marrja e mostrave

44
Marrja e mostrave

Upload: rrahim-maksuti

Post on 19-Jul-2015

300 views

Category:

Education


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Marrja e mostrave

Marrja e mostrave

Page 2: Marrja e mostrave

Definicioni termit provë-eksperiment-test

Termi provë do të thotë operacion teknik që konsiston në përcaktimin e një ose disa karakteristikave ose të vetive të produktit të dhënë, materialit, pajisjes, organizmit, dukurisë fizike, procesit ose shërbimit, sipas një procedure paraprakisht të përcaktuar me standard ose norme përkatëse.

Page 3: Marrja e mostrave

Sipas Fjalorit te gjuhës së sotme shqipe, RILINDJA, Prishtinë 1981, me termin PROVË, përveç tjerash nënkuptohet: Vërtetimi në praktikë i të dhënave të diçkaje që duam ta njohim a ta studiojmë më thellë e në kushte të caktuara; eksperiment që bëhet për të marrë të dhëna për diçka ose për ta vërtetuar ate.

Në fushën e provave dhe kontrollit, me termin provë do të nënkuptohet shqyrtimi i cilësisë së materialit duke e shkatërruar tërsinë e tij.

Page 4: Marrja e mostrave

P.sh.:-prova në tërheqje

-prova në ngjeshjeP

ara

shka

tërr

imit

Pas

sh

katë

rrim

it

Para shkatërrimit

Pas shkatërrimit

Page 5: Marrja e mostrave

Sipas të njejtit fjalor, me termin KONTROLL, nënkuptohet shqyrtimi edhe një herë me kujdes i një pune për të parë në ç,gjendje është, si është kryer puna, si janë zgjidhur çeshtjet e veçanta, për të vërtetuar nëse është i përpiktë përfundimi i arritur dhe për të nxjerrë përfundime për për qëllime të caktuara; rishikimi i vëmendshëm i fakteve, i dokumenteve, i një gjendjeje etj.

Në fushën e provave dhe kontrollit, me termin kontroll do të nënkuptohet shqyrtimi i cilësisë së materialit pa e shkatërruar tërsinë e tij.

Page 6: Marrja e mostrave

p.sh.: -kontrolli vizual (pamor)

-kontrolli me ultra tingull (ultra zë)

Page 7: Marrja e mostrave

Rezultatet e provës shfrytëzohen në shumë aktivitete si p.sh.:-për kontroll të cilësisë (kualitetit), -përzgjedhjen e teknologjisë së përpunimit (punimit),- shqyrtimin e përbërjes së materialit, -përmbushjen e rregullave dhe kërkesave të ndryshme ligjore,-mbrojtjen e konsumatorit, -shërbime të ndryshme me karakter privat dhe publik,-mbrojtjen e ambientit jetësor,- për hulumtime shkencore, etj.

Page 8: Marrja e mostrave

•PASQYRA E METODAVE PROVUESE•PROVAT MEKANIKE•- Prova në tërheqje - Prova në shtypje - Prova e viskozitetit dinamik - Prova e fortësisë

-Prova e lodhjes -Prova e shkarjes

Page 9: Marrja e mostrave

PROVAT TEKNOLOGJIKE

-Prova e lakimit,

-prova e përcaktimit të aftësisë për saldim,

-prova e përcaktimit të aftësisë për përpunim me prerje,

-prova e përcaktimit të aftësisë për përpunim me derdhje,

-prova e përcaktimit të aftësisë së materialit për kalitje, etj.

Page 10: Marrja e mostrave

• PROVAT (Kontrolli) DEFEKTOSKOPIKE

- kontrolli me rreze Ro

- kontrolli magnetik

- kontrolli me ultra tingull

- kontrolli me penetrantë

-kontrolli me rreze gama, etj.

Page 11: Marrja e mostrave

Ushtrime praktike

• Provat mekanike (Laborator)

• Provat teknologjike(laborator+industri)

• Provat defektoskopike (laborator+industri)

Page 12: Marrja e mostrave

Vetitë e materialeve

Karakteristikat (veçoritë) dalluese të materialeve të cilat ndihmojnë për identifikimin e tyre njihen me termin veti të materialeve.

Vetitë themelore të materialeve janë:

-kimike

-fizike

-mekanike

-teknologjike,

-përdoruese, etj.

Page 13: Marrja e mostrave

Marrja e mostrave (kampioneve-epruvetave)

Pamundësia fizike për të provuar të gjitha pjesët (detalet) e prodhuara, imponon nevojën që të përzgjedhet nje pjesë provuese e cila quhet mostër(kampion-pjesë provuese-epruvetë).

Mostra duhet të jetë përfaqësuese/prezantuese besnike e tërësisë së përgjithshme nga e cila merret.

Page 14: Marrja e mostrave

Mostër (mostra-ang. sample)-pjesë e vogël e nxjerrë prej diçkaje (prej një lënde, prej gjysmëprodukti, prej një produkti të gatshëm, prej një malli, etj.), që nxirret, përkatësisht merret për ta provuar me qëllim të njohjes së vetive, përkatësisht cilësisë së lëndës, gjysmëproduktit, produktit të gatshëm përkatësisht mallit nga është marrë mostra.

Mostra në vazhdim i nënshtrohet përpunimit të mëtejmë me qëllim të përftimit të përmasave përkatëse standarde për të iu nënshtruar provës. Pjesa e përpunuar në këtë mënyrë, të shumtën e rasteve quhet-kapmion, pjesë provuese, epruvetë (specimen) etj.

Page 15: Marrja e mostrave

Marrja e mostrave (kampioneve) nga gypat

Normal me aksin e gypit

Paralel me aksin e gypit

Page 16: Marrja e mostrave

Anizotropia e vetive mekanike

Page 17: Marrja e mostrave

Pjesa e farkëtuar

Paralel me aksin

Shina, përkatësisht profili -I

Paralel me aksin

Page 18: Marrja e mostrave

Profili-L

Pllaka e trashë

Paralel me aksin

Paralel me aksin

Page 19: Marrja e mostrave

Puseta

Shufra të formave të ndryshme

Marrja e mostrës nga pjesa periferike

Kampioni

Mostra

Shufra

Page 20: Marrja e mostrave

Teli

Kampioni

Kampioni

Kampioni

Mostra

Mostra

Mostra

Teli

Page 21: Marrja e mostrave

Vlen të theksohet se pozicioni i marrjes së mostrave varet edhe nga përmasat e produktit

Pozicioni i marrjes së mostrave-kampioneve

Page 22: Marrja e mostrave

Si merren mostrat?

Mostrat merren në përputhje me standardin përkatës për realizimin e provës. Procdura e marrjes së mostrave duhet të respektohet plotësisht ashtu siç parasheh standardi.

Marrja e mostrave duhet të evidentohet në ditar të veçantë, me të gjitha të dhënat që e përcjellin atë gjatë realizimit të provës:

-materiali,

-prodhimi,

-shenja (numri)

-data, standardi, etj. etj.

Page 23: Marrja e mostrave

Vlen të theksohet se gjatë marrjes së mostrës duhet të zbatohen metoda për marrje, të cilat nuk shfaqin ndikim në vetitë e materialit, përkatësisht produktit.

Nëse konstatohet se gjatë marrjes së mostrës është shkaktuar ndonjë ndikimi i jashtëm i cili mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar, atëhere duhet që kjo mostër të hudhet dhe të merret mostër tjetër.

Vlen të theksohet se edhe papastërtitë sipërfaqësore ndonjëherë mund të shfaqin efekt keqbërës, andaj duhet pasur parasysh gjatë marrjes së mostrave.

Page 24: Marrja e mostrave

Kush duhet ti marri mostrat?

Mostrat duhet ti marrin punëtorët të cilët janë të aftësuar dhe të autorizuar për marrjen e mostrave. Këto punëtorë janë të aftësuar edhe për identifikimin e faktorëve të jashtëm të cilët mund të shfaqin efekt keqbërës gjatë procesit (procedurës) së marrjes së mostrave. Këto punëtorë poashtu janë të aftësuar edhe për evidentimin e të dhënave që u destinohen mostrave përkatëse për prova laboratorike, në përputhje me standardin dhe me kërkesat tjera plotësuese që mund të paraqiten gjatë ndonjë rasti të veçantë.

Page 25: Marrja e mostrave

Çfarë pajisjesh duhet përdorur për marrjen e mostrave?

Për marrjen e mostrave duhet vu në përdorim pajisjen përkatëse e cila varet prej shumë kritereve përcaktuese:

-vetitë e materialit,

-lloji dhe përmasat e mostrave,

-lloji i provës,

-numri i mostrave, etj.

Page 26: Marrja e mostrave

Parimisht për marrjen e mostrave përdoren pajisje të ndryshme:

-prerja me flakë,

-prerja me sharrë,

-makina speciale.

Page 27: Marrja e mostrave

Prerja me flakë

Page 28: Marrja e mostrave

Prerje me sharra

Page 29: Marrja e mostrave

Përpunimi i mëtejmë i mostrave

Pas marrjes së mostrave, të shumtën e rasteve është e nevojshme përgatitja e tyre me qëllim të rregullimit të përmasave nominale dhe tolerancave përkatëse.

Për arritjen e këtij qëllimi bëhet përpunimi mekanik, përkatësisht përpunimi me gëdhendje (prerje-heqje ashkle):

-tornimi,

-zdrugimi (zdrugthimi),

-frezimi,

-rektifikimi (retifikimi),

-polirimi.

Page 30: Marrja e mostrave

Torno

Page 31: Marrja e mostrave

Zdrugth (zdrug)

Page 32: Marrja e mostrave

Freza

Page 33: Marrja e mostrave

Rektifika (retifika)

Page 34: Marrja e mostrave

Rektifikimi dhe polirimi me dorë në të njejtën makinë

Page 35: Marrja e mostrave

Kampione të formave dhe përmasave të ndryshme

Page 36: Marrja e mostrave

Përgatitja e mostrave (kampioneve) para provës

Page 37: Marrja e mostrave

Analiza e mostrave (kampioneve) pas provës

Page 38: Marrja e mostrave
Page 39: Marrja e mostrave
Page 40: Marrja e mostrave

Protokolli-Raporti i provës

Page 41: Marrja e mostrave

Arkivimi (Ruajtja) e Protokolleve

Page 42: Marrja e mostrave

E drejta e reklamimit (ankesës) së blerësit

Page 43: Marrja e mostrave

Aftësimi profesional permanent i kuadrit

Page 44: Marrja e mostrave

Nevoja e bashkëpunimit dhe punës ekipore