mbrohuni nga kanceri i qafës së mitrës - ishp

16
MBROHUNI nga kanceri i qafës së mitrës INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Upload: others

Post on 07-Nov-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Page 2: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP
Page 3: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP
Page 4: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës. Qafa e mitrës ndodhet në fundin e mitrës dhe e lidh atë me vaginën. Kanceri i qafës së mitrës ndodh kur qelizat e qafës së mitrës fillojnë të rriten në mënyrë jo normale dhe të pakontrolluar.

Sa i shpeshtë është kanceri i qafës së mitrës? Kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret më të shpeshta tek femrat dhe takohet sidomos tek femrat rreth moshës 40 vjeç. Kanceri i qafës së mitrës është i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në pjesën më të madhe të rasteve, kanceri i qafës së mitrës kapet në faza shumë të avancuara.

4

Page 5: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

Çdo vit rreth 500.000 gra në botë preken nga kanceri i qafës së mi-trës dhe gjysma e tyre vdesin nga kjo sëmundje.

Në BOTË çdo 2 minuta një grua vdes nga kanceri i qafës së mitrës.

Në EUROPË çdo 18 minuta një grua vdes nga kanceri i qafës së mitrës.

Në SHQIPËRI kanceri i qafës së mitrës është kanceri që haset më shpesh tek femrat mbas kancerit të gjirit.

Në SHQIPËRI rastet me kancer të qafës së mitrës kanë ardhur duke u rritur, ndërsa vdekshmëria prej tij është dyfishuar.

5

Page 6: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

Cili është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës?Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës është Virusi i Papilomës Njerëzore ose shkurt HPV. Ka më shumë se 100 tipe të virusit të HPV, por një pjesë prej tyre janë viruse me rrezik të lartë dhe shkaktarë të kancerit të qafës së mitrës. HPV është një virus që mbetet i fshehur në organizëm pa dhënë asnjë shenjë sëmundjeje. HPV përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale. Infeksioni nga HPV është më i zakonshëm në grup moshat e reja të cilat janë seksualisht aktive.

Sa kohë do kanceri i qafës së mitrës të zhvillohet?Nga momenti i shfaqjes së qelizave jo normale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit të qafës së mitrës duhen shumë vjet, rreth 10 deri në 20 vjet. Fatmirësisht koha e gjatë e zhvillimit të këtij lloj kanceri i jep mundësinë një femre ta kapi në kohë atë, nëse kontrollohet rregullisht.

6

Page 7: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

Cilat femra rrezikohen prej kancerit të qafës së mitrës?

Çdo femër mund të preket nga kanceri i qafës së mitrës.

Por një femër është më e rrezikuar për t’u prekur nëse:

Ka filluar herët aktivitetin seksual

Ka partnerë seksual të shumtë

Ka partnerë të cilët kanë patur shumë partnere seksuale

Ka një infeksion nga virusi i Papilomës njerëzore-HPV

Nëna, motra apo gjyshja e saj ka patur kancer të qafës së mitrës

Ka apo ka patur një infeksion seksualisht të transmetueshëm përfshi HIV/AIDS

Pi duhan

Ka patur shtatëzëni të shumta

Ka imunitet të ulët

7

Page 8: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

Si mund të mbrohem unë nga kanceri i qafës së mitrës?Rreziku për kancerin e qafës së mitrës zvogëlohet nëse ju:

VAKSINOHENI me vaksinën kundër virusit, HPV që shkakton kancerin e qafës së mitrës

Bëni rregullisht Pap Testin

Të dyja së bashku, vaksinimi dhe bërja e Pap Testit rregullisht, ju mbrojnë nga kanceri i qafës së mitrës.

Çfarë është vaksina kundër HPV-së?Falë arritjeve të shkencës, sot është prod-huar një vaksinë e cila të mbron nga in-fektimi me virusin HPV. Vaksina siguron një mbrojtje të lartë për dy tipet e virusit që janë shkaktarët më të shpeshtë të kancerit të qafës së mitrës.

8

Page 9: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

A ka vaksinë në SHQIPËRI?Fatmirësisht, vaksina sot gjendet edhe në Shqipëri,

në farmaci.

Në çfarë moshe rekomandohet vaksina?

Vaksina rekomandohet të bëhet përpara fillimit të aktivitetit seksual, pra përpara infektimit me virusin HPV. Mosha e rekomanduar është ajo midis moshës 9-26 vjeç. Por edhe të gjitha femrat mbi këtë moshë mund të vaksinohen nëse janë akoma të painfektuara në momentin e bërjes së vaksinës.

Vaksinimi e ul rrezikun e kancerit të mitrës por nuk e eliminon nevojën e

bërjes së Pap Testit.

9

TË dyjA SË bASHku, VAkSINImI dHe bËRjA RRegullISHT e PAP TeSTIT ju mbRojNË

NgA kANCeRI I QAfËS SË mITRËS.

Page 10: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

Çfarë është Pap Testi?Pap Testi është një test i shpejtë dhe i thjeshtë që bëhet për të parë qelizat e qafës së mitrës. Ky test mund të tregojë nëse ju keni një infeksion në qafën e mitrës, qeliza jo normale apo kancer të qafës së mitrës.

Si bëhet një Pap Test?Ndërkohë që gruaja shtrihet tek shtrati i vizitës, mjeku merr një sasi qelizash prej qafës së mitrës me një furçë të

vogël që është posaçërisht për këtë. Materiali më pas dërgohet në labo-

rator për t’u parë.

Pap Testi është një test i thjeshtë, i shpejtë, dhe që zgjat vetëm pak minuta. Pap Testi është i pad-himbshëm prandaj nuk ka nevojë për asnjë ilaç qetë-sues. Pap testi mund të kryhet

në një klinikë apo spital.

10

Page 11: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

Përse është kaq i rëndësishëm Pap Testi?Sepse bërja e rregullt e Pap Testit zbulon qelizat jo normale në fazat e hershme pa dhënë akoma kancer të qafës së mitrës.

Pjesa më e madhe e kancereve të qafës së mitrës mund të kapen në kohë atëherë kur trajtimi bëhet më i lehtë dhe shanset për kurimin e tij janë shumë më të mëdha.

Të gjitha gratë duhet ta bëjnë Pap Testin?

Është e rëndësishme që të gjitha gratë ta bëjnë rregullisht Pap Testin, si pjesë e kujdesit të zakonshëm për shëndetin. Rekomandohet që të gjitha femrat tre vjet pasi

kanë filluar aktivitetin seksual duhet të kryejnë Pap Testin rregullisht.

Gratë që kanë hequr mitrën duhet të konsultohen me mjekun nëse mund të kryejnë rregullisht Pap Testin.

11

Page 12: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

Sa shpesh duhet bërë Pap Testi? Rekomandimet për kryerjen e Pap Testit janë të ndryshme. Disa rekomandojnë kryerjen e Pap Testit çdo 1 deri në 3 vjet.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rekomandohet:

Të gjitha femrat e moshave nga 21 deri në 65 vjeç duhet të kryejnë Pap Testin!

Femrat e moshave 21 deri në 49 vjeç duhet të kryejnë Pap Testin çdo vit. Nëse 3 Pap Teste rresht dalin normal, atëherë Pap Testi duhet të vazhdohet te kryhet çdo tre vjet.

Femrat e moshave 50 deri në 64 vjeç duhet të kryejnë Pap Testin çdo 3-5 vjet.

Në moshën 65-vjeçare, ju mund të ndaloni kryerjen e Pap Testit vetëm nëse e keni kryer rregullisht atë që në moshën 50 vjeç dhe keni pasur rezultate normale.

12

Page 13: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

kërkohet ndonjë gjë e veçantë para se të kryesh Pap Testin?Rreth 2 ditë para testit, shmangni dushet vaginale, për-dorimin e suposteve vaginale, kremrave spermicid, spra-jtit dedorant vaginal.

Nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale 2 ditë para Pap Testit.

Një grua duhet ta kryejë Pap testin jo në periudhën men-struale por disa ditë larg mensturacioneve.

kur merret përgjigjia e Pap Testit?Përgjigjia merret mbas disa ditësh. Është e rëndësishme për një grua të diskutojë rezultatet e Pap testit të saj me mjekun.

Nëse rezultati i Pap Testit është normal, rreziku për kanc-er të qafës së mitrës është i ulët. Por edhe nëse rezul-tati i Pap Testit është normal, ju duhet të vazhdoni rregullisht bërjen e Pap Testit.

13

PAP TeSTI ËSHTË TeST I THjeSHTË, I SHPejTË, I PAdHImbSHËm, QË ZgjAT VeTËm

PAk mINuTA dHe QË ju SHPËToN jeTËN!

Page 14: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

Po nëse rezultati i Pap Testit është jo normal?Nëse rezultati i Pap Testit del jo normal, do të thotë që disa qeliza jo normale janë gjetur në qafën e mitrës, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze. Është e rëndësishme të mbajmë mend se qelizat jo normale jo gjithmonë bëhen kanceroze. Në disa raste pjesët jo normale duhen hequr që të mos kthehen në kancer. Kjo gjë kërkon një trajtim të thjeshtë në spitalin gjinekologjik dhe nuk kërkon që ju të shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të patur fëmijë.

Çfarë duhet bërë nëse rezultati i Pap Testit është jo normal?Nëse Pap Testi tregon një dyshim apo gjendje jo normale mjeku do t`ju kërkojë të përsërisni testin mbas 6 muajsh apo t’ju kërkojë të kryeni një egzaminim të quajtur kolposkopi. Gjatë kolposkopisë shikohet nga afër qafa e mitrës, nëpërmjet një instrumenti që vepron si mikroskop i cili quhet kolposkop.

Gjithashtu mjeku mund të marrë një material të vogël nga indet e qafës së mitrës për t’i egzaminuar në laborator. Kjo procedurë është quajtur biopsi.

Biopsia është e vetmja mënyrë e sigurtë për të përcaktuar nëse qelizat jo normale kanë lidhje me kancerin.

14

Page 15: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

VAKSINIMI DHE BËRJA

RREGULLISHT E PAP

TESTIT, JU MBROJNË

NGA KANCERI I

QAFËS SË MITRËS

15

Page 16: MbrohuNI nga kanceri i qafës së mitrës - ISHP

Përkushtohu! Mbro veten tënde sot.

Ja disa fakte të rëndësishme për t’u patur në vëmendje:

• Çdo vit në mbarë botën rreth 500,000 femra preken nga Kanceri i Qafës së Mitrës dhe 250,000 femra vdesin prej tij

• Kanceri i Qafës së Mitrës mund të prekë femrat e të gjitha moshave

• Kanceri i Qafës së Mitrës është kanceri i dytë më i zakonshëm në botë tek femrat

• Kanceri i Qafës së Mitrës nuk është i trashëgueshëm

• Kanceri i Qafës së Mitrës shkaktohet nga një virus i quajtur Virusi i Papillomes Humane (HPV)

• Kryerja e rregullt e Pap testit mund të parandalojë deri në 90% të vdekjeve nga ky kancer. Interesohu dhe fikso një takim me mjekun.

• Vaksinimi kundër Kancerit të Qafës së Mitrës sot është i mundshëm edhe në Shqipëri - konsultohuni me mjekun tuaj nëse është i përshtatshëm për ju.

• Kryerja e rregullt e Pap testit dhe Vaksinimi ofrojnë mbrojtjen më të mirë të mundshme kundër Kancerit të Qafës së Mitrës.

Flisni me mjekun tuaj për më shumë informacion. Kalojeni këtë broshurë tek familjarët apo miqtë tuaj për të mësuar rreth Kancerit të Qafës së Mitrës.

Përgatiti: Lumturi Merkuri, Kozeta Filipi

InStItutI I SHendetIt PubLIK