llojet e fobive

17
1 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” TEMA : LLOJET E FOBIVE LËNDA : PSIKOLOGJI STUDENTI : VULLNET BIBA FERIZAJ , SHKURT 2014

Upload: vullnet-biba

Post on 07-Jan-2017

111 views

Category:

Science


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Llojet e Fobive

1

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

TEMA : LLOJET E FOBIVE LËNDA : PSIKOLOGJI

STUDENTI : VULLNET BIBA

FERIZAJ , SHKURT 2014

Page 2: Llojet e Fobive

2

Fjala “fobi” e ka origjininën nga greqishtja, phobos që do të thotë frikë.

Fobia është një gjendje psikologjike, një lloj ankthi i shkaktuar nga frika

ndaj një objekti apo situate të caktuar. Personat që vuajnë nga fobitë,

fillojnë të nervozohen, kanë rrahje të forta te zemrës, vështirësi në

frymëmarrje madje bëhen edhe irracionale.

Fobitë janë të shumta, me qindra por ndahen ne 2 kategori kryesore:

-Fobitë specifike (akrofobia, frika nga lartesitë)

-Fobitë sociale (si dalja ne publik)

Shenjat e fobisë: Fshehja e të folurit dhe tharja e gojës... Dhembja e barkut... Shpejtimi i rrahjeve të zemres,dhe shqetësimi i shpirtit... Dridhja e gjymtyrëve dhe shtangimi i muskujve... Përqendrimi i dobët...

Fobia—frikë, urrejtje, apo mospëlqim 10 fobitë më të çuditshme dhe më të rralla në botë: Ablutofobia Frika nga larja, pastrimi dhe të bërit banjë. Zakonisht gjendet te gratë dhe fëmijet që nuk janë të qëndrueshem emocionalisht. Korofobia Kërcimi ështe shprehje e gëzimit dhe haresë. A mund te ketë kush frikë nga kercimi? Po ! Njerëzit e kanë edhe ketë fobi!

Page 3: Llojet e Fobive

3

Koumpounofobia Mund të frikësohet njeri nga kopsat? Koumpounofobia është frika nga kopsat. Njerëzit që vuajnë nga kjo mund te frikësohen edhe nga objekte te ngjashme, si disqe, monedha etj. Arakibutirofobia Një tjetër fobi e çuditshme dhe qesharake është frika kur gjalpi i kikirikut të ngjitet në qiellzen e gojës. Kjo quhet Arakibutirofobi. Njerëzit që vuajnë nga ky problem nuk hanë gjalp kikiriku. Fobofobia Kjo është interesante: fobia nga fobia. Dikush mund te ketë frikë se mos i krijohet ndonjë fobi, çka është fobi në vetëvete. Kjo ështe më tepër një gjendje psikologjike, sesa fobi e mirëfilltë. Estiofobia Nje fobi shumë e çuditshme është Esitofobia, ose frika nga rrobat. “Viktimat” nuk vuajnë nga te gjitha llojet e robave, por vetëm nga disa tipe dhe materiale. Vërehet te njerëzit e shëndoshë dhe ata në moshë të mesme. Ata mendojnë se rrobat i bëjnë të duken te leckosur e të lënë pas dore. Kaliginefobia E imagjinoni dot dikë që ka frikë nga e bukura? Po, ka plotë njerëz qe i frikësohen femrave të bukura dhe kjo quhet Kaliginefobi. Gjendet më tepër tek adoleshentët dhe burrat me orientime seksuale jo të drejta. Skopofobia Skopofobia eshte frika nga të qenët i shikuar. Ështe vërtet e çuditshme, pasi çdokush mund të shohë çdokend në një çast të caktuar kohe. Prandaj kjo mund ta beje vuajtesin të ndërpresë marëdheniet sociale. Eufobia

Page 4: Llojet e Fobive

4

Normalisht, të gjithë i presim krahëhapur lajmet e mira. Por disa njerëz ndjehen të frikësuar kur degjojnë te tilla lajme. Në fakt, frika nuk qëndron tek vete lajmi i mirë, por tek pasojat (e imagjinuara). Vuajtësi beson se pas çdo lajmi të mirë vjen përherë një i keq. Alodoksafobia E fundit, por jo nga rëndesia, njerëzit kanë frikë nga opinionet e të tjerëve. Sidomos mbi mendimet e të tjerëve rreth personalitetit te tyre, veshjes, punës, shtepise... gjithçkaje.

Anglofobia - Do të thotë frika ose urrejtja për çdo gjë angleze, dhe e kundërta anglofilia dashuria për Anglinë, anglezët dhe çdo gjë angleze. Aerofobia - Frika të fluturosh për shkak të aksidenteve, frika nga lartësisë , ndaj gjërave që lëvizin, frika nga erërat dhe stuhitë. Afefobia - Kur ke frikë se mos të prekin me dorë Agjiofobia - Frika nga fetë dhe shënjtorët.

Agorafobia - Frika ndaj rrugëve me njerëz, ambienteve të mbushura me persona, dyqaneve, stadiumeve, marketeve dhe çdo vendi të hapur. (Frikë po të jesh vetëm në ambiente publike); Frikë nga objeket apo situata të ndryshme shoqërore se mos turpërohesh apo poshtërohesh. AIDSOfobia - Frika nga sëmundja e AIDS (SIDA-s). Ajofobia - Frika nga rrugët. Akarofobia - Iluzion sikur e ke lëkurën të infektuar me insekte, krimba apo parazitë. Akrofobia - Frika nga lartësitë. Akuafobia - Frika nga uji.

Page 5: Llojet e Fobive

5

Algofobia - Frika ndaj dhimbjes ose nëse shikon dikë në dhimbje. Alkoolofobia - Frika se mos bëhesh alkoolikst. Amaksofobia - Frika nga veturat. Amerikanofobia - Frika dhe urrejtje ndaj Amerikës, amerikanëve dhe çdo gjë amerikane. Amfidiafobia - Frika nga amfibët, bretkosat, salamandrat, dhe breshkat. Andlofobia - Frika ndaj përmbytjet. Androfobia - Frika nga çunat dhe burrat. Anemofobia - Frika nga era(që fryn). Anglofobia - Frika ose urrejtja për anglezët, Anglinë dhe çdo gjë angleze. Antofobia - Frika nga lulet. Antrofobia - Frika nga njerëzit, personat apo shoqëria Antropofobia - Frika se mos të hanë të gjallë. Aparteidfobia - Frika nga njerëzit që imponuan aparteidin në Afrikën e Jugut. Apifobia - Frika nga bletët apo insektet që gumëzhijnë. Apotemnofobia - Frika nga personat e gjymtuar (që i është prerë ndonjë gjymtyrë). Araknefobia - Frikë nga merimagat. Arpaksofobia - Frika nga grabitësit.

Page 6: Llojet e Fobive

6

Asasinofobia - Frikë se mos të vrasin. Astenofobia - Frika nga dobësia. Astrafobia - Frika nga vetëtimat dhe bubullimat. Astrofobia - Frika nga qiejtë dhe yjet. Aulofobia - Frika nga fyelli. Autofobia - Frika të jesh vetëm, frikë nga vetja jote. Automisofobia - Frika se mos je i pistë.

Bakterofobia - Frika nga bakteret. Ballistofobia - Frika nga plumbat; frika nga raketat. Basifobia - Frika se mos nuk je i aftë për të ecur. Basofobia - Frika se mos nuk qëndron dot më këmbë (Ndryshe thuhet stasifobia). Bathofobia - Frika nga thellësitë , apo të shikosh poshtë nëse ndodhesh në lartësi. Belonofobia - Frika nga gjilpërat dhe objektet e tjera me majë të mprehtë , apo edhe armë siç janë thikat apo shpatat. Bibliofobia - Frika nga librat apo çfarëdo materiali tjetër të printuar. Botanofobia - Frika nga pyjet, xhunglat, dhe çdo gjë me prejardhje bimore. Bovifobia - Frika nga demat apo gjedhët në përgjithësi. Bromidrosifobia - Frika nga erërat e trupit.

Ciklofobia - Frika nga biçikleta. Çibofobia - Frika nga ushqimet.

Page 7: Llojet e Fobive

7

Dekstrofobia - Frika nga ana e djathtë. Demonofobia – Frika nga demonët apo djajtë. Dermatopathofobia - Frika nga sëmundjet e lëkurës. Desidofobia - Frika në marrjen e vendimeve (pasiguria personale). Dipsofobia - Frika nga pijet. Dismorfofobia - Frika nga gjymtimi apo deformimi. Domatofobia - Frika të rrish i mbyllur në shtëpi. Dorafobia - Të kesh frikë të prekësh qimet apo gëzofin e kafshëve. Dromofobia - Frika të kalosh rrugën apo të endesh ne rrugë.

Efirofobia - Frika nga uji, ose të kalosh mbi urë, mbi ujë, apo të udhëtosh me varkë apo anije. Egjiptofobia - Frika nga Egjipti apo Egjiptianët Ekuinofobia - Frika nga gomari, kali, mushka, zebra dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së kuajve. Elektrofobia - Frika nga elektriciteti. Elurofobia - Frika nga macet dhe felinët (të gjithë pjesëtarët e familjes së maceve) ndryshe quhet dhe felinofobia. Emetofobia - Frika nga të vjellurit. Endomofobia - Frika nga insektet. Eosofobia - Frika nga agimi. Eratofobia - Frika nga epshi seksual. Eremofobia - Frikë nga të qëndruarit vetëm, monofobia.

Page 8: Llojet e Fobive

8

Ereuthrofobia - Frika se mos të vjen turp, se skuqesh në fytyrë. Ergasiofobia - Frika të marrësh përsipër përgjegjësinë për të bërë çdo lloj pune. Ergofobia - Frika nga të puna. Erithrofobia - Frika se mos të vjen turp, se skuqesh në fytyrë.; frika

apo mospëlqimi i çdogjëje me ngjyrë të kuqe

Fagofobia - Frika nga të ngënët. Farmakofobia - Frika të pish ilaçe. Fasmofobia - Frika nga fantazmat. Felinofobia - Frika , urrejta për macet dhe të gjitha llojet e familjes së maces, si rrëqebulli, jaguari, leopardi, luani, pantera, puma, tigri etj. Ndryshe quhet elurofobia. Feminofobia - Frika nga femrat. Fengofobia - Frika nga drita. Fobia e thjeshtë - Frika e paarsyeshme nga gjëra specifike si mace, qen, minj,gjarpërinj etj.. Fobik - Person që ka një fobi. Fobizëm - Person i prekur nga fobia. Fobofobia - Frika se mos bëhesh fobik. Fonofobia - Frika nga zhurma apo tingujt; frika të flasësh apo të dëgjosh zërin tënd. Forgetofobia - Frika nga harresa (humbja e kujtesës).

Page 9: Llojet e Fobive

9

Fotofobia - Frika nga drita. Frankofobia – Frika dhe urrejtja për Francën dhe çdo gjë franceze. Ndryshe thuhet gallofobi.

Fronemofobia - Frika nga të menduarit (mendimi).

Gamofobia - Frika nga martesa. Grafofobia - Frika nga shkrimi. Gjermanofobia - Frika nga gjermanët apo Gjermania. Gjerontofobia - Frika nga njerëzit e moshuar (pleqët). Gjimnofobia - Frika nga lakuriqësia. Gjinofobia - Frika nga gratë apo të jesh në shoqërinë e tyre.

Hedonofobia - Frika nga kënaqësia (argëtimi). Heliofobia - Frika nga dielli. Helminthofobia - Frika nga krimbat dhe iluzioni sikur je mbushur me krimba. Hematofobia - Frika nga gjaku , apo kur shikon gjak. Hemofobia - Frika nga gjakderdhja, apo kur shikon gjak Herpetofobia - Frika nga zvarranikët dhe amfibët. Hidrofobia - Frika nga uji. Hidrofobofobia - Frika nga tërbimi ;frika nga zemërimi. Hienofobia - Frika nga hienat. Hierofobia - Frika nga objektet fetare dhe nga njerëzit fetarë.

Page 10: Llojet e Fobive

10

Higrofobia - Frika nga lagështia. Hilofobia - Frika nga pyjet. Hipnofobia (Somnifobia) - Frika nga gjumi, se mos të zë gjumi. Hipsofobia - Frika nga lartësitë, ndryshe quhet akrofobia, aerofobia. Hispanofobia - Frika apo urrejtje për Spanjën, spanjollët dhe çdo gjë spanjolle. Hodofobia - Frika nga udhëtimi. Homofobia – Frika apo urrejtja për homoseksualët.

Ideofobia - Frika ndaj imazheve mendore. Ikthiofobia - Frika nga peshqit. Ilingofobia- Frika nga marramendja. Inkontifobia - Frika se mos bëhesh i papërmbajtur. Insektofobia - Frika nga insektet. Iofobia - Frika nga helmimi. Italofobia - Frika italianët dhe Italia.

Jatrofobia - Frika nga doktorët dhe çdo gjë që ka lidhje me doktorët.

Kakorafofobia - Frika nga dështimet. Kelonofobia - Frika nga të gjitha llojet e breshkave.

Page 11: Llojet e Fobive

11

Kenotofobia - Frika nga idetë e reja apo gjërat e reja. Keravnofobia - Frika nga vetëtimat dhe bubullimat. Kerofobia - Frika nga argëtimi dhe haretë. Kimofobia - Frika nga valët. ***Kinofobia - Frika nga qentë dhe gjithë kafshët e afërme, kojota, dhelpra ,ujku , hijena etj. Kionofobia - Frika nga bora. Kirurfobia - Frika nga kirurgjia. Klaustrofobia - Frika nga ambientet e mbyllura. Kleptofobia - Frikë nga vjedhja. Klimakofobia - Frikë nga ngjitjet, alpinizmi, apo shkallët. Klinofobia - Frika të shkosh në krevat. Klithrofobia - Frika se mos të mbyllesh diku brenda hapësirave të mbyllura.. Koitofobia - Frikë nga marrëdhëniet seksuale. Koniofobia - Frika nga pluhuri. Kopofobia - Frika nga lodhja. Kozofobia - Frika nga lindja e diellit. Krematofobia - Frika nga paratë. Kremnofobia - Frika nga vendet e larta. Kristalofobia - Frika nga qelqi.

Page 12: Llojet e Fobive

12

Kromofobia - Frika nga disa ngjyra specifike. Kronofobia - Frika nga koha. Ksenofobia - Frika nga të huajt, të panjohurit, dhe çdo gjë të huaj dhe të pazakontë. Kuizofobia - Frika të të bëjnë kuiz, se mos të bëjnë pyetje rrufe. Kumakofobia - Frika se mos biesh nga shkallët. Kumofobia - Frika nga krevatet.

Lalofobia - Frika nga të folurit, nga frika se mos bën gabime gjatë të folurit. Levofobia - Frika nga objektet që ndodhen në anën e majtë. Linofobia - Frika nga fijet apo spangot. Lisofobia - Frika nga sëmundja e tërbimit. Logjizomekanofobia - Frika nga kompjuterat, makinat llogaritëse etj.

Meefsofobia - Frika nga shtatëzania apo lindja e fëmijës. Meteorofobia - Frika nga meteorët dhe të gjithë trupat qiellorë. Misofobia - Frika nga ndotja, balta.

Mageirokofobia – Frika nga gatimi(kuzhina).

Mithofobia - Frika nga të gënjyerit , se bën deklaratë false. Monofobia - Frika e të qënidruarit vetëm, ndryshe quhet eremofobia, basofobia.

Nefofobia - Frikë nga retë.

Page 13: Llojet e Fobive

13

Negrofobia - Frika nga zezakët.

Nekrofobia - Frika nga vdekja dhe trupat e vdekur.

Neofobia - Frika nga gjërat e reja.

Niktifobia - Frika nga nata dhe errësira.

Niktofobia - Frika nga errësira apo nga nata.

Noizikofobia - Frika nga zhurma dhe muzika e përforcuar në mënyë

elektronike

Nomatofobia - Frika nga emrat e njerëzve , vendeve.

Nosofobia - Frika nga sëmundjet.

Nudofobia - Frika nga të qenit lakuriq.

Nukleomitifobia - Frika nga lufta nukleare (atomike).

Numerofobia - Frika nga numrat.

Odontofobia - Frika nga dhëmbët apo kirurgjia dentale.

Ofiidiofobia - Frikë nga gjarpërinjtë.

Oklofobia - Frika nga grumbullimi i njerëzve.

Omatofobia - Frika nga sytë.

Ozmofobia - Frika nga erërat(aromat)

Page 14: Llojet e Fobive

14

***Panfobia - Frika pa arsye nga gjithçka.

***Pantofobia - Frika nga gjithçka.

Paralipofobia - Frika se mos harron apo neglizhon diçka. Parazitofobia - Frika nga parazitet. Pedikulofobia - Frika nga morrat. Pediofobia - Frika nga fëmijët, kukullat, lodrat etj. Pekatofobia - Frikë nga mëkatet. Peniafobia - Frika nga varfëria. Pireksiofobia - Frika nga ethet dhe temperatura. Pirofobia - Frika nga zjarri. Pnigofobia - Frika se mos mbytesh, asfiksohesh. Polifobia - Frika nga shumë ide apo gjëra. Ponofobia - Frika ndaj dhimbjes. Potamofobia - Frika nga lumenjtë, ujëvarat dhe nga uji i rrjedhshëm. Psikofobia - Frika nga mendja; frikë nga konkluzionet psikologjike. Psikoneurofobia - Frika nga çrregullimet emocionale dhe mendore. Psikrofobia - Frika nga të ftohtët.

Qenofobia - Frika nga dhomat apo shtëpitë boshe.

Ranidafobia - Frika nga bretkosat.

Page 15: Llojet e Fobive

15

Ripofobia – Frika nga fekalet , mbeturinat shtazore.

Romanofobia - Frika nga Perandoria Romake.

Satanofobia - Frika nga djalli. Sidereafobia - Frika nga yjet. Siderofobia - Frika të prekësh hekur apo çelik. Silverfobia - Frika nga argjendi. Simbolofobia - Frika që të besh apo të thuash diçka që mund të interpretohet me ndonjë kuptim simbolik. Sinofobia - Frika Kina apo kinezët. Sitiofobia - Të kesh frikë të hash , frikë nga ushqimi ndryshe quhet sitofobia. Skopofobia - Frika se mos të shohin. Sofofobia - Frika të shkosh në shkollë; frikë të mësosh. Spaciofobia - Frika nga hapësira. Spektrofobia - Frika nga pasqyrat. Spinanfobia - Frika nga merimangat. Stagjiofobia - Frika nga ferri. Stasifobia - Frika se mos nuk ke mundësi që të qëndrosh në këmbë. Stenofobia - Frika nga vendet e hapura. Sudofobia - Frika nga djersa.

Page 16: Llojet e Fobive

16

Tafefobia - Frika se mos të varrosin të gjallë, ndryshe thuhet tapofobia. Tafofobia - Frika se mos të varrosin të gjallë. Teknofobia - Frika nga teknologjia. Teleofobia - Frika e ekzistencës së ndonjë projekti të madh në natyrë. Teratofobia - Frika nga njerëzit e deformuar, të gjymtuar fizikisht. Terroristofobia - Frika nga terroristët. Thalasofobia - Frika nga deti. Thanatofobia - Frika nga vdekja, frika të vdesësh. Tokofobia - Frika të lindësh një fëmijë. Tonitorfobia - Frika nga gjëmimet, bërtimat, ulërimat.. Topofobia - Frika të interpretosh, frikë nga një vend specifik; frikë në skenë. Traumatofobia - Frika se mos plagosesh. Tremofobia - Frika nga të dridhurat. Trikofobia - Frika nga flokët apo të prekësh flokët, kryesisht kur janët të lëshuar. Triskedekafobia - Frika nga numri 13, ndryshe quhet triakedekafobia. Tropofobia - Frika nga lëvizjet. Urbanofobia - Frika nga qytetet. Ursifobia - Frika nga arinjtë.

Verbofobia - Frika nga fjalët.

Page 17: Llojet e Fobive

17

Vestiofobia - Frika nga rrobat.

Xhambofobia - Frika nga madhësia,dimenzionet,përmasat.

Zelofobia - Frika nga xhelozia. Zoofobia - Frika nga kafshët, bota shtazore. Read more: Fjalor Stamina: Fjalori i Fobive - 3 http://fjalor.blogspot.com/2013/05/fjalori-i-fobive-3.html#ixzz2tEëpnhl5

11/6/2016 7:40:28 PM