakonisht janë më të mëdha se sa ato të vrimës hyrëse. Vrima dalëse nuk paraqet brezin e fërkimit dhe brezin e mbretjës. PËRCAKTIMI I DISTANCËS SË QITJES- paraqet largësinë në vijë të drejtë prej tytës deri në vrimën e hyrjës së predhës në objekt , dallojmë qitje me puthitje, qitje nga afërsia dhe qitje nga largësia. QITJE ME PUTHITJE kuptojmë ato qitje kur gryka e tytës së armës ndodhet e puthitur me sipërfaqen e objektit. Me këtë rast veprimi I gazeve përpos vrimës hyrëse që është pasojë e veprimeve të predhës shkaktohen edhe qarje të ndryshme me q rast plaga merr formë të çrregullt po nëse lokalizohet në regjionet e trupit ku lëkura është shtrirë në kocka atëherë merr formën e një ylli që paraqet një shenjë karakteristike të qitjes me puthitje. QITJET NGA AFËRSIA-Me qitje nga afërsia kuptojmë ato qitje kur distanca mes të të tytës dhe të objektit nuk është më e madhe se 60-100 cm në q rast përveç veprimit dinamik të predhës veprojnë edhe faktorët e tjerë plotësues të qitjes siç janë gazet, flaka, bloza, dhe pjesët e padjegura të barutit. Ku gazet veprojnë më së largu deri në 3 cm , kurse flaka dhe bloza deri në 20-30 cm ndërsa pjesët e padjegura të barutit deri në 60-100 cm. QITJA NGA LARGËSIA –kuptojmë ato qitje kur distance në mes të tytës dhe objektit e kalon distancën 60-100 cm. këto qitje karakterizohen vetëm nga veprimi dinamik I predhës.. Përcaktimi I drejtimit të qitjes-ky fenomen ka rëndësi të madhe pasi në bazë të tij mund të sqarohen shumë rrethana sa I përket pozitës së qitjes , pozitës së të akuzuarit dhe të dëmtuarit në momentin kritik të qitjes. Pra me drejtimin e qitjes kuptojmë drejtimin e grykës së armës në momentin e qitjes. Drejtimi I qitjes mund të përcaktohet në bazë të ndryshimit të vrimës hyrëse dhe vrimës dalës duke pjesëtuar me gjatësinë e kanalit.LEZIONET NGA ARMËT E ZJARRIT-përafërsisht mbajnë karakteristika të lezioneve të shkaktuara nga armët luftarake por me disa karakteristika të veçanta që janë pasojë e natyrës së mbushjes së fishekëve të këtyre armëve. Fishekët e gjahur mbushen me saçma të cilat në distancë të afërt veprojnë si një predhë kurse me rritjen e distancës ato përhapen dhe veprojnë si predha të veçanta.

8

LEZIONET E SHKAKTUARA NGA GRANATAT DHE LËNDËT PLASËSE.- Këto dëmtime janë kryesisht si pasojë veprimit të bombës , dinamitit, minave, granateve etj. Dëmtimet e shkaktuara nga këto mjete mund jenë mekanike, termike dhe kimike , kryesisht këto dëmtime shkaktohen nga plasja e këtyre mjeteve në duar nga pakujdesia ose mungesa e përvojës. Ekzaminimet plotësuese të dëmtimet nga armët e zjarrit- Këtu duhet përmendur në radhë të parë ekzaminimi mikroskopik të vrimave hyrëse e cila kë rëndësi të madhe që të mund të caktohet me saktësi vrima hyrëse dhe dalëse si dhe distance e qitjës në bazë të faktorëve plotësues të qitjes. Ekzaminimi I rrobave ka rëndësi të posaçme te lezionet e armëve të zjarrit ku duhet ekzaminuar me kujdes vrima hyrëse dhe dalëse si dhe duhet bërë ekzaminimi kimik me difenilamin të masave të ngrryara nga vrima hyrëse për përcaktimin e faktorëve plotësues të qitjes . Ekzaminimi spektroskopik dhe spektrografik kanë rëndësi të posaqme për përcaktimine pjesëve të imta të metaleve qoftë në rroba , inde apo kocka.

LEZIONET MEKANIKE TË SHKAKTUARA PARA DHE PAS VDEKJES. Lezionet mekanike mund të shkaktohen gjatë jetës para vdekjes domethënë në gjendjen e agonisë si dhe pas vdekjes. Pra është me rëndësi të madhe edhe përcaktimi I prejardhjes së lezionit në mënyrë që të përcaktohet nëse është shkaktuar para vdekjes në kohën e agonisë apo pas vdekjes. Për dallimin e lezioneve të shkaktuara për së gjalli nga ta pas vdekjës duhet të orientohemi në bazë të shenjave absolute dhe relative jetësore të cilat mund të gjenden në vendin dëmtues si dhe në bazë të ekzaminimeve tjera plotësuese. Reaksionet absolute jetësore rrjellin nga reaksionet vitale siç janë: ato cirkulative, respirative, inflamative dhe deglutive. Reaksionet vitale mund të jen lokale ku shprehen në vendin e shkaktimit të dëm,timit dhe të përgjithshme kur shprehen jashtë vednit të dëmtimit. Në reaksionet lokale bëjnë pjesë gjakosjet, gjakderdhjet nënlëkurore, inflamacionet, formimi I dregëzave te dërrmishjet dhe gërvishtjet, paraqitja e shkumës te organet e frymëmarrjes , mbytjet në lëngje si dhe tromboza e vazave të dëmtuara. Në reaksionet vitale të [përgjithshme bëjnë pjesë hemorragjia, infeksioni, embolia dhe tromboza, aspirimi dhe deglutimi.

LEZIONET E SHKAKTUARA PAS VDEKJES- këto mund të shkaktohen me qëllim të caktuar në mënyrë që të zhduken gjurmët e krimit, apo për të simuluar vetëvrasjen ne rastet e vrasjeve apo për ti dhënë vrasjes karakterin e një rasti fatkeqësie.

LEZIONET VDEKJEPRURËSE- janë ato lezione të cilat kanë lidhje të ngushtë kauzale me shkakun e vdekjes dhe nga aspekti mjekoligjor ndahen në dy grupe: Lezionet vdekjeprurëse absolute dhe në ato relative. Lezionet absolute vdekjeprurëse janë ato të cilat në çdo kohë dhe moment pa marrë parasysh rrethanat e jashtme dhe te brendshme e shpien personin në vdekje. Siq janë copëtimi I trupit në pjesë, dëmtimet masive të zemrës , aortës, trurit dhe mëlçisë. Lezionet vdekjeprurëse relative janë ato të cilat në vetvete nuk janë vdekjeprurëse port ë cilat të shoqëruara nga rrethanat e jashtëm apo të brendshme mund ti shkaktojnë personit vdekjen.

AFISKIT MEKANIKE-Me fjalën asfiksi kuptojmë cenimin e shëndetit apo vdekjen e cila rezulton nga mungesa e oksigjenit. Asfiksit në përgjithësi mund të ndahen në dy grupe në : Asfiksit me dhunë dhe ato natyrore. Asfiksit me dhunë janë ato të cilat shkaktohen nga veprimi I faktorëve të jashtëm. Asfiksit natyrore janë ato të cilat shkaktohen nga faktorët e brendshëm siç janë qarkullimi I gjakut, zemrës, asma, tumorët

9

e laringut, çrregullimet e lëvizjeve të krahërorit etj. Por për mjekësin ligjore rëndësi të madhe kanë asfiksit me dhunë. ASFIKSIT ME DHUNË NDAHEN NË DY GRUPE: 1-Mbyllja e vrimave të hundës dhe gojës me duar , sende të buta dhe sende të forta. 2- mbyllja e rrugëve të frymëmarrjes me trupa të huaj a- vdekje nga masat ushqimore b-aspirimi 3-mbytja në lëngje. –B-Pastaj asfiksit mekanike nga shtypja * varja, mbytja me lak, mbytja me duar, shtypja e toraksit dhe abdomenit.

MBYLLJA E VRIMAVE TË GOJËS DHE TË HUNDËS- Kjo është formë e asfiksisë mekanike ku cenimi I shëndetit apo vdekja vjen si pasojë e mbylljes së menjëhershme të vrimave të gojës dhe të hundës. Kjo zakonisht ka karakter vrasje dhe përdorët për vrasjen e të porsalindurve, por nuk përjashtohet edhe mundësia e vrasjeve të personave të rritur e sidomos të atyre që nuk janë të aftë fizikisht, të moshuar etj. Po ashtu mund të ketë edhe karakter aksidental kur fëmijët e vegjël të mbuluar me jorgan apo batani . Te zënia e vrimave të hundës dhe të gojës me duar si rezultat I veprimit të gishtave dhe thonjve rreth vrimave të gojës dhe të hundës mund të konstatohen gërvishtje në formë gjysmëhënë apo në formë të mollëzave të gishtave.ZËNIA E FRYMËMARRJES ME TRUPA TË HUAJ- Kjo është forma e afiskisë mekanike ku cenimi I shëndetit apo vdekja vjen si rezultat I zënjës së rrugëve të frymëmarrjes me trupa të huaj. Si psh, me okra të misrit, groshës, farave të ndryshme, monedhave të metalta e shumë gjësendeve tjera të cilat njeriu mund të I gëlltisë gabimisht.. SHENJAT E AFISKISË MEKANIKE manifestohen me një frymëmarrje të thelë, me hapjen e gojës, dhe hundës, me një kollitje të ashpërsuar, të ënjtur të fytyrës me frikë dhe shqetësim. Tablloja anatomapatologjike në këto raste është karakteristike se diagnoza e vdekjes nuk është e vështirë meqë prania e objektit në rrugët e frymëmarrës e vërteton shkakun e vdekjes. Dhe deri te kjo zakonisht vihet aksidentalisht sidomos te fëmijët e vegjël, pastaj zënia e rrugëve të frymëmarrjes me masat e të vjedhurave që vijnë nga lukthi është formë e asfiksisë mekanike. Ndërsa vdekja nga aspirimi është formë e asfiksisë mekanike ku vdekja vjen si pasojë e zënjës së frymëmarrjes me gjak, nga dheu, rëra apo gjësende tjera. Tablloja anatomopatologjiuke në këto raste është e qartë pasi konstatohet prezenca e masës së aspiruar në rrugët e frymëmarrjes.

MBYTJA NË LËNGJE- Kjo është formë e asfiksisë mekanike ku cenimi I shëndetit apo vdekja vijnë si rezultat I mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes me lëngje. Mbytja në lëngje mund të ndodhë në ujë, pus, kanale, apo edhe në benzinë, alkool, gëlqere te shuar, ndyrësira etj.Ndërsa te zëniet e rrugëve të frymëmarrjes me lëngje I tër procesi deri në ndaljen e zemrës mund të zgjasë 3-5 minuta. Pra me këtë rast uji depërton shpejt në mushkëri të cilat e mbushin krahërorin. Tablloja anatomopatologjike- Kjo manifestohet me ndryshime të jashtme dhe të brendshme të kufomës dhe se vetëm pamja e jashtme pa pamjen e brendshme nuk ka kurrfarë rëndësie mjekoligjore. Nga shenjat e jashtme me rëndësi janë shkuma në gojë dhe hundë e cila nganjëherë e ka formën e këpurdhës. Shkuma mund të konstatohet dy tri ditë dhe pastaj thahet. Shkuma në hundë dhe gojë mund të provokohet nëse bëhet ndrydhja e organeve të krahërorit gjë që bën që shkuma e ndodhur në organet e frymëmarrjes të del jashtë përmes vrimave të hundës dhe gojës. Shenjë tjetër tek mbytja në ujë është edhe konstatimi I rërës dhe limit nën thonj të gishtave të duarve si pasojë e përpjekjeve që bën personi për të dal jashtë ujit. Është I njohur edhe ndryshimet që quhen macerim që ndodhin kur lëkura në majë të gishtave pas 3-6 orësh në ujë rrudhet, zbardhet dhe fryhet. Në rastet e mbytjes në ujë duhet pasur

10

kujdes më dëmtimet të cilat mund të jenë të shkaktuara në gjendjen e agonisë ( duke tentuar dikush që ta shpëtoj personin që është duke u mbytur etj) ose edhe pas vdekjes ( nga objektet në ujë apo edhe nga bota shtazore e ujit).

VARJA-SUSPENSIO. Është formë e asfiksisë mekanike ku cenimi I shëndetit apo vdekja vijnë si pasojë e shtrëngimit të qafës me lak, të cilin e tërheq vetë pasha e trupit d.m.th forca pasive.Si lak mund të shërbejë çdo mjet që lidhet rreth qafës si osh. Litari, rripi, teli etj. Varja mund të jetë tipike kur nyja e shtrëngimit gjendet në anën e pasme të qafës dhe varja jotipike kur nyja është në pjesën anësore apo përpara qafës. Pastaj varja mund të jetë e plotë kur trupi qëndron në ajër dhe jo e plotë kur ai me një pjesë e prek tokën. Janë tre faktorë të cilët ndikojnë në vdekje tek varja: shtypja e rrugëve të frymëmarrjes, komprimimi I vazave të gjakut të qafës dhe ngacmimi I nervit vagus dhe larinngeus superior. Tablloja anatomopatologjike karakterizohet me shenjat tipike të veprimit të lakut që paraqiten në formë të një gjurme e cila quhet brazda e srangulacionit. Kjo brazdë ka formë lineare që mund të jetë më e ngushte apo me e gjerë, më shumë në sipërfaqe apo më thellë . Brazda e stragulacionit mund të formohet edhe në varjet pas vdekjes , kjo mund të ketë pamjen e jashtme me brazdën e formuar për së gjalli. Në këto raste është tejet e rëndësishme që të bëhet dallimi nëse është shkaktuar brazda përkatësisht varja e personit para vdekjes apo pas vdekjes. Prejardhja e vdekjes kryesisht ka karakter vetëvrasje por nuk mund të përjashtohet edhe vrasja e në raste te rralla edhe fatkeqësia.

MBYTJA ME LAK- STRANGULATIO FUNALLS. Është formë e asfikisisë mekanike ku cenimi I shëndetit apo vdekja vjen si pasojë e shtrëngimit të qafës me lak të cilin e tërheq forca aktive. Si lak mund të shërbejë çdo mjet që mund të lidhet rreth qafës si litari, teli, shamia etj. Mekanizmi I vdekjës mund të jetë I ndërlikuar dhe mund të shpjegohet me : shtypjen e rrugëve të frymëmarrjes, komprimimin e vazave të gjakut të qafës dhe ngacmimin e nervit vagus dhe laringus superiuor.Tablloja anatomopatoilogjike – Brazda e strangulacionit që lë laku si pasojë e veprimit të tij në qafë është shenja më e rëndësishme te mbytja me lak. Kjo brazdë shkon horizontalisht me boshtin gjatësor të qafës pa u ndërprerë gjatë gjithë gjatësisë së qafës pasi që laku e shtyp krejt qafën dhe mu për këtë arsye brazda është e vazhdueshme dhe formon një rreth të mbyllur. Vdekja me lak zakonisht ka prejardhje me karakter vrasje, por nuk përjashtohet edhe mundësia e vetëvrasjes dhe aksidentit.

VRASJA ME DUAR – STRANGULATIO MANUALIS. Mbytja me duar ëhstë formë e asfiksisë mekanike ku cenimi I shëndetit apo vdekja shkaktohet si pasojë e shtypjës së qafës me duar. Kjo mund të bëhet më një dorë zakonisht të porsailinduri dhe fëmijët e gjirit dhe me dy duar te të rriturit. Tablloja anatomopatologjike- Si shenja karakteristike janë gjurmët e dhunës në qafë të cilat vijnë nga thyerja e qafës me thonj dhe gishta . Mbytja me duar zakonisht ka karakter vrasje ,

SHTYPJA E KRAHËRORIT DHE E ABDOMENIT.- Kjo është formë e afsikisë mekanike ku cenimi I shëndetit apo vdekja vijnë si pasojë e shtypjes së krahërorit dhe abdomenit. Shtypja e krahërorit mund të jetë e kombinuar edhe me shtypjen e abdomenit apo mund të jetë veçmas shtypja e krahërorit e veçmas ajo e qafës. Zakonisht në të njëjtën kohë shtypet krahërori dhe abdomeni. Mekanizmi I vdekjes është I njëjtë si edhe te afiskitë e tjera mekanike.

11

LEZIONET FIZIKE-Në kët grup bëjnë pjesë të gjitha ato lezione të cilat shkaktohen nga veprimi I temperaturave të larta të ulëta, elektriciteti, atmosferik, nga ndërrimet barometrike, dhe veprimi I rrezeve radioaktive-atomike .

LEZIONET TERMIKE- Temperatura normale e njeriut sillet rreth .36.5 gradë C me ndryshime të gogla prej 0.5 deri 1 grad C pa rrezik për shëndetin. Proceset e metabolizmit mund të zhvillohen edhe në temperature të ulëta dhe të larta por jo mbi 45 dhe nën 25 grad C. Lezionet termike varësisht nga temperature mund të ndahen në : lezionet e temperaturave të larta dhe lezionet e temperaturave të ulëta.

LEZIONET NGA TEMPERATURAT E LARTA . Temperaturat e larta mund të veprojnë te njeriu në dy mënyra në formë të veprimit të përgjithshëm dhe të atij lokal. Veprimi I përgjithshëm mund të manifestohet ose në formë të goditjes së nxehtësisë apo pikës së diellit. Goditja e nxehtësisë ndodh te njerëzit që ndodhen ne temperature të larat dhe lagështirë të konsiderueshme të cilat organizmi nuk është në gjendje të mbajë temperaturën normale . Fillon të paraqitet me etje, dhembje koke, përgjumësi, dhembje në shtyllën kurrizore. Lodhje, frymëmarrja bëhet më e sipërfaqësore por paraqitet edhe cianoza. Pika e diellit është e njejt me goditjen e diellit me një dallim se pos faktorëve të tjerë kemi edhe veprimin e drejtpërdrejtë në kokë të rrezeve ultraviolete. Efekti lokal I temperaturave të larta ( djegijet dhe përvëlimet) mund të paraqiten si pasojë e kontaktit të trupit me flakën , lëngjet e nxehta, avujt, gazrat dhe me materie të ndryshme kimike. NDRYSHIMET LOKALE NË DJEGJE PARAQITEN NË KATËR GRAD KURSE TE PËRVËLIMET NË TRI GRAD. Është e rëndësishme të përcaktohet se a janë shkaktuar djegiet për së gjalli apo pas vdekjes e kjo bëhet në bazë të shenjave absolute dhe relative jetësore. Këtu rëndësi I kushtohet prezencës së blozës në rrugët e frymëmarrjes, prezencës së CO në gjak, prezencës së leukucideve të cilat janë shenja tejet të rëndësishme të shkaktimit të djegieve për së gjalli.

VEPRIMI I TEMPERATURAVE TË ULËTA-Temperaturat e ulëta mund të ken veprim të përgjithshëm dhe lokal. Në rastet e veprimit të përgjithshëm të temperaturave të ulëta në organizëm vjen deri te shtimi I eliminimit të temperaturës nga organizmi dhe kështu fillon të ulët temperature e trupit. Nëse kjo temperature bie nën 34 grad C atëherë fillojnë të paraqiten shenjat e para të ngrirjes në formë të një dobësie, lodhje, shtrëngimi në gjoks, mpirje etj. Ndërsa veprimi lokal zakonisht manifestohet me ngrirjen e pjesëve të pambrojtura si fytyrës, hundës, veshëve, gjymtyrëve etj. Edhe ngrirja kalon nëpër katër shkallë. Faza e par me zbehjen dhe skuqjen e lëkurës, faza e dytë me paraqitjen e flluskave të mbushura me një lëng ngjyrë roze , faza e tretë me nekrtizimin e indit lëkuror dhe nënlëkuror dhe faza e katërt me nekrozën e indit lakuror , nënlëkuror dhe kockat. Diagnoza e vdekjes vihet duke u bazuar në rrethanat e çështjes , shikimin e vdenit të ngjarjes, ekzaminimin e jashtëm dhe të brendshëm pastaj me marrjen e gjakut për analizë të alkoolit ( kjo ka rëndësi sepse në muajt e dimrit njeriu I dehur mund te jetë viktime e veprimit të temperaturave të ulëta).

LEZIONET NGA ENERGJIA BAROMETRIKE- Presioni atmosferik normal është I ATM baras me 760 mm Hg. Ulja apo rritja e këtij presioni në mënyrë të menjëhershme mund të shkaktojë cenimin e shëndetit apo vdekjen. Dëmtimet nga presioni I ulët zakonisht shkaktohet gjatë ngritjes në lartësi të mëdha si alpinistët, pilotët etj. Në lartësi të mëdha ulët presioni barometric e me të edhe presioni I oksigjenit nga kjo zhvillohet ANOKSEMIA e cila përcillet me shenja të njohura si dhembja e kokës, marrja mendsh, gjakderdhja nga hunda dhe goja etj.

12

NË TABLLON ANATOMOPATOLOGJIKE Te LEZIONET NGA ENERGJIA BAROMETRIKE-hasen shenjat e asfiksisë së përgjithshme si edhe gjakderdhjet në hundë dhe veshë. Ndërsa lezionet nga procesi I lartë atmosferik hasen tek punëtorët që punojnë në presione të larat në thellësi. Rritja e presionit bëhet nga tretja enorme e gazeve të atmosferës që me rastin e dekompresionit të shpejtë ky gazë del nëpërmjet mushkërive dhe mund të kalojë në gjak dhe të shkaktojnë bllokimin e vazave të gjakut ( sëmundja e Kesonit).Shenjat klinike të kësaj sëmundje manifestohen me dhembje kyqesh, të muskulaturës, krahërorit, dhe të barkut si dhe marrje mendsh. Në shenjat anatomopatologjike janë zgjerimi I ventrikulit të djathtë nga grumbullimi I gazeve si dhe shkumëzimi I gjaklut. LEZIONET NGA ELEKTRICITETI TEKNIK-Këto ndodhin kur trupi I njeriut vjen në kontakt me qarkun elektrik, përkatësisht me kalimin e elektricitetit ne trupin e njeriut. Ndryshimet anatomopatologjike mund të jen të përgjithshme dhe lokale. Në shenjat lokale bëjnë pjesë njollat elketrike dërrmishjet lineare apo edema elektrogjene. Në shenjat e përgjithshme janë hemorragjitë në gjendrat veshkore. Karakteri I vdekjes zakonisht është aksidental dhe më rrallë të një vetëvrasje , kurse vrasjet janë shumë të rralla.LEZIONET NGA ELEKTRICITETI NATYROR RRUFEJA- Rrufeja paraqitet në formë të një shkarkese elektrike në mes të dy reve me ngarkesë të kundërte ose në mes të nbjë reje me token. Dëmtimet nga rrufeja janë aksidentale. Rrufeja në trupin e njeriut mund të ketë veprim mekanik dhe termik. Veprimi mekanik është shqyerja e rrobeve dhe qarja e indeve. Ndërsa veprimi termik shprehet me djegien e lëkurës deri të karbonifikimi. Pra në këto raste vdekja është gjithmonë aksidentale. DËMTIMET NGA RREZATIMET- Këto dëmtime zakonisht ndodhin në mjekësi gjatë përdorimit të lëndëve radiaktove si edhe ne teknik. Rrezatimet ndahen në jonizuese dhe jojonizuese.DËMTIMET NGA RREZET JONIZUESE .Këtu bëjnë pjesë dëmtimet nga rrezet X si dhe eksplodimet e bombave atomike.( rrezet alfa, beta, gama dhe neutroni).Dëmtimet nga rrezet e rëntgenit dhe të radiumit. Cenimi I shëndetit nga rrezet e rëntgenit mund të jen pasojë e tejkalimit të dozave apo pasojë e vazhdueshmërisë se veprimit të rrezeve. Forma akute manifestohet me eksitime, dhembje koke, vjellje etj. Ndërsa format kronike ndodhin nga veprimi permanent I dozave të vogla. Dëmtimet e rrezeve të radiumit zakonisht ndodhin në mjekësi gjatë shërimit e edhe në miniera. Këto dëmtime janë të ngjashme me ato të rëntgenit pos faktit se këto dëmtime janë më të lehta dhe më sipërfaqësore.

DËMTIMET NGA EKSPLODIMI I BËRTHAMAVE ATOMIKE dhe elementeve tjera radiaktive.-Dëmtimet nga bombat atomike të hedhura në Hiroshimë dhe Nagasaki në vitin 1945 na tregojnë se këto dëmtime mund të jenë mekanike. Termike, dhe radioaktive. Dëmtimet mekanike shkaktohen nga presioni që lirohet gjatë shpërthimit dhe manifestohet me shqyrje të organeve, indeve dhe vazave. Dëmtimet termike janë pasojë e nxehtësisë tejet të madhe me miliona grad C kështu që formohen djegie të shkallëve të ndryshme. Efekti më I rëndësishëm është ai radioaktiv nga rrezet alfa, beta dhe gama të cilat shkaktojnë depigmentimin e lëkurës. Këto rreze mund të kenë efekt të drejtpërdrejt në organizëm apo edhe përmes ujit dhe tokës së helmuar.

LEZIONET KIMIKE- Helmimet kimike janë substanca joorganike apo organike të cilat të future në organizëm shkaktojnë çrregullime të cilat mund të shpien njeriun deri në vdekje. Këto janë mineralet arsenic, zhiva, plumbi, bizmuti etj. Të botës bimore janë opiumi, striktina, digjitalisi, kokaina etj. Dhe të botës shtazore janë kantaridina,

13

ptoaminet etj. Shkenca e cila merret me studimin e veprimeve të materieve kimike në trupin e njeriut si dhe me ambientin që është në lidhshmëri me njeriun quhet Toksikologji. Diagnostifikimi I helmimeve është mjaft I ndërlikuar dhe gjithnjë duhet të bëhet në bazë të studimit: të rrethanave të çështjes, ekzaminimi I kufomës I jashtëm dhe I brendshëm, ekzaminimi kimikoligjor dhe ekzaminimet e tjera plotësuese.

LEZIONET NUTRITIVE.- Në këtë grup bëjnë pjesë uria e shkaktuar nga ndërprerja e ushqimit si dhe etja. Këtu duhet theksuar se uria edhe etja janë të shkaktuara me dhunë e jo nga proceset patologjike.URIA ME DHUNË- është pasojë e ndërprerjes së plotë të ushqim,it dhe ajo mund të jetë natyrore si pasojë e sëmundjeve të ndryshme dhe mund të jetë si pasojë e ndërprerjes me dhunë. Uria e dhunshme mund të jetë akute ose kronike. Akute është ndërprerja e menjëhershme dhe e plotë e marrjes së ushqimit për kohë të shkurtë kurse ajo kronike është pasojë e ndërprerjes së ngadalshme dhe jot ë plotë të marrjes së ushqimit. Shenjat klinike të urisë janë dobësimi I përgjithshëm dhe zvogëlimi I indit dhjamor lodhja fizike dhe psikike,ulja e temperaturës , deri te agonia dhe vdekja. Uria klinike zgjat me javë dhe me muaj dhe shenjat paraqiten gradualisht , si dhe paraqitet edhe anemia dhe infeksionet. Ndryshimet antomopatologjike te rastet e urisë është se bie në sy zvogëlimi I indit dhjamor, anemia, ndërsa nga ana e brendshme lukthi dhe zorrët janë të zbrazëta.ETJA E DHUNSHME- Kuptojmë ndërprerjen e plotë apo jo të plotë të furnizimit të organizmit me lëngje. Siç është e njohur mbi 65 % të peshës së trupit e përbëjnë lëngjet, andaj dhe janë faktor shumë me rëndësi për zhvillimin e proceseve të metabolizmit. Njeriu shum më gjatë mund ti përballojë urisë se sa etjes . Derisa ndërprerjes së plotë të ushqimit njeriu mund ti përballojë 1-2 javë varësisht nga gjendja e organizmit , ndërprerjes së lëngjeve nuk mund ti përballojë mbi 4-5 ditë. Shenjat klinike janë etja e madhe , tharja e gojës, zëri bëhet I vrazhdë, pulsi shpejtohet , agoni dhe vdekja. Karakteri zakonisht është vrasës dhe haste te të porsalindurit, fëmijët e vegjël, të sëmurët psikikë, të burgosurit nëpër kampe etj.LEZIONET BAKTERIALE- janë ato dëmtime ku cenimi I shëndetit apo vdekja vjen si pasojë e futjes në organizëm të baktereve dhe veprimit të endo dhe ekso toksineve. Lezionet bakteriale mund të jenë: Alimentare dhe sekondare. Lezionet bakteriale alimentare janë pasojë e futjes së bakterieve në organizëm nëpërmjet ushqimit të infektuar dhe kryesisht aksidental ( nga bakteriet e mishit dhe prodhimeve të tij) . Shenjat klinike të infektimit paraqiten 6-24 orë pas marrjes së ushqimit dhe përcillen me të përziera , nauze, vjellje, jashtëqitje, rraskapitje, dhe dhembje të gjymtyrëve dhe këto shenja zgjasin 2-4 ditë. Tablloja anatomopatologjike nuk është aspak specifike dhe për dhënien e diagnozës bëhet ekzaminimi bakteriologjik të zorrëve të holla dhe të trasha. Ndërsa infeksionet sekondare janë ato të cilat paraqiten në vendin e ekzistimit të ndonjë dështimi psh. Infektimi I ndonjë plage etj. Pra për këtë këto quhen sekondare pasi duhet të lidhen me ndonjë dëmtim të mëparshëm.

JETA SEKSUALE. VITA SEXUALIS- Mjekësia ligjore studion jetën seksuale nga aspekti mjekësor-biologjik-dhe juridik. Dhe problemet më të rëndësishme nga sfera seksuale janë këto: Përcaktimi I pjekurisë seksuale, marrëdhëniet seksuale fiziologjike dhe patologjike, Përcaktimi I paprekshmërisë seksuale virgjinitetit, Ekspertimi I barrës, dështimet, lindja, dhunimi seksual dhe porsalindja me të porsalindurin.PËRCAKTIMI I PJEKURISË SEKSUALE- Paraet atë gjendje fiziologjike kur personi është I aftë për kryerjen e funksioneve seksuale. Në bazë të ligjit për martesën është caktuar si moshë minimale për martesë mosha 18 vjeçare. Pa marrë parasysh ligjim mbi martesën eksperti për përcaktimin e pjekurisë seksuale mbështetët në këta faktorë

14

biologjik: Zhvillimi I përgjithshëm I organizmit, Zhvillimi I organeve seksuale, Aftësia për konceptim, Aftësia për mbajtjen e shtatzënisë, Aftësia për lindje, Aftësia për rritjen dhe edukimin e foshnjës. MARRËDHËNIA SEKSUALE . Kupton bashkimin fizik të dy personave të seksit të kundërte apo të njejët për kohë të caktuar me qëllim të kënaqjes së epshit seksual. Marrëdhënia në mes të personave me seks të kundërte në mënyrë të rregullt paraqet marrëdhënie natyrore-fiziologjike , kurse marrëdhënia seksuale në mes të personave me seks të njëjtë apo në mënyrë të çrregullt paraqet marrëdhënie seksuale patologjike.Marrëdhëniet seksuale patologjike HOMOSEKSUALIZMi- Është perversion seksual në mes dy personave me seks të njëjtë I cili paraqitet kryesisht në dy forma si pederastia dhe tribadizmi. Pederastia është perversion seksual I cili kryhet në mes të dy meshkujve në atë mënyrë që futet penisi në anus. Ai që luan rolin e aktivit quhet pederast aktiv e tjetri pederast pasiv. Ekspertimi në këto raste kryhet duke shikuar të dy. Te pederasti pasiv duhet shikuar për prezencën e spermës në anus si dhe ndonjë dëmtim në forma të gjakderdhjeve e deri të shqyrja, ndërsa te ai aktiv duhet të shikohet penisi për pjesë fekale në të. TRIBADIZMI është forma më e rrallë dhe nënkupton marrëdhënie seksuale në mes të dy femrave në formë të ndryshme duke filluar nga përqafimet , shtrëngimet e deri te përdorimi I penisit artificial. Sadizmi është perversion seksual ku kënaqja e epshit seksual kryhet duke I shkaktuar personit dhembje fizike dhe psikike e deri te vdekja. MAZOZHIZMI është perversion seksual ku kënaqja e epshit seksual kryhet me shembje fizike që I shkaktohet nga personi tjetër apo në mënyrë psikike më kërcënime, fyerje etj. Pra kjo është e kundërta e sadizmit. FETISHIZMI është kënaqja e epshit seksual duke par apo prekur pjesë të trupit apo rroba të brendshme të trupit. EKSIBICIONIZMI është perversion seksual ku personi për të kënaqur epshin tij seksual ia tregon organet seksuale personit te seksit të kundërte. ZOFILISI është perversion seksual ku kryhet kënaqja e epshit seksual me kafshë dhe NEKROFILIA është perversion seksual ku kënaqja e epshit seksual kryhet me kufoma.

PËRCAKTIMI I AFTËSISË SEKSUALE TE MESHKUJT- Me këtë kuptojmë aftësinë për epsh seksual , aftësinë për kontakt seksual dhe aftësinë për fekondim. Pra aftësia seksuale varet nga këto faktorë të cilët edhe mund të çrregullohen dhe kështu lind mos-aftësia seksuale. Epshi seksual paraqet dëshirën e flaktë të personit për bashkim me personin tjetër të gjinisë së kundërt apo të njëjtë. Epshi paraqitet në pubertet dhe zgjat deri në kohën e thellë të pjekurisë. Ky intezitet është më I lartë gjatë moshës 25=30 vjet. AFTËSIA PËR KONTAKT SEKSUAL konsiston në futjen e penisit në vagjinë e nëse kjo nuk mundësohet atëherë bëhet fjalë për mosaftësin për kontakt seksual. Kjo paaftësi mund të ketë karakter organik dhe funksional. Karakteri organik më së lehti konstatohet meqë është I lidhur ngushtë me zhvillimin e organeve gjenitale. Ndërsa karakteri funksional I paaftësisë është më I shpeshtë dhe përcaktohet me vështirës më të mëdha. Dhe ka të bëjë në paaftësinë e organit gjenital për tu ngritur dhe sforcuar ( Erekcioni). Sa I përket paaftësisë për të fekonduar në radhë të par mund të jetë pasoje e mungesë së testikujve, ndërsa shkas tjetër mund të jetë edhe moszhvillimi I testikujve apo vendosja e tyre jashtë qeses skrotale, pastaj edhe sëmundjet e ndryshme.PËRCAKTIMI I AFTËSISË SEKSUALE TË FEMRAT- Me aftësi seksuale te femrat kuptojmë aftësinë për kontakt seksual, aftësinë për konceptim, aftësinë për ruajtjen e shtatzënisë, aftësinë për lindje dhe për rritjen dhe edukimin e foshnjës.Paaftësia seksuale të femrat.-Mund të jetë e lidhur me çrregullimet e ndryshme të kontaktit seksual, konceptimit, ruajtjes së shtatzënisë, lindjes, rritjes dhe edukimit të

15

fëmijës. Epshi seksual te femrat është më i shpeshtë te sesa te meshkujt I ashtuquajturi frigidas femina. Paaftësia për kontakt seksual paraqitet në dy forma si paaftësi organike dhe funksionale. Paaftësia organike është e lidhur ngushtë me gjendjen e vaginës prandaj ajo mund të jetë pasojë e mungesës së vaginës, atrofizmit apo pasojë e atrezionit e kanalit të vaginës apo e cipës së virgjërisë. Ndërsa paaftësia funksionale më së shpeshti është vaginizmi I cili paraqitet si pasojë e hipersenzibilitetit vulvës dhe kanalit të vaginës të cilat nga ngacmimet më të vogla reagojnë me kontraksion dhe ngushtim të vaginës dhe kanalit e në këtë mënyrë e bëjnë të pamundur kalimin dhe kryerjen e kontaktit seksual. Paaftësia për konceptim mund të jetë pasoje e moshës pasi ajo fillon në moshën e pubertetit dhe mbaron diku rreth moshës 45-50 vjeçare. Pastaj janë edhe paaftësi për ruajtjen e barrës dhe lindjes që kanë të bëjnë me sëmundjet e ndryshme të vezoreve, mitrës etj.PËRCAKTIMI SEKSIT- Ndër anomalitë më të shpeshta që paraqiten gjate zhvillimit të organeve seksuale është hermafroditizmi-prania e gjëndrave seksuale të dy sekseve. Pra kemi Hermafroditizmi- ku personi përveç gjëndrave seksuale të seksit të vet ke edhe gjendra te seksit të kudnërtë dhe Pseudohermafroditizmi ku përveç organeve të seksit të vet përmban edhe organe të seksit tjetër ( I vcili mund të jetë mashkullor dhe femëror).rëndësia mjekoligjore e përcaktimit të seksit në këto raste është e madhe në çështjet me karakter penal dhe ato civil.PËRCAKTIMI I PAPREKSHMËRISË SEKSUALE. Ky është një ndër eksperimentet më të shpeshta të jetës seksuale dhe bëhet në çështjet me karakter civil dhe panel. Cipa e vaginës ( hymeni) është nje cipë e hollë e formuar nga mukoza e vagjinës e vendosur në hyrje të vagjinës dhe paraqet kufirin në mes të organeve të jashtme dhe te brendshme gjenitale. Cipa e virgjërisë e mban epitelin e vaginës së përbërë nga fibrat elastik dhe muskulor nga vazat e gjakut dhe neravet. Nëse cipa përmban më shumë fibra elastik se muskulor atëherë quhet hymen elastik dhe në të kundërtën me shumë fibra muskulor quhet hymen debil. Me zhvirgjërin kuptojmë cenimin e tërësisë anatomike të himenit I cili zakonisht ndodhë gjatë kontaktit të par seksual por mund të ndodhë edhe gjatë onanizmit. Shyrjet e cipes së vajzërisë zakonisht shkojnë deri në bazë d.m.th. deri të cipa e vagjinës. Mund të paraqiten dy e më shumë shkyerje të cilat shpesh ndodhin në pjesën e poshtme diku ne drejtim të orës 5-6 dhe 7 te fushës së sahatit. Pas 24-48 orëve të shqyerjes paraqiten edhe shenjat e infeksionit dhe pas 7 ditësh më nuk është e mundur të përcaktohet koha e shkaktimit të ture. Pra shqyerjet e freskëta mund të konstatohen gjatë 7-10 ditëve të para. DHUNIMI SEKSUAL STUPRUM- Me dhunim seksual nënkuptohet kryerja e kontaktit seksual kundër dëshirës së femrës. Dhunimi seksual mund të kryhet si me rastin e marrëdhënieve fiziologjike ashtu edhe me rastin e perverzioneve seksuale pra mund të kryhet në mes të personave me seks të kundërte apo edhe me seks të njëjtë. Dhunimi seksual mund të jetë edhe në tentativë kur nuk përfundon kontakti seksual. Sipas ligjit dhunimi mund të kryhet në tri mënyra: Me përdorimin e forcës, Me kanosje dhe duke e shfrytëzuar mosaftësin e femrës për tu mbrojtur.EKSPERTIMI SHTATZËNISË- Shtatzënia është objekt I ekspertimit në rastet e dhunimit seksual te rastet e dështimit, fëmijëvrasjes, përcaktimit të atësisë, të trashëgimit etj. Diagnoza e shtatzënisë konstatohet në shenjat gjinekologjike të cilat ndahen në tri grupe: në shenja jot ë sigurta, shenja të mundshme dhe shenja të sigurta. Në shenja jo të sigurta bëjnë pjesë të gjitha ato fenomene që rrjellin jashtë organeve gjenitale si pigmentimi I lëkurës së fytyrës, vjelljet ne stomak të zbrazët, dëshira për ndonjë ushqim të veçantë etj. Në shenja të mundshme bëjnë pjesë rritja dhe zbutja e mitrës , rritja e gjinjve, e sidomos pigmentimi I areoleve te gjinjve. Në shenja të sigurta bëjnë pjesë ato shenja që rrjedhin nga vetë fryti siç janë: prekja e pjesëve te ndryshme te fetusit, dëgjimi

16

I toneve të zërit, me rëntgen etj. Shtatzënia zgjat 10 muaj apo 280 ditë dhe në bazë të statistikave lindjet më së shpeshti ndodhin në ditën e 275. Me ligj është caktuar minimumi I zgjatjes së shtatzënisë 180 ditë dhe maksimumi 300 ditë.

DËSHTIMET. Më dështim kuptojmë ndërprerjen e shtatzënisë në atë periudhë kur nuk është arritur koha e pjekurisë së fetusit për jetën jashtë mitrës dhe si pasojë sjell vdekjën e fetusit. Dështimet deri në muajin e tretë manifestohen me një gjakderdhje në forma menstruacioni ndërsa pas muajit të tretë e sidomos pas muajit të pestë dështimi shkon si lindja. Dështimet në përgjithësi ndahen në : dështime natyrore dhe dështime me dhunë. Dështimet natyrore janë ato dështime që ndodhin nga sëmundjet e ndryshme patologjike të nënës , gjatë shtatzënisë, sëmundjet e fetusit apo nga anomalit e spermës. Rëndësi të madhe në aspektin mjekoligjor paraqesin dështimet me dhunë të cilat ndodhin me dëmtimin e vezës së fekonduar dhe këto ndahen në : dështime artificiale të ligjshme, dështime aksidentale dhe dështime kriminale. Dhe dështimi criminal mud të bëhet në mënyrë mekanike, në mënyrë kimike dhe në mënyrë fizike.

LINDJA –PARTUS. Me lindje kuptojmë daljen e fetusit prej mitrës pas javës s ë40 të shtatzënisë . Nëse dalja e fetusit behët para javës së 38 të shtatzënisë atëherë bëhet fjalë për lindjen e parakohshme , dhe nëse lind në periudhën kohore të javëve 38-40 atëherë është lindje me kohë. Shenjat e lindjes së tanishme- Me lindje të tanishme kuptojmë ato lindje që ndodhin më së voni në periudhën prej 6-8 javësh d.m.th kohë që përputhet me shenjat e lehonisë. Shenjat e lindjes së tanishme janë të kalueshme port ë sigurta. Gjinjtë janë të zmadhuar me rrjetin e kapilarëve mirë të theksuar dhe në presion nga ato del qumësht I rrejshëm apo I vërtetë ngjyrë të kaltër në të bardhë që fillon të dal disa orë pas lindjes dhe zgjat me muaj . Pastaj me ekzaminimin e brendshëm të femra që sa ka lindur në organet e jashtme vërehet gjakderdhje. Vagjina është zgjeruar, mukoza ënjtur e dërrmishura apo e shqyer. Qafa e mitrës është zbutur kurse hyrja në mitër është zgjeruar ku këndet dhe buzët janë të shqyera dhe me gjak të mbuluara. SHENJAT E LINDJES SË KAHERSHME- Me lindje të kahershëm kuptojmë lindjen e kryer më se paku 6 javë para ekzaminimit e që mund të jetë më muaj dhe me vite. Shenjat më të rëndësishme po mund të konstatohen në organet gjinore dhe duke filluar nga vagjina e cila është me vrimë më të gjere dhe me mukozë të lëmueshme. Cipa e virgjërisë shqyhet në shumë vende . te femrat e vdekura si elemente për përcaktimin e lindjes së kahershme në shërbejnë forma dhe madhësia e mitrës , Te femrat që nuk kanë lindur mitra e ka formën e dardhës dhe ka përmasa më të vogla dhe peshë më të vogël.

TRAUMA DHE NDËRPRERJA E BARRËS- Dëmtimet e drejtpërdrejta të organeve gjinore përcillen zakonisht me ndërprerjen e shtatzënisë gjë që është e theksuar të dështimet. Mirëpo praktika ka treguar se edhe dëmtimet më të mëdha nuk kanë sjellur deri të dështimi I barrës. Dëmtimet që mund të përcillen me ndërprerjen e barrës janë: Dëmtimet asfiksive, dëmtimet fizike, dëmtimet bakteriale, dëmtimet mekanike, dhe dëmtimet psikike.

EKSPERTIMI I KUFOMAVE TË PORSALINDURAVE- është një ndër ekspertimet më të ndërlikuara në mjekësin ligjore dhe kërkon njohuri të mjaftueshme nga ky lëmë. Në këto raste para ekspertit paraqiten shumë pyetje prej të cilave më të rëndësishmet janë: A bëhet fjalë për të porsalindurin, pjekuria e të porsalindurit, a ka lindur ai I gjallë apo I vdekur, nëse ka lindur I gjallë sa ka jetuar, dhe të përcaktohet shkaku I vdekjes.

17

PORSALINDJA DHE I PORSALINDURI- Mjekësia ligjore me porsalindje kupton momentin prej lindjës deri të thithja e par e gjirit. Ky koncept është I lidhur me vrasjen e të porsalindurve e cila konsiderohet si vrasje e privilegjuar meqë nëna në 24 orët e para gjendet në një gjendje të posaçme psikike e cila gjendje kalon pas 24 orëve. Shenjat e porsalindjës ndahen në të jashtme dhe të brendshme. Të jashtme janë: prania e gjakut në lëkurën e të porsalindurit, ngjyra rozë e lëkurës 2-3 ditët e para e cila më pastaj zbehet, prania e vernikës kazeozës paraqitet si një masë ë yndyrshme ngjyrë grin ë të bardhë në palët e lëkurës së qafës, sqetullave dhe në vrerëzat e kofshëve, Kordoni umbilikat-ngjyrë të bardhë në gri I njomë dhe I shkëlqyeshëm i cili pas 5-7 ditësh bie, Ndërsa në shenjat e brendshme hyjnë: tumori I lindjes që është fenomen I sigurt kur lindjes I paraprin koka, ky fenomeb zhduket pas 2=3 ditash, Cefallhematome është grumbullim gjaku në mes të indit të butë të kokës dhe pjesës kockore dhe është pasoj e shqyerjës së vazave të indit të butë dhe është gjithnjë I kufizuar me kockat, dhe në fund Prania e mekoniumit që është një përbërje gjysmë e lëngët më ngjyrë të verdhë në të gjelbër apo me ngjyrë të gjelbër në të mbyllët.

PJEKURIA E TË PORSALINDURIT- Arrihet në muajin e dhjetë lunar. Për përcaktimin e pjekurisë eksperti udhëhiqet nga disa kritere të jashtme dhe të brendshme. Ndër kriteret e jashtme me rëndësi është gjatësia e cila mesatarisht është 50 cm dhe pasha 3350 gr.

SHENJAT E LINDJES GJALLË TEK I PORSALINDURI- Nga të dhënat dihet se I porsalinduri I gjallë I hap sytë merr frymë për herë të pare e lëshon një zë dhe urinon.

SHKAQET E VDEKJES TË TË PORSALINDURVE- Shkaqet e vdekjes mund të jen nga faktorët natyrore apo me dhunë. Vdekja natyrore mund të ndodhë para lindjes , gjatë lindjes dhe pas lindjes, Shkaqet më të shpeshta të vdekjes para lindjes janë ato të cilat janë të lidhura ngushtë me sëmundjet e ndryshme akute infektive të nënës, sëmundjet e veshkave, të zemrës apo në rastet e toksikozave. Ndërsa vdekja natyrore gjatë lindjes mund të jetë tri llojesh: Ndërprerja e parakohshme e qarkullimit placentar, nga komprimimi I kokës dhe nga gjakderdhja.

VRASJA E TË PORSALINDURIT- Kjo është vdekje me dhunë e të porsalindurit që shkaktohet nga nëna gjatë lindjes apo menjëherë pas lindjes. Për tu kualifikuar vepra si vrasje e të porsalindurit duhet të plotësohen këto kushte: Që I porsalinduri të ketë lindur I gjallë, që I porsalinduri të jetë sipas konceptit mjekoligjor dhe që vrasja të bëhet nga nëna me qëllim. Kjo vrasje nga nëna konsiderohet si vrasje e privilegjuar meqë nëna gjatë lindjes nga dhembja dhe gjakderdhja gjendet në një gjendje të posaçme psikike. Vrasja e të porsalindurit mund të kryhet në mënyrë aktive dhe pasive. Aktive kur nëna ushtron dhunë dhe pasive mosdhënia e ndihmës nga nëna.

IDENTIFIKIMI- Me identifikim kuptojmë vërtetimin e identitetit të një personi apo gjësendi. Për mjekësinë ligjore me identifikim kuptojmë të gjitha metodat që përdorën për identifikimin e njeriut qoftë I gjallë apo I vdekur. Identifikimi I personave të gjallë bëhet në rastet e të sëmurëve psikikë që nuk dinë të tregojnë se kush janë pastaj te personat me amnezi, te dëmtimet e rënda kraniocerebrale ku personat gjenden ne gjendje të rënd kromatoze. Ndërsa identifikimi I personave të vdekur bëhet kur ato gjinden të paidentifikuara larg vendeve te banimit si buzë lumenjve , buzë detit etj. Identifikimi I personave të vdekur dhe të gjallë bëhet në përshkrimin detal të tipareve të jashtme ku rëndësi më e madhe I kushtohet kokës dhe fytyrës , si karakteristikat e ballit , hundës, laprës së veshit dhe mjekra. Po ashtu edhe dhëmbët janë një element I rëndësishëm e

18

sidomos kur kufoma është kalbëzuar dhe në të janë zhdukur shenjat për identifikim. Pastaj është përshkrimi shenjave të posaçme si p.sh. theksimet e tepërta të veçorive normale si deh anomalitë anatomike, mungesa e pjesëve të ndryshme të trupit , deformimet e ndryshme, tumoret , sëmundjet e lëkurës etj.DAKTILOSKOPIKE është metode e cila bazohet në shpjegimin e vijave papilare të mollëzave të gishtave, të duarve. Të cilat formohen në muajin e gjashtë të jetës dhe mbetën të pandryshueshme për tër jetën. Pastaj metoda antropometrike e cila bazohet në matjen e saktë të shtatit, të duarve, laprës së veshit , këmbës së majtë, parakrahun e majtë, gishtit të mesëm të dorës së majtë , gishtit të vogël etj. Pastaj është edhe fotografimi që bëhet përballë dhe në profil. Metoda biologjike e cila bazohet në përcaktimin e grupeve dhe nëngrupeve të gjakut që përdorën si mjet përjashtimi e jo vërtetimi.

IDENTIFIKIMI I KUFOMAVE TË KALBËZUARA DHE TË SKELETIZUARA-Ky identifikim është më I vështirë pasi që kalbëzimi kufumor I humb tiparet e jashtme që kanë rëndësi për identifikim. Në këto raste para se të bëhet identifikimi kufoma restaurohet, restaurimi konsiston në shfryrjën e kufomës së fryrë si dhe me mënjanimin e ngjyrës së gjelbërtë. Te kufomat e skeletizuaar identifikimi bazohet në përcaktimin e origjinës humane të kockave , përcaktimin e racës , seksit dhe gjatësisë. Përcaktimi I origjinës bëhet ne bazë ëtë krahasimit të kockave të gjetura me kockat e skeletit të njeriut. Përcaktimi I racës bëhet në bazë të studimit të kokës. Përcaktimi seksit bëhet në bazë të karakteristikave të kockave të kokës, komblikut dhe gjymtyrëve ku rëndësi kanë kockat e kofshëve.

IDENTIFIKIMI I GJAKUT DHE I ATËSISË- Hematologjia forenzike merret me studimin e veçorive të gjakut të freskët apo njollave të gjakut. Gjaku I freskët mund të jetë objekt I identifikimit të njerëzit e gjallë apo të vdekur , kështu të njerëzit e vdekur analizohet që të përcaktohet grupi I gjakut në të gjitha rastet e vrasjeve vetëvrasjeve dhe aksidenteve me automjete etj. Ndërsa gjaku të njerëzit e gjallë ekzaminohet në të gjitha rastet e vrasjeve , krimeve seksuale, në rastet e dështimeve etj. Njollat e gjakut që gjenden në viktimë rreth viktimës te I akuzuari janë gjithashtu objekte identifikimi. Së pari njollat e gjakut duhet të fiksohen të bëhet fotografimi I tyre, e pastaj të merren për ekzaminime duke u gërryer apo duke u marrë me gjithë masën ku gjenden. Në laborator së pari duhet theksuar nëse njolla është gjak apo jo, pastaj bëhet përcaktimi duke përcaktuar prezencën e hemoglobinës. Pastaj nëse është gjak I kujt është I njeriut apo kafshës, dhe në fund cilit grup të gjakut I takon.

IDENTIFIKIMI I ATËSISË- Përcaktimi I grupeve të gjakut mund të ketë përdorim të gjerë në kontestet civile e sidomos kur është fjala për identifikimin e atësisë por me këtë rast grupet e gjakut nuk e vërtetojnë atësinë por vetëm e përjashtojnë, si metodë tjetër është edhe krahasimi I karakteristikave antropologjike si : flokët, ngjyrës, dendësisë, kaçurrelave, syve, hundës, veshëve, këmbëve , shputave etj. IDENTIFIKIMI I SPERMËS- Zakonisht bëhet në rastet e krimeve seksuale, pastaj te rastet e përcaktimit të aftësisë seksuale, përcaktimi I atësisë etj. Identifikimi I spermës ka të bëjë me identifikimin e spermës së freskët të gjetur në vagjinë apo të njollave të spermës në gjësende të ndryshme. Sperma përbëhet nga spermatozoidet të cilat mund të identifikohen edhe pas hedhjes së spermës deri në 48 orë. IDENTIFIKIMI I QIMEVE- Bëhet në rastet e krimeve kundër shëndetit dhe jetës , dhunimeve seksuale, në vjedhje etj. Pyetja e pare cila kërkon zgjidhje është se a është qime apo fije sintetike pastaj se a është qime e njeriut apo e kafshës dhe pyetja e tretë se e cilit njeri është dhe e cilës pjesë të tij.

19

VRASJA –nga pikëpamja juridike me vrasje kuptojmë vdekjen e një personi të shkaktuar nga personi tjetër në mënyrë të kundërligjshme. Ndërsa nga aspekti mjekoligjor me vrasje kuptojmë vdekjen e një personi të shkaktuar nga personi tjetër me qëllim dhe me vetëdije. Pra nëse mungon vetëdija atëherë nuk kemi të bëjmë me vrasje por me pseudovrasje. Ndërsa me vetëvrasje nga aspekti mjekoligjor kuptojmë privimin nga jeta të vetvetes me qëllim dhe me vetëdije. Nëse mungon qëllimi apo vetëdija atëherë bëhet fjalë për pseudovetëvrasje.FATKEQËSITË- Nga aspekti mjekoligjor me fatkeqësi kuptojmë privimin nga jeta të vetvetes apo personit tjetër pa qëllim dhe pa vetëdije. Aksidenti mund të jetë pasojë e veprimit të faktorëve natyror si tërmetet, vërshimet, temperaturat e ulëta, etj. Mirëpo numri më I madh I aksidenteve është I lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jot ë drejtpërdrejtë me njeriun I cili pa qëllim dhe vetëdije mundë të shpjerë deri te aksidenti. Në bazë të statistikave numri më I madh I aksidenteve ndodhë në qershor e gusht dhe më së paku në dhjetor shkurt.KLASIFIKIMI THEMELOR I DËMTIMEVE TË KOMUNIKACIONIT është siç vijon: ndeshja në mes të automjetit dhe këmbësorit, ndeshja në mes të automjetit dhe biçiklistit, ndeshja e automjetit dhe udhëtarit Brenda në të me ndonjë pengesë të fortë dhe ndeshja e goditjes anësore dhe përmbysjes.DËMTIMET TË NDESHJA E AUTOMJETIT DHE KËMBËSORIT-Është një ndër tipet me të shpeshta dhe ndodhë sidomos në vendet e banuara,dhe nënkupton goditjen e automjetit me këmbësorin I cili lëviz apo qëndron. Shqyrtimi I këtij lloji të ndeshjeve duhet të kryhet në ndarjen e tij në dy nën tipat themelor të tij: a- tipi I ndeshjeve ku goditja e automjetit ngjet nën pikën ë drejtpeshimit të këmbësorit dhe me këtë rast trupi hedhet në drejtimin e kundërte me drejtimin e lëvizjes së automjetit përveç kur kemi të bëjmë me fëmijët. Pra me këtë rast trupi bie në automjet dhe pastaj në tokë. Pra kemi tri faza , faza e goditjes, faza e hedhjes së trupit mbi veturë dhe faza e tretë hedhja e trupit në tokë .b- Ndeshja e këmbësorit me automjete transportuese si kamion, autobusa etj. Në këto ndeshje goditja e automjetit është gjithmonë mbi pikën e gravitetit të trupit dhe dallojmë dy faza , fazën e parë është kontakti I trupit mbi zonën e pelvisit( vitheve) dhe faza e dytë hedhja e trupit në drejtim të lëvizjes së automjetit ka baza dhe me këtë rast shkaktohen lëndime ne anën e kundërte prej pikës së kontaktit.NDESHJA E AUTOMJETIT ME BIQIKLISTIN( MOTOÇIKLISTIN)- Në momentin e goditjes në shumicën e rasteve trupi pëson hedhjen në të kundërtën e lëvizjes së automjetit dhe pastaj hedhet në bazë d.m.th. edhe këtu ka tri faza, goditja , hedhja në automjet dhe hedhja në tokë.NDESHJA E AUTOMJETIT ME PENGESËN E FIKSUAR- Kjo paraqet ndeshjen e automjetit me ndonjë pengesë të lëvizshme apo të pa lëvizshme. Udhëtarët Brenda në automjet marrin lëndime sipas mekanizmit të deceleracionit. Në momentin e ndalimit të automjetit trupi I shoferit dhe udhëtareve për shkak të inercisë vazhdojnë të lëvizin përpara për shkak të inercisë dhe pastaj vjen kontakti me pjesët e brendshme të automjetit dhe lëndimet.SHKELJA NGA AUTOMJETI-TRANZITIO. Shkelja me automjete të udhëtareve është më e rradhë dhe mund të ngjajë vetëm në rast se trupi I personit është I shtrirë në rrugë. Numrin më të madh të shkeljeve e bëjnë mjetet transportuese, dhe për çdo rast të shkeljeve duhet të plotësohet kushti që rrezja e rrotës të jetë më e madhe se sa lartësia e objektit të shkelur. Në të kundërtën është e pamundur shkelja.PARIMET DHE DREJTIMET E EKSPERTIMIT ME RASTIN E FATKEQËSIVE TË KOMUNIKACIONIT- Pyetjet elementare me këtë rast janë: identifikimi I kufomës dhe caktimi I përafërte I kohës së vdekjes, Vërejtja e të gjitha dëmtimeve-analiza dhe sqarimi në mes të dëmtueshmërisë dhe vdekjes, Analiza e dëmtimeve në drejtim të zbulimit të

20

tipit të fatkeqësisë, fiksimi –analizimi dhe interpretimi I gjurmëve biologjike në veshmbathje auto,mjet dhe në vendin e ngjarjes, Marrja –analiza-interpretimi I alkoolit dhe barërave ne lëngjet trupore te pjesëmarrësve dhe në fund Kualifikimi dhe analizat e dëmtimeve te pjesëmarrësit e mbetur të gjallë.

21