drogat dhe llojet e drogave - centrum

12
C E N T R U M 13 316 Qebir Avziu, PhD 1 Afim Osmani, PhD 2 UDC: 37.014:321.7(497.7) 37.014:316.72(497.7) DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE ДРОГИ И ВИДОВИ НА ДРОГИ DRUGS AND TYPES OF DRUGS ABSTRACT The origin of Drug is not precisely defined, where is coming from, but it is considered to come from the Arabic word (DAVA) which means healing substance. According to the World Health Organization (WHO), drugs are all substance that, when consume, it causes physical and mental dependence in our body. Today, our country has many problems with drugs. The number of drug addicts is increasing every day in our society, but for this sociopathological phenomena, very few people are upset, we can freely say that, no one talks about this topic. Only family members who have drug-addicted children, know its consequences. On another hand, today in Macedonia have more than 12 thousand drug addicts, while in Tetovo are over 550. This is reason why we have decided to write this paper about this negative phenomenon. 1. KUPTIMI I FJALËS DROGË Origjina e fjalës Drogë nuk është e përcaktuar saktësisht, por konsiderohet se vjen nga fjala arabe (DAVA) që d.m.th. substancë shëruese. Sipas Organizatës Botërore të shëndetësisë (OBSH-së), me 1 Professor at the Faculty of Law, University of Tetova 2 Professor at the Faculty of Law, University of Tetova

Upload: others

Post on 16-Oct-2021

41 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE - Centrum

C E N T R U M 13

316

Qebir Avziu, PhD1 Afim Osmani, PhD2

UDC: 37.014:321.7(497.7)

37.014:316.72(497.7)

DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE

ДРОГИ И ВИДОВИ НА ДРОГИ

DRUGS AND TYPES OF DRUGS

ABSTRACT

The origin of Drug is not precisely defined, where is coming

from, but it is considered to come from the Arabic word (DAVA) which

means healing substance. According to the World Health Organization

(WHO), drugs are all substance that, when consume, it causes physical

and mental dependence in our body. Today, our country has many

problems with drugs. The number of drug addicts is increasing every

day in our society, but for this sociopathological phenomena, very few

people are upset, we can freely say that, no one talks about this topic.

Only family members who have drug-addicted children, know its

consequences. On another hand, today in Macedonia have more than 12

thousand drug addicts, while in Tetovo are over 550. This is reason why

we have decided to write this paper about this negative phenomenon.

1. KUPTIMI I FJALËS DROGË

Origjina e fjalës Drogë nuk është e përcaktuar saktësisht, por

konsiderohet se vjen nga fjala arabe (DAVA) që d.m.th. substancë

shëruese. Sipas Organizatës Botërore të shëndetësisë (OBSH-së), me

1 Professor at the Faculty of Law, University of Tetova 2 Professor at the Faculty of Law, University of Tetova

Page 2: DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE - Centrum

C E N T R U M 13

317

drogë nënkuptohet çfarëdo lloj substance që kur futet në organizëm të

gjallë, shkakton varshmëri fizike dhe psikike. Prania dhe përdorimi i

drogave në shoqërinë njerëzore është e njohur prej shumë kohësh për

njerëzimin. Bile edhe në shoqëritë primitive janë përdorur substanca që

kanë shkaktuar eufori dhe lumturi tek njeriu. Pastaj, edhe Homeri në

veprat e tij, përmend se Helena e bukur, vajza e Zeusit, përgatiste një

pije magjike, që u jepte ushtarëve para se të shkonin në luftë. Pas

konsumimit të lëngut, ata nuk e dinin se çfarë ishte frika dhe luftonin si

të tërbuar. Në fakt më vonë është kuptuar se receta e fshehtë e Helenës,

ishte pikërisht droga. Në shoqërinë tonë, drogat dhe problemet që

shkaktojnë ato janë bërë më shumë evidente sidomos pas viteve 90. Me

hapjen e shoqërisë, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, një produkt

i ri, deri diku edhe i panjohur, u fut në vendin tonë. Droga, në fakt, u

paraqit si një mall me vlerë, që u mundësonte bandave kriminale pasu-

rimin e shpejtë, brenda natës. Pastaj, pozicioni gjeografik i vendit tonë,

mes Lindjes dhe Perëndimit, në të ashtuquajturën “Rruga ballkanike”,

ka mundësuar qarkullimin drogave dhe krimit të organizuar në zhvilli-

min e tregtisë me substanca narkotike. Thuajse për tri dekada, shtetet e

Ballkanit nuk i kanë kushtuar ndonjë rëndësi të madhe luftës kundër

tregtisë me drogë. Kjo ka sjellë që në vendin tonë dhe vendet e Ball-

kanit, e sidomos në Shqipëri, janë paraqitur grupe të fuqishme krimi-

nale, të cilat kanë qarkulluar me qindra miliona euro, e që nga ana tjetër,

institucionet shtetërore kanë qenë të pafuqishme të luftojnë këta grupe

kriminale. Sipas UNODC3, sot në botë ka mbi 275 milion narkomanë,

kurse rreth 500 mijë vdesin çdo vit si rezultat i përdorimit të mbidozës.

Sipas kësaj organizate, vendi eksportues më i madh në botë i opiumit

është Afganistani, me mbi 9000 tonë opium në vit. Në këtë vend ka të

mbjellë rreth 263 mijë hektar tokë me opium. Në Pakistan, heroina është

më lirë se një copë buke. Po ashtu edhe Irani ka shumë narkomanë, ku

rreth 6% e popullatës janë të varur nga droga. Krimi i organizuar nga

trafikimi i substancave narkotike brenda një viti përfiton mbi 300

miliard euro, që i bie dy herë më shumë se buxheti BE-së. Sot në Repu-

blikën e Maqedonisë së Veriut, janë të regjistruar mbi 12 mijë narko-

manë. Shifrat e errëta të përdoruesve janë shumë herë më të mëdha se

sa rastet e regjistruara. Vetëm në rrethinën e Tetovës, në evidencat

policore, ka të regjistruar mbi 550 narkomanë, por dihet se ky numër

duhet të shumëzohet për 4 herë, që të jepet numri real i narkomanëve

3 Zyra e OKB-së, për luftimin drogës dhe kriminalitetit.

Page 3: DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE - Centrum

C E N T R U M 13

318

në rrethinën e Tetovës.4 Për pasojat e vërteta të drogës, dinë vetëm

familjarët që kanë narkoman në shtëpi. Aty ka vetëm pikëllim, vajtim,

dhunë dhe asnjë ditë të bardhë. Po të bisedoni me prindërit e narkoma-

nëve, ata do të thonë që dëshirojnë fëmija i tyre më mirë të ishte i

vdekur, se sa narkoman.

2. KLASIFIKIMI I DROGAVE

Ekzistojnë më shumë klasifikime të drogës. Disa autorë, nisen

nga varshmëria që shkaktojnë drogat. Kështu ata dallojnë droga të rënda

dhe droga të lehta. Në drogat e rënda numërohen heroina, kokaina,

amfetamina, morfina, metamfetamina etj. Kurse në drogat e lehta

numërohet marihuana dhe hashashi, për shkak të varshmërisë së ulët që

shkaktojnë këto droga. Klasifikimi tjetër është ai që jep Organizata

Botërore e Shëndetësisë. Sipas kësaj organizate, drogat klasifikohen në

tre grupe:

- Stimulantët

- Depresantët

- Halucinogjenët

2.1 Simulantët

Stimulantët janë droga eksituese, sepse kur futen në organizmin e

njeriut shkaktojnë hiperaktivitet të madh. Në këtë grup bëjnë pjesë:

kokaina, amfetamina, atropina, kafeina, teina etj. Këta lloj droge, ndi-

kojnë në sistemin qëndror nervor dhe tek përdoruesit shkaktojnë efekte

eksituese. Me fjalë tjera, këto droga përshpejtojnë funksionimin e orga-

nizmit, rritin temperaturën e trupit, tensionin e gjakut, por pakësojnë

oreksin e përdoruesit. Marrja e tepërt e këtyre drogave shkakton panik,

dhimbje koke, dhimbje stomaku, agresivitet etj. Në këtë punim do të

flasim shkurt vetëm për kokainën.

a) Kokaina

Kokaina, për shkak të origjinës së saj latino-amerikane, quhet

edhe droga e Andeve, e cila është produkt i bimës koka. Gjethet e kësaj

bime, janë përdorur si stimulant nga ana e popullatës Ande, shumë kohë

para mbërritjes së spanjollëve në Amerikën Jugore. Gjethet e bimës

4 Raporti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, sektori i Tetovës për vitin 2018. Por

sipas të dhënave statistikore të MPB, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vitin

2019/20, ka mbi 12 mijë narkomanë. Por edhe ky numër duhet të shumëzohet me 4

ose 5 herë më shumë.

Page 4: DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE - Centrum

C E N T R U M 13

319

koka, prej kohësh janë përdorur me përtypje dhe në çaj nga popullsia e

Amerikës së Jugut, për vetitë stimuluese dhe frenimin e ndjenjës së

urisë. Kokaina është përdorur edhe si ilaç energjetik në pije dhe ushqim,

si dhe gjatë ceremonive të ndryshme, për shkak të efekteve që ka

shkaktuar kjo bimë.

Fig. 1. Gjethet e kokainës Fig. 2. Kokaina pluhur

Njëri nga shkencëtarët e mëdhenj që ka përdorë kokainën, ka qenë

edhe psiko-analisti austriak Zigmund Frojd. Madje Frojdi e ka promo-

vuar kokainën si një ilaç për të kuruar depresionin dhe impotencën

seksuale. Në 1884, ai botoi një artikull me titull “Über Coca” (Rreth

kokainës), ku promovoi “përfitimet” e kokainës, duke e quajtur atë një

substancë magjike. Në literaturë mund të gjenden edhe emrat e shumë

shkencëtarëve tjerë, të cilët kanë përdorur kokainën. Kokaina prodhohet

nga gjethet e bimës koka (Erythroxylon coca), e cila më pastaj

përpunohet me substanca kimike. Përafërsisht, nga një kilogram të kësaj

gjethe përfitohet 125 gram kokainë. Kokaina, është pluhur i bardhë, me

shije të hidhur, e cila në trupin e njeriut mund të futet në mënyrë orale

(gojës), në formë intranazale (hundës), me injektim etj.5 Pasi futet në

organizëm, veprimi është shumë i shpejtë, vetëm pas 2-3 minutave per-

soni fillon të ndjejë shtimin e energjisë, eufori dhe eksitim. Shfrytëzuesi

ka ndjenjë të madhe të lumturisë, truri është shumë i zgjuar, personi ka

vetëbesim të madh, fuqi, kurse temperatura, të rrahurit e zemrës dhe

bebëzat e syrit, janë të zmadhuara. Efekti zgjat 30 minuta ose 1 orë, dhe

5 Personat që e injektojnë atë, rrezikohen edhe nga infektimi me sëmundje të

ndryshme ngjitëse, si HIV.

Page 5: DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE - Centrum

C E N T R U M 13

320

është një drogë mjaft e rrezikshme, e cila zhvillon shumë shpejt tole-

rancë. Kjo vjen nga shkaku se personi gjithmonë dëshiron të arrijë këna-

qësinë e parë, mirëpo që të arrije efektet e mëparshme, doza vazhdi-

misht duhet të rritet, duke kaluar në të ashtuquajturën overdos, që

shpesh shkakton edhe vdekjen e personit. Në aspektin kriminalistik, e

rëndësishme është të dihet se përdoruesit e kokainës janë shumë agresiv

dhe të gatshëm për sulm. Prandaj, personat përgjegjës për zbatimin e

ligjit në luftën kundër drogave, duhet gjithmonë të jenë të përgatitur,

për shkak të rrezikut që mund të vijë nga këta persona. Përndryshe,

kokaina në tregun tonë rrallë shitet e pastër, por përzihet me substanca

tjera, siç janë: paracetamoli, kofeina dhe substanca tjera, duke dashur

dilerët që në këtë mënyrë ta rritin sasinë e saj, p.sh. prej 1 kg, krijohen

2 apo 3 kg. Ka pasur raste në praktikë, ku analizat e kokainës kanë

treguar se në përbërje ka edhe puding. Kjo nga ana tjetër, është shumë

e rrezikshme për shëndetin e njeriut, sepse personat që marrin drogën

nëpërmjet hundës, iu plasin kapilarët, me ç’rast fillon gjakosja nga

hunda. Kokaina është droga që mban vendin e parë për vetëvrasjen e

përdoruesve. Përndryshe, në tregun evropian, 1 gram kokainë sillet diku

prej 100-150 euro.6

2.2 Depresantët

Deri sa stimulantët krijojnë hiperaktivitet tek përdoruesi apo e

nxisin sistemin qendror nervor të funksionojë më shpejtë, depresantët e

kanë funksionin e kundërt, krijojnë kënaqësi që nuk manifestohet në

botën e jashtme, personi ndjenë kënaqësi në botën e tij të brendshme.

Në grupin e depresantëve bëjnë pjesë opium, morfina, heroina etj.

b) Opiumi

Opiumi është lloj droge e cila përfitohet nga sekretimi i bimës e

cila është pothuajse e ngjashme sikurse një lulëkuqe e madhe. Kjo është

një bimë një vjeçare, e cila rritet në klimë të caktuar në disa vende siç

janë: Afganistani, Pakistani, Irani etj.

6 Me datë 27.02.2018, në Shqipëri, në portin e Durrësit, u zbulua një sasi rekord e

kokainës, 613 kg., e cila ishte sjellë nga Kolumbia, me anije që barte banane. Ngarkesa

u zbulua në një kamion i cili kishte destinacion Italinë dhe në tregun evropian vlera e

saj, sipas autoriteteve të shtetit shqiptarë, llogaritet diku rreth 180 milion euro. Mirë-

po, kur dihet se kjo sasi e drogës përzihet dhe vëllimi i saj, nga 613 kg shkon në tre

fish, deri në 1.8 ton, apo edhe katërfish, atëherë vlera e saj është tre apo katër herë më

e madhe, që i bie rreth 1 miliard euro apo 30% e buxhetit të shtetit të RMV-së

Page 6: DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE - Centrum

C E N T R U M 13

321

Fig. 3 Lulja e opiumit Fig. 4. Mbledhja e opiumit

Opiumi është lëng qumështor i përqendruar, që fitohet me prerjen

e kapsulës së lules Papaver somniferum, nga ku fillon të rrjedh lëngu i

bardhë, i cili pas kontaktit me ajrin forcohet dhe fiton ngjyrë kafe në të

kuqe. Pas procesit të oksidimit në diell, fitohet një masë sikur smollë, e

cila forcohet dhe thahet, që në fakt është opium i papërpunuar. Në

tregun ilegal, opiumi gjendet në forma të ndryshme, si në formë të

pluhurit, në formë të lëngët dhe në formë të ngurtë të njohura si pogaçe.

Opiumi në organizëm futet në forma të ndryshme, edhe atë me anë të

tymosjes, me anë të gëlltitjes, varësisht se në çfarë forme është. Përdo-

ruesit e opiumit, fillimisht pas marrjes së tij ndjejnë një ndjenjë këna-

qësie, kanë sens për humor, e cila i çon ata në marrjen e sërishme të

opiumit, gjë që sjell varshmëri psikike. Kurse me konsumimin e vazh-

dueshëm, doza rritet kurse efektet zbuten dhe kjo shkakton varshmëri

fizike. Derivatet e opiumit janë: morfina dhe heroina.

c) Morfina ka veprim fiziologjik në sistemin nervor qendror.

Përdoret në mjekësi për shkak të veprimit qetësues, por në sasi të mëdha

vë në gjumë dhe paralizon sistemin nervor, prandaj përdoret si mjet

narkotik. Me përdorimin e përsëritur, organizmi i njeriut ndjen dehje të

këndshme, por pëson dëmtim shumë të madh.

d) Heroina është ndër drogat më të përhapura dhe më të rrezik-

shme në botë. Për nga përmbajtja farmakologjike është përafërsisht e

njëjtë si morfina, por ka efekt veprues 2-2,5 herë më fortë dhe zgjatën

më shkurt. Heroina është pluhur i bardhë, por në rrugët ilegale vjen në

formë të papastër, kështu që mund të jetë me ngjyrë kafe apo të kuqe,

pasi përzihet me substanca tjera si edhe kokaina. Është droga më e rëndë

që shkakton varshmëri të madhe tek përdoruesi. Varshmëria krijohet

pas 2 javë përdorimi, mirëpo nëse njeriu njëherë provon heroinën,

pastaj rëndë e ka të heq dorë nga kjo substancë, me çka ajo përfaqëson

“fundin e një udhëtimi pa kthim”. Heroina vepron shpejt në tru, ku

Page 7: DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE - Centrum

C E N T R U M 13

322

lidhet me receptorët e trurit dhe shfrytëzuesi menjëherë përjeton eufori,

gjendje që njihet si “flesh”, ndërsa pas kësaj, përdoruesi aspak nuk është

i interesuar për botën e jashtme.

Mënyra e Konsumimit: Heroina mund të futet në organizëm me

pirje të cigares, në të cilën futet heroina, pastaj nëpërmjet hundës, me

thithje të avullit të heroinës së ndezur në foli, në mënyrë intravenoze,

me injeksion dhe gjilpërë. Kur përdoret në mënyrë intravenoze, nevoji-

ten pajisje si: lugë, qiri, limontoz, najlon, pambuk, injeksione, gjilpëra,

shtrëngues (llastik). Pas futjes në organizëm, heroina ka ndikim gjithsej

prej 4-6 orë, për kohën e së cilës ndryshohen fazat e ndikimit të saj:

• Faza 1: gjendja “High”, gjendje e mpirjes së lartë. Fillon menjë-

herë pas futjes së heroinës në organizëm dhe zgjat mesatarisht 10-15

minuta. Shenjat tipike janë: reaksione të ngadalësuara, shpirtgjerësi

ndaj rrethit, pa dhimbje, ngurtësim (“stoun”). Bebëzat janë të zvogëlua-

ra, si pikë, si maja e gjilpërës, nuk reagojnë në dritë.

• Faza 2: është gjendje e a.q. baraspeshë e rrafshët psikike, kur

njeriu i cili ka konsumuar heroinë funksionon pa rënë në sy për rrethin,

posaçërisht nëse konsumon një kohë të gjatë.

• Faza 3: është gjendje pasi të kalojë ndikimi i heroinës, paraqitja

e shenjave të abstenimit (kriza). Fillon pas 24 orë nga marrja e heroinës,

me shenja të: padisponimit, nervozë, tolerancë të ulur të frustracionit

dhe eksplozivitetit, rrjedhje të hundës, lotim, djersitje, rrëqethje, lëvizje

të shpejta papritmas të muskujve të dorës/këmbës, gjumë të parehat-

shëm, bebëza të zmadhuara, dhembje në shpinë dhe në eshtra, vjellje,

barkqitje, temperaturë të ngritur. Kulminacioni i shenjave të theksuara

ndodh për 36-48 orë.

Kjo drogë ka një forcë të jashtëzakonshme tërheqëse; ajo të qetë-

son, por sapo kthehesh në gjendjen normale, mendja përsëri të shkon

aty. Në fakt, ata që janë të varur nga heroina, as për një sekondë nuk

mund të largojnë mendjen nga efektet që shkakton heroina. Me fjalë

tjera, të rrallë janë ata përdorues që mund t’i rezistojnë kësaj droge,

sepse mungesa e heroinës ka një krizë të theksuar abstinence. Kjo drogë

është shkaku i shumë krimeve tjera në shoqëri, sidomos vjedhjeve,

sepse personi që përjeton kriza trupore, është gatshëm në çfarë do lloj

veprimi, vetëm e vetëm të sigurojë dozën e heroinës. Pastaj përdorimi i

heroinës në formë intravenoze, përmes gjilpërave të pasterilizuara, apo

përdorimi i gjilpërave nga më shumë persona, shkakton shumë

sëmundje të ndryshme, siç janë: HIV, hepatiti B dhe C.

Page 8: DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE - Centrum

C E N T R U M 13

323

3. HALUCINOGJENËT

Në grupin e drogave halucinogjene bëjnë pjesë: Ekstazet, LSD,

Kërpudhat magjike, Psilocibin, Meskalin etj. Quhen droga halucinogjene,

sepse kur futen në organizmin e njeriut shkaktojnë deformime në të

menduarit dhe të pamurit. Drogat halucinogjene shndërrojnë mënyrën se

si një person sheh ose imagjinon atë që e rrethon. Personat që marrin drogë

halucinogjene, mund të shohin apo dëgjojnë gjëra që nuk ekzistojnë, ose

mund të shohin gjëra në forma të deformuara. Efektet e drogave halucino-

gjene janë euforia emocionale, zmadhimi i bebëzave të syrit, rritja e

lëvizjeve trupore, të folura dhe të qeshura të tepruara, humbje të kontaktit

me realitetin, sjellje të çuditshme dhe të paarsyeshme, etj. Efektet e

iluzioneve mund të jenë të atilla, që të bëhen vetëvrasje ose krime më të

tmerrshme. Narkomanët përpiqen ta ndalojnë trenin në shpejtësinë më të

madhe ose kanë ndjenjën se munden dhe përpiqen ta kapërcejnë hapësirën

midis dy rrokaqiejve, pastaj të kalojnë përmes vrimës së çelësit etj.

a) LSD-ja, është drogë gjysmë-sintetike e prodhuar nga acidi

lisergjik, i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe

drithërat e tjerë. LSD-ja, është një prej drogave halucinogjene më të

fuqishme. Në rrugë, zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël,

prej letre me fluska, me kokrra, ku brenda përmbahet droga, por shitet

edhe në formën e tabletave, kapsulave si dhe në formë të lëngshme.

Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë, me një shije paksa të hidhur.

Zakonisht gëlltitet.

Fig. 5,6 Dizajnet e LSD

b) Ekstazet - Ndryshe njihet edhe si droga e dashurisë, që

shkakton efekte të këndshme tek përdoruesi. Sot, me rastin e “rave

party”, është bërë drogë dominuese, që mundëson energji të madhe

Page 9: DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE - Centrum

C E N T R U M 13

324

gjatë kërcimit. Si zakonisht, ekstazet përdoren edhe gjatë ditëve të

fundjavës nëpër diskoteka dhe vende tjera zbavitëse. Efektet e ekstazisë

fillojnë të ndihen pas 20 minutave pas gëlltitjes, deri në 1 orë, dhe mund

të zgjasin afërsisht 6 orë. Ekstazet zakonisht janë në formën e tabletave,

në forma, madhësi dhe ngjyra të ndryshme. Shpesh tabletat janë të

stampuara me logo dhe dizajne të ndryshme.

Fig. 7 Format e tabletave ekstazë

Ka të dhëna shkencore se ekstazia mund të shkaktojë dëmtime në

disa pjesë të trurit (humbjen e serotoninës) dhe normalisht një përdorim

i madh i tyre mund të çojë në depresion dhe të nxisë ide suicidale, duke

u bërë shkak për vetëvrasje tek të rinjtë.

c) Marihuana dhe hashashi

Kanabisi është një bime e cila gjendet në çdo cep të rruzullit

tokësor. Marihuana dhe hashashi klasifikohen në një grup të posaçëm

të drogave, edhe pse disa shkencëtarë i numërojnë në grupin e drogave

stimuluese. Marihuana përfitohet nga gjethet e thara të bimës kanabis

sativa, e cila përmban substancën psikoaktive THC (Tetra Hydro

Cannabinol). Zakonisht, të gjitha format e kanabisit merren përmes

tymosjes - xhoint.

Fig. 8. Gjethet e kanabis sativa Fig. 9. Bima kanabis sativa

Page 10: DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE - Centrum

C E N T R U M 13

325

Gjithashtu, marihuana mund të zihet sikurse çaj, apo të thithet

përmes llullës me ujë, të quajtur “bong”. Kultivimi i kësaj bime është

shumë i thjeshtë, pasi në të shumtën e rasteve policia në Republikën e

Maqedonisë së Veriut e ka hasur të mbjellë në fushat e Pollogut. Ka

pasur raste, kur marihuana është kultivuar edhe nëpër shtëpi, në saksitë

e luleve. Në të shumtën e rasteve, në vendin tonë, kjo lloj droge emërto-

het edhe si “barë”. Personi i cili konsumon marihuanën, ka një ndjesi

relaksimi dhe kënaqësie. Gjendja euforike paraqitet menjëherë pas 10-

15 minuta dhe zgjat 3-4 orë. Tek përdoruesi vërehen sytë e përlotur,

bebëza e syrit e zmadhuar, personi është komunikativ por nuk ka

rrjedhshmëri të logjikshme, flet me ndërprerje dhe shpeshherë është i

pakuptueshëm. Personi që ka përdorë marihuanën nuk mund të përqen-

drohet, prandaj paraqet rrezik të madh si vozitës në komunikacion.

Indiciet mbi fillimin e përdorimit të drogave tek fëmijët dhe ado-

leshentët mund të jenë: ndërrimi i rrethit të shoqërisë, rënie e suksesit

në shkollë, mungesa të paarsyeshme në shkollë, lënie pas dore e shpre-

hive higjienike, largimi i shpeshtë nga familja, sidomos natën, shenjat

e të qenit në gjumë, qeshje e pakontrolluar dhe histerike, kapilaret e

krisura të syve, fyti dhe goja e thatë, koncentrim i dobët, vjedhja e të

hollave dhe gjësendeve të çmueshme në shtëpi.

CONCLUSIONS

In some EU countries, the decriminalization of marijuana as a

joint, is rapidly being considered to be allowed. This has come as a

result of the city of Amsterdam in the Netherlands, which has had a lot

benefits from the large number of tourists that has increased, after the

legalization of marijuana. Today, marijuana-joint is legalized in Portu-

gal, where the amount of consumption cannot exceed more than 24 gr.,

in Czech Republic, 10 gr., As well as in Spain. Also, in the US, marijua-

na has been decriminalized for people over the age of 21. Marijuana

legalization has been done in 2013, in the states of Washington,

Colorado and Alaska. Peter White Company, which produces marijua-

na in all types and forms of packaging, then also in the form of choco-

late, from 2013-2017, has created 300 million dollars. It is supposed to

become a billionaire in next 3 years. In North Macedonia, trade with

illegal drugs, (Drug trafficking) is prohibited by Articles 215 and 216

of the Criminal Code. However, this should not be confused with

Page 11: DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE - Centrum

C E N T R U M 13

326

cannabis oil, which is used as a medicine for healing and which is

legalized in our country and in other EU countries.

RECENSENTË:

Prof. dr. Vllado Kambovski

Prof. dr. Naser Ademi

LITERATURA

• Abadinsky, H., (1994), Organized Crime, Chicago.

• Alison, C., (1973), Personal Identification, Boston.

• Adams, T.F., (2004), Crime scene invastigation, Prentice Hall,

Upper Saddle River.

• Aleksić, Ž., (1994),Kriminalistika, Beograd.

• Alderson, J., (1995), Ljudska prava i policija, Rijeka.

• Ačimović, M., (1978), Psihologija sudenja i zlocina, Beograd.

• Aлексоски С., (2005), Психологија со криминалистичка

психологија, Shkup.

• Ангелески, М., (2007), Вовед во криминалистика, Shkup.

• Aнгелески, M., (2007), Криминалистичка тактика, Shkup.

• Avziu, Q., (2019), Hyrje në kriminalsitikë, Tetovë.

• Bayer, V., (1943), Kazneno Pustopovno Pravo, Zagreb.

• Bayley, D., (1995), Police for the Future, Oxford University

Press, New York.

• Barry, A. F.- David, R.F., (2012), Crime scene invstigation,

Los Angeles.

• Barry, M. B.,(2006), Becoming a Police Officer, Shkup.

• Batalli, F., (1987), Mjeksia Ligjore, Prishtinë.

• Batolska, L. (2007), Kriminalistika Psihologija, Shkup.

• Batkovski, T., (2008), Taktika na Razuznavanje, Bezbednost i

Kontrarazuznavanje, Shkup.

• Bačić, F., (1995), Krivicno Pravo, Zagreb.

• Begeja, S., (2001), Kriminalistika, Vëllimi I, II. Tiranë.

• Begeja, S., (1998), Bazat shkencore të oragnizimit dhe të

hetimit të veprave penale, Tiranë Bajgora, A., (1998), Krimet kundër

lirive dhe të drejtave në Kosov, Prishtinë.

• Bošković, M., (2000), Kriminalistika, Beograd.

• Bošković, M., (1998), Organizovani Kriminalitet, Beograd.

Page 12: DROGAT DHE LLOJET E DROGAVE - Centrum

C E N T R U M 13

327

• Brandl, S. G., (2004), Criminal Invastigation-an analytical

perspective, Boston.

• Byrd, m., (2001), Crime scene evident, Wildomar.

• Çipi, B., (2011), Identifikimi i Personit, Tiranë.

• Damaška,M.,(1962), Okrivljenikov iskaz kao dokaz u

suvremenom krivinom procesu, Zagreb.