llojet e mostrave

17
1 PROCESI I ZGJEDHJES SË MOSTRËS Përgatiti: Kujtim HAMELI Nga Kapitulli 11 Prej faqes 254-269 Libri: Hulumtimet e Marketingut Autori: Ercan GEGEZ Botimi 5, 2015 2016

Upload: kujtim-hameli

Post on 15-Apr-2017

511 views

Category:

Marketing


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Llojet e Mostrave

1

PROCESI I ZGJEDHJES SË MOSTRËS

Përgatiti: Kujtim HAMELI

Nga Kapitulli 11

Prej faqes 254-269

Libri: Hulumtimet e Marketingut

Autori: Ercan GEGEZ

Botimi 5, 2015

2016

Page 2: Llojet e Mostrave

2

PROCESI I ZGJEDHJES SË MOSTRËS

Popullimi që në literaturën e hulumtimit shprehet edhe me termet si popullsia, universi

etj, në mënyrën më të thjeshtë paraqet të gjitha termet si vlerat, njerëzit etj, për të cilët

hulumtuesi ka nevojë për ta për një studim të veçantë. Madhësia e popullsisë ndryshon nga

hulumtimi në hulumtim. Kushti më i rëndësishëm për të shprehur kuptimin e plotë të termit është

që popullsia të përfshijë të gjitha subjektet dhe vlerat për të cilat hulumtuesi ka nevojë. Nga kjo

pikëpamje, është e qartë se për përcaktimin e popullsisë, parimisht duhet të zbulohet qëllimi i

mbledhjes së të dhënave. Është e padiskutueshme se qëllime të ndryshme krijojnë popullime të

ndryshme.

Gjatë përkufizimit të popullsisë e cila përbën masën shënjestër që hulumtuesi dëshiron të

përfshijë në studim, në përgjithësi duhet të përfshihen pikat e mëposhtme:1

Zbulimi i njësive (njerëz, firma, etj.) të popullsisë që janë tema e hulumtimit,

krijimi i pikave fokuese të hulumtimit

Përfshirja apo zona gjeografike e studimit

Intervali kohor.

Zbulimi i njësive të popullsisë është një çështje me rëndësi në jetën e biznesit dhe në

hulumtimet e marketingut. Sepse, moszbulimi i mirë i njësive të cilat përfaqësojnë popullsinë, do

të ndikojë që hulumtuesi të mos e dijë se nga cilat njësi duhet mbledhur të dhënat dhe mbet

brenda paqartësive. Hulumtuesi nuk mund të bëjë një zgjedhje të duhur të mostrës nga një

popullsi që nuk e njeh.2 Ndonjëherë duhet të përcaktohen edhe përkufizimet e zonës gjeografike

dhe intervalit kohor në lidhje me popullsinë. Për shembull, përkufizime të tilla si, të sëmurët të

cilët kanë kaluar operacion të lukthit në spitalet private në Bahçelievler, në territorin e

Stambollit, brenda 15 ditëve të fundit të muajit Shkurt.

Page 3: Llojet e Mostrave

3

Mostra dhe Mostrimi

Me një çasje të thjeshtë, mostra është një nëngrup i çfarëdo popullsie. Gjatë mbledhjes së

të dhënave, hulumtuesi shumicën e kohës zgjedh që të punojë mbi një mostër në vend të

popullsisë. Pra, në vend që t’i shqyrtojë plotësisht të gjitha subjektet mbi të cilat bëhet

hulumtimi, punohet mbi një mostër e cila i përfaqëson ato. Nga ky këndvështrim, mostrimi është

një proces i cili siguron mundësinë për të dhënë një gjykim rreth gjithë popullsisë duke shqyrtuar

një pjesë të vogël (mostër) që i takon popullsisë.

Të supozojmë se një firmë është gati për të lansuar një produkt të ri. Ekspertët hulumtues

të marketingut të firmës në vend që të shkojnë tek çdokush (popullsia) duke i pyetur se “a do të

bleni një produkt të këtillë?”, provojnë të bëjnë parashikime të përgjithshme duke pyetur një

numër më të vogël të njerëzve. Në këtë rast, hulumtuesi punon mbi një mostër në vend të

popullsisë.

Përdorimi i mostrës siguron një hulumtim më pak të kushtueshëm, si dhe kryerjen në një

kohë më të shkurtër. Me anë të mostrimit ndoshta nuk mund të arrihen rezultate precize, mirëpo

mund të arrihen rezultate të besueshme duke përdorur një pjesë të vogël të popullsisë.

Termi i mostrës shpesh përdoret gabimisht nga hulumtuesit për të shprehur tema të

ndryshme nga njëra-tjetra. Termi i mostrës me një shqyrtim më të hollësishëm, ndahet në tri

lloje:3

Mostra e shënjestruar (target sample): Shpreh grupin shënjestër që

hulumtuesi dëshiron të arrijë.

Mostra e arritur (achieved sample): Paraqet një nëngrup të mostrës të

shënjestruar nga hulumtuesi. Mostra e arritur përbëhet duke i larguar njësitë e

mostrës nga mostra e shënjestruar të cilat nuk mund të arrihen apo të cilat nuk

duan të marrin pjesë në hulumtim.

Mostra e përdorshme për analizë (usable sample): Mostra e përshtatshme për

analizë shpreh njësitë e mostrës të cilat mbesin në fund pas nxjerrjes së

pyetësorëve të paqëndrueshëm nga pyetësorët e realizuar, me fjalë të tjera, nga

mostra e arritur.

Page 4: Llojet e Mostrave

4

Kohët Kur Mostrimi Është i Përshtatshëm

Rastet kur hulumtuesit e marketingut kanë nevojë për mostrimin në vend që të shkohet në

mënyrë të plotë tek popullsia janë si më poshtë:4

Në rastet kur është e papërshtatshme hulumtimi i gjithë popullsisë (shpenzime të

mëdha për njësitë e numëruara, kur është e pamundur për të arritur plotësisht tek

popullsia, etj.).

Në rastet kur kufizimet buxhetore pamundësojnë hulumtimin e gjithë popullsisë.

Në rastet kur kufizimet kohore pamundësojnë hulumtimin e gjithë popullsisë.

Në rastet kur mblidhen të gjitha të dhënat, por rezultatet kërkohen në mënyrë

urgjente.

Figura 11.1: Mostrimi ndonjëherë mund të bëhet një domosdoshmëri.

Burimi: http://www.erdgasfahren.ch/presse/download/(Data e çasjes: 16.02.2014)

Për shembull, për të bërë një hulumtim në lidhje me fuqinë duruese të veturave në

momentin e aksidentit, sigurisht se nuk do të ishte e përshtatshme për të bërë prova mbi

popullsinë e cila përbëhet nga të gjitha veturat. Mund të përfshihen vetëm një apo disa vetura në

mostër për të bërë testet e besueshmërisë. Në mënyrë të ngjashme, në disa raste për shkak të

kufizimeve kohore dhe kufizimeve buxhetore është e domosdoshme për të arritur tek mostra, në

vend të popullsisë. Shumë shpesh, menaxherët kanë nevojë urgjente për informatat e arritura nga

hulumtimet e marketingut. Ndonjëherë edhe në qoftë se është arritur tek e gjithë popullsia, hyrja

e të dhënave që i përkasin të gjithë popullsisë dhe analizimi i të dhënave për shkak se janë

procese që marrin shumë kohë, bëhet përgjithësimi i rezultateve duke bërë analiza me një mostër

të vogël.

Page 5: Llojet e Mostrave

5

Përdorimi i Mostrës Përdorimi i Popullsisë

Buxheti I vogël I madh

Koha në Dispozicion E shkurtër E gjatë

Madhësia e Mostrës E madhe E vogël

Heterogjeniteti i Njësive të Popullsisë I ulët I lartë

Kostoja e Gabimit të Mostrimit E ulët E lartë

Kostoja e Gabimit Jashtë Mostrimit E lartë E ulët

Burimi: Naresh K. Malhotra, Marketing Research: An Applied Orientation, Third Edition,

Prentice Hall, 1999, përshtatur nga faqja 329.

Fazat e Mostrimit

Pyetja e parë që do të pyetet në mostrim është se kush do të mostrohet (kush do të hyj në

mostër). Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, popullsia duhet të përkufizohet qartë dhe saktë dhe kjo

paraqet kornizën e mostrimit. Ekzistojnë tri faza në procesin e mostrimit:

1. Përcaktimi i Kornizës së Përshtatshme të Mostrimit

2. Zgjedhja e Metodës së Mostrimit (metoda e zgjedhjes së mostrës nga përbërja e

popullsisë)

3. Zbulimi i Madhësisë së Mostrës (një mostër e cila do të jetë e madhe aq sa për të

përfaqësuar popullsinë dhe e vogël aq sa mund të kryhet hulumtim mbi ti, për nga

pikëpamja e kostos dhe kohës etj.).

Page 6: Llojet e Mostrave

6

Përcaktimi i Kornizës së Përshtatshme të Mostrimit

Korniza e hulumtimit është lista e cila i përfshinë të gjitha elementet të cilat zgjedhen nga

mostra. Për shembull, korniza e mostrimit për një hulumtim që do të bëhet me abonuesit e

National Geographic, përbëhet nga lista e anëtarëve të revistës së National Geographic. Mostra

zgjedhet nga kjo listë. Sado që mund të krijohen devijime nga ata të cilat kanë telefona por që

emrat e tyre nuk marrin pjesë në udhëzuesin e telefonave, ndonjëherë udhëzuesit e telefonave

mund të përbëjnë kornizën e mostrimit.

Saktësia dhe përditësia e kornizës së mostrimit është shumë me rëndësi. Një kornizë

mostrimi jo e plotë apo e gabueshme, mund të shkaktoj lënien jashtë të disa elementeve të cilat

kanë mundësi për t’u përfshirë brenda mostrës. Në një rast të këtillë, zvogëlohet dhe madje mund

të humb kapaciteti i mostrës për të përfaqësuar popullsinë. Për shembull, të dhënat e arritura nga

mostra e zgjedhur nga lista e abonuesve të National Geographic e cila është me gabime, ka

mungesa, ka shumë apo nuk është e përditësuar, do t’i kushtojë popullsisë. Gjetja e një liste e cila

nuk e ka humbur përditësimin zakonisht është e vështirë. Për këtë arsye, asnjë listë nuk mund të

jetë e kënaqshme çdo herë.

Hulumtuesi jo çdo herë mund të ketë një listë e cila përbën kornizën e mostrimit. Në këtë

rast, hulumtuesi e ka për detyrë që të krijojë vetë kornizën e mostrimit. Në një rast të këtillë,

është e rëndësishme që hulumtuesi të krijojë një kornizë mostrimi pa gabime, të vlefshme dhe të

saktë. Për shembull, një mostrim i cili krijohet duke u bazuar në udhëzuesin e telefonit, ngaqë do

t’i hap rrugë që të marrin pjesë në mostër vetëm atyre që kanë telefon, hulumtimi i bërë mund të

shfaq një devijim në drejtim me poseduesit e telefonave. Përsëri, në rastet kur udhëzuesi i

telefonit nuk i përfshin informatat e përditësuara apo kur informatat janë të vjetëruara, korniza e

mostrimit do t’a humb vlefshmërinë.

Po ashtu, është e dobishme për të reflektuar se korniza e mostrimit jo çdo herë mund të

përbëhet nga persona. Ndonjëherë edhe institucionet mund të marrin pjesë në kornizën e

mostrimit. Për shembull, në një hulumtim në lidhje me përdorimin e uebfaqebe të internetit nga

ana e firmave, mostrimi bëhet në bazë të firmës, mirëpo një person nga secila firmë mund të i

përgjigjet pyetësorit në emër të firmës. Përsëri, pritet që pjesëmarrësit të kenë detyrë dhe titull të

ngjashëm për t’i shërbyer qëllimit të hulumtimit.

Page 7: Llojet e Mostrave

7

Zgjedhja e Metodës së Mostrimit

Metodat e mostrimit në përgjithësi ndahen në dy lloje për nga mënyra e zgjedhjes së

mostrës të përzgjedhur nga popullsia:

- Mostra e rastësishme

- Mostra jo e rastësishme.

Projektimi i Mostrës

Çështja e Krahasimit E rastësishme Jo e rastësishme

Kostoja E lartë E ulët

Saktësia E lartë E ulët

Koha E madhe E shkurtër

Pranueshmëria e Rezultateve Pranim i përgjithshëm Pranim i arsyeshëm

Përgjithësimi i Rezultateve Mirë Dobët

Tabela 11.1: Krahasimi i Dizajnimeve të Mostrës së Rastësishme dhe jo të Rastësishme

Burimi: Duane Davis; Business Research For Decision Making, Duxbury Thomson Learning,

Fifth Edition, 2000, fq. 230.

Mostra e rastësishme dhe mostra jo e rastësishme kanë avantazhet dhe desavantazhet e

veta në krahasim me njëra tjetrën për nga aspekti i kostove, saktësisë, kohës, pranueshmërisë së

rezultateve dhe përgjithësimit të rezultateve (Tabela 11.1).

Mostra e Rastësishme

Në mostrën e rastësishme secili element i cili e përbën popullsinë ka mundësi për t’u

zgjedhur dhe kjo mundësi është e njohur. Për të arritur rezultate sa më të sakta në konkluzionet

statistikore, hulumtuesi brenda mundësive duhet të zgjedh mostrën e rastësishme për nga mostra

jo e rastësishme.

Personi i cili bën zgjedhjen nuk ka ndikim.6 Po ashtu, për arsye se në mostrën e

rastësishme është e njohur mundësia e secilit individ për të hyrë në mostër, mund të llogaritet

Page 8: Llojet e Mostrave

8

gabimi i mostrimit (sa është e ndryshme mostra nga popullsia, me fjalë të tjera gabimi

marxhinal). Edhe pse mostra e rastësishme merr pjesë në mesin e metodave më ideale të

mostrimit, jo çdo herë është e lehtë të përcaktohet plotësisht popullsia. Për këtë arsye, ndonjëherë

mund të jetë e domosdoshme që në vend të mostrës së rastësishme, të aplikohen metodat e

mostrës jo të rastësishme.

Mostrimi i rastësishëm nuk jep garanti se mostra e zgjedhur do të përfaqësojë në mënyrë

të plotë popullsinë. Të dhënat e përfituara nga mostra e përzgjedhur në kuadër të mostrimit të

rastësishëm mund që të mos e paraqesin të vërtetën për shkak të gabimeve të bëra padije

(gabimet e bëra gjatë konvertimit të pyetjeve në fjali etj.).7

Metodat e mostrimit të rastësishëm ndahen në katër lloje:

Mostra e thjeshtë e rastësishme

Mostra sistematike

Mostra klaster

Mostra e stratifikuar.

Mostra e Thjeshtë e Rastësishme (simple random sampling). Është nga metodat më të

thjeshta të mostrimit. Nënkupton zgjedhjen e një mostreje në mënyrë të rastësishme nga

popullsia, ku procesi i përzgjedhjes është i qëllimshëm ose i rastësishëm dhe se ndonjë njësi e

caktuar brenda mostrës nuk është e favorizuar. Pra, në mostrën e rastësishme, mundësia e secilit

element i cili e përbën popullsinë për t’u përfshirë në mostër është e sigurt. Për shembull, nga

portofoli i klientëve i cili përbëhet nga 100 veta, 15 klientë kanë mundësi të njëjtë për t’u

zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Për shkak të kësaj karakteristike, mostra e thjeshtë e

rastësishme është metoda më demokratike e mostrës.

Mostra e rastësishme, në një kuptim, mund të shpejgohet si duke shkruar emrin dhe

numrin e secilit element që e përbën popullsinë, duke i hedhur ato në një qese dhe duke zgjedhur

në mënyrë të rastësishme. Në fund, mostra e rastësishme ësbtë një metodë e mostrës ku secili

element i popullsisë ka probabilitet apo mundësi të njëjtë për të marrë pjesë në mostër. Nga kjo

perspektivë, mostra e rastësishme jep një fotografi shumë të përafërt të realitetit të popullsisë.

Po ashtu, në mostrën e thjeshtë të rastësishme është me rëndësi edhe madhësia e mostrës

sepse ekziston një lidhje ndërmjet madhësisë së mostrës dhe saktësisë së vlerave të mostrës. Me

rritjen e madhësisë së mostrës, rritet edhe mundësia e saktësisë së vlerave të mostrës. Për këtë

arsye duhet të përcaktohet në fillim se sa duhet të jetë madhësia e mostrës ashtu që vlerat e

mostrës të kenë saktësinë e caktuar të dëshiruar.8 Veçanërisht në mostrat e vogla, grupet të cilat

bartin karakteristika të veçanta mund të marrin pjesë në mostër më shumë në mënyrë të

rastësishme.

Page 9: Llojet e Mostrave

9

Shembull i Mostrimit

Fondacioni Ndërkombëtar i Gjumit në Amerikë (National Sleep Foundation), sipas një

hulumtimi të bërë ka shprehur se 75% e të rriturve kanë probleme të gjumit. Janë përdorur 1506

veta për hulumtim, të cilët janë telefonuar në gjysmë të natës.

Burimi: (Laughter, The Best Medicine Reader’s Digest, July 2005, fq. 150).

Mostra e thjeshtë e rastësishme është metodë mostrimi e cila merr kohë, kosto dhe

ndonjëherë është e pamundur për t’u aplikuar. Për të bërë mostrimin e thjeshtë të rastësishëm,

duhet që secili individ i cil merr pjesë në popullsi të njihet veç e veç. Përveç kësaj, individët e

zgjedhur në fund të mostrimit të thjeshtë të rastësishëm mund të jenë të shpërndarë në një zonë të

gjerë gjeografike. Prandaj, nuk është një metodë e mostrimit e përdorur shpesh. Zakonisht

preferohet në rastet kur popullsia është e vogël.

Si shtesë e desavantazheve më lartë, rezultatet e hulumtimit të arritura me anë të mostrës

së thjeshtë të rastësishme, nuk mund të thuhet se çdo herë e përfaqësojnë popullsinë. Ndonjëherë,

disa nëngrupe të cilat marrin pjesë në popullsi, mund që të përfaqësohen shumë apo pak brenda

mostrës së thjeshtë të rastësishme.

Në teorinë moderne të mostrimit, nuk diskutohet çështja e dallimeve ndërmjet mostrës së

thjeshtë të rastësishme dhe metodave tjera të mostrimit, mirëpo diskutohen dallimet ndërmjet

metodave të mostrimit të rastësishëm dhe mostrimit jo të rastësishëm. Mostra e thjeshtë e

rastësishme është më themelorja ndër metdat e mostrimit të rastësishëm dhe krijon një bazë të

dizajnimit për mostrat e rastësishme më të komplikuara.9

Mostra Sistematike (systematic sampling). Mostra sistematike është një nga metodat e

cila aplikohet më së lehti brenda mostrës së rastësishme dhe ku të dhënat mblidhen në mënyrë

periodike.

Është një metodë mostrimi e cila përdoret në fusha të ndryshme dhe shumë shpesh,

sidomos për kontrollin e cilësisë. Thjeshtësia dhe lehtësia e aplikimit janë arsyet kryesore të

përdorimit të shpeshtë të kësaj metode.10

Përmes mostrës sistematike zgjedhet mostra (emrat nga një listë e caktuar, emrat nga

udhëzuesi i telefonit, një shtëpi nga një rrugë e caktuar etj.) nga korniza e mostrimit në perioda të

caktuara. Për shembull, një pyetësor i cili aplikohet tek çdo i dhjeti person i cili hyn në një

dyqan, vlerësohet në kuadër të mostrës sistematike. Për këtë arsye, ndonjëherë në disa libra,

mostra sistematike nuk merr pjesë në mesin e metodave të mostrës së rastësishme. Në

shembullin e mësipërm, zgjedhja e vetëm çdo personi të dhjetë që hyn në dyqan, në mënyrë

automatike përjashton përfshirjen e personit të parë, të dytë dhe të personave të tjerë. Për

tejkalimin e këtij desavantazhi, metodat Saunders, Lewis dhe Thornhill sugjerojnë që pika

fillestare të zgjedhet në mënyrë të rastësishme.11

Për shembull, në një popullsi të përbërë nga 100

veta, në qoftë se në çdo tre veta mirret një person, fillimi i hulumtuesit me personin e parë do të

Page 10: Llojet e Mostrave

10

bëj që në mënyrë automatike të lihen jashtë listës personat e tjerë, përveç personit të katërt, të

shtatë dhe të njëmbëdhjetë etj. Prandaj, në vend që të fillohet gjithmonë me personin e parë në

listë, hulumtuesi duhet të përcaktojë me anë të shortit dhe me ndihmën e tabelës së numrave të

rastit se nga të fillojë për të krijuar mostrën (nga i pari, i dyti apo i treti).

Shembulli 11.1: Zgjedhja e Mostrës

Në qoftë se nga një popullsi e përbërë nga 20.000 veta, dëshirohet të intervistohen vetëm 2.000

veta, hulumtuesi për të ditur se në çfarë intervali duhet të zgjedh mostrën, duhet që të pjesëtojë

numrin e popullsisë me numrin e personave që dëshirohet të intervistohen:

= 10

Në këtë rast, hulumtuesi duke filluar me një person që merr pjesë ndërmjet një dhe dhjetë në

listë, do të zgjedh elementet e mostrës çdo herë duke i kapërcyer nga dhjetë. Mirëpo, për të

zgjedhur se me cilin të fillohet nga dhjetë personat, përsëri duhet të përcaktohet me short apo me

ndihmën e tabelës së numrave të rastit.

Dallimi i mostrës sistematike prej mostrës së thjeshtë të rastësishme është se në mostrën

sistematike nuk ka nevojë që të ketë një listë të plotë të caktuar përpara mostrimit të madhësisë

së shënjestruar të popullsisë apo të elementeve të cilat e përbëjnë popullsinë (korniza e mostrës).

Në mostrën sistematike, kjo listë krijohet gjatë mostrimit. Për shembull, në një intervistë të bërë

me çdo të pestin person që hyn në një qendër tregtare, realizohet krijimi i mostrës gjatë krijimit

të kornizës së mostrimit.12

Një pikë e cila duhet të kihet parasysh në lidhje me mostrën sistematike është parashikimi

i parametrave që i takojnë popullsisë. Në qoftë se për nga aspekti i ndryshoreve të shqyrtuara,

lista e zgjedhur e mostrës sisematike ka një renditje të rastësishme, vlerësimet që do të bëhen në

fund të mostrës sistematike në lidhje me popullsinë, do të jenë të ngjashme me mostrën e thjeshtë

të rastësishme. Në këtë situatë, edhe pse zakonisht është një punë e vështirë për të përcaktuar

vëllimin e mostrës në mostrimin sistematik, mund të shfrytëzohen metodat e përcaktimit të

vëllimit të mostrës të përdorura në mostrën e thjeshtë të rastësishme.13

Mostra e Grupeve (Cluster sampling). Mostra klaster zakonisht përdoret në rastet kur

popullsia është e madhe. Në mostrën klaster, hulumtuesi nuk përdor listën totale të individëve

për të bërë zgjedhje, mirëpo listën totale të grupeve (klaster). Hulumtuesi zgjedh një apo disa

klastere në mënyrë të rastësishme. Për shembull, hulumtuesi i cili ka në duar listën e provincave

të Turqisë, nga lista totale zgjedh vetëm katër provinca në mënyrë të rastësishme dhe mund të

kryej hulumtim vetëm në këto provinca.

Mostra klaster realizohet duke marrë parasysh shpesh zonat gjeografike. Mostra sipas

fushave e cila merr parasysh zonat gjeografike, është një lloj i veçantë i mostrës klaster. Për

shembull, për të bërë një hulumtim në Stamboll, në mënyrë të rastësishme zgjedhen lagjet që do

të hulumtohen nga një hartë e cila tregon të gjitha rrugët. Pas kësaj, përsëri në mënyrë të

Page 11: Llojet e Mostrave

11

rastësishme zgjedhen rrugët në të cilat do të kryhet hulumtimi. Në fund, zbulohen shtëpitë

(apartamentet) të cilat do të vizitohen në këto rrugë.

Një shembull tjetër, le të supozojmë se dëshirojmë të zgjedhim një mostër të shikuesve të

programeve të televizionit TRT 1. Gjatë kryerjes së mostrës së rastësishme, ndeshemi me një

mostër e cila është e shpërndarë në mbarë vendin. Kjo situatë paraqet një alternativë të

kushtueshme ku hulumtuesi duhet të udhëtojë në një mënyrë të ngjeshur. Një metodë më e lirë

është përdorimi i mostrës shumë fazore. Për shembull, duke e ndarë vendin në territore

gjeografike, nga këto territore zgjedhen disa në mënyrë të rastësishme. Pas kësaj, nga këto

territore të zgjedhura, në mënyrë të rastësishme ndahen në territore më të vogla (qytete, qyteza,

etj.). Si rezultat, me anë të mostrës shumë fazore mund të kryhet një hulumtim më pak i

kushtueshëm.

Figura 11.1: Mostra Klaster

Mostra klaster është një metodë e cila menaxhohet lehtë dhe që ka kosto të ulët. Nga kjo

perspektivë, mostra klaster ka karakteristikën e rritjes dhe të zvogëlimit në përpjestim me

aktivitetet statistikore dhe përballueshmërisë (ekonomisë). Sidomos ofron mjaft kursim të

shpenzimeve të udhëtimit dhe kohës në rastet kur provohet të mblidhen të dhëna në një zonë të

gjerë gjeografike. Në mostrën klaster, në rastet kur dallimet ndërmjet individëve të cilët marrin

pjesë në mostrën e zgjedhur janë të mëdha sa dallimet ndërmjet individëve të cilët marrin pjesë

në popullsi, atëherë mund të përfaqësohet popullsia. Në rastin e kundërt, pra kur individët e

zgjedhur nga secili grup ngjajnë me njëri-tjetrin, mund të krijojë probleme për nga pikëpamja e

Page 12: Llojet e Mostrave

12

përfaqësimit të popullsisë. Për shembull, zgjedhja e rastësishme e krahinave të Levent-it,

Beshiktash-it dhe Shishli-t të Stambollit, do të krijojë probleme të përfaqësimit. Për tejkalimin e

këtij problemi, duhet që të zgjerohet vëllimi i mostrës.

Mostra e Stratifikuar (stratified sampling). Mostra e stratifikuar përdoret në rastet kur

popullsia është e madhe dhe kur hulumtuesi i njeh nën-grupet natyrore të cilat e përbëjnë

popullsinë. Për shembull, studentët mund të klasifikohen sipas klasës, gjinisë, drejtimit të

studimit, fakultetit, departamentit etj. Duke i marrë parasysh këto karakteristika, mostra e

stratifikuar përdoret mjaft në marketingun industrial.

Është e rëndësishme që mostra të përfaqësoj secilin grup në rastet kur popullsia përbëhet

nga grupe të ndryshme. Për shembull, një firmë e cila shet produkte të higjienës, mund të kërkoj

të mbledh të dhëna nga ndërmarrjet private, ndërmarrjet publike dhe shitësit me shumicë, ashtu

që të hulumtoj parashikimet për kërkesën e një produkti të ri. Në këtë rast, ndërmarrja duke e

ndarë popullsinë në grupe (stratifikime) zgjedh nga secili grup mostër në mënyrë të rastësishme.

Në këtë mënyrë korniza e mostrimit ndahet në nën-grupe të shumta homogjene të cilat

përfaqësojnë popullsinë. Më vonë këto nën-grupe bashkohen duke zgjedhur mostra nga secili

nën-grup (stratifikime) në mënyrë të rastësishme (me metodat e mostrimit sistematik apo

metodat e tjera të rastësishme).

Ndarja e popullsisë në nën-grupe të përshtatshme dhe përfshirja e secilit grup në mostër

duke marrë parasysh normat e tyre në popullsi siguron që mostra të përfaqësojë sa më mirë

popullsinë. Figura 11.2, shpjegon në mënyrë vizuale se si funksion metoda e mostrimit të

stratifikuar.

Page 13: Llojet e Mostrave

13

Figura 11.2: Mostra e Stratifikuar

Mostra e stratifikuar ka dallim prej mostrës klaster. Në mostrën klaster, shumica e

klasterave qëndrojnë jashtë planit të mostrimit. Në të njëjtën kohë, shpesh pas zgjedhjes së

klasterave, mund të përdoret mostra e stratifikimit brenda secilit klaster (për shembull, në bazat e

nivelit të të ardhurave). Me fjalë të tjera, përderisa në mostrën e stratifikimit popullsia ndahet në

nën-grupe të cilat kanë karakteristika të ndryshme dhe përzgjidhen mostra nga secili grup ashtu

për përfaqësimin e tyre, në mostrën klasterike, popullsia ndahet në nën-grupe dhe mostra mirret

vetëm nga nën-grupet e zgjedhura. Në mostrën e stratifikimit nën-grupet kanë karakteristika të

ngjashme dhe niveli i homogjenitetit është pika më e lartë brenda grupit. Ndryshe nga kjo, në

mostrën klasterike nën-grupet kanë karakteristika të ndryshme dhe niveli i heterogjenitetit është

pika më e lartë brenda grupit.14

Mostra e Stratifikuar Mostra Klaster

Homogjeniteti brenda grupit Heterogjeniteti brenda grupit

Homogjeniteti ndërmjet grupeve Hoterogjeniteti ndërmjet grupeve

Zgjedhja e rastësishme e mostrës nga secili

grup

Zgjedhja e rastësishme e grupeve

Tabela 11.2: Krahasimi i Mostrës së Stratifikuar dhe Mostrës Klaster

Page 14: Llojet e Mostrave

14

Një ndër desavantazhet më të rëndësishme të mostrës së stratifikuar është zgjatja e

procesit të mostrimit dhe shtimi i më shumë fazave në lidhje me numrin e stratifikimeve. Po

ashtu për ndarjen e grupeve duhet që të dihen mirë karakteristikat e mostrës. Në qoftë se

përjetohen vështirësi në plotësimin e kritereve të nevojshme për ndarjen e elementëve të mostrës

në stratifikime, ky funksion i ndarjes nuk mund të jetë i suksesshëm. Prandaj mostra e

stratifikimit nuk është një metodë e cila mund të përdoret çdo herë me lehtësi.

Mostra Jo e Rastësishme

Në mostrën jo të rastësishme nuk mund të dihet mundësia e zgjedhjes të secilit element

që e përbën popullsinë për arsye se gjatë zgjedhjes së mostrës vijnë në shprehje gjykimet

personale të hulumtuesit apo anketuesit.

Funksioni i zgjedhjes është subjektiv dhe personi në detyrë zgjedh vetë se me kë do të

bëjë intervistë apo kë do të vëzhgojë.15

Mostra jo e rastësishme vie në shprehje në rastet kur

burimet janë të kufizuara dhe/apo kur korniza e mostrës nuk mund të përkufizohet. Në mostrën

jo të rastësishme, gabimi i mostrimit nuk mund të llogaritet në mënyrë statistikore.

Mostra jo e rastësishme zgjedhet në rastet veçanërisht kur dëshirohet të bëhet një

vlerësim i përafërt rreth popullsisë, në rastet kur popullsia është homogjene, në studimet pilote të

cilat bëhen përpara hulumtimeve të mëdha, kur kostoja e gabimeve nuk është e madhe (në rastet

kur rezultatet nuk përfaqsojnë në mënyrë të saktë popullsinë dhe udhëheqin në vendime të

gabueshme).

Metodat e mostrës jo të rastësishme ndahen në katër lloje:

Mostra e përshtatshme

Mostra gjykuese (e qëllimshme/vullnetare)

Mostra sipas kuotave

Mostra e “top-bore”.

Mostra e Përshtatshme (convenience sampling). Paraqet përfshirjen në mostër vetëm

personat tek të cilët mund të arrihet (kontaktohet). Veçanërisht kufizimi i kohës dhe i buxhetit e

shtyn hulumtuesin për të zgjedhur mostrën e përshtatshme. Për shembull, në kuadër të mostrës së

përshtatshme marrin pjesë vlerësimi i studentëve si mostër nga ana e anëtarëve të universitetit,

telefonimi i njerëzve në një program televiziv dhe kërkimi për shfaqjen e ideve të tyre, anketat të

cilat marrin pjesë në revistat javore etj. Në mënyrë të ngjashme, studimet të cilat bartin

karakteristikën e eksplorimit (fokus grupet, intervistat e thella, etj.) janë hulumtime që përdorin

mostrën e përshtatshme.

Page 15: Llojet e Mostrave

15

Sigurisht se këtu shfaqen probleme të përgjithësimit, për shkak se zgjedhja e mostrës

është subjektive dhe në të vërtet nuk dihet plotësisht nëse individët të cilët merren si mostër a e

përfaqësojnë popullsinë shënjestër apo jo. Studentët, sado që mund të jenë një grup ku për

hulumtimet në terren është e lehtë për t’u arritur tek ta dhe menaxhimi është i lehtë, hapin

probleme në çështjen e vlefshmërisë së jashtme. Për shkak të këtij problemi, disa revista të

rëndësishme shkencore, nuk e gjejnë të vlefshme për t’i publikuar artikujt në lidhje me

hulumtimet në të cilat janë përdorur si mostër shënjestër studentët. Për këtë arsye, në hulumtimet

në të cilat studentët zgjedhen si mostër duhet të shqyrtohet mirë se në çfarë shkalle është

kapaciteti përfaqësues i grupit që mendohet se do të përfaqësojë popullsinë e studentëve. Për

shembull, në një hulumtim për t’u bërë rreth preferencave muzikore të të rinjëve kosovarë,

ekzaminimi i vetëm studentëve të universitetit me anë të mostrës së përshtatshme, do të sjell

probleme serioze të vlefshmërisë për arsye se hulumtimi përfshin së paku vetëm studentët e

universitetit. Rinia kosovare, nuk përbëhet vetëm nga studentët e universitetit.

Kjo metodë përdoret edhe në anketat të cilat realizohen në internet dhe që me kalimin e

kohës është duke u përhapur.16

Mostra e përshtatshme është e përshtatshme për studimet

eksploruese (fokus grupet, testet paraprake të anketave dhe studimet pilote) të cilat kanë qëllime

si krijimin e ideve, zhvillimin e hipotezave dhe nuk është e përshtatshme për studimet

përshkruese dhe shkakore të cilat tentojnë të nxjerrin rezultate nga popullsia.17

Mostra Gjykuese (judgmental sampling/purposive sampling). Në këtë lloj të mostrës,

hulumtuesi përcakton sipas gjykimeve të tija individët të cilët do të përfshihen në mostër të cilët

mendohet se do të përfaqësojnë popullsinë. Në këtë mënyrë, individët marrin pjesë apo jo në

mostër në bazë të gjykimit të hulumtuesit rreth përfaqësimit të tyre tëpopullsisë.

Figura 11.2: Përcaktimi i ekspertëve në gjyq shërben si shembull për mostrën gjykuese.

Burimi: http://www.justice.gov.gu/superior.html (Data e çasjes: 16.02.2014).

Për shembull, ekspertët me detyrë në gjyq zgjedhen sipas metodës së mostrës gjykuese.18

Në mënyrë të ngjashme, menaxherët e një departamenti që përfaqësojnë firmat e tyre zgjedhen

me mostrën gjykuese në lidhje me çështjen e hulumtimit. Po ashtu, është një metodë e cila

përdoret mjaft në studimet e fokus grupeve.

Page 16: Llojet e Mostrave

16

Mostra Sipas Kuotave (quota sampling). Mostra sipas kuotave është një nga metodat

më të përdorura në hulumtimet e marketingut veçanërisht për shkak të kostove të ulëta. Përdoret

si në hulumtimet kuantitative, po ashtu edhe në hulumtimet kualitative, veçanërisht në intervistat

e fokus grupeve.19

Është e rëndësishme përfaqësimi i popullsisë me çfarëdo karakteristika nga mostra sipas

kritereve të parapërcaktuara. Për shembull, në qoftë se menaxhimi i një universiteti dëshiron të

bëj një hulumtim me studentë, kërkon që studentët nga secili fakultet të marrin pjesë në masë të

mjaftueshme në mostër për të përfaqësuar fakultetin që studiojnë. Në mënyrë të ngjashme, në një

hulumtim që kërkon të parashikojë shkallën e votave që do të marrë një parti, në kuptimin e

marketingut politik, mostra zgjedhet duke marrë parasysh kriteret e njëjta sipas shpërndarjes së

personave në popullsi, të cilët mund të përdorin votën (56% e popullsisë janë meshkuj dhe 62% e

tyre janë mbi moshën 50 vjeçare etj.). Në këtë rast pra, mostra e zgjedhur mund të përbëhet 56%

nga meshkuj dhe 62% e mostrës janë mbi moshën 50 vjeçare. Secili anketues zgjedh në mënyrë

të rastësishme personat për t’i intervistuar, mirëpo sipas këtyre kritereve. Në këtë kuptim,

anketuesi i cili përmbush kuotat e një kategorie të caktuar, më nuk bën intervistë me personat të

cilat hyjnë në këtë kategori. Në Tabelën 11.3 është dhënë një shembull për çështjen e mostrës

sipas kuotave.

Mosha TOTAL

Gjinia 17-25 26-45 46 dhe mbi

Femër 105 78 52 235

Mashkull 117 83 65 265

TOTAL 222 161 117 500

Tabela 11.3: Mostra Sipas Kuotave Bazuar në Moshë dhe Gjini

Mostra sipas kuotave përdoret veçanërisht në hulumtimet ku popullsia është e madhe.20

Në hulumtimet e destinuara për konsumatorë, gjatë mostrimit sipas kuotave, përdoren mjaft

shpesh kriteret demografike si gjinia, mosha dhe klasat shoqërore. Një pikë e cila duhet të kihet

parasysh në mostrën sipas kuotave është zgjedhja e rastësishme e subjekteve, mirëpo zgjedhja jo

e rastësishme e procesit (pra kuotave), por sipas përcaktimit nga ana e hulumtuesit.

Mostra e “Top Bore” (snowball sampling). Mostra e topave të borës është një metodë

mostrimi e cila përdoret në rastet kur është e vështirë për të përcaktuar popullsinë e kërkuar dhe

kur mostra nuk përfshin numër të madh të individëve në kornizën e përfituar të mostrës nga

hulumtuesi. Zgjedhja e individit të parë që do të përfshihet në mostër bëhet sipas gjykimit apo në

mënyrë të rastësishme. Pas kësaj, personi i dytë zgjedhet me rekomandimin e personit të parë.

Page 17: Llojet e Mostrave

17

Për shembull, mostra e topave të borës mund të përdoret në rastet kur bëhet një hulumtim

në çështjen e sjelljes konsumatore të të dalurve nga burgu. Në këtë rast, hulumtuesi në fillim

duhet të gjej një person që ka dalur nga burgu. Pas takimit me të, ai shkon tek një i dalur tjetër

nga burgu të cilin e rekomandon personi i parë. Në këtë mënyrë, vëllimi i mostrës rritet me

takimin e çdo personi të cilët orientojnë tek persona të tjerë, pikërisht ashtu si topi i borës i cili

lëshohet nga kodra dhe duke u rrotulluar fillon të rritet dalëngadalë.